Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Maks Gjerazi ("magje")

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Maks Gjerazi ("magje")    16/9/2010, 15:22

Sonet Geg
PLLANCA

Pashkaminue kapllak qi pshteh merrllaku
S'e marravec me tartabak kurdimi
As me kardhnue yrkybet fllag shimi
Dirgji-dirgji, shabak krahet terpaku.

Dintue zermak, mos e shpurthiq kamshatin,
Ani pse anshta s'krydhet prej sqepahu
As krydhet pshtuka prej perlegja zahu
Pashkaminue kapllak qi mogji rrxatin.

Mirrqina golli. Shqupi sodna xhisi
T'merreshet kapllaku mbas kurrgjije
Kardhnon kurdimi, por me shqutek mrrisi.

E njaj shigjrret qi shpullullis kakrrije
Nuk e shpaluq, as e bushtrret shulisi
Nji lom t'kurrzue qi shtret gollza mije.




POEMĖ TOPOGRAFIKE
- ose kalendar nostalgjik -


Tė hėnėn takoheshim te Vajguri
Tė martėn te Paralelet
Tė mėrkurėn te Buka
Tė enjten te Kinkaleria
Tė premten te Furri
Tė shtunėn te Derri
Tė dielėn te Parfumeria
Pastaj tė hėnėn te Zogu i Zi
Tė martėn te Pallati i Pionierėve
Tė mėrkurėn te Fusha e Druve
Tė enjten te Shkolla e Kuzhinės
Tė premten te Parku i Xha Tomit
Tė shtunėn te Shėn Prokopi
Tė dielėn te Kodra e Kuqe

Pastaj tė hėnėn te Xhamlliku
Tė martėn te Papavrami
Tė mėrkurėn te Stalini
Tė enjten te Tajvani
Tė premten te Garda
Tė shtunėn te Selvia
Tė dielėn te Porcelani

Pastaj tė hėnėn te Rruga-Ura
Tė martėn te Fabrika e Kėpucėve
Tė mėrkurėn te Fabrika e Qelqit
Tė enjten te Fabrika e Tullave
Tė premten te Fabrika e Bukės
Tė shtunėn te Fabrika e Ēokollatave
Tė dielėn te Mensa e Kinezėve

Pastaj tė hėnėn te 21 Dhjetori
Tė martėn te 17 Nėntori
Tė mėrkurėn te 11 Janari
Tė enjten te 1 Maji
Tė premten te 10 Korriku
Tė shtunėn te 8 Nėntori
Tė dielėn te 7 marsi

Pastaj tė hėnėn te Pallatet Agimi
Tė martėn te Pallati i Brigadave
Tė mėrkurėn te Pallatet e Italianėve
Tė enjten te Pallatet e Aviacionit
Tė premten te Pallatet e Oficerėve
Tė shtunėn te Pallatet e Lanės
Tė dielėn te Pallati i Kulturės

Pastaj tė hėnėn te Ali Demi
Tė martėn te Myslym Shyri
Tė mėrkurėn te Mihal Duri
Tė enjten te Petro Nini
Tė premten te Sami Frashėri
Tė shtunėn te Qemal Stafa
Tė dielėn te Ismail Qemali

Pastaj tė hėnėn te Rruga e Durrėsit
Tė martėn te Rruga e Dibrės
Tė mėrkurėn te Rruga e Kavajės
Tė enjten te Rruga e Ambasadave
Tė premten te Rruga e Postės
Tė shtunėn te Rruga e Elbasanit
Tė dielėn te Rruga e Kinostudios

Pastaj tė hėnėn te Sahati
Tė martėn te Artistikja
Tė mėrkurėn te Politeknikumi
Tė enjten te Kullat
Tė premten te Shallvaret
Tė shtunėn te Reklamat
Tė dielėn te Liceu

Pastaj tė hėnėn te Fusha e Zezė
Tė martėn te Polici me Dorė
Tė mėrkurėn te Kopshti pa Drekė
Tė enjten te Stacioni i Trenit
Tė premten te Libri Sovjetik
Tė shtunėn te Shtėpia Qendrore
Tė dielėn te Biblioteka e Lagjes 9

Pastaj tė hėnėn te Hoteli i Beqarėve
Tė martėn te Kinemaja e Re
Tė mėrkurėn te Shkolla e Vagabondėve
Tė enjten te Gazhina e Mishit
Tė premten te Bregu i Lumit
Tė shtunėn te Shkolla e Rezervave
Tė dielėn te Shkolla e Partisė

Pastaj tė hėnėn te Artistikja
Tė martėn te Vetshėrbimi
Tė mėrkurėn te Posta
Tė enjten te Hosteni
Tė premten te Trikotazhi
Tė shtunėn te Estrada
Tė dielėn te Filologjiku

Pastaj tė hėnėn te Fusha e Aviacionit
Tė martėn te Varri i Bamit
Tė mėrkurėn te Rrapi i Trishit
Tė enjten te Shtėpitė e Gjermanėve
Tė premten te Kthesa e Kamzės
Tė shtunėn te Kodra e Kuqe
Tė dielėn te Shkolla e Bashkuar

Pastaj tė hėnėn te Onkologjiku
Tė martėn te Dispanseria
Tė mėrkurėn te Poliambulanca
Tė enjten te Psikiatriku
Tė premten te Materniteti
Tė shtunėn te Sanatoriumi
Tė dielėn te Befotrofi

Pastaj tė hėnėn te Ushtari i Panjohur
Tė martėn te Burgu i Vjetėr
Tė mėrkurėn te Kryqi i Kuq
Tė enjten te Ura e Lanės
Tė premten te Ura tjetėr e Lanės
Tė shtunėn te shtėpia e doktor Zymės
Tė dielėn te Shtėpia e Partisė

Pastaj tė hėnėn te Vjosa
Tė martėn te Vollga
Tė mėrkurėn te Donika
Tė enjten te Pensioni
Tė premten te Majmuni
Tė shtunėn te Dajti
Tė dielėn te Tirana

Pastaj ...





BELVEDERE

Burra budallenj e bujarė bluajnė bujshėm bukė e byrek
Era elektrizon eshtra epileptikėsh epshorė
Lulet lėkunden lėndinave lyer lutjesh e lotėsh
Vajtojnė virgjėreshat vrullin e verės sė vjetėr
Ekzibicionistė entuziastė enigmatikisht ejakulojnė
Derrat dynden, dėmtojnė e dėrrmojnė damixhana, djegin daulle
Ethshėm eksperimentojnė ekstaza elefantėsh ezmerė
Retė ringjallen rikthehen robėtohen robėrohen
Era ende ekziston errėsuar eukaliptesh epike...

P.S. Brenda ēdo vargu, fjalėt fillojnė me tė njėjtėn shkronjė. Gjithashtu, shkronjat e para tė ēdo vargu formojnė fjalėn e titullit. I kėrkoj tė falur kujt i vuri re kėto pa pasur nevojė tė lexojė shpjegimin.[MaGje]




PAK SI RUBAI
1.
Me vrap i ngjitem shpatit tė Korabit
Me not i sillem Kepit tė Rodonit
Kėpucėt gris sokakėve tė Prizrenit
Veē mos mė thuaj qė t'i hyp avionit.



2.
Me frigė i ngjitet kullės sė ngujimit
Si zog zemra i rreh pėrballė kanunit
Takon malsorė qė u kanė ikur kėngėve
Ngritun prej rapsodit Tafė Zenunit.

3.
Me vrull i qepesh shpatit tė Korabit
Tė ngresh nė majė flamurin me shqiponjė
Vasha tė pret poshtė thonjkafshuar:
Lum kush tė rronjė qė ta shohė zonjė.

4.
Me vrrik i vidhet vitheve tė Vathit
Tė rrumbullosur vere nė buxhak:
Vathi tani vėrtitet shnek nė shtrat
E shoqja i avitet me biēak.

5.
Me mall i ngjitet shpinės tė Korabit
Me naze e ledhe supit tė Vironit
Ēorapet i gris thonjve tė Mitatit
Vetėm e vetėm qė t'i hypė avionit.
Arbereshe
MĖNGJI
Qish ndrita kij fikur
Ndė palathire menatė
Si buz' e pa puthur
Gjeth'i vjetr rrxoi.


Vashėz e virgjir
Me gjishtėr akullthit
Prek di ftonj t'athėta
Ndė gjoks q'i rrudhen.


[versioni italisht]
ASSENZA

Quando il lume si spense

Nella finestra all'alba

La foglia morta cadde,

Labbro mai baciato.


Fanciulla vergine

Con le dita di ghiaccio

Tocca due mele cotogne
Acerbe nel petto.

NGA LETERSIA E RILINDJES

Omal e tesh qi pėrisėdh ejuli sa tegjatė,
Fu shategjėr amel uleq' ukam ndėrm e nditen atė,
Ju bre gorebuk u rosh e dhejul umenjtėk u lluar,
Ēu kakod rabr i njagėr xhedhep yj e tėgjel bėruar,
Dot ėkėn dojba gėt i nėqėm banij udheush qeni,
Juven dėthi tebek u arjumend jen madėf reni!


Nga Poezia Italiane
LA SFIGARELLA


Dante Alligatori
Sempre cacchera magliazzi
Nelle tuorne di sarsala
Chi non sporge, palmarazzi
Va santimigon' mammala.
Veni, vidi, vici muerto
Quando longa tal o tuzzo,
Marammą, campon solerto
Sulle trucche di Marcuzzo.

Ma la gagliardetta grogna
Progge, progge sempre chetto
Nun c'č scrisse la migogna
Nelle tuorne di Losetto.

Durazzo, 1932

FABUL

Njė zotėri
Pyeti njė ari
Pėr lėkurėn e tij.

Qė nga ai ēast
Ariu iu ngjit nga pas
Si zorrė
Duke iu lutur ta vriste
Qė lėkurėn ta shiste.

Zotėria
Vdiq nga habia.



Poezi Njė-Zanorėshe
@A


Pa baba, tha, pa mama;

Hallva s'ka, as bakllava,

Shaba na la - hata, hata:

Pa para, pa tabaka, pa gra.


S'ka pasha pa kasaba

As ka namazgja pa tra;

Shaba s'la para, as gra,

Shaba nga kalaja ra.



@E


Mbret teveqel, pse merr e jep?

Flet me lezet dhe zemberek,

Se s'je memec, se vret e pret,

Dhe shet meze e bereqet.





Ėshtė hėnė, s'ėshtė nėnė
Gėrshėrė lėnė nė tėrshėrė
Ėshtė njė ėndėrr mėngė-ngrėnė
Vėnė sėrė-sėrė nė kėtė vėrė.


@I

Ti s'di, ti fli, iriq mbi hi
Filiz i ri, si qiri gri
Shi mbi Misir, shi mbi Indi,
Ti s'di, gjiriz i zi si mi.


@O

O-bo-bo, o Foto, mos pozo;
Domosdo, o lolo, shko voto.
Sot motmot kokosh bosh por kodosh,
Kot vonon, kokorroē monoton.


@U

Ulu Lulu. Ku?
Uh, Lulu!
Mburru, turru,
Kumbull Lulu;
Ujku shurrufull,
Fut kulufruth,
U-bu-bu…



@Y

Sy qysh hyn,

Pyll dy-dynymsh,

Qysh ysht tym

Myk, byk hyjsh.


ETYD NĖ Z MAXHOR

Gjiriz plot muzikė, me saze e buzuk
Zezakė zevzekė lozin zaret n'bixhoz
Ē'zien me aq gaz nė kazan? Njė fazan?
Vajza me ēizme tė zeza pozon mbi rrogoz.

Shtazėt mėrzejnė nė kafaz plot maraz,
I mizave sezon i mėrzitshėm shpirtblozė e nervoz
Si shtizė nė kėrthizė na trazon; ēamēakiz me gėlbazė,
A gjizė pazari e ngjizur kaq zorshėm nė vozė.



ZOT
Sot
Lot
Dot
Kot
Mot
Not.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Maks Gjerazi ("magje")    16/9/2010, 15:22

Natyre e qete

Makina e akullores tipikisht mė e ftohtė se makinat e tjera tėrheq turma fėmijėsh grash plakash inkontinente me brekushe polietileni irrituese.

Paradite e plogėt pėr mė tepėr e nxehtė e papėrshtatshme pėr akte a fakte seksuale improvizuar mes amvisash dhe proletarėsh tė rastit.

Televizorėt lėnė hapur nė dhomat e zhulėta tanimė i ndėrrokan vetė stacionet sipas njė algoritmi tė menēur ēka nxjerr befas nė shesh se dy kanale po luajnė tė njėjtėn telenovelė meksikane nė mos kolombiane.

Makina e akullores mė e bardhė se makinat e tjera mbuluar me djersėn e ftohtė pothuaj pedofilike tė vesės qė kondensohet parreshtur nė banakėt ngjyrė qumshti.

Njė pervert qimehollė afrohet pa rėnė nė sy mes fėmijėve grave tė shkurtra plakave polimerizuar atypari duke shtyrė tej konkurrentėt me ijet kockėdala vėshtrimin hipnotikisht ngulur nė fytyrėn kortizonike tė akullorexhiut.

Televizorėt buēasin ritme mėngjesore salsa salsa cha-cha-cha pėrmes dritareve qė amvisat kanė lėnė qėllimisht hapur pėr tė ndjellur epshe tė vetvetishme kalimtarėsh.

Fėmijėt keqtrajtuar pėrēarė pėrplasur pothuajse pėrdhunuar protestojnė zhurmshėm pranė autoriteteve leproze-parkinsonike edhe pse ende shtrėngojnė qullshėm monedhat nė grushtet si domate tė gjelbra.

Makina e akullores mė tėrheqėse se makinat e tjera bash pėr kėtė arsye u ekspozohet rreziqeve tė rrugės sidomos perversioneve tė mėngjesit nė rrethana tė njė rrethimi total pothuaj biblik nga konsumatorėt pėrreth.

Njė pervert qimehollė me shpatulla pulastreni tė padestinuar pėr treg nxjerr nga xhepi i trashė i xhinseve njė biēak thikė kamė revole patllake pistoletė dhe ia mbėshtet akullorexhiut nė barkun grotesk distrofik shumė pak leshtor por gjithsesi prej mesomashkulli.

Amvisat tanimė i kanė nxjerrė llėrėt shalėt themrat kėllqet gushėt sqetullat e njoma buzėt e plota nė vetrinat e thjeshta por tė frytshme tė dritareve gjithnjė duke fėrkuar fetishet shtėpiake tė siglave televizive mėngjesore.

Shumė pak ereksione spontane raporte seksuale tė pambrojtura ejakulacione tė parakohshme transmetime herpesi gjenital galopant ose lythesh tė pahijshme e nė pėrgjithėsi sforcime tė tepėrta tė qafave tė mitrave.

Njė pervert qimehollė i kėrkon akullorexhiut me njė anglishte tė kulluar t'i tregojė sekretin e muzikės kumbuese lajmėruese kushtruese aspak ritmike por prapė se prapė intriguese qė i josh e grish fėmijėt gratė plakat rreth kėsaj ambulance tė dėshirės.

(Pa pėrmendur adoleshentėt qimepadirsur lėneshat qen-shėtitėse pijetarėt fermentuar nė kazanet e plehrave arkėtaret e supermarketeve tė falimentuara karpentierėt e ēative qė u pickojnė tė ndenjurat monumentale mbretėreshave tė celulitit.)

Kėrcėnim i menjėhershėm pėr mekanizmin e pėrsosur prej kutie muzikale prodhuar nė Korenė e Jugut ingranazhe tungsteni aspak kėrkėllitėse qė kundėrmojnė si makina qepėse me tė cilėn iu terezit kostumi Al Capone-s.

Pa llogaritur sistemin amplifikues tė tingullit dhe altoparlantėt ku tanimė e kanė bėrė folenė njė familje e hareshme grerash muzikėdashėse qė i mėkojnė zogjtė me mukusin e trashur qė rrjedh netėve prej banakut.

Ndėrprerja e paparashikuar e siglės mekanike ērregullon krejt ritmet biologjike tė lagjes oraret e metrosė menstruacionet e shofereve tė urbanėve statistikat e krimit qarkullimin e librit ēmimin e kėrpit me shumicė.

Amvisat nuk po e pengokan dot mė shndėrrimin automatik tė libidos nė angėshti e ankth teksa me lėvizje masturbuese aq karakteristike rreken tė pastrojnė katrahurėn e njė katastrofe seksuale qė nė tė vėrtetė nuk ndodhi.

Akulloret ligėshtohen e shkrijnė tashmė tė gjitha njėherėsh pasojė e trishtuar e ngrohjes sė klimės morale efektit serrė tė perversionit nginjjes sė atmosferės me metan nga flatulenca e plakave zorrėlodhura dhunės private ndaj personit publik tė akullorexhiut.

Njė pervert qimehollė dredhon mes pemėve tė rralla tė parkut duke provuar me kafshim metalik autenticitetin e njė ingranazhi krejtėsisht metodik shkulur kriminalisht nga kutia muzikale e lagjes.

Por kisha pėrbri pėrfiton nga metafizika e kėsaj heshtjeje pėr tė lėshuar kėmbanat e veta prej tunxhi nė korridoret e zbrazura tė rrugėve e kujtuar mėkatarėve kėndej e andej gardhit se televizorėt kanė mbetur tė ndezur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
 
Maks Gjerazi ("magje")
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: