Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Fatos Kongoli

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Fatos Kongoli    13/9/2010, 15:04

Kthimi ne Ferrin tim

Teksa ulet ne nje nga tryezat e "Friends' Book House", Fatos Kongoli duket se gjen me ne fund paqen. Me nje caj kamomili perpara, me nje ze te qete gjithe xhentilese, zor se mund te perfytyrohet jashte ketij ambienti. Ne ndryshim nga zhurma e kafeneve ne rruge, qetesia e salles se mbushur me libra i jep ate paqen me te cilen tashme ka vite qe eshte mesuar. Nje bote qe e ka ndertuar qe nga ato vite kur u kushtohej leximeve dhe nuk pelqente ate letersi qe shkruante vete, deri tani, kur ka shkruar romanin e tij me te fundit "Lekura e qenit". Ka vetem pak jave qe libri ka perfunduar dhe bashke me te ka marre fund nje tjeter peng i Fatos Kongolit. Bashke me dhimbjen e liruar sa here qe mbaron nje liber, romani me i fundit ka nxjerre nje dhimbje me te madhe. Me "Lekuren e qenit", Fatos Kongoli ka vendosur te mbylle ate cikel librash qe ai vete e quan "burgjet e kujteses". Eshte libri i fundit ku ai i ka kthyer personazhet e veta edhe njehere ne ato kohe te para '90-es, ne ato vite te endrrave te parealizuara, ne ato vite dhimbjesh dhe shpresash, ne ato vite kur nuk ndihej i lire te merrej me letersi. Me "Lekuren e qenit", Kongoli e ndjen sikur i ka kthyer edhe borxhin me te fundit viteve te rinise dhe me ne fund eshte i lire te ktheje nje tjeter faqe ne krijimtarine e tij. Tashme qe kujtesa i eshte cliruar nga ato pengje dhe ato dhimbje, ka vendosur te shkruaje nje tjeter letersi.

Per te shkuar deri tek "Lekura e qenit", ne ate ate qe vete e quan si librin e tij me te mire, Kongoli do te duhej te kalonte neper nje rruge te gjate. Do t'i duhej ta kalonte njehere ate "ferr" qe me pas te mund ta perjetonte ne librat e tij, do t'i duhej te bente pikerisht jeten qe ka bere, te gjitha zgjedhjet, qe ndonese edhe pa deshiren e tij e ndihmuan te gjendej aty ku eshte, te mbyste dilemat nese letersia qe bente kishte apo jo vlere, dhe me ne fund te fitonte lirine per te shkruar, ate liri pa te cilen Fatos Kongoli nuk e koncepton dot te qenit shkrimtar. Ishte pikerisht mungesa e lirise se asaj kohe qe e detyroi babane e tij, kompozitor dhe violinist i njohur, ta detyronte shkrimtarin e ardhshem qe nuk kishte ndonje talent te vecante per matematike, t'i futej pikerisht asaj dege. Fatos Kongoli, pa ndonje entuziazem apo qejfmbetje te madhe, do t'i bindej sugjerimit te babait dhe vetem vite me pas i ati do t'i shpjegonte se vetem nje artist si ai mund te gjykonte ne kete menyre: "arti eshte nje profesion i mallkuar per kete kohe". Dhe Kongoli do ta kuptonte se ne kete menyre po mbrohej, po largohej nga ajo bote e shpirtit per t'u futur ne boten e llogjikes matematike, aty ku ideologjia nuk mund te te ngaterroje kurre. Por ndersa matematika mund te mesohej kollaj, duke ndjekur ne menyre skrupuloze leksionet fillimisht ne Pekin, e me pas ne Universitetin e Tiranes, letersia nuk mund te shqitej po aq lehte. Kur mendonte se pasioni ishte vene perfund, atehere ai ngrinte krye ne formen e ca tregimeve te vogla qe tashme duke punuar si mesues i shkolles fillore ne nje fshat malor hera heres guxonte t'i niste drejt Tiranes per t'i botuar. Ato tregime te vogla te botuara ne gazeten "Drita" do ta rikthenin perseri ne Tirane. Me pak vite pune si mesues, Kongoli do te rikthehej per te ndjekur nje tjeter deshire, te behej gazetar.

Gazetaria nuk iu be kurre profesioni i jetes, ishte stacioni ku ai kthehej here pas here, nje here si gazetar ne "Drita", nje here ne revisten e RTVSH-se, "Shqiperia sot" dhe vite me pas serish ne "Drita" dhe ne "RD". Teksa po fillonte pune si redaktor i letersise per femije ne shtepine botuese "Naim Frasheri", nuk e dinte qe ne kohen e gjate qe do te qendronte aty, do te fillonte te mendonte ndryshe. Ne ate kohe kishte botuar te parin liber me tregime, "Shqetesime te ngjashme" dhe nuk e dinte se shtepia botuese pak e nga pak do t'ja hiqte guximin per te shkruar. Me sakte biblioteka e saj. "Ishte nje biblioteke e mahnitshme qe me dha mundesine te njoh ne frengjisht gjithe klasiket, letersine moderne dhe ate bashkekohore", kujton Kongoli. Ishte pikerisht ajo koha kur e kuptoi se "ajo qe shkruaja une nuk ishte nje letersi, por nje surrugato". Nje letersi e vertete, nje letersi si ajo qe kalonte neper duar, Kongoli e kuptoi se nuk mund te shkruhej. Megjithate ishte vone per t'u kthyer pas. Ato vite tani i kujton si vite te leximeve dhe te disa tregimeve te shkurtra qe u permblodhen ne nje botim te thejshte te quajtur "Tregime" dhe ne filim te viteve '80 nje tjeter permbledhje me tregime e novela, "Te fejuarit". Vetem ne vitet '87-'88 shkroi te parin roman, "Karuselin", nje liber krejt i lire qe do te magjepste te rinjte e kohes me ate thjeshtesine e tij, me ate menyre ndryshe te te berit letersi. "Tek ky roman gjenden te gjitha elementet e asaj qe shkruajta me vone", tregon shkrimtari. Kur ishte ulur para fleteve te bardha per te hedhur ne leter "Karuselin", Kongoli nuk kishte ndryshuar aspak mendimin e tij per te shkruarin. Ajo qe kishte filluar te ndryshonte ishte koha. Me intuiten e shkrimtarit, ai kishte filluar ta parandiente se po vinte nje tjeter periudhe, koha e nje letersie tjeter, koha e tij e shkrimeve. Me ndjesine e nje shkrimtari te lire, mbi te cilin nuk vepron asnje censure apo autocensure, Fatos Kongoli filloi te shkruante romanin "I humburi". E shkroi me nje fryme, sikur mezi kishte pritur ta bente nje gje te tille qe te clirohej. Brenda gjashte muajve, kishte shkruar per here te pare gjithe ate qe kishte ndryre brenda vetes gjate gjithe jetes, duke filluar me ato pershtypje te fresketa qe i kishin lene anijet e mbushura dingas me njerez qe kerkonin te iknin nga Shqiperia e per t'u rikthyer edhe njehere aty ku Kongoli nuk mund te mos kthehej, tek endrrat e paprekura te rinise, qe silleshin sa tek jeta e shkujdesur, tek enderrimi per te kaluar tek muret pertej Bllokut komunist e tek bjerrja e deshirave. Me, apo pa deshiren e tij, Kongoli do te rikthehej perseri ne kete kohe, jo per te perseritur vetveten. Thjesht per te nxjerre pengjet e shkrimtarit. Do te kthehej ne kete kohe edhe personazhi i "Kufomes", edhe ai i romanit "Dragoi i Fildishte", edhe tek "Endrra e Demokleut" dhe tani ne fund te "Lekura e qenit". Per Fatos Kongolin eshte nje kthim i natyrshem, sic eshte tek cdo shkrimtar kthimi ne vitet e rinise, tek kujtimet e asaj kohe. Ndoshta personazhet e tij do te ktheheshin pas edhe nese Kongoli do te kishte jetuar ne nje tjeter kohe, ne nje tjeter vend, do te kishte pasur nje tjeter rini. Por shkrimtari nuk pelqen te flase me "sikur". Personazhet e tij jane kthyer ne ate kohe rinie dhe kane nxjerre ate dhimbje te jetuar, ate dhimbje pa te cilen shkrimtari nuk e kupton dot letersine. Tani e ndjen se me ne fund i ka cndryre te gjitha kujtimet e asaj kohe, i ka zbrazur "burgjet e kujteses" dhe tani eshte i lire per te shkruar ne nje tjeter hapesire. Ne nje tjeter kohe por me te njejtin stil.

Dhe do te ishte pikerisht ky stil qe do te magjepste edhe lexuesin e huaj, do te merrte kritikat e revistave dhe gazetave me prestigjioze qe pershendesnin ardhjes e "K-se tjeter nga Shqiperia" ne boten e librave. Sidomos Franca qe kishte njohur letersine e Kadarese do te cuditej me bashkekombasin e tij, qe pelqehej po aq shume, por qe ishte kaq i ndryshem. "Ndersa Ismail Kadare ka ndertuar nje Shqiperi madheshtore permes legjendave dhe metaforave ne histori, Fatos Kongoli shenon epope te vogla ne shkallen e jetes se perditshme", shkruante "Le Monde" ne qershor te vitit 1998, me rastin e perkthimit te librit te tij te dyte ne France, "Kufoma". Te njejtin krahasim kishte bere edhe "Liberation", nje muaj me pare, "Fatos Kongoli eshte afirmuar me kete roman te ri halucinativ si nje tjeter shkrimtar i madh shqiptar, krah Ismail Kadarese, por ne nje lloj krejt te ndryshem, ku tragjikja i le vendin venies ne loje". Kurse "L'Express" kishte theksuar se "Libri i ri i Fatos Kongolit tregon se letersia e re shqiptare ka perftuar nga tragjedite greke: por perendite antike ketu jane zevendesuar me demonet e diktatures".

"Kufoma", i botuar ne frengjisht me titullin "Hija e tjetrit", botohej pasi Kongoli ishte bere i njohur me romanin "I humburi", te parin roman qe ai e kishte shkruar si shkrimtar i lire dhe qe Franca e kishte pritur si nje "roman te zi, poetik lirik dhe te te tharte si nje limon". I perkthyer nga Christine Montecot dhe Edmond Tupja, libri qarkulloi per tre vjet neper shtepite botuese dhe vetem pasi ishte botuar ne Itali, u botua ne France nga "Rivages". Menjehere pas botimit, Kongolit i erdhen pergjigjet pozitive edhe nga kater botues te tjere, por tashme ai kishte nenshkruar nje kontrate me "Rivages" dhe keshtu erdhen njeri pas tjetrit ne France "Kufoma", "Dragoi i Fildishte" dhe "Endrra e Demokleut". Nderkaq "I humburi" vazhdoi te bente te njohur Kongolin edhe ne shtete te tjera, ne Greqi, ne Zvicer dhe vetem nje vit me pare edhe ne Gjermani. Ndonese Fatos Kongoli nuk e quan kete roman si librin e tij me te mire, e quan gjithsesi librin me me fat, qe sic i hapi dyert e Frances do t'i hape dhe dyert e tjera. Nderkohe "Rivages" qe ne shator do te filloje botimin e librit me te ri, "Lekura e qenit", pengun e fundit te rinise se Kongolit me te cilin shkrimtari ka mbyllur pergjithmone llogarite me te shkuaren.


Beteja me fleten e bardhe

Kur vjen puna per t'u ulur e per te shkruar, Fatos Kongoli eshte me te vjetren. Mjetet moderne si makinat apo kompjuterat, nuk kane kaluar ende nga studioja e tij. Shkruan krejt sic shkruante tridhjetegjashte vjet me pare kur ishte ende mesues: me nje leter te bardhe perpara dhe me laps me gome. Shpesh edhe nen driten e qiririt.

Por per te shkuar deri tek fleta e bardhe, tek ajo beteja perfundimtare qe Kongolit i duket nje perballje rraskapitese, romani i ri duhet te vecohet fillimsht nga gjithe ajo pjesa tjeter e kujtimeve, e perjetimeve qe jane ndryre ne trurin e shkrimtarit. Kongoli nuk eshte natyre e skicave paraprake, edhe ne rastet kur para se te jete ulur te shkruaje ka bere nje te tille, e ka tradhetuar patjeter me pas. Libri i perfunduar ka pasur nje rrjedhe krejt tjeter nga ajo e skices. Nuk mban as shenime, as ditar. Cdo gje ruhet ne kujtese. Nese nuk e sheh librin brenda vetes, atehere ai nuk ulet te shkruaje, "mendoj se libri ka filluar te linde kur filloj te shoh personazhet", tregon Kongoli. Pastaj kur gjendet perpara asaj fletes se bardhe, jo gjithmone shkruan ate qe ka menduar ne fillim. "Prandaj procesi krijues eshte i paperseritshem, thote ai. Nuk ka asgje te percaktuar, sepse letersia nuk eshte zanat, sado qe edhe ajo ka mjeshterine e vet", thote ai.

Sa here qe duhet te ulet perpara fletes se bardhe per te shkruar nje liber te ri, Fatos Kongolit i duhet fillimisht t' harroje te gjitha. Te nxjerre nga mendja gjithcka qe ka lexuar, gjithe autoret e tjere, "mundesisht te mbetem bosh fare per t'u mbushur me nje fryme te re, me nje lende te re". Ky eshte kushti i pare. Ndonese tashme eshte autor i nje sere romanesh qe kane njohur sukses jo vetem ne Shqiperi, sa here qe ulet te shkruaje Kongoli e ndjen veten fare fillestar. "Me duket dicka shume e veshtire, nje beteje e perditshme me fleten e bardhe". Ka momente qe e ndjen veten shume keq, ca momente kur i duket se i eshte futur nje rruge pa krye, aq sa ka pasur caste kur ka menduar: pse e denoj veten ne kete fare feje. Kur te gjitha keto momente largohen, libri merr formen perfundimtare dhe i dorezohet te parit lexues, perkthyesit te tij Edmond Tupja, Kongoli kalon dhe fazen e fundit dyshuese. Bashke me komentet e lexuesit te tij te pare vjen dhe lehtesimi i shkrimtarit. Tani eshte gati ta harroje perseri ate qe ka shkruar, per t'u gjendur serish perpara nje tjeter flete te bardhe.

Nga Iva Tico (Klan - 16/08/2003)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Fatos Kongoli    13/9/2010, 15:05

Nga "Lekura e Qenit":

"...Nje dite ajo u shfaq ne kuadratin e deres gati e tera ne ngjyre vishnje, qe nga floket, xhaketa prej lekure, cizmet e gjata me taka te larta ngjitur pas kembeve, deri tek aroma e trupit te saj, nje arome vishnjeje, sic m'u duk.. Une kisha mbetur te dera e dhomes i hutuar. Ky hutim, kur ndoshta per here te pare ndodhesha vetem per vetem me ate dreq vajze, me zbuloi bishen agresive brenda meje. Bisha nuk kishte ngordhur sic kujtoja. Bisha qe gjalle. Syte e saj shihnin format e trupit te Lorit, e perpinin...

I shperqendruar dola ne korridor, nga korridori jashte.. si te doja te rrija sa me larg saj per te qetesuar bishen brenda meje. Pastaj edhe ajo doli.. Me aromen vishnje te kurmit. Me buzet vishnje qe puthen faqen time para se te largohej neper shkalle. Duke me lene me ndjesine trullosese te gjinjve te saj, qe ishin mbeshtetur lehte mbi gjoksin tim. Pa dyshimin me te larget se brenda meje kishte zgjuar nje bishe. Pa e marre me mend se qe nga ajo dite do te vinte rregullisht te me trazonte ne endrrat e mia erotike..."
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Fatos Kongoli    13/9/2010, 15:05

Fatos Kongoli - Pse romani im u quajt mė i miri

Nga Mirela Struga @ Spektri

Takimin e parė me artin e shkrimtarit "pa emėr" e mbaj mend mirė edhe pse kanė kaluar vite. Ishte libri i parė nė pėrpjekjet e mia tė leximit "serioz". Mė vonė do tė mėsoja se "Ne te tre", libri qė kishte mundur tė mė vinte nė mendime edhe ditė tė tjera mė pas, mbante emrin e Kongolit, i cili shėnonte edhe fillimet e tij drejt letėrsisė. Atėherė, me naivitetin e kapjes sė ngjarjeve nuk i pata kushtuar shumė rėndėsi mbajtjes mend tė emrit tė autorit. Vetėm mė vonė nėn dėshirėn e marrė pėr tė shijuar njė tjetėr roman si atė, u interesova tė mėsoj pėr autorėsinė e kėtij libri. Tani mbas kaq vitesh, kur "Ne tė tre" ėshtė pasuar me rradhė tė tjerė tituj librash nga ky autor, pata emocionin e veēantė tė tė shkruarit pėr tė. Njė bisedė qė nis ēlirėt, duke marrė formėn dhe stilin e njė rrėfimi interesant, siē ndodh natyrshėm me mėnyrėn e tė shprehurit tė njė shkrimtari. Njė bisedė qė nis me tė tashmen, atė tė njė ngjarjeje jo pak tė rėndėsishme. Ēmimi "Balkanika" 2002 ka zbritur kėtė vit nė Shqipėri pikėrisht me emrin e Kongolit, autorit tė librit "Ne tė tre" tė cilin e pasojnė mė pas vepra tė tjera deri tek "Ėndrra e Demokleut" qė e bėn fitues tė kėtij ēmimi, pas shumė ēmimesh tė tjera. Ka marrė pjesė dhe herė tė tjera nė kėtė edicion tė rėndėsishėm letrar. Nė vitin 1997 me romanin "Kufoma", nga ku arrriti deri nė finale dhe nė 2001, me "Dragoi i fildishtė". Ky vit vjen pėr tė me pėrmasa tė tjera duke e bėrė atė fitues ndėr tė gjithė pjesėmarrėsit e tjerė ballkanikė me romanin "Endrra e Domokleut". Ky eveniment nuk sjell thjesht vetėm efektin e njė vepre fituese. Ai ėshtė po kaq i rėndėsishėm sidomos pėr njohjen e shkrimtarėve dhe letėrsisė bashkėkohore nė vendet ballkanike. Njė ēmim qė jepet sipas kritereve tė caktuara tė fondacionit dhe vepra fituese botohet nė tė gjitha gjuhėt e vendeve ballkanike. Manifestohet ēdo vit nė njė nga qytetet e vendeve ballkanike. Kėtė herė u organizua nė Sofie, me pjesėmarrjen e njė jurie ndėrkombėtare me pėrfaqėsues ndėrballkanikė. Njė ceremoni madhėshtore do tė ishte padyshim njė stimul mė shumė qoftė pėr organizatorėt apo pėr tė gjithė pjesėmarrėsit, tė nderuar gjithashtu edhe nga Presidenti i Republikės Bullgare. Prani mediash, gazetarėsh, shkrimtarėsh..., kanė pėrcjellė njė tjetėr vizion pėr Shqipėrinė e vogėl qė prezantohej tashmė me njė shkrimtar tė madh. Ja pse u ndalėm pikėrisht nė kėtė eveniment pėr tė sjellė diēka mė nė detaje rreth shkrimtarit qė solli njė ēmim ballkanik nė vendin e tij, ku letėrsia ėshtė ende nė kėrkim tė pozicionimit tė saj.



- Sa realitet ka brenda ngjarjeve tė pėrshkruara nė veprėn tuaj?
- Ka shumė realitet. Unė si shkrimtar nuk mund tė bėj pa realitetin. Ēdo gjė qė lexohet nė librat e mi ėshtė shumė e vėrtetė nė pikpamjet e kėtij realiteti. Dhe pikėrisht nė kėtė pikpamje mund tė mendohet se aty s'ka asgjė tė vėrtetė.
- Sa shumė ndjeheni vetja juaj tek pėrshkruani personazhet tuaja?
- Unė jam nė tė gjithė personazhet e mi nė thelb. Shpesh njerėzit mendojnė se janė romane autobiografike. Unė nuk e mohoj se nė librat e mi ka shumė elemente autobiografike, tė pėrjetimeve tė mia, pėrvojės sime. Por vetė letėrsia ngrihet mbi ēdo realitet dhe mbi ēdo pėrvojė vetjake.
- Ndjehet njė humor i hollė gjatė leximit tė veprės suaj... Intuitė?
- Humori vjen nga natyra e personazheve tė mi qė janė nė pėrgjithėsi nga personazhet mė tė zakonshėm tė jetės tė cilėt janė jo vetėm vėzhgues tė hollė tė realitetit, por shpesh e shohin kėtė realitet dhe vetveten me njė humor tė hidhur. Kėto janė personazhe qė tallen shpesh nė jetėn e vet. Kėtu humori lind vetė.
- Ka ndonjė sekret pėr tė zbuluar nga mėnyra e punės suaj?
- Nuk kam ndonjė tė fshehtė nė mėnyrėn time tė tė shkruarit. Unė letėrsinė e shoh si njė bisedė. Jam i prirur tė futem nė atė qė quhet Universi i tė zakonshmes. Shoh anėt e rėndomta. Ndoshta kjo e bėn mė tė prekshme. Pikėrisht nė kėto mjedise zhvillohen romanet e mi.
- Dhe si pėrpiqeni ta ruani kėtė bisedė pėr tė patur njė 'dėgjues' tė vėmendshėm?
- Pėrpiqem qė sa herė filloj tė bėj njė bisedė tė re, tė krijoj gjendje qė me anė tė saj t'i them lexuesit diēka qė s'ia kam thėnė mė parė, nė mėnyrė qė biseda tė ketė interes. Nėse unė bashkėbiseduesit tim do filloj t'i pėrsėris gjėra qė ia kam thėnė mė pėrpara, ai me siguri do mėrzitet, nuk do mė dėgjojė mė dhe s'do ketė mė dėshirė tė takohet me mua. Mendoj se pak a shumė kėshtu ndodh dhe me letėrsinė. Ėshtė parim i njė bisede qė ngjall interes. Ajo qė mbetet ėshtė... puna.
- Erotizmi zė njė vend tė konsiderueshėm nė veprėn tuaj. Si arrini t'i shpėtoni banalitetit?
- Erotizmi nė gjithė librat e mi ėshtė i pranishėm, sepse ėshtė pjesė e jetės. Por nuk ėshtė qėllim nė vetvetes sepse po tė jetė e tillė sjell njė zhvendosje tė objektit qė ke. Ėshtė pjesė e jetės sė personazheve dhe i shėrben pikėrisht vendosjes sė kėtyre personazheve. Librat e mi sigurisht nuk janė libra erotikė, por kjo ndienjė ėshtė pjesė pėrbėrėse...Dhe sigurisht ky ėshtė njė aspekt shumė i hollė qė nuk mund tė pranojė nė vetvete kurrfarė teprimi pasi kėrkon shumė finesė.
- Si organizohet linja e tė shkruarit brenda veprės suaj?
- Nė librat e mi ka njė gėrshetim apo thyerje tė kohėve. Pėlqej tė luaj shumė me elementin kohė dhe hapėsirė. Por sigurisht tė gjitha kėto duhet t'u nėnshtrohen logjikės sė brendshme tė librit dhe organizohen nė njė strukturė shumė tė rreptė. Pėrndryshe libri shkėrmoqet dhe bėhet i pakapshėm, i paqėndrueshem siē ėshtė e tillė vetė koha.
- A i lexoni librat e mė tė rinjve?
- Lexoj shpesh libra autorėsh tė rinj dhe tė them tė drejtėn kam kureshtje dhe kėnaqėsi kur i lexoj. T'i lexosh dhe tė njihesh me autorė tė rinj ėshtė njė pėrvojė shumė e ēmuar.
- Jeni fitues i disa ēmimeve. Sa rėndėsi kanė ato pėr ju?
- Marrja e njė ēmimi ėshtė njė kėnaqėsi sepse nė njė moment verifikimi kompensimi, ėshtė dhe njė shtysė, njė nxitje. Ka raste qė dhe materialisht ndjehemi tė shpėrblyer...
- Sa i pasur ndjeheni nga profesioni juaj i shkrimtarit?
- Tė shkruarit tė jep shumė pak kėnaqėsi. Tė shkruarit ėshtė njė punė e vėshtirė dhe e mundimshme. Kush mendon se mund tė bėhet i pasur me tė shkruarit, ėshtė mė mirė tė mos i futet fare kėsaj pune sepse do zhgėnjehet shumė shpejt.
- Ju a jeni ndjerė shpesh kėshtu?
- Ėshtė njė zgjedhje qė e kam bėrė vetė dhe nuk mund tė ankohem...


Box
Ai ėshtė bashkėshort dhe baba i dy fėmijėve. Njėkohėsisht 'fėmijė' qė ēmon nėnėn e tij dhe qė pėrpiqet tė shijojė deri nė fund praninė e saj tė pazėvendėsueshme. Mungesa e vajzės 30 vjeēare dhe djalit 20 vjeēar, tė cilėt kanė emigruar nė Amerikė, duket se ka krijuar njė gjendje tė re nė jetėn e shkrimtarit. Kjo mund tė ndeshet shpesh edhe nė mėnyrėn e tij tė tė rrėfyerit duke harmonizuar fabulėn me njė stil perfekt tė transmetimit tė ngjarjes qė mund tė ndodhė tė ndjehet shumė thellė...atje , brenda qėnies, unit tė padukshėm tė njeriut. Tė gjitha kėto lėvizin mistershėm dhe sillen nė mėnyrė indirekte nga intuita e hollė dhe e shkėlqyer e shkrimtarit i cili pas njė vargu tė njėpasnjėshėm librash tė botuar mendon se do t'i duhet pak kohė pėr veten, pėr tė biseduar me tė, nė gjetje tė ngarjeve dhe personazheve tė rinj.


Fatos Kongoli
Lindur mė 12 janar 1944, Elbasan.
1961-1964, studime tė larta pėr matematikė nė Universitetin e Pekinit, Kinė.
1964-1967, vazhdim i studimeve pėr matematikė dhe diplomim nė Universitetin e Tiranės.
1968-1969, mėsues matematike nė Elbasan.
1970-1974, redaktor nė tė pėerjavshmen letrare "drita", Tiranė.
1977-1992, redaktor nė Shtėpinė Botuese "Naim Frashėri", Tiranė.
1992- 1998, redaktor nė disa organe tė ndryshme shtypi.
1998 e kėtej merret vetėm me krijimtari letrare dhe pėrkthime nga gjuha frėnge.

Ēmime kombėtare dhe ndėrkombėtare letrare
Tre herė fitues i ēmimit kombėtar letrar pėr librin mė tė mirė tė vitit nė prozė dhėnė nga Ministria e Kulturės, me romanet: "Kufoma" 1995; "Dragoi I fildishtė" 2000; "Endrra e Domokleut"2002
Fitues i ēmimit Velia me romanin "Dragoi i Fildishtė" 2000
Fitues i ēmimit "Balkanika" me romanin " Endrra e Domokleut"


Kanė thėnė pėr tė
Romacieri ecėn fare pranė reales, larg legjendave heroike. Zėri i tij ėshtė para sė gjithash i prekshėm, njerėzor, ēnjerėzor, shkrihet nė mjedisin e njė fati tė rėndomtė.
Le Monde (6 qershor 1997)

Asnjėherė nė letėrsinė e vendeve ballkanike nuk ishte pėrdorur njė ton i tillė, ton ku realizmi, lirizmi, pėrzihen me thekse tė zhgėnjyera beketiane.
Le Figaro (24 qershor, 1997)

Fatos Kongoli afirmohet me kėtė roman tė ri haluēinant (Kufoma), si shkrimtari tjetėr i madh shqiptar pėrbri ismail Kadaresė, por i njė zhanri krejt tė ndryshėm, ku tragjikja ia le vendin vėnies nė lojė.
Liberation (14 maj, 1998)


"i humburi", njė libėr i errėt, poetik, lirik dhe i zhgėnjyer, njė lloj takimi nė terrenin e thyer midis Dostojevskit dhe Bekeit.
Lire ( verė, 1999)


Kongoli pikturon ferrin e njė mjedisi qė i ngjan kampit tė pėrqėndrimit nė shfaqjet e pėrditshme mė tė zakonshme, si njė Kafka hiperrealist.
Le Tomps (25 prill, 2000)

Nėse do tė pėrpiqeshim ta lidhnim Fatos Kongolin me njė tip qielli, ky i fundit do tė duhej me siguri tė mbulohej nga re tė ulėta e tė hirta qė formojnė njė fashė shtypėse tė palėvizshme. Nė kėtė rast imazhi bodėlerian i kapakut pėrshtatet nė mėnyrė tė pėrkryer.
Le Matricule des Anges (qershor - gusht 2000)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Fatos Kongoli    13/9/2010, 15:06

Nga Shekulli:

Fatos Kongoli - Njeriu qė kur lind ėshtė i dėnuar me vdekje

Elsa Demo:

Tė shkruarit ėshtė gjėja mė demokratike. Letėrsia ėshtė gjėja mė mashtruese, tė bėn tė mos njohėsh veten. Atėherė pėrse shkruan Fatos Kongoli? Cerebral, jo euforik, jo se e ka tė kursyer tė qeshurėn, megjithėse nė njė ese tė vetėn shkruan se ėshtė nga ata njerėz qė qesh edhe kur i vjen pėr tė qarė. “Kur fillova tė kuptoj ē’ėshtė letėrsia ishte vonė tė kthehesha mbrapsht”,- thotė Fatos Kongoli, i cili nė kėtė 10- vjeēar ėshtė shkrimtari mė besnik i lexuesit shqiptar. Letėrsia e tij nė mėnyrė llogjike ėshtė bėrė e pranishme nė gjuhėt e botės, dhe vazhdon tė bėhet nė gjuhė tė tjera, fjala vjen si sllovakishtja. Romani i tij i fundit “Lėkura e qenit” u botua kėtė muaj nė Sllovaki. Fatos Kongoli u vlerėsua me Ēmimin mė tė madh tė letėrsisė shqipe “Penda e Artė”, ēmim qė jepet pėr karrierėn e njė shkrimtari. Para kėtij ai ėshtė tre herė fitues i “Pendės sė Argjendtė”, me tre romane tė ciklit “Burgjet e kujtesės”
Letėrsia nuk ėshtė pėr Kongolin garė njėqind metėrshi, kush do tė presė shiritin i pari. Eshtė njė maratonė e tėrė. Dikush mund tė hyjė nė panteonin e saj menjėherė siē ndodhi me Viktor Hygonė, por mund tė hyjė edhe pas 200 vjetėsh siē ndodhi me Aleksandėr Dymanė, pavarėsisht se pėr kaq kohė mbetet njė nga autorėt mė tė lexuar. Me pak fjalė format e racizmit ekzistojnė nė letėrsi. Nuk ka dyshim qė ekzistojnė edhe nė letėrsinė shqipe.
Ashtu si personazhet e tij qė hidhen nė jetė nga njė lloj providence, (Kongoli pohon se providenca ėshtė i vetmi element mistik nė librat e tij), ai mendon se edhe atė vetė e hodhi drejt letėrsisė njė lloj providence. Kjo mund tė pranohet, por nė fakt nuk pėrputhet me pėrpjekjet kokėforta qė shkrimtari shfaq nga njėri roman nė tjetrin, pėr njė letėrsi qė identifikohet qartė si e Fatos Kongolit. Stili i thukėt, personazhe tė pafe, qė duket sikur vėrtiten si nė atė rreth njerėzish tek “Burgu” i Van Gogh-ut. Letėrsia, sipas Kongolit, nuk ka si tė jetė euforike kur jeta nuk tė ofron asgjė tė tillė. Ajo ka dekorin mashtrues, por plani i dytė, pak a shumė ai plan i dytė i aktorit sipas Brehtit, ē’ndodh pas tij, ky ėshtė sipas Kongolit pėr t’u diskutuar, pėr t’u marrė nė shqyrtim, e qė ia vlen tė shkruhet. Pas marrjes sė Ēmimit “Penda e Artė” shkrimtari tregon pėr jetėn e tij nga fėmijėria, pėr fundin e rinisė sė lumtur nė vitet 70, pengesat e tė atit kundėr letėrsisė sė tij, pėr kohėn kur bėri letėrsi tė cilėn e quan pa pikė modestie “surrogato” dhe tek e fundit ēdo tė thotė tė bėsh letėrsi nė njė vend tė vogėl nėn njė trysni dhe ankth ndoshta jotipik pėr vendet e mėdha e me njė traditė tė shkruari shekullore, por nėn trysninė dhe ankthin natyror tė ēdo njeriu tė gjallė mbi dhe.


Le ta fillojmė me atė pjesėn joletrare tė shkrimtarit, qė ka ndikim jo tė zakontė nė krijimtari, me fėmijėrinė. Keni lindur nė Elbasan, si ka qenė fėmijėria juaj atje?
Fillimisht mund tė them se unė nuk e di datėlindjen time tė saktė. Zyrtarisht ėshtė 12 janar 1944. Nė familje tradicionalisht vazhdojmė tė festojmė si datėlindje datėn 7 dhjetor 1943 dhe mė shpjegojnė se jam regjistruar njė muaj me vonesė, pėr arsye se ishte operacioni i dimrit dhe im atė ishte partizan. Kishin frikė tė mė regjistronin se mos pėsoja ndonjė gjė. Por nėna mė thotė se edhe data 7 dhjetor mund tė mos jetė e saktė. Kėshtu qė unė nuk jam i sigurtė pėr datėlindjen time.
Nė Elbasan kam jetuar deri nė moshėn 3 vjeē, kohė kur im atė pedagog nė Normalen e Elbasanit, u transferua nė Tiranė. Qė atėherė prej 58 vjetėsh banoj nė Tiranė. Nė Elbasan kthehesha shpesh, sepse aty kisha gjithė tė afėrmit, moshatarė me mua. Ndihem shumė elbasanlli, pavarėsisht se kam jetuar gjithė jetėn nė Tiranė. Nga fėmijėria e hershme mbaj mend shtėpinė ku kam lindur, sado e ēuditshme tė duket unė e mbaj mend. Ka qenė shtėpia ku banonte im atė, mė pas banonte gruaja e njė xhaxhai i cili u internua. Kjo grua tregonte shumė bukur pėrralla dhe ka ndikuar shumė tek fantazia ime. Mbaj mend shėtitjet nė bedenat e kalasė, kur shkoja muajve tė verės. Shkonim pėr tė gjetur vezė zogjsh, vezė laraskash. Mbaj mend larjet nė lumin shkumbin, mbaj mend gjyshen, gjyshen nga nėna, njeriu qė kam dashur mė shumė. Ajo ka jetuar gjatė.
Fėmijėria ime ka qenė njė vend qė quhej “Tre urat”, nė Elbasan. Aty bashkoheshin disa vija uji qė pėrshkonin qytetin, lagjet e vjetra gati mesjetare, aty fusnim kėmbėt nė ujė. Fėmijėria ime ka qenė pazari i vjetėr te rrapi i Bezistanit ku dilnim nė ditėt e pazarit. Kėto janė kujtimet e mia.

Elbasani ka festuar gjithmonė njė festė pagane, ditėn e verės. Pėr kohėn qė flasim, nuk do tė vononte qė Shqipėria tė bėhej laike. A kryhej nė familjen tuaj ndonjė ritual besimi?
Ah, feja. Mund tė them se tė dy prindėrit e mi vijnė nga familje myslimane. Familja nga nėna ishin myslimanė bektashi. Por edhe nga familja e nėnės, edhe nga ajo e tim eti, nuk kam pasur ndonjė traditė fetare dhe kanė qenė pothuaj laik. Xhaxhallarėt e mi ishin intelektualė dhe nuk kishte pse tė ishin fetarė. Ishin njerėz qė kishin studiuar nė shkolla nė perėndim ose universitetet nė Turqi dhe kishin formim laik dhe demokratik, si mund tė thuash. Unė nuk kam asnjė edukatė fetare, aq mė pak im atė. Ai ishte komunist dhe nuk kishte si tė kishte besim fetar. Megjithatė pėr shumė vite me radhė unė mbaj mend qė edhe nė shtėpinė tonė, kur vinte festa e Bajramit ne e festonim, si tė gjithė. Ne fėmijėt pėrfitonim nga kjo festė, pasi na bėnin dhurata, na gostisnin me ėmbėlsira, na bėnin rroba tė reja, na pėrkėdhelnin. Ka qenė dita mė e kėndshme pėr ne fėmijėt, kur nuk hanim dajak, as qortoheshim. Por mė vonė, bashkėshortja ime ishte ortodokse, tek ne festoheshin edhe pashkėt. Kjo vazhdon edhe sot pėr inerci. Unė nuk mund tė them se kam njė traditė tė besimit fetar tė vjetėr apo tė re nė familjen time.

Personazhet tuaj duken njerėz tė zhveshur nga parimet e moralit, qė provojnė dilema tė forta edhe ndaj besimit. Romanin tuaj tė fundit “Lėkura e qenit”, mund ta quash ndryshe roman pėr njė njeri tė pafe. Mendoni se ka ndikuar ky formim juaji laik edhe nė letėrsinė tuaj?
Unė mendoj se kjo ėshtė vendimtare dhe nė ato qė shkruaj kjo pasqyrohet. Po t’i marrėsh tė gjithė librat e mi tė shkruar pas viteve ’90 e kėtej, ky problem del vazhdimisht. Eshtė njė temė qė mė tėrheq qė nuk mund tė rri pa e shfaqur, kėtė fakt qė unė nuk kam kurrfarė edukate fetare, po kjo s’do tė thotė qė unė jam kundėr feve. Unė kam njė respekt pėr tė gjitha fetė, dhe personazhet e mi, nuk shfaqin pėrbuzje ndaj feve, pėrkundrazi. Ata shfaqin kėtė botėkuptim timin qė unė do ta quaja prapė botėkuptim laik dhe qė nuk bie nė kundėrshtim me faktin qė ekzistojnė besimet, tė cilat janė njė gjė e ēmuar pėr njerėzit. Dhe fakti qė unė nuk jam besimtar ose praktikant, nuk ka tė bėjė fare me ketė. Nė librat e mi, unė merrem me lėkundjet si tė thuash fetare, besimtare tė personazheve tė mi, ku dalin qė nga Buda, Krishti, Muhameti, dhe pak a shumė ballafaqohen me personazhet, si nė rastin e “Lėkura e qenit”. Mė ka dalė vetvetiu se ky personazh beson nė njė providencė. Ky ėshtė i vetmi element mistik nė librat e mi. Nė pikėpamje tė tjera janė libra, nuk do tė thoja tė pafe, do tė thoja se deri kėtu shkon kontakti i tyre me botėn e besimit.

Ē’mund tė thoni pėr rininė e hershme e tė vonė, kohė kur keni jetuar nė njė vend totalitar, nė njė shoqėri tė sunduar nga demagogjia?
Puna nuk ėshtė dhe kaq e thjeshtė, sepse nė fėmijėri dhe nė rininė e hershme unė nuk kisha dyshime dhe nuk mendoja pėr kėto probleme tė lirisė dhe tė drejtave tė njeriut. Im atė siē thashė, ka qenė ish-partizan komunist dhe atė edukatė mė jepte. Ai ishte njė intelektual, por me bindje tė formuara komuniste tė cilat kėrkonte tė na i jepte edhe neve fėmijėve tė tij. Shkolla, gjithė programi shkollor i ndėrtuar nė atė kohė, mbante kėtė vulė, tė ideologjisė sė kohės dhe tė them tė drejtėn, unė nuk kam qenė aq gjeni largpamės sa tė kuptoja shtypjen shoqėrore tė kohės, sepse edukata ime ishte e tillė. Kėshtu qė dyshimet filluan tė lindnin mė vonė. Dyshimet filluan kur unė u largova nga Shqipėria, mbarova maturėn dhe vajta me studime nė Kinė, nė njė mjedis krejt tjetėr, ku rashė nė kontakt me njerėz qė nuk ishin tė indoktrinuar si unė, njerėz tė lirė, studentė nga tė gjithė vendet e botės. Dhe sado budalla tė jesh, kontaktet luajnė rol tė jashtėzakonshėm. Vetėm mund tė them se ajo ka qenė periudha kur mua zunė tė mė lindnin dyshimet dhe nė fakt kėto unė i kam shprehur tek romani “Dragoi i fildishtė”…

Pavarėsisht se Kina ishte e kampit komunist?
Po sigurisht dhe vazhdon tė mbetet si organizim komunist. Po atėherė Kina, pėrveē tė tjerave, kalonte njė periudhė tė vėshtirė ekonomike dhe varfėria dukej sheshit. Unė e kam pėrshkruar kėtė nė roman. Pra dua tė them lėkundjet e mia tė para kanė nisur nė Kinė dhe kėto sigurisht ishin vetėm dyshime, shumė tė druajtura. Unė nuk i pėrkas njė familjeje qė ka qenė e persekutuar gjithė jetėn. Ata s’kishin nevojė ta zbulonin shtypjen shoqėrore, ata e pėsonin. Unė nuk kisha pėsuar gjė nė kurrizin tim deri atėherė. Mund tė thoshja se jeta ime ka qenė deri nė fillim tė viteve 70, e qetė, gati-gati e lumtur dhe mesa duket njeriu fillon e bėhet esėll mbasi e pėson nė kurrizin e tij, qė t’i shohė disa tė vėrteta nė sy dhe qė tė kuptojė dhimbjen njerėzore.

Kur ndodhi kjo?
Kjo efektivisht ndodhi nė fillim tė viteve 70, kur Shqipėria hyri nė njė periudhė vėrtet ēmendurie. Individualisht im atė u pėrjashtua nga Partia, megjithėse ne nuk pėsuam atė qė pėsuan tė tjerėt, internime apo burgime. Sidoqoftė ne nuk konsideroheshim si tė tjerėt. Konsideroheshim “tė papėrshtatshėm”, johigjienikė, konsideroheshim siē thuhej atėherė “njerėz me hije”. Dhe unė ju siguroj se kur fillon e provon konkretisht shtypjen mbi kurrizin tėnd atėherė je nė gjendje tė kuptosh dhimbjen njėmijėfish mė tė rėndė tė tė tjerėve qė kishin hyrė burgjeve, kishin pėsuar internime. Kjo filloi tė mė mundojė shumė dhe sigurisht u pasqyrua nė gjithė librat e mi.

Ēfarė keni shkruar atėkohė?
E kam thėnė dhe herė tė tjera, qė unė kam studiuar pėr matematikė dhe e lashė zanatin tim nga qejfi pėr tė bėrė letėrsi. Kjo ndodhi nė njė kohė kur nuk e dija ē’ėshtė letėrsia dhe si mund tė bėhet letėrsia. Mbasi botova 2-3 tregime, nė gazetėn “Drita” dhe nė revistėn “Nėntori”, kujtova se u bėra shkrimtar dhe e lashė profesionin pėr t’iu futur gazetarisė. Kėtė e kam pėrshkruar dhe nė romanin “Lėkura e qenit”, dhe nė mėnyrė mė sintetike nė njė ese me titull “Njė ėndėrr evropiane mes Al Paēinos e Kavabatės”. I gjithė kodi im letrar them se pėrmblidhet aty.

Eshtė e vėrtetė se nisėt tė shkruanit kur nuk ishit mė i lumtur, se pėrgjithėsisht shkruhet sepse nuk jemi tė lumtur? Ēfarė zėvendėson letėrsia?
Vėrtet kjo ėshtė njė pyetje shumė interesante. Ndoshta do tė perifrazoja njė shkrimtar qė thotė “Shkruaj, sepse nuk mund tė mos tė shkruaj”. Dhe kjo vjen si diēka e vetvetishme, si kėrkesė e brendshme e jotja. Pėrshembull tė thuash se im at qė ishte artist, violinist, kompozitor, mė nxiti t’i futesha letėrsisė, nuk ėshtė aspak e vėrtetė, sepse ai gjithė jetėn u pėrpoq pėr tė kundėrtėn. Ai mė nxiti vazhdimisht e deri nė fund qė unė tė mos merresha as me letėrsi e as me ndonjė lloj arti, sepse ai duket e kishte kuptuar qė nė njė vend si Shqipėria, nė njė regjim diktatorial pėr tė cilin ai kishte luftuar pėr ta sjellė nė fuqi, por i kishte sjellė edhe atij njė zhgėnjim total, si artist, bėri ēmos qė unė tė merrem me njė gjė krejt tjetėr jashtė letėrsisė dhe arteve. Mė dekurajonte vazhdimisht. Nėse kam studiuar matematikė kėtė e kam bėrė me kėmbėnguljen e tim eti. Unė i pėrkas njė brezi pėr tė cilin fjala e prindit ishte ligj, ishte urdhėr. Unė nuk e diskutoja fjalėn e tij qė “ti do tė studiosh matematikė e pikė”. Megjithatė jeta bėri tė vetėn dhe unė iu ktheva dobėsisė sime.
Unė nuk e kuptoj pse. Vėshtirė ta shpjegoj, ndoshta ėshtė diēka qė vjen nga providenca, pėr tė pėrdorur shprehjen qė iu pėlqen personazheve tė mi. Ndoshta njė providencė mė shtynte drejt tryezės e tė shkruaja, derisa arriti njė ditė qė unė tė kuptoja se ajo qė shkruaja unė nuk ishte njė letėrsi, ishte njė surrogato letėrsi, dhe u pendova jashtėzakonisht qė kisha lėnė zanatin. Pėrveēse s’bėja dot letėrsinė qė duhej, ishte e rrezikshme se edhe mund ta pėsoje, tė paktėn pėr mėnyrėn si e shihja unė letėrsinė. Pikėrisht dua tė dal tek ajo qė thatė ju. Nė vėshtrimin tim letėrsia buron nga njė dhimbje njerėzore dhe tė jepje dhimbjen njerėzore nė njė epokė kur mendohej qė njerėzit detyrimisht ishin tė lumtur, atėherė tė prishin edhe gjuhėn, por disave u “ėshtė prerė” edhe koka, dihen. Kur fillova tė kuptoj ē’ėshtė letėrsia ishte vonė tė kthehesha mbrapsht, kėshtu qė u shtyva brenda njė tuneli tė errėt, pa ndonjė shpresė, por gjithmonė duke akumuluar.

Kishit konkurrentė pėr Ēmimin “Penda e Artė”?
Mund tė mos ma bėnit mua kėtė pyetje. Janė studiuesit, lexuesit, komisioni qė bėri vlerėsimin. Sigurisht unė jam i lumtur qė m’u dha ky ēmim qė iu ėshtė dhėnė figurave tė tjera tė shquara qė nga Dhimitėr Paskoja, Lasgush Poradeci etj. Unė mendoj se letėrsia shqipe ka autorė, majde shumė autorė, por me sa duket juria qė vendosi pėr kėtė ka pasur parasysh disa fakte. Nuk e kam zakon tė flas me kėtė gjuhė qė do flas mė poshtė, por besoj se ēka e ka shtyrė jurinė nė kėtė vendim ka qenė krijimtaria ime e 10-12 viteve tė fundit. Me njė cikėl prej 5 romanesh qė janė pritur mirė nga kritika dhe lexuesi shqiptar, qė janė vlerėsuar nga juri tė ndryshme nga viti 95-2004.

Shkruani tė shumtėn e kohės, po leximi ē’kohė ju zė? Keni pasur ndikim nga autorė?
Nuk i kam mbyllur hesapet me leximin, veē nuk lexoj me atė intensitet qė lexoja dikur, kur shkruaja shumė pak. Leximeve i kam kushtuar pjesėn mė tė madhe tė kohės. Ndėrsa tani ky raport ėshtė pėrmbysur, jo se nuk lexoj. Nėse nuk lexon njeriu shteron. Leximet kanė luajtur njė rol tė jashtėzakonshėm nė formimin tim. Puna ėshtė qė nuk ekzistojnė shkolla qė pėrgatisin shkrimtarė. Tė vetmet shkolla pėr njė njeri qė do tė bėhet shkrimtar janė autorėt e mėdhenj, tė letėrsisė botėrore dhe tė vendit tė tij. unė kam lexuar vazhdimisht njė varg autorėsh tė mėdhenj dhe lista do tė bėhej shumė e gjatė nėse do t’i pėrmendja, shkrimtarė amerikanė, latino-amerikanė, evropianė e mė gjerė. Nė shqip klasikėt i kam lexuar nga pėrkthimet e mjeshtėrve tė shkėlqyer qė nga Noli tek Gjergj Zheji. Kjo pėrbėnte gjithė shkollėn time letrare dhe sigurisht nė periudha tė ndryshme kam qenė nė ndikime tė njėrit apo tjetrit shkrimtar. E kam thėnė edhe herė tjetėr se fillimisht kam qenė nėn ndikimin e Ēehovit, kur filloja tė shkruaja tregime. Por nėse mbetesh nėn peshėn e njė shkrimtari sado tė madh, atėherė kjo mund tė kthehet nė diēka jo tė mirė pėr njė shkrimtar qė duhet tė gjejė veten e vet. Unė mendoj qė nė letėrsi tek e fundit ėshtė e vėshtirė tė jesh origjinal. Gjėrat nė kėtė pikė janė shumė tė paqėndrueshme, shumė relative, shumė tė papėrcaktuara. Unė mendoj se origjinale tek njė shkrimtar ėshtė materia qė sjell ai. Janė librat e tu, personazhet e tu, mjediset e tua. Nė mėnyrė figurative, njė univers tėndin, sado i vogėl apo i madh tė jetė ai.

Personazhet e Fatos Kongolit janė konsideruar si njerėz humbės, jo heronj, madje fare tė zakonshėm, gati depresivė e nė kėtė mėnyrė bėhen zėdhėnės shpirtėrorė tė njė rrethi jo tė vogėl njerėzish.
Puna ėshtė kush sugjeron. Nė rastin tim ėshtė krejt pėrvoja ime qė ma sugjeron kėtė lėndė. Unė nuk mund tė dal nga vetvetja, tė shkruaj pėr ato qė nuk m’i sugjeron pėrvoja ime, qė nuk janė nė natyrėn e pėrjetimeve tė mia. Letėrsia ėshtė vėrtet diēka shumė e vėshtirė dhe shumė serioze, nė veēanti proza. Dhe kur pėrballesh me jetėn po ashtu edhe ajo ėshtė diēka shumė e komplikuar e ngatėrruar qė nuk besoj se jep shkas pėr shumė eufori, nė kuptimin ekzistencial tė fjalės. Tė paktėn mua nuk mė rezulton kėshtu. Unė jam i bindur se edhe tek ai njeri qė duket sikur nuk ka asnjė problem qė duket sikur ėshtė mė i pushtetshmi, mė i fuqishmi, mė i plotėsuari nė tė gjitha kėnaqėsitė e tij, edhe ai pikėrisht pėr kėtė arsye, nė pjesėn mė tė madhe ndihet tepėr i mjerė e tepėr fatkeq. Njeriu qė kur lind ėshtė i dėnuar me vdekje, nė njė pikėpamje, sepse ėshtė i pėrkohshėm. Gjithė jetėn njeriun e shoqėron kjo frikė e natyrshme qė i shkakton tė gjitha makthet, gjithė ērregullimet, tė gjitha ato qė e bėjnė nė fund tė fundit qė nė mėnyrė tė arsyeshme tė mos jetė euforik.

Nuk e keni zakon tė tregoni se ē’keni nė dorė, por dimė se e keni pėrfunduar njė roman.
Po, kam pėrfunduar njė roman dhe po i hedh syrin e fundit. Nuk besoj se do tė bėj ndryshime rrėnjėsore. Ajo qė mund tė them ėshtė qė kam tentuar tė bėj njė libėr tė ndryshėm nga pesė librat pararendės.

I ndryshėm nė ē’kuptim?
Nė tė gjitha kuptimet. I ndryshėm nė motivet qė mė kanė shtyrė ta shkruaj atė libėr. I kam vėnė njė titull provizor “Tek porta e Shėn Pjetrit”. Nuk ėshtė porta e Shėn Pjetrit nė Romė. Eshtė njė titull simbolik, ėshtė porta e Shėn Pjetrit nė qiell ku shkojnė tė gjithė njerėzit, e trokasin te ajo portė dhe si do tė paraqiten aty.
Nuk ėshtė njė libėr me frymėzim fetar, ngaqė ėshtė Shėn Pjetri brenda. Nė mars pres botimin e romanit “Lėkura e qenit” nė frėngjisht dhe nė muajin gusht, po kėtė libėr nė Gjermanisht. Kėto pres pėr vitin tjetėr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Fatos Kongoli: "Penda e Arte"nga Kadareja tek une    13/9/2010, 15:07

Eshte cmimi i dyte pas 5 vjetesh qe i jepet nje shkrimtari, edhe pse ende ne karriere.Dje, ne edicionin e shtate te konkursit letrar"Penda e Arte dhe e Argjendte",Kongoli u vleresua me cmimin e karrieres si personalitet i letesise, mjeshter i fjales, shkrimtari me i lexuar.

1."Pena e Arte"
2."Penda e Argjendte" ne proze, Zyhdi Morava per librin"E vecanta e nje dashurie"
3."Penda e Argjendte" ne poezi, Sokol Zeka per vepren "Vera fantastike"
4."Penda e Argjendte"per perkthimin me te mire nga gjuhe e huaj ne shqip,iu dha Idlir Azizit per vepren "Uliksi"Te Xhejms Xhojsit.
5."Penda e Argjendte" per perkthimin nga shqip ne gjuhe te huaj iu dha Robert Elsie.
6."Penden e Argjendte" ne letersine per femije per vepren "Kokekashta"e meritoi Stavri Pone.
7."Penda e Argjendte" per botimin me te mire ne fushen e studimeve iu dha prof.
Alfred Ucit per vepren "Pese te medhenjte e letersise shqipe ne optiken e nje rileximi"

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Endrra e Damokleut    13/9/2010, 15:07

Marre nga kapaku i librit: "Endrra e Damokleut", nje ritregim bashkekohor, ne variantin shqiptar, i historise se perjetshme te Romeos dhe Zhuljetes. Ne sfond, ngjarjet tragjike te marsit 97, vitit te cmendurise kolektive te shqiptareve. Ergysi dhe Linda, njeri student ne degen e letersise, tjetra studente per pikture, ne Akademine e Arteve, paguajne haracin e rende te kesaj cmendurie. Dhe te urrejtjes se ndersjelle te familjeve te tyre, te armiqsuara ne kalvarin e luftes se klasave.

Ne kete liber, Fatos Kongoli tregohet dhe njehere mjeshter i thyerjeve kohore ne prozen e tij, shoqeruar natyrshem me gjendjen halucinante te rrefimtarit. Kjo gjendje shtrihet ne permasa popullore me sfondin e marsit te cmendur te 97. Duke pasur nje rezerve deri diku per ate qe mua me duket si nje veteperseritje nga romanet e meparshme, zvetenimi dhe degradimi i individit ne rolin e personazhit kryesor, gjithsesi mbetet per mua vepra me e arrire e tetralogjise se tij "Burgjet e kujteses".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Endrra e Damokleut: Epilog    13/9/2010, 15:07

Profeti Muhamet (a.s.) ka thene "Mos hulumtoni ne te fshehtat e tjetrit dhe duke i treguar, ti perhapni ato" (Hadith).

Me vendimin tim per ta bere publike dosjen e te ndjerit R.G. une kryej nje veprim qe ne pamje te pare nuk perputhet me kete porosi hyjnore. Nese eshte keshtu, nese une vertet shperdoroj te fsheten e dikujt, per me teper te fshehten e nje te vdekuri, faji im behet me i rende. Ne kete rast me mbetet vetem nje rruge, te kerkoj falje. Nje falje te ligjshme mbeshtetur te nje thenie tjeter e Profetit: "Zoti e kla ndare Meshiren e Tij ne njeqind pjese. Ai ka mbajtur per vete nentedhjete e nente dhe nje e ka derguar ne toke. Pikerisht nga kjo pjese krijesat e gjalla gjejne dhimbshurine per njeri tjetrin" (Hadith).

Te them te drejten une nuk shpresoj shume per ndonje falje te pjesa e Meshires e krijesave te gjalla. Une vete me shpresen se ne Diten e Gjykimit, Zoti do ta marre parasysh lutjen time e do te me fale. Mirepo, ceshtja shtrohet ndryshe. Une nuk mendoj se duke bere publike dosjen e te ndjerit R.G. po shperdoroj te fshehtat e tij, e per rrjedhoje, nuk vij ne kundershtim me kurrfare porosie hyjnore. Nga ana tjeter jam i sigurt se do te vij ne kundershtim me krijesat e gjalla, nga te cilat, sic thashe, nuk shpresoj ndonje falje. Kjo eshte arseyeja e kesaj shtojce ne forme epilogu, qe, ndryshe, me te drejte do te vleresohej e panevojshme. Keshtu qe me duhet te shkeputem nga qielli e te zbres ne toke, ne piken e nisjes, tre vjet me pare.

R.G. u kthye tek une nga mesi i prillit. I hequr e i zbehte. Kesaj rradhe ai e nuhati shqetesimin tim. Kur hapa deren dhe para syve mu shfaq ai, desha t'i them djalosh, u be c'u be, ta mbyllim. Eshte rasti te gjesh nje zgjidhje tjeter dhe une, me sa kam ne dore, jam gati te te ndihmoj... Merret me mend, nuk i thashe asgje. Ndoshta nga pamja e tij e trishtuar dhe nga nje buzeqeshje e hidhur qe iu end ne fytyre. Ndoshta ngaqe me ate buzeqeshje te hidhur deshi te me tregonte se m'i kishte lexuar mendimet e m'u lut te mos shqetesohesha, s'do te rrinte gjate. Cdo dite qendrimi ketu, tha mbyturazi, per mua do te jete torture.

Ai dilte pak per ndonje shetitje. S'kishte deshire te hynte ne biseda, prania e te tjereve e bezdiste, kur qellonte qe dilnim bashke dhe une takoja ndonje te njohur, shmangej. Vetem dy njerez benin perjashtim, nje djale e nje vajze. Zakonisht ata vinin te dielave paradite me nje BMW, e merrnin dhe e sillnin ne mbremje. Ne raste te tjera mbylleshin ne dhomen e tij., ku rrinin me ore. Me duket e tepert te jap shpjegime rreth ketyre personave. Dua te shtoj vetem nje hipoteze: te dy ata e kane ditur me se merrej R.G. ne muajt e fundit te vetmise se tij, dhe ne mos e pacin lexuar te gjithe dosjen, duhet ta kene lexuar pjeserisht. Kete e mbeshtes te nje ngjarje e jashtezakonshme, nja dy jave pasi i ndjeri R.G. qe ngutur te largohej nga kjo bote: nje vizite e papritur dhe e paparashikuar.

Edhe kesaj radhe ndodhesha ne pijetore kur djali i fqinjit te katit te pare mberriti me vrap, me njoftoi se te hyrja e pallatit po me priste nje grua, shume e bukur theksoi ai tere nenkuptim. Mua me erdhi ta zila per veshi, ndonese s'tha ndonje genjeshter. Gruaja qe ne priste ishte vertete shume e bukur. E njoha menjehere. Pa e zgjatur, i sigurt se te gjitha shtepiaket e shkalles po na shihnin e ftova te ngjiteshim lart. Nuk m'u desh ta vrisja mendjen shume per arseyet e kesaj vizite dhe tjetra hyri drejt ne teme. Donte te dinte nese i ndjeri R.G. kishte lene ndonje gje me shkrim, ndonje gje qe lidhet me mua, tha me ze te ulet duke u skuqur, e zeri iu drodh pak, e une u zura keq, me keq se para hetuesit te ceshtjes: ate e genjeja pa vrasje ndergjegje ndersa para kesaj gruaje te re, bashkeshorte e ish-mikut tim, po rrija si nje hajdut i kapur me presh ne dore. Mendja me vajti te cifti i te rinjve me BMW, ndonjeri prej tyre duhej te kishte folur. Por pasiguria e gruas me la te kuptoja se ajo nuk dinte ndonje gje te sakte. Dhe, tekefundit, nuk kembenguli shume. Po te kishte kembengulur, tani kjo dosje mund te quhej e humbur. Sepse i dobet sic jam ndaj dhimbjes femerore, nuk do t'i kisha perballuar dot lutjet e nje gruaje te bukur, do t'ia kisha dorezuar dosjen. Te qetesohej ajo, te shpetoja dhe une. Pa e ditur se atp kohe ajo kalonte nje krize bashkeshortore dhe ndarja me te shoqin ishte ceshtje muajsh. Sic ishte ceshtje muajsh dhe largimi i saj per ne Kanada. Po te kishte kembengulur pra, do te kishte marre me vete kete dosje si deshmi e nje te fshehte qe ndoshta nuk ishte me e fshehte. Por ajo nuk kembenguli, duket nuk dinte ndonje gje te sakte. Dinte vetem se do te largohej pergjithmone. Dhe, padyshim dhe dicka tjeter: martesen e pritshme te te shoqit. Disa muaj me vone mesova rastesisht martesen e trete te ish-mikut tim me nje grua te quajtur Anja. Sipas thashethemit, martesa e perfolur mbite gjitha per shkak se neper mure ende gjendeshin lajmerimet e vdekjes se te birit, ne njefare menyre ishte e detyruar. Gruaja e trete nuk guxonte te dilte ne rruge me barkun e fryre, gati per te lindur. Ajo mbante nje femije te tij... Eshte e tepert te them se ate dite asgje nga keto nuk mund te me shkonte nder mend. Vizitorja e papritur rrinte si mbi gjemba, e zbehte, mbase e penduar qe kishte ardhur te me takonte, derisa u ngrit, me kerkoi te falur per bezdine, nganjehere njeriu ben marrezira te cuditshme, tha me nje ton edhe me te cuditshem, u largua neper shkalle dhe nuk e pashe me.

Ne keto kushte marre guximin te hedh kete teze: akti i R.G. nuk mund te vleresohet si nje akt klasik vetevrasjeje, ne nje gjendje te rende psikike. Ai eshte nje akt i paramenduar e, si i tille, me detyron te pranooj nje varg pasojash, mbi te gjitha kryesoren: dosja e lene prej tij nuk mund te trajtohet thjesht si nje fakt vetjak, aq me pak nje e fshehte vetjake. Ajo eshte nje pasqyre ku te gjithe te interesuarit, aspak te interesuar per botimin e saj, do ta gjejne shembellimin e vetes jo larg se vertetes. Por njerezve nuk u pelqen e verteta. I tremben, pranojne nje te vertete qe u leverdis. Pra me gjase, pasqyra e te ndjerit R.G. nuk do tu pelqeje fare dhe, ne kete rast, zemerimi i tyre do te shkarkohet mbi mua.

Ashtu qofte. R.G. deshironte te ngrinte nje gjyq ku nga i akuzuar te kthehej ne akuzues. Tani ne mungese e ne emer te tij, kete sfide jam i gatshem ta marr persiper une. Te behem zedhenes i te gjitha akuzave. Te kthehem, sic donte ai, nga i akuzuar ne te akuzues. Dhe shpirti i tij te prehet i qete atje ku eshte.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: shekulli    13/9/2010, 15:08

Kongoli hedh demonėt “Te porta e Shėn Pjetrit”


E. Demo
Romani mė i ri i Fatos Kongolit i titulluar “Te porta e Shėn Pjetrit” ka hyrė nė tregun e librit vetėm dje pasdite. Me kėtė roman qė vjen pas ciklit prej pesė romanesh “Burgjet e kujtesės” (I humburi, Kufoma, Dragoi i Fildishtė, Ėndrra e Damokleut, Lėkura e qenit), sipas atyre qė janė marrė me procesin e redaktimit e botimit tė veprės, pra shtėpisė botuese “Toena”, “autori, qė na bėn tė mendojmė se ai, nė mos pėrgjithmonė, sė paku hė pėr hė, e ka kthyer vėshtrimin nga njė hapėsirė tjetėr letrare”. Kongoli autori qė i ka marrė gati tė gjitha ēmimet letrare tė Shqipėri, veprat e tė cilit vazhdojnė tė pėrkthehen, i dha kėto shenja tė dukshme, pra shenjat e njė “hapėsire tjetėr letrare sidomos me “Lėkurėn e qenit”, botim i vitit 2003 i pėrkthyer sė fundi nė sllovakisht, gjermanisht, frėngjisht thuhet se shumė shpejt do tė pėrkthehet edhe nė polonisht. Me rastin e marrjes sė ēmimit mė tė lartė dhėnė nga Konkursi Kombėtar i Letėrsisė, “Penda e Artė” qė si rrallėherė iu dha njė shkrimtari tė gjallė, Fatos Kongolit, ai do tė bėnte tė ditur se sapo kishte hequr nga duart “Te porta e Shėn e Pjetrit”. Si lloji i shkrimtarit jo mė shumė supersticioz se sa autor qė i zė besė lexuesit tė tij, ai nuk do tė thoshte tjetėr gjė pėr romanin e ri veē kėsaj: “Kam tentuar tė bėj njė libėr tė ndryshėm nga pesė librat pararendės. Tė ndryshėm nė tė gjitha kuptimet. I ndryshėm nė motivet qė mė kanė shtyrė ta shkruaj atė libėr. Nuk ėshtė porta e Shėn Pjetrit nė Romė. Eshtė njė titull simbolik, ėshtė porta e Shėn Pjetrit nė qiell ku shkojnė tė gjithė njerėzit, e trokasin te ajo portė dhe si do tė paraqiten aty.
Nuk ėshtė njė libėr me frymėzim fetar, ngaqė ėshtė Shėn Pjetri brenda.”
Ky roman zhytet nė realitetin e sotėm shqiptar. Ai ndėrtohet mbi tre linja qė gėrshetohen me njėra-tjetrėn. Linja e parė ėshtė ajo e njė ēifti intelektualėsh-gruaja, Adriana Gjini, shkrimtare e njohur, burri Platon Guri, njė profesor universiteti jo aq i njohur sa bashkėshortja-marrėdhėnia e tė cilėve, pas rreth gjashtėmbėdhjetė vjetėsh martese, ėshtė nė krizė. Pėr kėtė krizė janė tė ndėrgjegjshėm tė dy. Gjatė kėsaj kohe gruaja ka pasur flirtet e saj tė fshehura, ndėrsa burri ka njė fund tragjik absurd sapo nis njė histori tė re dashurie. Linja e dytė ėshtė ajo e inspektorit tė ndjekjes sė krimeve Sabit Kurti. Diku nga zona e Kopshtit Botanik nė kryeqytet, kalimtarė tė rastit gjejnė brenda njė veture kufomėn e njė tė riu tė vrarė me armė zjarri. Ky, nga ana e tij, ėshtė ngatėrruar kokė e kėmbė nė fundin tragjik tė profesorit. Inspektori vihet nė kėrkim tė vrasėsve, me shpresė qė tė hedhė dritė mbi shumė pikėpyetje qė i lindin pėr motivet dhe autorėt e mundshėm tė krimeve. Lidhur ngushtė me dy linjat e para vjen linja e tretė, qė zė vendin mė tė gjerė nė roman. Ėshtė historia e njė tė riu nga njė qytezė periferike e kryeqytetit, qė bashkė me familjen, ka ardhur kėtu nė fillim tė viteve ’90 si mijėra e mijėra tė tjerė, nė kėrkim tė njė Eldoradoje. Quhet Erald Perjaku, ndėrsa e fejuara e tij, po nga qyteza, quhet Klodi. Ėshtė gjithashtu njė histori dashurie, por e njė natyre krejt tjetėr nga historia e dashurisė sė vonuar tė profesorit. Nė kėtė rast Fatos Kongoli ka kėrkuar dhe arrin tė na japė nė mėnyrė tronditėse gjendjen e dėshpėruar tė njė pjese tė madhe tė tė rinjve shqiptarė, tė cilėt, nė mungesė tė njė tė ardhmeje nė vendin e tyre, kanė nė kokė njė synim tė vetėm: tė gjejnė njė mėnyrė pėr tė ikur, pėr t’u larguar.
Krahas kėtyre linjave tė dukshme ėshtė dhe linja e fundit, e padukshme e njė force okulte. Ajo vėzhgon nga lart si njė perėndi e plotfuqishme veprimet e vdekatarėve tė rėndomtė tė kėtij libri dhe vendos pėr tė gjithė. Pėr shkrimtaren e njohur dhe bashkėshortin e saj, pėr Erald Perjakun dhe tė fejuarėn e tij, pėr vetė inspektorin e ndershėm, por tė pafuqishėm tė ndjekjes sė krimeve. Kjo forcė okulte shfaqet nė mėnyra nga mė tė ndryshmet: nė trajta politikanėsh e shtetarėsh tė korruptuar, biznesmenėsh e policėsh tė pėrlyer me krimin. Ajo ka njė emėr: Mafie. Sipas njoftimit tė “Toenės” qė ka lajmėruar daljen e librit tė ri tė autorit qė ajo e boton dhe riboton prej pak vitesh, libri ėshtė ngjizur me dhimbje tė thellė dhe keqardhje pėr degradimin e njė shoqėrie qė pėrpiqet dėshpėrueshėm tė ēlirohet nga demonėt e saj. Por a do tė mund tė ēlirohet dot?

Tė dhėnat pėr librin:
Autori: Fatos Kongoli
Titulli: Te porta e Shėn Pjetrit
Faqe: 264
Ēmimi 600 lekė
Botues “Toena"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Fatos Kongoli    13/9/2010, 15:08

Me poshte po sjell kapitullin e dhjete te romanit Lekura e Qenit. Ky kapitull me ka lene pershtypjet me te thella. Ne cdo rresht te tij, me duket sikur kam vuajtur dhe une bashke me rrefyesen dhe nenen e saj. Nje nder te paktet momente ne letersine tone ku deshmohet nga kendveshtrimi njerezor per perbindshmerine dhe cnjerezine e tragjedise tone 40 e ca vjecare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Fatos Kongoli    13/9/2010, 15:09

Ti more persiper te behesh prifti im. Keshtu qofte! Po pranoj te rrefehem ne shtepine tende si ne nje tempull.
Rrefimi im me shume do te jete nje histori, nga ato qe njerezit nuk kan me asnje deshire per ti degjuar, u prishin humorin. Me pyete per medalionin dhe mua me duhet te them se ai ka nje histori. Me kete nuk dua te te prish humorin.
Medaljoni i perkiste nenes sime. Ajo vete e kishte trasheguar prej nenes se saj dhe sot asnjera, as tjetra nuk jane me. Ketu nuk ka ndonje gje te vecante, qe te ngjalle interes. Interes nuk ngjallin as vdekja e babait te nenes sime, as ajo e tim eti. Njerezit nuk e cajne me koken. Te gjithe vrapojne si te cmendur, shumica nuk e dine per se dhe per ku, mjafton te vrapojne, te mos mbeten prapa, po mbete prapa je i humbur, kurrkush nuk merakoset per ty, edhe sikur te shohin se po te shqyejne egersirat ne mes te dites, besnike ndaj asaj shprehjes se vjeter sipas se ciles “delen qe ndahet nga tufa e ha ujku”.
Une kam qene gjithe jeten nje dele e ndare nga tufa. Historia e ketij medalioni eshte ajo e deles se ndare perjestesisht nga tufa. Nuk me kujtohet kur e ne c’rrethana ma ka treguar nena per here te pare kete medalion. Me kujtohet vetem nje gje: atehere ne ishim banore te Viles se Shtrigave.
Ne te vertete ajo nuk ishte ndonje vile. Ishte nje ngrehine e vjeter trekateshe me tulla te kuqe, e pasuvatuar, me nje cati tjegullash. As banoret e saj nuk ishin shtrigane apo shtriga. Ishin ca gjallesa te rraces njerezore, por atyre qe i shihnin nga jashte ata u ngjallnin friken e vdekjes. Me kete shpjegohej edhe emri Vila e Shtrigave. Nuk dihej kush e kishte quajtur keshtu, te jashtmit, qe e shihnin nga larg oa gucuar t’i afroheshin., te thuash se ishte nje koloni leprozesh, apo banoret e saj. Qarkullonte dhe nje variant i trete: ky emer, i pranuar nga te dyja palet, ne nje fare menyre qe rrenjosur qyshse dikujt atje, s’dihej se si, i kishte mberritur nje leter ku poshte adresesh, me shkronja te dukshme shenohej, Vila e Shtrigave.
Meqe ra fjala, per sa kohe qendrova ne ate bote te perjashtuar, une nuk mora ndonje leter. Ne fillim sepse nuk dija te shkruaja, pra as dergoja, as merrja letra. Kur mesova te shkruaja, nuk kisha kujt t’i shkruaja. Nena, perkundrazi, ulej dhe shkruante letra. Me shumice. Jo mikeshave, as te afermve. Mikeshat dhe te afermit e kishin braktisur. Letrat e saj i drjetoheshin tim eti, e ky ndodhej ne burg. Une nuk e mbaj mend tim ate. Kur e futen ne burg tim ate kam qene shume e vogel dhe fytyren ia njoh vetem nga fotografite. Me te rralle nena merrte prej tij ndonje pergjigje. Sa here merrte pergjigje, ajo qante. Pastaj ulej ne tryeze dhe shkruante.

Letren e pare nga Vila e Shtrigave nena ia shkruajti tim eti me te mberritur atje. Kjo ndodhi nje pasdite ndaj te ngrysur, pas nje udhetimi ne karrocerine e nje kamioni, ku ishin ngarkuar plackat tona. Nena me kishte thene se do te shkonim per te banuar per ca kohe ne nje qytet tjeter dhe, kur mberritem, e derrmuar nga lodhja, nuk pashe as qytet, as dicka te ngjajshme me qytetin. Makina kishte ndaluar para nje ngrehine rreze nje kodre te zhveshur, perreth nuk kishte as shtepia as dyqane. Tutje ne muzg, shquheshin nje varg pallatesh. Disa te lene pergjysem, disa te braktisur qysh ne themele e ndonje pothuajse i perfunduar por pa dritare, e te gjitha dukeshin si skelete kafshesh te ngordhura. Me vone mesova se atje kishin dashur te ndertonin nje qytet por s’kishin mundur te benin gje tjeter pervec asaj ngrehine te zymte para se cilesh gjendeshim ne.
Me te shkarkuar plackat makina u largua dhe nje cope here te dyja me nenen mbetem me kembe pa ditur c’te benim. Ne katin e siperm te ngrehines levizi nje kanat, dikush nxorri koken ne dritare dhe, njekohesish me kete, para nesh u shfaq nje burre trupmbadh, si te kishte mbire nga dheu. Prita te me pyeste per emrin. Te gjithe burrat qe flisnin me nenen ne pranine time, para se t’i drejtoheshin asaj, me pyesnin si quhesha dhe une kisha nje kenaqesi te lige t’i perbuzja, pa denjuar t’u pergjigjesha, e nena me qortonte, nuk ishte sjellje e edukuar te mos u pergjigjeshe te rriturve kur te drejtonin ndonje pyetje. Burri trupmadh nuk me drejtoi ndonje pyetje. As nuk m’i hodhi syte fare. Me pas Sergei me tha se banoret e viles e quanin Cerber. Sergei me shpjegoi se Cerber ishte emri i nje qeni te frikshem. Se cfare ishte vertet une e mesova vite me vone. Ate mbremje une nuk e njihja Sergein, nuk e kisha degjuar as fjalen Cerber. Por kur burri trupmadh u shfaq befas, une ngriva. Sot do te thosha u hipnotizova. Si nje mi para syve te gjarperit. Ai nuk na pyeti kush ishim, as cfare kerkonim. Ai e priste mberritjen tone. Nxorri nga zhpi nje celes dhe prane nesh u afruan dy burra te tjere, ata qe kishin shkarkuar makinen. Do t’ju ndihmojne te ngjisni plackat larti, tha Cerberi duke i zgjatur celesin nenes. Ne katin e trete. Formalitetet i bejme neser. Sic me tha Sergei, kjo miresjellje i kishte habitur te gjithe. Te Vila e Shtrigave nje priviliegj te tille nuk e kishte gezuar kurrkush.
Cerberi qendori me ne derisa dy te tjeret ngjiten lart dhe karrigen e fundit. Asnje nga banoret e ngrehines, pervec atij qe nxorri koken ne dritare, nuk u be i gjalle. Kur u ngjit lart dhe karrigia e fundit, ishte errur plotesisht. Cerberi u largua duke i kujtuar nenes shprehjen “Formalitetet i bejme neser”. Ajo po me mbante per dore dhe une ndjeva dridhjen e dores se saj. Pastaj, ne dhome, midis rremujes se plackave, mua me erdhi per te qare. Nuk e di perse: nga dridhja e dores se nenes kur Cerberi i kishte thene shprehjen lidhur me formalitetet, nga era e rende qe vinte ne ate dhome me mure te piste, nga buburrecat qe vertiteshin ne dysheme pa u shqetesuar prej nesh, apo nga ndricimi i vdekur i nje llambe elektrike ne tavan. Dicka e turbullt me bente te mendoja se gjithcka po ndodhte me mua dhe me nenen lidhej me tim ate. Ai ishte ne burg dhe ne burg mbylleshin njerezit e keqinj, por im ate nuk ishte njeri i keq. Kur syte zune te me mjergulloheshin, nena ishte ulur prane tryezes ne mes te dhomes dhe po shkruante nen ndricimin e vdekur te llambes. Mendova se po i shkruante babait.

Nena i shkroi tim eti disa letra radhazi por ai nuk iu pergjigj. Pergjigja e pare e tij erdhi pas gjashte muajsh. Ne kete pikepamje, periudhen e qendrimit tim te Vila e Shtrigave une e mas me intervalet e pergjigjeve te tim eti ndaj letrave te nenes. Sic me del tani, morise se letrave te saj, ai i pergjigjej dy here ne vit. Une nuk e dija se nena i ruante pergjigjet e tij. Qe i ruante, e zbulova kur ajo nuk ishte me. I gjeta ne nje kuti, gjithsej shtate cope, te lidhura me fjongo. Nderkaq kisha mesuar te lexoja dhe sigurisht, sapo i gjeta, i lexova. Jane ca letra te shkurtera, te mbyllura ne te njejtin tip zarfi, te shkruara me laps kopjativ, te gjitha me njolla ngjyre vjollce, cka le te kuptosh se, kur i ka lexuar, nan ka qare.
Atyre letrave u jam kthyer shpesh. I di gati permendesh. Mund te them se eshte e njejta leter, te njejtat fjale, i njejti mendim i perseritur oer vite me rradhe dhe ne fund vret mendjen te gjesh se cili ka qene qellimi i tyre, perse jane shkruar ne ate menyre, me nje dykuptimesi mizore, pas intervalash te gjata heshtjeje po aq mizore. Qe im ate duhet ta kete dashur si i cmendur nenen time, kjo kuptohet. Megjithate ai bere cmos per ta fshehe. Dhe nuk i shkruan asgje per veten. Nga ato letra te shkurteranuk merr vesh asgje per jeten e tij ne burg, asnje hollesi sado te vogel, mua nuk me ze ne goje gjekundi, sikur te mos ekzistoja, per Vilen e Shtrigave nuk ben asnje pyetje. Perkundrazi, nentekstet e hidhura jane vazhdimisht te pranishme, te thuash se ka patur nje qellim te vetem: ta bente nenen te vuante. Nese ky ka qene vertet qellimi i tij, ia ka arritur.
Une kisha nje menyre timen per te shpjeguar vuajtjen e nenes. Sipas meje shkaktare te vuajtjes se perheshme te saj ishin meshkujt. Kur nena mori pergjigjen e pare prej tim eti, per mua kishte kaluar nje shekull dhe si bujtese ne Vilen e Shtrigave kisha fituar nje fituar nje pervoje po aq te gjate, shekullore. Fale asaj pervoje, ne pikepamje teorike, per mua nuk kishte me asnje te fshehte lidhur me deshirat qe e benin nje burre ti afrohej nje gruaje. Pra, per mua nuk kishte me asnje te fshehte lidhur me deshirat qe i shtynin burrat ti afroheshin nenes sime dhe c’kerkonin prej saj. Ato kohe, te gjithe meshkujt e botes une i fusja ne kategorine e cerbereve. Perjashtim benin vetem dy prej tyre, te cilet nena i pranonte per ndonje vizite ne shtepi, nese mund te quhet e tille dhoma jone ne Vilen e Shtrigave.
I pari ishte Sokrati i Rrjedhur. Ky qe nje burre plak, i thate, pak i kerrusur, fliste me ze te ulet, banori me i lashte i Viles, i vetmi qe vazhdonte te ndodhej atje qysh prej themelimit te saj. Ate kishin filluar ta therrisnin prej kohesh me emrin e filozofit te lashte dhe prej kohes askush nuk e mbante mend emrin e tij te vertete. Disa talleshin, thoshin se nuk e mbante mend as ai vete, per kete e quanin Sokrati i Rrjedhur. Sokrati, qe nenes nuk i dukej aspak i rrjedhur, cdo mengjes shkonte bashke me tjeret ne nje ferma nja pese kilometra me tutje, tokat e se ciles kufizoheshin nga nje kenete. Shumica e banoreve te rritur te Viles punonin ne arat prane kenetes. Nena ime, ndyshe nga shumica, punonte ne stallat e lopeve, larg kenetes. Shkollat ku ndodheshin femijet e fermes, ku zura te shkoja dhe une, ndodhej edhe me larg, prane ca zyrave perdhese dhe nje ndertese njekateshe, se ciles ia kishin friken te gjithe: strofulla e Cerberit. Me kohe zuri te flitej se nenen time e shihnin te hynte e te dilte atje. Kjo perkoi me ndryshimin e vendit te saj te punes, nga sallat e lopeve, pastruese ne zyrat e fermes. Kur nena mori letren e pare prej tim eti, ajo punonte ende ne stallat e lopeve dhe fjalet sipas se cilave shihej te hynte e te dilte ne strofullen e Cerberit nuk kishin mberritur ne veshin tim. Por une thashe se ajo pranonte per ndonje vizite ne shtepi vetem dy meshkuj. Pas Sokratit te Rrjedhur, mashkulli i dyte ishte Sergei.

Sergein e njoha te nesermen e mberritjes te Vila e Shtrigave. Kur hapa syte, nena po rrinte prane tryezes, te thuash se tere naten kishte qendruar aty, duke i shkruajtur leter babait. Zbehtesia e fytyres se saj me beri t’i bindesha pa fjale per cdo gje. Me kerkoi te ngrihesha dhe une u ngrita. Me kerkoi ta ndiqja nga pas dhe une e ndoqa ne nje kthine ngjitur me dhomen. Ajo me tha te lahesha, vete qendroi jashte: atje nuk mund te futeshin dy vete. Era e qelbur qe clirohej nga banja alla turka m’i ngriti zorret ne gryke por une nuk doja ta merzisja nenen me naze. Sapunisa duart, sapunisa fytyren, u lave dhe gjithnje pa fjale pranova qe ajo te me fshinte me peshqir. Pastaj u ula ne tryeze, ajo me vuri perpara nje pjate ku qene vendosur dy feta buke te lyera me recel dhe megjithese, perseri nuk me hahej, zura te pertypesha derisa i mbarova te dyja fetat. Atehere ajo me tha te mos merzitesha. Sot do te me linte vetem, kishte ca pune per te kryer, po te doja me vone, mund te dilja jashte sa per te marre pak ajer, por ne asnje menyre te mos largohesha. Kur te kthehej, te dyja bashke do te rregullonim dhomen, sendet tona vazhdonin te ishin rremuje, mbi te gjitha me premtoi se do te perpiqej te gjente nje ilac per te zhdukur ato buburrecat e zeza te neveritshme.

Sergein ma zune syte nga dritarja nja nje ore pasi nena kishte humbur ne nje rruge qerresh ne fushetiren qe shtrihej tutje. Ai po luante me dy breshka. Deri ate dite une nuk kisha pare breshke te gjalle. Sergei me shpjegoi se sapo i kishte kapur ne nje ferre duke bere dashuri. Ai me pyeti ne me kishte qelluar te shija si benin dashuri breshkat dhe une ju pergjigja jo, nuk kisha parevdhe iu luta te me lejonte ti prekja me dore. Ai me lejoi, por me kujdes, me tha, po ta marresh ne dora breshka trembet, i shpeton shurra dhe shurra e breshkes eshte e bardhe, te ben pis dhe mban ere te keqe. Si tha keshtu ai me beri nje pyetje te papritur. Ai pyeti perse na kishin sjelle ketu dhe une u hutova. Nuk e di, i thashe, por ndoshta per shkak te babait, babai im ndodhet ne burg e kjo duhet te jete nje gje shume e keqe. Ndersa une, tha Sergei, ndodhem ketu prej nenes, nena ime eshte ruse dhe ne, dua te them babane dhe Romeon, vellane tim te madh, na sollen ketu pak koha pasi ate e futen ne burg, kur une isha shume i vogel, s’kisha filluar te shkoja ne shkolle ende. Tani hyj ne klase te katert, por emri me prish pune. Me quajne Sergei. Djemte me largohen per shkak te emrit e gati pernate i lutem babait te ma ndryshoje, te gjithe me quajne djali i spiunes sovjetike. Mua me quajne Lori, i shpjegova, sivjet futem ne klase te pare. Sa per emrin nuk e di, eshte shqiptar spo sovjetik.

Nuk ishte sovjetik, ma shpejgoi nena ate mbremje. Mesova dhe dicka qe nuk e dija. Emri im ishte shkurtim i emrit te nenes. Kishte qene deshira e tim eti te me quanin me shkurtimin e emrit te nenes. Te gjitha keto desha t’ia tregoja te nesermen Sergeit. Te nesermen une kreva te njejtat veprime mengjesore, i hengra te dyja fetat e bukes me recel, qendrova ne dritare derisa nena humbi ne rrugen e qerreve ne fushetire dhe prita qe poshte te shfaqej Sergei me breshkat. Ai u shfaq por pa breshkat. Ne vend te tyre kishte nje kuti te vogel prej kartoni, e brenda kutise, dy zhuzhage. Kur une zbrita poshte, ai sapo kishte lidhur ne kemben e njerit prej tyre nje fije peri. Desha ta pyesja se ku i kishte gjetur ata zhuzhake. Nuk e pyeta. Pata frike se mos thoshte se i kishte kapur duke bere dashuri. Mos me pyeste nese kisha pare ndonjehere zhuzhake duke bere dashuri. Dhe kesaj rradhe, per te mos u trguar e paditur do ta genjeja, do ti thosha po, ndonese e verteta ishte ndryshe, deri ate dite une nuk kisha pare zhuzhake as duke bere, as duke mos bere dashuri. Ne vend te kesaj iu luta prapa te me lejonte t’i prekja me dore. Sokrati i Rrjedhur mberriti prane nesh kur Sergei me lejoji te zhuzhakun e lidhur, e ai hapi krahet, deshi te fluturonte, dhe vertet fluturoi, por nuk shkoi larg, Sergei e mbante ne anen tjeter te fillit. Sokrati i Rrjedhur e perfshiu me nje veshtrim te eger. Iu afrua, ai rrembeu fillin nga dora, nje cope here u mor me zgjidhjen e peritne kemben e zhuzhakut e meqe nuk po e zgjidhte dot, m’u drejtua mua: zgjidhe, me urdehroi me nje ze qe nuk linte shteg per kundershtim, dhe une bera sic me tha, e zgjidha, e zhuzhaku fluturoi, u zhduk tutje, sic u zhduk dhe tjetri sapo plaku e vuri ne pellemben e dores dhe i fryu. Pastaj na tundi gishtin qortueshem, na ktheu krahet u largua dhe une mbeta e shtangur, nuk e kuptova perse ma tundi gishtin pikerisht mua.

E ndjej dhe sot e kesaj dite veshtrimin e tij. Si nje qortim nga nje bote e vdekur. Zakonisht ai vinte ne shtepine tone mbremjeve. Ne e kuptonim nga menyra e trokitjes, tri goditje te lehta. Une ngutesha te shkoja te hapja deren dhe ne kuadrat shfaqej fytyra e tij me nje mjekerr te thinjur e te parruar. Nena i nxirrte raki ne nje gote kristali. Ai pinte ngadale, nuk e kalonte kurre nje gote. Mua me dukej se me shume i kenaqej gotes se kristalte, qe e mbante dhe e rrotullonte neper duar, si nje relike te nje jete te dikurshme, sesa rakise. Ai nuk i nderpreu vizitat dhe kur nenen e braktisen te gjithe, sidomos grate e Viles, me te cilat hynte e dilte ndonjehere. Nenen e merzisnin bisedat, ajo pelqente te rrinte mbyllur ne dhome. Dhe pinte. Ne raste te tilla kushdo te trokiste, ne nuk e hapnim deren. Nuk e di nga e moren vesh grate e Viles qe ajo pinte, megjithate vazhdonin t’i benin vizite, sic u shkonte dhe ajo. Ate e bojkotuan kur u hap fjala se po shihej te hynte e te dilte te strofulla e Cerberit, por kjo ndodhi me vone, kur une shkoja ne shkolle. E ketu eshte vendi te pohoj mekatin me te madh te jetes sime, ato kohe une e urreja nenen. Tani me del gjumi naten, nje makth me shtrengon per fyti: me duket sikur bej pjese dhe une ne turmen qe e coi ate drejt vdekjes.

Perpiqem shpesh t’i gjej nje shpjegim urrejtjes sime te athershme. Mirepo spiralja e arsyetimit me fut ne nje rruge pa krye. Gjithcka duhet te kete nisur kur une kuptova se gjerat e kesaj bote nk po me benin me pershtypje dhe kete e lidhe me nje mbremje te nxehte. Nena nuk gjeti dot kurre nje ilac per buburrecat, ato vazhdonin te vertiteshin neper dhome sovrane. Nen driten e vdekur te llambes elektrike nena rrinte ne kembe ne mes te dhomes, me nje vrastare ne dore, pergjonte buburrecat, sapo shfaqej ndonje i sulej, e vriste, qellonte qe nuk e vriste. Edhe po te vriste ndonje, ato nuk zhdukeshin, dilnin nga rrezat si nje kaloresi e zeze dhe ajo nevrikosej, sidomos me mua. Prej kohesh une nuk e ndihmoja me ne luften kunder buburrecave. Ata nuk me shqetesonin, ishin banore te asaj dhome po aq sa ne dhe ne nuk ndryshonim shume nga buburrecat. Pikesrisht ate mbremje te nxehte, kur nena ishte bere nervoze nga buburrecat, po ndoshta me shuma nga une, ne dere u ndien trokitjet e Sokratit te Rrjedhur. Vrapova te hapja deren. Nena e nderpreu betejen, e ftoi te sapo ardhurin te ulej dhe i nxorri raki me goten e kristalte.

S’mund te them nese Sokrati i Rrjedhur ia tregoi nenes fundin e babait te saj ate mbremje. Mundet t’ia kishte treguar me pare, mundet t’ia kete treguar me vone, nje mbremje tjeter. Por mua me kujtohet qarte se ndodhi ne nje mbremje te nxehte pavaresisht se kur, qe nje histori te cilen nenen e beri te qante, mua me la indiferente, ndonese fjala ishte per gjyshin tim. Se kush ishte gjyshi im nga nena e kuptova me vone. Hija e tij me ka ndjekur nga pas qysh nga ajo mbremje e nxehte e femijerise ne Vilen e Shtrigave, kur nga goja e Sokratit te Rrjedhur mesova fundin e tij. Nena nuk me kishte folur kurre per te. Deri atehere une njihja gjyshen nga babai, por ajo ndodhej larg, ne qytetin M. Ne nuk mund te shkonim tek ajo, as ajo nuk mund te vinte te ne. Sa per gjyshin dhe gjyshen nga nena, ata kishin vdekur, vetem kaq dija. Dhe u habita kur nga goja e Sokratit te Rrjedhur degjova gjyshi im nuk paskej vdekur.

Po rrija shtrire ne kanape. Nuk e kisha mendjen fort te biseda e tyre, ja ngaqe nxehtesia mbytese e mbremjes nuk me lejonte te perqendrohesha, ja ngaqe me terhiqnin me shume buburrecat. Ato shfaqeshin ne qoshet e erreta, ne fillim te druajtura, tere vigjilence. Pastaj u dilte frika, nuk u kanosej ndonje rrezik, e shihnin, dhe vraponin tere hare nga nje qoshe e dhomes ne tjetren, dhe une prishja me kureshtje nese do te ciftezoheshin, me kishte rastisur te shihja buburreca te ciftezuara, duke bere dashuri, do te thoshte Sergei. Me ne fund syte me zune dy prej tyre prane njeri tjetrit, te palevizshem, si te ngrodhur dhe ate cast Sokrati i rrjedhur tha dicka qe me terhoqi vemendjen. Ai tha se gjyshin tim e kishin vrare me urdher te Hadit. Nuk e di, me beri shume pershtypje me shume pershtypje fakti qe gjyshin e kishin vrare, apo emri Had, i shqiptuar prej vizitorit neper dhembe, me ze te ulet. Pa i shqitur syte nga buburrecat, ia vura veshin bisedes. Une kam qene deshmitar i krimit, vazhdoi Sokrati i Rrjedhur, isha i shtruar ne spitalin e burgut ne te njejten kohe me te. Kurohej nga veshkat por betohem se gjendja e tij nuk kishte arritur piken e fundit. Ate e vrane me nje injeksion, e ai u perpelit pa i ardhur ne ndihme askush, asnje mjek nuk u gjend ta shihte kur perpelitej ne agonine e vuajtjeve derisa dha shpirt dhe u hap fjala se kishte vdekur nga nje krize azotemie. Genjeshtra! Hadi nuk mund te flinte i qete pa e pare ate te vdekur. Ai vagabond keshtu i zhduku te gjithe, njeri pas tjetrit, sic me mban dhe mua te mbyllur ne kete humbetire ku me eshte harruar dhe emri. Tet eti se paku i ka mbetur emri.

Duket nena nuk u ngushellua qe babait te saj i kishte mbetur emri. Ate e mbyti denesa. Ajo tha se dicka te tille e kishte degjuar, por jo nga deshmitare okulare. Ajo shtoi se ato kohe kishte qene e vogel. Ja, verejti duke shikuar nga une, sa Lori, dhe ndodhesha ne te njejtat rrethana si tani, ne nje grope midis dy malesh. Kur nena veshtroi nga une pata nje ngasje te ngrihesha. Te shkoja tek ajo, t’i thosha se me vinte keq per te gjitha. Per gjyshin qe e kishin vrare ne spitalin e burgut. Per ate vete qe ne moshen time kishte jetuar ne nje grope mes dy malesh. Ta pyesja nese ajo se paku e kishte njohur te atin para se ta vrisnin. Une per vete nuk e mbaja mend tim ate, fytyren ia njihja vetem nga fotografite dhe, sidoqofte, ajo nuk duhej te qante tani, sic nuk po me vinte per te qare mua, ndonese im ate ndodhej ne burg dhe kisha afersisht te njejtat arsye per te qare. Nuk leviza. Syte me vajten te buburrecat, ato nderkaq ishin ciftezuar dhe mendja ime u shperqendrua. Buburrecat ciftezoheshin si breshkat. Si buajt. Nje dite kisha vajtur me Sergein nga keneta te gjenim fole me veze rosash te egra dhe ne vend te tyre zbuluam dy buaj te ciftezuar. Bualli ishte trupmadh, buallica trupvogel. Une u tmerrova nga pamja qe mu shfaq para syve. M’u duk sikur bualli i ngritur mbi dy kembet e prapme dhe dy te perparmet mbi trupin e buallicesi me ca levizje te shemtuara dhe koken qe mezi e mbante perpjete, do ta shtypte nen vete buallicen. Do ta zhyste ne kenete. Mirepo buallica nuk bente asnje perpjekje per te shpetuar, ajo rrinte pa levizur, e lejonte buallin te bente c’te donte, ndersa Sergei kenaqej duke i veshtruar, dhe zuri te leshonte ca klithma. Pata frike se ne ate dalldi ai do te bente me mua ate qe po bente bualli me buallicen. E trembur ua mbatha, u ktheva ne shtepi me nje fryme duke vrapuar neper fushetire, me pamjen e buajve qe nuk me shqitej dhe friken e paprovuar ndonjehere nga dalldia e Sergeit.

Nje ngacmim i fundit per te marre pjese ne biseden e te rriturve me erdhi nga emri Had. Desha ta pyesja njerin prej tyre, nenen ose Sokratin e Rrjedhur, se kush ishte Hadi. Por edhe nga kjo hoqa dore. Ne nje fare menyre i dhashe pergjigje vete. Duhej te ishte nje qenie pak a shume e ngjajshme me Cerberin. Sa here qellonte te kryqezohesha me te ne qendren plot lluce e bajga te fermes, kur shkoja ose dilja nga shkolla, me kujtohej dridhja e dores se nenes mbremjen e mberritjes sone ne Vilen e Shtrigave dhe me pershkonin te rrenqethura. Une ende nuk e dija se ashtu sic nuk e zinte gjumi Hadin pa e pare te vdekur gjyshin, ashtu nuk e zinte gjumi edhe Cerberin pa e cuar drejt vdekjes nenen. Shpesh me duket sikur Cerberi jane pamje te ndryshme, ne kohe dhe vende te ndryshme, te te njejtit person.

Rrokullima e nenes nisi pak me vone. Ajo perkon me mberritjen e letres se katert apo te peste te tim eti, kur mua zune te me binin ne sy disa ndryshime ne sjelljet e saj. Cdo dite une nisesha per ne shkolle me nenen. Si ecnim nja nje ore neper rrugen e qerreve, ajo kthehej nga stallat, une vazhdoja me tej, deri ne shkolle. Nje dite u gdhiva e semure, me merreshin mendte e me vinte per te vjelle. Kjo do te thoshte se nena s’do te me lejonte te shkoja ne shkolle. Ne raste te tilla rrija prane ditares me ore te tera. Ishte shume interesante. Nganjehere shfaqeshin banoret e Viles se Shtrigave, te cilet i njihja te gjithe dhe te gjitheve ua dija historine. Fjala vjen, babai i Sergeit. Ky ishte nje burre shtatlarte, me ca nofulla te kercyera, ish-oficer. Tani punonte arave dhe, sic thuhej bente dashuri me nje grua nga fshati. Kesaj i kishte vdekur burri dhe ishte shemtire. Dija dhe plot histori te tjera te mesuara kur nenes i vinin per vizita grate. Por ne syte e mi me enigmatiket mbeteshin banoret perballe nesh: nje grua qe nuk dilte kurre ne pune se bashku me femijet e saj, nje djale e nje vajze, te dy te rritur. Ndonese banonin perballe nesh, i shihja rralle. Sipas grave, kjo ishte familja e nje personi te fuqishem te denuar me burg dhe e shoqja mbahej rende, nuk denjonte te ulej ne rangun e te tjereve. Me tej, ato shtonin dicka te pabesueshme: djali bente dashuri me te motren. E thoshin nga ligesia, keshtu mendoja. Djali dhe vajza ishin te bukur si yje, tere kohen rrinin bashke, shperfilles si e ema.

Ate dite, kur u gdhiva e semure, percolla nga dritarja kthimin e tufes. Ne fillim mberriten te bukurit e perfolur, ne fund Sokrati i Rrjedhur. Te gjithe te nxire, mbytur ne pluhur. Une vazhdoja te qendroja ne dritare edhe pas kthimit te Sokratit te Rrjedhur. Tufa nuk ishte kthyer e plote. Mungonte nena. Kaloi nje ore dhe ajo spo dukej. Qe nje dite e zymte, me ca re te uleta, nga keneta shkarkoheshin rrufe. Nenen e shqova ne fushetire kur qielli vetetiu dhe u perhap nje bubullime e forte. Tutje dukej brezi i shiut. Nena zyri te afrohej bashke me brezin e shiut. Dhe mberriten njekohesisht, nena ne dhome, litaret e rrebeshit ne dritare.

Gjeja e pare qe me ra ne sy ishte nje send qe ajo e mbante nen sqetull, te mbeshtjelle me gazete. Me ra ne sy gjithashtu se kishte pire. Kur u perkul te me puthte, ndjeva ere alkooli. Nena pinte ne shtepi, nuk kishte qelluar kurre te kthehej nga stallat me ere alkooli. Ne stalla ajo vishej me cizme e kominoshe. Keto i linte atje, megjithate rrobat e saj sillnin ne shtepi eren e stallave. Ajo me kot nderrohej perseri, ne dhomen tone do te gjendej gjithmone dicka qe te clironte eren e stallave. Vete trupi i saj tashme vinte ere stallash. E ndoshta kjo ka qene arsyeja qe nena, me ne fund, vendosi te gjente nje rruge per te shpetuar nga era e stallave. Por ate dite mua s’me lindi ndonje dyshim. Per rrjedhoje, nuk u perpoqa te merrja me mend pse ate dita nena nuk ishte kthyer ne shtepi, jo me ere stallash po me ere alkooli. As sendi qe ajo mbante nen sqetull te mbeshtjelle me gazete, nuk me ngjalli ndonje dyshim. Ai ishte nje radiotransistor i markes “Iliria”. Ne nuk kishim ndonje radio dhe ne Vilen e Shtrigave askush nuk kishte radiotransistor, aq me pak te markes “Iliria”. Nena e kishte sjelle nje te tille vetem per mua. Me drita apo pa drita, une mund te degjoja cfare te doja, sidomos emision “Teatri ne mikrofon”. Une ngordhja per emision “Teatri ne mikrofon”. Nje here ne jave, cdo te premte pasdite, shkoja te Sokrati i Rrjedhur, ai kishte nje radio, por kjo nuk zgjati shume. Bashke me te, ne te njejtin apartament, banonte nje familje me tre djem te rritur. Une i futa shpejt ne kategorine e cerbereve. Cerberet kishin nje turi, brenda ose jashte “Viles se Shtrigave”. Si plot te tjere, ata zune t’ia nxinin jeten nenes, i dilnin ne rruge, e ndiqnin, vinin deri ne shtepi, trokisnin ne dere, e kjo ka qene nje periudhe e zeze per mua dhe per nenen. Nuk e di c’beri ajo qe ata e lane te qete.

Ate dite i drejtova nenes vetem nje pyetje: ku e kishte blere radiotransistorin. Ajo m’u pergjigh terthorazi. Nuk e kam blere me tha, e solla per ty. Pergjigja me mjaftoi. S’kishte rendesi e kishte blere apo jo, tashme isha bere me radiotransistor. E ndeza, gjeta nje stacion, aty jepej muzike e nderkaq nena qe nderruar, kishte veshur rrobat e shtepise dhe po lexonte nje leter. Kjo duhet te kete qene letra e katert apo e peste e tim eti. Ate dite, pasi e lexoi letren, ajo nuk qau. As nuk u ul t’i shkruante menjehere, sic bente zakonisht. Ajo e palosi letren, e futi ne zarf, zarfin e vuri s’di se ku. Me kujtohet, ne dere u ndien tre trokitje te lehta. Une shova radion. Dhe nuk vrapova te hapja deren. Nena ma beri me shenje te mos e hapja.

Disa dite me vone ajo ndryshoi vendin e punen: nga stallat e lopeve kaloi ne zyrat e fermes, pastruese. Une nuk isha ne gjendje ta masja kete ndryshim. As te ngrija pikepyetje. Vura re vetem nje gje: nena zyri t’i kushtonte kujdes paraqitjes se saj. Ne fillim kjo nuk me beri pershtypje. Kujdesi i nenes m’u kthye ne torture kur ne veshin tim mberriten fjalet sipas te cilave ajo shihej te hynte e te dilte te strokfulla e Cerberit. Dhe se radiotransistorin tim te markes “Iliria” banoret e Viles se Shtrigave e njihnin mire. E kishin pare ne zyren e Cerberit sa here ua sillte puna te paraqiteshin atje. Ata paraqiteshin atje kur i therriste Cerberi. Ose kur shkonin te nxirrnin tek ai ndonje leje per te takuar te afermit, ne qytetet prej nga i kishin debuar. Te gjitha keto m’i tregoi nje dite Sergei, buze kenetes. Ne po kerkonim per fole me veze rosash te egra, e perseri na u shfaqen buajt, e une u largova, ja nga ato qe mesova prej Sergeit per nenen dhe prejardhjen e radiotransistorit, ja nga frika se buajt do te ciftezoheshin e Sergei do te leshonte klithmat e tij.

Me tej, sa here e shihja nenen duke u rregulluar para pasqyres, perfshihesha nga nje gjendje e semure. Me shfaqej skena e buajve ne kenete, mashkulli i ngritur mbi kembet e prapme e te perparmet te vendosura ne shpinen e femres, me ato levizjet e shemtuara, koken qe mezi e mbante perpjete, dhe femra trupvogel nen te, e nenshtruar. E mua me behej se ajo ishte nena ime, e siper saj Cerberi, e ky e mbante te mberthyer midis putrave te tij, e shtypte nen peshen e trupit te madh, e mua me vinte te ulerija, te shkoja t’ia rrembeja nenes kreherin nga dora, edhe pasqyren, t’ia thyeja cope-cope, t’i thoja se ishte bere lavire, tashme kete fjale e kisha mesuar, nje lavire jo dosido, lavire e perbindeshit qe torturonte banoret e Viles se Shtrigave dhe ata e tregonin me gisht, e urrenin, sic e urreja dhe une.

Nuk ia theva ndonjehere nenes as kreherin, as pasqyren. Ne fillim vuaja perbrenda. Ishte nje brejtje sfilitese, qe me shkaterronte nervat. Derisa nje dite, kur dola nga shkolla, une nuk mora rrugen e qerreve neper fushetire per t’u kthyer te Vila e Shtrigave. Qendrova e fshehur pas nje gardhi orej nga dukej ngrehina me cati tjegullash e zyrave te fermes, e perballe saj strofulla e Cerberit. Si u larguan te gjithe e ne qender kishte mbetur hapur vetem berberi, pashe nenen. Ajo doli nga zyrat dhe vajti drejt e te strofulla e Cerberit. Para syve m’u shfaq skena e kenetes por ne vend te buajve, Cerberi me nenen time. Me hipi te sulesha drejt asaj ngrehine pa e patur te qarte perse, mjafton te sulesha, te futesha brenda e t’ia jepja ulerimes. U largova. U ndeja e braktisur e vetme ne nje bote cerberesh. Dhe qeniesh te dobeta si nena ime. Ata ishin te ngjajshem, Cerberi dhe nena. Te krahasueshem me buajt e kenetes. Me breshkat. Me brumbujt. Po te qe e mundur do t’i shnderroja ne brumbuj, do t’i vrisja pa pike meshire qe te dy. Sic vriste nena buburrecat e dhomes. Me t’u kthyer ne shtepi gjeta radiotransistorin dhe zura vend ne dritare. Me koken te zbrazur. Shpirtin te thare. E pazonja te qaja. Ne vijen e horizontit u shfaq nje pike e zeze dhe une mendova se ishte nje brumbull. Duka u afruar pika u zmadhua, zuri te merrte trajta dhe, se fundi, shqova nenen. Kur ajo mberriti poshte Viles, une e flaka radiotransistorin nga dritarja. Ai vajti e i ra me zhurme prane kembeve. Nena ngriti koken dhe une pashe fytyren e saj te tmerruar.

Kjo me ka mbetur prej nenes, fytyra e tmerruar. Syte tane u kryqezuan por une nuk iu shmanga. U shmang ajo: u perkul more ne toke radiotransistorin e thyer. Une vazhdoja te rrija prane dritares edhe kur degjova rrotullimin e celesit ne brave. Nena u fut ne dhome pa fjale. Ndryshe nga c’e prisja, ajo nuk me drejtoi asnje qortim. E la radion ne nje qoshe dhe me ze te qete, si te mos kishte ndodhur asgje, me pyeti c’deshiroja te me pergatiste per te ngrene. Une iu pergjigja ftohte dhe shkurt: nuk dua asgje! Ajo kembenguli, me pyeti ne deshiroja te me gatuante per ate mbremje nje trishk, trishku ishte nje embelsire qe mua me pelqente shume dhe embelsira ne gatuanim rralle. Une perseri iu pergjigja ftohte dhe shkurt, jo. Nena u zbeh. Ajo nuk mund te ushtronte kurrfare autoriteti ndaj meje. Donte vetem nje gje, te mos ia haja shpirtin. Ndersa une isha e vendosur per te kunderten. Kur me rane ne dore dhe lexova letrat e tim eti, zbulova nje vrasje te pangushellueshme ndergjegjeje se deshira ime e atyre koheve per ta bere nenen te vuante i ngjante asaj te tim eti. I mjeri im ate, duhet te kete vuajtur tmerresisht nga xhelozia, sic vuaja une. Nuk e di c’i shkruante nena atij, por jam e sigurte se nga ane te tjera ai duhej te merrte letra te nxira per nenen. Derisa vendosi te mos i shkruante me. Vendosi edhe ai ta braktiste, ate qe tashme e kishin braktisur te gjithe. E keshtu vjen fundi i saj.

Atehere ne shkolle mua me quanin vajza e kurves. Une dilja e para e klases ne mesime por nuk mungonin ata qe me vinin ne dukje se lodhesha kot. Bije e nje te burgosuri politik dhe vajza e nje kurve, njeherazi bije e nje ish-te burgosuri politik me nam, e kishte vendin te Vila e Shtrigave. Dhe nuk mund te shkonte pertej arave buze kenetes. Ky ngacmim me gerryente cdo dite. Kjo qe arsyeja qe, me ne fund, gjate nje ore mesimi be klase u drodha nga nje perfytyrim i frikshem: te nena pashe te ardhmen time. Pra, do te vinte nje dite e une do te martohesha me nje burre si im ate. Ky do te binte ne burg dhe mua, kudo qe te ndodhesha, me priste Vila e Shtrigave. Ajo ishte e perjetshme, sic ishte i perjetshem nje Cerber. Pa i kerkuar leje mesuesit u ngrita, dola jashte. Nuk e kisha fort te qarte c’po ndodhte brenda meje. Ndjeja pendese dhe tmerr. Mbi te gjitha, doja te shkoja te nena. T’i puthja duart. T’i kerkoja falje. T’i thosha se ishte qenia ime me e dashur. Keshtu bera, vajta drejt e te zyra e fermes, por nenen nuk e gjeta. Nje burre me tha se ajo ishte larguar para nje ore.

Ia krisa vrapit neper fushetire. Me sa me hanin kembet. Me fytyren qe me digjte nga djersa. Dhe nje deshire per te mberritur ne shtepi sa me pare. E me te mberritur t’i hidhesha nenes ne qafe. Ta siguroja se tash e tutje do t’i bindesha per cdo gje. Nuk do ta lija vetem. Tash e tutje nuk duhej ta cante koken qe grate e Viles se Shtrigave nuk i vinin per vizite. Tash e tutje do te me kishte mua, kurdohere prane saj, si nje qen besnik, e gatshme ta mbroja nga rreziqet, te gjakosesha per te, te vdisja per te. Kur mberrita ne shtepi dhe u gjenda ne dhome, te gjitha keto me ngecen ne gryke. Bashke me nenen ndodhej Sokrati i Rrjedhur. Ajo po rrinte ulur ne karrige prane tryezes. Fytyra e saj ishte e zbehte. Kurre nuk e kisha pare nje zbehtesi ne tille ne fytyren e nenes. Ajo me hodhi nje veshtrim, pastaj i hoqi syte prej meje, i perqendroi diku, ne boshllek. E mua me pershkuan mornica, mendova se duhej te ishte e semure. Iu afrova, e pyeta c’kishte, e ajo vazhdoi te qendronte ashtu, pa m’u pergjigjur, e verdhe dylle, me vershtrimin gjithmone ne boshllek, derisa Sokrati i Rrkedhur me vuri doren ne koke, me largoi prej saj, pastaj u perkul, me puthi ne te dyja faqet e me zerin e mbytur me pershperiti ne vesh te mos e lodhja nenen tani, kishte ndodhur dicka shume e keqe.

Hollersirat e asaj qe kishte ndodhur une i mora vesh pak me vone. Aty per aty mesova se babai im kishte vdekur. Kete ma beri te ditur Sokrati i Rrjedhur kur une zura vend ne divan dhe ai u ul prane meje, e me vuri doren ne koke, e me ze te mbytur me njoftoi mandaten, pra im ate kishte vdekur e une duhej ta mbaja veten, te tregohesha e forte. E verteta ishta ca me e nderlikuar. Babai nuk kishte vdekur nga ndonje semundje. Ai qe vrare bashke me nje te denuar tjeter ne nje perpjekje per t’u arratisur nga burgu. Hollesirat mberriten te Vila e Shtrigave nje jave pas ngjarjes, kur trupi i tij tashme mbulohej nen dhe, ne ndonje grope diku, qe nuk do ta merrnim vesh kurre ku ndodhej. Mundet qe nena t’i dinte qysh ne fillim keto hollesira, por une nuk i mesova prej saj. Ajo nuk me hapi ndonje bisede per vdekjen e tim eti. As per hollesirat e vrasjes se tij. Qysh nga ajo dite nena u mbyll. Dhe une kalova nje periudhe te tmerrshme, me te tmerrshmen e jetes sime.

Ajo u paraqit ne pune qe te nesermen. Si zakonisht, me mori me vete ne mengjes dhe te dyja pershkuam rrugen e pafund te qerreve. Ajo ecte perpara, une prapa. Ne nje heshtje varri. Ky rrugetim neper hapesiren e vdekur te fushetires, u kthye per mua ne torture. Ecja prapa saj e sigurte se po t’i flisja nuk do te me pergjigjej. Ajo nuk duronte me njeri, as mua. Tashme edhe Sokrati i Rrjedhur nuk ishte i mirepritur, kur vinte ai nena heshtte, mezi nxirrte ndonje fjale, derisa tjetri largohej, e ajo ngucej ta mbyllte deren me shul. Pastaj, ndersa buburrecat bridhnin pa frike nga njeri cep i dhomes ne tjetrin, guxonin te ngjiteshin dhe mbi tryeze, ajo pinte. Ndonjehere qante. Dhe une e shihja me zemer te ngrire. Nuk guxoja t’i flisja, t’i drejtoja ndonje pyetje, aq me pak t’i thosha te mos pinte. Njehere qe e bera kete, ajo me uleriu, e une pata frike se mos me rrihte, por ajo nuk me rrahu. Mesa me kujtohet, medalionin ma tregoi ne nje nga keto gjendje te dehura, pas te cilave te nesermen ne mengjes mezi ngrihej, po te mos e zgjoja une rrezik te mos ngrihej fare. Dhe ecnim te dyja ne hapesiren e vdekur te fushetires, ajo para e une prapa, dhe ndaleshim te qendra, kurdohere me balte, e fermes, ajo kthehej nga zyrat, une vazhdoja me tej deri ne shkolle, e keshtu cdo dite, ne nje merzi perzier me frike, qe kujtoja se nuk do te merrnin fund kurre.

Ne nje nga keto dite, kur dola nga shkolla, Sergei po me priste jashte. Atehere Sergei ishte ne klasen e tete, une ne te katerten. Ai dukej i hutuar dhe tha se do te me tregonte dicka te rendesishme. Puna qe keshtu: te dera e zyrave te fermes kishin ngjitur nje flete-rrufe. Autoret shtronin pyetjen: deri kur drejtoria do te mbante si pastruese nje femer te perdale, bije dhe grua armiqsh te popullit, ndersa grave dhe vajzave tona te ndershme u bie bretku arave? Pastaj shtoheshin fjale te tjera, qe sipas Sergeit ishin thumba drejtuar Cerberit, ndonese emri i tij nuk permendej. Flete-rrufeja s’me beri pershtypje. Djalli ishte shume i zi, nuk mund te nxihej me keq. Keshtu duhej te mendonte dhe nena. Ajo ishte kthyer ne shtepi perpara meje dhe m’u duk e qete. Flete-rrufene nuk e zume ne goje, pra as asaj nuk i kishte bere ndonje pershtypje.

Ate mbremje nena piu, jo aq sa te dehej, ne shishe nuk kishte mbetur aq raki sa te dehej dhe ne mengjes me tha se nuk ndihej mire, rrugen per ne shkolle do ta beja vetem. Ishte e zbehte. Cdo mengjes ajo ngrihej e zbehte dhe une nuk kisha ndonje arsye te merakosesha nga zbehtesia e fytyres se nenes. Rastisi qe me te zbritur poshte takova Sergein. Ai me propozoi qe te mos shkonim fare ne shkolle ate dite. Plani i tij ishte t’ua mbathnim nga keneta, si gjithmone per te gjetur fole me veze rosash te egra, ndonese vazhdimisht kishim deshtuar, nuk kishim arritur te gjenim kurre fole me veze rosash te egra. Ne ato vise rosat e egra nuk dukeshin kurre. Ne vend te tyre na shfaqeshin buajt e mua kjo kafshe nuk me pelqente, me dukej tmerresisht e shemtuar dhe pise, dhe e peshtire. Megjithate propozimin e Sergeit e pranova, tekefundit per mua shkolla s’kishte me kuptim, dilja mire apo keq me mesime.

Nena i dha fund jetes kur une bridhja me Sergein ne kerkim te foleve me veze rosash te egra. Me kot. Pame vetem nje gjarper qe iu hodh nje bretkose dhe e ndoqem skenen te fshehur pas kallamishteve, derisa ai e gelltiti ngadale, e perpiu te teren. Me pas kjo skene me ka munduar vazhimisht. Me mundon edhe sot. Me duket sikur nena eshte larguar nga kjo bote kur une shihja gelltitjen e bretkoses nga gjarperi. Ne ato caste mendoja se bretkosa duhej te vuante tmerresisht dhe, nese do te kishte pasur mundesi te ulerinte, do te leshonte ca ulerima ngjethese. Bretkosa nuk mund te ulerinte dhe gjarperi e gelltiti ne heshtje. E mua me behet se edhe nenen e ka gelltitur nje gjarper. Ne heshtje. Ajo duhet te kete patur nje vdekje te tmerrshme, por askush nuk kishte degjuar gje, qofte dhe renkimin me te vogel. U ktheva ne shtepi afer mbremjes. Nenen e kishin hequr prej kohesh. Ne dhome gjeta vetem Sokratin e Rrjedhur. Ate nate ai qendroi me mua. Qendroi dhe nete te tjera.

Nena kishte pire bar minjsh. Atehere une nuke dija c’ishte bari i minjve. Dhe me dridhet mishi kur mendoj se sa shume duhet te kete vuajtur. Me ngushellon vetem nje gje: une e di ku ndodhet varri i saj. Nje dite do te shkoj atje. Tani prej saj kane mbetur vetem kockat, por se paku di ku t’i gjej. Do t’i heq, do t’i varros gjetiu. Ne nje vend ku te shkoj per ti cuar nje buqete me lule. Te mos e le perjetesisht te Vila e Shtrigave. Ndersa per tim ate, s’mund te bej asgje. Askush nuk e di ku e kane kallur.

Nja tre-kater dite pas varrimit te nenes, me thane te paraqitesha te strfulla e Cerberit. Atje me priste nje burre. Ky vinte i deguar nga gjyshja ime prej babai dhe Cerberi me beri te ditur se qysh ate dite duhej te largohesha, te shkoja me burrin. Nuk paraq,ta ndonje kundershtim. Nuk kisha arsye te paraqisja ndonje kundershtim. Keshtu u largova nga Vila e Shtrigave dhe vajta te jetoja me gjyshen ne qytetin M. Gjithcka me pas eshte e rendomte, s’ka me asgje per te rrefyer.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: pershtypje   13/9/2010, 15:12

Vini re se si ndryshon raporti i rrefyeses dhe nenes se saj me buburrecat. Fillimisht perpiqen te gjejne ilac per ti shfarosur, ne pamundesi per ti gjetur i luftojne. E para vajza e vogel heq dore nga lufta duke kuptuar se buburrecat kane po aq te drejte ne ate dhome sa dhe ata te dyja. Me pas, me degradimin moral te nenes, dhe kjo dorezohet. Tani buburrecat ecin sovrane, dhe guxojne te ngjiten deri ne tavoline. Keshtu realizohet zvenitja e plote e personazheve duke i lene ato pa dallim nga zvarritesit e zinj.

Nje paralelizem tjeter i gjetur jane perpjekjet e vazhdueshme te femijeve, rrefyeses dhe Sergeit, per te gjetur fole me veze rosash te egra, qe mbase deri diku mund te simbolizojne lirine. Por ne ato vise, nuk kishte rosa te egra, por vetem buaj. Dhe ne perpjekjen e fundit per te gjetur rosa te egra, ata shohin ne fakt nje bretkose te gelltitet nga gjarpri, dalengadale, pa "nxjerre ze", ashtu sic jep shpirt ne krahun tjeter nderkohe dhe nena e rrefyeses.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Fatos Kongoli    13/9/2010, 15:12

“Lėkura e qenit” himn grave


E. Demo
Si njė tren i fshehtė qė lidh Bratislavėn me Parisin. Romani mė i suksesshėm nė kėto 13 vjet i shkrimtarit shqiptar Fatos Kongoli, “Lėkura e qenit”, pas pėrkthimit sllovakisht nė dhjetor 2004, ėshtė hedhur nė qarkullim nė Francė dy ditė mė parė nga shtėpia botuese qė prej shtatė vjetėsh boton autorin, “Edition Rivages”. “Njė poemė e gjatė dashurie pėr gratė qė ai ka dashur. Fatos Kongoli ia del mbanė me dyluftimin mjeshtėror mes dėshirės seksuale dhe fatkeqėsisė. Lėkura e qenit ėshtė njė himn pėr gratė. Ėshtė gjithashtu tragjedia e njė bote tė mbytur nė lotė.” Me kėtė koment tė parė tė botuesit “Rivages” ėshtė prezantuar “Peau de chien” (Lėkura e qenit). Protagonist i kėtij romani ėshtė Krist Tarapi, njė personazh qė me kėtė mbiemėr simbolik, Tarapi, nuk ka bėrė asgjė tė rėndėsishme nė jetėn e vet, pėrpos se ėshtė hedhur i pasigurtė nga njė marrėdhėnie seksualo-erotike nė tjetrėn. Madje me mend ai tradhton edhe gruan e tij tė sapovdekur Margėn, pasi ka takuar shoqen e tė bijės Lorėn, e cila e hedh nė ngasjet e hershme, me gratė qė kanė lėnė gjurmė nė jetėn e tij.
Fatos Kongoli me kėtė roman na bind se po i jep letėrsisė shqipe antiheroin e vazhdueshėm, individin dje i “tredhur” nga izolimi ideologjik, njė individ pa jetė private, ndėrsa sot i pėrpėlitur nė krizėn e identitetit tė personaliteti tė shumėfishtė qė jeton nė njė shoqėri nė krizė, ku ėshtė futur prej mė shumė se njė dekade shoqėria shqiptare e tranzicionit. Kjo ėshtė jeta e Krist Tarapit e cila “bėri” qė “Lėkura e qenit” tė vlerėsohet si romani mė i mirė i vitit 2004, botim i “Toena”, ndėrsa shkrimtari i tij tė marrė ēmimin mė tė lartė kombėtar pėr letėrsinė qė ka marrė ndonjė shkrimtar i gjallė tek, “Penda e Artė”.
Fatos Kongoli u lind nė Elbasan nė vitin 1944. Ndėrmjet viteve 1961-1964 ndjek studimet pėr matematikė nė universitetin e Pekinit. Me prishjen e marrėdhėnieve kthehet dhe vazhdon studimet nė Shqipėri dhe diplomohet nė Universitetin e Tiranės.
Nė vitet 1968-1969 punon si mėsues matematike nė fshat. Pėr pesė vitet mė pas punon si redaktor i gazetės letrare “Drita”, nė 1977-1992 redaktor nė shtėpinė botuese “Naim Frashėri”, nė 1995-1998 gazetar nė tė pėrditshmen “Rilindja Demokratike”. Me romanin “I humburi”, Kongoli, heq pėrfundimisht dorė nga tė gjitha angazhimet politike-intelektuale dhe hyn seriozisht nė letėrsi, duke sjellė me radhė ciklin e romaneve “Burgjet e kujtesės”, “Lėkura e qenit” dhe vetėm njė muaj mė parė romanin “Te porta e Shėn Pjetrit”.
Shtėpia botuese “Rivages” me qendėr nė Paris, ka botuar nga ky autor “I humburi” (Le Paumé), 1997, “Kufoma” (L“ombre de l“autre), “Dragoi i fildishtė”, “Ėndrra e Damokleut” (Le rźve de Damoclčs), madje kėto dy tituj tė fundit janė ribotuar nė format xhepi po nga “Rivages”. Romanet janė pėrkthyer nė frėngjisht nga Edmond Tupja.
“Lėkura e qenit” do tė hidhet nė qarkullim nė vjeshtė nė Gjermani, dhe autori pritet tė nėnshkruajė kontratėn pėr pėrkthimin e kėsaj vepre polonisht.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Fatos Kongoli    13/9/2010, 15:12

Kongoli: Cmimi "Nobel", shume larg per mua

E Marte, 08 Nentor 2005

"Endrra e Demokleut", romani i ngjizur ne vitin 1997, ishte ai qe e kurorezoi Fatos Kongolin, fitues te cmimit "Balkanika". Ndersa 2 dite me pare, ai u cilesua si shkrimtari me i mire i panairit te 8-te te librit. Dhe pse refuzon te kete romane te tij qe i ka me perzemer, nuk i shpeton pa permendur faktin qe "Lekura e Qenit" dhe "Dragoi i Fildishte", jane romanet qe kane brenda biografine e tij, madje ne shume raste gjenden edhe pershkrime autentike te situatave, ne te cilat shkrimtari eshte ndodhur shpesh here. Ka fituar 3 here cmimin "Penda e argjendte" dhe vetem nje vit me pare, ne 2004-en, u kurorezua me cmimin "Penda e arte".

Flet shkrimtari Fatos Kongoli

U cilesuat si shkrimtari me i mire i panairit te 8-te te librit, si ndjeheni?

Per mua dhe per kedo, ky eshte nje vleresim i larte, po te kemi parasysh edhe numrin e madh te autoreve qe ishin kandidate per kete cmim. Dhe kjo eshte dicka shume e vecante dhe shume mbreselenese.

Ky nuk eshte cmimi i pare per ju?

Po, kjo pyetje me ve pak ne siklet, por mund te them se eshte nje kenaqesi shume e madhe, dhe ne fund te fundit, cmimet nuk merren vetem sepse ti i deshiron ato, dhe pse une i kam deshiruar shume ato. Por jane te tjere ata qe vleresojne dhe qe gjykojne, se nje cmim i tille eshte i merituar prej teje. Dhe cmimet qe une kam marre, jane dhene nga juri krejt te ndryshme, e kjo me ben te mendoj se tek e fundit, une vertet i kam merituar keto cmime. Jane fryt i punes sime nder vite dhe besoj qe nuk ka asnje shkrimtar, sado i madh qe te jete ai, te mos ndjeje kenaqesi per cmimet qe merr, sado modest qe te jete ai.

Jeni i pari shkrimtar shqiptar qe fitoni cmimin "Balkanika", e quani rastesi apo jo?

Une jam i pari dhe i vetmi shqiptar qe deri tani jam nderuar me kete cmim, dhe pse ne te kane marre pjese disa shkrimtare te tjere. Por edhe une kam konkurruar dhe here te tjera ne kete konkurs, dhe vetem te treten here qe une konkurova, u kurorezova si fitues. Por serish dua te them, se cmimet i japin te tjeret dhe neve na mbetet vetem kenaqesia kur mesojme se jemi ne fituesit.

Shume pak preferojne te permendin emrin e nje vepre te tyre, per ta cilesuar si me te miren. Po ju?

Edhe miqve te mi i them shpesh, qe dobesia ime eshte gjithmone per librin tim te fundit. Sepse librat pararendes tashme e kane zene nje vend te tyre, kane shkuar tek lexuesi dhe vleresimi i tyre cilido qe te kete qene, ai tashme eshte dhene. Ndersa romani me i fundit eshte si ai femija me i vogel, qe gjithmone ka nevoje per perkrahje. Por mund te them se, disa prej librave te mi kane qene me fat, si "I humburi", i cili vetem ne shqip ka pasur 4 botime dhe ne 4 gjuhe te huaja. Nje fat te ngjashem duket se do te kete edhe "Lekura e Qenit".

Pothuajse ne cdo moment ishit prezent ne stenden e Toenes gjate panairit, deshire e juaja kjo?

Ishte deshire e imja qe te shihja sesi shkonin librat e mi dhe te kisha nje kontakt direkt me lexuesin, pasi eshte kenaqesi e vecante te njohesh lexues, te cilet nuk i ke pare kurre. Dhe vija re, se disa me njihnin e te tjere jo, por qe serish interesoheshin per librin tim. Me vinte mire qe nje pjese e lexuesve, vinin enkas per librin tim.

Z. Kongoli, e synoni "Nobel-in"?

As nuk e coj neper mend, eshte shume larg per mua nje cmim i tille.

Pse jo?

Mendoj qe Kadareja e meriton kete cmim, pavaresisht nese e ka marre apo jo, por qe mund ta marre neser. Sa per veten time, eshte nje gje qe nuk e kam menduar ndonjehere, eshte nje cmim shume i larte. Dhe qe te marresh nje cmim te tille, duhet te jesh i propozuar, me sa di une, askush nuk e ka propozuar emrin tim deri tani. Dhe sigurisht qe do te isha dakord nese do te me propozonin, por nuk jam une personi qe mund te them se jam i denje per te garuar per ate cmim, apo jo. Por as me shkon ne mendje nje gje e tille.

Jeni kryetar i jurise se konkursit letrar "Penda e Arte & Penda e Argjendte", si eshte ecuria e tij?

Nuk eshte e lehte te drejtosh nje juri konkursi, pasi kjo pune kerkon shume kohe dhe te braktisesh te gjithe punet e tua. Dhe ne keto momente po vijojme me leximin e 190 veprave, per te nxjerre fituesit. Por nje pjese e tyre jane te lexuara me pare prej nesh dhe kjo na krijon disa lehtesira. Por, po mundohem qe te jem shume i paanshem, pasi nje pjese e mire e shkrimtareve jane te njohur prej meje, miq ne disa raste. Dhe me siguri qe do te kete edhe qejfmbetje.

Mendoni qe 2 muaj e gjysme jane mjaftueshem per te lexuar te gjitha veprat?

Ne pamje te pare, duket sikur nuk eshte nje kohe e mjaftueshme, ndersa po te kemi parasysh qe nje sere veprash jane te lexuara tashme prej nesh gjate vitit, ceshtja thjeshtohet. Dhe eshte krejtesisht e mundur, qe asnje veper te mos mbetet pa lexuar.

Anisa YMERI
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Fatos Kongoli    13/9/2010, 15:13

Kongolit i jane dashur pese libra dhe 15 vjet krijimtari per te pastruar shpirtin dhe kujtesen nga te zinxhiret e nje kohe te shkuar ne ciklin Burgjet e Kujteses (I humburi, Kufoma, Dragoi i fildishte, Endrra e Damokleut, Lekura e Qenit). Tani eshte gati te merret me te tashmen.

Kam lexuar per se dyti romanin e tij te fundit "Te porta e Shen Pjetrit" dhe pershtypja e pare eshte pergjithsisht pozitive. Nje profesor universiteti me martesen ne prag te deshtimit, papritur gjendet viktime e nje atentati me bombe ne makine. Pak ore me pas nje i ri gjendet i vrare me nje plumb pas koke ne makinen per te cilet dyshohet se ka ngritur atentatin ne fjale. Menjehere pas kesaj shoqeruesi i tij ne makine zhduket pa lene gjurme. Vijojne me pas tre kendveshtrime (dhe njekohesisht rrefime) te ndryshme per ngjarjen ne fjale. Shpirti ende i padale i profesorit ne reanimacion reflekton mbi degradimin e marredhenies se tij martesore dhe lindjes se nje dashurie te re te cilen ai nuk gjen dot guxim ta shpalle, e nderkohe kjo mosshpallje i krijon nje vuajtje sizifiane ne castet e mbrame te gjallimit ne kete bote. Nje inspektor krimi qe i trembet nje dosjeje hetimore qe te con drejt emrave te njerezve te pushtetit (nje minister dhe nje deputet qendrojne pas nje investimi ndertuar me para te pista) ndodhet nen trysnine dhe friken e atentati te mundshem ndaj tij, ashtu sic i ka ndodhur me pare kolegeve te tij qe kane guxuar te kalojne cakun e lejuar. Nje i ri nga ata qe quhen "cecene" dhe "shpellare" ne Tiranen e sotme pasi ka marre vesh lajmin e vrasjes se shokut te tij ngujohet per tju ruajtur vrasesve qe nuk i njeh, ne pritje te dokumentave te fallsifikuara per te ikur nga Shqiperia. Ndersa kendveshtrimet perparojne drejt nje pike kritike duke i lene vendin njera tjetres, krijohet nje tension gjithnje ne rritje tek lexuesi: a do shpetoje profesori? a do clirohet nga barra e tij sizifiane ? a do te arrije i ngujuari te ike ? a do te arrije me pare inspektori tek ai apo vrasesit pa emer ? Nejse une nuk po e bej si Beni Hill (qe i tregon nje shikuesi se kush eshte vrasesi i nje filmi policesk qe pa filluar filmi).

Fatos Kongoli duket se trajton disa linja njeheresh per te perfshire sa me shume segmente te shoqerise se sotme shqiptare. Ne liber gjen intelektualin dhe te pashkollin, te kamurit e bllokut dhe moteleve buze bregdetit dhe "shpellaret e Cecenise", inspektorin e policise qe ende si ka perzene skrupujt morale dhe pronarin mafioz qe i nderron sekretaret adoleshente cdo gjashte muaj. Ashtu si thuajse te gjithe individet perberes te librit, kemi te bejme me nje shoqeri qe ende perpelitet nga dhimbjet e nje trazicioni pa fund.

Gjithsesi Porten e Shen Pjetrit me duket se eshte nje shkalle me poshte se shumica e krijimtarise se meparshme te Kongolit. Gjithashtu menyra e rrefimit ku e njejta ngjarje shtjellohet nga kende te ndryshme eshte perseritur shpeshhere ne vepren e tij. Sidoqofte them se Porta e Shen Pjetrit eshte nje sprove e suksesshme per te pasqyruar shoqerine e sotme shqiptare. Lexojeni po patet mundesi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Fatos Kongoli    13/9/2010, 15:13

Fatos Kongoli lindi nė vitin 1944. Ai njihet si njė nga fitgurat kryesore dhe pėrfaqsuese tė letėrsisė bashkėkohore shqiptare.

Kongoli, lindi nė Elbasan dhe ka studiuar matematikė nė Kinė. Pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij ja pėrkushtoi matematikės, ndėrsa nė vitet 90tė, pas-diktaturės, ai filloi t'i prezantohej publikut duke shprehur dhe talentin e tij tregues. Mė pas ka punuar pėr njė kohė tė gjatė si gazetar dhe redaktor nė Shtėpinė Botuese "Naim Frashėri".

Novela e tij e parė, titulluar “I Humburi” (Tiranė, 1992) pėrshkruan ngjarjet e Marsit 1991, kur gati 10,000 refugjatė shqiptarė ju drejtuan brigjeve detare pėr tju larguar Shqipėrisė sė asaj kohe. Personazhi kryesor, Thesar Lumi ose I Humburi, pėrfaqson gjithė tė humburit e tjerė tė cilėt hedhin sytė drejt horizonitit me njohurinė e plotė se “Egzistenca ‘e tyre’ ėshtė njė egzistencė mediokre, e cila i ka rrėnjėt tek asgjėja e qė nuk shkon gjėkundi”. Lumi, pasi provon tė largohet nga Shqipėria (si gjithė tė tjerėt), momentin e fundit ndryshon mėndjen dhe kthehet sėrisht nė shtėpi. “U ktheva nė lagjen time nė mbrėmje. Asnjė nuk mė pa tė ikja dhe asnjeri nuk mė pa kur u ktheva.”

‘I Humburi’ u publikua pėr herė tė parė nė 1992, nė njė edicion tė pėrbėrė nga 10,000 kopje. Pas pesė romaneve tė ciklit "Burgjet e kujtesės" Fatos Kongoli befasoi pėrsėri lexuesin me romanin "Te porta e Shen Pjetrit".

Fragment nga “Te porta e Shėn Pjetrit”

"… U ula pranė tij. Ai mė pyeti nėse dėshiroja tė pija pak uiski me tė dhe unė iu pėrgjigja jo, nuk i pėrdorja pijet alkoolike. Bosi nuk mė detyroi tė pija. Nė vend tė kėsaj mė kėrkoi tė ngrihesha nė kėmbė, tė qėndroja pėrpara tij, dhe unė u ngrita, qėndrova nė kėmbė pėrpara tij. Ai mė kėrkoi tė zhvishesha dhe unė zura tė zhvivesha duke i hedhur rrobat te kėmbėt e mia, derisa mbeta lakuriq. Ai e mbushi edhe njė here goten e uiskit dhe zuri tė mė vėshtronte nė heshtje. Pinte uiski dhe vetėm mė vėshtronte. Pastaj mbėrriti ēasti i tmerrshėm…"


Novela nga autori :

"I humburi"
"Kufoma", Tiranė 1994
"Dragoi i fildishte", Tiranė 1999
"Endrra e Damokleut"
"Lekura e qenit", Tiranė 2003

Te porta e Shėn Pjetrit

Novelat e Kongolit janė pėrkthyer nė Frėngjisht, Gjermanisht, Italisht, Greqisht dhe Sllovakisht.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Fatos Kongoli    13/9/2010, 15:14

Intervistė e dhėnė nė dhjetor tė 2004, pas marrjes sė ēmimit Penda e Artė:

Njeriu qė kur lind ėshtė i dėnuar me vdekje



Tė shkruarit ėshtė gjėja mė demokratike. Letėrsia ėshtė gjėja mė mashtruese, tė bėn tė mos njohėsh veten. Atėherė pėrse shkruan Fatos Kongoli?

Cerebral, jo euforik, jo se e ka tė kursyer tė qeshurėn, megjithėse nė njė ese tė vetėn shkruan se ėshtė nga ata njerėz qė qesh edhe kur i vjen pėr tė qarė.

“Kur fillova tė kuptoj ē'ėshtė letėrsia ishte vonė tė kthehesha mbrapsht”,- thotė Fatos Kongoli, i cili nė kėtė 10- vjeēar ėshtė shkrimtari mė besnik i lexuesit shqiptar.

Letėrsia e tij nė mėnyrė llogjike ėshtė bėrė e pranishme nė gjuhėt e botės, dhe vazhdon tė bėhet nė gjuhė tė tjera, fjala vjen si sllovakishtja. Romani i tij i fundit “Lėkura e qenit” u botua kėtė muaj nė Sllovaki. Fatos Kongoli u vlerėsua me Ēmimin mė tė madh tė letėrsisė shqipe “Penda e Artė”, ēmim qė jepet pėr karrierėn e njė shkrimtari. Para kėtij ai ėshtė tre herė fitues i “Pendės sė Argjendtė”, me tre romane tė ciklit “Burgjet e kujtesės”

Letėrsia nuk ėshtė pėr Kongolin garė njėqind metėrshi, kush do tė presė shiritin i pari. Eshtė njė maratonė e tėrė. Dikush mund tė hyjė nė panteonin e saj menjėherė siē ndodhi me Viktor Hygonė, por mund tė hyjė edhe pas 200 vjetėsh siē ndodhi me Aleksandėr Dymanė, pavarėsisht se pėr kaq kohė mbetet njė nga autorėt mė tė lexuar. Me pak fjalė format e racizmit ekzistojnė nė letėrsi. Nuk ka dyshim qė ekzistojnė edhe nė letėrsinė shqipe. Ashtu si personazhet e tij qė hidhen nė jetė nga njė lloj providence, (Kongoli pohon se providenca ėshtė i vetmi element mistik nė librat e tij), ai mendon se edhe atė vetė e hodhi drejt letėrsisė njė lloj providence. Kjo mund tė pranohet, por nė fakt nuk pėrputhet me pėrpjekjet kokėforta qė shkrimtari shfaq nga njėri roman nė tjetrin, pėr njė letėrsi qė identifikohet qartė si e Fatos Kongolit. Stili i thukėt, personazhe tė pafe, qė duket sikur vėrtiten si nė atė rreth njerėzish tek “Burgu” i Van Gogh-ut. Letėrsia, sipas Kongolit, nuk ka si tė jetė euforike kur jeta nuk tė ofron asgjė tė tillė. Ajo ka dekorin mashtrues, por plani i dytė, pak a shumė ai plan i dytė i aktorit sipas Brehtit, ē'ndodh pas tij, ky ėshtė sipas Kongolit pėr t'u diskutuar, pėr t'u marrė nė shqyrtim, e qė ia vlen tė shkruhet. Pas marrjes sė Ēmimit “Penda e Artė” shkrimtari tregon pėr jetėn e tij nga fėmijėria, pėr fundin e rinisė sė lumtur nė vitet 70, pengesat e tė atit kundėr letėrsisė sė tij, pėr kohėn kur bėri letėrsi tė cilėn e quan pa pikė modestie “surrogato” dhe tek e fundit ēdo tė thotė tė bėsh letėrsi nė njė vend tė vogėl nėn njė trysni dhe ankth ndoshta jotipik pėr vendet e mėdha e me njė traditė tė shkruari shekullore, por nėn trysninė dhe ankthin natyror tė ēdo njeriu tė gjallė mbi dhe.


Pyetje : Le ta fillojmė me atė pjesėn joletrare tė shkrimtarit, qė ka ndikim jo tė zakontė nė krijimtari, me fėmijėrinė. Keni lindur nė Elbasan, si ka qenė fėmijėria juaj atje?

Pėrgjigje : Fillimisht mund tė them se unė nuk e di datėlindjen time tė saktė. Zyrtarisht ėshtė 12 janar 1944. Nė familje tradicionalisht vazhdojmė tė festojmė si datėlindje datėn 7 dhjetor 1943 dhe mė shpjegojnė se jam regjistruar njė muaj me vonesė, pėr arsye se ishte operacioni i dimrit dhe im atė ishte partizan. Kishin frikė tė mė regjistronin se mos pėsoja ndonjė gjė. Por nėna mė thotė se edhe data 7 dhjetor mund tė mos jetė e saktė. Kėshtu qė unė nuk jam i sigurtė pėr datėlindjen time.
Nė Elbasan kam jetuar deri nė moshėn 3 vjeē, kohė kur im atė pedagog nė Normalen e Elbasanit, u transferua nė Tiranė. Qė atėherė prej 58 vjetėsh banoj nė Tiranė. Nė Elbasan kthehesha shpesh, sepse aty kisha gjithė tė afėrmit, moshatarė me mua. Ndihem shumė elbasanlli, pavarėsisht se kam jetuar gjithė jetėn nė Tiranė. Nga fėmijėria e hershme mbaj mend shtėpinė ku kam lindur, sado e ēuditshme tė duket unė e mbaj mend. Ka qenė shtėpia ku banonte im atė, mė pas banonte gruaja e njė xhaxhai i cili u internua. Kjo grua tregonte shumė bukur pėrralla dhe ka ndikuar shumė tek fantazia ime. Mbaj mend shėtitjet nė bedenat e kalasė, kur shkoja muajve tė verės. Shkonim pėr tė gjetur vezė zogjsh, vezė laraskash. Mbaj mend larjet nė lumin shkumbin, mbaj mend gjyshen, gjyshen nga nėna, njeriu qė kam dashur mė shumė. Ajo ka jetuar gjatė.
Fėmijėria ime ka qenė njė vend qė quhej “Tre urat”, nė Elbasan. Aty bashkoheshin disa vija uji qė pėrshkonin qytetin, lagjet e vjetra gati mesjetare, aty fusnim kėmbėt nė ujė. Fėmijėria ime ka qenė pazari i vjetėr te rrapi i Bezistanit ku dilnim nė ditėt e pazarit. Kėto janė kujtimet e mia.


Pyetje : Elbasani ka festuar gjithmonė njė festė pagane, ditėn e verės. Pėr kohėn qė flasim, nuk do tė vononte qė Shqipėria tė bėhej laike. A kryhej nė familjen tuaj ndonjė ritual besimi?

Pėrgjigje : Ah, feja. Mund tė them se tė dy prindėrit e mi vijnė nga familje myslimane. Familja nga nėna ishin myslimanė bektashi. Por edhe nga familja e nėnės, edhe nga ajo e tim eti, nuk kam pasur ndonjė traditė fetare dhe kanė qenė pothuaj laik. Xhaxhallarėt e mi ishin intelektualė dhe nuk kishte pse tė ishin fetarė. Ishin njerėz qė kishin studiuar nė shkolla nė perėndim ose universitetet nė Turqi dhe kishin formim laik dhe demokratik, si mund tė thuash. Unė nuk kam asnjė edukatė fetare, aq mė pak im atė. Ai ishte komunist dhe nuk kishte si tė kishte besim fetar. Megjithatė pėr shumė vite me radhė unė mbaj mend qė edhe nė shtėpinė tonė, kur vinte festa e Bajramit ne e festonim, si tė gjithė. Ne fėmijėt pėrfitonim nga kjo festė, pasi na bėnin dhurata, na gostisnin me ėmbėlsira, na bėnin rroba tė reja, na pėrkėdhelnin. Ka qenė dita mė e kėndshme pėr ne fėmijėt, kur nuk hanim dajak, as qortoheshim. Por mė vonė, bashkėshortja ime ishte ortodokse, tek ne festoheshin edhe pashkėt. Kjo vazhdon edhe sot pėr inerci. Unė nuk mund tė them se kam njė traditė tė besimit fetar tė vjetėr apo tė re nė familjen time.


Pyetje : Personazhet tuaj duken njerėz tė zhveshur nga parimet e moralit, qė provojnė dilema tė forta edhe ndaj besimit. Romanin tuaj tė fundit “Lėkura e qenit”, mund ta quash ndryshe roman pėr njė njeri tė pafe. Mendoni se ka ndikuar ky formim juaji laik edhe nė letėrsinė tuaj?

Pėrgjigje : Unė mendoj se kjo ėshtė vendimtare dhe nė ato qė shkruaj kjo pasqyrohet. Po t'i marrėsh tė gjithė librat e mi tė shkruar pas viteve '90 e kėtej, ky problem del vazhdimisht. Eshtė njė temė qė mė tėrheq qė nuk mund tė rri pa e shfaqur, kėtė fakt qė unė nuk kam kurrfarė edukate fetare, po kjo s'do tė thotė qė unė jam kundėr feve. Unė kam njė respekt pėr tė gjitha fetė, dhe personazhet e mi, nuk shfaqin pėrbuzje ndaj feve, pėrkundrazi. Ata shfaqin kėtė botėkuptim timin qė unė do ta quaja prapė botėkuptim laik dhe qė nuk bie nė kundėrshtim me faktin qė ekzistojnė besimet, tė cilat janė njė gjė e ēmuar pėr njerėzit. Dhe fakti qė unė nuk jam besimtar ose praktikant, nuk ka tė bėjė fare me ketė. Nė librat e mi, unė merrem me lėkundjet si tė thuash fetare, besimtare tė personazheve tė mi, ku dalin qė nga Buda, Krishti, Muhameti, dhe pak a shumė ballafaqohen me personazhet, si nė rastin e “Lėkura e qenit”. Mė ka dalė vetvetiu se ky personazh beson nė njė providencė. Ky ėshtė i vetmi element mistik nė librat e mi. Nė pikėpamje tė tjera janė libra, nuk do tė thoja tė pafe, do tė thoja se deri kėtu shkon kontakti i tyre me botėn e besimit.


Pyetje : Ē'mund tė thoni pėr rininė e hershme e tė vonė, kohė kur keni jetuar nė njė vend totalitar, nė njė shoqėri tė sunduar nga demagogjia?

Pėrgjigje : Puna nuk ėshtė dhe kaq e thjeshtė, sepse nė fėmijėri dhe nė rininė e hershme unė nuk kisha dyshime dhe nuk mendoja pėr kėto probleme tė lirisė dhe tė drejtave tė njeriut. Im atė siē thashė, ka qenė ish-partizan komunist dhe atė edukatė mė jepte. Ai ishte njė intelektual, por me bindje tė formuara komuniste tė cilat kėrkonte tė na i jepte edhe neve fėmijėve tė tij. Shkolla, gjithė programi shkollor i ndėrtuar nė atė kohė, mbante kėtė vulė, tė ideologjisė sė kohės dhe tė them tė drejtėn, unė nuk kam qenė aq gjeni largpamės sa tė kuptoja shtypjen shoqėrore tė kohės, sepse edukata ime ishte e tillė. Kėshtu qė dyshimet filluan tė lindnin mė vonė. Dyshimet filluan kur unė u largova nga Shqipėria, mbarova maturėn dhe vajta me studime nė Kinė, nė njė mjedis krejt tjetėr, ku rashė nė kontakt me njerėz qė nuk ishin tė indoktrinuar si unė, njerėz tė lirė, studentė nga tė gjithė vendet e botės. Dhe sado budalla tė jesh, kontaktet luajnė rol tė jashtėzakonshėm. Vetėm mund tė them se ajo ka qenė periudha kur mua zunė tė mė lindnin dyshimet dhe nė fakt kėto unė i kam shprehur tek romani “Dragoi i fildishtė”…


Pyetje : Pavarėsisht se Kina ishte e kampit komunist?

Pėrgjigje : Po sigurisht dhe vazhdon tė mbetet si organizim komunist. Po atėherė Kina, pėrveē tė tjerave, kalonte njė periudhė tė vėshtirė ekonomike dhe varfėria dukej sheshit. Unė e kam pėrshkruar kėtė nė roman. Pra dua tė them lėkundjet e mia tė para kanė nisur nė Kinė dhe kėto sigurisht ishin vetėm dyshime, shumė tė druajtura. Unė nuk i pėrkas njė familjeje qė ka qenė e persekutuar gjithė jetėn. Ata s'kishin nevojė ta zbulonin shtypjen shoqėrore, ata e pėsonin. Unė nuk kisha pėsuar gjė nė kurrizin tim deri atėherė. Mund tė thoshja se jeta ime ka qenė deri nė fillim tė viteve 70, e qetė, gati-gati e lumtur dhe mesa duket njeriu fillon e bėhet esėll mbasi e pėson nė kurrizin e tij, qė t'i shohė disa tė vėrteta nė sy dhe qė tė kuptojė dhimbjen njerėzore.


Pyetje : Kur ndodhi kjo?

Pėrgjigje : Kjo efektivisht ndodhi nė fillim tė viteve 70, kur Shqipėria hyri nė njė periudhė vėrtet ēmendurie. Individualisht im atė u pėrjashtua nga Partia, megjithėse ne nuk pėsuam atė qė pėsuan tė tjerėt, internime apo burgime. Sidoqoftė ne nuk konsideroheshim si tė tjerėt. Konsideroheshim “tė papėrshtatshėm”, johigjienikė, konsideroheshim siē thuhej atėherė “njerėz me hije”. Dhe unė ju siguroj se kur fillon e provon konkretisht shtypjen mbi kurrizin tėnd atėherė je nė gjendje tė kuptosh dhimbjen njėmijėfish mė tė rėndė tė tė tjerėve qė kishin hyrė burgjeve, kishin pėsuar internime. Kjo filloi tė mė mundojė shumė dhe sigurisht u pasqyrua nė gjithė librat e mi.


Pyetje : Ēfarė keni shkruar atėkohė?

Pėrgjigje : E kam thėnė dhe herė tė tjera, qė unė kam studiuar pėr matematikė dhe e lashė zanatin tim nga qejfi pėr tė bėrė letėrsi. Kjo ndodhi nė njė kohė kur nuk e dija ē'ėshtė letėrsia dhe si mund tė bėhet letėrsia. Mbasi botova 2-3 tregime, nė gazetėn “Drita” dhe nė revistėn “Nėntori”, kujtova se u bėra shkrimtar dhe e lashė profesionin pėr t'iu futur gazetarisė. Kėtė e kam pėrshkruar dhe nė romanin “Lėkura e qenit”, dhe nė mėnyrė mė sintetike nė njė ese me titull “Njė ėndėrr evropiane mes Al Paēinos e Kavabatės”. I gjithė kodi im letrar them se pėrmblidhet aty.


Pyetje : Eshtė e vėrtetė se nisėt tė shkruanit kur nuk ishit mė i lumtur, se pėrgjithėsisht shkruhet sepse nuk jemi tė lumtur? Ēfarė zėvendėson letėrsia?

Pėrgjigje : Vėrtet kjo ėshtė njė pyetje shumė interesante. Ndoshta do tė perifrazoja njė shkrimtar qė thotė “Shkruaj, sepse nuk mund tė mos tė shkruaj”. Dhe kjo vjen si diēka e vetvetishme, si kėrkesė e brendshme e jotja. Pėrshembull tė thuash se im at qė ishte artist, violinist, kompozitor, mė nxiti t'i futesha letėrsisė, nuk ėshtė aspak e vėrtetė, sepse ai gjithė jetėn u pėrpoq pėr tė kundėrtėn. Ai mė nxiti vazhdimisht e deri nė fund qė unė tė mos merresha as me letėrsi e as me ndonjė lloj arti, sepse ai duket e kishte kuptuar qė nė njė vend si Shqipėria, nė njė regjim diktatorial pėr tė cilin ai kishte luftuar pėr ta sjellė nė fuqi, por i kishte sjellė edhe atij njė zhgėnjim total, si artist, bėri ēmos qė unė tė merrem me njė gjė krejt tjetėr jashtė letėrsisė dhe arteve. Mė dekurajonte vazhdimisht. Nėse kam studiuar matematikė kėtė e kam bėrė me kėmbėnguljen e tim eti. Unė i pėrkas njė brezi pėr tė cilin fjala e prindit ishte ligj, ishte urdhėr. Unė nuk e diskutoja fjalėn e tij qė “ti do tė studiosh matematikė e pikė”. Megjithatė jeta bėri tė vetėn dhe unė iu ktheva dobėsisė sime.
Unė nuk e kuptoj pse. Vėshtirė ta shpjegoj, ndoshta ėshtė diēka qė vjen nga providenca, pėr tė pėrdorur shprehjen qė iu pėlqen personazheve tė mi. Ndoshta njė providencė mė shtynte drejt tryezės e tė shkruaja, derisa arriti njė ditė qė unė tė kuptoja se ajo qė shkruaja unė nuk ishte njė letėrsi, ishte njė surrogato letėrsi, dhe u pendova jashtėzakonisht qė kisha lėnė zanatin. Pėrveēse s'bėja dot letėrsinė qė duhej, ishte e rrezikshme se edhe mund ta pėsoje, tė paktėn pėr mėnyrėn si e shihja unė letėrsinė. Pikėrisht dua tė dal tek ajo qė thatė ju. Nė vėshtrimin tim letėrsia buron nga njė dhimbje njerėzore dhe tė jepje dhimbjen njerėzore nė njė epokė kur mendohej qė njerėzit detyrimisht ishin tė lumtur, atėherė tė prishin edhe gjuhėn, por disave u “ėshtė prerė” edhe koka, dihen. Kur fillova tė kuptoj ē'ėshtė letėrsia ishte vonė tė kthehesha mbrapsht, kėshtu qė u shtyva brenda njė tuneli tė errėt, pa ndonjė shpresė, por gjithmonė duke akumuluar.


Pyetje : Kishit konkurrentė pėr Ēmimin “Penda e Artė”?

Pėrgjigje : Mund tė mos ma bėnit mua kėtė pyetje. Janė studiuesit, lexuesit, komisioni qė bėri vlerėsimin. Sigurisht unė jam i lumtur qė m'u dha ky ēmim qė iu ėshtė dhėnė figurave tė tjera tė shquara qė nga Dhimitėr Paskoja, Lasgush Poradeci etj. Unė mendoj se letėrsia shqipe ka autorė, majde shumė autorė, por me sa duket juria qė vendosi pėr kėtė ka pasur parasysh disa fakte. Nuk e kam zakon tė flas me kėtė gjuhė qė do flas mė poshtė, por besoj se ēka e ka shtyrė jurinė nė kėtė vendim ka qenė krijimtaria ime e 10-12 viteve tė fundit. Me njė cikėl prej 5 romanesh qė janė pritur mirė nga kritika dhe lexuesi shqiptar, qė janė vlerėsuar nga juri tė ndryshme nga viti 95-2004.


Pyetje : Shkruani tė shumtėn e kohės, po leximi ē'kohė ju zė? Keni pasur ndikim nga autorė?

Pėrgjigje : Nuk i kam mbyllur hesapet me leximin, veē nuk lexoj me atė intensitet qė lexoja dikur, kur shkruaja shumė pak. Leximeve i kam kushtuar pjesėn mė tė madhe tė kohės. Ndėrsa tani ky raport ėshtė pėrmbysur, jo se nuk lexoj. Nėse nuk lexon njeriu shteron. Leximet kanė luajtur njė rol tė jashtėzakonshėm nė formimin tim. Puna ėshtė qė nuk ekzistojnė shkolla qė pėrgatisin shkrimtarė. Tė vetmet shkolla pėr njė njeri qė do tė bėhet shkrimtar janė autorėt e mėdhenj, tė letėrsisė botėrore dhe tė vendit tė tij. Unė kam lexuar vazhdimisht njė varg autorėsh tė mėdhenj dhe lista do tė bėhej shumė e gjatė nėse do t'i pėrmendja, shkrimtarė amerikanė, latino-amerikanė, evropianė e mė gjerė. Nė shqip klasikėt i kam lexuar nga pėrkthimet e mjeshtėrve tė shkėlqyer qė nga Noli tek Gjergj Zheji. Kjo pėrbėnte gjithė shkollėn time letrare dhe sigurisht nė periudha tė ndryshme kam qenė nė ndikime tė njėrit apo tjetrit shkrimtar. E kam thėnė edhe herė tjetėr se fillimisht kam qenė nėn ndikimin e Ēehovit, kur filloja tė shkruaja tregime. Por nėse mbetesh nėn peshėn e njė shkrimtari sado tė madh, atėherė kjo mund tė kthehet nė diēka jo tė mirė pėr njė shkrimtar qė duhet tė gjejė veten e vet. Unė mendoj qė nė letėrsi tek e fundit ėshtė e vėshtirė tė jesh origjinal. Gjėrat nė kėtė pikė janė shumė tė paqėndrueshme, shumė relative, shumė tė papėrcaktuara. Unė mendoj se origjinale tek njė shkrimtar ėshtė materia qė sjell ai. Janė librat e tu, personazhet e tu, mjediset e tua. Nė mėnyrė figurative, njė univers tėndin, sado i vogėl apo i madh tė jetė ai.


Pyetje : Personazhet e Fatos Kongolit janė konsideruar si njerėz humbės, jo heronj, madje fare tė zakonshėm, gati depresivė e nė kėtė mėnyrė bėhen zėdhėnės shpirtėrorė tė njė rrethi jo tė vogėl njerėzish.

Pėrgjigje : Puna ėshtė kush sugjeron. Nė rastin tim ėshtė krejt pėrvoja ime qė ma sugjeron kėtė lėndė. Unė nuk mund tė dal nga vetvetja, tė shkruaj pėr ato qė nuk m'i sugjeron pėrvoja ime, qė nuk janė nė natyrėn e pėrjetimeve tė mia. Letėrsia ėshtė vėrtet diēka shumė e vėshtirė dhe shumė serioze, nė veēanti proza. Dhe kur pėrballesh me jetėn po ashtu edhe ajo ėshtė diēka shumė e komplikuar e ngatėrruar qė nuk besoj se jep shkas pėr shumė eufori, nė kuptimin ekzistencial tė fjalės. Tė paktėn mua nuk mė rezulton kėshtu. Unė jam i bindur se edhe tek ai njeri qė duket sikur nuk ka asnjė problem qė duket sikur ėshtė mė i pushtetshmi, mė i fuqishmi, mė i plotėsuari nė tė gjitha kėnaqėsitė e tij, edhe ai pikėrisht pėr kėtė arsye, nė pjesėn mė tė madhe ndihet tepėr i mjerė e tepėr fatkeq. Njeriu qė kur lind ėshtė i dėnuar me vdekje, nė njė pikėpamje, sepse ėshtė i pėrkohshėm. Gjithė jetėn njeriun e shoqėron kjo frikė e natyrshme qė i shkakton tė gjitha makthet, gjithė ērregullimet, tė gjitha ato qė e bėjnė nė fund tė fundit qė nė mėnyrė tė arsyeshme tė mos jetė euforik.


Pyetje : Nuk e keni zakon tė tregoni se ē'keni nė dorė, por dimė se e keni pėrfunduar njė roman.

Pėrgjigje : Po, kam pėrfunduar njė roman dhe po i hedh syrin e fundit. Nuk besoj se do tė bėj ndryshime rrėnjėsore. Ajo qė mund tė them ėshtė qė kam tentuar tė bėj njė libėr tė ndryshėm nga pesė librat pararendės.


Pyetje : I ndryshėm nė ē'kuptim?

Pėrgjigje : Nė tė gjitha kuptimet. I ndryshėm nė motivet qė mė kanė shtyrė ta shkruaj atė libėr. I kam vėnė njė titull provizor “Tek porta e Shėn Pjetrit”. Nuk ėshtė porta e Shėn Pjetrit nė Romė. Eshtė njė titull simbolik, ėshtė porta e Shėn Pjetrit nė qiell ku shkojnė tė gjithė njerėzit, e trokasin te ajo portė dhe si do tė paraqiten aty.
Nuk ėshtė njė libėr me frymėzim fetar, ngaqė ėshtė Shėn Pjetri brenda. Nė mars pres botimin e romanit “Lėkura e qenit” nė frėngjisht dhe nė muajin gusht, po kėtė libėr nė Gjermanisht. Kėto pres pėr vitin tjetėr.



Intervistoi Elsa Demo pėr Shekullin 20/12/2004
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Fatos Kongoli    13/9/2010, 15:15

“Lėkura e qenit” e Kongolit botohet edhe nė Poloni

Kėto ditė u hodh nė qarkullim nė Poloni romani “Lėkura e qenit”, i shkrimtarit Fatos Kongoli.

Libri ėshtė pėrkthyer nga pėrkthyesja e njohur polake e letėrsisė shqipe, Dorota Horodyska. Libri “Lėkura e qenit” ėshtė botuar pėr herė tė parė nė Shqipėri nė vitin 2003. Qė prej botimit tė parė ai ka njohur disa ribotime, duke kapur shifrėn e 10 000 kopjeve, si dhe duke shėnuar njė rekord shitjesh. Ky ėshtė romani i fundit, qė vetė autori e pėrfshin nė ciklin e pesė romaneve tė tij, nėn siglėn “Burgjet e kujtesės”. Ėshtė pėrkthyer dhe botuar edhe nė katėr gjuhė tė huaja (pėrveē polonishtes), nė sllovakisht, frėngjisht, gjermanisht (nė qershor 2006 ai ishte libri i muajit nė Gjermani) dhe serbisht. Ėshtė pėrkthyer dhe ėshtė nė proces botimi nė Itali. Nė Poloni, libri ėshtė botuar nga shtėpia botuese “Wydawnictwo Czazne”, qė drejtohet nga zoti Andrzej Stasiuk, njė nga shkrimtarėt mė tė shquar bashkėkohorė polakė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Fatos Kongoli    13/9/2010, 15:15

marre nga Gazeta Metropol, 16 prill 2007

Fatos Kongoli: Liria nė "kuti shkrepėsesh"

15 Prill Fatos Kongoli, 63 vjeē ėshtė lindur nė Elbasan. Ka studiuar pėr matematikė, pjesėrisht nė Pekin, pjesėrisht nė Tiranė, ku ėshtė diplomuar nė vitin 1967. Pėr njė kohė tė gjatė ka punuar si gazetar letrar dhe redaktor nė Shtėpinė Botuese "Naim Frashėri". Autor i njė vargu librash, ai shquhet sidomos pėr romanet e tij. Librat e Kongolit janė botuar nė Francė, Itali, Zvicėr, Greqi, Gjermani, Poloni, Sllovaki, Bullgari e Serbi, me jehonė nė disa nga gazetat dhe revistat mė tė mėdha evropiane si Le Monde, Le Figaro, La Stampa, Le Temps, Le Soir, L'Express, Magazine Littéraire, Der Tagesspiegel, etj. Ėshtė tri herė fitues i ēmimit vjetor pėr librin mė tė mirė nė prozė dhėnė nga Ministria e Kulturės (1995, 2000, 2002), si dhe i ēmimit Velia (2000). Fitues i ēmimit ndėrkombėtar "Balkanika"-2002, Kongoli ėshtė gjithashtu fitues i ēmimit "Penda e Artė" nė Shqipėri (2004). Shoqata e Botuesve Shqiptarė e ka vlerėsuar me ēmimin "Shkrimtari i vitit" pėr 2006-ėn, ndėrsa romani "Lėkura e qenit", pėrkthyer nė gjermanisht, u shpall libri i muajit qershor 2006 nė Gjermani.

Ngjarja

Diku, nė njė apartament luksoz, nė njė prej pallateve tė larta, mė tė rejat e kryeqytetit ndodh njė krim. Vrasėsi ėshtė njė gazetar, pronar i apartamentit, i cili pas njė bashkėjetese prej dy vjetėsh, sapo ėshtė ndarė me mikeshėn e tij, gjithashtu gazetare drejtuese e njė emisioni tė pėrjavshėm televiziv me VIP-a. Nė vazhdėn e njė teknike tashmė tė sprovuar tė autorit, romani zhvillohet nė dy kohė. Koha reale: dy javė tė muajit korrik tė vitit 2004, kur gazetari nė njė gjendje psikike tė rėnduar, kryen aksidentalisht krimin. Dhe koha tjetėr qė pėrfshin jetėn e kėtij personazhi tė ditėve tona, lindur tridhjetė e dy vjet tė shkuara, nė njė apartament modest, nė njė pallat modest, nė njė lagje modeste tė kryeqytetit. Njė jetė e ndrydhur dhe e mbyllur nė pėrmasat e njė kutie shkrepėsesh….

Titulli: Jetė nė njė kuti shkrepėsesh.

Autori: Fatos Kongoli

Roman

Shtėpia botuese: Toena

Ēmimi: 600 lekė.

Ai zbulon universin e sė zakonshmes. Por mėnyra se si e bėn kėtė ėshtė ndryshe. Tashmė i sprovuar nė penėn e tij, Fatos Kongoli arrin tė sjellė diēka thellėsisht reale, qė pasi e ka filtruar nė imagjinatėn e vet bėhet edhe mė e prekshme, mė njerėzore. Dhe me njė gjuhė qė godet mė tepėr….

"Jetė nė njė kuti shkrepėsesh" pėrmes pėrjetimesh dėshmon edhe pėr hapėsirat e ngushta tė jetės ku ėshtė zhytur njė pjesė e mirė e jona. Nė njė shoqėri ku pabarazia sociale dhe moskomunikimi vendosin si pėrballė dy pasqyrash ligėsinė, poshtėrsinė e mė tej dobėsinė njerėzore nė kėrkim tė shpėtimit…

Sapo jeni shfaqur me njė libėr tė ri. Ēfarė sillni ndryshe nė paraqitjen tuaj kėsaj radhe?

Mendoj se nė kėtė libėr nė radhė tė parė ėshtė i ndryshėm trajtimi, personazhet. Shumėēka ėshtė e ndryshme, qė unė nuk mund ta them dot me dy fjalė.

Nė qendėr tė romanit ėshtė njė gazetar. Pse? Mos lidhet kjo edhe me faktin qė pėr disa vite keni punuar si gazetar?

Nuk e kam zgjedhur qėllimisht. Idenė e kėtij romani unė e kam krijuar nė kokė kohė mė parė. Fakti qė ėshtė gazetar, ėshtė i rastėsishėm. Pėr mua, mė tepėr rėndėsi kanė ato qė ndodhin nė roman, ideja qė pėrcillet. Pavarėsisht se aspekti qė ky punon gazetar ka rėndėsinė e vet. Unė i njoh mjediset e gazetarisė. Jam pėrpjekur qė nėpėrmjet kėtij personazhi tė shfaq tė gjitha shqetėsimet e mia.

Duke pasur parasysh kėtė fakt, por dhe detaje tė tjera tė librit tė krijohet ideja se nė njė pjesė tė madhe bėhet fjalė pėr njė libėr autobiografik…

Mua mė kanė pyetur gjithmonė pėr librat e mi, nėse janė apo jo autobiografikė. Nė fakt, gati gjithēka lidhet me ngjarje tė jetės sime vetjake. Por personazhet e mi tė tė gjithė librave nė pėrgjithėsi, edhe janė edhe s'janė nga jeta reale. Ata sigurisht janė nga jeta reale, sepse i pėrkasin njė realiteti tė caktuar. Por nuk janė, sepse janė prodhim i fantazisė sime. Ata janė tė ndėrtuar, janė tipa qė ndoshta ekzistojnė nė jetė kėshtu. Por i kam ndėrthurur unė, vijnė nga brendėsia ime. Nė kėtė pikėpamje nuk kanė asgjė reale, janė tė prodhuar. Pastaj varet nga vėrtetėsia, nga besueshmėria e tyre nėse janė realė pėr lexuesin apo jo.

Nė kėtė vijė, nė ē'mėnyrė i ndėrtoni personazhet tuaja? Ē’pėrfaqėsojnė ata pėr ju te ky roman dhe ē'doni tė pėrcillni pėrmes tyre?

Personazhet e mi, siē ėshtė vėnė shpesh nė dukje nuk janė heronj. Janė njerėz tė zakonshėm, njerėz anonimė nė pėrgjithėsi. Por nė vetvete ata kanė personalitetin e tyre, kanė jetė dhe pėrjetime shumė interesante. Kėshtu qė nė kėtė pikėpamje unė i ndėrtoj kėta personazhe. Nuk synoj tė jap ndonjė mesazh apo tė nxjerr ndonjė moral pėrmes tyre. Unė kam shumė vlerėsim pėr lexuesin dhe ėshtė ai qė sipas mėnyrės sė vet mund tė "vjeli" mesazh.

"Jetė nė njė kuti shkrepėsesh". Si mendoni se mund tė gjenden hapėsira nė pėrmasa 'shkrepėsesh' dhe pse ky titull?

Titulli "Jetė nė njė kuti shkrepėsesh" sigurisht ėshtė metaforik. Pėrveē tė tjerash, nė kėtė libėr tė fundit, mua mė ka interesuar edhe njė fakt. Shfaqjet skizofrenike tė shoqėrisė sė sotme shqiptare tė tranzicionit lidhen midis tė tjerash edhe me faktin e dimensioneve tė ndrydhura, tė hapėsirave tė tyre tė jetesės qė kanė qenė tė ngushta, tė ndrydhura. Kjo, padyshim ndrydh edhe botėn e brendshme, psikologjinė e personazheve. Dhe kjo shfaqet nė forma shpesh tė dhimbshme.

Mendoni se shqiptarėt vazhdojnė tė jetojnė nė kuti shkrepėsesh?

Mendoj se po.

Po pėr njė shkrimtar sa e vėshtirė ėshtė tė gjejė lirinė nė njė jetesė me pėrmasa tė tilla?

Hapėsira ėshtė e brendshme, konkrete. Ėshtė njė koncept shumė i gjerė. Hapėsirėn njeriu e ka brenda vetes. Edhe lirinė, apo mungesėn e lirisė. Mund tė them se unė sot gjej lirinė time vetjake. Kaq.

Bisedoi: B. Goce
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Fatos Kongoli    13/9/2010, 15:16

"I humburi" Fatos Kongolit flet anglisht

Autori i romanit tė njohur Fatos Kongoli udhėton drejt Britanisė sė Madhe pėr promovimin e librit pėrkthyer nga Robert Elsie

Nga Londra
Muhamed Veliu

Fatos Kongoli gjatė javės nė vazhdim do tė udhėtojė drejt Britanisė sė Madhe pėr tė promovuar nė anglisht novelėn "I humburi". Vepra e Kongolit ėshtė pėrkthyer nė gjuhėn angleze nga pėrkthyesi i mirėnjohur i letrave shqip Robert Elsie. Libri ėshtė zgjedhur pėr botim nga shtėpia botuese "Seren Books" nė Uells. Ndalesa e parė e shkrimtarit Fatos Kongoli do tė jetė nė Universitetin e Uellsit, ku do t‘i paraqesė njė audience tė pėrbėrė nga studentė dhe akademikė detajet e librit "I humburi". Oxfordi ėshtė njė tjetėr qytet britanik ku autori shqiptar do tė prezantojė librin nė librarinė "Maison Francaise". Ndėrsa nė Londėr promovimi do tė zhvillohet nė njė nga libraritė mė tė mėdha tė kryeqytetit britanik e quajtur "Foyles". Pas Ismail Kadaresė, zoti Kongoli ėshtė i dyti autor shqiptar, vepra e tė cilit mund tė blihet nga publiku britanik nėpėr librari nė tė gjithė vendin. Pėrkthimi i kėsaj vepre nė gjuhėn angleze u mundėsua nga shtėpia botuese "Seren Books" dhe zonja Sioned Roland. "Udhėtimin drejt Britanisė sė Madhe po e pres me shumė gėzim dhe kėnaqėsi, sepse nė radhė tė parė ky ėshtė botimi im i parė nė gjuhėn angleze dhe e dyta sepse do tė jem nė Britaninė e Madhe pėr herė tė parė nė jetėn time. Bashkimi i kėtyre dy gjėrave qė janė pėr herė tė parė, e bėjnė kėtė udhėtim timin shumė tė veēantė", ėshtė shprehur Kongoli nė njė intervistė telefonike pėr "Shqip". Pas Kadaresė, ai ėshtė shkrimtari i dytė shqiptar, veprėn e tė cilėt britanikėt do tė kenė mundėsi ta blejnė nėpėr librari. Ē‘do tė thotė njė gjė e tillė pėr autorin Kongoli, njė ish-matematicien? Qė nė fillim, ai me modesti thotė se nuk e di nėse ėshtė autori i dytė shqiptar, veprėn e tė cilit britanikėt do tė kenė mundėsi ta lexojnė nė gjuhėn e tyre. Por pranon se pėr tė ky ėshtė njė eveniment me rėndėsi. "Anglishtja ėshtė njė gjuhė e madhe. Nuk ėshtė kollaj tė botohesh nė Britani, sidomos kur ti je njė shkrimtar qė vjen nga njė vend i vogėl besoj jo fort i njohur nė Britani. Pėr mua ėshtė me tė vėrtetė njė ngjarje", shprehet Kongoli. E pyesim nėse ai beson se nė tė ardhmen publiku britanik do tė mund tė lexojė nė anglisht ndonjė tjetėr vepėr qė mban firmėn e tij? "Do tė dėshiroja shumė", - fillon pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje ai duke vijuar: "Tė shikojmė si do tė shkojė ky libėr. Ndoshta. Shpresoj. Sjellja e kėtij libri nė gjuhėn angleze ka qenė tėrėsisht njė pėrpjekje private e autorit me mbėshtetjen e shtėpisė botuese nė "Seren Books" nė Uells. Lajmi pėr botimin e Kongolit nė anglisht ka ngjallur interes nė komunitetin shqiptar nė Britani, shumė prej tyre dashamirės tė letėrsisė shqipe.

Shoqata "Edith Durham" nė bashkėpunim me gazetėn "The Albanian" kanė organizuar njė takim tė autorėve shqiptarė qė jetojnė dhe punojnė nė Britani me shkrimtarin Kongoli. "Ardhja e Kongolit nė Britani ėshtė njė lajm i gėzueshėm pėr tė gjithė krijuesit qė jetojnė nė kėtė ishull. Zoti Kongoli pėrfaqėson njė ndėr autorėt mė tė talentuar shqiptarė, gjė qė dėshmohet nė interesimin e botuesve britanikė. Pėr krijuesit shqiptarė nė Britani ky ėshtė njė eveniment i rrallė. Nėse deri mė sot ne jemi pėrpjekur qė fjalėn shqipe ta transmetojmė nėpėr zona tė ndryshme nė ishullin britanik, pėrmes tri antologjive me krijime nga poetė shqiptarė tė kėtushėm, kėsaj here tė gjithė sė bashku do tė kemi kėnaqėsinė tė takohemi pėr njė kafe me Kongolin" tha pėr gazetėn "Shqip" Petrit Kuēana, drejtor i gazetės "The Albanin", njėkohėsisht ideatori dhe organizatori i kėtij takimi.

Pėr kėtė takim, vetė autori Fatos Kongoli tha: "Do tė jetė njė kėnaqėsi e veēantė pėr mua tė takoj shqiptarėt e Britanisė, dashamirės tė letėrsisė. Tė tjerėt qė nuk kanė tė bėjnė me letėrsinė qė tė marrin pjesė duhet tė marrin pėlqimin tim. Mua mė pėlqen tė vijnė ata tė cilėt kanė punė me letėrsinė, jo ata qė s‘kanė asnjė lidhje". Fatos Kongoli ka studiuar pėr matematikė, pjesėrisht nė Pekin, pjesėrisht nė Tiranė, ku ėshtė diplomuar nė vitin 1967. Ka punuar pėr njė kohė tė gjatė si gazetar letrar dhe redaktor nė shtėpinė botuese "Naim Frashėri". Ėshtė autor i njė vargu librash. Librat e tij janė botuar nė Francė, Itali, Zvicėr, Greqi, Gjermani, Poloni, Sllovaki, Bullgari, Serbi dhe sė fundmi nė Angli, me jehonė nė disa nga gazetat dhe revistat mė tė mėdha evropiane si "Le Monde", "Le Figaro", "La Stampa", "Le Temps", "Le Soir", "L‘Express", "Magazine LittĆ©raire", "Der Tagesspiegel", etj. Ėshtė tri herė fitues i ēmimit vjetor pėr librin mė tė mirė nė prozė dhėnė nga Ministria e Kulturės (1995, 2000, 2002), si dhe i ēmimit "Velia" (2000). Ėshtė fitues i ēmimit ndėrkombėtar "Balkanika" mė 2002-in. Ėshtė fitues, gjithashtu, i ēmimit mė tė lartė letrar nė Shqipėri "Penda e Artė" (2004). Shoqata e Botuesve Shqiptarė e ka vlerėsuar me ēmimin "Shkrimtari i vitit" pėr 2006-ėn, ndėrsa romani "Lėkura e qenit", i pėrkthyer nė gjermanisht, u shpall libri i muajit Qershor 2006 nė Gjermani.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: 'Bolero nė Vilėn e Pleqve' - Fatos Kongoli    13/9/2010, 15:20

Shtypur nė shtypshkronjėn Toena, Shkurt 2009.

Pėrmbledhje shkruar ne kapak tė librit :

Dy pleq, nė njė vilė, dhe njė infermiere qė kujdeset pėr ta. Nė aktin a fundit tė jetės, pleqtė i shkruajnė letra njėri-tjetrit, tė cilat i zhdukin pa lėnė gjurmė, ndėrsa infermierja pėrpiqet mė kot t'i shtjerė nė dorė.
Boten e mbyllur tė vilės e trazojnė kohė mė kohė doktori i familjes, njeri qejfli, hokatar dhe i paparashikueshėm; djali i plqeve, bos i njė firme tė fuqishme ndėrtimi, me gruan e tij tė re e tė bukur; vajza e madhe e pleqve, gjyqtare e rreptė; njė femėr enigmatike, po aq e bukur, veshur gjithmonė me tė zeza, etj
Duke na sjelle me kėtė libėr prozėn e tij mė tė pėrkryer. Kongoli, pėrmes rrėfimit tė infermieres, zbulon misteret e saj, dramat e personazheve, me ndėrlikimet, dėshirat e fshehura, nė njė mjdedis shpesh tė egėr, tė pamėshirshėm, ku femra ėshtė e pambrojtur.
Njė qasje ndaj ekzistencės njerėzore, qė nuk e kemi hasur mė parė nė letrat shqipe.


------------------


Libri lexohet lehtė dhe shpjet, por nė tė njėjtėn kohė tė le pak si tė trullosur e me dhimbje koke : ) Hisoria ėshtė pak e rėndė por gjithsesi mė pėlqen fakti qė autori ka marrė kurajon tė shkruajė nėn zėrin e njė femre e aq mė tepėr tė trajtojė probleme shqiptarė qė egzistojnė por qe nuk shprehen shpesh (ndoshta). Aty kėtu mė ngjau me filmin 'Boys don't cry' nė mos gaboj titullin...Sė shpejti do mundohem tė sjell pjesė nga libri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Fatos Kongoli    13/9/2010, 15:20

Fatos Kongoli, “Kalorės i Legjonit tė Nderit” nė Francė


Publikuar: Sot, mė 29 janar 2010

Tiranė, 29 janar - Nė emėr tė Presidentit tė Republikės dhe nė bazė tė pushteteve qė na janė dhėnė, ne ju bėjmė Kalorės tė Legjonit tė Nderit". Zonja Maryse Daviet, ambasadorja franceze nė Tiranė, e artikuloi me njė emocion tė veēantė kėtė frazė drejtuar shkrimtarit Fatos Kongoli, nė njė ceremoni tė veēantė organizuar pasditen e djeshme nė Ambasadėn franceze, njoftojnė sot mediat e Tiranės. Kėsisoj u bė publik lajmi se shkrimtari i mirėnjohur u nderua me titullin mė tė lartė qė jepet nė Francė "Kalorės i Legjonit tė Nderit", njė vlerėsim i akorduar nga presidenti francez, Nikolas Sarkozi. "Vendi im njeh nė tė gjithė kuptimet e fjalės (tė njohėsh dhe tė shprehėsh mirėnjohjen) madhėshtitė e veprės tuaj. Vepra juaj e vėshtirė, "tė bėsh letėrsi ėshtė njė akt vuajtjeje dhe vetmie", pėrshkruan mirė nė mėnyrė tė admirueshme, ashtu si vėllezėrit tuaj Primo Levi, Solzhenitsyn-i, Vasily Grossman, njėherazi shkatėrrimin e ngulmėt dhe tė plotė, fatet nė shkallėn e sė pėrditshmes tė individėve, tė thyer, tė shtypur nga regjimi komunist i Enver Hoxhės, rėnien e tyre, por megjithatė njėherazi, dinjitetin e tyre", - tha nė fjalėn e saj ambasadorja Daviet, duke vijuar se librat e Kongolit tė pėrkthyer nė frėngjisht, anglisht, gjermanisht, spanjisht, italisht etj, "i kanė zbuluar botės, gulagun shqiptar, njėkohėsisht, dinjitetin dhe nderin e shqiptarėve, edhe pse tė shtypur". Maryse Daviet ka pėrmendur mė tej kontributin qė ka dhėnė letėrsia e Kongolit pėr njohjen e Shqipėrisė nė botė. "Vendi juaj ka veēanėsinė dhe fatin qė ka ushqyer edhe nė mjerim shkrimtarė si ju dhe Kadare. Vepra juaj jep ndihmesė pėr njohjen dhe kuptimin e Shqipėrisė veēanėrisht nga tė huajt. Kjo ėshtė diēka jashtėzakonisht e rrallė nė botė".
Duke e cilėsuar frankofon dhe frankofil qė nė moshėn mė tė re, edhe pse Francėn e zbuloi vetėm nė vitin 1989, ambasadorja Daviet pėrmendi shtatė librat e pėrkthyer mjeshtėrisht nė gjuhėn frėnge nga "miku juaj, nga dyzimi juaj, pėrkthyesi gjenial, Edmond Tupja: "I humburi", "Kufoma", "Dragoi i fildishtė", "Ėndrra e Damokleut", "Lėkura e qenit", "Te porta e Shėn Pjetrit", "Hija e tjetrit", "Jetė nė kuti shkrepėsesh", botuar nga shtėpia botuese "Payot &Rivages". "Tė gjithė ne, - tha mė tej ambasadorja Daviet, - shpresojmė me padurim botimin e ardhshėm tė librit "Bolero nė vilėn e pleqve", tė cilėn Edmondi e ka pėrkthyer nė frėngjisht dhe pėrhapur nė tė gjithė botėn frankofone.
Nė ceremoninė e dhėnies sė kėtij titulli merrnin pjesė njė rreth mjaft i ngushtė me tė ftuar, miq tė shkrimtarit por edhe shtetarė si kryeministri i vendit Sali Berisha, i cili ka mbajtur njė fjalė tė gjatė nė gjuhėn frėnge, e ku ka pėrmendur ndėr tė tjera edhe kujtime tė hershme me Kongolin, profesorin qė i ka dhėnė mėsime matematikė nė kohėn kur shkrimtari i madh ushtronte profesionin e mėsuesit tė matematikės. Tė pranishėm nė ceremoni ishin edhe ministri i Kulturės, Ferdinand Xhaferri, zv/ministrja Suzana Turku, pėrkthyesi i gjithė veprave tė Kongolit nė frėngjisht Edmond Tupja, deputeti Fatmir Toēi sė bashku me Irena Toēin, qė drejton tashmė botimet "Toena", e ku janė botuar tė gjitha veprat e shkrimtarit Fatos Kongoli nė gjuhėn shqipe.
Mjaft emocionues ka qenė edhe fjalimi i shkrimtarit, i cili ka rrėfyer me nostalgji tė gjitha fijet e jetės sė tij qė e kanė lidhur me Francėn dhe gjithė botėn frankofone, qė nė vitet e rinisė sė hershme, kur si pa e kuptuar nisi tė mėsonte frėngjishten e mandej tė lexonte gjithēka qė i binte nė dorė nga letėrsia franceze e mė gjerė. Kongoli e cilėsoi njė histori mė se gjysmė shekullore marrėdhėnien e tij me gjuhėn dhe qytetėrimin francez, kulturėn franceze dhe Francėn. "Do ta quaja njė histori adhurimi tė heshtur, nė largėsi", - tha ndėr tė tjera shkrimtari. Legjioni i Nderit ėshtė dekorata mė e lartė qė jepet nė Francė. Ajo ėshtė krijuar nga Napoleon Bonaparti nė maj tė viti 1802 dhe pėr herė tė parė ajo ėshtė dhėnė nė 15 qershor tė 1804-ės. Medalja jepet pėr trimėri nė veprimet ushtarake ose pėr shėrbim ushtarak 20-vjeēar tė dalluar, por edhe nė rastet e civilėve, kur puna e tyre rrit reputacionin e Francės pėrmes studimeve, arteve, shkencave, politikės etj. Nė medaljen e titullit ėshtė koka e Napoleonit, ndėrsa nga mbrapa shkruhet motoja "HONNEUR" (nder). Urdhri ėshtė dekorimi mė i lartė nė Francė dhe ėshtė i ndarė nė pesė shkallė tė ndryshme: Chevalier (kalorės), Officier (oficer), Commandeur (komandant), Grand Officier (oficer i madh) dhe Grand'Croix (Kryqi i madh). Me kėtė titull nderi ėshtė vlerėsuar edhe shkrimtari
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Fatos Kongoli    Today at 03:47

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Fatos Kongoli
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: