Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Kostaq Duka

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Kostaq Duka    16/9/2010, 14:31

Nga libri me poezi i poetit Kostaq Duka, "Trėndafili qė ēelte nė janar",

BOTIMET TOENA, Tiranė, 2008


Jemi larg dhe jemi afėr

Jemi larg dhe jemi afėr
Male s'shohim ne Ēikago
E malet e Shqipėrisė i kemi mbi shpinė.
Dhe kėngėt dhe burimet,
Dhe dashuritė, dhimbjet e shpirtit,
Zėrat e fqinjėve dhe varret e tė ikurve.
Shqipėria
Ėshtė kėtu te ty, tek unė
Te ne tė gjithė.
Ėshtė mall e ėshtė brengė,
Herė lot e herė shpresė.
Hej, mos e shaj
E mos thuaj "Mos e pafsha kurrė!"
Ky mallkim ėshtė pjellė e keqe shqiptare,
Siē ėshtė reumatizmi,
E ulēera e trashėguar nė stomak.
Mos e shaj!
Ajo tė solli nė jetė,
Ajo qė nė tė parė, nė tė ecur,
Nė tė urryer e dashuruar,
Tė dha hirin e saj.


Ajo kohė

Na ishte njėherė
Kur koha mė tirrej nėpėr duar,
Tė gjithin mė mbėshtillte
E dot s'i gjeja fillin...

Na ishte njėherė
Kur nė shtėpinė e vogėl nė rrugicė,
Nė verandė gratė pinin kafe.
Dhe unė,
I tallur me kohėn u shihja filxhanin.

Njė kryq,
Njė pėllumb,
Njė gjarpėr kokėposhtė,
Dhe njė shteg fat i bardhė
Pėr njė vajzė nė moshė arrirė.

Shihja, shihja nė fundin e baltėt,
Figura tė qena e tė paqena.
E gratė sytė ndernin,
E seriozisht mėrziteshin,
lumturoheshin, a nėnqeshnin...

Na ishte njėkohė
Kur koha mė tepronte shumė.
Tani kafen e rrufis nxituar me makinė,
Cigaren e shuaj
Pasi e thith vetėm dy herė.


Sa herė trazohet malli

Kur mbėrrita nė Amerikė,
I hutuar e dalldisur,
Njė valixhe e harrova
diku mes lėvizjes pa mbarim.

Pas ca ditėsh
Ajo mbėrriti
Dhe thashė: "Tani s'kam ē'pres mė nga Shėipėria".

Por jo!
Pėr gati jė dekadė
Herė, herė nėpėr natė,
Nuk di nga ē'linja tė ēuditshme
Vijnė ca "mallra" harruar
Qė s'pyesin pėr dyer koduar
E dritare hermetike.

Herė, herė njė imazh orkestre
Dėgjuar diku nėpėr gjumė
Nė njė hotel kryeqyteti a buzė deti.
Njė copėz rrugice kalldrėmi,
Me shtėpiza gurėsh e suva gjysmėrrėzuar.

Herė, herė njė bisedė miqsh e papėrfunduar,
Diku nė njė kthinė-kafene,
Me dy tavolina e shumė karrige, ngucur, shtrėnguar.
Njė puthje e trembur
Nga njė vajzė fytyrė e pashembėllyer,
Njė copėz debati i fryrė politik,
Nė njė sfond revolte kaotike, shfytyruar.
Herė, herė njė hap i pazėshėm nėne:
"E bir, po fle a je zgjuar?!"

Pėr valixhen e mbetur
Zyrtarisht njoftova nė aeroport,
Pėr kėto mallra shpirti harruar,
S'ka nevojė,
As pėr urdhėr,
As pėr adresė tė saktė orientimi.
Ato vijnė
Sa herė trazohet e zjen si vullkan malli.


Trėndafili qė ēelte nė janar

Ai qeshte me dėborėn
Qė shkiste butėsisht mbi petale.

Ai qeshte me ngricėn
Qė s'ndalte dot lėvizjen e lėngjeve
Drejt bukurisė sė bardhė.

Ai gjithnjė ēelur, buzagaz,
I bėnte vizitorėt tė thoshin:
Ėshtė maj apo janar?!

Trėndafili im i shpresės,
I gėzimit pėr jetėn,
Edhe pse rritur nė tokė tė sertė!


Ora e 100-vjeēarėve

Jo, ata s'thonė
U lodha sė ecuri...
Merakun e kanė
Tė mos ndalen ngultas mes rrugės pa fund.

Jo, ata
S'dremitin nė karrige,
Me sy mbyllur lėvizin nė hapėsira tė tjera.

Kur papritur
Ndėrpesin komunikimin me botėn hyjnore
Hapin sytė
E bėjnė pyetje tokėsore:
Hapur ėshtė restoranti tani, kam uri...
Perėndimin e moshės e kanė mbi shpinė,
Lindjen e ripėrtėrijnė veē nė sytė...


Takim me njė frymėzues shpirtėror

Nė qofsh ėngjėll
Unė fatit tė ngrirė
Do t'i jap udhė...
Nė qofsh djall
Pėr ty ėndėrra ime do tė kthehet nė mallkim.

Kjo botė ėshtė e thjeshtė:
Ditė ose natė
Engjėll ose djall...
S'e di
Pres kohėn tė bėhet dėshmitar.


Pronė e pacėnuar

Thonė
Ai humbi gjithēka,
Nė njė pellg tė errėt
Ra e s'del dot nė dritė...

Thonė u bė i paemėr
Dikush me xhinse e atlete pune...

Thonė e ē'nuk thonė
Ata qė me jetėn e tė tjerėve argėtohen pėr sė liri.

Thonė, por le tė thonė...
Tė tėra nė i humba
Nė kėtė hapėsirė tė bardhė letre,
Jam po aq mbret
Sa mė i madhi i botės: Poet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Kostaq Duka    16/9/2010, 14:32

Ja dhe dy poezi te tjera te poetit Kostaq Duka

Mė jepni njė shuplakė burri

Hej, kam humbur orientimin.
Nisem pėr nė lindje,
Pėrfundoj nė perėndim.
Hej, kam humbur shpresėn.
Ditėn rrobtohem e grindem me jetėn,
Natėn fle nė trembje me vdekjen.

Hej, kam humbur dashurinė,
Kur s'e kam e lus me padurim.
Kur e prek, e nduk, e tkurr
E gris si njė letėr pa vlerė.

Hej, mė jepni njė shuplakė burri.
Kėmba tė mė godasė tokė.
Syri tė njomet me dritė burimi,
Zemra tė pulsojė me rritėm besimi.


Poezia

Shpesh
Nė ēaste zbrazėtire
Mendoj se poezia
Mė ka braktisur
Njėherė e mirė...

Ja, ashtu,
Si ca dashurira
Qė i ėndėrrova dhe s'i preka kurrė.

Por, o Zot!
Njė vėrshėllimė vjeshte
Tė dridhet papritur,
Njė ēast intimiteti
Tė bulėzojė nė vrenjtėsirė,
Poezia
Nė ēast flakėron brenda trupit
E pushton hapėsirė.
--------------------------------------------------------
Po gėnjeva veten nė kėtė jetė, kur do t'ja them pastaj tė vėrtetėn?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
 
Kostaq Duka
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: