Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Ibrahim Kodra

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Ibrahim Kodra    16/9/2010, 01:45

Nė pėrkujtim tė artistit Ibrahim Kodra (22 Prill, 1918 - 7 Shkurt,2006) , njė vit pas vdekjes...


10 poezi


O NĖNĖ

Nuk i ndiej mė ledhatimet e tua tė ėmbla
ashtu si era e prillit qė pėrkėdhel lulet,
o nėnė.
Ku je fshehur?
Nuk e shoh mė buzėqeshjen tėnde,
sytė e tu, sytė e tu gjithė vėmendje,
qė asnjėherė nuk lodheshin
sė ndjekuri ecjen time tė pasigurt.
Ishe gjithēka pėr mua.
Fytyra jote: mė e bukura
mes muzave.
Dhe flokėt e tu
tė gjatė e tė zinj
mbulonin faqet e gėzueshme,
kur gjoksi ngjallte ngrohtėsinė
nėpėr venat fėminore.
Tani ku je fshehur?
E freskėt nė kujtesėn time,
rikthehu, o nėnė,
tė pėrkėdhelėsh fytyrėn time tė lodhur.



KJO ĖSHTĖ RRUGA

Nėn qiellin yllėsor
tė Pozitanos
njė ēupėz ngjitej pėr nė Fornilo
me hapa heshtjeje.
Rrugėt ishin tė mbuluara
me errėsirrėn e natės.
Dritat lėbyrėse tė njė makine
ndriēonin
figurėn e hajthshme
tė vogėlueshes sė pjekur parakohe,
flokėt e saj tė artė shthurur nga era.

Njė zotėri avitet,
me gishtin tė drejtuar nga mali,
thotė: "Ti qė kėrkon misterin e dritės,
ja rruga qė tė ēon te Shėn Mėria".



NJĖ MIKU SHKRIMTAR

Qielli i Pozitanos
ėshtė mbuluar me retė e freskėta tė agut
e ti, duke kundruar aurorėn,
mbledh mbi njė gjethe
plagėt e kohės.



NJĖ LULE

Mos mė thuaj qė nuk tė kam dashur,
o lule e livadhit tė virgjėr!
Thuamė qė ėshtė shuar dielli,
thuamė qė toka ėshtė nė flakė,
thuamė qė hėna ėshtė ngjethur,
thuamė qė qielli ėshtė nė gjėmė,
thuamė qė s'ka mė agshole,
por mos mė thuaj qė nuk tė kam dashur…



URA

Nė atė ditė tė bekuar
vajzat rendnin
nga ura.
Dielli hidhte
rreze nate
pėr t'i bėrė brune.



E PANJOHURA

Ajo ecte drejt majės
e ai zotėri mbeti i hutuar
nga njė bukuri kėshtu aq e natyrshme.
Ishte e panjohur nė atė vend
e tė gjithė kėrkonin emrin e saj.



NJĖ FYTYRĖ E FSHEHUR

Ditėn e 15 gushtit tė '77
mbretėronte heshtja atje.
Djemtė luanin: ping! pong!
nėn pishėn e sheshit.
Vajza me flokė tė gjata
dallgė-dallgė mbi supet e hajthshme
shkėlqente nė dritėn alabastėr.
Duke luajtur me krifėn e gjatė
Era e qeshur fshihte
fytyrėn e saj vezulluese
si njė gur i rrallė orienti.



PĖRSHĖNDETJA E FUNDIT

Gjatė rrugėve tė Palermos
flladi i mėngjezit
xixėllonte mbi gjethet e palmave.
Digjeshin nė diell
sheshet e asfalta.
Njė vajzė e drojtur
e shtrirė nė plazhin e dielltė
vinte nga veriu.
Veshur me ngjyra koloniale,
aq shumė tė befta
e gushti mbaronte,
i jepte pėrshėndetjen e fundit Montrealit
dhe me vendosmėri tė pazakontė
merrte rrugėn e kthimit,
humbte mes mjegullave tė bardha
qė dhunonin kaltėrsinė e shtrirė
tė qiellit mbi qytet.



BESA E SHQIPĖRISĖ

(e shkruar shqip)

Lindi dielli nė Kalabri,
u hapėn malet me rrėmbim,
tue lėnė fushat tė lulėzueshme
nė blerim.
Arbėreshėt u habitėn
pėr bukurinė e Natyrės
e thjeshtė, e pavarur
si ata, qė shprehin me zemėr
dhe harenė e fytyrės.
Nė atė ēast tė pazakonshėm
u hap qielli menjėherė:
njė shqipe e madhe,
tue fluturuar,
tokėn mbarė pėr tė zaptuar,
hapi krahėt e saj,
tue mbuluar Kosovėn dhe Kalabrinė,
Pianėn e Palermit
dhe Shqipėrinė.
Po i mbronte nė zemrėn e saj
qė tė jenė sė bashku si pėrherė,
sepse kanė dhėnė nė histori
nder e lavdi.
Shqipja nė mbrėmje
nė qiejt fluturoi
e lartazi shkoi.
Tue fluturuar lartaz nga qielli
dhe, para se tė hynte, nė hijen e natės
e ēojti lart fletėn e saj
dhe shkrojti
nė qiellin me yj tė ARBĖRISĖ:
"BESA E SHQIPĖRISĖ"



KĖRKOJ

Kėrkoj horizonteve larg
praninė e jetės
tė pafundmen…
rrezen diellore,
lėvizjen.

Kėrkoj mosarsyet
tė pathyeshmet
shkulmet ujore
tė pa nisurat.

Kėrkoj befasinė
tė pėrkohshmen
tė kuptueshmen
kurajon.

Kėrkoj lartėsimin
tė pandryshueshmen,
tė pakėmbyeshmen
rebelimin,

Kėrkoj tė pazakonshmen
tė pazėvendėsueshmen
tė pazgjidhshmen
tė pamundurėn.

Kėrkoj befasinė
tė padukshmen
tė paarritshmen
zanafillėn.


Kėrkoj ēelėsin e gjithėsisė
enigmėn e ajrit
tė puhizės
tė agut tė dritės.

Kėrkoj tė mbjell nė tokė
filizin e parė
farėn e parė
tė ardhmėrisė.





Pėrktheu Eda Agaj Zhiti
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
 
Ibrahim Kodra
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: