Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Luljeta Lleshanaku

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Luljeta Lleshanaku    16/9/2010, 15:10

Nuk ka vdekje mes mjerimit a madhėshtisė

Sorollatjet e Lirisė
Jo gjithmonė mallkimi
i shmanget gjurmėve tė kuqe tė gjakut
mbi arkitraun e portės

Ajo stuhi e fortė, e pakthyeshme ndjek pikėrisht ata
qė besojnė se shkojnė drejt Tokės sė Premtuar
dhe i pėrēan rrugės.

Kujtoj endjet e mia tė ngazėllyera
endjet dhjetėvjeēare
si piruni rreth marengės sė bardhė
Pashė shpirtin tim tė firojė prej kurmit tė ngrohtė
si aroma prej luleve tė ēelura gjatė natės.

Nuk qe kjo liria.Liria nuk kishte qenė hapėsirė
Liria ishte ngjitje vertikale
hedhja e trastave me rėrė prej ballonit
pezulli e frikshme.
Me sa zell shkund trupin tim tani nga gjithė kėto
ashtu siē shkund qilimin nga pluhuri
dhe arabeskat zgjohen nga ky gjumė ėndrrimtar.

Tani ndihem e ēliruar prej iluzionit tė lirisė
Tashmė jam e lirė.

Njė degė e lulėzuar bajameje
Nuk dihet se kur mund tė mė shfaqet pėrsėri ajo -
Dashuria, qė tė ndjek me njė sy tė fortė e te pashmanshem deri thellė,
si ngjalėn Shqiponja e Detit.

Ajo mund tė vijė edhe atėherė
kur pleqėria tė na ketė vėnė poshtė,
kur tronditja mė e vogėl gati mund tė na shkėrmoqė
si njė varg i tharė, i zverdhur duhani.
Atėherė do tė jetė e dhimbshme
tė pėrballosh sidomos mengjesin
kohėn kur drita e fortė projekton
me gjithė madhėshtinė e vet
njė degė tė lulėzuar bajameje mbi murin e vjetėr.

Dhe dielli nuk ēohet mė kurrė nė zenit
por si kungulli rritet e rėndohet horizontalisht
e fshihet i pėrgjumur mes degėve tė blerta tė kopėshtit.

Tamam kėtu unė tė kam njohur ty
ishe njė zarf i bardhė, i dyllosur
Po tė afrohesha mė shumė
dylli mund tė ngjitej nė gjoksin tim
e mesazhi do tė mbetej pėrjetėsisht i hapur.

shihe atė dorė me gishta tė hollė delikatė mbi mur
atė rreze mengjesi
nuk ėshtė sfidė, ėshtė bujari.

Edhe rrugėt qė tė ēojnė nė Alaskė
aty-kėtu zgjohen.
Tabelat e mbetura buzė minierave tė mbyllura
pėrpiqen tė kujtojnė rrokjet e dėmtuara.
Pėrpiqen tė kujtojnė
vagonat me gur tė zinj qė dilnin nga nėntoka e ngrohtė.

Njė palė kėpucė tė reja
Prapė njė palė kėpucė tė reja pėr ty.
Kėtu vera ėshtė gjithė pluhur
dhe lagėshtira tė tėrheq skutave tė errėta
si miun njė paketė e mbetur biskotash.

Ka ndodhur ditė mė parė.
E ato vazhdojnė tė rrinė tė paprekura nė kuti
kurriz mė kurriz.

Eshtė mė se e bekuar rrezja qė bie mbi ne
si mbi njė "natura morte" -
syri i pėrqendruar i vizitorit;
njė pjatė me fruta gjithė lėng tė stinės.
Midis tyre njė thikė gjithė shkelqim,
qė e ka humbur kuptimin e rrezikut
njėsoj joshėse dhe paqėsore

O zot, ēfarė qe e gjitha kjo
ē'dorė e preu njėherėsh gjithė misterin rreth nesh
pa e zgjedhur, siē pritet bari pėr lepujt.

Njė palė kėpucė
qė ti t'i gėzoheshe njė mėnyre tė re ecjeje nė tokė.
Mbase po e mbaj peng fluturimin tėnd
duke ėndėrruar gjithmonė kėrcitjen e tyre nė darkė
kur i afrohen portės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Luljeta Lleshanaku    16/9/2010, 15:12

Dimri ne arat me miser

Kishte hyre dimri
dhe saksofoni i eres
perdridhej
si kobra

Duke ndjekur kalimthi fushat me miser
rrenjet e mbetura
kthetrat e shpendeve iluzore
timoni nen gishterinjte mbetet i ftohte akull
dhe hena mbeshtet fytyren e ndotur pas xhamit te prapem
si femijet e braktisur e kurioz
te periferise

Dy shtepi te zbrazeta atje ne brendesi
dy dhembet therres te miut te arres
qe rremojne te gjejne
ate pak gje qe mbeti
nga stina e kuqerremte e korrjeve

Makina ndalet ne buzembremje
burri del dhe ndez nje cigare
e thith fort ate
thith deshperimin e fushes me dy mushkerite
e fusha thith deshperimin e tij deri ne bronke
e pastaj
me te njejten maje kepuce shtypin filtrin e mbetur te cigares
shtypin beselidhjen e tyre te vjeter
te pashprese
fatale
__________________

Fryme kamomili

S'kemi shkembyer kurre ndonje fjale per vdekjen, mame
ashtu si te martuarit nuk bisedojne per seksin
ashtu si mjeket se zene ne goje "gjakun"
ashtu si postieri s'ndjen nevoj te thote "lajm"
apo polumbaret s'ndjejne nevoje te permendin "ajer"...

Por se frika hijeshon sendet qe ti prek
nje lloj sic fergellon aren me pambuk
levizja e mbledheses lekurezeze

Ne mengjes
fryma jote prej kamomili
clirohet si qengji
prej vathes se vet
Mbi jastekun e zhubravitur
ca fije te bardha, te panjohura floku
dhe karfica metalike e zeze

Mos e prit te vij e zhurmshme
me zilka ne berryla e ne gjunje
me veshje laramane
si Burrat Karnavaleve
apo nje "Morris dancing" ne fund te majit

Nuk do ta shohesh kurre Burrin e Karnavaleve!

Do te shohesh femijen me gjunje te drejte e flokedendur
qe s'pati kohe te rritej
a nuk ke degjuar ndonjehere te thone
se vdekja eshte kaq afer lindjes
sa edhe dy vrimat e hundes
ne nje psheretime te thelle?!!

*Morris dancing - parakalime festive tradicionale ne fund te Majit me origjine personazhet e legjendes se Robin Hood-it
__________________

Ndėrgjegje e gjymtuar


Lakuriq nate
ndėrgjegja jote e gjymtuar
verbohet e pėrplaset nė dritė!

E tmerrshme tė gdhihesh e tė ngrysesh
me kėtė shpend tė zi nė shpirt!







Me ty


Do tė ulem nė kėnd tė buzės
si nė njė shkėmb, pranė njė ujėvare
e sigurt se s'do mė rrėmbejė shtjellė e fjalėve.

Do tė ulem nė kėnd tė syrit
si njė zambak i mbirė nė ujė pranė bregut
me fletė tė vogla qė t'mos zė shikimin.

Se unė nė fund tė fundit, ē'jam?
- Njė dallgė e ngrirė nė hapėsirė
e shkulur nga deti i gjoksit tėnd.
Shtrin duart tė mė arrish e s'mė arrin.
__________________

Minibiografi - LULJETA LLESHANAKU

Tė lindėsh poet ėshtė fat, qė jo shpesh meritohet. Luljeta Lleshanaku ėshtė nga ato femra, qė fati ka patur meritėn ta takojė. Njė sublimim i pėrhershėm duket se grith sė brendshmi vargut tė saj, njė "pakėnaqėsi", qė rebelon sa herė harresa pėrpiqet tė pėrgjumė gjithēkanė qė nis nga kujtimet. Fėmijėria "ndryshe", duket se ende bėn ekon e zgjatur, qė poetėve s'u shuhet as pas fryme. Padyshim, Lleshanaku ėshtė ndėr poeteshat mė tė mira shqiptare, qė e ka rrėnuar indiferencėn qė e shoqėron lexuesin e varfėr tė poezisė sė sotme.


IKĖN ZOGJTĖ

Ikėn zogjtė
ikėn dhe si brenga lanė foletė kėtu
dimri si kupa i mbushi me shira
i mbushi dhe i piu
i piu dhe u deh
nga vetmia.


KĖMBANAT E SĖ DIELĖS

Shpirti im
pėrplaset si gjuhėza
nė faqet metalike tė kėmbanės.

E dėgjoni
ėshtė kėmbana e sė dielės
ėshtė kėmbana e meshės sė madhe tė sė dielės
kur njerėzit dėgjojnė predikimet pėr njė jetė
tė pamėkat
dhe kujtohen tė ēojnė lule nė varreza.
__________________

leshanaku shum lesh e li i ben poezite..


psh..thote

Dashuria, qė tė ndjek me njė sy tė fortė e te pashmanshem deri thellė,
si ngjalėn Shqiponja e Detit.



e ku i pa ngjalat kjo dhe cila shqiponje gjuan ngjala ne det?

apo hajt futja llafe boshe se duken si poezi..


diku i drejtohet mames vet dhe permend morrison karnavalet..e ku i pa e jema morrison karnavalet..apo hajt ..

tjerr e tjerr e asgje nuk thote..

njisoj si mimoza ahmeti.. shkalafendshem.. vec te shkruajm..

----------------------------------

Nje Pale Sandale Nen Peme

--------------------------------------------------------------------------------

NJE PALE SANDALE NEN PEME



FLASHBACK 1

Ėshtė Gusht. 1972. Zagushi.
Jeshilojnė vetėm zverqet e hamenjve
qė ngarkojnė mobiljet nė njė kamion.
“Kujdes, mos tė shkelni lulet !”- kėshillon ime mė
lulet qė do tė thahen vetėm pas tri ditėsh.
Shtėpia zbrazet si me rreze Rėntgen
Dhe keqardhja e fqinjve
Qė shkrin si kompresė mė akull
Nė cilėndo pjesė tė trupit qė ta vėsh.
Do tė shpėrngulemi diku tjetėr
Ku mirėnjohja do tė ngrijė ballkon nė fytyrė
me aventurėn e zgjimit tė mbėrthyer mbi njė shkop
si gjelat prej sheqeri .
Jam vetėm tri vjeē. Nuk e di se ē‘janė premtimet.
Dhe nuk mė kanė treguar akoma
se fėmijėria pa premtime ėshtė si bukė e zėnė pa majā
mjerisht e ėmbėl, e forte dhe pa vrima.
Kurse im atė nuk duket gjėkundi.
Im atė ende nuk ka lindur.
Ai do tė lindė nė njė kapitull tjetėr,
Shumė kohė mė vonė
Atėherė kur unė tė ndjej nevojėn tė bėhem mbrojtėse e dikujt,
duke u grumbulluar mė vėshtirėsi pak hije midis kėmbėve tė mia
si trup mikrofoni.

FLASHBACK 2

E djelė. Nga tabanet e kėpucėve
nė korridor
tretet plazma e dėbores dhe amnezia e rrugėve e shkurtra.
Llamba 150W nė mes tė dhomės,
si njė copė e verdhė djathi, nė njė ēark mėrzie.
Ime mė punon me shtiza, duke numėruar nėn zė
ajo e di gjithmonė sa duhet, dhe kur ndėrrohen radhėt
e ngjitur si njė copė stuko nė qoshe tė asaj dritareje
qė sa vjen e bėhet mė e qartė.
Ajo ėshtė njė jaskėk i vogėl gjilpėrash
qė e njeh mrekullisht artin e nėnshtrimit.
pėrpiqet tė ma mėsojė edhe mua,
edhe sime motre
Tri kukulla Matrioshka, tė renditura sipas madhėsisė
ajo e fundit-unė
e pashpėrbėshmja.

FLASHBACK 3

Zemėr nėntori. Era fryn si ndėrrim epokash,
Dėbora dhe fytyra e sime mėje
presin nė prapavijė
tė vėrtetojnė filozofinė e tyre
tė tė pashmangmes.
Dritat, si njė varg milingonash tė ēojnė
nė dhomėn e bukės.Unė jam nusja.
Fundi i ceremonies. E ndėrsa bėhem gati pėr gjumė
njezet e njė karfica m‘i heqin me kujdes nga koka.
aq sa vitet e mia.
Nuk di pothuajse asgjė mbi jetėn.
Di vetėm se nė kthesa tė forta
pėrvoja vlen mė pak se dy drita tė ndezura nė gjoks
Pėrpiqem ta fsheh lumturinė time nėn pushin e bardhė
si njė portokalle e qėruar me kujdes
Kam dalė dinakėrisht prej profecisė sime gjenetike
si prej njė shpelle tė gėrryer nga vetmia
e kapur fort pas barkut tė dashit
Po tė mundohem tė shtyj pak perden
me dy gishtat e ngjyrosur nė majė,
dy hije shkojnw nė harmoni mbi asfaltin e zi
instumentisti dhe violinēeli, pas koncertit
njeriu edhe antiprofecia.

NJĖ PALĖ SANDALE NĖN PEMĖ

Kaq ishte e gjitha.
Trupi, fryma dhe pema
Tashmė janė nė sintoni tė plotė.
Pema ? Cila pemė ?!! Nuk ka asnjė pemė pėrtej dritares
Qė tė mund tė lakmojė
Paqen e trupave, si tė nxjerrė nga deti
cep mė cep.
Duhet pak guxim
pėr tė hapur sytė e pėr t‘u ndeshur
me atė gjė tė frikshme , qė na prźt mė pas
si tė shohėsh hėnėn, hėnėn nė kupė tė qiellit, nė pikė tė ditės
-tamam atė gjė qė do tė ishte kaq mahnitėse nė kohėn e vet.
Barku im kontrakton rrallė
si kokė kobre
Me gjahun nė grykė
I yti, merr e jep, pa pauza, pa nėnkuptime,
Pėrmbyllės, si nje manifest.
Asgjė mė nuk do tė ketė mė atė forcė
Por vetėm therma tė vogla pa klithėm mbi porcelan
Thika ėmbėlsirash.
Rutinė.
dhe pėrfytyrimit I vjen fundi
kur era trupėzohet nė njė send.
Cila pemė ?!!
Tashmė fryma ėshtė e rregullt
gramatikė.,
fije bari dhe baltė.
fole e sapobraktisur nga synimi.
Buzėqeshim lehtė, pa thonj, pa thembra,
si njė palė sandale
rrėzė trungut tė pemės.

SHAH

Ėshtė vjeshtė. Venat nė mermer
bymehen nga shirat.
Varret e tė afėrmve tė mi,
me vetėm katėr gisht kohė midis,
tė vėnė nė radhė
si njė varg makinash tė bllokuara
nė kryqėzim me hekurudhėn.
Lufta ka marrė fund. Ajo dorezė farkėtari
qė i mbante dikur, si gishtat, tė gjithė bashkė
ėshtė hedhur, e panevojshme, tej.
Jashtė saj, jashtė thjesht ca tė panjohur
qė presin vetėm trenin tė kalojė
nė krahun tjetėr tė rrugės...
Aroma e dheut
Tė kujton shtėpinė
Ku mungon njė orė e varur nė mur.
Ua pastroj emrat me kujdes nė pllaka
Vitet.., si plagė tė vogla nė gjunjė
Dashurinė.., qė tashmė djeg mė pak
Se njė gjemb trėndafili.
Nė tė hyrė tė varrezės
Roja qė luan shah me veten nė kabinė.


Luljeta Lleshanaku

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Luljeta Lleshanaku    16/9/2010, 15:12

KUR DASHURIA JEP NJE SHENJE..

Luljeta Lleshanaku


KUR DASHURIA JEP NJE SHENJĖ..

Ajo futet ne rrjedhėn e gjėrave me arrogancė,
si heshtja qė pason trokitjet e ēekiēit tė gjyqtarit
gjatė seancės.
Gjithe qenia perkundet, nga puhia me e vogel
nje are e ardhur gruri
qė pret pėr t‘u korrur.
Tamam atehere kur ti kujton se je e mbrojtur,
kur kujton se tashmė je vetėm njė shpinė
njė shpinė e fortė, pa gjoks, pa bark,
pa kėrthizė,
(veēanėrisht pa kėrthizė)
si tavani i qilarit
mbi ushqimet e konservuara pėr dimėr.
Zmbrapsem njė moment
e gatshme pėr t’ia filluar ēdo herė nga fillimi
me njė paletė te pastėr piktori
e njė vrimė tė errėt nė mes.
E nis pėr tė disatėn herė atė rrugė
fundin e sė cilės e njoh mirė,
si prekjen metalike ne xhep tė fishekut
tė cilin, gjatė rrethimit,
ushtari i mirė
e ruan pėr vete.

AROME QUMĖSHTI
( Ne kujtim te H.Kupit )

Tani,
pas shumė e shumė vjetėsh
mbase mund tė pyes veten
se ē‘mė lidhte me atė burrė shtatėdhjetėvjeēar,
me atė trung tė vjetėr qershie.
Ndanim shumė kohė bashkė…
Tregonte ėndrrat e njė nate mė parė
me lėvizje tė shkathėta tė duarve
si lopatat qė pastrojnė rrugėn nga dėbora.
Lexonte fletėt e reja e ditarit
tė shkruara gjatė vapės,
duke i paraprirė me gishtin tregues, ēdo presjeje,
ēdo fjale, ēdo pauze …
si fati u paraprin gjėrave nganjėherė..
Flitnim anglisht
njė anglishte arkaike, tė mėsuar nė burgje
si i thone “ajrit”, “families”, “urės”
“zėrit” si I thonė,
me njė “o” tė dėshpėruar, qė mezi kapej,
si njė fije e thinjur floku nė krėhėr.
Prej tij mesova te pyes “Si je ?”
duke e shikuar tjetrin drejt e nė sy.
Mbi oxhak ,
fotografite e grave te familjes
tė gjalla e tė vdekura, njėlloj tė pėrkulura nė skaje,
me duar tė kryqezuara ne bark
si shtepi tė gozhduara nga epidemitė.
E njėjta gje, ēdo ditė,
pėr orė e orė me radhė
deri kur unė shfaqja shenja padurimi
apo qumėshti I deles derdhej mbi zjarr.
Kohė mė vonė, kur ditaret do tė zhdukeshin,
kur qershia do te pritej, oxhaku do te shembej
e fotografitė do tė ēgozhdoheshin nga heshtja e tyre,
do tė ndjeja therėse nė hundė aromėn e qumėshtit tė djegur
-afati I leximit kishte skaduar !
Nuk isha mė fėmija
qe tė mund t‘i besosh testamentin e leximit,
…se ti flasesh njė fėmije
eshte njėlloj si tė shkelėsh mbi gjethe tė njoma
pa pritur kurre tė tė pyesin “pse” dhe “si”.

BERLIN. HOTEL CITADINE.

Eshte mbrėmje. Jashtė dy- tri taksi te vėna ne pritje
tė ndonjė kalimtari qė ka humbur rrugėn.
Dhoma ėshtė ashtu siē e lashė nė mėngjes. Asnjė ndryshim.
pėrveē ēarēafėve tė ndėrruar
nga duar qė unė nuk i kam njohur kurrė
dhe zhumės sė lehtė tė shiut qė mbi xhama kercet
si njė tufė lulesh tė thara
kur u ndėrrojmė vendin.
Dhe i njejti mesazh nė sekretarinė telefonike:
njė zė burri,
i regjistruar muaj mė parė, pėr njė tjetėr grua,
pėr dikė qė ėshtė fshirė me tė njėjtit peshqirė
tė larė dhe parfumuar.
E kthej mesazhin mbrapsht, e dėgjoj disa herė…
Kryqėzohem nė kohė me njė histori tė panjohur
duke shmangur pyetjen:”Ē‘farė mund tė ketė ndodhur mė pas ?”
Njė telefonatė qė vjen nga njė kabinė telefonike,
nė nxitim e sipėr, ndoshta i pėrmallur,
fshin grimin nga fytyra ime
pa shumė pėrkushtim, shpejt e shpejt,
si atė tė njė figuranteje pas shfaqjes.
Mė nė fund do tė shtrihem ne atė shtrat
te rregulluar nga duar anonime,
te tendosem midis gjerave te mia te humbura
( pyetjeve qė u ngutėn tė merrnin pėrgjigje )
si nje fill tregues prej mendafshi
midis fleteve te sapolexuara te librit.

MISTERI I LUTJEVE

Nė familjen time
lutjet bėheshin fshehtas
me zė tė ulėt, me njė hundė tė skuqur nėn jorgan,
gati mėrmėritnin,
me njė psherėtimė nė fillim dhe fund
tė hollė, e te paster si nje garze.
Pėrreth shtėpisė,
kishte vetėm njė palė shkallė pėr t‘u ngjitur
ato tė drunjtat, tė mbėshtetura gjithė vitin pas murit,
pėr riparimin e tjegullave nė gusht para shirave.
Nė vend tė engjejve,
hipnin e zbritnin burra
qė vuanin nga shiatiku.
Luteshin duke u shikuar sy mė sy me Tė,
si nė njė marrėveshje kryezotėsh
duke kėrkuar nje shtyrje afati
„Zot, me jep forcė..!”, e asgjė mė shumė,
se ishin pasardhėsit e Esaut,
tė bekuar, me tė vetmen gjė qė mbeti prej Jakobit,
-bekimin e shpatės
Nė shtėpinė time
lutja ishte njė dobėsi,
qė nuk pėrflitej kurrė,
si tė bėrit dashuri
dhe njėsoj
si tė bėrit dashuri
pasohej nga nata e frikshme e trupit

Luljeta Lleshanaku ka lindur me 2 Prill 1968.
Ėshtė autorja e kėtyre vėllimeve me poezi :
”“Sytė e somnambulės” (1994)
” “Kėmbanat e sė djelės” (1995)
” “Gjysėmkubizėm” (1997)
” “Antipastorale” (1999)
”” Palca e verdhė” (2000)
” “ Fresco” (Sh.B.A, 2002)
Ky cikėl me poezi tė Luljeta Lleshanakut, botohet pėr herė tė parė dhe janė krijime tė zgjedhura enkas pėr faqet letrare tė “Milosaos” nga krijimtaria e saj mė e re.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Luljeta Lleshanaku    16/9/2010, 15:13

Luljeta Lleshanaku fiton Crystal Vilenica Aėard - 2009


Nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Letėrsisė qė u zhvillua nė Ljubjana, Slloveni javėn qė shkoi, poetja Luljeta Lleshanaku fitoi ēmimin "Kristal", ēmim i cili jepet pėr shkrimtarin mė tė mirė pjesėmarrės nė edicion.

Festivali "Vilenica International Festival" zhvillohet nė Slloveni prej 24 vjetėsh. Pėr Shqipėrinė ėshtė vetėm hera e tretė qė pėrfaqėsohet. Shkrimtarėt pjesėmarrės nga gjithė Europa Qendrore si: Umberto Galimberti, Stefan Kardos, Oksana Zabusko, Peter Rezmn, Ev Sonnenberg, Ines Cergol, Andrea Grill, Jana Benova, Klin Dankov, Stefan Kardos, Miljenko Jergovic, Hrkus Koncius, Dan Lungu, Tone Partljic, Jana Purtrle Srdic, Maria Sleahtitchi, Vlda Urosevic, Jan Benova, janė zėra pėrfaqėsues nė kulturat nga vijnė dhe me njė background shumė tė pasur letrar. Konkurrenca midis tyre ishte pėr Ēmimin "Kristal" , i cili, dhe pse ėshtė njė shkrimtare qė nuk i pėrket Europės Qendrore, iu dha Luljeta Lleshanakut.

Poetja Luljeta Lleshanaku u prezantua nė kėtė festival me poezitė "Misteri i lutjeve", "Lajme tė vonuara", "Me fatin e shkruar nė fytyrė" dhe "E hėna nė shtatė ditė". Kėto poezi janė botuar gjithashtu nė antologjinė e festivalit nė gjuhėt shqipe, sllovene dhe angleze.

Festivali jep dy ēmime: "Ēmimi ndėrkombėtar" ose ēmimi i karrierės iu dha shkrimtarit Claudio Magri. Ky ēmim jepet nga Unioni i Shkrimtarėve Sllovenė. Ndėrsa Ēmimi "Kristal" u dha nga njė juri ndėrkombėtare e pėrbėrė nga: Katharina Narbutovic (Gjermani), Victor Rodrigues-Nunez (SHBA), Jurgen Jakob Becker (Gjermani), Forrest Gander (SHBA) dhe Tom Van de Voorde (Belgjikė).

Gjatė ceremonisė, juria argumentoi dhėnien e kėtij ēmimi si njė ēmim i cili jepet pėr "metaforėn e fuqishme, mprehtėsinė e mendimit dhe temėn universale tė trajtuar me shumė finesė". Fituesit pararadhės tė kėtij ēmimi janė: Piotr Sommer (Poloni), Mojca Kumerdej (Slloveni), Josip Osti (Bjellorusi), Pįl Zįvada (Hungari), Natalka Bilocerkivec (Ukrainė), Angelo Cherchi (Itali), Nicole Müller (Zvicėr), Francesco Micieli (Zvicėr), Endre Kukorelly (Hungari), Grendel Lajos (Sllovaki), Eėa Lipska (Poloni)...
Me kėtė ēmim poetes shqiptare i jepet e drejta tė marrė pjesė nė njė tjetėr aktivitet ndėrkombėtar nė Dublin, Irlandė, nė prill 2010. Dy festivalet shkėmbejnė fituesit nė edicionet pasuese.

Shekulli
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Luljeta Lleshanaku    16/9/2010, 15:14

Lleshanaku: 'Magjia e dashurisė, gjėja qė shkatėrrohet mė shpejt'

Bisedoi j.p | 23/09/2009 | Kulture |

"Pothuajse e kisha humbur shijen e surprizave. Kėtu nuk na ndodh tė befasohemi, pasi ēmimet letrare e kanė humbur besueshmėrinė", - shprehet Luljeta Lleshanaku. Njė bisedė duke lexuar e kuptuar katėr poezitė, me tė cilat u vlerėsua nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Poezisė nė Slloveni, me ēmimin "Kristal"

Luljeta Lleshanaku nuk ndalet gjatė tek ēmimi, por tek poezia. Biseda pėrqendrohet tek poezitė qė prezantoi nė festival. Zbulon atė qė fshihet pas universales, tė kaluarėn, ngjarjet qė kanė ngecur nė kujtesė, ndjesitė, perceptimet vetjake. "Nuk ka rėndėsi se ku je, gjithkund do tė marrėsh nė shpinė atė ēka ėshtė e jotja, ēka pėrbėn esencėn tėnde dhe kėsaj vetėm i shtohen disa shtresa informacioni", - pohon ajo.

Juria i vlerėsoi poezitė e tua pėr "metaforėn e fuqishme, mprehtėsinė dhe temėn universale tė trajtuar me shumė finesė". Si arrihet deri atje? Si shmanget uni?


Ėshtė ēėshtje stili. Secili prej nesh ka njė stil tė vetin tė foluri, tė ecuri, tė veshuri, tė formulimit tė mendimit, siē ka edhe njė stil tė vetin perceptimi.


Dikush pėrpiqet tė fokusohet nė logjikėn e momentit e dikush tjetėr nė logjikėn vertikale tė gjėrave, duke krijuar analogji dhe pėrgjithėsime. Unė i pėrkas mė shumė kėsaj tė fundit. Njė nga poetet qė kam takuar kohėt e fundit, e cila vėrtet arrin ta shmangė mjeshtėrisht "un-in", ėshtė Wislawa Szymborska, nobelistja polake.


Zakonisht, kjo lloj poezie ka rrezikun e vet, sepse mund tė dobėsojė intimitetin me lexuesin dhe mund tė tingėllojė deklamative, pasi toni i poezisė merr pėrsipėr tė dėshmojė njė tė vėrtetė tė pėrbashkėt, por, kur ėshtė e gjetur, ajo ka fuqinė e vet tė pakundėrshtueshme. Fundja, "lėnda flet vetė" thonė latinėt.


Duke lexuar vargjet e katėr poezive, pėr tė cilat u vlerėsove nė Slloveni, shquan poeten qė shpesh kthen kokėn pas tek "shoku i bankės nė shkollėn fillore", "lodrat e prishura", "lutjet nė familje".


Nė argumentin e zgjeruar qė juria dha ishte njė pėrcaktim i tillė: "Poezia e Lleshanakut zhvillohet nė kuotėn zero, nga ku mund tė shikosh nė tė gjitha drejtimet nė tė njėjtėn kohė", qė do tė thotė se nuk ka ndonjė kuotė kohore tė pėrcaktuar qartė. Megjithatė, pa dyshim qė shumė prej imazheve duken sikur kanė ngecur nė kujtesė.


Fjala vjen, ėshtė fakt qė kam pasur njė shok banke, njė djalė i cili vuante nga njė sėmundje e pashėrueshme zemre kur kam qenė fėmijė (mua mė ulnin vazhdimisht nė bankė me dikė qė nuk hapte gojėn, ngaqė isha shumė problematike vetė).


Arsyeja qė unė e mbaj mend ėshtė mėnyra sesi trajtohej nė shoqėri njė qenie e pashpresė, ose siē them nė poezi "Me fatin e shkruar nė fytyrė". Nuk kishte rėndėsi nėse ishte i paracaktuar me vdekje apo jo. Ēėshtja ėshtė se ai ishte njė dosje e lexueshme. E mirė apo e keqe, njerėzit lakmojnė tė panjohurėn, atė qė nuk dinė.


Po kėshtu edhe lodrat e prishura, janė gjithashtu njė reminishencė nga fėmijėria: lodrat qė im atė na sillte si dhuratė pėr vit tė ri janė njė imazh i lidhur me prirjen time tė sėmurė pėr t'i shkatėrruar, nė mėnyrė qė t'i hapja lirshėm ingranazhet e tė shihja misterin e funksionimit tė tyre. Kurse lutjet nė familje ishin lutjet e dėshpėruara tė sime mė para gjumit, nėn zė dhe aq tė dėshpėruara sa zor se mund t'i harroj.


Por, tė gjitha kėto nuk kanė asnjė lloj vlere letrare nėse nuk i pėrdor me njė funksion tė caktuar nė poezi. Pėrndryshe, quhet "manipulim" i fakteve jetėsore dhe shndėrrimi i tyre nė fakte letrare. Kėshtu qė, duke i lidhur kėtė me pyetjen qė mė bėtė mė parė, mendoj se tema universale nuk e pėrjashton elementin biografik, por thjesht e vendos nė njė orbitė mė tė gjerė.

"Gruaja flokėkuqe qė pret pėrnatė burrin e pirė
do tė vazhdojė ta presė kėshtu edhe njėqind vjet.
Nuk ėshtė faji i alkoolit. Ajo ka pritjen e vulosur nė fytyrė"
ose
"Vajzat preferojnė martesat larg
pėr tė lėnė prapa, tė paprekur,
bustin e pesėmbėdhjetėvjeēares"



Kjo ėshtė vajza dhe gruaja shqiptare?


Edhe po, edhe jo. Njė grua qė pret e pret pafundėsisht tė shoqin pijanec mund ta gjesh gjithkund. Kam njohur gra tė tilla, por qėllimi ka qenė qė nėpėrmjet njė argumenti poetik tė pėrgjithėsosh imazhin e njerėzve qė i nėnshtrohen fatit pa u ankuar, pa refuzuar dhe model mė tė mirė se nėnat tona, nuk ke ku gjen. Dhe jo se ishin tė dobėta, por se ishin tė forta.


Ēudia ėshtė se ne nuk jemi e nuk kemi qenė kurrė popull fetar (me gjithė atė debat qė bėhet pėr rrėnjėt tona myslimane apo kristiane, unė besoj se edhe budizmit po t'i kishte rėnė rruga kėndej, do tė kishte ngulur rrėnjė); e duke mos qenė tė tillė, si ėshtė e mundur qė njerėzit e pranonin fatin e tyre pa gjetur ngushėllim askund, pa patur njė pikė referimi ose njė sistem referencial, pa patur qoftė edhe njė iluzion tė vetėm pėr t'u mbajtur? Kėtė unė e quaj "forcė" karakteri.


Kurse, me "statujėn e 20-vjeēares", mund tė them se lidhet nevoja e gjithkujt pėr identitet. Qoftė edhe konservimi nė celuloidin e kujtesės sė dikujt me freskinė dhe bukurinė e 15-vjeēares, ėshtė nevojė pėr identifikim.


Martesat larg, pėrveē kėrshėrisė ndaj sė panjohurės, kishin brenda tyre edhe kėtė tė dytėn. Nė qytezėn ku unė jam rritur ndodhte kjo. Nė fshatra gjithashtu. Kėshtu qė, po, ka patjetėr diēka prej femrės shqiptare.

Po Zoti, parajsa, lutja, engjėjt, profetėt, besimi, elementė me tė cilėt ti ndėrton poezinė "Misteri i Lutjeve", janė njė qėndrim i yti ndaj fesė?


Tek "Misteri i lutjeve", nė tė vėrtetė kemi njė demitizim tė situatės. Kjo poezi nuk jep asgjė mbi qėndrimin tim ndaj fesė. Nė njė kontekst ironik trajtohet njė ambient i njerėzve tė harruar prej fatit, tė lėnė vetėm fillikat nė rezistencėn e tyre.


Njė paralelizėm midis "shkallėve tė Jakobit" dhe shkallėve tė mbėshtetura qė shėrbenin pėr tė rregulluar ēatinė, nė tė cilat hipnin e zbrisnin jo engjėj, por burra qė vuanin nga shiatiku; ėshtė njė kundėrvėnie ndaj legjendės biblike, komunikimit tė Zotit me Jakobin.


Thjesht qėllimi ka qenė tė improvizoja njė jetė ku nuk ekzistonte asnjė mister tjetėr pėrveē atij njerėzor dhe evidentimit tė fuqisė dhe dinjitetit tė racės njerėzore, atij mikrokozmosi nė tė cilin ne jemi mėsuar tė shohim vetėm anėt e errėta.


Dhe kam plot shembuj tė tillė nė ambientin ku jam rritur. Aty shikon se si pamundėsia ose tė shkatėrron, ose zbulon njė hero brenda teje. Nė izolim dilemat janė shumė tė thjeshta dhe zgjedhjet e pastra.

Ēdo tė thuash me:

"Ndėrsa me njerėzit ishte tjetėr gjė
ata i ndėrtova vetė. Njerėzit i desha qėllimisht jo deri nė fund.



Asnjėri prej tyre nuk preku tavanin e kaltėr me kokė, si shtėpitė e lėna nė mes, me njė plasmas nė vend tė ēatisė kur sapo ka filluar vjeshta e largėt e tė kuptuarit"

Ideja ėshtė se vetėm pas shkatėrrimit tė diēkaje t'i mund tė bėsh autopsinė e saj, tė gjesh arsyet e vėrteta. Kuptimi ėshtė liri nga funksioni. Ne kurrė nuk jemi nė gjendje tė gjykojmė diēka pėr sa kohė ne jemi pjesė e saj.


Dhe pėr analogji, nė kėtė poezi them qė edhe dashuritė kanė ciklin e tyre. Kulmi ėshtė i frikshėm, sepse pas saj vjen zvenitja dhe humbja e interesit. Madje, magjia e dashurisė ėshtė njė nga gjėrat qė shkatėrrohet mė shpejt, si tepėr delikate.


Natyrisht, strofa e fundit ėshtė njė improvizim, njė metaforė, pėr tė treguar atė qė mė dhemb mė shumė dhe ndoshta nė dashuri, mė shumė se gjithkund tjetėr ti je i paaftė tė logjikosh qartė, duke shmangur qoftė edhe artificialisht shkatėrrimin ose pikėn e vdekjes.

Me gjithė kėtė pasuri kuptimesh pėr botėn dhe njerėzit qė pėrcjellin pikėrisht kėto katėr poezi, pėrse duhej tė ishte surprizė ēmimi "Kristal"?


Po, "surprizė", tamam kėshtu thashė, madje shtova se pothuajse e kisha humbur shijen e surprizave. Kėtu nuk na ndodh tė befasohemi, ēmimet letrare e kanė humbur besueshmėrinė dhe nuk vlejnė pėr gjė tjetėr pėrveēse pėr t'u pėrfshirė formalisht nė CV-tė personale (tė cilat gjithashtu nuk i lexon askush). Kompromentimi i ēmimeve ka krijuar njė precedent aq tė keq, saqė edhe sikur ta meritosh vėrtet atė ēmim qė tė japin, je i prirur tė paragjykohesh.


Nuk desha t'i hyj nė detaje kėsaj ēėshtjeje, pasi ka shumė vend pėr tė folur, por problemi ėshtė se kjo situatė i ka zhveshur shkrimtarėt nga emocioni dhe energjia e konkurrencės, ku edhe humbja, edhe fitorja kanė kuptim. Njė vend qė nuk ka konkurrencė (dhe kjo nuk u pėrket vetėm vlerėsimeve apo promovimit letrar) nuk ėshtė i motivuar pėr tė bėrė pėrpara.


Meqė ra fjala, njė nga urimet mė interesante qė kam marrė nga njė mik i familjes ishte: "...dhe kryesorja ėshtė se juria ka qenė e pėrbėrė nga tė huaj, gjė qė e bėn mė bindės ēmimin!".


Kjo mė sjell nė mendje njė reklamė tė ujit "Trebeshina" nė TV, ku pjesė e spotit bėhet njė teknik gjerman qė nuk merret vesh se ē'thotė nė gjuhėn e vet, por qė na garanton cilėsinė e ujit...pikėrisht sepse "e tha gjermani". Kėsaj i thonė import kredibiliteti.


Pėr gati njė vit ke qenė nė Amerikė. A tė ndihmon pėr tė shkruar largėsia nga mjedisi yt i pėrditshėm?


Tė njėjtėn pyetje, por nė kah tė kundėrt, mė bėri edhe njė gazetar i "National Public Radio": "A tė frymėzon Las Vegas pėr tė shkruar?". Ēėshtja ėshtė se ne, gabimisht, mendojmė se na duhet qetėsi shpirtėrore pėr tė shkruar, kur ndoshta ėshtė e kundėrta. Fjala vjen, unė jam sorollatur muajt e parė pa shkruar asgjė, sepse, siē u thosha edhe kolegėve tė mi "mė mungonin ata dyzet qentė qė mė lehin nė bark".


Mbase janė pikėrisht pakėnaqėsia, zemėrimi, instinkti i mbijetesės, rezistenca ndaj padrejtėsisė, frika (tė cilat pėr fat ky vend na i fal me bollėk), mekanizmi nxitės ose motori i ideve. Nuk ėshtė se jemi programuar me luftė qė nė gjen, por jemi akoma njė popull qė ndeshet me njė jetė tė vėshtirė.

Ajo qė mund tė them me siguri nė rastin tim, ėshtė se nuk ėshtė realiteti fizik ai pas tė cilit ndihem e lidhur fort. Realiteti fizik konsumohet shumė shpejt, me gjithė bukuritė dhe tė veēantat qė tė ofron njė vend i huaj.


Pėrvojat mė interesante pėr mua kanė qenė bisedat me njerėzit, si fjala vjen emigrantėt latinė qė merreshin me punė tė dorės sė dytė e qė kanė kapėrcyer kufirin ilegalisht, duke marrė me vete vetėm disa fotografi familjare dhe muzikė; apo historitė e tre-katėr brezave tė familjeve amerikane (megjithėse vetė amerikanėt pėrpiqen t'i harrojnė), para tė cilave, nganjėherė historitė tona tė komunizmit duken tė rėndomta e pa sensin mė tė vogėl tė aventurės.


Secili ka diēka interesante brenda vetes, edhe pse nuk ėshtė i vetėdijshėm pėr kėtė. Pra, nuk ka rėndėsi se ku je, gjithkund do tė marrėsh nė shpinė atė ēka ėshtė e jotja, ēka pėrbėn esencėn tėnde dhe kėsaj vetėm i shtohen disa shtresa informacioni.


Ēfarė i ofron Amerika poetes?


Mund tė them se viti qė shkoi qe i mbarė pėr sa i pėrket promovimit. M'u dha njė bursė njėvjeēare si shkrimtare nė institutin "Black Mountain" nė Universitetin e Nevadės - njė bursė qė ata e japin pėr tre shkrimtarė konkurrues nga e gjithė bota, ēdo vit.


Nė tė njėjtėn kohė dhashė disa prezantime, intervista nė radio, botime nė dhjetė revista tė tjera letrare amerikane, pjesėmarrja nė njė antologji tė poezisė amerikane tė shek XXI qė del sė shpejti, dhe kryesorja, nė janar del nga shtypi libri i ri me poezi i botuar nga i njėjti botues amerikan, qė botoi dhe librin e parė "Fresco". Kėto edhe tė tjera, pėr tė cilat do tė flas kur t'u vijė koha.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Luljeta Lleshanaku    16/9/2010, 15:14

Luli Lleshanaku - Si u bėra nuse pa dhėndėr

» Vendosur: 27/12/2009 - 14:08
•

Ani Lori

Velloja e nusėrisė, njė ėndėrr qė pothuaj lind me vajzėn. Kot thonė ca e ca, se nuk e kanė problem qė s’kanė hdhur njė vello nusėrie. Tė tjerė e justifikojne “shpėrfilljen” e fustanit tė bardhė, me llogjikėn e kohės, mentalitetin, modernizmin, e kushedi ēfarė. Por pavarėsisht tė gjithave, ēdo grua dėshiron tė ketė veshur njė vello, njė herė nė jetė. Luli Lleshanaku, as qė e kish menbduar nė tė vėrtetė. Donte tė bėnte njė dasmė, jo se i pėlqente, por se donte familja. Dhe fustani i bardhė ishte gjėja e fundit qė i shkoi ndėrmend. Madje hiē fare s’ishte nė listėn e prioriteteve tė asaj darke familjare, qė nėnkuptonte dasmėn e Lulit, nė Krujėn e kėtu e 20 viteve tė shkuara. Por diksuh ia solli njė vello, e ajo vendosi ta veshė, “sa pėr tė bėrė njė foto”. Meqė dhėndri mungonte nė atė darkė familjare, fotoja e ka regjistruar tė vetme nusen e pazakontė. E mbajti fustanin e veē pak orė veshur, e hoqi, me tė mbaruar darka, e u nis tė nesėrmen, drejt dhėndrit (nuk shkoi ai ta merrte nusen), me autobuzin e linjės, Krujė -Tiranė...

Por pse, kjo dasėm e pangjashme me tė tjerat?


Luli Lleshanaku, gruaja e Lazėr Stanit, rrėfen...

Nė nėntorin e 20 viteve tė shkuara ju jeni martuar… Si ju vijnė ndėrmend jehonat e dasmės?

Nuk e di a mund tė quhej dasėm, pasi nuk kishte asgjė tradicionale nė tė. Thjesht kishim vendosur tė jetonim bashkė, por, nė atė kohė bashkėjetesa ishte e pamundur, ndaj duhet ta zyrtarizonim disi sė paku nė sytė e familjes. Pra, duhej tė figuronim tė martuar. Ama, duhej bėrė njė njė dasėm “pa rėnė nė sy”?
Po pse pikėrisht kėshtu, teksa dasmat rėndom janė tė zhurmėshme. Gara bėhet pėr pėrmasat sa mė tė mėdha tė festės…
Nė rastin tonė ishte njė arsye. Duhet tė shtynim sa mė gjatė tė ishte e mundur pasojat politike tė kėsaj martese pėr tim shoq. Lazri nė atė kohė punonte gazetar nė gazetėn “Zėri i Rinisė” qė ishte organ i Komitetit Qėndror tė Rinise (bėhet fjalė pėr vitin 1989), kurse unė isha e “bija e armikut” tė klasės. Dihej qė pasojat nuk mund tė shmangeshin siē edhe nuk u shmangėn, por ne thjesht po pėrpiqeshim tė fitonim pak kohė, pėr tė gjetur mbase njė zgjidhje tjetėr…
E qė t’i kthehemi dasmės: Nuk ishte pjesė e planit as fustani i nusėrisė e asgjė tjetėr simbolike. Megjithatė tė shtunėn, Merita, njė nuse e familjes qė punonte si parukiere, mė solli njė fustan tė bardhė nusėrie, dhe mė bindi ta vishja vetėm pėr disa orė, “sa pėr tė pasur disa forografi kujtim nga dama”. Fustanet e bardhė nė atė kohė merreshin me qira; ai s’mund tė ishte ekskluzivitet i askujt. Visheshin tė shtunėn e tė dielėn, tė hėnėn laheshin e hekuroseshin, dhe prenotoheshin nga dikush tjetėr, pėr tė dielėn pasuese.
Gjithsesi, kuptoj qė nuk ishte njė zgjedhje e paramenduar e juaja. Jua sollėn. I bukur? I pėrshtatej shijeve tuaja?
Ēuditėrisht ishte shumė i thjeshtė, por, i prerė me shumė shije pėr atė kohė. Mė pėlqeu menjėherė. Nuk pagova asgjė pėr tė, m’u bė dhuratė. Mė thanė se ėshtė qepur nga Edi Luarasi. Unė nuk e dija asokohe se kush ishte Edi Luarasi. Nuk e dija se ishte njė aktore shumė e njohur e cila ishte dėnuar pėr motive politike; nuk e dija as se i shoqi ishte Mihallaq Luarasi dhe qė Edi punonte si rrobaqepėse nė shtėpi, pėr tė mbajtur familjen. Vonė, nė vitet ’90, kuptova se ndihesha mirė rastėsisht fustanin tim e kishte qepur kjo aktore. Nga ana tjetėr, gjej njė rastėsi tė ēuditshme fatesh, midis saj edhe meje. Sidoqoftė, duke qenė pak supersticioze siē jemi tė gjithė nganjėherė, mund tė them se ai fustan mė solli fat. Kam pasur njė jetė shumė tė mirė me tim shoq.
Prit… Po detajet e tjera: grimi, flokėt, atmosfera…
M’u bė njė tualet i rastit dhe nė darkė para gjumit, hoqa karficat, shtriva flokėt dhe u ktheva nė gjendjen e mėparshme. Nė njė nga poezitė e mia tė titulluara “Flashback” shkruaj pėr kėtė, dhe nuk mė harrohet sidomos shikimi i sime mėje, gjithė frikė se ēfarė do tė mė priste pas kėsaj martese qė i kapėrceu parashikimet e tyre. Qė nė fillim, dajat nuk ishin dakord pėr kėtė martesė. Ata e pėlqyen shumė tim shoq qė nė momentin qė e panė, por, sipas tyre, nuk dihej se sa gjatė mund t’i rezistonte ai presionit nga kjo martesė, dhe se “ai nuk e di mirė se ē’janė nė gjendje tė bėjnė kėta.”. Me “kėta” nėnkuptoheshin komunistėt dhe pėrpiqeshin tė shmangnin “fyerjen” qė mund tė vinte nėse ai mė linte duke qenė nėn presion. “Ai, nuk ėshtė rregjur me vaj e uthull si ne”, thoshnin. Kjo ishte pak a shumė atmosfera. Gjithsesi, unė kisha njė fytyrė shumė tė lumtur. Thjesht isha shumė e dashuruar me Lazrin e nuk mendoja mė gjatė. Kam qenė vetėm 21 vjeē dhe nuk kisha asgjė tjetėr veēse intuitė pėr tė besuar tek burri qė kisha zgjedhur.
Pra, ju u bėtė nuse me vello vetėm pėr disė orė...?
Po. Nusėrova para vetes nė njė farė mėnyre, sepse nė shtėpi hynė e dolėn vetėm rrethi shumė i afėrt i familjes dhe njė shoqe e sime mėje. U bė nje darkė shume e vogėl…
Cili ishte reagimi i dhėndrit pėr pamjen e nuses?
Ai s’mė ka parė me vello. Tė nesėrmen e darkės sė ngushtė familjare, daja mė solli nė Tiranė me autobus, ku me priste im shoq. Nė dorė kisha vetėm njė valixhe me pak rroba. Kisha veshur njė fustan stofi dhe kėpucė me taka. Megjithatė ai, kur mė pa disi tė ndryshuar, me gjurmėt e tualetit tė njė dite mė parė nė fytyrė, nuk i pėlqeu fare. Shkuam nė redaksinė e tij ku pėr fat nuk kishte askėnd sepse ishte ditė pushimi, dhe unė pastrova mirė fytyrėn, hoqa fustanin dhe vesha njė palė pantallona kadifeje, zėvendėsova kėpucėt me taka me njė palė atlete, dhe u nisėm pėr nė Shkodėr me tren, tek e motra.
Tek motra e burrit menjėherė pas martesės! Zakonisht ėshtė momenti pėr tu nisur pėr njė udhėtim mjalti…
Epo… Siē e mora vesh atė ditė, as dhomėn qė kishte pasur Lazri nė konviktin e pedagogėve, nuk e kishte mė; ia kishin marrė njė javė mė parė.
Gjithsesi ai nuk mė pa tė veshur nuse. Vajzat habiten kur nuk na shohin bashkė nė foto, dhe ai duke qeshur u thotė: “Nuk e di se me kė ėshtė martuar, se unė nuk jam aty”.
Dajat tuaj i trembeshin pasojave tė kėsaj martese. Dhe nė fakt ishte viti 1989. A pati pasoja nė tė vėrtetė?
Gjithė kolegėt e tim shoqi, e dinin pak a shumė se ne ishim tė martuar; e dinin edhe kush isha unė. Kur e kėrkoja tek recepsioni poshtė ose nė telefon, ndonjėri i thoshte me shaka: “Hajde se tė kėrkon mbesa e Xhaferr Devės”. Pra e dinin qė kisha njė background tė “rėndė politik” duke qenė se ime mė ishte e mbesa e Abaz Kupit, dhe im atė i vėllai i Alush Lleshanakut. Mė keq nuk kishte si bėhej. Mė kujtohet se kur i tregova Lazrit edhe pėr dajėn qė e kisha nė burg, ai tha duke qeshur: ”Hajt se nuk ndryshon gjė; njė qershi sipėr tortės ėshtė”. Natyrisht dikush e nxiste “pėr mire” tė hiqte dorė prej meje, se “nuk ia vlen t’ia falėsh dreqit tė gjitha, pėr njė copė grua”, sepse ai regjim i toleronte tė gjitha, por jo “bashkėjetesėn me armikun e klasės”. Ai i kishte arritur tė gjitha vetėm me punėn e tij, dhe do tė ishte mėkat t’i humbte tė gjitha “vetėm pėr njė copė grua”. Por mes tyre, kishte edhe njerėz tė mirė qė e mbėshtetėn nė kėtė rast, me aq sa mundej, sigurisht. Njėri prej tyre ka qenė Mehmet Elezi, sekretar i Parė i Komitetit Qėndror tė Rinisė sė asaj kohe, sot ambasadori jonė nė Zvicėr. Ai edhe pak tė tjerė, luanin rolin e atij qė nuk dinte gjė, deri kur situata nuk mund tė mbrohej mė.
E kur ndodhi kjo?
Nė verėn e vitit 1990, nga qeveria e asaj kohe, u krijua iluzioni qė shqiptarėt mund tė dilnin jashtė shtetit, mjafton qė nė pasaportė tė viheshin emrat e disa shteteve si destinacion. Unė e ēova pasaportėn nė Degėn e Punėve tė Brendshme dhe kur shkova ta merrja, nuk ma dhanė, por mė morėn brenda dhe mė dėrguan nė zyrėn e kryetarit tė Degės, i cili mė vuri para njė presioni tė tmerrshėm psikologjik, duke mė pėrmendur vargun e kushėrinjve tė mi qė punonin kundėr pushtetit popullor nė perėndim dhe pasaportėn nuk do tė ma kthente deri nė njė moment “reflektimi” nga ana ime. Kur ia tregova tim shoqi ngjarjen, ai shkoi e takoi kryetarin e Degės dhe duke mos i lėnė gjė pa thėnė se ku e gjente ai tė drejtėn tė bėnte presion nė emėr tė pushtetit mbi njė vajzė tė re. Ishte shumė elokuent e nuk ia dilte kush me fjalė, por habitem pėr kurajon, tė cilėn natyrisht e pagoi.
E pagoi… edhe pse tashmė 1990-ta kishte mbėrritur?!
Po. Pas kėsaj, letrat nga Dega e Punėve tė Brendshme tė Krujės kundėr tij, u bėnė tė papėrballueshme. “Si vazhdoni ta mbani akoma nė punė “filanin” i cili ėshtė martuar me “filanen”?” Ishte ende i fuqishėm Sigurimi i Shtetit nė atė kohė. Jo vetėm kaq, por gėluan peticione nga organizatat e rinisė sė Krujės, dhe organizata tė tjera tė masave, pėr tė cilat mė vonė mėsova qė ishin vetėm falso, sepse ato i kishin kurdisur vetėm nja dy a tre individė. Njėra prej tyre ishte njė mėsuesja ime e biologjisė shkollės tetėvjeēare, jo krutane, por e ardhur nė Krujė, tė cilės nuk i mjaftuan peticionet por nuk la derė pa trokitur pėr tė shkatėrruar tim shoq. Kurrė nuk kam patur ndonjė fėrkim me tė, dhe nuk e kuptoj sot e kėsaj dite se ē’e shtynte tė ishte kaq agresive. Edhe shumė gjėra tė tjera nuk i kuptoj akoma, por me sa duket nuk duhet doemos njė motiv pėr tė bėrė keq.
Kėshtu, nė shtator tė vitit 1990, vetėm dhjetė muaj pas martesės sonė, tim shoq e hoqėn nga puna “pėr qėndrim liberal” dhe e caktuan mėsues nė fshatin Kllojkė tė Tiranės. Ishte njė lloj internimi. Ai nuk shkoi as edhe njė ditė nė Kllojkė, dhe duke qenė pa shtėpi, pa punė, pa perspektivė, ne kishim vendosur tė arratiseshim nė dhjetor tė atij viti nga Thethi, sapo tė fillonte dėbora, sepse nė kushte tė zakonshme tė motit, arratisja ishte e pamundur. Pėr fat ndodhėn ato qė ndodhėn nė nėntor, dhe nuk qe nevoja tė arratiseshim, sepse jam krejt e sigurtė qė unė nuk do tė isha e aftė fizikisht tė kaloja kufirin, dhe asnjėri nga ne nuk do t’i mbijetonte kėsaj aventure.
Pse ēfarė ndodhi nė nėntor?
Iku Kadareja. Ky veprim zgjoi njė lloj rebelimi nė radhėt e intelektualėve. Nė nėntor tė atij viti, Sigurimi i Shtetit pėrhapi lajmin qė unė dhe im shoq ishin vrarė nė kufi, me sa duket si njė mėnyrė pėr tė bėrė presion mbi tė tjerėt, se “kjo ju pret, po ngritėt krye”. Shokėt, kolegėt e Lazrit e dinin; e gjithė familja ime pėrveē mamės dhe motrės, e kishin marrė vesh, dhe na kanė qarė sė gjalli. Nė Konferencėn e radhės sė Talenteve tė Reja nė Korēė, i ndjeri Teodor Keko merr fjalėn dhe pasi bėn njė hyrje shumė diplomatike, hap ēėshtjen tonė se “kemi dėgjuar qė ata tė dy janė vrarė nė kufi” dhe se “i kaloi koha persekutimit pėr motive politike, kur ata janė tė dy tė talentuar”, etj, etj. Besim Fusha, fotoreporter i asaj kohe, nė njė libėr qė ka botuar kohėt e fundit, shkruan pėr kėtė ngjarje dhe mėnyrėn se si ajo u perceptua nė Tiranėn e asaj kohe. Si pėrfundim, u tha hapur qė ne “ishim shėndoshė e mirė” dhe Dritėro Agolli mori pėrsipėr tė punėsonte Lazrin nė gazetėn “Drita”. Me kaq u rikthyen shpresat dhe u shmang arratisja. Nė ’91, ndodhėn ato qė ndodhėn dhe ne u kthyem nė Tiranė. Unė fillova universitetin vetėm nė shtator tė 1991, kur shkolla u ēlirua nga kriteret politike, dhe kur unė isha nėnė me fėmijė 3 muajsh.
Duke iu kthyer dasmės qė ishte edhe shkaku i kėsaj interviste a keni ndonjė peng pėr tė? Ndoshta ju vjen keq pse s’e keni njė foto me dhėndrin…
Jo. Asnjėri nga ne nuk ėshtė tip ceremonial apo formal. Jemi tepėr privatė pėr tė bėrė njė “show” para tė tjerėve apo vetes. Me shaka kemi thėnė njėqind herė qė do tė martohemi nė kishė, por natyrisht nuk e bėmė. Thjesht mund tė kishim pasur njė ceremoni tė thjeshtė diku, po pa atė frikėn e sė nesėrmes qė kishim tė stampuar nė fytyrė. Por ajo qė mė bėn tė habitem ėshtė fakti se sa i varur nga politika ka qenė ēdo moment nė jetėn time. Dhe nė njė farė mėnyre, prapė vazhdon.

Panorama.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Luljeta Lleshanaku    16/9/2010, 15:14

Libri i Luljeta Lleshanakut njė shėnim i shkurtėr nė "The New York Times"


Libri me poezi tė pėrkthyera nė anglisht nga krijimtaria e poeteshės shqiptare, Luljeta Lleshanaku u pėrshkrua shkurtimisht nė numrin e djeshėm tė gazetės sė njohur amerikane "The New York Times", nė njė shkrim kushtuar disa botimeve tė reja.

"Nė universin e medias, planeti i vogėl i poezisė" titullohet shkrimi i Dana Jennings nė gazetėn njujorkeze qė tėrheq vėmendjen te shtėpitė e vogla botuese amerikane qė vazhdojnė tė botojnė poezi, ndonėse kėto lloj botimesh nuk kanė ndonjė sukses nė treg.

"Gratė dhe burrat qė drejtojnė shtėpitė e vogla botuese, shpesh nė shtrėngicė tė skajshme financiare, e dinė nė thellėsi tė vetes se ndonėse mbetet njė punė kulturore e nėnēmuar, poezia ėshtė e nevojshme.

E dinė se poezia, edhe nėse pėrbuzet nga bota e gjerė kulturore, nuk skadon kurrė", shkruan Jennings pėrpara se tė pėrshkruajė disa vėllime poetike tė botuara kohėt e fundit, tė cilat "dėshmojnė se si poezia mbijeton, madje edhe gjallon nė ujėrat e definicionit tė lartė tė masmedias".
Mė poshtė vijon, pėrshkrimi i librit tė poeteshės shqiptare:

CHILD OF NATURE (Fėmijė e natyrės) nga Luljeta Lleshanaku
Pėrkthyer nga Henry Israeli dhe Shpresa Qatipi
93 faqe botuar nga "New Directions" - ēmimi $13.95.

"Luljeta Lleshanaku u rrit nė gjendje arresti shtėpiak nė Shqipėrinė totalitare. E lindur nė 1968, asaj nuk iu lejua qė tė ndjekė studimet nė universitet apo tė botonte poezitė e saj deri nė vitet e para 1990, pas rėnies sė komunizmit. Mirėpo, ndonėse frymėzohen nga e kaluara, poezitė e saj tė brishta, janė tė tėrthorta dhe rrallė bėhen polemike.

Melankolia e muzgėt qė pėrshkon Shqipėrinė e saj ku "shiu i butė bie si apostrofė nė njė bisedė mes dy botėve", trungjet familjare "rrėzohen nga rėnia e rrufesė" dhe shumica e ditėve i bėjnė jehonė "njė vetmie metalike ngjyrė gri".

Kėto detaje gėrshetohen duke thurur pamjen e njė Shqipėrie tė njė mėrgimi tė brendshėm dhe nė fund, ndihemi me fat qė znj. Lleshanaku na ka ftuar nė ngritjet dhe uljet fluturuese nė pistėn e shpirtit tė saj".

(Ruben Avxhiu ėshtė kryeredaktor i gazetės "Illyria" nė New York)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Luljeta Lleshanaku    Today at 14:48

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Luljeta Lleshanaku
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: