Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Anijet Ilire, zbulohen nė Bosnjė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster


Male
Numri i postimeve : 1911
Age : 96
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Anijet Ilire, zbulohen nė Bosnjė   26/11/2007, 16:18

Arkeologėt gjejnė dy relike, me gjatėsi 14 metra dhe gjerėsi 4 metra
Historia e tyre ėshtė e lashtė, plot 2200-vjeēare. Dhe mbart nė vetvete njė epokė tė vjetėr, atėherė kur mjetet e lundrimit ishin "armėt" e vėrteta tė dominimit tė njė populli. Bėhet fjalė pėr dy anije ilire, reliket e tė cilave janė zbuluar vetėm pak ditė mė parė nė Bosnje-Hercegovinė.

***

Gjithēka ndodhi gjatė kėrkimeve tė njė ekipi arkeologėsh nga Bosnje, pėrgjatė grykėderdhjes sė lumit, si dhe nė zonėn e bregut tė parkut natyror. Snjezhana Vasilji, drejtuesja e ekipit tė arkeologėve qė punonte nė kėtė zonė, tha se dy anijet qė u gjetėn nė zonėn e quajtur Desilo, kanė gjatėsi 14 metra dhe gjerėsi 4 metra. Mjetet e lundrimit tė ilirėve qė dominonin detet nė Ballkan, kishin gjetur vend mes tė dhėnave historike greke dhe romake, por reliket e tyre nuk ishin zbuluar asnjėherė. Dy anijet e zbuluara pak ditė mė parė, janė tė parat anije ilire qė hedhin dritė mbi historinė e vėrtetė tė njė popullsie tė lashtė. Pjesėza nga amfora tė ndryshme janė zbuluar brenda anijeve, 30 prej tė cilave mbajnė shenjat e artizanėve qė i kanė punuar ato. Bashkė me `to janė zbuluar edhe njė varkė romake, si dhe rrėnojat e njė vile tė vjetėr romake aty pranė. Arkeologėt kanė zbuluar edhe disa varre ilire, 8 tė tilla, qė janė edhe mė tė vjetra se anijet. Deri tani ekspertėt kanė ekzaminuar vetėm 8 metra katrorė pėrgjatė fundit tė detit dhe verifikime e kėrkime tė tjera duhet tė bėhen, pėr tė zbuluar se ēfarė ka ndodhur vėrtetė dhe nėse kjo ishte njė pikė strehimi pėr piratėt ilirė.

***

Anijet ilire, qė besohet se janė mė tė vjetra se 2 mijėvjeēare, janė tė njohura pėr historianėt dhe arkeologėt vetėm nėpėrmjet pėrshkrimeve tė ndryshme, miteve dhe legjendave greke dhe romake. Por, ekzistenca e tyre fizike nuk ėshtė provuar asnjėherė nė ditėt e sotme. Arkeologėt tani besojnė se zona e Hutovos, nė grykėderdhjen e lumit Neretva, ka qenė njė ndėr destinacionet e kėtyre anijeve qė lundronin nėpėr Detin Adriatik, qė ėshtė i lidhur me lumin nė fjalė. Duket se piratėt ilirė, pasi kanė kapur njė anije greke apo romake, kanė shkuar deri nė grykėderdhjen e lumit Neretva, pėr t'u strehuar nė Hutovo Blato, ku anijet e ndjekura nga persekutorėt e tyre, u mbytėn.

Nė zonėn e Desilos, ku u gjetėn anijet, janė zbuluar disa herė amfora tė vjetra, qė datojnė mijėra vjet mė parė. Pėrsa i pėrket ndėrtesės romake tė gjetur nė fund tė kėtij territori, nė deltėn e lumit, besohet se ajo daton nė epokėn e Hekurit ose tė Bronzit. Arkeologėt thonė se vetėm kėrkimet e reja, si dhe shqyrtimi me shumė hollėsi i relikeve tė gjetura, mund tė hedhė dritė mbi fakte tė rėndėsishme historike tė ndodhura 2200 vjet mė parė. Ilirėt kanė qenė banorėt mė tė hershėm tė Ballkanit Perėndimor, pėrfshi kėtu edhe zonėn e Bosnjės, shumė kohė para sė Perandoria Romake tė pushtonte rajonin dhe tė merrte kontrollin e tij.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
Anijet Ilire, zbulohen nė Bosnjė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shkenca :: Shkenca & Teknologjia-
Kėrce tek: