Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Poeti Naim Berisha

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Poeti Naim Berisha    17/9/2010, 01:22

Me ka rene, rastesisht, ne dore, libri i peste poetik i Naim Berishes dhe me ka pelqyer shume.

Disa poezi nga libri i tij "Zog I Qiellit"


Ku eshte vendi i bukurise

Ku eshte vendi i bukurise, as vete s'e di.
Te udhetoj drejt tij apo t'i shkruaj karte.
Vetem nje gje e them me siguri,
Vendi i bukurise eshte larg, shume larg.

Por, do ta gjej ate vend dhe une, patjeter.
Duke pyetur thone gjendet cdo gje,
Mjafton te mos rri si nje uje i ndejtur,
Mjafton te ec, te lodhem, te mos fle.

Sa vende te bukura une vete kam pare,
Aq te mira te ndershme, te gjitheve na rafshin.
Mos kujtoni se jam i pashetitur, i papare,
Nen qiellin blu, ne detin e hapur.

Ato vende te bukura me kane rrembyer ne duar
Me kane shpetuar nga smogu dhe cdo rrezik tjeter,
Me kane ngritur lart me mirenjohje, mua,
Mbi rrenoja kalash, nden lotet e vjeter.

Me hiret e nje panje gercele
Ikur nga shiu dhe rene nden bresher.



E Bukura

Gjithmone e bukura me ka shastisur
Me ka terhequr si nje magnet,
E ke, ne fakt, nuk ka mahnitur,
Cilin nga ne, ne te vertete...?

Sa shpesh, ajo me eshte fshehur
Ne lug e gerxh, rudine a zall...
Keshtu me teper me ka magjepsur,
Keshtu me teper me zgjonte mall.

Ngahere ate e kam spikatur
Mengjes e mbremje, gjithe e kam ndjekur,
Me duart skuqur, drizat kam flakur
Sa shume per te, une jam perpjekur.

Porsi nje kale une kam vrapuar,
Si kale i kuq krifeshatervan...
Te bukuren gjeta, e kam zbuluar
Ne linjen: Londer-Prishtine-Tirane.


Pas puthjes se pare

Tani, rrallehere, per mua mendon.
Tani qe kane kaluar kaq vite...
Kur, papritur, emrin ma lexon
Ne kopertinen e ndonje libri a reviste.

Dhe, natyrisht, ke heshtur ca caste,
Dhe brenda tyre ke ndjere pendim,
Se zemra jote nuk mundi ta maste
Dashurine qe ziente ne kraharorin tim.

Dashuria ime...s'ish nje fllad i lehte,
Qe pyllit te kalonte si nje feshferime.
Dashurine time te thelle sa nje det
Asgje nuk e nxe, vecse gjoksi im...

Dashuria per ty, e tille me ka mbetur
Edhe pse vite kaluan goxha...
Prandaj, s'do mend, jam ligur e tretur
Si nje dite dimri jam ngrysur, hata.

Ne dy gisht fytyre krejt te dritheruar
Si dy gurra mali, syte me lotojne mall
A thua se s'qenkam djali i pikelluar
Mbetur i magjepsur pas puthjes se pare.
:)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poeti Naim Berisha    17/9/2010, 01:23

Nuk øshtø trill xxx
(nenes)

Nje flutur llampes rrotull i shkon
Tempullit te vet i rri ne skaj...
Nje trill me thote “eshte nena jone”,
Eshte shpirt’ i saj... !

Dhe une trillin shpesh e besoj
Sillet, nderkaq, flutura n’hapesire:
Jam nena jote, me thote ajo,
Lerme te te puth, s’me njeh im bir?!

C’te me puthesh, i them, ti...
Bore e bardhe mbeshtjelle me heshtje
Konvertuar ne vese a shi
Ne trajte dhimbjesh inkandeshente.

Kujtesa jote, moj e bekuar,
Rend e plagosur drites se erret
Prek me gishterinjte e dritheruar
Dheun e zi, balten e njelmet...

Ah, fryma jote! Fryme perendie!
Fllad i shartuar tani ne blir...
Duart e tua si duar femije,
Syte e tu, diej dritethyer.

O shpirt i trembur, ne bujtinen e fundit,
Me nyjet e ngaterruara te kujteses!
C’t’i them babait, leshuar mbi bastunin,
Sic leshon fjalet si per pasneser...?
. . .
Pa fluturoi neneflutura ime,
Dhe nuk u pa dy here me sy...!
C’u bere nene, dashuri-dhimbje?
Si gjethe ne ere, endem pa ty.




Dialog me dashurinexxxu

Me thuaj tani, nga s’e shtrime ecjen
Sinjale drite shkrepem neper nate.
Ne ishim perkrah si nje trup i vetem
Erresira na mbante inat.

Ajo mund te sillte shiun dhe eren
Rrebeshin s’kursente, as cikmen e ftohte
Ne dimer kur te donte e kthente pranveren
Dhe dasmen ne mort.

Njerezit e saj te merrnin me te mire,
Me vaj e uthull regjur gjithe kujdes
Te ftonin per kafe me plot deshire,
Te te fusnin ne thes.

Njerezit e saj ishin demode
Ngado grinin dogma, shfrynin urrejtje
Pak t’u prishej qejfi, leshonin rrufe,
Nenshkruanin vdekje.

Po ne i ruheshim erresires se ngrate
Ia njihnim krismen, duhmen dhe vrapin
Sa shume qe rrekej te te zinte mat,
Te te priste gjuhen, hapin.


Nje zexxx

Kurre mos mendo te behesh mbret
As president te mos behesh kurre!
Atje erozioni ben punen e vet
Tufani te shtri mes rruges si kurve.

Te jesh kryeminister, je shpesh satana,
Te jesh deputet, s’je vecse nje skrib
Humbet arsyetimin ne etjen per para,
I verber do rendesh nga krimi ne flirt.

Eshte nje farisej, dishepull i ndyre
Ai qe perthyhet ne selite e tyre.
Demonin e ka ne gjak e fytyre
Dhe ul pantallonat per hater te zoterinjve.

Gjithmone ne jete maleve jam ngjitur
Gjunjet kam vrare ne shkrepa e gure
Ne ajrin e ftohte te maleve jam rritur...
Ndaj, vetem per malet, mund te behem ure.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poeti Naim Berisha    17/9/2010, 01:23

A ka te gjalle ne ato varreza

Nje pyll i dendur, kallamishte
E djegur me cigar...
Ne ishull s'ka inerci
Vetem nje grusht uje te piste
Toke te djegur dhe pakez ajer.

Gjerat nje nga nje i ka debuar
Forca e rendeses a e perendise...?
Nje ere e keqe perplaset ne shqisat tona
Si neper shtigje vrima-vrima minjsh.

Kohet ne herbarium kunder njera-tjetres.
Qelite zbojne jonjerezit...
Rrekete e gjakut permbysin kuajt e eres.
Varret ia thone kenges.

A ka te gjalle ne ato varreza
A shndrit e lire aty bukuria
A vec te gjallet i mbulon e zeza
A vec meitet harlis dashuria.


------------------------------------------------------------


Rekuiem per vajtojcen e cmendur


Te thoja se dicka e prish
Metabolizmin e njeriut
Kur ne forme vaji...
Gruaja me xhublete dhe mitan jeshil
Kuvendon me te vdekurit e saj

Kesi vajtojcash, me thoje
Si engjej te blerte
Ka pasur dhe do kete perhere
Ato shfaqen si fantazma ne cdo vend
Dimer e vere.

Te thoja se ne keso rastesh
Parandjenja te keqija
Me trembin pa mase...
Mos ki frike, me thoshe, i dashur
Asgje nuk ndodh dhe shqyheshe ne gaz.

Te thosha pastaj,
Vdekjen e kemi hak...
Prej saj aspak nuk kam frike,
Vecse vajtojca qe klith ne sokak
S'di pse per mua perben rrezik.

Ajo u thoshte te vdekurve te shkrete
Se robtohej, nate e dite, ne pune
Dhe, pothuaj, s'merrte fare shperblim
Une zbehesha e digjesha si ne ferr
E ti me thoshe: mbahu miku im!

Kalonin ditet e ti prape me thoshe
Te kujtohet e cmendura...?
Dhe qeshje me te madhe si gjithmone.
Une kisha frike se na degjonin dhe muret
Dhe behesha dylle i verdhe, kufome.


--------------------------------------------------------------------


Kujtesa e Kosovarit

Rrjedhes se gjakut, gurgullime e eger
Keputem e hy ne nje bun te mjegullt
Me krahet si pendet e zogut Feniks
Pegasi me behet shkemb si ne legjende
E une c'te beja me pegasin tim.

Perfytem me dallget gjithkund neper nate
Fitoj dhe nje varre, me zitohet pamja
Brinjen e thyer bej pishtar te flakte
Fatin tim te ri, debora e zbardhi...

Plaga me mekon kenge te patravaje
Tek dal, perhumbur, diku nga nje meshe
Nese neser vdes, do te thone, pastaj
...Aq fat ka pasur! Fati... pune resh!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poeti Naim Berisha    17/9/2010, 01:24

Babai eshte balli i gjere i njerezise


Tani qe babai me lengon ne shtrat,
Une ndjej per te, me shume dhembshuri,
Ne dhé te huaj...,mjeroj aq larg,
Sa shume me bren mungese e tij.

Ne jete kam pasur enderr gjithmone
Te jem per babane nje djale i mire,
I tille te mbetem si heret dhe vone,
Dhe ne varr te vete me nje fytyre.

Po, nganjehere, njeriu s'qenkesh ne vete
Padashur harron zemren e tij;
Te harrosh babane, do te ish e tmerrshme,
Te harrosh babane, do t'ish marrezi.

Pse une qe kam shkruar me qindra vjersha
Per atin tim s'kam bere nje varg
Babai eshte atdheu, babai eshte jeta,
Te mos shkruash per te, a s'eshte mekat.

Pse une qe kam shkruar aq shume tregime
Mjeroj tani, bej vajmedet...!
Si nuk kam shkruar per atesine time
Te mos shkruash per te, a eshte e drejte?

Babai eshte balli i gjere i njerezise
Shkallarja qe ngjisim cdo dite e me shume
Fara trendafilblerte e krenise,
Udha ku ecim, dhe ti, dhe une.

Ne hapesire te atdheut, t'mos ish babai
Do te shihte syri shkreteti, rrenoja
Ja, pse therres, tani e pastaj...
Ai eshte shkaku...! Ne, pasoja.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poeti Naim Berisha    17/9/2010, 01:24

A thua se s'qenkam, thjesht, nje gur i lehte

Nga xhepi nxjerr celsin e portes
Dhe fletet e saj hap qete e qete
A thua se s'qenkam i udheve te botes
A thua se s'qenkam, thjesht, nje gur i lehte.

Se guret e rende ne atdhe qendrojne
Atje bejne kalane cdo dite e me shume
Per guret e vegjel, me mall mendojne
Per guret e ikur, nuk vene sy ne gjume.

Guret e shtepise me kujtojne humbaq
Ndoshta edhe druret, mund te me bejne me faj
Iku, thone, humbi, u zhduk dhe aq...!
Ndersa une, per ta, jam gati te qaj.

Une qe kam kenduar per zogjte dhe lulet
Dhe falle kam shtije me vijat e pellembes
Ylbere kam shkrepur per dhenderit e nuset
Kam ngritur poema per hiret e nenes.

Per blune valevitese te qiellit t'atdheut
Sa shume kam mall, brenge e dashuri!
Per guret e rende dhe balten e dheut
Per gjithe cfare ecen ne Shqiperi...

Mire te gjeca vendlindje, zemerembel!
Jam une, i rrezuari ne dashurine tende.
C'ke qene, c'je dhe c'do te jesh eshte ender
Eshte menyra kryelarte e jetes prej endrre.

Nga xhepi nxjerr celsin e portes
Kanatat e saj, mbyll qete e qete
Une, humbaqi, i udheve te botes
A thua se s'qenkam, thjesht, nje gur i lehte.

-----------------------------------------------------------------------


Vajzat e botes

Vajzat e botes per flirt te ftojne
A thua se s'paska si ato vajza...
Rreken se fjala te dashurojne
Me dashurine ne thonjeza.

Te grishin per kafe, dreke a darke
Te marrin me vete, tutje, ne makine
Vecse s'paguajne asnje qindarke
"Anything" thone, per dashurine.

Me tufa lulesh te vijne verdalle
Te sjellshme, te brishta, te bukura
Perkulen dhe qeshin, te puthin me mall
Te ndritshme, vecse, kurva...

Kur bredh me to, a thua se harron
Botes t'ia shkelesh, t'ia shajsh gjithe cepat!
Shetitja me e shkurter, mjafton
Te te pastrojne xhepat.

Vajzat e botes per flirt te ftojne
A thua se s'ka si ato vajza
Rreken se gjoja te dashurojne,
Me dashurine, ne thonjeza.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poeti Naim Berisha    17/9/2010, 01:25

BARI I RINGJALLJES


Na ish njehere nje mbret cudirralle
Na kish nje mik, mekembesin Enkiduj.
Ndoshta cfare po them, ju vjen si perralle
Po kjo histori edhe sot ben buje…

Mbreti sec mbante emrin Gilgamesh
Dhe na ish i famshem si nje Perendi
Ai para kamrave promovonte shpesh
Pavdekesine e vet dhe mikut te tij.

Thoshte se njerezit jane te gjithe te vdekshem
Me perjashtim te tij dhe mekembesit te vet
Une, trashte zerin, mbetem i perjetshem
Me kot nuk bej ligjin, me kot nuk jam mbret

Por nje dite te bukur ashtu krejt papritur
I vdes mik i shtrenjte, mekembesi Enkidu
Pa ia nisi mbreti duke buleritur
Pike e zeze, c’me gjeti! O bo bo, bu bu!

Pse valle aq shume na ish deshperuar
Pse shpirti iu mbush gjithe blasfemi
Kuptohet, njitash, sec na qe kujtuar
Se pas Enkidujt, vinte radhe e tij.

Vrau mendjen shume dhe ne vjeshte te vone
Mbreti sec ia merr kenges edhe valles
Tani para kamrave hodhi tjeter bombe
Tha se kishte shpikur barin e ringjalljes.

* * *

Ndaj ti qe pandeh se coc je ne bote
Mos e dridh me, se ta presin bishtin
Nga balta ke mbire dhe mos u mburr kot
Bari i ringjalljes eshte per Jezu Krishtin.


Naim Berisha
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poeti Naim Berisha    17/9/2010, 01:25

Keto poezi jane nga libri "Ngado Syte e Vajzes"

VAJZE MANEKINE

mjegull ngjyre plumbi
pluhur boje gjaku
ketrushe pa zemer
prej qelqi dhe bari
barbari e dhembshur
prej uji dhe ajri
begati e fjetur
prej ere dhe bore
ne ritme rreziku
ke humbur fare

Vajze manekine qe vdes ne dritare.


JESHIL ESHTE BARI

...
njerezit e dashur qe me kane vdekur
i kam te gjalle ne trishtimin e syve
shihmeni drejt kur qepallat
vrik e vrik me hapen e mbyllen,
nga te gjitha ngjyrat qe do te vini re
do te shquani, nderkaq, jeshilen...

Jeshil eshte bari i varrit te tyre.

KUR BIE SHI

kur bie shi me shtohen psheretimat
fjala me shkon me muret
i bie fyllit ne nje vrime
ne vesh te shurdher
neper vrimat e tjera
me rreziten dhimbjet.

vazhda e djerses se djeshme
neper rrudhat e ballit me behet fir
buzeqeshje te dashurish kujtoj, reflekse
konture ditesh me diell.

ETJA E TOKES

veshet na kruhen.
i kruajme.
ditet tona kane et
kjo, me se shumti, do te thote
se shi se shpejti do te kete.

dhe une po nisem ne kerkim te shiut
se u tha toka per nje lot uje
shiun dhe diellin duhet t'i gjejme vete
se nuk t'i sjell i huaji.

po nisem,
por do te kthehem me shiun
perpara se te bjere nata

brigjeve te etura oshetijne zerat
shfryn balada.


KA QENE DASHURIA

Lind
dashuria
ne vrunduj te eres
Ne shkulme
te gjakut
lindin njerez...
Po jeta..?
Leviz ne rrugen
e saj...
honeve te shpirtit
permbi dashuri te vale.

Dashuria paska qene me pare!

NE START LAMTUMIRASH

Mbi nje vese agu
ngrihet e kelthet
nje peng i nendheshem
S'e lodh tundimi...
As heshtja bojehiri.

Azmatik udhetues
drejt stacionit te sterlashte
te bashkimit.

Duart...
dege frasheri
shtrire te vrara
ne start lamtumirash.


TI S'JE DASHURIA

... Lerme!

Fushat me bime
Kodrat me peme
Malet me bore
Hapesirat me njerez
S'me lene te te kthehem

S'me lene dritaret e botes se burrit
Nga shohin vetveten te gjithe njerezit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poeti Naim Berisha    17/9/2010, 01:26

Kjo poezi eshte marre nga libri me poezi "LE TE VIJNE VAJZAT"

Le te vijne vajzat

Do te shtrihem barkas perdhe
Te thith eren e tokes,afshin e ugarit,
Te vijne zogjte e qiellit me kenge dhe hare,
Te me mbulojne me flatrat e tyre dhe fijet e barit.

Ashtu i shtrire,
Do te doja te flija gjate,
Si dikur ne plevice,mbeshtjelle me pendet,
barin the kashten.

Ne muzg,
Ne mengjes ,ne mbremje a mesnate.
Le te vijne vajzat e fshatit dhe te me vene flaken...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Poeti Naim Berisha    Today at 21:00

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Poeti Naim Berisha
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: