Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Homeri i verbėr - Franco Esposito

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Homeri i verbėr - Franco Esposito    15/9/2010, 02:36

Sipas kėrkesave tė lexuesve, po ju sjelli poezi nga poeti arbėresh Franco Esposito tė shqipėruar nga unė prej gjuhės italiane. U solla edhe njė kritikė nga Carlo Della Corte si prezentim dhe kapitullin e parė tė poezive (gati tė plotė e pėrpiluar sipas shijes sime). Me shpresėn se do tė ndjeni kėnaqėsinė qė unė kam ndjerė kur i kam lexuar dhe pėrkthyer Ju uroj ē'do tė mirė. Gabimet eventuale janė vetėm tė miat. Pjesėn biografike e lashė mėnjanė sepse ajo ish trajtuar diku tjetėr.
Diamant Abrashi


Prezentim

Qetėsisht i tronditur pėr mrekullitė dhe ligėsitė e botės, Franco Esposito, me kėtė pėrmbledhje tė fundit bėn, njerėzisht e pėr pasojė edhe letrarisht njė hap tė rėndėsishėm pėrpara: janė kėto vargjet e pjekurisė sė tij, tė njė lidhjeje me ngohtėsinė e bardhė nė mes tė bjeshkėve arbėreshe, ku ka lindur dhe pjesėrisht ėshtė rritur, dhe lago Maggiore, Stresės ku jeton dhe boton qė nga viti 1979 “Microprovincia”-n, revistėn jehonėdhėnėse tė Rosminit, Continit, Reboras, Sinigaglias, Chiaras, Serenit, Emanuelit dhe heronjėve tė tjerė tashmė mitikė apo nė rrugėn e mitizimit. Ėshtė sikur nė Homerin e Verbėr, Sibari i mrekullueshėm i kujtimeve tė para, me greqitetin e tij akeas tė shkrihej nga shkaku i njė gjesti magjie, pa humbur as edhe njė grimė nga profili i tij i dendur, nė pejsazhin e hijėzuar liqenor tė Veriut, duke bashkėjetuar me tė.
Poeti ėshtė liqenizuar, por ngelet nė shkrimet e tij ai realitet jonik i shtresuar, i injektuar nė ujėra tė tjera dhe tė ndryshme, megjithėse edhe kėto amniotike dhe placentare, tė shėndrruara nė gjak dhe linfė tė re. Hijėzimet mjegullore tė liqenit e kanė shtrėnguar t’a mprehė vėshtrimin ashtu si edhe verbėsia e Homerit, e pėrmendur prerazi qė nga titulli, dhe qė pėrmendet shpesh nė disa poezi, kishte shtrėnguar rapsodin enigmatik tė pėrdorte njė sy tjetėr, dhuratė perėndish, me tė cilėn depėrtonte nė fshehtėsitė e qiellit dhe tokės.
I mėdyshur nė mes tė dorėzimit dhe kundėrshtimit drejtė asaj qė na japin ditėt tona, Esposito i komponon kėto dy qėndrime nė njė realitet tė tij lehtėsisht tė imagjinuar, prej njė tė huaji nė Atdhe. Nėse ebreu Chagall i bėnte tė fluturojnė violinistėt e tij, Franco Esposito u jep krihė vajzave qė i do tepėr:

“Femrat flokėgjatė gjiforta
e lėnė erėn tė flasėn, fluturojnė lartė
drejtė shtertėrve tė shkujdesur…”

Karakteri i veēantė i kėtij libri ėshtė njė tendencė harmonizuese ndonėse nė kohė tė njė”kanibalizmi” letrar fluturak, dhe subeksperimenteve tė tjera. Autori i jep vetes tė drejtėn tė mos pėrgjigjet sinqerisht, si shumė poetė tė ri, tė mos ketė baballarė poetikė, por i bėn tė qarta disa detyrime ndaj poezisė sė madhe tė kėtij shekulli dhe kėrkon para amoralitetit tė shėndrruar nė rregull sjelljeje njė tė drejtė pėr indinjim:

“Vrapojmė nėpėr asfalte
tė lėmuar nga urrejtja dhe vdekja, ndėrsa milingonat
vrapojnė tė pijnė gjakun tonė.Homeri i verbėr.”

Nė dėrrasėn e zezė tė mbushur me shenja tė njė civilizimi pagan tė hershėm, gėrshetohen ato tė njė pietas kristiane qė pėrmbushė kalimin, nė Letėr njė mikeshe, nga i verbėti i madh i Iliadės nė tė verbėtin e Gjericos. E kaluara, nė dukje e papėrsėritshme, futet nė tė tashmen, bashkėjeton ngushtė me tė, perėnditė e sė kaluarės me miqtė e afėrt, tė lidhur nga njė ndjenjė dashurie e ankthtė.
Ta bėj qė tė ndikoj nė vetėdije, njė fakt jo i vogėl ky, kėtė poezi, janė shumė pyetje tė fshehura dhe tė drejtėpėrdrejta pa u thirrur nė retorikėn e fjalisė pyetėsore. Homeri, pasi qė ėshtė lėnė t’i bie heksametri, i veshur me rrobat njė njeriu tė ditėve tona, i ulur nė njė bar tė Lisbonės si Pessoa apo tė Stresės-kafe Gjigji, i pranishėm nė kėto vargje-si Franco Esposito, vazhdon tė shkruajė nė fletė tė vlefshme fatet e botės, ashtu siē ai i verbėti i rremė, me ndonjė fėrgėllim, i sheh.

Carlo Della Corte
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: poezi nga kapitulli i parė    15/9/2010, 02:37

Njė tokė prej ere
Miqve tė Maki-t Arbėresh

Kam dashur, dhe e dua
akoma, njė tokė prej ere e prej dielli
pakėz heretike dhe e mėkatarėve tė rinjė.
Tokė e vdekur, njerėzish tė zbrazėt.
Kam numėruar velat e shqepura
qė fluturojnė akoma mbi vjollcėn e Jonit.
Kam dashur aromėn e femrave
si njė fushė gruri tė pjekur.
Nga ky kėnd i liqenit
lus Zotin tė ketė mėshirė pėr ta.
Vetėm era e prillit,e shkathėt dhe e lehtė,
mund t’i ndriēojė ėndrrat e tyre,
rruka arbėreshe mbi ballkone.
Kur do tė vijė koha e dashurisė?

Kujtime arbėreshe

Oreste Macri-t

Zbuloj tė bartė
akoma kujtime arbėreshe,
mllefesh civile
tė zbrazura tashmė nga koha.
Kėrkoj ēelėsat pėr tė hapu
dyer tė hapura, letra qė askush
s’mi ka shkruar ndonjėherė, dashuri
tė mbyllura nė varre sibarite.
Ecė lehtas si njė pelegrin
mesjetar, shesheve tė shkretėruara
tė rrethuara me tela gjemborė,
nė njė botė tė qetėsive absolute
tė proēesioneve tė tė vdekurve.

Histori sibarite

Nuk po e gjej as mė tė voglėn
histori sibarite. Ėshtė ndalur nė njė orė
shekuj mė parė. Isha pa kėpucė.
Bartė nė mendimet e mia
dhe nė veshė aromėn
e tė zezės sė limoneve.
Nuk po e gjej as mė tė voglėn
histori sibarite, ndoshta ėshtė
kredhur mes flokėsh tė gjatė
tė ndonjė femreje tė re, apo ka vdekur
si tė gjitha historitė e dashurisė
nė erėn e ėmbėl tė majit.
Hėna sibarite dimrit
ndalet gjithmonė mbi ballkonin tim.

Kodra arbėreshe

Kodrat arbėreshe janė
mbretėria e erėrave.
Nga kjo dritare
nuk merret vesh kush vjen
as kush ikėn drejtė aventurės sė madhe.
Sa darka tė fundit… Sa mungesa…
Kush ngelet?
Qentė lehin tė papenguar
nė pyllin e plepave.

Dy miq

Franco Cosentino-s

Para kishės sė vogėl
greko-ortodokse
dy miq dhe njė papas;
tė ulur kujtonin vitet
e dėshpėrimit dhe zisė sė bukės,
vitet e dashurive dhe ndershmėrisė
dhe flisnin shqip. Homeri i verbėr.

Fjalė shqipe

Rigjeta
hijen e helmėsit mbi mur
dhe buzėt e lagura
qė djegin si diell vere.
Rigjeta fjalėt shqipe
prapa kishės ortodokse
me ca shokė fėmijėrie.
Rigjeta diellin e vjeshtės
qė miklon suvėn e shtėpisė
dhe fushėn, si oxhaku
i nėnės netėve tė dimrit.

Gratė sibarite

E ndjejė akoma mes dhėmbėsh
shijen e ashpėr tė ullirit tė zi.
Njė shije antike grash sibarite.
Njė cicėrimė ankuese e gjinkallave.
Njė ēarēaf i bardhė zalli.
Njė aromė borziloku e rozmarine.
Njė aromė kujtimesh tė kripura
antike si ujėt e Jonit.
E verdha e limonit ndriēon horėn.

Diell sibarit

E piva diellin sibarit
dhe humba mes gėrmimesh.
Njė fytyrė gruaje
mė shoqėronte mes portokajve
mi zbuloi lojėrat e dashurisė
buzėt e ėmbla, lotėt e parė prej kripe.
Pastaj ajo fytyrė gruaje sibarite,
mendueshėm mė pėshpėriti:
“ndiqe fijen e jetės
pa i tradhėtuar idetė e tua,
dhe ėndrrat”. Rrugėt krikėllijnė
tė mbėshtjella nga misri.
Diell i bardhė ndriēon hapin tim.

Monedhė sibarite

Nga jeta njihnim
vetėm njerėz me maska tė kriposura
gazi i njėzet motmoteve tona.
Ishim ēunat e horės
arbėreshe pa tė kaluar.
Ndoshta pa tė ardhme.
Ėndrrat tona ishin miklimet
e erės, vashat lakuriq
me sheshirė tė mėdhenjė kashte.
Nė qafė njė monedhė sibarite.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
 
Homeri i verbėr - Franco Esposito
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: