Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Erion Selmani - romani " Ėndrrat e thyera'

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Erion Selmani - romani " Ėndrrat e thyera'   13/2/2010, 23:54

Nga autori Erion Selmani libri i ri " Endrrat e thyera"

Ky roman i shkurter me teme bashkekohore eshte nga ata libra ku secili mund te gjej pak nga vetvetja.
Ndodh mjaft rralle ne gjuhen shqipe te gjesh libra pa pagese. Nuk do te zhgenjeheni. Lexohet me nje fryme!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Erion Selmani - romani " Ėndrrat e thyera'   13/2/2010, 23:54

Ėndrrat e thyera
roman i shkurtėr

© Copyright Erion Selmani 2007
Tė gjitha tė drejtat e botimit, nė gjuhėn shqipe dhe gjuhė tė
huaja i takojnė autorit.


Autobusi po udhėtonte drejt urės sė gjatė qė ndante dy shtetet.
Albert Vjosa pikėrisht prej asaj ure kishte hyrė nė Gjermani pesė
vjet mė parė dhe po dilte nga e njėjta urė.
Po largohej nga Gjermania, "ndofta pėrgjithmonė"?! tha me
vete ai dhe psherėtiu nė njė mėnyrė qė nuk fshihte aspak gjendjen e
tij shpirtėrore, dėshpėrimin thuajse mbytės qė e kishte pushtuar.
Nė tė dyja herėt hyrje-dalje kishte zgjedhur tė njėjtėn urė, e nė
tė dyja rastet shkonte drejt tė panjohurės, por herėn e parė ishte njė
e panjohur tėrheqėse, gati - gati marramendėse, ndėrsa kėsaj here e
panjohura ishte e trishtueshme ngaqė ai s’kishte asnjė dėshirė tė
zbulonte gjėra tė reja nė perėndim, pėrkundrazi, ndihej pak fatkeq
qė po ikte nga Gjermania, sepse ishte mėsuar me jetėn atje. Ishte
ambjentuar por jo integruar. “ Ku ta dish, ka tė ngjarė qė nė Francė
tė mė shkoj mbarė!? Jo. Nuk duhet tė ndihem fatkeq pasi nė fund
te fundit jam i ri, plot shėndet, pra me njė fjalė; Fatlum :” tha me
vete pėr tė marrė pak kurajo e pėr tė fituar kundėr trishtimit.


4
“Pėrse zgjodha kėtė urė? Mund tė zgjidhja njė urė tjetėr“.
mendonte ai. Ishte ura qė ndante qytetin e Strasburg-ut (Francė) me Kehl-in.
Ndėrkohė vėrejti qė autobusi hyri nė territor francez, dhe ai e ndjeu
se njė pjesė e ėndrrave tė tija ishin mbytur nė lumin qė rridhte
poshtė urės."Ėndrrat e mbytura nė lumin Ren.Ura fatale! Lumi
fatal!" mendoi Albert Vjosa ndėrsa zbriste prej autobusit tė linjės
Kehl – Strasburg.
Ēuditėrisht mbiemri i tij ishte dhe emri i njė lumi. “ Kjo ėshtė
njė rastėsi e padurueshme!” mendoi ai i pakėnaqur me mbiemrin e
tij.
I dukej sikur e kishte trashėguar atė mbiemėr apostafat, qė nė
jetė, pėr atė duhet tė vendoste njė lumė, urė apo diēka e ngjashme.
Por kuptohej qė kėto ishin vetėm mendime tė kota.
Pesė vjet mė parė ai e kishte quajtur “ ura e shpresės “, ndėrsa
tani po e quante “fatale”! Jo kėtu nuk ka aspak fatalitet, ėshtė
thjeshtėsisht njė zgjedhja ime - tha ai me zė tė lartė e pastaj
vėshtroi majtas – djathtas pėr tė parė nėse dikush e kishte kuptuar.
Me sa dukej s’kishte asnjė shqiptarė aty pranė qė ta kuptonte. Ju
kujtua dita e hyrjes sė shumė dėshiruar nė Gjermani. Atė ditė do ta
mbante mend pėrgjithmonė, pasi e konsideronte si tė parin sukses
tė madh nė jetė. Ah sa e kishte ėndėrruar atė ditė. Por s' kishte
parashikuar aspak ditėn e largimit, tė cilin nuk e gėlltiste dot.

5

Ndihej i dėrrmuar shpirtėrisht, e vazhdonte tė pėrsėriste me
vete; ėndrrat e mbytura ne lumė.
"Nė qoftė se ėndrrat m’u mbytėn nė lumė, pyes veten: Po tė
drejtat e mia ku janė?” tha me zė tė ulėt.
Sidoqoftė tė tjera dėshira e ėndrra kishte ende kohė dhe
mundėsi pėr t’i shpėtuar, realizuar.
Tashmė Gjermania ndodhej matanė urės. Ai do tė pėrpiqej
shumė tė realizonte jo vetėm ėndrrat, por sidomos qėllimet.
Qėllimi i tij kryesor ishte tė bėnte njė jetė normale, dinjitoze,
ashtu siē donin dhe meritonin te gjithė njerėzit te cilėve Perėndia u
kishte dhėnė mundėsine tė lindnin, jetonin vetėm njė herė kėshtu
qė duke qenė se ishte njė rast i pakthyeshėm, i papėrsėritshėm
duhej shfrytėzuar pėr tė jetuar me dinjitet, e pse jo? Sa mė bukur!
Ai do tė bėnte shumė pėr tė drejtėn e tij tė mohuar nga tė tjerėt
pėr njė kohė tė gjatė, por JO pėrgjithmonė.
Djaloshi prej disa ditėsh kishte vendosur tė shkonte nė Paris.
Pati menduar gjatė kur mori letrėn e dėbimit nga Gjermania.
Ndodhej nė njė gjendje tė mjeruar ekonomike, ishte hera e
parė nė ato vite qė mbetej aq keq, me xhepat bosh. Megjithatė
kishte vendosur tė udhėtonte drejt Paris-it me auto-stop ose edhe
nė kėmbe, pra me ēdo kusht.

6

Nuk kishte tė holla pėr biletėn e trenit ngaqė tre muaj mė parė
ministria e tė huajve e transferoi nė njė qytet tė vogėl ku Alberti
nuk njihte askėnd. Nė atė qytet pati shpenzuar kursimet e fundit
dhe nė atė qytet askush s’e kishte punėsuar, asnjė vajzė nuk e
kishte dashuruar. “ Ky qytet ėshtė krejt ndryshe nga tė tjerėt qė
kam banuar. Kėtu ka diēka tė mangėt, pėr tė mos thėnė tė
mbrapshtė. Ndoshta ngaqė nuk ėshtė qyteti im i lindjes dhe si i tillė
s’mė ka asnjė borxh!” mendonte nganjėherė ai.
Nė vitet e tij “gjermane” ministria e tė huajve e transferonte
herė pas herė nga njė qytet nė tjetrin ose ndokėnd edhe nė fshatra,
megjithėse deri diku ai kishte qenė me fat derisa mbėrriti nė
qytezėn e cila ai s’kishte si ta dinte qė do tė ishte pėr atė, e fundit.
Pra, “ gjermania e fundit “.
Transferimet e refugjatėve tė huaj, ministria i kryente ndofta
sipas njė strategjie tė tyre me qėllim qė tė huajt ( azilantėt politikė)
tė mos ambientoheshin, tė mos integroheshin ose pėr t'i ēoroditur
pėrfundimisht. Kryesorja mbase ishte qė nė ministri tė mbanin
statistika tė ekuilibruara me shifrat e refugjatėve nėpėr Landet e
ndryshėm. Pėrgjithėsisht nė Perėndim integrimi i njė tė huaji nė
shoqėrinė vendase ishte nė mos i pamundur, tepėr i vėshtirė.
Kjo, ishte disi normale pėr shkak tė mentalitetit qė mbarte i huaji
qė vinte nga Lindja ose Afrika etj., prandaj mosintegrimi ndodhte
edhe pėr “ fajin “ e tė huajve deri nė njė farė pike, tė paktėn nė

7

vitet e para, sepse pastaj dikush “gjermanizohej” pak, por pikėrisht
nė atė moment fatkeqėsisht duhej tė lėshonte vendin pasi koha e tij
kishte skaduar.
Secili ka kohėn e vet.
Ministria e tė huajve punonte mirė. Atje nėpėr zyra e merrnin
punėn shtruar.Zyrtarėt pas pesė vjetėsh i shkruanin qė duhet tė
lėshonte gjermaninė brenda dy javėsh, pėrndryshe do ta
riatdhesonin ata, pra Policia. Avokati i tij kėrkoj njė shumė tė
konsiderueshme tė hollash pėr t'a mbrojtur. Por ai s'ishte nė gjendje
tė paguante.
Zyrtarėt i shkruanin edhe motivet qė i shtynin ata tė mernin
njė vendim tė tillė. “Ne dyshojmė se ju vini nga Shqipėria dhe jo
nga Kosova” i shkruanin njė nga motivet, natyrisht atė mė
kryesorin.
Viteve tė fundit ndodhnin gjėra tė ēuditshme; shqiptarėt nga
Shqipėria kėrkonin strehim politik duke deklaruar se janė shqiptarė
tė Kosovės. Marokenėt deklaroheshin si algjerianė, madje edhe
disa Serbė e Kroatė shtireshin si Boshnjakė (nė vitet e luftės nė ishjugosllavi)
pėr tė pėrfituar statusin e refugjatit politik.
“Dyshojnė?”Ata jo vetėm qė dyshojnė por janė edhe tė bindur
pėr kėtė, madje duhet tė kenė dhe prova, ndofta edhe mjaft spiunė
midis nesh:” Kishte menduar Alberti pasi kishte mbaruar sė lexuari

8

letrėn. “Ah, po.Unė e di se ēfarė prove kanė” mendoi kur ju
kujtuan disa raste kur qe treguar mendjelehtė.
Kėto gjėra kujtonte ndėrsa ecte nėpėr trotuaret e Strasburg-ut.
Po kėrkonte daljen perėndimore tė qytetit, drejtimin nė tė cilin
ndodhej rruga pėr nė Paris.Ishte njė ide e ēmendur, guxim i
jashtėzakonshėm te shkonte drejt Paris-it nė kėmbė me shpresėn qė
dikush tė ndalte makinėn dhe t'a merrte pėr ta ēuar nė mos deri nė
Paris, tė paktėn nė drejtim tė tij, pranė Paris-t.
Viteve tė fundit emigrantėt shqiptarė kryenin vepra shumė
herė mė tė guximshme se kjo. Ata patėn kapėrcyer me kokėfortėsi
e trimėri, tė detyruar nga rrethanat, dete e oqeane, lumenj e liqene,
autostrada e bjeshkė, nė mėnyrat nga mė spektakolaret.
E joshte shumė ideja se mundej tė kalonte ditė nga jeta e tij nė
atė qytet qė e ėndėrronin miliona njerėz anekėnd botės.
Nė hartėn gjeografike e kishte parė se ishin rreth pesėqind km
rrugė por kjo nuk e frikėsonte aspak, vetėm se dy ēantat me tesha i
rėndonin, e lodhnin por ai shpėrfillės vazhdonte marrshimin e
tij,sepse tashmė do tė donte tė bėhej“Parizian”.
Ecte pėrpara me njė vendosmėri tė pazakonshme .U bėnte
shenjė me dorė shoferėve pėr t'a marrė, por qe e kotė. Askush nuk

9

ndalej. La mbrapa njėzet km qytetin e Strasburgu-t dhe ende
asnjeri nuk ndalej ta merrte.
Disa herė mendoi tė ecte edhe pak derisa tė gjente ndonjč
qytet pėrpara e pastaj tė shkonte te stacioni pėr tė hipur nė tren.
E frikėsonte disi treni, sepse po t'a kapnin pa biletė kishte tė
ngjarė ta ēonin né Polici kėshtu qč do i ndėrprisnin udhėtimin, dhe
kushedi se ēfarė vendimi merrnin shefat e policisė!! Nė qytetet
pranė kufirit gjerman, policėt do e kuptonin menjėherė se ai vinte
nga Gjermania ose nga Zvicra, e kjo mund t'i shkaktonte telashe,
prandaj i duhej tė depėrtonte sa mė nė brendėsi tė Francės.
Vazhdoi tė ecte pėrpara duke hequr dorė nga mendimi pėr tė
hipur nė tren.Kilometrat e pėrshkuara nė kėmbė shtoheshin dhe
natyrisht forcat pakėsoheshin ndjeshėm. Shishja e parė e ujit tė
pijshėm mbaroi dhe duke qenė se ishte e vetmja duhet tė gjente
ujė, prandaj la rrugėn nacionale dhe u fut nė fshatin e parė qė i doli
pėrpara. Kėrkoi njė ēezmė nga ato publiket por fatkeqėsisht
s’dukej askund.
Hyri nė klubin e fshatit dhe i buzėqeshi burrit qė rrinte mbrapa
banakut. Pa hequr dorė nga buzėqeshja e tejzgjatur ai i shpjegoi me
shenja se ēfarė donte bufetierit. T’i mbushte shishen plastike me
ujė rubineti.

10

Me plot ēudi dhe pa qejf banakieri ja mbyshi shishen me ujė e
i beri shenjė Albertit tė dilte menjėherė nga lokali.
Doli pėrsėri nė rrugėn nacionale, tashmė i furnizuar me 1,5
litra ujė do tė ishte padyshim mė e lehtė tė marrshonte mė tej.
Mė nė fund dikush u ndal. Ai pa i tmerruar veturėn e policisė
tė ndalonte pėrpara tij.
U pėrshėndetėn. Dy policėt vunė re se djaloshi nuk kuptonte
frėngjisht prandaj i bėnė pyetje nė anglisht.
- Prej cilit vend vjen? pyeti njėri nga ata pasi Alberti kishte
hipur nė veturė.
- Unė vij nga Shqipėria- u pėrgjigj ai .
- Ku po shkon?- pyeti prapė polici.
- Unė po shkoj nė Paris. - tha me njė zė prej fėmije tė
pafajshėm.
- ēfarė thua?!- a je ēmendur?- , janė qindra kilometra rrugė,
ėshtė larg, shumė larg – thanė ata tė ēuditur.
- Po. E di, ndoshta jam ēmendur vėrtetė!- tha Alberti.
Dy policėt pasi dėgjuan kėto fjalė nuk folėn mė.
Albert Vjosa po kalonte njė periudhė tė veēantė tė jetės, dhe
pėr kėtė ndihej pak nė ankth, por ishte vetem ankth e aspak frikė.
Ai psherėtiu trishtueshėm dhe pa se polici qė ngiste
automobilin po e shihte nga pasqyra e brendshme.

11

Sigurisht qė po pėrpiqej tė kuptonte me syrin e stėrvitur prej
polici se ēfarė njeriu ishte Alberti, e se ēfarė do tė ishte mė e mira
tė bėnin me tė.
Ata e zbritėn tė riun shqiptar te njė parkim i madh. – Kėtu
mund tė gjesh ndonjė shofer kamioni qė tė merr me vete. Ki
kujdes!
- Rrugė tė mbarė!, i thanė dy policėt francezė plot mirėsjellje.
Ai i falenderoj nga zemra dy zotėrinjte tė cilėt harruan pėr pak
ēaste detyrėn (ndoshta edhe kjo hynte nė detyrėn e tyre, nė
ndėrgjejgjen e tė qenit njerėz) e tyre pėr tė bėrė njė vepėr
humanitare duke ndihmuar djalin e lodhur nga ky udhėtim disi i
rrallė, i lodhur nga hallet e paimagjinueshme pėr njė francez, sepse
mirėqenia e Francės i pengonte tė kuptonin vėshtirėsitė e njerėzve
qė vinin nga bota e tretė.
Kur hipi nė veturėn e tyre mendoi se do ta ēonin nė komisariat
dhe pas shumė pyetjesh dhe kontrolli tė imtėsishėm do ta mbyllnin
nė qeli. Alberti nuk kishte leje qėndrimi ose kalimi nė Francė. "sa
njerėz te mirė! pėr fat tė keq ka gjithnjė e mė pak njerėz tė tillė"
tha me vete ai.
Kaluan rreth dy orė nė parkimin e kamionave dhe pas disa
shoferave qė refuzuan t'a merrnin dukej se dikush po e ndihmonte

12

pėrsėri. Njė burrė gjerman e mori nė kamionin e tij.” Dua te flas
me dikė kur udhėtoj sepse kam frikė se mė zė gjumi nė timon”- tha
shoferi gjerman. Alberti ishte i lumtur. – ēudi!- mendoi – qeveria
gjermane mė dėboi dhe tani njė shofer gjerman po mė ēon drejt
qytetit tė ėndrrave tė reja!? ėndrrat reja pasi pak ditė mė parė as qė
e kisha ēuar nė mendje Paris-in.Trembem se mos mė ndodh si me
urėn "fatale".Unė e di qė nė Paris ndodhen dhjetėra ura, ndoshta
qindra. Jo, kėsaj here ėshtė ndryshe, duhet tė ndodhi ndryshe. O
Zot i madh, ki mėshire pėr mua dhe mė ndihmo!.
Ora pesė i mėngjesit
Paris
Albert Vjosa filloi tė bridhte nėpėr rrugėt e qytetit gjigand.U
kujtua qė ishte hera e parė qė shihte njė qytet tė pėrmasave tė tilla.
Do t'i pėlqente tė sistemohej nė atė qytet, tė gjente njė punė,
nje banesė e natyrisht njė vajzė me tė cilėn mund tė dashurohej, e
pse jo tė krijonte familje.
Pas shumė peripecirash nė orėn nėntė e gjysėm tė mėngjesit e
gjeti qėndrėn e regjistrimit te azilkėrkuesve. Nė Paris s'qe aspak e
lehtė tė hipje nė Metro pa biletė, pasi i kishin marrė tė gjitha masat.
Pėr ēudi e pėr fat nė kėto raste proftas gjithnjė ndonjė njeri
zemėrmirė qė jep ndihmė. Pritja ishte e ftohtė, e akullt,

13

demoralizuese pėr tė shumėvuajturit refugjatė, megjithėse pikėrisht
vuajtjet e shumta i kishin kalitur me shumė gjėra, por jo me ēdo
gjė.
Atje i dhanė njė adresė ku mund tė strehohej. – Por, ka tė
ngjarė qė tė mos ketė vend pėr ty- i tha Albertit zotėria qė punonte
me tė huajt. Ishte i veshur me uniformė polici dhe e veēanta ishte
se ai qėndronte nė kėmbė pas skrivanisė dhe jo i ulur, sikur tė
donte qė tė thoshte “ nxitoj, s’kam kohė pėr juve”.
“ Duhet tė jetė oficer “ mendoi Alberti kur i pa gradat nė
uniformė por, nuk arriti tė kuptonte nėse ishte Kapiten apo Toger.
- Si thatė?- Pse?- A ka vend fjetjeje mua?- tha Alberti me
anglishten jo fort tė mirė qė i kujtohej ende nga shkolla.
- Nuk e di- u pėrgjigj oficeri. – ti shko tė shohėsh, ndoshta je
me fat!-
- Po nėse s’ka vend, ē’tė bėj?- kėmbėnguli ai i vendosur tė
gjente njė vend atje nė Paris.
- Ateherė ik fli gjumė nė Metro- tha oficeri i bezdisur nga
pyetjet.
- ēfarė mendoni ju zotni se kam ardhur deri kėtu pėr tė fjetur
jashtė- tha me zė tė lartė Alberti dhe doli me shpejtėsi jashtė. Duke
dalė, pa nė korridor dhe tek shkallėt disa djem nga Kosova, dhe ca
femra sllave, bosnjake ose kroate tė pispillosura nė kulm.

14

Kuptohej fare kollaj qė vajzat bosnjake nuk flinin nė Metro, por nė
Motel ......
Nė mendje i qe fiksuar vetėm njė fjalė Metro, Metro, madje nė
njė moment u bezdis shumė kur nė mendjen e tij fjala METRO u
zėvendėsua me fjalėn Metropolitan, pra me emrin e plotė, por ai
s’kishte nevojė pėr plotėsime tė lodhshme gjuhėsore.
Pas disa sakrificave e gjeti adresėn ku strehonin refugjatėt. Ju
deshėn disa orė pėr ta gjetur dhe pati rast tė pėrshkonte disa
kilometra nėpėr qytet nė kėmbė dhe autobus. Zgjodhi autobusin
sepse s'donte tė kujtonte trenin Metropolitan. Natyrisht pa biletė.
Nė kėto raste Parisi s'mund tė quhet qytet i bukur, ngaqė shihet
vetėm pjesa e tij mė e pamėshirshme dhe mė e vrazhdė.
Nuk e strehuan. Asnjė vend i lirė pėr atė.- O perėndi si ėshtė e
mundur!?? Nė gjithė ketė qytet s’paska njė vend pėr
mua??!!Vetėm njė krevat! METRO; pėrsėriti ai me vete plot
trishtim.
As qė kishte ndėrmend tė bėnte njė jetė tė tillė, jetė rrugėsh,
jetė qeni tė botės sė tretė, ngaqė nė perėndim qentė nuk jetonin aq
keq.
Dhjetė orė pas mbėrritjes nė Paris vendosi tė ikte qė atje, nga
qyteti qė nuk e strehoi. Ai s'kishte kohė pėr tė humbur e trembej se

15

do ngelej pėr muaj tė tėrė rrugėve. Qenė ditė tė ftohta dimri dhe
s'duhej ekzagjeruar me kurajo tė tepruar, paēka se gjendej nė Paris,
qytet i cili kishte pjellė dhjetėra kryevepra letrare e artistike pėr
njerėzimin. S'bėhej mė fjalė pėr art, por pėr mbijetesė.
“ Do vete né Belgjikė “ mendoi aty pėr aty i ēuditur dhe vete
me kėtė vendim tė paparashikuar. “ Shpresoj tė mė strehojnė. Te
paktėn pak bukė tė mė jepnin dhe njė shtrat, vdiqa pėr gjumė, e
ē’nuk do tė bėja pėr njė copė bukė, ka dy ditė qė s’kam futur gjė nė
gojė.ē’dreqin kėrkova kėtu!? psherėtiu e shau vetėveten; idiot!
Diēka kishte dėgjuar pėr Belgjikėn nga refugjatėt e tjerė. Pa
harruar ekzagjerimet nė kėto rrėfime mėrgimi, qe pothuajse e
sigurtė se nė Belgjikė refugjatėve u jepnin ushqim dhe strehim. Jo
keq!
Nisi udhėtimin pėr nė Bruksel. Kėsaj here nuk pati guxim tė
dilte nė rrugė pėr tė bėrė auto-stop. Nuk pati as guxim e as forcė
fizike.

16

Ky udhėtim me tren pa biletė ishte sa i ēuditshėm aq edhe
spektakolar, si nėpėr filma. Herė i fshehur nė WC, herė duke
zbritur nga treni nė stacionin mė tė parė pasi mendonte se po tė
qėndronte shume kohė nė tren do ta kapte kontrollori i biletave.
Dikur e kapėn vėrtet dhe e zbritėn, por pa pasoja tė tjera. Pasi
zbriti nga treni po priste tjetrin nė njė stacion tė vogėl. Zakonisht
duheshin dy orė pėr tė kaluar treni i ardhshėm. Hipi nė njė tren tė
vjetėr nga ata qė bėjnė linja tė shkurtėra dhe ndalojnė edhe nė
stacionet mė tė vogla. Ishte ulur nė sedile i qetė pasi s’mendonte qė
fatorinoja do tė kalonte menjėherė, por qe gabuar. Pa biletė?! Zoti
kontrollor lajmėroi menjėherė me radiomarrėse stacionin e policisė
mė tė afėrt.
Albertit iu duk sikur ai po thoshte qė: djalė i huaj me dy ēanta.
Iu duk kėshtu sepse ai po shihte me vėmendje ēantat, pastaj duke
thėnė kėshtu do t’u ngjallte mė tepėr kurreshtje policėve tė cilėt do
tė vraponin nė stacion pėr tė bėrė kontrroll tė imtėsishėm. Po
s’mund tė ishte aq kuriozitet i madh tė udhėtoje me dy valixhe apo
ēanta, do tė ishte mė tepėr kurioze sikur tė shihje nėpėr trena
udhėtarėt pa asnjė ēantė.
Treni u ndal nė njė stacion tė vockėl duhet tė ishte njė fshat
me rreth 2 mijė banorė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Erion Selmani - romani " Ėndrrat e thyera'
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: