Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Izet Shehu

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Izet Shehu    16/9/2010, 02:38

IZET SHEHU

DRIDHĖRIMAT E MUZGUT TĖ VONĖ

POEZI

Tirane 2006


Redaktor: Ēerēiz Loloēi

Izet Shehu lindi nė Lushnjė mė 15.12.1942.
Mbaroi gjimnazin nė Lushnjė mė 1960, ndėrsa studimet e larta nė Universitetin e Tiranės, Fakulteti Histori-Filologji, dega gjuhė letėrsi shqipe.
Mė 1995 ka kryer Kolegjin e Mbrojtjes sė Shqipėrisė. Ka punuar si mėsues i gjuhės dhe i letėrsisė shqipe nė Lushnjė dhe Elbasan.
Krijimtarinė letrare e nisi qysh nė bankat e shkollės. Botoi dendur gjatė viteve gjashtėdhjetė, por, pėr shkak tė biografisė politike, pasi iu pezullua vėllimi poetik “Gjaku im”, do t’i hiqej pėrfundimisht e drejta e botimit deri nė vitin 1990.
Ėshtė njė prej inicuesve dhe themeluesve tė Partisė Demokratike dhe nė vitin 1991-1996 u zgjodh deputet i kėsaj partie nė Kuvendin e Shqipėrisė. Ėshtė dekoruar si mėsues me urdhrin “Naim Frashėri tė klasit I” dhe me medaljen “Pishtar i demokracisė”.
Pas viteve ’90-tė boton artikuj, polemika, ese, prozė e poezi nė disa nga organet mė tė rėndėsishme kombėtare.
Ka botuar kėto libra:
“Ēiltėrsi lirike”, pėrmbledhje poetike
“Vjeshtė njerėzore”, pėrmbledhje poetike
“Ėndrra trėndafilash nė borė”, pėrmbledhje poetike
“Brohorima e njė dimri”, pėrmbledhje me tregime dhe novela
“Troku i fatit tė verbėr”, pėrmbledhje poetike
“Mjegulla e trishtimit”, pėrmbledhje me tregime
“Fatkeqja e bukur”, novelė
Perėndimi nė zabelin plak”, pėrmbledhje me tregime
“Mbi qerpikė ēlodhet agu”, pėrmbledhje me poezi
“Drithėrime muzgu”, pėrmbledhje poetike
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Izet Shehu    16/9/2010, 02:39

I


DHĖTIM MĖ LUGINĖN E VERDHĖ




SOT

Sot, nė moshėn gjashtėdhjetetrevjeēare,
Shpall para jush tė vėrtetat e shpirtit tim:
Pasi kapėrceva lumenj, detra, male
Kuptova mirė ēdo tė thotė triumf e dėshtim.
Sot, kur ndjehem i zhveshur si lisi nė bjeshkė,
Ku krihet e hirtė njė re e pikėlluar,
Ku grinden e ndėrzehen erėrat nė vjeshtė,
Ku gjak kaltėror rrjedh mbi peisazhin e cunguar.

Sot, kur nga duart e mia tė mpira breron shi,
Kur rrėke dhimbjesh shkasin gjetheve tė rėna,
Kur qajnė, kur qeshin, kur puthen nė thellėsi
Dhe shuhen nė guaskėn e vetmisė balada dhe ėndrra,
Sot, nė moshėn gjashtėdhjetetrevjeēare,
Shpall para jush agjėrimin tim tė madh,
S’krraurriva si korb,
S’u bėra manar,
po shirave tė verdhė pak kuptim u dhashė.

Sot, nė moshėn gjashtėdhjetetrevjeēare,
Kur jam edhe s’jam i gatshėm pėr qefin,
Ty, qė mė pėrgjove pas kuintave e gardheve,
Nė ta fal unė, s’ta falin shirat e shpirtit tim.
Sot, nė moshėn gjashtėdhjetetrevjeēare
Me fasho drite e errėsire mbėshtjellė,
Shpall para jush tė vėrtetėn e madhe:
Asgjė… Asgjė s’mė rrjedh nė trup pa mė pėrqethur thellė.



SHTEGU I ARTĖ

Mė kot i kthej unė sytė mbi shtegun mbetur shkret,
Mos shoh njė rreze drite, njė trėndafil kėrmėz.

Kėtej e nisi rrugėn, mbi shteg e vuri kėmbėn,
Kėtu e la tek unė a pas e mori ėndrrėn.

Sa zogj e prekėn shtegun, sa drerė qanė aty,
Po mua mė ka zėnė, do mbaj shtegun nė sy.

Mbi tė fėrshėllen era, tufani shfryn si ujk,
Po unė rri e pres, i heshtur mbledhur shuk.

Gjithė natėn gjer sa zbardh, gjithė ditėn gjersa ngryset,
Aty numėroj yjet, aty numėroj sythet.

Mbi shteg e pres pranverėn, si hyn edhe si del,
Mbi shteg shoh jargavanin, si zhvishet e si ēel,

Mė ėndėrrtar i flaktė a gjendet vallė nė botė,
Qė prźt te shteg’ i artė e prej atij nuk lot?

Mė kot i kthej unė sytė mbi shtegun mbetur shkret,
Gjithmonė si shkabė mali dhe asnjėherė si shterg.



BREGU I BRENGĖS

M’u thėrmua breg i brengės,
Po durimi nuk m’u sos.
Nė kafaz
Tėrbim i zemrės
Pikėllimin ma rropos.

Nė rrėpirėn shkėmb e gurė
Qielli im loton i kaltėr.
Pse kjo xhungėl-
Katrahurė
Mbeti tempulli i varfėr?

Edhe pse plot ajėr e diell,
Heq gėrmuqur sa mė s’ka.
M’u thėrmua breg i brengės,
Krahėrori keq m’u ēa...

* * *

“Vetėm nė varrezė gjen prehje udhėtari”,
Vetėm nė varrezė... Po ku tjetėr?
E ka thėnė me mendje ari,
Ndjesė pastė, i urti i vjetėr!



DITA IME E KAFSHUAR

Janė ca bisha qė mė ndoqėn, qė mė ndjekin edhe sot,
Qė mė grryen, mė kafshuan, mė mbuluan gjak e lot.

Dhe s’mu hoqėn, dhe s’mė hiqen pėrsėri e pėrsėri,
Bishėzeza zeooparku, kėlyshė bishash sterrė tė zinj.

Thonė qemė, thonė jemi, edhe sot, edhe nesėr,
Shkelin barin, shkelin zallin, shkelin brishtėsin’ e jetės.

Janė ca bisha, ca pjellė bishash, qė kėrcasin dhėmbėt prapė,
Zot mė ruaj, mė mbaj mendjen nga kėta kuqalė dinakė.

* * *

Dit’ e mugėt ishte dje, po, pėr dreq ashtu dhe sot,
Diell i akullt dhėmbėrėnė pėrsėri s’mė ngrohka dot.

Prapė njė tigėr zeooparku skėrmit dhėmbėt e mė ndjek
Nėpėr fusha, nėpėr male, nėpėr borė, nėpėr zheg.

Dita ime e kafshuar nėpėr mjegull hiqet zvarrė.
S’dihet, jo, se ku po vete, s’dihet, jo, se ku do tė dalė.

* * *

Shkelja rrugėzėn si gjarpėr, pėrmes pllajės plot kaēube,
Tej mbi breg shkundej njė frashėr, njė mėshteknė dridhej tutje.

M’u drodh zemra, m’u ftoh kurmi, kur pashė pyllin e rralluar,
Mbi njė trung tė mugėt lisi qante qyqja e malluar.

Shkelja rrugėzėn si gjarpėr, se pėr ku as vetė s’e dija,
Tej mbi breg shkundej njė frashėr i marrosur nga mėrzia.



UDHETIM NĖ LUGINĖN E VERDHĖ

Udhėtojmė
Nė luginėn e vdekjes,
Tė dy tė heshtur udhėtojmė.
Unė pres orėn e prehjes,
Ajo prźt tė mė kafshojė.

Udhėtojmė
Nė luginėn e verdhė,
Nėn dėnesėn e verdhė tė shiut.
Ajo mė pret gojėn shpellė,
S’gjej tjetėr rrugė i ziu.

Dhe
Nė ēastin fatal nė luginė
Me tė s’kam pėr t’u takuar:
Unė mbėshtjellė me qefin,
Ajo me kosė ndėr duar.



NĖ VARREZĖ

M’u rralluan tė afėrmit,
M’u rralluan…
Si drurėt e pyllit njė nga njė.
Nė ē’livadh tė Elizeut kanė qėndruar,
Qė s’i shoh e s’i dėgjoj mė?
Nė ē’tempull qiellor tė kaltėruar,
Falen e s’i sheh njeri?
M’u rralluan...
M’u rralluan tė dashurit e mi.

Lule e kilkaza nė varrezė,
Bari i pafajshėm, i bleruar!
Hesht mos qaj... mos qaj me dėnesė,
S’kemi kohė, jemi tė vonuar.
Vėnė radhė varret, pran’ e pranė,
Edhe kėtu tė ngucur, tė shtrėnguar
Ah, kėtu tė vdekurit e mi janė,
Apo lart nė kopshtet e lulėzuar?

M’u rralluan tė afėrmit
M’u rralluan...
Cili i shpėtoi atij rrallimi?
Ah, moj botė dinake e trazuar
Si s’pėlcet e shuhesh nga lėndimi?!



* * *

Brenda meje shtegton vjeshta,
Rrėzon fletėt zverdhur, tharė,
Nė varrezė si bari heshta,
Ah, mė mirė tė isha bar!



PASMESNATE

Sa trishtim!
Pasmesnate
Njė qytet i tėrė nė hije.

Vetėm qentė nėpėr parqe
Bėjnė orgji edhe lėpihen.

Syt’ e zgavėrt nga pallatet
Shohin zbraztėsinė e rrallė.
Gratė e majmura si pata
Ėndėrrojnė ėndrra me pallė.

Mal’ i Shenjtė mezi shquhet,
Mbledhur me jorganė resh.
Tek dremit,
Mbase i kruhet
Njėri sy a njeri vesh.

Sa trishtim!
Pasmesnate
Njė qytet i tėrė nė hije.
Syt’ e zgavėrt nga pallatet
Shohin ėndrra hiēėrie



BĖHEM GATI

Bėhem gati, pa u tutur, fatin tim mbaj ndėr duar,
Para se tė shkoj atje, kafka ime e munduar.

S’dua ta humbas mėngjesin, trėndafil i vesuar,
Thellė luginės sė dremitur pa njė britmė tė gėzuar.

S’dua ta lė qiparizin kokė ulur nėpėr erė,
Para se tė bėhem baltė, pluhur yjesh tė jem bėrė.

S’dua tė mė shkoqet dita, borzilok nė diell tharė,
Para se tė lė mbi tokė: yjet kaltėroshė si farė.

Bėhem gati i stolisur, drit’ e nur dashurie,
para se tė mė pėrcjellin: me qefin i bėrė hije.

* * *

Mos u tremb, ti zemra ime, bėhu gati pėr atje:
Ku lulėzojnė jargavanėt, ku pėrndritet dit’ e re.

Ah, kjo brengė, breng’ e shenjtė, paska fytyrėn e saj;
Unė po iki, mik i dashur, prapa s’dua kėnd tė qaj.

S’dua tė lotojė agimi, s’dua tė rrėqethet bari,
Unė po iki, mik i dashur, hipur mbi njė karrocė ari.



HĖNA DHE RETĖ

Retė nė qiell ven’ e vinė
Ē’ndodh mbi dhe
S’duan ta dinė

Vetėm hėna
(Njė gjysmė hėne)
Sheh me syrin e njė nėne.

Sheh bjondinėn nė dritare
Ēakėrdisur,
Humbur fare.

Sheh pas shelgjeve rruspinė
Tek zbulon
Edhe fsheh gjinė.

Retė nė qiell ven’ e vinė
S’dinė ē’tė bėjnė,
Ē’tė bėjnė s’dinė.

Vetėm Hėna
(S’ka si hėna)
Sheh ēdo gjė dhe i ruan brenda.



ZĖRI I ZEMĖRUAR

Dridhen drurėt nga zėri i zėmruar,
Kafshimi i tij, mėkati i vetėm i poetit,
Vargu vrullon
Duke gurgulluar
Nė ēdo kupolė e skutė tė planetit.

Fjala e tij i rrėzon muret,
Pėrtokė shtrin dhe elefantin,
Akujt shkrin,
Forcon urat
Lumenjtė vrullshėm shpėrthejnė shtratin.

Duke e ngrėnė pareshtur mllėfin,
Vetėdijen e tij duke kafshuar,
Heshtja, faji i poetit,
Lėkund botėn e trazuar.

Dridhen yjet nga zėri i zėmruar,
S’jetohet mė nė guackė mbledhur.
Vrungull i vargut s’mbahet nė duar,
Prushi i shpurritur i zjarrit
S’mbahet nė gji ndezur.

Dridhet bota nga zėri i zėmruar,
S’kalohet jeta me mllėf tė kafshuar.
Dėgjojeni zėrin e shėnjtėruar tė poetit
Nė ēdo kupolė tė praruar
Nė ēdo skutė tė planetit!



DRAMA IME

Nuk kam pritur nga Ariu i Polit
Lule, paqe dhe mėshirė.
Mė tė skamurin mė nxorri,
Zhveshur, zbathur,
Nė errėsirė.

Sot nuk pres
Nga Kauboi i Ēmendur,
Nga Tenardieja jo dhe jo.
Ē’fat tė keq mė paske gdhendur,
Pse kėshtu, i Madhi Zot?!

Nuk kam pritur nga viganėt,
Nga liliputėt kurrėsesi.
Vetėm Ti, po ma dhe dorėn,
mė jep shpresė
E gjallėri.

Vetėm Ti s’mė lė si trungu,
Bėrė cung,
Gjymtyrė prerė.
Fati im si fat murgu,
Zoti im, kėshtu pėrse?

Nuk kam pritur nga tė mėdhenjtė,
Dramėn time nuk e fsheh.
Tokėn time,
Dheun e shenjtė,
Tė gjymtuar mė s’e lė.



ERDHA

Erdha nga kurbet i largėt,
Ndala nė prag tė shtėpisė.
Hodha sytė:
Kė kisha mangėt,
Cila pjesė e zemrės s’ish?

Ku ėshtė motra?
Po babai?
Bota qark m’u rrokullis
Degėn e blertė tundi mani,
Qeni bishtin zė lėviz.

Erdha nga kurbet i largėt,
Mė coptoi, mė griu malli.
Hodha sytė:
Kė kisha mangėt?
Bula djerse buluan ballit.



KULLIM

Diēka kullon nga zėmėrimi fėminor,
Diēka nga hidhėrimi rinor pikon mbi lule.
Rrjedh, gjėmon, shfryn e gurgullon
Jetėshkreta ime me prita e shkulme.
Diēka e zbrazėt,
Fund e krye e zbrazėt,
Rrėqeth horizontet e ngrirė rreth e qark.
Ku ta vė gishtin: mbi lulet a plagėt,
Kujt t’i bėj lutje tė shpėtoj nga ky ēark?

Diēka brenda meje rrjedh duke gurgulluar,
Kullon pikė-pikė
Afėr e larg.
Kujt t’ia vė syrin: qiellit tė bekuar,
A truallit tim tė mbrujtur me gjak?
Diēka kullon e gurgullon pėrherė
Nė dejet e shkruara tė fatit tim:
Me dimra tė acartė me shi e erė,
Gjithmonė nė pritje
Gjithmonė nė kėrkim.



LETRA NGA HADI

Mė vijnė letra nga Hadi
Ēdo orė,
Ēdo ditė,
Ēdo natė:
“Ēfarė pret tjetėr nga gjarpėri,
Ēfarė pret tjetėr, mor plak?
Kur ishim atje lart
Nė tokėn e tė vdekshmėve
Pikcikim patėm fat
Dhe fshehjen midis njerėzve.
Ndaj merri kėto letra,
Shpėrndaji anembanė
Qė prej kohėrave tė vjetra
Na mban ky Had katran”

* * *
Mė vijnė letra nga Hadi,
Unė Elizeun dua.
Ngaqė s’e shtypa gjarpėrin,
Pickimin e tij vuaj.

* * *

Se Hadi, dihet Hadi
Dhe Elizeu dihet.
Kush pati fat prej gjarpėri,
Edhe nė Had s’i rrihet.



PLEQĖRI E GJORĖ

Nė skaj tė pyllit struket njė dre,
Nė majėn e malit bėn fole njė re.
Lejleku mbi plep: Ah, tė isha atje!

Unė mendjen shtrydh… numėroj me gishta:
Kaq humba, kaq fitova, kaq, pėr dreq, prisha.
Mė ngecėn nė buzė ca vargje nga Fishta.

Tjetri prźt tė paguajė energjinė nė radhė,
Bėn gjestin e memecit: qenka i marrė,
Ky plak i rrjedhur me kokėn si dardhė.

Unė eci e eci ngadalė nė trotuar,
Mė bėhet sikur: dy arinj tė bardhė.
“Kujdes, babush, bėj ca mėnjanė”!

A, s’qenkam nė rregull, bie nė hatėr,
Mė bėjnė veshėt sikur rreh njė flatėr,
Ah, pleqėri e gjorė: sa larg dhe afėr!



LOTĖT E KAPROLLES

Ke parė kaprollen duke qarė
Hė, thuam mik, a e ke parė?
I binin lotėt qelibar
Mbi gjethurina e mbi bar

Me ngashėrim kafsha e gjorė
Kėrkonte ndihmė pror e pror.
Atje nėn lis,
Atje nė hije
Qante me dėnesė se kishte dhimbje.

Ke parė kaprollen duke qarė,
Hė, thuam mik, a e ke parė?

* * *

Sa enigma brenda meje
Hyn e dalin nėpėr zgavra.
Hė, mė thuaj, mik i dashur,
Cila syresh ėshtė e para?

Mos janė lotėt e kaprolles,
Rruzuj dhimbjesh pranė lisit?
Sa enigma brenda meje
S’dinė ku lindin e bitisin.



KĖNGA

Unė zėn’ e dytė e bėja mirė,
Babai bėnte zėn’ e parė,
Nė mes tė barit nė ēair,
Ku iso mbante plep i bardhė.

Dhe trembesha mos binte kėnga
Si zog i kaltėr pėrmbi bar,
Unė zėn’e dytė e thekja mirė,
Babai thekte zėn’ e parė

Eh, kur njė ditė m’i morėn tė gjitha:
Babanė, ēairin, plepin e bardhė,
Unė zėn’ e dytė e qava mirė
Po s’gjeja dot zėrin e parė.

* * *
Mbaj mend
Nga mesi i muajit maj
M’u bė sikur njė melodi:
Zėrin e parė bėnte babai
Dhe ishte krejt si zė i tij.

Dhe unė pas zėn’ e dytė,
Njė zė tė dridhur si nė vaj.
Me lotė krejt m’u mbushėn sytė,
Kėndoja unė dhe babai.

Kėnduam kėngėn e pėrjetėsisė,
Se s’duhej lėnė pėrgjysmė kėnga.
Ah, dheu ynė! Mė i shtrenjti vis,
S’tė ndamė asnjė ēast nga zemra!



TIM ETI

Nė pėllėmbėn tėnde bleronte fush’ e bekuar,
Kėndonte lumi tek rridhte tatėpjetė,
Flatėronin zogjtė zabeleve tė trishtuar
Dremitnin pellgjet e shtegtonin retė.

Nė pėllėmbėn tėnde kėrcenin stėrkala argjendore,
Drurė tė shkallafitur vraponin nė shtėrngatė,
Malet e kaltėr me vezullime diellore
Nė ėndrra tė hynin,
E nga ėndrrat dilnin prapė.

Nė pėllėmbėn tėnde vallėzonte vdekja,
Dhe duke vallėzuar nė prehėr tė ra,
Nėn njė muzg bojėhiri zymtuar mbi kreshta
Tė mori me vete e tė ngriti, baba!


* * *

Ngriu, or ngriu me shpirt nė dorė
Karakoll nė majė tė malit,
Duke pritur mbi dėborė
Ditėn,
Qė s’e pa tė zbardhi.
Sy mbėrthyer lart nga qielli,
Me besim te Perėndia.
Ngriu e s’e pa dot diellin,
Ėndėrr i mbeti liria.

EJA...

“Eja... eja”!...
Mė thotė nėna.
(S’ėshtė si nėn’ e Eseninit)
S’e kanė thyer dot dy gjėma,
Mė tė tmerrshmet e njerėzimit.

Shkel mbi shkallėn tetėdhjet e shtatė,
S’mban as shkop,
S’mban as syze
Vjen e mpakur ca nė shtat,
Ballin plot fidanė e sythe.

“Eja…eja!”
Mė thotė nėna,
Zėrin zog nė celular.
“Tani s’mė bėjnė fajde ėndrrat,
As mė ngroh virani zjarr”

“Eja…eja!”
Mė thotė nėna,
Fllad i shpirtit zė i saj.
Mua s’di pse m’u drodh zemra
Si njė zog i zėnė nė faj.



O NĖNĖ!

Pse
Njeriu
Thėrret: “O nėnė!”
Edhe kur e ka tė vdekur?

Duket: zėmrėn ia ka zėnė
Veē ajo e askush tjetėr.

Pse
Njeriu
Thėrret: “O nėnė!”,
Pse kėrkon ndihmėn e saj,
Edhe kur vajton me kėngė,
Edhe kur kėndon me vaj?

Pse
Njeriu
Thėrret: “O nėnė!”
Fjal’ e parė dhe e fundit.
Lule, rreze, shpresė, kėngė,
Ėndėrr nė sqep tė pėllumbit.



NIPIT TIM, ENDRIT

Ti, nipi im,
Ti, gjak i gjakut tim,
Qė linde nė qytetin e madh atje larg,
Mėsoje nga gjyshi: nuk gjen si ky vend
Me dimėr tė bardhė e vjeshtė tė artė.

Nuk gjen ditė me kaq shumė diell,
Nuk gjen net kaq tė magjishme.
Rrėnjėt e tua gjallojnė kėtu thellė
Nė kėtė kėnd hyjnor,
Nė kėto tė kaltra vise.

Dhe, kur tė shohėsh Diellin,
Thuaji: jam gjak arbėri,
Dhe, kur tė shohėsh Hėnėn,
Thuaji: jam biri yt, o Hėnė!
Kėtu, mbi kėto male tė sertė e krenar
Do ndjehesh qiellor me rrėnjėt nė kėngė.

Ti, nipi im,
Ti, gjak i gjakut tim,
Jetofsh ditė tė bardha nė atė qytet tė madh
Dhe kurrė mos harro se nė kėto brigje tė artė
Gjallon fisi yt bujar e i lashtė!



GJURMĖ E ARTĖ

As mė shumė
Dhe as mė pak
Jam pėrtėritja e beftė e muzgut.
Tulipan i ndezur flakė,
Gjurmė e artė e Gjon Buzukut.

Jam qiri ndezur nė Frashėr,
Baltėmjaltė nė Ēajup,
Eshtėr e hedhur nė Bunė,
Flatėr lirie nė Kukėl.

Urė me plagė nė Mitrovicė,
Gji i prerė nė Filat,
Foshnjė qė sėrish pi sisė
Nė legjendė dhe nė Rozafė.

As mė shumė
Dhe as mė pak
Jam njė lule e re e muzgut.
Tulipan i larė me gjak,
Gjurmė e artė e Gjon Buzukut.



VYSHKJE TRĖNDAFILI

Njė strehėz tė bardhė tė kem nė breg tė detit,
Njė kopėsht tė vogėl me limonj e portokalle,
Kujtesėn ta var nė degėn e plepit,
Tė luaj me zogjtė
Me perėndimet ngjyrė alle.

Njė strehėz tė thjeshtė, ku tė rroj i mėnjanuar,
I plagosur nga ndonjė pikėllim i beftė.
Mbase gjej paqen e mohuar,
Mbase gjej lirinė e vėrtetė.

Njė strehėz tė qetė, ku tė mė zėrė bora,
Tek shpurrit hiret e zjarrit tė shuar.
Mbase mė kuptojnė njerėzit,
Mbase mė kupton koha,
Se jo pėr nam, po pėr shpirt kam shkruar.

Njė strehėz ju kėrkoj,
Plotėsomani kėtė dėshirė,
Kėtė vyshkje trėndafili nė njė buzėmbrėmje tė ngrirė.
Kėshtu, kur tė iki, s’do mė tundojė frika
Kur t’ju them zėshuar:
Natėn e mire! Ika!



ĒAST I PIKĖLLUAR NĖ MUZG

Muzg i pikėlluar pėrpėlitet mbi pyll.
Hapma portėn qiell, hapma mos ma mbyll!

Le tė shkundet vjeshta: e ėmbėl, e mekur.
Veten pyes nė heshtje: gjallė jam a vdekur?

Heu, sa tmerr, sa dhimbje, sa ndrydhje nė gji
Ndiejnė kėto male gjithė madhėshti.

Kur i mbėshtjell muzgu, u hedh pelerinė.
Ah, shtegtar i egėr, mbledhur me qefin!

Muzg i pikėlluar pėrpėlitet mbi bar.
Ndjeje si rrjedh qark: vdekja-lum i tharė!



HOMERI

Mbi njė muzg shkon shaluar
Homeri i lashtėsisė
“Iliadėn” e mban ndėr duar,
“Odisenė” mbi kurriz.

Preku mjekrėn
Edhe tha:
“Fati ėshtė si unė i verbėr.
Dhelpra lindi nė Itakė,
Qyqja nė Trojėn e vjetėr.
Kal’ i drunjtė nuk ėshtė zhdukur,
Rri i strukur nė ēdo skutė.
Hapni sytė,
Njė ditė tė bukur
Dheun prapė do ta tund”.

Pastaj shkon mbi muzg shaluar
Sipėr maleve me borė.
“Iliadėn” e mban nė duar,
S’e lėshoka plak i gjorė!



CIGANI

Re e bardhė lėshon breshėr,
Re e zezė lėshon shi.
Kėto thotė cigan i vjetėr
Tek tymoset nėn ulli.

Nuk mė tremb
Ngrica dhe bora
Nuk mė tremb
Breshėri dhe shiu.
Fyryfyckėn e marrosur,
S’e durokam dot i ziu.

Re e bardhė lėshon breshėr,
Re e zezė lėshon shi.
Kėto thotė cigan i vjetėr
I pa strehė,
I pa ēati.



NĖ FIRENCE

Tek shėtisja nė Firence,
ndiej njė zė si fllad i lehtė:
“Jam i pari i poetėve,
Dante Aligieri vetė”

Nėpėr dhėmbė mėrmėriste,
Qiellin rrėfente me dorė.
“Beatriēe...Beatriēe...
Ku je strukur, moj e gjorė”?

Po kėrkonte Beatriēen
Atė munda ta shoh vetė:
Nėpėr rrugė vente e vinte
Si njė magjistar’ e shkretė.
“Dantja, -tha,- ishte qiellor,
qiellorė janė gjithė poetėt”.
Unė i thosha: digjem horė,
Ai fliste me planetet.
Pastaj mė fliste pėr ferrin,
Sikur e kishte parė vetė.
“Janė tė rrjedhur ca poetėt,
Mjerė ajo qė do poet”.
Tek shėtisja nė Firence,
Ndiej njė zė tė lehtė si fllad:
“Jam i pari i poetėve,
Rroj kėtu e jo nė Had.



NĖSE...

Nėse
Njė ditė
Do mė gjeni
Buzė lumit duke qarė,
Pėr tė marrė, mos mė merrni,
Rri aty mbushur me mall.

Rri aty,
Kujtoj rininė
Tė sfilitur… Tė pangrėnė.
Fėrshėllima e gjarpėrinjve
S’mė linte tė ngrija zėnė.

Nėse
Njė ditė
S’do mė gjeni
Buzė lumit tim tė vjetėr,
Dijeni: s’mė deshi qielli,
Ndryshe, s’do ma zbehte jetėn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Izet Shehu    16/9/2010, 02:39

II

TULIPANI PLAK




TULIPANI NĖ MAJ

Ajo lulėzon brenda meje si tulipani nė maj,
Qan hallet me mua, me tė unė hallet qaj.

Dor’ e saj e brishtė kėput lule yjore nga qielli,
Me thotė zėdrithėruar : hė, ke turp, tė lutem, merri !

Se s’jemi ne tė parėt, as tė fundit s’jemi ne,
Qė shkrijmė te njėri – tjetri e askush nuk na sheh.

Zjarre ndizen brenda meje, zjarre ndizen brenda saj,
Kapėrcejmė dhe ylberin, edhe qeshim, edhe qajmė.

Valle gjethesh fėshfėrijnė, bie borė, breshėr, shi,
Po askush s’na ka parė ( vėrtet s’na ka parė njeri ?! )

Ne grindemi me njėri – tjetrin, sajojmė sherre pa njė shkak,
Unė si dhėndri prej qėmoti, ajo nusja me duvak.

Edhe rrjedhim, edhe s’rrjedhim, brenda meje, brenda saj,
Zoti e di ku po vemi. ( Na ndėshkoftė nė kemi faj).



TI

Shtegu im nė pyll, ku zė fill njė pėrrallė,
Agim i praruar, trėndafil i bardhė.

Ku humba vetvehte, ku u bėra erė
Dhe kurrė s’e kuptova, dimėr qe a verė.

Rrjedhje nėpėr mote, dritė edhe hije
Ėndėrr manushaqeje, krisje dashurie.

Rreze e pėrthyer nė brerimėn e vesės,
Kaēube e lulėzuar, flatėr e pendesės.

Shtegu im nė pyll, kapėrcjell i thyer,
Malli im i parė, pėrrallė e parrėfyer.
***

Kėtė puthje mbaje mend, - foli djali gaz e shend...
Ky ėshtė zogu im i parė, qė kėtu me ty kam vrarė.

Vajza qeshi edhe tha: pse si ky tjeter nuk ka?
Fėt e puthi dhe njė herė, edhe iku... u bė erė.

Vite shkuan e s’u panė, lule ēelėn dhe u thanė,
Po s’u pa mė ai zog, nėn kėtė qiell e mbi kėtė tokė.



PUTHJA E PARĖ

Ajo buzė,
Ah, ajo buzė
Trėndafil me vesė larė,
Mė ka ndezur flak’e shpuzė,
Kur e putha pėr herė tė parė.

Tani,
Sa ēel trėndafili,
Mė duket si buzė e saj,
Atė puthje tė parė prilli
Edhe sot nė buzė e mbaj.

***

Njė trėndafil tė agut
Nė bisk tė ėndrrės vura.
Kur erdhi e dashura,
Flakė i mori buza.



NJĖ ZĖ

Mu nė shteg tė kopshtit tė vjetėr
Si puhizė mė vjen njė zė.
Vite shkuan
Ai mbeti
Aq i dashur sa s’ka mė.

E kujtoj kopshtin e vjetėr,
E kujtoj shtegun magjik.
Si ujėvarė,
E bardhė... e ėmbėl
Ai zė mė rrjedh nė shpirt.

Ah, qepallave tė lagura,
Nė sy lulesh larė me vesė,
Para saj krejt u shtanga
Atė maj,
Atė mėngjes!

Mu nė shteg tė kopshtit tė vjetėr
Si puhizė mė vjen njė zė.
Mė tė ėmbėl s’gjeta tjetėr,
Mė tė dashur se atė...



KUJTIM I BARDHĖ

Si t’ju them sot tulipanėve,
Si t’i them barit tė njomė,
Pėr ty leshverdha viranė
Plot me hire dhe aromė?

Mbushur gjithė blerim e lule,
E ylbertė nėn qiell tė kaltėr,
Vjen si zog,
Nė sup mė ulesh
Si kujtim i bardhė, i largėt.

U bėj fresk sot tulipanėve,
Pėrkėdhel barin e njomė.
Si t’ju them, si, moj virane,
Si t’ju them, a mė dėgjon ?!

Si t’ju them sot tulipanėve
Ndezur flakė dhe tė vesuar,
Tek u qasem fare pranė,
Tek i pėrkėdhel me duar?!



VAJZAT KTHEHEN NGA VRESHTAT

Vajzat,
Me gėrshetat si gjarpėrinj,
Buzėmbrėmjes kthehen nga vreshtat.
U bymehen ato gjinj
U vetėtijnė dėshira tė heshtura.

U ndizen ėndrra tė virgjėra,
Duan ta pėrflakin vjeshtėn.
Njėra,
Ajo mė e mira,
Mu nė gji ma nguli heshtėn.

Unė,
I mekur sa mė s’ka,
Si njė meteor i rėnė,
Hodha vjeshtėn hop nė krah,
Mora rrugėn pėr nė hėnė..



ZĖMĖRIMI I TULIPANIT

Tulipan ia vura emrin,
Tulipan ishte vėrtet.
Krejt finesė e kishte belin,
Gjoks e vithe gjithė lezet.

Kudo pas e ndoqa lulen
Nėpėr rrugė,
Nėpėr ėndrra,
Deri sa njė ditė tė bukur,
Mė la purpurin te kėnga.

M’u largua tulipani,
M’u largua i zėmruar.
Ah, ta dini mė preu malli,
Mbeta duke e kėrkuar!



THONĖ

Thonė;
Ėshtė dritėshkurtėr dashuria,
Thonė, po unė s’u besoj.
Vini re, nė prill qershia
Deh e shkrin e lulėzon.

Thonė:
Ka stinėn e saj dashuria,
Thonė, po unė s’u besoj.
Vini re, u plak hardhia,
Po veshul’ i pjekur mjaltė i pikon.

Thonė,
Ēfarė s’thonė pėr dashurinė,
Po unė kujt nuk i zė besė
Ajo s’ka as moshė as stinė,
Veē tė djeg e tė magjeps.



A E NDJEN?

A e ndjen
Se nė kėto ēaste
Ti pėrjeton vetėm erėn
Dhe lėvizjen e reve drejt perėndimit?
Hanin ke hapur dhe rri te dera,
Pret e pėrcjell kuajt e lodhur tė dėshpėrimit.

A e ndjen
Se dhe ura qė lidh dy brigjet,
Dridhet e trishtohet mė tepėr se lumi?
Njeriu i shkreti njėherė digjet
Dhe vuan pasojat e pariparueshme te shkrumbit.

A e ndjen
Se dhe vetė
Nė kėto ēaste je bėrė si era,
Qė s’e pėrcakton dot fillimin e fundin?
Hanin ke hapur dhe rri te dera,
Duhi dėshpėrimi po tė shkundin ...

A e ndjen,
E dashura ime,
Tė kam pyetur katėr herė,
Ēfarė ndjen mė thuaj, ēfarė ndjen ti?
Jetojmė tė dy tek ky han pa derė,
Qė s’di kė pret... kė pėrcjell nuk di.



NĖ KRAHĖT E MUZGUT

Jam i dashuruar pas zėrit tė saj,
Pas magjisė sė tingujve, muzikės sė fjalėve,
Mė bėhet se mė rrjedh nė trup njė ujėvarė,
Se mė bien mbi supe petalet e tulipanėve.

Jam i dashuruar me emrin e saj,
Pas trishtimit qė fsheh te syt’e bukur,
Pas siluetės sė tulipanėve tė ndezur nė maj.
Larg, diku larg, nė tė dridhėruar tė muzgut.

Jam i dashuruar pas parfumit tė ėndrrave tė saj,
Pas shtatit tė fisnikėruar qė m’i flakėron rrugėt.
Ah, pėr njė ēast, vetėm njė ēast ta mbaj
Dehur nė krahėt e manushaqtė tė muzgut!

Jam i dashuruar dhe nė krahėt e dashurisė mbetesha
Me emrin e saj nė gojė le tė mė dalė shpirti,
Si tulipani nė maj i lotuar nga vesa
Kėngė le tė mė kėndojnė tė dashurit dhe fisi!

Jam i dashuruar... jam i dashuruar...
Kam rėnė i tėri nė robėrin’ e ėmbėl tė saj.
Nė krahėt e muzgut, nė kėtė ngazėllim tė bekuar,
Dua buzėqeshje trėndafilash tė ndaj...



TULIPANI PLAK

Vjeshta vjen pas meje,
Pėr dore e mbaj.
Mbi njė fole reje
Vė emrin e saj.

Kur tė kondesohet,
Shi tė bjerė mbi tokė,
Do tė shoh si emri
Ēel mbi borzilok.

Do tė shoh si rrokjet,
Ndizen, marrin flakė.
Shihni po s’u bėra
Tulipani plak.

***

Nė rininė time tė parė
Preka njė lule tė bardhė.
Thashe:
S’ka si lulja ime
Mė tė bukur e mė fine.

Thashė:
Do ta mbaj nė gji
Lulen time plot freski.
Po, ēudi, ma mori era,
Ma vėrtiti mbi ca ferra.
Dhe tani gjashtėdhjetėvjeēar
E kujtoj lulen e parė.



AH!

Rubin loti,
Perla vese
Mbi petale tulipani.
Ah, sikur tė isha rreze
T’i ndrija ėndrrat e barit!

Krejt e kalter kup’e qiellit,
Ninėz’ e ėndėrrt si manushaqe.
Ah, tė isha rrezja e diellit,
Tė t’i puthja gush’ e faqe!

Flatėr drite sikur tė isha,
Aromė,
Tingull,
Ngjyrė,
Erė,
Cinka qė kėndon te pisha
Kėngėn time mė tė ndierė!

Ah, sikur...
Ah, sikur
Botėn ta mbaja ne krah
Dhe t’i thoshja tulipanit:
Fshiji lotėt, qerrata!



ODISEJA DHE PENELOPA

Ti je si Odiseja, - ma thotė ajo shpesh, -
Unė si Penelopa thur pėlhurėra resh.

Ty tė mundon Poseidoni, Shitba dhe Karitba,
Mua mė vėrsulen mėtuesit si tigra.

Mua mė ndizet nėn kėmbė dheu,
Ty tė godet me dallgė Egjeu.

Dėnimi yt: Kali i drunjtė dhe Troja,
Mėkati im: Nė ėndėrr mėkatoja.

Ti je si Odiseja, - ma thotė ajo shpesh,
Re proverbiale purpurojnė mes nesh.

***

Mijėra vjet ka Penelopa,
Qė end ditėn e shthur natėn.
S’ka ē’tė bėj tjetėr e gjora,
S’ia del dot ndryshe me kafshėt.

Mijėra vjet ka Odiseja
Midis dallgėve, drejt Itakės,
Midis nesh pėrteket reja,
Purpuron si gjuh’ e flakės.



EROTIKE

Atje, nėn plepin e bardhė, atje
Nė shtrat tė kujtesės shtrihem e fle.

Nėn kėmbėt tona: lumi lėviz e s’lėviz,
Pėrqark xixėllonjat feksin nė tis.

Dhe bėmė, ēfarė s’bėmė, kurora me yje
Ja vumė njeri-tjetrit nė gjokse, nė krye.

U puthėm, u shkrimė, dhe qeshėm, dhe qamė,
Nėn plepin e bardhė, mbi bar tė dy ramė.

Dhe fjetėm aq pranė, dhe fjetėm aq shumė,
Nė shtrat tė kujtesės: nėn plepin mbi lumė.

***

Prapė u ktheva te plep i bardhė,
Duke mbledhur xixėllonja.
Po ti ku qe fshehur vallė?
Si i marrė tė kėrkoja.

***
Shyqyr, qė mė mban kujtesa,
Njėmijėherė them: shyqyr!
Pėrmbi bar sėrish ndrin vesa,
Lumi rrjedh sėrish i fryrė.



MUZGU I VONĖT

Me flatra thėllėze erdhe tek unė,
Me buzėqeshje zambaku ēelur nė sy,
Njėmijė herė pėr ty u bėra furtunė,
Njėmijė herė u bėra fllad pėr ty.
U ndezėn atypari ylberė ėndrrash,
Blerime shpresash buisėn gjoleve,
Kaprolli i muzgut u struk rrėzave,
Flladiti rrugėt aroma e mollėve.

Erdhe, drenush’ e kaltėr? – pyeta me ankth,
Pyllnaja e vegimeve u prushėrua,
Muzg i manushaqtė shtegtonte mbi gardh,
Me ardhjen tėnde Venera u angėshtua.
Dehu zėri yt, prush i frymės tėnde,
Tinguj e aroma u hapėn gjithkund,
Si erdhe tek unė me shenjtėri thėllėze
Dhe brigjet e zemrės me dallgė m’i tund?

***

Ky muzg i vonėt deshirat s’po m’i shter,
S’po mi zbeh xixėllimat e kujtesės,
Si njė kal’i kaltėr me vete mė merr,
Mė shėtit nė luginėn e qullur prej vesės.
Mė ēon nė folezėn ku flė thėllėza,
Mė ēon mė shtroerėn ku erėmon zambaku.
Dėgjo, muzg i vonėt, s’mė ka lėnė kujtesa,
Dhe pse jam i lodhur, dhe pse jam i plakur.



ATO ĒASTE...

Le tė krisė kup’e qiellit,
Le tė shfryjė shtrėngat’e parė.
Ato ēaste ngjyrė ylberi,
Do mė ndjekin gjer nė varr.

Si i shkund dėnesat vjeshta ?
Si i shtyn era gjethet e rėna?
Para teje dridhur heshta
S’flisja unė,
Fliste zemra.

Sa shumė vite fluturuan
Herė nė gaz,
Herė tė irnosur!
Ajo vjeshtė e bekuar
Edhe sot mė sillet rrotull.

Le tė krisė kup’ e kaltėr,
Le tė hiqen vitet zvarrė!
Ato ēaste aq tė artė
Do mė ndjekin gjer nė varr.



VAJZĖ E ĖMBĖL

Vajz’ e brishtė,
E ēlirtė si era,
Bėj kujdes kur shkel mbi ferra!

Bėj kujdes,
Se tė ēahen buzėt,
Llėrėt e brydhėta, syt e bruztė !

Vajz’ e ėmbėl,
Flutur e lirė,
Ku e ndjen veten mė mirė?

Vajzė-erė,
Lule e njomė,
Ma mbush shpirtin me aromė.

***

Shfryu stuhia dhe i mori
Gjithė gjallesat qė dheu nxori.
Shpėtuam vetėm umė e ti,
S’qe meritė, po rastėsi.
Unė Adem e ti Hava,
Dheu ynė na dha krahė.



MBETA

Mbi qerpikė tė natės fjeta,
Mes ninullave tė ullinjėve.
Mbeta, moj mėnjollė, mbeta
Zot e rob i zemrės sime.

Deti shkundet para meje,
Malet kaltėrojnė pas shpine.
Mbeta, moj mėnjollė, mbeta
Zot e rob i kėngės sime.

Mbi qerpikė tė natės fjeta,
pikoi vesa perla loti.
Mbeta, moj mėnjollė, mbeta
Ja, kėtu, ku mė ra shorti.



E URTA MĖSHTEKN’E BARDHĖ

E urta mėshtekn’e bardhė
Nė mes parkut rri e qetė,
Se nga ē’vis kėtu ka ardhė
Supet ngre s’e di as vetė.

Vijnė ēifte nga ēdo anė
Si pėllumba dy nga dy.
E urta mėshtekn’ e bardhė
Ē’pa e ēfarė s’pa aty.

Nė mes drurėve tė parkut
Pret edhe pėrcjell me radhė
Dallgė dashurish pėrflakur,
E urta mėshtekn’ e bardhė.

***

E vetmuar qan e qesh
E urta mėshtekn’ e bardhė.
Pluhur yjesh, pjalme resh,
Qiejt pėrmbys i ka parė.

Veē njė gjė nuk ia falė vetes:
Ndarjen nga lloji i saj.
Ndaj trishton, loton nė heshtje
E urta mėshtekn’ e bardhė.



CA GJINJ TĖ BARDHĖ

Ca gjinj tė bardhė mė vijnė vėrdallė,
( S’ di jam i vdekur a i gjallė?!)

Si dy pėllumba tė bardhėt gjinj
( Eh, plak i ngratė si mumje rri!)

Ca gjinj tė bardhė nė peqi tė parkut,
Nė syt’ e mjegulluar i shfaqen plakut.

***

Edhe qeni i lėpin plagėt
E jo mė plaku i brengosur.
Mjegulluar zė mė qaset
Ēast i shkuar,
I irnosur.

Edhe jap e marr me vete
Si ta kisha para syve.
Mbahu, them, mos bjerė nė ethe
S’e gjen dot numrin e yjeve.



ULU PAK KĖTU MBI BAR!

Ulu pak kėtu mbi bar,
Ulu pak, moj belkėputur,
Pakėz erė tė tė marr,
Tė tė marr pak erė, moj flutur!

Tė t’i puth kėta dy sy,
Mė tė kthelltė se qielli i kaltėr.
Ulu pak, ulu aty,
Ulu pak e mė rri afėr!

Ulu pak kėtu mbi bar,
E qiellorta mjelm’ e bardhė!

***

Sot dhe shokėt po mė ngasin,
Mė thonė:
“ Luajte nė pleqėri,
Gjersa kėndon pėr zambakun,
Gjersa hipėn mbi qershi,
Gjersa bėhesh mik me flladin
Dhe puth lulet nė lėndinė”
Sot dhe shokėt po mė ngasin,
Mė ngasin mua tė zinė.

***
Mu tek stol’ i blertė
Tė prita tė vije.
Numėroja minutat
Si kokrra tespie.
Po ti nuk mė erdhe,
Vetė e di pėrse
Minutat e pritjes
I hodha pėrdhe.



SHIU

Shiu bie mbi qerpikė,
S’di e dashur, qesh a qan?
Ndalu pak, ta puth njė ēikė,
Atė sy,
Atė nishan !

Shiu bie butė-butė,
Hijeshon barin e egėr.
Lermė, e dashur, tė tė puth
Atė buzė,
Atė vetull!

Shiu bie gjeth mė gjeth,
Vallėzon tej nė korie.
Ah, ky shi i argjendtė,
Uverturė dashurie!

***

Nė syrin e gjolit u fsheha
Si pirat i dashurisė.
Pas njė varke,
Pas njė reje,
Pas kaēubeve tė kaltėrsisė.

Mbeta rob i syrit tė kaltėr,
Mbeta rob i dashurisė.
Qiellin e afrova afėr,
Diellin hodha mbi kurriz.

***

Kopshti im mbushur me kumbulla,
Kopshti yt mbushur me fiq.
Flenė nėn to mbi bar ca sumbulla,
Flenė nėn to gjurmė dashurish.

Lumi rridhte aty pranė,
Gem mbi gem kėndonte cinka.
Si dy ēerdhe kopshtet tanė
Mbushur plot me cicėrima.

I kujtoj sot ato kumbulla,
I kujtoj sot ata fiq.
Atje, nė mes tyre shkunda
Prushėrime dashurish...

***

Kur bėhesh lule,
Tė marrin erė.
*
Kur bėhesh frut,
Tė hanė menjėherė.
*
Kur bėhesh selvi,
Tė kanė zili.



ZĖ I ĖMBĖL

Ninėzėn e qiellit shohin luleshqerret,
Era u kėndon sytheve ninullė,
Aty, mė vjen njė zė, qark teje
Si lule mes luleve erėmoj dhe unė.

Atėherė brohorita:
Po vjen pranvera,
Flatrat e kaltra duke rrahur nė erė.
Erdha, pėrsėriste zė i ėmbėl, erdha,
Syrin ma shkeli njė luleshqerrė.

***

Derisa mė del sėrish nė ėndėrr,
Derisa mė ēon pas nė rini,
Do tė thotė :
Ke rrėnjėt nė zemėr
Ke shtegun e kaltėr qė askush s’e di.

Dyzet vjet u bėnė, dyzet vjet,
Dyzet herė bleroi bar i ri.
Po ti nga kujtesa nuk mė del,
Mbete kėngė,
Endėrr mbete ti.



STREHĖZA

Kur zėnė shirat e hirta,
Aty nga vjesht’e parė,
Nėn strehėz tek tė prisja,
U bėra si i marrė.

*

Prapė shirat kanė filluar,
Prapė nis tė verdhet vjeshta,
Nėn strehėzėn e uruar
Duke tė pritur mbeta.

*

Duhen vite pėr tė lindur
Njė brishtėsi e tillė fisnike.
Me orė tė prisja.
Dhe jam duke tė pritur
Nėn strehėzėn vjeshtore,
Qė vetėm ti e njihje.

*

Gjinjt’ e brishtė, kur t’i preka,
Ēelėn zambakėt e bardhė.
U drodh strehėza
U drodh vjeshta,
U tund qielli si kėmbanė.

*

Eh, zambakėt, kur t’i preka,
Aq tė bardhė, aq tė brishtė,
Thirra: Zot, kėtu vdeksha,
Nėn kėtė strehėz tė hirtė!



LĖRENI DASHURINĖ!

Lėreni dashurinė tė sillet e lirė
Si lauresha,
Gjithė nur nė ēair!

Lėreni dashurinė,
Edhe me shikimin e parė,
Tė digjet njėherėsh si bari i tharė!

Lėreni dashurinė
Sublime, tė qetė,
Pa tė kuptim a do kishte kjo jetė?!

Lėreni dashurinė,
Tė lulėzojė e dlirė,
O njerėz fisnikė, o njerėz tė mirė!



A E MBAN MĖND?

A e mban mėnd?
Ishte ditė vjeshte,
Gjethet e verdha na binin mbi supe.
Nėn blir heshta... dhe ti heshte,
Binin e binin gjethet e puthjeve.

Thuamė,
Tė kėjtohet njė ēast i tillė,
Njė ēast i brishtė qė mbante erė mollė,
Era me drithėrimė flokėt shpupuriste,
Rrėzonte puthjet plot aromė.

A e mban mend,
A e mban mend njė ēast tė tillė?
Nga buzėt e puthura ēelnin trėndafilė?

***

E thotė bliri i drithėruar,
E thotė edhe hėna bjonde.
Atė ēast tė mrekulluar
Sėrish sjell nė mendje sonte.

E thotė kėnga qė dremit,
E thotė ėndrra qė s’ka vdekur,
Ēast, o ēast i trėndafiltė
Nė kujtesė mė ke mbetur!

***

Njė kokėrr mollė paska shpėtuar nga vjelja,
E pjekur, e bukur, atje lart mbi majė.
Ma bėn me sy, tund kokėn, thotė eja,
Nuk rrohet vetmuar, dreqi ta hajė!



ĖNDRRA BJONDE

Ku e kam parė njė ėndėrr bjonde,
Ku e kam parė as vetė s’e di.
Hėna mbi limon pikonte
Lėng hėnor ngjyrė floriri.

Sa u vėrtita asaj nate:
Sa nė shtrat,
Sa nė dritare.
Ku e kam parė njė ėndėrr bjonde,
Mė bjondinėn e kėsaj ane...

***

Nga tė gjitha gjėrat
Mė mbeti veē fjala.
Tė tjerat m’i morėn,
M’i rrėmbeu vala.

Tani edhe fjalėn,
Duan tė ma marrin,
Ata qė thyen tempullin,
Ata qė thyen gardhin.

Nga tė gjitha vlerat
Mė mbeti veē zemra,
Atė dot s’ma morėn,
E fsheha te kėnga.



DIALOG I VONĖ

- Ti mė bėre tė shihja yjet e parė.
Kėmbėt m’i vure mbi supe,
Kurrizin ma shtrive mbi bar.

- Ē’thua, moj, ē’thua,
A ke nė kokė mend?
Kurrė s’e besoj rrėfimin tėnd.

- Po. Besoje! Ishte muaji maj.
Pendimi mė breu si mola pastaj.

- Pa dale ta shoh... mbaj mend njė nishan,
Ta preka, ta putha, atje nėn njė man.

- Tani u bė vonė. U plakėm, pėr dreq.
Mbrėmja e majit u thye si qelq.

***

Atje kryqėzohen ėndrrat e mia,
Atje pėllumbat nisin fluturimin,
Atje mjelm’e bardhė digjet nė kujtesė,
Merr ngjyrėn e trėndafilit nė dritėn e perėndimit.

Atje syt’e tu si dy lule liri
Ēelin e shkėlqejnė pėrherė.
Atje erėmon e tė deh bliri,
Atje bėhem drithėrim’ e kaltėr nė erė.



NĖ BREGDET

Njė zonjėz e trilltė ēapitet nė breg,
Njė qen leshtor nga pas e ndjek.

Ajo syt’ e kaltėr i tret nė det,
Ai mbi gjurmė nuhat i qetė.

Dhe det i dallgėzuar grindet me dallgė,
Dhe qeni rėrėn spėrkat me jargė.

Njė zonjėz,
Njė qen,
Njė det i trazuar
Njė tyl i kaltėr i ka mbuluar.
***

Mijėra krilla borė tė bardha
Flatėruan nė kujtesė.
Njėrėn prej tyre e ndala
Mu te rrugėza nė kthesė.

Edhe thirra:
Heu, e kapa
Mė tė bukurėn, mė tė brishtėn,
Mijėra krilla borė tė bardha
Nga kujtesa mė rrėshqitėn.



MĖ PĖLQEN DASHURIA

Mė pėlqen dashuria qė mė deh si vera,
Qė mė bėn tė qesh, kur duhet tė qaj,
Qė mė bėn tė fluturoj lakuriq si era,
Qė mė bėn tė shkumėzoj si jasemin i bardhė.

Mė pėlqen dashuria qė m’i lbyr sytė,
Qė prushin dhe akullin ma pėrzien pėrbrenda,
Qė zėrin dhe ajrin ma dridh e ma ndrydh,
Qė gjakun e nxehtė ma rreh nė tėmbtha.

Mė pėlqen dashuria qė s’e pėrfill dimrin,
Mė pėlqen dashuria qė e sfidon verėn,
Qė e erėmon dhe tė vyshkur trėndafilin,
Qė e erėmon dhe tė tharė luleshqerrėn.

***

Kam njė mendim qė e shpesh e kruaj,
Kam njė mendim qė s’jua kam thėnė:
“ Zot, pse i bėre kuajt
Tė dashurojnė e flenė nė kėmbė?! „

***
Mė jep njė buzėqeshje ta marr me vete,
Mbase mė bie rruga nė tė tjera planete.
Mbase mė bie rruga tė shkel dhe nė hėnė,
Atje buzėqeshja, mbase mė bėhet kėngė.
Mė jep njė buzėqeshje si trėndafil tė bardhė,
T’i marr pak erė, kur tė mbushem me mall.



RACĖ FISNIKE

Nėn kėtė diell
E mbi kėtė dhe
Sy mė tė bukur s’kisha parė.
Vezullim,
Shkrepėtimė,
Rrufe
( S’besoj njeri tė kenė vrarė).

Shih:
Perkulin kokat drurėt,
Gjak u skuqėn tulipanėt.
Si tė gjallė u bėnė drurėt,
Ngriu cinka majė manit.

Racė fisnike,
Racė krenare
Shtat selvi, flokėt hėnor.
S’ka si vajzat e kėsaj ane,
Nėn kėtė diell, nė kėtė sinor.



DASHURI

Ē’qenke ti pėr mua,
Ē’qenke, dashuri!
Zėmrim i fajkoit nė njė natė me shi.

Hapsirė e pafundme,
Drithėrimė acari,
Fėrngėllimė bore nė mes tė beharit.

Fluturim nė erė,
Pėllumb pėrmbi blir,
Lot kristal i kripur, zambak erėmir.

Nėn mbretėrinė tėnde rri nėnshtruar bota,
Ndritet errėsira,
Si fllad bėhet shqota.

Pa madhėshtinė tėnde ē’kuptim ka njerėzimi,
Do mbetej si bokė,
Kredhje pikėllimi.

Ē’shije kishte jeta pa pushtetin tėnd,
S’do tė kishte tinguj,
S’do tė kishte kėngė.

Ē’qenke ti pėr mua,
Ē’qenke, dashuri!
Laureshė e trembur nė njė natė me shi.

Zė i thellė i gjakut,
Rrahje e dhimbshme gjiri,
Akull edhe prush mbi flatra zefiri...



LERMĖ !

Lermė tė t’i puth njė ēikė
Ato buzė ngjyrė kėrmėzi!
Sy i kaltėr qė sa fike
Kurmin zjarr e prush ma ndezi.

Lermė de, se do tė vdesim,
Do tė kalbemi nėn dhe!
S’do ta shohim mė mėngjesin,
Nė purpur si shkrin njė re.

S’do ta shohim si ēel molla,
Si lind dielli nė prarim,
Si shpėrthejnė bisqet e njoma,
Vesa pėrmbi bar si ndrin.

Lermė tė tė puth nė buzė!
Lermė tė tė puth nė sy!
Kup’ e qiellit krejt e bruztė,
Ra pėrmbys edhe u thye.
***

Te burimi rrėzė malit,
Nga hutimi m’u mek zemra.
Ishja djalė, bash i djalit,
Zjarri mė digjte pėrbrenda.

Kur u ktheva te burimi,
Mė rrėzuan syt’ e kaltėr,
Prap u meka nga hutimi,
Aty zemrėn paskam pasur!



PAS VITESH

Zė kėrkoj gjurmė tė zbrazta,
Bregut tė lumit nė harrim.
Nėn shelgun lotues u ndala
(Mos fle kėtu kujtimi im?)

Syt’ i mbyll pėr tė ėndėrruar,
Nat’ e artė e prillit shket.
Ato gjurmė duke kėrkuar,
Mbeta si guak nėn shelg.

Zė kėrkoj nė breg tė lumit,
Hėn’ e zbehtė zbret mbi bar.
Prill, o prill, kėtu mė humbi
Ylli i zjarrit tė parė.

* * *

Ē’emėr t’i vė,
Ē’emėr, vallė,
Nėn kėtė shelg flokėlėshuar:
Yll qė bie si nė pėrrallė,
Tjetėr fat duke kėrkuar.
Luleshqerrė herbariumi,
Hėn’ e humbur nė shkretėtirė.
Zė kėrkoj sot ato gjurmė,
Bari sipėr u ka mbirė.



MBI QERPIKĖT E MI

Push i mjelmės bor’ i bardhė
Drithėrohet mbi qerpikė.
Dale,- them,- pak erė tė marr,
Tė tė prek,
Tė puth njė ēikė.

Me kėto flatra pjalm’ e dritė,
Me kėta sy liqej tė kaltėr,
Duf i dehur ēmendurisht,
Horizontet ka pėrflakur.

Nė mundesh,
Lermė, mos ma prish,
Mos mė rri si mjelmė tulatur!
Ah, ky prush, mė djeg, mė grish,
Me lak rrezesh mė ka kapur.

Edhe bėhem krejt i gjethtė,
Kapėrcej kaēubet gri.
Vetėm pak, tė lutem, hesht,
Ulur mbi qerpikė mė rri…



GRUA E DASHUR

Grua e dielltė e viseve tė mia!
Me thjeshtėsinė tėnde rrezaton bukuri.
Nė hijet e floknajės sate erėmon dashuria,
Nga goja jote e ėmbėl drithėrojnė puhi.

Grua pėrrallore e viseve tė mia!
Nė buzėn tėnde ndjeva shijen e lėngut tė qershisė,
Ndjeva si mė rridhte nė trup njė ujėvarė,
Ndjeva vezullimet farfuritėse tė kėnaqėsisė,
Rashė nė ekstazė pėr herė tė parė.


Grua plot hire e viseve tė mia!
Nė lėkurėn tėnde tė butė ndjeva shijen e frutit tė pjekur
Nė syt’ e tu qiellorė pashė tė parėt yj si perla.
Pak, oh, sa pak kohė na ka mbetur,
Gjer tė na pėrfshijnė flatrat e stuhive tė verdha!

Grua e zjarrtė e viseve tė mia!
Magjia jote parreshtur mė gjuan me rrufe.
Nė vjeshtėn e floknajės sate mė mbuloftė hija,
U bėfsha si hi... u bėfsha si re.
Grua e dashur e viseve tė mia!
Nė syt’ e tu m’u ndez e m’u shua dashuria.



JASEMINI

Thonė pėr lulen jasemin,
Thonė qė iu thaftė goja,
Se nuk na qenka aq fin,
Se nuk qenka e pėrsosura.

Thonė pėr lulen jasemin,
Qė ēel plot yje tė bardhė,
Se s’na qenka e arrirė,
S’ta mbush syrin nė tė parė.

Po unė s’mendoj si ata,
Ndryshe shohin syt’ e mi,
Jasemin e tjetėr s’ka,
Plot aromė pėr dashurin.



DY BRIGJET E LUMIT

Unė nė breg tė lumit shkoja,
Ti shkoje nė bregun tjetėr,
Si dy zjarre,
Si dy xixėllonja,
Anės lumit tonė tė vjetėr.

Unė u shtanga nė njerin krah
Ti u shtange nė krahun tjetėr,
Midis nesh u gjend njė vah,
Pak u lagėm,
Pėr t’u pjekur.

Tani lumi ka vėrshuar,
S’shkohet zhveshur nėpėr vah,
Duhet rrugė pėr t’u takuar
Tek burimi
Atje lart.

* * *

Sa pyetje reve u kemi drejtuar,
Reve tė hirta nė shtegtim,
Gjysmė tė ndezur,
Gjysmė tė shuar,
Gjer mbėrritėm lart nė burim.



AJO

Ajo iku…
Fluturoi
Si tė ish zogėz e artė.
E mori nė sqep fajkoi
E pėrcolli diku larg.

Mė la dritėn,
Mė la hijen,
Mė la drithėrimė nė gji.
Edhe iku...
Larg... larg...
Ku s’e gjen mė dot njeri.



NIMF’ E TRILLTĖ

Si zambak i rėnė nga qielli,
Syt’ e kaltėr,
Flokėt e verdhė,
Trėndafila- rreze dielli,
Me buzėqeshje e mbėshtjellė.

Edhe thirra,
Eh, sa thirra,
Po askush nuk mė dėgjoi.
Vetėm cinka nėpėr vidha
Flatrat rrahu e kėndoi.

Vetėm cinka
Zog i dashur
Ma kuptoi trillin tim.
Shkuan vite... ato flatra
I kujtoj sot me mallim.

* * *

Eh, sa shumė mė plagosi
Nimf’ e trilltė e rėnė nga qielli!
Plumb i kaltėr mė ra gjoksit
Dhe nė gjoks pėr jetė ngeli.



MOS MĖ PUTH!

Mos mė puth,
Mos mė puth,
S’kemi kohė pėr t’u puthur.

Nėpėr mjegull,
Nėpėr muzg,
S’gjen folenė thėllėz’ e bukur.

Mos mė puth,
Mos mė puth,
Se mė deh mare e puthjes.

Kush e ka sajuar, kush,
Mjaltin dhe prushin e buzės?

Mos mė puth,
Mos mė puth,
S’kemi kohė pėr t’u puthur.

Ta kėrkojmė nėpėr muzg,
Siē kėrkon thėllėz e bukur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Izet Shehu    16/9/2010, 02:40

III

BISK LEGJENDE




BISK LEGJENDE

Kapėrceva nėntė male,
Nėpėr borė,
Nėpėr shi.
Zemėr mė dha njė sorkadhe,
Forcėn mė dha njė dori.

Isha dem i fuqishėm,
Isha si kreshnik legjende.
Me njė gisht pėrkulja pishėn,
Njė burim shterja me ėndje.

Sisė piva nė nėntė Zana,
(Pėr tė puthur pata njė)
Shkundja tėrė pyllin me thana,
Hė, mė thoni, ē’t’ju them mė?

Gjithė kėto janė tė vėrteta,
Ashtu siē e thotė legjenda.
Tani qė mė zuri vjeshta
I dyshoj:
Mė duken ėndrra.



ĖNDRRAT

Ėndrrat dot s’i prek njeriu,
Bėn t’i prek
E s’i prek dot.
Herė i vėrtiten si flutura,
Herė i flatėrojnė si zog.


Ėndrrat e ndjekin njeriun,
Edhe kur i vuan shpirti.
Nėn ca re purpur tė ndezura
I del Zeusi
Dhe Sizifi.

Ėndrrat e trazojnė njeriun,
Nuk e lėnė tė flerė i qetė.
Herė i shfaqen si ariu,
Herė i gumėzhijnė si bletė.

Fle mbi ėndrra,
Fle nėn ėndrra,
Gjersa fle gjumin e madh.
S’di, atje, i mbyllur brėnda
Gjen njė va, njė shteg, njė gardh?!



ĖNDRRA E LEJLEKUT

Lejleku tek ngrohte vezėt nė fole,
Pa majės e malit si fekste njė re.

I lindi dėshira e kaltėr: sikur
Tė bėnte mbi tė njė ēerdhe plot nur.

Tė lindte ca zogj tė bukur qiellorė,
Praruar me rreze mbi malin me borė.

Ca zogj tė artė, pėrrallorė, gjithė dritė,
Pa ėndėrr lejleku nė ēerdhen mbi vidh.

* * *

Hijet e natės
Dhe hijet e fjalėve
S’e pėrkthejnė dot monologun e valėve.

As bregu qė puthet me to nė pėrjetėsi,
S’e kupton fjalėn sublime “ dashuri”

Prandaj duhet drita,
Prandaj duhet dielli.
Reflekse pasqyrash: deti e qielli.


Sa mė shumė rreze
Sa mė pak hije
Ėndrra bėhet zhgėndėrr; purpur dashurie.



E ĖNDĖRRTA IME

Kam qenė fluror me ty, e ėndėrrta ime,
Tė kėrkoja nė qiell e ti erėmoje nė tokė,
I rrokja si deshėt muzgje e agime,
Yllnajat pėrplasja pėr ty kokė mė kokė.
Si ylber rrezėlleje fare pranė meje,
Unė si i lenė humbisja diku larg,
Shaluar mbi shpinėn e njė reje,
Nė tė perėnduar tė diellit merrja flakė.


Tani e kam kuptuar, por ėshtė tepėr vonė,
I bėrė pako pėr metronė e pėrtejme.
Kohė pėr t’u korrigjuar njeriu gjen gjithmone,
Po s’di a e gjen dot kohėn pėr prehje?

***

E ėndėrrta pėrthyhet nė syt’ e shqyer tė pellgjeve,
Nė gollet e saj retė e hirta bėjnė fole.
Ku e gjen njeriu, ma thoni, pak prehje
Nė kėtė tokė tė lashtė a sipėr mbi re?
Ku i gjen fantazitė e zeza, tė kuqe, tė verdha,
Pas xhamave tė njė vetrine a pas njė gardhi?
Gjithė jetėn u rropata, gjithė jetėn u enda,
Po dot s’e dallova shenjtin nga lugati.


Kam qenė fluror me ty, e ėnderrta ime,
Shtegtar pa fat robėruar pas njė krille.



ĖNDĖRR PREJ VESE

Ėndrrat e para mė qenė tė mira,
Edhe pse m’u thanė i dua prapė,
Se shpesh mė nxirrnin nga errėsira
Se shpesh ma bėnin gjumin tė artė.
Ėndrrat e para, dritėzat rinore,
Zjarre tė ndezur nė mes tė stuhisė,
Edhe pse u dogjėn netėve dimėrore,
Mbetėn flakėrima tė kaltra tė dashurisė.

***
Piskamėn time nėpėr terr
S’besoj se e dėgjoi kush,
Vetėm njė cinkėz barkėverdhė
Zėngjirur qau mbi bush,
Dhe tok e pritėm tė ēelė agimi
Me buzeqeshjen e ylbertė.
Me lot vese e gėzimi
E pamė terrin si u tret.

***
Ah, kjo cinkėz, kjo rreze ėndrre,
Qė mė ndjek nė diell e shi,
Si njė kulpėr lulemerme
Mė pushtoi qė nė rini!


Nė pikėllim qė rreze shprese,
Nė hare qe lot gezimi.
Cinkėz moj, ėndėrr prej vese
Veē tek ti gjeta shėrimin...



ZGJIMI

Zgjohem e zgjas duart drejt qiellit tė kaltėr,
Era mėrmėrin e hyn zgavėr mė zgavėr,
Ėndrra ime flutur, eja sa mė afėr.

Sa dola pėrjashta, lava sytė me dritė,
Dielli puthte pemėt krejt i lakuriqtė,
Furshullimė e barit, fishkėllimė nė shpirt.

Njė ėndje e ėndėrrt, qė s’e kam parė kurrė,
Brof si lauresha, pupthi, gur mė gur,
Mbahu bre, mė thotė, mbahu, nė je burrė.

Zgjohem e zgjas duart ėndrrėn pėr tė kapur
Drejt njė horizonti tė ylbertė, tė hapur,
Duke mėrmėrirė, duke u pėrflakur.

Zgjohem, ajėr qelqor, mbėshtillem me diell,
Dashuritė e mia kaltėrojnė thellė,
Puthen pranė meje, puthen lart nė qiell.


Zgjohem, shumė kam fjetur, edhe e marr shtruar,
Pyellin poetik perkedhel me duar,
zjarr i dashurisė s’paskėrka tė shuar.



TROKITA

Tri herė nė qiell trokita,
Jehoi treqind herė,
Sikur nga hėna zbrisja
Dhe bija nė humnerė.

Askush nuk mė pėrgjigjej,
E ku pėrgjigjet ėndrra?
Nė pyllin qė po digjej,
Po digjesha pėrbrėnda.

Dhe brofa pėrmes flakėve,
Dhe thirra: “Jam i gjalle”
Pas xhamave si ēafkė
Mė shihte hėn’ e bardhė.

Tri herė nė qiell trokita,
Jehoi treqind herė,
Sikur nė ėndėrr isha
Ku tjetėr, mor i mjerė?!


***

Vetėm nė ėndrra jam i lirė
Nė kėtė jetė, si pėr ēudi.
Bėhem shpend nė kaltėrsirė,
Bėj me nimfėn dashuri.


Vetėm nė ėndrra,
Ah, vetėm nė ėndrra,
Bėra si ma deshi zemra!



MBRĖMĖ

Mbrėmė
U bėra si fėmijė,
Sa dhe gjumi m’u bė fir
Ėndėrroja sikur mblidhja
Luleshqerre nė ēair.
Sikur isha bėrė me flatra,
Si skifter e si pėllumb
Edhe sillesha tėrė gaz
Sipėr fushės sė pafund.

Mbrėmė
U bėra i vogėl fare,
Sa dhe gjumi mė braktisi
Mora hėnėn dhe e vara
Si bucelė nė degė tė lisit.

Edhe piva sa u deha
Jo raki, po qumėsht hėne.
Zėmrėn shkula,
Ballin theva,
Rashė mbi krahėt e njė kėnge.

***

Agimi i shkundi supet,
U drodhėn lulet nė ēair.
Unė i lodhur, i pagjumė
I them ėndrrės lamtumirė !



KALI

Me fre nė gojė mbeti gjithė jetėn
Me shalėn ngrirė pėrmbi shpinė
Dhe ujin e pinte nė ecje,
Nė ecje e hante tagjinė.

S’e lanė tė lirė ndėr livadhe,
S’e lanė tė bridhte kurrė azat,
Po me tė katra nėpėr male,
Po me tė katra dit’ e natė.

Ku kishte kohė tė puthte lulet,
S’i erė vinte, shkonte si erė,
Gjersa iu mpinė tė ngratit gjunjėt
Dhe s’mbante dot as shalė, as fre.

Dhe kur u plak,
U bė gėrdallė,
I thanė: Shko, jeto i lirė,
Bridh ku tė duash nė mėhallė,
Bridh ku tė duash nė ēair!
Kur dhėmbėt krejt i kishin rėnė,
Kur gjunjėt krejt i ishin mpirė.
Me turfullimė mėnjanė lėnė,
E shprehu dhimbjen kafsh’ e lirė.

***
Unė po iki, vijnė tė tjerėt
Sipėr muzgjeve tė artė,
Jeta ime nė tė errėt
Nėpėr zheg, shi e baltė,
Nuk e di se ēfarė do tė thonė,
Ēfarė do tė thonė s’dua ta di,
Mbetur pa dhėmbė nė gojė,
Jetoj fundin nė liri.

***

Ishte njė kalė i bardhė,
Shkelte mbi njė rrugė tė artė.
Kishte dalė nga njė pėrrallė,
Nga patkonjtė nxirrte flakė.

Dikush tha: ėshtė Pegasi,
Dikush tha: ėshtė sajesė kali,
Dikush tha: zbriti nga Marsi,
Dikush tha: zbriti nga mali.

Tek dėgjoja kėto zėra,
Mė zu gjumi rrėzė malit.
Kur u zgjova, mė la ėndrra,
Veshėt m’i lėpinte kali.



NĖPĖR MUZG

M’u zvordh jeta prapa kalit
Jo... io... duke thirrur,
Nė dhiaren brinjė malit
Nė tė hipur,
Nė tė zbritur.

Jetė i thėnēin...
Unė dhe kali
Dhe nė zheg, dhe nė shi,
Vuajmė plagėt e njė fati,
( Fati – kafshė, fati njeri ).

Ecim... ecim...
Pa e ditur
Ecjen tonė tė pafund.
Nė tė hipur, nė tė zbritur
Nė dhiare nėpėr muzg.



TROKU I DRUNJVE

Kėtu
Pranė nesh
Ka lindur kali,
Qė tmerroi gjindjen ndėr shekuj.
Trok i drunjtė me stisje djalli,
Po ai dinak ka mbetur.

Vėrtet
S’ndjehen hingėllima
Nėn pushtetin e ullinjve,
Po gjarpėrinj me sy si vrima
Shkasin tinas nėpėr hije.

Dikush thotė:
“ S’ėshtė mė i pari,
Kohėrat, ujėrat kanė ndryshuar,
Bėhem shurdh si fij’e barit,
Po kurrė sy i mjegulluar.



NJĖ PELĖ E BARDHĖ HARBON NĖ MUZG

Njė pel’ e bardhė harbon nė muzg
Dhe hingėllin,
Dhe krifkėn shkund.

Kė vallė ajo kėrkon me ngulm?
Kė vallė kėrkon nėpėr lėndinė?

Njė pel’e bukur,
Njė kafshė fisnike,
Me gjuhė muzgun e lėpin.

Mbase nė sy zė i fanitet
Njė kal’ i artė nė vezullim.

Njė pel’ e bardhė harbon nė muzg
S’i mund tė shkosh pa i vėnė re?
Dhe hingėllin,
Dhe krifkėn shkund,
Dhe kėmbėt i pėrplas pėrdhe.


***
M’u bė sikur ngisja njė pelė tė bukur,
Pastaj u shndėrrova si lule, si flutur,
Pastaj u rrėzova si petale mbi bar,
Pastaj si valėz e bardhė mbi valė,
Pastaj u zgjova ... tingėlloi njė zile,
Ah, ėndėrr ēapkėne ma bėre me hile!



ROSINANTI

Dielli u trėmb nė stacionin e fundit,
Nė metrat e fundit u rrėzua elefanti,
Mbi njė pllajė tė thatė ngjyrė plumbi
Trak e truk shkon Rosinanti.

Mban mbi shpinė mullinjtė e erės,
Freri i ka rėnė pėrtokė.
Askėrkund nuk sheh njerėz,
Vetėm njė kalorės ēalok.

Nė tė djathtė njė lis i djegur
Nė tė majtė njė shkurre e tharė
Ec e ec e kėrko shtegun
Dhe s’e gjen, djalli ta marrė!

***

Njė hidalgo bėrė skelet
Si fantazma del mbi varr.
Ulurin, ēirret, bėrtet,
Sa sheh Rosinantin gjallė!

Kjo qė them, s’ėshtė fantazi,
E kanė parė mbi kėtė pllajė.
Dhe i vdekur del ai
Del ai, djalli ta hajė.



KURMI IM

Me pesė shpata mė kanė plagosur,
Sot mė bien me pesėqind.
Zėmra ime!
Trupi im!
Paske dhimbje tė pasosur!

Kup’ e qiellit nė pesė copa,
Muzg i zymtė nė pesėqind,
Heq e vuaj mbi qefin,
Nė trembėdhjetėn u plagosa.

Kup’e qiellit ēarė e thyer,
Gjak e lot nė ēdo agim,
Dhimbja ime!
Kurmi im!
Perballė dallgėve rri mbėrthyer.



EMBLEMA IME

Ku ėshtė Emblema ime?
Toka ime,
Fisi im?
Bėrė copa e thėrrime,
Ndaj thėrras e jap kushtrim.

Ku ėshtė Emblema ime?
Trup e shpirt e gjymtuar
Mjaft me pėrralla
Dhe premtime,
Ky mashtrim na ka kushtuar.

Ku ėshtė Emblema ime
Tempulli i tė vdekurve
Dhe i tė gjallėve?
Vėllai im, bjeru borive,
Mbaje nderin e tė parėve!

Ku ėshtė Emblema ime
Shqip u flas a mė dėgjoni?
Shihni si zemra mė dridhet
Po mė ēahet kraharori.



KĖTIJ TEMPULLI I PĖRKAS

Nuk e di kujt i pėrkas:
Neandertalit.
A Kromanjonit?
Po njė gjė e kam tė qartė:
Linda fare pranė Tomorrit.

Kėtu lindi babai im,
Kėtu gjyshi e stėrgjyshi,
Folėn shqip, padyshim,
Bujarisht ky dhe i yshti.

Ndaj u them me zė tė lartė:
Jam shqiptar e bir shqiptari.
Kėtij tempulli tė artė
I pėrkas e jam i pari.



AHU

Nuk jam lisi nė kėrthiz tė pyllit,
Nuk jam frashėri,
As mėshtekna,
Por njė ah te kapėrcyelli,
Qė mbart gaze edhe brenga,
Qė e ndjen flladin i pari,
Qė i pari e ndjen ngricėn.
Jam ahu qė pret udhėtarin,
Qė mban nė pėllėmbė cinkėn.

S’jam i madhi,
As i vogli,
Dru si gjithė drurėt e pyllit.
Zogj e kafshė mua mė njohin,
Syt’ e bukur kėtu mbyllin.
Syt’ e bukur kėtu ēelin,
Mbi kėto degė, nėn kėtė kurorė.
Jam njė ah nė pyll, i mjeri,
Pres, pėrcjell nė zheg e borė...

Nuk jam lis,
As shkurre e pyllit,
As kam qėnė ndonjėherė,
Por njė ah te kapėrcyelli,
Qė pres dimėr e pranverė.



PAK

Pak vjeshtė mora,
Pak pranverė,
Pak dimėr plot me shi dhe erė.

Dhe bėra njė pėrzierje stinėsh
Mes dy kodrash,
Mes dy gjinjėsh.

Pak qiell mora,
Pak ylber,
Pak perėndim purpur pėrzierė.

Bėra prushe dashurish
Mes ullinjve,
Mes qershish.

Pak gjėra mora,
Eh, sa pak.
Nga ato qė rrinin qark.



SYTHET

Sė pari
Ēelėn sythet
Si njė bekim qiellor,
Pas tyre gjuh’ e gjetheve
Lėpin ajrin qelqor.

Kudo
Shpėrthen blerimi,
Shpėrthen, djalli ta marrė!
Nė atė afsh shkėlqimi
Sajohet frut i parė.

Ja, pra,
Se ēfarė na qenka
E puthura e parė,
Nga sythi fillin zėnka
Dhe deh blerimin mbarė.

Sė pari
Ēelin sythet,
Pastaj buzėqesh blerimi,
Si njė bekim hyjnor
Pėrtrihet mbarė njerėzimi.



ATY

Aty ku fėrfėllon si thėllėzė poezia,
Aty ku turfullon e flatėron Pegasi,
Aty ku lulėzon si nuse qershia,
Bėhem i ėndėrrt e fluturoj nga gazi.
Mė bien petale tė bardha mbi supe,
Unė si dhėndėrr, ajo si nuse.

Aty ku arom’ e jesemineve deh dhe gurėt,
Aty ku muzik’ e manushaqeve bėhet erė,
Aty ku harlisen dasmorėt si drurėt,
Aty bėhem qingj e tė ulem nė prehėr.

Aty i fluturt tė vij nga larg,
Pak i malluar ... i turpėruar pak.

Aty ku bėlbėzova tingullin e parė,
Aty ku hapin e fundit dua tė hedh,
Aty ku me vesė mėngjesore jam larė,
Aty mbi bar dua tė bie si gjeth.

Aty ku linda dua tė vdes,
Nė altarin tim stėrgjyshor, o njerėz!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Izet Shehu    16/9/2010, 02:41

IV

MONOLOGJET E STATUJĖS




MONOLOGJET E STATUJĖS

Me vdekjen kam luftuar kėtė natė,
Me dallgėt kuēedra jam pėrplasur,
I verbėr nė mes tė vebėrve,
I pafat,
Detin savan e varr kam pasur.

Ranė mbi mua gjėmimet e pėrgjakura
Ranė mbi mua ulurima dallgėsh nė tėrbim,
Ranė mbi mua ortekė bore,
Me to u pėrplasa,
Dhe mbeta mes tyre statujė nė agim.

Kėtu, nė kėtė tmerr, mė zuri nata e vdekjes,
Kėtu, nė kėtė det morg me emrin Jon,
Pse ky fat i zi ?
Pse kjo heshtje ?
Pse, edhe i vdekur, ju lė kėtė monolog?
Me vdekjen kam luftuar kėtė natė,
Vetėm pesė kilometra nga bregu im.
U bėtė shurdhėmemecė,
Nė terr mė latė,
Mes dallgėve-kuēedra nė tėrbim.
***
Copėra makthesh dridhėse
Pėrplasen me dallgėt e ngrira,
O zot, pse m’i dhe pėr hise
Kėto ēaste tė vėshtira !
***
Ju s’e dini
Ē’ėshtė njė djalė
Deti-bishė duke e kafshuar,
Dhėmbė pėr dhėmbė, dallgė mė dallgė
Me arinj tė tėrbuar.

Po ta dinit,
Do tė vinit
Gjithė bujė e gjithė gjėmė,
Jo si shteti qė s’ėshtė shtet,
Po mė la tė ngrij nė kėmbė.

Ju s’e dini
Ē’ėshtė njė djalė
Gjithė ėndrra e gjithė kėngė,
Qė luftoi me bishat-dallgė
Qė luftoi e ngriu nė kėmbė.

***

Ka orė qė flė nė njė ėndėrr me vdjekjen:
Kur ajo mė pėrqesh e pėrqesh dhe unė,
Kur unė dua tė hesht, ajo e thyen heshtjen,
Kur unė bėhem erė ajo bėhet furtunė.
Ka orė qė fle nė njė ėndėrr me vdekjen:
Unė e kam pėr herė tė parė,
ajo kėshtu e ngrys jetėn.


***

E urrekam sonte detin
Plot me dallgė, erė, shi,
Qė na ngriu sė gjalli njerėzit
Pėr pak bukė,
Pėr pak liri!

Kjo qė them nuk ėshtė e marrė,
As absurde,
As mister.
Deti ynė na u bė varr
Si nė dimėr,
Si nė verė.

E urrekam sonte detin,
E mallkoj,
Ndiej neveri !
Nėntė janar 2004
Ėndrra si statujė u ngri.
***
Ti, o lumė, o lumi im,
Di shumė gjėra qė s’i dimė.
Rrugėn tėnde duke ngarė,
Gaz e gjėmė ti ke parė.
Vetėm kur tė biesh nė det
Njė minutė rri e hesht.
Mbaj pak zi pėr djalin tėnd,
Si statujė mbi dallgė u gdhėnd.
Ti, o lumė, o lumi im,
Detin pata pėr qefin.

***
Hiqeni myshkun nga sytė,
Hiqeni dyllin nga veshėt,
Deti ynė po na mbyt,
Ndaj, tė lutem, vėlla, mos hesht !

Ndale lumin qė vėrshon,
Mos t’i ēajė brigjet e brengės,
Deti ynė, ah, Deti Jon,
Varri im,
Qefin i ėndrrės !

9 – 10 janar 2004



NĖ PALCĖ MJERIMI

Tė jesh poet nė palcė mjerimi,
Do tė thotė tė zhvishesh lakuriq
Nė mes tė borės,
Nė pik tė dimrit,
Nė skenėn pis tė pabesisė.

Tė jesh poet nė palcė mjerimi,
Do tė thotė ta keshė shtėpinė mbi varre,
Tė mbledhėsh lotėt e mjerimit,
Tė ējerrėsh maskėn e tė marrėve.

Tė jesh poet nė palcė mjerimi,
Do tė thotė t’i biesh tamtamit fort,
Tė bėhesh flamurtar agimi,
Tė shkundėsh gėnjeshtaren botė.

Tė jesh poet nė palcė mjerimi,
Do tė thotė tė zhvishesh si lisi nė vjeshtė.
O zot, ndihmomė,
M’u sos durimi,
Mes kalbėsisė si mund tė hesht?!

***

Ēdo gjė tashmė u bė e qartė:
Qendra shkelqen
Zymtojnė periferitė
Pa bukė, pa ujė, pa rrugė, pa dritė,
Njė agim i uritur,
Njė muzg qė jep shpirt.

Ēdo gjė tashmė u bė e qartė:
Sojsėzėt mbi kuaj,
Sojlinjtė nė baltė.

***

Atyre
Qė s’mė deshėn kurrė,
Me urtėsi u them dy fjalė:
Gjithė jetėn time mbeta burrė,
Me djallin nuk u bėra palė.


Atyre
Qė m’u hoqėn miq,
Me urtėsi u them dy fjalė:
Gjithmonė u ruajta nga armiqtė,
Po ju mė gllabėruat tė gjallė.

Atyre
Qė u rashė nė qafė
Pa e kuptuar se pėrse
Me urtėsi u them dy fjalė:
U bie nė gjunjė... nėqoftėse.



BALADĖ

Ka filluar tė bjerė pluhuri i harrimit nė kėtė qytet,
S’tė njohin mė as gurėt e shtėpisė,
As nėna e gjorė, qė ēirret e bėrtet,
Mes mjegullave tė trishtuara tė zisė.
Sepse ti na ike... ike thellė, miku im,
Hyre nė armatėn e tė larguarve tė kėsaj bote,
Kalbesh e kalbesh, i mbledhur me qefin,
Shtegtar kafkėshpuar, Ante ndėr mote.

Do tė vijė pranverė e zezė prapė,
Askush s’do ta shohė fytyrėn tėnde tė bukur,
Kafshojmė njė ditė... Gėrryejmė njė natė,
Po s’tė gjejmė askund... Ku na ke humbur ?
Askush s’tė njohka nė kėtė qytet,
Sa shpejt tė harruan , miku im, sa shpejt!
I veshur me tė bardha si kalorės i shenjtė
Mbi baladė hipur, nga balada zbret,
Duke na treguar me gisht Pilatin e shekullit XX.

Ka filluar tė bjerė pluhuri i harnimit nė kėtė qytet
( Pluhur mbi tė gjallėt e mbi tė vdekurit )
Vetėm nėna e zezė jep kujėn, bėrtet:
Mallkon vrasėsit e shekullit.
Askush s’tė njeh mė, o miku im, askush,
Ndaj hodha mbi baladė trishtim e prush
Dhe thirra pėr ta shkundur kėtė moēal harrimi:
Alarm! Alarm, o njerėz ! Duarkryq mos rrini!


Kėtė baladė ia kushtoj shokut tim Bashkim Shkurtit,
Vrarė pas shpine mė 11 maj 1998 nga njė dorė barbare.



BALADĖ

Nė kėmbėzėn e urės,
Strukur nė strehė,
Nata dimėrore pamėshirė e rreh.

I thyen kockat,
E kafshon me dhėmbė
Nė buzėt e thara, nė duar, nė kėmbė.

As sytė dot s’i mbyll.
Nėn qiellin si morg
Sheh ėndrra tė ngrėna, tė hedhura pėrtokė.

Sheh sy tė ngrirė,
Sheh veshė tė prerė
Sheh natėn e akullt si frigorifer.

Po kush do ta dijė?
Po kush e ka parė,
Njeriun kruspulluar mbledhur me ambalazh?

Nė kėmbėzėn e urės u gjet nė mėngjes
Si pikėpyetje e ngrirė,
Si pikėēuditje, o njerėz !



BALADĖ

“ Dora e pabesė,
Dora e pabesė”
Tha edhe u pre nė mes .

Pranė lisit,
Pranė burimit
Ra nė krahėt e amshimit.
Dielli drithėrimė ndjeu,
Qielli syn’ e kaltėr shqeu,

“Dora e pabesė,
Dora e pabesė”
Tha edhe u pre nė mes.
***
Jet’ e tij,
Jetė skėterri,
U zvarrit qark njė Ferri.

Nė mos ishte Ferri vetė
Mė i hidhur ... mė i sertė.

Po pėrse njė fund i tillė?
Veten pyet i lashti lis,
Ah, ē’e vranė si njė krillė,
Pse e deshi kėtė vis!



NJĖ TRĖNDAFIL NDĖRROI JETĖ

Njė trėndafil u kėput nga ne,
Njė mik i menēur e i mirė,
Njė ditė vjeshte plot me re
Na iku...
S’na tha as lamtumirė.

Nė buzė mbrėmje e zbritėm nė varr,
Psherėtinte era,
Breronte shi
Nė rrėzė tė Dajtit, atje nė Shtufinė
I thamė zėshuar: natėn e mirė!

Kopshte tė kaltra sajonin retė
Mes shatėrvanėve lart nė qiell,
Njė trėndafil ndėrroi jetė,
Qe vjeshtė e vonė me shi e erė...
***
Njė jetė ėshtė e vėrtetė
Dhe tjetra ėshtė si ėndėrr.
Po cila ėshtė prej tyre,
E gjen ti dot, moj zemėr ?



NĖN BAR

A e di kush fle kėtu poshtė ?
Sipėr drithėrohet bari.
Heu, sa njerėz ushqeu kjo tokė,
Tani nuk u gjendet varri !

Janė tė vjetėr...
Shumė tė vjetėr,
Vijnė tė tjerė nė varrezė.
Si do tė jetė bota tjetėr,
Mė e bardhė e mė e zezė ?

Se kėtė e shohim vetė,
Po e shkruajmė nė lėkurė.
Vijnė retė,
Ikin retė

Qyqja drithėron mbi gur.
A e di kush fle nėn bar ?
Me kujdes bre, kur e shkel !
Ja, kėtu ka qėnė njė varr,
Njė zjarr kėngėsh, njė zabel.



ZHGĖNJIM

Jam i mardhuri i fundit qė kam kuptuar
Se ai qė udhėheq dimrin ėshtė djalli vetė,
Qė kopėsit e ēkopisit kėmishėn e krimit me duar,
Qė bėn tė vėrtitet ēmendurisht ky planet.

I fundit kam qėnė dhe i fundit mbeta
Ushtar i virtytit,
Kundėrshtar i vesit,
I mashtruar pabesisht nga shkėlqimet e verbėta
Qė kėrthi i njomė nė syth tė mėngjesit.

Jam i mardhuri i fundit i dimrit tė fundit,
Qė mė shtrydhi dhimbshėm panxha e mashtrimit
Midis tė gjallėve te vdekur,
Midis memecėrisė dhe llumit
Kalita krenarinė nė kudhrėn e durimit.

Jam i mardhuri i fundit,
I fundit qofsha
Nė kapėrcyell te shekullit pas dimrit tė gjatė,
Qė dhelpėrisht u mashtrova, po kurrė s’u mposhta
Mes stuhive tė flladitura tė demonėve dinakė.



ZGJIDHJA

Rrokulliseshin gurėt e malit,
Njė stuhi ndiqte stuhinė.
Midis ėngjėllit dhe djallit
Zgjodha murgun –
Murgzinė.
Zgjodha murgun –
Zgjidhje e marrė,
Pa pėrfillur rropullimėn.
Mali si budall i vrarė
Qiellit i kish kthyer shpinėn.

Sa naiv,
Sa i paditur,
Mes stuhish zgjodha murgun.
Rrotull ujqrit e uritur
Hanin hėnėn, pinin muzgun.
Kur njė zė : Jeto a vdis
Zgjidh e merre nė rrokullisje!
Midis ujkut e stuhisė
mė e mira qė tė vdisje.

Ndjej sėrish rropama mali,
Ndjej sėrish shkundje stuhish
humba ėngjėllin dhe djallin
Mbeta murg – pėrjetėsisht.



FAT LEJLEKU

Prona kisha si tė gjithė
(Pak mė tepėr se tė tjerėt )
Po m’i griu njė urith,
M’i shkuli tėrėsisht nga rrėnjėt.

Heshta ...
Krahėt hapur si lejlek
Mbeta shtangur majė plepit
Zė ēukas folenė me sqep,
Zė ēukas kashtėn e elbit.

Ky qe fati,
Fat lejleku,
Sqepi krejt si gisht i verdhė.
Mbi fole mbeta i shkreti,
Me tyl erėrash mbėshtjellė.



AKREPI I HADIT

Kafshimi yt po mė ndjek pas,
Mė ndjekin pas hijet e tua.
Edhe pse banon nė Had,
Ke lėnė kėlysh tė tėrbuar.
Nė udhėkryq,
Nėn samafor,
Nė ēdo skutė e trotuar,
Ke njė sy e ke njė dorė,
Ke njė pasues tė marrė.
Ke njė lehje tė ējerrė dhelpre,
Ke njė ulėrimė ujku.
Mė kot thonė se ke vdekur,
Mė kot thonė se je zhdukur.

Kandrrat nxore prapė nė krye,
Prapė u dhe ēmimin e parė.
Njė litar tė lidhur nyje
Na e sjellė sėrish vėrdallė.
Unė i shoh hiijet e tua,
Si akrepė pickojnė prapė,
Pėrsėri mė bėn tė vuaj,
Edhe pse banon nė Had.



PEZULL

Mė ka mbetur varur dora
Nė njė gem tė gjelbėr prilli.
Ikėn dita,
Ikėn ora,
Ikėn drita e njė trilli.

Ėndrra – koh’ e papėrlyer
S’e gjen dot pyllin e virgjėr,
Thyhen shtigje,
Thyhen dyer,
Se bėn zap bariu grigjėn.

Mė ka mbetur varur dora
Nė njė bisk tė kaltėr prilli,
Ah, sa keq,
Rrėpirėn mora,
E s ‘gjej i gjori fillin!
***
Mė thyhet rruga nėn blire,
Pres njė dimėr, lė njė verė.
Makthe hijesh mė lėpihen,
Mė vijnė pas, ..
Mė marrin erė.

E kuptoj:
Po qaset fundi,
Ēdo gjė ka njė fund patjetėr,
Prilli – trill krifkėn shkundi,
Degėn theu bli i vjetėr.



DĖSHIRĖ

Sikur tė mundja t’i rrihja flatrat
Si lauresha drejt qiejve nė agim.
Fushat t’i ēikja, malet e kaltra,
Madhėshtinė e diellit nė perėndim.

T’i bėja fresk pyllit tė gjelbėr
T’u shkundja pluhurin tempujve tė lashtė,
Tė shpupurisesha mbi tėrshėrėn e egėr,
Tė rrokullisesha mullarėve me kashtė.

Mes blusė sė qiellit dhe prarimit tė tokės
Tė bija nė ekstazė, tė shkrihesha nė eter,
Pėrherė duke xixėlluar, duke fluturuar pėrherė.

Shpėtuar nga kthetrat e serta tė ligėsisė,
Nga mėkatet tunduese, nga qarja e dėnesa,
Duke fluturuar jetofsha, duke fluturuar vdeksha.
***
Kur isha dash me brirė e kėmborė,
Askėnd nuk lija tė mė shkelte sinor.

Tani i plakur me brirė tė thėrrmuar
Nė zgrip tė greminės ēapitem ēaluar.

Dhe rroj me kujtime, kėndellem me ėndrra,
Kafazin e kraharorit ma kėrcėnon zemra.
***
Nė mė pyesni,
Cila dukuri tė ka tunduar nė jetė?
Pėrsosja e lules, guri qė s’flet.



ĒAPAT E PARĖ

Kam parė si ēapitej njė zambak i njomėz fare,
Si kėmbėt lakuriqe i hidhte ndrojtur mbi kalldrėm,
Askush s’e ndihmonte. Askush. Njė buēe kalimtare
E lėpiu qetėsisht nė fytyrė e kėmbė.
Dhe kjo krijes’ e braktisur s’ecte nė shkretėtirė
As nė xhunglat e Afrikės, kur bulurojnė bishat pėrreth,
Ku zhurmojnė buaj e bizonė, hipopotomė kaba e budallenj
Po nė qendėr tė metropolit, te dera e bashkisė,
Ecėn e bie ... ecėn e bie njė zambak si shpirt.

Kjo dėshmi e gjallė s’ka ndodhur nė ndonjė stepė,
Nė ndonjė tjetėr qiell, nė ndonjė tjetėr klimė,
Po nė qendrėn e qendrės, nė shekullin e njėzetė,
Njė fėmijė i zhveshur hidhte ēapat e parė nė agim.
***
Kam mė se njė gjysmė shekulli qė vuaj tė njėjtėn dramė,
Qė e njėjta gojė si kamare mė leh pareshtur si qen,
Qė rėnkon i njėjti uragan i plagosur e bie e njėjta kėmbanė,
Qė e njėjta hėnė mbi zambakėt e trishtė hedh vrer.
Kam mė se njė gjysmė shekulli qė vuaj e heq
Po ma kalb dalngadalė kėtė shpirt, pėr dreq.



KY FAT

Nė kėrthizė tė metropolit blihen e shiten lėkura,
Luhet poker, ndizen e shuhen ura,
Dje “sogllasna!„ sot “okej!„
“Pozhallusta, tavarish! „
“Pliz, mister Gej „!.
Shastisur nga katrahura,
Mbyllur nė bunkierė,
Si tufan i fashitur fėrshėllejmė si erė,
Mbetur jetimė nė palcė tė Europės,
Kafshuar, shtrydhur, nė zgrip tė gropės,
Krenarė, fismirė, buzė detesh, rrėzė malesh,
Nė diell e nė shi, mes brengash e hallesh,
Mes pyjeve tė virgjėr, tė egėr, paganė,
Kryq e tėrthorė shekujve u ramė.
Nė kėrthizė tė metropolit, nė kthina e golle,
Luhet me djallin: fitove ? S’fitove?
Dhe mbetėm siē qemė : rebelė e jetimė,
Ky fat qėnka shkruar pėr ty kombi im!

***

Lexomė, nėse do, lexomė, or mik,
S’do gjesh tek unė lisin biblik,
Dhe pse i lodhur, nen lėkurė thellė,
Me dritė dlirėsie do tė kėndell,
Do tė kėndellė me aromėn e tokės e detit,
Mes dialogut tė sertė tė dallgės me bregun,
Me parfumin e luleve qe s’lulėzuan kurrė,
Me deshirat e ngrira mbi shkėmbinj ‘ e gurė.

Lexomė, nėse do, or mik, or vėlla,
Si njė mbishkrim tė lashtė mbi njė gur ne kala,
Qė zjarret e shekujve si vragė e lanė,
Si dėshmi stoike e tė parėve tanė,
Si fosile zambakėsh mbi kėtė truall fisnik,
Lexomė, nėse do, or vėlla, or mik!



NUK MĖ LENĖ DHIMBJET

Nuk mė lenė dhimbjet t’i sodis lulet,
Hėnėn tek vozit nė liqenin e spėrkatur me yje,
Diellin kur del nga kreshtat e malit e mbi det ulet,
Kopen’ e uritur tė kaprolleve tek rend ndėr pyje.
Nuk mė lėnė dhimbjet tė ndiej ndėrrimin e stinėve,
Kur ēarton hardhia e skuqet molla nė degė,
Kur krihet era e verdhė e vjeshtės korijeve,
Kur dallgėt dimėrore pėrplasen nė breg.
Nuk mė lėnė dhimbjet t’u besoj ėndrrave,
Zambakėve tė valėve tek shuhen mbi rėrė,
Shtegtimit te baladave, rrėqethjeve tė kėngėve,
Harabelave tek flenė ku nata t’i zerė.
Nuk mė lėnė dhimbjet ta gėzoj kėtė jetė,
Qė njė herė mė jepet, vetėm njė herė.
U mplaka, u fishka, u bėra skelet,
Si era erdha e po shkoj si erė.
Nuk mė lėnė dhimbjet e plagėve tė pathara,
Pėr tė kuptuar pse vij e shkoj nė zbrazėti,
Sa pa kripė e qeshura! Sa pa formė e qara!
Kalėroj mbi kalin e kohės si veri.
Nuk mė lėnė dhimbjet tė vėzhgoj cinkėn
Si flatron, si kėndon, si humb nė hiēėsi
Ē’mė mbetet prapa? Ca fjalė qė dridhen,
Ca fėrgėllima tė pikėlluara nėn borė e shi.
Nuk mė lėnė dhimbjet e kėsaj bote kalimtare,
Nė jermin e thellė tė misterit tė saj i strukur rri.
I mbyll sytė: njė fluturim pėllumbash nė qepalle
Nėn mjė muzg tė venitur, tė beftė e zi.



STIN’ E VERDHĖ

Erdhi shpejt kjo vjeshtė me erė,
Erdhi shpejt dhe shkundi drurėt.
Kudo gjethe,
Zogj tė verdhė,
Si tė marra marrin rrugėt.

Pse trishtohesh nga kjo pamje,
Nga kjo zbehje e papritur?
Re tė bardha shkojnė mbi male
Si lejlekė tė uritur.

Pse zymtohesh a e di?
Tė vjen pas dimėr i egėr
Nėpėr borė,
Nėpėr shi,
Nėpėr njė shtegtim tė mjegullt.

Erdhi shpejt kjo stin’ e verdhė,
Shkundi drurėt e nemitur.
Ku po shkon kėshtu, moj erė
Kaq e beftė,
Kaq e sfilitur.



LAMTUMIRĖ

Gjithmonė ka njė lamtumirė,
Njė rrahje flatrash nė trishtim,
Njė muzg zymtuar nė mugėtirė,
Njė shteg tė thyer,
Tė pakthim.

A ka kuptim tė qash si qyqe,
Mėnjanė, mpirė nė njė kėnd?
Nė pragje ndarjesh,
Nė mėdyshje,
Qėndro si burrė, durimin gdhėnd!

Gjithmonė ka njė lamtumirė,
Njė ikje si lejlek i bardhė.
Po pėr ku, o njerėz tė mirė,
Po pėr ku, o njerėz tė mbarė?!
***
Pemėt u mbushėn me gjethe,
Pylli u mbush me mushkri,
Po ti tek ne mė s’erdhe,
Tė mori vjeshta me shi.

Tė morėn fluturat e verdha,
Se ku tė ēuan s’e dimė.
Pemėt u mbushėn me gjethe,
Po ti ... tej shtegut, pakthim.



BALADĖ

Veshur me rrobat e zisė
Doli e bukura nė Breg tė Lisit.
Ishte zheg.
Askush s’lėvizte,
As dhe bulkthi rrėzė plisit.

S’ishte koha e nizamėve,
As e tufėzimit s’ishte.
Bente ziqėr nė mekame
Njė dervish midis dervishėve.

Duket,
Ishte ėndėrr bari
E pėrzhitur nė atė zheg.
Pjergulla gjethet i vari,
Heshti gjinkalla mbi shelg.


Buzėt eshkė bėrė vejusha,
Sytė si dy kupa qielli:
“ S’di,
Sa vjet sot i mbusha
Qėkur m’u errėsua dielli.

Qėkur humba Zotin tim,
Zotin e trupit dhe tė shpirtit.
Kot jetoj ... Sa pa kuptim”
S’di a foli ... S’di a klithi.

Sytė i mbylli edhe shkeli
Ėndrrėn e barit nė trishtim.
Atje qoftė! Atje ngeli,
Gjallė a vdekur nė agim.

KUR?

Po kur, vallė, do tė jem i lumtur?
Sa shumė kam pritur!
Sa shumė kam humbur!

Le tė lulėzojė kudo pranvera!
Po mua, mes ngricave, mė griu era.
Le tė shkėrmoqen gjethet e thara!
Mes tyre mė humbėn ėndrrat e para.
Le tė ndrijė dielli!
Le tė bjerė shiu!
Kuptoni si ndjehet i mpakur njeriu?
Po kur, vallė, do tė jem i lumtur?
Se mjaft u lodha pas ėndrrės sė bukur.
***
Unė i fundit e kam ndierė gėzimin
(Nėse kam pasur njė ēast tė tillė)
I fundit kam zbuar trishtimin
I fundit natėn e zezė kam gdhirė.
Unė i fundit kam kėnduar me zė,
Zėri im i fundit jehonėn ju lė.



HORIZONTI I NGRIRĖ

Dua ta thyej kėtė horizont tė ngrirė,
Dua, por jam i pafuqishėm!
Demi e rrėzon njė mullar me brirė,
Era e detit nė tėrbim e shqyen pishėn.
Dua ta thyej kėtė horizont tė ngrirė,
Sa dėshirė, sa dėshirė do tė kisha,
Po duhen mijėra tėrbime erėrash,
Mijėra dema me brirė,
Mijėra shenjtorė dhe bisha.
Dua ta thyej kėtė horizont tė vjetėr,
Ndėrtuar ters me akull e hekur.
U gremis njė shekull, trokon shekulli i ri,
Ngordhi njė kuēedėr, u ngjallėn dy-tri
Dhe pyesim: ku vemi?
Dhe pyesin: ku qemė?
Nga Ferri dolėm a nė Ferr vemė?
Dua ta thyej kėtė horizont tė ngrirė,
Dua, por kjo mė mbeti dėshirė.



EC, O PLAK I KRISUR!

Dita shtyhet ngadalė,
Mbi kreshta mbrėmja shket.
Ku shkon,
Mor plak i marrė,
Kush sonte po tė pret?

Mos, vallė, njė hėn’ e zezė?
Mos, vallė, njė kėngė cigane?
Apo do tė pish verė
Diku, nė njė mejhane?

Dėgjoje kukuvajkėn,
Kėndoka si e dytė!
Atje njė hėn’ e zezė
Tė pret e shqyen sytė.

Dita shkon zvarritur,
Nata shket rrėshqanė,
Ec, o plak i krisur,
Kapėrce matanė!



NĖ MĖDYSHJE

Te Parajs’ e zėmrės sime
Ruaj tė dashurit e mi.
Lus pėr ta
E bėj flijime,
Bie nė gjunj me nostalgji.

Bluaj ankthin tim kujisės
Shtegut tė verbėr i vetmuar.
Ah, se si mė sillen tinėz
Moralthyesit e mallkuar!

Te lugin’ e Ferrit tim,
Nėpėr zheg e nėpėr shi,
Hiqen zvarrė papushim
Njė mori me gjarpėrinj.

Edhe rri krejt i vetmuar
Mu nė breg tė ankthit tim.
Mes Parajsės edhe Ferrit
Bėj durim e bėj durim.

Te Parajs’ e zemrės sime,
Te lugin’ e Ferrit tim,
Pėrtyp muzgje e agime,
Pėrtyp mall me pikėllim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Izet Shehu    16/9/2010, 02:42

LĖNDA

I. Udhėtim ne luginėn e verdhė
1. Sot
2. Shtegu i artė
3. Bregu i brengės
4. Dita ime e kafshuar
5. Udhėtim nė luginėn e verdhė
6. Nė varrezė
7. Pasmesnate
8. Bėhem gati
9. Hėna dhe retė
10.Zėri i zemėruar
11.Drama ime
12.Erdha
13.Kullim
14.Letra nga Hadi
15.Pleqėri e gjorė
16.Lotėt e kaprolles
17.Kėnga
18.Tim eti
19.Eja
20.O nėnė
21.Nipit tim, Endrit
22.Gjurmė e artė
23.Vyshkje trėndafili
24.Ēast i pikėlluar
25.Homeri
26.Cigani
27.Nė Firence
28.Nėse...

II. Tulipani plak
29.Tulipani nė maj
30.Ti
31.Puthja e parė
32.Njė zė
33.Njė kujtim i bardhė
34.Vajzat kthehen nga vreshtat
35.Zėmėrimi i tulipanit
36.Thonė
37.A e ndjen
38.Nė krahėt e muzgut
39.Tulipani plak
40.Ah
41.Odisea dhe Penelopa
42.Erotike
43.Muzgu i vonėt
44.Ato ēaste
45.Vajz’ e ėmbėl
46.Mbeta
47.E urta mėshtekn’ e bardhė
48.Ca gjinj tė bardhė
49.Ulu pak kėtu mbi bar
50. Shiu
51. * * *
52.Zė i ėmbėl
53.Strehėza
54.Lėreni dashurinė!
55.A e mban mend
56.Ėndrra bjonde
57.Dialog i vonė
58.Nė bregdet
59.Mė pėlqen dashuria
60.Racė fisnike
61.Dashuri
62.Lermė
63.Pas vitesh
64.Mbi qerpikėt e mi
65.Grua e dashur
66.Jasemini
67.Dy brigjet e lumit
68.Ajo
69.Nimfė e trilltė
70.Mos mė puth

III. Bisk legjende

71.Bisk legjende
72.Ėndrrat
73.Ėndrra e lejlekut
74. E ėndėrrta ime
75. Ėndėrr prej vese
76. Zgjimi
77. Trokita
78. Mbrėmė
79. Kali
80. * * *
81. Nėpėr muzg
82. Njė pel’ e bardhė harbon nė muzg
83. Rosinanti
84. Kurmi im
85. Emblema ime
86. Kėtij tempulli i pėrkas
87. Ahu
88. Pak
89. Sythet
90. Aty

IV. Monologjet e statujės

91. Monologjet e statujės
92. * * *
93. * * *
94. * * *
95. Nė palcė mjerimi
96. * * *
97. Baladė
98. Baladė
99. Baladė
100. Njė trėndafil ndėrroi jetė
101.Nėn bar
102.Zhgėnjimi
103.Zgjidhja
104.Fat lejleku
105.Akrepi i Hadit
106. Pezull
107. Dėshirė
108. Ēapat e parė
109. Ky fat
110. Nuk mė lėnė dhimbjet
111. Stin’ e verdhė
112. Lamtumirė
113. Baladė
114. Kur?
115. Horizonti i ngrirė
116. Ec o plak i krisur!
117. Nė mėdyshje
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Izet Shehu    16/9/2010, 02:42

Redaktor: Sadik Bejko
Punoi nė kompjuter: Brikena Laze



Izet Shehu

VETĖM NJĖ GRUA

Roman


Parathėnie

Nė njė rrėfim bisedor, apo i shkruar qoftė ky, merr shumė rėndėsi toni qė i pėrcjell ngjarjet dhe gjėndjet. Pėrmes ngjyrave tė kėtij toni vjen e regjistruar dhe e gjallė gjithė ajo tėrėsi bote gjer dhe hollėsitė e saj, pra, gjithė sa pėrmban lėnda qė kumtohet. Regjistrat e kėtij toni, ngjyrimet e tij, janė disi fluturuese dhe tė pakapshme, pasi, nė rend tė parė, ne ia vemė veshin asaj qė po rrėfehet. Si qenie logjike mund tė jemi ose jo tė njė mendjeje me atė qė na kumtohet, me atė qė po flet. Por, nė tė dyja rastet, pa kuptuar, ndėrhyn e na merr me vete, na ndjell e na lė shtang toni, i cili i jep rrėfimit njė pėrmasė tjetėr. Njoftimet mbi ngjarjet janė tė pėrfshira nė avujt, nė ngjyrat, nė pozicionimin e zėrit tė rrėfyesit. Ftohtėsia apo vlaga e tonit janė jo vetėm sfondi, thellėsia, po edhe shpejtėsia a pėrkulshmėria e ujėrave pėr nga rrėshqet, shtrihet a degėzohet rrėfimi. Njoftimet e kėtj toni (disa njoftime ekstra) mund tė na nguliten po aq sa edhe kumtet e drejtpėrdrejta tė rrėfimit qė nė vijim vizaton tipat, karakteret, ngjarjet. Kėto mund tė kapen mė me lehtėsi, mund dhe tė analizohen prej logjikės sonė. Toni prapė mbetet aty, ėshtė brenda ngjarjeve, ėshtė edhe pėrsipėr tyre.
E nisa me tonin e rrėfimit, se rrėfimtari nė romanin “Vetėm njė grua” tė Izet Shehut ėshtė personazh i romanit. Ėshtė njė burrė i moshuar, me plagė nga e kaluara, pastaj dhe njė i lodhur nga e sotmja e Shqipėrisė, nga shoqėria e ashtuquajtur e tranzicionit. Do s’do, me kalimin e viteve, mosha njeriun e vė nė skaj. Si pėr protestė, nė skaj dhe mė pėrtej se nė skaj e degdis veten e tij ky lloj njeriu. Pėr tė mos e rėnduar mė vetveten. Njė tėrheqje jo pėr t’u fshehur, mė shumė pėr t’u mbrojtur, pėr tė mbrojtur thellėsitė. Njė liqen, njė lumė, njė park me pemė, njė kafe e mėnjanuar. Kjo lloj tėrheqjeje kėrkon prehjen, bukurinė, mbase dhe pak lėndė pėrmbajtėsore qė nuk lidhet domosdo me kėto vise tė qetėsisė sė pėrjetshme. Njė marrėdhėnie e shtuar me vetveten dhe e rrudhur me tė tjerėt. Pra, kėrkohet pak poezi. Poezi qė vjen nga fryma dhe pamjet e mjediseve, po edhe nga lėvizjet e brendshme qė duan qetėsim. Qetėsimi, nė mos ardhtė prej zbulimit tė tė fshehtave fisnikėrisht tė ruajtura sė brendshmi, sė paku, tė vijė prej shfrimit tė pengjeve dhe tė gulēeve tė sė shkuarės. (Ja, kudo tė shkojmė, kudo tė futemi, nuk shpėtokemi dot prej vetes sonė). Shfrime tė tilla ēojnė nga pastrimi dhe tėharrja e sė keqes qė ka bėrė vend brenda nesh. Kėtė pastrim dhe ēlirim nga barrėt e kujtesės ku ta gjesh? Pėr mė tepėr kur brenda vetes ke shumė trungje qė nxijnė.
Kėshtu hapet ky roman i Izet Shehut. Dy tė moshuar, shtyrė nė periferitė e njė qyteti, ku me rrėfimet e njėrit, vjen dhe ēlirimi i tjetrit. Sė paku, tashmė kaq gjė mund ta kenė. Tė pinė njė kafe lirshėm, tė shėtisin nėn pemė, ta zbrazin zemrėn paq, pa asnjė pengesė, pa asnjė gardh, pendim a mėdyshje. Asgjė s’mund t’u merret pėr keq. Tė kėqijat e sė shkuarės kanė qenė tė tilla, sa, edhe duke i rrėfyer, edhe sikur tė ēlirohesh pak prej tyre, nuk i bėhet dėm askujt. Jo se nė tė sotmen amullia dhe e keqja morėn fund. Jo, ato gėlojnė e tė fundosin edhe sot. Por e sotmja nuk i prek mė drejtpėrsėdrejti kėta tė moshuar. Nuk u pėrket mė atyre. Ky ēift i poetizuar i dy tė moshuarve vetėm sa do tė zbrazet pak nga tė kėqijat e kohės sė tyre. Vetėm kaq. Rrėfehen histori rrėqethėse, vizatohen gjėndje tė tėrheqjes dhe tė simpatisė sė fortė midis dy tė moshuarve. Ky ėshtė sfondi poetik nė fillim dhe nė fund tė romanit.
Rrėfimtari nuk e fsheh dalldinė e njė simpatie tė fortė qė i rrėmben dy tė moshuarit pėr njėri-tjetrin. Nuk e fsheh qė e mirėkupton dhe e fal nė tė metat, madje dhe nė mėkatet e saj gruan qė sapo ka njohur. Kjo dalldi dhe ky mirėkuptim sikur e pastron dhe e dlir atė grua. Kjo e moshuar vazhdon ta dojė jetėn, ėshtė ende e pashme dhe e do praninė e njė burri nė krahun dhe nė jetėn e saj. Ėshtė njė grua, “Vetėm njė grua”, siē na thuhet dhe nė titullin e romanit. Njė grua… E ka pėrbaltur jeta, ėshtė varrosur pėr sė gjalli nga mė tė afėrmit e saj, vetėm dhe vetėm se ka dashur kaq gjė: tė jetė grua. Kėshtu i ka ndodhur asaj. Ajo asnjėherė nuk ka hequr dorė tė jetė e tillė, ka dashur me patjetėr tė plotėsojė, sė paku, thellėsitė e saj mė themelore e mė tė pacipa: tė gjejė njė burrė qė do ta kėnaqė edhe fizikisht si femėr. Ndryshe, ajo ikte, i linte, i braktiste burrat. Familja e martonte (jeta e kish vėnė nė qarkun e ngurtėsuar: o te prindi, o te burri) dhe ajo e pranonte martesėn si fatalitet, si kėrkesė tė sajėn, si dėshirė pėr t’u plotėsuar si grua. Nė se kjo nuk ndodhte, ajo prapė u kthehej nė derė tė afėrmve tė saj. Ajo s’mund tė mos ishte femėr, grua.
Njė temė kjo jo e zakontė nė letrat tona. Kjo temė na kthen pas te njė e kaluar qė sapo e lamė. Shkrimtarėt e tjerė edhe vetė Izet Shehu nė poezitė dhe nė tregimet e tij kanė folur pėr natyrėn kriminale tė sė kaluarės sonė, pėr vrasjen e humanitetit nga ajo kohė, pėr varret pa emėr, pėr burgjet e asaj kohe… Nė kėtė roman ai e shtron ndryshe mungesėn e plotė tė lirisė sė individit, kthehet nga dramat e parrėfyera tė jetės sė pėrditshme tė gruas, te kėto tragjedi qė nxijnė dhe ashtu tė shuara nė heshtje. Gra tė privuara edhe seksualisht. Etja seksuale dhe mohimi i saj, mos zėnia nė gojė e njė “turpi” tė tillė, e poshtėronin dhe e degradonin njeriun, nė kėtė rast gruan, nė intimitetin mė tė thellė. Rebelimi i kėsaj gruaje kundėr martesės si formalitet, kundėr njė shoqėrie patriarkale dhe komunisto-puritane ėshtė i pabujė, pa thekse politike. Por kėshtu godet mė mirė nė shenjė. Kjo vajzė nga familje tė thjeshta minatorėsh vetėm kaq gjė ka kėrkuar nga jeta: tė gjejė burrin qė e bėn tė ndjehet grua. Asgjė mė shumė. Familja e saj, qė t’i mbyllė gojėn vajzės, vetes dhe botės, pra, pėr zakon, e ndien si detyrė qė t’i gjejė njė burė, t’i sigurojė njė ēati mbi kokė. Tė gjetėm burrė, tė bėmė njė dasėm, ē’do mė tepėr: nėnshtroju fatit. Kėtu mbaronte detyra e familjes. Tej kėsaj, je apo nuk je e kėnaqur nga shtėpia e re, nga burri, nga tė tjerat, kėto ishin tė tepėrta edhe t’i zije nė gojė. Klisheja ishte: vajza e ka fundin nė martesė, gruaja e ka vendin te burri. Personazhja e kėtij romani thotė: ju mė jepni njė burrė dhe unė e pranoj. S’po kėrkoj tė tjera. Por, nė se burri im nuk mė jep sė paku njė shtrat tė ngrohtė, atėherė unė nuk kam ē’e dua martesėn dhe burrin. Unė po i pranoj tė gjitha: zakonet, varfėrinė, nėnshtrimin. Vetėm njė gjė nuk e fal: burrin qė nuk ėshtė burrė. Si t’ia bėjė vėllai i saj minator, vėllai qė me punėn e krahėve tė tij mban e ushqen katėr gojė, gruan, nėnėn, fėmijėt, si t’ia bėjė ai qė e marton tre-katėr herė kėtė motrėn e tij dhe ajo nuk zė vend? Shkon dhe nga shkon dhe prapė i pėrplaset nė prag. Ky minator, mė sė fundi, me sy tė errur nga tėrbimi, njė natė ngre barominėn e hekurt tė minierės dhe i bie sė motrės nė kokė. E pėrgjak, e lė pa frymė. E pandehin tė vdekur dhe e varrosin nė breg tė Vjosės nė njė natė me furtunė, me qėllim qė ujėrat e dallgėt ta degdisin nė pakthim. As varr tė mos ketė. Nėna nė kėtė rast mban anėn e djalit, edhe ajo merr pjesė nė krim.
Duke mos u mbajtur nė efektet dramatike, as nė efektet e jetės seksuale (thamė qė pikėnisja ėshtė nga e sotmja, rrėfimet vijnė nga njė vend me drunj tė bleruar nė breg tė njė liqeni). Autori, pas kėsaj varrosjeje me vlera mė tepėr simbolike, personazhen e tij e ēon nė njė teqe bektashinjsh. Nė njė vend tė shkėputur nga shoqėria, vend ku ajo e merr veten shpirtėrisht. Teqeja ėshtė njė vend prehjeje dhe meditimi pėr kėtė grua tė pėrgjakur e tė sakatuar nga jeta. Ngjyrat e bardha tė teqesė, e blerta e korijes rreth e rrotull saj, tipat njerėzorė tė dervishėve, bujaria dhe pėrkushtimi i tyre i pėrditshėm ndaj njerėzve, jeta e pėrkorė, tėrheqja nga jeta vizatohen me hollėsi. Teqeja ėshtė nga vendet me pėrshkrimin mė tė plotė nė roman. Kėtė grua atje e presin ashtu siē ėshtė, pa e pyetur: nga je, kush je, ku shkon? Teqeja ėshtė njė vend bujarie qė pret dhe pėrcjell cilindo, pa e gjykuar, pa asnjė kushtėzim. Personazhja e vrarė dhe e tallandisur nga jeta aty pėson njė pėrndritje tė brendshme. Pėrndritje qė ka tė bėjė me mohimin e sė kaluarės sė saj dhe kapėrcimin nė njė jetė tjetėr, jetė ku tė vendosė vetė pėr fatin e saj. Mohon familjen, mohon tė shkuarėn, ndėrron dhe emrin. Ajo nuk duhet tė ishte mė plehu i shtėpisė sė babait. Pleh qė duhet nxjerrė nga shtėpia. Nuk duhet tė ishte mė femra qė vetiu, qė me lindjen e saj, ėshtė e rrezikshme, e pistė dhe qė pastrohet dhe merr emrin njeri, grua, vetėm nė se mbillet nė vatrėn e njė burri, e njė shtėpie tjetėr.
Mbas kėsaj ngjarjet rrokullisen po njėsoj. Kjo grua jo se e gjeti pėrfundimisht lumturinė, por tashmė e ka gjetur vetė familjen. Tashmė… i lind dhe instinkti i mėmėsisė.
Parė nga e sotmja, ėshtė shėruar ajo (ne) nga gjithė helmet e sė shkuarės?
Njė dramatikė e rėndė e mbrun nė thelb kėtė roman. Drunjtė e njė parku, shėtitjet nėn kėta drunj e mbulojnė atė. Njė vend i pėrkohshėm prehjeje dhe mirėkuptimi. Ngadalėsim, ndalesė nė njė stol parku pas ecjes sė rėndė. Po a nuk kishte kėrkuar ajo kaq gjė nė jetėn e saj: mirėkuptim, mirėsi dhe prehje. Me kėtė mesazh dhe mė kėtė ton tė trishtimit poetik, nė fund dhe nė krye tė tij, tė prek ky roman, kjo prozė e re e Izet Shehut.
Sadik Bejko
Tiranė, 26. 12. 2006

















I

Kujtesa ėshtė njė pllajė, ku trokon parreshtur njė kalė. Mbi tė bie shi e borė, fryjnė erėra e fllade. Herė mjegullohet e herė rrezėllin nėn diell. Ti, kalėron mbi dorinė e kujtesės tėnde. Pastaj, harron pllajėn dhe kalin qė pengohet, turfullon e valvit jelet nė erė. Mbyllesh nė guaskėn e vetmisė, larg thashethemeve e llakellakeve, larg broēkollitjeve e stisjeve. U vė veshėve dyllė, po prapė, s’u shpėton qė s’u shpėton merimangave tė vjetra. “E paskam tė shkruar, - flet me vete, - ose tė rri i ndrydhur nė kafaz ose tė sillem i hallakatur e i lirė si era qė hyn e del zgavėr mė zgavėr”.
I dalur nga ferri gjysmėshekullor nė gjysmėdritė, syt m’u lbyrėn, humbas udhėn dhe ngushėllohem duke gjetur pllajėn time tė mjegulluar dhe dorinė e bėrė kock’ e lėkurė si Rosinanti i Don Kishotit. Ulem nė njė stol tė parkut si i pėrhumbur. S’dua tė mė qaset pranė as harabeli e jo mė tjetėrkush. Po ai, tjetri, pa tė pyetur e pa tė pėrfillur, tė ulet pranė e tė dėrdėllit:
- Kam vite qė e kam braktisur Shqipėrinė dhe jetoj nė njė vend lindor, nė njė vend ish – komunist. Kam bėrė njė jetė krajli, duke u marrė me gjueti shapkash e baldosash plaka. Ai dėrdėllit, edhe pse ti u vė pambuk veshėve.
- A je shqiptar? - mė pyet. – Jam shqipfolės.
Vetė pyet e vet pėrgjigjet rrodhja dėrdėllitėse.
Ikėn miza bezdisėse e mė pas ia pat njė tjetėr. Ulet nė vendin e tij.
- Jetoj nė njė qytet perėndimor. Jam martuar me njė plakė tė pasur. Ajo ka punuar dyzet vjet nė njė shtėpi publike. Zė veshėt me gishta dhe ulem tek njė stol mė tutje. Se mos aty mė lanė tė bredh nė pllajėn e kujtesės. Tė qaset njė zhapil i bukur. Zhapili rrėshqet mbi stol e mė pas kalon pėrmes kėmbėve tė mia mospėrfillės e i ftohtė. Nejse. Zvarritės ėshtė, them me vete. Mė i mirė nga dy tė parėt, se, tė paktėn s’tė bėn tė dyllosėsh veshėt. S’ėshtė i blerė e i shitur. S’ėshtė mohues e plangeprishės. Zvarritet pėr vete, duke hequr fatin e tij zvarritės. Edhe kėtu, nė kėtė stol tė parkut, s’u shpėton merimangave tė vjetra.
Diēka ka marrė pėr mirė. Kėtė e ndien, e sheh, e prek. Po ti, apo unė, qė vijmė nga errėsira, s’e marrim kollaj veten. Ndiejmė njė pickim tė vjetėr. Dhe ky pickim na ndjek edhe sot, kur sytė ende na rrijnė lbyrur nga gjysmėdrita. Edhe pse ndiejmė pickimin e merimangave tė vjetra, edhe pse jemi plakur e mpakur, s’e mohojmė dheun tonė. S’predikojmė pėr shthurje e mohim tė vetvetes. E themi me krenari se jemi shqiptarė, se shqip ka folur babai ynė, gjyshi, stėrgjyshi e katėrgjyshi. Madje, na duket se shqip flasin edhe malet e fushat tona, edhe drurėt e gurėt, edhe zogjtė e bari i brishtė. Kėshtu mendojnė tė shumtėt. Po, merimangave tė vjetra, s’ua heqim dot vesin e pickimit. Ato, siē kanė lindur me atė ves, ashtu ngordhin.
Ndaj, siē ua thashė qė nė fillim, me to jam i shkėputur. Bėj sikur s’i shoh e sikur s’i dėgjoj. Lė stolin e parkut, lė mjediset ku zukasin mizat bezdisėse e thurin rrjetėn e re bijėzat e merimangave tė vjetra dhe gjej njė oaz. Ah, shyqyr, them me vete! Mė duket se e gjeta strehėzėn time nga ku mund tė shėtit nė pllajėn e kujtesės, kalėruar mbi dorinė frelėshuar e tė bėrė kock’ e lėkurė.
Buzė liqenit, nė periferi tė qytetit, mė ra nė sy njė lokal i bukur, i ndėrtuar mes drurėve tė gjelbėruar. Me shpresėn se kėtu do ta gjeja qetėsinė e dėshiruar, vija ēdo mėngjes. Edhe bėja lėvizjen e domosdoshme, nga shtėpia gjer aty, edhe u shmangesha pickimeve e zukamave, edhe freskohesha e kthjellohesha nė gjinjtė e natyrės. Gjithmonė me shpresėn se do ta ēlodhja trupin, shpirtin dhe kujtesėn time tė topitur.

II

Lokali me emrin “Dreri” ėshtė ndėrtuar nė njė mjedis pėrrallor, nė njė kėnd tė pyllėzuar nė brinjė tė kodrės. Era pėrkėdhel gjethet e lisave, bredhave, pishave e tė plepave tė argjendtė, qė pėrkulen lehtė e prapė ty tė duket, sikur mbi to rrokullisen ca valė ngjyrė jargavani tė zbehtė. I rashė pėrqark pyllit. Thuajse nė mes tė rrugės, tek njė vend ku hapet njė shesh i gjerė, u duk sė largu njė tymnajė e kaltėr nė brinjė tė malit tė Dajtit. Qielli dukej i kthjelltė, me pėrjashtim tė njė copėze tė bardhė reje, qė fluturonte pėrmbi majėn e malit. Ndala pėr t’u ēlodhur aty, ndanė rrugės, mbi njė mezhdė tė mbuluar me bar tė njomė. U ula dhe pushova njė copėz herė. Poshtė shtrihej njė luadh, mbi tė cilin hijeshonin ca pisha tė blerta. Rreth e qark, bari pėrkundej lehtė, duke fėshfėritur. Njė bar tėrė prarime, ku binin nė sy lloj – lloj nuancash. Kur mbi bar bien pingul rrezet e diellit, blerimi i tij merr njė nuancė aq tė kėndshme, aq ēlodhėse, aq dehėse, sa mė s’ka. Kėtu, nga ky kėnd, ku isha ulur unė, bari i butė dhe i blertė tė dukej sikur kishte mbirė nga shpirti. Nga kjo mezhdė po vėshtroja botėn e stėrmadhe pėrmes ca skenave me ngjyra tė ndezura nga purpuri dhe ari i kodrave dhe maleve pėrreth.
- O Zot, ē’bukuri e madhe! – thirra me zė tė lartė.
Sa pa mbaruar shqiptimin e kėtyre fjalėve, nė tė djathtė tė vendit tė bleruar, ku rrija i pėrhumbur e i magjepsur nga kėto bukuri tė perėndishme tė natyrės, zbret nga njė shteg i kaltėr aty pranė njė grua e bukur si njė nimfė pėrralle.
- Nga zbriti kjo, - fola nėn zė
Mbi barin e bleruar piklat e vesės shndritnin si pikla tė kaltra loti. Fshiva sytė se mos isha nė ėndėrr a nė ndonjė trill. Gruaja, duke hapur me kujdes lastarėt e njomė tė shkurreve pranė shtegut, zbriti nė rrugė.
Ajo u turbullua. U mat tė merrte rrugėn, por, sakaq, kthen mendje, duke kujtuar, siē duket, se njė nxitim i tillė, do ta vinte nė njė gjendje mė tė vėshtirė, ndaj u kthye pakėz mėnjanė, mbuloi ngadalė – ngadalė gjoksin, kopsiti bluzėn e verdhė dhe tha:
- Dilet nga kjo rrugė pėr te kafe “Dreri”.
- Po. Varu poshtė nja dyqind metra. Nė tė majtė tė rrugės, ėshtė i gdhendur nė njė tabelė druri emri i lokalit.
- Faleminderit, - tha, - dhe mori udhėzėn e ngushtė tė rrethuar me drurėt e pyllit.
As qė mund ta merrja me mend se nga ai shteg kaltėrosh do tė dilte si nė pėrrallė njė grua e bukur. Portreti i saj mė mbeti nė mend. Cilido qofsh ti, edhe nė paē zemėr prej guri, edhe nė qofsh gjysmė i vdekur, bukuria e natyrės dhe e njeriut tė gjallėron. Ja, pėrshembull, mua gjashtėdhjetėetrevjeēarin, tė dehur nga ngjyrat dhe aromat e natyrės, erdhi e mė ra nė kokė si vera e bardhė ajo bjondina, erdhi e ma prishi qetėsinė. Erdhi e ėmbla dhe mė dehu, me tė dalė prej atij shtegu. U shtriva mbi bar. Mbylla sytė. Kujtesa zuri tė ma davarit mjegullėn. S’mė doli ai kali i bardhė, qė zakonisht trokon mbi pllajėn time tė dashur, por mijėra gata tė bardha borė flatėruan nė qiell e bėnė njė kurorė. Ndala njėrėn prej tyre, a vetė njėra prej tyre zbriti nga qielli e m’u qas. Sa hapa sytė, tufa me gata tė bardha mė humbi. Madje, dhe ajo e trillta qė m’u qas fare pranė. Madje, dhe bjondina qė doli nga shtegu i kaltėr e u var poshtė nė udhėzėn e ngushtė nė mes tė pyllit. Fėrkova sytė. Drurėt e pyllit fėshfėrinin. Njė si ndjenjė e turbullt krenarie e plogėshtie mė la nė gjysmėdremitje. Njė qetėsi e ėmbėl erdhi e mė dehu.

III

Kishin kaluar dy ditė nga takimi i beftė me gruan e bukur, qė zbrit nga shtegu i kaltėr pranė pyllit, qė hijeshonte qark e qark lokalin tim tė preferuar. Ishte mėngjes. Drurėt qenė spėrkatur nga mjegulla. Madje, kjo mjegull qė qe futur nė tru e mė dukej sikur i kishte bėrė atij njė lavazh rrėnjėsor. Kjo vello mugėtire mė shėtiste nė kokė.
- Njė kafe, - porosita.
Kamarieri s’vonoi e ma solli nė cast.
Tavolina ime ishte nė skaj tė verandės. Dielli ishte nė tė lindur dhe njė tufė rrezesh si fshesė e artė dukej sikur fshinte muret e lyer me shije. Drurėt i pėrkundte njė fllad i lehtė ėmbėlsor. Dielli binte mbi to dhe blerimi i tyre dukej i thellė nė tė errėt, kurse hija e freskėt. Vidhat kishin hapur kurorat e degėve, veshur tėrė gjethe tė dendura. Nė mes tė kėtij blerimi, ngrihej godina prej guri e dėrrasash, nė stilin europian. Sa rrufis gllėnjkėn e parė tė kafesė, njė lėvizje karrigeje mė tėrhoqi vėmendjen. Ishte bjondina e bukur e shtegut tė kaltėr. La ēantėn nė njėrėn nga karriget, vuri celularin dhe paketėn mbi tavolinė dhe u ul. Syzet e zeza s’i hoqi. Ia hodha sytė pa ndrojtje. Fundja, pse tė druhesha. Asgjė s’mė lidhte me tė. Asgjė. Po kurioz isha, ama. Ajo hoqi pėr njė ēast syzet e zeza, i fshiu me cepin e shallit tė tyltė, fėrfėlloi sytė pėrreth dhe i dha porosinė kamarierit. Drita dhe freskia e saj po e zgjeronin hapėsirėn. Vuri pėrsėri syzet e zeza. Ndezi njė cigare “Slims”. Tymi i kaltėr i cigares i ra si vello mbi flokėt e verdhė.
Sa kohė qė tymi i kaltėr pėrkėdhelte flokėt e verdhė, fytyra e saj mjegullohej dhe s’e kapje dot. Kur tymi u davarit, doli nė pah fytyra e bukur e saj, mbi tė cilėn lundronte njė prush i hollė trėndafili. Ndėrkohė, bėri njė lėvizje tė karriges si pėr tė tėrhequr vėmendjen. Dukej si njė lule e purpurt gjithė vezullim. Lokali qe kredhur i tėri nė mes tė gjelbėrimit tė dendur e tė errėt. Ia ngula shikimin gruas rrezatuese. M’u duk e freskėt dhe e ėndshme. Qark e qark, valė lulesh luhateshin lehtas dhe rrethonin ėmbėl si nė kornizė figurėn pozante tė saj. Ajo, gjithashtu dukej si njė lule nė mes tė luleve. E bardhė, bjonde. Trupin ia hijeshonte fustani ngjyrėqumėshti e jaka e hapur. Rrezet depėrtonin pėrmes gjetheve mbi shpinėn e saj dhe binin mu pranė kėmbėve tė mia. Tej, nė hapėsirėn prapa shpinės sė saj, bleronte njė panjė. Hija e gjetheve tė dendura shtrihej mbi leshrat e saj si trėndelinė. Nė atė sfond plot gjelbėrim, dritė e rreze, dilte nė pah koka e bukur dhe qafa e saj elegante. Rrezatohej njė dritė e thellė vezulluese, njė dritė femre.
S’po i shihja fare atė mėngjes nuancat e ngjyrave qė merr pylli mėngjesor, as dėgjoja cicėrimat gazmore tė zogjve, po u marrosa pas njė gruaje qė s’e dija se cila ishte, nga vinte e nga shkonte. Madje, s’ia dija as emrin, po, pėr ēudi, dhe aq mė tepėr pėr moshėn time, pėr karakterin tim, njė lajthitje e tillė ishte turp e shkuar turpit. Kurioziteti? Po dhe ky i flamosur ka cak e masė. E, ndėrsa rraha kėto mendime nė kokė, ajo hoqi syzet e zeza, ngriti kryet dhe mė vėshtroi mu nė loēkėn e syve. Syt’ e mi, si tė zėnė nė grackė, u kapsallitėn, si tė ishin dy zogj tė kaftė e tė frikshėm. Sakaq, u trazova dhe u turbullova nga ca dallgė tė kuqe turpi, qė s’qeshė nė gjendje t’i qetėsoja. Pastaj, mora veten. Bėra njė qortim pa zė. Kur ngrita kokėn, pashė sytė e saj tė zinj, tė zinj. Dy sy tė shndritshėm. Pse trembesha? Pse? Ē’i kisha bėrė dhe ēfarė mė kishte bėrė ajo? Asgjė! Asgjė! Vura re se ajo me ata sytė e ullinjtė e ndjente veten triumfatore. Se ka gra qė kėnaqen dhe luajnė me prenė e vet si tigri me drerin. Po, ka. Unė s’ia hoqa shikimin. Befas, ajo u drodh. Bėri njė lėvizje tė pakontrolluar tė trupit dhe ndezi sėrish cigaren. Pikasa se gruaja, e dalė si nė pėrralla nga shtegu i kaltėr, s’ishte nimfė, as hėnė, as diell, po njė grua e bukur, qė i ngjante njė trėndafili tė mbajtur gjatė nė gotėn e ujit. Kėtė vura re nė ato ēaste. Atė natė s’e mbylla syrin. Fillova tė lexoja romanin “Saga e Forsajtve” e pikėrisht, kapitullin “Behari i vogėl nė zemrėn e njė forsajti”. S’di pse lexova pikėrisht kėtė kapitull, por njė gjė jua them me zemėr nė dorė: ndjeva gjatė leximit po ato ndiesi. Po me njė ndryshim: shpirti m’u pėrqeth sė tepėrmi. S’i thonė shaka: drurit nė pyll i futet mė shumė nė palcė e mardhura kur ėshtė i zhveshur, se sa kur e mbulojnė gjethet. E, pra, e ndjeva veten si druri i ahut nė dimėr. Nė mėngjes, nuk shkova tek lokali i preferuar nė kodėr. Mė doli njė punė dhe s’vajta. Ndajnatė, mora udhėzėn mes pyllit, doja tė mos e takoja atė, gatėn e bukur e tė bardhė tė shtegut tė kaltėr. Atė trėndafil, tė mbajtur gjatė nė gotėn e ujit. Nė pyll, pėrmbi lokalin “Dreri” po perėndonte dielli. I purpurt dhe i rrumbullakėt si njė gjysmė shalqiri i arrirė, ai rrėshqiste dalėngadalė nėpėr degėt e drurėve.
Sa hyra nė lokal, tavolinėn time tė preferuar, pėr shkak tė mundesisė pėr tė parė bukuritė e pyllit, e kishte zėnė ajo. Sa mė pa, rrotulloi syt’ e zinj e tė shndritshėm. Pak purpur trėndafili i ndezi faqet. Ma bėri me dorė.
- Tė prita nė mėngjes. S’erdhe. Po tė pres nė tė perėnduar.
- Po, pėrse? – pyeta i ēuditur.
- Si, pėrse?... unė jam grua me pėrvojė. E rrahur me vaj e me uthull. I kuptoj burrat me shikim tė parė. Ky ėshtė zanati im. Kjo ėshtė aftėsia ime. Ty tė ka dhėnė Zoti talentin pėr tė shkruar vjersha e tregime dhe mua mjeshtėrinė pėr t’u lexuar burrave shpirtin nėpėrmjet syve.
- Pse, a lexohen syt’ e mi tė mjegulluar?
- Mjegullėn e lexoj mė mirė, kur sapo zė e davaritet.
Ulu, ulu e mos e zgjat! – tha me ton tė vendosur e urdhėrues.
U ula. Hodha sytė qark: si pėr ēudi, nė lokal kishte pak njerėz. Nja dy ēifte pranė panjės, ku qe ulur gruaja e shtegut tė kaltėr atė ditė dhe mėtej, disa vajza, qė pinin kafe e duhan. Tymi i duhanit si shtėllungė e kaltėr rrinte pezull mbi kryet e tyre.
- Pi duhan, - tha dhe mė zgjati paketėn.
- Jo. As e kam vėnė qoftė dhe njė herė nė gojė
- Po ē’pi ti? Raki, konjak, uiski.
- Kafe pi. Vij kėtu pėr tė pirė kafe, se mė pėlqen ky lokal, jo vetėm pėr mjedisin, pėr pyllin, por edhe pėr cilėsinė e kafesė. Bėjnė kafe tė mirė kėtu. Gruaja heshti: Thithi thellė cigaren “slims” dhe fėrkoi me gishtrinj flokun e verdhė e tė parfumuar si me aromė trėndeline.
- Isha kurioze, ndaj dhe pyeta pėr ty atė kamarieren qė mban njė jakė tė bardhė borė si zambakė gjoli.
- Atė vajzėn?
- Po, atė.
- E ē’tė tha?
- Shkruan poezi dhe prozė. Ėshtė marrė ca kohė me politikė. Duket burrė i urtė. Baba i katėr fėmijėve. Njerėn prej vajzave tė tij e kam pasur nė fakultet. Vjen kėtu me tė shoqin tė dielave. Kaq mė tha.
- Ēudi, tė paska dhėnė informacion tė saktė!
- Kaq jemi ne: vend i vogėl, komb i vogėl. Po ty, i dashur poet, ē’tė ka bėrė pėrshtypje nga pamja e jashtme, nga sjellja, nga qėndrimi im? Hė, ē’tė ka rėnė nė sy?
- Sė pari, si ju quajnė?
- Lejla Molla.
- Paske emėr tė bukur!
- Njerės nga pyetjet iu pėrgjigje.
- Dukesh qė ke jetuar nė perėndim.
- Kam nėntė vjet nė Mynih. Ika qė nė fillim me ambasadat. Ke qenė nė Mynih?
- Po. Nja dy javė. Ėshtė qytet bjond. Si ti. Apo zemėrohesh qė tė flas me ti.
- Jo. Pėrkundrazi. Mė pėlqen epiteti pėr Mynihun. Nė pėrgjithėsi, gjermanėt janė bjondė. Dhe unė, edhe pse i lyej pakėz flokėt, jam bjonde e lindur. Tė pėlqejnė bjondet?
- Po. Edhe gruan time e kam bjonde natyrale.
Bjonde me sy tė kaltėr.
- Kurse unė jam bjonde me sy tė zinj si ullinj.
- Po tė zinj si dy neger, qė shkėlqejnė dhe tė shohin egėr.
Gruaja qeshi. Qesha dhe unė. Ajo kapsalliti qepallat, fėrkoi me gishtin tregues vetullėn si hėnėz e ngrėnė dhe vazhdoi.
- Sa vjeēe ėshtė gruaja juaj?
- Pesėdhjetė.
- Qenkėrka mė e re se unė!
- Pse, sa jeni ju?
- Sa thoni ju,
- Aty te tė pesėdhjetat.
Ajo qeshi. Fytyra i shkėlqeu si hėna nė njė mbrėmje tė magjishme maji. Qeshi.
- Kėshtu mė thonė tė gjithė. Ose ma bėjnė qejfin, ose kėshtu u dukem njerėzve. Sidoqoftė, mua mė pėrndriten pendėt dhe bėhem si ajo gata e bardhė si bora. Unė jam pesėdhjetėepesėvjeēare. Atė ditė, kur zbrita nga shtegu i pyllit i mbusha plot pesėdhjetėepesė, tregoj kujdes pėr veten. Bėj tualet. Rri pastėr. Pėrdor erėza.
- E the mirė, - ndėrhyra unė, - je vėrtet e pastėr si gatė e bardhė. Po njė gjė po vė re, ja tani. Nuk u shkoni tė kuq buzėve. Pse?
- Nuk i lyej me tė kuq… se buzėt janė pėr tė puthur, - tha edhe u bė purpur e tėra, gjer te veshėt. Buzėt iu bėnė vėrtet si kokrra e arrirė e qershisė. Tymi i kaltėr i cigares iu pėrhap mbi flokėt e verdha. Heshti pėr pak ēaste, pastaj shtoi: - Jo, bėra shaka. Unė i kam siē e vini re, tė kuqe, m’i ka lyer me tė kuq Babazoti. Kėshtu thoshte e ndjera, gjyshja ime.
Ndėrsa ne bisedonim si tė pėrhumbur nė njė botė tė kaltėr e vezulluese, pėrqark, kurorat e drurėve ishin bėrė krejt tė zeza. Ēiftet, pak mė tej, putheshin si pa tė keq, fare mospėrfillės e tė ēlirtė, sikur s’ekzistonte askush, askush nė atė mjedis. Sikur ishin ata dhe vetėm ata. Kamarieri ndezi nė tavolinėn tonė njė qiri aromatik.
- Po ne do tė ikim, - i thashė kamarierit.
- S’ka rėndėsi, - m’u pėrgjegj ai. – Ne bėjmė detyrėn.
- Rrimė, - tha Lejlaja. Porosisim njė pije: raki ose birrė.
- Jo, jo. Njė herė tjetėr, - ndėrhyra unė dhe kamarieri u largua.
- U kėnaqėm. Kisha kohė qė nuk flisja kaq hapur, kaq thjeshtė. Megjithatė, ju pak mėsuat pėr mua. Fare pak. Unė, gruaja pesėdhjetėepesėvjeēare, bjondina me sy tė zinj, jam si aizbergu. Ju, sapo prekėt me gisht vetėm njė cifėl nga maja e kėtij aizbergu. Pjesa mė e madhe e tij rri nė ujė.
- Po, aizbergu s’para shkrin kollaj. Kėshtu qė rėndėsi ka qė unė sapo rrėfeva cifla nga maja e tij.
- Si t’u dukėn? – pyeti ajo tek ecnim nė udhėzėn me gurėza tė bardhė tė oborrit tė lokalit. – Si t’u dukėn kristalet?
- Si kristale akulli, - i thashė. – Sidoqoftė, unė preka nė kėtė muzg jo cifla nga maja e njė aizbergu, po fletėt e njė trėndafili, qė ruan ende freski e aromė. Preka flatrat e njė gate tė lodhur nga fluturimet, preka pendėt e njė trishtimi tė bardhė. Nga syt’ e saj njė pikė e kaltėr loti u rrokullis. Supet e saj fėrgėlluan.

IV

Tė nesėrmen, as tė pasnesėrmen nuk vajta pėr tė pirė kafe. U mora me disa punė tė vogla familjare. Aty para “Hotel Dajtit”, m’u bė sikur kaloi nė anėn tjetėr tė rrugės Lejlaja. I rashė nga pas. Tamam Lejlaja. Po ato leshėra tė verdha, po ato rroba, po ajo ecje, po ai trup, po ato syze tė zeza. Te semafori iu afrova. E pashė me kujdes si pa tė keq. S’ishte ajo. Ishte njė tjetėr mė e re, mė e shėndetshme. Gruaja mė vėshtroi me shpoti, drodhi buzėt dhe diē mėrmėriti nėpėr dhėmbė. Ula kokėn dhe vazhdova rrugėn nė kahun tjetėr. Po mendoja: po sikur tė ishte ajo, sepse ngjante aq shumė dhe ma punoi qėllimisht. Bėra tė kthej edhe njė herė, po nga ky tundim njė zė i brendshėm sikur mė tha: mos u marros nė pleqėri. Dhe vėrtet zėri i brendshėm mė dha drejtim. Kapėrceva urėn e Lanės dhe mora pėr nė shtėpi. Sa hyra nė shtėpi, gruaja mė tha se tė mori nė telefon njė farė Lejlaje. Ajo s’mė dha as numėr telefoni, as numėr celulari, as mė la ndonjė mesazh. “Mirė, mirė, - mė tha, - dhe e mbylli receptorin”.
- Epo, ē’i bėn naftėn, - thashė pėr ta qetėsuar gruan. Sa Lejla ka bota! Dhe i recitova njė varg tė Eseninit: “Eh, sa mace, sa mace ka bota!” Gruaja vuri buzėn nė gaz si pa tė keq.
Mė parė nuk e merrja me mend se si mund tė ishte njė grua, qė lehtėsisht tė futet nė jetėn tėnde e tė ngjitet si rrodhe. Ē’them dhe unė kėshtu: si rrodhe. Dhe prapė shtoj po me vete” si rrodhe e bukur dhe e ėndshme. S’di pse m’u kujtua zerdelia. Mbase nga flokėt e saj qė ishin gati – gati me ngjyrėn e kėtij fruti. Mbase nga ėmbėlsia e frutit. Nuk e di: nė ato ēaste pėrtypa ndėr dhėmbė fjalėn: z-e-r-d-e-l-i, pastaj i bėra pyetje vetes: si mund qė ajo grua- e dashur, enigmatike, e epshme, e epshme gjer nė marrėzi tė tė bėhej ferrė? Pėr t’iu shmangur ndonjė thashethemeje ose thumbi, apo fjalėve tė lėshuara nėpėr erė si plepi gjethet nė mes tė vjeshtės, rashė nė kthetrat e zonjės, qė di tė joshė, di tė tė vijė si manare e mė pas ti tė shkrihesh i tėri te ajo, si nė njė aromė tė ėmbėl dehėse. Si mundet qė njė zerdeli erdhi e mė dehu? Hė, si? Me atė papjekuri qė tregova, kur i rashė nga pas te “Hotel Dajti”, gruas sė botės, mė mbetet tė besoj se “ose unė isha bėrė skllavi i saj, ose ajo me mjeshtėrinė e saj prej gruaje tė rrahur me vaj e me uthull po mė yshte drejt njė mėkati, nėse quhet mėkat kjo lajthitje. Sidoqoftė, pa e kuptuar as vetė, isha kredhur diku. Po se ku, s’po e kuptoja. Prapė s’e largoja nga mendja. Doja, po isha i pafuqishėm pėr ta pėrzėnė. Se ajo po mė sillte vetėm shqetėsime e andralla. Po mė bėnte tė flisja me vete si i lėnė nga mendt. Megjithatė, ndjeja pėr tė diēka tė mistershme. Njė tundim i ėmbėl binte si bora e bardhė mbi barin e bleruar. Binte e binte. Befas, mė dukej se petalet e bardha tė borės binin mbi shpirtin tim tė butė e tė lodhur. Pak drithėrima ka provuar i ngrati shpirt. Ja dhe ky mė duhej tani nė pleqėri. Sa grua e ēuditshme! Mos vallė ajo shpreson se duke derdhur mbi mua shafranet e jetės sė saj do tė gjejė njė strehės mėshirė?
Do tė mė ndrydhė e shtrydhė, duke i dėgjuar me kėrshėri rrėfenjat e saj? Me sa dukej ajo digjej nga njė dėshirė e zjarrtė pėr tė zbrazur tek unė tėrė dufin e shpirtit tė saj tė zhuritur. Njė gjė e fiksova mirė nė tru: ajo, me siguri, ishte njė grua, qė mbarte mbi vete shtrėngata tė mėdha. Ishte njė bjondine e bukur, por fatkeqe, e ngarkuar me enigma, me plagė tė sė kaluarės. Tė gjitha kėto i mbulonte me kujdesin pėr tė paraqitur veten sa mė elegante. Siē e tha dhe vetė, ishte njė aizberg, qė nxirrte nė pah vetėm majėn. Me tė gjitha kėto hamendėsira e rrokullisa trurin gjer nė agshol. Pastaj, si mbi ca re puplore, mė zuri gjumi. Kur u zgjova, rrezet e diellit luanin e pėrthyheshin nė xhamat e dritares dhe nė pasqyrat e dollapit tė rrobave

V

Prapė mė doli para syve gruaja e shtegut tė kaltėr. Me syze tė zeza, me cigaren “slims”, tė ndezur, me shtėllungėn e kaltėr tė tymit mbi flokėt e verdhė si luletrėndelinė. Ku s’mė shkonte mendja. Ajo s’pėrdorte ndonjė fjalor tė shthurur, siē dėgjojmė shpesh nė mjediset tona. Gra tė lira e tė shthurura si era me gojėt si ēorape e me gjokse gati-gati tė nxjerra pėrjashta. Veshja e saj ishte me shije dhe mjaft normale. S’tė linte shteg pėr keqkuptim as nė fjalor, as nė sjellje, as nė veshje. Po me paraqitjen e saj, me mėnyrėn se si e rrufiste kafenė, se si pinte duhanin, se si qėndronte nė tavolinė, tė largonin nga ato hamendėsira, qė ju thashė mė sipėr. Mos vallė, duke mbartur mbi shpinė dhimbje tė mėdha, ajo kėrkonte njė ēengel pas tė cilit tė mbahej gjallė nė jetė? Mos vallė… mos vallė… Mjaft, i thashė vetes. U bėra gati dhe dola nga shtėpia. Koka mė qe bėrė daulle. Sytė e skuqur dhe tė fryrė nga pagjumėsia.
Nė udhėzėn e ngushtė e tė asfaltuar tė kodrės, qė gjarpėronte pėrmes pyllit, ecja i shkujdesur. Drurėt, bari i njomė e i blertė, trungjet e mbetur shyt, me njė fjalė, ēdo gjė nė atė mjedis rrezatonte njė dritė tė kėndshme, tė thellė e tėrė vezullime. Nėpėr gjethet e dendura tė drurėve luanin duke cicėruar zogjtė. Tek-tuk ndjehej ēukitja e thatė mbi trungun e ndonj lisi a plepi e ndonjė qukapiku. Rruga gjarpėrore mė ēoi mu te mezhda, nė anėn e djathtė tė saj, ku pashė pėr herė tė parė nimfėn, qė doli nga shtegu i kaltėr. Kot, fare kot u ndala aty dhe u ula mbi bar. Sytė instiktivisht i hodha mu aty ku krejt e beftė zbriti si e rėnė nga qielli Lejlaja. Fėrkova pėr njė ēast kokėn e shogėt dhe u shtriva, duke mbėshtetur bėrrylin e djathtė mbi barin, qė ende mbante lagėshtirėn e mjegullės qė sapo ishte davaritur. Sytė s’ia ndaja shtegut.
- Ēfarė mrekullie! – klitha dhe njė ndiesi kėnaqėsie mė rrodhi ėmbėl nė tėrė trupin. Ky gėzim mė hyri nė sy e prej andej ėmbėl – ėmbėl mė hyri nė shpirt.
Mbylla sytė dhe nė kokė mė vėrtiteshin shkulme mendimesh. Po sikur Lejlaja tė ketė pėsuar ndonjė tronditje psiqike? Po sikur tė ketė punuar nė ndonjė shtėpi publike, diku? Po sikur tė jetė e sėmurė me sida? Po sikur tė ketė kryer ndonjė krim dhe pėr kėtė, pasi tė ketė kryer dėnimin tė jetė kthyer?
Tė gjitha kėto pyetje mė silleshin nė kokė nė ato ēaste atje tek rrija symbyllur mbi mezhdėn e bleruar pėrballė shtegut tė kaltėr. Tė gjitha kėto bluaja me mokrrėn e mendjes, kurse fytyra e saj e gjitha mė mjegullohej e s’e kapja dot.
Mbėshtetur me bėrryl mbi bar e symbyllur dėgjoj njė zė . Ishte zėri i saj. Hapa sytė. Ē’tė shoh. Njė nimfė, vėrtet njė nimfė pėrralle. Nė duar mbante njė tufė me luleshqerre.
- Ku ke humbur kėto ditė, - mė tha me njė ton qortonjės. – Ku?
- Nė hėnė, - iu pėrgjegja.
U ngrita. I dhashė dorėn. Njė dorė e njomė, e brishtė, e freskėt, e bardhė borė si zambaku i gjolit. Syt’ e zes iu drodhėn.
- Pak ditė kemi qė jemi njohur dhe mė duket sikur kemi vite – tha ajo. – Nga do tė vemi? Kėtej apo kėtej.
Lėvizi dorėn si zambak nė dy drejtime
- Nga liqeni – i thashė, - Apo ke frikė? Se nuk jam ujk.
- O - o, ke frikė, mė pyet. Vetėm nga Perėndia kam frikė dhe nga askush tjetėr. E aq mė pak nga ujku. Unė s’kam frikė nga ujku, sepse vetė jam tigėr. Dhe dihet, tigri e ha ujkun.
Si tha kėto fjalė, vuri buzėn nė gaz, njė purpur trendafili i lodroi nė mollėzat e faqeve. Ndezi njė cigare, e thithi thellė dhe nga flegrat e hundės dhe buzėt e qershita nxorri ēurqe tė kaltra tymi. Pasi kapėrcyem katėr kthesa, sosėm pranė liqenit, qė ende dremiste i qetė. Dukej si njė sy i kaltėr, i stėrmadh, ku pasqyroheshin hijet e drurėve, qė rrinin si kurorė. Tamam si qerpikė tė gjelbėr tė atij syri kaltėrosh. Kodra e veshur me drurė dukej e kredhur e tėra nė njė mbulesė fletėsh tė arta. Rrezet e diellit, qė binin nga majat e drurėve, lodronin buzės sė liqenit e zbuteshin nga hijet kaltėroshe. Nėn kėto rreze tė buta gjethet, bari, ujėrat e qeta merrnin njė bojė tė argjendtė, kurse purpuri bėhej mė i thellė e mė i ndezur. Dielli i lindjes, qė shihte nga supet e kodrave, u jepte gjetheve tė blerta njė bukuri magjepėse.
Udhėza zbriste mu nė buzėn e liqenit. Tej, mbi digėn e liqenit, vraponin gra e burra, vajza e djem. Kur e pyeta se a ka bukuri tė tilla Mynihu, ajo m’u pėrgjigj:
- Vendi ynė ka bukuri natyrore. Ata, gjermanėt, janė popull punėtor e me shije tė holla. Me punė e mend e kanė bėrė vendin e tyre pėrrallor e funksional. Ne mburremi me ato qė na dha Zoti e jo me ēfarė kemi bėrė vetė.
Duke shkelur mbi njė lėkurė bananeje mėnt u rrėzua. Unė, instiktivisht, ndera duart sė poshtmi pėr ta mbajtur. Ajo u skuq. Me ngjyrėn e trėndafilit iu ngjyen jo vetėm kapakėt e syve, por e tėrė fytyra erdhi dhe iu bė e kuqe alle, trupi i lulėzoi plotėsisht.
- S’mė folėt pėr vete. Mbete tek maja e akullt e aizbergut. Cila je? Cila ke qenė? Apo ju duket e tepėrt?
- Jo, aspak.
Hodha sytė si pa tė keq nė figurėn elegante tė saj. Lėvizjet harmonike e tė natyrshme, buzėqeshja e trėndafiltė, buzėt e fryra e bėnin mė impozante, mė fisnike, mė intime.
- Mė pyetėt pak mė parė. Po ju rrėfehem. Kam lindur nė njė qytet tė vogėl minatorėsh nė jug tė Shqipėrisė. Babai ishte minator. Jeta skėterrė e minierės ia shkurtoi ditėt. Mė la shtatė vjeēe. Mė rriti nėna, qė punonte pastruese nė njė shkollė tė mesme tė qytezės. Vėllai i madh hyri nė minierė njė javė pas vdekjes sė tim eti. Pra, jetonim nė kėtė qytetth tė vogėl minatorėsh unė, nėna, vėllai dhe gjyshja. Qyteza jonė rrėzė malesh lagej nga lumi Vjosa. Hija e maleve, qymyri i zi, varfėria, e bėnin jetėn e banorėve tė saj tė zymtė, tė trishtė, anemike. Ēdo ditė lexohej nė shtyllat e qytezės nga njė nekrologji. Miniera ishte njė lubi e zezė, qė nxirrte qymyr e hante jetė njerėzish. Babi mė vdiq pa mbushur tė dyzetat. E, nė kėtė qytezė – lubi, jetohej. Njerėzit merrnin frymė. Lindnin, rriteshin, martoheshin, vdisnin. Si kudo. Po kėtu ca mė keq. Ndėrpreu pėr njė ēast fjalėn.
- Mė fal, mos po jua zymtoj kėtė shėtitje?
- Jo, Jo. Dua tė mėsoj. Pastaj … ju rrėfeni bukur, shumė bukur.
- Lumi, - vazhdoi ajo, - rridhte herė i kthjellėt e herė i turbullt, krejt indiferent. Dukej sikur s’donte t’ia dinte pėr asgjė tek shkonte pėrmes kėsaj qyteze qė ėshtė pak ta quaj Ferr. Mė keq se ferri i Dantes. Njė veēori e dallonte nga Ferri i Dantes: qe ferri i tė gjallėve. Nė kėtė ferr midis maleve e hijeve tė mėnxyrta tė tyre, u linda e u rrita. Ma vunė emrin Lejla. Mė mirė tė ma vinin Dhimbje.
- Epo, emrin ta kanė vėnė tė bukur, ama, - ndėrhyra.
- Edhe nė skėterrė gjen njeriu njė xixėllonjė gėzimi.
- Mbarova shkollėn 8-vjeēare. Gjimnazin s’arrita ta mbaroj.
- Pse? – pyeta.
- Kini durim. Si mbarova vitin e dytė, aty nga mesi i korrikut, djalli u bė ortak me mua. Mė dėgjoni me kujdes! Ky korrik ma korri egėr jetėngratėn time.
Gruaja shkundi kokėn si pėr tė ndjellė mendimet. Flokėt e verdhė si trendelinė iu shpupurisėn. Fytyra i mori flakė si lulet e tulipanit tė kuq nė maj. Mori pak frymė dhe vazhdoi: - Nė ferrin tonė tė dashur jeta zverdhej e zvarritej si zhapili nė gurishte. Sa i akullt ishte nė dimėr- qytetthi frigorifer – aq zhuritės ishte nė verė. Njeriu s’ngopej as me ajėr, as me ujė, as me bukė. Edhe lumi, i vetmi fat i qytezės, e pakėsonte ujin nė verė.
Unė, Lejlaja, e them pa modesti, isha e bukur, e bėshme. Kisha njė zhvillim fizik tė parakihshėm. Njė mėsuesja ime mė kishte dhėnė pėr tė lexuar dy romane: “Ana Karenina” e “Zonja Bovari” dy romane tė mrekullueshėm, qė i kam lexuar e rilexuar disa herė. I lexoj dhe sot. S’ka si Tolstoi e Floberi. Nėna punonte gjatė verės nė njė kopsht tė vogėl nė breg tė lumit, ku mbillnim perime. Vėllai nė minierė. Ngaqė e filloi i mitur punėn, vinte i verdhė e kock’ e lėkurė. Nė shtėpizėn tonė tė vogėl pėrdhese rrija unė dhe gjyshja. Si mbaroja sė lexuari, dilja nė oborrin e vogėl tė shtėpisė, tė rrethuar me ca shkurre trėndafilash tė egėr. Pas gardhit tonė ishte njė shtėpi tjetėr, po aq e vogėl sa e jona. Aty jetonte njė pensionist, qė quhej Jaēe. Xha Jaēes gruaja i kishte vdekur nė lindje e sipėr. Vajzėn e madhe e kishte martuar. Djalin e kishte ushtar, diku andej nga Veriu. Xha Jaēja jetonte vetėm. Shpesh, gjyshja ime, e mirė, e urtė dhe e mėnēur, tregonte kujdes pėr mua. Mė qortonte shpesh: pėr veshjen time, pėr fjalorin tim, pėr tė qeshurėn time tė ēlirtė. – Jaēja, - thoshte, - ėshtė shtrigan, ndaj e dėnoi me vetmi Babazoti. Ėshtė sojsėz. Ėshtė gomar. E kujtoj si sot atė korrik korrės, atė korrik tė verdhė e pėrvėlues. Kur sjell ndėrmend kėtė muaj, s’di pse nė qiellin e ndotur tė kujtesės sime fluturojnė tufa korbash, qė klithin e klithin parreshtur: krrau… krrau… krrau… E, ē’po them dhe unė? Ē’faj mė ka korriku!

VI

Pas pesė ditėsh u takova pėrsėri me Lejlanė. Ē’ėshtė e vėrteta, doja t’i shmangesha takimit me tė. Pak halle kisha unė. Po, pa pritur mė shfaqet e mė trishton kjo grua e bukur, qė mbart mbi supet e lodhur drama tė hidhura. Vetėm maja e aizbergut tė kėsaj gate tė plagosur mė mjafton tė largohem si pa u ndierė. T’i humbas nga syt’ e zinj si njė hije e kaltėr dhe e beftė. S’isha dukur te lokali “Dreri”. As qark tij. Aty nga ora nėntė e mbrėmjes, tek lexoja romanin “Doktor Fisheri i Gjenevės ose gostia e bombės” tė Graham Greene, ra njė zile telefoni. Ishte zėri i saj.
- Ku humbe? Kaq tė mėrzita me rrėfenjat e mia?
Dhe pa pritur pėrgjigjen nga unė, foli qartė me ton urdhėrues: Nesėr nė orėn nėntė te vendi. Dėgjove?
Dhe mbylli telefonin.
Pas kėsaj telefonate, ndėrpreva leximin dhe hodha sytė nė dritare. Njė shtrėngatė e fuqishme po vinte pėrmes daulleve tė bubullimave dhe shkrimeve tė flakėruara tė vetėtimave. Pasqyrimet e rrufeve nxirrnin nė pah shkundėllimat e drurėve anės rrugės. Rrebeshi sakaq erdhi e shkoi tutje nga veriu. Ra njė shi me rrebesh. Ēurkat e ujit rendnin me gurgullimė nėpėr udhėza.
Mbylla dritaren dhe u shtriva mbi krevat. Sėrish gjėmoi njė bubullimė e largėt. Zura tė vėshtroja piklat e shiut mbi xhamat e dritares si i trollisur. Ashtu, mbi krevat mė zuri gjumi, njė gjumė i thellė e me gėrhima.
- Mė falni, unė…
U skuq dhe me njė zė si drithėrimė tha:
- Mos bėra marrėzi mbrėmė qė ju mora nė telefon? Se ju… mbase kishit ndonjė punė sot, po unė ju thirra, madje me njė ton urdhėrues.
Mė pa nė sy. Nė kėto ēaste iu zbulua qafa borė e bardhė dhe i ra njė hije e zbehtė, e pikėlluar, qė shtrihej nė atė gropėzėn ku i mbaronte qafa dhe i fillonte gusha. Pastaj, kjo hije e dukshme ra nė vendin, pikėrisht nė vendin ku ndahen dy gjinjtė si dy mollė tė bardha. U ul.
- Si e gjete numrin e telefonit tė shtėpisė?
- Te libri i numratorit telefonik. Do qė ta vazhdojmė rrėfimin atje ku e lamė?
- Po.
- Unė fajėsoj korrikun. Po ē’faj mund tė ketė ky muaj i nxehtė? E kuptoj qė faji do kėrkuar gjetkė. Po qė nga ajo ditė e nxehtė korriku jeta ime rrodhi si njė lum i verdhė dėshpėrimi.
Gjyshja ime, e ndiera gjyshja ime, mė ushqente vazhdimisht me pėrralla e rrėfenja. Shkollė s’kishte, po ishte e menēur dhe e dashur si shpirt. Trembej nga zhvillimi im fizik. Mė bėnte moral, mė kėshillonte. Rrėfente bukur. Asaj i kam ngjarė nė tė rrėfyer. Nė anėt tona shėtiste si erė njė rrėfenjė. Shtėpi mė shtėpi. Mal mė mal. Gojė mė gojė. Njė luftėtar me emėr nga anėt tona kishte marrė pėr grua njė nimfė tė bukur, por me nam pėr dredhitė e saj mė burrat. E bukura s’zinte karar mė burrat. Ajo, ose i linte vetė se nuk i jepnin kėnaqėsi fizike, ose e linin ata, sepse ishte si njė pus epshor e s’kishte burrė nė kėto anė ta shtronte. E, kėshtu, i linte dhe e linin.
Pėr bukuri e menēuri s’e kishte shoqen. Po ishte pelė e ndezur epshore e s’u gjend mashkull ta shuante.
Luftėtari trim e i menēur, trupvogėl e ca i kapėrcyer nė moshė, ia vuri syrin. Ia kishte mėsuar bėmat epshore e dredhitė. Kur e bukura e pangopur po mbushte ujė nė ēezmė, i kėrkoi ujė nga bucela. Pastaj i propozoi pėr martesė. Gruaja pėrrallore e ngarkuar me legjenda, nė fillim hezitoi. Madje u drodh e tėra si tė ishte njė mėshtekn’ e bardhė e rrahur nga era e malit. Luftėtari kėmbėnguli, gjer gruaja pranoi. La ditėn me tė afėrmit e saj dhe e mori pa dasmė e pa krushq. Ditėn, qė e mori, luftėtari e hipi vetė mbi njė pelė tė bardhė nusen e bukur e tė pėrgojuar. Vetė hipi mbi njė dori. Sa doli nga oborri i shtėpisė sė nuses, zbrazi tri herė armėn drejt qiellit. Pastaj, duke u varur nė njė rrugė tė ngushtė, qė gjarpėronte nė njė pjerrtėsi tė gurtė malore, pėrmes kaēubeve, ra nė luginė, ku zbriste duke mėrmėruar njė pėrrua i kthjellėt.
- Ulu! – e urdhėroi nusen, mėshteknėn e bardhė e tė lulėzuar, ku kishin pushuar zogj e shpend tė atyre anėve.
Nusja u bind. Ndėrsa pela e bardhė dhe doriu pinin ujin qelibar tė pėrroit malor, Luftėtari urdhėroi:
- Zhvishu! – Gruaja trup mėshteknė u drodh pėrsėri.
- Zhvishu nga mezi e poshtė! – Urdhėroi pėrsėri me ton shėkėllues luftėtari.
Gruaja pėrsėri u bind.
- Lahu tani! Lahu mirė!
Gruaja bėri si e urdhėroi i zoti. Ndėrsa ajo lahej, ai rrinte mbi shkėmb dhe ia nguli shigjetat e syve zogthit tė saj midis shalėve tė bardha si bora e maleve tona. Pėrpėliti sytė e mprehtė si tė shqiponjės, preku me dorėn e djathtė cepin e ngritur si bisk i verdhė tė mustaqes dhe vuri dorėn nė armėn qė mbant nė kllėf. Mbylli pėr pak ēaste sytė zogthi midis shalėve iu shndėrrua nė njė shegė tė ēarė nė mes. Nga fruti i stėrarrirė binin mbi ujin kristalor tė pėrroit kokėrrzat e ėmbla e tė kuqe tė shegės. Binin e binin. Luftėtari, hapi sytė grabitqar si tė fajkoit, dhe sėrish urdhėroi:
- Dil tani!
Gruaja ashtu bėri.
- Ke bėrė, ē’ke bėrė, kėtej, - dhe tregoi fshatin e saj nė shpat tė malit, harroje! Kėtej, - dhe sėrish bėri me dorė nė anėn tjetėr tė malit pėrballė, ku zbardhonte shtėpia e tij, ke tė bėsh me kėtė: dhe frrėsht nxorri armėn, qė vetėtiu me njė shkėlqim verbues. Dhėndrri mbi dori e nusja mbi pelėn e bardhė iu ngjitėn udhėzės sė gurtė malore. Troku i kafshėve fisnike trokon edhe sot e kėsaj dite mbi malet tona tė kaltra.
- Tė pėlqen kjo rrėfenjė? E kam nga e ndiera dhe e paharruara gjyshja ime Shaniko.
- Po. Qenka interesante?
Ajo nė ato ēaste m’u duk e dobėt, e drobitur, e vyshkur.
Sytė me ca rrathė tė zinj, i ishin groposur. Balli i bukur i ēeli ca rrudhėza si filizė. Vėshtrimi i saj shprehte njė dhimbje rrėnuese. E, prapė, dhimbja s’ia shuante dot atė vezullim tė ēuditshėm syve tė saj tė ullinjtė. Tėrė qenia e saj rrezatonte njė trishtim e dashuri tė pėrzierė. Njė dhimbje tė pafundme. Diēka mizore, diēka e mistershme fshihej nė trupin , nė shpirtin, nė frymėn e saj.
Ajo rrahu tė ngrihej nė kėmbė. Po s’mundi.
- Mė lėshoni! E shihni sa e pupėlt jam?
- Po shumė e lehtė jeni. Pupėl fare.
Mė pas u pendova. Si guxova ta prek me duar? Si?


VII

- Mė fal, nė tė mėrzis! Po unė kam nevojė tė tė rrėfehem. Kur je fėmijė, tė le gjurmė ēdo dukuri, ēdo fjalė, ēdo thėnie e urtė. Gjyshet nė anėt tona janė intime me nipėrit e mbesat. Ne e dėgjonim me zell gjyshen tonė. Na kishte hyrė nė zemėr dhe ishim verbėrisht tė bindur nė ēdo gjė qė ajo thoshte. Njėherė, vėllait tim, Vehbiut, i tha: - Kur tė rritesh, merr njė grua tė bukur dhe tė shkathėt si thėllėza e malit. Po njė gjė ma dėgjo mirė: gruaja, qė do tė marrėsh, duhet qė kėmbėt tė mos i ketė mė tė mėdha se tė tuat. Kurrėn e kurrės. Ma dėgjo mirė kėtė kėshillė!
Se nga e kishte dėgjuar gjyshja kėtė fjalė tė urtė, njė zot e di. Vehbiu e dėgjonte me vėmendje gjyshen dhe shikonte herėpashere kėmbėt e zbathura. Kaq thoshte gjyshja. Hajde dhe gjeje kuptimin e atyre fjalėve. Unė herė shikoja vėllanė, herė gjyshen dhe herė kėmbėt e mia.
- Po unė si duhet ta zgjedh burrin, gjyshe?
- Ti, s’ke nevojė ta zgjedhėsh. Atė do ta gjejmė ne. Ti vetėm sillu mirė.
- Pse mos t’i matė dhe unė kėmbėt me atė qė do tė martohem? – Ti do ta kesh tė vėshtirė, - tha gjyshja, - Me kėto kėmbė qė ke ti.
- Pse? – ndėrhyri vėllai.
- Sepse Lejlaja ēdo gjė e ka me bollėk.
Gjyshja heshti. Unė iu afrova vėllait.
- Eja tė masim kėmbėt, vėllaēko!
- Eja! – tha ai.
Kur i pėrputhėm shputat, mua mė dolėn kėmbėt mė tė mėdha. Gjyshja tundi kokėn.
- Ty, moj mbeskė, patjetėr duhet tė gjejmė njė burrė me kėmbė mė tė mėdha se tė tuat. Dhe do ta gjejmė. Po rritu njėherė. Teorinė e kėmbėve tė mėdha tė burrit, nė fillim s’e kuptoja. Mė vonė, kur u rrita dhe u hardallosa si lastar i vreshtit, e kuptova.
Sa tė ēuditshme dhe tė menēura mė dukeshin fjalėt e gjyshes!
- Sa i thellė ėshtė ky proverb. Burri duhet tė ketė epėrsi ndaj gruas. Mungesa e epėrsisė sjell ērregullime. Nuk ėshtė nevoja pėr dogma. Thėnia e “kėmbės sė madhe” mund tė jetė e lashtė dhe ka shtegtuar ndėr shekuj gjer mbėrriti nė ditėt tona. Po nuk duhet mbajtur ndaj saj njė qėndrim tė verbėr. Gjėja e parė nė analizėn e dukurive duhet tė jetė ana funksionale. Pra, ana funksionale. Kjo ide mė duket mė bindėse. Si i lėshova kėto fjalė, heshta pak. Lejlaja po mė shikonte si e hutuar. Pastaj tha: - Mėsuesi mbetet mėsues.


VIII

- Dėgjoje njė rrėfenjė nga unė, Lejla!. Bota ėshtė e mbarsur me rrėfenja. Ėshtė njė deng i rrumbullt qė vėrtitet e vėrtitet i ngarkuar me to. Gjatė vėrtitjes ndonjėra prej tyre shkėputet e bie. Ēel tjetra nė njė stinė tė re. Njė miku im ka punuar disa vjet mėsues nė njė fshat malor nė veri. Kur ra fjala se nė ato anė, ku konservatorja ka zėnė rrėnjė dhe vėshtirė se shkulet, ai kundėrshtoi: - Nuk ėshtė krejtėsisht ashtu, - tha. - Njeriu, nė thelb, ėshtė po ai, me tė gjitha tė mirat dhe tė kėqiat. Po kėto cilėsi diku janė mė tė arrira e diku mė aguridhe. Vese e virtyte ndėrthuren nė ēdo qėnie njerėzore. Mali tė bėn mė tė ashpėr. Fusha mė tė butė. Po ndodh dhe e kundėrta. Njeriu, sado e sido, mbetet njeri. Malet e egra tė Veriut janė tė magjishme nė pamje, po tė vėshtirė pėr gjallesat. Bora i mbulon malet. Ortekėt tė kallin tmerrin. Kafshė tė egra e tė buta ngrijnė nė acar. Njerėzit e pėrballin me vėshtirėsi dimrin. Shtėllunga tė kaltra tymi dalin nga oxhakėt e shtėpive tė tyre. E, pra, qė tė mos e zgjas, edhe kėtu jetohet. Edhe kėtu ndizen zjarre dashurish, mllefesh, pabesish. Edhe kėtu, i mbuluar me kristale akulli, ēel gjėmbaēi i mėkatit. Si kudo ku jetohet kjo virane jete.
Unė jetoja nė fshatin Gurmir bashkė me njė kolegun tim, malėsor tė atyre anėve, Ndoin. Ndoi ishte babaxhan, hokatar dhe i besės. Dinte pėrralla e legjenda tė rrėfyera brez pas brezi ndėr ato anė. Madje, dhe i zbukuronte me sqimė ato. Njė ditė, - vazhdoi miku im, - Ndoi mė tha diēka tė ēuditshme. Kur e kur, ndėr ato male, pėr shkaqe tė ditura u pėrhap njė sėmundje ngjitėse: sifilizi. Gjindja mori lemerinė. Mjekė s’kishte. Erdhėn nja dy infermierė nga qyteti: njeri ēalok e tjetri gagaē. Nejse. Me sa mundėn, ata bėnė diēka. Me kėshilla e ilaēe thuajse tė skaduara, me barėra popullore, deshi Zoti dhe epidemia u ngushtua.
Me tė qeshur, njeri nga infermierėt, ai ēaloku u pat thėnė malsorėve:
- Mos bėni seks si breshkat. Jeni njerėz. Lahuni e pastrohuni me ujė tė ngrohtė. Shyqyr, ujė keni me bollėk. Pse pėrtoni?
- Nuk ashtė nji ashtu mor doktor (kėshtu iu drejtua infermierit). Na bajmė gjana tė mbrapshta. Klima, o uji, o ku dreqin e di veta, na ban tė jepemi keq pas atij mikut. E duem me e ndėrrue. A e kupton? Pas atij mikut bahemi tė marrė. Infermieri pat vėnė buzėn nė gaz.
- Kjo histori ėshtė e vėrtetė, - tha Ndoi. Ja po tė kallzoj ty njė rrėfenjė tė turpshme. Po turpi e nderi janė njerėzor. Tek ajo shtėpia qė po qet tym atje nė brinjė, jeton njė familje e pėrbėrė nga nėna, Prenga, dy djemtė, Pali dhe Bardhoku dhe Dilja, nusja e Palit. Kjo, qė po tė rrėfej, ėshtė ca denigruese, po ja qė s’ka pyll pa derra e s’ka katund pa mėkatarė. Kur ishte Pali ushtar, Dilja shtatēetinė ruante bagėtinė bashkė me Bardhokun. Atje rrinin gjithė ditėn, luanin, rrokeshin prej beli e rrėzoheshin mbi bar. Herė e rrėzonte Dilja e herė Bardhoku. Luaj e luaj e ranė nė humbėtirė. Ranė nė njė botė tė kaltėr nėn njė qiell tė pėrmbusur. S’di se si e qysh, po tė dy u dehėn e ranė nė flatrat e mėkatit. Kur u kthyen tek shtėpia, nėna e pyeti tė birin:
- Ku e ke rrypin e mesit?
Djali vuri dorėn nė brez dhe tha:
- Mė paska hup, oj nanė!
- Ku e ke hup?
- Tuj pa qiellin pėrmbys kur lujsha nė Lugjet e Verdha me Dilen.
- A me kunatėn tane, hej tė marroftė Zoti!
- Po me kė tė lujsha tjetėr. Vetėm unė, Dilja dhe berrat ishin.
Dilja u purpurua nė fytyrė dhe tha me gjysmė zėri:
- Asgja tė keqe s’kena ba, veē kena lujt.

IX

- Kjo qenka bota! – i thashė. – njė deng i mbarsur me helme e derte. Pak dritėza, fare pak dritėza gazmore. Ē’po them dhe unė? E ku ka lumturi? Ku? Ka vetėm xixa lumturie. Ka ēaste, vetėm ēaste dritėrash, sa pėr tė mbajtur ndezur shpresėn, sa pėr ta shtyrė me zvarritje kėtė qenushe jetė.
- Vėrtet kjo qenka!- ma ktheu Lejlaja, - por, ja qė duhet jetuar. Harrova tė tė tregoj njė ngjarje tė dhimbshme qė mėsova nė Mynih. Njė tragjedi tė vėrtetė. Ma ka treguar plaka tetėdhjetėvjeēare me emrin Silke, njė ish-infermiere. Tregonte dhe nė faqet e fishkura i rridhnin lotė tė nxehtė.
Ishin vitet e para tė pasluftės, tha Silke. Ne, gjermanėt, dolėm tė sakatuar keq nga Lufta e Dytė Botėrore. Miliona tė vrarė. Qytete tė kthyera nė gėrmadha. Zoti e di se si mbijetuam pas atij tėrmeti shkatėrrimtar, nga mė shkatėrruesit qė ka parė ndonjėherė planeti ynė. Kudo syri tė shihte rrėnime shtėpish dhe shpirtėrash. Gati nė ēdo familje kjo luftė kishte goditur egėr me rrufe. Burra e ēuna tė mitur kishin shkuar nė botėn e pėrtejme pėr njė ideologji vrasėse, absurde, tė ēmendur. Parrulla “Gjermania mbi tė gjitha” absurdi i njė tė ēmenduri dhe i pasuesve tė tij si ai, na shkaktoi tragjedinė mė makabre qė ka njohur ndonjėherė historia e kombit tonė. Na vidhisi ne dhe mbarė njerėzimin. Tė mbetur nė rrėnoja, pa shtėpi e katandi, duke u ushqyer keq e mos mė keq, gati nė ēdo vakt me patate tė ziera, mezi mbajtėm frymėn gjallė e mbijetuam. Mos e shih Mynēenin sot. Mbi gėrmadhat e shtėpive dhe tė shpirtėrave tė rrėnuar, me vullnet, me punė, me besim tė patundur te Zoti dolėm nė dritė. Pas luftės mbi gėrmadha ulurinte era dhe kukuvajka. Qante qyqja e zezė.
Miliona nėna mbetėn me duar nė gji. Miliona nuse mbetėn tė veja. Miliona vajza mbetėn pa prindėr.
Siē tė thashė, - vazhdoi Silke, - nė kėto vite tė sakatosur punoja infermiere nė njė spital nė pjesėn lindore tė Mynihut. Nga jetesa e vėshtirė, nga streset, nga tė ushqyerit e keq, a e di ti se kur ha gati nė ēdo vakt patate tė pjekura ose tė ziera, sidomos kur ato bėhen tė jeshilta nga drita e diellit, tė humbet tė parit? A e di? Kėtė e kam provuar vetė nė ato vite. Dhe isha njė vajzė e fuqishme, e shėndetshme dhe jo siē mė sheh sot nė moshėn tetėdhjetėvjeēare. Isha e bėshme si njė pelė e bardhė arabie.
- Dhe ti, Silke, e ke humbur shikimin nga patatet e ngrėna me tepėri?
- Edhe unė, edhe unė, - tundi kokėn Silkja.
- Kur isha vajzė, nė Gjermaninė time qe edhe njė krizė tjetėr, fatale pėr kombin tonė vital. Fatale. Qe kriza e mungesės sė burrave. Miliona burra e djem tė vrarė. Miliona. E, pra, miliona gra e vajza, tė mbetura qyqe, e humbėn toruan, e humbėn moralin, u pėrflakėn, u hazdisėn, u bėnė pre e nepsit. Ēdo gjė e munguar, ēdo gjė e mohuar, tė ndez e tė nxit qė tė bėsh sakrificėn sublime pėr ta arritur. U bė moral, imoraliteti. Burrat, qofshin kėta dhe ulokė, tė shėmtuar, tė fishkur, mjafton qė tė ishin gjysmė apo ēerekė funksionalė, madje dhe ēuna fare tė mitur ēmoheshin nga gratė si gurė tė ēmuar. Ishte njė raport katastrofik: njė burrė i mbijetuar e dhjetra femra nė kulmin e lulėzimit tė tyre tė mbetura vejusha. Kjo qe kriza tjetėr.
Nga kjo krizė, - tha Silkja, - siē kam lexuar, ka vuajtur dhe Rusia pas Luftės sė Dytė Botėrore. Po pėr krizėn tonė jam vetė dėshmitare e gjallė. Madje, po nga leximet kam mėsuar se edhe Muhameti, profeti i fesė islame, prandaj e lejoi me ligj martesėn e njė burri me shtatė gra. E ligjėroi pėr tė shmangur kėtė krizė. Kėto i kam tė lexuara dhe tė dėgjuara. Po pėr Gjermaninė, pėr Bovarinė, pėr Mynihun jam unė Silkja tetėdhjetėvjeēare dėshmitare e gjallė.
Tek ju nė Shqipėri, s’besoj se ėshtė ndierė njė krizė e tillė.
- Jo, - i thashė. – S’kam dėgjuar pėr njė krizė tė tillė. Megjithėse dhe tek ne janė vrarė nė kėtė luftė.
- Nė spitalin, ku punoja unė, ēdo ditė shtroheshin tė sėmurė nga sifilizi. Madje, nė atė kohė, vdiqėn shumė. Mė ka bėrė pėrshtypje se nė njė lokalitet nė jug tė Mynihut (Silke mė tha dhe emrin e lokalitetit qė s’mė kujtohet tani pėr tani), ishte njė repart ushtarak, i pėrbėrė nga tė arratisur nga vendet ish-komuniste tė lindjes. Mė kanė mbetur tė gjallė nė kujtesė tre ushtarė nga Shqipėria. Ishin tė inkuadruar nė kompaninė nr. 4000. Nė kėtė kompani amerikane kishte shqiptarė tė arratisur pas luftės. Kėta tre ushtarė mė janė skalitur nė kujtesė. Ishin tė tre si yje. Njeri mė i bukur se tjetri. Madje, njeri prej tyre me emrin Gramoz, pse ta fsheh, mė hyri nė zemėr. Ishte djalė pėr kokėn e djalit. Por ē’e do. Silkja u rrėqeth ca, fėrkoi brazdat e ballit, heshti pak dhe tha:
Mė fal, zonja Lejla, se e kam aty fotografinė e Gramozit.
U ngrit, doli nga dhoma tjetėr, kėrkoi njė copė herė dhe u kthye me njė letėr dhe fotografi nė dorė.
- Ja, - mė tha, - fotografia e Gramozit. Ja dhe dy shokėt e tij. Nė lokalitetin pranė repartit ushtarak ishte njė pllakė varri. Tė tre ushtarėt shqiptarė u varrosėn nė njė varr.
Silke kishte fotografuar pllakėn e bardhė tė varrit tė pėrbashkėt me kėto mbishkrime:
Gramoz Xhama 01.04.1930 – 23.03.1952
Rustem Musta 15.05.1927 – 19.12.1951
Hysen Mehu 17.08.1927 – 14.11.1951
- Pasi lexova mbishkrimet e pllakės sė varrit tė pėrbashkėt, mornica mė mbuluan tėrė trupin. Ndjeva tė ftohtė, tamam si atė natė kur dola nga varri nė buzėn e Vjosės. Tamam si atė natė.
- Silke, Silke, ē’po mė rrėfen kėshtu?!
- Ja, kėto qė t’i rrėfeva, - ma ktheu zymtė Silkja.
- Po kėta vdiqėn nė spital, apo…
- Jo, nė spital nuk vdiqėn. U shtruan nė spital nė kohė tė ndryshme dhe dolėn prej tij nė kohė tė ndryshme.
- Mos ka ndonjė pabesi ndaj tyre?
- Nė mos ka pabesi, ka njė enigmė. Sidoqoftė, pėr ta u tha se vdiqėn tė infektuar nga sifilizi. Pati zėra se ata, tė prekur nė sedėr mbasi vinin nga njė vend ku morali ishte parėsor, vranė veten me automatik. Po kėto qenė zėra. Unė si Silke i ve nė dyshim kėto zėra. Pse do tė mė thuash ti? Ja pse? I pari na qenka vetvrarė Hyseni, mė 14.11.1951. I dyti Rustemi, mė 19.12.1951. I treti Gramozi, mė 23.03.1952. Pra, kėta tre ushtarė tė shtruar nė spitalin tonė me diagnozėn e sifilizit si u vetvranė nė kohė tė ndryshme? Kur u vetvra i pari, pse s’u morėn masa pėr dy tė tjerėt? Kėtė enigmė ma shton fakti se ushtar Gramozi, bukuroshi nga njė qytetth nė jug tė Shqipėrisė qė mė pati hyrė nė zemėr, pasi paska vrarė veten, dy ditė mė pas u vėrtetua nga analizat se nuk ishte i infektuar nga sifilizi. Kėto e mijėra e miliona si kėto e bėjnė botėn tonė njė deng tė mbarsur me enigma. E ku ka bir nėne qė i nxjerr nė dritė kėto tė fshehta? E ku ka bir nėne?
- Po a ekziston ende ajo pllakė?
- Ka shumė vite qė s’kam shkelur nė atė vend.
Mbase dhe mund tė ekzistojė. Po unė e kam kėtė fotografi. Ti, po deshe, fotografoje dhe pėrcille nė atdheun tėnd. Bėn mirė ta fotografosh dhe ta pėrcjellėsh.


Vazhdon...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Izet Shehu    16/9/2010, 02:44

X

Sa u ngrita, hodha sytė tek dritarja. Xhamat e saj ishin tė veshur me njė cipėz tė lehtė lagėshtie. Dukeshin si sy tė mjegulluar nga pėrlotja. Me dorė fshiva njerin prej xhamave. Para meje u zbulua dita e re. Nga qielli u derdh njė bojė trėndafili. Kjo ngjyrė rridhte gjithandej mė e ėmbėl dhe mė e shndritshme nga horizonti ku rrezatonte tėrė nur dielli mėngjesor. Njė tufė pėllumbash uleshin e ngriheshin mbi tarracėn e pallatit pėrkarshi. Bėra tė gjitha veprimet: u lava, u rruajta, hėngra mėngjesin dhe mora rrugėn pėr atje. Si pa u ndierė e pa kuptuar mė kishte hyrė nė shpirt mola e kėrshėrisė apo diēka mė tepėr se kaq. Ende mes drurėve tė pyllit, qark lokalit tė “Drerit”, endej njė tyl i hollė mjegulle. Duke kaluar nė atė udhėzėn e zakonshme, qė tė shpie te mezhda e bleruar pėrballė shtegut tė kaltėr, u ndjeva mė i fluturt. M’u duk se po pastrohesha nė gjinjtė e freskėt tė natyrės. Nė dy anėt e udhėzės bleronte bari, njė bar i brishtė qė shkėlqente me reflekse argjendare nėn rrezet e diellit mėngjesor. Kur mbėrrita tek vendi kundruall shtegut, dy kumri me unaza tė zeza nė qafė luanin mbi bar. Rrėzė kodrės, nga e majta, lartėsoheshin drurėt e ca mėshteknave tė bardha. Mė tej, fare pak mė tej, hijet e tyre kaltėronin midis trungjeve. Ajo s’po dukej askund. Bėra ca lėvizje nėpėr udhėzėn mes drurėve, dola mbi njė bregore tė vogėl, duke hapur me duar bisqet e dendura tė thanave tė egra. Edhe aty s’pashė gjė. U vara poshtė nė drejtim tė liqenit. Midis drurėve tė plepave tė bardhė nė horizont, e shqova qartė. Mori drejt shtegut tė kaltėr, mandej e kapėrceu. Ishte Lejlaja. Nxitonte drejt meje. Dhe ajo mė dalloi nga larg, ndaj mė ngriti dorėn. E prita aty, ndanė rrugės qė shkonte buzė liqenit. Nė ato ēaste ujėrat e fjetura tė liqenit kishin marrė njė pamje tė tejdukshme kristaline dhe njė nuancė ēuditėrisht tė pastėr, qė ka e kaltra e gjelbėrta e ujėrave tė liqenit. Lejlaja mė erdhi pranė. Mė dha dorėn tėrė pėrzemėrsi, madje u mat tė mė pushtonte, po, pėr njė ēast, u hepua, u skuq e tha:
- Unė nuk e merrja me mend se nė kėtė botė ekzistokan bukuri tė tilla natyrore, tė cilat duken sikur qėndrojnė pezull mbi hapėsirat ēuditėrisht tė shndritshme tė tokės.
Kėto i tha me njė frymė.
- Ku do ta bėjmė folezėn rrėfimtare sot, - i thashė.
- Ku tė duash.
- A dalim nė anėn e pėrtejme tė liqenit?
- Me gjithė qejf.
Tė dy, si ato dy kumritė te mezhda e bleruar kundruall shtegut tė kaltėr, morėm rrugėn, qė vinte qark liqenit. Sikur tė ishim miq tė vjetėr.
Atij korrikut sikur ia nxore pakėz kthetrat nė bisedėn e fundit.
- Ah, po. Isha vajzė nė kulmin e lulėzimit tim. Njė lulėzim dehės, shpėrthyes mė kishte pushtuar tėrė qėnien time vajzėrore. Isha e shėndetshme, e gjethtė, e etur, kurioze. Xha Jaēja kishte dalė nė pension i ri, se kėshtu dilnin minatorėt e minierės sė qymyrgurit. Jetonte, siē jua kam thėnė, i vetmuar. Gruaja i kishte vdekur. Gjyshja e quante gomar. Se, vėrtet, perėndia e kishte nisur pėr gomar, po, nė ēastet e fundit kishte ndėrruar mendje. Nė ditėn skėterrė tė mėkatit tim, ai sillej si i hardallosur nė kopshtin e tij, qė e ndante me oborrin tonė njė gardh i blertė me shkurre trėndafilash tė egėr. E shihja nga dritarja e dhomės sime. Gjysmė lakuriq bėnte xheste prej tė marri. Gomar e shkuar gomarit. Luante me duar organin mashkullor dhe sytė i hidhte nga shtėpia ime. E dinte se gjyshja kishte shkuar nė pazar, nėna punonte nė kopshtin tonė tė vogėl buzė lumit dhe vėllai nė minierė. U pataksa kur e pashė ashtu xha Jaēen. As gomari nuk hardalloset ashtu. E pashė mirė. U trullosa. E humba fare. Dola nga dhoma, kalova nėpėr oborr. Hodha sytė qark. S’pipėtinte asgjė. Njė gjinkallė mbi kumbull s’di kėndonte a qante nė atė zheg pėrvėlues. S’di se si u ndodha: si e ēakėrdisur, si e pėrhumbur, si e ndezur aty nė hijen e zezė tė gardhit me trėndafila tė egėr. Aty: unė dhe gomari Jaēe. Ashtu, tė shtrirė e pa ndjenja nėn hijen e trėndafilave mė gjen gjyshja ime, e ndiera Shaniko. Mė gjen vetėm ajo. Ky qe ēasti fatal i jetės sime skėterrė. Qe krisja e parė e njė jete mėkatare.
S’di, gjinkalla qė qante a kėndonte mbi kumbull, gomari Jaēe qė plliste poshtė e lartė, apo… mėkati im mori dhenė. Erėrat e thashethemeve e pėrhapėn nė tėrė krahinėn.


XI

Sapo mbėrritėm nė anėn tjetėr tė liqenit, Lejlaja e kishte mbaruar sė rrėfyeri ditėn mėkatare tė korrikut zhuritės. Tundi kryet dhe sytė e saj tė zinj u pėrlotėn. Rruazat e ngrohta e tė kripura tė lotėve rrėshqitėn ngadalė nėpėr purpurin e faqeve dhe ranė mbi gjoksin pakėz tė zbuluar. Fshiu lotėt me duar dhe tha: - Mėkati e gėrryen pėrgjithmonė njeriun, kurse hidhėrimi i davaritet. Mjerė njeriu qė vuan e heq nga kthetrat robėruese tė mėkatit!
Unė ula sytė. Ajo ndezi njė cigare dhe vazhdoi:
- S’ka gjė mė hidhėruese, mė sfilitėse se bluarja sistematike e mokrrės sė mėkatit.
U ulėm nėn shelgjet lotues tė anės tjetėr tė liqenit. Qėndruam pėr pak ēaste tė heshtur pranė e pranė. Kamarieri na solli kafenė.
- Mos tė mėrzis me kėto copėza tė hidhura rrėfenjash.
Po tė mėrzita, e lemė.
- Jo, jo. Vėrtet janė tė hidhura, tė trishta, por, mė pėlqen mėnyra reale se si m’i rrėfen. Mėnyra emocionale se si ju nxirrni nė pah pjesė – pjesė copėzat e akullta tė njė aizbergu, qė, siē duket qenka i thellė dhe tronditės. Lejlaja rrudhi ballin. Drodhi sytė dhe miqėsisht mė preku supin. Ndjeva dhembshuri pėr tė.
Sytė e saj tė zinj pėrsėri u njomėn. Sėrish lotėt binin pika-pika mbi gjunjėt e bardhė. Ajo vėshtronte njollat e lagura si e hutuar.
I fshiu pėrsėri lotėt.
- Mos u emociono pėr kėto qė tė thashė e qė do tė them. Se ju poetėt jeni racė drithėruese.
- Jo, jo, - i thashė dhe vura buzėn nė gaz.
- Nuk e vazhdova mė gjimnazin. Nėna ime, ndjesė pastė, Rukija, gjyshja Shaniko e vėllai, Vehbiu vendosėn tė mė martonin sa mė shpejt. Madje, pa rėnė nė sy tė banorėve tė qytezės dhe tė afėrmėve tanė. Do tė mė martonin shpejt dhe pa dasmė. Aty nga mesi i vjeshtės sė dytė, mė martuan me Syrja Kaleshin, njė veteriner taksėz, qė i kishte ikur dy muaj mė parė gruaja. Arsyeja, siē mėsova, qe se shkurtabiqi Syrja, sa njė pėllėmbė ishte, e rrihte sistematikisht. Pra, ika nga qyteza skėterrė e minierės dhe shkova nė njė biēim qytetthi edhe mė tė vogėl mė nė jug. Edhe ky qytetth ishte shtrirė nė buzė tė Vjosės. Nė fillim, shkova mirė me njerėzit e Syrjait. Po, me tė, u pamė hėna jashtė. Unė, edhe pse e vogėl nė moshė, isha e bėshme. Ai, Syrjai, tridhjetė kile burrė, mbahej si kapedan, si i fortė, si i menēur.
Dalėngadalė njė erė e ftohtė po frynte nė marrėdhėniet tona bashkėshortore. Tani e gjykoj me logjikė tė ftohtė. Bėra gabim qė pranova tė mė martonin me tė. Mė morėn e mė ēuan si derrin nė thes. Jo vetėm papjekuria e ish-burrit tim, por dhe fiziku i tij. Merrni me mend se, a mundet qė njė trup tėrė gjallėri femėrore si i imi nė atė kohė tė rrinte nė njė shtrat me njė shkurre? Hardhia e ardhėngėt do lisin qė tė mbėshtetet e jo shkurren. Pastaj, s’ka gjė mė torturonjėse pėr njė femėr, qė pėlqen tė shungullohet nga njė tufan, pėr shkak tė kėrkesave tė saj fizike. Thomėni, ē’prisja unė nga njė erė e thatė dhe e zbehtė, qė s’arrinte dot tė mė ēkopsiste as bluzėn? Mė falni, nė po pėrdor njė mėnyrė vulgare tė tė rrėfyeri, qė s’ėshtė aspak e kėndshme pėr mua qė kam kapėrcyer aq shkrepa, shtigje e tufane. E ky mingo, qė s’arrinte tė mė kėnaqte as kėrkesat minimale fiziologjike, mė hiqej si cub e mė rrihte.
Njė natė, tek isha shtrirė mbi shtrat pranė Syrjait, qė mbante erė si cjap i pėrrēosur, m’u kujtua mėkati i korrikut nėn trėndafilat e egėr. M’u kujtua gomari i hazdisur Jaēe. E, pikėrisht, krahasimi midis pensionistit Jaēe dhe Syrjait mė bėn tė merrja njė vendim: Do ta lė. Ndjeva dėshirėn e zjarrtė pėr tė pasur njė burrė qė tė mė shungullonte. Bėra rrobat gati. Tė nesėrmen, nė tė aguar, ia thashė: - Do tė iki. Me ty s’ndjehem femėr.
Ai u bė si i marrė. M’u hodh nė fyt. Unė e kapa, e ngrita nė krahė dhe e pėrplasa sipėr shtratit. Mora njė boēe me ato pak plaēka personale qė kisha dhe u nisa pėr te shtėpia e prindėrve nė buzė tė Vjosės. Sa mbėrrita nė shtėpi, ua thashė tė vėrtetėn tė afėrmve. Merreni me mend se ē’stuhi fryn e shfryn mbi mua. Merreni me mend!

XII

U regjistrova nė shkollėn ekonomike me korrespondencė. Punova si kamariere nė njė lokal pranė minierės dhe mėsoja. Rromuza tė panumėrta mė hidhnin njerėzia: gra, burra, pleq, tė rinj e tė reja. Po rrija kokėulur dhe i duroja. Njė ditė mė erdhi pranė banakut xha Jaēja. Desh shkapėrceva, po e mposhta zjarrin e zemėrimit. Qelbte erė rakie. Gjuha i qe trashur.
- Mė bėj njė k-a-f-e! Mė tė mirė se ajo qė mė ke bėrė nėn trėndafila. Bėje ca mė tė mirė! Prapė mė vėrshoi gjaku nė tru. Me mund frenova zemėrimin. Kafenė zeher ia bėra. Mė vinte turp nga klientėt.
- Pije, tė piftė zgjeba, - i thashė ngadalė.
Ai mori filxhanin e kafesė dhe me tė nė dorė ra nė ēastin kur do tė ulej nė karrige. Njeri nga klientėt e ngriti duke iu hakėrruar: - Kur s’je i zoti, mos pi raki!
Klienti e mori pėr krahu dhe e nxorri me marifet nga lokali.
Po nė kėtė lokal, njė buēe plakė u ul me dy shoqet e saj dhe po pinte kafe. Njėra prej shoqeve, si mė vėshtroi me kujdes, i tha plakės buēe: - Sa e bukur! Sikur e ka bėrė me dorėn e saj vetė perėndia, qė i qofshim falė.
- E bukur ėshtė dhe bora, por e dhjesin qentė, - ia ktheu aty pėr aty buēja plakė.
Unė u skuqa. Bėra sikur s’e dėgjova.
Pas dy vjetėsh mbarova shkollėn ekonomike me korrespondencė. Plaga e mėkatit sikur kishte zėnė pakėz kore, por gjithėsesi, ishte plagė. Pėrsėri, njerėzit e mi mė gjetėn njė burrė po nga njė qytetth i buzės sė Vjosės. Po mė nė jug. Qytetthi qe ngritur mu nė bėrrylakun e lumit. Djali ishte rreth tė tridhjetave. Vinte pak mė i gjatė se Syrjai. Erdhi gjoja rastėsisht nė lokal. Ky ėshtė, - mė tha dajua nėn zė. Si tė duket?
- Burri, daj i dashur, ėshtė si shalqiri. Me thikė, pa frikė. Unė jam e pafat me burrat
- U prish dynjaja, moj mbesė, u shthurėn njerėzia. Ti duhet ta njohėsh veten. Mos kėrko pėr burrė njė tė rėnė nga qielli. Merr njė dhe mbylli gojėt e liga!
- Unė s’dua tė rėnė nga qielli, daj i dashur. Dua njė burrė. Kuptoje mirė se ē’dua. Njė burrė me plot kuptimin e fjalės. Dua burrė. Shkronjėn “rr” e shqiptova fort e gjatė.
- Hė, si bėre me tė, a u martove?
- Po. Me tė jetova gati njė vit. E quanin Sami. Punonte nė postėn e qytezės buzė Vjosės. Se mua mė kanė ndjekur kėto qyteza buzė Vjosės. Ndėrsa Vjosa zbret poshtė e derdhet nė det, unė e kėrkoja fatin nė tė kundėrtėn e rrjedhės. Siē duket, kam kėrkuar me ngulm burimin e saj. Samiu vinte i hequr nė fytyrė, i zbehtė e i pafuqishėm. Ishte i fismė, i urtė, pa vese, por ē’e do. Pėr atė punė s’ia thoshte. Shuhej pa u ndezur. Ziente mbytrazi e shuhej qė nė valėn e parė. Ndieja keqardhje pėr qyqarin. E ē’faj mė kishte ai?
Ndėrsa atė, Samiun, e mėshiroja, veten time e mallkoja. Ē’dreq fati paskam pasur unė?! Pse, vetėm mua, qė natyra mė kishte dhėnė me tepėri tė gjitha gjėrat qė i duhej njė femre, tė mė pėrplaste nė kėto dallgė tė egra tė jetės? S’dija ku tė gjeja njė ēengel ku tė varja mėkatin tim? Atė ditė zhegu nė hijen e trėndafilave tė egėr e vija nė qendėr. Ndėrsa burrin tim tė dytė, Samiun, e pėrqasja me erėn e thatė, qė lėviz pa fuqi mbi ugarin e ēelur tėrė vlagė, Syrjanė si njė qen tė rrjepur, xha Jaēen si tė nisur pėr njeri e tė bitisur pėr gomar. Ai organi i tij mė tundet parreshtur nė mjegullėn e turpshme tė mėkatit. S’ka gjė mė tunduese pėr njė femėr se tė krahasuarit. Mjerė ajo qė heq e vuan pasojat e njė krahasimi tė tillė ēalok e tė turpshėm. Mjerė!
E zgjata ca kėtė rrėfim se ish-burri im, Samiu, ra viktimė e pangopshmėrisė sime dhe pafuqishmėrisė sė tij. Krahasimi ēalok mbeti i pezullt midis nesh. Po kurrė nuk ia shfaqa pakėnaqėsinė fizike. Mė vinte keq pėr tė.
- Po Samiun ti e le? – e pyeta.
- Po. U ndamė si miq. Pa bubullima. Kėshtu zvarritej jeta ime mbi njė pjerrtėsi tė gurtė malore. Pinte pak ujė nė Vjosė, sa pėr tė lagur buzėn e tharė. Thithte pak ajėr. Dhe kaq.
Tė vjen turp, pasi dalėngadalė po tė zbulohem mendėrisht, shpirtėrisht, pse jo dhe fizikisht? Ju poetėt jeni vėrtet tė ēuditshėm. Kur e kur bėni si dhelpra tė ngordhura, kur e kur si delfinė shpėtimtarė, kur e kur si duar qė zgjaten drejt mėkatarėve nė tė rrėzuar. Mėsoje nga unė:ka mėkate e mėkate. Sidoqoftė, mėkati ėshtė i hidhur. Ka dimensionet e veta: thellėsinė, gjerėsinė, rastėsinė, domosdoshmėrinė, pashmangshmėrinė. Mjerė njeriu qė bie nė kthetrat e egra tė mėkatit! Ndonjėherė mė duket, ndoshta pėr t’i bėrė qejfin vetes, se jam njė lule mali e mbirė mes shafranėsh. Atje kam mbirė e lulėzuar unė, Lejlaja. Mbase jam unė njė lule shafrani e mbirė mes luleve. Ku ta dish? Herė-herė mė duket vetja si lulja e pelinit e mbirė buzė lumit. Lule pelini e hidhur dhe e nėpėrkėmbur.
Pėrsėri perla lotėsh i ranė pika-pika mbi mollėt e gjirit.
- Mė pyete, s’prite pėrgjigje nga unė. Tė mori rrjedha e rrėfimit si atė lulen e pelinit, qė e pėrcjellin ujėrat e kaltra tė Vjosės. S’mė vjen turp fare. Pėrkundrazi. Ti flet e unė pėrjetoj i pėrqethur tėrė dramat e tua. Mė preku dorėn, ma pėrkėdheli. Dy pika loti i ranė pėrsėri mbi shpinėn e dorės sime. Mu aty, uli buzėt e fryra e tė kuqe si qershi dhe mė puthi dorėn. Njė e kuqe e ėmbėl prej qershie mė rrėshqiti prej andej e mė rrodhi nė tėrė qėnien time. U hutova e s’po kuptoja nė isha buzė liqenit nėn shelgjet lotues a diku larg nė njė ėndėrr, qė as e kisha menduar dhe as e kisha parė kurrė. Njė lėng i pėrzierė: i ėmbėl e i trishtė mė rrodhi nė shpirt, duke mė pėrqethur thellė… thellė…
U ngritėm dhe, po ashtu siē erdhėm, pranė e pranė, morėm udhėzėn pėrqark liqenit. Ca shapka tė trembura morėn fluturimin tutje, mbi majat e pishave. Nė anėt e udhėzės bleronte bari. Tek – tuk lule tė kaltra, tė bardha, tė verdha dukeshin si qėndisma nė atė tapet prej bari. Lejlaja kėputi lule tė egėr, qė kishte mbirė vetiu, me njė kėrcell tė hollė e me ca gjethe tė brishta e imtcake. Ishte njė lule e thjeshtė nė ngjyrė vjollce tė mbyllur. Duke parė lulen e pėrsosur e tė mbirė vetiu, diē donte tė thoshte, po hezitoi. Instiktivisht mė kapi me dorė krahun, e mbajti pėr njė copėz here e, sėrisht e tėrhoqi. I vura re: u ndje e fajėsuar nga gjesti qė bėri.
Pastaj bėri po atė pyetje, qė mė kishte bėrė pak kohė mė parė, por siē duket, e kishte harruar, apo s’ishte e kėnaqur me pėrgjigjen time.
Nė vend tė pėrgjigjes, ia kapa dorėn e bukur dhe borė tė bardhė si njė zambak gjoli, ia shtrėngova fort… fort…
Ajo u pėrkul. Unė e afrova pak nga vetja dhe si pa tė keq ia hodha dorėn mbi supet qė i fėrgėllonin. U pamė sy mė sy. - Pra, mos mė pyet mė. Ne s’po bėjmė asgjė pėr t’u turpėruar. Jemi dy tė moshuar qė hė pėr hė gjejmė diēka pėr t’ju rrėfyer njeri-tjetrit.
- Po mėshirė a ndjen?
- Ti i ke kapėrcyer malet e mėkatit tė rinisė. Ti sot je nėnė e dy fėmijėve. Je njė vejushė fine. Ē’do tjetėr qė tė tė them.
Ajo puliti sytė dhe m’u hodh nė qafė. Ndenjėm fare pak ēaste ashtu. Syri i kaltėr i liqenit u drithėrua. Fijet e barit heshtėn. Vazhduam udhėzėn e dashur, gjer tek mezhda e bleruar pėrballė shtegut tė kaltėr. Mu aty, pėrsėri pa fjalė, pa pushe epshesh, krejt mospėrfillės ndaj drurėve, luleve, barit e zogjve kėngėtarė, u pamė sy mė sy.



XIII


Lejlaja mė mori nė celular. Takimet tona nuk i kanė shpėtuar syve tė luleshqerrave, veshėve tė panjės, trishtimit tė shelgjeve lotues, syrit tė kaltėr e tė stėrmadh tė liqenit. Madje as vėshtrimit rastėsor tė atyre dy kumrive me unazė nė qafė mbi mezhdėn e bleruar pranė shtegut tė kaltėr. Ēudi! Si ėshtė bota. Tėrė sy e tėrė vesh. Nesėr nė ora nėntė tė pres te lokali “Dreri”. Tė pres. Patjetėr do tė vish. Dhe e mbylli celularin pa pritur pėrgjigje nga unė.
Mė pas po mendoja: Ose unė jam pjesė e dramės sė saj, ose ajo ėshtė vetė drama, qė s’rron dot pa marrė gjatė rrjedhės copėza dhimbjesh e drithėrimash.
Tė nesėrmen u takuam te lokali “Dreri. Kur mbėrrita atje, ajo kishte gati njėzet minuta qė mė priste. Tymi i kaltėr i cigares ia mbulonte fytyrėn e bukur. Pinte shumė duhan, padyshim pėr tė fshehur nervozizmin e saj.
- Jam nė rregull, - i thashė, duke i treguar orėn.
- Je mė korrekt se ora zvicerane qė mban nė dorė, - tha dhe vuri buzėn nė gaz.
Mė ra nė sy se ēdo ditė qė vinte, ajo bėhej mė e gjallė, mė e bukur, mė fine. Nė ēdo takim vinte mė e lulėzuar. Si vishej njė herė, s’vishej herėn tjetėr. Tė binte nė sy pėrkujdesja e tepruar pėr t’u paraqitur mė interesante. Ndėrsa unė, gati nė tė gjitha takimet, isha po ai. Ndėrroja vetėm kėmishat.
- S’di si t’ju them ndryshe. Qė ditėn qė jam takuar me ju, atje te shtegu i kaltėr, mė duket se kam hyrė nė njė ėndėrr. Dhe kėtė e them unė, Lejla Molla, qė kam hyrė e dalė gjithė jetėn nga makthi nė makth, nga stuhia nė stuhi, nga dhimbja nė dhimbje, nga drama nė dramė. Kam hyrė nė njė ėndėrr. Po. Vetėm se ėndrra mbetet gjithmonė ėndėrr. Pėrherė e paprekshme. Ėndėrr… Kjo fjalė mė rrėqeth. Mos harro se nė kėtė ėndėrr je futur dhe ti. Kemi hyrė nė njė ėndėrr.
- Mė dėgjo! Njeriu – gomar – Jaēe, Syrjai e Samiu. I treti Birēja. Thonė i treti i vėrteti. Gabojnė. Pėr mua dhe i treti s’dalloi shumė nga dy tė tjerėt. Pra, burri i tretė Birēja. Birēja ishte oficer. Nė tė parė s’kishte tė sharė. Ishte martuar njė herė, po gruaja ia kishte dredhur dhe ai e kishte zėnė mė jaranin nė shtratin bashkėshortor. Kishte nxjerrė koburen pėr tė qėlluar mbi gruan e tij e mbi tė dashurin e saj, njė djalosh 19-vjeēar. Po dora i qe dridhur dhe, nė ēastin qė do tė qėllonte, dashnori i ri ia kishte kapur dorėn, ia kishte marrė revolen dhe e kishte detyruar ta linte tė largohej. Oficeri Birēe, pas kėtij akti, e la tė lirė gruan bukuroshe. Se, siē mėsova, ish-gruaja e ish-burrit tim kishte qenė njė rruspė e bukur sa s’ia gjeje shoqen. Me Birēen u pamė nė Tiranė, mu te xhamia e Et’hem Beut. Lajmės qe burri i tezes sime. U pamė dhe u pėlqyem. Muajin e mjaltit e kaluam nė kavalishencėn e Durrėsit. Si mbaruam muajin e mjaltit, shkuam nė njė qytezė mė nė jug se qyteza ime, e Syrjait, e Samiut. Nga qyteza nė qytezė. E pėrbashkėta e kėtyre katėr qytezave qe se janė ndėrtuar buzė lumit tim Vjosa. E quaj lumin tim, se pranė tij linda, u rrita, ndjeva peshėn e rėndė tė mėkatit. S’m’u nda ky lumė. Ai rridhte poshtė. Unė, nė tė kundėrt, ngjitesha lart. Doja tė gjeja burimin e lumit, po s’e gjeta qė s’e gjeta. Anės tij mė shkau skėterrė jeta. Me Birēen jetova dy vjet. Ishte njė farė burri. Nė provimin e mashkullit, me pak mund e djersė, e kalonte mjaftueshėm klasėn. Nuk linda fėmijė me tė. Nė fillim ma hodhi fajin mua. Nė ēaste nervozizmi mė kujtonte tė kaluarėn time: - Mbi ty, zuskė e bukur, kanė kaluar lloj –lloj gomarėsh e qensh. Ata ta kanė prishur mitrėn.
U ndjeva e fyer. Ndėrkohė edhe dyshoja. Sidomos, tek mėkatimi im fatal me Jaēe-gomarin. Ai ishte i jashtėzakonshėm, barabitej me gomarin. Atij ia hodha fajin, e detyrova Birēen tė bėnim njė vizitė mjekėsore. Birēja doli steril. Dhashė e mora, po s’dija si tė veproja. Birēja bėnte prova me femra tė tjera. Kėtė gjė mendoja ta bėja edhe unė. U tundova. Ia vura sytė njė djali tė fortė e tė bukur. Madje, njė ditė e thirra nė zyrė, se nė atė kohė punoja nė “Gjendjen Civile” tė qytezės. E putha djalin me guximin tim tė marrė. Ai u hutua. E afrova, e ngjesha nė gjoks. Pikėrisht, nė ēastin e zjarrit tė madh, kur u bėmė gati, njė e trokitur nė derė. U veshėm. Hapa derėn. Ishte Nekia, punonjėsja e shėrbimit. Ajo, si na pa tė shkallafitur e tė pėrndezur, e tėrhoqi derėn. E putha edhe njė herė djaloshin, po qe e kotė. Ai doli nxitimthi nga zyra, i trembur e i shkrehur. Nė ato ēaste e ndjeva veten tė shpartalluar.
- Paske pasur dhe kurajo pėr aventura tė tilla?
- Isha bėrė si njė pelė e ndezur, e hazdisur. Njė pelė frelėshuar qė rendja mbi njė pllajė duke hingėllirė nė kėrkim tė tim Zoti, qė s’e gjeta dot kurrė.
- Po me Birēe oficerin?
- U ndamė, - tha.
Pasi ndezi njė cigare, e thithi thellė, psherėtiu dhe foli pėrsėri:
- Kjo ndarje ma bėri jetėn mė Ferr se Ferri. Nga njė dramė, jeta ime mori pėrmasat e njė tragjedie. Kur u ktheva nė shtėpi, mė ranė mbi trup tėrė shkėmbenjtė e egėrsuar tė maleve tona. Mė ra mbi kokė ēatia e qiellit.
Ishte vjeshtė.
Me barrėn e dhimbjeve mbi shpinė, u ktheva nė shtėpinė ku u linda. Isha e sfilitur, e pambrojtur, e zbrazėt, shpirtvrarė. Nė tė rėnė tė muzgut, moti u bė mė i freskėt. Nga malet hijerėndė nisi tė zbriste ajri i ftohtė i vjeshtės. Qytetthi i lindjes m’u duk i zbehtė. Ndjeja nė shpirt shpėrthimin e njė shtrėngate. Hyra si e huaj nė shtėpinė e prindėrve. Gjyshja, Shanikoja, kishte njė vit qė kishte vdekur. Vėllai im, Vehbiu, ende s’ishte kthyer nga miniera. E para mė doli pėr tė pritur ime mė, Rukia mė pas kunata, nusja e Vehbiut.
Nėna, sa mė pa, shtangu. Me zė tė trembur mė tha:
- Ē’tė ka ngjarė, moj bijė? Ah, e mjera unė! Ah, korba unė!
- Dalė, moj nėnoke, tė kapėrcej pragun njėherė e pastaj mė pyet.
- O zot, o perėndi! O Zot, o perėndi! – thėrriste me zėrin e ngjirur nėna. – U ndave pėrsėri? Uf e zeza unė, skėterra unė, korba unė!
Sytė m’u mbushėn me lot. Qava dhe dridhėrova e tėra.
- Nėnė! – i thirra. – Ky qenka fati im i pėrmbysur. Fati im dhe yti. Nėna dha ulurimėn. Kunata qante dhe e mbante pėrkrahu. M’u bė nė ato ēaste sikur binin nga qielli gurė tė zinj. Zėri mė ishte shuar, veshėt mė uturonin, sytė mė shkrepėtinin vetėtima.
- Ku do tė futesh, moj e nxirė? Ku? Ku?
- Nė varr, -gjeta forcė e thirra. – Nė varr. Ku tjetėr?
pas pak ēatisi si rrebesh im vėlla.
- Po kjo? Pėrsėri?
Nėna s’arriti t’i pėrgjigjej. Ajo u kėput e ra nė korridorin e shtėpisė sonė pėrdhese. Kunata i hodhi ujė nė fytyrė. Nėna u pėrmend. Ndėrkohė, sa hap e mbyll, sytė, im vėlla i bėrė xhind, uluriu si ujk i plagosur dhe mė ra me barrominė. M’u bė si goditje rrufeje. Mė tej s’di ē’u bė me mua.

XIV

Njė ēurk uji i pėrzierė me rėrė e baltė mė lau fytyrėn. Goja po mė mbushej me atė pėrzierje. Pastaj ēurku mė mbuloi tėrė trupin. Bėja tė ngrihesha, po s’mundesha. U tmerrova. “Ku jam?” – flisja me mend. Nė fillim, me mund lėviza kėmbėt, pastaj me sa fuqi qė pata shtyva me duar masėn e lagėsht tė baltės e kumit. U hap njė vrimė. Njė currilė ajri mė hyri nė flegrat e hundės. I dhashė edhe njė herė tėrė forcė trupit pėr tė larguar baltėn dhe degėt e shkurreve dhe muzhdokrrave, qė mė rrinin pėrsipėr. Nė fillim nxorra kokėn, pastaj duart, pastaj kėmbėt. U ngrita. Sytė mė ishin mugulluar. U shkunda duke turfulluar si tė isha njė pelė e plagosur. Eca nėpėr ujė gjer gjeta njė sop tė vogėl. Vjosa rridhte e turbulluar. Lava sytė. Njė hėnė e zbehtė si fytyrė e njė meiti voziste nė qiell. Qark saj vėrtiteshin ca lecka resh. Lumi kishte dalė nga shtrati. Me pėllėmbėt e dridhura i hodha edhe njė herė ujė fytyrės. Kur preka me dorė qafėn, ndjeva njė dhimbje therėse. Njė plagė e buavitur dhe e ēarė ende mė rridhte gjak. Mė erdhi tė pėrzierė. Volla. Pasi volla, ndjeva njė lehtėsim tė trupit. Asgjė, asgjė s’bėhej e gjallė pėrqark. Vetėm lumi rridhte dhe hėna e ngrėnė dhe e ftohtė lėshonte njė dritė tė verdhė. Eca pėrsėri nėpėr ujė dhe pėrsėri lava fytyrėn dhe plagėn. Ia dola mbanė. Isha grua e fuqishme. Kėshtu dola nga varri buzė lumit. Po tė mos kishte dalė lumi nga shtrati e tė zbriste rėrėn dhe dheun e hedhur mbi mua, do tė kisha kohė qė do tė isha harruar.
Nė agshol, sfilitur sa mė s’ka, me gjymtyrė tė mpira e me kokėn e bėrė si tundės, eca buzė lumit. Ec e ulu, ec e ulu gjer mbėrrita te bėrryloku i lumit, ku xhadeja shkonte mu nė buzėn e tij. Drita e ndezur e njė makine mė ndihmoi pėr tė kapėrcyer njė kanal tė mbushur dingo me ujė. Gjeta njė vend dhe dola atje ku makina me dritė tė ndezur po ngarkohej me qymyrguri. Iu afrova makinės nga prapa. Kur makina u nis, unė hipa. Qėndrova mbi qymyr tėrė frikė.
Nė tė hyrė tė qytetit, shoferi ndaloi makinėn pėr tė pirė kafe. Unė u hodha nga makina. Ca popla qymyrguri ranė pas meje.
Shoferi, kur mė pa, u pataks.
- Po ti, moj shtrigė, - thirri me sa pati nė kokė, - po tė kishe rėnė, do tė mė merrje nė qafė kalamajtė.
Bėra sikur, s’e dėgjova dhe eca drejt qendrės sė qytetit. Pyeta dy fshesarė pėr spitalin. Ata ma rrėfyen.
Kur zbardhi, iu ngjita faqes sė pjerrtė tė njė kodre. Iu afrova njė kaēubeje tė dendur dhe nėn kurorėn e saj tė verdhė mė zuri njė gjumė i thellė e i rėndė. Si mė zuri ai gjumė ashtu nėn kaēube me rrobat tėrė baltė e lagėshtirė? Aty nga mesdita, njė qen leshtor i zi po mė lėpinte plagėn e qafės. E trembur, brofa nė kėmbė. Qeni u largua qetė-qetė nėpėr dhiaren e gurtė qė varej poshtė kodrės.
Pėrsėri njė e pėrqethur mė pėrshkoi tėrė trupin e dėrrmuar. Ndjeva njė tė pėrzierė nė stomakun e boshatisur. Hodha vėshtrimin qark. Malet e murrmė e hijerėndė ishin aty: madhėshtorė e indiferentė.
Dukej, sikur dhe ata me gjigandizmin e tyre, hiqnin e vuanin peshėn e madhe tė mėkateve qiellore. Ndryshe, s’do tė mbanin mbi krye shtegtime e shtrėngata resh. Edhe ata e heqin nė heshtje e dhėmbėshtrėnguar barrėn e dhimbjeve tė tyre. Edhe ata.
Diēka mė kishte shpėtuar pa e parė: Kisha fjetur pranė njė varreze. Njė e dridhur mė erdhi nė trup. Sytė m’u lagėn me lotė tė kripur.
- O Zot, o Zot!- thirra me zė. Pse mė sakatove kaq keq? Pse? Pse? Pse?
Po askush s’mė dėgjoi. Askush. Mbase mė kanė dėgjuar tė vdekurit?! Mbase?!
Njė lumė i verdhė dėshpėrimi mė rridhte nė shpirt. Me mend e me zemėr nė dorė mė erdhėn vetvetiu kėto vargje:
Zėmėrimin e verdhė tė Zotit,
Po vuaj kėtė ditė vjeshte.
Mė bien rruzujt e lotit
Mbi bar,
Mbi gurė,
Mbi gjethe.
Mbi shtegun e mbetur cullak
Vajton njė qyqe e zezė,
As fund,
As fillim,
As cak,
Njė hije dremit nė varrezė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Izet Shehu    16/9/2010, 02:45

XV

Nė teqenė me emėr tė Baba Iliazit venin e vinin besimtarė, udhėtarė, tė sėmurė, gra, burra, fėmijė e pleq. Vinin nga tė gjitha krahinat. Gjenin derman aty gra qė s’lindnin, tė sėmurė psiqikė (kanė shkelur xhindin thonin pėr ta), a pėr sėmundje tė ndryshme. Baba Iliazin s’e takova atė natė. As tė nesėrmen. As tė pasnesėrmen. Po dervishin me mjekrrėn e bardhė si bora, qė mė priti atė mbrėmje, po. Ai, dervishi, e kishte pleqėruar me Babanė.
- Bėni kujdes me tė! Nuk dua tė ma prishni namin e mirė tė Teqesė. Me marifet, pa e lėnduar, gjejeni se cila ėshtė, nga vjen e ēfarė kėrkon.
- Strehė kėrkon, - i ishte pėrgjigjur devishi.
- Strehojeni njė herė e pastaj me tė parė e me tė bėrė.
Kėto mė tha dervish Nuri atė mbrėmje. Mė strehuan nė njė odiēkė tė bardhė si bora pranė Teqesė. Muret e saj mbanin erė tė freskėt gėlqereje. Mbanin aromėn qiellore tė frymės sė shenjtė tė Zotit. Pėr dy ditė nė odiēkėn e bardhė e mora veten. Fjeta sa m’u bėnė sytė si pllofka. Njė dervish i shkurtėr me emrin Hasan mė sillte pėr tė ngrėnė, pėr tė pirė e m’i ndėrronte ēarēafėt e peshqirėt e bardhė. Nė kėnd tė odiēkės, qė dukej si vezė e bardhė, ishte njė muslluk, qė vazhdimisht dervishi e mbushte me ujė. Sa i ēuditshėm e me edukatė ishte ai dervish. Vinte tri herė nė odiēkė: nė mėngjes, nė drekė e nė mbrėmje. Trokiste tri herė. Vetėm, kur unė t’i thoshja “urdhėro” e t’i hapja deriēkėn e odiēkės, ai futej brenda.
- Si rrije nė atė odiēkė e vetme? – e pyeta.
- Po ku tė rrija. Odiēka e bardhė ishte pėr mua si njė dhomė komode nė njė hotel europian me pesė yje. Kishte dy dritare tė vogla, qė shihnin nga lindja e nga perėndimi. Dritaret ishin me hekura. Nėpėrmjet dritareve shihje diellin dhe hėnėn, yjet dhe xixėllonjat, malet e kaltėr qė mbanin mbi shpinat e tyre ēatinė e bruztė tė qiellit. Pėr ndriēim teqeja e Baba Iliazit pėrdorte fenerėt me vajguri, qirinjtė dhe kandilet me vaj ulliri. Pėrdorte edhe llampa me vajguri. Nė njė muzg, tek rrija nė dritaren e vogėl, rrėzė mureve tė teqesė bisedonin dy dervishė. Nga zėri i dallova qė s’qe Nuri e Hasani, po dy tė tjerė.
- Po ky babai ynė mos ka filluar tė rrjedhė?
A e kupton ai se ne jemi teqe e jo manastir? – foli njė zė.
- Mė duket se ti e ke kokėn tė mbushur me kashtė, se ndryshe, s’mund tė mė bėje njė pyetje tė tillė!- iu pėrgjegj zėri tjetėr.
- Mė fal! Unė e kam hallin gjetkė: ē’tė bėjmė nėse ajo s’ėshtė njė fatkeqe e braktisur, por njė kuēkė. E ke parė ti atė? Dervish Nuri mė tha se sytė e tij shtatėdhjetėvjeēare s’kanė parė kurrė femėr mė tė bukur. Ėshtė e Bukura e Dheut. Ja, kėtė mė tha Nuri, - foli zėri i parė
- O perėndi! – foli zėri i dytė. – Mos po bėjmė mėkat duke pėrbaltur njė bukuri tė tillė pėrrallore?
- Dervish Nuri mė tha se nė qafė ka njė plagė tė hapur si njė tė ēarė shege, se e mjekon me njė melhem qė e kishte Baba Iliazi nė kamaren e dhomės sė tij, - foli zėri i parė.
- Mė mirė tė pimė helmin, - pėr Allah. – E Bukura e Dheut me plagėn si shegė e ēarė nė qafė, s’mė le tė qetė. Po sikur tė jetė e futur nga komunistėt, se ata kanė forcuar luftėn propagandistike ndaj tempujve tė kulteve. E ke lexuar gazetėn e tyre “Zėri i popullit”?
- As qė mė vete mendja, - foli prerė zėri i parė. - Mė mjafton Ku’rani i profetit Muhamet.
Rrotull teqesė ndjeheshin lėvizje. Muzgu si njė shpend i stėrmadh hapte krahėt dhe bėhej mė i mugėt. Dy dervishėt e lanė bisedėn dhe zbritėn nė pjerrtėsinė e vogėl pranė teqesė. Njeri prej tyre, siē duket, kishte hedhur njė gur.
- Hej, ju tė Baba Iliazit! – Mos gjuani me gurė! Jemi nė rrugėn tonė, - foli njėri nga ata qė lėviznin nė mugėtirė.
Dy dervishėt ngjitėn pjerrtėsinė dhe qėndruan mu aty ku biseduan pėr mua pak ēaste mė parė.
- Ē’qenė ata? – pyeti dervish Hasani.
- Kalimtarė, - iu pėrgjegj njeri nga dervishėt.
Njė copėz here mbretėroi njė heshtje e thellė. Siluetat e dy dervishėve mezi shquheshin nė atė mugėtirė.
- Mos janė hajdutė? – pyeti zėri i parė.
- E pėr ē’punė do tė vijnė hajdutėt gjer kėtu nė teqen tonė. Ē’mund tė vjedhin kėtu?
Hajdutėt shkojnė tė vjedhin atje ku ka pasuri. Ē’duan ata kėtu nė shtėpinė e Zotit, - foli zėri i dytė.
- Nė mos janė hajdutė, ja po ta them unė, me siguri janė ata tė Sigurimit. Ata s’besojnė te Perėndia, - foli zėri i parė.
- Hesht! E lemė me kaq , - foli zėri i dytė.
- Kėtė vend e mori i ligu. Kudo zotėron frika, kurvėria, hajdutėria, memecėria. Kėtė vend e futi nė kthetra xhebrahili, foli shkoqur zėri i parė.
- Hajt tė shkojmė pėr tė fjetur!
Dy javė ndenja nė atė odiēkėn borė tė bardhė tė teqesė sė Baba Iliazit. Ato dy javė mė ēlodhėn, mė ripėrtėrinė, mė zgjuan nga njė makth i zi, qė mė kishte shoqėruar gjithė jetėn. Ēudi! Ėndrrat mė vinin nė gjumė tė bardha, tė bukura, tė kaltra dhe me flatra pėllumbash mė shpinin larg mbi maja malesh, nė lėndina tė lulėzuara, pranė burimeve tė freskėta. Po asnjėherė nuk mė dilnin fytyrat e dashura tė tė afėrmėve. Madje, as e nėnės sime. Ēudi! Pse nė shtėpinė e Zotit, nė teqenė e Baba Iliazit nuk shihja gjėra tė zeza, tė verdha, tė trishta?
Mbase rroja me mendimin se aty shėroheshin shpirtėra njerėzish. Madje, dhe plaga e hapur si e ēara e shegės nė qafė gati – gati po mė mbyllej. Kur mė solli mėngjesin, pas dy javėsh, dervish Hasani mė tha: - Pasi tė hash mėngjesin, do tė bėsh njė bisedė me Baba Iliazin.
Dervish Hasani mė shoqėroi gjer tek dhoma e Babait. Hymė Brenda. Babai, me njė taē jeshil nė kokė e me veshjen karakteristike tė sektit tė tij, rrinte i ulur mbi njė postiqe tė bardhė si bora. Aty, nė atė dhomė e rreth e rrotull saj, zotėronte e bardha dhe jeshilja. Njė pastėrti e paparė. Muret mbanin erė tė freskėt gėlqereje. Edhe sot e kėsaj dite e ruaj nė kujtesė atė pastėrti qiellore.
- Ulu, dervish! – urdhėroi babai.
Dervish Hasani u ul mbi postiqen pranė babait.
- Ulu dhe ti, moj bijė! – dhe bėri me dorė nė drejtim tė postiqes ku do tė ulesha unė.
U ula. S’di pse u drodha, u hutova. E humba toruan.
- Kėtu mbi kėto male, Allahu qė i qofshim falė, ngriti njė fole qiellore. Ngriti kėtė teqe. Kjo ėshtė shtėpia e Allahut, qė ėshtė njė e s’ka tjetėr. Ne, duke i shėrbyer teqesė, me nder, me besė, me shpirt, me trup, me besnikėrinė e pakufishme ndaj tij, u shėrbejmė krijesave tė Tij. Krijesa e tij jam unė, Baba Iliazi, ėshtė dervish Hasani, je ti, bij’ e babait, ėshtė i varfėri, i pasuri, i bukuri, i shėmtuari, i menēuri, budallai, mė njė fjalė, tė gjithė jemi krijesa tė Allahut qė i qofshim falė. Jo vetėm krijesat me virtyte, por edhe ato me vese janė krijesa tė Allahut. Ndaj, gjersa i fal Allahu, gjersa i ngroh Dielli, pse mos t’i falim e ngrohim ne krijesat e Tij. Unė rrija si e shushatur, po fjalėt e babait mė vinin nė vesh si ujėvara qiellore. Trupi m’u mbush me mornica, sytė m’u mbushėn me lotė.
Babai, fėrkoi mjekrėn e bardhė si ujėvarė dhe po me atė zė hyjnor vazhdoi:
- Unė s’po tė pyes si tė quajnė, as kush je, as nga vjen, as ē’ke bėrė, as ē’ke ndėrmend tė bėsh. Kėrkove ndihmė, i shtrive dorėn teqesė, ia ke shtrirė Allahut qė i qofshim falė.
Fjalėt e Baba Iliazit mė flladitnin tėrė qenien time tė pėrtrirė.
- Ke pėr tė thėnė gjė?
Pėrsėri u drodha. Po e mora veten shpejt.
- Lejomė tė tė falėnderoj, Baba Iliazi, juve, Teqenė Tuaj, gjithė dervishėt, e, nė mėnyrė tė veēantė dervish Hasanin, qė mė ka trajtuar kėto dy javė si bijė e shkuar bijės. Duke ju falėnderuar Ju, unė falėnderoj me gjithė zemėr Allahun e madh. Babait i shkėlqyen sytė. Dervishi rrudhi ballin e u pėrndrit i tėri.
- Unė jam njė furtunė, - vazhdova. – Kam qenė fllad maji, valė lumi, lule kopshti, flutur livadhi, por jeta mė bėri furtunė. Kėtu, midis kėtyre maleve hijerėndė, kėtu, nė kėtė shtėpi tė bardhė tė Zotit, e ndiej veten se nga furtunė po bėhem puhi. Po tė dal nga ky truall shėrues, kam frikė se do bėhem pėrsėri furtunė dhe furtuna ėshtė e pafre. Ndaj, lejomė tė jetoj kėtu!
Tė pėrgjėrohem, Baba Iliazi! Lejomė tė jetoj kėtu! Dhe, sakaq, iu afrova dhe ia putha dorėn qiellore.
- Mirė, bij’ e Babait. Kėtu do tė jetosh gjer sa ta ndjesh veten tė shėruar. Dhe urdhėroi dervish Hasanin:
- Lėre bijėn e babait tė punojė nė gjelltoren e teqesė! Kujdesu pėr tė se mos e trazojnė xhindėt!
Dolėm nga dhoma pranė Tyrbesė ku rrinte Baba Iliazi. Ecėm nėpėr oborrin me kalldrėm tė Teqesė. Njė oborr i pastėr. Midis gurėve bleronte bari. – Bleronte njė bar i brishtė e i butė.
Dervish Hasani vinte i shkurtėr nga trupi, ishte thatanik, por kishte njė shtat tė lidhur. Nė fytyrėn e tij tė zeshkėt ku dukeshin shenjat e lisė, shkrepėtinin dy sy tė mėdhenj dhe tė zjarrtė. Mund tė thuhej qė ishte edhe i pashėm, edhe bashkėbisedues i kėndshėm.
Teqeja e Baba Iliazit ishte e madhe. Kishte dhoma pėr dervishėt, pėr mysafirėt, pėr udhėtarėt e rastit, pėr gratė qė vinin kėtu pėr tė gjetur derman. Gjelltorja ishte nė veri tė teqesė. Rrėzė saj ishte njė pyll i vogėl me lisa.
Dervish Hasani mė dha udhėzime se si do tė punoja nė gjelltore, se si duhej tė sillesha, se si duhej tė mos hapesha si vaji nė lakra, se kėtu hyjnė e dalin lloj e lloj malukatėsh. Ca vijnė pėr derman e ca vijnė si shejtanė. Pra, kujdes! Ti je kaq e re dhe kaq e bukur sa edhe plakushit, kur tė sheh, i rrėqeth mishtė. Meri fjalėt e mia sikur t’i thotė yt atė.
Dervish Hasani doli. Pas pak erdhi njė dervish tjetėr. Mė pėrshėndeti me dorė nė zemėr. Hoqi rrobėn e jashtme tė dervishit, njė biēim fustanelle ngjyrė qumėshti, e vari nė gozhdėn e murit tė gjelltores dhe veshi njė bluze tė bardhė prej cohe.
- Mė ndihmo! – tha.
Mori njė hanxhar tė madh dhe mbi trungun e lisit qė ishte vendosur nė skaj tė gjelltores, vuri njė berr tė rrjepur. E preu shpejt. Unė mbusha kazanin me ujė. Zjarri bubullonte.
- Bėj kujdes! Mos iu afro shumė as zjarrit, as kazanit, - kėshilloi dervishi. – Mua mė thirr dervish Neziri. Kėshtu e kam emrin. Po Ty?
- Furtunė.
- Mos u tall! S’kam dėgjuar gjer mė sot emėr tė tillė.
- Nga je?
- Nga malet e kaltėr.
- Aha, e kuptova, - tha buzėgaz dervish Neziri.
Ndėrsa zjarri bubullonte, kazani i gjelbėr ziente, unė laja enėt. Ca pjata tė bardha, ca tabaka tė bardha, ca filxhanė tė bardhė. Ēdo gjė e bardhė.
Hodha sytė nė dritare. Ca pėllumba tė bardhė flatėronin mbi gurėt e bardhė tė avllisė sė teqesė.
- Tė dal pak nė avlli, - i thashė dervish Nezirit.
- Si tė duash. Kur tė duash. Kėtu s’ėshtė burg. Kėtu ėshtė Teqe.
Dhe dola. Fjala “burg” e dervish Nurit mė zymtoi thellė. Pse e tha? Kot? Apo diēka prej xhindi e gėrricte pėrbrenda? Kur kalova mbi gurėt e avllisė, pėllumbat e bardhė pėrsėri flatėruan e guisnin.
Ishte njė kohė e bukur pranvere qė e mbushte gjithė hapėsirėn me gjithfarė kundėrmimesh, duke sjellė me vete flutėrza gėzimi e lumturie. Kajli, qyqja e zezė, e strukur midis gjetheve tė drurėve tė lisit, me zėrin e saj kumbues e tė ngashėryer, kėndonte kėngėt e saj pranverore, duke sjellė nė zemrat, shpresat e pėrgjumura.
Hyra nė korien e lisave. E ndjeva veten tė gjorė. Zemra mė ishte sfilitur nga vuajtjet dhe hidhėrimet e shumta. Mė preku thellė gjithė ajo bukuri mahnitėse, qė dukej sikur kishte kulluar mbi gjithė natyrėn. Ashtu, e mallėngjyer siē isha, mė rrodhėn spontanisht kėto vargje:

Ti, s’e di se ē’ėshtė njė femėr
Nė tėrbim tė lulėzimit
Fle mbi ėndėrr,
Fle nėn ėndėrr
Bėhet hije e shkėlqimit

Ti s’e di,
Se po ta dije,
Kaq i akullt s’do mė shihje
S’qe pėr mua, jo kjo botė
Me pak diell e me shumė hije.

Ti, s’e di,
Se po ta dije
S’do mė shihje me pėrēmim.
Ja, kėtu, nė kėtė korie
Heq e vuaj mėkatin tim.

- Po ti qenke poete e talentuar, brofa i entuziazmuar, sapo Lejla Molla, m’i recitoi me zė tė dridhur vargjet e shkruar atje, nė atė korien e liseve rrėzė teqesė sė Baba Iliazit. Pse s’mė ke thėnė? Qenke poete!
Ajo u shkund gjithė dridhėrime, kėputi njė lastar tė shelgut lotues qė i varej mbi flokėt e verdhė dhe, si e pėrhumbur preku vetullėn si hėnė e ngrėnė me gishtin tregues, sikur donte tė mbante tė ndezur flakėn e kujtimeve.
- Mbaja njė fletore. Aty shėnoja diēka qė mė linte mbresa. Sapo dola nga koria, nėpėr oborrin e teqesė, hyra nė gjelltore. Atje gjeta tre dervishė: Nurin dhe ata dy zėrat qė dėgjova nė dritaren e odiēkės sė bardhė. U mėsova emrat: njerin e quanin Ali e tjetrin Abaz. Mė tej, nė njė tavolinė tė madhe prej druri, po hanin bukė barinjtė e teqesė.

XVI

- Mė falni nė e teproj ca me kėtė qė do t’ju rrėfej. Duke tė dėgjuar me kujdes, sigurisht i kam ndierė thellė ato pėrrenj tė verdhė dėshpėrimi, qė tė kanė ndjekur gati tėrė jetėn. Mbrėmė, para se tė flija, solla ndėrmend ato rrėfenja tėrė dhimbje, qė mė ke kallzuar. Femra gjithmonė ka qenė njė robinė e vėrtetė. S’po them ndonjė gjė tė re, po ky ėshtė realiteti. Femra ėshtė konsideruar si plaēkė. Edhe sot ajo tregtohet si e tillė. Sa marrėzi! Sa e sa fate grash janė rrokullisur humnerash! Me mijėra. Nė anėt tona ėshtė endur e endet njė gojėdhėnė.
Refija, njė vajzė e bėshme nga fshati Ēuragė, u martua nė njė fshat tė Myzeqesė. Mik pas miku, duke e kėrkuar si me qiri nė dorė, e kishin parė Refijen buzė liqenit, ku ishte ngritur fshati i vogėl Ēuragė. E kishte pikasur xhaxhai i dhėndrrit qė kishte shkuar pėr tė peshkuar nė atė liqen. Kishte mbetur pa mend. E bukura Refije, shtatselvi e fytyrėhėnė, po mbushte ujė nė kroin buzė liqenit e midis vidhave tė vjetėr.
- Bijė e kujt je? – pyeti peshkatari.
- E Veiz Murrizit, - iu pėrgjigj vajza.
Si piu ujė tė freskėt nė krua, peshkatari u largua. Rrugės e sillte ndėrmend vajzėn shtatselvi e fytyrėhėnė.
“Po sikur t’ia bėj Refikut?” – mendonte.
Refiku ishte nipi i tij. Dhe atė bėri. Dėrgoi njerėz pėr lajmėsi. Veiz Murrizi e priti mirė kėrkesėn e bėrė nga fisi i Shkrepėve. E para: ishin tė kamur. E dyta: ishin fis me emėr. Po djalin s’e kishte parė. Ka bėrė ushtrinė i pat thėnė lajmėsi dhe s’kishte nė trup asnjė katmer. Kėto qenė tė mjaftueshme pėr Veiz Murrizin, qė s’e zgjati, po pranoi menjėherė.
- Po vajza a u pyet? – ndėrhyri Lejlaja.
- Ē’vajzė? Ku ėshtė pyetur vajza mė parė? Pse ty tė pyeti yt vėlla?
- Po mua mė rrėmbeu ajo lubia e korrikut, - tha dhė pėrsėri ndezi njė cigare.
- Edhe Refija pinte duhan. Madje dhe me llullė, - i thashė.
- Jeton Refija? – mė pyeti.
- Po. Ėshtė krruspulluar e mpakur sa mė s’ka.
Nejse e kemi fjalėn tek fejesa. U fejuan me zallamahi. Po ajo qė do t’ju rrėfej ėshtė interesante. Nuset nė anėt tona i merrnin me qerre. Qerrja mbulohej me rrogoz, sipėr rrogozit hidhej njė qilim i bukur. Qeve u lidhej tek brirėt njė peshqir. Me njė fjalė, qerrja stolisej si pėr dasėm. Ditėn qė u martua Refija me Refikun, qerren e ngiste i vėllai i dhėndrrit, Rushani. Pranė tij, kushuriri, Ramizi. Pjesa e pasme e qerres, ku rrinte nusja e vėllai i saj, ndahej me njė cohė tė bardhė. Gjatė rrugės Rushani e Ramizi flisnin nėn zė:
- Ē’do heqė Refija sonte? – fliste zėshuar Ramizi.
- Si ē’do nuse, - ia kthente Rushani, vėllai i dhėndrrit.
- A durohet qajka e Refikut? – vazhdoi Ramizi duke qeshur.
Dialogu i Rushanit me Ramizin u pėrsėrit disa herė nėn zė, po Refija, me veshėt ngritur pėrpjetė si njė kaprolle, i dėgjonte tė gjitha. Nė tė hyrė tė fshatit, Refija, kaprollja e hazdisur, po me zė tė shuar, ia pati:
- Qajkė madh yt vėlla, tė shohim sonte sa e ka.
Ata e dėgjuan dhe qeshėn.
Pas njė jave, tek fshinte oborrin, nusja e bėshme, Refija, iu afrua qerres, qė qėndronte aty pranė, mori kunjėn e kularit dhe iu drejtua Ramizit, qė e vėshtronte me kujdes nė anėn tjetėr tė gardhit. – Jo qajkė, po kunjė, - i tha dhe qeshi.

XVII

Nga shtėpia s’kisha marrė asnjė lajm. Mė dukej vetja se diku, nga njė vend i mallkuar, mė kishte rrėmbyer shtrėngata dhe si mė kishte shkallafitur sa andej – kėtej nė hapėsira tė zeza, nė tė shuar, mė rrėzoi kėtu, nė kėtė teqe tė bekuar.
S’di pse m’u kujtua ai qeni i zi, qė, pasi mė lėpiu mirė e mirė plagėn mbi qafė, ngriti njerėn nga kėmbėt e pasme dhe pėshurri gėmushėn pranė meje.
Nė cast mė pushtoi njė dėshpėrim kaq i madh, sa as vetė nuk e dija se si qe e mundur tė rroja njė jetė tė tillė. Nė tė perėnduar, hyra nė odiēkėn e bardhė. Hapa dritaren e vogėl nga perėndimi. Njė shkulm ere e freskėt mė pėrkėdheli fytyrėn. Tej nė njė breg, pashė njė zjarr tė madh. Befas, u ngrit njė erė e madhe, sa flaka e zjarrit u valvit si njė flamur i stėrmadh. Ca hije njerėzish qė mezi shquheshin, nxitonin ta shuanin. Dukej sikur donin tė shpėtonin nga njė tigėr, qė ishte lėshuar nga kafazi. Gjuhėt e mėdha tė flakės pėrzhitnin ēdo gjė pėrreth. Tė dukej sikur mijėra gjarpėrinj villnin flakė nga goja. Me indiferencė vėshtroja atė zjarr tė madh.
Pas pak, zjarri u shua. Njė muzg bojėhiri mbuloi hapėsirėn.
- Harrova tė tė pyes, - e ndėrpreva unė, - s’ishte e elektrifikuar nė atė kohė teqeja?
- Jo. S’ishin elektrifikuar as fshatrat pėrreth. Mos mė ndėrpre tė lutem, se ndiej nevojėn e zbrazjes sė dufeve tė sė kaluarės.
Pas pak, dėgjoheshin po ato zėra dervishėsh. Zėri i Aliut dhe i Abazit. Nė fillim zėrat vinin tė zbehtė. Siē duket, ishin mė larg se atė natė qė flisnin pėr mua. Pastaj, iu qasėn mė afėr dritares sime.
- Ashtu vėrtet, duhej ta kishte bėrė, t’ia kishte pėrdredhur kokėn si tė zogut, tutkuni.
- Po, ē’e ke ti, Haxhiun?
- Djalin e dajės, - iu pėrgjigj Abazi.
I kam folur e i kam folur, po ku dėgjon ai!
- Mos tė rėntė pėr pjesė njė pelė e ndezur, po s’ke ē’i bėn, - foli Aliu.
- Dhe tani kam hequr dorė, se s’kam ē’i bėj. I fola rėndė. Ē’t’u desh qė u martove, kur e dije se s’ia dilje dot gruas? Qė t’i nxirrje belara kokės? Ti ke menduar se gruaja do tė kėnaqte, do tė ushqente, do tė tė rrinte te koka e tė kujdesej pėr ty kur tė sėmureshe. Dhe mė vjen ēudi se si ia ke hedhur sevdanė njė pele tė ndezur si ajo. T’u duk e bukur, e thjeshtė, e mirė dhe u vėrsule si ēakall i uritur. Tani s’tė mbetet tjetėr veē tė rrėmbesh sopatėn e t’ia presėsh kokėn. Kushedi edhe mund tė varin pėr kėtė, po mė mirė litarin nė grykė, se sa njė turp i tillė. Ajo ėshtė njė grua qejflie, i ka plasur cipa.
- I paske folur rėndė, Abaz. S’janė fjalė tė menēura kėto pėr ne, qė jemi njerėzit e perėndisė.
Si dy hije dervishėt rrėshqitėn nė anėn tjetėr tė teqesė. Mua mė mbetėn nė tru fjalėt e dervishėve: “pelė e ndezur”, “grua qejflie”, “t’ia presėsh kokėn”. Pastaj mė mbuloi njė hije trishtimi. M’u duk vetja si njė zogėz e mbyllur nė kafaz.

XVIII

Baba Iliazit nuk guxonte kush t’i fliste hapur pėr mua. Ai kishte autoritet hyjnor nė teqe. Po dervishėt rrėzė mureve bėnin pėsh-pėsh. Rrėzė mureve, ama. Nė sy kurrė. Dervish Neziri ishte ca nursėz, po burrė me karakter. Dervish Hasani ishte shpirt njeriu. Dervish Nuri mbahej si administrator i teqeve. S’para fliste shumė, po, kur fliste, tė zinte si me dorė. Zevzekė e llafazanė ishin dy dervishėt e muzgut: Aliu dhe Abazi. Mbase tė tjerėt s’arrita t’i zhbiroja, po kėta tė dy po. Asnjėherė s’mė shihnin nė sy. Ulnin kokėn, kur mė shihnin.
Pasi mbarova sė lari enėt, dola nga gjelltorja dhe, nėpėr guret e bardhė tė avllisė, mora udhėzėn pėr nė korie.
- Atje ku bėre poezinė? – pyeta.
- Po. Pikėrisht atje.
Ulur nė bisht rrėzė murit rrethues tė teqesė pashė dy dervishėt: Aliun dhe Abazin. Ndala pa kapėrcyer deriēkėn e avllisė qė tė nxirrte nė korie.
- S’duhet ta mbajmė kėtu atė palo vajzė. Kur bie miza nė rehani, njeriu e nxjerr me kujdes qė andej dhe e flak tej. Pastaj e pi rehaninė. Mendo se ē’na ka bėrė Baba Iliazi. Na futi nė teqe njė rruspi tė bukur. Po e lemė mėnjanė nė ėshtė apo jo e pėrdalė. Po sikur tė jetė e shtėnė nga ata tė Sigurimit pėr tė na vėzhguar?
Po pse e strehuam atė femėr? – fliste Aliu.
- Ndreqe gojėn! – ndėrhyri Abazi. – Pse e strehoi Baba Iliazi?
Si tha kėto, Abazi hodhi sytė qark. Mend mė zuri me ato sy si tė dhelprės. Po, shyqyr, s’mė pa.
Nė mbrėmjen e po asaj dite, po pak mė vonė se mbrėmjeve tė tjera, dy hijet e dervishėve nxinė kundruall dritares sime. M’u dukėn atė mbrėmje si dy gardianė tė zinj.
Vėrtet prania e tyre aty mė sillte trishtim, por prej zėrave tė muzgut merrja informacion tė qartė se si mendonin kėta shėrbėtorė tė shtėpisė sė bardhė tė Allahut pėr mua.
- Sot isha nė qytet, - tha Abazi. – Nė kafene takova Haxhiun, atė qyqarin qė e la gruaja.
- I gjori Haxhi, - tha Aliu.
- Ēfarė s’dėgjon nė kafene. Po t’i marrėsh pėr tė vėrteta, tė duket vetja se ky vend ėshtė kthyer nė ēmendinė. Nė ēdo tavolinė ka hafi. Kėtė po ma thoshte im kushėri, Haxhiu. S’ke tref tė flasėsh, se ta kapin fjalėn nė ajėr si ata qentė, kur ua hedh kockėn dhe e presin me gojė pa rėnė nė tokė.
- E the mirė: ky vend ėshtė kthyer nė ēmendinė.
Mjerė shqiptarėt!
- Kur pinim kafe me Haxhiun, na u qas njė sigurims. Ishte nga fshati i Haxhiut. Interesohej pėr njė grua tė vdekur. Kishte me vete dhe fotografinė e saj.
- Po pėr tė vdekurit nė atė botė kujdesen vetė tė vdekurit.
- Ja, ē’na tha, - vazhdoi Abazi. – Nė qytezėn e minatorėve buzė Vjosės, njė vajzė e bukur si nimfė pėrrallash, pasi kishte mėkatuar me njė burrė tė ve rreth tė pesėdhjetave, e kishin martuar. Martesa kishte zgjatur dy muaj. Gruaja e bukur si perri, e bėshme si pelė, e la. Arsyeja: s’e kėnaqte fizikisht. Po kėshtu e martuan me tė dytin. E njėjta arsye. Brenda vitit e la. Me tė tretin jetoi dy vjet. I treti njė oficer me emrin Birēe, e kishte farėn e mpitė e s’mbinte nė ugar. I vėllai minator, njė farė Vehbi Molla, pa njė e pa dy e godet me barrominė. Vajza vdes. Natėn e varrosin buzė lumit. Nė fillim morėn tė shoqin Birēen. E torturuan, siē dimė tė torturojmė ne tė sigurimit. Pas gjashtė muajsh, e lirojnė Birēen pėr mungesė provash. Ē’hoqi i ziu Birēe, shpirti i tij e di.
Nėna e vajzės, Rukia, vinte lule mbi varrin e sheshtė nė buzė tė lumit. Dikush nga tanėt e pikasi. E arrestuam. Na u zbėrthye Rukia. Arrestuan tė vėllanė, Vehbiun. Kur hapėm varrin e sheshtė, nė kumin e lumit, s’gjetėm kufomė. Sidoqoftė, Vehbiu u dėnua me gjashtėmbėdhjetė vjet dhe Rukia me katėr vjet. Ja, kėto mėsova sot, Ali vėllai! Ndaj tė thashė qė nė fillim se ky vend u bė truall i tė ligut .
- Mos, o Zot! – foli duke psherėtirė dervish Aliu.
Unė i dėgjova me durim tė gjitha ato qė tha dervish Abazi. Qava e qava tėrė atė natė. Pastaj rashė nė njė gjumė vdekjeje. Vetėm tri tė trokiturat e dervish Nurit mė zgjuan.
- Zgjohu, e bekuar! Ėshtė ngritur dielli dy hostenė are. Zgjohu! – thėrriste dervishi.
Hapa derėn. Koka mė llokoēitej si tundės.

XIX

Kur hyra nė gjelltore, Baba Iliazi ishte ulur mbi njė fron dhe me tespie nė dorė diē mėrmėriste me vete. Siē duket ndonjė ajet tė Kur’anit. Neziri hidhte drutė nė furrė.
- Sot gatuani edhe pėr dhjetė vetė mė tepėr, - urdhėroi Baba Iliazi. – Presim mysafirė.
- Peqe, Baba! – iu pėrgjigj me pėrulėsi dervish Neziri.
- Mos ke qenė e sėmurė mbrėmė? – m’u drejtua mua Babai.
- Kam pasur pak dhimbje koke, Baba.
- Duket, ke qarė. Tė shoh nga sytė e fryrė. Po ndjeve shqetėsim, na thuaj. Kjo shtėpi ėshtė e tė gjithėve. Edhe jotja. Ne nuk jemi njerėz tė huaj pėr ty. Ti je bij’ e teqesė. Sa tė jemi gjallė ne, askush s’do tė guxojė tė tė prekė me fjalė e me dorė. Ndaj pėr ēdo shqetėsim, na thuaj.
Si mora zemėr nga fjalėt e ngrohta tė babait, i thashė:
- Baba, tani vetėm ty tė kam baba dhe nėnė teqenė.
- Hė, mė paē uratėn, - tha babai, - dhe mė vuri dorėn mbi kokė.
Atė ditė e ndjeva veten tė gjethtė. Duket mė ngrohėn fjalėt e Baba Iliazit.
Aty nga ora nėntė, erdhėn dy gra. Vjehrra pruri nusen e djalit pėr tė gjetur derman. E priti pranė tyrbesė Babai.
Si mbaruan punė me babanė, gratė hėngrėn drekė nė gjelltore. Dervish Neziri doli. Mbeta unė dhe dy gratė.
- Ka dy vjet qė ėshtė martuar e Zoti s’po i jep peshqesh njė fėmijė. Erdhėm kėtu pėr tė gjetur derman, se kėtu, nė kėtė teqe kam gjetur derman edhe unė, - tha vjehrra.
- Po djali juaj ėshtė vizituar? – e pyeta.
- Djali ėshtė nė rregull. Kur hedh farėn nė ugarin me vlagė, mbirja ėshtė e sigurtė, - tha plaka. – Kur fara hidhet nė gurishte, mbirja ėshtė e vėshtirė.
Plaka fliste nė tym, nusja e re, e flakėruar nė fytyrė, uli sytė.
- Njė grua e bukur nga qyteza e minierės sė qymyrgurit u martua tri herė dhe s’bėri fėmijė. Pse tė tre burrat e kishin fajin? Patjetėr gruaja. Si e lanė burrat, i vėllai i ra me barrominė dhe e la tė vdekur. E varrosėn natėn buzė lumit. Kur e hapėn varrin e qyqares ata tė Sigurimit, s’ia gjetėn kufomėn. Ca thonė se ka dalė lugate. Tė tjerėt thonė se gjatė vėrshimit tė Vjosės e kanė marrė ujėrat e turbullta dhe e kanė nxjerrė nė det. S’bėnte fėmijė, korba. U bė ushqim pėr peshqit.
- Pse e vėrtetė ėshtė kjo? – ndėrhyra. – Mbase ėshtė llaka-llake grash.
- Kjo ėshtė e vėrtetė, - tha nusja.
- Po s’dihet arėsyeja e vėrtetė. Thonė se ishte e bukur. Mė e bukura nė krahinė. Si nimfė pėrrallash ishte, thonė. Njė Zot e di tė vėrtetėn.
Unė u drodha. Njė si pickim gjarpėri ndjeva nė zemėr. Kur dola pėr tė pėrcjellė gratė, nga fundi i kories pashė njė grup me gjahtarė. “Kėta do tė jenė mysafirėt” – mendova. Gjahtarėt flisnin me zė tė lartė e gajaseshin sė qeshuri. Me ta ishin dhe dy dervishėt: Aliu dhe Abazi. Rrallė i gjeje tė veēuar kėta dy dervishė. Rrallė.
Njeri prej tyre, njė rondokop rreth tė dyzetave, u ngrit nė kėmbė dhe mė shikoi me ngulm. Unė ktheva kurrizin dhe u ngjita nė teqe. Instiktivisht ktheva kokėn. Gjahtari i ngritur nė kėmbė mė shihte me neps. Nxitova.
Kur hyra nė gjelltore, dervish Neziri po u ndante ushqimin barinjve dhe shėrbėtorėve tė teqesė.
- Shko qetėsohu! – mė tha dervishi. – Nesėr eja kėtu!
E kuptova. Mora me ngut pak ushqim dhe u nisa pėr te odiēka e bardhė.
Siē isha, rashė mbi shtrat. Mė zuri njė gjumė i thellė. Rėnė pa rėnė muzgu, u zgjova. Dola nė dritare. Dy dervishėt, si zakonisht, u ulėn nė bisht, duke mbėshtetur kurrizin pas murit tė odiēkės sime.
- Sa llafazanė e gėnjeshtarė janė kėta gjahtarėt, - tha Aliu.
- Shyqyr qė u shporrėn, - ia ktheu Abazi. – Ėshtė bėrė tym pas tyre dhe im kunat, Haxhiu. Nuk sheh sinorin e tij lumėmadhi, po bėn sytė si shqarth pas grave tė botės. E pe si e pa bukuroshen tonė. U ngrit nė kėmbė dhe e shihte si i sharruar.
- Ēiftja, po mbeti varur, ndryshket. Dhe Haxhiut…
E la gruaja, i ėshtė ndryshkur ēiftja. Qeshėn tė dy.
- E di ē’bėjnė ata, - tha Abazi. – Kur dalin pėr gjah pėr kafshė tė egra, pa e ndierė fare lodhjen, zėnė e gjuajnė fshatare tė mjera.
- Qenkan tė poshtėr, - tha Aliu. – Bėjmė gabim qė i presim.
- Njeri prej tyre, ai quksi qė s’e lėshonte llullėn nga goja, ėshtė spiun i Degės, - tha Abazi me gjysmė zėri, sikur po e pėrgjonte njeri.
- O perėndi! – thirri Aliu.
- Haxhiu, kur u ndamė, mė tha se i kishte pėlqyer shumė kjo lulja jonė. Bėma pėr grua, mė tha.
- Ti s’mbajte dot krriēkėn qė pate e jo tė mbash kėtė pelėn e ndezur. Ik, or Haxhi vėllai! Mė lėr rehat!
-Qerratai, - tha Aliu. – S’ditkėrka fare. Nėse ajo s’ėshtė e futur nga ata tė Sigurimit, ja, po ta them troē: ėshtė njė nimfė pėrralle.
Unė e dėgjova turbull bisedėn e tyre.
Mbas dy javėsh, gjahtar Haxhiu erdhi prapė nė teqe.
I shoqėruar nga dervish Abazi, u fut nė gjelltore. Unė, pas gjėmės qė mė ra, as qė e sillja ndėr mend martesėn. Aq mė keq kur mendoja se atij, Haxhiut, i kishte ikur njė grua. Arsyet e ikjes sė njė gruaje nga burri pėr mua shtrėngatėn fatkeqe ishin tronditėse. S’isha mė njė vajzė flutur, njė grua erė. Mė mirė ta ngrysja jetėn nė teqe, se sa tė hyja prapė nė dallgėt e egra tė rrebesheve.
Haxhiu mė dha dorėn. Tė them tė drejtėn, dora e tij s’m’u duk si dorė burri, por dorė mortjeje. Sa mė lėshoi dorėn, dola nga gjelltorja e zbrita nė korie. Nė korie qėndrova gjatė. Frynte njė erė e lehtė qė guduliste gjethet e lisave. Bėra tė ngrihesha, po njė trubullirė mė veshi sytė. Mend rashė. Aty pranė kaloi dervish Abazi me Haxhinė. Zbritėn duke biseduar. Kur, frrėsht, nga njė kaēube doli njė dre i trembur. Dreri tundi kurorėn e brirėve. Qimen e kishte tė zezė, pis tė zezė, si pendė korbi. Bėri ca mė tej dhe filloi tė kullosė.
Haxhiu u mat ta qėllonte.
- Pse ta vrasėsh, o kushėri! – e pengoi dervish Abazi. – I gjori po kullot barin, lėre ta kullotė.
- Edhe njė herė qė mė doli gjahu pėrpara, nuk mė latė ta vrisja, - tha me hidhėrim Haxhiu.
- S’prish punė. Mė mirė qė s’i lyet duart me gjak. Haxhiu iku. Dervish Abazi m’u qas pranė.
- Dua tė bisedoj me ty pėr njė ēėshtje, - mė tha.
- Pėr ēfarė ēėshtje doni tė bisedoni me mua?
- Besoj se e merrni me mend?
- Bisedojeni me Babanė. Atij i jam dorėzuar.
Dervish Abazi e bisedoi me Baba Iliazin nė praninė time.
- Po e pėlqeu mirė. Po ai bandilli, kushuriri yt, duhet ta mbledhi radaken. Kjo u dorėzua vullnetarisht tek ne, tek teqeja jonė me emėr. Nė e merr, po gjithmonė me dėshirėn e saj, jam gati t’u jap bekimin e Zotit.
- Hė, bij’ e babait?
- Jam dakord me gjykimin tuaj hyjnor, Baba Iliaz.
- Hajde, pėr hajer na qoftė!
S’di pse iu binda verbėrisht Baba Iliazit. Ēfarė tė bėja tjetėr?!
Pėr mua nė teqe u bė njė darkė e thjeshtė.
Tė nesėrmen mė shoqėroi dervish Abazi gjer nė shtėpinė e Haxhi Zerdelisė. U martova pėr tė katėrtėn herė.

XX

E prita si zakonisht Lejlanė te mezhda e bleruar. Mbi dheun e kuq tė saj bleronte bari, mbi tė cilin rruazat argjendore tė vesės shkėlqenin nga rrezet e diellit. Herė-herė ato ndrinin si pikla tė kaltra loti.
Ra njė zile celulari: - Erdha. Pėr dy minuta jam aty.
- Eja! Po tė pres mbi mezhdė, kundruall shtegut tė kaltėr.
Te bėrryloku i udhėzės, u duk Lejlaja. Si njė mėshteknė e lulėzuar. Ngriti dorėn, e tundi nė erė. Sa mė tepėr mė afrohej, aq mė shumė mė dridhėrohej zemra. Po bėja ēudi. Si ka mundėsi qė njė plakush si unė tė dridhej si purtekė para njė gruaje qė kishte dallgėzuar tėrė jetėn mbi shtrėngata. S’mė dha dorėn, po mė kapi e mė shtrėngoi fort.
Njė ēift i ri na pa me kėrshėri.
- Jemi mė tė rinj se ju, - u tha Lejlaja. – Jetojmė lulėzimin e fundit.
- Hallall, hallall, - tha vajza. – u kemi zili.
Ēifti kujtoi se ne ishim dy pleq tė dashuruar.
- Nga do tė vemi sot? – mė pyeti.
- Sot ti je mbretėreshė. Jam nėn pushtetin tėnd. Mė hodhi dhe njė herė dorėn nė qafė dhe mė tėrhoqi drejt shtegut tė kaltėr, drejt atij shtegu qė nė fillim tė takimeve tona, ajo brofi si njė gatė e bardhė borė.
Kapėrcyem shtegun, tė kapur dorė pėr dore dolėm nė njė lirishtė tė gjelbėruar. Dielli ndrinte pikat argjendore tė vesės. Ndalėm pak. Hodhėm sytė qark. Vetėm drurė, lule, bari i vesuar dhe dielli rrezeartė. Humbėm. S’dinim ē’tė bėnim. Mos po binim nė njė behar tė vonė e marramendės?! Mend bėmė njė marrėzi aty. Tė bėrė flakėrimė ndenjėm tė pėrqafuar e tė pėrhumbur. Pastaj, pėrmes lirishtės, dolėm nė breg tė kodrės, u sollėm qark e, sė andejmi, zbritėm nė lokalin bri liqenit, ku flokėlėshuar ende dremitnin shelgjet lotues.
- Bėmė pakėz mėkat sot! Pak xixėllima mėkati, - tha ajo.
- Nė s’bėmė mėkat. Ramė nė rrjetėn e kaltėr tė pushtetit tė tij. Qeshėm. Pastaj ajo thithi cigaren me endje. Mė lėshon fjolla tymi. Fjolla tė kaltra tymi.
- U martove pėr herė tė katėrt me Haxhi Zerdelinė?
- Po. Nė Gjendjen Civile emrin e bėra Vjosė. Vjosa Zerdelia. Haxhiu ishte burrė i zakonshėm. Unė s’isha mė e para. Pa mbushur muajin e martesės, vėllai i Haxhiut arratiset. Pa njė e pa dy na marrin si dėngje pa markė e na internojnė nė njė gulak tė Lushnjes. Atje na bėnin apel ēdo mbrėmje. Punonim tė dy nė fushė. Bėmė dy fėmijė: vajzė e djalė. Me mundim i rritėm. Edhe pse u internova, ndjeva se mė kishte dhėnė vėrtet uratėn Baba Iliazi. U gėzohesha fėmijėve, pėllumbave tė mi. S’kam ndierė mė tepėr gėzim nė jetėn time se atje, nė atė gulak tė zi. Dhimbja, plagėt, poshtrimet, pėrēmimet mė ishin mpirė. Jetoja me idenė se isha njė grua e shndėrruar nga shtrėngatė, nė erė e mė pas nė fllad. Isha nėna e dy fėmijėve. Pas atyre dėshtimeve tėrė rropamė e grryerje, rashė nė nomalitet. Tė qėnurit nėnė mė jepte krahė, edhe pse jetoja atje, nė atė ferr tė zi. Kuptoje: isha njė e dalė nga varri.
Njė ditė, im shoq, Haxhiu, mė tha:
- Mė zunė sytė te mensa e sektorit njė operativ sigurimi nga anėt tona. Unė, sa e pashė, ula strehėn e kapeles. Ai mė ka folur pėr ty, kur ti qe strehuar te teqeja e Baba Iliazit. Atėherė mbante nė ēantėn e meshinės fotografinė tėnde dhe na e tregoi.
- S’mė ke thėnė kėtė mė parė?
- S’doja tė tė lėndoja.
Nėna jote, Rukia, ka dalė nga burgu, po Vehbiu ende heq vuajtjet e burgut.
- Lėre atė muhabet! S’mė interesojnė. As nėna, as vėllai. Pėr ta unė jam e vdekur prej vitesh. Po ky palo operativ ē’kėrkon kėtu?
- Ky ėshtė zanati i tyre: nuhatja. Mbase dhe i shtrėngojnė tė tjerėt mė lart.
- Po tė mė pikasin, ē’do tė mė bėjnė? Unė s’kam vrarė njeri. Tė tjerėt mė kanė vrarė, mė kanė mashtruar, mė kanė pėrgjakur ėndrrat e ma kanė shkallafitur zemrėn.
Operativi e kishte nuhatur Haxhiun. Larg e larg kishte pyetur:
- Si ia quajnė gruan?
- Vjosė. Ka njė grua tė bukur si yll, - i kishte thėnė i pyeturi.
Natėn mė arrestuan. Mė ēuan nė Degėn e Punėve tė Brendshme. Njė hetues mė pyeti. Iu rrėfeva fill e pėr pe. Aty mėsova se dhe vėllanė e kishin lėruar nga burgu.
- Tė rrahėn?
- Jo. Mė kėrcėnuan. Ke vėnė nė lėvizje njė shtet tė tėrė. Ke mashtruar. Ti do rrjepur sė gjalli.
Kur mė arrestuan, m’i vunė prangat. Kur mė kthyen pėr nė shtėpi, jo. Vetėm gjatė rrugės pėr nė kampin e internimit, njė oficer me emrin Gjon, njė mi i zi gjirizesh, mė vuri duart mbi gjoks. Unė reagova egėr.
- Ujk! – i thirra.
- Ti je bushtėr e bukur, - mė tha, - dhe skėrmiti dhėmbėt si tė ishte vėrtet ujk.
Atje, nė atė gulakun – ferr, nė vitin nėntėdhjetė, nė dhjetor mė vdiq burri im, babai i dy fėmijėve tė mi, Haxhi Zerdelia. I plasi apendisiti rrugės, kur po e ēonin mė zetor pėr nė spital. Vdiq e mė pikėlloi pa masė. Sa i egėr dukej sė jashtmi, aq i butė e i gjerė ishte nė shpirt. Nuk e varrosėm aty. E ēuam nė fshatin e lindjes, nė varrezėn ku preheshin eshtrat e prindėrve tė tij. Komunistėt kishin filluar tė bėnin lėshime. Po u qasej mortja.
Siē ta thashė nė fillim, kur u hapėn ambasadat mora dy fėmijėt e mi dhe shkova nė Gjermani! Atje takuam vėllanė e burrit tim, qė ishte i arratisur qė nė muajin e parė tė martesės sime me Haxhiun.
Unė drejtova trupin, u ngrita, kapa nga supet Lejlanė qė qe gozhduar nė vend dhe e ndihmova tė ngrihej.
Ajo nuk kundėrshtoi…

XXI

- Nesėr do tė nisem, - mė tha. – E kam prerė biletėn e avionit.
Gjithė kėto ditė kam dremitur mbi ėndrra e nėn ėndrra. Mė ėshtė shkundur kujtesa, mė kanė xixėlluar ēaste, si ato xixėllonjat nėpėr muzgun e murrėtuar. Ke parė ti? Kur ika, thashė: mos ia pafsha sytė kėtij vendi. Thashė, por e kuptova se isha e gabuar. S’ka nė botė si vendlindja. Ma beso kėtė! Aq mė tepėr kur ta them unė, Lejlaja, qė mbajta mbi supe shtrėngatat e dhimbjeve. Ky vend ėshtė i egėr, por unė s’e ndėrroj me asnjė vend tjetėr tė kėtij rruzulli. Ėshtė dheu ynė me tė mirat dhe tė kėqiat e tij.
- Ti, Lejla, je femėr e ēuditshme. Zoti tė ka dhėnė durimin e maleve nė mes tė tė cilėve u linde, u rrite dhe u pėrballe me njė fat tė vėshtirė.
E, pra, me kėtė durim mali i kapėrceve njė e nga njė rrathėt e Ferrit. Mbi tė gjitha ke njė kujtesė tė jashtėzakonshme.
- Vėrtet, kujtesėn e kam tė fortė, - tha, por e urrej aromėn e tė qenurit plakė.
- Kujtesa ėshtė si ajo pllaja ku trokon parreshtur njė kalė i lodhur. Nė tė ngrysur pllaja mugėllohet e troku i kalit zbehet.
- Nė pllajėn e kujtesės sime turfullon e trokon njė kalė i zi si vdekja.
- S’ėshtė mirė tė kujtosh vdekjen vend e pa vend.
- Vdekjen e kemi borxh. E tmerrshme, - pėshpėriti ajo, - pėrherė e pėrherė pėrpiqem tė mos e sjell ndėrmend, por …
U ulėm mbi barin e brishtė buzė liqenit. Njė tufė me gata borė tė bardha uleshin e ngriheshin mbi ujėrat e shndritshme, ku vallėzonin rrezet e arta tė diellit mėngjesor. Njera prej gatave na erdhi fare pranė. Shpendi i bardhė me sqep e qafė tė gjatė e me njė xhufkė me pupla tė zeza nė krye ēukiste mbi njė gjinkallė tė ngordhur, qė kishin filluar ta hanin krimbat. E preka pak nė sup Lejlanė. – Ti je prej ere e prej drite, - i thashė. Ajo u drodh dhe tha: - Shtrėngomė… Shtrėngomė fort! Kam nevojė pėr t’u shtrėnguar. Sa e rreme qenka kjo botė, sa e kotė, sa e pikėlluar!
Tej, nga ana tjetėr e liqenit, vinte njė kėngė e trishtė, e ėmbėl, e zvargur, qė rrėshqiste mbi ujėrat e ndritshme, vėrtitej mbi kurorat e bleruara tė drurėve, drithėronte mbi barin e brishtė.

Nėnė, o nėnė, o nėna ime,
E pashoqe je nė botė.
Diell i artė, hėnė plot vegime,
Qiell i bruzėt magjiplotė.
Nėnė, o nėnė, o nėna ime…

Njė zė tėrė nostalgji, njė kitarė melodioze, njė iso e bardhė flladiste me krahėt e fluturave atė mėngjes tė magjishėm.
Instiktivisht, preka dorėn e saj tė bardhė, tė brishtė, tė freskėt si zambak gjoli. Ndezi pėrsėri njė cigare. Tė ngopte fytin dhe hundėt me tym ishte pėr tė njė kėnaqėsi gati-gati epshore.
Pastaj, ēuditėrisht, mė kaploi njė ndjenjė frike. M’u bė sikur Lejlaja vinte drejt meje me tėrsėllimė mbi ca dallgė tė mėdha dhimbjesh. Mbylla sytė.
Mbi mua, mes degėve tė zeza, njė yll i madh vetmitar vezullonte.
Dhe, sakaq, ylli i madh vezullues u shndėrrua nė njė gatė tė bardhė si bora, qė kishte marrė arratinė dhe flatėronte mbi pllajėn e flakėruar tė kujtesės sime.
S’di qe vegim a vėrtet gatė, po erdhi e u fut fluturim nėn qepallat e mia tė mbyllura.

XXII

Mbrėmė kam fjetur mbi makthe ėndrrash tė ēuditshme, - mė tha, - Mė bėhej se erėrat e dimrit frynin sėrish. Nuk janė erėra, flisja nė gjumė pėrēart me vete, por tjetėr gjė. Janė shpirtėra qė gjėmojnė, fluturojnė, qajnė nė hapėsirė. Ngrihem si njė somnambul, ndez dritėn, e shuaj prapė dhe… bie tė fle. Po gjumi s’mė zuri. Bota sot flet pėrēart. Unė flas pėrēart. Ti flet pėrēart. Pėrgjigjen s’e gjejmė askund. Mbrėmė mė kanė mbuluar ėndrrat e zeza si njė tufė me korba tė zeza. Unė isha ulur. Ajo rrinte nė kėmbė si nė fotografi. Dhe, kur unė u mata t’ia prisja fjalėn, ajo nisi prapė me vrull: - E kanė njė bazė ėndrrat. Patjetėr qė e kanė. Para se tė flija, kushurira ime, Nasibeja, mė tregoi njė rrėfim tragjik. Eh, ē’po them unė? Unė jam vetė e ngarkuar me rrėfime tė tilla. Nuk mė mjaftojnė kėmbanat e dhimbjeve tė mia, po vuaj e heq zilet e kėmborėt e tė tjerėve. E kė vėnė re? – m’u drejtua mua, - edhe njė fjalė e ligė mė bie si plumb e jo mė njė rrėfim si ai qė mė rrėfeu mbrėmė para gjumit ime kushurirė.
Ime kushurirė, Nasibeja, njerėzit e burrit i ka nė njė fshat malor. Atje kishte dėgjuar kėtė qė do tė them tani:
Njė ēift i moshuar jetonte periudhė grindjesh tė vazhdueshme. Burri ishte 66-vjeēar dhe gruaja 60-vjeēare. Kishin vite qė jetonin tė dy bashkė, pasi tė katėr djemtė e tyre jetonin e punonin nė shtetin helen. Burri sistematikisht pinte bėhej tapė dhe e dhunonte bashkėshorten e tij. Sė gjorės grua i qe bėrė jeta ferr e shkuar ferrit. Madje, duke mos e duruar dhunėn prej kafshe tė burrit tė saj, kishte tentuar qė tė mbytej nė lumin qė kalonte pranė fshatit. Sa ishte hedhur nė lumė, fqinjėt, qė e kishin pikasur pas grindjes me tė shoqin, e kishin shpėtuar. Po gruaja nuk kishte bėrė kallzim nė polici. Kishte duruar sa mė s’ka fyerjet, rrahjet, poshtrimet. Po dhe durimi e ka njė kufi. Njė natė dhjetori, burri ishte kthyer nė shtėpi i dehur dhe, pasi ka hyrė nė kuzhinė ku e priste e shoqja, ka zbrazur mbi tė gurė sharjesh, fyerjesh e mė pas e ka goditur me grushta e shkelma. Mė pas, burri ėshtė shtrirė nė njerin prej divanėve tė kuzhinės dhe nė ēastin qė ka qenė i pavėmendshėm dhe i kapitur pėr shkak tė alkoolit, gruaja ka marrė sopatėn e druve dhe e ka goditur prapa kokės me mykėn e saj.
E ndodhur nė gjendje depresioni dhe e ndezur prej zjarrit tė urrejtjes, ajo i ka prerė dorėn e djathtė, nga frika se mos do tė ngrihej pėrsėri dhe do ta dhunonte. Pastaj ia preu kokėn. Si kreu aktin makabėr, i telefonoi tė vėllait. Sė bashku me vėllanė e saj, u nis pėr nė qytet. Atje u dorėzua nė Komisariatin e Policisė.
Ndaj po ta pėrsėris: erėrat e dimrit fryjnė sėrish. Nuk janė erėra, po shkulme shpirtėrash, shkulme makthesh, shkulme fjalėsh tė thėna pėrēart.


XXIII

Kishin kaluar dy javė dhe Lejlaja nuk ndjehej e gjallė. Nė fillim e pėrfytyroja si njė zjarr bubulak nė mes tė pyllit, pastaj si njė tigėr flake e mė pas njė vatėr shpuze. Mė trazoi, mė shpupurisi, mė bėri tė flas me vete pėr ditė tė tėra. Sidoqoftė, me kalimin e kohės, ajo sofėr shpuze u mbulua mė hi. Dhe hiri tė bėn tė ndiesh gjatė pushtetin e atij tigri flake. S’kisha dėshirė tė dilja nga qendra, po mė duhej njė libėr, ndaj dhe shkova tek Biblioteka Kombėtare. U shmangesha takimeve, sidomos me merimangat e vjetra qė kishin filluar tė gjallėroheshin. Thuajse i njihja: me syfete, me emra, me pseudonime. I shihja sė largu dhe u bėja bisht. Unė bėja timen, po syve si pellgje e veshėve si tė dhelprės s’u shpėtoja dot.
Si mora librin, u nisa drejt shtėpisė. Duke kaluar pėrmes parkut, syri mė zuri atė stolin e vjetėr, pėr tė cilin u fola nė fillim. U ula. Mbylla sytė dhe ndieja afshin e dheut tė pėrgjumur, tė lagur nga vesa e tė veshur me bar. S’di pse kali i kujtesės mė shpuri nė njė skutė tė largėt tė fėmijėrisė. M’u kujtua nėna, shtėpia dhe kopshti i rrethuar nga njė gardh me trėndafila tė egėr. M’u qas duke mė lėpirė duart balua, qeni me pamje ujku. Pse m’u kujtua qeni? Ah, po! Nėna ime, Fadileja, bėnte kujdes pėr Balon: e ushqente, e lante, ia pastronte rriqnat, qė i pinin gjakun, ia pastronte koliben, i vinte shtroje tė freskėt kashte. Shtėpinė e kishim mu nė buzė tė rrugės kombėtare dhe Balua na ruante duke lehur e duke u skėrmitur dhėmbėt atyre qė i afroheshin gardhit me trėndafila tė egėr. Kur u plak Balua, nėna e la tė lirė. Qeni shėtiste nėpėr kopshtin e vogėl e, kur e kur, gjente midis trėndafilave ndonjė shteg e dilte nė rrugė. Prej andej zbriste nė buzėn e lumit Lunja. Si livadhiste me orė tė tėra, kafsha e plakur kthehej prapė te kolibia. Hante ushqimin qė ia pregatiste ime mė, pinte ujė nė njė gavetė tė vjetėr ushtarake, tundte bishtin tėrė kėnaqėsi dhe i afrohej zinxhirit. E zinte gjumi me kokėn mbi zinxhir. Ndaj bėja ēudi: pse m’u kujtua qeni e, pikėrisht, tek u ula mbi stolin e vjetėr tė parkut.
Siē isha me sy tė mbyllur, ndiej nė pėllėmbėn e dorės sė djathtė njė ndiesi si e lėpira e qenit. Hap sytė: njė lyps i vogėl mė kėrkonte diēka me zė tė mekur e mė fėrkonte pėllėmbėn. I jap njė monedhė njėzet lekėshe. Lypsi i vogėl, duke mė uruar, largohet. Pas pak vjen drejt meje njė i dehur. Pa mė pyetur ulet pranė meje. E le tė dehurin mbi stol dhe largohem. Ai diē mėrmėriste ndėrdhėmbė.
Qetė-qetė mora rrugėn pėr te lokali “Dreri”. Rrugės mė rrokolliseshin nė kokė lloj-lloj mendimesh. Pastaj mė doli ajo. Takimi i parė i rastėsishėm te veranda e lokalit. Aty po ajo tavolinė. Mungonte vetėm ajo me syze tė zeza, me cigaren e ndezur, me vėshtrimin e syve tė zez tėrė shkėlqim. Rrufita kafenė, pagova dhe u nisa drejt shtegut tė kaltėr, ku pylli e fshihte horizontin rreth e rrotull. Majat e pishave, tė larguara nga njera-tjetra, nuk nxirrnin mė nė pah atė rrugė qiellore ku ne shihnim se si ia behnin fluturim pėllumbat. Po ēapitesha nė udhėzėn e ngushtė, kur dy kumritė me unazėn e zezė nė qafė mė shihnin me sytė e tyre tė vegjėl, sikur mė njihnin. Mbi mezhdė bleronte bari. Hodha sytė kundruall: po ai shteg i kaltėr, po ai prarim. Shkela mbi shteg. Njė degėz panje mė preku nė sup. M’u bė se qe dora e saj. E dua kėtė vend. Ia dua barin, gurėt, drurėt, zogjtė, ėndrrat, kėngėt erėrat, tufanet, flladet, lulet, me njė fjalė, ēdo gjė qė mban aromė Shqipėrie. Mė drithėrojnė, mė frymėzojnė, mė bėjnė tė ndjehem qenie prej mishi e gjaku. Edhe rėnkimi i pishave, edhe flatėrimi gazmor i pėllumbave, edhe kėrcitjet e shtegut mbi tė cilin mbeta i shtangur, mė dukeshin prekse, mė dukeshin njerėzore.
Kur papritur, njė zile celulari.
- Jam unė, - tha me zė tė mbytur.
- Cila?
- Lejlaja.
- Ku je? Ke plot dy javė qė s’je ndierė e gjallė.
- Ke tė drejtė. Ndjehem e dėrrmuar, e braktisur, e shpėrfillur. Kėtu jam si kufomė e gjallė. Hipur mbi kalin tim tė kujtesės kalėroj mbi atė pllajė. Natėn dhe ditėn. Pa le me duhanin, e kam keq, s’e le dot. Mė ėshtė bėrė ves. Mė duket se do tė vdes me cigare nė gojė.
Heshti pak sekonda.
- Lejla, ku je?
- Kėtu, kufomė e ulur mbi stol.
- Ah, po, ta shoh cigaren. Lere tė shkretėn, helm ėshtė!
- Mos mė fol, mos mė fol pėr tė. S’e lė dot ditėn. Ah, natėn, po! S’e vė nė gojė.
S’ishte nevoja ta pyesja nė vuante apo jo. E ndjeja terrin e dhimbjeve tė saj. Ajo vuante ferrin, burgun e vetvetes.
S’ka gjė mė tė kėndshme se tė pėrsėritėsh njė emėr, qė tė tregon njė njeri qė tė ka rrėfyer me zemėr nė dorė gjithė dhimbjet, shtrėngatat, prapėsitė dhe pasojat e tyre, pa tė hequr e pa tė shtuar asgjė. Vetėm mendimi se ajo merr frymė, qan, qesh, se fle me kokėn e mbėshtetur mbi krahun e pėrthyer, se zgjohet nė mėngjes, se ēan mjegullėn e kujtesės e flatėron mbi vendlindje, tė jep kėnaqėsi e tė imponon respekt.
- Po qan, Lejla?
Ajo s’pėrgjigjet. Ndjehet psherėtima e pėrflakur e saj.
- T’i shoh rruazat e lotit tek tė varen mbi faqet e purpurta. T’i shoh dhe t’i ndiej tė gjitha. Hajt, mirupafshim! Zoti tė ndihmoftė!
- Kalėruar mbi tigrat e flakėve m’u bė se humbi nė eter.

***
Ju kėrkoj ndjesė, nė u kam shkaktuar dhimbje, brenga, ndrydhje shpirt me kėto rrėfime tė trishta. Lejla Molla nuk ėshtė sajesa ime. Ajo ėshtė prej mishi e prej gjaku. E gjallė, e fortė, e kolme. Edhe pse ėshtė njė grua pesėdhjetėepesėvjeēare. Me lirinė qė i jap vetes nėpėrmjet trillit, ajo ėshtė mė e vėrtetė se e vėrteta. Ajo lindi dhe u rrit midis maleve hijerėndė. Prej baltės sė tyre mori durimin, egėrsinė, pangopshmėrinė. Koha apo fati, apo tė dy bashkė ndikuan keq mbi tė. Jeta e saj mund tė rridhte ndryshe. Jo kundėr rrjedhės sė ujrave tė Vjosės. Vetėm nė atė mjedis provincial njerėzit dinė tė urrejnė, siē duket, dhe, ndoshta, tė dashurojnė. Shumė drama mėsova prej saj. I qėmtova me kujdes, por njė gjė e ruajta me fanatizėm: Dallgėt e shtrėngatave tė saj shpirtėrore. I hodha nė kėtė libėr me dėshirėn e saj. Mėkati i saj: pangopshmėria, rėnia nė zjarrin e epshit nė muajin pėrvėlues tė korrikut, mes mendėsive tė vjetėruara, mes drurėve e shkurrnajave tė etura pėr ujė (edhe pse buzė lumit), mes blirėve e jargavanėve gjithė aromė tė kopshteve si arrna nė shpatet e maleve, qė mbajnė mbi supe ēatinė e qiellit.



©Izet Shehu
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Izet Shehu    Today at 17:42

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Izet Shehu
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: