Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Merita Bajraktari McCormack

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Merita Bajraktari McCormack    16/9/2010, 15:45

Disa poezi nga Merita Bajraktari McCormack


Adriatik

Merre puhizėn e lehtė qė mė pėrkedhel
Bregut shkėmbor kėtė mbrėmje vere
Pėrcille mes erės,stuhish a rrymash
Pėrcille drejt bregut qė mė njeh
Bashkė me flladin e lehtė
Coji dhe pikėzat e ujit qė bart me vete
lag me to fytyrėn e Mėmės...
tregoji i vijnė nga bija e mėrguar
plot me mall e dashuri dėrguar....

Shkruar Bregdetit Dalmat

Mall

Mallin pėr ty me kujdes e ruaj
nė shpirtin tim njė qoshe tėnden ke
vec sot, malli si zjarr mė dogji
te kėrkoj tani mes vargjesh, ku je?



Zgjohu!!

Zgjohu....erdhi agimi
shih rrezen e diellit
nga dritarja tė pėrshėndet
s'e ndjen zėrin e zogut
nga dega frut-ngarkuar tė thėrret
zgohu s'e ndjen flladin?
qė perden tė pėrkund
mbi ballė doren e largėt
mes endrrės tėnde sikur sjell
qe ėmbėl , si dorė e nėnės
qė ke larg, bukur, tė pėrkėdhel..
zgjohu packa se ėndrra
tė mban nė krahėt e saj
zgjohu ka ardhur ditė e re
me shpresė, mė e mirė se dje
zgjohu, piklat e vesės
tė prekėsh tek vrapon barit te gjelbėr
fundin e ėndrrės ja lerė harresės..
zgjohu, preke natyrėn qė qesh
lexo keto vargje, gėzim tė ndjesh
zgjohu, ėmbėl ,qesh si vetė drita
e ndjen, mes vargjesh zgjimin tėnd

TI, DO PUTHJE PAMBARIM

femijes tim…

Tė putha njėherė, dy, tre
Nė ballė, nė faqe, nė sy,
Ja dhe njė nė gushė,
Ashtu si tė pėlqen ty!

Syēkat e bukura mban mbyllur prapė.
“Zgjohu,tė them!”, bėn sikur s’dėgjon...
E di, ke frike, syrin po ta hapėsh,
Puthjet e Nėnės, mos i ndalon...



Pse?

Nė cilin paralel je?
Nė c’dreq meridian jam?
Pse, pse, pyes pambarim
Po pse kaq larg tė kam?


In absentia….per Ty

Kjo poezi eshte bere kenge nga kompozitori Akil Koci

nėse vij dhe syri yt s'mė sheh
trėndafil pėrmbi qepallė do tė tė ri
nėse syri yt i mbyllur fle
nė ėndrrėn tėnde do tė vi

ngadalė do tė tė pėrkund si fėmijėn
me perkėdhelje do tė zgjoj
nė ėndėrr ndoshta do mė gjesh
dhe unė mes ėndrrash tė kėrkoj

por qepalla jote tashme ėshtė rėnduar
s'po hapet me tė mė kundrojė
malli, po vargėzon nė metaforė
zemra kot shpreson ty tė tė zgjojė.


Mos Lulen kam per Motėr?

Sot pashė njė lule me kryet poshtė
Shpejt ujė i dhashė dhe mbeta nė pritje.
Mos ishte kėputur nga era e fortė,
Petaleēelura bukur, nė rritje ?!

Oh,ē’mė dhėmbi lulja,kjo kryeulura!
Nė shtat ēudi nuk kish tė kėputur!
Por, kur i pashė rrėnjet e shkulura,
Tek unė u ngrit njė dhėmbje e strukur.


Mos, si kjo lule jam edhe vetė,
Me rrėnjėt shkulur nga erė mėrgimi?!
S’mė bėhet dot,Atdhe i vėrtetė
Ky dhé i huaj me udhė harrimi!...



Ti me flet shqip!

Djalit tim te vogel..


Ditlindjen sot ke i dashur,
vogėlush me sy tė shkruar
ke gjithe ditėn qė qesh e lot
gjithkujt i kėrkon tė thotė :"Gėzuar"

Lumturohesh zemėr e vogėl
kur vitet e tua numėron
njė dy tre, njė dy tre
ja dhe nė shqip, ti kurrė s'harron!

Sikur ta ndjejė ėngjėlli i vogėl
qė shqipja e tij mė ngazėllen
m'i pėrsėrit me gojė e duar
se sa u rrit po mė rrėfen!

bekuar qofsh o yll e dritė,
gjuhėn e nėnės mos e harrosh
me shpirt e zemėr Nėna tė uron
ditlindjen dhe shqipen t'i gezosh!



Sonte

Ah , sonte, sonte
Unė, jam
Pentagram nė metaforė
Ti, ti je celsi
Je nota, melodia
Zemra ime: fleta e bardhė
Instrumenti: Mirėsia…



Tė voglės sime tek e shoh nė pjano...

Vajzės sime

Ti nuk e di e vogla ime
si fluturoj unė..
ti nuk e di nė cilin qiell mė con
kur prej gishtash fėminore
fluturim tė lirė cajkovskian improvizon

ti nuk e di e dashur , ėngjėllore
ėndrrėn e cartur vjete tė shkuar
jetėn e thyer tė njė adoleshenteje
ti mes gishtash nė pjano je duke gjalluar

ti e ėmbėl drite e nėnės
qė pjanon ke si unė dikur
kukllat "prej lecke" qepur
ti nuk e di nė c'ėndrra
jam zgjuar e sėrish kam fjetur
deri sot e vogla ime,kur lotuar
tė shoh si kokėn ul gjithė naze
e qesh me mua qė kam perflakur duart
prej duartrokitjes sė madhe
ti qesh me mua, pastaj
nderon e sheh auditorin
e vogėl e nėnės s'kish dhuratė
mė tė bukur pėr pėrvjetorin!

11 Prill 2004


Prelud poetit…

Shpirti I poetit
Mjekuar nga vargu
Dėnuar nga loti
Vargu mjeti
Shpėtimi poezia
Subjekti askush
Mbase vetja
Mbase bota
Rima fjala
Nuk deshifrohet
Kurrė Poeti
Mėkat I botės
Fjala e shkruar
Poeti shpesh
Mbetur rrugėsh
Histori harruar
Poeti shkreptima
Dielli qė djeg
Fjala qė shkruhet
Vargu qė rimon
Poeti vetėm
Shtėpi rėnuar
Fjala e shkruar
Vargu rimuar
Poeti jeton
Stuhia qė shkon
Fjalėn qė shėron
Zemrėn qė vajton
Mishėron poeti
Dje dhe sot
Ai ashtu mbeti
I varfėr,
Pa u qarė
Paraja nuk ngre poezi
Jetėn e jeton
Poeti
Sheh bukuri
Erėn qė fryn
Fllad ėshtė fjala
Poeti kuvendon
Me fjalėn e lirė
Fllad a suferinė
Poeti mbeti
I lirė
Fjala e shkruar
Syri I lotuar
Zemra e plagosur
Poeti
Merakosur
Shpesh lot kristal
Por zemra fal
Ja cėshtė poeti
Fjalė qė shkruan
Per zemra qė duan
Dhe mbeti…
I lirė,shėrues,
I dashur I ėmbėl
I mirė poeti…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Merita Bajraktari McCormack    16/9/2010, 15:46

Korektim i nje fjale tek poezia Zgjohu

--------------------------------------------------------------------------------

Kisha keputur gabimishte fjalen e fundit te poezise.
Me poshte e keni te plote ate .
Poezia eshte e shkruar nga Merita Bajraktari McCormack

Zgjohu!!

Zgjohu....erdhi agimi
shih rrezen e diellit
nga dritarja tė pėrshėndet
s'e ndjen zėrin e zogut
nga dega frut-ngarkuar tė thėrret
zgohu s'e ndjen flladin?
qė perden tė pėrkund
mbi ballė doren e largėt
mes endrrės tėnde sikur sjell
qe ėmbėl , si dorė e nėnės
qė ke larg, bukur, tė pėrkėdhel..
zgjohu packa se ėndrra
tė mban nė krahėt e saj
zgjohu ka ardhur ditė e re
me shpresė, mė e mirė se dje
zgjohu, piklat e vesės
tė prekėsh tek vrapon barit te gjelbėr
fundin e ėndrrės ja lerė harresės..
zgjohu, preke natyrėn qė qesh
lexo keto vargje, gėzim tė ndjesh
zgjohu, ėmbėl ,qesh si vetė drita
e ndjen, mes vargjesh zgjimin tėnd prita

----------------------------

Disa Poezi Te Tjera Nga Merita Bajraktari Mccormack

--------------------------------------------------------------------------------

Dy jetė...

Dy jetė, dy ėndrra
Dy botė tė shprishura
Dy zemra dy dashuri
Pėr hir tė kujt u bėnė fli!?


KUR VDES E NGJALLET SHPRESA

Kur vritet shpresa
Me tė bashkė ikėn dhe drita
Qė shpirtin udhėheq nė errėsirė
Me tė shuhet ēdo ėndėrr e bukur
Gjithēka lėvizjen ndalon
Hija e shpresės se vdekur
Dhe errėsira kudo tė rrethon

Kur ngjallet shpresa
Qoftė dhe prej njė fjale
Bukur nė vesh pėshpėritur
Pėrmes telefonit a ekranit tė vogėl
Prej mijėra kilometrash tek ti mbėrritur
Atėherė shkėndija drite ndizen sėrish
Njeriu, me tė vėrtetė arrin tė kuptojė
Se jetėn e vet, prej Zotit dhuruar
Pėr Hir tė Tij duhet me shpresė ta jetojė

Kur humbet njė zemėr
Kur humbet njė zemėr duket
Se pas saj shkon shpresa, ndjesia
Vendin e tė bukurės, jetėn
Shpesh e mbulon heshtja, kotėsia

Ti kapesh pas njė fije drite
Shpresė jete kėrkon tė krijosh
Zemra e humbur tė dhemb kaq shumė
Kurrė s’mundesh ta harrosh

Lutesh me shpirt pėr qetėsi
Por nė agoni tė shqetėsimit jeton
Nė zemrėn tėnde humbėtirė tashmė
Kala-kujtimesh tė sė shkuarės ndėrton

Lutesh qė lutja tė gjejė pėrgjigje
Tė vije tek ti si lumė i rrėmbyer
Zemėr e ikur tė tė gjejė papritur
Mjalti i jetės tė tė jetė kthyer

Por tė rifitosh zemrėn e humbur
Bota do tė tė duket ngjyrė plotė
Tė gjejmė zemrat, bashke t’i mbajmė
Se s’jemi gjatė nė kėtė botė.


Si mund t’i them zemrės?



Si mund t’i them zemrės hesht?
Si mund t’i them shpirtit mos vuaj?
Si mund tė ndaloj dorėn vargje tė thurė,
Kur marrėzisht me ty jam dashuruar?


Pres…


Pres, pres, pres, pres,
Vetėm pres pambarim
Njė zė tė flasė
E tė gėzojė shpirtin tim


Bukuria e Vendlindjes


Kulme ēatish tė kuqe nė sfond
Nga pemėt gjelbėrimi rrjedh si krua
Degė plepash tė lartė, ca mė pranė
Mollė, qershi e njė rrėnje ftua
Peizash i pėrzier me bagėti nė mes
Njė tym i bardhė duket pėrtej
Ca hingėllima kuajsh vijnė nga larg
Bori makinash dėgjoj pak mė kėtej

Ulur jam mes barit tė gjatė e gjėmbash fshehur
Mendja shėtit nė fėmijėrinė e uruar
U deshėn kaq vite kohė e durim
E shkuara me tė tashmen kėtu pėr t’u takuar

E virgjėr natyra si tridhjetė vjet mė parė
Njė lumė i qetė, ca kodra nė anė
Gurėt dhe shkurret tė njėjtat kanė mbetur
Lulet si atėherė, atė aromė kanė.

Mes ndjenjash tė bukura mbėshtillem
Ndjej tė shkuarėn, tek unė gurgullon si krua
Ēdo gjė po aq e bukur tek unė ka mbetur
Njėlloj si dikur fėmijė dhe sot qė jam grua

Bukuria e vendlindjes ėshtė mė e mira
S’e gjej dot asgjėkund, s’e blej dot as me flori
Se bukurinė e vendlindjes e shijoj jo veē me sy
Por dhe me dashurinė mbjellė tek unė qė nė fėmijėri!

Vere 2001, Buzė lumit Devoll.


Ti vjen tek unė

Ti shpesh vjen pa trokitur
Herė herė si stuhi e marrė
Erėra tė forta sjell me vete
Tufan e bėn, mbart acar
Rrėmben me vete ē’gjen pėrpara
Mbush lumin tėnd prej kohėsh vdekur
E ik pastaj me vrap, pa menduar
Pėr burimin qė dha ujė kur ti ishe etur…

Klithma!



Oh si nuk kam edhe unė njė grusht tė forte “migjenian”
Njė grusht fjalėsh ndėrtuese, tė ngrija brenda zemrash kalanė!
Oh si nuk mundem, askush s’mė degjon
Klithma ime si klithma tigri kumbon!
Por deti duket i qetė kur zėrat sė largu ulurijnė
E Bud’ha nga lart qesh me ata qė s’ja duan teorinė
Ngrehu, Zorba, na kujto sa mirė e ke thėnė
Lėre botėn, njeriu veē pėr vete duhet me qėnė!
E unė hedhkam kot njė pikė uji nė tokėn thatėtirė
U dashkan male bore pėr t’u shkrirė
S’u ngopkėrka me pika kurrė toka tharė prej diellit
Veē nė filloftė stuhia, e rėnte mrekullia prej qiellit!

Kur jep!
Kur i jep ujė dikujt qė prej etjes ėshtė tharė
Apo i jep kurajo ku prej gjithēkaje ėshtė vrarė
Kur i tregon rrugėn kur nė udhėkryq gjendet
Apo e ndjek me qiri kur mes errėsirės endet
Kur i jep dorėn dikujt qė rrėzohet
Ti i ngjall njė shpresė dhe ai ftillohet…
Kur sė fundi jep tė madhen dashuri
Sheh frut tė vėrtetė, fiton njė njeri!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
 
Merita Bajraktari McCormack
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: