Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Dalan Luzaj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Dalan Luzaj   24/11/2009, 17:30

Mbi jeten e Dalan Luzaj nuk kam informacione (pervec faktit se ka qene i denuar politik gjate periudhes enveriste) dhe do isha shume mirenjohese nq se ndonjeri nga ju (vizitoret e kesaj faqeje) i/e cili/a ka njohuri apo materiale mbi te, te shkruante dicka mbi jeten dhe krijimtarine e D. Luzaj, ne pergjithesi.

Fjala

Ne qafen e holle te fjales
nje zilke e ngjyrosur troket;
fryn ere neper vite,
zilken as shpata se pret.


Shpella

Asnje rreze djelli nuk le te hyje brenda;
bragtisur ne shpella: myshk lageshti;
ne barkun e erret bluan njolla te renda,
komite, pirate, vrau ne tradheti.

Vjega erresiren pjell e rrit,
buzeplasur a e pa goje,veten fsheh;
kur tinez hyn e hap hone ne shpirt,
Tomorri ne prag, ti s'e sheh.

*Marre nga libri me poezi - Pa rruge.


Pantallonat e Iternimit

Pantallonat e mia
te mbytura ne andre,
i lante Burbi,
pa mundur t'ua hiqte dot vuajtejn.

Pantallonat e mia si dite te shngjyrosura,
varur tek dere e kooperatives,
ne gozhden e dryshkur te internimit.

Era se largu m'i perkund ne kujtese
fytyre e pashlyer e mjerimit.


Nje Dite me Diell

Kjo eshte per ty qe mbete larg;

ne mund ta sjellesh pak nder mend
nje shpirt i ri qe digjej flake,
nje gur qe ende s'ka zene vend.

Me vjen e shkuara nder kujtime,
ekran i mjergullt, me pake nate;
nje dite me diell ish jeta ime
kur ty te njoha.
Cast i arte.


Grate e Poeteve

O grate te bardha, patet fat,
se me vullkanin ju jetoni,
kur niset llava lume i arte,
perbrenda saj dhe ju ndriconi.

Poeti eshte dhe s'eshte i juaj,
kur ngjall nje lule a shkrep stuhine,
kur perballe nates rri sy zgjuar.
Nje shpirt qe digjet per njerine.


Nje Nene

Sa lot kish derdhur ne vetmi,
sa "ah"! tek zoti pat derguar,
kete vec shpirti i saj e di
dhe zoti lart n'e paste degjuar.

Gjithshka qe prekte behej lot
dhe loti ndriste syte e tretur;
ah, mrekullite qe kish kjo bote,
kaq mizorisht ia pati fshehur.

Gjithe zine e mbledhur neper jete
a thua vdekja do t'ia trese?
E luti vdekjen "eja shpejt"-
dhe vdekja s'mund te mos e merrte.


Drita

Drite quhej nena ime,
E mjera drite nuk pa kurre,
helmin qe la pas s'e ka as gjarperi nen gure.

Lodhje. Plage. Trishtim.
Te njohu emrin qe le pas,
te njohu brenga e shpirtit tim.
me ligje vdekja qan mbi ty;
tani je larg, moj e shkrete,
mbi ballin tend hedh hijen nje selvi.
Nene e braktisur... Pese femije...
Dheu s'te tret,
nga dheu me ben drite.


Syte

Gjithcka vjeterohet,
qofte nje mrekulli e rralle.
Vetem syte jane te rinj.

Shikome dhe nje here
ne pac meshire te mbetem i gjalle.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Dalan Luzaj   24/11/2009, 17:31

Dalan Luzaj u lind nė Vlorė. Babai Isufi qe njė nga krerėt e organizatės sė Ballit Kombėtar Shqiptar. Pas ardhjes sė Enver Hoxhės nė pushtet Isuf Luzaj u largua nga Shqipėria dhe nė vend tė tij familja u ndoq dhe u persekutua.
Dalani publikoi poezi pėr herė tė parė nė revistėn Nėntori nė moshėn 18-vjeēare. Shtatė vjet mė vonė ai dhe gjithė familja e tij u internuan dhe qėndruan pėr 22 vjet tė izoluar. Nė 1990 emigroi nė Itali dhe tani jeton nė Ēikago.

“Jeta mė gjeti vetėm” u publikua nė 1995; “Diejt tė largėt” nė 1996 dhe “Pa rrugė” nė 2002. Njė vėllim i ri pritet tė dalė nė verėn e 2003.




Vitrinė


Xhepa tė ftohtė,
Xhepa tė shpuar,
Era e mėngjesit i flladit,
Era e mbrėmjes u hedh pikėllim.

Digjet shtrati nga avujt e nxehtė,
Ndėsra buka
Shkėlqen
Nė vitrinė.





I qasem lules


I qasem lules.

Kur e mbaj nė duar
ėshtė e gjitha e imja.

E mund t’i jap hije atje ku ka dritė,
E mund t’i jap dritė atje ku ka hije.

Duke belbėzuar fjalė prej fėmije.




Emigranti


Kur hyn nė orbitėn e vrulli dhe shpresės
Njeh forcėn shtytėse qė kurrė s’ndalon,
Sado qė t’i qepet maratonės sė jetės,
Ngelet nė pjesėn qė gabon.





Plagė


Erdhi keta e mė gjeti vetėm,
Jashtė rrugėve, tė heshtur, syhapur,
I prita goditjet me pamje tė qetė,
Me buzagazin e dhimbjes sė zgjatur.

Erdhi jeta e mė gjeti vetėm,
Tė dal prej vetmisė s’kam se si.
Nuk mė rinon as i gjithė kontinenti,
Plagėt, kur vėrenjten, mė therin nė gji.





Ku t’i vendos simbolet


Ku ta vendos simbolin e Nderit dhe tė
Drejtėsisė?
Ku ta vendos simbolin e Pritjes dhe tė
Dhimbjes?
Ku ta vendos simbolin e Dashurisė`?

Piedestalet e kohėve moderne.
Bėhen copė e thėrrime.
Po i vendos
Mbi varr tė nėnės sime.





Puthje e nxehtė


Puthuni lehtė
Gjithsesi jo rėndė,
Pas buzėve janė dhėmbėt,
Herė si sharra
Herė thika tė mprehta.
Puthuni lehtė
Siē puthen presidentėt plot jetė.

Bymehen shtetet
Derdhet gjaku i nxhehtė.





Do vij tė trokas


Si flutur
Nė mbrėmje
Do tė vijė shpirti im,

Ē’ngjyrė do tė ketė
Nuk e di.

Kudo qė tė jeni
Do vij tė trokas.
Me brengėn qė erdha, ika
Dhe s’munda t’ju flas.





Mė fal poezi


U nisa drejt teje nė agimin e jetės,
Si fėmijė i larė e i ndėrruar.
Ecja shpresat ushqeja: njė ditė do tė mbėrrija tek ti.
Cikloni i tmerrshėm ma mjegulloj rrugėn.
Mė fal, poezi.





Ku presim


Me sytė e ndritshėm,
Mėsoja si ngrihej njė
Balon,

Lojra fėmije,
Lojra njerėzore as nis as mbaron
Maska dritė-hije.
Tė mjerėt
Presim tė vėrtetėn.
Nė rrugėt ku s’kalon.




!!!!


Nė kufijtė e pamundėsisė
Mbijetuam;
Diellit tė lirisė
S’u barazuam





Lėrja baltės


Toka eshtrėn e ha ngadalė,
As pluhur
As hi
Vetėm tokė.
Mbi dhe eshtra bluhet me fjalė;
Tė lutem,
Lėrja baltės pjesėn mė tė fort.





Pa rrugė


Mes rrugėsh
Rrugė nga tė katėr anėt
Rrugė me fund,
Rrugė pa fund,
Ti mes rrugėsh mbete pa rrugė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: "Jeta me gjeti Vetem" - Dalan Luzaj   24/11/2009, 17:32

Me prit

Me prit ne shtegun ku rri ndarja,
kur dallandyshet nderrojne fole;
ne s'ardsha une, te vjen fjala,
si fund
apo si nisje e re.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: "diej te larget" - Dalan Luzaj   24/11/2009, 17:32

Brenda teje

Bisedo me qindvjecaret:
As ere
As varre
As eshter.

Brenda gjakut tend gurgullojne
Ata
Dhe te tjeret...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: "diej te larget" - Dalan Luzaj   24/11/2009, 17:32

Ylberi i moshes

Pranveres, dashurise sate i rriteshin
qindra lule.
Qelqit shpresat pikonin ngazellim.
Brenda rritej krenaria ylber.
Kush pritet te vije?
Te shumtit, s'kthejne,
Te gjallet i shplau shiu i perbuzjes.
Zbret shkallet e vetmise bukuria
Pershendet dimrin e saj.
Ylberet vyshkur nen kembe;
Thirr lotet e qaj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: "diej te larget" - Dalan Luzaj   24/11/2009, 17:33

Sa me larg

Perse ankohesh shpirt i cfilitur?
U perplasem kush e di sa here
Bashke me dhembjen shpresen patem rritur;
Neper hone diell a drite do te bjere?

Virtytin e verbon shkelqimi rreme
Bote e krisur mallin nuk ja ka.
Turme e shthurur nderit me s'kthen.
Sa me larg, shpirt, nga ata.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Dalan Luzaj   24/11/2009, 17:33

Atdhemohonjesi

Qetsi e shpirtit e ka lene
Nje hije e zeze
S'ju nda nga pas
Nje force
nen vehte e ka vene
Pa trashegimtar, pa jete, pa gaz.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Dalan Luzaj   24/11/2009, 17:33

Gjakut Shqiptar

Sa shpata ngriu gjaku tend
Shperblim
Nen shpate u derdh pa emer
Nisjes
Ngele grua pa mend

Ky gjak
S'kthehej me ne zemer.

U derth mbi det
Mbiu larg

Shkelqimi i rralle
Te befason
Per peseqind vjen ne trup te
botes

Rreh zemr'e tij
Ne gjuhen tone.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Dalan Luzaj   24/11/2009, 17:34

Sonte

M'u dashka sonte vere e vjeter
Magjia s'di ku me perplas,
O shpirt me dhimbjen gjer ne eshter
Trazime, brenga te leme pas.

U pame me ditet nga kafazi,
Serishmi heshtjes te kthejme?
Boshllekut vere te vjeter zbrazi,
C'ka humbem kurre me s'e gjejme.

C'te ngeli, pije miku im,
Mos gezim-dhimbja prap na rren?
Mohimi vjen pa ngushellim
Te merr te plas e te mberthen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Dalan Luzaj   24/11/2009, 17:34

Riberje

Kreshta e brenges ne sy.
Ajzbergu rendon thellesive gjer ne gjak,
Cdo gjetje venitet pa ty
Per skllavin
Liria s'eshte pak.

Vdekjen pas kraheve...krenojme
Labirintheve te saj hyjme e dalim pa shkak,
Me sigurine e njeqind vjeteve jetojme,
Cuditemi
Si jetuam kaq pak.

Flakim mendimet pa vlere,
Rrjedhes, ribehemi ortek bore
Nje cast, brenda nesh hyn pa u ndjere
Brenga
Si mike e vjeter per dore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Dalan Luzaj   24/11/2009, 17:34

Ditė tė mirė, paē Mėmėdhe!

Ditė tė mirė paē Mėmėdhe!
Gjaku yt kėnd mė kėnd shpėrndarė.
Sa mė larg aq mė pranė na ke
Gjithėsesi tė urojmė pėr mbarė!
Natėn e mirė, paē Mėmėdhe!
Si u errėn bijtė e vuajtur, bijtė e tu aty?
Pėr shpėrblim jepu dy pashė dhč,
Pėr gjithė ē’vuajtėn, ndizu njė qiri!

Velat e bardha
Velat e bardha mbi liqen,
Si luleshqerrat e livadhit tė vendit tim.
Tej horizonti i fsheh
Pėr tė ēelur buzė…
Ēhikagos nė Perėndim
Karaburun e Sazan ka pėrballė!
Pėrgjaket dielli supeve shkėmbore.
Syri pikon bėhet mall.
Malli rritet e bėhet Vlorė.

Motra

Motra ka krah’e tė vjen.
Motra pas nėnės bėhet nėnė.
Motra ka zemėr e tė ndjen.
Motra brenda shpirtit tė gjen!

Vėllezėrit

Vėllezėrit larg, nė mes humnerė.
Pa asnje urė, asnjė sinjal.
Urrejtja shfryne mbi ta paprerė.
Nė mes, pėr ndarje rri njė mal.
T’u ca njė venė, rrodhi njė gjak.
Pakėsoi gjaku tek ai.
Vėllai gjakun pyet nga larg,
Nga cila zemėr rrodhe ti?

Nė Vlorė

Nė Vlorė!-tha Ismaili, I pari vet ēau nė kėmbė.
Shtizė bėri krahun, flakė u bė nė erė.
Qasi gurėt e themelit, gurėt mė tė rėndė.
Nė gjunjė ra Isa, sy e zemėr prerė.
Rilindi Shqiperia. Brofi Mėmėdheu.
Mėhallat e Atdheut Kosovė e Camėri.
Sheshit tė Flamurit sosi Skėnderbeu.
Athdheun Ismail, ta besova ty!
Kanina djep, varr dhe lavdi.
Tė gjallė e tė vdekur bashkė ēdo Nėntor.
Shtiza bėn lart, qiellit kuq e zi.
Feston Shqipėria, kuq e zi nėVlorė.

Ora
Vitet dhe ora,
Harresa, gjethe vjeshte pa vlerė.
Nga brenda nxjerrim te dera.
Mohimin qė njėherėsh kemi lerė.

Atje
Hutuar turma veten ndanė.
Pėrrallat veshėve, Duartė bosh.
Pėr Krisht Nastradinin kanė.
I mjeri, ujė tė jep me shoshė.

Fshatarėt
Bujkrobėrit e mesjetės, Fshatarė.
Zgjedha u plagoste qafėn ēdo vit.
Tė urtė fshatra, si ishuj mes detit shpėrndarė.
Mallkimi i Zotit i shkonte ēdo ditė.
Gomari dhe veglat e varrit.
I vetmi trashėgim.
Mbrėmjeve bymeheshin pranė hi-zjarrit.
Mesnatės binin nė mallkim.
Fshatarin e njihte i pari rreziku.
Pėr bukėn, fjala tutej.
Rėndė e turpėronte vetėm miku.
Bosh sofra, hapur dhé tė futej.
Tė munduarit, tė harruarit, mbetur shkretė.
Tė pėrbuzurit, tė varfėrit fshatarė.
Kolona vertebrore u qėndronte drejtė.
Fytyrėn dielli dhe nderi ua kish larė.

Vjeshta
Njihet vjeshta nga larg.
E dobėt e verdhė, pa gjak.
Shtojnė lumenjtė nė vjeshtė.
Pylli fillikat hesht.
Zbardhen gjethet tona pėr borė.
Qetas afron me kosė nė dorė.

ALI PASHA

Hėna nxinte, Pasha ndante.
Gjithė trishtimin me Alinė.
Pas tradhtia vehten hante.
Vranė Pashanė, jo historinė.
Ra Janinės terr e nxinė,
Mjekėr e thinjur larg udhėton.
Trupi ngeli pa Alinė.
Koka digjet, por s'perėndon.
Ngriti ngjoli dallgė e shkume,
Vec qytetin s'mund t'a zgjojė.
Erdhėn nga larg, e vunė nė gjumė.
Gjaku tij, dorė e huaj.
Shqipėri qindra vjet,
Ngjoli namin s'e pėrpiu,
Nė cdo gjak qė shqipen flet.
Gjallė ka qenė e ėshtė Aliu.
Ngjolit thellė nė Janinė.
Ra e s'mbyti pabesinė.
Zbriti mal i Trebeshinės.
Pėr tė lėnė nė fron Alinė.
Tepelena kėmbė mali,
Qanė dhe sot me lotė tė nxehtė.
Ali Pashė o Ali djali.
Prerė Vjosa shkon nė det.
Dolli dielli nga Dhembeli.
Ere e ftohtė, ra e fshiu.
Ali Pasha gjallė ngeli.
Jo mor jo s’vdes kurre Aliu!

Pėrtej
Njė kontinent mban nėn kėmbė.
Kėtej, njė continent mbaj mbi shpinė.
Kur fjalėt bėhen plagė, plaga dhemb,
Mė tepėr dhėmbin me pabesinė.
Bashkoje mbrėmjen me vetminė.
Brenda saj si mbrin papritur?
Ball pėr ballė dy zemra rrinė.
Nė mes njė lumė me ujė tė kripur.

Dimėr
Hėna dimėron mbi borė,
Tkurren druret nga malli pėr pranverė.
Yjet ujin ngrijnė nė oborr.
Brenda meje ti mbetur djerrė.
E akullte klithma mbrinė nė timpan,
Thyer mesnata pa ty.
Njė shtizė hėne mė rri pranė,
Malli djeg pėr qiri.
Mosha ftohu dhe shtratin.
Letra jote dogji ka vjet,
Me shpresėn e lodhur pyes fatin,
Mė duhet pa ty mė kjo jetė?
Ngadalė ngrica po mė fton,
Mė e ftohtė vetmia sesa ti.
Rėnduar ēapi po mė fton,
Atje, ku rrihet pėr ty.

Rrėnjėt
I shkurtėr,
I gjatė,
Rrėnjėt nė pjatė.

Me ditė e netė pres

Mė rren mesnata e pabesė.
Besnike mike aq e rrallė.
Nė paēa jetė njė shekull pres.
Ndaj nisma shpresėn tė bėj gjallė.
A thua ndihemi me mend?
Apo mė ndien kur mė ke pranė?
Thellė shpirtit ėshtė njė vend,
Kur zemra zemrėn ngrohtė e mban.
Ngatėrroj me kohė ē’kaloi,
I marrė marrosa dikė tjetėr.
Tė mori malli e tė ēoi,
Mbi blunė e detit aq tė vjetėr.
Me ditė e netė pres mbi shkėmb.
Pulebėrdha tej nė klithmėn blu.
Mbi krah malli aq i rėndė.
Pa krah veē klithma sos kėtu.

Po vjen
Po vjen tha syri
Brofi zemra pėr tė dalė,
Malli djeg si qiriri.
S’mėsoi malli asnjė fjalė.
E madhėrishme bėre ballė.
Pėr rreth shpėrtheu kaq shkėlqim.
Ky vezullim nga ē’diell ka dalė?
Nga sytė e saj gjithė ky burim?
U qesh pak, sytė mė tepėr.
E rrok…me zemrėn qė ta njohė.
U shkund mbi ne gjithė qielli vjetėr.
Brenda saj, asgjė mė s’shoh.

Atė natė
Atė natė mike u marrose.
Edhe hėna u dogj me ne.
Duke tretur mbeti hark kose.
Hyr e dil, mbi ulli, mbi ne.
Atje nga zjarri ende s’ka mbir’bar.
Ullinjtė mpleksur bėrė rrjetė.
Hėnė e qielltė mbushur ėshtė me re.
Pėr t’u zbrazur nė tė dy na prźt.

Fjala
Si s’erdhe pas fjales me krah?
Malli me heshtjen baret.
Atje ku rrėnjė fjala s’ka.

Preu flokėt gjimnazistja

Kur preu floket njė degė e fshehu.
Sa mbi vetull aq mbi sy.
Qyeteti sytė mbi ta i shkrehu.
Sa zemra fshehur rrinė aty.
Kur preu flokėt u zhveshėn pyjet.
Skaj globi ēeli njė rrafshnaltė,
Sa lart, mbi hėnė njė grusht me yje.
I ndrine asaj mbi ball tė artė.
Kur preu flokėt ndriti qielli,
Shkėlqen ajo dhe nė mesnatė.
Dy shtiza nė mes nisi nga qielli.
Ylber do thurrte pėr dhuratė.

E vėrtetė
E shkrehe armėn, pa zė?
Brinjė mė brinjė u cel tuneli.
A kishta arma plumba mė?
Qė lulėkuqja sėrish tė celė.
Mos u anko zemėr e plagosur,
Sa plumba fsheh e ngroh nė gjak,
Marri e njerėzve s’ka tė sosur,
Mblidh gjakun qė t’u derdh pa shkak.
E ftohtė pa gjak dora juaj,
Kurrė s’heq gisht njė zemėr e nxehtė,
Horizonti nis tė shuaj.
Njė krah pulėbardhe qė u bė det.

Kur mė vėshtron
Kur mė vėshtron, mė ngroh me sy.
Sa shpesh njė sy tė rri nėn flokė.
Kur shpirti dallgėn pėrsėrit,
Kėrkon ti zemrat t’i bėsh tok.
As qiell as tokė s’vėshtroj pėr rreth.
Prej bore kurmi pėrvėlon.
Nga dega njė qershi e zgjedh.
Tjetra pranė aq kuqėlon.

Dy zemra
Do tė fluturoj, the, drejt meje.
Mbi det, lum, me krah si zog.
Shpinės vitet do t’mi ndjeje,
Si ortek do binin nė tokė.
Casti I rralle sa do zgjasi?
Ē’tė zbres tė ndihesh mė lirė.
Tė nxjerr zemrėn jashtė qė t’ju flasi?
Se ndoshta gjuha s’flet aq mirė?
Kudo e bardhė, kudo e ngrohtė.
Qerpiku i njomur, pėr c’na prźt?
Nje mall dy zemra bėrė tok,
Mbi ne njė pulėbardhė kėrkon det!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Dalan Luzaj   24/11/2009, 17:35

Ja nje perkushtim filozofik qe poeti i njohur Gjeke Marinaj i ben poetit Dalan Luzaj:


NDERI PER POETIN
(D.Luzajt )

Nderi per poetin
Eshte si frymemarrja,

Pa te cilin njeriu
Me pare nxihet ne fytyre
E pastaj vdes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Dalan Luzaj   24/11/2009, 17:36

Dalan Luzi lindi ne qytetin e Vlores me 3 gusht 1944.ne vitin 1963 mbaroi shkollen pedagogjike"Jani Minga",dhe punoi pe pak vite mesues ne fshatrat e Tepelenes.Ne janar te 1969 edhe mbi te ra shpata e "luftes se klasave.u internua familiarisht ne fshat.Ne gusht te 1990 emigroi ne fillim ne Itali e me vone ne U.S.A.Sot jeton ne Cikago se bashku me gruan Burbuqen dhe kate femijte.
Kjo eshte nje biografi e shkurter qe une e shkeputa nga libri i tij i pare"Jeta me gjeti vetem"
Une Dalanin e njoh personalisht.Kemi jetuar ne te njejtin fshat, Qishebardhe per disa vjet,ku une isha mesuese e femijve te tij te mrekullueshem,ndersa ai ishte nje i deklasuar qe jetonte ne hije,pse?,sepse ishte i biri i te ndriturit Isuf Luzit.
Kishin nje shtepi te vogel e te bardhe qe e shoqja,Buqja e mbante si nje kopesht te bukur.Me te jetonte edhe e ema e tij Zonja Drita.Nje dite une dhe nje mesuese tjeter,Fatbardha Deromemaj,po dilnim neper familjet e nxenesve per te biseduar direkt me prinderit.Dhe kalojme edhe tek shtepia e Dalanit.Neqoftese ne shtepite e tjera ne futeshim brenda dhe mund te pinim edhe ndonje kafe,ju e dini mikpritjen e arte te shqiptarit,aty po nguronim sepse po te futeshim ishim te sigurta qe do te na therrisnin ne burone e partise se fshatit,aq me teper qe Fatbardha ishte disi e deklasuar dhe une nga burri vranari kishim probleme ne biografi.Zonja Drita e ema e Dalanit na thote me nje buzeqeshje-Po ejani brenda e pini nje kafe se nuk do tua hedh helmin e reaksionarit.
Me bukur se kaq nuk mund te thuhej.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Proze artistike nga Isuf Luzaj   24/11/2009, 17:36

Kur bie shi ne fshatin tim
Kur erret dita ne dreke,mbi Karaburun,Sazan e Protonove,shfaqen disa re te holla si deve shkretije,ngarkuar me lesh te krehur,duke shetitur mbi Pashaliman.
Llogoraja ,Shashica dhe Kanina mbulohen nga nje mjegull e dendur pertace,si merzi pleqerie.

Nga Shashica zbresin tatepjete re te zeza qe mbulojne diellin dhe menjehere ze te bjere nje shi i dendur,si me inat e meri,sikur jane shkeputur rrenjet e qiellit.
Cuditet bujku,qe shiu ne vend qe te bjere mbi fusha dhe ara te mbjella,hapur dheu goje-goje,i etur si udhetari i shkretetise,ai bie mbi liman e prape Sazanit,qe i ngjan nje vigani te kerrusur,denuar nga Dodona te qendroje gjysme brenda-gjysme siper detit.
Pas pak castesh sqarohet qielli,del triumfator dielli qe pershendet jeten.Menjehere zogj,mellenja,xhikomale e dallendyshe dalin nga cerdhet,duke kenduar nje simfoni qe i ngjan nje lutjeje ne nje tempull Feje.
Nga nxehtesia vesa fillon te teret nga lulet,te cilat largojne merzine,bashke dhe merzine e plakut qe del per shetitje.
Tani dita eshte me e bukur.Mbi portokalle,limona,pjeshke dhe qershi fluturojne fluturat me ngjyra te papershkrueshme,me te bukura se ato te Ticianit,qe pikturoi lleret e femrave si gjalp dybeku mbi pjata farfuri te kuqe,me buzeqeshje ironie dhe provokacioni,si gazi i vashave te fshatit tim,qe ecin duke folur e qeshur,duke u hedhur si sorkadhe.
Vene ne gezdare per te mbledhur manushaqe dhe tallen me veshtrimet e djemve qe u bien ne qafe.Dhe aq te bukura jane,sa ta bejne borxh t'i urresh dhe t'i veshtrosh me meri.
Ky eshte tjeter lloj shiu me mjegull ne sy e stuhi ne zemer qe eshte e pamundur t'i gjesh emer,vecse dashuri
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Dalan Luzaj   24/11/2009, 17:37

Martesa

Nga Dalan Luzaj



Martesa, ky akt i shenjtė nė jetėn e ēdo njeriu i ardhur nga brezat dhe i pėrcjellė mė tej, ngelet i tillė nė ēdo vend, nė ēdo kohė e rrethanė qė tė realizohet.
Bashkon dy njerėz, shpesh dhe tė pa njohur, krijon njė familje tė re dhe realizon vazhdmin e jetės nė tokė me tė gjitha tė mirat e tė kėqiat qė do sjellė koha apo fati i ēdo ēifti.

Pasi mbaruam darkėn, gjithėsecili u rehatua nė dhomėn e ndenjes, nė shtėpinė e babait nė Ēikago.

Kur babai u largua nga Atdheu si pjesė e humbur e luftės, nėna ime ishte shtazėnė me mua.

Na priti nė Itali dhe tani u bėmė bashkė pas 50 vjetėsh.

Kishim folur mė parė pėr gjėrat mė tė rėndėsishme nga jeta jonė, pak dhe nga e tij.

- Ditė mė parė, ju mė treguat, - foli babai - pėr martesat e vėllezėrve dhe tė motrės tuaj, sonte tregomė rreth martesės tuaj. Jeta e familjes sonė ėshtė njė dramė me kulme ku shpesh ngjarjet merrnin formėn e ireales dhe kalonin jashtė normave pėr t`u pranuar si tė vėrteta nga ata qė s`patėn fatin e klasės sonė.

Autori i gjithė kėsaj drame tė hidhur ishte babai, paēka qė ai i qendroi besnik deri nė fund idealit tė tij dhe Atdheut. E gjithė sakrifica e tij, u quajt tradhėti dhe ne duhej tė paguanim pėr kėtė, ndaj nuk doja tė flisja mė pėr tė kaluarėn e hidhur tonėn. Sa herė qė ne tregonim episode nga jeta, ai rrudhej, kridhej nė stuhinė e fatit aq sa dukej se i shtohej njė brengė ose i shkurtohej pjesė nga jeta e tij, por gjithėsesi tepėr i vemendshėm.

- Fol mor bir, - vazhdoi babai, - po presim tė gjithė. Unė jam i sigurt se as fėmijėt tuaj s`dinė rreth martesės sė prindėrve tė tyre. S`ju kam parė asnjė fotografi martese ose nusėrie.
- Me gruan time u njoha herėt, ajo ishte nxėnėse nė shkollėn 11 vjeēare Halim Xhelo tė Vlorės, bėnte vitin e dytė tė shkollės sė mesme. Njė vit mė vonė ne shpallėm fejesėn.

Unė isha mėsonjės nė fshatrat e Tepelenės. Familja jonė banonte pranė shkollės Tregėtare nė Ujin e Ftohtė, atje ku ju dikur keni qenė mėsonjės. Komunizmi kishte dhėnė shenjat e njė sėmundje tė pa shėrueshme dhe nė moshėn e rėnies filloi tėrbimin. Nė plan tė parė, ishin klasa e pėrmbysur, paralel ai hante dhe bijtė e tij. Gjithėsesi ne ishim poligon qitjeje ose ēangė pėr tė dėgjuar tė tjerėt. Lufta e klasave ishte fundi i ferrit komunist. Njerzit humbėn ndienjat mė njerėzore, frika dhe tmerri shpėrbėnė njė popull tė tėrė, duke futur urrejtjen e armiqve nė ēdo familje pėr ta sunduar. Ata krijuan njeriun e ri qė shpalosi karakterin brenda dhe jashtė Atdheut.

Kemi folur pėr internimin nga Uji i Ftohtė nė Sherishtė. Sherishta ėshtė kapitulli mė i hidhur nė familjen tonė. Drama filloi mė 1944, por goditjet i bėheshin klasės sonė njėra pas tjetrės dhe gjithmonė mė tė forta, mundėsisht deri nė zhdukjen fizike. Kėtu, nė kėtė periudhė, lindi arsyeja e martesės time qė do tė shtjelloj me tej.

Ndodhesha ushtar nė Gjeroven tė Beratit nė N.B.U. Kėto ndėrmarrje bujqėsore ushtarake u krijuan enkas pėr djemtė e familjeve tė tė deklasuarve. Punonim me normė tė lartė dhe cilėsi. Kur ushtarėt nuk e realizonin normėn e punės, kapterri i ushtrisė i rrinte nė kokė me fener nė dorė edhe natėn, derisa tė realizohej norma.
Nė ushtri, kisha 20 muaj pa shkuar me leje nė shtėpi, megjithėse nė familjen tonė kishin ndodhur plot ngjarje dhe vdekje qė e justifikonin lejen.
Familjen e sė fejuarės, edhe pse kishte kaluar 5 vjet internimin nė Savėr tė Lushnjes, kur iu arratis i ati, fejesa me mua u bė shkak pėr dėbim nga Vlora, nė fermėn e Llakatundit, sektori Lubonjė, nė mes tė pyllit, nė kasollet qė dimėronin dhentė e fermės. Tre femra nė mes tė pyllit. Duhet thėnė se aty ishin dhe rreth 6-7 familje tė tjera.
Pasi kishim mbėrritur nė Sherishtė, tre femra, dy tė sėmura, u ishte komunikuar se, s'kanė tė drejtė tė lėvizin jashtė fshatit. Nė qoftėse kapen do dėnohen! Mė thoshnin mė parė, njė miku ynė ēam, mik i mirė i ditėve tė vėshtira, njė mesnatė vjeshte, u kishte ardhur pas mesnate dhe u kishte sjellė njė dhi rracė pėr qumėsht. Dy vėllezėrit e mėdhej, vazhdonin dėnimin nė burgjet komuniste.

Kėto gjėra i mėsova herė pas here paralel me kohėn, gjente shtegun ndonjė letėr ose njeri qė sillte tė rejat nga internimi duke i trajtuar gjėrat si krejt normale, pa asnjė mllef ose shenjė fytyre se, e keqja s`kishte fund. Isha mėsuar nga larg se, ne na mobilizuan ushtar nga Tepelena ku punonim si mėsonjės dhe jeta e fshatit kishte dy skena, ajo e fshatarėve tė zakonshėm dhe tmerri ishin ata qė ishin sjellė tė internuar. Mė kishin ngelur edhe 4 muaj qė tė mbaronte shėrbimi ushtarak dhe lloj-lloj mundimesh mė trazonin ēdo ditė qė afrohej fundi i ushtrisė.

Ishte njė ditė shtatori e vitit 1969 kur unė ndodhesha ushtar nė Gjeroven dhe postieri mė sjell njė letėr qė ma dėrgonte nėna tek shkruante saktė tė vėrtetėn. I dashur djalė!
Nėna tė do shumė, si gjithė nėnat, por ka njė ndryshim, se unė ju kam rritur me kazėm e lopatė dhe lakrat s`iu ndanė asnjė herė sofrės sonė, pa e ngopur barkun me bukė.
Kam rėnė nė njė hon tė thellė, sa shpesh s`bindem nė ėshtė e vėrtetė apo ėndėrr. Zonja, ėshė shumė e sėmurė (zonja, gjyshja jonė) ka dy ditė qė ka prerė ushqimin. Leonora (motra e madhe) ka filluar t`i shtohet epilepsia dhe largon shpesh, ajo s`e di qė ėshtė e internuar. Dje, kryetari i kėshillit me gjithė njė grua e zunė Leonorėn duke ikur nė fshat, e kishin sjellė tek shtėpia qė rrimė dhe jashtė shtėpisė e kishin lidhur me litar te trungu i prerė i njė peme gjersa erdhi autoambulanca e spitalit psikiatrik qė e mori. Mua s`mė lejuan tė shkoja me tė se, jam e internuar. Dy tė burgosurit i kam harruar. S`di ē`tė bėj bir. Tė kujdesem pėr zonjėn, qė nga dita nė ditė po i afrohet fundit, tė kullos dhinė, apo tė shkoj nė punė qė tė ushqehemi? Me shėndet s`jam mirė. Kėto janė ato gjėra qė mė detyruan tė kėrkoj ndihmėn tėnde. Ti je ushtar, por mbase tė japin nja dy ditė leje sa pėr tė bėrė ca punime qė duhen bėrė se u ka ardhur koha. Tė puth, Drita.

Mora letrėn dhe dola nga pas fjetores. Nuk di se si m`u err i gjithė qielli, njė rrymė e ftohtė mė kalonte nė trup, teksa mė pikontė djersė mbi letėr.

Vazhdoja tregimin pa ngritur kokėn tė vėshtroja babanė. Njė ēast ngrita sytė drejt tij. O Zot...edhe sot nuk jam nė gjendje tė them ngjyrėn e fytyrės sė tij. Ajo nuk ishte as e bardhė e as e verdhė, mund tė ishte njė kombinim i tė dyjave, por gjithėsesi i afronte ngjyrės sė dheut, njė fytyrė pa jetė. Po vėshtroheshim sy mė sy. Ai e kuptoi shqetėsimin tim.

- E mor bir...ta lexova mendimin. E hidhur...tepėr e hidhur kjo letėr, ta hidhje nė Adriatik do helmonte bimėt dhe peshqit e kėtij deti. Ē`tė bėnte e shkreta? Ē`tė bėje dhe ti?

- Asnjė herė nuk u isha drejtuar eprorėve pėr leje, por kėsaj here u zura ngushtė.

Reparti pėrbėhej prej 30 ushtarėsh, tė gjithė fėmijė tė deklasuarish. Komandant reparit ishte Stavri Bozdo, njeri i mirė, kishte rėnė nga degėt dhe kishte pėrfunduar kantidat partie nė N.B.U.

Ia shtrova problemin shkurt.

- Tė mora vesht, - tha komandanti, - do ta shtrojmė nė kolektiv, po qe se e aprovojnė edhe mund tė shkosh. Tė nesėrmen e asaj dite, ai bėri ritin e ēdo dite para ushtarėve, pastaj u tėrhoqi vemendjen atyre.

- Shokė ushtarė! Ushtar Luzaj ka njė problem tė mprehtė familjar. A jeni dakort qė tė shkojė me njė leje 24 orėshe?

Lazja, njė fshatar nga Baldushku i Tiranės qė rrinte nė rradhėn e parė dhe qė kujdesej pėr derrat e rrepartit, nuk e aprovoi.

- Hė mor Laze derri, ē`thua...a je dakort?

- Shoku komandant, pash tė madhin Zot, ē`mund tė bėjė ushtar Luzaj me 24 orė, pash tė madhin Zot, bėjė 4-5 ditė.

- Laze derri, shko shpejt nė stallė te derrat dhe kujdesu mė tepėr pėr ta. - i foli komandant Stavri. Pasi mora biletė-daljen 24 orėshe, u nisa pėr Berat dhe, duhej tė bėja 5-6 km rrugė nė kėmbė pėr tė mbėrritur nė qytet.

Rrugės mendoja nėnėn, tė mjerėn, shenjtėreshėn tonė.. Gjithė jetė e saj, skėterrė. Ajo pėrballonte me stoicizėm vuajtjet, luftėn nervore dhe ekonomike, pa ngrėnė, pa mbathur, punėt mė tė vėshtira gjersa dhe torturat e xhelatit PetritHakani, veē kurrė nuk iu dorėzua, kurrė s`e zgjati dorėn as njerzve mė tė afėrt tė saj. Kėto ishin gratė reaksionare me gjithė ē`hoqėn, ngelėn krenare, simbol i nderit, i sakrificės, i dashurisė, i besnikėrisė, i kurajės e trimėrisė, qė me qendrimet e tyre i ngritėn karatin klasės qė i pėrkisnin.

Vlora, qyteti mė i dashur, kur mbėrrita, m`u duk si njė qytet qė dikur kisha kaluar pa arritur t`i marr asnjė karakteristikė tė tij. Urrejtja ėshtė e shėmtuar, por vjen njė ditė qė tė hynė nė gjak dhe tė errėson sytė e mendimin. Ē`faj ka qyteti? Ē`faj ka Atdheu? Ishte njė klikė banditėsh qė i tregoi atij populli, atė, qė brezat e ardhshėm do ta quajnė pėrrallė.

Pėr tė mbėrritur mė shpejt nė fshat, i rashė shkurt ullishtave, ngjita kodra dhe zbrita fushės sė Sherishtės. Sherishta dikur ishte me 10-15 shtėpi dhe ishte ēiflik i Kaninės. Tani fshati kishte 150 shtėpi, tė gjithė tė ardhur nga fshatrat pėr rreth. E vėshtroja duke u afruar. Ishte ndėrtuar nė faqe tė kodrės, i ndarė deri diku nė tre lagje. Kėtu nė fushė, jashtė fshatit, banojnė edhe kushėrinjtė tanė nga ana e Luzajve. Fshati ishte i ndėrtuar i tėri mbi nė rrugė qė quhej vijė e verdhė.

Duke ecur, vėshtroja se mos shihja fatin tim, thonė se ai ėshtė pėrpara ēdo njeriu qė udhėheq nė jetė, por fati ynė, me siguri do ishte vrarė pa lindur unė. Kalova njė tė pėrpjetė dhe rashė nė ēesmėn e fshatit. Aty, tri gra, nga tė cilat dy me kazan tė vogėl me ujė e mbanin nė kokė, ndėrsa tjetra mė e moshuar priste t`i mbushej ena dhe kishin hyrė nė tė thella tė politikės shtetėrore.

- Mė falni, - iu drejtova mė tė moshuarės - ku banon njė familje e ardhur nga Vlora?
- Ata tė internuarit?
- Po, - iu pėrgjigja.
- Ja...ngjitu kėtu dhe, shtėpia pėrballė.
- Po ē`i keni ato?
- Jam djali i asaj familje.

Sa ngjita nja 20-30 hapa tė pėrpjetė, doli shtėpia. Njė ndėrtesė me gurė 3m x 3m. Pa vend zjarri, pa nevojtore, pa dritė, plaēka ishte e tėrė pėrjashta e rregulluar disi nė diell e nė shi.

Pėr derė tė shtėpisė ishte sajuar njė copė kompesatoje e lidhur me tel nė vend tė menteshave. Afrohesha, por s`di kush komandonte trupin, kėmbėt. Vjen njė kohė, qė njeriu nė jetė nė momente tė caktuara, ku e degėdis fati, kėrkon me mendje (pa gjetur kurrė) fundin, paēka se e ardhmja ėshtė kaq e urryer sa njeriu i ngelur ngushtė s`di kė zgjedhje tė bėjė.
Shtyva derėn e teqesė. Kjo ndėrtesė, para se te shkonin njerzit tanė, shėrbente si teqe. Njė plakė shkonte pėr ēdo tė premte dhe ndizte njė filxhan me fitil ku digjej vaj.
Nė dy anėt ishin dy krevatėt tuaj (tė martėsės tuaj) gjyshja s`mė ndjeu. U afrova e putha, i fola e i fillova t`i fėrkoja duart dhe shpatullat. Mė kot! Ajo merrte frymė rrallė dhe shumė larg, e vetmja shenjė qė mė bėri mė shtrėngoi pak dorėn. Asnjė herė nė jetė s`do mund tė ndėrtoja portretin e saj shpirtėror. Dashuria, ndienja mė njerėzore e kishte gatuar shpirtin dhe gjakun e saj. Ne u rritėm me tė se, nėna tėrė ditėn ishte nė punė. Ajo fliste me ne si me zemrėn e saj. Ē`mund tė bėnte e shkreta mė tepėr pėr ne?
Kuptova qė ajo po jetonte ditėt e fundit. Nė njė moment qetėsie brenda atij vendi tė shenjtė dėgjova nė gurmaz tė saj...o Isuf...o Isuf! I fola. I fola pėrsėri, mė kot! Ajo s`u pėrgjigj. Ē`tė ishte ajo thirrje e saj!? Nga i erdhi ai zė?! Jam i sigurt se ajo klithje ka qenė e fundit nga kjo jetė.

- Nėna ime dhe gjyshja juaj - foli babai - s`kishte shkollė. Duke jetuar me njė burrė tė squtė dhe tė urtė, siē ishte im atė, duke patur nė themel squtėsinė labe dhe guximin nė karakter, ajo pėrfitoi shumė. Nė jetė gjėrat i maste disa herė para se t`i priste. Mbas vdekjes sė babait, ajo rregullonte tė gjitha punėt dhe, gjithmonė dilte e fituar. Por, zinxhirit komunist, s`kishte se si t`i shpėtonte. Ajo u fik pa patur asnjė nga tre fėmijėt e saj pranė.

Dola jashtė dhe vėshtroja pėr nėnėn. Ishte nė punė apo kulloste dhinė? Varfėria ishte laku mė i fortė qė e kishte nė grykė gjithė populli. Por, cila ishte varfėria e vėrtetė? Kėtė mė mirė se asnjė tjetėr e tregojnė ato zėra qė kanė ngelur gjallė nga ato internime ku jo rrallė njerzit s`kishin bukėn e misrit(ibrid) pėr t`ia dhėnė fėmijėve kur shkonin nė shkollė dhe ata, ta shijonin si njė biskotė e sheqerosur, pa lėnė asnjė thėrrime t`u binte nė tokė. Ato nėna qė shtrėngonin barkun e tyre pėr fėmijėt dhe tė mos harrojnė pjesėn e mikut, nderin e shtėpisė. Nėna po zbriste nga njė kodėr pėrballė shtėpisė me njė dhi tė bardhė, tė lidhur me njė tel nė grykė se nuk kishte litar.
Rrobet e zeza qė veshi qė mė 1944, s`iu hoqėn nga trupi gjersa dha shpirt brenda tyre.

Mė kishte njohur ndaj dhe nxitonte. U pėrqafuam, u puthėm dhe ndieja lotėt e saj, dhimbjet e saj qė mė njomnin fytyrėn. Kishte ndryshuar! Ishte dobėsuar, rrudhur, e plakur para kohe.

Kur jeton me njė tė dashur ose tė afėrt nuk tė bien nė sy ndryshimet, ato ndodhin pėr ditė, (thonė gjatė natės) dhe janė tė ngadalta, paralel me to janė dhe ndryshimet e brendshme qė as ai vetė s`ėshtė nė gjendje t`i kuptojė. Njeriu para plakjes bėhet tepėr i ndjeshėm mė me pak fuqi, me mė tepėr dėshirė pėr tė patur e punuar. Proēeset nervore bėhen mė tė lėshuara, njeriu dalėngadalė kalon njė tjetėr etapė tė jetės. Ndėrsa kur je larg dhe ka diferencė, ndryshimet bien shumė shpejt nė sy.

Me dorėn e djathtė fėrkonte vazhdimisht dorėn e majtė. Mėsova se kishte kaluar njė paralizė tė lehtė dhe, krahu i majtė i mpihej gjatė gjithė kohės. - Nga t`ia filloj o bir? Kjo ėshtė gjendja jonė. Ti je pa ngrėnė, por nė shtėpi s`ka asgjė. Tė mjel dhinė nėna dhe tė ngroh njė filxhan me qumėsht?

- Jo, unė kam ngrėnė, por aty nė ēantėn e shpinės kam sjellė bukė dhe konserva nga rreparti. Nėna ishte nė kėmbė dhe, me njė herė u drejtua nga ēanta ushtarake qė kisha lėnė nė tokė. U ul, e mori, e zgjidhi dhe nėn njė dritė qė vinte nga dritarja e teqesė qė i binte pjerrtas mbi fytyrė, pashė se, nėnės i buzeqeshi fytyra dhe shpirti kur pa bukėn. S`di sa kishte pa ngrėnė. Ishte tamam veprim i pa kontrolluar, i pa urdhėruar, i doli nga shpirti dhe iu nder nė fytyrė gėzimi i bukės.

M`u mbushėn sytė me lot. O shėnjtėresha jonė.

- Kėtu na flasin lloj-lloj mbiemrash, nė fillim na thoshin, tė internuar, pastaj kulak, armiq e rreaksionar, tė hedhur me parashutė etj.etj. Asnjė s`na vjen, me pėrjashtim tė krushkės, Resmies qė m`u bė motėr dhe Elisabetės (motrės sė martuar nė Vlorė) Nė letėr s`t`i thoshja tė gjitha, se tė helmoja tė larguar. Kam ngelur si qyqe nė degė. Asnjė herė nuk e kam ndier veten mė keq se tani.
- Kam 24 orė leje, nesėr nė mėngjes nisem nė rrepart, - i thashė nėnės.
- Atėhere bir t`ia fillojmė nga kryesorja. Kam menduar se nė kėtė gjendje, s`e pėrballoj dot, tė shkosh nė Lubonjė, tė bisedosh me Resmien mbase ta jap vajzėn pėr tė mė ardhur sado pak nė ndihmė. E kuptoj qė ėshtė jashtė ēdo zakoni dhe edukate, por janė rrethanat qė mė detyrojnė.

Para se tė shkosh nė Lubonjė, zbrit nė fushė te kushėrinjtė tanė, bisedo me njė nga ata tė vijė edhe ai me ty, pėr ta bėrė mė serioz problemin.

Ēohu tė keqen nėna se s`ka kohė.

Nga kushėrinjtė, njėri sa mė pa mbylli derėn, ndėrsa tjetri mė kėshilloi tė mos shkoj gjėkundi nė kėtė situatė.

Tė dy kushėrinjtė ishin cilėsuar kulakė. Njėri ishte i dėbuar nga qyteti dhe qendrimi i tyre reflektonte frikėn, atė frikė qė ka deformuar shpirtrat e njerzve, aq sa dhe fėmijėt qė lindnin nga kėto shtresa, vėshtirė tė jenė tė kthjelltė nė kėto ambiente. Nė Lubonjė mbrrita pas perėndimit tė diellit, ishte errėsuar kur pyeta dikė se, ku ndodhej Skotulli? Qėlloi njeri i mirė, ose mė ka njohur dhe s`ma zgjati mė tej. Ai mė nxorri mbi shtėpitė ė Lubonjės, mė futi nė rrugėn e Skotullit dhe u u pėrshėndetėm me njė natėn e mirė.

Ngjitesha kodrės dhe s`dija si t`ia ēfaqja problemin. Si do reagonin? Sa kishte mbaruar shkollėn, edhe pse ishte nga nxėnėset mė tė mirė tė shkollės nė pėrparim e disiplinė. Edhe pse kishte si ēdo e re ėndėrrat e bukura tė sė ardhmes, ēdo gjė u thye, u shkatarrua. Ai qiell i kthjellėt u nxi dhe tani nga e dėbuara nėpėrmejt njė ure, do kalonte i internuar, pa patur asnjė tė drejtė tė qarkullonte.

Mendova qė martesėn mos ta bėjė tė ligjshme se internohej dhe ajo. Dalngadalė u sosa mes pyllit. Njė qen qė lehu s`di nė se e tremba apo mė trembi.

Nė dy anėt e kėsaj rrugė kėmbėsorėsh, dalloheshin kasolle me kashtė. Nė krahun e majtė tė rrugės, nė kasollen e parė, dera vėshtronte nga rruga dhe ishte e hapur. Njė dritė e vakėt zbuloi trupin dhe fytyrėn vjerrės.

Ku i degėdisėn njerzit. O Zot! Tre femra dhe njė djalė 15 vjeē, nė mes tė pyllit, i vetmi faj i tyre ishte fejesa e vajzės sė tyre me mua. U fola te dera nė emrin e vėllait. - Urdhėro, kush ėshtė? - m`u pėrgjigj vjerra (e ndieva qė s`mė njohu) Ku tė mė njihnin tė mjerėt, sa kishin ardhur nga fusha. Korrja e misrit, tė lodhte tė drobiste. Vjerra me dy fėmijėt shkonte nė punė, ndėrsa e fejuara ime kujdesej pėr kasollet dhe ushqimin. U gėzuan, fluturonin kur mė panė. Dashurinė e tyre ja u shihja syve, kėtyre dritareve qė tek njerzit e thjeshtė dhe tė ndershėm bien drejtė e nė shpirt. Eshtė e vetmja rrugė, nga shpirti vjen tek ty me kod tepėr tė vėshtirė, por gjitheėsesi tė ngrohtė e njerėzorė, paēka se goja kurrė s`ėshtė aq afėr syve, se gjuha s`ka arritur pėrsosmėrinė e shpirtit qė tė shprehė tė gjithė ato qė kėrkon tė thotė ai. Kuptohet, pak mė tepėr u gėzua e fejuara, paēka se ishte mė e qetė nė pamje. Ato u munduan me mish e shpirt tė bėnin ēdo gjė tė mirė pėr mua nė Skotull, nė pyllė nė kasollet me kashtė, por tė pastra e tė rregulluara bukur. Ata as qė e mendonin ardhjen time pėr sonte natėn, e jo mė qėllimin e ardhjes. Pasi u pėrshėndetėm, mė duhej tė hyja nė temė. Kisha rrugė dhe nėnėa mė priste.

Unė fillova tė flisja, erdha sot, nga rreparti me njė leje 24 orėshe d.m.th nesėr duhet tė jem nė rrepart. Sonte erdha pėr t`ju takuar dhe pėr tė biseduar dhe vendosur bashkė pėr problemin qė kam. Ju e keni parė se si ėshtė gjendja e familjes sime nė fshat. E keqja s`ka fund, por pėr mua s`ka mė keq. Erdha sonte me rroba ushtari si korb nate, apo si cub malesh pėr tė marrė tė fejuarėn, gruan time.

Kjo ėshtė ndihmė qė mė bėni, nė qoftėse bėhet!

Ne na u privua e drejta e moshės, po shkelim rregullat e zakonet tė detyruar nga dallgėt ku na pėrplasėn komunizmi.

Kasollen e ndriēonte njė fener me vajguri. Mė parė unė u shihja fytyrat dhe dalloja ēdo lėvizje muskujve tė saj, tani feneri fillonte e nxinte poēin me tymin e tij tė zi dhe njerzit pėr rreth filloi t`ju bjerė nė fytyrė ajo hije e zezė e tij dhe sa vinte bėheshin tė largėt. Luftė motivesh. Cila do tė ishte pėrgjigjia e vjerrės? Ajo ishte pėrplasur mė herėt me internimiet e ardhur nga nje familje patriotėsh, trime dhe e zgjuar u kishte dalė me gjoks ēdo situate dhe gjithmonė kishte dalė mė e fortė.

- Kur e fejova vajzėn tek i biri i Isuf Luzajt, i mora tė gjitha parasyshė. Ajo u bė tuaja qė kur dhamė fjalėn.

Unė ta dorėzoj sonte me futėn e shkollės. Doja dhe unė ta bėja nuse me vello e fustan kurore, si tė gjithė shoqet. Por, fati ynė u pa qė nė 1944.

Ēohu moj bijė, tė shkosh nuse....oh nusėria tėnde! Tė gjithė filluan tė qajnė.

- Dėgjo moj bijė! Tė kam bėrė hallall gjoksin dhe tė rriturit me kazėm e lopatė internimeve. Ti e di se cila je. Ti e di se ku po shkon. Asnjė herė nuk luaj nga bindjet e mia ne jetė, kudo nė botė, nė ēdo rregjim, nė ēdo shtet, popullsia ėshtė si njė Ylber, njė hark i atij Ylberi, i hollė, i dobėt, janė njerzit mė trima e bujarė, tė dashur e tė sinqertė.

Ēdo njeri nė jetė, qoftė mė negativi, ka nė vetvete njė moment madhėshtie qė i vjen ora dhe e ēfaq qoftė ky tepėr i shkurtėr. Njerzit qė u godutėn mė rėndė, gjithmonė kanė patur momente tė gjata tė ēfaqjes sė madhėshtisė sė tyre.

- Tė bėhesh grua e mirė, nėnė e mirė dhe nuse e mirė!

- i tha ajo sė bijės me njė zė qė kurrė nuk ia kisha dėgjuar.

Dolėm jashtė kasolles. Unė mbaja nė duar njė dyshek, ndėrsa gruaja njė jorgan.

Dolėn tė gjithė tė pėrlotur. U pėrshėndetėm.

- Ju qoftė rruga e mbarė. Zoti ju ndihmoftė. - tha pėrsėri nėna ė saj. Dolėm nė rrugė qė zbriste nė Lubonjė. E jėma e rroku tė bijėn e shtrėngoi fort nė gji dhe s`e lėshonte. - Ju jeni tė rinj dhe Zoti do t`ju a bėjė mbarė, por mua kjo plagė qė m`u hap sonte do kullojė gjak gjersa t`i shkojė varrit. Dhėndėrri ushtar, nusja me futėn e zezė tė shkollės nė njė natė shtatori tė vitit '69 bėjnė dasmėn, festojnė dhe gėzojnė.

O qyqe, o korbė, o Zot... - dhe zėri i saj u pėrplas nė shpirtrat e tė gjithėve, ne luginat pėr tej, nė... Duke zbritur, u ndalėm dhe shikuam nga pas. Ata tė tre tė mbledhur rreth nėnės. Nata s`tė lejonte tė vėshtroje gjer atje. Pėrcillnin vajzėn dhe motrėn me sytė e pėrlotur. Dhimbja u zhurmonte nė gjoks, pa nxjerrė asnjė fjalė, ata uronin ne, pėr zėri i shpirtit tė tyre atė natė shkonte lart gjer nė qiell, si mallkim dhe urrejtje pėr sistemin e kalbur komunist. Zbrisnim pėr nė Lubonjė qė nėn njė shtresė tė hollė, pluhuri fshinte vetveten e lodhur pėr t`u ribėrė tė nesėrmen. Bulkthi na shoqėronte, si tė ishte orkestra e dasmės tonė, kėnga e tij e vonė rrėshqiste gjer nė veshėt tanė, duke na pleksur lloj-lloj mendimesh, por gjithėsesi ne, s`po flisnim me njėri tjetrin. Sikur s`kishim asgjė pėr t`i thėnė njėri tjetrit. As ajo e as unė s`dinim nga t`ia fillonim. Rruga e pa asfaltuar ruante vende-vende pellgj me ujė nga shiu qė kishte rėnė atė pasdite. Hėna doli tej mbi malin e Vashės. Dritė e sajė nėn atė qiell tė kulluar shtatori derdhej e plotė Shushicės, merrte krahėt e kodrave dhe ndrinte gjer tej fushės se Llakatundit.

Nata ishte e qetė dhe e freskėt, dukej qė pluhuri i vesės fillonte dhe bėnte tė lagėt ajrin.

Duke ecur i hedh sytė fytyrės sė saj. Rrezet e hėnės thyheshin nė kaēurrelat e ballit tė saj dhe formonin njė si Ylber qė anonte mė tepėr i bardhė e i artė. Fytyra e skuqur dhe sytė e zinj qė ndrinin me dashurinė pėr jetėn. Hija zgjatej pas, si tė ishte fustani i nusėrisė duke e njomur nė pellgjet e rrugės, ku hėna i ndrinte pėr ne.

Larg vinin tė lehura qensh. A do tė na qendronin edhe nė jetė kaq larg sa sonte soji i tyre!?

Ecnim si shokė qė do ndanim gjėnė mė tė shtrenjtė bashkė, jetėn. Do luftonim me tė, si rrallė kush, pa asnjė arsye, vetėm e vetėm tė realizohej ėndėrra e sėmurė e shpirtit tė varfėr e asaj ideologjie qė, duke rėnė, pėrplaste klithmat e saj me jetėn tonė si njė hakmarrje e njė bushtre tė tėrbuar qė s`di se kė plagos mė, me sy, me dhėmbė dhe me jargė. Ecnim, dhėndėrri dhė nusja...po krushqit!? Krushqit e asaj dasme ishin gjithė yjet e qiellit tė kulluar qė s`na u ndanė supeve gjer nė shtėpi. E dėbuara, po internohej duke qendruar besnike e dashurisė sė saj tė parė dhe tė fundit, ėndėrr tė rinisė sė saj. Janė kėta, njerzit e goditur, klasa e pėrmbysur qė kur vjen ora e fundit, dinė tė rrjeshtojnė veten e tyre nga ana e sakrificės, atje, ku jeta lufton me tė gjithė forcėn e saj pėrballė ekzistencės e ēfaqur me tė gjithė format e deformuara tė urrejtjes. Dasma vazhdonte, ne prisnim urimet qė na dėrgonin. Veshėt na zhurmonin nga orkestra qiellore mes kėtij lumi drite ne hyjmė nė Teqe, ku nėna nėn dritėn e njė filxhani me vaj qė digjte njė fitil pambuku... priste! Ajo e puthi nė ballė dhe e uroi. - Tė mė trashėgohesh! Kjo ėshtė martesa juaj, si jeta juaj o bir. Martesė...martesė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Dalan Luzaj   24/11/2009, 17:37

Vargjet e poetit mė flasin.

Nga Fation Pajo

Prej disa kohėsh jam endur mes dilemash brenda vehtes. Njė pyetje e thjeshtė mė vėrtitet si akrepat e orės e s'mė lenė tė qetė tė mund tė formuloj njė pėrgjigje konēize : "Kush ėshtė Dalan Luzaj ?!" Njė emėr realisht i panjohur pėr mua dikur,veē disa poezive tė botuara nė shtypin e pėrditshėm aty nga mesi i viteve 90-tė.Kjo pyetje m'u pėrforcua sidomos pas mbritjes si shumė familje tė tjera kėtu nė njė prej gjigandėve qytet tė botės,nė Chicago. Dimėrimi i gjatė (dhuratė e kėtij vendi) mė shpuri nė labirinthet e vazhdimit tė krijimtarisė letrare. Mes "kursimesh"kohe tė ēmuar gjeta sėrish nėpėr listat e internetit "Pantallonat e internimit" njė ndėr poezitė mė mbresėlėnėse tė kėtij poeti dhe thashė me vehte: Mbase do kem rastin ta takoj kėtė njeri !
Njė mbrėmje nė lokalin luksoz "Diplomat West" zhvillohej promovimi i vėllimit poetik "Me mirėnjohje pėr..." tė mikut,poetit dhe ish aktorit korēar,Ilir Borovės. Mes tė ftuarish tė shumtė pata kėnaqėsinė tė ndodhem nė njė tavolinė me poetin Dalan Luzaj,shkrimtarin e ri e tė apasionuar,Ymer Ēela,me tė kudondodhurin njėkohėsisht dhe inspiruesin e kėsaj mbrėmjeje,aktorin e mirėnjohur tė teatrit Kombėtar,Pandi Sikun si dhe me miqtė e mi Ilir Numani e Thanas Hoda. Shihja ashtu paksa vjedhurazi nga atmosfera nė tė cilėn ndodheshim kėtė poet qė sot po mbush plot 45-vjet nga paraqitja e parė e tij publikisht me poezinė interesante "Polic i dashur" tė botuar nė revistėn "Nėntori" Nr.11 tė vitit 1963 dhe pėrsėrisja nė heshtje ato vargje qė pėr mua do ta rreshtonin pėrkrah "tė mėdhenjve" tė brezit tė sotėm tė penės:
"...Pantallonat e mia
tė mbytura nė andre
i lante Burbi
pa mundur t'ua hiqte dot vuajtjen..."
Duke qenė kaq pranė kėtij mjeshtri tė mendimit tė thellė mundohesha tė zhbiroja nė sytė e tij tė pėrqėndruar ē'pėrmasa ka nė arterjet e kėtij njeriu fjalėpak dhimbja,e shkuara,e sotmja,Kombi,kultura e deri tek muza poetike. Do tė ishin jo vetėm 4 vėllimet poetike tė botuara prej Tij,angazhimi modest nė disa pėrmbledhje antologjike si dhe nė Shoqatėn e shkrimtarėve shqiptaro-amerikanė qė nga themelimi mė 2001-in dhe sot,Kryetar i saj qė ky potencial i letrave tė mė "detyronte" tė ulesha njė mbrėmje Shkurti e tė harrohesha nė dhomėn time duke pėrpirė njerin pas tjetrit tė kėtė "pasuri vlerash". Si mund tė shkėputesh nga vargje me aq ndjenjė si nė poezitė : "Emigranti";"pantallonat e internimit","Pa rrugė";"Fjala";"Qyteti im jugor";"Atdheu";"Plaget";"Nėnės":Kosova shtatzėnė";"Ēamėria";"Katrina",etj vetvetiu ndjen detyrimin moral e njerėzor qė para kėtij poeti tė dhimbjes duhet ngritur nė kėmbė e duhet tė heqim kapelen. Ishin kėto poezi e tė tjera qė mė shtynė drejt njė Hėne si ajo mbrėmje magjike arti tė kėrkoj tė zbuloj ē'mistere fshihen nė heshtjen e saj nė rrugėn e gjatė drejt sė ardhmes. Vėshtroj kėtė copėz lėndinė me trėndafila maji dhe tutem ta prek.Tutem dhe bėj mirė pasi kjo lėndinė i hap vetė krahėt e miqėsisė sė ngrohtė e tė ēiltėr. Tek unė s'janė sytė e mikut qė mė afrojnė qiejt e njohjes,janė vargjet e poetit qė mė flasin e mė ngrohin shpirtin e trazuar.
Fatmirėsisht jetojmė pranė njeri-tjetrit e nga ajo mbrėmje njohja mes nesh mori tė tjera pėrmasa,falė aftėsisė sė kėtij njeriu shpirtgjerė. I heshtur nė rrugėn e gjatė tė jetės plot stacione tė rrezikshme e tė "largėta",i kursyer ne ndėrtimin e piramidės sė tij poetike,i ngrohtė nė komunikimin shoqėror tė ēdo lloj tipi e shtrese,shpėrthyes nė pikat kulmore tė situatave nėpėr tė cilat kalon kombi ynė i shumėvuajtur,inkurajues pėr ne mė tė rinjtė drejt pėrsosmėrisė sė artit tė bukur e tė vėshtirė tė poezisė,ky ėshtė retushimi im nė skalitjen e portretit tė tij.
Endja nėpėr vite ku nuk e shpuri fizikisht e padrejtėsisht tė urtin e tė tė thjeshtin Dalan. Por pėr tė "thembra e Akilit" DINJITETI NJERĖZOR,ėshtė njė medalje nė gjoks qė jo ēdokush e meriton. Ndėrsa mbrėmjeve bulevardet do prisnin mysafirėt e pėrhershėm nė apelin ritualitik zbrazur nga makthet e ditėve shterpė,Dalani e njė brez i tėrė do tė "xhironin" nė tjetėr bulevard,pa drita neonėsh,pa pėrshėndetje miqsh pa ėndra tė "bukura" e megjithatė nėn kor gjinkallash Ai si "Blloshmėt","Lekat" e "Xhaferėt" me shokė,nė fletoren me kapakė tė zhubrosur do ngrinte zėrin e tij:
"...Heshtėm,
po s'u bindėm,
u prehėm,
pa u qetėsuar asnjėherė,
me zbrazėtinė u grindėm,
Shkonim stinėt
e mbyllur ēdo derė...
nė poezinė aq tronditėse dhe kuptimplote "dyer tė mbyllura"
Dalan Luzaj si dhjetra e mijėra bashkėvuajtės tė njė regjimi nga mė monstruozėt luftoi e mbijetoi pikėrisht pse nė ideal e nė shpirt nuk kish "pallate ėndrash" njėngjyrėsh e me netė tė zbrazėta. Ai kish Keopse dhimbjesh ndėrtuar ditė pas ditėsh me gurė smeraldėsh zemre "Realitete jetėsore" dhe nė horizont njė zgjim projeksional qė e priste.
Sot tek pijmė kafenė sė bashku nė sytė e heshtur tė tij lexoj thėnien kapitale tė poetit tė mirėnjohur,Akademikut Xh. Spahiut :
"Shpitin e tij tė ndritshėm poetik deshėn ta pėrdhosnin me baltėn e urrejtjes,ta shfytyronin,por s'mundėn. Shoku im i vuajtur mbeti deri nė fund NJERI"
Ajo e shkuar e hidhur pėr mikun tim tashmė (sikundėr dhe e shoh) ėshtė shndėruar nė njė "Monument kulture" skutave tė trurit tė cilin e hap sa herė dallgėt e detit "muzė poetike" do tė pėrplasen brigjeve tė molit "kujtesė" pėr tė na rrėfyer ne sa e dhimbshme ėshtė tė rinisėsh jetėn atėherė kur tė tjerėt ndoshta kanė kapėrcyer male sfidash. I tillė paraqitet ky poet kurajoz sidomos me poezinė "Plagėt":
"... Erdhi jeta e mė gjeti vetėm
tė dal prej vetmisė s'kam se si
Nuk mė rinon as i gjithė Kontinenti
Plagėt,kur vrenjtet,mė therrin nė gji..."
Nuk ėshtė thjesht njė poezi kjo dhe me kaq mbyllet njė cikėl,njė hapėsirė kohore. Jo,ėshtė njė tharm brenda kontureve tė njė njeriu qė thellėsisht di tė falė "xhelatin" sistem edhe pse i pamėshirshėm ndaj kėtij shtrati tė gjerė lumi qė sa herė niste prurjet u vinte prita vetėm e vetėm qė "fara " e fushės tė mbetej e djerrė. Si njė pjesė pėrbėrėse e mekanizmit tė vajisur nga kulisat e njė superseriali horror "Diktaturė e Proletarjatit" kudhra e farkėtarit "Shtet socialist" do tė rrihte ende pa u nxehur mirė lingota tė tėra,kush dilte a shfaqej jashtė profilit tė tipit "Siamezė" tė verbėrt.duke trokitur gotat e "madhėshtisė" mbi gjokset e lotėt e dhimbjes sė tė pafajshmėve. Tė tillė goditje pėsoi dhe familja e Profesorit tė filozofisė e zotėruesit tė mbi tetė gjuhėve tė huaja,z Isuf Luzaj,pjesė e sė cilės ėshtė padyshim dhe poeti Dalan Luzaj,njė ndėr dėshmitarėt okularė tė kėtij "Ndėshkimi". Nga fjalorėt mjerisht e pėr disa dekada u hoqėn pėr Tė fjalėt e bukura shqip "mik";"shok";"koleg" etj, dhe ēuditėrisht u zėvendėsuan me tė tjera si:"vetmi";"pėrbuzje";"shpifje";"sarkazėm" etj e ky njeri-poet diti tė falė. Pėrse ?!...Pėr kė ?! Ai fal se i tillė ėshtė shpirti i njė njeriu me zemėr tė madhe. Ai fal pse ndėr deje ka po atė gjak si i gjithė fisi i Luzajve i njohur nė gjithė shqipėrinė e jugut. Me dinjitet Ai mundi t'i bashkohej trenit tė tė mbijetuarve nga ajo dhunė barbare e pėr hir tė sė ardhmes veshi kostumin e kohės dhe me pantallonat e internimit nė sepetėn e vjetėr nisi tjetėr jetė. Vėrtetė s'e lanė tė shėtiste botėn reale me tren Orjent-express e tė shndėrohej nė njė rabeckė qė zgjim e perėndim tė fluturonte brenda kafazesh e t'i bėnte iso tė vetmit refren "hymn" qė s'e pėrtypte dot. Pse ?! Sepse shpirti i tij kish tė tjera nota,notat e plorit tė Dheut me lotė dhimbjeje vaditur. Sepse si atėherė dhe sot ka pėr kryefjalė ēka Ati i tij porositte :
-Punoni sa mė shumė pėr atė Komb...pėr Vendlindjen e pėr gjuhėn tonė amtare...!
Shfletoj njė ndėr vėllimet dhe s'kam si tė mos lexoj me zė tė lartė vargjet e poezisė ;"Kthim nė Atdhe"
"...Barka shtynteHėnėn nėpėr det
Deti shtynte barkėn pėr tek Ti
E pafund udha kur tė pret
Gjysmatjetėr,qė mungon nė gji..."
Kėto vargje si dhe poezitė :"Kosova shtatzanė","Ēamėria" etj, janė brumi qė gatuan bukėpjekėsi poet e njėkohėsisht detyrimit njerėzor i Tij pėr tė jetuar sa mė pranė sfidave tė kohės qė kalon vendi ynė.
Me vargjet e Tij ku nuk ka shkelur e ku nuk ka "vizituar" dhe ecja e qetė e me vėshtrim tė mprehtė i ėshtė hapur udha pėr t'u shtruar nė sofrėn e madhe poetike denjėsisht pėrkrah penave mė nė zė tė kohės. Ashtu sikundėr e pėrcakton dhe poeti i njohur Agim Shehu:
"...Edhe kur jetonte nė vuajtje,dhe kur kėndon nė liri Dalan Luzaj mbetet poet fisnik. Mendimin metaforik e ka njerėzor..."
Pasi kam shijuar kafenė me kėtė mik tė nderuar pėr mbarė Komunitetin Shqiptar tė Chicago-s e jemi ndarė nuk munda tė qėndroja.Ajo pyetje e fillimit u bė nė shpirtin tim njė lajtmotiv pėr tė hedhur kėto rreshta duke larguar kėshtu hamendėsimet e dikurėshmetė nė formulimin e pėrgjigjes sė pyetjes qė mė trokiste shpesh nė konturet e memorjes.
E nesėrmja do tė sjellė padyshim tė tjera emocione e tė tjera trokitje tek unė sepse tė tilla do tė jenė vargjet e kėtij poeti-model tė kohės qė jetojmė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Dalan Luzaj   Today at 22:16

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Dalan Luzaj
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: