Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Poezi nga Gezim Mekuli.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Poezi nga Gezim Mekuli.   15/9/2010, 14:25

BALADE... (poeme)

Mora rrugen e gjate, te gjate sa nje jete,
Pa ndalur kam ecur me dite e me nete,
Ne pluhur, ne plumba, ne diell i zhuritur,
Ne kembe, ne karroca, ne kuaj kam hipur.
Me ndalen hajdute e bandite, por s'me ngane,
Dhe buke, dhe uje, dhe zemer me dhane.
Kepucet mu shqyen, mu bene rrobat zhele,
Por rruga s'me lodhi, vec peshe e nje letre.
E rende sa bota ngarkesa e dhimbjes,
Une zvarre e terhiqja drejt fshatit te lindjes.
Me duhej t'i thosha nje nene atje:
Ti djalin mos prit, se djale me nuk ke!
Te dy moshatare se bashku qeme rritur
Dhe kurre s'u ndame, sic ishim te mitur.
Erdh vala e luftes, na mori dhe ne,
Te dy ne llogore, te dy ne trase.
Dhe buken, dhe ujin, dhe dhimbjen ndame tok.
Te dy ne gjithcka, vec plumbin s'dame dot...
...U ula ngadale, ia ngrita pak koken,
Mbi gjoksin pergjakur me kot vura doren.
"Jo, hic mos me luaj!" mes dhembjes me tha.
"Po vdes, por te koka t'kam ty o vella.
E di ti, ne fshat e kam une nje nene.
Je biri i saj, amanet ta kam lene.
Dhe motren e vetme kam lene aty,
Tani qe po vdes, vella te ka ty!"
Kur hija e vdekjes mbi ballin i ra,
"Degjoma dhe fjalen e fundit!" me tha.
"Atje larg, ne fshat, e kam dhe nje vashe,
Kaluan tri vjet, kur se fundi e pashe.
Askush, pervec teje, s'e di lidhjen tone,
Ndaj lutjen e fundit, ti mua degjome.
Do shkosh ta takosh, "shum' e desha" i thuaj,
Por dy syt' e bukur mos qajne per mua.
Te gjeje nje tjeter, me te mire se une
Ta doje sa me deshi, dy here me shume".
I tha keto fjale dhe fryma iu sos,
Se zemra e madhe i fjeti ne gjoks.
Mes lotesh ia mbylla dy syte e lagur,
Me duart e mija, varrin kam hapur.
Kur hodha te fundmen lopate me dhe,
Dhe gjysmen e shpirtit varrosa atje.
Diku prane e gjeta nje drrase te vjeter.
Ne te emrin shkrova, nuk kisha ku tjeter.
U nisa me forcen qe dhimbja te jep,
Nje leter me dhane, e futa ne xhep.
Ne te fare shkurt, dy fjale qene shkruar:
"Biri juaj ka rene, si burre ka luftuar!".
...Kur ra nate e fundit, ndjeva rruga kish sosur,
Se cdo gje qe shihja me ishte e njohur.
Ja dhe fshati im, ja rruga, ja kisha,
Ja tempulli tej, dhe pylli me pisha!
Ja.., dhe gjithcka m'u zhyt krejt ne mjegull.
Si valle do t'i flas nje nene shpirtdjegur?!
Mbi naten capitja i kerrusur si plak,
Ca saze degjova qe tutje ne fshat.
U ndala nje cast, se fryma mu zu.
O Zot paska dasem, martohen diku!
E kembet me conin, pa ditur as vete
Atje ku me priste nje nene e shkrete..
S'degjoja asgje, as shihja as ndjeja.
Kerkoja ne terr nje porte te gjeja,
Dhe ja, para saj, zemerdridhur qendrova,
Sa munda bertita, por ze nuk degjova.
"Me mire te trokas," por dora s'mu bind,
Mu mpi si kercu i gjithe trupi im.
Diku tutje, fundrruges, nje dere u hap.
Nje ze qe e njoha me foli qe larg:
Aty s'ke njeri! Mos prit, o i huaj!
Dhe vajza dhe plaka ne dasme kane shkuar.
E gjen shume kollaj, se ndihet avazi.
Eshte mbledhur tere fshati, marton djalin Nasi!
Kur vijne te keqiat, thone "deren u hap!".
Perpjete mora rrugen, i rende qe cdo hap.
Tek porta e madhe sa hyra me pane,
Me njohen te gjithe dhe vallen e lane.
Me ftuan te hyja. U binda pa fjale,
Vec ndjeva t'me lagnin ca lote te vale.
Atje nena ime, atje nene e tij,
Te dy motrat tona dhe ati i im.
Ne qafe mu hodhen, me puthen me mall
Ne faqe, ne mjeker, ne floke, ne balle
Dy nena, dy motra dhe ati i im,
Perreth kishte dasem, gjithkush kish gezim.
Une letren ne xhep e xhyta me thelle
Me pyeten, u thashe "Kam ardhur me leje.
Malli shume me kish marre," thashe syte duke fshire,
Me vete mendova "Eshte neser me mire."
Te gzojne si te tjeret te dyja kte nate,
Kane kohe te vajtojne nje jete te gjate.
Goxha dasem qe, nuk ke c'thua tjeter,
Plot mezet, rakia dhe vera e vjeter.
Perreth ishin miqte dhe krushqit me radhe
Ne balle dhendri dhe nusja me velon e bardhe
Une bera urimet sic ishte zakoni,
Pastaj zura vendin, u ula tek froni.
Ne castin kur shihja te njihja gjith' njerzit,
Shikimi me hasi fytyren poshte velit.
Ajo qe per mua nje vdekje e dyte
"Jo," thashe, "s'eshte e mundur, s'me shohin mire syte."
Nga buzet vetiu ne cast doli lutja:
"O nene pa me thuaj, cila eshte nusja?!"
"Ajo qe martohet, mor bir, esht' Maria.
Po ti c'ke keshtu, te zu gje rakia?!"
"Jo, nene s'kam gje," i fola ngadale,
"Vec zemra prej gjoksi kerkon te me dale."
Per mur u mbeshteta, te rende ndjeva koken,
Me doren qe dridhej, me fund ktheva goten.
Ne vesh me ushtonin te dhimbshurat fjale:
"I thuaj, te lutem, per mua mos qaje!"
Por kur dheu ne varr ate e mbulonte,
Me tjetrin Maria, shkujdesshem lodronte.
Kur shkruaja emrin mbi drrasen e vjeter,
Te bukren Marie e puthte nje tjeter.
C'te thosha, c'te beja, si mundet te rrija?
Te shkoja, po ku? Ku shpirtin ta fshija?
Ku te gjeja vend te strukja une koken?
Shpetimin ate cast, ciganet ma sollen.
Nje dhemb i florinjte, ca buze vesh me vesh:
"Na thuaj mor bir, c'muzike te pelqesh!"
"I bini," u thash, "ne kini ju bese
Asaj kenges "Mbece tek Ure e qabese!
E di qe per dasem s'ka hije kjo kenge,
Po une vij prej lufte, kam shpirtin te rende.
Vec me pare do ngre per dhendrin dolli:
E mbushte plot djem gjithe kete shtepi!
Do pi dhe per nusen, Marien me fat,
Me t'miren, punetoren, me besniken ne fshat!
Dolline e trete per ciftin do ngre
Ne vend te vellait qe larg po me fle.
Me tha t'ju uroj: "Gjithmone qofshi bashke!"
Ndonese kur dha shpirt s'dinte se kish dasme...
S'mbaj mend qysh atehere sa vite kane shkuar,
Qese isha ne dasme at' dit' te mallkuar.
Ka mbetur pas lufta, kujtimet jane tretur,
Ne fshat jane kthyer te gjalle e te vdekur.
Nje vella qe kisha s'eshte me ne kte bote,
Tani kam nje moter, e ka emrin "gote."
Dal fshatit, rrugicash, sic bej per c'do dite
Shtepise se shkrete s'i hedh dot as syte.
Femijet i shoh tek lozin korijes,
Mes tyre dalloj tre djemte e Marijes.
Une pas e le fshatin, ne krye dal fare,
Ne xhep tre qirinj, me presin tri varre...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poezi nga Gezim Mekuli.   15/9/2010, 14:26

LAZGUSHIANE

Bari vinte valė-valė atje nė fushė,
Era frynte butė-butė mbi gjithqka,
Loznin zogjtė tok me fluturat nė gėmushė,
Dielli derdhte ar-floririn qė nga la’.

Mė erdh’ mikja aq–e–vogėl, aq–e–mire
Dhe nė gji mu fut pa thėnė gjysėm fjalė.
S’di c’mu bė njė si zjarr, si nxehtėsirė,
Qė mė mbyti kok’–e–kėmbė dale–nga–dalė.

E t’ma mori dorėn time duke dridhur,
E t’a futi, s’mbaj mėnt ku, un’ vec mornica,
Pa t’mu bė e shkreta gojė mjalt–e–hidhur,
Pa zun’ buzėt po m’i pinin dy piavica.

S’di c’me erdhi nje si shkulm i ftoht’–i–nxehtė
Qė teptisi e mė mbuloi kėmb’–e–kokė.
S’mora vesh n’isha funddherit a tek retė,
Vec di qė s’ish fare kund nė tokė.

Pir’–e dehur, cakėrrqejf me qindra herė,
Mendjemarr’ mė kanė parė, kėmbė–ngatėrruar,
Por tė tillė dehje kurrė nuk kam ndjerė,
Van’ tri dit’ e unė prap’ s’jam esėlluar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poezi nga Gezim Mekuli.   15/9/2010, 14:26

Pa TY...


Tokėn prej kohėsh e ka zėn' gjumi.
Konstelacionet jan' ngatėrruar.
Dielli ėsht' tretur si shkumė sapuni.
Hėna fytyrėn ka dobėsuar.

Toka s'po sillet mė vėrdallė.
Yje nė qiell kan' mbetur pak.
Dielli s'po bėhet mė i gjallė.
Hėna ndricon dyfish mė larg.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poezi nga Gezim Mekuli.   15/9/2010, 14:26

KUR BIE SHI...

S'e kuptoj dot pėrse gjithmonė
Kur bie shi mė shfaqet hija jote.
Ja, ndėrsa pikėt trokasin ndėr xhama,
Ti pėrsėri mė kujtohesh sonte.

Ėshtė natė, ėshtė vonė, unė jam i lodhur,
Por me ėndje dėgjoj zhurmėn mbi cati.
Nė mendje vegimi yt i mjegullt,
Ashtu si gjithmonė kur bie shi.

Tė kisha prane perherė timen.
Gjithcka tjetėr s'kish vlerė pėr mua.
Ndonse nuk munda asdhenjėherė
Tė thosha thjesht fjalėt "te dua!".

S'mė the as ti, por dashuria jonė
Nevojė s'ndjeu pėr kėto fjalė.
Asqė na duheshin sepse kishim
Nė mesin tonė dashurinė e gjallė.

Sot ti ke ikur, unė s'di se me kė,
S'di si tė ardhmen ke siguruar,
Se dua nė kujtesė tė mė mbetet
Vec vajza bjonde qė kam dashuruar.

Shiu troket me forcė ndėr xhama,
Ish ditė e bukur kur ike ti,
Por, sa cudi, unė ikjen tėnde
S'e pėrfytoj dot kurrė pa shi!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poezi nga Gezim Mekuli.   15/9/2010, 14:26

NO(R)WAY


Natė pa yje,
Ditė pa diell,
Pemė pa gjethe,
Zog pa qiell,
Xhep pa para,
Rrugė pa kthesė,
Buzė pa fjalė,
Shpirt pa shpresė,
Barkė pa busull,
Breg pa det,
Norvegji pėr norvegjezėt,
Pėr ne...kurbet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poezi nga Gezim Mekuli.   15/9/2010, 14:27

JU SHPALL TE PAFAJSHME

Ti je e pafajshme, ti je krejt pafaj!
Mos e gjyko veten, fare s'ke gabuar!
Lotin mos e derdh, fshiji sytė, mos qaj!
Vetėm zėrin zemrės ti i ke degjuar.

Thuam, pra tani, c'ka ketu tė keqe?
Se bėn dashuri? Se do fort njė tjetėr?
Se zjarrin qė ke s'e mban dot pėr vete?
Se lum' i martesės s'rrjedh nė shtrat tė vjetėr?

Mos i dhuno ndjenjat, mos e burgos shpirtin!
Mos u sill me to si xhelat katil!
Ti s'je Teutė antike, mos e dėno flirtin!
Se martesa ėshtė vec konvencion civli.

Po shpall para teje njė mesazh tė madh
Qė s'e shpika unė, por e nxorri koha:
Derisa e gjithė jeta ėshtė nje mėkat,
Ky mėkati yt ėshtė i bardh' si bora!

Ndaj mos dėgjo botėn! Mos pyet pėr fjalėt!
As pėr dreqin vet, as pėr pėrėndinė!
Mos dėgjo tė urtėt, as edhe tė marrėt!
Femer, bijė e zotit, ke pafajsine!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poezi nga Gezim Mekuli.   15/9/2010, 14:27

Asgjė tė re nga fronti i Prishtinės


Mėngjesin e zgjojnė tė qarat e fėmijėve.
Ditėn e lodhin krisjet e politikanėve.
Netėve,
cizmet e ushtarėve,
...bredhin frelėshuar.

Njė i njohur mė pyeti njė ditė:
C'tė re kemi nga ju,
mė thuaj?!

Hic!, ia ktheva ngadalė,
Fėmijet qajnė shqip, si mė parė,
Politikanėt janė po ata bukėshkalė,
Ushtarėt kanė mbetur prapė tė huaj.

Gėzim Mekuli
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Poezi nga Gezim Mekuli.   Today at 17:45

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Poezi nga Gezim Mekuli.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: