Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Fejzulla Duraku

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Fejzulla Duraku    13/9/2010, 15:25

Fejzulla Duraku, lindi mė 11 nėntor tė vitit 1981 nė fshatin Strimė, Kumanovė, ėshtė shkrimtar shqiptar.
Shkollimin fillor e mbaroi nė fshatin Haraēinė, ndėrsa tė mesmėn nė gjimnazin "Zef Lush Marku" nė Shkup. Universitetin nė "Shėn Kirili e Metodi" nė Shkup, por tė cilin nuk e pėrfundoi.

IRJM-ja, si shtet ėshtė i pėrbėrė prej dy etniteteve tė ndryshme;atij sllavo-maqedonas dhe atij Shqiptar, etniteti sllavo-maqedonas i gėzon tė gjitha tė drejtat, por duke bėrė diskriminime dhe mohime ndaj palės Shqiptare! Shqiptarėt si té tillé qé jané(pakic), nuk i gėzojnė tė drejtat, té cilat ju takojné si pjesé pérbérése e IRJM-sé.

Fejzulla Duraku me rrėnjė dhe me farė ishte Shqiptarė i pastėrt. Gjatė shkollimit fare qartė i vėrente dallimet nė mes popullit qė ai i pėrkiste dhe atij sllavo-maqedonas dhe prej kėtu ai krijoi njė urrejtje ndaj sllavo-maqedonasve dhe mu prej kėtu do tė fillojė lufta e hapur nė mes pushtetit dhe autorit tė kėsaj vepre. Nga ky diskriminim dhe mohim do tė lindin edhe poezit dhe poemat e tij, tė cilat do t'i grumbullojė dhe do t'i botojé né veprén "Gėrshetat e amshimit". Me botimin e kėsaj vepre dhe me suksesin qė patė treguar gjatė katėr viteve tė shkollimit tė mesėm, Fejzulla Duraku zgjidhet;si nxėnės mė i mirė i gjeneratės 1997/2001 tė gjimnazit "Zef Lush Marku" Nė Shkup. Endrra dhe thirrja e tij u bėnė realitet i pamohuar dhe po mė 2001, plasi lufta e armatosur nė IRJM nė mes Guerilės Shqiptare dhe qeverisė sllavo-maqedonase, pėr Fejzulla Durakun kjo dukuri ishte ėndėrr e kahershme, andaj pa hezitim i braktisi bankat e gjimnazit, iu bashkangjit guerilės Shqiptare pra arad!
h!
ave tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, ishte i sistemuar nė Zonėn Operative tė Karadakut, ku vepronte nė kuadėr tė Brigadės 113 "Ismet Jashari-Kumanova" respektivisht tek Togu II;Kompania III; Batalioni II.

Nė vitin 2002, kur mė edhe kishte marrė fund lufta nė IRJM, Fejzulla Duraku meqė njihej me udhėheqésinė e ish-UĒK-sė, pra nė bashkėpunim mė Ali Ahmetin, me pėrfaqėsuesin politik tė ish-UĒK-sé dhe me Fazli Veliun pra koordinuesin e fondit tė ish-UĒK-sė dhe tani kryetar i veteranėve tė ish-UĒK-sė e botoi veprėn e tij tė dytė tė titulluar "Kėnga e tė mohuarve" ky ishte libri i parė i UĒK-sė i botuar menjėherė pas luftės. Me kėtė libėr emri dhe fama e Autorit u bėnė tė njohur. Po mė 2002 u regjistrua nė Akademinė Ushtarake tė IRJM-sė, por meqė ishte figurė e njohur pėr pushtetin, meqė kishte qenė pjestarė i UĒK-sė, oficerėt sllavo-maqedonas ishin tė urdhėruar prej lartė, qė kjo figurė tė largohet, ngase Akademia Ushtarake paraqiste institutin mė tė lartė tė shtetit e figura e Fejzulla Durakut nė kėtė ent ishte e padėshiruar. Andaj qyshė nė fillim e pėrjashtuan prej Akademis Ushtarake. Fejzulla Duraku nuk i humbi shpresat, por prap u regjistru nė Universitetin "Shėn Kirili e Met!
o!
di" nė Shkup. Mė vonė duke e parė gjendjen mjeruese tė veteranėve tė ish-UĒK-sė do tė fillojė tė interesohej edhe pėr t'a dhe do tė kalojė nė anėn e ish strukturave tė ish guerilės sė UĒK-sė. Kėshtu qė sė bashku me shokėt e tij tė ngushtė do tė merret me rehabilitimin dhe punėsimin e ish pjestarėve tė UĒK-sė. Por ky aktivitet do tė bie nė sy tė qeverisė, me ēka nė vitin 2003 kur e bėri tė gatshme pėr botim veprėn e trėtė "Legjenda e Haraēinés" ndaj tij shpallet fletėarrest nėn akuzėn:si njé ndėr udhėheqėsit e Armatės Kombėtare Shqiptare. Fejzulla Durakut iu dasht qė patjetėr t'i ndėrpresė studimet dhe tė qėndrojė i izoluar pėr njė kohė. Fejzulla Duraku erdhi nė pėrfundim se kėshtu i izoluar nuk jetohet dhe vendosi t'a lėshojė vendin. Ashtu dhe ngjau, nė dimėr tė vitit 2003 u largua pėrfundimisht nga vendlindja. Jeton dhe vepron nė Diasporė, respektivisht nė Bruksel tė Belgjikės.

Fejzulla Duraku si i ri nė moshė, krijimtarinė letrare e filloi shumė herėt, qysh nė bankat e shkollės fillore, nisi krijimtarinė nė njė kohė dhe nė rrethana shumė tė vėshtira, me njė prirje pėr tė arritur piedestalet mė tė larta njerėzore dhe humane.Fejzulla Duraku i shtjelloi tė gjitha tematikat qė dalin nga jeta, qoftė tė kohės sė kaluar, asaj aktuale dhe tematikat e kohės sė ardhme edhe pse nė vargje, ai nė mėnyrė tė spikatur dhe me penėn njė mjeshtri tė vėrtetė thuri vargje me sybjekte dhe tema tė ndryshme. Fejzulla Duraku gėzon respekt dhe famė tė madhe nė mesin e bashkėkombasve tė vetė kudo qė ndodhėn nė botė.Krijimet e tia janė tė publikuara nė shumė revista Shqiptare nė mbarė rruzullin tokėsor.

Deri mė tani ka botuar kėto vepra letrare:

"Gėrshetat e amshimit" 2001
"Kėnga e tė mohuarve" 2002
"Legjenda e Haraēinės" 2004
"Rrugėt e Europės" 2006
"Ushtari qė sfidoi vdekjen" ėshtė vepra e gjeshtė me radhė e kety autori njėherit edhe romani i tij i parė qė do tė botohet sė shpejti nė gjuhėn Frenge.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Fejzulla Duraku    13/9/2010, 15:26

POEME: ADEM JASHARI

Kjo Kosovė fortė po qanė,
Po vajton e mjera nanė!
Njė burrė trim me pas kanė,
Zot ksaj toke sot me i dalė.
Me i dalė zot mėmėdheut
Si nė kohėn e Skėndėrbeut
Si nė at' kohė dikur moti
Kur ishte gjallė Kastrioti;
Qė Sulltanat si la kurrė
Nė Arbri me vendos flamurė!
A esht' afrue dit' e bardhė?
Si nė Krujė kur patė ardhė!
Me ardhė prapė e mej pa me sy
Si e kanė nda ket Shqiptari!
Shum po vu'n Kosova nėn Sėrbi!
Si nėn kthetrat e korbit tė zi!


Kjo Drenica po fol vetė;
Ende trimat nuk mė kanė vdekė!
Ende trimat i kamė gjallė
N' ball Serbies pėr me i dalė!
Sllobodanin pėr me e ndalė.


Pushkė e fortė ku paska kris?
Pyet Kosova, djepi Shqipnis?
N' Prekazin e Ahmet Delisė,
Lufton Ademi kunder Sėrbisė!
Si Tahir Meha qe luftoj dikur,
Per tė gjallė s'u dorzue kurrė!
Njėmijnėntqind e nėntdhjet e tetė
Nė Mars ngritet legjenda vet!
N' kamė po ēohet Legjendari,
Komandantė Adem Jashari.


Nga Kraleva, Nishi e Piroti,
Nga Prokupla vijn oj vraft Zoti!
Si re e zeza' kur prishet moti!
Ushtritė serbe kolonė po shkojnė
Ushtar, polic nga Belgradi ēojnė,
Pesmij trupa po parakalojnė!
Tetėdhjet tanke po i dėrgojnė!
N' Mitrovicė ushtria kalojnė,
Drejt Skenderajt ata po shkojnė!
Forca t' mėdha nga Skenderaj vijnė,
Pa ēelė drita n'Prekaz po hyjnė.
N'Polac n'Llaush stacionohen,
Tre katunde keē po rrethohen!
Nga Llausha e kanė lajmrue,
Ademit i kanė tregue;
Veē Prekazi ėshtė rrethue!
Ademi djemve u paska thanė;
Ēojnu trima gjithė nė kam,
Mitraloz e bume mej marrė
Gjith n'pozicjone pėr me dalė,
Shkau Prekazin don me kallė!
Shkau neve na paska mėsy,
Nė Prekaz ushtria don me hi!
Qoftė pėrhajr Ademi po thot,
Njėqind vjet kemi pritė si sot.



Te Jashart boll janė mundue,
Dajt nga Llausha per me shkue.
Askush s'mundet me u afrue!
Ndihm Ademit s'po mujn mej ēue!
Shum keē shkiet e kan' rrethue!
Si me lisa me e gardhue!
Rrethimin t'gjall mos me kalue,
Askush i gjall' mos me shpėtue!


Topat e shkaut po kėrsasin,
Kullen Ademit ja godasin!
Tanksi, minahedhsi s'po pushojnė,
Barot e hekur ngado gjėmojnė!


Jashart kanė nis me kendue
Edhe me kangė tuj luftue!
Pushkė e kangė s'po i ndalin!
Zakon u kishte lėn i pari,
Tuj kėndue lufton Shqiptari.


Ēou nipash, daja po m'ja ban
Ishte plak besa daja Osman
Edhe Ademit ēka i ka than;
O Adem ti je si djal i ri
Krejt prapa nuk mujė tė t' rri
Gjith ka lufton pas s'muj tė t'vi,
Nje besė tė Zotit po t'a jap
Pėr Ty njė pushk se la pa e zbraz.


Britė Ademi, lėshon njė za;
Ku tė kam Hamėz more vlla?
Mbahu fortė, qėndro o burrė,
Pushken shkaut mos ja ndal kurrė,
Kurrė at' pushkė mos me ja nda
Kem me u djegė me shka ka!
Jem nė luftė qe njėqind vjet,
Sot ėsht' koha me tregu vetė
Me hek qafe serbin pėrjetė.
Adem Jashari keshtu po flet,
Po u thotė aj familjes vet:
Se ket punė kur e kem nisė
S'kena ba mend me lan pėrgjisė,
Amanetin nė vend do ta ēojmė
I madh' e i vogėl dot luftojmė,
Jashart krejt me u farue!
Po na fund kena me fitue.


Plot tre ditė e plot dy net,
Pushka nė Prekaz po kėrsetė!
N'ditėn e parė shpėtojkan krejt
Asnjė i vrarė te Jashart s'po jetė.


Dit' e dytė para se po zbardhon,
Komandir Ilija shka po bon?
Nja tridhjet milic po i urdhron,
Tė tridhjet t' Arkanit janė kanė!
Prej Ushtrisė largue janė,
Kullės s' Shabanit i shkojn pranė!
E kcejn murin janė hi n'oborr!
O Ademi edhe poj heton
Njė za djemve po jau lishon,
Fort Ademi edhe po bėrtet!
Djem e nipa po mi thėrret,
Po i leshon zė vėllaut vet;
Priti Hamėz tė gjallė mos i le.
A dhe Hamza tė gjall s'po i le!
Sa po mujn shkijet po i palojnė,
Jashart pushkėn nuk po e ndalojnė
S'po i lan shkijet tė gjall me hi
Nė prak me ju shkelė nė shtėpi,
Kishin brenda rob e fėmi!
K'shtu Ademi besėn e kish ba;
Nė dorė tė shkaut mos me ra
Me ka krejt kam me u vra!
Kurrė Kosovėn vet' nuk e la!
Me ka krejt pa u farue!
Kurrė Kosovėn s'kam me l'shue,
S'kam me l'shu, shkijet me pushtue!
Brez pas brezi e kem trash'gue,
Iliret kėt tok' kanė sundue,
Dardan-kosovar kanė luftue!
Kurr Kosovėn se kanė dorzue.
Amanet t'parėt lanė naj kanė;
Kurrė Kosovėn mos me e dhanė
Kurr Serbies mos me ia lanė.
Sa po mundė shkije po vret
I kanė vrarė njėzet e tetė!
Nja dy t'gjallė i kanė zanė!
Ademit shka na i paskan thanė;
Fort po e lusin, bej po i bajnė
T'gjallė me na l'shue a nuk ban?
Edhe Ademi po m’ i ngon;
S'kena ardh ketu me luftue,
Po me zorė na kanė ēue!
Ēaj Ilija na ka urdhnue.
Atėher Ademi po menon?
Shqiptari e ka pas zakon
Me liru aj qė vetin dorzon.
Adem Jashari burrė azgan
Tė dy serbet po i liron!
Njėrit shka ēka i paska thonė?
Shko Ilijes fjalė i ēonė;
Baca Shaban ty a t'ka thanė,
Besė nė ju nuk ban me nxanė!
S'kemi pas kurrė besė me shka,
Gjithė n' tradhti na kanė vra.


Plot dy ditė e plot dy netė,
Po na zbardhė dita e tretė!
Nė Prekaz pushka po kersetė!
Jashart me Serbi tuj luftue!
Se kan nder mend me u dorzue!
Me u dorzu kurrė tė gjallė!
Shkaut pushken s'ja kanė ndalė,
Nuk po ia ndalin pushkėn hiē,
Farun shumė ushtar e milic!
Shum' ushtar e milic tė vrarė!
Nėpėr oborr e nėpėr arė,
Nja treqind tė vramė i lanė!
Si duaj kashte me u kanė
Permbi trupat e shkive t'vramė
Shokėt e tyre po kalojnė!
Drejt Jasharve ushtria shkojnė!
Sikur drapri n'arė tu korrė,
Si me drapėr mej pre mu konė!
Si kall'zi gruri nėpėr tokė.
Pa shpirt sllavt bien si borė!
Ademi n' mitraloz tuj korrė!


Ushtria e Serbisė u farue!
Jashart nuk dojn me u dorzue.
Komandira edhe Gjeneral,
Thojn Ademi nuk jepet i gjallė!
Krejt Serbia k'tu me u kanė!


Gjeneralat po urdhnojnė;
Granatimet po i shpeshtojnė!
Shumė predha kullėn qėllojnė!
Barot e hekur po lėshojnė!
Gjylet ishin kanė mallkue,
Rob e fmi i paska farue!
Rob e fmi granata i vret!
Edhe Hamzėn me daj'n e vetė,
Bacėn Shaban me nipa krejt!
Jet Ademi veē me djal t' vetė!
Babė e bir po bajn gajret
Po qėndrojn si me u kanė tridhjet!


Ushtria kull's iu afrue
Dham n'dham me ēetnikėt tuj shkue!
Njė plumb ishte kanė mallkue,
Adem Jasharin ka qillue!
Ademin keq e paska marrė
Edhe Ademi jet' po ndrronė!


Djalė i vetėm po mė lufton!
I gjallė kullėn s'po e dorzon!
Brenda ushtrinė s'po e lejon,
Tė gjallė shkiet si len me hi
Si lenė gjallė mej hi nė shpi.
Tė mramtėn pushkė zbraz Kushtrimi
Edhe djalin e merrė timi!
E merr flaka, era barotit
Nė gjoks i bjenė gjylja topit!
Gjylja topit veē po ma vretė
Dhe Kushtrimi njė fjal e fletė
Sa pėr plumba se kishim dertė!
Familja ime me njė shtetė
Ke tu luftue treqind vjetė!

Fejzulla Duraku
Bruksel,05.03.2008
-------------------------------------------------


SHKĖLZEN HARADINAJ

Plotė shtatė ditė e plot shtatė netė,
N' Lugė tė Baranit pushka po kėrsetė!
Trimė Shkėlzeni nuk po luftojka vetė?
I kish tė shumėt besa shokėt e vetė.

Natė e zezė e mbuluar nga retė!
Pas betejave ushtarėt pushojn qetė,
Ndegjojn kėngėn, Shkėlzeni kur ia thetė:
Lirinė Kosovės po ia thėrretė.

Tridhjetė ditė e plot tridhjetė netė,
Shkėlzeni pushkėn nuk po e lenė vetė!
Nga shtati rrobė e kpucė s' po i hekė,
Por pa e sjellė lirinė e vėrtetė.

Nga Dushkaja njė zė po na i thėrretė
Me iu shku nė ndihmė shokėve t'vetė
Hasimin, plumbi i shkaut po e vretė!
Kush ėsht' trimė, trupin me ia terhjekė?

Shkėlzeni e Fatmiri me shok't e vetė,
Edhe keta prit' e shkaut po i pretė!
Fortė po nxihen besa tė zezat retė!
Deshmorė nė Dushkajė bien tre vetė.

Natė e zezė e mbuluar nga retė!
Dukagjini e Gllogjani pushojn qetė,
Ndegjojn kėngėn, Shkėlzeni kur ia thetė:
Lirinė Kosovės kur ia thėrretė.
--------------------------------------------------------------------

AZĖ ZEKĖ BRAHIMAJ

Nėnė t' madhe dikur qė pat' Dukagjini,
Kurrė k'si zonje s'kishte parė as Drini!
Trimat e trimreshat qė i kishte n' votėr,
Her' e thėrrisnin nėnė e herė motėr.

Nėnė e madhja shpeshė dilte tek bliri
I priste djemtė kur vinin nga kufiri,
-Djemt e mi- u thonte trimave t' lirisė
E vet ishte nėnė e gjith' Shqiptarisė.

Nėnė, pėrmbi qiej e ke atė zemėr
Azė Brahimaj tė thirren me emėr!
Emri ytė ėshtė vetė shejtėsia
Se ty o nėnė ishe vetė liria.

Nėnė madhja e Jabllanicės pret Norėn,
Pėrcjellė vet' Xhevė Lladrovcin, dėshmorėn.
Bukė e krip kishte pėr trimat nė sofėr,
Nėna pėrcjellte e priste aty n' votėr.

Nėna, Kosovės i pėrkundi lirin n'djep,
Lokėmadhja e Dushkajės armikun pret!
Me dy bomba n' dorė nė oborrin e vet!
Me nėnėn e saj qė kishte njėqindė vjet!
---------------------------------------------------



LUAN HARADINAJ

Tash e sa vjet po i kaloj malet,
Zemra pėr liri kurrė s'mė ndalet.
Dalė e ju pres, ju pres nė kufi
Zemra ime vlla, kėtu tė pret ti.

Atje n' male po tė pret Luani,
Kalun vite s'tė ka pa Gllogjani.
Dikur ike vėlla, shkove vetė,
Tani po kthehesh me njėqind vetė!

Kush po ju hedhė pėrtej kufirit?
E vet bie nėn hijen e blirit!
Aty ku kam rėnė mos me lerė,
N'dorė t' shkaut trupi t'mos mė bjerė.

Nė kufirin Shqiptaro-Shqiptarė,
Ku Kosovė-Shqipri ishte ndarė!
Ramushi mbi supe po bart vėllan,
Gjallė e vdekur si njė me u kan!

Deshmorė nė kufi, ku kam rėnė
Amanetin vėlla mos me lėnė
Si njė dhemballė shkulė at' kufi
T'mos ndaj kurrė Kosovė-Shqipėri.
-----------------------------------------------------


KĖMBANA E SHKODRĖS


Qenka shuar ajo kėmbanė,
Tingujt nuk po iu ndėgjokan nė ato anė!
I bie ndėr vete tė mos shuhet,
Pėr tė gjallėruar nesėr duhet.

E laj me vajė e me lotė,
Mos vall dot' shuhet pėr motė!
Kėmbanėn e mbaj pranė vetes,
S'ndahem, aq sa prej vdekjes.

Me vete e bart kudo qė shkoj,
Shpirtin e lidhur me tė jetoj.
E mbaj brenda tė mbuluar me kashtė,
S'pandeh t'a qes jashtė.

Pihem, dehem bashkė me tė,
E kam Mėmė e Atė.
Tingujt kėmbana qė nxirrte,
O Zot, mė dukej se po virrte!

Si jehonte kahmot e kisha dėgjuar,
Po veshėt e tė tjerėve ishin shurdhuar!
Mos pandeh se tingulli i saj,
Ėshtė lėngim, psherėtim a vaj.

Por, kur dot' bien kėmbanat,
Tė gėzuara tė jenė edhe zanat.
Shqiptar, nė sterrė pse vall rron?
Dėgjo kėmbanėn si jehon.

Hingėlloi e u ngrit prej dheut,
Heu, kalė i bardhė i Skėnderbeut.
Tė pėrulem o kryezot,
t'a ndal vajin s'mundem dot.

U ngjall fryma e Martinit,
Oshetinė brigjet e Drinit!
Oj kėmbanė ushto e buqit,
Mallin nga gjoksi qit.

Nė at' arrė rėnd ushtoi,
Kėmbana e Shkodrės gjėmoi.
Shqiptarėt nuk e kishin harruar,
Pesėqind vjet qė ishin robėruar.
-----------------------------------------------


GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBEU


Kur do zoti, bėn mėshirė
T'mos na len' nė errėsirė,
Kryetrim Ai dėrgon
Shqipėrinė ta shpėton.

Kur u ngris e kur u errė
Natėn vonė qė gasterrė,
Dhe mileti pret me ardhė
Nga Nishi kalorėsin e bardhė.

S'pandehu ferman e rremė!
Se Skėnderin dot' e zinte gjemė.
Kur po ngrisej mė qielli
Hėna perėndonte, lindej dielli.

Lart né Krujé ndrit pishtarė;
Shej u bėn' trimave kordhėtarė,
Skėnderi kėshtjellėn pushton
Edhe turqit i dėbon.

Ogllu Oman bej i mbretit,
Zemėrgaz e gazepit!
Dhe pėr hir tė dovletit
Kėrkon shpėtim dor's miletit?
Nė luftė kėrkon mėshirė
Tė ikėn me tynxirė,
Po Hamzai sy patrembur
Nė Ushtė kokėn shembur.

Ē'gėnjeu rrot' e fatit,
Askerin e sulltan Muratit!
Tre herė thundra rrahė nė prak
Qė Dovleti ra nė lak.
Nga tė shumtit i lenka gjallė,
Qė sulltanit t'i ēojnė fjalė.

Rrob'n e turkut po tė xhvesh,
Plis'n e bardh, tirq tė zi mvesh,
Shpat'n e rėnd brezit ngjesh.
-Ėshtė koha-tha-pėr t'u qesh.

Kas ngritej prej dheut
Kal' i bardhė i Skėndėrbeut,
Qė nė fre s'mbahet dot'
Veēė Gjergjit ėsht' e kot'.

Qė me natė po valon
Gjysmėhėna po fundron,
Nė mėngjes e kuqe rrezė
Dykrenare shkab e zezė.

Skėnderi siē e ka zakon;
Me ngadalėz e gjykon,
Nė ē'do punė urdhėron,
Po i pari at' zbaton.

Veē pluhuri u ngrit pre dheut!
Nga kal' i bardhė i Skėnderbeut,
Shqiponja fluturoj pėrtej viseve
Nė Lezhė bėri bashkimin e fiseve.
-----------------------------------------------


MBI KOSOVĖ PO LIND DIELLI


Mbi Kosovė po lind dielli,
Kaltėsirė qė nga qielli.
E venitur re e zezė,
Bie lirė e bukur rrezė.

Hapu,hapu tokė e ngjeshur,
Horizontin shi me lule veshur.
Tė ka rėn' mbi flet' e farė,
Fillėmirė e fillėmbarė.

Tehu,tehu errėsirė e murguar,
Jakė, jakė dritė pėr t'na ndricuar.
Dit' fatbardhe e uruar,
Nė kėt' mot' ka mbleruar.

Mbaj nė krahė tė bardh pėllumb,
Njollė e zezė tash po i humb.
Let fluturoj i lirė tek ti;
Mbaj nė zemėr thellė nė gji.

Gėzohu, gėzohu o Kosovarė,
Se po lind dit' e mbarė.
Gėzohu motėr e Shqipėrisė,
Se po lind' zonjė e mirėsisė.
-------------------------------------------------


MOISI GOLEM-DIBRANI

Ndal o korba, pse mė ngani?
Pse o korba ju mė hani?
Ditėn plagė po mė hapin,
Natėn leckat po mė kapin.

Njat'her hėna kur tė zhdukėt,
Pesėmbėdhjetshja mė s'dot duket.
Pse s'lėngon, o Gjeneral?
Lėshon lot' e nuk qanė!

Skėnderbeu po tė falė,
O Moisi o Gjeneral.

Ju betohem u mallkofsha,
Po nga varri mos u ēofsha.

Qė me nat' po tė ndrit,
Shqipėria po tė prit;
Rrug'n e gjeme po tė hapė,
Rent tė shkosh, rent me vrap.
-------------------------------------------


PALLA E SKĖNDERBEUT

Vėllezėr Shqipėtarė:
Tani po vjen njė ditė,
Tė jemi ngadhnjimtarė,
Qė po lind njė dritė.

Ndėr kombe jemi tė parė.
Tė kaluarėn t'mos e harrojmė,
Po me tė, tė jemi krenarė
Nga thellėsit ta vegojmė.

S'jemi evgjit as barbarė,
As kaurrė as tartarė,
As sėrb as grekėr as bullgarė,
Po thjesht jemi Shqipėtarė.

At'qė s'kan bėr' tė parė,
Nga ajo t'jemi tė murguar,
Po t'i vemi punės sė mbarė
T'mos rrimė tė robėruar.

Ashtu nderojmė atdheun
Tė lulzonjė e tė ndritohet,
Ashtu si me Skėnderbeun
Me bijt tė lavdohet.

Tė kemi shikimin nė fqinė
Vesn' e mirė t'i marrim,
Ta lartėsojmė Shqipėrinė
Fitilit tonė t'mos i vemi zjarrin.

Mėkat ėsht' ta harrojmė!
Me shekuj q'ėsht' gatuar,
Kulturėn ta shtrembėrojmė,
Nga tė tjerat pėr t'anuar.

Kėtu jemi lindur,
Trashigim na i lan' t'parėt,
S'duhet fort bindur,
Flasin themelet pėr Shqipėtarėt.

Mos u bėftė kurrė,
Ta harrojmė mėmėdheun,
T'na pėrligj njė kaurrė!
Si mbahet palla ta mėsoj Skėnderbeun.
-------------------------------------------------------


LEGJENDA E FERIZAJIT
(kushtuar:Afrim Kalanicés)

Lot e vesé méngjeseve té ftohta ngriné!
Gjaku i déshmoréve bor' e akull shkriné.
Zéri i djalérisé jehon pér mbi reté,
Tempullin e lirisé s'e shembin as rrufeté.

Kush po then kufi; Kosové-Maqedoni?
Afrim Kalanica i thoné emrit ti.
Me barot e zjarr shtatin té qéndisur,
Me dy pérkrenare ballin té stolisur.

Népér beteja vérsulet si shigjeta!
Luftén bén Afrimi, sikur njéqind veta!
Naté e pisté, ku nuk ndihet gjalléri,
Kryetrimi pret, bashké me shokét e ti.

Népér errésiré trimi léshon rrufeté,
N'fushén e Sllupēanit, armikun e preté.
Flékén né zemér e mortajén né doré,
Bjen aty, ku burrat bien déshmoré.

Té rénét e lirisé, s'diné té vdekur kurré,
Ata lartésohen, ngriten mbi flamuré.
N'pérjetésim, Jezercit té Ferizajit,
I fal amanetin né ditét e majit.
-------------------------------------------------


REMZI XHAFERI


Nė njė natė tė virgjėr, t'nemur me fjalė!
Vitet e njė jete, rendin me ngadalė.
Kujtimet krahėthyer, nė mure burgu,
Pika e lotit, digjet n'jetėn prej murgu.

Yjet e njė qielli me hėn' tė mplakur;
Anės njė lumi me brigje tė pėrgjakur,
Peshė e urrejtjes, nėn thundėr durimi,
Vjen si re e zezė, me rrufe dėshpėrimi!

Ditėt vijnė e rendin me stinėt e motit,
Shiu i vjeshtes, si kristalet e lotit,
Vullnet i plagosur, si ėndėrr trishtimi,
Agu sjell mėngjese, sjell shpresa lirimi!

Pas pesė vitesh e pas pesė plagėsh,
Sėrish nxeh zemra, me furi idealesh.
N'rrasė tė Koshares, nė rreze tė Kosovės,
Remzi Xhaferi me krahė tė Shqiponjės!

N'rrafsh tė Dukagjinit vapė e Qėrshorit,
Ngritet nė legjendė, gjaku i dėshmorit.
Plumbave tė shkrepur kur u buzėqeshte liria,
Trimit t'Haraēinės i ngritej lavdia.
--------------------------------------------------------


SALI LATIFI

Ē'po e pyesin malet Hotlėn,
Sylė Hotla vallė ėshtė ngjall'
Plaku nga varri mos ka dal'
Apo fryma e tij n'Saliun ėshtė ngjall!

Komandanti me plagė tė reja,
Krah pėr krah trimave nėpėr beteja!
Dheu ēohet shtatė pash mbi tokė!
S'luan istikamit sė bashku me shokė.

Dhe shkon maji me erė baroti!
Nė vend tė shiut, qet gjyle topi!
Djeg dielli nė prak qėrshori,
N"Mateē amanetin len dėshmori.
-----------------------------------------------


ISMET JASHARI-KUMANOVA

Mėngjese t'reja sjellin stinėt e motit.
Lindin, rilindin nipa tė Kastriotit.
Kur e lėshon zėrin kushtrim i lirisė,
Vijnė e bien trimat, shkėnditė e stuhisė.

Nga Drenica thėrret Adem Jashari,
Me njėqind rrufe vjen Ismet Jashari.
Fushė Kosovėn e mban nė pėllėmbė,
Zemrėn e atdheut, Kumanova e ēon' nė kėmbė!

Kur lypset guximi, tregon urtėsinė.
Kur thėrret gjaku, tregon trimėrinė.
Etjen shokėve nga vapa e Korrikut,
Ua shuan me fitoret ndaj armikut.

Nga Orizarja n'Kosovė, n'pluhur tė dheut,
Shpirti i tij, gjallėron frymėn e Skėnderbeut.
Nė beteja, deri nė vdekje me ushtarėt,
Prapa nuk dijnė hapin, ta bėjnė Ēlirimtarėt.

Nė kėshtjellė ndizet flaka e legjendarit,
Njė Brigadė ėshtė gjaku i Ismet Jasharit.
Krenarisė sė vjetėr ia kthen shkėlqimin,
Kumanova, me shtatė zemrat e Mujdinit.
-------------------------------------------------------


FADIL NIMANI - TIGRI

Kush po ia ēon flakėn Ballkanit?
Kush po ia zbraps ushtrinė tiranit?
Yll' i rrallė Fadil Nimani,
Nė ballė tė luftės zemėr Luani!*

Dhe ndėr mė tė parėt ēlirimtarė,
Tigri ėsht kur ngritet zjarrė.
Me tre pérkrenaret ngjeshur n ballė,
Tė dorėzohet s'di sa ėshtė i gjallė.

Penė e pushkė i kthen sllavit,
Shpirt Shkėlzeni** me zemėr luftėtari
Dhe armikut i kallet data,
Kur po u shkon tankeve flaka.

Nga Kosova pėrsėri nė beteja,
Me forcat serbe, n'luftime tė reja.
Nga Presheva n'kala tė Tetovės,
Ēlirimtarė nė zemrėn e Kumanovės.

Lamtumirė Gėrgocit tė Gjakovės,
I thotė trimi i lirisė sė Likovés.
N'Vaksincė i falet legjendarit,
Ia fal amanetin Ismet Jasharit.
---------------------------------------------------


ĖNDRRA ĒLIRIMTARE
(kushtuar:Gashi Aliut)

Fjalėt flakė i bėra, i bėra ngjyrė n'flamurė.
Ky kushtrim ndėr male, thėrret pėr ty, o burrė!
Gjoksin shkabė, heu ngritu e bėhu gurė,
Ngritu nė kala, atje bėhu murė.

Plagėt e tia, heu, rrjedhin gjak trimėrie,
Bėhen udhė, bėhen shteg lirie.
Armėt e tij, lidhin fort Shqipėrinė,
I nisin djemtė malit, i nisin pėr lirinė.

Zemra ime gjorė, sot u ndal ndėr male,
Po jo dhe ėndrra, ėndrra ēlirimtare.
Atje poshtė tek ju, tek zemra djaloshare,
Do tė ringjallet amaneti, lufta kombėtare.
----------------------------------------------------------


ARBEN BAJRAMI

Nė vetminė e natės, zemra kėrkon fjalė?
Vijnė e bien lotėt nga pena n'qėpallė.
Nėpėr qiell tė plagosur, jehon njė kushtrim,
Dhembja i lidh brigjet atdhe e mėrgim.

Posi vargmale n'djepin e Kumanovės,
Vijnė ushtarėt, bijtė e zgjedhur tė Kosovės,
Pastaj nga Presheva e prej Shqipėrisė,
Mblidhen trimat nga tokat e Dardanisė.

Nė kulm té dhunės, vjen nga mėrgimi;
Pėr frikė e lot' s'do tė dijė trimi!
Dhe kudo qė kris tirani
Aty, kėshtjellė bėhet Arben Bajrami.

Nėpėr luftime nuk i tremben sy e as qėpallė!
Sllupēan, Hotél e Matėē, armikun nė ballė.
Nga Manastiri n'rethim tė Haraēinės,
Vjen Mėrgimtari, shkėndijė e vetėtimės.

N'tradhėti tė Gazi Babės bie Mėrgimtari!
Gjakun s'po e lan as uji i Vardarit.
Un' nuk rash po u ngrita n'kala me gurė,
Skuqa me gjak lirie, ngjyrėn nė flamurė!
------------------------------------------------------


GJON KASTRIOTI

Pranė vatrės nė tė shuarin zjarr,
I pėrmbysur si nė varr!
Larg nga bijtė me tė kthirė,
Gjer' n'mėngjes me tė gdhirė.

Andej nga lindja njė ogurzi,
Lajm i kobshėm e i zi!
Jo, jo s'po e mposhtka dot
As vdekja qė vjen si sot.

Pret dhe pret me ardhė,
Njė ditė, njė dritė mė tė bardhė.
Po mileti kėt' se din!
Andaj pyet i qetė s'rrin.

Rruga e gjatė, kthimin e ka tė vonė.
Populli kur pret, nė tė diēka rronė.
Dhe pret, pret dhe pret,
Njė ditė, njė muaj njė vjet.
Njė ditė, njė drit e pret.
-----------------------------------------------


ABAZ BEQIRI

Si shtatore tė mbajtėm mbi duar,
Kur tė nxorėm nga betejė e shuar,
Me trup e shpirt i ngrirė si dėbor,
Yll' i pashuar- Ti dėshmor.

N'Gazi babė i rėndė grusht i huaj,
Apo Kali i Trojės aty u shkarkua,
Nėpėr gjak e kufoma zvarrė,
Me plagė tė pėrflakura n'zjarr!?

Shokėt ishin tė lodhur, por s'bėzanė,
Nuk than gjė, por nė vete tė qanė.
Prore tė gjallė t'pėrcollėm mbi duar,
Shtator i vdekur, me gjak t'pashuar!

Kur rrėshqite prej duarve nė varr,
Dielli u shua dhe mė s'kish zjarr!
Prej qiellit u shkėput yll' e dritė,
Gjaku yt na solli ditė.

Shokėt u gėzuan, po nuk thanė fjalė,
Abaz Beqiri, linde prapė i gjallė.
Dy pikė lot nė syt' e tharė qėndruan,
N'flamur, t'pavdekshmit u shndėrruan.
-------------------------------------------------------


Pajtim Roci dhe Ndriēim Hoxha

Malet lėshojnė zėrin, fushat presin gjėmim!
Nga Shqipėria Pajtim Roci e Ndriēim Koxha vijnė.
Erdhėm tek ti Tel nė Haraēinė me tė pa,
Gjokset tona kėtu do tė bėhen kala.

Arbeni e Ndriēimi ndezin flakėn, ndezin barotin,
Nėpėr gjokse gjylet presin, presin edhe topin!
Krah tė fortė nė luftė e kanė Telin,
E kanė shkėmbin e malit - komandant Rebelin.

Treqind vetė, Batalioni i vdekjes si ushtri,
Nė ballė ka armikun, qė numėron dymbėdhjetė mijė!
Dhe ēudi po bėn bota, po bėn vetė Evropa!
Batalioni i vdekjes gjoksin pėrmbi topa!

Pajtimi e Ndriēimi ndezin flakėn, e ndezin barotin,
Nėpėr gjokse gjylet presin, presin edhe topin!
Krah tė fort nė luftė e kanė Telin.
E kanė shkėmbin e malit e kanė vetė Ademin.

Erdhėm tek ti Tel, nė Haraēinė me tė pa,
Gjokset tona, kėtu do tė bėhen kala.

Gryka e pushkéve tona vjell barot e hekur;
Nė Haraēinė armiku sa shumė ėshtė pėrpjekur!
Njė top dore dhe granatat brezit ngjeshur,
Nė fronte tė reja, shkojmė buzėqeshur.

Ēdo pėllėmbė dheu po mirret me gjak,
Sa shumė dėshmorė gjer tek Shkupi plak.
Tek kalaja e Shkupit ju mbeti syri i lirisė,
Por kėtu i rendė ishte grushti i tradhėtisė!




p.s. Informacioni dhe krijimet u derguan ne forum nga autori.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
 
Fejzulla Duraku
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: