Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com


 
PortalPortal  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Jul Variboba ( 1724 - 1768 )

Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
avatar

Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 30
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Jul Variboba ( 1724 - 1768 )    16/9/2010, 13:54

Gjella e Shėn Mėrisė virgjėr

Oj jet' e ėmbėl,o Shėn Mėri,
vjershin e ri ea na mbiso;
si do shurbier,si ti t'pėlkier,
ti bashk' mene nga e kėndo.

Na ning dimi ti tė vandonjim,
ti tė nderonjim si meriton;
se je fanmirė se na do mirė,
kėta ti thomi,kėjo baston.

Cili njeri sa i lart' je,
sa gracje ke,mund nimėronjė?
Vet' Zoti inė ti di vandinė,
jatėr gjuhė s'di ti kėndonjė.

Nd'atė dikret ēi fjet karta,
vetėm sa lart ti qeve vėnė;
neve tė tjerėt tė bjerrt',tė mjerėt,
gjarpri mėkatat na pat ngrėnė.

E bėr' aposta pėr Tėnzonė,
shkele Dimonė,i re pir mort;
ti vetėm qeve porsa u leve,
ndi trut' ia ngjoke,ia ngjoke fort.

Jot ėm' Shin Ana me Shin Xhakinė
fimilė s'kinė e,pjot me lot,
e shertėruan,e agjėruan,
ashtu ti bjetin ka Inzot.

Me vute e meshė e raciuna,
me divuciuna e me hjidhi,
tė kunēipirti,tė parturti
Shin Ana e mirė ndi pjakėri.

Kur ti u leve,e qiell e dhe
bėri hare ndir gjith' kundat;
haret' i solle kur ti dolle,
dolle si dielli e pamėkat.

Tri vjet u mbille ndi njė kuvend
bėre kutiend ti Tėnėzon';
i dhe nji lule,nji trėndafile,
i dhe tė virgjrit ēi lulėzon.

Andaj Zotinė tij t'u prejar,
t'u namurar e mir' tė dish:
e tė bekoi,tė shėjtėroi,
e shpirti kurmin t'e bėri kish'.

Nj'ėmgjėll aposta tė suall mbashatėn,
tė suall uratėn ndi kit modh';
- O e lumja grua,Ti si e thua?
Ti Zoti in' pėr ėm' tė zgjodh.

Ti rispėndove:- U'jam e virgjėr
Si nji e virgjėr mund jetė ėmė?
Kėjo mbashatė ning ėsht' uratė;
pir nji tė virgjėr ėsht' mė se nėmė.

Ėngjėlli foli:- Jo,se Zotin'
tek vete hin,ning e danon
virgjinitatet e puritatet;
tek mė e nget,mė e ngjaron.

Si pasikiri tek dielli hin,
ai ning e nxin,e dritėson.
Mos kij pahur,mos kij timur:
vet' Shpirti shėjt' vjen e tė mbjon.


(1762)





Kanka e tė zgjuarit

Zgjou,bir,jo mė gjumė,
ngjou,se mi fjėjte shumė.
Jeta ime,xha m'u zgjo,
zgjou se bėre nino.
Vjen njė legė pekurar'
pruēesion ti vizitar.
Gjegj si loznjin,si kėndonjin,
dhenė e detin e gjėmonjin,
Karramunxa e fishkarole,
surdullina e rusinjole,
mirė bukur e ngular, -
o ēi vjersh! Ti rikriar.
Gjegji,bir,e iu gėzo,
me kto duars i beko.
Ruaj rigale ēi ti sualltin,
gjithė mandrėn e rėzuatin.
Nga me dorė ti kit qengje,
ēi ėsht' e bardh' si nji skamėngje.
Ēi ėsht' e tener kėjo gjiz'!
Ruaj e suall ki kaēiapriz.
E kaciqin me kit dhi
e suall ki buzėzi.
E gastratin pjot lesh
e suall ki kėmbėlesh.
Ē'ėsht' i ėmbėl ki huall!
Erdh Nikolla e t'e suall.
Nji manure pratunere
e njo zok si kaējulere
e nji t'egėrith pėllumb
e suall Ngjisku me nji tumb
Via,bir,zgjou,pravoi,
pekurarėt bekoi.
Erdh edhe nji leg' divote
tue kėnduar parambote.
Ruaji,bir,e i gėzo,
zgjou se bėre nino.
Vjen Xhudita me nji gjel,
zunė fill ajo kangjel.
Suall Malita nji kapua,
e e motra nji pagua.
Pesė bracė xagarele
suall e ve Rutiēele.
Suall e bija ca kėstanja,
kirgorina edhe milanja.
Suall Rakelea nji brez
se t'e ngjeshinj nd'atė mes.
Me nji fash rikamatė
erdh Suzana ēi me natė.
Lia suall dica skutina,
e ca ve Carafina,
e Dilusha,ēi u martua,
suall nji kez',m'e suall mua.
Ruaji gjith' e i beko,
zgjou se bėre nino.


(1762)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
 
Jul Variboba ( 1724 - 1768 )
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: