Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Ismail Kadare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Ismail Kadare    16/9/2010, 02:13

Ismail Kadare, gjysmė shekulli poezi


Asnjėherė nuk dihet si lind shkrimtari. Epoka, vendi, familja mund tė thonė diēka mbi tė. Prapėseprapė, ato nuk mund tė na e thonė dhe atė tjetrėn. Si ndodh qė po nga ai mjedis, qoftė dhe nga po e njėjta familje, vijnė nė jetė dhe individė tė tjerė, tė cilėt mund tė jenė gjithkushi, por kurrė nuk do ta kenė fatin e veēantė, fatin qė tė bėhen emra tė shquar nė letėrsi? Megjithatė, qoftė pėr traditėn e deritashme nė paraqitjen e njė libri, qoftė pėr arsyen se ky vėllim i shtatė i veprave sjell pėrmbledhjen mė tė plotė tė tė gjithė krijimtarisė poetike tė Ismail Kadaresė nga fillimet e deri mė sot, janė tė pashmangshme nė kėtė parathėnie disa tė dhėna tė pėrgjithshme mbi jetėn dhe mbi poezinė e autorit. Ismail Kadare, sot shkrimtar i njohur nė radhė tė parė pėr prozėn, prej vitesh ka shkruar e botuar disa pėrmbledhje me vjersha e poema. Madje, deri te botimi i romanit "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", mė 1963, njohjen e tij mė tė madhe nė Shqipėrinė e kohės e ka pasur si poet.

Nė shėnimet nė fund tė kėtij vėllimi, veē tė tjerash, jepen tė dhėna mbi librat poetikė tė botuar prej tij, mbi historikun e krijimit tė shumė vjershave e poemave dhe pėr ndėrhyrjet e bėra herė pas here nė vite prej autorit nė disa nga tekstet e tyre. Njė befasi e kėndshme pėr lexuesin janė mbi njė gjysmė dyzine poezish tė rinisė, qė pėr herė tė parė nė kėtė vėllim shohin dritėn e botimit.

Poezia shqiptare e kohės, veē folklorizmit tė realizmit socialist, kishte edhe njė pėrbėrės tė folkut fshataresk, atė tė njė poezie tė quajtur "me frymė popullore". Nė vitet '60, Kadare vjen me njė poezi tė revoltės ndaj kėtij "klorofili" poetik, me njė poezi qytetare, jo aq nė kuptimin social tė fjalės, sesa nė atė tė rebelimit gjuhėsor dhe tematik. Sikurse dihet, nė letėrsi ēlirimi dhe risitė kryesore vijnė prej gjuhės.

Duke e parė nga sot, vėmė re se nga tė gjithė shkrimtarėt shqiptarė tė brezit tė tij, ai ėshtė i vetmi qė ka lindur nė njė qytet. E themi kėtė, sepse nė tė gjithė krijimtarinė e tij dhe pėr atė qė po shkruajmė, pėr poezinė e tij, qyteti do tė ketė vendin e vet mbizotėrues. Ai mund tė quhet poeti i parė shqiptar i metropolit, i qytetit. Themi i qytetit si qytetėrim, si kulturė, si universalitet. Nė kėtė do tė lozte rol, pa dyshim, vetė fakti qė familja dhe shtėpia e tij ishin ndėr mė tė vjetrat e Gjirokastrės. (Gjatė meremetimeve tė shtėpisė sė Kadarenjve, ku shkrimtari lindi e u rrit, do tė zbulohej e do tė botohej nė shtyp pllaka e gdhendur, ku shėnohej viti i ndėrtimit, 1677, bashkė me emrat e mjeshtėrve. Kjo datė dėshmonte se shtėpia ishte ndėr rezidencat private mė tė vjetra nė Ballkan, qė kishte mbetur nė kėmbė gjer nė ditėt tona.) Tema e qytetit, ardhur me bėrthama gjuhėsore krejtėsisht vetjake, me filozofinė e pėrsėritjes ciklike tė kohėve, tė mitikes dhe tė modernes, me respektimin e mjeteve poetike tė gjithėkohshme, gradualisht e bėri poezinė e tij tė kthjellėt nė strukturat e saj, tė ndjeshme ndaj formave poetike tė tilla, si: ndaj vargut, rimės, kadencės. Kėshtu, respekti ndaj njė tradite poetike shqiptare e botėrore u gėrshetuan me risitė, duke u dhėnė kristalizim tė dyja prirjeve tė tij rinovuese, asaj nė gjuhė dhe asaj nė pėrmbajtje.

U diplomua pėr letėrsi nė Universitetin e Tiranės dhe, pasi kreu studimet pasuniversitare nė Moskė, u vendos pėrfundimisht nė Tiranė. Kėtu ai ka shkruar veprat e tij nė poezi e nė prozė, vepra qė i dhanė emėr, sidomos romanet qė janė botuar gjerėsisht kudo nė botė.

Njė poezi vlerėsohet pėr ato qė thotė, por ndonjėherė mė shumė edhe pėr ato qė nuk i thotė drejtpėrsėdrejti. Karakteristikė pėr kėtė lloj tė thėni, midis shumė tė tjerėsh, ėshtė vargu "Pa formė ėshtė qielli si tru idioti", varg i shkėputur nga poezia "Vjeshtė tiranase", botuar mė 1957 nė gazetėn e pėrditshme tė kryeqytetit "Zėri i rinisė". Vargu "Pa formė ėshtė qielli" na ēon nė fillimet e krijimtarisė sė autorit. Tė shkruaje kėshtu atėherė ishte e pazakonshme. Ky varg madhėshtor pėr qiellin e atėhershėm socialist, jo rastėsisht ėshtė vėnė nė krye dhe nė fund tė kėsaj poezie. Mbase ai kėrkonte njė pamje tjetėr tė botės, njė qiell tjetėr, krejtėsisht tė ndryshėm nga ai pa formė dhe si tru idioti.

Pėr herė tė parė, e pėrkthyer rusisht, kjo vjershė do tė botohej dhe nė njė libėr, nė vėllimin "Lirika", botim i "Hudozhenskaja inostrania literatura", Moskė, 1961. Ky imazh qė qielli i Tiranės, qielli i asaj bote komuniste, qielli rozė dhe i ndezur socialist, na qenka jo i tillė, por "pa formė dhe si tru idioti", bėri qė David Samojllovi tė shkruante nė parathėnien e librit se Ismail Kadare ka ndikime nga modernizmi perėndimor. Kritika, por edhe vetė Kadareja, kanė treguar qė ky botim nė gjuhė tė huaj e vuri atė nė njė nyje dramatike: ose duhet tė pranonte njė kritikė tė tillė, ose libri "Lirika" nuk do t'i botohej. Natyrisht, autori, nė njė moshė fare tė re atėherė, zgjodhi kėtė tė fundit, botimin e librit dhe kritikėn "pėr modernizėm perėndimor", kritikė qė nė ato kohė mund t'i sillte pasoja jo tė vogla.

Ndryshe nga ē'ndodh rėndom, nga ajo qė shumė shkrimtarė ia nisin duke shkruar vargje, Kadare fillimet e tij nė letėrsi i ka pasur nė prozė. Ai do tė shkruajė njė roman qė kur ishte nė gjimnaz, qė nė adoleshencėn e tij. Mė pas do tė vinin vjershat. Libri i parė "Frymėzimet djaloshare" dhe libri tjetėr "Ėndėrrimet" botohen qė kur ishte nxėnės dhe mė pas student. Mė pas do tė vinin librat "Shekulli im", "Pėrse mendohen kėto male", si dhe pėrmbledhje tė zgjedhura poetike.

Por pas njėfarė kohe, edhe pse atė atėherė e mbanin tė suksesshėm si poet, gradualisht Kadare do tė tėrhiqet nga poezia. Botimet e vėllimeve poetike prej tij sa shkonte, bėheshin mė tė rralla. Kritika dhe vetė Kadareja e kanė shpjeguar arsyen e njė dukurie tė tillė.

Poezia ka qenė krenaria e gjithė kampit socialist. Ajo ėshtė propaganduar si arritje e madhe, si avangarda e tė gjitha arteve. Kadareja ka qenė pėr tė kundėrtėn. Poezia, sipas tij, ka qenė mė entuziastja, mė militantja, mė realsocialistja e tė gjithė artit tė botės komuniste. Ka qenė i vetmi zhanėr, ku taksa qė paguanin shkrimtarėt ishte mė e detyrueshmja. Nė ēdo vėllim do tė kishte patjetėr vjersha politike. Kjo gati u zyrtarizua: nė ēdo vėllim do t'i kėndohej partisė, socializmit, kongreseve, gjė qė nuk ndodhte me zhanret e tjera letrare. Mburrja me numrin e lartė tė botimeve nė poezi, me tirazhet e larta qindramijėshe ishte karakteristikė pėr tė gjitha vendet komuniste. Nė fakt, poezia e realizmit socialist ka qenė e kundėrta e artit. Jo vetėm pėr frymėn e saj propagandistike, por edhe se ėshtė anormale pėr njė vend qė tė ketė kaq botime nė poezi dhe nė njė poezi qė ka qenė mė naivja, mė e prapambetura, mė konfuzja. Nė vendet e pėrparuara ėshtė normale qė poezi tė botohen sa mė pak.

Kėshtu, pas librit "Shekulli im", librat e tjerė, si: "Motive me diell" dhe "Koha", vijnė me ndėrprerje tė gjata nė kohė. Madje, ai atėherė ėshtė qortuar pėr mendjemadhėsi, ngaqė nuk po botonte mė poezi.

Njė pėrmbledhje e poezive tė tij, botuar nė Francė, mbyllet me poezinė "Krishtlindjet nė New York". Ai deklaroi se kjo do tė jetė poezia e tij e fundit. Pas tetė vjetėsh, ai ka shkruar poemėn "Tirana nė dimėr", mars-prill 2005, njė gjė krejt e re dhe, si gjithmonė, ai thotė se kjo do tė jetė poema e fundit.

Pakėnaqėsia ndaj letėrsisė shqipe tė kohės, sidomos ndaj poezisė, Ismail Kadarenė e ēuan gjer te njė ndryshim i klimės nė veprat e ti. Siē e ka shpjeguar nė njė nga intervistat e tij, ai i uli nė disa gradė temperaturat e vendit tė vet. Shtoi mjegullat, retė, shirat, acarin, thua se dhe nga ana klimaterike e gjeografike po pėrpiqej qė ta tėrhiqte Shqipėrinė nė thellėsi tė kontinentit europian.

Ky nuk ishte veēse fillimi. Nė poezinė programatike "Monolog" (1984 ) ftohja dhe zymtia e klimės arrijnė kulmin:

Nė natėn plot acar njė zjarr doja tė ndez

Por, nata ish e ftohtė, ah, ē'tmerr i zi qė ish,

Ndaj qė tė mbahej gjallė ky zjarrth n'atė rrebesh

Diēka pėrherė kėrkonte, kėrkonte vazhdimisht.


Ndaj si shtegtari murg, qė shkarpat mbledh nė terr,

Unė hidhja n'atė zjarr gjymtyrėt papushim.

Por ishin pak ato, ndaj fill pas tyre rresht

Mbi tė nisa tė hedh copėra tė shpirtit tim.


Nė strofat e fundit poezia bėhet krejt tragjike, ndėr mė tragjiket e pesimistet e letėrsisė shqipe:

I lodhur ndonjėherė kam thėnė: shuhu pra,

Nė qoftė se nuk tė duan, tė bjerė natė e pafund.

Tė verbtit sytė tuaj kėshtu do t'jenė

Nė terrin absolut pa shqetėsim kurrkund.


Po prapė diēka mė shtynte tė ngrihem si somnambul,

Si murgu shkretimtar qė shkarpat verbtaz mbledh,

Dhe sipėr zjarrit prapė tė hedh gjymtyrėt akull,

Dhe copėrat njė nga njė tė shpirtit tim tė hedh.

(Monolog, 1984)

Mbase kjo poezi shpreh dramėn e lashtė tė moskuptimit me vendin e vet tė shumė breza shkrimtarėsh e poetėsh shqiptarė nė shekuj. Ky moskuptim zė fill qė me poetin e parė pėrfaqėsues tė letėrsisė sonė, me peshkopin Pjetėr Budi, me peshkopin tjetėr, Frang Bardhi, leksikografi i parė shqiptar, e gjer te peshkopi F. Noli, i cili mė 1924, kur u largua pa kthim nga atdheu, e anatemoi popullin e tij nėpėrmjet zėrit tė Moisiut biblik: "Skllevėr, bij skllevėrish, s'e meritoni, se liri s'doni".

Shumė prej poezive tė Ismail Kadaresė kanė qenė bėrthama tė veprave tė tij tė ardhshme nė prozė. Poema "Rrugėve tė Moskės" do tė ēojė te romani "Muzgu i perėndive tė stepės", poezia "Piramida e Keopsit" do tė sillte mė pas romanin "Piramida", poezia "Kali i Trojės" paralajmėron romanin "Pėrbindėshi".

Por tek ai ka ndodhur dhe procesi i kundėrt. Meqė ky roman nuk u botua, ndalimi i tij pjell vjershėn e gjatė "Laokoonti", njė nga krijimet mė tė rėndėsishme tė tij.


*

Shqipėria i ka takuar qytetėrimit bujqėsor. Nė njė qytetėrim tė tillė, sado punėtor dhe i ndershėm tė jesh, rrezikohesh tė vdesėsh pėr bukėn e gojės (Ernest Gellner). "Misėr, misėr", do tė klithė Migjeni mė 1930, "Shėllirė dhe misėr pėrnatė", do tė pohojė Kadareja mė 1970.

Ky ka qenė realiteti ynė.

Megjithėse nė kushte tė tilla, shkrimtarėt shqiptarė qė nga Marin Barleti qė shkroi vetėm latinisht, nga Pjetėr Bogdani, De Rada, Naim Frashėri, Fishta, Noli, Poradeci, Migjeni, Kadare etj., me veprat e tyre mė tė mira, i kanė dhėnė kėtij vendi njė letėrsi qė ėshtė nė nivelin e kontinentit tė cilit i pėrkasin. Jeta personale e shumė prej kėtyre shkrimtarėve ka qenė tragjike, por letėrsia e tyre ka mbijetuar.

Komunizmi e zėvendėsoi realitetin e kėrkesave pėr mė shumė bukė me ofertėn simbolike tė njė shoqėrie tė mrekullisė. Tė uriturit tashmė, nė vend tė "misėr, misėr", ulėrinin: "ne jemi tė lumtur, rroftė komunizmi". Shqipėrisė, pėrveē fatit tė hidhur, i ra nė pjesė njė ironi edhe mė e hidhur: duke qenė njė nga vendet mė tė varfra nė botė, i duhej qė kėtė varfėri ta shiste si lumturinė mė tė madhe.

Shkrimtarėve, poetėve dhe prozatorėve tė atėhershėm u ishte vėnė si detyrė qė kėtė situatė me kokėposhtė, fantazmagorinė tragjike tė varfėrisė, ta paraqitnin sa mė tė bukur: duhet ta shijonim varfėrinė si realitet tė mrekullisė. Njė detyrė e vėshtirė kjo, nė mos e pamundur. Realiteti qė nuk ekzistonte, duhej shpikur, duhet tė krijohej sipas dėshirės sė zyrtarėve tė sistemit. Njė situatė postmoderne kjo? Jo, ky ishte realizmi socialist.

Njė shkrimtar si Migjeni mund ta sulmonte hapur fatalitetin mortor nė tė cilin jetonte. Njė shkrimtar si Kadareja, qė zyrtarisht i ofrohej njė realitet simbolik, sureal, parimisht, nė teori, duhet ta quante tė bukur atė, kur, nė fakt, e dinte qė ishte vrasės.

Tė shkruaje atėherė, ishte njė lojė me rrezik. Lojė nė telin e hollė, fijet e tė cilit i mbante tė tendosura dikush tjetėr.

Por kėsaj loje, kėsaj joshjeje, i janė nėnshtruar tė gjithė shkrimtarėt nė kohėrat e mungesės sė lirisė. Nė praktikėn krijuese, kėta shkrimtarė hiqeshin sikur me dėshirėn e tyre tė plotė po zbatonin rregullat, kur, nė tė vėrtetė, nė shumicėn e rasteve i shkelnin ato me tė dyja kėmbėt. Naim Frashėri jetoi si nėpunės i lartė i Perandorisė Osmane, por si poet e anatemoi atė si rrallėkush, me tė gjithė fuqinė e artit tė tij. Shkrimtarėt e mėdhenj nė kohėra tė vėshtira kėtė kanė bėrė. Ata kanė jetuar nė dy realitete njėherėsh, nė atė tė pėrkohshmin, ku ishin tė detyruar tė merrnin frymė dhe nė atė tė pėrjetshmin, ku talenti i tyre i kishte pėrcaktuar tė mbeteshin si tė pėrjetshėm. Ky ėshtė paradoksi: tė jetosh palirinė dhe tė jesh i lirė nė pėrjetėsinė e artit.

Thelbin e kėsaj tė vėrtete e ka shprehur shkėlqyeshėm studjuesi dhe shkrimtari i shquar disident, Arshi Pipa, nė njė portretizim qė i ka bėrė Kadaresė nė fillim tė viteve 80-tė. "Nuk dyshoj se Kadare ėshtė njė shkrimtar heretik...Dallimi midis njė rebeli dhe njė heretiku ėshtė se i pari e shpreh zemėrimin e tij nė mėnyrė spazmotike, i cili mund tė pėrmblidhet pas pak, kurse heretiku ėshtė i qėndrueshėm nė kundėrshtimin e tij... Duke jetuar nė njė shoqėri besimtarėsh, ai duhet tė veprojė jashtė rregullave dhe riteve tė saj. Por ndėrgjegjja e tij i kundėrshton qėllimet e besimit tė saj, duke bėrė sikur u shėrben dijeve nė fjalė. Ndėrsa ėshtė trupėrisht pjesė e asaj shoqėrie, ai jeton shpirtėrisht jashtė saj".

Nėpėr kėtė rrugė ka kaluar dhe Kadare. Veē tė tjerash, veē talentit, ai ka pasur edhe fat. Mund tė thuash se ka qenė shkrimtari mė me fat i letėrsisė shqipe.

*

Nė vitet '30 tė shekullit qė shkoi, oxhakfshirėsi i vetėm i qytetit tė Gjirokastrės kuturisi qė t'i dėrgonte njė letėr Rokfelerit, bankierit mė tė madh tė tė gjithė botės sė atėhershme. Letra, sipas dėshmive tė kohės dhe tė kronikės sė Baftjar Dobit, "Gjirokastra jonė", ishte pak a shumė si mė poshtė:


Jetoj nė qytetin e Gjirokastrės, nė Shqipėri, e cila ėshtė nė Ballkan dhe Ballkani ėshtė nė Europė. Meqė ky qytet pėr tridhjetė vjet po mė pranon si oxhakfshirėsin e vetėm tė tij, mendoj se jam punėtor i mirė dhe njeri i ndershėm. Prapė jam aq i varfėr, sa nuk i martoj dot dy vajzat e mia. Mė kanė thėnė se ju i ndihmoni njerėzit. Borxh nuk ma kini, por, po mundėt, mė ndihmoni me ca para, me aq sa tė martoj dy vajzat e mia.


Edhe vetė oxhakfshirėsi e kishte harruar kėtė letėr tė shkruar nėn dėshpėrim, kur, pas dy muajsh, erdhi pėrgjigjja nga Amerika. Lajmi i ardhjes sė letrės nga Rokfeleri ra si bombė nė qytetin e Gjirokastrės, por rezultati qe zhgėnjyes. Bankieri i madh nga Nju-Jorku shkruante:

I dashur..., qė banon nė Gjirokastėr, qytet nė Shqipėri, nė Ballkan, i cili ėshtė nė Europė. Letra jote mė ka vėnė nė mendime. Me tė vėrtetė mė ka vėnė nė mendime. E kuptoj fort mirė hallin tėnd. Por nga llogaritė e mia mbi shumėn e parave qė kam, ndarė pėr numrin e gjithė tė varfėrve nė botė, mė del se ty tė takojnė pesė dollarė, tė cilat po i vė nė kėtė zarf.

Me nderime, Rokfeler.

Nė vitet '50, po nė kėtė qytet, Ismail Kadareja, djali ende adoleshent i njė nėpunėsi tė gjykatės, kishte shkruar njė roman dhe donte tė bėhej shkrimtar. Nuk dihet, por instinkti mbase e mėsoi atė djalė qė nė kohėn e tij pėlqeheshin mė shumė vjershat, sesa romanet. Ndaj vjershat qė shkroi, ua nisi revistave dhe gazetave tė kryeqytetit. Dhe vjershat e tij u pėlqyen.

Kur ishte nė vitin e tretė tė gjimnazit, Ismail Kadare botoi librin e parė poetik. Kur ishte student i vitit tė dytė botoi poemėn "Princesha Argjiro" dhe njė libėr me poezi. Mė 1961, student nė Moskė, botoi tė parin libėr tė tij nė gjuhė tė huaj.

Nė tavolinė Kadare vazhdonte tė shkruante prozė, tregime dhe romane, por botonte vetėm poezitė. Mbase, ai instinkti i qytetit tė tij i thoshte se kėsaj bote, botės Lindore, i shkonin pėr shtat mė shumė poezitė, sesa proza. Njė novelė e hershme e tij, "Ditė kafenesh", sa u botua, u kritikua e u ndalua. Mė vonė iu ndalua romani "Pėrbindėshi". Ka pasur romane tė tij qė janė botuar dhjetė e njėzet vjet mė pas nga ē'i kishte shkruar. Ndonjėri ėshtė botuar edhe dyzet vjet mė pas nga koha kur u shkrua ("Qyteti pa reklama").

Fill pas mbarimit tė studimeve, vjen romani "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur" (1963), i cili, qė me botimin e parė nė Paris, u shpall libėr botėror. Si duket, ajo bota tjetėr, Perėndimi, pėlqente mė shumė prozėn e tij.

Kjo bota tjetėr dinte dhe t'i peshonte gjėrat nė bankėn ndėrkombėtare tė vlerave. (Rokfeleri nė vitet tridhjetė i kishte shkruar bashkėqytetarit tė tij oxhakfshirės se nė llogaritė dhe nė numrat e tij ai mbante parasysh gjithė botėn.) Mbase, Ismail Kadaresė i eci fati nė kėtė botė ku po botoheshin njėri pas tjetrit gati tė gjitha romanet e tij apo mbase Gjirokastra, nė kėtė rast, nuk po zgjaste dorėn e lypėsit pėr ndihmė, por po hynte me vlerat e saj nė portat e botės sė madhe. Proza, romanet e tij, u vlerėsuan nė ngritje prej saj. Me kohė, ai mori kandidimet pėr "Nobelin", mori disa nga vlerėsimet mė tė shquara tė disa shteteve nė botė, mori deri ēmimin e madh britanik "Man Booker International".

*

Poezitė e para tė kėtij libri shėnojnė vitin 1957. Poezia e fundit, mė saktė poema e fundit nė kėtė libėr, "Tirana nė dimėr", i pėrket vitit 2005. Pra, kemi mbi pesėdhjetė vjet poezi, ndryrė nė njė libėr si ky qė kemi nė dorė.

Nga imazhet e para veēojmė ato nga poezia "Fusha shtrihet e errėt":


Fusha shtrihet e errėt tutje.

Drurėt nxijnė tek-tuk si hajdutė.

Diku larg vetėtin, bie shi....


Njė situatė fshehtėsie, e ngjethshme, e mbarsur me krim, me natėn dhe me shiun si sfond. Njė sfond i gatshėm pėr cilėndo shfaqje tė sė mbrapshtės, tė krimit, tė fatkeqėsisė, sado rėndė dhe vuvėt qė tė ngjizen ato.

Prej kėndej vjen kjo poezi, prej tė tilla situatash, situata me njė lehtėsi e mundėsi krimi midis.

Mbas gati 25 vjetėsh nga poezia "Vjeshtė tiranase" (1975), ku qielli ėshtė pa formė dhe si tru idioti, prapė njė poezi me motivin e vjeshtės. Kėtė herė nxjerrė nga romani "Koncert nė fund tė stinės".

Nė qiell ja u nis njė tufė rosash t'egra.

I fundmi ar i vjeshtės u shua e mė s'u ndez.

Dhe dimri po afron me grinė e tij funebre.

Me ngricė e me acar dhe me njė plenum nė mes.

(Ardhja e dimrit, 1981)


Nė kėtė libėr ka shumė poezi mbi vjeshtėn, pėr dimrin... Njė shqetėsim, njė preokupim i vazhdueshėm pėr grinė funebre, pėr vjeshtėn nė gjithė kampin socialist.

Por, larg tė gjitha mesazheve, ne mund t'i referohemi poezisė, vetėm poezisė, asaj ēfarė ėshtė dhe mbetet tė jetė edhe sot e gjithė ditėn poezia si e tillė, poezia si vetvete.

Njė poet, njė poezi matet mbase nga prodhimi me anė tė gjuhės i njė lloj diturie qė ėshtė e tjetėrt nga ajo e prozės (Harold Bloom). Njė dituri kjo qė ėshtė e re, origjinale, por edhe tepėr fluide pėr t'u formuluar nė caqet e arsyetimit logjik. E lexojmė atė, e pėlqejmė dhe kaq i mjafton poetit, poezisė.

Disa tė tjerė, meqė letėrsia ėshtė gjuhė, vlerėsojnė organizimin gjuhėsor, shprehėsinė e lartė qė fiton gjuha nė penėn e njė poeti.

Dikush vlerėson imazhet e reja, krejt origjinale e tė pahasura te poetėt e tjerė paraardhės.

Dikush tjetėr, duke i marrė tė dyja bashkė, organizimin gjuhėsor dhe begatinė e imazheve, vlerėson atė qė quhet stil, njė mėnyrė e re e tė vėshtruarit tė botės, nė mos, krijimin e njė realiteti tė ri, krejt origjinal, krejt vetiak. Kėtė realitet tė ri artistik, sa e ndeshim, themi, po, ky ėshtė i Migjenit, ėshtė i Lasgushit... i Kadaresė.

Njė nga tiparet mė tė dukshme tė stilit tė Kadaresė, siē u tha mė lart, ėshtė zymtia e klimės. Nė Shqipėrinė e Kadaresė (Shqipėria reale ka mesatarisht 300 ditė tė plota me diell nė vit), pothuaj vazhdimisht bėn mot i keq.

Nė pėrbėrje tė stilit tė Kadaresė hyn simbolika e malit, e malėsorit tradicional shqiptar, simbolika e qytetit (Tiranė, New York, Paris, Moskė, Amsterdam, Elsinor, Helsinki, Pekin, Romė, Athinė, Jeruzalem, Stamboll, Frankfurt, Gjakovė, Prishtinė, Gjirokastėr etj.), mė tej, ndėrfuten dhe disa nga mitet mė thelbėsore tė njerėzimit (Troja, tragjeditė antike, piramida, Kali i Trojės, Laokoonti, akullnaja, Saharaja, fushata Mongole, Hamleti, Ledi Makbeth, Nata, Ferri, Parajsa...).

Shkrimtarin e madh njė popull i vogėl si ky yni, nuk e lind pėrditė. Vepra e tij ėshtė pėrgatitur gjatė nga ky popull, shumė kohė mė pėrpara se sa ajo tė shkruhej. Kur popujt e vegjėl ndeshin nė njė shkrimtar tė tillė, ata vėnė nė veprat e tij diēka nga filozofia e tyre e mbijetesės sė mundimshme, por edhe njė filozofi tė mbijetesės sė gjithė njerėzimit nė shekuj.

Duke folur pėr poezinė e tij, asnjėherė nuk duhet tė harrojmė Kadarenė prozator. Nuk mund t'i ndajmė. Shėnimet nė fund tė kėtij libri (sado qė ato, pėr mendimin tim, nuk mjaftojnė, sepse do tė meritonin njė studim tė gjerė, njė studim mė vete) tregojnė atė qė Kadareja i prozės dhe ai i poezisė janė i njėjti autor.

Me po tė njėtin merak qė kėrkon ndėrtimi i njė romani, Kadareja ulet i pėrkushtuar dhe nė kompozimin e njė poezie lirike, e cila shpesh nuk i kalon as njėzet vargje, ose po kėshtu pėrthyhet pėrunjėsisht nė thurjen e njė poeme tė shkurtėr, e poemave tė tilla, si: "Lokomotiva", "Antena", "Tirana nė dimėr", "Rrugėve tė Moskės"... duke pėrmendur kėtu vetėm disa nga poemat e tij mė mjeshtėrore, poemat mė tė spikatura artistikisht.

Kthjelltėsia e derdhur nė njė gjuhė fare tė lirshme, pa asnjė sforcim, vėrehet qė te lirikat e librit "Ėndėrrimet", por edhe te poezitė e viteve tė studimeve nė Moskė, prej tė cilave po pėrmendim "Edhe kur kujtesa", "Kthimi nė Moskė, "Llora" etj. Kjo mjeshtėri e tejdukshmėrisė gjuhėsore vėrehet edhe te pamjet e natyrės nė Tiranė ku "vjeshta si luaneshė krifėverdhė ruan ditėt e fundit nga dimri", te poezia "Mall", qė ėshtė bėrė aq popullore edhe nė ditėt e sotme, mbase pėr atė tjetėrsim tė qelqtė, por prapė tjetėrsim, tė njeriut nga njeriu nė njė mjedis kryeqytetas. Muret janė tė qelqta, por sot njeriu dhe natyra rreth tij, njeriu dhe e natyrshmja si pėrvojė, si komunikim, janė ngjethshėm e rreptėsisht larg njėri-tjetrit, janė tė papėrputhshėm fizikisht e shpirtėrisht:

Ca pika shiu ranė mbi qelq.

Pėr ty unė befas ndjeva mall.

Jetojmė tė dy nė njė qytet,

Dhe rrallė shihemi, sa rrallė.

Disa nga kryeveprat e tij tė mėpasme, si poezitė: "Kristal", "Dreri", "Mbas darke", "Monolog", "Akullnaja", "Mundja e ballkanasve...", "Nė studion dimėrore" etj., shėnojnė njė tjetėr nivel mjeshtėrie. Nė kėto poezi merr rėndėsi tonaliteti. Ndeshim nė njė tonalitet tė zymtė, tė ngrysėt, tragjik e prapė shumė intim. Organizimi gjuhėsor dhe ai kompozicional janė tė karakterit klasik, por ndjeshmėria, krejt moderne, ėshtė aq e hollė, pothuaj e brishtė fare. Ėshtė po ai Kadare qė mėton kthjelltėsi e qartėsi gjuhe, por, pėrtej fjalėve, nė kėto poezi diēka ėshtė ngjeshur aq thellė e aq mjeshtėrisht, sa edhe trysnia qė ngjiz kristalet. Ndjesia e dikurshme e hapėsirave pa fund, tashmė ia ka lėnė vendin njė dramaticiteti tė mbyllur me thekse nga tragjikja. Tej rreptėsisė sė formės poetike, nė realitetin e gjithēkasė poetike tė njė kohe, shfaqet njė dhembje e grumbulluar prej kohėrash pa fund, prej kohėrash tė pėrmasave biblike. Organizimi gjuhėsor pėson njė ngjeshje jo tė zakonshme. Ngjeshjen e gjenezave qė ēojnė nė krijimin e botėve tė reja. Njė ndjesi tjetėr tė pushton, njė ndjesi e kozmikes. Vijnė pengje tragjike tė njė mistike, tė cilat sado thekshėm e ngushtėsisht intime tė ngjajnė, aq dhe tė pėrbotshme janė. Dhe, pėrmbi gjithēka tė tillė, lartohet njė imagjinatė e ndezur, njė imagjinatė e sovranes, njė fantazi qė rreket tė na e japė si nė pėllėmbė tė dorės atė qė pėrjetojmė, por qė nuk e rrokim dot kurrė me shqisat tona. Dhe nuk do t'i prekim dot, se jemi tė kufizuar, tė paaftė pėr tė kuptuar realitetet tona intime. Kėshtu jemi. Ndaj na duhet arti, jo dhe aq shumė si art pėr veten e tij, por si njė alternativė pėr atė ēka logjika jonė njerėzore, shpeshherė ėshtė krejt e paaftė, shpeshherė nuk na hyn shumė nė punė pėr tė kuptuar kush jemi dhe ku po vemi.

Nė vargjet qė po sjellim mė poshtė, shpaloset fataliteti i humbjes, i moskuptimit dhe paradoksalisht e njėkohshėm edhe hapja ndaj tij, rrokja brenda vetes e gjer jetėsimi nga hiri i kėtij moskuptimi tė humbjes. Kėshtu ndodh qė njė nga shfaqjet e jetės sonė tė rėndomtė, kėto relitetet tona tė brishta, fare natyrshėm nė humnerimin e dhembjes shndėrrohen dhe nė tė ndėrlikuara, nė njė ndėrlikueshmėri mistike:


...Ti do tė vish kėtu dhe nė mos ardhsh.

Qoftė si muzikė, si pikėllim apo si kryq

Unė do tė njoh dhe do tė ēohem vrik.


Dhe si ai qė guaskės perlėn ia merr,

Nga muzika, kryqi a vdekja do tė nxjerr.


(Nė studion dimėrore, 1985)

Poezia e I. Kadaresė e ripohoi veten, duke dalė nga "shekulli im" nė shekullin e ri, nė shekullin XXI. Te njė nga kryeveprat e tij mė tė fundit, "Tirana nė dimėr", ashtu si dhe te "Krishtlindjet nė New York", ai iu kthye temės sė tij tė ngulėt, temės sė qytetit. Njė qyteti sa si realitet i prekshėm, po aq dhe si realitet mistik... qyteti si arketip i lėvizjes rrethore qė tė kthen pas te evokimi i Dante Aligerit dhe i njėmbėdhjetėrrokėshit tė tij, qyteti si pėrgjegjėsi ndaj sė pėrjetshmes dhe tė pėrkohshmes, ndaj unit universal tė poetit tė madh dhe unit tė veēantė tė kombit tė tij... ndaj njė bote intime tė papėrmbushur kurrė, ku imazhet dhe pėrbėrėsit tanė mė jetikė dhe mė themelorė ndeshen me hijen e plotfuqishme tė vdekjes nė sfond... Dhe njė energji gjuhe, njė imagjinatė e aftė sa tė ndėrkallė gjer nė pėrditshmėritė tona imazhet danteske. Kėshtu, nėn tonalitetin maestoso tė njė universaliteti herė-herė pėrēmues pėr tė sotmen, po pėr njė tė sotme jo kryekėput tė papėrfillur, jo totalisht tė parespektuar, vijnė te kjo poema e tij e fundit, sot pėr sot, te "Tirana nė dimėr", pėrkohėsitė dhe pėrjetėsitė tona tė njė dite, tė njė mbasditeje, tė njė nate nė kryeqytetin me reklamat e bankave, me jetėn e rrugės, tė kafeve, me imazhin e kryetarit tė Bashkisė dhe tė Presidentit aktual tė shtetit, me imazhin e vdekjes sė dy mbretėreshave gjer dje tė mėrguara nga ky vend. Vijnė kėto tė pėrzjera dantealigershėm, ashtu si dimri, ashtu si Tirana jonė nė dimėr, ashtu si harkimi i heshtur i riciklimit historik, shpirtėror dhe biologjik brenda pluhurisė sė rrėmujshme tė ajrit tė pėrditshmėrisė sonė.

Kadareja ėshtė virtuoz nė pėrdorimin e planit imagjinativ nė poezi. Fantazia e tij ėshtė e pashtershme pėr prodhimin e imazheve. Nė kėtė lojė me imagjinatėn, pronari ėshtė ai. E vė nė punė kur i duhet dhe sa i duhet, pa e tepruar dhe pa e shpėrdoruar atė. Ky "racionalizim", ky ledh ndaj dalldisė sė imagjinatės, ėshtė parim krijues i Kadaresė. Jo vetėm gjuhėn, por edhe fantazinė, siē ėshtė thėnė, ai i pėrdor "si magjistari duart".

Tė tilla janė imazhet e freskėta tė njė poeme erotike si ajo e "Rrugėve tė Moskės", ku njė vajze mė shumė sesa emrin, duhet t'i dish numrin e saktė tė telefonit. E po ashtu imazhi i tė verbėrve nė Paris, ekranet e lodhura nga krimet qė u pasqyruan mbi ta natėn qė shkoi, vajzat qė i puthim pa i dashur, plazhet e gjera tė pluguara me kujtime si poemat gjashtėmbėdhjetėrrokėshe tė Naim Frashėrit, telefoni qė, kur nuk na vjen e dashura, ngjan si njė i vdekur i rėnė pėrmbys, bubullima e plagosur qė ikėn nga mesi i qiellit gri tė alpeve nė dhjetor, gjer sa tė gjejė njė shpellė pėr tė vdekur. Pasuria imagjinative e kėsaj poezie tė tundon tė pėrmendėsh imazhe pa fund, por, siē e thamė, Kadare ėshtė shkrimtari qė e mban nėn kontroll imagjinatėn e vet. Pra, duhet t'i themi "ndal" vetes nė kėtė arratisje nėpėr imazhet e pafundme tė tij.

*

Ēėshtja qė mund tė ngjallė kureshti, ėshtė ajo se si lexoheshin kėto poezi nė kohėn qė u shkruan dhe si lexohen sot.

Poezia e Kadaresė pėr ne qė e kemi lexuar atė nėn diktaturė, tė sillte shijen e lirisė, tė drejtpeshimit. Le tė marrim poemėn "Rugėve tė Moskės". Kjo poemė sjell energjinė e njė qyteti tė madh, atmosferėn e njė jete tė ēliruar nga ngushtėsirat, rrugicat e Ballkanit, tė Gjirokastrės, sjell marramendjen e lumtur nė njė metropol pa anė e fund dhe tė njė dashurie pa fund e fillim, njė shumėsi dashurish, shlirje e ndėrrim, lėnie pėrgjysmė e rifillim; njė klimė dashurie, rinie dhe qyteti. Dhe, dhe… njė pėrkohėsi e kithėt qė i nėpėrshkon tė gjitha: le tė gėzojmė! Gaudiamus igitur, juventus est (tė gėzojmė, sa jemi tė rinj), siē thoshte latini.

Kėtu, nė qytetet tona, sa tė shihnin me njė vajzė, opinioni, prindi, sekretari i Partisė tė kapnin pėr zverku dhe tė thoshin: martohu.

Nė kombinatet dhe nė aksionet, nė kantieret e ndėrtimit tė hidrocentraleve dhe tė hekurudhave tė atėhershme kishte plasur njė "dashni" e njė shpėlarėsi fare pa timon e pa frena, por qė mbulohej e fshihej me shamitė e kuqe dhe me S-tė e kuqe, shenjat e sulmuesve socialistė dhe aksionistė. Ndėrkohė, nė librat e gazetat e ditės ne ende lexonim njė poezi libreske psherėtimash (ah, o sy tė bukur), njė poezi betimesh pėr dashuri tė pėrjetshme. Nė kėtė klimė, Kadareja i pari do tė shkruante:

Ndarja erdhi,

Po iki larg prej teje.

Asgjė e jashtėzakonshme,

Veē ndonjė natė

Gishtat e dikujt do pleksen nė flokėt e tu

Me tė largėtit gishtat e mi, me kilometra tė gjatė.


Edhe kur kujtesa, 1961

*

Ajo qė mbetet pėr t'u thėnė e pėr t'u rithėnė ėshtė habia se si erdhėn nė liri kėto poezi tė kohės sė diktaturės. Pse ato ende janė po aq tė freskėta sa dhe pesėdhjetė vite mė parė, nė kohėt kur u shkruan?

Kadareja ka njė novelė tė titulluar "Kalorėsi me skifter". Paradigma e kalorėsit tė ftuar nė njė festė ėshtė domethėnėse pėr ata shkrimtarė tė ftuar nga komunizmi pėr tė qenė kalorės tė sofrės sė artit tė tij. Kalorėsi i zymtė hynte nė darkėn e tė ftuarve me njė mėdyshje mespėrmes: ishte kurth apo ishte vlerėsim pėr tė kjo ftesė? Sigurisht qė ishte kurth, kurthi i vdekjes sė tij si autor. Nė kėtė festė, kalorėsin e kishin thirrur vetėm qė ta asgjėsonin.

Nė poezi, ftesa pėr tė kaluar nėpėr kurthe tė tilla ka qenė mė vdekjeprurėsja.

Shumė shkrimtarė qė i besuan kokė e kėmbė kėsaj feste, vdiqėn bashkė me komunizmin. Nė rastin mė tė mirė, prej tyre kanė ardhur nė ditėt tona pjesė a pjesėza tė njė krijimtarie pa shpirt.

Kalorėsit qė nuk iu shmangėn ftesės, vetėm pėr ta respektuar nė dukje atė dhe pėr ta vrarė nė thelbin e saj, mbetėn. Erdhėn nė botėn kėndej, nė kohėn e sotme. Kadareja ishte njė nga ata kalorės tė vdekjes qė doli pėrtej portave tė saj. Akademia franceze, nė ditėn qė e pranoi anėtar tė saj, shkrimtarin qė vinte nga njė diktaturė (dhe ēfarė diktature!), e quajti atė "prokuror i diktaturave".

Ai e kishte kaluar me shumė finesė festėn e vdekjes. Dhe kėshtu vjen edhe sot me kėto poezi.

Disa poema dhe pjesė tė tyre mbetėn andej, nuk arritėn te ne, se i pėrkisnin zonės sė vdekjes, taksės pėr festėn e vdekjes, nėpėr tė cilėn ai kaloi.

Pjesėt qė mbijetuan dhe kėto janė pjesa mė e madhe dhe mė thelbėsore e poezisė sė tij, ja tek i kemi, nė kėtė vėllim qė nė serinė e veprės komplete tė tij, mban numrin fatidik 7. Erdhėn. Me provėn e vdekjes qė u rrėshqet si shiu e nata prej supeve.

Diskutimi i sotėm, qė shpeshherė ka nxjerrė krye, diskutimi qė ti si kalorės i vdekjes nuk duhet tė vije mė pėr kėndej, nuk duhet tė radhiteshe ndėr tė gjallėt, duket se nuk ka mė vlerė. E kundėrta, po tė provohej dot, ajo se si e kalove luginėn e vdekjes dhe se si na i solle kaq poezi dhe poema, kaq tregime dhe romane me vlerė universale, do tė ishte mė domethėnėse.

Si i solli kėto poema?

Mė mirė le t'i lexojmė ato. Po na pėlqyen, misioni i poetit ėshtė kryer.

Pjesa tjetėr, pyetjet me "si" dhe me "pėrse", le tė na mbeten neve mbi shpinė. Neve qė bėjmė pyetje tė tilla, tė cilat ēojnė te pėrgjigjja qė mbase kėto poezi dhe autorėt e tyre nuk duhet tė kishin ardhur prej diktaturės nė liri. Merret me mend se ē'humbje e madhe do tė kishte qenė kjo. Ky libėr, veē tė tjerash, pohon artin e pavdekshėm, atij qė krijohet sipas tė njėjtave ligje, qoftė nė liri, qoftė nė mungesė tė saj.


Sadik Bejko

rd
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Ismail Kadare    16/9/2010, 02:13

Pasardhesi i Kadarese

E Merkure, 08 Korrik 2009

Nga Simon Caterson*

"Eshte nje gjeegjeze e mbyllur ne misterin brenda nje enigme". Vleresimi i Winston Churchill-it per Rusine ne vitin 1939 mund t'i adresohet njelloj Shqiperise se vitit 1981. 'Pasardhesi' eshte nje mesazh nga zemra e regjimit totalitar qe eshte ne renien perfundimtare, i izoluar nga pjesa tjeter e botes dhe i cili madje nuk e njeh me as vetveten. Ceshtja e ikjes per kete roman brilant dhe ngaterrues eshte vdekja e pashpjegueshme e Mehmet Shehut, i cili ka qene trashegimtar i dukshem i Enver Hoxhes, diktatorit komunist psikotik, i cili ka udhehequr kombin e vogel te Ballkanit nga viti 1944 deri ne vitin 1985. Ne nomenklaturen kafkiane te romanit, Shehu eshte Pasardhesi i titullit, derisa Hoxha permendet kudo si Udheheqesi. Ne ate kohe, Ismail Kadare, romancieri me i njohur shqiptar, ka pasur mprehtesi te rralle personale mbi veprat e shtetit komunist: gje qe e kishte furnizuar me materiale te pasura per fiksionin e tij, por qe e kishte futur etiken e tij ne pikepyetje.

Kadare eshte i sinqerte ne fjalite e tij me synime fiktive dhe ne te njejten kohe enigmatik. Ne faqen ku hedhen poshte standardet e botuesit se libri eshte nje veper fiktive dhe personazhet jane imagjinatave, autori ofron nje qasje tjeter: "Ngjarjet e ketij romani terheqin te miren e pakufishme te kujteses njerezore, thesaret e se ciles mund te sillen ne siperfaqe ne cdo periudhe, perfshire periudhen tone. Ne kete kendveshtrim, cdo ngjashmeri ndermjet personazheve dhe rrethanave te ketij tregimi dhe njerezve dhe ngjarjeve te verteta eshte e paevitueshme."

Disa prej romanciereve te medhenj te totalitarizmit - Kafka, Orwell, Solzhenitsyn - i kane marre viktimat si protagoniste qendrore. Shqetesimi i Kadarese eshte pothuajse vetem me efektet e shtypjes totalitare ne udheheqesit e shtetit dhe familjet e tyre. Romani ne vecanti eshte imponues ne pershkrimin e jetes dashurore te trazuar te vajzes se Pasardhesit, Suzana. Ajo eshte e frustruar te mesoje se, shume larg nga te qenit objekt i epshit, te qenit vajza e nje figure te larte ne regjim e bene ate dukshem joterheqese. "Ne vallezimet shkollore, djemte e klases se saj ishin te nxehte si ferri kur vallezonin me vajzat tjera, por kur e kishin ate si partnere ne dysheme, ata beheshin te ftohte si guri, sikur te ishin te magjepsur." Supozohet se ndonje te dashur qe ka ajo veshtire se do te jetonte me gjate se nje merimange mashkull.

Udheheqesit dhe njerezit si ata, ne mungese te burimit te besueshem te informacionit, u kthehen miteve dhe besetytnive te se kaluares para-Staliniste. Pas dekadave me genjeshtra, udheheqesit nuk jane me te vetedijshem se masa e gjere rreth asaj se cka ne te vertete po ndodh. Ne mesojme se vete Udheheqesi "nuk ka ditur se cfare ka ndodhur ne te vertete ne rezidencen e Pasardhesit ne ate nate te 13 dhjetorit." Ndoshta, sic raportuan mediat e kontrolluara nga qeveria, ka qene vetevrasje? Udheheqesi as qe e di e as qe i behet vone, perderisa kontrolli i tij ndaj pushtetit nuk vazhdon nepermjet efikasitetit te inteligjences se tij apo nepermjet aftesise se tij per te neutralizuar rivalet e mundshem. "'Sekreti i tij' i vertete, sic veren nje personazh, eshte aftesia e tij 'per t'i mbajtur njerezit ne gjume".

Familjariteti i dukshem i Kadarese me autoret e krimit te torturave te Shqiperise - 'Pasardhesi' eshte i bazuar pjeserisht ne bisedat qe autori ka pasur me djalin e Shehut - u be ceshtje e debatit. Pas njoftimit se ai ka fituar cmimin inaugurues Man Booker International Prize, Kadare, i cili kishte ikur ne perendim ne vitin 1990, ishte akuzuar se kishte pasur marredhenie te mira me Hoxhen, per t'u konsideruar disident.

"Kadare nuk eshte Solzhenitsyn," ka pohuar poetja rumune Renata Dumitrascu, duke aluduar ne te qenit e Kadarese si kryetar i Shoqates se Shkrimtareve te Shqiperise dhe vendimin e tij per te ikur nje vit pas rrezimit te Murit te Berlinit. Kryetari i komitetit te Man Booker Prize, John Carey, ishte pergjigjur se 'vendimi unanim per ta shperblyer Ismail Kadarene ishte marre vetem ne baze te vleres letrare,' nje qendrim qe, sic ka verejtur kritiku anglez John Sutherland, mund te inkurajoje ndonje romancier pjellor ende te panjohur me emrin e Sadam Hussein-it.

Nje prej personazheve ne 'Pasardhesi', Arkitekti, vuan nga dilema qe e konfronton artistin me nje shoqeri totalitare. Jo gjithkush ka kurajen, kembenguljen apo talentin per te qene martir. Artistet jane me te prekshem per te dyshuar dhe per t'i pasur frike se cdokush tjeter: "Ndoshta kam qene nje prej te pakteve qe ia kane shtruar vetes pyetjen fatale: a kam apo nuk kam talent? A ka qene mosha qe m'i ka kthyer duart ne argjile, apo kam qene aq i ngathet saqe kam mundur te vegjetoj pa marre parasysh ne cfare periudhe kam jetuar?" Eshte nje pyetje qe pa dyshim shumica e artisteve qe ia kane shitur shpirtin e tyre qeverise se kohes, madje edhe ne demokracite si tonat, e kane peshuar ne fshehtesi. Edhe nese Kadare ka bashkepunuar ne regjimin e Hoxhes dhe nuk ka asgje ne kete roman te mrekullueshem per te sugjeruar se ai nuk ka qene, eshte mjaft e mundshme se 'Pasardhesi' ndryshe nuk do te shkruhej. Ashtu sic eshte, libri shtron pyetje per te cilat nuk mund te gjenden pergjigje te pershtatshme.

"The Monthly Magazine"

koha jone.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Ismail Kadare    16/9/2010, 02:14

Kadare: "E penguara" nuk i kushtohet Drita Ēomos

--------------------------------------------------------------------------------

"E penguara, requiem pėr Linda B", romani i ri i Ismail Kadaresė i kushtohet vajzave shqiptare tė internuara. Kėshtu e pėrmblodhi pėrsėri homazhin me pak fjalė shkrimtari gjatė prezantimit tė djeshėm tė veprės sė tij komplete. Nė kėtė mėnyrė ai pėrgėnjeshtroi lajmin e dhėnė nė disa tė pėrditshme se ky roman i kushtohet Drita Ēomos, vajzės sė Liri Belishovės. "Libri flet pėr njė njeri tė penguar. Zakonisht nė traditėn e letėrsisė botėrore pengesėn e krijon fati, kėtu ėshtė pėrshkruar njė pengesė e njė tipi tė ri mė tė vonshėm se fati, pengesa e shtetit. I kushtohet tė gjithė vajzave shqiptare qė kanė pėsuar internimin dhe jo njė emri, apo njė tjetri. Vajzat shqiptare kanė thithur brengėn shqiptare", - pohoi Kadare. Pėrmbledhja me 20 vėllime e krijimtarisė sė Kadaresė ėshtė pėrgatitur dhe botuar nga shtėpia botuese "Onufri". Njė letėrsi e shkruar nė harkun kohor tė gjysmė shekulli.


Tek tė rejat e "Veprės sė Plotė" janė futur romani "Aksidenti" botuar sė pari nė frėngjisht dhe eksperimenti letrar, siē e quan autori, "Sorkadhet e trembura" njė rrėfim pėr skenar filmi artistik.

Shekulli
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Ismail Kadare    16/9/2010, 02:15

Tunelet

Metro Arbatskaja.
Njė linjė ikte djathtas,
Tjetra majtas vinte.
Lamtumirė, thamė ne.
Konduktorėt flamurthėt ngritėn
Dhe si gojė tė zeza tė Harrimit
Tunelet e zeza na gėlltitėn.

Moskė, 1958
__________________

Pėrcjellje vargjeve

U nisėt,
Rruga ėshtė e gjatė.
Nė tė ka dhe diell, dhe ujq, dhe natė.
Shkėlqejnė vetėtima tė rreme lavdie,
ēakejtė ulėrijnė nėpėr korije,
E gjatė udha, shum' e gjatė.

Do tė keni vallė fat nė tė largėtin shtegtim,
Apo eshtrat do t'ju mbesin botės tejembanė,
Nė varre tė panjohur, nėn tufane,
Shqyer ujqish shkretėtirave,
Gojėn plot me rėrė
Do tė jepni shpirt, duke mė mallkuar
Qė mė te fortė nuk ju bėra?

Nė secilin prej jush
Ca gjak dhe copa nervash vura
Dhe njė dorė balte Shqipėrie,
Qė mbi dhe,
Kushdo qė t'ju pjekė vendeve tė huaja,
Mos guxojė t'ju quajė
Person pa atdhe.

Dhe rrugės po t'ju roniten fjalėt si fletėt,
Ikni mė larg,
Le t'ju ngjani skeleteve,
Fjalėgjysmuar
Gjymtyrėgjymtuar.
Nė pafshi si vdes rrugės ndonjė strofė e trishtuar,
Ikni mė tej
Ajo le tė vdesė,
Mėkati pėr tė mbi mua le tė mbesė

1961

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Ismail Kadare    16/9/2010, 02:17

"Aksidenti" i Kadaresė, ta lexosh, humbje kohe

» Dėrguar mė: 10/08/2010 - 14:12

"Financial Times"

Unė ndihem i privilegjuar, qė e di se si ka qenė shekulli i 19-tė. Jo tė kem njė ide tė mirė nėpėrmjet kėrkimit apo imagjinatės, por ta kem kėtė ide sepse e kam parė dhe e kam jetuar. Nė vitin 1987, unė bėra njė udhėtim nė Shqipėri dhe pavarėsisht nga fakti se kryeqyteti, Tirana, ishte i zymtė dhe gri dhe ekspozita e vetme nė Muzeun Kombėtar ishte mjaft e rezervuar, ai ishte ende njė qytet qė kishte fytyrėn e tij. Por, kur shkoje nė zonat rurale, tė dukej se ktheheshe 100 vjet prapa, ndėrsa shihje fshatarėt tek ecnin pa kėpucė. Tė jetoje nė Shqipėri nė atė kohė, ajo ishte domethėnia e vėrtetė e pėrvojės pas Perdes sė Hekurt. Sado keq tė ishte nė Hungari apo Poloni, mund tė ikje gjithsesi. Por, Shqipėria ishte njė bunker, njė bunker i tmerrshėm.
Ismail Kadare, i lindur nė 1936 ishte nė fakt i vetmi shkrimtar nga Shqipėria qė mori famė ndėrkombėtare. Novela e tij e 17-tė, "Aksidenti" ėshtė njė rrėfim pėr Ballkanin pas rėnies sė Murit tė Berlinit, por pėr ata qė nuk e kanė pėrjetuar ēmendurinė e diktatorit Enver Hoxha ėshtė e vėshtirė tė vlerėsojnė njė paragraf ku protagonistėt pėrshkruajnė pėrshtypjet gjatė njė vizite: "E pabesueshme' tha ajo pas njė pauze... restorantet pėrgjatė rrugės me emrat e Hollivudit ishin tė jashtėzakonshėm, kishte shumė vila me pishina private, komunistėt e dikurshėm ishin kthyer nė oligarkė dhe shtresa e mesme njė zot e di se ē'transformim po pėsonte…"
Aksidenti nis nė mėnyrė premtuese me vdekjen nė njė aksident nė Austri tė njė ēifti shqiptar, ku njė prej tė cilėve, punonte pėr Kėshillin e Europės. Aksidenti nuk ushqente dyshime, por agjencitė e shėrbimeve sekrete nė Ballkan besonin tė kundėrtėn, dhe njėsoj si tė ishte vdekja e princeshės Diana, gėrmuan gjithfarėlloj teorish konspiracioni pėr kėtė.
Si njė veteran i Shqipėrisė staliniste, Kadare ka dhuntinė tė pėrshkruajė paranojėn dhe tė pėrdorė suspansin gjithandej, ndėrsa "Aksidenti" ka shumė refleksione tė ēuditshme pėr historinė kaotike tė Ballkanit nė 20 vitet e fundit: "mirėnjohjen e serbėve pėr mbrojtėsit e tyre dhe inatin ndaj shkatėrruesve, qė mendohej se do tė zgjaste pėrgjithnjė por qė ka nisur tė zbehet.
Zotimi i tyre pėr hakmarrje, inati dhe nostalgjia pėr tė shkuarėn tashmė kujtohet me kuriozitet mė shumė sesa dhimbje".
Megjithatė, kjo ėshtė njė novelė e mėrzitshme dhe personazhet kanė thellėsinė e njė flete letre.
"Aksidenti" vjen me njė rekomandim tė shkrimtarėve tė organizatės "Pen International". Por, ata duhet tė ndihen tė turpėruar qė kanė dhėnė njė rekomandim tė tillė, pasi ky libėr mund ti heqė lexuesve interesin pėr letėrsinė njėherė e pėrgjithmonė.
Ismail Kadare ėshtė kthyer nė njė figurė qėndrore tė qarqeve letrare, mė shumė sepse ai ka qenė brenda totalitarizmit. Duhet tė kujtojmė se shumė kampionė tė demokracisė dhe fjalės sė lirė qė dolėn nga komunizmi, shumė prej shkrimtarėve tė Europės Lindore qė keni dėgjuar, e nisėn karrierėn duke e mbėshtetur sistemin apo duke mos bėrė asgjė pėr ta kundėrshtuar atė, derisa krijuan stilin e tyre. Kadare ėshtė te tė shtatėdhjetat dhe nė vitet e fundit, veprimtaria e tij ka qenė modeste, edhe pse ai fitoi ēmimin e "International Man Booker Prize" nė vitin 2005. Ashtu si Kundera, Kadare ka jetuar nė Paris dhe duket se miklimi i intelektualėve francezė ėshtė i dėmshėm pėr prozėn. "Piramida" e botuar nė vitin 1993, qė flet pėr ndėrtimin e piramidės sė Keopsit, ėshtė njė alegori e Shqipėrisė sė Enver Hoxhės qė ndoshta duket kurioze pėr tė njohur Shqipėrinė, por nuk ėshtė aq e kėndshme pėr ne tė tjerėt.
Duhet tė kthehesh prapa deri te "Dosja H" qė ėshtė botuar nė vitin 1981 pėr tė gjetur diēka qė i ngjan njė novele tė vėrtetė; historisė interesante tė dy studiuesve qė vizitojnė Shqipėrinė nė vitet '30 pėr tė studiuar poezinė epike shqiptare. Nėse ndiheni tė joshur nga Kadareja dhe nė fakt duhet thėnė se ai ka talent tė konsiderueshėm, duhet tė zgjidhni novelat e hershme tė tij; "Prilli i Thyer" nė 1978 apo i preferuari im, "Gjenerali i Ushtrisė sė Vdekur" nė 1963. Njė histori e dhimbshme e njė gjenerali gjerman, qė vjen nė Shqipėri pėr tė rikthyer nė vendin e tij eshtrat e ushtarėve gjermanė tė Luftės sė Dytė Botėrore, do t'ju bėjė tė kuptoni pse shumė e konsiderojnė Kadarenė si njė novelist. "Aksidenti", pėr fat tė keq ėshtė njė humbje letre dhe kohe pėr kėdo, qė nis ta lexojė atė.

gsh.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Ismail Kadare    16/9/2010, 02:18

Aksidenti, njė roman ambicioz

» Dėrguar mė: 10/08/2010 - 14:06

Jean-Paul Champseix

Romani i fundit i Ismail Kadaresė, pa dyshim, do t'i befasojė lexuesit e tij tė zakonshėm. Periudha komuniste, edhe pse ėshtė pėrmendur, nuk ėshtė mė nė plan tė parė dhe vetė Shqipėria nuk ėshtė mė shprehimisht qendrore. Flitej me shaka se nė tėrė veprat e kėtij shkrimtari, nuk kishte as hero, as dashuri. Ky pohim bie poshtė me "Aksidentin", i cili ka tė bėjė kryesisht me natyrėn e marrėdhėnieve dashurore. Njė ēift qė jeton njė dashuri tė gjatė, edhe pse shumė tė stuhishme, pėrfundon nė njė humnerė, pas gabimit tė njė shoferi taksie. Kryhet njė hetim, nė pėrpjekje pėr tė rindėrtuar ditėt e fundit tė viktimave.
Si gjithmonė, te Kadareja ėshtė e pamundur tė vendosėsh fakte. Realja tė shpėton, pėrvidhet, tretet ose merr forma qė sfidojnė logjikėn. Nuk bėhet fjalė pėr subjektivitetin e thjeshtė njerėzor ose tė mosrrjedhshmėrisė sė dėshirės ose tė rindėrtimeve. Realiteti ka tė bėjė me tjetėr gjė. Tė gjallėt nuk janė veēse pėrdorues tė njė universi, qė i shohin veē dukjen.
Kadareja, atėherė kur jetonte nėn diktaturėn staliniste dhe tė turpshme tė Enver Hoxhės, nuk pati kurė mundėsi tė trajtonte temėn e seksualitetit. Nė kėtė vepėr, ai i kushton njė vend tė paparė mė parė. Megjithatė, erotizmi merr aspektin shqetėsues tė shfaqjes, zotimeve arkaike dhe sekrete.
Ky roman ambicioz, kundėr rrymės - e pakta qė mund tė themi pėr tė - shkėlqen nė njė arsyetim tė stėrholluar, tepėr tėrheqės, qė bėhet magjepsės me tė gjitha pistat qė hap. Raportet e ēiftit kthehen nė njė antropologji tė thurur me tregime tė panumėrta, tė para si "rrėfimi i tė vdekurve". Kadareja gjykonte dikur se censura staliniste kishte vrarė para kohe nė trurin e tij "qelizat pararojė, vetė ato qė ripėrtėrijnė artin" (Bisedė me Eric Faye, Corti, Paris, 1991). Sidoqoftė, disa prej tyre duhet t'i kenė rezistuar goditjes… Hetuesi, nė fund tė romanit, jep frytin e pėrsiatjes sė tij nė shkėmbim tė pasqyrės qė do tė marrė me vete nė varr. Ai harton njė testament, duke dėshiruar qė varri i tij tė hapet pas njė mijė vjetėsh, sepse ėshtė i bindur se "pasqyrat, te tė cilat gratė zbukuroheshin pėrpara se tė putheshin, ose tė vriteshin, diēka thithnin prej tyre. Mirėpo nė kėtė botė shėrfillėse askujt nuk i kishte rėnė ndėrmend tė merrej me to".

("La Quinzaine Litteraire") Nėntor 2008
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Ismail Kadare    16/9/2010, 02:18

Dashuria dhe pushteti i Kadaresė

--------------------------------------------------------------------------------

Mary Fitzgerald

The Observer


Romani i ri i Ismail Kadaresė fillon nė njė mėngjes tė njomur me shi, nė autostradė drejt aeroportit tė Vjenės, kur njė taksist pėrplaset nėpėr gardhin e sigurisė, duke vrarė tė dy pasagjerėt e tij dhe duke e lėnė vetėn tė lėnduar rėndė.

Duket si njė tragjedi e llojit tė pėrditshėm, por, pėr arsye kurrė tė shpjegueshme, raporti i shoferit i asaj ēfarė ka ndodhur menjėherė para se ai tė humbė kontrollin e veturės shkakton konfuzion.

Ēifti nė ulėsen e prapme, ka thėnė ai, dukej sikur "po tentonin tė putheshin". Pėr arsye qė kurrė nuk janė tėrėsisht tė qarta, ėshtė njė sugjerim se ky akt, siē duket i padėmshėm, mund tė ketė pėrshpejtuar katastrofėn.
Tė vdekurit ishin tė nacionalitetit shqiptar dhe vdekja e tyre bėhet subjekt i njė hetimi tė gjatė tė kėrkuar nga qeveritė e dy shteteve, Serbisė dhe Shqipėrisė. I vdekuri, i njohur vetėm si Besfort Y, kishte punuar pėr Kėshillin e Europės dhe kishte pasur njė lidhje tė pashpjegueshme me hetimet pėr krime lufte tė ndėrmarra nga Haga.

Del nė shesh fakti se ai dhe gruaja, Rovena, njė praktikante nė Institutin Arkeologjik, kanė pasur njė aferė tė pasionuar nėpėr hotelet europiane gjatė dymbėdhjetė viteve tė fundit.

Dhe derisa dėshmitė grumbullohen nga disa njerėz tė afėrm tė tyre, fillon tė duket sikur pėrplasja tė ketė pasur njė shkak mė keqdashės. Sekuenca e errėt, si ėndėrr qė vijon, ėshtė terren i njohur pėr Kadarenė, fitues i shpėrblimit "International Booker", vepra e tė cilit ėshtė pėrkthyer nė mė shumė se tridhjetė gjuhė.

Romanet e tij tė mėhershme tė njohura, sikurse "Pallati i ėndrrave", kanė dokumentuar dimensionet paranojake, absurde, shpeshherė 'kafkaeske' tė jetės nėn regjimin e diktatorit shqiptar Enver Hoxha, ndoshta autokrati ēuditėrisht mė i frikshėm i shekullit XX.
"Aksidenti" ėshtė i vendosur nė Shqipėrinė bashkėkohore dhe nė Europėn Qendrore, por hija e shkuar e Hoxhės ende mbetet, sikurse mbetet mjegulla e luftės qė e kishte njollosur tėrė gadishullin ballkanik gjatė viteve 1990-tė dhe nė fillim tė viteve 2000. Ėshtė njė vend ende dendur i pėrhumbur nga "ēdo neveri e mundshme e njohur nė kėtė botė - vrasje, bombardim, vėnie e popullatave tė tėra nė fytin e njėri-tjetrit".

Ky sfond sensacional luan njė rol pėrbėrės nė kėtė rrėfenjė me formė tė ndryshueshme tė dy njerėzve tė kurthėruar nga njėri-tjetri, dashuria e tyre e destinuar tė vdesė, madje edhe kur ata kėrkojnė njė "tė ēarė nėpėrmjet sė cilės mund tė ikin" - jashtė tregimit tė tyre, jashtė kohės.

E shėnjuar me motive tė pafundme nga folklori shqiptar, pėrfshirė tradhtinė, incestin, turpin dhe neverinė, sikurse edhe temat tragjike nga Platoni, Virgjili dhe Servantesi, kjo pjesė e narracionit ėshtė njė "ndėrhyrje e menēur", duke shpalosur dyzetė ditėt e tyre tė fundit, tė pėrpiluara nga njė hulumtues, obsesioni i tė cilit me rastin kurrė nuk shpjegohet, por i cili pėrfundimisht ėshtė i habitur nga pyetja pa pėrgjigje: "Ēfarė tė drejtė kemi nė kėtė natė tė zezė tė pyesim rreth gjėrave qė janė pėrtej fuqive tona pėr t'i parė?"

Nxjerrja nė shesh se misteri kurrė nuk zbėrthehet plotėsisht nuk e shkatėrron tregimin, por nėnvizon atė qė ky libėr nuk ėshtė: roman policor konvencional. Nė vend tė kėsaj, ėshtė njė eksplorim provokues i sė keqes nė marrėdhėniet njerėzore.

Nė disa vende, karakterizimi ėshtė i rralluar - njė lutėse e bukur me tendenca safike, e cila pėrfundimisht mbetet e bindur ndaj njė njeriu, gjithmonė duke ia ofruar veten atij qė mban erė tė freskėt pas preparateve tė zgjatura nė tualet. Por ky nuk ėshtė, nė fund tė fundit, roman realist.

"Shqipėria tė ha", njė mik i Besfortit i thotė atij pas largimit pėr nė Belgjikė nė vitin 1990. Ajo tė ēon nė dėshpėrim dhe nėpėr kthesa, por nuk ka ikje prej saj. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr kėtė libėr: ėshtė njė gėrmim i plasaritur, ndonjėherė detyrues dhe demoralizues i dashurisė, pushtetit dhe artit tė papėrkryer tė rrėfimit.

(Shkrim i botuar nė gazetėn britanike "The Observer")
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Ismail Kadare    16/9/2010, 02:19

Shtypi boteror per Kadarene

--------------------------------------------------------------------------------

.


Kadare: Gadishujt europiane te letersise sime.


Shkrimtari Ismail Kadare nė njė intervistė ekskluzive me gazetarin Luke Sampson,
tė “Financial Times”, ku rrėfen tė rrėfyerat dhe tė pa rrėfyerat e jetės sė tij.

Luke Sampson, “Financial Times”



I lindur nė Gjirokastėr, Shqipėri, mė 1936, Ismail Kadare u bė i njohur si shkrimtar fillimisht pėrmes poezive tė tij, njėra prej tė cilave u botua pėr herė tė parė kur ai ishte vetėm 12 vjeē. Nė vitin 1963 u botua romani i tij i parė “Gjenerali i Ushtrisė sė Vdekur”. Nė vitin 1981, romani i tij “Pallati i Ėndrrave”, njė kritikė e vogėl ndaj regjimit komunist, u ndalua menjėherė pas botimit. Kadare mė vonė kėrkoi azil politik nė Francė (1990), pas deklaratave tė shkrimtarit nė favor tė demokracisė. Librat e tij u pėrkthyen nė mbi 30 gjuhė. Tashmė ai jeton mes Francės dhe Shqipėrisė.

Cili do tė ishte pėr ju lexuesi i pėrkryer?

Kadare: Njė lexues qė pėlqen Dante Alighieri-n, por qė kjo nuk e pengon tė shijojė Don Kishotin – sikundėr ai qė e lexon Shakespeare-n dhe kjo se pengon tė lexojė edhe Kafkė-n.

Ēfarė pėrtypni teksa shkruani?

Kadare: Unė nis tė shkruaj pas mėngjesit, rreth orės 10. Gjithashtu, nuk punoj mė shumė se dy orė nė ditė, dhe pi vetėm kafe, asgjė tjetėr.

Cila nga veprat tuaja ju bėn tė ndiheni mė krenar?

Kadare: “Pallati i ėndrrave”. Ėshtė shkruar nė vitin 1980 dhe botuar njė vit mė pas, i pėrket periudhės mė tė errėt tė tiranisė sė Shqipėrisė. Ishte njė libėr qė kundėrshtonte atė tirani.

Ēfarė ju frikėson mė shumė?

Kadare: Kam shkruar vepra letrare ku kanė sunduar sisteme politike diametralisht tė kundėrta: sistemi diktatorial qė zgjati pėr 35 vjet (1955-1990), dhe sistemi demokratik ku kemi 20 vjet liri. Por nė tė dy sistemet, ajo qė ka ndikuar nė shkatėrrimin e letėrsisė ėshtė po e njėjta: autocensura.

Cilėt janė librat qė mbani mbi komodinėn pranė shtratit?

Kadare: Libra qė nė tė vėrtet as i kam hapur pėr t’i lexuar, por qė vetė prania e tyre aty mbi komodinė mė rrezaton diēka. Shpesh kjo ndjenjė krejt e ndryshme nga ndjesitė qė mund tė krijohen nėse i lexon ato, gjė tė cilėn do ta bėj nė njė kohė tjetėr. Por pėr momentin kjo ėshtė ndjesia pėr tė cilėn kam nevojė.

Procesi juaj i tė shkruarit gjatė njė dite cili ėshtė?

Kadare: Ulem tė shkruaj rreth orės 10 tė mėngjesit ose pasditeve ēdo ditė. Kur jam nė Paris, gjithmonė ulem e shkruaj nė tė njėjtėn kafene. Nė Tiranė, nuk mund ta bėj kėtė gjė (tė ulem nė kafe e tė shkruaj), pasi njerėzit janė shumė kuriozė.

Libri qė ka ndryshuar jetėn tuaj?

Kadare: “Macbeth”. E kam lexuar kur isha vetėm 11 vjeē. Edhe pse nuk e kuptoja gjithēka qė shkruhej aty, mė pėlqeu aq shumė sa fillova ta kopjoja gjithė librin me dorė. Tė njėjtėn gjė doja tė bėja edhe me “Hamletin”, vepėr qė ishte pak mė e lehtė pėr t’u kuptuar.

Ēfarė bėni pėr t’u relaksuar?

Kadare: Shėtis. Nė Paris, shėtis nė Kopshtet e Luksemburgut, qė ndodhen nė anėn tjetėr tė shtėpisė ku unė banoj. Ndėrsa nė Shqipėri, pushoj gjatė verės, nė bregdet.

Cilat janė ndikimet tuaja letrare?

Kadare: Tre gadishujt europianė: Apeninet me Danten, Ballkani me tragjeditė greke dhe baladat shqiptare tė Mesjetės; Gadishulli Iberik me Don Kishotin. Ishujt britanikė me Shekspirin. Letėrsia ruse dhe ajo e Europės Qendrore me Kafkėn.

A ka patur njė moment nė jetėn tuaj kur e kuptuat se do tė bėheshit shkrimtar?

Kadare: Kur mbusha 12 vjeē. Deri atėherė ajo qė kam shkruar ishte e pavlerė dhe e kisha tė lehtė ta pėrfytyroja veten si njė shkrimtar tė rėndėsishėm. Mė vonė ishte e kundėrta.


.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Ismail Kadare    16/9/2010, 02:19

DIMRI

Ē'i gjatė ish ky dimėr, ē'i pafund.
E lodhur pudra mbi fytyrėn tėnde.
I mpirė ėshtė gėzimi, thua s'ngjallet dot.
Apo si ai q'u dergj nga njė lėngatė e gjatė.
S'do mėkėmbet kurrė ashtu siē qe?

Ē'i gjatė ish ky dimėr, ē'i ftohtė ish.
Nė pusin e ndėrgjegjjes mezi ndihen
Tinguj kambanash si rėnkim tė mbyturish.
Ato gjithashtu vdiqėn, dot s'i ngjall,
Sa gjėra u vyshkėn, mė e keqe se vetė vdekja
Ish vyshkja e tyre e ngadaltė, o zot.

Ē'i gjatė ish ky dimėr, ē'i pashpresė ish.
Kinezėt qė s'duken mė nė udhėkryqė rrugėsh
Por vetė ata s'kanė vdekur: qelqe dritaresh
Tė stilit q'ata sollėn vezullojnė ngriraz
Duke dėrguar ftohtėsinė e tyre
Mbi mijėra fytyra si prej maske kalimtarėsh

Sa kohė vallė do ti duhet
Genit tė racės atė maskė tė shpėlajė.
Apo nė luftėn e maskės me lėkurėn
Maska do tė fitojė mė nė fund?

Ē'i gjatė ish ky dimėr, ē'i acartė ish,
Mbi varrin e tiranit monoton
Shiu po bie.
Ka gjumė a s'ka nėn dhč?

Ē'i gjatė ish ky dimėr, ē'i vrerosur ish.
E lodhur pudra mbi fytyrėn tėnde.
Nėn pluhur tempujsh,
i lodhur shpirti im.


I. KADARE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Ismail Kadare    16/9/2010, 02:19

KERCENIMI



Shtat'qind vjet kam pėr t'i djegur kullat,
Do tė t'i vras qentė shtat'qind vjet.
Kėshtu Mujo me modesti pat deklaruar,
Ndėrsa eposi po hynte nė shekullin e tetė.

Erdh' pas tij i nėnti, i dhjeti rradhazi.
Sa ngadalė nė epos mllefi del...
Shtat'qind vjet kam pėr t'i djegur kullat,
Do tė t'i vras qentė shtat'qind vjet.


I.KADARE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Ismail Kadare    Today at 20:31

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ismail Kadare
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: