Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Moikom Zeqo

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Moikom Zeqo    16/9/2010, 16:02

Rikrijimi

Harrimi sulet mbi ditet tona te bardha
....................................te dashurise,
duke thyer kujtimet
ashtu si gotet kur pushtuan Durresin e lashte
thyen statujat e tempujt e tij me shpate

Keshtu shfaqet harrimi me fytyren e Atilas,
po dihet fare mire si perfundoi ai,
une mbledh copat e statujave te thyera,
prej tyre te gjalle si te te rikrijoj prap ty?


Ka nje mrekulli te vdekjes

Ka nje mrekulli te vdekjes te sakte si ligjet
kur trupat tone do te shperbehen ne elemente
.................................................. ....te natyres,
ndoshta do te takohemi si ujera nentokesore,
si humus e kripera te rrenjet e nje bime,
qe ajo te lulezoje e te hapi petale
e te mahnite gjithcka me bukurine anonime.
Do te na lulezoje eshterat....
........................Ajme! Po shpirtrat valle?
Si krijesa ajri do te enden neper re,
perhere te dy ndare dhe asnjehere nje!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Moikom Zeqo    16/9/2010, 16:03

Kur jam krejt vetem

Kur jam krejt vetem ne shtepi
ndez cigare.
Floket e shprishur te tymit
luhaten,
perhapen.

Syri i cingares
befas
zmadhohet.

Nga m'u fut ne shtepi ky Polifem merzie?

Po ja vjen ti -
qeshin brigjet.

Merzia behet xhuxh, humbet e tera, fshihet.

(1974)


Nje kostum prej flake

Te mund te ktheja te gjithe akrepat e oreve
.............................te botes mbrapsht
te sfidoja kohen e gjithcka,
te rikthehesha tek ai mengjes i paperseritshem
.................................................. prap
te ai cast i emocioneve te medha.

Ti ishe e kthjellet, e mire, e thjeshte,
........................e jashtezakonshme,
kaq shume doja te te flisja ahere,
po u desh te jetoja paradokset
ai mengjes te behej nje muzg i tmerrshem.

Keshtu do te te kujoj gjersa te kem fuqi
(kete te drejte s'ma mohon askush!)
Se gershera e akrepave te oreve ma ka prere
.....................................kostumin
prej flake...gjersa te behem shkrumb!
__________________

Me njeren dore prej nate
.....e tjetren prej dite.....
..........prek........
.....ballin e malit.....

***

…Vjen ti
…muzgu
behet agim
…e Hena
Diell i mallit!

Sa shume rome i kane kenduar Hene

Te tere po mblidheshin
Henen do ta popullonin
Sigurisht,
mungesen e oksigjenit
me kenge do ta zevendesonin

***

U theren me thika te mprehta dy djem
Te dashuruar me te njejten vajze
Gjaku rrodhi mbi pergamentet e gjetheve
Te vjeshtes se vdekur ne strall

Thikat happen plage ne trupat e bukur
Kokeprere me tmerr vdiq nje djale
Tjetri I plagosur, fitimtar i lemeritshem
Beri dashuri me vajzen mbi bar

Putheshin me ankth, me nje epsh te papare
Pa menduar me per te vdekurin ne shi
Shpejtonin ta rilindnin ate te nje foshnje
Nga thika e verber te vdiste perseri
__________________

Poezia

Poezia i deperton epokat
si rontgen i fshehte.

Lexoni ju lutem!
Skeleti im - me i cuditshmi alfabet!


Syri

Puthja e diellit me mbeti ne balle -
sy i cuditshem, i madh.

Per te pare dhe ate,
qe njeqind sy nuk e shohin!

Me syrin e poezise ne balle
edhe ne vdekje.... jam i gjalle!


Gogeni

Gogeni, kur u semur nga lepra e zeze
ende te gjalle e mbyllen ne shtepi:
dyert, dritaret ia gozhduan shpejt,
ne sarkofagun e lemerishem te tij.
Po brenda, brenda ishin pikturat,
ylberi i artit, magjia e bleruar,
te duart e Gogenit mbijetonte e bukura,
yllesite e zemres mrrekullisht te shqetesuara
Lepra e vdekja ia rrethuan fytyren
Gogeni s'pat frike nga disfata e castit,
muret e sarkofagut u cane lehtesisht
nga forca radioaktive e artit!
__________________

Poezi nga Moikom Zeko


Gruas time


E dashur

Te kujtohen ditet kur

Te dy si urithe germonim

Epidamnusin e lashte

E mbas cdo terrakote antike

Dashuria jone mitike

Zbulohej madherishem

Ishin dit te lodhshme

Ndonse me te bukurat

Te tjeret plazheve rreziteshin

E talleshin me ne rrenje kerkuesit

E qytetit tone 3 mijvjecar

Nuk i harron e dashur

Kur buken me djathe tolloni

Hanim ulur mbi poltronen e Gentit

E putheshim aty ku Teuta

Romakve u a dogji flloten

E dashuri beme

Aty ku Aristofani cfaqi tragjedite

Ishin vite pasionesh e dashur

Qe i lame shkalleve te Amfiteatrit

E Pasionet tona mbushen

Galerit e Muzeut

Po c'kohe erdhen valle

Ne qe dikur dyerve te ministrive

Trokitem te mbrojme

Themelet tremijvjecare

Nga Masakra e punes vullnetare

Qe me Pallatet e shemtuara puniste

Kerkonte tre mij vjetet ti varroste

Sot jemi ne vet

Me ne krye Partine tone Socialiste

Vulosim lejet e Mafies ndertuese

Qe Beton e hekur derdh mbi Lashtesine

E bordello ben mbi lavdine ilire

Qe ne dikur per to e shkrim rinine

E dashur ku vane idealet tona

Diellin ne perendim qe Zemrat

Me endrra na i mbushte

E zuri pallati Lefter Kokes

E gratacieli klement Kolanec hoxhes

E ne leter firma jote nxin

Qe lejet per masakren ndertim

I dhe pa asnji pendim

E thase me para ne shkembim

E mbushen nen krevatin

Ku dikur deri vone gjemonte

dashuria e antikiteti

E sot na blene

E dashur kujto ckemi qene




Durres 2004



Marre nga gazeta Adriatiku
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Moikom Zeqo    16/9/2010, 16:04

Tregimet me poshte jane shkeputur nga "Milosao"

Mbi autorin...
Moikom Zeqo ka lindur mė 3 qershor 1949, nė qytetin e Durrėsit. Mė 1971 ėshtė diplomuar nė Universitetin e Tiranės pėr filologji dhe letėrsi. Mė vonė ėshtė diplomuar pėr histori dhe arkeologji si dhe ka bėrė studime pasuniversitare nė Romė, nė Athinė, dhe nė Washington D.C.. Ka punuar si redaktor letrar nė gazetėn “Drita” dhe arkeolog dhe specialist i artit tė lashtė pranė Akademisė sė Shkencave. Ėshtė autori i 62 librave me poezi, prozė, studime arkeologjike, pėr historinė e artit, si dhe tė nje numėri skenaresh pėr filma kinematografike e televizivė me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrė disa herė ēmime tė para pėr librat e tij. Krijime tė Moikom Zeqos janė pėrkthyer nė gjuhėt anglisht, frėngjisht, greqisht, italisht, sėrbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht si dhe nė gjuhėn tonė.

DY ROMAT

Tregojnė: perandori i Romės Onori (395- 423) kishte njė papagal, tė cilit i kishte vėnė emrin “Romė”. U lidh kaq shumė me kėtė zog tė habitshėm, ngjyrat e tij tė ndezura ishin si afresku hyjnor i njė miti, i ardhur nga e Panjohura, simbolika e ngjyrave e trondiste, sejcila ngjyrė qe si njė qenie mė vehte, tė gjithė bashkė pėrbėnin si kryeqenie papagalin. I mėsoi latinisht dhe bisedonte me tė, pėrherė pėr botėn abstrakte, tė tejjetėshme tė Bukurisė. Onori arriti tė bėnte kurbane demash pėr zogun e lavdishėm nė tempullin e Zeusit, porositi skulpturė bronxi dhe mermeri, ku paraqitej vetja e tij perandorake me papagalin nė dorėn e djathtė, figura e papagalit sintetizonte tėrė heraldikat e tij enigmatike dhe autoritare. Shkroi vetė disa poema me hekzametėr pėr zogun e gjithėpushtetshėm dhe intim.
Perandori kishte prirje metafizike, pėr tė realiteti mund tė koncentrohej edhe vetėm tek ky zog i zemrės. E dinte se njė paraardhės Kaligula e kishte bėtė senator tė Romės kalin e tij. Onori modest dhe mė i ndrojtur e kishtė bėrė papagalin vetė Romėn. Ēdo gjė i dukej vulgare, pa kuptim, luftėrat, marshimet, perkrenaret e bronxėta, flamujtė me shqiponjė, gjeografie, amfiteatrot, urat, rrugėt, ujėsjellėsit, pergamenat e shkruar tė filozofėve, profecitė e Sibilave, sulmet e gotėve.
Njė ditė sekretari perandorak i tha Onorit me pikėllim dhe pezm:
-Ah, perandori im, iku Roma jote!
-Ēfarė? U nda nga jeta? Si?
-Qetėsohu perandori im, ajo “Romė” ėshtė mirė, vetėtin, flet dhe bile kėndon, por unė nėnkuptoj Romėn tonė tė mjerė, qė ngadalė po shuhet.
-Ē’ndryshim ka ndėrmjet njėrės Romė dhe tjetrės, u pėrgjegj perandori.

Durrės, 2001
__________________

MURGU ZRC

Robert Guiskardi murgun nga Sicilia ZRC, e priti nė tendėn e tij mbretėrore nė bregdetin para kėshtjellės sė Durrėsit dhe pa e shikuar fare nė fytyrė e urdhėroi: “-Ty tė kam caktuar pėr tė shkruar historinė time. Mos harro ti skllav i mjerė i Zotit dhe i imi do tė shkruash gjithēka duke e imagjinuar vehten tėnde si vehten time. Mė dėgjo mirė: ti do t’i shkruash nė vetėn e parė mendimet e tua nė emrin tim. Kur ti do tė shkruash “Unė, Robert Guiskardi, mbret i Dy Sicilive, me hir tė Krishtit perandor i ardhshėm i Bizantit, me 3 mars 1981 shkova pėr gjah dhe vrava 7 drerė, ose mė 12 qershor 1083 pushtova Durrėsin e pabesė, vrava 7000 vetė dhe zura 17.000 robėr – fjala “unė” s’je ti, por jam unė nė tė vėrtetė. Domethėnė ti je unė, por unė nė tė vėrtetė s’jam ti. pra shkruaj bėmat, kronikat e mia dhe jep edhe ide dhe ndjenja – qė ti duhet t’i mendosh se mė pėrshtaten dhe i kam menduar realisht vetėm unė. do tė bėsh njė histori qė t’i do ta pėrfytyrosh qė tė jetė e tillė si tė mė pėlqejė mua. do tė frymėzohesh nga madhėshtia dhe anėshimi im. shkruaj – s’tė pengoj nė fantazi, qė fjala vjen deklamoj Homerin, (qė nė vėrtetė kurrė unė s’e kam lexuar), zgjidh fragmentet mė tė goditura dhe ilustruese, ose nė bisedat me diplomatėt e mbretėrve tė tjerė citoj nė origjinal filozof Arozelin, (murgu ZRC ngriu kur e dėgjoj kėtė emėr tė ēuditshėm, pastaj e kuptoj se qe fjala pėr Aristotelin), do tė shkruash me stil tė lartė, tė stolisur (shtryll nga truri yt o murg e esencėn e librave qė ka lexuar tėrė jetėn), mos e shėno nė kronikė se herė herė vuaj nga lemza e tmerrshme, qė zgjat edhe 3 ditė, nga diaretė, ose kur dehem imitoj klithmėn e ariut, tė maces, madje dhe tė Satanait, - shkruaj bukur dhe mrekullisht pėr forcėn fizike (qė e kam) dhe diturinė (qė s’e kam), - shkruaj pėr fitoret (mos u merr me disfatat), mos harro dhe skenat e seksit dhe plotfuqishmėrinė time seksuale. Dhe mos harro: ēdo kapitull dhe paragraf fillojė me fjalėn “unė”, sepse ky ėshtė dhe do tė jetė libri im!”
Pastaj Robert Guiskardi heshti. Ktheu kokėn dhe nėn dritėn e pishtarėve e pa nė fytyrė murgun ZRC pėrpara tij. Fytyra ju duk ēuditėrisht si e njė binjaku, veēse murgu qe murg dhe jo ai, mbreti.
-Do tė shpėrblehesh, tha me zė tė lartė mbreti.
I hodhi tri qese me flori.

* * *
Murgu ZRC pati mėdyshje tė mėdha. Nuk duhej tė kishte iluzion: do tė shkruante pėr mbretin si tė ishte vetė mbreti, pa qenė ai, murgu i varfėr mbreti i tėrėfuqishėm. Pikėrisht kėtu nė brigjet e Durrėsit Jul Cezari nisi tė shkruajė kujtimet e tij, duke folur nė vehten nė vetėn e tretė, duke mos thėnė “Unė Jul Cezari” por “Ai, Jul Cezari pėr tė dhėnė idenė inteligjente dhe dinake tė maksimumit tė objektivitetit.
Kėshtu nė shekullin XI rrėmujshėm dhe tė kobshėm murgu ZRC pėrjetoi problemin e diskutueshėm dhe marramendės nė kohėrat e ardhėshme moderne tė dy formave kryesore tė tė shkruarit letrar, nė vetėn e parė dhe nė vetėn e tretė. Tė shkruarit nė vetėn e parė ka prirje lirike, nė vetėn e tretė epike. Poetėt parapėlqejnė vetėn e parė, mė tė shlirėshme dhe meditative, romancierėt vetėn e tretė me mė mundėsi distanci,i dhe analizash tė hollėsishme. Por edhe kėtu kemi njė konvencion. Floberi shkruan pėr madamė Bovarinė nė vetėn e tretė, por duke thėnė se “Bovaria jam unė!” shpall se midis vetės sė tretė nuk ka kontrast, por janė e njėjta gjė, duke i hutuart kritikėt e vėmėndshėm dhe ortodoksė. Praktika letrare e sfidon mjerueshėm teorinė. Murgu ZRC e parandjeu trysninė e largėt tė sė ardhmes por nė shekullin e XI ai qe njė nismėtar, aq mė tepėr i urdhėruar. Ai nisi tė shkruajė dorėshkrimin, kuptohet nė latinisht. Kjo kronikė virtuale do tė quhej si dorėshkrimi i vetė Robert Guiskardit, mbreti qe i dukėshmi, murgu i padukėshmi. Duke shkruar murgu qe mbreti, por kur e lexonte ēfarė qe shkruar qe thjesht murgu. Nuk guxonte tė bėnte identifikime tė dy personave, sepse kishte vetėm njė, siē ėshtė njė njeri i vetėm, pavarėsisht se trupi qe i dallueshėm nga shpirti i tij.
Tė shkruarit nė vetė tė parė, duke qenė murgu veta e tretė, fantazmagorisht mpiksej, formėsohej tek sinteza, se mbreti Robert Guiskardi qe edhe “unė” edhe “ai”, pėrcaktimi i besdisshėm qė pėr kronikanėt e sė ardhmes mbreti qe thjesht “ai” nuk kishte fuqi, kurse fakti qė murgu qe “ai” dhe njėkohėsisht “unė” ose qe vetėm mbreti dhe aspak murgu pėr publikun kureshtar dhe tė paditur nuk kishte fare rėndėsi.
Murgu ZRC shkroi njė kryevepėr tė paparė, ku falsifikimi i pėrkryer qe mė me dinjitet se e vėrteta e vrazhdė. Ai e kuptoi se ky qe njė rast fatlum pėr tė mė shumė se sa pėr mbretin. Brenda emrit tė mbretit murgu futi mendjen, dijen dhe shpirtin e tij, dihet ēdo skllav mėton tė epėrmen, qė quhet sot liri, ēdo njeri i rėndomtė potencialisht ėndėrron se ėshtė mbret.
Duke shkruar ndjeu se ai ZRC qe mbreti qe forma e parėndėsishme prej murgu tė kotė, ndjeu se mund tė pushtonte qytete, tė rrafshonte kėshtjella, tė bekohej ose tė anatemohej nga Papa i Romės, se mund tė pinte verėn e fitoreve tė bujėshme, se mund ta kėrcėnonte dhe ta pushtonte Jeruzalemin dhe Konstandinopojėn, se mund tė kishte 1500 konkubina, se mund tė adhurohej nga poetėt homeroidė nė gostitė e mėdha, mes flamujve heraldikė, mbi fronin e artė tė ruajtur nga luanėt e zbutur qė kėlyshė, qė ishin simbole figurative mbretėrorė dhe rojtarė tė amėshimit.

* * *
Murgu ZRC i sfidoi kėshtu Herodotin, Tacitin dhe etėrit e famshėm tė historisė botėrore. Ishte gati nė mbarim tė dorėshkrimit tė tij mbretėror, kur nė 15 gusht 1085 duke qenė nė gardėn e Robert Guiskardit nė qytetin Akra nė Palestinė gjatė ekspeditės sė kryqėtarėve europianė drejt Jeruzalemit u bė njė betejė e befasishme me kalorėsit selxhukė tė Sulltanit El Kemal Ugrit, njė shigjetė e goditi nė gjoks ku mbante dhe dorėshkrimin nė pergamenė. Vdiq nė vend prej shpagimit misterioz tė zotit, qė dihet nuk i dallonte tė krishterėt nga myslimanėt qė grindeshin pėr tė. Garda e Robert Guiskordit mezi shpėtoi nė ikje prej pritės sė vdekjes. Selxhukėt fitimtarė ndezėn zjarre dhe i dogjėn mbi to trupat e tė krishterėve tė vrarė.
Kėshtu nė njė nga zjarret u bė hi trupi i murgut ZRC por edhe dorėshkrimi qė do tė trondiste shekujt, njė eksperiment rrugėhapės dhe imitues pėr shkruesit zyrtare dhe institucionale tė fjalimeve tė presidentėve dhe pushtetarėve modernė, ku veta e parė shkruhet pėrherė nga veta e tretė dhe kjo gjė nuk ėshtė aspak njė ngatėrim i njėsive morfologjike tė shkrimit por esenca e pėrjetėshme dhe e patjetėrsueshme e pushtetit.

Durrės, 14 qershor 1988
__________________

NJERIU PA HENE

Tė gjithė e shohin Hėnėn. Por Hėna nuk ėshtė. s’ka Hėnė, po astronomėt e shėnojnė saktėsisht nė hartat yjore, poetėt e ēmėndur e kanė totemin e tyre, kamerat kinse kanė filmuar zbritjen e kozmonautėve nė Hėnė. Hėna e paqenė zotėron gjithēka. Baticat dhe zbaticat e ujėrave tė mėdha i spjegojnė me Hėnėn. Heraldikat me simbolin e Hėnės janė kudo, stolisin mjerueshėm imagjinatat, ėndėrrat, ankthet, dėshirat, instinktet, orgazmat, jetėn dhe vdekjen.

* * *
S’ka Hėnė e megjithatė Hėna ėshtė. Njerėzimi ynė quhet njerėzimi me He Hėnė.

* * *
Tė gjithė e shohin Hėnėn, kjo ndodh se njerėzit lindin qė nė fillim me indin e gatshėm tė haluēinacionit tė Hėnės. Ky halucinacion ėshtė i njėjtė si ai i Zotit dhe i parasė. Kush mund ta mohojė kėtė gjė? Vetė realiteti ėshtė shumėsia e amėshuar e halucinacioneve tė trashėguara nė mijravjeēarė.

* * *
Por ja, lindi nė botė njė njeri i cili pėr njė difekt indor, nuk e kishte halucinacionin e Hėnės. Ndryshe nga tė tjerėt, nga tėrė njerėzimi i sfilitur dhe i vetėkėnaqur, ky njeri nuk e shihte Hėnėn, pėr arėsyen mė tė thjeshtė dhe parėsore, se Hėna nuk ishte, ndaj ai u quajt Njeriu pa Hėnė, M (-) M. domethėnė Man (-) Moon.
Njeriu pa Hėnė qe njė pėrjashtim, pra njė pėrbindėsh. Atė e urryen tė gjithė: poetėt, teologėt, bankierėt, gjeneralėt, paparacėt, psikiatrėt, prostitutat lesbike, falltarėt, astronomėt dhe sidomos utopistėt e mėdhej dhe tė paepur.
Por Njeriu pa Hėnė nuk u tut. Nuk u mposht. Ai qe njė idealist madhėshtor, uniciteti i tij pėrbėhej nga dyshimet e infinitėshme. Ai arsyetonte nga ftillesat e opozitės, vetkuptohet, qe heretik i besdisshėm dhe krenar i paturpshėm, me njė fjalė po aq paradoksal sa edhe tė tjerėt qė mendonin pėrjashtimisht pėr tė, sepse vetėm kėshtu mund tė pėrfytyrohet plotėria, dialektika e pashmangėshme. Nėse filozofėt e zhdukin kontrastin midis fizikės dhe psikikės, ky rebel bėnte tė kundėrtėn. E adhuronte dhe e urrente Berklin e pėrshpirtshėm qė thonte se bota ėshtė krijim i shqisave tona, por qe ateist, pėr tė zotat antropomorfė, ose teozofistė janė si metafora e Hėnės, domethėnė ekzistonin sepse nuk ekzistonin, adhuroheshin jo si realitet i vėrtetė, por si mungesė totale e tij. Ky qe gabimi mė tragjik i njerėzimit, njėsoj si tė ndezėsh nė flakė detin, domethėnė t’i ndėrtosh elementėt fizikė duke u nisur nga elementėt psikike, ta krijosh universin “brenda trupit tonė tė brishtė ndėrmjet shqisave tė gabueshme dhe tė kufizuara”. Idealizmin subjektiv e kėrcėnon rreziku ta pėrfytyrojė botėn medoemos ashtu si e kanė soditur dinosaurėt dhe arkeopteriksėt, tė cilėt s’i ka shqetėsuar problemi nė ka apo nuk ka Hėnė. Personazhi ynė e kuptoi thellė kėtė difekt humoristik dhe njėkohėsisht grotesk. Ai tallej butėsisht me thėnien proverbiale se kur njė njeri e shikon tryezėn ajo ėshtė, kur nuk e shikon nuk ėshtė, por ēėshtja ndėrlikohet kur dy njerėz tė ndryshėm shohin nė tė njėjtin moment diēka para tyre, njeri e sheh si tryezė, kurse tjetri si njė tigėr dhe njė i tretė si njė ujėvarė. Kėshtu bėn poshtė dhe rėnohet ftillesa e metaforave dhe gjoja transcedentales. Ky subjektivitet ėshtė marrėzi.
Nocionet tona janė konvencionale, njė sėmundje e trurit. Natyrisht nuk mund tė pėrjashtohet njė lloj simbolizmi, qė krijon njė lloj mirėkuptimi dhe tolerance. Ata, qė thonė se e shohin Hėnėn shikojnė njė simbol tė saj si psh. kur shohim sot njė skulpturė tė Jul Cezarit, ndonėse Jul Cezari ka njėzet shekuj qė nuk ėshtė mė. Por edhe simboli i Hėnės nuk ėshtė vetė Hėna, ashtu si libri i Platonit ėshtė simboli i Sokratit por jo Sokrati real, qė mund tė ketė ekzistuar, por edhe mund tė mos ketė qenė kurrė. As Hamleti i Shekspirit, as Don Kishoti i Servantesit nuk kanė qenė asnjėherė, por janė simbole. Ky simbolizėm ėshtė sa i dobishėm, por po aq dhe i dėmshėm, sepse pėrjetėson iluzionin.

* * *
Kėtė novator kokėshkretė e pėrbuzėn, e tallėn, e stigmatizuan. Ai megjithatė e shkroi dhe e botoi njė libėr, mė tepėr njė pamflet misterioz dhe saktėsisht tė kuptueshėm, pse dhe lehtėsisht tė kritikueshėm. Libri u botua, se New Jork, mė 1973 pėr ironi tė fatit, nga njė shoqėri satanike, kryetari i tė cilės qe mjeshtėr i krijimit tė elementeve dixhitale nė Hollivud dhe njėkohėsisht poet. Pėr librin u bė dhe njė film vizatimor, ku personazhi pa kokė kėrkonte kokėn qė i mungonte dhe mė nė fund fiksoi si kokė Hėnėn, qė e mohonte dhe s’e besonte. Nė shtetet e perandorisė socialiste totalitare ky libėr u konsiderua i rrezikshėm dhe s’u botua kurrė. Rreziku qe konkret, teza se Hėna nuk ėshtė edhe kur njerėzit gjoja e shohin Hėnėn, qe njė mohim i llahtarshėm i propogandės zyrtare qė thonte se tė gjithė e shihnin realitetin socialist, po aq lehtėsisht si Hėnėn, vetėm disidentėt e mplakur nė burgje dhe spitale psikiatrikė mund ta pėrshėndesnin me entuziazėm dhe shpresė tezėn e Njeriut pa Hėnė. Filozofi nervoz Bestrant Rasėll e shkroi njė artikull, me saktė njė ese mbi kėtė ēėshtje, ku shtjelloi repartin delikat tė materies dhe tė antimateries, tė numrave nacionale dhe iracionale, qė duken sikur kundėrshtojnė njėri tjetrin, por nė fakt vetėm plotėsojnė. Ēdo mohim ėshtė pohim dhe anasjelltas.

Durrės, 7 nėntor 1989

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Moikom Zeqo    Today at 14:48

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Moikom Zeqo
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: