Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Fatmir Baci

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Fatmir Baci   16/2/2010, 17:43

Dita e fundit pėr dashurinė e parė

Gjithmonė ka ca sende pėr tė cilat mund tė themi se janė gati pa ngjarje, por qė, nė pamje tė parė, duket sikur e pengojnė rrjedhėn dhe po ashtu, gjithmonė ka ca njerėz qė jo vetėm parapėlqejnė ta shikojnė tė ndaluar kėtė rrjedhė, por ē’ėshtė mė e keqja edhe e mendojnė si tė ndaluar. Kjo pėr tė cilėn dua tė flas, ėshtė nė fakt po ajo rrjedhė e pėrditshme ku jemi dhe shkojmė tė gjithė ne, shpejt apo ngadalė, me dhe pa vėmėndjen e duhur teksa dredhojmė drejt shtegut mė tė afėrt, duke i numėruar ose jo ditėt tona. Si e tillė, ajo nuk mund tė jetė nė tė njėjtėn kohė edhe e ndaluar, edhe kėshtu siē ėshtė, nė lėvizje.
Dua pra, jo vetėm tė jem larg kėtyre qė gėnjehen kur e besojnė si tė ndaluar rrjedhėn (ose qė shtiren sikur paskan forcėn qė ta ndalin), por tė them tė drejtėn mua mė lodh edhe po qe se e mendoj diēka tė tillė si tė mundur. Ndėrsa ajo tjetra, qė t’i numėroj ditėt e mia as nėpėr mend nuk mė shkon. Nuk e di as vetė pėrse, por sa herė qė mė duhet tė numėroj diku apo diēka, gjithmonė futem nė ca skuta ku terri pėrreth meje dendėsohet shumė dhe nuk premton asgjė pėr hapin qė mė duhet tė hedh. Me sa mundem pėrpiqem t’i iki rrethanave si kėto dhe sa mė larg qė tė jetė e mundur, ndonėse gjithēka pėrreth duket sikur ėshtė ndriēuar mirė, aq sa pėr tė qenė e numėruar dhe asgjė mė shumė.
Numrat bėhen tė ēuditshėm aq herė sa mendja fillon tė lodrojė me to dhe na del pastaj se janė, ose shumė tė ftohtė e ta mekin frymėn, ose shumė tė nxehtė e ta pėrvėlojnė lėkurėn. Mbase kėshtu mė duket mua dhe nuk mund tė marr pėrsipėr kėtu, kuptimet apo moskuptimet e tė tjerėve qė nuk mendojnė si unė. Ajo qė mund tė them ėshtė se, te numrat gjithmonė ka diēka, nė mos mjaft tė turbullt, tė paktėn mjaft tė aftė qė t’i ngatėrrojnė keqas tė gjitha fjalėt qė duhen thėnė dhe jo vetėm kaq, por shpesh bėjnė tė thuhen edhe ato fjalė qė kurrė nuk duhen thėnė. Dhe nuk ėshtė se kėto fjalė, janė vetėm ashtu, thjeshtė fjalė, qė thuhen sa pėr tė shkuar nė harresė e nuk lypin tė jenė mė shumė sesa kaq. Jo. Po qe se do tė ishte kėshtu, po tė mbetej e gjitha vetėm nė fjalė si ato qė i jepen edhe puhizės mė tė lehtė dhe treten pastaj sėbashku me tė, nuk do tė meritonin as vėmėndje pėr t’i vėzhguar me kujdes e as kujdesin tonė pėr tė qėndruar larg tyre.
Ndaj kam pėrshtypjen se, ato fjalė qė pėr shkak tė numrave zgjohen, janė ca fjalė tė mufatura me tė cilat bėhet arroganca, e pėr ta fshehur atė janė ca fjalė tė tjera si kėto, por disi mė pak tė mufatura qė bėjnė hipokrizinė dhe, kur e gjitha kjo pėrballet me ca numra tė tjerė veēse mė tė fryrė akoma, vijnė fjalėt e holluara qė i ngjajnė reptilėve dhe bėjnė mjeranin mė tė ulėt. Tė gjitha kėto fjalė gati-gati janė po ato, veēse duket sikur ndryshojnė nga luhatjet e ndryshme tė zėrit dhe tė gjitha kėto ndryshime tonesh i ndodhin atyre njerėzve, qė mbahen nė ca fije tė lidhura nėpėr numra me rregull kronik, gati si te fijet e rrjetės sė marimangės, me fare pak dallime ndėrmjet rrathėve tė vegjėl pranė qendrės e deri tek mė tė largėtit nė skaj. Nuk e di rehatin e kėsaj gjendje e as di se ēfarė i bėn kėta njerėz tė durojnė gjithė kėto ndryshime zėri me aq shumė fije tė lidhura. Gjithsesi, kam vėnė re se ėshtė pikėrisht ky soj njerėzish qė lyp tė krijojė pėrshtypjen, se rrjedha herė pas here edhe mund tė ndalet dhe kjo, varėsisht nga gjendjet qė paraqiten nė rrjetėn e thurur prej tyre, apo tė thurur enkas pėr ta.
Nė mėnyrėn se si jemi mėsuar t’i rreshtojmė, e t’i vėshtrojmė pastaj ashtu bukur tė rreshtuar, tė krijohet pėrshtypja sikur kėta njerėz dėshirojnė qė numrat t’i mbajnė nėn kontroll nga fillimi nė fund dhe mundet qė kėtė ta bėjnė, vetėm pėr tė dhėnė pėrshtypjen se pa asnjė dyshim rrjedha mundet tė jetė e ndaluar kur tė duam ata, ose kur marrėveshja pėr kėtė tė jetė saktėsuar. Mirėpo qė diēka e tillė tė jetė e vėrtetė, qoftė edhe sa pėr dukje, lyp domosdo tė ketė njė ditė tė fundit pėrveē asaj qė na pret nė pragun e gjithēkaje pėrtej kohės. E kur na del se nė tė pėrditėshmen tonė nuk ka njė tė tillė, sajohet njėra nga kėto ditė qė kemi, veēohet me njėmijė e njė mynyra dhe fillė pas kėsaj nis qerthulli qė sa vjen e shtohet, mjaft qė tė kesh hyrė nė valle.

* * *
Dita e fundit. Sado absurde qė mund tė duket, mendoj se kėshtu mund tė fillohet. Dhe jo vetėm kaq, por ndoshta kėto janė fjalėt mė tė pėrshtatshme pėr tė treguar njė haje tė madhe, ku edhe tepricat do tė mjaftonin pėr tė vazhduar me tė njėjtėn dendėsi gastronomike pėr disa ditė tė tjera, pas mbarimit tė kėsaj dite. E pėrse pra dita e fundit?! Si, nė ē’mėnyrė dita e fundit, kur pas njė dite tė fundit i bie se mund tė themi gjithēka e nė fakt, pas kėsaj pėr tė cilėn po flas, nuk mund tė themi asgjė mė shumė se njė mori gjellurinash dhe lajthitjesh, sėbashku me njė mal tė madh me mbeturina tė lėna pas?! A ėshtė nė fakt e fundit dhe a mundet tė jetė e tillė vetėm e vetėm pse kėshtu na u dashka ne qė tė jetė, apo pse kėshtu na pėlqen?! A mundet tė jetė e fundit kur ajo vazhdon tė notojė si enigmė e stėrmadhe brenda kohės, kohė nėpėr tė cilėn notojmė edhe ne sėbashku me enigmėn tonė? Guxim prej tė marri tė ndash kohėn nė porcione tė ngrėnėshme, tė vogla kėto apo tė mėdha dhe prapėseprapė, tė duam edhe mė tej tė ndjehemi ndryshe nga frymorėt e tjerė. Babėzia na bėri qė ēdo gjė pėrreth ta shikojmė tė grimcuar nė kafshata qė mund t’ia shohim fillimin e mbllaēitjes dhe tė pėrjetojmė gėlltitjen e fundit tė secilės kafshatė.
Kėto dhe ca tė tjera mė bėjnė tė mendoj se, pėr mendėsinė tonė nuk ka mė rrjedhė pėrderisa sajuam tė kemi herė pas here disa ditė qė po vetė i quajtėm tė fundit e qė pastaj na del se nuk janė aspak tė tilla. Nė vend tė rrjedhės nga e cila duam tė dalim, zgjodhėm tė kemi vetėm cikle, si tek insektet, ku herė pas here na detyrojnė tė kafshojmė gjethet e manit, pavarėsisht nga orekset dhe kuptohet, pavarėsisht nga shijet, mjaft qė larva tė bėhet krimb dhe kėtu mbaron ajo qė duhet pėr t’u thėnė e pėr t’u mbajtur mend. Nėse dikush vendos tė dalė njė kokė mbi tė tjerėt, kjo sėrish mbetet tė jetė vetėm njė kokė krimbi mbi kokat e krimbave tė tjerė. Njė kokė krimbi mbi tė tjerėt pėr njė gjethe mani tė pafilluar, pėr disa kafshata mė shumė dhe kaq.
Kafshatat janė tė kuptueshme pėr tė gjithė dhe mund tė jenė tė parat, tė fundit apo diku nė mes dhe prapė, tė mos jenė as tė parat, as tė fundit e as diku nė mes. S’ka asgjė tė koklavitur kėtu, tė gjithė ne rrjedhim me hir apo me pahir dhe duam me domosdo tė jemi jashtė kėsaj rrjedhe, qoftė edhe nė mėnyrė tė gėnjeshtėrt. Sidoqoftė, ngaqė nuk di si tė gjej fjalėt e duhura qė tė rrėshqas pėr tė dalė nga kjo situatė, por edhe pėr tė mos cėnuar mirėkuptimin mė duhet tė them se ishte dita e fundit e dhjetorit, dita e fundit tė vitit. Isha fare i vetėm nė peronin e stacionit tė trenit, kur tė gjithė nuk e di se pse, atė ditė tė fundit duhet ta shoqėronin nė shumėēka me atmosferė enigmatike tė maskuar nė festė dhe, ē’ėshtė mė e ēuditshmja, e gjithė kjo bėhej pėr njė shkak tė sajuar qė tretet pa pėrgjigje edhe pas pyetjes mė tė thjeshtė.
Ē’mund tė kishte mė tepėr ajo ditė qė pėr mendimin e tė tjerėve, nuk e kishin dhe s’mund ta kenė ditėt e tjera? Ēfarė ruante ajo pėrveē groteskut tė kapėrcimit tė dyshimtė nė pėrmasėn e njė viti? Pikėrisht kjo, mua as nuk mė dukej e vėrtetė dhe as qė ka si tė jetė e tillė. Nuk kishte pse tė qe e fundit pėrderisa kujtesa jonė bart pėrtej saj, njėlloj tė pandara, ato qė na pėlqejnė t’i bartim sėbashku me ato qė s’na pėlqejnė t’i kemi nė kujtesė.
Njė ditė e tillė me pėrmasat e njė viti ėshtė brenda ēdo viti, por ne nuk e dimė saktėsisht se cila ėshtė tamam. Ajo ditė ėshtė vėrtet pėr ne, por i vidhet vėmėndjes tonė me kushtin madhor pėr tė mos qenė e vetme nė drithėrimėn tonė pėr tė. Ajo ditė rrin fshehur dhe pėrgjon shtegun e vėrtetė tė secilit prej nesh, ndėrmjet dhjetra shtigjeve qė na ēfaqen pas ēdo hapi qė duhet tė hedhim dhe pas ēdo drejtimi qė duhet tė zgjedhim. Atėherė kur ne nisim tė pėrgjojmė se si t’a pikasim dhe pasi tė kemi shpenzuar gjithė monedhat e lirisė tonė, deri nė kacidhen e fundit, kur ta dėshėrojmė atė ditė me ashkun e njė mungese tė madhe, kur mė nė fund jemi ne tė denjė pėr tė, vetėm atėherė ajo ditė na i mbledh tė gjitha shtigjet e pėrpjekjeve tona pėr tė na treguar njė rrugė tė gjėrė dhe tė gjatė, me befasinė e bukur tė lirisė edhe pėrtej asaj qė ėndėrruam.

* * *
Nė peron frynte njė erė e ftohtė, e thatė dhe aspak nė harmoni me shkėlqimin hipokrit tė festės. Dyert e vagonave u ēelėn, askush nuk zbriti dhe askush nuk hipi nė tren pėrveē meje. Isha udhėtari i vetėm, udhėtari i fundit i trenit tė fundit tė vitit. Do tė udhėtoja pa biletė si e si pėr tė qenė edhe unė bashkėfajtor i prishjes sė rregullit nė gjithēka qė ndodhte atė ditė. Biletaritė qenė mbyllur qė herėt pėr shkak tė festės. Me jakėn e ngritur gjer mbi veshė, ngadalė, pa i shkulur duart prej xhepave, ngjita shkallėt e vogla tė vagonit. Kishte diēka tė larmishme nė kėtė pėshtjellim feste dhe braktisje bashkė, qė nuk e kuptoj pse, por gjithsesi mė jepte kėnaqėsi tė veēantė. Ishte deri diku enigmė pėr sa e vėshtroja si festė dhe ishte pėrjetim i kėndshėm pėr aq sa po nisesha larg saj. Mundet qė shkak pėr kėtė tė ishte jo vetėm udhėtimi, por edhe pėr atė se ky udhėtim ishte disi ndryshe nga gjithė udhėtimet mė parė. Njė tren i tėrė prej 7-8 vagonash do nisej vetėm pėr mua dhe e gjitha kjo, ishte aq sa duhej tė ishte, as shumė e as pak. Njė sirenė e shkurtėr piskati si pėrqeshje pėr ata qė sonte nuk udhėtonin, pastaj njė tjetėr mė e gjatė dhe mė e fortė lajmėroi nisjen, ikjen time, braktisjen e festės nė pikun e festės.
Eca vetėm pak pėrgjatė koridorit tė ngushtė tė vagonit dhe u ula nė njėrėn nga kabinat ku ishte shkruar qartė: “Non fumers”. Gati me kėnaqėsi nxorra paketėn e cigareve bashkė me ēakmakun mbi tavolinėn e vogėl pranė dritares. Mė pėlqente tė isha njė biēim rrebeli, paēka se hapėsira ishte me tepri dhe efekti i kėtij rrebelizmi tretej heshturazi nėpėr ajrin e ftohtė pa shėnuar asgjė pėr t’u dalluar nga tė qėnit heshtje. Si ndeza cigaren u shtriva duke i lėnė kėpucėt gjer tek nyja e kėmbės jashtė sediles. E shumta, faturinoja ishte ajo qė mund tė thyente cipėn e hollė tė akullit qė mė kishte mbėshtjellė. Por ajo nuk mė trembte, se faturinot nė fakt askund nuk pėrbėjnė befasi e sidomos nė tren, aq mė pak. Fatorinot kėtu kanė fare pak ose asfare mundėsi pėr tė befasuar. Ndihesha ngrohtė dhe rehat brenda vetes, paēka se asgjė pėrqark nuk i vinte as afėr kėsaj ndjesie, pėrkundrazi.
Kisha bajagi rrugė pėr tė bėrė dhe e vetmja gjė qė mė trembte ishte se mos dikush tjetėr mė detyronte ta ndanim atė tren pėrgjysėm, apo qoftė edhe njė grimė po tė mė kėrkonte do mė dukej shumė. Ai tren mė mjaftonte, por kurrėsesi nuk mė dilte pėr tė tjerė. I vetmuar, si tė gjithė mbretėrit, i gėzohesha fronit tim, ndėrsa kufijtė e mbretėrisė time po zhyteshin thellė e mė thellė nė zemėr tė natės, gjarpėronin nėpėr terr me kėrcitjen ritmike tė ligjit tė rreptė tė shinave. Atė natė tė gjithė pishtarėt e botės qenė ndezur (duket pėr mbretėrinė time), dhe digjeshin pa tym nėpėr tym, ndoshta pėr tė njėjtat arsye. Duhet tė udhėtoje shumė nėpėr botė dhe ndoshta pėrtej gjithēkaje, qė kėtė natė tė mund tė prekje njė tė vėrtetė paksa tė vogėl, sado tė vogėl. Sonte e gjithė e vėrteta qė shihej dhe shkėlqente, nuk ishte tjetėr veēse gėnjeshtėr, por qė askush nuk donte ta quante me emrin e saj.
Maskarada kishte filluar tė zgjohej e ndriēuar dhe shumėngjyrėshe gjer atje ku lejonte terri i natės. E gjithė kjo kurdisje po lėshonte me nxitim e dalld tik-taket e parė, tė vrullshėm dhe epshorė. Maskat funksiononin mrekullisht nė harmoni me gjithė atė shtirje epidemike dhe tė gjitha bashkė montonin njė sfidė qesharake pėr kohėn, e cila, si gjithmonė, e pranonte nė heshtje sfidėn. E ē’rėndėsi ka pėr ty qė tė duket se hyre nė pafundėsi, ti ishte aty, ti je aty dhe kėrkon tė dalėsh prej saj duke prishur rregullin. Kėrkon tė dalėsh, por si njė mjeran nė pafundėsinė tėnde vetėm pėr tė qenė me tė gjithė, pasi tė duket se me tė tjerė dhembja dhemb mė pak apo harrohet mė lehtė. Ngado qė ta tresėsh vėshtrimin has nė drita tė ndezura, diku mė dendur e diku tjetėr mė rrallė. Mbi kupolat e dritave tė ndezura dallgėzonte e mefshėt nata me gjithė ftohtėsinė e saj shpėrfillėse, ndėrsa nėn kėto kupola drite, tryezat e shtruara nė dhoma tė ngrohta ku ngrihen dolli pėr kėtė natė tė gjatė e tė ftohtė dimri, e cila nuk kėrkon asgjė tė ngjashme me atė qė njerėzit duan t’i japin.
Pėrkundja e trenit mė sjell njė pėrgjumje qė as mė shkon ndėrmend ta kundėrshtoj. Nuk e di pse pėrgjumja, ajo dremitja e ėmbėl qė afrohet lehtazi nė majė tė gishtėrinjve, mė ngjan me dashurinė e parė. Je nė njė vend ku nuk mund tė thuash se flihet, por je nė buzė tė ėndrrės (dashuria e parė), ėshtė ftohtė nė gjithēka qė tė rrethon dhe dridhesh, por jo nga tė ftohtit (si nė dashurinė e parė), je i pambuluar dhe ėshtė gjithmonė dikush apo diēka qė tė pengon (pėrsėri dashuri e parė), sė fundi, ndodhesh nė njė ekstazė si kjo e sotmja me pakuptimėsi nė tė gjitha kuptimet (apo jo [?] dashuri e parė). Tė gjitha si nė dashurinė e parė, me tė vetmin ndryshim se dashuria e parė, pėr dhembjen e dikujt apo pėr gėzimin e dikujt tjetėr, nuk ka ditė tė fundit pė aq sa jemi gjallė.
Sidoqoftė, afshi i ngrohtė nga brenda meje, herė pas here ngjitet nė qepalla e pėr pak ēaste mė josh nė ėndėrr, sė cilės as nuk dua t’i jepem, por as t’i iki asaj nuk mundem. Nė kėtė ngasje tė ėmbėl ledhatare, koha i vjedh diēka kusarit tė minutave, qė gjithsesi ndahet me tė i kėnaqur dhe shkon larg pėrtej saj. Zhytet thellė nėpėr kthjellimin qė grish, sa mė thellė qė tė jetė e mundur, nė kėrkim tė grepit tė hedhur pėr tė dhe rrallė qėllon qė e gjen, shumė rrallė madje. Dikur has me njė grep tė madh me fill tė tendosur qė i ngjan shumė grepit qė kėrkon. E kafshon i kėnaqur dhe deri diku i sigurtė se filli qė e mban do ta nxjerrė nė sipėrfaqe e pas kėsaj nė breg. Tamam ashtu dhe ndodh. Nė breg e ēajnė nga fundi i barkut gjer nė majė tė kokės dhe pėr ēudi, kjo e bėn atė tė tretet nė kėnaqėsi tė pamatė. Ja shkulin tė brendshmet dhe ua hedhin qenve me sy tė kuq qė janė gjithmonė aty dhe presin tė uritur. Tani po, ndihesh ku e ku mė i lehtė se njė gjeth vjeshte dhe po tė duash mund tė fluturosh. Ja pra, pėrse nuk fluturoka njeriu, ja pengesa qė na paskesh qenė kaq e thjeshtė pėr t’u kapėrcyer ndėrsa e dinim aq tė vėshtirė sa s’ka. Por ē’ėshtė fluturimi pėrpara asaj qė pret pas kėsaj, diēka pak gati e padukshme, si njė lodėr fėmijėsh dhe asgjė mė shumė. Ashtu tė ēarė tė tendosin, tė kripin dhe tė vėnė tė thahesh nė diell qė ngroh dhe merr sėbashku me avujt, edhe atė pak peshė tė mbetur. Gjithēka pėrreth tani ėshtė e lehtė, aq e lehtė sa nuk kėrkon mė as dėshirėn e as pėrpjekjen tėnde. Kėnaqėsia nuk ėshtė kurrė aq e menēur sa tė mund ta thuash me fjalė, ajo vetėm vjen tė tė befasojė dhe shkon po aq befas pa tė pėrshėndetur. Dielli afrohet butė dhe ngroh ēdo kėnd tė harruar nga kujtesa jonė e dobėt, ngroh deri nė…
Zhurmė…! Njė zhurmė e papritur bėn tė braktisėsh me pahir gjithēka, tamam nė ēastin kur pėrjetimi po tretej nėpėr trup dhe anasjelltas. Hapet dera e kabinės dhe dėgjohet njė zė femre:
- Gėzuar, pėr ku?
- Po…, si tė them - iu pėrgjigja gjysėm pėrgjumėsh e gjysėm zgjuar - Nė stacionin e fundit ndoshta, a ku di unė se ku. Vetėm se…
Ajo as nuk priti qė tė mbaroj fjalinė, vetėm mė pa si e ēuditur dhe mbylli derėn. U largua pa mė thėnė asnjė fjalė. Vetėm njė Zot e di se ēfarė i ka shkrepur nė kokė kur pa se njėra nga gabinat e vagonit nuk ishte bosh. Me siguri qė i jam dukur udhėtari mė i ēuditshėm pėrgjatė gjithė punės sė saj si fatorino. Ndėrkohė gjumi mė kishte lėnė pėrfundimisht. Tė gjitha ato fragmente ėndrre m’u ngatėrruan keqas nė kokė dhe s’po mund tė gjeja njė lidhje sado tė vogėl pėr tė kuptuar diēka sikur sa pėr tė filluar tė mendoj. Ndeza dhe njė cigare tjetėr dhe po pėriqesha tė besoja diēka nė atė ėndėrr, qė sapo kaloi. Nė jetė asgjė nuk ndodh ashtu si nė ėndėrr dhe as si nė njė ditė mė parė. Habia na bėn tė lėvizim nėpėr rrugė tė reja dhe tė mbledhim vetėm stiva tė tėra pėrvojash, tė cilat kurrė nuk i vemė tė na shėrbejnė. Larmia e ka fajin, ose ndoshta larmia.
U ngrita dhe dola sa tė shpij pak kėmbėt nėpėr tren dhe duket, edhe pėr tė treguar se ikjet e mėdha kanė nevojė pėr ndihmėn e ca ikjeve tė vogla, pėr ca hapa mė shumė. Kabinat bosh mė bėnin tė ndieja gjithė dimensionin tim, pas ēdo kilometri tė lėnė diku prapa dhe pas ēdo hapi tė hedhur. Treni ndaloi nė njė stacion bosh dhe si kudo qėndroi fare pak. Ēapitesha ngadalė nėpėr korridoret e vagonave i tėri pėr vete dhe i vetes. Tek njėra nga kabinat, polici i trenit puthej me njėrėn nga faturinot, ndėrsa kapelen nuk e kishte nė kokė, ndoshta si shenjė e besnikėrisė ndaj detyrės. Shtetasit e mbretėrisė sime jetojnė tė lumtur dhe besnikė, kjo mė jepte kėnaqėsi. Hyra nė njė nga kabinat, diku aty nė vagonat e mesit dhe pothuaj nė ēastin qė u ula, shpėrthyen fishekzjarret e mbarimit dhe fillimit tė vitit. Mė lindi dėshira tė bėj diēka. Duhej patjetėr tė bėja diēka. Unė isha mbreti dhe mbretit nuk i lejohet vetėm tė vėzhgojė pa bėrė asgjė nė njė situatė si kjo.
Treni lėvizte njėsoj pa e vėnė re as ndryshimin e vitit e as shigjetimet e fishekzjarreve nėpėr terr, qė ngjiteshin me nxitim dhe rrėzoheshin pastaj pa shpresė. Edhe polici me siguri vazhdon avazin me faturinon duke ruajtur gjithė dinjitetin e uniformės qė mbante. U ngrita dhe ēela dritaren. Koha qe ftohur edhe mė. Edhe pse nėpėr natė flakėsoheshin mijėra zjarre, ajri ishte akoma mė i ftohtė si pėr tė thėnė gjthė kotėsinė e kėsaj feste. Nxorra kokėn nė dritare. Tashmė e dija ēfarė duhet tė bėja edhe pse kjo mund tė ngjante me ēmenduri. Do t’i bėrtas botės me gjithė ē’kam nė gjoks. Po, po, do t’i bėrtas edhe pse e di mirė veshin e saj tė shurdhėr. Le tė mos mė dėgjojė ose le tė shtiret sikur s’mė dėgjon, pėr mua ėshtė njėsoj. Britma ime ėshtė heshtja ime, shurdhėria e botės ėshtė zhurma e saj. U mbusha me frymė sa gjoksi mė dhėmbi dhe britmėn e pėrplasa nga dritarja e hapur nėpėr ajrin e ftohtė tė natės me gjithė sa mė hanin mushkėritė. Klithma ime akoma s’kishte mbaruar dhe treni frenoi, ndaloi paēka se nuk kishte stacion kurrkund afėr. Dikush e dėgjoi britmėn time dhe me sa duket, ndoshta edhe e kuptoi pėrsenė e saj. Dola ngadalė nga kabina dhe shkova tek dera e vagonit. E hapa dhe zbrita po aq ngadalė. Nuk isha nisur pėr tė mbėrritur kund tjetėr, pėrveē se pėr tė qenė larg. Le tė shkonte treni bosh pa mua. Isha mjaft larg festės. Tamam aq sa duhej tė isha larg. I vetėm me veten, nėpėr rrjedhėn time, me hapat e mi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Fatmir Baci   16/2/2010, 17:44

Fatmir S. Baēi

La poétique du progrčs inévitable


Mais vous aimez plutōt [la vie] éphémčre,
et vous délaissez l'au-delą.

Le Saint Coran, 75: 20-21

Dans la mémoire égocentrique de l’humanité, la plupart des actions qui ont rendu possible toute sorte des relations entre-subjectives ne jouent-elles ą jamais le privilčge du document. Comme telles, elles se trouvent presque toujours soumises ą l’imitation; en s’harmonisant avec tout ce qui est part de la quotidienneté, elle prend les nuances et les teintes des mœurs et des coutumes «défendus» par les armées de la paix (qui sont identiques en tout ą celles de la guerre), qui bien ou mal, lentement ou vitement ont avancé pour le meilleur ou pour le pire de l’humanité et de la vie en générale.
Différemment de l’āne de Buridan (ce long oreille-lą qui, placé ą égale distance d’un seau d’eau et d’une botte d’avoine, se laissa mourir de faim et de soif), duquel on se vente d’en avoir compris la leēon, et avec la dévotion d’un long oreille bien autre, l’humanité n’est pas plus terrassée de l’indécision, elle ne reste pas plus figée sur place; sans aucune perplexité, elle se rend aujourd'hui envers les bottes de foin, vers celles du gauche et celles du droit, bien libre de toute sorte de dilemmes ou de complexités vachement poétiques de l’āne devenu désormais fameux. Elle s’avance ainsi, dčs bien longtemps, on n’ayant pour autre but que la disposition hautement noble de ne pas se laisser mourir de faim et de soif. Il semble que, heureusement rassasié, dans les tranchées ou au-dehors, sous le ciel glacial d’hiver ou sous le soleil torride d’été, l’āne moderne meugle et tout le monde meugle sans hésitation pour lui avec cette lyrique passionnante et la réjouissance bien connue qui va leur produire la contemplation de proche, de trčs proche des bottes d’avoine. Voilą quel scintillement flamboyant épandent ces bottes jaunes, quelle clarté éblouissante, quelle splendeur irrésistible! Qui aurait ą jamais le courage et le cœur de ne pas vivre cette expérience gastronomique? Personne ne pourrait lui résister. Si tu irais ą lui faire résistance, tout le monde dira que t’es bien fou, ou au moins en train d’en devenir. Et si tu restes sur ta place, loin de ce fourrage somptueux, ą part que tu vas d’źtre tout seul, tout le monde se moquera de toi au nom de cette noblesse qui lui appartient désormais dčs longtemps, et tout ēa sera bien juste, mźme si tu mérites assez de plus.
Que la noblesse de l’homme a-t-elle quelque chose ą faire avec l’estomaque (étant donné que la faim se réfčre ą un āne qui n’avait rien de noble), tout ēa c’est bien éprouvé et admis par tout le monde, et personne n’en doute plus. Si vous me permettez, monsieur, qu’est-ce que c’est? Comment? De quoi s’agit-il? Plus forte la voix, s’il vous plaīt. Ah, c’est ą dire… oui! Eh bien, certes, naturellement…! Ne peut-il źtre autrement, vous źtes en syntonie avec moi, nous partagions les mźmes idées, alors. C’est justement ēa, monsieur, personne ne peut réfuter cette imposante vérité selon laquelle si vous źtes déją rassasié, avec l’estomaque bien remplis, si vous sentez le gras ą vous effleurer avec abondance dans le gueule, il ne vous reste qu’en źtre heureux. Et le grognement, ensuite, ce qui va mettre fin au calvaire assez long des toutes votre entreprises héroļques, eh bien, c’est une musique, ą n’en pas douter, et ne le considérez pas assez simple et plutōt banale; aucune langue ne peut l’exprimer ni le déchiffrer dans son systčme d’écriture. Une perle en soi, j’avoue dire. En effet, le grognement c’est la véritable splendeur qui se rattache ą tous les succčs de l’homme, indépendamment des méridiens et des parallčles tracés sur la surface du globe. Devant la table remplie de toute sorte de rōtis, de viande enfumée ou graissée ou de pot-au-feu, dans un champ de bataille comme ēa il n’y a drapeau qui ne s’abaisse, ou général qui ne se résigne, indépendamment du pays d’origine de ce dernier.
A la lumičre des statistiques concernant la quantité des repas consommés dans les abris de toutes les races humaines, certaines nous résultent beaucoup plus avancées; rassasiés et exaucés démesurément, ces źtres humains se donnent entičrement au grognement, au bon gré, et, sans aucun doute, ils doivent źtre plus heureux que les autres (!!!), et il faut źtre bien déraisonné et stupide ą ne pas reconnaītre cette vérité du fait. Et puis, en ne vaut pas mźme la peine de la contester, parce qu’il y aura certes quelqu’un ą vous dire que toujours parmi les hommes il y a certains qui sont plus heureux que les autres, qu’il y a toujours certains qui sont plus avancés que les autres dans ce progrčs inévitable et bien illuminé. Ce des bottes c’est un problčme fort bien inextricable, mźme au nos jours comme il a été dans l’antiquité, et peut źtre il sera loin de toute solution possible. Tel était-il au passé, et tel il restera toujours, semble-t-il. Certains sont déją arrivés lą, comme ils disent, au haut point de ce progrčs inévitable, et ils sentent toute ą l’heure le mźme désir d’avancer de plus en plus, infiniment. Certains d’autres se trouvent justement lą oł ils ont toujours voulu y źtre. Ēa c’est tout. Et si ceux qui ont avancé déją lą ne seraient-ils pas ce qu’ils sont, mźme nous qui sommes ici nous ne serions pas ce qui nous sommes déją. Grāce au Dieu, nous n’avons pas besoin de leur sagesse, ni eux ont besoin de notre stupidité.
Cependant, le personnage que j’ai choisi ą traiter ici se trouve-t-il ici et lą, il appartient mźme ą la race des nobles, oł les grognements n’ont-ils pas cessé, quant ą la classe basse des pauvres et des misérables, et on base des rčgles irréfutables de l’estomaque, il ne montre aucun signe de noblesse. Maintenant ce personnage nous est devenu une coutume, personne ne sait de combien d’années auparavant, de mźme qu’on ne sait pas s’il imite les hommes (ce qui nous résonne le plus vraisemblable), ou si sommes nous mźme qui le imitons (ce qui nous résonne de mźme plausible), et tout ēa, bien entendu, pas seulement sous le dictat des nos coutumes. A vrai dire, mes amis, je ne sais pas quoi dois-je faire pour me rapprocher ą, ou me distancier de ce balluchon bien enchevźtré. Merveille des merveilles comment pour construire l’image de son semblable l’homme, mźme s’il est pourvu d’intellect, n’ait-il pas réussi ą trouver quelque chose de mieux dans sa laideur, ni quelque chose de plus sage dans tout ce qui porte d’effroyable, que la ressemblance de soi-mźme.
Les épouvantails… !!!
Mais oui, les épouvantails, ceux qui souffrent de plus au bord ou au cœur de la plantation, pour ces źtres-lą je voudrais vous en parler. Naturellement, pour moi et pour toi, mon ami, les épouvantails ne sont pas épouvantables, parce qu’ils ne grognent pas, en tant qu’ils ne sont pas «humains». Il est bien vrai qu’ils servent ą épouvanter, mais seulement la part de ces créatures-lą qui cherchent souvent de dérober quelque chose qu’appartient ą l’homme (!!!), ou de cette part-lą que l’homme retient de lui appartenir par nature, une fois qu’il a réussi ą leur dérober, et pas sans raison, mais au nom de l’époque de la culturation que ces créatures-lą n’ont-elles pas réussi ą la comprendre, sans en lui connaītre pourtant mźme les privilčges. Certes, pour ces créatures-lą l’homme c’est un źtre épouvantable, jusqu’au limite de ce qui est le plus effroyable. Ses particularités il a réussi ą les octroyer mźme ą l’épouvantail, qui ne lui rassemble qu’assez peu, grāce aux petits morceaux de civilisation bien déchirés qu’il lui offre. Il suffit un chapeau, un pair de gants dont on manque presque toujours trois ou quatre doigts, un cithare sans fils (que ą jamais jouera-t-il une musique, la raison pour laquelle il a été produit), un complet tailladé et, sans oublier en aucun cas, l’improvisation de l’image de l’homme. Une fois créée, cette créature sera l’effroi garanti des oiseaux, ils n’auront ą jamais plus le courage de voler sur notre plantation, et rassurez-vous monsieur que dorénavant ils apprendront ą supporter la faim, et, graduellement, ils la oublieront tout ą fait. Et il ne s’agit pas seulement des oiseaux… En bref alors, l’homme sait źtre parfaitement épouvantable, et il a réussi ą épouvanter grande part de ce monde qu’il lui-mźme l’a étiqueté comme «sauvage». Paradoxale, n’est pas?
Dans le monde il y a de plus en plus des oiseaux et des animaux qui déambulent sans relāche pour éviter ainsi de se rencontrer avec l’homme impitoyable, celui qui mange les forźts, celui qui boit toutes les paludes jusqu’au dernier goūte, en y restant d’ailleurs parfaitement identique, toujours affamé et assoiffé. La part de ce monde «sauvage» qui cherche de lui résister avec fanatisme ou vient-elle d’źtre disparue sans trace ou elle vient d’źtre mise aux auspices de ce magnanime (qui n’est pas sauvage) qui lui a dérobé et l’a dépouillée de tout ce qu’elle avait, et désormais dénaturée, elle ne survivra que grāce ą, et pour la culturation comme le dernier exemplaire de ses prédécesseurs disparus. Alors, les épouvantails ne sont pas simplement des épouvantails. Non. Ils sont bien autres. Ironie des ironies; ces źtres déją dénaturés, qui ne rassemblent ą l’homme qu’apparemment, ils resteront toujours la mémoire la plus funeste des douleurs du passé pour toutes les créatures migratoires, et en mźme temps la vision la plus véritable de ce Mal qui vient, qui cherche, qui approprie et qui usurpe de ce monde et de lui-mźme tout, sans aucun critčre.
Comme tels, alors, les épouvantails, pour ce monde étiqueté «sauvage», ils restent comme la démarcation la plus extrźme et inaltérable de cette marche déraisonnée et logique de la biche inépuisable dénommée par l’anonymat «Homme».
Et il en y a de plus. Si nous allons ą le voir plus profondément, les épouvantails sont des véritables monuments érigés pour l’homme, et ils continueront ą exister mźme au temps ą venir. Et si vous vous arrźtez devant un monument comme ēa, mźme indifférent et sans lui prźter attention vous vous rendrez compte que chaque d’eux possčde sa part de terrain qu’il l’a bien cultivé en mettant en œuvre toute sa culture, la raison pour laquelle il la défend avec la dévotion sacrale d’un épouvantail. Chaque homme mérite un tel monument, et si on lui détache les palettes et la paille qu’il porte, personne ne sait d’oł va-t-il ą finir avec ces petits morceaux de civilisation qui lui restent. Dans la symbolique de la représentation de l’homme, chaque de ces épouvantails reste pour épouvanter cette part épouvantable qui demeure dans l’intérieur de l’homme. Tout ēa reste comme un signe prémonitoire pour tous ceux qui pensent toute ą l’heure d’avoir compris quelque chose, ou pour ceux qui déclament avec force qu’ils avancent envers le progrčs pas seulement sūr, mais mźme bien inévitable.
Les épouvantails les plus authentiques de l’humanité sont des źtres gros et charnels (demos, si on change l’accent, signifie gras, c’est-ą-dire démocratie, le pouvoir du gras), entourés des couturiers qui leur coudrent la honnźte selon la mode de derničre heure, avec des gants tout nouveaux qui leur gardent les mains de l’impureté, avec le chapeaux qui sache camoufler leur pensées (Dieu sait ce qu’ils pensent), avec un cithare qui a tous les fils qui joue et provoque le sommeil (misérables ceux qui ne dorment pas, ou qui ne font pas feint d’en dormir) et le sourire, eh, évidement le sourire figé dans l’image cultivé d’épouvantail.
Pompes, rumeur, clameur et paille. Il y a beaucoup de paille dans notre entourage. L’amour, cela fait longtemps qu’il appartient au «monde sauvage» et il reste celé dans ces petits territoires que l’urbanisme ne les a pas encore mordu. Il est bien entendu que moi je ne peux plus continuer. Je sais bien que mon ami misérable, celui de la plantation ne sera-t-il pas fāché avec moi-mźme si j’irais ą éplucher de nouveaux matériels, parce que par sa nature l’épouvantail est trop pauvre, il sait comment s’entendre avec son semblable et dčs sičcles il se comporte tout pacifiquement avec les hommes. Mais d’autre part, ce vieillard sot et maussade qui figure sur la bouteille de Coca-Cola - dont la carriole est traīnée par les chevets - il ne me pardonnera pas si moi je continuerais, et si moi, je ne tourne pas mon discours au terme, je risque fort bien de tomber sur ses chiens, qui, ą part d’źtre gras, il sont mźme affamés, les plus dignes choisis entre ses épouvantails les plus colériques. Mais, qui sait, il viendra un jour quand mźme les épouvantails de paille ne seront-ils plus indispensables ą nous, et ēa peut źtre considérée une victoire, mźme s’il ne sera pas la seule, ni assez simple comme peut-il sembler.









POETIKA E PĖRPARIMIT TĖ PASHMANGSHĖM

" Jo, nuk ėshtė ashtu! Por ju jeni qė
doni tė ngutshmen. Dhe e lini pas
shpine atė, tė ardhmen"

Kuran 75; 20 - 21


Nė kujtesėn egocentrike tė njerėzimit, shumica e lėvizjeve qė mundėsuan marėdhėniet nuk gėzojnė privilegjin e dokumentit dhe si tė tilla, iu nėnshtruan imitimit qė duke u harmonizuar me tė pėrditshmen u kthyen nė zakone, qė mbrohen nga uniformat e armatave tė “paqes” (uniforma tė njėjta me ato tė luftės), tė cilat mirė apo keq, ngadalė apo shpejt, kanė pėrparuar nė “dobi” apo nė dėm tė njeriut dhe tė jetės nė pėrgjithėsi.
Ndryshe nga "Gomari i Buridanit" (veshgjati qė shterri jete i uritur ndėrmjet dy mullarėve), prej tė cilit njerėzimi krenohet se nxorri mėsimin e duhur, dhe me pėrkushtimin e njė veshgjati krejt tjetėr, tashmė i ėshtė turrur tė dy "mullarėve", majtas dhe djathtas (pa dilemat dhe komplekset poetike tė gomarit tė famshėm), me qėllimin e vetėm fisnik, tė mos ngordhė i uritur. Dhe me ē’duket, lumturisht i ngopur, nė llogore apo jashtė saj, dimėr qoftė apo verė, zjarr apo akull, njėlloj pėllet dhe pėllasin pėr tė, me atė lirikėn e njohur dhe dlirėsinė ngazėllyese tė kundrimit tė mullarėve pranė, fare pranė.
Hej, vetėm shikoni ēfarė ndriēimi kanė mullarėt e verdhė, ēfarė drite dhe ēfarė shkėlqimi...?! A mund tė mos marrėsh pjesė nė kėtė pėrjetim gastronomik, a ėshtė e mundur tė rezistosh...?! Diēka e tillė, pa pikėn e dyshimit, mund tė gjykohet pėr ty nga e gjithė gjindja pėrreth, si e barabartė me ēmendurinė apo sė paku me lajthitje. Le pastaj, po tė provoni edhe tė rrini larg mullarėve, e sigurtė qė pėrveē se do mbeteni i vetėm fare, fillikat nė gjithė kėtė haje madhėshtore, por fisnikėt nė fjalė me siguri do ju qesėndisin me ē’tu vijė atyre pėr mbarė dhe me tė drejtė, madje pėr tė qenė i saktė, meritoni shumė mė keq sesa kaq.
Qė fisnikėrimi i njeriut ka lidhje me stomakun e tij (meqė uria i referohet njė gomari aspak fisnik), kjo tashmė ėshtė provuar dhe pranuar botėrisht, e nuk ka mė pikė dyshimi pėr kėtė. Nėse mė lejoni, si ishte, ēfarė…? Me zė pak mė tė lartė, ju lutem. Aa, domethėnė…, po! Epo, sigurisht, natyrisht…! Nuk ka si tė jetė ndryshe, edhe ju i bashkoheni mendimit tim. Jeni tė shtrėnguar ta pranoni tė gjithė, se me barkun plot, i nginjur ohoho, derisa yndyra e gudulis nė fyt, njeriu s’ka sesi tė mos jetė i lumtur, dhe pikė. Ajo, gromėsima qė zakonisht pėrmbyll atė kalvar pėrpjekjesh heroike, hej, pėr atė nuk ka fjalė dhe mos e dini aq tė thjeshtė, nė asnjė gjuhė tė botės nuk mund tė shkruhet, njė xhevahir mė vete. Gromėsima nė fakt, ėshtė shkėlqimi mė i shpeshtė qė i bashkanjgjitet tė gjitha sukseseve tė njeriut, pavarsisht nga meridianet dhe paralelet e vizuara nė glob. Pėrpara njė sofre tė shtruar dėng me tė pjekura, tė ziera, tė tymosura, tė lyrosura, nė njė fushė beteje si kjo nuk ka flamur qė nuk bie e as gjeneral qė reziston, pavarsisht nė cilin cep tė botės ka lindur gjenerali.
Nisur nga statistikat pėr sasitė e sillės qė konsumohen pėr frymė nėpėr grazhdet e racave tė ndryshme, disa na rezultojnė mė tė pėrparuara, tė ngopur e tė tejngopur gromėsijnė mė shpesh, dhe si rrjedhojė, duhet tė jenė mė tė lumtur se tė tjerėt (!!!), gjė pėr tė cilėn veē nė qofshim tuafė pėr t'i kundėrtshtuar. E nė fund tė fundit as nuk ia vlen t’i kundėrvihesh, dikush gjithmonė do tė jetė pashmangshėm diku pėrpara nė pėrparimin e ndriēuar mirė, e disa tė tjerė jo. Punė e ngatėrruar kjo e mullarėve, si nė ditėt tona po ashtu edhe nė lashtėsinė e largėt, e as nuk besoj se do t’i gjendet ana fillit nė tė ardhmen. Kėshtu ka qenė qėmoti e kėshtu do tė mbetet, me sa duket edhe pėr disa kohė, nuk e dimė se sa. Disa janė atje, qė siē thonė vetė, shumė pėrpara pėr tė shkuar edhe mė larg, disa tė tjerė janė tamam atje ku ata duan vetė tė jenė, as mė shumė e as mė pak. E nėse diku (tė pėrparuarit pėrpara nė pėrparim) nuk do tė ishin kėta qė janė, as ne (qė jemi kėtu ku deshėm tė jemi), s'do tė ishim kėta qė jemi sot. Zotit falė, as ne na duhet menēuria e tyre, dhe aq mė pak ata, e duan kėtė budallallėkun tonė.
Sidoqoftė, personazhi qė kam zgjedhur dhe pėr tė cilin do ju flas nė kėto rradhė, ėshtė edhe kėtu edhe atje, pra, edhe ėshtė i sėrės mė tė lartė tė fisnikėve ku gromėsimat nuk kanė tė mbaruar, edhe na shfaqet nė shtresėn mė tė ulėt tė zhelanėve qė nisur nga stomaku, nuk kanė as shenjėn mė tė vogėl tė fisnikėrisė. Tashmė ky personazh ėshtė zakon, nuk dihet saktė sa i lashtė, siē nuk dihet nėse ai imiton njerėzit (ndoshta mė e mundshmja) apo ne njerėzit imitojnė atė (e mundėshme edhe kjo), kuptohet jo vetėm pėr forcė zakoni. Nė tė vėrtetė as unė vetė nuk di si t’i afrohem apo largohem kėtij ēorapi tė thurur keq, habi pėr t’u habitur se si njeriu me gjithė intelektin qė ka nė pėrdorim, nuk mundi tė gjejė diēka mė tė mirė nė shėmtinė e vet, e as mė tė menēur nė tė frikshmen qė bart, se sa ngjashmėria me veten e vet.
Dordolecėt ...
Po, po, dordolecėt, ata mė tė pėrvuajturit nė fillim apo nė mes tė arės, pėr ata e kam fjalėn. Natyrisht qė pėr mua dhe ty miku im, dordolecėt assesi nuk janė tė frikshėm se nuk gromėsijnė, pra nuk janė “njerėz”. Ata janė vėrtet pėr tė trembur, por ama atė pjesė sė botės sė gjallė qė kėrkon tė marrė diēka nga pjesa e njeriut (…!!!), apo prej sė cilės njeriu ruan atė qė ia grabiti kėsaj bote tė gjallė dhe jo ashtu kot, por nė emėr tė epokės sė kultivimit, tė cilėn kėto gjallesa as e kanė kuptuar akoma, e as tė mirat nuk ia dinė (…!?).
Sigurisht njeriu pėr ato gjallesa ėshtė i frikshėm, deri nė tmerr, edhe ashtu vetėm dordolec i mbushur me kashtė, qė vetėm i ngjan tė vėrtetit aty-kėtu, nė ndonjė grimcė civilizim tė grisur.
Mjafton njė kapele copė, njė palė doreza ku mungojnė tri-katėr gishtėrinj, njė kitarė e prishur pa tela (qė kurrė mė s’do tė bėjė atė pėr tė cilėn u bė), njė kostum i leckosur dhe sidomos, pa harruar nė asnjė rast improvizimin e fytyrės sė njeriut, e pas kėsaj zogjtė tė topitur, nuk do tė guxojnė tė kujtojnė urinė, do ta durojnė atė. Dhe jo vetėm zogjtė. Me pak fjalė njeriu di tė trembė, dhe e ka trembur nė fakt, atė pjesė tė botės tė cilėn po ai vetė e ka quajtur “TĖ EGĖR”. Paradoks, apo jo?!
Bota ka gjithnjė e mė shumė zogj e kafshė, qė shtegtojnė, pėr t’i shpėtuar dorės dhe takimit me njeriun e pamėshirshėm, qė ha pyje tė tėrė, pi kėnetat gjer nė pikėn e fundit, dhe gjithsesi, mbetet i uritur dhe as etjen e shuan. Ajo pjesė e kėsaj bote “tė egėr” qė provon tė rezistojė me fanatizėm, o zhduket e tėra pa nam e nishan, ose vihet nėn mbrojtjen e dhunshme tė kėtij babaxhani (jo tė egėr), qė i mori gjithshka qė kishin, dhe tė denatyruar tashmė do tė mbijetojnė pėr mėshirė dhe nė mėshirė tė kultivimit, si ekzemplarė tė fundit tė paraardhėsve, tė cilėve vetėm i ngjajnė diku, nė diēka, apo ndoshta edhe mė pak.
Pra, dordolecėt nuk janė thjeshtė dordolecė. Jo. Ata janė krejt tjetėr. Dhe pėr ironinė e tė gjithė ironive, kėto qėnie tė denatyruara qė vetėm i ngjajnė njeriut, pėr tė gjitha gjallesat nė ikje, janė kujtimi mė i hidhur pėr dhimbjen e sė kaluarės, dhe pa dyshim edhe shembėllimi mė i vėrtetė i sė ligės qė vjen, kėrkon, merr nga kjo botė, jashtė ēdo kriteri, pa kursyer as veten. Si tė tillė, dordolecėt pėr kėtė botė tė ashtuquajtur “E EGĖR”, janė kufinj tė patjetėrsueshėm tė marshimit tė ēmendur dhe llogjik, tė bishės sė pamposhtur me emrin anonim “Njeri”. Dhe jo vetėm kaq.
Nėse do vėshtrojmė pak mė me vėmėndje, pėrsa mė sipėr, do kuptojmė se dordolecėt janė monumentet mė tė vėrtetė qė u ngritėn gjer mė sot pėr njeriun dhe qė ndoshta, do tė vazhdojnė tė ngrihen edhe nė tė ardhmen. Dhe para ēdo monumenti si ky qė thashė, nė se do tė ndalesh, tashmė edhe pa i kushtuar shumė vėmendje, do tė shikosh se secili nga kėto krijesa “tė pėrkryera” e "tė pathyeshme”, ka domosdo njė parcelė tė tijėn, tė cilėn e ka mbjellė po vetė, me kulturėn qė ėshtė vetėm e tija, dhe e ruan atė me pėrkushtimin e njė dordoleci tė devotshėm prej kashte. Ēdo njeriu i takon njė monument si ky, dhe nga ana tjetėr, po t’i heqėsh kashtėn dhe hunjtė qė e mbajnė, nuk dihet se ku do ta pėrplasė era atė pak qytetari tė leckosur qė i mbetet. Nė simbolikėn e pėrfaqsimit tė vetė njeriut, secili nga kėta dordolecė ėshtė pėr tė trembur pjesėn prej njeriu te dordolecėt e tjerė. Pra tashmė si njė paralajmėrim i rreptė pėr ata qė shtiren se diē kanė kuptuar, dhe mė mirė akoma, qė kėmbėngulin se nxitojnė drejt pėrparimit, jo vetėm tė sigurtė por tashmė edhe tė pashmangshėm.
Dordolecėt e vėrtetė tė njerėzimit janė tė mishtė, tė dhjamtė (Demos, me ndryshimin e theksit do tė thotė dhjamė pra demokraci, ndryshe, pushtet i dhjamit), tė rrethuar kėta me rrobaqepės qė qepin ndershmėrinė sipas modės sė fundit, me doreza gjithmonė tė reja qė ruajnė pastėrtinė e duarve, me kapele apo frizurė e cila di tė fshehė (o Zot mos ēfarė mendojnė), me njė kitarė me tė gjitha telat qė bie e ndjell pėrgjumje (mjerė ata qė s’i ze gjumi, apo tė paktėn qė s’shtiren si tė tillė), dhe buzėqeshja, patjetėr buzėqeshja nė fytyrėn e kultivuar tė dordolecit.
Pompė, zhurmė, bujė dhe kashtė. Shumė kashtė pėrreth. Dashuria ka kohė qė i takon “botės sė egėr” dhe fshihet nė ato pak treva ku urbanizimi akoma nuk ka arritur tė kafshojė
Kuptohet vetiu qė s'mundem tė vazhdoj mė tej. E di mirė qė miku im zhelan, ai i arės, nuk do tė mė mbajė mėri edhe nėse rrėmoj akoma, pasi prej natyre dordoleci i arės ėshtė i pėrkorė, di tė merret vesh me tė ngjashmit e vet dhe prej shekujsh sillet butė me njerėzit. Por nga ana tjetėr ai plaku i majmė, vesves dhe zevzek i "Coca Cola-s" - karrocėn e tė cilit e tėrheqin drerėt, nuk do tė ma falė vazhdimin, dhe po qe se nuk e ndėrpres kėtu dhe tani, mund tė mė ndėrsejė langonjtė qė mban pėrreth, qė pėrveē se janė tė dhjamtė si ai, shumica janė keqas tė tėrbuar, mė tė denjėt e zgjedhur ndėrmjet tė pjellės sė dordolecėve nė tėrbim.
Sidoqoftė, do tė vijė njė ditė (ku dihet?!), dhe dordolecėt zhelanė prej kashte nuk do tė na jenė mė tė nevojshėm dhe ndoshta kjo do tė quhet fitore, e cila gjithsesi nuk do tė jetė, as vetėm dhe as aq e thjeshtė sa duket.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Fatmir Baci   16/2/2010, 17:44

Lamtumirė

Lamtumirė, dhe mė qofsh e lumtur.
Ti ēerdhen do e thurrėsh, diku ngrohtė.
Shtegtarėt si unė, ngaherė rrugėhumbur.
Kėmbejnė gaz pėr ndarje, bredhur nėpėr botė.

Rrugėt pa fund, shtigje pak pėrreth.
Tė gjithė tė qeshur, princėr e princesha.
Unė rrugaē i lodhur, qė kėrkon e bredh.
Njė plagė s'jua thashė, njė tjetėr jua fsheha.

Lamtumirė princeshė, s'jemi tė njė gjaku.
Nė ėndrra mė grishe, s'tė lashė nė ėndėrr vetėm.
Lajthitėm ēmenduritė, ishte natė e ēartur.
Ika se mė ikej, se veē ikjet mbeten.

Ndoshta prapė njė ditė, do shihemi. Se kur... (!)
Nė pranga prej ari, kur tė jesh mbėrthyer.
Vlaga prapė do feksė, e ikja pa zhurmė,
Sėrish shkulm e ngrohtė, do trokasė nė dyer.

Me fjalė tė pafjala, do ta dehim heshtjen.
Zemrat do t'i ndalim, as frymė, as pipėtimė.
Unė princ i leckosur, kalorės buzėqeshjesh.
Ti rrugaēe fjetur, nė mėndafshe ngrirė.

Mundet prapė do kemi, njė natė prej magjie.
Ndonėse si dikur, s'do tė jetė aq e lehtė.
Zjarr dhe prush i vjetėr, dyfish ēmendurie.
Natė, si gur i ēmuar, njėqind fish e fshehtė.

Dhe prapė lamtumirė, princeshė e lumtur.
Me ikjet po iki, stuhisė ku era lot.
Shtegtarėt si unė, ngaherė rrugėhumbur.
Kėmbejnė gaz pėr ndarje, bredhur nėpėr botė.


Ishin dy virgjėri

Dridhur drithma, derdhet shtatit.
Fjalė shėrim, nė sythe plagė.
Butė e bardhė, burojnė shtratit.
Endrra - dallgė, jastėkut paqė.

Dy lastarė tė njomė si uji,
Thyhen e pėrdridhen njėsh.
Gonxhe - ēarė, petalet skuqin.
Drita ditėn me to josh.

Lagėn shirat shkretėtirat.
Pranverat u bėnė bashkė.
Embėl - vesė, vesuan dritat.
Shtegtoi nata, kėrkon natė.

Dy lastarė tė njomė harlisen.
Era fryn e lehtė, e ngrohtė.
Kėngėt gėrxheve gremisen.
I dėgjojnė pushuar zogjtė.

Ndalojnė orėt dhe minutat.
Muajt heshtin, stinėt s'janė.
Nuk gugasin as pėllumbat
Pėrgjojnė tinėz dy lastarė.

Flakė e ankthit piu britmat.
Prush u shuan nė dėborė.
U qėndisėn trėndafilat.
Iku larg fėmijė i gjorė.

Dridhur drithma, u derdh shtatit.
Fjalė shėrim nė sythe plagė.
Butė e bardhė buruan shtratit.
Endrra - dallgė, jastėkut paqė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Fatmir Baci   16/2/2010, 17:45

DITA


Me emrin e Allahut te Gjithmėshirshmit Mėshirėplotit!


Dėbora nė anėt tona bie rrallė dhe vetėm sa pėr t’u mbajtur mend, por shiu ama nuk di tė pushojė pothuaj gjatė gjithė dimrit. Siē tregojnė edhe mė tė vjetrit, kėshtu ka qenė qėmoti e kėshtu ka mbetur. Shi dhe prapė shi, butė e shtruar qė veē gjumi di ta fshehė nėn qepalla, vetėm ai e fshin disi ledhatimin e lagėsht tė tingujve kumbues poshtė strehės sė shtėpisė. Por aq, vetėm aq, sapo tė zgjohesh shiun prapė aty e ke. -Pikė-pikė, pikė-pikė, - dhe ca mė dendur akoma. Aq shtruar dhe ėmbėl kumbon pranė dritares tėnde, sa t’i rėndon qepallat edhe vonė nė mėngjes, kur ėshtė koha qė tė ngrihesh nga shtrati ose mė mirė tė themi, kur duhet tė ishe ngritur kaherė.
Ėshtė mė se e vėrtetė se nuk jemi vetėm unė dhe ti qė pas sabahut, na rrėmben andja ndjellėse e tingujve tė shiut, jo. Nė gjithė fshatin bėhen a s’bėhen njė grusht me pleq qė deri mė sot nuk dihet mirė pėrse, por s’duan t’ja dinė as pėr ėndrrat e mėngjesit e as pėr ėmbėlsinė e kėngės qė derdhet pa hesap ulluqeve poshtė strehės. Tė moshuarit e fshatit tim e kanė zakon tė zgjohen herėt, qė me agun e parė i ke nė kėmbė. Kur terri pėrtej dritareve sapo ka filluar tė ndahet prej bojės sė vet, qė pa zbardhur mirė akoma, ata ngrihen dhe as qė kujtohen mė pėr shtratin e boshatisur deri vonė nė mbrėmje. Fjalėt kėtu nuk mjaftojnė, i ikin kthjellit, bėhen azgane dhe nuk lidhen mė, ashtu siē duhet tė lidhen. Ēudi prej ēudive ėshtė edhe zgjimi, edhe gjumi i tyre. Ēudi…! Gjithmonė janė tė parėt qė lenė jastėkun e butė dhe mendja e njeriut nuk di si e qysh ta kuptojė, e as se ku ta mbajė pėr ta besuar, por fakt ėshtė se, nė mbrėmje tė fundit bien tė flenė.
Sado qė ta vrasėsh mendjen tėnde se pėrse e bėjnė kėtė, nuk e gjen dot shtegun pėr tė dalė dhe nuk ke se si ta gjesh, nė mėngjes sidomos as qė mund tė bėhet fjalė ta gjesh. Nuk e gjen dot se nė shtratin e ngrohtė ku je futur, mbuluar kokė e kėmbė me jorgan tė leshtė, ngatėrrohen dhe treten gjithė ngjyrat e botės e nuk tė mbetet kohė edhe pėr gjėra tė vogla si kėto. Zgjuar nuk mund tė thuhet se je, por as nė gjumė kurrsesi nuk mund tė thuash. Ėndrrat e mėngjesit hem janė ėndrra, hem s’janė ėndrra. Ndėrkohė qė ti, edhe po merresh me ca gjėra shumė tė mėdha, ose po bėn diēka fort tė rėndėsishme, edhe nuk po bėn asgjė, hiē. Vetėm sa po e rėndon jastėkun tėnd (njėsoj i mbushur me lesh), me gjysma ėndrrash qė tė ēojnė nėpėr ca vėnde tė tjera, por qė gjithsesi, pėrpėliten dhe baresin tebdil sė bashku me ty, nė gjithė gjėrėsinė e shtratit dhe kaq.
Nuk ka dyshim se sapo tė dalėsh nė rrugė, dikush mund tė tė japė veresie njė mendje nga e vetja pėr ėndrrat e tua (dhe s’ka tjetėr nė botė si fshati im, ka zemėr tė bardhė, sidomos nė kėsi meselesh ėshtė bujar i madh). Por aq, sapo rasti e bie qė tė bėhet fjalė pėr ėndrrat e atij qė po flet badiava pėr ėndrrat e tė tjerėve, kėtu stop, duhet menjėherė tė ndalosh (se ndalon ai), dhe domosdo do tė presėsh pak sa tė kthjellet turbullira. Nuk pyetet tjetri pėr ėndrrat e veta, sepse kurrė nuk mund ta dish se nė cilėn plagė e ke vėnė gishtin. Punė disi e ngatėrruar kjo e ėndrrave, qė ndonjėherė edhe mund tė pjellė ngatėrresa. Secili prej fshatarėve tė mi, mund tė flasė lirisht si dhe sa tė dojė kur ėshtė fjala pėr ėndrrat, pėrveē tė zotit tė punės, ai vetėm do tė heshtė si guak dhe pėrgjon me veshėt pipzė gjithė sa i thonė tė tjerėt.
Askush (pėr aq sa e di dhe njoh fshatin tim), nuk ka qoftė edhe njė mendje tė vetme pėr ėndrrat e veta, njė dikush tjetėr po, e ka. Dhe pėrveē asaj se, jo vetėm ka gjithmonė se ēfarė tė tė thotė (ky tjetri qė po flet pėr ėndrrėn tėnde), por i bie qė zakonisht tė ketė shumė mė tepėr se sa njė mendje. Ndėrsa ti, nė tė tilla raste je pėr tė dėgjuar gjithė sa tė thuhet dhe gale e madhe fort, se ty t’u dashka vetėm njė fjalė e vogėl sa pėr tė kaluar njė prag, aq, sa pėr merak. Jo, nuk mbaron me njė apo me disa fjalė jetime, ėndrra qė ke parė, nuk ka sesi. Nga goja e vet, tjetri t’i derdh me nxitim tė madh gjithė xhevahiret e fjalėve tė veta dhe mu nė fytyrė t’i derdh. Sė bashku me fjalėt, shpesh do tė shohėsh se fluturimthi pėrzihen aty-kėtu, edhe ca cirka tė vockla vezullitėse qė nėn rrezet diellit tė mėngjesit, ngjajnė si pikla vese me tė gjitha ngjyrat e ylberit.
Taze janė mendjet e fshatit tim nė mėngjes, tė freskėta si lakrat pas shiut, si tė pafilluara duken, sikur as qė janė pėrdorur kurrė mė parė. Pikėrisht pėr kėtė arsye, edhe mundėsia e parė e domethėnies sė ėndrrės tėnde, pjell menjėherė njė mundėsi tjetėr, kjo tjetra shpejt e shpejt njė tė dytė qė pason pararendėsen, e kėshtu me radhė, deri sa tė gjitha bashkė, bėhen mė shpesh patavrat qė tė rrethojnė oborrin e shtėpisė. Nė qofsh zotrote me nge e nėse nuk ta nguc rehatin diēka tjetėr, mundesh tė dėgjosh deri nė dreke, pėr shtatė a mė shumė palė qejfe, deri sa t’i mėsosh tė gjitha perspektivat ndritshme dhe premtuese tė ėndrrės tėnde. Kėshtu ėshtė dhe kėshtu ka qenė ngaherė, vetėm paksa durim i duhet njeriut dhe koklavitjeve si kėto, u gjendet zgjidha fare lehtė kėtu nė fshat.
Ėndrrat nuk ėshtė se janė tulla prej balte e qė pas kėsaj, tė mjafton njė usta i mire, ca krahė tė fortė dhe e ngrite shtėpinė.
- Ku tė ma gjesh po tė jetė kėshtu! - mund tė thotė dikush qė sapo ka nisur shtėpinė e re.
Po, por nuk janė tė gjithė nė fshat qė po ndėrtojnė shtėpi dhe Zotit falė, nuk ėshtė dhe as nuk qenka e thėnė, qė rrjedha nė kėtė botė tė jetė vetėm kėsisoj, tulla e llaē, ustallarė e mure, dhe hajt. Pėrkundrazi, ka edhe ėndrra. Ka dhe s’mundem assesi tė them se ėndrra janė pak, flas kėtu vetėm pėr fshatin tim, gjetkė mund tė jetė ndryshe, nuk e di.
Ajo qė unė di, ėshtė se ėndrrat jo vetėm janė diēka krejt tjetėr nga muret (diskutim tė cilin nuk dua ta hap, se tamam kėtu ka njė rrezik qė japraku tė na pėrzihet), por poqe se ėndrrat edhe tė gjejnė gafil, t’i ngatėrrojnė tė gjitha fijet e mendjes, ca mė keq se ē’i shpupuris stuhia leshrat e kokės. Besoj se as nuk ėshtė nevoja qė ta them se me muret, diēka e tillė nuk ndodh. Mė e shumta me murin mund tė pėrplasesh, ndoshta edhe mund tė thyesh hundėn, por vetėm me kushtin qė mendja nė atė ēast po tė fluturon diku larg, nė ca vise tė tjera qė ose i ke parė ėndėrr, ose i ngjajnė atyre qė njeriu zakonisht i shikon nėpėr ėndrra. Janė pikėrisht ėndrrat ato qė e bėjnė tė rriturin tė vrapojė qesim pas rabeckave, si dikur fėmijė e nuk ėshtė fėmijė (kjo edhe pėr sė largu duket), dhe janė po prapė ėndrrat qė pėrkundrazi, ēilimiun e bėjnė t’i peshojė fjalėt me kandarin e qymyrxhiut pa e vėnė hiē nė atė mendjes, se nxiton tė rritet prandaj, kandari i mendjes tani pėr tani as qė i duhet.
Punė tė mėdha janė ėndrrat nė fshatin tim, bile shumė tė mėdha dhe nuk ėshtė e lehtė as t’u dalėsh nė anė e as tė qėndrosh nė mesin e tyre. Rrugė dhe rrugė e gjatė qė tė fut e tė mban nėpėr ca skuta tė ngatėrruara ku, hem nuk e di se si erdhe, hem nuk di si tė ikėsh prej aty. As nuk ka rėndėsi nė ishe me mendje apo pa mendje kur ndodhi, tė pėlqeu ose jo, do apo s’do ta qė ta mbash, njėsoj ėshtė, ėndrra tretet mė shpejt se vesa e mėngjesit dhe hapi nuk tė mjafton pėr t’i dalė nė krye. Ėndrrat janė ėndrra vėlla, nuk i ėshtė gjendur akoma aleti qė mund tė na e thotė saktė “si” e “qysh”, as dimė ku fillojnė dhe as ku e kanė mbarimin. Qė tė gjitha janė njėlloj tė ngatėrruara, kur edhe fillon tė mendosh pėr to, bėhen lėmsh e li. Njėlloj tė mbyllura pėr tė kuptuar diēka pak prej tyre, pa marrė parasysh nė je i shtrirė nė shtratin e ngrohtė, apo je nė rrugė tė madhe dhe ēapitesh nė tym, si mbi njė shtėllungė reje, ndėrsa hapin nė fakt, po e hedh nė baltėn trashė tė fshatit.
Qofsh nė gjumė apo edhe zgjuar qofsh, ėshtė po ajo punė. Tamam kur ti mendon se mė nė fund ėndrrėn e ke nė dorė dhe mund ta mbash pėrngaherė, ajo ka fluturuar nė punė tė saj. Ndėrsa, kur mendon se e hodhe tej sapo qė u ngrite nga shtrati, ėndrra vjen e tė pėshpėrit nė vesh nga mėngjesi nė darkė gjithfarėsoj broēkullash, por qė tamam-tamam as broēkulla s’mund t’i thuash. Ka vėrtet disa qė dine tė ta tregojnė fillin e kėputur nė ėndėrr si ma do, gishtin nė plagė e vėnė, por ka edhe nga ata qė e ngasin fjalėn nėpėr tym dhe t’i ngatėrrojnė fijet mė keq se ē’i pate nė kokė para se tė ngriheshe nga shtrati.
Ėndrrat mė shkėputėn disi nga ajo qė nisa tė tregoj dhe padashur fjala mė rrėmbeu nėpėr ato treva, qė pėr gjithė sa tė sheh syri nuk janė kėtu nė fshat, por qė prapė se prapė ato janė kėtu, sepse edhe po tė duash gjetkė nuk i gjen. Ndaj dhe filli i bisedės u zgjat pak mė shumė nga ē’duhet, por ju siguroj se nuk jemi larguar edhe aq, rreth ėndrrės vėrtiten gjithė gjėrat qė kemi kėtu nė fshat, madje edhe ato qė nuk i kemi fare, po nė atė qerthull i ke.
Duke dashur pra, t’ju kursej nga ca rreshta mė shumė, si dhe nga stėrhollimet e bezdisėshme, mė duhet ta pranoj se shiu gjatė dimrit kėtu nė fshatin tim, ka pjesėn e vet jo vetėm nėpėr ėndrrat e mėngjesit me dilemat e pėrditėshme - tė zgjohesh apo jo(!?) - por edhe gjatė gjithė ditės e deri vonė kur muzgu nis tė ngjyrosė qiellin e lagėsht, kur mugu i akshamit nis pėrzihet me pikat e dendura dhe nata fillon tė derdhet ngadalė mbi ēatitė shtėpive. Pas kėsaj, shiu sėrish tė tregon rrugėn pėr nė qoshin e ngrohtė pranė oxhakut ku tė presin biseda tė gjata apo tė shkurtra, fjalė tė shtruara e tė buta vėrtet, por qė kokėn ta rrėzojnė mbi gjoks e tė pėrcjellin prapė pėr atje nga ku tė morėn, nė ėndėrr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Fatmir Baci   16/2/2010, 17:45

M'i ke fshehur rrugėt

M'i ke fshehur rrugėt. Si tė vij tek ty?
Netėve hyra dola, nga dhjetra dritare.
Territ nuk tė gjeta. Gabim, e nga ta di?
Tė lėnėt shpesh i ngrohin, lėnesha qyqare.

Nė shtretėr tė pagjumtė, ty tė kam kėrkuar.
U fekste dikush tjetėr, atyre sigurisht.
Pa emėr trokisja, e emrat mė janė shtuar.
Pasthirrma lumturake, nė ēaste dalldish.

Tani ēapitem shpresės, se rrugėt m'i ke fshehur.
Kėrkoj dikė tė paktėn, tė ketė emrin tėnd.
Mė fshihet e vėrteta, gėnjeshtra fton e etur.
Rrugėve jam lodhur, do pres nė ndonjė kėnd.

Nė pyetsh pėr mua. do them: "Jam i lumtur."
E di, edhe ti...! Nė mos, ashtu gėnjemė.
Botėn pambaruar, e gjetėm gati humbur.
Bujarisht plaguar, gjysmake do ta lemė.




















Diku nė qosh plehrishtash

Heshtjen e njė nate, nuk di se ku ta flak.
Ēastet para saj, kujtimesh kyēur rrinė.
Tė pathėnat fjalė, mė lidhin nė mėkat
Fal e s'fal, nuk mundem. Mallkime s'mė vijnė.

Grindem me vetveten, si gotė e boshatisur.
Trokitjesh tė lehta, tres tinguj kristal.
Njė grua, ku dihet (!), e dehur, e braktisur,
Do pijė e do mė thyejė, mllefit pėr pak fat.

Nuk e di, prej meje, ē'do jetė e shpėtuar.
Njė grimcė kristal, njė qelq, a diamant.
Diku nė qosh plehrishtash, ndoshta i harruar,
Do mbetet njė grua, e tjetra dehur tapė.

Mallkimesh do rilindem, e ēdo copė e thyer,
Kupė do tringėllojė unazave nė gishta.
Si kusar mes grave, tinėz do jem kthyer.
Dehur do fal dehje, flakė nė buzė tė trishta...


















Pa duar e kėmbė

Rilindem dhe vdes butė,
Tėrheq pa hir gjithēka,
Hapit gjarpėr udhė,
Ku dhėmbė tė helmėt ka,
E kafshatė tė hidhur.

Embėlsou pak,
O fat,
O vėlla.
Bindmu edhe ti,
Siē unė tė jam bindur.

* * *
Stuhitė i lagur laga,
Acarit "Me" dhe "Pa"
Stolitė nė natė i flaka
As t'i shikoj s'mė la,
Nėpėr terr harruar.

Butė, pak mė butė,
O fat,
O vėlla.
Ndrysho dhe ti njėherė,
Mjaft mė ke munduar.

* * *
Kush mallkim i rėndė,
Tė solli bashkudhėtar?
Pa duar e pa kėmbė,
Mbi kurriz si “TRA”,
Sė prapthi i lexuar.

Zgjohu pėr njė fjalė,
O fat,
O vėlla.
Ke njė jetė qė fle,
E unė njė jetė zgjuar.








Prapė kam gaz

Gishtėrinjve shkasin vitet,
Kėngė te reja po mė plakin.
Njė vullkan nė gjoks venitet,
Gjeth' i tharė, stuhitė mė flakin.

Piva zjarr, nė ujė tė ndezur,
Frymė inatesh, thitha akull.
Qesha ikjet, i pėrqeshur,
Veten palė, erės nėn sqetull.

Mallin zbardh, dėborė e rėnė,
Rrugės - rrudhė, nata mė zbehu.
Asgjė s'mbeti pėr tė qėnė,
Ajo "Nesėr…", prapė gėnjeu.

Shtretėrve, ku ėndėrra treta,
Nė mėkat, mblodha nektar.
Pengje lashė ndėr gra dhe mbeta,
I lėnė, si mbreti hokatar.

Gaz kam prapė, gėnjej vetminė,
Dimrat shtegut, lig pėrgjojnė.
Kur tė ma shikojnė rininė,
Pleqėrinė, do ma lakmojnė.


















Lule dhurimi gjaku
(Anonimati)

Kur kėto lule,
Tė mos jenė si tani,
E vyshkja t'i ketė pirė,
Sikur duhet.
Ngrohini me ėndėrr,
Do ēelin pėrsėri.
Tė mos thoni "Ishte",
"Ėshtė" nė to tė thuret.

Se ditėt janė ditė,
Si stinėt dhe vitet.
Qė shkasin e shkojnė,
Pa dert pleqėrie.
Vyshken e ēelin,
Minuti tė grabitet.
Pa dje, deri nesėr,
Njė ēast lumturie.

Sa t’ju hap njė derė
T’ju pėrcjell nė prag
S'janė kushedi,
Tė tjera s'mė ndodhen.
Dhe tinėz tė iki
Tė fshihem nga pak
Dritėn ta le ndezur
Heshtur tė largohem













homazh poetit tė panjohur

venash flakė,
natė nė sy.
gaz e plagė,
pushon aty.

rrugėn humbur,
bredh ngadalė.
flet i vdekur,
hesht i gjallė.

mbyti klithma,
gjoksit ējerrė.
u tret drita,
fsheh ylberė.

shok me mbretėr,
tė pėrzėnė.
gra pa shtretėr,
net pa hėnė.

eh, pranvera,
shpesh gėnjeu.
stinėt era,
i rrėmbeu.

vit pa shekull,
varg pa emėr.
trok nė mjegull,
lot e zemėr.

njė mijė vjet,
si stalagmit.
pikon e pret,
duron pik - pik.








Njė dru si unė

Tė gjitha jua dhashė, tė gjitha ē'kisha.
Nga unė tė tjera, ēdo kėrkoni mė?!
Degėtharė-bonjak, vjeshtės ndėr shelgjishta.
Erėrat mė thyen, pa krismė e pa zė.

Buzė-zhurmash moēali, ujrash tė lėna,
Ku lule nuk kish, e as fryte jo,
U treta - trishtė, mes degash tė njoma,
Furtunės i pirė, e etur ajo.

Ē'doni mė nga unė? Jam me degėt tharė.
Tani as gėnjeshtra, nuk do di tė flas.
Nė oxhak me mua, do digjen edhe fjalė.
Si tym do t'i ndaj, qiellit mbi pullaz.

Prej zjarrit tė fundit, pak hi i bardhė,
Qė shuhet butė, pėrgjumjet i thėrret.
Ē'mbetet ėndėrr feks, gjatė nėpėr natė,
Me tymin qė shkoi, nė ag do tė jetė.

Dhe prapė do rrėmoni, nėpėr hi e prush,
Me shiun do prisni, prej tymit njė lajm.
Reja qė zgjodha, mė barti larg jush,
Mė hodhi dėborė, lėndinės nė mal.

Dhe fjalėt beharit, lule do qėndisen,
Nė gishtėrinj vajzash, do thurren kurorė.
Nėpėr kurm e flokė, petal do harlisen,
Ndėr gjinj virgjėreshash, do falin aromė.

Mė kot do kėrkoni, njė lajm a nuk e di,
Njė dru si unė, ju s'do ta keni mė.
Nė vjeshta mos prisni, nuk jam as nė shi,
Nė njė vend rri fshehur, e s'jua them atė.









E fshehtė

Ka vetėm njė fjalė,
Ēast si fjalė qė duam ta kemi.
Botėz e vockėl,
Nė zemėr tė njė pikvese,
Ku ylberėt,
Harlisen tė paqtė, mėngjesit.

Ēast si botė,
Sa njė fjalėz.

Ledhatim uturimash mbi tinguj ullishtash ronitjeve ikin
.edhatim .turimash .bi .inguj .llishtash .onitjeve .kin

Ca gėrma jetime si heshtje,
Mbesin tė pakuptimta.
Tė braktisura pėshtjellimesh,
Bien diku,
tė pafajshme nė pasigurinė e tyre.

Fjalė ēast,
Qė vetėm ishte.
Nė "ISHTE" rrin e prehet,
Dhe mbetet atje.
E pashpjeguar,
Nė llozhėn e zgjedhur tė kujtesės.

Ndėrsa ylberėt nė vesė,
Shuajnė etjen e pamatė tė diellit,
Qė merr mėngjese nė pakthim,
E tė tjera zgjon.
Vetėm kur ikin,
Kujtohemi se i patėm.

Lodra-ushtimė me tallaz urtėsuar rimon ikjet
... ... ... ... ... ... ... ...

Dhe prapė ca gėrma,
Ngjiten tė na presin.
E ca fjalė pa lidhje,
Rrėzohen pa shpresė.
Si e qara nė ditėn e parė tė lindjes,
Apo ndoshta,
Si njė kujtesė e humbur.

E ikur pėr kthimin e premtuar.



Jetė qeni (Disa)

Vjen dita,
Dhe qentė e pranojnė mėshirėn.
As lehin,
As kuisin,
As kafshojnė.
As bushtrave nė stinė dashurie,
Nuk u afrohen mė.

Nuk shkojnė si dikur,
Bishtundur
Pas tė zotit,
Tėrė gaz e shend.

Lėvizin ngadalė,
Sa njė hije vapės,
Pas hijes sė vapės.

Sy tė rrethuar,
Nga sklepa lotėsh tė tharė,
Tė ngulur diku,
Ashtu kot,
Nuk shikojnė asgjė.
Nuk thonė asgjė.

Apo ndoshta shumėēka.

Vjen dita,
Kur qentė pushojnė nė mėshirė.
Mė tė gjatė,
Se netėt e pagjumta me hajdutė.
Mė tė shkurtėr,
Se gjumi i mėngjesit dikur.

Nė pafundėsi e harresė,
Tė topitur,
Gjer nė bezdi ashtu.

E kur sytė mbyllen pėrngaherė,
Themi: "Ishte plak".

Aq jetojnė qentė.
15 vjet.



... dhe fajet m'i kurseni

Ē'ironi e ngrohu, kaq ligsht dashurinė?
Nė cilin prehėr, dremitjet i ka lėnė?
Njė ēast mė qafon, me dritė njė vetėtimė,
Pastaj ēap e terr, natės-kurth i zėnė.

Do pres. Edhe sa? Pak vite mė kanė mbetur.
Diku tjetėr ngroh, tek unė dimrojnė premtime.
Rrudhė e thinjė mė fali, vetė e re, e etur.
Ngaherė e mirėpritur, paftuar nė kujtime.

Nė zemėr mė derdh, ujvara mėrzie.
Stėrkala durimi, shpresa pi prej saj.
Mė tret nė harrim, njė vezull pėrjetėsie,
Stuhinė qė mbolla, cikmė nė buzė e mbaj.

Eshtė njė vaj si kėngė, pėshtjellohet hapit,
Mė ndalon tė rritem, as plakjen nuk ma do.
Udhės shkrirė kėrkimit, ēmendurak i fatit,
"Dje" qė nuk mė deshi, nesėr larg mė fton.

Zėrat urtė mė zvargen, mbeta i pashtruar.
I butė si njė qengj, mallkuar si djajtė.
Stinėt mė kėmbehen, i dobėt kam qėlluar.
Tė gjitha me tė djathtėn, mėngjėrash me gratė.

Si kusar i rregjur, pres njė kohė me diell
Tinėz nėpėr re, kam lėnė ditėt, vitet.
T'i rrėmbej nė kėngė, yje, hėnė e qiell.
Era lehtė e ėmbėl, ėndrrės tė fashitet.

Besoj puhizė premtimin, dhe do vdes i tillė.
Ura-hėnė mbi ujra, po feks njė dritė bekimi.
Ndaloj nė kohė qė s'ndalet, kėpus dhe lidh njė fill.
Thjesht, kėrkoj njė lutje dhe fajet m'i kurseni.








Gjermanisht e lirė dhe unė

Ti grua e fshehur, pas njė mijė kotjesh.
Shkėlqen dhe shuhesh, nė kujdesin pėr to.
Si njė kėngė e tretur, nė harrime mortjesh.
As qesh me gaz, e as qan me lotė.

Kur njė ditė tė thinjesh (A thinjen flokėverdhat?)
Kujtesa ngrohtė do ndrisė, prag-dimrit suferinė
Pėrshpirtjesh pa shpresė, do treten tė vėrtetat.
Diku larg mėrguar, flladiten me rininė.

Atėherė, edhe lulet do tė jenė tė trishta.
E ca gra tė majme, do tė bėjnė shoqėri.
Do t'i zgjidhni fjalėt, si ngaherė tė brishta.
Pendesės do rrėmoni, pėr njė dashuri.

Ndoshta, dhe s'do jetė tamam kėshtu.
Mundet, e pse jo, jam unė i gabuar.
Lirinė kur e kam, e fal kuturu.
E kur jam pa tė, bredh pėr ta kėrkuar.

Gėnjej, e s'mė gėnjeni, nxitoj pėr nė dėshirė.
Rrugės sime shkoj, as pres, as paguaj.
Me miq tė pasigurtė, rėndom ndjehem mirė.
Tė ndalurit s'mė joshin, pėr ta jam i huaj.
















Njollat

Dy njolla tė murrme ranė
Dhe qielli u ēel.
Balta nėn kėmbė,
Ashtu si ngaherė,
Mbeti baltė.

Uji i verdhmėt,
Si dritė lėkure nėpėrkash nė gusht,
M'i numėroi sėrish vrimat nė kėpucė.
Pa harruar asnjėrėn.

Therja e vjetėr e kockave,
U ringjall,
Ndėrsa e dija tė vdekur.

Rrobat i vesha tė pastra,
Si gjithmonė pas larjes.

U laga nga shi i kulluar.
(Uji nga qielli binte i kristaltė)
Ēadėr s'kam patur kurrė,
Qė kur babai mė tregoi rrugėn e vetmisė,
Dhe vdiq ashtu,
Pa ma thėnė atė,
Fjalėn e pritur,
Atė qė para vdekjes
E thonė tė gjithė zakonisht

Gjithēka ishte qashtėr,
Dhe mirė,
Gjer tek nyjet e kėmbėve.
Tamam aty fillonin kėpucėt e mia,
Plot vrima pabesisht tė vogla.
E ku nė kurthe hapash,
Uji i baltuar,
Mban lidhje tė fshehta,
Me kockat e mia,
Qė pas vdekjes sė tim eti.

Dy ditė pa pushuar
Dy njollat e murrme shkarkuan.
Ranė dhe baltuan
Pėr kėpucėt e mia.

Dhembja nė kocka ndoshta sjell barazi
(Askush e tha, as pėrgėnjeshtrime ka).

Gjėrat nganjėherė bėhen tė thjeshta,
Vetėm nga keqkuptimi.
Ose nga tė kuptuarit keq.

Harresė pėr kujtesėn tuaj tė pamatė.
Kujtesė pėr cifla harrimi me dritė.

Gėzimet ato pak,
I kam vėnė nė gishtėrinj.
Nė secilin nga njė.
Kam edhe gishtėrinj bosh.
I numėroj shpesh

Zoti na gjykoftė pėr harresat.






















Kod gjaku pėr nė zemėr

Pak buzė kėmishės, padashur mė le.
E puthja m'u tremb, u tret fluturimit.
Qe mall, a peng? A veē ėndėrr qe?
A dhembje paratha, petal i trėndafilit?

Durimi ka mėrguar, nuk ėshtė mė as shėndeti.
Zemra ime e thinjur, s'lodron si mė parė.
Mė ikėn dallėndyshet, nė mes i kripur deti.
Ēerdheboshja stinė, e trishtė, e gjymtė, nė plagė.

Kursemi menēuritė, mendja loz me vdekjen.
Butė rrėmbema kokėn, gjinjve tė mė bjerė.
Thellė, mė thellė verbimit, tė lyp dritėn, prehjen.
T'i prek natės skajet, ta ndez pėrngaherė.

Pastaj... S'ka pastaj! Asgjė e filluar.
Nė ēdo hap udhėkryqe, tregues tė rremė.
Kapitje tė eterta, gjithė rruga, (e gabuar).
Mė solli tek ty, nė je pa shpirt, pėrzemė.

Mos druaj pėr mua, tashmė jam mėsuar.
Jashtė zemrave fjeta, ngrysur me bonjakė.
As bota nuk prishet pėr njė mjeran harruar.
Qė bredh i pamėri, bjen e ngrihet prapė.
















Bler

Ajo dorė e bardhė, e butė, e lėmuar,
M'i bėri orėt tė blerta, pranverė.
I trokiti plakut tingull i premtuar,
Tani le tė vdes, nuk do shkoj i mjerė.

Harresat dhe ankthet, tė blerta u bėnė.
Blerinė vėrshuan ėndrrat, venave nė gjak.
Mijėra pranvera, u shkrinė nė njė kėngė
Sa buzėgaz i saj, a ndoshta dhe mė pak.

Dimrat mėrguan, u shuan stuhitė.
Ylberėt tė paqtė qiellin e prenė.
Qerpikėt e shpresės, tani pulisin dritė.
Tallazi i stinės, gjelbėrt po mė vjen.

Ēdo tė bėj me tė? Si do ta dua?
Tė rilind i vdekur, nga njė mirėsi!
Zemra ime e dobėt, a do mundet thua,
Pas puthjes sė blertė, tė rrahė pėrsėri?

Nė se do tė vdes, thuaj, vdiq i lumtur!
Nė se do tė rroj, tashmė e di pėr ēfarė.
Syth i ēarė lajthimi, s'ka mė kohė tė humbur.
Do pėrgjumem blertė, blertė do ēohem prapė.















Falmė njė shkak

Nėmi buzėt mike e shtrenjtė,
Tė t'i puth, t'i ndez, t'i shuaj.
Falmė nje shkak qė gaz tė kem,
Shkak tė qaj, kur tė kesh shkuar.

Nėmi sy, qerpik e vetull,
T'i pėrzhis me buzėt flakė.
Muzgut dritė t'i fal njė vezull,
Kur tė shkoj, dhe ti tė qashė.

Nėmi mike, gushė e gjinjė,
T'i pėrskuq. Ē'tė duhen bardhė?
Dashuri pas nesh s'do vijnė,
Rini pas, s'do ketė mė prapė.

Nėmi pra, ēka mė mban fshehur,
T'i lėmoj, t'i ndris stolitė.
Falmė njė shkak, tė rroj i dehur,
Shkak tė vdes, pa dert njė ditė.



















Tė lashė njė fjalė

Buzėve tė lashė njė fjalė,
Marrėzi, si verė e vjetėr.
Ishte prush, e u ndez flakė,
Brodhi butė, na zgjoi tė etur.

Ranė qepallat, fshehėn dritė,
Ranė dhe ėndėrrat, u bėnė buzė,
Zbritėn enkas, yllėsitė,
Gjinjve varg, gjerdan nė gushė.

Tretėm yje, ndezėm, shuam.
Pimė me fund "Rrugėn e Qumėshtit".
Qielli eshkė, u shuk nė duar
Teproi dritė nė ag prej ankthit.

Heshtje qe, nuk pati fjalė.
Paqė e marrė, si verė e fjetur.
U bė prush, e ishte flakė
Shtegtoi butė, na la tė etur.



















Mė lini

Mė lini tė ēlodhem, vetėm pėr pak.
Tretur ėndrrėn, kujtimesh ta le humbur.
Urtė-pushuar njėherėsh, i ri edhe plak.
Si maēok, pranė hirit i pėrgjumur.

Drutė nė oxhak, lėvizini ngadalė.
E pse tė mė zgjoni? Bėni dhe pa mua.
Nė zjarr do pėrzhiten, biseda dhe fjalė.
E janė po ato, i di dhe pa u zgjuar.

Tė reja s'do ketė, as sot njėmijė vjet.
E majta, e djathta, hapa dhe hiē.
Shkopi nėpėr natė, udhėve troket.
Mbretėr dhe skllevėr, zhurma menēurish.

Ju shkoni. Do pres, tė ēlodhem fare pak.
Do desha dhe unė, por ē'mė doni mė?
Do shihemi shpejt, nuk jemi dhe aq larg.
Dremitja e sfilitur, dhe njė zgjim me tė.



















Ki mėshirė

Prapėsitė e fėmijėrisė,
Mos m'i zgjo, po prehen larg.
Mė tremb shkulm i virgjėrisė,
Ki mėshirė! Tashmė jam plak.

Aq mėkate sa mban fshehur,
Kurmi yt, i brishtė, i dlirė,
E bėn shesh njė mal tė dehur.
E ē'jam unė...? Pra ki mėshirė.

Erė pa ndezur, dallgė me flakė,
Mos mė grish, mos ngre stuhi.
Tė butin breg, dhe njė zjarr prapė,
E bėn hi. A s'ke mėshirė?

Sa do desha...! Qoftė mallkuar,
Kushdo qė shkroi menēuritė.
Vlen njė ēast, stuhisė harbuar,
Sa tė gjitha mirėsitė.

Lėrma fėmijėrinė dalldisur,
Atje larg, me dhėmbėt mpirė.
Mos e ndill, njė plak hazdisur,
Lermė tė plakem, ki mėshirė.















Sytė e mi

Sytė e mi janė po ato,
Si tė atyre qė shkuan,
Kur mė shumė i deshėt.
Dhe fjalėt si tė tyret,
I kam kurthe plot,
Qendisur me gėnjeshtėr.


E ē'tė keqe ka,
Jam skllav e fort i bindur,
Gjer tek buzė e shtratit.
Bėhem mbret pastaj,
Vullkan nga tokė e ēarė,
Zjarr-llava e mėkatit.


Mbretėritė e mia,
Nuk duan kurorė.
Mbretėreshat fron s'mė lypin.
Mbi pėlhurė tė bardha,
Lėkurės theror,
Me buzė e bredh virtytin.


Pushtoj e mė grabisin, siē dua.
Me dallgė ēmendurake
I ngjesh mbretėritė.
Nuk e gjen nė botė,
Njė perandor si mua.
Ylberė harrese derdh nėpėr dritė.











Rrėnimi i ushtarit

Pėrtėrihen gėrmat, si gjymtyrė insektesh.
A ndoshta dhe mė keq, kancer femėror.
Dridhur pėrpėliten, vogėlushė mizeriesh.
E pandershme lufta. Nuk vlen tė ketė therror.

Duelet u rrėnuan, faj ka Ulenshpigeli.
Armė pėr sfidė kur zgjodhi, njė lakėr e njė fshesė.
Shekujt u bėnė pluhur, dhe pse u tall rrebeli,
Lolot u bėnė mbretėr. Mbretėrit jashtė, nė shpresė.

Stuhitė e prishėn Manēėn, s'ka mė nam, as zė.
Shkuan, s'janė sojllinjtė, trimat zemėrhekur.
S'ka mė Don Kishot, as Sanēo nuk ka mė.
Pak kohė pėr tė qarė, aspak pėr tė qeshur.

Eshtė zbehur dhe Praga, qė pas Franc Jozefit.
S'ka mė qen zgjebakė, ka kohė s'i blejnė spiunėt.
S'ėshtė Shvejku, babaxhani, me flamujt e idiotit.
Dhe as nė pijetore rrinė varur perandorėt.

Nuk ka mė paqė pėr ne, kemi dezertuar.
Lirinė e shkruajmė bukur, e veshim, e lajmė.
E pėrvėlojmė me hekur ēdo rrudhė tė pashtruar.
E nėse shkėlqejmė, lavdinė e mbjellin gratė.

Pandehmė pėr krenaritė, tunikė pėr qyqarėt.
Qiellin saktė e ndamė, sipas astrologjisė.
Jemi parathėnia, qė shkruan kiromantėt.
Trishtė nė hapa ere, vorbullojmė stuhisė.

Shuhemi pa nisur, vdesim tė pajetė.
Nė ngutje tė harruar, duelet mbetėn larg.
Dylqinjat nuk na presin, s'ka mullinj me erė.
Mbarojmė nė Sarajevė, fillojmė me birrė nė Pragė.








Rrethi i horizontit

Gati pisk ndaluar, nė ngėrēe diku larg.
Ashtu si nuk duhej, trazova kalendarėt.
Ē'ishin mirėsi, degdisur ikėn prapė,
Hareshėm ku festojnė, xhelatėt dhe vrastarėt.

Brodha, nėpėr kohė tė ngrirė, i fillikat.
Hapova ku erėrat, nuk frynin mė tymnajė.
Harrim, me frone pleq, mėkate pa mėkat.
Heshtjes rrafsh i shtrirė, as hone e as majė.

Kėmbėt mė lėpihen, nėpėr hapa binjake.
Gjurmėt mė pėrzenė, pėr nė tokė tė virgjėr.
Pak durim tepruar, nė dėshira flake.
Tė pagjumė mė lanė, rrugėve pa shtretėr.

Eci, por mė kot, pejzazhet nuk lėvizin.
Ndaloj sa kockat dhembin, prapė nė vend ato.
E di qė jam harresė, ku harresat nisin.
Heronj askund pėrreth, varre kuajsh plot.

I mbyllur horizonti, kryeneē si unė.
Nė ēdo hap mė shtyhet, nė passhpinė mė ndjek.
Iki i paikur, mbeta ca si shumė.
Vetėm pikė ku rrethi diametrat pret.

Ngutem gjer pėrtej, ku gjėrat presin kthjellėt.
Nuk duhet tė jetė larg, se nga larg jam nisur.
Druaj mos vonohem, dhe dėm u zgjova herėt.
Mė ndal bonjak i mjerė, grish njė mbret i krisur.

M'i dha ylberi ngjyrat, dikur, isha fėmi.
E si gjithė fėmijėt, nuk munda tė pėrzgjedh.
Tani shtegtoj dhe rri, me shpresė se kushedi.
Mė shfaqet dhe njė herė, buqetė nė grusht ta mbledh.








Thonjtė

Nė tėmtha mė troket
Njė orė e prishur,
Miku im.

Minuta sakate,
Ma pėrdhosėn pakohėsinė,
Pėr diēka pak.
Pėr thonjtė e prerė,
Qė zakonisht humben pa dhimbje.
E aq mė pak kujtesė.

Njė orė e prishur,
Miku im.
Me minuta gjigande,
Gjykatės tė rreptė,
Qė presin nė pėrtej harresė,
Kur zėrat do tė ndalen pėr gjithkohėsinė.
Ku dhembin gishtėrinjtė,
E ku tė numėrohen
Deri tek i fundit,
Thonjtė e prerė.

Njė orė e prishur!
Tik-tak zjarresh pėrvėlues.
Rrėmbesa vrastare qėllimesh
Ngutje vocėrrake minutash,
Me hapa tė mėdhenj
Miku im.
Hapa qė shkelin
Diku nė nesėr pa sot.
Kėpucė me gozhdė,
Pėr gjurmėt e hirit,
Qė do mbeten pas.
Kujtesė pėr erėn qė vjen
E se ne
Ishim tė paqenė.








Njė orė e prishur miku im!
Me trokitje shiu,
Me furi stuhie,
Pėr tepricat tona tė ngrata.
Pėr ikjet e pėrbaltura.
Pa kthim.
Pa dhimbje.
Pa kujtesė.
Si thonjtė.


Njė orė e prishur miku im!
Mė troket nė tėmtha paprerė,
Ritmikisht pa fund: "Pėr-se, pėr-se"
Ndihem i dobėt nė pėrmbysje
I vogėl,
I pafjalė
"Se - pėr"...
Thonjtė qė lamė dhuratė
(Ndoshta dhe flokėt)
Duhet tė ketė njė domethėnie,
Pėrpara fundit.

Sikur vetėm pėr tė treguar se jetuam,
Ndėrsa vdisnim ngadalė.
Ashtu...
Me gjuhė flakėsh ngrohur,
E me dritė tė ftohtė argjendi.














Ku agu ėndrrėn tjerr

Shkrirė-butė, nė ledhkat e gishtėrinjve tė tu,
U zgjuan kėngėt, prej kohėsh harruar.
Vėrshuam nė lajthime, u tretėm aty,
Bardhė-lėkurės dritė, stolisur, praruar.

Mėrguan plagė tė vjetra, me mall zbukuruar,
U shuan pa dhembje, shkuan nė harresė.
Humbėm nėpėr tinguj, kthjellėt turbulluar,
Plasėn-ngrohur sythet, tė lara me vesė.

Nga natė e patrazuar, agu zu tė zbresė,
S'e pikasėm mike, na erdhi i papritur.
Njė shtėllungė me mjegull, na hodhi pėr mbulesė,
Na gjeti zbuluar, lodrės flakė-pėrzhitur.

Shtegtuan arratisjet, ndėr miq njė portė trokitur.
Trokthėruan kuajt, mjegullės pa kthim.
Dallėndyshja e zgjimit, nga ėndėrr e sfilitur,
Erdh, i thurri ēerdhen, stinės cicėrimė.

Zgjimi, ngutur shtriqet, llavė e ngrohtė, rrėmbim.
Ikja, pleqėrisht, tepricat humbur mbledh.
Pendesat ēapheshtur, u fshehėn pa rrėfim.
U vesh bota gjelbėr, pėr ne s'teproi njė gjeth.

Hesht flladi, gulēimėn pėrgjon pėr nga rrjedh.
Stina merr tė kuqtė, tė ngjyrosė qershitė.
Lulet plasin ngjyrash, zilia i pėrkėdhel.
Lotė vese petalesh, fėrgėllojnė nė dritė.

Nga ngut i harlisur tepruan mirėsitė,
Thėrrmoi drita lulet, aroma dhe ylberė.
Pushoi heshtja gjatė, ku muzgu shkrin njė ditė.
U tret lodhur nata, ku agu ėndrrėn tjerr.








Do pendohesh

Do pendohesh mike, tamam pėr krenaritė.
E do krenohesh fshehur, pėr gjithė ē'qenė jashtė tyre.
Njė mall ēapkėn, i ėmbėl, kur tė shkrepė njė ditė.
Si romancė e nderė, nė krisje pasqyre.

Netėve, xixė cigareje, s'do shohėsh nga dritarja.
Kur ndoshta ta kem lėnė, kursimi a shėndeti.
Harresa s'i don plagėt, do dhėmbė e largėt ndarja
Do plaket pa u mplakur, do rrahė si dallgė deti.

Mike s'jemi vonė, se s'jemi aq tė menēur.
Tė gjitha aq sa duhet, veē tepritė mungojnė.
Rrjedh e ngutur koha, tinėzisht e heshtur.
Nė e bėfshim skllave, bashkė do mbretėrojmė.

Pritmė mike pra, atje ku rruga ndahet.
Di njė shteg tė ngushtė, sa pėr dy mėkate
I fshehtė sa lajthitjet, i lartė mbi gjitha malet.
Mė i butė se ėndėrra, i fortė sa dy tėrmete.

Nga shtegu qė unė di, e qė pas nesh do mbyllet.
Do rrjedhim tė dy bashkė, pėr jetė, pa vit e stinė.
Ura pėrmbi ne, do ngrenė tė lidhin brigjet.
Por tė na ndalojnė s'do munden, s'do arrijnė.

Ndaj mike krenaritė nė udhėkryqe flaki.
Tė kthyerit qyqarė t'i mbledhin pėr stoli.
Larg tė ikim ėndrrės ku tė tjerė nuk pati.
Ku malli pret tė shuhet, ta ndezim pėrsėri.

Nė tė mbajnė dyshimet, kujdesu dhe pėr fajin.
Gėnjeshtrat e mia do tė plakin njė ditė.
Bajate tė vėrtetat, kujtesės do tė falin,
Pendesė, e do pendohesh tamam pėr krenaritė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Fatmir Baci   16/2/2010, 17:46

Njerėzit plaken lehtė

Do plakemi njė ditė, njerėzit plaken lehtė.
Disa fjalė tė urta, dietė pėr sklerozė.
Lajthimet larg dhe kaq, thinjat dalin vetė.
Rrudha ca mė shumė, e ca mė pak xhelozė.

Kur muzgu tė ketė rėnė, i beftė dhe hėnė e plotė,
Kur larg tė jesh nga unė, shpėtuar e ikur,
Netėve pranė dritares, nė xhamat e ftohtė,
Do shohėsh ngjashmėrinė, tė vetme tė drobitur.

Pastaj do ngushėllohesh, sikur xhamat gėnjejnė.
Nė dhomėn e grimit do kėrkosh shpėtim.
Njė pasqyrė e madhe, e drita tej e tej.
Siē i deshe vetė, veē dhe njė kujtim.

Mos mė ler atje, jam ngushtė nė kujtesė.
Vitet bėnė tė tyren, tani gėnjej mė mirė.
Tek njė varg i humbur, kėngėt i ndėrpres.
Tė dėgjoj pak mall, tė prushtė, tė pėrtėrirė.

Pas tij, nga krismė e xhamit, me erėn do vij fshehtė.
Do ndaloj nė krėhėr, tė derdhem nėpėr flokė.
Mornica do mbjell qafės, gjinjve fllad tė lehtė.
Veē tė tė jem pranė, vetėm s'tė shoh dot.

Tė iki pastaj larg, unė veē tė iki di.
I vesh kėpucėt prapthi, vetėtimat pėrgjoj.
Darkoj herė-herė me to, nė netėt me shi.
Pas stuhisė nė ag, mė shuhen dhe unė shkoj.

Do plakemi njė ditė, njerėzit plaken lehtė.
Disa fjalė tė urta, dietė pėr sklerozė.
Lajthimet larg dhe kaq, thinjat dolėn vetė.
Rrudha ca mė shumė, e ca mė pak xhelozė.










Dy vjeshta dhe dy gra

Asnjė varg nuk shkrep, as fjalė,
Ikėn zogjtė e stinės kėngė.
Gjeth i lodhur zbret ngadalė,
Verdh e zbehtė, si unė i lėnė.

Erė pabesa e vėrviti,
Hapash ngutur, ndėr kėpucė.
Kur ke mall, i trishtė ėshtė viti,
Shi, kujtime, e rrugėt llucė.

Stinė e artė, kur qe e artė,
Mbeti larg, tė mbahet mend.
Kishte ngut, dhe prush e zjarrtė.
Tani e ftohtė, e gjatė pa fund.

Kam tė them, po si ta shkruaj,
Ėshtė njė varg, mezi ta ndaj.
Vjeshta retė m'i mori mua,
Nė m'i ktheftė, stuhitė do mbaj.

E njollosėn Demostenin,
Lodėr flakėsh, brirė, a kreshtė.
Nė mėkat ē'e do mallkimin,
Keq a mirė, me gra s'ka vjeshtė.

Vij pėr disa thinja rrotull,
Kurth mė janė pėr menēuritė.
Njė nishan marrok, mbi vetull,
M'i rrėzon, i shkund ēdo ditė.

Flok-ar tė qe ky makth i trishtė
Ndoshta plaga do fashitej.
Mundet vjeshta s'do qe vjeshtė,
Nė dy gra, njė mall do tretej.









Premtim

As nga dera,
As pėrtej xhamave tė shoh.

Kam kohė qė ulem,
Po nė atė vend,
Nė po atė orė.
Tashmė as ėngjėll, as djall.
Flas dhe flas,
Me po ato karrike bosh,
Pėrballė.

Po plakem ngadalė,
E ti ngadalė vonohesh.

S'di pse tani,
Mė vjen keq pėr karriket.
Mėrzisė sė tyre i flas hapur.
Pėrgjigjet ia di qė mė parė.
Rrudhur nga vitet,
Janė vakur.
Fjalėt i janė vakur.
E ashtu kot i pyes,
Edhe ato janė plakur.

Mė buzėqesh ama
Njė shpresė arrati.
Kur tė mos jemi mė,
Nėse fati nuk na shuan harruar,
Shumė vajza ndoshta
Do quhen si ti.
Por ty do tė mallkojnė,
E mua do mė duan.
Se edhe pas vdekjes
Do di tė dashuroj.









Europa ose mercenarėt e Hanibalit

Alpet nė kurrize elefantėsh ngarkuar,
E skelete elefantėsh,
Nė kurrize malesh tė mbetura.

Gllėnjka helmi,
Nga njė unazė
Nė portat e Romės.
Dhe Kartagjena u shkri atje larg.

U thėrmuan nė kokriza rėre,
Shekujsh buzėqeshjesh,
E parada fitoresh.
Ndoshta tė pėrgjakura,
Tė buta mundet,
Tė dlira, ku dihet.

Kurrize elefantesh
Zbardhin, tė thinjura Alpeve.
E male ankthi tė ngrira,
Si drithėrimė rinie
Pa rimė.

Nė fakt,
Atėherė filloi tė plakej kurvėria.
E kontinenti u rrudh i tėri.
Dėshirat mėsuan
Dehjen e butė tė shitjes.

Lumenj tė vjetėr,
Nė shtretėr tė vjetėr,
Befas bartėn trungje tė mėdhenj,
Pėr nė det.
Ku kripa do t'i kafshojė,
Gjer dhe pas shterrjes,
Nė tė thatė.

Tepruan vetėm,
Disa popuj tė vegjėl.
Qė akoma udhėtojnė lumenjve,
Me kujtimin e njė epike tė humbur,
Diku para Hanibalit.



Mbetjet e stėrgjyshit
" Bind shqiptarėt mos druejn dekėn "
Gj. Fishta

Shekuj mbi shekuj
E ca flokė tė gjatė,
Dy mijė vjet tė gjatė,
Nėn tokė.
Tė rritur dhe pas vdekjes.
Si njė rrėnjė shėmtuar e thatė,
Pijnė lagėshtirė,
Nėpėr pafundėsi tė nesėrmesh.

Njė gur i sheshtė,
I bardhė,
Ku vitet kanė lėpirė veē shkronjat,
Nuk thotė asgjė.

Skeleti i njė qeni tė madh
Pėrbri,
Nė varr pranė,
E i pa varr.
Tashmė edhe i paemėr.

Unaza e argjentė,
Rrin lirė,
Nė kockėn e gishtit tė skeletit.
Dashuri ndoshta...
E varr gruaje kurrkund afėr.
As skelet kali nuk ka.
As stemė tė familjes.

Nė kohėrat kur kishte shumė princėr,
Ai ndėr tė paktit,
Nuk ka qenė princ,
siē duket.

Por sidoqoftė...
Ka ditur tė vdesė i ri.
Dhėmbėt i ka tė gjitha,
Nė kafkė.




Thembėr si Akili

E di mirė tani,
Shpirti do mė lerė,
Atje ku gjithmonė
Edhe kam dyshuar.
Nėpėr fjalė tė ėmbla,
Gjumi do mė zerė.
Endėrr apo grua,
Sajesė e mallkuar.

E mė do mos zgjohem,
Pėr fajin e tyre.
Nė u zgjofsha prapė,
Prapė ato kanė faj.
Mė pinė e mė thanė,
Gėnjej i gėnjyer.
Mallkojnė tė mallkuarat,
E mė mallkim nuk mbaj.

Shpirti kur nuk dua,
Do mė lerė njė natė.
Tamam atje,
Ku shpejt do harrohem.
Thjesht ashtu,
Se di tė vdes pėr gratė.
Siē di pėr to,
Edhe tė ringjallem.
















Fshati im
(Baladė)

Nuk ka nė botė si fshati im,
S'e gjen as nė pėrrallė.
Burrat shkojnė, djemtė shikojnė shtėpinė.
Lodhen vajzat, ndihmojnė dhe gratė.

Shkuan burrat sedėrtarė,
Fshati gati bosh.
Mbetėn gratė dhe djem beqarė,
E vajzat hire plot.

Shkuan burrat qė pa gdhirė,
Nė punėra tė mėdha.
Ato tė voglat bėhen mirė,
Dhe pa qenė ata.

Nuset fshijnė, pastrojnė e dalin,
Sodisin tej pragut.
Djem ēapkėnė romuze falin,
I verės fllad sokakut.

Shkuan burrat nė qytete,
Rrufisin kafetė.
Djemtė nė fshat me hoje blete,
E kokėn pėrpjetė.

Shkuan burrat qė me natė,
Nė mbrėmje kthehen vonė.
Gaz pėr lodhjen prap janė gratė,
Kėtu nė fshatin tonė.

Nuk ka nė botė si fshati im,
S'e gjen as nė pėrrallė.
Burrat shkojnė, djemtė shikojnė shtėpinė,
Lodhen vajzat, ndihmojnė dhe gratė.








Mushkėritė fosile tė dheut

Nxitoj!
Nuk kam kohė pėr rrugė tė gjata.

Edhe kur nisem pėr atje,
Mė e shumta,
Arrij diku afėr.

Vitet, pėrtej pėlhurash merimange,
Pėrkunden lehtazi,
Nė erėn e butė tė kujtesės,

Dhe prapė qetėsi nė passhpinė.
Asgjė pėr tė thėnė pėr nesėr.

Akrepat lėvizin nė fusha bosh,
Pa minuta.

Njerėzit,
Edhe besojnė,
Edhe s'besojnė,
Nė parashikimin e motit.

Stuhitė pothuaj gjithmonė befasojnė.

Atdheu kėrkon ...
Askush e di se ēfarė.

Ishin kėtu ata,
Kėtu ishin.
Atdheu nuk i pa.

Tė tjerėt iu ndodhėn nėpėr duar.
Ishin kėtu ata...

Tani mund tė flasin mbi eshtra,
Me eshtra,
Dhe pėr eshtrat e njė kohe qė vjen.

Tradita e dheut ku linda,
Nuk ėshtė e butė.

Arkivolė tė vegjėl,
Fosile tė pamishta,

Ndriēojnė karvane ditėnetėsh shekullorė,
E turma spazme qė gjithmonė rifillojnė,
Nga po ajo ėndėrr,
Kurrherė e korrigjuar.

Varri i heroit pa eshtra,
Pa armė,
Dhe varri i poetit pa pendė,
E pa eshtra,

Pėrcjellin heshturazi,
Eshtra tė tjera pėrtej detit.

Ndėrsa do t'u duhet,
T'i presin ndoshta,
Nė arka tė vogla sa djepi.

Heshtje,
Dhe harresė pėr heshtjen.

E lehtė si krah,
Zhurma e jetės ikėn,
Ikėn.
Ku dihet pėr nė cilin fund

Kthehen rrallė ata.
Arritėm rrallė edhe ne.

Gjithė tė tjerat,
Janė ashtu si ja vunė emrat.

Vetėm Atdheu kėrkon ...
Askush e din se ēfarė.











Dhembjet e bardha

Kur vargjet mė ikin, kushedi se ku,
Thėrrime kėngėsh treten nėpėr mjegull.
Zjarri nėpėr eshtra, mė bredh kuturu.
I akullt acari, lėkurės, njė shekull.

Ngrij e nuk shuhem, gjer dhe buzė vdekjes.
Digjem e s'ngrohem, sikur pėr njė ēast.
Rinohem, rrėzohem dhe plakem hera-herės.
Ngrihem, lartohem, prapė pastaj shkas.

Ē' mė mbeti nė fakt, nga stuhitė e shuara?
Prej paqes qė shkoi, nuk ėshtė mė asgjė.
Njė fjalė nuk e gjej, nė vargjet e shkuara.
Njė tjetėr kėrkoj, a ndoshta po atė.

Frymėprerė, nė ngėrē, grish e nguc mėri.
U fsheh! Nė cilėn skutė? Kush e gjeti vallė?
Gėnjehem ndonjėherė me fjalėn "Dashuri"
Pastaj sėrish ndėrmendem, se nuk e dua fjalė.

Dhe vargjet tradhėtojnė, ikin s'di se ku.
Thėrrime kėngėsh mė treten nė mjegull.
Zjarri nė eshtra, mė djeg prapė ashtu
I akullt acari, lėkurės, njė shekull.
















Si tė gjithė

U ndamė ashtu, si ndahen tė gjithė.
Unė njė psherėtimė, ajo dy pika lot.
Njė hije pėrtace u tret nė mugėtirė.
Dhe mbi mua mugu, ra e pata ftohtė.

Dhe ikėn ashtu si ikin tė gjithė.
Pa ditur pėrse, pa shkak, fare kot.
Ajo ngadalė me erėn nė shpinė.
E unė i rėnduar me erėn nė gjoks.

E mė nuk u pamė, ashtu si tė gjithė.
Mallin peng-kristal, me ar mbushur plot.
Rrėmbimthi e mori, shenjė pėr pleqėrinė.
Dhe mua njė tė tillė, ma la sa se mbaj dot.

Tani kthehem shpesh, siē kthehen tė gjithė.
Tek ai mug i lagėsht, tek ai mug i ftohtė.
Padashur ngaherė fal njė psherėtimė.
Nė shkėmbim tė saj, marr dy pika lot.





















Gjyshi im

Gjyshi im ka pak kocka,
Fare pak,
E shumė lėkurė.
Aq shumė lėkurė,
Sa kudo,
E ka nga njė grusht tepėr.

Kur ishte i ri,
Hapi njė pus pranė shtėpisė
"- Gabim - shpesh e thotė,
Duhej tė qe pak mė lart.
Mė sipėr...
E uji tė vinte tėposhtė.
Por isha i ri dhe...

Kajsinė e vjetėr e preva
Pėrse?
As unė nuk e di.
E nuk mbolla tjetėr.
Jo se nuk pata kohė,
Por...

Edhe njė peng e kam.
Tė kisha kėmbė,
Edhe njėherė.
Tė tė gjenja njė vajzė,
Tė tė shihja dhėndėr,
Kaq.

Gjyshi im,
Ka fare pak kocka,
Dhe pak gabime si kėto.
A ndoshta vetėm kėto.











Vdekja ime

Vdekja ime nė tuajėn kujtesė
Tė mė vijė dhe nė qoftė e jotja,
Ashtu e qetė pa shaminė e zezė.

Si stinėt pėr stinėn qė shkoi,
Gjallė, dhe mbuluar nga kotja.
Bri shtratit shterp tė njė pėrroi.

* * *

Ndaluar pres njė gaz, si uji qė iku.
Verė e thatė e piu a se ēfarė.
Unė mbret i rrėzimeve, romantiku.

Me gurgullimėn qė rrjedh e po vjen,
I dashuruar, e pėrgjithmonė i ndarė
Rrugėt humbas, tė tjera hapi gjen.

* * *

E dua vdekjen, nė kujtesėn tuaj.
Nė s'mė ke harruar edhe ti harromė.
Nga e para prapė nėpėr jetė tė luaj.

I lėnė diku pas, larg dhe i lirė.
"Qofsh i mallkuar" tė tjerė tė mė thonė.
Ju mė tė lehtė, pėr mua dhe mė mirė.















Nė se...

Mos mė shaj nė se hutohem,
As pėr fjalėt qė humbas.
Nėpėr flokė tė ngatėrrohem,
Dredhės shkoj, e mė kthen pas.

Falmė qė ti pashė dhe sytė,
Nė shkėlqim, e ē'faj kam unė.
Nata ngroh nėpėr qerpikė.
Zemra ndjell furi, furtunė.

Falmė dhe po mė besove.
Burrat dinė dhe tė gėnjejnė.
E kur tė gėnjyer zgjohen.
Bėhen burra tė vėrtetė.
























Deri kėtu...

Engjėllushė si ty, as ėndrrave nuk pata
Shtigjeve nė prita, mė pėrgjumėn djajtė.
Jetmime sa njė lot, harruar, mbetėn prapa.
Plangprishėsi gaz' humbur butė u kthye prapė.

Mijėra ndalesa nė njė hap m'u tretėn.
S'e di pse kam qenė, pėr ku, dhe as ēfarė.
Nė dritė kursemi fjalėt, tė mos bredh i verbėr.
Nė fjalė kursema dritėn, vij nga natė e gjatė.

M'u dhimbsėn dhuratat, mbledhur nėpėr vite.
Fshehur dhe nga vetja, fshehur nga tė tjerė.
Premtime fėminore, nė kokė mė kalaviten.
I lumturi jam unė, e bota kaq e mjerė.

Kthehet kohė e humbur, a kohė e fituar?
Ligsht mė gėnjyen, tė mpakur ikin djajtė.
Unė e di se ē'je, veē s'di si duhet shkruar.
Fjalėt janė pa fund, e asnjė fjalė e artė.

Pėrzier agu, i kaftė e gjelbėr-kthjellėt.
Ajo dritė e lagėsht, dhe pret dhe kthen mirėsi.
M'i deshi lajthimet, ngrohtė m'i treti, ndjellėt.
Fillimi qe buzė meje, fund, s'pashė nė ata sy.

Kėndova ngatėrruar, si bilbilat meshkuj.
Nė pikun e stinės, kur janė veē ēmendurakė.
M'i numėroi tingujt drithėrimė e heshtur.
Nė deje mė vėrshoi ēdo gaz nga buzė e saj.

As ėndėrrave s'kam patur ėngjėllushė si ty.
Djajtė i sikterisa, pres nė njėmijė prita.
Fillime, veē fillime, i zgjuar jam aty.
Ku zjarri gurėt shkrin, e flaka ndrin dėshira.








Nesėr

Mes miqsh, si miq, pėr tė tjera vetmi.
Ditėt kalendarėve klithin nė gėrshėrė.
Njė grimcė tė kaluar, nė ankth pėrsėri.
E presim nė dėshira rrethuar me rėrė.

Fisnikėrisė sfilitur, bredhim shkretėtirės.
Diku larg oazit, kthim ngaherė e prapė.
Tė lodhur nga e sotmja, qyqarė tė lamtumirės.
Lypsarė tė krenarisė, me njė peng tė artė.

Nuk ka mė shpėtim, ne i thamė mallkimet.
Era fshiu gjurmėt, dunat po mėrgojnė.
Hapat e pėrzhitur braktisėn fillimet.
U nisėm... Nga ku? Nė ē'harresė po shkojmė?

S'i deshėm stuhitė, tė bindura qėlluan.
Fjalė tek-tuk nė belb, tani frymarrin flakė.
As vesė e as lotė, qiejve shterruan.
Dimra thatuqė nuk dirsin nėpėr vapė.

Kėngėt e erės na thėrrmohen ballit
Pėrzierė me dritė, qepallave pulitur.
Horizonti thellė, larg ndalesė e mallit.
Zhubrosur si pėrgjumjet, hapit sypafjetur.

Nėse rrugės vdesim, diē edhe do mbetet.
Dėshėruam, ecėm, zhgėnjimet s'i pamė.
Ndalesat s'i gjetėm, tė virgjėra vegimet.
Ia huajtėm s'di kujt, e s'di kujt ia lamė.

Miqtė, edhe vetmitė, na i morėn lodrat.
Nė margina ndjelljesh, qėndruan nėpėr stinė.
Shkuan mbretėritė, ranė edhe kurorat.
Jehonave u shuan, pėr njė shushurimė.










Pres pak mjegull

Nė mė ardhsh moj mike e vogėl
Kam kaq kohė qė pres pak mjegull
Ujk nuk jam, por di njė lodėr,
Dhėmb pėr dhėmb, tė dy tė dehur.

Kafshoj butė e s'do ndjesh dhėmbje,
Zjarr do rrjedhė nėpėr damarė,
Netėt pus me vajtje-ardhje,
T'i ndriēojmė si nė pėrrallė.

T'i vemė ėndėrrat nė lėkurė
T'i zgjojmė thellė atje ku flenė,
Tė shkojmė larg atje ku kurrrė,
Pendesat s'do mund t'i gjejmė.

Do tė fryjė e ngrohtė stuhia,
Pika shiu pėrvėlim,
Tok nė rrjedhė, ėndrrat e shkrira,
Gjumė nuk ka, nuk ka as zgjim.

Belbėzitur do tė flasim,
Si fėmijė qė fjalė nuk kanė,
Ėmbėl humbur, do rrėshqasim,
Lart e poshtė, pa fund e anė.

Tė ndalojmė mbi re tė bardhė,
Tė lodrojmė nėpėr shtėllungė,
Ēfarė ėshtė sot, tashmė ka ardhė
Ē'ėshtė pėr nesėr, nuk do humbė.

Eja mike, flake drojėn,
Kurrė s'gėnjej pėr deri kaq.
Tė dy bashkė ta shembim Trojėn,
Luftojmė bashkė, e bashkė bėjmė paqė









Tė vėrteta nga fshati im

Rrugė ka pak nė fshatin tim,
Por fėmijė janė shumė.
Gjer buzė muzgut, luajnė, rrinė,
Dhe herėt shkojnė nė gjumė.

Nė mbrėmje burrat, njė nga njė,
Nga shtėpitė ngadalė,
Tė gjithė bashkė nė kafene,
Mblidhen si me fjalė.

Nga njė gotė raki pėrpara,
E meze fare pak,
Majtas tring, tring nga e djathta,
Tring e tring, pėr natė.

Nė shtėpi raki e verėra,
Por atje s'e pinė.
Zakon burrash kamerierja,
Kur ta bėn sajdinė.

Apo s'ėshtė si dritė nė natė,
Syri s'e merr dot.
Shkruar, lyer, qytetarkė,
Kafeneja plot.

Gotat sjell nė tavolinė,
Burrat kokėpėrdhe.
Se mos kushedi iu zenė,
Sytė nė dekolte.

Fshehur pak, e shumė zbuluar,
Hidhen nė tėrmet.
Dy male tė bardhė shtrėnguar,
Nė mes njė rrugė humbet.

Zinxhir i hollė qafės lodron,
I lumtur si ai.
Krenar lėviz, kėrcen, kėrkon,
Harbon e zgjon zili.

Fustan i shkurtėr, gjurit larg,
Ē'qiell ka mbuluar.
Kėmbėt ajkė e mjaltė, mėkat,
Nuk kanė tė mbaruar.

Dredh i butė nėn bel pas hapit,
Dallgė stuhie ngre.
Derdh tė gjithė gotat e fshatit,
Tund njė kafene.

Burrat heshtur pijnė rininė,
Kujtojnė kur qenė beqarė.
Tė rinj buzqumėsht pijnė e s'dinė,
Pse mbeten tek njė "Ah!".

Vonė kur kafene e mplakur,
Prej lodhjes zė pėrgjumet.
Burrat butė prej ėndrrės vakur,
Shkojnė dhe dera mbyllet.

Erdhėn esėll, shpresėndezur,
Siē vijnė pėrnatė.
Kthehen kapedanė krekosur,
Ku zgjuar presin gratė.

Darkė e ngrohtė, tė ngrohta gratė,
Nė fshat ngrysen lehona.
Me burra ēakėrrqef nė shtrat,
Kur zbardh, zgjohen shtatzėna.

Fėmijė ka plot nė fshatin tim,
Porse rrugė janė pak.
Dhe njė kafene - shpėtim,
Tring e tring pėrnatė.













Ndjesa e mėkatit

Mė kanė mundur ligsht mėkatet
Nė tym kėrkoj njė fill ngatėrruar
Tretur janė tė gjithė inatet
Humnerė nė gjoks, vullkan i shuar.

S'ka mė kėngė nė zemrėn time
Era, thatė, mė fryu pluhur
Gėzime-grimė, u bėnė thėrrime
Dhembjet-copė i mbledh pėrhumbur.

S'di pėr ku dhe sa do zgjasė
Drithmė-dyzimi, majtė a djathtė
Mes i lagėsht, s'di tė flasė
Grish symbyllur thellė nė natė.

Ndiej qė iki, dhe mė ikin
Trishtė-nomad pa kalė e ēadėr
Hapat-ēalė shoje zvarritin
Flakė nė zheg, acar pa vatėr.

Humbem shpesh nė rrugė tė lashta
Ku rinohet dhe mė plaku
Lėmsh nėn kėmbė kallinj e kashta
Shkel mbi to njėlloj pėrbaltur.

Shkoi shkujdesja e nuk vjen prapė
Ē'do minut mė dhemb nėn thua
Pengjet plagė qė lashė te gratė
Gjitha shpagė m'i kthen njė grua.

Jo s'mjafton, s'mbaron me kaq
Klithmėn mbaj nė grushte fort
Pėr tė njė fjalė nuk mund ta flak
E fjalė nuk kam qė ta mallkoj.










Ndarja

Ėshtė njė qytet,
(Si mjaft tė tjerė syresh)
Me tė cilin
S'do ta pi mė kafenė
Dhe mjaft tė tjera si kafeja.

Nė kotėsi do t'i flak
( Pa dhimbje )
Tė gjitha menēuritė bajate,
Tė ngjashmet me to,
Dhe ato qė s'janė tė tilla.

Thjesht
T'i shpėtoj nga ruajtja dua
Lirinė lypsare t'ua fal
( Gjithashtu pa dhimbė ),
Kaq mund e meritojnė

Shkallėt e zhurmshme menēurake
Pas kėsaj
Tė treten nė eter
Pa humbje pėr nė pėrhumbje
Deri tek e fundit menēuri
Pos vetėm disa pak lajthitjeve.
(Dhe tė ngjashmet me lajthitjet)
Tė gjitha ato pak
Ti skllavėroj nė vargje
Pa mėshirė.

Me ganxha tė trasha prej hekuri
Ti mbėrthej
Ku ndryshku
Tė mos ketė mė
As shpresėn e kohės qė vjen
As atė tė stinėve me lagėshtirė
Dhe asnjėrėn nga shpresat pėr liri.
Pėrjetė t'i ngujoj aty
Ndėrmjet gėrmash.






Fundja,
E kujt mund t'i duhen
Menēuritė e njė qyteti (?!),
Me tė cilin unė
S'do ta pi mė,
As kafenė,
Dhe as tė tjera,
Tė ngjashme me kafenė.

Ndaj zgjodha lajthimet
Si peng,
Dhe premtim pėr ndarjen





























Trembem tė tė dua si dikur

Mė qenke plakur mikja e rinisė
As mua ajo shtrigė s'mė ka kursyer
Nė ē'dremitje ta ndjell, pėrgjum e vėrvis?
Si t'ia zhvas, rininė qė ka rrėmbyer.

Nė mes nesh tani njė pyll me thinja
Ndalen lajthimet nė buzėhone rrudhash
Mbeta nė prag, ku je dhe s'je e imja
Belbėzoj padashur, njė kėngė tė ndyrė putanash.

E ēfarė, se ti u ktheve? Ti dhe mė braktise
Nė erdhe pėr plagėn, tashmė nuk ka shėrim
Ajo qė rrodhi trishtė qė ditėn kur u nise
Prej kohėsh ka vėrshuar, as ndalet, as ka kthim.

Na qenkan kėsisoj dėnimet kėsaj bote
Ato qė s'janė harresė zhurisin dhe njė mal
E kur shkojnė harruar prej ngutit tė njė lodre
Kthehen gjithė njėherėsh mė zi se njė vullkan.

Me stinė tė begatuar, nuk jemi si dikur
Tepricat flasin trishtė, tė mė kuptosh, vėshtromė
Nuk ngjaj me atė tjetrin, gėrmadhė, gur mbi gur
As ti s'i ngjan asaj, kaloi e nuk harrojmė.

Mike shko dhe lermė, tė endem nė vetmi
Nė ca pak kujtime si engjėll i trazuar
Nuk mban mė zemra ime, nuk jam prapė i ri
Mos mė grish nė ndarje, kam boll njė tė kaluar.

Sakaq, jemi plakur, mikja e rinisė
U shuan betejat, as marsh, as flamur
Ca relike thyer, mbetėn, dot s'i ngjis
Dhe trembem tė tė dua sėrish si dikur.










Po ndahen ata

Po ndahen ata qė u deshėn shumė
Atje ku stinėt me stinė kėmbehen
Ai nėpėr erė, shpupurisur, furtunė
Ajo nėpėr flokė me gjethet qė dėfrehen.

Po ndahen ata, tė lumturit dikur
Atje ku kėngėt heshtin pėr njė peng
Ai pėrmbi hap, s'di "Ku?" e s'di "Kur?"
Ajo e pahapa, shkujdesur, gati rend.

Po ndahen ata, qė gazin patėn lodėr,
Atje ku nata, nis ditėn ta ngjyrosė
Ai pas hijes qė zgjatet, ngjan i vogėl
Ajo hijen pas, harresė nė muzgun vjollcė.

Po ndahen ata, tė zjarrtit nė lajthim
Atje ku zgjimi pa dert, prish njė ėndėrr
Ai rreshk i mpirė, ngadalė pėr nė pakthim
Ajo derdhur ikjes, me dritėn shuhet ėmbėl.

Po ndahen ata, ku dihet se pėr ēfarė
Atje ku rrugėt, tė shikojnė nė shpinė
Ai pėr nė natė, drejt lindjes nė do zbardhė
Ajo pas diellit, u tret nė perėndim.

Po ndahen ata, se ndoshta ashtu duhet
Atje ku shirat i vizojnė peisazhet
Ai kėpucėt pellgjesh, as di, as ndjen se qullet
Ajo ngrohtė diku pranė zjarrit shkrin mirazhet.

U ndanė ata qė u deshėn shumė
Atje ku stina me stinėn kėmbehet
Ai nuk qe ai, ai kėtu jam unė
Ajo ėshtė ajo, qė kurrė mė nuk do kthehet










E pastaj...

E pastaj qė vuaj
Se s'mė je mė pranė
Asgjė nuk do tė thotė
Dhe as tė desha kurrė

E ēfarė se gjumin humba
E nata lig mė fshanė
Pėrgjumur gjithė njė botė
Unė prapė jam si dikur.

* * *

S'ka gjė pse ēmendur zemra
Rreh nxitur kur tė shoh
Jo, s'ėshtė dashuri
As ishte ndonjėherė

S'ėshtė gjė as psherėtima
Qė dehur mė shpėton
Nė prehje ngrej stuhi
Stuhisė pėr prehjen bredh.

* * *

E ēfarė se prapė kaloj,
Nga rruga pranė shtėpisė
Eshtė vetėm thjesht zakon
Nė fakt tė kam harruar

E pastaj se ndalem,
Kur perdja dallgė lėviz
Dritaret gjithė ngjasojnė
Pushoj se jam rrugėtuar.









E fundmja kėngė

Do tė ndahem ndoshta, a do shkoj mė tej (?!)
Pendimin kam shkruar, a mallkimin tim(?!)
Ujėrat rrjedhin kthjellėt, turbull i rrėfej.
Kėtej zjarr qė djeg, pėrtej njė dritė-shpėtim.

Keqas rashė nė grackė dhe brodha lirisė.
Pas ndjellash pa fund ku rrugėt mbarojnė
Mbėrrita dhe njėherė te shteg i fėmijėrisė
Gėzim nė thinjė-mėkati, vitet mė rėndojnė.

Si zog i arratisur, as stinė, as miq shtegtarė
Hareshėm, lodrės fshehur, nga pezmi nė pezm.
Pėrzėnė nga drita dyersh, ku ndershėm ndrisin gratė,
Mirėpritur nga dritaret, terr-ngrohur pa mėngjes.

Klient i parė ku thuhej: " Zvarrisur, edhe pak".
Dhembjet qė pa zbardhur i laga me harresė.
Qerthull me kafenė, me dehjen daljet larg,
I fundit vonė pagova. Nga kyējet pėr nė shpresė.

S'di sa rrugė tė shkreta me hapa lumturova,
S'di as sa pėrqeshje mė bėnė tė qeshem lehtė
Harroj, dhe kam harruar. Defekte qė nga shkolla
Mė thosh dikur nėnė-mjera: "Prit, e gjen nė jetė".

Tani mė kot shpjegohem, edhe ndarjet mbeten
Po zbres te varg i fundit, nė tė fundmen kėngė
Teposhtė pendimin ruaj, dhemb, dhe pyes veten:
"A gjumėprishur brodha? A mos u zgjova vonė? "

Sidoqoftė tashmė, i kam flakur ēelėsat.
Nga dera qė dola i shuajta trokitjet
Braktisa sikur duhej, dilemat dhe kulisat
U tret nė muzg i marri. I ruani lajthimet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Fatmir Baci   16/2/2010, 17:47

Pa duar e kėmbė

Rilindem dhe vdes butė,
Tėrheq pa hir gjithēka,
Hapit gjarpėr udhė,
Ku dhėmbė tė helmėt ka,
E kafshatė tė hidhur.

Embėlsou pak,
O fat,
O vėlla.
Bindmu edhe ti,
Siē unė tė jam bindur.

* * *
Stuhitė i lagur laga,
Acarit "Me" dhe "Pa"
Stolitė nė natė i flaka
As t'i shikoj s'mė la,
Nėpėr terr harruar.

Butė, pak mė butė,
O fat,
O vėlla.
Ndrysho dhe ti njėherė,
Mjaft mė ke munduar.

* * *
Kush mallkim i rėndė,
Tė solli bashkudhėtar?
Pa duar e pa kėmbė,
Mbi kurriz si “TRA”,
Sė prapthi i lexuar.

Zgjohu pėr njė fjalė,
O fat,
O vėlla.
Ke shekuj qė fle,
E unė prej shekujsh zgjuar.



homazh poetit tė panjohur

venash flakė,
natė nė sy.
gaz e plagė,
pushon aty.

rrugėn humbur,
bredh ngadalė.
flet i vdekur,
hesht i gjallė.

mbyti klithma,
gjoksit ējerrė.
u tret drita,
fsheh ylberė.

shok me mbretėr,
tė pėrzėnė.
gra pa shtretėr,
net pa hėnė.

eh, pranvera,
shpesh gėnjeu.
stinėt era,
i rrėmbeu.

vit pa shekull,
varg pa emėr.
trok nė mjegull,
lot e zemėr.

njė mijė vjet,
si stalagmit.
pikon e pret,
duron; pik-pik!






E fshehtė

Ka vetėm njė fjalė,
Ēast si fjalė qė duam ta kemi.
Botėz e vockėl,
Nė zemėr tė njė pikėvese,
Ku ylberėt,
Harlisen tė paqtė, mėngjesit.

Ēast si botė,
Sa njė fjalėz.

Ledhatim uturimash mbi tinguj ullishtash ronitjeve ikin
. edhatim . turimash . bi .inguj . llishtash .onitjeve .kin

Ca gėrma jetime si heshtje,
Mbesin tė pakuptimta.
Tė braktisura pėshtjellimesh,
Bien diku,
tė pafajshme nė pasigurinė e tyre.

Fjalė ēast,
Qė vetėm ishte.
Nė "ISHTE" rrin e prehet,
Dhe mbetet atje.
E pashpjeguar,
Nė llozhėn e zgjedhur tė kujtesės.

Ndėrsa ylberėt nė vesė,
Shuajnė etjen e pamatė tė diellit,
Qė merr mėngjese nė pakthim,
E tė tjera zgjon.
Vetėm kur ikin,
Kujtohemi se i patėm.

Lodra-ushtimė me tallaz urtėsuar rimon ikjet
. odra-. shtimė . e .allaz . rtėsuar .imon .kjet

Dhe prapė ca gėrma,
Ngjiten tė na presin diku tjetėr.
E ca fjalė pa lidhje,
Rrėzohen pa shpresė.

Gjithēka ngjan
Si e qara nė ditėn e parė tė lindjes,
Apo ndoshta,
Si njė kujtesė e humbur.

E gjitha qė mbetet ėshtė boshėsi,
Mungesė e njė fjale.
E ikur prej nesh kaherė
Dhe qė rrugėton ikjes,
Pėr kthimin e premtuar,
Pėr tė na dhuruar mirseardhjen e paqtė,
Apo (Zot na ruaj),
Pėr lamtumirėn e hidhur.


Ishin dy virgjėri

Dridhur drithma, derdhet shtatit.
Fjalė shėrim, nė sythe plagė.
Butė e bardhė, burojnė shtratit.
Endrra - dallgė, jastėkut paqė.

Dy lastarė tė njomė si uji,
Thyhen e pėrdridhen njėsh.
Gonxhe - ēarė, petalet skuqin.
Drita ditėn me to josh.

Lagėn shirat shkretėtirat.
Pranverat u bėnė bashkė.
Embėl - vesė, vesuan dritat.
Shtegtoi nata, kėrkon natė.

Dy lastarė tė njomė harlisen.
Era fryn e lehtė, e ngrohtė.
Kėngėt gėrxheve gremisen.
I dėgjojnė pushuar zogjtė.

Ndalojnė orėt dhe minutat.
Muajt heshtin, stinėt s'janė.
Nuk gugasin as pėllumbat
Pėrgjojnė tinėz dy lastarė.

Flakė e ankthit piu britmat.
Prush u shuan nė dėborė.
U qėndisėn trėndafilat.
Iku larg fėmijė i gjorė.

Dridhur drithma, u derdh shtatit.
Fjalė shėrim nė sythe plagė.
Butė e bardhė buruan shtratit.
Endrra - dallgė, jastėkut paqė.




Rrethi i horizontit

Gati pisk ndaluar, nė ngėrēe diku larg.
Ashtu si nuk duhej, trazova kalendarėt.
Ē'ishin mirėsi, degdisur ikėn prapė,
Hareshėm ku festojnė, xhelatėt dhe vrastarėt.

Brodha, nėpėr kohė tė ngrirė, i fillikat.
Hapova ku erėrat, nuk frynin mė tymnajė.
Harrim, me frone pleq, mėkate pa mėkat.
Heshtjes rrafsh i shtrirė, as hone e as majė.

Kėmbėt mė lėpihen, nėpėr hapa binjake.
Gjurmėt mė pėrzenė, pėr nė tokė tė virgjėr.
Pak durim tepruar, nė dėshira flake.
Tė pagjumė mė lanė, rrugėve pa shtretėr.

Eci, por mė kot, pejzazhet nuk lėvizin.
Ndaloj sa kockat dhembin, prapė nė vend ato.
E di qė jam harresė, ku harresat nisin.
Heronj askund pėrreth, varre kuajsh plot.

I mbyllur horizonti, kryeneē si unė.
Nė ēdo hap mė shtyhet, nė passhpinė mė ndjek.
Iki i paikur, mbeta ca si shumė.
Vetėm pikė ku rrethi diametrat pret.

Ngutem gjer pėrtej, ku gjėrat presin kthjellėt.
Nuk duhet tė jetė larg, se nga larg jam nisur.
Druaj mos vonohem, dhe dėm u zgjova herėt.
Mė ndal bonjak i mjerė, sfidon njė mbret i krisur.

M'i dha ylberi ngjyrat, dikur, isha fėmi.
E si gjithė fėmijėt, nuk munda tė pėrzgjedh.
Tani shtegtoj dhe rri, me shpresė se kushedi.
Mė shfaqet dhe njė herė, buqetė nė grusht ta mbledh.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Fatmir Baci   16/2/2010, 17:47

RRUGA

Nuk jam ndonjė udhėtar kushedi se ēfarė, por nė ato pak qė kam kaluar, rruga mė ka mundėsuar tė njoh shtegtarė tė vėrtetė, tė mėdhenj, qė nė kėto rreshta asesi s’do tė mundem t’i paraqes, qoftė kjo njė takim ose ndarje e thjeshtė me ta, apo sikur edhe vetėm njė shtrėngim dore. Nė fakt, as qė jam nisur tė flas pėr emra tė pėrveēėm, pasi miqtė nė asnjė rrethanė nuk dėshėroj t’i kem personazhe, dhe tjetra, mė e rėndėsishmja, jo vetėm qė e shikoj si tė pamundur rrugėn deri tek “Ai”, tek tjetri, por dhe vetė pėremri duket se e pėrjashton diēka tė tillė. Vini re sa domethėnėse; “A, i …!?” ėshtė njė pyetėsor habitor qė, nė fakt, mė shumė se sa konfirmon praninė e dikujt “Atje”, vetėm vė nė dyshim mundėsinė tėnde pėr tė qenė edhe ti nė tė njėjtin vend. Duke shmangur kėtu njė analizė tė mėtejshme, vetėm sa parashtrova njė hipotezė personale, qė thelbi i pėremrit nė fjalė ėshtė ndoshta pėrkim i rastit, por mjaft i qėlluar me atė, se rruga pėr tek ai tjetri ėshtė e pamundur, e pa arritshme, dhe respektivisht larg mundėsive tė gjithsekujt pėr tė pasqyruar njė botėkuptim qė nuk i pėrket dhe nuk ėshtė i tiji.
E vėrteta ėshtė se nė rrugė kam takuar edhe udhėtarė tė vegjėl, cingunė, e po deshėt, edhe nga mė tė dalluarit nė ligėsi. Menjėherė mė duhet tė them, se as kėta tė fundit nuk janė objekt i kėsaj teme, edhe pse nuk do mė vinte aspak turp po t’i pėrdor si personazhe, e as mendoj se ėshtė i vėshtirė rrugėtimi pėr deri atje ku janė. Arsyetimi mė i thjeshtė pėr kėtė kategori rrugėtarėsh, nė rastin mė tė mirė, na tėrheq vėmėndjen pėr atė se, dija fillon tek harmonia e njeriut me ndalesat e vendosura pėr tė bėrė pikėrisht njeriun, dhe sidomos dallimin e tij nga frymorėt e tjerė. Kundėrvėnia ndaj ndalesės me apo pa dashje, nuk mundet mė tė jetė “Ai” tjetri, por vetėm njė padije e thellė apo arrogancė pa vetvete, e inkuadruar kjo nė turmė, me fare pak ndryshim dhe akoma mė pak pėrpjekje pėr tė bėrė distancimin e njeriut nga kafsha. Pikėrisht pėr kėtė, kjo kategori rrugėtarėsh na bėn tė paktėn qė tė ndjehemi larg (kur gjithēka tjetėr nga ana jonė nė raportet me ta ka rezultuar e pamundur), madje dhe shumė mė keq se kaq, distancimin shpesh e bėjnė vetė ata, bile ashpėr dhe prerė, dhe vetėm e vetėm se preferuam tė jemi ndryshe, tjetėr fare nga mendėsia e tyre ekstremisht kolektive, sikundėr jemi ndryshe edhe nga personalizmi i ekstremizuar i tyre.
Rruga dhe rrugėtimi i mėsojnė njeriut se brenda tij ka dhe skuta tė errėta qė e joshin nė ndėrmarrje tė tilla ku marrdhėniet bėhen tė njėanshme apo me pėrfitim tė njėanshėm. Nė kėto rrethana dėmi i shkaktuar dhe ēdėmtimi i tij, nuk qėndrojnė nė ekuilibret e mirkuptimit dhe pėr pasojė njėra anė rrėmben nga liria e tjetrės kohėn, nderin, pasurinė, apo edhe jetėn. Me fjalė tė tjera, nxitimi, vesi dhe krimi janė nė fakt vetėm situata brėnda nesh (pa tė cilat s’do qe e mundur tė konfirmonim lirinė e zgjedhjes qė bėjmė), nga ndalesa prej tė cilave, bėhet e mundur qė nė botė tė ketė udhėtarė tė mėdhenj, tė vėrtetė. Pra secili veē e veē, madje dhe tė gjithe bashkė e dimė, se kėto tre ngasje janė aty, fare pranė vėmėndjes apo pavėmėndjes tonė dhe kėrkojnė sė pari; (nxitimi) tė shkurtojė rrugėtimin pėr deri te qėllimi, duke prishur kėshtu njė zinxhir tė tėrė hallkash tė natyrshme nė lidhje me veten apo me tė tjerėt; ose (vesi) qėllimet cektėsisht aktive i bėn tė lidhen me tė pėrditshmen tunduese tė epsheve pa kursyer askėnd nė tė gjitha nivelet e kumtimit tė kėsaj fjale; dhe mė keq akoma (krimi) kur qėllimi i qetėsisė vetjake shikohet te fatkeqėsia e tė tjerėve, nė tė gjitha nivelet qė nga individi e deri te grupi. Theksoj se secila prej situatave tė lartpėrmendura gjeneron domosdoshmėrisht edhe dy tė tjerat, qė do tė thotė kėtu, se veprimi me ēdo njerėn prej tyre tė ēon larg nė udhėtimin tėnd, shumė larg, por pėr tė mos arritur kurrė atje ku do, pėrveē nėse qėllimi jetės ėshtė shkatėrrimi i vetes.
Si njė nga lidhjet me problematikėn e temės, do pėrpiqem tė tregoj se ka njė institucion qė legjitimon edhe nxitimin, edhe vesin, edhe krimin, dhe jo vetėm kaq, por secili prej tyre nuk do tė mund tė qe veēse aksident pa mbrojtjen dhe strehimin nė fjalė. Meqenėse tė tre kėto shėmti, siē theksuam mė lart, kėrkojnė pikėsėpari pėrmbysjen e realitetit nė favor tė njė renditje tė re, veēse jo pėrmes mjeteve tė pastra tė natyrshmėrisė, vetvetiu edhe teoria qė mbėshtet kėto praktika ėshtė gjithashtu paraqitja e pėrmbysur e parimeve tė natyrshme nė gjykimin e saj pėr sendet dhe ngjarjet. Pra, as nxitimi, as vesi dhe as krimi nuk do tė ishte e mundur tė organizoheshin nėpėr disiplina praktike tė pa shoqėruara domosdoshmėrisht me gėnjeshtrėn. Qoftė nė fazėn e pregatitjes, qoftė gjatė zhvillimit tė aktit dhe sidomos pas kryerjes sė tij, gėnjeshtra ėshtė jo vetėm shoqėruese dhe mbrojtėse, por edhe garancia teorike pėr mbėshtetjen e projekteve tė ardhmėrisė sė aktit, pavarėsisht se pėr cilin akt bėhet fjalė, nxitimin, vesin, krimin apo edhe tė tre kėto tė marra sėbashku. Pėr rregullimin e marrdhėnieve ndėrmjet individit me individėt e tjerė, individit me bashkėsinė dhe bashkėsisė me bashkėsitė e tjera, gjithmonė dhe kudo ka njė ligj tė shkruar i cili edhe kur nuk ėshtė nė harmoni tė plotė me tė natyrshmen universale tė njeriut, minimalisht vihet nė mbrojtje tė njėrės apo nė mbrojtje tė disave syresh prej veēorive njerėzore. Pra, shkelėsi edhe i kėtij ligji minimal i duhet tė pėrputhė disa alibi (tė gėnjejė) vetėm qė tė fshehė tė vėrtetėn pėr tė mos qenė i ndėshkuar apo mė keq akoma pėr tė qenė i shpėrblyer. Shkurt, gėnjeshtra ėshtė mbrojtja teorike e aktit tė atij qė i rrėmbeu kohėn dikujt tjetėr, pasurinė e tij, nderin e tij apo edhe jetėn.

* * *
Gjithmonė ėshtė i mundimshėm ai rrugėtim, kur njeriu e di se ku duhet tė arrijė. Askush nuk mund tė jetė i penguar nėse ai vetė nuk e di se pėr ku ėshtė nisur, dhe kuptohet se pengesa qė vendoset pėr raste si ky, rezulton jo funksionale, nė mos dhe qesharake edhe pėr vetė tė penguarin. Krejt e kundėrta ndodh kur njeriu e di se ku ėshtė vendmbėrritja qė ai synon, vėshtruar kjo qoftė nė perspektivėn e afėrt tė rrugėtimit, nė korrnizat e treguara tė jetės, apo qoftė kjo nė perspektivėn mė tė largėt nė korrnizat e besimit dhe shpresės nė lidhje me pėrjetėsinė. Me fjalė tė tjera, lehtėsia e rrugės sė pėrcaktuar qartė shoqėrohet me vėshtirėsimin e rrugėtimit, ndėrsa lehtėsia e rrugėtimit tė papėrcaktuar shoqėrohet me vėshtirėsinė e pėrcaktimit tė synimeve dhe drejtimit pėrgjegjės pėr to. Pra, nėse ai qė e di se ku duhet tė shkojė pengohet, pengesa shėrben si argument pėr tė vėrtetuar rregullin qė ndjek dhe vetėm sa e pėrforcon vendimin nė rrugėtimin e nisur. Ndėrsa nga ana tjetėr, nėse ai qė nuk e di se ku duhet tė shkojė pengohet, pengesa bėhet vetė rregulli qė shėrben pėr tė ndryshuar drejtimin e rrugėtimit tė nisur, duke braktisur kėshtu njė emergjencė pėr njė emergjencė tjetėr. Me fjalė tė tjera, tek i pari, rregulli shmang spontanen pėr tė ruajtur drejtimin dhe tė gjitha synimet qė lidhen me tė, tek i dyti spontania shmang rregullin pėr tė ndryshuar drejtimin duke rrėnuar edhe grimcėn e fundit tė synimit. Tek i pari ndodh angazhimi, pėrqėndrimi dhe disiplina e energjive vetiake pėr tė qenė nė suazat e rregullit, duke vendosur dinamikėn nėn vėzhgimin e disiplinės me synim tė pėrhershmen. Tek i dyti ndodh shpenzimi pa kriter i energjive pėr tė gjykuar braktisjen e fundit dhe pėr tė zgjidhur dilemėn nė drejtimin qė pason, duke ndėrtuar tė pėrkohshmen pa disiplinė, praktikisht rrėmujshėm.
Pa dyshim se nė tė dy rastet ka ndėrthurje tė rregullit me spontanen, veēse pėrparėsitė e njėrit apo tjetrit ndaj tyre, nė mėnyrėn sesi i pėrftojnė dhe zhvillojnė janė krejtėsisht tė ndryshme. Veēojmė kėtu se rregulli dhe spontania, janė jo vetėm tė domosdoshme pėr tė qenė tė pranishme njėkohshėm nė ēdo lėvizje tė njeriut (pavarėsisht se pėr cilėn nga situatat e mėsipėrme bėhet fjalė), por na duhet tė pranojmė se mungesa e njėrės apo tjetrės krijon premisa serioze pėr shkarje tė mėdha dhe tė frikshme, si pėr individin ashtu edhe pėr bashkėsinė.
Spontania nė mungesė tė rregullit kthehet nė kujtesė tė paqėndrueshme tė sė tashmes pa tė ardhme, e cila shpejt apo ngadalė bėhet shteg rrugėtimi pėr nga mitizimi i pashmangshėm (gjithashtu i paqėndrueshėm nė kohė e hapėsirė), nė varėsi tė plotė nga ngjarjet dhe vendngjarjet gjithmonė nė ndryshim. Shpresa dhe besimi, si mjetet e vetme me tė cilat shėrbehet e ardhmja, vetvetiu degradojnė nė bindje dhe nėnshtrim ndaj autoritetit tė forcės si mjeti i sė tashmes, i cili autoritet nga ana e tij vepron vetėm deri atje ku njė autoritet i ngjashėm apo i ndryshėm bėhet pengesė pėr mė tej. Rezultati i praktikės nė fjalė ėshtė ose arroganca ekstreme, ose skllavėria mė e ulėt, ose tė dyja bashkė, ose pastaj, gjendjet psiqike krejtėsisht e papėrgjegjshme. Sanksionet morale dhe rrjedhimet e tyre qė rregullojnė marrėdhėniet e njeriut, nė njė terren si ky nuk kanė as kuptim, e aq mė pak arsye tė qėndrueshme pėr tė qenė tė pranuara e as mund tė jenė tė pranishme nė lidhje me rrugėtimin e mėtejshėm. Pra, spontania nuk mund tė jetė e zbatueshme pa njė minimum rregulli, pasi do rrėnonte tė gjitha marrdhėniet e mundshme dhe do prodhonte kaosin mė tė ashpėr qė mund tė mendohet, atė tė mbijetesės sė ngutshme tė individit pa bashkėsi.
Nga ana tjetėr, rregulli nė mungesė tė spontanes bėn qė kujtesa tė jetė kujtesė grupi pa individualitet, ku mitizohet dhe adhurohet rregulli, dhe e tashmja kėtu nuk merr nė konsideratė asnjė ide apo rrethanė interpretimi dhe zhvillimi tė mendimit, pavarėsisht nė ėshtė apo jo derivat i vetė rregullit. Bashkėsia nuk ka individė dhe merr pamjen e njė rrethi tė mbyllur ku ngjarjet vetėm riciklohen (tė paktėn nė dukje), dhe gjithēka qė lidhet me tė ardhmen ėshtė e plogėsht nė mendėsinė e secilit (pasi e ardhmja i pėrket dikujt tjetėr ta mendojė), ose ėshtė mjaft larg tė tashmes edhe kur besimi pėr tė ėshtė pjesė e rregullit. Ky lloj ishulli prodhon uniformitet nė tė gjithė hallkat e shoqėrisė dhe pa asnjė mėdyshje ruhet me mjetet mė tė ashpra qė sajon mendja e prishur e njeriut. Bashkėsia bėhet makinė, ndėrsa njerėzit janė pjesėt funksionale tė kėsaj makine. Pikėrisht pėr kėtė, kjo bashkėsi nuk mund tė rrugėtojė gjatė nė kohė dhe as mund tė zgjerohet nė hapėsirė, jo vetėm pėr atė se nuk ėshtė lėnė terreni i nevojshėm pėr spontanen, dhe kėsisoj, rrugėtimi na shfaqet mjaft i dendur dhe stresues nė tė gjitha hallkat shoqėruese, por edhe pėr faktin se ky lloj rrugėtimi, ngaqė bart rregull tė pėrcaktuar saktė, rrjedhimimisht pengesat i vendosen mė lehtė, sesa nė rastin kur kaosi ka pushtuar njė pjesė tė konsiderueshme nė jetėn e individid dhe bashkėsisė.
Rregulli nė vetvete ėshtė i ftohtė, i saktė dhe pa gabime, qė nga pėrshkrimi i hapit tė parė, e deri nė trokitjen e fundit kur udhėtimi shėnon ngrirjen, ndėrkohė qė zbatuesi i kėtij rregulli ėshtė me gjak tė nxehtė, me njė mori pasionesh e dėshirash dhe me mundėsi tė njėpasnjėshme pėr tė gabuar. Pėr tė zbutur disi kėto diferenca ndėrmjet rregullit dhe gabimit, njeriut i duhet qė herė pas here, e tėra, tė jetė e ndarė nė dy pjesė, ku njėra nuk druhet nga zbulesa, pėrkundrazi, dhe tjetra tė fshihet nė njėmijė e njė ēelėsa. Pra, tė paraqesė veten me atė qė ai e mendon tė moralshme e dinjitoze dhe tė mbulojė atė qė nuk pėrkon me bindjet dhe vėshtrimet e tij pėr botėn, e lidhur kjo mjaft ngushtė me principet e pranuara edhe prej bashkėsisė ku do paraqitet.
Haptas, jemi pėrpara njė pėrzgjedhje prej asaj qė individi ka dhe me tė cilėn pėrgjithėsisht projektohet udhėtimi pėr mė tej. Vetė kjo mėnyrė e tė vepruarit tregon se njeriu prej natyre kėrkon mė tė lartėn e mundėsive tė veta, qė pėrgjithėsisht pėr ta arritur i duhet tė zgjedhė ndėrmjet pėrplasjes me pengesat qė shfaqen gjatė udhėtimit tė vet dhe marrveshjeve tė mundshme pėr mė tė lehtėn. Duke qenė se lehtėsia ofron qartazi njė lloj komforti nė shmangien e pengesės qė i paraqitet pėr rrugėtimin nė fjalė, njeriu jo rrallė zgjedh kėtė tė fundit, pra, lehtėsinė pėrmes kompromisit, e cila fare lehtė mund tė kthehet nė praktikė e ideollogji dominante.
Mirėpo, shumė rrallė ndodh qė njė pėrpjekje e tillė, qė i shmanget ballafaqimit dhe pėrplasjeve, tė mos rezultojė edhe me largimin nga kursi fillestar pėr deri te qėllimi dhe shpesh, madje shumė shpesh, edhe nga vetė qėllimi. Ky lloj racionalizmi i gabuar, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse imitim i shtrembėruar i atij rregulli qė njeriut i garanton ruajtjen nga deformimet, dhe sikundėr nga njėra anė, ēdo imitim mbetet i pamudur dhe rrjedhimisht i shėmtuar, po ashtu, nga ana tjetėr, bėhet djepi ku kaosi pėrkund kėlyshtė e tij tė pėshtirė dhe tė gjitha fėlliqėsitė sėbashku me veset, zenė hapsirat mė tė rėndėsishme tė tregjeve dhe ideve qė na rrethojnė.

* * *
Duke dashur tė jem sa mė i afėrt me vėshtrimet pėr zgjidhje tė mundshme, mendoj se emėrtimi “Rruga” ėshtė mė i pėrshtatshmi dhe njėkohėsisht mė i qarti, pėr tė na bėrė paraqitjen nė kohė-hapsirė tė shumicės sė pengesave qė has njeriu, ndėrsa nxiton ose jo pėr diku. Rruga ėshtė lėvizja qė tė gjithė ne e kuptojmė nė mėnyra tė ndryshme, varėsisht nga raportet qė kemi vendosur me gjithēka qė kemi emėrtuar si parėsore, pėrfshirė kėtu edhe mjetet ndihmėse qė na mundėsojnė t’i bėjmė sa mė tė dobishme kėto raporte. “Rruga” na mėson tė nisemi pėr diku pėr tė depozituar njė ngjarje mė shumė, duke mbushur kėshtu njė kėnd tė zbrazur apo tė harruar tė jetės, dhe ėshtė po “Rruga” qė sėrish na mėson tė kthehemi pikėrisht atje nga u nisėm, pėr t’i dhėnė kuptimin e duhur njė vendosjeje tė re nė tė pėrditshmen tonė, pėr tė qenė tashmė, nė diēka apo nė shumėēka, mė tė plotė se sa ishim para udhėtimit nė fjalė.
Tė tilla shtegtime pėrgjatė jetės ka aq shumė sa njė pjesė prej tyre, apo pjesėn mė tė madhe, njeriu ia beson harresės pa nevojėn, e ndoshta as dėshirėn, pėr t’i rishikuar qoftė si arritje tė mundimshme ose tė lehta, qoftė si humbje nga tė cilat dhembja diktoi mėsimin e duhur. Pra, pėr tė patur njė pasqyrė mė tė qartė pėr sa parashtruam, kėrkohet qė “Rruga”, e cila nuk ka privilegjin e harresės, “Ajo”, e cila na mėson tė mendojmė veēimin prej tė tjerėve dhe njėkohėsisht na mundėson marrėdhėniet me tė tjerėt, tė jetė “Rruga” qė bart shqetėsimin dhe angazhimin pėr hapin e ardhshėm deri te qėllimi, ndryshe, pėr gjithēka tė cilėn nuk e kemi pėrshkuar akoma dhe tek e cila shpresojmė vazhdimėsinė deri nė arritjen e qėllimit.
Pikėsėpari, tė bėjmė njė parashtrim mė tė zgjeruar tė rrjedhimeve qė bart “Rruga” duke u pėrpjekur tė shmangim sa mė shumė rezonancėn semantikisht fluturake tė kėsaj fjale (ėndėrrimet e pabazuara nė mundėsitė qė janė), si dhe kuptimin klasik tė xhadesė. Nisur nga ajo qė njeriu e ka gjithmonė me vete, pra edhe atėherė kur mungon gjendja poetike e as ėshtė mirfilli nė rrugė, dhe duke qenė se e kundėrta e kėtyre situatave ėshtė e pamundur, atėherė vetiu na mbetet e drejta tė themi se tė dy kėto situata nuk janė kushtėzuese, por tė kushtėzuara dhe pėr pasojė, as mund t’i kemi si argument me atributin e pėrgjithėsimit. Gjithsesi, qoftė rruga nėpėr tė cilėn ecim, qoftė fantzia pėr tė, pavarėsisht nga pėrpjekja pėr t’i shmangur, do tė jenė natyrshėm tė pranishme nė kėto radhė e edhe ndėrmjet tyre, sikur vetėm pėr arsyen e thjeshtė se njėra ka minimalen themeltare tė kuptimeve tė kėsaj fjale, ndėrsa tjetra manifeston maksimalen e kuptimit pėr rrugėn, edhe nė rastet kur fjala e as hapi nuk na mjaftojnė pėr tė rregulluar drejtpeshimin e vetes nė lidhje me gjithēka brėnda dhe pėrreth nesh.
Gjithsesi rruga, mė parė se njė udhėtim nė hapėsirė ėshtė njė mision pa tė cilin hapi ynė do ishte vetėm njė sorollatje somnambule, dhe kėsisoj, asnjė arritje s’do tė qe me vlerė, sikundėr dhe humbja, nuk do na shėrbente pėr tė rishikuar e korrigjuar hallkat e dobėta tė sistemit. Rrjedhimisht, pėr sa mė sipėr, me “Rrugė” kuptojmė shumė mė shumė se rruga nė hapėsirė, pėrderisa kjo e fundit ėshtė vetėm detaj i njė projekti tė cilin e bart njeriu dhe qė fare mirė mund tė jetė edhe i gabuar, paēka se hapsira ku projektohet ėshtė po ajo qė ishte, e pandryshuar. Pra, rruga nė hapėsirė mund tė jetė e njėjta, ndėrkohė qė projektet pėr tė janė gjithmonė mė shumė sesa njė.
Njė tjetėr vijė ndarėse ndėrmjet rrugės nė hapėsirė dhe projektit qė fshihet te njeriu ėshtė se tė gjitha rrugėt nė hapėsirė nisin diku nė njė tė tashme tė paqėndrueshme pėr tė pėrfunduar, nė rastin mė tė mirė, tek e tashmja reale si stacion i fundit, dhe nga ana tjetėr rruga nė projektet e njeriut fillon fizikisht gjithmonė nė tė tashmen reale dhe riciklohet vazhdimisht nė perspektivė, me synim sfidėn pėr tė qenė sa mė afatgjatė.
Vėshtruar si metaforė apo ėndėrrim (si rezonancė semantikisht fluturake), rruga ka vėrshimin mė tė dendur tė pėrceptimit por qė nė raport me projektin qė njeriu bart, mbetet gjithmonė derivat i zbatueshėm vetėm pjesėrisht, pasi nė tė, e kaluara ka depozituar shumė eksperienca, tė cilat edhe pse mjaft tė dobishme nuk mund tė jenė e ardhmja. Dhe pikėrisht pėr shkakun madhor qė jeta dhe universi nuk njeh pėrsėritje, e qė asnjė rrethanė nuk mund tė riciklohet pikė pėr pikė, po pėr tė njėjtat arsye, edhe evidenca pėr atė qė shkoi nuk i shėrben tė ardhmes pikė pėr pikė, pavarsisht nga provat qė ka dhėnė pėr vėrtetėsinė e vet. Ajo qė metafora na sjell ėshtė pa diskutim pjesa mė e ashtėzuar e projektit, gjė e cila premton se shumica prej asaj qė na erdhi pėrmes metaforės deri te ne, do t’i mbetet tė ardhmes, por qė gjithsesi, as me tė tashmen e as me tė ardhmen nuk pėrputhet plotėsisht, dhe nuk mund tė jetė vetėm ajo protagoniste e as qė mbetet ashtu si na erdhi nga trashėgimia. Ajo pėrligjet vetėm pėrmes kuptimit, fjalės apo veprimit tė njė individi tė ri, nė njė hapsirė krejt tjetėr dhe sigurisht me lėvizje lehtėsisht tė dallueshme nė kohė.
Le tė theksojmė kėtu dhe se metafora e rrugės tek individi ėshtė ngushtėsisht e lidhur me qėllimin e projektit qė bart njeriu dhe gjithmonė e kushtėzuar prej tij, pasi nė pėrzgjedhjen qė theksuam mė lart, njeriu nė varėsi tė kuptimit qė ka, shfaq ose fsheh situata tė ndryshme, pa cėnuar kurrsesi, bile pa mundėsinė pėr tė cėnuar nė asnjė rast individualitetin e vet. Sido qė tė sillet njeriu, sido qė tė shprehet, sido qė tė mendojė, nuk mundet tjetėr veēse e gjitha kjo tė kthehet nė lėndėn e parė pėr tė ndėrtuar vetveten, mirė apo keq. Si e tillė, metafora ėshtė vetėm derivat i pėrqėndruar i asaj qė ishte, pėr tė legalizuar atė pjesė tė kuptimeve qė bart thelbin e aspiratės sė individit, e harmonizuar kjo ose jo, nė lidhje me bashkėsinė apo nė lidhje me tė vėrtetėn.

* * *
Dihet, se njeriu nuk ėshtė i vetmi rrugėtar as nė tokė dhe as nė hapėsirėn kozmike. Rrugėtojnė grimcat mė tė vogla, rrugėtojnė planetet e bashkė me to dhe toka ku banojmė, rrugėtojnė yjet, galaktikat, rrugėton i gjithė universi. Rrugėtojnė gjallesat qė nga njėqelizoret e deri tek mė gjigandet. E vetmja qė rri si e pėrbashkėt themelore nė kėtė mori objektesh dhe subjektesh pėr gjithė universin ėshtė pikėrisht rrugėtimi, dhe kjo, pavarsisht nga diferencat nė natyrėn, formėn, apo pėrmbajtjen e secilit. Nėse do tė bėnim njė formulim tė pėrafėrt pėr rrugėtimin do tė shohim se ai na paraqitet nė tre nivele lehtė tė dallueshme pėr tė gjithė, pra, rrugėtimi i trupave pa jetė, rrugėtimi i gjallesave dhe rrugėtimi i njeriut. Por ku dallojnė kėto rrugėtime prej njėri-tjetrit dhe kush ėshtė e veēanta e rrugėtimit tė njeriut nga rrugėtimet e tjera?
Sė pari, do tė shohim se rrugėtimi i materies pa jetė ėshtė rrugėtim i drejtuar egzaktėsisht dhe pa lirinė pėr tė devijuar fizikisht nga pėrcaktimi nė lėvizjen e vet. Megjithėse rrugėtimi i tyre, qė nga grimcat mė tė vogla se elektroni e deri tek galaktikat me miliarda yje, ėshtė lėvizje qė nuk njeh pėrsėritje nė hapėsirė, madje, edhe pse ėshtė nxitim gjithmonė pėr nė hapėsira tė reja, prapėseprapė na lejon qė pėrafėrsisht tė mund tė parashikojmė diēka pak pėr vendodhjen e tyre nė njė tė ardhme tė afėrt. Kufiri i kuptimit tonė kaq pranė empirizmit, qė na mundėson pėrcaktimin e pėrafėrt tė rrugėtimit tė trupave pa jetė, na qartėson edhe atė se liria e lėvizjes sė tyre ėshtė vetėm nėnshtrimi, pa nevojėn dhe pa dėshirėn pėr qenė diēka tjetėr, sikundėr edhe pa pėrgjegjėsinė pėr pasojat qė e shoqėrojnė kėtė rrugėtim. Duke dashur tė vijmė te njė formulim mund tė themi se aty ku liria mungon ka mundėsi empirike pėr tė mėsuar caqet e pėrafėrta ku pritet tė jetė vijimėsia e kėtij rrugėtimi.
Pra, a) rrugėtimi nė fjalė ėshtė tejet egzakt dhe konstant, ku strehimi i kėrkuar pėr secilin trup ėshtė vetė rrugėtimi gjithmonė pėr nė njė hapėsirė tė re; b) rrugėtimi ėshtė i ēliruar nga rrebelimi i mundshėm dhe nga fajėsia pėr tė, pasi marrdhėniet me tė ngjashmit apo tė ndryshmit nga vetja janė tė pėrcaktuara pėrmes ēlirimit tė energjisė dhe secili lėviz nė korsinė e treguar; dhe sė fundmi, c) ėshtė rrugėtim pa liri, pasi qė, kualiteti i kėtij rrugėtimi ėshtė bindja empirike nė lėvizjen fizike, siē dhe shkėmbimet janė njėlloj tė kushtėzuara, cilėsi kėto qė nuk premtojnė as mundėsinė minimale ku tė mund tė zhvillohet pjesmarrja e lirisė.
Sė dyti, rrugėtimi i gjallesave ėshtė shumė i ndryshėm nga i mėsipėrmi pasi qė lėvizja e tyre nuk ėshtė drejtim egzakt dhe me njė lloj lirie nė lėvizjen e tyre nė aspektin fizik. Nė lidhje me hapėsirėn, rrugėtimi i gjallesave ėshtė i kufizuar, kusht pėr ekzistencėn e tyre dhe kurrė nuk lėvizet jashtė njė zone tė pėrcaktuar ku gjenden faktorėt determinantė tė jetės pėr to. Edhe pse njė gjallesė, njė qelizore apo ēfarėdo, lėviz nė njė hapėsirė tė kufizuar dhe tė treguar saktėsisht, prapėseprapė kjo nuk bėn qė nė lėvizjen e tyre fizike tė mund tė parashikojmė vendodhjen e re nė njė tė ardhme tė afėrt. Ajo qė e bėn tė parashikueshėm rrugėtimin e tyre ėshtė pikėrisht thelbi i kėtij rrugėtimi. Gjallesat nė lėvizjen e vet, pa pėrjashtim udhėhiqen nga nevoja pėr tė siguruar energjinė e nevojshme pėr jetėn dhe shpenzimin e kėtyre energjive gjithashtu po pėr kėto nevoja. Pra, nevoja pėr ushqim, nevoja pėr strehim dhe nevoja pėr shumim e gjallesave janė jo vetėm thelbi i rrugėtimit tė tyre, por edhe mundėsia jonė pėr tė parashikuar nevojėn qė pason nė njė tė ardhme tė afėrt. Me fjalė tė tjera, rrugėtimi i gjallesave ėshtė rrugėtim i drejtuar fund e krye nga epshet qė nga nevoja pėr energji e deri te konsumi i kėsaj energjie.
Ndryshe nga rrugėtimi i materies pa jetė, ai i gjallesave mund tė pėrmblidhet si mė poshtė; a) ka sigurisht mė tepėr liri nė lėvizjet fizike, qė do tė thotė se nuk jane empirikisht tė vėrtetueshme, pra as egzakte e as konstante, porse gjithmonė tė kufizuara nė njė hapsirė tė treguar qė ėshtė edhe strehimi egzistencial i gjallesave; b) rrugėtimi i gjallesave udhėhiqet tėrėsisht nga epshet nė tė gjitha nivelet e marrėdhėnieve me tė ngjashmit apo me tė ndryshmit nga vetja; dhe c) as rrugėtimi i gjallesave nuk ėshtė rrugėtim pėrmes lirisė jo vetėm pėr atė se hapėsira egzistenciale dhe bindja ndaj epsheve janė mjaft determinante, por edhe pse rrugėtimi i gjallesave lėviz gjithmonė dhe vetėm nga e kaluara deri nė tė tashmen e emergjencės egzistenciale.

* * *
Theksoj qė nė krye tė herės se rruga pėr tė cilėn do tė flasim ruan nė vetvete hapat qė u hodhėn pėr tė ardhur deri aty ku ndodhemi, hapin e vetėm qė tashmė ėshtė nė lėvizje i cili mund tė ndryshojė shumėēka nė jetė dhe pėrpara, njė hapsirė e pa caktuar tėrėsisht tė pa shkelur qė pret tė kalohet. E gjithė kohė-hapėsira e njeriut pėrmblidhet nė kėto tre gjendje, qė pėr nga mėnyra si i pėrftojmė nė kuptimin tonė bėhen pėrcaktuese pėr personalitetin dhe vazhdimėsinė e secilit.
Vėshtruar nė aspektin e ndryshimit ndėrmjet tyre, kėto tre gjendje janė forma pėrmes tė cilave, nėse pėrcaktimi dhe orientimi ėshtė i drejtė, mundėsohet ikja nga tė gjitha rrethanat qė gjenerojnė daljen nga rregulli, pėrmes tė cilit kuptojmė dhe praktikojmė lirinė qė na dallon nga frymorėt e tjerė. Mirėpo, ndarja e tyre prej njėra-tjetrės ėshtė vetėm teorikisht e mundur, pasi, nė fakt, njeriu nė ēdo veprim tė tijin e zhvillon personalitetin me pjesėmarrjen e njėkohėshme dhe aktive tė tė tre gjendjeve nė fjalė. Pra ndarja qė do tė ndiqni nė rreshtat e mėposhtėm ėshtė vetėm veēim teorik pėr lehtėsi shtjellimi, si dhe pėr tė patur njė pamje sa mė tė detajuar tė sė tėrės.
Qėllon qė njeriut t’i mblidhet nė njė ēast tė vetėm aq shumė kotėsi nga e kaluara, aq shumė kumbime hapash boshe, sa veshėt buēasin stuhishėm jo mė nga shumėsia e viteve por nga boshėsia e tyre kėrkuese. Nuk ka sesi njeriu tė mos ndihet i trishtuar kur kujtesa dashamirėsisht ngjeshet jashtė dėshirės sė tij nė diēka fare pak, tė vogėl sa njė pikė ujė (dikush do ta deshte lot), ndėrkohė qė sirtaret bosh pėrcjellin jehonėn ngjethėse tė hapave tė zbrazura, e qė tė gjitha kėto bashkė bėjnė ciklonin e gjerė tė harresave tė vogla tė mbetura diku prapa, por qė rregullisht rikthehen, por kuptohet, tė shumuara, dhe pėr ēdo herė mė kryeneēe se pararendėsja.
Dikur… Njė fjalė ku pushojnė e presin shumė shkaqe tė mbetura diku nė kujtesė, pra, qė ishin dhe mbetėn atje nė pakthimin e vet, duke na kursyer pėr tė qenė ndryshe nga ajo ku ndodhemi, tė mekura kėto, apo tė ngrira nga moskuptimi ynė, nga harresa apo kujdesi i tepruar pėr tė mos rrezikuar. Herė-herė kėtė fjalė, pėr arsye lehtėsisht tė vėrtetueshme, na pėlqen ta fshehim atje ku nuk do tė mund ta pikasim as vetė, bile as nga afėr vėshtruar, dhe shpesh, madje mjaft shpesh na ndodh qė po vetė ta nxjerrim nga qoshku i harruar i sendeve tė vjetra, dhe me lehtėsi ndonjėherė po aq tė tepruar shqiptojmė me gjithė nostalgjinė e mundshme; “Dikur…!” - dhe kjo nė pėrpjekje pėr tė spikatur fitoren e munguar, apo, nė rastin mė tė mirė, suksesin e arritur. Aty ku ne mbajmė tė strukur disfatėn qė s’na pėlqen asesi ta pėrmendim, po aty, nė tė njėjtėn fjalė “Dikur”, na duket se mund tė kemi edhe alibinė e duhur pėr aq shumė tė kėrkuarėn pafajsi apo meritė.
Duke u thelluar nė hapat qė i takojnė sė kaluarės vėrehet se mėnyra pėr tė gjykuar pėr to ėshtė shumėplanėshe dhe se reagimet tona ndaj tyre nuk mund tė pėrfshihen nė kornizat e njė metodologjie tė vetme, paēka se bėhet fjalė pėr pjesėn e magmatizuar tė jetės sė njeriut nė tė cilėn nuk mund tė ndryshohet asnjė milimetėr i rrugės sė kaluar. Sidoqoftė, tė gjitha refleksionet mendoj se mund tė pėrfshihen nė dy kėndvėshtrime tė mėdha, varėsisht nga pėrparėsitė qė na paraqiten. Pra, kemi raste kur tė tėra ėshtė mė domėthėnėse se tė veēantat e saj, dhe nė raste tė tjera kur tė veēantat e sė tėrės bėhen mė tė rėndėsishme se tėrėsia e hapave tė rrugės qė kaluam.
Pėr tė qenė mė i qartė, mė duhet tė gjithėn ta riformuloj, duke spikatur mė thelbėsoren e secilės. Nisur nga fakti se tė veēantat janė pjesė e sė tėrės, nuk do tė thotė kėtu, se edhe tėrėsia e tė veēantave ėshtė e tėra qė duam tė kemi. Tė veēantat janė qartėsime themeltare pas dilemave tė mprehta pėrgjatė rrugėtimit dhe padyshim kushtėzuese pėr vijimėsinė e rrugėtimit nė tė ardhmen, pasi janė pėrgjegjėse direkte pėr drejtimin e zgjedhur nė njė kohė dhe vend tė caktuar, nė lidhje me synimin e mbėrritjes pėrmes hapėsirės sė kuptimeve tona.
Ndryshimi i kuptimeve mbi sendet dhe ngjarjet, krijon rrethana pėr kuptime tėrėsisht tė reja qė rrjedhimisht risjellin klimėn e dilemave pėr njė tė veēantė tė re dhe ndoshta njė drejtim tė ri nė rrugėtim. Pra, tė veēantat nė lidhje me tė tėrėn janė stacione kthesash tė mėdha apo tė vogla, por qė ēdo rast, gdhendin veēoritė e personalitetit tė sekujt prej nesh pėrmes kuptimit dhe rrugėtimit nėpėr shtegun qė hap pėrceptimi dhe dija e secilit.
Ndėrkohė qė tėrėsia e rrugės sė kaluar (ndryshe nga tė veēantat e saj), ėshtė pothuaj e ēliruar nga dilemat e rrugės qė la pas, porse gjithmonė e ndjeshme ndaj kuptimit tė ri, si dhe e hapur pėr ndryshimin e kursit tė rrugėtimit nė varėsi tė sė veēantės qė pason. E tėra, rregullon me harmoni edhe shtegėtimin mė tė rrezikshėm buzė honit, ndėrsa e veēanta na mėson sesi t’i ikim kėtij rreziku. E tėra e rrugės qė ka kaluar, pėrpiqet t’i fshijė dallimet ndėrmjet kuptimeve tė ndryshme, tė veēantat vetėm sa i pėrforcojnė kėto dallime. E tėra tenton vijėn e drejtė tė rrugėtimit (le tė themi atė ajrore), tė veēantat shkojnė nėpėr terrenin e thyer tė kuptimeve dhe dilemave, nė dukje me mjaft lėvizje boshe. Gjithė rruga e njeriut nė kėtė botė ėshtė pėrpjekja pėr tė rregulluar kėto raporte ndėrmjet tė tėrės me tė veēantėn, ndėrmjet qiellores me tokėsoren, ndėrmjet vijės sė drejtė dhe vijės sė lakuar. Pikėrisht pėr kėtė, rruga qė i takon sė kaluarės, nuk ėshtė vetėm thjesht rruga qė kemi kaluar, por shumė mė tepėr se kaq. Ėshtė kjo rruga qė na solli kėu ku jemi dhe bėri tė dallohemi nga ata qė na rrethojnė. Veēoria e rrugės qė kaluam, ėshtė se ajo lyp tė harmonizojė specifiken e sė tėrės me tė veēantat e saj nė njė personalitet tė vetėm, duke bėrė kėshtu, dallimin e nevojshėm pėr kėtė tė fundit (personalitetit), jo vetėm nė atė qė ishte por dhe nė atė qė ėshtė, e rrjedhimisht dhe nė atė qė do jetė.
Kjo pjesė e rrugės qė ne e njohim mirė, nuk pėrjashton mundėsinė e vėzhgimit deri nė imtėsi, qoftė pėr tė veēantat, qoftė pėr tėrėsinė e asaj qė kaloi, porse qėllimi i vėrtetė, ėshtė tė kuptojė dhe tė dallojė personalitetin qė bartim dhe vendin qė ze ose duhet tė zerė, ky personalitet nė lidhje me gjithēka qė i duhet tė marrė pėrsipėr dhe tė bėhet pėrgjegjės pėr to, apo qoftė dhe nė lidhje me ato prej tė cilave i duhet tė distancohet dhe kėshtu tė ēlirohet nga tė qėnit pėrgjegjės.
Ajo qė kemi kaluar, na mundėson qė tė takohemi me pjesė tė veēanta tė rrugės sė largėt ku ecėm dikur, sikur qė takohemi me hapin qė po hedhim nė kėtė ēast. Kėto takime janė aq tė gjalla, sa mundemi t’i dallojmė edhe fijet mė tė holla tė drithėrimės, ankthit, shpresės, mundemi tė hulumtojmė nė thellėsitė mė tė fshehura tė ėndrrave e mendimeve siē mund tė tretemi plotėsisht nė pėrjetimin dhe nė ndjenjat e tyre. Mundet t’i anashkalojmė kėto pa i ngacmuar, siē mundet t’i gjykojmė, t’i dėnojmė apo edhe tė pėrzgjedhim prej saj sipas dėshirės, pa pengesėn e tė papriturės dhe pa frikėn e zhgėnjimit.
Rruga qė kemi kaluar, tashmė e ka humbur befasinė. Ajo pranon se tė veēantat ruajnė pėrqėndrimin mė tė dendur dhe mė tė qėndrueshėm tė mendimit dhe pėrjetimit. Pėrpiqet qė pėrmes tyre, e sė bashku me to, edhe tė perceptojė se pėrse nė aksh pjesė tė rrugės, vendosėm pėr njėrin nga drejtimet duke braktisur disa tė tjera syresh. Dhe pikėrisht kėtu qiellorja me tokėsoren, vija e drejtė me tė lakuarėn, e tėra me tė veēantat e saj, pajtohen tamam nė pjesėn e gjallė tė mendimit, pėrputhen aty plotėsisht, pa ndryshuar formėn dhe as natyrėn me tė cilėn i njehsuam.
Nė tė gjithė projektet tona rruga qė kemi kaluar ėshtė vizitore e pranishme dhe pikėrisht pėr kėtė, nė kujesėn tonė, ajo pėrvijohet pėrmes sistemeve dinamike dhe kurrrė pothuaj, nuk na vjen nė kujtesė si njė sistem i ngrirė dhe i ngurtė statik. Pėr vetė faktin se rruga qė kaluam ka fytyrėn dhe karakterin e vet, ajo nuk mund tė mos jetė humane, pavarėsisht nėse udhėtuam me shpatė nė dorė, apo me zemėr nė dorė. Asnjė hap nė tė nuk ėshtė lodėr, edhe po qe se dikur nė tė tashmen e vet tė largėt apo tė afėrt ishte vetėm lodėr. Lodra e dikurshme pra, tashmė ėshtė jetė, dhe kjo pėrmes shumė fijeve qė e lidhin me kujtesėn, qofshin kėto fije tė lidhura me njė plagė nė zemėr apo me njė gėzim nė zemėr, pak rėndėsi ka.
Kujtesa pėr rrugėn e kaluar, edhe pse shėrbehet me sende dhe me ngjarje tė cilat nuk ėshtė e mundur t’i ndryshojmė, qė do tė thotė kėtu pėrmes vendit, gjykimit, pėrjetimit tė atėhershėm, dhe teksa i rimarrim tė tėra kėto nė tė tashmen, bėhen shkaku pėr tė ndryshuar ne, qoftė pėrmes kuptimit apo edhe moskuptimit tonė. Rrafshi i kuptimit tė sendeve dhe ngjarjeve bėn tė ndryshojė pronari i kuptimit, edhe pse nė rendin e vendosjes sė tyre nuk ka ndryshuar asgjė. Askush nuk mund tė thotė se ai i cili kishte diēka qė nuk ia dinte kuptimin, ėshtė plotėsisht i njėjti, pra po ai qė e kuptoi atė shumė kohė pasi ndodhi. Ndryshimi nė kėtė rast mund tė jetė fare i vogėl (por jo i parėndėsishėm), por mundet qė ndryshimi tė ridimensionojė edhe gjithė strukturėn e personalitetit.
Me fjalė tė tjera, rruga qė kemi kaluar, ėshtė jo vetėm pjesa e gjallė e tė vėrtetave qė dimė, por edhe terreni mė i sigurtė ku mund tė rikthehemi shpesh, tashmė pa nevojėn dhe pa mundėsinė e hapave nėpėr tė, e sidomos jo pėr ta ndryshuar atė, por pikėrisht pėr hapin qė na duhet tė hedhim tani, kėtu, dhe sigurisht, pėr ndryshimin e dobishėm apo sa mė tė dobishėm nė veten tonė nė raport me tė vėrtetėn. Mirėpo rruga qė kemi kaluar sė bashku me kujtesėn pėr tė, nuk mjaftojnė pėr tė qenė kthejlltėsisht i qartė nė marrėdhėniet me veten dhe tė tjerėt. Rrethanat kėtu ndėrlikohen edhe ca mė shumė. Diēka qė ishte dikur, qė pėrmes kujtesės afirmon prezencė mjaft aktive nė tė tashmen, kujtimet e sė cilės projektojnė besimin dhe shpresėn pėr tė ardhmen; tė gjitha kėto harmonizohen nė njė korpus unik duke na mundėsuar evidentimin e njė tė kaluare mė tė largėt sesa kujtesa jonė, dhe sigurisht, edhe praninė e njė ardhmėrie pėrtej kuptimit racional tė ardhmėrisė. Fakti qė detyrimet tona ndaj tė tjerėve, nuk mbarojnė me vdekjen e tyre, madje ndjejmė detyrime edhe pėr tė vdekurit qindra vjet mė parė…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Fatmir Baci   16/2/2010, 17:48

KOHA

“Lexo, me emrin e Zotit tėnd, i cili krojoi (ēdo gjė).
Krijoi njeriun prej gjaku tė ngjizur (nė mitrėn e nėnės)”.
Lexo! Se Zoti yt ėshtė mė bujari!
Ai qė e mėsoi(njeriun) tė shkruajė me pendė.
I mėsoi njeriut atė qė nuk e dinte”.Kur’an 96:1-5


Nė tė gjitha periudhat historike artisti pati vendin e tij tė posaēėm, qė ndonėse jo mė i spikaturi (shpeshherė edhe i fyer), prapseprapė ai bėri qė shqetėsimet, dhimbjet, gėzimet e po deshėt edhe lajthitjet e tij, e rrethuan kohėn nė tė cilėn jetoi nga tė gjitha anėt, pėr t’i dhėnė pastaj kėtij rrethimi emrin e vet, duke i lėnė kohės vetėm njė shteg kalimi, ėndrrėn e tij. Shpesh ēuditemi, se si artisti, kapacitet i kohės kur jetoi, nuk ėshtė as i mirpritur e aq mė pak i harmonishėm me bashkohėn e tij?
Edhe pse e di qė ėshtė e pamundur tė pėrfshihet ose tė paktėn nuk ėshtė e lehtė tė kontrollohet e gjithė moria e arsyeve tė mėsipėrme, gjithsesi do tė pėrpiqem qė atė pjesėz qė unė shoh ta shpalos tė tėrėn, me qėllimin e mirė pėr tė qėnė edhe vetė diēka mė i qartėsuar. Pyetja e mėsipėrme na lejon tė ndjekim njė rradhitje, reale ose jo, tė kėsaj dukurie, qė po ta vėshtrojmė kthjellėt, pėr mendimin tim deri diku do mund tė kemi njė pamje mė tė qartė.



- A ėshtė artisti individ, dhe po qe se, cila rrethanė bėhet tejbartėse pėr diēka tė tillė?

Nėse me individ do tė kuptonim vetėm anėtarin e zakonshėm tė shoqėrisė, atėherė artisti nuk ėshtė apo mė mirė jo vetėm kaq i tillė. Dakord, ai ka peshėn e tij trupore, gjatėsinė, pamjen dhe konturet, shenjat e gishtėrinjve, normalisht dhe punėn e tij tė pėrcaktuar nė cilindo rend shoqėror. Tė gjitha kėto dėshmojnė pėr ekzistencėn e tij dhe aspak pėr personalitetin qė ai bart me tė cilin provon tė shpaloset dhe pa tė cilin as ai vetė s'do tė kuptonte tė qenit identitet. Tek artisti pra, ka edhe njė botė tjetėr tė padukshme, qė paēka se ngjan me tė padukshmet e tė tjerėve, tek ai ajo ėshtė aq e rėndėsishme sa e bėn tė pavlerė ēdo hallkė shoqėrore veē e veē, dhe tė gjitha kėto tė marra sė bashku, pėrballė secilės hallkė njerėzore tė cėnuar, le pastaj kundrejt sė tėrės njerėzore tė cėnuar. Mundėsia e artistit pėr tė qenė individ nė kuptimin e mėsipėrm ėshtė e papėrfillshme,pasi artisti nė thelbin e tij nuk qėndron pėrpara faktit, po pėrpara qėllimit, gjė e cila nuk pėrputhet me sistemet shoqėrore, ku aktualisht ka marrėveshje tė plotė me tė gjithė pikat e referimit tė pėrcaktuara qė mė parė, gjė e cila bėn anėn funksionale tė jetės nė shoqėri nė dėm tė pjesės jetėsore tė individit.
E vėrteta ėshtė se gjithmonė ka ekzistuar njė “liri” e shkruar (njė e tillė ėshtė edhe sot), por qė artisti e lexon si ndalesė, e pse jo, si njė kufi i mundshėm pėr ėndėrrėn qė ka, drejt sė cilės ka orientuar qėllimin e tij, i pakonvertueshėm me konfortin qė mund t’i siguronte njė mpleksje fatlume rrethanash. Me pak fjalė artisti ėshtė individ pėr tė tjerėt, nė kuptimin e ngushtė tė kėsaj fjale, ndėrsa nė lidhje me veten, ai i rrėshqet kėtij pėrcaktimi sapo ndien se ndodhet “i zėnė nė kurthin e pėrtej shqisave”.
Tė qėnit individ tek ai ėshtė njė marėveshje e heshtur midis tij dhe veprės, e cila sidoqoftė ėshtė njė marėdhėnie subjektive dhe si e tillė tenton motivet e larta. Pėrpara kėsaj marėveshje tė gjitha nyjet shoqėrore bėhen tė parėndėsishme, ashtu sikundėr edhe tė gjitha arritjet e njė shoqėrie (civilizimi) bėhen tė vogla pėrpara ėndrrės sė tij, qofshin ato edhe mė e mira pjellė e mendjes njerėzore. Duke tentuar aspiratėn njerėzore, apo e thėnė ndryshe thelbin e tė gjithė neve (njeriun, ėndėrrimtarin e pandreqshėm dhe askurrė tė kėnaqur), artistit gjithmonė i mungon diēka apo shumėēka, sikundėr edhe ēdo sistemi shoqėror i mungon diēka apo shumėēka.
Thėnė shkurt,rrethanat qė e bėjnė artistin tė ndjehet individ, janė vetėm nė kokėn e tij, nė ėndrrėn e tij, nė veprėn e pafilluar, por kurrsesi nė veprėn e pėrfunduar, pasi me tė ėshtė ndarė. Qartėsia me tė cilėn zhytet nė ėndėrr e ēon gati nė profeci, por e bėn krejt tė paqartė me tė rėndomtėn e pėrditshme. Dantja bie fjala, paratha bashkimin e Italisė gjashtė shekuj mė parė se kjo tė ndodhte me tė vėrtetė, por gjithsesi ai nuk diti t’i gjente zgjidhje problemit tė tij dashuror, Beatriēes.

Koha nė tė cilėn jeton artisti, kėrkon prej tij tė pamundurėn, apo ai shtrihet nė kohė sa qė bėhet i pamundur pėr bashkėkohėsit?

Kjo pyetje na nxjerr pėrpara njė tjetėr. Cilėt janė bashkėkohėsit e artistit dhe a pėrbėjnė ata diēka tė rėndėsishme pėr kohėn nė tė cilėn jeton artisti? E vėrteta e do qė bashkėkohėsit e artistit tė jenė njė lloj opinioni , tė tillė qė mbledhin dhe shpėrndajnė anekdota pėr tė, qė prononcohen dhe e gjykojnė, por qė kurrė nuk dinė tė thonė mė shumė se kaq. Duhet tė kemi parasysh se tė gjitha kėto pėrbėjnė vetėm anėn e jashtme tė artistit, me tė cilėn ai ėshtė pak ose aspak i kujdesshėm dhe po aq pak dhe aspak i interesuar. Thelbi i tij, bota e brendshme, ajo qė mban fijet e padukshme mbetet e pacėnuar dhe duke qenė mė e rėndėsishmja pjesė, bėn qė artisti gjithsesi tė mos i ndiejė ato luhatje tė sipėrfaqshme shoqėrore, tė cilat kėsisoj mbeten tė parėndėsishme pėr tė, duke mos qenė tė afta pėr tė depėrtuar nė thelbin e problemeve njerėsore.
Duke qėnė i rrethuar me copėza jete nga mė tė larmet artisti zhbiron me heshtje nė secilėn prej tyre dhe prek thelbin njerėzor tė ngjashėm te tė gjithė ngjyrimet. Ai nė secilin nga kėta fragmente vetvetiu shikon, pėrjeton dhe evidenton tė tėrėn uiniversale duke spikatur pjesmarrjen nė harmoninė e universit tė secilit element, domosdonė e ēdo elementi pėr ekzistencėn e kėsaj harmonie, pėrkundrazi rėndom njeriu, tė tėrėn universale e ndan nė fragmente, duke u pėrpjekur qė secilin fragment ta specializojė si sferė tė tijėn ku ai pėrpiqet dhe preferon tė “mbretėrojė”. Meqėnėse artistin nuk e josh njė marėdhėnie e tillė, pėr tė anormale dhe sidomos anormale, pėr kėtė ai alternon njė marėdhėnie tė dyfishtė, njerėn tė sipėrfaqshme nė raport me tė sipėrfaqshmen emergjente tė atyre qė e rrethojnė dhe tjetrėn thelbėsore me thelbėsoren e njeriut tė cilėn e pasqyron nė veprėn e tij, e qė shpesh spikat nė periudha qė pasojnė periodikisht dhe pambarimisht.
I vendosur pėrfundimisht nė parametrat qė pas hulumtimesh, meditimesh dhe pėrjetimesh tė pandėrprera e bindin qė njerėzorja te njeriu ėshtė pikėrisht ajo, bota e padukshme qė ai beson, artisti vetvetiu ndodhet i larguar nga problemet e bashkohėsve tė vet, herė diku prapa larg, te diēka e harruar, ndoshta nė kėrkim tė konsensusit tė heshtur, dhe po qe se, pėr ta pėrcjellė atė diku pėrpara nė papėrcaktim, ku beson dhe shpreson se do tė takohet me kėtė konsesus tė humbur, qoftė edhe i qartė se atė privilegj do ta ketė vetėm vepra, pėrpjekja do tė jetė po ajo.
Duke qenė se tenton thelbin njerėzor te secili prej nesh, ai vetvetiu bėhet njė bashkėbisedues i mprehtė e deri cinik me tė gjithė, dhe duke qėnė sidomos cilėsor nė kėtė bashkėbisedim, artisti bėhet i pakėndshėm duke rrėzuar njė sėrė pengesash qė neve na pėlqen t’i kemi, sikur thjeshtė pėr tė shmangur njė rutinė hapash tė pėrditshme. Tė thjeshtuarit e jetės, siē dhe ėshtė ajo, bėn qė tė shėmben njė dyzinė a mė shumė madhėshtish false qė mėkojnė egon e ēdo njeriu, por qė sidoqoftė pėrbėjnė edhe shkakun kyē qė artisti tė jetė diēka e largėt e deri utopi pėr bashkėkohėsit, sikundėr edhe po aq i afėrt sa utopia.
Artisti duke thėnė gjithēka nė mėnyrė tė natyrshme, thjeshtėsisht, bojkoton manipulimet duke i bėrė tė pavlera kėshtu sa e sa struktura dhe grupime qė jo vetėm mbijetojnė me kėto manipulime, por janė nė njė farė mėnyre superstruktura e sistemeve shoqėrore laike. Meqėnėse jep mė tepėr se ē’i kėrkohet, artisti vetvetiu bėhet njė lloj Prometeu tė cilin me tė drejtė e kanė mbėrthyer nė shkėmbin e tij dhe qė gjithsesi pėrkujdesja pėr tė ėshtė dhuna, mundimi dhe tentativa pėr ta thyer. Kur shkėmbi qė e mban mbėrthyer bie mbi tė, Eskilėt e gostisin me heroizėm, pėr tė qėnė edhe vetė tė pėrzėnė nė kohėn e tyre, e pėr t’u thėnė kohė mė vonė me gojėn e urtėsisė njerėzore “megjithatė rrotullohet”.

Cili ėshtė thelbi i shqetėsimit tė artistit dhe ku e kėrkon zgjidhjen pėr tė?

Me qėnė se artisti ka ditur tė thjeshtojė natyrshėm tepritė qė rrethojnė jetėn duke bėrė tė pavlerė edhe tė ashtuquajturat arritje, vetvetiu pėrpara tij paraqitet e xhveshur plaga njerėzore, e qartė e paniveluar, qė flak tej ēdo mbulesė tė sipėrfaqshme pėr tė spikatur nė thelb vetveten si plagė pėr t'i caktuar tė gjitha simptomat dhe pasojat qė ajo bart. Fill pas kėtij, le ta quajmė diagnostikimi, tek artisti nis gėrryerja, e cila vibron nė ēdo qelizė tė tijėn, mbėrthen nė alarm tė gjithė qėnien, tė gjithė universin e tij, gjė qė bėn ta shikojė botėn vetėm nė funksion tė kėsaj plage, nė kėrkim tė njė shėrimi tė mundshėm, qoftė ky edhe mė utopiku pėr rrethanat e kohės ai ėshtė i bindur pėr sendėrtimin qoftė deri edhe drejt papėrcaktimit. Sapo artistit i krijohet brenda vetes rrethana (kuptohet ideale) e shėrimit tė kėsaj plage, qė nga ai ēast ai fillon bashkėjetėsėn me heronjtė e tij, pa pėrfillur se cilat janė marėdhėniet aktuale shoqėrore qė rregullojnė jetesėn.
Mbi artistin rėndon pandėrprerė njė ndjenjė faji pėr gjithēka qė iu ēfaq deri nė momentin qė hodhi nė art, dhe nėpėrmjet artit e denoncoi atė. Pas kėsaj nuk ėshtė mė punė e tij. Zgjidhjet qė ai jep nėpėrmjet heronjve tė tij apo krejt veprės janė universale dhe i kapėrcejnė kufinjtė kohorė dhe hapėsinorė nė tė cilat endet artisti-njeri, ndryshe vepra e tij do tė ishte njė robinė, njė kornizė e ngushtė e pėrkohshme duke e humbur privilegjin e tė qenit art.
Artisti shėrbehet me njė botė tė tijėn, e cila pikėrisht pėr shkak tė universialitetit, tė tjerėve u ngjan ideale, kur nė fakt ajo vetėm sa ka materializuar atė pjesė tė njeriut qė nė rrethana tė veēanta kuptojmė se ėshtė mė e rėndėsishmja pjesė. Po tė thuhet se nė ēdo shtatė vjet njeriu i ndėrron tė gjitha qelizat, tė cilat vdesin dhe rigjenerohen, njė proces i natyrshėm ky, pak njerėz do t’i kushtonin rėndėsi. Por po t’i thuhet secilit nga ne se gjatė jetės ti ndėrron normalisht dhjetė qėnie fizike tė tuat, pėr pa ndryshuar asgjė nė thelb, kjo me siguri do ta detyronte kėdo pėr tė qėnė diku nė njė konsensus me artistin "Ē'ėshtė mbi tokė, ėshtė tokė", i cili beson nė atė qė mbetet e pandryshuar (bota e padukshme) dhe qė ai pėrpiqet ta artikulojė.
Sa ėshtė i rėndėsishėm shqetėsimi i artistit dhe cilat zgjidhje e pasojnė. Shqetėsimi i artistit pa dashjen e tij ėshtė parathėnia e asaj qė pason, e cila shpjegohet butė, por ama bart ndryshimin qė vjen. Pa kėtė shqetėsim ndryshimi nuk do tė kishte as emėr e as kuptim. A ėshtė vallė rastėsi Shekspiri, Bekoni dhe revolucioni anglez? Po Volteri, Rusoi, Didero dhe revolucioni frėng?
Gjithmonė pėr shqetėsimin e artistit presin disa zgjidhje madhore, por qė gjithmonė do t’i hasim diku nė tė ardhmen. Me pak fjalė artisti nė lidhje me shqetėsimin e tij mė pak se kushdo tjetėr i takon vetvetes, pasi qė zgjidhja pėr kėtė shqetėsim nė thelb, nuk i takon tė tashmes e asfare sė kaluarės dhe aq mė tepėr thellohet hendeku, kur pėr bashkėkohėsit ky shqetėsim dhe kėto zgjidhje janė as mė shumė e as mė pak por njė utopi.

A ka njė pikė takimi midis kuptimit tė artistit dhe kuptimit tė atyre qė e rrethojnė, dhe kush e bėn pėrpjekjen e parė pėr kėtė takim?

Pėr vet faktin qė sa mė sipėr i kemi pranuar dykuptimet ekzistuese, tė cilat nė thelb janė jo vetėm tė ndryshėm, por nė pamje tė parė nuk premtojnė asnjė lloj piktakimi qė kėto kuptime tė jenė mirkuptim. Fara e njė fruti nuk ngjan nė asnjė kuptim me frutin, pėrveēse njera bart premtimin pėr tė ardhmen, ndėrsa tjetra paralajmėron fundin e njė cikli, qoftė ky i begatė ose jo. Asaj qė bart njė farėz e vogėl, rėndom nuk i kushtohet vėmendje edhe se nė tė fle ideja, ndėrkohė qė fruti ėshtė pasojė e kėsaj ideje. Ajo qė frutin e bėn tė kėrkuar ėshtė babėzia jonė e ajo qė farėn e bėn tė kėrkuar ėshtė pėrkujdesja jonė pėr premtimin qė ajo bart. Fara ruan rilindjen e njė tėrėsie tė ngjashme me fillesėn pararendėse, ndėrsa fruti ruan provėn e ndarjes sė kufirit edhe pėr ne ose kalbėzimin e vet. Njėri kuptim thėreret masėn (fruti), tjetri individin (fara). Njėri kuptim (fruti) i nėnshtrohet pėrdorimit masiv pa konditėn e kriterit vetiak duke plotėsuar pjesėrisht edhe konditat e kėrkuara prej tij, tjetri kuptim (fara) ėshtė ekstremisht egoist dhe kėrkon rigorozitet nė kriteret e veta, pėrndryshe asgjė nga premtimi, ai s'mund tė jetė i pjesshėm.
Pikėrisht edhe artisti ėshtė njė egoist i pashoq, veēse jo nė formėn klasike tė egoizmit, por nė njė mėnyrė gati ta pashpjegueshme. Egoizmi i tij kėrkon me ēdo kusht t’i dhurojė tė tjerėve pjesėn mė tė mirė, shpesh edhe nė shkėmbim tė vetėsakrifikimit. Ky lloj egoizmi i veēantė ėshtė normalisht i pakuptueshėm pėr bashkėkohėsit e artistit.
Loja e interesave midis artistit dhe atyre qė e rrethojnė ka dy pamje diametralisht tė kundėrta. Nga njėra anė ka pamjen e njė altruizmi tė pakuptimtė dhe tė panevojshėm (ky ėshtė gjykimi i masės pėr atė qė bėn artisti), ndėrsa nė anėn tjetėr (gjykimi i artistit) ka pamjen e njė banaliteti dhe prostitucioni qė ka mbėrthyer shoqėrinė, ku njeriu ėshtė ai qė sulmohet nė ēdo cilėsi tė tijėn. Pėr njėrėn palė (masėn) objekti ėshtė mishėrimi i subjektit, ndėrsa nė anėn tjetėr (artisti) subjekti bėhet objekt dhe ėshtė themeli i pėrsosjes sė njeriut. Kahjet e dėshirave pra janė krejt tė kundėrta, ndėrsa dėshirat, rrugėt pėr realizimin e tyre, pafundėsisht nė largim, pasi qė rėndom njerėzit tentojnė rehatinė me piksynim ngopjen ose tejngopjen, ndėrsa artisti tenton harmoninė, duke hulumtuar vetveten dhe botėn qė e rrethon.
Bashkėjetesa e artistit me heronjtė e tij, me ngjyrat e tij, me tingujt e tij ėshtė njė bashkėjetesė reale e pjekur plotėsisht nė pandėrgjegjen e tij qė shfaqet si e ndėrgjegjshme nė vepėr. Ėshtė kjo vepėr e fshehur diku bibliotekave, galerive apo partiturave e heshtur dhe e duruar, qė pret ēastin e volitshėm pėr tė bėrė lidhjen ndėrmjet artistit dhe masave, tė cilave nė shumicėn e rasteve do t’u duhet njė udhėtim i gjatė dhe mė tepėr se i gjatė deri tek ajo.
Pra nė rastin mė tė mirė artisti ėshtė i pranuar nė kohėn e tij, me kushtin e njė hipokrizie nga ana e tij, qė moskuptimin e bashkėkohėsve ta pranojė si cilėsi tė tyren dhe jothelbėsoren, tė sipėrfaqshmen qė ata sendėrtojnė nga vepra e tij ta pranojė si tė mirėqėnė (sikur vetėm nė dukje). Artisti shpesh e pranon kėtė konsensus sepse e di qė vepra e tij ėshtė mė kryeneēe se tė gjithė ata qė synojnė tė jenė pėrfundimtarė (kupto tė pagabueshėm nė gjykimin e saj). Ndėrsa pranimi real, a thėnė ndryshe pikėtakimi (e theksoj pikėtakimi), ndėrmjet veprės sė artistit dhe kuptimit tė masave ndodh kur njė sistem shoqėror natyrshėm ka kryer ciklin e tij dhe vetvetiu ėshtė nė prag tė dekompozimit, e masat ndihen tė mashtruara e tė etura pėr njerėzoren. Pėrshpejtimin e sensibilizimit tė masave e bėn ajo inteligjencė e re me interesa nė rritje, e cila nė lojėn politike tė pokerit veprėn e artistit e mban si “As ” tė fshehur nė mėngė pėr ta pėrdorur sa herė i nevojitet ajo.
Cila ėshtė marėdhėnia e rrjedhės sė mėsipėrme? Vepra artistike duke tentuar thelbin e jetės (qė ėshtė i fshehur pėrtej kufirit tė mundėsive njerėzore) i flet secilit dhe nė ēaste dėshpėrimi dhe zhgėnjimi masat hedhin tej mendjemadhėsinė e tyre pėr dijen apo mė mirė pėr padijen qė i karakterizon dhe bėjnė pranimin e veprės, e cila duke u vendosur aty ku i takon, kėrkon dhe gjen te secili vetveten e gjithsesi lė diēka apo shumėēka edhe pėr brezat qė pasojnė. Me ose pa dashjen e artistit vepra ėshtė njė rrugė kalimi nga e sipėrfaqshmja e masave pėr te fjala hyjnore dhe librat e shenjtė, ku thelbi i jetės ėshtė i qashtėr, i kulluar dhe pa interesin e kėmbimit ashtu siē ėshtė i pakompromentueshėm nė ēdo rrethanė.
Me fjalė tė tjera, pikėtakimi midis kuptimit tė artistit dhe kuptimit tė masave ėshtė vetėm njė orientim pėr nga hyjnorja, pėr dhe nga ėshtė i drejtuar vetė njerėzimi, ndėrsa pėrpjekjen pėr kėtė pikėtakim e bėjnė masat qė ndodhen nė nevoja pėr tė. Kjo ėshtė arsyeja qė artisti ėshtė i pėrzėnė nė kohėn e tij, pasi sistemet shoqėrore nė botė pėrgjithėsisht janė laike, ku individi ėshtė votė, elektorat, hallkė funksionale, kundėrshtar, por asnjėherė ajo qė kėrkojnė Librat e Shenjtė dhe artisti: "INDIVIDIN NJERI " me botėn dhe personalitetin e tij.

Nėse ka njė hapėsirė boshe ndėrmjet artistit dhe kohėrave, cila ėshtė kahja e tij?

Vetė fjala “kohė” duke shėnuar njė nocion tė papėrcaktuar nga mundėsitė njerėzore nuk e pranon shumėsin e saj. Dhe duke qėnė se ndryshimet i bėmė ne tė rėndėsishme, e meqė kėto ndryshime i pranuam gabimisht me fillesė nė ngjarjet e ashtuquajtura tė mėdha, pėr pasojė u bėnė edhe ndarje jo tė natyrshme tė kohės. Njerėzimi (tė paktėn deri mė tani) nuk ka kurajon tė pranojė rrjedhėn e natyrshme tė gjithēkaje sipas njė rreguli tė paracaktuar hyjnor, pėrkundrazi aktivisht dhe nė mėnyrė kėmbėngulėse rrėmon nė kujtesė, ēvarros heronj e shkruan histori. Kur kėta heronj vetėm sa kanė ndjekur dėshirat dhe ambiciet e veta, shpesh tė pėrgjakura, dhe as qė i ka vajtur nėpėr mend tė shkruajnė historinė. Thjesht pėr kėtė shkak, njeriu ėshtė edhe mė i kufizuar nė hapėsirė, nė kohė e nė shqisa, pasi njė pjesė tė kufizimit na e imponojnė tabutė e kujtesės tonė historike e pėrpunuar dhe e shtrembėruar kjo pėr interesa tė caktuara. Sikur t’i shtonim kėtyre edhe mendjen egoiste me tė cilėn shėrbehemi ku shpallim gjykime qė sado tė holla qofshin dhe sado qė hollohen prapėseprapė do tė mbeten tė pjesėshme, tė pėrafėrta dhe tė pazonjat pėr tė na ndriēuar atė pjesė qė na bėn tė pafuqishėm dhe ku ndjehemi tė pambrojtur. Atėherė vetvetiu kuptojmė se jemi krijesa qė shqisat na janė dhėnė pėr tė qartėsuar pėrmasėn e dhuratės qė disponojmė dhe pėr tė shpallur besimin tonė ndaj krijuesit, nė mos po, referimi nė shqisa dhe avancimi nė to na ēon pashmangshmėrisht te kafsha dhe ca mė keq se kafsha nga pikpamja morale. Nė Librat e Shenjtė, dija ėshtė e vėrtetė kur ka ndaluar nė zemėr. Juda, fjala vjen, ishte mė i shkolluari i apostujve dhe zotėronte tri gjuhė tė huaja, por me mendje, jo me zemėr.
Kėsisoj shqisat na shėrbejnė vetėm pėr tė na thėnė pikėrisht kufinjtė tanė fizikė tė cilėt duhet t'i njohim dhe tu afrohemi me dijen e lartėpėrmendur pėr tė kuptuar dhe shtrirė mė tej lirinė tonė, pėrndryshe jemi tė zėnė nė ēarkun e kėtyre kufinjve. Tamam pėr kėtė kemi njė tė kaluar krejtėsisht enigmatike (sipas shqisave), njė tė sotme tėrėsisht tė pasigurtė (sėrish sipas shqisave) dhe njė tė ardhme pėrplot me befasi me shembuj tragjikė revolucionesh dhe ideologjish. Ē’qenka pra e rėndėsishme te njeriu? A mos vallė harresa? Po qe se shumėsi i kohės, pra “kohėra” ėshtė i drejtė na duhet tė pranojmė ndėrprerjet e njerėzimit qė sidoqoftė nuk qenė tė tilla.
Kufiri i botės sė pėrtejme nė mitologji ishte lumi i harresės "Akeronti" pėr nė HAD, ndėrsa HADI tokėsor ėshtė patjetėr koha, e cila nė rrjedhėn e saj na fsheh, na bėn tė harrojmė mijėra arsye tė neglizhencave tona, apo vetėm njėrėn prej tyre, atė mė kryesoren, tė qenit vetja, qė do tė ishte ndoshta edhe shpjegimi i “pse-ve” qė na rrethojnė. A ėshtė mundėsia qė njeriu ta kalojė kėtė prerje qė pėrbėn pamundėsinė e vet, pamundėsinė e tė gjithė neve nė fund tė fundit? Entuziastėt gjithsesi zėnė atė pjesė qė paēka se duket mė e afėrta me tė vėrtetėn, ėshtė e paplotė dhe herė pas here ka pėsuar rrėzime tė pariparueshme edhe nė tė pėrherėshmen, nė dukje tė pandryshueshme (Ajshtajni rrėzon Njutonin).
Nuk ka kthim, nuk ka pėrsėritje, nuk ka identike, ose ndryshe nuk ka korrigjim, nuk ka eksperiencė e pėr pasojė nuk ka pėrsosmėri. Nėse kėto janė kėshtu dhe qėndrojnė mirė, atėherė nuk na ėshtė e nevojshme asnjė ngutje e stisur dhe nė thelb duhet tė jetė e paefektshme, pasi sipas tė gjitha gjasave thelbin nuk e dimė, dhe ajo qė dimė “mirėsia”, ėshtė fare e vogėl shpesh e pėrgjumur me babėzinė e egoizmit tonė roje sypafjetur mbi kokė.
Ndėrsa me artistin ndodh ajo, qė me e afėrt pėr t’u spjeguar i themi rėndom “shtegtimi”, por qė padyshim ėshtė shumė mė tepėr seē mund tė thotė zakonisht kjo fjalė. Pėr artistin jo “kohėrat” por “koha” ėshtė njė rrjedhė e pandalshme, e pandėrprerė, dhe aty ku ajo i fshihet, pėr tė fillon shqetėsimi, hamendja, pėrjetimi, e bukura, idealja, e frikshmja, paralajmėrimi, premtimi, harresa e pamerituar, e vėrteta qė duket e humbėm, fillimi dhe qėllimi i kėtij fillimi etj.
Tė gjitha kėto, e qė nuk janė pak, tė rrahura ndershmėrisht nė biseda me veten e me tė tjerėt, tė hedhura nė letėr, krijojnė tek artisti njė imazh tė plotė pėr kohėn tė bazuar nė ndjeshmėrinė e tij, nga ku ai ėshtė fare lehtė i orientuar pėr tė thėnė atė pjesė qė tė tjerėve u ndėrpritet. Veēimi qė e vėrteta i bėn artistit qoftė edhe nė imagjinatėn e tij bėn qė tė krijohet njė hapėsirė boshe ndėrmjet atij dhe atyre qė shikojnė vetėm njė pjesė tė kėsaj sė vėrtete, ndoshta mė tė parėndėsishmen.
Mosbesimi i kėsaj mase ndaj asaj qė shikon artisti e ēon kėtė tė fundit domosdoshmėrisht te vepra me tė cilėn kėrkon tė pėrgjigjet. Vini re! Nėse artisti denoncon tė drejtėn e cėnuar tė masės sė popullit, masa i pėrgjigjet me mosbesim konstatimeve qė ai paraqet, kjo pasi qė e drejta e shkelur i takon pjesės sė fshehur tė kohės, mė sajtė anės subjektive tė njeriut ndėrsa masa ėshtė tejet konkrete dhe konservatore, si rrjedhim jo entuziaste pėr pranimin e ideve. Njė varg i Iliadės thotė: “Lufta do tė zhvillohet nė ajėr (qiell)”. Kurrkush nuk e pa kėtė pėrveē Homerit dhe askush nuk duhet ta ketė besuar. Mosbesimi i tyre u bė shkak (ndoshta) qė tė shkruhet Iliada. Mirėpo me qė edhe veprat nė pjesėn mė tė mirė i mėshojnė subjektit (shkak pėr tė cilin edhe u bėnė), masat duke qenė tė gjymtuara nė individuslitetet nuk arrijnė t’i tresin e pėr pasojė i kontaktojnė deri aty ku pėr ta ėshtė e qartė duke pranuar vetėm atė pjesė qė i pėrgjigjet emergjencės sė tyre. Artisti duke dashur tė thotė diēka sa mė tė plotė dhe sa mė tė qartė, pa dėshirėn e tij veprėn e zhvendos nė kohė pėr t’u zbuluar nė breza pak nga pak, por kurrsesi e tėra. “ Fyellin hyjnor ” qė pėrmend Platoni, e dėgjon pas dymijė vjetėsh Moxarti dhe duke qenė se shkruan vetėm njė pjesė tė tij e quan “Fyelli magjik ”, i cili dhe pėr kush e di se deri kur do t’i japė kėnaqėsi njerėzimit pa dhėnė asnjė shpjegim pėr veten. Kahja e lėvizjes sė artistit nė vepėr ėshtė pikėrisht ajo pjesė e rrjedhės sė kohės qė pėr tė tjerėt ėshtė ose fare pak e ndriēuar ose e errėt. Dhe vėrtet, sa mė shumė t’i afrohemi njė vepre artistike, aq mė shumė shohim pafundėsinė e tė fshehtave qė ajo ruan.

A ėshtė artisti kundėrpeshė e kohės apo dėshmi e harmonisė sė mundshme tė saj?

Artisti i vetmashtruar duke dashur tė korrigjojė tė kaluarėn, e cila nuk ėshtė e mundur tė ndryshohet, pa dashur as vetė, s'e di se si, humb lidhjet me tė tashmen dhe pa e kuptuar me veprėn e tij vendoset diku nė tė ardhmen. Nė shpellat mė tė vjetra ku gjenden shenjat qė njeriu ka jetuar pothuaj pa pėrjashtim gjenden edhe vizatime kafshėsh, objekti i gjuetisė sė atyre njerėzve. Ka shumė mundėsi qė ato vizatime tė jenė gabimi i njė dite tė pasuksesshme nė gjueti. Pse tamam kėshtu? Supersticioni i mbarėsisė nė gjueti me vizatimin e njė kafshe para nisjes, patjetėr i referohet njė mungese, njė humbjeje dikur, duket pėr tė korrigjuar njė gabim tė kaluar dhe sidomos shpreh dėshirėn e zjarrtė drejt qėllimit.
Kėtu vlen tė ndalojmė. "Dėshirėn drejt qėllimit" dhe aspak qėllimin. Kjo pasi nė vizatime shihen kafshė tė gjalla dhe nė lėvizje, nė ndjekje, apo mė e avancuara ėshtė momenti i goditjes sė gjuetarit, dhe nė asnjėrėn nga kėto vizatime tė lashta nuk gjejmė tė pasqyruar ceremoninė e ngrėnies. Pra arti qė na mbeti dhe na sjell mesazhe prej kėtyre njerėzve tė lashtė nuk ėshtė aspak qėllimi, por dėshira e tyre drejt qėllimit. Edhe pas ngritjesh e shembjesh tė sa e sa civilizimeve, motoja e artit ka mbetur e pandryshuar deri nė ditėt tona, pra ajo, po ajo, "dėshira drejt qėllimit".
Mirėpo artisti e paguan tmerrėsisht shtrenjtė artin e tij dhe kėtė sepse jo gjithmonė sjell fat nė gjueti, qoftė kjo nė shpellat e vjetra apo nė hollet e hoteleve me pesė yje. Mė qartė e shpjeguar, artisti duke dashur tė korrigjojė njė tė kaluar me veprėn e tij, bėn spikatjen dhe remontin e tė gjitha gabimeve, dhe duke tentuar idealen pa dashur cėnon hallkat shoqėrore qė janė jo mė dėshira drejt qėllimit (thelbi njerėzor ndoshta) por qėllimi i vrarė dhe i zėnė me ceremoninė e ngrėnies.
Nėse pėr artistin akti gjer te qėllimi pėrbėn dhe meriton therori, pėr gjuetarėt dhe prijėsit ky akt fillon pas sjelljes sė kafshės nė shpellė, kur flaket tej ēdo lloj supersticioni, e nė daēi, edhe zgjuarsie. Ndėrsa artistit i duhet sėrish tė hetojė gabime dhe t’i shpallė, ndėrkohė qė prijėsit janė tė ngopur dhe nuk mund t’i shikojnė ato. Mirėpo e vėrteta nuk di tė zgjedhė, ndėrsa artisti e shikon dhe kėmbėngul pėr tė. Dhe jo vetėm kaq, por e vėrteta ėshtė moto e tij, por duke qenė e vetme meriton tė martirizohet pėr hir tė larmisė qė bart gėnjeshtra.
Mirėpo gjahu i ditės qė vjen do veprėn e tij, frymėzim pėr gjahtarėt, pa marrė parasysh nė ėshtė dhjamur apo jo veshi i prijėsit. Pra u duhet gjahtarėve shqetėsimi i artistit dhe nė mos e kuptofshin as ata atėherė vepra i mbetet disa tė tjerėve qė nevoja do t’i lypė tė vėrtetėn e thjeshtė tė cilėn e bart kjo vepėr.
Nuk besoj se ndonjė artist do tė mbetet i fyer qė mora njė shembull aq tė largėt, po aq njerėzor, pasi po ashtu nė artin e tyre gjejmė thelbin e shqetėsimit njerėzor tė pandryshuar. Spontaneiteti i artistit me dėshirėn e tij drejt qėllimit pa toleruar asnjė grimcė tė vėrtetėn, janė nė ēdo kohė kundėrpesha e vulgut njerėzor. Qoftė artisti edhe i vetėm, ai e ruan ballancėn kundrejt tė gjithėve. Pa kėtė ballancim nuk do tė kishte harmoni, me prishjen e tė cilit ndodh dekompozimi. Nė botė njihen sa e sa kultura, gjuhė dhe popuj tė asimiluar, pikėrisht nga prishja e kėsaj ballance.
Nė Romėn e lashtė shteti mbron, popujt nėn sundimin e saj, kufijtė dhe ARTET. Harrimi i njė vepre arti nuk do tė thotė vetėm harrim pėr kulturėn, por harrim, madje mohimi i njė frymėzimi. Pra njė frymėzim mė pak pėr njė ditė a mė shumė gjahu, njė jombarėsi nė tė dhe njė mbrėmje mė shumė e uritur.
Tė mos harrojmė, Aleksandri i Maqedonisė kur pushtoi Tebėn, urdhėroi tė rrafshohej i gjithė qyteti, duke pėrjashtuar vetėm njėrėn nga shtėpitė, atė tė Pindarit, dhe tė gjithė qytetarėt i shiti pėr skllevėr, pėrveē pasardhėsve tė familjes sė Pindarit.

A ka njė pėrshkrim tė mundshėm pėr artistin dhe cili do tė ishte ai?

Do pėrpiqem tė jem i shkurtėr pasi nė kėto rradhė nuk ka asgjė tė re, po deshėt edhe nga mėnyra e tė vėshtruarit. Tė pėrshkruash njė artist duhet domosdo t’u referohesh tė gjithė artistėve, qė pėr mungesė vendi e sidomos pėr pamundėsinė e njohjes do tė marrim nė analizė vetėm disa, duke shmangur edhe bezdinė tuaj.
HOMERI - i verbėr, buzė anonimatit, i fyer gjer nė ditėt tona, pikėrisht me diskutimet rreth ekzistencės (?!)
ESKLILI - luftėtar i Termopileve, i pėrzėnė nga Greqia nė moshė tė thyer, vdes i fyer prej popullit tė vet nė Siēili (?!)
SHEKSPIRI - njė odise e tėrė me teatrot e rugės, pastaj duket se do t’i paguhet haraēi me trupėn mbretėrore, por vdes i ri pėr t’u harruar pėr mė shumė se 100 vjet (?!)
SERVANTESI - luftėtar i zėnė rob, njė dorė e prerė nė luftė, dhe vdekja nė skamje (?!)
BAJRONI - lord anarkist qė braktisi vendin e titujt e tij dhe brodhi nėpėr botė pas heroit tė cilin ai vetė e solli nė “jetė” (?!)
STENDALI - njeriu qė gėnjeu sa mundi pėr veten, i survejuar nga Burbonėt si Bonapartist, sajoi mbi 2000 emra, duke lėnė njė roman tė padeshifrueshėm (gjė qė u bė vite mė vonė) (?!)
BALZAKU - 20 - 30 kafe nė ditė, mbi 80 romane komercialė pa vlerė, borxhe , fitime madhėshtore, investime idiote, humbje kolosale. I sėmurė buzė vdekjes martohet. Vdes nė borxhe me njė testament tė frikshėm (?!)
PUSHKINI - shkėlqim dhe shuarje, njė vdekje aventureske nė pikun e jetės, nė dukje e rastėsishme (?!)
ĒEHOVI - njė lodėr ēapkėne e letrave dhe njė vdekje e parakohshme nga TBC (?!)
GOGOLI - shkel vetveten nė njė vepėr dhe vetėvritet nė ēmendinė (?!)
TOLSTOI - braktis Moskėn pėr Jasnaja Poljanėn, pastaj kėtė tė fundit nė moshė tė thyer, shkaku - gruaja (?!)
DOSTOJEVSKI - internim, fyerje dhe sėmundje(?!)
ESENINI - vetvrasje (?!)
MAJAKOVSKI - vetvrasje (?!)
HEMINGUEJ - vetvrasje (?!)
CVAJG - vetvrasje (?!)
KAVABATA - vetvrasje... (?!)

Platoni nė veprėn e tij “Shteti” i pėrzė poetėt, ndėrsa fėmijėve, qė sipas tij nuk duhet tė kenė familje dhe as t’i njohin prindėrit e tyre, rekomandon t’u kėndohen kėngė pėr luftėrat dhe punėt e shtetit tė tij. Si pėr t’iu kundėrvėnė Platonit dhe shtetit tė tij, Shileri do tė shkruante:

Kush dhunėn pranon si qyqar,
njeriun te vetja po aq e ka vrarė.

Me pėrshkrimin telegrafik tė disa figurave tė artit botėror, u pėrpoqa tė them diēka pėr artistin dhe botėn e tij. Sa i takon shtetit tė sotėm, e pėr tė cilin trembem se po rreket ta imitojė “shtetin” e Platonit, mė tingėllojnė mėse tė vėrteta vargjet e Hajnes:

O mbret, pse ta dua tė mirėn,
prano njė kėshillė prej meje:
Nderoje Poetin e vdekur,
por Atė tė gjallin kurseje.

Qė nga koha e Hajnes rrethi ėshtė bėrė mė vicioz, mė i ashpėr dhe rezultati qė trashgojmė ėshtė dhimbshėm rrėnqethės; Makina shtetėrore operon e pashqetėsuar dhe e sigurtė nė njė shoqėri tė kontrolluar pa individė dhe individualitet, nga njera anė, ndėrsa nė anėn tjetėr kujdeset me ēdo kusht qė individi tė mbetet pa shoqėri dhe individualitet, krejtėsisht i izoluar
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Fatmir Baci   Today at 17:42

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Fatmir Baci
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: