Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 10 fakte tė ēuditshme pėr Ajnshtajnin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster


Male
Numri i postimeve : 1911
Age : 96
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: 10 fakte tė ēuditshme pėr Ajnshtajnin   26/11/2007, 16:13

10 fakte tė ēuditshme pėr Ajnshtajnin



  • Dhe ju qė mendonit se e njihnit Albert Ajnshtajnin, gjeniun e hutuar tė fizikės, i cili na dha teorinė e relativitetit. Nė fakt janė dy teori relativiteti, njėra ėshtė teoria e veēantė dhe tjetra ėshtė teoria e pėrgjithshme e relativitetit, tė dyja vijnė nga mendja e tė njėjtit fizikan gjerman. Por, a e dinit se Ajnshtajni ka lindur me njė kokė kaq tė madhe, sa mamaja e tij mendonte se mos kishte lindur i deformuar? Apo se kishte njė fėmijė sekret qė para se tė martohej? Lexoni mė shumė pėr 10 faktet e fshehta tė jetės sė gjeniut mė tė zgjuar nė botė.
Ajnshtajni ishte njė bebe e shėndoshė me njė kokė tė madhe


  • Kur nėna e Albertit, Paulinė e lindi, koka e tij ishte kaq e madhe dhe e shtrembėruar, sa ajo kujtonte se mos ishte i deformuar. Ngaqė fundin e kokės e kishte shumė tė madhe, familja mendoi mos ishte monstėr. Megjithatė, ndėrsa javėt kalonin, ata e kuptuan se ishte njė fėmijė gati normal me tė tjerėt. Thuhet se gjyshja e tij ka klithur “ėshtė i shėndoshė, ėshtė i shėndoshė”, kur e ka pritur tė lindte. Ndryshe nga pėrshtypja e parė, Alberti u rrit normalisht, vetėm se ishte pak i ngadaltė.
Ajnshtajni-fėmijė kishte vėshtirėsi nė tė folur


  • Kur ishte fėmijė, Ajnshtajni fliste rrallė. Kur e bėnte, fliste shumė ngadalė. E mendonte tė gjithė fjalinė nė kokė dhe e pėshpėriste para se ta thoshte. Kėtė e bėri rregullisht deri nė moshėn 9-vjeēare. Prindėrit trembeshin mos ishte i vonuar, por sigurisht mė vonė doli se frika e tyre ishte pa baza. Kjo ėshtė quajtur sindroma e Ajnshtajnit. Njė historian ka krijuar njė barsaletė. Prindėrit e tij ishin tė shqetėsuar se nuk fliste fare. Kur njė mbrėmje foli dhe tha “Supa ėshtė e nxehtė”, prindėrit e pyetėn pse nuk kishte folur mė parė. Ai i pėrgjigjet: “Sepse gjithēka ishte nė rregull”.
Ajnshtajni ėshtė frymėzuar nga njė busull


  • Kur Ajnshtajni ishte pesė vjeē dhe i sėmurė nė shtrat, babai i tregoi diēka qė i ndezi interesin nė shkencė: njė busull. Ndėrsa qėndronte i shtirė, babai i nxori njė busull tė thjeshtė xhepi. Ajo qė i interesonte Ajnshtajnit tė ri ishte se sa herė qė kutia ndėrronte pozicion, gjilpėra kthehej nė tė njėjtin drejtim. Ai mendoi se duhet tė kishte ndonjė forcė nė atė qė konsiderohej si hapėsirė boshe qė e bėnte gjilpėrėn tė lėvizte. Ky incident i zakonshėm nė shumė “fėmijėrira tė famshme”, ėshtė pėrmendur shpesh nė shumė rrėfime tė jetės sė tij.
Ajnshtajni ngeli nė provimin e hyrjes pėr nė universitet


  • Nė vitin 1895, nė moshėn 17-vjeēare, Albert Ajnshtajn aplikoi pėr tė hyrė nė Shkollėn Politeknike Federale Zvicerane (Eidgenössische Technische Hochschule). Ai kaloi provimin e matematikės dhe tė shkencės tek provimi i hyrjes, por ngeli tek tė tjerat. Ndėr lėndėt ku nuk shkonte mirė ishte historia, gjuhėt e huaja, gjeografia dhe tė tjera. Ajnshtajni duhet tė regjistrohej nė njė shkollė tregtare para se ta ribėnte provimin dhe mė nė fund u pranua tek i njėjti universitet njė vit mė vonė.
Ajnshtjni kishte njė fėmijė tė paligjshėm


  • Nė vitin 1980, letrat private tė Ajnshtajnit kanė zbuluar diēka tė re pėr gjeniun. Kishte njė vajzė tė paligjshme me ish-studenten Mileva Marić, tė cilėn mė vonė e martoi. Nė vitin 1902, njė vit para martesės, Mileva lindi nė familjen e prindėrve nė Berne njė vajzė me emrin Lieserl, tė cilėn Ajnshtajni kurrė nuk e pa dhe pėr tė cilėn nuk dihet gjė. Ajo ėshtė pagėzuar dhe jetoi me familjen e Milevės. Mė vonė ajo thotė se vdiq nga ethet nė shtator 1903. Nė korrespondencėn e ēiftit shkruhet se ėshtė dhėnė pėr birėsim pasi ka lindur. Nė letrėn e 19 shtatorit 1903, Lieserl Einstein-Maric pėrmendet pėr herė tė fundit.
Ajnshtajni u largua nga gruaja e parė, pastaj propozoi njė “kontratė” tė ēuditshme


  • Pasi ai dhe Mileva u martuan, patėn dy djem, Hans Albert dhe Eduard. Suksesi akademik dhe udhėtimet nėpėr botė kishin ēmimin e tyre. Ai u distancua nga gruaja e tij dhe pėr disa kohė ēifti u pėrpoq tė merrej me problemet. Ajnshtajni propozoi njė “kontratė” tė ēuditshme pėr tė jetuar me Milevėn. Kushtet ishin qė rrobat tė ishin tė pastra dhe tė hekurosura, qė t’i ēonte tre vakte tė ngrohta nė dhomė, qė dhoma dhe studioja tė ishin tė pastra, pėrveē tavolinės sė punės, qė ajo tė pushonte sė foluri kur ai t’ia kėrkonte. Ajo pranoi dhe ai i premtoi se do ta konsideronte tė huaj ēdo grua tjetėr.
Ajnshtajni nuk shkonte mirė me djalin e madh


  • Pas divorcit, marrėdhėnia e Ajnshtajnit me djalin e madh u lėkund. Hansi fajėsonte tė atin pėr ndarjen nga Mileva dhe pasi Ajnshtajni fitoi Ēmimin Nobel dhe paratė, se i dha asaj vetėm interesat dhe jo shumėn e madhe tė ēmimit. Grindjet mes tyre u shtuan kur Ajnshtajni kundėrshtoi martesėn e djalit me Frieda Knecht, sepse ajo ishte “mė e madhe dhe e shėmtuar”. Kur ata u martuan, Ajnshtajni i kėrkoi djalit tė mos bėnin fėmijė, pasi kjo do ta bėnte divorcin edhe mė tė vėshtirė. Edhe mamaja e Ajnshtajnit e kishte kundėrshtuar martesėn me Milevėn. Kur i biri emigroi nė Amerikė, ata mbetėn tė ndarė.
Ajnshtajni ishte i preferuari i grave


  • Kur Ajnshtajni u divorcua me Milevėn nė vitin 1919 (tradhtia cilėsohet si njė nga shkaqet), ai u martua me kushėrirėn, Elsa Lowenthal. Nė tė vėrtetė ai donte tė martohej edhe me vajzėn e Elsės nga njė martesė e mėparshme, Ilse, 18 vjet mė e re se ai, por ajo e kundėrshtoi. Ndryshe nga Mileva, shqetėsimi kryesor i Elsės ishte tė kujdesej pėr burrin e saj tė famshėm. Ajo i dinte dhe i toleronte tradhtitė dhe lidhjet dashurore tė tij, tė cilat zbulohen mė vonė tek letrat e tij. Fillimisht e tradhtoi me sekretaren, Betty Neumann. Korrespondenca e tij tregon se ishte i lidhur me gjashtė gra, mes tyre dhe njė spiune ruse.
Ajnshtajni, njė pacifist lufte, sugjeroi ndėrtimin e bombės atomike


  • Nė vitin 1939, i alarmuar nga shumimi i Gjermanisė naziste, Leo Szilard e bindi Ajnshtajnin t’i shkruante njė letėr presidentit amerikan, Franklin Roosevelt, ku e paralajmėronte se Gjermania naziste po zhvillonte njė bombė atomike dhe i sugjeronte Shteteve tė Bashkuara tė zhvillonin bombėn e tyre. Letra e Ajnshtajnit dhe Szilardit konsiderohet si njė nga arsyet qė Roosevelti filloi Projektin Manhattan pėr tė zhvilluar bombėn, edhe pse mė vonė u zbulua se bombardimi i Pearl Harbor nė vitin 1941 e bindi mė shumė qeverinė se sa letra e tyre. Edhe pse ishte fizikan i shkėlqyer, ushtria e konsideronte si rrezik sigurie dhe nuk e ftuan nė projekt.
Truri ka shėtitur nė kavanoz pėr 43 vjet


  • Pas vdekjes nė vitin 1955, truri i Ajnshtajnit u hoq pa lejen e familjes nga Thomas Harvey qė kreu autopsinė. Ai e mori trurin nė shtėpi dhe mė vonė u pushua nga puna pėr shkak se refuzoi ta dorėzonte organin. Shumė vite mė vonė, kur Harvey mori leje nga Hansi ta studionte trurin, i dėrgoi copėza disa shkencėtarėve nė tė gjithė botėn. Njėra prej tyre ishte Marian Diamond nga Universiteti Berkeley, e cila zbuloi se ai kishte mė shumė qeliza nė atė pjesė tė trurit qė ishte pėrgjegjėse pėr sintetizimin e informacionit. Neuronet e trurit tė tij, qė ishte mė i madh se normalja, komunikonin mė mirė me njėri tjetrin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
10 fakte tė ēuditshme pėr Ajnshtajnin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shkenca :: Shkenca & Teknologjia-
Kėrce tek: