Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Hiqmet Meēaj-roman-"Kukullat e pyllit"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Hiqmet Meēaj-roman-"Kukullat e pyllit"    15/9/2010, 14:42

KAPITULLI I PARĖ

1

Kur hyri Admeti nė zyrėn e shefit, ishte mesditė. Shefin nuk e njihte mė parė, ndaj u ēudit nga trupi i tij i paktė dhe buzėt tepėr tė holla.
-Nuk kam shumė kohė, - shpejtoi tė thoshte ai, pa i thėnė “ulu” e pa i dhėnė dorėn.
-Ju kemi emėruar nė Kajat, ėshtė zonė e mirė, pak si larg...
Admeti pėr herė tė parė e dėgjonte kėtė emėr fshati. Emėrimi iu duk i ēuditshėm, ngaqė mendonte se do ta caktonin nė qytet, nė njėrėn nga shkollat e mesme, jo vetėm se nė diplomė nuk mungonte mesatarja e lartė, por edhe nga libri i tij i botuar e i pritur mirė dhe se nė xhep mbante librezėn e Lidhjes sė Shkrimtarėve, gjė e rrallė pėr njė tė ri tė moshės sė tij.
-Me kaq mbaruam, - tha shefi me indiferentizėm, qė atij iu duk tepėr i shtirur e aspak miqėsor, - nisu sa mė shpejt, tė mos humbasin fėmijėt mėsimet.
Pasi e vėshtroi tė porsaemėruarin shkarazi, shtoi si rastėsisht “kalo pak nga zyra e kuadrit, mė duket ke lėnė diēka pa shėnuar”.
-Ēfarė ? - pyeti Admeti .
-Hollėsitė i dinė ata ...
Doli nga zyra ftohtė. Diēka e beftė e kishte goditur, e kishte lodhur. Entusiazmi, gjallėria, gėzimi i emėrimit i ėndėrruar prej kohėsh, u tulatėn diku thellė me njė peshė tė rėndė, qė ia kėrrusėn trupin. Zbriti shkallėt e ndėrtesės hijerėndė duke zvarritur kėmbėt.
-E, ku ? – e pyeti njė zė i njohur.
Ishte Afrimi me tė cilin kishin studiuar bashkė pėr njėmbėdhjetė vjet.
-Nė Kajat, - po nuk e di nga bie.
-Aq larg ? – u habit ai, - po ti je shkrimtar, do tė vesh?
-Nuk dua ta filloj punėn duke trokitur dyerve, - tha Admeti, qė nuk donte tė shtonte se nėpėr ato dyer ishin po ata qė e kishin emėruar. Ata nuk do tė bėnin asgjė mė tepėr veē moralit, “se shteti harxhoi aq e kaq qė tė nxorri ty me shkollė dhe ti e ke pėr detyrė tė shėrbesh e t’ia shpėrblesh”.
-Do hash dynjanė, - tha Afrimi, - pėr mua u gjend njė vrimė nė qytet.
-Urime, - pėshpėriti dhe vazhdoi rrugėn nėpėr diellin e nxehtė tė fundgushtit. Nuk shihte asgjė, veē hapave tė tij tė lodhur e tė rėnduar nga fyerja. Ishte njė fyerje e rėndė, qė ai si shkrimtar po e quante me njė term tepėr pompoz “fyerje shtetėrore”, prandaj qe tepėr e rėndė, sidomos pėr njė si ai, tė sapoemėruar, diku nė humbėtirė. Nuk mendonte gjė tjetėr, veē tė arrinte sa mė shpejt nė shtėpi e tė bėhej gati pėr udhė. Prindėt e kishin mbajtur katėr vjet nė shkollė, duke u ngushtuar sė tepėrmi dhe ai e ndjente pėr detyrė ta gėlltiste “fyerjen shtetėrore”, sado e rėndė tė ishte, pėr hir tė pagės qė do tė merrte. Duhej tė takonte edhe Ladinėn, tė pėrballonte rėnkimet e saj pėr atė emėrim tė papritur. Ajo qė tani kishte filluar tė mburrej se djali i saj, domethėnė ai me tė cilin do tė martohej, do tė jepte mėsim nė gjimnaz, mu nė zemėr tė qytetit, do tė zinte miq me peshė e jeta diēka do tė sillte.
Ndjeu pėr herė tė parė se jeta ishte ēuditshme. Ajo kishte ngritur krejt papritur para tij disa enigma qė as i kishte ėndėrruar ndonjėherė. “E papritura”, mendoi ai, “mos vallė kjo ėshtė jeta dhe jemi tė pambrojtur prej saj”?

2

Ladina e priste me ankth. Nuk ishin tė fejuar, por qenė mė tepėr se tė dashuruar. I lidhte njė rrugė e ngushtė, fėmijėria, shkolla, mė pas kishte ardhur ai, prilli, qė ringjall stinėt e vdekura. Ishte njė prill i pazakontė qė hodhi borė edhe nė qytetin e tyre bregdetar. Bora, gjėja mė e rrallė pėr ato rrugė e ato ēati, e bėri gjithė qytetin tė shndėrrohej nė fėmijė. Ai kishte shkruar edhe njė poezi pėr atė foshnjėqytet, qė deshi tė ēmendej pėr pak ēaste, duke ulur moshėn artificialisht, siē bėjnė vajzat e plakura nė mėnyrė tepėr tė natyrshme. Ishte njė poezi qė nuk ia botonte kush, sepse si mund tė pranoje qė edhe komitetet, seksionet, drejtoritė, gjeneralėt, deri te shefat e zymtė tė kuadrove tė bėheshin fėmijė? Domethėnė pushteti fyhej, nomenklatura minimizohej dhe pėrse? Sepse iu tek njė prilli tė shastisur tė rrėmbente pak borė hua nga janari e ta shtronte nėpėr rrugėt e qytetit? Ai i pa kur tė gjithė u bėnė fėmijė tė vėrtetė, pleqtė e plakat qėlloheshin me topthat e bardhė, tė rinjtė rrokeshin, tė gjithė kryenin veprime si njerėz tė shndėrruar nė diēka tjetėr. Kurse ata tė dy, ndryshe nga qyteti, atė ditė pushuan sė qėni fėmijė, kryen disa veprime si tė rritur, u puthėn, jo si mė parė nė faqe, por nė buzė, u shtėrnguan fort, pastaj diku u fshehėn e nuk donin mė tė ndaheshin. Por ja qė bora shkriu shpejt e bashkė me tė iku edhe marrėzia. Ata shikonin se si binte flokė-flokė, si flakėt e njė zjarri tė bardhė, ndėrsa Admetin e tundonte njė varg “na dogje o prill gėnjeshtar”!
Kurse tani po e digjte vapa e gushtit, qė na qenka mė gėnjeshtar se prilli. Ladina e priste, s’ishte mė fėmijė, as nga trupi, as nga mendimet. Bukuria e saj tundonte shumė djem universitarė me punė tė mirė dhe ekonomi tė ngritur. Disa e ndalonin nė rrugė, tė tjerė i fusnin njerėz nė shtėpi e ajo duhej tė vendoste.
Kur hyri nė rrugicėn e tij, Ladina i doli pėrpara e skuqur disi nga pritja e lajmit.
-E, ku ? – e pyeti me njė frymė.
-Kajat ia thonė emrin, - tha ai dhe ndjeu se brėnda tij kėrciti diēka e thatė, si gėrvima njė dere qė po mbyllej.
Ladina e vėzhgoi me dyshim.
-S’ka shkollė tė mesme me emrin Kajat,-qeshi pak ajo, sikur donte tė thoshte “mos u tall me mua”.
-Ėshtė fshat i largėt,-tha ai dhe ndjeu tė bėhej mė e thatė kėrcitja e derės qė po mbyllej brenda tij.
Ladinės i shpėtoi njė lot i vogėl, si shkrirja e njė pikėze dėbore, fshehur aty nė cep tė syrit qė nga ai prill i largėt gėnjeshtar. E fshiu atė me rrėmbim, si tė donte tė dėbonte njė kujtim tė besdisshėm.
-Po ti je shkrimtar,- tha ajo.- Nė qytetin tonė ti je i vetmi shkrimtar me emėr. Ty tė recitohen vjershat nė radio.
Tani i erdhi radha Admetit tė vinte buzėn nė gaz.
-As mua nuk mė vjen mirė,- tha ai.
-Do shkosh?
-Pa tjetėr.
-Para se tė nisesh duhet tė mė takosh. Do tė tė them diēka qė duhet ta bėsh patjetėr.
-Ma thuaj tani.
Ladina u largua. Ndjeu rrėnqethje nga ajo lloj ikje nervoze, e papėrmbajtur, pa kthim koke. “Jeta”, tha ai pėr herė tė dytė atė ditė fundgushti, “sa shumė ēudira brenda pak orėve. Mos vallė jemi tė pafuqishėm para saj”?
Ishte e para herė qė i dukej sikur nuk shkelte mbi asfalt, por mbi njė shtresė tė zezė e tė dendur pikėpyetjesh .
3

Prindėt nuk e pritėn me shqetėsim tė madh emėrimin. Babai e njihte mirė Kajatin. Nėna, nė kohė tė Luftės, ishte strehuar atje disa javė te njė mik i babait dhe ndjente dashuri pėr njerėzit e atij fshati tė largėt malor. Megjithatė, Admeti ndjeu se pas qetėsisė me tė cilėn e pritėn lajmin, kishte diēka tė fshehtė, njė farė fisnikėrie prej prindi. “Emėrimi ėshtė ēasti solemn ku kurorėzohen ėndėrrat e thurrura me kujdes e ankth njė jetė tė tėrė”, thoshte shpesh babai. “Jeta ėshtė ėndėrr dhe ėndėrra jetė”, shtonte ai. “Jemi para njė figure komplekse, ngado qė ta kthesh, jep tė njėjtin shėmbėllim”.
E pra, kjo ėndėrr ishte bėrė prag jete. Jeta vazhdonte, vazhdonte edhe ėndėrra. Intuita prindėrore e ndiente fare mirė kėtė.
Admeti i ra rrotull kopshtit, mori njė trung dhe u ul nė tė pėrballė ēesmės. Ishte fėmija i tretė i emėruar larg prindėve, pas vėllait, diku nė njė rreth nė Veri dhe motrės nėpėr baltrat e trasha tė Fushės. Diēka nuk shkonte.
Porta e madhe e oborrit kėrciti. Midis kėrcitjes dhe hapėsirės u shfaq njė vajzė e vogėl me dorėn tė mbledhur grusht, nė tiparet zeshkane tė sė cilės Admeti njohu Garinėn, fqinjėn e vogėl tė Ladinės.
-Ina mė dha kėtė letėr pėr ty,- foli ajo me njė frymė dhe u zhduk me vrap midis hapėsirės e krisjes sė derės.
Admeti lexoi njė shkrim tė nxituar, ku m-tė dhe n-tė ishin zėvendėsuar me viza, shenjė kjo qė tė linte tė kuptoje se letra ishte shkruar tmerrėsisht shpejt dhe me nervozizėm. Lina i kėrkonte tė shkonte me urgjencė nė shtėpi tė saj, diēka duhej thėnė atje, “unė nuk e di se ēfarė”, thoshte ajo, “kėtė mendoje ti mė mirė”. Nė fund fare, lexoi njė fjalėzė tė vogėl, pas shprehjes “duhet tė vish pa tjetėr, ndryshe ...”, qė ai e lexoi jo “ ndryshe ”, po “ prishje ”. Nuk e kishte menduar kurrė se pas kaq e kaq vitesh, nė njė ditė tė bukur fundgushti, kur ai qe diplomuar, ishte bėrė shkrimtar i njohur, nė tė njėjtėn kohė do ta shtynin diku, nė xhunglėn mė malore tė zonės, do t’i kėpusnin dhe njė “ ndryshe ” nė njė letėr tepėr tė nxituar e tmerrėsisht tė nervozuar. Truri iu irritua, nervozizmi i atyre shkronjave iu ngjit nėpėr sy si njė mori milingonash. “Po qe se s’vete, ē’do tė ndodhė po qe se s’vete”?
Kėtė pyetje i bėri edhe babait, kur i tregoi pėr herė tė parė pėr atė vajzėn dhe letrėn e saj dhe se ajo vajzė me letrėn e nxituar e tepėr tė shqetėsuar e detyronte t’i shkonte pa tjetėr nė shtėpi dhe e kėrcėnonte me njė “ndryshe”.
“Ajo kėrkon ndihmėn tėnde” do tė shtonte babai pas njė heshtje tė gjatė, duke i lėnė tė nėnkuptonte se duhej tė shkonte, “se asgjė e mirė nė jetė nuk bėhet me kokfortėsi dhe se midis dy njerėzve qė duhen, kur njėri e humbet toruan, tjetri duhet tė jetė mė gjakftohtė” e gjėra tė tjera tė tilla, qė babai i thoshte me ngadalė, i menduar, duke u munduar tė ruajė ekuilibrin e tė birit, pikėrisht sot, kur po mundohej tė dilte nė jetė dhe ajo, jeta, po i jepte goditjet e para.


4

Admeti u nis. Derėn ia hapi Ladina qė ishte veshur me rroba tė zakonshme dhe nuk mundohej aspak ta fshihte shqetėsimin. E prisnin nėna dhe motra e madhe e saj, si edhe gruaja e dajos. Procesin, kėshtu e quajti bisedėn mė vonė, e drejtoi dajesha, njė fuēi, qė sipas tij, pak i ngjante gruas.
-Ky ėshtė ai ?- pyeti dajesha Ladinėn, si tė bėhej fjalė pėr ballafaqim me njė keqbėrės, qė me forcė e kanė sjellė nga ana e anės vetėm pėr tė thėnė ajo grua e stėrtrashė atė “ky ėshtė ai ?”, qė Admeti me mendje do t’i shtonte njė “ tipi ”, ose “ rrugaēi ”.
- Po babanė pse nuk e solle ?– pyeti ajo papritur.
“Se nuk mė deshi kjo”, u bė gati tė thoshte Admeti e tė kapte me dorė organin mashkullor, por pėrfytyroi se si do tė reagonte Ladina, si do ta pėrdorte atė shprehje dajesha e, nė fund tė fundit, gjithēka do tė shkatėrrohej nė mėnyrėn mė tė shėmtuar.
-Kėshtu e mendova, - tha ai me indiferentizėm, - dhe kėshtu ėshtė mė e mira.- Unė erdha tė njihemi, me Ladinėn...
Por dajesha ia ndėrpreu fjalėn duke iu drejtuar mamasė dhe motrės sė Ladinės se “ky”, domethėnė duhet nėnkuptuar “ rrugaēi ”, siē paska thėnė edhe herė tė tjera ajo, “nuk qenka njeri serioz, do tė tallet me ēupėn e botės, se edhe emėrimin nė filifistun e paska kėrkuar vetė, e tė tjera e tė tjera ”. Pastaj i tha atij se “ne, fisi ynė, nuk e kemi zakon tė bėjmė dhėndėr fshatar”.
Admeti, qė nuk kishte ardhur pėr t’u bėrė dhėndėr dhe po i mohonin diēka qė s’kishte kėrkuar, e ndjeu veten vėrtet tė fyer, bile mė tė fyer edhe nė se do tė kishte ardhur me qėllimin pėr t’u bėrė dhėndėr. Ndjeu njė si thikė tė mprehtė ta godiste drejt e nė kockė dhe nuk e pėrmbajti dot veten.
-Kush je ti,- bėrtiti ai,- injorante bajgė, fuēi ndyrėsirash!
Kuptohet qė pas kėsaj dajeshės do t’i binte tė fikėt, do tė kėrcisnin tasat me ujė “uf”- et e “puf”– et, “ē’na bėre kėshtu o Admet”, qė do ta thoshte Ladina, “pse e solle kokėn”, qė do ta thoshte mamaja. Do tė luhej teatėr, kurse ata, dy heronjtė kryesorė do tė mbeteshin jashtė, pėr fatin e tyre do tė vendosnin tė tjerėt, kurse uji e psherėtimat, tė fiktit e tė shkumbėzuarit do tė ishin mjetet artistike tė regjisorit tė padukshėm tė asaj skene.
Ladina nuk po fliste fare. Kjo e habiti Admetin, i cili e ndjeu veten jo tė tepėrt, por tepricė nė atė proces, siē filloi ta quajė atė skenė pa skenar, me njė regjisor tė padukshėm, ku u luajt pėr dreq njė vepėr me njė akt, me pak dialog e mė tepėr heshtje.
Ladina nuk tentoi ta ndalte, as e ndoqi nga pas, tė paktėn ta qortonte pėr fjalėt qė tha, tė kthente pak kokėn, ose nė fund tė fundit tė ndjente njė rėnkim a njė psherėtimė tė lehtė. Ai ndjeu se nė shtėpi tė saj ishte marrė njė vendim dhe ajo e kishte thirrur vetėm sa pėr tė qetėsuar veten.
Nė qytet s’kishte pse tė rrinte mė. Zemra i thėrriste tė nisej drejt sė panjohurės. Dhe tė nesėrmen, vėrtet, u zhyt drejt sė panjohurės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Hiqmet Meēaj-roman-"Kukullat e pyllit"    15/9/2010, 14:47

Hiqmet Meēaj-roman-"Kukullat e pyllit"


KAPITULLI I DYTĖ



1

Gjithė rrugės nuk iu nda shiu. Ishte njė shi nervoz, qė se nga nxirrte disa vetėtima e bubullima tė befasishme. Pushonte e fillonte me intervale ritmike, si me telekomandė. Qe ulur nė sedilen e fundit dhe tundej nga posta, ashtu i thoshin fshatarėt autobuzit, njė makinė e vjetėr qė kėrciste shumė, prodhim i luftės sė fundit nė njė shtet tė largėt, qė e digjte benzinėn keq e t’i sillte zorrėt te gryka, kur ngatėrrohej edhe me ajrin e rėndė tė ēorapeve, se disa i kishin hequr fare shollėt, domethėnė kėpucėt e dremisnin duke marrė njė sy gjumė. Orėvajtjeve pėr tė hyrė nė bisedė me njė burrė thatim, qė duhej tė kishte moshėn e tė jatit, iu shmang me pėrgjigje tė shkurtėra e tė thata, pa u shqetėsuar fare se mos tjetri ofendohej, bile kur ai i zgjati njė cigare, Admeti i tha se nuk e pinte, por, pėr djall, pas pak e ndezi njė “partizani” pa filtėr, aq sa tjetri nuk duroi por pėshpėriti “mirė ia bėre kėtij timit”, duke nėnkuptuar duhanin e tij tė fortė e plot erė qė tė kutėrbonte. Ndenji i heshtur duke vėshtruar pamjet rrėshqitėse nė xhamin e veshur. Nė kėtė zonė nuk kishte shkelur kurrė. I tėrhoqėn vėmendjen malet, tė cilėt bėheshin mė tė lartė, sa mė tej udhėtonin. Ishin pamje tė deformuara nga veshja e xhamave. Shumė male tė gėrryera nga pėrrenj e mbi to ca ura me tela, me ca shkopinj tė kaftė vėnė nė radhė tė ērregullta, qė tundeshin nga era e vetėm mendimi, se njė ditė edhe ai mund tė kalonte mbi to, e rrėnqethi.
“Gusht e gunė”, tha njė fshatar. Pas kėsaj nuk dėgjoi mė gjė, se e zuri njė dremitje e rėndė, mė tepėr pėr t’i shpėtuar besdisė sė atij mjedisi ajėrqelbur dhe mendimeve tė zymta qė mund ta pllakosnin pas atij emėrimi aspak tė kėndshėm, prishjes me Ladinėn, nisjes drejt sė panjohurės, qė atij iu duk tepėr asfiksuese, si ky autobus ajėrqelbur, si ky shi, si kėto pamje tė deformuara malesh tė gėrryera, mbushur me ura qė tė tmerronin, po tė mendoje se njė ditė mund tė hipje nė to e tė tundeshe nga era mbi shkėmbinjtė kėrcėnues.
E zgjuan kur mbėrriti nė Kajat, kur shiu qe rralluar pak dhe gjėja e parė qė bėri, sapo zbriti, pyeti pėr klubin, i cili nuk ia mbushi mendjen fare pėr klub, me atė ēatinė mbuluar me pllaka tė hirta guri, me atė derėn pothuaj tė kalbur e tė palyer kurrė me bojė, por sidomos edhe sepse, kur hyri brenda e u ul nė njė karrike, ajo kėrciste majtas e djathtas, gati pėr t’u thyer. Sapo u fut, u mundua tė dukej njeri fare pa teklif, i mėsuar me mjedise tė tilla tė rėndomta, porositi njė fėrnet, por ajo “tė lutem”, e tradhtoi pak, gjė qė nuk u shpėtoi veshėve tė vendėsve, qė nuk e dinte se ishin tepėr kuriozė tė merrnin vesh kush ishte, do tė rrinte nė fshatin e tyre apo qe kalimtar i rastit, pse porositi fėrnet e jo raki. Iu afrua njė vendas, edhe ai i lagur pak, njė njeri kockė e lėkurė, qė, kur foli, e habiti me zėrin e fortė e shungullues.
-Nga tė kemi?- pyeti ai.
-Nga qyteti, - tha Admeti.
-Simo,- i thirri ai atij qė shėrbente nė klub, - silli djalit njė dopjo tė zezė nga unė.
Me qė ai qė u quajt Simo nuk dėgjoi, “kockėlėkura” u ngrit vetė e u kthye me dy gota tė mbushura plot, njerėn tė bardhė e tjetrėn tė zezė.
-Jam Billi,- tha ai, sikur tė kishte thėnė “mua nuk ma prish njeri”, ose “me mua duhet ta kesh pėr nder tė ulesh nė njė tavolinė”.
Admeti nėnqeshi, rrotulloi kokėn nėpėr sallėn e ulėt tė atij klubi fshati, ku pa se sytė kurreshtarė tė vendasve po e vėzhgonin. Diku, nė njė cep, ishte ulur njė i moshuar me mustaqe tė mėdha e tė zeza, tė cilat nuk i bėnė aq pėrshtypje, se sa vetullat e trasha tė bashkuara dhe atė njeri mund ta quaje pa frikė “njėvetullori”. Me tė nė tavolinė jepnin e merrnin me duar, nė njė bisedė tepėr energjike dy burra tė tjerė, njeri i pashėm e i veshur qytetarēe, tjetri i parruar, mjekėrdalė e me hundė tė madhe. Nė njė tjetėr cep dikush me zė tė hollė bėrtiste i vetmuar se rakia qe ujė dhe pėrtypte njė diēka tė bardhė, qė Admetit iu duk si qepė. Jashtė shiu vazhdonte, bile qe shtuar edhe, dėgjoheshin trokitjet e tij nėpėr strehėt dhe te pragu i derės sė kalbur tė klubit.
Ngriti gotėn e fėrnetit qė i solli i panjohuri me emrin Bill dhe deshi tė prezantohej, por fėrnetqirasėsi ia rrėmbeu fjalėn nga goja duke i thėnė, se ai “ėshtė Admeti, i porsaemėruari nė shkollėn e fshatit tė tyre, poet tashmė i njohur, tė cilit do t'i bėnte mirė ardhja aty mes tyre” e tė tjera e tė tjera.
-Edhe ne rrojmė,- shtoi ai, sikur tė thoshte, “nuk kemi vdekur ende” dhe ky mendim e bėri Admetin tė vinte pak buzėn nė gaz tek lidhte atė “nuk kemi vdekur ende”, qė u shqiptua nga kockėlėkura si “edhe ne rrojmė”. Po t’i thoshte njė tjetėr, ndoshta nuk do tė merrnin asnjė kuptim, por fizionomia prej kockėlėkure e atij njeriu qė thoshte se e quanin Bill, emėr tepėr i rėndė pėr tė e qė qeraste pa pyetur, sikur tė thoshte “me mua ta kesh pėr nder qė ulesh nė njė tavolinė”, u dhanė atyre fjalėve kuptimin e tmerrshėm, ku tė rrojturit ngatėrrohej fare bukur me tė vdekurit. Ky mendim tepėr komik e solli nė formė, aq sa ēudia e emėrimit nė njė vend aq misterioz sikur iu fashit, ndoshta ndikoi pak edhe nxehtėsia qė i pėrhapi fėrneta nėpėr trup e tėmtha, monotonia e shiut bėnte punėn e saj, ndėrsa kuadri komik shtohej e plotėsohej nga zėri i hollė qė bėrtiste se “rakia ishte ujė” dhe pėrtypte qepė, kurse ai, “njėvetullori”, nuk ua vinte veshin fort bashkėbiseduesve, por sytė i kishte nga ai, i porsaardhuri nė fshatin e tyre, poeti i njohur, qė, siē tha Billi, “do t'i bėnte mirė ardhja aty”.
Njėvetullori, i cili siē dukej po ndiqte bisedėn e tyre, u ngrit rėndė rėndė nga qoshja ku qe ulur, mori me vete karriken dhe zuri vend nė tavolinėn e tyre pa marrė leje.
-Xha Baxhua, - prezantoi Billi, buzėqeshi nė drejtim tė tė porsaardhurit dhe u ngrit t'i porosiste tė zakonshmen, domethėnė dopjon e rakisė dhe mezenė me pak turshi e njė konservė tė pahapur sardelesh. Mėnyra e ngritjes sė menjėhershme, nxitimi dhe se si e dha porosinė te klubshitėsi, “lėvizi shpejt duart, se janė pėr atė”, qė u dėgjuan fare shkoqur, i krijuan idenė se ky, “njėvetullori ” i quajtur xha Baxho, duhej tė ishte ose babai i Billit, ose ndonjė njeri tepėr i respektuar pėr tė.
-Mirėseerdhe nė Kajat!- tha i moshuari dhe, si pėr ta ēliruar, shtoi se “fshati tyre, tepėr i vogėl, i merr vesh shpejt ngjarjet e mėdha”, se pėr Kajatin “ardhja e tij nuk qe do si do”, se “njerėz si ai nuk emėroheshin gjithnjė nė Kajat” dhe se “nuk duhej tė mėrzitej pėr sa kohė do tė rrinte aty”.
Admeti heshtėte, aprovonte me njė buzėqeshje qė iu duk prej idioti, dėgjonte pak i pėrhumbur dhe ndjeu se ēuditė e jetės sė tij, menjėherė pas mbarimit tė shkollės, nuk kishin tė sosur dhe se i duhej tė pėrballonte kėtė udhėtim tė tmerrshėm nėpėr shi, kėtė bisedė disi enigmatike nė njė klub karrikekėrcitės me derė tė kalbur, tė buzėqeshė si idiot e tė mos flasė fare, ta qerasin pa e pyetur dhe nė fund tė fundit, t'i ulet nė tavolinė ky i moshuar njėvetullor e t'i urojė mirėseardhjen, duke thėnė se ardhja e tij “nuk qenka dosido” dhe se “pėr fshatin e tyre tė vogėl, kjo na qenkėrka njė ngjarje e madhe”.
-Sonte je nga unė,- tha xha Baxhua,- mė tutje do flėsh te dykatėshi qė kemi ngritur kėtu karshi pėr ju tė qytetit,- shtoi ai.
-Kryetari?- pyeti Admeti dhe mori nė dorė gotėn e fėrnetės, por tjetri i tha se nuk ėshtė tjetėr, veēse njė pensionist tepėr i zakonshėm, qė e do Kajatin dhe interesohet pėr tė si pėr familjen e tij. Tregoi nga tavolina ku ishte ulur mė parė, duke thėnė se ai tipi qė ngjante si qytetar qe kryetari, por pa shpjeguar, siē do ta merrte vesh mė vonė, qė ishte i biri. Admeti i tha se babai i tij kishte njė mik tė vjetėr kėtu nė fshat, xha Shaho e quajnė, sonte do tė shkonte patjetėr te ai, se edhe xha Shahua, po tė zbriste nė qytet, gjė qė nuk ndodhte prej vitesh, pa tjetėr do tė kthehej tek ata, kėshtu qė e falėnderoi xha Baxhon pėr mikpritjen dhe fjalėt e mira qė i tha, prandaj kėrkoi dikė ta shoqėronin deri atje.
-Ėshtė pak si larg pėr sonte nėpėr shi,- tha xha Baxhua,- megjithatė gjė qė bėhet.
Pasi ktheu gotėn e fėrnetit me fund, u afrua dikush, tė cilit i bėri shėnjė Billi. Admeti u pėrshėndosh me tė gjthė, tha ato tė zakonshmet “gėzohem qė u njohėm”, “falemnderit pėr mikpritjen”, shtėrnguan duart me pėrzėmėrsi dhe nė fund, fare si rastėsisht, ai qė quhej Billi i tha se tė nesėrmen nė mėngjes do tė takoheshin nė drejtori, se ai, sa tė gjėndej dikush qė ta pranonte atė dreq barrė qė quhej “drejtor shkolle fshati”, na e kryente atė punė, gjė qė nuk mund tė mos i bėnte pėrshtypje Admetit, tė cilit iu duk se ata burra tė shquar tė Kajatit kishin dalė pėr ta pritur e pėr ta njohur, kurse ai kishte ndenjur si idiot. Doli nga dera e kalbur e klubit i shoqėruar nga i panjohuri qė i dha Bill-drejtori dhe, pasi pllaquritėn pak kėmbėt nėpėr pellgje tė mėdhenj, iu ngjitėn njė tė pėrpjete.

2

Ėshtė atje lart, nė bėrryl tė fshatit,- tha i panjohuri. Ndezi njė elektrik dore nga ata tė ushtrisė dhe Admeti dalloi se po shkelnin nė njė rrugė tė ngushtė me trėndafila tė egėr e shqopa. Toka ku po ngjiteshin nuk mbante baltė, kishte ngjyrė tė kaltėr nė gri dhe shkėrmoqej nė pllaka tė vogla. “E quajnė troqicė”, tha vėndasi qė e shoqėronte pa e pyetur kush. Ecėn pothuaj njė orė nėpėr atė qė quhej troqicė e qė shkėrmoqej nėn kėmbėt e tyre, pantallonat u qenė lagur nga shiu i imtė, drita e dorės rrėshqiste si njė kafshė e vogėl e shkathėt para tyre, shqopet e pengonin, dėgjohej nė tė rrallė ndonjė bubullimė e shuar dhe fekste drita e dobėt e vetėtimave mbi gungėn e malit qė nuk duhej tė ishte larg.
-Eeeeee,- thirri papritur shoqėruesi,- lidhini qentė se ju kam sjellur mik!
Larg, nė majė tė kodrės, zbardhi pak nėn dritėn e njė llampe qė u shfaq shumė shpejt, fasada e njė shtėpie tė zakonshme fshati, mbuluar me rrasa guri. Ngjitėn me mundim tė pėrpjetėn e kodrės, kėmbėt s'i bindeshin mirė, ca nga pjerrėsia, ca nga lodhja, deri sa mė nė fund, kur mbėrritėn, dalloi parapritėsen me dy kolona guri, shkallėt e gjysėmkatit, njė burrė thatim qė u bėnte dritė dhe njė grumbull fėmijėsh kokėbardhė tė shoqėruar nga dy gra. Fshatari qė e solli u largua, pasi nuk e pranoi ftesėn pėr tė hyrė brenda, kurse ai qė bėnte dritė prezantoi gratė.
- Zonja dhe e reja.
Plaka zonjė e puthi sikur puthte tė birin e kthyer pas njė mungese tė largėt, duke i fėrkuar flokėt e duke pėshpėritur “tė keqen nėna”, “shpejt se do na ftohet djali”. E reja i dha pak dorėn, e vėshtroi si pėr t'i thėnė “edhe kėtu ka femra tė bukura”. Dhe vėrtetė, ai dalloi dy sy tė mėdhenj qė iu dukėn bojė ulliri, njė tufė cullufe tė verdhė ndėn shami dhe cipėn e lėkurės tė bardhė, sikur tė mos e kishte zėnė kurrė dielli. U ul tė puthė fėmijėt, nxorri nga xhepi sheqerka dhe, si ua mbushi duart, hyri brenda i ndjekur nga britmat gazmore tė tyre.
E ēuan nė dhomėn e miqve, nė oxhakun e sė cilės bubullinte njė zjarr i madh. Pranė vatrės, ulur nė shilte, njė burrė me flokė tė bardhė e tė gjatė varur supeve lėvizi pak nga vendi dhe Admeti kuptoi qė ai duhej tė ishte Shahua. Shahua u thirri tė tjerėve tė sillnin nė vatėr dru lisi se “ka ardhur njė mik i nderuar nė shtėpi” dhe e ftoi mysafirin tė zinte vėnd pėrballė tij.
Kur shtėrngoi dorėn e mirėseardhjes, ndjeu se si pėllėmba e tij humbi nė dorėn stėrmadhe tė plakut flokėgjatė, gishtat i dhembėn nga shtėrngimi, ngriti vėshtrimin lart dhe ndeshi nė dy sy tė enjtur e tė lodhur, qė ishin vendosur jo rastėsisht nė portretin aspak fshatar tė kėtij plaku.
-Gėzohem shumė qė erdhe, - tha ai.
-Edhe unė, - tha Admeti.
-Ti nuk duhet tė jesh gėzuar,- tha ai,- tjetėr emėrim tė takonte.
Admeti heshti.
-Unė tė njoh, megjithėse s'tė kam parė,- tha plaku.
-Ti je Admeti. Raca pėrsėritet, mutacionet ndodhin rrallė. Kur isha fėmijė, ti, i plakur si unė sot, luaje me mua. Nė fakt nuk ishe ti, po gjyshi yt.
Pastaj, si trazoi pak zjarrin, e vėshtroi gjatė nė sy.
-Librin tėnd e kam lexuar. Ka gjėra qė mė pėlqejnė, por kujdes..., poetėt kėndojnė tė lirė si zogjtė. Do rrish kėtu nė shtėpinė time dhe kėtu do tė shkruash mė mirė,- tha ai.
Sollėn dy drurė tė mėdhenj lisi, raki e meze. Nė sofėr u ul edhe djali i xha Shahos, zonja dhe e reja, fėmijėt shikonin nga larg. Plaku mbante nė gjunjė njė fletore tė trashė e njė stilograf tė vjetėr. Si vuri re qė Admetit i ngelėn sytė aty, tha nėpėr dhėmbė, “merre e lexoje kur tė kesh nge”, sikur tė thoshte, “janė ca budallallėqe tė mijat”, por shtoi edhe se “ kėtu kam ca mendime pėr jetėn qė qarkullon si uji nė natyrė, domethėnė as shtohet e as humbet, por pėrsėritet me ndryshime tė vogla”.
-Mutacioni ndodh fare rrallė,- tha pėr herė tė dytė.- Gjaku ėshtė po ai.
Pasi hėngrėn e pinė, i ngrohur nga zjarri e nga rakia, mori fletoren nėn sqetull dhe, si i treguan dhomėn qė do tė ishte e tij, u shtri tė flinte nė njė shtrat tė butė.
Jashtė shiu vazhdonte tė binte, trokitjet e tij monotone ia mbyllėn shpejt qepallat.

3

“Vjen njė ēast kur njeriu, do s'do, mediton pėr jetėn” mendoi Admeti “ajo, domethėnė jeta dhe njeriu domethėnė ti, viheni pėrballė, si dy tė panjohur. Ē'kishte tė bukura humbasin trajtėn e tyre dhe ato qė as nuk ke dėshirė t'i ndjesh, tė vijnė pranė, mu pėrballė, si instikte tė egra qė nuk i binden as rrjedhės sė kohės”. Truri filloi t'i punojė i ēakorduar, diēka ngecte, diēka prishej, pamje tė tėra vegimesh dėrmoheshin e pamje tė tjera, qė as i kishte menduar kurrė, herė tė deformuara e herė si tė mpira, ngriheshin, zvarriteshin, ēapiteshin me formėn e tė dehurit. Copėra bisedash, emėrimi, Ladina, dy ullinj sy nė njė shtėpi tė huaj, trungje lisi e pranė, mu pėrballė flakės sė tyre, fytyra e rreshkur, mbushur me rrudha, mbuluar me flokė tė gjatė tė bardhė, shi qė troket si mbi llamarinė, posta dhe papritur njė diell djegės gushti, si njė emėrim nopran, i pėshpėritur nga dy buzė tepėr tė holla: “Kajat ia thonė emrin”, pastaj koha qė shkurdiset papritur dhe zemreku i saj qė kėrkėllin sikur i thyhen kockat, “ndoshta jetės” mendoi Admeti. Ēudia filloi, minutat, orėt, ditėt, bile edhe vitet morėn njė marshim tepėr serioz sėprapthi. Sėprapthi iu dukėn atij, por ajo pamje ishte kaq solemne, si njė paradė festive, ku edhe tė gjymtuarit, mbėshtetur nėpėr patericat e tyre, ngrinin gjoksin pėrpjetė qė t'u dukeshin dekoratat. Mes atij rreshtimi tė pafund ai pa veten. Nė fillim ishte nė Kajat, zbriti nga Kajati e shkoi nė qytet, aty u njoh me njė vajzė qė e quanin Ladinė, pasi u nda, u dashurua me tė, pasi u dashurua me tė shkoi nė universitet dhe botoi njė libėr. Vitet rrodhėn nga trupi i tij dhe u bė njė fėmijė kokėbardhė, qė fuste nė cepin e gojės gishtin e vogėl tė dorės sė majtė, fshinte hundėn me kurrisin e dorės sė djathtė, bridhte bukur duke kėrcyer me njė kėmbė dhe ua kalonte tė gjithė shokėve nė garėn e bukur tė shurrės, kur e hidhte pėrpjetė si njė shatėrvan tė hollė mu mbi tjegullat tėrė myshk tė xhi Fifisė. Edhe xhi Fifija, me qė e kujtuam, nuk kishte vdekur, qe njė nuse e re me dy djemtė pesėdhjetėvjeēarė dhe nusen e madhe tė djalit tė madh, gjyshe, me shami tė zezė mbi kokė, se i kishte vdekur i jati nė moshėn pesėmbėdhjetė vjeē. Kurse ai, fėmija i menēur, i ndarė e i dashuruar, me njė libėr tė botuar, qė s’kishte turp, po vidhte kumbullat e Tatasė, u lidhte maceve teneqe te bishti dhe ēonte breshka tė vogla te zyra e policit tė lagjes, qė ishte tepėr i hollė dhe i kishte shumė qejf gratė e burrave me baballarė tė arratisur. Rrokullisej nė rrjedhėn e kohės sė ēakorduar, pluhurosej, damkosej, me flokėt e bardhė shkallė-shkallė, tė qethura nga motra e madhe, qė ishte nėntė vjeēe mė e vogėl se ai.
Pastaj koha u ēmontua, fragmente tė saj lėviznin sipas qejfit tė tyre: Admeti ecte nėpėr njė qytet tė madh, me ēatitė nė tokė e themelet nė qiell, atje ku takoi Shahon, akademikun e nderuar, qė studjonte ndarjen si njė fenomen tė bashkimit, “sepse, njė gjė po s’u nda, nuk mund tė bashkohet”, siē thoshte filozofia e tij, e cila e kishte marrė nė qafė, se i kishin varur njė ēmim tė madh ndėrkombėtar, kaq tė madh, saqė ai nuk e ngrinte dot, po e tėrhiqte zvarrė nėpėr rrugėt tepėr tė ngushta tė atij qyteti tė madh. “Do ta flak kėtė djall ēmim”, i tha Shahua, “harxhova gjithė paratė pėr ta prurė deri kėtu me taksi, nuk e dija qė edhe vlerėsimi nganjėherė qenka mė i keq nga mallkimi ”. Admeti e la plakun nė hallin e tij, sepse takoi Ladinėn, nuk di pse iu dhimbs, ishte tepėr e vyshkur, me fytyrė tė zhubravitur nga rrudhat. “Mė dhėmb kėtu”, mėrmėriste dhe tregonte njė kallo tė vogėl nė mes tė gjoksit, njė si xhungė tė ngritur me majė tė mprehtė, habitėrisht tė verdhė. “Sa herė ndahemi, mė rritet kallua”, tha ajo, “tė lutem, duhet tė mė shpėtosh”. “Si?”, e pyeti ai. “Nuk e di”, tha ajo dhe u zhduk. Njė re e hirtė u ngrit, e mbėshtolli, e futi brenda vetes, e ngjiti lart dhe ai e dėgjoi pėr herė tė fundit kur thirri “Admet, mė shpėto”!
Kurse babai dhe nėna, dy tė fejuar, tė pavendosur ende tė bėnin fėmijė, ishin larg, nė njė qytet tė vogėl, i merrte malli pėr tė, e kishin fėmijė, e ndjenin, e kuptonin, megjithėse nuk e kishin lindur akoma dhe, qė tė mos i harronte, i dėrgonin petulla me sekretarin e parisė, qė ishte njė rrugaē i prapė me njė fshikull ulliri nė dorė, rrihte qentė e lagjeve, thyente dritat e rrugėve, kėndonte ca kėngė tė turpshme “brekėt e tua i mbaj nė gji, atje ke futur moj vajzė floririn”. Admetit nuk i dukej dhe aq rrugaē. Megjithėse qe njė fėmijė kokėbardhė, qė bėnte garė me curilin e hollė tė shurrės, vargje tė tilla i pėlqenin tmerrėsisht, ndonjėherė shtonte edhe vetė diēka si, “kur tė kalosh, moj, nga lagjja ime, brekėt, moj, mbaji te sirtari, se t’i merr rrugaēi, sekretari”. Kėto nuk ia thoshte njeriu, se e dinte qė tė fuste nė burg, megjithėse i pėlqente tė hynte njė herė nė burg. I kishin thėnė se atje policėt rritin minj tė mėdhenj, qė i ushqejnė me mish macesh, janė kaq tė bukur, sa qė ia vlen tė shkosh duke kėnduar “mė prisni miushė, mustaqekacorrė, po vi si maēoku me kėmborė ”, por babai i Tanit, qė kishte qėnė atje disa vjet tė mira, ia ktheu mėndjen, kur i tregoi Tani, se atje tė varin me kokė poshtė, flė me kėmbėt nė mur, t’i shtrėngojnė duart fort me hekura, aq sa, kur t’i heqin, tė duket sikur dy duart janė ngjitur njera me tjetrėn. Sekretari ia hodhi petullat qė larg duke kėnduar gjysmėn e kėngės “brekėt e tua i mbaj nė gji...”, u largua me tė shpejtė dhe, pas tij, dallohej njė burrė i hollė me shtat tė vogėl qė fliste shpejt, qė atij iu duk si shefi, ngaqė mbante nė dorė njė dosje tė madhe tė zezė. Kur u afrua, qe tamam shefi. Ai i kėrkoi t’i jepte njė autograf tė ri, ose tė paktėn tė restauronte pak tė vjetrin, se diēka kishte lėnė pa shėnuar, ndoshta njė gėrmė, se “autografi yt, vėrtet qė ti je njė njeri i rėndomtė, por nesėr do ketė vlerė tė madhe, do tregojė si ne tė ēmuam, tė emėruam nė Kajat, kur tė tjerėt na luten, kurse ty ta plotėsuam dėshirėn pa bėrė kėrkesė”. Ai fliste kaq shpejt, me njė logjikė tė shkoqur e tė pėlqyer, qė e bėri Admetin tė pėrlotej dhe, nė vėnd tė njė autografi, e mbushi tė gjithė dosjen me firma, me “i shtrenjti im, shefi im, shpėtimtari im” dhe ca shprehje tė tjera “qė je palaēo, kėtė e di, por nuk e dinė ata qė tė kanė bėrė shef”. Ai e pa shtesėn e dytė, kuptohet qė nuk i pėlqeu dhe iu lut ta ndryshojė, po Admeti i tha se “tė dyja shkojnė bashkė, po u hoq e para, do hiqen tė gjitha” dhe se “nuk ta plotėsoj dėshirėn, zvarritu pas meje bashkė me dosjen tėnde tė madhe nga tė zezė nga mėngjesi nė mbrėmje, autografi ėshtė imi dhe unė e bėj si mė do qejfi”. Burri i vogėl nuk u lut mė, buzėqeshi hidhur dhe u largua i drobitur, i thyer nė mes nga pesha e letrave. “Pėrse tė ketė kaq shumė shkresa dosja ime?”, pyeti veten. Burri i vogėl, qė kishte ndezur njė motor kozmik, u rrotullua disa herė mbi kokėn e tij, e dėgjoi pyetjen dhe nuk u pėrgjigj, por i ra me dorė dosjes sė madhe, qė do tė thoshte se ishte njė kėrcėnim i hapėt.
“Vafsh nė djall !”, tha Admeti, “prap do tė vish, do mė lutesh, po unė korregjimin nuk ta bėj”.
Papandehur iu duk vetja njeri prej letre, i lehtė, i zhgarravitur mbarė e prapė, herė me stililograf e herė me stilolaps, i palosur, i kėrrusur, i thyer mė dysh e mė katėrsh. Nuk kishte shtėpi, flinte brėnda njė kartoni tė trashė qė binte erė myk e i mbushur me kakėrdhi miu, qė ai nuk mundėte t’i shkundte dot dhe herė pas here, se nga, hynte njė laps i trashė, i kuq, qė e torturonte duke i bėrė tatuazh. E digjte maja e lapsit, ishte tepėr e nxehtė, ngjethej kur i gėrvishtėte mishin, bėrtiste “ej, s’kini ngjyrė tjetėr, vetėm kėtė?”. Lapsi i kuq i kėrkonte kokėn, ngrinte si me marifet flokėt, rrotullohej si tyrjelė, hapte nė fillim njė si vrimė tė vogėl, pastaj futej drejt e nė tru, i rrethonte herė njė mendim e herė njė ndjenjė. “Je tepėr i ērregullt”, mėrmėriste lapsi, qė na paskėsh edhe gojė, “duhet tė rrish urtė e tė mendosh pak”.
Admeti u mbyt nė djersė, u kacafyt me atė djallo pėrbindėsh, mezi e nxorri nga koka, u mundua t’i thyejė majėn, po maja rritej prap, pastaj u rrokullis, u pėrdrodh, deshi tė dilte nga dosja, por mė kot. Ishte prej letre dhe nuk kishte peshė.
Njė vetėtimė e frikshme, qė tundi shtėpinė, e zgjoi nga dremitja dhe makthi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Hiqmet Meēaj-roman-"Kukullat e pyllit"    15/9/2010, 14:48

KAPITULLI I TRETĖ





1

U ngrit. Ndezi njė cigare dhe filloi tė ecė nėpėr dhomė. Shtypi butonin e njė abazhuri primitiv, qė i kishin vėnė te koka e shtratit, mori fletoren e rėndė tė xha Shahos, e hapi diku nga mesi dhe e mbylli prap. E ndiente veten tepėr tė lodhur, por nuk kishte dėshirė pėr asgjė, as tė flinte, as tė rrinte zgjuar, as tė lexonte, as tė shėtiste nėpėr dhomė. U afrua te dritarja qė vėshtronte nga oborri. Shiu binte rrėmbyeshėm si ngashėrimė. Shkrepi njė vetėtimė e fortė. Drita nė dhomė u lėkund, u mek, erdhi pėr disa sekonda dhe u shua fare. Shkrepi njė vetėtimė e dytė. Nė dritėn e saj dalloi njė si siluetė tė bardhė qė ecte me duart e shtrira pėrpara, njė si njeri tė verbėr. I ngjajti me fantazėm. U puthit edhe mė te xhami, deri sa hunda i preku ftohtėsinė e tij. Fantazma qe e vėrtetė. Largohej me hapa tė barabartė e tė ngadaltė, pėr tė hyrė nė errėsirėn e lagėsht tė natės. “Ja, tani po zbret shkallėt, preku truallin e oborrit, u afrua te gardhi, humbi”, pėshpėriti ai. U rrėnqeth, donte tė dilte nga ajo gjėndje, qė iu duk vazhdim i trurit tė tij tė lodhur nga ai njėzetekatėrorėsh i mundimshėm qė s’po merrte fund. Iu duk vetja njė gjėndje delirante me tru tė sėmurė qė prodhonte e prodhonte fantazma: nė fillim njė laps tė pėrbindshėm, tani njė tė verbėr qė largohej me duart e shtrira pėrpara. U largua me nxitim nga dritarja, diku u pėrplas, ndjeu t’i dhėmbė kėmba nga goditja, pastaj zemrėn t’i rrahė si e ēakorduar. “Duhet tė iki nga kjo shtėpi, nga ky fshat, nga ky ankth”, mendoi. “Po tė mos iki, ēmendja filloi”.
- E, ē’ėshtė?- dėgjoi zėrin e trashė tė xha Shahos.
-U fikėn dritat dhe iku prapė, - tha i biri.
Dėgjoi ca si mėrmėrima tė tjera, dyer qė hapeshin e mbylleshin nė errėsirė, u ndez njė fener, pastaj “dal unė ta gjej”. Drita nė tavan u pėrpėlit disa herė si sy i verbėr, pastaj qėndroi. Admeti doli nė korridor, ku pa shqetėsimin e dy burrave qė rrinin si tė ngrirė.
-E pashė unė, - prishi heshtjen ai.
-Po ajo, tė pa ajo? – pyeti plaku.
-Pse, tė sheh fantazma? – u pėrgjigj me pyetje Admeti.
Plaku vuri buzėn nė njė gjysmėgaz tė hidhur.
-Po tė tė ketė parė ėshtė keq,- mėrmėriti ai. – Ėshtė keq pėr atė.
I biri u kthye nga kishte ardhur, hapi derėn e dhomės dhe hyri brenda. Admeti nuk lėvizi nga vendi.

2

U nisėn tė dy nėpėr shi, plaku para, Admeti pas. Plaku mbante nė dorė njė fener me gjysmėflakė, qė e mbronte me dorė nga era. Mbi kokė kishin hedhur nga njė gunė tė dhirtė me kapuē. Shiu shpeshtonte, bubullimat gjithashtu.
Nė fillim plaku nuk deshi ta merrte me vete, i tha tė flinte. Admeti nguli kėmbė se nuk mund tė flinte, se qe i shqetėsuar dhe do tė ēmendej po tė rrinte vetėm. Ai nė fillim nuk e dinte pėr se bėhej fjalė, as tani nuk e dinte. Fantazma pėr tė qe mė tepėr se mister, njė e fshehtė plot ankth e lodhje. Plaku nuk nguli kėmbė pėr njė kohė tė gjatė, vetėm e kėshilloi tė mos pyeste. “Asnjė fjalė, se ajo dėgjon”, tha ai. Morėn fenerin, u bėnė kapuēonė dhe u nisėn.

3

Sa kapėrcyen oborrin e shtėpisė, u gjendėn mes shkurreve tė larta tė shqopeve. Zėrat e natės kishin heshtur, dėgjoheshin vetėm zėrat e shiut si pėshpėrima tė shpeshta, tė lagura dhe zėrat e degėve tė asaj bime shkoqėse, qė hapeshin e mbylleshin me njė besdi mospėrfillėse, duke i spėrkatur me pika uji. Pėrpara kishte frymėmarrjen e plakut dhe ankthin pėr enigmėn, kurse pas kishte lėnė t’i ngjitej njė ditė e lodhshme dhe njė natė edhe mė e lodhshme, qė nuk dihej kur do tė mbaronte. U zhytėn nė njė pėrrua ku trungjet e rrepeve tė qėmotshėm ndriēoheshin fare pak nga feneri dhe krijonin figura nga mė tė pabesueshmet. Admeti nuk shihte mirė se plaku e mbante fenerin para vetes dhe pėrplasej nėpėr zajet e mėdhenj e shkiste duke pėrthyer kėmbėt.
Ecja u bė e stėrmundimshme. “Tepėr e gjatė kjo rrugė”, mendoi, megjithatė vazhdonte pas plakut dhe cėrkave tė dritės sė fenerit, qė tepronin nėpėr anėt e trupit tė atij qė e mbante, duke kuptuar mė sė fundi se kishin hyrė nė njė pyll tė dendur, ku pikat e mėdha tė shiut kėrcisnin me ērregullsi ritmike. Plaku ndaloi pak sa pėr t’u qetėsuar, hodhi sytė pėrreth dhe zgjodhi njė shteg tė ngushtė, duke dredhuar diku nga e majta e diku nga e djathta. Arritėn nė njė pikė, ku erdhėn rrotull, ose tė paktėn ashtu iu duk atij, sikur kryen ndonjė rit tė domosdoshėm pėr atė udhėtim nė kėrkim tė fantazmės. Ndaluan. Admeti dėgjoi njė “atje”, patjetėr njė dorė qė s’e shihte duhej tė qe drejtuar diku, po ai s’po e kuptonte, pėshpėriti “ku”? dhe priti pėrgjigjen e zėrit tė plakut. “Duhet tė ul dritėn e fenerit”, dėgjoi plakun, u rrotullua rreth vetes me vėshtrim tepėr tė shpėrndarė mos dallonte gjė, por pėrpara ngrihej gjithnjė honi i zi me pėshpėrimat e gjetheve dhe zėrat e pyllit.
Dalngadalė iu mėsuan sytė dhe dalloi konturet e njė peme tepėr tė lartė, me trung tė fryrė. Plaku pėshpėriti “shiko andej kur tė plasė vetėtima”, ndėrkohė qė feneri qe pothuaj i shuar e shiu vazhdonte. Pėrpara, atje ku tha plaku “shiko andej”, ishte njė trung i fryrė i njė peme tepėr tė madhe, qė duhej tė kishte shumė guva, ku mund tė strehohej, jo vetėm njė, por edhe mė shumė njerėz. Ndenjėn gjatė nė pritje me vėshtrimin nė boshllėkun e zi, derisa qielli u mbush befas me dritė dhe ai pa me sytė e tij atė qė kėrkuan me aq ankth. Nuk qe nė guvėn e trungut tė lisit, po atje lart, nė njė degė tė hollė, thua nė njė gjeth, rrinte varur me njė dorė, nuk lėvizte, ndoshta flinte. Shamia i kishte shkarė dhe flokėt e verdhė ia merrte era. Nė trup e sulmuan mornicat. Ndodhej para njė ngjarje, tė cilėn po t’ia tregonin, nuk do ta besonte kurrsesi, do t’i dukej se donin ta bėnin lolo, kurse tani, a mund tė thoshte se nuk e besonte atė qė pa?
Dėgjoi zėrin e plakut qė tha “ikim”, pastaj “e dija qė do ta gjenim kėtu”, sikur tė thoshte diēka krejt normale e jo atė “ikim” aq tė qetė, qė nuk ishte krejt normale. Po ajo qė e shqetėsoi mė tepėr plakun, nuk qe gjumi i “asaj” nė majė tė pemės, por pyetja idiote e Admetit “ajo, kush qe”?

4

U nisėn pėrsėri, por tani pėr kthim, pas kishin lėnė atė, fantazmėn, qė nė tė vėrtetė nuk ishte fantazmė, por njeriu qė plaku deshte mė shumė nė atė shtėpi. E kishin lėnė ashtu siē e panė, nė shi e nė erė, mesnatės pus tė errėt, mes njė pylli tė frikshėm, atje nė majė tė gjethes, pa bėrė gjė pėr ta zbritur. Kur Admeti bėri pyetjen e dytė idiote “po tani si do zbresė”?, plakut iu fik llampa dhe filloi tė kėrkojė nėpėr xhepa pėr shkrepse. Edhe Admeti thua u fut krejt nėpėr xhepat e tij dhe, kur llampa u ndez pėrsėri, pyetja qe harruar krejtėsisht. Iu duk vetja pa peshė, i rėndonte vetėm koka, qė tani gjėmonte nga qindra enigma tė frikshme. I vinte keq pėr atė qė lanė pas dhe i bėhej tė pyeste e tė pyeste, por kishte frikė mos fikej prap llampa. Filloi tė ndjente njė si ankth diku nė zonėn e nėnkraharorit. Kur u kthyen nė shtėpi, ishin qullur krejt. Pėr herė tė dytė, qė kur hyri nė atė strehė, ndėrroi rrobat dhe tani dukej njė tjetėr njeri. Ndenjėn njė copė herė pa folur pranė zjarrit qė tė thaheshin. Ishin vetėm ata tė dy, tė tjerėt flinin a ndoshta bėnin sikur flinin, mė tepėr Pelua, djali i plakut, burri i fantazmės qė qėndronte nė njė gjethe, tej nė pyllin e frikshėm.
Vėshtroi plakun qė zuri tė dremiste. Flokėt iu bėnė tė florinjtė nga flaka. Ca hije jeshile, rozė, tė kafta e tė zeza lėviznin nė fytyrėn fisnike si prej dijetari, e cila transformohej ēdo sekondė nga ngjyrat qė merrte, duke u bėrė gjithnjė mė e ēuditshme.
Edhe Admeti nisi tė dremiste. Pėrsėri koha filloi t’i ecė sėprapthi. Ai pa gjethen, degėn, trupin qė u ul e zbriti nė tokė, i lehtė pėndė, i bardhė e me peshė, siē qe nė fillim Flokėt u futėn vetė brenda shamisė, dy duar u zgjatėn pėrpara dhe trupi i bardhė u vu sėprapthi nė ndjekje tė atyre duarve, qė dukej se shtynin natėn dhe pyllin pėr t’u kthyer andej nga erdhėn. Ai dhe plaku haponin me nxitim nė njė ecje dhe ata si tė trupit tė bardhė, me duar pėrpara e ēapitje pas. “Do t’ju arrij, do t’ju arrij”, i ndiqte njė zė qė pėrbėhej nga shumė zėra tė pleksur fort njeri me tjetrin. “Pėrse mė vini pas?”, thoshte njėri. “Shtrati im i vėrtetė ėshtė kėtu nė qiell”, thoshte tjetri. “Unė jam prej ajri, ju tė zakonshėm”, qeshėn zėrat. Ata nxitonin, ajo pas tyre. E bardhė, me duart shtrirė para e me ecjen pas.
Feneri u shua. Admeti dhe plaku humbėn udhėn, pastaj njeri tjetrin. U ndodh buzė njė humnere. “Hidhu”, i thoshte Ladina. Ai u hodh. Ndjeu njė fėshfėrimė tė fortė ajri, ra mbi dy duar tė shtrira, tė buta, qė mė pas i pėrkėdhelėn trupin, fytyrėn, flokėt. Ishte ajo, fantazma , kukulla e pyllit. “Eja me mua”, i tha ajo, “do tė tė tregoj tė fshehtėn time”. Ai u bind dhe shkoi pas saj.
-Unė jam grua, - tha ajo.
-E di, - i tha ai, - po je dhe fantazėm. Ku e ke peshėn?
-Ē’e dua peshėn, - tha ajo. - Unė e zhvesh atė natėn. Pesha janė hallet e ditės. Natėn dua tė jem e lehtė, prandaj e zhvesh. Eja me mua nė mbretėrinė time, - tha ajo.
-Nuk dua, - ia kundėrshtoi ai.
-Mirė, - tha ajo. - Mos mė ndiqni mė bashkė me plakun. Mė lini tė vetme nė mbretėrinė time.
Dhe u zhduk.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Hiqmet Meēaj-roman-"Kukullat e pyllit"    15/9/2010, 14:48

KAPITULLI I KATĖRT




1

Admetin nuk e habiti aspak pamja e mjeruar dhe komike e shkollės, qė i ngjante mė tepėr njė hangari tė vjetėr e tė shqepur, andruar si pantallonat e shumė nxėnėsve me mballoma nga mė tė ēuditshmet. Nė vėnd tė xhamave, qė duhej tė ishin nė dritare, qenė vėnė diku copa kompensatoje, diku teneqera prerė nga fuēitė. Dalloheshin qartė shkronjat, por nuk mund tė kuptohej se ē’thuhej nė to. Pasi u pėrqėndrua pak, u mundua tė plotėsojė njė frazė pas gėrmave qė mungonin stampuar me tė kuqe: ...DES ..LM ..HUNI .GA ...KJA, qė duhej tė ishte nė origjinal KUJDES HELM RUHUNI NGA VDEKJA. Dyert nga brenda mbylleshin me gurė tė mėdhenj qė u viheshin pėrfundi dhe nė vend tė dėrrasės sė zezė qenė ca sipėrfaqe ēimentoje tė katranosura, ku shkumsi nuk linte asnjė gjurmė, veē zhurmėn e disa gėrvimave.
Kur filloi tė shkruajė, fėmijėt ia shkrepėn tė qeshurit duke futur kokėn poshtė bankave, tė cilat nuk ngjanin fare me banka. S’kishte ē’tė bėnte, nga halli filloi edhe ai tė qeshė. U kthye nga ata dhe tha se pėr tė s’kishin rėndėsi as dėrrasat e zeza, as dyert e dritaret, do tė mėsonin edhe pa to. Kur tha ato fjalė, iu duk vetja mė tepėr kloun cirku, qė do tė bėnte ca numra shpejtėsie pėr tė plotėsuar ato qė mungonin. Kontrolloi pėr libra dhe, kur nėpėr trastat e tyre qė duhej tė quheshin ēanta, gjeti ca grumbuj fletėsh, qė dikur paskėshin qėnė libra, ndenjur vite e vite nėpėr depo, u alarmua, por prap nuk e dha veten. E qeshura u shtua nė klasė kur u tregoi se si duheshin mbėshtjellur fletoret me copėra gazetash e u duhej bėrė njė vijė e kuqe anash. Ishte vėrtetė pėr t’u gajasur. Si mund tė visheshin e tė bėheshin me tė kuq ato qė nuk ekzistonin?
Nga banka e fundit u ngrit njė vajzė leshraverdhė, qė, kur nisi tė ecė drejt tij, filluan t’i tundeshin gjokset kėrcėnuese. Admeti u befasua me kėtė vajzė, qė ngjante mė tepėr me njė gjimnaziste tė viteve tė fundit, se sa me njė nxėnėse fshati tė klasės sė tetė. Ajo hapi njė ēantė tė bukur meshini, si ato qė mbanin studentet e kryeqytetit, nxorri qė andej gjithė arsenalin e saj, libra e fletore mbėshtjellur me veshėse plastike. Hapi njėrėn, tregoi vijat e kuqe nė anė dhe pėshpėriti “kėshtu?”, sikur donte t’i thoshte Admetit “mos na trego ato qė i dimė mė mirė se ti”, pastaj duke u tundur lehtė, ktheu shpinėn e u ul pėrsėri nė vendin e vet.
Admeti nuk dinte ē’tė bėnte mė. Filloi t’u thotė ca dokrra pėr rėndėsinė e tė mėsuarit, bėri ca krahasime bajate me tė verbėrin dhe atė qė ka sy, diēka tha pėr traditat qė duhen mbajtur dhe pėr tė renė qė duhet tė ecė, ishin fjali pa lidhje e pa kuptim, por qė ai e ndjente nevojė t’i thoshte. Pėr djall zilja vononte tė binte dhe ai fliste e fliste vazhdimisht, tregonte diēka nga mitologjia, seē ngatėrroi Ezopin me ilirėt, foli pėr varret e lashta dhe ca idjotizma tė reja, se si pa mėsuar gjuhėn mirė nuk mund tė mėsojmė asgjė tjetėr mirė. Pastaj i shkrepi tė thoshte se ai qė do tregojė bukur njė pėrrallė, apo do thotė njė kėngė tė vjetėr popullore, nuk do ketė probleme tė mėdha pėr tė kaluar klasėn. Pėr ēudi ata ia dėgjonin ligjėratėn nė heshtje, sikur i kuptonin tė gjitha ē’thoshte, bankat nuk kėrcisnin, asnjė s’lėvizte.
“Meqė kemi dhe kėtė sobėn kėtu”, e mbylli fjalimin e tij pa pikė e pa presje, “ju lutem tė sillni ēdo mėngjes nga dy tre copa druri qė tė ngrohemi e tė thahemi kur tė na lagė shiu”.
Zilja ra sapo mbaroi fjalėn e fundit.
Pyetjes sė Billit, domethėnė Bill drejtorit “si ia kalove?”, u mendua t’i pėrgjigjej me gjithė ato ankesa, por Billi nuk e la se shtoi “nxėnėsit tė pėlqyen dhe kjo mjafton pėr drejtorinė”, sikur tė thoshte “pėr qeverinė”, prandaj qeshi dhe kėtė Bill drejtori e mori pėr komplimet. Ktheu kokėn si rastėsisht dhe pa se pak mė larg qėndronte ajo vajza bjonde me gjokset kėrcėnuese, qė nuk ngjante fare me njė nxėnėse fshati. Sapo filloi tė afrohej me ecjen e saj nazike, Billi tha se kishte ca punė dhe i la vetėm. Admeti e kuptoi qė fjalėt e mira ia kishte thėnė drejtorit ajo. Kur qėndroi para tij, vajza u skuq pakėz, i tha se quhej Lina, emėr qė e shqetėsoi, se iu duk si Ladina. Tha se kishte tepėr dėshirė tė mėsonte, sidomos nga ai, sepse tė tjerėt, e kishte fjalėn pėr mėsuesit e tjerė, “qenė ca fshatarė injorantė qė dinin mė pak nga ajo”, sidomos Billi, domethėnė drejtori. Mirėpo, “siē e patė edhe vetė, gjendja kėtu ėshtė e vėshtirė”, theksoi nxėnėsja leshraverdhė, “mėsimi nuk mund tė bėhet dot normal”, prandaj iu lut ta ndihmonte me program shtesė, ose t’i shkonte nė shtėpi. Admeti mėrmėriti “edhe mundet”, pa e pėrcaktuar dhe u pėrpoq gjatė gjithė bisedės t’i mbante sytė diku gjetkė qė tė mos e ngacmonte pamja tepėr kėrcėnuese e gjoksit tė saj, sepse e kishte nxėnėse dhe ishte, sipas llogaritjeve tė tij, njė katėrmbėdhjetėvjeēare. Lina i tha se babai i saj ishte kryetari, fjalė tė cilat nuk shprehėn ndonjė krenari tė veēantė, pėrkundrazi besdi qė ishte vajzė kryetari dhe shtoi se kėtė ndihmė do t’ia kėrkonte “edhe sikur babai i saj tė qe bari nė mal”. Duke ikur pėshpėriti se shkruante edhe ajo ca budallallėqe tė vogla, tė cilat do t’ia tregonte njė herė tjetėr, kur tė kishin mundėsi dhe se dinte shumė poezi tė tij pėrmendėsh.
Kur mbeti vetėm i erdhi menjėherė shqetėsimi i mungesės sė librave dhe fletoreve, kėrkoi me sy mos shikonte gjėkundi aty pranė Billin, trokiti nė drejtori, po ajo qe e mbyllur, kurse kolegėt ishin bėrė erė prej kohe. Billi e priste jashtė, i futi krahun dhe, pa i thėnė gjė, e drejtoi pėr nga klubi qė nuk ishte as pesė minuta larg. “Pas shkolle, kėtu e kemi shtėpinė e parė”, tha Billi dhe “para shkolle, prap kėtu e kemi shtėpinė e parė”, shtoi duke qeshur papritur e gati sa s’u mbyt nė mėnēurinė e vet. Qeshi edhe Admeti. “Shkenca e madhe pedagogjike bėhet qyteteve, ku pėrgatiten shkencėtarėt e ardhshėm”, tha ai pas pak, “kurse bujqit dhe barinjtė tanė boll tė dinė numėrim e kėndim”.
Admeti u bė gati t’i thoshte se si do t’i mėsonin kėto gjėra pa libra e pa fletore, por ndėrkohė hynė nė klub dhe qė nga larg, nga tavolina e zakonshme ku rrinte gjithnjė, panė tė ngrihej dora e xha Baxhos, qė i ftonte tė uleshin atje.

2

E kishin dehur dhe e kishin flakur nė depon e klubit, mbi ca arka tė vjetra e tė kalbura. Nuk kujtonte gjė, por siē i thanė mė vonė, kishte mbajtur ca ligjėrata, tė cilat vendasit nuk i kishin dėgjuar nga goja e askujt mė parė. Shkolla qe cilėsuar hangar i denjė vetėm pėr kafshėt, Billi, domethėnė drejtori, njė gdhė i vėrtetė, domethėnė roje i kėtij hangari. Turp i madh pėr fundin e kėtij shekulli, kur fėmijėt e botės mėsonin me kompjutera, shkenca bėnte kėrdinė me ēuditė e saj, kurse aty nė Kajat, ku e kishin plasur atė, asgjė s’kishte ndryshuar qė nga koha e pellasgėve, vetėm se trupat e njerėzve qenė zvogėluar, truri qe bėrė sa i pulės, kurse kėndezėt kėndonin njėlloj dhe thoshin se vezėt i bėnin ata. Tė gjithė sa ishin rrotull qeshnin, por edhe i mbanin mėnd ato fjalė, pėr t’i thėnė pastaj diku gjetkė, ku ua gjenin mė mirė kuptimin. Admeti nuk e dinte se mė vonė do hante ca mbledhje tė mira, do ta paralajmėronin qė nxinte gjėrat dhe nuk dinte tė vlerėsonte drejt pėrparimet e mėdha tė vėndit, qė edhe nė skajet e fundit, siē qe Kajati, mėsohej e nuk kishte fare analfabetė. Por, nė gjendjen qė ishte ai, nuk kujtonte asgjė nga ato qė i thoshnin, megjithėse, nga mėnyra se si ia thoshnin, ēuditej edhe vetė si kishin arritur t’ia shkulnin mendimet nga koka, sepse, sado tė rrezikshme qė ishin, qenė vėrtetė mendimet e tij. Por ai nuk i pohoi, sepse, siē i tha xha Shahua, duhej tė ngulte kėmbė qė s’ishin gjė tjetėr, veē ca shpikje e gėnjeshtra tė ndyra tė tė tjerėve qė e kishin dehur dhe flakur pa njerėzillėk, si tė ishte rrangull pa vlerė, nė njė depo klubi mbi ca arka tė kalbura. Kėtu ai do tė vinte nė pikėpyetje zakonet e fshatit, kanibalizmin e mė tė diturve, ku hynte edhe Billi, edhe xha Baxhua, i cili nga ana e tij do tė thoshte qė kishte ikur mė parė se Admeti tė dehej dhe tė thoshte ato broēkulla, qė pa njė, pa dy, tė ēonin nė vrimėn e qenit, domethėnė nė burg shtatė vjet tė mira. Kėto plaku njėvetullor do t’i thoshte pa pikėn e turbullimit, sikur vrima e qenit tė qe piknik, apo diēka tjetėr mė argėtuese dhe njerėzit qė shpreheshin ashtu, nuk qenė tjetėr, veē ca bajga qė binin erė tė qelbur e qė duheshin pastruar, mirėpo, siē do tė theksonte nė fund plaku, dhe ata tė parisė do tė ishin tė njė mėndjeje, Admeti nuk qe bajgė, veē njė djalė i ri njėzetedy vjeēar, me shkollė dhe pa pėrvojė, qė do tė mėsonte shumė nė Kajat, nga njerėzit e mėnēur tė tij. Kėtu Billi do tė krekosej pak, se i qe vėnė dinjiteti nė vėnd, Admeti do tė heshtėte, kurse tė gjithė do tė prisnin qė ai tė falėnderonte se shpėtoi nga ajo, vrima e qenit, ku hyje pėr shtatė vjet e nuk dilje mė as pėr tridhjeteshtatė.
Tė gjitha kėto do tė ndodhnin mė vonė, ndėrsa tani ndjente njė dhimbje tė madhe koke, kur Pelua i shpjegonte se si e kishin lajmėruar, si mezi e ngarkoi nė njė mushkė me ndihmėn e dy djemve nga fshati, si e kishin hedhur pėrmbys mbi samar, nga qė nuk mund tė rrinte dot drejt dhe pyetjen e Admetit, “mė pa ashtu fshati?”, Pelua bėri sikur nuk e dėgjoi.

3

Pastaj do tė vazhdonte njė bisedė serioze me xha Shahon, i cili qe shqetėsuar sė tepėrmi pėr djalin e ri qė strehohej nė shtėpinė e tij dhe qė, siē u shpreh ai, “ishte axhami dhe nuk kuptonte se gjėrat kishin hyrė nė njė rrjedhė tepėr tė rrezikshme pėr tė”. E kishin turpėruar duke e zvarritur rrugėve tė fshatit si thes mbi kurrizin e njė mushke dhe tani s’kishte shtėpi tė mos bisedonte pėr tė si pėr njė rrugaē qyteti tė pėrkėdhelur, i cili paska ardhur vetėm e vetėm t’u shajė fshatin. Kėtė Admeti e vuri re shumė shpejt, qė ditėn e nesėrmen, kur i pėrshėndeste nė rrugė dhe ata nuk i pėrgjigjeshin, pėrkundėr, kthenin kokėn mėnjanė, kurse tė tjerė, ndoshta mė zėmėrbutė, e shikonin nė sy, por pėrshėndetjes nuk i pėrgjigjeshin. “Kjo nuk mė pėlqen fare”, do tė thoshte Shahua, duke u munduar tė fshehė ato qė mendonte, domethėnė se ata, paria, kishin vendosur ta izolonin kėtė djalė tė mėnēur qė nė hapat e para, duke e shkatėrruar pėrfundimisht. Fėmijėt nuk do ta donin pėr mėsues dhe pastaj, me njė vendim tė ngutur e tė pjekur taze, ata tė parisė do tė thoshnin se kishte nevojė tė punonte ca kohė nė bujqėsi “deri sa tė piqej”. Kjo nuk ishte ndonjė gjė e re, kishte ndodhur sa herė donin tė hiqnin qafe ndonjė qė u dukej se ishte ndryshe ose mė i mirė nga ata. Xha Shahua ca i thoshte, ca tė tjera i mendonte, pėrpiqej t’i mbushte mėndjen djaloshit se gjėrat do tė ndryshonin, duhet pak kohė e durim, kurse fshatarėve tė mos u mbante mėri, “se janė tė vuajtur, por zemrėn nuk ia kanė falur akoma dreqit”.
Po ndodhte pikė pėr pikė si dikur me Shahon kur erdhi i ri, por vetėm kohėt qenė ndryshe, tani s’kishte mė luftė dhe ai vendi i madh, ku kishte marrė diplomėn e artė dhe titullin “Doktor i shkencave”, nuk e mbante mė tė pushtuar vendin e tij. Kėto Admeti i lexoi mė vonė nė fletoren e trashė tė plakut, ku me njė shkrim tepėr tė kujdesshėm pėrshkruheshin me stil tė bukur copėza nga jeta e atij tė riu tė dikurshėm, ndryshuar fare rastėsisht, kur dikujt iu tek tė sulmojė dikė dhe pastaj kufijtė qenė mbyllur. Ai nuk dinte ē’tė bėnte, sepse nuk kishte haber nga ato qė ndodhnin, nga qė kishte studjuar pėr pemėt e lulet, pėr krimbat e ca qėnie tė tjera tė zhdukura, kurse ato qė bėnin njerėzit i kuptonte fare pak.
Meqė tė nesėrmen e asaj dite, kur pėr tė po flitej e pėrflitej, por qė ende ai nuk e dinte, i dhimbte koka nga tė pirėt, nuk u ngrit qė herėt edhe ngaqė qe e dielė, domethėnė pushim, e para gjė qė i zunė sytė ishte fletorja e trashė e plakut. E hapi diku nga mesi. Qenė shėnime e jo ditar. Ndezi abazhurin e vjetėr dhe filloi tė lexojė:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Hiqmet Meēaj-roman-"Kukullat e pyllit"    15/9/2010, 14:48

KAPITULLI I PESTĖ




SHĖNIME TĖ SHAHOS

ku tregohen ca gjėra tė cilat ėshtė mirė t’i dinė tė gjithė, se si njė femije i thonė tė bėhet i mėnēur duke u larguar nga jeta e tė parėve nė kasollet me tym dhe ca gjėra tė tjera...

Format e jetės sė njeriut janė rastėsi. Po bėj njė krahasim me farėrat, pėr shėmbull me grurin. E njėjta farė nė ambjente tė ndryshme merr forma tė ndryshme. Diku ku ka ajėr, diell, ujė e ushqim tė bollshėm, pas shumė seleksionimesh, marrim farėra me prodhim tė shkėlqyeshėm. Ku nuk ka asgjė nga kėto, farėrat vit pas viti zvogėlohen, deri sa njė ditė i afrohemi formės sė parė tė egėrsisė.
Unė me Baxhon, tani po marr shembull nga jeta e njerėzve, jemi e njėjta farė, kushėrinj tė parė, por siē thashė mė lart, u rritėm nė ambjente tė ndryshme dhe rezultatet janė ato qė dihen nga tė gjithė.
Mirėpo ndodh edhe njė tjetėr gjė, fara qė u kultivua mirė, po tė kthehet e tė ndrydhet nė ambjentin e parė, domethėnė tė egėr, e ka tė vėshtirė tė rrojė, tė zhvillohet, kurse ajo qė u rrit nė ambjentin e parė, domethėnė nė gjendje tė egėr, megjithėse i afrohet gjithnjė e mė shumė egėrsisė, jeton pėrbukuri. Kėtu kemi tė bėjmė me dy degjenerime, domethėnė shtrembėrime hibridėsh, tė dy janė nė rėnie, po humbjen mė tė madhe e ndjen hibridi i parė, ai i kultivuari, i cili edhe e vuan mė shumė rėnien.
Po tė marr prap shembull nga jeta e njerėzve, Baxhua dhe unė, qė jemi nga e njėjta farė, nuk e ndjejmė njėlloj dhimbjen e devijimit, domethėnė tė degjenerimit. Pėr kėto do tė shkruaj mė vonė, kurse tani do tė pėrqėndrohem te unė, domethėnė te fara qė u kultivua nė ajėr, bollėk e dritė dhe rrethanat qė po e ēojnė pėrsėri nė gjendjen e egėr.
Nė fshatin tonė, pas njė lufte tė gjatė qė qe bėrė, ku qe trazuar e gjithė bota, nga ushtria e mundur kishte mbetur njė burrė goxha burrė, ēalash nga kėmba e djathtė, me bastun tė vjetėr e mjekėr me majuckė. Mbante me vete njė si kuti tė madhe me dorezė, ku kishte nga tė gjitha llojet e veglave. Ndėrtonte shtėpira, hidhte ēatira, bėnte voza, lugė druri, fyej e cyla. Fshati e donte sa s’ka mė, por diēka nuk i pėlqente dhe pikėrisht mania e kėtij njeriu tė hapte varre tė vjetra. Nė shtėpinė qė kishte ngritur vetė nuk lėvizje dot nga pllakat e gurėve me ca shkronja qė vetėm ai dinte t’i lexonte, nga figurinat prej guri e prej balte tė pjekur, bile edhe nga ca skelete, qė i maste e i stėrmaste dhe flinte bashkė me to, nėn tė njėjtėn strehė. Megjithatė, burrat e fshatit e mbyllnin kundėrshtimin me njė “punė pėr tė” dhe nuk e zgjatnin. Ai herė pas here bėnte ca pako tė mėdha, shkonte nė skelėn e qyteti V. e i niste me anije diku, pėrtej detit, atje nė vendin e tij.
Kur u qetėsuan gjėrat, pasi shtetet e botės e pushuan luftėn, ku qe pėrfshirė edhe fshati im, tė gjithė prisnin qė burri me mjekėr me majuckė e me arkėn e madhe me vegla, qė ēalonte nga njera kėmbė, tė kthehej nė vendin e tij, po ai qėndroi. E fliste gjuhėn tonė pėrbukuri dhe vazhdonte tė ndėrtonte shtėpi e tė hapte varre tė vjetra me ndihmėn e djemve tė fshatit qė i paguante. Kėshtu kaluan vite. Kur unė u bėra shtatė vjeē, ai burri i huaj bisedoi me tė fshatit, meqė kishte kohė tė lirė, t’i mblidhte fėmijėt e t’i mėsonte, sepse siē thoshte ai, “dituria nuk humbet, njė ditė do t’u duhet edhe kėtyre vogėlushėve”.
Pėr shkollė as qė bėhej fjalė. U rrasėm nė njė nga dhomat e mbushura me gurė tė shkruar, skelete e figurina tė ēuditshme. Ishim katėr djem tė tė njėjtės vėrsė. Mėsuesi ynė, ai i huaji qė ēalonte, na solli nga vendi i tij ca pllaka tė zeza qė fshiheshin e shkruheshin sa herė tė donim, nga dy katėrshore, kėshtu i quanim atėherė fletoret, lapsa e gomė. Mė vonė na erdhėn ca libra me figura tė bukura, po qė mėsuesi na tha se me kėta libra do tė mėsonim gjuhėn e vendit tė tij, qė e flitnin shumė njerėz nėpėr botė dhe qė do tė na duhej nė tė ardhmen. Nga tė katėr djemtė qė filluam shkollėn, tre ishim kushurinj tė parė, unė me Baxhon djem xhaxhallarėsh, kurse Besua djalė i dajos. Pėllumbin, qė mė vonė na fluturoi vėrtet si pėllumbi, matanė njė deti tė madh, qė atėherė nuk e dinim se quhej oqean, e kishim tė mėhallės.
Shkolla na pėlqeu qė nė fillim se mėsuesi ynė dinte shumė gjėra. Na i thoshte aq bukur, sa na linte me gojė hapur, aq sa, kur vinte koha tė niseshim pėr nė shtėpirat tona, donim njė copė herė tė tundeshim nga vendi. Ai na tregoi shumė ēudira, sidomos pėr varret e vjetra. Na tha se me ato kafka e kocka qė ishin aty qemė tė afėrt dhe duhej t’i respektonim, sepse ata e kishin ndėrtuar fshatin, po tė mos qenė ata, as ne nuk do tė ishim, se flisnin dhe ata gjuhėn tonė dhe kishin qenė njerėz punėtorė e qė e donin artin. Ne atėherė nuk e dinim rėndėsinė e atyre qė na thoshte ai, nga arti nuk kishim fare haber, dinim vetėm tė habiteshim e tė mos trembeshim mė nga kockat e kafkat, por t’i preknim pa frikė e me ēudi. Na foli pėr gjuhėn tonė, qė qėnkej nga mė tė vjetrat e mė tė bukurat nė botė, njė gjuhė e fortė qė nuk ka pyetur nga asgjė. “Po ta dinit sa popuj e sa ushtri kanė kaluar kėtej, nėpėr kėta male, sa gjuhė tė huaja janė dėgjuar tė fliten, atėherė do tė ndjeheshit vėrtet tė mburrur, qė kėta kėtu” dhe tregoi kafkat, “ fituan mbi tė gjitha ato gjuhė”.
Filluam t’i shikonim skeletet edhe nė gjumė, jo vetėm unė, po edhe tė tjerėt. Baxhua mė tha se “njeri nga ata i kishte trokitur natėn nė shtėpi. Qe ngritur e bashkė me tė, me thika tė mėdha u kishte prerė gjuhėt ca tė huajve qė fshiheshin nėpėr malet rrotull”. Kur ia tregoi ėndėrrėn mėsuesit, ai u thartua nė fytyrė dhe nuk iu drejtua vetėm atij, por tė gjithėve se ėndėrra tė tilla me thika e tortura nuk janė tė bukura dhe nga ato nuk duhet tė mėsojmė. “Po ty”, mė tha mua “tė kanė ardhur ndonjėherė?” dhe kur iu pėrgjigja “po”, mė kėrkoi tė dinte ē’bėmė sė bashku. Unė i thashė “gdhėndėm ca shkrime nėpėr pllaka guri dhe bėmė ca figurina qė i pėlqenin shumė fėmijėt e fshatit”, pastaj, vazhdova “ata mė treguan se qenė njė popull i madh pa komandantė, qė i kishin qejf perėnditė dhe pėr to flijonin gjithnjė kafshė nė majė tė malit”. Mėsuesi pyeti edhe tė tjerėt dhe pas kėsaj bisede filloi tė mė mbajė mė afėr se vėrsnikėt e mi, megjithėse, tė them tė drejtėn, Baxhua mėsonte mė shpejt nga tė gjithė, pas tij vinte Besua, kurse unė i treti.
Mėsuesin tonė e quanin Xhuzepe. Nė vendin e tij kishte tre ēupa mė tė mėdha se ne dhe habiteshim se si nuk kishte gjė qė tė mos ta dinte. Na vuri tė mblidhnim kėngė tė vjetra, pėrralla, historira me shtriga e xhinde, me gjarpėrinj e nuselala, tė cilat i dėgjonte me vėmendje dhe pastaj i shkruante ngadalė-ngadalė, siē i rrėmbente nga goja jonė. Deri sa bėmė pesė vjet shkollė kishte mbushur shumė katėrshore tė trasha me tregimet tona dhe na thoshte se “ato janė thesari qė vlen mė tepėr nga floriri”, “duhen mbledhur se humbin nga brezi nė brez” e kėshtu vazhdoi tė na tregojė se si bėhen hi e shuhen qytetėrime tė tėra, sidomos popuj si yni, qė nuk e ka tė shkruar qė shpejt gjuhėn e tij.
Pasi, siē thashė, bėmė nga pesė vjet shkollė, mėsues Xhuzepja qe tepėr i kėnaqur nga ne, prandaj u kėrkoi leje familjeve tona tė na lejonin tė kėrkonte nga shteti i tij tė na pranonin atje si nxėnės.
Kėtu fillon edhe tragjedia e madhe e jetės sime. Babai im dhe nėna e Baxhos pranuan. U nisėm pėr atje, pamė njė botė krejt tjetėr qė shkėlqente nga dritat e bukuritė dhe donim muaj tė tėrė tė mėsoheshim me tė. Bashkė me ne erdhi edhe mėsues Xhuzepja, i cili i dha fund qėndrimit aqshumėvjeēar nė fshatin tonė.
Mezi ngarkuam nė anije arkat me skelete, gurė tė gdhendur e gjithfarė gjėrash tė tjera, pėr tė cilat pagoi ryshfete tė majme. Mua mė mori nė shtėpinė e tij, kurse Baxhua shkoi nė njė tjetėr qytet, por siē mora vesh mė vonė, u ngatėrrua nė shoqėri tė ligė, dikė qėlloi me thikė dhe e kthyen pėrsėri andej nga kishte ardhur.
Mėsues Xhuzepes, qė s’ishte as mėsues, as murator e marangos, por njė shkencėtar i vėrtetė, qė e nderonte e gjithė bota, i erdhi vėrtetė shumė keq pėr Baxhon, por vetėm pėshpėriti se “edhe ėndėrrat ashtu i shikonte ai, me thika e gjuhė tė prera”.
Kaluan pesė vite si nė ėndėrra. Ndėrkohė Xhuzepja kishte marrė titullin Akademik me skeletet dhe gjėrat e tjera qė solli nga fshati im nė qyteti e vet F., qė kishte universitetin mė tė vjetėr tė botės. Mė mbante si gjithnjė nė shtėpinė e vet, mburrej me mua pėr notat e shkėlqyeshme qė merrja nė tė gjitha mėsimet dhe duhet ta them se ēupat e tij, meqė s’kishin vėlla, mė mbanin gjithnjė pranė vetes edhe kur shkonin nėpėr opera, fusha golfi e tenisi, kurse profesor Xhuzepja mė ēoi nė tė gjitha qytetet e atij shteti, sidomos nėpėr muzetė, ku qenė vendosur edhe skeletet, gurėt e shkruar dhe figurinat qė i kisha parė nė shkollėshtėpinė tonė atje nė fshat.
Nė pushimet verore nuk kisha dėshirė tė shkoja nė vendin tim, sepse mė ēonin plazheve, por prindėve u dėrgoja dhurata, tė cilat i gėzonin pa masė, sidomos njė gramafon me pllaka kėngėsh edhe nga vėndi im, qė e vinin nė mes tė fshatit dhe njerėzit habiteshin, siē mė thanė mė vonė, se si qenė shtypur ata qė kėndonin pėr tė hyrė atje brėnda asaj kutie qė rrotullohej dhe bėnin qejf sikur tė ishin nė dasėm Pasi mbarova gjashtė vjet shkollė dhe konkurova, fitova bursė nė degėn qė donte profesor Xhuzepja, gjenetikė, sepse siē shprehej ai, “ky qindvjeēar do tė ketė zbulime tė mėdha nė kėtė fushė dhe disa prej tyre duhet t’i bėsh ti”, pastaj mė rrihte shpatullat dhe zhytej nė studimet e veta antropologjike atje nė bibliotekėn e madhe tė shtėpisė-pallat, tė stėrmbushur me libra.
Tashmė isha njė tetėmbėdhjetėvjeēar, krejt ndryshe nga ē’isha nisur pėr nė atė vėnd, nxėnės i shkėlqyer, me njė shoqe, pėr tė cilėn nuk dua tė flas, sepse sa do qė vitet ikin, mė gėrryen gjithnjė kujtimi i saj dhe mėnyra si e humba. Ishte dashuria ime mė e madhe, pas humbjes sė saj jeta ime nuk do tė kishte mė dhe aq kuptim. Xhuzepja vendosi tė mė dėrgonte pėr herė tė parė te njerėzit e mi, mė ngjeshi me dhurata tė shumta e mė dha tė fala pėr tė gjithė, por sidomos pėr njė vejushė, me tė cilėn, siē duket, paska patur lidhje tė fshehta, qė fshati nuk i dinte. Mė dha dhe njė baule tė tėrė me dhurata pėr tė, duke mė porositur “tė mos ta marrė vesh fshati, se nuk ėshtė mirė, do ta pėrgojojnė sė koti”.
Vejusha ishte nėna e Baxhos. Babai i tij kishte vdekur nė mal nga vetėtima dhe Baxhon e rriste dajua, babai i Besos. Tani e kuptova mirė pėrse nuk e mori edhe atė nė shtėpinė e vet, si mua, sepse, siē duket, donte ta harronte atė lidhje tė fshehtė biologjike, qė nė rrethanat e jetės sė fshatit i ishte e nevojshme.
Vetėm kur shkela nė tokėn e vendit tim kuptova se ato vite larg tij mė kishin shkatėrruar pėrfundimisht, nuk mund ta doja mė si mė parė, ishte njė skėterrė e vėrtetė. Kudo shikoja njerėz tė lodhur, veshur krejt ndryshe, me shajaqe e opinga, shtėpitė qenė tė ulta e rrugėt plot baltė nga shiu qė kishte rėnė. Shpirti m’u mblodh qė isha nga ai vėnd aq i varfėr, ku edhe kodrat e malet qenė tė gėrryera e me pak gjelbėrim. U bėra pishman qė u ktheva, nuk rrija dot mbi samarin e mushkės qė solli babai tė mė merrte nga skela e qytetit V., ku mbėrrita me anije si njė udhėtar i habitur. Tetė orė udhė mbi samarin qė t’i bėnte bythėt gjak ishin shumė sa pėr tė menduar ku mund tė ndodhesha tani, nėse nuk do tė merrja atė aventurė nė njė vėnd qė mė dukej i huaj, po qė nė fakt ishte vėndi im. Aty kisha babanė dhe nėnėn, dy vėllezėrit mė tė vegjėl dhe motrėn qė kishte lindur kur unė isha larguar andej e nuk e njhja. Pas nesh vinin tre mushka tė tjera, ngarkuar me dhuratat e Xhuzepes, qė nuk kishte harruar asnjė nga tė fshatit.
Nuk do tė merrem tė pėrshkruaj pyetjet e pėrgjigjet, habinė e kushėrinjve, po edhe tė nėnės e tė vėllezėrve kur mė panė. U dukesha tjetėr njeri. Edhe mua ata mė dukeshin tė tjerė njerėz. Nėna, qė s’duhej tė qe as tridhjetė e pesė vjeēe, ngjante me njė plakė tė rrudhur, veshur pa kujdes. Sa tmerr, kur kujtova se atje ku kisha qenė pėr gjashtė vjet, nė moshėn e nėnės sime gratė lulėzonin, si pėr shembull vajza e madhe profesor Xhuzepes, qė i kishte kaluar tė tridhjetat dhe ngjante me njė piciruke plot tualet e vishej si ēupė e vogėl. Qava me pamjen e pikėlluar tė nėnės sime, qau dhe ajo, qė i mori lotėt e mi pėr mall, mė puthte e mė puthte, kurse unė rrija si i habitur nė prehėrin e saj, i pikėlluar e i hutuar.
Te xhaxhesha, nėna e Baxhos, shkova pas ca ditėsh, pa marrė njeri me vete, i ēova baulen, pėr tė cilėn tė tjerėve u thashė se i kisha blerė tė gjitha gjėrat vetė, kurse asaj i tregova tė vėrtetėn “t’i dėrgon Xhuzepja”. Xhaxhesha shqeu sytė, nuk donte ta besonte, iu drodhėn duart dhe pohoi me zė tė mekur “njerėz si ai janė tė rrallė dhe nuk do ta harroj deri sa tė vdes”.
Kurse ai e kishte harruar.
Xhaxhesha mė tregoi pėr Baxhon. Fjalėt e saj qenė tmerr. Ia urrente tė birit veprimet qė shkaktonin gjithė ato “helme”, siē tha, duke vrarė e grabitur. “Nuk e di bir”, mė tha “qė Baxhua ka ngritur ēetė hajdutėsh dhe ēdo ditė bėn mėnxyra”? Mė tregoi shumė nga marrėzitė e tij, qė zinte prita e pusi, vriste pėr para, rrėmbente bagėti, kėrcėnonte, me njė fjalė qe bėrė i hurit e i litarit bashkė me bandėn qė komandonte, aq sa as qeveria nuk i bėnte dot gjė.
Pėr Beson mė thanė se, pasi mėsoi katėr vjet nė njė nga shkollat e kryeqytetit dhe u shqua, e kishin dėrguar pėr tė studjuar teologji nė njė vėnd tė largėt tė quajtur E., ku edhe buka piqet nė rėrė. Unė e kuptova pėr cilin shtet bėhej fjalė dhe mė erdhi mirė qė edhe Besua do tė bėhej dikush.
Fshati mė dukej mė i vogėl nga ē’e kisha lėnė, shtėpitė tė ngushta e tė nxira nga tymi, se zjarri vazhdonte tė ndizej si mė parė nė cep tė dhomės sė madhe tė zjarrit, ku mė kot lodhej oxhaku i stėrnxirė nga bloza tė thithte tymrat. Kusitė vazhdonin tė rrinin varur mbi ēengelė, kurse nė trarėt e shtėpisė pa tavan, kishte vergje misri, qepėsh, hudhrash e lloj lloj gjėrash tė tjera, qė tė pėshtjella nga pluhuri i zi dhe cergat e trasha tė merimangave, tė shtinin frikėn.
Nuk rrija gjatė nė shtėpi, shėtitja nė ato qė quheshin arat tona, vėzhgoja njė pėrrua tė hollė, qė dikur mė dukej lumė e lahesha te bėrryli ku formonte njė hurdhė natyrale, por mė tepėr ma tėrhoqėn vėmendjen pemėt e egra, mollėt, gorricat e thanat, tė cilat filluan tė piqeshin nė kohėn qė do tė largohesha pėrsėri.
S’mund tė rri pa pėrmendur kėtu takimin e fshehtė qė pata me Baxhon. Ai e kishte marrė vesh kthimin tim, i kishin bėrė pėrshtypje dhuratat e shumta qė i kisha shpurė tė jėmės, disa edhe pėr tė, por edhe se tė thuash tė drejtėn, siē tha vetė, e kishte marri malli, ndaj mė dėrgoi lajm tė takoheshim njė ndajnatė, diku nė mal, te njė shpellė qė e dinim tė dy.
U ngjita me mundim deri atje. Pothuajse i kisha harruar shtigjet e dhiaret, disa herė u ngatėrrova e hyra thellė nė pyll, por mė nė fund ia dola mbanė. Te Bazhua mė ēoi njė nga cubat e tij qė priste tė shfaqesha nė afėrsi tė shpellės. E kishte marrė malli vėrtet. M’u hodh nė qafė, mė ngriti nė ajėr, mė puthi e mė puthi sa u mallėngjeva si rrallėherė nė jetė. Kishte lėnė mjekėr, qe bėrė tepėr shpatullgjėrė dhe vetullat e trasha e tė zeza i qenė bashkuar nė njė. Ishte vėrtetė njė djalė i fuqishėm e i bukur. Nuk i kėrkova tė dija ē’bėnte e pse e bėnte, kjo qe jeta e tij dhe mund ta pėrdorte si tė donte. Kishte dhe ai shkaqet e veta, por Baxhua, duke qenė vėrtetė njeri i zgjuar mė tha se “nė kushtet e tij, vetėm kėshtu mund tė bėnte njė farė prokopie”. “Marrim te ata qė kanė mė tepėr dhe vrasim ata qė duhen vrarė”, e mbylli ai me njė zė tė ngjirrur, qė nuk mund tė them kishte dėshpėrim apo qe i ftohur. Si ndenji pak i menduar, shtoi “po tė ra ndonjėri nė qafė, qoftė dhe atje matanė detit ku je, mė dėrgo lajm, vėllai pėr vėllanė prandaj ėshtė”. E falėnderova dhe pasi ndenjėm edhe pak, mė shumė pa folur e duke soditur njėri tjetrin, u ndamė duke u pėrqafuar e duke u puthur disa herė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Hiqmet Meēaj-roman-"Kukullat e pyllit"    15/9/2010, 14:49

KAPITULLI I GJASHTĖ




1

Admeti nuk e dinte se kishte njė aleat tė fshehtė, qė do t’i ndryshonte gjėrat nė tė mirė tė tij. Ai po vuante periudhėn mė tė rėndė qė kur e kishin emėruar nė atė fshat, ku i kishin ndodhur gjėra aq tė papritura, sa qė po t’ia tregonin se i kishin ndodhur njė tjetri, nuk do t’i besonte, kur i thanė se Baxhua e priste te qėndra e fshatit.
Atė mėngjes qenė derdhur qiejt, nxėnėsit erdhėn tė lagur qull nga shtėpitė e largėta, (fshati qe tepėr i shpėrndarė, aq sa nuk binte nė sy, fshehur nė kėmbė kodrash, mes lisave e prralleve, rrėzė pėrrenjsh, prapa shkėmbinjsh). U tha nxėnėsve tė lėviznin gjithė bankat pranė sobės dhe ndezi me nxitim njė zjarr tė madh me drutė qė qenė grumbulluar stivė nė njerin cep tė klasės.
Nėn avullin e dėndur tė rrobave qė po thaheshin u thirri emrat dhe u habit edhe vetė qė asnjė nuk mungonte nė atė ditė qė i ngjante mė tepėr njė pėrmbytjeje. Pastaj nuk bėri mė gjė, vuri re qė nga ngrohtėsia fėmijėt kishin dėshirė tė dremitnin. Epo, s’ka gjė, mendoi, edhe mund tė flenė pak, paēka se kjo nuk ishte parashikuar nė asnjė libėr pedagogjie.
Iu mbyllėn edhe atij sytė, ra nė njė gjysėmėndėrr, e cila e nxorri nga klasa nėpėr njė derė tė fshehtė, e veshi me tė bardha dhe e ndjeu veten fantazmė, si ajo qė kishte parė kur nuk qe nė ėndėrr, veēse me njė ndryshim, koha ecte sė prapthi, tė pabėrat bėheshin, tė zhbėrat pėrbėheshin, fundi i afrohej fillimit dhe fillimi fundit.
Njė herė qe Shaho, njė tjetėr herė Baxho. Kur bėhej Baxho kishte njė ēetė tė madhe, nxėnėsit e tij, tashmė tė rritur e me mjekra qė ishin banditėt e tij, kurse ai, njė fėmijė zėējerrė qė i komandonte tė dehnin fshatin, pikėrisht nė ditėn kur nėna e Baxhos kishte lindur Baxhon, domethėnė atė vetė nė njė kohė tjetėr. U bė njė mishmash i vėrtetė, nėna e Baxhos i tha Xhuzepes se nuk do ta linte mė tė bėnin dashuri, nėse nuk i dhuronte Baxhos zėējerrė e bandit njė nga ata skeletet, tė paktėn njėrėn nga kafkat, qė tė pushonte sė dehuri fshatin, pikėrisht nė ditėn mė tė rėndėsishme, kur ajo po lindėte Baxhon e vogėl nė njė kohė tjetėr.
Atėherė ai u bė Shaho, e shpėrndau ēetėn, i ēoi nėnės sė Baxhos njė baule me skelete e me kafka, tė cilėn ia kishte dhuruar Xhuzepja, vetėm e vetėm qė ajo mos ta lindėte Baxhon, sepse kėshtu ai nuk do ta kishte bandėn e nuk do t’u kėpuste gjuhėn fshatarėve, domethėnė joskeleteve tė vjetra, por atyre tė gjallėve, qė atij i dukeshin si kafka e skelete. Se Xhuzepja, kot thoshte qė hapte varre tė vjetra, kafkat ia dhuronin vetė fshatarėt, pa vdekur ende, se nuk i donin, se u rėndonin, meqė mbakan mbi vete dy gjėra tmerrėsisht tė rrezikshme: trurin dhe gjuhėn, tė cilat Baxhua i urrente pėr vdekje.
Nė kėtė kohė, kur tė gjithė po flinin, asnjė nuk e dinte se njė copėze druri tė bėrė prush iu shkrep tė rrėshqiste ngadalė ngadalė nga soba, t’u afrohej tė tjerėve qė ishin rrotull nė ēimenton e plasaritur, t’u pėshpėriste me gjuhė flake e tymi “ndizuni edhe ju qė ta bėjmė atė mrekullinė e kuqe”. Dhe vėrtetė e bėnė mrekullinė e kuqe, u ndezėn tė gjitha njėherėsh. Flakėt u rritėn me shpejtėsi, kuptohet u shtua edhe tymi dhe atėherė ec e t’i mbaje drurėt qė kėrcisnin kur kėndonin e flakėt qė dridheshin kur vallzonin.
Ata flinin dhe nuk e dinin se flakėt do tė mbeteshin brenda, kurse tymi do tė vraponte tė dilte jashtė nėpėr tė ēarat e nėnderės dhe tė tabelave me shkronja tė ngrėna ...DES...LM...HUNI...GA..KJA, do tė dilte nga ēatia e nga ndonjė vrimė tjetėr, i lehtė, i hirtė e mė pas edhe pak i zi.
Erėn do t’ia nuhaste mė parė njė fshatar qė qe futur nė strehėt e shkollės pėr t’u mbrojtur nga shiu, pastaj fėmijėt e klasės ngjitur, deri sa ajo aromė e pazakontė tė cikte hundėt e Billit, qė mė kot hapte e mbyllte ca shkresa nė drejtori, punė qė e bėnte zakonisht nė atė orė, deri sa tė thėrriste atė mėsuesen e imtė me shkrimin e bukur dhe me emrin e shkurtuar Viri, qė ia bėnte gati tė gjitha shkresat nė drejtori dhe i zėvendėsonte gruan e sėmurė ndonjė natė, kur gjenin vend ku tė fshiheshin nėpėr xhepat e shkollės. Billin e zuri tėshtima, por nuk luajti vendit. E dinte qė dikush e vėzhgonte nė atė orė, megjithėse binte shi, sepse drejtori ēdo ditė duhet tė bėjė gati shkresat pėr vartėsit, t’i kontrollojė e t’i vėrė nė punė, paēka qė vartėsit ishin vetėm katėr.
Asnjė nuk e dinte se edhe flakėt paskėshin qėnė ca rrufjanka tė mėdha, me shije zgjedhėse tė mahnitshme, se nė fillim i vėzhguan tė gjithė tė fjeturit me radhė, deri sa vendosėn kujt t’i afroheshin mė tepėr.
“Kėsaj”, thanė njėzėri dhe shkuan duke kėnduar e vallzuar drejt Linės, vajzės me gjokse tė bukura kėrcėnuese, qė ishte bija e kryetarit dhe mbesa e plakut njėvetullor Baxho.
Mė parė e rrethuan, mė pas filluan t’i kundronin fytyrėn e bukur ngjyrė rozė, qė tė thuash tė vėrtetėn, nuk guxuan t’ia prekin, por vendosėn ta nisnin me kėmbėt, t’i lėpinin pak nga pak kėpucėt me qafa, qė kushedi nga cili shtet kishin udhėtuar deri kėtu nė Kajat, pėr t’u veshur nga kėmbėt e Linės, u ngjitėn ngadalė te pantallonat bluxhin, ku bėnė nė fillim disa brimėza tė vockėla tė kuqe qė pak nga pak po shtoheshin e po zmadhoheshin.
Era qė lėshonin nė kėtė udhėtim nėpėr bluxhin nga poshtė lart i tradhėtoi flakėzat, qė ishin nė fillim tė vockėla e pastaj mė tė mėdha, se hyri nėpėr flegėzat e hundės sė Admetit, i dhanė pak kohė, e zgjuan tė lemerisur dhe po ashtu tė lemerisur e bėnė tė vraponte drejt ēupės qė ende po flinte, tė hiqte xhaketėn e vet, t’ia mbėshtillte kėmbėt duke fikur flakėzat e pastaj ta merrte nė krahė e tė rendėte drejt derės.
Vajza do tė zgjohej, do ta ndjente veten nė krahė tė mėsuesit, do t’i pėlqente ajo gjėndje, do t’i mbėshtillte krahėt rrotull qafės e do t’i pėshpėriste “mė mbaj gjithnjė kėshtu”, pikėrisht kur nė klasė do tė hynte Billi i shoqėruar nga mėsuesja me shkrimin e bukur e me emrin e shkurtuar Viri. Do tė bėrtiste “je njė rrugaē i pandreqshėm”, kurse Viri do tė hapte dritaret kanat e tymi do tė shpėrndahej nėpėr fshat sė bashku me lajmin e tmerrshėm “mėsuesi dogji shkollėn bashkė me nxėnėsit pėr hakmarrje”, veprim ky qė duhej ta ēonte patjetėr te ajo vrima e qenit ku hyje pėr shtatė vjet e nuk dilje mė as pėr tridhjeteshtatė.
Admeti, qė kishte ende Linėn nė krahė, se nuk dinte ku ta ēonte, do t’i ulėrinte kot sė koti, vetėm pėr ta tėrbuar “thuaj ē’tė duash, zjarrin e vure ti kur ne po flinim”, gjė qė e tėrboi vėrtetė Billin, por ajo qė e habiti mė shumė Admetin ishte zėri i Linės qė tha pikėrisht tė njėjtėn gjė, “tė pashė unė qė zjarrin e vure ti”, qė do ta trulloste drejtorin sa tė mos dinte ē’tė bėnte, ē’tė thoshte e ku tė futej, se vėrtetė ajo vajzė ishte edhe mbesa e tij, por nė radhė tė parė qe e bija e kryetarit dhe e mbesa e dashur e Baxhos.

2

Tė gjitha kėto qenė bėma tepėr tė mėdha pėr njė fshat tepėr tepėr tė vogėl si Kajati. Nuk kishte nevojė as pėr radio e TV qė t’i pėrhapte, se ato mbėrrinin dhe atje ku nuk ta pret mėndja me njė shpejtėsi tė tillė qė edhe drita do ta kishte zili. Por, me qė ra fjala, pėr TV as qė bėhej fjalė, veē shtėpisė sė Baxhos, qė se nga e kishte prurė njė tė tillė, ca thonė ia kishte dėrguar ai i madhi fare, qė e donte shumė qė nga koha e Luftės sė fundit, kur Baxhua qe bėrė Hero, nga tė rrallėt heronj tė gjallė qė kishte vendi. Kurse radio kishin disa pak shtėpi, si ajo e drejtor Billit, qė ishte dhėndėrr i Baxhos, njė tjetėr nga ata tė parisė dhe mė tutje nuk shtyhej kjo punė. Radioja quhej njė luks i madh pėr njė fshat tė vogėl si Kajati, me drita tė dobėta e me ca shtylla rakitike tė shtrėmbėra qė mezi i mbanin telat, tė cilėt kėputeshin sa herė frynte erė e fortė.
Dhe kėto bėma filluan tė ndodhin tani qė erdhi ai mėsuesi i ri, rrugaēi nga qyteti, i cili pa shkelur mirė ia futi me tė pira e me tė dehura, po prite kur tia ndreqin qefin. Tani iu tek tė djegė shkollėn e bashkė me tė dhe fėmijėt, dika tė hakmerret surrati i tij! Turpi mė i madh ėshtė se e panė dhe me kė, me Linėn, qė i kishte hedhur duart rrotull qafės dhe ai, rrugaēi nga qyteti, e shtrėngonte fort nė gjoks, pa turp, foshnjėn, nxėnėsen e tij. Po ndodhnin lemerira dhe sytė e veshėt kishin pėr tė dėgjuar e parė gjėra tė llahtarshme.
Admeti nuk kishte kohė tė merrej me tė tilla parashikime, ishte zėnė ngushtė se s’dinte ku ta ēonte Linėn. Doli pa vetėdijė jashtė dhe hyri nė drejtori duke e ulur mbi skrivaninė e drejtorit, pikėrisht mbi shkresat qė Billi bėnte sikur i lexonte e sikur i shkruante, po qė nė tė vėrtetė i pėrgatiste ajo mėsuesja e imtė me emėr tė shkurtuar Viri. Nuk vuri re fare qė kur doli jashtė, shiu kishte pushuar dhe te strehėt e MAPO-s qenė grumbulluar shumė sehirxhinj, domethėn dėshmitarė tė ardhshėm pėr ndonjė proces kundėr tij.
As vetė s’e kuptoi pse kapi kėmbėt e Linės te kofshėt, i hapi e i ngriti lart pėr tė vėrejtur deri ku kishin arritur tė lėpinin nga trupi i bukur ato flakėzat qė paskėshin qėnė zuzare tė mėdha e me shije tė hollė, pa ditur se nė tė ēarat e atyre qė duhej tė ishin xhama nė dritare, qenė ngjeshur shumė sy, qė nė tė vėrtetė panė veprimin mė tė turpshėm qė mund tė kishte ndodhur ndonjė herė nė njė zyrė shteti, panė duart e atij rrugaēi nga qyteti tė fėrkonin kofshėt e vajzės, tė futnin gishtat nė ca vrima e nė ca vėnde, qė ēdo mėndje e merr dot me mėnd se ē’mund tė bėnin.
Billi, domethėnė drejtori, ishte aty, aty qe edhe mėsuesja e imtė me emrin e shkurtuar Viri, kishin filluar tė ishin aty edhe dy mėsuesit e tjerė, pra asnjė nuk mungonte nga kėshilli pedagogjik, qė shiheshin sy ndėr sy, ngrinin supat, bėnin shėnja nga mė tė pakuptueshmet, sikur u kishin ngrirė gjuhėt, kur Admeti ngrinte dhe ulte kėmbėt e Linės mbi skrivaninė e drejtorit dhe fuste gishtat nėpėr vendet mė delikate tė trupit tė vajzės, ndoshta pėr tė gjetur dėmet qė kishte pėsuar, veprime kėto qė patjetėr tė bėnin tė flisje me shėnja e gjuhėt tė ngrinin deri nė rrėzė.
Admeti nuk do tė vinte re as Baxhon kur tė hynte, se s’kishte si ta vinte re, meqė i kishte kthyer shpinėn derės dhe gjithė tė pranishmėve, qė shtireshin se nuk ishin tė pranishėm, derisa nuk bėzanin po shqyenin vetėm sytė, ngrinin supat e bėnin ca veprime tė tjera, qė donin tė thonin “ ky njeri nuk ia vlen tė jetė njeri”, por qė u tronditėn kur panė Baxhon tė hynte, i hapėn udhė dhe pritėn tė fillonte llahtara. Admeti u kėnaq qė Lina buzėqeshi, por nuk vuri re qė ajo kėtė e bėri pėr gjyshin e vet, kur tregoi me gisht Admetin dhe tha ca gjėra shpejt e shpejt, pastaj tregoi po me gisht Billin dhe tha ca tė tjera po shpejt e shpejt, fjalė qė e bėnė plakun njėvetullor t’i jepte dorėn Ametit, ta ftonte nga shtėpia e tij dhe atyre tė tjerėve, pėrfshi edhe Billin, t’u thoshte ca fjalė tė ashpra, saqė pronarėt e syve qė ishin futur rrėzave tė tabelave, qė duhej tė ishin xhama nė dritare, do t’u shpėrthente pa dashur njė “uuuuuu!” habie, e cila do tė pėrhapej nė fshat mė shpej se vrapi i dritės.

3

Tė gjitha kėto kishin ndodhur apo do tė ndodhnin?





4

Nė mėngjes u habit edhe vetė qė po flinte pranė vatrės. I kishin hedhur pėrsipėr njė velenxė tė trashė, mė mirė tė themi flokatė, nga ato me lesh tė gjatė, qė nganjėherė natėn tė hyn nėpėr gojė e tė duket se dikush, domethėnė gruaja qė tė do, tė ka mbėshtjellur me flokėt e saj tė gjatė e ti, ngaqė je nė gjumė, bėn ē’bėn e ia pėrtyp nga njė ēikė herė pas here. Ai u fryu atyre leshrave qė tani me sy hapur nuk iu dukėn dhe aq tė shijshėm, pėrkundrazi u mundua tė pastrojė gjuhėn nga njė shije e trazuar me qime qė iu dukėn tė kuqe, domethėnė nė ngjyrėn e velenxės dhe hodhi sytė pėrreth nė shtėpinė krejt bosh.
Plaku kishte dalė. Duhej tė qe patjetėr mė shumė se mėngjes. Ndjeu hapa dhe pa nusen qė po vinte drejt tij qetė qetė me dy ullinjtė e syve qė qeshnin me kursim. Ajo i tha “mirėmėngjes”, megjithėse nuk duhej tė ishte mėngjes dhe ai nuk foli as kur ajo i tha “fjete mirė?”, por mundohej tė pastronte gjuhėn nga ato qė duhej tė ishin flokė, por nė tė vėrtetė ishin disa qime tė kuqe tė besdisshme me njė shije tė keqe. Me shumė vėshtirėsi mėrmėriti diēka tė pakuptueshme nėpėr dhėmbė dhe ndjeu t’i dhimbte koka, kurse tėmthat i rrihnin me ritėm tė nxituar.
-Mbani aspirina?- e pyeti.
-Cuq, - bėri ajo dhe rrudhi supat duke u ulur pėrballė tij e duke mbledhur gjunjėt nėn vete, ndėrkohė qė psherėtinte aq bukur, aq sa atij iu duk sikur ia dha aspirinėn e koka filloi t’i lehtėsohej. Por koka iu lehtėsua edhe mė, kur ajo i vuri dorėn nė ballė, kur pėshpėriti e lehtėsuar “nuk paske zjarr”, kur ia fėrkoi tėmthat e rastėsisht pėllėmba e saj e butė i preku pak nga faqja te hapsira e nėnveshit, aq sa Admeti ndjeu rrėnqethje e dridhje tė fortė nė tė gjithė trupin, gjė qė as asaj nuk i shpėtoi pa e vėnė re.
Hera e parė qė po e shihte nga kaq afėr dhe nuk mundi ta fshihte habinė se si kjo grua fshati, qė kishte bėrė katėr fėmijė, tė kishte njė bukuri e butėsi tė tillė, megjithėse tė thuash tė drejtėn duhej tė ishte pak mė e madhe se Admeti, domethėnė nė moshėn kur vajzat e qytetit nuk janė fejuar ende. Vuri re faqet e rrumbullakta e tė bardha qė formonin rrotull syve dy rrathė tė mėdhenj ngjyrė hiri nė blu, cipėn tepėr tė butė tė lėkurės, flokėt e verdha qė tani nuk i kishte lidhur bisht, por qenė lėshuar e derdhur pa kujdes nėpėr supa dhe gjokset e saj, jo tepėr tė mėdhenj, qė megjithėse qenė thithur nga katėr fėmijė, dukej tė ishin ende tė fortė.
Edhe ajo e vuri re qė ai po e vėshtronte dhe i erdhi mirė tė pozonte para atij djali qė fshatarėt tani po e quanin “rrugaēi nga qyteti”. Pikėrisht nė kėtė ēast iu kujtua qė pranė tij ishte ulur gruaja, qė natėn papritur e pakujtuar bėhej fantazmė, vetėm duhej tė qe kohė e keqe, tė binin ca vetėtima e tė gjėmonin fort ca bubullima, drita tė llokoēitej nė tavan deri sa tė fikej fare dhe, kur ajo tė largohej me duart e shtrira para, mbėshtjellė si me njė ēarēaf tė bardhė, dritat do tė vinin prap e ai me xha Shahon do ta shikonin atė, domethėnė “pikėrisht kėtė bukuroshe qė tani po pozon kaq qetė kėtu para meje”, varur nė degėn e njė rrapi tė madh, ose mė mirė tė themi nė njė gjethe.
Qė kur koha kishte filluar t’i rridhte sėprapthi, ai dyshonte pėr tė gjitha, kishin ndodhur apo duhej tė ndodhnin, prandaj porosia e xha Shahos, se “ajo s’duhet ta dijė qė ne e pamė”, iu duk e tepėrt, sepse nė se kthimi i saj nė fantazėm nuk kishte ndodhur, atėherė as porosia e plakut nuk qe thėnė.
Admetit iu duk se ajo grua me sy ulliri po tallej me tė, po tallej me pozicionin si ishte ulur duke mbledhur gjunjėt nėn vete, me dorėn qė i vuri nė ballė kur i ciku pak faqen duke e rrėnqethur, me atė “cuq” qė tha kur i kėrkoi njė aspirinė se i dhimbte koka. Ajo grua po tallej me tė gjitha, ndoshta edhe me bukurinė, se njė qė di tė bėhet fantazėm, patjetėr duhet tė dijė tė tė bėjė ta shohėsh tė bukur, ndėrkohė qė mund tė jetė njė zhgarravinė fishka fishka qė tė vjen tė pėshtirė ta shohėsh.
Ajo vuri re qė fytyra e tij po vrenjtej pak nga pak, nuk i pėlqeu kjo gjė, iu duk krejt pa shkak, sidomos kur ai i ktheu shpinėn, kur mori njė copė dru me prush e filloi tė trazojė prushrat e tjerė, kur i fryjti hirit, qė iu hodh nėpėr hundė e sy e filloi tė kollitej.
-Dua tė tė them se ti po tallesh me mua. Ju tė gjithė po talleni me mua, - tha ai me inat tė pėrmbajtur. - Pėrveē plakut, - do tė shtonte pas pak, si pėr ta veēuar atė njeri tė cilin kishte filluar ta kuptonte, ose tė paktėn ashtu i dukej atij.
Gruaja qė po i dukej gjithnjė e mė e bukur dhe po tallej me tė, do tė mblidhte edhe mė tepėr gjunjėt, do t’i frynte njė cullufeje qė po i binte nga balli mbi sy, aq sa ajo do tė kėrcente pak pėrpjetė si njė flutur me bisht tė gjatė e do tė binte sėrish aty ku ishte, do ta detyronte t’i frynte pėrsėri e ajo pėrsėri do tė fluturonte e do tė binte po aty ku kishte qenė. Admeti e kuptoi qė ky nuk ishte veēse nervozizėm i asaj qė po i dukej se po tallej me tė, duke u hequr sikur ishte nervozuar pafundėsisht dhe e shprehte dufin duke i fryrė pa kuptim asaj cullufeje, qė shndėrrohej nė njė flutur me bisht tė gjatė.
-Cuq,- bėri ajo pėr herė tė dytė, por kjo “cuq” do tė ishte pak e fortė dhe nuk do tė tingėllonte aspak miqėsore, gjė qė do ta detyronte Admetin t’ia thoshte atė qė ndoshta plaku i kishte thėnė tė mos t’ia thoshte, meqė tani i dukej se gjėrat ndodhnin dhe nuk ndodhnin nė njė lojė tė pafund, ku tė tjerėt talleshin me tė, qė nga koha qė rridhte sė prapthi, fėrneta qė e dehte, gruaja qė ikte si fantazėm e deri te plaku qė e kėshillonte tė mbante ca sekrete, “se nuk ishte mirė qė ajo ta merrte vesh se vishej me tė bardha e ikte tė flinte e varur mbi njė gjeth”.
-Ti vidhesh natėn nga shtėpia si fantazėm, - ia plasi ai. - Ikėn e veshur me tė bardha kur bie shi e kėrcasin bubullima, kur drita llokoēitet e vjen prap. Unė tė pashė.
-Gėnjen, - tha ajo, - ju tė gjithė gėnjeni.
-Fle e varur nė njė pemė, - vazhdoi ai.
-Gėnjen, - tha ajo, - unė fle me fėmijėt e mi.
-Punė pėr ty, - ngulmoi ai.
-Ma pe fytyrėn? - pyeti befas ajo, duke i fryrė pėrsėri cullufes e duke u futur mė brenda gjunjėve tė vet qė po i mblidhte e po i mblidhte duke u zvogėluar pambarim.
-Ishte natė, - tha ai.
-Nuk kam qenė unė,- u duk qė u lehtėsua ajo.
Trupi i mbledhur u ēmblodh papritur, duart u vendosėn mbi gjunjė, mesi u ngrit pėrpjetė, cullufja u fry prap, u hodhėn ca ēapa tė lehtė dhe gruaja doli duke pėrsėritur “ju tė gjthė gėnjeni, nuk kam qenė unė”, qė do t’i kthenin Admetit dhimbjen e kokės dhe atė ndjenjėn se tė gjithė kėta njerėz tė kėtij fshati tė humbur me emrin e papėrfillshėm Kajat, qė s’figuronte gjėkundi as nė hartė, paskan njė qejf tė madh, tė tallin e tė leqendisin pikėrisht atė, sepse mezi e prisnin qė t’u vinte, ndryshe me se do tė argėtoheshin, pėrderisa jeta nė kėto gryka malesh rridhte aq e njėllojtė.
“Po, ndoshta nuk do tė ketė qenė ajo”, mendoi Admeti. “Nėse kjo do tė jetė e vėrtetė, atėherė kush do tė ketė qenė: Baxhua, Billi, kryetari, apo dikush tjetėr qė do ta kishin vėnė ata pėr tė alarmuar plakun, Pelon dhe mua”? Shumė gjėra mund tė pranoheshin, siē mund tė pėrjashtoheshin shumė gjera tė tjera, veē ėnderr nuk mund tė qe, se tre vetė, domethėnė ai, plaku dhe Pelua nuk mund tė shihnin njėherėsh qė tė tre tė njėjtėn, tė alarmoheshin e dy prej tyre, domethėnė ai dhe plaku tė niseshin natėn nėpėr shi e ta shihnin atė, qė ndoshta nuk ishte nusja, po dikush tjetėr, se nusja flinte me fėmijėt e vet, atje nė shtrat, siē tha ajo.
Pas dhimbjes sė kokės qė rifilloi, se kėto ishin vėrtet gjėra qė tė shtypnin tėmthat, u ngrit dhe i hipi dėshira tė lexonte diēka nga shėnimet e plakut, nė vend tė aspirinės qė kėrkoi pėr t’u lehtėsuar dhe mori atė “cuq” e atė cikje dore te rrėza e nėnveshit, qė e rrėnqethėn dhe qė ajo patjetėr e vuri re.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Hiqmet Meēaj-roman-"Kukullat e pyllit"    15/9/2010, 14:49

KAPITULLI I SHTATĖ


SHĖNIME TĖ SHAHOS

ku tregohet se si kulunbria, qė ėshtė njė kumbull e egėr, iu lut kumbullės t’i kėmbenin gjethet, mirėpo mė vonė si i kėmbyen gjethet, pema e egėr, domethėnė kulumbria, ia punoi kumbullės, sepse meqė nuk u shkonin kokrrat me gjethet e reja, ajo domethėnė pema e egėr, nuk pranoi t’i kėmbenin edhe kokrrat, si dhe ca gjėra tė tjera, qė ėshtė mirė t’i dinė tė gjithė...

Isha bėrė njė goxha djalė, siē mė thoshin tė gjithė, njėzetekatėrvjeēar, veshur me kostum gri dhe gravatė alla garēon kur mbrojta titullin Doktor i Shkencave nė fushėn e Gjenetikės, duke fituar njėkohėsisht tė drejtėn e punės nė laboratorin e famshėm tė qytetit F. Por mė e rėndėsishmja pėr mua qe se u zgjodha midis shumė pretendentėve tė isha asistent i profesorit K. K., dy herė kandidat pėr ēmimin Nobėl nė kėrkimet mbi gjenetikėn dhe ēuditė e saj transmetuese, njė shkencė e re , qė hapte perspektiva tė pamata shkencore edhe pėr mua.
Tashmė nuk banoja mė te profesor Xhuzepja, tė cilin e vizitoja jo aq shpesh pėr shkak tė kohės qė mė mungonte. Kisha marrė me qera njė apartament tė kėndshėm nė periferi tė qytetit, nė katin pėrdhes tė tė cilit ishte vendosur laboratori im i vogėl, dhuratė e njė instituti ndėrkombėtar, ku kaloja pjesė tė rėndėsishme tė kohės sė lirė. Mbrėmjeve zhytesha nė shoqėrinė e kolegėve tė mi, nė kafenenė Espresso, ku mblidhej ajka e inteligjencies sė qytetit dhe ku u miqėsova me shkrimtarė, artistė tė skenės e tė muzikės, piktorė e lloj lloj figura tė shquara. Kudo mirėpritesha me entusiazėm, shpesh bėhesha qėndra e bisedės, sepse fusha ku kisha filluar tė studioja, ndėn drejtimin e profesorit tė famshėm K. K. ishte tepėr joshėse pėr ta.
Ndėrkohė kishte filluar tė mė interesonte letėrsia, sidomos poezia moderne, pyesja pėr modernizmin dhe si shfaqej ai, ndikimin nė tė tė kohės dhe hapsirės, si i pėrballon gjuha me shėnjat dhe simbolet e veta ndryshimet e reja konceptuale qė shfaqen nga njera rrymė te tjetra dhe a ėshtė frymėzimi i poetit njė komunikim i fshehtė me perėndinė e zgjedhur prej tij, apo njė punė e zakonshme intelektuale si gjithė tė tjerat? Jo mė kot shqetėsohesha tė kuptoja sa mė tepėr nga poezia, mund tė them se veē ndonjė ambicjeje pėr t’u plotėsuar si njė i ri i kohės me tė gjitha idetė qė lėvrinin nė botėn e artit, shtysa mė e madhe ishte Nilda, gazetarja dhe poetja qė kishte filluar tė bėnte emėr tė bujshėm dhe me tė cilėn kishim tetė vjet qė duheshim e tani bashkėjetonim nė shtėpinė time tė re.
Nilda ishte dy vite mė e madhe se unė, me temperament tė ēuditshėm, e gėzuar nė furinė e saj, shkatėrruese nė zemėrimin e saj, e admiroja dhe mė adhuronte, grindjet na zgjasnin vetėm disa minuta dhe ankesa kryesore e saj pėr mua ishte se nuk dija ta pėrballoja jetėn jashtė fushės sė shkencės, prandaj duhej tė pėrgatitesha edhe pėr rrethana tė papėrfytyrueshme, duke mė sjellė si shembull profesor Xhuzepen dhe peripecitė e tij tė suksesshme nė Kajat, ku tė gjithė e dinin ngritės muresh e gdhendės druri, kurse ai ishte njė antropolog i niveleve botėrore. Unė mėrzitesha nga tė gjitha kėto dhe i thosha se ndoshta nuk pėrsėriten gjithnjė tė njėjtat gjėra, ndoshta s’do tė ketė mė luftra, kurse ajo vinte buzėn nė gas pak si hidhur e mė pėrsėriste pėr tė sajtėn herė se “fashizmi nuk lindi qė t’u bėjė paradė kėmishave tė zeza pėr qejf”.
Kishte tė drejtė. Unė dija tepėr pėr indet e qelizat, tani po mundohesha tė depėrtoja nėpėr tė panjohurat e enzimave, tė merrja vesh lidhjet dhe varėsitė, komandat qė marrin e japin. Kėto ndodhnin nė mikrobotė, diēka kuptoja prej tyre, kurse ē’ndodhte nė makrobotė, ē’urdhėra e komanda jepeshin, ē’pėrgatitej tė ndodhnin e pėrse pėrgatiteshin, qenė tepėr larg interesit tim, thjesht isha dikush qė kisha humbur lidhjet me njerėzit dhe merresha vetėm me bimėt e me kafshėt. Kisha harruar nga vija e kush kisha qėnė, nuk mė merrte malli pėr asnjė nga tė mijtė, ajo botė qė lashė pas, kur isha fėmijė, para dymbėdhjetė vjetėsh, mė dukej e huaj dhe e mjegullt.
Nilda sillej ftohtė me familjen e saj, pothuaj nuk i vizitonte, por edhe kur ndodhej ndonjėherė rastėsisht nė prani tė tyre, nuk e fshihte pėrbuzjen “qė rridhte prej gjakut tė tyre”, qė “paskėsh qenė tepėr i hidhur pėr fatkeqėsinė e saj e tė vendit tė saj”. Vėllai i madh qe bėrė kryetar i fashios sė qytetit F. dhe komandonte bandat qė shkatėrronin e likujdonin pasurinė dhe vetė kundėrshtarėt duke i pushkatuar rrugėve e duke mbushur me tė tjerė burgjet. Babai e mbėshteste dhe qe plotėsisht nė njė mėndje me tė birin se kjo i kishte dhėnė mundėsinė tė shtonte fitimet, duke e kthyer tė gjithė veprimtarinė e tij tregtare nė industri lufte. Nilda, si gazetare me ide liberale qė ishte, qe e detyruar tė shkruante kundėr tyre dhe u kishte shpėtuar ndjekjeve, pikėrisht si motėr e kryetarit tė fashios, i cili ia nėnvlerėsonte pikpamjet qė shprehte nėpėr gazetat ku bashkėpunonte, sepse, siē thoshte i jati, “njė ditė, kur bota tė bėhet e gjitha jona edhe ajo do tė kthehet me ne”.
Por Nilda nuk e dinte qė pikėrisht ai, kapua i fashove qė ishte vėllai i saj, do t’u shkatėrronte njė ditė atė lidhje aq lumturore qė ishte ndėrtuar pėr tetė vjet rresht, por kjo do tė ndodhte mė vonė, kur vendi i saj do tė pushtonte vendin tim pėr herė tė dytė brenda mė pak se njėzet vjetėsh, ngjarje qė Nildėn e tronditi pa masė dhe erdhi me njė frymė tek unė duke qarė e duke sharė “udhėheqėsin kokėrruar tė banditėve me kėmisha tė zeza”, babanė dhe vėllanė e vet, pastaj kėrkoi tė bėnim seks dhe pikėrisht nė atė kohė kur mbaruam, thashė si budallai mė i madh qė mund tė ketė patur ndonjėherė mbi dhe: “ndoshta nuk ėshtė pushtim”. “Edhe ajo qė sapo bėmė ne, ndoshta nuk ėshtė q...”, tha me inat Nilda dhe mė qėlloi me pėllėmbė, pastaj mė kėrkoi tė falur, shau pėrsėri vėllanė, udhėheqėsin kokėrruar, mua, qau me ngashėrimė, mė puthi me afsh e tha “si do qė tė ndodhė ne nuk do tė ndahemi kurrė ...” , sikur tė parandiente diēka tragjike dhe doli.
Nilda filloi tė merrej me rezistencėn kundėr babait dhe vėllait tė vet qė ishin marrosur pas ideve tė atij udhėheqėsi kokėrruar dhe njė tjetri tė njė shteti tjetėr, “njeri epileptik qė s’dinte tė priste as mustaqet e veta”, tė cilėt i kishin shpallur luftė qytetėrimit dhe ideve tė saj liberale.
Njė ditė mė solli nė shtėpi njė djalė tė tė njėjtės vėrsė me mua, i cili, siē mora vesh mė pas, ishte nga vendi im, nga njė fshat fushor dhe studjonte nė shkencat juridike, por qė shkruante edhe ai nėpėr gazetat shkrime qė u shkonin pėr shtat ideve tė Nildės.
Ky njeri mė vonė do tė takohej me mua nė vendin tim pas shumė vitesh, nė rrethana tė tjera, kur do tė ishte bėrė njeri i rėndėsishėm dhe vajzėn e tij do ta merrja nuse pėr tim bir, pasi ta pushkatonin e familjen t’ia mėnjanonin. Por kėto do tė ndodhnin mė vonė, nė njė tė ardhme tė largėt, qė po pėrgatitej kėtu nga vėllai i Nildės, i cili kishte filluar ta rruante kokėn pėr t’i ngjarė udhėheqėsit tė tij, kur ne nuk dinim ē’do tė ndodhte, do tė rrinim apo do tė largoheshim.
Nikua, juristi dhe gazetari nga vendi im mė pėlqeu, folėm pak nė gjuhėn tonė, kujtuam nga kishim ardhur dhe mė tha se “kishte vendosur tė shkonte atje, por kur, nuk e dinte, ndoshta kur ata do tė kishin nevojė pėr tė”. Ai qeshi disa herė me naivitetin politik qė shprehja sa herė duhej tė thoshja ndonjė mendim, por mė nė fund mė kėrkoi leje tė vinin edhe emrin tim nė njė peticion qė do t’i dėrgonin qeverisė kėmishėzezė si protestė pėr pushtimin, duke mė paralajmėruar se “kjo punė mund tė jetė edhe me rrezik”.
Unė pashė nga Nilda dhe, meqė ajo mė buzėqeshi, i thashė “nuk kam ndonjė kundėrshtim dhe nuk shoh ndonjė rrezik, sepse ēdo njeri ka tė drejtė tė protestojė nė se dikush i bėn keq vendit tė tij ku ka lindur”, fjalė kėto qė u pritėn me duartrokitje nga tė dy dhe me njė puthje tė gjatė nga Nilda.



Falė atij peticioni jeta ime u kėmbye kryekėput, sepse mė sollėn tė shoqėruar me avion ushtarak nė kryeqytetin e pushtuar T., mė emėruan kėshilltar tė kryeministrit pėr probleme ushqimore dhe shėndetsore, pėr Nildėn nuk mora vesh gjė, por disa miq mė thanė se kishte ikur fshehurazi nė shtetin fqinj Z. dhe qė andej shkruante nėpėr gazeta tė ndryshme tė botės pėr mortajėn e zezė tė vendit tė vet, kurse Nikun e kishin mėnjanuar nė njė ishull ku ēonin njerėz tepėr tė rrezikshėm. Pyesja veten pėrse zgjodhėn pikėrisht mua tė mė emėronin nė njė post aq tė lartė tė njė qeverie ndėn pushtim? Pėrse nuk mė lanė atje me studimet e mia, tė bėja atė qė mund tė bėja pranė profesorit tė famshėm K. K., por me forcėn e armėve mė detyruan tė ulem nė njė karrike e tė mos di ē’kėshilla t’i jap kryeministrit, qė nga ana e vet edhe ai nuk dinte tė qe kryeministėr?
Ishte viti i tretė i pushtimit dhe grupe tė ndryshme tė armatosura vepronin nėpėr krahinat periferike. Qenė krijuar dhe dy organizata kundėrshtare, siē dėgjoja tė flitej nėpėr raportet e qeverisė, njėra e bardhė e tjetra e kuqe, kurse unė u shėrbeja tė zinjve. “Na mbytėn ngjyrat”, thosha ndonjėherė me vete dhe qeshja hidhur kur rrija shtrirė nė apartamentin qė mė kishin dhėnė nė qendėr tė kryeqytetit, qė nuk i ngjante as fshatit mė tė humbur tė vendit prej nga vija.
Njė ditė mė afrohet nė rrugė njė djalė i vogėl dhe mė fut nxitimthi nė xhep njė pusullė, tė cilėn e lexova pa vėmendjen e duhur, por nė fund u trondita kur pashė se ma dėrgonte Baxhua.
Mė ftonte tė takoheshim. Tė them tė drejtėn mė kishte marrė malli dhe, edhe unė doja ta takoja, por atje nė pusullė nuk thuhej kur dhe ku. Ai djalė vogėl m’u afrua pėrsėri njė ditė tjetėr , por kėsaj radhe nuk mė futi nė xhep ndonjė gjė, veē mė ftoi ta ndiqja. Rreth dy orė hyra e dola nėpėr rrugica, pa marrė vesh ku gjendesha, derisa mė nė fund u futėm nė njė si dyqan, kaluam nė njė portė tė dytė dhe pėrpara mė doli njė fshatar me mjekėr e me trup tė bukur, qė na qenkej Baxhua, dora vetė. U pėrqafuam e u puthėm, pastaj mė nxorri nėpėr njė derė tė tretė, hymė nė njė tjetėr avlli, ku na prisnin disa shokė tė tij nė njė odė tė errėt, ndriēuar pak nga drita e diellit qė hynte nėpėr tė ēarat e dritares sė ngushtė me kanata tė mbyllura.
Mora vesh se kisha ardhur te tė kuqtė, me tė cilėt qe bashkuar Baxhua, banditi i dikurshėm dhe ishte bėrė njė nga kryesorėt e atyre qė dėgjoja nėpėr raportimet e qeverisė se goditnin forcat ushtarake, bėnin atentate, rrėmbenin e digjnin. Dikush tjetėr qė dukej se qe mė kryesor nga Baxhua, qė fliste me njė ton tė rėndė dhe fjalėt i kishte urdhėra, mė tha se duhej tė tregoja datėn e dėrgimit dhe vendmbėrritjen e ushqimeve. Nė se nuk pranoja, unė isha vetėm njė tradhtar dhe dikush do tė mė trajtonte pikėrisht si tradhtar, gjė qė nuk e kuptova dot me njė herė, por qė e plotėsoi njė tjetėr “mjafton njė **** plumbi nė ballė”, kurse Baxhua ndėrhyri duke thėnė “ky ėshtė vėllai im dhe nuk e prura kėtu t’i tregoni koqen e plumbit”. Baxhua qe nxehur dhe preku revolverin. Gjakrat i shoi ai qė qe mė kryesori.
Unė nuk kisha folur ende. Thashė se tėrė kohėn jam marrė me libra dhe shkencė, pėr kėto gjėra nuk ia shkrep fare, “ndaj ē’keni pėr ta bėrė, bėjeni qė tani”. Baxhua mė nxorri qė andej pa asnjė koment tjetėr, por kur dolėm pėrsėri nė avllinė ku mė priti, mė tha tė mendohesha mirė, “se tani veprojnė ligje tė nxehta dhe unė nuk tė mbroj dot”.
-Do iki qė andej, - i thashė.
-Ku do tė shkosh? – mė pyeti.
-Nė Kajat, - i thashė.
U pėrqafuam e u puthėm. Nuk tha as “po”, as “jo”.
Pas ca ditėsh u vodha nga kryeqyteti e kryeministria dhe mbėrrita nė vendin tim tė lindjes e tė fėmijėrisė. Tė kuqve u dhashė vetėm njė dėrgatė ushqimesh dhe ata e rrėmbyen.



Kėshtu fara e butė, domethėnė unė, u kthye pėrsėri nė vendin origjinė tė egėr dhe patjetėr qė do tė egėrsohej edhe ajo pak nga pak duke iu afruar gurit dhe pyllit, prej nga ishte nisur para se tė largohej pėr t’u bėrė e butė.
Ne rendnim nga fshati nė mal dhe nga mali nė fshat se vinte ushtria pushtuese, vinin ata qė kishin njė shėnjė tė kuqe nė ballė, por edhe ata me zog tė zi mbi qylafin e bardhė. Tė gjithė shkretonin, digjnin, rrėmbenin, vrisnin. Ata me shėnjė tė kuqe linin pas pushtetin e tyre, por edhe ata me zogun e zi linin pushtetin e tyre, tė dyja palėt kėrcėnonin dhe i quanin armiq ata qė nuk bashkoheshin me ta, thonin se luftonin pėr lirinė, por mua mė dukej se liria ikte gjithnjė e mė larg, nuk afrohej asnjėherė. Tė dyja palėt mė linin mua nė krye tė pushtetit tė tyre dhe mė kėrcėnonin se “do mė jepnin koqen e plumbit ballit, nė se bashkėpunoja me armikun”. Mirėpo pėr ēudi nuk e meritova asnjė herė “koqen e plumbit”.
Kur udhėheqėsin kokėrruar me kėmishė tė zezė e varėn kokėposhtė atje nė vendin e tij, ku unė kisha filluar tė bėhesha shkencėtar, u shfaqėn tė egrit, ushtarė e atij “udhėheqėsi epileptik, qė s’dinte tė priste as mustaqet tij”, siē thoshte dikur pėr tė Nilda, qė shfarosnin ushtarėt e kokėrruarit, tashmė tė lėshuar pa komandė dhe bėnin terror mbi popullsinė qė filloi tė fshihej pyjeve e maleve. Nė kėtė kohė dėgjova prap tė flitej pėr Baxhon, i cili bandėn e kishte shtuar shumė sa qe bėrė batalion, digjte, vriste e shkretonte dhe kishte ardhur tė bėnte luftė ndėr anėt tona. Por emri i Baxhos u rrit shumė kur i mbėrtheu ato ushtritė e egra pėr tre ditė e tre net, vrau shumė syresh dhe i detyroi tė futeshin me panik nė qytetin bregdetar V.
Batalioni i Baxhos nuk bėnte luftė vetėm kundėr tė huajve, ēfaroste dhe ata me shpend tė zi nė qylafėt e bardhė, u digjte shtėpitė me gjithė njerėz e ē’kishin brenda, kurse mallin e bagėtinė e rrėmbente se “i takonin popullit”.
Isha nė mal kur erdhi me gjithė batalionin e tij nė Kajat duke sjellė me vete dymbėdhjetė nga ata me qylaf tė bardhė e shpend tė zi, tė dymbėdhjetė tė lidhur e tė rrahur. Ngriti fėt e fėt njė gjyq qė ai e quajti ushtarak dhe i dėnoi tė dymbėdhjetė me vdekje, mu nė qendėr tė fshatit, pasi kishte grumbulluar banorėt qė u ndodhėn aty. I gjithė Kajati i njihte ata qė u dėnuan, kishin miqėsira e krushqira me ta, se qenė tė krahinės sė tyre, mirėpo me Baxhon dhe gjyqet e tij nuk bėhej shaka.
U habita kur mora vesh pėr Beson qė na qėnkej ndodhur nė Kajat, m’u nė atė ēast, se e dija qė ishte pėr studime teologjike nė atė shtetin e Largėt E., kurse ai qenkej kthyer pėr fatin e tij tė zi, qenka ngritur , e paska quajtur Baxhon kriminel dhe batalionin “banda e tij”, duke e ftuar “tė bėhej njė herė nė jetėn e tij njeri” dhe “ta lante e pastronte zemrėn me dritėn e mirėsisė, qė pėr fat tė keq nė kohėra tė tilla ėshtė e paktė”.
“Luftėrat venė e vinė”, kishte thėnė Besua, qė studionte pėr teologji, “ne duhet tė mbetemi siē ishim, ta shpėtojmė veten nga urrejtja duke urryer vetėm egėrsinė”. Baxhua nuk e kishte lėnė tė mbaronte, kishte dhėnė urdhėr ta lidhnin dhe gjyqi, qė ende nuk qe shpėrndarė, e dėnoi edhe Beson me pushkatim, “si tradhtar dhe armik tė popullit”.
I hodhėn mes pluhurit kufomat e tyre, mu nė mes tė fshatit dhe u larguan duke kėrcitur batare plumbash nė ajėr, si pas njė dasme.
Nuk mund ta pėrshkruaj dot sa qava kur e pashė tė nesėrmen Beson e gjorė pėrmbys, tė mbytur nė gjak. E ktheva, i pėrkėdhela flokėt, fola me tė pėr mallin e madh qė mė kishte marrė, i thashė se e doja shumė. Ai, me sytė e hapur si tė habitur dukej se mė pyeste, “po Baxhua ē’pati me mua, ne jemi rritur bashkė nė shtėpinė time, as nė gjumė nuk jemi ndarė”. Kėto i dinte i gjithė Kajati, ndaj pėshpėriste se “erdhi koha kur vėllai duhet tė ruhet nga vėllai”, qė ta bėka gropėn pas kurrizit, kur ngjyeka ballin me bojė tė kuqe e i quan tė tjerėt tė gjithė armiq.
Qė nga ajo ditė emri i Baxhos filloi tė ngjallė frikė e tmerr.



Lufta qė zunė shtetet e botės kishte mbaruar prej kohėsh kur mė thirrėn nė kryeqytet e mė shoqėruan me dy ushtarė pėr njė mbledhje me tepėr rėndėsi. Mė futėn nė njė sallė tė madhe, ku kishte edhe tė tjerė si unė dhe na foli njė djalosh ushtarak me zė plot mirėsi, tė ngrohtė e tė butė, thua kot e kishte veshur atė uniformė qė dukej se nuk i rrinte mirė nė trup. Ai foli e foli pėr njė shtet tė ri qė do tė ndėrtonin, tė barabartė e tė lirė, ku arsimi e sidomos shkenca do tė zinin njė vend tepėr tė rėndėsishėm. Midis tė shquarve qė ndodheshin nė sallė pėrmendi edhe emrin tim me nderim tė veēantė, duke na ftuar ta ngrinim atė shkencėn e re, sepse kėshtu forcoheshin liria e demokracia, pėrparimi e mirėqėnia.
Mora zemėr nga mirėsia dhe zėri i butė i atij njeriu, prandaj u ngrita plot siguri nė vetvete dhe kėrkova tė shkoja nė shtetin ku kisha mėsuar, tė vazhdoja studimet nėn drejtimin e profesorit K. K. tė propozuar dy herė pėr ēmim Nobel..., por ai ushtaraku i ri dinte ta kishte zėrin edhe tė ashpėr dhe sytė t’i egėrsonte, duke mė thėnė se do tė mė sqaronin mė vonė nė njė zyrė tjetėr.
Pasi tė tjerėt qė ndodheshin nė sallė u treguan entusiastė dhe pranuan postet drejtuese “pėr tė ngritur shkencėn e re”, mua mė ēuan nė njė zyrė ku pa njė pa dy mė cilėsuan “kėlysh i borgjezisė”, nuk mė futėn burgjeve se “dikur kisha ndihmuar”, duke mė pėrmendur rastin e dėrgatės sė furnizimeve dhe paskam marrė pjesė nė njė peticion kundėr pushtuesit, por sidomos se isha i afėrt i Baxhos. Mė thanė tė kthehesha nė Kajat, prej nga nuk duhej tė lėvizja dhe tė paraqitesha pėrditė te njė ushtar-polic qė do tė vendosej nė fshat vetėm pėr mua.
Pėrjashta mė priste Baxhua, veshur me njė uniformė ushtarake me grada tė florinjta, me njė palė mustaqe tė holla, i bukur e shtatlidhur, me vetullat e trasha tė bashkuara. Tani nuk drejtonte mė njė grup banditėsh, as njė batalion, por disa brigata, me tė cilat ndiqte qylafbardhėt qė kishin patur zhgabė nė kokė, tė gjallėt i dėnonte gjyqi me pushkatim, tė vdekurit e vrarė i tėrhiqte zvarrė nėpėr qytete, ku bėheshin tmerri i botės, kurse tė afėrmit i burgoste ose i mėnjanonte. Baxhua mė dha dorėn ftohtė, nuk tregoi aspak mall, mė tha “unė tė tregova rrugėn e qytetėrimit, ti zgjodhe atė tė pyllit”, pastaj mė ftoi tė bėhesha i kuq, “qė dikur edhe unė tė them: kisha tė drejtė qė tė mbroja dhe tė krenohem me ty”.
Mora rrugėn e malit dhe tė pyllit. Kėshtu fara e butė, domethėnė unė, u kthye pėrsėri nė vendin origjinė tė egėr dhe patjetėr qė do tė egėrsohej edhe ajo pak nga pak duke iu afruar gurit dhe pyllit, prej nga ishte nisur para se tė largohej pėr t’u bėrė e butė, por kėsaj radhe pėrfundimisht dhe me njė ushtar-polic te koka.
Mė quajtėn “kėlysh”, gjė qė nuk mė zemėroi, por m’u ngulit nė mendje se mė shumė i ngjaja fazės sė parė tė fluturės, me tė vetmin ndryshim, sepse ai insekt i bukur qė pėlqen dritėn, para se tė fitojė krahėt e mrekullueshėm e tė fluturojė, ėshtė njė krimb i vogėl, i shėmtuar, i kufizuar nė lėvizje, i varur kokėposhtė brenda njė fshikėze. Kurse unė nė fillim fitova krahėt e fluturės e nisa tė fluturoja rreth dritės, deri sa arritėn kėto ditė tė mė tkurrin brenda njė fshikėze e tė mė detyrojnė tė shndėrrohem pak nga pak nė krimb, qė e sheh botėn kokėposhtė.
U detyrova tė martohem me njė njeri tė mirė, qė nuk i ngjante fare Nildės, pėr tė cilėn nuk dija gjė, por siē do tė merrja vesh mė vonė, mė kėrkonte me ngulm dhe merrte tė njėjtėn pėrgjigje nga qeveria jonė se “nuk ekziston njė person i tillė brenda kufijve shtetėrorė ku ne ushtrojmė pushtetin”.
Mė kishin fshirė nga lista e tė gjallėve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Hiqmet Meēaj-roman-"Kukullat e pyllit"    15/9/2010, 14:50

KAPITULLI I TETĖ



1

Shiu, feneri, rruga, pylli, vetėm fytyra mungonte, e kishte pėrpirė nata me gjithė sytė, ballin, buzėt, flokėt. Ishte njė fytyrė e padukshme prej ajri dhe nate, mbushur me vetėtima e gjėmime, si mund ta shihnin ata?
Patjetėr qė do tė ngrihej, patjetėr qė do t’i dhimbte koka, do tė zbriste shkallėt e gjysmėkatit vjedhurazi, pa e kthyer vėshtrimin pas, ngaqė i dukej se tė gjithė e fyenin, ngaqė ngjanin gjėra tė cilat ndoshta nuk kishin ngjarė, por gjurmėt duhej tė mbeteshin, ato diku duhej tė ishin, sepse ai diēka kishte parė, diku kishte shkelur. Mos ishin tė gjithė tė tjerėt realė, me gjithė ato qė po ndodhnin, kurse ai joreal, me njė tru tė papėrshtatshėm qė bėnte ē’bėnte e pillte fantazma?
Njė forcė e ēuditshme po e tėrhiqte drejt pyllit, atje ku e kishte ēuar plaku atė natė, kur dritat u fikėn e erdhėn prap, ndėrsa shiu i bėri kapuēonė nėpėr troqicė e shqopė, pėr tė parė diēka qė do ta linte kaq net pa gjumė e qė pastaj ajo, nusja, do t’ia mohonte duke i thėnė “nuk isha unė, ma patė fytyrėn”? Me ē’po i kujtohej ishte po ajo rrugė, po ai pėrrua i mbushur me gurė tė mėdhenj e zhavorr, po qė tani dukej, sendet kishin ngjyrė, se nuk ishte natė e nuk kishte shi e vetėtima. Edhe rrepet e mėdhenj, meqė dukeshin, nuk qenė aq tė frikshėm si atė natė, kur ai i shihte nė kundėrdritėn e fenerit tė plakut, kishin filluar tė bėheshin tepėr tė zakonshėm, pa magjinė trembėse tė errėsirės. Mė pas pėrrallet nuk ia ēorrėn fytyrėn, kur kaloi mes tyre i kėrrusur e hyri nė pyllin e dendur me lisa tė lartė, ku iu desh tė dredhonte nga e majta, tė bėnte njė gjysmėrreth nga e djathta, diku do tė vinte rrotull, deri sa tė gjente shtegun pėr tė dalė nga pylli, siē kishin bėrė atė natė me plakun. Gjeti edhe gjurmė kėmbėsh, tė tijat dhe tė plakut, qė diku rrėshqisnin e diku shkelnin drejt, gjurmė tė cilat tė ēonin te njė rrap tepėr i lartė e me trung tė fryrė, tėrė gunga e guva, tė cilit i erdhi rrotull, sepse iu kujtua qė plaku i kishte thėnė “kėtu”, pastaj i kishte thėnė “shiko andej kur tė shkrepė vetėtima” dhe ai kishte pritur tė shkrepte vetėtima. Vėshtroi tokėn me kujdesin e dikujt qė kėrkon tė gjejė diēka qė i ka humbur dhe vjen pėrditė te e njėjta pikė, ose i duket atij se ka qėnė e njėjta pikė ku i ka humbur ajo diēka, kėrkon me shpresė se do ta gjejė, por nė tė vėrtetė nuk i ka humbur gjė, po i duket atij sikur i ka humbur. “Pikėrisht kėtu ngatėrrohet truri, i cili krijon tė tjera tė vėrteta pėr tė na bindur se vetėm ato janė tė vėrteta, tė tjetėrllojtat s’kanė ngjarė, dikush i ka shpikur pėr tė na tallur e fyer”, iu duk se mendoi ai. Edhe gjurmėt qė gjeti rrotull trungut tė fryrė e tėrė gunga iu dukėn trillim i trurit tė tij, sepse nė tė vėrtetė ato nuk duhej tė ishin, nga qė nusja i tha “nuk kam qenė unė, ma patė fytyrėn”? Mirėpo ja qė gjurmėt ishin aty, aty ishin edhe disa gurė tė grumbulluar qė dikush tė hipte nė pemė e pastaj tė varej e tė flinte majė saj, thuajse nė njė gjethe, kur qe njė natė me gjėmime tė frikshme, me vetėtima e shi, kur ai me plakun do tė bėheshin kapuēonė e do tė ndiqnin fantazmėn pas dritės sė fenerit qė shuhej nga era e ata mezi e rindiznin. “Gruaja e re duhet tė jetė ngjitur kėtu”, mendoi, por mė saktė duhej tė kishte thėnė “fantazma”, sepse “gruaja e re”, qe njėra nga mundėsitė, kurse “fantazma” kishte brenda edhe mundėsira tė tjera njerėzish tė ndryshėm, tė cilėt kishin marrė pėrsipėr tė tallnin atė, plakun dhe djalin e plakut, qė nė tė vėrtetė duhej tė qe mė i talluri, sepse ishte burri i saj.

2

U ul mbi njerin nga gurėt dhe, ngaqė iu duk vetja tepėr i besdisshėm qė kėrkonte tė zbulonte me ngulm tė fshehtat e dikujt tjetri, ndezi njė cigare dhe mendoi, qė pasi tė ēlodhej pak, tė riniste rrugėn e kthimit, me njė ndjenjė tė rėndė fajėsie pėr atė qė kishte menduar tė bėnte. “Nė se dikujt i shkrepet tė flerė majė peme”, mendoi “ unė nuk kam tė drejtė ta verifikoj, aq mė tepėr ta gjurmoj”. Nė ka xhinde, le tė ketė, kėshtu format e jetės pasurohen.
Por thellė thellė nuk qe i bindur pėr tė gjitha ato qė kishte menduar, sepse nė fund tė fundit ai kishte tė drejtėn tė dinte nė se ato gjėra kishin ndodhur vėrtetė apo do tė duhej tė ndodhnin dikur.

3

Ndjeu mbi sup goditjen e rėndė tė njė pėllėmbe tė stėrmadhe, qė nuk iu duk aspak miqėsore dhe, kur ktheu kokėn, pa se pas tij rrinte me kėmbė tė hapura e disi kėrcėnues kryetari, djali i Baxhos, babai i nxėnėses sė tij me gjokse tė bukura, veshur me njė xhaketė tė zezė meshini,tė gjatė deri mbi gju.
“Ky njeri mė paska ndjekur”, mendoi Admeti qė iu duk vetja si i zėnė nė grackė, por nuk u pėrpėlit, sepse tjetri as e pėrshėndeti, por i tha “e dija qė do tė tė gjeja kėtu”, sikur Admeti ta kishte itinerar tė pėrhershėm ardhjen kėtu dhe ai tjetri e dinte pėrzgjedhjen e tij. As u ngrit, as e ftoi tė ulej edhe atė, qė ishte kryetari, njeriu mė i rėndėsishėm i fshatit edhe nga ajo qė ishte djali i Baxhos, heshti, pak nga pak po i ikte ndjenja e grackės, vetėm se filloi tė mendonte nga e dinte ai tjetri qė do ta gjente kėtu, mos kishte vėnė njerėz pėr ta ndjekur apo ishte nė njė ndjekje tė pėrhershme nga njerėz qė paguhen pėr atė punė? Po tė ishte kėshtu, vėrtetė ndryshonin gjėrat, qe pėr t’u shqetėsuar mė tepėr se ē’duhet, nga qė dikur, me sa i kujtohej, i kishin treguar “njė vrimė qeni, ku hyn e nuk del mė as pėr tridhjeteshtatė vjet”. Burri me xhaketė lėkure futi dorėn nė xhep dhe nxorri qė andej njė revolver tė zi, i drejtoi tytėn, diēka lėvizi, ndoshta sigurecėn qė kėrciti dhe e vuri ndėn shenjė. Admeti nuk lėvizi. Ajo qė po bėnte ai qe njė lojė tepėr e rrezikshme, por edhe po tė lėvizte nuk do tė mund tė bėnte dot gjė, se midis tyre nuk kishte fare largėsi dhe mundėsia e tė shpėtuarit ishte fare e vogėl, pothuajse hiē. Por burri me xhaketė lėkure tė zezė, qė ishte kryetari, e uli tytėn e revolverit, tėrhoqi me forcė mekanizmin mbushės tė armės dhe ia tregoi atij qė rrinte ulur, domethėnė Admetit, se fisheku ishte nė fole dhe mjafonte vetėm tėrheqja e kėmbėzės qė plumbi t’i hapte vrimėn nė kokė dhe pastaj lamtumirė jetės. “E dija qė nuk do tė trembeshe”, foli me siguri pėr herė tė dytė njeriu me armė tė mbushur nė dorė, “mė mirė me njė plumb nė kokė e nėn Kajat, se sa kėtu mbi Kajat”.
Burri me xhaketė tė zezė lėkure, qė ishte kryetari dhe djali Baxhos, e f laku diku mes
gurėve revolverin dhe i tha atij, domethėnė Admetit, “kush e merr i pari shtie mbi tjetrin”, gjė qė Admetit ju duk pa kuptim dhe pa shkak, se edhe sikur ta merrte i pari revolverin, nuk mund tė shtinte i pari mbi burrin me xhaketė tė zezė lėkure qė ishte kryetari dhe djali i Baxhos, se s’kishte ndonjė shkak ta bėnte, por tė thuash tė drejtėn nuk donte ta bėnte, prandaj nuk lėvizi nga vendi. Mirėpo ai tjetri mendonte ndryshe, e qėlloi papritur me njė shqelm tė fortė pas shpine sa Admeti u rrokullis dhe do tė kishte ngrėnė tė dytin, nė se nuk do shmangej e pas kėsaj kryetarit do t’i shkiste kėmba e do tė rrėzohej, gjė qė do t’i jepte kurajė Admetit tė ngrihej e ta qėllonte edhe ai, qė tjetri tė kuptonte se shkelmi i dhėnė nė kurriz tė dhemb dhe tė mos ta pėrdorte mė nė dėm tė tė tjerėve. Burri me xhaketė tė gjatė lėkure e provoi dhimbjen dhe rėnkoi, pastaj bėri njė lėvizje tė papritur, e zuri Admetin me njė hedhje tė shkathėt pėr mesi dhe tė dy u rrokullisėn gurėve njė herė poshtė e njė herė lart tjetrit, sepse ishte vend i pjerrėt, tamam i pėrshtatshėm pėr atė lojė tė rrezikshme me poshtė e me lart, qė duhej tė pėrfundonte me shkrepje revolveri te koka e tė mundurit. I fundit mbeti sipėr kryetari, i cili e kishte marrė tepėr me tė vėrtetė atė sherr pa shkak, siē i dukej Admetit, qė e mbėrtheu pėr gryke Admetin dhe i futi ca grushte tė mirė nė hundė e nė sy, qė e bėnė hundėn tė nxjerrė ca curila tė hollė nga ai qė quhet gjak, kurse sytė tė ėnjten e tė nxihen, gjėra qė s’ishin fare tė kėndshme, pėrkundrazi tė shkaktonin dhimbje. Prandaj i dha trupit me forcė, u rrokullisėn pėrsėri dhe tani e pa ai veten sipėr kryetarit, bėri ca veprime qė i kishte bėrė kryetari mė parė kundėr tij, duke e imituar pikė pėr pikė dhe pa se si hunda e djalit tė Baxhos nxorri ato curilat e holla, syri i djathtė i tij bėri xhungė, kurse ai qėllonte e qėllonte kot sė koti, vetėm e vetėm qė edhe ai tjetri tė ndjente se kur godet dikė nuk ėshtė lojė, por i shkakton dhimbje tė padurueshme dhe sytė i mbyllen e i nxihen. Vuri re se revolveri ndodhej pranė, zgjati dorėn dhe, kur pa se arma ishte bėrė e tij, u ngrit, i hoqi plumbin dhe e ftoi tjetrin tė ngrihej, duke i kėrkuar tė falur qė e kishte qėlluar krejt pa shkak, por qe munduar tė bėnte pikė pėr pikė veprimet e atij qė tani po i kėrkonte falje.
-E mbyllim me kaq,- tha burri me xhaketė lėkure.
-E mbyllim,- u pėrgjigj Admeti.- Po pse ndodhi?
-Nuk mund tė kėrkosh shkak dhe arsye pėr tė gjitha, - tha kryetari. - Sot edhe mund tė tė kisha vrarė. Ti mė sulmove dhe unė u vetmbrojta. Sot mund tė ishe i vdekur, - pėrfundoi ai.
-Krejt pa shkak? - do tė pyeste Admeti.
-Ndoshta nesėr ti mund tė bėhesh pengesė pėr mua, - tha ai, - prandaj unė tė vras kot sot.- I pres udhė asaj qė mund tė ndodhė dhe ky ėshtė njė shkak shumė me rėndėsi.
Admeti kuptoi qė ato fjalė u thanė jo kot sė koti dhe dalloi te burri me xhaketė tė gjatė lėkure, qė ishte kryetari, njė njeri qė nuk e pėlqente, por qė i duhej t’i shkonte herė pas here nė shtėpi t’i ndihmonte tė bijėn, sepse ishte e mbesa e Baxhos dhe e vetmja nxėnėse qė ia vlente ta ndihmoje nė kėtė fshat me emrin e papėrfillshėm Kajat.
-Megjithatė qėnke vėrtetė “rrugaēi nga qyteti” dhe pėr kėtė tė simpatizoj, - tha kryetari pasi futi armėn nė brez e pak para se tė humbiste nėpėr njė shteg tė ngushtė pylli, pikėrisht nė atėherė do tė shtonte “nė kėtė pikė ngjajmė”.

4

Ec e tregoju njerėzve pastaj atė qė tė ndodhi. Tė gjithė do tė thonė “kjo ėshtė trillim, as ka ndodhur e as ka pėr tė ndodhur”, se s’ka qysh tė tė vijė kryetari i veshur me njė xhaketė tė zezė lėkure deri mbi gju, tė tė vėrė pa pikė shkaku revolen te koka, tė tė qėllojė me shqelm duke tė detyruar tė pėrleshesh me tė, kur s’ke dėshirė fare ta bėsh atė gjė, megjithėse pastaj imiton i detyruar tjetrin pikė pėr pikė, duke i shkaktuar tė njėjtat dhėmbje e duke i bėrė edhe atij njė xhungė tė mirė te syri. Po mbase as kjo s’ka ngjarė e as do tė ngjasė kurrė, hunda rrjedh vetė pa pikė turpi ca curila tė hollė, rrobat janė shqyer kot sė koti dhe mesi dhėmb duke menduar se dikush e gjuajti me shqelm, po as kjo nuk ėshtė e vėrtetė, ndoshta mund tė ngjasė nė tė ardhmen, mund edhe tė mos ngjasė, veē askush s’do ta besojė po t’ia tregosh.
Mirėpo ja qė aty rrotull na qėnkej ndodhur plaku, domethėnė Shahua, i cili prej vitesh vazhdonte tė bėnte nė pyll ca eksperimente qė u kishte kaluar koha, me ca dardha e gorrica, me ca luleshtrydhe e kėrpudha, siē mori vesh mė vonė Admeti, po kjo tani s’kishte fare rėndėsi, rėndėsi kishte qė plaku me eksperimentet e tij qe ndodhur nė pyll, kishte dėgjuar zėra dhe zhurma, kishte parė me gjak tė ngrirė ē’kishte ndodhur dhe sė fundi qe ēliruar me gjithė shpirt kur ēdo gjė mbaroi mė sė miri vetėm me ca grushta e ca shqelma.
“Ju tė gjithė e dinit qė unė ndodhesha kėtu”, do t’i thoshte Admeti plakut, “qėnkam nė njė ndjekje tė vazhdueshme”, por plaku nuk do t’i kthente pėrgjigje, do tė ulej aty pranė tij e do tė heshtėte. Pastaj do t’i tregonte ca gjėra pėr kryetarin, burrin me xhaketėn e zezė prej meshini deri mbi gju, qė Admeti do t’i mbante vėth nė vesh, se asnjėherė s’kishte dėgjuar tė tilla pėr njė njeri deri mė sot. Por kėto plaku do t’ia thoshte mė vonė, kur tė kthenin njė gotė raki pranė zjarrit e gjithė tė tjerėt tė flinin.
-Mos bėra gabim qė erdha kėtu?- pyeti ai.
-Ti erdhe pėr tė verifikuar, - u pėrgjigj plaku mendueshėm. - E gjithė jeta ėshtė njė sėrė verifikimesh tė pafund.
-Nuk kisha tė drejtė,- tha Admeti. - Ajo ėshtė e fshehta e saj.
-E panjohura tė mbyt nė ankth kur nuk e verifikon, - tha plaku. - Tė gjitha fillojnė me kėtė ēelės, por fatkeqėsisht, herė na duhet tė hapim dyer tė rrezikshme, herė tė tjera dyer bosh. Ankthi nga e panjohura, - do tė shtonte duke psherėtirė plaku, - shtysa shkatėrruese pėr nė thellėsitė e shkencės dhe tė artit.
Pastaj plaku do tė bėnte njė filozofi tė tėrė pėr ankthin dhe frikėn, do tė thoshte se “edhe zbulimet bėhen pikėrisht nga frika e tė panjohurės”, se e njohura dihet, i mendohet njė fillim dhe njė fund, kurse e panjohura, duke mos patur fytyrė, nuk dihet si ėshtė, tė rrėmben aty ku ėshtė edhe magjia, duke tė trembur nė errėsirėn e saj, “nėpėr rrugė tė tilla ka ecur njerėzimi, duke verifikuar tė njohurat dhe tė panjohurat”.
Kur plaku heshti, Admeti u ngrit dhe ata filluan tė ecin nėpėr pyll, ai do t’i thoshte pėrsėri se “askush nuk ka tė drejtė tė gėrmojė tė fshehtat e jetės sė tjetrit”, plaku nuk do tė pėrgjigjej, ai pėrsėri do tė ngulmonte se qe nėn njė vėzhgim tė pėrgjithshėm, gjė qė plakut nuk do t’i pėlqente, sepse siē tha ai, tė gjithė kemi sy e veshė dhe i kemi pėr tė parė e dėgjuar jo veten tonė, qė do t’u jepte fund mėrmėritjeve tė Admetit, pikėrisht kur plaku do tė ndalonte diku nė njė udhėkryq disi tė fshehtė, do t’u binin shqopave mespėrmes duke i hapur me duar dhe do tė ndodheshin para njė ndėrtesė tė ulėt drejtkėndėshe prej guri nė lartėsi sa njė bojė njeriu. “E merr me mend ku ndodhemi?”, do tė pyeste plaku dhe meqė do tė merrte si pėrgjigje vetėm njė ngritje supash, do tė shtonte:
-Ndoshta ky kėtu ėshtė varri im, megjithėse i ngjan mė tepėr njė shtėpie tė ngushtė. Si ballkanasit e vjetėr kam edhe unė tė drejtė ta ngrė vetė strehėn time tė fundit.
Pastaj do tė shtynte njė deriēkė qė do ta mbyllte prap, do tė shikonte nė sytė e Admetit njė lėng tė vogėl qė do t’i rrėshqiste ngadalė ngadalė deri nėn mjekėr dhe do tė shtonte pak si me shaka “kushedi, ndonjėherė ndonjė tjetėr “Xhuzepe”, qė mbase nuk do tė ketė emėr tė huaj, do ta zbulojė e do t’u thotė stėrnipėve tė mi: ky kėtu, domethėnė unė, ka folur tė njėjtėn gjuhė me ju, e ka dashur jetėn dhe artin, prandaj mos iu trembni kafkės sė tij”.
-Jam njeri i pyllit!- do tė shtonte si me rėnkim plaku, - dhe dua tė mbetem pėrgjithnjė aty.

5

Tė nesėrmen i gjithė Kajati do ta merrte vesh ngjarjen siē kishte ndodhur nė tė vėrtetė dhe emri i Admetit do tė qarkullonte me respekt gojė mė gojė, si njė ėngjėll qė paska ardhur tė mbrojė nė fillim mbesėn e Baxhos, atė nxėnėsen e bukur me gjokse kėrcėnuese, tė cilėn e shpėtoi nga flakėt e mė pas tė birin e Baxhos, kryetarin, qė e nxorri nga njė rrėpirė e tmerrshme atje nė rrėzė tė malit, ku kushdo qė kishte rėnė deri mė sot, nuk kishte dalė i gjallė. Ngjarja kishte ndodhur kėshtu e jo siē e mbante mend Admeti e mė pas plaku Shaho.
Admeti kishte dalė pėr qejf, se i pėlqente natyra, “ishte romantik shejtani”, merrte me vete dhe ndonjė libėr pėr ta lexuar e pastaj varej pėrsėri tatėposhtė. Kryetari qe ngjitur si gjithnjė nė kėmbė tė malit pėr tė gjuajtur thėllėza, se dihej nga tė gjithė qė nė atė zonė qarkullonin tufa tufa. Disa nga shpendėt e vrarė ranė nė atė greminėn e lubishme dhe kryetari, duke dashur t’i marrė, shkau brenda, pa harruar tė thėrrasė pėr ndihmė, zėrin e tė cilit e dėgjoi Admeti, i cili pa njė pa dy u vėrvit duke mos marrė parasysh rrezikun qė mund ta priste. Asnjėri s’e dinte sa kohė zgjati pėrpjekja pėr tė nxjerrė kryetarin dhe veten qė andej, bile nuk kuptoi fare qė kryetarit i qenė thyer nja dy brinjė tė mira, shkak i tė cilave ishte shtrimi urgjent nė spitalin e kryeqytetit, qe shėmtuar nė fytyrė e syri i qe bėrė me gunga. As Admeti nuk kishte shpėtuar paq nga gjithė ajo histori, hunda i nxirrte curila, njeri sy i qe mbyllur, rrobat, kush pyet mė pėr rrobat, ishin bėrė tė gjitha fėrtele. Kur do ta pyesnin mė vonė, ai nuk do tė pėrgjigjej, se tė thuash tė drejtėn, s’kishte hyrė kurrė nė ndonjė greminė e nuk kishte shpėtuar ndonjė kryetar, prandaj heshtėte, kurse ata qė e pyesnin do tė thoshin jo pa admirim “qenka tepėr i thjeshtė rrugaēi nga qyteti, njė tjetėr nė vendin e tij do tė mburrej”.
Mė pisk do ta kishte me Baxhon kur do ta pyeste te cila rrėpirė ranė, se ajo kėmbė mali paskėsh patur disa tė tilla, atėherė Admeti do tė pėrgjigjej pa humor “te tė gjitha njėherėsh”, gjė qė do ta nervozonte plakun, megjithėse do tė shprehte me rezerva falėnderimin qė i shpėtoi tė birin, kurse Lina, nxėnėsja e bukur me gjokse kėrcėnuese do t’i thoshte mė vonė mėnjanė tė gjithėve “mė mirė ta kishe lėnė ca ditė tė mira atje, qė unė me mamanė tė qetėsoheshim”, sikur “ato ditė tė mira atje” tė paskėshin qėnė ndonjė kamp pushimi e jo greminė, siē qe hapur e vėrteta. Por me qė ra fjala pėr tė vėrtetėn, ato s’mund tė ishin kurrė dy, kurse nė kėtė rast ishin pa pikė turpi dy, qė tė dyja tė kundėrta, njera qė e dinin tė gjithė dhe bridhte cep mė cep tė fshatit pėr tė arritur deri nė kryeqytet bashkė me brinjėt e thyera tė kryetarit, tjetra qė rrinte e fshehtė, qė s’kishte mundėsi tė bridhte gjėkundi, se si e fshehtė qė qe, duhej pa tjetėr tė strukej diku, qė tė mos ta zbulonin. “Ēudi”, do tė thoshte me vete Admeti, “si ndodhkan gjėra tė ndryshme te dy njerėz nė tė njėjtėn kohė, ec e tregoji pastaj, kush do tė t’i besojė”?

6

Po pėr ēudi brinjėt e tij qenė fare nė rregull, nuk kishin pėsuar pothuajse gjė as duart e as kėmbėt, veē ndonjė gėrvishtje tė vogėl dhe, nė se i qe zvogėluar pak njeri sy, emri i qe bėrė mė i madh, aq sa sikush do ta kishte zili ta tėrhiqte bashkė me trupin, megjithėse pesha e njė emri tė madh tė lodh e tė raskapit. Vėrtet po lodhej e po raskapitej, e hidhte nė shpinė, e mbante nė duar, e tėrhiqte zvarrė, gjithnjė mbytej nė djersė e gulēonte, pastaj s’i mbetej tjetėr gjė veē tė bėrtiste “nuk e dua, mė rėndon, qe mė i mirė kur ishte i lehtė pėndė”. S’e dėgjonte askush, se askushėt janė qėnie pa rėndėsi, tė njėllojtė, ata rrojnė askund, ua kanė zili dhe hijeve, se janė hije tė dikujt, qė rrojnė diku e shfaqen kur ka dritė, kurse askushėt nuk i sheh njeri as nė dritė e as nė errėsirė. Por ja qė ai i pa askushėt, ishin me mijėra, pa emėr, tė ngjashėm, tė stėrngjashėm, qė qanin, pėrpėliteshin e pėrgjėroheshin, boll t’u jepnin njė emėr, qoftė edhe tė vockėl fare, qoftė edhe sa njė cironkė, le tė ishte pėndė i lehtė, le tė ishte i rėndė sa njė mal, “ju lutem, thoshin, vetėm emėr tė jetė!” Qėnka e mjerueshme bota e askushėve, mendoi.
Dhe filloi pėrsėri t’i ecė koha sė prapthi, shirat mblidheshin nė qiell e bėheshin re, pyjet ktheheshin nė fidanė e fidanėt nė fara tė vockėla, fluturat futeshin nė fshikėza e kryetari nė mitrėn e nėnės sė vet, nė fillim shtynte kėmbėt e bėra pis, tė cilat i pėrplaste fort pėr t’i shkaktuar dhėmbje, pastaj trupin e duart qė i mblidhte grusht e me to godiste, aq sa ajo e shkreta kėlthiste “kur e nxorra kėtė biēim nuk qe kaq i hidhur”. Askushėt qenė aty, duartrokisnin e bėrtisnin “qėnka mė e mirė bota pa kryetar”, ndėrsa ai futej i gjithi brėnda, kurse nėna e shkreta i bėnte gati shtratin Baxhos pėr tė bėrė atė palo punė, pa tė cilėn nuk mund tė ngjizej nė barkun e saj ai askushi i vogėl, qė mė vonė do tė bėhej dikushi e mė pas kryetari.
Po Admeti s’mund tė rrinte aty tė shikonte ēdo tė bėnte Baxhua nė atė biēim shtrati, pasi kishte pushkatuar nja tridhjetė askushė me qylafė tė bardhė, se dihet qė askushėt janė tė parėndėsishėm si mizat. Ai do t’i qepej njė gruaje, e cila, pasi t’i thėrriste “Nilda”, do tė kthente kokėn e do tė thoshte e gėzuar “sa tė kam kėrkuar”, duke e lėnė tė habitur me bukurinė e saj, se tė thuash tė drejtėn ajo qė u quajt Nilda kishte shumė mosha, njerėn mė tėrheqėse se tjetrėn. Mė e mahnitshmja nga tė gjitha iu duk ajo qė e quajti “mosha e pritjes”, qė seē kishte njė dritė si tė ylberit nėpėr sy, njė afsh pėrvėlues nėpėr buzė, njė padurim si ai i tėrmetit kur bėhet gati tė bjerė. Mrekulli qe edhe “mosha e shkėputjes”, siē e quajti ai, qė hidhte nėpėr nėnsy padurimin nė formėn e dy rrathėve tė mėdhenj e tė zinj, buzėt i bėnte tė dridheshin, qerpikėt tė pėrpėliteshin papushim nė kėrkim tė diēkaje qė e kishin rrėmbyer pėr tė mos ta kthyer mė.
Nilda dinte t’i vishte e t’i zhvishte moshat, siē dinte tė vishte e tė zhvishte dhe emrat, tok me to edhe fytyrat, tė bėhej njė pastaj dy, tė dukej e tė zhdukej. Kur ajo u bė dy, qe dhe Nildė dhe Ladinė, ai i pa tepėr tė ngjashme, megjithėse ndryshonin dhe pa pikė turpi se po i pėrgjonte, ndenji aty, pranė tyre, kur ato diēka po i thonin njera tjetrės. Thelbi i ēėshtjes ishte rrėmbimi, domethėnė kėrcėnimi, pa tė cilin njeriu nuk u bėka dot i lumtur. “Njeriu i kėrcėnuar”, do tė thoshte Nilda, “i shijon mė tepėr ēastet e lumtura, mundohet t’i shtojė ato, se vjen njė ditė qė ia rrėmbejnė”. “Pa kėrcėnimin e pėrhershėm do tė ishim fatkeqe”, do tė pėrfundonte ajo. Nga ana e vet Ladina nuk do tė qe e njė mėndjeje, ajo do tė thoshte se “ne e trillojmė vetė rrėmbimin dhe kėrcėnimin, duke menduar se shpejt do t’i humbasim ato qė kemi. Pasi humbasim njė gjė, gjejmė njė tjetėr dhe ajo qė gjejmė na pėlqen njėlloj si ajo qė humbėm”.
Po Admeti nuk mund tė rrinte shumė te kėrcėnimi dhe trillimi, te rrėmbimi dhe fatkeqėsia, se duhej tė shkonte te lumi, tė zinte peshqit e mėdhenj e t’i hidhte pastaj mė lartė, atje ku derdhej, qė tė bėheshin tė vegjėl, mirėpo a do ta linte Baxhua, qė ruante lumin me njė fshikull nė dorė, se mos e rrėmbenin? Pėr kėtė i jepnin dhe njė pension tė mirė, sa njė thes, se tė thuash tė drejtėn e tė rrish shtrembėr, nuk qe punė e lehtė tė ruaje lumin nga ndonjė tip si Shahua, qė bėnte atje eksperimente tė ēmendura pėr njėllojshmėrinė e zajeve.
Baxhua e dinte se duhej rrėmbyer lumi qė tė dilnin zajet, pastaj ta shukje atė rrip tė kaltėr disa herė nėpėr rrepe e kallamishta, aq sa ai tė rridhte i tėri e tė fishkej. Tė dy rrinin nė pritje, njeri me fshikull nė dorė e tjetri me eksperimentet nė mėndje, mundoheshin tė lodhnin njeri tjetrin nė njė ngulmim tė pashoq.
Baxhua i dha lejė Admetit pa iu lutur, qė t’i kapte ata peshqit e tij tė mėdhenj, t’i hidhte tatėpjetė grykės, atje ku derdhej lumi, qė tė zvogėloheshin pak, sepse i ishte falėnderonjės qė i kishte hedhur tė birin me brinjė tė thyera nė rrėpirė, pėr ta nxjerrė qė andej me brinjė tė ngjitura. Por lumin e rrėmbeu Shahua nė njė ēast qė Baxhua nuk e kishte mėndjen, e pėrplasi fort pas rrepeve e lisave, gjė qė do ta bėnte tė rridhte e tė fishkej dhe njė copė e mirė e tij tė mbėshtillte Admetin duke e bėrė qull e duke e detyruar t’ia mbathte me vrap e me gulēima mbytėse pėr t’i shpėtuar pėrmbytjes, pa harruar t’i bėrtiste Baxhos “kujdes lumin se mos tė mbeten peshqit nė zall”.
Mė pas nuk mundi tė hapte dot sytė, ndjeu dhėmbje nė tė gjithė trupin qė iu drodh nga ethe tė forta, tė cilat e bėnė shtratin tė kėrciste dhe atė tė rrėzohej me zhurmė pėrdhe.



7

Nuk do ta kuptonte se s’kishte se si ta kuptonte, qė nė atė kohė, e trembur nga zhurma, do tė hynte nusja, edhe si fantazmė edhe si njeri, nė fillim do t’i vinte dorėn nė ballė e mė pas do ta cikte atje rrėzė veshit, do tė pėshpėriste “ky tė pėrvėloka”, e do t’i fuste krahėt ndėn sqetulla pėr ta hedhur nga pėrdheja nė shtrat.
Nė kohėn kur ēdokush do tė mund tė ndjente ngrohtėsinė e gjokseve ende tė fortė qė u ngjeshėn e lėvizėn disa herė poshtė e lartė nėpėr trupin e tij, qė e kishte lagur lumi qė rrodhi kur e pėrplasi Shahua, ai shikonte njė rrap me njė rrugė tė verdhė vendosur mbi tė, ku shkelte gjithė frikė duke parė poshtė kėmbėve njė humnerė me qiell tė lemerishėm, qė ia shuante vetėtimat si bishta cigareje mu aty ku kishte thėmrat. Pastaj ndizeshin zjarre tė vegjėl e tė mėdhenj, tė kuq, jeshilė, vjollcė, tė kaftė, blu, ai kėrcente t’i kapėrcente, kurse nėpėr kėmbė e gjunjė i mbėshtillej koha qė rridhte ngadalė, e moēaltė, llum e trashė. Mikronjerėz dhe makroinsekte, me fytyra nga mė tė habitshmet vinin rrotull e ngecnin nė qulltėsirėn e kohės, qė copėtohej tek rridhte nėpėr degėt e atij rrapi tė madh, tek rrėzohej ēika e thėrrime pėr tė humbur poshtė nėpėr qiellin e zi.
Pastaj ēdo gjė shkurdisej. Njė plak tė kėrrusur e quanin Admet. Fliste nė njėqind gjuhė dhe tė njėqindėta nuk ia kuptonin as mikronjerėzit, as makroinsektet me fytyra tė habitshme. Por ai ngulte kėmbė nė ato qė thoshte se kishte lindur i thinjur, se donte tė bėhej njė vjeē, makari dy ose tre. “Jam tepėr plak”’ thoshte, dy vjeē ėshtė mė mirė, se flet e flet dhe nuk tė kuptojnė, bėn sikur qan e tė mbajnė nė krahė, kur ndjen uri tė ushqejnė, kurse kėshtu tė plakur, tė kėrrusur, tė braktisin tė gjithė e koha tė ngjitet si qull nėpėr kėmbė. “Dua tė mos mbaj mėnd”, po u thoshte ai, “ē’lumturi tė mos kujtosh dhimbjet dhe humbjet, nuk rrėnqethesh kurrė, s’ke asnjė sekret, tė gjithė tė duan, tė kapin nga faqet e tė puthin pllaq-plluq”. “Ja mė thoni, ē’kuptim ka tė kujtosh kė ke dashur e kush nuk tė ka dashur”?, por mikronjerėzit dhe makroinsektet me fytyra tė habitshme kishin ngecur keq nė kohėn e qulltė, mundoheshin tė dilnin, tė shkėpusnin kėmbėt dhe, edhe sikur t’ia kuptonin tė njėqindėta gjuhėt, nuk do t’ia varnin, se halli i tyre qe mė i madh nga dashuriēkat e ndaruriēkat e atij thinjoshi tė kėrrusur, qė seē dėrdėlliste pa kuptim e pa ndalim.
Nė kėtė kohė ai s’kishte si tė kuptonte qė nusja po i futej nė shtrat edhe si fantazmė po edhe si njeri, qė t’i ngrohte pak trupin e t’i trembėte ethet trupdridhėse, por s’kishte se si ta kuptonte, se nuk ndodhej aty, por atje, te ajo rruga e verdhė sipėr rrapit tė lartė, kurse me kėtė trupin qė e kishte lėnė kėtu, le tė bėnin ē’tė donin, nė daē ta fėrkonin, nė daē ta goditnin, pėr tė qe njėlloj, se ai nuk ishte edhe atje edhe kėtu, ai ishte vetėm atje, mbi humnerėn e qiellit tė zi, qė ia shuante vetėtimat pikėrisht te vėndi ku qenė thėmrat. Nuk kishte si ta ndjente as mrekullinė e mishit tė saj, kur ajo kishte hequr kėmishėn, kur ia mblodhi kėmbėt rreth tė sajave, kur e ktheu nga vetja dhe gjokset u puthitėn plotėsisht, pikėrisht aty ku ishin thithkat. Ajo po e fėrkonte trupin qė ai kishte lėnė aty , duke nisur nga mesi e shpatullat, seē bėri diēka me buzėt e saj mbi buzėt e tij, nė kohėn qė tė dridhurat po ndėrpreheshin dhe ai nuk po vazhdonte mė tė ishte plak apo dy vjeē, por po merrte pamjen qė i dukej se ngjante pikė pėr pikė me tė.
Ndjeu njė shije tė butė mbi buzė, sikur i kishin vėnė atje diēka qė edhe ai duhej ta thithte, megjithėse s’qe mė dy vjeē, por edhe njė njėzetedy vjeēi i pėlqeka tė thithka diēka qė tė shuaka etjen e mė pas tė dėgjojė t’i thonė “hė shpirt, kėshtu”, pikėrisht nė kohėn kur filloi tė ndjejė dy duar tė buta t’i prekin barkun, tė dridhet, por jo nga ethet, ta dėshirojė atė dridhje tė vazhdojė pa mbarim, kur dikush ngjitur tė mėrmėrisė, tė pėrpėlitet, tė rėnkojė me fraza, fjalė, gjysmafjalė, rrokje e tinguj pa kuptim, tė pėrdridhet majtas e djathtas, poshtė e lartė, duke shpikur njė gjuhė tė re me tinguj e lėvizje, mė e bukura qė paska dėgjuar dhe qė duhet t’i zėvendėsojė tė gjitha ato gjuhė aq tė thata e pa pikė ndjeshmėrie brenda, tė stėrkonsumuara qė nga koha e Kullės sė Babilonit, deri nė vrapin e ēmendur pėr tė mbėrritur te Kulla e Eifelit.
Pas kėtyre ai do tė ndodhej plotėsisht kėtu, i mbėshtjellur nga flokėt e verdhė qė tani dukeshin sikur ishin edhe tė tijėt, i shijuar nga ca buzė tė fryra nė shtrėngimin e tyre pėrndjellės, nė mesin e njė valleje pėrhumbėse qė nuk e kishte ndjerė kurrė dhe doemos do tė kujtonte veten student, kur pasi pinte dy tri birra me salēiēe tė skuqura nxitimthi atje te “Tymi”, i bėnte shėnjė njerės nga ato tė shkonin pas njė gardhi e ajo, meqė ishte njera nga ato, do t’i thoshte pasi tė ngrinte fustanin “hajde, bėje shpejt e shpejt nė kėmbė”.
Kurse kjo kėtu ishte ndryshe, qanteqeshte e qeshteqante, dhuronte, mėrmėriste, rėnkonte, ishte futur e gjitha brenda tij, jo vetėm me trup por edhe me shpirt, duke ndezur njė zjarr tė madh qė shoi zjarrin e tij, deri kur u dėgjua njė krisje e lehtė, fare e lehtė, mė tepėr mund ta merrje pėr gėrvimė, por qė do ta detyronte Admetin tė kthente kokėn e tė shihte pranė derės, ulur kutulaē, njė si figurinė tė kėrrusur pėrpara, me fytyrė tė mbuluar me duar, por qė nė hapėsirėn mes gishtave kishte feksur pėr pak ēaste diēka e bardhė, qė duhej tė ishte retinė syri.
Gruaja vazhdonte tė ishte e futur brenda tij, kur do t’i thoshte me zė tė shuar “ėshtė ai”, nė kohėn kur figurina me sytė gjoja tė mbuluar ndoshta diēka mėrmėriste, ndoshta diēka mendonte, ku patjetėr nuk mungonin thikat e sėpatat. “Ėshtė ai, po na shikon”, tha prapė, por ajo lėvizi vetėm pak kokėn, e bardha e syrit i mbuloi gjithė beben, gjė qė mjaftoi ta detyronte figurinėn tė ngrihej nė majė tė gishtave e tė dilte, duke lėnė pėrsėri pas atė krisjen e lehtė si gėrvimė. Admeti e pa kur doli, pa hapjen e derės, dėgjoi rėnkimin e tij kur vėshtroi trupin lakuriq tė tė shoqes dhe gjoksin e saj qė nė atė kohė po fėrkohej plotėsisht me fytyrėn e atij tjetrit, domethėnė tė Admetit, pa ēastin para mbylljes sė derės, kur figurina hodhi edhe njė herė sytė para se tė dilte e ta mbyllte. Nė kėtė kohė do tė ripyeste “ai ishte?”, kurse ajo do tė thoshte “kush?”, gjė qė do ta detyronte Admetin tė forconte pak zėrin e tė pyeste prap “nuk ishte ai?” e ajo po prap do tė pėrgjigjej, “ashtu tė ėshtė dukur, nuk kishte njeri”.
“Nuk kishte njeri, ashtu tė ėshtė dukur”, do tė thoshte ajo me zė tė butė pėr tė dytėn herė, nė kohėn qė do tė ngrihej qetė qetė, do tė vishte tė zhveshurat, do tė rregullonte flokėt, do ta puthte nė buzė dhe, para se tė dilte, do tė thoshte diēka qė atij iu duk pa kuptim “asnjė s’e bėn dot atė qė bėre ti, asnjė sia thyen dot brinjėt kryetarit”.
Kur ajo do tė dilte, atij do t’i dukeshin tė gjitha ēudi, pjellė e mėndjes sė tij, se s’kishte ndodhur ndonjėherė qė burri tė shikonte i qetė gruan kur ajo e bėnte me tjetėr, pra ata s’kishin bėrė gjė, se njė qė ėshtė fantazmė di tė t’i kthejė gjėrat rrėmujė nė mėndje dhe tė pangjarat tė t’i bėjė tė ngjara, sidomos kur thotė pak a shumė “vetėm ti ia thyen brinjėt kryetarit”, gjė qė s’ishte e vėrtetė.

8

Ka shumė gjėra qė tė rėndojnė nė jetė, po asnjė nuk qėnka si turpi i mikpritjes. Pleq tė vjetėr, aq sa s’mbahet mėnd, e kishin mbėshtjellur atė me fraza tė ngatėrruara, ku kishte “bukė qė tė ngec nė fyt”, “gur qė tė vret”, “perėndi qė tė qėllon” e shumė e shumė tė tjera me tė vėrtetė rrėnqethėse qė tė ngecnin, tė vrisnin e tė qėllonin kur tė zinte turpi i mikpritjes. Kishte shumė tabela me rregulla, shkruar me shėnja e shkronja tė vjetra, qė erdhėn e mbushėn dhomėn nė tė gjitha kėndet e, megjithėse qe errėsirė, dalloheshin mirė, po ai jo se s’mundėte, po s’desh t’i lexonte, se nuk dinte ta kishte shkelur atė turpin e mikpritjes, qė qėnka kaq delikat e i vyer, sa qė duhet kujdes i veēantė se mos e shkel ndaj tė ruhesh ku hedh kėmbėt. Prandaj u ngrit e, nė vėnd qė t’i lexonte, deshi t’i shkulte, tė hapte dritaren e t’i hidhte pėrjashta, me tė gjitha shkronjat e shenjat e tryre tė pakuptueshme, ardhur nga kohė qė s’mbahen mėnd. Po ato lėviznin, dukeshin e zhdukeshin, aq sa Admeti e kuptoi se kishte hyrė nė lojėn e tyre raskapitėse, qė s’do tė mund tė mbaronte kurrė nė fitim tė tij dhe hoqi dorė shpejt. U ul nė parvazin e ulėt tė dritares, tėrhoqi pak kanatėn e drunjtė, aq sa tė shihte e tė mos ta shihnin, hodhi sytė pėrjashta, ku luanin njė grumbull fėmijėsh, qė ai i dalloi se ishin katėr. Ata luanin me tė fshehura e me tė bredhura, me tė qeshura e me tė bėrtitura. I hipi dėshira tė harrohej nė lodrėn e tyre, t’u hynte nė mes, tė bėhej edhe ai fėmijė, me leshra tė verdha si ata, duke futur herė pas here nė gojė gishtin e vogėl tė dorės sė majtė. Ata u fshehėn dhe ai filloi t’i kėrkojė. Nė fillim gjeti tė madhin me sy tė mėdhenj e tė kaltėr si nė ngjyrė ulliri, i shtrirė barkas pas furrit tė bukės me kupolė gjysmėsferike, pastaj kėrkoi tė dytin, qė ishte njė vajzė thatime e kurdisur pėr tė qeshur, me flokė tė verdha e tė gjata, qė i binin deri te gjunjėt. Dy mė tė vegjėlit qenė mbledhur kutulaē brenda njė karroje dore dhe ai u dallonte herė pas here kokat e bardha, kur i ngrinin dhe i fshihnin qė tė mos t’i zbulonin. Admeti qeshi me tė madhe kur kuptoi se ata qenė fshehur tė gjithė dhe nuk kishte mbetur asnjė qė t’i kėrkonte, por e ndėrpreu tė qeshurėn se harroi qė edhe ai ishte futur nė lojė dhe po lodhej pėr t’i gjetur ata, fėmijėt e nuses, e cila i ishte futur nė shtrat kur ai s’qe aty dhe e kishte bėrė ta zinte turpi i mikpritjes.
Pastaj u dėgjuan zhurmė kėmbėsh nė korridor, kėrciti lehtė dera, u hap dhe hyri gati pa u ndjerė e pa trokitur, Pelua, fytyrėn e tė cilit nuk e pa pėr tė shquar atje vendimin e marrė se ē’armė kishte zgjedhur pėr tė pėrdorur: thikė apo sėpatė. Admeti hapi kanatat e dritareve, qė ishin dy dhe nė dhomė vėrshoi drita, u ul te cepi i shtratit nė pritje tė asaj qė do tė ndodhte, kurse Pelua ende s’kishte vendosur, tė ulej edhe ai, apo tė rrinte nė kėmbė, tė gjėmonte apo tė bubullinte. E ndjeu veten pėrsėri nė ethe, por tani nuk kishte ardhur t’ia hiqte ajo qė dinte tė ishte edhe grua edhe fantazmė, por burri i saj, qė i kishte parė me sytė mes gishtave kur gjokset e saj i preknin fytyrėn, ndėrsa ai ngrihej nė majė tė kėmbėve e dilte jashtė kruspullosur si njė figurinė. Pėr njė ēast e vėshtroi nė sy ngultas, pa asnjė qėllim, pa asnjė shprehje, ashtu kot sė koti, ose ashtu iu duk atij, por edhe me ndjenjėn se tjetri mund tė kishte dalluar nė atė vėshtrim frikėn e njė vendimi tė marrė, qė pritej tė vihej nė vend nė njerėn nga mėnyrat e zgjedhura mė parė.
Papritur i hipi nė kokė t’ia thoshte tė gjitha, ashtu siē kishin ndodhur, jo nga frika, por nga turpi i mikpritjes, qė kishte brėnda “gurė qė qėllonin”, “perėndi qė tė vrisnin”, “bukė qė tė ngec nė fyt” e gjėra tė tmerrshme tė tjera. Do t’i thoshte se nuk ishte aty kur i erdhi ajo, se kur mbėrriti aty u habit nga trupi i gruas ngjitur me tė, se ai erdhi nga larg i lodhur e i bėrė xurxull nėpėr njė rrugė tė verdhė majė njė rrapi tė lartė, kur koha i ngecte nėpėr kėmbė si qull i trashė. Po nuk vendosi t’ia thoshte, se prej kohe kishte kuptuar qė gjėrat nuk ndodhnin vetėm siē i dinte ai, por edhe ndryshe, siē i dinin tė tjerėt qė kishin ndodhur, ose mund tė mos kishin ndodhur fare e ai shqetėsohej kot sė koti. Donte t’i thoshte se kishin katėr fėmijė tė bukur, qė tė katėr i ngjanin atij, se ai lozi me ta me tė fshehura e me tė qeshura, i gjeti ku ishin strukur, por lojėn ia preu hyrja e tij, prandaj do t’i duhej t’i thoshte tė largohej e ta linte tė qetė. Mirėpo nuk i tha asgjė nga kėto, se priti tė fliste ai qė kishte ardhur pikėrisht pėr atė gjė, pėr tė gjėmuar e bubulluar e pastaj tė zbatonte me njėrėn nga armėt e zgjedhura vendimin e marrė.
-Harroje atė, - tha mė nė fund Pelua.
Zėri i tij as gjėmoi as bubulloi siē e priste ai, pėrkundrazi, qe lutės e i butė. Foli dhe heshti, lidhi gishtat e filloi t’i kėrciste nė mėnyrė tepėr tė ērregullt e besdisėse, profili i fytyrės qe i dobėt e i hequr, buzėt tė holla e tė zhubravitura nga rudhat, e gjithė qėnia e tij vuante, vuajtja qe mė e madhe se trupi i drobitur. Vuajtja kishte marrė pamjen e njeriut qė ndodhej para tij e kėrciste gishtat nė mėnyrė tė besdisshme, po e gėlltiste pak nga pak, po i krijonte tjetėr fytyrė, gjė qė e bėri Admetin tė rėnkojė e t’i vijė keq.
-Rita vuan shumė qė ti e pe dhe i the, por nė tė vėrtetė nuk ka qėnė ajo,- tha ai.
Admeti mėsoi pėr herė tė parė se ajo qė dinte tė ishte fare mirė edhe grua edhe fantazėm, kishte njė emėr, njė emėr tepėr tė bukur, sepse e kishin marrė nga njė lule qė atij i pėlqente mė shumė se tė tjerat. Pelua vendosi tė ulej nė fund tė shtratit, i lodhur e i dėrmuar nga ato qė do tė thoshte, duke i shkatėrruar tė gjitha ē’kishte menduar Admeti pėr ca vendime tė marra mė parė me thika e sėpata, pėr njė turp tė mikpritjes mbushur me “gur qė tė vret”, “bukė qė tė ngec nė fyt”, “perėndi qė tė qėllon”, aq sa edhe tabelat qė pak mė parė mbushnin dhomėn e errėt se nga u zhdukėn e nuk dihej nė ē’vrimė qenė futur.
-Rita vuan shumė nga kjo, ndaj erdha tė tė lutem.
-Unė e kam harruar atė natė,- tha Admeti. – Tė gjitha i kam harruar.
-Rita preket shpejt si fėmijė, sidomos kur i thonė gėnjeshtra. Ti nuk e di sa gėnjeshtra thonė pėr tė. Vetėm nga ti nuk e priste, se je nga qyteti, ndryshe nga ne qė rrojmė me xhinde e shtriga nė mėndje. Tė lutem, thuaji qė nuk e pe.
Mund edhe tė mos e kishte parė as ai as plaku, mund tė mos kishte shkuar nė pyll te vėndi ku ajo ngjitej majė pemės e flinte pothuaj nė njė gjeth, mund tė mos e kishte takuar fare kryetarin, tė gjitha kėto nuk kishin ngjarė, sepse edhe po t’i tregoje, nuk t’i besonte njeri, prandaj nuk do tė ngulte kėmbė nė asnjė nga ato, vetėm se nė njė gjė do tė kėmbėngulte e do t’ia thoshte Pelos, “qė tė marrin fund tė gjitha, duhet tė largohem nga kjo shtėpi”, fjalė qė do ta bėnin Pelon tė klithte e tė bėhej gjysmėnjeri.
-E pamundur, - do tė thoshte ai. - Ti kėtej do tė ikėsh vetėm kur tė largohesh nga Kajati.
-Mirė,- do tė premtonte mė nė fund Admeti, pa kuptuar ē’donte tė thoshte me atė fjalė aq tė paqartė, qė gramatikisht quhet ndajfolje dhe ėshtė tepėr e gurtė.
Do ta ēmendėsh, ta mėrzitėsh, ta nervozosh tjetrin? Pėrdor vetėm ndajfolje, pjesėza, fjalė pyetėse dhe tek tuk ndonjė pėremėr, pa asnjė folje brenda, pa asnjė fjalė me kuptim tė plotė, shmagi fjalitė, pastaj shikoje tjetrin si do tė fryhet, do tė enjtet deri sa tė pėlcasė, do tė skuqet nė fytyrė e do tė thotė mė nė fund “kėtij i paska ngrėnė gjuhėn gomari”.
-Tani, mė dėgjo, - do tė thoshte Pelua, - dua tė tė besoj njė sekret.
-Si?- do tė pėrgjigjej Admeti.
-Sekretin tim, - do tė pėrsėdyste Pelua.
-Mua?- do tė pyeste kot sė koti Admeti.
Pelua do tė fillonte tė fryhej e tė skuqej.
-Tė lutem, mos mė ndėrpre, - do tė pėshpėriste mė tepėr me ajėr se me fjalė.
-Aspak,- do tė vazhdonte Admeti lojėn e tij.
-Tėrė jetėn nuk e kam patur njė mik,- vazhdoi Pelua. - Tėrė jetėn mė ėshtė tharė shpirti pėr njė mik. Tani erdhe ti dhe punėt ndryshojnė. Vetėm miku t’i mban sekretet. Ka dhjetė vjet qė e mbaj nė shpirt, mė rėndon, prandaj dua ta nxjerr pėrjashta.
-Jo, - i tha Admeti prerė.
Tani vendosi tė dalė nga ndajfoljet, pjesėzat e fjalėt pyetėse, nuk kishte tė drejtė ta torturonte kėtė njeri qė vuajtja i kishte dhėnė fytyrėn e vet, por edhe tė fshehtėn nuk donte t’ia mbante, se pastaj ajo do ishte e fshehtė pėr tė, do t’i rėndonte atij, derisa tė gjente njė tjetėr e t’ia varte, si njė thes rakapitės mbushur me gurė, shkėmbinj e kushedi se me ē’djall rėndesė tjetėr.
-Jo, - pėrsėriti ai duke ngritur zėrin - E kam pėsuar njė herė me njė shokun tim tė ngushtė kur ishim studentė. Mė tha pėr tė dashurėn e tij “ėshtė putanė e shkuar putanave”. Unė nuk ia besova. Ai e pruri nė dhomė dhe atje, mu nė sy tė tij, mė detyroi ... e kupton vetė, e bėmė. Pastaj e di ē’ndodhi? Ai shoku im i ngushtė u martua me tė, “me putanėn e shkuar putanave”, kurse mua mė tha ta harroja qė ma pruri nė dhomė dhe atje, mu nė sy tė tij, ne e bėmė. “Mbaje sekret”, mė tha, ėshtė e fshehta jote pėr tėrė jetėn. Ē’punė kisha unė tė mbaja sekretin, kurse ai tė martohej “me putanėn e shkuar putanave”, tė bėnte fėmijė e unė tė vuaja kot sė koti, tė bėja sikur s’kishte ndodhur gjė?
Admetit iu zgjidh gjuha, foli e foli pėr tė fshehtat qė qėnkan gjėrat mė tė poshtra tė kėsaj bota, qė duhet t’i mbajė vetėm ai tė cilit i pėrkasin, ndryshe ato marrin tjetėr formė, bėhen tė fshehta pėr atė tjetrin, e lodhin, e raskapitin, nė kohėn qė ai, tė cilit i pėrkasin lehtėsohet. E mbylli fjalimin e tij duke shtuar nė mėnyrė filosofike se “ajo qė shfaqet, kur del nė dritė, shikohet nga tė gjithė, pėrkundėr asaj qė rri e fshehur dhe nuk e shikon njeri”, filozofi qė iu duk e ngatėrruar e pa pikė filosofie brėnda, por qė mjaftoi ta mbyllė atė bisedė sfilitėse, qė ishte menduar tė fillonte me sėpata e thika, me gjėmime e bubullima, por qė po mbaronte me “mė fal, me qė s’do, nuk po tė rėndoj”, fjalė pas tė cilave Pelua do tė dilte duke mbyllur ngadalė derėn e ai do tė mbetej pėrsėri vetėm duke menduar se ē’duhej tė kishte brėnda ai sekreti qė i rėndonte aq shumė njeriut me fytyrėn e vuajtjes.

9

Qė nga ajo ditė, kudo ku hidhte kėmbėt, i dukej se shkelte mbi sekrete, i shndėrruar nė njeri abstrakt, gdhendur nga njė gur i ftohtė qė rastėsisht flet dhe mendon, i paaftė tė ndjejė. Ai i shtypte sekretet, i thėrrmonte nė ēdo hap qė bėnte, ndėrsa pas mbetej vetėm rėnkimi i Pelos, qė kishte marrė fytyrėn e dhimbjes. Ato duhej tė ishin shumė e jo njė, dilnin nė tufė nga ēdo send, i binin nė gjunjė t’i ngarkonte, t’i mbartėte tėrė jetėn, kurse ai tjetri, i zoti i tyre, tė lehtėsohej se boll e kishin e lodhur e kėrrusur, duke ia bėrė jetėn tė mundimshme.
I trullosur nga tė gjitha ato qė i ndodhnin, apo i dukej atij qė i ndodhnin, i gjithė Kajati, qė nė tė vėrtetė ishte i vogėl, por qė qe bėrė tmerrėsisht i madh, po e mbulonte me tė fshehtat e tij, sa qė edhe koha i rridhte sėprapthi, kur do-tė ndodhnin nė fillim, po-tė dyshoheshin, kishte-t duhej tė ndodhnin mė vonė e jo mė parė. Kur mendonte “nesėr do t’ia pėrplas akcilit nė fytyrė”, nė tė vėrtetė “ai ia kishte pėrplasur akcilit dje nė fytyrė”, kur mendonte se “tani po i them Pelos do iki nga kjo shtėpi”, nuk ndodhte, se “tani po i them Pelos do iki nga kjo shtėpi”, ishte njė kohė e pavėrtetė, qė i rridhte gjėrat me vrull nga e ardhmja nė tė shkuarėn, pa e prekur fare atė po- nė e tė tashmes, aq tė shkurtėr e tė mohuar nga tė gjithė.
I lodhur e i dėrmuar hapi fletoren e trashė tė plakut dhe lexoi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Hiqmet Meēaj-roman-"Kukullat e pyllit"    15/9/2010, 14:50

KAPITULLI I NĖNTĖ




SHĖNIME TĖ SHAHOS

ku tregohen ca ndodhira tė hidhura tė llojit biologjik, pėrpjekjet pėr mbijetesė nė kėtė jetė qė na dhurohet vetėm njė herė, ca tė tjera ndodhira pėr tė zezėn qė bėhet e bardhė dhe tė bardhėn qė bėhet e zezė, pėr zemrėn qė duron si mali me dėborė e plot gjėra tė tjera...


Kur mė detyruan tė ngulesha pėrfundimisht nė Kajat, m’u kujtua sa tė drejtė kishte Nilda dikur, me profecitė dhe ankesat e saj, se nuk dija ta pėrballoja jetėn jashtė fushės sė shkencės, prandaj duhej tė pėrgatitesha edhe pėr rrethana tė papėrfytyrueshme, duke mė sjellė si shembull profesor Xhuzepen dhe peripecitė e tij tė mbanėdalėse, kur tė gjithė e dinin ngritės muresh e gdhendės druri, kurse ai ishte njė antropolog i majave botėrore. Profesori mė kishte dhuruar si kujtim kasėn me veglat qė pėrdorte kur qe nė Kajat dhe unė e mora me vete pa e ditur se jeta e tij do tė pėrsėritej te unė pikė pėr pikė, pikėrisht pas njė lufte ku qenė ngatėrruar tė gjithė shtetet e botės, por me ndryshimin se Xhuzepja priste qė njė ditė tė kthehej nė vendin e tij e ta nderonin, kurse unė ndodhesha nė vendin tim, me njė ushtar-polic te koka, qė m’i numėronte hapat dhe fjalėt.
Mė mungonte laboratori, kafe Espresso, ku shpesh bėhesha qendra e bisedės, sepse fusha ku kisha filluar tė studioja, nėn drejtimin e profesorit tė famshėm K. K., ishte e re dhe tepėr joshėse pėr ta. Megjithėse tani isha burrė i martuar me njė djalė tė dobėt, qė nuk i kishte as kushtet mė tė domosdoshme, gjithnjė mendoja pėr Nildėn, pėr fatin e saj, nė kohėn kur fati im pėr dreq po shkonte poshtė e mė poshtė.
Njė ditė ma hoqėn ushtar-policin duke mė thėnė “je i lirė tė shkosh ku tė duash”. Kishte ndėrhyrė Baxhua, i cili paska qėnė nervozuar shumė kur ka marrė vesh pėr ushtar-policin tim. Mirėpo unė tashmė isha mėsuar me atė djalosh verdhacuk, qė e fliste gjuhėn ndryshe nga anėt tona, me ca ue- e ye- nėpėr folje, kurse nėnės i thoshte nona e syrit syni. Mė dukej se e ruaja unė atė e jo ai mua, sepse
sėmurej shpesh, sa qė detyroheshim ta merrnim nė shtėpi nga kolibja ku rrinte e t’i zbritnim ethet.
Kur u ndamė e putha si vėllanė tim tė vogėl pa i mbajtur asnjė mėri pėr prapėsitė qė mė bėnte dhe i thashė “sillu mirė me njerėzit se mund tė tė rastisė tė ndodhesh ndonjėherė kėshtu si unė, jetė ėshtė, nuk i dihet”. Pyesja pėr tė gjthnjė dhe rrallė merrja lajme, kur njė ditė dėgjova atė qė i trėmbesha, se qe bėrė ushtarak i madh, e kishin hedhur me ushtri tė shumtė andej nga malet e anėve tė tij, kishte bėrė shumė tė pabėra me burrat qė i varte pėrkėmbėsh dhe me gratė qė u shqyente kėmbėt, deri sa njė ditė dikush u bė i ēikės dhe e pėrplasi nė hendek me njė vrimė plumbi pas koke. Mė erdhi shumė keq, por s’kisha ē’tė bėja, po ta kishin lėnė tė mė ruante mua, ndoshta do tė rronte ende e do tė bėhej njeri i mirė.
Kėto do tė ndodhnin mė vonė, nė njė vend larg nga Kajati, kurse unė tani e tutje do tė isha i lirė, po ku tė shkoja? Me veglat e profesor Xhuzepes iu futa mundit tė ndėrtoja njė shtėpi tė re duke tėrhequr gurė nga mali, rrasa tė hirta nga troqica e shtylla druri nga pisha e zezė qė rritet vetėm buzė honeve e greminave. Mė ndihmonte Xeba, kėshtu i flisja me dhele gruas sime, meqė qe tepėr e zeshkėt dhe e heshtur si njė dhi e butė. E ngrita shtėpinė tė madhe, me gjysėmkat, sipas modeleve tė tė parėve tanė, qė tani ishin gėrmadha nė shpat tė malit. “Po tė mė shikojė Nilda”, mendoja nganjėherė, “s’do tė ankohet mė duke thėnė se nuk di ta pėrballoj jetėn jashtė fushės sė shkencės”, kur fushėn e shkencės e kisha braktisur prej kohe i detyruar dhe duart e mia skalitnin pėr mrekulli gurė e drurė. Pelua rritej me mundim tė madh, aq shėndetlig, sa nuk mendoja se do bėhej, prandaj menduam me Xebėn tė rrinim me njė fėmijė.
I hyra njė shkence varfanjake tė tipit tė kapėrcyer prej kohėsh, por qė kajatasit e shikonin me habi, aq sa u dukesha magjistar. Nė fillim grumbullova tė gjitha ujėrat e currilave, qė ishte njė burim i ftohtė dėbore me shumė rrjedhje, ndėrtova njė depo qė tė mė sillte ujė tė mjaftueshėm pėr pirje e ujitje, zbulova njė tubacion prej balte tė pjekur nė gėrmadhat e fshatit tė vjetėr nė shpat tė malit, e shkula dhe e solla burimin deri nė oborr tė shtėpisė, duke bėrė atje njė ēesėm tė bukur me dy lėfyte, prej nga rridhte uji pa ndėrprerje, nė kohėn qė gratė e tjera tė fshatit ngarkoheshin me bucela e shkonin pėrditė disa herė te lumi. Krijova njė kopsht tė mrekullueshėm duke shartuar mollė tė egra, gorrica, fiq e rrush, ndėrkohė qė iu futa punės pėr rritjen e kėrpudhave, manatokave e luleshtrydheve, qė gjenden me shumicė nė anėt tona, duke i zbutur e duke shtuar prodhimin pėrvit. Siguroja grurė dhe misėr aq sa u shndėrrova krejtėsisht nė njė fshatar shėmbullor, kurse natėn vonė, i lodhur e i rrėgjuar, nė vetminė time qaja fshehurazi pėr tė kaluarėn, kur kujtoja ē’mund tė bėja nė tė njėjtėn kohė atje nė qyetin e largėt F., ndoshta do tė kisha marrė titullin profesor e pse jo edhe ndonjė ēmim tė nderuar ndėrkombėtar, apo mund tė isha pranuar anėtar akademish tė shquara. Po asnjė nga kėto s’qe e thėnė tė ngjante. Unė gjithnjė poshtė e mė poshtė, Baxhua gjithnjė lart e mė lart, fara e egėr nuk zbutej qė nuk zbutej, e buta po bėhej pėrditė e mė e egėr.



Vitet kalonin shpejt, ndodhnin shumė ngjarje, po nuk merrja vesh asgjė, sepse nuk zbrisja fare nė qytet. Tepricat qė shisja i grumbullonin nė njė dyqan tė vogėl tė fshatit dhe nė krahasim me tė tjerė kisha filluar tė heq pak lekė mėnjanė. Pikėrisht atėherė m’u shkrep tė dukesha njė herė andej nga kryeqyteti, kisha dėgjuar pėr njė institut bujqėsor e pėr njė farė dege biologjike qė paskej qenė ngritur. Doja tė pyesja pėr ndonjė libėr a revistė, tė merrja vesh ē’bėhej nėpėr botė. Po s’kisha rroba as pėr qytet e as pėr kryeqytet, teshat e vjetra s’mė bėnin mė, por i mbaja kot si kujtime tė shkuara. U vesha me shajak e opinga, ashtu siē rrija pėrditė nė fshatin tim tė ftohtė malor, vetėm qylaf nuk vura. Kėrkova takim me dekanin e institutit, njė i ri rreth tė tridhjetave, i cili mė priti me respekt dhe mė pyeti pėr cilin student interesohesha. Ngurova pak nė fillim, mė erdhi zor t’i thosha pėrse e kėrkova takimin, mirėpo desha s’desha hyra menjėherė nė thelb tė bisedės. I thashė se nuk mė intersonte e gjithė biologjia, por vetėm njė degė e saj, gjenetika, i kėrkova mos kishte materiale tė reja pėr kėtė fushė ose ndoshta kishte dijeni pėr studime tė profesorit K.K. Djaloshi i ri, qė ishte dekan e qė nuk e priste nga njė fshatar me shajak e opinga t’i fliste pėr tė tilla gjėra tė rėndėsishme shkencore, mė dha lajmin tronditės se profesori K.K. bashkė me asistentin e tij ( qė mund tė kisha qenė unė, po tė mos ndodhnin ato qė ndodhėn ), qenė nderuar me ēmimin Nobel, sepse kishin filluar tė depėrtonin nė tė fshehta e kodit gjenetik, duke hapur rrugė tė reja, “tė cilat janė tė rrezikshme”, theksoi ai, “ngaqė njeriu nuk ėshtė vetėm qėnie biologjike, por edhe shoqėrore”. Nuk hyra fare nė debate e diskutime, e falėnderova dhe i kėrkova tė mė ndihmonte me pak literaturė tė re, duke i pėrmendur nja gjashtė gjuhė nė tė cilat lexoja. Ai nuk mundi ta fshihte dot habinė kur dėgjonte fjalėt e mia, domethėnė tė njė fshatari me shajak e opinga, kėrkonte tė dinte kush isha, diēka bisedoi me dikė nė telefon dhe u pėrpoq tė mė mbante sa mė gjatė, siē dukej deri sa t’i vinin informatat pėr mua. Por nuk ndenja, e falėnderova edhe njė herė duke marrė me vete disa libra tė varfėr me punime tė shkruara para gjysėm shekulli, siē i lexova mė vonė dhe mė erdhi keq pėr gjithė atė institut qė
ishte i detyruar t’u mbushte mėndjen studentėve me ca dokrra tė cilat tashmė bota shkencore i kishte kaluar para shumė dhjetvjeēarėsh nėpėr arkiva. Mora njė gazetė dhe, sa e hapa, pashė nė tė emrin e Nikos, atij djalit fusharak qė ma pat njohur Nilda dikur nė qytetin F. dhe firma qė mė kėrkoi tė vija nė peticion ndėrroi krejtėsisht rrjedhėn e jetės sime. Qe bėrė prokuror i kryeqytetit, ndaj pyeta pėr ndėrtesėn, i kėrkova takim nėpunėsit rojė dhe ai mė priti menjėherė. Nuk mė njohu nga rrobat e opingat, por kur i thashė kush isha, iu hodhėm njeri-tjetrit nė qafė, kujtuam vitet e rinisė, Nildėn, pėr tė cilėn nuk dinim ē’bėhej, folėm pėr tė tashmen. Mė ftoi nė shtėpi dhe atje pashė pėr herė tė parė gruan e fėmijėt e tij, djalin e madh, rreth pesėmbėdhjetė vjeēar, i njė vėrse me Pelon, Ritėn, tre vjeēe mė e vogėl, flokėverdhė e me sy tė mrekullueshėm ngjyrė ulliri dhe djalin mė tė vogėl. Qe njė familje vėrtet e lumtur, qė jetonte mirė nė njė shtėpi tė gjerė, por qė mė vonė, pas jo mė shumė se dy muajsh, do tė shkatėrrohej pėrfundimisht.
Kuptohet, atėherė nuk dija ēdo tė ndodhte, tė gjitha kėto do t’i takonin tė ardhmes, por Nikua diē parandiente. Mė tha shkarazi pėr ca miq tė tij qė i kishin arrestuar pa shkak, i kishin quajtur “grup armiqėsor”. Prokuror tė ēėshtjes kishin vendosur tė qe ai. Mė tha se mendonte t’i nxirrte tė pafajshėm, ashtu siē besonte tė ishin nė tė vėrtetė dhe do tė akuzonte paditėsit, pa patur dijeni qė paditėsit vepronin me urdhėr tė tė madhit. Ajo qė do tė thoshte pas dy muajsh Nikua nė gjyq, si prokuror i ēėshtjes se “duhet tė dėnohen ata qė shpifin”, merrte kuptimin se “duhet tė dėnohet i madhi qė shpif”. Nikua atėherė nuk e dinte qė me qėndrimin e tij do tė humbiste jetėn, familja do t’i shkatėrrohej dhe pas disa vitesh, vajza e vetme, Rita, do tė vinte nė Kajat nuse e djalit tim, por kėto do t’i takonin tė ardhmes, kurse atė natė hėngrėm e pimė, uruam njeri-tjetrin tė piqeshim sa mė shpesh, gjė qė nuk ndodhi mė kurrė. Nuk di, nė se dikush do t’i parathoshte me saktėsi tė ardhmen, a do tė kishte kurajon tė vepronte ashtu siē veproi?



Njė tjetėr tė papritur do ta gjeja tė ngritur nė fshat kur tė kthehesha. Kishte ardhur Baxhua me shpurė tė madhe, kishte mbledhur te Qafa e Ilqeve, qė ėshtė qėndra e Kajatit, tė gjithė banorėt, kishin vėnė dikė me njė bllok tė madh pėrpara i cili shėnonte emrat e atyre qė pranonin dhe tė atyre qė nuk pranonin. Bėhej fjalė pėr bashkim tė mallit dhe tė punės. Baxhua kėrkoi qė unė tė bėhesha kryetari, duke thėnė se “duke punuar bashkarisht zhdukeshin gjithė tė kėqiat e varfėrisė dhe fillonin mė nė fund edhe pėr ne ditėt e bardha”. Kuptohet, unė nuk pranova, as pėr anėtar e as pėr kryetar, mė ranė si breshėr pėrsipėr kėrcėnimet, por qė Baxhua i zbuti duke thėnė se “edhe Shahua do tė vijė tė bashkohet kur tė shohė sa mbarė do shkojė puna juaj e bashkuar”. Pėr fat tė keq punėt nuk shkuan asnjė herė mbarė, unė mbeta gjithnjė veē, por kėsaj here i mėnjanuar krejtėsisht. Prodhimet e bollshme qė merrja nga bujqėsia dhe nga blegtoria e paktė, prej koshereve me bletė e nga frutat, nė kohėn kur nga puna e bashkuar nuk sigurohej buka as pėr tre-katėr muaj, ma nxinė edhe mė jetėn. Ata filluan tė thonė se “kėto gjėra i nxit djalli”, duke nėnkuptuar me djallin vėndin ku kisha studjuar dhe vetė mua, qė me punėn time “bėja luftė tė egėr kundėr bashkimit tė fshatarėve tė mi”. Mė vunė tatime tė rėnda, nuk mė thėrritnin nė asnjė mbledhje, mė hoqėn tė drejtėn tė votoj, mė mbyllėn derėn e s’mė trokitnin mė as pėr tė mirė e as pėr tė keq.
Shkurt, mė kishin fshirė pėr sė dyti nga lista e tė gjallėve.



Nikon e kishin pushkatuar prej vitesh. E shoqja me tė tre fėmijėt rronin nė mjerim tė pashpjegueshėm diku nė njė fshat fusharak, ku tė mbyste mishkonja. E ndihmoja fshehurazi disa herė nė vit duke i ēuar ndonjė lek, miell e mallra tė tjera pėr t’ia lehtėsuar sadopak dhimbjen. Po pėr atė familje s’kishin mbarim tė kėqiat. Ende kėrthi, tetėmbėdhjetėvjeēar, i rrėmbejnė djalin e madh, e fusin nė burg dhe e dėnojnė se “paska menduar t’ia mbathė jashtė te armiqtė e vėndit”. Mė pas u thanė tė mos shkonin mė pėr vizita atje, se “djali deshi tė arratisej nga telat, kėshtu qė hėngri atė qė meritonte, domethėnė plumbin”. Ia thanė tmerrin me lehtėsinė mė tė madhe, si tė bėhej fjalė pėr njė gjė tė zakonshme. “Ki kujdes tjetrin” e paralajmėruan tė jėmėn, qė s’dinte me kė e ku t’i qante burrin e tė birin, tė dy tė shuar tė pavarr.



Nuk di pse i shėnova tė gjitha kėto. Janė tepėr tė hidhura pėr njė vajzė shtatėmbėdhjetė vjeēe, se aq qe Rita atėherė kur i shkova gruas sė mikut tim dhe i thashė: “do tė ta marr Ritėn pėr tim bir”. Dhe e morėm menjėherė, bashkė me Pelon, sapo djali mbaroi ushtrinė. Bukuria e saj e tėrboi Kajatin, sidomos djalin e Baxhos, i cili vinte pėr pushime ēdo verė nė shtėpinė e bukur qė kishte ngritur shteti pėr tė jatin. S’kishin as njė javė martuar, kur i thotė njė ditė Pelos nė sy tė tė gjithėve “ ma jep ndonjė natė kukullėn tėnde tė loz edhe unė me tė”. Pelua, duke e njohur sa i prapė ishte ai djalė, i gėlltiti fjalėt dhe i ktheu krahėt, por ai i preu udhėn, e kapi nga fyti e i tha “po s’ma dhe vetė do tė ta rrėmbej me tė pahir”. Pelua e shtyti me forcė dhe bėri tė ikte. Pikėrisht atėherė ndodhi e keqja. Djali i Baxhos nxorri njė biēak qė e mbante gjithnjė me vete dhe e goditi poshtė barkut.
Nuk rrėfehen dot tė gjitha ē’hoqėm, deri sa e ēuam nė qytet nė spital, ku e shpėtuan nga vdekja, por...
Mos e provoftė baba atė qė provova mė pas, si doli nga spitali.. Mė vjen Rita e mė thotė njė natė: “Pelua nuk ėshtė mirė, thotė se do vrasė veten”. Shkova menjėherė ta qetėsoj djalin, atė tė vetėm kisha si dritėn e syrit.
Njė mbrėmje rrija i mėrzitur nė korridor. Ata tė dy qenė brenda. Rita e nxiste tim bir tė shtriheshin “se nė fund tė fundit jemi burrė e grua”, i tha. I dėgjova shkoqur fjalėt e saj, siē dėgjova edhe tė qarėt e tim biri sikur tė ishte fėmijė, kur bėrtiti “mund tė jesh burrė me kėtė”? U trondita, u bėra gati tė hyja.. M’u rrėmbyen sytė nga lotėt. Dėgjova Ritėn qė i tha pėr ta qetėsuar “edhe kaq mjafton”, pa ditur pėrse e kishte fjalėn dhe ē’ishte “kjo kaq qė mjaftoka”.
Dhe qė atėherė, kur djali i Baxhos do tė vijė nė fshat si kryetar, kur tė na sjellin dritat, me urdhėr tė kryetarit, megjithėse jemi larg nga qėndra e fshatit, Rita herė pas herė, nė mbrėmje, do tė hedhė nė kokė njė ēarēaf tė bardhė, do tė shkojė nė pyll e do tė flejė e varur nė majė tė pemės. Kurse Pelua do tė dobėsohet e do tė hollohet nga njė e fshehtė e madhe qė mban pėrbrėnda qė e gėrryen e qė nuk ia thotė askujt.
Kėto do tė ndodhin mė vonė, kur edhe Baxhua tė kthehet tė banojė pėr gjithnjė nė fshat, duke e detyruar tė gjithė krahinėn t’i bindet atij nė ēdo gjė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Hiqmet Meēaj-roman-"Kukullat e pyllit"    15/9/2010, 14:51

KAPITULLI I DHJETĖ




1

“ Profesor ”, i tha atė ditė Lina, “ ti nuk e di nga ē’botė vi unė ”.
Ishin nė dhomėn e saj, atje ku ai shkonte dy herė nė javė, me kėrkesė tė vajzės, por edhe me ngulmimin e Baxhos. Kjo s’kishte lidhje me mėsimin, prandaj Admeti nuk ia zgjati. Mirėpo vajza me gjokse tė bukura kėrcėnuese, qė ishte nxėnėsja e tij, nuk dinte tė tėrhiqej dhe ai deshi s’deshi, u detyrua tė mėsonte nga ē’botė vinte ajo. Dėgjoi se bota e saj, qė nuk ishte dhe aq e vogėl, na paskej qenė e mbushur me emra kryeqytetesh, ku uji derdhej pėr qejf nga shatėrvanet e dritat plot ngjyra qė shėrbekėshin jo vetėm pėr ndriēim, por edhe pėr reklama. Dėgjoi se atje paska aq shumė mallra, sa qė shitėsit ēirren e ngjiren pėr t’i shitur, tė rinjtė puthen nė rrugė pa ua bėrė tėrt syri nga tė tjerėt dhe pallatet janė tė gjithė me ashensor. Lina fliste me tėrė seriozitetin e njė njeriu qė vėrtet i ka jetuar ato gjėra, po Admetit nuk mund t’ia hidhte dot, prandaj filloi tė mėrzitej me marrėzitė e saj dhe bėri gati ēantėn e zezė pėr t’u ngritur. “ Mua mė gjete tė mė shesėsh pėrralla ”?, i tha. “ Asnjė ēast mos harro kush jam pėr ty ”. Mirėpo Lina s’dinte tė ishte vetėm e bukur, dinte edhe tė bėhej nevrike e madhe, saqė jo vetė harroi cili ishte ai pėr tė, por nuk pėrtoi as ta ofendonte mėsuesin e vet, tė cilit mė vonė do t’i kėrkonte tė falur pėr shprehjen “ nuk e dija qė edhe ti na qėnke pykė si tė tjerėt”. Admeti, qė s’e priste kėtė myqkė, ia plasi tė qeshurit, e kapi vajzėn nga tė dyja faqet dhe, ashtu siē ishte duke qeshur , i pėshpėriti “ pa ma thuaj dhe njė herė, se mė pėlqeka tė jem pykė ”. Nė se Admetit i pėlqeu tė ishte pykė, vajzės i stėrpėlqeu prekja e duarve tė tij nė faqe, u ndez e u skuq duke ia plasur pa pikėn e turpit “nuk prishet bota sikur nxėnėsja tė dashurojė me profesorin”.
Kuptohet qė pas kėsaj Admeti do tė ngrihej rrėmbyeshėm nė kėmbė, nuk do tė gjente dot derėn pėr tė dalė, do tė drejtohej gabimisht te dritarja dhe radhėn e tė qeshurit do ta kishte Lina qė do t’i pėshpėriste “ qėnke mė shumė se pykė ”. Po duke qeshur do ta kėrcėnonte plot naze se ai paska dashur ta puthė me zorr, bile edhe ta zhveshė lakuriq dhe kėtė do ta mėsonin menjėherė tė gjithė, sapo ajo tė ulėrinte..
I kishte thėnė vėrtetė Lina kėto fjalė apo ashtu iu duk atij?
Duhej t’i kishte thėnė, se Admeti hoqi dorė nga ngatėrresa e derės me dritaren, pėrplasi ēantėn nė tavolinė dhe u ul pėrsėri atje ku kishte qėnė mė parė.
-Pa hė, moj ēupkė, - u detyrua t’i thoshte jo pa tallje, - si qe ajo puna e ulėrimės ”?
-Ēdo gjė qė dua ashtu e arrij, - tha ajo qė tani kishte pushuar sė qeshuri.
Kuptohet, kėto nuk kishin tė bėnin fare me mėsimin, ishin njė pėrjashtim kategorik i asaj qė quhet pedagogji, po vajza e bukur me gjokse kėrcėnuese, qė ishte nxėnėsja e tij, paskėsh patur njė nevrik tė tmerrshėm dhe paskėsh lindur “pėr tė arritur ēdo gjė qė donte” me ulėrima.
-Tani do mė dėgjosh pėr atė botėn nga vi unė, - filloi tė flasė Lina, qė i shtoi edhe mė nazet, nxorri gjoksin pėrpara qė ai t’ia shihte mė mirė, perėndoi sytė e pėrplasi qerpikėt, sa qė Admeti nisi tė mėrmėriste me vete “qėnka mė e bukur se ē’duhet, djallushka”.
Dėgjoi se e kishte rritur halla, qė na qenka grua ambasadori, se halla i kishte tė gjtha tė mirat, por edhe njė tė keqe tė madhe qė s’bėnte fėmijė. Ligjėrisht figuronte nė tė gjitha regjistrat si ēupė e saj, por tani fatkeqėsisht ndodhej nė kėtė fshat tė humbur. Lina do t’i tregonte pa pikėn e turpit pėrse fatkeqėsisht ndodhej tani kėtu dhe fajin na e paska ai kokėshqopja, i madhi fare, qė gjyshi na e paska mik. Sipas atij dhe ligjeve tė tij, na qenka gabim i madh qė ēupa e ambasadorit tė shoqėrohet me vendėsit, tė vishet e tė mbahet si ata. Admeti dėgjoi se ajo, pėrkundra, jo vetėm nuk pyste fare pėr ato shkresa e ligje tė kokėshqopes, por na paskėsh edhe njė djalė nga ata, qė e shoqėronte me njė veturė tė tipit tė fundit, “para sė cilės ajo e ambasadorit ngjante si zhgaravinė”.
- Atje ishte botė, - tha Lina me gjithė shpirt dhe filloi tė shajė po me gjithė shpirt kėtė kėtu, qė mė shumė i ngjante njė bince se sa njė bote.
Admeti dėgjoi pėr urat e atij kryeqyteti tė madh P., “ku shteti ynė hynte katėr herė me gjithė nevojtoret e prapė tepėronte”, pėr muzetė, teatrot, artistėt qė i kishte parė nga afėr bashkė me atė djalin, qė nuk ishte edhe aq i vogėl, po plot njėzetepesė vjeē, kurse ajo atėherė sapo i kishte mbushur tė gjashtėmbėdhjetat. “I provuam tė gjitha”, tha Lina, “edhe kokainėn edhe heroinėn”, duke pėrveshur mėngėt pėr t’i dėftyer shenjat ende tė pashėruara nėpėr damarėt e llėrėve.
Ajo tregoi se ata larot e ambasadės nuk do ta kishin marrė vesh fare, nė se gabimisht nuk do tė bėnte dozė mė tė madhe e tė pėrfundonte nė spital pa ndjenja. “ Pas kėsaj do tė kthehesha pėrfundimisht kėtu, nė kėtė bincėn qė ka ngritur ai i madhi me ndihmėn e cave si gjyshi im ”, do tė thoshte ajo jo pa pėrlotje.
Tani do ta kuptonte Admeti qė ajo vajzė me gjokse tė bukura e kėrcėnuese qėnkėsh mėsuar qė e vogėl ta bėjė jetėn e vet pa pyetur shumė pėr tė tjerėt dhe te ai shikonte diēka tė qytetėruar, me tė cilin mund tė bisedonte e, pse jo, mund edhe ta dashuronte.
-E kuptoj pozitėn tėnde, - i tha Lina, - po nuk ėshtė e shkruar gjėkundi qė profesori tė mos e shijojė jetėn fare.
Ajo i rrėmbeu kokėn papritur dhe e puthi me afsh pėrvėlues nė buzė duke i thėnė pastaj “atė ulėrimėn bėra mirė qė e shpika kot”?
Mė pas do tė hynte mamaja, po qė Lina i thėrriste hallė, domethėnė gruaja e kryetarit, t’i sillte Admetit kafenė dhe Linės kakaon. Kishte vithe tepėr tė gjėra gruaja e kryetarit, aq sa mezi pėrkulej dhe dėrrasat e dyshemesė tundeshin nėn hapat e rėndė tė saj. “ Pse, femėr i thua kėsaj”?, pėrqeshi Lina kur nėnėhalla doli pasi i tha Admetit, “si tė mbaroni, tė pret babai pėr njė gotė raki”.
Ai do ta dėgjonte Linėn tė shfrente pėr gjithēka qė kishte tė bėnte me femrėn kėtu, qė me sisėt qė i futnin nėpėr trasta tė bėra vet nė vend tė sutienave e deri te flokėt qė i prisnin me gėrshėrėt e bagėtive. “Grua ėshtė ajo qė nuk lyen njė herė buzėt me tė kuq, qė ha bukė misri e fryhet si kafshė, qė nuk i lan dhėmbėt kurrė e s’ka mundėsi tė bėjė dush ē’do ditė me shampo”?, do t’i bėrtiste Admetit, sikur ta kishte pėr tė gjitha fajin ai, me qė qe mashkull. Dhe do tė shtonte se femra kėshtu nuk ishte mė femėr, po njė gjė e pėshtirė, si nėnėhalla e saj, qė nuk tė vinte t’i qaseshe e jo tė futeshe nė njė shtrat me tė. Gratė kėtu mė tepėr do tė rronin me xhindet, duke u kacavjerur natėn nėpėr pemė pėr tė bėrė dashuri me to. Pa tjetėr e kishte fjalėn pėr Ritėn, burrin e tė cilės, xhaxhababai i saj, domethėnė kryetari, e kishte qėlluar me thikė njė javė pasi qenė martuar, duke e tharė pėrditė nga njė e fshehtė qė nuk ia thoshte kujt. Sipas Linės kjo ishte botėbinca e gjyshit tė vet, por mė tė kėqinjtė ishin ata pas gjyshit, ku hynte kryetari, xhaxhababai, qė nuk bėnin asgjė t’i mbushnin mėndjen atij tė madhit, trutharit, t’i hapte pak sytė pėrreth, nė vend qė t’i bindeshin nga frika si pulat. “Kurse ti nuk trembesh”, do t’i thoshte ajo Admetit, “nuk ke frikė si tė tjerėt, prandaj mė pėlqen ”.
Pas kėsaj do ta puthte prapė, do t’i pėrsėriste diēka pėr ulėrimėn qė e shpiku kot e do ta kėrcėnonte plot naze nė kohėn kur Admeti ngrihej tė shkonte te Baxhua, qė e kishte ftuar pėr njė gotė raki, “megjithatė, ruhu nga im atė, se ėshtė nga ajo racė qė nuk duron tjetėr gjel nė qymec”.

2

Mund tė besonte ēdo gjė nga mė tė pabesueshmet, por jo se do tė gjente Shahon nė qoshen tjetėr tė vatrės, pėrballė Baxhos. Pleqtė nuk e vunė re kur hyri, bisedonin tė qetė njeri me tjetrin, diēka kujtonin nga tė largėtat e jetės, ciknin gotat, ishin tepėr tė vėmendshėm nė ato qė thoshnin. Edhe kur u afrua Admeti, as qė e kthyen kokėn pėr ta parė, po vazhduan nė tė tyren, gjė qė e bėri ta ndjejė veten tė parėndėsishėm e tė ulet si i paftuar. Po bisedohej pėr Beson, sivėllanė e Baxhos, qė dikur gjyqi i ngritur shpejt e shpejt e kishte plasur pėrmbys nė mes tė fshatit, mbytur nė gjak, bashkė me tė dymbėdhjetė qylafbardhėt. “I hodhėn mes pluhurit kufomat e tyre dhe u larguan duke kėrcitur batare plumbash nė ajėr, si pas njė dasme”, kujtoi Admeti frazėn nga shėnimet e Shahos.
Admeti e pa Baxhon tepėr tė prekur kur zinte nė gojė emrin e Besos, sikur ato qė kishte lexuar te shėnimet e Shahos tė mos ishin vėrtetė bėmat e tij, kur ēetėn e kishte bėrė batalion dhe emri i ishte veshur me tmerr. Baxhua tha se “Beson do ta doja mė tepėr nga tim vėlla edhe nė se do tė kisha tjetėr vėlla” dhe shfryu kundėr atij zagarit e kėrmės sė ndyrė qė e dėnoi dhe e pushkatoi duke pėrfituar nga mungesa e tij. Pra ngjarja paskėsh ndodhur ndryshe e jo siē e tregonte Shahua, se “Besua ishte njė njeri tejet i nderuar, pėr tė cilin ia vlente tė merrje jetė”. Baxhua tregoi pa gjė tė keq se si i kishte qėruar gabimisht nja tre tė tijėt, qė i dyshonte, por qė nuk paskėshin patur faj, deri sa zbuloi fajtorin e vėrtetė, “njė njeri tė fshehur thellė si krimbi, plot smirė e zemėr tė zezė”.
Pastaj nė dhomė sikur plasi bomba.
-Tė kam thirrur kėtu tė tė them,- iu drejtua Shahos,- se ai krimbi nuk ėshtė tjetėr, veēse krushku yt.
Pas kėtyre fjalėve ishte e pamundur tė pėrshkruhej pamja e fytyrės sė Shahos, vetullat e tij qė filluan tė vallėzonin poshtė-lartė, rėnia e gotės sė rakisė nga dora dhe pafuqia e burrit pėr tė pėrgėnjeshtrur burrin. Padyshim qė Baxhua i vuri re tė gjitha kėto, ishte i sigurtė pėr ē’do do tė ndodhnin, ndaj u pėrgatit tė pėlciste bombėn e dytė.
-Tė kam thirrur edhe ty,- iu drejtua Admetit, - tė bėsh njė shkrim pėr Beson qė kėto ditė shpallet dėshmor dhe shkolla ku ti jep mėsim merr emrin e tij.
Nuk ishte ēėshtja se po shpallej dėshmor njė i pushkatur para pothuaj dyzet vjetėsh pikėrisht nga ai qė po e nderonte tani. Shahua duhej tė gėzohej pėr kėtė, sepse e kishte shok fėmijėrie dhe kushėri tė parė, e donte sa s’ka mė, po pėrse tė lidhej me vrasjen emri i babait tė Ritės, nuk mjaftonte qė u rrit bonjake, me jetė tė shkatėrruar? Pėrse u dashka qė tani emri i tė jatit tė kujtohej me neveri sa herė tė pėrkujtohej si e shėnjtė dita e pushkatimit tė Besos? Pėrse shkrimin u dashka ta bėjė Admeti e goditjen t’ia japė ai Ritės, Pelos dhe fėmijėve tė tyre, ndėrkohė qė strehohet atje si nė shtėpi tė vet? Do tė ishin kėto disa nga pyetjet, qė siē duket kishin majė tepėr tė mprehtė dhe ta shponin me forcė tė madhe trurin, prandaj Shahua do tė vinte duart nė tėmtha e do tė picėronte sytė nga njė dhimbje e padurueshme.
Kuptohet qė pas kėsaj heshtja do tė ishte tepėr e gjatė, e rėndė, mbytėse dhe tė vetmen gjė qė do tė urrente aq shumė Admeti nė ato ēaste, ishte e vėrteta. Paska fytyra tė ndryshme e vėrteta, do tė mendonte, s’qenka asnjėherė e vėrtetė. Vėshtroi shkarazi Shahon, qė ishte mbledhur e bėrė grusht me nofulla tė shtrėnguara. Kishte ngrirė borė i bardhė, me siguri nuk dinte ku ndodhej, pėrderisa dikush donte t’i mbushte mėndjen pėr tė kundėrtėn e asaj qė kishte ndodhur dhe qė ai e kishte parė. Patjetėr kujtonte Beson e mbytur nė gjak tek e kthente me fytyrė nga vetja e i shkundėte pluhurin nga flokėt, nga sytė. Kujtonte mikun e tij, Nikon e pavarr, qė e shpallte tė vėrtetėn vetėm siē e dinte ai, pa i lėnė tė tjerėt ta bėnin ndryshe.
Kurse Admeti la vetėm trupin aty e u nis pėr larg, andej nga vinin do-tė e qė shumėkushi i thotė e ardhme. Shkolla rreshtohej, rreshtoheshin edhe katėr kokėbardhėt e Ritės, qė ishin nipėrit dhe mbesa e Shahos. Sapo pėrmendej emri i Nikos, tė gjitha vėshtrimet ktheheshin mbi ata tė katėr, urrejtja vėrshonte nėpėr sytė dhe ata, domosdo, do ta ndjenin veten , sė bashku me gjyshin e tyre Niko, sikur paskan marrė pjesė nė atė pushkatim. “ Ata janė ”, do tė buēonte zėri i Baxhos, “sėbashku e kryen krimin dhe duhet ta vuajnė brez pas brezi ”. Admeti shkruante e shkruante njė artikull tė gjatė, tepėr tė gjatė, qė nuk mbaronte kurrė dhe boja e zezė e atij shkrimi tė pafund nxinte kokat e bardha tė tė katėr fėmijėve.
Rita ankohej se ajo dreq bojė qe tepėr ngjitėse, mundohej e mundohej, por nuk i lante dot kokat e tyre, boja rrėshqiste nėpėr fytyra e trupa, nxinte duart dhe rrobat. “Na shpėtoni, ju lutem, nuk mundemi mė”, kėlthisnin nė kor tė katėr fėmijėt, qė nuk rrinin gjithnjė fėmijė, por rriteshin e rriteshin, duke u nxirė e duke u nxirė pėrjetėsisht. Kurse Rita i pėrgjėrohej, i binte nė gjunjė, i puthte duart ta pushonte mė sė fundi atė shkrim tė pafund, duke dėnesur “pėrse ti, pėrse u dashka tė na nxish pikėrisht ti ”!?
Por Admeti do tė kthehej pėrsėri aty ku kishte lėnė trupin, pikėrisht kur tė dėgjohej pėrsėri zėri i Baxhos, i butė, i shtruar, i ngadaltė.
-Do ta mohosh qė tė kam dashur gjithė jetėn?- do t’i drejtohej ai Shahos.
-Gjithnjė mė ke dashur, - do t’i pėrgjigjej zėri i shuar i tjetrit.
-Do ta mohosh qė tė kam mbrojtur tėrė jetėn?- do tė ngulmonte zėri i butė, i shtruar, i ngadaltė i Baxhos.
-Gjithnjė mė ke mbrojtur,- do t’i pėrgjigjej tjetri.
-Sa herė tė kam shpėtuar nga koqja e plumbit?- do tė pyeste prap Baxhua.
-Nuk numėrohen,- do tė pohonte si automat tjetri.
Kėtu Baxhua do tė nxehej e do tė ngrinte zėrin.
-Po ti, more Shaho, ē’ke bėrė ti pėr mua? Gjithnjė kundra. Mund tė kishe bėrė katandi e prokopi, tė ishe ti kryetari, nė vend tė tim biri, tė rreshtoheshe gjithnjė me mua e jo gjithnjė kundra meje. Unė tė thosha shėndet, kurse ti plaē. Mos i ndiz mė urat me mua, Shaho, se m’u lodh zverku nga pesha jote e mė s’tė mban dot.
Pasi bėri njė hop pushim, pasi zėri iu bė prap i butė, i shtruar e i ngadaltė, drejtoi gishtin nga unė e i tha:
-Lere kėtė tė riun tė ecė e tė zhvillohet. Jeta jote ėshtė shėmbulli mė i keq, kush e ndjek pėrfundon ja, kėshtu si ti, njė gjė pa vlerė.
-Ashtu ėshtė,- rėnkoi plaku,- jeta ime mė dha vetėm frute tė hidhur.
Nė kėtė ēast Admeti nuk do tė duronte mė, Shahua do t’i ngjante i poshtėruar tej ēdo mase, ky dialog i “marrė”, siē iu duk atij, duhej tė merrte fund, prandaj trashi zėrin kur tha “sonte e vrave mė shumė herė se ē’mund ta kesh shpėtuar dhe kjo ėshtė tepėr ēnjerėzore”.

3

Mė pas do tė kujtonte shumė gjėra, qė po t’i tregoje, nuk do tė t’i besonte njeri, se ishin aq pėr tė qarė, sa edhe pėr tė qeshur, kėshtu qė nuk ia vlente t’i tregoje fare, bile as t’i futje nė atė qoshen e trurit, qė gjithėkushi e quan kot sė koti kujtesė. Tamam kot sė koti, sepse ato qė ngeckan aty, qenkan ca ngjarje tė pangjara, ca tortura tė vėrteta, qė shfaqen kur u do qejfi, pėr tė na bėrė tė dridhemi e tė pėrdridhemi e pėr tė na lėnė pa gjumė, duke na i fryrė sytė si tollombace. Do tė kujtonte pėrshembull se kur ai tha “sonte e vrave mė shumė herė se ē’mund ta kesh shpėtuar dhe kjo ėshtė tepėr ēnjerėzore”, atje te dera qe shfaqur Lina tepėr e skuqur e i kishte bėrtitur gjyshit tė vet “profesori nuk do bėjė asnjė shkrim”. Askush nuk mund t’i bėrtiste kėshtu Baxhos, po ja qė Lina nuk hynte te askushėt, se askushėt nuk kanė fytyrė, rrinė gjithnjė nė hije, emri u rėndon tonelata tė tėra, prandaj e braktisin si ca shtazė qė zvarriten lėkurėn e vet. Baxhua mendonte se gjithė jetėn do tė ishte i rrethuar nga askushėt, do t’u bėrtiste e ata do tė heshtnin, por atė natė do ta kuptonte qė paska edhe dikushė me fytyra tė vėrteta.
“Lina nuk hyn te askushėt” , do tė kujtonte Admeti.
Ajo vajza e bukur me gjokse kėrcėnuese nuk dinte tė ishte vetėm e bukur, por edhe ta bėnte njė grusht gjyshin e vet, duke i thėnė ca tė vėrteta tė tjera, qė ajo i dinte ndryshe, sepse ngatėrroi kot sė koti kompjuterat me fletoret qė mungonin, macet qė i ushqenin me gjėra tė zgjedhura me fėmijėt qė nuk kanė as qumėsht pėr tė pirė, ēanta tualetesh e kremra grash qė vlekan nė para mė shumė se Kajati me tė gjitha malet e pyjet e tij. Admeti kujtoi se si po ēelej fytyra e Shahos, qė nuk ishte mė edhe aq e bardhė, tani kur dėgjonte Linėn, nga qė siē dukej filloi t’i kujtohej qyteti matanė detit, F., tė cilin prej kohėsh kishte filluar ta harronte.
Lina i tha gjyshit t’i mbante pėr vete kujtimet e tij, se ca njerėz tė tjerėt ato i dinin ndryshe, prandaj pėr ata tė tjerėt nuk kishin asnjė vlerė dhe se nga gjeti njė shprehje tepėr tė rrezikshe, tė cilėn nuk pritej ta thoshte Lina. Ajo tha pikėrisht “kush ecėn gjithė jetėn duke mbajtur kokėn pas, njė ditė pengohet e rrėzohet keq. Kur ėshtė nė krye tė tė tjerėve, rrėzon keq dhe tė tjerėt”, fjalė qė do ta goditnin e do ta rėndonin Baxhon, vetullat qė ishin njė do t’i mblidheshin e do t’i bėheshin gjysėm.
Vėrtet kujtime tė tilla tė bėkan pėr tė qarė e pėr tė qeshur, prandaj u dashkan harruar. U dashkan harruar edhe ato qė i tha Baxhua Shahos atė natė dhe qė Shahua i miratonte si automat. Tė gjitha ato Baxhua i tha kot sė koti, sa pėr tė kaluar natėn, se Nikua nuk paska qenė krimbi qė hėngri Beson dhe se Beson e paska ngrėnė dikush tjetėr, qė tani po i kujtohej, ndoshta nga ata tė qėruarit kot sė koti. Asnjė shkrim nuk do tė bėhej nga Admeti, gjyshi Baxho do tė puthej fort nga Lina e cila do t’i pėshpėriste “nuk je aq i keq sa ē’thonė”, do tė zhdukej pas derės e do tė kthehej sė bashku me nėnėhallėn pėr tė sjellė sipėr sofrės njė qėngj tė tėrė tė pjekur, shkuar nė hell.

4

Por plaku Shaho qė nga ajo natė nisi tė plakej ēdo ditė e mė tepėr, tė zbardhej nė fytyrė e tė kėrrusej nė trup, megjithėse Admeti qe i bindur se atė natė nuk u tha gjė qė ta rėndonte, sepse ajo natė nuk kishte ndodhur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Hiqmet Meēaj-roman-"Kukullat e pyllit"    15/9/2010, 14:51

KAPITULLI I NJĖMBĖDHJETĖ




1

Kot sė koti u nxeh me Billin. Jo fare kot sė koti, se Billi, si drejtor qė ishte, donte tė tregohej autoritar me tė, tė dėgjonte nga goja e vartėsit “po drejtor, si urdhėron” e me qė Admeti, nė vėnd qė t’i thoshte “po drejtor, si urdhėron”, nuk ia vari fare, Billi e urdhėroi t’i shkonte nė zyrė. Admeti, pėrkundra, u nis pėr nė klasė. Drejtori, kuptohet, pasi do ta priste pas skrivanisė duke marrė poza nga mė tė ndryshmet, pasi tė mendonte se ē’do t’i thoshte atij “rrugaēit nga qyteti” qė t’i dridheshin leqet e kėmbėve, si pa qė kaluan disa minuta e ai s’po i bindej urdhėrit tė vinte, e humbi durimin fare, harroi tė gjitha ē’do t’i thoshte, doli nė koridor dhe pyeti Virin mos e kishte parė nė ē’vrimė qe futur. Viri si Viri, njė hop u zu ngushtė, pastaj bėri me kokė pėr nga dera e klasės, pikėrisht kur Admeti po dilte dhe e zuri mėsuesen me shkrim tė bukur duke e spiunuar. Viri iku me tė shpejtė, qė burrat tė lanin hesapet me njeri tjetrin pa qėnė ajo aty, se kur ta pyesnin, do t’i duhej tė spiunonte prapė o njėrin o tjetrin dhe ajo qe mėrzitur me atė djallo zanat. Pikėrisht atėherė Admeti do t’i bėrtitiste Billit me fjalėt mė tė ndyra, mu nė mes tė tempullit tė dijes, siē ėshtė shkolla, megjithėse mė tepėr ngjante me ahur, pa marrė parasysh se mund ta dėgjonte ndonjė nga nxėnėsit e sharjen ta merrte vesh i gjithė fshati. “Shqitu me tė mira nga unė, Bill drejtori”, do t’i thoshte, “se do tė tė shkėrdhej Virin ”. Aty e kuptoi Admeti qė bėri gabim tė madh, mė mirė t’i kishte thėnė diēka tė ndyrė pėr drejtorllėkun, ose edhe pėr gruan, kurse pėr Virin... E kishte fyer mė rėndė se ē’duhet!
“O ti o unė kėtu”, do t’ia mbyste Billi, megjithėse e dinte fare mirė qė nuk mund tė thoshte gjė nė asnjė zyrė pėr atė sharje qė s’ta nxinte goja, jo se kishte fjalė, qė nuk duheshin thėnė nė tempullin ahur tė dijes, por sepse ata tė zyrave, qė s’ishin fare budallenj, do pėrpiqeshin tė gjenin lidhjet midis sharjes, Billit e Virit. Tėrkuza do tė bėhej litar, litari mund tė formonte nyje dhe kushedi, nė atė nyje gabimisht mund ngecte edhe qafa e tij e hollė. Prandaj do tė ndėrronte menjėherė ton, do tė harronte ē’i kishte thėnė, do t’i hidhte Admetit dorėn nė sup duke i pėshpėritur “vėrtetė tė pėlqeka Viri?”, qė do ta bėnte Admetin tė gajasej e t’ia plaste “ta kam lėnė ty me gjithė shkrimin e saj tė bukur”. Pas kėsaj sherri do tė mbyllej, Billi do tė mallėngjehej sikur nė ato ēaste tė kishte gjetur vėllanė e vogėl qė i kishte humbur prej vitesh, do t’i thoshte se kėtė “dreqo barrė tė drejtorllėkut” do ta mbante sa tė mbyllej viti dhe ai gjatė kėsaj kohe tė mos ta ēante kokėn pėr asgjė se “njėri tjetrin kemi pėr ēdo hall e tė keqe, vėllaēko”.
Admeti si tip prekej shpejt, por kėsaj radhe u prek mė shpejt se ē’duhej. Kishte mėsuar rastėsisht, fare rastėsisht se nga tė tria ēupat qė kishte Baxhua, ajo e madhja paskėsh lindur epileptike. Thoshin, se kur e zinin ato (qoftėlarg!), rrėzohej nė shesh e shkumonte, shkumonte e shkatėrronte, sa tė nxihej jeta ta shikoje ashtu. Njerėn, atė tė dytėn e kishte grua ambasadori, kurse e treta qenkėsh e madhja e njė ministrie qė bėnte sikur merrej me botėn pėrjashta.
Mirėpo Baxhua nuk i dha Billit pėr grua as tė dytėn e as tė tretėn, po pikėrisht tė parėn, atė qė rrėzohej nė shesh e shkumonte, sepse, siē e kishin dėgjuar “atė donte mė shumė nga tė tria”. Kishte bėrė dhe dy fėmijė Billdrejtori me tė, kundėr kėshillės sė doktorit, tė dy djem, po Admeti asnjėherė s’i kishte parė, se s’ishin pėr t’u parė. Njeri, qė tani duhej tė qe rreth tė pesėmbėdhjetave, nuk linte shkopinj e hunj gardhi pa shkulur, i grumbullonte mu nė qendėr tė fshatit dhe u vinte zjarrin natėn duke uluritur si ujk Bėnte edhe paudhėsira tė tjera, siē thoshin, se Admeti s’e kishte parė, mbante ca fjalime pa kuptim, po duke bėrtitur e uluritur “poshtė!” e “rroftė”, por qė nuk kuptohej mirė kush duhej tė ishte “poshtė” e kush duhej tė ishte “rroftė”. Kur e zinte njė frymėzim i tillė, nuk kishte burrė nėne t’i qasej, se tė qėllonte me hunjtė e shkopinjtė e ndezur dhe po tė shpėtoje paq e kishe qelepir.
I dyti kishte huqe tė tjera mė tė lezetshme. Hynte nėpėr kotece, ahure, stalla e ku nuk ta pret mėndja pėr tė bėrė tė pabėrat e tij. Kapte mace, qen, keca e qėngja, deri te breshka, zhapinj e gjarpėrinj, i rripte tė gjallė duke u kėnaqur me llahtarėn e tyre. Tė nesėrmen nė mėngjes, secili shikonte tė varur te porta gjėnė e vet, pa lėkurė, tek pikonte ende gjakun qė nuk kishte ngrirė. Qe tepėr i pėrpiktė i dyti, mbante mend mirė kujt i pėrkisnin, bile edhe zhapinjtė e gjarpėrinjtė, tek i ndante me saktėsinė e njė njeriu qė mbante shėnime tė hollėsishme.
U rrėnqeth e u lemeris kur si pa dashje tha me vete “po sikur Billit t’i kishte shkuar nė mėnd tė bėnte jo dy, po nja dhjetė djem tė tillė? Atėherė, jo vetėm Kajatit, po gjithė krahinės do t’i duhej tė shkulej nga vėndi e tė ngulej diku gjetkė, sa mė larg nga marifetet e lezetshme tė djemve tė Billit”.
Kėto solli nėpėr mėnd Admeti, prandaj, si tip qė prekej shpejt, kėsaj radhe u prek edhe mė shpejt se ē’duhej, ia fali atij lumėziut tė gjitha, edhe dehjen, kur e hodhėn si thes mbi njė mushkė e ai do tė thoshte tė nesėrmen “mė pa ashtu fshati?”, por sidomos edhe atė shprehjen “mėsuesi dogji shkollėn bashkė me nxėnėsit pėr hakmarrje”, qė tė ēonte patjetėr te ajo vrima e qenit ku hyje pėr shtatė vjet e nuk dilje mė as pėr tridhjeteshtatė. Ai i fali atij dhe Virin, e cila vėrtet qe pak e shėmtuar, me njė bllamė tė zezė nė zverk, me ca sy tė vegjėl e tė trembur, por qė kishte pa dyshim shkrim tė bukur e ia zėvendėsonte gruan ndonjė natė, kur fshiheshin e harroheshin rastėsisht nėpėr xhepat e shkollės. Se Billi, nuk mund tė ishte njeri aq i keq, mirėpo tė kesh nė shtėpi njė grua qė shkumon e shkatėrron, njė djalė qė i shkul e i djeg hunjtė mu nė qėndėr tė fshatit, qė ulurin si ujk e mban fjalime me “rroftė” e “poshtė”, por sidomos njė tjetėr djalė qė t’i var te porta kafshėt e rrjepura si me njė listė tė pėrpiktė, patjetėr diēka do tė tė lėvizė nga mėndja, ndonjė dėrrasė do tė tė shkasė e ca vida do tė tė lirohen.

2

“I shkreti Bill”, do tė shfrente brenda vetes kur tė dilte jashtė, ku nuk e dinte se e priste nxėnėsja e tij e bukur, qė e kishte puthur aq nxehtė atė ditė kur shpiku “ulurimėn”, pėr tė cilėn edhe ai kishte filluar diēka tė ndjente, sepse “nuk donte tė ishte pykė si tė tjerėt”. Prej saj do tė merrte lajmin e madh pėr xhaxhababanė qė nuk do tė kthehej mė nė fshat, po do tė rrinte pėrgjithnjė nė kryeqytet, se e kishin emėruar drejtor nė njė ministri qė blinte e shiste me ata tė pėrjashtmit. “Sikur t’i thyeja edhe unė nja katėr brinjė”, do tė mendonte Admeti, “mė ēojnė nė ndonjė ministri”?, kur Lina do t’i thoshte “unė nuk iki”, me tepėr solemnitet, siē betohen tė dashuruarit nė raste tė tilla, gjė qė do tė ishte mallėngjimi i dytė i madh brenda asaj dite pėr Admetin. Mė pas do tė vinte me vrap njė nga nxėnėsit e tij qė thyente rekordin nė andrat e trupit e do ta njoftonte qė larg, jo pa iu marrė goja “mė tha drejtori se njė vajzė e bukur ju pret para klubit”. Lina do tė skuqej kur tė dėgjonte fjalėt “njė vajzė e bukur”, ai do tė ngrinte supat e do tė nxitonte pėr ta parė e takuar atė gjėnė qė thoshin se ishte e bukur e qė i kishte ardhur si e rėnė nga qielli, kurse Lina do tė nisej njė hop pas tij, patjetėr pėr t’i vėzhguar nga e pėrpjeta e kodrės.

3

E pa qė larg tek bėnte poshtė-lart nė pritje tė tij. Ishte njė vajzė me trup tė hollė e flokė tė gjatė, veshur me minifund shumė tė shkurtėr pėrmbi gju, ngjarje kjo qė s’kishte si tė mos mblidhte gjithė ata burra t’ia shijonin me sy, jo pa neps, kofshėt dhe gjoksin e derdhur me art. Vetėm kur tė afrohej do tė dallonte te e porsaardhura tiparet aq tė dashura tė Ladinės, do t’i merrej fryma nga malli dhe nuk do tė mundėte t’i thoshte dot as atė shprehjen kallėp “falemnderit shumė qė erdhe”.
Pastaj ajo do t’i hidhej nė gjoks, do ta shfrente mallin qė e digjte pėrbrėnda muaj tė tėrė, do t’i varej nė sup e do t’i linte gojėhapur tė gjithė sehirxhinjtė kur ta puthte nė buzė pa u shqitur pėr minuta tė tėra. “Hajde tė puthur qė bėkan kėto qytetaret nė klimė malore”, do tė shkaktonte njė batare tė qeshurash dikush, po qė ata as e panė, as e dėgjuan. Tė dy nuk e ēanė fare kokėn pėr ē’u tha e nuk u dėgjua, se e ngjitura buzė mė buzė ua kishte shurdhuar veshėt e ua kishte mjegulluar sytė, duke lėnė vetėm prushin tė digjej e tė pėrvėlohej pa lėnė pikė hiri e pa nxjerrė fjollė tymi.
-Ke ndryshuar shumė,- do t’i thoshte ai.
-Edhe ti,- do tė mėrmėriste ajo pas tij.- Ke marrė pamje burri.
Pasi ta shikonte gjatė nė sy, pasi t’i rregullonte pak jakėn e xhaketės “erdha”, do t’i thoshte, “se ti humbe”.
Vėrtet kishte humbur pėr muaj tė tėrė, qe bėrė dhe ai njeri pylli, me kokėn nėn njė qiell tė drunjtė, me pak re e ajėr tė rralluar.
“Sa muaj u bėnė pa zbritur nė qytet?”, por ai nuk do tė pėrgjigjej.
“Tė kam pritur, tė kam pritur shumė tė vije”, por ai prap nuk do tė pėrgjigjej.
Si mund tė pėrgjigjej njė njeri qė ishte mėsuar t’i rridhte koha sė prapthi, tė bėhej plak dhe fėmijė, ta quanin Baxho dhe Shaho, tė kishte njė ēetė tė madhe qė pastaj e bėnte batalion dhe, kur e shpėrndante batalionin, bėnte garėn e shurrės me ushtar-policin qė e ruante, i cili kishte zakonin e keq t’ua shqyente shalėt grave. Pastaj, asnjeri s’e dinte qė ai ngrihej natėn, hipte mbi njė rrap tė madh, shkelte mbi njė rrugė tė verdhė, qielli ia shuante vetėtimat te thėmrat e koha i ngecte e i rridhte qull e trashė, kur copėtohej e binte poshtė, mu mbi shkollėn qė ai e digjte pėr hakmarrje.
Ladinės iu dhėmb ky Admet pak si tjetėr, vuri re te tėmthat disa fije tė bardha qė gabimisht i lidhi me pleqėrinė, por qė nuk e dinte se ato i kishte marrė pėrkohėsisht hua, ca nga Besua e ca nga Nikua, qė kėrkonin prej kohėsh varrin e tyre, se kishte njerėz qė thoshin t’i kishin parė tė veshur herė me tė bardha e herė me tė zeza duke ardhur rrotull, duke thėnė “duhet tė jetė kėtu”, por pa qėnė tė bindur, prandaj vazhdonin mė tutje sa pėr tė thėnė prap “mund tė jetė edhe kėtu”. Ata loznin e loznin si dy ēamarrokė, nuk u shkonte fare nė mėndje se kishin vdekur e si kishin vdekur, vėrtiteshin vetėm natėn, se ditėn flinin, po s’e ku, asnjeri s’e dinte, kurse Admeti vinte kot sė koti ca thinja tė holla nėpėr tėmtha, sa pėr ta bėrė Ladinėn tė prekej tek i shikonte.
“Kemi kohė dy orė”, e pėrmendi ajo. “Mė ēo diku ku tė mos na shohin” dhe pa orėn.
Vajza i hodhi krahun. U nisėn pėrpjetė pėrroit pėr tė humbur mes pyllit tė lartė me rrepe. Aty do tė shtroheshin pėrdhe mbi ca fier tė dėndur ku Ladina do t’i binte pėrsipėr pėr ta mbuluar me afshin pėrvėlues tė trupit. Mė vonė, menjėherė pasi Ladina tė hipte nė postė pėr t’u kthyer nė qytet, ai do ta merrte vesh qė shumė i kishin parė kur i bėnė tė gjitha. U erdhi mirė atyre kur ajo vajza e hollė me minifund, qė ngjante mė shumė me artiste kinemaje, filloi tė ecte duke ēaluar, sepse kuptuan qė Admeti ia rrėmbeu ēėk-fėt virgjėrinė, pa ia bėrė tėrt syri nga gjithė ata sy tė babėzitur qė e vėzhgonin fshehura.
Po asnjė nga ata nuk e dinte qė ajo vajza kishte ardhur t’i thoshte se qe fejuar. Nuk dinin as sa vjet dashuroheshin ata tė dy, se s’kishin si ta dinin pa ua thėnė njeri. Po tė merrnin vesh qė shkaku i fejesės sė vajzės me njė tjetėr, na paska qenė Kajati i tyre, do ta shanin patjetėr rėndė Kajatin, se njė vajzė si kjo, qė ngjante me artiste kinamaje, e dashka shumė kėtė “rrugaēin e tyre”, qė nuk ia bėn tėrc syri nga asnjė, prandaj kishin filluar edhe ata ta donin shejtanin. Ata nuk e dinin qė edhe virgjėrinė ajo ia fali vet, pėr inat tė asaj fejese, prandaj udhėtoi deri kėtu te ky fshat i mallkuar nė gryka malesh, qė pikėrisht kėtu ta shfrente inatin pėr t’u ēnderuar me dashje, duke i thėnė Kajatit “mbaje si njollė turpi gjakun tim tė vajzėrisė”. Ajo do t’i thoshte edhe “tėrė jetėn, sa herė tė kujtoj Admetin pėrmes lotėsh, po mes lotėsh do tė tė kujtoj edhe ty, fshat i mallkuar”. Patjetėr i tha kėto fjalė, megjithėse asnjė nuk i dėgjoi, se ishin futur thellė, mu poshtė gjoksit tė saj tė derdhur, aty nėn krahun e majtė, ku rrinė tė fshehura thellė ca ndjenja, qė jo kot sė koti i quajnė herė dashuri e herė urrejtje, sepse janė tė pleksura aq keq me njera tjetrėn, saqė nuk mund t’i shqitėsh dot.
-Kėsaj nuk di ē’emėr t’i vė,- tha Admeti.- Nuk mund ta quaj dot ndarje.
-Edhe unė,- tha Ladina.
-Jo po seē thonė qė ndarja ka ca lotė, ca sharje, “ e ke fajin ti, s’e kam unė”, ca betime me surrat tė skuqur pėr hakmarrje. Duhet tė ketė edhe “si ti nuk do dua njeri tjetėr tėrė jetėn”, ca profka e myqe tė ngatėrruara, qė nuk di se nga i nxjerrin, “pa ty nuk rroj dot” dhe pastaj rrojnė rehat njė jetė tėrė, qė ē’ke me tė, me atė tjetrin,- do tė derdhte ligjėratėn e tij tė gjatė Admeti, qė Ladinės iu duk sė tepėrmi e masakruar.
Mirėpo mė pas edhe ai nuk do tė ndryshonte shumė nga ata tė tjerėt, do tė ndjente sikur ishin gati t’i lėngėzoheshin sytė, qė ishte gjėja mė trembėse pėr tė, prandaj diēka do tė shpikte, do tė kapte njė milingonė e do t’ia vinte asaj nė pėllėmbė tė dorės, duke bėrė shakanė mė tė trashė qė mund tė jetė dėgjuar ndonjėherė “po unė, mos ngjaj ca si shumė me kėtė milingonė”?
Ladinės iu desh tė qeshte mes lotėsh, megjithėse atij iu dukėn si diēka tjetėr, prandaj tha si **** “nuk e dija qė edhe sytė djersijnė”. Po ajo s’e dėgjoi. Mbante shtrėnguar fort nė dorė milingonėn, qė vėrtet iu duk se ngjante ca si shumė me tė, kaq e pafajshme dhe e pambrojtur siē ishte, kur lėvizte e trembur mes gishtave tė saj.
Kėshtu u ndanė, thjeshtė, atė e mori duke ēaluar posta qė e kishte prurė, pasi nxorri ca shtėllunga tė pista tymi dhe e mbushi rrugėn me pluhur tė dėndur, qė Admeti nuk deshi ta shkundėte mė nga rrobat. Ishte ndoshta i vetmi kujtim qė donte t’i mbetej nga Ladina dhe pėr ēudi do t’i dukej se nuk ndodhi gjė, nuk erdhi askush dhe nuk iku askush. Megjithatė, tani qė ajo s’ishte mė aty, mendoi se do tė qe mė mirė tė kishte ndenjur edhe ca, sa t’i mėrmėriste tė paktėn “e thashė me shaka, nuk jam bėrė ende milingonė”.

4

Pėr herė tė parė e pa atė, djalin e madh tė Billit, jo natėn, po ditėn. Kishte shkulur e mbledhur gjithė ata hunj gardhi, u kishte vėnė flakėn dhe bėrtiste mė shumė “lartė” se “poshtė”, pastaj ulurinte si ujk. Asnjė nuk i afrohej. Nuk ngjante fare me atė kafshėn, tė cilės ia kalonte nė ulurima, s’ishte as gri, as i murrmė, vetėm sytė i kishin pak si njėlloj, me atė shkėlqimin e egėr. Flokėt e gjatė e tė verdhė i vareshin deri te mesi, (kush guxonte t’ia priste), i tundeshin si krifė sa herė bėnte zėrin si ajo kafsha e murrme nė gri, rrotullonte hunjtė e ndezur dhe i hidhte pėrpjetė si fishekzjarre tė llahtarshėm. Tė gjithė ata qė e panė thoshin se kjo kishte lidhje me Billin, qė u bė kryetar nė vėnd tė ishkryetarit dhe prisnin me lemeri ē’do tė bėnte i dyti natėn e ē’do tė gjenin te porta nesėr nė mėngjes, tė varur e pa lėkurė, tek rridhte gjaku i pangrirė. Kishte nga ata qė kėto nuk i quanin mė lodra se u dhimbte zemra, jo vetėm pėr qen e mace, por edhe pėr zhapinj e gjarpėrinj tė rrjepur, por qė ishin ndjenja tė kota, se nė Kajat s’pinin ujė prej kohėsh.
Tė gjitha kėto do tė ndodhnin ditėn kur Admetin ta thėrritnin ata tė parisė tė shkonte me ngut se do t’i thoshin diēka tė rėndėsishme. Nuk e dinte se atje do tė shikonte gjėnė mė pėr tė qeshur tė botės, qė po ta tregonte, nuk do t’ia besonte njeri. Nė vendin kryesor qe ulur Billi, veshur me njė kostum tė vogėl pėr trupin e tij tė gjatė qė kishte hyrė nė tė sikur e kishin ngjeshur e shtypur. Mėngėt i vinin pak mė poshtė bėrrylave, kurse kėmbėt nuk ia shikonte, po e merrte me mėnd, do tė ishin pak mė tė gjata se pantallonat e shkurtėra. Jakėn e madhe tė kėmishės, brenda sė cilės qafa e Billit ngjante si cipal, e kishte mbėshtjellė njė gravatė lidhur me kokė tė madhe, qė tundej edhe kur sapokryetari nuk lėvizte. Admeti filloi tė qeshte si budalla nė prani tė asaj parie aq serioze, ku shquhej njėvetulla e trashė e Baxhos, ndėrsa tre tė tjerėt qenė tė parėndėsishėm aq sa Admeti mendoi t’i quajė askushė.
Billit ia kishin lėnė t’ia shkoqiste atė gjėnė me peshė, pėr tė cilėn e kishin thirrur, po ai edhe nė kohėn kur kryetari i ri e nxorri mė nė fund tė fshehtėn e thirrjes sė tij me aq ngut, vazhdonte tė qeshte si budalla, kuptohet, jo me zė, po mbyturazi. Vetėm kur u ngrit tė thoshte pa pikė falėnderimi brėnda, “mė mirė se unė kėtė punė e bėn Viri, se ka edhe shkrim tė bukur”, vetėm atėherė u bė disi serioz, kurse ata tė parisė heshtėn disi tė ēuditur, megjithėse e dinin se kishin shumė kėrkesa tė tjera “pėr tė drejtuar shkollėn”, kurse ky birkua kėtu s’desh dhe propozoi Virin, gjė qė pa tjetėr e kėnaqi sė tepėrmi Billin, po asnjė, veē Admetit, nuk e kuptoi. Bile kėtė propozim do t’ia kishte borxh pėr tėrė jetėn, sepse ishte shėnjė qė, jo vetėm ia kishte falur atij pėrgjithnjė Virin, por tani mund ta thėrriste nė ēdo kohė mėsuesen me shkrimin e bukur t’ia zėvendėsonte mė dėndur gruan nėpėr xhepat e fshehtė tė kryesisė.
“U bėftė siē the ti”, do t’i shprehej Baxhua kur ta pėrcillte deri te dera, pa harruar tė shtonte edhe kėrkesėn e Linės “tė mos harronte t’i shkonte nė shtėpi pėr mėsimet”.

5

Plaku Shaho qė nga ajo natė plakej ēdo ditė e mė tepėr, zbardhej nė fytyrė e kėrrusej nė trup, megjithėse atė natė nuk u tha gjė qė ta rėndonte, sepse ajo natė ndoshta nuk kishte ndodhur.
“Mirė qė theu qafėn”, kishte thėnė pėr kryetarin, “se po tė mė kishte bėrė perėndia kriminel, do ta kisha qėruar me kėto duar prej kohėsh”. Pastaj do tė shtonte “kėtej e tutje nuk do tė ketė mė fantazmė qė ngrihet natėn, se xhindi iku”, fjalė qė Admetit iu dukėn si tė thėna kot sė koti dhe krejt pa kuptim
Kur tė mbaronte sė thėni kėto, do t’i dridheshin zėri e duart dhe do t’i kėrkonte t’i sillte shėnimet. Kur ta merrte fletoren e trashė, do ta shikonte gjatė me dashuri qė nuk shprehet, pastaj do t’ia griste njė e nga njė fletėt pėr t’i hedhur nė zjarr. Admeti nuk do tė bėnte dot asgjė pėr ta ndaluar, do tė thoshte i pikėlluar me zė tė ulėt “mė mbetėn edhe shumė faqe pa lexuar”, por asgjė nga kėto nuk do ta ndalte plakun tė kryente asgjėsimin e atyre qė i dinte vetėm ai dhe s’ishte mirė t’i dinin edhe tė tjerėt. Ai shikonte ngjarjet se si pėrvėloheshin nga flaka, dridheshin e kėrcisnin si qėnie tė padukshme qė japin shpirt e ktheheshin nė njė hi tė zi qė shkėrmoqej e binte pa pikė mėshire nė tė gjitha qoshet e vatrės. Kur tė mbeteshin vetėm kapakėt me dy tre faqe tė bardha, do ta ndalonte zhurmėn e rėndė tė grisjes e do tė thoshte “mbaroi edhe kjo”, qė Admetit iu duk sikur tha “mbaroi jeta ime”.
-Nuk mund tė bėhemi tė gjithė shkrimtarė, - u mundua tė qeshė plaku.
Admeti s’u pėrgjigj. Plaku qe tepėr i rėnduar dhe priste qė ai ta pyeste, ta nxiste tė fliste, t’i thoshte pėrse e shkatėrroi dhe atė pak gjė tė vyer qė i kishte mbetur nga e shkuara. Por Admeti heshtėte, i dukej sikur diēka e pangushėllueshme kishte vdekur aty pranė, nė sy tė tij dhe nuk dinte mė ē’tė thoshte.
-Trillojmė disa gjėra, - do tė vazhdonte plaku, - i mbushim mėndjen vetes qė kanė ndodhur dhe u besojmė atyre e jo asaj qė vėrtetė ka ndodhur.
-Pse, - do tė ndėrhynte Admeti,- nuk ka ndodhur asgjė nga ato ?
-Kurrė, - do tė thoshte plaku. - U pėrpoqa tė shkruaja njė roman pa vlera, mbushur trillime e fantazira fund e krye. Edhe tymin nė zjarr, nuk e pe, e nxorrėn tė zi si pisa.
Asnjėherė nuk e kishte ndjerė veten kaq tė fyer Admeti, sa sonte. Kishte filluar tė mos kuptonte, ēdo gjė iu vesh nė mjegull, po i mohonin ato qė kishte besuar, po i thoshin se vetėm njė budalla nuk mund tė dallojė dot tė vėrtetėn nga trillimi. Nuk dinte, ndodhej para njė krimi apo para njė pastrimi? Nuk dinte, tė qeshte apo tė qante? Plaku para tij vazhdonte tė zbardhej edhe mė nė fytyrė, shpina i kėrrusej e i kėrrusej, kurse flokėt e gjatė, qė i krijonin pamjen e njė dijetari, ia mbulonin krejtėsisht profilin.
-Po Xhuzepja, - ngriti zėrin Admeti, - ka qėnė Xhuzepja?
-Jo, - tha qetė plaku.
Iu desh t’i numėronte shumė emra dhe ngjarje qė tashmė i njihte mirė, se edhe ai i kishte jetuar duke hyrė brenda tyre, kur koha i ecte sė prapthi. Edhe ai kishte pirė kafe nė Espresso, qe futur nė laboratorin e tė famshmit profesor K.K., qe takuar me Nikun dhe kishte hedhur firmėn nė njė peticion kundėr pushtimit tė vėndit tė tij. I kujtohej fare mirė kur u kthye nė Kajat pas gjashtė vjetėsh, me dhurata pėr nėnėn e Baxhos, kur Xhuzepja i kishte thėnė tė mos ta merrte vesh njeri se dėrgoheshin nga ana e tij dhe mė pas qe takuar me banditin Baxho, fshehurazi, nė njė shpellė tė malit. Tė gjitha kėto , sipas tij, kishin ndodhur, siē kishte ndodhur edhe dashuria me Nildėn, tė cilėn ai mund ta njihte fare mirė nė njė milion gra, se e kishte takuar kaq herė nėpėr netėt qė bėhej Shaho, atje nė qytetin F. matanė detit.
-Ka qėnė bandit Baxhua, ka vrarė e ka grabitur?
Plaku do tė mohonte.
-Nikun, babanė e Ritės, nuk e ngrite nga pluhuri kur e hodhėn pėrmbys nė qėndėr tė Kajatit?
Plaku do tė mohonte.
-Nuk ke qenė kurrė doktor i shkencave gjenetike?
-Kurrė, - do tė thoshte me vendosmėri plaku.
-Po me Nildėn si u dashurove?
-Nuk kam njohur ndonjė Nildė, - do t’i shuhej zėri plakut. - S’jam larguar asnjėherė nga fshati im.
Papritur iu duk vetja njeri krejtėsisht i besdisshėm, me tėrė ato pyetje tė kota, kur tjetri i thoshte se tė gjitha qenė trillime, njė pėrpjekje e dėshtuar pėr roman, se njeriu qė kishte pėrballė nuk qe larguar kurrė nga fshati i tij e s’kish si tė studjonte e tė merrte titull shkencor nė njė fshat tė humbur me emrin Kajat. Ndaj filloi tė qeshė, nė fillim ngadalė, pastaj gjthnjė e mė fort, nė fillim vetėm, pastaj bashkė me tė edhe plaku me profil shkencėtari tė rremė.
-Ky ėshtė mashtrimi mė i bukur, - do t’i thoshte. -Falemnderit xha Shaho.
Xha Shahua, kuptohet, do ta ndėrpriste menjėherė tė qeshurėn, do ta shikonte me sytė e mjegulluar, do tė ngrinte nė atė pamje dhe do t’i thoshte “nuk kam mashtruar kurrė njeri”. Dhe kur ta pyeste pėr xhindin qė iku, pėr fantazmėn qė nuk do tė ngrihet mė tė flerė majė pemės e sidomos pėr tė fshehtėn e rėndė tė Pelos pas plagosjes poshtė barkut, plaku diēka do tė mėrmėriste.
Tashmė Admeti kishte kaluar nė njė sulm tė pamėshirshėm, shumė gjėra i rėndonin, nuk dinte tė dallonte mė midis trillimit dhe asaj qė kishte ndodhur, prandaj i kujtoi plakut atė natė kur Rita i erdhi e alarmuar, se Pelua kishte menduar tė vriste veten. Plaku qe nė korridor kur dėgjoi Ritėn tė thoshte “eja tė shtrihemi, jemi burrė e grua tė shkretėn”, kurse Pelua ishte dėgjuar tė kishte thėnė “mund tė jesh burrė me kėtė?”, duke i treguar asaj patjetėr diēka tė sakatuar, ndėrsa ajo i ishte pėrgjigjur kot, sa pėr ta ngushėlluar, “edhe kaq mjafton”.
-Boll,- u mundua tė bėrtasė plaku, duke pohuar atė natė, pėr herė tė parė, diēka qė kishte ndodhur me tė vėrtetė.
Atėherė Admetit i vajti mėndja te tė katėr fėmijėt, me tė cilėt kishte lozur atė ditė, ai nga brenda e ata nga jashtė, kur fshiheshin dhe ai i gjente, katėr kokėbardhė tepėr tė ngjashėm, por qė baba i tyre s’mund tė ishte dikush, qė quhej Pelo, sidomos pasi qėnka dėgjuar t’i ketė thėnė njė natė Ritės “mund tė jesh burrė me kėtė”?
Pas kėsaj plaku seē filloi tė thotė disa gjėra tė lidhura ngushtė me gjenetikėn, qė se ku djallin i kishte mėsuar aty nė Kajat, ku me sa dihej nuk kishte as universitet e as akademi, sepse sapo u tha qė nuk kishte qėnė kurrė nė qytetin F. e nuk ishte diplomuar asnjėherė atje. Kuptohet, ato qė filloi tė thotė, qenė gjėra tepėr tė ngatėrruara, me kromozone e alele, me kode qė merren e jepen, tė cilat njė fare inginerie gjenetike mund t’i drejtojė nėpėrmjet ndėrhyrjeve tepėr delikate, duke kryer atė qė quhet klonim. Kurse procesi i bėrjes sė fėmijėve nė mėnyrė natyrale, sipas plakut s’qenkej fare i vėshtirė, boll tė niseshin spermatozoidet nė vendin e duhur dhe pastaj ata, si ujq tė tėrbuar, do tė fillonin menjėherė sherrin e babėzitur pėr jetė a vdekje drejt vezės. Miljona e miljona do tė flijoheshin nė atė llahtari, vetėm njeri do tė fitonte. Mirėpo plaku harroi tė thotė se nga dalin ata ujqit e tėrbuar, tė quajturit spermatozoide, me ē’vegėl do tė hidheshin nė vėndin e duhur, se dikush qė qe dėgjuar tė kishte thėnė “mund tė jesh burrė me kėtė?”, nuk mund t’i lėshonte dot atje, ku do tė fillonin sherrin pėr jetė a vdekje, ku miljona do tė vdisnin e vetėm njeri do tė fitonte. Kėshtu qė Admetit iu desh t’ia kujtonte, pa e ditur se do tė merrte nga ana e plakut njė pėrgjigje pa pikė kuptimi “rėndėsi ka qė fėmijėt tė jenė vazhdim i fisit”.
Tė dy i kishte lodhur sė tepėrmi kjo bisedė. Admeti hodhi edhe njė herė sytė nė vatėr pėr t’u bindur pėrfundimisht qė hiri i zi ishte ende aty, domethėnė shėnimet qenė djegur, sepse ishin njė roman i shkruar keq, mbushur me trillime pa asnjė tė vėrtetė brenda. Pėr herė tė dytė brenda ca ditėve pa para vetes njė milingonė. E kapi me kujdes dhe ia vuri nė pėllėmbė plakut duke pėrsėritur pikė pėr pikė ato qė i kishte thėnė Ladinės para se tė largohej “po unė, mos ngjaj ca si shumė me kėtė milingonė”?
E dinte, s’do tė merrte pėrgjigje, se ajo shprehje ishte aq e trashė dhe e pakuptimtė, sa qė ai qė do ta dėgjonte do tė qe i detyruar tė besonte se pėrballė tij ndodhej dikush qė kėrkonte t’i rriste vlerat vetes duke u krahasuar me atė insekt tė mrekullueshėm.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Hiqmet Meēaj-roman-"Kukullat e pyllit"    15/9/2010, 14:52

KAPITULLI I DYMBĖDHJETĖ




1

Virit seē i kishte shkrepur nė kokė tė vishte ca fustane qė asaj i dukeshin tė bukura, pak tė shkurtėra, tė pudrosej lehtė dhe njė e mė dy ta thėrriste nė drejtori pėr t’u konsultuar kot sė koti me tė. “Diēka mėsuan kėto tė fshatit nga ardhja e Ladinės”, do tė mendonte. Mirėpo nuk ishte kaq e thjeshtė ēėshtja, “se ai ia kishte falur Virin Billit, i kishte falur edhe drejtorllėkun”, kurse asaj i qe mbushur mėndja top, se tani, veē porsakryetarit fishko, mund t’i pėlqente edhe ndonjė tjetri, pėr shėmbull Admetit, kot s’e kishte thėnė dikur ai atė shprehjen “ik, se do tė tė shkėrdhej Virin”, qė ajo e kishte dėgjuar jo krejt pa dashje, kur kishte pėrgjuar prapa derės dhe qe rrėnqethur, aq shumė e kishte ngacmuar.
Iu dhimbs shumė Viri kur i kapi njė ditė dorėn me gishtat e ftohtė qė i dridheshin, ndėrsa sytė tepėr tė vegjėl i puliteshin, sikur ia vriste ndonjė dritė e fortė. “Tė gjithė gėnjejnė, kėtu dhe nė gjithė zyrat e shtetit”, do t’i thoshte ajo me zė tė ulėt, sikur ta pėrgjonin. Ai nuk do tė interesohej tė mėsonte pėrse e gėnjenin, mirėpo Viri e thoshte mendimin e vet edhe pa ia kėrkuar kush. Do t’ia vėshtronte pėr herė tė parė me vėmėndje fytyrėn dhe pėrsėri do tė ndjente qė do t’i dhimbsej mė tepėr kjo qėnie e imtė, me atė njollėn e madhe tė zezė nė qafė, kur tė vinte re se duhej t’i kishte cikur tė tridhjetat dhe po shndėrrohej nga dita nė ditė nė njė vajzė tė plakur. “Ka dhjetė vjet qė mė gėnjejnė”, do tė rėnkonte ajo “dhe ēdo vit s’mė lėvizin qė kėtej”.
Ai do tė ngrihej pas atyre fjalėve, asaj do t’i binin pa fuqi gishtat e ftohtė mbi tavolinė, pasi tė shkėputeshin nga dora e tij, nė kohėn kur do tė mendonte “kot ia paska thėnė Billit ato fjalė qė mė rrėnqethėn”, kurse atij do t’i pėrdridheshin nė mėndje “e shkreta Viri, as drejtorllėku e ngushėlloka”.
Si gjithnjė, nė oborr do ta priste Lina, e cila do t’i thoshte, jo pa u ngatėrruar “sonte duhet tė takohemi natėn nė pyll”. Nga tė gjitha iu duk tepėr pa vėnd fjala “pyll”, por Lina nuk i dha shpjegime tė tjera, vetėm i tregoi vendin dhe orėn, duke e siguruar “s’do ta marrė vesh njeri”.

2

Sa herė qė hynte prilli, gėnjeshtari i madh, tė cilit dikur, kur s’i kishte marrė ende hua thinjat, ca nga Besua e ca nga Nikua, i kishte kushtuar edhe njė vjershė, shqetėsohej shumė, ndjente t’i mungonin ato qė kishte patur dhe i kėrkonte nėpėr ėndėrra. Mund tė ishin, mund tė mos ishin ėndėrra, s’ka rėndėsi, ai hynte nėpėr to pa trokitur e pa e thėnė atė shprehjen kallėp: “S’mė prisnit? Erdha”. Mirėpo ky gėnjeshtar prill i sivjetshėm qėnkėsh ndryshe, s’kishte fare ėndėrra, po vetėm zhgjėndėrra, qė kishte filluar prej kohėsh tė mos i dallonte dot njerėn nga tjetra.
Sapo u nda nga Lina, i qe ngjitur tė pėrpjetės pa e kuptuar fare, qe futur nė shtėpi sikur s’kishte ecur. Gjėja e parė qė i ra nė sy, ishte mungesa e njerėzve. Gjėja e dytė, njė sepete e madhe, gjysma dru e gjysma hekur. Nė kapakun e saj shkruhej nė njė gjuhė tė huaj, qė Admeti e njihte mirė, “Dhuratė Shahos nga Nilda”, gjė qė s’mund tė mos e trondiste, sidomos pas bisedės me plakun atė natė, kur mori vesh se edhe Nilda na paskej qenė njeri i trilluar. “Njė njeri i trilluar mund tė dhuroka, bile edhe njė baule tė rėndė, gjysma dru e gjysma hekur”, u shfreh ai. I hipi inati, aq i madh qe, saqė e hapi kapakun duke e pėrplasur me forcė pėr muri, aq sa edhe murit i kėrcitėn brinjėt e rėnkoi tek rrėzonte copa tė mėdha suvaje. Pa me zemėrim njė kuti tė vjetėr e tė ngrėnė nga koha qė e hapi me aq tendosje, sa gati e shqepi. Ishte e mbushur me vegla tė ndryshme ndėrtimi dhe me njė shėnim qė lexohej me vėshtirėsi, po nė atė gjuhė tė huaj, se Xhuzepja ia dhuronte Shahos, sidjalit tė tij, ato sende qė dikur i ishin bėrė aq tė vyera nė Kajat. Mė pas i zuri dora njė album tė trashė, fshehur brenda njė thesi, ku kuptohej qė veē albumit kishte diēka si rrobė, mbėshtjellur me kujdes. E mori albumin, e vuri mėnjanė, pastaj nxorri ato qė iu dukėn si rrobė. Ishte njė kostum i qepur nė vend tė huaj, pikėrisht si ata tė filmave tė viteve dyzetė. Poshtė kostumit, po brenda nė thes, gjeti dy diploma; njera ku shkruhej se studenti mbaronte studimet me pėrfundime tė arta dhe titullohej gjenetist, kurse tjetra titulli i doktoratės, edhe ai i vlerėsuar me pikėt mė tė larta.
I grumbulloi tė gjitha me inat edhe mė tė madh, sikur tė nxirrte tė vėrtetėn nga errėsira e gėnjeshtrės, shkoi nė dhomėn e tij dhe, e para gjė qė do tė bėnte, do tė ishte hapja e albumit.
Pa atje njė djalė tė ri, tė pashėm e luksoz, tė quajtur Shaho, qė nuk ngjante fare me kėtė biēimin e plakur tė tanishėm, nė krah tė tė cilit rrinte gjithnjė e njėjta vajzė, qė pėr Admetin nuk ishte mė e panjohur. Shahua referonte nė katedėr, provonte nėpėr tubėza tė hollė qelqi nė laborator, pinte kafe me wiski nė kafene Espresso. Pastaj profesor Xhuzepja, tepėr i plakur, mbėshtetur nė bastunin e tij tė zi, profesori K.K., tė tria vajzat e Xhuzepes, qė e kishin vėnė nė mes. Ishin vite tė lumtura, mbushur me suksese e dashuri verbuese, prandaj i picėrronte sytė nė tė gjitha pozat. Admeti ndjeu se po rrėnqethej. Tani i kuptoi fare mirė ato qė kishte shkruar plaku pėr ca farėra tė buta e ca tė egra, pėr njėfarė degjenerimi e shkatėrrimi, qė nėpėrmjet fotografive kuptohej se paskėsh qenė tepėr i madh.
Iu duk sikur po shikonte fantazma qė kishin ardhur dhe humbur nė njė kohė tjetėr, qė s’mund tė quhej as jetė, as ėndėrr, por thjesht trillim. A nuk ishte trillim edhe Nikua qė pėrqafohej me Shahon, m’u nė zyrėn e tij, veshur me atė kostumin e bukur, pikėrisht pak ditė para se tė shkatėrrohej pėrfundimisht? Buzėqeshte si i humbur, me pak trishtim tė fshehur nėpėr sy, duke u pėrpjekur tė kuptojė pėrse do tė duhej tė ishte njė kujtim i hidhur, pikėrisht pas ca ditėve, pėrse djali i madh do t’i vritej burgjeve dhe emri i tij do tė duhej tė lidhej me atė tė Besos, kur sė bashku netėve do tė kėrkonin varrin qė s’e kishin?
Tronditja qe tepėr e madhe. E la albumin, hapi kostumin dhe provoi ta vishte. U pa nė njė pasqyrė tė vogėl, rrjepur vėnde- vėnde dhe u bė plotėsisht Shaho, ardhur nga njė kohė tjetėr, qė s’kuptohej fare nė ishte e shkuar, e ardhme apo e tashme.
Paskej qėnė tepėr bukur tė ishe pėr ca kohė Shaho. Jetoje nė njė botė me gjėra tepėr tė vockėla, qė tė tjerėt s’i kuptonin fare. Hyje nėpėr ca qė quheshin qeliza, njėlloj si tė futeshe nė mėhallėn tėnde tė njohur e aty lozje me orė tė tėra nėpėr peisazhe pa diell e pa hėnė, po ngjyra ama kishte. Se nga vinin ato, nuk dihej, se ishte njė botė tjetėr, tepėr e vockėl, qė ndėrtonin atė botėn tjetėr tepėr tė madhe, ku kishte diell, hėnė e yj, ku kishte njerėz, krimba dhe ujq. Mos pandehni se dhe atje nuk bėhej luftė, nuk kishte ndėrtim dhe shkatėrrim, dashuri dhe urrejtje. Kur u bė Shaho, ai i pa tė tėra, i dashuroi dhe mendoi se pa to nuk mund tė rronte dot mė. Mirėpo ia morėn atė botė tė vockėl, e pėrplasėn nė njė tjetėr mė tė madhe, tepėr tė zhveshur e tė egėr, ku nuk mundi tė mėsohej dot.
Dhe e zuri gjumi.


3

U fut nė pyll pa e ēarė kokėn nė e ndiqte njeri apo jo, nė ishte nė ėndėrr apo nė zhgjėndėrr. Po shkonte tė takonte Linėn, nė vėndin dhe nė orėn e caktuar, siē i tha ajo dhe siē pranoi edhe ai. Pėr herė tė parė iu desh tė kalonte atė urėn me tela, me ca shkopinj tė kaftė e tė kalbur pėrsipėr, qė tundej nga era dhe tė dukej sikur nga ēasti nė ēast do tė rrėzoheshe bashkė me tė mbi ujrat e turbullta tė lumit.. Nuk qe bėrė plotėsisht natė e errėt, diēka dallohej, ngjyrat nuk qenė mbledhur plotėsisht, pėr t’i bėrė gjėrat tė njėllojta, tė fshehta e tė frikshme.
Megjithėse nė gjumė, ai po i shikonte tė gjitha ato qė duhej t’i kishin ndodhur, po i kontrollonte me imtėsi, qė nga nisja e deri te vėndi ku duhej tė bėhej takimi. Iu drodhėn gjunjėt shpesh herė kur ecte mbi atė qė gjoja ishte urė, ndėrsa era e fillimprillit ia shpupuriste flokėt dhe e ngjethte me zhurmėn fishkėllyese tė pėrplasjes nėpėr rrepet. E dinte se nė tė gjithė librat plot moral tė lartė nuk qe shkruar gjėkundi qė profesori mund tė takohej natėn me nxėnėsen e vet tė bukur, edhe sikur tė kishte gjoksin mė kėrcėnues tė tė gjitha kohėve, sidomos nė pyll, megjithėse ajo nuk ishte e vockėl dhe paskej ardhur nga njė botė “ku i kishte provuar tė gjitha”. Po tė mos vinte, do t’i dukej vetja frikacak me nam, qė nuk guxoka tė kaloka natėn kur fishkėllen era, njė gjoja urė, qė tundet mbi njė gjoja lumė tė turbulluar.
Megjithėse nė gjumė, ai i pa edhe njė herė me pėrpikmėri tė gjitha vendet ku shkeli, rrėzimet, pengimet, pėrplasjet nėpėr degė dhe sidomos trembjet nga disa klithma, herė si soprano e herė si tenor, por qė nuk mund tė thuash se kėndonin esėll, pasi duhej tė kishin rufitur shumė nga ai lėngu qė quhet alkool. “Sonte tė gjitha qėnkan dehur”, duhej tė kishte menduar, “qė nga ura e lumi i tallavitur, deri te rruga e klithmat”.
Patjetėr kishte arritur te vėndi, po Linė s’kish. U rrotullua, kėrkoi me saktėsi tė gjente mos qe gabuar. Iu desh tė ulej pastaj nė njė gur tė madh, tė priste e tė priste, duke shikuar pėrreth me habi.
Dhe ēfarė pa? Tė njėjtėn gjė qė kishte parė natėn me plakun, pasi dritat u llokoēitėn, fantazma e bardhė me duar tė drejtuara para u nis nėpėr shi e errėsirė, kurse ata tė dy iu qepėn pas pėr ta gjetur nė atė gjumin e pazakontė, atje midis qiellit e tokės, kur vetėtinin vetėtima e bubullinin bubullima.
Lart, nė degėn e njė peme qė nuk dallohej nė ishte lis apo rrap, por kjo s’kishte rėndėsi, pa figurėn e njė gruaje qė lėkundej nga era. Trupi iu drodh e gjunjėt iu prenė. Nuk dinte ē’tė bėnte, tė rrinte apo tė ikte. Kishte dėgjuar se nuk duhej parė, se ajo atje lartė mund tė rrėzohej papritur poshtė kur e shihte dikush, se mund tė vritej dhe shkaktari do tė ishte ai. Megjithėse bėnte ftohtė, balli filloi t’i mbytej nė djersė.
Pikėrisht nė atė kohė u dėgjua njė krismė e thatė, trupi i varur u lėkund herė majtas, herė djathas, bėri njė si hark nė ajėr dhe u rrėzua poshtė nė shkurret e errėta, jo sikur tė binte, po sikur tė fluturonte ngadalė. Ishte njė pamje vėrtetė ngjethėse, mbushur me frikė dhe mister. Pastaj heshtje, njė zhurmė e lehtė nėpėr gjethet, qė zgjati pak, por qė atij iu duk shumė, mė vonė zėri i njohur i dikujt qė ai e njihte mirė, “mė fal, tė bėra tė mė prisje shumė”.
Ishte Lina.
Pati kohė tė mendonte “kėtu gratė tė vijnė nga qielli” dhe mė pas “vetėm se qielli duhet tė jetė i zi”, kur Lina po vonohej t’i shfaqej e plotė. Tashmė ishte errur krejt dhe nata nuk do ta lejonte t’i shihte mirė fytyrėn, vetėm do t’i dėgjonte qė larg dihatjen e shpeshtuar e ndėrkaq s’kish si tė mos mendonte “patjetėr e ka lodhur fluturimi”.
Por kur ajo iu hodh nė krahė, iu zhdukėn tė gjitha mendimet, sepse gjokset e Linės paskėshin cilėsira tė ēuditshme, t’i fshinin tė gjitha ē’kishe patur nė kokė, ta bėnin gjakun tė tė ziente e buzėt tė tė mėrmėritnin ca budallallėqe si “nuk duhej tė vija” ose “seē paske njė si shije qielli”. Vėrtet atė natė Lina paskėsh “njė si shije qielli”, ca si vetėtima e bubullima qė i ndizeshin e i shuheshin pėrbrėnda, shkrepėtinin e shkrepėtinin, sepse qė andej po vinte, pasi kishte fluturuar pėrpara syve tė tij.
Mė pas ajo do tė cicėrinte e cicėrinte dhe ai do tė kuptonte se ishte hera e fundit qė shiheshin, sepse qė nesėr herėt do tė nisej pėr nė kryeqytet, me njė makinė qė paskėsh dėrguar qysh sonte ish kryetari pėr t’i marrė tė gjithė, bashkė me tė rrallin hero tė gjallė, xha Baxhon. Sipas Linės do tė ndodhnin ngjarje tė mėdha, se ai i madhi, domethėnė kokėshqopja, ose e kishte dredhur, ose pritej me orė ta dridhte, “shumė e kishte zgjatur dhe aq”. Pėr herė tė parė e kishte parė heroin, gjysh Baxhon, tė trembur, kur kishte mėrmėritur me orė tė tėra “po tani, qysh do na vejė halli pa atė?”, ndėrsa ajo i qeshte pas kurrizit dhe mėrmėriste ca mbroēkulla tė tjera. “Unė do nisem pėrsėri atje jashtė, te nėnėhalla e xhaxhababai, po nuk do tė tė harroj kurrė”, pėrkėdheli zėrin ajo, ndėrsa Admeti mendoi tė kundėrtėn kur i tha “Kajati nuk duket as nė njė hartė”, qė ajo s’e kuptoi pse u tha, nga qė s’kishte asnjė kuptim.
Para se tė ndaheshin, as do tė rrėnqethej e as do tė pėrlotej, por do t’i pėrsėriste tė njėjtat fjalė, si edhe Ladinės, “nuk mė duket fare si ndarje, sepse s’ka as sherr e as fajtor”, me tė cilat Lina do tė qeshte si djallushkė. Por ajo do tė qeshte edhe mė shumė kur ai t’i kėrkonte si me lutje “mė trego si u bėre fantazmė” dhe nuk do tė fyhej aspak kur ajo do t’i quante tė gjithė burrat budallenj dhe tė trashė, sepse nuk e kuptojnė fare “qė tė gjitha femrat kėtu janė edhe gra edhe fantazma, ndryshe si mund tė dashurojnė”?
Kur ai nguli kėmbė pėr mė tepėr, ajo i tha “atje lart isha kukull, se tė gjitha grave u pėlqen tė jenė edhe kukulla, tė lozin me to e t’i pėrkėdhelin, por jo vetėm kukulla pylli”.
I mbeti pėr njė kohė tė gjatė nė trup ngrohtėsia e saj. U ndanė me njė puthje tepėr tė gjatė dhe pastaj iu duk sikur s’kishte ndodhur gjė. Ajo qė quhet e shkuar, koha qė e shprehim me “ishte”, e mbėshtolli Linėn brėnda vetes e, me qė qe natė, ai nuk e pa si hyri atje, si grua apo si kukull dhe as qė mendoi nė se do tė dilte ndonjėherė prej andej pėr ta takuar pėrsėri, me qė ajo i tha “nuk do tė tė harroj kurrė”.
Patjetėr s’kishte qenė nė gjumė, sepse i pa tė gjitha, pikė pėr pikė, pa harruar gjė, dėgjoi edhe zhurmat, pastaj fjalėt, eci, u pengua e u rrėzua. Mirėpo sytė i kishte patur tė mbyllur, sepse kur i hapi, nuk qe i veshur mė me atė kostumin, qe bėrė pėrsėri Admet dhe tė gjitha ē’kishte marrė nga baulja e rėndė me mbishkrimin “dhuratė Shahos nga Nilda”, ishin zhdukur. Vetėm mbi komodinė rrinte rėndė-rėndė blloku i zi, qė i kishte dhėnė dikur plaku, me tė vetmin ndryshim se tani ishte mė i hollė, ngaqė i kishin mbetur vetėm tri fletė, qė s’ishin mė tė bardha. Meqė i shkoi nėpėr mėndje se mund t’i kishte mbushur plaku, i hapi pėr t’i lexuar si i babėzitur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Hiqmet Meēaj-roman-"Kukullat e pyllit"    15/9/2010, 14:52

KAPITULLI I TREMBĖDHJETĖ




SHĖNIME TĖ FUNDIT TĖ SHAHOS


ku tregohet se si njė herė e njė kohė kishte dhėnė shpirt nė duart e plakut shkencėtari i ri Shaho dhe se si plaku, pėr nder tė kujtimit tė tij, vazhdonte tė jetonte e tė mbante emrin Shaho, gjė qė nuk e quante tė drejtė, si dhe ca gjėra tė tjera...

Njė ditė mė vjen njė djalė i ri e mė thotė: “o njeri i pyllit, mė ka lodhur shumė qytetėrimi me ato prapėsitė e tij”. M’u duk sikur e njihja, sikur diku e kisha parė, po se ku, nuk i bija dot nė tė. U mundova ta qetėsoja, po hiē. Kishte vendosur tė vdiste, tė jepte shpirt nė duart e mia.
“Po pse pikėrisht nė duart e mia”, i thashė. “Ē’tė shkrepi qė mė zgjodhe mua”?
Ai nuk e vrau mėndjen tė mė pėrgjigjej. Mė dorėzoi njė baule tė tėrė mbushur me diploma e fotografira, kujtime tė kota, siē tha, nga njė kohė e ca njerėz qė ishin ndryshe. Mė tregoi dhe historira, qė m’u dukėn fund e krye pėrralla, pėr njė farė Xhuzepe, njė profesor K.K., njė Nildė tė bukur e ku di unė ēfarė nuk pillte truri i tij. Dukej qė kishte ethet e njeriut qė thotė gjėrat qė mendon e jo ato qė kanė ndodhur vėrtet. Po ēudia mė e madhe pėr mua qe, kur donte tė mė mbushte mėndjen se edhe atė e quanin Shaho dhe, megjithėse qemė tepėr tė kundėrt, sipas tij ngjanim shumė. M’u dhimbs fort ai djalė i ri, qė e kishte lodhur aq tepėr qytetėrimi, siē tha dhe gėnjente pa pikė turpi se e quanin Shaho e ngjante me mua.
Filloi tė mė thotė ca gjėra, tė cilat nuk i mbaj mėnd tė gjitha, megjithatė do tė mundohem tė shėnoj ē’tė mundem e ē’tė mė kujtohen.

Edhe unė erdha rastėsisht nė jetė, si tė gjithė, fitova njė llotari tė madhe dhe shumė tė tjera tė vogla. Tani po mundohem tė t’i shpjegoj, se ti, si njeri i pyllit qė je, mendon qė jeta tė falet vetvetiu, se tė lindėsh na qėnkėrka dhuratė. E ke gabim, o njeri i egėr i pyllit, qė mendon kėshtu. Edhe unė isha njė spermatozoid qė synonte mitrėn e nėnės sime, po ama tepėr dinak e i mėnēur. U fsheha nė turmėn e miliona tė tjerėve, i bėra tė grinden e tė vriten njeri me tjetrin. Kėshtu m’u hap rruga tė shkoja fitimtar e tė mbillesha pėr t’u bėrė embrioni i atij qė jam. Atėherė duhet tė kem menduar qė isha me fat, se ē’tru mund tė ketė njė spermatozoid i vockėl e i padukshėm nga syri, ndryshe do tė kisha menduar se isha fatkeq, nuk do ta pėrdorja fare dinakėrinė pėr t’u bėrė embrion e pastaj njeri.
Qė kėtu kuptohet mirė qė njeriu lind edhe budalla, edhe i mėnēur, i ka tė dyja brenda vetes. Po kėshtu, qė kėtu kuptohet, se, qė pa lindur, kemi gėzuar kur tė tė tjerėt janė vrarė e kanė humbur ngaqė kemi dashur pėr vete tė mos vriteshim e tė fitonim.
Pa tjetėr kėto duhet t’i kem menduar qė atje, thellė nė errėsirėn e krijimit tim, pa u bėrė ende njeri, duhet tė m’i kenė mėsuar ato qelizat e tjera, kur merrnin e jepnin te unė gjithė tė mirat e gjithė tė kėqijat e grumbulluara gjysh pas gjyshi. Kur linda e u rrita, pėr fatin tim tė keq, kėto i mėsova mirė, paskėshin qėnė kode tė shkruara nė gjuhė tė pakuptueshme, urdhėra e shtampa tė cilave duheshe t’u bindeshe.
Por tė mos largohem shumė nga ato qė dua tė tė them. Ajo qė quajmė jetė ėshtė energji, lėndė dhe kohė. Mundohu t’i kuptosh, o njeri i egėr i pyllit. Energjia dhe lėnda ndėrtojnė dhe shkatėrrojnė njėra tjetrėn, koha i sjell format e reja tė tyre, tė ndėrtuara ose tė shkatėrruara, pastaj i merr me vete duke i humbur pėrgjithnjė. Ajo qė ėshtė bėhet ka qėnė e mė pas,ose nuk ka qėnė fare, ose e mendojmė ne si duhet tė ketė qėnė, pra bėhet iluzion. Ajo qė ėshtė, shfaqet fare pak, o njeri i egėr i pyllit, ajo qė ka qėnė ose qė nuk ka qėnė fare, zgjat shumė, aq sa zgjat edhe ajo qė quhej kohė e qė ka ikur pasi ka marrė me vete ē’ėshtė shkatėrruar nga energjia dhe lėnda. e dikurshme.
E di pse t’i rrumbullakosa tė gjitha kėto? Pėr tė tė thėnė se edhe unė, me gjithė atė baulen, ku ka brėnda diploma e fotografira, hyj te ka qėnė. Ajo qė dikur quhej koha ime, ma ka shkatėrruar lėndėn dhe energjinė qė kisha. Kjo domethėnė qė unė s’jam mė, dikur kam qėnė, kurse tani kam formėn e njė iluzioni.

...dhe kėshtu, duke thėnė kėto pakuptimėsira e pėrēartje si nė ethe, pasi mė quajti aq herė njeri i egėr i pyllit, dha shpirt nė duart e mia. Kur po e varrosja thellė, brėnda vetes, se atje donte, vura re qė vėrtet ngjanim shumė. Tani e tutje, mendova, jam i gjalli qė ecėn me njė tė vdekur brenda tij, i cili, tė thuash tė drejtėn, nuk kishte vdekur plotėsisht, sepse e ndjeja nga njė herė tek lėvizte e pėrpėlitej, ashtu si fėmija nė barkun e nėnės. Pėr hir tė tij vendosa tė rroja, ta ushqeja ende me jetėn time atė djaloshin, tė gjorin Shaho dhe, pėr tė nderuar kujtimin e tij fatkeq, vazhdoj edhe unė tė quhem Shaho, megjithėse jemi aq tė ndryshėm.

V.O. Nuk kam gėnjyer e mashtruar kurrė njeri. Shpesh herė historirat e jetės sė atij tė riut i ngatėrrojnė kot sė koti me mua, plakun. Gjithnjė mė duhet t’i pėrgėnjeshtroj, pikėrisht se nuk dua tė mashtroj njeri. Mirėpo kėtu ndodh keqkuptimi i madh i tė tjerėve me mua, qė jam, siē mė quan ai i riu, “njeri i egėr i pyllit” dhe vetėm kaq. Edhe ato shėnimet qė grisa e i flaka nė zjarr, nuk kanė lidhje fare me mua plakun, por me atė, tė riun, qė vazhdoj ta mbaj brenda vetes sime, t’i ndjej ēdo ditė dhimbjet, rėnkimet e pėrpėlitjet.



FUND


28 gusht – 15 nėntor 2001

P. Faliro, Athinė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Hiqmet Meēaj-roman-"Kukullat e pyllit"    15/9/2010, 14:53

PASTHĖNIE PĖR ROMANIN

( Nga autori )




Ky shkrim nuk merr pėrsipėr tė ezaurojė katėrcipėrisht shkaqet qė e lindėn modernizmin, historike apo sociale, as meritat e tė metat e tij. Ėshtė e vėrtetė se modernizmi, me degėzimet e shumta, solli dhe po sjell pasuri tė pafundme veprash dhe kryeveprash nė tė gjitha fushat e letėrsisė dhe tė artit, stile, mjete shprehėse. Ėshtė gjithashtu e vėrtetė se zbulimet e mėdha nė botėn e shkencave, sidomos nė fizikė, tronditėn mjaft pikėpamjet filozofiko-estetike tradicionale, duke hedhur bazėn pėr platforma tė reja tė mendimit, mbi tė cilat do tė lindėte modernizmi.
Filozofi estet amerikan P. Blank ėshtė shprehur se gjithė merita e Shredingerit, Hajzenbergut, Dirakut, Borit qėndron nė formulimin se “bota kuptohej si diēka e pėrbėrė nga thėrrmija materiale, kurse doli nė fakt se ėshtė njė sistem valėsh, qendėr e njė cikloni valėsh ose luhatje e eterit imagjinar”. Sipas tij ishte meritė e zbulimeve tė mėdha shkencore tė autorėve tė mėsipėrm qė materia u bė sinonim i energjisė. Pas kėsaj, po sipas tij, tani materies s’i mbetet fare gjė dhe ēdo aspekt qėndrueshmėrie bėhet iluzor. Blanku ėshtė i mendit se njerėzimi jeton nė njė botė hijesh, ajo qė ndodh nė tė vėrtetė nuk mund tė kuptohet dhe ēdo gjė, deri te sendet e njerėzit, janė fantazma tė vetes sė tyre. Kėshtu qė arti bėhet abstrakt, sepse vetė bota ėshtė bėrė abstrakte.
Para njė hopi tė tillė tė shkencės, qė do tė pėrgatisė shtysėn aq tė madhe tė zhvillimeve tė shekullit XX, njerėzimi ndjen krizėn e personalitetit tė vet. Estetja Sjedakova vėren se modernizmi nisi nė kohėrat e ashtuquajtura tė krizės sė personalitetit dhe kėsisoj duhej tė kishte punė me kėtė krizė. Meqė gjėrat koklaviten, nuk janė mė aq tė thjeshta si mė parė, sipas saj, duhej tė krijoheshin forma tė reja mė reale se ato qė zotėrojnė nė kohėn e tashme: kėrkohej njė harmoni e re, mė e koklavitur, mė e thellė.
Kriza e personalitetit ndjehet thellė nė tė gjitha rrymat moderniste, te simbolizmi, dadaizmi, surrealizmi, ekzistencializmi, pėrroi psiqik, antiromani, realizmi magjik, etj.*

Te pėrfaqėsuesit e shquar tė “pėrroit psiqik”, Prusti, Xhojsi, Kafka etj, si dhe ata tė ekzistencializmit si Sartri, Kamy, kriza e personalitetit pėrftohet nė gjėndje unikale, herė si vetizolim, neveri, bashkėfajėsi e herė tjetėr si paaftėsi pėr tė perceptuar botėn materiale jashtė botės iluzore.
Kafka ėshtė i mendimit se njeriu nuk mund tė ketė personalitet, pėrderisa jeton nė situata absurde.
Xh. Xhojsi nė romanin “Ulisi”, botuar nė vitin 1924 shprehet me gojėn e njerit prej personazheve se “jeta e secilit nga ne ėshtė baras me shumė ditė njėra pas tjetrės. Duke kaluar pėrmes vetvetes ne takojmė hajdutė, shpirtėra, trima, pleq, tė rinj, gra, tė reja, vėllezėr, bashkėpunėtorė. Por te ata takojmė gjithmonė e gjejmė veten tonė”.
Kriza e personalitetit ėshtė njė temė mjaft e gjerė qė kėrkon vėmendje dhe trajtim tė veēantė pėr tė kuptuar thellė krijimtarinė moderniste. Por ajo lidhet ngushtė me krizėn e kohės dhe nuk mund tė vėshtrohet asnjera mė vete, pasi prej tyre rrjedhin edhe prurjet e tyre tė mėdha nė fushėn e gjuhės, simboleve, shenjave e kodeve tė tjera.
Teoria e relativitetit e Ajnshtajnit, sipas sė cilės bota nuk ėshtė me tre dimensione, por me katėr, ku trupat e ndryshėm nuk kanė vetėm gjatėsi, gjerėsi, thellėsi, por edhe kohė tė ekzistencės sė tyre, nuk mund tė mos prekte krijimtarinė letrare e artistike.
Bergson e konsideronte kohėn ireale dhe e barazonte me kujtesėn. Sipas tij kujtimet janė faktor vendimtar nė jetėn e njeriut, bazė e ekzistencės sė tij. Ai kėshtu i hap shtigje me filozofinė e vet letėrsisė sė “pėrroit psiqik” tė Prustit, Xhojsit, Kafkės.
Kujtimet nuk paraqitin jetėn e njeriut, por e gėlltitin atė, e vėnė nėn pushtetin e tyre; nuk janė mbresat qė na rrėfejnė pėr jetėn, por jeta pėrbėhet nga vetė kujtimet.
Shkrimtarėt modernistė e mohojnė rrjedhjen e kohės nė njė drejtim. Copėzimi i kohės, u bė pėr modernistėt pikėnisje e irracionalizmit, ku personaliteti copėzohet nė gjėndje tė kundėrta shpirtėrore. Copėzimi i kohės jepet sidomos nė antiromanet e Rob-Grijesė, ku ka kaos ngjarjesh qė duken absurde, ngaqė koha jepet e copėtuar dhe e ēliruar nga lidhjet shkak pasojė.
Sipas A. Hauzer (estet amerikan), kujtesa mbi kohėn ėshtė njė periudhė e caktuar e jetės sonė dhe s’ka ekzistencė reale.
Platforma e estetikės moderniste pėr hapėsirėn dhe kohėn ėshtė ndėrtuar duke u mbėshtetur te filozofia pozitiviste e Mahut dhe Avenariusit ku hapėsira dhe koha janė vargje tė rregullta ndijimesh
Pėr modernistin e shkuara ende s’ka qenė, ajo pret tė ardhmen e saj. Forma e kohės ka kaluar pakthyeshėm...mbetet vetėm montazhi mekanik i copėzave, nė mbledhjen e tė cilave nuk presupozohet asnjė lloj kufizimi, kurse shenjat janė tė kufizuara e tė zbrazėta.
Eliot - Nė fundin tim ėshtė fillimi im.
Kavafis - ...Mėsoje se kurrė,
askush nuk lindi dhe nuk vdes askush. poezia “pėrjetėsi”
Paul Celan – Duke ia hequr kohės guackėn, e mėsojmė tė ecė –
koha kthehet nė guackė. – poezi “corona”
Nė jargė paravdekje nėn parzmėn e erėrave dhe hėna
plastė si bombė.
Njė tjetėr tokė ardhtė! – poezi “jo kėtu dhe jo menjėherė”
Elitis – Asgjė nuk vjen. Asgjė
nuk shkon. - poezi “klima e mungesės”
Jetėn time e solla kėtu
mbledhje tė bardha, shuma tė zeza. - poezi “pėrvjetor”
Jetojmė veē falė pėrjashtimit
shtiremi se asgjė nuk ndodh. - poezi “lufta e Trojės”
A. Breton te ” Manifesti i parė i surrealizmit” 1924 thotė: “Unė besoj nė bashkimin e ardhshėm tė kėtyre dy gjendjeve, qė nė vėshtrimin e parė duken si tė kundėrta: gjumit dhe tė realitetit nė njė realitet absolut, nė njė superrealitet
Sipas modernistėve gjuha ėshtė pushtet tiranik pėrdhunues, ajo nuk e zbulon botėn, por e mbyll nė shtatė dryne qė duhen thyer, shprehet Sjedakova. Kurse nė estetikėn semiotike objekti themelor i vėmendjes sė artistit duhet tė jetė procesi i ndėrtimit tė veprės artistike, jeta e pavarur e fjalėve dhe jo njerėzit, sjelljet, mendimet, ndjenjat e tyre. Arti nė tėrėsi shpallet gjuhė dhe vlera estetike e veprave artistike lidhet me strukturat e shenjave tė ndryshme dhe raportet e tyre formale.
Shkrimtarėt modernistė ndjejnė terrorin verbal, shkatėrrimin e gjuhės, gramatikės, sintaksės. Kjo edhe te pėrroi psiqik, dadaistėt, futuristėt, ekspresionistėt, surrealistėt, pėrfaqėsuesit e antiromanit. Pėrfaqėsuesit e kėsaj rryme, tė ashtuquajturit chozistė (sendistė), pasi kanė pėrjashtuar njeriun nga qendra e artit, pėrdorin njė gjuhė natyraliste, me fjali tė gjata dhe plot imtėsira. Pėr modernistin tjetėr kod ka shkrimtari, tjetėr lexuesi e pėrderisa ekzistojnė dy kode tė tillė, mė tepėr rėndėsi ka ai i tė parit.
Te ky fragment i Rob-Grijesė ndjehet fort mirė se si vepra letrare ėshtė vetė gjuha. “Tetė gishtrinj tė shkurtėr, tė trashė prekin njeri tjetrin. Pjesa e prapme e dorės sė djathtė ėshtė mbi pjesėn e brendshme tė sė majtės. Gishti i madh i sė majtės pėrkėdhel thuan e gishtit tė djathtė, nė fillim lehtas, pastaj e shtrėngon mė me forcė. Pastaj e ndryshojnė pozicionin...”
Ka kaluar mė se njė shekull qė nga fillimet e modernizmit, i cili u degėzua nė dhjetra shkolla e rryma, secila me pėrfaqėsues tė shquar e me kryeveprat e veta. Nė se shkencat moderne tė kohės hodhėn hapat e para tė mėdha dhe “materia u bė sinonim i energjisė”, duke krijuar iluzionin e shkatėrrimit tė saj, edhe letėrsia e artet e tė gjitha llojeve kėrkuan e gjetėn mjete tė reja shprehėse, stilistike e gjuhėsore, duke i gjallėruar ato. Shohim kompozicione tė reja, vendosen tė tjera pozicione filozofiko-estetike, personazhet ndihen mė ngushtė se mė parė, bota konceptohet krejt ndryshe, bėhet mė e imtė, mė e copėzuar.
Kjo vihet re mė mirė, nė se lexon nė tė njėjtėn kohė njė roman tė Balzakut dhe njė tė Kafkės apo Markezes. Pikėrisht imtėzimi i botės, apo mikrobotizimi, bėhet njė fenomen shumė i dukshėm nė zhvillimin e mėtejshėm tė shkencave, tė cilin nuk mund ta lėrė pa vėrejtur as shkrimtari. Raportet makrobotė-mikrobotė lidhen mė ngushtėsisht, po dhe acarohen nėn trysninė e streseve tė ndėrsjellta.
Tė gjitha veprat letrare e shfrytėzojnė kohėn nė drejtim tė kundėrt tė saj. Nė se koha realisht rrjedh nė njė drejtim, e shprehur gjuhėsisht kėshtu: vjen nga do tė..., prek po dhe shkon te isha, qė janė pėrkatėsisht e ardhmja, e tashmja dhe e shkuara, nė letėrsi ngjarjet asnjėherė nuk rrjedhin me kėtė sens, por me isha dhe rrallėherė me jam, kurrė me do tė. E ardhmja ose ajo qė shprehet me do tė, ėshtė njė kohė iluzore, qė pritet tė ndodhė, mund edhe tė mos ndodhė, mundet tė jetė edhe njė dėshirė, vegim, apo trillim i yni, njė zanafillė e mikrobotės njerėzore. E ardhmja ose ajo qė shprehet me do tė, ėshtė njė kohė e gjatė, por edhe e pafundme, megjithėse e mjegullt dhe pa konture tė dukshme, qė pritet nė mėnyra tė ndryshme, me gėzim, neveri, tmerr, entusiazėm, apo indiferentizėm. Edhe e shkuara, ose ajo qė shprehet me isha, ėshtė njė kohė e gjatė, por edhe e pafundme, edhe ajo pa konture tepėr tė qarta, e deformuar dhe aspak e njėllojtė, qoftė edhe pėr dy vetė, tė cilėt e kanė pėrjetuar bashkarisht tė njėjtėn ngjarje. Ėshtė njė kohė e ftohtė, emocionet e sė cilės gjithnjė largohen, mjegullohen, deri sa njė ditė humbasin krejtėsisht, nė se nuk janė riprodhuar. Kurse e tashmja, ose ajo qė shprehet gjuhėsisht me po, ėshtė njė kohė tepėr e shkurtėr, njė grimcėz, qė vjen me shpejtėsi nga do tė dhe largohet po me shpejtėsi te isha. Kjo kohė kaq e grimcėzuar, qė do ta quaja koha reale, i vuan tė tria kohėt njėherėsh. Ajo e pret tė ardhmen nė mėnyra tė ndryshme, me gėzim, neveri, tmerr, entusiazėm, apo indiferentizėm, pėrjeton tė gjitha sa sjell ajo dhe i pėrcjell drejt sė shkuarės, me dhimbje, gėzim, shpresėn e ritakimit, rigjetjes, ankthin e harrimit, humbjes, zhgėnjimit. Nė se e ardhmja vjen pambarimisht dhe e shkuara largohet pafundėsisht, e tashmja, tejskaje e vogėl, pret e pėrcjell ndėn trysnitė dhe streset e dy tė tjerave, tė cilat nė krahasim me tė janė makrobotė. Nė se e tashmja ėshtė kohė reale, krijuar nga e ardhmja qė vjen pėr t’u bėrė kohė reale vetėm pėr njė grimė, atėherė lind pyetja: po jeta vetė ē’ėshtė? Mos vallė shuma e kėtyre mikrogrimcave reale tė tė tashmes? Apo pritja e prurjeve tė mundshme e iluzore nga e ardhmja, ose rrjedhje drejt tė shkuarės e kėtyre mikrogrimcave, qė pasi janė konsumuar largohen pambarimisht deri nė shuarje?
Nė se tė gjitha kėto do tė bėhen lėndė letrare, shkrimtari do tė bėhej tepėr arbitrar dhe i dhunshėn nė se i imponon lexuesit si kohė reale tė shkuarėn, pėr ta bindur atė se gjithēka ndodh vetėm kėshtu e jo ndryshe, kur vetė lexuesi i ndjen trysnitė e tė tria kohėve njėherėsh, ndjen se si personaliteti i shtypet ndėn kėto trysni dhe jeta reale e tij ėshtė vetėm njė grimcė e ardhur nga njė kohė e turbullt qė ai e ka pėrfytyruar nė mėnyra tė tjera e qė ka rrjedhur me shpejtėsi drejt sė shkuarės duke e kėnaqur apo zhgėnjyer dhe vetėm mendimi se edhe ai, nė njė tė shkuar jo tepėr tė largėt, nė fillim do tė shndėrrohet nė njė kujtim qė pak nga pak do tė shuhet deri sa tė humbasė pėrfundimisht, sikur s’ka qėnė. Ndoshta do tė duhej t’i jepnim deri diku tė drejtė Sjedakovės kur pohon se kėrkohet njė harmoni e re, mė e koklavitur, mė e thellė, apo Bergsonit qė e konsideronte kohėn ireale dhe e barazonte me kujtesėn.


*Autori i shkrimit u ėshtė referuar disa burimeve qė sjell prof. AUēi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Hiqmet Meēaj-roman-"Kukullat e pyllit"    15/9/2010, 14:53

Autobiografi e shkurtėr


HIQMET MEĒAJ u lind mė 2.5.1944, (varianti zyrtar 15.5.1944). Shkollėn e mesme e kreu nė qytetin e Vlorė dhe nė vitin 1967 u diplomua nė fakultetin Histori – Filologji, dega gjuhė-letėrsi shqipe tė Universitetit tė Tiranės. Qė me botimet e para u pranua nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė nė vitin 1964 dhe kritika e renditi mes poetėve mė tė mirė tė kohės. Nė vitin 1967, ende student, boton vėllimin poetik “NISJA”. Emėrimi nė zonat e thella tė Vlorės si mesues nė tetėvjeēare qe njė goditje, kur shokėt e tij tė universitetit zunė vende tė rėndėsishme nė kryeqytet. Ndėrkohė u pėrfshi nė disa antologji poetike shqip dhe gjuhė tė huaj, si dhe nė atė tė shkollave tė mesme.
Nė fshatin Rexhepaj, ku punoi si mėsues, vendosi marrdhėnie shumė tė mira me banorėt, ndihmoi nė jetėn kulturore tė fshatit si edhe tė zonės naftėtare. Shumė kėngė popullore qė kėndohen edhe sot atje janė krijime tė tij.
Mė vonė punon nė Shtėpinė e kulturės sė qytetit Vlorė, megjithėse emėrimin e kishte ende nė fshat. Qė nga kjo kohė nuk ka aktivitet tė rėndėsishėm kulturor apo festiv ku tė mos ketė lėnė gjurmė, duke ndikuar dukshėm nė rritjen cilėsore tė tyre. Vendoset shumė herė kryetar jurie, anėtar komisioni pėr organizimet festive, ėshtė njeri nga nismėtarėt e festivaleve lokale.
Njė punė tė kujdesshme Hiqmet Meēaj ka bėrė edhe me talentet e rinj, duke drejtuar disa rrethe letrare, tė cilat do tė nxirrnin mė vonė poetė e shkrimtarė tė talentuar tė rrethit, veprimtari qė e ka kryer me pasion e pėrkushtim tė thellė. Ka fituar dhjetra ēmime tė para nė veprimtaritė lokale dhe tre ēmime tė para Kombėtare nė Festivalin pėr fėmijė nė Shkodėr.
Nė vitin 1974 tėrheq nga shtėpia botuese vėllimin poetik “Vazhdimėsi” dhe romanin “Shpėrthimi”, tė aprovuar dhe i asgjėson pėr t’u shpėtuar pasojave tė raprezaljeve qė filluan kundėr shkrimtarėve dhe artistėve pas Plenumit IV.
Ėshtė marrė me dramaturgji, duke shfaqur nė Teatrin Dramatik tė Vlorės disa drama, prej tė cilave “Shqipet e Stėrrallėzės” qė u bėnte jehonė ngjarjeve tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.
Nga vitet 83 – 88 aktivizohet nė festivalet kombėtare popullore. Me studimin e thellė qė i bėn folklorit, sė bashku me Artistin e Merituar Haxhi Dalipi, bėjnė tė mundur qė grupi folklorik i Vlorės tė shkėlqejė me interpretime tė reja tė mahnitshme, jo vetėm pėr spektatorin shqiptar, por edhe pėr studjuesit e huaj. Dekorohet nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me Urdhėrin Naim Frashėri Kl. II me motivacionet e mėsipėrme.
Pas njė tėrheqjeje tė gjatė boton “TOKĖ E PAGJUMĖ” 1983, poezi (vlerėsuar me ēmimin “Libri mė i mirė poetik i vitit 1983” ). Mė 1988 boton “TEK JU TROKAS”, vėllim me poezi. Duke parė se edhe pushtetarėt e rinj mbajtėn ndaj tij tė njėjtin qėndrim, detyrohet tė emigrojė nė Greqi nė vitin 1994, pėr shkaqe ekonomike dhe shėndetsore, pa marrė as pensionin minimal pėr punėn dhe pėrkushtimin pėr rreth tridhjetė vjet ndaj qytetit tė vet, qė e do aq shumė, por edhe qė i fali gjithė jetėn e vet krijuese.
Boton vėllimin me poezi “VETVRASJA E QIRINJVE” 2000, “KUKULLAT E PYLLIT” roman 2002, 2003, fitues i ēmimit tė parė pėr roman nė konkursin e shpallur nga TOENA e ONUFRI, nė bashkėpunim me klubin “Drita”, ėshtė pėrgatitur botimi i tretė i tij, KUJTESĖ E SHPIKUR 2003, poezi, “PĖR ASKUND” 2003, tregime, “ĒIKPAKU” roman pėr fėmijė, 2003.
Ėshtė nismėtar i klubit tė shkrimtarėve “Drita” nė Athinė dhe bashkėhartues i antologjive poetike dhe me tregime “Portat e harresės” dhe “Shtėpia mbi rrota”. Kėtu nė Athinė, ndonėse me probleme tė mėdha ekonomike dhe shėndetsore, ai shquhet, jo vetėm me botimet cilėsore tė tij, por edhe pėr pėrpjekjet e vazhdueshme qė bėn pėr tė mbajtur krijuesit e ardhur nga Shqipėria tė bashkuar rreth fjalės sė bukur shqipe. Ėshtė pėrfaqėsues i rrymės letrare “Mikrobotizėm ”, ideator i sė cilės ėshtė vetė ai. Nė "Gazeta e Athinės" mban njė faqe tė pėrjavshme me letėrsinė mė tė shquar ndėrkombetare dhe kombėtare, tė pėrkthyera prej tij ose nga personalitete shqiptare nė Shqipėri dhe diasporė.
Hiqmet Meēaj ėshtė vlerėsuar nga shumė personalitete tė kulturės dhe kritikės letrare shqiptare, si Dritėro Agolli,(Nderi i Kombit), Fatos Arapi, Llazar Siliqi, Prof.Agim Vinca, Prof.Adriatik Kallulli, Prof.Kudret Velēa, Dr.Moikom Zeqo, Prof. Adem Jakllari, Faslli Haliti,(Qytetar nderi i Lushnjės), Faruk Myrtaj, Sulejman Mato, Vath Koreshi, Arian Leka, Ridvan Dibra, Dr.Ardian Christian Kyēyky, Dr.Xhemal Ahmeti, etj... tė cilėt e rendisin nė poetėt mė tė mirė shqiptarė.
Mė 30 maj 2003, nė gazetėn “Panorama”, dr. Moikom Zeqo, midis tė tjerave shprehet: “Hiqmet Meēaj ėshtė njė nga personalitet e spikatur tė poezisė shqipe... Poeti i vėrtetė mbetet poet i vėrtetė nė tė gjitha kohėrat...”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Hiqmet Meēaj-roman-"Kukullat e pyllit"    15/9/2010, 14:54

Nga Dr. Ardian Kyēyku

--------------------------------------------------------------------------------

Njė roman i jashtė zakonshėm
KUKULLAT E PYLLIT
i Hiqmet Meēajt

Katėr dhjetėvjetėsha mė parė, njė poet i ri nga Vlora debutonte fuqishėm duke tejēuar pėrshtypjen se i kishte tė gjitha shanset tė ngjizte njė emėr vendimtar nė poezinė shqipe. Kanonet e realizmit socialist dhe sjellja gjithnjė e dyshimtė e kolegėve duket se u rropatėn t’ia shuanin yllin, por s’ia dolėn mbanė. Poeti dhe prozatori Hiqmet Meēaj ėshtė sot njė nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė letrave shqipe.
Ka pasur njė jetė nė pėrputhje me dhuntinė (hirin) qė i ėshtė falur. Ka qenė vite me radhė mėsues nė fshat, ka njohur vuajtjet e mėrgimit dhe ka shkruar pa zhurmė e bujė (shembullore) libra mrekullues siē ėshtė “Kukullat e pyllit”.
Romani ka pasur tashmė dy botime dhe ėshtė pritur shkėlqyer nga kritika e specializuar dhe nga lexuesit e zgjedhur. Pas leximit tė kėtij romani gjithkush mund tė kuptojė se nuk kemi tė bėjmė as pėr nga larg me njė autor tė sensacioneve apo me ndonjė nga ata shkrimtarė qė “shpėrthejnė” me vonesė. Proza shqipe ka pasur e ka probleme vetėm nga pikėpamja e mediatizimit tė saj nė botė, jo nė thelb. E gjithė krijimtaria e Meēajt ėshtė njė dėshmi se arti i vėrtetė mund tė bėhet edhe nėn diktaturė, edhe nėn demokraci, nė hapėsirėn amtare apo nė atė tė njerkave.
Me njė stil tė thjeshtė e rrjedhimisht tė thellė, “Kukullat e pyllit” ofrojnė njė krejt tjetėr histori tė botės shqiptare (nė kuptimin: tė patrajtuar mė parė nga letėrsia), por edhe tė qėnies njerėzore nė pėrgjithėsi e qė gjendet nė njė krizė tė rėndė identiteti. Protagonisti, shkrimtar i ri dhe antar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, dėrgohet mėsues nė njė fshat qė s’gjendet nė asnjė hartė. Realizmi i skenave dhe i dialogjeve pėrcjell njė pėrvojė autobiografike. Gjendur nė njėfarė kapsule tė kohės dhe tė Kohėrave, Admeti (kėshtu quhet personazhi kryesor) para-, ri- dhe -jeton historinė e njeriut pasmodern nė njė qosh tė Ballkanit, vend ku farat e kėqia, tė egra, luftojnė kundėr farave tė mira, duke iu rrėmbyer , mė nė fund, jetėn dhe tė ardhmen.
Nė roman ēdo ngjarje edhe ndodh, edhe nuk ndodh. Gjithēka ėshtė e mundur, dhe kjo e mundur zėvendėson me kohė ngjarjet, duke krijuar njė univers tė sė mundshmes shkatėrrimtare.
Meēaj e ka shkruar romanin sipas parimeve tė rrymės letrare tė quajtur mikrobotizėm, tė cilėn e ka lansuar i pari.
Origjinal nė stil e nė meditimet filozofike mbi jetėn dhe individin, autori pasuron me kėtė roman tė jashtėzakonshėm e qė s’mund tė tregohet, thesarin e letėrsisė ballkanike.

Miku i Shqiptarit, viti IV, nr. 39-40,
janar-shkurt 2005, faqja 28, Bukuresht.
Tekst nė gjuhėn rumune
Shprehje e papėrkthyeshme, ka kuptimin: sipas talentit, edhe vuajtjet.
Sėrish shprehje e papėrkthyeshme. Ka kuptimin: nė njė diskrecion qė duhet marrė shembull.
Ka edhe kuptimin: vjedhur.



Njė roman pėr farat pa emėr
(Disa mendime mbi romanin "Kukullat e pyllit" tė Hiqmet Meēajt, Shtėpia Botuese Triptik, 2003, botim i dytė, 189 faqe, ISBN: 99927-854-4-6 )

Dalje
Nė botėn ballkanase tė letrave, numuri i atyre qė trumbetojnė vdekjen e kahershme tė romanit, shterjen dhe shfuqizimin e tij, ėshtė pothuajse i barabartė me numurin e atyre qė besojnė nė triumfin e tij tė ngadaltė e tė pashmangshėm. Mes ēudirave qė ka sjellė sindromi (pėr tė mos thėnė: vesi) i integrimit, mes dyndjes sė tė paftuarve qė gėzojnė Pavdekėsinė me botime luksoze, promovime, ēmime dhe pėrkthime nė gjuhė tė qarkullimit ndėrkombėtar, shquhen qartė shkrimtarėt qė s’rreshtin sė botuari, - pėr tė bindur veten dhe tė tjerėt se nuk janė shterur, - shkrimtarėt qė botojnė pėr tė mos u vakur mė tej me ndonjė veprimtari tjetėr, si dhe autorė tė pėrkushtuar, qė lexohen pak (ndofta ngaqė nuk shiten aspak).
Ėshtė njė stėrmundim qė prek majat e idealizmit tė kulluar tė shkruash njė roman nė gjuhėn shqipe, ku tre nė dy vetė merren me letėrsi dhe ku mjegullimi i sistemit tė vlerave sajon e pluhuros hierarki shpesh absurde dhe tragjike. Vlera e mirėfilltė e njė vepre letrare peshohet me mjetet e shitblerjes, ashtu siē mund tė caktohej vlera e njė pikture nga pesha e ngjyrave qė janė pėrdorur, apo nga numuri i qimeve tė penelave, teksa kapitja e lexuesit, vėmendja e tij e ēoroditur nga hallet e pėrditshme, shihet si pėrqindje pėrjetėsie e librave tė shkruar fundekrye nė harmoni me tezat zhdanoviste. Idhujtaria nuk e ka pėr gjė tė shohė nė rėnien e pėrgjithshme shpirtėrore ngadhnjimin e njė letėrsie tejet tokėsore, ateiste (gjoja laike, botėrore, e lirė dhe e pavarur), qė e bind lexuesin se universi kaq ėshtė, dy-tri dashuriēka, ca komplote nė terrin e historisė, ndonjė frikėzė e fshehtė, ndonjė pėrpushje, pickim, kafshim gjinjsh, ndonjė ndarje dhe vaje tė kallura nė tesha postmoderniste, servirur nė njė shqipe tė ēartur nga barbarizmat dhe qė synon tė paraqitet si mėmė e ardhmėrisė.
Fatmirėsisht ka edhe shkrimtarė qė ia kanė dalė mbanė tė ngrihen mbi vetveten e detyruar dhe tė bjenė nė dorėn e bekuar tė servantizmit (term i imi), domethėnė: tė krijojnė vepra befasuese nė njė moshė tė nderuar. Rasti i Hiqmet Meēajt[1] nuk mund tė pėrfshihet kėtu, nėse lexuesi cilėsor ka ndjekur me vėmendje ecurinė e poezisė dhe tė prozės sė shkurtėr tė kėtij autori.
Njėra nga meritat e mėdha tė romanit «Kukullat e pyllit» lidhet edhe me kohėn: pamundėsia e plotė pėr tė gjetur moshėn e autorit. Menēuria e kėtij tė fundit, lehtėsia me tė cilėn e sundon nga rrėnjėt lėndėn artistike, rrjedhja e fjalės nga lėnda (jeta) drejt letėrsisė (rikrijimit tė realitetit) zėvendėsojnė moshėn dhe tiparet vetjake tė autorit, duke arritur atė qė vetėm talenti i lindur mund ta ketė: fuqinė prapavepruese. Asnjėherė nuk ėshtė vonė qė njė vepėr arti tė botohet shumė vite mė vonė se tė tjerat dhe tė jetė pararendėsja e tyre. Duhet shtuar se romani «Kukullat e pyllit» nuk ka ende njė pararendės, tė paktėn nė letrat shqipe. Autori ka dalė tė bėjė art pa fund me mund magjie e jo magji, e as tė ndreqė dynjanė, sepse, si ēdo shkrimtar i mirėfilltė, njeh po aq mirė sa jetėn edhe kufijtė e vetvetes.

Pėrroi dhe psikika e ngjarjeve
Kulti i historisė sė ngarkuar, tė koklavitur, plot shembje, intriga, vrazhdėsi e absurd, merr nė romanin “Kukullat e pyllit” njė goditje tė merituar. Ngjarjet nuk rrjedhin nga e majta nė tė djathtė, nga lart poshtė, ose anasjelltas, por nga njė bėrthamė gati e padukshme, si spermatozoid[2] qė turret tė bėhet vdekatar, tė plaket e tė shuhet sa mė shpejt. Autori heq dorė me vetėdije nga qindra efektet dhe hiperbolat qė ofron realiteti ballkanik, zgjedh rrugėn mė tė mundimshme, atė tė thjeshtėsisė sė parme, dhe ndeshet me kohėn. Qarkullojnė mjaft pėrcaktime tė kohės, qoftė nė letėrsi, qoftė nė filozofi. Hiqmet Meēaj e shqyrton kohėn edhe nė esenė qė shoqėron romanin dhe qė synon tė japė njė ide rreth rrymės tė cilėn ai e emėrton «mikrobotizėm». Bindjet e modernistėve dhe tė pasmodernistėve duken sot njėfarėsoj tė tejkaluara, ose jo fort kėnaqėse. Pėrgjigjet e viganėve tė shpirtėrimit ngrihen mbi to fare natyrshėm dhe na ndihmojnė qė ta shohim shumė qartė letėrsinė dhe jetėn e sotme. Kur mė pyet ē’ėshtė koha, nuk di tė tė pėrgjigjem, thoshte Shėn Agustini. Kurse, kur nuk mė pyet, di tė tė them ē’ėshtė koha. Para, gjatė dhe pas fjalėve tė Shėn Agustinit, rridhte kohė, dhe kjo ėshtė e vetmja pėrgjigje e mundshme. Koha ėshtė parė edhe si rrjedhje e sendeve dhe e qėnieve nė hapėsirė, por eshtė parė edhe si hapėsirė mes ftesės sė Hyut dhe pėrgjigjes po, ose jo, tė njeriut (i ftuari). Nė romanin «Kukullat e pyllit» Hiqmet Meēaj i mbėshtet tėrthorazi pėrfytyrimet e mėsipėrme, por me mjete vetėm letrare. Ai shprehet mes rreshtash se qėnia njerėzore nuk ėshtė njė e vetme, por njė shumė qėniesh tė cilat i bart nė vete, i takon, i njeh, i jeton gjatė jetės, dhe vdes nė hipostazėn e njėrės prej tyre. Autori nuk e pėrjashton mundėsinė qė copėzimi i qėnies dhe dallimet mes njėrit copėzim dhe tė tjerėve tė jenė njė gjetje e modernistėve pėr ta bėrė realitetin mė tė pranueshėm.

Njė pamje e re e vėllavrasjes
Romani sjell njė pamje krejt vetjake tė botės shqiptare dhe evropiane, pėrtej legjendave tė shpikura dhe maktheve tė dalė boje. Romani ka jetė - dhe kjo jetė ėshtė e rėndomtė, e mrekullueshme, e paparashikueshme, shkatėrrimtare, shajnitėse, si tė gjitha qėniet dhe gjėrat qė s’kthehen mė. Njė poet i ri (Admeti), caktohet tė punojė nė fshatin Kajat, detyrohet tė ndahet nga e dashura, dhe shkon nė njė hapėsirė qė nuk gjendet nė asnjė hartė e ku mezi e presin ta bėjnė pijanec e puthador. Aty “asgjė s’kishte ndryshuar qė nga koha e pellazgėve, vetėm se trupat e njerėzve qenė zvogėluar, truri qe bėrė sa i pulės, kurse kėndezėt kėndonin njėlloj dhe thoshin se vezėt i bėnin ata»(f. 44). Nė klishetė jetėgjata tė realizmit socialist, poeti i ri do tė kish zbuluar Parajsėn e krijimit gju(hė) mė gju(hė) me popullin, njerėz tė thjeshtė plot mirėsi, dėshirėn e pafundme pėr punė, duar e kokė me kallo, besnikėri tė pėrjetshme ndaj Parti(ve)sė etj. Admeti nuk e ka kėtė fat. Ai zgjohet mes njė bote qė ka njė krejt tjetėr lloj pasurie: pasurinė e sė pakthyeshmes. Kajati gjallon nė histori e gjeografi sipas ligjeve tė farave qė e sundojnė, ndonėse syrit tė ardhur nga tjetėrkund, arkeologut enigmatik Xhuzepe, nuk i shpėton e vėrteta se “Po ta dinit sa popuj e sa ushtri kanė kaluar kėtej, nėpėr kėta male, sa gjuhė tė huaja janė dėgjuar tė fliten, atėherė do tė ndjeheshit vėrtet tė mburrur, qė kėta kėtu (tregon kafkat e shqiptarėve tė lashtė – sh. im) fituan mbi tė gjitha kėto gjuhė” (f. 52). Pasi merr nga Kajati kafka, stolķ e plot sende tė ēmuara, qė fshatarėve u duken ēinglamingla, Xhuzepja dėrgon nė hapėsirėn nga e cila vjen edhe material jetik, farė tė zgjedhur, ēunakun Shaho. Ėshtė e lehtė tė pėrfytyrohet shpirtėrimi i Kajatit pasi farat e mira shkulen e mbillen nė truall tė huaj, tė largėt, nga ku disa kthehen dhunshėm e nga ku tė tjerat, qė kanė gjetur vetveten, nuk do tė duan tė kthehen mė. Vijnė kohėra, gjatė tė cilave, siē shprehet me tė drejtė hoxha i fshatit, vėllai duhet tė ruhet nga vėllai.
Romani rimerr nga njė tjetėr kah parabolėn e krishterė tė martirizimit, trajtuar edhe nga Dostojevski, Gide apo tė tjerė. Vetėm kur kokrra e grurit vdes, ajo jep shumė fryt. Po nuk vdiq… Nė romanin e Hiqmet Meēajt kokrra e grurit ėshtė farė pa emėr. Ėshtė farė e keqe dhe farė e mirė. Farat janė lindur qė tė ndeshen pėr jetė a vdekje. Fara pėr farėn ėshtė vdekje. Sipas autorit, “fara qė u kultivua mirė, po tė kthehet e tė ndrydhet nė ambjentin e parė, domethėnė tė egėr, e ka tė vėshtirė tė rrojė, tė zhvillohet, kurse ajo qė u rrit nė ambjentin e parė, domethėnė nė gjendje tė egėr, megjithėse i afrohet gjithnjė e mė shumė egėrsisė, jeton pėrbukuri” (f. 49).
Farat mishėrohen nga dy kushėrinjtė e parė, Shahoja dhe Baxhoja. I pari del nga hapėsira e egėr, jeton ngadhnjimin e vet nė hapėsirėn e lirė dhe frytėzuese tė Perėndimit, pastaj firmos njė peticion si shumė tė rinj tė kohės, dhe sos nė truallin e parė, kur binjaku i dikurshėm shpirtėror, Baxhoja, pasi ka kaptuar me guxim shkallėt e tė qėnit kusar, pushkatar, partizan pa din e pa iman, komunist i thekur etj, ėshtė shndėrruar nė pushtetarin e pėrjetshėm tė hapėsirės. Shahoja u qe pėrkushtuar bimėve, insekteve dhe gjenetikės, nuk e kishte haberin nė punėt e njerėzisė, kurse Baxhoja as qė donte t’ia dinte pėr arritjet e gjenetikės, pėr thellinat e ndritshme apo tė frikshme tė filozofisė. Ai ka pushtetin dhe, kur ke pushtetin, bindesh se ke pushtet mbi vetė pavdekėsinė. Ē’peshė mund tė ngrejė filozofia, dhembjet e dashurisė sė vrarė, e pamundėsisė pėr tė dėshmuar se nuk je kukull, por qėnie e gjallė, e shkatėrrueshme nga gjithkush e nga gjithēka, ndonėse e pavdekshme nė thelb?!

Makthi
Duke zbuluar mjeshtėrisht lidhjet e brendshme tė librit, njėri nga kapitujt e romanit pėrfundon me shenjėn “:”, kurse njė tjetėr (f. 68) pėrbėhet vetėm nga njė fjali: «Tė gjitha kėto kishin ndodhur, apo do tė ndodhnin?». Lexuesi ftohet nė ankthin mė mizor qė pėrjetuan shqiptarėt gjatė gjysmėshekullit tė kuq. Ankthi i atyre qė mund tė ndodhnin, qė ishin tė gjitha tė pėrbindshme dhe qė, pėr fat tė keq, pasi ndodhnin apo jo, duke fituar forcėn e errėt tė makthit, rrėnonin e drobitnin me tė njėjtėn egėrsi. «Por plaku Shaho, thotė autori, qė nga ajo natė nisi tė plakej ēdo ditė e mė tepėr, tė zbardhej nė fytyrė e tė kėrrusej nė trup, megjithėse Admeti qe i bindur se atė natė nuk u tha gjė qė ta rėndonte, sepse ajo natė nuk kishte ndodhur» (f. 143). Bjerrja e farės sė mirė ndodh pas njė nate qė mund tė quhet e pranimit dhe e faljes sė madhe. Natė kur Shahoja pranon se, gjatė gjithė jetės, ėshtė mbajtur njė grimė larg shkatėrrimit pėrfundimtar pikėrisht nga fara e mbrapshtė, Baxhoja. Ai ia fal ish-kusarit tė gjitha, jo vetėm sepse nuk ka mjete pėr tė mos falur, jo vetėm se, si qėnie e zgjdhur, ėshtė ngjizur tė zbatojė parimin kuranik «Mėshira Ime ia kalon hidhėrimit Tim», por edhe sepse tashmė dhe parreshtur ėshtė njė njeri krejt tjetėr. Njė njeri qė dyshon pėrnjimend nėse ka qenė ndonjėherė i ri, jashtė shtetit, i dashuruar me njė tė huaj tė mrekullueshme, dishepull i njė profesori qė nderohet mė vonė me Ēmimin Nobel, i lirė e sidomos krejt i pavarur nga mėshira e Baxhos. «Ishin vite tė lumtura, mbushur me suksese e dashuri verbuese, prandaj i picėrronte sytė nė tė gjitha pozat»(f. 167).

Ishin!
Vargu i tjetėrsimeve, qė, me sa duket, mund tė mbyllen (pó pėr-kohėsisht) vetėm me vdekjen e njeriut, pėrfaqėson kredon filozofike tė autorit. Shpėrbėrja e qėnies, dyzimi, trizimi a shumė-zimi i saj nė hapėsirė, por sidomos nė kohė, shprehet dhimbshėm nė mbyllje tė romanit. «Edhe ato shėnimet qė grisa e i flaka nė zjarr, thotė Shahoja, nuk kanė lidhje fare me mua plakun, por mė atė, tė riun[3], qė vazhdoj ta mbaj brenda vetes sime, t’i ndjej ēdo ditė dhimbjet, rėnkimet e pėrpėlitjet» (f. 178).

(Sh)qytetėrimi
Pjella e farės sė keqe, nė njė pikė kulmore tė romanit, plagos pėr vdekje (burrėrie) pjellėn e farės sė mirė. Djali i Shahos nuk arrin tė bėjė mė fėmijė, sepse thika e Billit, djalit tė pagjak tė Baxhos, ia pret kėtė dhunti. Kuptohet tė kujt janė tė katėr nipėrit e farės sė mirė. Lexuesi ndjen nė eshtėr se kjo ngjarje jo vetėm mund tė jetė e vėrtetė, por edhe se nuk ėshtė skaji i mbramė ku mund tė arrijė kafshėria e njeriut tė kohės sonė. Dhuna ėshtė e pranishme nė ēdo faqe tė romanit, e pėrcjellė me qetėsi dhe gjithėkuptim shpirtėror – mbase bindje se vetėm gjithėkuptimi do tė mund ta mposhtė gjithė kėtė mallkim tė zi. Nėnės i vritet burri dhe djali dhe i jepet kurajo djallėzisht me njė «Ki kujdes tjetrin!» (f. 127). Mirpo terrori, nė mėnyrė krejt tė natyrshme, ka nisur e vazhdon tė hajė edhe pjellat e veta. Roja qė i caktohet Admetit, haf(h)ija e kudondodhur, me tė cilin, falė bashkėjetesės sė detyruar, i pėrndjekuri gati ze miqėsi, dėrgohet Alpeve tė lavdishme tė Shqipėrisė dhe nis tė vrasė burra e tė ēnderojė gra, derisa njė plumb ia hap syēkėn e tretė nė zverk dhe i zgjon Admetit njė mendim shkundullues. Po ta kishin lėnė tė mė ruante mua, thotė, ndoshta do tė rronte e do tė bėhej njeri i mirė» (f. 121).
Disa nga pasardhėsit e farės sė egėr provojnė heraherės ndonjė kafshim ndėrgjegjeje, por nuk dalin dot e as qė duan vėrtet tė dalin nga vetvetja. Mbesa e Baxhos bijėsohet prej njė ambasadori komunist, bredh e kėndellet jashtė shtetit, dhe qė atje sjell si trofé pėr Kajatin dhe atdheun nė pėrgjithėsi, si paradhėnie pėr tranzicionin, njė kuti tė babėzitur Pandore. Sa mirė ėshtė tė drogohesh atje larg, mes tė panjohurish, me djersėn dhe gjakun e barbarėve, qė s’i njohin virtytet e hashashit e as mrekullitė e jetės diplomatike! Mesazhi ėshtė i qartė si tehu i shpatės: murtajėn e sotme e sollėn pak nga pak ata qė dje mund tė dilnin nga kafazi, ata qė mund tė bridhnin dynjasė, qė rronin nė vend tonė jo nė vendin tonė.

Hyrje
Romani «Kukullat e pyllit» zgjon shumė mė tepėr mendime dhe mbase edhe polemika. I shkrova kėta rreshta nėn bindjen se mangėsitė e mundshme tė njė vepre pėrbėjnė atė qė tashmė e dimė, ndėrsa arritjet e saj dhe vlerat e papėrsėritshme janė dhuratat pa tė cilat do tė mbeteshim dijetarė tė pashoq. Besoj se nuk ėndėrrojmė tė jemi tė tillė. Hėpėrhė na mjafton ėndja e dhuruar nga pena e pangatėrrueshme e Hiqmet Meēajt, shkrimtar qė, me pėrkushtim e aftėsi tė rralla, siē mė shkruante nė njė letėr nga hapėsira greke e Mėrgatės shqiptare, «kish nja 40 vjet qė rrinte nė qoshen e tij». Qoshe, sė cilės letėrsia shqipe duhet t’i bėjė patjetėr njė pėrkulje nderimi. S’ka vdekur njeri nga kjo.

Bukuresht, dimėr 2005
--------------------------------------------------------------------------------

[1] Shkrimtar shqiptar lindur nė Vlorė mė 2 maj vitin 1944, antar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė qysh nė vitin 1964, nismėtar i Klubit "Drita" tė Athinės, autor i vėllimeve: „Nisja” (poezi, 1967), „Ditė pranvere” (poezi, 1971), „Tokė e pagjumė” (poezi, 1983, nderuar me Ēmimin Libri mė i mirė poetik i vitit), „Tek ju trokas” (poezi, 1988), „Vetėvrasja e qirinjve” (poezi, 2000), „Kukullat e pyllit” (roman, 2002 dhe 2003, fitues i konkursit „Drita”, Toena, Onufri), „Kujtesė e shpikur” (poezi, 2003), „Pėr Askund” (tregime, 2003), „Ēikpaku” (roman, 2003). Hiqmet Meēaj ėshtė pėrfshirė nė shumė antologji dhe tekste shkollore dhe i pėrket rrymės letrare mikrobotizėm.
…

[2] Mes faqeve 175-176 tė romanit gjejmė edhe monologun kuptimplotė tė njė spermatozoidi. „Edhe unė isha njė spermatozoid qė synonte mitrėn e nėnės sime, po ama tepėr dinak e i mėnēur. U fsheha nė turmėn e miliona tė tjerėve, i bėra tė grinden e tė vriten me njėri-tjetrin. Kėshtu m’u hap rruga tė shkoja fitimtar e tė mbillesha pėr t’u bėrė embrioni i atij qė jam. (…) qė kėtu kuptohet se, qė pa lindur kemi gėzuar kur tė tjerėt janė vrarė e kanė humbur ngaqė kemi dashur pėr vete tė mos vriteshim e tė fitonim”.

[3] Ėshtė fjala pėr tė riun shqiptar qė kthehet nga jashtė dhe kėmbėngul tė japė shpirt nė duart e Shahos. Kur ky e pyet pse po zgjedh pikėrisht duart e tij, tjetri i gjegjet: „o njeri i pyllit, mė ka lodhur shumė qytetėrimi me ato prapėsitė e tij” (f. 174).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Hiqmet Meēaj-roman-"Kukullat e pyllit"    15/9/2010, 14:54

Nga njė email i Arian lekės, 10 gusht 2006

--------------------------------------------------------------------------------

Pėr KUKULLAT...
I dashur Andi, uroj sė pari tė jeni mirė me shėndet dhe ndonėse me shumė vonesė nga mosdijenia, po gjej rast t'ju ngushėlloj pėr humbjen e madhe qė ju ka ndodhur para njė viti. Tė lutem pėrcillja ngushėllimet edhe Hiqmetit, ndonėse e besoj se nuk mund tė ketė tė kėtillė. Kjo ėshtė jeta qė si duket e di ku na dhemb mė shumė e na godet... Tani m'u lidhėn edhe duart, kisha menduar tė shkruaja njė tjetėr gjė, por e nisa kėtė letėr kėshtu dhe pėr ta vazhduar mė duhet tė them se sapo kam mbaruar librin mjeshtėror tė Hiqmetit (e kisha marrė me vete nė Aachen ku isha pėr 2 ditė dhe aty e pėrfundova, njė vend ku kurorėzoheshin dikur mbretėrit e gjermanisė, i denjė pėr tė lexuar njė libėr mbreti tė asaj lėnde letrare qė ka ngjizur). Nuk di tė them fjalė, se perėndia ta lidh gjuhėn ndonjėherė, por e kam njė keqardhje qė e kam lexuar kaq vonė kėtė veper shumė tė ēmuar. Tė mos dija autorin do tė thosha se ėshtė njė krijesė e ndonjė autori qė ka shkruar vetėm nė liri, qė nuk e njeh shijen e censurės dhe diktarurės nė art, njė vepėr e mirėfilltė, perfaqėsuese e letėrsisė sė re tė shkruar nė shqip e cila na ka rrėfyer mjeshtėrisht edhe ne tė njė brezi tjetėr, mė tė ri e me pėrvoja tė tjera krijuese, tė ndryshme e mė fatlume se koha kur krijoi Hiqmeti, se ēforcė ka letėrsia e cila, njėlloj si Krishti ka bėrė njė mrekulli, kėtė roman. Nuk di si ia ka dalė ai tė shkruajė njė roman tė kėtillė, kaq tė ngjeshur, tė dendur si metalet e rėndė, por qė lundron, tė merrė me vete? si ka mundur tė jetė aq klasik (nė ndėrhyrjet autoriale dhe fillimkapitujt) e njėherėsh aq modern? si ka mundur ta fusė nė njė shishe tė vetme gjithė atė shejtanėri dhe shenjtėri njerėzore qė kemi kaluar nė ato vite dhe si i ka magjepsur ato personazhe qė ti i dashur andi, qė edhe pikturon, mund ta kuptosh se si mund tė bėhet portreti vetėm me dy penelata. Ai ka krijuar humbėtirėn dhe qendrėn nė tė njėjtėn pikė, njė farė Alephi, qendra e botės nė njė pikė tė vetme dhe ka rrėfyer historinė pa metuar tė jetė as moralizues dhe as mėsues i kombit, thjesht syri i brendshėm. Shpesh mendoja se shumė nga ato thėngjinj pėr tė cilėt flet i janė shuar nė lėkurė. Por mbi tė tjerat mė ka pėlqyer loja qė ai ka bėrė me kohėn, grimcimin e saj, por pa e prishur, ecejaket nėpėr kohė, me tė shkuara, me tė tashme e me paralajmėrim tė ardhmeje e sidomos me asgjėsim tė gjithēkaje pas mohimit tė Shahos pėr gjithė sa kanė ndodhur dhe shndėrrimit jo tė jetės nė art, po tė artit (pretendimit pėr njė veper gjoja tė dėshtuar, nė rrekjet pėr njė roman). Nuk kam lexuar vepėr tjetėr qė kaq shumė llahtarira, makthe e mbrapshti tė jepen nė aq pak faqe, me tė pėrziera tragjike e komike, me shejtanė pleq Baxhoja e dreqėr, i biri thikaxhi dhe djallusha tė vogla qė e dijnė zanatin pa lerė si mbesa gjoksbukura kėrcėnuese e rronxhobonxhos Baxho qė ėshtė njė duet donkishotesk bashkė me kokėposhtjen e tij, kushėririn Shaho qė ka parė me sy hapur ėndrrėn e vet. barku i sė keqes. Ai na ka thėnė ashtu siē Actekėt e dikurshėm qė i zhduku Kortesi, se jeta ėshtė e keqe dhe kėshtu duhet tė jetė, ėndrra ėshtė e mirė. jeta ėshtė e shėmtuar ndaj edhe duhet zbukuruar me inxhi tė tilla si romani i Kukullave tė Pyllit...
+Zakonisht baballarėt, nė moshėn e Hiqmetit, bėhen krenarė pėr bijtė, por ti ke edhe njė arsye mė shumė pėr t’u krenuar me babanė i cili ėshtė njė mjeshtėr si ata tė qemotshmit, nė punė tė vet, qė di t’i bėjė tė gjitha, kur ia thotė muza tek buza. pėrqafoje nga unė pėrzemėrsisht dhe i thuaj se ka bėrė Djalė me kėtė roman.

tė uroj gjithė tė mirat
Ariani
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Hiqmet Meēaj-roman-"Kukullat e pyllit"    15/9/2010, 14:55

Nga Dr. Xhemal Ahmeti

--------------------------------------------------------------------------------

NJĖ ROMAN PĖR JETĖN NGA SPEKTRI I MIKROQĖNIES

(Hiqmet Meēaj "Kukullat e pyllit", roman)

Kur njė prozator arrin qė edhe personazhin e rastėsishem, sporadik ose ilustrativ ta paraqes aq tė gjallė dhe aktiv saqė pas leximit mund ta vizatojmė nė sajė tė kujteses, atėhere ai ka mbrritur nė Olimp, edhe atėhere nė rast se ai ankohet si Hiqmet Meēaj "qėnka e lodhshme tė arrish nė Olimp edhe kur s'ėshte atje Zeusi"˛.
"Njė libėr si ky s'rri nė vitrinė, s'do ta mbyllėsh kurrė, nuk ka fund, i hap faqet turbulluar krejt, i lexon, i pėrkėdhel, i puthė."? Kjo ėshtė motoja qė do tė duhej tė hapte romanin "Kukullat e pyllit" tė Hiqmet Meēajt. Kjo devizė do tė ndihmonte sidomos ata qė nuk dijnė se si tė sillen me realitetin (e djeshėm e tė sotėm) pa e bėrė partner jete infarktin. Para "Kukullat e pyllit" nė periudhėn postdiktatoriale, asnjė autor shqiptar nuk ka sjellur biografinė e "epokės sė kuqe" me kaq objektivitet dhe me kaq sinqeritet. Ciltėrsi qė therr deri edhe nė ashtin mė tė dhjamosur tė ndėrgjegjes shqiptare: si viktimėn ashtu edhe tė privilegjuarin e "pyllit tė egėr" kajatan "kronisti" i pakompromis Hiqmet Meēaj i nxjerė para pasqyrės lakuriq, pa u lėnė atyre mundėsinė pėr tė fshehur ndonjė pjesė tė pahijshme tė karakterit human.
Nė ē'gjendje psikike e shpirtėrore duhet ta sjell veten njė njeri pėr ta trajtuar dramėn ku edhe vete ka qėnė viktimė pa nevojėn e zjarrtė tė hakmarrjes, pa u shndrruar nė njė Rambo qė fshijnė nga toka ēdo gjallesė qė ia zė rrugėn (si shumica e shkrimtarėve qė pas diktaturės po lajnė hesapet me armiqt e tyre)? Si ka pasur mundėsi Hiqmet Meēaj tė rrėfej pa e ekzekutuar nė roman sė paku atė shefin e Tiranės qė e hedh nė atė fshatin ekzotik "ku pula han vetėm gurrė" me emrin Kajat? Si? Hiqmet Meēaj eshte poet. Poeti i njėmendte ėshtė i paaftė, i pazoti madje t'ia heq qafėn edhe njė gjeli nė ngordhje e sipėr, e lėre ta shpor njė njeri nga bota. I paaftė madje ta eliminojė edhe ndonjė personazh qė pa lejen e tij i ka hyrė nė rrėfim dhe qė rrezikon t'ia nėpėrkėmb harmoninė estetike tregimit. As atė s'do ta vriste dot babai i vargjeve si "Rruga ime, prej drite le tė jetė edhe nė mė djegtė". Ky ėshtė "mallkimi" i poetit Meēaj qė edhe armikun e trajton me dashuri. Poet, pra!

2.
Admetit nuk ia zė rrugėn mė asgjė pėr ta marrė ndonjė post tė mirė nė kryeqytet. Kėshtu mendon ai para se tė hyjė nė zyrėn e shefit. Ai mendon se nuk e ka ngucur sistemin nė nerv, nuk ka bėrė asgjė tė pahijshme, me sukses ka mbaruar studimet, kėshtu qė patjetėr tė marrė ndonjė post tė merituar. Ndryshe s'mund tė jetė. Po, po, edhe ndryshe mund tė jetė. Kėtė e kupton pasi qė e braktis zyrėn e shefit, i cili e urdhėron tė bėhet mėsues nė njė fshat malor e qė nuk ekziston nė asnjė hartė. Pse? Admetit nuk i kujtohet asnjė ēast madje edhe nė ėndėrr tė ketė bėrė diēka kundėr sistemit, pse ai e dėnon nė kėtė mėnyrė? E ku ta dijmė se ē'traktatesh poetike pėr pėrmbysjen e pushtetit ka thurrur ky Admeti i sjellshėm nė ato vjershat e tij, qė as ēenzoret mė tė mprehte tė shtetit nuk iu bien nė fije. Kjo ėshtė ndoshta arsyeja: ēenzorėt kanė hasur diēka qė nuk e kanė kuptuar (ose e kanė kuptuar) dhe i kanė dhėnė alarm pushtetit. Arsyetimi ka mundur tė duket kėshtu: "Poezitė e qytetarit dhe autorit A. janė tepėr misterioze. Pėrmbajnė ca figura, metafora e imazhe qė nuk i krahasojmė dot me ato qė i njohim. Deri sa tė zbėrthejmė ato e lusim partinė tė rijė nė distancė nga ky njeri". E kjo shqip do tė thote: shporeni nė Kajat, kur tė bėhet ēenzura e menēme sa duhet qė ta kuptojė poetin, atėhere ose e internojmė, ose e privilegjojmė ose e asgjėsojmė fare dhe pikė.
I zhgėnjyer dhe i dėshpėruar Admeti mbrrin nė Kajat, nė atė copė tė humbur planeti, nė atė botė tė imėt ku jetojnė mikroqėniet, ato qėnie qė fillimisht duken aq tė vlefshme sa njė turmė mizash mbi njė grumbull muti tė tharrė e qė dikur i ka studiuar doktor Shahoja tė profesori italian me namė boterore K.K.
Admeti bėhet qytetar i mikrobotės. I njerėzimit nė miniaturė. Kėtu nuk nis vetėm historia e njė intelektuali tė degraduar nga diktatura, por edhe ajo e Shahos dhe Baxhos, e fantazmės, e nėnvetėdijes (qė shfaqet nė formė tė ėndrrės) e parasėgjithash nis rrėfimi i botės dhe jetės nga mikroperspektiva - nga njeriu i kėrrusur nė pozitėn e insektit.

3.
Elementet biografike nė romanin "Kukullat e pyllit" janė skeleti i rrėfimit. Hiqmet Meēaj pasi diplomon fakultetin e Historisė dhe Filologjisė dėrgohet si mėsues nė shkollėn fillore tė fshatit Rexhepaj. Po si Admeti edhe Hiqmeti qysh nė kohėn e studimeve boton libėr dhe konsiderohet si shkrimtar i suksesshėm. Kėto janė vijat qė luajnė rol nė formėsimin e jashtėm tė rrėfimit. Nė atė tė brendshmin rrėfimi autobiografik mbetet si burrim fabulash, por jo edhe si strukturė kryesore e rrėfimit. Aty shkruhet mjeshtėrisht biografia e kohės, pėrshkruhet nė mėnyrė tė perimtuar lufta qė bėjnė personazhet, pavarrėsisht pozitės dhe statutit social, pėr tė mos vdekur nga monotonia, nga pushteti i kotėsisė qė e gėrryen shpirtin e kajatanėve. Meēaj zhytet thellė nė botėn e fshatarėve tė Rexhepajve pėr tė kuptuar universin e tyre, qė nga jashtė nuk e zbulon as me llupėn mė tė madhe tė qytetėrimit. Autori nga ky stad tėrhiqet nga bota formale, e jashtme e jetės sė fshatit (prandaj nuk letrarizon aktivitetin e tij nė fshat) dhe futet nė atė thelbėsoren, tė padukshmen, nė historitė intime dhe tė kaluarėn e tij. E bėn kėtė pėr t'i ikur monotonisė vrasėse tė jetės aty apo thjeshtė pėr t'u zbavitur, nuk ka rėndėsi. E rėndėsishme ėshtė se ai suksesshėm depėrton nė shpirtin e atyre qėnieve tė vogla (mikroqėniet) dhe nga pozita e tyre prej imtėsirash shpalos botėn dhe jetėn e qėnies humane tė zhveshur prej ēdo kozmetike tė mundshme.

4.
As lexuesi qė s'ka jetuar nė ato rrethana, e as ai qė nuk ka pasur mundėsi ta njohė atė botė as nė fantazi nė "Kukullat e pyllit" mund ta shoh atė botė nė film. Aftėsia pėrshkruese e Hiqmet Meēajt ėshtė gjeniale, e kulluar dhe aq e prekshme saqė edhe i verbėti i sheh skenat qė zhvillohėn nėpėr Kajat. Lehtė i parafatyrojmė personazhet aktive si; Admetin, Shahon, Baxhuan, Ladinan, Billin, Linan, etj. Por, po aq lehtė i takojmė edhe personazhet pasive si banakieri Simo, shefi, kolegun e studimeve Afrimin, profesorin K.K, Xebėn e Shahos e tė tjerė. Kur njė prozator arrin qė edhe personazhin e rastėsishėm, sporadik ose ilustrativ ta paraqes aq tė gjallė edhe aktiv saqė pas leximit mund ta vizatojmė nė sajė tė kujtesės, atėherė ai ka mbrritur nė Olimp, edhe atėherė nė rast se ai ankohet si Hiqmet Meēaj "Qėnka e lodhshme tė arrish nė Olimp edhe kur s'ėshtė atje Zeusi"˛.

5.
"Kukullat e pyllit" jane dy libra nė njė. Dy romane tė mbėshtjellur me njė palė kopertina. Njėri roman ka pėr kryepersonazh Admetin dhe rrėfen jetėn e tij nė Kajat nė kohėn e diktaturės, ndėrsa tjetri roman me titullin "Shėnimet e Shahos" ka pėr kryepersonazh Shahon dhe jetėn e tij para, gjatė dhe pas diktaturės. Njė roman filozofik mbi dytėsorin - mbi dy pjesėt e njė qėnie qė e pėrjashtojnė njėra tjetrėn, por qė nuk jetojnė dot tė ndara.
Hiqmet Meēaj ia ka dalė tė shkruaj dy libra tė pėrveēėm qė nė kohė e hapėsirė nuk pėrputhen, janė biografi tė ndara dhe qė mundet botuar veē e veē, por qė pa qėnė bashkė nuk e kanė urėn pėr tė kaluar nga njėra te tjetra dhe anasjelltas. Autori ua kushtėzon jetėn tė dy kohėve me bashkėjetesėn. Ashtu siē ia kushtėzon jetėn Admetit tė jetojė nė paqe me Billin edhe atėhere kur ai nxjerr revolen dhe do duel. Romani "Kukullat e pyllit" ėshtė libri qė na mėson se si mund tė pajtohemi me unin tonė pa e vrarė veten, pa jetuar nė gjėndje absurdi, pa urrjetur, se si mundemi tė jetojmė me fantazmat dhe ėndrrat tona edhe kur ato janė tė ēmendura fare, se si mund gjykojmė botėn me objektivizėm edhe atėhere kur vetė jemi tė involvuar ose viktimė nė proēesin e shembjes ose poshtėrimit tė saj.
Hyqmet Meēaj rrėfen bukur edhe kur i duhet tė vizatojė thikėn e Baxhos duke pikuar gjak. Ai nuk shndrrohet nė mbret apo Zeus pėr tė parė nga lartė se si jetojnė tė vdekshmit, jo ai shndrrohet vetė nė njė nga ata qėniet modeste pėr tė rrėfyer pastaj storien autentike tė tyre. Hiqmet Meēaj ia ka dalė mė mirė se ndonjė autor tjetėr, tė flasė pėr kohėn e diktaturės pa u pėrcirė, pa gjykuar e dėnuar njėrėn apo tjetrėn palė, por duke i pėrshkruar ato vetėm si karaktere humane, si qėnie tė sjella nga perėnditė pa vullnetin e tyre nė njė kohė dhe hapėsirė tė vdekshme tė globit.
Keto dhe shumė arsye tė tjera e bėjnė romanin "Kukullat e pyllit" ndėr romanet e rėndėsishme tė letėrsisė postdikatoriale. Kėto dhe shumė arsye e bėjnė kėtė roman "njė libėr si ky s'rri nė vitrinė, s'do ta mbyllėsh kurrė, nuk ka fund, i hap faqet turbulluar krejt, i lexon, i pėrkėdhel, i puthė.".

1. Hiqmet Meēaj, libri "Vetvrasja e qirinjve", poezia "Hapur si fletore" fq. 65
2. Po aty, poezia "Libri Mikrobotizėm", fq.35

nga njė e-mail i datės 8.4.2004

I dashur Andi,

mė fal pėr kėtė pėrgjigje aq tė vonuar. Pėr mė shumė se njė javė kam qenė i ftuar i njė instituti gjerman, ku kam ligjėruar pėr Rembrand-in dhe Co., respektivisht pėr artin e tyre me motive religjioze. Njė studim qė unė para do vitesh e kam publikuar nė frengjishte e gjermanishte. Kjo vetėm sa qė tė dijsh arsyen e vonesės.
Librat mė kanė ardhur, para se tė nisem. Tė falemenderit shumė. Dhe manuskripti poashtu. Me vete e kam pasur «Kukullat e pyllit» qė mė ka bėrė probleme: nė vend qė tė ristudioj tezat pėr ligjerime, e lexoja romanin dhe s’i ikja dot. Ndoshta pėr arsye se vonė kam nisur studimin e autorėve shqiptarė (pas shtatė vitesh angazhimi vetėm me letėrsinė e huaj) dhe veē tash shoh se paragjykim paska qenė mendimi se «s’ka asgjė tė dobishme nga leximi shqip».

Do tė ta kisha ditur shumė pėr nder, nėqoftėse m’i dėrgon poezitė tė digitalizuara – kėshtu e pėrgatis veprėn mė mirė dhe insatloj tekstin tim, duke e bėrė gati pėr ofrim shtėpisė botuese. Vetėm nėse mundesh, pėrndryshe i daktilografoj edhe njėherė tekstet, me qejf.
Kjo pėr shkak se mendoj qė poezia jote e meriton, jo pėr ndonjė arsye tjetėr.
Tė lutem, do tė mė kishe bėrė njė nder shumė tė madh, nesė ma dėrgon adresėn e Hiqmet Meēajt.
Tė pėrshėndes pėrzemėrsisht me shpresėn qė do tė mė shkruash

Xhemali

nga njė e-mail i datės 18 mars 2005

Andi,
i lexova disa herė poezitė. Ti e di mendimin tim pėr poezinė tėnde, qysh kur i kam lexuar tė parat. Se je poet i mrrekullueshėm nuk ka diskutim. Ama me kėtė cikėl «ma ke ftohė» siē thonė vėllezėrit tanė kosovarė. Cikli qė ma ke dėrguar tash ėshtė diēka e veēantė, ėshtė «hyjnor», ėshtė i shkėlqyeshėm dhe i pėrkryer, aq i pėrkryer saqė mė nxjer punė duke e riorganizuar atė katalogun e vlerėsimit tim tė lirikės, duke u detyruar tė fusė aty segmente tė tjera. Lexoja edhe disa herė Hiqmetit kėto poezi...dhe pyete se a gjen ndonjė gjė tė re, nė krahasim me poezitė tjera (tė bukura tuat)...nuk e di se ē’ke lexuar, ēka ke bėrė kohėn e fundit, por e di se diēka e veēantė ka plasur, ka kulmuar nė ty, mbaje kėtė hov edhe mė tej se jam i sigurtė se do tė na dalė diēka e madhe, shumė e madhe, pa ekzagjerime....Mė ke gėzuar shumė me kėtė dėrgesė. Tė falemenderit shumė!
I bėn tė fala Hiqmetit dhe kolonisė shqiptare tė Greqisė
Vllazėrisht
Xhemali

PS - Sa u pėrket shėnimeve mbi romanin e Hiqmetit:I kam shkruar para shumė kohe anash fletėve tė librit kur e kam lexuar atė pėr herė tė parė. Unė vetė nuk jam i kėnaqur me atė shkrim dhe nuk e quaj profesional, por njė refleksion. Romani meriton ma shumė. Mirėpo, pasi shumė veta kishin shkruar dhe kishin thėnė gjėra (?!) tė qėndrueshme thash «hajt mos e teprojmė shumė» dhe i plasova shėnimet. Ndėrkaq nė librin tim me ese e kritika letrare (kryesisht pėr letėrsinė e huaj e me shumė pak shkrime tė zgjedhura pėr autorė tė veēantė shqiptarė) qė botohet sė shpejti nė Tiranė me titullin «Jashtė kishave letrare» ėshtė njė ese mė i gjatė dhe mė studimor sa i pėrket romanit dhe mikrobotizmit si teori.

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, mars 2005)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Hiqmet Meēaj-roman-"Kukullat e pyllit"    15/9/2010, 14:55

Mendime pėr krijimtarinė e Hiqmet Meēajt

--------------------------------------------------------------------------------

Nga Dr. Moikom Zeqo

Njė nga miqtė mė tė mirė e mė tė vjetėr qė kam njohur gjatė jetės ėshtė Hiqmet Meēaj. Nė rininė e hershme ai pati njė shkėlqim tė papritur nė krejt gjeneratėn e vet. Pastaj befas sikur u mbėshtoll nga njė guackė e pashpjegueshme dhe herė-herė e padepėrtueshme. Larg bujės, larg ndikimeve tė kritikės letrare, Hiqmeti, si njė paradoks, botoi tepėr rrallė, por tjetėr gjė botimi dhe tjetėr gjė krijimtaria.
Kujtoj bisedat tona nė Tiranė dhe Vlorė. Njėherė, kur po nisesha me anije nė njė ekspeditė nėnujore nė Karaburun, ai nguli kėmbė tė vinte me mua. Nuk u zgjua dot herėt nė mėngjes dhe unė u nisa pa tė. Kjo ėshtė njė lloj metafore pėrtej strukturės tė njė ngjarjeje reale. Vite tė tėra mbetėm pa u takuar me njėri-tjetrin. Gjatė njė udhėtimi me Dritėro Agollin mė 1995 nė Athinė, takoj Hiqmetin tė drobitur dhe tė thinjur. Ē’dreqin bėn ti kėtu!, i thashė. Ai vetėm psherėtiu. Jeton ende nė emigracion me njė pėrmallim tė pabesueshėm pėr Shqipėrinė. Paradoksi i jetės. Para disa kohėsh mė solli dy libra me mikun tonė tė pėrbashkėt, Faslli Halitin. I lexova librat dhe u shtanga. Poeti i vėrtetė mbetet poet i vėrtetė nė tė gjitha kohėrat. Ai e shkruan shumė mirė edhe prozėn, gjė qė e dėshmon me romanin e tij tė fundit. I gjeta numrin e telefonit nė Athinė dhe ia dėgjova mė nė fund zėrin. Zėri i dridhej. Mos kujto se je i harruar, o miku im i largėt! (Shumė i afėrt) Nuk ka gjė, qė nuk ta vėnė emrin nė antologji. Mė vonė nuk do tė ketė antologji tė poezisė pa emrin tėnd.
Hiqmet Meēaj ėshtė njė nga personalitetet e spikatura tė poezisė shqipe, por, nė disa kuptime, ai pati fatin e poezisė sė tij tė mrekullueshme “Agavia”. Kur mė erdhi nė zyrėn e punės, nė Muzeun Historik Kombėtar, shkrimtari gjithashtu shumė i njohur nga Vlora, Shefqet Tigani dhe mė tha se do tė botonte njė cikėl me poezi tė Hiqmet Meēajt, e kuptova fare mirė se nuk e kanė harruar. Iu luta Shefqetit qė ta shoqėroja ciklin e Hiqmet Meēajt me kėta rreshta tė shkurtėr, dalė nga zemra ime.

Marrė nga gazeta “Panorama” 30 Maj 2003

VĖSHTRIM MBI PROBLEMATIKĖN E KRIJUESVE SHQIPTARĖ NĖ DIASPORĖ DHE ZHVILLIMI I ROMANIT SHQIPTAR NĖ HAPĖSIRAT EVROPIANE
Kumtesė -fragment

Nga Mustafė XHEMAILI

Hiqmet MEĒAJ - U lind mė 1944 nė Vlorė. Jeton dhe krijon nė Greqi. Pasi ka botuar disa vėllime poetike duke filluar qė nė vitin 1967 (libri poetik “Nisja”) si dhe disa vėllime tė tjera me tregime, nė vitin 2002 botoi romanin “Kukullat e pyllit”, si dhe nė vitin 2003, romanin pėr fėmijė “Ēikpaku”.
Ky autor nuk ėshtė i ri nė moshė, por ėshtė pėrfaqėsues i njė rryme letrare qė po afirmohet nė letėrsinė shqipe, rryma letrare e quajtur “Mikrobotizėm”. Madje, Hiqmet Meēaj ėshtė ideatori dhe pėrfaqėsuesi mė tipik i kėsaj rryme.
Kukullat e pyllit janė njė metaforė e qėlluar pėr emėrtim dhe trajtesė tė problemeve tė identitetit dhe botės shpirtėrore tė trazuar nga kėrkimi i kėsaj vlere njerėzore. Dilema e madhe ėshtė shtruar ashtu siē ka ndodhur vazhdimit nė historinė njerėzore: a po humbet identitet, si tė fitohet identiteti! Brengosja ishte dhe ėshtė e madhe. Letėrsia e ka pasur dhe e ka si njė temė tė madhe trajtese. Kėshtu, pra, edhe letėrsia shqipe.
“Mikrobotizmi”, ėshtė njė rrymė, mėnyrė e shkrimit tė gjendjeve dhe situata tė personazheve nga kėndi i veēantė. Imtėsirat e jetės, autobiografia e personazheve (po edhe e autorit) janė nė planin e parė. Njeriu i tėhuajsuar i postmodernes shqiptare, krijon paranoja tė vėrteta, si pėr shembull te personazhet e romanit “Paranoja” tė Xh. Ahmetit, siē e theksuam mė lartė. Po sikur personazhet e tillė, siē ėshtė personazhi kryesor i Kukullave tė pyllit, Admeti, ndjehet i vogėl, i pafuqishėm ndaj shtrėngatės sė jetės moderne e supermoderne. Madje, kjo, edhe ia merr jetėn, sepse pafuqia e tij pėr tė rezistuar me ide, veprime konkrete nė njė botė ballkanike nė tranzicion, siē mund tė shprehemi me njė fjalė politike tė kėsaj kohe, ėshtė njė PAFUQI jo vetėm e tij. Kjo pafuqi vjen nga vetė strukturimi i shoqėrisė, shtresave tė saj, pastaj ideve, veprimeve tė pėrgjithshme, tė cilat tė shpeshtėn e herave, krijojnė kaosin dhe rrėnimin e njeriut…
Shkrimtari Hiqmet Meēaj, jeton nė Athinė dhe krijon letėrsi nė njė rrymė tė shpikur letrare “Mikrorobotizėm”. Sa mund tė qėndrojė kjo shpikje, nuk varet vetėm nga fuqia e penės sė kėtij krijuesi. Pėrpjekjet janė interesante. Romani Kukullat e pyllit, por edhe romani pėr fėmijė, janė pritur mjaft mirė nga lexuesi dhe kritika. Madje nė vitin 2003, shtėpitė botuese TOENA dhe ONUFRI, me klubin letrar “Drita” nė Athinė, ia dhanė ēmimin e parė, nė njė konkurs letrar nė vitin 2003.

Nga poeti VISAR ZHITI
Hiqmet Meēaj ėshtė emėr i njohur nė poezinė bashkėkohore shqiptare.
Ritmet e emocioneve tė tij, sa qytetare aq dhe me frymė origjinale labe, gjithmonė duke rėnduar drejt lirisė sė individit, sa i veēantė aq dhe universal, kanė marrė ngjyrime tė reja, bashkė me atė tė dheut-amė dhe tė njė qielli gjeneral dhe prapė tė njė qielli tjetėr, pėrplasja e tė cilėve jep dritė tė beftė.

Marrė nga gazeta “RD” 14 Maj 2000

Nga shkrimtari Mihallaq Qilleri

... Hiqmet Meēaj erdhi nė Greqi si qindramijra shqiptarė tė tjerė, por edhe si i “deleguar” i poezisė mė tė mirė tė vendit tė tij. Pėrfaqėsues i njė brezi poetėsh e prozatorėsh tė vėrtetė ai spikati me talentin e tij qysh nė vitet ’60 kur ishte ende student. Mė pas, nė qytetin e Vlorės, ai u bė njė nga intelektualėt mė nė zė atje dhe krijimtaria e tij poetike, por edhe dramaturgjike, rezonoi nė tė gjithė vendin...
... Qė nė fillim mė duhet tė pohoj se ėshtė njė kėnaqėsi pėr lexuesit tė ketė nė dorė njė libėr me poezi tė vėrteta, pas shumė botimeve folklorike, por edhe tentativave zhurmėmėdha pėr modernizėm anakronik qė kemi parė tė shiten lokaleve gjithė tym ku pinė kafe tė lira shqiptarėt emigrantė. “Vetvrasja e qirinjve” ėshtė jo vetėm njė vlerė kombėtare nė letėrsi, por po tė lexohet me kujdes, faqeve tė tij do tė ndjejnė gjithė diagramėn e tentativave novatore tė viteve tė fundit...
...Hiqmet Meēaj ėshtė jo vetėm njė poet i lindur, por edhe njė intelektual klasi qė analizėn e viteve tė tranzicionit shqiptar e bėn si rrallė kush, pa ripėrsėritjen tragjike tė idhtarėve tė luftės sė klasave qė ia hodhėn atė shoqėrisė shqiptare mbi shpinė kur ajo qe plagosur keqaz.

Marrė nga gazeta “Gazeta e Athinės” 30 Maj 2001

Nga Ridvan Dibra

...e lexova "Kukullat e pyllit" dhe u befasova me mjeshtėrinė e Hiqmetit: ėshtė njė prozator klasi: i kulturuar, modern dhe shkruan shumė mirė...

Marrė nga e-mail-i i shkrimtarit Ridvan Dibra 31 Mars 2004 10:36 pm

Nga Ridvan Dibra

... I lexova poezitė dhe tregimet e Hiqmetit. Mė bėnė pėrshtypje tė thellė sidomos tregimet: ėshtė njė prozator i mrekullueshėm. Sinqerisht ndihem disi nė faj, qė s'e kam lexuar mė herėt...

Marrė nga e-mail-i i shkrimtarit Ridvan Dibra 26 Mars 2004 2:15 mm

Nga studiuesi, kritiku i artit Marash Mėhilli

I nderuar shkrimtar

Nėpėrmjet kėtij urimi rifillova zakonin e vjetėr. Atė e kisha ndėrprerė kur emigrova. Mbėshtetur nė shijet dhe nė gjykimin tim, nė ēdo fund viti, pėrzgjidhnja mė tė pėlqyerin njeri tė letrave, pėr t’i dėrguar urimin e vitit tė ri. Kėtė herė urimin e kam pėr ju.
Tė kam kėnduar qė nga “Nisja” e deri tek “Vetvrasja e qirinjve”. Ju keni hyrė kaherė nė fondin e kulturės kombėtare...
... Ju renditeni nė ajkėn e poetėve tanė bashkėkohorė. Kjo shpjegohet me prezencėn nė tekste shkollore e antologji, me ēmimet e fituara nė rrafsh kombėtar, me vėmėndjen e tendosur tė kritikės e kryesisht me ndikimin e gjerė te lexuesit. Ata tė ndjekin pa mėrzi, tė joshur nga magjia dhe jo nga ftesat e zhurmėshme dhe manovrat bajate.
Poetėt si ju, u japin tė tjerėve forcė, ripėrtėritje, strukturim shpirti e karakteri. Ata janė fanarė syēelėsie pėr tė mos rėnė nė tmerrin qė thoshte Shekspiri, kur tė marrėt u prijnė tė verbėrve...

Marrė nga gazeta “Gazeta e Athinės” 9 Janar 2003

Nga studiuesi, kritiku i artit Marash Mėhilli

I nderuar shkrimtar

Si sot njė vit mė parė, nėpėrmjet Gazetės sė Athinės ju dėrgova urimin tim qė lidhej me suksesin e krijimtarisė suaj poetike. Unė sapo kisha pėrfunduar sė lexuari vėllimin poetik “Vetvrasja e qirinjve”. Poezitė e librit kishin ndjenjė, ngjyra dhe mendim. Pėr mua ishte mė i pėlqyeri, mė i lexuari. Ky ishte motivimi i atij urimi tė sinqertė.
Lexova romanin tuaj “Kukullat e pyllit”. Jam shprehur publikisht pėr atė vepėr, e kam quajtur “stoli artistike”. “Profecia” mė doli...
... Stolia juaj stolisi letėrsinė bashkėkohore. Urimi i kėtij viti pėrshėndet ngjitjen tuaj, nė tė pėrpjetėn e letėrsisė. Mė ka lėnė nė njė gjėndje tė kėndshme shpirtėrore libri me tregime “Pėr askund”.
Tregimeve nuk u mungon mesazhi dhe semantika e gjithėkohėshme. Vektori krijues shpalos vlera tė reja pėr njė vizion modern tė kuptimit tė jetės. Tregimi, titullin e tė cilit mban edhe libri, mė solli nė mėndje dy gjėra njėherėsh: thėnien e poetit amerikan tė shekullit tė 19-tė Emerson dhe njė fjalim tė numrit dy nė kupolėn e diktaturės komuniste tė atdheut tonė. Poeti thoshte: “Sa shumė nga jeta jonė harxhuam duke pritur”. Numri dy i diktaturės, nė njė fjalim tė mbajtur atyre moteve, thoshte: “Anija jonė i ka ēarė e do t’i ēajė dallgėt e furtunės mizore me vendosmėri legjendare, se...”.
Kapiteni haluēinant i tregimit, mė ktheu nė kohėn haluēinante tė diktaturės, nė tė cilėn, pas pesėdhjetvjetėsh udhėtimi, nuk dolėm nė limanin qė dėshironim. Udhėtim delirant.
Pasi lexova tregimet, m’u pėrforcua dhe bindja tjetėr: ju kur punoni mbi letra i keni tė dy duart tė zėna. Nė njėrėn mbani penėn e nė tjetrėn mbani limėn.Ēdo fjalė ka llambushkėn e vet; tė josh pėr tek vetja e tė ndriēon shtegun e syrit pėr te tjetra.
Pėr tė gjitha kėto tė pėrgėzoj e tė uroj, i nderuar shkrimtar!

Marrė nga gazeta “Gazeta e Athinės” 8 Janar 2004

Nga poeti Odise Goro

Kėtij dimri tė ashpėr, me shtrėngata shiu, me re tė zymta, me erė e furtunė, si nė vajtje pėr nė punė, po dhe nė ardhjen prej saj, rrugėn e bėj anės sė detit. Kaloj dhe nė Paleo faliro, duke ēarė pėrmes njė deti me drita vezulluese. Ato tė orėve tė para tė mengjesit mė pėrcjellin pėr nė Glifadhė, kurse ato tė orėve tė vona tė mbrėmjes, gjatė kthimit tim tė lodhur, mė pėrcjellin pėr nė Kalithe...
Drita, gjithandej drita. Nė heshtjen time tė trishtuar, mė ngacmojnė, madje mė bėjnė tė flasė me vete, me njė tė folur sa prekėse, po aq pėrmalluese. Nėpėr to kėrkoj dikė. Them e them pa bėrė zė: Mes vezullimeve marramendėse tė llampave tė shumta, kėtyre pallateve tė larta, ku gjendet vallė tani, ai qė kėrkoj? Nė ē’kat mundohet mbi vargje i zhytur nė mikrobotėn e mikrobotizmit tė vet, poeti vlonjat Hiqmet Meēaj? Pas cilės dritare, i pėrkulur nga pesha e madhe e mendimit dhe e ndienjės, s’e lė kėngėn tė qetė, njėri nga krijuesit e nderuar tė Shqipėrisė?...... Dhe vjen moti me trazime. Me hapjen vetėtimthi tė kufijve. Me eksodin dhe viktimat e tij. Me vajin e nėnave. Me ikjen larg atdheut. Detyrohet kėshtu dhe poeti Hiqmet Meēaj, mėsuesi i shumė brezave tė lėrė Vlorėn.
Nxitėsi dhe pėrkrahėsi i talenteve tė reja, drejtuesi i rretheve letrare, njohėsi i apasionuar e kėrkuesi i zellshėm i folklorit tė mbarė Labėrisė, vjen dita e detyrueshme pėr tė hedhur nė sup trastėn e mėrgimtarit, duke marrė me vete tė vetmen pasuri penėn...
... Dhe nė vitin 2000 larg Vlorės sė bukurive mahnitėse...
... ai del para lexuesve me vėllimin poetik “Vetvrasja e qirinjve”. Vepėr e shkruar me frymėzim e fantazi. Me perceptim modern, kėndvėshtrim origjinal tė dukurive e fenomeneve, gjė qė e ngjit poetin nė lartėsi tė reja tė vjershėrimit tė sotėm tė gjuhės shqipe...
... Ai i pėrket rrymės letrare mikrobotizėm. I pėrkushtuar pėr botėn tė cilėn e pėrbėn bashkėsia e gjėrave tė vogla. Me botėn e tij tė madhe njerėzore, krijuese, qytetare, shpirtėrore dhe mendore, mbart e pėrcjell shqetėsimet e shumta tė kohės, pėr ta parė sa mė tė lumtur njeriun, sa mė tė bukur jetėn, prandaj; s’e lė kėngėn asnjėherė tė qetė...
As kėnga s’e lė asnjėherė tė qetė atė, poetin vlonjat Hiqmet Meēaj, krijuesin e nderuar tė Shqipėrisė, pėr tė cilin kam mall t’ia shtrėngoj dorėn e penės sė zjarrtė dhe ta uroj e ta uroj...

(Marrė nga “Gazeta e Athinės” 29 Maj 2003)

VASIL VASILI

PĖR ARSYE SHTETRORE “KUKULLAT E PYLLIT”
ese

Mik i dashur Hiqmet Meēaj!
Ju gjer tash ishit njė nga zėrat mė pėrfaqsues tė poezisė sonė moderne, ishit rregulluar aq bukur nė tempullin tuaj tė fjalės sa asnjėherė s’mė kishte shkuar nėpėrmend se do tė kishit gjetur edhe njė ngastėr ku do tė lėronit tokėn e ashpėr tė romanit.S’e di ē’ngasje ju ka shtyrė drejt kėtij tundimi; ndoshta e keni quajtur pamjaftueshmėri shprehjeje poezinė dhe do ta plotėronit zėrin edhe me njė gjini tjetėr, se po i afroheni tė gjashtėdhjetave dhe, rrugės sė jetės, jeni ngarkuar me pėrvoja qė duhet t’i bėni kujtesė artistike; s’e di..., por kaq papritur mė dėrguat nė njė zarf gjatosh tė verdhė “Kukullat e pyllit”, romanin tuaj tė parė.
Kur e mbylla edhe faqen e fundit, mė lindi njė pyetje e frikshme si turbullimi i tabusė, qė ma ligshtoi zemrėn: “Ky ėshtė (ka qenė) Atdheu ynė, qė i bėn njerėzit e tij kukulla pylli, fantazma?”.
Secili kapitull e kishte tė nėnkuptuar pėrgjigjen me njė “po” tė rreptė, prandaj gjat leximit kisha filluar tė mbrohesha ndaj kėtyre “po”-ve, duke hamendėsuar kapituj plotėsues, njė fillim linje ndryshe, tė shtoja diku njė grusht lirizmi ogurmirė, t’i ktheja ndonjėherė fantazmat nga rruga e, ndonjė retush tjetėr, si pėr ta vėnė nė ndonjė rast filozofinė e romanit nė zona pak mė tė rrėshqitshme, por nė thelb pajtohesha me Atdheun tonė qė keni dhėnė nė “Kukullat e pyllit”, sepse ai ėshtė njė libėr i hapur pėr t’u interpretuar dhe, sepse ėshtė njė roman i vlerave tragjike. Thellė unė e kuptoja pse Ju fillesėn artistike e shpini gjer nė fundin e vet tė arsyeshėm, gjer nė pėrfundimin historik dhe e ndėrthurni me tė. Ju i jeni bindur ligjeve tė artit dhe ai s’ėshtė i ftohtė si letargjia.
Gjithherė “arsyet shtetrore” kanė qėnė tė pakuptueshme pėr qytetarin, jo rrallė ato kanė djegur si drama absurde zemrat dhe kanė shėrbyer pėr tė mbrujtur lėndėn e pėrplasjeve qytetar-shtet. Nė kėtė qerthull ėshtė futur edhe personazhi juaj, Admeti, qė pėrjeton dhimbshėm, gjer nė shformim tė botės psiqike ndėrprerjen e vijimėsisė shpirtėrore dhe krijuese nga njė verdikt shtetror, qė kėrkon ta klimatizojė nė njė botė fshati tė largėt, e huaj pėr tė. Atje ai ndeshet me njė primitivizėm tė “arsyeve shtetrore” qė e mundin, por i japin edhe njė tejkqyrė pėr ta parė mė qashtėr jetėn. Qė nga ēasti i mundjes nga primitivizmi shtetror nga struktura e fabulės sikur diēka zhduket pjesė-pjesė pėr t’u kthyer nė ravgime ėndrrash. Linjat shtrihen, por shtohen edhe makthet e Admetit dhe fantazmat e personaxheve.
Ju keni dhėnė dy botė nėpėrmjet “gjenetikės” sė dy familjeve nė fshatin malor Kajat. Familja e Shahos ėshtė viktimė e familjes sė Baxhos. Po tė kemi ndėrmend se ato familje kanė dalė nga i njėjti “zjarr”, se krerėt janė djem vėllezėrish, tė cilėt kanė patur edhe njė djalė ungji, student nė teologji, tė pushkatuar nga gjyqi i Baxhos nė mes tė fshatit tė vet, nė luftėn e fundit, ku u pėrleshėn tri ngjyrat: e zeza, e kuqja dhe e bardha, atėherė pėrfijohet qartė tragjizmi historik qė kaluam. Admeti plotėson njė numėr shpėrtėror tė familjes sė gjakut tė Shahos.
Romani ka sfond kohor qė bashkohet me tė sotmen. Jeta artistike e plakut Shaho “Doktor i Shkencave Gjenetike” fillon nga sot e pambaruar dhe shkon drejt fėminisė sė tij. Jeta i ėshtė tharė nga ngashėnjimet nė rini, kur iu ndėrpre me pėrdhunė puna shkencore. Ai s’u klimatizua as me tė “zinjtė”, as me tė “kuqtė” as edhe me tė “bardhėt”, sepse sipas tij ngjyrat prodhojnė dhunė, por edhe se njeriu duhet tė lihet i lirė nė prirjen e vet tė natyrshme. Vitet e mėpastajme nė fshatin e tij janė mbijetesė. Mbijetesa e Admetit ka filluar nga sot nė Kajat dhe do tė vdesė copa-copa drejt sė ardhmes. Ajo bėn dritė pėrzishėm si njė kandil nė errėsirėn e shpirtit. Pleqėria e plakut Shaho sot, ėshtė arsyeshėm edhe pleqėria e tij, ai e pėrjeton kėtė moshė tė sė ardhmes, qė nga sot. Fati i sajuar pėr “arsye shtetrore” dhe aftėsia pėr ta parė qė sot tė ardhmen, janė drama tė personazhit, prandaj libri s’ka kohė, ka mungesėn e kohės, sa fillon mpikset njė kohė, ajo zhbėhet nga njė gjedh tjetėr i sė njėjtės kohė. Koha ėshtė “ngatėrruar” pėr tė dhėnė njė cilėsi artistike tė saj, e keni bėrė tė rrethpėrsėritshme te boshti. Kapitujt dhe nėnkapitujt ngjajnė si hije kohe, si shėmbėlltyra, ku ngjarja ėshtė vetėm njė fillim i shfytyruar i trurit nėn trysninė e pushtetit dhe personazhet kanė gjymtimin e trysnisė. Duket sikur keni bėrė psikanalizėn e Admetit.
Personazhet e romanit janė me fate dramash, askush s’ka shėndet shpirtėror, ngjajnė mė shumė si dytėsa se sa tė vetėm nė fat. Ata se ē’kanė njė pėrthithje trajtash nga njė pasqyrė tjetėr shpirti dhe ngjarjesh, madje dhe kohėsh, ndoshta nga shtangėsia e jetės, pra ata janė personazhe me pasqyrė. Po t’i renditnim kėto lloj “personazhesh me pasqyrė”, do tė dilnin gati tė gjithė ē’pėrmban libri.
Mbase mungesa e lirisė sė vėrtetė dhe hapsirės krijon me tepėri botėn e ndjeshmėrisė trupore sipas parimit, e ndaluara ėshtė mė e ethshme, kjo spjegon pjesėrisht tepėrinė ndjeshmėrore qė kanė personazhet, por mbase ėshtė edhe mė thellė, ėshtė prirja juaj pėr t’i zbėrthyer nė gjėndje tė pėrndezura. Dy personazhet femra (Lina dhe Ladina) sikur e kushtėzojnė nxjerrjen nė pah tė personalitetit me dhėnien trupore dhe Lina tė krijon njė pamje cinike tė smundjes nė qytetėrim.
Personazhet kanė njė fillim me kujtesė tė cilit i rikthehen dhe kėshtu krijojnė hapsirėn artistike me shėnjėza kohe.
Nuk hasa as edhe njė mbiemėr tė personazheve, veē disa cilėsorėve.
Pėr voli letrare kjo mund tė ishte e arsyeshme dhe bindėse pėr njė pjesė tė personazheve dytėsorė, por ata qė mbajnė dramėn e jetės duhet tė pajiseshin me mbiemra, aq mė tepėr qė Ju ēastin artistik e bėni edhe njė rrjedhė kohe e cila nėnkupton edhe vijimsinė e gjakut qė e mbart mbiemri. Edhe diēka qė ka lidhje me mbiemrat e munguar: shtysėn pėr ardhmėri historike s’e mbartin figurat qė mishėrojnė tė mirėn e pėrheshme tė atdheut. Shahua sikur kėrkon me ndėrgjegje tė vetfshehtėsojė gjer nė zhdukje historinė e tij qė s’ėshtė vetėm e tij.
Pėr Admetin ėndrra ėshtė lėnda e vėrtetė e jetės, formė e shfaqjes sė vėrtetė. Nė shpirt tė saj janė gjaku, ndjenjat, ripėrjetimet dhe, jeta lėndore ėshtė hije e ėndrrės. Kemi kėshtu njė idealizėm tė kulluar. Ju e keni pėrdorur ėndrrėn edhe si shkarkesė tė peshės ndrydhse tė ditės, si dlirėsim tė shpirtit natėn pėr mėkatin e marrė nga pėrdhuna e rethanave. Ėndrra ėshtė shpirti pa ditėn qė lėviz nė tė gjitha kohėt dhe nė tė gjithė hapsirėn.
Keni pėrdorur edhe pafajsinė si cilėsi tė dlirėsisė shpirtėrore pėr Admetin, Shahon, teologun dhe nusen e djalit tė Shahos, e cila bėhet fantazmė nė kohė tė keqe me bubullima dhe fle nė njė degė peme. Fantazmat, kėto forma shpirti njeriu tė pakryer nė kushte kohore dhe hapsinore, i kanė dhėnė romanit njė linjė tė dridhshme, magjike dhe tragjike.
Kam mbresėn se “arsyeja” e ėndrrės ėshtė mė bindėse se “arsyeja” e realitetit nė roman. Realiteti i krijuar s’e spjegon dot plotėsisht vetveten me mjetet e tij ndėrsa ėndrra e spjegon atė me vetveten.
Ju keni njė fjali “ēelės” e cila lidh ėndrrėn me realitetin: Tė gjitha kėto kishin ndodhur apo do tė ndodhnin?
Duke pėrdorur mėnjanimin e nėnkuptuar tė ngjarjeve, fabula ka mbetur e pėrkorė. Me shėnime tė Shahos ngadalson ritmin dhe kohėn pėr ta futur nė hulli mė tė thella filozofike mendimin. Pastaj pėrdor paradokset, farsat pėr tė zbutur njėtrajtshmėrinė e tė treguarit. Kėsaj proze nė brendėsi i farfurit poezia pėrsiatse, i fjalėzon animizmi, i pėrvijohet simbolika e, mbi tė gjitha, i dėgjohet ritmi. Nganjėherė ndihet e folura “fshaēe” qė u jep rreptėsi karakteri disa personazheve, por jo vetėm aq, se ka edhe tepėrimthe.
Njė cilėsi e pėrkryer e romanit ėshtė mungesa e fundit e cila s’e kornizon lėvizshmėrinė. Gjithnjė ka njė rastėsi qė e pėrfundon veprėn dhe shkrimtari ia “dorėzon” lexuesit, jo se shteron ngjarja, po dorėzohet me ndėrgjegje shkrimtari. Ju e keni lėnė tė nėnkuptuar fundin me afėrvdekjen e tė Madhit Fare... qė do tė ēojė edhe nė ndryshimin e rrjedhave tė jetės. Gjithsesi kėto janė hamėndje, por njė gjė ėshtė e sigurtė nė romanin tuaj, mė shumė ai zhvillohet lartė, nė katet e sipėrme tė Botės, nė ėndėrr.

Patėr 30.07.2002
(marrė nga gazeta e Athinės)

VASIL VASILI

SHTOJCĖ PĖR SHKRIMIN “PĖR ARSYE SHTETRORE KUKULLAT E PYLLIT”

Nė fillim tė viteve ’70-tė lexova tri libra tė ndaluara: “Gomari i Babatasit” tė Gj. Fishtės, “Letėr Kordilianos” tė njė dinjitari tė lartė katolik tė pushkatuar pas ēlirimit dhe librin e tretė..., s’e mbaj mend titullin dhe autorin, megjithse qe libri mė tronditės qė kisha lexuar pėr racėn shqiptare deri atėherė, ishte botim i fillimshekullit XX.
Shkenca gjermane festonte pėrvjetorin e njė moshe tė shtyrė tė antropologut mė nė zė tė saj. Pyetjes kush ėshtė raca mė inteligjente e Europės ai nguroi t’i pėrgjigjej menjėherė. Ishte shekulli XIX i nacionalizmave dhe raca mė inteligjente pėr oboret gjermane ishte raca e tyre teutone.
Profesori e kishte filluar karierėn shkencore nė ish-perandorinė turke.
Nė Stamboll, konsulli i vendit tė tij, mik i babajt, i bėri tė papriturėn e parė tronditėse. I vuri nė pjatancė njė pako dhe i tha antropologut tė ri:- merre. Ai e ēmbėshtolli dhe mbeti i befasuar. Ishte njė kafkė njeriu. Nuk fliste se ishte nėn mbresat e forta tė mrekullisė qė kishte pėrpara. “Ē’kafkė e pėrsosur, ē’pėrmasa mahnitėse, ē’mundėsi inteligjence ka mbartur”! As nė njė ilustrim shkencor s’kish parė njė kafkė tė tillė, kėto pėrsiatte. Mė nė fund doli nga zona e mahnitjes dhe bėri pyetjen joprofesionale: “Nga ē’popull vjen kjo kafkė”? Miku i babajt i tha se ta solla qė tė ma zbulosh pikėrisht ti kėtė popull. Antropologu i ri qe dorėzuar se kish pėrmendur gati gjithė popujt e perandorisė: grekė, sllavė, arabė etj, por s’mundi tė thotė asgjė tė pėrpiktė. Atėherė tė vėrtetėn ia zbuloi konsulli. “Ėshtė kafka e njė ushtari shqiptar”. Ishte koha kur Shqipėria quhej “shprehje gjeografike”. Pyeti ku banonte ky popull, sa banorė kishte, ē’gjuhė fliste. Pastaj bėri ca matje profesionale dhe nė fund tha: “Sa keq! Ē’fatkeqėsi! Ē’humbje! Njė gjeni lind nė njė milion, edhe njė tė vetėm qė ka patur brezi i kėtij... s’e ka ditur... e ka lėnė tė vritet pėr Perandorinė. Qė atėherė antropologu e zgjoi kėrshėrinė pėr kėtė racė. Dhe dy herė tė tjera konsulli i kishte vėnė nė pjatancė kafka shqiptarėsh. Dhe antropologu tha: “Ē’ėshtė ky popull qė i ka tė gjithė pjestarėt e vet gjeni tė mundshėm”? Natyrisht nė kushte ekonomiko-shoqėrore tė begata.
Thellė nė shpirt gjithnjė mė ka pėrkėdhelur vlerėsimi i antropologut gjerman, qoftė sikur tė kishte pak tė vėrtetė shkencore, por... (ah kjo por... e rėndė si dyer shekujsh mė del pėrpara) dhe brezit qė ēliroi vendin, dhe brezit tim nuk po i krijohet mundėsia pėr t’u krenuar me racėn e vet. Fajin e kemi shtyrė gjer te tė tjerėt dhe shpirtin tonė e kemi lėnė tė pastėr sikur tė ishte shpirti i njė fėmije. Kemi harruar qė faji ėshtė kolektiv.
Ngashėnjimet e atyre ēasteve kur e lexoja atė libėrth, mi risolli Hiqmet me roman “Kukullat e pyllit”

(marrė nga gazeta e Athinės)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Hiqmet Meēaj-roman-"Kukullat e pyllit"    Today at 09:03

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Hiqmet Meēaj-roman-"Kukullat e pyllit"
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: