Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 
 Halil Kajtazi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator

Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Halil Kajtazi    15/9/2010, 15:24

I nderuari z. Ferit Ramadani,

Pata do punė rreth formimit tė kėtij shkrimi, dhe kėrkoj ndjesė qė po ta dėrgoj pak me vonesė.

Shkrimi “Erėrat e Kosovės” ka pėr qėllim tė caktuar, ku shihet se nė kėto erėra ende po gjedet vėllazėria jonė shqiptare. Duke e pėrfunduar kėtė letėr, mė ra nė sy njė poezi e Milaim Berishės, ku shkruante:

“Nėnė, unė do tė vdes prej mallit
– Po nuk tė pashė Ty dhe Arbėrinė time...

Madje, vijon:

“Anės detit pa yll, pa hėnė.
Dymijė vjet gjėmon njė Nėnė.
Plagė e moēme ther nė gji,
Pikon gjak - nė Kosovė, nė Shqipėri.

Kėto erėra tė Kosovės e kanė trazuar botėn, po edhe Nėnėn Shqiperi. Poeti vijon:

“Trupi im do tė digjet nga rrufetė,
Po, Shqipėria do tė rrojė pėrjetė.
Dhe kur tė bėhem shpuzė e hi,
Prapė tė dua, Nėnė Shqipėri!”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator

Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Halil Kajtazi    15/9/2010, 15:24

SHĖNIME PĖR AUTORIN

Halil Kajtazi u lind mė 21 qershor 1935 nė Vitak tė Drenicės, Kosovė. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, Gjimnazin e ulėt nė Skėnderaj, shollėn normale dhe shkallėn e parė tė Fakultetit Filozofi – Dega e Gjuhės dhe e Letėrsisė Shqiptare, nė Prishtinė. Puni mėsues nė disa shkolla tetėvjeēare: nė Llushė, Likofc dhe nė Runikė, pastaj edhe arsimtar i gjuhės shqiptare nė Shkollėn tetėvjeēare tė Rakoshit tė komunsė sė Istogut(Burimit). Punoi gazetar nė Radio-Prishtinė, pastaj nė gazetėn e punėtorėve “Kombinati Kosova”. Mė vonė disa vjet punoi edhe si pėrkthyes.
Me shkrime letrare u paraqit pėr herė tė parė mė 1952. Njė kohė ishte edhe bashkėpunėtor i disa gazetave dhe revistave shqiptare qė botoheshin nė Kosovė, Maqedoni si dhe nė Mal tė Zi.
Merret me mbledhjen dhe studimin e folklorit burimor shqiptar si dhe me krijimtari letrare kryesisht nė prozė.
Ka botuar kėto vepra:
Xingli-mingli, 1972
Nga lirika popullore e Drenicės, 1972
Proza popullore e Drenicės, 1970 (botim i autorit)
Proza popullore e Drenicės, 1972
Proza popullore e Drenicės, I,II,III, 1986
Proza popullore e Drenicės, IV, 2007
Nina-nana(grup autorėsh),1978.
Veprat letrare:
I treti, roman, 1979
Nė shtėpinė e bardhė, roman, 1995
Njė kohė tjetėr, tregime, 1996
Pehlivan Guri, roman, 2002
Loti nė tri kohė, roman, 2002
Shkrime letrare, 2002
Norka, roman, 2003
Orėt e mėngjesit, roman, 2005
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator

Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Halil Kajtazi    15/9/2010, 15:26

Halil KAJTAZI

ERĖRAT E KOSOVĖS
1943

Nė vend tė prologut?

Greqia antike ishte shkollė pėr shqiptarėt, sikurse ishte edhe Serbia e formuar shumė mė vonė se shteti shqiptar. Greku pėr grekun ishte vetėm grek, e serbi pėr serbin ishte vetėm serb. Duke parė se greku herėt ishte diferencuar se ishte grek, pse tė mos bėnte edhe shqiptari njė punė tė tillė? Duke parė se serbi jepte jetėn mė sė pari pėr Serbinė, pse vallė edhe shqiptari tė mos jepte jetėn pėr Shqipėrinė?! “Kėtu ėshtė nėnė Serbia!” pohonin ardhacakėt serbė, e shqiptarėt frikėsoheshin tė pranonin njė tė vėrtetė e tė mbronin idenė pėr nėnėn e tyre!…Aksioma e Ilirisė ėshtė e gjatė dhe e pėrjetshme. Kroma e luftės iliro-romake kishte marrė pėrmasa tė gjėra. Iliria tėrėsisht ishte pushtuar nga Roma dhe kroma! Romakėt me zjarre arritėn t’i ftohin ilirėt dhe kėshtu nisi shpėrngulja sipas planeve romake. Prej kusarisė qė ua morėn ilirėve, i detyran qė me dhunė tė vendosen nėpėr vende malore. Deti ilir mbeti pa ato anije qė lundronin nėpėr tėrė botėn. Oficerėt romakė qė i kishte rekrutuar perandoria romake nga forcat ilire dhe me shpirt ilirėsh, vepronin kudo. Dhe, aty ku hetohej se pėrkrahnin luftėrat ilire, pėrndjekeshin me tė madhe. Po qe se Roma hetonte se flitej mirė pėr oficerėt ilirė, i shkarkonte nga posti, ua heqte gradat dhe i qortonte, ua humbte fijet nė shkallė tė botės. Koha e Ilirisė ishte mbushur me tė dhėna tė huaja, me sfida, gėnjeshtra e ēfarė mė tepėr, edhe me veprime qė nuk dihej me ē’lugė trazoheshin? Mjerisht qė kishte shumė e shumė mėdyshje kombėtare. Pėrkundėr erėrave tė luftės ata parandjenin se po vjen epoka e lavdisė shqiptare! Pritej akti i parė i dramės sė madhe shqiptare, pritej edhe akti i dytė, si dhe akti i tretė i fitores… Fatbardhėsisht qė shqiptarėt e mbajten gjithnjė lart flamurin e pėrjetshėm tė rebelimit kundėr shkelėsit… “Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria”, ka thėnė Pasko Vasa. Kjo tezė romantike, ishte e pranishme nė tė gjitha lėvizjet shqiptare tė bėrjes dhe ruajtjes sė shtetit. Prandaj, mbijetesėn dhe mirėqenien ekonomike shqiptarėt e konceptonin gjithmonė me krijimin e shtetit kombėtar. Pikėpamja e tillė mund tė haset edhe nė mesjetė. “Skėnderbeu u lind ortodoks, u rrit si musliman, vdiq katolik, por lufta e tij pėrtej principatės sė trashėguar nga i ati, alenaca me princėrit e tjerė shqiptarė - katolikė dhe artodoks - ishin dėshmi e njė luftė kombėtare qė tejkalonte barrierat fetare”, pėrkujton Agron Shala, nė shkrimin e botuar nė gazetėn “Koha ditore”, 15 mars 2008.
__________________

PĖR SHTET DHE PUSHTET DEMOKRATIK!

Mjerisht qė nė Romė nuk qesh asnjėherė, por fatbardhėsisht qė kanė qenė tė tjerėt, dhe mė kanė shpjeguar se mbi derė tė njė kishe tė vjetėr ėshtė shkruar thėnia: “Quo vadis...?” qė nė gjuhėn tonė shqipe do tė thotė: “Ku po shkohet?...” Thėnies latine nuk kam ēka t’i shtoj e as ēka t’i heq. Nėse kam tė dreejtė pėr momentin e gjendjes faktike nė ditėt e sotme, do tė bėja njė pėrmirėsim, apo njė shtesė: “Quo vadis, Kosovė...?!”
Kosova e pas luftės ėshtė duke pritur si nė ankth ēdo lloj ndryshimi, qoftė edhe nė dobi tė tė gjithė qytetarėve, apo nė dėm tė njėrės palė, qė gjithnjė nuk ėshtė pajtuar me ndryshime tė reja. Ka tė tillė qė pėrpiqen tė lidhėn e ēlidhen edhe me dreqin me bisht qė tė pushojnė zėnkat dhe tė mos kėtė luftė nė kėto troje tė Ballkanit. Me sa po shihet, ende jemi nėn hije tė luftės sė fundit, apo, mos vallė janė hijet e luftėrave tė mėparshme tė shqiptarėve pėr ēlirim kombėtar? Me sa po shihet, ende nuk po dihet se nga po shkon fati i Kosovės. E vėrteta pėr tė mbeti gjithnmjė e hidhur. Kahet e Kosovės pėr ribashkim kombėtar po zbehen, duke premtuar se Kosova po formohet si shtet i ri nė Gadidhullin Ballkanik, dhe nė Evropė. Edhe kėto pėrpjekje janė tė mirėseardhura, por siē po shihet, ēdo gjė po vjen me vonesė, kur tė tjerėt po fitojnė nga amullia qė po i krijohet Kosovės sė nėpėrkėmbur.

(Pėrmbajtja do tė duhej tė riformulohej pėr shkak se ndėrkohė ėshtė shpallur pavarėsia e Kosovės)
__________________

PERANDORIA

Sa e kam tė njohur edhe nė kohėn e Perandorisė turke, shqiptarėt luftuan pėr tė krijuar shtetin si dhe pavarėsinė dhe lirinė e tyre nė trojet shekullore. Nė ato pesėqin vjet tė sundimit turk kėtu e gjetiu, shqiptarėt e Kosovės dhe serbėt u trajtuan si rajė! Mė 1389, kur pėrfundoi Lufta e Kosovės, turqit u shporren nga Kosova, raja serbe priste me padurim qė Serbia ta ripushtojė Kosovėn. Ashtu edhe ndodhi, sepse nėnėn Rusi e pati krah tė djathtė. Kėshtu, lufta e shqiptarėve kundėr ish-regjimit pesėshekullor turk nuk iu pranua rajės shqiptare. Serbia nė kohėn e Car Dushanit e shtriu pushtetin e vet kudo ndėr shqiptarė. Arriti ta krijojė edhe Serbinė e madhe me toka tė shqiptarėve, por Shqipėria mbeti e cunguar. Mjerisht qė asaj iu kėputen disa degė. Kosova si degė me sytha e nėnės Shqipėri mbeti nėpėr shekuj e pikėlluar. Pėrpjekjet e pareshtura qenė dhe mbeten se si sllavėt ta gllabėrojnė edhe atė copė Shqipėri. Edhe pse tė coptuar nga nėna, shqiptarėt nuk nėnshtroheshin, por gjithnjė flijoheshin dhe kishin pasoja tė shumta. U bėnė edhe shumė pėrpjekje pėr t’u sqaruar luftėrat e shqiptarėve pėr njė shtet etnik, por ēdo pėrpjekje, pala serbe me ndihmėn e gishtit tė madh tė nėnės Rusi, ia vente velin e zi: “Shqiptarėt janė shumė tė papėrshtatshėm dhe tė pacivilizuar. Ata nuk e meritojnė ta kenė shtetin e tyre, edhe pse u ėshtė pranuar njė trohė shtet”.

(Ėshtė fjala pėr Shqipėrinė e copėtuar mė 1912-1913).
__________________

HISTORIA E PASHKRUAR

Madje, tė kthehen edhe pak nė historinė e pashkruar apo tė shkruar nėn rrethana shumė tė ndėrlikuara, kur ajo ishte e pushtuar brenda nga tė tjerėt. Thuhet se mė 1924, Shqipėria u shpall si shtet demokratik, i pari nė Gadishullin Ballkanik! Mos qofshin tė gabuar ata qė nė atė kohė patėn guxim, qė para rebelimit tė ballkanasve e shpallen shtetin e parė demokratik! Ai shtet e shpalli fitoren e revolucionit tė atij qershori. Pavarėsia e shtetit nuk ecte pėrpara nė mungesė tė mjeteve financiare. Ekonomia kishte rėnė nėn zėro. Kėtė varfėri tė skajshme e pritėn fqinjtė e parė, dhe demokracia e shpallur e Shqipėrisė sė Nolit nuk zgjati mė shumė se gjashtė muaj. Sėrish me ndihmėn e Serbisė dhe tė Rusisė cariste ra “qveria demokratike”! Demokratėt shqiptarė u degdisen kudo nėpėr botė. Ra qeveria e Fan Nolit, pa pėlqimin e tij dhe tė demokratėve tė tjerė!... Vallė, pyes, a kam arsye ta shprush fjalėn latine: “Quo vadis, Shqipėri...?”
Me ndihmėn e N. Pashiqit, dhe me luftėn e shkurtėr qė bėri z. Ahmet Zogu me demokratėt e vendit, ai erdhi nė krye tė shtetit qė e kishte vetshpallur veten si mbret i Shqipėrisė. Nė luftėn qė u zhvillua ndėrmjet shqiptarėve me shqiptarė, vonė e hetuan qė tė dy palėt kundėrshtuese luftonin me pushkė(mauzerka) tė Serbisė...! Siē po shihet, gjithkund po po mbizotėron politika e jo arsyeja pėr zgjidhjen e problemit tė shqiptarėve. Ajo(politika) ėshtė njė shtrigė qė i fut hundėt kudo! Po, tani ēmendojnė shqiptarėt e Kosovės dhe mėrgimtarėt e nderuar!?
__________________

SHKAPĖRDERDHJA

U bė njė kohė e gjatė qė s’u pamė, por vetėm u dėgjuam gojarisht me anė tė telit. Edhe kėto “takime” janė tė mirėserdhura, tė mirėpritura. Ē’tė bėjmė kur nuk po mund tė shihemi e tė ēmallemi apo tė rrimė sė bashku, sikur kur ishim kėtu nė Kosovė, pikėrisht nė Prishtinė. Ēfarė ditėsh na erdhėn? Tash, po mė duket se do tė ishte mirė qė tė ishim nė atė vlug tė bisedave, edhe pse shpesh ishin tė zjarrta dhe me nervozizėm, apo mos vallė ato qenė pikėrisht qė na motivuan tė shkapėrderdhemi nė tė katėr anėt e botės?! Mospėrputhjet e pikėpamjeve nė familjet shqiptare ndodh se do t’i kenė hapur dyert e botės... apo mos i paskemi mpiksur qysh herėt. Ėshtė kjo kėnga e vjetėr qė u pėrsėrit pėr ne shqiptarėt? Pra, pas ēdo rrėzimi tė njė pushteti, shqiptarėt e mjerė qenė tė detyrueshėm tė kėrkojnė strehime nė vende tė huja! Unė, kur e pata lexuar librin “Historia e Shqipėrisė” nė kapitullin ku pėrkujtohen luftėrat e Skėnderbeut kundėr osmanllinjve, mes tė tjerash gjeta tė shkruar porosinė e kryetrimit legjendar, qė kur me fjalime patetike nė Krujė dhe nė Lezhė luste popullin: “Ju kėshilloj qė t’ju ikni fėrkimeve me armiqtė!” Sa e kuptoj atė periudhė tė luftės, po shoh se edhe atėherė qenka dashur t’ju iknim fėrkimeve tė luftėrave me romakė e me osmanllinj. Pas ēdo lufte ne paguam tagėr. Po edhe ndryshimet e shpejta na sollėn nė prag tė greminės.
__________________

FRIKA...

Ē’fat patėm ne nga ato luftėra tė pėrgjakshme? U dėmtuam ne edhe kundėrshtarėt.... Pastaj me ata qė lidhėm besėlidhjen, na futėn frikėn dhe na i futėn qė tė dy kėmbėt nė njė kėpucė! Shkuan turqit e na erdhen serbėt nė derė tė shtėpisė. Tė tillėt na mashtruan se do tė kapėrcejnė nėpėr Kosovė e po sundojnė mbi njėqind vjet. Ata u vendosen nė kėto troje qė na robėruan e bėnė mė zi se tė gjithė sundimtarėt e mėparshėm. Po kush do ta dėgjonte zėrin tonė? Sė pari klithmat nuk i lejuan tė dalin jashtė pragut tė shtėpisė, e lėre mė edhe jasht Ballkanit tė trazuar, e sa pėr Evropė, kur patėm ndonjė ndihmė prej saj? Evropa deritash e kishte bėrė veshin tė shurdhėr, sikur fare nuk dėgjonte asgjė, apo, pėrpiqej tė fitojė prej padrejtėsive qė na i bėri, pikėrisht pse nėpėr shekuj qemė popull i pakrah dhe i pambrojtur? Evropa e re, vallė ēfarė do tė na sjellė? Tash do tė shohim, ku bėn pjesė harta e Evropės, e ku gjendet Gadishulli i Ballkanit!? Pastaj do tė shihet edhe ku bėn pjesė Shqipėria dhe Kosova, qė tė dyja tė copėtuara! Ku qemė ne!? Ē’bėhet vallė tani nė Shqipėri?... Mbetem tė grindemi pėr nėnėn qė shumė veta e lamė tė shkretė, tė mallkuar, tė krasitur, e lamė si degė e kėputur dhe kurrė s’i vajtėm pranė tė pyesnim: “Ē’ke moj nėnė, edhe po vajton? Dhe u bėre si lulez me kokė tė unjur ngase nuk shėkon diell?” pohonte Noli ynė. Nė njė intervistė tė zotit Fan Noli dhėnė korrespondentit tė gazetės sė Beogradit “Vreme” (“Koha”), mė 13 shtator 1924, ai shprehte pikėpamjet e tij: “Ne dėshirojmė marrėdhėnie fqinjėsie tė mirė me shtetin jugosllav, se kemi nevojė pėr qetėsi qė tė mbledhim tėrė vemendjen tonė nė organizimin e shtetit dhe zhvillimin e ekonomisė”, ku mes tė tjerash theksoi edhe ēėshtjen e zgjidhjes sė nyjės Kosovė: “Lidhur me kosovjotėt, qė qeveria mori masat qė ata tė qėndrojnė urtė dhe ju siguroj se kanė pėr tė ndenjur urtė(...). Nė qoftė se ju dėshironi qė kosovarėt tė mos jenė shkak i grindjeve dhe urrejtjeve midis dy shteteve, atėherė ju silluni mirė kundrejt popullsisė shqiptare nė Jugosllavi. Konstatoi me kėnaqėsi kohėn e fundit... autoritet tuaja lokale sillen mė mirė kundrejt shqiptarėve tė Kosovės. Shpresoj qė edhe qeveria e re juaj, gjithė kėtė politikė do ta ndjekė nė interesin e tė dy shteteve”. Mirėpo, me sa shihet zoti Noli ishte qė tė krijohej njė gjendje paqeje e qetėsie nė Ballkan. Ai shpesh i vlerėsonte se kėto ishin premtime tė thata. Gjendja ndėrkombėtare dhe lufta e ftohtė ndaj shqiptarėve e bėjnė kėtė periudhė shumė tė papėrshtatshme. Ndodh se i frikėsohej luftės sė re dhe “... do t’i ngrejė duart drejt qiellit dhe do tė bėrtasė: “Oh! Mė mirė luftė sesa tė gjitha kėto llomotitje tė mėrzitshme pėr paqen!... Ku jemi ne? Ē’ka bėrė Lidhja e Kombeve? Pėrgjigja ėshtė shumė e lehtė: Do ta gjeni te Shekspiri: “Fjalė, fjalė, fjalė”, domethėnė erė e asgjė mė tepėr”
Kultura e paqes, mė sa shoh, s’ėshtė pėrhapur sa duhet nė botėn e re. Kush e vė gishtin pa gjak tė paqes nė letėr tė bardhė, i lumtė! Por, kjo ndėrmarrje kėrkon edhe ithtarė tė denjė. Sa i pėrket Ballkanit tė vjetėr, janė shtresuar sa pikėpamje tė gabuara qė i kanė mbjellur luftėrat pėr liri, e pas pėrfundimit tė luftės ēdo gjė ėshtė dhunuar deri edhe historia!... Mund tė ndodhė se kanė pasur tė drejtė turqit kur thoshin: “A bėn qė mbreti t'ju flas maleve!?”

(Qevria e Nolit nuk ishte konsoliduar, meqė pati jetė tė shkurtėr dhe nuk mund tė merret si argument kėrkesa e tij qė kosovarėt tė rrinė urtė. Mendoj se ky fragment e lėndon veprėm meqė Noli ėshtė aq i madh dhe i pėrkushtuar pėr Shqipėrisė, sa kjo fjali edhe ashtu del e zvenitur)
__________________

BALLKANI I TRAZUAR

Kėto male e gurė tė ashpėr tė Ballkanit, vėrtet s’po e dėgjojnė askėnd, s’po ia pranojnė askujt! Po, ē’bėri ajo Turqi qė ndėr shtetet e para e formoi Ballkanin, ia caktoj kufijtė dhe e mbrojti? O Zot, nė ē’korniza tė hekurit jetojnė ballkanasit? Tash kush po e mbron Ballkanin e Vjetėr? Po Evropėn dhe mbarė botėn?! Kush po i mbron shqiptarėt qė me luftėra tė detyrueshme dhe me kėrkesa pėr tė drejta e patėn trazuar Ballkanin legjendar? Ē’mbet prej luftėrave? Asgjė! Luftuam dhe ēdo luftė e fituam, por fitoren na morėn prej dore nė mėnyrė paqėsore! Pas ndjekjes sė ēdo pushteti dhunues, na shkelėn me pushtet tė rinj mė tė ashpėr sesa i vjetri. Serbia fill pas pushtimeve tė Osmanllinjve u bė tutelė mbi kokė, duke pėrhapur gėnjeshtra nė Evropė, kinse shqiptarėt nuk dinė tė krijojnė e tė mbajnė shtet? Luftėrat nė Ballkan i motivuan ardhacakėt e ri, dhe ne nuk ditėm, se ēdo hyrje nė luftė, edhe pse nuk e gjunjėzuan dot popullin, na kushtoi me kokė dhe me tokė... Humbem shumė njerėz pa nevojė, por edhe tokat e shqiptarėve u copėtuan nga fqinjėt? Pas ēdo pėrpjekje qė tė bėhen thyerjet nė dobi tonė, tė tjerėt i rrėmbyen dhe i pėrvetėsuan tė gjitha tė mirat para nesh. Ata qė kapėrcyen nėpėr male tė Karpateve me djepa nėn sqetull, pas shumė pėrpjekjesh, vunė pushtetin e tyre nė kėtė pjesė tė Ballkanit. Mbetėm "tė mirė" dhe "tė mjerė"! Sepse, pa arsye u pėrpoqen qė tė mohojnė gjenezėn dhe tė na shlyejnė ēdo luftė e pėrpjekje pėr vetėqeverim e pavarėsim... Ndodh se kjo klithmė qė e bėre Ti nė pėrmbledhjen mė tė re do tė hap udhė tė re, nė mos asgjė shqiptarėt tė dalin me pikėpamje tė qartėsuara pėr fatin. Shqiptarėt duhet tė zgjohen njėherė, tė futėn nė ēdo pore jetėsore dhe ta ndriēojnė fatin e tyre, jo sipas asaj qė u pėrpoqen tė na detyrojnė tė huajt, por siē populli vetė dėshiron. Zėri i kėtij populli ėshtė edhe zėri i Zotit!
__________________

FITUESIT PĖRCAKTOHEN NĖ TAVOLINĖ

Historia jonė ishte e pastėr si loti, por atė e ndėrlikuan fqinjėt pėr t’i pėrfituar “alibitė” e tyre sė ata janė shpėtimtarėt tonė! Sikur tė dinim t’ju shpėtonim kthetrave tė tyre, apo edhe tė mos futeshim nė luftė me ta e kundėr tyre, ndodh se nuk do tė mbesnim kėshtu tė copėtuar dhe me pak tokė? Qėllimi i ēdo lufte ishte qė tė na rebelojnė dhe tė na motivojnė pėr luftėra tė reja. Pas pėrfundimit tė luftės, tė tjerėt e shaluan atin kudo kundėr nesh. Kėshtu bėri edhe Serbia si nė Luftėn e Parė Botėrore, po ashtu edhe nė ketė tė Dytėn - kundėrbotėrore! E morėn fitoren tė gatuar dhe tė ulur nė tavolinė, pa fije droje. Ēfarė do tė bėhej sikur fare tė mos ngriteshim nė luftė? Vetėm sa u pėrshkllimė se luftuam kundėr nazifashizmit, kurse erdhi nazifashizmi me petk tė ri!
Zoti na ndihmoftė! U ndihmoftė edhe popujve tė tjerė, por shqipshkelėsve, kurrė mos iu ndihmoftė! Ka shqipshkelės edhe nė mjedisin tonė, qė ende nuk po duan tė lirohen nga tutela e ish-regjimit, ka edhe tė tillė qė i kanė lidhur interesat materiale, e fat qė tash po ua lexojnė gjithkujt letrat nė gji...
__________________

UDHA E MASHTRIMEVE

Nė 40-vjetorin e Bujanit, u mbajt njė takim nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės. Mjerisht nuk erdhi asnjė ish-pjesėmarrės i gjallė i Konferencės, as tė tillė tė pėrlyer qė tėrė jetėn bėrė me gisht dhe asnjėherė nuk kanė menduar se me popull nuk luhet nė bisht!
Salla e kujtimit tė pėrvjetorit ishte mbushur me studentė, historianė dhe politikanė. Pritej se do tė vinte Fadil Hoxha, por as ai nuk erdhi! Desh tė ndaheshin edhe historianėt nė dysh; sa ishin me mendimin se Konferenca e Bujanit mbeti akti mė i lartė historik pėr bashkimin e kombit shqiptar, sa tė tjerė e qortonin si konferencė moniste? Bujani ėshtė akti i kryer, thoshte njėri nga historianėt qė nuk kishte shkruar asnjė shkronjė, por e kishte pėrsiatur nė vete atė kohė. Bujani ishte njė Konferencė nėn kontroll tė serbėve dhe malazezėve. Ata e pėrkrahnin vetėm sa pėr t’i parė se cilėt nga radhėt e shqiptarėve ishin eksponentė tė irredentizmit dhe tė separatizmit! Bujani ishte konferencė, qė as qė duhej tė mbahej, pohonte njėri, dhe atij nuk i vėhej veshi. Ndėr tė tjerė, foli edhe Ali Rexha!
- Ju, tė gjithė po gaboni se nuk duhet tė thuhet: “Konferenca e Bujant” por “Konferenca e Bujanit”. Qeshėn tė gjithė pjesėmarrėsit. Ishte njėfarė krize nervore! Thonė se vendimet e kėsaj Konference i kanė nėnshkruar edhe serbėt e malazezėt. Bujani ishte nėn kontroll tė madh dhe fare nuk ishte pėrgatitur psikikisht asnjė luftėtar. Mashtrimet e premtimet lėviznin nė ēdo anė. Bujani kishte pėrparėsi se mbahej nė Malėsi tė Gjakovės, dhe mendohej se Malėsia do ta pėrkrahte, por kush e kishte pyetur atėherė atė Malėsi? Ē’mund tė bėnte Malėsia, kur dihej se ajo Malėsi ishte e lidhur gjithnjė me Shqipėrinė! Bujan dhe Malėsia me pilėpamje tė ndryshme ishin larg njėra-tjetrės. Malėsia do tė thoshte: “Me Konferencėn e Bujanit ne ia ndėrsyem vetes qentė! Qemė tė bashkuar, por nuk ditėm ta gėzojmė. Na mashtruan kopilat e huaj…”
Ē’fat patėn ata delegatė qė udhėtuan nga anė tė ndryshme, e ē’fat pati edhe Svetozar Vukmanoviq-Tempo, qė ishte nė korrent tė asaj ngjarje? Ai kishte marrė pėrsipėr se si ta bojkotonte atė, por pasi ia kishte shkruar njė letėr Titos, dhe iu kishte ankuar se shqiptarėt nuk do tė ngriten nė luftė, po qe se nuk bashkohen Kosova me Shqipėri. Tito iu kishte pėrgjigjur me shkrim: “Ēėshtja e bashkimit tė Kosovės dhe tė Rrafshit tė Dukagjinit me Shqipėri duhet tė jetė ekskluzivisht ēėshtje propaganduese”… Ishte nėnshkrimi i tij enkas: To! dhe pikė! Ndiqej fryma e Rezolutės sė Bujanit edhe prej atyre qė e kishin nėnshkruar, ndiqej edhe prej Tempos dhe Titos, dhe marrėveshja gojore u bė mė e rėndėsishme se ajo me shkrim. “Tė luftojmė, dhe ta shporrim okupatorin prej kėtij vendi, e pas luftės, tė gjithė do t’i gėzojmė tė drejtat e barabarta!...”
Udha e mashtrimeve ishte hapur pikėrisht nė Bujan. Nėnshkruesit si dhe nėnshtruesit e Bujanit pėrparonin nė brigada tė ushtrisė, por kishte ndėr tė tjerė qė pėrjetonin pėrndjekje sekrete.
Pėr Bujan nisėn tė nxehen hekurishet nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės, qė mezi merrte frymė ato ditė, se edhe ata qė punonin njėzet vjet nuk e dinin se ishin nė shenjestėr. Bujani dhe Instituti ishin nė tė njėjtin provim sikurse para 40 - vjetėsh Malėsia e Gjakovės, apo ata qė deshėn t’i jepnin zė asaj se bėri njė punė tė madhe! Po tė pyetej Malėsia nuk do tė bėhej asnjė fjalė nė ato rrethana? Po tė ishte ky zėri i Malėsisė, do tė lėshohej kushtrimi i saj, por ishte njė zė i njė kaste njerėzish qė mbetėn faraonė tė dy zonave shqiptare? Faraonėt e historisė, dhe faraonėt e politikės sė ditės qė ditėn tė tjerėt t’i ngrisnin nė metafora nisėn tė pėrēajnė. Ata dėrdėllisnin pėr ura tė bashkimit tė tė gjithė popujve me parullėn: “Proletarė, tė tė gjitha vendeve, bashkohuni!”
U ngrit Ahmet Kelmendi, ish-nxėnės i Zekeria Rexhės, dhe pėrkundėr asaj qė nuk diti apo nuk desh tė thotė asgjė pėr Bujann, ia pėrmendi emrin profesorit tė tij:
-Tė diskutojmė mes vetes deri nė ngritjen e karrigeve, por tė mos i mėshojmė njėri-tjetrit! - thoshte profesor Zekeria Rexha i ndjerė qė nuk ishte nė atė mes ku flitej pėr 40-vjetorin e Konferencės sė Bujanit!
Fjalėt rreth karriges mė tingėlluan ndryshe. “Lufta pėr shkam!”, kisha dėgjuar shpesh nė popull: “Na i ka lidhur duar dhe kėmbė!”. Mos vallė, edhe aty qenka bėrė luftė e tillė! T’i ngrisim karriget kėtu? Karriget i ngritėn tė tjerėt kundėr nesh, dhe heshtja u bė moto e luftės “Ndjefsh e mos pafsh!” luteshin ata qė s’mund tė bėnin asgjė. Dhe kėshtu lufta vazhdonte edhe pas aprovimit tė Rezolutės sė Bujanit, hartuar nga Hajdar Dushi, i cili nėn rrethana sekrete tė asaj kohe u zhduk. Jeta e tij ishte jeta e njė luftėtari tė vendosur qė nuk pushoi sė luftuari dhe punuari pėr lirinė e atdheut. “Ēdo i ri don liri!”, dėgjohej fjala e urtė. Liria pėr atdhe ishte nė shpirtin e tij. Ai me njė grup njerėz tė tjerė tė penės, kudo ku shkeli, maleve e fushave, kasolleve e staneve, mbolli zjarrin e luftės pėr liri, zjarrin e dashurisė pėr tokėn amtare qė Kosova tė bashkohej me Shqipėrinė!…”Pa tokė, s’ke as qiell, as diell, as kokė!” pėrsiasnin nė vete ata qė nuk kishin aftėsi e guxim tė kundėrshtonin haptas.
__________________

LOJĖRAT E ROBĖRISĖ

- Kush e ka nėnshkruar Rezolutėn e Bujanit? - pyesnin shpesh ushtarėt nėpėr brigada luftarake, por ata i hante nata…
-A do tė bashkohemi ndonjėherė me Shqipėrinė? - pyesnin edhe ata qė ishin nė krye tė ushtrisė, por qė shpesh me fjalė e shprehje tė tilla provokonin prapavinė e shėndoshė, dhe cilindo qė dėgjonin se ekspozohej, nuk e ēelte drita tė gjallė!
Mėngjesi i gjente tė pushkatuar, dhe vetėm kur shokėt bėnin me kokė prej njėri-tjetrit, dihej se ēfarė bėhej me shokėt e luftės natėn, e ēfarė ditėn? Dita dhe nata ishin tė tyre! Ditėn ishin me ushtri, natėn ishin - kundėr ushtrisė!... O bubu, ēfarė ishte ajo kohė e luftės? Profesori im, Zekeria Rexha ishte i shkolluar. Ishte kreator i luftės dhe i arsimit shqiptar? Dinte gjuhėn shqipe dhe frengjishte, dinte edhe latinishten, e kishte mėsuar pėr zor edhe serbishten! Shumė kohė ishte njeriu i pare nė Shqipėri, minister i arsimit si dhe kėtu nė Kosovė. U bė edhe shkrimtar!
Dukagjini, djali i Zekeria Rexhės ishte njė klasė para meje. Ai ishte orientuar nė lėndėt shkencore, thoshin se merrej me fizikė dhe se ishte regjistruar nė Institutin e Vinēes tė Beogradit! Ishte punė e madhe kjo atėherė pėr ne. Sihariqe! Ishte punė mbi punė tė shkonte ndonjė shqiptar e tė studionte nė Beograd, dhe arritėn dikur edhe shumė tė tjerė. Dyert e Beogradit i hapėn luftėtarėt. Harruan Tiranėn!... Ēfarė u bė me atė Bujan? A do tė ishte mė mirė qė tė mbahej apo tė mos mbahej? A ishte mirė qė t’ia bėjmė vetes me gisht apo atė qė na bėnė tė tjerėt? U apostrofuan njerėzit qė adhuronin bashkimin. Bėhej njė luftė e ashpėr pėrbrenda ushtrisė shqiptare, qė ēonte nė udhėn e dėshtimit. Dyshuesit i ndoqėn dhe u poqėn nė mėnyrėn mė perfide!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator

Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Halil Kajtazi    15/9/2010, 15:27

REZOLUTA E BUJANIT

Rezoluta e Bujanit ishte hartuar mirė, dhe nė ēėshtjen shqiptare, mė sa shihej sipas tė gjitha paragjykimeve, do tė bėhej bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė! Po, vallė, pėr ēfarė bashkimi ishte fjala, kur Kosova, nė ditėt e fashizmit, nė kohė tė Shqipėrisė, edhe pse dukej e pushtuar, ajo ishte tėrėsisht e bashkuar! Ishte njė shtet etnik, dhe kėshtu, zoti Zekeria Rexha, ende pa u nėnshkruar Rezoluta, gjėrat ishin pezulluar herėt se si do tė vihej deri te vendimet e njė Konference qė fare nuk do tė kishin peshė as gjatė luftės e as pas pushimit tė saj. Nėnshkrimin e Rezolutės, dihet se kush e pagoi me kokė, e dikujt i shpėtoi koka dhe trupi, por mė vonė pėrbeheshin me kokė, trup e shpirt pėr vendime tė reja, mė drastike dhe mė tragjikomike. “Konferenca e Bujanit akt mashtrues-pseudohistorik i fatit tė shqiptarėve!” pohonin nė vete. Ajo u bė vazhdimėsi e kurtheve tė mėparshme tė Mbledhjes sė Mukjes, e cila po kėshtu me vete mori shumė njerėz, dhe ata qė mbetėn tė gjallė, e mbajtėn nė kėmbė Shqipėrinė me kompromisin qė ia bėnė Kosovės sė mjerė! Konferenca e Bujanit ua lidhi kėmbė e duar komunistėve tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės! U formuan ēetat dhe brigadat partizane, me njė yll tė pėrbashkėt pesėcepash! U formuan dy Ushtri Nacionalēlirimtare dhe u caktuan dy komandantė shumė tė rinj, qė vranin dhe kthjellonin nė atė kohė. Ēfarė hapash tė sigurt: “Dy ushtri Nacionalēlirimtare, me dy komandantė shqiptarė. Komandant i UNĒ tė Shqipėrisė u zgjodh Enver Hoxha, kurse komandant i UNĒ pėr Kosovė dhe Rrafsh tė Dukagjinit, Fadil Hoxha! Dy komandantė tė njė ushtrie e dėgjonin njė komandant suprem tė UNĒ tė Jugosllavisė, Titon qė i fuste nė regjistėr hiqėrrat! Konferenca e Bujanit, si tė atyre qė dhanė jetėn, e po kėshtu edhe tė atyre qė e vazhduan luftėn, ua lidhi kėmbė e duar! Ata mbetėn me trup e me shpirt pengje tė Serbisė, po edhe tė Shqipėrisė. Trupin e shpirtin e patėn nė bahe! Pėr gjendjen kaotike qė mund tė krijohej gjatė tėrė luftės, lėre qė ishin pėrgjegjės dhe tė pėrcjellur nga njėri-tjetri, sakaq udhėheqėsia serbe nuk kishte nevojė tė ngutej fare, kur ēdo lėvizje e re ishte nėn mbikėqyrje tė tyre.

* * *

Nė kohėn e pushtimit nga Italia dhe Gjermania kufijtė pėr tė dy palėt ishin formalė, dhe mund tė krijoheshin lėvizje nė tė dy anėt! Nuk dihet a tradhtoi PKSH-ja Kosovėn, apo PKJ e Jugosllavisė, pėrmes Komitetit Krahinor tė PK pėr Kosovė dhe Rrafsh tė Dukagjinit! I nderuari Zekeria Rexha ēdo tė thoshe ti, sikur tė ishe i gjallė, apo mos vallė ke lėnė diēka nė dorėshkrimet tuaja tė pabotuara! Ē’fajtorė qemė ne kėtu nė Kosovė, kur u ngritėm nė luftė kinse me zėrin e Shqipėrisė dhe pėsuam e fare asgjė nuk mėsuam? Njė shmangie nga vendimet e marra nė Bujan, nė Prizren, si dhe nė Beograd, po tė dėgjohej se kishte ngritur kokėn ndonjė filiz, politikanėt e heshtnin me mjeshtri e menēuri: “Heshtni, se edhe kėtė qė e fituam me luftė, mund tė na e marrin!” Po, vallė, ē’mund tė merrnin prej nesh, kur kishim mbetur asht e lėkurė, tė lodhur nga vuajtjet dhe nga lufta. Vrasje, burgosje, me bukė e pa bukė… “Heshtni! Heshtni!” Me heshtje shprehej edhe mospajtimi, me heshtje shprehej edhe ndjenja e zemėrimit, me heshtje shprehej edhe ndjenja e robėrisė.
Dhashtė Zoti dhe u bėftė siē thotė Rezoluta e Bujanit mė 31 dhjetor dhe 1 e 2 janar tė vitit 1943!
__________________

LETĖR ZEKERIA REXHĖS

As vetė nuk mė kishte shkuar mendja gjatė asaj kohe kur isha nxėnės i Gjimnazit tė Prishtinės, se do tė mė vjen radha tė shkruaj pėr Ty, e besoj se edhe ti kėtė nuk do ta prisje mirė, sikur tė ishe i gjallė. Lufta dhe jeta na ka ndarė gjithnjė, e veēanėrisht kjo Lufta e Dytė Botėrore, na ndau mė sė shumti, kjo qė edhe ti more pjesė nė tė, me pushkė nė supe, por njė kohė pate mundėsi ta thoshe mendimin tėnd edhe me penė. Me penė dhe me gojė, dhe sa pėr atė qė je zotuar me penė, ja tėrė atė veprimtarinė tėnde e kam para vetes, nė njė libėr qė nė fakt, me detyrė tė caktuar, pas vdekjes tėnde, e pėrgatiti dhe e botoi Redaksia e botimeve “Rilindja” e Kosovės. Pėr kėtė u pėrkujdes Ali Jasiqi, dhe pėr fat tonė, po edhe pėr fat tėndin, qė gjithnjė mendoje tė na leje diēka tė shkruar, dhe pate dėshirė tė mbeteshe shrimtar, libri doli nė dritė, por doli edhe njė pjesė e psikologjisė tėnde. Shkrimtar tė quajta Ty. Tė deshi apo nuk i deshi populli si shkrimtar, mjafton se pas luftės duhej tė paraqiteshin edhe shkrimtarė tė tjerė!

* * *
Bujani nuk ishte hapi i parė i bashkimit? Pėr bashkim dėshmojnė viktimat, qė u bėnė pas ēdo tubimi, kinse ishte historik pėr bashkim? Pėrndjekjet e atdhedashėsve kurrė nuk pushonin, para dhe pas tubimeve; ndjekjet mes vetes dhe kurthe tė kurdisura nga tė tjerėt. “Krijuan dhe trilluan armiq pa nevojė, shpallėn veten miq tė bashkimit, miq tė luftės, dhe mė nė fund mbetėn me fytyrė njė kohė, e pa fytyrė tėrė kohėn? Karremi i Serbisė ishte i gatshėm pėr ne, e ju nėnshkruanit fatin tonė? Njė kohė ngjitjet iu pėlqenin, por fare s’i keni menduar rėniet. Qėllimi i pushtuesve serbo-malazezė, karrem pas karremi, ushtronte dhunė se cili nga ju do tė jetė mė i dalluar kundėr njėri-tjetrit dhe tė punojė nė dėm tė tjetrit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator

Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Halil Kajtazi    15/9/2010, 15:28

KUVENDI I PRIZRENIT (1945)

Trajtimi i shqiptarėve sikur shėmbėllen edhe me historinė e LNĒ! Historia e hapjes sė shkollave shqipe para luftės nė Kosovė dhe gjetiu, ishte shtresuar nė bazė, dhe ishin vėnė bazat e arsimit shqiptar. Ato nisėn tė ndryshohen qė nė ditėt e para tė pas luftės, mė 1945! Ēdo gjė ishte kėputur me ato ditė kur luftėtarėt shqiptarė me njė breshėr lotėsh u ndanė dhe tė gjithė u kthyen nga kishin ardhur. Luftėtarėt e pasionuar se do tė bashkohej Kosova me Shqipėrinė, kur panė se kjo perėndoi, thanė: “Mė mirė sikur tė mė kishte mbetur varri nė Kosovė, e tė dihej se kam luftuar pėr bashkim, se sa qė po kthehem i gjallė nė Shqipėri! Ē’kam pėr t’u thėnė atyre tė mive nė shtėpi? Luftova, e pėr kėnd luftova?!...

* * *
Bujani nuk ishte hapi i parė i bashkimit? Pėr bashkim dėshmojnė viktimat, qė u bėnė pas ēdo tubimi, kinse ishte historik pėr bashkim? Pėrndjekjet e atdhedashėsve kurrė nuk pushonin, para dhe pas tubimeve; ndjekjet mes vetes dhe kurthe tė kurdisura nga tė tjerėt. “Krijuan dhe trilluan armiq pa nevojė, shpallėn veten miq tė bashkimit, miq tė luftės, dhe mė nė fund mbetėn me fytyrė njė kohė, e pa fytyrė tėrė kohėn? Karremi i Serbisė ishte i gatshėm pėr ne, e ju nėnshkruanit fatin tonė? Njė kohė ngjitjet iu pėlqenin, por fare s’i keni menduar rėniet. Qėllimi i pushtuesve serbo-malazezė, karrem pas karremi, ushtronte dhunė se cili nga ju do tė jetė mė i dalluar kundėr njėri-tjetrit dhe tė punojė nė dėm tė tjetrit.
__________________

KUJTIMET E NJĖ MALĖSORI

Ishte mbajtur edhe njė kėshillim pėr Konferencėn e Bujanit dhe ēdo e mirė dhe e ligė ishte folur pėr atė Bujanin, por kot sė koti, kur u mbajt kėtu nė Prishtinė, asnjė pjesėmarrės i asaj nė mbledhje, as serb e as shqiptar serish s’ishte kujtuar tė vinte nė prani tė historianėve e t’i evokonte kujtimet e sinqerta. Nisėn grindjet e kohės pėr njė ngjarje qė viktimat e saj ende janė tė freskėta? Nė pėrvjetorin e fundit tė Bujanit, tė njėjtit njerėz qė ishin deklaruar nė shtyp se ēfarė ishin vendimet e Bujanit, i mbronin tezat e tyre. Edhe Zekeria Cana, qė herėt i kishte hulumtuar kėto tema, fare nuk merrte pjesė nė kėtė pėrvjetor. U ngrit Islam Dobra, i Drenicės i thanė, sikur thoshin edhe mė parė kur donin ta ndalnin veprimin e mirė tė drenicakėve, dhe foli, por ata e nėpėrkėmbėn, e mbledhja pritej qė sa mė parė tė pėrfundohej.
Por, mė sa shihej, historianėt e mjerė frikėsoheshin qė tė botojnė libra vetėmbrojtės me emrat e vasalėve, qė nuk e kishin hequr nga shpina thesin e ish-misionarėve tė lartė dhe tė drejtpėrdrejtė tė partiakėve shqiptaro-serbė, duke u pėrpjekur qė ta fshehnin rihabilitimin publik, por qė prej kohėsh kanė prekur edhe rrashtėn e shtetit shqiptarė.
I nderuari Adem Ēelaj, tregon njė histori pėr tė shkuaren e tij “Nga Vuthaj nė Amerikė” (Kujtimet e njė malėsori), botuar mė l998, kur pas 50 - vjetėsh kthehet nė vizitė pėrkohėsisht nė vendlindjen e tij: “Nuk mund ta lė pa pėrmedur vizitėn e paharruar qė bėra nė katundin Bujanit nė shtėpinė e Salih Manit. Nė kėtė shtėpi ishte mbledhė Konferenca historike e Bujanit nė dhjetor l943, janar l944, ku u nxor vendimi pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėri. Nė qoftė se do tė ishte zbatuar ky vendim, do tė ishte korrigjuar njė padrejtėsi e madhe historike, por Titoja e shkeli me tė dy kėmbėt dhe Shqipėria mbeti edhe sot e kėsaj dite e copėtuar, sikurse me pėrfundimin e Luftės sė Parė Botėrore. Atė ditė qė e vizitova shtėpinė muze e ndjeva veten tė nderuar, por edhe tė mėrzitur. Mendova se sa padrejtėsisht ėshtė sjellė historia me ne shqiptarėt…”
.
__________________

VETĖVENDOSJE, SHKĖPUTJE, BASHKIM APO MASHTRIM?

Mė 14 e 15 dhjetor 1979, Instituti i Historisė sė Kosovės kishte organizuar njė simpoziumin: “Forcat e armatosura revolucionare tė LNĒ tė Kosovės mė 1941-1945”, nė tė cilin me pos shumė historianėve tė ftuar, tė shkencėtarėve dhe tė intelektualėve tė tjerė, ishin ftuar edhe veteranėt e luftės: Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Ali Shukriu, Xhevdet Hamza e shumė tė tjerė. Pėr fat tė luftėtarėve, serbėt dhe malazezėt nuk merrnin pjesė. Patėn nisur tė ftohen marrėdhėniet me ta! Nė atė Simpozium, siē pėrflisnin historianėt, iu kishte ofruar rasti mė i volitshėm qė luftėtarėt shqiptarė tė rrėfeheshin lirisht pėr tė kaluarėn e tyre. Fillimi i punės nė Simpozium mori udhė tė mirė. Pastaj u bė njė pushim i shkurtėr dhe tė gjithė ishin ndarė nė grupe dhe bisedonin jashtė sallės ku po mbahej tubimi shkencor. Fadil Hoxha kishte mbetur me grupin e tij dhe me gruan nė sallė. Kur historianėt e hetuan kėtė vetmi u prekėn shumė dhe u kthyen e morėn Fadilin dhe gruan e tij dhe sė bashku e gostitėn me nga njė kafe. Ai i kishte bindjet e tij se historia mund tė kthehej edhe ndryshe dhe se armiqtė e vjetėr mund tė na korrin!...
Pas pushimit tė gjithė u kthyen nė sallė, dhe puna filloi tė zhvillohet mirė dhe nė frymė tė kohės…Historianėt me shėnimet e tyre shkencore si dhe me vlerėsimet qė i kishin bėrė pėr LNĒ-nė, prisnin me padurim se kush prej veteranėve tė luftės do tė futej nė kėtė temė, qė kishte nisur t’i shkundej pluhuri dhe t’i hiqej pėlhura e zezė e komunizmit… Ata, pas fjalės sė hyrjes, me dėshirė prisnin se njerėzit do t’i ējerrnin maskat pas luftės… Pas njė pushimi dhe pritje tė shkurtėr, papritmas u ngrit Xhavit Nimani. Pasi e mori fjalėn, ai gjatė i evokoi kujtimet e tij pėr luftėn e mbramė. Foli edhe pėr krimet qė janė bėrė dhe siē pohonte ai, nuk i kemi ditur sa punė! Vetėm kur kemi dėgjuar se u bė kėshtu apo ashtu e asgjė tjetėr…
Ai foli edhe pėr Informburonė qė sipas tij ishte mė shumė thikė ndaj shqiptarėve se sa ndaj tė tjerėve.
- Shokė! - e ngriti zėrin Xhaviti - s’qemė tė aftė dhe s’e kėrkuam qė Kosova tė shpallej Republikė. Serbėt do tė na jepnin Republikėn…Mendoj se mungesa e vetėdijes sonė ishte qė tė shkojmė sė bashku me popujt e tjerė tė Jugosllavisė. Ēfarė bėhej me ne, asgjė s’merrnim vesh!?… Ne s'i kuptonim ndėrrimet derisa shkonim nė Beograd. Mendonim se tė tjerėt do tė na i ndreqin punėt tona, por nuk doli ashtu…! Patėm besim se edhe ne do tė futeshim nė proceset e Jugosllavisė, por u mashtruam, se Serbia i lėvizte punėt vetėm si dėshironte ajo, dhe krejt nė emėr tė Jugosllavisė e ne shqiptarėve na shkėputėn nga sistemi…
- Pėrmendėt shtetrrethimin, shok Xhavit? - e pyeti historiani Tahir Abdyli, - Pėr ty ėshtė e vėrtetė se s’ke qenė i rrethuar, se ti ishe nė atė ide, po tė tjerėt po?…Gjatė kohės sė pushimit tė Kuvendit nė Prizren e keni hequr flamurin shqiptar. Me aklamacion keni votuar qė t’i bashkėngjiteni Serbisė dhe pikėrisht aty ėshtė thyer integriteti i Kosovės - arsyetonte ai.
- S'kemi qenė tė rrethuar! Me vullnet kemi hyrė! - ndėrhyri nė bisedė edhe njė herė Fadil Hoxha.
- Ėshtė thyer edhe integriteti i Shqipėrisė - ndėrhyri historiani mė i ri, Tahir Abdyli.. - Sepse, mė thotė njė mendje, pa pėlqimin e saj ėshtė bėrė njė marrėveshje e tillė. Kob i madh pėr shqiptarėt!…
Fadil Hoxha nė vete ndrydhte mendimin e tij: ”Me vullnet jemi bashkuar me Serbi. Ishim tė rrethuar ushtarakisht! Tė flijohemi!?…Ēfarė tė bėjmė? Sikur tė gabonim edhe njėherė, nuk do tė na lante as Drini i Bardhė!…”
Mehmet Shala, si diskutues i ceku shumė ēėshtje lidhur me Bujanin dhe Kuvendin e Prizrenit, dhe iu drejtua Fadilit:
-Kėtė mendim e ke pasur mė l945, po kėtė mendim e ke pasur mė l981, po kėtė e ke edhe sot, qė janė tėrėsisht nė dėm tė kombit tonė.
Kur diskutuesi i shtroi kėto ēėshtje salla ra tėrėsisht nė heshtje. Kryesuesi pėr t'i shpėtuar kėsaj krize, tha:
- Njėzet minuta pushim e pastaj vazhdojmė…
Nė njė bisedė miqėsore me Fadilin lidhur me kėto ēėshtje e qė ishte i pranishėm edhe Tahir Abdyli, ndėrhyri Hajredin Hoxha, qė sipas mendimeve tė historianėve thuhej se ai kishte njė nderim tė posaēėm ndaj Fadilit, po edhe sikur ta qortonte nuk i hidhėrohej fare atij. Ai, duke shikuar nė drejtim tė Fadilit, i tha:
- Shok Fadil, me vullnet iu bashkėngjitėm Serbisė, me vullnet do tė ndahemi prej saj - dhe nisi t’i elaborojė sa pikėpamje tė tij rreth Kosovės dhe pavarėsisė sė saj.
Ai foli edhe pėr ato ēaste tė vėshtira tė Konferencės sė Bujant, pastaj edhe pėr pjesėmarrjen e njerėzve sidomos tė rinj, qė atėherė nuk dinin pėr ēka bėhej fjalė.
- Ka dhe shumė faktorė tė tjerė qė kishin ndikuar nė mjegullimin e ēėshtjes shqiptare. Pėr sa i pėrket Kuvendit tė Prizrenit, mė 1945, ndėr pjesėmarrėsit edhe delegatėt shqiptarė, serbė, boshnjakė e malazezė ka pasur tė tillė qė fare nuk e kishin nėnshkruar kėtė aneksim. Siē po shihet ajo punė ishte bėrė me dhunė. - Janė bėrė gabime e lėshime tė mėdha. Po e zėmė, na u desh ta elaborojmė Konferencėn e Bujant, qė u mbajt mė l943, ku ishte nė spikamė bashkimi i Kosovės me Shqipėri. Deri atėherė faktikisht e teorikisht Kosova ishte me Shqipėri. Duket se qysh atėherė ia ndėrsyem vetes qentė, se qemė tė bashkuar. Lufta na ndau dhe na pėrēau gjatė!
Tahir Abdyli sėrish i kthehet asaj periudhe qė kėrkonte tė sqarohej gjendja e popullit shqiptar, dhe ndėrhyri.
- Mirė do tė ishte sikur tė mos hynim fare nė luftė sė bashku me serbė. Mbaj mend se qysh herėt mė thoshin pleqtė tanė se Serbia ėshtė tradhtare dhe vėrtet dolėn fjalėt e tyre. Atėherė do ta kishim mė lehtė, e tash? Nuk dėshironim t’i shpallnim luftė Gjermanisė, dhe pikė! Ajo, hė pėr hė, nuk do tė mund tė qėndronte nė kėto troje. Si kishte ardhur kėtu, edhe do tė shkonte! Kur ėshtė ēėshtja e Kosovės ajo territorialisht gjithnjė trajtohej si Shqipėri. Ēfarė pėshtjellimesh bėhen tash, ne nuk do tė pajtohemi… U hartuan konkluza tė gabuara, se qysh atėherė dihej se shqiptarėt nuk do tė kėrkonin bashkimin as me Bullgari? Logjika e bashkimit me Shqipėri qėllimisht shkaktoi viktima tė shumta edhe gjatė luftės, po edhe mė vonė… Konventat ndėrkombėtare qė ishin pėrqafuar nė atė kohė ishin shikuar nė mėnyrė tė gjjithanshme dhe ato nė tri pika thlebėsore, caktonin fatin e popujve:
1. vetėvendosja,
2. shkėputja, dhe
3. bashkimi…
Kėto tri parime pėr ēėshtjen shqiptare mjerisht nuk janė jetėsuar.
- U pėrsėrit Konferenca e Bujant edhe nė Prizren mė 1945 - fliste sėrish Hajredin Hoxha nga Shtimja, nė ato bisedat miqėsore dhe sytė i kishte pėrqėndruar nga Fadili dhe Xhaviti. - Nė atė Kuvend apo Konferencė, nė vend qė tė fuqizohej vendimi i Konferencės sė Bujanit pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėri, miratohet me duartrokitje vendimi tjetėr mė fatal pėr bashkimin e Kosovės me Serbi! U miratuan proceset e Bujanit me pak ndryshime dhe ku jemi? Ēfarė na sollėn ato marrėveshje tė mbrapshta? Dėshira, vullneti deri nė vetėvendosje dhe shkėputje nga Republika e Serbisė e bashkėngjitja me Shqipėri, mbetėn tė shkruara nė letėr, por qė kurrė s'u pėrmbushėn nė vepėr!…
-A s’ishte vėrtet kjo vetėm ēėshtje propaganduese dhe asgjė tjetėr…? Mashtrues tė ēdo kohe mbetet ju, shok Fadil - ndrėhyri Tahir Abdyli dhe nisi t’i fshijė djersėt. - Ne nė historinė tonė krijuam tragjikėn e urave tė bashkimit dhe e paguam shtrenjtė! Nėpėr ura tė tilla kapėrcyen tė tjerėt e ne ku qemė e ku po mbetemi? Nė Kuvendin e Prizrenit u thyem edhe mė keq se sa nė Bujan. Ta them pa dorėza, ti shok Fadil vendose tė hyjmė nėn Serbi…!
- Mos ishte kjo akuzė e rėndė ndaj Fadilit, Tahir? - e pyeta dhe shtrova ēėshtje tė tjera. - Mendoj se asnjė konferencė pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėri nuk solli rezultate tė dėshiruara. U mbajtėn konferencat, sė pari nė Spaq, pastaj nė Pezė, nė Bujan dhe nė Prizren dhe asgjė… Sa pėr vendime me peshė historike dhe kombėtare veēohet vetėm Konferenca e Pezės. Megjithatė, tradhtia hetohet nė Konferencėn e Mukjes, mė 1-2 gusht 1943, midis KQ tė PKSH dhe tė Organiztės Kombėtare Antifashiste “Balli Kombėtar", pėr krijimin e njė fronti tė pėrbashkėt gjithėshqiptar, por qė nuk i shkonte pėr shtati KQ tė PKJ dhe planeve pushtuese serbosllave.
Mė l944, nė ishullin Vis tė Adriatikut po ashtu ishte mbajtur Konferenca ku trajtohej ēėshtja e orientimit tė luftės, ku patėn marrė pjesė delegacioni nga Jugosllavia edhe delegacioni i shqiptarėve, ku ishin marrė qėndrime dhe ku u arrit marrėveshja famėkeqe pėr shqiptarė: “Kosovėn ta lėmė nė kufij tė vjetėr. Po t’ia bashkojmė Shqipėrisė ajo bėhet e madhe dhe kėshtu po dobėsohet socializmi…!” Kosova mbeti nėn ombrellė tė Serbisė, e lufta pėr bashkim kombėtar vazhdonte nė tė gjitha trojet shqiptare. U ekspozuan atdhedashėsit, u zhduken dhe linēuan ata qė kishin lufuar e dėshironin dhe punonin pėr Shqipėrinė etnike dhe pastaj u degraduan nė forma tė ndryshme si tė padėshirueshėm e tradhtarė tė kombit! U bė dallimi i shqiptarėve kundėr ēėshtjes shqiptare! Pastaj u bė edhe njė tragjikė tjetėr, se tė gjitha lėvizjet kombėtare, ia lėshuan udhėn Partisė Komuniste tė Shqipėrisė me shpresė e besim tė paluhatshėm se pėrmes saj do tė arrihej bashkimi i kombit shqiptar! Ēfarė ishte kjo dyftyrėsi? Asgjė! Karrem i vjetėr i Serbisė… “Tė hyjmė nė luftė, ta shporrim okupatorin e pastaj ua japim secilit atė qė i takon…!”
Luftėtarėt e mjerė i dėgjonin eprorėt qė dėrdėllisnin me tė madhe:
- Nuk ėshtė me rėndėsi se nga shkon Kosova, por gjithsesi ta shporrim armikun e atėherė populli i Kosovės do tė vetėvendos se nga do tė shkojė!
- Pėrēarėsit kryesor tė kėtyre lėvizjeve kombėtare ishin Miladin Popoviqi dhe Dushan Mugosha, tė cilėt vepronin sipas vijės sė PKJ dhe direktivave tė Titos! - pėrpiqej ta shpalos njė pjesė tė historisė gojore qė koha do ta nxjerrė nė dritė, siē pohonte Tahiri. - E kush dėshiron tė mbes nė histori, ani…!?
Tahir Abdyli nė bisedė tė lirė ia nisi tė flasė pėr kushtet e tij tė vėshtira nė punėn shkencore si dhe lidhur me problemin e dokumenteve qė dergjeshin nėpėr arkiva tė Metropoleve evropiane, qė bėjnė fjalė pėr luftėn, qė e bėnė atėherė shqiptarėt pėr t'i mbrojtur trojet e tyre etnike. Dhe, njė pjesė e luftave mbeti nė harresė dhe e pashėnuar. Mė kot pritėm qė tė na shkruajnė historinė tonė tė tjerėt dhe duke pritur e grumbulluar lėndėn e historisė, ajo mjerisht prapė mbeti nė duar tė tė tjerėve. Edhe kėtė e pritėm e si e pėrjetuam ne historianėt, vėshtirė se do tė na kuptojnė tė tjerėt. Mė sa hetoj, qemė nė udhė tė gabuar dhe me vonesė e pamė se ē’fituam me ato fjalime tė liderėve shqiptarė? Liderizmi ėshtė thikė me shumė tehe! Ku gjendet tash Kosova e ku bėn pjesė Shqipėria? Po, vallė, Evropa jonė, mos po bėn sėrish sehir me ne? Po qe se kthehet Serbia nė kufij tė saj tė vjetėr, nė ata tė Luftės sė Parė Botėrore, ateherė pritet se do tė ketė demokraci i tėrė Ballkani dhe mė gjerė… Kufijtė e Ballkanit sikur tė kenė mure mė tė forta se sa tė Berlinit dikur? Na mbeten nėn dry njė pjesė e dokumenteve historike, kurse tė tjerat na i mori Serbia dhe mbetėm me gishtėrinj nė gojė! Edhe lidhjet e brezave me breza u kėputėn…
__________________

HESHTJA E ARMĖVE!
1945

Prizren, korrik '49
Ishte verė me shi dhe gjelbėrim kudo. Ujėt bilur tė Bistricės sė Prizrenit ecte nėn Urė tė vjetėr, qė lidhte dy pjesėt e qytetit tė vjetėr, atė pjesėn nga Kalaja e Prizrenit, si dhe pjesėn tjetėr nė rrafshinė. Prizreni ishte qyteti i parė qė nė fėmijėrinė e hershme kishte zėnė vend nė zemrėn time pėr njė kohė aq tė gjatė. Ky qytet pėr njė kohė tė shkurtėr ishte qendėr e madhe kulturore dhe arsimore pėr tė gjithė. Ato ditė, edhe pse kishin kaluar katėr vjet pas pushimit tė luftės sė armatosur, qytetit ende i vinte era barut. Tė shtėnat me armė nuk pushonin; thoshin se pėrditė vriteshin ushtarė nė kufi me Shqipėrinė, dhe i bėnin fajtorė udhėheqėsinė e saj. Kufiri ishte zonė e rrezikuar dhe si nxėnės tė anėve tė ndryshme nuk guxonim as tė shkonim deri nė Prizren pa leje tė zonės kufitare. Tė gjithė duhej t’u ruheshim armėve, edhe pse thoshin se lufta kishte pushuar, dhe se ishin pajtuar se mė nuk do tė kishte luftė; secili popull do t’i kishte tė drejtat e tij, dhe ato askush nuk guxonte t’ia cenojė! Fjalimxhinjtė dolėn nė sipėrfaqe, dhe me tė madhe flisnin se si e kishin fituar luftėn ndaj nazifashizmit, dhe nė kėtė mėnyrė fshehnin me perfiditet fashizmin vetjak, por edhe tė serbėve e tė malazezve. Petės sė hollė ia kishin venė edhe njė petė mė tė trashė, dhe pas luftės, bėnin ēmos qė nė vende kryesore tė caktoheshin njerėz tė diferencuar dhe tė devotshėm. Librat nė gjuhėn shqipe ishin shumė tė kėrkuara, ato librat qė pėrhapeshin nė kohėn e Shqipėrisė, dhe lexoheshin me tė madhe, por tash e tutje as qė guxonte kush t’i pėrmendte. Edhe profesorėt e shkollave fillore dhe tė mesme kishin hallet e tyre, dhe ngurronin t’i shpėrndanin nė lexim librat e paraluftės. Ishin lidhur nyjė sa punė, dhe askush nuk dinte dhe as qė guxonte t’u jipte vijė. Nė njėrėn anė ndiqeshin mėsuesit dhe profesorėt nga Shqipėria, e nė anėn tjetėr ndihej mungesa e tyre, qė zėvendėsohej me mėsues tė pakualifikuar dhe me profesorė qė tė rrallė ishin ata qė kishin kryer fakultetin pėrkatės. Ishin hapur edhe kurset pedagogjike nė Prizren, nė Gjakovė, nė Pejė dhe nė Prishtinė. Drejtorati i Arsimit tė Kosmetit, siē i thoshin atėherė, bėnte thirrje kudo nėpėr shkolla tė mesme qė tė paraqiteshin nxėnėsit e shkėlqyeshėm dhe tė aftėsoheshin nė mėnyrė mė tė shkurtėr pėr profesionin e mėsuesisė. Bėheshin zgjedhjet e nxėnėsve tė familjeve tė ndershme dhe tė atyre qė fare nuk i kishin pėrlyer gishtėrinjtė me gjak tė kėsaj luftės sė mbramė.
“Tė bėhej njė luftė aq e madhe e tė mos pėrlyheshin gishtėrinjtė me gjak!”, flitej me tė madhe nėpėr kuloare.

* * *

-Heshtėn armėt!, - thoshin njerėzit dhe pėrpiqeshin qė me kėtė shprehje t’i fshihnin ato, nė mos do t’u duheshin pėr luftė.
-Luftė me armė nuk do tė ketė, por lapsi do tė ndajė shapin nga sheqeri-dėgjoheshin njerėzit nė biseda e fjalė ngazėlluese.
Prizreni me ujėt e Bistricės dukej se mė lehtė i kishte larė udhėt me gjak tė dėshmorėve qė kishin luftuar kundėr pushtuesit, dhe kundėr vetvetes. Flitej se po bėheshin ndryshime tė shpejta, flitej se si nė Prizren ishte nėnshkruar tradhtia pėr Kosovėn, flitej se Kosova me dėshirėn e pėrfaqėsuesve shqiptarė ishte pajtuar qė tė futej nėn sqetull tė Serbisė, dhe nuk bėhej fare fjalė se kjo klauzolė e vendimit ishte bėrė me dhunė revolucionare! Ishte shtypur tėrė ajo qė kishte erė revolucionare, dhe njerėzit me tė drejtė thonin: “Mos tė kaptė dhuna se nuk tė ndalė as Tuna!” Po, vallė, ēfarė ishte ajo dhunė?, pohonin ata qė nuk e kishin pėrjetuar dhe prisnin e premtonin se po tė ishin nė atė Kuvend fare nuk do ta ngrisnin gishtin qė tė bėheshin me Serbi. Dy vija ishin:
-Me Tiranė?
-Po.
-Ndaju kėtej.
-Me Beograd?
-Po.
-Ndaju andej!
Dhe, aty u ndanė dhentė-dhish, dhe ata qė thanė me Tiranė, i hėngri lima, e ata qė u ndanė me Beograd, hynė nė vallen e re tė vėllazėrim-bashkimit! Shumė tė rinj fare nuk hetonin se ē’po bėhej? Vallja u nis pas nėnshkrimit dhe pas duartrokitjeve tė pjesėmarrėsve tė Kuvendit tė Prizrenit. Serbia me shpejtėsi pėrhapte lajme se Kosova me dėshirėn e popullit, iu bashkangjit Republikės Federale tė Serbisė! Lajme tė shpejta ishin ato, dhe askush nuk fliste se edhe aty ishte miratuar se Populli i Kosovės dhe i Metohisė me dėshirėn e tij i bashkangjitet Republikės Federale tė Serbisė deri nė vetėvendosje dhe shkėputje prej saj e bashkėngjitje me Shqipėri! Kosova dhe Rrafshi i Dukagjini ishin deri atėherė me Shqipėrinė, e tash “me dėshirėn e popullit” ato u bėnė pjesė tė Serbisė me DHUNĖ!
-Bira e minit treqind qese, - thoshin pėr ata qė nuk ishin pajtuar se duhej tė shkonin me Beogradin e Serbisė. Sa prej tyre u zhdukėn, sa tė tjerė u futėn nė burgje, e kishte ndėr ta edhe qė emigruan pa dėshirė. Shumė veta nisėn ta qortonin veten se ishin pjesėmarrės, e radhėn pėr diferencim e kishin edhe sa luftėtarė qė edhe gjatė luftės nuk ishin pajtuar me atė vijė tė gabuar tė luftės, ishin nė shenjestėr tė gjithė, sa vendi-vend nuk u zihej. Ata as qė guxonin edhe tė takoheshin me shokėt qė deri dje i kishin pasur armėt nė krah.
-Me Titon?
-Po.
-Ushtar?
-Po.
-I kujt?
-Ushtar i partisė!
Me kaq mirreshin vesh ata qė trumbetonin vijėn e pasluftės, kurse nė pėshpėritje bėhej diferencimi tjetėr.
-Me Enver Hoxhėn?
-Jo.
-Ushtar?
-Po.
-I kujt?
-I askujt!…
-Ne hoqėm njė armik tė largėt, e iu futėm nė gji kėtij tė afėrmit qė kur tė dojė na shtyp! Po, ē’bėmė ne? Luftuam kot, edhe mbetėm nėn kėmbė tė Serbisė? Po, ē’mashtrim ishte ky?
Fadil Hoxha, nė fillim tė luftės e kishte dėrguar misionarin e tij Ismet Shqiri te Selman Riza, intelektual i Gjakovės pėr tė biseduar me tė qė si njeri me autoritet nė popull, tė organizonte luftėn dhe tė bindte njerėz qė tė shkonin partizanė! Nė bisedėn shumė tė gjatė, siē pandehej atėherė, qė kishte bėrė me Ismetin, ai nuk ishte pajtuar qė populli tė ngritej fare nė luftė. Pas bisedimeve, Selmani i kishte thėnė Ismetit:
-Po qe se ngrihem nė luftė kundėr Gjermanisė, pėr cilėt kufijė tė luftojmė ne? Nėse luftojmė pėr kufijtė etnikė tė Shqipėrisė, unė do ta ngrejė nė kėmbė tėrė popullin liridashės, ndryshe, Gjermania nuk ka qėndresė kėtu, - i tha dhe qė tė dy ishin ngatėrruar nė bisedime. Ata u ndanė tė papajtuar, madje Ismeti edhe tepėr i dėshpėruar. I pėrgatitur me atė fjalorin e tij tė kohės, dhe tė urdhrit qė kishte marrė, ia reshi ashpėr me kėto fjalė:
-Ti, Selman Riza je irredentist dhe me ty do t’i qėrojmė hesapet!
Kishte kaluar shumė kohė dhe pas Luftės sė Dytė Botėrore, dhe tė kėsaj luftės sė pėrhershme kėtu nė Shqipėri e nė Kosovė, Selman Rizės si dhe shumė tė tjerėve qė ishin kundėrshtarė tė luftės dhe tė lidhjeve me Serbinė, iu desh tė strehoheshin kudo nėpėr Jugosllavi dhe jashtė. Atė e detyruan tė kthehej nė Shqipėri, edhe pse ishte i gatshėm t’i ndihmoj Kosovės. Kush mbeti nė Kosovė, jetoi me shumė vuajtje!
__________________

MILADININ E KA VRARĖ OZNA!

Kisha paralajmėruar fqinjin tim tė parė, se do tė dėshiroja tė takohesha me z.Zekeria Canėn, se njė ditė ishte ankuar se lėngonte nga trysnia e lartė e gjakut, dhe tri herė shkova nė shtėpi tė tij dhe nuk e gjeta, e njė mbrėmje, gruaja e tij, me korrektėsinė e saj e tė burrit trokiti nė derė tė shtėpisė dhe thirri:
-Thuani H., se Zeqa ėshtė nė shtėpi, dhe po e pret!
Mė lajmėroi e reja se isha i ftuar qė tė shkoja te z.Z. Cana nė shtėpi. Pashė se tryezėn e kishte tė shtruar me materiale qė i kishte pėrgatitur pėr botim.
-Shkruan diēka tė re?- e pyeta sėrish Zeqėn..
-Po, - tha ai dhe nuk mundi tė mė shikojė gjatė nė fytyrė, por uli kokėn dhe u fut nė ato punė tė shkrimeve tė tij.-Kam pėrgatitur njė libėr me punime dhe intervista qė ua kam dhėnė gazetave dhe radiostacioneve nė botėn e jashtme. Duhen para, -tha duke i fėrkuar gishtėrinjtė. - Dėshiroj t’i shoh shkrimet e mia tė botuara.
-Po, moti s’i rrahėm mendimet, ēfarė u bė me atė Miladin Popoviē? - e pyeta.- Njė intervistė e kam lexuar nė “Zėri”, mė sa kuptova unė, Haki Taha thuhej se e kishte vrarė Miladinin.Tash gjėrat po rrjedhin ndryshe? Mos ishte ky kulaē i gatuar pėr gjakovarė qė ishin nė pushtet, dhe kėshtu me kėtė ata i mbanin peng, siē bėnė me disa, apo diēka tjetėr…?
-Jo, H. s’ėshtė fjala pėr Haki Tahėn, ai s’e ka vrarė Miladinin.-tha z.Z. Cana, dhe shpalosi punimin e tij, qė e kishte parashtruar nė Tubimin shkencor pėr gjenocidin sllav ndaj shqiptarėve, dhe shtoi: -Miladin Popoviēin e ka vrarė “OZNA”! Kėtė e kam thėnė nė punimin tim shkencor qė do tė botohet sė shpejti…
-Po, mirė, po e kalojmė atė, ke dėshmi, dhe pikė, po ēfarė mendimi ke pėr Konferencėn e Bujant?-e pyeta.
-Kam parashtruar punimin shkencor, edhe pėr Bujann. Kam dėrguar njė punim lidhur me Bujann nė “Zėri” dhe pres qė tė shoh dritėn. Ėshtė aktual dhe kam shpresė se do tė bėhet ndriēimi i drejtė i Bujant.
Zekeria Cana futej nė botėn e tij shkencore e unė nė atė krijuese.
-Pėr Bujann, kam shkruar, por s’e paskan marrė pėr botim nė kėtė numėr tė "Zėrit". Tė tilla janė redaksitė tona, nga fryn era!…Nuk e paskan botuar!-tha edhe njė herė.
-Ta botojnė nė numrat vijues, o Zeqė! Pėr shkrime tė mira s’ėshtė vonė kurrė? – i thashė.
-E po, por e humb aktualitetin. Kam shkruar pėr Bujann, pra Bujan ėshtė nė shėnjestėr!. Ēdo gjė e kam matur aty, a di sa fusnotat i kam shėnuar, por mjerisht, qė gazeta nuk po i duron ato. Kam vėshtirėsi, se historianėt i argumentojnė shkrimet e tyre shkencore me dokumente e me fusnota?
-Po, ēfarė u bė me atė Bujann edhe sot, a? Po, tė hiqnim dorė nga ato vendime tė Bujant, ēfarė do tė bėhej me ne? Mė mirė apo mė keq?…
-Jo, nuk guxojmė tė heqim dorė nga vendimet e Bujant?-nguli kėmbė z.Z. Cana dhe sėrish e hapi punimin e tij lidhur me kėtė ngjarje historike.-Unė kam thėnė: “Fadil Hoxha hoqi dorė i pari nga vendimet e Bujant”. Ai nxor punimin e tij shkencor pėr tė dėshmuar njė tezė tė tillė, dhe fare nuk desh tė flas mė pėr Fadil Hoxhėn.
-Ka pasur tė drejtė, Fadili?!...
-Jo, nuk kishte tė drejtė. Bujan pėr ne ėshtė akti i patjetėrsueshėm historik…
Z. Zekeria Cana u kthye mbrapa dhe e mori njė punim tjetėr, qė e kishte lexuar nė Akademinė e Shkencave tė Kosovės, dhe se qysh i ra ndėrmend se kishte premtuar se do t’ia jepte edhe njė dorė dhe t’ia dorėzonte pėr botim Dr.Gazmend Zajmit, kryetar i Akademisė sė Shkencave tė Kosovės, i emėruar pasi kishte dhėnė dorėheqjen Dr.Mark Krasniqi, si kryetar i saj, ai shtoi:
- Mė duhet t’ia dorėzoj Gazmend Zajmit shkrimin tim pėr botim lidhur me gjenocidin e Serbisė ndaj shqiptarėve - tha . - Nė punim, pos tė tjerash kam theksuar se kush e vrau Miladin Popoviqin - tha dhe materialin e hapi para vetes, e vuri mbi tryezė. Le tė dihet se Miladinin nuk e kishte vrarė Haki Taha. Me vrasjen e tij Serbia ka fituar nė kohė…

Ja ēfarė thonė pėr vrasjen e Miladin Popiviqit disa komunistė shqiptarė qė herėt u distancuan nga PKJ-ja nė fudvitet e ‘4o-ta: Vesel Rexhepi, Jusuf Zherka, Sami Peja, Faik Pruthi, Hivzi Sylejmani, Nexhmedin Hadri, Vehbi Rexhepi etj., ėshtė konstruksion i OZN-ės sė Kosovės dhe i KQ tė PKJ-sė. “Sipas Vllada Ranēiqit, Miladinin e ka vrarė Vasa Bogdanoviq i Gorazhdecit, - vėrteton prof. Sami Peja”(Marrė nga shėnimet e M. Pirrakut (“TIVAR 1945 KALVARI I KOSOVĖS”, Prishtinė 2oo5. 160).

- E vėrteta historike pėr vrasjen e Miladin Popoviqit dhe tė Haki Tahės mund tė pėrmblidhet nė pak fjalė: OZNA e varu Haki Tahėn, para se ta vriste Miladin Popiviqin, kurse skenarin pėr “vetėvrasjen” dhe Flamurin Kombėtar Shqiptar tė Haki Tahės e krijoi nė dy e mė shumė etapa - pohon historiani Muhamet Pirraku.(Shih nė “TIVARI 1945 KALVARI I KOSOVĖS”, Prishtinė, 2005, 171).

- Vrasja e Miladinit nuk ėshtė edhe aq diskutabile. Atė e ka vrarė Haki Taha, ndėrsa me njė proces gjyqėsor janė dėnuar me vdekje bashkėveprimtarėt e tij nė mesin e tyre edhe Ibrahim Banush Hoxha. Ėshtė mirė tė prezantohet edhe ky version, pėr mua krejtėsisht i besueshėm - pohon prof. Ahmet Qiriqi.
Megjithatė, mendja mė thotė se krimet, dhuna dhe ligėshtia e koniukturave tė regjimit serbosllav ndaj shqiptarėve do tė ndriēohen e zhduken me kohėn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator

Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Halil Kajtazi    15/9/2010, 15:30

SHPĖTIMI – VETĖM TAHIRI

Mixha Tahir Berisha i Drenicės, mjerisht qė nuk dinte shkrim-lexim, por njerėzit e pėrkujtojnė kohėn kur ai kishte rėnė nė burgje tė Serbisė.
“…Atė natė qė mė futėn nė burg ata partizanė qė u jepja bukė nė kullėn time, meqė e dija veten tė pastėr si loti, m’u tek dhe shkova te komandanti i stacionit tė policisė qė t’i ankohesha, por kujt t’i ankohesha? Ligjet, gjyqet s’ishin tonat. Secili frikėsohej nga hija e vet!
“Mėkot!”, pohonte ai.-Kur rashė tė fle, humba nė njė ėndėrrr. "Po, po ėndėrr ishte…!"
“Hė, hajėr ishalla!”
“Iu drejtova Hazreti Muhametit. Shkova te ai, e thirra tri herė e si doli, kur mė pa, mė pyeti:
“Hė, ē’ke ardhur kėtu?”
“Jam nė burg. Kėrkoj tė mė shpėtosh!” i thashė.
“S’mund tė tė shpėtoj!”
“Ani, halli im, ē’tė bėj?”
“Shko te Hazreti Isa!”
“Mirė, shkova edhe te Hazreti Isa!”
“Hė, ē’kėrkon ti te unė?”
“Erdha tė mė shpėtosh prej burgut!”
“Kot ke ardhur te unė. S’mund tė shpėtoj!”
“Ani, ku tė shkoj?”
“Shko te dreqi!”
“Te dreqi?”
“Po, se ai tė shpėton!”
“Hyh, po fort u gėzova dhe shpejt shkova edhe te dreqi!”
“Hė, ē’ke ardhur ti kėtu?” mė pyeti edhe dreqi.
“Erdha tė mė nxjerrėsh nga burgu…”
“Unė…?”
“Po, vetė ti!”
“Po, a e di se unė tė kam futur nė burg e tash tė tė nxjerrė, a? Jo!”
“Ani, ē’tė bėj?”
“Hėm!”
“Fol, de! Kush mund tė mė shpėtojė?”
“Vetėm Tahiri, e askush tjetėr!” mė tha dreqi.
“Cili Tahir, ej?” e pyeta.
Dhe, nė ato fjalė mė doli gjumi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator

Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Halil Kajtazi    15/9/2010, 15:31

NĖ PRIZREN U RRAHEN SHUPLAKAT!

Nė Prizren, korrik 1945 “u rrahen shuplaka ”!, qė delagcionet nga mbarė Kosova t’i bshkėngjiten Republikės Federale tė Serbisė, kinse me dėshirėn dhe vullnetin e tėrė popullit shqiptarė! Pati pak kundėrshtarė tė kėtij bashkimi dhe prej andej shkuan delegacioni shqiptar nė Beograd, ku po ashtu “u rrahen shuplakat!”. Kishte shkuar njė delegacion nė krye me Dushan Mugoshėn te kryetari Tito, pėr tė arsyetuar se shqiptarėt dėshironin t’i bashkėngjiteshin shtetit tė tyre - Shqipėrisė nėnė! Me tė arritur nė Beograd, tė gjithė ishin tė armatosur, dhe kur u futen afėr kabinetit tė Titos, posa hyrėn brenda, Dushan Mugosha, tė gjithė i ēarmatosi dhe urdhėroi:
-Shokė, ne tash do tė hyjmė te shoku ynė Tito, dhe do t’i themi se populli shqiptar Kosovės dhe Metohisė, ka shpreh dėshirėn qė t’i bashkėngjitet Republikės Federale tė Serbisė.
- Jo, shok, Dushan! - i tha Qamil Luzha, njėri prej luftėtarėve tė LNĒ. - Ne i patėm fjalėt qė t’i themi Titos se dėshirojmė tė shkojmė me Shqipėri e jo me Serbi. Kėsaj i thonė tradhti! - e ngriti zėrin Qamili dhe nuk u pajtua qė tė marrė pjesė nė kėto bisedime.
Dushan Mugosha e kreu detyrėn e vet. Ai arriti t’i shpartallojė anėtarėt e delegacionit dhe me njė pakicė njerėzish hyrėn te Tito. Kėshtu, shprehen dėshirėn sipas skenarit qė ishte hartuar qysh herėt nga lufta e pėrbashkėt pėr vėllazėrim-bashkimin e popujve nė njė shtet…
Qamil Luzha me disa shokė, tė ēarmatosur mezi arriten tė kthehen nė Kosovė. Por, tė gjithė nė krye me Qamilin pastaj i futen nė burg.
Nisėn tė kėndohen kėngė pėr Titon dhe Enverin:
“Enver-Tita, Enver-Tita!” u patėn dėgjuar parullat edhe nė sa qytete tė Shqipėrisė, e pas klithjeve tė tilla kosovari fliste me tėrė zėrin dhe ēirrej:
“E zezė dita, e zezė dita!”
Dhe, u kap se kishte folur kundėr vėllazėrimit dhe bashkimit.
Flamuri shqiptar, fill pas luftės, valonte nė Kosovė, nė Maqedoni dhe nė Mal tė Zi, formalisht e pėrkohėsisht. Bėheshin plane qė tė mos pėrdorej mė? Mė 1948, u prishėn marrėdhėniet mes Serbisė e Shqipėrisė, e Serbia fliste se i kishte prishur marrėdhėniet me BRSS-nė!?
E patėn pranuar udhėheqėsit shqiptarė se gishti i Rusisė pėr ēėshtjen shqiptare ishte vendimtar! Para se tė prishej Serbia me Rusi, sė pari u hoq flamuri shqiptar dhe abetarja e gjuhės shqipe. Tė gjitha planet mėsimore tė Serbisė, nuk lejonin tė mėsohej historia kombėtare, por vetėm ajo sllave. U mbyllėn kufijtė Shqipėri-Kosovė-Serbi, pas luftės dhe ata u bėnė tė pakapėrcyeshėm me dekada.
Shqipėria mezi qėndronte pėrballė Kuajve tė Trojės! Moska fliste se ishte adhuruese e Shqipėrisė, kurse nėntoka i mėnjanonte nga skena intelektualėt shqiptarė; shumica u burgosėn, shumė tė tjerė u zhduken, por pėsuan edhe familjet e tyre.
Udha e shkronjave shqipe nė Kosovė u vėshtirėsua tepėr dhe desh tė hartohej e ashtuquajtura Abetarja e re e tė pohohej zėshėm se ne s’kishim asgjė tė pėrbashkėt me Shqipėrinė! U gjenden atėherė mėsuesit e Shqipėrisė dhe morėn detyrė tė partisė qė sa mė parė ta hartonin Abetaren e re!... Ditė e natė dėgjoheshin duke folur kėtu nė Prishtinė, ata punonin qė abetarja jonė tė shoh dritėn… Thoshin se iu desh t’i pėrkthenin ato tekste prej gjuhės shqipe nė gjuhėn serbishte nė mėnyrė qė tė mos kishte lajthitje nė ēėshtje kombėtare, dhe se Abetarja duhej t’u ikte tėrėsisht ēėshtjeve tė ideshmėrisė kombėtare dhe tė depėrtonte nga organet e arsimit tė Serbisė!... “U rrahen shuplakat”, por ēka do tė bėhej pas shuplakave, pos shuplakave!?” Kėkoheshin njerėz tė shkolluar me qiri e me pishė qė Abetarja e re gjithsesi tė dallohej nga ish-Abetarja e Shqipėrisė sė paraluftės… Pėr fat, doli nga shtypi Abetarja e parė shqipe dhe u vu nė pėrdorim nė tė gjitha shkollat shqipe…
U botuan pak vepra, me njė censurė e aparaturė, dhe askush nuk guxonte ta zbulonte policinė shkencore e letrare.
Klanet qortoheshin kalimthi, e fare s’u dihej cili ishte sekretar i klanit pėrkatės! Njerėzit qė adhuronin vijėn e popullit dhe tė tillė qė familjarisht ishin pėrcaktuar pėr tė mirėn e kombit, vuanin shpirtėrisht, pėrbuzeshin e i shpallnin edhe hardallė e budallenj!...
Luftėtarėt e ndershėm qė edhe gjatė luftės kishin luftuar tradhtinė, u tėrhoqėn dhe nuk pranonin se kishin qenė nė luftė? U shkelėn idealet, thoshin ata. Lufta pėrfundoi tradhtisht me Shqipėrinė. Shqipėria u tradhtua nga Serbia, e fare nuk pėrmendej Rusia.
Pėrmendorja e J.V.Stalinit ishte deri vonė nė sheshin e Tiranės. Rusėt atė e kishin hequr mė herėt… (!!!)
Nė njė vjeshtė me shi, nė Udhė tė blirėve kisha takuar plakun e luftės, Qamil Luzha, qė nė kohėn e pikėrishme kishte ngritur zėrin kundėr bashkimit tė Kosovės me Serbi. Ishim tre veta: Qamili, unė dhe Isa Veliqi, punėtor i Kombinatit “Kosova”. Nė praninė tonė ai nisi tė rrefehet:
-Tradhėtinė e Serbisė nuk e kam pranuar as atėherė e as tash - tha Qamil Luzha, e Isaja mezi priste tė futej nė bisedė.
Ecnim krah pėr krah me Isanė dhe mixhėn Qamil. Udhe e blirėve sikur kishte harruar se kur ishim takuar me Isanė, kisha harruar edhe vetė, kishte harruar edhe Isai. Dhe shpejt nisi t’i rikujtoj bisedat qėkur sė bashku ia tregonim njėri-tjetrit hallet e jetės sonė.
- Po tė tillė jemi ne - vijon tė flas Isai, dhe shikonte mos po na dėgjon dikush nė udhė. - Anglezėt janė populli mė i vjetėr nė Evropė dhe shumė tė mėnēur. Kėshtu e kam tė dėgjuar. Njė anglez e kishte krah tė djathtė njė shok shqiptar. Njė ditė nė bisedė e sipėr i tha shokut:
- Do tė lė nė njė dhomė nė vetmi dy orė, dhe mendo mirė. Ēfarė dėshiron, kėrko, unė tė jap. Por, ta dish, atė qė kėrkon ti, njė pjesė ta jap ty, e dy ia jap fqinjit tėnd! – dhe e bėri mat anglezi shokun e tij.
-Shoku i anglezit, shqiptari i mjerė, kishte menduar dy orė. Ai fare s’mund tė vendoste pėr dėshirėn: ēfarė tė kėrkonte? “Unė njė pjesė e fqiu im dy pjesė!” mendonte ai nė vete. Dhe nė fund priste ēastin kur do tė bėhej koha, ora e caktuar. Anglezi pikėrisht nė kohėn e caktuar u fut nė dhomėn e vetmisė dhe sėrish e pyeti:
-Kėrko, ēfarė dėshiron? Njė me dy e ke! - tha duke ia ngritur herė njė gisht e herė dy gishtėrinj.
Ishte para njė provimi me shokun e tij anglez.
-A e di si? Mua edhe ashtu po mė bjen mė keq se fqinjit, unė fitoj njė e ai dy herė mė shumė se unė…Vendosa kėshtu: tė mė nxjerrėsh mua njėrin sy, kurse fqinjit tim qė tė dy! - dhe mendonte se shoku e kishte vėnė anglezin nė pikėn e ngrirjes.
-O tė mjerėt ne! - tha Isai. - A sheh si na gatuajti historia e tė tjerėve? Mbetėm tė ndarė e tė pėrēarė nėpėr shekuj.
Nuk u ndamė shpejt pa i shoshitur edhe disa ngjarje tė kombit tonė. Kėsaj udhe i kemi borxhe tė mėdha, desha t’i thosha Isasė, e tė dėgjonte edhe mixha Qamil. Ishte mbrėmje, kur u ndamė. Ngjitesha Kodrės sė Diellit qė tė qrrija nė shtėpinė time. Isha thelluar nė tėrė atė qė kasha dėgjuar nga njė punėtor imi, qė shpesh pėrpiqej tė bėjė thyerje tė shpejta dhe tė mėdha nė kolektiv, isha edhe vėtė ithtar e ndėrrimeve, por mė gjasė ishte herėt. Kisha ardhur nė shtėpi dhe pėrpiqesha tė vė nė skedat e mia ngjarjen qė kasha dėgjuar nė Udhė tė blirėve. E ruaja si sytė, e mbaja, e shtrydhja dhe e ndrydhja nė vete sikur djathin nė kullojsė, pastaj edhe e pėretypa mirė e mirė, desh ta fus nė gėrmqazin tim, por pashė se s’mund ta pėrpija. “Kafshata e madhe tė jet nė fyt!” mė tingėllonte urtia. Isha ulur para ekranit tė kompjuterit dhe mendoja t’ia thosha Isasė ato fjalė qė nuk mė ishin kujtuar.
“Hej, o Isa!” mė dukej se e thirra me zė tė thekshėm. “Unė nuk ta thashė mendimin tim pėr ata dy shokė!”, dhe mendja mė treti nė atė Konferencėn e Ambasadorėve tė Londrės. “Anglia ėshtė njė rrobaqepėse e mirė! Dhelpėritė e saj e ndanė tokėn e nėnės Shqipėri. I nderuar, mos i harro kėto fjalė tė shkruara. Anglezi ia kishte nxjerrė jo vetėm njėrin sy shqiptarit, por ndodh se edhe tė dy sytė! Mė sa kam dėgjuar unė njė variant tjetėr, ia kishte nxjerrė njėrin sy shqiptarit, pastaj e kishte detyruar tė dalė para popullit e tė klithė:
-Oho, hooo, a po mė shihni, se mė mirė jam duke parė me njė sy, sesa kur i pata dy!
Shqiptarit me njė sy, pastaj vrik ia kishin nxjerrė syrin tjetėr. “Askush nuk kėrkon mėshirė ndaj tė mjerėve! Uroj qė ndonjė prej historianėve anglez do ta ngris zėrin e arsyes pėr ne shqiptarėt! Pastaj fqinjit tė tij nuk i kishin bėrė asgjė…Ē’fat patėn shokėt: anglezi dhe shqiptari, kur rrobaqepėsit e mirė na i prenė dhe na i qepėn teshat pa dėshirė! Tė kėrkojmė mėshirė ndaj fajėsimeve qė ende po paguajmė tagra tė rėnda!” dhe e mbylla njė pjesė tė monologut me Isanė, por nė takimin e ardhshėm mendoja ta shpreh gojarisht edhe para Qamil Luzhės.
__________________

LOTĖT E FADILIT

Nė 20-vjetorin e vrasjes sė Emin Durakut, pos gazetės “Rilindja” qė e kishte shėnuar atė pėrvjetor me njė vėshtrim lidhur me tė, edhe Radio-Televizioni i Prishtinės ia kishte pėrkushtuar njė emision tė posaēėm. Pėr jetėn e dėshmorit, sikurse ishte programuar, pritej se do tė fliste Fadil Hoxha. Me padurim prisja se ēfarė do tė rrėfente shoku i tij i jetės dhe i luftės, komandanti i UNĒ. Nė orėn 22,00, ishte ditė e diel, kur nė pasqyrėn televizive u paraqit Fadil Hoxha. Ai ia nisi tė flasė pėr jetėn revolucionare tė Eminit si dhe pėr idetė e tij komuniste. Foli gjatė. Kur fliste me emocion ndalej nė disa kujtime qė fatbardhėsisht nuk ia kishte tretur periudha e pasluftės.
“Emin Duraku ėshtė figurė e ndritshme e LNĒ-ės. Ai luftoi deri nė vdekje pėr liri dhe barazi! Emini ishte trim dhe vdiq trimėrisht!” fliste Fadil Hoxha.
“Emin Duraku u vra tradhėtisht nga serbėt!” kasha dėgjuar nga disa pjesėmarrės tė luftės, por kėtė nuk e pohonte Fadil Hoxha.
Derisa fliste Fadil Hoxha pėr shokun e tij tė luftės, nė fytyrėn e tij tė vėrenjtur pashė se i rrėshqitėn sa lot, qė spontanisht ma shtuan kureshtjen tė pyesja veten: “Pse qan Fadil Hoxha? Pėr kėnd qan ai?” Serish mė thotė vetvetja: “Qanė pėr shokėt mė tė mirė tė luftės qė ia krasiten!” Po, nė luftė ē’bėri ai pėr shqiptarėt? Ēfarė po mendonte nėna e Eminit? "Paqja nė botė nuk u arrit, biri im, edhe pse heshten armėt! Edhe kėtyre armėve mos ua ndjefsha zėrin!”, do tė lutej e mallkonte ajo. “Asgjė s’arritėm nė mėnyrė paqėsore, vetėm mbeten klithmat… kurmat! Ma dogjen kėtė zemėr dhe s’mė lanė ta shoh bimėn time. Fara jonė u pėrzie me atė tė dreqit, qė erdhi kėtu shumė kohė pas nesh…"
__________________

KRASITJA E ASHPĖR!

Anjėherė nuk qesh nė kopshtin e shtėpisė sė z. Fadil Hoxha. E kam parė nė fotografi duke i krastitur pemėt dhe drunjtė. Por, mė sė miri mė ka rrėfyer pėr krasitjen e ashpėr tė pemėve dhe tė drunjvė agronomi Sylė Sylani, ku qė tė dy sė bashku me inxhenierin e bujqėsisė nga Plava, e kujtonin atė kohė nė punė me ish-veteranin e luftės e heroin e popullit.
- Me kėrkesėn e z. Fadil Hoxha, u futėm nė oborr tė shtėpisė dhe sė pari nisėm t’i shikojmė pemėt dhe drunjėt nė kopsht, qė sipas marrėveshjes duhej tė bėnim krasitjen e tyre. I ramė zilės disa herė dhe askush nuk dha shėnjė se do tė dalė tė na pėrcjell e tė na fus nė proces tė punės sė krasitjes. Paksa u befasuam pse tė mos ishte i zoti shtėpisė nė oborr? Pritem njė copė herė. Ishte kohė e pasdrekės. Menja na thoshte se i zoti i shtėpisė kishte rėnė tė pushojė apo ishte nė gjumė tė rėndė. “Pushimi i pasdrekės!” ia bėra shokut tim. Ndėrkohė pamė se ishte zgjuar dhe ecte me hapa tė shpejtė, e duke ecur erdhi para nesh, u pėrshėndet e pastaj u kthye dhe i mori veglat e punės nė njė shportė.
- Pritni pak derisa t’i marrė veglat e punės! – tha Fadili. – Do tė punojmė sė bashku nė kopsht.
Pastaj doli gruaja e Fadilit e na luti tė futeshim nė shtėpi e tė hanim drekė.
- Ėshtė kohė e drekės, ejani tė hani bukė e pastaj dilni nė punė.
- Jo, ne kemi ardhur tė punojmė, sa pėr drekė, faleminderit - i tha Sylė Sylani. - Do ta kryejmė krasitjen e pastaj tė shohim... Mė ka befasuar Baca Fadil kur ia pashė atė shportė me aq shumė vegla tė punės, dhe nė dorė gjithnjė e mbante njė sharrė tė dorės. Ishte i gatshėm pėr punė dhe dolėm dhe i ndamė punėt. Qė nė fill tė punės nė kopsht na pyeti.
- Si jeni me shėndet? – kurse me herėt ishte njoftuar se nga ishim ne.
- Mirė jemi, po ju, si jeni me shėndet? - pyeti Syla.
- Pas disa peripecive shėndetėsore, tani e ndiej veten mirė. - Kėto ishin sėmundje tė pleqėrisė - tha ai dhe siē shihej pėrpiqej qė t’i kapėrcente sipas ligjeve tė natyrshme.

Ai qė nė fill tė punėve foli pėr luftėn nė Malėsi tė Madhe, nė kufi tė Valbonės – B. Curri, por meqė kishim marrė pėrsipėr t’ia bėjmė krasitjen e ndali bisedėn dhe nuk desh ta shpalos zemrėn para nesh. Nisėm ta shikojmė kopshtin dhe te ēdo pemė e dru tjetėr, ndaleshim disa ēaste qė tė vendosim se ē’duhet bėrė? Pamė se ato pemė tė vjetra lėre qė s’ishin krasitur me kohė, por Fadili kėrkonte qė t’ju bėhet njė krasitje e ashpėr! “Krasitje tė ashpėr!” sė pari e dėgjuam kėtė shprehje nga Baca Fadil. Nisėm t’i krasitim mollėt dhe dardhat, kurse tė zotit tė shtėpisė ia lamė t’i bėjė ato krasitjet e ulta, siē ishte rrushi i serezit e disa pemė tė tjera. Edhe zonja e shtėpisė, Vahidja na shoqėronte dhe futej nė proces tė punės, duke i tubuar rremat e pemėve dhe i palonte nė njė kėnd tė kopshtit. Syla ia nisi tė bėjė shaka.
Ah, po tė mira kėto degė kur tė thahen me pjekė flija me to.
Punėt e krasitjes nisėn tė shkojnė mbarė. Por, erdhem nė pėrfundim se kopshti ishte vjetėruar, por shpresonim se diēka do tė ringjallej pas krasitjes. Fadilit nuk ia shtruam mendimin tonė, se kopshti ishte nė gjendje kritike. Por, sesi e pa kėtė gjendje, ai u shpreh:
- Ky kopsht duhet tė shkulet nė tėrėsi dhe tė mbjellet rishtas me fidane tė reja, sepse kanė ndėrruar format e kurorės, variatetet...
U befasuam me ato mendime tė tij, se fliste sikur tė ishte ndonjė ekspert i rryeshėm. Pastaj ia nisi tė flasė:
- Mua do tė mė qesin nga kjo shtėpi, prandaj edhe nuk di kush do tė vendoset nė tė.
Ai u ndal dhe e tregoj njė anekdotė.
- E kam pasur babėgjyshin mbi tetė dhjetė vjet, qė edhe nė atė kohė mbjellte pemė e mė thoshtė: “Unė nuk do t’i ha, por do tė gjendet dikush qė do t’i hajė!” Ky kopsht – tha me njė qetėsi shpirtėrore - ėshtė jeta ime. Meqė nė rini jam marrė me tė gjitha sportet, mė vonė, nė vend tė atij rekreacioni, jam marrė me kopshtari.
Pastaj nisi tė flasė pėr pemėt qė i kishte mbėltuar nė kopshtin e tij dhe secilės pemė ia njihte vetitė, pėrparėsitė e dobėsitė e tyre.
- E shihni kėtė kumbull - tha. - I bėn kumbullat e mira, por i krimbėn.
Njė ndėr mollėt qė e pėrmendte shpesh ishte ajo qė quhej ‘ēadell”, mollė e Ēaēakut tė Serbisė!
- Serbėt shumė e kanė reklamuar kėtė llojė tė mollėve “ēadell” e asgjė s’ka dalė prej saj! Edhe Veli Devės ia kam dhėnė njė fidan tė saj, por mė ėshtė ankuar edhe ai se nė kopshtin e tij nuk ka pasur sukses. Kjo toka jonė nuk po i rritė ato mollė!
Nisi tė bie muzgu i mbrėmjes. Ne i shpejtuam punėt e krasitjes. Prej njė krasitje tė ashpėr qė nė fill, nisėm tė bėjmė krasitje mė tė butė dhe paksa mė tė shpejtė. Ashpėrsia jonė ndaj pemvė tė kėtij kopshti nė fill ishte e ēuditshme. Nė vete thashė: “Pse vepruam ashtu? U desh tė ishim mė tė matur, edhe pse Baca Fadik gjithnjė insistonte qė tė bėhej krasitja e ashpėr!” Pasi i kryem punėt e krasitjes, hymė nė shtėpi. Ishte njė sallon modest dhe me orendi modeste. Fadili u ul nė njė kanape, kurse gruaja e tij nisi tė na shėrbej. Vėrtet, ishte njė sallon me orendi tė vejtruara, ēka nuk do tė besonim po tė mos e shihnim. Pra, sipas mendjes sime, gjetem atė qė na befasoj: jetėn e njė njeriu mesatar dhe shumė modeste. Orenditė ishin tė viteve ’50 apo ’60-ta, gati tėrėsisht tė amortizuara! Mė parė mendoja se ai do tė kishte orendi tė modernizuara dhe tė tilla qė ua kapėrcente faraonėve egjiptas! Muret e sallonit ishin tė stolisura me shumė piktura e dhurata tė tjera. Ndėr pikturat qė mė ra nė sy, ishin edhe ato tė piktorit Engjėll Berisha. Kishte edhe njė sėrė pikturash tė tjera, qė mė vinte keq t’i shikoja. Nė njė kėnd tė sallonit ishte njė piano e vjetėr, kurse mbi tė ishte fotografia e Titos, fotos i kohės sė tij, qė lė pėrshtypje se ai e adhuronte edhe pėr sė vdekuri! Nė vete thosha: “Po, vallė, kush do t’i ketė rėnė kėtij instrumenti bashkėkohor? Mos Fadil Hoxha apo gruaja e tij? Mos bijtė e tij, ose ndonjė vajzė e tij? Sepse, tė dish dhe tė pėrdorėsh pianon, ishte njė shprehi e kulturės sė vjetėr” fliste me ėndje atė qė kishte vėrejtur nė sallon Sylė Sylani.
“Mė ka bėrė pėėrshtypje tė mirė sesi kur e pėrfunduam krasitjen e pemėve, para pak ēastesh ai i kishte hequr teshat e punės dhe kur erdhi nė sallon i veshur me tesha tė reja e kravatė, na dukej se nuk ishte ai punėtori i mėparshėm me vegla tė punės qė na ndihmonte nė krasitjen e pemėve tė kopshtit tė tij. Po ashtu edhe gruaja e tij i kishte ndėrruar teshat e punės dhe dukej njė femer shumė e hijshme dhe e nderuar. Ajo pėrgatiti ėmbėlsira dhe ēaj me limon. Ia nisėm bisedės. Dėshira jonė ishte qė ta dėgjonim fjalėn e Fadilit si luftėtarė dhe hero i popullit. Ndėrsa po pihej ēaj, filloi biseda e lirė. Nisėm t’i shpalosim ato biseda edhe gjatė procesit tė punės nė pėrpjekje pėr krasitje sa mė tė ashpėr Mė kujtoeshin ato fjalėt e Fadilit pas luftės, kur shkruante nė gazetė: “T’i pėrvishemi punės!”, dhe ne kureshtja na futi nė punė serioze...
- Lufta jonė - tha Fadili – ka qenė luftė nė stilin kaēak.(Tė sulmojmė e tė ikim sa mė larg!). Kėtė zeje e mėsova qė nė rininė time, kur kam ndenjur dy-tri vjet me radhė te hoxha i Gashit, nė Malėsi tė Madhe. Ai mė kėshillonte: “Nė atė vend ku mendon tė shkosh nė konak, duhet tė shkosh i fundit, ndėrsa nė mėngjes duhet tė zgjohesh aq herėt sa kur tė gjithė njerėzit janė nė gjumė, sė paku tė ecėsh dy orė larg, pasi nė mbėrmje mund tė zbulojė dikush dhe tė qet nė kurth, ty dhe tė zotin e shtėpisė. Ai pastaj mund tė thotė: “Ja, i dhashė bukė dhe mė mori nė qafė mua dhe veten!”. Hoxha mė ka dhėnė edhe shumė kėshilla e rregulla tė tjera jetėsore pėr luftėn: “Pėr tė dalė prej fshatit qė s’e njeh, ēdo njeri duhet ta marrėsh prej atij fshati qė i di udhėt e tė qet jashtė fshatit tė tij dhe tė mos e lėshosh derisa tė largohesh”. Nė Gjilan e patėm njė rast gjatė luftės, kur fshatarėt na dhanė njė djalosh tė ri nga qyteti e ai nuk i dinte udhėt e malit e gati na qiti nė kurth tė italianėve. Na pruri nė qytet dhe ishte njė mjegull e madhe e kur e pyetėm: “Ku po na ēon?”, e ai na futi nė qytet e qėlllimi ynė ishte si tė dalim jashtė qytetit. “Tjetėr udhė nuk di!”, tha djaloshi. Por, megjithatė, ia arritėm qėllimit dhe dolėm prej qyetit pa therrė nė kėmbė! Na futi nė rreth tė Livoēit, por edhe aty shpėtuam.
Duke biseduar nė mėnyrė tė qetė dhe shumė tė lirė, ai mė pyeti:
- Po, ty djalosh, nga tė patėm? – iu drejtua Sylė Sylanit.
- Unė jam i Drenicės – iu pėrgjigj Syla.
Ai sikur u frikėsua, mėrrolat i kėrcyen sa gishti. U pendova dhe u bėra helm, pse ia tregova tė vėrtetėn. Kahet e bisedės sikur u thyen shpejt, apo mos vallė i pėlciti diēka e papritur nė kokė?
- Kam vuajtur shumė gjatė luftės – tha Fadili. – Tėrė ditėn na duhej tė flemė nė borė e shi e tėrė natėn ecnim. Ishin parimet e njėjta “Ku tė ka zėnė dita, nė dushk, mbi krande dhe nė marshime...”
Pas njė pushimi tė shkurtėr kolegu i Sylės e pyeti:
- Ore, burrė, burri, si ka qenė koha e luftės e si e pėrjetove atė kohė na tregovė, e si ishte pas luftės e pėrcjellem edhe ne pak, por tash ēdo tė bėhet me ne? – pyeti inxhenieri nga Plava.
Ai heshti njė kohė dhe pastaj me njė gjakftohtėsi e duke u thelluar nė jetėn e tij, nisi tė flas:
- Ėshtė shumė vėshtirė tė parashikohet diēka pėr tė ardhmėn. Mirėpo, pėr shqiptarėt s’ka qenė kurrė lehtė e as qė do tė jetė lehtė. Ne ishim keq, por u bėmė edhe shumė mė keq. Gjendja jonė kėtu ėshtė duke u keqėsuar pėrherė... Ato qė i patėm fituar me shumė mund e flijime, Milloshi na i mori krejt, ndėrsa Shqipėria qėlloj edhe mė keq sesa qė e kemi menduar. Ne ēdo herė e kishim korbin e zi mbi kokė, por ata s’e di kėnd patėn mbi kokė?
(Desh t’i themė: “Ata patėn korbin rus, si ne?”). Por, megjithatė, jam optimist... Sepse, politika qė ėshtė duke e ndjekur Ibrahim Rugova dhe Fehmi Agani ėshtė shumė e menēur. Edhe, si duket, perėndimi me qėllim qė tė mos i lėrė tė bashkohet ortodoksizmi, e ka tėrehqur njė vi tė kuqe dhe ua ka tėrehqur vemendjen: “Se kėtu s’bėn tė prekėt!”. Spastrime etnike nuk do tė lejojnė tė ketė nė Kosovė, ndėrsa nė kėto tė tjerat do pasur kujdes. Unė po u them: “Ruajuni se u rrahin, u lėnė tė gjymtė!”. Serbia s’heq dorė lehtė nga Kosova, se ėshtė pikėrisht shumė e pasur. Ka shumė lignit, energji tė madhe, ka metale, ka edhe ari, por jo edhe aq shumė. Por, Kosova pa kosovarė shqiptarė ėshtė e vdekur. Edhe Serbia s’mund ta mbajė Kosovėn pa njerėz. Trepēa ėshtė shpirti i Serbisė, motor! Srebia ka interesa tė mėdha pėr Trepēėn. Qė tė mund tė punojė i duhen njėmiliardė dollarė, qė nuk i ka Serbia! Edhe sikur t’i ketė, pa shaljanė, Trepēa ėshtė e vdekur, se vetėm shaljani ia di domarėt e Trepēės. Trepēėn vėrtet e kanė hėngėr, e kanė gėrryer e ēkrryer mirė, ndėrsa Serbia po i ruan rezervat e veta nėntokėsore nė Kopaonik.
Ai fut nė njė hidhėrim qė s’e pritėm.
- Po, jo, s’mund tė nxjerrin ata as njė gram xehe, pa shaljanė. Ata e dinė se qysh merr frymė Trepēa. Askush nuk lėshohet nė nėntqind metra thellėsi nė nėntokė, pos shaljanit...
Ai foli me afsh tė madh pėr tėrė atė qė ėshtė arritur, nė veēanti gjatė viteve 1965-1985.
- Ne bėmė njė luftė tė vazhdueshme qė Kosova tė pėrfshihet nė projektin pėr viset e pazhvilluara, sikur ishin Mali i Zi dhe Maqedonia, qė kur ndaheshin mjetet nga Fondi ndėrkombėtar, njė sasi e tyre tė ndaheshin edhe pėr ne. Kemi hequr tė zitė e ullirit derisa biseduam me Titon, se edhe ne duhet tė futeshim nė atė fond. Kur u arritė ajo, kėrkuam qė mjetet tė ndahen pėr kokė tė banorit. Nė mbėshtetje tė kritereve tė ndarjes, ne merrnim pjesė mė shumė se Mali i Zi dhe Maqedonia. Mbi njėmilionė dollarė i morėm pėr zhvillimin e Kosovės. Nė kėtė drejtim na pat ndihmnuar edhe i ndjeri Xhemajl Bjediqi. Por, edhe pas tij e kemi dėgjuar Titon kah thotė: “Ki kujdes, Gjuranoviq, Kosovėn!”. Nė kėtė kohė i morėn krahėt edhe shqiptarėt dhe pėrjetuan lulėzimin – zhvillimin mė tė madh. Pesėqind mijė nxėnės e mėsues t’i kemi me arsim tė ulėt dhe tė mesėm, arritėm t’i kemi tridhjetė mijė studentė, kurse Shqipėria i kishte tridhjetė mijė studentė, edhe pse ėshtė mė e madhe sė Kosova. Duhet pasur kujdes nė politikė, se ajo mund tė ndryshojė shumė shpejtė, edhe sekondi ėshtė shumė mė i madh pėr tė. Politika tė ngritė, tė qet nė majė tė kodrės, por ruaju se mund tė rrėshqitėsh dhe bjen nė fund tė pėrroit, e pastaj s’ka dreq qė tė nxjerrrė – dhe pasi e bėri njė pushim tė shkurtėr shtoi: - Mua mė ka ardhur koha tė shkoj atje ku e kam vendin. Ju jeni mė tė ri dhe mund t’i pėrjetoni disa gjėra, por atė qė e kemi pėrjetuar nė vitet 1965-1985, kurrė s’kemi pėr ta pėrjetuar.
Nė kėtė bisedė ndėrhyri e zoja e shtėpisė.
- Mos, se kėto janė fjalė tė rėnda. Ndoshta pas pesėdhjetė vjetėsh do tė bėhet mė mirė.
- Moj zonjė, unė po them, se unė s’e pres, edhe kėtyre qė u tregova, s’do ta presin.
Kėtu u prish biseda.
- Tua paguajmė hakun – tha zonja e shtėpisė. – Zotėri, paguaj njerėzit pėr punėn e kryer.
- Sa u kam borxh? – pyeti Fadili.
- Asgjė! Ne e ndiejmė veten tė lumtur qė patėm nderin tė punojmė te ju njėherė nė mėnyrė solidare, tė takohemi me Ty dhe tė dėgjojmė diēka tė mirė nga Ju. Pra, vetėm mund tė pėrshėndetėm apo edhe tė vazhdojmė tė bisedojmė pėr gjėra tė tjera. Syla i thoshte vetes: “Po heroit tė popullit kush i merr para!?”
Sylė Sylani tha:
- Ēdo herė kur ke nevojė, ne vimė t’ju ndihmojmė nė krasitejn e pemėve nė kopshtin tuaj.
Zonja e shtėpisė insistonte me kėmbėngultėsi qė tė na jipte ndonjė dhuratė me dezerto dhe kėtė e pranuam. Duke dalė prej oborrit tė shtėpsė sė Fadil Hoxhės, edhe njėherė e shikuam gjatė atė kopsht dhe na dukej se po ndahemi pėr herė tė fundit nga ato degė qė mbeten tė krasitura. Vetėm sa nuk thashė: “Kjo ėshtė ndarje e pėrjetshme me shokun Fadil!” Zonja e shtėpisė na pėrcjelli deri nė shkallė, kurse Fadili deri tė dyert e oborrit. U pėrshėndetėm duke i uruar atij jetė tė gjatė e tė lumtur dhe shėndet nė kėtė moshė tė thyer.
Harrova tė rikujtoi edhe njė biseė qė e nxiti kolegu im.
- A ekziston rreziku i luftės tė haptė, tė na sulmojnė?
- Vetėm njė mundėsi ėshtė. Nėse shqiptarėt e Maqedonisė i rrokė euforia nacionaliste, e nė veēanti shqiptarėt e Maqedonisė! Ēdo gjė euforike ėshtė katastrofale. Nė rast se ato provokojnė luftėn nė Maqedoni, Serbia mezi pret tė futet nė lojė pėr aspirata tė veta. Por, ka shumėpak shanse, pasi qė si duket, Shqiptarėt e Maqedonisė janė nėn kontrollin e Ibrahim Rugovės dhe tė Sali Berishės, dhe ata nuk do tė lejojnė njė gjė tė tillė. Por, edhe Amerika i kontrollon kėto veprime, pasi qė ėshtė rrezik i madh pėr tėrė Evropėn, se do tė luheshin lojėSra tė mėdha, po qe se futemi nė luftė...
Mezi u ndamė nga ato biseda spontane me shokun Fadil, duke shpresuar se jeta e tij dhe e kopshtit do tė pėrtėritėn.

(PS: Kėtė bisedė me Sylė Sylanin e bėmė nė Vitak, mė 8 mars 1995, kur pas njėzetė e pesė vitesh, ai erdhi dhe me ndihmoj e kėshilloj se si t’i krasitja mollėt nė kopshtin tim).
__________________

REAGIMI QĖ NUK PA DRITĖ!

-Ē’kujtime ke nga botimi i “Historisė sė kombit shqiptar”? - e pyeta z. Tahir Abdylin, me dėshirė qė tė shpaloste kujtimet e tij si historian i ri.
-Autorėt e veprės historike “Historia e Shqipėrisė”, e botuar nė Tiranė, me tė dėgjuar se vepra e tyre ishte botuar edhe nė Kosovė, por me shumė ndryshime, kur e morėn atė botim dhe e rishikuan ēfarė ishte futur brenda ballinave tė tekstit shkencor tė historisė, patėn reaguar me shkrim, dhe zyrtarisht ia patėn dėrguar Entit tė Teksteve dhe tė Mjeteve Mėsimore tė Kosovės, por reagimi nuk e pa dritėn as nė shtypin kosovar, as nė atė shqiptar, nė Shqipėri! Letrat e shkruara me mllef i kishin rėnė nė dorė edhe Dr. Tahir Abdylit. Ai i kishte shikuar dhe lexuar disa herė, dhe i kishte futur disa ditė nė sirtar tė tij, e pastaj “ e lash nė arkiv”! Koha e nxjerrė nė dritė edhe historinė, por ē’fajtorė jemi qė e mbyllėn Arkivin dhe Institutin e Historisė sė Kosovės ? Letra e hartuesve tė kėsaj historie mbeti nė sirtar tė arkivit, qė njė ditė do tė shpaloset …
- Kohėt po ndryshojnė - tha Tahir Abdyli, qė i kishte caktuar vetes detyrė tė takohej me mua dhe tė bisedonim shtruar. - T’i shėrojme komplekeset tona dhe tė mos plakemi me njė palė mend…, pėrsėriste ai.
- Pata raste tė rri shpesh me Fadil Hoxhėn. .Kam biseduar shpesh pėr historinė tonė, dhe kam hetuar se ai e njihte historinė, sidomos atė pjesė prej vitit 1878, pra atė prej Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, e njihte, madje edhe nė detaje . Mė vinte mirė, se njeriu nuk mund tė flasė pėr atė periudhė historike qė fare nuk e njeh, dhe qė nuk ka lexuar. Ai, siē edhe ėshtė e vėrtetė, edhe Vahidėn, gruan e tij e kishe historiane. Ndodh se edhe ajo do t’i ketė mdihmuar nė njohjen e historisė kombėtare…, - tha Tahiri.
-Do tė mbesė nė histori Fadil Hoxha ?- pyeta dhe kjo e bėri historianin qė tė ngritej nė kėmbė .
-Le tė mbes edhe ai, kur mbetėn edhe shumė tė tjerė,- tha ai, duke dėshiruar qė kjo temė tė mos shterohej…
__________________

KOSOVA - PA INTELEGJENCI?!

Kosova nė ato ditė tė pas Luftės sė Dytė Botėrore ndjente njė zbrazėti tė madhe tė intelegjencies, sepse tė gjithė ata mėsues e profesorė qė kishin qenė para luftės, u desh tė ktheheshin nė Shqipėri. Kosova mbeti me pak mėsues e pa intelegjenci!...
Nė fillim tė luftės fjalėt ishin tė mira dhe gjithkund premtimet miratoheshin si tė tilla, po pas luftės, ato shumė shpejtė ndryshuan. Lufta kishte pushuar, kurse pėrndjekjet e njerėzve qė kishin qenė nė anėn e kundėrt bėheshin nėn pretekstin e banditėve, tė ballistėve dhe tė ekstremistėve! Ndjekjet nga pushteti i njėjtė mbuloheshin me formimin e kėshillave tė vendit, tė komunave tė vogla, tė rretheve, organizimit tė kurseve kundėr analfabetizmit, tė hapjes sė shkollave nė gjuhėn shqipe, duke filluar prej shkollave fillore e deri te ato tė mesme. Kuadri i arsimtarėve qė kishte qenė kėtu nė Kosovė e gjetiu, ishte kthyer nė Shqipėri. Ata deri atėherė me dashuri tė madhe kishin mbjellur farėn e diturisė nė tokėn shqipe, por ishin kthyer tė zhgėnjyer. Bėheshin ndjekje pas ndjekjeje, derisa trevat shqiptare mbetėn pa arsimtarė.
Thyerjet politike tė Rezolucionit tė Informbyrosė mė 1948, kur kinse Jugosllavia I kėputi marrėdhėniet diplomatike dhe ekonomike me rusėt, e thelli edhe mė shumė pėrndjekjen e kuadrove nga Shqipėria. Shqipėria e asaj kohe edhe mė tutje mbeti nėn tutelėn e politikės sė BRSS. Ajo me udhėheqėsit e saj krenohej me diktatet e Moskės, dhe e qortonte Jugosllavinė, duke menduar se ajo po hante otavė!
Hapja e shkollave vazhdonte. Pėr tė fshehur ndjekjen e arsimtarėve qė kishin ardhur me detyrė si mėsues dhe edukues, pushteti i posaformuar nuk ēante kokėn pėr mungesė tė kuadrit. U hapėn dyert e njė jete tjetėr. Nėpėr shkolla tė mesme me zotimin e Drejtoratit pėr Arsim dhe Kulturė tė Kosovės, kudo qė kishte nxėnės tė rritur, dhe tė pashėm, i bindnin se duhej tė dalin nė detyrė, dhe kėshtu zbrazeshin bankat e shkollave tė mesme. Nėpėr fshatra e qytete, kush dinte shkrim-lexim, iu kishin krijuar mundėsitė qė tė bėhej mėsues. Kishte ndėr tė tjerė edhe hoxhė, qė heqnin qallmėn dhe ktheheshin nė detyrė tė mėsuesisė. Kudo hapeshin shkolla, dhe fare nuk bėhej pyetje se ēfarė cilėsish edukativo-arsimuese kishte. Formoheshin edhe kurse pedagogjike, gjatė pushimeve verore, tremujore, dhe kėshtu bėhej pėrgatitja e kuadrit tė ardhshėm.
Viti i ri shkollor 1952/53 i gjeti shumė mėsues e intelektualė tė dėshpėruar. Mė nė fund, rrethanat qė u krijuan, bėnė qė shumė nxėnės patjetėr t’i lėshojnė bankate shkolave tė mesme dhe tė bėhem mėsues tė fshatit.
__________________

Ē’PO BĖHET ME NE!?

…Shkėputja e tėrėsishme e Kosovės nga Shqipėria bėhej nga pėrēarėsit e heshtur dhe tė padukshėm, tė cilėve nuk iu shiheshin kėmbėt mė sa tė gjarprit! Dikush fliste ngapak dhe sa veta shpesh kundėrshtonin, e sa tė tjerė i iknin ēdo fėrkimi me ata mėsues e profesorė qė nė ditėt mė tė vėshtira e kishin mbjellur farėn e arsimit dhe tė gjuhės shipe kudo qė ishin stėrpikur shqiptarėt. Mėsuesit e pasionuar qė kishin ardhur nė Kosovė dhe gjetiu ishin tė shumtė. Kėto lėvizje ishin bėrė pikėrisht nė kohėn kur Ernest Koliqi ishte ministėr i arsimit dhe i kulturės nė Tiranė, dhe se ai me njė qarkore vetėm nė Kosovė i kishte dėrguar 270 mėsues. Nė takime me arsimdashėsit e asaj kohe, pėrcilleshin bisedat e Ernest Koliqit me mėsuesit:
-Tė dėrgojmė sa mė shumė mėsues nė Kosovė, se atje ėshtė rrezik tė humbet fara e arsimit dhe e gjuhės sonė, - thoshte ai kudo qė arrinte, dhe kjo kohė e tij vlerėsohej si kohė e fashizmit!
-Si mund tė pagėzohej kėshtu, koha e lulėzimit tė arsimit shqip nė Kosovė.. Kisha njė nderim tė madh ndaj punės qė kishte bėrė Ernest Koliqi. “Kjo do tė ishte kohė e lulėzimit tė arsimit shqiptar!” pohonin tė gjithė ata qė ishin tė paluhatshėm nė qėndrimet e tyre tė pastra. Shkolla Normale nė Elbasan dhe profesorėt e saj kishin bėrė njė punė tė madhe atdhetare. Ata kishin pranuar edhe mbi 150 mėsues nga Kosova, dhe vende tė tjera, si nga Maqedonia, Mali i Zi, e kudo! Ishte bėrė ajo shkollė vatėr e madhe e arsimit dhe e edukimit, strofkė e madhe e pėrhapjes sė kulturės sė shkrimit, dhe misioni i saj ishte i pranishėm kudo. Ardhja e mėsuesve nga Shqipėria kishte bėrė jehonė tė madhe. Shkollat qė kishin qenė tė hapura nė gjuhėn serbokroate, u shndėrruan nė shkolla shqipe, por edhe serbėt i kishin shkollat e tyre. Atyre fare nuk u mohohej gjuha, kombi, e as tė drejtat. Ishte kohė kur vendasit shqiptarė i kishin afruar mendimet me rajėn e vjetėr, dhe askush askė nuk pėrpiqej ta dėmtonte! Pronėsinė e gėzonin tė gjithė njėsoj. Kudo kishin filluar lėvizjet, dhe hapja e kufirit Shqipėri-Kosovė, Mali i Zi, e Maqedoni, kishte bėrė kthesa tė mėdha. Zhvillohej tregu i lirė, arsimi, lidhej miqėsia nė tė dy anėt, dhe pėr ē’arsye shqiptarėt tė mos ishin tė lumtur? Kosova ishte bėrė njė truall i plleshėm; kėrkesat qė ajo i kishte bėrė qysh herėt, sikur vinin papritmas dhe ad hok! Punė e madhe ishte bėrė nė atė kohė, pohonin ata qė ēmonin vullnetin e mėsuesve dhe tė profesorėve pėr t’i pėrhapur rrezet e dijes dhe tė arsimit shqip. Kishin ardhur kėtu edhe profesorė qė kishin kryer akademitė nė botėn e jashtme, si nė Vjenė, Francė, Bukuresht e vende tė tjera, dhe nė qytet ku ishin shkollat e mesme ata me dashuri kishin formuar kore nėpėr shkolla, ku merrnin pjesė nėpėr qytete me programe dhe me koncerte. Bėheshin vizita mes qyteteve dhe shkėmbeheshin pėrvojat. Shkolla Normale e Elbasanit ishte bėrė xixė e arsimit dhe mėsuesit e saj qė vinin nė Kosovė, me valixhe tė tyre mė shumė sillnin libra se sa rroba tė tjera. Libri ishte shumė i kėrkuar nė Kosovė. Nuk kapėrcente askush nė kėto treva e tė mos sillte ndonjė libėr. Ishte kohė kur libri shqip doli nga atje ku ishte, nga nėnrrogozi. Shkollat shqipe dhe kėngėt qė i kėndoheshin Shqipėrisė, i mbajtėn gjatė nė kėmbė gjithė ata qė e duan Shqipėrinė e lirė. Kėndohej kudo Himni i Flamurit! Asnjė shkollė nuk lente pa e kėnduar kėngėn pėr pavarėsi. Himni i Flamurit, por edhe himn i punės, mund tė quhej ajo kohė!
Kohė e fashizmit dhe duhet t’i shpallim luftė fashizmit, thoshin kudo qė vinin brigadat shqiptare nga Shqipėria nė Kosovė. Ishin sa eprorė tė rinj, qė kishin marrė grada e premtime tė thata, ishin sa njerėz tė familjeve qė asnjėherė nė jetėn e tyre nuk ishin diferencuar se punojnė pėr Shqipėrinė, ishin edhe tė tillė, qė ndodh se iu kishin djegur shtėpitė nė kohė tė ballistėve, dhe ishin tėrėsisht tė mllefosur nė ta, e duke mos mundur t’u bėnin asgjė atyre, torturonin partizanėt qė pa hile i kishin marrė armėt qė tė luftonin kundėr pushtuesit. Por, ishin bėrė edhe shumė lojėra, dhe nė ato kohė nuk dihej kush ishte pushtues mė i madh: Gjermania apo Serbia? O Zot, tė flitej pėr kėto punė, tė kushtonte me kokė! E haje plumbin nė lule tė ballli, sikur tė pikte nga qielli dhe shkoje si qeni nė rrush! Tė gjithė i ruheshin armės dhe atyre qė pėr herė tė parė kishin marrur armėt nė dorė! Nuk kapėrcente asnjė natė e tė mos flitej pėr fatin e Shqipėrisė, tė Kosovės, tė Plavės e tė Gucisė, si dhe tė Maqedonisė. Nuk kapėrcente asnjė ditė tregu ku njerėzit tė mos pyesnin njėri-tjetrin se ēfarė po ndodhte me shqiptarėt? Tema tė pėrditshme ishin kėto: gojė pas goje, edhe pa asnjė gazetė apo diēka tė shkruar! Dėgjoheshin aty-kėtu radiostacione nga bota e jashtme, por gjithkush ia pėrshtaste punėt vetes dhe interesit tė shtetit tė vet.
“Po, ē’po bėhet me ne?” pyesnin njerėzit kudo.

***
Gjithkund ishin nė fuqi klanet e politikanėve dhe tė intelegjencies qė i kishin mbajtur frerėt nė duar tė tyre gjatė katėrdhjetė vitesh, dhe vėshtirė pranonin ēthurjen e tyre. Veēanėrisht klanet rajonale dhe qėndrore, kudo qė ishin nė kryeqendėr tė Prishtinės, nuk mund tė pajtoheshin fare me thyerjet qė kishin nisur dhe demonstrantėt qė nuk i pėrkrahnin.
Inspektorėt e arsimit ishin atėherė njė lloj policie arsimore! Madje, nė orėt e gjuhės shqipe, tė historisė dhe tė gjeografisė, gjithnjė bėnin vėrejtje. Mjaftonte tė shkruanin: “Arsimtari nuk ka punuar sipas planit dhe programit mėsimor” dhe kėshtu merreshin masa tė ashpra kundėr tij. As vetė nuk e dinim nė fillim, ēfarė ishte kjo klauzolė: “nuk iu ka pėrmbajtur planit dhe programit mėsimor”? Kjo ishte njė diferencim nė arsim. Thoshin se ata qė nuk i pėrmbaheshin planit dhe programit mėsimor, ishin kundėr Serbisė, dhe pėrhapnin idenė e ndarjes dhe atė tė bashkimit tė shqiptarėve. Qarqe tė tilla ishin krijuar gjithkund: nė arsim, nė kulturė, nė politikė, nė fshat dhe nė qytet.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator

Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Halil Kajtazi    15/9/2010, 15:34

DEMONSTRATAT E SRUDENTĖVE TĖ VITIT 1968

27 nėntor 1968
Ishte njė mbrėmje e nėntorit.
Isha sė bashku me Norėn, dhe nėpėr Udhė tė Blirėve kapėrceym e arritėm nė dugajė tė Mynib Canhasit. Thoshin se aty kishte shtroja me ēmime tė volitshme, dhe mbasi gjetėm njė shtrojė tė bukur pėr banjo, e blemė njė copė. Mynibi desh tė bisedojė nė atė mbrėmje tė vonė, por ne i kishim lėnė fėmijėt nė shtėpi e na dhembesj nėna; dolėm prej dugajės me atė copė shtrojė qė na kishte mbėshtjellur nė letėr dhe lidhur me njė spagė, e futa nėn sqetull. Kur dolėm nė udhėn kryesore, te dugaja “Varteks” dhe te libraria pamė se ishin thyer xhamat dhe malli ve tėm sa nuk kishte dalur nė udhė. Bėmė e s’bėmė asgjė, dhe heshtėm, duke mos ditur fare se ē’kishte ndodhur me ato vitrina dhe se iu kishte prishur pamja udhėve tė Prishtinės. Matanė udhės pamė disa vetura tė rrokullisura, e rishtas kurreshtja ishte e madhe pėr tė hetuar se ē’kishte ndodhur nė qytetin tonė, qė pėr ne ishte diēka shumė i madh, krahas fshatit qė e lamė atje ku mbeti si hije nėpėr shekuj...Njeri tė gjallė nuk pamė mė nė qytet, tė gjithė sikur kishin rėnė nė gjumė tė pėrjetshėm, kurse nė udhė tė tjera dėgjoheshin sa zėra tė ējerrė. “Duam liri pėr shqipėtarėt, Duam fakultet e duam Kosovėn republikė!...” Zemra nisi tė mė dridhej, sikur hetova se gjatė e patėm harruar emrin Kosovė. Kur e lexoja poezinė e z. Latif Berisha “Kosovės”, zemra mė bėhej mal, por ē’u bė me atė poetė, kur botoi vetėm njė “Tufė” poezish dhe heshti? Kosova ishte emėr i ri pėr mua, them, ta dėgjoja se klithej pėr tė nėpėr udhė tė Prishtinės. Ē’ėshtė kjo: duam Kosovėn Republikė?, mendoja nė vete. Kujtesa mė treti nė ata filmat qė i kisha parė herėt, dhe qė me ėndje i pėrcillja demonstratat e studentėve nė Paris, nė Mynih, nė Moskė e vende tė tjera. Norės i them: “Demonstratat e studentėve, moj Norė!” Po, ē’janė ato demonstrata? mė pyeste ajo e s’kisha kohė t’ia shpjegoja mė gjatė.
Ecja me atė copė shtrojė nė supe, dhe mendja mė thoshte mos po dyshohej se kisha ndonjė armė tė rėndė. Mėtutje edhe vlime tė tjera studentėsh. Ata klithnin: “Republikė, kushtetutė, ja me hater, ja me luftė!” Kur Nora pa turmėn qė po vinte nė drejtim tonė, shtoi:
- Bardh, ec tė shkojmė nė shtėpi. A e di se i kemi lėnė fėmijėt vetėm. Hidhe atė shtrojė dhe tė ecim, Bardh! Kujtojnė njerėzit se ke nė supe pushkė tė vjetėr! - tha ajo, duke u frikėsuar nga lėvizjet e reja tė studentėve shqiptarė.
Asnjėherė s’kisha qenė kaq i shqetėsuar nė kėto udhė tė Prishtinės.
Vjeshta ishte e ftohtė, me riga shiu. Unė kisha hetuar se asgjė s’na kishte prurė vjeshta e tillė...Me sa di, kjo vjeshtė e Prishtinės, sė pari nė historinė e saj, tė ketė kaq shumė studentė e nxėnės nėpėr udhė. Edhe vjeshtės i falej ēdo gjė, qė nė atė nėntor tė trazuar, fryu njė erė qė sadopak do t’u bėnte njerėzve njė psherėtimė:
- Ja, kėto janė kėrkesat tona pėr Kosovėn Republikė!...
Dyshoja se asgjė nuk kishte tė shkruar dhe qė demonstrantėt tė dalin me dėshmi, se Kosova i plotėsonte tė gjitha kushtet pėr tė qenė republikė nė vete!
Kisha lexuar libra edhe pėr ngjarje tė tjera, e nė veēanti nė Serbi. Libri mė i ri qė kishte lėnė vragė, ishte ai “Republika e Uzhicės”. Nė mendjen time ishte Uzhica dhe kėrkesat e serbėve qė ajo tė bėhej Republikė. Por, ja, ajo Uzhicė, s’arriti tė bėhej Republikė, por i parapriu qė Serbia tė bėhej Republikė! Dhe, ja, u bė ajo Serbi, e pagėzoi veten me fill tė emrit tė qytetit tė Uzhicės. Mendja mė thoshte a do tė jenė hidhėruar ata banorė tė qyetit qė s’arritėn ta pagėzojnė republikėn e tyre me emrin e Uzhicės, apo vetė u pajtuan qė tė gjitha qytet e Serbisė ta kenė njė republikė tė moderuar. Po, Kosova, ēfarė ishte, asgjė!? Vetėm emri Kosovė ishte bėrė qėllim i luftėrave tė shumta. Pėrmendej shpesh nė histori: “Lufta e Kosovės” mė l839, e asgjė tjetėr, por qė askujt s’i kishte shkuar nė mendje qė pas luftės, ajo tė shapllej edhe Republikė e Kosovės! Kosova ishte bėrė njė log tregu i tė gjithėve. Kėtu shitej e blehej ēdo gjė, shiteshin sende tė lira, por kishte edhe sosh qė kėrkoheshin me qiri e me pishė e s’ishte kohė e tyre.
Vjeshtės sė Prishtinės sikur i kishin shpėtuar nga rrėnimet kazermat e ushtrisė serbe, qė pėr fatin tonė, sė pari nisi tė trazohej ushtria serbe! Kjo ishte heshtje. Policia sikur u zgjua nga gjumi i rėndė, dhe shprehu tėrė mllefin ndaj demonstrantėve tė parė qė me klithma e kėrkesa joligjore dhe tė ndaluara, u futėn kudo, nė udhė, nė shtėpi, nė shkollė, e nė fabrika. Sa shpejt dėgjoj bota pėr kėto kėrkesa jetėsore, sa shpejt Serbia nisi tė trazohej e tė kėrkonte me ēdo kusht e me dhunė tė bėhet shpėrndarja e demonstrantėve. Serbėt dhe malazeztė kishin dalė nėpėr skaje tė udhėve, sa tė tjerė nga ballkonet e banesave hedhnin ujė tė valė nė demonstrantė, kurse turqit dhe jevgjit as qė dėgjoheshin se ishin tė gjallė. Ēdo gjė kishte ndėrruar nė qytet. Pėrditė qytetit i shtoheshin klithmat e studentėve.
Vjeshta e vonė trokiste pak nė Kosovė. Ndihej mungesė e ushqimeve, ndihej mungesė e miellit, ndihej edhe mungesė e librave. Nė vitrina tė librarisė kryesore nė Udhė tė Blirėve, shtandin e hijeshonin dy vepra: “Historia e kombit shqiptar”, si dhe vepra e gazetarit slloven Pero Zllatar “ Shqipėria e Enver Hoxhės”, madje shihej edhe fotografia e parė, qė kureshtarėt ndaleshin dhe i shikonin me dashuri e frikė, mos po i pėrcjellte ndokush i sigurimit. Krahas shtimit tė studentėve, tekstet universitare nė gjuhėn serbe s’mund t’i plotėsonin kėrkesat e studentėve shqiptarė. Pėrkundėr marrėdhėnieve gjoja se tė mira me profesorė e studentė serbė, ata shikonin punėt e tyre. Hallet e shqiptarėve vinin duke u shtuar. “Kėrkojmė bukė dhe liri mė shumė” qenė klithma qė udhėheqėsia shqiptaro-serbe s’desh tė dėgjojė pėr to.

Fundi i kėsaj vjeshte mė pėrkujtonte fundin e Pranverės, tė qershorit, kur mė l966, kreu jugosllav u gjend i pėrēarė pėr llogaritė e gabuara tė Aleksandėr Rankoviqit si dhe tė matrapazėve rusė. Edhe nė atė mbrėmje tė vonė, si zakonisht kisha dėgjuar lajmet e fundit nė Radio-Beograd. Isha tepėr i lodhur, por as vetė s’e di sa mirė i pata marrė vesh ato vendime tė Plenumit IV tė Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė, me nė krye Titon, renegatin dhe politikanin mė tė spikatur tė asaj periudhe. Pranvera e atij vjeti sikur i kishte ndėrprerė pushimet e kreut tė lartė. Askush s’kishte marrė udhė tė largėt. Jugosllavia pėrjetonte njė trans! Rankoviqi u rrėzua nga pozita, duke i shfajėsuar shqiptarėt, e duke mos bėrė asnjė akuzė ndaj tij dhe klanit nė fuqi, qė ushtroi terror ndaj shqiptarėve. Me rrėzimin e Rankoviqit, mė sa hetohej, Tito kishte marrė hov qė ta vazhdojė luftėn kundėr serbėve qė s’e duan Jugosllavinė e “AVNOJ-it”. AVNOJ-i ishte temė kyēe, me vendime tė tė cilit nuk lejohej tė luajė askush. Edhe Plenumi sikur u dha hov matrapazėve shqiptarė. U bė njė vlerėsim tjetėr, pak mė i lirė ndaj lėvizjeve tė reja, u hoqėn nga puna pjesėtarėt e UDB-ės, u vėnė nė shėrbim edhe shqiptarė tė besuar. Nė fakt, flitej, se ēdo gjė po ndryshonte nė dobi tė shqiptarėve dhe nė dėm tė serbėve e tė malazezve!
As qė kisha fjetur atė natė! Nėna herė pėrpiqej tė di se ē’po ndodhte nė qytet, e herė hapte derėn qė tė mė shoh se a po fle i qetė? Por, ē’qetėsi ishte kjo? Duke u kthyer natėn prej qytetit pashė studentėt shqiptarė me shtretėr e batani nė supe, por edhe me ndonjė trastė librash, vraponin udhėve tė lagjeve, duke u pėrpjekur tė gjenin ndonjė strehim, se serbėt i kishin dėbuar nga banesat, duke i sharė e duke u ējerrur nė mėnyrė ē’njerėzore:
- Tphu, nėnėn shqiptare! Tė tillė jeni ju! Ne u japim bukė e ju kėrkoni mė shumė se bukė! Ēfarė dėshironi e ēfarė kėrkoni ju: mac! Kosova jonė! Kosova serbe! Mund tė shkoni nė Shqipėri! Kėtu s’ka vend pėr ju e pėr republikė!
Nėna mė kishte treguar se shtėpia jonė ishte mbushur me studentė.
- Mirė, - i thashė - moj nėnė. - Le tė vijnė. Ka kėtu vend edhe pėr njė tog ushtarėsh!...
Dita e nesėrme ku do tė mė gjente, mendoja nė vete. Nėnės s’i tregoja se kisha lėnė njė material nė zyrė qė duhej tė botohej nė gazetėn “Kosova”. Ēfarė ishte ajo gazetė, kur pak merrte frymė nga shtypėsit drejtorė qė ia ndėrronin gishtėrinjtė tė njėjtit kavall tė vjetėr tė Serbisė. Rrėzimi i Rankoviqit i kishte lėnė do kohė nė mjegull. Tash, medoja se do tė kenė rast tė ngriteshin nė hakmarrje kundėr shqiptarėve. Bėhej fjalė se pas rrėzimit tė Rankoviqit, shqiptarėt u liruan pėr sė dyti herė. O bubu, moj kujtesa ime, ēfarė trillesh ishin kėto? Premtonin se shqiptarėt do tė trajtohen ndryshe, e jo si minoritet nė Jugosllavi. Trille kalamajsh, thosha nė vete. Mė bėhej tė vjellė. Gazeta jonė kishte kryeredaktorin nga Uzhica, njė zeshkan, me njė ble tė flokėve tė zezė, qė kur e shpaloste, po tė mundej do tė mė pėrpinte si njė gėrēamė ujė!
- Ē’po kėrkoni ju shqiptarėt? - ējerrej shpesh nė Redaksinė “Jedinstvo” ku ishte gazetar e kryeredaktor i gazetės “Kosova”. - Mjaft u kemi dhėnė ne juve. Edhe ketė mund t’ua marrim! Nėse doni kėshtu, mirė, nėse jo, larg duart nga ne!... Lirisht mund tė shkoni nga keni ardhur!
Pėr ēdo ditė, kryeredaktori Luēiē gjente diēka qė tė mė ngacmojė. Ai tėrė atė mllef qė kishte ndaj studentėve qė demonstronin nėpėr udhėt e Prishtinės, e zbrazte dhe e shprehte nė mua, por qe nė asnjė ēast nuk i jepja ndonjė shenjė tė frikės dhe servilizmit.
Flitej se ēdo gjė qė ishte e ndaluar pėr shqiptarė, do tė dalė nė shesh, flitej se ishin ndaluar edhe veprat e njė shkrimtari me ide socialiste, pra ishte fjala pėr Migjenin tonė! Tash e tutje ēdo shkrim tė tij do ta lexojmė lirisht. Po, vallė, njė shkrimtarė patėm ne tė ndaluar? Po, ku janė tė tjerėt? Ne kemi shkrimtarė qė s’guxuam t’ua pėrmendim emrin e lėre mė veprat! Ku janė shkrimtarėt e tjerė: Fishta, Koliqi, Naimi? Njė Migjen doli dhe na liroi pėr sė dyti!... Kujtesa ime bredh nė ato zyra tė Kombintatit Kosova...
Atė mėngjes tė asaj vjeshte me shi mezi arrita tė hyj nė autobus. Kishte shumė veta, dhe fare s’i kisha parė. Tė gjithė udhėtojmė pėr nė Kombinat, pohonin, dhe shtyheshin me bėrryla, shikonin njėri-tjetrin se ē’po peshpėritej nė autobus. Ishin grupe pjesėtarėsh tė sigurimit. Ēdo lėvizje e pėrcillnin sikur dėshironin ta inēizojnė pėr ndonjė seknar filmi. Autobusi ynė arrriti nė sheshin para barakave. Dolėm prej autobusit tė heshtur.
As shqiptarėt me shqiptarė s’flitnin si mė parė, e lėre mė me serbė dhe tė tjerė. Sikur tė gjithė ne kishim bėrė njė turp apo krim ndaj njerėzve. Serbėt na shikonin mėrrolshėm dhe dukej se me sy donin tė na shpojnė si me gjilpėrė. Vallė, ē’kishim bėrė ne? pyesja veten. Asgjė, mė thoshte kjo mendje. Duhej jetė, bukė e liri edhe pėr ne! Duhej tė ishim tė barabartė, ashtu sikurse ishte vendosur gjatė LNĒ-sė! Por, kujtesa mė treti sa andej-kėtej. Me ēoi thellė, shumė thellė ajo kujtesė, mė futi nė pus tė thellė magjik, deri edhe nė fund tė pusit , mė nxjerri edhe prej fundit tė pusit, dhe mė gjasė fat qė mezi dola nė tokė tė bukės Kosovė. Tė gjitha kėto mendime nė cast sikur i shporra. Njė mendje mė thoshte: sikur ta kisha njė shportė e ti fusja mendimet nė tė, pastaj prej saj do t’i merrja vetėm atėherė kur mė duhen, pastaj do t’i shpėrndaja sė pari pėr tė mitė, apo edhe do t’i ruaja nė shportė! Edhe sikur t’i kisha shportat e tėrė botės, vallė, a do tė mund t’i mbledh tė gjitha mendimet e njerėzve tė menēur e t’i fusja nė atė shportė aq tė vogėl? Po, lėre atė shportė, mė thoshte mendja. Duhet tė gjejė diēka mė tė mirė se shportėn qė tė mos rrjedhin mendimet apo tė mos fluturojnė nė botėn e njerėzimit, se mud tė mi ēortojnė mendimet e mia dhe tė mos i pranojnė, tė mė gjykojnė breznitė pėrjetė...
Kisha hyr nė zyrėn time. Saksitė me lule qė i ujiste pėr ēdo mėngjes Monavere Gusia, ishin pėrmbysur nė dysheme. Materialet e tavolinės sime i gjeta tė shkapėrderdhura nė dysheme, asgjė s’gjeta nė rregull. Syzat e tavolinės i gjeta nė dysheme, pa gazeta e shkrime tė tjera. Mė ishte bėrė pikė nė zemėr, ku do ta kenė lėnė atė reportazhin qė e kisha pėrgatitur pėr gazetėn e kolektivit punues “Kosova”. Atė e kisha shkruar nė gjuhėn shqipe, e redaktori mund tė ishte hidhėruar nė shqiptarė e s’do tė ma botonte. Ē’ishte kjo punė e botimeve kėshtu? Vallė, edhe ata punėtorė ēfarė mendojnė pėr mua? E dinė ata, apo s’e dinė se unė pėrpiqem t’i mbroj, tė mos jenė tė shfrytėzuar. Kisha menduar ta hapja rubrikėn e re nė gazetė: “Punėtor e ke fjalėn!” Mendoja ashtu, por nė fakt edhe dilte ashtu, se punėtori e kishte vetėm fjalėn, kurse tė tjerėt shkopin!... Edhe sikur t’u kushtoja ndonjė poezi punėtorėve, prapė ata do tė mbeteshin punėtorė. Mund ta lexojnė poezinė time, dhe asgjė, pos punėtorė tė krahut. As qė i dihej punėtorit, ēmohej pak, paguhej pak, dhe as qė guxonte tė kėrkojė mė shumė. Ai qė kėrkonte shumicėn, e humbte edhe pakicėn! Mė thoshin se shumica ta hanė kokėn, por edhe kėtu, sa kishte logjikė kjo shprehje, po aq edhe shpesh pėrdorej. Reportazhi pėr kolosin e industrisė sonė nuk pa dritė. Fat qė njė pjesė e pata gjetur nė dysheme, dhe daktilografistja dukej se u gėzua mė shumė se unė.
-Po, ē’ke or Bardh qė kaq shumė e mundon veten pėr kėto shkrime? - pyeti Monavera. - Lėre atė punė tė shkrimeve! A po sheh se po bėhem gati tė futėm nė luftė? Ē’i duhen punėtorit shkrimet kur e humb kokėn nė luftė? Ti mund ta shkatėrrosh veten kėshtu - sikur desh tė mė kėshilloj apo tė mė qetėsojė Monavera. Pastaj ia nisi t’i mbledh ato saksi me lule si dhe gazetat e shkapėrderdhura nė dysheme. Tė gjitha i krahoi, e pastaj si zakonisht mori pecėn dhe shkoi nė krua, e lagu dhe e shtrydhi e nisi ta pastrojė zyrėn. “Makinėn time tė shkrimit s’e paskan prekur, Bardh!”, mė tha ajo.
Telefonat atė ditė tė vjeshtės cingėronin nė ēdo zyrė. Tė gjithė flisnin nė gjuhėn serbe, bisedonin, e ne ishim mbyllur nė ato pak zyra, shikonim e pėrgjonim se ē’po ndodhte me ne? Askush s’mund tė merrte farė inisjative pėr bisedime me serbėt. Asgjė s’kishte nisur tė kanalizohej. Njė pritje si nė kukėza, nė pamje tė parė ashtu dukej, por edhe s’ishte ashtu. Telefonat nuk cingėronin pėr tė mirėn tonė, mė thoshte njė mendje. Kėrkoheshin ata qė duhej t’ia ndėrrojnė gishtėrinjtė kavallit tė Serbisė. Me gjasė kishte ndryshuar diēka edhe nė dobi tonė, thosha. Kur serbėt pėrdorin arrogancėn kundėr shqiptarėve, punėt s’janė edhe aq keq.
Nė zyrėn time erdhi lajmi mė i ri. Do tė mbahet njė tubim para platosė sė barakės, do tė vjen dikush nga lart, e do tė flas pėr demonstratat e studentėve. Ēfarė ishim bėrė ne? Tė gjithė ishim strukur nė ato pak zyra si pula tė nuklavta, sikur tė mos kishim folur e biseduar kurrė me serbėt. Ishte krijuar njė gjendje e katandisur!…
Edhe pėr gazetė s’mė shkonte mendja tė shkruaja asgjė. Ku tė shkruaja nė valė tė tilla, qė ngriteshin nė mėnyrė tė pahetueshme. Dolėm tė gjithė para atyre tri barakave. Sytė i drejtuam nga udha dhe prisnim kush do tė vinte nga Prishtina. Tribuna ishte bėrė gati pėr fjalim. Ēudi, aq shpejt ishte pėrgatitur ajo tribunė. Por, Kombinat i thoshin atij, kishte ēdo gjė, para, rrymė, qymyr, e pse tė mos mundej nė shpejtėsi ta pėrgatis edhe tribunėn pėr fjalime.U fol pak nė atė tribunė, se z. Xhavit Nimani, s’fliste shumė. Ishte edhe me z. Mahmut Bakallin. Lexuan diēka, qė as vetė s’mundja t’i merrja vesh, apo s’e njihja politikėn. Pastaj nė tribunė doli Stevan Gullani, kryetar i Sindikatės sė Kombinatit. Ishte ēakėrdisur, sytė iu kishin skuqur sikur tė kishte dalur nga kavaēhana me ēekan hekuri nė dorė, shikonte mirė se nga po flitej, apo edhe mos ndokush do tė dalė para tij e ta thotė mendimin troē pėr studentė. Ai ia nisi nė tė veten, me atė zė pompoz, dhe duke u ējerrė. Fjalėt e ashpra i rridhnin sikur t’i nxerrte nga bidoni i rakisė!.
- Shokė dhe shoqe, keni dėgjuar pėrmes radios dhe televizorit se ē’farė kanė bėrė mbrėmė studentėt shqiptarė nė qyetin tonė. Prishtinėn e kanė shkatėrruar tėrėsisht, kanė thyer xhama, kanė pėrmbysur vetura, autobusė, kamionė, e ēfarė kanė gjetur nė udhė. Mund tė vijnė edhe kėtu e tė na shkatėrrojnė kėtė kolos tė industrisė qė po e ngrisim me shumė mund dhe vuajtje. Kėto janė frute tė klasės punėtore. Si guxojnė studentėt tė luajnė me to? Po, ku ėshtė policia jonė, pse hesht ajo? Po, ushtria, ē’ruan ajo? Po tė isha atje nė Prishtinė, pėr ata qė kanė dalė nė udhė, do t’i korrja me mitraloz. Pėr tė tillė qė e prishin rendin, vetėm pushka u vjen hakesh! - dhe fliste me njė serbishte shumė tė dobėt, dhe shihej se ishte i njė stili shumė tė ulėt fshatarēe. Ai ishte njė ardhacak bastardh nga Lika dhe shpesh krekosej pėr veti tė trimėrisė dhe tė pėrvojės sė udhėheqjes sė sindikatės sė punėtorėve. “Unė jam nga Lika, por kudo qė punoj do t’i mbroj vendimet e AVNOJ-it tonė! Ata qė i kundėrshtojnė kėto vendime, u themi hapėt: “Via- Albania”!
Pastaj e mori fjalėn Xhavit Nimani, pėr fat foli shqip:
“Shokė, tė mos ngutemi, demonstratat janė armiqėsore! Ne do t’i gjykojmė ato, dhe do tė shikojmė ē’ėshtė e mundur tė bėjmė qė tė pėrmirėsohet jeta...

Tubimi mori kahe tė ashpėr. Pritej qė tė pėrfundojė sa mė parė. U lexua nė shpejtėsi njė telegram, qė ia dėrguan Komitetit Qėndror tė LKJ, ku betoheshin se do t’i denojnė kėto demonstrata armiqėsore!
Pjesa mė e madhe e punėtorėve shqiptarė u shpėrndanė tė pakėnaqur. U futen nė vende tė punės dhe mezi prisnin tė pėrfundojė orari i punės e tė shkojnė nėpėr shtėpitė e tyre.
Telefonat cingėronin. Bisedohej me Beogradin, kėrkoheshin informata tė sakėta nga serbėt e malazeztė qė jetonin e punonin nė Kosovė. Nga tė gjitha anėt, ēdo gjė kishte luajtur me pod. Edhe shqiptarėt nga jashtė kishin marrė vesh se ē’kishte ndodhur nė Prishtinė. Vjeshta qė s’kishte prurė frute, mjafton se erdhi me demonstrata tė studentėve.
- Ore, ē’po bėni ju atje? A po dini se jeni nė gojė tė ujkut? Kėrkoni Kosovėn republikė, po ē’po tė duhet republika nėn Serbi? - pohonin nė emėr tė punėtorėve gjoja se i kishin qortuar demonstratat e studntėve nė botėn e jashtme.
Kishin dalė shqiptarėt edhe nė botė, dhe fat qė kishin parė diēka mė shumė se kėtu. Bota i ka sytė e veshėt e saj ndryshe, mendoja unė. “Ore, a po dini se tėrė Jugosllavinė e keni mbi kokė, e besa edhe e keni prekur arushėn aty ku i dhemb!”pandehej nga njerėz tė tjerė qė me gjasė ia donin tė mirėn Kosovės.
Prisja ndonjė lajm. Tranzistorin s’e kisha marr me vete. Tash mund tė dyshojnė mė shumė nė mua, thosha. Asgjė s’lexoja, pos gazetės “Borba” dhe “Politika” qė vinin kėtu qė nė orėt e para tė mėngjesit me trenin e shpejtė nga Beogradi. Nė faqe tė parė tė gazetės “Politika” lexoja vlerėsimin qė kishte dhėnė Komiteti Qendror i Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė, pastaj edhe ai Serbisė, si dhe i Kosovės. Tė gjithė e rrahnin tė njėjtin tel: demonstrata janė armiqėsore, dhe pikė! Ec e iki kėtij vlerėsimi! Qėndrimet prej sė larti ishin vendime arbitrare, vetėm qė s’thoshin ligje qė duhej vėnė nė jetė! Gazeta “Rilindja” mezi priste qė t’i pėrkthejė ato dhe t’i pėrhap nė gjuhėn shqipe.
As kohėn e mėngjesit s’e shfrytėzova. Dikush kishte marrė bukė nga shtėpia dhe ua ndante shokėve, e sa tė tjerė mbeten tė uritur. As kafetė e mėngjesit s’ishin pi me serbė e malazezė. Telefonat cingėronin e ne askush nuk na kėrkonte, sikur tė mos ishim tė gjallė. Ē’fat patėm nė ato ditė? Monaverja s’kishte pi kafe me Senkėn, kurse kryeredaktori kushedi se ēdo tė thoshte kur do tė takohesha me tė. Mė mirė sikur tė mos e takoja, thosha nė vete, mund tė flas diēka e ai pastaj mė paraqet nė organe. Mė mundonin leximet, dhe shkrimet. As vetė s’e di sesi aq shpejt u gjendem nė sallė tė Kėshillit tė Punėtorėve. Lajmėruan se do tė vinte Pavle Joviēeviq, anėtar i Komitetit Qendror tė LK tė Serbisė. Kisha dėgjuar edhe pėr emrin e tij, anonim gjatė luftės. Paloka, i thoshin. Kisha dėgjuar se edhe Dyli i kishte thėnė kėshtu, por edhe e thėrriste nė serbishte: “Shoku Paloka!”. Shkonte ai kudo me tė, nė terren, nėpėr Kosovė, me njė veturė tė zezė, dhe qė tė dy uleshin mbrapa. Kur merrnin edhe dikėnd me vete, ata ishin mė tė lumtur, se ulej nė vendin e parė, pra me shoferin e Dylit. Salla gumėzhinte. Ishim nė mėdyshje, me kėnd tė uleshim, ēfarė tė flisnim, apo edhe fare tė mos flisnim? Le tė ējerren serbėt, mendoja nė vete. Le tė lehnin qentė, karvani ynė lė tė ecėn udhės sė vet...
Mbledhja nė sallė filloi. Paloka ishte nė plan tė parė. Tė gjithė sy e vesh i kishim bėrė katėr, ēfarė do tė fliste ai. Ia dhanė fjalėn, por qė nė fillim, kėrkoi qė tė mbahej procesverbali. Propozimi u pranua qė tė jetė hartuese e procesverbalit Emira Plakiqi, njė boshnjake, bukuroshe, qė mbahej se i kishte punėt mirė edhe me serbė, po edhe me shqiptarė. Mbledhja kishte filluar. Daut Shurdha ishte sekretar i organiztės sonė tė LK. Ai, me njė serbishte tė plogėsht, mezi arrit t’ia jap fjalėn Palokės, kėtij tė pasluftės.
- Shokė, ia jep fjalėn shokut Pavle Joviēeviq. Ai do tė na tregojė pėr demonstratat se ēfarė janė e ēfarė bėnė studentėt tanė nė qytet?.
Ai u ul dhe mezi priti t’ia shkarkonte pėrgjegjėsinė dikuj tjetėr. Pavli i vuri syzet, shikoi anash, pastaj ia nisi tė flasė:
- Shokė dhe shoqe, kush ėshtė pėrkrahės i demonstratave, le ta di se ėshtė kundėr vendimeve tė AVNOJ-it qė janė firmuar mė 29 nėntor l943, nė Jajce. Studentėt shqiptarė janė ngritur kundėr ANOJ-it tonė, atij tė luftės. Kush prek AVNOJ-in tonė, le ta di se s’ka vend nė Jugosllavi. Jugosllavia e Titos, dhe mbarė populli i saj do t’i gjykojnė demonstratat armiqėsore, pra edhe ne po u themi se janė: armiqėsore! “Tako je!” (“Ashtu ėshtė”!), u dėgjuan zėrat e serbėve, e kur pashė se duatrokitėn edhe shqiptarėt, kjo ishte thikė pėr mua. - Kushdo qė luan me hartėn e re tė Jugosllavisė, luan me kokė! - e ngriti zėrin ai, duke i rėnė tavolinės me grusht.
Heshta dhe prisja ē’po ndodhte...
- Kėtu kanė ngritur kokė edhe pjesėmarrėsit e kolonės se pestė - tha Paloka. - Ne i dimė ata se kush janė, dhe herėt i qeruam hesapet me ta. Edhe atyre gazetarėve tė “Rilindjes” u themi prej kėtu, rrini urtė se ua marrim gazetėn. Gazeta qė ėshtė kundėr AVNOJ-it tonė, dhe kundėr shokut Tito, as qė mund tė mendohet se do tė ketė jetė tė gjatė. Ju, shokė, bėni ēmos qė t’u folni shqiptarėve, dhe u thoni se po e prishet Jugosllavinė, s’u mbetet vend kėtu. Jugosllavia u ka futur nėn sqetull se s’u deshi askush. Edhe Shqipėria ka hequr dorė nga ju! Ju, jeni bėrė pishė e shtetit tonė. Po ndodhi e u futėm nė luftė me ju edhe njėherė, lėre qė do t’u humbė Kosova, por edhe Shqipėria. Dimė ne se ē’bėjmė me ju...Edhe nė luftė u morėm vetėm si shikues-vallėzues, e jo edhe si luftėtarė tė barabartė! - dhe u ul, e syzet i futi nė xhep, dhe shikonte si njė pėrbindėsh. – Shokė, ne duhet tė diferencohemi nga kėrkesat e studentėve – shtoi ai.
Kisha dėgjuar e lexuar shumė shkrime gjatė LNĒ-sė. Atė ditė dolėn prej shtypit sa shkrime tė Titos. Nė njė libėr tė pėrkthyer prej serbishtes nė shqipe, kisha shėnuar tė vetmin mendim tė Titos pėr LNĒ-nė: “Nė Luftėn Nacional Ēlirimtare, morėn pjesė edhe dofarė arnautėsh!”. Tė na quaj Tito “arnaut: kėtė s’e kisha besuar! Dyshoja mos pėrkthyesi kishte bėrė ndonjė lajthitje? Tė na pėrgėnjeshtrojnė pagėzimin...? Kjo ishte e ngjashme sikur tė na pagėzonte edhe me emrin mohues serb: “Shiftar”!
Ato ditė kisha rėnė nė mendime tė thella. Mendoja se studentėt i luhatėn tė gjitha lėvizjet. Ēfarė tė pohoja apo tė shkruaja kundėr LNĒ-sė, kur mė sa vėrehej ne s’qemė liruar fare. U liruan e fitaun serbėt, e ne mbetėm nėn kėmbė tė tyre. Por, ē’fat kisha, kur sė pari, s’kisha marrė pjesė nė luftė, sė dyti isha bir i ballistit, sipas shėnimeve sekrete, dhe sė treti, isha me shkollė, por qė duhej t’ia ndėrroja gishtėrinjtė kavallit siē dėshirojnė pushtetėtarėt... Isha ngritur tė flisja. Salla mė dukej se mė ēonte peshė. Tė gjithė serbėt dhe malazeztė mė shikonin me njė kureshtje tė jashtėzakontė.
- Shokė dhe shoqe, sipas kėsaj qė u fol kėtu, po del se ne duhet t’i marrim mitralozėt e tė luftojmė, apo siē tha njė diskutues, t’i korrim studentėt - ndėrhyra nė bisedė. - Gjenerata e re s’korret me mitralozė! - dhe u ula, kurse salla nisi tė vlojė si njė koshere bletėsh.
- Fol serbisht, se s’po e kuptojmė atė gjuhė “arnautėsh”! - dėgjova njė zė nga fundi i sallės. - Vetėm serbisht duam tė flitet kėtu! - ndėrpreu mendimet e mia njė burrė serb qė fare s’e njihja.
- Ju lutem, mos mė pengoni. Unė s’ju pengova juve kur folėt nė sebishte. Keni durim, serbishten s’e njoh aq mirė. Mund tė gaboj lidhur me kėto punė. Le ta pėrkthejnė tė tjetrėt atė qė flas unė... Gjatė jetės qė kemi bėrė kėtu, edhe ju serbėt keni mundur tė mėsoni shqipen. Jetojmė kėtu nė Kosovė sė bashku, keni lufuar edhe ju sė bashku me shqiptarė, por shihet se edhe ju s’i keni pastruar ēėshtjet me kohė...Kosova e kujt mbeti? Ta them se kėtu qarkullon njė barcoletė boshnjake, qė ėshtė futur nė zhargonin e bisedave.
- Erdhi kėtu nė Kosovė boshnjaku qė tė kėrkojė punė, dhe kishte shkuar te serbėt, e s’kishte mundur tė hyj nė punė, kishte shkuar edhe te malazeztė, pastaj edhe te shqiptarėt, dhe mjerisht askush s’mundi t’i ndihmojė. Para se tė kthehej nė Bosnjė, e kishin pyetur:
- Po, ē’kishte tė re nė atė Kosovė?
Ishte pėrgjigjur si nė shaka:
Turqit po shpėrnguleshin,
Jevgjet po gėzoheshin.
Serbėt po sundonin.
Kurse shqiptarėt po shpresnonin...
Salla ra nė njė heshtje mortore.
- Kush di ta pėrkthej kėtė qė foli Bardh Mulaj? - pyetėn sa veta.
Askush s’paraqitej. Prisja se ēfarė do tė ndodhte me mua. Kisha folur edhe mė gjatė, por kjo qė i kisha theksuar se serbėt po sundojnė, ishte pak e rėndė, apo edhe njė thikė pėr mua, siē pėshpėritej nga sa shokė nė shikim tė parė. U ngrit mjeku Mehmet Begraca. Ai ishte ndėr mė tė pjekurit politikisht. Foli dhe i ra rretherrotull problemit, e fare s’i pėrmendi demonstratat. Pėr mendjen time, mė doli hakut. Asgjė s’desh tė komentojė lidhur me atė qė kisha shtruar gjatė diskutimit nė gjuhė amtare. Por, sa i pėrket trajtimit tė Kosovės, vėreja se kjo i pėlqente shumė...
Asnjė serb nuk dilte nga salla pa u sqaruar, nė mos nė tribunė, ata shpesh i pyesnin edhe shqiptarėt intim: “Ē’foli Bardhi?” Kishte ndėr tė tjerė tė menēur qė mė ruanin, por kishte edhe sish qė mezi prisnin tė rrėfenin se ē’kisha parashtruar nė mbledhje.

- Po, mirė flet ai Bardhi, por pse s’po flet serbisht? Ta marrim vesh edhe ne? - dėgjoja se ankoheshin serbėt. Edhe shqiptarėt shpesh me luteshin:
- Tė lutem, Bardh, fol serbisht, se edhe ne po tė kuptojmė mė mirė. Ajo shqipe ytja, pak e vėshtirė pėr t’u kuptuar!.
Mbledhja mori fund, por ē’pritej pas saj, kjo mė mundonte tepėr.
Dita e parė pas demsontratave nė Kombinatin “Kosova” mė kishte kapėcyer shpejt. As vetė s’e hetova se kur nėpunėsit bėheheshin gati pėr t’u kthyer nė shtėpi. Nga kryeredaktori mora detyrė qė pas ditės tė merrja pjesė nė njė tubim protestues tė punėtorėve nė Gazifikim dhe Azotik. Aty flitej se ishin dy njėsi punuese qė kundėrshtonin njėra-tjetrėn. As qė mė shkohej atje, por detyra ime ishte e tillė... Isha pėrgatitur qė nė orėt e pasditės tė merrja pjesė nė tubimin e punėtorėve. Parashihja se do tė ketė mospajtime mes serbėve dhe tė shqiptarėve!...
Isha kthyer nga puna nė shtėpi, i lodhur dhe mė dukej se tėrė qyteti mė kishte rėnė mbi kokėn time. Udhės pashė se shitoret ishin furnizuar me artikuj ushqimorė. Mungesa e miellit, e vajit, e sheqerit zbutej pėr ata qė kishin para, kurse pėr tė tjerėt, gjendja ishte njėsoj si mė parė. Flitej se kėto rezerva tė ushqimit ishin nxjerrė nga magazinat e ushtrisė. Ushtria kishte stoqe ushqimore e askush tjetėr. Por, bėhej edhe njė ndryshim kėtu nė Kosovė. “AVNOJ-i” kishte vendosur qė tė shpallej edhe flamuri shqiptar, dhe ishte vėnė gjithkund, deri edhe nė Komitet Krahinor tė Lidhjes sė Komunistėve tė Kosovės, nė ndertesėn e Kuvendit tė Kosovės, pastaj nė bankė, po edhe nė Kombinatin tonė. Gjithkund shihej se pėr herė tė parė nė Udhėn e Blirėve nė Prishtinė valonte flamuri shqiptar. Kjo ishte dhe s’ishte befasi! Flamuri valonte gjithkund nė Kosovė, por s’dihej ēfarė ishte ndermarrė nė Mal tė Zi dhe nė Maqedoni? Edhe atje shqiptarėt klithnin pėr tė drejta, qė pėrherė i bėnin kėrkesat pėr flamur si dhe ndryshime tė tjera nė administratė. Flamuri ynė, pas shumė pėrpjekjesh, mė nė fund, doli nė “ajėr tė pastėr”!, krahas flamujve tė tjerė jugosllavė dhe serbė. Sa kėnaqėsi ishte ta shohėsh atė flamur kuqezi nė mjedis tė flamujve tė republikave motra! Serbėt dhe malazezėt s’ishin aqė tė kėnaqur me kėtė qė po ndodhte... Shpesh ata shanin flamurin shqiptar, e kishte shumė raste kur edhe e shqyenin natėn, dhe nė mėngjes flamujt, aty-kėtu shiheshin se ishin dėmtuar. Flamujt e tjerė nuk shqyheshin, se po tė dėmtoheshin ata, do tė thoshin se shqiptarėt i kanė grisur, dhe se ata s’po e duan anjė flamur tjetėr nė Kosovė, pos atė tė Shqipėrisė! Kishte nder tė tjerė, nė mjedise shqiptarėsh qė bėnin edhe provokime:
- Po, ē’na duhet ai flamur, arėn kuqezi? Kush shkon pas atij flamuri? Ne s’e kemi mendjen tė futemi nė luftė mė? Po, ne edhe deri kėtu e shtymė pa tė, e hajde, ē’tė hajmė? Arnat s’hahen... - pohonin njė shtresė e vogėl e njerėzve tė papėrcaktuar kombėtarisht.
Kur dėgjonin serbėt shqiptarė tė tillė qė shprehnin botėn e tyre iracionale, gėzoheshin dhe shtonin:
- Po, ky s’ėshtė flamuri juaj. Ē’jeni kap si njeriu i dehur nė urė pėr flamur? Kosova duhet ta kėtė flamurin e Serbisė. Kot sė koti, se kėtu i thonė kėsaj tokė serbe! Nėn njė flamur tė gjithė, me njė kushtetutė, ndryshe s’ka jetė kėtu. Le tė rri urtė ajo Shqipėri, se i tregojmė ne asaj se kush e nga jemi... Opingat pėr luftė me shqiptarė i kemi tė gatshme!
Hėngra darkėn nė vend tė drekės, dhe me gjasė mė kishte rėnė nė bark si ta fusja ndonjė plithar. Pas njė pushimi, u ngrita dhe lėshova tranzistorin. Sė pari e vura treguesin nė Radio-Tiranė, pastaj shikoja mos ndokush po pėrgjonte te dritarja e shtėpisė sime. Radio-Tirana shpesh ishte pikėmbėshtetėse pėr orientimin tim. I dėgjoja edhe lajmet e Radio-Beogradit, por edhe “Zėrin e Amerikės” nė gjuhėn shqipe. Merrja lajme edhe nga anė tė tjera. Udha e Blirėve shpesh ishte sheshi kryesor pėr tė parė sesi rrahte pulsi i njerėzve kėtu nė Kosovė, por edhe gjetkė... Kisha dalė nė atė Udhė shpesh, dhe kisha lexuar edhe njė tregim tė Arsimit nė revistėn “Kosovarja”, “Heshtja e udhėve”. Por, sapo shihja tash udhėt s’ishin tė heshtura mė. Vlonin nga tė rinjtė, por edhe nga njerėz tė anėve tė tjera. Tė gjithė ishin pėrqėndruar se ē’po ndodhte atė vjeshtė nė Prishtinė? Njerėzit kishin harruar se vjeshta u jepte shenjė se duhej tė bėheshin gati pėr dimėr, pastaj tė mbjellnin grurė, tė bėjnė ugar pėr pranverė... Madje, shpesh me arsye dėgjoheshin fshatarėt:
- Ore, Bardh, ta mbjellim tokėn tonė se kėtu jemi si nė vorbull. Serbia, s’ėshtė ngusht se ne vdesim nga uria!
Nė atė mbrėmje rash ndesh me sa shokė qė s’kisha menduar se do tė kenė pikėpamje tė tilla. Ishte kohė kur ēdo lėvizje pėrparimtare pėrpiqeshim tė kthenim nė vijė tė kombit. U fol se demonstratat i organizuan serbėt, dhe me kėtė na qitėn karremin, pastaj u fol se humbėm besimin si komunistė e ēfarė s’u fol?...
Isha kthyer nė shtėpi mėrzitshėm. Nėna pėrherė mė pėrcillte, atė e gjeja shpesh nė ballkon tė ulur e duke pėrgjuar, pyeste: “Ē’u bė ma atė djalė mė?” Jetonte me vuajtjet e mia.
Tubimin e punėtorėve nė Gazifkim dhe nė Azotik e prisja si thikėn nė asht. Azotiku kishte drejtorin shqiptar, Xhevdet Pula, profesor i kimisė nga Gjakova, kurse Gazifikimi, kishte pėr drejtor Vuko Bojaniqin, ardhacak nga Mali i Zi, qė njė kohė ishte vendosur nė Dubravė afėr Istogut, pastaj kishte kaluar nė Mitrovicė, ku ishte pėrparuar, dhe kishte arritur tė bėhej politikan i rryeshėm, e me pak shkollė! Qe tė dy kėta drejtorė e shikonin njėri-tjetrin si ujku e dhia! Azotiku, thoshin serbėt ėshtė ndėrmarrje e shqiptarėve, kurse pėr Gazifikimin shqiptarėt pohonin se ishte kryekėput ndėrmarrje e serbėve. Por, kishte ndonjė njeri nga tė dy palėt serbo-shqiptare qė ishte stėrpikur diku nė ndonjė kthinė tė pahetueshme tė ndėrmarrjes.
Ishte mbrėmje. Punėtorėt e Azotikut erdhėn nė Gazifikim, dhe tė gjithė u ulen nė njė anė tė sallės, kurse edhe ata tė Gazifikimit ishin ulur nė kėndin e tyre. Prej aktivistėve tė Kombinatit, nė kėtė tubim mori pjesė Nazimidin Kuēi, ndihmės drejtor i kuadrit. Punėtorėt fare s’e dinin se kush do tė fliste, dhe se po tė dinin qysh mė parė se do tė vinte Nazmidini, ndodhte se fare nuk do tė merrnin pjesė nė atė tubim. Por, i zu qesari! Kur e panė se arriti Nazmidin Kuqi, u prenė, dhe shikonin njėri-tjetrin duke pritur ēfarė do tė rrjedhte? Me gjasė qortonin ata qė agjitonin tė merrnin pjesė sa mė shumė punėtorė nė ato tubime. Mbledhja filloi dhe kryesuesi i tubimit mezi priste t’ua shkarkojė tė gjitha punėt nė shėrbesė tė fjalimxhinjve...
- Shokė! - u dėgjua njė zė i kryetarit tė tubimit tė punėtorėve nė gjuhė shqipe. - Fjalėn e ka shoku Nazmidin Kuqi.
“Nazmidin Ku...!”, klithen sa zėra tė punėtorėve shqiptarė. Serbėt nisėn tė duartrokasin, se e dinin se Nazmidini do tė fliste kundėr shqiptarėve dhe kjo ēonte ujė nė shėrbim tė vlerėsimeve tė organave mė tė larta qė nga kreu jugosllavė e deri nė atė krahinor, komunal etj.,etj...
Isha ulur nė njė kėnd ku s’mė shihte Nazmidini, ishte pak alergjik nė mua, apo edhe nė gazetarė tė tjerė. Ai e kishte pėrqendruar vemendjen se kush po hynte dhe kush po dilte prej sallės. Kur i pa punėtorėt shqiptarė dhe serbė tė ndarė, foli me njė serbishte tė plogėsht:
- Kėshtu qenka vėllazėrim-bashkimi kėtu!?
Pastaj ia nisi fjalimit tė tij ngadalė dhe qetė, por qė gjithnjė shkonte duke i dhėnė zjarr:
- Shokė dhe shoqe, keni parė dhe keni dėgjuar se ē’bėnė studentėt shqiptarė nė Prishtinė. Ata e kanė shkatėrruar qytetin tonė. Ju e dini se ne nga kafshata juaj kemi ndarė para pėr ta ndėrtuar Prishtinėn. Kėtė e ka bėrė armiku ynė qė s’ua mendon tė mirėn as serbėve, po edhe as shqiptarėve. Unė propozoj qė tė gjithė njėzėrit t’i denojmė demonstrantėt shqiptarė. Ata qė janė me ta, lė tė dihet se janė kundėr sistemit, dhe kundėr shokut tonė Tito. Ai i ka denuar kėto demonstrata, e pra edhe ne jemi me Titon. Ai ėshtė i pagabueshėm dhe ne do tė shkojmė udhės sė tij deri nė vdekje...
- Edhe pas vdekjes!.. - klithen sa zėra tė punėtorėve qė ishin nė vende udhėheqėse.
Serbėt duartrokisnin dhe njėzėrit e pėrkrahnin fjalimin e zjarrtė tė Nazmidin Kuqit.
- Ashtu ėshtė! Poshtė armiqtė e popullit tonė! Tė gjithė jemi me Nazmidinin, e kush s’ėshtė me tė, lė tė dalė sa mė parė: “Jashtė!, ēirreshin njėzėrit punėtorėt serbo-malazez.
- Shoku ynė Tito ka thėnė: “Prej fjalėve nė vepra!” I keni parė kėto fjalė tė shkruara me shkronja tė mėdha nė Avallė. Pra, edhe unė po them - tha Nazmidin Kuqi - se kushdo qė pėrpiqet t’i rrėzojė vendimet e AVNOJ-it, lė ta di mirė se s’ka vend nė Jugosllavinė e Titos... - dhe vazhdonin avazet e duartrokitjeve tė serbėve nė atė sallė.
Askush s’paraqitej tė fliste, as qė lejonin serbėt qė tė ngritej dikush kundėrshtarė. Punėtorėt shqiptarė frikėsoheshin t’i mbrojnė studentėt. Shihej se tubimi i punėtorėve ishte nė pėrfundim e sipėr. Tė gjithė ishin ngritur nė kėmbė dhe s’i ndalnin duartrokitjet e klithmat kundėr shqiptarėve. Tubimi u shpall i pėrfunduar. Duke dalė prej sallės, Nazmidinit sesi i rrapėlloi diēka nė kokė, as vetė s’mund tė besonte, e lėre mė tė tjerėt, qė mendonin se do tė shkretėrojė edhe mė nė dėm tė studentėve shqiptarė. Ai u ndal nė derė tė sallės. Nė vete thashė: “Po, ē’po do tė shkretėrojė ky njeri mjerė?”. Ia nisi tė flasė e tė belbėzojė, qė tė dėgjohej zėri i tij. Qetėsia duhej tė thyhej, apo tė prishej. Askush s’priste se ai do tė flasė ndonjė fjalė me peshė e nė dobi tė shqiptarėve. Aktivisti thėrriti me sa zė qė kishte:
- Shokė, hej, o shokė, ju lutem qetėsi! Harrova t’ju thėrras. Edhe disa duartokitje pėr ata serbė qė kanė qenė pjesėmarrės tė banketit nė hotelin Bozhur!
Askush nuk arriti ta kap mendimin e tij. U bė salla pishė dhe ra nė heshtje mortore. Serbėt sikur kishin rėnė nė heshtje. As shqiptarėt nuk duartrokiten! Tė trandėsh serbėt ishte vėshtirė! Kurrė nė jetė s’ishin mėsuar tė dėgjojnė diē tė tillė nga Nazmidini...U fol dhe u pėrfol mendimi i tij, e punėtorėt dolėn prej asaj salle, qė pastaj t’i shoshisnin mendimet e fjalimet e tė tjerėve.
Duke dalur prej tubimit protestues kundėr studentėve shqiptarė, serbėt dhe malazeztė pyesnin njėri-tjetrin:
- Ē’tha Nazmidin Kuqi?
Ata dolėn edhe si tė tėrbuar nga duartrokitjet pėr t’i demaskuar demostratat e studentėve. Por, paraqitja e jevgut, Hasan Kovaēi, qė dukej se gjithnjė anonte nga pala shqiptare, ishte ngritur nė kėmbė dhe sikur desh t’i frynte calikut, murmuriti.
Kėsaj pune i thonė:
Ding e dang,
bukė me lang!
Nis e sos,
bukė me kos!
Meqė kėto vargje i pėrsėriti disa herė, serbėt ishin kureshtarė qė tė pyesnin shqiptarėt: “Sta je to lang?” (“Ē’ėshtė ajo fjalė lang?”). “Sta je to kos?” (Ē’ėshtė ajo fjalė kos?”). Punėtorėt hipėn nėpėr autobusė dhe shpėrndaheshin akėcili nė vende mė tė afėrme qė tė arrinin nė shtėpitė e tyre.
Kthehesha prej tubimit tė punėtorėve tė Gazifikimt me pėrshtypje jo edhe aq tė mirė! Por, kėtė as qė mė lejohej tė shkruaja nė gazetė...
Ėshtė ditė me diell. Nė dhomėn time radiostacioni i Tiranės m’i kujton shumė ngjarje. Por, ndodh se po e teproj, kushtimisht e them, se pas demostratave gjithnjė prisja ndonjė lajm nga Tirana. Kisha formuar bindje, se Tirana sikur bėhej se fare s’po ndodhte asgjė nė Kosovė! Kosova pėr Shqipėrinė ishte gjithnjė strumbullar, dhe pritej se ajo do tė ishte krahu i saj e ne s’e kishim dėgjuar asnjė lajme as edhe ndonjė komentim lidhur me shpėrthimet e demostratave tė studentėve nė Kosovė. Kėsaj i thoshim ne: “Shkoi dhia t’i marrė brirėt dhe i la edhe veshėt!”. Ēfarė tė bėnim, kur qemė nė udhėkryqin Kosovė! Njė lajm i mirė na gėzonte shumė, por edhe na jepte shpresė pėrjetė.
Ngjarjet nė vjeshtėn e Prishtinės shkonin duke u gjykuar pėrditė, por edhe duke u zgjėruar e pėrhapur nė stilin: unė ty e ti askujt... Edhe fjalėt nė vesh bėheshin mė tė besueshme, besa edhe bindėse. Kishim rėnė tė gjithė nė njė amulli. Pse Shqipėria jonė s’e thotė fjalėn e vet? A jemi ne pjesė e saj, apo e Jugosllavisė? Pritėm shumė, e asgjė... Shqipėri, o moj, Shqipėri nė letėr, e asnjėherė nė vepėr... Po, shkrimtarėt e saj, ē’bėjnė atje? I brengos ēėshtja shqiptare?
Mbledhjet as qė pushonin pėr demaskimin e ngjarjeve tė nėntorit. Njė mendje mė thoshte: “Po ne shqiptarėt gjithnjė u trazuam nė nėntor? Nė nėntor mė l9l2 u trazuam pėr njė flamur, dhe atė e ngritėm nė Vlorė, por mbetem jashtė kufijve tė Shqipėrisė gjysma e popullit shqiptarė. Apo, mos qenė ata kufij etnik, dhe u pajtuam qė tė copėtohet Shqipėria jonė!... Pėr “AVNOJ-in” e Shqipėrisė as qė flitej. Cili do tė jetė “AVNOJ-i” ynė? Mė thotė njė mendje se “AVNOJ-i” i Shqipėrisė u mbajt nė Pezė, kur ishte organizuar Konferenca e Pezės, e vetmja me peshė historike por qė e shuan komunistėt e dėshtuar serbo-shqiptarė! Prej atėherė, kot u ngrit ajo Shqipėri nė luftė, se asgjė s’fitoi.

Ankara, janar 1968
Pėr herė tė parė nga fundi i vitit 1968, sindikata e punėtorėve tė Kombinatit “Kosova” tė Obiliqit organizuan njė ekskurzion, ku me pesė autobusė udhėtuan pėr nė Lindjen e afėrme. Edhe vetė sė bashku me disa shokė qesh nė kėtė udhėtim tė gjatė. Kalimi prej Kosovės nėpėr Bullgari dhe Turqi qė atėherė mė dukej shumė interesnat. Vitin e ri e patėm pritur tė gjithė nė njė restaurant nė Stamboll, kurse tė nesėrmen udhėtuam pėr nė kryeqytetin Ankara tė Turqisė. Aty bujtėm njė natė dhe duhej vazhduar udhėn pėr nė Siri dhe Libi. Takuam disa shqiptarė qė kishin emigruar nga Shqipėria, sepse siē pohonin ata nuk ishin pajtuar me regjimin e komunizmit tė Enver Hoxhės. Prej vuajtjeve tė tmershme, mė sa hetohej nga b isedat e tyre, vėrehej se vėrtet kishin qenė tė pėrndjekur. Takova njė ish-nxėnės tė Shkollės Normale tė Eelbasanit, ndryshe shok i Fadil Hoxhės, dhe me dėshirėn e tij u futem nė njė kafane qė era i vinte shkrum e hi! Ai e hapi bisedėn.
Unė ika nga regjimi komunist i Shqipėrisė dhe jetoj kėtu nė Ankara, jetoj nė skamje, or vėllėzer kosovarė, jetoj pėr njė kafshatė bukė. Gabova qė e lėshova venlindjen. Vendlindja dhe nėna nuk harrohen. Me mendje gjithnjė jam atje, e me trup kėtu. Nuk ishte dashur ta lėshojha vendlidjen po tė bėhehesha hi e pluhur nė prag tė shtėpisė. Mjafton se vendėsit do tė thoshin: “Kėtu ėshtė flijuar filani pėr truall tė vet!” Njėherė pata emigruar nė Gjermani, por nuk munda tė jetoja atje, e thashė:”Hajt, se po kthehem nė Turqi”, dhe mbeta kėtu. Edhe kėtu nuk po mė pėlqen fare. Ia kam shkruar njė letėr Fadil Hoxhės nė Prishtinė, dhe kėrkova tė kthehem atje. Ai mė doli hakut, sepse i pari m’i hapi dyert e jetės atje: “Eja kėtu nė Kosovė, sepse do tė ndihmoj!’. U mata e u ēmata disa herė: “A tė shkoj, apo tė mos shkoj?”, dhe nuk e mora atė udhė. Ia mbylla vetes derėn me ferrė, sepse kisha dėgjuar se Fadili e kishte ftuar shokun e jetės tė shkonte nė Kosovė, dhe pastaj OZNA ia kishin vrarė. Ėshtė fjala pėr Xheladin Hanėn nga Gjakova, por qė fill pas luftės ishte vendosur qė tė jetonte nė Tiranė. E nė vete bluaja lloj-lloj mendimesh; “Kur ia kanė krasitur shokun e jetės Fadilit, ashtu mund tė ma bėjnė edhe mua!”
Mė vjen shumė keq qė shėnimet pėr emrin e kėtij bashkėbiseduesi mė kanė humbur, por kujtimet mbetėn sit ė tilla.
- Kemi dėgjuar kėtu se Plenumi IV I PKJ, mė rrėzimin e Aleksandėr Rankoviqit, ka bėrė ndryshime tė mėdha, dhe ju shqiptarėt, pas heqjes sė flamurit mė 1948, sėrish e keni fituar tė drejtėn pėr flamur. Ani, mirė ėshtė kjo, njė hap i mirė pėrpara. Ka pasė gjasė se do tė bėhej shkombėtarizimi dhe shprėngulja e shqiptarėve pėr nė Turqi. Tash pushuan ato erėra tė ashpra qė fryn kundėr jush. Vendin mos gaboni ta lėshoni mė. Pėrcillnie jetėn, kujtoni se ēfarė po bėhet e ēfarė po synohet nė jetėn tuaj politike dhe kulturore me vlerat e identitetit shqiptar siē janė flamuri, gjuha dhe ndjenja komėbtare, e nė tė cilat veprime ėshtė pėrfshirė e gjithė udhėheqja e tashme politike e vendit. Mos gaboni tė qėndroni indiferent ndaj partisė, futuni nė partinė komunsite, ani sė bashku me sėrbė dhe malazezė. Ju fitoni shumė nga partia, sepse mund t’i pėrcillni rrjedhat dhe pikėsynimet e tyre ndaj nesh. Vjen koha kur do tė pjeken kushtet dhe asaj partie ia jepni grushtin dėrmonjės. Mos u ekspononi para kohės, leni tė tjerėt le tė griden mes vetes pėr interesa tė tyre. Nga synimet historike tė popullit shqiptarė kurrė tė mos heqni dorė. Kompromiset qė janė bėrė pėr fatin tonė na kanė lėnė duarkryq. Ecni me kohėn e mėsoni nga pėrvojat e tė tjerevė se si i formuan kombet dhe shtetet”.
Kur po bisedoja me kėtė mėrgimtar nė Ankara, mendja mė treti te njė letėr qė ma kishte dėrguar daja Isė nga Kanadaja nė Amerikė. Besa u pata frikėsuar ta ruaja, sepse po t’i binte nė dorė ndonjė dashakeqi do tė mė hante dreqi! Ai mė shkruante: “Mjerė Kosova e zezė qė ra nė dorė tė komunistėve!”. Disa vjet nuk i shkrova asnjė letėr, sepse frikėsohesha. Ai pse tė frikėsohej kur ishte nė Amerikė, e ne kėtu nė Kosovė gjithnjė kemi qenė mes kullės e ēekiqit tė Serbisė!
Seē mė kishte shkuar mendja nga janari i vitit 1968, kur pėr herė tė parė me tre autobusė patėm marrė udhėn si turistė pėr nė Bullgari, nė Turqi, nė Siri dhe nė Libi! Sa udhėtim i vėshtirė ishte, patėm thėnė tė gjithė nė atė kohė. Patėm udhėtuar nėpėr sa male nė kufi me Turqi dhe me Siri. Atė mbrėmje binte njė borė e madhe. Ishte natė e vėshtirė dimri. Kudo qė futeshim me autobus, na shkonte mendja se do tė pėrmbyeseshim keq! O Zot ē’shtrėngatė nė ato bjeshkė tė larta! Mezi patėm arritur nė kufi tė Sirisė, dhe nuk guxonim ta kapėrcejmė, edhe pse askush nga ushtarėt nuk ishte nė rojė. Hasėm vetėm nė njė laurė tė drurit. Thirrėm sa herė, dhe askush nuk pėrgjigjej. Pastaj, njėri prej grupit tė shokėve u fut dhe kapėrceu kufirin. E dinte gjuhėn arabishte. Thirri disa herė, dhe pas njė kohe tė shkurtėr, ushtarėt e rojės u zgjuan nga gjumi. Erdhėn te autobusi ynė, i shikuan pasaportat dhe na lejuan tė futėm nė shtetin e tyre. Prej andej kapėrcyem dhe arritėm qė nė orėt e para tė mėngjesit nė Liban. Posa morėn vesh se ishim turistėt nga Jugosllavia, kurautobusėt u ndalėn nė qendėr tė Bejrutit, kryeqytetit tė Libanit, rreth nesh u tubuan shumė veta. Ndėr tė tjera, sė pari nė jetėn time, i pashė dy veta tė ngazėllyer qė klithnin.
- Tito - Naser, sadik, sadik, sadik! - dhe i shtrėngonin duart e njėri-tjetrit.
U ndala dhe i shikoja dy njerėz tė mjerė! Nuk e dija shprehjen “Sadik” ēfarė do tė thoshte! Mendja mė shkoi te Sadiku ynė, i Vitakut, atij kryehollit, siē e kishte pagėzuar im atė. I pyeta shokėt qė udhėtoja.
- Ē’domethėnie ka ajo fjalė “Sadik”?
- A po e merr vesh ē’po brohorisin ata? - mė pyeti Ali Grajēevci.
- Jo - iu pėrgjigja.
- Tito dhe Naseri janė vėllezėr!
- Uh! - kėrceva me njė lloj pezmi dhe sakaq e thashė mendimin tim. - Oh, po kėta qenkan gomarė! Ėshtė ai Naseri kryetar i Egjiptit qė e humbi luftėn e dytė me Izraelin nė Kanalin e Suezit, kur e futi Tito me rusėt nė luftė dhe ia lanė kėmbėt e arushės nė dorė? Ėshtė ai Naseri - Tito qė me marrėveshje i shkatėrruan tė gjitha kuadrot ushtarake shqiptare, i detyruan qė me familje tė shpėrngulen nė Amerikė dhe vendet tė tjera? Ėshtė apo s’ėshtė i ndėrgjegjshėm ky popull se ēfarė vėllėzer tė sinqertė qenė dy burra tė shteteve fqinje?
Kapėrceva nga kjo temė ditore dhe tė jetė e mundishme me tė vetmėn shpresė e shprehje me vete: “Xhon Travolta i rėntė nė fije kėsaj pune!”
Njė mendje mė thoshte se disa njerėz tė kohės sime aktronin me emrin e Titos dhe fitonin nė kohė, por edhe shkruanin pėr jetėn dhe veprat e tij, qė kushedi se akėcili ishte autor i vėrtetė?! Pata shėnuar shumė urti tė kohės, ndėr tė tjera edhe kėtė:
“Njė fije eshkė e kallė njė bjeshkė!”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator

Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Halil Kajtazi    15/9/2010, 15:35

PĖRKTHIMET – PENGESĖ

Nėpėr Udhė tė blirėve tė Prishtinės, pas ngjarjeve tė demonstratave tė vitit 1968, bisedohej nė ēdo familje si nė qarqe tė pushtetėmbajtėsve si dhe tė lakeve tė tyre! Mendohej se vetėm ato ishin tė lira, dhe se nėpėr ato udhė shihej se shqiptarėt flasin edhe pėr organizim e jetė institucionale, por edhe kjo deri nė njė masė. Pėr ta qetėsuar gjendjen e tendosur nė Prishtinė nga demonstratat qė shpėrthyen mė 27 nėntor 1968 si dhe pėr ta zbutur krizėn e thellė ekonomike dhe politike nė Kosovė.
Fill pas demonstratave, tė nesėrmen, mė 28 nėntor organet shtetėrore dhanė urdhrin qė tė ngritej flamuri kombėtar i shqiptarėve nė Kosovė. Nisi edhe furnizimi i dyqaneve me artikuj ushqimorė, qė mė parė vėrehej njė mungesė e madhe e tyure. Serbėt dhe malazezėt si dhe sat ė tjerė edhe nga shqiptarėt, kur u zgjuan atė mėngjes tė nėtorit, dhe e panė flamurin kuqe zi nė tufėn e flamujve tė Serbisė dhe tė Jugosllavisė, u befasuan. Ata pyesnin si nė habi dhe tė shqetėsuar i mbanin nė gji sekretet e tyre tė hershme. Sa e shikonin me urrejtje e sat ė tjerė pėshtynin dhe kur e kthenin kokėn nga flamujt, shanin si zakonisht: “Pih, a sheh, flamuri i shqiptarėve! A meriton qė ai tė jetė nė mesin e flamujve tė Serbisė dhe tė Jugosllavisė? Ah, nėnėn e tyre, kėta e fituan edhe flamurin e tyre! Tash kėrkojnė tė shkėputėn nga Serbia e t’i bashkėngjitėn Shqipėrisė. Jok! Le tė shkojnė atje prej nga kanė ardhur. Kjo ėshtė tokė serbe!”. Shqiptarėt, sat ė entuziazmuar, sat ė tjerė tė dėshpėruar, kur i panė veturat e rrėnuara dha xhamat e vitrinave tė dyqaneve tė thyera nėpėr udhė, pėr t’ua bėrė qejfin serbėve, shanin sikur me bisht tė gjogut tė bardhė! Secili nė mėnyrė tė vet shprehte mllefin ndaj studėntėve dhe veprimeve skandaloze tė tyre, siē i quanin ata. Nėpėr udhė nuk pushonin shprehjet dhe zėrat provokues tė njerėzve: “Ah, po a ka pushtet kėtu nė Kosovė? Ē’po bėjnė ata udhėheqės tė Serbisė? Ka rėnė nė gjumė! Nuk i njohin shqiptarėt ata mė mirė se ne!” Edhe shqiptarėt nuk ishin tė qetė. Ndodh se ndonjėri nė grup me shokėt serbė, shpėrthente befas: “Po, ē’po kujtoni ju kėshtu? Po kujtojnė serbėt se na zuri rrota bishtin! Dardha e ka bishtin prapa! As juve nuk do t’ju dalė siē po kujtoni! Koha punon edhe pėr ne!” Duhej kujdes dhe mjeshtri pėr t’i bindur nė radhė tė parė shqiptarėt qė kishin besim te serbėt, dhe pastaj duke u dhėnė krahun ata, tė formoheshin institucionet legale. Interesimi i atyre qė ishin izoluar nga veprimtaritė vepruese ditore, bėhej i plogėsht, dhe kudo qė merrej vesh se mes tyre ishte cytyr ndonjė punė, mjerisht tė tjerėt i jepnin zjarr dhe ton nacionalist! Nacionalizmi ishte kancer i shqiptarėve qė ia ndėrronin gishtėrinjtė kavallit serb, nacionalizmi ishte uverturė qė bėhej hallkė pėr shkatėrrimin e ēfarėdo veprimi qė ishte nė tė mirė tė kombit; nacionalizmi ende pa shpėrthyer mbi sipėrfaqe, sikur i ēonte peshė tė tjerėt, e duke bėrė qortime tė ashpra, lėre qė tregonin veten se kush e pėr ēka ishin, por dikur nisėn tė komprometohen edhe familjet e tyre.
-Hej, po a janė nė mend ata studentė? - pyesnin nėpėr familje tė politikanėve. - Ku ke parė tė djeget romani i shkrimtarit serb Dobrica Qosiē “Dielli ėshtė larg”? Pse tė mos pėrkthehen veprat e tilla dhe tė mėsojnė studentėt tanė prej tyre? Ne s’kemi vepra qė mund t’ua kapėrcejnė shkrimtarėve e shkencėtarėve serbė! Turp ėshtė tė hidhen librat nė udhė e tė shkilen…Ai ėshtė njė ndėr frymėzuesit edhe pėr tė rinjtė shqiptarė!
Ditėn e dytė pas demonstratave tė studentėve e kaluam nė ato tri baraka ku ishte vendosur Drejtoria e Kombinatit “Kosova” tė Obiliqit. Detyrat qė i kryenim mė parė nė zyrė sikur heshten. Askush nuk kishte kreacion t’ia fillojė ndonjė pune tė re. Vetėm pritej ēfarė po vjen e ē’po ndodh? Nė platonė para barakave nisi tė ndėrtohej njė tribunė me dėrrasa tė trasha. E shikonim nga dritaret, dhe pritej se do tė vinte dikush nga lart tė mbaj fjalim… Sa aktivistė lėviznin lirisht prej zyre nė zyrė, duke mos u eksponuar para nėpunėsve se ēfarė po ndodhte? E ndjenin veten krenarė qė dalloheshin nga tė tjerėt. Nėpunėsit shqiptarė sikur e ndjenin veten fajtorė qė ishin ngritur studentėt dhe nuk guxonin tė shtronin ndonjė pyetje nga tė tillėt qė pėrpiqeshin tė futeshin nė rrjedha tė kohės. “Pushkėn e kemi pasė me t’leme!”, tha njėri duke kaluar nėpėr udhė para barakave dhe iku.

Letėr nga Kosova
Prishtinė, shtator 1981
I nderuari daja Isė,
Gjatė prita se do tė ma kthesh letrėn qė ta pata dėrguar para Vitit tė Ri 198o. Mė duhet tė them se saherė qė shkoj nė atė anė, mė kujtohen shumė gjėra nga jeta ime dhe e babasė. Madje, mė ka metur shumė i dashur fshati juaj, Zhakova, vendlindja e gjyshės sime, edhe pse nuk e kam pritur jetėn e saj. Mė duket se askund nuk nxenė dielli si atje. Ēdo gjė aty ėshstė nė vendin e vet dhe shėlqen. Tash edhe balta mė duket e ėmbėl e dikur e adhuroja asfaltin. E di se edhe ti pėrmallohesh pėr udhėt, arat e livadhet e Zhakovės, tė Uēės si dhe tė atyre bjeshkėve tė larta qė shpesh keni shkuar mė bagėti nė stane. Kur patėm shkuar me mixhėn Ramė nė tė pame tė djalit tė dajės Ahmet, ma kujtoj njė bisedė tė babasė suaj.
- Kur tuboheshim nė kullė e ndodhte qė edhe ndonjėherė grindeshim mes vetes na pyeste ne vėllazėrve:
“A po dini ēka jeni ndėrmjet vetes?”
Kėto janė fjalė me rrėnjė tė plakut tuaj qė ia kam thėnė shumėkujt. Vėertet, njeriu prej telasheve tė jetės shpesh harron tė vetin dhe nuk e di se e ka tė gjakut e tė toprakut! Madje, kėto vitet e fundit, thonė se fshatarėt, janė zgjuar shumė! Unė po u them se ende jemi nė gjumė! Dhe, besomė, se kjo Kosova jonė, sado qė mendojmė se ėshtė zgjuar, ajo ėshtė(tash) nė gjumė tė rėndė! U bėnė shumė lojėra me tė, dhe nė mbėshtetje tė tradhėtisė qė ia bėnė Kosovės, kam bindjen se kėshtu e mbajtėn veten nė kėmbė shtetet e tjera!
Ėshtė e pamundshme tė bind dhe tė bisedoj aq gjatė me ty pėrmes kėsaj letra. Apo sheh se si erdhen ditėt? Bota gjithkund po ndezet flakė, por mė se shumti kėtu te nė. Po shpresojmė se me qetėsinė dhe urtinė qė ėshtė krijuar, gjoja se po i nėnshtrohemi gjithkujt, do tė fitojmė! Kjo ėshtė sa pėr bindje tė tė tjerėve, se gjatė shekujve na akuzuan si popull barbarė nė kėtė kėnd tė Ballkanit tė trazuar, e ne s’jemi barbarė! Barbarė janė ata qė erdhėn pėretej Karpateve dhe i lanė djepat nėpėr male, u vendosen kėtu, dhe kurrė nuk na lanė tė qetė.
Dajė i nderuar, po qe sė bėn ndonjė lėvizje ketej, uroj qė tė takohemi. Kaq. Tash po hy nė ēėshtje tė tjera.
Nė shtėpi i kam dhjetė tė papunė: njė ėshtė inxhinier i makinerisė, dy janė me fakultet tė Gjuhės dhe tė Letėrsisė Shqiptare, njė ekonomist, historian e tė tjerė. Njė djalė, i vogėli, Veliu, qė mban emrin e babasė ėshtė tregtar te njė zotėri privat nga Prishtina. Ai shet pjesė tė automobilave “OPEL” dhe “GOLF”. Shpesh nė shtėpi e kemi rrahur ēėshtjen e punėsisė dhe kemi menduar qė disa t’i lejoj tė marrin botėn nė sy. Madje, e kanė njė tezak mjek atje, dhe njė ditė mė binden se duhet tė bisedojmė me tė dhe mundėsisht tė krijohen kushtet qė tė marrin udhė pėr nė Amerikė. Thonė se Amerika ėshtė shtet i madh, dhe pranon njerėz tė huaj, qė iu nėnshtrohen ligjeve atje. Ē’tė bėj, kur kėtu, tash vėshtirė se do tė ketė punė? Janė mbyllur shumė fabrika, janė pėrjashtuar nga puna shumė shqiptarė, tokė pak, e s’ėshtė mirė tė mėrzitemi, por, ja kėshtu qenka jeta. Udhėt e jetės sonė janė herė tė hapura e herė tė mbyllura! Ē’po mendon ti pėr kėtė punė? Dajė i nderuar, kam blerė pak material ndėrtimor pėr ta bėrė njė shtojcė tė ish-projektit tė shtėpisė sė vjetėr, por pikėpyetje, se a mė lejon komuna tė bėjė punė tė tillė apo jo? Kėtu ku jam kurrsesi nuk mė lejojnė as fqinjtė shqiptarė e as ata serbo-malazezė! Njė ari tokė kėtu kushton prej tremijė marka gjermane deri nė dymbėdhjetė mijė marka! Vlera e markės kėtu ėshtė e madhe, por tė fitosh kėtu marka e tė blesh truall ėshtė njė punė e kotė! U bė jeta gjithkund, hap e markė! Edhe nė fshatra toka po shitet vetėm me marka, madje shumė shtrenjtė, sikur tė ishte kjo tokė e Kalifornisė! Dikur rroga ime mujore e mėsuesit nė Rakosh, para njėzetė e tetė vjetėsh ka qenė tri herė mė e madhe se e njė punėtori shqiptar nė Gjermani, e tash s’ėshtė ashtu. Ē’u bė kėshtu, as vetė s’po di tė shpjegoj, apo mos kam filluar tė plakem e po harroj.
Ore, daja Isė, dinari u bė dinė e pėrtej dini!... Kėtu nė Kosovė gjithmonė kanė fryrė shumė erėra. Vetėm nė Prishtinė ka ditė qė ndėrrohen katėr stinė! Ec e bjeri nė fije kėsaj pune. E tillė qenka jeta!...
Dje,ditėn e diel, isha nė tė pame nė Padalishtė. Kishte vdekur Islam Fetahaj, kurse mixha Hazir i ka mbushur 98 vjet dhe ende ishte gjallė dhe i fortė. Dajė, jam miqasuar me ta, se djali e ka njė bijė tė tyre, dhe kėshtu po duhet ta vazhdojė e pėrtėrijė edhe miqėsinė e re. Gruaja e djalit e ka tė kryer fakultetin, por qė katėr vjet s’mund tė gjejė punė, kurse vetėm burri i saj ėshtė nė punė. I kanė katėr fėmijė, dy djem dhe dy vajza. Ata po duan tė rritėn dhe nuk duan tė dinė se nga po merr babai apo nėna. Pastaj, dihet se edhe ne na duhen fėmijėt.
Daja Isė, e di se t’i moti ke dalė prej Kosovės nė Amerikė. Ndoshta nuk po bėj mirė qė po ti rikujtoj sa gjėra kėtu nė Kosovėn tonė. Edhe atėherė, sikurse edhe tash, po bėhet njė luftė e pareshtur se e kujt ėshtė Kosova: e shqiptarėve shumicė, apo e serbėve pakicė? Po, Kosova, e kujt mund tė jetė, pos e kosovarėve shqiptarė, si dhe e tė gjithė tė tjerėve qė dėshirojnė tė jetojnė nė Kosovė. Ajo s’mund tė shndėrrohet nė vatėr tė ardhacakėve e tė bėhet varrmihėse e vendėsve! Pėrpjkjet e tė tjerėve qė tė na ftohin prej kėtij vendi, mos pafshin dritė tė bardhė! Tė na shkėpusin nga kjo tokė, ku mund tė zėmė vend mė? U bėnė shumė viktima pėr kėto troje, e besa-besė edhe po tė ngritem nė ndonjė luftė tjetėr, mund tė pėsojmė! Saherėe qė ka luajtur puna nė Evropė dhe botė, ne jemi dėmtuar shumė mė tepėr sesa tė tjerėt, dhe pastaj jemi penduar se u futėm nė luftė? Jemi njė popull qė me shekuj menduam se na dhanė shkopin nė dorė kundėr tė tjerėve, por na u desh qė sė pari ta rrahim veten e pastaj edhe tė tjerėt! Njeriu kur rrah veten, ē’mund tė presin tė tjerėt prej tij? Tragjikėn tonė kombėtare gjithnjė e krijuan tragjikomikėt tonė, por nė besėlidhje me tė huajt. Edhe sot e kėsaj dite vėshtirė po lirohemi prej tyre. Lufta pėr njė paqe tė ftohtė ndaj nesh nuk ėshtė duke pushuar, e nė veēanti ndaj nėnės sonė Shqipėri? Kjo luftė e ka bishtin e gjatė. Koha e bishtave ndaj shqiptarėve ėshtė duke vazhduar... Po qe se zgjatė kėshtu, droj se kėto troje do tė zbrazen nga elementi shqiptarė. Uroj qė punėve tona t’ju paraprijmė me njerėz qėllimirė!...
Tė lodha me punė tė mia. Mė shkruaj. Tash jam mė i lirė si pensionist, dhe po shpresoj se ėshtė duke u dobėsuar edhe shumė ish-golgota e bolshevizmit...
Tė fala prej tė gjithėve kėtu nė Prishtinė.
H.K.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator

Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Halil Kajtazi    15/9/2010, 15:36

KORRESPONDENCE

I nderuari daja Isė,
Ėshtė dashur qė tė shkruaj mė pėrpara. E di dhe e qortoj veten dhe pyes: “Pse vallė nuk i shkruaj letėr dajės Isė, kur ai gjendet larg vendlindjes, dhe e di se gėzohet por edhe pėrmallohet? Njė letėr pėr Ty ėshtė kujtim qė nuk harrohet kjo anė, ėshtė e madhe dhe sado qė mėrzitesh nė fillim, ajo pastaj ta zgjatė edhe jetėn. Mjafton se tė lidhė me truall dhe me gjithė ata njerėz qė je rritur me ta. Ndėr tė tjerė ėshtė edhe vėllai yt, Ahmeti, qė sado qė i bėri do gabime tė rėnda, ai i penduar se e ka zhdukur fqiun e vet, jeton nė atė truall ku jeni rritur ju. E di se ėshtė pajtuar me fqiun, por edhe dajės Ahmet s’i pret sakica nė njė vend! Ai le qė nuk dėgjon askėnd, por nuk angllatiset. Jeta s’ėshtė lojė, po jetė. Shumė njerėz janė fikur duke menduar se janė mė tė dijshmit nė botė. Edhe njė fjalė po ta rikujtoj, qė e pėrmendi daja Ahmet, duke i kujtuar ato biseda tė babait tuaj: “Mos u ngutni se tė gjithėve u vjen rendi tė bėheni zotshtėpie!”
Po tė tregoj se njė mbėrmje erdhi daja Ahmet nė Prishtinė, dhe siē ishte marrė vesh me ty, kishte paraparė qė tė shkonte nė bisedė te Sahit Zatriqi e ti lutej qė tė bėjė ēmos t’i rreguloj dokumentet qė mundėisht tė kesh tė drejtė tė vish kėtu si turist. Dhe, tė nesėrmen shkuam qė tė dy nė zyrė tė tij. Kur mori vesh se ishte daja Ahmet doli nga zyra me fjalė tė forta e tė mira. Edhe kur u futem nė zyrė, na priti po ashtu me kafe e llafe tė mira. Besa qė nė fillim tė bisedės e pėrmendi atė kohė qė kishte ndenjur te Ju. Ai nisi ta lavdėroj bukėn qė kishte ngrėnė prej duarve tė nėnės suaj. Ahmeti i tregoj se i kishe bėrė tė fala me letėr, dhe fjalėn tėnde e ēoj nė vend.
Unė erdha, shok Sahit, pėr punė tė vėllait tim, Isės – i tha. – Ju e dini se ai s’ka bėrė asgjė, pos qė e pat marrė njė ēikė serbe tė Zhakovės pėr grua. E dinė tė gjithė se nuk e kishte grabitur, por me dashni shkoi ajo punė. Iku, se u tut pej shkive tė Zhakovės, mos po ia hanė kokėn. Ka mundėsi qė tė flasėh me shokėt tu dhe t’ia ndreqėsh letrat qė tė vjen kėtu disa ditė si turist. Le ta heq mallin e vendlindjes e prapė kthehet atje ku ja paska shkruar Zoti ta pijė ata ujė tė Amerikės.
- Po, do ti pyes shokėt e mi. Besoj se do tė bėjė diēka – tha e dha fjalė tė mėdha.
Besa-besė edhe mua mu duken ato fjalė shumė tė forta, sa qė thashė: “Kur tė bėhet njė muaj, dajėn Isė do ta shoh kėtu!”
Por, siē po shihet mė doli ajo fjala popullore: “Fjalėt e mira, buka e tėrshėrės!’ Dhe derisot s’u bė asgjė! Sikur tė mos kishim biseduar pėr kėtė punė? Mua m’u desh, pėr hir tėnde dhe tė dajės Ahmet tė shkoja te Sahiti disa herė, por tė njėtat fjalė m’i thoshte, sikur ti kishte shkruar nė letėr. I pata treguar dajės Ahmet, madje, edhe ty ta pata shkruar njė letėr. Mirė mė kujtohet pėrmbajtja e asaj letre, o Isė Shala! Kur e pata marrė e nisa ta lexoj deri nė fund me kureshtje, disa herė u pata matur e ēmatur ta shkyeja! Ishte njė letėr shumė me domėthenie pėr kohėn, por edhe e guximshme dhe e rrezikshme po tė gjendej te unė. Dhe, mbasi e lexova, fill e zhduka qė tė mos gjendej nė materialet e rujtura, sepse ishte vala e demonstratave tė vitit 1981 dhe policia mund tė futej e tė mė kontrollonte ēfarė bėj unė me kėto shkrime nė shtėpi. Nga protestat shihej se komunizmi e kishte mbytur me hekur dėshirėn pėr liri tė njė populli... Komunizmit nisėn t’i dalin qelbėsirat. Nepėr kuloare bisedohej me tė madhe: “Komunizmi ėshtė mutėsira mė e madhe qė mund tė pėrfytyrohet!”
Si sot mė kujtohen ato pjesė tė letrės, madje tė shkruara nė makinė tė shkrimit: “Eh, moj Kosova e zezė, ēfarė fati pate! Re nė dorė tė komunistėve!” Nė letėr e pėrmendje edhe pėrpjekjet tona pėr “ndihmėn” e Sahit Zatriqit.
- Thuaj Sahit Zatriqit, mirė qė nuk e paske harruar bukėn qė ke ngrėnė nė kullėn tonė kur ishe partizan. Ne e dimė se e kishim fut kryet nėn gėrshėrė pėr ty, por tash, nėse ke nė dorė diēka, bėn pėr ne!
Shkurt e trup, asgjė pėr atė punė s’pamė se u bė.
Dhe, mė sa mė kujtohet ta pata shkruar njė letėr...
Po shihet se nuk kėmbyem mė me letra, por gjithnjė nė mendje e kam bartur punėn tėnde.
Disfatat e tė tjerėve qė e barten nė supe komunizmin kundėr interesave tė popullit tė vet u bėn tė qarta si drita e diellit. Dhe, njė ditė takova njėrin nga Zhakova, dhe u pata gėzuar, se e pyeta pėr dajėn Ahmet. S’mė kishte shkuar mendja se ēfarė mė tregoj pėr Ty, daja Isė.
Isė Shala me njė grup amerikanėsh ka ardhur deri nė Prishtinė, dhe duhej ta vazhdonin udhėn si turist pėr nė Turqi. I ka lutur ata shokėt amerikanė qė ta lejojnė natėn tė shkoj ne vendlindje, dhe sėrish tė kthehet. Dhe, e mbante nė mendje edhe mė mirė se vėllai yt. Ka udhtuar me njė taxi dhe kur ka arritur nė Zhakovė, njėherė nėpėr dritė tė hėnės e ka shkelė me kėmbė tokėn e babait. Shpesh ishte ndalur edhe te mezhdet, madje, kur e kishte parė varrin e djalit tė dajės Ahmet nėn atė dardhėn e vjetėr ujce, kishte qarė. Kulla e vjetėr nuk kishte qenė. E kishte shitur i vėllai. E pa njė shtėpi tė vogel, dhe u afrua e thirri pak me zė tė ultė, e pastaj kur hetoj se nuk po dėgjohej, thirri:
- O Ahmet Shala, ēile derėn, o vėlla!
Ahmeti ishte zgjuar i habitur.
- A ke vėlla? – pyeti Isa.
- Po, po, kam – u pėrgjigj ai.
- Ēile derėn! Vetė Isa jam!
E kishte njohur nė zė dhe ia ēeli derėn. U pėrqafuan, u shtrėnguan, u gėzuan e nisėn tė qajnė si fėmijė.
Jeta ėshtė hajneshė, o dajė. Sikur ta disha se ti ke ardhur nė Prishtinė do tė takohesha, por kot sė koti, s’paska qenė e shkruar. Mirė qė je takuar mė vėllain tėnd dhe e ke parė atė vendlindje edhe njėherė. Toskėt e thonė njė fjalė: “Bėn mirė e hidhe nė Detin Adriatik, se pastaj atė do ta gjėsh edhe nė kripė!” E di se ti edhe nga Amerika i ke ndihmuar Ahmetit. Ne shpresojmė se Amerika do t’ju ndihmojė tė gjithė shqiptarėve.
Tė fala nga nipi, i biri i Veliut.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator

Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Halil Kajtazi    15/9/2010, 15:36

FORMAT E PĖRNDJEKJEVE

Tė gjithė tė pėrndjekurit nė mėnyrė tė pahetueshme ishin larguar nga arsimi dhe vende tė tjera tė kulturės. Ata i kishin strehuar nėpėr ente dhe institucione shtetėrore si pėrkthyes! Prej 28 komunave sa ishin nė Kosovė, tė gjitha kishin nga njė e dy pėrkthyes profesionistė, tė gjithė shqiptarė, pos njė komune nė Leposaviq, qė nuk i duhej pėrkthyesi shqiptar as serb! Pėrkthyes mė vonė kėrkonin tė bėheshin me dėshirė edhe ata qė ndiqeshin apo edhe fare nuk ndiqeshin, se ishte pėrhapur fjala se ata merrnin paga mė tė mira se sa nė arsim. Vėrtet ashtu ishte! Pėrkthyes kishin emėruar tė gjitha ndėrmarrjet e mėdha ekonomike nė komuna dhe nė krahinė. Ta zėmė Kombinati “Kosova” nė tė gjitha repartet e veta kishte nga njė e dy pėrkthyes. Kuvendi Krahinor dhe Kėshilli Ekzekutiv Krahinor, kishin shėbim tė veēantė, tė ashtuquajturėn Byroja e pėrkthimeve! Kjo Byro kishte mė se 25 pėrkthyes, tė gjithė prej gjuhės serbe nė shqipe dhe anasjelltas! Madje, pėrkthyes prej gjuhės serbe nė gjuhėn shqipe kishte edhe ēdo ndėrmarrje e vogėl, pėrkthyes kishin edhe tė gjitha gjyqet komunale si dhe gjykatat mė tė larta tė KSA tė Kosovės.
Pėrkthyes kishte edhe nė Bankėn e Kosovės, nė Ndėrmarrjen e Udhėve “Udha”, nė ndėrmarrjen zejtare “Farmakor” e ku nuk kishte pėrkthyes, dhe shumica prej tyre kishin tė kryer shkollėn e lartė apo edhe fakul tetin pėrkatės.
Nga kėto sėmundje kronike tė pėrkthimeve lėngonin edhe administratat e komiteteve komunale dhe krahinore, pastaj KQ i LKS si dhe KQ i LKJ-sė si dhe kuvendet e tjera nė nivel tė Serbisė dhe tė Jugosllavisė. Rrallėhere bėhej ēėshtje pėr kėtė lloj rė vėrbėrisė sė burokratėve e qė gjuha shqipe mezi merrte frymė…
Marrė nė tėrėsi, supozohej se nė tėrė Krahinėn Socialiste Autonome tė Kosovės ishin tė punėsuar si pėrkthyes tė gjithė tė pėrndjekurit politikė. Pėrpjekjet qė i bėnin ata pėr afirmimin e gjuhės shqipe ishin shumė tė vėshtira, sepse vetė shqiptarėt nuk i pėrkrahnin, e ku tė pritej qė tė kishin pėrkrahje nga serbėt? Kur bisedoja me kolegėt qė kryenin punė tė pėrkthyesve, si dhe shokėve tė punės ua thosha njė mendim nga italishtja:
“Tradduttore-Traditore!”
-Po, ēfarė do tė thuash me kėtė?-mė pyesnin kolegėt -Me pėrkthime do t’ia arrijmė qėllimit deri te zbatimi nė jetė i gjuhės shqipe-mbronin mendimet e tyre ata.
-Jo, shokė, po qe se vazhdon pėrkthimi i tillė, siē edhe po vazhdon, nga serbishtja nė shqipe, asgjė nuk do tė arrijmė.-Me pėrkthyes dhe pėrkthime nuk mund tė rimėkėmbet asgjė.
Nė Radio-Prishtinė qė nė vitin 1963, i kam gjetur kėta pėrkthyes: Gjeto Leka, gazetar dhe pėrkthyes qė kishte emėr nė Kosovė, ishte ardhur nga RS e Malit tė Zi, Rexhep Qosja, pėrkthyes nė redaksinė e lajmeve, i ardhur nga Vuthaj, RS e Malit tė Zi, Nazmi Rrahmani, nė redaksinė e lajmeve, nga Podujeva, Qamil Brovina, nė redaksinė e lajmeve, nga Gjakova, dikur pjesėmarrės i LNĒ, e pastaj ishte etiketuar se kishte qenė informbyroist, Hasan Salaj, Hasan Shala, e shumė tė tjerė. Po, kėtė udhė tė pėrkthimeve e kishin ndjekur edhe shumė redaksi tė tjera, si ajo e Radio-Televizionit tė Prishtinės, Redaksia e gazetės “Rilindja”, kurse Redaksia e botimeve dhe Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mėsimore i zotonte nė punė tė tilla kryesisht profesorėt e degėve pėrkatėse, dhe nėn mbikqyrjen e redaktorėve dhe tė lektorėve, pėrktheheshin dhe botoheshin veprat letrare dhe sosh shkencore! Ishte njė pėrparėsi, se pėrkthimet kėrkoheshin gjithkund dhe pagesa e honorareve bėhej e mirė dhe me kohė! Pėrkthimi nė Kosovė, si ēdo veprimtari kishte marrė hov dhe ēmohej shumė pikėrisht nga vetė pėrkthyesit, dhe meqė ata nuk mund tė afrimoheshin nė asnjė lėmi tjetėr, me pėrkrahjen e organeve tė pushtetit aktual serb, arritėn tė formojnė edhe Shoqatėn e Pėrkthyesve Letrarė. Kėtė shoqatė e afirmonte edhe Vehap Shita, qė ēmohej se ishte njė ndėr pėrkthyesit mė tė rryer, po njėherit edhe gazetar, redaktor, lektor, etj.
“Pėrkthyes-ēkrryes”-pohoja shpesh para shokėve. Prej njė numri tė madh tė pėrkthyesve qė ushtronin punė tė tjera pas pėrkthimeve, njė pakicė e vogėl e tyre kishin lakuar nė vende tė rėndėsishme tė punės. Nga Radio-Prishtina, si pėrkthyes qė ishin avancuar nė fillim, pas njė pune dy apo tri vjeēare, janė: Rexhep Qosja dhe Nazmi Rrahmani. Kur isha njohur me tė dy, kisha hetuar se ata qysh atėherė ia pėrkthenin temėn e doktoraturės nga shqipja nė serbishte Latif Mulakut, i cili mė vonė u bė personi mė i ēmuar nė Fakultetin Filozofik, pasi e mbrojti doktoraturėn nė Universitetin e Beogradit. Pėrkthyes nė Kombinatin “Kosova” tė Prishtinės, pas meje nė atė kohė ishte edhe Emin Kabashi, dhe pas njė pune tė gjatė nė pėrkthime, vetėm kur Instituti Albanologjik i Prishtinės nisi tė demokratizohej, u pranua si bashkėpunėtor (shkencor) i kėtij institucioni.
Edhe pse pėrpiqesha qė tė lirohem nga pėrkthimet nė Redaksinė e gazetės “Kosova” vragėt e hershme s’mė lenin t’i ēel sytė! Gazeta arriti kulmin e saj, vetėm atėherė kur u krijuan kushtet qė tė hartohej nė gjuhėn shqipe, tė redaktoheshin artikujt e shkruar nė atė gjuhė, tė lektoroheshin, dhe pastaj jepeshin qė tė pėrktheheshin nė serbokroatishte. Po, kėshtu veprohej edhe me artikujt e shkruar nė serbokroatishte, sė pari hartoheshin nė atė gjuhė, e pastaj pėrktheheshin nė shqipe. Ishte bėrė kjo punė kėshtu, dhe mezi u arrit tė pranohej prej serbėve se edhe gjuha shqipe kishte terminologjinė e saj pėrkatėse.
Milivoje Lluēiqi, kishte ardhur nga Uzhica nė Kosovė dhe njė kohė tė gjatė ishte redaktor gazetės serbe “Jedinstvo”, pėrgjegjes i rubrikės sė kulturės. Ai ishte emėruar kryeredaktor i kėsaj gazete, njė kohė tė gjatė mohonte gjuhen shqipe. Edhe kur ishte pėrzėnė nga redaksia e gazetės “Jedinstvo” tė Prishtinės, erdhi tė lutej tė pranohej nė kėtė gazetėn “Kombinati Kosova”, ku kishte punuar me honorar, e pas interevenimeve tė shumta, mori detyrėn e redaktorit tė pjesės serbe. Edhe pse rrethanat kishin ndryshuar, Lluēiqi pėrpiqej t’i mohonte artikujt qė shkruheshin nė gjuhėn shqipe, duke sfiduar se gjuha shqipe ishte e varfėr dhe i mungonte terminologjia pėrkatėse. Pėrherė e drejtonte gishtin e tij kundėr kuadrit shqiptarė. Njė mėngjes erdhi nė zyrė dhe vėrehej se ishte tepėr i ngarkuar dhe e ngriti gishtin lart. Ai bėrtiti duke e ngritur gishtin lart.
- Tė gjithė duhet tė shkruani vetėm nė gjuhėn zyrtare serbe! Gjuha serbe ėshtė gjuhė e shtetit serb.
Nuk e durova dhe ia theva nė rezė:
-Kujt ia bėn ti me gisht? A e din se kėtu i themi kėsaj Kosovė! Ule gishtin! Unė ty ta bėj me gisht derisa jam nė Kosovė, e kur tė vi nė Serbinė tėnde, ti ma bėn me gisht!
-Milivoje Lluēiqi ishte njė nga veprimtarėt e palodhur tė lėvizjes komėbtare serbe nė Kosovė, atdhetar i flakėt qė tė gjitha aftėsit e veta i vuri nė shėrbim tė ēlirimit e tė pėrparimit tė popullit tė vet, nga gjiri i tė cilit kishte dalė.
Gazeta “Kombinati Kosova” nxirrej e veēantė nė tė dy gjuhėt, e me autorė serbė e shqiptarė. Gazeta kishte misionin e saj jo aq tė qartė, por pėrpiqej qė tė futej nė mendje tė njerėzve se nuk pranohej kurrfarė inferioriteti ndaj gjuhės serbokroatishte dhe shqipe. “Kėto dy gjuhė janė tė barabarta, dhe nuk guxojnė tė cenohen nga askush”, mbroja mendimin. “Nuk ka pasur e as qė do tė ketė gjuhė mbi gjuhė. Nuk mund tė bėhet serbokroatishtja kapelė mbi gjuhėn shqipe, e as shqipja tė bėhet kapelė mbi atė serbokroatishte! Kjo ėshtė qartėsuar njėherė e pėrgjithmonė nė kolektivin tonė”, dhe kėto ide pėrhapeshin kudo nė kolektiv dhe jashtė tij.
Gjuha shqipe nė Kombinatin “Kosova” tė Prishtinės aktualizohej veēanėrisht me hapjen e Qendrės Shkollore “Nikolla Teslla” nė Obiliq. Aty, sė pari u hapėn paralelet nė gjuhėn shqipe, dhe arritėn shumė profesorė e kuadro tė tjera teknike, dhe zhvillonin mėsimin nė gjuhėn shqipe. Me pėrmirėsimin e strukturės nacionale nė kolektiv mirreshin tė gjitha strukturat, pra nė dobi tė shqiptarėve. Punohej pėr njohjen zyrtare tė gjuhės shqipe nė shkolla si dhe nė repartet e Kombinatit “Kosova”. Nisėn tė emėrohen nė shumė vende udhėheqėse edhe nėpunės shqiptarė. Bėhej shpėrndarja e shtypit e librave nė gjuhėn shqipe. Ndihej mungesė e madhe e teksteve shkollore, dhe me zotimin e kuadrove shqiptare, duke u marrė me pėrkthimin e teksteve autorė tė tė cilave ishin serbėt ose kroatėt. Pritej se sė shpejti librat do tė hartoheshin e tė botoheshin edhe nė gjuhėn shqipe! Me punė tė tilla punėtorėt liroheshin nga tutela serbe. Inxhinierėt shqiptarė bėnin pėrpjekje qė tė futej terminologjia pėrkatėse nė njėsitė e punės. Ata me fjalorė tė gjuhėve tė huja nisėn t’i trajtojnė shprehjet qė i pėrgjigjeshin terminologjisė pėrkatėse nė gjuhėn shqipe. Kushdo qė kishte zotėsi tė pėrkthente, paraqitej nė Drejtorinė e Shkollės dhe bėhej njėfarė testimi paraprak pėr tė hetuar se a do tė mund tė vazhdonte pėrkthimin apo jo. Bėhej punė shumė, por edhe shpėrblimi i profesorėve nuk lihej anash.
“Ka gjasė se ka nisur tė bėhet ēlirimi i personalitetit krijues si dhe lirimi nga inferioriteti ndaj gjuhės serbe! Viktimė kanė rėnė shumė veta. Tash po e ndajmė shapin prej sheqerit. Gjuhė ata, gjuhė ne! Laps ata, laps ne dhe do tė pajtohemi qė secili tė kultivojė ato qė dėshiron…”por me kėtė mendim lėre qė nuk pajtoheshin serbėt, por as shqiptarėt.
“More, Halil, po na nxjerr shumė telashe me atė gjuhė - mė tha njė ditė shefi i shėrbimeve tė pėrgjithshme tė Drejtorisė sė Kombinatit, Ali Grajēevci, ndryshe i fshatit Hade, qė mezi kishte kryer njė shkollė tė lartė sociale nė gjuhė serbe.-Ne, mos kujto se nuk e duam shqipen, ama nuk dimė tė shkruajmė nė atė gjuhė? Ku tė shkruaj unė shqip kur para dhe mbas luftės kam mėsuar vetėm serbisht. Paj, kėto dy duar mund tė m’i shkurtosh nė cung, dhe nuk di tė shkruaj shqip? Ti, mos u ngut, se vinė ditėt kur do tė kesh edhe njerėz qė dinė tė shkruajnė si ti. Ti, kujton se e dua gjuhėn nė tė cilėn kam mėsuar, e shkruaj. Ti kujton se mė duket mirė kur ky Kombinat ėshtė ndėrtuar nė tokėn time. A di, se kjo tokė ėshtė jona, dhe po tė mbillet fara mbrapsht, ka pėr tė mbirė mbarė! Dukej se aq shpejt rritej bima, sikur po e ngreh dikush si njeriun pėr veshėsh. Dukej tokė e zezė, dhe ėshtė vėrtetė e zezė, por bukėn e ka tė ėmbėl. Sa njeriu han bukė kėtu?! A di ti, se po tė mos ishte xeherorja e Kosovės, ku kishte punuar im atė, as unė nuk do tė isha gjallė. Kjo pasuri qė na ėshtė ruajtur nga nėntoka, na i ēeli sytė. U ngritėn shumė fabrika kėtu. Drita jonė, a e sheh? Udhėt po ndėrtohen? Tymtarėt po shtohen, a e sheh? Ēfarė do tė bėnim ne me grurė? Derisot, me grurė asgjė! Me njė rrogė qė marr kėtu, vėllaut tim ia blej tėrė hambarin, e pse tė punojė edhe ai? Po tė kishte mend do tė hynte nė punė kėtu. Ēfarė ėshtė toka sot, bėhesh llom e llomishtėr, e kur tė shikosh ēka fiton, asgjė… Im atė ishte i lodhur njė vere, dhe e prisnin punė tė mėdha, dhe i shkreti ai, ishte ulur tė pushonte nėn njė hije. Njerėzit e njihnin atė si njė ndėr punėtorėt mė tė mirė, dhe kur e panė udhėtarėt se pushonte, ēuditėrisht e pyetėn:
-A je lodhur, Baca Veli?
-Jo, biro, jo. Unė po punoj, po edhe po pushoj, - u pėrgjigj ai dhe nisi tė flasė.- E kishte pas punuar njėri tokėn shumė kohė, dhe iu kishte mbushur mendja se vėrtetė mė mirė se ai nuk e punonte askush, dhe njė ditė e pyeti tokėn:
-Oj, tokė, a tė ka punuar kush mė mirė se unė?
-Hajt, baco, punom, se po ta dish ti sa qorr jovanat mė kanė punuar si ti, nuk kanė tė njehur… Unė kam thėnė nė kėto vjetėt e mia: “Mė mirė tė mė thuani se filani ėshtė *** i mirė se sa punėtor i mirė! Kur tė vjen koha, punėtori vdes pa bukė e tė gjithė tė tjerėt e hanė bukėn e tij…”
-Po, lėre kėtė punė tė tokės, Bacė!-iu drejtova atij.-Kėtu jemi pėrcaktuar tė punojmė me laps. Lapsi i ndanė punėt. Po qe se nuk dimė ta pėrdorim atė pėr tė mirėn e njeriut tonė, do tė pėsojmė me shekuj. Nuk erdha rastėsisht, por qėllimthi, erdha nė njė kolektiv ku duhet tė futet nė jetė pėrdorimi i gjuhės shqipe. Ne mund tė flasim me gojė ēdo gjė, mirė dhe keq, por kur tė ulemi nė tavolinė duhet tė mendojmė se si tė shkruajmė dhe ēfarė tė shkruajmė? Ne kemi njė gjuhė tė pasur, dhe po qe se nuk e fusim atė nė ēdo pore tė jetės, kush pret se do ta bėj kėtė punė. Jeta pa gjuhė, jeta pa shkrime, ėshtė jetė e vdekur, jetė pa pėrmbajtje. Gjuha jonė ėshtė e lidhur me kėtė tokė. Flet toka pėr kėtė gjuhė, flet gjuha pėr kėtė tokė…
Aq shpejt, fill pas demonstratave, pat arritur nė Kosovė Dyl Tahiri. Pritej se ēfarė do tė fliste ai, dhe vetė isha mes dy zjarreve: si do t’i vlerėsojė ngjarjet Dyli ynė? Ashtu i thoshim sa veta. Dyli, siē pandehnin sa veta, sė pari e kishin futur nė burg nė Boegrad, e pastaj kishin biseduar pėr demonstrata. Atje e kishin qortuar ashpėr gjoja se vetė i kishte organizuar demonstratat nė Kosovė, po edhe gjetkė. Dylit ia kishin shkruar fjalimin dhe caktuar detyrėn:
- Tė shkosh nė Kosovė dhe t’i shtypėsh demonstratat armiqėsore!
Kushedi ēfarė i bėnė tjetėr Dylit? Qarkullonin shumė thashetheme pėr Dyl Tahirin, por edhe pėr shokė tė tij.
Ishte 27 nėntori i vjetit l968. Nga tė gjitha anėt e Jugosllavisė shkonin nė festėn e AVNOJ-it nė Jajce udhėheqėsitė e orkestrinės si dhe delegacione nga bota e jashtme. Kishte edhe shumė gazetarė. Jajca ishte bėrė e madhe, se atje e kishin lidhur hilenė tė kurorėzuar e tė kulmuar me AVNOJ! AVNOJ-i ishte vulė e zezė mbi tė gjitha vulat e republikave dhe tė krahinave autonome. Kushdo qė ishte kundėr AVNOJ-it ishte edhe kundėr Jugosllavisė, pėr tė mos e thėnė kundėr Serbisė! Nėn aureolėn e gjoja se tė Jugosllavisė, Serbia i kishte frenat e AVNOJ-it nė dorė.
Njė ditė para se tė fillonte solemniteti qė ishte paraljamėruar pėr AVNOJ-in, Dyl Tahiri duhej tė udhėtonte pėr nė Jajcė, mirėpo me shpėrthimin e demostratave tė studentėve, nga renegati Tito, mori urdhėr qė tė kthehej nė Kosovė. Vlerėsimin pėr cilėsimin e demostratave e kishte marrė tė shkruar nė Beograd. Kėrkesat e studentėve pėr pavarėsinė e Kosovės as qė pėrfilleshin! Aktivistėt shqiptarė nuk ishin tė gatshėm tė bėjnė asnjė hap pozitiv tė njė politike tė re. Askush s’e pėrshėndeste vullnetin e kosovarėve, nė mos asgjė, tė shqyrtojė luftėn e shqiptarėve pėr pavarėsi. Protesat nė kėrkim tė pavarėsisė nuk pushonin. Dyli dėrdėlliste me sa zė qė kishte kundėr demonstrantėve. Nder tė tjera, e tha njė mendim qė mendoja se e zu veten pisk, apo mos edhe mua mė hapi udhė tė re. “Kėto punė ne do t’i ndreqim pėr njėzetė e katėr orė!” Kur kishte folur Dyli nė televizor, kisha qėlluar nė shtėpi, dhe kisha reaguar ashpėr:
- O Dyl Tahiri, ti s’do tė mundėsh tė ndreqėsh gjė mė! A sheh se mjaft tė ka shtrydhur e ndrydhur Serbia? Tė ka mjelur e ē’mjelur? Dėshiron tė mjel ende? Paj, s’ka mbetur mė asgjė nė ty! Tė kanė shtrydhur si limonin e tash tė hedhin!
Ndėrkohė Tito nė solemnitetin e AVNOJ-it si padron lavdėrohej para tė gjithė partnerėve pėr tė arriturat e Jugosllavisė, duke mos e brengosur gjendja e sigurisė nė Kosovė. Pasi organizoj konferencėn pėr shtyp me gazetarė, ndėr pyetjet e tjera, njė gazetar anglez, i mėrdhezur nė fytyrė, e kishte pyetur:
- Ēfarė po ndodh nė Kosovė? Na thuaj ē’kėrkojnė studentėt shqiptarė?
- Asgjė e re s’ka ndodhur nė Kosovė. Janė ngritur disa zėra kalamajsh tė lagjeve! - dhe mė kaq kishte pėrfunduar pėrgjigja e Titos pėr Kosovėn.
Nora ma pa pėr tė madhe pėr kėtė qė kisha folur, dhe nė atė ēast, kishte ardhur gruaja e Halil Balajt, Remzia, qė jemi nė fqinjėsi tė mirė me ta. Kishte dėgjuar se shtėpia jonė trazohej, e si tė mos trazohej, kur ishin katėr studentė tė mi nė valė tė demostrantėve. Duke dalė prej shtėpisė sonė, shprehu njė porosi:
- Heshtni! - tha ajo. - E shihni se bota po kallet flakė. Po t’u dėgjoj kush se flitni kundėr kėtij shteti, shkoni atje ku ju kalbet trupi!
Pėr ēudi, s’kisha folur, por Norėn e pashė se kėrceu si gjarpri nė bisht:
- Oj Remzie, ne e dimė para kujt po flasim. Nėse ti hap fjalė kundėr nesh, atėherė ēfarė tė themi pėr fqinjėsinė tonė? Lehtė e ke ti kur i ke fėmijėt e vegjėl. Unė katėr, po tė gjithė janė nė zjarr.
Dhe, me gjasė u krijua njė lloj heshtje. Remzia ishte tėrhequr nė shtėpi tė saj, e ne pėr ēdo ditė pėrcillnim se ē’po ndodhte nė Kosovė dhe gjetkė... Tė gjithė i bėnim sy e veshė katėr. Radiostacionet e ndryshme s’pushonin dot duke informuar se ē’po ndodhte me studentėt shqiptarė nė Kosovė, por edhe nė Maqedoni. Shqipėria sikur i kishte futur veshėt nėn lesh!... Askush nuk bėnte pėrpjekje qė tė arrihet zgjedhja politike nė Kosovė...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator

Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Halil Kajtazi    15/9/2010, 15:37

Vjeshta e Prishtinės, 1968

Sikur parandieja apo parashikoja se do tė mė ndodhte diēka nė sistemin e kompjuterit. Kisha shkruar tri ditė, dhe njė mbrėmje, i pata thėnė Veliut qė tė nxjerrė tėrė atė material nė disketė apo nė letėr, por meqė nuk i premtoi koha, gjithnjė rrija si nė ethe: “Mos po mė zhduket ajo qė kisha shkruar?”. Dhe, askush s’mė arsyeton, e as qė do tė mė kuptojė, se shepsh them: krijuesi ėshtė sikur ajo vajza qė ėshtė nėn unazė, dhe i ka lėvizjet e caktuara, posi unė, qė s’dėshiroj tė fėrkohem me gjithkėnd, sepse droj se mė kthen nė njė botė tjetėr. Dhe, ja po rrėfehem se ē’mė ndodhi.
Isha duke e pėrfunduar kapitullin shumė intersant, dhe e kisha titulluar:”Jeronim De Rada nė Shqipėri”, qė ishte njė shkrim deritash i panjohur i Luigj Gurakuqit mbi De Radėn. As vetė s’e hetova sesi u ndalė rryma elektrike, dhe mbeta duke e shikuar kompjuterin. Droja mos ishte bėrė ndonjė prishje e madhe, por s’mė ndodhi ashtu. Pashė se edhe kėngėt nė Radio-Tiranė u ndėrprenė. Desh ta prek kompjuetrin, por kisha frikė, mos po e prek ndonjė sustė dhe bėj kėrdi me ato shkrime. Dola prej dhomės sime dhe m’u desh tė pyesja Besimin, e mendja mė thoshte mos do tė kishte ndodhur diēka nė orėn elektrike. Preka njė ēelės tė dritės, dhe pashė se edhe nė katin tjetėr ishte ndėrprerė rryma. O Zot, ēfarė do tė bėhet me ato shkrime tė mia? Do tė mė shlyhen... Besim, o Besim, eja sa mė shpjet!, e thėrrisja e ai vraponte shkallėve pėrpjetė. Rryma elektrike u ndalė pėr dhjetė minutė. Prisja se do tė kam fat, dhe vetėm qė s’lėshoj zė: “O fat, fati im!” Besimi do tė lutej shepsh pėr kohėn kur shkonte nė peshkim:”Zarė, zarė, tė paqa zarė!”. Kėshtu janė mėsuar edhe fėmijėt e tij, dhe shpesh i dėgjoja duke kėrkuar zar pėr babain, apo pėr vete. Erdhi Besimi dhe pasi rryma e kėputur dha shenjė se erdhi rishtas, mori nė dorė gjendjen nė kompjuter. Ai preku sa susta andej - kėtej, por mėkot. Mė dukej se parasyve m’u tret tėrė ajo qė kisha hartuar. Rreth katėrdhjetė faqe proze! Oho, ore Besim baba, s’e di ti ēfarė ėshtė t’i hysh prapė rikrijimit! A e di se asnjėherė s’mund tė gjendem nė tė njėjtėn botė tė mendimeve? Kjo krijmtari ėshtė xhidavi mbi xhidavi!
Edhe pas dreke kur erdhi Veliu, ishte pėrpjekur qė tė bėjė hulumtime nė kompjute dhe ta gjejė atė qė kisha shkruar. E pashė gabimin tim, thashė, por ēdo gjė ishte me vonesė. Isha djersitur, dhe prisja ēfarė titujsh shihja. Titujt qė i kisha shėnuar me shkronja tė mėdha, askund s’mė ranė nė sy. Ishin shėnuar dhe trajtur temat rreth:”Vdiq dhe u varros Kristaq Moliku, pishtar i Letėrsisė Jugosllave (Serbe), por edhe njohės i Letėrsisė Shqipe. Pastaj tiulli tjetėr:”Buqetė lulesh nė Sheshin e Tiranės”, si dhe “Re tė bardha mbi Shqipėri”. Ka edhe tituj tė tjerė qė s’po mė kujtohen…
Edhe gjatė vitit 1979, si dhe viteve tė tjera, pėrkundėr asaj se udhėheqėsia serbo-shqiptare mendonte se do t’i shuaj demonstratat e studentėve, ato vazhdonin sipas ritmit tė pėrcaktuar nga studentėt pėrparimtarė. Megjithatė, edhe pėrkundėr tėrė atij potenciali tė aktivistėve nėpėr ēdo vend tė punės, si dhe nėpėr fshatra, qysh para ardhjes sė Titos nė Kosovė, zotoheshin qė pritja tė jetė sa mė madhėshtore. Mendohej se Tito do tė ishte i kėnaqur se nuk po ngriten demonstrantėt nė Kosovė. Mirėpo, aktivistėt, pas detyrave qė i merrnin nga organet politiko shoqėrore si dhe tė vet shtetit, bėnin ēmos qė Tito tė fitojė besimin e plotė se kosovarėt (shqiptarėt, serbėt, malazezėt) e tė tjerė, e adhuronin dhe dėshira e tyre ishte qė prijėsi i tyre tė jetojė, dhe ti zgjatej jeta.
Institucionet profesioniste e mediat si nė gjuhėn shqipe, serbe e turke kudo qė gjenin bashkėpunėtorė, kėrkonin tė shkruajnė enkas pėr Titon. Shkėnctarėt pėr veprat e tij, krijuesit prozė dhe poezi, kėngėtarėt, kėngė pėr Titon, kurse elita e politikanėve organizohej nė pritjen e kryetarit tė Jugosllavisė. Sa poetė pėrpiqeshin qė t’i “vjelin” muzat e tyre dhe tė krijojnė vargje qė mendonin se do tė pėrfshiheshin nė ndonjė enciklopedi tė kohės!
Zotimi i krijuesve pėr t’i pėrkushtuar kryetarit Tito poezi, ishte njė kėnaqėsi e shpresė, se ata nė udhėn e tyre krijuese, nuk do tė kenė pengesa dhe do tė jenė shkrimtarė pa censurė! Kėshtu nisi diferencimi i shkenctarėve, i shkrimtarėve, por me kėtė lindi edhe pėrqarja e re. Pėr Titon zotoheshin edhe disa bashkėpuntorė tė Institutit Albanologjik tė Prishtinės, dhe ata e kishin hartuar njė regjistėr me emra tė bashkpuntorėve tė jashtėm qė t’ju dėrgojnė kėngė popullore kushtuar Titos, sepse pėrgatitej njė pėrmbledhje enkas me kėngė tė tilla.
Isha takuar nė Udhė tė Blirėve me disa bashkėpuntorė, prej tė cilėve njėri mė pyeti:
-A ke shėnuar ndonjė kėngė popullore pėr shokun Tito?
-Jo, nuk kam shėnuar kėngė tė tilla.
-Po a je folklorist shqiptar?
-Me dashtė jam, me dashtė s’jam! – i thashė.
-Si ashtu? Duhet ta pasurosh letėrsinė popullore edhe me kėngė tė tilla pėr Josip Broz Titon.
-Sa keq! Do tė afirmoheshe si folklorist dhe kėshtu do tė hapje udhė pėr t’i botuar veprat folklorike.
Tė gjitha revistat dhe gazetat, nė faqet e kulturės, pėrherė gjenin krijues tė mjerė, kur ua falnin ndonjė shkrim pėr Titon. Por sa veta, sipas asaj qė flitej, edhe kompromitoheshin me shkrimet e tyre.
Edhe Radio Prishtina si dhe Radio Televizioni vepronin nė forma tė ndryshme dhe gjenin bashkėpuntorė qė shkruanin dhe kėndonin pėr Titon.
Tė rinjtė qė morėn pjesė nė demonstratat e vitit 1968, disa u burgosėn, sa tė tjerė u larguan nga Kosova, u pėrjashtuan edhe nga fakultetet e tė tjera. Kjo ishte gjenerata e parė e studentėve qė kėrkonin Kosovėn republikė. Ėshtė e dhimbshme qė republikanėt ikėn nga Kosova, duke parė se kėrkesat e tyre nuk sendėrtoheshin. Talentėt dolėn jasht. Askush nuk ngritej nga udhėheqėsit dhe t’i mbrojė tė rinjtė. Mirėpo ēdo akcion e ka edhe kundėraksionin e vet.
Kishte filluar lufta e brendshme nė familje, grindjet manifestoheshin kudo, nė tė gjitha poret e jetės, nė arsim, nė kulturė dhe ēdo kund flitej pėr prosperitetin e politikanėve tė cilėt ushtronin tutelė mbi demonstrantėt. Ishtė koha kur me vėshtirėrsi bėhej lirimi i individit, pastaj edhe lufta pėr diferencim ishte shumė e rreptė, qė ndikonte drejtpėrdrejt nė personalitetin e tė rinjve. Shihej se ishim shumė larg nga tė tjerėt. Kosova kishte nevojė pėr njė moral tė ri. Tė rinjtė, siē shihej i mbajmė pėr fasadė!, vetėm sa nuk thoshin politikanėt e mbrapshtė.
Ėshtė e dhimbshme qė tė rinjtė kosovarė me aftėsitė e tyre e ngrehin flamurin e shteteve tė tjera e jo flamurin shqiptarė, ku kanė lindur dhe janė rritur.
Shqiptarėt nė demonstratat e vitit 1968 organizuan anėt e tjera me kėrkesėn kryesore pėr Republikėn e Kosovės. Ata organizuan demonstrata edhe nė Tetovė dhe Ulqin.
Demonstrata mė e madhe, dhe mė e organizuar ishte nė Prishtinė (mė 27 nėntor 1968), ku mori pjesė rinia studentore dhe shkollore.
Nga veprimet e qeverise Jugosllave ndaj shqiptarėve tė Kosovės u duk e qartė se ajo pėrherė kishte shumė kundėrshtarė. Ndaj shqiptarėve sėrish nuk pushonte dhuna. Gjyqet speciale dėnonin studentė e njėrėz tė tjerė, tė pafajshėm, vetėm se kishin pikėpamje antikomuniste. Edhe ushtria jugosllave kryente njė varg spastrimesh anekėnd Jugosllavisė, veēanėrisht ndaj shqiptarėve nuk kursente asgjė. Ato drejtoheshin mė shumė kundėr elementeve antikomuniste – shqiptare. Regjimi komunist i shkelte tė drejtat dhe liritė e njeriut. Gjithnjė vazhdonde mohimi i tė drejtave tė njeriut. Cilido qė shprehte mendime tė kundėrta, cilėsohej armik! Ka shumė e shumė raste kur njerėzve tė pafajshėm u ngarkoheshin gabime tė paqena.
Por, koha punonte pėr brezin e ri…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
Sponsored content

MesazhTitulli: Re: Halil Kajtazi    Today at 10:57

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Halil Kajtazi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: