Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Gjeniu Letrar - Lorik Hasangjekaj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Gjeniu Letrar - Lorik Hasangjekaj    16/9/2010, 15:03

Autori dhe fituesi i dyfishte i cmimit te pare ne konkursin letrar "Pena Shqiptare", Lorik Hasangjekaj, eshte cilesuar nga publicisti dhe shkrimtari i njohur kanadez James Anderson, si figure profilike e literatures "underground", i njohur per poezine dhe fiksionin permes se cilave ai nuancohet gjurmeve te shrimeve te filozofeve, duke shfrytezuar talentin dhe aftesine krijuese si fushe hulumtimi, duke thelluar ate ne disa shtresa qe perbejne ndergjegjen njerezore dhe qe mbajne ate ne raport me boten dhe rrjedhen e kohes. Ne strukturen e perbere, permes shumezimit te detajeve nga jeta e shoqerise, duke paraqitur nje lloj te ri te artit, mbi subjektiven. Gjurmeve te interesimit poetik, autori ne fjale, u jep shume shembuj eksperimentimi, sic jane trazirat poetike te Artur Shnicler, apo trashegimia e intimizmit, hulumtimi i fshehtesive te individit, me perfaqesues kryesor Henri Miller. Rrefimet e tij jane te pajisura me nje aparat te pasur didaktik, te cilat ndonese te pershkruara nga metaforat dhe inkursioni i drejtperdrejte, bejne qe lexuesi t'i hulumtoje ato ne thellesi, duke ndjere veten brenda personazheve dhe esences se rrefimit. Vete autori, ne veten e pare apo te trete, ka si qellim te mbaje lexuesin ne inercionin dhe automatizimin e perditshmerise. Dhe dihet se letersia e mirefillte, e shqeteson lexuesin dhe shtyn ate te mendoje mbi boten dhe veten, por qe gjithashtu hap edhe mundesi per t'ndier kenaqesi, qe gje me sukses realizon ky autor. Ne poezite dhe rrefimet e tij, secili njeri mund te gjeje veten, qofte nese behet fjale per njerez te rendomte, lexues te pasionuar apo krijues te devotshem. Preokupimi i tij, me mekanizmat e coroditur te botes, haset ne forma te ndryshme tek krijimet e tij. Nga koha e luftes, tranzicionit e deri tek problemet socio-ekonomike te shoqerise se shekullit 21, motivi qendror eshte gjithnje veshtiresia e te kuptuarit ndermjet individuales dhe shoqerores, jetes dhe vdekjes, roberise dhe lirise. Jane njesoj interesante edhe qasjet kritike ndaj dehumanizmit, labirintet burokratike dhe persekutimet e padrejta qe i jane bere popullit te tij, te cilat ai i shpreh me nje revolte te vecante, duke mos pasur frike nga mendimi dhe censura. Pas suksesit me poezine "Au Revoar" e cila shperblehet me vendin e pare, ne mesin e nje konkurrence te perbere nga mjeshter dhe autore te medhenj te letersise shqipe, Lorik Hasangjekaj vazhdon aktivitetin e tij krijues edhe ne gazeta te ndryshme.

UniversalScope UK
(Review Shqip: Edmond Memo)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
 
Gjeniu Letrar - Lorik Hasangjekaj
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: