Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Diana Seitaj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Diana Seitaj   2/12/2009, 17:11

E Juaja

Lexova diku disa
fjalė…,
ku parajsėn predikonte njė dorė djallėzore,
njė shpirt qė me
intrigėn ushqehej dhe jetonte…!
Mbi dashuri tė vrara,puthte njė tjetėr
viktimė
dhe ngjitej nė altar me po ato duar,
ku parajsėn predikonte ajo
krijesė e pistė,
ajo krijesė e shėmtuar,nėn njė dritė engjėllore…!
Edhe sa
tė mjerė….,
edhe sa tė verbėr do ta ndjekin dhe
besojnė,sa tė tjerė
do
tė thinjen atje, pa mundur tė dėshmojnė…!
Me dhimbje grisa atė letėr,
prej
vetes e hoqa e tmerruar dhe nuk dija…,
kujt t’i flisja dhe nuk dija…,ku tė
shkoja !

***

Gurėt e njė kėshtjelle

Ka kohė …,shumė
kohė qė prehet mbi shkėmbinjtė e bregut
dhe oqeani pėrkund pėrmallshėm atė
shkėlqim tė fjetur,
pas humbjes sė tė zotit !
Ai ēdo ditė e pėrshėndeste
prej shkėmbit mė tė lartė,
nėpėr krahė dallgėsh fluturonte mirėnjohja
dhe
uji.., nuk harroi !
E njeh atė shkėlqim edhe qielli,mbi kulmet e errėt tė
saj,
kur zjarrin e pishtarėve dhe harrenė e festės,sa shumė adhuronte
dhe
yjet.., nuk harruan !
Dhe nuk harruan jetėn,gurėt e kėshtjellės sė
vjetėr
me hirin e moshės mbuluar dhe fshihet atje njė ndjenjė,
njė dėshirė
pafund..,
njė tingull i hershėm balade,pėr shpirtin qė s’mund tė
varroset,
dashurinė qė s’mund tė plaket,njė kėngė ende e pashkruar
pėr
dritėn e pėrjetshme !

***

Atje jam unė

Nuk di
pėrse..,kėrkoj nga ti
atė qė kurrė nuk e mėsove !
Nuk di pėrse..,kėrkoj
nga ti
atė qė as nė ėndėrr nuk e preke !
Dhe s’di pėrse..,kėrkoj tek
ti,
kur ajo dritė merr frymė
vetėm brenda
meje….

***

Vdekja…

Ėshtė porta e fundit qė mbyllet
pas nesh,por ndoshta…,
e para qė hapet pėrtej !
Kėshtu mė pėlqen tė
mendoj,sa herė pėrballem me tė….,
pėr ta patur mė tė lehtė
!

***

Dimėr nė Korēė

Kryqėzime tė bardha,mbysin
brenda vetes
hapa tė ērregullt kėmbėsorėsh…
Strehėt si motra,me pikėzime
monotone kallamash,
tė kristaltė netėve zgjaten pėrsėri….
Konture tė
lagura avullojnė pėrgjumshėn
mbi ngrohtėsinė e diellit dimėrak…
Cicėrima
urie trumcakėsh tė vetmuar,
para se ngrirjen tė mbėshtjellin nė
fole…
Refreni i njohur i njė lopate nė duart e njė plaku,
dekoron ngadalė
dėborėn e pragut….
Zėra tė bukur fėmijėsh sa fort tek unė trokasin,
kur
mbi stinėn e ftohtė rrėshqasin…
Dhe ndjeva mes tyre,sa e doja atė qytet pranė
malesh
dhe pjalmin qiellor mbi krye…

***

Jam
Njeri


Nė fund mbetėm tė ndarė, por s’mund tė bėhej ndryshe…,
pėrse
duhet jetėn tė mohoj dhe mbi natyrėn tė ngrihem!
Kur bukurinė mė dhuroi,pėrse
tė shkel mbi dashurinė,
fytyrėn tė ējerr si ti edhe tė endem veshur me
tatu…?!
Ah prit..,mos shko,mė duket bishti tė mungon…,
pa tė nė xhungėl
s’hyn dot,nė hell do tė tė pjekin
tė lidhur me zinxhirė,mbi ty tė egėr do tė
hidhen
dhe do tė hanė me thirrjen makabėr:”Vjen era njeri”!
Ndėrsa ti
guxon e pyet nėse mund tė vij me ty….,
o marrėzi,tė zbres nė xhungėl,kur jam
kaq lart..,jam njeri
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Diana Seitaj   2/12/2009, 17:12

Edhe disa poezi te tjera nga Diana
Seitaj


PAFAJĖSIA E LARGIMIT

Ku je bir, mė prit, unė do
tė vij.
Ku je vėlla, kam mall pėr sytė e tu
Edhe sa do endem, pa parė
profilin qė dua, nuk di!
Edhe sa do pres larg ledhatimit tė nėnės,
Deri
kur do tė flas trishtuar me ėndrėn... Nuk di!
Dhimbje dhe dashuri mbi njė
kukull pa emėr
Mbi ballin e rudhur nga mendimi
Mbi borėn e paprishur, mbi
ditarin pa shprehje!
Dhe zėri i dashur pėrcillet rreth botės
Dhe bota...,
mbeti veshur me pafajėsinė e largimit.


SA KEQ...

Sa keq
sot pėr shumė shqiptarė
Qė bukėn e pėrditshme me miellin e politikės
hanė.
Edhe pse mbi kokė ēatia ende pikon
Edhe pse hiri i ftohtė zjarrin
ėndėron
Edhe pse stomaku mėson tė durojė.
O Zot! Ē'ėshtė kjo
skllavėri,
Deri kur kėtu nė Shqipėri?!
Shpėtona nga kjo
fatkeqėsi...!

EMRI I NJĖ VAJZE

Emėr i ēuditshėm pėr njė
vajzė artistėsh
E mirė vėrtet ėshtė molla dhe shumė e dėshiruar,
Mbret i
frutave mbetet, -prindėrit e saj thanė
Dhe ikėn buzėqeshur, pas njė puthje
lanė!
Tė jetė kaq e thjeshtė..., nuk duhet t'a besojmė
Nuk ėshtė vetėm kjo
pse emrin Molla zgjodhėn.
Nuk di pse kėrkova Adamin edhe Evėn
Me mollėn e
ndaluar, ndoshta midis tyre ose,
Ėshtė vėrtet njė zgjedhje e
"rastėsishme."


KAM MALL PĖR TY

Prej vitesh larguar
kėrkoj tė di pėr ty
Dhe pyeta njė zė qė erdhi prej andej.
I ftohtė ai mė
tha, "atje ishte tmerr"!
Nuk dua ta besoj, e fyer s'di pėrse,
Por ēfarė po
ndodh me mua, pėrse kjo ndjesi?!
Mos dua tė mbjell lotė atje ku janė
tharė?!
Mos dua tė shfajėsojė njė botė tė marrė?!
Po ē'ėshtė kėshtu me
mua, pėrse kjo ndjesi?!
Sa larg dhe po aq pranė tek ti
Ėshtė malli pėr
ty..., Shqipėri!


A DUHET TĖ FAL?


A duhet tė fal, kur
fajtori njė tjetėr do ndėshkojė
E keqja do ushqehet, e vėrteta do vritet, pas
kėsaj!
A duhet tė fal, kur asgjė nuk ndryshoi
Dhe unė, kurrė nuk mund tė
dua pas kėsaj prej vetes pėrbuzur!
A duhet tė fal? Pyeta, kur vetė falja e
di
Nuk ėshtė as jashtė, as brenda meje..., pas kėsaj!

E DUA
SHIUN


U kthye sėrish shpėtimtari pas njė stine tė thatė
Dhe toka e
etur buzėqeshi
Dhe unė qesha,
Atė ditė me shi kur mė the "Tė dua" nėn
qiellin e errėt.
E para herė qė vetėtimėn epashė drejt, me
ty.


PĖR KOSOVĖN

Maratonė lufte dhe qendrese,
Shpirt
dhe energji e masakruar.
Jemi kėtu moshatarė me legjendat
Rrėnjėt tona me
gjakun pėrzierė,
Shtegėtimet mbarojnė tek fillojnė.
Sa absurde! Tė thuash
nuk jemi,
Kur emrat kėtu lindin, kėtu
vdesin.

PABESIA

Fshihet e ftohtė nė labirintet e
intrigės,
Shėmtimin mbulon me "mejkapin pafajėsi"
Dhe dorėn zgjat pėrulur
jashtė shpirtit helm
Jeta nuk kupton.
Sa shpesh jeta qan
Dhe e vėrteta
mbytet "padashur" nėn kėmbėt e ....


HAKMARRJA...

Nuk
dihet kur filloi, nuk dihet ku dhe pse,
Por ndoshta kush vritet fajin merr
nėn dhe.
Hija e rrėndė e tij tjetrin do tė ndjekė...
"Dua tė marr gjak...,
dua tė marr hak..."
Dhe ēmenduaria lėviz e verbėr
Ēmenduria nuk sheh ku
shkel dhe pse,
Kokėt e prera fajin marrin nėn dhe'
Hija e rėndė e humbjes
si korbat lėviz mbi ne!
Jeta e gjymtuar kėrkon njė tjetėr strehė,
Klithma
tė reja nėpėr erė, nuk dihet ku dhe kur
Hakmarrja do tė bjerė e egėr, pa sy,
pa fre,
Vdekjen sėrish do tė ushqejė
Dhe shpirtrat enden nėpėr
terr...


TĖ DUA


Hapėsirat rėndojnė mbi mua, kam mall pėr
ty.
O magji e ditėve tė mija, sepse tė dua!
Kur ndjehesh vetėm mė
thirr
Dhe unė do tė vij edhe pse pa krahė,
O muzikė e ditėve tė mija,
sepse tė dua!
Mes ngjyrash mbeti portreti yt
Nuk munda, nuk mundem tė
harroj
Dhe kjo mė bėn tė vuaj..., sepse tė dua.

KAM
FTOHTĖ


Eci dhe nuk shoh, nuk di ku shkel, ku shkoj,
"Mė ndihmoni
tė njoh, tė dua, tė besoj"
Dhe realja e egėr si pėrbindėsh, njė
Robinson
Dhe frymorė tė pandreqshėm,
Sa turp, mė ndiqni si tė jem
aktor!
Yjet na shohin, yjet na qeshin, yjet na qajnė
Sa lart dhe..., sa
larg prej nesh. Kam ftohtė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Diana Seitaj   2/12/2009, 17:12

Diana Seitaj nė sprovėn e saj letrare.


Nga Pierre-Pandeli Simsia

Siē dihet, njė ndėr krimet e
shumta tė regjimit komunist 50-tė vjeēar nė Shqipėri ishte edhe krimi ndaj
letėrsisė shqiptare. Duke u izoluar totalisht nga letėrsia botėrore dhe
kryeveprat e saj, nė Shqipėri u "instalua" Letėrsia e Realizmit Socialist, njė
turp i madh dhe gėnjeshtėr e paskrupullt, ku u kėndohej njeriut tė ri,
"heronjve" tė klasės punėtore heroike, njerėzve qė, edhe pse me shikimin
tėrėsisht tė humbur "punonin", duke tejkaluar normėn nė punė, invalidėve, atyre
"heronjve socialistė" qė "punonin" krah pėr krah shokėve tė tjerė edhe pse tė
gjymtuar tėrėsisht... Pėrralla qesharake dhe tė neveritshme.
E ashtuquajtura
"Letėrsia e Realizmit Socialist" dėmtoi shumė jo vetėm Letėrsinė Shqiptare gjatė
atyre 50-tė viteve, vetė shkrimtarėt dhe artistėt nė pėrgjithėsi, duke i quajtur
"Ndihmės tė Partisė nė edukimin komunist tė masave", por edhe lexuesin e shumtė
shqiptar, duke u edukuar me njė letėrsi tė imponuar nga partia
pushtet.
Shkrimtarėt dhe artistėt, ata ndihmės tė partisė, veēanėrisht mė tė
zellshmit dhe tė preferuarit e asaj klase politike shqiptare, pėr t'i shėrbyer
me devotshmėri, hynė nė njė maratonė tė gjatė dhe tė shpejtė kush mund tė
shkruante sa mė shumė dhe sa mė shpejtė ēmendurisė komuniste shqiptare,
gėnjeshtrat nga mė tė neveritshmet, duke shtrembėruar kėshtu realitetin e
Shqipėrisė dhe popullit tė saj. Ai dėmtim qė iu bė Letėrsisė Shqiptare nė
pėrgjithėsi dhe nga ai vrap maratonomaku krijuesish u "skalitėn" edhe emrat e
shkrimtarėve dhe poetėve tė kohės si mė tė lexuarit dhe mė tė
vlerėsuarit.
Ishte ai dėmtim i madh qė skaliti edhe nė ndėrgjegjen e lexuesit
tė ri, i imponuar pėr tė lexuar artin e realizmit socialist tė krijonte bindjen
pėr X shkrimtar, duke u vėnė edhe epitete si "Shkrimtarė, poetė tė mėdhenj, i-e
paarritshėm,..." Nė realitet, u bėnė ata krijuesa tė" paarritshėm", se tė
aritshmėrit u dergjėn burgjeve dhe internimeve koministe shqiptare, u torturuan,
u pushkatuan...
Ėshtė kjo mbeturinė e sė kaluarės qė pėr fat tė keq vazhdon
edhe sot nė ndėrgjegjen e disa njerėzve pėr t'i qendruar strikt atij mendimi tė
vjetėruar nė vlerėsimin e shkrimtarėve dhe poetėve tė vjetėr tė djeshėm qė janė
po tė njėjtėt ata shkrimtarė dhe poetė tė "rinj" sot. (Pėr dinakėrinė,
paturpėsinė... e tyre dhe neverinė e tė tjerėve, vazhdojnė tė shkruajnė edhe sot
tė kundėrtėn e atyre ēfarė kanė shkruar nė kohėn e vdekur...)
Ėshtė kjo
mbeturinė e sė kaluarės pėr emra tė tillė krijuesish edhe sot qė i bėn disa
lexues tė vrapojmė drejt librashitjeve pėr tėrheqjen e librave kur shohin emrat
e atyre krijuesve nė vitrinat e dyqaneve edhe pse tė tjerė krijues tė rinj dalin
sot po aq tė suksesshėm, ndoshta edhe mė shumė se ata...
Sot ka me shumicė
nga ata poetė me pėrvojė disavjeēare tė priren nga mahnia e numrit tė librave tė
tyre tė botuar, pavarėsisht se njė libėr i tyre me poezi, vjersha apo bejte ka
40-50 faqe dhe ēdo faqe libri ka katėr vargje poezi.
Sot, pothuajse nė tė
gjitha pikat ambulante librashitės nė qytetet shqiptare sheh pėrtokė edhe
kryeveprat botėrore; nuk blihen dhe, njė ndėr arėsyet e mosblerjes ėshtė edhe
ana ekonomike e qytetarit lexues. Por ajo qė ėshtė edhe mė kryesorja, sepse
numri i krijuesėve dhe i shtėpive botuese ėshtė rritur nė masė.
Jo ēdo krijim
qė botohet ėshtė letėrsi. Jo ēdo krijues qė boton ėshtė shkrimtar apo poet.
Megjithatė rruga pėr tė botuar dhe dėshira pėr tė shkruar kushdo ėshtė e hapur.
Dėshira e cilitdo ėshtė tė krijojė dhe tė botojė, i pavetėdijshėm nėse do tė
quhet shkrimtar apo poet. Thjesht, qė krijimtaria, dėshira, talenti i tij-saj tė
pėrmblidhet nė njė libėr, si njė pasuri trashėgimore ndaj pasardhėsve tė
tij-saj. Megjithatė ka edhe nga ata krijues tė rinj nė profesionin e bukur dhe
tė vėshtirė tė tė krijuarit, por jo tė rinj nė moshė qė krijimet e tyre i kanė
ruajtur nė sirtare dhe pėr arėsye tė ndryshme tė tyret nuk e kanė parė dritėn e
botimeve kohė mė parė dhe, pavarėsisht se dalin para lexuesit me veprėn e tyre
tė parė, tė dytė, mund tė zenė vendin e tyre nė letėrsi. Pavarėsisht numrit tė
vėllimeve tė tyre tė botuara nėse do tė quhen shkrimtarė a poetė, kjo varret nga
esenca krijuese qė kanė pėrdorur nė krijimtarinė e pėlqyer tė tyre dhe vlerėsimi
qė i bėn lexuesi...
Njė emėr i ri i vjen letėrsisė shqiptare kėto kohėt e
fundit nga njė krijuese: Diana Seitaj.
Nga mosnjohja e emrit tė kėsaj
krijuese, jam i bindur se ē'dokush, po ta lexojė emrin e saj nė vitrinat e
librashitjes nuk do merrte mundimin tė shkojė, tė blejė librin e saj,
sepse...
Krijuesja e "re" Diana Seitaj nė krijimtarinė e saj, por jo aq e re
nė moshė sa vetė krijimtaria e saj, edhe pse e vonuar ka ditur me ēfarė tė dalė
para lexuesit. Ajo i vjen lexuesit si poete dhe prozatore njėkohėsisht.

Diana Seitaj na sjell dy botimet e saja; vėllimin me poezi "Pafajėsia e
largimit"
dhe vėllimin nė prozė "Nė krahėt e njė ėndre"

Sapo
shfleton faqet e para tė tė dy librave tė saja, ajo qė tė bie nė sy menjėherė
ėshtė mungesa e emrit tė redaktorit tė librit.
Ēdokush mund tė mbledhė pak
buzėt nė shenjė habie dhe ėshtė kjo enigmė e sapoprezantuar nė faqen e parė tė
librave, mungesa e redaktorit, pėr tė na shoqėruar nė ēdo varg tė shkruar prej
saj. Emri i redaktorit nė libėr mungon, ndėrsa kujdesja redaktoriale na shoqėron
deri nė fund tė leximit.
Mrekulli. Sapo pėrfundon sė lexuari njėrin libėr i
drejtohesh autores Seitaj: "Tė lumtė Diana, urime!"
Poetja prozatore Diana
Seitaj ėshtė edhe krijuese e kujdesshme, po aq edhe redaktore letrare. Ajo me
pėrgjegjėsi dhe njė pėrkujdesje pėr ta pasur zili ka punuar mjeshtėrisht nė
redaktimin e librave tė saj, pavarėsisht disa gjėrave tė vogla qė mud t'i kenė
shpėtuar nė ndonjė vend, fenomene kėto qė ndodhin dhe njihen nė krijimtari.
Poetja-prozatore Diana Seitaj shumė mirė mund tė jetė njė redaktore letrare,
madje e suksesshme.
Nė dy vėllimet e poetes-prozatore Diana Seitaj lexon
mallin qė Ajo ka pėr vendin e saj dhe tonin bashkė, Shqipėrinė, dhimbjen, lexon
dhimbsurinė e nėnės, karakterin e qendrueshėm tė femrės shqiptare sot, sukseset
e asaj femre edhe pse e larguar mijėra kilometra larg vendit...
Diana Seitaj
vėllimin e saj poetik e hap me njė titull poezie shumė kuptimplote, titull qė
mban edhe vetė libri: "Pafajėsia e largimit". Tė gjithė ne tė larguarit nga
atdheu ynė jemi tė vetėdijshėm, tė pafajshėm pėr atė largesė.
E lindur dhe e
rritur nė qytetin e bukur, Korēė, nė djepin e kulturės sė lashtė, nė qytetin
zbardhėllues tė pėrvitshėm me dėborė, Diana Seitaj nuk mund tė heshtė, pa i
thurrur vargje edhe atij qyteti tė magjshėm dhe tė pastėr.
Ajo nė njė poezi
tė sajėn na sjell pranė "Dimrin nė Korēė". Edhe pse vetė poete-prozatorja sot
jeton nė njė tjetėr qytet tė ftohtė, mijėra kilometra larg vendlindjes sė saj,
nė Ēikago, dimri i Korēės sė saj dhe i tonės bashkė ka tė veēantėn e tij. Duart
e njė plaku korēar nė refrenin e njohur tė njė lopate nė mes atij zbardhėllimi,
dekorojnė ngadalė dėborėn e pragut.
Si tė gjithė shqiptarėt edhe krijuesja
Seitaj ka merakun e saj pėr Kosovėn, gjysmėtrupin e ndarė tė tokės sonė mėmė.
Ajo, nė ato pak vargje tė krijuara pėr 'tė, por qė mbartin brenda gjithė
lashtėsinė dhe historinė, tegon shpirtin e luftės dhe tė qendresės tė popullit
shqiptar tė Kosovės, ku shpirti dhe energjia janė masakruar...
Ja si shkruan
poetja "Pėr Kosovėn": / Jemi kėtu moshatare me legjendat/ rrėnjėt tona me gjakun
pėrzierė/ shtegėtimet mbarojnė tek fillojnė.../"
Mes lotit dhe pendesės, mes
urrejtjes dhe dashurisė, mes gėnjeshtrės dhe tė vėrtetės, mes tė bardhės dhe tė
zezės... nė vėllimin e saj me poezi poetja Seitaj na jep njė mesazh madhėshtor,
tepėr hyjnor, mesazhin e pėrjetshėm, Mesazhin e Paqes: " Mbi dhimbje plagėsh
nata s'mund tė prehet / e bardha dhe e zeza pėrplasen dhe e shtyjnė / godasin,
tėrhiqen, diku kapen dhe mbahen / urrejtja dhe dashuria zhyten nė baltė / krimi
dhe virtyti nuk kanė ngjyrė/ besimi dhe zhgėnjimi hanė nė njė pjatė / disfata
dhe fitorja janė mbytur nė gjak.../
Poetja shkruan edhe pėr njė plagė tė
thellė dhe tė vjetėr, pėr atė plagė qė dhimbjen e saj e ndjejmė tė gjithė, ajo
plagė, qė ende nuk po i gjendet melhemi shėrues, hakmarrja. "Nuk dihet kur
filloi, nuk dihet ku dhe pse.../ shkruan poetja plot dhimbje, pa marrė asnjė
pėrgjgje. Ėshtė ajo ēmenduri qė lėviz e verbėr, qė nuk sheh ku shkel dhe pse.../
Dhimbjen e saj pėr hakmarrjen Poetja Seitaj e mbyll me vargjet:"Hakmarrja do tė
bjerė, e egėr, pa sy, pa fre/ vdekjen sėrish do tė ushqejė dhe shpirtrat enden
nėpėr terr.../

Poete-prozatorja Diana Seitaj ashtu si nė vargun e saj
poetik edhe nė prozė ėshtė mjeshtre, magjistare nė tė shkruar. Nė prozėn e saj
Ajo me njė intuitė tė veēantė me mendime dhe vargje tė rrjedhshme tė gjykuara
thellė, qė vetė ajo di t'i ndėrtojė aq bukur shkruan pėr ndjenjėn mė tė bukur
njerėzore pa tė cilėn jeta s'ka kuptim, dashurinė. Dashuritė shqiptare tė dy
kohėve, e vjetra qė perėndoi dhe e sotmja qė jetojmė zėnė vend kryesor nė librin
me prozė tė Seitajt. Edhe prozatorėt me pėrvojė shumėvjeēare do t'i kenė zili
mendimet e saja qė Ajo i ndėrton aq bukur, dhe i hedh aq mjeshtėrisht nė prozėn
e saj.
Nė mendimet e saja Ajo mban njė prirje tė spikatur dhe depėrton nė
shpirtin njerėzor me ndjenjėn e mendimit. Nė ēdo varg, nė ēdo fjalė tė saj nė
libra, Diana Seitaj tė befason. Mendimet e saja tė rruajtura me kujdes nė
sirtaret e kohės dhe mendjes sė saj, duken sikur ato nuk mund tė durojnė tė
rrinė tė fshehura dhe Diana... "shpėrrthen"..., sepse Ajo nuk ka dashur tė
nxitohet, ose mė saktė, nuk guxonte pėr t'i dhėnė pėr botim..
Jetėn e
qyteteve, veēanėrisht qytetet e vegjėl shqiptarė, ku jeta e njerėzve ishte
ndėrthurrur pjesėrisht mbi njė botėkuptim paradoksal dhe njė moral tė kufizuar
me njė rritje tė fortė paragjykimesh, ėshtė njė tjetėr temė interesante nė
prozėn e saj ,ku prozatorja Seitaj shprehet mjeshtėrisht.
Sot, kur shkolla e
lartė pėr njė pjesė tė njerėzve ėshtė bėrė mjeti dhe "arma" mė e rėndėsishme pėr
tė treguar kulturėn e njėrit apo tjetrit dhe shumė "intelektualė" e mbajnė atė
diplomė shkolle tė lartė pėr t'u vetėkėnaqur, ndėrsa aftėsitė pėr t'i
shfrytėzuar ato njohuri shkolle janė nėn nivelin, ndoshta nė minimumin e
njohurive tė tyre, shqetėsimi dhe mendimi i Diana Seitajt, ėshtė edhe i imi,
ėshtė edhe i shumė tė tjerėve si unė.
Tė gjithė jemi dėshmitarė sot sa njerėz
"inteligjentė" i gėzohen asaj diplome me tituj tė ndryshėm qė mbajnė ,
pavarėsisht se nuk e ushtrojnė aspak dhe nuk janė tė aftė pėr ta ushtruar atė
profesion qė i mban ajo diplomė.
Tė gjithė e dimė dhe jemi dėshmitarė sa
njerėz u "arėsimuan" nė universitetet e Shqipėrisė, sa "grada shkencore" mbajnė
sot njė numėr i madh shqiptarėsh, sidomos pas rrėnies sė komunizmit; mjaftoje tė
ishe militantė dhe pėrkrahės i partive nė pushtet, t'i ndiqje nga pas, tė
ēirreshe duke bėrtitur nė mitingjet e tyre. Dhe tė gjithė e dimė dhe jemi
dėshmitarė se ku janė dhe si kanė pėrfunduar ata "intelektualė tė arėsimuar",
sidomos nė ato vite... Kėtė mendim shqetėsim tė saj, prozatorja Diana Seitaj nė
librin e saj me prozė e shpreh: "... Shkolla e lartė nuk ėshtė ajo qė pėrcakton
vlerat e njeriut nė tėrėsi, megjithėse mė vonė... nė rrethana tė tjera, ti mund
ta bėsh edhe atė..."
Nė tė dy librat e botuara nga Diana Seitaj gjejmė
gėzimin, trishtimin, mallin, dashuritė ... e cilitdo ne, pėr jetėn e shkuar tė
djeshmen dhe jetėn e sotme qė jetojmė, nė Shqipėri dhe nė mėrgim.
Krijimtaria
e Diana Seitaj-t ėshtė njė vepėr e mirėfilltė dhe bashkėkohore pėr ēdo gjė
shkruar dhe trajtuar mjeshtėrisht nga Ajo dhe vlen tė lexohet nga tė gjithė. Me
kėto dy vėllimet e botuara kohėt e fundit Diasporės Shqiptare nė Amerikė i
shtohet edhe njė poete-prozatore tjetėr e suksesshme.
Libri "Pafajėsia e
largimit" ka 124 faqe ku pėrmblidhen poezi dhe tregime tė shkurtėra, ndėrsa
libri tjetėr "Nė krahėt e njė ėndre" ka 150 faqe ku janė tė shkruara dy novela:
"Nė krahėt e njė ėndre" dhe "Ishulli i Palmave"
Tek novela "Ishulli i
Palmave" edhe pse prozatorja Seitaj i ka pasqyruar mjeshtėrisht ngjarjet,
bukurinė dhe njė pjesė jete nga ai ishull, mendimi im personal si lexues ėshtė
qė edhe njė titull tjetėr do t'i shkonte mė pėr shtat. Nuk shquhem pėr gjetje
titujsh, por meqenėse shkruhet edhe pėr dashuri tė tjera vajzash shqiptare, njė
titull i ngjashėm me kėto do ishte njė zgjedhje e mirė...
Vizitėn time tė
parė nė qytetin e Korēės e kam bėrė nė Shkurtin e largėt tė vitit 1986. Pėr mua
ka qenė njė dimėr shumė i ftohtė, i pamėsuar me dimrin e Korēės, ndėrsa
korēarėve vetė tė mėsuar me dimra tė tillė u pėlqente, madje e cilėsojnė si
dimėr tė ėmbėl...
Ajo qė mė ka befasuar, mė ka mbetur nė mendje dhe qė shpesh
herė e diskujtojė me shokė e miq si tė vijė biseda ėshtė pastėrtia shembullore e
atij qyteti tė bukur dhe pėr kėtė kanė meritė qytetarėt korēarė, veēanėrisht
femrat korēare.
E kam thėnė dhe e them gjithmonė, nė rrugicat e kalldrėmta tė
Korēės, sikur kishe pėrdorur fshesėn me korrent, shndrisnin nga pastėrtia...

Megjithėse Diana Seitaj na ka sjellė pozi pėr Korēėn e bukur dhe tė ftohtė
nė librat e saj, do ishin tė shumėmirėpritura edhe poezi tė tjera pėr atė
qytet... me rrugicat e kalldrėmta, me kangjellat e bukura qė janė punuar
mjeshtėrisht nga duarartėt korēarė...
Tė dy librat e poetes-prozatore Diana
Seitaj janė botuar nga Shtėpia Botuese "ALBIN" Tiranė, 2006,
2007.

Kush ėshtė Diana Seitaj.

Diana Seitaj ėshtė lindur nė
qytetin e bukur, djep i kulturės sė lashtė, nė Korēė.
E lindur dhe rritur nė
njė familje me njerėz tė kulturuar dhe intelektualė, (Familja Borova) kaloi
fėmijėrinė dhe rininė e saj pranė Familjes dhe Qytetit tė saj.
Pas viteve
90-tė emigroi familiarisht, me bashkėshortin dhe dhe fėmijėt e saj nė SH.B.A.,
Illinois, ku jeton edhe sot.
I uroj suksese poetes-prozatore Diana Seitaj pėr
punėn dhe pėrkushtimin e saj qė ka bėrė nė shkrimet e kėtyre dy librave.
E
falenderoj pėr ēfarė na ka dhėnė me krijimtarinė e saj, duke e uruar edhe me
krijime tė tjera tė bukura si kėto dy libra nė tė ardhmen.


Pjesė
tė shkėputura nga libri.


"... Jo ēdo gjė ėshtė ashtu si dėshirojmė.
Ndodh shpesh tė harrojmė veten dhe tė vlerėsojmė atė qė s'ėshtė e jona dhe
padrejtėsisht kėrkojmė mė pas tė gjejmė shkakun e regresit shpirtėror, pa e
dyshuar aspak te prirja e gabuar..."

"... Edhe njė pasiguri, sado e vogėl
sot, nesėr do tė jehojė gjatė. Mos u ngri asnjėherė mbi veten kur ajo nuk ėshtė
e domosdoshme, sepse flijimi i ndjenjės do tė vrasė dashurinė..."

"...
Kush duhet t'i gjykojė fajtorėt dhe, a duhen trajtuar si tė tillė, ata qė
synojnė tė krijojnė njė vizion tė gabuar? A duhet tė reagojmė ndaj kėtij
fenomeni kur e prekim? Realiteti mbetet i vajtueshėm. Njeriu nuk mund tė shohė
mė larg se mendimi dhe pikėrisht kėtu fillon sundimi i subjektivizmit, ngjyrat
specifike dhe zgjedhja e pavarur e tė cilit, ndodh t'i paraprijnė njė
shmbėlltimi tė rremė, sipėrfaqėsor dhe mediokėr..."

"... Shkolla e lartė
nuk ėshtė ajo qė pėrcakton vlerat e njeriut nė tėrėsi, megjithėse mė vonė... nė
rrethana tė tjera, ti mund ta bėsh edhe atė..."

"... Ndodh qė jeta tė
bėhet e pakapshme dhe njeriu tė lėkundet nė njė gjendje tė turbullt, pa mundur
tė njohė realitetin dhe pa ditur si tė kėrkojė ndihmė. Ndodh qė njeriu, si qenie
tepėr komplekse tė zbulojė nė njė ēast tė vetėm vlerėn e vėrtetė tė jetės sė tij
dhe tė njohė pozicionin e vetė brenda marėdhėnieve tė ndėrsjellta dhe, kur kjo
bie ndesh me atė qė ka besuar deri nė momentin e fundit vepra disavjeēare
shkatėrrohet nė disa sekonda dhe zhgėnjimi pėrcjell tek njeriu njė psikozė
regresioni, e cila fillon e tė shfytyron tė konture tė pazakonshme..."
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Diana Seitaj   Today at 20:36

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Diana Seitaj
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: