Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Mehmet ELEZI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Mehmet ELEZI    16/9/2010, 15:42

SHKRIMTAR PA LEJE!

1.

Ai e zgjon nė mes tė natės djalthin dhe e urdhėron t’i mbushė ujė tė freskėt nė pyllin gjysėm ore larg, mgjithėse ēesmja e shtėpisė gurgullon. Urdhri, si dhe herė tė tjera, ėshtė i padiskutueshėm. Pushteti i urdhėruesit ėshtė i zi, i hekurt. “Dhe unė nuk bėj shaka me bukėn e gojės”, mendon djali. Dhe ėshtė “stinė e llurbtė vrasjesh. Banorėt e qytetit nuk merrnin dot frymė sė renduri: shtėpi-varreza”. Djali niset nėn njė qiell terri e shiu pa fund. Kalon pa u tutur pėrskaj varrezave. “A nuk jam edhe vetė njė i vdekur i sojit tė veēantė?”. Dhe ia sjell ujin. Dhe eprori e pi ujin. E pi ujin dhe vdes nė vend. Djali kėsaj here e kishte mbushur bidonin nė njė gropė varri!

A do t’i mbysė vallė kėtė racė mizore uji i varreve qė hapin vetė?



2.

Tregimi ėshtė i shkurtė, tri-katėr faqe. Asnjėri prej tregimeve tė vėllimit (Arbėr Ahmetaj, Riva H., Mėrgimi A&B, 2003) nuk ėshtė mė i gjatė se kaq.

Nė tri-katėr faqe lėviz njė dramė e pamėshirshme, e thellė, e akullt. Riva H. hip nė tren me foshnjėn qė nuk zgjohet as kur i pėrplaset kryet pėr faqen anėsore. “Ka gjumė tė rėndė” thotė Riva H. Asaj nuk i lėviz ashku i syrit as kur dikush dėshiron me ia pa fytyrėn e mbuluar pjellės sė saj. Edhe kur e urojnė “e paē me jetė tė gjatė” ka fuqi me u pėrgjigjė “faleminderit”.

Fytyra e foshnjės nuk zbulohet, por zbulohet tragjedia shkallė-shkallė. Prej dritares sė vagonit tė trenit “Riva H. hodhi pėrsėri shikimin jashtė. Shiu nuk pushonte, fusha tė kalbura nė shi, njerėz tė squllur, pemė tė zeza, sorra tė zhurmshme, shtylla tė shtrembėra, mullarė tė shembur, pellgje tė ndyra, shtėpi si kuti, kuti tė zeza si arkivole, arkivole tė vegjėl, njė fushė e tėrė e mbushur me arkivole tė vegjėl, tė zinj, fėmijė tė vdekur qė hynin nėpėr arkivole, arkivole qė hynin vetė nėpėr varre, varre qė udhėtonin me tren, vdekje qė zhvendoseshin nė hapėsirė, hapėsira tė bėra lėmsh me kohėn, vdekje qė kanė ndodhur nesėr e do tė varrosen dje, treni rraset i tėri nė tunel”.

Brenda kėsaj fjalie me njė ritm tragjik si ai tren me foshnjėn e vdekur tė panjofuar nė prehėr tė Riva H. ėshtė nyjėtuar tėrė gjėma e nėnės sė re. Bashkė me hijen “e vrugėt, ngjitėse, veshtullore, torturuese” (tė shkaktarit: cili ėshtė?) “qė rrinte pezull me kokat e tyre”. Bashkė me pėrmbysjen (apo thjesht pėrzierjen) e kohėve: “vdekje qė kanė ndodhur nesėr e do tė varrosen dje...”.

3.

Fjalitė janė tepėr tė shkurta. Gjithēka ėshtė e kursyer, drita sidomos. Skenat e errėta pėrthyhen herė pas here ftohtė, nėpėr vezullime poetike tė platinta, qė zdritin disi, po nuk fėshfėrijnė. Kėto vezullime nuk kalojnė kurrė nė lirizėm. Ndonėse edhe vetė ėshtė “njė metaforė e arratisur”, autorin e ndjekin pas pejsazhet bjeshkėtare tė dimrit tė dyfishtė tė vendlindjes qė ka lėnė pas. Njė ankth kafkian, pa emėr, rri i varur gjithkund. Ndihet prania e tij qysh nė titujt: Engjėj nė mjegull, Rrėshqitja, Hija, Ankth, Guri, Poshtėrimi, Qentė, Neveria, Gunga, Uji i varreve, Paemri, Uria, E paftuara...

Kėta tituj janė si emrat nė dyert e shtėpive, pėr tė mos thėnė si emrat nė gurėt e varreve (herė-herė, nė disa kundraja, a nuk ėshtė e njėjta gjė?). Kush merr frymė prapa dyerėve-gurė ose gurėve-dyer tė kėtyre tregimeve? Nė njėrėn anė janė njerėzit e njė regjimi totalitar, ngulfatės, nė anėn tjetėr viktimat e tij. Palėt njėjtėsohen nga emblemat (Lenini, pėr shembull, nė tregimin me tė njėjtin titull), por mė shumė nga vetė qenia e tyre ashtu siē ėshtė: e pamėshirshme ose tejet njerėzore – ata; me dinjitet tė heshtur nėpėr pusin e vuajtjes - tė tjerėt.

E tė tjerėt janė shumė.

Edhe njė vajzė njėmbėdhjetėvjeēare qė ende s’kupton gjė prej kėsaj bote ėshtė befasuese me karakterin e saj. Ajo ha rregullisht bukė me gjalpė pėrballė shokut tė saj tė ngushtė, tė uritur. Dhe kur s’i pėlqen, e hedh mizorisht nė ferrė diku skaj oborrit tė shkollės copėn me gjalpė e nuk ia jep shokut tė saj tė unshėm. Arsyen e zbulon vetė njė ditė me dy fjalė tė vetvetishme. Djali i zgorfulluar pėr bukė me njė lloj proteste “pothuaj drejtpėrdrejt”, pa anafolė, i reciton njė poezi pėr urinė. Ajo e prekur shqipton. “- ...unė tė dua”. Thotė vetėm kaq, me njė protestė tė brendshme, nga qė ky nuk e ka kuptuar urinė e saj tė tjetėrfartė. “Elona qe femėr dhe jo njė copė buke”.

4.

Nė mėnyrėn e tė treguarit ka diēka prej stilit tė Heminguejit: krejt shkujdesshėm, ftohtė, me dramėn qė vorbullon nėn njė shpėrfillje tė jashtme pėr rrjedhėn e fjalėve. Nėn akullin e pėrhimtė tė kėsaj shpėrfilljeje dhimbja nxin. Drama ngjizet me shpėrthye fill aty, pak mė vonė, vetėtimė e zezė.

Sintaksa e fjalisė ėshtė krejt shqipe. Fjalė tė shpėrfillura tė gjuhės sė gjallė, trajta tė shqelmuara, si paskajorja herė-herė, zėnė vendin e natyrshėm tė mohuar padrejtėsisht.

Nė zgjidhjet e papritura ka diēka prej O Henrit, pikėrisht pakujtimin. Por zgjidhja nuk vjen si truk. Eshtė logjika e brendshme artistike qė ēon nė atė zgjidhje, bash kur ti nuk e pret.

5.

Aty kah fundi i viteve tetėdhjetė, nė gazetėn “Zėri i Rinisė” A. Ahmetaj pati botuar njė roman tė shkurtė me titull “Letėr nga varri”. Kritika me sa mė kujtohet pati heshtur (kritika zyrtare ishte e ēoroditur: ē’kah do tė marrė anija e shtetit nė stuhinė e madhe qė po afrohej?). Nė atė roman tė shkurtė A. Ahmetaj megjithatė trokiste pa pyetur a do t’i lėshojnė vend nė odėn zyrtare tė artit.

Me kėtė pėrmbledhje tregimesh ka pėrsėritur tė njėjtin “gabim”: ka hyrė i mvetėsishėm, pa i njoftuar zyrat ose pėrfaqėsuesit e tyre nė bashkėsinė e artit. A do tė ngėrmohet e do tė klithė zonja e potfuqishme PP, Pushtetparja me dellin e ēuar mbi ballė: “Kush je ti qė kėrkon tė bėhesh shkrimtar pa lejen time!”?

Se kėshtu klith papra kėto kohė zonja PP. Por klithma e saj ka njė veēori tė rrallė, tė pashembullt. Eshtė klithmė e shurdhėt. E megjithatė dėgjohet si kurrnjė tjetėr dhe ėshtė fuqiplotė.

Se klithma e saj ėshtė shurdhėri, shpėrfillje, pėrbuzje, pėrbetim, bojkot pėr tė gjitha ato talente e vlera qė nuk bėjnė pjesė nė listat e fshehta e tė hapura tė saj. Nė listat e zemrės tė zonjės pa zemėr PP, tė zonjės sė ftohtė Pushtetpare.

Se zonja Pushtetpare ėshtė njėherėsh edhe pronare e Tempullit tė Shenjtė, Shtėpisė sonė tė Madhe tė Artit. Bėn protokollin e vlerave, njėsoj ose afėrsisht si dikur. Bėn protokollin e vlerave duke i shėrbyer tabakėt e llamarinave pėr tabaka tė argjendta e xhingla-minglat pėr xhevahirė.

Ajo, zonja e plotfuqishme e kėtij vendi, Politparja.

6.

Nė tryezėn e zonjės PP verėrat e zgjedhura nėpėr gota kristaline pėrzihen padashje me ujin e varreve tė shkrimtarėve.

Tė atyre qė janė varur dje.

Tė atyre janė ekzekutuar prej togės sė pushkatimit, nė njė gurajė tė zezė a nė njė gojė pėrroi.

Tė atyre qė vriten nga pak ēdo ditė sot prej shoqėrisė sė institucionalizuar qė quhet shtet, nė harrim tė plotė, tė mėnjanuar qėllimshėm.

Vriten dhe as kronikat e zeza nuk e thonė njė fjalė pėr ta. Sepse edhe kronikat e zeza i kontrollon zonja e plotfuqishme Pushtetpare. Sepse gjaku i shkrimtarėve tė vrarė kėsisoj ėshtė hyjnor e shuarja e tyre e ngadaltė nuk le pllanga nė rrugė.

Vriten thjesht sepse nuk pranojnė me ia mbushė bidonin zonjės PP nė njė burim, rruga e tė cilit shkel pėrmes varreve!





Mehmet ELEZI

Tiranė, mė 18 nėntor 2003
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
 
Mehmet ELEZI
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: