Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Hafiz Ali Korēa

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Hafiz Ali Korēa    15/9/2010, 14:59

Hafiz Ali Korēa
Vajtimet e Atdheut
(Kushtuar bombardimit tė Drenicės nga Serbėt nė Qershor 1924)


Mė s'tu nda zjarri, mė s't'u nda flaka
Mė s't'u nda vrasja, ndjekja,shuplaka,
Mė s't'u nda therja, mbytja grabitja,
Mė s't'u nda shtypja, vojtja, drobitja.

Gra, burra, foshnja pėr ditė vriten,
Nga vendi vet zhveshur po qiten;
Digjen katundet e pėrvėlohen,
Ah, shpirti mė kėputet, prej kujt s'ndalohėn.
U germadhove, u copėtove,
Krejt u trondite krejt u shkretove.

Qani, vėllezėr, Kosovėn, qani!
Pėr gjėmėzezėn ca ditė zi mbani!

Qytetėrimi ku asht vallė?
Pėrse Europa nuk i sheh hallė?
Si s'po dėgjohet topi i shkretė?
Si s'shihet flaka qi del mbi retė?
Si nuk dėgjohet rėnkimi i shpirtit?
Pse s'kėshillohet kombi gjakpirės?
Nė botė, thua, s'ngeli bamirės.
Qysh u shurdhua bota e terė?
S'shohin barbari gjer sot ē'ka berė

Qani, vėllezėr, Kosovėn, qani!
Pėr gjėmėzezėn ca ditė zi mbani!

Me top u shuan vėllezėrit tanė,
Malet dhe fushat ndėr gjak i lanė.
I vranė, i shuan, i handakosėn.
Nė vend tė tyre tjetėr vėndosėn.
Sa pasuri qė patėn ua perlanė.
S'di me ē'tė drejtė dreqvet ia dhanė!
Mė digjet shpirti, kam shum frikė,
Se do t'i sosje kjo politikė,
Fill shqiptari nuk do te lenė?
Fatzijtė e gjorė ku do te vejnė?

Qani, vėllezėr, Kosovėn, qani!
Pėr gjėmėzezėn ca ditė zi mbani!

Nė ketė shekull kjo politikė
Mrekulli, quhet e them pa frikė,
Kjo politikė racėmbaruese
Pėr ditė grin pleq, trima, nuse
Kjo politkė lugate shtrigė
Dhelpėr dinake, kuēedėr e ligė
Faroj vėllezėr me qindra mijė
I madh i Vogėl duhet ta dijė
Fol, o moj botė e qytetėrimit
Pėrse po shkulet kjo racė e trimit.

Qani, vėllezėr, Kosovėn, qani!
Pėr gjėmėzezėn ca ditė zi mbani!


Kosovė e bukur, oj shpresa jonė
Bujare, trime, ke qenė si i thonė
Sot tė zu halli, nė zgjedhė ngele,
Kurban po bėhesh pėr ditė si dele.
Kurban po bėhesh ditė bajrami,
Nė Ballkan therret veē shqiptari.
Kėshtu pse s'duket Xhebraili?
Tė tė shpėtonte nga thojntė e mprehtė
Tė tė shpėtonte nga zjarri i nxehtė
Ty moj Kosovė, e madhe shpresė
Se ndaj ty ruhet edhe sot besa,
M'i madhi krahu i Shqiperise!
M'e madhja ēerdhe e Trimėrisė!

Qani, vėllezėr, Kosovėn, qani!
Pėr gjėmėzezėn ca ditė zi mbani!

Pjesa mė e madhe e Shqipėrisė
Iu dha Serbit e Greqisė
Vetėm i ardhi keq Perėndisė
Pėr atė gjakun e foshnjėrisė,
Dua t'i lutem pak qeverisė
Tė marrė masat e ligjėsisė:
T'i lutet Frances dhe Anglisė
T'i pritet hovi pake Serbisė
Dhe pėr Ēamėrit, fqinjė te Greqisė.

Qani Kosoven dhe Ēamerinė
Pėr gjėmėzezet zgjatėni zinė!

Nip i Pellazgut, o komb i vjetėr!
Nga ti m'i i vjetėr nuk ndodhet tjetėr,
Dyzet ke patur milione frymė
Te pakoi koha, te ēkriu si brymė.
Le Arijanen, Durrės u mbėshtete,
Nga fati i shkrete si nje grusht mbete.
Edhe kėtuze shprehje nuk gjete.
Mento ku ishe, ku je , ku vete,
Tashti pa krahe ke mbetur fare
Pėr njė te vjetėr komb, turp e marre

Qani Kosoven dhe Ēamerinė
Se i kėmbejnė si bagėtinė!

Ka vdekur fare civilizimi;
Sot veē njė lustėr ka Perėndim.
Iku mėshira erdhi rrėnimi!
Po del mbi qiejt nga do rėnkimi,
Nė fund te tokės hyfte gėzimi!
Kur po shfaroset njė komb ma trimi,
Kurse ka vdekur krejt njerėzimi,
Kurse nuk paska babė a vėlla jetimi,
Fare mos qoftė shtypi dhe shkrimi!

Qani Kosoven dhe Ēamerinė
Pėr gjėmėzezet zgjatėni zinė!

Mos i ndaj lotet, qaj Vardar plaku!
Nat'e ditė ecėn tė lahet gjaku
Gjaku i shenjtė qė derdh barbari,
Me te ushqehet sot ēdo fill bari,
O shale i shkretė, qysh duron valle?
Pse nuk po shkrihesh, qysh je i gjallė?
Shembuni male, mbetėt te shkretė!
Shembuni bashkė me gjithė tepetė!
Kur komb bujari pėr ditė po shuhet,
Ty, moj Kosovė, jeta ē'tė duhet?
Kur dhe Evropa s'po ta sheh hallin
Pėr ditė ju therin, ju marrin mallin
Pėr ditė ju derdhet gjaku
Shpresa ka mbetur vetem te Hakku.

Qani, vėllezėr, Kosovėn, qani!
Pėr gjėmėzezėn ca ditė zi mbani!

Tiranė , Gusht 1924

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Hafiz Ali Korēa    15/9/2010, 15:00

Hafiz Ali Korēa

Pjesė nga Rubaijjati (Katrorėt) e Umer Khajamit
- Pėrkthyer nga : Hafiz Ali Korēa


Sir-rezet e ezelit un` e ti s`I di
Kėto shkronja gjėzash s` I njoh un`as ti
Prapa perdes folmė, ē`folmė qė tė dy.
Kur tė ngrihet perdja ngelim nė habi!



Ata qė pėrfshtullėn vertutat pa anė
Nė mbledhje vertutash qiri shokėsh janė
Nga kjo nat` e errėt s` duallėn nė rrugė
Nga njė preēart folėn dhe nė gjumė ranė.



Me pahir mė pruri sefte nė trup mua
Veē habitjes tjatėr nga jeta s`mu shtua
Ikmė me pėrdhunė s`dimė ē`ish qėllimi
Ardhmė ndejmė ikmė ē`ish s`u kupėtua.



Kot mė kot ca njerėz kapmė madhėshtinė
Disa pėr sy-zezat pėr qoshqet u ngrinė
Kur tė ngrihen perdet do tė kupėtohet
Se sa larg prej lagjes tėnde do tė rinė.



Ca po vrasin mėndjen pėr fe pėr doktrinė
Disa tė habitur sakt`dyshim gjė s`dinė
Njiherėsh tellalli del nga ushja thotė
S`ėsht`o tė pa ditēim ēthot aju dhe tinė.



Blerore, zallishtja mjaft kemi shėtitur
Pėr dėfrim ndėr qarqet krejt jemi vėrtitur
Njeri nga kjo udhė s`dėgjuam tė vijė
Tė kėthehet prapė aty ku-shtė ngritur.



Kush e gatoi kupėn dhe e pat pėrzjerė?
Qysh kudzon I piri ta pasjė nė terė
Sa krerė sa pulpa sa duar tė njoma
Ē`dashuri I ēpiku ē`mėri I ka thyerė?



Zemra ē`ėshė gjallja po ta kupėtonte
tė pshehtat e Zotit kur vdes I zbulonte
nesėr qė s`ndjen fare ē`do tė marrē vesh vallė
kurse je ndėr vete s`kupėton gjė sonte.



Nga ardhja, nga ikja jonė ē`dobi vallė
Prej majit tė shpresės ē`ish indi sa gjallė?
Ndėnė rreth tė rrotės sa shpirtra tė pastėr
Digjen bahen pluhur tymi ku ka dalė?



Kur filloj tė sillet ku tasi I artė
Kur do gėrmadhohet ky themel I lartė
Me peshėn e mendjes s`kupėtohet kurrė
As qė nuk peshohet me peshėn e qartė



Faqe trėndafilen as kush s`e ka pjekur
Me koēkorė koha zemrėn pa I a djegur
Gjer u ēa kėrhėni shihe njė qind degė
Bukuroshes dora flokėt s`I a ka prekur.



Ata qė pėrpiqen vrasin mendjen janė
Qoftė lark si ca qė mė kot mjelin kanė
Petkė mos-kuptimi tė vishnin mė mirė
Se sot mėndjet vleftė sa njė fill gjth s`kanė.



Shkoj reja dhe bimėn rish e lau me lot
Pa verė renk-gjyli nuk jetohet dot
Pėr ne vėnt-dėfrimi kjo bim`ėsht sot
Pėr ta vėnt-dėfrimi bima jonė mot?



Stamnėn-ēini mbrėmė, mbi gurt e kam thyer
Isha dehur bėra gjė tė papėlqyer
Samna si ty isha, mė tha por dhe tinė
Si mua do bėhesh a mėndje-gėnjyer!



Krejt shokėt pėr kokė nė dorė s`na ngelnė
Nė kėmbėt e vekjes njė nga njė u shkelnė
Nė mbledhėt tė jetės njė lloj verė pinė
Dy tre vollt mė parė u dehn`e s`u ndanė.



Para meje teje, kisht dit` e natė
Pėr pun`ėshtė sjellė rrot e qjellit gjatė
Hap sytė ngadalė tė shkelē pėrmi tokėt
Bebe-syri vajzash ėshtė pluhur`I thatė.



Nė ē`do fushė q`ėshtė njė lulishtė bėrė
Ato me gjak mbreti jan`ushqyer tėrė
Ē`do gjeth manushaqesh qė mbleron nga toka
Nishan-faqesh janė prej gocash me sėrė!…



Ē`do bimė qė buzė lumit ka bleruar
Ka mbirė nga buz`e njė vetij`ėngjėlluar
Mos shkel mbi ē`do bimė me ēnder se ka mbirė
Nga pluhuri I njė faqe lales tė uruar.



Brenda nė trekt dije njė poēar kam parė
Ndėr shqelmė njė copė balt`e kishte marė
Balta po I thoshte me gjuhėn e vetė
Si ti kam qėn`unė mos mė merr pra zvarė.



Poēarėt kur dorėn gjith nė balt`e mbajnė
Mėndjen e mentimin duhet mos ia ndajnė
Shqelmin edhe grushti, gjer kur do t`I a venė
Baltė-trupash eshtė, ē`pandehin ku janė?




-----------------------------------------

Hafiz Ali Korēa

" Shih pra nuk mbetėn fare ndėrtesa
Ndėr kėmbė' u muar e shenjta besa,
Xhami e kish s'lan' i rrėnuan,
E kėsi punėsh djajt i shėnuan,
Priftėrinjt e hoxhėt si kec i grinė,
Inteligjentėt nė dhet i shtrinė. "



"Bolshevizma ēkatėrimi i njerėzimit" , 1925


-------------------------------------

Hafiz Ali Korēa :

” Nuk duhet tė mbushim gjuhen tone engjullore me gjemba e me ferra se nuk i qėrojmė dote mė vonė.”

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Hafiz Ali Korēa    15/9/2010, 15:01

Hafiz Ali Korēa :

"...fqinjet tona nga ana e arsimit kanė arrirė shkallėn mė tė lartė, na pėr fat tė keq kemi mbetur si populli i Afrikės sė mesme".


Kongresi i Dibrės , mbajtur mė 1909.

* Fjalėt e Hafiz Ali Korēės ishin nė kuadėr tė kėrkesės sė tijė pėr hapjen e shkollave shqipe .



------------------------

Hafiz Ali Korēa :


* Pasurinė mund ta vjedhin, por diturinė jo !

** Ai qė ta ruan tė fshehtėn tė do me shpirt !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Hafiz Ali Korēa    15/9/2010, 15:02

Hafiz Ali Korēa

“Muslimanizma dhe nasjonalizma“


“I math pejngamberi nur (drit) i gjithėsisė unė jam areb (arab) thosh faqe njerzisė“.

“Nder tė math e njihte kombėsin e vet. Qė kėtė e thotė dhe Kur`ani vetė. Nasjonalist them pejngaberėt ishin se librat nė gjuhėt e veta i kishin.“

“Edhe Ebu-Beqri kombin e lėvdonte, fenė mėmėdhenė, tė dyja i donte“.

“ē`tha Omer-Faruku nė hytbe njė ditė, kur i jepte bindje popullit dhe dritė. Pėrgėzonem unė tha me kombėsin, na e faltė Zoti atdhen arabinė“.

”Gjithė sahabet ishin fetar tė sakėt. Sicili prej syresh atdhetar m`i flakėt”.


* Revista : “Zani i Naltė”, Tiranė, Muslimanizma dhe nasijonalizma, Nr 4, janar, 1924




Shėnim:
Hafiz Ali Korēa (1874-1957)
Lindi nė Korēė, mė 1874 dhe vdiq nė Kavajė , mė 1957.
- Mėsues nė Mėsonjėtoren e Parė Shqipe tė Korēės
- Pjesėmarrės nė Kongresin e Dibrės
- Kėshilltar dhe Drejtor i Pėrgjithshėm nė Qeverinė e pėrkohshme tė Vlorės tė kryesuar nga Ismalil Qemali(1914)
- Pjesėmarrės nė Komisia Letrare Shqipe nė Shkodėr(1916-1918)
- Drejtor i Arsimit pėr Durrėsin, Elbasanin, Dibrėn, Matin dhe Pogradecin(1916)
- etj.

--------------------------------


" Pėr nji shpirt tė madh profetik fluturimi i tij nė hapėsirė
s' ėshtė gjė e pamundur, sepse ata zhvishen prej gjendjes njerėzore dhe shpirtėrisht dhe engjullisht fluturojnė mė shpjet se vetėtima. Pa pėrjashtim gjithė profetėnt kėshtu janė "

Hafiz Ali Korēa
"Mevludi", botim V, Tiranė, 1940, fq. 2



--------------------------------

Si me poshte, vijojne me gjeresisht, puna e palodhshme dhe perpjekjet e pa shtershme te Hafizit, qe ndeshen ne "perndjekjen e parreshtur" te pushtuesve dhe kurthet e tradhetareve te perbetuar te asaj kohe, te cilet ishin kunder cdo lloj "individi" veprimataria patriotike dhe emancipuese e te cilit, paraqiste rrezik te pashmangshem per "planet multidimensionalo-roberuese", per nenshtrimin dhe shfrytezimin e shqiptareve dhe Shqiperise.

Meritat per permbledhjen (si me poshte) e veprimtarise atdhetare dhe kulturore te Hafizit i shkojne historianit ---> Ibrahim D Hoxha

-----------------------------------------------------------------------------------

Hafiz Ali Korēa

Veprimtaria e tij nė lėmin e atdhetarisė dhe arsim-kulturės shqiptare

Hafiz Ali Korēa (Ali Iljaz efendi Kadiu), lindi nė Korēė mė 1873. Mėsimet fillore dhe tė mesme i mori nė Korēė, pėrkatėsisht nė shkollėn iptidaije dhe atė idadije. Studimet e larta i kreu nė universitetin e Stambollit. Nė lėvizjen kombėtare hyri qė mė 1889, kur zuri tė jepte mėsime falas nė shkollėn shqipe tė djemve nė Korēė dhe pas njė viti edhe nė idadijen e Korēės. Veprimtarinė kombėtare dhe dijet i ndėrthuri nė njė tė vetme. Nė maj 1894 u dėrgua nė Bullgari, ku u takua me atdhetarėt qė asokohe vepronin atje: Dhimitėr Mole e Kristo Luarasi, Shahin Kolonja dhe Jusuf Turabi Kėrēova. Kur po kthehej nė Stamboll, policia qė e ndiqte vazhdimisht, gjatė kontrollit qė i bėri nė Siqerxhi, i gjeti librat: “Qerbelaja” e “Skėnderbeu”, si edhe disa fletore tė ndaluara. Pėr kėtė e mbyllėn nė burgun “Beshiktash” dhe mė pas e mėrguan nė qytetin Sinop. Kėtė ndodhi, fletorja “Sabah” e 30 majit 1894 e bėnte tė ditur me kėto fjalė: “Po merret vesh se Hafiz Ali Korēa, kur po dilte prej trenit qė vinte nga Bullgaria nė Stamboll, nė Siqerxhi, me qenė se i gjetėn pėrsipėr shumė fletore e libra shqip, nė atė ēas u kap dhe u mėrgua nė Sinop”. Dajės sė vet, Abdurrahman Pashait, me ndikim tė madh nė Oborrin e Sulltanit, iu desh tė ndėrhynte deri tek Sulltani, qė Hafiz Ali Korēa tė mos dergjej nė qelitė e Sinopit.

Cilėsitė e tij tė vyera e vunė nė krye tė ēetės devollite qė nė vitin e parė tė Shekullit XX. Patriotizmin dhe burrėrinė e tij e pasqyron mė sė miri parrulla qė mban nė dorė i ndodhur ndėrmjet bashkėluftėtarėve, ku me gėrma tė mėdha shkruhet: “SHQIPĖRI A VDEKJE”.

Puna e Hafiz Ali Korēės dhe e bashkėpunėtorėve tė tij, u ndėrpre sėrish me goditjen qė iu dha shkollės shqipe dhe mėsuesve tė saj nga pushtetarėt nė bashkėpunim me organet kishtare tė Korēės. Fletorja osmane “Aksham” me dt.09 (23).07.1903, me atė rast shkruante: “Sikush e din qė Korēa ėshtė ēerdhja e latinxhinjve.[1] Atje ndodhet njė grup shumė veprues, i cili prej njė kohe tė gjatė po merret me propoganda; mundohen pėr tė ringjallur vetqeverimin kombėtar. Tani, pėr t’i derdhur ujė squfuri nė rrėnjėt e tij, shkolla shqipe po mbyllet dhe kryetarėt e kėsaj lėvizje atdhetare qė ishin nga treva tė ndryshme tė Shqipėrisė, u internuan: Hafiz Aliu nė Spartė tė Konjės, Orhan Beu[2] nė Marash, Emin Malka nė Urfė, Hysejn Qani Ballanca nė Tokat, Sulejman Ohri nė Nikdė dhe Thimi Mihal Marko nė Manastir”. Drejtori i shkollės, Nuēi Naēi dhe i vėllai, Loni, u mbyllėn nė burgun e Manastirit, ndėrsa Agjah Korēa e Hafėz Shevkiu, nė burgun e Korēės[3]

Pa u ndalur para pengesave tė herėpashershme, Hafiz Ali Korēa, duke qėndruar gjithnjė nė pararojė tė atdhetarėve korēarė, u gjend para ngjarjeve tė mėdha qė ndezėn kryengrijen dhe mundėsuan shpalljen e kushtetutės sė dytė osmane. Duke bėrė fjalė pėr ato ngjarje, Hafiz Ali Korēa, vėren se shtytjen kryesore atyre ua dha shqetėsimi qė shkaktuan vendimet e Carit Rus dhe Perandorit Austro-Hungarez, gjatė takimit tė tyre nė Reval tė Austrisė (1903). Sipas atyre vendimeve, Sulltanati Osman, fshihej nga harta e botės dhe sė toku me tė, vetvetiu edhe Shqipėria, si pjesė pėrbėrėse

e tij. “Ata qė mendonin tė ardhmen-shėnon Hafiz Ali Korēa-derthnin lot gjaku e iu dridhej buza kur kujtonin copėtimin e paracaktuar”. Mė tej ai vijon: “Atdhetarėt e ēmueshėm, duke vėnė vdekjen nė syt, themeluan shoqėrinė e fshehtė “Ittihat ve Terekki” (“Bashkim e Pėrparim”) mė 1908 nė Manastir.

Hafiz Ali Korēa, ishte ndėr pjesėtarėt mė tė zjarrtė tė kėsaj shoqėrie. Pak ditė mė pas njė grup ushtarakėsh tė garnizonit tė Manastirit me mirallaj (kolonel) Niazi Fehmi Resnjėn nė krye, dolėn maleve tė Mokrės e tė Ohrit dhe shpallėn kryengritjen. Si Niaziu edhe i vėllai i tij, Osmani, kishin qenė nxėnės tė Hafiz Aliut nė idadijen e Korēės. Pėr tė shpejtuar e fuqizuar veprimet kryengritėse, nga Manastiri nė Korēė, arriti bimbash (major) Remziu me taborin e avxhive (ndjekėsve), gjoja pėr tė ndjekur Niazinė me shokė. Ndėrkaq, boshnjaku Shemsi Pasha me dy-tre taborė, u bė gati qė tė derdhej nė Ohėr, Starovė, Korēė e qendra tė tjera tė kryengritėsve, dhe t’i shkatėrronte ato, pastaj tė godiste e tė shpartallonte kryengritėsit e prirė nga Niaziu. Mirėpo, mė 22.07.1908. , kur po hynte nė karrocė, pėr t’u nisur nė buzė tė lumit Drahor, u vra nga ysteimen (toger) Hatifi prej Ēanakalasė. Tė nesėrmen, kur nė Korēė u njoftua shpallja e kushtetutės, fjalimin e parė e mbajti Hafiz Ali Korēa. Nė ngjarjet qė rrodhėn mė pas, ai ishte pėrherė ndėrmjet prijėsve kryesorė, gjė qė bėri tė zgjidhej qysh nė fillim edhe deputet nė mexhlisin e II-tė osman, e qė ai me zemėrgjerėsinė qė e dallonte, mandatin e deputetit, ia fali Shahin Kolonjės.

Hafiz Ali Korēa, ishte njė nga pėrfaqėsuesit e Korēės nė Kongresin e Manastirit, i cili i zhvilloi punimet ndėrmjet datės 10-23 nėntor 1908. Pa e lėnė pas dore mėsimdhėnien nė idadije-meqė tanimė shkolla shqipe e djemve ishte mbyllur- nėpėrmjet fletores “Korēa” dhe tė disa fletoreve osmanisht, qė shpesh pėrkrahnin abecenė shqipe me gėrma latine, iu pėrvesh njė pune tė dendur e tė dobishme. Ai shkruante edhe nė osmanisht qė “Korēa” botonte herė pas here; ato ishin aq tė thekura sa edhe shkrimet shqip. Mjaft tė goditura si nga pikėpamja artistike, ashtu edhe nga pikėpamja politike, ishin vjershat qė botonte nė “Korēa” nė mbrojtje tė abecesė dhe tė ēėshtjes kombėtare nė tėrėsi. Ndėr to mjafton tė pėrmendet shkrimi qė ai, me emrin Hafiz Ali Shqiptari, e botoi nė “Korēa” nr.2, me datė 24.12.1908 (06.01.1909), dhe shkrimi e vjersha e botuar nė po atė gazetė me nr.5. Nė tė parin, pasi tregon se gjėja mė parėsore pėr shqiptarin dhe shqiptarėt ishte shkollimi, ngulmonte qė ai tė bėhej doemos nė gjuhėn amtare. “Njeriu vetėm me gjuhė tė tij mund tė vejė pėrpara...me gjuhė tė huaja kjo s’mund tė bėhet kurrė”. Me atė rast, ai pėrmendte edhe mėnyrat se si duhej vepruar qė tė arrihej njė gjė e tillė; vėrente edhe se burimet e mirėqenies dhe tė mbrojtjes si njerėz e si komb, ishin zejet e ndryshme. “Po s’mėsuam mjeshtėrira, po s’ditėm si bėhet baruti, si bėhet pushka, si bėhet topi m’i qėruar e m’i shpejtė qė ta hedhin plumbin e gjylen mė larg se prej armėve tė armiqve, si bėhet anija e zjarrtė e luftės, me se do tė mbrojmė mėmėdhenė?”. Dhe tėrė ato mjeshtėri s’mund tė pėrvetėsoheshin pa qenė tė ditur. “Po tė dish-vėrente ai - bėn edhe armėt mė tė mira se ato tė armiqve, e kėshtu mbron mėmėdhenė e veten”. Padituria e masės sonė kombėtare-sipas tij-ishte shkaku kryesor qė fqinjėt nė vitet 1878-1881 vendin tonė“e qethėn nė tė gjitha anėt: Greqia, Nartėn e krahinėn e saj; Serbia, Nishin, Vranjėn e Pirotin me qindra mijė shqiptarė; Mali i Zi, Ulqinin, Shpuzėn, Podgoricėn, Nikshiqin e Kollashinin”. Pasi pėrmendte kėto, u bėnte thirrje shqiptarėve t’i pėrvisheshin punės pėr tė mėsuar dijet nė gjuhėn amtare, duke dhėnė edhe kėtė gjykim: “Them me zemėr tė djegur: Nė u pėrpjekēin kėshtu, atėherė mundemi tė themi se rrojmė dhe kemi pėr tė rrojtur tė pėrparuar e tė mbrothēim”. Mė nė fund ai theksonte se gjėja mė e keqe pėr njeriun ishte jetesa me nėpunėsi shtetėrore.[4]


Vijon...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Hafiz Ali Korēa    15/9/2010, 15:03

Hafiz Ali Korēa


“ Ndėrtimi i Kabesė pastė nder pėr jetė “

Pas tufanit vjetė shkuan, at e bir prap u bashkuan.
Si e mėsoj Xhebraili, i ndihmoj bir Ismaili.
Vėrė balt'e ngarko gurė, ia bėnė Kabesė murė.
Gurn'e zi pruri djali, duk'e ngarkuar nga mali.
E ngriti e vu i ati, atje nevojė ku pati.
I treti ish ky ndėrtimi, qė ka bėrė Ibrahimi.
Halil i Zotit mbarė, Halilu, Rrahman ka varrė.
Brisku, misuaku, sunneti, nga Ibrahimi na mbeti.
Dhe ca zakone tė tjetra, tė pėlqyera, tė vlera,
prej atij mbetur na kanė, sunnet ishin, sunnet janė.
Zemėrbardh i madh ka qėnė, sikujt do buk i ka dhėnė.
Shtėpi e tij s'kish derė, hynin, delnin, dimėr, verė.
Ibrahimi tėrė gjėnė, pėr shpirt vakf e ka lėnė.
Dhe sot vakfet e tij janė, ndritin Halilu-Rrahmanė.
Shėnim: Hafiz Ali Korēa (1874-1957)
Lindi nė Korēė, mė 1874 dhe ndėrroi jetė nė Kavajė , mė 1957.
- Mėsues nė Mėsonjėtoren e Parė Shqipe tė Korēės
- Pjesėmarrės nė Kongresin e Dibrės
- Kėshilltar dhe Drejtor i Pėrgjithshėm nė Qeverinė e pėrkohshme tė Vlorės tė kryesuar nga Ismalil Qemali(1914)
- Pjesėmarrės nė Komisia Letrare Shqipe nė Shkodėr(1916-1918)
- Drejtor i Arsimit pėr Durrėsin, Elbasanin, Dibrėn, Matin dhe Pogradecin(1916)
- etj.

--------------------

Shprehje/pėrjetim i Hafiz Ali Korēės!

--------------------------------------------------------------------------------

Hafėz Ali Korēa , klerik musliman dhe mėsues i gjuhės shqipe, shprehej lidhur me Atė Fishtėn : “ ... Me kėmbėnguljen e tij gjuha jonė e lashtė gjeti sintetizim tė shkruar … Nuk kam si t'a harroj me sa dashuri mė pėrqafoi dhe mė pėrgėzoi, (kur qemė takuar shumė vite mė vonė me Fishtėn), qė nė demonstratėn e madhe tė Korēės mė 1910 kundėr shkruarjes sė gjuhės shqipe me shkronja arabe, unė bekova shkronjat latine tė abecesė shqipe tė Kongresit Manastirit dhe thashė edhe njė lutje pėr to …”


Shkeputur nga nje faqe elektronike!

ZeM

Ne reshtat e mesiperm, dashuria per SHQIPEN dhe gjithēka qe ka te beje me SHQIPEN shihet ne zemren dhe vepren e ketij njeriu te madh -Hafiz Ali Korca!
__________________

Hafiz Ali Korēa ( 1874-1957 )






'Inna lillahi wa inna ilayhi rajiun !'(Kur'an)
'Ne jemi tė All-llahut dhe ne vetėm te Ai kthehemi!'
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Hafiz Ali Korēa    15/9/2010, 15:04

Hafiz Ali korca ishte nje patriot i shquar qe punoi dhe dha goxha ndihmese per ceshtjen shqipetare, po ashtu ai ishte edhe nje klerik i mire fetar.
Por sipas sistemit te dikureshem nuk mund te ishe edhe klerik fetar edhe njeri i nderuar, ndaj Hafizi u godit nga sistemi komunist per bindjet e tij.
Po ju sjell nje strofe nga kryevepra e tij:

Per Shqiperine u perpoqa
sa flijova jeten time
nuk tregohet se sa hoqa
se shteti mi njihte krime.
"Hafiz Ali Korca ne kryevepren e tij 7 enderrat e shqiperise
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Hafiz Ali Korēa    15/9/2010, 15:04

HAFIZ ALI KORĒA
HOXHA I PĖRNDJEKUR




Midis hoxhallarėve tė pėrdjekur nga pushtuesit, nga fanatikėt dhe komunizmi pėr idetė, pikėpamjet dhe veprimtarinė e tyre ėshtė dhe Hafiz Ali Korēa i rritur nė njė mjedis patriotik, fetar e kulturor Korēar tė pastėr, ai u brumos me bindje dhe parime bazė, qė e ngriten lart emrin e tij. Pėr kėto ai, nė vitin 1893, kur ishte nė moshėn 20 vjeēare, u internua nė Sinop, sepse ndėrsa udhėtonte me trenin Sofije-Stamboll, iu kapen librat shqip, atėherė tė ndaluar. Mė 1900, u internua nė Anadoll, pėr aktivitetin nė mėsonjėtoren e Korēės. Pas Kongresit tė Dibrės ia shkatėrruan shtėpinė. Mė pas, Kabineti i Telat Pashės e dėnoi me vdekje, por me ndėrhyrje u fal. Mė 1924 u pėrjashtua nga Kėshilli i Lartė i Sheriatit. Mė 1925 botoi nė Tiranė pamfletin “ Bolshevizma e ēkatėrrimi i njerėzimit “.
Hafiz Ali Korēa zhvilloi njė veprimtari ntensive nė disa drejtime dhe kryesisht nė fushėn e kulturės, tė fesė dhe tė publicistikės. Ai ka shkruar njė varg veprash origjinale nė prozė e poezi fetare dhe laike. Ndėr to shquhen : “ Mevludi “ ( 1900 ), “ 303 fjalė tė Imam Aliut “ ( Botuar nė Korēė mė 1910 ), “ Historia e shenjtė dhe tė katėr halifetė “ ( Botuar nė Tiranė mė 1931, fq. 288 ), “ Jusufi me Zelihanė “ ( Botuar nė Elbasan mė 1923 ), “ Gjylistani “, pėrkthim nga Saadiu, ( 1918, “ Shtatė Ėndėrrat e Shqipėrisė “, poezi, ( Botuar nė Tiranė mė 1944 ), “ Tefsiri i Kur’anit “, ( mbetur dorėshkrim, me njė vėllim prej 2000 faqesh, R.Z. ) punuar gjatė viteve 1920-1924, “ Rubaijjati Khajjam “ ( Hajjam, pėrkthim nga O. Kajami, 1930- Ribotim 1942 nė Tiranė ).
Njė rėndėsi tė veēantė kanė gjithashtu edhe tekstet shkollore si : “ Abetare shqip “ ( 1910 ), “ Fe Rrėfėnjėsi morali “ ( 1914 ), “ Gramatika, Syntaksa shqip-arabisht edhe fjalime “ ( 1916 ). Hafiz Ali Korēa ka lėnė edhe njė numėr tė konsiderueshėm dorėshkrimesh e pėrkthimesh.
Hafiz Ali Korēa, duke pėrkthyer kryeveprat si “ Gjylistani “, “ Rubairat “ si dhe “ Jusufi me Zelihane “, i bėri tė flasin shqip poetėt e mėdhenj si Saadiun, O. Kajamin etj.
Hafiz Ali Korēa qe ndėr mėsuesit e parė tė mėsonjėtores sė parė shqipe nė Korēė dhe bashkėpunoi ngushtė me Pandeli Sotirin, drejtorin e mėsonjėtores sė parė shqipe tė Korēės. Aty dha pa pagesė edukatė islame. Pas shpalljes sė Pavarėsisė, iu ngarkuan detyra tė rėndėsishme. Qe kėshilltar i Ministrisė sė Arsimit, Drejtor i Pėrgjithshėm po i asaj Ministrie, Shef i Fetva-minit pranė Kėshillit tė Lartė tė Sheriatit nė Shqipėri, pedagog nė Medresenė e Lartė tė Tiranės etj.
Gjatė jetės sė tij Hafiz Ali Korēa bashkėpunoi me njė varg figurash qė luajtėn rol tė rėndėsishėm nė historinė e kohės sė re tė Shqipėrisė, siē janė : Kristo Luarasi, Jusuf Turabi Kėrēova, Pandeli Sotiri, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Mati Logoreci, Sali Nivica etj.
Jeta e tij ėshtė njė shembull i pėrsosur i atdhetarit tė devotshėm, qė nuk ndan fjalėn nga veprat e poetit qė fton bashkėpunėtorėt tė punojnė pėr mėmėdheun, tė mos e braktisin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Hafiz Ali Korēa    15/9/2010, 15:05

Hafiz Ali Korēa

--------------------------------------------------------------------------------

Si ay ta duam iman’ e vatanė

Pėr udhė rrefenjės mjaft kemi Kur’anė.

Po mbajtmė Kur’anė, mbajtmė lumtėrinė,

Me tė munt ta mbajme din’ e kombėsinė

ps. Pra ne kete rast PAtrioti dhe teologu Hafiz Ali korca do tju tregoje tere muslimaneve te shqiperise se duhet ta duam atdheun tone ashtu sic e donte edhe njeriu shembull per ne Profei Muhamed as.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Hafiz Ali Korēa    15/9/2010, 15:05

Hafiz Ali Korēa(1874 -1957)

Lindi nė Korēė, mė 1874 dhe ndėrroi jetė nė Kavajė ,
mė 1957.
- Mėsues nė Mėsonjėtoren e Parė Shqipe tė Korēės
- Pjesėmarrės nė Kongresin e Dibrės
- Kėshilltar dhe Drejtor i Pėrgjithshėm nė Qeverinė e pėrkohshme tė Vlorės tė kryesuar nga Ismalil Qemali(1914)
- Pjesėmarrės nė Komisia Letrare Shqipe nė Shkodėr(1916-1918)
- Drejtor i Arsimit pėr Durrėsin, Elbasanin, Dibrėn, Matin dhe Pogradecin(1916)
- etj.

Njė listė e shkurtėr e disa veprave nga Hafiz Ali Korēa :

“Shtatė ėndrrat e Shqipėrisė”
“Bolshevizma ēkatėrimi i njerėzimit”
“Elifba (abece) arabisht”
“Sintaksa pėr shkollat shqip”
“Psikologji”
”Gjylistani e Trėndafilishtja” - pėrkthim i veprės sė Saadiut
“Rubaijjati (Katrorėt)” - pėrkthim i veprės sė Umer Khajamit
“Mevludi a jet’ e pastėr e Pejgamberit”
“Mevludi I”,
“Kurani i madhnueshem e thelbi i tij”
“Ora e Shkodrės”
“Historia e shenjtė dhe tė katėr Halifetė”
“Mevludi”
“Myslimanija”
“Mevludi dhe cilėsitė e shenjta tė Pejgamberit (A.S.)”
“Tefsiri i Hazreti Kuranit”
“Histori e Shenjtė”
“Fetė e para”
“Filozofi e vjetėr”
“Filozofi mbi besimet myslimane”
“Ilmibal i gjatė”
“Kujtimet e burgut”
“Fjalėt e arta nga gjuhėt e zjarrta e nga mendjet e larta”
“Vjershėrimi”
“Logjika”
etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Hafiz Ali Korēa    15/9/2010, 15:05

H. ADEMI (A,S)- Ali Korēa

Zoti Ademin nga dheu,
pa mėmė pa at'e kreu,
Zoti vet e ka gatuar,
Atin e nderēim ndėr duar.
I dha frymė dhe e ngjalli,
shumė tė mira i fali,
i fali tė madhe dritė,
i dha tėrė dituritė.
Engjėjt krejt nga qielli rrodhėn
anės Ademit u mblodhėn.
Kur e panė fort tė ditur,
kanė mbetur tė habitur,
fort i ditshmi u rrėfye,
me tė s'qitej dot nė krye,
merrej vesh dhe prej fytyrės,
q'ish m'i madh'i kreatyrės.
Tėrė nė sexhde i ranė,
veē dreqi u hoq mė nj'anė
i u shti hallka e mallkimit
ati shejtani-rraxhimit.
Dha urdhėr engjėjt e zunė,
Ademin nė kopėsht e vunė
edhe tė shoqen Havanė
Ademit ia vunė pranė.
Shumic'e ehli-sunnetit
shėnojnė pun'e Xhenetit,
ish njė kopėsht a njė drurishtė
veshur me pemė lulishtė,
le tė jetė si tė jetė,
kush ish e di Zoti vetė.
I u dha Zoti urdhėratė:
"hani pini dit'e natė,
kur e ku qysh tė doni,
hani me gaz mbretėroni.
Vetėm nga ky dru mos hani,
kėtė fjalė tė ma mbani".
اcfarė lloj peme ka qėnė,
Kurani s'na e ka thėnė.
Djalli nga nakari dolli,
me njė butėsi i u foli;
"mė vjen keq se nuk e dini,
kėshtu nga herė nuk jini,
do tė vdisni do tė shkoni,
kėtė gjė do ta kėrkoni.
Nė doni gjithnjė tė rroni,
me gėzim tė mbretėroni,
nga ky dru po hėngrėt kokrra
s'ju ka pėr tė blojtur mokra,
domethėnė s'vdisni kurrė,
do tė rroni grua, burrė".
I gėnjeu me be me fjalė,
se qe thėnė pėr tė dalė,
prej kopshtit i kanė qitur,
shumė larg i kanė zbritur.
Parajs Ademi i gjorė,
s'pati vehten nė dorė,
nga ashku i Perėndisė,
ra nė det tė bukurisė,
er'e ashkut e kish dehur,
zemrėn e tij e kish nxehur,
aq sa vehten nuk dinte,
kush ishte e ku po rrinte.
Kurse Havvaja e shkretė
i a dha me dorėn e vetė
atė pemėn e ndaluar,
kur ishte i turbėlluar.
Pemėn mirė pa e pėrēapur,
qė tė dy i kanė kapur,
shumė vjet mbetėn tė ndarė,
nat'e ditė duk'e qarė.
Shumė vojtnė, shumė hoqnė,
nė Mekke mezi u poqnė.
Si i u fali Zoti fajin,
e prenė kujėn e vajin.
Tha Zoti ngrehne Kabenė
qė tė falen sa tė jenė.
Atit Adem dhjetė fletė,
i zbriti Zot'i vėrtetė.
Shumė sende i tregonin,
nga tė ligat e mėrgonin,
qenė shkruar dituritė,
pėr t'i dhėnė njeriut dritė.
Atyre bij edhe bija,
i u dha shumė Perėndija.


Marre nga libri i Hafiz Ali Korēės, Historia e Shenjtė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Hafiz Ali Korēa    15/9/2010, 15:06

Martesat e para

Kėtė gjygj vu Perėndija
pėr t'u shtuar njerėzija.
Njė ēun i barkut tė parė,
motrėn e tij mos e marrė,
ishte harram t'ia rrėmbejė,
po me tjetrin ta kėmbejė.
Motra qė kishte Kabili,
lipsej ta merrte Habili.
Por Kabili zemėr-ndyri,
n'gjyq tė Zotit nuk hyri:
"si e dhėnkam motrėn time?
q'e kam tė bukur e trime!
S'ėshtė punė o im atė,
t'i bėnj vet'hes kėtė datė!
Mir e ka dhe le ta mbajė,
s'ėshtė gogol e ta hajė"
Tha: "O bij! S'ju gėnjej unė,
nga Zoti ėshtė kjo punė,
bėjini Zotit kurbanė,
t'i shihni punrat si janė"
Habili shkoj njė dhi zgjodhi,
Kabili ca kallinj mblodhi,
tė dy pėrdhe i lėshuan,
edhe fjalėt i pushuan.
Javo se njė zjarr i u zbriti,
njėherėsh dhinė e gėlltiti.
E vėrteta nė shesh dolli,
Habili asgjė nuk foli,
u helmua fort Kabili,
djallėzirat zu i tilli,
mendohej vendoste planė,
si t'a vrasė tė vėllanė.
Djalli si njeri i dolli,
dhe njė zog nė dor'e solli,
me dy gur e shtypi dreqi,
kėsi lloj punėn e ndreqi.
Nxu Kabili kryelarti,
erdhi u ndez si lugati.
Djallėzitė mė s'e lanė,
por shkoj shtypi tė vėllanė,
si e vrau nė thes e shtiri
dhe vėrtitej si i piri.
Thuhej disa dit e mbajti,
mė s'la vise qė nuk vajti.
Me me mendt e tij fare s'mundi,
qė ta m'blonte gjėkundi.
Zoti vrasėsit tė ndyrė,
i ka shfaqur njė pasqyrė,
i ēoj pėrpara dy gala,
pėr tė mbyllur kjo andrralla.
Bot e bot duk'e pėrpjekur,
ra njėra pėrdhe e vdekur,
tjetra me thonj dhe ē'kėrmiti,
mbuloj shoqen q'e dremiti.
Kabili i zi nga kjo punė,
u tmerrua rrahu gjunė,
"bobo tha mė plastė hunda,
sa kjo sorra qysh nuk munda,
ta mbuloja tė mos njihej,
se ku ėshtė tė mos dihej"
Gjė s'fitoj kot u mundua,
mė tepėr u pendua.
Vrasja nga Kabili erdhi,
gjak mė parė ky dreq derdhi.
La zakon tė lig nė jetė,
gjithmon mallkim tė ketė!
Lum kush punon me mėshirė,
edhe la zakon tė mirė.
Nuk i vdes as emri kurrė,
e lėvdon grua e burrė,
e kujtojnė dhe Mervanė,
po jo si Nushirevanė.
Po kujtohet Jezid qeni
po jo si imam Hyseni.
Thonė: gjer mė dyzet-mijė
arriu Ademi fėmijė.
Me qindra vjet ka jetuar,
mė sė fundi ka shpėtuar.
Historia s'e ka ndarė,
ku e ka Ademi varrė.
Vallė nė Mekke e vunė,
apo serendip e shpunė,
nuk e ndan dot historia,
si ėshtė e di Perėndija.
Havvaja shum mė s'hoqi,
pas pak dit shkoj nde i shoqi.
Nė Xhidde ėshtė mbuluar,
fjala s'ėshtė e turbulluar.
Paēin nga Zoti i vėrtetė,
qė tė dy ndjesė pėrjetė.

Marre nga libri i Hafiz Ali Korēės, Historia e Shenjtė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Hafiz Ali Korēa    15/9/2010, 15:06

H. IBRAHIMI (A.S)- Pjesa e I - Ali Korēa

Njėmijė e ca u bėnė,
pas rrebeshit kanė thėnė,
mbret'i Babilit Nemrudi,
Perėndi thosh jam makuti.
Pa njė ėndėrr tė mėrzitur,
mblodhi tėrė njerėzit e ditur.
E ke pisk o mbret i tharė,
se ėndrrat tė mbrothēme s'janė,
prej dorės do tė dalė ,
mbretėrija nga njė djalė.
Nė bark sivjet do bjerė,
po mblidh mėnd o i mjerė.
I dha rredhit urdhėratė,
tė ndahen burrat nga gratė,
atė mot sa djem u lintnė,
nė pallat tė mbret u qitnė.
Blegėrini of si shqerrat,
kur theren foshnjat tė mjerat.
Atė mot Zot'i vėrtetė,
Ibrahimin ēoj nė jetė.
I u vajti kot mundimi,
s'ndjen q'u lind Ibrahimi,
e pat kujdes Perėndija,
u rrit ardh nė mend't e tija.
Kur u qit jashtė i ati,
ishte bėrė burrė gati.
ha kur pa njė yll tė ndritur
ky Zot mos na ka javitu,
kur e pa qė fshehu synė,
s'tė njoh dot tha pėr Zot tynė!
Kur pa hėnėn ndrit mė mirė,
vetėtin ndėr hapėsirė,
mė duket ky do tė jetė,
Zoti qė mė kreu nė jetė.
Kur u fsheh nga sytė e tija,
as ti s'je tha Perėndija.
Pa diellin mė tė gdhirė,
nga tė tėrė ndrit mė mirė,
ky po llapc mė tepėr thotė,
do tė jetė Zot nė botė.
Por kur pa q'u perėndua,
nga kėto tha, asnjė s'dua!
Syt'e mi tani mė mbenė,
mbi Zotin qė kreu ē'nuk qenė.
Tmerroju ashik e mjerė,
shih Ibrahim pejgamberė,
vėrė vesh qysh janė fjalė,
njėherėsh nuk kapen shkallėt
Tėrė kėshtu kanė vojtur,
Perėndinė pėr tė njohjtur.
Shkallė, shkallė gjer tė ngjitesh
je foshnje prit gjer tė rritesh.
S'ėshtė aq kollaj siē thonė,
me kėta sy tė shoē Zonė,
po tė thonė e kemi parė,
ta dish janė gėnjeshtarė.
Mbaje mend tė tė them unė,
do shėrbim tė madh kjo punė.
Si prej gjėmbit trėndafijli
ashtu doli dhe Halili,
i ati i tij Azeri
kalitte pute i mjeri.
Pėrher i biri i thotė,
ē'i u falesh statuve kotė.
Ay dhe kombi i thonė:
"i gjetėm nga prindėrit tonė".
Bashkė me prindėrit jini,
ndėr errėsirėt e s'dini.
Tė drejtėn ti na e sole?
Apo pėr tė tallur dolle?
Tha: "Zot kemi Perėndinė,
na krijoj nė gjithėsinė.
Ai ju krijoi dhe juve,
tė ju them pėrpara syve,
pėr Zotin po ju betohem,
ju them sheshit ē'po mentohem.
Pa kthyer krahėt mirė,
statytė i kam pėr tė grirė"
nė bajramishtė kur vanė,
falishten vetėm e lanė.
Halili si ish i nxehtė,
rroku sėpatėn e mprehtė.
Veē tė madhit tė gjith i their,
edhe i plasi pėrdheri.
Sėpatėn i a vuri plakut,
edhe dolli jashtė pragut.
Kur i panė perėnditė,
therur e grirė si dhitė,
qanė, thirrėn, lebetitėn,
ēorrėn faqet e bėrtitėn.
Kush nė i griu perėnditė,
nuk paska nė shpirtit dritė.
Bubu mos qoftė e thėnė,
sa zemėr-zi paska qėnė.
Thanė; Ibrahimi i theri,
dhe i pėrplasi pas dheri.
Ja moj kuje, ē'na gjeti?
Vajti fjala gjer ne mbreti.
E pėrlanė q'atė ditė,
ti i grive perėnditė?
Tha: "pyetni mė tė madhė,
t'ia u thotė me rradhė".
Nga fytyra for u vrejtnė,
njėri-tjatrin e vėrejtnė.
Njėri-tjatrit duk'e thėnė,
kjo pyetje duhesh lėnė.
E drejta nė turpėruat,
karshi kėtij na marruat.
Unjėn kryet dhe i thanė,
o ēun, putet gojė s'kanė.
I u tha: "s'kini turp kur flisni,
puteve qysh i u taptisni?
Kėtyre qė janė gurė,
s'bėjnė as keq, as mirė kurrė.
Uh sa qėnkeni kokė-thatė,
putet kaptė, Zon e latė!".
Me fjalė s'kryen dotė punė,
Halilit nė llė¹ ia vunė.
Nė zjarrt thanė, e pėrvėloni,
nė dhet tė gjallė e mbuloni.
Mos rrini njerėz tė mpitė,
gėzojini perėnditė.
Fjala kėshtu kapi fundin,
nemrudanėt sa tė mundin,
tėp resin dru disa javė,
t'i bien t'i bėjnė stavė.
Dyzet ditė si ndezėn zjarrė,
e kan Ibrahimin marrė,
mbi manxhinekun prej druri
shpirt keq Nemrud e vuri.
Ia dhanė volit dhe e drodhėn,
qė pėr sė largu e hodhėn.
Prej manxhinekut tė shkretė,
kur fluturonte pėrpjetė,
Xhibrili nga qielli zbriti,
pa rėnė pėrdhe e priti.
ا'dėshėron Halil thuajmė
a do kėtu tė tė mbajmė?
Nė thėnē prej teje gjė s'dua,
se prej Zotit s'mė di mua.
Zoti Halil¹ i ka thėnė,
se kaq besnik ka qėnė
Kėmb'e tij nė zjarr pa shkelur,
ju bė njė parajs i ēelur
As gjėkundi s'u cėnua,
as gjėkundi s'u lėndua.
Ka burra edhe sot futen
brenda nė zjarr dhe nuk tuten.
Edhe sot ai dru shihet,
ndė Urfė dhe vėndi njihet.
Nga mushicat gjet belanė,
prej syresh njė frymė s'lanė.
Tridhjet-vjetė ėshtė marrė,
nė Babil me mbren e marrė.
Si u shuan Nemrudanėt,
Ibrahimi, Muslimanėt,
nga Shami nė Falestinė,
u vendosėn qė tė rrinė.




Marrė nga libri i Ali Korēės, Historia e Shenjtė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Hafiz Ali Korēa    15/9/2010, 15:07

H. IBRAHIMI (A.S)- Pjesa e II - Ali Korēa

(Udhėtimi i Ibrahimit pėr nė Egjypt. )

Mori Sarėn edhe Lutnė,
ardhnė nė Misir u futnė.
Sarėn jevgėt kur e panė,
Firaunit vanė i thanė:
"ka ardhur njė zonj'e bukur,
qė gjėkundi s'ėshtė dukur"
ē'bėtė tha qė mė rrėfyet,
ah mė piktė mė mbėrthyet.
Tė m'i sillni shpejt taninė,
t'i pyes, ē'janė, nga vijnė.
Halilin e gjetnė e shpunė,
e poqnė me Firaunė.
"nga jinni ē'bėni, ē'kėrkoni,
zonjėn ē'e bėtė mė thoni?"
"nga Kanani jemi ngritur,
fort tė varfėr tė kapitur,
tė madh zi ka nė vėnd tonė,
qė s'ka ngjarė kėshtu thonė.
Motra nipi edhe unė,
ardhmė pėr drithnė kėtunė".
Tė ma sellē tha se e dua,
tė tė motėr ta marr grua.
Vėrtet motėr nuk e kishte,
vetėm se nė njė fe ishte.
Deshi ta fshihte nga frika,
qė tė shpėtonte nga thika.
ا'tė bėnte vajti e solli,
edhe vet u ngrit e dolli.
Zonjės duart me tė nderė,
i u thanė sa kaq herė.
U tremb, i u lut: "o moj Sare!
po mė shrove s'tė ngas fare"
"Shroje Zot tha Firaunė,
n'u largoftė nga kjo punė!"
Si u shrua nga gėzimi,
e dėrgoj nde Ibrahimi.
Pėr shėrbim i dha Haxhirė,
ta ketė si Xhavahirė.
Tha: "qė nesėr tė ngarkoni,
tė mos qielli po tė shkoni".
U ngritnė tė katėr vanė,
nė pak ditė zun Qen-anė.
Sareja si s'pat fėmijė,
as shpresė sojėsh tė vijė,
i tha tė shoqit: "ta dhashė,
ta keshė grua kėtė vashė".
Lindi Ismaili i mirė,
si hėna nė hapsirė.
E bėri synet i ati,
trembėdhjet vjeē kur pati.
Sareja si s'lindi vetė,
mė tė zu nakar tė ketė.
I tha tė shoqit qė t'i shpjerė,
prej Qenanit larg t'i lerė.
Haxhirė me gjith birė,
i shpu ndė njė shkretėtirė:
"pse mė le o burrė shkretė,
qysh ta shkoj tė zezėn jetė?"
"mbrojtės tha ke Perėndinė,
ai s'tė lė tė heqsh tinė".
Sareja fare s'e linte,
tė rrinte atje tė flinte,
sa i shihte se qysh janė,
dhe prapė zinte Qenanė.

Marrė nga libri i Ali Korēės Historia e Shenjtė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Hafiz Ali Korēa    15/9/2010, 15:07

Mos mė thoni....


Mos mė thoni se vdiq,
Mos mė thoni se nuk ėshtė mė,
I miri e i bukuri i nėnės,
Ėshtė nė zemėr tashmė.
Mos mė thoni, ku e qėlluan plumbat
Nėna e di, nė kraharor
Ēelėn bozhuret e gjakut,
si lulėkuqet nė dėborė.
Mos mė thoni se s'vjen mė,
Do e pres te pragu i derės,
E ai do t“vij si gjithnjė,
Sikur flladi i pranverės.

Do t“vij si agimi ditės,
Zemra e nėnės do t“vij,
I ndritshėm si rrezja e diellit,
Magjeps si hyjni.
Mos mė thoni se jam e vetme,
Se kam mbetur fillikat,
Ai do tė vij me shokė netėve,
Pushkėn do e var mbi shtrat
Mos mė thoni se vdiq im bir,
Ai ka rėn, por nuk ka vdekur
Nė udhėn e lirisė pėr ku ishte nisur,
Duhej derdh gjak pėr tė arritur
Secili prej tyre kishte mall pėr atėdhe,
Por mbi tė gjitha njė dėshirė
Ta zhdukin errėsirėn e rėndė,
Qė Kosova t“jetojė e pamvarur dhe e lirė
Mos mė thoni, asgjė mos mė thoni,
Ai do tė vij rishtas si agu i ditės,
Fshijeni lotin dhe shikoni, lartė
Ai ėshtė mbi bjeshkėt e Drenicės.

Marre nga revista "Zani i Naltė"
organ i Komunitetit Mysliman Shqiptar,
Tiranė nr. 11. Gusht 1924
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Hafiz Ali Korēa    15/9/2010, 15:07

Libri "Shtatė ėndrrat e Shqipėrisė" nga Hafiz Ali Korēa

--------------------------------------------------------------------------------

Shqipėria nė shtatė ėndrrat e Ali Korēės


Alma Mile
05-01-2007



Pas 62 vjetėsh ribotohen "Shtatė ėndrat e Shqipėrisė" e patriotit Hafiz Ali Korēa. Aty Korēa paralajmėron politikanėt e viteve '20-'30 pėr pasojat qė do t'i vinin vendit nga vendimet e tyre

Si njeri i kėnduar, ish-anėtar i Kėshillit tė Lartė tė Sherihatit dhe drejtues i institucioneve arsimore, nuk e kishte problem tė qėndiste njė deklaratė ku tė shtronte gjerė e gjatė problemet qė e shqetėsonin atė dhe gjithė shqiptarėt. Zgjodhi njė tjetėr rrugė, atė tė shėmbėlltyrave. Janė 7 ėndrra dhe 7 shpjegime qė Hafiz Ali Korēa iu drejton politikanėve shqiptarė gjatė viteve '20, qė nuk po ndėrgjegjėsoheshin pėr rrezikun qė i kanosej Shqipėrisė nga pushtuesit dhe copėtimi. "Si njė atdhetar idealist pėr t'ua sjellė ndėrmend asamblistėve se rruga qė kanė kapur nuk po i shpie nė Kabe (Qabe) por nė shkretėtirė, shkruajta kėto Shtatė Ėndrrat dhe pasi i shtypa vetėm njėqind copė ua dhashė nga njė duke iu thėnė: Sot fati i Shqipėrisė ėshtė nė duart tuaja. Nė qoftė se shtetit do t'i hidhni njė themel tė mirė duke zgjedhur burra tė mirė e tė drejtė, nėse do tė ēelni njė Bankė Kombėtare me tė hollat e kapitalistėve shqiptarė dhe nėse fėmijėt do t'i rritni me ndjenja kombėtare e fetare, atėherė do tė jeni tė lumtur e tė lavdėruar, pėrndryshe pas 15 ose 20 vitesh, kur tė realizohen kėto shtatė ėndrrat e tmerrshme do tė bėheni pishman por nuk do t'ju bėjė dobi". Kėto ėndrra nė formė poezish Korēa i shkroi nė vitin 1923 nė prag tė Kongresit tė Lushnjes dhe i ribotoi sėrish nė qershor tė vitit 1944, nė prag tė ēlirimit nga nazifashizmi dhe nė vigjilje tė njė tjetėr periudhe tė errėt. Nė fund tė vitit 2006 kėto poezi apokaliptike vijnė pėr lexuesin shqiptar nė ribotimin e tyre tė tretė nga orientalisti Ermal Bega nėn titullin "Shtatė ėndrrat e Shqipėrisė". Libri prej pak mė shumė se 100 faqesh sjell edhe njėherė poezitė dhe disa kujtime tė Hafiz Ali Korēės. Ato mė interesantet duket tė jenė ėndrrat me tė cilat pėrēon edhe mesazhe. Njė kuēedėr i shfaqet nė ėndrrėn e parė. Njė krijesė e tmerrshme qė kėrkon tė djegė ēdo gjė me zjarr e flakė. Nė ėndrrėn e dytė, nga njė kasafortė e madhe del njė nepėrkė e tmerrshme qė duket se do pėrpijė gjithė vendin. Njė ari me njė gojė tė stėrmadhe i shfaqet nė ėndrrėn e tretė. Ndėrsa nė tė katėrtėn disa krijesa tė tjera tė frikshme qė shkaktojnė rrėmujė e panik. Nė ėndrrėn e pestė i shfaqet njė perri, e veshur me rroba tė rėnda, por qė e copėtojnė me thika, duke i marrė shpirtin. Ėndrra e gjashtė e hedh nė njė pallat madhėshtor, ku njerėz tė pushtetshėm kanė vendosur tė lėnė mėnjanė grindjet e tė thėrresin njerėz nga jashtė pėr tė drejtuar vendin. Nė tė shtatėn ndodhet nė njė tjetėr pallat ku tė pushtetshmit hanė kryet me njėri-tjetrin pėr metodėn qė do pėrdorin nė drejtimin e vendit. Disa thonė tė ndiqet metoda angleze, njė tjetėr italiane, ruse, greke… Pasi ofron kėto shėmbėlltyra, pėr t'i shpjeguar ato, Hafiz Aliu krijon njė tjetėr personazh, Hamzadenė, njė grua plakė tė menēur qė lexon ėndrrat e burrit. Kuēedra nė ėndrrėn e parė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse kreu i vendit qė rrezikon tė kthehet nė njė diktator. "Kryeplaku si kuēedra njė nga njė i ha tė ditēmit/ I vret i ther, i mbyt tė tėrė nuk do t'i shohė tė ndritēmit". Nepėrka pėrfaqėson bankat e huaja qė po pėrpijnė kapitalin shqiptar. "Sa pėr ari gojėmadhin ėshtė mbreti qė do sillni/ nė paēi shumė tė holla flakini nė zallt i mbillni". Kėshtu e shpjegon ėndrrėn e tretė Hamzadeja. Nė tė katėrtėn krijesat janė drejtuesit e vendit qė nuk mendojnė gjė tjetėr veēse tė pasurohen. "Dhe bukuroshe perija ėshtė vetė Shqipėrija/ Pjesė pjesė bijtė e ndanė, mos e ndaftė perėndia". Nė tė gjashtėn edhe pse duket se shqiptarėt po lėnė mėnjanė grindjet, po i sjellin njė tjetėr tragjedi vendit, atė tė drejtimit nga njė i huaj, siē ndodhi nė rastin e Princ Vidit. Edhe nė tė shtatėn janė krerėt shqiptarė qė nuk gjejnė gjuhėn e pėrbashkėt pėr qeverisjen e vendit. Pasi ka pėrfunduar shpjegimin e ėndrrave, pėrmes njė tjetėr poezie, Korēa bėn thirrje pėr bashkim "Bij mos grindi, mos pėrēahi shėndoshni mėmėn e smurė/ se njė gjak, njė racė, jini ngatėrrim mos qitni kurrė". Pas kėtyre shtatė ėndrrave e shpjegimeve autori ofron ngjarjet e kohės pėrmes kujtimeve tė tij. E nis me vitin 1893, kur nė moshėn 20-vjeēare e internojnė nė Sinop, ngaqė kur udhėtonte me trenin Sofie-Stamboll iu kapėn libra shqip, atėherė tė ndaluar. Mė 1900, u internua nė Anadoll, pėr aktivitetin nė mėsonjėtoren e Korēės. Pas Kongresit tė Dibrės ia shkatėrruan shtėpinė, sepse guxoi tė ngrinte ēėshtjen e gjuhės shqipe, gjė qė ēuditi shumė njerėz, duke qenė se ai ishte anėtar i Kėshillit tė Lartė tė Sheriatit. Mė pas, Kabineti i Telat Pashės e dėnoi me vdekje si "propagandist e anėtar i shkronjave latine", por me ndėrhyrje u fal. Mė 1924 u pėrjashtua nga Kėshilli i Lartė i Sheriatit. Hafiz Ali Korēa qe ndėr mėsuesit e parė tė mėsonjėtores sė parė shqipe nė Korēė dhe bashkėpunoi ngushtė me Pandeli Sotirin, drejtorin e mėsonjėtoresshqipe tė Korēės. Pas shpalljes sė Pavarėsisė iu ngarkuan detyra tė rėndėsishme. Qe kėshilltar i Ministrisė sė Arsimit, Drejtor i Pėrgjithshėm i po i kėsaj Ministrie, Shef i Fetva-minit pranė Kėshillit tė Lartė tė Sheriatit nė Shqipėri, pedagog nė Medresenė e Lartė tė Tiranės etj. Gjatė jetės sė tij Hafiz Ali Korēa bashkėpunoi me njė varg figurash qė luajtėn rol tė rėndėsishėm nė historinė e kohės sė re tė Shqipėrisė, siē janė: Kristo Luarasi, Jusuf Turabi Kėrēova, Pandeli Sotiri, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Mati Logoreci, Sali Nivica etj.
Shqipja qė donte Ali Korēa

Nė njė kohė kur tė flisje pėr gjuhėn shqipe ishte e ndaluar, Hafiz Ali Korēa kėrkon nė Kongresin e Dibrės, nė vitin 1909 mėsimin e gjuhės shqipe zyrtarisht nė shkollė. Si njė pėrfaqėsues i Kėshillit tė Lartė tė Sherihatit kjo ngjalli shumė diskutime. Njė vit mė vonė do tė nxirrte librin "Abetare shqip" e mė pas "Gramatika, Syntaksa shqip-arabisht edhe fjalime". Numėron njė sėrė pėrkthimesh ndėr tė cilat mė tė rėndėsishmet "Gjylistani" i Saadiut dhe "Rubairat" e Omer Khajjamit, tė cilat i bėri tė flisnin shqip.

Reformė pėr medresetė

Si njė shėrbėtor i Zotit, njė nga detyrat e tij ishte shėndoshja e besimit, por kjo nuk mund tė bėhej pa njė sistem tė fortė arsimor. Hafiz Ali Korēa ishte pėr reformimin e medreseve, reduktimin e viteve tė gjuhės arabe dhe mėsimin e saj me njė metodikė tė efektshme dhe krijimin e njė medreseje tė ciklit tė mesėm. "Sikur tė ishte ndjekur ky program sot nė Shqipėri do tė kishim shumė tė ditur si Hoxha Tahsini e shokėt e tij. Nė Shqipėri, 30 vjet mė parė patėm mėtepėr se 200 hoxhallarė tė ditur, por sot s'kanė mbetur as 20", - shkruan Korēa

Orientalisti

Nė kėrkim tė thesareve tė fshehura

Prej 5-6 vjetėsh nxjerr njoftime nė gazetėn "Ēelėsi" ku kėrkon tė blejė libra tė vjetėr nė gjuhėt orientale apo shqip. E ka pasion mbledhjen e dokumenteve tė vjetra dhe si njohės i mirė i gjuhėve orientale pėrkthen edhe boton. Pas botimit tė "Rubairave" tė Omar Khajamit tė shqipėruara nga Hafiz Ali Korēa, Ermal Bega pėrgatiti pėr botim njė tjetėr libėr tė Korēės, por kėtė herė bėhet fjalė pėr njė libėr origjinal tė autorit. Bega thotė se gjatė 10 vjetėve qė i ėshtė dhėnė grumbullimit tė dokumenteve, ka arritur tė krijojė njė bibliotekė prej 100 librash e dokumentesh nė gjuhėt turke, arabe e perse 80, apo 90- vjeēarė. Mes tė cilave edhe Fjalorin e Shkencave tė Sami Frashėrit. Me kėto libra, Bega shpreson tė hapė edhe njė ekspozitė ku tė mund tė promovojė librat e tij, por tė tėrheqė edhe vėmendjen e opinionit publik pėr investimin dhe hapjen nė vendin tonė tė njė katedre tė orientalistikės. Ermal Bega ka studiuar nė Universitetin e Prishtinės pėr Orientalistikė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Hafiz Ali Korēa    Today at 17:43

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Hafiz Ali Korēa
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: