Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Klara Buda

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Klara Buda    16/9/2010, 14:20

Prezantohet nė Paris, romani "Kloroform" i Klara Budės

Libri "Kloroform" i Klara Budės prezantohet nė Paris nė njė mjedis artistėsh dhe intelektualėsh shqiptarė. Romanin e ka paraqitur Mandi Gueguen, gazetare dhe bashkėpunėtore e "Courier des Balkans", e cila ka vlerėsuar aspektin shumėdimensional tė veprės.

Gueguen tha se "nė njė stil nė lartėsinė e Kunderės, njė autor qė e njoh dhe e dua shumė, Klara Buda, trajton tema tė rėndėsishme dhe tabu.

Por jo vetėm stili edhe universi i romanit tė kujton Kunderėn. Nėnvizoj se trajtimi i tabusė sė homoseksualitetit apo tabusė sė virgjėrisė ngelen tepėr aktuale pėr mentalitetin e shoqėrisė shqiptare sot."

Tė pranishmit, njėherėsh lexues tė Budės vlerėsuan veprėn pėr nivelin e diskutimit mbi diktaturėn dhe si njė vpėr qė shėnon arritje nė punėn intelektuale tė autores.

Ajo vetė theksoi rėndėsinė qė ka pėr tė jehona e romanit tek lexuesit. "Botimi i njė vepre ėshtė shprehje e dėshirės pėr tė komunikuar me lexuesin. Ēdo vepėr letrare ėshtė njė tentativė drejt pėrsosjes sė mėnyrės sė shprehjes, ndaj dhe mendimet e vėrejtjet e lexuesve e tė specialistėve janė shumė fitimprurėse pėr autorin."

Ky takim qė u zhvillua nė njė lagje rezidenciale dhe ishte organizuar nga Presidentja e shoqatės sė shqiptarėve nė Francė Bujana Jakova, sė bashku me Rezart Jasėn, zėvendės president i shoqatės Diagonale Franco-albanaise. Merrnin pjesė ambasadori shqiptar nė Paris, shkrimtari Ylljet Aliēka, piktori me origjinė shqiptare Omer Kaleshi, pėrkthyesi Idlir Azizi, gjuhėtari Remzi Pėrnaska etj.


Shekulli i datės 7 Prill 2010 /
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Klara Buda    16/9/2010, 14:21

Intervistė e shkrimtares marrė nė Shtator tė vitit 2009.

Klara Buda, ju jeni aktualisht shefe e shėrbimit shqip nė Radio France internacional. Si ndodhi qė ju iu pėrkushtuat gazetarisė me tė mbėrritur nė Perėndim Kur dihet qė profesioni juaj i parė ėshtė mjekėsia. Nga vjen ky talent?
Nė fakt gazetarinė e kam quajtur gjithmonė njė ushtrim intelektual qė gjithkush pavarėsisht nga profesioni i tij mund ta ushtrojė. Madje herėt e kam konsideruar si nje detyrė qytetare pėr gjithė ata qė duan tė marrin pjesė, tė ndikojnė nė shoqėrinė ku jetojnė dhe nuk mendoj se ka nevojė pėr ndonje talent te veēante por me teper per pune me kusht qė tė kesh dėshirė tė informohesh, tė mėsosh duke hedhur bazat e njė kulture tė pėrgjithėshme, njė vizioni global te shoqėrisė dhe aftesine e nje analise po globale tė saj. Ndoshta do t'ju zhgėnjej pak, po t'ju them se personalisht nuk i jam kushtuar gazetarisė pėr tė pėrmbushur ndonjė objektiv tė jetės time, por fare rastėsisht, kur gjeta njė lajmėrim tė varur nė hollin kryesor tė Sorbonne-s, universiteti Paris IV, ku kryeja studimet per Letersi Moderne ne vitin 1993. Radio France Internacional kėrkonte nje gazetar me gjuhė tė nėnės shqip. Kandidatura ime u pranua dhe fillova menjėherė punė nė RFI, si tė mė kishte rėnė nga qielli nė njė kohė kur si gjithė ata qė duan tė kryejnė studime pa pasur ndonjė tė ardhur bėhesha gati tė punoja si babysiteur. Per tre muaj rrjesht, RFI mė ofroi nje kursus individual nė gazetari radiofonike, madje me nje lluks tė tillė qė nuk do tė ma kishte ofruar dot asnjė Universitet, dhe nė qershor tė po kėtij viti mė ofroi mikrofonin. Kjo perkon me kohen kur ne Kosove regjimi i Milosheviēit kishte nderprere ēdo lloj media ne gjuhen shqipe, duke perfshire edhe radio televizionin e Prishtines. Ishte emisioni i pare i gjuhės shqipe ne France, ku kam punua si fillim se bashku me nje koleg kosovar, punoja gjysėm kohė nė mbėmje, ndėrsa ditėn vazhdoja studimet universitare, tanimė nė njė degė qė e kisha zgjedhur vetė. Kėshtu e kam filluar gazetarinė radiofonike. Bashkėpunimi me BBC-nė ka qėnė gjithashtu njė eksperiencė gaztareske shumė e vyer. Ai mė ndihmoi tė njoh nga afėr menyrėn anglo-saksone tė trajtimit te informacionit. Falė seksionit shqip morra pjesė nė tė famshmet World service training tė BBC-sė, ndėr tė cilėt do tė pėrmendja seminarin e organizuar nė vitin 1996, nė Ulqin tė Malit tė Zi me program intensiv, konferenca shtypi dhe shkrim tė depesheve, qė ishte i rėndėsishėm pėr mua, pasi mė formoi me nocionet e punės ne terren. Por Radio Franca me mundėsinė pėr tė konsultuar tė gjitha agjensitė botėrore tė shtypit mė bėri tė mundur tė njihja me njė shpejtėsi tė pa imagjinueshme botėn perėndimore tė informacionit, nė tė cilėn unė hyja direkt nga izolimi nė tė cilin Shqipėria kishte qėndruar 50 vjetė. Tė punosh nė njė vend tė tillė ėshtė interesante dhe pasuruese. Paguhesh pėr tė mėsuar se ēndodh nė botė, nė njė kohė qė ia vlen madje edhe tė paguash pėr ta bėrė kėtė. Po pse kam qėndruar nė radiofoni ndėrkohė qė pasioni im i vėrtetė ėshtė shkrimi Mė pas disa herė ia kam shtruar vetes kėtė pyetje, por po tė largohesha nga gazetaria radio do tė thoshte tė ndėrprisja pėrgjithmone kontaktin me gjuhėn shqipe, pasi kjo ėshtė redaksia e vetme shqipe ne Francė. Motivacioni i mėtejshėm pėr tė qėndruar nė RFI ka qėnė mbi tė gjitha dobėsia ime pėr gjuhėn shqipe me tė cilėn RFI-ja mė mban nė kontakt tė pėrditshėm.

Po kėtė vit ju keni kandiduar nė instancėn mė tė lartė tė gazetarisė nė Francė “Commission de Premičre Instance”, qė atribuon kartat e shtypit francez, pėr mbi 37 000 gazetarė nė mbarė Francėn. Ju, njė shqiptare, jeni ngritur nė elitėn e gazetarisė nė Francė. Si e vlerėsoni kėtė fakt Pėr tė arritur nė tė tilla nivele duhet qė gazetaria tė jetė talenti i jetės suaj?
Pėr sa i perket komisionit tė kartės franēaise ėshtė e vėrtetė se kemi tė bėjmė me njė pozicion shumė i ekspozuar. Por, do tė thoja se ėshtė njė vend qė ka interes sepse tė jep mundėsinė tė njohėsh dhe tė informohesh me strukturat nga mė tė mėdhajat deri nė mė tė voglat tė kėtij profesioni nė Francė, nga shtypi i shkruar nė shtypin e folur, viziv dhe internetik. Ėshtė njė vend qė tė hap horizonte, sepse kėrkon qė gjithė kohėn tė jesh nė lartėsinė e duhur pėr tė njohur dhe analizuar problemet qė dalin. Por desha tė nėnvizoj se i jam mirenjohėse RFI-sė kėtij institucioni publik francez dhe e vlerėsoj shumė atė qė quhet : “l'ouverture”, hapje franceze kundrejt njerezve qe kane deshire dhe motivacion, pa tė cilėn nuk do tė kisha mundur tė bėja gjė tė madhe.

Zonja Buda, gjatė mė shume se 15 vjetėve nė gazetari, ju keni intervistuar me qindra politikanė, me qindra njerėz tė letrave, me qindra karaktere, a mund tė veēoni dikė qė ju ka lėnė mbresa nė intervistėn tuaj?
Po, tė qėnit gazetare nė Radio Francė Internacional dhe nė Paris mė ka krijuar mundėsinė tė takoj pėr arsye profesionale shumė personalitete dhe pothuaj tė gjithė politikanėt shqiptarė, pasi njė ditė ose njė tjetėr tė gjithė kalojnė nga Parisi. Por do t'i pėrgjigjem pyetjes suaj, pėrmes ngjarjeve qė mė kanė lėnė mė shumė mbresė nė karierėn time e jo pėrmes personaliteteve pasi ata janė tė shumtė dhe tė bėja nje listė nuk do tė kishte asnjė interes. Gjatė luftės sė Kosovės ka qėnė emocionalisht shumė e rėndė tė ishe nė studio direkt. Vrasja e Fehmi Aganit mė ka tronditur. Avokatin kosovar e kisha njohur tek ishte ftuar nė mbledhjen e Komitetit Kosova, prane revistes Esprit, nė Paris. Gati sa s'kam qare ne mikrofon, kur kam njoftuar vrasjen barbare tė kėtij njėriu aq paqsor. Apo mė tej kujtimet qė ruaj nga pritja e parė qė njė President francez bėri pėr Presidentin e ndjerrė Rrugova. Presidenti Jaques Shirak, e ftoi liderin kosovar nė Elize. Rrugova pėrsėriti edhe kėtė herė tė njėjtin besimin tė patundur dhe pakompromis nė epėrsinė e rrugės paqėsore, nė momentin kur askush nuk besonte mė nė tė. Pas takimit dukej sheshit qė edhe interlokutorėt perėndimorė ishin tė bindur se asgjė nuk do tė ndryshonte fatkeqėsisht me rezistencėn paqėsore. Ishte e pabesueshme, por megjithė anėn idealiste qė pėrfaqėsonte ky opsion, edhe nė kėtė moment, ishte po ai qė vazhdonte tė bėnte aq shumė pėr mediatizimin e konfliktit tė Kosovės. Nuk mund tė harroj as emocionin qė kam pasur kur intervistova dy vajzat kosovare, qė kanė dėshmuar pėr dhunimet kolektive nė gjyqin e Milosheviēit. Ishte momenti pas proēesit kur ato deshėn ti kthejnė nga Haga nė Kosovė dhe Sevdije Ahmeti qė bėnte lobing kundėr kthimit tė tyre nė Kosovė mė kontaktoi personalisht. Pėr herė tė parė nė jetėn time jam ndjerė keq tek kryeja profesionin e gazetarit. Gjatė asaj interviste kam qėnė vėrtet nė udhėkryq nė mes profesionalizmit dhe humanitares. Kujtoj intervisten me Sali Berishėn, si lideri i parė shqiptar i zgjedhur demokratikisht, gjatė vizitės nė Paris. Ishte mbrėmje pas zgjedhjes sė dytė tė presidentit Jaques Shirak. Tek shkoja pėr tė takuar Berishėn, partizanėt e tė djathtės qė kishin fituar zgjedhjet i binin burive tė veturave, qė ushtonin nga tė ketėr anėt. Ishte njė festė e vėrtetė popullore. Nuk mbaja mend tė kisha parė njė festė tė tillė pasi kur nuk je partizan i nje partie politike zakonisht nuk del per te festuar fitoren. Une u gjenda ne mes te festes, kėshtu rastėsisht, nga ky takim me Berishėn, nė njė ditė tė jashtėzakonshme.

Pėrveē gazetarisė ju lėvroni edhe pėrkthimin dhe madje keni perkthyer nė frėngjisht autorė te shquar shqiptar, si Mitrush Kuteli. A ėshtė pėrkthimi njė pasion tjetėr i juaji pėrkrah gjithė kėtij angazhimi mediatik?
Pėrkthimin nė njė farė mėnyre e ushtroj pėrditė, pasi shumica e materialeve qė pėrdor janė nė frėngjisht ose nė gjuhė tė tjera. Ndėrsa pėrkthimin letrar, ku do tė veēoja rrėfenjėn “Fshati im e pi rakinė” tė Mitrush Kutelit, e kam ushtruar punktualisht dhe pėr qellime studimi. Nė pėrfundim tė studimeve nė Histori Arti nė Paris, mė duhej tė analizoja veprėn e njė autori. Atehere vendosa te studjoj njė autor shqiptar : Mitrush Kutelin. I vetmi pėrkthim nga proza e kėtij autori nė frėngjisht ishtė “Vjeshta e Xheladin Beut”, e cila ishte botuar nė njė antologji tė prozės shqipe nė vitin 1984 nga Shtėpia botuese franceze “Fajard”. Por pėrkthimi frėngjisht i novelės “Vjeshta e Xheladin Beut”, qė gjendej nė kėtė antologjie nuk ja mbushi mendjen drejtuesit tė temės, albanologut, Christian Gut. Gjė qė mė mė ēuditi, pasi “Vjeshta e Xheladin Beut”, qė e kisha lexuar dhe rilexuar disa herė ishte njė novelė me vlera evidente ku Kuteli ishte nė gjithė lartėsinė e artit tė tij. E rilexova pėrkthimin e novelės nė paralel me origjinalin nė shqip dhe shpejt e kuptova se pėrkthimi ishte larg i tė qenit besnik. Nuk hoqa dorė nga dėshira pėr tė studiuar Kutelin por rruga e vetme pėr ta bėrė kėtė ishtė tė bindja ekipin e Ecole Pratique des Hautes Etudes pėr cilėsinė artistike tė krijimit kutelian. Nuk mė ngelej tjetėr veēse tė ripėrktheja “Vjeshtėn e Xheladin Beut”. Ndėrkohė qė vazhdoja tė rilexoja veprėn e plotė tė Kutelit dhe mendova se tregimet me venė popullore si “Fshati im e pi rakinė”, qė ishin nė traditėn e rapsodėve gjermane mund tė ngjallnin interes. Pėr mė shumė aty shkėlqente njė tjetėr veēanti e stilit tė Kutelit, pikėrisht shkrimi i destinuar pėr tu treguar, me pasthirmat karakteristike tė gjuhės sė folur. Punova intensivisht pėr rreth njė muaj pėr pėrkthimin e kesaj rrefenje pasi mė ngelej njė kohė e shkurtėr pėr tė zgjedhur temėn. Kėshtu paraqita para ekipit tė profesorėve nė afatin e duhur njė version tė parė tė pėrkthimit “Fshati im e pi rakinė”, tė cilėt u ēuditėn me kėmbėnguljen time, por e vlerėsuan atė, pasi pranuan qė edhe pėrkthimi letrar nga shqipja nė frėngjisht tė figuronte si pjesė e punimit tim perkrah analyses sė vepres dhe tė stilit tė rrėfenjave. Kjo ėshtė historia se si e kam pėrkthyer “Fshati im e pi rakinė”,tė Kutelit nė vitin 1995. Personalisht parapėlqej shkrimin nė raport me pėrkthimi, por jam e vetdijshme se pėrkthimi ėshtė njė aktivitet krijues si njė tjetėr, por ndoshta - dhe kėtė e them me respekt kudrejt atyre qė i janė pėrkushtuar pėrkthimit - ai kėrkon pak mė tepėr altruisėm, me tepėr bujari. Qė nga kjo kohė rrėfenja ka bėrė rrugėn e vet, bile ajo ėshtė vėnė edhe nė skenė nė Normandi tė Francės. Nė kėtė zone ku alkoli i forte calvados, (raki molle), ėshtė konsideruar gjatė si qumėshti i burrave teksti i Kutelit merte nje domethėnie tė veēante. “Gjetiu, njerez tė tjerė nė vende tė tjera sillen si ne. Eshtė e njejta dėshirė pėr tė dalė nga hallet e jetės me ndihmėn e alkoolit” shkruante regjizori Larbi ben Belkasem qė vuri nė skenė rrefenjėn

Dhe ia keni arritur tashmė duke shkruar, madje romani juaj i parė “Kloroform” del sė shpejti nga botimi. A mund tė na thoni diēka?
Po, romani im “Kloroform” ėshtė parashikuar tė dale nė tetor tė kėtij viti, por nė fakt ai nuk ėshtė romani im i pare, por i pari tė cilin vendosa ta botoj. Unė shkruaj tanimė qė prej shumė vjetėsh dhe fiksioni ka qenė dhe ngelet pasioni im i pare, por profesioni, pastaj emigrimi nė Perėndim me vėshtirėsitė e ekzistencės mė kanė bėrė qė tė merrem me gjėra tė tjera mė imediate dhe ta shtyj mė tej botimin. Kjo vjen edhe nga njė e mire apo e keqe e edukimit tim. Si shumica e vajzave shqiptare unė bėj gjithmonė mė pare detyrat dhe lė pėr me pas pasionet… Kam disa romane nė sirtaret e mi, por romanin “Kloroform” e kam mbartur me vitė tė tėra me vete, e kam ripertypur nė kokėn time dhe njė ditė papritur dėshira pėr ta shkruar mu paraqit si nje domosdoshmeri jetike. U izolova dhe e hodha rrembimthi nė letėr, e kam shkruar me njė frymė. Mė dukej sikur nuk kisha mundėsi tė shkruaja asgjė tjetėr pa kaluar nga ky libėr, ndoshta pse edhe mendoj se pas kaq vjetėsh nė perėndim veshtrimi im mbi realitetin tone tė diktaturės sjell diēka tė re.

Por romani juaj “Kloroform”, ėshtė njė fiksion mbi totalitarismin i kaluar mbi filtrin e njė autoreje qė rron qė prej 19 vjetėsh nė perėndim. Intriga vė nė skenė personazhe tė penguar qė rrallė flasin hapur, madje edhe nė rrethe tė ngushtė atyre u ėshtė bėrė zakon tė kuptohen mes rrjeshtash.?
Diktatura nuk deshi tė lėrė tė lire asnjė hapėsirė. Po a e arriti kėtė A pushtoi ajo gjithshka A i pushtoi dot edhe shpirtrat Kloroform tregon se nė ēdo kohė edhe kur ėshtė nė kulmet e saj, diktatura nuk mund tė pushtojė shpirtrat ose mė saktė nuk mund tė pushtojė tė gjitha shpirtrat (grupe te veēanta, ndėrgjegje ) i kanė rezistuar dhe do ti rezistojnė gjithmonė asaj, duke ruajtur parcela lirie… Romani trajton njė numėr temash tabu nga dashuria e ndaluar tek morfinomanėt qė nuk egzistonin ne statistikat zyrtare dhe tenton tė bėjė njė radiografi te sitemit totalitar. Ai heton limitet qė kishte arritur diktatura duke mos kyrsyer asgje, as edhe intimitetin e njėrėzve.

Le tė kthehemi tek Klara Buda pėrsėri. Jo mė tashmė autorja e kėtij romani, analiste dhe gazetare, por tek njė frazė tjetėr tė cilėn e gjetėm rastėsisht nė internet. Juve jeni nje ambasadore e pashpallur e kulturės Shqiptare nė Francė. Si e vlerėsoni kėtė fakt?
Nuk e di se cili apo cila e ka autorisinė e kėtij vlerėsimi. Nuk e di nėse jam Ambasadore e kulturės shqiptare, por ajo qė do tė thoja me siguri ėshtė se e dua dhe ēmoj jo vetėm kulturėn por edhe traditėn tone dhe se asnjėherė dhe as nė momentet mė tė vėshtira tė kombit tonė, kur anijet e mbushura pėrplot me bashkatdhetarė kalonin Otranton drejt Italisė, kur shtypi francez fshikullonte prostitucionin e vajzave tė lindjes dhe citonte me shumice vajzat shqiptare ne tė famshmin “Bois de Boulogne” as dhe njėherė tė vetme nuk e kam fshehur kurrė se jam shqiptare, megithėse kjo nuk mė hapte rrugė pėrkundrazi ma mbyllte. Por kam menduar gjthmone se sado pak, me piken e ujit qe une perfaqsoja ne oqeanin shqiptar, do te ndikoja pėr ndryshimin e asaj klisheje, pėr ti thėnė botės se pėrveē kėtyre dramave qe shoqeruan daljen nga totalitarizmi, shqiptaret kane edhe diēka tjeter, kanė si ēdo komb edhe shumė vlera. Aktualisht Shqipėrisė i mungon njė Qendėr e Kulturės Shqiptare nė Paris dhe nė njė farė mėnyre redaksia shqipe e RFI-se ėshtė pėrpjekur ta luajė kėtė rol. Nė kėtė aspekt po, ndjehem paksa ambasadorė e kulturės shqiptare. Por vėrtet jam e prekur dhe e ndjeshme kundrejt njė vlerėsimi tė tillė, dhe do tė jem e lumtur nėse njė ditė do ta meritoja plotėsisht kėtė emėr.

Atėherė, deri diku Ju e keni pėrcjellė mesazhin pėr tė gjithė shqiptarėt. A mund tė na thoni njė mesazh mė tė veēantė pėr lexuesit tanė?
Lexuesve do tu thoja qė tu flasin fėmijėve shqip. Megjithė ngarkesėn e vėshtirėsitė evidente nė perėndim, tė mos rrėmbehen nga hallet e tė neglizhojnė transmetimin e gjuhės, por tu flasin fėmijėve shqip. Nuk mė del nga mendja nje situatė absurde qe kam parė para disa vitesh nė plazhin e Durrėsit. Fėmijė motrash e vėllezėrish tė ardhur disa nga Greqia dhe disa nga Italia, ku kishin migruar prindėt e tyre tė gjithė nė njė moshė, adoleshentė e qė flisnin me njėri tjetrin anglisht dhe nuk mund tė komunikonin me gjyshen e tyre. Ishte vėrtet pėr tė ardhur keq. Asnjė kombi nuk i ndodh tė mos e transmetojė gjuhėn qė nė brezin e parė. Por kėtė mund ta ndryshosh, kjo varet nga tė gjithė ne, nuk eshte nje fatalitet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
 
Klara Buda
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: