Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Gjėja - Dorian Kulla

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Gjėja - Dorian Kulla   15/12/2009, 16:53

Gjeja (hyrje)

jam ulur sot dhe po perpiqem te hedh ne leter, ndoshta jo castet e fundit, por te pakten nje pjese nga jeta e saj. nje pjese ndoshta te qellimit te ekzistences se saj. jam i shtyre me shume nga arsyje personale se sa ndonje arsye studimi. kam pershtypjen se do te jete dicka shume e veshtire. eshte ne natyren tone te gjejme arsyen pse dicka ndodh. eshte ne natyren tone te justifikojme veprimet e dikujt kur ato nuk i pershtaten ose nuk kane per qellim perplotesimin e moraleve ne baze te te cilave ne humanet jetojme. e megjithate c'mund te thuash per natyren e nje qenieje aq perverse sa edhe ajo kur ne nuk kemi arritur te kuptojme vete natyren tone. nuk e di a ishte e vetmja ne llojin e vet, apo ka edhe te tjere. nuk e di se kur ka lindur, nqs ka lindur ndonjehere, dhe dyshoj se as vete nuk e ka ditur nje gje te tille. e di qe ka vuajtur. ka vuajtur nje dhimbje aq te madhe sa ne jo vetem qe nuk jemi ne gjendje ta pershkruajme me fjale po as edhe ta perjetojme. ka dashuruar dhe ka qene e lumtur ne nje menyre qe ne nuk mund ta imagjinojme. prandaj edhe mendoj se do jete nje pune shume e veshtire per te kuptuar disi karakterin e saj dhe per me teper t'iua sjell juve ne kete forme dokumenti ose ditari.
imagjinoni. imagjinoni nje krijese qe ndoshta nuk ka lindur kurre. nje krijese qe ndoshta beson me gjithe qenien e vet se edhe nuk do vdesi kurre. nje krijese qe ne fakt eshte e vdekur. ose me sakte as e gjalle dhe as e vdekur. "e vdekur mes te gjalleve" me duket se eshte shprehja. tamam. i pershtatet. ndryshe nga ne por qe ekziston mes nesh dhe qe ushqehet me ne. edhe e gjalle edhe e vdekur. e gjalle sepse ushqehet. e vdekur sepse eshte e pergjithmonshme. eshte infinit. dhe megjithate ushqehet qe te mos humbasi kete vazhdimesi te perhershme. ushqehet.
ushqehet me shpirtin tone? ushqehet me gjakun tone? eshte vampir? perseri natyra ime humane me ben te mendoj se ushqehet me castin e fundit tonin. them natyra ime humane sepse perseri e justifikoj. e justifikoj me menyren time te mednuarit se ndoshta pikerisht ne ate moment kur eshte duke vrare, apo duke u ushqyer, shikon ne syte tane, ne veshtrimin e viktimes, i njejte me veshtrimin qe ka edhe vete. te njejtin veshtrim qe e ka pasur gjithmone. veshtrimin njekohesisht te habise (si ka mundesi qe kjo te me ndodhi mua, si ka mundesi qe une te jem duke vdekur, edhe nje cast dhe une nuk do jem me e megjithate jam akoma gjalle dhe akoma i ndergjegjshem qe kjo po ndodh) kete lloj veshtrimi te habise, dhe veshtrimin e "largimit te drites se syve" thone. veshtrimin qe eshte larg, qe vjen nga thellesite e ndonje tyneli dhe drita ne fund te tij eshte gjithmone duke u larguar, gjithome duke u bere me e dobet, por ndoshta asnjehere duke u zhdukur sepse asnjehere nuk jemi ne gjendje te kuptojme qe eshte zhdukur, sepse atehere jemi te pandergjegjshem per ta kuptuar. dhe jo vetem veshtrimi. aty pasqyrohet, sepse vetem ate jemi ne humanet ne gjendje te shohim, te njohim me te pakten njeren nga shqisat tona. te gjitha shqisat e tjera gjithashtu jane duke u larguar. zhurmat vijne nga maja e nje honi dhe ti je ne fund te tij ne piken me te ngushte. nje mbeshtjellje e lagesht aromash, dhe ftohte. derisa...
a eshte ndjenja e njohjes me nje gjallese te njejte me te qe e ben te eksitohet ndoshta, apo kjo eshte baza e ushqumit? sa do sartriane mund te tingelloje kjo, kam pershtypjen se edhe ajo eshte e ngjashme me ne njerezit ne nje fare menyre. dhe se e ndjen nevojen per te qene pjese e dickaje, pjese e nje shoqerie qe eshte e identifikuar, te pakten vetem brenda vetes se vete, pjese e shoqerise njerezore.
apo ndoshta ne ato momente kur viktima eshte ne ato caste te fundit atehere gjeja eshte ne gjendje edhe te bashkebisedoje me te. te bashkebisedoje ne menyre te barabarte. ndoshta edhe t'i perplasi ne fytyre ironine e ekzistences se vet. ndoshta edhe te shfajesohet ne nje fare menyre duke thene "ti je ne kete gjendje pezulli vetem per pak caste dhe pastaj gjithcka do marri fund. ndersa une duhet te jem me kete gjendje, duhet te mbaj kete gjendje si peshe gjate gjithe kohes, dhe pastaj ti do ikesh e une si sizifi do me duhet perseri te kerkoj e te ngre perseri peshen deri ne maje, qe t'i tregoj jo vetem vetes por edhe juve qe edhe pse ju nuk me doni dhe me injoroni, une jam. jam aty qe tiu kujtoj ju kete".
ju thashe qe do ishte e veshtire. do jete e veshtire sepse do perpiqem te mendoj si ajo, megjithese ne menyre jashtezakonisht patetike ndoshta. sepse jo vetem kjo krijese vuan e dashuron e ndjen milionra here me fort se ne, por edhe eshte shume here me inteligjente se ne, ka nje arsye qe eshte shume here me e forte se jona. dhe jo vetem aq. ka edhe shume forma. merr shume forma te ndryshme. njera prej te cilave eshte edhe forma njerezore. forme gjate te ciles jam ne gjendje ta studioj. format e tjera jo se jane te padukshme. format e tjera jane te pankonceptueshme. ne te tilla forma mund te hedh hipoteza se jo vetem eshte ne gjendje te levize ne kohe, por edhe neper mendimet tona. pak e veshtire per t'u konceptuar, sepse duke hedhur poshte idene e kohes bien poshte te gjitha ligjet me ane te te cilave ne konceptojme universin qe na rrethon. pa idene e kohes do ishte e veshtire te konceptonim edhe veten tone. por keto jane vetem spekullime nga ana ime. eshte edhe nje forme tjeter qe eshte e konceptueshme prej nesh pervec formes njerezore. kjo eshte nje monster. eshte nje gje. eshte dicka midis nje kafshe leshtore dhe njeriut. vjen ere te felliqur kalbesire dhe mund ta ndjesh prej dy kilometrash larg. eshte nje ere karakteristike midis drurit te lagur, jashteqitjeve te kafsheve dhe mishit ne kalbje e siper. qendron mbi dy kembe rreth tre metra e larte dhe pervec kembeve ka edhe tre gjymtyre te tjera. dy vijne sy duar ose me sakte, dicka midis duarve dhe putrave, dhe e treta eshte nje si dare qe del nga gjoksi i gjere dhe zgjatet rreth dhjete metra e te afron rreth vetes, nderkohe qe putrat te mbysin. nuk ka veshe te dukshem. syte jane te medhenj dhe te kuq, ndersa goja e madhe te kujton ate te ariut.
nuk jam shkrimtar. nuk jam filozof. nuk jam as psikolog dhe as sociolog. nuk jam mjek. jam thjesht dikush qe dikur eshte prekur nga kjo qenie dhe jam akoma gjalle per t'a treguar. nje njeri normal ndoshta do te perpiqej t'a harronte dhe te jetonte jeten si me pare. ndoshta nuk jam as normal. por pas bisedimit me te, pas, ne nje menyre te theni, te parit cfare ka me mbrapa, cfare vjen me mbrapa, nuk jam ne gjendje te harroj, dhe nuk jam ne gjendje te jetoj njesoj si me pare. arsyet pse dua ju ta dini kete histori timen, pse dua ju ta merrni vesh studumin tim, ndoshta jane te ngjashme me arsyet qe thashe me lart se pse ajo vret se pse, se pse ajo ushqehet, pse dickaje te gjithmonshme do i duhej te ushqehej. mbase po shnderrohem ne ate. mbase ka nje arsye pse une ngela gjalle. mbase qe te vazhdoj punen e saj. qe te vazhdoj punen e saj, jo te mbasoj ate qe ajo kishte lene pergjysem, sepse kam pershtypjen se nuk mund te flasim per mbarim, kur behet fjale per te, edhe pse ne nje fare menyre ajo e ka kaluar ate gjendje pezulli midis jetes vdekjes, midis endrres dhe realitetit, midis te zgjuarit dhe gjumit.
do perpiqem
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Gjėja - Dorian Kulla   15/12/2009, 16:53

Gjeja (bluza)

sapo kishte rene mbremja e 22 janarit 2005. john walters doli nga dyqani i xhinseve me bluzen ngjyre portokalli qe sapo kishte blere ne njeren dore dhe letren qe tregonte se ku do ishte puna e re qe do fillonte ne doren tjeter. ishte duke u kthyer nga intervista qe kishte bere. kishin qene njeqind kandidate dhe ai kishte qene ai qe fitoi. ne fillim kishte qene nje seleksionim, ose me sakte nje sharrim i madh dhe tetedhjete veta ishin skualifikuar, pastaj kishin ngelur vetem pese, e me ne fund kishte qene vetem ai. ishte ne njefare menyre i lumtur. nuk ishte puna e endrrave te tij, por ishte nje pune e mire me nje page te mire. nje makine te ndermarrjes e cila do te ishte ne dispozicion te tij gjate weekend-it, si dhe udhetimet neper angli. mund ta krahasonte veten me nje turist shume te pasur qe here pas here do i duhej te ndalonte pak pushimet dhe te bente ca pune.do te merrte nje rroge qe do ti nxirrte pak a shume nga veshtiresite financiare ate dhe te shoqen, sidomos tani qe sharon ishte shtatezane. ahh sharon! kishin nje vit qe ishin martuar dhe akoma i dukej sikur ishin ne honey moon. borxhet ne te cilat kishin hyre per te bere dasmen dukeshin shume te paperfillshme ne krahasim me dashurine qe kishin per njeri tjetrin. jeta po i shpalosej te dyve perpara e bukur si asnjehere. qekur i kishte thyer turinjte prinderve te tij dhe te sharonit duke vendosur qe parate e dasmes do ti paguanin vete, i dukej sikur jeta kishte marre nje drejtim tjeter. tani edhe mund ta klasifikonte veten tek fituesit.
e kishte pare bluzen ne vitrinen e dyqanit -dyqan relativisht i dores se dyte ne krahasim me dyqanet e tjera te asaj rruge- dhe nje force e kishte shtyre te hynte dhe ta blente, nje ze ne te panedergjegjshmen e tij i kishte thene qe duhej ta kishte ate bluze. nuk ishte e shtrenjte, vetem £12, por emri i shkruajtur mbrapa saj, numri dhe ngjyra ishin shume te deshirueshme. ishte nje bluze e hollandes 'kampionati boteror 74' me numrin 14 dhe shkruante cruyf. kishte qene tifoz i hollandezeve qe kur ajaxi shkelqeu ne vitet 70-74. duke qene se australia nuk kishte ndonje futboll kush e di se cfare do i duhej te zgjidhte ndonje ekip evropian. anglezet i urrente per shkak te rregbise dhe kriketit. kishte zgjedhur keshtu hollanden, dhe krojfi ishte nje nga idhujt e tij.
dyqani qe i vogel dhe kishte rreth kater kliente te tjere pervec tij -ose te pakten aq ishte ne gjendje te shikonte. njera prej tyre, nje indiane me origjine, por qe nga dialekti dukej qe ishte lindur dhe rritur ne eastend te londres (east ham ndoshta) po i kerkonte njerit nga dy klerket e vetem qe po punonin ate paradite nje mase me te vogel per bluzen qe po provonte. ne sfond degjohej kenga porcelain nga mobby.
"a ka mundesi te marr nje bluze nga ato te krojfit ju lutem" ju drejtua klerkut pasi ky i fundit kishte mbaruar pune me vajzen indiane.
"posi jo" u pegjigj klerku, nje djale i ri qe dukej se e kishte kete pune per te mbajtur veten gjate studimeve, dhe shtoi "autralian"?
"kemi theks qesharak ne australianet, apo jo" ju pergjigj john walters dhe nje ze brenda kokes i thoshte qe te bertiste "mos u merzit haaaa ha! edhe une keshtu si ty kam punuar dikur, bile edhe me keq, kam mbledhur gota neper pabe dhe kam bere edhe lavapjatesin, por javen qe vjen do filloj nje pune te re, nje pune te mire, me page te mire, dhe per gjashte muaj rrezik iki me pushime ne australi dhe do bej qeffffffff", por ne vend te kesaj tha "jam me pushime dhe thashe te beja njehere pazar".
"oxford street eshte vendei me i mire", ia ktheu klerku me nje fare krenarie qe donte te thoshte "e shikon!? edhe une ne vendin me te mire punoj".
"nuk kam cash me vete" vazhdoi john walters, sikur tema e bisedes te kishte qene kjo qe ne fillim. "pranoni switch?"
"patjeter" tha klerku i sjellshem dhe pasi e kaloi karten ne makine i zgjati receten per ta firmosur. firmosi, mori karten dhe e futi ne portofol, kopjen e tij te recetes ne xhepin e brendshem te xhaketes, shkembeu disa fjale miresjelljeje me klerkun, e falenderoi dhe doli perjashte.
ndryshimi nuk e goditi pernjehere. po te kishte ndodhur ashtu ndoshta mendja e tij nuk do e kishte perballuar dot. ne fakt ndryshimi filloi te zere rrenje dhe te behet gjithnje e me i besueshem ne mendjen e tij tek po ecte kokulur duke pare se si vijat qe ndanin pllakat zhdukeshin pas kembeve te tij. ishte erresire. po, po, ishte erresire. sa kohe kishte kaluar ne ate dyqan. sa ore? ore!? jo or jo, nuk kishin qene me shume se pese minuta, dhe kur kishte hyre brenda kishte qene dite. kishte qene mengjes. "eklips" mendoi, ende pa e ngritur koken, akoma duke pare pllakat se si kercisnin nen kembe. por po te ishte eklips do e kishte degjuar ne ndonje radio ose televizor. do e kishte lexuar ne ndonje gazete, nuk kishte se si te ishte eklips. vazhdonte te ecte me koke poshte, tashme duke pasur frike te ngrinte koken se mos ndonje habi tjeter mund te kishte ndodhur. me ne fund e ngriti. rruga ishte bosh. asnje njeri, asnje makine. jo. nuk ishte rruge. ishte shkretetire. ishte nje nga ato shkretetirat qe gjithmone kishte pasur frike kur kishte qene i vogel. ktheu koken, dhe dyqani nuk ishte me aty megjithese nuk kishte ecur me shume se 20 metra. "komplet rruga eshte zhdukur" donte te bertiste "dhe ne vend te saj eshte nje shkretetire. nje shkretetire kurve, pafund e pa ane". mos i ksihte ikur mendja. jo. ishte akoma ne gjendje te mendonte ne menyre te shondoshe. por cfare ***** ishte duke bere kjo shkretetire ketu.
dhe diku ne horizont, andej nga vinte kjo ere e felliqur, si ndonje kangur i ngordhur ne kalbje e siper, john walters pa nje vizion. ja s'e c'ishte nje mirazh, nje enderr ndoshta. ai nuk kishte qene asnjehere ne londer. kishte ndoshta tre dite qe bridhte neper kete shkretetire tre humbur dhe ishte duke halucinuar nga vapa.
o zot sikur te ishte keshtu. me mire keshtu se sa te kishte humbur mendjen ne nje nga rruget me te populluara te londres. mirazhi po afrohej ngadale. ishte nje kafshe. nje kafshe qe nuk e kishte pare asnjehere ne asnje liber me figura kafshesh. dhe sa me shume qe mirazhi i afrohej aq me e forte behej era e felliqur, e perier tashme edhe me afshin e nxehte qe vinte nga (rruget e ftohta te londres ne nje dite janari) rera e nxehte e shkretetires.
por nje dhimbje e mprehte ne gjoks e beri te shkeputej nga mendimet. nje dhimbje qe dukej sikur i shpertheu kraharorin dhe i dergoi shijen e gjakut ne gryke dhe ne hunde, ate shije dhe arome si ndonje monedhe bakri. uli koken te shikonte se cpo ndodhte ne gjoksin e tij, dhe me hidherim dhe habi vuri re qe nje krah leshtor i trashe sa nje shtylle telefoni i ishte ngulur ne kraharor. "me siguri ka dale nga kurrizi" mendoi sikur te mos ishte duke menduar per vete por per ndonje personazh filmi ne ndonje film horrorr. dy duar e shtrenguan fort ne gryke, dhe pikerisht ne ato momente, ngriti koken dhe pa syte e gjese qe po e vriste. syte. veshtrimin e saj. pertej veshtrimit te saj. dhe me hidherim e kuptoi qe ato sy do ishin gjeja e fundit qe do shikonte. me habi pa syte e vrasesit dhe edhe nje mendim i fundit i kaloi neper mendje dhe pastaj mbaroi, u fik. imazhet dhe mendimet u fiken si fiket televizori dhe ne ekran nuk ngelet gje tjeter pervec erresires. mendimi i fundit ishte: "dua qe sharon ta quaj djalin john", sepse njekohesisht e dinte qe do ishte djale.

pese minuta me vone ne nje nga rruget anesore qe dalin nga oxford street nje njeri i vetem po nxitonte per diku. kishte veshur nje pale xhinse te zeza dhe nje bluze portokalli qe nga mbrapa kishte numrin 14 dhe lexonte cruyf. po t'i shikoje syte ketij njeriu do te vije re qe njeri prej tyre ishte jeshil i ndezur, sikur te ishte prej kadifeje, kurse tjetri i zi, i zi sterr. ndersa po te shikoje duart qe i kishte ngulur fort ne xhep, do te vije re qe ishin te gjakosura.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Gjėja - Dorian Kulla   15/12/2009, 16:54

Gjeja (nderhyrje)

gjeja (nderhyrje)
dyshimi se po shnderrohem ne te, tashme po kthehet ne nje siguri, ne realitet. kam kaq kohe qe zgjohem i trembur nga ndonje enderr, por cuditerisht endrrat nuk i mbaj mend. e megjithate me duket sikur pas cdo enderre me eshte instaluar nje memorie e saj, pas cdo endrre me eshte download-ur nje pjese e jetes se saj, e eksperiences se saj. vazhdimesia eshte absolute. "ne themel te cdo qyteterimi te ri, qendrojne rrenojat e qyteterimit paraardhes". por kjo nuk qenka kaq e thjeshte. nuk eshte vetem nderrim situatash, konceptesh apo idesh. eshte perqafim situatash, konceptesh dhe idesh. eshte fillimisht nje nderthurje midis meje dhe saj. megjithese me kalimin e kohes, kam pershtypjen se koncepti e ekzistences time do te zhduket rrenjesisht, dhe ajo qe do te ngelet do te jete vetem ajo. jam i mbarsur me faren e saj, por nuk do te pjell nje gje bebe. do te shnderrohem vete ne te.
qe kur kam vendosur te shkruaj per te, kam zgjedhur -nenvizoj fjalen "zgjedhur"- te mbylem ne dhomen time dhe te ngelem vetem me mendimet e mia (dhe te saj). kompiutri nga i cili po shkruaj ndodhet ne nje qoshe te dhomes se ndenjes. ne mes te dhomes eshte divani prane te cilit eshte nje tavoline mesi, dhe ne nje tjeter qoshe, por lart ne tavan eshte televizori. gjithashtu ne dhomen e ndenjes eshte edhe nje lavaman dhe nje si tip aneksi, qe eshte wc me dushin. drita hyn vetem nga nje dritare e larte, jo me e madhe se nje kembe me dy. dhoma tjeter eshte dhoma e gjumit me nje aneks te vogel ne forme garderobe. laboratori im. burgu im. qelia ime. e pandryshuehme. gjithmone e njejta.
e megjithate, dje pasi kisha hedhur ca fakte ne njerin prej blloqeve te shenimeve, dicka e cuditshme ndodhi. ne fillim nderprerja e mprehte e ngjyres se verdhe te mureve me ngjyren e bardhe te tavanit filloi te zhdukej, e ngjyrat filluan te pushtonin njera tjetren. sado e frikshme dhe e habitshme qe mund te jete kjo eksperience per kedo, frika dhe habia nuk arriten te zene rrenje, pasi e vetmja ndjenje per te cilen kishte vend, ishte ndjenja e pranimit te cka po ndodhte, si te ishte kjo nje gje natyrale, dhe me se normale. ndjeva te hapeshin te gjitha cezmat. dhe nderthurja e ngjyrave te mureve te ndryshme nuk mbaroi me aq. muret po avullonin. muret po avullonin! pata nje ndjesi sikur po ngrihesha ne ajer. pak caste me vone dhoma ishte zhdukur, dhe ndodhesha ne nje lugine te rrethuar nga njera ane me nje koder, nga shkembi i te ciles rridhte nje ujevar sa e bukur dhe e fresket aq edhe e rrezikshme po ti ndodheshe me prane se c'duhet, dhe nga anet e tjera pyje dhe vetem pyje. megjithate lugina ishte goxha e gjere dhe e madhe. sapo fillova te ndjej diellin te me ngrohte shpinen dhe ti gezohesha zhurmes dhe ylberit qe krijohej prej ujevares ndjeva qe nuk isha i vetem. diku nen hijen e nje peme te vetmuar, qe ndodhej prane liqenit te formuar nga ujevara (liqen qe me siguri shnderrohej diku ne nje lum te nenedheshem sepse nuk arrija te shikoja se ku shkonte gjithe ai uje) vura re nje pale rroba. nje bluze e bardhe e hedhur shkujdesur, nje pale pantallona xhins -te vogla per te qene te nje mashkulli, por te medha per te qene te nje femije- nje pale atlete nike, brenda te cilave, nje pale corape te bardha. hapa syte te shikoja per makinen me te cilen kishte ardhur ketu kushdo qofte ai qe keto rroba i perkisnin, dhe pastaj ktheva koken nga liqeni dhe prisja nga momenti ne moment qe dikush te dilte, lakuriq. per nje moment e harrova se cfare rrethanash kishin qene qe une isha ne kete lugine, dhe e vetmja gje qe mendoja ishte "qofte femer. qofte femer. qofte femer".

………..


aaahh fati! fati nuk pret. fati nuk e njeh kohen. fati eshte kokforte. fati eshte i vendosur tek ne qe ne bark te nenes, shkruar me germa te arta ne ballin tone, ne trupin tone, ne mendjen dhe ne shpirtin tone. kam qene idiot me pare qe nuk besoja tek fati. besoja tek rastesite atehere. por rastesite e sollen qe fati ta bej te qarte prezencen e tij, ekzistencen e tij. apo nuk ka rastesi fare. kush eshte ndryshimi midis napoleonit ose aleksandrit te madh me nje lypes rrugesh? te gjithe jemi krijesa pak a shume te njejta, si ne fizionomi edhe ne mendime dhe ide. e megjithate dikush pushton gjysmen e botes e dikush tjeter vdes nga melcia sepse ka kthyer ca shishe konjak napoleon (goxha i lire ky) me shume se duhet. fati pra. cdo te kishte ndodhur sikur napoleoni te kishte lindur ne shqiperi. i njejti napoleon qe vuri gjithe evropen nen kembet e tij. ndoshta do te ishte nje figure shume e madhe historike per ne shqiptaret, por kusuri i botes nuk do ta njihte, ashtu si nuk njeh sic duhet edhe figurat e tjera shqiptare. po sikur skenderbeu te kishte lindur ne france, a nuk do ishte ai ndoshta figura me e folur pas jezu krishtit ne vend te napoleonit. po sikur karol woitilla te kishte lindur ne nje familje muslimane ne arabine saudite, a do ishte pape sot. nejse u largova shume.


..."qofte femer. qofte femer. qofte femer".
dhe ashtu ishte. ne fillim nxorri koken nga uji, duke hedhur floket mbrapa, dhe duke ngritur keshtu sterkala te tejdukshme uji ne forme gjysem rrethi, sterkala aq te vogla sa qe dukej sikur mijera ylbej te vegjel u formuan dhe u zhduken brenda nje casti shume te shkurter derisa nuk ngeli gje tjeter pervec nje ylberi qe kishte zene gjithe vendin ku sterkalat kishin kaluar dhe qe po binte avash ne uje. floke te zeza dhe te gjata. sy aq blu sa qe dukej sikur kishin vjedhur qiellin e paster te asaj dite te bukur ne ate lugine. tiparet e fytyres kur jane jashtezakonisht te bukura, nuk mund t'i quash asnjehere perfekte. piklat e ujit mbi buzet e kuqe gjak reflektonin copeza dielli mbi syte e mi. kisha nje ndjenje se e kisha pare diku kete femer. ndoshta ne nje jete te meparshme. filloi te ece ngadale duke care ujin me trup dhe avash avash filluan te dilnin ne pah te gjitha tiparet femerore te trupit. ne fillim supet gjysem te mbuluara nga floket, pastaj gjoksi i rrumbullaket me thithkat e kuqe, te forcuara e te zvogeluara disi nga uji i ftohte, pastaj stomaku dhe barku i sheshte me ne mes kerthizen, pastaj vithet, e me ne fund duke e care ujin me lirshem e me shpejt, ***** jo i rruajtur dhe kofshet e gjata e te drejta qe mbaronin ne fund me nje pale pulpa dhe kavilje elegante.
pa nga une dhe ne menyre reflektive doren e majte e vendosi mbi gjoks duke mbuluar me krah gjoksin e majte dhe me parakrah gjoksin e djathte dhe me doren tjeter mbuloi pidhin. sikur ky veprim te me kishte zgjuar nga gjumi i ula syte poshte dhe bera nje cerek rrotullimi me trup, ne menyre qe te kuptonte se nuk kisha qellime jo te hijshme. e megjithate i goditur, ose me sakte i hutuar, si nga menyra se si isha gjendur nga dhoma ime ne kete lugine, si edhe nga bukuria e saj, nuk munda te belbezoja as edhe nje fjale per ta qetesuar. ajo vazhdoi te eci drejt rrobave te saj duke mbajtur te njetin hap dhe njekohesisht pa mi ndare syte as edhe per nje cast. pasi u vesh me kurrizin e kthyer nga une, u rrotullua dhe duke me pare drejt e ne sy, mblodhi floket me duar duke bere keshtu bluzen e shkurter te ngrihej edhe pak duke treguar edhe nje here barkun e sheshte dhe kerthizen -mishi i lagur i bere mornica mornica nga nje puhi e lehte qe kishte filluar te frynte. filloi te ece drejt meje, dhe vura re se gjoksi, -format e te cilit tashme te dukshme nen bluzen e ngjitur ne trupin e lagur- tundej sa majtas djathtas. kisha pershtypjen se edhe vithet tundeshin ne te tille menyre. kur ishte vetem nje meter larg ndaloi, futi duart ne xhepat e pantallonave duke mbledhur keshtu pa dashje gjoksin, me thithkat qe dukej sikur shponin bluzen e njome e qe me ishin drejtuar agresivisht mua, dhe filloi te me shikonte me kuriozitet nga koka te kembet, sikur te mos kishte pare asnjehere me pare ndonje mashkull. bera edhe une si ajo, dhe i futa duart ne xhepat e pantallonave.
"ku jemi", tha me nje ze feminor dhe me nje pamje qe tregonte jo vetem habi por edhe kuriozitet. vendosa se nuk ishte me e madhe se 16-17 vjec. dhe vura re se jo vetem qe thelle thelle e dija se ku ishim, por edhe ndjeja nje fuqi te paperballueshme, por edhe te pakontrollueshme, jo ne doren time. fillova te kuptoj ngadale se cfare ishte e gjithe kjo qe kishte ndodhur. ashtu si trupi ngrohet pak e nga pak kur hyn nga rruga e acarte e nje mbremjeje te ftohte janari, ne nje dhome te ngrohur nga nje vater zjarri, ashtu ndjeva jo vetem se e dija se ckishte ndodhur, por edhe ngrohtesine e mendimeve dhe ndjenjave te saj te ftohta, te frikesuara. dhe ndjeva pushtetin qe me jepte kjo njohuri. pa e kuptuar as vete se pse u pergjigja edhe une:
"P.R.A. flet anglisht"?
tundi koken ne shenje pohimi.
"P.R.A. paranoia related actions", dhe njekohesisht u habita se c'lidhje kishte kjo teori me situaten ne te cilen ndodhesha. por nuk isha une qe flisja. nuk isha une qe isha ne ate lugine. ishte qenia. ishte gjeja, dhe kjo qe po ndodhte ishte thjesht nje tjeter eksperience e saj. nje vrasje e saj. dhe une duhet te isha deshmimtari. jo vetem i drekes makabre qe po ndodhte, por edhe i mendimeve dhe ndjenjave mbytese si te ushqimit edhe per pak momente gjalle, edhe te gjese qe do ushqehej. une. pse une? pse pikerisht une? a ishte ky fati im? pse me duhej te mbaja kujtime dhe ndodhi qe nuk ishin te mijat? do me duhej te isha edhe viktima edhe vrasesi, dhe kjo ishte me e tmerrshmja. pashe ne syte e saj, ne syte e vajzes, dhe vura re momentin e fundit. dhe njekohesisht pashe veten, pashe gjene me syte e vajzes, e pashe ne sy dhe perseri vura re momentin e fundit. pashe vdekjen. ishte sikur une dhe vdekja po ndiqnim njeri tjetrin rreth nje tavoline te rrumbullaket, por asnjehere duke u afruar me shume se duhet. por vdekja ishte aty, gjithmone prezente. i pashe keto me syte e vajzes. dhe ndejva me shpirtin e saj. ndjeva ftohte. ndjeva te verteten te me perplasej ne turinj. ndjeva fundin. gjithmone duke mu afruar por asnjehere duke ardhur. dhe ndjeva me shpirtin e gjese. ne fillim erresire dhe qetesi. pastaj nje puhi e lehte mendimesh e shnderruar ne nje ere te forte, e ne fund nje uragan. pastaj dy, tre, kater, miliona uragane, qe perfaqesonin urrejtje, dashuri, dhembshuri, frike, paranoje, tmerr i pafund. por nuk arrita te ndjej nje, edhe pse e kerkova. nuk pashe pendim.
dhe me ne fund pashe ritualin e vrasjes. i njejte me ritualin qe kishte ndodhur gjate vrasjes se john walters. i njejte me ritualin qe kishte ndodhur gjate vrasjes se shume e shume te tjereve. ne fillim dora qe ngulej ne kraharor e pastaj mbytja. vetem se kesaj rradhe me nje ndryshim te vogel. vajza i nguli thelle thonjte ne supet e gjese. pastaj pa jete duart e saj rane ne toke.

dhe keshtu kishte vdekur charlote munns. vetem 17 vjec. jete e nderprere. jete e nderprere!? kush jemi ne te gjykojme se sa duhet te jetoje nje njeri. pse e nderprere. i tille ishte fati i saj. ishte vendosur qe me perpara qe trupi i pajete i saj te gjendej nje mengjes korriku te vitit 1997 ne nje nga banjot e leicester square. te gjendej nga nje pastrues qe me vone fati e solli te ndeshej -jo ne menyre indirekte si kesaj radhe- por balle perballe me gjene.

fati. gjithmone fati. kush jam une te dyshoj tek fati. kush jam une?
me ne fund u gjenda perseri ne dhomen time. ashtu si kishte qene gjithmone. dukej sikur e gjithe kjo nuk kishte ndodhur. por une e mbaja mend. e kisha te download-ur tashme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Gjėja - Dorian Kulla   15/12/2009, 16:54

Gjeja (nje ceshtje me vete)

ne megjesin e dates 01/01/01, ekzaktesisht ne oren 01:01, david redhood hyri ne rajonin me te zene me pune te londres, rajonin e policise te convent garden. ulur neper stola mund te shikoje njerez te dehur, te arrestuar per prishje te rendit publik. mund te shikoje prostituta, hajduta xhepash, e shume e shume te tjere. era e felliqur ishte gati gati mbytese, dhe edhe pse jashte ishte goxha ftohte brenda ishte krijuar nje lloj zagushie nga avujt e djerses. pasi u afrua tek recepsioni, zoti redhood i tha recepsionistes, nje vajze e zeze rreth te 25-ave se donte te reportonte dy vrasje. pas pak rremuje te shkaktuar prej ketij pohimi, david redhood u shoqerua ne nje nga dhomat e pyetjes nga dy civile. pasi iu dha emrin e plote adresen dhe punen qe bente, filloi te qante me ngasherima dhe midis ngasherimave mund te degjoheshin fjalet "miqte e mi" "varrosur" "ajo kurva" "e vrava". pyetesit i dhane nje gote uje dhe i kerkuan te qetesohej. dy minuta me pas, duke fshire fytyren me menge, dhe me zerin qe akoma i dridhej, david redhood filloi te thote dicka qe te pakten kishte kuptim:

"zakonisht jemi kater qe lozim domino ne pabin roundhouse. une, michael chapman, tom wakowsky dhe arben -barmeni shqiptar qe punon aty. michael kishte ikur me pushime, kurse arben ishte duke punuar".
"kur ishte kjo" pyeti nje nga civilet, me i madhi prej tyre, ai qe po qendronte ne kembe.
"para tre ditesh, para tre ditesh" u pergjigj david dhe vazhdoi, "ne tavoline ishim vetem une dhe tom duke lozur domino. muhabeti po kalonte nga bluza qe kishte blere arben, tek nje tranvestit qe kisha pare para nja dy ditesh dhe qe dukej ashiqare qe ishte tranvestit, tek filmat. tek filmat e bere nga librat, dhe aty muhabeti u nxeh pak, sidomos me filmin hanibal qe ka dala keto kohet e fundit ne kinema. arben kishte blere librin para nja dy javesh dhe pasi e ksihte lexuar vete e kishte kaluar edhe ketej nga ne ashtu si ndodhte gjithmone me librat qe dikush nga ne blente. shkurt muhabeti ne nuk ishim vetem shoke birre, por miq te vertete, ose te pakten ashtu mendoja une deri atehere.
"here pas here arben merrte pjese ne muhabet, dhe e mbaj mend si tani qe ai ishte i vetmi qe i kishte pelqyer filmi me shume se libri. tom, qe nga ana e vet ishte doktor psikolog, si dhe doktori i familjes njekohesisht, thoshte se gjithcka e pershkruar ne liber ishte e mundshme nga ana mjekesore.
"pervec nesh ne pab qene edhe dy cifte te ulur nga ana tjeter e pabit. pasi taxisti qe ishte njoftuar per te cuar ne shtepi dy ciftet kishte ardhur, dhe te peste kishin dale nga dera e mbrapme -duhet te ishte pas ores 11:00- kishim ngelur vetem ne te tre. ate kohe ra telefoni dhe arben u pergjigj.
"'si jeni zonja redhood' u degjua arben te thoshte. une dhe tom pame njeri tjetrin. ime shoqe. pernjehere zeri i arben ndryshoi dhe u be pak alarmues. po me bente shenje me dore te afrohesha. mora receptorin dhe midis te qarave te saj nuk mund te merrja vesh asgje. me siguri ishte duke kaluar nje panik atak tjeter mendova. e sigurova se do shkoja ne shtepi pernjehere dhe mbylla telefonin. tomi qe si c'thashe ishte doktori i familjes dhe vecanerisht i tim shoqeje pa u ngritur me pyeti:
"'a do te vij dhe une'?
"'ti me verte mund te jesh doktori i familjes' iu pergjigja, 'por me ler te merrem vete me tim shoqe se eshte edhe vone. po qe gjendja e keqe do te te marr ne telefon. ti ketu do jesh apo do ikesh ne shtepi'?
"'jo po iki ne shtepi edhe une' u pergjigj. dhe duke u kthyer nga arben qe ishte duke degjuar me vemendje, vazhdoi si me medyshje 'apo ke ndonje mendje te keqe'!?
"'jam i lodhur' u pergjigj arben, 'edhe une do e mbyll dhe them tia fus nje sy gjume'.
"pasi u ndame me arben, une dhe tomi hyme secili ne makinen e vet, dhe secili vazhdoi per ne shtepi te vet. gjate gjithe rruges po mendoja se sa idiote femer qe kisha martuar, nje merimange dhe behet qameti.
"me ne fund arrita ne shtepi, dhe vura re se lita po me priste tek dera. e parkova makinen dhe fillova ti afrohesha. dukej sikur e kishte marre pak veten, por prape nuk i merrja vesh asnje fjale. u futa brenda dhe aty, ne dhomen e gjumit, ne tapet, i shtrire sa gjere gjate, me shkume qe i kishte dale nga goja ishte michael. michael chapman. miku im michael chapman qe duhet te ishte me pushime ne florida kishte kaluar nje atak zemre ne dhomen time te gjumit, nderkohe qe une nuk isha aty. pa e ditur se c'po beja dhe pa ditur se c'te mendoja me pare, i kontrollova pulsin. kishte vdekur, ok! po tani? vura re qe lita po qendronte tek dera, me syte e kuq nga te qarat, dhe patjeter e frikesuar, por me shume nga une se sa nga mendimi se mund te ndohte dicka me policine. u ngrita, fillova te ec drejt saj ta qelloja, por ndalova ne gjysem te rruges. c'ta qelloja. gjendja e saj ishte *** ashtu sic ishte.
"nuk e di c'me gjeti. e tehoqa trupin zvarre dhe e futa ne vaske. shkova ne garazh, mora sharren dhe fillova ta sharroj. nuk e di se sa kohe kaloi derisa e futa neper qese te vogla. di qe akoma nuk po me besohej se nje nga miqte e mi me te mire qinte tim shoqe dhe kishte kaluar nje atak zemre duke **** tim shoqe nderkohe qe duhet te ishte me pushime disa milje larg.
"i futa qeset e vogla ne bagazh te makines dhe u ktheva branda. tim shoqe po rrinte si e ngrire e ulur ne nje kolltuk te dhomes se ndenjes. i thashe qe do ikja ta varrosja diku. nuk u pergjigj. mua mu duk sikur nuk e kuptoi fare se cfare po i thosha -sikur une te isha duke folur shqip, dhe jo anglisht.
"me kishte dale pija fare. u nisa drejt redbridge forest. arrita. gjeta nje vend te mire dhe fillova te germoj. isha duke hedhur qest ne grope, kur degjova hapa mbrapa meje. u ktheva te shikoj -i trembur se mos dikush me kishte pare- kur cte shoh!?"
david redhood e kishte treguar gjoithcka me nje fryme. mori goten e ujit dhe e ktheu me fund. dy pyetesit shikonin here njeri tjetrin here zotin redhood. david e mbaroi tregimin e tij duke thene se ishte tomi. david sapo ishte kthyer te shikonte se kush ishte qe po i afrohej dhe kishte vene re tomin me nje lopate te ngritur lart gati duke i rene ne koke. pasi ishte shmangur kishte pasur nje perleshje, dhe kishte arritur ti ngulte lopaten ne koke.
"lopata i ngeli ne kafke, dhe dukej si ndonje kostum per halloween".
e kishte futur edhe tom wakowskyn ne te njejten grope me michael chapman, dhe ishte kthyer ne shtepi.
"kur arrita ne shtepi ndodhi pikerisht ajo qe prisja. lita kaloi ne nje krize histerizmi. ishte e qarte qe nuk priste te me shikonte me gjalle. kishte **** te dy miqte e mi. me siguri donte te merrte pasurine qe me kishte ngelur nga im ate. e dini, tim ate ishte shume i pasur, dhe gjithe c'kishte me kaloi mua, kur vdiq? time shoqe. kurva. KURVA E *****. edhe ata gjasme shoket e mi."
mbaroi se tregoi dhe perseri filloi te qante me denese. pyetur se ce kishte shtyre te vinte dhe te tregonte, iu pergjigj se nuk mund ta mbante dot brenda. e shoqja kishte kaluar ne krize dhe as nuk hante, as nuk fliste as nuk flinte fare. qendronte ulur ne kolltuk me syte e ngulur ne divan dhe here pas here psheretinte.

nje force policie ishte derguar pernjehere ne vendin ku david redhood kishte varrosur te ashtuquajturit miq te tij, dhe ishin zhvarrosur trupi i tom wakowsky si edhe disa qese qe permbanin trupin e michael chapman. ne gjakun e ngelur ne copat e trupit te michael chapman ishte gjetur nje perqindje e larte arseniku. pra: lita redhood pasi kishte mashtruar michael chapman, e kishte helmuar. i kishte treguar te shoqit, duke e ditur se i shoqi -i cili ishte i dhene shume pas historive me serial killer-, do ta zhdukte trupin ne menyre fantastike. nderkohe dashnori i saj i vertete (ose keshtu mund te supozojme spse nuk e dime me siguri qe lita redhood nuk do e kishte hequr qafe edhe tom wakowskyn) pra dashnori i saj i vertete wakowsky, kishte ndjekur redhood deri ne vendin e varrimit ne menyre qe ta vriste dhe ta hidhte ne gropen qe redhood kishte hapur vete. mirepo ky i fundit kishte dale me i forte dhe kishte arritur ta mposhtte.

edhe sot e kesaj dite lita redhood ndodhet ne nje nga spitalet psikiatrike te anglise, -nuk dihet tamam se ku. david redhood pasi beri gjashte muaj burg eshte rimartuar dhe e shoqja i ka dhuruar edhe nje djale (gje qe nuk e kishte bere dot lita) dhe qe sot eshte 8 vjec.

ok! kjo eshte historia. vetem se 20 metra larg gropes ku ishin te varrosur trupi i copetuar i michael chapman dhe trupi i tom wakowsky, u gjend i varrosur edhe trupi i monica gardener. kjo ishte edhe nje hallke tjeter ne kapjen e serial killerit qe kishte tmerruar londren per pese vjet dhe qe do te vazhdonte te bente keshtu -duke u bere nje nga me te famshmit serial killer, me 32 vrasje ne kurriz- edhe per pese vjet te tjera. ne trupin e gardener u gjet sperma, adn e se ciles ishte e njejte me adn e gjetur ne thonjte e charlote munns.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Gjėja - Dorian Kulla   15/12/2009, 16:55

Gjeja (metamorfoza)

po germoja sot neper dokumentat e mia dhe gjeta nje ese te nje ish studentit tim per metamorfozen e kafkes. nuk dua te zgjatem shume ne lidhje me karakterin e ketij ish studenti pasi kjo do te thoshte nje dalje shume te fuqishme nga historia qe i kam vene detyre vetes te tregoj, por kjo ese hedh drite mbi metamorfozen e kafkes ne nje menyre qe nuk e kisha menduar ndonjehere. dhe dua gjithashtu te shtoj se me ndihmon edhe mua te kuptoj metamorfozen qe po ndodh tek une me mire.



me lejoni ta filloj nga fundi i nderuar profesor. (duhet thene se ky ish student pervecse ishte jashtezakonisht briliant, shquhej edhe nga nje arrogance dhe cinizem i pashoq). me lejoni ta filloj me moralin e metamorfozes. morali eshte ky: nuk ka rendesi se sa te ndryshem jemi. nuk ka rendesi se cfare gjinie kemi, cfare ngjyre, cfare besimi, cfare preferencash. jemi te gjithe te udhehequr nga e njejta ego, dhe e njejta ndergjegje njerezore, -pasi edhe gregor samsa, brumbull pas metamorfozes kishte te njejten ego dhe ndergjegje.

nuk mund te veme gishtin, ne nje plage dhe te themi se "ishte pikerisht kjo ajo qe kafka ka dashur te thote", sepse sic dihet metamorfoza eshte nje nga veprat sa me kontroversiale dhe te perfolura per shkak te simbolikes se saj, aq sa edhe bibla. megjithate per nje gje duhet te jemi te sigurt; kafka ishte koshient i talentit dhe aftesive te tij. dhe duke pasur parasysh edhe marredheniet jo te mira, si edhe mosbesimin qe i ati kishte tek kafka (i shprehur diku ne nje leter e franc kafkes drejtuar babait te tij) mund te konkludojme se ishte pikerisht nje ndjenje e tille, nje ndjenje per te shkruar, -per te shkruar dicka te bukur, dhe pse jo edhe ironike, drejtuar me shume te atit se sa dikujt tjeter- qe e shtyu franc kafken te shkruaj metamorfozen.

por perseri, duke qene koshient per talentin e tij te rralle, koshient per karakterin e vet sa te ndryshem nga te tjeret, i izoluar nga familja, sidomos i ati (eshte i ati i samses ai qe eshte me i rrepti dhe qe e pranon me pak metamorfozen e te birit) per arsye se kafka nuk ndjek ate rruge ne jete qe familja e tij do te ndjeki, prandaj edhe shkruan metamorfozen si thirrje ndaj familjes. kjo teori iu parashtrua vete kafkes nga nje miku i tij i cili i vuri ne dukje edhe ngjashmerine midis emrave. kafka dhe samsa. zanoret jane te njejtat, shkronja e pare dhe e katert jane te njejta si tek kafka K-ja edhe tek samsa S-ja. kjo teori sidoqofte u hodh poshte nga kafka si nje absurditet.

samsa eshte ndryshe, dakord. por a ndodh ky ndryshim brenda nates? a ndodh kjo metamorfoze brenda nates, apo eshte edhe kjo nje tjeter simbolike brenda simbolikes? apo samsa ka qene gjithmone ndryshe, dhe ne momentin qe kupton se eshte ndryshe nga te tjeret, -s'ka rendesi per mire apo per keq- fillon edhe ta trajtoje ndryshe sjelljen e njerezve qe e rrethojne drejt tij? pra eshte thjesht nje realizim nga ana e tij, nje realizim sa do i hidhur por edhe i vertete, qe samsa nuk eshte si te gjithe, dhe rrjedhimisht edhe njerezit nuk kane se si sillen me te si do silleshin me te gjithe. dhe jo vetem qe arrin te kuptoje sjelljen e prinderve, por edhe i fal, dhe e konsideron veten si nje barre ne kurriz te tyre, derisa edhe sakrifica me sublime -vdekja- i duket si nje rrugezgjidhje me se normale.

le te supozojme se metamorfoza ka ndodhur brenda nates. samsa mendon se puna qe eshte duke bere eshte nje pune qe nuk do ta bente po te mos ishte per borxhin e prinderve. pra le te supozojme, se eshte vendimi i samses qe metamorfoza te ndodhi tek ai. pra zgjohet nje mengjes, dhe vendos te mos shkoje me ne pune. dhe pikerisht per kete arsye jo vetem qe e shikon veten te shnderruar ne nje qenie te neveritshme, por edhe te tjeret e shikojne te tille.

personazhet: i ati. ky eshte heroi i samses. edhe pse ne nje moshe te thyer, detyrohet te filloje nje pune te rendomte, pas fatkeqesise qe i ndodh familjes. por kjo nuk vjen aq lehte. duke mos e hequr xhaketen e punes edhe kur fle gjume, tregon nje lloj kokfortesie (te ngjashme me kokfortesine e babait te kafkes do doja te thosha).
nena: eshte e fundit qe do te pranoje metamorfozen e te birit. e manipuluar nga e motra e samses, nena mbahet gjithmone e me larg situates te se birit. nena eshte e vetmja qe pasqyrohet protetiktive deri ne fund. dhe jo vetem aq, por edhe eshte e fundit per te cilen samses i vjen keq. ashtu si te gjithe edhe samsa ka nevoje per dhembshurine e nenes, por nuk eshte ne gjendje te jape te tille dhembshuri mbrapsht, te pakten jo nga kendveshtrimi i nje mashkulli.
motra: gjenerata e re. jo vetem samsa e kishte plan te conte motren ne shkolle por edhe deziluzionon, se eshte akoma ne gjendje ta beje kete. fillimisht eshte me e aferta per samsen, por eshte ajo qe ka ndjenjat me te forta per largimin e tij nga shtepia. muzika e saj e ben samsen te dali nga izolimi i tij, dhe ti gezohet qefte edhe per te fundit here bukurise. ashtu si ne cdo veper, kur futet gjenerata e re, dashje pa dashje kjo paraqitje e gjenerates se, perzjehet me pak komercializem. metamorfoza e kafkes nuk ben perjashtim.
menaxheri: e vetmja gje qe mund te them per te eshte se me ane te menaxherit kafka nxjerr ne pah nje lloj komunizmi. nenshtrimi i samses edhe ne sy te prinderve, eshte poshterues.
sherbetorja: simptoma e komshies llafazane, qe loz me ndjenjat e te tjereve pa qene ne brendesi te problemeve.
te huajt: te huaj. te huaj qe perpiqen te perfitojne nga tragjedia e tjetrit.

po sikur ti trajtojme te gjithe keta personazhe si te jene zera te te pandegjegjshmes te samses, dhe vete samsen te ndergjegjshmen e tij, pasi gjate gjithe pjeses gregor samsa udhehiqet nga nje llogjke dhe ndergjegje e shendoshe. ka vetem nje rast qe tregon samsen duke enderruar me sy hapur, por shpejt ai del nga kjo gjendje. eshte e qarte qe motra eshte egoja, pasi ajo eshte e vetmja qe hyn ne dhomen e gregorit, duke bere keshtu kontaktin midis dhomes (subkoshienca, sepse eshte vetem ne dhome qe rri buburreci, perfaqesues i instinkteve kafsherore. sa here qe del nga dhoma ndodh dicka e keqe, zakonisht rrihet nga i ati) dhe prinderve te cilet perfaqesojne moralet. kjo vihet re qarte edhe kur motra eshte protektive ndaj nenes e cila kalon nje atak azme kur shikon gregorin. si edhe duke perqafuar idene e fantazise se denimit te hellmuth kaiser, ku gregor samsa eshte i udhehequr nga nje deshire anale "kur nga mbrapa i ati i dha nje shtyrje te forte, qe ishte me te vertete shpetimi i tij, dhe duke u gjakosur thelle, ai fluturoi larg brenda ne dhomen e tij. dora u mbyll me perplasje dhe me shul, dhe me ne fund cdo gje ra ne qetesi". ose ne rastin e molleve. "nje molle e hedhur lehte i preku kurrizin, dhe rreshkiti pa bere ndonje dem. por molla tjeter qe erdhi duke fluturuar menjehere pas kesaj, hyri me force ne kurrizin e gregorit; gregori u perpoq te terhiqte veten me tutje, sikur dhimbja e tmerrshme, pabesueshme dote zhdukej me nje ndryshim te vendit; por u ndje i gozhduar ne vend dhe shtriqi trupin ne nje konfuzion te plote te ndjenjave". dhe jo vetem kaq por menjehere pas kesaj e ema, gjysem e zhveshur hidhet ne krah te te atit dhe duke e perkedhelur i lutet per jeten e gregorit. pra rolet e secilit personazh jane te qarta. nuk ka dyshim qe menaxheri eshte superegoja.

alienimi i individit, izoloimi nga shoqeria, qofte ky izolim fizik qofte izolim psikosocial, sjell clirimin e vetvetes, instinkteve, brumbullit. por edhe e anasjellta eshte njesoj e barabarte, dhe krijohet keshtu nje rrjedhje midis te pandergjegjshmes dhe te te ndergjegjshmes (fakti qe greogri shikon qe ka nderruar pikerisht pasi zgjohet nga nje gjum me endrre te keqia) ku jo vetem e pandergjegjshmja penetron ne siperfaqe, por edhe e ndergjegjshmja penetron ne te ndergjegjshem (gregori mendon se po te ishte ngritur ne kohe dhe te kishte kapur trenin e duhur, e gjithe kjo nuk do te kishte ndodhur). ky penetrim i te te ndergjegjshmes brenda ne endrra eshte gjithashtu i pranishem te "pergatitjes e dasmes ne fshat" te kafkes, ku heroi kryesor eshte eduard raban. ai mendon se po te kishte mundesi do ta ndante veten me dysh, kostumi me trupin e tij brenda do te nisej per ne fshat dhe cuditerisht jo vetem qe nuk do kishte asnje pengese rruges, por edhe te gjithe njerezit dhe objektet do te punonin ne favor te ketij udhetimi, dhe ne zyre do te rrinte vetem nje brumbull i cili do te bente te gjitha punet automatikisht. dhe me ane te ketij penetrimi shikohet qarte nje deshire per pushtet dhe komandim te fatit, si edhe nje deshire per te pasur mundesi levizjeje te padegjuara.

e shohim kete edhe tek gregor samsa kur mendon se si kur jepte parate ne fund te muajit, ne fillim kishte pasur nje lloj entuziazmi, por pastaj me kalimin e kohes kishte ngelur vetem nje fanenderim i detyruar nga miresjellja por qe nuk ishte i ndjere dhe i thene me zemer. pra shikohet qarte qe pervec deshires per pushtet brenda familjes, gregori ka edhe nje deshire per te ditur ndjenjat dhe lexuar mendimet e te tjereve.

gjithashtu interesant eshte fakti qe gregor samsa mund te jete ne fakt i vdekur, dhe cfare ka ngelur nuk eshte gje tjeter pervec hijes se tij ne familje, ose ose edhe vete fantazma e tij fizikisht -sa do fizike nje fantazem mund te jete. "drita qe hynte ne dhome nga llambat e rruges formonte shirita te shndritshem ne tavan dhe ne pjesen e siperme te mobiljeve. por nen te, aty ishte gregor, ishte erresire". ndersa ne nje vend tjeter "dhe kur i nguli syte perpara tij ne erresire, u ndje krenar qe ai kishte qene ne gjendje ti jepte familjes nje jete kaq te mire ne nje apartament kaq te mire". dhe duke pasur parasysh erresiren ne te cilen gregor ndodhet (vdekjen, ose gjendjen midis jetes dhe vdekjes, ose gjendjen e tij ne forme fantazme) behet edhe me e qarte ideja e deshires per pushtet, per te lexuar mendimet e te tjereve, apo te te qenit ne dy vende njekohesisht, apo edhe e aftesise per te pasur keto te gjitha.

cfaredo qofte qe ka dashur te thote kafka me kete veper kaq te perfolur per arsye te simbolikes, stilit surrealist te perdorur dhe gjuhes te pasur dhe jashtezakonisht tregimtare, "metamorfoza ngelet nje nga kryeveprat e letertsise se shekullit XX, pikerisht per keto arsye.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Gjėja - Dorian Kulla   15/12/2009, 16:55

Gjeja (monica gardener)

miq dhe shoke, zonja dhe zoterinj, te nderuar lexues, monica gardener po perdhunohej. po po! po e perdhunonin nje nate para nates se vitit te ri. ai e kishte perplasur ne dyshemene e dhomes se tij te ndenjes, pasi e kishte bombarduar me grushta nga surrati, ku edhe dhimbja ishte me e madhe, -pasi ne fillim kishte pasur vetem nje mpirje-, nga stomaku, nga supet, gjithandej. po e perdhunonte dhe mund edhe ta vriste po ti mbushej mendja. megjithese monica e ndjente qe kishte fuqi edhe te vetmbrohej, ta godiste, ta shkelmonte ne ****, frika se mund te vdiste po te bente nje hap te gabuar ia kishte bllokuar te gjitha gjymtyret, dhe e vetmja gje qe mund te bente ishte te qante me denese nderkohe qe **** i tij i madh po penetronte, ne fillim ne **** e pastaj ne *****. qante me denese dhe ndjente dicka t'i shteronte nga stomaku, ti zhdukej ne ajer e pastaj te futej ne trupin e tij. ndjente fuqine, konfidencen, realitetin ne te cilin ishte mesuar te jetonte, te perplaseshin ne murin e ketij realiteti te ri, te eger, te pameshirshem dhe te perplaseshin ne toke te vdekura. edhe pse e dinte qe pas kesaj nate jeta e saj nuk do ishte njesoj, -ndoshta edhe do perpiqej te vriste veten disa kohe me vone, ashtu si kishte bere edhe anna, qe ishte perdhunuar para nje viti-, perseri donte te jetonte. ne ate moment me shume nga te gjitha gjerat ne bote kishte frike per jeten e saj. oh zot! e pamundur te luftonte, e vetmja gje qe mundte ishte te qante, te qante ne kete dhome te huaj ku asnje nuk mund t'i degjonte te qarat e saj pervec perdhunuesit. te qante dhe te lutej qe ky tmerr te mbaronte sa me pare dhe te mos vdiste, por (ah sikur) te shkelmohej nga kjo shtepi e mallkuar, dhe ne mes te rruges. po sikur pasi te perdhunohej edhe te vdiste! "mos, mos! as mos e mendo ate" mendoi. "mendo dicka tjeter, mendo cte mundesh por mos mendo per vdekjen". nuk e kishte ditur qe kishte kaq shume frike nga vdekja. por kur je balle per balle me te, nuk mund te mendosh gje tjeter, pervec se te mendosh per jeten. per sa e bukur qe eshte jeta. sa e sigurt. sa e planifikueshme. e sigurt? e sigurt nje ***. e planifikueshme nje ***. as qe mund ta imagjinonte sot ne mengjes kur doli nga shtepia per te shkuar ne pune se sot do perdhunohej. se sot do ndodhte dicka qe do e ndryshonte komplet jeten e saj -nqs do arrinte te shpetonte gjalle, sigurisht. as qe mund t'a mendonte qe ajo qe i kishte ndodhur anes mund ti ndodhte edhe asaj. qe ne fund te dites edhe ajo, monica gardener do ishte nje nga ato. nje nga ato te perdhunuarat, qe vete i kishte gjykuar disa here si cockteasers. kishte gjera te tjera neper mend sot ne mengjes. gjera qe mendonte se ishin te rendesishme per momentin, por qe nuk ishin me shume se budallalliqe telenovelash po t'i krahasoje me kete qe po ndodhte tani.

rradha per te prere bileten ne "barking station" ishte e gjate si cdo mengjes. por cuditerisht kete rradhe e vinte re sa here qe kishte per te prere bileten e saj mujore. pas dhjete minutash ne rradhe hyri ne stacion ku i duhej te priste rreth dhjete minuta te tjera per te hypur ne nje tren qe ishte plot me njerez. mjaftonte te mbyllte syte, dhe mund te shikonte shprehjen cinike ne fytyren e bosit, qe donte te thonte "he prape me vonese ti"!? qe kur nuk kishte pranuar te dilte me te, i dukej sikur ftohtesia nga ana e tij ishte shtuar, dhe i dukej sikur zagari i jepte me shume pune per te bere, sikur donte te hakmerrej. "ne te s'emes edhe ai zagar" mendoi, duke e rradhitur edhe ate ne grupin e meshkujve qe e kane mendjen vetem per seks sapo shikojne nje femer te bukur. ne ate grup ne fakt ku benin pjese te gjithe meshkujt. "pervec nikut" mendoi, duke iu kujtuar kartolina qe kishte marre nga spanja dje ne mengjes dhe pa mundur te permbante nje buzeqeshje te lehte qe i pershkoi fytyren. niku po. niku ishte i vetmi mashkull qe mund te ishte edhe shok -edhe pse ishin **** nje here bashke, por me aq kishte mbaruar gjithcka ne lidhje me seksin midis tyre, dhe me aq kishin ngelur te kenaqur te dy. megjithese duhet thene qe, jo vetem nje here i kishte shkuar ne mendje te lidhej tamam me te. te krijonte nje lidhje dashurie midis tyre (megjithese kjo dashuri nuk ishte shume e pranishme, pervecse e donte si shok).


**** that

having a lovely time in cornwall
mother's due her third child tomorrow
father's been brutally beaten to death
been in a tomatina yesterday
a beast of a tomato fight
today going to see a bull fight.

loads of love
jacob

dhe ne qoshen e djathte ishte pulla e postes spanjolle. duhej pranuar qe niku kishte nje humor idiot feminor qe te bente te mbaje barkun me dore. kjo kartoline ishte nje shembull perfekt. "nga ***** e kishte gjetur emrin jacob nje here"?
kishte arritur keshtu ne zyre duke menduar per nikun per bosin, por sidomos per alan. per alan ndyresiren. gjashte vjet bashke, dhe kishte menduar se kesaj rradhe kishte qelluar ne shenje dhe alan ishte me te vertete njeriu i jetes. duhet pranuar qe kishin qene gjashte vjetet me te bukura te jetes, por c'rendesi kishin tani qe ishin ndare. ndyresira!
kishte marre nje mesazh rreth shtate minuta te gjate nga alani nje dite, kur alani ishte me sherbim ne irlande. vetem se alani nuk kishte dashur ta merrte ne telefon. celulari qe kishte pasur ne xhep kishte qene i cbllokuar, dhe pa dashur kishte shtypur butonin per te marre ne telefon shtepine ku jetonin bashke prej tre vjetesh. dhe ajo qe ishte regjistruar kishte qene nje bisede qe alan ishte duke pasur me nje mikun e tij per ato femra ne pune qe kishte ****. jo pak, dhjete. dhjete vetem dy vitet e fundit. dhe kushedi sa e sa te tjera qe nuk i kishte ne pune dhe nuk ishin te njohura nga te dy bashkebiseduesit. prove fantastike s'ke c'i thua. nuk do ta harronte sa te kishte jeten fytyren e alanit kur kishte degjuar mesazhin qe e kishte lene vet. nje here merrte pamje enigmatike, njehere pamje fajtori, nje here tjeter pamje te te nxehuri. nuk kishte thene asnje llaf tjeter pervecse "dmth nuk kam me asnje shans". bastard patetik! mashkull! po po, mashkull. nuk mund te gjente nje fjale me ofenduese se kjo. mashkull!
ok, edhe monica e kishte tradhetuar me nikun. por ajo nuk ishte asnje gje. vetem nje here kishte ndodhur dhe ishte bere pishman. pishman, jo se e kishte bere me nikun, por pishman qe kishte tradhetuar alanin. alani nuk e dinte kete, sigurisht, megjithese shume here ishte ndjere xheloz ndaj nikut, dhe monica e dinte qe alani dyshonte. "gjashte vjet ne gop te s'emes"!
puna deri ne pushimin e drekes kishte kaluar pa u ndjere fare. gjate pushimit te drekes, si gjithmone, kishte shkuar ne pabin e preferuar. O'NEILL. i pelqente aty se kishte nje atmosfere irlandeze. anna po e merziste me muhabetet e saj per grupin ku shkonte per te kaluar stresin. se si kompania e kishte marre prape ne pune pasi kishte tentuar te vriste veten monica nuk e kishte kuptuar asnjehere. o zot, sikur te krahasoje dy anat, anen para perdhunimit, dhe anen pas perdhunimit nuk do te besohej qe ishte i njejti person. jo vetem qe sjellja e saj kishte ndryshuar jashte mase -tani nuk i fliste me asnjenjeriu, nuk shikonte njeri drejt e ne sy, sidomos meshkujt, dhe ishte gjithmone paranoike-, por edhe pamja e jashtme kishte ndryshuar shume. ishte plakur. ishte plakur dhjete vjet per dy.
dy tavolina me tutje ishte ulur nja djale qe jo vetem ishte simpatik dhe terheqes (me nje pale ***** qe o nene o nene, dhe me ca shpatulla te gjera qe te jepnin pershtypjen se luante regbi) por dukej sikur ishte edhe qendra e vemendjes se tavolines ku ishte ulur. disa here syte e tyre ishin takuar dhe ai kishte dhene nje buzeqeshje te turpshme te shoqeruar me uljen e kokes. edhe monica i kishte buzeqeshur, por njekohesisht duke ndjere nje guxhuli ne stomak, nje siklet te perzier me nje ndjenje lumturie, me nje ndjenje kenaqesie. jo vetem aq, por edhe ishte lagur. e djente pidhin ti ishte ngrohur dhe njomur jashte mase, dhe nga sikleti se mos ndonje njolle mund ti dilte ne siperfaqe te funditte zi qe kishte veshur, e kishte hedhur nje kembe mbi tjetren, duke e ndjere keshtu edhe me shume njomeshtine. nuk mundte te mos imagjinonte se edhe atij i ishte fryre organi nen pantallona.
ishte me shume se simpatik. ishte i bukur. floket e verdha dhe me onde i dilnin nga nje kapele peshkataresh qe nuk e kishte hequr edhe pse brenda bente goxha nxehte. vetullat i kishte te erreta dhe te trasha dhe kishte lene nje mjeker te imet bjonde. hunda e madhe i jepte nje lloj egersie fisnike komplet ketij kompleksi feminor te fytyres. buzet i kishte te kuqe flake dhe te mishta, dhe pervec dhembeve te bardhe e te rregullt qe i dilnin ne pah kur buzeqeshte -nje buzeqeshje shume e lirshme duhet thene, dhe jo buzeqeshje hipokrite tipike e britanikeve- ne faqen e majte i formohej nje brime. "goxha i qishem" mendoi, dhe vazhdoi te degjonte anen duke tundur koken here pas here ne shenje pohimi, qe donte te thoshte se e kuptonte, megjithese nuk merrte vesh asnje gje nga cka po i thoshte. e megjithate kishte dicka te cuditshme ne fytyren e tij. dicka qe e kishte vene re rastesisht dhe nuk po dinte te vinte gishtin se cfare pikerisht. e ngriti koken edhe njehere per te pare se cfare tamam ishte, por ai nuk ishte me i ulur ne tavoline. e kishte perpire dheu, sepse edhe pse e kerkoi me sy nuk e gjeti asgjekundi ne pab, qe tani po mbushej me njerez. "e ka perpire dheu! heh. idiote femer! me siguri ka shkuar ne banje dhe do dali nga casti ne cast. e pastaj do ulet perseri ne vendin e vet".
-hajde se fillon puna-, degjoi anen te thoshte.
-ok- tha dhe dolen nga pabi por pa mundur te mos e kthente edhe per njehere te fundit koken brenda per te pare se mos ishte kthyer ne vendin e vet. "e kishte nje sy jeshil dhe tjetrin te zi" bertiti me mendje, sikur te kishte bertitur "eureka".
-e kishte nje sy jeshil dhe tjetrin te zi- tha me ze te larte pa e ditur as vete qe po bente keshtu.
-cfare-!?
-hic, hic. po mendokam me ze te larte- u pergjigj, por pamja ne fytyren e anes ishte e trembur. pamje qe ana e kishte pasur prej dy vjetesh tashme.
puna perseri kishte kaluar pa u ndjere dhe kur kishte dale nga ndertesa per te shkuar ne shtepi e kishte pare prape. kesaj rradhe ai e kishte pritur. e kishte pritur dhe e kishte ftuar per nje pije. ndoshta konfidenca me te cilen i kishte kerkuar te dilnin e kishte bere te pranonte. por kishte parandjenjen se ishte me shume se aq. i dukej sikur po e hipnotizonin, dhe nuk po bente c'donte vete, por c'donte ai. e megjithate i kishte pelqyer kjo ndjenje qe i kujtonte heren e pare kur i kishin kerkuar nje takim serioz (aq sa serioz mund te jete nje takim kur je 11 vjec) kur djali me i bukur i shkolles i kishte kerkuar te dilnin dhe ajo nuk mund te thoshte jo.
ishin bere tape te dy dhe kishin perfunduar ne shtepine e tij. pastaj nuk e kishte kuptuar pse i ishte prishur mendja. nuk kishte dashur te qihej me. nuk ndjehej e rehatshme me. nuk ndjehej aq e rehatshme sa c'ishte ndjere kur ishin duke pire ne pab dhe duke bere muhabet. ajo i kishte treguar per alanin, per nikun dhe pak a shume per gjithe jeten e saj seksuale. po ashtu kishte bere dhe ai. ndersa tani donte vetem te dilte nga shtepia e tij. kishte nje parandjenje te keqe. me siguri do behej pishman te nesermen dhe do i kerkonte te dilnin perseri duke kerkuar ndjese per sa idiote ishte treguar, por tani donte vetem...
dhe duke menduar keto, ne nje gjendje te dehur si nga alkooli edhe nga kjo parandjenje, kishin filluar grushtat. dhe syte e tij kishin ndryshuar. nga te embel qe kishin qene gjate gjithe kohes ishin bere te frikshem, te tmerrshem. dhe tani, tani ishte duke vdekur nga mungesa e fuqive dhe e forces te vullnetit. nuk mund te bente asgje pervecse te pranonte c'po ndodhte me nje hidherim qe po e shkaterronte...

dy ore me vone, ne pyllin e redbridge, nje kafshe leshtore e ngjashme me ariun, por me e larte, ishte duke hedhur ne nje grope, te hapur nje dite me pare nga po e njejta kafshe, nje trup lakuriq te nje femre pa jete. monica gardener ishte perdhunuar deri ne vdekje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Gjėja - Dorian Kulla   15/12/2009, 16:55

Gjeja (epilog)


ngjyra e bardhe eshte e perbere nga te gjitha ngjyrat e tjera. drita e bardhe eshte absolutja e te gjitha dritave, e te gjitha ngjyrave. gjate gjithe koherave njerezit jane perpjekur t'i shprehin ndjenjat e tyre me ane te ngjyrave.
pra, gjeja ushqehet. ushqehet me mish e me gjak. ushqehet me dhimbje e vuajtje fizike dhe mendore. ushqehet me friken dhe terrorin e shkaktuar nga humbja e sigurise. ushqehet me tmerrin e realitetit kokforte, qe nje dite te gjithe do vdesim (por jo keshtu, o zot jo keshtu, mendonte monica gardener). ushqehet edhe me dashuri. mbi te gjitha ushqehet me dashuri, sepse a nuk eshte dashuria si ngjyra e bardhe, e perbere nga te gjitha ndjenjat e tjera.
perseri jam duke e justifikuar.
universi qe na rrethon hyn me ane te shqisave ne sistemin tone nervor, dhe aty perpunohet ne te atille menyre qe nje ngjarje e caktuar, nje ngjyre, nje mbasdite, nje kenge te na krijojne nje ndjenje te vecante, perkatese per secilen nga keto ngjarje. eshte i njejti univers qe hyn nepermjet te njejtave shqisa ne te gjithe prej nesh; gjaku i nje mbreti nuk eshte i ndryshem nga gjaku i nje lypesi. mund te jete me i pasur ne vitamina dhe kolesterol per shkak te ushqimit me te mire qe ha, por perberjet elementare jane te njejta. gjaku i nje jevgu eshte i njejte me gjakun e nje te bardhi, i njejte me gjakun e nje kinezi, i njejte me gjakun e nje eskimezi, i njejte me gjakun e nje indiani, i njejte me gjakun e nje aborigjeni, i njejte me... gjene. tmerri ne syte e nje dukeshe te pasur e qe tradheton te shoqin plak eshte i njejte me tmerrin ne syte e pastrueses te shtepise se saj qe shkon me te shoqin e dukeshes.
ne i kemi te gjitha ndjenjat e duhura, elementet e duhur per te krijuar ate ndjenje te paster te quajtur dashuri, por fatkeqesisht nuk jemi te afte ta ndjejme ate ndjenje. ndersa gjeja po. gjeja i merr keto elemente te duhur dhe sikur te ishte nje laborator ku ndjenjat prodhojne dashuri, ashtu si prizmi i kthen te gjitha dritat me ngjyra te ndryshme ne drite te bardhe, krijon ndjenjen me te fuqishme, me te paster, me te thjeshte. kjo dashuri nuk ka ngjyra, nuk eshte romantike, nuk eshte e zjarrte, nuk shkruhen poema per te. eshte thjesht dashuri. dashuri lakuriqe nga te gjitha instinktet dhe nevojat njerezore. (nje gote vodka pa akull te lutem). gjeja laboron nje dashuri qe mendja njerezore nuk eshte ne gjendje te konceptoje. te thjeshte, por aq te fuqishme sa qe po t'a kishte nje human e vetmja menyre qe do te mund t'a shprehte do te ishte te bertiste. te ulerinte aq fort sa ti shkaterroheshin mushkerite e t'i gjakosej gryka. imagjinoni sikur te ulerinit keshtu gjate gjithe jetes, qekur keni lindur derisa te vdisnit. tani imagjinoni sikur te ulerinit keshtu gjate gjithe infinitit (merr nje vije te drejte dhe zgjate pafundesisht nga te dyja drejtimet). e dhimbshme? e vetmja fjale qe me shkon ne mendje eshte "perplotesuese".
dhe ne mes te gjithe kesaj rremuje, ne mes te njerezimit, te vdekurve te pamundur te flasin, te gjalleve te pamundur te ndjejne dhe gjese, jam une.

duke ecur nga leicester square drejt sohos, -erezat e ushqimit kinez mund te te shponin hundet, ngjyrat e shumellojshme te vitrinave te dyqneve te tyre dhe aty ketu ndonje pab anglez, rremuja tipike e nje nate te west endit e shoqeruar nga nje gumezhitje, nga nje perzjerje muhabetesh ne lloj lloj gjuhesh, tek tuk ndonje polic me veshjen tipike te policeve angleze-, mund te ndjeje fare qarte, mund te ndiqje fare qarte eren tipike te gjese. nje grup djemsh te zinj filluan te mbanin hundet me duar kur nje lypes me nje kanoce birre ne njeren dore dhe nje qese tesco ne tjetren kaloi prane tyre.
nuk po e kuptoja ne fillim se cfare po me terhiqte drejt kesaj ere te felliqur qe i ngjante eres se ***** te shkelur nga ndonje kepuce. e ndjeja qe era po me afrohej. me vone do te besoja se ishte fati, dhe nuk do te isha larg ketij besimi. fati pas te cilit te gjithe shkojme por qe ne fakt nuk ka nevoje, sepse eshte ai qe vjen pas nesh, troket ne deren tone, na ze rrugen duke e mbuluar me ferra e me peme dhe shtron nje tjeter rruge, ate rruge qe duhet te ndjekim, ate rruge te ngushte pylli qe na con drejt shtepise prej embelsirash, zanes se malit apo kucedres me shtate koke.
dita e zgjatur e korrikut kishte lene nje ndricim te zbehte e qe po zhdukej shpejt diku lart neper rete e bardha te qiellit te londres. me ne fund nata po frynte tutje vapen e tmerrshme qe kishte me shume se nje jave qe kishte pushtuar gjithe ishullin britanik dhe programi i kohes kishte thene se edhe mund te kishte shira gjate nates. qe te gjithe kishin qene dakord me kete, qe te gjithe e kishin besuar. (programi i kohes eshte nje nga programet me te pare ne mbreterine e bashkuar. nje mbasdite golfi, nje paradite tenis, apo nje aktivitet cfaredo qofte sportiv, mund te ngelej vetem nje plan i parealizuar nqs nuk merrje masat duhura dhe nqs nuk e ndiqje programin e kohes). jo vetem qe vapa po zhdukej dale nga dale, por mund edhe te ndjeje nje puhi te lehte por te fresket te te rrihte trupin.
e ndjeja aromen e felliqur te behej edhe me e forte. kisha krijuar nje ide se kujt mund t'i perkiste. nje njeri rreth te 35-ave por qe nuk e tregonte moshen ne menyren se si ishte veshur, dhe ne menyren se si i mbante floket e dendur dhe te gjate, bjond, i gjate dhe shpatull gjere, ishte duke ecur perpara meje. instinktivisht syte me shkuan tek shollet e kepuceve te tij per te pare se mos kishte shkelur gje. ecte me nje hap te qete dhe te shtruar, sikur te mos kishte asgje per te bere, asgjekundi per te shkuar. dukej qe nuk ishte turist sepse nuk shikonte sa majtas djathtas neper objektet turistike, apo dyqanet e shumta. po i afrohesha shpejt, dhe kisha idene se e dinte qe po e ndiqja. kisha vendosur t'i afrohesha derisa te isha rreth dhjete hapa me mbrapa dhe te vazhdoja te mbaja kete distance derisa te ndodhte cfaredo qe parandjeja se do ndodhte. ishte nje parandjenje qe kishte filluar te rritej avash avash qe kur kisha dale nga stacioni i trenit per te takuar miqte e mi, me te cilet do dilnim per nje birre, dhe tani kishte zene rrenje te thella ne mendjen time. sa do jashte cdo lloj llogjike te shendoshe te ishte kjo, kisha krijuar nje besim te verber -ne qarkun e 15 minutave- se dicka do ndodhte. dicka qe do ndryshonte gjithcka, ne lidhje me mua dhe me te gjithe ata qe njihja, ne lidhje me te gjithe boten time, me jeten time. nje besim aq i forte dhe i palekundur ishte ky, sa qe ideja e ndonje hijeje dyshimi ishte jashte cdo lloj konceptimi. dhe ishte pikerisht keshtu. dicka ndodhi. prova zbriti ne toke nga ndonje planet, apo gjithesi tjeter, realitet tjeter, ashtu si kishte zbritur arka me dhjete komandimet e zotit disa mijera vjete me pare.
per nje te qinden e sekondes m'u duk sikur nuk isha me ne londer por ne tirane. nuk ishte nje zhvendosje, nuk ishte as deja vu. ishte thjesht kujtimi i nje rutine. kujtim aq i forte sa qe nuk kishte se si te mos me ngjethej mishi. isha ne rrugen mine peza dhe isha duke ecur drejt "kafe flores". era qe kishte pushtuar rrugen ishte aq e forte sa edhe kjo ere ne londer. koha ishte po e njejte dhe elementet e motit gjithashtu. perpara meje, ashtu si ne londer po ecte nje njeri por jo kaq i vjeter. me i ri. e njihja prej kohesh te ishte nje nga komshinjte e mij. me duket se i kishte ndodhur nje fatkeqesi ne familje por nuk po me kujtohet mire. pastaj u zhduk. rruga mine peza u zhduk, tirana u zhduk. u zhduken bashke me nje mall qe me pershkoi te gjitha qelizat gjate gjithe kohes qe kjo ndodhi. u zhduken dhe lane nje boshllek. e megjithate menyra se si ky njeri qe kisha perpara ecte, fiziku i tij, ngjyra e flokeve te pare nga prapa, me kujtonte shume ishkomshiun tim.
dhe gjeja me e cuditshme ndodhi. jo vetem tirana u zhduk nga projektori i memories qe here pas here ndizej vete dhe reflektonte imazhe te ndryshme ne qepallat e syve sa here qe i mbyllja ato, ose diku ne pjesen ballore te kafkes nqs i kisha syte hapur, por edhe londra u zhduk nga projektori, -i ndonje qenieje qe ne e quajme zot-, qe perben realitetitn ne te cilin jetojme. u zhduk. u zhduk gjithcka dhe erresira pushtoi. nje humnere e pafund, -faqet e te ciles me siguri ishin diku, por larg, shume larg, matane horizontit tim te shikimit-, u shfaq. dhe per cudine time tashme te thyer e te bere copa, cudi brenda cudie, une nuk po bija ne kete humnere por po qendroja pezull. nje ze brenda ndergjegjes bertiste, zeri i llogjikes me therriste te hapja syte dhe te shikoja qe gjithe kjo qe po ndodhte me siguri ishte nje enderr, sepse nuk kishte mundesi qe gjithcka te zhdukej.
mbylla syte dhe rikapitullova. jam duke ecur ne nje rruge te londres qe nuk i di emrin. mora fryme thelle (syte gjithmone te mbyllur) ne menyre qe te verifikoja a ishte era akoma aty apo jo. nuk kishte ere. u perpoqa te degjoja dicka por qetesia ishte aq e thelle sa qe e vetmja gje qe mund te degjohej ishin mendimet e mija se si po me bluanin frikshem ne koke, me nje shpejtesi te tmerrshme por te paperqendruara diku. isha pezull, kaq gje ishte e qarte. dhimbja e lehte e krijuar nga shtrengimi i kepuceve ishte duke u zhdukur dhe nuk ndjeja toke as nen kembe dhe as ne trup (ndoshta kisha rene ne toke). gjithcka ishte me se reale, por duke i besuar shqises se te parit me shume nga te gjitha hapa syte duke shpresuar, o zot duke shpresuar se gjithcka ishte nje enderr. erresira ishte akoma aty. ishte njesoj sikur te mos i kisha hapur syte.
por pastaj erresira foli. erresira foli!
"vdekja eshte procesi me jetesor. ju lindni, jetoni dhe vdisni. i beni te gjitha keto me nje rregull te caktuar, njera pas tjetres". nuk mund te mendoja asgje tjeter pervecse te pranoja cka po degjoja sikur te ishin te verteta, sikur te ishin mendimet e mija. "une lind, jetoj dhe vdes njekohesisht. njekohesisht dhe pergjithmone. ti po vdes tani. si ndjehesh?" nuk kisha kohe te pergjigjesha sepse u pergjigj vete duke thene te njejtat gjera qe do kisha thene edhe une. "nuk te besohet. te duket e pamundur qe te ndodhi ty. kjo eshte ne fillim, apo jo? pastaj ndjen dashuri. me kupton apo jo, dashuri? dashuri per jeten, per rutinen me te cilen e ke mbushur boten tende dhe qe e ke te pamundur ta leshosh. dhe pastaj pyet veten se a eshte kjo ajo qe ndodh me pas? a eshte pikerisht keshtu? te njejten pyejte qe i bej edhe une vetes qe kur... nuk e di qe kur. pyetje qe nuk ja kam gjetur kurre pergjigjen. ti vdes, une vdes, te gjithe vdesim. por do vije nje moment qe ti do jesh i vdekur dhe te gjithe do jene te vdekur. ndersa une nuk do jem asnjehere i vdekur. une jetoj gjithmone duke lindur dhe duke vdekur. jetoj duke vdekur, por nuk vdes asnjehere. dhe edhe pse e ndjen ate dashuri per te jetuar, me zorr po pret te dish se cfare do ndodhi." nje e qeshur kumboi dhe u duk sikur muret e padukshme te humneres do te shembeshin e do me varrosnin mua dhe kete erresire qe fliste e qe tregonte historine e jetes se vet, histori qe ndoshta ia kishte treguar kushedi sa e sa njerezve perpara meje. "ajo po vjen. po vjen per ty. e une perseri do rri e do shikoj, pa mundur te bej asgje por vetem duke shpresuar se nje dite do vije edhe per mua". "kush je ti" degjova zerin tim te perplasej diku dhe te kthehej perseri tek une ne formen e nje jehone, duke u perseritur e pastaj duke u zhdukur. "nuk e di. prandaj edhe ti je ketu, ashtu si shume te tjere perpara teje. kush jam une?"
dy pika te shnderritshme u duken ne erresiren perballe meje. dy pika qe po beheshin gjithnje e me te medhaja duke u afruar drejt meje. nuk mundja te mos mendoja se ky ishte nje ligj qe punonte edhe ne toke. dhe kur ishin aq prane sa duhet, vura re se ishin dy sy. dy sy ne mes te te bardhes te se cileve, ne njerin ndodhej nje pulle e zeze, e zeze sa edhe erresira qe i rrethonte, dhe ne tjetrin nje pulle jeshile, qe shkelqente si diamant, ose si nje cope mendafshi. "djalli" mendova. ne te gjithe librat qe kisha lexuar djalli pershkruhej me nje sy ndryshe dhe nje ndryshe. njeri sy i zi dhe i vdekur, i palevizshem, ndersa tjetri nje kristal i shndrritshem. por kisha pershtypjen se ishte i kuq dhe jo jeshil. perseri qeshi. "ah sikur te isha djalli" tha dhe syte u afruan shume shpejt, sikur une te kisha nje force graviteti. dhe para plasjes se larget te shoqeruar nga nje zhrme qe ngjante si nje sirene policie, munda te shikoj ne fillim mosbesimin se ishte duke vdekur, dashurine qe ndjente per jeten qe e kishte jetuar gjithmone duke vdekur, dhe gjate plasjes gezimin qe ndjeu. fitoren. me ne fund i kuptova te gjitha. syte u shuan e u zhduken diku, ne te panjohuren, ne pasjeten. vdiq. vdiq. dhe bashke me te u shua dhe erresira dhe persiper meje mund te shikoja trupin pa jete te njeriut qe po ndiqja. disa metra me tutje pese poli te cilet sapo kishin zbritu nga makina me pistoleta ne duar po aqfroheshin me vrap, por te pasigurt. londra ishte perseri aty dhe kesaj rradhe erresira ra prape, por jo e panjohur. kjo ishte erreira qe shoqeronte gjendjen e pandergjegjshme, gjumin. gjumin nga dhimbjet, humbjen e ndjenjave.
u permenda dy here ne spital dhe nga muhabetet rreth e qark mesova qe isha ne gjendje te rende.
pash nje enderr sikur nje gje me lesh, e larte, me e larte se ariu dhe me sy nje ndryshe dhe nje ndryshe (nje jeshil dhe nje te zi, per te qene me te sakte) doli nga nje pasqyre dhe me hengri te terin. kjo enderr do te ishte e para nga ato endrra qe do me downloadeshin ne memorie sikur te ishin te mijat. kjo memorie e gjese do te ishte e imja. por me vone, shume me vone, kur fillova ta analizoj kete enderr nuk kuptoja se pse ishte gjeja qe me hante mua dhe jo une gjene, se une isha ai qe kishte ngelur gjalle dhe jo ajo.
gjeja kishte vdekur (e lumtur qe kishte vdekur, ku do qe ishte tani) gjate formes se saj njerezore. dicka per te cilen koha nuk ka kuptim sepse eshte aq e kontrollueshme. dicka per te cilen hapesira nuk ka kuptim sepse edhe kjo eshte po aq e kontrollueshme, dicka qe nuk kishte lindur kurre, tani kishte vdekur. sepse gjate formes njerezore ishte edhe me e thjeshte per tu demtuar. ndersa une ngela gjalle per t'a treguar. per te treguar kete dhe me vone se pse ajo kishte vdekur. per te treguar se kush kishte shkuar ne teater, nje mengjes maji te vitit 2011. ne nje teater makaberr.

© D. Kulla
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Gjėja - Dorian Kulla   15/12/2009, 16:58

Gjerkur kaq shpejt ranė gjethet..


(multiplication par mutilation)



1) !kėtu vjeshta vjen rrėmbimthi!..Nė tė vėrtetė fjala e vėrtetė ėshtė zhurmė kursive.Ca habi qė e prodhoj vetė, sepse ėshtė sekrecionale, e lehtė dhe tonike, fosilizohet nėn fytyrėn qė e mendoj, e zgjidhur mė parė topografisht nga dyshimi, i cili ėshtė ndryshorja e ēdo ekuacioni fisiognomik. Jo vetėm rrėmbimthi, por njėherazi eksesive, intensive dhe hiperbolike. Anamorfozė e vėshtruar nė kohė reale por stroboskobisht. Ėshtė fytyra qė rrotullohet rreth kokės por me nxitim tė ndryshueshėm, stroboskopi i parregullt qė e bėn erėn tė duket e palėvizėshme. Rrėmbimthi, ka dhe fjalė tė tjera, por nuk ka mė kohė vetėm sepse mendoj pa e besuar se gjithė ky tėrbim kohor ėshtė piktoral, lėndor dhe i kotė. Dhe nuk mund tė mė prekė. Silk-screening. Nė njė plan tjetėr, jo faktual, nė njė tjetėr anė e kundėrta e sė cilės mungon dhe krahasimi me tė dhe pėr tė cilėn nuk duket i mundur edhe pse mund ta mendoj. Nėse i jepem asaj fjale duke i lėnė vend pa kėrkuar, a vetėm dashur, a qėlluar qė pas saj tė pėrfytyrohet procesi, por tė jetė vetėm subjekt, substancė, pėrbėrje, trupi(zanor) i huaj dhe i pashndėrrueshėm i sė cilės(fjalė) tė veprojė nėpėr dhe jo mbi atė ku ėshtė lėnė,( jo saktėsisht vendosur, por lėnė, lėshuar) duke mos sjellė asnjė pamje a shoqėrim ku tė ngrihej, lidhej pjesa tjetėr, apo tė stisej, mandej, apo vetėm, fiksohej(sikurse ndodh nė tė vėrtetė), por tė qėndronte asgjė mė shumė sesa leximi dhe pikėrisht, posaēėrisht pėr tė duke pėrshkuar dhe ndryshuar njė diē tjetėr qė ėshtė midis kėsaj letre dhe asaj qė ėshtė pėrmbi tė. “Sikur ta dija me siguri se ēdo gjė qė bėj nuk ėshtė veēse bllof do tė kisha mundur tė bėja gjėra tė jashtėzakonshme”(Warhol). E meqėnėse era ėshtė e ngrirė dhe gjethet janė pezull dhe tė dyfishta sepse tė ngjyrosura pėrtej konturit, sepse rrėzohen nė njė sekuencė pafund vetėm ngase pėrsėritet duke ndryshuar kozmetikisht, sepse vetėprodhohet duke u gjymtuar visualisht, sepse gjithė kjo ndodh prej sė jashtmi, vjen prej gjetiu, prej, qė e bėn shfaqjen vetėm tė tillė, Warhol, vetėm se mund tė mos, por jo dhe se dhe se nė tė vėrtetė(nuk), ishte i ndėrgjegjshėm. Ndėrsa nuk shihet asgjė pėrveē si nėpėrmjet njė pike fokale pas njė serie filtrash qė nuk bashkėveprojnė dhe as asgjėsojnė njėri-tjetrin por zėvendėsohen parregullsisht dhe rrėmbimthi duke mos sjellė asnjė ndryshim esencial, vetėm ritmik, abstrakt dhe tė panevojshėm, Warhol. Ndėrsa gjithė ēfarė duhet ėshtė aty dhe gjasmohet si e papėrdorėshme pėrveēse nėse zhduket duket e ditur unė mė parė dhe tė mė duhej ta rishpikja pėr tė parė se ashtu do tė ndodhte prapė, por sidomos nėse do guxoja tė prekesha nė njė rradhė fatlume pėrshkak tė gjithė asaj qė do mė shtynte tė cilėn po ashtu, tani vonė, mė duhet ta sajoj. Sikur rikrijimi me njė tjetėr, nė njė tjetėr material dhe tjetėr sekuencė do e bėnte atė tė rikapej, do e zbrazte nga vetja duke i dhėnė njė formė indiferenca e sė cilės do ishte pamundur, apo sipas Warhol e parėndėsishme. Kjo mbasdite ėshtė vetėm kujtim e ashtu njėherėsh ėshtė pasqyra e vetes, ėshtė objekti qė shėrbehet me veten e vet pėr tė mos u lejuar tė jetė subjekt duke mos qenė megjithatė i lirė, nė fakt i ēliruar, apo alternativisht, ēlirues. Njė imazh apo njė shumicė qė nė secilin pėrfaqsim ngelet pa histori por vetėm periodik, pa treguar, vetėm i treguar dhe pėr tė njėtin shkak, pa efekt, nėse ky jo i kėrkuar nė njė garė finalja e sė cilės ėshtė qė tė vazhdojė pėr hir tė kuptimit. Pa ndryshim. Sepse ndoshta nėse tė ndryshosh nuk ėshtė ajo se ke kujtuar se po ndodh dhe synuar, por nė tėrėsi ėshtė se ti nuk kėrkon vėrtetė tė ndryshosh por vetėm tė ruhesh atėherė gjithė kjo ka qenė njė gabim, sepse do duhej mė parė tė dihej, mėsohej, se ēfarė do ruhej pėrpara se gjatė kohės qė tu desh tė shkatėrroje dhe pa e ditur vetė se vetėm figurativisht. Duket se arti e ka i zėvendėsuar objektet, nė fakt ty.. Se ēfarė sheh duhet tė duket e thjeshtė megjithqė e pregatitur, e plotė dhe pa nėntekst, sidomos pa perversion, me njė shpėrfillje tė pafajshme ngase e panimuar, derisa tė kujtohem se unė nuk i jam indiferent megjithqė kjo nėpėrmjet kujtesės qė ka skllavėruar tashmė edhe spontanitetin duke e kthyer nė njė mekanizėm tautologjik. Nuk dua tė imagjinoj por mė parė nuk duhet tė kesh kujtime. Ka njė tekst tė Aitmatov nė tė cilin ai pėrshkruan njė torturė mongole tė pėrcaktuar pėr ata robėr qė ishin zgjedhur tė ktheheshin nė skllevėr. Metoda qe e thjeshtė. Robėrve u rruanin kokat dhe u vishnin njė helmetė tė qepur prej lėkurės sė njė deveje tė sapotherrur, kėmbė e duarlidhur ata liheshin nė shkretėtirė pėr disa ditė, ndėrsa helmeta u shtrėngohej, teksa thahej, hermetikisht nė kokė duke mos i lėnė flokėt tė rriteshin mbi por nėn lėkurė. Nėse nuk vdisje brenda pak ditėsh, humbisje kujtesėn plotėsisht. Kurse tashmė mblidhen grumbuj objektesh qė dhe pse mund ti presėsh, ndash, shqepėsh, ti thyesh, dhe ngjisėsh a qepėsh pjesėt e ndyshme me njėra tjetrėn, nuk formohet vetėm se i njėjti grumbull a i vetmi objekt. I panjohur dhe i pėrsėritur. kėtu vjeshta vjen e shkon etj. ! Nė tė vėrtetė fjala e vėrtetė nuk ėshtė e tillė.

Ndalem vetėm qė tė shoh nėse dikush nė vendin tim do tė mund ti bėnte pėrshtypje ashtu qė nėse e gjej atė dikė ta vjedh atė ndjenjė por dyshoj se njoh njeri. Silk-screening. Helmeta ime ėshtė ajo qė e di se nuk e kam.

* Varg i Rudian Zekthit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Gjėja - Dorian Kulla   Today at 01:20

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Gjėja - Dorian Kulla
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: