Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Poeti Havzi Nela

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Poeti Havzi Nela    16/9/2010, 01:23

rd
--

Ftesė pėr tė vajtur nė Shqipėrinė e Havzi Nelės


Besim MUHADRI


Jetėshkrim


Poeti kryengritės, nga Kollovozi i Kukėsit, Havzi Nela (1934 - 1988), ishte njėri nga ata qė s`u pajtua asnjėherė me tė keqen, qė solli dhe po e sillte vazhdimisht regjimi komunist nė Shqipėri gjatė viteve tė sundimit tė tij(1945-1990) Kėtė tė keqe ai e kishte vėrejtur qė herėt. I lindur nė Kollovoz tė Kukėsit, nė kėtė fshat tė humbur tė Shqipėrisė sė "Veriut", atje afėr "qytetit verior" tė Kukėsit, Havzi Nela, poeti i ardhshėm, qė herėt u ballafaqua me vuajtjet dhe padrejtėsitė, tė cilat u mundua t'i sfidonte nė forma tė ndryshme. Pasi qė kishte kryer Shkollėn Pedagogjike nė Shkodėr, ai fillon punėn nė rrethin e Matit, por u bėnė shkak disa vjersha qė iu gjetėn, tė cilat siē duket ishin tė "papėlqyera" pėr pushtetin dhe pushtetarėt e asaj kohe dhe pushohet nga puna. Pasioni i tė shkruarit poezi nuk shuhet te djaloshi, i cili vazhdon tė shkruajė vazhdimisht nė formėn e tij, pasion ky qė pėrswri bėhet shkaktar i pėrjashtimit tė tij nga Universiteti, ku kishte filluar tė ndiqte studimet e larta. Nė kėtė kohė qi punon mėsues nė Has dhe Lumė, por njėkohėsisht vazhdon studimet me korespondencė.


Pasionit tė tė shkruarit poezi i pagoi "haraēin"


Tė shkruarit poezi te Havzi Nela ishte bėrė tani njė pasion i pashuar, ndonėse pėr kėtė vazhdimisht ai po paguante njė "haraē" tė madh. Ėshtė fundi i viteve gjashtėdhjetė, kur nė Shqipėri po bėheshin "reforma" tė mėdha, tė cilat populli me dhimbje po i pėrjetonte. Ėshtė koha kur jo rrallė njerėzit nuk pajtoheshin me ato qė po ndodhnin. Kolektivizimi i pėrgjithshėm i vendit, mbyllja e institucioneve fetare, ndėrrimi i veshjes dhe luhatja nga traditat vendore dhe emitimi i njė ideologjie tė huaj dhe shkatėrruese pėr vendin dhe kombin mbarė, janė ato me tė cilat nuk pajtohet dot mėsuesi dhe poeti Havzi Nela. Nė shenjė mospajtimi me atė qė po ndodhte me vendin e tij, ku diktatura komuniste, si njė hijenė e pėrshfaqur vdekjeje po gllabėronte shpirtin e tij. Me zemėr dhe shpirt tė vrarė, mė 27 prill tė vitit 1967, ai vendos tė braktisė vendin. Po ku tė shkojė? Vendos tė kalojė kufirin dhe "zbret" nė Kosovėn e shkallmuar nga njė diktaturė tjetėr, madje edhe mė shfarosėse. Poeti po e braktiste atdheun me zemėr tė plagosur, tė cilėn brengė e shpreh pėrmes dy vargjeve tė shkruara, tė cilat i lė peng pranė piramidės kufitare.


Mbytja me vetmi vrasėse dhe varja trishtuese nė mes tė qytetit


Por, ikja nga atdheu dhe kalimi ilegalisht nė Kosovė, qe njė tjetėr fatalizėm, njė tjetėr mallkim pėr poetin dhe mėsuesin Havzi Nela, sepse atė e kthejnė sėrish nė atdhe, ku tani e pritnin pesėmbėdhjetė vite nė burgun e Spaēit, tė njohur pėr temerret e tij, por edhe nė burgjet dhe kampet e tjera tė asaj kohe, ku ridėnohet pėr shkak tė qėndrimit tė "pandreqshėm" tė tij. Por, edhe dalja nga burgu, mė 1986 dhe internimi dhjetėmuajsh nė malet e Arrnit, nuk sollėn ndonjė kėnaqėsi pėr poetin dhe mėsuesin e papėrmirėsuar pėr pushtetin komunist qė po jepte grahmėn e fundit, sepse aty ai mbytet nė njė vetmi vrasėse. Pa kaluar as dy vjet, vjen njė ēast qė trishtoi zemrat dhe shpirtrat e atyre qė e duan jetėn. Vjen njė ēast qė trandi shpresat se mund tė ndodhte diēka e rėndėsishme nė shtetin e lodhur e tė nemitur nga diktatura pesėdhjetėvjeēare komuniste. Ėshtė koha kur duke mos u ngopur me tė gjitha ato vuajtje, me tė gjitha ato tortura ndaj tij, pushteti jep urdhėr pėr tė varur poetin. Ėshtė ky njė urdhėr makabėr, ashtu siē ishte vetė sistemi dhe njerėzit qė e udhėhiqin atė. Dhe varja ndodhte, jo mė larg se nė vitin 1988, atje nė qendėr tė "qytetit verior" tė Kukėsit. Vetėm dy vjet para se tė binte regjimi i egėr komunist. Ishte njė akturdhėr pėr varje, pėr tė trishtuar tė vėrtetėn qė kishte marrė udhėn e daljes nė dritė pas gjithė asaj errėsire tė tmerrshme qė kishte gllabėruar e trishtuar vendin pėr pesėdhjetė vite me radhė. Atje, nė qendėr tė qytetit verior tė Kukėsit, po varej poeti, simboli i fjalės sė lirė dhe i dashurisė sė pashuar, luftėtar pėr njė liri tė ėndėrruar. Dhe " ai, mė sa duket, pasi kishte humbur ēdo shpresė se do tė mund tė jetonte, po ndėrronte jetė, duke pėrswritur vetėmėvete katėr vargje qė po i fisnikėronin pėr herė tė fundit shpirtin e tij tė lodhur, qė po sosej nga ēasti nė ēast", do tė shkruajė studiuesi letrar, kuksiani Petrit Palushi, duke cituar katėr vargjet e poetit, nė tė cilat shpėrfaqet parandjenja e njė akti tė tillė makabėr, por jo tė vetėm nė historinė e diktaturės komuniste nė Shqipėri:


Kur tė pyesni :"Ku e ka vorrin?"

Kur t`kėrkoni me e gjetė,

Thoni:"Ai e urreu mizorin"

Thoni:"Dheu s`ka me e tretė".


Dhe ėshtė ky njė mesazh pėr njė vdekje tė parandier nga poeti qė po pėrjetonte diktaturėn dhe tė kėqijat e saj, tė cilat ia shkaktonin njerėzit qė i shėrbenin me aq pėrkushtim kėsaj katrahure kombėtare: Poeti e kishte ndier njė akt tė tillė, sepse nuk priste ndonjė tė mirė pas tė gjitha atyre vuajtjeve tė shkaktuara me dekada tė tėra mbi tė, mbi atė shpirt qė nuk bindej dot tė thyhej. Dhe ėshtė pikėrisht kjo pathyeshmėri qė atij i shkakton vdekjen e dhimbshme, aspak tė natyrshme, ashtu me varje nė mes tė qytetit, pėr tė trishtuar dhe frikur shpirtrat e tjerė, m'u nė kapėrcyell tė shekullit njėzet. Poeti qėndron i varur atje nė mes tė qytetit, ndėrsa njerėzit e shikojnė dhe nuk guxojnė ta thonė asnjė fjalė, por ashtu nė heshtje shprehin pikėllimin dhe habinė e vogėl se si kishte ngjarė. Poeti, ashtu i varur, valėvitej nė shtyllėn e vdekjes, por nė atė kalvar vdekjeje qėndronte pathyeshmėria deri nė amshim, pėrballė qyqarllėkut tė pushtetarėve dhe "komisarėve" tė errėsirės mesjetare qė ua kishte pushtuar shpirtėrat.


Poezia qė buronte thellė nga shpirti i sfilitur i poetit tė persekutuar


"Tė gjitha kėto qė i shkrova deri kėtu, me vjet tė tana kanė qėndrue nė tru dhe duke i pėrswritur me vetėveten, me kokė nėn jorgan, ose nė vende ku isha ma i vetmuem, kam mund me i ruejt nė kujesė. Gati gjysma janė krijue me mend, pa pėrdorė laps dhe janė rimue me anė tė gishtave". Janė kėto fjalėt e poetit Havzi Nela, qė tė tregojnė mė sė miri kushtet dhe rrethanant e krijimit tė poezisė sė tij, e cila buronte thellė nga shpirti i sfilitur i tij. Ėshtė forma dhe metoda e tė shkruarit poezi burgu, nėpėr tė cilat pėrplaset frymėzimi i poetit Nela, qė ndrydhej e trishtohej nė pėrplasje kohe. Me vite tė tėra vazhdoi ky ankth, kjo metodė e tė shkruarit. Laboratori poetik i Havzi Nelės ishte qelia dhe errėsira e saj qė ndriēohej nga farfuritjet e vargjeve qė ndrydheshin e shtrydheshin nė mendjen e tij. Ishte vetmia dhe jorgani qė mbulonte kokėn e poetit kur pėrswriste ato pėr tė mos i harruar. Kjo ishte njė metodė e imponuar nga kushtet e njė burgu tė rėndė, tė paparamenduar nga mendja e njeriut. Ėshtė njė metodė dhe formė krijimi, pėr tė cilėn duhet folur e shkruar mė gjatė. Kėshtu krijuan edhe poetė tė tjerė tė Shqipėrisė sė asaj kohe si Visar Zhiti, Jorgo Blaci etj., tė cilėt provuan burgjet dhe "fajtor" pėr kėtė ishte pikėrisht poezia qė ata shkruanin dhe letėrsia qė kultivonin, nė tė cilėn rrugė ishin nisur dhe s`ktheheshin dot prej saj.

"Nė kėto ditė qė mora guximin t`hedhja nė letėr, sigurisht qė jam nxitue dhe pėr ma tepėr duke hedhė sytė sa majtas - djathtas se mos kam tėrhequr vėmendjen e shokėve qė i kam fare pranė". Ėshtė edhe njė tjetėr anakronizėm. Poeti shkruan nxitueshem dhe frikohet nga "shokėt" se mos tėrhiqte vėmendjen e tyre. Athua pse e gjithė kjo frikė. Athua pse i gjithė ky nxitim. Pse kaq shumė frikė e nxitim pėrnjėherėsh nga vėshtrimi dhe "zbulimi" nga shokėt. Poeti ngutej pėr diēka dhe kishte frikė se nuk do ta kryente punėn e tij tė nisur tash e njėzet vite, punė e nisur dhe e fshehur brenda vetėvetės nė mendje, duke e pėrswritur pėr tė mos harruar. E tani kishte frikė nga shokėt qė mos ta vėrenin qė ta dėnonconin, sepse prapė mund tė binte nė burg. Vargjet e ruajtura nė vetėvete pėr njėzet vite, burgjeve dhe qelive ai dėshiron t`i hedhė nė letėr, nė fletore, qė njė ditė t`i qesė nė dritė. I shkruan ashtu pa respektuar dot gjuhėn letrare, sepse pėr njė gjė tė tillė nuk ka kohė poeti, sepse "u lodha sė mbajtuni nė mendje", do tė thoshte ai nė fletoren e tij tė parė.


Trishtimi nga mungesa e lirisė


Nė libėrthin "Asnjė ēast lumnije" tė Havzi Nelės, tė pėrgatitur e tė redaktuar nga studiuesi Petrit Palushi, lexuesi ka para vetes vetėm njė tufėz poezish, nga tė gjitha ato qė kishte shkruar e qė i kishte ruajtur plot sakrificė nė vetėvete. Janė gjithėsej nėntėmbėdhjetė krijime qė pėrbėjnė njė libėrth dhe njė shtegėtim letrar tė poetit Havzi Nela nė tehun e jetės e tė vdekjes, qė luftojnė pėr ta mundur njėra-tjetrėn. E tillė ėshtė edhe poezia "Kur tė vdes", njė poezi me njė titull ndjellakeq, por real. Poeti kėtu e ndien vdekjen "para kohe", ndonėse njė gjė e tillė i rrinte pranė:


Kur tė mėsoni se kam vdekė,

Kur tė thoni:"Ndjesė pastė!"

A e dini se ēfarė kam hjekė

Unė, poeti zemėrzjarrtė ?


Ėshtė njė poezi e tėra e mbėshtjellė me realitetin fiktiv qė kishte shoqėruar poetin gjatė gjithė kohės. Njė poezi qė transmeton mesazhin poetik dhe jetėsor tė poetit qė e deshi lirinė, qė e deshi jetėn, qė deshi dritėn dhe stinėn mė tė bukur tė jetės, por qė kurrė s`i pėrjetoi vetė.


Thoni: Dritė ai kėrkoi,

E vetė dritė nuk pa me sy

Thoni: "Pėr njerėzinė kėndoi,

E pėr vete mbajti zi".


Janė kėto vargje dhe tė tjerat qė shprehin mė sė miri angazhimin njerėzor tė poetit qė dergjej burgjeve plot vetmi dhe torturė, tė poetit qė kishte frikė nga "shokėt" kur hidhte nė letėr vargjet e ruajtura nė mendje. Poetit qė provoi prangat dhe errėsirėn e qelive, duke lėshuar kushtrimin pėr tė mjerėt, nga tė cilėt dronte se edhe varrin do tė kishin frikė t`ia preknin e t`ia vinin ndonjė lule.

Havzi Nela, qė vuante nga mungesa e lirisė jo vetėm krijuese, nuk trembej dot nga vdekja pėr kėtė liri. Ai nuk kishte shpirt robi qė tė bindej pėr gjithēka. Nuk duronte fjalėt poshtėruese, fjalėt fyese, tė cilat mund tė binin mė tepėr se mallkim. Kėtė qėndrim poeti e shpreh nė mėse njė poezi. Prandaj, kėtė mesazh ka edhe poezia "O liri, o vdekje", apo edhe poezia "Ma mirė le t`i mbylli sytė", nė tė cilat mospajtimi me fyerjen, poshtėrimin, janė qėndrime tė prera tė poetit qė mė parė pranonte tė thonin njerėzia se vdiq, por shkoi me nder, se i rrėzuem (kupto:poshtėruar) pėrgjithmonė. Kėto vargje poeti i sajon nė burgun e Burrelit mė 1977, nė ato momente kur pėrballej me torturat dhe poshtėrimin qė i bėnin gardianėt dhe komesarėt e diktaturės.

Kur lėxon poezitė e burgut tė poetit Havzi Nela tė kapė trishtimi, njė trishtim qė tė tronditė. Aty do tė pėrballesh me njė realitet qė kishte ndodhur, me njė pėrjetim tė drejtpėrdrejtė. Ndryshe nga poezia e burgut e Visar Zhitit, e cila ėshtė njė poezi qė e ndien burgun dhe peshėn e rėndė e tė tmerrshme tė tij, por qė shprehshmėria e saj ėshtė ndryshe, pa urrrejtje, nė poezinė e Havzi Nelės ka mė tepėr urrejtje, mė tepėr mosdurim, mė tepėr drejtpėrdrejtshmėri dhe kacafytje me realitetin brutal tė jetės:


Jo or jo, njėzet vjet burg nuk u mjaftuen,

S`u ngopėn ushunjėzat, xhelatėt mendjemarrė,

Mė ndoqėn kamba-kambės, lakun m`a shtrėnguen

Mė ndoqėn gjithė jetėn, pse jo deri nė varr

(Nuse mė dhanė robninė)


Kjo poezi shpreh brengėn e poetit pėr atė qė ekzekutorėt i dhuruan atij, duke e lėnė fillikat vetėm, duke e sterilizuar dhe duke e lėnė edhe pa fėmijė. Kėto vargje poeti i shpalos nė Arrėn, ku pushteti e kishte dėrguar pėr ta mbytur me vetmi, por qė s`mund ta thyente dot:


M`hoqėn pėrgjithmonė tė shtrenjtėn, lirinė,

M`i hoqėn tė gjitha, kot kam mbetur gjallė.

Shtėpinė m`a rrėnuen, nuse mė dhanė robninė,

Mė lanė pa vajzė e djalė, mė lanė tė qaj me mall.

(Nuse mė dhanė robninė)


Ndonėse i mbytur vetmi dhe vuajtje tė shumta shpirtėrore e fizike, poeti, megjithatė jeton me tė mirat, jeton me pathyeshmėrinė e tij, e cila siē shihet i jep njė trohė ngushėllim, sa pėr tė mos thėnė "njė trohė dėshprim tė pėrmbajtur". Liria tek ai ndihet vetėm atėherė kur e kujton vendlindjen, kur e kujton tė kaluarėn e lavdishme tė vendlindjes. Duke i kėnduar vendlindjes, nė mes kėngės dhe vajit dėshpėrues, poeti mundohet tė shprazė vrullin dhe flakėn e ndezur tė krenarisė qė i ngjallė qėndresa dhe pathyeshmėria nėpėr shekuj e vendlindjes dhe njerėzve tė saj, tashmė tė katandisur keq. Janė ato vende, ata emra tė vendlindjes, si Kalaja e Dodės, Luma plakė, Gjallica dhe tė gjithė ata shkrepa e male, ato lugina e gryka, ku nėpėr kohė u zhvilluan beteja kundėr pushtuesve nė ato luftėra pėr identitet e integritet kombėtar e njerėzor, tė cilat poetit nė mes errėsirės sė qelisė, burgjeve tė Spaēit, Rrėshenit, Burrelit, humbėtirave tė Arrnit etj, i ngjallin njė diēka tė bukur, njė diēka tė dinjitetshme, siē ėshtė liria, pėr tė cilat poeti pėrdor metaforat mė tė bukura, mė tė zgjedhura:


"Flamuj t`gjallė nė lufta t`rrepta,

Hijerandė, simbol lirie !"


Janė kėto malet dhe shkrepat e vendlindjes sė poetit, tė cilat tė kujtojnė vargjet e Naim Frashėrit qė i thurte atje larg nė mėrgim me atė shpirtin e mėrguar. Po atėhere ishte njė tjetėr kohė, kohė e pushtimit, ndėrsa poeti i kėndonte tė gjitha atyre, duke hymnizuar malet e kodrat, ēukat etj., por tani nė kohėn e Havzi Nelės, cila kohė ishte qė ai tė mallėngjehej aq shumė. Kjo ishte njė anakronizėm i llojit tė vet, qė ėshtė shpjeguar sa herė. Poezia e poetit bėhet mė e fuqishme, kur dihet se n`ērrethana u krijua ajo. Poeti bėhet njė hymnizues dhe i pėrmallshėm pėr njė diēka tė kaluar qė i shėmbėllen me tė bukurėn, me madhėshtoren, e cila u mbyt nga grotesku dhe nga e shėmtuara e kohės "moderne". E kohės qė po mbyste edhe atdheun e poetit, ku bėhej lufta e klasave, vrasja e njerėzve dhe e fjalės sė lirė. Prangat e diktaturės shtėrngoheshin e shtėrngoheshin deri nė kėputje jete. Ndahej vėllau me vėlla dhe gjaku shprishej ēdo ditė e vendi ishte dhe "po mbyllej me spiunė" qė tė pėrcjellin si hije tė prapta. Dhe kėtė poeti e shihte pėrditė, sepse edhe pėrballej atje nė errėsirėn e qelisė. Andaj, nė njė moment ligėsie e siē duket edhe humbje shprese pėr diēka tė mirė qė mund tė ndodhte, poeti bėn thirrje pėr vajtim:


Eni gjithė s`bashku, le tė shpallim zinė

Me gjamė e me kuje t`a vajtojmė Shqipėrinė

(Eni tė vajtojmė Shqipėrinė)


Ky ėshtė kulmi i dėshprimit tė poetit tė dėshpėruar e tė mbetur pa shpresė. Poezia e Havzi Nelės "Eni tė vajtojmė Shqipėrinė" tė kujton poemthin e Pashko Vasės "O moj Shqypni" , tė shkruar kėtu e njėqind vjet mė parė. Kėtu duhet tė bėjmė njė paralele, pėr tė shikuar Shqipėrinė e atėhershme me tė kohės sė Havzi Nelės. Cili ishte ndryshimi i katandijes sė Shqipėrisė sė atėhershme me tė tanishmen dhe a kishte tė drejtė poeti Nela ta bėnte njė ftesė tė tillė pėr vajtim? Natyrisht qė arsyet ishin tė shumta qė ai tė bėnte kėtė ftesė: Nuk ėshtė vetėm ana personale e vujatjes dhe e persekutimit tė poetit nga pushteti dikatorial, i cili vendit nuk i sillte asnjė tė mirė, prandaj as poetit tė syrgjynosur, por ėshtė edhe ana e pėrgjithshme qė u pa mė vonė me syrin e njė realiteti krejt tjetėr. Poezia ftesė pėr tė vajtuar nė Shqipėrinė, e Havzi Nelės, ėshtė edhe njė ftesė pėr tė ngritur zėrin dhe pėr tė luftuar pėr dinjitetin e Shqipėrisė "sė rėnė pėrdhe" e tė thyer krahėsh. Tė Shqipėrisė sė pėrgjakur e tė lidhur ndėr pranga ashtu sikur vetė poeti. Kjo ėshtė njė nga poezitė mė tė goditura, mė tė brumosura me atributet e njė krijimi dinjitoz, pavarėsisht nga klithmat dhe shprazjet e shumta tė poetit mbi ata qė i bėnin kėtė gjėmė Shqipėrisė.

Por edhe nė mes asaj errėsire, nė mes atyre klithmave e gjamės, poeti Havzi Nela nė shpirtin e tij fanitte shpresėn e fitores, kur dėgjonte pėr gjėrat e madhėrishme qė ndodhnin. Ėshtė viti 1981. Ngjarjet nė Kosovė atij i ngjallin asociacionin e fitores dhe tė krenarisė, gati tė humbur. Atė asociacionin e shikuar nė vargjet pėr vendlindjen nė tė kaluarėn e lavdishme tė saj. Kėtė e shpreh mė sė miri poezia "Nusja e flamurit", nė tė cilėn poeti i kėndon ēikės kosovare qė mbi tankun serb ngjitet sikur shqiponja duke valėvitur krahet pa asnjė frikė:


Lavdi ēikės kosovare

Si njė shqerrkė, si jė manare.

I del tankut, i thotė "Ndal!"

Rritet, ngrihet sa nji mal!


Poezia e Havzi Nelės pati fatin e vetė poetit. Njė fat tė ndrydhur, fatin e njė poezie qė ende vazhdon tė "ruhet" duke pritur njė kohė mė tė mirė. Kėto pak poezi tė mbledhura dhe tė botuara nga studiuesi i pėrkushtuar, Petrit Palushi, janė njė rast i mirė pėr tė mėsuar pėr njė proces tė zhvilluar brenda dramės jetėsore tė njė njeriu qė e deshi atdheun dhe lirinė e tij, njė dramė jetėsore qė tregon fatin e keq tė njė kolektiviteti tė tėrė dhe pėrjetimet e tij brenda njė periudhe tė caktuar tė quajtur diktaturė. Dalja nė dritė, qoftė edhe nė kėtė formė dhe kėtė sasi, tė jep shpresė se rrugėtimi i nisur shumė kohė mė parė i krijimeve tė poetit Havzi Nela do tė arrijė cakun. Vetėm kur tė kemi para vetes tėrė opusin e tij krijues, mund tė flasim mė shumė dhe tė japim ndonjė vlerėsim mė tė kompletuar pėr poezinė e kijuar nėpėr vite tė poetit fatkeq, Havzi Nela....


..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poeti Havzi Nela    16/9/2010, 01:24

KUR TE VDES
nga Havzi Nela

Kur te mesoni se kam vdeke,
Kur te thoni: "Ndjese paste!"
A e dini se cfare kam hjeke
Une, poeti zemerzjarrte?

Kur te pyesni: "Ku e ka vorrin?"
Kur t'kerkoni me ma gjete.
Thoni: " Ai urreu mizorin".
Thoni: "Dheu s'ka me e trete".

Thoni: "Ai e deshi jeten,
Jeta n'vuetje e dermoi".
Thoni se ka mbrojte te drejten,
Grusht tiranesh nuk duroi.

Thoni: "Desh, kerkoi lirine,
Si skifter ne fluturim,
Provoi prangat, t'errte qeline,
Per te mjeret leshoi kushtrim".

Thoni: "Drite ai kerkoi,
E vete drite nuk pa me sy"
Thoni: "Per njerzine kendoi,
E per vete mbajti zi".

Thoni se e qerroi terri
Thoni: "Dielli nuk u ngrohu".
Thoni se e trishtoi tmerri
E te shtypunit i tha: "Cohu!"

Kur te vije, te cele pranvera,
Kur bilbili nis me kendue.
Mbi vorr tim me gur'e ferra,
Nji tufe luleme ma leshue.

Prekni vorrin,mos ngurroni,
Kush ka linde, ai ka me vdeke,
Veten ju kur t'a ngushelloni,
Thoni:"Gjalle kurkush s'ka mbete!"

______________________

Havzi Nela, martir i vargjeve tė lirisė1>
(01.08.2008)
Kaluan plot 20 vjet nga dita e 20 Gushtit 1988, kur qyteti i vogėl i Kukėsit u gdhi me njė pamje tė trishtuar.Nė njėrin nga sheshet kryesore,komunistėt kishin varur nė litar poetin disident Havzi Nela. Njė autor i huaj ka shkruar se, “ėshtė me tė vertetė fatkeqėsi qė njeriu tė jetojė nė njė vend qė ėshtė i pamėshirshėm ndaj njerzve tė aftė dhe qė dallojnė”. Poeti ishte njė njeri qė dallonte dhe kjo ishte arsyeja qė regjimi komunist e kishte vendosur nė grykėn e pushkės. Si demokrat, patriot dhe atdhedashės, ishte i pari qė ndjente dėshirėn pėr tė qenė i lire nė njė vend tė lire. Por fatkeqėsisht poeti jetoi nė njė kohė qė ishte e vėshtirė tė jetonin martirėt si ai. Jetoi dhe vdiq si hero nė kohėn e diktaturės komuniste. Nė atė ditė tė nxehtė gushti u ndodha nė Kukės, si sot 20 vjet mė pare. Po shkoja nė drejtim tė axhencisė sė autobusėve. Ecja ashtu i shkujdesur duke menduar se vėshtirė do tė kishte vende nė tė vetmin autobus rrangallė qė udhėtonte nė drejtim tė Krumės. Kur mė del pėrpara syve njė pamje makabėr; njė trekėmbėsh dhe njė njeri i varur nė litar. Njė parullė ku ishte shkruar me gėrma kapitale “Havzi Nela, armik i partisė dhe i popullit”. Trupi i poetit lėkundej mbi trekėmbėsh nga njė erė e lehtė qė zbriste nga lugina e Drinit. Kalimtarėt e rrallė largoheshin me vrap tė tmerruar. Ramiz Alia, me kriminelėt e tijė komunist edhe nė grahmat e fundit po kafshonin si egėrsirė trupin e Atdheut. U afrova por nuk mund tė mbaja lotėt. Mė dukej se edhe mali Gjallica ishte pėrkulur nė atė shesh ogurzi pėrpara trupit tė pajetė tė Havzi Nelės. Dy pika gjaku i zbrisnin buzėve tė holla. Disa policė, pis tė zinj, lėvrinin si krimbat, tė gufosur se diēka kishin bėrė.
E kam njohur Havzi Nelėn nė Krumė nė vitin 1962. Kishte ardhur si mėsues. Nė Krumė, nė vendin tim tė lindjes, familja jonė jetonte nė gjendje internimi dhe ca mė keq akoma. Me mua njerėzit e kishin tė ndaluar tė flisnin. Sipas komunistėve unė isha i biri i armikut tė popullit. Kishim qenė tė burgosur, tė internuar, ishim kulakė dhe mua nuk mė lejonin tė vazhdoja shkollėn. Lexoja shumė libra, ishte i vetmi ngushėllim dhe prehje e imja. Nė qendėr tė fshatit, atėherė ka qenė njė bibliotekė e vogėl, afėr njė mulliri, ku pėrgjegjės ishte Imer Muja, njė djalė i ri me shpirt antikomunisti, tė cilin e kisha shumė mik. Njė ditė ai mė njohu me Havziun. Filluam tė bisedojmė dhe tė shkėmbenim libra me njeri tjetrin. Trajtonim tema tė ndryshme dhe u bėmė miq. I vinte keq prej meje, pėr gjendjen e vėshtirė nė tė cilėn ndodhesha dhe mė jepte kurajo se ditė tė mira do tė vinin pėr tė gjithė shqiptarėt. Shpesh mė recitonte poezitė e tij, ku pasqyrohej jeta e vėshtirė dhe falsiteti i propagandės komuniste nėpėrmjet figurave letrare, me njė mjeshtėri tė rrallė, duke iu shmangur spiunėve qė pėrgjonin kudo. Pėr njė kohė tė shkurtėr nė Krumė, Havziu kishte bėrė shumė miq. I sjellshėm me kolektivin e shkollės, i dashur me nxėnėsit e tij mospėrfillės ndaj pushtetarėve komunistė, ishte mjaft superior karshi tyre dhe respektohej nga tė gjithė shokėt qė e rrethonin. Por nė tė njejtėn kohė dallonte edhe nė mes tė miqve tė tij pėr thjeshtėsinė e vlerat intelektuale. I pajisur me cilėsi tė jashtėzakonshme, shquhej pėr talentin e tijė politik. Komunistėt shikonin tek Havziu njė “njeri tė rrezikshėm” dhe me tė vertetė atė mundet ta ndalonte vetėm vdekja nė rrugėn qė kishte nisur, te behej i pavdekshem nė rrugėn e vėshtirė tė lirisė dhe demokracisė. Ėshtė i pari qė ka shkruar poezi pėr Kartėn e Helsinkit e tė drejtave tė njeriut, qė nė atė kohė njihej shumė pak nga shqiptarėt. Mė kujtohet se Havziu zbulonte kontradiktat nė veprat e teoricienėve marksistė qė aq shumė reklamoheshin nė atė kohė. Engelsi - mė thoshte Havziu - nė librin e tij “Origjina e familjes, pronės private dhe shtetit”, shkruan se me lindjen e familjes,pas komunitetit primitiv, lindi prona private. Prona private ėshtė e lidhur me familjen nė atė mėnyrė saqė pa prone private nuk mundet tė ketė familje. Nga ana tjetėr komunistėt i kanė shpallur luftė pronės private, pra nė tė njėjtėn kohė luftė edhe familjes. Duan tė na zmbrapsin prapa nė disa mijėra vjeēarė. Nuk ka pė t’u ndėrtuar kurrė socializmi, as komunizmi. Teoria marksiste ėshtė njė utopi”. Nė vitin 1963 Havziu u largua nga Kruma. U ndamė me lot nė sy duke i shtėrnguar dorėn njeri tjetrit. Mė erdhi keq qė nuk kisha patur mundėsi qė ta ftoja nė shtėpinė time as pėr njė kafe. Ishte e pamundur tė vinte dikush pėr vizitė nė shtėpinė tone. Mė duket se e transferuan nė fshatin e tij tė lindjes nė Kollovoz. Mė vonė dėgjova se u dėnua nga gjykata e Kukėsit, pas arratisjes nė Jugosllavi nė vitin 1967. Qendrimi i tij burrėror pėrpara atij gjyqi famėkeq, bėri jehonė dhe u end gojė mė gojė, nė rrethet e Kukėsit, Hasit, Tropojės dhe mė gjerė. Nė vijėn e kufirit kur po kalonte pėr nė Jugosllavi sė bashku me nusen e tij tė re, Lavdijen, kishte lėnė njė letėr tė shkruar me fjalėt lapidare: “Shqipėri e dashur, po tė lė me zemėr tė plasur”. Kėtė letėr pasi e kishin gjetur rojet e kufirit, kriminelėt komunistė, e kishin arkivuar nė dosjen hetimore dhe po e pėrdornin si armė tė fuqishme kundėr poetit. Nė fjalėn e tijė pėrpara gjyqit ai do tė deklaronte se ishte antikomunist dhe kundėrshtar i vendosur i diktaturės. Prokurori do ta akuzonte si bashkėpunėtor tė UDB, por Havziu me guximin qė tejkalonte kufinjtė e qėndresės i pėrgjigjet se “kjo ėshtė njė gėnjeshtėr. Ju jeni bashkėpunėtorėt e UDB-sė jugosllave. Komunistėt serbė mė dorėzuan tek ju, se ju jeni bashkėpunėtorėt e tyre”, do tė deklaronte poeti nė atė gjyq qė e denoi 25 vjet burg. Sot pas 20 vjetėve, fjalėt e poetit antikomunist bėjnė apel se dosjet duhen hapur. Kėtu vertetohet katėrcipėrisht veprimtaria kriminale e ish-Sigurimit, e bashkėpunimit me UDB-nė jugosllave nė krime kundėr popullit si nė rastin e Havzi Nelės. Vitet kaluan. Poeti pėrshkoi kalvarin e gjatė tė vuajtjeve nė burgun komunist. Ish-tė burgosurit politikė nė tė katėr anėt e Shqipėrisė, ata qė kanė ndarė nė mes tyre kafshatėn e bukės dhe vuajtjen, e kujtojnė me respekt djaloshin e vendosur nė idealin e lirisė dhe tė demokracisė. Ai u vra nga bisha komuniste nė pragun e lirisė me 10 Gusht 1988, pikėrisht atėherė kur ėndrra e poetit po bėhej realitet, kur akujt e diktaturės kishin filluar tė shkrinin nė tė gjitha vendet e lindjes. Kėtu nė Shqipėri, kasta kriminale enveriste, “bijt’ e Stalinit”, me Ramiz Alinė nė krye, bėnin si gomari nė ėndėrr dhe nuk donin tė pranonin shembjen e komunizmit. Krimineli Fehmi Abdiu, qė sot bėn “drejtėsinė” nė gjykatėn e lartė dhe i dekoruar me medaljen “Naim Frashėri tė klasit tė pare”, nga Presidenti i Republikės, ka deklaruar se “dėnimin me vdekje tė Havzi Nelės e ka dhėnė me ndėrgjegje tė plotė”. Po, xhelati komunist e vrau poetin me ndėrgjegje komuniste. Me ndėrgjegje vret ujku, gjarpėri, kanibali, me ndėrgjegjen e qenies qė i takon. Sigurisht urdhri pėr tė vrarė poetin ishte i Ramiz Alisė,por ai qė vret ėshtė njėlloj kriminel si ai qė jep urdhėrin pėr tė vrarė. Ndėrkohė njė tjetėr firmėtare e atijė vendimit tė kobshėm ėshtė edhe gjyqtarja e atėhershme Fatmira Laskaj, deri para pak ditėsh Kryetare e Inspektoriatit tė Lartė pėr Deklarimin e Pasurive, si pėr ēudi edhe kjo e dekoruar kėto ditė nga Presidenti “pėr merita tė veēanta”. Po a vritet poeti o njerėz, a vriten vargjet e lirisė? A mundet tė ndalohej Dielli qė po lindėte nė gjithė Europėn? Ja kėta ishin ata, xhelatėt komunistė mediokėr, qė nuk besonin tek zoti dhe as demokracia. Paradoksi i realitetit tė sotėm nė Shqipėri ėshtė se kriminelėt e djeshėm, bashkėpunėtorėt mė tė zellshėm tė ish-Sigurimit janė konvertuar. Kameleonėt kanė ndryshuar ngjyrėn. Armiqtė e djeshėm tė lirisė marrin dekorata nga Presidenti i Republikės. Mesazhet e Amerikės dhe Europės “pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit” po injorohen nė mėnyrė sistematike duke rrezikuar seriozisht nė rrugėn e vėshtirė tė demokracisė. A thua tė jetė mungesė informacioni pėr Presidentin tė marrin dekorata; Skėnder Breca, prokurori qė dėrgoi pėrpara pushkatimit nė vitin 1979, Xhelal Koprenckėn, Fadil Kokomanin dhe Vangjel Lezhon, pėr “fajin” e vetėm se kanė patur guximin t’i shkruajnė letėr diktatorit Hoxha? Po pėr Fatmira Laskajn e dinte Presidenti jonė i nderuar se kishte dėnuar me varje nė litar Havzi Nelėn? Rastėsi ėshtė vallė dekorimi i Njazi Jahos, Xhevat Hanės e co, ata qė dėnuan nė mėnyrėn mė barbare njerzit qė aspironin pėr demokraci? Po Fehmi Abdiu qė nuk tundet nga karrikja nė Gjykatėn e Lartė “nga reforma nė drejtėsi”. Po Diana Ēuli, deputetja me “zėrin si tė qyqes” nė Parlamentin shqiptar, bashkėpunėtorja qė dėrgoi pėrpara pushkatimit poetėt Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, tani na jep ne shqiptarėve “tė urtė” leksione pėr demokracinė. Si kėta kameleonė ka me mijėra qė kanė hyrė nė politikėn shqiptare dhe po i bėjnė gjėmėn demokracisė. Prandaj politika dhe sidomos e majta ish-komuniste e frikėsuar dhe e terrorizuar nga “hapja e dosjeve”, ia dolėn pėrsėri tė injorojnė dhe tė sabotojnė rezolutat e KE dhe rekomandimet e Amerikės dhe Europės, dhe hapjen e dosjeve ta fusin edhe njėherė tjetėr nė “kalendat greke”. Dhe kriminelėt e djeshėm na thonė se ata “paskan zbatuar ligjet e kohės”. Por ne ish-tė pėrndjekurit politikė u themi kėtyre “konstitucionalistėve tė pazėvendėsueshėm tė shkollės staliniste”, se diktatura ndryshon nga demokracia pikėrisht nė faktin se diktaturat kanė ligje tė shkruara qė nuk zbatohen, por zbatohen urdhrat. Jo rastėsisht Aranit Ēela kur dėnonte njerėzit nxirrte mbi tavolinė “veprat e diktatorit”. Ndėrkohė demokracia funksionon nė zbatimin absolut tė ligjit.
Sot nė Shqipėri demokracia ėshtė seriozisht e rrezikuar nga kriminelėt e diktaturės qė dje u kanė vėnė litarin nė grykė martirve tė lirisė dhe sot japin leksione pėr demokracinė. Poeti Petrit Palushi,i cili ka pėrgatitur pėr botim poezitė e Havzi Nelės,nė parathėnjėn e librit “Pa njė ditė lumnije”, botuar nė vitin 1996 shkruan se: “emisarėt komunistė nuk kanė shfaqur as pendesėn mė tė vogėl pėr atė qė kryen me mizori mesjetare. Janė monstra tė tilla qė kurrsesi nuk mundet t’i zėrė gjaku”. Ndėrkohė Kadareja shkruan pėr kėto monstra se“janė nga raca qė flenė me ndėrgjegje tė pėrgjakur”. Si bleta qė mbledh nektarin e vyer nė korijet me lule shumėngjyrėshe shpateve tė malit tė Gjallicės, Petrit Palushi ka mbledhur poezitė e Havzi Nelės, tė shpėrndara nė fletore dhe nė copa letrash tė zverdhura nga koha. Nė poezinė “Mė mire me mbyllė sytė”, nga burgu famėkeq i Burrelit nė vitin 1977, Havzi Nela shkruan nė kulmin e dėshprimit: “Mė mire me mbyllė sytė/Mė mire zemra t’mė pushojė/Mė mire mos me pa mė dritė/Kur harbuti t’mė mundojė. Poeti nė birucėn e ftoftė dhe me lagėshti tė burgut e kujton Nėnėn e tij me poezinė: “Po o Nanė, po”. “Po, o Nanė po, pėrsėri nė emėr tė ligjit jam arrestue\E duert m’i kthyen prapa policėt e zinj\Nė hekur me tutjus m’i kan ngujue\.Por poeti e gjen shpėtimin nė kurajon dhe nė luftėn kundėr diktaturės:-Deri kurė durim,deri kurė ma shpresė\Jo,jo, kėto fjalė mos m’i thoni,kėto fjalė nuk i due\Me durim dhe shpresė nuk dua tė vdes\Se jeta dhe vdekja duhėn meritue\. Poeti si njeri me zemėr tė madhe nga qelia skėterrė e burgut,me mendjėn dhe ėndrrėn e tij fluturon si zog i lire dhe i kėndon me mallė vendlindjes, i kėndon lirisė; i kėndon dashurisė qė e kishte lėnė tė mjerė atje nė Lumėn e tij tė dashur, gjen kohėn dhe i kėndon jetės qė e deshi aq shumė. Poetit i qan zemra pėr Kosovėn e robėruar nė atė kohė. Nė poezinė “Nusja e flamurit”, poeti shkruan: \Lavdi ēikės kosovare\Si njė shqerrė si njė manare\I del tankut i thot ndal\Rritet,ngrihet si njė mal\Pėr Kosovėn Republikė\Lėshohem,ngjitem,nuk kam frikė\Jam shqiponjė me krahė e fletė\Edhe ngjitem deri tek retė\.
Politika shqiptare as nuk e ka vėnė ujėt nė zjarr pėr tė pėrkujtuar martirin e vargjeve tė lirisė nė 20 vjetorin e rėnjės sė tijė si hero. Instituti i Ish-tė pėrndjekurve politikė, me shkresėn nr.295 prot.dt.07.05.2003, i ka propozuar ish-Presidentit Moisiu, dekorimin e Havzi Nelės me titullin “Nderi i kombit”. Por propozimi ka rėnė nė vesh tė shurdhėr. Nė vesh tė shurdhėr ka rėnė edhe njė propozim tjetėr po nga ky institut drejtuar Presidentit aktual tė Republikės. E gjithė jeta e Havzi Nelės ėshtė pėrpjekja titanike e njė poeti, e njė intelektuali tė pashoq nė historinė tone kombėtare, e njė njeriu qė luftoi gjithė jetėn kundėr komunizmit si fatkeqėsi kombėtare, pėr njė Shqipėri tė lire dhe demokratike. Nga ana tjetėr, varja nė litar e poetit nė pragun e lirisė nga kasta kriminale e Ramiz Alisė, pėrbėn rastin e vetėm makabėr nė tė gjithė Europėn ish-komuniste. Historianėt, intelektualėt, institucionet shtetėrore, Parlamenti i Shqipėrisė, duhet tė vlerėsojnė veprėn e kėtij heroi. Jeta e tij plot vuajtje dhe sakrifica nė emėr tė lirisė ėshtė njė simfoni, njė mesazh pėr brezat e sotėm dhe ata qė do tė vijnė. Luma qė e lindi ėshtė krenare pėr birin e sajė. Populli shqiptarė duhet tė bėjė atė qė tė ulin kokėn me turp kriminelėt komunistė qė e vranė Havzi Nelėn. Askush mė tepėr se ai nuk e meriton ngritjen e monumentit te tij nė njė shesh tė kryeqytetit.

Nga Sejdi Peka
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poeti Havzi Nela    16/9/2010, 01:25

Doli nga shtypi dhe u vu nė qarkullim libri: "FJALA NĖ LITAR"


-- nga Zef Lleshi & Petrit PALUSHI

Shtėpia botuese "Onufri" nxori nė qarkullim librin "Fjala nė litar" (shkrime pėr Havzi Nelėn).
Ky libėr ėshtė njė pėrmbledhje shkrimesh pėr martirin Havzi Nela, i cili u ndėshkua mizorisht me varje nė Kukės, mė 10 gusht 1988, dy vjet para se tė pėrmbysej regjimi mesjetar komunist nė Shqipėri. Nė kėtė libėr janė pėrmbledhur shkrime tė 43 autorėve:
Agim Morina, Agim Spahiu, Ahmet Selmani, Astrit Patozi, Bardhyl Londo, Besim Muhadri, Besnik Mustafaj, Bilbil Hereni, Fejzulla Gjabri, Granit Zela, Gjergj Leka, Gjovalin Kola, Halil Haxhosaj, Halit Shamata, Islam Dogjani, Kujtim Allaraj, Kujtim Morina, Lazėr Stani, Maks Velo, Myftar Gjana, Nazif Dokle, Ndue Ukcama, Nermin Spahiu, Nimon Muēaj, Pal Doēi, Petrit Palushi, Prend Buzhala, Ragip Sylaj, Ramadan Musliu, Ramiz Gjini, Sabajeta Peposhi, Safet Sula, Shefqet Gjana, Shefqet Hoxha, Teodor Laēo, Uran Kalakula, Vath Koreshi, Visar Zhiti, Xhevahir Spahiu, Yrjet Berisha, Zaide Noka, Zekeria Cana, Zyhdi Morava.
Nė shkrimet e autorėve tė sipėrcituar portretizohet mė sė miri jeta e martirit tė njohur Havzi Nela, refuzimi dhe reagimi i tij ndaj diktaturės komuniste, ndjeshmėria ndaj lirisė, jokonformizmi dhe njėkohėsisht rebelimi ndaj njė bote dhe kohe me mungesėn totale tė lirisė.
Nė kėtė libėr janė pėrfshirė shkrime rreth figurės sė Havzi Nelės tė botuara kohė mbas kohe nė shtypin shqiptar; veē kėsaj, pėrfshihen edhe disa shkrime tė pėrgatitura enkas pėr kėtė botim.
Ky libėr, pėrsėpari ėshtė njė dėshmi, ėshtė njė pėrkujtesė, ėshtė shenjė nderimi ndaj jetės dhe veprės sė martirit Havzi Nela; njėkohshėm ėshtė edhe shenjė reflektimi mu nė kohėn ku ende ndihet mungesa e plotė e refleksionit politik, historik dhe kulturor mbi tė shkuarėn. Ky libėr, veē tė tjerash, pėrveēse ėshtė njė pėrpjekje pėr tė shmangur harresėn, ėshtė gjithashtu sadopak edhe njė trazim i ndėrgjegjes. Libri ėshtė pėrgatitur pėr botim nga shkrimtari dhe studiuesi Petrit Palushi; me kėtė rast po botojmė edhe parathėnien e shkruar prej tij.



Libri i pėrkujtesės dhe reflektimit


-- nga Petrit PALUSHI

Poeti nobelist Pablo Neruda kur rrėfente pėr vdekjen e Frederiko Garsia Lorkės, ndėrmjet tė tjerave shėnonte se, "Vrasja e Frederikos qe pėr mua ngjarja mė e dhimbshme e gjithė kėsaj lufte tė gjatė dhe tė tmerrshme. Spanja paskėsh qenė gjithmonė njė arenė gladiatorėsh, njė tokė e larė me gjak. Por vrasja e Frederikos e bėri atė edhe mė tė zezė, sterrė. Dhe, sa herė qė e kujtoja kėtė arenė vdekjeje, mė ngjallej edhe kujtimi pėr luftėn vdekjeprurėse, tė vjetėr disa shekuj, mes dritės dhe hijes". Vdekja tragjike e Lorkės kish ndodhur nė vitin 1936.

Mbytja e tė panėnshtrueshmit Havzi Nela
Gjithsesi, historia vjen e gjallė, por me nota shumė tė ashpra.
Mė 10 gusht 1988, nė Kukės u ekspozua njė prej pamjeve mė tė mizorta dhe mė tė shėmtuara tė pushtetarisė komuniste, njė "arenė vdekjeje", siē qe shprehur dikur Neruda: kėputja e frymės sė Havzi Nelės, sfidantit tė gjithkohshėm, njeriut me guxim tė madh civil dhe i pajisur me frymėn mė tė epėrme tė qytetarisė, me mbindjesinė e revoltės ndaj moralit tė amoralshėm, ndaj normave tė shformėsuara tė diktaturės. Pikėrisht, mbytja e tė panėnshtrueshmit dhe jokonformistit Havzi Nela, ėndėrrimtarit dhe luftėtarit tė madh tė lirisė, njeriut tė profilizuar ndjeshėm tashmė si luftėtar antidiktaturė, mė saktė, marrja e frymės sė tij, qe njė prej akteve mė cinike tė pushtetarisė komuniste, njė primitivizėm dhe humbje e ndjeshmėrisė deri nė fijen mė tė imėt.
Pėr fat tė keq, n'ato vite, bashkėjetesa me tė keqen, njė lloj konformizmi i ēuditshėm, qe kthyer pothuajse nė njė pėrditshmėri, qe shndėrruar nė psikikė, nė njė bashkėjetesė patologjike dhe liria, qe kthyer thjesht nė njė iluzion.

Krimi ndaj njeriut me shpirt tė ndjeshėm
Krimi ndaj Havzi Nelės, ndaj njeriut me shpirt tė ndjeshėm lirik, mėsuesit, poetit, veprimi i mizortė i diktaturės ndaj tij m'u nė prag tė shpėrbėrjes dhe dekompozimit tė saj, ėshtė pa dyshim, njė nga dėshmitė mė tronditėse se si mund tė vepronte diktatura mbi njeriun qė kėrkonte liri dhe integritet, ndėrsa, nė tjetrėn anė, ėshtė paraqitja e pėrnjėmendtė e fytyrės sė terrtė tė saj dhe njė nga aktakuzat mė tė ashpra ndaj njė regjimi primitiv nga mė tė egrit n'Evropė.
I njėjti prokuror qė do tė dėnonte poetin Visar Zhiti
Ndėrkaq, si pėr ironi, i njėjti prokuror qė e dėnoi atė mė 1967, nė dėnimin e parė tė tij, do dėnonte edhe poetin Visar Zhiti mė 1980. Visar Zhiti do tė dėnohej mu nė atė ndėrtesė tė gjykatės ku Havzi Nela do tė merrte dėnimin e katėrt dhe njėkohėsisht mė tė mbramė nė qershor tė 1988-ės (pra, nė qytetin e ndėrtuar rishtaz pėr shkak tė pėrmbytjes sė atij qyteti qė u bė zakon tė quhej Kukėsi i vjetėr, qytet ku qe dėnuar Havzi Nela pėr herė tė parė nė vitin 1967).
Mbasi qe dėnuar pėr tė parėn herė me 15 vjet heqje lirie dhe pėr tė dytėn herė me 8 vjet, nė dėnimin e tij tė tretė (internimi), nė vendimin pėrkatės shėnohej se internimi i fillonte me datėn 26.9.1987 dhe i mbaronte me datėn 26.9.1992. Kėsisoj, pushtetaria komuniste ende e mendonte pėrjetėsinė e vet, pra, e kish kthjelltuar mendjen tė vazhdonte tė ushtronte njė mizori tė pėrhershme, njė lloj tiranie tė tejmizortė nė tė gjitha stinėt.

Mbytja e Havzi Nelės, dy vjet para se tė shembej regjimi komunist
Por duhej tė vinte dėnimi i katėrt, dėnimi i mbramė dhe fatal pėr Havzi Nelėn, njė vit mbasi kish nisur odisejadėn e internimit dhe ē'prej verės pėrvėluese tė 1988-ės, ai do gjendej nėn dhé, si pėr tė shpėtuar gjithsaherė nga bota e mjegullt, e mbrapshtė dhe trazuese e tė gjallėve, ndėrsa, nė tjetrėn anė, nė dhjetor tė 1990-ės, lėvizja historike studentore shėnoi fillimin e ndarjes sė madhe me atė tė kaluar tė terrtė tė mesjetės shtetėrore, pothuajse mė mizorja ndėr regjimet e mbasluftės sė Dytė Botėrore nė Evropė.
Ėshtė folur shpesh pėr Havzi Nelėn se edhe pėr dy vjet dhe s'e mbėrriti lirinė, por pakkush mund ta merrte me mend nė atė gusht tė pėrvėlimtė tė 1988-ės, ose mė saktė, nė ditėn e kėputjes sė frymės sė tij, se liria kish qenė aq pranė. Aq pranė pėr tė tjerėt, por jo pėr tė. Kur flitet kėsisoj, duket se ēdo fjalė pėr tė tani sikur ėshtė njė lloj shfajėsimi ose plotėsimi pėr humbjen e tij, nė radhė tė parė pėr humbjen fizike tė parakohshme pas njė jete tė stėrmundimshme, por njėkohėsisht edhe pėr njė humbje tjetėr: ai s'arriti ta shihte lirinė, atė gjė pėr tė cilėn kish sakrifikuar sė tepėrmi.

Ekipi i krimit ndaj Havzi Nelės
Nė anėn tjetėr, ndėrkaq nė kėtė nėntor tė vitit 2005, kur po pėrgatitet pėr botim ky libėr, ekipi qė realizoi shtatėmbėdhjetė vjet mė parė krimin ndaj Havzi Nelės, ose, me fjalė tė tjera, ekipi i krimit, ose ekipi entuziast i dėnimit mė tė mbramė tė tij, ėshtė pothuajse nė tė njėjtėn lartėsi detyre shtetėrore si shtatėmbėdhjetė vite mė parė, pavarėsisht se ėshtė pėrmbysur regjimi i diktaturės. Afėrmendsh, krejt natyrshėm tė duket gjithashtu se nė kėtė Shqipėri tė sotme, ka ndodhur prej kohėsh pėrmbytja e moralit, qė i mban njerėzit e kėtij vendi ende tė stresuar, sa ia vlen tė besosh se ata ende ndihen fatkeqė nė vendin e tyre.

Mungesa e pendesės
Pėr fat tė keq, nė rastin e Havzi Nelės, s'mund tė flitet kurrsesi pėr pendesė ose, ēėshtja mund tė shtrohej pak si mė ndryshe: pėrpjekja e jashtėzakonshme e atyre qė projektuan dhe realizuan krimin ndaj tij pėr tė shmangur me ēdo kusht pendesėn, si shenja mė e parė dhe mė e dallueshme pėr tė fshehur krimin. Kjo gjė, pra mund tė jetė e barazvlefshme me pėrpjekjen pėr tė mbuluar pėrsėri krimin, si shenjė tjetėr se ky lloj krimi kish ndodhur nė tjetėr planet dhe jo nė njė nga udhėkryqet e rrugėve tė Kukėsit, sikur ky krim tė kish ndodhur nė njė kohė tjetėr, ndoshta dhe para lashtėsisė, por jo dy vite mė parė se tė rrėzohej diktatura dhe mbi shtatėmbėdhjetė vite mė parė prej ditės sė sotme kur po pėrgatitet pėr botim ky libėr.
Kjo do tė thotė kthjelltas se njė pėrpjekje e nėnzėshme pėr t'u justifikuar, e bėn ende mė absurde dhe cinike luftėn e pėrhershme ndaj martirit Havzi Nela.
Kjo do tė thotė gjithashtu se ekipi i krimit ndaj Havzi Nelės, thėnė pak mė ndryshe, ekipi i marrjes sė frymės, duke mos shfaqur as shenjėn mė tė vogėl tė pendesės, pa dyshim qė fitoi mėvetėsinė e plotė tė njė ekipi, qė jo vetėm i kish kapėrcyer edhe vetė ligjet mė drastike tė diktaturės, por edhe theu rekordin e mosvrasjes sė ndėrgjegjes dhe tė mosreflektimit edhe nė vitet e pasdiktaturės.

Havzi Nela nuk arriti tė bėhej 55 vjeē.
Ai gjithashtu nuk pati mundėsi t'i jepte kujt lamtumirėn, as nuk i dha kush lamtumirė, nė orėn 2 tė pasmesnatės tė 10 gushtit 1988, por, edhe me mungesėn e njė lamtumire tė dyanshme, pėr tė nuk erdhi harresa; sakrifica atė vetėm sa e lartėsoi, e vendosi aty ku mund tė zėnė vend vetėm martirėt. Ai nuk mundi t'i shpėtonte mbytjes, por mundi t'i ikte humnerės mortore tė harresės; me njė qetėsi dhe krenari gati-gati sublime, mundi tė ikte nga libri i tė vdekurve tė gjithmonshėm


---------------------------------------

-Nji vjershe i kushtohet NUSES KOSOVARE


NUSJA E FLAMURIT

Lavdi cikes kosovare
Si nje shqerre, si nji manare.
I del tankut; thote "ndal!"
Rriet, ngrihet sa nji mal!

Shih si jam si lulekuqe,
Lulekuqe buzeburbuqe,
Jam shqiponja me dy krene
Fluturova, mora dhene.

Per Kosoven Republike
Leshohem, ngjitem, nuk kam frike
Jam shqiponja me krah' e flete,
Leshohem, ngjitem gjer te rete.

Jam e buikur, drit' e nur,
kuq e zi, jam ba flamur,
Kam fustanin flete-flete
Jam shqiponje e vertete.

Nalt mbi tank shqiponja ngjitet
Hapi krahet, po valevitet
Per Kosoven Republike
Fluturon e nuk di frike.

Hapi flatat, n'ajer u leshue
Bash si zane u mrekullue!
Si shqiponja me dy krene
Fluturoi e mori dhene!

Manushaqe, lulekuqe,
Nusja jone, buzeburbuqe,
Maje tankut me flamur,
Ngjitesh mos me vekun kurre!


*keto vargje jane thure kur autori ka qene ne birucat e
Spacit... kjo tregon dashunin e autorit per gjymsen e trojeve tona,
jashte kufinit artificial.
Mithat Gashi


------------------------------

Vrasja entusiazte e Havzi Nelės


Shkrimtari Günter Grass nė vitin 2006 rrėfeu se kur kishte qene i ri, kishte veshur uniformėn naziste. Rrėfimi i nobelistit gjerman qe tronditės, qe njė prishje e heshtjes qė rėndonte mbi shpirtin e vet prej sa e sa dekadash: 'Nuk e kam gjetur kurrė forcėn pėr ta thėnė, por ėshtė diēka qė duhej treguar '



Nga Petrit Palushi

11 Gusht 2008 - Nė 20 vjetorin e ekzekutimit tė poetit Havzi Nela – Vazhdojnė tė dekorohen ish-vrasėsit e martirėve tė lirisė dhe njė lloj shqetėsimi ndihet mė shumė pėr ish-diktatorin Hoxha sesa pėr viktimat e tij, mu pėr atė, pėr tė cilin Havzi Nela, qysh nė vitin 1983, nė burgun e Qafė-Barit shėnonte: “Shtylla qėndrore e urrejtjes dhe e demaskimit tim qėndron Hoxha”.

Shkrimtari Günter Grass nė vitin 2006 rrėfeu se kur kishte qene i ri kishte veshur uniformėn naziste. Rrėfimi i nobelistit gjerman qe tronditės, qe njė prishje e heshtjes qė rėndonte mbi shpirtin e vet qysh prej sa e sa dekadash: “Nuk e kam gjetur kurrė forcėn pėr ta thėnė, por ėshtė diēka qė duhej treguar. Tashmė nderojmė aq shumė heronj tė rezistencės gjermane sa nuk merret vesh si mbėrriti nė pushtet Hitleri. Nė njė kohė kur nazizmi u brohorit me mbėshtetje e entusiazėm”.

Pyetjes “Keni ndjenjė faji pėr kėtė?”, ai iu pėrgjigj: “Nė e ndjeva atėherė? Jo. Mė vonė, ajo ndjenjė faji mė ka rėnduar nė shpirt si njė turp. Dhe ėshtė shoqėruar gjithnjė nga pyetja: hė pra, Günter, a nuk mund ta merrje me mend se ē’po ndodhte?”

Por njė operacion i tipit “Günter Grass” nuk ndodhi asnjėherė nė Shqipėri, as me rastin “Havzi Nela”.

Po tė shohėsh me vėmendje dosjen pėr Havzi Nelėn (procesi hetimor, gjyqėsor, kallėzime tė dosjeistėve, etj.), aty do tė gjesh shėnime tė ēuditshme dhe lehtas mund tė bėsh njė riformatim tė asaj qė pėrshkruhet nė romanin “Procesi” tė F. Kafkės, veēse nė procesin e Nelės, personazhet janė protagonistė tė vėrtetė. Nė kėtė rrafsh, procesi ėshtė i gjatė dhe e pėrmbledh atė krejtekrejt nė gjysmėn e dytė tė jetės deri nė marrjen e frymės, madje deri nė futjen e trupit nėn tokė.

Aty mund tė gjesh jetėshkrimin vetėm tė njė pjese tė jetės sė njeriut, njė pėrpjekje tė pazakontė pėr tė mbijetuar nė kushtet e vargonjizimit tė lirisė, siē mund tė gjesh fytyrėn e regjimit tė kohės nė tė gjithė zezonėn e vet. Edhe pse nėn trysninė e hetuesve, gjykatėsve dhe prokurorėve, fjalėt e tij (mė saktė gjithė kumti qė ai pėrcjell), janė fjalėt e njė njeriu me integritet dhe pavarėsi nga ajo shėmti nėnshtruese rretherrotull, nga ai shformėsim i vlerave njerėzore.

Nė shėnimet mbi procesin ndaj Havzi Nelės, mund tė shohėsh protagonistė tė ēuditshėm si gjykatės dhe prokurorė, tė cilėt me shpejtėsi marramendėse plotėsojnė letrat qė t’i merrej jeta klientit tė tyre tė shumėpritur, siē mund tė gjesh raportues dhe gjysmėraportues, raportues vullnetarė apo tė urdhėruar, dosjeistė krenarė jo vetėm nė ēėshtjen “Havzi Nela”, tė cilėt pas ndryshimt tė regjimit, as e morėn mundimin tė rrėfenin qė ndjeheshin sadopak fajtorė, qė ishin pjesėmarrės tė njė krimi tė rėndė, dhe jo nė Mesjetėn e hershme, as nė fillimin e shekullit tė XX, por mu atėherė kur vetė diktatura qe nė shkundullimat e fundme.

Shtatėmbėdhjetė muaj mbasi regjimi i stėrvjetėr stalinist nė Shqipėri qe kėputur pėr mesi, nė vitin 1993 eshtrat e tė ndjerit u nxorėn nga gropa dhe u varrosėn nė katundin e lindjes, Kollovoz.

Kaloi 10-vjetori i mbytjes sė tij, edhe 15-vjetori, siē po kalon edhe 20-vjetori, dhe asnjė grimė e shkundjes sė ndėrgjegjes, asnjė pikė turbullie. Pra, deri tashti, ekipi vrasės i tij, nuk ka shfaqur as shenjėn mė tė vockėl tė pendesės. Njė gjė e tillė s’ka tė bėjė vetėm me kompleksin e mospėrjetimit tė fajit, por ėshtė simbol i njė arrogance dhe humbje e plotė e ndjeshmėrisė njerėzore sa tė shtyn tė besosh qė mungesa e pendesės ėshtė forma mė e dukshme e mosreflektimit, ėshtė pėrpjekje pėr tė fshirė ēdo gjurmė qė kish tė bėnte me abuzimin nė emėr tė pushtetit. Nė kohėn mbasdiktaturė qėllimi ishte qė tė krijohej pėrshtypja se kėta ish-nomeklaturistė vetėm kishin bėrė detyrėn.

Ėshtė i natyrshėm gabimi njerėzor, por krejt ndryshe kur shkaktohet nga ligėsia, aq mė tepėr nga ligėsia nė emėr tė pushtetit. Ndėrsa pendimi ka tė bėjė me diēka hyjnore, ėshtė hyjnor nė vetvete (vetė fjala pendesė ėshtė njė fjalė jashtėzakonisht hyjnore), ekziston si shtyllė e moralit, si ndjenjė lehtėsuese pėr jetėn nė vijueshmėri, si lirim prej demonėve tė sė keqes.

Nė vitin 2002, ish-kreu i Kolegjit Penal tė Gjykatės sė Lartė (Fehmi Abdiu), qė shqyrtoi ēėshtjen “Havzi Nela”, kėndellej kur rrėfehej nė shtyp se “Kam gjurmė dhe gabime, por s’kam asgjė qė tė ma brejė ndėrgjegjen” (G. Shqiptare, 10 maj 2002, f.2), thuajse njėlloj si Sh. Peēi (urdhėruesi i masakrės nė Buzėmadhe nė shtator 1944), kur nė vitin 1993, deklaronte gjithė mburrje: “Edhe sot, u thom atė qė kam thėnė dje: Vrava, se mė vranė!… Po u, kurrė nuk jam bėrė pishman dhe nuk jam futur vrimave na frika. Pas ēlirimit, mė vunė deputet nė Lumė. Katėr vjet me radhė”. (Ballkan, 7 korrik 2004, f.27 - Intervistė e vitit 1993, e ribotuar)

Do thėnė se nė pėrpjekjet pėr tė shmangur nga jeta Havzi Nelėn ka shumė entusiazėm tė pashpjegueshėm, mu pėr faktin se protagonistėt e krimit shfaqen me njė ndjeshmėri tė theksuar antiligjore dhe krejt tė kthjellėt nė mizorinė e tyre. Fakti qė nuk ulėn kryet asnjėherė pėr atė qė kryen, do me thėnė se qenė tė vetėdijshėm nė atė qė po kryenin.

Pėr fat tė keq, asokohe, bashkėjetesa me tė keqen u kthye nė njė pėrditshmėri, u shndėrrua nė psikikė, nė njė bashkėjetesė thuajse patologjike, dhe liria, qe kthyer thjesht nė iluzion. Por ēėshtja shihet nė njė plan tjetėr, mu te kapėrcimi edhe i vetė ligjeve drastike tė kohės.

Nė rastin e Havzi Nelės, ky kapėrcim ėshtė shembulli mė i qartė i njė mizorie administrative, ėshtė shformėsimi mė i skajshėm i asaj qė mund tė quhet drejtėsi, natyrisht brenda asaj ngrehine ku vetė komunizmi qe njė padrejtėsi e dukshme, njė regjim kundėr lirisė sė shtetasve tė kėtij vendi.

Akti ndaj Havzi Nelės ėshtė nga mė tė pamoralshmit e drejtėsisė sė kohės sė diktaturės komuniste nė Shqipėri, ėshtė modeli mė i shėmtuar i njė drejtėsie tė politizuar dhe nė shėrbim tė njė regjimi absurd, mesjetar, qė i ndryu shtetasit nė izolim tė plotė sa shpesh e ndjenin veten fatkeqė dhe tė pėrbuzur nė vendin e tyre.

Faktet s’tė lėnė tė lėvizėsh dhe janė aq kryeforta, sa, ngado qė tė kthehesh, s’mund t’u shmangesh. Nė harkun e shtatė ditėve ka pėrfunduar gjithė procesi hetimor ndaj Havzi Nelės.

Edhe uji i lumit mė tė rrėmbyeshėm, kur pėrplaset me shkėmbijtė, sikur ka njėfarė ndalese dhe merr energji pėr tė ndjekur rrjedhėn e vet, ndėrsa hetuesi i ēėshtjes sė bashku me kryeprokurorin, nxitojnė dhe prapė nxitojnė tė mbyllin dosjen brenda shtatė ditėve. Ndoshta ėshtė ndėr rastet e rralla nė botė e njė procesi hetimor kaq tė shpejtė, njė padurim i pashpjegueshėm.

Ēudia shtohet, kur kryegjyqtari formulon vendimin pėr vdekje dy ditė para se tė zhvillohej gjyqi, ndėrsa ditėn kur do tė zhvillohej seanca gjyqėsore, kryegjyqtari e kishte tė qartė (dhe tė shėnuar nė letėr njėkohėsisht) vendimin qė do tė merrej ende pa u futur nė sallėn ku do tė ndėshkohej poeti. Havzi Nela nuk kėrkoi as mė shumė dhe as mė pak pėrveēse drejtėsi brenda vorbullės sė njė shteti tė padrejtė (“Unė i kėrkoj Kolegjit Penal tė Gjykatės sė Lartė tė mė japė drejtėsinė qė mė takon”).

Ushtruesit e gjyqit politik edhe mbas ndėrrimit tė sistemit vijuan tė sillen si triumfalistė dhe mburravecė me aktet e dikurshme.

Kėta vrasės entusiaztė tė Havzi Nelės, mė tepėr se aktivė nė procesin ndėshkues ndaj tij, me njė ofensivė thuajse patologjike, shumė shpejt do tė shpėrbleheshin pėr vdekjen e Nelės (shpėrblim pėr vdekjen e njė njeriu?), mu nė fushėn e tyre tė drejtėsisė.

Pas viteve ’90, ndodhi konvertimi i shpejtė nė tė ashtuquajturėn drejtėsi tė jashtėpolitizuar, duke vijuar triumfalisht punėn nė sektorin e drejtėsisė, disa prej tyre nė avokatė (F. Abdiu, psh., u zgjodh parlamentar dhe pak mė vonė edhe Kryetar i Gjykatės Kushtetuese, ndėrsa F. Laskaj, nė vitin 2003, pėr ironi tė fatit dhe tė fateve, merr postin e drejtueses sė Inspektoratit tė lartė tė verifikimit dhe kontrollit tė pasurive).

Kjo s’ėshtė gjė tjetėr, veēse njė dėshmi se Shqipėria sot vuan nga pėrmbytja e moralit, nga mosreflektimi i thellė dhe serioz i asaj qė ndodhi nėn diktaturė. Shpesh nevoja pėr katarsis ėshtė marrė nė sipėrfaqe. Ndoshta mungesa e njė lėvizjeje tė madhe shoqėrore nė kėtė hulli, ka ēuar nė atė qė shpesh tė dekorohen edhe ish-vrasėsit e martirėve tė lirisė dhe mund tė thuhet se kėsodore shpesh mė shumė ndihet njė lloj shqetėsimi pėr ish-diktatorin Hoxha sesa pėr viktimat e tij, mu pėr atė, pėr tė cilin martiri Havzi Nela, qysh nė vitin 1983, nė burgun e Qafė-Barit shėnonte: “Shtylla qendrore e urrejtjes dhe e demaskimit tim qėndron Hoxha”.

Havzi Nela jetoi vetėm 54 vjet

Ėshtė folur shpesh pėr tė se edhe pėr dy vjet dhe s’e mbėrriti lirinė, por askush nuk mund ta merrte me mend nė atė gusht tė 1988-s, ose mė saktė, nė ditėn e kėputjes sė frymės sė tij, se liria kish qenė aq pranė. Aq pranė pėr tė tjerėt, por jo pėr tė. Duket se ēdo fjalė pėr tė tani sikur ėshtė njė lloj shfajėsimi ose plotėsimi pėr humbjen e tij, nė radhė tė parė pėr humbjen fizike tė parakohshme pas njė jete tė stėrmundimshme, por njėkohėsisht edhe pėr njė humbje tjetėr: ai s’arriti ta shihte lirinė, atė gjė pėr tė cilėn kish sakrifikuar sė tepėrmi.

Nuk mundi t’i shpėtonte mbytjes, por mundi t’i ikte humnerės mortore tė harresės. Me njė qetėsi dhe krenari gati-gati sublime, mundi tė ikte nga libri i tė vdekurve tė gjithmonshėm.

Nė atė sfond mortor tė pėrgatitur pėr tė krejt hareshėm qysh nė gjalljen e trazuar tė tij, mbas marrjes sė frymės, trupi i pajetė i tij nisi tė lėkundej ndėrmjet tokės e qiellit, ndėrsa shpirti i tij filloi tė endej hapėsirave, tė endej si njė zog i lirė, sovran dhe i krejtpushtetshėm.

Njė shpirt qė fluturon e s’lodhet, qė endet qiellnajės qyshprej njėzet vjetėsh dhe qė s’mund tė zbresė mė kurrsesi prej asaj lartėsie.
gazeta onlineAta qe kane akoma ndonje iluzion per figur.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: A Varet Poeti……    16/9/2010, 01:26

20 vite pa Havzi Nela

Shqiperi, 10 Gusht 1988 ora 02.00 e mengjesit.Bashke me naten, demonet e saj eksekutojne me varje poetin Havzi Nela.Denimi mesjetar dhe cnjerezor rrenqeth te gjithe qytetin e Kukesit duke i dhene nje goditje lirise,jetes dhe pasionit te tij,poezise.Egzekutoret gezojne dhe duartrokasin tek sa shikojne si valevitet trupi i tij pa jete ne qender te qytetit duke harruar se Havzi Nela sapo kishte hyre ne pavdekesi. Poezia e qytetit verior u shua por ai u ndez si nje pishtar per ti bere me shume drite lirise dhe fjales se lire,per ne ndezur me shume dashurine dhe per te enderruar pafundesisht enderra poezie.Tashme pas 20 vitesh kur e keqja iku bashke me naten drita e tij shendrit ne shume.Tashme Havzi Nela eshte kudo,ne ajer,tek kjo drite qirinjsh,tek fjalet e miqve dhe shokeve dhe ne zemret e te gjitheve ne. Ai sebashku me 9 shpirtra poetesh u thirren per te na kujtuar edhe nje here se liria dhe demokracia jane me te shtrenjte se vete jeta. Pas 20 vitesh ai flet ashtu si dikur,fuqishem,dhe plot energji. Liria eshte mbi jeten pasi pa te jeta ska kuptim. Sot pas 20 vitesh pa te, miq,te aferm, politikane, studiues dhe bashkevuajtes te ish rregjimit komunist kujtuan emrin e tij dhe te gjithe pyeten njezeri.A varet Poeti?Te gjithe nderuan ashtu sikunder duhej por te gjithe u ndjeme fajtore qe smund ti sjellim ne jete shpirtrat e tyre te lire.Bashke me poetin tone Havzi Nela, ai solli ne “festen” e tij te lirise se perjetshme edhe shpirtrat e atyre qe paten te njejtin fat me te;Vilson Blloshmin,Genc Leken,Bilal Xhaferrin,Zhaneta Overnajen,Vincens Prenushin Baba Ali Tomorrin.Lulet per ta ishin nje mesazh per te mbajtuar te fresket kujtimin e lirise,frymezimin dhe fjalet e tyre.Poetet u vrane por emri dhe poezia e tyre jo,ata jane te pavdekshem sikunder eshte e pavdekshme dashuria per jeten.Kreret e Shoqates Mbarekombetare per Integrimin e te Burgosurve dhe te Perndjekurve Politike, Adem Allci e Besim Ndregjoni, por dhe te shoqatave te tjera percollen kujtimet e poetit martir te demokracise duke denoncuar harresen e shtetit per shtresen e e ish te perndjekurve politik. Dikush pyeti se kush ishte deshira e fundit e poetit tone.Te gjithe heshten,me pas....me pas duartrokiten per ti thene faleminderit Havzi Nela.Qirinjte ende vazdhdojne te ndricojne sebashku me apelin e bashkevuaajtesve te poetit se per te ruajtur lirine duhet denuar xhelatet e saj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poeti Havzi Nela    16/9/2010, 01:27

Zbulohet vendimi i gjyqit qė e ēoi nė litar


REPUBLIKA POPULLORE S O C . S H Q I P Ė R I S Ė
Nr. 59. Vendimi
Nr.60. Aktit
GJYKATA POPULLORE
RRETHIT KUKĖS

VENDIM


NĖ EMĖR TE POPULLIT
Gjykata popullore e rrethi Kukės e pėrbėrė prej:
Agim Hoxha, Gjyqtar
Osman Mula, Anėtar
Isa Laēi, Anėtar
Asistuar nga sekretarja Ikbale
Mema, me pjesėmarrjen e prokurorit
Nikollaq Helmi, nė Kukės, me datė 24.06.1998 shqyrtoi nė seancė gjyqėsore
me dyer tė hapura ēėshtjen penale nr. 60 qė i pėrket:

Tė pandehurit Havzi Nela, i biri
Shabanit dhe i Xhevries, i
datėlindjes 1934, lindur nė Kollovoz
dhe banues nė Arrėn, me origjinė shoqėrore fshatar i varfėr,
dhe me gjendje shoqėrore punėtor, i dėnuar dy herė mė parė nė bazė
tė neneve 47/ gj dhe 55/ J e K.Penal, profesioni mėsues me arsim
tė lartė, arrestuar mė datė 17.6.1988

AKUZUAR
Pėr tradhti ndaj atdheut nė formėn e arratisjes jashtė shtetit,
terror dhe armėmbajtje pa leje, nė bazė tė nenit 47/ gj - 11, 50 /1 224
tė kodit Penal.
Gjykata, pasi shqyrtoi materiale te dosjes hetimore Nr.109, provat e
marra gjatė zhvillimit tė gjykimit, pasi dėgjoi prokurorin e kėrkoj deklarimin
fajtor tė pandehurin pėr veprat penale tė parashikuara nga
nenet 47/ gj e 11; 50/ 1 e 224 tė K.Penal dhe dėnimin pėrfundimtar:
me vdekje me varje nė litar.


Dhe e varren kanibalet ne mes te qytetit te Kuksit dhe e lane te varur qe te kallnin tmerrin te gjithe qyteti.


--------------------------------------

Pėrndjekjet sistematike

Me shumė lehtėsi mund tė pėrfytyrojmė gropshtinėn e vuajtjes tė projektuar dhe tė ndėrtuar pėrmes njė kujdesi a zelli tė tepėrt dhe e mbyllur nė ēdo qelizė tė saj, por prapė e ruajtur me qindra dryna. Gropshtina nuk ka as hyrje dhe as dalje: brenda saj ėshtė i ndrymė H. Nela, njė ndrymje pėr t'i marrė frymėn, njė lloj pėrpjekjeje si pėr ta bėrė atė tė pendohej pse kish ardhė n'atė botė. Atėherė, mund tė marrim me mend gropshtinza tė veēanta nėpėr tė cilat lėviz mundimshėm ai, ku njėra s'i ngjan tjetrės, por gjithkush mund tė dallojė se njėra prej tyre ėshtė e zbrazėt, ku s'duket gjė tjetėr, veē njė litar qė lėkundet nė ajrin mbytės.

Mu n'atė ferrnajė tė vuajtjes vepron ēdo qelizė e mendjes sė tij ditė e natė. N'atė mbyllje e stėrmbyllje, lirinė e gjen vetėm brenda mendjes sė vet; kėtu veprimi ėshtė i plotė, i krejtfuqishėm. Rrjedhimisht, e ngre dhe e ringre atė nė pėrmasat e njė institucioni me plot dyer tė ēelura: njė zė qė del nga errėsira apo terrnimi i paskajshėm, njė lloj dėshmie e vuajtjes dhe mbijetesės sė tij dramatike; qyshprej aty mundohet tė pėrcjellė njė kumt qė shpėrfill terrin dhe ndrymjen.

Mundohet tė shohė pėrmes skėterrės, aq sa mund tė shihet.

Pėrpiqet tė dallojė dritėn, aq sa mund tė duket, mu edhe prej aty ku ferri ka zonėn e vet mė tė pushtetshme.

Nė vitin 1916, mistikun rus G. Rasputin, e helmuan me njė helm me tė cilin mund tė mbyteshin dhjetė vetė, por ai shpėtoi, mė pas e qėlluan me revole nė shpinė, por prapė shpėtoi, e qėlluan edhe tri herė tė tjera dhe qė tė siguroheshin qė ai kishte vdekur pėrnjėmend e hodhėn nė lumin e akullt Neva. Pėrpjekja pėr t'i marrė shpirtin Rasputinit pati njė kohė tė shkurtėr fizike, ndėrsa nė rastin H. Nela, pėrpjekja shtrihet gjatė nė kohė. Trupi i tij i stėrmunduar po soset vazhdimisht nga viti nė vit, sikur tė mos jetė trup njeriu, por shtatore qė zhvendoset nėpėr gropa e gropėza tė ferrit. Natyrisht, pėrmasat e vuajtjes dhe mbijetesės sė tij, por njėkohėsisht, edhe tė njė qėndrese thuajse epike, gjer nė marrjen e frymės qenė jashtėzakonisht dramatike.

Mund tė thuhet se kjo ėshtė vetėm pjesa e jashtme, si me thėnė, orientuese pėr kėdo, pėr tė vėzhguar tablonė e mundimeve tė tij. Nė rast se e heqim kapakun pėr tė parė ferrnajėn e mundimeve, me lehtėsi mund tė vėrejmė se fijet e saj janė futur nė trupin e tij si gjilpėra tejpėrtej.

E kish mbledhė veten dhe e kish parė mė tė arsyeshme qė tė mos kryeshtrohej, duke e ndjerė se kryeshtrimi mund tė ish vdekje reale pėr tė dhe jo vdekje e jashtme qė mund t'i vinte nga gjėra tė tjera, vdekje qė do t'i vinte shumė kohė mė parė se mund t'i vinte vdekja natyrore, me fjalė tė tjera, ai tani e kish mbledhė veten se duhej tė bėnte sakrifica tė vazhdueshme qė nuk dihej se kur do tė sosnin, siē pat menduar se do tė kish edhe mundime tė tė tjerėve pėr tė, dhe kjo do tė vinte vetėm atėherė kur ai tė kish vdekur, kur s'do t'ish mė nė atė botė, nė atė mbledhnajė njerėzish qė s'kish pranuar kurrsesi t'i pėrshpirtej kujt, dhe mundimet pėr tė do t'ishin vetėm duke kėrkuar varrin e tij, varrin qė s'dihej se nė ē'humnerė mund tė hapej shkel e shko.

Mė 16 shtator 1968, nė burgun e Vlorės, shėnonte:


"Unė i kam vu vehtes pėr detyrė tė ruej nderin dhe dinjitetin tim si njeri, tė ruej pastėrtinė e shpirtit dhe tė zemrės dhe fytyrėn tė papėrlyeme, ashtu si dje jasht, edhe sot kėtu brenda, tė rroj dhe tė vdes si njeri".


Tashmė ka nisuė shtegtimin nėpėr burgje, duke kaluar pėr rreth 20 vite, prej njėrit burg nė tjetrin: Elbasan, Vlorė, Spaē, Burrel, Ballsh, Qafė Bari.

Po citojmė vetėm njė pjesė tė fjalės sė tij nė debat me hetuesin nė gusht tė '75-s, kohė kur do tė ridėnohej edhe me tetė vite tė tjera pėr "agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor". Ėshtė po njeriu u vitit 1967, njeriu i rebelimit tė madh ndaj hijes sė keqe qė po lėshohej nėpėr Shqipėri, por tani, mė i konsoliduar, mė vizionar dhe vazhdon tė mos tundohet para vuajtjeve tė tjera qė e prisnin:

(H. Nela: Lidhur me fenė, ajo duhet tė ishte lėnė e lirė nga shteti pėr ta ushtruar populli, mos tė merreshin masa kaq tė forta qė ajo tė zhdukej, por partia tė bėnte propagandėn e saj gradualisht. Me njė fjalė, unė jam njeri besimtar dhe besoj tek feja.

Pėrsa i pėrket kolektivizimit tė bujqėsisė, unė kam mendimin se ėshtė shpejtuar nė zonėn e malsisė, se atje ėshtė pėrdorur edhe forca pėr t'i futur njerėzit nė kolektivizim edhe kur ata kanė kundėrshtuar...

Pėrsa i pėrket rinisė: unė them se ajo duhet tė lihet mė e lirė nė drejtim tė veshjes, tė gustos e tė jetesės, e tė mos i diktohet si tė vishet e tė qethet, por jam edhe me atė qė ajo tė mos rrėshqasė nga tabani kombėtar i saj...

Pėrsa i pėrket standartit tė jetės, unė them se standart tė mirė jetese kanė popujt e vendeve tė perėndimit, si Amerika, Gjermania, Suedia, Franca, etj... gjithashtu atje njerėzit janė tė lirė tė shkojnė nga njė vend nė tjetrin pa ndonjė kufizim. Kėtė e lidh edhe me atė se nė Amerikė, njė president zgjidhet me afat pėr 4 vjet, se atė mundet ta kritikojė cilido e nuk i thonė asnjė fjalė).

Gjithsesi, profili i tij, ėshtė profili i rezistuesit tė shkėlqimtė, i njeriut qė u pėrpoq tė kallėzonte dritėn nė mes tė terrnajės sė pafundme, i njeriut tė pakompromis me tė shėmtuarėn, tė padrejtėn, konformizmin dhe antinjerėzoren e diktaturės.

Pėrpiqet tė gjejė energji tė tilla nė vetvete me qėllim qė tė kapėrcejė atė mjedis mbytės. I vetėdijshėm se prej tij tashmė kėrkoheshin sakrifica tė vazhdueshme, dalngadalė nė krejt qenien e tij modelohet dhe merr frymė prometeizmi, me fjalė tė tjera, kthehet sė brendshmi nė njė institucion pathyeshmėrie.

Do thėnė se s'ėshtė e vėshtirė tė shihet se hetimi nė parapėrgatitjen e dėnimit tė fundit, ose nė dėnimin fatal pėr tė, ka zgjatur pak, jashtėzakonisht pak: vetėm shtatė ditė, siē mund tė vihet re me lehtėsi se formulimi i vendimit pėr dėnimin kapital ėshtė marrė dy ditė para se tė zhvillohej seanca gjyqėsore. Mekanizmi pėr realizimin e krimit nė kėtė rast ka vepruar nė formėn mė tė pėrsosur: aktivizimi i tė gjitha hallkave tė diktaturės pėr tė pėrgatitur ditėn e festės mortore, ndėrsa ai, i vetmuar, i dėshpėruar deri nė kulm, i pambrojtur prej askujt, priste nė qeli ditėn e ndarjes me botėn e tė gjallėve, me atė botė tė shkretimtė qė vazhdonte tė vegjetonte nė konformizmin dhe pėrgjumjen e saj.


Kodi i komunikimit

Friedrich Nietzsche pat shkruar: "Ndėr ata qė shkruajnė dua vetėm atė qė shkruan me gjak. Shkruaj me gjak dhe do tė mėsosh se gjaku ėshtė shpirt". Ndoshta ka pasur tė drejtė kur ka menduar pėr njė kod tė veēantė komunikimi, kod qė mund tė vinte realisht vetėm pėrmes gjakut dhe mė mbrapa lehtė mund tė dallohej se gjaku qe vetėm shpirt, apo si forma mė e dukshme e shpirtit.

Nė pamje tė parė, kjo thėnie e tij, sikur parasheh vuajtje dhe trandje tė mėdha dhe jo vetėm nė aktin e krijimit (krijuesi i zhytur nė ftohmėn e vuajtjes, si shenjė e parė paralajmėruese pėr tė dhėnė njė krijim realisht tė besueshėm). Nė rast se krijuesi nuk e ka si tė veten njė ftohmė tė tillė, me fjalė tė tjera, nė rast se i mungojnė ethet e mundimit tė paprajshėm, atėherė krijimi ėshtė i jashtėm, i zbehtė dhe pa efektin qė mund tė pritet.

H. Nela nėpėr burgje ka vazhduar tė krijojė, por ēdo varg duke e mbajtur natyrshėm brenda nė tru, pa pasė mundėsi ta hedhė nė letėr. Vargjet ėshtė pėrpjekur t'i rimojė me anė tė gishtave. Kur ka gjetur mundėsinė t'i hedhė vargjet nė fletore, sikur ėshtė liruar prej etheve tė gjata dhe tė stėrlodhshme tė krijimit, por ėshtė mbushur me njė ndjenjė gėzimi pėr materialin qė po gjente mundėsinė tė shpėtonte.

Nga ana tjetėr, mė 5 shkurt 1983, nė Qafė-Bari shprehte shqetėsimin pėr krijimet e veta:

("I lutem atij qė do tė mund t'ia dorėzoj dhe qė nuk di se kujt mund t'ia dorėzoj, tė m'i ruej me shumė kujdes dhe asnjiherė tė mos i mbaj pranė vetes").

Mund tė thuhet se mendja e tij mbeti njė zonė hyjnore, e pacėnueshme dhe e paprekshme prej askujt. Fijet e ferrit s'mund tė mbėrrinin ose s'patėn shteg tė ēeltė deri aty. Ajo s'mundi tė izolohej dhe tė mbyllej nė shtatė dryna, siē e patėn mbyllė trupin e tij. Ajo kish nisė shtegtimin dhe krejt e plotpushtetshme dhe sovrane, kapėrcente muret e hekurta dhe tė mjegullta.

(H. Nela: "Tė gjitha kėto qė shkrova deri kėtu, me vjet tė tana kanė qėndrue nė tru dhe duke i pėrsėrit me vetveten, me kokė nėn jorgan, ose nė vende ku isha ma i vetmuem, kam mund me i ruejt nė kujtesė. Gati gjysma janė krijue me mend, pa pėrdorė laps dhe janė rimue me anė tė gishtave. Kėto janė sidomos ato qė janė krijue nė biruca tė Rrėshenit, kur u arrestuesh pėr sė dytu dhe disa tė tjera nė Burrel.

Kuptohet vetiu se kėto qė janė krijue pa laps e pa fletore, ēalojnė dhe nga ana metrike…

Nė kėto ditė qė mora guximin t'i hedh nė letėr, sigurisht jam nxitue dhe pėr ma tepėr duke hedh sytė sa majtas djathtas se mos kam tėrheq vėmendjen e shokėve qė i kam fare pranė. Nė kėtė punė jam nisė ma tepėr t'i hedh si material bruto dhe nuk kam pasė parasysh as anėn gjuhėsore. Gjuhėn letrare nuk e kam zbatue, herė tosknisht e ma shumė gegėnisht; nuk kam pasė parasysh as anėn ortografike dhe shenjat e pikėsimit, etj. Shkurt, due qė ta shpėtoj si material, se do tė pėrpiqem, po munda me i nxjerrė jashtė, se u lodha sė mbajtuni nė mendje. Gjithashtu dhe titulli dhe ndamja nė pjesė asht ba jo ashtu si mendoj unė tė bahet. Kėtė punė ia la tė ardhmes, po qe se dal vetė i gjallė prej kėtu - Rrėshen 1975).

Kėsisoj, vetėm nė mendjen e tij ai ish i lirė: e modelonte atė sipas shijes sė vet, dhe mendimet shtegtonin prej burgut nė vendlindje, tek njerėzit mė tė afėrt, por edhe nė vende tė qytetėruara si Amerika, Franca, Austria, etj.

Krijimtaria e tij ėshtė njė biografi poetike e tė vuajturve nėn diktaturė, ėshtė njė lloj ditari lirik dhe epik i vuajtjes sė madhe, tė pamatė, njė vizatim i ferrit tė kohės, njė ndriēim i pjesėve mė tė pandriēuara dhe tė padukshme tė kėtij ferri.

Nė kėto poezi tė shkruara me emocion, dhimbje dhe plagė, qė mund tė ndėrtohen tė tilla vetėm nė kohė tė humnershme, mund tė shihet dukshėm arratisja prej ferrit, prej errėsirės, dhe nė vargjet e tij, H. Nela u pėrpoq tė krijonte lirinė e vet, tė pazėvendėsueshme, tė gjithėpushtetshme dhe tė pacėnuar prej askujt.

Vetėm kėtu ai qe i lirė dhe kjo liri e ēuditshme funksiononte realisht vetėm nė trurin e tij.

Mund tė thuhet gjithashtu se pėrpjekjet e regjimit pėr tė ndėrhyrė edhe aty, nė mendjen e tij, aty ku ai kish zonėn e tij mė tė pushtetshme edhe mbas gjithė atij stėrmundimi fizik mbi trupin e tij, mbetėn tė zbehta, periferike. Kjo ndodhte se ai kish kapėrcyer mbiprovėn fizike dhe morale nė mėnyrėn mė tė pėrkryer.

Ndėrsa, ajo ēka ruhet prej tij ėshtė pak, shumė pak, kur dihet se vriste trurin nė mėnyrė tė pandalshme. Pėrveē humbjes fizike, kjo ėshtė pa dyshim njė humbje tjetėr e madhe. Kanė mbetur copėza rrėfimesh tė bashkėvuajtėsve tė tij pėr tė. Por kanė shpėtuar gjashtė fletore me poezi tė viteve tė burgut dhe njė e vetme nė kohėn e internimit. Nga letrat e burgut (dėrguar tė shoqes L. Nela) ose letrat qė ēuditėrisht kapėrcyen ferrin, njihen, sė paku tani pėr tani, vetėm 39. Kanė humbur shkrimet qė kishte marrė me vete nė arratisjen e '67-s, siē ka humbur edhe romani "Jeta e zezė", i shkruar nė burgun e Burrelit. Ndėrsa, dosjet hetimore dhe gjyqėsore janė gjithashtu njė dėshmi tjetėr ku mund tė gjykojmė mbi mendimet e tij rreth regjimit dhe moralit tė kalbur tė atij regjimi.

Nėse do t'i mėshonim prap mendimit tė F. Niēes, do tė vinim nė dukje se sakrifica tek H. Nela ėshtė njė sakrificė e sjellė nga rrethanat qė mbėrrin deri nė cakun e njė martirizimi. Tė njė martirizimi nė emėr tė lirisė. Pėr shkak tė kėsaj lirie ai krijoi edhe kodin e veēantė tė komunikimit, njė komunikim pėrmes gjakut e shpirtit, kur i mungonin edhe kushtet mė fillestare pėr tė shkruar, saqė detyrohej t'i rimonte vargjet pėrmes gishtave. Pėr shkak tė lirisė ai braktisi shumė e shumė gjėra. Pėr shkak tė saj atė do ta futnin krejt dhunshėm nė tokė.

Fragment nga libri "Havzi Nela, poeti i varur nė litar", qė sė shpejti del nga shtypi

Gazeta R.D.


----------------------------------------

Pjese nga shkrimi pare
Rilindja Demokratike
FTESĖ PĖR NJĖ GAZMEND MORTOR


Sehirxhinj tė tillė, me njė lloj ftese mortore me vete, duhej tė merrnin mėsim sipas riteve tė njohura komuniste, prandaj mu pėr atė gjė duhej t'ishin tepėr tė vėmendshėm dhe syēelėt, tė shkonin menjėherė aty dhe tė largoheshin me rregull.

Por, viktima qe asgjėsuar mu dy orė mbas mesit tė natės.

Ruajtėsit e tij, tė dehur nga mbytja, mė saktė, si tė pėrhumbur nga avulli i mbytjes sė atij njeriu qė e kish larguar vdekjen ēdo ditė me shpirtin e tij tė rebeluar dhe tė lirė, prisnin mėngjesin qė tė shihej gjahu, tė cilin e ruanin me fanatizėm, prisnin me ngut qė shefat e lartė partiakė dhe shtetėrorė qė administronin primitivisht jetėn e asaj province, tė shpėrmalleshin dhe tė kėndelleshin ngutshėm me gjahun e tyre qė e kishin kėrkuar prej vitesh, prej dekadash, madje prej 22 prillit tė vitit 1967, kur ai njeri (tė cilin, tė nesėrmen do ta shihnin tė varur), kish kėrkuar me ngulm tė frenohej rrėnimi i jetės, duke realizuar kėsisoj thuajse reagimin mė unikal nė Shqipėri ndaj atyre formave ndėshkuese qė do shtronin shtresėn e mjegullt mbi krejt jetėn e atij vendi tė vrazhdė.

Njėzet e njė vjet mė parė, ai kish reaguar haptas dhe bindshėm ndaj tri kėrkesave tė pushtetarėve, si futja nė kooperativėn bujqėsore, prishja e kishave dhe xhamive, ndėrrimi i veshjes:

"Populli asht i sėmurė, tri gjylpana menjiherė nuk e shėrojnė, por e shkatėrrojnė..."

Kish kėrkuar tė mos prishej struktura shpirtėrore dhe ekonomike e njerėzve dhe mu pėr atė, fjalėt e tij shkaktuan njė trazim nė krejt mjedisin e indroktinuar, por dhe njė lėvizje tė ethshme tė hallkave tė pushtetit pėr tė mbytur atė lloj drite qė po pėrpiqej tė dilte nga mesi i errėsirės. Reagimi i tij qe njė refuzim i plotė ndaj kėrkesave tė pushtetit tė diktaturės; reagimi i tij ėshtė njėkohėsisht kundėrshtimi mė i hapur qė i bėhej ideve dhe praktikave tė partisė-shtet. Kėsisoj, ai kėrkonte tė kthente pėrmbys atė program tė tillė fatal pėr zhvillimin e vendit. Por, kėtu do tė niste edhe drama e H. Nelės, do tė nisnin vuajtjet qė do tė sosnin vetėm nė natėn e mbytjes sė tij. Pra, ėshtė krejt e natyrshme tė thuhet se qysh n'atė kohė, ai po kėrkonte tė kthente pėrmbys programin shkretues tė partisė-shtet, tė ngrihej kundėr ideve tė zeza tė fjalimit tė diktatorit Hoxha pėr revolucionin kulturor. Ndėrsa, sot, shumė kohė mbasi ai ėshtė ndarė dhunshėm nga jeta, lehtėsisht mund tė shihet pėrpjekja ngulmuese e tij e asokohshme; ndėrkaq, kooperativat bujqėsore janė shkatėrruar, kishat dhe xhamitė janė rihapė dhe veshja ėshtė krejt nė shijen e vetė individit.

Megjithatė, n'atė 10 gusht tė 1988-s nuk ndodhi ajo qė pritej.

Viktima nuk po kundrohej nga lart-poshtė, d.m.th., jo si nė amfiteatėr, ku njerėzit tė ulur nėpėr shkallė, e kundronin me njė ndjenjė hakmarrėse atė qė shqyhej, pra si nė lashtėsi, kur pėr shumė kohė spektatorėt kundronin viktimėn qė po i merrej fryma dhe mbasi kryhej kjo gjė, ngriheshin nė kėmbė e brohoritnin..

I mbyturi, i shqyer natėn nė fyt dhe qė po ekspozohej ditėn pėr diell, tashmė po kundrohej prej shikuesve nga poshtė-lart, pa britma a gjėra tė tjera tė kėtij lloji. Duke qėndruar n'atė lartėsi, dukej se do shkonte pėrfundimisht nė sferėn qiellore, pėr t'u bėrė banor i pėrhershėm i saj, pėr tė mos zbritur kurrė mė prej andej, si pėr t'u larguar gjithherė prej tokės sė njerėzve, ku qe trazuar gjithė jetėn e lume.

Shikuesit, tė urdhėruar pėr tė parė, ose duke ardhur aty edhe me dėshirėn e tyre, ndėrsa shumė prej tyre edhe si pėr rastėsi, kundrimin e kthyen thuajse nė njė ceremoni mortore, si pėr tė bėrė homazhe nė heshtje, si pėr tė ngushėlluar njėri-tjetrin, se ajo pamje e trishtė do tė mbetej si gozhdė nė mendjet e tyre, por dhe si pėr t'i thėnė njėri-tjetrit se nė ē'mesjetė, nė ē'terr e humbje po e kalonin jetėn e tyre. Refuzimi apo mospajtimi me njė njė akt tė tillė mizorie, qe qortimi i parė publik i banorėve tė qytetit dhe katundeve pėrreth ndaj regjimtarisė komuniste.

Nė anėn tjetėr, ai qytet i vogėl, i mbėshtjellė nė njė zymtėsi dhe zbehtėsi jete tė pėrditshme, u tkurr nga e panjohura e trishtė. Ndoshta, qyshprej vitit 1962 kur u vu guri i parė pėr ndėrtimin e tij, n'atė mėngjes gushti tė 1988-s, ai qytet u gjend me pamjen mė tė deformuar e tė zbrazėt tė tij: njė pamje e vranėt, me njė ditė tė kthyer krejt pėrmbys, thuajse pa frymė normale njerėzore. Shėmtia shtetėrore pra ndodhi nė njė qytet pėr tė cilin pushteti i asokohshėm me njė vetėkrenajė absurde trumbetonte se qe i vetmi qytet i vetėm nė botė pa asnjė ndėrtesė private, se ky qytet njėkohėsisht qe dhuratė e partisė pėr banorėt e zonės (Ndėrkaq, aty kah vitet tetėdhjetė dy parulla tė mėdha me gurė ku shėnonin emrin e diktatorit Hoxha kishin zėnė vend dukshėm, njėra nė malin e Gjallicės, tjetra nė shpatmalin mbi katundin Brrut. Duhej, qė nė njė formė a tjetėr, syni i banorėve tė mėsohej vazhdimisht me germat stėrmadhe qė shėnonin emrin e diktatorit. Por, aty pak kohė para se tė pėrmbysej diktatura, dy parullat kishin marrė njė pamje tjetėr, tė shpėlarė. Ato sikur e patėn humbė jo vetėm shkėlqimin a dritėn e parė, por thuajse edhe pamjen mashtruese tė dikurshme. Atė nė malin tashmė krejt tė zhveshtė te Gjalicės e pat mbulue tymi i uzinės sė shkrirjes sė bakrit dhe germat ngjanin me do zvarranikė tė zinj qė qenė ngjitė pėrtokas, ndėrsa atė nė shpatmalin mbi katundin Brrut tė dikurshėm e kishin mbulue shkurret dhe s'i kishte mbetė as nami as nishani).

Asnjė njoftim nė shtypin qėndror pėr ekzekutimin e H. Nelės. As TV shqiptar dhe radio Tirana. As gazeta vendore, por as edhe Radio Kukėsi, e cila nė njė farė forme atė ditė u shndėrrua mė tepėr se kurrė nė njė shtėpi memecėsh. Pamja e hirtė e asaj ndėrtese atė ditė sikur mori pamje mė tė errėt. Megjithatė, krejt jashtė dėshirės pushtetėrore, kėmbanat sikur kishin rėnė qė qyteti provincial, tė dilte prej mesjetės, territ dhe humbjes.

N'atė mėngjes gushti tė pėrvėlimtė, i ndėshkuari sikur po kėrkonte tė trazonte tė fjeturit.

Fati s'e ndihu tė punonte mė si i gjallė, por edhe ashtu, po vazhdonte tė trazonte tė fjeturit, ata tė pėrgjumshėm nė ritin e tyre tė zakonshėm, n'atė rit qė dukej se nuk do tė ndryshohej kurrėn e kurrės.


Dėnim, ridėnim, internim dhe mė nė fund ndėshkimi fatal

Mbasi qe dėnuar pėr tė parėn herė me pesėmbėdhjetė vjet heqje lirie dhe pėr tė dytėn herė me tetė vjet, nė dėnimin e tij tė tretė (internimi), nė vendimin pėrkatės shėnohej se internimi i fillonte me datėn 26. 9. 1987 dhe i mbaronte me datėn 26. 9. 1992.A

Por s'ndodhi ta kryente krejt internimin. Diēka e tjetėrsojtė do ta mbėshtjellte trupin dhe shpirtin e tij: vdekja do tė vinte ngeshėm, madje si njė makinė hijerėndė.

Dėnimi i katėrt qe fatal pėr tė, dhe qyshprej verės pėrvėluese tė 1988-s, ai do gjendej nėn dhé, si pėr tė shpėtuar nga bota e mjegullt, e mbrapshtė dhe trazuese e tė gjallėve.

Pushtetaria komuniste kėsisoj kish menduar pėrjetėsinė e vet. (Pra, njerėzit e kėtij vendi le tė qėndronin nėn njė mizori e pėrhershme, nėn njė tirani nė tė gjitha stinėt! Rėndėsi kish qė ajo pushtetari tė kish vijueshmėrinė e vet dhe ku nė rend tė parė tė kish shkeljen masive tė tė drejtave tė njeriut).

Nė kėtė vorbull, R. Alia, firmosėsi pėrfundimtar i ndėshkimit tė H. Nelės, dy vjet pas asaj firme ndėshkuese, nė korrik tė 1990-s (kur 5800 shqiptarė u futėn nėpėr ambasada tė huaja dhe 3200 prej tyre nė territorin e ambasadės gjermane), deklaroi se "Njerėzit qė kėrkojnė strehim nė ambasadat e huaja s'janė patriotė, as njerėz tė ndershėm tė kėtij vendi", si njė dėshmi se ai kėrkonte ende tė ruhej izolimi i Shqipėrisė. Por tashmė jehona ngjarjeve tė fillimkorrikut qe pėrhapė nė gjithė Shqipėrinė si njė shenjė e dallueshme se regjimi komunist po i shtynte ditėt me sot me nesėr dhe qe krejtekrejt nė grahmat e tij tė fundit. Nė dhjetor tė 1990-s, lėvizja historike studentore i solli trandjen e pariparueshme regjimit diktatorial dhe e ndau atė pėr mesi, duke shėnuar fillimin e ndarjes sė madhe me atė tė kaluar tė terrtė tė regjimit diktatorial, pothuajse mė mizori ndėr regjimet e mbasluftės sė Dytė Botėrore n'Europė.


(Nė faqen 12 tė dosjes, nr.1055, Prot. datė 18. 6. 88, me shėnimin "SEKRET", nė materialin qė i dėrgohej Hetuesisė sė rrethit, Kukės (nėnshkruar nga zv/kryetari i degės sė Punėve tė Brendshme, Kukės, Ali Turabiu), shkruhej:

"Me vendimin nr. 16, datė 26. 9. 1987, tė Komisionit Qėndror tė internim dėbimeve, ėshtė vendosur internimi i Havzi Nelės nga fshati Kollovoz i rrethit Kukės, pėr 5 vjet nė fshatin Arrėn tė kėtij rrethi. Zbatimi i vendimit u bė me datė 12. 10. 1987.

Theksojmė se internimi i fillon me datė 26. 9. 1987 dhe i pėrfundon me datė 26. 9. 1992.

Nga organi ynė tė sipėrpėrmendurit nuk i ėshtė dhėnė leje pėr largim nga vendi i internimit. Me datėn 13. 6. 1988 ėshtė larguar nga vendi i internimit pa leje nė drejtim tė paditur").


Ndėrkaq, si pėr ironi, i njėjti prokuror nė gjyqin kundėr Havzi Nelės nė vitin 1967, nė dėnimin e parė tė tij, do t'ish pjesėmarrės edhe nė gjyqin kundėr poetit Visar Zhiti mė 1980. Visar Zhiti do tė dėnohej mu n'atė ndėrtesė tė gjykatės ku Havzi Nela do merrte dėnimin e katėrt dhe njėkohėsisht mė fatal nė qershor tė 1988-s (pra, nė qytetin e ndėrtuar pėr shkak tė pėrmbytjes sė atij qyteti qė u bė zakon tė quhej Kukėsi i Vjetėr, qytet ku qe dėnuar Havzi Nela pėr herė tė parė nė vitin 1967).

Mungesa e pėrnjėmendtė e refleksionit politik, historik e kulturor mbi tė shkuarėn, solli atė qė asnjė mendje e kthjellėt tė mos kujtohej sadopak, sė paku deri tani, qė mu pranė vendit ku u realizua mbytja tragjike e H. Nelės, tė vihej njė pllakė pėrkujtimi a tė ngrihej njė pėrmendore, si njė kujtesė e pėrhershme pėr njė realitet dramatik.


--------------------------------

Njė njollė turpi

ISMAIL KADARE


Po ju dėrgoj mesazhin tim tė solidaritetit, pėr pėrkujtimin e poetit martir Havzi Nela. U mbushėn njėzet vite qė iu mor jeta, me njė nga format mė tė vjetra e mė barbare tė dėnimit qė ka njohur njerėzimi: me varje. Vetė kjo formė e sidomos ky afat njėzetvjeēar, tingėllojnė tė pabesueshme. Prej kohėsh nuk ka patur vrasje poetėsh nė kontinentin europian. E aq mė pak prej kohėsh nuk ka patur varje, por Shqipėria nuk bėnte pjesė as nė Europė as nė kontinentin e qytetėruar tė popujve. Shqipėria nė vitin 1988, nė prag tė rėnies sė komunizmit, ishte ende njė njollė e zezė nė hartėn e kontinentit, njė njollė e turpit dhe e krimit nė shkallė planetare.

Rendi komunist i egėrsuar nga shenjat e para tė lirisė, ashtu si bisha qė egėrsohet prej sinjaleve tė dritės, donte tė jepte njė mesazh tė kundėrt me shpresėn. Njė mesazh frikėsimi dhe tmerri. Dhe, pėr tė qenė i besueshėm se ende nuk do tė bėnte asnjė lėshim, pėr tė bindur tė tjerėt dhe veten e vet se ende ishte i aftė tė vriste, zgjodhi formėn mė barbare tė marrjes sė jetės: varjen me litar.

Njė poet u lėkund nė trikėmbėsh pėr tri ditė rresht, nė qytetin verior tė Kukėsit. Kjo tregonte se programi themelor i stalinizmit shqiptar, vazhdonte tė mbetej i pandryshuar. Ashtu si nė vitet 1945-1947, kur rrėzoi me plumb e me litar elitėn kulturore, fetare e politike shqiptare, ashtu si mė pas kur rrėzoi mijėra tė tjerė, ky program vazhdoi tė mbėshtetej mbi krimin dhe kryesisht mbi krimin. Krimi i jepte kurajo nė orėt e panikut, krimi i qetėsonte nė orėt e ligėshtimit. Pa krim shefat komunistė ndiheshin tė dobėt e tė squllėt. Me krimin ndiheshin trima, si gjithė fikacakėt.

Poeti Havzi Nela, qė po tė ishte gjallė do tė festonte sė shpejti 75-vjetorin e lindjes sė tij ėshtė njė kėmbanė qė ende bije pėr shoqėrinė shqiptare. Tė mos e dėgjosh kėtė kėmbanė do tė thotė tė vazhdosh tė shkelėsh me kėmbė lirinė e Shqipėrisė.

Krahas hezitimit pėr tė dėnuar krimet e komunizmit, njė dukuri tepėr e shqetėsuar pėr tė mos thėnė monstruoze, vazhdon nė Shqipėri. Pasioni i habitshėm pėr t'u dhėnė tituj e nderime njerėzve qė jo vetėm nuk bėnė asgjė pėr lirnė, por qė bėnė gjithēka pėr ta shtypur atė.

Shoqėria shqiptare ka nevojė tė shkundet e tė mbrojė liritė demokratike kundėr ēdo lloj kėrcėnimi qė i vjen nga ēdo lloj drejtimi e i fshehur pas ēdo lloj maske. Vetėm kėshtu ajo do tė jetė nė gjendje tė fitojė drejtpeshimin e munguar. Martirėt e kanė qetėsine e tyre atje ku pushojnė. Eshtė shoqėria shqiptare ajo, qė nuk e ka. Dhe pėr kėtė duhet tė luftojnė tė gjithė.



Paradoksi, gjykatėsi qė dėnoi Havziun, nė Gjykatėn Kushtetuese


20-vjetori i varjes sė poetit Havzi Nela. Apel pėr pastrimin e instirucioneve shtetėrore nga xhelatėt e diktaturės

Salla e Muzeut Kombėtar oshėtinte dje nga thirrjet e Lavdije Nelės, pėr tė ēuar para drejtėsisė ata qė varėn nė litar bashkėshortin e saj, poetin Havzi Nela, ndėrsa pak metra mė larg, Gjykata Kushtetuese mban brenda saj atė qė firmosi varjen e poetit, Fehmi Abdiun. Abdiu edhe dje u fut nė zyrėn e tij nė Gjykatės Kushtetuese, ku prej disa vitesh vazhdon tė japė leksione pėr drejtėsinė, ndonėse mbi tė rėndon pesha e rėndė e krimit mė monstruoz tė kryer nė grahmat e fundit tė diktaturės komuniste. Dje, nė Muezun Kombėtar u pėrkujtua 20-vjetori i varjes nė litar tė poetit Havzi Nela. Bashkėshortja e tij, Lavdije Nela, tepėr e pikėlluar dhe me njė dhimbje qė duket qartė nė ēdo qelizė tė trupit tė saj, me shumė thjeshtėsi dhe vendosmėri kėrkoi, qė ata qė urdhėruan dhe firmosėn varjen e burrit tė saj tė dalin para drejtėsisė, kėrkoi qė zyrat e shtetit shqiptar tė pastrohen nga kriminelėt qė bėnin ligjin dje, por vazhdojnė edhe sot tė na mbushin mendjen "me leksione demokracie". Ajo grua e thjeshtė, por qė mbart nė vetvete kujtimin e bashkėshortit tė saj, poeti Havzi Nela, nuk kėrkoi hakmarrje, ndonėse burrin ia vranė pėr poezitė dhe pse ai kėrkonte mė shumė liri. Ajo thjesht kėrkoi drejtėsi, kėrkoi qė tė pastrohen institucionet shtetėrore nga ata njerėz, qė kanė lyer duart me gjak. Dhe kjo ėshtė gjėja mė normale nė njė shtet demokratik, por xhelatėt nuk tunden nga istikami i tyre, pasi kanė pasur si mburojė politikėn e majtė.

Mirėpo Fehmi Abdiu, gjykatėsi qė ēoi nė litar poetin Havzi Nela, jo vetėm qė nuk ka shkuar para drejtėsisė pėr krimin e kryer, por vazhdon tė jetė nė Gjykatėn Kushtetuese. Ai jo vetėm qė nuk ėshtė penduar pėr kėtė krim makabėr, por ėshtė shprehur publikisht se, "poetin e kishte dėnuar me ndėrgjegje tė plotė". Havzi Nela u var nė litar mė 10 gusht 1988 nė pragun e lirisė, kur diktatura me Ramiz Alinė, po kėrkonin gjak pėr tė mbajtur pėrsėri nė kėmbė regjimin e kalbur komunist. Ky fakt rrėnqethės u soll dje nga mjaft ish-tė burgosur politikė para tė pranishmėve tė shumtė, qė kishin mbushur sallėn e Muzeut Kombėtar nė Tiranė.

Kryetari i Shoqatės Mbarėkombėtare tė Integrimit tė tė Burgosurve Politikė, Besim Ndregjoni, i cili organzoi edhe kėtė aktivitet pėrkujtimor tė varjes sė poetit Havzi Nela tha se, varja e poetit Havzi Nela, u krye dy vjet para shpalljes sė pluralizmit dhe ardhjes sė demokracisė nė Shqipėri. Ai tha se, Ramiz Alia kėrkonte tė mbante pushtetin me gjak, duke vrarė edhe poetėt, por ai nuk mund tė vriste kurrsesi poezinė dhe lirinė qė kishte trokitur edhe nė Shqipėri. Ndregjoni kėrkoi qė persekutorėt dhe tė gjithė ata qė lyen duart me gjak, duke vrarė njerėz dhe poetė tė pafajshėm tė dalin para drejtėsisė. Sipas tij, asnjeri prej tyre nuk ka vend nė administratėn shtetėrore. Tė gjithė diskutantėt kėrkuan hapjen e dosjeve tė ish-Sigurimit tė Shtetit dhe pastrimin e drejtėsisė nga xhelatėt e diktaturės.

Shkrimtari Agim Musta, ish-i burgosur politik tha gjatė fjalės sė tij se, kishte kaluar njė kohė tė dėnimit nė burgjet komuniste me poetin Havzi Nela. "Unė kam qenė nė burg dhe internim bashkė me Havziun. Ishte fundi i vitit 1987. Ne punonim si skllevėr nė ndėrtimin e fabrikės sė ēimentos nė Elbasan. Vjen autobusi dhe sjell skllevėrit e punės. Midis tyre shikoj njė njeri me njė pamje shumė fisnike, por shumė tė vuajtur. Me flokė tė bardha, ishte vetėm 32-vjeē. Mė thotė se kishte qenė 7 vjet mėsues nė jetėn e lirė. U lidh me mua. Mė tregoi fatkeqėsinė e tij, se si u ngrit kundėr shtetit diktatorial, etj. Se si shpėrtheu si njė vullkan dhe u largua menjėherė bashkė me bashkėshorten, kaloi pėr nė Jugosllavi, por jugosllavėt u hakmorėn dhe e kthyen mbapsht. Nga Elbasani na ēuan nė Spaē dhe Havziu punonte. Pas punės shkatėrruese nuk e linte librin. Ishte, mund tė them, i vetmi nga tė gjithė tė burgosurit qė s'e ndante kurrė librin nga dora. Kishte dashurinė dhe mirėsinė me njerėzit. E varėn nė mes tė Kukėsit vetėm e vetėm pėr tė tmerruar komunitetin", tha ndėr tė tjera Musta. Figurėn e poetit tė varur Havzi Nela e vlerėsoi edhe sekretari i Pėrgjithshėm Presidencės, Aleksandėr Flloko.

Poeti Havzi Nela ka lindur mė 1934 nė Kollovoz tė Kukėsit. Ai ishte njėri nga ata njerėz qė s'u pajtua asnjėherė me tė keqen, qė solli dhe po e sillte vazhdimisht regjimi komunist nė Shqipėri gjatė viteve tė sundimit tė tij 50-vjeēar. Qysh nė shkollė tė mesme u shfaqėn kundėrshtitė e tij tė para ndaj padrejtėsive tė sistemit tė kohės, nisi tė formėsohet dhe tė marrė frymė ndjenja e rebelizmit ndaj padrejtėsive tė sistemit qė po i ngrinte nė sistem. Pasi kishte kryer shkollėn pedagogjike nė Shkodėr, ai fillon punėn nė rrethin e Matit, por u bėnė shkak disa vjersha qė iu gjetėn, tė cilat siē duket ishin tė "papėlqyera" pėr pushtetin dhe pushtetarėt e asaj kohe dhe pushohet nga puna. Mė 22 maj 1967 - dėnohet me l5 vjet heqje lirie dhe konfiskim tė pasurisė, ndėrsa bashkėshortja e tij me 10 vjet tė lirisė. Mė 8 gusht 1975 - ridėnohet me 8 vjet heqje lirie. 19 dhjetor 1986 - lirohet nga burgu. 12 tetor 1987 - internohet nė Arrėn. 15 qershor -arrestimi nė katundin Brekijė. 15 qershor, ora 12 e mesditės - nis procesi hetimor. 24 qershor 1988 - dėnimi i katėrt, ose dėnimi fatal. 25 qershor - bėn ankim pranė Kolegjit Penal tė Gjykatės sė Lartė. 16 korrik - Kėshilli Gjyqėsor i Kolegjit Penal tė Gjykatės sė Lartė, lė nė fuqi vendimin e Gjykatės sė Rrethit Kukės. 2 gusht - Presidumi i Kuvendit Popullor miraton vendimin pėr ekzekutimin e Havzi Nelės. 10 gusht 1988, ora 2:00 pasmesnate - ekzekutimi me varje nė Kukės, tek stacioni i autobuzėve. 10 gusht, ora 11:00 e paradites - trupi hiqet nga vendi i ekzekutimit. 11 gusht, ora l:00 pasmesnate - trupi futet nė gropė.

Rexhep POLISI




NĖ QELITĖ E BURGUT

Havzi Nela


Nė qelitė e burgut pa ajėr e pa dritė,

Fryma po mė merret, m'janė terrur sytė.

Po dergjem i mjeri, mbahem, rroj me shpresė,

Jeta m'u randue, dėshirė nuk kam tė vdes.


Mishnat po shkallmohen, kockat mė kėrcasin,

Barkun gjithmonė unshėm, policėt bėrtasin.

Pres t'afrohet ora, pres tė hapet dera,

Pres t'mė sjellin ngranjen si kafsha e mjerė.


Unshėm ulem ha, ma unshėm kur ēohem,

Nuk qahem pse soset, skamjes s'i nėnshtrohem;

I nėnshtrohem ligjit, jetoj me rregulloren,

Dhe po t'jesh lypsar, s'ke kujt t'ia shtrish dorėn.


Dit' e netė i mbyllun, si zogu n'kuvli,

Pėr shtroje e mbloje me tri batani!

Batani tė vjetra, as njena as tjetra,

Gjith pluhun e llum, janė ma trash se letra.


Kur vjen orė e gjumit, kur shtrihem me fjetė,

Mendja m'arratiset, shpėrndahet si retė,

Po merr fushat, malet, ikėn, mė le mu t'zinė

Fluturon e s'ndalet, s'e duron robėninė.


Sa n'nji krah, nė tjetrin, ikė nata, kalon,

Mpi e fort ligėshtue, polici mė zgjon!

Lind nji ditė e re, krejt si ditėt e tjera,

Unė shpend i ngujuem, pres tė hapet dera.


Ah, kjo derė e randė, kjo qeli kobare!

Ma cfilitin trupin, zemra s'ndihet fare;

Me durim pėrgjoj kur do t'ma hapin derėn,

Po e pres lirinė si zogu pranverėn!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poeti Havzi Nela    16/9/2010, 01:28

Pak vargje, ne pamundesi te nje buqete me lule, ku prehet poeti Havzi Nela

Ē’po mė duket vetja
I kotė mes tė kotėve
S’tė dija Havzi Nela
Mes humbėsisė sė kohėve.

Oh, ē’shpirt mbinjerėzor
Mes kohės sė pashpirt
Mes krimit mė mizor
Qė sot mė rėnqeth misht’!

Ne rrinim sus, tė mjerėt
Trullosur, ballcamosur
Nė trup edhe nė zemėr
Tė gjallė, tė varrosur!

Ti ndryshe nga ne rrije
Krenar dhe triumfal
Njė tjetėr kohė prisje
Qė sot po tė ringjall!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poeti Havzi Nela    16/9/2010, 01:28

Pėrse trishtohet sėrish Havzi Nela


Nga Azgan Haklaj

20 vjet mė parė gjarpri i plagosur komunist nė perėndim tė diellit tė vet arriti tė kafshojė pėr vdekje poetin e lirisė, Havzi Nela. Gjama dhe kukama nėn za mbėshtolli jo vetėm Lumėn, por mbarė shpirtin e lirė dhe tė dėlirė nė trojet dardane. Njė hakmarrje mizore e regjimit komunist sikur tė ishte hakmarrje serbe pėr bėmat famėmėdha tė Lumės. Nuk ėshtė synimi im tė shpjegoj dhe as tė perifrazoj ēka ishte pėr shqiptarėt dhe pėr mė tepėr pėr intelektualėt properėndimorė ky regjim shtazarak. Vetė Havzi Nela nuk ishte njė viktimė e rėndomtė muhabetesh tė pamenduara. Aspak! Ai me ndėrgjegje u kthye nė dallėndyshe tė lirisė. Ai e dinte se konformistėt e kanė me limite kohore “lavdinė” dhe mė pas i pėrkasin harresės, ndėrsa skifterėt e lirisė kishin njė vend tė pėrjetshėm nė memorien e kombit tė vetė. Vdekjen, Havzi Neza e parashikonte jo si njė pacifist, por se e njihte mirė regjimin, po aq sa edhe misionin e vetė sa fisnik, intelektual e atdhetar, po aq edhe tė shenjtė ndaj dhe shkruan si epilog tė jetės sė vet fizike: “Thoni: Desh, kėrkoi lirinė/ si skifter nė fluturim/provoi prangat, t’errtė qelinė/pėr tė mjerėt lėshoi kushtrim”.
Pra, Havzi Neza ishte simboli i zgjimit tė ndėrgjegjes sociale, atdhetare e intelektuale. Ai duke u vrarė ngjalli shpresė, duke “qorruar terrin” hapi dritare pėr dritė nė qelinė e diktaturės.
Si rrallė tek ndonjė disident antikomunist i fushės sė letrave e mendimit te Havzi Nela izolimi u shndėrrua nė miting, poezia u shkrua pa bojė e letėr, kushtrimi u dha pa bori, amaneti u daltua nė shpirt pa fjalė. Sot pas 20 vitesh Havzi Nela kujtohet me madhėshti, por a mjafton kjo pėr njeriun me shpirt lirie. Ėshtė tepėr pak. Rėndėsi ka amaneti i Havziut. Njė amanet qė siē thotė populli s’e tret as dheu. Njė amanet pėr brezat qė tė zhduket pėrgjithmonė bisha e kuqe. Natyrisht ėshtė bėrė jo pak, por kjo nuk ja heq trishtimin Havzi Nelės! E si mund tė mos trishtohet kur sheh tė paintegruar e tė pashpėrblyer bashkėvuajtėsit e vet, ndėrkohė qė persekutorėt enden tė lirė, bile bėjnė politikė e biznes, flasin pėr dosje e kurrė nuk i hapin. E si tė mos trishtohet sėrish Havziu tek sheh deputet tė birin e “Lajės” sė kėshillit qė nė kohėn e diktaturės, sigurimi i shtetit e pati pajisur me 2 revolverė. A ka trishtim e zhgėnjim pėr shpirtin e tij tek nga qielli vėshtron pseudonimaxhinjtė qė kanė mbushur parlamentin. Ata mbajnė pseudonime me lloj-lloj emra kafshėsh e insektesh, sikur tė ishin jo nė sallė parlamenti, por nė ndonjė kopsht zoologjik tė Kenias apo tė Afrikės sė Jugut. Amanetet e Havziut janė amanetet e lirisė dhe nuk mund tė cenohen. Ato amanete trishtohen jo aq pėr dekorata, por pėr respektin e dinjitetin e cunguar. Dhe kur luan me dinjitetin e shpirtrave tė lirisė i shmangesh rrugės pėr t’i bėrė vend vetes nė ndonjė cep tė historisė. Mos sot, ndonėse me vonesė, nesėr amanetet e Havzi Nelės do tė zhvishen nga trishtimi. Dhe s’ka si tė ndodhė ndryshe. Ato janė mesazhe tė shenjta e hyjnore qė si vegim e ndjekin njė popull. Askush nuk luan dot me tė, ani se sot bėn emėr nė biznes a politikė.


13 Gusht 2008
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Poeti Havzi Nela    Today at 22:16

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Poeti Havzi Nela
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: