Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Poezi nga Gezim Basha

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Poezi nga Gezim Basha    15/9/2010, 14:23

Shkeputur nga cikli "NE"
MJAFT

I



Qėndro larg nga Fatos Nano Rri larg nga kurvat moldave
Larg mahive folklorike kund s'frymojne Mujo dhe Oret
Larg nga Naci-Muci-Baci larg nga ujk'i Salarise
Rri larg nga Republikanet larg dhe nga Reformatoret
Larg nga brisqet e perdorur larg nga mbreti qe s'di shqip
Larg ngashnjimit te drogohesh fare pak dhe vec njehere
Larg likernave te bere fshehtas nga firmat private
Qendro larg nga 2K Group dhe nga gjithe Kocinjte e tjere

Rri larg,rri larg,mergohu,rri larg
Kredhu thelle ne vete me dhimbesh rri larg!



Larg poeteve shterur fame, larg nga peshkopet e huaj
Larg imameve qe jane velur me tre hurma Arabie
Larg nga ankthet e Zodiakut larg nga shtypi pa fjalekryqe
Larg gaztoreve qe s'te lene te vetmosh nje cast merzie.
Qendro larg nga fiqte e detit larg nga qytetet muze
Larg muzeve ku heq shpirt historia me lengime
Larg nga une dhe nga qirinjte, larg nga gjuzat e rrufeve,
Qendro larg nga mantetutat qe perdite qepen virgjine.


Rri larg,rri larg,mergohu,rri larg
Kredhu thelle ne vete me dhimbesh rri larg!





II



Rrenohemi
Nuk ritemi,
Me pluhur te verdhe rezimesh verbohemi
Perfund te njezetash dhe ndihemi pleq
Nje mardhje e embel na bredh ne eshtra
Dielli levrin brenda nesh
Si nje virus i keq.



Nuk ritemi,
Rrenohemi,
Me pluhurin e eshtrave tona verbohemi
Sa prane dukej caku,sa larg eshte kufiri?!
Si ta mbrijme pa vela,flatra.balona...
E cmendur nje ere
ngre dunat e hirit.



Nuk ritemi
rrenohemi.
Me pluhurin e hapave tona verbohemi,
Ky qielli yne mbeti i vranet
Kendej heronjte shkrehen
Bekohen tiranet!


Dhe ne... ah ne ...

Nuk ritemi,
rrenohemi.



III



Ne flater ne ngerc dhe kurm qe humb gjak.Ne
gur i rende hapsire dhe prag.Ne


Prume ne jete fjalen shtegtare.Ne
puls i mekur i kohes se vrane.Ne

Far mitar ndane territ qe vdiste.Ne
drite perpelitse.







BALADA E FIKJES



Kur une vdisja,dashuri ,kur une vdisja
Ne syte e mi drita u shemb,
Humbja labirinthesh,ndiqja fillin tend.
Ketu me humbje,aty te prisja
Kur une vdisja dashuri ,kur po vdisja.



Kur une vdisja dashuri .kur une vdisja
Nje zezone engjejsh me priste perbri
Venitesha une dhe zbeheshe ti
Afronte fundi vec jo braktisja
Kur une vdisja dashuri,kur po vdisja.




Kur une vdisja dashuri ,kur une vdisja
Gjaku im medyshej te ngrinte ne vena
Dhe mua si gjakun me mbante dile ma
Vajit t'ja shkrepja a kenges t'ja nisja
Kur une vdisja dashuri kur po vdisja.









ASHTU SI ULISI



Nje dhome e erret,nje kurm I bardhe
Dhe une fergellija krejt I pazoti
Seksi I Asaj me kqyrte ngado
Si sy I vetem Ciklopi


C'naiv pata qene kur enderija
Ti dilja duarsh heshtjes polifeme
Mberthyer fort pas krifes se tij
Ashtu si Ulisi poshte barkut te deshve



Dhoma ish e erretKurmi I saj I bardhe
Dhe syri I Ciklopi gjithnje aty
Atehere me heshten e perskuqur ne duar
U nisa I vetem ta verboj ate sy.















NDESHKIMI

Mbi ne ka rene bukuri e qenve.Mahnitem pasqyra,
Rezuam tabu
Me dhembe te mprehte e skermites,me harqe bishtash te

Shndritshem.Lehja

e vetmja gjuhe qe ne dime
S'bejme me dashuri,bejme seks se mbrapshti pranguar tek

Njeri-tjetri
Shpine me shpine.
Syte na perskuqin nga egersia,pa shprese rezuar ne parenoje
Digjen gaca zjarri syte tane ne prita vetem te shihni si

Prusherojne
Mbi ne ka rene bukuri e qenve
Nje proverb I ri papritur mbiu
Qente me te eger s'vijne ujkerie,qente

Me te tmerte
Vijne nga njeriu.

Pshurim me nje kembe mbi varre te vjeter
I lehim tere pezm nje hene te larme
Angullijme thekshem,pa jemi te vdekshem
Ofrojme besnikeri,s'na e do njeri
Mbi ne ka rene bukuri e qenve
I rende ky ndeshkim me bukuri.







AKILI NE VETE TE PARE



O muze pagojse,pezmi eshte imi
Rezikzi me beri,mjaft kobe me solli
Dha krejt para kohe ne terrina Hadi
Pa meshire mi flaku
Lumturite qe vinin


E kote pra kenga per nje lypsar kengesh
Kangur I frikur,ne xhepat e barkut rit

Kelyshe brengash

I ngroh me avujt e rropullive
Me rrufujt e shpirtit tim I mban nginjur
Me heq per freri,
E ndjek I bindur.


Ku shkojme I theras
Dhe rrekem ta vras


C'eshte kjo bote e vogel dhe krejt e pa ane
Ky det kaq I larget,dy gisht dhe mbrin ne
Ky kurm I paepshem ,pirg I ploget mishi
Vaj ne heqje shpirti
Kenge a brenge c'e je?!


Pahitur me pluhur ardhmerie te ikur
Une rekem te mbledh shpirtin ne eter
Shpirtin tim pike loti mbi rasa I thermuar
Qe larg vengojne zera vegimesh te mbytur
Ndihmome Hyji im si me ke ndihmuar


Ndihmome
Endem fuge ne duar te tua
Si s'ndrova nendje qysh n'Aulide
Patrokli im sa lire ty te fala
Dhe mijra te tjere thelle Hadit I kalla
Per nje kurm robinje per nje Kriseide.
Me zi per nje grua qe s'dim eshte a s'eshte
Per shemren e keqe te nje fare Atridit
Renkoj ne shtatore me shpirtin ne thember.

O muze pagojse,
Pezmi eshte imi.





Ne, Prometejte

-----------------

Jemi sa shume ne Prometejte

Shkembinj te lire s'ka me ne Skithi

Picerojme syte mbi fusha oresh
Kurkur do t,na kryqezojne

C'te bejme vetprangohemi ne tryeza kafesh
Farketojme vargonj me tym cigaresh

Dhe presim me kot nje trandje termeti
Perdite ju sulet melcive tona
Zhgabonje e zeze e merzise
Me sqep te lengesht ferneti.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
 
Poezi nga Gezim Basha
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: