Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Hyzedin Hima - Tė etur shkojmė nė hiē !

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Hyzedin Hima - Tė etur shkojmė nė hiē !    16/9/2010, 01:41

Ndėr ata qė nuk e kanė braktisur akoma Shqipėrine dhe vazhdojnė tė jetojnė nėn presionin e dhunshėm tė dobėt ekonomik tė vendit, tė krijojnė art vėrtetėsisht tė zhveshur nga gėnjeshtra , tė paguajnė haraēin e "dekorimit tė dhunshėm" intelektual tė jetėve dhe krijimtarisė sė tyre , tė mbeten besnik tė ėndrave dhe ideve mė tė kthiellta njerėzore, njėri nga ata pra ėshtė z. Yzedin Hima prej tė cilit kam nderin t'ju prezantoj sotė njė gėrshetim unikal vargjesh qe rrallėhere i ndeshim nė rrjedhėn e asaj ēka lexojmė pėrditė. Yzedin Hima ėshtė thjeshtėsisht poet ku pesha dhe koloriti i fjalėve tė tij nuk kanė nevoj pėr tituj dhe estetizmin e tė "ububujshmes". - Flurans Ilia

ēdo dite humb diēka


rruget e mia te hershme po kthehen ne gjarperinj te bukur
deshirat e dhunuara jane ornamente ne shpinen e tyre
e braktis lekuren gjarperi , vizatimet mbeten art dhembjeje
peng i jetes sime plage e bukur ne shpinen e gjarperinjeve
fluturon lart ne kthetrat e shqiponjes dhe bie ylber
ne gojen e hapur te hardhuces se mahnitur nga lartesia
hardhuca eshte e lumtur se piu nje ylber ne piken e veses
e shtrire ne gur ben nje plazh estetik nen driten e yjeve


etja eshte gjithēka


u deha duke pire drite nga neoni i ftohte i syrit tend
ndjej mall per terrin ku var dobesite e mia
urat ua hipin lumenjeve me shalet hapur si kurva
indiferente ata rrjedhin drejt nje dashurie sublime
etja eshte gjitheēka. Nje njeri i nginjur vozit mbi bote
si nje bidon bosh mbi valet e qeta te lumit
kam veshur nje bluze cicerimash prej kanarine
poshte kapotes se rende te vuajtjeve te babait tim
kapota me rri e gjate. Supet me dhembin
e kaluara eshte piedestal ku ngrihet statuja e genjeshtres
edhe fjalet kane helm te forte si gjarprinjte
fjalia shpifese eshte nje gjarper jeshil ne barin e njome
mjedisi eshte ndotur edhe nga mbetjet e fjaleve
futur ne libra me kapake te trashe
e dashura ime u mahnit nga zambaket e bardhe
prej fjale te tubuara ne nje tekst urimi per ditelindje
bota u be nga nje materie qe thirret dobesi
grate jane shpetimi i njerezve te ndershem
pylli eshte ne gjinine femerore.Shih floket dhe enigmat e tij
u deha duke pire dhimbje. Fjalet me dalin te jargavanta



mėngjes nė provincė

Laureshat endin pėlhurėn e ditės me cicėrima tė bardha
Nata fshihet thellė te njė gruaje me trup xixėllonje
Blic i kėmbėve tė hijshme vret mė bukur se vetėtima
Pelerina e njė pashke sot ėshtė rrobė e preferuar pėr horra
Gris natė pėr tė gjetur vendin tėnd tė shenjtė ku fle zjarri
Nėn ēurgėn e frikės sė ndarjes qė ngroh bufi nė lėvozhgė
Hape kėmbėt pėr tė kapėrcyer apo pėr tė formuar ylberin?
Bari i zi kreshpėrohet poshtė luginės te shtjella e zjarrtė
Aty ku ngjizen gjenitė, horrat dhe vdekėtari i thjeshtė
E gjithė turma kruspulloset nėn kapota tė murrme ushtari
Lypsari me fytyrė guri me zor ndahet nga rrugica e imėt
Me tė cilėn fjeti gjithė natėn nėn qiellin e mbjellė me lofata
Jorgani i qyramidheve digjet nė diellin qė rri pezull mbi vesė
Nepėrka ime ende fle e qetė brenda duarve tė mia prej
qelqi.


pa titull

Rruga u pėrdhunua kėtė mėngjes nga njė turtull
Flokėt e saj tė hirtė po ia ndreqte karrocieri i postės
Teksa kali i tredhur tundte bishtin krenar pėr pafajėsinė
Dielli ra mbi gropa e u pėrgjak nė tė ējerrat e kuqe
Mbushur me hingėllima tė trishta kali tė tredhur
Rruga mbeti shtatėzanė me njė turtull tė brishtė
Dhe nga barku nxorri njė mėngjes nėpunėsin e postės
Qė thėrriste me nje letėr nė dorė nė formė pėllumbi
Dhe turtulli djallėzisht buzėqeshte midis gjetheve
Teksa ēukiste herė pas here nė seksfrutin e plepit steril
Nėn cicėrimat e korit tė harabelave impotentė.


fjalėt e thėna

Fjalėt e thėna ndėr vite ende jetojnė diku
Se fjala kur thuhet nuk vdes, atė ēast nis tė jetojė
Thotė Emily Dickinson dhe ajo ka tė drejtė
Ajo grua mban njė varse me smeraldė fjalėsh
Tė cilat ia dhurova njė pasdite i dehur nga vera
Njė vajzė e kam vrarė me njė fjalė tė vetme
Teksa ia thashė krejt i shkujdesur nė njė piknik
Dikush e mban njė fjalė tė thėnė vath nė vesh
Disa fjalė jetojnė nė njė pllakė varri buzė rrugės
Njė grup fjalėsh janė nė themelet e gėnjeshtrės
Ndėr libra disa fjalė kanė nisur tė mė ndryshken
Siē ndryshket qielli nė shkurt nga mungesa e diellit.
Fjalėt e pathėna po, ato vdesin brenda vetes
Njeriu qė kurrė nuk foli ėshtė njė varrezė e trishtė
Ku prehen fjalėt nėn qiparisat e zinj tė heshtjes.


ėshtė ditė e dielė

Tė duash ėshtė gjithmonė mė mirė se tė urresh
mė thonė sytė kozmikė tė njė breshke tė vogėl
teksa pėrhapnin njė dritė qiellore qė endej mbi bar
Sy tė tillė ka vetėm vajza qė nuk mė deshi kurrė
Dhe pėr fatin tim tė keq ajo kurrė nuk mė urreu
Shihej ēdo ditė nė sytė e mi si nė njė pasqyrė tė thyer.
Lumi pėrpėlitet nė sqepin e pulėbardhės nė ag
Burrat nė duart e grave sot kanė rėnė robėr
Ėshtė e diel dhe qielli nė qindra ēarēafė tė kaltėr
Valėzon nė ballkonet e qytetit qė prehet nė krahėt e grave.


harta e atdheut


Murit ia hoqėn gurėt njė e nga njė deri tek rrėnjėt
Po muri mbeti nė sytė e njerėzve me gurėt e rėndė gri
Njerėzit me sy muresh vėshtrojnė nga ura e re
qė lidh brigjet e hirta tė hiēit ku rrjedh mungesa e lumit
nėn klithmat e pulėbardhave prej letre tė bardhė
Pemėt ēelėn luleshprese nė kėtė fund tė ngrirė janari
Luleshpresat ndritėn rrugėn e fatit nė njė dritė muti
Njeriu veshi njė palė sandale fjalėsh dhe u nis pėr udhė
Bliri i zhveshur ka shpėrthyer nė cicėrima kanarinash
Nė pyllin e bukur tė shpresės matanė asaj kodre fati
Qė largohet si njė arushė e bardhė me kėmbė mjegulle
Njeriu ka nė kėmbė vetėm lidhėsat e kaltra tė shpresės
Rrugės lė nė pluhur hartėn fatkeqe tė atdheut .



Nė vjeshtė tė gjithė vdesim nga pak


nė pellgje kalbej drita
Gabriel Garcia Marques

njolla drite mbi gjurmėt e tua tė freskėta
ikja ėshtė demi i zi qė shpon ditėn nė brinjė
dita dridhshėm pikon nga streha e muzgut
dhe lag zėrin e pikėlluar tė bulkthit nė bar

nė rrėpirėn e lotit pejzazhet bien nė humnerė
fjalėt prej uji thyhen nė gurin e moskuptimit
mendimi ėshtė ajo gjethja e tharė nė shtjellė
mbėrthyer fort te drita dhe te tingulli a!

Pantera e zezė lėpin gishtat e mi prej qelqi
gjurmėt e tua mbi dritėn e kalbur tė ditės
pikojnė mbi barin e kuq tingullin O, ku qyqja
kėndon pėrvajshėm: ku-ku! ku-ku! ku-ku!

shiu i penduar e njomi shkrumbin e muzgut
nata ka veshur mbathje tė zeza me penj drite
teksa shtrihet mbi rėnkime gjethesh tė rėna
ti ike, ti ike, ti ike, ti ike, ti ike, ti ike, ti ike
dielli ėshtė iriq me gjemba dritėdhimbjeje
2005



antifabul

Turma e milingonave vente e vinte nė mesditėn e nxehtė tė korrikut. Nga porta e shtėpisė sė tyre rridhte njė ēurgė nate. Ato nuk ndaleshin pėr asnjė ēast. Kokrrat e mėdha tė grurit binin nė humnerėn e zezė tė egzistencės sė tyre. Zogjtė e ndalėn koncertin dhe vizatonin harqe freskie mbi burim. Ajri i nxehtė rėndonte si plumb i shkrirė mbi krahėt e larashit.
Gjinkallat vazhdonin koncertin e tyre. Kori i tyre freskonte qiellin e kaltėr. Ajri dridhej, teksa vėrshonte nga gjoksi i tyre. Pylli merrte frymė nga mijra klimatizatorė tė vegjėl. Nėn ritmin e kėngės sė tyre po ndėrtohej piramida e egzistencės nga vargu i zi i skllevėrve. Pastaj vera shkoi. Nga sytė e trishtuar tė drerit pikonte dimėr. Matanė kristalineve tė qerpikėve tė akullt kėrkova sytė borealė tė Asaj.
Jam njė vidh i mjerė me brekė e kėmishė tė bardhė qė pėrmjerr nė lėndinė!
Gjinkalla troket nė portėn e zezė tė milingonave. Kėrkoi taksėn e koncerteve tė verės. Njė zė i akullt proletari rrodhi nga tė ēarat e derės: -Po ēfarė bėre gjithė verėn?
-Detyrėn e ēdo artisti nė botė, kėndova pa reshtur qė tė mos e zinte gjumi pyllin dhe vdiste, qė ajri tė mos derdhej si plumb i shkrirė mbi bar, qė qetėsia e vdekjes tė mos paralizonte milingonat nė varg.
Milingona u pėrvodh nė terrin e moralit tė turmės.
Mbeta vidh i mjerė me brekė e kėmishė tė bardhė nė mes tė borės sė ngrirė tė moralit. Kėngėt e akullta tė gjinkallave zgjaten stalaktit nė strehėt e syve tė Asaj.

2005


bardh e zi

blirėt e rinj kanė ēelur kanarina
anės rrugės vrapojnė zbathur nė agim
kėpucėt e vjetra pinė kafenė e mėngjesit
rruga nxiton nė takimin e lėnė nė kryqėzim

ngjethet fustani mbi format shpėrthyese
ti u shfaqe nė pėlhurėn e ajrit nderur kah drita
tingujt puthen me tinguj nėpėr strehėt e syve
pikė-pikė- pikė pikon terr nga flokėt e zinj

nėn kėmbėt delikate zbardh dhėmbėt asfalti
strukur te gjoksi dy zogj ende flenė gjumė
muret e qullur kollen nė ngjyrė portokalli
peshku i kuq ha fjalėt e hedhura nė akuarum

manekinėt s'e kanė emrin nė lista pėr votim
nė heshtje protestojnė nė butikėt e bllokut
dita ikėn mbi kuaj tė bardhė me nxitim
ndėrsa nata lehtė- lehtė tė zbret prej flokut
2005



vjeshta nė mėngjes

arti ėshtė njė gėnjeshtėr qė thotė tė vėrtetėn
Pablo Piccaso

terri vrapon skutave tė ftohta
njė mace prej drite e ndjek pas

me mbathje gjethesh ndėr kėmbė
shėtitin nudo pemėt nėpėr park

ti fle e qetė nėn kujėn e erės
harruar nėn rrobat e hirta

te ky mėngjes vjeshta dhemb
te foletė bosh, te ndarjet e trishta

u tretėn zėrat e ngrohtė nė rrugė
dhe rrugėt plot zhurmė ikėn larg

nė kėtė vjeshtė plot ndryshk
ne tė gjithė vdesim nga pak

2006



ti je shpirti im i bukur

Ezra Pound: ē'dashuron do mbetet gjatė
zgjyrė ėshtė pjesa tjetėr


u thinjėn shkronjat, fleta u zbeh
mataforat kanė zėnė ndryshk
ndėrsa ti qėndron pėrherė e re
si mermer i bardhė nėn myshk

pemėt e ngarkuara me cicėrima
janė femra qė nuk shtrihen kurrė
dimri i zhvesh me duar tė sigurta
siē di tė zhveshė vetėm njė burrė

te shtjella blu ne mbytemi ēdo dite
lumi ėshtė brinja e kaltėr e detit
pulėbardhat lindin nga gjiri i tij
me dhembje e lagin cohėn e qiellit

te sytė e tu janė mbytur det e qiell
shpend’ i egėr tė dridhet nė buzė
kur ecėn rrugės si gishtat nė tastierė
nė sytė e njerėzve ajri digjet shpuzė

kur dimėr e terr e shpirt i mbėrdhirė
bukuria ndrit e ngroh si zjarri nė vatėr
ti m’u shfaqe njė ditė marsi tė ngrirė
nė trajtėn e njė gruaje prej qelqi tė kaltėr

2006




udhėkryq

aty ku udhėt puthen me udhėt
e era i ndal hapat dhe pret erėn
me kėmbėt e lodhura ndėr duar
pa ditur ku t’i lėshoj gjurmėt
qėndroj te semafori me sy njeriu

i lidhur fort nė mitrėn e fatit
po pres tė dal si foshnja nė dritė
dua tė lind dhe dot nuk po lind
nė rrugėn e zbehtė si prostitutė
semafori nxin si njė sfinks

mbeta nė udhėkryqin kuq e zi
ku nė dy patavra tė ndryshkura rruge
Jezu Krishti kryqėzohet ēdo ditė

2006




tė etur shkojmė nė hiē


lumi ha brigjet me mėrmėrima
kambana ha heshtjen me drithma

deti i etur pi ēdo ēast lumenjtė
dhe terri i uritur pėrpin retė

nė natėn e gjatė ne pimė vetminė
brenda nesh 100 ujq ulėrijnė

tė dehur bėjmė seks me kujtesėn
teksa qirinjtė hanė terrin dhe veten

koha ha kohėn si pėrbindėsh mitik
rrjedha e saj mokrrat mbi ne i vėrtit

aty bluhet jeta jonė ēdo orė e ēdo ditė
dhe poshtė del miell i bardhė : njė hiē

2006

©Yzedin Hima
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
 
Hyzedin Hima - Tė etur shkojmė nė hiē !
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: