Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Frederik Rreshpja

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Frederik Rreshpja    15/9/2010, 02:40

Vjeshte 1990

Qane dreri ne korije dhe lotet behen shi
Trishtohet era mbi shkemb
Nuk ka me gjethe te gjelbra. Po bien
Enderrat e pyjeve nje nga nje

Ikin zogjte nga shkretimi i drureve:
Lamturmire, o pyje te Ballkanit!
Vec nen nje ferre kalteron ende
Vjollca e fundit e kenges se bilbilit

Ardhte nje vjeshte pa shtegetim zogjsh!
Ardhte nje Zot, vented ore mbi stinet!


Vinjete

Nje shelg i vetmuar, mbuluar me dimer
Braktisur nga zogjte dhe gjethet:
Era, si keter kercen mbi drurin
Me bocen e shiut nder dhembe

Netet e lumtura, si zilka
Tringellijne ne deget e kujteses…
Vizatohen ne sfond te vetetimave
Henezat qe hengren dhente e vjeshtes

Rene nga xhami i thyer i qiellit
Kristal i akullit yllezon neteve
Dhe mbi pastelet e bores mardht
Shelgu i trishtuar, fatkeq si Serembe


Pergjithmone

O ajr i mbremjes mbeshtillme, erdhi ora te vdes perseri.
Kur te mbyllen syte e mi, nuk do te kete me det
Dhe varkat e loteve kane per te ngecur ne stere.
Shkoj dhe shirat po i le te kyēura
Por do te ktherm perseri ne ēdo stine qe te dua.
Une kam qene trishtimi i botes.
O ajr i mbremjes mbeshtillme, erdhi ora te vdes perseri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Frederik Rreshpja    15/9/2010, 02:41

Fati im

Nje ujevare e vogel vetmon lart ne mal
Dhe lot me ylberet.
Mjegulla e holle, ndane dritares sime
Qan me lot shiu.

Shpirti i vjeshtes, ne shkretetiren e gurit
Ulerin i trishtuar.
Vdekja e ylbereve me ra ne qiell
Dhe vdekja e gjetheve ne duar.

Tere shtegetaret po ikin, ti o zog, mos shko!
Te gjithe e kemi nga nje palme qe diku na therret
Dhe udhe e vjeter rri varur mbi shkrepa,
Si patkoi i fatit tek dera e kenges.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Frederik Rreshpja    15/9/2010, 02:41

Shi hene

Si arlekin qe del per shetitje
Ne kopshtin e harruar te feminise,
Hena e pikelluar neper re
Shkel mbi deget e shirave.

Liqeni i vetmuar ne breg te nates,
Shqetesohet ne krahet e eres
Dhe thelle sirena e dallges se kalter
Loton mbi fytyren e fjetur te legjendes.

Yjet ne asfalt si perendim i thyer.
Dhe plepat si murgjer te zinj.
Fshehur pas drureve diku pergjon
Vrasesi i vjeter, trishtimi.

Eh, mundet qe thika e trishtimit
Diku perdhe ka per te me lene,
Fshehur nen nje perendim te thyer
Fshehur nen shira hene...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Frederik Rreshpja    15/9/2010, 02:41

Pasqyrim

Cdo pasqyre e ka nje statuje timen brenda.

Statujat fshihen pas amalgames.

Ne fshihemi pas statujave.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Frederik Rreshpja    15/9/2010, 02:42

Bjeshket e namuna

Bjeshket e Namuna,
Magji e gurte, vizatuar me shqetesim.

Dhembja e nje rapsodie te harruar
Renkon brenda eres, diku.
Dhjetori pikon neper pishat.
Qe mbine mbi rinine e Omerit.

Rete mbi hone
Tundin patershanat e shiut,
Zbardhin ne fund te perrenjve eshtrat e vetimave.

O, ku je tretur ti qe bere tere kete kob te zi
Vec per nje puthje te lene pergjysme?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Frederik Rreshpja    15/9/2010, 02:42

Mos e mallko me ndarje kete nate

Mos e mallko me ndarje kete nate!
S'duhet te ndahemi ne kete peizazh me ere,
Nen keto re te qiellit rrenoje.
Argjendi i dhembshur i ketij peizazhi.
Ne shpirt si medalion do te te rendoje.

Se ne ditet me te trishtuara
Te kam mbrojtur nga pikellimi i qiejt me shi.
Dashuria ime mund te behej cati e tere botes.
E cdo vjeshte. E cdo stine.

Jam i trishtuar. Trendafilat e tu.
Me mbeten ne duar si plage
Dhe perendimi rend pas molleve me pishtar
T'i vere flaken kesaj nate.

Ndoshta do te kthehesh nje dite,
Por pas molleve e viteve,
Atebote perendimi do te kete djegur cdo gje.
Ah! ne kete bote te madhe, vetem une e ti
Nuk do te jemi te lumtur me...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Frederik Rreshpja    15/9/2010, 02:42

E Merkure, 16 Mars 2005
Shpetim Kelmendi*
Koha Jone


FREDERIK RRESHPJA NE VETMI

Nji burre shtatimet dhe i veshur me te zeza shfaqet e zhduket hapsirave gri te kryeqytetit ku dhimbshem pulson ritmi fatkeq i botes osne shqiptare. Nje burre I mplakur, ndonese nuk eshte me shume se gjashtedhjete e tre vjec. Me nje cante te zeze e te vjeter hedhur ne supin e djathte, me nje kapele republika vendosur pa kujdes ne krye. I shperqendruar, i pa vene re prej njerezish qe enden perreth tij. I huaj. Ngjan vertet si i huaj apo si i sjelle perdhunshem, pa lejen e tij e krejtpapritmas, ne nje bote te panjohur ku i duhet te mbijetoje me cdo kusht. Jeton ne zgrip te vemendjes se njerezve te zakonshem, por edhe perskaj atyre te rendesishem qe here mbas here mendojne se perbejne ndergjegjen e se sotmes sone. Ky njeri i cuditshem, per te cilin nuk mund te thuhet me saktesi nese ben pjese ne ate apo kete shtrese shoqerore, nen nje veshtrim te vemendshem shfaqet si nje zoteri qe sapo e kane plackitur dhe keqtrajtuar, si nje njeri qe kerkon adresen e dikujt, si nje postier qe nuk i kujtohen adresat, si nje tip qe ka humbur rrugen, etj. Mund ta krahasosh me gjithcka e kedo, por nese nuk e njeh kurresesi nuk do te shkoje ndermend se behet fjale per nje nga poetet lirike me te medhenj shqiptare te shekullit njezet, Frederik Rreshpjen, ose Fredin, sic i therrasin miqte e tij me te afert. Ndoshta e teproj kur them "miqte", sepse ndokush do te mendoje se ata jane shume. Ne te vertete jane shume pak. Veshtiresia per te qene mik i shume njerezve nuk shkaktohet per arsye se Fredi eshte nje tip i veshtire e tekanjoz, jo se eshte i pasjellshem, -sepse ne komunikim ai eshte nje zoteri i vertete - , por sepse mendjemprehtesia dhe inteligjenca qe i reflektohen ne veshtirimin sadornik qe buron prej syve te tij perhere te skuqun, bejne cdo njeri te ndjehet si perballe nje skaneri, qe nxjerr ne pah semundjet e fshehura me kujdes. Fredi perpiqet me te vertete shume per te gjetur te te tjeret cilesite e tyre me te mira, por kur nuk i gjen behet njeri i drejtperdrejte dhe nuk perton ta thote te verteten. Ironia e tij e perhershme, per te cilen kurre nuk mund te thuhet me saktesi nese eshte arme sulmi apo vetembrojtjeje, por qe gjithsesi shkakton te bashkebiseduesi nji therje te ambel dhe aspak armiqesore, asht nji nga menyrat e shfaqjes se shijes e te shajnise ne te cilat lundron ky kapiten i vjeter. Thote gjera te cuditshme mbi filozofine, politiken, retoriken, historine, femijnine, e ndonjehere edhe per letersine. Per kete te fundit flet pa ndonje pasion te vecante, gati me indiference, a thue se behet fjale per dicka qe nuk i intereson dhe te cilen e kundron prej se jashtmi. Kur e pyes nese ka shkruar ndonji gje te re, me pergjigjet se ka shkruar vazhdimisht, por meqe eshte perhere ne levizje, mjaft prej poezive i humbasin.

Kete e thote pa dimbje. Per te, e rendesishme eshte qe i ka shkruar, pra ia ka shlyer borxhin vetes, te tjerat nuk kane rendesi. Gjithsesi nxjerr ca fletushka te zhubravitura, qe nuk bejne as per atje (ne rastin me te mire behet fjale per ndonje fletore te shkaterruar ku vargjet e tij perzihen me ca llogari te thjeshta shpenzimesh ushqimore apo me ca shkarravina pa kuptim) dhe m'i jep t'i lexoj. Nuk merret vesh pothuajse asgje. Nje shkrim i catrafiluar dhe i coroditur. Duket si shkrimi i nje gjuhe te vdekur. Atehere Fredi eshte i detyruar te lexoje vete. Se c'ka njefare dridhjeje zeri i tij qe vjen prej se thelli. Dridhje tragjike. Lexon ngadale, por bukur. Ne ndonje rast, sic eshte ai i poezise se shkruar diteve te fundit "Kthim ne vendlindje" qe ia kushton Shkodres, i mbushen syte me lot. Nuk i fshin. Ngaqe i vjen turp, ngaqe nuk do t'ia dije, apo thjesht perton. Qau pikerisht ne vargjet "Kur ishim te ri enderronim te benim nje vjeshte/Tashti ti ke vdekur/dhe je shtrire ne te gjitha stinetI them se eshte nje lirike shume e bukur dhe ai perpiqet me gjithe zemer te ndjehet i kenaqur. I them se permbledhja e lirikave te tij asht dicka e vecante, por ai thjesht perpiqet ta ndieje se brendshmi rendesine e ketij komplimenti. Ne te vertete nuk i intereson. Tjera gjera ka ndermend. I duhet te vazhdoje medoemos luften per mbijetese. Poezia i intereson vetem kur e shkruan, sepse vetem ne ate cast ajo i sherben me te vertete. Flasim mbi kete argument e ai shton se ja! Ky eshte qellimi i poezise.

*shkrimtar

Moikom Zeqo, studiues
Qe ne fund te viteve '60 Rreshpja spikat si nje poet me nje talent te cuditshem, gjeniun, krejtesisht modern. Pervec poezive ai shkruan perralla te denja per vete penen e Oskar Uajlldit. Ka energji te medha, ndonese nuk eshte asnjehere ambicioz, por teper i shkujdesur e moskokecares per veten. I lire ne mendimet, rebel i pandreqshem dhe i pathyeshem ne cdo kohe, aventuren e artit e plazmoi me aventuren e jetes, pikerisht si shprehje e lirise ekzistenciale e individuale. Kundershtar i diktatures ai ka perjetuar njezet vitet e fundit mes dhimbjeve te papershkuara, si i burgosur i vjeter politik, i harruar dhe pabotuar, por perhere me nje identitet te spikatur antikonformist, sfidant i llojit rembojan. I lindur ne Shkoder, qe mund te quhet nje kryeqytet letrar i Barletit dhe Bogdanit, i Fishtes dhe Mjedes etj, mbas vdekjes se Migjenit, Rreshpja eshte talenti me i shquar qe ka dale nga kjo treve, miter e poezise se shqetesuar te kombit. Pervecse poet Rreshpja eshte edhe publicist i mprehte, eseja e tij "Marrezia e Itakes" eshte nga me te bukurat dhe interesantet e botuara keto vitete e fundit, si dhe prozator humorist i rralle i tradites koniciane.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Frederik Rreshpja    15/9/2010, 02:43

Rreshpja: Jeta ime, njė udhėtim i kotė

--------------------------------------------------------------------------------
Admirina Peci

Ai ėshtė i gjithi njė poezi e mrekullueshme…". Mė kujtohen kėto fjalė sa herė e shoh Frederik Rreshpen nė hapėsirėn mes bulevardit "Zogu i Parė" dhe bar "Luks"-it. Ndonjėherė deri te Muzeu Historik. Fiziku i tij, lėvizjet, kapelja qė i rri mbi sy, sytė e trishtė, tejet tė trishtė, dhe zėri si njė melodi e largėt. Ecėn. Del gjithmonė, aq sa mundet e kur zemrėn e ndien pak mė tė fortė. Nuk mund tė lėvizė mė shumė. Shėndeti i dobėt kaq kėnaqėsi mund t'i dhurojė. Mund ta hasėsh njė ditė tė ftohtė tė funddimrit, ndėrsa mban veshur nė kėmbė njė palė shapka e nxiton bashkė me kėmbėt e mezikomanduara t'u shpėtojė makinave qė ikin rrufe. Por mund ta takosh edhe nė njė nga kėto ditė tė ngrohta pranvere, tek ndihet pak mė i motivuar. Me kapelen e errėt, kostumin qė i varet tek supet, dhe sytė qė i ka gjithmonė tė pėrlotur, u shfaq edhe atė mesditė nė njė sallė nė Muzeun Historik Kombėtar, para dhjetėra kamerave e aparatėve fotografikė. Para shumė njerėzve qė ishin mbledhur pėr librin e tij tė fundit. Librin qė e ktheu te lexuesit. Pas dhjetėra pėrjetimesh, me cigaren qė s'e lėshon kurrė nga gishtėrinjtė, pas dhjetėra shėnimesh nė kapakėt e librave tė tij, i gjen forcat tė pranojė njė ftesė. Njė kafe dhe njė bisedė…"Po si jo, e si mund t'ju refuzoj", thotė…. Dhe vjen dhe flet … dhe tė rrėqeth me historitė qė tregon, me braktisjen e madhe qė nuk e lė tė marrė frymė…


Ky libėr vjen pas njė kohe tė gjatė heshtjeje. Ēfarė sensacionesh ngjall te ju?

Kam botuar nė 1990, qė ne gabimisht e quajmė demokraci. Unė kam qenė nė burg kur u bė mbledhja e Moskės. Dhe tė burgosurit i marrin informacionet shumė mė mirė e mė shpejt sesa njerėzit qė janė jashtė. Unė e dija ē'po ndodhte. Ndaj shkruajta atė libėr qė tė gjithėve iu dukej i ēuditshėm, "Erdhi ora tė vdes pėrsėri". Deri asokohe ai ka qenė libri im mė i mirė.

Ē'doni tė thoni me "… tė vdes pėrsėri"?

Tė vdes pėrsėri, sepse unė e kuptova se do tė goditem pėrsėri, siē edhe ngjau, deri nė kėto momente. Sepse komunizmi do tė kthehej sėrish e do tė mė godiste prapė. Dhe unė rilindės qė nė origjinė. Nėna ime ishte bijė princėrish. Unė antikomunist i vjetėr. Kur erdhi dita e votimeve tė para pas '90-s, ishte ende Ramiz Alia, nėna ime qė ishte goditur nga njė hemoragji cerebrale nė tru, donte tė votonte. Dhe nuk donte askėnd pranė. Dua vetėm Rikun thoshte, kėshtu mė thėrriste. Dhe mė tha: "Bir, shkruaj ti, se nuk mundem". Dhe kur e pyeta: "Pėr kė do tė votosh", mė tha: "Pėr Partinė e Punės". "Po pse?". "Sepse i kam hyp atij kali", mė tha. "E tė njėjtėn gjė duhet tė bėsh edhe ti…". Dhe unė mbeta i tillė, antikomunist.

Kėtė vėllim tė fundit e keni titulluar "Nė vetmi". A ėshtė nė vetmi Frederik Rreshpja?

Para dy ditėsh shkruajta njė vjershė. "Sonte kam festė\ sonte pres miq\ Dita e Shėngjergjit\ tė gjitha i kam bėrė vetė\ asnjeri s'troket te porta\ Tani pi vetėm dhe them: miqtė nuk po vijnė, atėherė kush do tė mė tradhtojė?". Sepse e kam parė qė nuk kam mė miq nga ata qė kam pasur dikur. Mė parė kam qenė njeri i hapur, gazmor, me shumė para, isha simpatik, i ri, i fuqishėm, njeri me emėr… Kam pasur shumė miq, gjysmėn e Shqipėrisė. Ja, kėta liderėt dikur ishin miqtė e mi… Nuk e di pse i humba kėta miq?

Nga njė varg nė tjetrin vėrehet se ka shumė stacione nė kėtė libėr, qė nga vėllimet e para e deri te krijimet e fundit. A do tė doje tė ndaloje tani nė ndonjėrin prej tyre…?


Aty ėshtė njė kapitull kushtuar nėnės. Ajo ka qenė njė grua e papėrsėritshme, e gjatė, e bukur, energjike, e zgjuar. Ime zonjė ishte bijė princėrish, ishte familje e mirė, mė ka lėnė shumė para… Kur vdiq, unė ika nga Shkodra e erdha nė Tiranė. Kam marrė me vete trasta me florinj, jo me para bankėnote, megjithėse gjithēka ma morėn… nuk qeshė i zoti t'i mbaja… mė helmuan, u sėmura… por kėto janė gjėra qė nuk ėshtė mirė t'i pėrmend.

Por mund tė rrėfeni diēka, sidoqoftė, pėr sėmundjen tuaj…?

Kalova hemorragji cerebrale, kam qenė shumė i sėmurė… por ēuditėrisht kam jetuar deri mė tani. Planet e Perėndisė. Kurrė s'mund ta kisha menduar se do tė jetoja deri mė tani. Kur mė ra herėn e fundit nė 2000-shin iskemia cerebrale, kam ndenjur disa orė nė njė klinikė dhe kur u zgjova, ndieja dhimbje stomaku. Se unė kam ulēera, dy ulēera. Iu kėrkova sodė buke, por nuk mė dhanė. "Nuk ka sodė buke", mė thanė. "Po si nuk ka?", i pyeta… "Ėshtė spital kėtu…". "Po punė e madhe", iu thashė, "unė kam qenė edhe nė luftė dhe kishte sodė buke". Pastaj shkuan dhe i thanė drejtorit tė spitalit. Isha nė spitalin nr. 5. Ai vetėm erdhi e mė tha: "Shpėtove". "Si shpėtova ... do tė vdes?". "Jo", mė tha. "Po ē'dreq shpėtimi ėshtė ky", ia ktheva, "unė jam gati i paralizuar…".
Mė ka ndodhur pra, fatkeqėsia mė e madhe qė mund t'i ndodhė njė shkrimtari. Unė nuk mund tė shkruaj nga paraliza, por edhe atė qė e shkruaj, nuk mund ta lexoj, ėshtė e pakuptueshme…

Thonė se ju shkruani shumė, por edhe zhdukni shumė nga ato ēfarė shkruani. Sa nga krijimtaria juaj i keni shkruar vetėm pėr vete, dhe i keni grisur…?

Shumė. Tėrė jetėn kėshtu kam bėrė. Unė kėshtu shkruaj. Ulem tė shkruaj…tre, katėr, pesė… Pastaj tė nesėrmen i ripunoj prapė. Unė i ripunoj shumė, nisem nga ajo qė ka thėnė Ēehovi: "Arti i tė shkruarit ėshtė arti i tė shkurtuarit".

Njė kritik ėshtė shprehur pėr ju: "… vetė Rreshpja ėshtė njė poezi e mrekullueshme … ēdo gjė tek ai ėshtė poezi …". Ēfarė do tė thotė poezi pėr ju?

Kur kam qenė fėmijė i vogėl, e shihja veten me ēudi. Nuk isha si tė tjerėt (qan… hesht pėr njėfarė kohe e pastaj me zėrin qė i dridhet tregon njė histori). Mbaj mend njėherė, mė ngordhi njė mace. E varrosa. I bėra tė gjitha nderimet. "Paj", mė tha nėna, "ēfarė bėn kėshtu!?". "Po i bėj varrimin", i thashė. "Po macja nuk ėshtė e krishterė", mė tha. "Mirė…", i thashė, "po unė kėshtu e ndiej". "E ke gabim", mė tha. "Mirė…", ia ktheva. "Po je ndryshe, mor bir, ti s'vlen pėr asgjė", mė tha, "vetėm me shkru vjersha. Kėshtu je ti, kėshtu je ndėrtuar". Heshti pak dhe pastaj mė tha: "Por unė e kam ditur kėtė. Ma ka thėnė ime zonjė…". Po mė fliste pėr gjyshen time. Ajo ka pasur njė emėr latin, Kaj quhej. Ajo ka vdekur shumė e re. Ka qenė shumė e bukur. Nė Vatikan kam parė portretin e saj. Njė piktor italian kishte ardhur nė Shqipėri dhe kishte kėrkuar femrėn mė tė bukur pėr tė bėrė njė Zonjė tė Bekuar, dhe kishte pikturuar gjyshen time. Ajo kishte zakon: iu kėndonte fėmijėve vjersha. Dhe i kishte thėnė nėnės sime: "Do tė tė lindė njė djalė, qė do mė ngjasojė mua. Atij do t'i lėsh gjithēka tė familjes sonė. Ai do tė jetė i zgjuar, por fatkeq si unė…" Dhe ashtu qeshė unė, fatkeq…

Ēfarė keni fituar nga kjo jetė?

Asgjė… Ishte njė udhėtim i kotė. Perėndia ka hyrė nė gjynah qė ka krijuar njerėzit. Shėn Agustini thotė: Perėndia i ka krijuar njerėzit pėr t'i vėnė nė provė. Ata qė janė njerėz tė mirė, t'i marrė nė qiell. Por s'besoj tė ketė njė Zot, dhe ai tė jetė egoist. Asgjė, pra. Mua nuk mė lidh mė asgjė me jetėn.

Mė kujtuat poezinė "Sidoqoftė"?

Po… Aty them: "Sidoqoftė ky mėngjes do mė vdesė ndėr duar./ Sidoqoftė, njerėzit do ta shpikin disi njė mėngjes,/ Ashtu siē kanė shpikur detet, yjet, shiun/ dhe shumė gjėra qė nuk ekzistojnė… Sidoqoftė, unė mund tė shkruaj lirika moderne,/ por tani ėshtė tepėr vonė tė shpik gjėra qė nuk ekzistojnė,/ si pėr shembull lumturia,/ apo fėmijė tė bukur, shira lulesh e gjėra tė tilla… Tani unė e di se nuk do tė jetoj shumė… dhe dua tė mos jetoj shumė, se nuk mund tė duroj mė… tė vdes si i mallkuar. Tėrė jetėn kam vuajtur. Si bėra asgjė kurrkujt. Por mė vjen keq, se unė duhet ende tė punoja, prapė, e prapė ... E di se nuk e kam pėrfunduar misionin tim nė jetė …

Cili ėshtė misioni juaj nė jetė?

Tė shkruaj poezi tė vėrtetė, me njė thelb tė mirė, qė t'u jap mundėsi fėmijėve tanė tė thonė pas 50 vjetėsh: "Edhe ne kemi pasur poetė". Dhe ne, sot, mund tė mburremi me "Milosaon", por jo me ndonjė vepėr tjetėr nė poezi.

Megjithatė, kritikėt janė shprehur me vlerėsime tė larta pėr poezinė tuaj…

Vetėm ata qė mė duan. Por unė e ndiej se nuk ėshtė tamam kėshtu …

Do tė vazhdoni tė shkruani?

Pa dyshim. Unė punoj rregullisht, ēdo ditė …


"Lora, loti i poezisė time"

Historia e njė dashurie tė pamundur


Kur flet pėr tė, vetėm qan. Thotė se ėshtė dashuria e madhe e jetės sė tij, dashuri qė i ka dhembur deri nė palcė. "E kam dashur se mė deshi shumė. Pas nėnės ajo mė ka dashur mė shumė nė kėtė botė". E quanin Lora. Vetėm pėr tė dhe pėr nėnėn qan e dridhet pafund sa herė flet. Por nė historinė e asaj gruaje fijet ngatėrrohen shumė herė. Me tė pati njė djalė qė sot nuk e di ku ėshtė. Ai, nė fakt, vetė ka shumė zona tė errėta nė kujtimet e tij pėr kėtė histori. Por vlen ta dėgjosh, sidomos ta dėgjosh e tė prekėsh emocionet e pafund qė e kaplojnė kur flet pėr tė. "Ajo ka qenė vajza e njė oficeri tė lartė tė Sigurimit. Fati na solli nė njė klasė. Unė kam qenė gjithmonė i pari i shkollės. Ajo mė deshi mua … (Ndalon. Zėri i dridhet sėrish e pėrlotet). Ma sollėn njė ditė nė bankėn time. I thashė: "Si erdhe kėtu?". Dhe mė foli me njė zė ēapkėneje: "Mėsuesja mė tha, ai ėshtė ma i urti i tė gjithėve…". "Ku e ke shtėpinė", mė pyeti. Dhe ia tregova. "Po aty rri unė", mė tha. "Po ti rri nė shtėpitė e mia me qira", i thashė, "e kanė sjellė babanė tėnd me dhunė aty. Ai s'e paguan as qiranė…". Kėshtu nis t'i rrėfejė dialogjet e para me kėtė vajzė qė erdhi nė jetėn e tij krejt rastėsisht. "Kjo ka ngjarė nė klasė tė shtatė. Duke shkuar rrugės ajo mė ngacmonte, bėnte lojėra… "Tė vij sonte tek ti?", mė tha. "Ē'do tė bėsh ti tek unė… mos o Zot… na vret babai", i thashė. "Po unė tė dua", mė tha. "Ē'janė kėto fjalė", ia ktheva. "Nuk duhet tė flasėsh kėshtu, ti je vajzė, e i bie tė bėhesh rrugaēe kėshtu… Pastaj, unė jam njeri shumė i ndershėm, kėtė edukatė kam, jam katolik…". Po nuk mė shqitej ajo. Kurrė.. Arriti tė mė vinte nė shtėpi, derisa njė ditė e kuptoi i ati dhe dha porosi qė ta vrisnin, mjekėt… "Nuk mė duhet ajo vajzė, qė lidhet me njė armik…". Na ndanė, megjithėse unė s'kisha bėrė asgjė, nuk isha armik… asgjė nuk kisha bėrė. Pastaj mė vonė, nėna ime duke vdekur mė tha diēka. Nuk di sa duhej ta besoja. Ajo kishte kaluar dy hemorragji celebrale nė tru. Por mė tha: "Djali tė lindi. E quajta me emrin tėnd, Frederik". Djali u rrit u bė burrė. E ēuan nė shkollė pėr oficer sigurimi. Njė ditė erdh e mė tha: "A ka njė Frederik tjetėr?". "Po", i thashė. "Ėshtė Frederik Rreshpja, babai yt". "Po ku ėshtė ai", i kishte thėn time zonje… "Ėshtė nė Burrel, nė burg…". "Po unė i kam thyer kėmbėn atij, e kam rrahur… Po qe kėshtu, atėherė unė do tė vras veten…". Kėshtu ma tha ime zonjė, po nuk di sa duhet ta besoj. Tani pyes tė tjerėt. Mė thonė shumė gjėra pėr atė fėmijė…qė e kanė rritur derisa ėshtė bėrė 7-8 vjeē, por ka ikur…mė kanė thėnė se ka ikur nė Kinė… nuk e di… Por Lorėn e kam dashur, sepse mė donte shumė, mė donte mbi ēdo njeri…"

Thonė pėr tė:
Hans Joacim Lanksch
… vepra e Frederik Rreshpes ėshtė poezi e dorės sė parė e kalibrit europian.
Robert Elsie
… qė nė rininė e tij Rreshpja ka qenė njė poet tronditės
Henri Izrael, botues amerikan
… ėshtė njė poezi tronditėse dhe me njė mjeshtėri qė ne amerikanėve na mungon
Ivanov, kritik rus
… ne kemi Pushkinin, Eseninin, dhe shqiptarėt duhet tė jenė krenarė qė kanė njė poet tė tillė. Leo dė Rua, kritik francez
… u trondita nga ky njeri qė pėrmban njė gjenialitet ballkanik, qė ėshtė vendi i lindjes sė artit
Ismail Kadare
… Frederik Rreshpja ėshtė ndėr poetėt mė tė mirė tė Shqipėrisė …
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Frederik Rreshpja    15/9/2010, 02:43

UL KOKEN I LODHUR

Me therret nje mjegull ulur diku
Mbi korijen e fjetur qe premton mars
Dhe pikellimi i debores me gjuj te burimi.

Mbremja rend drejt qiellit’
Hena rend drejt nje shtepie reshė.

O akuarel i levizshem! Ti mua me therret
Por me erdhi teper vone thirrja jote.

Koka ime e pabindur tek nje alarm gjethesh
Qe hedh persiper dy grushta nate!


TORS

Dil nga mbreteria e gurit!
Kam kaq kohe qe trokas tek mermeret.
Njemije vjet dhe dymije vjet.

Jemi puthur neper iliadhet e vjetra
Kur lires i binin homeret.
0 hene e shiut, e verbera madheshtore!
Beje nje iliade per mua
Kur te rrezohet edhe Troja e fundit..

Rri kyēur ne gur zemra ime
Njemije vjet dhe dymije vjet.




DASHURI E HUMBUR

Dola nga guernika e kesaj nate
I vrare egersisht,
Kali i zi i pikellimit
Ne shtegun e vjeter me priste.

Kali i zi i pikellimit ē’me rrezoi
Dhe rashe si ne ballada;
Gdhendur ne gravurat e vjetra,
Permbys mbi shqytin e nates.

I vrare nga nje pranvere e kote,
Braktisur nga bota e tere,
Vetem kali i zi i pikellimit vjen rrotull
Dhe qan per te zotin e vjeter.



ARLEKINET

Iken arlekinet e trembur nen ēatine e perralles
Kur putha per here te pare.

Qau vajza e vogel: por kushedi
Ndofta qante feminia. Ne kopesht
Nga dritarja e perralles, arlekinet
Veshtronin te trishtuar, tere lote.

Nuk desha t’i tremb arlekinet e mire,
Nuk desha por nuk bej ndryshe
Si nen ēdo molle, bile nen ēdo dru
Kurdohere nje eve me priste.



QIELLI I DJALERISE

Qielli i djalerise ne sqep te nje zogu
Ra mbi korijen me perralla;
Nga kashta e kumtrit bie dhe bie
Terfili i arte i qiejve.


Kembanat e yjeve lekunden me hare
Prere nga hena e majit.
Qielli i djalerise ne sqep te nje zogu
U zhduk pas portes se ylbereve.

Zhduket pas portes se ngjyrave djaleria
Dhe mua trishtimi me mbulon
Nen nje hene qe nuk di te buzeqeshe,
Ne nje bote qe nuk me kupton.



POETI NE SHKRETIRE

Absurditetet pa asnje mesazh per TV-te e botes.
Ralle ndonje re, arratisur nga kopeja e reve
Iken e hutuar nga peisazhi arabik.

Ai rri aty me koken ne duart e shkretires.
U ben me dore avioneve.
Pret nje dallendyshe qe s’ka per te ardhur kurre.


KENGE LAHUTE

Me zuri gjumi i balladave
Dalin etrit pleq ne prag te rapsodive
Dhe nate e dite nje zog me rri te kryet.

O ti zogu i zi i amanetit,
Per ku vrapon te besh shi, o zog?
Dy tre shira rane e u be dimer,
Dy tre net u deshem dhe u harruam.

Do te ngrihem e do te marr dynjane
Por gjumi i balladave nuk me le.

Dy tre shira rane e u be dimer,
Dy tre net u deshem dhe u grindem.




Ave, nėna ime!

Rri nė shi. Kjo ėshtė e vetmja gjė qė dua.
Ē'ėshtė ky? Pyesnin pikat e shiut mbi ballin tim
Kėshtu kam dėgjuar zėrin e shiut
Njė ditė vere rrėzė lisit plak
Te porta lėnė hapur pėr zogjtė.

Ah, kur isha i ri dhe i bukur kujtonja
se tėrė shirat e botės binin pėr mua
po tani qė kanė kaluar kaq shumė vite
e di se s'ka asnjė kuptim qė bie shi

Iku dhe nėna ime nėn njė shi prej mermeri
nga arkeologjia e perėndive qė rrėzoheshin

Ave, nėna ime!
Vetėm tek ti kam besuar
Zot tjetėr nuk kam patur kurrė. Amen!

-- Marrė nga Revista Kulturore ARS



Ku ishe ti?

Ku ishe ti kur dola i vetėm nėn hėnė?
Nė ē'hėnė barisnje vallė?

Ku ishe ti kur vizitova profilin tėnd
Nė xhamin e muzgut qė krisi dhe u thye me trishtim?

Pastaj erdhi nata mbushur me mungesėn tėnde
Pastaj erdhi prap nata
dhe kėshtu ka pėr tė qenė deri nė ditėn e fundit tė netėve.

Zbrita tek kroi
duke mbajtur nė duar vazon delikate tė agimit
Pashė sytė e tu ruajtur nė kujtesėn e ujrave.

Lisi plak lėshoi pėrdhe kurorėn e vjeshtės
Si njė sovran qė abdikon.

Ani, mua mė zuri ky mallkim.
Po qysh bėn pylli pa ty? Si del vjeshta?
A ndofta nuk do tė ketė kurrė mė vjeshtė?
Atėherė nė emėr tė kujt do tė bien gjethet?
Nė emėr tė kujt do tė vijnė shirat, mjegullat, ylberėt?

Ah, zemra ime, eja vėr dorė mbi stinėt!

Kronikė

Njė gjethe u bė zog dhe vajtoi mbi ullishte.

Nga fshati kundruall dolėn pleqtė,
Rendėn pas shpirtrave qė silleshin nė ajėr
drejt Kashtės sė Kumtrit

Tė vrarėt i rreshtuan nė sheshin DEMOKRACIA
mbėshtjellė me ēarēafėt e dhėndėrisė.

Por shtypi tha se zgjedhjet qenė tė ndershme,
tė lira dhe korrekte. Ashtu edhe TV-tė

Pastaj lanė gjakun
Te ullishtja me drurėt e pėrdredhur nga dhembja
Ah! Ullinjtė e Shqipėrisė dhe paqja juaj e mallkuar.


Pėr njė vjollcė

Ēeli vjollca e vogėl mbi gurishte
si njė ylber mbi planete tė panjohura

Kėshtu kam ėndėrruar edhe unė dikur
tė bėhem ylber mbi akuafortėn e kohės vizatuar egėr
po tėrė ato qė thashė
u tretėn nė kujtesėn e palexueshme tė ajrit.

Mė me fat janė perėnditė
qė kthehen tek toka tė skalitur:

Ti s'ke pėr t'u skalitur kurrė
e veē ndoshta nė kujtesėn e palexueshme tė ajrit

Ky qe fati yt prej ylberi
me njė kryq shiu te koka
Por fati sundon tėrė popujt e zotave
tė shumtė si rėra,
vjollcė e vogėl, o shpirt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Frederik Rreshpja    15/9/2010, 02:44

Qerret e lodhura si njė kor tragjedish antike

Hans-Joachim Lanksch

F rederik Rreshpja (a Reshpja, tė dhanat luhaten), i lindun mė 1941, a
1940, āsht nji legjendė pėr sė gjalli. Njohėsit seriozė tė poezisė ia
nisin kuvendit tė entuziazmuem sapo pėrmendet emni i Fred Rreshpes. Nė
jetėn publike dhe nė skenėn letrare tė Shqipnisė, ai nuk āsht i
pranishėm. Pėrmbledhjet e poezisė sė tij nuk gjenden mā nė shitje.
Kritika letrare nė Shqipnķ, me sa ekziston, nuk e merr mā nė dijeni
poetin Reshpja.

Nga “Leksikoni i shkrimtarėve shqiptarė 1501 – 2001” i Hasan Hasanit
(Prishtinė, 2003) e mėsojmė vendin e shkollimit dhe tė studimeve si dhe
vjetėt e botimit tė librave tė tij, kurse nuk mėsojmė me asnji fjalė qi
Frederik Rreshpja ka kenė burgaxhi politik pėr 17 vjet, mu nė moshėn mā
produktive tė ēdo shkrimtari, mes moshės 30-vjeēe dhe 50-vjeēe, gjā qi e
mėsojmė vetėm nga “Historia e Letėrsisė Shqiptare” e Robert Elsie-t
(Tiranė – Pejė, 2003)…

…Poezitė e Frederik Reshpes s'pėrmbajnė barra tė panevojshme, fjalė tė
gzhollta. Ēdo element teksti āsht me funksion. Tekstet, megjithatź, nuk
tė duken tė turnueme dhe tė mpira, por janė plot ngrohtėsi dhe jetė.

Sa e paqetė dhe e trazueme tė jetė jeta e Frederik Reshpės pėr sė
jashtmi, aq i pėrshkon poezitė e tij nji frymė e qetė dhe e rregulltė,
ku rregullsia dhe qetėsia e vjershave tė tij aspak nuk tė bāhen sikur
kapak artificial mbi nji vulkan vlues.

Reshpja s'āsht poet i gazėllimit himnik, pa lėre ekzaltimin kombėtar.
Temat e tij janė humbja, dhimbja, vetmia, qi i derdh nė vargje tė nji
individualiteti dhe bukurie prekėse. Larg gjithė toposėve avazesh
albanocentrike, poezia e Frederik Rreshpes āsht letėrsi e dorės sė parė
tė kalibrit europian.

Dita e gjahtarėve

Na zuri mėngjesi nė udhe

Moj kapelja ime e vjetėr



Rrugė, re. Pėrpara hieroglifja e madhe e ditės.

Kyēin e saj e mban nata.



Lumi Je ėshtė shumė larg

Po mua pse mė ze malli pėr toka qė nuk i kam parė kurrė?

Vetėm zėrin e tyre e kam parė te Li Bo.



Verės qė shkoi kisha njė stap qė u bė shelg te prroi i vjetėr.

Do vinė zogjtė, do bėjnė fole

Dhe ne nuk do tė jemi mė tė vetmuar

Moj kapelja ime e vjetėr.

Deri nė ditėn e gjahtarėve.

Gjahtarėve tė mallkuar.



Dimėr



Bie dėborė. Rėnkojnė

Qerret e lodhura si njė kor tragjedish antike

Nė udhėn e fshatit

Dhe mua m'u kujtua pabesia jote.



Sigurish dėborėn e ka shpikur njė hyjni e pabesė

Mėpastaj Zoti i tradhėtuar vėshtronte

Fushėn ee mbuluar me qefin.

Si pėr njė tė vdekur madhėshtor.



Ah, si tė shkoi ndėrmend pabesia!

Si tė shkoi ndėrmend dėbora!



Mė ke dashur shumė.

Por erdhi njė ditė qė shpike dėborėn.

Tani udhėt janė zėnė.

Dhe unė rri e vėrej fushėn ku vdes madhėrisht dashuria.



Kronikė pėr zgjedhjet



Njė gjethe u bė zog dhe vajtoi mbi ullishte.



Nga fshati kundruall dolėn pleqtė,

rendėn pas shpitrave qė silleshin nė ajėr

drejt Kashtės sė Kumtrit.



Tė vrarėt i rreshtuan nė sheshin DEMOKRACIA

Mbėshtjellė me ēarēafėt e dhėndėrisė.



Por shtypi tha se zgjedhjet qenė tė ndershme,

tė lira dhe korrekte. Ashtu dhe TV-tė.



Pastaj lanė gjakun

Te ullishtja me drurėt e pėrdredhur nga dhembja.

Eh! Ullinjtė e Shqipėrisė dhe paqa juaj e mallkuar!



Deklaratė shtypi



Skllevėr mosmirėnjohės, ju deri dje

Te kėmbėt e diktatorit jeni shtrirė,

Dhe mė keni quajtur mua skandaloz

Pėr fjalėn time tė lirė.

Enveri lėshonte urdhėr-vdekje

Por prangat m'i keni vėnė ju

Tani shkruani pėr mua parrulla nėpėr gazeta

Dhe i varni si prangat nėpėr mure



Skllevėr mosmirėnjohės dhe tė marrė

Kope hipokritėsh servilė,

Unė muret dhe prangat ii pėshtyj,

unė kam lindur skandaloz dhe i lirė.



Mike e vjetėr



Jo, ti nuk je zbardhur mikja ime e vjetėr

Por amalgami i ēmendur i pasqyrave

Tė ka mbuluar nė dimėr.



Ik nga pasqyrat,

Pellgjet janė mė tė ndershėm

Sepse tė bėjnė narēiz.



Si ike kaq befas?

Kėshtu tėrė ikje ke qėnė dhe nė rini...



Tė kėrkova nėpėr hollet e hoteleve,

Vetėm diku nė njė bar tė vjetėr,

Si njė krah i thyer pulėbardhe,

Kishte mbetur pak dimėr nga ti.

Profetėt e rremė



Dhe kemi qėnė tmerrėsisht tė persekutuar

Dhe jemi biblikė me biografi tė mirė



Mjer ju po i besuat ēdo tė kryqėzuari!



Dhe vetėm ne mund t'u ēojmė nė parajsė.

N.q.s. s'na besoni, ne mund tė marrim edhe masa.

Injorantėt e dreqit!

Amen!



Vizatime



I.

Mos i beso magjisė sė mallkuar

Tė telefonit tė zi

Dėrgomė njė fjalė nėpėr telat e vetėtimave.



II.



Njė dorė plumba mbi xhamin e stendės.

Metal vrasės! Atje te rrėnjėt e tėrmeteve.

Vallė nuk e ke ditur qė nė kėtė botė ka edhe statuja?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Frederik Rreshpja    15/9/2010, 02:44

Rekuiem

Noton ne perrua me gjethet mbeshtjelle
Nje dite e vdekur vjeshte
Dhe shterget e fundit shkuan te ngrire
Mbi syte e verdhe ne heshtje

Rrezohet nga druret trishtimi I bores
Lugina me hene e lyer
Dhe dreret e eres vene kujen ne dhembje
Me binjet prej akulli thyer

Me vdiq dhe kjo vjeshte, me shkoi dhe kjo dite
Qefini me gjethe thare
O dimri I drereve me briret ne ere
Ke vjeshte te qaj me pare?



Poezine e mesiperme e gjeta ne nje gazete ne Shqiperi para 2 vjetesh, edhe e hodha ne nje bllok qe kisha me vete pa i dit atehere permasat e autorit qe e ka shkruajtur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Frederik Rreshpja    15/9/2010, 02:44

Ja pse dua tė vras veten


Tuesday, 01 November 2005


Jeton i braktisur dhe ku ta zerė nata. Eshtė martuar dy herė dhe po aq herė ėshtė futur nė burg, padrejtėsisht. Gjeniu i letrave shqipe tani ka kaluar moshėn 65-vjeēare dhe ka nevojė pėr njė operacion nė zemėr, por nuk ka para qė tė paguajė spitalin. Ne, e takuam gjatė kėtyre ditėve dhe i morėm atij njė intervistė tė cilėn po e botojmė pėr lexuesit e gazetės “sot”.

Ku banon Frederik Rreshpja, aktualisht?

Unė banoj nė Tiranė. Kam pasur njė shtėpi kur dola herėn e fundit nga burgu, por atė e kishin marrė…

Pse jeni burgosur?

Gjithmonė politikisht, dhe gjithmonė nga miqtė e mi. Gjithmonė nga njerėzit e mi dhe interesant ėshtė se unė nė fakt, nuk kam pasur ndonjė problem. Kam qenė njė shkrimtar i angazhuar si gjithė tė tjerėt.

Po ē’lidhje ka politika me shkrimtarin, qė duhet tė burgosej?

Mė duket se ishte ēėshtje ambiciesh, sepse kapi tė gjithė shkrimtarėt gati, por ka disa emra shkrimtarėsh qė nuk i bėjnė mirė letėrsisė shqipe po i pėrmenda. Ndonjeri prej tyre ėshtė pėrfolė edhe nė parlament. Kisha edhe nga njerezit e mi qė mė hiqeshin se mė donin.

Dhe aktualisht nė Tiranė, ku banon?

Unė kam jetuar dikur nė njė hotel, pastaj kam pasur njė dhomė brenda shtypshkronjės time. Pastaj, jam transferuar nėpėr vende tė ndryshme herė- herė edhe gjysėm ilegal. Dihet qė gazetat, shtypi nuk mund tė paguajnė, dhe unė nuk kam ndonjė tė ardhur. Kjo ėshtė njė fatkeqėsi, prandaj unė vij e jetoj shpesh te shtėpia e vellait tė vogėl, kėtu nė Shkodėr.

Po shėrbimet qė ju nevojiten kush ua bėn?

Vetė unė.

Ēfarė ndihmash ke pasur nga shteti?

Asnjė, absolutisht asnjė ndihmė. Unė kam kėrkuar njė pension tė vogėl. Nuk arrij me e kuptuar pse shteti mė ka penguar dhe mė ka sulmuar gjithmonė. Une jam pėrpjekur tė hulumtoj, se unė si gazetar kam qenė mjaft i shkathėt, por tani unė jam e sėmurė dhe nuk mund tė investigoj, se ajo kėrkon shėndet dhe shumė para. E pastaj Pen Klubi me qendėr nė Londėr na akordoi njė pension, tė cilin e anulloi shteti shqiptar, me ndėrhyrje direkte.

Dhe ai fond ku shkoi?

Rri atje, nė Londėr, nė punėn e vet. Unė pension, kėshtu siē marrin tė gjithė qytetarėt shqiptarė nuk kam, pėr arsyen e thjeshtė se kur kam hyrė herėn e fundit nė burg, mė morėn librezėn e punės dhe ma grisėn. Tani mė kanė thėnė se diku ėshtė arkiva ku mund tė gjinden kėto gjėra po a jam nė gjendje unė tė shkoj e t’i bie mbrapa atyre punėve? S’jam, s’kam mundėsi. Unė kur kam qenė shėndoshė kam patur makina, tash jam i sėmurė, s’kam asnjė mundėsi pėr t’i rėnė mbrapa kėtyre punėve, se mė duhet patjetėr me nxjerr njė pension sado tė vogėl. Nano dhe Dokle pėrpara fushatės mė gėnjyen pėr njė pension special Pėrpara 3 muajsh muhabeti me tė dy u bė, po nuk u konkretizua, nuk mė dhanė asnjė shkak asnjė arsye, asnjė shpjegim. Ata i ndėrrojnė numrat e telefonit, unė nuk arrij me i gjetė numrat e rinj tė telefonit. Ndėrsa me drejtuesit e rinj ende nuk kam biseduar.

Sa ėshtė numri i librave tė krijimtarisė tuaj?

Janė me qindra libra. Tė gjitha zhanret,qė nga drama, romani, libra pėr fėmijė, poezi, etj. Poezinė e kam pasė pėr qejf shumė edhe kėtė jam kam pasionuar vetes, qė nė poezi me bėrė diēka, por unė nuk e kreva misionin tim nė jetė. Arsyeja ishte se gjysma e jetės mė ka shkuar burgjeve e spitaleve.Tani pleqėria mė erdhi keq shumė, por e keqja ime ėshtė se unė s’mund tė eci dot. Por unė jam katolik dhe vetvrasjen e kemi tė ndaluar se unė s’kam ē’tė bėj mė nė kėtė jetė.

Pse, e mendon ndonjeherė tė vetėvritesh?

Shumė herė e kam menduar, se ēfarė do tė bėj i tillė unė nė kėtė jetė?

Kė nga shkrimtarėt e mėdhenj tė botės do tė imitosh?

Nuk e di. Unė kam pasur njė femijė, po edhe atė e kanė vrarė dhe kur mė pyesin, “ti pse harxhon para, pse shėtit gjithė botėn, qė nga Australia e deri nė Nepal”, unė hesht. Sepse nė fakt, unė shkova se mė thoshin, qė “ēuni ėshtė gjallė”. Por nė tė vėrtetė e kishte mbytė babai i nėnės sė tij. Domethėnė, gjyshi i tij.

Po nėna e djalit tuaj a ėshtė gjallė?

Jo, e mbyti i jati. Nuk donte miqėsi me njė njeri qė ishte armik i partisė dhe i popullit, se unė rrjedh nga njė familje aristokrate. “Unė jam komunist” – thoshte ai, dhe mė nė fund vetė pėrfundoi nė burg se Enver Hoxha i kishte ndėrtuar kėshtu kėto punė. Kush i informonte, i vinte hakut kėtyre njerezve, po vetė atė nuk e informonin mirė siē thotė i biri Sokoli. Dhe e kam takuar njė ditė Sokolin dhe i thashė, “Po ty qė tė mbante afėr Enveri, pėrse nuk e informoje dot pėr tė vėrtetat”. Ai nuk foli.

Ēfarė kujtimesh ke nga gruaja dhe djali?

S’e kam pa…

A ke fotografi?

Jo. Sigurisht, tė Lorės, (gruas time) kam, ndėrsa tė ēunit jo, se isha nė burg.

Sa ka ndikuar kjo gjėndje nė krijimtarinė tėnde tė mėvonshme?

Ē’tė tė them. Heminguej thoshte, “shkrimtari duhet tė vuajė si shpata nė zjarr qė tė bėhet njė shkrimtar i mirė”, por pėr mua ishte e tepėrt se unė s’jam Jezu Krishti.

Si sillen kolegėt, shkrimtarėt dhe gazetarėt me ju?

Shumė mirė. Pėr ēudi vetėm Kadareja nuk sillet mirė. Unė e kam pėrkrahur dhe ndihmuar atė njeri, e kam pėrkrahur shumė. Ne kemi pėr detyrė t’i mbrojmė kėto figura tė mėdha. Po ai nuk bėn mirė, sigurisht. Megjithatė unė jam sjellė mirė dhe vazhdoj tė sillem mirė kundrejt tij. Ai ka shkruar libra, unė nuk kam shkruar ndonjė ese tjetėr pėr librat e tij.

Kush ju ka futur nė burg?

Shokėt e mi. Ose ata qė mė hiqeshin si tė tillė. Mė kanė burgosur dy herė. Madje, edhe pas ardhjes sė demokracisė.

Ju jeni njė shkrimtar endacak, ku gdhihesh dhe ku ngrysesh?

Kjo varet nga gjendja ime ekonomike. Kur kam, fle nė njė hotel tė mirė se unė jam mėsuar me jetė luksoze, qė fėmijė mė ka pasė mėsuar nana. Kur nuk kam para, fle nė njė hotel fare tė thjeshtė. A tė ka takuar ndonjėherė tė flesh jashtė? Po, fatkeqėsisht mė ka takuar. Kam fjetur edhe para Pallatit tė Kulturės.

Si je ndjerė?

Hiē. Kisha njė kobure me vete, edhe mendova tė vrasė veten por thashė se vetėvrasja, jo vetėm qė ėshtė budallallėk, por ėshtė edhe krim fetar. Zoti s’e fal kėtė. Unė aty e lashė koburen dhe ika. Erdhėn dy policė, e gjetėn, e morėn po mua nuk mė thanė gjė. Fatmirėsisht, nuk mė thanė asgjė. Unė ika dalėngadalė, shkova te njė hotel i vjetėr, 500 lekė nata, po unė kam ndenjė shumė atje. Mė kanė vjedhur disa herė atje, po unė nuk kam bėrė fjalė kurrė, prandaj i thashė atyre: Unė nuk e di se kur i jap kėto lekė se unė do rri sot kėtu”. Ata mė thanė: “Do tė rrish sa tė duash, ne kemi fituar para prej teje. Je burrė i urtė”. Se unė prej natyre jam shumė i edukuar, shumė i qetė. Natyrė angleze. Edhe ndonjeherė kur bėhem nevrik, unė e ndal veten.

Ju keni nxjerrė kohėt e fundit njė libėr me poezi, si ju duket ky libėr?

Po,sigurisht. Libri ėshtė pėrkthyer nė shumė gjuhė kaq shpej. Interesant. Por u habita kur u bė nė Durrės mbledhja e poetėve, ku mua nuk mė thirrėn.

Ē’mendim ke pėr Dritėro Agollin?

Kam njė mendim shumė tė mirė, unė e kam pasur shok tė ngushtė, bashkė kemi ndenjur natė e ditė, kemi ngrysyr e gdhirė bashkė. Unė kam qenė edhe nėnkryetar i Lidhjes. Eshtė njė poet shumė i mirė, njė shkrimtar shumė i mirė, reportazhet e tij janė tė pakrahasueshme, tregimet, sidomos romani “Zylo..” ėshtė ndėr kryeveprat e letėrsisė europiane.

Si ju duket letėrsia e kėtyre 15 viteve tė fundit?

Na keni hapur njė temė shumė tė bukur, shumė interesante. Neve, sot nuk kemi kritikė, thjesht pėr arsye ekonomike, se nuk i paguan njeri. Mirėpo kritiku nuk mund tė blejė njė libėr, tė shkruajė njė shkrim e tė harxhojė disketėn e kompjuterizimin kot, badihava. Nuk ka faj se siē e thotė Engelsi, mbi varrin e Marksit: “asnjė kėpucar nuk mund tė punojė, pa e paguar”. Asgjė s’bėhet, aq mė tepėr arti. Po, kėshtu, qosheve tė tryezave flitet shumė, bile ka mendime nga mė tė kundėrtat. Disa mohojnė rreptėsisht arritjet. Njė nga kėta ėshtė poeti i shkėlqyer, Fatos Arapi. Ai e mohon rreptėsisht letėrsinė e zhvilluar pas viteve ’90, disa tė tjerė brohorasin.Unė vetė kam ndjekur me vėmėndje, kam lexuar me vėmėndje, mė kanė rėnė nė sy shumė emra, shumė njerėz tė talentuar, tė zotė, me shpirt tė madh dhe me mjeshtėrinė e fjalės. Mė kanė mbetur nė kokė, fjala vjen kėta autorė: Ermir Nika, Besjan Gjermenji, libri juaj, etj, Uroj qė tė kemi edhe nė prozė. Por nė prozė, pėrveē Shpėtim Kelmendit, unė nuk kam parė ndonjė firmė tė re, tė fuqishme. Jo se nuk e kam ndjekur, por siē duket ana ekonomike, proza kėrkon para mė tepėr pėr t’u shtypur se unė vetė kam pasur shtypshkronjė dhe e di sa para kėrkon njė libėr, sidomos nė prozė, fjala vjen njė roman.

Ēfarė po shkruan Frederiku?

Unė kėto dy- tre ditė mbarova njė libėr tė ri poetik me vjersha, por kam tė mbaruar edhe njė roman. Po tė qe pėr mua edhe nuk do tė shkruaja fare,do hiqja dorė nga letėrsia, por mua mė duket se ēdo gjė tė mirė qė bėjnė njerėzit, jo vetėm nė poezi, por ēdo gjė, ēdo veprim, edhe njė dy lekėsh me i dhėnė njė tė varfėri, tė duket se tė gjitha kėto janė tė injektuara nga Perėndia. Unė kėshtu them. Edhe ndjej njė shtytje tė brendshme, sikur mė thotė engjėlli mbrojtės, “shkruaje kėtė”. Se pėr mua personalisht, nuk do tė merresha mė me letėrsinė. Unė nuk jam ambicioz, nuk kam nevojė, e as kam pasur kurrė nevojė, kjo ėshtė arsyeja qė unė nuk jap intervista dhe jashtė shtetit janė habitur me mua. “S’kemi parė njeri, pėrpara qė s’pranon tė japė intervista, nga vjen ti”, mė kanė pyetur. “Unė vij nga Shkodra, nga qyteti i mbretėrve ilirė”, u thosha unė.

Pas tragjedisė sė parė familjare a keni provuar tė dashuroni pėrsėri?

Unė, u martova me shtytjen e nėnės, po atė e zura me njė oficer sigurimi, qė e kishte burrė motre. E zura nė dhomė, nė krevat, e mora, e ēova nė shtėpi. I thashė atyre: “urdhėroni deklaratėn qė ka shkruar”. Dua tė shtoj kėtu se disa herė kanė tentuar tė mė helmojnė.

Kush kishte interes tė tė helmonte?

Ata qė ishin tė interesuar pėr pasuritė e mia. Koha ime ka kaluar, tashmė. Unė jam 65 vjeē, i sėmurė me zemėr. Kam nevojė pėr njė operacion, pėr njė “bypass”, por tani unė s’kam mė para, as pasuri, as ē’farė tė shes mė.

Sot.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Frederik Rreshpja    15/9/2010, 02:45

Vdiq ne mjerim te plote, poeti lirik ma i madhi i sotem shqiptar, ne moshen 66 vjecare. U shua Essennini shqiptar.

IN MEMORIAM PER FREDERIK RRESHPEN

"Abiit, excessit, evasit, erupit" - (Doli, iku, u largua, u zhduk). Ky lokucion latin mbahet i famshem per gradacionin e sinonimeve. Keshtu ndodhi me jeten e njeriut dhe poetit Frederik Rreshpja. Atij i mungonte "amor sui" - (dashuria e vetvetes). Si askush, Frederik Rreshpja nuk cau koken dhe e trajtoi me mosperfillje jeten e tij. Nje shperdorim i dhimbshem, nje mosperfillje mbreselenese.

Frederik Rreshpja, lindi per te qene nje perjashtim. Substanca e jetes se tij, nuk percaktohej nga frymemarrja, as nga veprimet e marrezishme, as nga normaliteti i zakonshem. Ai ishte njeriu me nje aparat ndjesish te pazakonte, ai dinte te krijonte nje poezi te pazakonte. Nga kjo pikepamje, ai eshte shume here me i rendesishem dhe shume here me i pazevendesueshem se te gjithe vdeketaret e zakonshem normale.

Para dy ditesh, ne muzg me mori nje njeri i panjohur ne telefonin celular. "Jeni Moikom Zeqo?". Po, -iu pergjigja. "Eshte nje njeri i rrezuar perdhe ne asfalt, eshte duke vdekur. Me permendi emrin tend dhe numrin e celularit". "Ku ndodheni tani?". "Nje kafene prane kulles se Sahatit, ne qender". "Po vij, menjehere".

U nisa me ngut, ne nje kafene e gjeta ate qytetarin i cili me telefonoi dhe prane tij Frederik Rreshpen te sfilitur, me nje zbehtesi te frikshme. Mesa duket, kishte pesuar nje atak, merrte fryme me veshtiresi, megjithate fliste ne menyre aq halucinative, me fraza shpesh pa lidhje, si ne jerm mitologjik. Kishte ardhur fill i vetem nga Shkodra ne Tirane ne mengjes. Mbante ne qafe te lidhur nje cante te vogel, ishte i perhumbur, vetem syte i shkelqenin. "Une kam gjetur stemen e arte te Princit te Spanave, Moikom - me tha". "Ti e di, qe kam patur dikur nje djale, nuk e kam marre vesh se ku eshte asnjehere. Edhe Loren, te vetmen femer qe kam dashur ne jete, ma kane rrembyer. Patjeter, qe kane vdekur. Nuk kam absolutisht asnje njeri. Cudi si nuk vdes edhe une. Do te shpetoja njehere e pergjithmone". I tronditur, e shihja mikun tim qe e njihja kaq mire. Hija e tij, levizte tani vetem ne viset e miteve, ku kinse kishte gjetur stemen e arte, fliste per nje femije qe s'e kishte patur kurre dhe per nje te dashur qe s'e kishte patur kurre. Vitet e fundit, vetedija e tij ishte e dyzuar, nuk orientohej me ne realitetin e perditshem, hynte dhe dilte nga mbreteria e fantazise, thoshte gjerat me te cuditshme dhe me te pabesueshme, me nje pikellim biblik, ngaterronte koherat, shpikte subjekte dhe ngjarje qe nuk kishin ndodhur, fliste per persona dhe personazhe te krijuar nga lenda e poezise, permendte cironken proverbiale te De Rades se vdekur, mendja e mjegulluar e tij megjithate ishte plot drit`. Nuk i sherbenin me fjalet me kuptimet e tyre te drejtperdrejta, bente nje metaforizim te skajshem te sendeve dhe universit. "Si mendon ti Moikom, jam gazetar apo poet?" - "Pa dyshim qe je poet". "Pse valle u largove nga Shkodra?" - "Une vete u nisa, para disa ditesh ne Shkoder" - "Pse u ktheve? Ku do te rrish ketu ne Tirane? Duhet patjeter te kthehesh ne Shkoder". Se bashku me qytetarin e panjohur (nuk e mesova emrin e tij), duke e mbajtur nga krahet gati pezull, ishte krejt i pafuqishem per te ecur, e cova ne nje hotel, i cili ishte i ngrohte, pagova hotelin dhe mora ne telefon nipin e tij Dashin, djalin e motres, Ciates. I thashe nipit qe te vinte ta merrte te nesermen ne mengjes sepse ishte ne nje gjendje kritike si asnjehere. Gjate ketyre viteve, e kam cuar Frederikun ne spital disa here, duke e shpetuar nga vdekja e sigurte. I kam bere te gjitha perpjekjet per ta ndihmuar, disa here e kam cuar ne azile, kam shkruar letra per kryeministrat, per Presidentet, per ministrat e Kultures qe t'i nxirrnin nje pension te vecante, gje qe ai e meritonte plotesisht. I rrenuar, pa para, tejet i semure, ai perjetoi ditet dhe netet e veshtira, per te vdekur ne mjerim.

***

Ne mengjesin e 17 shkurtit, me merr Dashi, nipi i Frederikut dhe me thote: "Xhaxhi Moikom, Frederiku, daja, vdiq". Telefoni celular m'u duk si nje zog makaber. Befas, tere bota m'u duk si nje peme vigane me miliona zogj te tille celulare. Me ne fund, pasi kerkoi kaq me ngulm vdekjen, qe ishte paqja e vertete per te, Frederik Rreshpja, i mbylli syte, por jo qepallat e tij ne poezite e mrekullueshme qe ka per te gjithe ne.

***

"Abiit, excessit, evasit, erupit" - (Doli, iku, u largua, u zhduk). Ky lokucion latin mbahet i famshem per gradacionin e sinonimeve. Keshtu ndodhi me jeten e njeriut dhe poetit Frederik Rreshpja. Atij i mungonte "amor sui" - (dashuria e vetvetes). Si askush, Frederik Rreshpja nuk cau koken dhe e trajtoi me mosperfillje jeten e tij. Nje shperdorim i dhimbshem, nje mosperfillje mbreselenese. Jeta e tij e ngaterruar dhe e trazuar, gati nuk mund te pershkruhet. Megjithate, ai lindi krejt ndryshe nga te tjeret, sepse ai ishte krejt ndryshe nga te tjeret. Te gjithe shkruajne poezi, por ai ishte Poet.

***

Bota eshte e mbushur me "actia mortalia" - (veprime, pune te njerezve te vdekshem). Miliona njerez nuk e kane shperdoruar jeten e tyre, nuk jane mberthyer nga kotesia, pra kane qene normale. Frederik Rreshpja, lindi per te qene nje perjashtim. Substanca e jetes se tij, nuk percaktohej nga frymemarrja, as nga veprimet e marrezishme, as nga normaliteti i zakonshem. Ai ishte njeriu me nje aparat ndjesish te pazakonte, ai dinte te krijonte nje poezi te pazakonte. Nga kjo pikepamje, ai ehste shume here me i rendesishem dhe shume here me i pazevendesueshem se te gjithe vdeketaret e zakonshem normale.

***

Poezia e Frederik Rreshpes eshte skema e tij nevralgjike e pashlyeshme, qe dimensionohet ne heshtje, delikate dhe e sigurte, ne hapesiten panteonike te poezise dhe te artit shqiptar. Rreshpja ehste nje poet i lindur dhe jo nje poet i bere. Eshte shume e veshtire ta perkufizosh nje nje formulekete gje. Eshte e veshtire te flasesh dy fjale per njeriun dhe per poetin, per te cilin masmedia ka qene nje mit i paperfillshem dhe aspak miqesor, (jo per fajin e tij), sepse krijimi i vertete nuk kufizohet kurre "in medias res" dhe lavdia e rreme, eshte perhere periferike, ose alibia e mediokritetit. Ne kete kohe te sodomizuar nga politika, Rreshpja beri nje sfide elegante, duke hedhur bumeranget e tij magjike ne horizontet e figurave te kujteses, te anticipuar si metafore universale, per te na shpalosur ne kaleoidoskop imazhesh dhe plot ngrohtesi njerezore. Libri i tij poetik me i famshem "Erdhi ora te vdes perseri", nuk eshte aspak nje mall nekrofilik.

Ai ne te vertete nuk ka patur asnjehere ndermend te vdese asnjehere seriozisht, por te ringjallet poetikisht dhe 1000 vdekjet e tij, te vulgaritetit te jetes se perditshme, t'i konvertoje ne nje kohe mitike, ne nje deshmi origjinale dhe te paimitueshme. Ai ka mundur ta realizoje kete thjeshtesisht, ndonese permes nje drame te brendshme perveluese, paradoksale te pafund. Kjo tregon kurajon e tij te madhe dhe nje dinjitet te vecante. Kjo te con tek ideja e patjetersueshme se ai nuk ka jetuar kot, se nuk mund te flitet per nje shperdorim te llahtarshem te jetes, ajo qe ishte e jashtme tek ai, nuk ishte asnjehere e brendshme.

***

Frederik Rreshpja ka lindur ne 19 korrik 1940 ne Shkoder. Ne vendlindje ka kryer arsimin e mesem, pastaj ka punuar arsimtar ne fshatrat e Shkodres, pastaj nepunes, pergjegjes kulture etj. Poezite e para i ka botuar ne fillim te viteve '60 te shekullit te kaluar. Ne vitin 1967, pati sukses te vecante me vellimin poetik "Rapsodi shqiptare". Eshte marre me publicistike dhe ese letrare. Per shume vjet, ka qene i burgosur per bindjet politike dhe jeta e tij ka qene shume e trazuar. Ne vitin 1991, ishte kryeredaktor i gazetes "ORA" si edhe kandidat per deputet. Nga viti 1992, ai ishte president i shtypshkronjes "Europa". Ka qene edhe drejtor i revistes kulturore-letrare "Europa" dhe i gazetes "Lajmi i mbremjes". Ne vitin 2000, ai ishte i rrenuar ekonomikisht. Nuk dihet se c'u be me pronesine e shtypshkronjes qe posedonte, ai fliste per mashtrime qe i kishin bere, ndonese une e kam ruajtur nje kopje te nje dokumenti te noterizuar qe ai ia jepte shtypshkronjen ne perdorim Sadat Brahjas, dhe ky i fundit ishte e detyruar t'i jepte 700 mije leke te vjetra ne muaj. Nuk di perse nuk funksionoi kjo marreveshje, Frederiku perjetoi Odisene e nje varferie te skajshme te mbetjes neper rruge, kjo pike duhet sqaruar mire, duhet te dale pergjegjesia e njerezve te cilet e cuan ne kete gjendje apokaliptike.

***

Me Frederik Rreshpen jam njohur afro 40 vjet me pare. E kam ruajtur perhere miqesine me te, ndersa shume te tjere, nuk e ruajten dot kete miqesi. Rreshpja spikati qe ne fillim si nje poet me nje talent te cuditshem, enuin, krejtesisht modern. Pervec poezive, ai shkroi peralla te denja per vete penen e Oskar Uajldit. Kishte energji te medha, ndonese nuk ishte asnjehere ambicioz, teper i shkujdesur, moskokecares. I lire ne mendime, rebel i pandreqshem dhe i pathyeshem ne cdo kohe, aventuren e artit e plazmoi ne dizonance me aventuren e jetes, pikerisht si shprehje te lirise ekzistenciale. Kundeshtar i diktatures, ai perjetoi gati 20vjet si i burgosur politik, i harruar dhe i pabotuar, perhere me nje identitet te spikatur antikonformist, sfidant i llojit rembojan. Jo rastesisht i lindur ne Shkoder, e cila mund te quhet nje kryeqytet letrar i Barletit dhe i Bogdanit, i Fishtes dhe i Mjedes etj, pas vdekjes se Migjenit te madh,, Frederik Rreshpja eshte talenti me i shquar qe ka dale nga kjo treve - miter e poezise se shqetesuar te kombit. Pervecse poet, Frederik Rreshpja ishte edhe nje publicist i mprehte - esseja e tij e gjate "Marrezia e Itakes", eshte nga me te bukurat dhe interesantet ne letrat shqipe. Ai ishte edhe prozator humorist i rralle i tradites koniciane.

***

Poezia e Frederik Rreshpja eshte me nje kod dhe nje apel simbolesh dhe nenkuptimesh. Ne poezine e tij, eshte nje finese teper e holle, nje delikatese e brendshme qe te habit. Te duket se trilli i metafores de Radiane hedh argjendin e vet te kalter tek peisazhet e ashpra alpine, onirike, ne agloshet e shpellave, ku mbijetojne perendite ilire, tek kasollja e vjeshtes me zogj mitesh, ku fluturojne kometat dhe alekinet, ne horizonte me gruntin primitiv te shiut, tek rete dhe tek plazhet, ku Frederik Rreshpja ka mbledhur qeramikat e thyera te dashurive te lashta, aty ku, udha e vjeter rri si patkoi i fatit tek porta e shekujve. Epika nuk mungon:

Koka e trimit, ne dhembet e eres,

Shpata, ne duart e shiut.

Duket se sozia e Milosoas, futet tek emri i Medaut ilir, per te gjetur dallendyshen e humbur pas 7 bjeshkeve te Filip Shirokes, apo xhindin e vogel te perallave dhe te rrefimtarise popullore, nen nje qiell te trishtuar qe gjemon nga kavaleria e shirave te Eposit Verior.

Per te, femijeria eshte nje perralle e shumefishte, atdheu i imazheve:

Luanet e thyer te femijerise,

Pune uje te pusi i vjeter,

Mbi zjarret e trendafilave ngroh duart Saadiu,

Me turbanin prej vese.

Frederik Rreshpja pikturon si nje varg Van Gog. Per te krijuar ne fakt nje kozmogoni ngjyrash dhe ndijimesh, ku panteizmi eshte edhe impresionizem, ku ka perhere shume fanitje fosforeshente, fantazma te shenjta te kujteses kombetare, kalores anonime te imagjinates, detare te qiellit, imazhe arketipale te pashperbershem, ose metafora te antropomorfizuara. Poeti eshte perhere nje lloj Princ i Vogel ekzyperian, por i veshur me tirqe dukagjinase, binjak i Omerit te vajtuar nga Ajkuna, per te kerkuar pa pushim "detet e rrezikshem te pafundesise perrallore", sic eshte shprehur dikur Kitsi i madh. Por asnjehere ne kete clirim kufijsh dhe dimensionesh, ne kete transparence te materies se gurtezuar, Frederik Rreshpja nuk e humb sensin e dashurise, sepse per te arti nuk eshte "nje kopesht i trilluar ku kercejne bretkosa te verteta" (Mariana Mur). Dhe ja, qe qeniet mitike, nuk i shpetojne dot ironise paresore si nje biresim, si nje katharsis.

Homeri, stergjyshi yne antropoid, eshte nje lajtmotiv, po edhe nje sinkope. Sipas Rreshpes, Homerin e bene heronjte me shume sesa talenti. Nga Eposi i Trojes, deri te Hollivudi, paradoksi te con edhe tek Homeret e industrializuar. Ndaj Frederik Rreshpja thote me nje qetesi olimpike, bashkekohore, te ndryshme nga tradita:

E verbeta ime madheshtore me syze Hong-Kong -u,

Beje nje Iliadeper mua!

Ky konceptim te kujton Bertold Brehtin e mencur. Frederik Rreshpja tenton te beje te lexueshem nje "Index exportagorium". Ai paralajmeron per profetet e rreme:

Zeusi, Atena dhe tere zotat, duhen thyer,

Per te rindertuar duart e Fidias.

***

Ishuj te ndritshem i jane shfaqur poetit ne retine, nen qiej absurde. Ai ishte gjithmone nje pagan i vjeter qe deborerat i shnderronte ne mermere statujash ilire. Keshtu, ai shenohet per te tjeret si nje "homeo scriptor" dhe thote per poezite e tij delikate, plot fantazi frazen proverbiale "Madame Bovary c'est moi", aq me teper se sic eshte shprehur ai "Nen cdo molle, nje Eve e ka pritur". Kjo eshte dashuria ne tere kuptimin e mistershem dhe e pazevendesueshme. Do te shtoja se emri biblik i Eves eshte nje metaforizim i muzave te poetit, i oreve bjeshketare, qe ne shekullin e TV dhe Kibernetikes, prape nuk e kane humbur fuqine cudiberese te fatit dhe te artit.

***

Nese nga pikepamja okulare, poezite e Rreshpes te kujtojne mozaiket paleokristiane te Antikitetit te Vone plot peisazhe baritore dhe kafshe alegorike, nga pikepamja e sonoritetit ato jane plot harmoni.

***

Sipas teorise se bihevioristeve, cdo lexim ne heshtje percillet edhe nga levizjet e pezave zanore. Ne kete kuptim, leximi i poezise rreshpiane eshte nje muzike e rrezikshme, se te zoteron, por teresisht e shendeteshme dhe frymezueshme.

***

Tani "ante mortem" (pas vdekjes), ne mund te arsyetojme dhimbjen per te. Te poezia e tij, eshte qartesia, delikatja, jo demoniakia. as vulgarja. Dykuptimesia e natyres dhe simboleve, eshte kudo. Ne kishen e fjales, Frederik Rreshpja eshte nje drite altari. Ai nuk pati ne perditshmerine e tij te nemur ankesa lotmbushura. Ai e dinte sekretin e plastikes se peisazheve te detit dhe te henes. Ai e dinte sekretin edhe te bukurise se paracaktuar te vdekjes. Lirika per te, ishte si nje fe estetike. Frederik Rreshpja eshte nje nga poetet lirike me te medhenj te poezise shqipe te koherave. Shpresoj se keshtu do te cmohet edhe me vone.

***

E pamundur, e pamundur, e pamundur te rikujtoj te tera hollesirat. Koha eshte rrafshuese. Megjithate, me kujtohet babai i Frederikut, te cilit ai i ngjante, me floke dhe mustaqe te thinjura, me kujtohet nena e tij te cilin ai e adhuronte "Eshte Perendia ime", me kujtohen motrat e Frederikut qe kane vdekur, Neta, Pashka, Ciata. Cuditerisht, ne shtepine e tij, ne oborr lulezon akoma edhe sot, nje shege e vjeter e mbjelle nga dora e Hile Mosit. Familja e Rreshpajve eshte me origjine nga Dukagjini legjendar. Kam qene me qindra here ne shtepine e tij ne Shkoder, vellezerit e tij Keli dhe Gjoni, per nje cudi qe nuk e kam kuptuar kurre asnjehere, perhere me kane thirrur "Xhaxhi Moikom". Ne rinine e tij, Frederik Rreshpja kishte talent edhe per pikture. Ne 1970, me ka bere edhe mua nje portret vizatimi, si edhe me ka kushtuar nje poezi. Me vone, m- beri nje portret te nenes. Ky njeri, kishte kultin e nenes, nuk ma merr mendja qe ne jeten e tij - dhe kete, nuk di ta shpjegoj, te kete patur ndonje femer tjeter. Pervec personazhit beatrician, te shpikur prej tij dhe te quajtur Lora. Sa pikellim, sa mungese dashurie ka patur ne jeten e ketij njeriu! Por tani, ai eshte i qete. Hera e pare qe ai shijon paqen, ate paqe qe ai e metonte i etur. Biografia e tij e paqete u mbyll ne moshen 66-vjecare. Mund te rronte edhe me teper. Por ne vetem mund te shprehemi, ashtu sic thonte dikur Homeri, "se kjo gje, eshte ne duart e Zotave". Frederik Rreshpja eshte rikthyer ne femijerine e tij, kur mahnitej nga bjeshket, sepse ai nuk ka nevoje per purgator, as per hapesira te ndermjetme, plot gjemba dhe mosmirenjohje, ai shetit ne vise kinse te panjohura, por qe i kishte zbuluar shume kohe me pare, te fantazise dhe te vdekjes, ai la gjurme delikate si ato te kaprojve perrallore, ai artikuloi poezi dhe figura te cilat mund te vertiten sipas nje muzike pitagorike qiellore ne ameshim. AMEN!

Marre nga Koha Jone 18 shkurt 2006
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Frederik Rreshpja    15/9/2010, 02:46

Nje shkrim i botuar ne te gjalle te Poetit (2004)


S'DUA TĖ PIKĖLLOHET KUSH PĖR FATIN TIM

Poeti, tregimtari dhe eseisti Frederik Rreshpja

Hans-Joachim Lanksch


Frederik Rreshpja (a Reshpja, tė dhanat luhaten), i lindun mė 1941 (a 1940, tė dhanat luhaten) āsht nji legjendė pėr sė gjalli.

Njohėsit seriozė tė poezisė ia nisin kuvendit tė entuziazmuem sapo pėrmendet emni i Fred Reshpes. Nė jetėn publike dhe nė skenėn letrare tė Shqipnisė, ai nuk āsht i pranishėm. Pėrmbledhjet e poezisė sė tij nuk gjenden mā nė shitje. Kritika letrare nė Shqipnķ, me sa ekziston, nuk e merr mā nė dijeni poetin Reshpja.

Nga "Leksikoni i shkrimtarėve shqiptarė 1501 – 2001" i Hasan Hasanit (Prishtinė, 2003) e mėsojmė vendin e shkollimit dhe tė studimeve si dhe vjetėt e botimit tė librave tė tij, kurse nuk mėsojmė me asnji fjalė qi Frederik Rreshpja ka kenė burgaxhi politik pėr 17 vjet, mu nė moshėn mā produktive tė ēdo shkrimtari, mes moshės 30-vjeēe dhe 50-vjeēe, gjā qi e mėsojmė vetėm nga "Historia e Letėrsisė Shqiptare" e Robert Elsie-t (Tiranė – Pejė, 2003). Reshpja dhe as nuk āsht i pėrkėdheluni i botuesve dhe pėrkthyesve. Jo pak vepra tė tij duket s'janė tė botueme dhe myken nė kese najlloni nėpėr hotele dhe miq tė tij. Prapėseprapė, ai figuron me disa poezi nė "Anthologie de la poésie albanaise" tė Aleksandėr Zotos (Chambéry, 1998) dhe nė "Antologjinė e poezisė shqipe. Gjysmėshekulli i artė" tė Ali Aliut (Tetovė, 2000) si dhe e rrumbullakson punimin e shkėlqyeshėm tė Gazmend Krasniqit "Poezi. Sprovė antologjike" (Tiranė, 2003).

Qysh prej do kohe pothuej nuk ke si me e takue personalisht Frederik Reshpen mbasi nuk ka mā ndonji vendbanim tė pėrhershėm.
Nė intervistė, dhanė revistės "Zėri i Rinisė" mė 1992, hasim nė shprehjen e tij "nuk e di se ka mbetė ndonjė gjė nė kėtė botė, qė tė mė gėzojė. Gjith ē’kam dashur e kam humbur. –Kur trishtohem shkruaj. Prandaj shkruaj shumė." Nė po atė intervistė lajmroi se donte me hapė, se shpejti, nji gazetė tė pamvarun pėr intelektualėt. Kryesisht kulturė, art, jashtė politikės. Edhe tė botote libra.

Se ēfarė u bā mbasandej, e mėsojmė nga artikulli i arkeologut dhe poetit Moikom Zeqo te "Koha Jonė" e 15 dhetorit 2003: Frederik Reshpja punote dhe botote shkrime si kryeredaktor i gazetės "Ora". U bā pronar i nji shtypshkronje, themeloi shtėpinė botuese "Evropa", botote revista dhe gazeta aq tė bujshme sa dhe tė jetėshkurta, fitote pasuni, nuk mundte me bā idare me paratė e bollshme dhe e humbi shpejt pasuninė e vet. Edhe njiherė e humbi gati gjithēka. Reshpja filloi me rrnue paqetė dhe ērregullt, gjā qi ia prishte gjithnji e mā shumė shėndetin. Mė 2001 pėsoi nji hemorragji cerebrale ku pėr pak nuk shkoi nė atė botė. Nuk kishte mā se ku me ndźjtė. Shpesh ishte pa as nji lek. Moikom Zeqo dhe nji mik tjetėr e vendosėn Frederikun nė nji azil privat nė mes tė gjelbėrimit. Ai e mori veten dhe zu me shkrue pothuej pandėrpré. Prapėseprapi, vetminė e azilit s'e duroi mā shumė se 6 muej, e ēuen te familja nė Shkodėr ku prapė thurte poezi me poezi, botote nė periodik deri sa nuk e duroi mā jetėn atje dhe shkoi pėrsėri nė Tiranė. Endej hotel me hotel, paratė i bāte tym dhe u bā trandėlinė.

Disa ditė pa u botue artikulli i naltpėrmendun, Moikom Zeqon e morėn nė telefon tue thanė qi Frederik Reshpja qe nė gjendje tė randė shėndetsore, i rrezuem mbi nji tavolinė nė nji lokal. Zeqoja shkoi atje dhe s'e gjeti mā.
Nji mike ime, gazetarja e kulturės te "Panorama", Admirina Peēi zu me kėrkue Frederik Reshpen dhe i ra nė gjurmė, mbas ca ditėsh, nė bar "Lux". Ai kishte gjetė strehim te nji mik. Pėrpara, prapė ka kenė nė azil dhe prapė e paska marrė dheun ndėr sy. Pse?! "Jam mėsuar tė arratisem, nga burgu, nga mėrzia, nga njerėzit e padėshirueshėm, nga azili, dhe nga vajzat e bukura si Mona Liza e Davinēit" – i tha Admirina Peēit.

Edhe te miku i tij nuk ndźjti shumė dhe iku prapė.
Frederik Reshpen mundesh me e quejtė mjeshtėr nė artin e rrnesės pa u shqetėsue pėr punėra materiale. Ndėrsa dėshtueka me qėndrue nė realitetin trivial dhe grotesk tė pėrditshmėnisė, ai e zotnon artin e tė shkruemit sa rrallėkush tjetėr. I mjafton nji inventar pėr ēudi tė vogėl motivesh dhe fjalėsh kyēe. Zog, stinė, hėnė, det, shi, pikėllim, zemėr, bregdet, rėrė, qiell ... kėto dhe disa pak shtylla tė tjera leksikore tė botės sė tij poetike i kombinon pėr imazhe gjithnji tė reja e tė freskėta plot intensitet dhe bukuri. Togfjalėshe dhe imazhe poetike duket i shkrepen sa Mozartit meloditė dhe harmonitė. Ndryshe nga shumė poetė tė tjerė, te ai nuk ke me hasė nė imazhe dhe metafora tė kėrkueme e tė pispillosuna. Me gjithė origjinalitetin e tyne, poezitė e tij tė duken si shprehja e natyrshme dhe stringente e gjendjes sė tij shpirtnore.

Poezitė e Frederik Reshpes s'pėrmbajnė barra tė panevojshme, fjalė tė gzhollta. Ēdo element teksti āsht me funksion. Tekstet, megjithatź, nuk tė duken tė turnueme dhe tė mpira, por janė plot ngrohtėsi dhe jetė. Sa e paqetė dhe e trazueme tė jetė jeta e Frederik Reshpės pėr sė jashtmi, aq i pėrshkon poezitė e tij nji frymė e qetė dhe e rregulltė, ku rregullsia dhe qetėsia e vjershave tė tij aspak nuk tė bāhen sikur kapak artificial mbi nji vulkan vlues.

Reshpja s'āsht poet i gazėllimit himnik, pa lėre ekzaltimin kombėtar. Temat e tij janė humbja, dhimbja, vetmia, qi i derdh nė vargje tė nji individualiteti dhe bukurie prekėse.
Larg gjithė toposėve avazesh albanocentrike, poezia e Frederik Reshpes āsht letėrsi e dorės sė parė tė kalibrit europian.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Frederik Rreshpja    15/9/2010, 02:46

Poezi te Frederik Rreshpjes:
---------------------------------------


PERGJITHMONE

O ajr i mbremjes mbeshtillme, erdhi ora te vdes perseri.
Kur te mbyllen syte e mi, nuk do te kete me det
Dhe varkat e loteve kane per te ngecur ne stere.
Shkoj dhe shirat po i le te kyēura
Por do te ktherm perseri ne ēdo stine qe te dua.
Une kam qene trishtimi i botes.
O ajr i mbremjes mbeshtillme, erdhi ora te vdes perseri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Frederik Rreshpja    15/9/2010, 13:05

Poeti qė nė jetė kishte vetėm poezinė

Frederik Rreshpja, gjurmėt e njė poeti tė madh lirik

Zef Pali

Nuk e di nėse ka mbetur ndonjė gjė nė kėtė botė, qė tė mė gėzojė. Gjithė ē’kam dashur e kam humbur. Pra, ēdo gjė e kam humbur nė mėnyrėn mė serioze dhe nuk ankohem nga fati im. Kur trishtohem shkruaj. Prandaj shkruaj shumė. Nėse rri me njerėz, kėtė e bėj vetėm pėr edukatė. Vizitat dhe mbledhjet i kam inat. Pėrgjithėsisht kohėn e kaloj nė dhomėn time, i vetmuar. Pastaj “sa mė shumė tė shkruash, aq mė i vetmuar je. Ėshtė njė rreth vicioz”. Kėshtu do tė shprehej kohė mė parė ai, para pak ditėsh pasi u pėrcoll pėr nė banesėn e fundit.
Rreshpja
Pak rebel nga natyra nuk mungoi tė jetonte brenda tipit dhe ekzistencės tė tij ditėt e fundit tė jetės. Mbase i lindur pėr tė qenė njė pėrjashtim, Frederik Rreshpja nuk pranoi mėshirėn dhe lėmoshėn e askujt. Jetonte nė kushtet e njė vėshtirėsie tė tejskajshme ekonomike, megjithėse poezitė e tij recitoheshin nė tryeza parlamentarėsh a milionerėsh tė rinj. Frederik Rreshpja ka pasur njė jetė paradoksale dhe tragjike. Rebel dhe krenar, ai nuk mund tė pajtohej brenda ideve tė shtrėnguara tė kohės. Kėshtu jeta e tij u rrokullis nėpėr burgje gjatė regjimit komunist pėr gati 17 vjet. Ndryshe nga tė burgosurit e tjerė politikė, ai kurrė nuk e ka pėrdorur kėtė certifikatė as pėr t’u hakmarrė dhe as pėr tė kėrkuar diēka, qė nė fund tė fundit i takon.
Nė Shkodėr njihej dhe nuk njihej. Mund ta krahasoje me gjithēka e me kėdo, por mbase as do tė tė shkonte ndėrmend se bėhej fjalė pėr njė nga poetėt lirikė mė tė mėdhenj shqiptarė tė shekullit njėzet, Frederik Reshpjen.
Poezia
Me duar qė dridhen dhe mė zė tė zvargur, njė nga miqtė e Frederik Reshpes do tė citojė disa falė tė Moikom Zeqos, aty nė kėmbė pranė trupit tė poetit. “Poezia e Frederik Rreshpes ėshtė skema e tij nevralgjike e pashlyeshme, qė dimensionohet nė heshtje, delikate dhe e sigurt, nė hapėsirėn panteonike tė poezisė dhe tė artit shqiptar. Rreshpja ėshtė njė poet i lindur dhe jo njė poet i bėrė”. Ėshtė e vėshtirė tė flasėsh dy fjalė pėr njeriun dhe pėr poetin. Nė kėtė kohė tė dominuar nga politika, Rreshpja bėri njė sfidė elegante pėr tė na shpalosur njė kaleoidoskop imazhesh dhe plot ngrohtėsi njerėzore. Libri i tij poetik mė i famshėm “Erdhi ora tė vdes pėrsėri”, nuk ėshtė aspak njė mall nekrofilik. Poezia e Frederik Rreshpes ėshtė me njė kod dhe njė apel simbolesh dhe nėnkuptimesh. Nė poezinė e tij, ėshtė njė finesė tepėr e hollė, njė delikatesė e brendshme qė tė habit Robert Elsie, pohon se qė nė rininė e tij Rreshpja ka qenė njė poet tronditės. Botuesi amerikan, Henri Izrael, shėnon se poezia e Rreshpes “ėshtė njė poezi tronditėse dhe me njė mjeshtėri qė amerikanėve iu mungon”. Kritiku rus Ivanov shkruan: “Ne kemi Pushkinin, Eseninin dhe shqiptarėt duhet tė jenė krenarė qė kanė njė poet tė tillė”. Kritiku francez, Leo dė Rua, thotė se ėshtė tronditur nga ky njeri qė pėrmban njė gjenialitet ballkanik, ndėrsa Ismail Kadare, thotė se Frederik Rreshpja ėshtė ndėr poetėt mė tė mirė tė Shqipėrisė.

Pasaporta
Datėlindja 19 korrik 1940
Vendlindja Shkodėr
1967 Boton vėllimin “Rapsodi shqiptare”
1991 Kryeredaktor i gazetės “ORA”

PĖRGJITHMONĖ
O ajėr i mbrėmjes mbėshtillmė, erdhi ora tė vdes pėrsėri.
Kur tė mbyllen sytė e mi, nuk do tė ketė me det
Dhe varkat e lotėve kanė pėr tė ngecur nė stere.
Shkoj dhe shirat po i lė tė kyēura
Por do tė kthehem pėrsėri nė ēdo stinė qė tė dua.
Unė kam qenė trishtimi i botės.
O ajėr i mbrėmjes mbėshtillmė, erdhi ora tė vdes pėrsėri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Frederik Rreshpja    15/9/2010, 13:06

FREDERIK RRESHPJA, ZHDUKJA E ARKETIPIT

Eshte nje mekat, qe kur flitet per Frederik Rreshpjen te kujtohen vuajtjet e tij, paturpesia e institucioneve shqiptare, burgu. Kur kemi diamantin, pse te flasim per balten. Gjithe vemendjen tone e meriton ky gur i cmuar, dhe studimet tona duhet t(i perqendrojme ne magjine e drites si e perthente ai. Mund te permenden, po, me respekt miqte e tij, me te varfer se ai.

Ai jetoi me mundime te medha, po, por me cfare rezultatesh. Nuk mund te thuhet se ai shkoi nje jete fatkeqe, sepse fatkeqesia nuk eshte rezultati i asaj jete: rezultati eshte se vepra e tij do u fale njerezve lumturi kudo e kurdo qe te lexohet. Lexuesi do gjeje prore te ai mikun e perjetshem.

Sot ne kemi poete e studiues bursiste, ne te kater anet e botes, bursa e Fredit qe burgu do thone, por Zoti e begatoi me duart plot.

E do mbushim biblioteka me egzegjezen e tij, dhe Europa do e njohe bir kampion te saj, por edhe kjo s(do jete shume e rendesishme, me e rendesishme do jete se poezia e tij, pra rezultati i shpirtit te tij, do na beje njerez me te mire, ne, bijte e nipat tone.

Sigurisht ia patem nevojen me shume se na e pati. "Fjala e mire" ishte atributi kryesor i shpirtit te tij. Vdiq pa e pame token e premtuar. Por poezia e tij eshte pjese mjeshterisht e harlisur e tokes se premtuar te shpirtit shqiptar. Dhe njemend, lirikat e tij jane oazi me bujar ne shkretetiren e jetes shqiptare sot.

Eshte e cuditshme, me se e cuditshme: eshte mitike, qysh shpirti i tij, i ndodhur ne nje realitet te gjymte e kthente gjithcka ne drite. Me sa duket ai, ngrihej permbi koherat e komunikonte lirisht me eterit e tij, patriarket e poezise shqipe: Bogdani, Fishta, Mjeda e Migjeni. Si Dante me Virgjilin.

Frederik Rreshpja, nuk e deshti castin. Shpirti i tij i jashtezakonshem, thelbesisht katolik (etimologjikisht: universal) ishte pjese e asaj fillese qe me Nene Terezen, Gjon Shllakun dhe Ibrahim Rugoven i dha identitetit shqiptar dimensione te reja, ne njefare menyre i dha jete me vepren e tij endrres se brezave shqiptare qe jetuan dhe vdiqen me nder neper mijevjecare.

Ai qe bardi i fundit shqiptar, ne poezine e tij mungonte cfaredolloj agonizmi, ai qe poet ne kuptimin e apostullit te qenies, ruajti kurdo nje ndenje ekumenike per fjalen, dhe nder poetet e shekullit, qe sivella me Mjedjen me Lasgushin dhe me asnje tjeter.

Ekonomia e fjales nder poezite e Rreshjes bashke me thellesine e saj teomorfike, e afron stilin e tij me ate te librave profetike. Universalizmi dhe bukuria e pashoqe e ndjenjes rreshpjane e larton ate nder poetet me te mire te botes. E nuk kemi pse cuditemi, kur duke lexuar, na duket sikur ndjejme zerin e pinjollit te nje kombi te madh, me te madh akoma se kombi india, kombit njerezor. Shpirti i poetit eshte tremijevjecar. Ai lindet me Iliaden. Prandej nuk do e bashkevendosim kurre emrin e Rreshpjes me diktaturen apo me burgun. Por vetem me poezine me te mire te shpirtit shqiptar.

Nuk kisha si te dyshoja, kur postova disa poezi te Rreshpjes per publikun italian, se pergjigjia do ishte e ngrohte: "ho letto e sarą per me un dovere inserire questo poeta tra i poeti del mondo". E sak, poezia e tij, nuk te ben me vuejte as ne perkthim. Gjuha e tij, e refuzon natyrshem cdo lloj idiosinkrazie, ajo egziston ne nje dimension mbi-nacional, pertej vesit te te qenit individ. Eshte arketipale.

Por Frederik Rreshpja e merr me vete Arketipin duke ikur. Mbas tij do kemi, vetem poete-prototipa, ose fragmente inkandeshente qe do vizllojne trishtueshem neper kozmos dhe nuk do munden kurre me e ba nje diell.

Milano, 22 shkurt 2006
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Frederik Rreshpja    15/9/2010, 13:07

Si ike kaq befas?

Frederik Rreshpja

Dita e gjahtarėve

Na zuri mėngjesi nė udhe
Moj kapelja ime e vjetėr
Rrugė, re. Pėrpara hieroglifja e madhe e ditės.
Kyēin e saj e mban nata.
Lumi Je ėshtė shumė larg
Po mua pse mė ze malli pėr toka qė nuk i kam parė kurrė?
Vetėm zėrin e tyre e kam parė te Li Bo.
Verės qė shkoi kisha njė stap qė u bė shelg te prroi i vjetėr.
Do vinė zogjtė, do bėjnė fole
Dhe ne nuk do tė jemi mė tė vetmuar
Moj kapelja ime e vjetėr.
Deri nė ditėn e gjahtarėve.
Gjahtarėve tė mallkuar.

Dimėr

Bie dėborė. Rėnkojnė
Qerret e lodhura si njė kor tragjedish antike
Nė udhėn e fshatit
Dhe mua m’u kujtua pabesia jote.
Sigurish dėborėn e ka shpikur njė hyjni e pabesė
Mėpastaj Zoti i tradhėtuar vėshtronte
Fushėn ee mbuluar me qefin.
Si pėr njė tė vdekur madhėshtor.
Ah, si tė shkoi ndėrmend pabesia!
Si tė shkoi ndėrmend dėbora!
Mė ke dashur shumė.
Por erdhi njė ditė qė shpike dėborėn.
Tani udhėt janė zėnė.
Dhe unė rri e vėrej fushėn ku vdes madhėrisht dashuria.


Deklaratė shtypi

Skllevėr mosmirėnjohės, ju deri dje
Te kėmbėt e diktatorit jeni shtrirė,
Dhe mė keni quajtur mua skandaloz
Pėr fjalėn time tė lirė.
Enveri lėshonte urdhėr-vdekje
Por prangat m’i keni vėnė ju
Tani shkruani pėr mua parrulla nėpėr gazeta
Dhe i varni si prangat nėpėr mure
Skllevėr mosmirėnjohės dhe tė marrė
Kope hipokritėsh servilė,
Unė muret dhe prangat ii pėshtyj,
unė kam lindur skandaloz dhe i lirė.


Mike e vjetėr

Jo, ti nuk je zbardhur mikja ime e vjetėr
Por amalgami i ēmendur i pasqyrave
Tė ka mbuluar nė dimėr.
Ik nga pasqyrat,
Pellgjet janė mė tė ndershėm
Sepse tė bėjnė narēiz.

Si ike kaq befas?

Kėshtu tėrė ikje ke qėnė dhe nė rini...
Tė kėrkova nėpėr hollet e hoteleve,
Vetėm diku nė njė bar tė vjetėr,
Si njė krah i thyer pulėbardhe,
Kishte mbetur pak dimėr nga ti.
Profetėt e rremė
Dhe kemi qėnė tmerrėsisht tė persekutuar
Dhe jemi biblikė me biografi tė mirė
Mjer ju po i besuat ēdo tė kryqėzuari!
Dhe vetėm ne mund t’u ēojmė nė parajsė.
N.q.s. s’na besoni, ne mund tė marrim edhe masa.
Injorantėt e dreqit!
Amen!
Vizatime
I.
Mos i beso magjisė sė mallkuar
Tė telefonit tė zi
Dėrgomė njė fjalė nėpėr telat e vetėtimave.

II.
Njė dorė plumba mbi xhamin e stendės.
Metal vrasės! Atje te rrėnjėt e tėrmeteve.
Vallė nuk e ke ditur qė nė kėtė botė ka edhe statuja?


Pėr njė vjollcė

Ēeli vjollca e vogėl mbi gurishte
si njė ylber mbi planete tė panjohura
Kėshtu kam ėndėrruar edhe unė dikur
tė bėhem ylber mbi akuafortėn e kohės vizatuar egėr
po tėrė ato qė thashė
u tretėn nė kujtesėn e palexueshme tė ajrit.
Mė me fat janė perėnditė
qė kthehen tek toka tė skalitur:
Ti s’ke pėr t’u skalitur kurrė
e veē ndoshta nė kujtesėn e palexueshme tė ajrit
Ky qe fati yt prej ylberi
me njė kryq shiu te koka
Por fati sundon tėrė popujt e zotave
tė shumtė si rėra,
vjollcė e vogėl, o shpirt.

Kronikė

Njė gjethe u bė zog dhe vajtoi mbi ullishte.
Nga fshati kundruall dolėn pleqtė,
Rendėn pas shpirtrave qė silleshin nė ajėr
drejt Kashtės sė Kumtrit
Tė vrarėt i rreshtuan nė sheshin DEMOKRACIA
mbėshtjellė me ēarēafėt e dhėndėrisė.
Por shtypi tha se zgjedhjet qenė tė ndershme,
tė lira dhe korrekte. Ashtu edhe TV-tė
Pastaj lanė gjakun
Te ullishtja me drurėt e pėrdredhur nga dhembja
Ah! Ullinjtė e Shqipėrisė dhe paqja juaj e mallkuar.

Ku ishe ti?

Ku ishe ti kur dola i vetėm nėn hėnė?
Nė ē’hėnė barisnje vallė?
Ku ishe ti kur vizitova profilin tėnd
Nė xhamin e muzgut qė krisi dhe u thye me trishtim?
Pastaj erdhi nata mbushur me mungesėn tėnde
Pastaj erdhi prap nata
dhe kėshtu ka pėr tė qenė deri nė ditėn e fundit tė netėve.
Zbrita tek kroi
duke mbajtur nė duar vazon delikate tė agimit
Pashė sytė e tu ruajtur nė kujtesėn e ujrave.
Lisi plak lėshoi pėrdhe kurorėn e vjeshtės
Si njė sovran qė abdikon.
Ani, mua mė zuri ky mallkim.
Po qysh bėn pylli pa ty? Si del vjeshta?
A ndofta nuk do tė ketė kurrė mė vjeshtė?
Atėherė nė emėr tė kujt do tė bien gjethet?
Nė emėr tė kujt do tė vijnė shirat, mjegullat, ylberėt?
Ah, zemra ime, eja vėr dorė mbi stinėt!


Ave, nėna ime!

Rri nė shi. Kjo ėshtė e vetmja gjė qė dua.
Ē’ėshtė ky? Pyesnin pikat e shiut mbi ballin tim
Kėshtu kam dėgjuar zėrin e shiut
Njė ditė vere rrėzė lisit plak
Te porta lėnė hapur pėr zogjtė.
Ah, kur isha i ri dhe i bukur kujtonja
se tėrė shirat e botės binin pėr mua
po tani qė kanė kaluar kaq shumė vite
e di se s’ka asnjė kuptim qė bie shi
Iku dhe nėna ime nėn njė shi prej mermeri
nga arkeologjia e perėndive qė rrėzoheshin
Ave, nėna ime!
Vetėm tek ti kam besuar
Zot tjetėr nuk kam patur kurrė. Amen!

Dashuri e humbur

Dola nga guernika e kėsaj nate
I vrarė egėrsisht,
Kali i zi i pikėllimit
Nė shtegun e vjetėr mė priste.

Kali i zi i pikėllimit ē’mė rrezoi
Dhe rashė si nė ballada;
Gdhendur nė gravurat e vjetra,
Pėrmbys mbi shqytin e natės.

I vrarė nga njė pranvere e kotė,
Braktisur nga bota e tėrė,
Vetėm kali i zi i pikėllimit vjen rrotull
Dhe qan pėr tė zotin e vjetėr.

Arlekinet

Ikėn arlekinėt e trembur nėn ēatinė e pėrrallės
Kur putha pėr herė tė parė.

Qau vajza e vogėl: por kushedi
Ndofta qante fėminia. Nė kopėsht
Nga dritarja e pėrrallės, arlekinėt
Vėshtronin tė trishtuar, tėrė lotė.

Nuk desha t’i tremb arlekinėt e mirė,
Nuk desha por nuk bėj ndryshe
Si nėn ēdo mollė, bile nėn ēdo dru
Kurdoherė njė Evė mė priste.


"Milosao"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Frederik Rreshpja    15/9/2010, 13:07

Vjollcė e vogėl, o shpirt


Virion Graēi

Vjollcė e vogėl, o shpirt, janė fjalė tė Frederik Rreshpjes, ėshtė vargu i fundit i njė poezie, por kam filluar ta pėshpėris si refren sa herė marr nė duar librin me poezitė e tij tė zgjedhura “Nė vetmi”, 2004. Tani mund tė flasim lirshėm pėr Rreshpjen. Ka pak kohė qė ka shkuar te etrit e tij letrarė, Bogdani, Fishta, Mjeda, Migjeni. Ka shkuar nė altarin e fjalės shqipe, atje mund t’i gjesh bashkė. “Ata enden nė ajėr - thotė poeti - se varret jua kanė prishur”. Edhe nė rrugėn e Rreshpjes, tė njėjtat duar kanė prishur mjaft shenja, kanė sajuar mjaft pusira, prita, gremina.
“Po gjithmonė ka mes kėngės njė mesnatė si palmė/ qė s’mė lė tė bėhem Saharė”
Njė jetė e ngarkuar me vuajtje, burgje, sėmundje, varfėri. Njė shpirt i kulluar derdhur nė njė poezi brilante, nga tė rrallat nė letėrsinė shqipe. Ndėrgjegjja e tij ėshtė ndėrgjegje e origjinės, e etnisė. Provoi prangat nė duar, provoi lirinė e tė qėnurit poet. Me pak fjalė, njė jetė e shpėtuar, e zhburgosur nga magjia e flijimit artistik. Ėshtė e vėshtirė tė shkėputėsh vargje prej tij, janė tė pandashme si njė pėrshpirtje shekullore, dalė nga njė shpirt i qėruar, ardhur nga purgatori i dashurisė njerėzore. Ka ndjekur lėvizjet e zogjve nė qiell, ėshtė ngazėllyer e mallėngjyer pėr ta, ka soditur lėvizjet e fėmijėve nė rrugė, ėshtė lumturuar pėr ta dhe ėshtė kujtuar pėr veten: “Pashė fėmijėt nė rrugė/ Tė qeshur, tė bukur dhe delikatė /si vazot e ēmuara ku nėnat fshehin ėndrrat e tyre/ Mė panė dhe u trishtuan/ E kuptuan qė unė nuk kam qėnė kurrė fėmijė”
Pėrbuzės i bizneseve me vuajtjet dhe martirizimin e tė tjerėve, Rreshpja nuk ka heshtur, edhe kur heshtja kish pllakosur gjithandej. E sulmonin pėr majtizmin e tij, ata qė mburreshin dhe garantonin ardhmėrinė me plagėt dhe eshtrat e viktimave tė tyre. Ka parė tė vrarėt e dy prillit nė Shkodėr dhe ka shkruar, si asnjė tjetėr:
“Tė vrarėt i rreshtuan nė sheshin DEMOKRACIA / mbėshtjellė me ēarēafėt e dhėndėrrisė/ Po shtypi tha se zgjedhjet qenė tė ndershme/ Tė lira dhe korrekte/ Ashtu dhe TV-tė/ Pastaj lanė gjakun/ te ullishtja me drurėt e pėrdredhur nga dhimbja/ Eh! Ullinjtė e Shqipėrisė dhe paqja juaj e mallkuar”
Pata fatin tė njihesha me tė, ende pa e lexuar. E shikoja me kureshtje atė burrė tė zeshkėt e tė mplakur para kohe. Salla e lidhjes sė shkrimtarėve ishte hapur mė nė fund dhe mirėpriste tė gjitha moshat dhe speciet, sidomos pijanecėt. Disa herė isha ulur, midis tė tjerėve, nė tavolinėn e tij ku kish vetėm njė tavėll cigaresh. Nuk fliste. Pasthirrma tė shpeshta, aprovuese a kundėrshtuese, shprehje tė fytyrės, pa fjalime dhe kėshilla tė rastit, e ēuditėrisht, pa rrėfyer asnjė kujtim vetjak. “Kam hequr aq shumė nė jetė - thotė njė shprehje popullore nė Labėri - sa vetėm varrit mund t’ia tregoj.” Po ndoshta Rreshpja nuk heshtte se priste rastin e pėrshtatshėm sipas shprehjes sė urtė. Ndoshta e mbėrthente gojėkyēur fati i tė rinjve qė e rrethonin me dashuri dhe respekt. Shikonte me padurim, mbase me keqardhje. I kish provuar tė gjitha ėndrrat qė kishin tani kėta tė rinj optimistė, i kish kapėrcyer tė gjitha netėt dhe dimrat qė do vijnė mbi brezat e tjerė plot ambicje dhe projekte, i kish jetuar tė gjitha skėterrat sociale, tė gjitha mrekullitė ideologjike… Prej kėtej buronte, me siguri, heshtja e tij enigmatike por domethėnėse: “Ēudi me kėtė pemė qė furshullin me duar lakuriq/ ēudi me mua qė nuk tė thashė lamtumirė”, - shkruan diku ai.
Arti i Rreshpjes ėshtė shenjtėrues: nga shembujt e urrejtjes ēnjerėzore nxjerr mėsime dashurie, nga hedhurinat e zhgjėnjimeve ngre nė qiell iluzione tė reja, tė fisme. Tek “At Fishtės, i zhvarrosur, i hedhur nė Drin” shkruan: “Ah, po duart e tua/ u tretėn nėn rrėnjėt e lumenjve!/ Mbi sytė e tu kaloi Drini dhe ra nė det”.
Tek “Vetvetes”: “Unė kam qėnė trishtimi i botės/ O ajėr i mbrėmjes, mbėshtillmė,/ erdhi ora tė vdes pėrsėri!”
Rreshpjen e bėn tė barabartė me etėrit e tij letrarė harmonia e rrallė dhe torturuese midis asaj qė jetoi dhe asaj qė shkroi. Poezia e tij i ka shtyrė nė harrim dekoratat e horrave butaforikė, nga dafinat e thara tė realizmit socialist deri te lėmoshat reciproke tė ditėve tona. Kombinati i medaljeve dhe industria jonė e vipave (vipa pa kurrfarė pune e vepre) edhe nė vitin 2005 pati mjaft prodhime, zbulime e fitues. As vjet, (2005), nė prag tė lamtumirės pėrfundimtare, Rreshpjes nuk iu dha ndonjė mirėnjohje nga organet pėrkatėse. (Kujtojmė se pėrmendorja e tij poetike “Nė vetmi”, u botua nė vitin 2004).
“Atje larg te ishujt e kaltėr / pashė portretin tėnd nė horizont, /ē’bėn atje larg dhe pse u bėre re ?/ Unė do tė mbetem nė kėtė tokė qė quhet Shqipėri./ Atė ditė ti zbrit dhe sillmė njė trėndafil prej shiu”.
Ashtu ndodhi, profecia dhe dėshira u bashkuan pėr poetin. Megjithatė, ajo ditė erdhi mė shpejt se ē’duhej. Rreshpja iku pa thėnė asnjė fjalė pėr veten e tij, iku me ēantėn qė i rrėshqiste shpesh nga supi, me bastunin besnik, me kapelėn dhe melankolinė karakteristike. “Na gjeti mėngjesi pėrsėri nė rrugė, moj kapelja ime e vjetėr”. Nuk di se kush shkoi ta pėrcillte atė ditė djalin e artė tė lirikės shqipe. Di se natyra qau pėr tė, me njė shi tė shtruar, tė butė, pėrkėdhelės.




22/05/2006
KATEGORIA: Kulture.Shekulli.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Frederik Rreshpja    15/9/2010, 13:08

Ave, nėna ime!

Rri nė shi. Kjo ėshtė e vetmja gjė qė dua.
Ē’ėshtė ky? Pyesnin pikat e shiut mbi ballin tim
Kėshtu kam dėgjuar zėrin e shiut
Njė ditė vere rrėzė lisit plak
Te porta lėnė hapur pėr zogjtė.
Ah, kur isha i ri dhe i bukur kujtonja
se tėrė shirat e botės binin pėr mua
po tani qė kanė kaluar kaq shumė vite
e di se s’ka asnjė kuptim qė bie shi
Iku dhe nėna ime nėn njė shi prej mermeri
nga arkeologjia e perėndive qė rrėzoheshin
Ave, nėna ime!
Vetėm tek ti kam besuar
Zot tjetėr nuk kam patur kurrė. Amen!







.........



kjo poezi e reshpjes.. eshte nje lajthitje..
migjeni ish i ri e nuk i dinte ca gjera.. kur zihej me zotat.. por reshpja i pa e i provoj se cfar sollen ateizmo-kuqodiellizmo-materializmat e kopjuara.. ashtu me vrap e vrull rinor gjys injorant.. nga cunaket e viteve 30..
por reshpja i di.. se i provoj ne kurriz..

vertet nena e vet ka qen zot i tij por kjo nene nuk konkurron ave marine.. as ka nevoj ta konkurroj se ajo ..ave maria .. asnje djal nene scoj ne spaco bulqiz..
ish tjeter kush qe i coj djemt e nenave ne bulqizo-qaf baras.. ish ajo nen partia.. e me ate le te ironizoj e krruhet reshpo djali..

qashtu..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Frederik Rreshpja    15/9/2010, 13:09

I pėrndjekuni

Vendosa tė largohem, dita ėsht e bukur
Nuk jam nė shtėpin time, s'ke ē'i bėn
Dhe qjelli ėsht gri, hidhėrimin ka zbrazur
E pėrseri gri, gjithmon gri, njė gri e bukur

Nė ara sheshe rrugė, kudo e njejta tokė
Ujė dhe baltė, asfalt, pellgje tė vegjėl
Mbi bina tė larta, qjelli i pa tundur
Shpirti fluturon si prej njė oxhaku

Tė gjithė, po, tė gjithė n'kurriz e mbajm mėrzinė
I lumtur e fatbardhė kush nuk e ndjen shėmtinė
Kėshtu duhet tė jetė, kur fjalė e mbajmė lirinė
Sakat e bėnė shqiptarin e njerkė Shqipėrinė

Tė gjithė e kan nė kurriz fatkeqėsinė
Askush nuk e sheh gjithkush do e ndjejė
E lehte nuk ėsht pesha e dėshprimit
E qullėt si balta mbi supe qė rėndon

Largohem pa u ndjerė e pa zemrim
Dėshprimin shijojeni nė gotėn me verė
Shtėrngojeni fort nė dashurin me fletė
Shpresoni se i fortė ėsht stofi, iluzjoni

Largohem nė qetsi, pa qeshur e pa qarė
Po le tė tjerė pas, trup me shpirt pėrēarė
Boshllėkun e sė djeshmes vėshtir nesėr plotsojn
Si plaku me tespije, dit vite rrin numrojn

Po ē'ėsht ky tel me gjemba qė i thone fatalitet?
Shtėrngon ne fyt njeriun e jetėn nuk ja vret?
Ē'ėsht vall ky mallkim, kjo flamė, magji e zezė?
Qe hise tė pėrjetshme kta njerėz paskan pjesė?

Tė keqes ja piva kupėn me fund
Zemrėn e kam gur, sytė nuk lotojn
Asgjė s'mė pėrket, ēdo ditė po e vjedh
O shtojzovallja ime paske qenė tradhtare!

e megjithate coraggio, me mos e humb, ne mos shpresen, besimin,,,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Ja dhe disa lirika te Fredit ne italisht    15/9/2010, 13:10

Per sempre

O aria della sera avvolgimi, č ora che io muoia di nuovo.
Quando si chiuderanno i miei occhi, non ci sarą pił mare
Per le imbarcazioni di lacrime.
Vado e lascio chiuse tutte le piogge.
Ma tornerņ ancora ad ogni stagione che vorrņ.
Sono stato la tristezza del mondo.
O aria della sera avvolgimi, č ora che io muoia di nuovo.




La morte di Lora

Giaci nell'ora vespertina come se ti fossero crollati i tempi addosso,
pronta per l’eternitą.
Non mi parli. Hai dato la parola alla morte, lo capisco.
Ma tu a questo mondo venuta sei per me, non per i cieli.
Siamo sempre stati insieme, fin da giovani,
e ora m’hai lasciato!
Mi fanno tristezza le stagioni. Tu lo sapevi
e dal mondo mi separa una via di miglia solitarie.
Abbiamo detto cose che non saranno capite mai.
Abbiamo camminato per i secoli, davanti alle piramidi,
i nostri nomi erano scolpiti
anche quando non avevamo la roccia.
Ma queste cose non saranno mai capite.
Come i vangeli.
Siamo stati belli entrambi, ma tu ora
Sei ancora pił bella, con un poco di morte sugli occhi.



Shiroka in inverno

Non ci sono pił uccelli. I voli sono cancellati.
Nulla fuorché la primitiva aura della pioggia.

La costa rimugina ai piedi delle acque
Sognando l’estate passata.
Nella sabbia dell’oblio io raccolgo
La ceramica del tuo ritratto.

Che breve questa estate, mio Dio!
Un pugno di sabbia e un pugno di sole.
Tutto il calendario dell’estate con un solo sabato
E tutto il sabato con un bacio solo.


Ad ogni modo

Ad ogni modo
Questo mattino mi morirą nelle mani
Ad ogni, la gente saprą inventarsi un mattino,
come ha inventato i mari, le stelle, la pioggia
e tante altre cose che non esistono.

La notte č la tua ombra
Che non sei riuscito a raccogliere.

Ad ogni, io potrņ scrivere liriche moderne,
ora che č troppo tardi per cose che non esistono,
come ad esempio la felicitą.
Oh bei bambini, pioggia di fiori e cose del genere,
di cui la Genesi incolpa il buon Dio!


marre nga blogu matrapapupa.blogspot.com
tradotte da A. Cani
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Frederik Rreshpja    15/9/2010, 13:10

Frederik Rreshpja: Poeti qė kyēi shirat

» Dėrguar mė: 15/02/2009 - 15:02

Enver Kushi

Nuk ndiej asgjė, - tha Frederiku. - Mė ka ikur nuhatja pėr gjėrat e kėsaj bote. Nuk ndiej asnjė aromė… As aromat e luleve nuk i ndiej mė… As aromėn e grurit dhe tė bukės. As aromat e jetės. Ndiej vetėm aromat e dheut e tė shirave…”
Kėtė shėnim e kam hedhur nė njė nga blloqet e mi, menjėherė pasi jam kthyer nė zyrėn e katit tė tretė tė Muzeut Historik Kombėtar. Duket nga shkrimi i keq, qė fjalėt e mėsipėrme i kam shkruar me nxitim, ndoshta pėr tė riprodhuar me saktėsi ato qė mė tha Frederik Rreshpja. Shėnimi nuk ka datė tė saktė. Sipėr kam shkruar kėto fjalė: “Mesditė. Dhjetor 2005”, ndėrsa poshtė “Fjalėt e Frederik Rreshpes, teksa thithte cigaren ulur nė njė nga stolat e korridorit tė katit tė dytė, tė pavijonit tė kardiologjisė, spitali Nr.1 ku kisha shkuar me Moikom Zeqon”.
Mbaj mend qė atė ditė nė Tiranė binte shi dhe nė malin e Dajtit, borė. Nuk e di pse nuk kam shkruar hollėsira tė tjera pėr atė ditė, kur Frederik Rreshpja u shtrua pėr herė tė fundit nė spital. Nė bllokun tim nuk kam shėnime as pėr takimet pas Vitit tė Ri 2006, ku si gjithmonė kam shkuar me mikun tim Moikom Zeqo… Fjalėt e sipėrpėrmendura janė tė fundit qė janė shkruar nė bllokun tim… Mė vjen keq qė nuk kam hedhur asgjė me shkrim nga takimet dhe bisedat me tė gjatė viteve 1992-1993 ose 1993-1996, por veēanėrisht nė vitet 2000-2005. Sepse, nė vitet 1992-1996 ose mė saktė nė fundfillimvitet ’92-’93, kur unė provoja papunėsinė dhe njė vetmi qė nuk do ta harroj kurrė, Moikom Zeqo i dha mikut tė tij tė vjetėr Frederik Rreshpja pėr tė lexuar tregimin tim “E hėna e vitit zero”. Dhe atė tregim Frederiku e botoi nė numrin e parė tė gazetės “Evropa”, botim i firmės me tė njėjtin emėr, qė drejtohej nga poeti i madh… Nuk do ta harroj kurrė 10 janarin e vitit 1993. Ishte njė ditė e ftohtė, por plot dritė dhe me njė bardhėsi ėndrre. Me gazetėn nė dorė, hyra nė lokalin pranė Lidhjes sė Shkrimtarėve, ku gjeta Frederikun me Moikomin. I ndrojtur dhe me njė ngazėllim tė brendshėm, u ula pranė tyre, duke dėgjuar, pas falenderimeve tė mia, fjalėt e Frederikut. Dhe po atė ditė, Rreshpja i madh mė tha: “Tregimi ka shtratin e romanit. Shkruaje romanin se do ta botoj unė me shpenzimet e mia…” Unė i thashė se nuk kisha provuar tė shkruaja ndonjėherė prozė tė gjatė, se… Por, ai ngulte kėmbė dhe disa herė tha se romanin do ta botonte shtėpia botuese “Evropa”, se tregimi me gjarpėrinj lodra ishte i goditur, se… Pa dashur tė futem nė hollėsira e tė rrėfej gjatė pėr emocionet e asaj ditėjanari me bardhėsi ėndrre dhe tė tjerat mė pas, romani “Hėna e vitit zero” u shtyp nė shtypshkronjėn e shoqėrisė “Evropa” sh.p.k. me adresėn rruga “Muhamet Fortuzi” nr.46, me drejtor Frederik Rreshpen. Pas rrugės “Bardhyl”, nė njė apartament tė vogėl ku Fredi kishte nisur punėn e mė pas diku prapa ish-godinės sė gazetės “Bashkimi”, adresa e mėsipėrme ose shtėpia e vjetėr tiranase tek vendi i quajtur “Kodra e Kuqe”, ishte qendra e shoqėrisė “Evropa” me shtypshkronjėn, zyrėn e pronarit tė saj, Fredit, zyrat ku punonin redaktorėt si dhe shtėpia ku edhe banonte poeti Rreshpja. E nė kėtė shtėpi, ku unė kam hyrė dhe dalė sa e sa herė, kam parė kulmin e shkėlqimit financiar tė Rreshpjes, siē kam parė vite mė vonė, veēanėrisht nė vitet 2000-2005, kulmin e varfėrisė sė tij, humbjen e ēdo gjėje, revoltėn ndaj atyre qė e lanė me gisht nė gojė, trokitjet e tij nė kryeministri, ministri tė ndryshme, telefonatat me politikanė, ministra, juristė. Pesė vitet e fundit pėrbėjnė epilogun tragjik tė jetės sė poetit. Dhe, po t`i shtosh edhe sėmundjen e rėndė qė e goditi fillimisht nė zemėr dhe mė pas nė tru, do tė thosha pa hezitim, se Rreshpja po pėrjetonte ēuditėrisht vetminė dhe varfėrinė e De Radės dhe udhėtimet haluēinante tė Serembes, dy nga idhujt e talentit tė papėrsėritshėm nga Shkodra… Njėkohėsisht, nė kėto vite ferri tė vėrtetė pėr poetin e rrallė, kam parė nga afėr edhe kujdesin dhe pėrkushtimin e jashtėzakonshėm tė shkrimtarit dhe enciklopedistit Moikom Zeqo. Ky pėrkushtim i Moikom Zeqos i kalon kufijtė e atij qė quhet humanizėm ose dashuri njerėzore dhe pėrbėn njė shembull tė gjallė nė marrėdhėniet mes krijuesve, ndoshta unikal nė letrat shqipe. Moikom Zeqo i dha Frederik Rreshpes ngrohtėsi njerėzore, dashuri, i lehtėsoi dhimbjet duke e ndjekur kudo qė poeti shkonte dhe duke ndjerė e ndarė edhe vetė shumė nga drama e poetit… Dhe falė miqėsisė sime tė kahėmoēme me Moikom Zeqon dhe disa rrethanave qė i pėrshkrova mė lart, shto kėtu edhe punėsimin tim nė Muzeun Historik Kombėtar, aty nga vitit 2000, kam pasur fatin qė edhe unė tė kem qenė pranė Frederik Rreshpes, tė rri me tė, tė shkėmbej mendime pėr letėrsinė, tė dėgjoj dhe pėrfitoj nga menēuria dhe thellėsia e gjykimeve tė tij, tė ndjek bisedat mes tij dhe Moikomit apo edhe me krijues tė tjerė… Delikat nė sjellje dhe nė tė folur, i thellė dhe i qartė nė gjykime, njohės i shkėlqyer i letėrsisė botėrore dhe asaj shqipe, nuhatės i talenteve tė vėrteta dhe me shije aristokrati nė letėrsi, i tillė ishte Frederik Rreshpja nė biseda me kolegė.
Por, vitet e fundit herė-herė ai ishte ndryshe, jo vetėm nė pamjen e rrėnuar dhe plakjen e parakohshme, ecjen nėpėr rrugėt e Tiranės duke i tėrhequr kėmbėt zvarrė (ndoshta pas mesnatave tė qeta e mė hėnė tė plotė, rrugėt dhe rrugicat pranė qendrės sė kryeqytetit shqiptar, do tė ndjejnė gjatė zvarritjen e kėmbėve me ca kėpucė tė vjetra apo sandale pa rripa tė poetit brilant Frederik Rreshpja). Frederik Rreshpja ishte ndryshe edhe me bisedat e tij haluēinante, tė mjegullta, rrėfimet absurde, ngatėrrimet e kohėve. Dhe tani, qė ai nga data 17 shkurt i kėtij vitit ka shkuar pėr tė mos u kthyer mė fizikisht, kam kuptuar psenė e atyre bisedave tė ēuditshme, tė denja pėr penėn dhe fantazinė e Borhesit … Frederik Rreshpja tė paktėn qė nga viti 2001, sapo binte muzgu, ashtu si nė rrėfimet fantazmarike ballkanase e shqiptare, shkonte nė botėra tė tjera, pėrtej asaj reales, dhe kthehej nė botėn e tė gjallėve befas nė mėngjes, para lindjes sė diellit. Mė besoni, isha i bindur se po ta pyesja Frederik Rreshpjen ku kishte qenė gjatė natės, do tė pėrgjigjej lehtėsisht: “Kam qenė nė Kinė dhe jam kėnaqur duke pirė raki orizi me Li Bonė… Kam qenė nė Trojė, ku takova Homerin e verbėr dhe bashkė me grekun e madh Kavafis, pashė kuajt e Akilit qė qanin e qanin mbi kufomėn e Patroklit… Tutje nė Kalabri me De Radėn e vetmuar, folėm pėr Shkodrėn…”
Frederik Rreshpja e ndjente veten mirė atje, nė botėn e vdektarėve tė mėdhenj. Ndoshta atje ishte mė i qetė, larg prapėsirave, delireve, ēmendurisė, ligėsisė, thashethemeve, zhurmės mediatike, varfėrisė ulėritėse, imoralitetit tė politikanėve shqiptarė, etjes pėr para, para, para ēekuilibrit dhe marrėzisė sė botės reale…
Dhe pas 17 shkurtit duke kėrkuar nė arkivin tim modest e shumė tė varfėr, nė ca copa letrash, me njė shkujdesje tė pafalshme, kam gjetur shėnime tė shkurtra, dialogė, fjalė tė shkėputura, ndonjė mbresė tė ēastit hedhur me nxitim, herė me data, por nė tė shumtėn e rasteve pa asnjė datė, qė kanė tė bėjnė mė Frederik Rreshpjen. Por ēuditėrisht, shkurtin e vitit tė kaluar (pėrse vallė nė shkurt?), nė bllokun tim tė shėnimeve kam hedhur me saktėsi takimet dhe bisedat me Frederikun.

Milosao.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Frederik Rreshpja    15/9/2010, 13:11

Enver Kushi

Do tė kthehem pėrsėri nė ēdo stinė qė tė dua..


» Dėrguar mė: 15/02/2009 - 15:01



Mars 1993. Vetėm nė shtėpi Shfletoj “Hamletin” e Shekspirit. Pastaj marr stilolapsin dhe shėnoj nė letrėn e bardhė fjalėt: “Nė tėrė Danimarkėn s’ka pėrveē zuzare dhe kalorės vagabondė”… E le “Hamletin” mbi tavolinė dhe dal nė ballkon. Bie shi i butė… Kam dite qė mendoj pėr romanin… Duhet ta filloj, them me vete. Tovin (Moikomin) kam ditė pa e takuar. Ka qėnė i zėnė me shumė punė nė Parlament. Frederikun dua ta takoj kur tė kem shkruar tė paktėn kapitullin e parė tė romanit… Pas pak ditėsh kam datėlindjen…. Nė kėtė ditė me shi marsi dhe pragdatėlindjeje vetmie, ia vlen tė fillosh tė shkruash. Eci nėpėr shiun e heshtur dhe paqėsor me njė dosje nėn sqetull e i ulur nė tavolinėn e fundit tė sallės shkencore tė Bibliotekės Kombėtare, shkruaj nė fletėn e bardhė tė letrės gri A-4, prodhim i fabrikės sė Lezhės, frazėn: “Nė pjesėn ballore tė njėrit prej piedestaleve pa monument, krahas fjalėve mbreti, Bushi, poshtė sigurimsat, ēdo njeri i vėmendshėm mund tė lexojė: Ruhuni nga gjarpėrinjtė. Dhe mė poshtė: “E HĖNĖ. 1 MARS. VITI ZERO”… Dal vonė nga biblioteka. Kėmbėt mė ēojnė pėr nga lagja e Brrakės. Atje do tė lėvizin disa nga personazhet e romanit… Ėshtė natė dhe ajo lagje e vjetėr tiranase mė trishton… Nga kanalet e rrugicės sė Brrakės vjen njė duhmė e rėndė dhe nga shtėpitė e vogla dėgjohen ca kėngė tė trishtuara jevgjish…

Pa datė. Viti ’93.
I veshur bukur, me kostum tė shtrenjtė, papion, kapele republike, kėpucė tė modės sė fundit, Frederik Rreshpja del nga zyra e tij e punės. Qėndron pak ēaste nė hyrjen ose sallonin e shtėpisė dhe me njė ton autoritar, u jep porosi punonjėsve tė tij. Punėtori qė drejton makineritė e shtypshkronjės, njė burrė i gjatė e i dobėt, e dėgjon me vėmendje… Pastaj njė djalė i ri , roja i shoqėrisė “Evropa”, pėr tė cilin Frederiku mė ka thėnė disa herė se natėn fshehurazi, hap frigoriferin e madh dhe ha tė paktėn njė kilogram salēiēe, vrapon pėr tė hapur portėn e madhe e tė vjetėr tė shtėpisė tiranase. Njė tjetėr nxiton me ēantėn e madhe tė parave (ėshtė bodigardi i Fredit) dhe pret para makinės shefin e tij, ndėrsa shoferi rri me qėndrimin gatitu dhe pret qė shef Fredi tė thotė fjalėt “Shkojmė”… Unė i kam sjellė romanin e shtypur qė ai pasi i hodhi njė vėshtrim tė shpejtė, mė tha se na priste Tovi. Tovin e takojmė diku nė qendėr dhe nisemi pėr tė pėrfunduar nė njė nga lokalet mė tė shtrenjta tė Tiranės… Frederik Rreshpja ėshtė nė kulmin e fuqisė sė tij ekonomike. Boton revistėn “Evropa”, qindra fletė porosi recetash mjekėsore, mijėra etiketa pijesh alkoolike. Ka nė plan tė botojė edhe njė gazetė tė mbrėmjes si dhe njė tjetėr letraro-artistike ... Kėrkon punėtorė tė tjerė, njohės tė shtypshkrimit, tė rinj qė njohin mirė kompjuterin, gazetarė tė shkathėt…
Gjatė bisedės me Tovin, thotė se sė shpejti do tė punėsojė njė kinez tė zotin nė shtypshkronjė… Pastaj, duke pirė njė pije shumė tė shtrenjtė, biseda kalon tek Migjeni, De Rada, poezia e sotme shqipe….

I njėjti vit. Maj
Fredi e ka lexuar romanin tim. Nė zyrėn e tij, ku ai edhe fle, gjysmė i shtrirė nė njė krevat portativ unė dėgjoj vlerėsimet, por edhe vėrejtjet e tij… Vonė marr vesh se romanin para ca ditėsh ua ka dhėnė pėr ta lexuar njė vajze dhe njė djali, nxėnės tė shkollės “Sami Frashėri”.

Kohė tjetėr. Vjeshtė e vitit 1994
Tirana ėshtė gri. Njė gri e hapur e rrėmujshme. Kaloj shkollėn “Sami Frashėri” dhe kthehem nė rrugicėn qė tė ēon tek shtėpia e Frederikut.
Kam ditė pa shkuar atje dhe nuk e di se ē’ėshtė bėrė me shtypjen e romanit… Nxitoj duke parė herė-herė orėn dhe muret e avllive. Kudo parulla, ku shkruhet “Po Kushtetutės”. Afrohem pranė portės sė madhe dhe bėj tė trokas, por njė zė i fortė, me njė theks dialektor, thotė:
“Zotėri! Ē’kėrkon aty”? Unė shtang. Pak metra mė tutje ėshtė njė makinė e madhe e mbuluar, brenda sė cilės shoh ushtarė a policė tė armatosur. Kėrkoj Frederik Rreshpjen, them unė. “Ē’tė lidh ty me tė…” Kam njė libėr nė shtyp… Fredin e kam shok. “Zotėri! Kthehu mbrapsht… Ai miku jot asht nė arrest shtėpiet…” Si nė arrest shtėpie, pyes i tronditur. “Zotėri! Mos e zgjat ma… Si tė quajnė ty”? Unė them emrin tim. Polici qesh me tė madhe duke pėrsėritur fjalėt: “Aha! Vojo Kushi… Vojo Kushi”... Dhe qesh e qesh me tė madhe…Unė largohem me nxitim. Me shoqėron e qeshura e policit dhe fjalėt e tij “Vojo Kushi. Vojo Kushi…” Nuk dua ta besoj: Frederik Rreshpja nė arrest shtėpie? Sa ėshtė data, them me vete. Po viti. Nė ē’vit jemi? Kohė gri, them me vete. Kohė gri e vjeshtės 1994. Kohė gri arrestesh shtėpie… Poetėve rebelė ēdo kohė pėrpiqet t’ua mbyllė gojėn… Pastaj takoj Agim Cergėn, qė flet me hollėsi pėr ngjarjen tek Kodra e Kuqe….
Fredi qendron rreth njė muaj nė arrest shtėpie dhe pati humbje tė mėdha financiare. Mijėra copė afishe “Jo Kushtetutės”, shtypur nė shtypshkronjėn “Evropa” u dogjėn… Mbi njė muaj u pezullua veprimtaria e firmės “Evropa”...

Viti 1996. Ndoshta prill….
Shkrimtari Faruk Myrtaj mė thotė se Frederikun duhet ta presim para Ministrisė sė Kulturės, se ai do tė vijė nė orėn 13.00 dhe se pret me padurim takimin dhe drekėn me tė. Dhe Fredi vjen saktėsisht nė orėn e caktuar. Si gjithmonė, i veshur bukur, me njė kostum stofi blu me viza, me kollare tė kuqe dhe njė kapele republike shumė tė madhe. Mbaj mend, se ai na ēoi pėr drekim nė njė lokal qė ishte ndėrtuar nė anėn tjetėr tė Liqenit Artificial. Faruku, fjalėpak e i qetė, unė gjithashtu, dėgjuam gjatė gjithė kohės Fredin, gjykimet e tij pėr letėrsinė rrėfimet tėrheqėse, me njė kolor tė ēuditshėm tė Fredit…
Shėnime tė ndryshme
Fredi ka zėnė njė dhomė nė njė nga pallatet e rrugės “Bardhyl”. Pastaj nė njė shtėpi tė vjetėr tiranase, nė njė rrugicė pas ish redaksisė sė gazetės “Bashkimi”. Nė rrugėn “Muhamet Fortuzi” nr. 46 ose tek Kodra e Kuqe. Zhvendoset me shtypshkronjėn nė njė hapėsirė shumė tė madhe pas Ambulancės Qendrore. Nė rrugicėn qė tė ēon tek stacioni i vjetėr i Tiranės. Tek kryqėzimi i “21 Dhjetorit”, nė katin e dytė tė njė pallati tė vjetėr. Nė unazė, pėrballė hotel “Diplomatit”. Shkon nė Shkodėr. Nė Tiranė, i sėmurė nė spitalin nr.1 dhe atė neurologjik. Prapė nė Shkodėr. Kthehet dhe strehohet nė njė azil privat, nga mė tė mirėt nė Tiranė… Nuk dihet ku ėshtė, sepse zhduket papritur… Shfaqet rrugėve tė Tiranės i sėmurė rėndė… Gjen strehė nė njė hotel pas “Veve”-sė.

14 Shkurt 2005
Ecim pėrmes shiut Shėn Valentinas dhe trishtimit gri, pėr tė shkuar tek poeti qė edhe dashurisė, edhe jetės, edhe gėzimit njerėzor, i ka shkruar me dhimbje. Dhoma ku fle Fredi mė duket mė me hapėsirė. E takojmė. Duket mirė. Pastaj dalim pėrmes shiut pėr tė shkuar tek lokali pranė. “Isha nė burg, kur Enver Hoxha foli nė Moskė”, - thotė Fredi. “Mbledhja e Moskės ėshtė bėrė nė vitin 1961”, - thotė Moikomi. Mė 1969, ngul kėmbė Fredi. Atje ka marrė pjesė edhe Regani, edhe Papa Vojtila… Pastaj erdhi Katovica. Atje i mori udhėzimet Ramiz Alia… Ai rrufit kafenė. Ndez edhe njė cigare tjetėr. Kam hapur kurse pėr mėsimin e kompjuterit, thotė ai papritur. Vinė fėmijė tė vegjėl e u mėsoj kompjuterin. Tė paguajnė, pyes unė. Unė u marr pak, pėrgjigjet ai. Katėr mijė lekė nė muaj. Me se tė ushqehem? Janė fėmijė shumė tė mirė. Ti e di Tovi sa i dua unė fėmijėt. Do tė hap edhe kurse pėr mjeshtėrinė letrare, shton. Pėr ē’moshė, pyes unė. Pėr 18-19 vjeēarė, pėrgjigjet ai. Pastaj biseda kalon tek Ismail Kadareja. E kam dashur shumė atė, thotė Fredi. Ti ke shkruar njė ese tė shkėlqyer pėr romanin “Kronikė nė gurė”, - thotė Moikomi. E kam atė gazetė, them unė. E sulmojnė kot kėta ēunat e ri Ismailin, thotė Fredi. Pastaj thotė se Visar Zhiti dhe Dritėro Agolli janė ēuna tezesh. Jo, thotė Moikomi. nuk e di tė jenė ēuna tezesh….
Unė dhe Moikoni ēajmė pėrmes shiut dhe bubullimave. Fredin e lėmė nė lokal, me gotėn e vogėl me grapa, paketėn e cigareve dhe turbullimin e tij tė vazhdueshėm.

21 shkurt 2005. E hėnė . Ora 930’
“Mė kanė pyetur se pse mbaj kapele republike kineze”, - thotė Fredi. “Kush tė ka pyetur”, - thotė Moikomi. Disa shkrimtare qė mblidhen tek lokali poshtė Bibliotekės Kombėtare, pėrgjigjet Fredi. Ata janė shkrimtarė gjeni. Tė gjithė e mbajnė veten pėr gjeni. Seriozisht e kanė? Unė njoh greqishten e vjetėr, thotė papritur Fredi. E kam mėsuar qė nė moshėn pesė vjeē. Li Bo ėshtė poet i madh. Mė i madh edhe se Dante Aligeri. Dante Aligeri noton nė temjanin kristian. “Ferri” ėshtė vepėr e madhe, thotė Moikomi. Nuk duhej qė Profetin Muhamet dhe Imam Aliun t’i vendoste nė Ferr. Ne nė Shkodėr e njohim mirė Kuranin, thotė Fredi. Dante Aligeri ėshtė pararendės i Rilindjes Evropiane, ndėrhyj unė. Engelesi e ka thėnė bukur, thotė Moikomi. Aligeri qėndron me njėrėn kėmbė nė Mesjetė e me tjetrėn nė Rilindje.

14 qershor 2005 E martė. Ora 9
Tirana ka qiell shumė tė pastėr dhe pas shirave ajri duket i pastruar nga pluhurat dhe smogu. Me Moikomin, Fredin e gjejmė nė tė njėjtin lokal. Ėshtė ulur i vetėm. Para ka filxhanin e kafesė dhe gotėn me konjak. Vėshtrimi i tij ėshtė tejet i pėrhumbur. Flet pėrēart. Do tė largohem nga ky vend, thotė. Ku do tė shkosh e pyes unė. Nė Kosovė, thotė. Shko nė Shkodėr, thotė Moikomi. Atje ke motrėn dhe vėllezėrit. Atje nuk shkoj. E kam vendosur. Do tė shkoj nė Kosovė. Pastaj vazhdon tė flasė gjėra pa kuptim. Frederik Rreshpja fluturonte nė ca qiej me re gri dhe dukej sikur fliste nga botėra ireale.
… Dhe solla ndėrmend poezitė e tij brilante, muzgjet, shirat e vona tė vjeshtės, bubullimat e largėta, karvanet e ciganeve, ylberet … Njė qiell trishtimi dhe dhimbjeje, botė e trazuar rreshpjane, pėrtej kufijve tė ēdo dhimbjeje njerėzore.
… E ndėrsa dalim me Moikomin nė rrugė, nė kokė mė gjėmojnė fjalėt e poetit: “Do tė dal pėr tė blerė njė pistoletė. Dua tė vras veten”.
Jashtė ėshtė i njėjti diell dhe qiell i pastėr, por m’u duk mė e errėt se kurrė ndonjėherė tjetėr bota, Tirana ime… Bota rrotullohej e mbėshtjellė me brengėn dhe dhimbjen e poetit Rreshpja… Ndoshta edhe me mijėra dhimbje tė tjera njerėzore. Por, dhimbjet e poetėve janė sa mijėra e miliona dhimbje njerėzore… Sepse, ato befas shfaqen nė formėn e vetėtimave dhe bubullimave vjeshtrave tė vona.

Pa datė. Vjeshte 2005
Rreshpja ėshtė kthyer nga Kosova. Flet pa pushim pėr Prishtinėn, Prizrenin. Pėrmend poetėt kosovarė, veēanėrisht Ali Podrimen dhe piktorin e shkrimtarin Rexhep Ferri. Rexhep Ferri i ka qėndruar mė pranė se kushdo, e ka sistemuar nė hotel, i ka dhėnė edhe ndihmė monetare…
Pastaj ai thotė se ka shkruar njė shkrim pėr Moikomin, se nė Kosovė kudo flisnin nė simpati pėr tė… E kėrkojmė shkrimin. Unė hap sirtarin e komodinės, marr nė duar njė bllok tė madh, kontrolloj nėn jastėk. Ėshtė e kotė. Fredi e ka grisur shkrimin. Pronari i hotelit thotė se ishte njė shkrim i shkėlqyer pėr Moikomin. Sa keq! E ka zhdukur krejt papritur Fredi.

Shėnimi i fundit: 20 shkurt. Natė e vonė.
Bie zilja e telefonit. Ėshtė Moikomi. Duket i lodhur dhe ka njė tė folur prej vetmitari tė madh. Unė i them se shkrimet qė ka bėrė pėr Frederik Rreshpen janė tė shkėlqyera… Ai hesht. Pastaj se ē’thotė me zėrin e tij prej vetmitari. Nė mungon Frederiku, shton pastaj. Mė mungon shumė. Dhe mbyll receptorin… Ėshtė vonė. Natė e vonė dhe e qetė. Unė dal nė ballkon dhe shoh qiellin e pafund.
Po shkoj dhe shirat po i le tė kyēura, pėrsėris e pėrsėris vargun e njė prej vjershave mė tė bukura tė Frederik Rreshpjes… Por unė do tė kthehem pėrsėri nė ēdo stinė qė tė dua… Nė ēdo stinė qė tė dua… Dhe pastaj unė marr receptorin e telefonit dhe i them Moikomit: “Nesėr do tė shkojmė tė takojmė Fredin. Do tė flasim me tė pėr shirat e kyēur dhe stinėn e ringjalljes sė poetėve…

Milosao.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Frederik Rreshpja    15/9/2010, 13:11

Miting per Enver Hoxhen

Ulerijne servilet dhe injorantet: hosana!
Turma pa tru te bie nder kembe.
Si popull i mallkuar, fisi i arberit,
i bie ne gjunje urdherit tend.

Asnjeri s'e sheh gjakun qe rrjedh.
Anes tribunes, si lume.
Fantazmat e martireve qe ti vrave,
deshperohen mbi kokat e turmes.

Por do te vije nje dite kur bronxin tend,
turma do t'a shqyeje me egersi.
Dhe do gdhende, per mallkim,
bronxin e ndonje diktatori te ri.

1982
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Frederik Rreshpja    Today at 22:47

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Frederik Rreshpja
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 5Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: