Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Dritėro Agolli

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   11/1/2010, 03:08

Dritero Agolli
DASHURI E VESHTIRE

Ti ne
kanape tani dremit,
Ndofta gjumi ende s'te ka zene,
Abazhuri mbi qerpiket
ndrit,
Libri nga gjishtrinjte te ka rene.

Para teje ndal mendimi
im:
Jemi dashuruar edhe share,
Jemi ndare shpesh ne udhetim,
Po drejt
njeri-tjetrit kemi ngare.

Dhoma hesht e rruga larg gjemon,
Ti sheh
endrra kalteroshe shume,
Une, ndonese pi dhe mogadon,
Mezi fle, se jam
njeri pa gjume.

Te kam pasur enderr cast e ore,
Endrrer te trishtuar e
te mire,
Po te jem vertet nje Pitagore,
Ti je teorema me e
veshtire......
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   11/1/2010, 03:08

Dritero Agolli
JAM PAS'ANIK

O toka ime,
malli im,
O plis, o dru, o balte!
Persiper buke e gjelberim
Dhe poshte
krom e nafte!

Ne gjirin tend jam pasanik,
Me pasanik se mbreti,
Kam
grure e qumesh e celik,
Kam shpirt te madh poeti.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   11/1/2010, 03:08

Kishat e shembura

I shembem kishat e
xhamite
E mburrem shembjen me zjarr e me hekur
Dhe thame: u shporren nga
ne perendite!

Por ne germadhat e tyre tymonte shpirti i pavdekur
Dhe
Zoti nga ne ngrinte koken e thinjte
Mes tymit te hirte

Dhe thoshte:
"Mosni, or njerez,
Se guri do jete me i rende,
Kur kishat t'i ngrini
serishmi neser

Nese do t'ju vijne pak mendte!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   11/1/2010, 03:08

Ėndėrra tė Turpshme

Njeriu sheh ėndrra tė
tmerrshme nė gjumė,
Po sheh dhe ėndrra tė turpshme vetmuar nė dhomė,

tmerrshmet durohen mė shumė
Tė turpshmet vėrtet tė tmerrojnė.

Dhe
zgjohesh sikur po mbytesh nė lumė,
Nė lumė tė ndytė me gjėra gjirizi e
blozė,
Ky turp ka qenė veē turpi i njė ėndrre nė gjumė,
Megjithatė ta
fshish nga ndėrgjegja s'ke forcė.
Tė mbetet njė shenjėz turpi, njė
gjumė.
----------------------------------------------------------------------------------------------------
Vetmija

E
vetmuar ti, i vetmuar unė
Nga e diela deri tek e diela.
S'ke ē't'i bėsh,
nuk dilet tek kjo turmė
Dhe sikur t'i ngjitėsh shpirtit vela.

Ja,
pėr shembull, vela shpirti pati,
Do lundrosh me velat nėpėr dete,

Pėrsėri do kthehesh tek krevati,
Po atė vetmi do kesh me vete.


Dhe kėputen ditėt si tespihe
Nga e diela deri tek e diela.
S'i
shpėtojmė aspak kėsaj vetmie
Dhe nėse na zgjojnė ne treqind gjela.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   11/1/2010, 03:09

Dritero Agolli: " Mė prit se po vij
shpejt"


Nėse sėmundja vjen tek unė,
Ju mos mė shpini nė
spital,
Mė merrni fshehur e pa zhurmė,
mė ngjitni lart diku nė
mal.

Atje dyshek e shtrat nuk dua
Dhe as carcaf e as jorgan,
Por te
njė cezmė e tė njė krua
Mė shtroni dushk e jorgavan.

Ma lidhni kokėn
me njė kulpėr,
Ma njomni buzėn nė burim,
Dhe kur tė vijė andej njė
flutur
S`ka gjė se rri mbi ballin tim.

As infermier nuk dua
pranė,
As nevrolog, as profesor,
Tė kem pėrkrah njė dash tė bardhė,

kem pėrbri njė cjap pėrcor.

Tė m'i lėpijė faqet dashi,
Tė qajė cjapi
laraman,
Ta ulė sqepin shpejt larashi
Tė mors tė japė telegram.


presė plot trishtim fshatari,
Nė shkop mbėshtetur me mėrzi,
Duke pėrtypur
fije bari,
Duke kėputur kullumbri.

Nga guvė e lisit tė moshuar

derdhet bleta gjithė zgjim,
Mbi trupin tim e turbulluar
Si lėmsh tė sillet
me tėrbim.

Tė ndalet udhėtari i mirė,
Tė pijė heshtur njė duhan,

thotė: mjaft qėndrove shtrirė,
Pėr ty e gjora rrugė qan!

Dhe, ju
betohem, po s'u ngrita
I madh, i bukur, plot shėndet
Dhe rrugės sime nga u
nisa
T'i them: mė prit se po vij shpejt!...

1963
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   11/1/2010, 03:09

Dritero Agolli: " Judė e
Krisht"




Ma do qejfi, shkoj drejt dhimbjes
Dhe prej
dhimbjes ik sėrish;
Nisem plot inat mes grindjes,
Kthehem zbutur si
dervish.

I kanosem ashpėr fisit
Dhe pėrlotur fisin fal;
I penduar
shkoj drejt Krishtit,
Ik nga Krishti, bėhem djall.

Hesht nė prehje,
rend nė lodhje,
Njėrėn ndreq e tjetrėn prish;
Kur mbledh lule, dua
rrodhe,
Guvė e jetės - Judė e Krisht!...

1995
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   11/1/2010, 03:10

TRUPI

Atdheu nuk eshte as ofiq as merite
nuk eshte as mekat e as
faj
po thjesht trupi im, trupi yt.

Nese do ta mbash te gjalle perdite

te shendetshem e mbaj
ne ka mundesi, pa nje lyth.

ATDHEUT

I
bera per ty sherbetore
cdo muskul, kocke e cdo gisht
krah teje s'njoh
kishe e shenjtore
nuk njoh Muhamet apo Krisht.

Nese me kerkon, do te
thote
te duhem, prandaj me kerkon;
rabecke te jem neper bote,
dragua te
vij, kur me fton...

PERSERI PER TOKEN

Une token si njerke kurre
s'e kam pare
po e kam pare si nene
dhe po te mundja henen do kisha
marre
dhe ne gjoks si gjerdan do t'ia kisha vene...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   11/1/2010, 03:10

Turkesha

1)
Dikur kam njohur njė
Turkeshė
Nga vendi i largėt Adana
Me sy te zezė e vetull zezė
Me flokėt
lyer me kėna
Ajo ne vesh mė pėshpėriste
Si fėrfėrima nė zabel
Po
fėrfėrima ish turqishte
Si varg divani "ēok gjyzel"

Ēudira pranė saj
mendoja
Ēudirat merrnin rrugėn vrap
Kėtė turkeshe kur pushtoja
Unė
Anadollin, bėja zap.

Nga buzėt rridhte njė turqishte
Si rrjedhin rimat
nė gazel
Turkesha kėngėt pėrshpėriste
"Ah, Arnaut , gjyzel
gjyzel"

2)
Turkesh e dashur, kjo qė ndodhi
Tė kishte ndodhur
atėherė
Kur Krujėn digjte Anadolli
Ē'do kishim bėrė moj e
mjerė?

S'do mend qe kokėn Skenderbeu
Ma kishte prerė si
karpuz
"Tani kur flakė digjet dheu
Ti puth Turkeshėn mor
domuz?"

Dhe ti mbi trupin tim do bije
Do shaje Krisht e Muhamet
Mes
kujės faqet do t'i ēirrje
"Ah! Arnaut! medet medet."
Por gjer kėtu s'do
kisha rėnė
S'do kisha kohe pėr sevda
Pusi diku do kisha zėnė
Atje mbi
muret ne kala.

3)
Kjo histori ėshtė e trilluar
Kur isha largė nė
Adana
Betohem, hiē s'kam dashuruar
Ndonjė turkeshė me kėna!
E ku ta
lija njė lanete

Njė xhinde Shkodre, njė kaproll
Ajo me not do ēante
dete
Dhe do mė gjente nė Anadoll!

Po kjo s'do thotė se si
dua
Syzeskat turke si gazel
Kur ēel si bahce, rrjedh si krua
Nga buzėt
verbi "Cok gjyzel".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   11/1/2010, 03:10

Kali dhe gomari
-Pėrrallė-

Kalonin nė njė
shteg tė ngushtė mali
Gomari para, pas gomarit kali.

Tė dy me thasė tė
ngarkuar mirė
Nga vapa tė munduar e djersirė.

Fshatari donte shpejt nė
fshat tė arrinte
Dhe kalit vitheve me shkop i binte.

Po kali mė nė
fund durimin humbi,
E ngriti bishtin dhe samarin tundi:

"Mbaj dorėn,
se ta hedh pėrdhe samarin,
Ti para meje pse ma nxjerr gomarin?

E ku tė
vete vallė, unė i ngrati,
Kur rrugėn ma ka zėnė veshėgjati?

Pėrpara
nxirrmė mua qė mos vuash
Dhe rrih pastaj gomarin sa tė
duash!"

1984
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   11/1/2010, 03:12

XHEVAHIRI I FJALES

Mė kėrkove rrugėve tė Korēės.
Perėndimi ulej atė
ēast kėmbėve tė saj,
thyente kokėn nėpėr kalldrėme,
gurėt bėheshin fjalė
xhevahir.
Nė kėrkim tė tyre nuk e di
mė gjete a tė gjeta.

Erdhi njė
kohe,
qė besuam se erdhi,
diku nė njė cep dhjetori 'nentedhjete,
besuam
se gjetėm rininė e shpirtit tė humbur,
nėn dritėn e xhevahirit tė fjalės sė
lirė
nuk e di,
mė rigjete a tė rigjeta.

Eshtė njė kohė tani,

nuk e di nė ėshtė...
Rrugėve tė botės
enigma e fjalės na bėn ende
shėnjė.
Rend unė a rend ti,
tė kėrkoj a mė kėrkon,
nėn dritėn e
xhevahirit tė gjuhes sonė,
tė gjej a mė gjen
nuk e di...

Do vdes
duke tė kėrkuar,
do vdes duke tė gjetur,
nėn driten e njė
xhevahiri,
xhevahir tė fjalės, qė nuk vdes!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   11/1/2010, 03:12

"I Perndjekuri I Dashurise"

Une jam i
burgosuri yt
Rroj me prangat qe ti me ke vene
Po cudi as qelia s'me mbyt

Dhe s'me mbyt as dritarja e zeze

Kur ti prangat m'i hodhe ne
mish
Une i putha duart e tua
Eshte rast i pashembullt ta dish
Qe
xhelatin ta puth a ta dua

I perndjekuri yt erotik
I perndjekur te
mbetet gjithmone
Erotim i mire a i lig
Hidhmi duart ne fyt,
torturome

Ky burgim sa do zgjase s'e di
I perjetshem do kisha
deshire
Vec ti eja me shih ne qeli
Te perndjekurit tend i vjen mire.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   11/1/2010, 03:12

NJE SHKREPESE

Ndizme, vella nje
shkrepese
nen qiellin e zi,
Nje shkrepese te brishte shprese
ne
erresiren me shi.

Ne erresiren e dhjamur si pelte,
Kur ndihet te
zbrese acar.
E dini c'do te thote nje shkrepese,
Nje fije e holle si bar?



RAPSODI

Selim Hasanit, kengetarit te Laberise


Ku shkund guret qafe e shpatit,
Mardhur bore, djegur vape,
Mbushe,
xha Selimi i Bratit,
Dy hejbe me kenge labe.

Ere plumb e ere
predhe,
Ere prush e ere brenge,
Ere dushk e luleshqerre
Binin-binin ato
kenge.

Se hejbete ne senduke
Per t'u mykur nuk i vure,
Po i more
cuke me cuke,
Selim Brati me poture.

Dhe mbi malet e
perpjete,
Mardhur bore, djegur vape,
Prape i zbraze ti hejbete
Mbushur
plot me kenge labe.

I percolle, larg i nise,
Neper gjurme
gjelberimi:
"Shikoni, bija, merrni viset
Ju bekofte xha
Selimi"!


KUR NJE MENGJES

Do te jete mengjes e une do te
vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e
kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s'do te
jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej
te dashuren kengen tone:
"Ti cele heret, moj bajame!"

Do vershellej
ngadale-ngadale
E s'do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua
petale
E do ulet ne sup nje flutur...

E, kur syte te hapesh, do te
shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do
njohesh:
"Ti cele heret, moj bajame!"


Endėrr e
prerė


1.
Mos vdis, se pas shirave aren e mbushi bari,
Ka rene
ne ullishte mize e ullirit.
Hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali
Dhe
ende s'ka dale nga plisi kercelli i misrit
Ne enderronim te benim nje
anije,
Kurkush s'e mendonte me c'dru do ta ngrinim,
Kishim ndermend ta
ndertonim me dege hardhie
Dhe vela ti vinim.

Bodrumet e saj t'i
mbushnim me poce me vere
Dhe te lundronim ne ishujt e Havajes;
Ta pinim
veren me vajzat e ishujve ne Belvedere,
Zezaku te bente fresk me fleten e
palmes.

2.
Mos vdis se kalit i ra ne vrapim nje patkua
Dhe nisi ta
ngreje nga dhimbja kemben e pare;
Kerkojme patkonj e s'na jep njeri
hua,
S'e gjejme as nallbanin e marre.

Ne enderronim te shkonim ne
hipodrome,
ne vende te lumtura ku munden me kuaj,
Tani dhe kali calon e
s'na ha as barin e njome;
me sy si gota na sheh si te huaj...


3.
Mos vdis, se dielli ne oborr e ka shtruar sofren e madhe
Dhe
presim te vijne vajzat te gjitha,
Te gjitha ato qe ti u thoshje
"sorkadheve",
Kur grisnin fustanet ne driza.

4.
Mos vdis ne dhomen
e heshtur i shtrire
Eshte turp kaq shpejt te rrish e te vdesesh!
Ne
enderronim nje vdekje me te mire:
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne
piken e veses.





Dritero Agolli, u lind ne fshatin
Menkulas (Devoll). Mesimet e mesme i kreu ne Gjirokaster, ndersa te lartat ne
Moske. Nder vellimet e tij me poezi permendim "Ne rruge dola", "Mesdite", "Hapat
e mia mbi asfalt", "Udhetoj i menduar", "Pelegrini i vonuar", etj. Nder dramat:
"Fytyra e dyte", "Mosha e bardhe",etj. Nder romanet: "Shkelqimi dhe renia e
shokut Zylo" etj. Nder tregime: "Njerez te krisur".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   11/1/2010, 03:13

Dritėro Agolli
(13 tetor 1931)

Poet,
prozator dhe publicist, qė nga vitin 1973 kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe
tė Artistėve tė Shqipėrisė. Lindi mė 1931 nė Menkulas tė Devollit. Mėsimet e
para i mori nė fshat, kurse tė mesmet nė Gjirokastėr. Pasi kreu jashtė shtetit
nė Bashkimin Sovjetik, nė Leningrad (Shėn Peterburg) studimet e larta pėr
gazetari, punoi njė kohė tė gjatė nė redaksinė e gazetės "Zėri i Popullit".
Rrugėn letrare e nisi me vjersha, tė cilat i botoi qė kur ishte nxėnės
gjimnazi.

Pėr nga gjinitė, krijimtaria e Dritero Agollit ėshtė e
larmishme. Nė vjershat dhe poemat e Dritero Agollit gjejnė shprehje mendimet dhe
ndjenjat e njeriut tė ri, patriotizmi dhe besnikėria ndaj idealeve
revolucionare, cilėsitė e tij morale nė jetė dhe nė punė (Devon, Devoll. Poemė
malore. Hapat e mia nė asfalt etj.). Vepra e tij poetike mė e shquar ėshtė Nėnė
Shqipėri (1975), ku krijohet figura e Atdheut me traditat heroike, me
vėshtirėsitė e shumta qė ndeshi nė rrugėn e vet dhe me vendosmėrinė pėr tė
pėrballuar ēdo pengesė e armik. Nė poemėn Baballarėt theksohet rėndėsia e
veēantė e vijimėsisė sė traditave revolucionare nė jetėn e shoqėrisė. Nė njė
sėrė vjershash dhe poemash Dritero Agolli pasqyron frymėn heroike tė periudhės
sė Luftės ANĒ (Poema e udhės, Poemė pėr babanė dhe pėr vete etj.).


prozė bėri emėr sidomos romani Komisari Memo (1969), nė tė cilin pasqyrohet roli
i madh edukues dhe drejtues nė vitet e Luftės ANĒ. Nga ngjarjet e kėsaj periudhe
e merr subjektin edhe romani Njeriu me top (1975), qė flet pėr ndikimin e luftės
ēlirimtare nė mentalitetin e njerėzve. Dritero Agolli ka botuar edhe mjaft
tregime e novela nga jeta e sotme. Ndėr krijimet satirike romani Shkėlqimi dhe
rėnia e shokut Zylo (1973) vė nė lojė konformizmin, servilizmin dhe vanitetin si
shfaqje tė huaja pėr njeriun e ri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   11/1/2010, 03:13

Di tė rrojė Dritėroi
(Nga Dekalogu i fatkeqsive
VII)

Kujt ia prishi kur e ftoi!?
Di tė rrojė Dritėroi!
Tushemishti
u bė plazh
S’ka Bilisht e Menkulas.

Pa ēe ndez kjo verė e kuqe
Sheh
pėrreth ndonjė burbuqe
... ėshtė plakur, ėshtė e kotė,
s’ka mė “Trėndafil
nė gotė.”

Mendon Dritėroi nė hije
Ku ke shkuar kjo Sadije,
T’ja
kėndoja poezinė
T’ja shkoqisja rimė mė rimė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   11/1/2010, 03:13

Intervistė ekskluzive me shkrimtarin e mirėnjohur
DRITĖRO AGOLLI – Radio “Blue Sky”

“Shkrimtarėt qė i tremben kritikės,
venė nė dyshim krijimtarinė e vet, nuk kanė besim tek krijimtaria e tyre.
Shkrimtari kur e boton njė vepėr, apo kur boton njė diskutim, nuk ėshtė mė pronė
e tij, por ėshtė pronė e lexuesve. Dhe lexuesi, ka tė drejtė ēdo gjė pėr atė.
Nuk ėshtė prone, qė ta mbrojė medoemos ai. Fjala vjen Naim Frashėri, Fishta,
Mjeda, Migjeni, Esad Mekulli, etj. Nuk kanė tani shokė, kushėrinj, apo dikend qė
mund t’i mbrojė. Ata i mbron vetė lexuesi”.


Dritėro
Agolli



Dritėro Agolli, ėshtė njė nga personalitetet mė tė shquara
tė letėrsisė shqipe. Ėshtė poet, prozator, publicist dhe kritik. U lind nė vitin
1931, nė Menkulas tė Devollit. Mėsimet e para i ndoq nė fshatin e lindjes, kurse
ato tė mesme, nė qytetin e Gjirokastrės. Nė Leningrad, tė Bashkimit Sovjetik, ka
mbaruar studimet e larta pėr gazetari. Pas mbarimit tė kėtyre studimeve, ka
punuar njė kohė tė gjatė nė redaksinė e gazetės “Zėri i popullit”. Pėr 15 vjet
me radhė, ishte kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė. Krijimtaria e
tij letrare dhe publicistike, ėshtė shumė e pasur. Ai me krijimtarinė e tij,
letėrsinė shqipe e ka prezantuar denjėsisht nė aspektin global. Vepra e tij
ėshtė e pėrkthyer nė disa gjuhė tė botės. Romani e tij satirik, “Shkėlqimi dhe
rėnia e shokut Zylo”, bėri jehonė tė madhe nė vendet ku u botua, si nė Francė,
Gjermani, Itali, Greqi, Rusi, e vende tė tjera. Ndėr librat e Dritėro Agollit
janė: “Nė rrugė dola”, “Hapat e mia nė asfalt”, “Zhurma e erėrave tė dikurshme”,
“Shtigje malesh dhe trotuare”, “Mesditė”, “Komisari Memo”, “Njeriu me top”,
“Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo”, “Trėndafili nė gotė”, pastaj dramat ;
“Fytyra e dytė”, “Mosha e bardhė”, si dhe librat me poezi “Lutjet e kambanės”,
“Pelegrini i vonuar” etj.
Blue Sky: Libri juaj “Zhurma e erėrave tė
dikurshme” ishte ndaluar nga diktatura komuniste. Nė panairin e librit tė fundit
nė Tiranė, u rikthye pėrsėri? Cila ėshtė historia e kėtij libri?

Dritėro
Agolli : E kam thėnė edhe nė shtypin e pėrditshėm nė Shqipėri, se ēdo libėr, nė
pėrgjithėsi, ka njė histori tė veten. Ka historinė, se si ka lindur, nė ēfarė
rrethanash, si ėshtė botuar, si ėshtė pritur etj. Libri ėshtė me njė biografi si
njeri dhe veēanėrisht si autor i tij. Ky libėr u botua nė vitin 1964 d.m.th., 44
vjet mė pėrpara. Libri nuk doli nė qarkullim, sepse u ndalua atėherė. Sipas
atyre qė e ndaluan, ky libėr nuk paraqiste realitetin e atėhershėm socialist nė
mėnyrė optimiste por, ishte njė libėr pesimist. Heronjtė dhe personazhet e
librit, sipas tyre, dukeshin tė mėrzitur, jo luftėtarė, por njerėz me lėkundje
shpirtėrore dhe nė pėrgjithėsi, deheroizoheshin. Kėto ishin vėrejtjet qė u bėnė
atėherė, prandaj botimi i parė, nuk doli nė shtyp. Mė pas, doli botimi i dytė,
nga i cili u hoqėn disa tregime, e pastaj doli nė qarkullim. Kur doli nė
qarkullim, pėrsėri u ndalua, pas njė plenumi tė komitetit qendror (plenumi i
15-tė, nė vitin 1965), njė vit para pėrpjekjeve pėr tė dalė ky libėr. Kur doli,
pėrsėri ai u kritikua dhe mė vonė u ndalua, si i tillė. Por, ka edhe njė ngjarje
tė ēuditshme! Mua mė kishte mbetur vetėm njė kopje e librit, e botimit tė parė,
me njė kopertinė tjetėr, sepse libri doli me disa kopertina, po nė vitet 60-tė,
dhe mė kishte mbetur vetėm njė kopje. Ndodhi qė nė vitin 1972, erdhi kėtu mė njė
delegacion nga Kosova, Hasan Mekulli. Ai mė kėrkoi njė libėr qė ta lexonte. Unė
i dhashė kopjen e vetme qė kisha, me njė kopertinė tė piktores sė dėgjuar, Safo
Marko, gruas sė Petro Markos. Pėr ēudi, Hasan Mekulli, e botoi nė Prishtinė,
duke lėshuar edhe dy – tri, tregime qė i kisha botuar unė mė vonė, por edhe ata
tė ndaluar, me njė titull “Njeriu i mirė” dhe me njė parathėnie shumė tė mirė qė
e kishte shkruar ai. Unė e mora mė vonė kėtė libėr dhe u gėzova shumė. Ē’ėshtė e
vėrteta edhe u entuziazmova nga pėrpjekjet e Hasan Mekullit qė tė botohej ky
libėr. Mu shtua shumė respekti pėr tė sepse ishte me tė vėrtetė njė njeri
fisnik, njeri qė e njihte mirė letėrsinė shqiptare, qė e njihte letėrsinė
botėrore, letėrsinė ballkanike... dhe mė kėto njohuri tė pasura, ai e kishte
shkruar edhe parathėnien shumė tė mirė pėr librin “Zhurma e erėrave tė
dikurshme”. Por, ai pėr tė mos mė lėnduar mua, nuk thoshte qė ky libėr ėshtė i
ndaluar. Sepse po ta bėnte kėtė, atėherė nuk do tė ishte mirė pėr mua. Por ai,
ishte njė njeri tepėr i kujdesshėm dhe kėto gjėra intime tė kėsaj natyre, nuk i
kishte shkruar nė parathėnien e tij. Aty ishte njė tregim, “Njeriu me veladon”,
qė ishte i ndaluar plotėsisht qė nė botimin e parė. Pėr herėn e parė si botim, u
botua nė atė pėrmbledhjen qė e kishte bėrė Hasan Mekulli. D.m.th., pėr herė tė
parė u botua pėr publikun nė Kosovė. Pas dhjetė vjetėve disa tregime tė kėtij
libri dolėn nė pėrmbledhjen time. D.m.th., dhjetė vjet pasi e kishte botuar
Hasan Mekulli. Ishte kjo pėrmbledhje me dhjetė vėllime e botuar nga shtėpia
botuese “Naim Frashėri”. Ky libėr u bė i njohur pa thėnė qė janė tregime tė
librit “Zhurma e erėrave tė dikurshme”. Vetėm disa tregime u botuan dhe ato
tepėr tė redaktuara, tė masakruara. Por, ky tregim qė e botoi Hasan Mekulli, nuk
u botua nė atė pėrmbledhje tė veprave tė zgjedhura. U botua vetėm nė vitin 1995,
nė kohėn e demokracisė dhe falė atij botimi tė Hasan Mekullit, unė e botova nė
librin “Zhurma e erėrave tė dikurshme”, qė nxori edhe shtėpia botuese “Onufri”,
por edhe disa vjet pėrpara qė e botoi Lili Bare, nė shtėpinė e tij botuese qė
quhej “Apollonia”, me titullin “Njerėz tė krisur”. Disa tregime botoi por edhe
ky tregim qė nuk njihej nė Shqipėri si i tillė. Kėshtu, nė vitin 2006,
presidenti i shtėpisė botuese “Onufri”, mė kėrkoi qė ta botoja kėtė libėr nė
shtėpinė e tij botuese, megjithėse pjesė - pjesė, ishin botuar edhe mė pėrpara
gjatė kohės sė sistemit demokratik. Unė ia dhashė atij, duke e paralajmėruar se
disa tregime edhe i kisha botuar, por ai nguli kėmbė qė unė ta botoja nė kėtė
shtėpi botuese dhe e botoi. Unė shkrova njė parathėnie pėr historinė e kėtij
libri. Kishte edhe disa vlerėsime tė tjera nga Ismail Kadareja, dhe kur doli
libri, pati njė sukses gjatė kėsaj kohe. Edhe nė panairin e librit nė Tiranė, ai
qarkulloi shumė mirė dhe si i tillė, shkoi gjerėsisht nė duart e lexuesve. Por,
siē e thashė edhe mė pėrpara, ēdo libėr e ka historinė e tij nė kushte tė
vėshtira po edhe nė pėrpjekjet e shkrimtarėve pėr tė lėmuar sa mė shumė stilin e
tyre, pėr t’u kujdesur, qė tė paktėn nė stil, tė ishin superior, tė ishin njerėz
qė nuk mund t’i zinin lehtė nga ana e formės artistike. Nė kohėra tė vėshtira,
shkrimtarėt janė pėrpjekur shumė pėr tė dhėnė vepra. Nė kushtet tė ashpėra kanė
pėrpunuar stilin, duke pėrdorur edhe mjete tė tjera pėr tu paraqitur nė publik.
U bėnė edhe njerėz qė dinin ta pėrhapnin kulturėn, qoftė edhe nė ato
kondita.

Blue Sky: A ndikoi nė jetėn tuaj bashkėshortore, imponimi qė iu
bė gruas suaj, qė ta kritikojė librin “Zhurma e erėrave tė
dikurshme”?

Dritėro Agolli : Gruaja ime, Sadija, ishte mėsuese nė
shkollėn e mesme “Partizani”. Nė atė kohė, vendimet e mbledhjeve tė komitetit
qendror, plenumeve dhe kongreseve, dilnin nė broshura, fjalimet e
personaliteteve tė shtetit dhe tė partisė. Kėto fjalime, duheshin qė tė
punoheshin, tė diskutoheshin nėpėr shkolla, nė shtėpi kulture, nėpėr
institucione, nėpėr ministri. Pra, ishte njė praktikė e tillė, qė duhej qė tė
analizoheshin idetė e kėtyre mbledhjeve dhe plenumeve. Meqė Sadija, gruaja ime,
ishte mėsuese e letėrsisė, duhej qė tė shpjegonte se ē’ishte ky plenum i
komitetit qendror, cilat libra janė kritikuar dhe midis tyre edhe libri im,
“Zhurma e erėrave tė dikurshme”. Ajo, pėrpara mėsuesve, nė mbledhje, fliste pėr
kėtė plenum, pėr mendimet qė ishin shfaqur atje dhe kritikonte edhe librin tim.
Madje, para se tė diskutonte nė shkollė, mė pyeste, “cilat janė tė metat, e
librit tėnd” ?. Unė i thosha. Njė njeri qė e nxin realitetin, nuk i thotė tamam
tė vėrtetat, qė i shtrembėron figurat e luftės dhe historisė, se i deheroizon,
se ėshtė pesimist. Dhe i thosha, kėto thuaji edhe ti. Ajo ishte e re, 23 vjeēare
dhe i duhej tė fliste pėr kėtė libėr, tė burrit tė saj. Unė e merrja gjithmonė
si me tė qeshur kėtė punė. Nuk kishte asnjė lloj ndikimi nė jetėn tonė
familjare. Bile, unė bėja humor e qeshja. Thosha, ja na doli njė grua qė tė na
kritikojė. Kėshtu ishte puna.

Blue Sky: Po nė vitin 1964, kur u botua
libri “Zhurma e erėrave tė dikurshme”, nga instruktorėt e komiteteve tė partisė
u ndalua edhe nėpėr shkolla leximi i librave tuaj. Ēka ndodhi
pastaj?

Dritėro Agolli : Pėr kėtė libėr, u dha njė orientim, qė tė mos
shpėrndahej nėpėr nxėnėsit sepse kishte tė meta, ato tė meta qė thamė. Nuk
pėrhapej, nuk u lejohej nxėnėsve qė ta blinin, megjithėse pastaj u hoq edhe nga
libraritė dhe nuk kishin ku ta gjenin. Mund ta gjenin vetėm nė fondet e
rezervuara tė bibliotekės. Pastaj, nė vitin 1987, unė e botova njė cikėl me
tregime, nė revistėn “Nėntori”. Ishin tregimet qė i kam pėrmbledhur edhe nė kėtė
libėr, sepse kanė pasur tė njėjtėn histori. Tregimet “Martesa e papritur e Pasho
Velqanit”, “Djali pleng prishur” etj, por edhe kėto, fatkeqėsisht u ndaluan. Nga
instruktorėt e partisė nė Tiranė, por edhe nė qytete tė tjera, ishte dhėnė
udhėzimi, qė kėto tregime tė mos lexoheshin nga nxėnėsit. Nė atė kohė, unė isha
kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve ( 1987), 15 vjet isha kryetar i lidhjes, por
edhe kryetarit nė atė kohė, ia ndalonin librat. Nuk kishte dallim qė je kryetar,
apo je shkrimtar. Kurse, nė vitin 1964, unė isha thjeshtė njė gazetar, qė punoja
nė gazetėn “Zėri i popullit”. Nė vitin 1987, isha njė kryetar, njeri me
autoritet, por edhe njeri qė kisha takuar personalitete tė mėdha tė vendit,
megjithatė, nuk pyetej nė atė kohė. Ato tregime, pas shumė vjetėve, u ndaluan.
Kėshtu qė, unė nuk kam pasur fat tė madh nė tregime.

Blue Sky: Ēka
mendoni pėr letėrsinė qė krijohet sot?

Dritėro Agolli : Unė mendoj qė
ėshtė njė fazė e re ku ka hyrė letėrsia, qoftė kėtej nė Shqipėrinė zyrtare,
qoftė edhe andej nga Shqipėria tjetėr, Kosova. E njėjta gjė ėshtė qė letėrsia
dhe artet kanė kaluar nė njė fazė tjetėr tė re. Kėtej bėhen kėrkime, njerėzit
shprehen me stile sa mė tė ndryshme por, jo vetėm me stile por edhe me rryma. Me
shkolla tė ndryshme, nė mėnyrė qė letėrsia tė pasurohet. Veēanėrisht janė
autorėt e rinj qė japin njė kontribut tė shquar nė kėto anė, por edhe ata me
moshė tė mesme dhe ata qė kanė krijuar dikur nė kohėn e socializmit. Pėrsėri
bashkėrisht mundohen tė gjejnė forma dhe mėnyra tė tjera tė shprehjes, qė veprat
e tyre tė bien nė duart e lexuesve, jo vetėm nė vendin tonė, por edhe tė
pėrhapen nė botė. Kėshtu qė, ka njė lėvizje tė mirė letrare dhe artistike, por
do tė thosha qė kjo veēanėrisht ėshtė nė poezi. Mė shumė shkruhet poezia. Ajo qė
na gėzon shumė, ėshtė qė ka mjaftė autore vajza dhe gra, qė shkruajnė me njė
nivel tė pėrparuar artistik. Unė do tė thosha se nė poezi janė mė pėrpara se
djemtė dhe burrat. Ka femra qė shkruajnė mė mirė se ata, siē janė : Luljeta
Lleshanaku, Lindita Arapi, Flutura Aqka dhe vajza tė tjera, qė janė me njė
shprehi krejtėsisht tė veēantė, transparente, moderne, por jo ekstravagante, pėr
t’i bėrė librat si fjalėkryq duke marrė parasysh realitetin tonė. Kanė njė
synim, apo njė sens tepėr tė pėrparuar. Edhe nė Kosovė, unė vė re njė gjė qė nė
poezi por edhe nė prozė, prozėn e shkurtėr veēanėrisht, ka njė element tė ri, qė
po bėhet mė me lėng poezia dhe proza. Po hyhet edhe nė disa anė mė intime tė
jetės sė njerėzve, po jepet edhe ndjenja e dashurisė mė shumė, e familjes, e
peizazhit, qė nė kondita tė veēanta, siē ishte atėherė nė Kosovė puna e lirisė,
puna e problemeve nacionale. Ishte si e them unė, nė njė kohė kur bie tėrmet,
nuk mund tė flasėsh pėr lulet. Kėshtu qė, ajo justifikohej. Kurse tani nė Kosovė
ka njė poezi veēanėrisht, por edhe proza ka njė figuracion tė lartė edhe kėshtu
po ecėn edhe ana tjetėr e njė poezie mė intime, mė e shkriftė.

Blue Sky:
Kritika letrare, a po e kryen punėn e saj ashtu siē si duhet ?

Dritėro
Agolli : Ē’ėshtė e vėrteta, kėtej nga ana jonė, kritika letrare nuk ėshtė aq e
zhvilluar. Ajo ka mbetur pas dhe nuk analizohen veprat letrare. Nuk jepet njė
mendim pėr to, pėr tė treguar sesi po ecėn kjo krijimtari, ēfarė tė reje sjell
kjo krijimtari e tanishme nė kėto 15 vjet, cilėt janė personalitetet qė po e
lėvrojnė mė shumė tė renė, tė pėrparuarėn. Ku janė dobėsitė ? Ku janė tė mirat ?
Nuk ka njė kritikė tė tillė. Tani janė pėrqendruar vetėm kur bėhen promovime
librash, vetėm kur bėhen mbledhje mė shumė manifestive, por nuk kritikojnė,
vetėm lavdėrojnė sesi po ecėn kjo letėrsi. Janė vetėm njerėz tė veēantė, tė
dikurshėm, qė e bėjnė. Fjala vjen Alfred Uqi, qė ėshtė njė nga personalitetet mė
tė mėdha tė kritikės, qė shpeshherė i drejtohet edhe prodhimtarisė sė sotme. Ka
edhe tė tjerė pėr gjuhėsinė, siē ėshtė Emil Lafe, Moikom Zeqo etj, qė flasin pėr
kėto probleme. Por, unė e kam fjalėn pėr mė tė rinjtė, qė nuk e analizojnė
krijimtarinė. Ata mė shumė flasin me terma politiko – letrare. E hedhin poshtė
krijimtarinė e viteve tė shkuara. Ka qenė komuniste, ka qenė kėshtu e ashtu,
d.m.th., nė njė mėnyrė krejtėsisht bardh e zi. Duke kritikuar sistemin e
atėhershėm, e hedhin poshtė edhe prodhimtarinė letrare dhe nė pėrgjithėsi
kulturėn sot. Nuk ėshtė e drejtė. Letėrsia dhe kultura, nuk ėshtė barazi me
politikėn dhe ekonominė.

Blue Sky : Keni shkruar gjatė gjithė jetės.
Cilin nga librat e konsideroni si librin qė ju ka lėnė mbresa dhe kujtime, qė
nuk do t’i harroni kurrė?

Dritėro Agolli : Ėshtė e vėshtirė ta them por,
si libra qė kanė lėnė mbresė, ėshtė “Zhurma e erėrave tė dikurshme”, sepse ka
pasur njė histori pak a shumė tragjike. Por, edhe romani “Shkėlqimi dhe rėnia e
shokut Zylo”, qė edhe ai ėshtė kritikuar nė atė kohė por, nuk ėshtė ndaluar.
Romani “Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo”, ka bėrė jehonė nė vendet ku ėshtė
botuar, si nė Francė, Gjermani, Itali, Greqi, Rusi, e vende tė tjera. Ky ėshtė
njė libėr nga mė tė mirėt, qė kam shkruar unė. Sa i pėrket poezisė, janė librat
“Pelegrini i vonuar”, “Nė mesditė”, “Udhėtoj menduar”, etj. Kėto janė librat e
mia qė mė kanė lėnė kujtime, qė nuk do t’i harrojė kurrė.


Blue Sky:
Ēka mendoni pėr polemikėn, Qosja – Kadare ?

Dritėro Agolli : Unė mendoj,
ashtu siē e tha edhe Rexhep Qosja, qė kjo polemikė i dha rezultatet e saj, sepse
u diskutua pėr disa probleme tepėr tė ndėrlikuara, megjithė pėrdorimin e gjuhės
edhe jo tė kėndshme, tė atyre qė ndėrhynin nė kėtė polemikė dhe qė ishin tepėr
tė ashpėr. Tė ndėrhyrjeve tė tė tjerėve e them, jo tė dy personazheve, qė e
diskutuan kėtė gjė. Ne duhet tė mėsohemi tė diskutojmė nė mėnyrė letrare dhe tė
mos imitojmė politikanėt nė debate nėpėr kuvende. Sepse, politikanėt flasin me
gjuhė tepėr tė ashpėr, tepėr ofenduese. Kurse shkrimtarėt, duhet tė flasin mė me
gjakftohtėsi, mė me argumente dhe pa u nxehur. Unė mendoj qė shkrimtarėt qė i
tremben kritikės, venė nė dyshim krijimtarinė e vet, nuk kanė besim tek
krijimtaria e tyre. Shkrimtari kur e boton njė vepėr, apo kur boton njė
diskutim, nuk ėshtė mė pronė e tij, por ėshtė pronė e lexuesve. Dhe lexuesi, ka
tė drejtė ēdo gjė pėr atė. Nuk ėshtė prone, qė ta mbrojė medoemos ai. Fjala vjen
Naim Frashėri, Fishta, Mjeda, Migjeni, Esad Mekulli, etj. Nuk kanė tani shokė,
kushėrinj, apo dikend qė mund t’i mbrojė. Ata i mbron vetė lexuesi. Kurse
shkrimtarėt e gjallė, kanė miq, kanė shokė, kanė kushėrinj qė i mbrojnė. Kėshtu
qė, shkrimtari duhet ta mendojė vetėn edhe pas 50 vjetėsh, kur tė mos ketė
shokė, kur tė mos ketė simpatizantė tė gazetave. Ēka do tė bėjė ai pastaj ? Kush
do ta mbrojė ? Do ta mbrojė vetėm vepra e vet. Kėshtu qė, mendoj qė duhet tė
ndryshojė mėnyra dhe stili i polemikave tona. Unė, nuk e kam zakon qė tė
ashpėrsoj nėpėr polemika. Por, sidoqoftė, Rexhep Qosja ėshtė njė personalitet i
madh i kulturės sonė. Njė njeri qė i ka dhėnė shumė Shqipėrisė, veēanėrisht
trevave tė Kosovės, me veprėn e tij tė madhe. Jo vetėm veprėn qė analizon
traditat tona, rilindėsit etj, por edhe me polemikat e tij tė forta me serbėt,
me historianėt e tyre, me shkrimtarėt e huaj, jo vetėm tė Ballkanit. Ka qenė nė
krye, nė fillim tė viteve ’80-tė, edhe mė pėrpara, tė kėsaj polemike. Rexhep
Qosja, ėshtė njė njeri me pėrvojė tė madhe dhe njė njeri me kulturė tė gjerė.
Ėshtė personalitet, qė ēdo komb tjetėr po ta kishte, do tė krenohej me tė. Sado
qė tė hidhet baltė mbi kėto personalitete tė larta tė kulturės sonė, nuk kanė
ēka t’i bėjnė. Nuk mbulohet Mali i Sharrit, me njė grusht dhe. Edhe Ismail
Kadare, ėshtė njė personalitet i shquar. As ai, nuk mund tė dobėsohet nga
kritikėt e ndryshėm. Tė dy kėta, janė personalitete tė mėdha tė kulturės sonė
dhe ne duhet t’i vlerėsojmė dhe t’i ngremė lartė.


Blue Sky : Ismail
Kadare, ishte pėr vizitė nė Kosovė kur e mori ēmimin “Kepi i shpresės sė mirė -
Fahredin Gunga”. Nė njėrėn nga tė pėrditshmet tona, e ka pranuar qė e kishte njė
problem me juve personalisht, por e ka cekur qė nuk keni vazhduar tė keni
raporte armiqėsore. Pėr ēka ka qenė fjala konkretisht ?


Dritėro
Agolli : Po ishte pėr kritikat qė bėheshin nė kohėn e socializmit, kritikat qė
bėheshin pėr veprat e ndryshme. Dhe unė, nė atė pozicion qė isha, si kryetar i
Lidhjes sė Shkrimtarėve, e kam kritikuar. Por, jo si armik por, si njeri, si
koleg, qė mė dukej mua se nuk kishte tė drejtė nė atė kohė. Por ne, sidoqoftė
nuk kemi qenė kundėrshtarė, bajonetė me bajonetė. Ne kemi qenė shokė, bashkė
kemi qenė nė shkollė tė Gjirokastrės, mė vonė bashkėrisht kemi punuar edhe kemi
krijuar. Kėshtu qė, nuk ka pasur ndonjė luftė armiqėsore mes nesh. Ne pėrsėri
shokė dhe miq mbetemi. Po kėshtu ma merr mendja qė edhe me Rexhep Qosjen, duhet
tė shkojnė punėt.



Blue Sky : A kanė shqiptarėt kandidat tė denjė
pėr ēmimin Nobel, pėr letėrsi ?


Dritėro Agolli : Po. Tashti me emra
nuk mund t’i them, por edhe mund tė ketė, edhe ka. Nuk ėshtė ndonjė problem, ka
edhe nė Kosovė edhe nė Shqipėri. Nuk ėshtė ndonjė ēudi e madhe. Ky ēmimi
“Nobel”, nuk ėshtė ndonjė gogol qė doemos tek njėri duhet tė mbetet. Kėtė ēmim,
mund ta marrė ndonjė i ēuditshėm. Fjala vjen nė Turqi. Jashar Qemali, ishte
shkrimtari mė i madh i Turqisė, por e mori Orhan Pamuku ! Pra, jo vetėm nė
Shqipėrinė zyrtare kėtej, por edhe nė Shqipėrinė andej Drinit, ka shkrimtarė tė
denjė, pėr ta fituar ēmimin Nobel.


Blue Sky : Si ėshtė njė ditė e
zakonshme pėr juve ?


Dritėro Agolli : Dita e zakonshme e imja, si e
tė gjithė njerėzve. Po tė isha nė fshat, do tė ngrihesha sapo tė kėndonte
kėndesi. Por, jo kėndesi i parė, se ai kėndon herėt, por kėndesi e tretė. E do
tė ngrihesha. Kurse tani, ngrihem kur zhurmojnė makinat. Nė vend tė kėndesit,
janė makinat dhe fėmijėt qė ngrihen tė vejnė nė kopshte. Unė kur ngrihem, hap
ndonjė libėr, hedh ndonjė mendim qė mė ka mbetur nė mendje, mbaj ndonjė shėnim,
shikoj nėpėr arkivat personale ato qė mė kanė mbetur pa i botuar, pa i
sistemuar. Pastaj, takohem me njerėz. Kėtu nė shtėpinė time vijnė shumė miq edhe
shokė. Ēdo ditė ėshtė e mbushur. Ndonjė ditė vijnė edhe 20 veta nė shtėpi.
Kuvendojmė bashke me ndonjė gotė raki, me ndonjė kafe. Pastaj nata ėshtė mė e
qetė. Natėn njeriu mund tė mendojė sepse nuk ka shumė zhurmė, nuk ka njerėz
nėpėr kėmbė dhe atėherė unė shkruaj ndonjė gjė, ripėrpunoj ndonjė gjė qė mė ka
mbetur nė shkrim. Pastaj shikoj lajmet nė televizor, interesohem pėr politikėn,
pėr ekonominė e vendit, pėr kulturėn. Shikoj ngjarjet pėr Kosovėn, pėr statusin
e shumė pritur tė saj. Kėnaqem kur dėgjoj ndonjė emėr tė njerėzve qė njoh nė
Kosovė. Tė Rexhep Qosjes, tė Ali Podrimjes, tė Ramiz Kelmendit, qė e kam mik tė
ngushtė. Gėzohem kur pėrmendet shpesh edhe emri i Azem Shkrelit, qė e kam pasur
mik tė ngushtė. Njė javė para se tė vdiste, ishte tek unė nė shtėpi. Azem
Shkreli, ka qenė edhe pėrpara dhe kanė fjetur nė shpinė time afėr 10 ditė,
bashkė me Ali Podrimjen. Nė vitin 1995, kemi bėrė diskutime me ta, kemi lexuar
vjersha bashkėrisht. Dua tė them, se e mbushi ditėn me kujtime
kėshtu.


Blue Sky: E pėrmendėt arkivin e shkrimeve tuaja. Keni nė plan
tė botoni ndonjė libėr tė ri ?


Dritėro Agolli : Unė kam njė libėr qė
mundohem ta mbarojė. Ėshtė nga jeta ime. Kujtime tė jetės, tė njerėzve qė kam
takuar, prejardhjen time. Si jam rritur, ēfarė shkolle kam mbaruar, ēfarė
raporteve kam pasur mė shokėt, kolegėt. Ēfarė raportesh kam pasur me zyrtarė tė
lartė tė dikurshėm tė socializmit, po edhe tė sotėm. Si jam martuar, si ishte
familja e gruas sime, ēfarė ėshtė ajo, si e kam dashur, ēfarė kam bėrė etj.
Ėshtė njė libėr, pėrzierje e jetės sime shoqėrore, intime dhe politike. Ky ėshtė
njė libėr i vėshtirė pėr ta shkruar por, edhe pėr ta botuar, sepse unė dua t’i
them tė vėrtetat siē janė. E vėrteta ėshtė lakuriq, ėshtė nudo dhe shpesh ne
kemi turp ta takojmė, t’i japim dorėn. Por, megjithatė, duhet dhėnė dora tė
vėrtetės dhe ta kapėrcejmė atė tė turpit. Ky ėshtė libri mė i vėshtiri qė kam,
por ėshtė edhe njė libėr qė e kam shkruar 40 e ca vjet mė pėrpara, por nuk e kam
botuar pėr disa arsye. Ėshtė njė roman qė quhet “Vrasja e kukuvajkės”. Kam edhe
shėnime tė ndryshme, njė libėr qė mendoj ta botojė mė pėrpara. Ėshtė njė
pėrmbledhje me publicistikė, me intervista, me artikuj pėr gjendjen politike,
shoqėrore, kulturore, qė i kam botuar nėpėr gazeta.


Blue Sky: Ēka do
t’i porositnit shkrimtarėt e rinj ?


Dritėro Agolli: Unė mendoj, qė
shkrimtarėt e rinj duhet t’i njohin dy realitete. Realitetin e jetės qė tė
takojnė shumė njerėz, qė tė mos jenė indiferentė ndaj zhvillime tė shoqėrisė, tė
politikės, tė kulturės. Sa mė shumė tė jenė njerėz kurioz, aktiv, ashtu siē
thoshte poeti i madh gjerman Hajne. Ai thoshte, po me humbi kuriozitetit
politik, unė mbarova, nuk mund tė jetoj dot. Po kjo ėshtė njė gjė shumė
domethėnėse, qė shkrimtari nuk duhet tė jetė kurrė indiferent. Duhet tė jetoj me
pulsin e zemrės sė popullit. Duhet ta njoh mirė atė, tė njoh kėrkesat, tė nxit
njerėzit pėr pėrparimin e shoqėrisė etj. Tė bėjė vepra tė atilla, siē kanė bėrė
rilindėsit tanė dhe tė mos mbyllet nė Kullėn e Fildishtė edhe tė duket si njeri
qė vetėm shkruan dhe bėn eksperimente nė krijimtari. Ky ėshtė njėri realitet.
Kurse realiteti tjetėr, ėshtė realiteti i librit. Shkrimtari duhet tė jetė
gjithmonė njė lexuesi nga mė tė mėdhenjtė, qė tė jetė nė kontakt gjithmonė me
zhvillimin e letėrsisė sė vendit, por edhe tė huaj. T’i njoh mirė teknikat e
reja, zhvillimin e kėtyre teknikave, zhvillimin e kėsaj teknologjie tė re tė tė
shkruarit por, gjithmonė nė funksion me ato tė psikologjisė sė vendit tė
vet.



Vera Pelaj – Radio, Blue Sky
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   11/1/2010, 03:14

Intervistė me Dritėro Agollin - “Gazeta
Shqiptare”






Dritėro Agolli: Roli i Lidhjes nė dėnimin
e shkrimtarėve


• Intervistoi: Blendi Fevziu


Blendi Fevziu:
Ju keni mbushur tashmė 75 vjet. Nga kjo distancė e 75 vjetorit, si e kujtoni
fėmijėrinė tuaj?

Dritėro Agolli: Unė kam lindur nė njė fshat qė ka emrin
Menkulas. Ishte buzė lumit Devoll, i ngritur nė njė kodėr, qė nuk pėrfundonte me
majė, por ishte e prerė dhe atje ishte fshati. Pėrmes kalonte rruga nacionale,
qė vinte nga Korēa. Shkonte pastaj nė Bilisht e deri nė njė fshat pranė fshatit
tonė, Bozhigrad, qė tani quhet Miras. Me kujtohet ky fshat, ishte jo nė Devollin
e Sipėrm, por nė pėrgjithėsi afėr qendrės sė Devollit. Mes Bilishtit, Dardhės e
tė tjerave.

Blendi Fevziu: Cili ishte kontakti i parė qė ju patėt me
letėrsinė, poezinė, me atė qė do tė bėhej jeta juaj e mė pasme?

Dritėro
Agolli: Kontakti i parė, si kudo nė Shqipėri, ishte me folklorin, me kėngėt
popullore, qoftė tė kėnduara, qoftė edhe tė lexuara. Atėherė ishin botuar edhe
‘Visaret e Kombit‘. Prindėrit tanė na i gjenin kėto, ose i gjenim nėpėrmjet
shokėsh. Pastaj ishin vjershat e Naimit, tė Ēajupit, tė Ndre Mjedės veēanėrisht,
por edhe tė Fishtės, pasi atėherė nuk kishte ndonjė ndalim dhe kjo deri nė vitin
1948. Por unė po flas pėr pėrpara luftės. Pastaj ishin tė pėrkthyera nga
letėrsia botėrore, edhe orientale dhe evropiane, disa kryevepra si Omar
Kajami.

Blendi Fevziu: Pleqtė e fshatit mbanin poezitė e Omar
Kajamit?

Dritėro Agolli: Po po i mbanin, i kishin qejf. Kishin edhe disa
poetė tė dorės sė dytė a tė tretė, por qė i kishin qejf fshatarėt. Fjala vjen
ishin vjershat e Sali Butkės.

Blendi Fevziu: E ēuditshme qė fshatarėt
merreshin me poezi...

Dritėro Agolli: Po, sepse kishte shumė emigrantė
fshati ynė nė Amerikė. Edhe im atė ka qenė 11 vjet nė SHBA dhe nė Amerikėn
Latine, nė Argjentinė. Ėshtė njė histori e gjatė ajo.

Blendi Fevziu:
Babai juaj ka qenė 11 vjet nė Amerikė dhe Argjentinė dhe ishte rikthyer pastaj
nė fshat?

Dritėro Agolli: Po, ėshtė rikthyer. Pastaj u martua dhe qė
linda unė.

Blendi Fevziu: A i ruante kujtimet nga kėto dy
vende?

Dritėro Agolli: I ruante, sepse kishte njė jetė tė pasur. Nė fakt
gjyqi im kishte ikur pėrpara tim eti nė Amerikė, por ishte nė Amerikėn Latine,
nė Argjentinė. Atje ishte nė njė kompani greke qė merrej me pėrpunimin e drurit.
Nė atė ishte ortak me njė grek. Por ranė nė difiēit bashkė me grekun ndėrmarrja
falimentoi. Atėherė u detyrua tė zgjaste kohėn e emigrimit qė tė paguante
borxhet ku kishte rėnė. Prit qė tė kthehej gjyshi, nuk kthehej, atėherė iku im
atė pėr ta gjetur gjyshin. Shkoi nė Amerikėn Latine. Atje nė mes tė pyjeve e
gjeti gjyshin. Hyri vetė nė punė dhe e ktheu gjyshin nė Menkulas. Se gjyshi im
ishte pak naiv, leshko, i besonte tė gjithėve dhe prandaj ra nė faliment. Nuk
ishte dhelparak si ortaku i tij, grek. Ai ishte i zgjuar, greku, ky ishte pak mė
tuaf. Mirėpo mbeti rrugėve. Atėherė u nis vėllai tjetėr i babait, pėr tė gjetur
edhe gjyshin edhe tim atė. Pra u nis xhaxhai im. U nis pėr Amerikėn Latine.
Ndėrkohė u kthye gjyshi. Unė nuk kisha lindur atėherė, por siē tregonin. Kėshtu
qė ishte njė histori e tėrė. Pastaj babai, nga Amerika Latine shkoi nė Amerikėn
e Veriut, nė SHBA. Nė Ēikago punoi nėntė vjet nė njė fabrikė tė pėrpunimit tė
mishit.

Blendi Fevziu: Ėshtė shkruajtur qė keni qenė partizan gjatė
Luftės sė Dytė. Ėshtė e vėrtetė apo jo?

Dritėro Agolli: E vėrtetė. Por,
historia ėshtė kėshtu. Dy vėllezėr tė tim eti dolėn partizan qė nė fillimet e
1943. Im atė ishte kryetar i Kėshillit Nacionalēlirimtar i fshatit, por ishte
edhe kryeplak. Kryepleqtė atėherė ishin tė emėruar nga qeveria. Mirėpo komanda e
batalionit ‘Fuat Babani‘, i tha se nuk ka gjė, rri nė tė dy krahėt, edhe
kryeplak, edhe kryetar i Kėshillit dhe ndenji. Pas ēlirimit nuk i vinin nė
biografi kėtė anėn tjetėr, nuk e merrnin parasysh kėtė, por e merrnin si
kryeplak. Nejse, ashtu ishte. Njė kushėri i parė i babait, Bari Flaka, ishte
komandant i njė kompanie tė batalionit ‘Fuat Babani‘. Komisar ishte Mihallaq
Ziēishti. Pastaj u degradua nė kohėn e luftės sė bėri disa gabime, ky Bariu. Dhe
unė shkova njė ditė tek ai. Ika sepse isha zėnė me nėnėn, nė njė konflikt siē
zihen fėmijėt dhe i thashė se do iki partizan. Ishte fundit i 1943 dhe fillim i
1944. Isha 14 vjeē djalė. Ishin disa kodra pėrballė fshatit tonė, matanė lumit.
Atje rrinin partizanėt, nė kufi me Greqinė. Shkova tek ai, i thashė do tė iki
nga shtėpia, do tė dal partizan me ju, sepse xhaxhallarėt tė dy kanė ikur, im
atė po merret me fshatin, unė vetėm me gratė mbetem, nuk rri dot me to, do tė
iki. Siē thonin tė vegjlit kėshtu. Ai tha qė je i vogėl e duhet tė presėsh edhe
ca. Po mos ēlirohemi, prit e njė vit e hajde, se besoj se do tė zgjasė lufta.
Por, megjithatė tha se, edhe kėtu mund tė shėrbesh, ne do tė bėjmė korrier. Kur
tė kemi nevojė do tė dėrgojmė letra nėpėr fshatra dhe ti t‘i shpėrndash. Trakte
dhe gjėra. Mė tha se, ti e ke mė tė vėshtirė se po tė zunė edhe tė vrasin.
Kėshtu unė u aktivizova. Mė vonė, kur u formua brigada IX, nė Lozhan tė Gorės,
njė kompani mbeti kėtej nga ana e Devollit, se batalioni ‘Fuat Babani‘ la disa
kompani. Kėshtu qė u aktivizova edhe me kėtė dhe kėshtu qė edhe mua po tė mė
zinin mund edhe tė mė vrisnin. Hero, s‘besoj tė kisha dalė, se s‘kisha bėrė
ndonjė trimėri tė madhe, por dėshmor do tė isha. Kėshtu qė shpėtova. Nė kohėn e
paraluftės, organizoheshin edhe mbrėmje nė njė fshat afėr tonit, nė Hoēisht.
Atje luanin edhe ballo tė rinjtė, tango e kėshtu siē ishin. Femra dhe meshkuj
bashkė. Hoēishti ishte ndonja njė orė e gjysėm larg fshatit tonė. Ne djemtė e
fshatit vinim atje veēanėrisht nė verė, ku bėnim edhe piknike. Kishin njė grup
me mandolina, fizarmonikė dhe luanin si kėto modernet.

Blendi Fevziu:
Ishin tė bukura vajzat e asaj kohe?

Dritėro Agolli: Ishin shumė tė
bukura. Mua edhe tė shėmtuarat tė bukura mė dukeshin atėherė. Por ishin tė
bukura, ishin tė bukura dhe pa shumė stolira, i kishin stolitė e kursyera, por
ajo i jepte njė bukuri mė tė madhe se sa tė njollosura.

Blendi Fevziu:
Kur u transferuat nė Gjirokastėr?

Dritėro Agolli: Para se tė shkoja nė
Gjirokastėr, shkova nė Bilisht. Njė qytezė, ku u parapėrgatita pėr njė qytet mė
tė madh. Nė Bilisht shkolla quhej unike, ose qytetare, pasi mbaroje pesė klasat
e fillores shkoje nė atė. Ajo ishte paragjimnaz. E kishte programin mė tė gjerė,
mė tė mirė se sa 8-vjeēarja tani, se edhe po tė mos mbaroje shkollėn e mesme
quhej si me njė arsim plotėsues, qė mund tė shkoje edhe mėsues me kėtė shkollė.
Atje ne algjebrėn e bėnim siē e bėn gjimnazi tani, ose letėrsinė, gramatikėn nė
gjuhė, por kishin gjuhėn franceze qė e mėsonim nė tre vjet. Bėnim francezen se
nuk kishim pedagogė rusė, ishte vazhdimi i shkollės franceze dhe profesorėt tanė
tė asaj shkolle ishin tė kėsaj edukate, tė liceut francez. Kėshtu qė ishim mė tė
pėrgatitur se sa tani, sepse ėshtė e zgjatur koha e mėsimit. Pas kėsaj shkova nė
Gjirokastėr dhe pėr kondita tė tjera, sepse nė Korēė nuk kishte
konvikt.

Blendi Fevziu: Kishte jetė letrare atje?

Dritėro Agolli:
Kishte jetė letrare, sepse atje ishin edhe disa intelektualė qė ishin edhe
poetė. Pėr shembull ishte Ramiz Harxhi, qė ishte njė poet i vjetėr gjirokastrit,
qė grumbullonte rreth vetes njerėz dhe dashamirės tė letėrsisė. Pastaj ne kur
vajtėm atje nė Gjirokastėr, erdhėn profesorė qė ishin me kulturė tė madhe
evropiane. Atje ishte Fejzi Bita, qė kishte mbaruar Universitetin nė Francė, qė
erdhi nė Gjirokastėr si profesor i letėrsisė, qė na shpjegonte se e dinte mirė
veēanėrisht letėrsinė franceze, botėrore. Ai na tregonte pėr Pompadurin, Luigjin
e XIV-tė, pėr Molierin.

Blendi Fevziu: Si shkuat mė pas nė Bashkimin
Sovjetik?

Dritėro Agolli: Unė kisha fituar ēmimin e tretė nė njė konkurs
kombėtar letrar tė rinisė. Ēmimin na e dha Ramiz Alia qė atėherė ishte Sekretar
i Komitetit Qendror tė Rinisė. Mė kujtohet, vjersha quhej ‘Gjaku i kulluar‘. Pėr
luftėn ishte. Njė poemė, njė vjershė e gjatė, qė ishte botuar nė ‘Letrari i ri‘
dhe njė fragment tė saj recitova unė. Mirėpo, kėrkesėn pėr studime tė larta unė
nuk e kisha bėrė pėr letėrsi, por pėr zooveterineri. Mė pėlqente bujqėsia, mė
pėlqenin kafshėt dhe mendoja qė letėrsinė e mėsoja edhe duke lexuar, s‘ka nevojė
tė shkollohesh. Kisha dėgjuar, si kurioz qė ishin tė rinjtė, qė Ēehovi ishte
mjek, Dostojevski ishte inxhinier ndėrtim anijesh, Shileri ishte gjykatės.
Kishte shkrimtarė anglezė. Atėherė Bėrnsin nuk e kishim dėgjuar, sepse nuk ishte
pėrkthyer ende, por ai ishte njė fermer, punonte tokėn dhe pėr kėtė arsye
thashė, mė mirė tė njohėsh kafshėt, tė bėhesh doktor. Edhe nė fshat thoshin
doktori i kafshėve, siē thuhet pėr njerėzit. Mendova qė tė isha njė prej tyre,
se unė kujtoja se do tė kthehesha pėrsėri nė fshat. Mė kujtohet atėherė kur vdiq
njė kal, kali ynė, qė ishte shumė i bukur dhe vdiq. Unė zakonisht nuk them
ngordhi, them vdiq pėr kafshėt, si njerėzit. Pastaj lėndėn e dytė, se duheshin
tre lėndė, e kėrkova pėr biologji, qė ėshtė afėr kėsaj, pėr studimin e qenieve
tė gjalla. Tė tretėn pėr gjeografi. Pastaj, Karajman Ylli tha, jo nuk do tė
shkoj pėr kėto, por do tė shkoj pėr letėrsi! Kėshtu qė unė shkova pėr letėrsi nė
Rusi, nė Leningrad, pėr degėn e gazetarisė.

Blendi Fevziu: shte mė e
hapur shoqėria ruse nė atė kohė?

Dritėro Agolli: Pothuajse si jona. Ne nė
atė kohė ishim pak mė tė hapur, se ishte njė lloj demokracie e paformuar
plotėsisht, por ishte njė lloj tjetėr.

Blendi Fevziu: Po jeta tjetėr
ishte mė liberale nė Rusi?

Dritėro Agolli: Jeta mondane ishte mė
liberale, fjala vjen emancipimi i gruas. Femrat ishin mė tė afruara, bile
afroheshin ato tė parat, jo meshkujt.

Blendi Fevziu: Ju befasonte
kjo?

Dritėro Agolli: Ne na befasonte, sepse ato na pushtonin ne nga kjo
anė.

Blendi Fevziu: Ju nuk ishit mėsuar me njė gjė tė
tillė...

Dritėro Agolli: Ne ishim mėsuar vetėm me pushtimin italian, por
jo me pushtimin e femrave. Nė fillim ishim tė turpshėm, pastaj u bėmė edhe ne si
ata. Mirėpo shqiptari e ka njė gjė, qė fiton shumė shpejt pėrshtatjen. Pasi jemi
edhe mesdhetarė. Mesdhetarėt janė ndėr mė tė zgjuarit me fantazinė e tyre. Vetėm
kanė njė tė metė qė nuk janė shumė tė duruar, si shqiptarėt, grekėt, italianėt,
janė gjaknxehtė, tė padurueshėm. Por me njė fantazi tė ndezur
shumė.

Blendi Fevziu: Ēfarė gjėje ju ka mbetur nė mendje nga vitet qė
keni kaluar nė Bashkimin Sovjetik? Ēfarė kujtoni mė shumė?

Dritėro
Agolli: Atje me atė naivitetin tonė, unė njoha njė vajzė dhe madje me njė
pendim, me njė ashtu, por u martova me tė. Ishte kjo anė, tentativa pėr tė bėrė
njė familje. Mirėpo atje gabova pėr kėtė gjė. Ishin disa pika kulminante. Njė
pikė kulminante ka qenė Biblioteka Akademike nė Leningrad dhe atje mund tė gjeje
shumė libra. Madje edhe ata tė ndaluar. Nga ata mėsova shumė.

Blendi
Fevziu: Po pas kthimit nga Bashkimi Sovjektik a ishte i vėshtirė ambientimi nė
jetėn shqiptare, pas 5 viteve jete padyshim pak mė tė lirshme?

Dritėro
Agolli: Kishte njė farė vėshtirėsie vetėm nga ana politike. Atje kishte filluar
njė shkrirje, njė liberalizim dhe kjo shkrirje ka ardhur nga njė novele e
Ehremburgut. Me kėtė titull, ‘Shkrirja‘, qė u botua atėherė. Atje flitej kundėr
kultit tė individit. Kurse kėtu kishte lėvizur diēka pas Kongresit tė XX, por jo
plotėsisht.

Blendi Fevziu: Kishte gazetari tė vėrtetė nė atė kohė nė
Shqipėri?

Dritėro Agolli: Kishte, se kishte vėshtrim kritik tė gjėrave.
Nuk kishte vetėm lulėzime, mund tė kritikoheshin edhe ministrat.

Blendi
Fevziu: Situata erdhi duke u mbledhur?

Dritėro Agolli: Mė vonė erdhi pas
mesit tė viteve ‘60 duke u mbledhur. Por nė atė kohė, unė mendoj se kishte
gazetarė tė dėgjuar. Por nė vitet e para tė krijmtarisė tonė, ne nuk ia hidhnim
fajet regjimit.

Blendi Fevziu: A komentonit regjimin, a komentonit atė
regjim nė bisedat tuaja. Sidomos nė ato me Ismail Kadarenė?

Dritėro
Agolli: Shpesh herė e komentonim, veēanėrisht nė problemet e kuadrit, ēfarė
njerėz grumbullon, nė problemet e kėtyre plenumeve qė bėheshin pėr kulturėn, pėr
letėrsinė.

Blendi Fevziu: Kjo nė fillim apo mė pas?

Dritėro
Agolli: Kjo rreth viteve ‘60 deri edhe nė Pleniumin e IV. Ai ishte njė problem i
ngatėrruar i zgjedhjes time si kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve.
Deri sa u bėra kryetar i Lidhjes nuk kishim asnjė lloj kontradikte, ne vetėm me
Ismail Kadarenė njė kontradiktė dhe ai ishte mė i skajshėm se sa unė nė
problemin e traditės dhe novatorizmit, veēanėrisht nė problemin etėr dhe bij. Ai
ishte mė kritikues ndaj kėsaj. Edhe unė e shija si njė problem themelor kėtė,
por isha mė i butė nga kjo anė, qė duhet njė marrėdhėnie, njė kontraditė apo jo
antagoniste tė thellė mes brezave, e duhet tė komunikojnė, tė marrin nga
njėri-tjetri. Ai ishte mė i largėt. Bile duke biseduar, bėnim, si ta them,
marrėzira duke kritikuar edhe letėrsinė e kaluar, edhe njerėzit e
shenjtė.

Blendi Fevziu: Cilat kanė qenė mosmarrėveshjet mes
jush?

Dritėro Agolli: Mosmarrėveshjet nuk ishin mė shumė njerėzore,
mosmarrėveshje qė njėherė imponoheshin nga posti qė kisha si kryetar i Lidhjes.
Sado pėrpjekje qė tė bėja, ndonjė gabim qė bėnte, quhej gabim nė atė kohė, unė
isha i detyruar qė t‘ia thosha.

Blendi Fevziu: Po raportet njerėzore mesh
jush?

Dritėro Agolli: Nuk kemi pasur mėrira, gjithmonė kemi folur
.

Blendi Fevziu: Dua t‘ju pyes, si e keni njohur gruan
tuaj?

Dritėro Agolli: Ne vinim shpesh qė bėnim takime me studentėt, unė,
Dhimitėr Xhuvani, Ismail Kadare, ai vinte mė shpesh. Dhe tė tjerė shkrimtarė,
Qamil Buxheli, Kim Dushi. Nė ato takime mė ra nė sy kjo vajzė qė mė pėlqeu nė
pamje, por edhe e sjellshme. Por nuk bėra ndonjė gjė. Njė herė e mora duke
kėrcyer. Unė nuk kėrceja aq mirė, ia shkela edhe kėmbėn e thashė kėshtu e kam
unė, se kemi tė tjera valle ne dhe mund tė qėllojė tė ta shkel kėmbėn. Ajo ishte
shoqe me Elenėn e Ismail Kadaresė. Kur ajo u martua me Kadarenė mė njohu edhe
mua me Sadijen. Ajo (Elena Kadare) u bė sebep. Pastaj nė shtėpinė e Naum Priftit
bėmė njė darkė atje dhe u lidhėm mė ngushtė pastaj tek shtėpia e
Kadaresė.

Blendi Fevziu: Nė cilin vit jeni martuar?

Dritėro
Agolli: Nė ‘64 e njoha, pastaj nė ‘65 u martova, nė korrik dhe muajin e mjaltit
e kemi bėrė nė Pogradec.

Blendi Fevziu: Si erdhėt nė krye tė lidhjes sė
shkrimtarėve dhe artistėve nė vitin 1974?

Dritėro Agolli: U krijuan disa
kushte tė atilla. Siē dihet Lidhja e Shkrimtarėve u kritikua, kishte gabuar,
sipas atij mendimi tė atėhershėm, nė disa probleme. Gabimi mė i madh i saj ishte
qė nuk kishte qenė shumė vigjilente, kishte lejuar vepra qė nuk i kishte
kritikuar. Sepse ajo nuk e kishte nė dorė qė t‘i lejonte apo jo, sepse ato ishin
detyrim i shtėpive botuese. Lidhja vetėm me shtypin e saj kishte lidhje. Njė
ēėshtje tjetėr ishte nė problemet me raportet e traditės dhe disa gabime tė
tjera tė shfaqura nė atė kohė. Pasi e dha dorėheqjen Dhimitėr Shuteriqi, pas
disa kritikave qė ju bėnė edhe atij, mua mė thėrresin nė Komitetin Qendror dhe
unė nuk e mendova se mund tė bėhesha Kryetar i Lidhjes sepse nuk kisha
eksperiencė drejtimi. Unė isha gazetar dhe gazetari nuk merret me administrim,
ndoshta po tė isha kryeredaktor po, por unė isha njė gazetar i thjeshtė. Mė
thėrret Ramiz Alia dhe mė thotė qė do tė bėhesha kryetar i lidhjes. Ē‘ėshtė e
vėrteta unė nuk e prita me ndonjė entuziazėm tė madh pasi jam mėsuar me njė jetė
tjetėr, krijuese, tė gazetarisė dhe ma merrte mendja se nuk do ta bėja kėtė
mirė. Ai mė tha se ne mendojmė se duhet tė jesh ti. Ka tė tjerė, iu pėrgjigja,
si pėr shembull Kristaq Rama. Ai ishte deputet, njeri i mirė, skulptor i dėgjuar
dhe kishte eksperiencė administrative sepse kishte punuar edhe nė Akademinė e
Arteve qė quhej Instituti i Lartė i Arteve. Mund ta bėjė fare mirė. Mund ta bėjė
njėlloj si unė, se edhe ai gazetar ka qenė nė shtypin e lidhjes, Ismail
Kadareja. Mund tė zgjidhet njėri nga kėta. Jo, u pėrgjigj Alia, ne mendojmė pėr
ty! Nuk mund tė bėhem unė kryetari i lidhjes, tha ai. Ai ishte njė njeri shumė i
arsyeshėm. Ai mė tha mendohu dhe hajde pas njė javė. Unė pas njė jave shkova dhe
i thashė se unė do ta merrja detyrėn, por me njė kusht, njė vit, njė vit do rri
kryetar i lidhjes, i thashė. Pastaj mundėsisht shikoni pėr dikė tjetėr. Kėshtu u
bėra kryetar i lidhjes. Pas njė viti unė vajta, por ai mė tha se isha mėsuar
aty.

Blendi Fevziu: Sa vjet ndenjėt?

Dritėro Agolli: Pastaj ndenja
nėntėmbėdhjetė vjet, por kryesorja ndoshta ėshtė se mua mė zgjodhėn si njeri tė
paanshėm, nuk isha marrė me lidhjen, shkruaja nė gazetėn "Zėri i Popullit" kisha
bėrė dhe vėrejtje pėr punėn e lidhjes sė shkrimtarėve.

Blendi Fevziu: A
ka pėrgjegjėsi lidhja pėr dėnimin e disa shkrimtarėve?

Dritėro Agolli: Ma
merr mendja nuk ka. Nuk ka sepse ata nuk dėnoheshin nga lidhja. Madje lidhjen e
kritikonin nė komitet qendror pėr arsye se nuk ishte vigjilente. Ziheshin mė
parė nga tė tjera instanca pastaj lajmėronin lidhjen qė kėtij njeriu mos i
botoni. Lidhja vėrtetė ishte instrument nėn komandėn e partisė, por nuk ishte
ajo qė vendoste. Ne kur na vinin lajmet se dikush ishte arrestuar, na vinin
krejt tė papritura, pra nuk kishte lidhje.

Blendi Fevziu: Nuk merrej
pėlqimi i lidhjes paraprakisht pėr arrestimet?

Dritėro Agolli: Jo, nuk
merrej absolutisht. Ndryshe dilte sekreti.

Blendi Fevziu: Shumica e
kėtyre arrestime pėr ē‘arsye bėheshin?

Dritėro Agolli: Shumica bėheshin
pėr arsye agjitacion e propagandė. Persona qė flisnin me njėri-tjetrin, i
dėgjonte njė agjent dhe i thoshte se kėshtu mė thanė. Edhe kur rrije nė njė
tavolinė me njė shkrimtar nuk kishe sigurinė a ishte shkrimtar apo spiun. Edhe
tek ne kėshtu ndodhte, ai provokonte pėr diēka duke thėnė se kėshtu nuk ishte
mirė dhe tjetri hapej dhe i pėrgjigjej se me tė vėrtetė nuk ishte mirė pėr kėto
arsye dhe dėnohej pėr agjitacion dhe propagandė. Pastaj, pas spiunimit, shikohej
nėse ky kishte dėrguar njė libėr pėr botim, "ta shohim edhe atė se mos vallė i
ka kėto mendime edhe nė libėr?", pyetej. I shtohej edhe kjo tjetra. Kėshtu
ishte, sepse nuk kishte mėnyrė t‘ia gjenin nė libėr qė nė fillim, se mė parė
ėshtė me fjalė pastaj ėshtė e shkruar.
Para vitit 1990 a ka pasur njė moment
qė ju e kuptuat se sistemi socialist po shembej?
Nė ‘88-‘89 edhe nė fillimet
e ‘90 ajo u kuptua! U paralizua krejtėsisht ekonomia, nuk kishte bazė materiale,
fabrikat nuk punonin mė, punėtorėt merrnin 80% rrogė tė asaj qė duhet tė
realizonin edhe nuk punonin, sepse nuk kishin pjesė kėmbimi dhe materiale bazė
ku tė punonin. Ishin krejtėsisht tė izoluar nga kjo anė dhe jo vetėm unė, por
edhe tė tjerė, madje edhe njerėz qė merreshin me politikėn thonin qė nuk do
zgjaste shumė kjo punė. Megjithatė ne mendonim qė do tė jetė njė socializėm
human ai qė do tė vijė dhe jo njė pėrmbysje e plotė siē erdhi, njė regjim
tjetėr.

Blendi Fevziu: Ju erdhi keq pėr kėtė pėrmbysje tė
plotė?

Dritėro Agolli: Ē‘ėshtė e vėrteta na erdhi. Nė fillim na erdhi
sepse ishim mėsuar me njė mėnyrė tjetėr, unė po flas pėr kategorinė time, por
edhe kur dolėn mitingjet e partisė Demokratike, po t‘ju kujtohet, edhe vetė
udhėheqėsit e lartė tė kėsaj partie, flisnin dhe thoshin se nuk ishin kundėr
socializmit, por se ishin pėr njė socializėm tė lirė. Ata nuk e thonin qė nė
fillim se ishin me kapitalizmin, mė vonė erdhi dalėngadalė.

Blendi
Fevziu: A keni pasur nė njė moment ndonjė dilemė pėr t‘u bashkuar me opozitėn
antikomuniste?

Dritėro Agolli: Jo. Asnjėherė sepse unė isha komunist. Unė
doja tė ndryshoja nga brenda, si natyrė, pėr shembull cjapi nuk mund tė kthehet
nė dash, ashtu dhe unė nuk mund tė kthehesha nga komunist nė antikomunist dhe
fashist, apo jo, si mund tė kthehesha. Kėshtu qė unė duhet tė pėrmirėsoja
veten.

Blendi Fevziu: Si e kujtoni kongresin e dhjetė ku ju sulmuat
kultin e Enver Hoxhės dhe anėtarė tė tjerė tė byrosė politike?

Dritėro
Agolli: Ajo ishte si rrjedhim i asaj, po vinte duke rėnė ai lloj sistemi dhe nė
atė fjalim mendova tė them disa tė vėrteta, qoftė pėr kultin e individit, qoftė
pėr luftėn e klasave, pėr problemin e sigurimit, pėrndjekjeve, pėr lirinė e
fjalės e tė mendimit dhe pėr anėt e centralizimit tė fortė tė ekonomisė duke i
thėnė kėto tė meta tė kėtij sistemi. Por unė kritikėn nuk e bėra kundėr, por e
bėra pėrbrenda llojit. Jo pėr shembull siē mund ta bėnte njė
zogist.

Blendi Fevziu: A jeni penduar qė e bėtė kėtė
kritikė?

Dritėro Agolli: Unė pėr disa gjėra ekstreme qė mund tė kem thėnė
nė inat e sipėr mund tė jem penduar, por nė pėrgjithėsi ajo ishte normale si
kritikė, mund tė bėhej edhe pėrbrenda.

Blendi Fevziu: Po djalin tuaj,
djalin nga martesa e parė, kur e keni takuar?

Dritėro Agolli: Nė vitin
1991. Pas 28 vitesh. Ai ishte larguar qė kėtu nė moshėn 7 vjeēare nė vitin 1963.
E takova nė Rusi ku jetonte me tė jėmėn.

Blendi Fevziu: Ata kishin
informacion pėr jetėn tuaj kėtu?

Dritėro Agolli: Kishin sepse kishin
pyetur. Ishte botuar romani "Shkėlqimi dhe rėnia e Shokut Zylo", dhe ata e
kishin marrė atė dhe ishin nė dijeni. Ndėrkohė edhe nė gazetat e tyre qė kishin
botuar ndonjė intervistė qė bėja unė, kėshtu qė kishin dijeni.

Blendi
Fevziu: Cila ėshtė vepra qė ju keni mė pėrzemėr?

Dritėro Agolli: Janė
disa qė mund tė kemė mė pėrzemėr, por unė kam mė pėrzemėr "Shkėlqimi dhe rėnia e
shokut Zylo" sepse atje ėshtė raporti si tjetėrsohet njeriu nga pushteti, dhe
njė roman qė ėshtė mė i gjėrė sesa i mėparshmi, ėshtė "Arka e djallit". Pastaj
janė edhe poezitė qė kam shkruar shumė, artikujt etj, por kėto janė
kryesoret.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   11/1/2010, 03:14

Miu dhe Luani

Dhe sa e pane luanin,

kafshet iken,
se deri ne palce iu futi daten, friken,
vec miu i vogel
fare nuk tronditej,
i shihte me sy dhe cuditej......


Cuditem o miq
si po ndodh kjo pune,
te trembesh nga nje zdap i madh kaq shume????
Te
ishte mace, epo mire....
por nga nje buf si ky te rrish
gjakngrire!!!!!!

Nga kjo ka dale nje proverbe e herrshme,
per miun,
vetem macja eeshte e tmerrshme.......
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   11/1/2010, 03:14

Kush nuk sheh veten

Dy mace qimebardha por
si shkumes,
hanin tok ne nje pjate pershesh me qumesht,
Dy qener shikonin
venger te merzitur,
dhe kuvendonin veshet duke ngritur.

Keto skane
fare edukate-
se futin hundet, bashke ne nje pjate.
Pas pak u rra nje
kocke nder kembe,
u shqyen qente vap e vap me dhembe,

U be zhurme
potere dhe shamate,
dhe macet thane - ama EDUKATE.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   11/1/2010, 03:15

Poeti dhe romansieri i ynė, shumė i dashur, Dritėro
Agolli mbushė plot 75 vite jetė...
Pėr tė nderuar kėtė pėrvjetorė nė vazhdim
njė Biografi e shkurtėr e tij ndersa nė ditėt nė vazhdim do tė ju sjellim edhe
poezi nga Driteroi i ynė, nga Driteroi i Madh...


NJERIU QĖ FLET ME
EPOKA




Dritėro Agolli lindi nė Menkulas tė Devollit Nė vitin
1931. Pasi mori mėsimet e para nė vendlindje, vazhdoi gjģmnazin e Gjirokastrės,
njė shkollė me mjaft traditė. Studimet e larta pėr letėrsi i mbaroi nė
Petėrburg. Ka punuar shumė kohė gazetar nė gazetėn e pėrditshme "Zėri i
popullit", dhe pėr shumė vjet ka qenė Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe
Artistėve tė Shqipėrisė. Pėr tridhjetė vjet me radhėDritėro Agolli u zgjodh
deputet. Krijimtaria e tij letrare ėshtė mjaft e pasur nė gjini e lloje tė
ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarė filmash etj.
Ėshtė fitues i disa ēmimeve dhe i nderimeve tė tjera. Disa prej veprave mė tė
rėndėsishme tė tij janė pėrkthyer nė Perėndim e nė Lindje. Dritėro Agolli hyri
qė nė fillim nė letėrsinė shqiptare (vitet'60) si njė protagonist i saj, duke i
ndryshuar pėrmasėn e sė ardhmes. Nė veprėn e Agollit e pa veten si protagonist
bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malėsori dhe fusharaku. Agolli i bė
poeti i tokės dhe i dashurisė pėr tė, shkrimtari i filozofisė dhe i dhimbjes
njerėzore. Vepra letrare e Dritėro Agollit krijoi traditėn e re tė letėrsisė
shqiptare. Ajo na bėn tė ndihemi me dinjitet pėrballė botės sė madhe. Shkrimtar
i madh i njė "gjuhe tė vogėl", ai ėshtė po aq i dashur prej lexuesve
bashkėkombas, sa dhe nė metropolet e kulturės botėrore. Dritėro Agolli dhe brezi
i tij letrar (vitet '60) nuk u paraqitėn me ndonjė poetikė tė re, sido qė u
diskutua mjaft edhe pėr rimėn dhe ritmin, pėr vargun e lirė dhe vargun e
rregullt, pėr "rreptėsinė" e poezisė. Mė shumė pėrvoja e tij krijuese, se
traktatet teorike, bėri qė tė ndryshohej rrėnjėsisht tradita e vjershėrimit
shqip. Dritėro Agolli u shfaq nė letėrsi si njė autor me kėrkesa tė larta pėr
poezinė. Ai synoi njė poezi mė tė pėrveēme, me mė shumė individualitet. Agolli
krijoi poezinė e "un-it", pėrkundėr poezisė sė "ne-ve", qė shkruhej "pėr tė
bashkuar masat".
Agolli krijoi njė model tė ri vjershėrimi tė natyrshum dhe
duke komunikuar me Epoka kėshtu qė, nė mjeshtėrinė letrare, gėrshetoi vlerat
tradizionale tė poezisė me mėnyra tė reja tė shprehjes poetike. Thjeshtėsia e
komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmėrisė janė
shtyllat e forta ku mbėshtetet poezia e tij.
Nė prozėn e tij Agolli solli
risi lo vetėm nė strukturėn narrative, por dhe nė galerinė e personazheve tė
veta.

Vepra tė Autorit

Poezi

Nė Rrugė Dola - Shtėpia
Botuese " naim Frashėri", 1958
Hapat e mia nė Asfalt, Shtėpia Botuese " Naim
Frashėri", 1961
Shtigje malesh e trotuare, Shtėpia Botuese " Naim Frashėri"
1965

Mesditė, Shtėpia Botuese " naim Frashėri", 1969
Pleshti,
Shtėpia Botuese " Naim Frashėri", 1971
Nėnė Shqipėri, Shtėpia Botuese, "
Naim Frashėri", 1974
Fjala Gdhend Gurin, Shtėpia Botuese " Naim Frashėri"
1977
Udhėtoj i Menduar, Shtėpia Botuese " Naim Frashėri" 1985
Pelegrini
i Vonuar , Shtėpia Botuese " Progres", 1993
Lypėsi i Kohės, Shtėpia Botuese
Enciklopedike, 1995
Vjen Njeriu i Ēuditshum, Shtėpia Botuese " Dritėro",
1996

TREGIME

Zhurma e Erėrave tė Dikurshme, Shtėpia Botuese "
Naim Frashėri", 1964
Njeriu i Mirė, Enti Botues "Rilindja" - Prishtinė 1973

Njerėz tė Krisur, Shtėpia Botuese " Apollonia", 1995

DRAMA


Mosha e Bardhė, Enti Botues " Rilindja" Prishtinė, 1974

ROMANE


Komisari memo, Shtėpia Botuese " Naim Frashėri, 1970
Shkėlqimi dhė
rėnia e shokut Zylo, Shtėpia Botuese " Naim Frashėri" 1973
Njeriu me Top,
Shtėpia Botuese " Naim Frashėri", 1980
Dėshtaku, Shtėpia Botuese " Naim
Frashėri", 1991
Kalorėsi lakuriq, Shtėpia Botuese MĒM" Ēabej", 1996
Arka
e Djallit, Shtėpia Botuese " Dritėro", 1997

VEPRA T!E AUTORIT TĖ BOTUARA
JASHTĖ VENDIT

SHKĖLQIMI DHE rĖNIA E SHOKUT ZYLO
nJERIU ME TOP

NĖNĖ SHQIPĖRI
PELEGRINI I VONUAR
KOMISARI MEMO
etj etj...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   11/1/2010, 03:16

Poezia qė Ju pėlqen tė gjithėve

DRITĖRO
AGOLLI

POĒARI

Vajta nė Stamboll tė bėj pazar,
pėr
kujtim tė ble njė vazo balte:
- Paqe dhe selam, usta poēar,
Vazon mė tė
mirė po e pate
Paqe dhe selam, usta poēar!

Vazoja nga dora shkau e
ra
Dhe m'u bė njėzet e pesė copė,
Mė erdhi rrotull deti Marmara
Dhe
m'u hap dyqani turk si gropė,
Mė erdhi rrotull deti Marmara.

Pa mė
shau poēari keq turqisht,
Unė e shava shqip e mend i rashė;
Pėr ēudi
poēari nuk u ligsht,
Veē dy lot nė sytė e kuq i pashė,
Pėr ēudi poēari
nuk u ligsht!

Mos u ēmend ky turk, ky musliman?
Unė e shaj, ai me
duar nė qafė!
Poēe tjeter mori nė dyqan
Dhe mė tha: " Mė shaj, pėr besė,
prapė!"
Poēe tjetėr mori nė dyqan.

Psheretiu si unė: " Jam
shqiptar,
Shqip, vėlla, ti shamė dhe njė herė,
Fjala shqipe s'blihet nė
pazar,
Nė dyqan ka vjet qė s'e kam ndjerė,
Fjala shqipe s'blihet nė
pazar!"


Ikėn nga dyqani burra e gra,
Unė e njė poēar e tjetėr
s'kishte,
Vazot frynte deti Marmara,
Vazove poēari shqip u fliste,

vazot mbushte deti Marmara...

Stamboll, 1980
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   11/1/2010, 03:16

POEZI PĖR KOSOVĖN NGA DRITĖRO AGOLLI


Fushė - Kosovė

Ah, tė ēlirohej vetėm me
vjersha Kosova,
Unė e ēliroja i pari, mua lavdia mė ndriste tė parit.
Me
shpatėn e vargut si pjepra do prisja gjokse dhe koka
Dhe flamurin lart do ta
ngrija nė malet e Sharrit!

Ti qeshte Kosovės vetėm nga vjershat liria
dhe fati,
Unė do bėja me vargje kėrdinė dhe hatanė:
Nė Fushė-Kosovė s'do
vritej vetum sulltan Murati,
Do vriteshin katėrmbėdhjetė sulltanė,


T'i qeshte kosovės vetėm nga vjershat liria dhe fati...( mars 1966)



GJAKU I RASTĖSISHUM

Nė gjunjėt e malit tė Sharrit mė
shkanė kėmbėt e rashė
Atje ku fillon Kaēaniku i vjetėr.
Nga pantollonat
e mia mė rodhi gjaku im i trashė,
Pastaj e pashė dhe kėmbėn time tė enjtur.


Por kjo nuk ishte diēka pėr t'u ringjallur paniku,
Se gjėra tė tilla
ndodhin dhe brenda njė oborri tė qetė
Ēėshtja qėndron gjetiu: pse ndodhi
atje ku fillon Kaēaniku,
Ē'i duhej gjaku i gjurit tim Kaēanikut tė rreptė?


Pak gjakra ka parė nė gurėt e tij Kaēaniku i mjegullt
Nė luftėra tė
tmerrshme ku zgjidheshin rrugėt e fatit?
Ky gjaku i gjurit tim s'ia vlente
as gjysmėn e lekut,
Ndaj s'doja tė ishte, - siē ndodhi, - i rastit.


Do desha tė ishte e vėrtet njė gjak Kaēaniku
Dhe s'duhej tė ridhte
nga shkarja e kėmbės sė koti!...
Kėtė se them aspak me njė shpirt romantiku,

E them me bindjen time krejt si gjysherit qėmoti...


NUSJA NGA
KOSOVA


Kam dashur t'i gjeja dhe nipit tim tė vogėl njė nuse

Andej nga Kosova nė fshatrat e thella,
Po kjo ka qenė njė ėndėrr pas
zjarrit me flakė tė kuqe
Si valė e flamurit tek shpella.

ka qenė
vėrtet njė ėndėrr nė viset e mia me gurra,
Ku rjedhin ujrat, por unė etjen e
verės zor se e shuaj.
Kam dashur nusen e nipit tė mos e marr me vetura,

po veē si qėmoti me kuaj.

Njė muaj tė tėrė le tė zgjaste udhėtimi me
kalė,
Me pluhur mbi velo tė vinte nusja e nipit tek unė,
me dorėn time
t'ia shkundja duvakun palė mbi palė
Atje tek oxhaku, ku kafja nė xhezve bėn
shkumbė.

Dhe s'kishte gjė, le tė binte pluhur i udhės sė largėt

vatrėn time tė vjetėr sa pėrralla,
Po kjo nuk ndodhi mes botės sė ligė e tė
varfėr,
Ku rron ky fisi i ynė i ndarė nė dysh plot andrralla,

Ku
s'merr dot njė nuse pėr nip a pėr djalė,
Se fisin e ndanė kufiri me dy
pasaporta;
Kėto pashaporta s'te lėnė tė marrėsh nuse me kalė,
As me
vetura, as me trena dhe as me aviona ndofta...

kam ėndėrruar t'i gjeja
njė nuse tim nipi tė dashur
Nė fshatarat e thella andej nga Kosova,
Se
s'desha tė shkoja nė tjetren botė me buzė tė plasur,
Ta shuaja etjen e
mallit pėr aq sa tė rroja..

P.S.

Ju Lutem
lexojeni kėtė poezi tė mė poshtme dhe kėtė do t'ju lutesha sidomos atyre qė
ndoshta e kanė ndėrmend tė martohen me ndonjė qė nuk ėshtė i kombit tonė; kjo
vlenė pėr shumė tė rinjė dhe tė reja...




GRUAJA DHE KAU

( Fjalėt e
njė miku tim nga Kosova
)

Gruaja ime e parė ka qenė xhadi,

Prej saj u ndava dhe ndofta shpėtova,
Ajo u largua diku nė Sėrbi
Dhe
unė s'lėviza aspak nga Kosova.

Nuk ishte xhadi se vinte nga serbėt si
fis,
Se s'mund ta quaj xhadi ēdo grua serbkė,
E tillė kish ndodhur mes
grash rastėsisht,
Siē ndodh njė nėpėrkė...

Por nejse, unė u ndava
prej saj,
Se muaj me radhė mė ēmendi,
DHE SHPESH MĖ KUJTOHET KUR THOSHTE
BABAI:
" VEĒ GRUAN DHE KAUN ZGJIDHE NGA VENDI"!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   11/1/2010, 03:17

UNE DI SHUMĖ PĖR KOSOVĖN

nUK BESOJ
TĖ KĖNDOJĖ SI UNĖ ASNJERI PĖR KOSOVĖN NĖ VARGJE
Dhe s'mendoj tė lotojė
askush si unė tani pėr tani.
Unė e njoh Kosovėn nga pluhuri i zverdhur nė
pragje,
unė e gjej Kosovėn nė pikėn evesės atje nė hardhi.

Unė e di
si djall dhe lugat ēdo gjė nė Kosovė,
i di lugėt e bujkut, i di stinėt kur
mbjell e kur korr,
E njoh sėrbin dinak me gjarpėr nė kokė.
Gjarpėr qė
rritėn stėrgjyshėt e sėrbit nė oborr

Unė e di se ē'mendon malėsori i
Drenicės,
Minatori i Trepēės e di se ē'mendon,
Unė e di dhe nė Vlorė atė
lumin ters tė Shushicės
se ēbėn pėr Kosovėn dhe ē'kėngė nga Vlora kėndon


Unė i di tė gjitha dhe s'ka kush mė thotė
Se gjoja Kosovėn nga larg
si poet dashuroj,
Mes Kosovės jam brenda me kokėn e ftohtė,
Ndaj
Kosovėn, si bukėn, nga mitet, vėrtet ēmitizoj...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   8/2/2010, 18:30

TESPIHET E IDRIZ SEFERIT

Dikur njė plumb qėlloi Idriz Seferin,
Atė se zuri, zuri veē tespihet.
Tri kokra vrau dhe copra bėri perin,
Tė tjerat u pėrhapėn nė korijet.

Dhe pėr ēudi unė endem tutje kodrės
Nė Kaēanik rreth Shkėmbit tė Skifterit,
Se mbase gjej tė fshehura prej kohės
Pak kokrra me sedef tė Idriz Seferit.

Ndaj unė ato kėrkoj, kur jam nė rrugė,
Me njė durim vėrtet prej arkeologu.
Nė trasten time marr me vete bukė
Se shpesh mundohem shkrepave si zogu.

Idriz Seferi numėronte kokrrat
Nė perin e tespihėve fildishti:
Sa burra ranė e humbėn nėpėr kodrat
Sa kraharorė i la tė zbrazur shpirti!

Idriz Seferi numėronte dertet
Me kokrrat mė tė lashta se sa koha;
Kujtonte lotėt qė nė gjoks i derdhte
E ėma e tij, e bardhė e tij, Kosova...

Dhe ndaj mė duhen domosdo tespihet,
Ē'ėshtė e vėrteta kokrrat e shpėrndara,
Dhe po kėrkoj nė kodrat e korijet
Apo nėn plisat ngritur nėpėr ara.

Po ku ta dish si vete puna ime!...
Mos vallė i gjetėn zogjtė, e larg i shpunė,
Me sqep i hodhėn plot me ligjerime
Nė Vjosė apo nė Drin, a tej nė Bunė!

Megjithatė sėrish jam nė gjurmime...





BALADA E TRE TĖ RĖNĖVE


Me dhentė ktheheshin nga mali tre kosovarė,
U zunė pritė serbėt nė gjunjėt e Sharrit
Tek era fletėt e vyshkura hiqte grykave zvarrė,
tek vėrshellenin fijet e holla tė barit.

I vranė e qirinj s'u lanė tė ndezur nė darkė.
Nė vendin ku ranė tek blegėrinin dhentė
I frynė serbėt qirinjtė me gojėt si kacekėt nė farkė,
I shuan, mos dukeshin tė rėnėt tė shenjtė

po dhentė gjuhėt e tyre me erėn e barit
I nxirrnin si flakė qiriri me krye drejt qiejve
Dhe qanin me blegėrima nė gjunjėt e Sharrit
Tek hėna tė rėnėve u qepte qefinėt me fijet e reve,

Ndersa hutini vajtonte nė degėn me gunga tė qarit...





KTHIMI NĖ KOSOVĖ

Kthehem kėtu nė Kosovė fill prej mėrgimit,
kthehem nga lumi i rejnit, Senės, Sir_darjes,
Barin e gjejė tė tharė nga bryma e trishtimit
Gurėt tė plasur nga peshė e lotit tė ndarjes.

Kthehem me shpresė se mund tė rri nė njė kafe,
tė ēlodhem nga rruga e dėrmuar e vrarė,
Miqtė t'i shoh dhe dorėn t'u jap e t'u hidhem pėrqafe,
Se koha ka rjedhur e malli si dreq mė ka marrė.

Mjerisht e gjej dhe kopshtin e tharė nga bryma e mėrgimit,
Rrugėn e plasur nga peshė e lotit tė ndarjes
Unė, i ardhur kėtu nė Kosovė pas udhėtimit
Nga lumi i Rejnit, Senės, Sir-Darjes,

Andej i mallkuari fat mė ka hdhur
Larguar nga serbėt qė Kafen e miqeve ma zunė,
Dje jonxhen e fisit pa korur ma lanė e rrushin pa mbledhur,
Kazanė e rakisė sė vėllait ma hodhėn nė lumė.

Ah,ē'ishte kazan i ēuditshum, ah, ē'ishte!
E zjente rakinė e ebeltė, tė mirėn e botės,
Dhe miqtė e vėllezėrve nga anė e anės i mblidhte
I shtronte atje me peshqirė nė gjunjė rreth sofrės!...

Ē?ti bėsh!... E hodhėn kazanin nė lumė pėrtej njė gremine
Pas ikjes sime drejt grykės sė Rejnit, Senės, Sir - Darjes,
Dhe sofra e vėllait mbeti pa lugė e thėrime
Dhe buzėt e sofrės u plasėn nga lotėt e ndarjes.

Kthehem tani e pres nė njė kafe,
Sėrbi shpon xhamin e kafes me sytė ēapluar
Pėrgjon se cilin kam pėr tė zėnė pėrqafe
Kėtu nė kafen e miqve tė mi tė bekuar.

Ik, or serb, e mė ler tė ēlodhem ketu te kjo derrasė.
Tani nė filgjanin e kafesė vėrtitet e ulet njė mizė
Mė tepėr e sjellshme se sėrbi i trashė,
Kjo mizė e pėrmallshme hesht nė filxhan si kokrrizė...

Nė kafe, tė varur nė mur, e marr ēiftelinė,
Tė gdhendur nga mjeshtėr tė famshėm Prizreni,
Dhe sėrbi padashur kėmbėt lėviz e ndjek melodinė
pastaj themė mė vete: " Tė munda, or serb, qen bir qeni,
Tė mundi kjo ēifteli e gdhendur nga mjeshtėr Prizreni"!...

Kthehem kėtu nė Kosovė fill prej mėrgimit
I lodhur nga lumi i Rejnit, Senės, Sir- Darjes,
misrin e gjej tė tharė nga brymė e trishtimit,
Miqtė i gjej tė lodhur nga peshė e mallit tė ndarjes...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   8/2/2010, 18:30

MESAZHI I ĒUDITSHĖM

Nė Fierzė na solli dhe Drini i madh njė pikturė,
Portret i njė vajze nga Peja - mbi vetull shaminė
Ēudi si kish rėnė nga Peja nė lumė,
Ēudi si kish zbritur kėtu nė liqen nėn lendinė!

Po cili piktor na pėrcillte mesazhe tė tillė njerzore
Qė larg nga Kosova me ujin e turbullt tė Drinit,
Dhe si mund ta dinte se kujt do t'i binte nė dorė
Ta shpinte atje nė Ekspoziten e Madhe tė Dimrit?...

Kjo mbeti pėr mua njė enigmė e ēuditshme
Dhe mendjen kam vrarė me javė e muaj me radhė.
Por vetėm njė gjė unė e quaj tė bardhė e tė hijshme:
Vėllai i ndarė prej meje e sillte mesazhin me Drinin e Bardhė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   8/2/2010, 18:31

Shkeputur nga libri me poezi "Gdhihet e ngryset"

Pa thirrje

Tani do shkruaj per vete
Pa thirrje. Veē pershperitje
E dini ku vete?
Tek mjeku ne pritje

Nje fashe ne shpirt te me lidhe
Atje ku me teper me digjet
Dhe mbase me jep nje keshille
Si dhimbja e hidhur te hiqet

Do shkruaj per vete i qete
Pa thirrje si britmat ne rruge
Dhe mjeku te vere diete
Ne ē'ore te pi, te ha buke

Dhe ka mundesi qe vetem te lutem
Si nje feshferime e pabuje:
"Ah, plaget me djegin e s'mundem,
Me sillni pak buke e pak uje!..."

26 Tetor 1998


Atdheut

I bera per ty sherbetore
ēdo muskul, ēdo kocke e ēdo gisht;
Krah teje s'njoh kishe e shenjtore
Nuk njoh Muhamet apo Krisht

Nese me kerkon, do te thote
Te duhem, prandaj me kerkon;
Rabecke te jem neper bote
Dragua te vij, kur me fton...

3 shkurt 2000
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Today at 22:16

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Dritėro Agolli
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 3 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: