Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Bujar Muēaj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Bujar Muēaj   23/11/2009, 17:09

Fabula dhe poezi
SATIRO-HUMORISTIKE

Parathenie

Kjo eshte permbledhja e dyte me
fabula e poezi satirike e autorit nga Mallakastra, Bujar Mucaj, i cili me nje
gjuhe te thjeshte e te kendshme, perpiqet dhe thote fjalen e tij ne kete fushe,
krahas autoreve te tjere.
Ne vargun e tij eshte aroma e gjuhes se popullit,
ndikimi i tradites poetike nga Cajupi deri tek autoret bashkekohore, por
natyrisht, shtrati ku gjallon eshte Ezopi me urtesine dhe menyren e tij klasike
te pasqyrimit te realitetit.
Foto Malo
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Bujar Muēaj   23/11/2009, 17:09

Bujar Mucaj


Drejt Evropes

Tek po
lahej te govata:
-Drejt Evropes!-thirri pata.
Prapa ferres nje
iriq:
-Ne Bruksel kam shok' e miq!
Ne zinxhir baloja ham-ham:
-Per
Evrope isha e jam!

Beh porsi ortek ariu:
-Valle nga lista kush me
fshiu!?
Derri nga lera ne grope,
Zerin ngre:-Evrope! Evrope!

Pa
degjoni c'pall gomari:
-Mes te pareve jam i pari!

Cirret sorra mbi nje
dru:
-Evropa te vije ketu!
* * *

Pas perplasjes me
makine

-Te kam thene, o zoti Nure,
Gjithe jeten ngele kobure.
Mbaj
nje hudher, o koke gdhe,
se e liga vend nuk ze!
-T'u rrit ndera, te lumte
llapa!
Plasi syte e shih c'ka prapa!
Hudher Korce, me c'kerkon
Dje
ngarkova plot pese ton.
* * *

KUVENDI

Ngrihen krahet ne
tribune:
Tash te lehte duam pune!
Dalin kembet-duartrokitje,
S'duam
asgje, vetem shetitje!
Qan stomaku, -pune dua,
S'me jep kush qe te bluaj
mua!
Prapanica qe matane:
Ua them troc, me nuk ma mban.
Te flase
koka!-dikush shton.
Na falni, koka ... mungon.
* * *
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Bujar Muēaj   23/11/2009, 17:09

Bujar Muēaj



Nezimi i Frakullės






“Nė kufi tė saj (Apollonisė) gjendet Nymfeu* i famshėm,
ku banojnė barbarėt amantė dhe bylionė”.

Ndėrsa konsulli romak nė
Dalmaci, qė ishte dhe shkrimtar Dion Kasi rreth viteve 200 mbrapa Krishtit ka
shkruajtur midis tė tjerave duke lėnė diēka pėr Nymfeun:

“Ajo qė mė
ēuditi mė shumė ėshtė njė zjarr i madh qė del pranė lumit Ana(Vjosa)...


...ky vend quhet Nymfe dhe madje kėtu ka pasur edhe njė
orakull.”



Pikėrisht pranė atij vendi Nimfeut, ku para Plinit dhe
Dion Kasit qė tė dy romakė u kishte kėnduar Aristoteli dhe Straboni, atje ku
ishte djegur zjarri i dikurshėm legjendar do tė vinte nė jetė nė vitin 1685
Nezim Frakulla, njė nga poetėt mė tė njohur tė rrymės sė bejtexhinjėve. Njė
pjesė tė mirė tė jetės e kaloi nė Berat ndaj dhe njihet dhe me mbiemrin Berati.
Mbiemri Berati ka ngatėrruar disa studius letėrsie e akademikė tė ngulnin kėmbė
e nė studimet e tyre tė thoshin se kishte lindur nė Mbrakull tė Beratit duke
marė kėshtu Frakullėn pėr Mrakull. Dihet qė kėta profesorėt se kishin lexuar
librin me kujtime tė “Babait” njė prej mendjeve tė ndritura tė familjes Vlora,
Eqerem bej Vlorės i lindur nė vitin 1885, qė nė faqet e kėtij libri bėnė pak a
shumė dhe njė histori tė shkurtėr tė familjes Frakulla, shumė e shumė vite para
se kėta tė mernin penėn e mundimin pėr tė shkruar. Patjetėr se kishin lexuar
pasi nė radhė tė parė vetė beu i Vlorės ishte i nemur nga regjimi, ose ndoshta
kanė bėrė dhe tė paditurin nėse u ka rėnė nė dorė. Megjithatė dhe nė fjalorin
enciklopedik shqiptar tė vitit 85, si vendlindje e tij ėshtė qartėsuar Frakulla
nė Mallakastėr tė poshtėme dhe thuhet pikėrisht kėshtu:

Frakulla. Fshat i
Mallakastrės nė rrethin e Fierit (J P),nė J tė Levanit. Qendėr e fshatit tė
bashkuar Frakull e madhe, qė pėrfshin edhe fshatrat: Ada (Adė bunaca), Bregasi,
Frakulla e Vogėl...Kafaraj...

Nė shek.XVI-XVII u bė qendėr administrative
dhe lulėzuan mjeshtėritė, tregėtia,kultura.Nga Frakulla ishte Nezim Frakulla,
dhe udhėheqėsi i kryengritjes fshatare kundėr refomave turke mė 1835 Ali
Frakulla.



Eqeremi thotė se: Nezim ėshtė pseudonimi i Ibrahim
Nezim Frakullės.Lindur mė 1680 dhe vdekur nė Stamboll mė 1760. faqe 245-246.




“Abdyl beu (Frakulla) rrithte nga njė bijė e bejlerėve tė
Pahtosit( sot Patosi fshat.BM.). Por edhe kėta nga ana e tyre janė njė degė e
familjes Vlora. Nė vitin 1671, me stėrgjyshin e saj, Xhaferr pashė Vlora(mė 1685
sanxhakbe i Vlorės,1689 bejlerbe i Rumelisė,1697 vritet nė betejė e Zentės)
ndahet nga dega e Vlorės, ku mbeti vėllai i tij Kapllan Mehmet pasha. Dega e
Pahtosėve ėshtė shuar. Ali beu -themelues i familjes Pahtos(shih 9 ).Bejlerėt e
Pahtosit nė shek e 18-tė qenė shumė tė pasur. Varret i kanė nė Pahtos dhe nė
xhaminė Mbret. Poeti Nesim (mesi i shek tė 18-tė) tė cilit i pėrkiste gjysma e
Frakullės) ishte i kėsaj familje.

9.Ali pasha, sanxhakbej i Elbasanit.
Mbahet si themelues i familjes Pahtos.

faqe 604-609.

Do tė pyes
ndokush se ku i dinte gjithė kėto tė dhėna beu i Vlorės!? Nė radhė tė parė duhet
tė njihet prej tė gjithėve se kush ishte Eqerem bej Vlora, ky pinjoll i familjes
sė famėshme, ky eurodit, politikan, historian dhe njė lufttar i shquar i
ēeshtjes kombėtare, i cili u largua nga Shqipėria kur po merrte frenat e
pushtetit komunizmi, duke e mbyllur karierėn e tij nė politikė si ministėr i
trojeve shqiptare tė mbetura jashtė kufijve nė 1913 e tė ribashkuara nė kohėn e
pushtimit italian e gjerman.E dyta vetė Eqeremi siē del nga tė dhėnat i pėrkiste
njė trungu familje si me Pahtosėt dhe me Frakullėn. E treta njė pjesė tė
ēifliqeve tė familjes sė tij pėrveē se i kishte nė Myzeqe i kishte dhe nė
Mallakastėr tė poshtme, nė Levan e Frakull... Si studius e historian Vlora ka
sjellė ndėrmjet kujtimeve e shkrimeve tė tjera tė tij shumė tė vėrteta historike
qofshin dhe tė hidhura. Edhe me rastin e vjershėtorėve tė vjetėr ai i ka
kushtuar vėmėndje jo vetėm Nezimit, por edhe tė tjerėve:

“Ėshtė e
vėrtetė qė disa kronistė dhe poetė vendorė, si Nezimi, Sulejman Naipi vdekur mė
1772, kronisti Mehmet Abdyl efendiu nga Gjrokastra, pak mė vonė, Muhamet Ēami,
Kėrēuku 1784-1844 dhe disa dervishė bektashinj shkruan kronika, kėngė dashurie,
psalme, ditirambe pėr ditlindjen e Muhametit, njė elegji pėr martirizimin e imam
Hasanit dhe imam Hysenit nė Qerbela, nė alfabetin arab”

Eqerem Vlora
shkon e dhe mė tej kur sjell nė kėtė libėr se pėr kontributin e bejtexhinjėve
dhe nė veēanti tė Frakullės ka folur e shkruar Ernest Koliqi njė personalitet me
peshė i kulturės dhe i letėrsisė shqipe, (Nė vitet dyzet mbahej nė opinion njė
elitė poetėsh si: Fishta, Asdreni, Koliqi dhe Lasgush Poradeci) duke treguar pėr
ndikimin e letėrsisė orientale nė letėrsinė
shqipe.

Koliqi,Ernest:Influence orientali sulla literatura albanese. Nė
:Oriente moderno Romė,vėllim.34.(1954)25-42.rosi.Etore, Notike su un manosckrito
del canzonieri di Nesim.(sec.xvII –xvIII)



Teki Sadiku Mėsues i
Popullit bashkpatriotas (fshatrat i kanė pranė e pranė) e ka parė figurėn e
Nezimit si njė ēėshtje mė vete, duke parė veēantitė e tij e evidetuar tek ky
njeri i shquar vullnetin dhe dėshirėn pėr tu mėsuar fshehurazi shkrim dhe kėndim
shqip, duke pėrdoruar gėrmat turke e arabe. Duke folur e duke e cilėsuar kėtė
figurė tė madhe Sadiku na jep dhe njė ndryshim datėlindje (1690-1760) nė krahsim
me beun e Vlorės qė jep(1680-1760) dhe fjalorin enciklopedik (1685-1760).Nė
studimin e Sadikut gjėjmė tė dhėna interesante ku mėsojmė se i ati ishte i
ardhur nga Kreshpani, fshat ky qė ndodhet nė kumunėn e e sotme tė Cakranit.
Thėnien e Frakullės se “Shkrova shqip pėr t’i hapur rrugėn gjuhės shqipe” dhe
mburrjet se shpėtoi gjuhėn shqipe nga prishja zėnė vend nė studimin dhe analizėn
e Sadikut. Diēka tjetėr me vlerė ėshtė dhe fakti qė sjell ky studius, se
patrioti Zef Jubani ishte i pari shqiptar qė studioi dhe shkroi pėr Nezim
Frakullėn i ndjekur mė pas nga vėllezrit Naim e Sami Frashėri e vite e vite mė
pas Dhimitėr Shyteriqi, Osman Myterizi. Listės sė Teki Sadikut unė do t’i shtoja
Kristaq Shtembarin, Moikom Zeqon, Anton Paplekėn, dhe mbi tė gjitha Vath Koreshi
qė na e dha aq bukur nė novelėn “Haxhiu i Frakullės”. Specialisti i muzeut tė
Fierit, historiani Nuri Plaku ka nėpėr duar njė monografi pėr jetėn dhe veprėn e
Nezimit, ku dhe ai do tė nxjerrė nė dritė e do tė pasqyrojė tė dhėna tė tjera tė
panjohura.

Formimi i Nezimit kaloi nga fshati i tij i cili lulėzonte nė
ato kohra, ku skishte as Fier* e qytete e tjera rreth tij, nėpėr oborret e
familjeve tė sėrės sė lartė e tė kamur feudale siē ishte dhe vetė, shkollave ku
mori dije si nė Berat e Stamboll, nėpėr mejhanet e sallonet e Beratit ku poetėt
grindeshin e lėvdonin deri nė qiell njėri-tjetrin. Jo mė kot kronikani turk
Evlia Ēelebiu do tė shkruante pėr Beratin kur e vizitoi atė nė ato kohra
(1670).

“Poetėt, shkrimtarėt dhe oratorėt e kėtij vendi janė njerėz me
kulturė tė lartė e me studime tė plota”

Aty nė ato ambjente do tė vinte
vite mė pas Nezimi qė do tė niste ndryshe nga tė tjerėt tė vjershėroj shqip.Pasi
rri disa vjet e shkėlqen nė vjershėrime merr prapė rrugėt pėr Stamboll dhe gjatė
qėndrimit kėtu thuhet nė Fjalorin Enciklopedik pėr shkaqe tė paqarta e
internojnė nė Besarabi dhe pas lirimit u kthye sėrish nė atdhe ku fillimisht
ndejti nė Elbasan. Ndoshta e mbas kthimit nga Besaarabia mund tė jetė vjersha ku
Nezimi thotė se “fund e krye botėn shėtita, zemra mu bė tėrė gjak”. Mė vonė vjen
nė Berat, por kėtu nuk e lanė tė qetė pasi dituria dhe aftėsia e tij e
komunikimit e afronte me masėn, bėri qė cmirėzinjtė rivalė tė tij pa pėrjashtuar
dhe sundonjėsin e qytetit ta kishin halė nė sy e ta luftonin vazhdimisht. Sėrish
e internojnė e mė pas vdes nė njė nga burgjet e errta e tė lagėshta tė
Stambollit.



Me vdekjen e Nezim Frakullės opinioni shoqėror i
kohės reagoi ashpėr. Poeti Feiziu nė kronogramin e tij prekės do tė tregonte dhe
fundin tragjik tė poetit:

“ I parė ndėr shumė dijetarė, krye ndėr
falėtarėt, mbiemri i dashur Nesim, emri Ibrahim bej, i zoti nė fushėn e diturive
, njohės i hollė i kuptimeve dhe dijetar i lartė.Fati e burgosi pa faj nė dhe tė
huaj. I turturuar vdiq dėshmor dhe u nis pėr parajsė”.

Nė shumė pika
studiusit e veprės sė tij kanė piktakime, duke arritur se Nezim Frakulla ishte i
pari qė vjershėroi shqip, ishte i pari qė futi dialogun nė njė bashkėbisedim tė
quajtur “Zemra e shpirtit” e cila ndodhet tek “Divani”, qė mund tė thuhet me
plot gojė se ėshtė hapja e shtegut pėr dramėn. Ishte i pari qė solli njė vepėr
tė plotė me 110 vjersha siē ishte “Divani”, ku futi elemente tė panjohura mė
parė nė brendi. Vepra e Nezimit gjithmonė do tė ngelet me rėndėsi historike nė
letėrsi si pėr kohėn qė u shkruajt ashtu dhe pėr rrymėn e pasur letrare qė
pruri, ku u trajtuan sė pari temat laike, duke qėndruar edhe lart nga ana
artistike. Njė rrugė nė qytetin e Fierit nderon emrin dhe veprėn e kėtij
vjershėtori tė kohėve tė largėta.



*Plini(23-?mbas lindjes sė
Krishtit) “Historia e natyrės”vepra e tretė.



**Fieri del si fshat
pėr herė tė parė nė shėnimet e udhėtarėve tė huaj nė vitin 1783
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Bujar Muēaj   23/11/2009, 17:10

Bujar Muēaj







Nafta
dhe ulliri





Mund tė harrosh gjėra tė tjera pa pėrmendur,
por binomin naftė-ulli kurrsesi, se pa kėtė binom nuk mund ta njohėsh
Mallakastrėn e sotme. Jo mė kotė e pėrmėndėm nė fillimet e librit¹ Nimfeun e
famshėm, por duhet tė pėrmėndim edhe njė nga emblemat e Muzakėve qė kishin tė
gdhendur dhe dy rrėkeza nafte, duke na treguar qė qysh nė ato kohė banori i
kėtyre trojeve, bylyni apo mallakastrioti e myzeqari i mėpasėm e dinte se
jetonte mbi kėtė xhevair tė ēmuar. Ndėrsa pėr ullirin kėtė hyrje do tė doja ta
ilustroja me disa vargje tė poetit Xhevahir Spahiu.



Raport
lufte



I perėndishmi Padishah!

Zjarri i xhehnemit


mbi Arbėrinė ra.

Dhjetė mijė frymė

I dėrguam nė atė
botė:

Shtatė mijė arnautė,

Tre mijė ullinj tė moēėm.


paudhėt

I shkuam me shpatė,

Drurėt

I dogjėm tė gjithė tė
gjallė.

Tre ditė e tre net: ē’aromė profetike

E njė flake
ylberore,

Veē tė ishe aty.

Zoti im!

Shėrbėtori yt i
pėrunjur

Ibrahim



E kundėrta ka ndodhur me njė pushtues
tjetėr, me gjermanėt e pikėrisht nė Mallakastėr diku midis Hekalit e Kashit ku
ishte disklotuar njė repart. U ishin mbaruar drurėt apo qymyri dhe nuk dinin me
ēfarė tė gatuanin. Njė “mik” ideali i tyre nga anėt tona e mori vesh seē
kėrkonin, i papėrtuar rrėmben sopatėn dhe nisi tė presė ullirin mė tė afėrm. Nga
ēadra ku pushonte i madhi i tyre doli njė britmė, e cila sa nuk e rrėzoi nga
pema mikun shqiptar.

-Nein!

Ulliri i shpėtoi ndėshkimit tė egėr,
nuk u pre dhe guzhina pėrdori pėr gatim ca arka tė boshatisura municioni nga
Ruhri i largėt.

Dy shėmbuj diametralisht tė kundėrt qė flasin shumė nga
kohė tė ndryshme, nga pushtues qė vinin njėri nga lindja e tjetri nga perėndimi,
tė dy superfuqi tė kohės sė tyre. Diku kam lexuar se ullinjtė e Hekalit janė
ndėr mė tė vjetrit e Shqipėrisė e tė Ballkanit. Ullinjtė e moēėm mund t’i
shohėsh nė ēdo fshat tė tejendanė Mallakastrės. Ėshtė gjė e rrallė ose e
pamundur tė gjesh shtėpi nė kėtė krahinė qė tė mos kultivojė ullirin. Me nam tė
mirė janė ullinjtė e Cakranit, Hekalit, Kashit, Greshicės, Ruzhdies, Gjinoqarės,
Siqecės, Visokės, Kuqarit, Margėlliēit, Aranitasit, Dukasit, Rrerėsit, Kashit,
Fratarit etj.

Nė librin austriakut Voith “Lufta e Durrėsit midis Qezarit
dhe Pompeit”na tregon mė sė miri sipas studimeve tė tij se:

“Nė kohėn e
Qezarit Mallakastra merrej me blektori dhe me kultivimin e
ullinjve...”

Nė fillim nafta sikur i prishi qetėsinė shekullore ullirit,
por mė pas pema e lashtė u mėsua, duke e pranuar e duke patur dashur pa dashur
njė lloj armonie me tė. Nga kohė e vjetėr e mė pas na kanė arritur disa toponime
edhe pėr ullinjtė:

Ullinjtė e Kolės, Ulliri i Kuq, Ullinjtė e Menxarakut,
Lagja e Ullinjėve, Ulliri i Rrapo Hekalit, Pesė Ullinjtė, Ullinjtė e Toskėve,
Ullinjtė e Qarrishtės, Ullinjtė e Gjeneralit (Mbjellė kėta nė vitet tridhjetė
nga Xhemal Aranitasi ish ministėr i mbrojtjes i Zogut 25-39),Ullinjtė e
Hajredinit (Fratarit) nė Bejar, Ullinjtė e Topave nė Hekal etj.

Nuk mund
tė shikosh njė pejsazh me ullinj pa njė sondė nafte midis tyre apo anasjelltas.
Atė ekollogji qė “dogji”pakujdesia e tė nxjerrit tė “arit tė zi” i lashti ulli
pėrpiqet ta ēojė nė vend pak nga pak, me durim e kėmbngulje.

Po citoj
pėrsėri Xhevair Spahiun poetin e dashuruar marrėzisht pas ullinjėve nė poezinė e
shkurtėr por tė dhimbėshme “Mallakastra” nė librin “Ferrparajsa” nė faqen
84.



Valėzim i valėzuar

i njė shkretimi tė
shkretuar-

kėto brigje.

Pikėllimin kullosin kopetė e
ullinjve.



Burimi i parė i naftės nė kėtė zonė u ēel mė 19 korrik
1926 nga shoqėria “Anglo-Persiane” nė Patos, e cila kishte marrė me konēension
pėr tė kėrkuar naftė 220 000 ha dhe pėr tė shfrytėzuar 60 000 ha . Njė shoqėri
tjetėr amerikane qė kishte futur kthetrat nė naftėn shqiptare ishte dhe
“Standart Oil”, e cila kishte marrė me konēension 51 000 ha . Mė pas kjo zonė u
shfrytėzua nga italianėt tė cilėt blenė konēensionet e shoqėrisė
“Anglo-Persiane”. Shoqėritė italiane ishin “Agip”dhe “Aipa”. Duke folur nė
librin e tij “Politika e Italisė nė Shqipėri” mėkėmbėsi i mbretit nė Shqipėri
Jakomoni kur flet pėr pėrparimin teknik nė trugun e lashtė tė traditave
perndimore ndėrmjet tė tjerave shkruan:

“...Berati, nė kėmbėt e malit tė
Tomorrit, vendbanimi legjendar i perėndive, nė truallin e tė cilit gjenden
shtresėmbajtėset e naftės sė Devollit e tė Patosit ...”

Pėr nxjerrjen e
naftės janė mbajtur statistika tė rregullta nga viti 1929 e kėtej. Nė vitin qė
thamė ėshtė nxjerr vetėm 100 ton. Viti rekord i nxjerrjes sė naftės mbahet viti
1974 me shifrėn 2 248 227 ton. Rezervat e llogaritura nė zonėn Patos-Marinėz dhe
asaj tė Visokės tė mara sė bashku janė 280 270 219 tonė, duke nxjerrė prej tyre
24 662 296 tonė. Edhe rėra bituminoze qė gjendet nė zonėn e Patos-Kasnicės nė
njė territor prej disa hektarėsh ėshtė njė pasuri qė mendohet deri 15 000 000 m3
. Nė ditėt e sotme kapaciteti nxjerrės ka arritur deri nė 50 000 tonė nė vit.
Venburimi i gazit metan nė Frakull i zbuluar nė vitin 72 ėshtė shfrytėzuar deri
nė vitin 88-tė dhe mendohet se sasia e pėrgjithėshme e vendburimit arrin nė 107
233 893 N. m3. Nga vendndodhja e dikurshme e zjarrit tė famshėm tė Nimfeut ėshtė
nxjerrė sasia 101 841 158 N.m3. Nė pėrfytyrimin popullor nafta mendohet se ėshtė
njė lumė ku njė degėz e tij kalon edhe ndėr ne dhe po tė ecėsh me magjinatėn
popullore pak a shumė bindesh sikur je para njė tė vėrtete. Naftė ka nė
rrethinat e Kuēovės, ndjekim rrugėn duke zbritur nė Myzeqe tė Beratit nė zonėn e
Kozare - Arrėzės, kalojmė nė Myzeqe tė Lushnjės nė Divjakė ku ka gaz hidhemi nė
tė Fierit drejt Povelēės, bėjmė njė kthesė gjarpėrushe si lumi i Semanit, por nė
tė kundėrt drejt Frakullės, sulemi disa gradė kthesė pėr nė Kallm -Verri, nė
bregun tjetėr pastaj duke filluar nga Jakodina, Belina, Marinza, Sheqishta,
Zharrėza, marrim pėrpjetė Kuqarit, Patosit, Dukasit, Banajt, Rusinjės,
Margėlliēit, Rrerėsit, Gjorgozit, Visokės, Patosit-Fshat, Belishovės, Ballshit,
Drenovės, Kashit, Hekalit, Mollajt, Poēemit, hidhemi pastaj matanė Vjosės drejt
Labėrisė, nė Karbunarė, Gorisht, Amonicė, duke ju shtuar lumit dhe “rrėkeza” e
Drashovicės qė na kujton se pusi i parė i ēpuar pėr naftė nė Shqipėri ėshtė
pikėrisht aty, nė vitin 1916 nga italianėt. Nė Amonicė pėrpara na del masivi
shkėmbor i maleve duke e pėrfunduar pėrfytyrimin popullor nė Finiq tė Sarandės.
Ndėrsa pėr specialistėt ėshtė krejt ndryshe dhe shkencėrisht kanė pėrcaktuar
thellėsitė e shtresave tė ndryeshme, llojin e naftės qė nxirret nė ēdo
vendburim, katet e tyre etj. Pėr naftė ėshtė shpuar gjithandej Mallakastrės edhe
nė Aranitas, Panahor, Kalenjė, Metoh e gjetkė, por pa dhėnė ndonjė rezultat. Pėr
kuriozitet po shtojmė se pėr dekada me radhė nė linjat tona detare dhe
ndėrkombėtare ishte njė anije ēisternė me emrin “Patosi”. Uzina e pėrpunimit tė
thellė tė Naftės nė Ballsh, e cila bėnė pjesė sot nė shoqėrinė aksionere ARMO,
ėshtė njė uzinė ndėr tė paktat e mė cilėsoret qė i rezistoi ekonomisė sė tregut
dhe furisė vetvrasėse tė nėntėdhjetė e shtatės. Si pėrfundim, Nafta dhe Ulliri
janė dhe mbeten dy nga pasuritė mė tė ēmuara tė krahinės e tė vendit. Dhe pėr tė
dyja kėto pasuri Mallakastra mbanė kreun paēka se nė ndonjė shkrim ose studim
shkencor e ndonjė “shkencėtar” flokėthinjur e sup rėnė nga pesha e gradave tė
marra kohėt e fundit e quan me tė pa drejt krahinė e prapambetur.

Figura
tė shquara nė vite nė naftė mund tė pėrmėndim:

Lipe Nashi*, Kapllan
Hajdari, Sotir Skorovoti, Hysni Ajasllari, Uani Ēapo, Avni Liēaj, Zarif Saliaj,
Barjam Shehu, Qemal Rrapushi, Kiēo Kasapi, Sokrat Pitushi,**Myrteza Kepi,
Muhamet Shehu, Sheme Mara, Napolon Mėrtiri, Sabri Hoxha, Nexhip Xhuveli, Haki
Fejzo, Adil Zotaj, Pjetėr Leka, Feruze Nepravishta, Beqir Alia, Ramiz Xhabia,
Miti Dhamo, Petro Olldashi, Ilia Karaduni, Piro Bozdo, Bahri Shanaj, Protoko
Murati, Nebi Sulkaj, Enriko Veizi***, Abib Pasha, Koēo Plaku****, Milto
Gjikopulli*****, Kamber Brezhani, Sulo Kamberi, Nikodhim Shtrepi, Skender
Elbasani, Belul Kamberi, Fatmir Shehu etj. Ndėrsa nga tė huajt qė i dhanė aq
shumė nxjerrjes sė naftės nė vendin tonė e veēaėnrisht nė Mallakastėr ėshtė
inxhinieri polak Zuberi****** i cili ėshtė i pari qė bėri hartėn gjeologjike tė
Shqipėrisė dhe njihet si zbulues i vendburimit tė Patosit. U eksekutua nga
rregjimi komunist si sabotator nė zonėn e naftės Kuēovė. Kanė dhėnė kontributin
e tyre plot specialistė nga Italia, Anglia, Jugosllavia, Hungaria, Ēekia,
Bashkimi Sovjetik, Rumania, Kina etj. Nė kohė tė komunizmit nė Patos dilte njė
revistė shkencore e titulluar “Nafta dhe Gazi”(1972-1991) e cila ishte e njė
cilėsie tė lart.



*Emrat me tė zeza janė Heronj tė Punės
Socialiste. Lipe Nashi ish drejtor i pėrgjithshėm i naftės. Me rastin e festave
tė ēlirimit nėntor 1974 merr titullin Hero i Punės Socialiste. Pak muaj mė pas
nė mars tė vitit 75 arrestohet dhe dėnohet si armik i popullit, si sabotator nė
naftė. Pas daljes nga burgu nė njė intervistė dhėnė gazetės “Nimfeu” 1 tetor
1991, Lipe Nashi do tė shprehej:

“Nga regjimi 46-vjeēar, ndėr tė tjera u
cilėsova si shumė shokė tė mi, si armik dhe sabotator nė naftė. Kėtė akuzė ma
bėri Enver Hoxha, tė cilit tė mos ja hamė hakun, ishte i zgjuar ...pėr
poshtėrsi, por jo si shkencėtar, siē mundohej tė tė paraqitej nėpėrmjet njė
matriali tė gjerė qė la tė shkruar dhe qė unė s’di se sa ju shėrbeu pasardhėsve.
E vėrteta ėshtė se veēanėrisht nė fushėn e naftės padituria e tij ishte totale
pėr tė mbuluar kėtė padituri e mėndjemadhėsi qė pasqyrohej rrėnqethshėm nė
ekonomi, ai fabrikoi armiq e sabotatorė sipas cikleve tė pėrcaktuar vetėm nga
njė mėndje e ēmendur.”

Mbas vdekjes sė Lipe Nashit njė nga sheshet
kryesore tė Patosit mban emrin e tij.

Emrat e nėnvizuar u akuzuan nė
vitin 75 si sabotatorė nė naftė, duke u shpallur armiq tė popullit e tė
Partisė.

**Myrteza Kepi nga Preza e Tiranės dhe Muhamet Shehu nga Bicaj i
Kukėsit ranė nė krye tė detyrės nė Linas tė Elbasanit pas njė shpėrthimi tė njė
nėnstacioni pompimi qė dėrgonte naftėn nė rafinerinė e Cėrrikut. Emrin e
Myrtezait e mbanė njė shkollė e mesme nė Kuēovė, ndėrsa tė Muhametit njė shkollė
nė Patos. Pėr kujtim tė dy heronjėve rruga pėr nga qendra e Patosit, deri nė
Stadiumin e futbollit mbanė emrin “Heronjtė e Linasit”

***Enriko Veizi
specialist i mirfilltė nė insitutin e kėrkimeve tė naftės, njė nga
karikaturistėt mė tė mėdhenj qė ka nxjerrė Shqipėria.U dėnua me grupin e
pėrfolur sabotator nė naftė duke parė lirinė me ardhjen e demokaracisė. Pa ju
gėzuar mirė lirisė ndėrroi jetė mė 1992. Nga njerėz tė ndryshėm tė artit e tė
kulturės ėshtė propozuar qė t’i ngrihet njė monument nė Patos, Fier apo dhe
Himarė qė ishte vendlindja e tij.

****Koēo Plaku njė nga specialistėt
gjeologė mė tė mirė qė kishte nafta, vėllai i tė njohurit Panajot Plaku, u dėnua
me vdekje, kur s’kishte as tre muaj qė ishte martuar. Kishte zbuluar vendburimin
e Gorishtit dhe atė tė Cakranit. Para se tė arrestohej kam punuar me tė nė Pusin
Verria 33 nė zonėn e ēpimit Kallm –Verri.

*****Milto Gjikopulli njė nga
specialistėt mė tė mirė qė kish gjeologjia shqiptare dhe ajo e naftės nė
veēanti. U dėnua me vdekje si sabotator nė sektorin e
naftės.

******Zuberi, inxhinier polak, njė nga gjeologėt mė tė mėdhenj tė
botės. Kishte zbuluar venburimin e Bakusė nė Bashkimin Sovjetik nė kohė tė
Leninit. Mė vonė u angazhua me Shoqėrinė Anglo – Persiane nė Gjirin Persik e mė
pas erdhi nė Shqipėri. Kudo ku shkeli hartoi dhe pėrpiloi me saktėsi hartat
gjeologjike. Dha njė kontribut tė madh nė zonėn e Kuēovės dhe ėshtė zbuluesi i
zonės naftėmbajtėse tė Patosit. Nė njė nga bormbadimet e aviacionit Anglo -
Amerikanė i vritet gruaja nė Kuēovė. Nė Shqipėri si para lufte e mė pas punoi me
pėrkushtim. Hartat gjeologjike tė Zuberit referohen edhe sot nė shumė vende tė
botės.



¹Kjo pjesė ėshtė shkėputur nga libri i pabotuar “Aranitasi
dhe Mallakastra midis legjendės dhe tė vėrtetės” tė Bujar Muēės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Bujar Muēaj   23/11/2009, 17:10

Bujar Muēaj





Jehona e
kryengritjeve shqiptare kundėr tanzimatit nė Greqinė fqinje.

“
...Bukuria e tyre trondit burrat, ndėrsa eleganca shtang femrat.Kurrė guximi i
tyre stėrgjyshor nuk ka pėsuar zhgėnjim”

Camille Paganel.




Puquville do tė shkruante kėshtu nė atė kohė pėr kryengritėsit
toskė:*

“…njė racė burrėrore, lufarake, mikpritės, kėmbėngulės deri nė
pikėn ku rrezikohen me kokė, besnikė ndaj miqve. Nuk janė tė ashpėr pėr luftė sa
ēamėt. Janė tė dobėt, por aq tė fortė sa vėshtirė t’i lėvizėsh nga
vendi…dialekti i tyre ėshtė i ngjashėm me tė lebėrve”



Vitet
1835-47 janė njė tėrmet i fuqishėm nė krejt truallin arbėror, jehona e tė cilit
u ndje dhe nė Greqinė fqinje, ku njė pjesė e saj ajo kontinetale kishte vite qė
kishte fituar lirinė. Shkrimtarė, historianė, poetė hodhėn nė letėr pėrpjekjet
titanike tė vėllait verior pėr tu shkėputur zinxhirėve tė rėndė tė
otomanizmit.Figura shqiptarėsh krerė kryengritės u bėnė aq tė njohur nė opinion
grek sa edhe sot rrojnė shprehje tė tilla ku nė mėnyrė tė qartė lartėsohen. “Mos
mė fol sikur je Ēelo Ēicari”. E tillė shprehje ekziston dhe pėr Ali Pashėn e
Gjolekėn. Nė njė kėngė popullore greke nė librin “Arvanitėt” tė Kosta Birit,
Gjolekėn arrijnė sa e quajnė njė tjetėr Skenderbe.

Γχιων Λεχας,
Σχεντερμπεης άλλος,



Nė sofrėn e kėngės mike, do tė uleshin
pothuajse gjithė figurat kryesore tė kryengritjeve tė jugut, ku me nota prekėse
e me njė qėndrim shpesh qortues pėr ata qė ngrenė fukaranė nė kėmbė kėto kėngė
janė dėshmi e qartė se fqinji i dhimte vuajtja dhe derdhja e gjakut.Shumė kėngė
janė tė shkruara nė formė ballade dhe i kanė tė rralla shoqet nga pėrsomėria e
realizimit.



Bilbila mos kėndoni dhe ju qyqe tė heshtni,


dhe ti mjerane Shqipėri, nė tė zeza tė vishesh,

me tė ligėn qė
bėtė ju nė kėtė stinė vere!

Ėshtė vrarė ky Hasan Bej me Tasim Efendinė,


dhe Emin Pashaj kur e mėson shumė shqetėsohet;

thėrriti
bimbashėt nė vend me Shishkon Mirallain,

tė shkoni tė godisni tė gjithė
ata shqiptarė.

Natėn e bėjnė ditė, krejt natėn e bėjnė ditė


gdhihen nė Piskopi, nė dy burime akull.

Dhe njė frat i luajtur
mėndsh u ka dhėnė lajmin,

“Jemin Pasha, pėrse qėndron, o djalė i
sadrazemit!”

Sapo e dėgjon Emin Pasha dhe lajmin sapo merr,


fillojnė marshimin kėmbėsorė, kalorės,

tė shkojnė tė takojnė tej
ushtrinė shqiptare.

Dhe takohen tej nė Bogaz dhe luftimi fillon,


morėn shumė koka tė tepėrta si dhe shumė robėr...

Arrin njė
dervish nė ēast e fshehtas bisedon:

“Ngrehu dhe ik, bre pasha, se skllav
do tė zėnė.”**



Ja si jepet nė rreshtat e librit tė Kosta Birit,
“Arvanitėt”, kryengritja e Alush Frakullės (i cili ėshtė thirrur me dy emra
Alush dhe Ali) me pak fjalė nė faqen 357 tė botimit tė saj tė katėrt, tė 97-tės.


Το 1837 επανασττατουν οι μωαμεθανοι τοσκηδες, της Μουζακιας, του
Βερατιου και του Αυλωνος με αρχηγο τους τον Αλη μπεη Φραγκυλα .




Nė vitin 1837 ngrihen muhamedanėt e Toskėrisė, tė Myzeqesė, tė
Beratit dhe tė Vlorės me kapedan Ali bej Frakullėn.



Nė librin e
tij voluminos Epiri ( HΠΕΙΡΟΣ ) Kostandin A. Bakalopulu i kushton edhe ai disa
radhė kryengritjes sė Alush Frakullės nė faqen 444, ku pak a shumė shprehet pėr
kėtė kryengritje si bashkpatrioti i tij Biri, a nė mos i ėshtė referuar atij.




Nė burimet greke Kryengritja kundėr tanzimatit e Mallakastrės
sipas Kosta Biri (1899-1980) pėrshkruhet kėshtu:

“Pak ditė mė vonė
kryengritėsit nė Mallakastėr midis Vlorės dhe Beratit me luftėtarin Rrapo Hekali
me 1000 muhamedanė pushton Beratin dhe rrethon nė kėshtjellėn e tij njė fuqi tė
kosidorueshme tė ushtrisė turke qė pėrbėnin mbrojtjen e vendit.”

«Λιγες
μερες αγροτερα, επαναστατει στιν Μαλακαστρα,*** μετακσυ Αυλωνος και Μπερατιυ ο
οπλολαρχηγος Ραπο Χαικκαλης με 1000 μωαμθανος, κυριευι το Μπερατι και πολιρκει
στο καστρο του ένα ταγμα τουρκικου σρατου πον αποτελουσε την τοπικη φρουρα.»




"Ushtria e dėrguar,- thotė nė kronikat e tij nė faqen 408 nė
"Kronografia e Epirit" Aravanitos,- u godit nė pozicione tė ndryshme tė marshimi
tė saj prej rrebelėve tė Hekalit... "

Po nė kėtė faqe kronika flet pėr
betejėn e zhvilluar nė Dholiana nga Gjoleka.

"Pas kėsaj ngjarjeje,
arritėn nė datėn 29 nė qytetin e Janinės tė shpartalluarit, tė stėrlodhur e tė
trembur. Thuhet se nė atė luftė tė tėrbuar mė shumė se 600 vetė u vranė nga tė
dyja palėt, dhe fshati i madh i Dholianės u dogj krejt..."

Mė tej
pėrshkruhet frika qė u ka hyrė turqėve se mos Gjoleka vendos dhe i sulet Janinės
e cila sipas tij do tė dorzohet pa rezistencė, por... thotė kronikani:

"
..ose nga zoti ose nga lajmet e rėndėsishme , qė merrte nga Berati, Gjoleka
vendosi pas betejės sė Dholianės tė largohet duke zėnė grykat e ngushta nė
Labėri pėr tė penguar bashkimin ... e ushtrisė. (turke) "

Kryengritja
kundėr reformave tė quajtura Tanzimat¹ nė mbarė toskėrinė pati jehonė tė gjerė
edhe popullsitė e tjera jo shqiptare tė cilėt si dhe mė parė e shprehėn me
kėngėt e tyre siē do ta shohim mė poshtė tė mbledhura nga vepra me titull
“Pėrmbledhje kėngėsh folkrorike tė Epirit„ tė P.Aravantinos, botuar nga bijtė e
tij pas vdekjes, mė 1880.



24, Kryengritja e Shqiptarėve****




Doni tė ndjeni thirrjet ju dhe vajtimet e zeza?

Kaloni
nga Berati dhe nė Delvinė tė shkoni,

nė Toskėri dhe Labėri tė dėgjoni
mėnxyrat

dhe gratė ēame vajtonjėse qė po thonė vajtimet,


qajnė ato pėr burrat, pėr fėmijėt e tyre.

I thėrrasin tė dalin vrap nga
brėnda varrit tė zi,

disa nga Tarsanaja tej dhe tė tjerat nga Konja .


I mallkuar qoftė ky moment edhe ky ēast i hidhur

qė morėn njė
vendim tė lig bejlerėt, agallarėt,

Shqipėrin’e mjerė sakaq t’a ēojnė
nėpėr kėmbė;

Tė parėt e kanė tė fshehtė, tė dytėt hapur, fora;


Hodo ka ngritur lebėrit sė bashku me Gjolekėn,

Dhe gjithė
ēamėrit i nis ky Hamit Ēapari,

Edhe ka ngritur toskėrit Rrapo Hekali,


Dhe zunė kullat fshatrave dhe rrugėt e kalimit

Dhe goditėn dhe
shkatėruan tė sulltanit ushtri;

Sapo sulltani ka dėgjuar shum’i prishet
qejfi

Dhe dėrgon forca dhe armatim, tė tokės dhe tė detit.

Kalon
me serasqer pashai dhe hyri nė Berat,

Fshatrat myslimane i djeg nė tė
gjithė sanxhakun;

Kaloi dhe nė Delvinėn tej djegur dhe shkatėrruar,


Dhe nė Ēamėri dėrgon atė Hysen Vrionin...

Dhe grumbullohen nė
Janinė lebėr e vlonjatė

Beratas dhe gjirokastritė dhe ēemėr tė lidhur.






Njė kėngė e ngjashme me kėtė gjendet edhe nė librin e
Zebeliut edhe ky mbledhės i kėngėve folkrorike greke, por me mjaft mungesa.


Nė librin e Kosta Birit “Arvanitėt” faqe 361-363 ėshtė dhe letra e 89
prijėsve tė jugut, nga Kazatė e Vlorės, Delvinės, Kurveleshi, Mallakastra e
sipėrme dhe e poshtme, Berati dhe Tepelena, Tomorrica, Toplltia, Rrethi i
Myzeqesė, Skrapari, shumica bejlerė e agallarė dėrguar mbretit Oton tė
Greqisė.Nė letrėn dėrguar mbretit e firmosur nga krerėt bien nė sy emrat
legjendarė tė Zenel Gjolekės, Rrapo Hekalit, Ēelo Picarit (Xhelil Aga), Abdyl
Kokės, Dervish Ali Dukatit, Hodo Nivicės...qė & nbsp; & nbsp; pėrveē
asaj qė i kėrkonin ndihmė, i bėnin edhe elozhe gati tė tepruara, duke pėrdorur
edhe shprehje qė sot sikur s‘do tė na pėlqenin t‘i pėrsėrisnim. Por sido qė tė
ishte puna firmosėsit e asaj letre tė 15 gushti tė 1847-tės kanė arritur nė njė
pėrfundim se:



« Nėqoftėse shpresa dhe shpėtimi s’ėshtė pėr ne,
atėhere do tė vdesim nga

shpata. Nėqoftėse kėshtu e ka thėnė zoti,
kėshtu le tė bėhet. »



Otoni nuk e pėrkrahu dhe nuk e ndihmoi
kėtė kryengritje, pasi midis Greqisė dhe Portės sė Lartė kishte filluar njė
klimė afrimi.



Kosta Biri nė pėrfundim tė librit “Arvanitėt” duke
ju referuar dhe krejt kryengritjes nė Toskėri do tė shkruante:






“Συγκεκριμενως***** ενώ ο Γκιολεκας εθριαμβευε στην
Ηπειρο, ο στραταρχης της Θεσσαλιας Μεχμετ πασας με δεκα ταγματα πεζικου ειχε
υπερφαλαγγισει τους επαναστατες, ειχε φθασει στην Μαλακαστρα, και προσεβαλε από
πισω τον οπλαρχηγο Χαικαλη, ο οποιος πολιορκουσε την τουρκικη φρουρα στο καστρο
του Μπερατιου. Γινεται εκει μια φοβερη μαχη, κατά την οποιαν οι Τοσκηδες,
κλεισμενοι μεσα σε λαβιδα στρατηγικη, επολεμησαν μεν ηρωικα, αλλα εδεκατισθηκαν.
Λιγοι κατωρθωσαν υα σωθουν και εσκορπισθηκαν στα γυρω βαυνα”.




“Pikėrisht nė kohėn kur Gjoleka triumfonte nė Epir, udhėheqėsi i
Thesalisė Mehmet pashai me dhjetė batalione kėmbėsorėsh kishte arritur nė
Mallakastėr, rrethuan kryengritėsit duke u dalė nga pas prijėsit Hekali, i cili
godiste vazhdimisht mbrojtjen turke nė kėshtjellėn e Beratit. Atje bėhet njė
betejė e tmerrshme nė tė cilėn toskėt tė mbyllur nė njė ēark luftuan me tė
vėrtetė heroikisht, por u pėrgjysmuan. Pak arritėn tė shpėtojnė dhe ata qė
shpėtuan u shpėrndanė nė malet pėrreth.”

Fundin e kryengritjeve
Aravantinos e jep duke njoftuar se:



"U kapėn disa nga paria e
Vlorės e nga tė Beratit, Rrapo dhe Hamit Hekali bashkė me familje tė tjera tė
rėndėsishme, prej Vlorės tė dy bijtė e Ismail beut dhe dy nipėrit e tij, nga tė
Tepelenės Veiz Vasiari dhe tre bijtė e Tair Abazit, nga tė Gjirokastrės nipi i
Kapllan pashait Tahir beu, nga tė Delvinės Abdyl bej Koka, Ēelo Picari, Sulo
Kallapodhi, nga tė Filatit Alizoti dhe Ahmet Dino, nga tė Margėlliēit Tahir
Ēapari...kėta tė arrestuar, disa nėpėrmjet detit dhe disa nėpėrmjet Bitolės u
dėrguan tė lidhur me pranga nė Stamboll, ku tė arrestuarit me faje tė lehta u
mbajtėn tė burgosur aty, ndėrsa kokat e kryengritjeve u dėrguan nė internim nė
Konjė..."

Panajot Aravantinos e mbyll kronikėn e tij pėr fundin e kėtij
rrebelimi “Kronografia e Epirit” me kėto fjalė qė janė dhe mbyllja e kėtij
shkrimi:



“Kėshtu mori fund ai rebelim, nga i cili u dobėsuan
ekonomikisht shqiptarėt nėpėr pėrpjekjet luftarake, por dhe arka e Portės sė
lartė jo pak u dėmtua ...”










*Puquville”Voyage de la Grec ”, Nė
librin “Arvanitėt” tė I.Koēollarit, .faqe,222.

** Aravantinos
“pėrmbledhje folkrorike tė Epirit”.1880, faqe19-20.

***Kosta Biri
“Arvanitėt” faqe 357.

****Aravantinos”Pėrmbledhje ........” faqe 21-22.


*****Aravantinos “Kronologjia e Epirit”. faqe 384










¹Tanzimati ishte tėrsia e rregullave dhe
ligjeve reformuese tė qeverisė turke tė shpallura nė nėntor 1839. Tanzimati nė
Shqipėri u prit me kryengritje tė fuqishme pasi me ligjet e reja shqiptarėt e
mėsuar me njė farė autonomie, humbisnin shumė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Bujar Muēaj   23/11/2009, 17:11

Bujar Muēaj





Traketuku i
harruar i brigjeve tė mia...





Ispenxha¹ 775; taksa e
ēiftit, e benakut dhe e beqarve (mysliman) 856; grurė: himil 150, ēmimi 6450;
elb : himil 50, ēmimi 140;mel : himil, 10, ēmimi 280; bathė dhe thjerrėza; himil
4, ēmimi166; koēkulla : himil 1 ēmimi28; tagji : himil l10, ēmimi 280; musht :
medre 500, ēmimi 5000; e dhjeta e lirit 138; taksa e bletėve 140; e dhjeta e
pemėve 100; mullinj 5, punojnė gjysmėn e vitit, taksa 75; mullinj shajaku 5,
taksa 75; taksa bidatit 95; taksė kullote 125; taksė e perimores 170, shpendė
340; taksa e qoqelit 68; taksė mollėsh 44; badiavaja, gjobat, taksa e martesės
dhe polaēinės: 445. Shuma : 17000 (akēe)
Si prolog tė kėtij shkrimi dhashė
pasqyrėn e taksave qė paguante Aranitasi, fshati im i lindjes nė vitin 1570 dhe
me qė qėllimi i kėtij shkrimi janė mullinjtė, i nėnvizova qė tė dukeshin midis
taksave tė tjera.

Ėshtė interesante pėr mullinjtė e blojės qė tė tillė
edhe nė numėr erdhėn deri nė vitet shtatėdhjetė ku u shkallmuan e u zėvėndėsuan
nė disa raste nga makinat e blojės. Pėr kuriozitet tė lexuesve po ju pėrmend tė
pesė mullinjtė qė mbajė mend dhe qė erdhėn me traketukun e trokashkave deri nė
ditėt tona, ndėrsa pėr pesė mullinjtė e shajakut as qė bėhet fjalė e as ka
mbetur gjurmė.
1-Mulliri i Myrto Mesutit nė Lumarė (Lagje e Aranitasit e
ngritur nė dy anėt e lumit)
2-Mulliri i Sade Elmazit
3-Mulliri i
Hoxhajve
4-Mulliri i Zenel Xhafos (Zeneli ishte njė nga kapedanėt kryesor tė
Rrapo Hekalit)
5-Mulliri i Veizit i cili quhet dhe i Levanit, por qė
asnjėherė s’u bė i tyre edhe pse toka pėrreth mullirit me gjithė pemėt ju dha
Levanit nė kohė tė monizmit, ndaj dhe numėrohet ndėr pesė mullinjtė qė ka patur
Aranitasi.
Dikush tė thotė se kanė qėnė gjashtė mullinj bloje dhe pėrmėndin
se ka qėnė dhe njė diku pranė Metohut. Nė rrethinat e pjesės sė sipėrme tė
Gjanicės e tė pėrrenjėve qė ushqenin atė, nė fshatrat Aranitas, Cfir, Metoh,
Kalenjė, Panahor... gjėmonin trokashkat e mė tepėr se tridhjetė mullinjėve, kur
nė njė kėngė tė veriut rapsodi qahet kur thotė nėpėrmjet
vargjeve:


Janė tė ngratė e janė dertli;
Gjashtė pllamb’ tokė pėr
ēdo shtėpi,
Dhjetė katunde me n jė mulli....

Ėshtė pėr tu theksuar se
si zonė jo shumė e pasur nė ujėra pėrsėri krahina e Mallakastrės duke qėnė
nikoqire s’linte t’i vinte dėm njė pikė ujė. Nė grykat e pėrrenjėve dhe pranė
lumenjėve kishte nė tridhjetvitėshin e fundit tė shekullit 16-tė afėrsisht 200
mullinj. Mendoni sot njė Mallakastėr qė shtyhej nėpėr shekuj nėn trokun “e 200 a
mė tepėr mullinjėve! E veēantė ėshtė se nė tė gjithė Mallakastrėn e atėhershme e
cila shtrihej nė njė territor gati dhe njėherė mė i madh se ky i sotmi, vetėm nė
fshatin Aranitas figurojnė mullinjtė e shajakut tė quajtur dhe dirstile. Pėrveē
mullinjėve tė fshatit mbaj mėnd nė fėmininė time dhe mullinjtė e famshėm tė
Shkarpės nė Visokė, mullirin pėrfund lajthive tė Visokės qė i takonte Kasnicės
dhe atėhere e punonin Shemja me Mersinin, tė dy nga Kasnica, qė kur i shihnim
ashtu tė bėrė kokė e kėmbė me pluhurin e bardhė na dukeshin sikur kishin dalė
nga pėrralla, mullirin legjendė tė Kashtės nė Poēem, nė kohė tė socializmit
ishte njė nga mullinjtė e rrallė qė me urdhėr tė Mehmet Shehut, siē thuhej
atėhere u mbajt nė gjėndje tė mirė pėr rast lufte, por i shkatėrruar me pas
bashkė me 300 pllaka pėrkujtimore qė mbanin tė gdhendur emrin e poliagjentit,
mullirin e Shaqos nė Visokė ngritur mbi pėrrua i mbytur nga shpendrat e fieri.
Mulliri i Kumit edhe ky nė Visokė, gjithashtu nė lagjen Heqimaj kishte njė tė
tillė me tė njėjtin emėr me lagjen. Rreth dyqind metra poshtė lisave tė
ashtuquajtur tė Kalenjės (pasi sot vendi i takon Panahorit) mbaj mėnd qė ka
patur njė mulli i cili erdhi deri nė ditėt tona dhe pushoi sė ekzistuari atėhere
kur zuri tė piketohej rafineria e ardhėshme e naftės. I veēantė ka mbetur pėr
mua Mulliri i Kubesė nė Patos – Fshat qė sado fėmijė na tėrhiqte me atė emėr tė
ēuditshėm. Aty punonte xha Aliu njė plak hokatar, dikur fisi i tij i zbritur nga
Peshtani i Madh kishte qėnė me prona tė mėdha deri nė bregdetin e Vlorės. Aliu
ishte njė mjeshtėr i rrallė nė ngjitjen e kockave tė thyera. Si mjek popullor
kėtė trazhgimi e kishin prej andej nga kishin ardhur pasi peshtanakėt janė
shquar dhe shquhen edhe nė ditėt e sotme jo vetėm nė Mallakastėr, Labėri e
Myzeqe, por gati gati nė gjithė Shqipėrinė. Xha Aliu nė kokė mbante qylaf tė
bardhė me thumb si tė lebėrve. Nėn duart e tij kamė kaluar disa ditė kur mė doli
gjuri i kėmbės sė majtė. Mbaj mėnd qė pregatiti njė ilaē me pjesėn e bardhė tė
vezėve(jaki mė duket se quhej) ndėrsa tė verdhat m’i dha mua tė skuqura t’i haja
para se tė fillonte fėrkimet e gjurit, duke mė marė kėshtu edhe me tė mirė.
Ndonse vitet mė tė shumta tė jetės i kaloi si mullixhi, kėtė zanat s’do tua
linte trazhgimi tė tjerėve, djemėve e nipėrve tė tij. Ai ishte arsimdashės
ndonse vetė mund tė ishte analfabet. Bijtė dhe nipėrit e tij pėrqafuan majat e
dijes dhe njėri prej tyre Fatmiri, u bė doktor prof, njė gjuhėtar i dėgjuar nė
vend e e deri nė fund tė jetės sė tij fatkeqsisht tė shkurtėr mbeti i
pėrkushtuar pas studimeve tė gjuhės shqipe. Tė kthehemi tek emėrtimi Kube, tė
cilin mulliri e kishte marė nga njė copė kodrinėz mbi shoqet e tjera qė binte nė
sy dhe tė bėnte tė mendoje qė s’ishte natyrale. Pėr kėtė vend kukumale siē
thashė ekziston edhe njė legjendė tė cilėn e kisha dėgjuar nga goja e shumė
pleqve tė moēėm. Legjenda thotė se aty ishin vrarė dy palė krushqish sė bashku
me nuset, sepse nuk kishin ndėrruar sipas zakonit nga njė shami, siē ishte
rregulli nė ato kohė tė vjetra. Kur e kam dėgjuar pėr herė tė parė isha fėmijė
dhe kam ndejtur pa gjumė atė natė. Njė palė krushqish i mendoja se kishin
zbritur nga Gurėt e Zesė tė Cakranit dhe tjetrėn palė nga Margėlliēi. Njerėzit e
afėrm i kishin mbuluar aty nė rrėzė tė malit tė Merkės, ku kishin rėnė pranė
njėri tjetrit sė bashku me kuajt duke krijuar kėshtu njė malth tė vogėl. Me
kalimin e kohės era duke ngritur shtufin nga kodrat e Zirkės apo rėrėn e lumit
qė rrjedh disa metra mė poshtė kishte krijuar kėtė kube, kėtė kokojkė qė tė
kujtonte dunat e rėrės nė Sahara. Mė vinte keq sidomos pėr nuset se pėr
dhėndurėt s’bėhej fjalė atėhere se dhėndrit ja ēonin tė tjerėt nusen nė shtėpi
dhe skenėn e ngrija nė imagjinatėn time nė mes tė pluhurit, thirrjeve dhe
gjakut. Disa vite mė pas do tė shkruaja edhe njė balladė tė titulluar “Ballada e
Nuseve”. Nė vitet shtatėdhjetė e katėr apo shtatėdhjetė e pesė, atė kube e hapėn
arkiologėt, duke nxjerrė nė shesh njė varrezė qė kishte shėrbyer pėr njė kohė
relativisht tė gjatė nga ilirėt (shek.VII para Kr). Varret e Tumės sė Patosit
gjithsej 76 i pėrkasin dy riteve tė varrimit asaj me vendosje tė trupit dhe me
djegje. Zbulimi i kėtyre varreve, invetari i pasur i gjetjeve nė tė, pėrveē se
solli tė dhėna mbi pėrkatėsinė ilire tė kėsaj treve, por edhe nivelin e lart tė
zhvillimit qė ka njohur lugina e Gjanicės, duke nxjerrė nė shesh njė tė vėrtetė,
por pa zbehur aspak legjendėn e pėrhapur. Do tė gjeja nė njė libėr balladash se
njė legjendė tė ngjashme do tė kishte edhe nė Kamenicė tė Kosovės me njė
ndryshim qė nuset nuk vriteshin dhe se krushqit e vrarė numėroheshin me mijra.
Mullinjtė e brigjeve tė Gjanicės qė pėrmenda do tė prisheshin pothuajse nė tė
njėjtėn kohė se mbi ta do tė kalonte transeja e hekurudhės Fier – Ballsh, a
ndofta, ndofta sipas mendėsisė sė asaj epoke, koha e trokashkave kishte ikur e
perėnduar njėherė e pėrgjithmonė. Tė gjithė mullinjtė e Luginės sė Gjanicės
ishin tė lidhur me njėri tjetrin me anė tė vijave. Mbaj mėnd mirė qė nga mulliri
i Shkarpės uji zbriste duke kaluar mbi kanionet e Visokės tė quajtur nga
vendasit “Shtyllat”¹, aty vijės kryesore i bashkėngjitej njė vijė ndimėse nga
Gjanica duke bėrė mė poshtė tek mulliri qė ishte pėrfund lajthive e ky ia
pėrcillte atij tė Kubesė e kėshtu me radhė duke shfrytėzuar relievin e pjerrėt
ja pėrcillnin ujin njėri-tjetrit, pėr bloje e pėr ujitje. Lugina e Gjanicės
ėshtė mbajtur nė lashtėsi si njė zonat mė tė lulėzuara tė vendit. Tė gjithė
mullinjtė e kėsaj lugine ishin ngritur nė krahun lindor tė saj. Pėr kuriozitet
nė krahinėn e Mallakastrės e disa tė tjera rreth saj nuk pėrdoret fjala millona,
mullis si nė zona e krahina tė tjera mė tė largėta. Aty thuhet mullixhi, dhe
minolla.Mullinjtė ishin strumbullari i jetės pėr shekuj e shekuj me radhė. Pėr
tė nė dasma do kėndohej kėnga e nė raste lufte do tė ishte i pari qė synohej tė
merrej nga “tė paftuarit”. Fjala e urtė pėr ndonjė qė nuk zbatonte radhėn
pikėrisht do tė kishte bazament mullirin: A ke qėnė ndonjė herė nė mulli!? Se
radha e mullirit nuk cėnohej lehtė sa do hundėlesh qė tė ishe. Por edhe betejat
nuk kanė munguar pranė tyre duke skuqur gurėt e lashtė.


Lule Zenel
Xhafoja,

Mbi mulli bėre hata

Suvaria mė su pa
Ulėrijnė allah
allah!
Se derman pėr ta nuk ka...



Nė kryengritjen zullumqare
tė Haxhi Qamilit duke ju referuar Neshat Hamitajt nė librin e tij “Hekali dhe
Mallakastra nė thellėsi tė shekujve” njė betejė jo e lehtė pėr tu harruar ėshtė
bėrė nė Gadurovė tė Fratarit (Mallakastėr)nė mbrojtje tė bukės sė gojės, tė
jetės sė fėmijėve, nė mbrojtje tė mullirit, ku kishin lėnė kokėn gjashtė rebelė.


“Nga forcat tona u vranė Jonuz Zaēe Salo nga Ninėshi brenda nė mulli,
Ago Zeneli nga Saliajt e Gjerbėsit nė grykėn e koritės sė mullirit....


Tė gjithė rebelėt e vrarė i varrosėn tek ara pranė mullirit (sot nuk u
dihen varret).

Edhe nė vitet e luftės sė dytė do tė gjejmė shembuj tė
gjallė ku flasin pėr njerėzit e botės sė trokashkave, tė jazit e tė koritės, tė
sfratit e tė .... S’kishte si tė ndodhte ndryshe, ata s’mund tė ndaheshin nga
fakir – fukaraja, populli i tyre, tė cilit i shėrbenin nė dasma e gėzime, nė tė
mirė e nė tė keq. Nga filmi “Kėshilltarėt” i cili u kushtohet kėshilltarėve tė
Hekalit, ku fatmirsisht luajnė dhe dy mallakatriotė tė mėdhenj Kadri Roshi dhe
Luftar Paja mė kanė mbetur nė kujtesė fjalėt e mullixhiut kėshilltar (nė film
Mitro Guri) thėnė nė ēastin e largimit para kohe nga dasma, e nė pritjen e orėve
tė fundit para ekzekutimit:

“Edhe mua do tė mė jepni leje se mė pret
misri nė mulli.”

Edhe nė pranga i mbėrthyer atje nė plevicėn e lagėsht
me shokėt ēdo gjė do ta lidhte me mullirin, ai ishte vetė jeta, ishte ajo bota e
tij nė dukje e vogėl, por qė futej me atė trakatukun e kėndshėm nė ēdo skutė e
qoshe shtėpie e kasolleje, mėhalle, fshati e mė tej, ku kishte jetė duke dhėnė
shpresė. Ishte pra njė nga ata qė thirreshin me emrin e thjeshtė mullixhi,
(ndokush mund tu kishte harruar dhe emrin), qė e dinte se, kush kishte pėr tė
lėvizur dhėmbėt tri herė nė ditė, kush njė herė e kush flinte me barkun bosh.
Fjalėt e tij, “Botė e ndyrė, qė duhet coptuar nė gurėt e mullirit” i vijnė mė
pėr shtat dhe janė tepėr tė besueshme pėr kėdo.

Nė momentet e fundit,
pak para pushkatimit edhe pse me minuta tė numėruara nga goja e tij dalin fjalė
“tė peshura” qė janė njė detaj qė ēon ēdo kėnd nė vegime optimiste, duke i thėnė
jetės tė jetova. Jo se si vinte keq qė po ndahej nga jeta, por qė jetėn e kishte
jetuar nga mizerja deri pėrtej endėrrės ku trokashkat ishin natyrisht ninulla e
sinfonia qė s’mund t’ia zėvėndėsoje.

“Mėngjezi i fundit, tani do tė
dėgjoja trokashkėn e mullirit. Do tė thithja afshin e verdhė tė miellit qė ka
njė erė aq tė mirė, aq tė mirė.”

Rrugėtojmė nė pak ēaste nė kohė paqe,
ku mullixhinjtė bluanin pėr qejf “pėr petulla e bakllava”. Njė kėngė e vjetėr e
anėve tona na vjen nė kėtė rast nė ndimė me njė satirė shpotitėse, ku
fshikullohen nė mėnyrė jo shumė miqėsore i zoti i dasmės, i cili sipas kėngės
rri hundė e buzė si t’i jenė mbytur gjemitė. Fjalėt e kėngės kėtu i ngjajnė asaj
thike me dy presa, qė nėse i ruhesh njėrės nuk mund t’i ruhesh tjetrės:


Pse mė mban hundė e buzė lėshuar,

O i zoti dasmės?

Neve
bukė s’duam shumė,

Sa tė bluajnė tre mullinj,

Sa tė pjekin tre
furrxhinj!



Njė kėngė tjetėr edhe kjo e gatuar jo me miell, por
me “thumba” na tregon dhe begenisjen e djemėve mullixhinj nga vashėzat e asaj
kohe:

Shkonte plaka malit-o

Me tė tri tė bijat-o

Thotė e
madhja: mė marto

Thotė nėna :ē’burrė do?

-Burrin minolla e dua


Tėrė ditėn minolla

Tėrė natėn kėrcen mbi zjarr...




Shtysė pėr kėtė shkrim u bė njė emision televiziv i ET-3 qė pėr
mėse njė orė dha pėr zonėn e Akarnanisė se si shfrytėzoheshin akoma mullinjtė me
ujė.Vetė kam parė nė zonėn e Kilkizit edhe atje ku nuk shfrytėzohen mullinj uji
tė kthyer nė lokale e nė muze si relike tė njė kohe tjetėr, e cila vjen nė ditėt
e sotme tė modernizmit jo vetėm nėpėrmjet tregimeve gojore e tė shkruara,
nėpėrmjet legjendave tė shumta , por tė shihet edhe me sy duke qėnė sa mė e
prekshme. Desha tė thosha nė fundin e kėtij shkrimi se kjo “industri-art” e
mullinjėve nė ēdo popull ka zėnė vend nė gjitha gjenitė e fushat e artit bashkė
me fjalorin e larmishėm qė u pėrdor shekuj me radhė qė sot kanė gjetur strehė nė
fondin e arkaizmave, si fjalėt karroqe, okė, brokė, jaz, trokashkė, etj. Nuk
mund tė ketė folkror nė daē tė njė fshati, tė njė krahine e gjerė e mė gjerė ku
tė mos flitet pėr bėmat e mullixhinjėve, brengat e dertet e tyre. Agolli e ka
patur njė nga temat e tij tė dashura kur vjershėron pėr Rembrandin si bir
mullixhinjėsh, apo tek fabula e njohur e tij “Mullixhiu dhe pula”, Kadare po
ashtu tek “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” e sidomos tek “Kėnga e millonait”, e
cili humb dashurinė e njė vajzė, pasi nė ato kohra pinin mė tepėr ujė mblesėt
xhambazė, mirpo mullixhiu edhe pas kėsaj humbje nuk mund tė humb dashurinė
njerėzore, duke mos u trazuar me ligėsitė e mundshme qė mund tė ēojnė ndrydhjet,
goditjet e jetės jo vetėm atė, por ēdo njeri nė njė situatė tė
ndezur.
Derdhet mielli,/ miell i bardhė, oh,/ martohet nė fshat/ vajza qė ti
do./ do tė bėjnė me tė/ pite, bakllava./ ndaj tek pragu ti/ heshte millona./
kėngė e mokrrave/ sonte mbrėmjen mbush./ Ē’tė kujtohet vallė/ me kokėn nė
grusht.... dorė e bardhė e saj/ do hollojė byrek./ zemra jote e madhe/ shtrirė
nė ato petė/ por tek sofra ajo/ s’do dyshojė aspak,/ mos nė miell ti/ ke hedhur
farmak./ ta njeh zemrėn ty,/ o mor millona,/ ndaj nga helmi yt/ ajo frikė
s’ka.../ djalo, millona.

Traketuku i harruar i brigjeve tė mia! Ēdo
plagė koha di vetė tė gjejė ilaēin e tė mbyllė, pėr mos tu hapur tė tjera, pėr
tė mos lėnė tė harrohet edhe traketuku gati tridhjetė e pesė vjeēar i trenave qė
zėvėndėsuan karvanet e mallakastriotėve luginės sė Gjanicės. Qė nesėr njerėzit
mos tė pyesin tė ēuditur se nė vendin e dikurshėm ku gjėmonin mullinjtė na paska
kaluar kėndej njė hekurudhė paralel me kėtė lumė.Qė kazmėn njė nga tė pandarėt e
trinomit tė famshėm (pushkė-kazėm –libėr) mos ta pėrdorim vetėm pėr tė
shkallmuar, pėr tė nxjerr dhe gurin e fundit tė themelit. Nėse do tė ishin nė
kėmbė disa prej tyre, ata do tė ishin kujtesa e gurtė, gjuha e dėshmia asaj kohe
tė mjegullt, qė do tu flasė brezave tė tjerė tė mėvonshėm. E nė mungesė tė tyre
duhet tė flasin tė paktėn fotografitė e zverdhura, zbardhėllyera nga muzetė, nga
stendat e tyre, por kur dhe muzetė nėse vėnė bark nga pluhuri e u vihen nga
pesė-gjashtė palė kyēe atėhere....parrullėn e famshme qė pėrmėnda pesė rreshta
mė lartė e kemi zėvėndėsuar me “Kazėm - kazėm – kazėm” ose e thėnė ndryshe kazėm
nė fuqi tė tretė.








¹Detyrimi kryesor qė vilej
nė kohė tė turkut fshatarėve tė krishterė, zakonisht 25 akēe (monedhė
argjendi)pėr njeri. Akēea qarkulloi nga shek 15-19-tė.


² “Shtyllat”,
toponim nė Visokė, aty arkiologėt kanė gjetur mbetje tė njė dige tė vjetėr qė
mundėsonte ujitjen e njė pjese tė Luginės sė Gjanicės. Ndoshta dikur muret e
digės kanė qėnė tė pėrforcuara me shtylla e qė atėhere ka gjasa t’i ketė mbetur
emri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Bujar Muēaj   23/11/2009, 17:11

Lindja dhe shkėlqimi i njė qyteti-Fieri




Nga Bujar Muēaj





“Gratė e Myzeqesė dhe tė
rrafshit tė Tomorrit janė thesare me vlera tė vėrteta bukurie pėr kurorėn e
dashurisė. Me sy tė mėdhenj, tė kaltėr e tė ndriēuar me flakė qiellore, me flokė
gėshtėnjė nė tė verdhė apo gėshtėnjė tė errta, hundė tė hollė, gojė tė ėmbėl dhe
elegante – kėto janė dhuratat qė japin gratė toske.

Me lėkundjet e tyre
trupore, elegante dhe tė ndjeshme, me finesėn e kėmbėve tė tyre, ēdokush mund
t’i marrė pėr perėndesha tė lashtėsisė, apo pėr nimfa, me tė cilat Profeti
zbukuroi parajsėn ku priste miqtė e tij mė tė nderuar... tė gjitha ēfaqen si
prototipe tė pėrkryera tė bukurisė”.*

Kėto fjalė shėnoi dhe i shkonin
pėr shtat kur i pa dhe u magjeps prej bukurisė sė tyre gjatė udhėtimeve tė tij
nėpėr Toskėri, Pouqueville nė vitin 1806, tė cilat do t’i hidhte nė librin e tij
“Voyage de la Grece ” botuar nė vitin 1827. Nė shėnimet e tij konsulli frances
pranė Ali pashė Tepelenės do tė shkruante edhe pėr fshatin e atėhershėm tė
Fierit “njė fshat i madh me 200 shtėpi”. Udhėtarė dhe kronikanė tė tjerė kėtė
shifėr do ta ulnin siē ėshtė rasti i Aravantinos(1809-1870) i cili pas 50
vjetėsh na thotė tek “Kronollogjia e Epirit” botuar nė Athinė nė vitet 1856-57,
se “(Φιε“ρι Με“γα) Fieri i Madh ėshtė njė fshat me 36 shtėpi 24 shtėpi muslimane
dhe 12 tė krishtera” dhe me shėnimin anash, “tė ardhur” domethėnė jo vendalinj
qė ėshtė i veēantė nė krejt Myzeqenė sė bashku me Topojėn .

Sė bashku me
rrethinat e tij si Sheqi, Bishtanaka, Ēeligradi, Mbrostari, Qenasi, Dhimajt,
Shkoza, Griza, Mbyeti, Portėza...mbase, mbase vente deri 200 shtėpi, kur krejt
Myzeqeja e vogėl atėhere arrinte afėrsisht nė 1300. Duket pra qė popullsia ishte
tepėr e rrallė sa po tė bėsh njė krahėsim me fshatrat e Mallakastrės del se, sa
kanė popullsi 5 fshatra tė Mallakastrės sė sipėrme aq kanė 104 fshatra tė
Myzeqesė. Ma merr mendja se shifra qė ka dhėnė konsulli ėshtė e hiperbolizuar
ose ndryshe e marrė sė bashku me rrethinat. Nė librin e Teki Selenicės
“Shqipėria nė vitin 1927” vetėm nė kėtė vit Fieri do tė arrinte nė 270 shtėpi me
njė popullsi prej 1510 banorė. Nė dy harta greke qė mė kanė rėnė nė duar,
shkėputur nga libri voluminoz “Epiri” Bakopulos dhe “APBANITEΣ” tė Kosta Birit,
tė cilat “flasin” pėr Kryengritjet e Tanzimatit si qendra tė njohura nė
Mallakastrėn fqinje dalin Osmėnzeza (sot e Beratit) 260 shtėpi, Fratari 266,
Hekali 232,Gjerbėsi 221, Aranitasi 196...ndėrsa nė Myzeqe ėshtė Pojani,
Apollonia me 32 shtėpi e njohur qė mbahej nė kėmbė akoma nga hija dhe emri i
vjetėr, Lushnja qė atėhere numėronte 118 shtėpi, ēuditėrisht dhe Frashėri (jo i
Pėrmetit) vetėm me... 13 shtėpi. Sa pėr kuriozitet nė tė dy ja hartat ėshtė
shėnuar dhe Lumi i Vdekur si degėz e Semanit, gjė qė su ka vajtur ndėrmėnd
hartografėve tanė. Po tė ishte njė fshat i madh me 200 shtėpi Fieri do tė kishte
ndikim e do tė ishte pėrfshirė dukshėm nė flakėt e kryengritjeve tė njohura si
tė Alush bej Frakullės ashtu dhe tė Rrapo aga Hekalit e diku, diku do t’i kishte
dalė emri ashtu sikurse u fut nė analet e historisė i atėhershėm i Lushnjės qė
nxori njė prej kapedanėve kryesorė tė 1837 Abaz aga Lushnjėn. Me kėtė rast nuk e
di se kush duhet besuar mė tepėr konsulli qė shkruante pėrshtypjet e udhėtimit,
pra jo studim, apo kronikani i cili e kishte nė thua kėtė zanat. Pėr tu marė nė
konsideratė janė tė dhėnat qė sjell kronikani tjetėr Dhimitėr Vasioti nė
“Premomorie dhe komente, Rrethi i Epirit nga viti 1874- 1879” faqe 55 dhe 144,
ku nuk jep ndonjė gjė tė veēant pėr Fierin, i cili nė kėtė kohė ishte nė
zhvillimet e para, por pa rėnė shumė nė sy, ndėrsa flet pėr krahinėn e Beratit
ku bėjnė pjesė dhe dy Myzeqetė sė bashku me qytetin e Beratit pėr tė cilin flet
me imtėsi. Ky shkrim i tij gjendet nė Enciklopedinė “Papirus” dhe ėshtė e
shkruar nė dy gjuhė greqisht dhe frėngjisht. Myzeqeja e vogėl ku bėnė pjesė dhe
Fieri del atėhere me 106 fshatra.

Pata rastin tė shihja para ca kohėsh
ekspozitėn e hartave vjetra tė Ballkanit dhe Evropės qendrore nė Selanik me njė
iventar mbi 180 hartash nė punime tė ndryshme, duke filluar nga druri gjer tek
lėkura. Aty do tė shihja ekzemplarė qė nga ripunimi i hartės sė njėrit prej
korifejėve tė gjeografisė Ptolemaiass Klaudis (Ptolemeut) (90-160) i cili ishte
i pari qė na ka sjellė njė hartė ku del dhe emri i fisit tė albanėve dhe qyteti
i tyre Albanopolis, deri nė vitet e luftėtrave botėrore. Harta mė e vjetėr nė
kėtė ekspozitė ishte e vitit 1482. U pėrpoqa tė gjeja se kur ishte shėnuar sė
pari nė hartė Mallakastra, Myzeqeja, Pirgu, Fieri... dhe me qė po flasim pėr
Fierin datimi i tij ėshtė nė vitin 1860 nė hartėn e shtypur nė Londėr nga
T.Ettling me pėrmasa 43 x 30,5cm, E 4318. Harta pėrfshinte mė shumė se gjysmėn e
Shqipėrisė, Greqinė jo tė plotė me ishujt jonianė. Mė pas Fieri do tė ishte i
pranishėm nė hartat e vitit 1864 qė mbahet dhe si viti i krijimit tė tij si
qytet, nxjerrė nė Paris nga Guliam Henri Dufour me pėrmas 75,4 x 55,3cm E 4172,
nė vitet 1876, 77, 81, 97.... Megjithatė kam njė farė dyshimi pėr dy harta njė
tė vitit 1797 dhe njė tė vitit 1821 ku emėrtimi i vendit nuk shquhet qartė, por
duket qė ėshtė me katėr germa, po aq sa ėshtė dhe Fier pa -i. Nė kėto harta nuk
shėnohet mė Spinarica e grykėderdhjes sė Vjosės, por Poro e cila ėshtė edhe ajo
me katėr gėrma duke patur njė afėrsi si nė vendndodhje ashtu dhe nė numėrin e
gėrmave me Fierin. S’ėshtė e thėnė se hartat e ruajtuara tė Selanikut mund tė
jenė tė parat dhe i vėnė vulėn pėrfundimtare. Nuk i dihet mbase na del gjetkė nė
muzetė e tjerė tė Stambollit, Athinės, Romės, Venedikut... emri i Fierit qoftė
edhe disa vite mė parė, por duhet tė kihet parasysh se Selaniku ėshtė ndėr
qytetet mė lashta tė mesdheut e tė botės qė ruan visare tepėr tė ēmuara dhe
hartat nė fjalė tė cilat janė dhuruar muzeut pėr tu ruajtur nga familje tė
vjetra vendase. Pirgu del sė pari nė kėto harta nė vitin 1651 e e mund ta
pėrcaktosh mirė se flitet pėr Pirgun e Muzakajve tė ndėrtuar nė fund tė
shekullit tė katėrmbėdhjetė e jo pėr kėshtjellėn fushore tė Bashtovės pranė
Shkumbinit se nė hartat e tjera emėrtimi Pirg del herė mbi Shkumbin e herė mbi
Seman. Nė hartėn e vitit 1651 tė Pierre Mariette del pikėrisht mbi Seman, mbi tė
nė rrjedhėn e Shkumbinit ėshtė Klodiana (Peqini) dhe nė grykėderdhjen e Vjosės,
Spinarica qė ėshtė mė e pranishme qė nga harta e ripunuar e Ptolemeut mė 1555. E
veēanta ėshtė se dalin njėkohėsisht nė hartėn e vitit 1784, 78... si Bashtova
ashtu dhe Pirgu i Muzakajve. Dikur dhe Bashtova kaloi nė dorė tė Muzakajve duke
qėnė mė parė nė dorė tė Matrėngėve e mė pas tė turqve me kėtė rast duke
ngatėrruar dhe vendodhjen nga shumė studius edhe tė njohur tė pirgjeve tė
atėhershme si nė Shkumbin e Seman. Ēudia tjetėr e hartave ėshtė tek fakti se me
daljen nė dritė tė Fierit mė 1860 nuk duken mė as Bashtova e as Pirgu i Semanit
i cili ndoshta u braktis me ndryshimin e rrjedhės sė Semanit dhe forcimin e
porteve tė tjera tė Adriatikut. Mė vonė do tė ngrihej Skela e Semanit qė ishte
njė nga shtysat pėr zhvillimin tregėtisė sė ndėrsjelltė tė rrethinave dhe tė
vetė Fierit. Bashtova del si emėr nė hartėn e vitit 1855 e cila flet pėr
shekullin e XI me e mrin Basti, nė hartėn e vitit 1774, Bastova. Pėr Bashtovėn
ka tė dhėna tė tjera tė vitit 1521 ku del si Pashtova nė njė hartė tė punuar nė
gjermanisht si almanak pėr detarėt nga Pir Reiz. Pėr Bashtovėn ka lėnė dhe
pėrshtypjet e tij Ēelebiu nė udhėtimin e tij mė 1670-72 gjė qė se ka bėrė pėr
Pirgun e Semanit apo pėr Fierin, e thėnė ndryshe se Fieri atėhere nuk ka
ekzistuar as si fshat dhe se Pirgu i Semanit nuk kishte rėndėsinė qė kishte
kėshtjella fushore e Bashtovės apo skela e saj.

Zhvillimin e krijimin e
Fierit do ta ndihte shkėputja e njėrit prej djemve tė Omer Vrionit, Karemanit
ndėr tė paktėt qė shpėtoi nga hakmarrja e kryengritjes mė 1847 ndonse mori pjesė
nė tė e sipas burimeve greke ishte ai qė pėrgjigjej pėr qetėsinė nė qytetin e
Beratit. Kahremani u largua nga Berati nga trungu i vjetėr duke ardhur e ngritur
sarajet nė pronat e familjes sė tij apo tė Sulltanit siē thuhet. Vetė vendi qė
zgjodhi ishte nė kryqėzim tė rrugėve pėr nė jug dhe lindje, apo nė brendėsi.
Ndoshta si piknisje e kėtij vendbanimi qė quhej Fier, Fiera, Ferka, Florika
ishte ndėrtimi i urės sė gurtė mė 1777 qė bėri mė tė lehtė komunikimin nėpėrjet
dy brigjeve, nga Rrapushja e bija e Ahmet Pashė Ngurzės, prishja nga turqit e
Voskopojės mė 1769 dhe vendosja e tė ikurve aty, ndėrtimi i kishės sė Shėn
Gjergjit mė 1781.Ura dhe kisha e Shėn Gjergjit ishin dy dėshmi monumentale qė e
meritonin tė ishin nė kėmbė dhe nė ditėt e sotme. Pėrsa i pėrket emrit pėr tė
cilin ka shumė supozime dhe unė do isha i mendimit qė rrjedh nga bimėt nė tėrėsi
e jo nga bima qė njihet nga tė gjithė fieri. Ka mundėsi qė fillimisht mundet tė
jetė quajtur nga venecianėt apo tė tjerė qė flasin kėtė gjuhė fiorita, i
lulėzuar sepse vetėm kėtu vendi ishte i larguar mė sė miri ujrave tė kėnetės,
pasi kuata e lartėsisė varion nga 19- 23 m duke bėrė tė kishte njė florė tė tė
harlisur e tejet tė pasur nė tė gjitha stinėt. Jo mė kotė rumunėt qė kanė njė
rrėnjė gjuhe me latinėt i kanė thėnė Florika** qė nėnkupton ky emėrtim diēka tė
gjelbėruar, tė lulėzuar. Ėshtė diēka e ngjashme me emrin e qytetit Florina nė
Greqi, qė pėr preardhjen e emrit tė saj merret pėrkthimi nga italishtja i
gjebėruar. Ndoshta fillimisht vendin mund ta kenė quajtur Fiorita, mė pas
Fiori... dhe dihet si evolon fjala me dekada e shekuj, duke e ēuar atje ku ta do
mė mirė veshi dhe gjuha, dhe shembuj tė tillė nė tokėn arbėrore s’janė tė paktė.
Ėshtė pranuar qė Fier i ka mbetur nga panairet e shumta qė zhvillonin romakėt,
venecianėt. Mė 1385 kėto vende bien nėn sundimin turk e smund tė kishin mė punė
venedikasit apo italianėt nė pėrgjithsi, por edhe nėse i ka mbetur mė parė
romakėt e lashtė apo venecianėt e kishin zakon qė kudo ku shkelnin si miq apo si
pushtues tė ngrinin diēka tė mermertė, tė gurtė, do tu zinte mė pas nė kohė tė
Bizantit dora llaē e tulla siē ėshtė e vertetuar nė shumė vende bregdetare e
ishuj ku kanė sunduar, tė cilat sot janė monumente qė vizitohen pėr ditė nga
qindra turistė. Vendi i panaireve romake nė Selanik ėshtė disa dynymėsh dhe
qėndron nė njė nga vendet mė tė vizituara tė qytetit. Unė sdi deri mė sot tė
jetė gjetur njė tullė, njė kollonė, njė gur kandari, njė poēe, njė banjė, njė
monedhė... nė tokėn ku ėshtė ngritur Fieri. Vendgjetjet mė tė afėrta me tė janė
Mbyeti ku ėshtė gjetur njė vendbanim dhe nė ish kėnetėn e Mbrostarit ku ėshtė
gjetur njė thesar me monedha austriake!?

Mbresėlėnėse mbetet Emblema e
Bashkisė sė Fierit e krahėsuar me shumė emblema gjithandej Shqipėrisė. Paraqitja
e saj qė nė shikimin e parė tė lė pėrshtypjen e njė zgjedhjeje tepėr tė
kujdesėshme ku nuk ka asgjė tė tepėrt. Monumeti i Agonotetėve nė qendėr i
rrethuar nga dy degėza fier ma merr mendja, duke patur sipėr disa bedena
kėshtjelle ėshtė mė tepėr se kuptimlote e gjithpėrfaqėsuese pėr krahinat
(Myzeqe-Mallakastėr) qė bėjnė atė qė quhet rrethi i Fierit. Disa do tė thonė se
monumentin e kanė bėrė romakėt prandaj tė ēojmė diēka qė tė ishte plotėsisht e
jona, me vlera tė spikatura arkitektonike, kombėtare. Mbrekulli do tė ishte, por
Fieri si qytet i ri nė krahėsim me tė tjerėt i mungojnė monumentet e tilla, dhe
ato pak qė kishte i zhdukėn “qorrat” pa u lėnė nam e nishan. Pėr mua do tė ishte
e pranueshme tė ēohej nė qendėr njė nga monedhat e argjenda tė Monunit mbretit
ilir qė e kishte rezidencėn e tij nė Gurėzezė, Cakran, o ajo qė ka portetin e
tij ose tjetra qė ka njė lopė duke e pirė viēi, si simbol tė bollėkut e
mbarėsisė... qė Fierit si kanė munguar. Njė simbol i tillė do tė ishte identik
me simbolin e krijimit tė Romės, por tė kahut tė kundėrt... Pastaj edhe qytete
tė tjera tė botės kanė si simbole monumente tė ngritura nga tė tjerėt e krenohen
me to. Do tė pėrmendja statujėn e lirisė nė Amerikė vepėr Ejfelit, dhuruar nga
Franca, Lefkopirgo nė Selanik simboli i kėtij qyteti, Kremlini nė Moskė, apo
Shėn Sofia nė Stamboll qė arkitektė s’kanė qenė vendasit, po janė simbole tė
pazvėdėsueshme tė kulturės botėrore qė pėrcjellin mesazhe tė asaj kohe nė ditėt
e sotme.

Maninė e e Fierit pėr tu rritur e modernizuar nė dekada e vite
tė njėpasnjėshme e ndiqte jo pa zili simotra e saj myzeqare Lushnja dhe mė tej
vėllai... ai qė kishte patur vulat dhe kalatė duke qėnė dhe qyteti mė i madh i
kėsaj ultėsire qė quhet Myzeqe, Berati. Po tė shihet popullsia e tre qyteteve
siē thamė nė dekada, vihet re njė garė nė heshtje e tė treve qė vinte nė ballė
plakun 2500 vjeēar Berat. Nėse Fieri ēunak nė vitet e para pas ēlirimit do tė
kishte 5000 banorė, Lushnja do tė kishte 500 mė pak ndėrsa Berati kishte diē mė
tepėr. Edhe kur Fieri arriti tek 17 000 apo 30 000, Lushnja pėrsėri do tė kishte
500 banorė mė pak. Sot Fieri qėndron i shkėputur pak si dukshėm nga simotra e
sivėllai, duke u bėrė njė qytet me njė shikim tė largėt e tė qartė, hap tė
pandalshėm pėr tė ardhmen, duke shtrirė krahėt drejt Apollonisė sė lashtė, pse
jo dhe drejt Adriatikut, mbase pėr t’i vėnė ndopak fre, pasi pėrvit deti gėlltit
ndonjė copė nga trupi i butė Myzeqesė. Nė mbyllje tė kėtyre radhėve m’u kujtua
se afėrsisht njė shekull mė parė njė revistė shqiptare dy javore qė dilte nė
Natick tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės “The Morning Star”, “Ylli i
Mėgjezit” mbas shpalljes sė pavarsisė e nė vigjilje tė luftės sė parė botėrore,
ku botuese ishte njė nga motrat Qirjazi, Parashqevia, u kujtonte bashkombasve tė
lindur e tė vajtur nė Amerikė “Se Fieri bie nė Myzeqe”. Mė parė mė 1904 edhe
Editi Durham ishte “magjepsur” me qytetin “qė ishte ngritur me njė arkitekturė
ēuditėrisht moderne”. Dhe tė dyja kanė patur tė drejt si Durhami dhe “Ylli i
Mėngjesit”, por sot duhet thėnė e shkruar pakės mė ndryshe, se nėse Fieri binte
e bie nė Myzeqe dhe ishte njė lule qė sapo kishte ēelur e shpėrthyer mė vonė “si
kopshti i Edenit*** ...mes dy lumenjėve, Semanit e Vjosės, aty ku “Perėndia
ngriti ....punishten e baltės”,**** sot ėshtė kryeqendra e Myzeqesė, njė nga
qytetet mė tė mėdha e mė tė njohura tė Shqipėrisė dhe po kaq hijerėndė po tė
bėnim tė barazvleshme fjalėt e Ciceronit pėr Apolloninė thėnė shekuj e shekuj mė
parė.







*Shkėputur nga libri “APBANITEΣ” tė Kosta
Birit faqe 28.

**Shih “Vllehėt...” tė Kopi Kuēukut dhe Anastase Hociu
“Aromanu”

***Luljeta Dano marė nga kopertina e librit “Qyteti pa
statuja” i N.Plakut.

****Thėnie e Jakov Xoxės sipas L.Danos, “Qyteti pa
statuja”.







Selanik 16 shtator 2008.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Bujar Muēaj   23/11/2009, 17:12

Po vazhdoj me nje shkrim interesant te shkrimtarit
Bujar Mucaj, qe shkeputur perkohesisht nga krijimet e tij me humor, po na sjell
shkrime me vlere studimore historike. Mbase duhej t'i paraqitja keto hulumtime
te autorit ne tjeter teme te forumit, por nisur nga larmishmeria e ketyre
shkrimeve, te them te drejten e pashe te arsyeshme t'i ve te permbledhura ketu,
ne temen e hapur me emrin e tij. I uroj me kete rast autorit krijimtari te mbare
dhe na sjellte sa me pare librin e porsa mbaruar(por ende te pabotuar) me shume
te reja interesante nga vendlindja e tij dhe zonat perreth.

Bujar Muēaj




Nė gjurmė tė Gjurmės sė Shėnjtė...



( Shėnime pėr
disa toponime qė zgjojnė interes)



Emėrtimet e ndryshme tė
maleve, kodrave, fushave, brigjeve i tėrheqin vėmėndjen ē’do njeriu, i cili do
tė dijė kush e ka vėnė kėtė emėr dhe sa i vjetėr ėshtė ai. Vite e vite mė parė
njė malsor mė tregoi njė ngjarje tė vėrtetė pėr dy eksploratorė tė huaj tė cilėt
donin tė ndiqnin me njė barkė rrugėn qė bėnte Drini, duke u nisur nga Ohri. Nė
njė fshat tė Kukėsit malėsorėt u thanė tė kishin kujdes "Atje ku thyen qafėn
Drini ". Tė huajt kishin qeshur nga e thėna e tyre dhe u kishin pėrmėndur disa
ujvara si Viktoria, Niagara etj, qė malsorėt s’ua kishin dėgjuar ndonjėherė
emrin. Tė huajt ikėn dhe pas disa ditėsh u gjetėn tė mbytur pikėrisht atje ku u
thanė tė kishin kujdes, “Atje ku thyen qafėn Drini”. Mė kishte tėrhequr e
tmerruar njėkohėsisht kjo histori e trishtė qė mė vonė do tė mė nxiste tė hidhja
nė letėr disa toponime qė i ndeshim pėrditė duke na treguar diēka. Nė
vendlindjen time nė Aranitas dhe nė krejt Mallakastrėn mė kanė tėrhequr njė sėrė
toponimesh dhe unė dua tė ndalem vetėm nė disa prej tyre dhe do tė pėrpiqem sa
mundem tė japė shpjegimet. Po e nisė nga “Gjurma e Shėnjtė” e cila nuk do shumė
shpjegim se t’a jep vetė. Nė vegim tė kohėrave Gjurma e tė Shėnjtit ėshtė
ngurtėsuar aty e lum kush e ka kaq pranė e prek dhe e ledhaton. Ndofta ka qėnė
apostuli Pavėl ku thuhet se ka kaluar kėtyre anėve midis Bylisit e Beratit nė
vitin 58 pas Krishtit, apo vetė profeti Ilia nė rrugėt pėr tu pėrjetėsuar nė
Shėndėlli i la gjurmėt aty. Ndodhet nė Ninėsh.

Fusha e Tunit Aranitas. I
ka mbetur qysh atėhere kur fshati ruante fenė ortodokse dhe Tuni duhet tė ketė
qėnė i zoti i tokės.

Begaj, lagje nė Aranitas. Nė kėtė lagje kam lindur
nė mars tė vitit 1959. Ėshtė interesant emėrtimi i i kėsaj lagje pasi ėshtė i
rrallė pėr zonėn tonė. Beg gegėrisht do tė thotė bej dhe ky emėr ėshtė i
zakonshėn nė veri e sidomos nė Kosovė e nė viset shqiptare nė Maqedoni. Tė parėt
e mi kur zbritėn nga Dibra e Madhe, pasi kryen njė vrasje. Kanė qėnė tre
vėllezėr, njė u vendos nė njė fshat tė Korēės dhe dy tė tjerėt nė Mallakastėr,
nė Aranitas qė jemi ne dhe nė Visokė qė janė Heqimėt. Pleqtė venin e vinin deri
vonė me Heqimėt se thoshin qė jemi njė zjarr, njė gjak. Mė kanė thėnė se nė kohė
tė Zogut lidhjet e vjetra i kishin ruajtur edhe me “vėllanė” e Korēės. Lidhjet
me Heqimėt e Visokės janė parė edhe nė njė drejtim tjetėr. Vetė emri Heqim
turqisht do tė thotė doktor. Heqimėt e Visokės janė shquar pėr kėtė profesion
dhe kanė marė pjesė nė shumė luftra si shėronjės gjė qė ėshtė shkruar nė gazeta
tė kohėve tė ndryshme, fakt qė ka qėnė ekspozuar edhe nė muzeun e Fierit. Edhe
pleqtė tanė, them brezi i gjyshit e mė parė e kanė trashėguar kėtė profesion.
Nga brezi i mėvonshėm ishte vetėm xhaxhai im Axhemi qė ėshtė marrė me kėtė zanat
pa ua trazhėguar tė tjerėve. Pra tė kthehemi pėrsėri tek zanafilla e emrit
Begaj. Mund tė ketė qėnė i pari i fisit qė ka ardhur duke i vėnė emrin dhe
lagjes. Mund tė kenė ardhur me kėtė mbiemėr dhe kjo ėshtė mė e sigurta, gjė qė
pėr popullsinė e kthyer nė fenė islame rrallė se ndoth, pasi emri i babait
pėrdoret pėr mbiemėr pėr tė birin. Kur kanė ardhur mund tė kenė qėnė bej tė rėnė
nga vakti, por sidoqoftė e ruajtėn relike siē ka ndodhur nė shumė raste tė tjera
qė gėzojnė emra e ofiqe, por pa qėnė tė tillė. Sido qė tė jetė puna e sigurtė
ėshtė qė kemi zbritur nga Dibra e Madhe e quajtur ndryshe Shehri i Dibrės nė
fundin e shekullit tetėmbėdhjetė apo nė fillim tė nėntėmbėdhjetės dhe se si apo
qysh vetė emri i lagjes ėshtė i lidhur pazgjithshmėrisht me prejardhjen. Sot nė
Dibrėn e vjetėr tė banuar nga shqiptarėt pranė xhamisė sė madhe tė qytetit nė
pikat mė tė larta tė tij shtrihet lagja e begėve pėrballė atyre tė krifsėve.


Bozhajt lagje nė Aranitas poshtė Begajt. E njohur pėr lisin e moēėm qė
gjer pa u djegur nga "rrufetė" shėnohej nė ēdo hartė topografike. Kam pyetur nė
fėmininė time Rabushen, gegenė e babait tim qė rrojti mė se njė shekull, e cila
ishte bijė nga kjo lagje dhe Selon tė bijėn e kaēakut tė njohur nė tėrė
krahinėn, Hajredin Arifit edhe kjo gati shekullore, nuse nė kėtė lagje, e mė
kanė thėnė se tė parėt e kėsaj lagje kanė zbritur nga malėsia e Skraparit. Tė
tjerė pleq tė moēėm tė kėsaj lagje i kanė kundėrshtuar duke thėnė se kishin
ardhur nga fshatrat e Tepelenės. Njė mendim tjetėr ėshtė ai i njė studiusi tė
mirnjohur, albanologut Z.Valentini i cili emrat Bozhaj, Bozhejt, Bozhia i merr
si emra fisesh shqiptare tė veriut. Ndofta njė degėz e tyre ka zbritur nė
Skrapar, Tepelenė e mė pas nė Aranitas, lėvizje kėto tė diktuara nga kushtet e
asaj kohe, gjendja ekonomike, luftrat, hasmėritė etj. Nė lindje tė Podgoricės,
nė luginėn e Cemit, nė fshatrat Drinushė, Lofkė, Bozhaj...tė fisit Gruda qė sot
gjenden nė Mal tė Zi ka bėrė njė sėrė udhėtimesh e kėrkimesh albanologu austriak
Maksimilian Lambrec(1882-1963) i cili ka lėnė njė varg kujtimesh tė hedhura nė
librat e tij. Mundet qė emri i vendit tė ketė mbetur edhe nė kohėn e pushtimit
bullgar pasi nė sllavisht ky emėrtim do tė thotė -zot,- perėndi. Raste tė tilla
nė Mallakastėr pėr emėrtime vendesh me origjinė fetare ka plot si Ngjeqari,(Shėn
Gjergji) Shėndėllia, (Profiti Ilia) Gjorgoz, (Shėn Gjergji) Metoh (pronė
manastiri) etj.

Toskėt, lagje nė lartėsinė 250 metra nė Visokė, por
mbiemri i banorėve s’ėshtė i tillė. Mendohet tė kenė ardhur herėt nga sipėr,
ndoshta nga fshatrat pėrkėtej Tepelenės qė janė thirrur fillimisht Toskėri. Mė
pas qė kėtej kėtė emėrtim do ta merrte krejt jugu i Shqipėrisė. Mbiemri Toska,
tosku, ėshtė i pėrhapur nė disa fshatra tė Mallakastrės e mė tej. Nė Mallakastėr
do ta gjejmė nė fshatrat Gjerbės, Hekal, Luar, Zharrės...Toskėt e Hekalit pėr
mos tė humbur fenė kristiane zbritėn nė Myzeqe, ku pinjollė tė tyre rrojnė sot
nė qytetin e Fierit.

Levani Plak. Ka njė legjendė pėr tė qė e kam
dėgjuar nė fėmini, por qė ėshtė e gjallė edhe tregohet nė ditėt e sotme. Njė
plaku me emėr tė nderuar i vdiq gruaja nė kohė tė pleqėrisė. Kaluan muaj dhe njė
ditė ju mbush mėndja tė martohej dhe i kishte vėnė syrin njė vajze tė bukur tė
sojme, se edhe plaku ishte nė gjėndje sa dhe cjepėrve u vishte patkonj. U hipėn
kuajve dasmorėt tė armatosur dhe u nisėn. Deshi s’deshi i jati i vajzės me hir
apo me pahir e dha vajzėn se siē thamė plaku qe me emėr tė madh nė krahinė.
S’deshi fati tė rronin gjatė bashkė se plaku pas tre muajve vdiq. Kur mbaroi zia
shkuan njerėzit e kėsaj nuses pėr ta marė. Jo kundėrshtoi ajo nuk lėvis nga kjo
derė, do tė rri kėtu tė mbaj ndezur zjarrin e vatrės sė burrit. Nusja kishte
rėnė shtatėzėnė me plakun dhe pas disa muajsh do tė lindėte njė djalė qė do ta
quante Leven. Mirpo njerėzit kur vinin miq nė atė shtėpi nuk do thonin se do tė
venin tek shtėpia e Martės po i vėmė njė emėr, por tek Leveni i plakut. Me
kalimin e kohės njihen ndryshime tė tilla nė gjuhė njė nga e-tė ra, ajo e
pasmja, duke u zėvėndėsuar me a dhe kemi sot Levanin Plak. Varianti tjetėr i
njohur ėshtė qė me qė janė tre emra fshatrash njėlloj ky ėshtė babai i tyre nga
ku lindėn tė tjerėt, pra ėshtė mė i vjetri mė plaku.

Hekal, nė librin e
Kosta Birit "Arvanitėt " shpejgohet se ky emėr ka mbetur nga kali. Njė legjendė
e tillė ekziston nė Mallakastėr dhe ndoshta i ka rėnė nė vesh Birit, i cili nė
librin e tij i referohet sivėllait tė Hekalit tonė, Hekalit pranė Athinės ku
midis emrit Hekal dhe Alogo (kal) ka vėnė shėnjėn e barazimit. Njė hipotezė
tjetėr pėr emrin Hekal vjen sė largu dhe mė larg se sa mendohet. Ėshtė njė
legjendė e vjetėr e pėrmendur nga Plutarku tė cilėn po e jap
shkurtimisht.

Hekale ishte njė grua plakė qė priti Thiseun, tė birin e
Athinės, hero mitologjik, kur ky duke iu falur Zeusit qė ta ndihmonte shkonte nė
Maratonė pėr tė vrarė demin e egėrsuar. Plaka Hekale vdiq para se tė kthehej
Thiseu, por ai nga mirnjohja i vuri emrin festės qė bėnė me kėtė rast banorėt
pėrreth duke e quajtur Hekaline. Pėr kėtė legjendė ėshtė shkruar dhe njė poemė
epike « Hekale » nga Kalimak. Ndoshta nė rast fitoreje dhe nė anėt tona ėshtė
festuar ngjashmėrisht si nė Maratonė duke u marrė dhe emrin festimeve. A
ndoshta, ndoshta, kjo legjendė ėshtė e njėjtė ose ajo qė pėrmend Franc Babinger
apo Eqerem Vlora kur flet nė librin "I fundit Arianitėve" .

Variboba emėr
fshati nė Mallakastėr tė Poshtėme, qė shumė studius tė huaj e shqiptarė e
shpjegojnė me Varri i Bobos. Ka njė fshat tė tillė me kėtė emėr nė Pėrmet dhe
njė nė Greqi . Variboba mbahet si vendi i origjinės sė Jul
Varibobės

Dukas(Patos)(Ballsh)etj. Emėr i mbetur nė kohė tė bizantinėve
kur tokat u ndanė feudalėve tė quajtur "Dukė".

Sojkova. Sa e dėgjon si
emėr tė jep pėrshtypjen e njė emri sllav, por s’ėshtė ashtu. Ta shikosh me
vėmėndje nga lartėsia e Bregut tė Beshos nė Visokė apo nga Shkoza, Belishovė,
ėshtė tamam njė kovė nė breg tė Gjanicės qė pret radhėn pėr tu mbushur me ujė nė
lumė. Sojkova ėshtė njė rrip toke disa hektarėshe pjellore ndanė lumit Gjanica
aty merr dy kthesa tė forta duke krijuar kėtė copė toke si gadishull nė formėn e
kovės. Mesėpėrmes saj kalon hekurudha pėr nė Ballsh duke e ndarė nė dy pjesė
pothuajse tė barabarta. Nė dy skajet e Sojkovės janė dy ura qė tė japin
pėrshtypjen e vegjave, apo dorzave. I pėrket Belishovės.

Mali i Priftit
nė Hekal. Nė kohė qė vendi po islamizohej me shpejtėsi njė prift nuk lėviste
vendit deri sa dha frymėn e fundit nė kishėn e ndėrtuar nė atė kodėr duke i vėnė
dhe emrin kodrės qė e tillė quhet dhe sot

Porta e Kaurit ose e Kalasė nė
Hekal. Nuk ėshtė as njėra dhe as tjetra, por masivi shkėmbor tek Shkėmbi i Kuq i
gdhėndur me shkronja latine qė tė jep pėrshtypjen nga pamja si njė portė.


Kalamatrėng: Ka njė mendim se i ka ngelur nga Lekė Matrėnga apo nga
ndonjė pinjoll nga principata e Matrėngėve qė ishin nė ato kohėra nė kufi me
Muzakėt e Arianitėt. Megjithatė pėr kėtė toponim mendimi mbetet nė kufijtė e
hipotezės.

Varret e Lebėrve, ka mbetur ky emėr nga qė shumė lebėr erdhėn
nė ndihmė tė Rrapo Hekalit, dhanė jetėn dhe u varrosėn nė
Mallakastėr.Historikisht njihet se ranė nė Mallakastėr 300 lebėr kryesisht tė
Lumit tė Vlorės, trima tė Tatar Memush Smokthinės. Mbi varret e tyre nė Greshicė
sot ngrihet njė pllakė e mermertė pėrkujtimore. Nga brigjet labe u ngrit e erdhi
atėhere pa u mpiksur gjaku i tė rėnėve kėnga-klithmė, kėnga - amanet, kėnga... O
ju nėna greshiciote, qani djemt“ e smokthinjotėve...

Varret e arixhinjėve
nė Dukas (Patos)

Ky emėrtim ėshtė nga mė tė ēuditėshmit, pasi dihet se
arixhinjtė qė kanė nė gjak shtegėtimin nuk kanė patur varre tė caktuara, por i
varrosin ku t’i zėrė udha. Kur e kam pyetur njė arixhi mė ka thėnė se tė ndjerin
e varros mė i moshuari i fisit, ndėrsa tė tjerėt ikin pėrpara pėr ta mos ditur
kurrė atė varr, pėr mos t’u rikthyer pėrsėri nė atė vend. Kėshtu ka mbetur qė sė
lashti, ndryshe s’do tė ishim shtegėtarė, por do tė nguleshim si jemi ngulur
sot. Njė miku im qė vdiq nė tetor tė 2005 nė moshėn 82 vjeēare, mė patė thėnė se
pėr kėtė emėr i kishte folur dhe gjyshi dhe babai i tij i datlindjes 1885. Njė
epidemi shfarosėse goditi njė fisi arixhinjėsh, kohė e kohė mė parė, tė cilėt mė
pas i varrosi fshati. Kėshtu dhe erdhi deri nė ditėt tona ky emėrtim jo vetėm
interesant.

Pėrroi i Kolės, Bregu i Toskėve i quajtur ndryshe dhe
“Kisha”nė Visokė apo Shkėmbi i Koēit nė Ninėsh, janė ndėr emrat mė tė vjetėr,
dėshmitarė tė hershėm qė tregojnė edhe kėta se dikur para pushtimit osmanė
banorėt e kėsaj treve ishin kristianė.

Qafa e Lalarit dhe vetė emri i
Fshatit Lalar tregojnė braktisjen, lėnien e kėtij fshati nga banorėt e saj tė
parė, qė u quajtėn prej tė tjerėve “Lalarakė” tė ikur nė kohėn e konvertimit tė
fesė.

Qafa e Stefanit. Ndonse qyteti lashtė me kėtė emėr (Stefanfana)
humbi, pa i mbetur gjurmė, nė kujtesėn e njerėzve troket dhe pikėrisht na
thotė:

Se jam i gjallė e do tė jem tek ajo qafė edhe pas mijra vitesh.
Qyteti ka qėnė ngritur midis Novoselės(Zharrėz) e Sheqishtės. Deri nė vitet e
para tė shekullit tė njėzetė dukeshin themelet e muret e tij tė rrėnuara. Qafa e
Stefanit ndodhet nė rrugėn nacionale pėr nė Berat midis Patosit e
Rroskovecit.

Qafa e Sinjės. Shteg kalimi. Qafė historike qė ndodhet nė
lartėsinė 720 metra dhe lidh luginėn e Osumit me Mallakastrėn. Mendohet se njė
nga kryqėzatat tė ketė kaluar pikėrisht kėtu, e katėrta mė 1207-tė, gjė qė solli
dhe shkatėrrimin e Beratit dhe zonės pėrreth. Kjo qafė ka parė tė shkojnė aty
princėr e kontėr,( Arianitėt, Muzakėt, Kastriotėt etj.), sulltan e pashallarė,(
Borisi, Bajaziti, Sinan Pasha, Ali Bej Vrenozi, Kurt Pashė Berati, Ali Pashė
Tepelena) prijės kryengritjesh, ( Rrapo Hekali, Ēelo Picari, Zenel Gjoleka,
Tafil Buzi, Hodo Aliu, Stefan Cali Qeparioti, Ali Ajani, Mehmet Shehu, Hysni
Kapo, Gjin Marku etj.) shėnjtorė si Shėn Pali, Shėn Kozmai e njerėz tė thjeshtė
deri tek e mbetura bonjake Miro Tėrbaēi. Nė kėtė qafė u krye dhe ekzekutimi i
bejlerėve vrionas mė 1847. Nė korrik tė 1912 u mbajt Kuvendi i Sinjės, njė nga
kuvendet me peshė qė i parapriu pamvarsisė sė Shqipėrisė. Gjatė luftės Nac-Ēl.
forcat partizane kryen beteja tė pėrgjakshme disa herė pėr tė ndalur turrin
ndėshkues tė falangave fashiste ndaj Mallakastrės.

Udha e Qezarit nė
Drizar. Emėrtim mė se njėzet shekullor. Ėshtė njė toponim i ardhur gojė mė gojė
nga populli qėkurse Qezari zbarkoi nė viset tona pėr tė mposhtur armikun dhe
kundėrshtarin e tij Pompeun.

Plashnik dikur ky fshat i Beratit ka qėnė i
Mallakastrės sė vjetėr. Sipas bisedės qė kam bėrė me shumė plashnikas kėtu e
njėzet e pesė vite tė shkuara, por edhe nė ditėt e sotme nė emigracion, ekziston
njė legjendė nga koha e pushtimit turk, pėr emrin e kėtij fshati malor. Legjenda
thotė se kur turqit i rrethuan banorėt e atij fshati tė cilėt u mbyllėn nė
kėshtjellė, njė farė Nike u tregoi shtegun e nėndheshėm turqėve tė cilėt bėnė
kėrdinė ndėr kėshtjellarėt dhe ata qė mbetėn i muarėn tė lidhur kėmbė e kokė me
zinxhirė pėr nė vendet e largėta tė Anadollit. Ashtu tė lidhur me kokėn mbrapa
ata pėshtynin e mallkonin atė qė i tradhtoi me shprehjen qė i mbeti emėr fshatit
“Plaē or Nik!”

Romėsi, sipas gojdhėnave i ka mbetur nė kohė tė romakėve
tė cilėt ngritėn kampin aty (ata romasit) pėr tė sulmuar e pushtuar mė pas
kryeqėndrėn bylynase, Bylysin.

Gjorgoz pasardhės i fshatit tė vjetėr i
quajtur mė parė Shėn Gjergji. Gjithashtu dhe Ngjeqari ka tė njėjtin zanafillė me
emrin e parė.

Metohu. Metohet kanė qėnė prona tė manastireve, prona tė
kishave. Kėshtu kanė qėnė dhe tokat ku mė pasė u ngrit fshati
Metoh.

Frakulla, emėr i mbetur nga Orakulli i dikurshėm i
lashtėsisė

Shpatėt, lagje nė Kuqar dhe nė Manekaj. Dikur tė tė njėjtit
fis tė ardhur nga Shpati i Elbasanit shekuj mė parė. Nga Shpatėt e Manekajt
ishte Hekuran Maneku komit i vjetėr, pjesmarrės i Kuvendit tė Sinjės dhe tė atij
tė pavarsisė, varur si njė nga organizatorėt kryesorė tė Kryengritjes sė Fierit
mė 1935, i akuzuar edhe pėr vrasjen e gjeneral Gjilardit.

Patos, emri i
qytetit naftėtar dhe i fshatit nga ka marė emrin ky qytet. Emėr shumė i vjetėr
kur zjarre nga rrufetė ndizeshin pėrreth, pasi aty janė gjendur e gjendet sasira
tė mėdha nafte nė sipėrfaqe.Rėrėrat e sotme bituminoze. Ashtu sikurse edhe
njeriu kur ėshtė i mbushur me ndjenja tė zjarrta i thuhet:

“Ai foli plot
patos”, “ai ishte plot patos”, duke “e shpirtėzuar” banorėt e asaj kohe quajtėn
vendin e tyre dhe na lanė njė emėr shumė domėthėnės. S’ma merr mėndja qė ky emėr
ta ketė prejardhjen nga tokė e rrahur, apo e ngjeshur, tokė e argjiltė shtypur
nga tė ecurit, qė nė popull thirret patoz.

Tre gurėt e saēit. Shumė e
shumė vite tė shkuara kam dėgjuar prej tė vjetėrve pėr kėtė emėrtim tė ēuditshėm
qė pėrfshin sipas tyre njė hapėsirė tė konsidorushme midis Aranitasit, Hekalit
dhe Greshicės si fshatra bazė pėr formimin e Mallakastrės si krahinė.Dikush mė
hiqte Greshicėn duke shtuar Fratarin e dikush tjetėr shtonte dhe Cakranin duke
bėrė katėr “gurė” themeli sipas tij. Sido qoftė vetė emėrtimi tre gurėt e saēit
ėshtė tepėr, tepėr interesant.

Po kėshtu kemi toponime tė tjera qė i
ndeshim pėrditė si Ēezma e Shėn Gjonit nė Hekal, Pėrroi Marushės, Shpella e
Lakuriqit tė Natės nė Kremenar, Koria e Katundit nė Aranitas, Qafa e Veshasit,
Kuqulina nė Aranitas, Shkėmbi i Larashit, Qafa e Sykuqit, Ullinjtė e Topave nė
Hekal e Greshicė, Qafa e Fikut nė Ninėsh, Mali e Zirkės nė Patos - Fshat, Maja e
Lasit nė Siqecė, Maja e Magulės nė Kremenar, “Vetrenėt e Kuq”, Pėrroi i Ladovės,
Kodra e Veterikut, Shpella e Ajdinajve, Pusi i Ēobanėve dhe Varri i Ēobanit nė
Greshicė, Buzėmadhja nė Aranitas, Mali i Bufjes midis Visokės e Margėlliēit,
Pėrroi i Salcės nė Belishovė, Bregu i Beshos, Kojtrozha, Skalima nė Visokė,
Vadhi i Pelave, Kulare e Binjakut, Udha e Trungut, Bregu i Kishės, Bregu i
Rrodhes, Yrti i Kozmait, Ara e Premtes, Gryka e Zhumit, Lipoteni, Bregu i Fėngut
nė Varibop, Bregu i Ndreut, Lėmi i Dukės nė Hekal, Pėrroi i Kėrcėkės, Sheshi i
Ēobankave nė Drizar, Ēezma e Plakės nė Plyg, Gryka e Ylynecit nė Vjosė qė lidh
Mallakastrėn me Labėrinė, Gurėt e Zesė nė Cakran, qė flitet se aty ka qėnė
rezidenca e mbretit ilir Munon. Pėr emrin Cakran disa pleq para disa vitesh mė
kanė thėnė se i ka mbetur nga qė janė tė mbledhur ca nga ca. Njė toponim si
Varret e Turqėve gjendet gjithandej nėpėr Mallakastėr, gjė qė tregon se turqit
se kanė patur tė lehtė qėndresėn aty. Kėto ishin vetėm disa grimca shėnimesh nė
gjurmė tė “Gjurmės sė Shėnjtė” e toponimeve tė tjera qė s’kanė tė mbaruar nė
tokėn e lashtė tė vendlindjes sime.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Bujar Muēaj   23/11/2009, 17:12

Bujar Muēaj





Medalioni






Tregim satirik





Medailoni!
Gjithmonė ky emėr ka patur cilsinė e magnetit brenda meje. Pse thoja mos tė kem
edhe unė njė tė tillė!? Njėckė vetėm, tė shisja dhe unė njė ēikė dėngla si
Vlashi shoku im i fėminisė, tė cilit ia solli xhaxhai nga Kina apo Vietnami, me
ca pata qė fluturonin nė formė e gėrmės V. Tėrė ditėn e ditės Lashi (emri i tij
i shkurtuar) fryhej mė keq se gjeli jo vetėm nė mėhallėn tėnė, por nė tėrė
qytetin. Pra siē ju thashė pasja e njė medailoni ishte endra ime e kahershme, e
cila zuri pak nga pak kore pėr tu hapur sėrish pas disa viteve, ku puna e
medaljeve medajloneve e mė the e tė thashė mori njė vrap si tė gomarit. Mua mė
kujtohet se pėr tė marė njė tė tillė bėja ca sakrifica qė pėr kohėn e sotme do
tė duken si tė tepėrta. Kur isha i ri e shėrbeja si ujar gjatė shėrbimit
ushtarak (si me mik qė isha), sa herė qė shihja komandantin e hiqja bidonin 50
kilosh nga samari i gomarit dhe e hidhja hop mbi supin tim. Qė tė mė shihte mirė
i ndrituri dėrgoja kollėn pėrpara si sinjal, pastaj merja drejtqėndrim, vetėm
trupin, me njė dorė mbaja bidonin e me tjetrėn e nderoja.

-Qetėsohu
ushtar Xhaferri! – mė thoshte komandanti duke vėnė pakės buzėn nė gas,- se
kuptoj kėtė veprim tėnd kaq humanitar, lehtėson njė hajvan qė e ka arratisur
zoti pėr kėto punė e ngarkohesh vetė mė keq se hajvani...Shiko more djall se mos
mė bėhesh si ai adashi yt, si Xhaferri qė humbi simiten. Ishte hera e parė qė
dėgjoja pėr njė Xhaferr qė bashkė me vulėn kishte humbur edhe simiten...


-Ja si tė them o shoku komandant, mė vjen keq, gjė pa gojė ėshtė, mė
dhimbset, pastaj ti e di qė unė si kafshar jam shumė i dhėnė pas
hajvanave,...nderoj koventėn nderkombėtare pėr mbrojtjen e kafshėve.


-Shiko, shiko Xhaferri deri ku i paska vajtur mėndja! Shiko njėherė o
Xhafė tė drejtat e njeriut,- ma ktheu komandanti e tek fjalėt qė pėrmendte tė
drejtat e njeriut e uli zėrin, se shteti ynė se kishte nėnshkruar akoma Kartėn e
Helsinkit. Mė dhjetė korrik pas ngrenjes sė hallvės prisja tė mė jepnin ndonjė
pusullė a ndonjė medailon si ushtar i dalluar. Hiē ata tė komadės, bile dhe
lejėn qė mė takonte atė muaj ma shtytėn dy muaj mė pas.

-Na duhesh o
Xhafė!- thoshin, -je i pazvendėsueshėm, Xhaferr s’bėnė mė nėna.


Shpresoja se njė ditė mbase do tė ma jepnin atė tė shkretė medailon,
pasi vetė komisarin kisha dėgjuar njėherė kur mė pa ashtu ngarkuar nė vend tė
gomarit:

-Opo ky qėnka pėr tu ngritur nė detyrė, qėnka pėr tu dekuruar!


Mė kot prita se mbase komisari e kishte patur fjalėn pėr veshgjatin
sepse mbas ca muajsh e “graduan” mė lart duke e ēuar tė shėrbente nė njė pikė
kundrajrorėsh nė majė tė malit e nė vend tė tij mė sollėn njė mushkė xanxare,
prej tė cilės di unė i gjori seē hoqa nga vicklat e ...... Megjithatė bosh nuk
dola, nga kati i poshtėm i krevatit ku flija u ngjita katin e lartėm, pasi shoku
qė kisha nuk shihte mirė nga njėri sy dhe i ruhej rėnies sė lirė, sipas Njutonit
thoshte ai. Sa pėr dekoratat dhe medailonet ato i morėn ca qė ishin familje me
biografi tė kulluar, qė kishin baballarė qė u priste shpata sa majtas djathtas e
mamaka qė kur kalonin rrugėve tundej vendi, kishin patur gjyshrit e
katragjyshėrit me lėvizjet. Pėr mua flitej se do tė mė dekuronin me sot e me
nesėr, deri sa erdhi lirimi e ne ikėm nga ishim nisur dy vjet e kusur mė parė.
Nė jetėn civile u futa e garova nė sa e sa konkurse, maratona, lajmėsira
(lajmėsitė pėr mua kanė qėnė aty afėr sportit) e medalioni s’po e nxirrte kokėn
gjėkundi. Me lajmėsitė fitova nja dy palė opinga numur 45 sa vishja dy palė
ēorape leshi e prapė mė rrinin tė lira. E po kėpucė tė mbetura stok qė shiteshin
nė dyqanet e demodesė mė dhanė, tė ujdisura me lėkurė derri e erė derri
kundėrmonin njė kilometėr larg. Nga lajmėsi e dytė kam dhe njė kujtim tė hidhur,
pasi hėngra njė kopaēe tė mirė, kur njėri prej ēifteve qė mpleksa u nda, sepse o
pula o kaposhi se mora vesh kush prej tyre dilte tė ishte shterp. Se ē’faj kisha
unė nė kėtė mes as sot se kam marė vesh!.

Me ardhjen e demokracisė ia
thera dhe unė vrapit me shokėt, kaluam telat me gjėmba e u gdhimė nė perėndimin
e dėshiruar. Nė fakt pėr inerci e pėrdorim fjalėn perėndim se kėmbėt tona jugun
zunė, Greqinė. Pak nga pak gjetėm punė tė rregullt, mėsuam gjuhėn e vendit e ca
nga ca dhe xhepat po na rendoheshin. Medailonin e kisha harruar fare. Aty tek
viti i dytė i kurbetllėkut fillim maji mė kujtohet qė ish, duke kositur bar me
kosė nė njė lulishten e fshatit ku rrija nė majėn e kosės mbeti varur njė
medailon rozė me rreh gjysėm metri zinxhir. Mendoheni se ē’gėzim mė zuri nė atė
ēast. Vuajta me punė e sport, harxhova gjithė energjitė e mia e smora dot njė tė
tillė nė kaq e kaq vite. Kėtu e mira ēuku-ēuku duke u rrokollisur si rrotė
qerreje mė erdhi e mė gjeti vetė. Kaluan disa ditė e unė me medailonin nė qafė
ndjehesha si s’ka mė mirė. Pa mė hipi njė mendjemadhėsi si tė kisha kapur gjithė
qiejt e botės me dorė. Por ai gėzim sdo tė kishte jetėn tė gjatė. Nė mėngjesin e
pestė pas gjetjes sė tij, pikėrisht nė atė vėnd ku kisha kositur me kosė e kisha
gjetur ekzemplarin, do tė hapja njė kanal pėr tė futur kabllin e telefonave, aty
do tė mė ndodhte ēudia, qė kur e kujtoj mė vjen tė qesh e tė qajė, si i thonė
ata kalemėdhenjtė, hem tragjedi hem komedi. Kur kisha hapur pothuajse gjysmėn e
isha bėrė kėmbė e kokė me djersė e me baltė mbi kokėn time pashė dy qenėr qė
fillimisht po mė pėrshėndesnin miqėsisht me nxerrjen e gjuhės dhe tundjen e
bishtit, por pastaj filluan tė lehnin egėr, duke u sjellė rreth gropės. Mora
pranė vetes ēantėn nė tė cilėn mbaja teshat, kafenė dhe bukėn e drekės. Mos
kishin nuhatur qė nė atė ēantė fshihej ndonjė thelė!? U tremba duke u strukur
pėrkohėsisht nė kanalin e hapur prej meje, i cili tė paktėn ishte njė metėr i
thellė, sa mund tė mė fshihte nė barkun e saj pa mė prekur dhėmbėt e tyre. Mė
shumė u trembesha edhe syve tė ca kureshtarėve tė bezdishėm pleq qė ndaluan
ēapet e po shikonin pa ndėrhyrė krejt skenėn, live e pa paguar asnjė cent. Ē’tė
kishin kėta qėnėr me mua!? Unė isha nė radhėn e parė e gjithmonė i gatshėm nė
mbrojte tė tyre, nė mbrojtje tė kafshėve siē u thashė nė fillim. Mora guxim e
sėrish u ngrita nė kėmbė. Zbėrtheva ēantėn dhe mora thelėn me dy gishtat e
lerosur bėrė pinc brenda vazos me fasule, duke ia hequr rėskun gojės sime e
zemėruar stomakun qė filloi tė demostrojė papajtushmėri me “nderin” tim tė
tepėrt. E ndava nė dysh e ua hodha tej, pėr t’i pasur sa mė larg, disa pashė nėn
kurorėn e blertė njė pishe. Veprimin tim tė paqėm as qė e pėrfillėn fare.
Pėrsėri e njėjta gjė. Ngrita duart lart plotėsisht i mundur pėr faktin dhe
ēudinė qė sgjeja dot arsyen e egėrsisė sė tyre. Kur ngrita duart njėri prej tyre
ai mė i madhi e pushoi tė lehurėn, erdhi pranė dhe kėsaj here miqėsisht lehtas
me dhėmbė mbėrtheu medajlonin e varur nė qafė, duke spėrkatur me kėtė rast qafėn
time me njė valė tė nxehtė jargėsh. Vura re se medailoni qė zbukuronte qafėn
time tė trashė ishte i ngjashėm me atė tė qenit, qė deri atėhere se kisha
pikasur. E ndiha zullapin qen nė zbėrthimin me mirsjellje, me duart qė mezi mė
bindeshin dhe e ia lashė. Nė kėtė ēast mė shkoi mendja tek qeni tjetėr qė
ndoshta mund tė ishte gruaja, e dashura apo motra e atij qė ekzekutoi marjen e
medailonit. Qeni tjetėr qė dhe ky e kishte pushuar sė ekuekutuari himnin qenėror
nė ato ēaste, nuk kishte medailon. Kėshtu qė medailoni qė mbajta unė ca kohė nė
qafė kishte qėnė pronė e patjetėrsueshme e tyre, tė cilėn ngulėn kėmbė e ma
morėn nė mėnyrėn qė u pėlqente atyre. E ngushėllova veten, vetėm me mendimin qė
gjersa qentė i (edhe macet) kanė mbushur zverqet me lloj - lloj medailonesh,
vlera e tyre pėr njeriun ka marė tatėpjetė rrokullimėn, duke vajtur aty pranė...
zeros.





Qershor 2008
















Bujar Muēaj






Besa mbi gur





Ngjarje e vėrtetė






-Pothuajse gjithė atė javė gjumi s’mu qas syve- nisi tė
tregoj mė sė fundi Fatmira mbas pyetjes sime kėmbėngulse pėr tė ditur se kur
kishte shkelur sė pari tokėn shqiptare.

-Lajmi se do tė shkonim me
shokėt e klasės dhe mėsuesin e shqipes nė vendin amė, siē e quanim ndryshe nė
“Mekėn e Bekuar” mė kishte shdruar me flatra e kurrsesi nuk mund tė bėjė gjumin
rehat. Ani vargjet e dashtuna magjiplote tė Naim begut “ O ju malet e Shqipnisė
e ju o lisat e gjatė” apo “Nata atje ėshtė tjetėr natė dhe dita tjetėr ditė, nė
pyjet e gjelbėruara atje rrinė perėnditė” i recitoja ngado qė shkoja vetvetiu
rruginave, kalldrėmave tė qytetit, shkallėve ku ngjitesha pėr nė shkollė
gjithandej. Shqipėni ishim dhe ne, tė asaj Shqipnie tė prerė e tė cunguar keq,
qė s’guxonim kurrsesi ta thoshim, por vendi amė ishte i “privilegjuar”e mbante
emnin dhe ai emėn ishte magneti ku na tėrhiqte, ishte qendra e gravitetit e
shqiptarėve ku ishin e ku sishin. Telat me gjemba asnjėherė smė ndalnin nė
pėrfytyrmin tim qė bridhte gjithandej nėpėr krejt tokėn arbėnore. Shpesh
mbrėmbjeve vonė futesha nė “punė” me ngut pėr tė gjetur e dėgjuar Radio –Tiranėn
prej tė vetmit mjet nga ku mėsonim seē bėhej pėr matanė ndėr vllaznit tanė tė
gjakut.

Kufinin e kaluam nė ag, dhe sa u futėm nė Shqipni vendosėm tė
bėnim njė copė rruge nė kėmbė nė atė “Tokė tė premtuar”. Male gjithė bokėrrima,
ca tela me gjemba, disa bunkerė sa po tė pėrfunduar, disa shtėpi tė vogla tė
fshehura qė tumosnin mes arave me grunė... “Ti paske kenė Zojė e Randė, burrat e
dheut tė thirrshin nanė!” Vargjet e poetėve i sillja ndėr mėnd dhe ajo Zoja e
Randė e dikurshme po mė shndrohej nė njė loke tė mjerė, tė krrusur e tėrė zhele,
e braktisur, dyerve tė Ballkanit e tė Evropės. Dikush lėshoi njė ah, por sa u
ndesh me shikimin qortues tė profesorit qė na shoqėronte u step dhe ahu i tij u
kthye nė buzėqeshje tė shtirur, tė venitur. Nė autobuz me ne si shoqėronjės u
“qepėn” dy burra rreth tė 30-35 tė cilėt pa na e thėnė kush e dinim dhe e
mendonim se ishin tė sigurimit siē ndodhte rėndom nė gjithė vendet e lindjes.
Fusha e Domosdovės e vjetėr sa vetė bota na u shfaq sa kapėrxyem Qafėn e Thanės.
Aty kishte zhvilluar njė betejė tė madhe Gjerg Kastrioti dhe kureshtja na bėri
tė ngriheshim si vorbull, pak rrėmujshėm nė kėmbė para kėsaj fushe historike
duke lėshue gjithsecili pasthirrma gėzimi e habie bashkė. Pejsazhet pėrreth sa
flisnin pėr trimėritė e Skenderbeut, Gjorg Golemit, Vrana Kontit ...aq flisnin
dhe pėr pasardhėsit e tjetėrsuar qė kishin vėnė dorė ligėsht pėr lulėzimin e
natyrės sipas disa mendjeve tė ndritura. Rrugės hasėm fshatra tė baltosur deri
nė fyt, disa qytete tė vogla qė s’ta mbushinn mėndjen pėr tė tillė dhe njerėz tė
hutuar qė dukeshin sikur vinin nga njė planet tjetėr. Mė zuri njė ngashėrim.
Gjoksi sa s’po mė hapej prej dhimbjes. Se kisha pėrfytyruar kaq tė varfėr
Shqipninė, radioja mė kishte thėnė se aty gjendej mbrekullia e botės, por
vėshtrimi i egėr i njėrit prej sigurimsave qė gjendej dy radhė pas meje dhe
fjalėt e Mitrosh Kutelit se Atdheun edhe kur tė vret duaje, aq mė keq kur e sheh
dhe tė varfėr, mė qetėsuan pėrkohėsisht duke braktisur lotėt. “Boll qė sjanė nėn
shkjah”, mė erdhi ngushėllimi tjetėr qė mė bėri tė pėrqėndrohem mė tepėr duke
soditur jashtė. Elbasani na pėrshėndeti nga larg me njė shami tė stėrmadhe
laramane tymi vėnė kresė. Ishte nė pėrfundim apo kishte pėrfunduar metalurgjiku
tė cilin kupola nė Tiranė e kishte quajtur ēlirim tė dytė tė Shqipnisė, njė
vepėr e madhe kjo siē u thashė lundronte mes tymit.Mes atij tymi i merrej fryma
edhe ullishtave, hurmave dhe portokajėve tė njohur tė Elbasanit. Me njėqind tė
lutuna munda tė takoj njė kushėrinin e babės dhe ky takim nėn vėshtrimin
vigjilues tė sigurimsit, i cili rrinte dy hapa mė tej. Kushėrini i babės nė
treqind fjalė qė kėmbeu me mua dyqind e pesdhjetė i kishte pėr partinė.


“Kemi Partinė, e di Partia dhe Enveri, tė rrojė Partia, me nė krye
Partinė hedhim vallen nė gojė tė ujkut” etj.

Mu dhimbs fort mixha i
gjorė, por se dhashė veten, nuk mund tė hyja nė jetėn dhe bindjet e tija. Vetė
potreti i tij i jashtėm, i mbėshtjellė me mistere frike dhe pėrsėritja vend pa
vend e fjalėve pėr partinė tregonin se dhe ai kishte kaluar ndonjė “kurs
specializimi” me ndonjė zyrė nėn kėrcėllimė dhėmbėsh para se tė vinte tė mė
takonte.

-Po ndonjė dhuratė i latė kushėrit apo ai juve?-ndėrhyra unė nė
momentin e njė pauze tė saj.

-Qė mos tė rrej, kisha sjell diēka, por
s’begenisi t’i marrė, kemi plot mė tha, tė rrojė partia! Nė herė nė sy nuk pati
guximin tė mė shoh. Opo deshta me e pa nė i ngjante ndopak babės tem!? I ruhej
fjalėve dhe shikimit tim, por mė tepėr i ruhej vėshtrimit tė hafijes qė me
siguri digjej eshkė pėrmbrenda pėr tė ditur seē fjalė kishim shkėmbyer.
Shėtitjet e “shoqėruara” dhe kėto nė bulevard rreth kalasė sė moēme e deri tek
monumenti i Kristoforidhit nė atė mbrėmje sikur na sollėn nė rregull e na
ēlodhur, pėr tu mėrzitur mė pas hoteleve ku bujtėm gjithandej si nė Tiranė,
Durrės...Dramėn qė kaluam ato ditė vizite u betuam se deri pėrtej vdekjes

do ta merrte vesh kush. Kur u kthyem sėrish nė kufi, u mblodhėm grup dhe
mbi mbi njė gur si dikur tė parėt tanė pellazgėt, ilirėt dardanė shtrimė duart
nė shėnjė bese pėr mos tė nxjerrė kund ē’pamė e ndigjuam. E bėmė kėtė sė pari,
tė mos fyenim nėnėn e cila skishte faj nga gjėma e komunizmit qė e kishte
pllakosur. Si mund ta fyenin nėnėn kur gjithandej prej Struget deri nė Malsi tė
Llapit, prej Mitrovice deri nė Ulqin, prej Presheve.......ku kudo e kishin
idhull, do tė na quanin ndryshe dhe agjent tė UDB-sė!

-Po me besėn
ē’bėtė,?- ndėrhyra unė mė tepėr pėr ta ngacmuar mė tej nė bisedė, ndonėse e
merja me mend se ishim nė fund tė saj.

Mė priti sa mbarova pyetjen, tė
cilėn ndoshta e priste, mori frymė e lehtėsuar sikur po shpėtonte prej njė njė
barre tepėr tepėr tė rėndė qė e kishte munduar me dekada, duke mė thėnė:.


-Ra muri Berlinit...skishte kuptim mė ta mbanim, tash e tutje dėshėrojmė
ta shohim me gjithmand nanėn Zojė tė Randė, ashtu sikunder ka kenė dikur, ashtu
sikurse kėndoi dhe zemra e dhimsur e poetit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Bujar Muēaj   23/11/2009, 17:13

Bujar Muēaj







Ministri
i Luftės qė u tretė baltrave tė
Myzeqesė









Televizioni shqiptar kėtu e
dhjetė vite mė parė kur po fliste pėr fillimet e policisė shqiptare e
xhandarmėrisė, midis tė tjerave pėrmėndi se njė nga drejtuesit kryesorė tė
caktuar nga qeveria e Vlorės ka qėnė dhe Mustafa Aranitasi*, pėr tė cilin
atėhere s’dija shumė tė dhėna, pėr tė mos thėnė fare, se pluhuri i shumtė qė
kishte hedhur diktatura mbi tė kishte qėnė tepėr i trashė. U interesova duke
kėrkuar nėpėr biblioteka e librari pėr figurėn e tij dhe diē mėsova, duke thėnė
se jeta e tij mund tė ketė shumė mistere tė tjera krejt tė panjohura nga ne.


Sipas librit tė Profesor Doktor Proletar Hasanit mbėshtetur ky nė
arkivin qendror tė shtetit dhe tė ushtrisė, Aranitasi ka lindur nė fund tė
viteve 1800-tė. Menjėherė pas pėrfundimit tė shkollės sė mesme ai ndoqi studimet
nė Akademinė Ushtarake tė Stambollit. Nė vigjilje tė pamvarėsisė ai do tė
drejtonte disa ēeta tė krahinės, tė cilat me mėsymjet e tyre tė njėpasnjėshme
pasi kishin kohė qė mbanin tė lirė krahinėn e tyre ēliruan Beratin, Fierin.
Pregatitėn sulmin mbi Vlorė, por nuk e bėnė realisht pasi forcat turke qė
mbronin qytetin ju bindėn ultimatiumit tė tyre, ngjarje kėto tė lėna qėllimisht
nė heshtje nga ata qė shkruan historinė. Me shpalljen e pavarsisė siē thamė mė
lartė ai mori pėrsipėr detyra tepėr tė rėndsishme nė drejtimin e strukturave tė
ndryshme nė ushtri, dhe nė xhandarmėrinė shqiptare e cilat u bėnė sipas idesė sė
organizatorėve hollandezė tė misionit tė kryesuar nga koloneli De Veer dhe
majori Tomson. Ai u caktua nė detashmentin e parė, nga katėr qė ishin gjithsej.
Nė kėtė kohė mbante gradėn major thuhet midis te tjerave nė librin "Historia e
Ushtrisė Shqiptare", vėllimi i dytė, Tiranė 2000.

Nė kohė tė rrebelimit
tė Haxhi Qamilit, nė Mallakastėr u krijua Komiteti i Mbrojtjes sė Krahinės me
kryetar Bektash Cakranin dhe zėvėndės Ismail Klosin i quajtur nga rebelėt me
emrin "Principata e Mallakastrės". Mustafa Aranitasi do tė zgjidhej komandant i
forcave tė armatosura tė krijuara me kėtė rast qė ishin xhandarmėria lokale dhe
forcat vullnetare pėr mbrojtjen e krahinės. Mė vonė do tė ishte nė listėn e
bashibozukėve, tė cilėt do ta arrestonin sė bashku me qindra mallakastriotė tė
tjerė qė u ndeshėn me hordhitė dhe midis tyre dhe Idris Isufi nga Aranitasi.
Ėshtė pėr tu theksuar se rrebelėt kryen tre sulme kundėr krahinės duke filluar
nga 25 korriku 1914, vazhduar nė 20 janarin e 1915, deri nė gushtin e 1915. Ja
ēshkruhet nė listė-dokumentat e rrebelėve tė ruajtura nga arkivi i shtetit dhe
tė nxjera nė dritė nga Hajredin Elmazi, pėr M.Aranitasin e I.Isufin e shumė tė
tjerė.

...

5-Mustafa Aranitasi-asht nga partizanėt dhe majorėt e
ish qeverisė. Nė qeverinė e formue nga Bektash Cakrani ka qėnė antar i komitetit
dhe komandat i shtabit ushtarak.

Arrestue mė 30 kallnuer 1330.(janar
1915)

6-Idriz Isufi –nga Aranitasi. Asht nga togerėt e qeverisė sė Vidit
dhe kapitenėt e vullnetarėve tė rregjistrue nga qeveria e Bektash Cakranit...


Arrestue mė 3fruer 1330. (shkurt 1915)

Enver Hoxha nė njė nga
fjalimet e tij nė lidhje me rebelimin e Haxhi Qamilit, injoron jo pa njė qėllim
gjakun e derdhur tė krahinave martire tė Beratit, Mallakastrės, Tepelenės...qė u
bėnė prehė e egėrsisė, por pa u nėnshtruar.

"Ajo ishte njė luftė klase e
fshatarsisė sė varfėr e tė mesme kundėr klasės sė feudalėve, pashallarėve e
bejlerėve dhe agallarėve, pronarė tė tokave e privilegjesh nė pėrgjithėsi
...ishte njė luftė klase, lufta e fshatarėve kundėr feudalėve dhe bejlerėve,
natyrisht pėr tokėn..."

Pas shkatėrrimit tė rrebelėve nga ai qė i nxiti
fillimisht, Esat Pasha, nė ato vite qė ziente dhe lufta e parė botėrore, kur
s‘bėhej fjalė mė pėr ushtri shqiptare Mustafa Aranitasi mori pjesė dhe shėrbeu
si ushtarak i mirfilltė nė forcat e ushtrisė austro-hungareze nė zonat veriore
tė vendit, ku ndoshta qysh atėhere u lidh mė sė miri me Ahmet Zogun udhėheqėsin,
apo mbretin e mėpasėm tė shqiptarėve. Qėnia e tij ushtarak i prerė, kryerja e
detyrave tė ngarkuara me pėrpikmėri e rregull bėri qė Perandoria sipas
dokumentit Nr.2544, viti 1917 ta dekoronte me kurorėn e artė tė meritave. Nuk
ishte njė rastėsi pėrfshirja e tij me ushtrinė austro-hungareze dhe refuzimi nė
atė italianen sido qė e para ishte njė nga shtetet shkatare tė luftės sė parė
botėrore qė sėfundi rezultoi e mundur. Italia fshihte e pregatiste pėr
shqiptarėt shumė prapaskena, tė cilat do t’i vertetonte koha njė nga njė, si
traktati Titoni-Venizello i firmosur mė 26 qershor 1919, i cili shihte dhe
lėshime tė reja tokash nė dėm tė Shqipėrisė e nė dobi ė fqinjėve apo pushtimi i
mėpasėm i Shqipėrisė mė 1939.

Pas pėrfundimit tė Luftės sė Parė Botėrore
Mustafai shihet nė krye tė 8500 mallakastriotėve ku dhe ka firmosur i pari mė 22
mars 1919 nė mitingun e Ballshit kundėr pazareve tė dyshimta e matrapazllėqeve
tė Esat Pashės, ku kėrkohet me kėmbėngulje mosnjohja e kėtij renegati si
pėrfaqėsonjės i Shqipėrisė. Menjėhere mbas Kongresit tė Lushnjės, kongres i cili
denoncoi traktatin Titoni-Venizello dhe largimin e trupave italiane nga Vlora, i
jepet detyra e Komandantit tė Pėrgjithshėm. Mė pas merr pėr pak kohė dhe
drejtimin e xhandarmėrisė dhe nė qershor 1921 shihet tė komandoj njė nga njėsitė
e ushtrisė shqiptare, regjimentin e dytė nė Tiranė, nderkohė qė mbante gradėn ė
nėnkolonelit. Mustafa Aranitasi, kulmin e karierės sė tij nė ushtri e arriti nė
pėrbėrjen e qeverisė sė Ahmet Zogut, nė tė cilėn mė 30 mars 1923 u caktua nė
drejtimin e Ministrisė sė Luftės. Kėtė detyrė e kreu edhe nė qeverinė e
pėrkohėshme tė Shefqet Vėrlacit dhe nė atė tė Iliaz Vrionit nė prag tė triumfit
tė ashtuquajturit Revolucion Demokratik i Qershorit. Nė kėtė kohė ndaj tij u
muarr masa e internimit nė Bari tė Italisė mė korrik 1924, e pasqyruar edhe nė
"Soggiorno degli stranieri in Italia", Nr.732, Bari mė 11korrik 1924. Internimi
i tij nė Itali na tregon se ai duhet tė ketė qėnė i kėrkuar apo dhe i dėnuar
edhe nga autoritet italiane pėr pjesmarrje nė radhėt e ushtrisė
austro-hungareze, kur zona jonė herė kalonte nė ndikim tė njėrės e herė tė
tjetrės palė, dhe si kufi ndarės fillimisht ishte lumi Vjosė. Nė kėtė kohė u
thirrėn pėr rekrutim shumė mallakastriotė si nė tė gjitha zonat e tjera tė
vendit nga tė dyja palėt ndėrluftuese dhe ushtarakėt ishin tė parėt qė
thirreshin nėn armė. Kthyerja e armės ndaj italianėve detyrimisht skish si tu
pėqente ndaj dhe mundėsuan dhe internimin e tij, ndryshe ska si shpjegohet
lidhjet e qeverisė jetėshkurtėr tė Nolit me Italinė e atyre viteve ku po
triumfonte pėrditė fashizmi (kishte ndodhur marshimi i kėmishėzinjėve mbi Romė).
Njė dėnim tė tillė po nė Bari tė Italisė, por vite mė parė 1916-1918 kishte
pėsuar edhe bashkpatrioti tjetėr i quajturi "luani gjysėm i zbutur" i
Mallakastrės Hysni Toska si pro austro-hungarez. Rasti i internimit tė
Aranitasit tregon o guximin e tepruar tė fqinjėve pėr tė futur turinjtė ku
deshėn ata, o servilizmin e pazotėsinė tejskajshme tė nolistėve kundrejt tyre
ose siē thamė mė lart, thjesht pazar.

Eqerem bej Vlora nė librin
"Kujtime 1885-1925" ndėrmjet tė tjerave nė faqen 511 shkruan pėr zgjedhjen e
Mustafa Aranitasit nė detyrėn e lart tė Ministrit tė Mbrojtjes:

"Ministri
i mbrojtjes nė qeverinė paraardhėse tė Ahmet Zogut pati qėnė Kolonel Ismail
Tatzati. Meqėnėse ai nuk u zgjodh mė nė zonėn e tij elektorale, Delvinė, u lut
Shefqet Vėrlaci qė tė jepte dorheqjen nga posti; nė vend tė tij u emėrua togeri
Mustafa Aranitasi, njė ushtarak i ndershėm dhe i zoti, me aftėsi tė mira
teknike, por tė dobėta politike."

Kėtu kemi njė lajthitje tė vogėl tė
beut tė Vlorės pėrsa i pėrket gradės sė M.Aranitasit, pasi nuk mund tė bėhej njė
kapter ministėr. Mustafa Aranitasi nė atė kohė ishte me gradėn nėnkolonel dhe
drejtonte njė nga foramcionet mė tė mėdha tė ushtrisė shqiptare, siē ishte
regjimenti i dytė i Tiranės. Megjithatė na intereson mė tepėr ajo qė Aranitasi
gėzonte respekt nė gjirin e elitės sė ushtarakėve e tė inteligjencės sė asaj
kohe.

Edhe nė kujtimet e Sejfi Vllamasit, Mustafa Aranitasi del si njė
njeri qė rri larg intrigave e lojrave tė dyshimta politike tė kohės, duke i
mėshuar ashtu siē duhej vetėm detyrės sė ngarkuar tė ministrit.

"Njė natė
ora 22 mė vjen nė shtėpi Avni Rustemi i shoqėruar nga ministri i luftės Mustafa
Aranitasi... Ishim vetėm tė tre. Avniu ia filloi njė bisedimi me njė parathėnie
tė gjatė rreth personit tė Zogut dhe rrezikshmėrisė sė tij dhe pas shumė fjalėve
pėrfundoi duke thėnė se: eleminimi i tij ishte njė detyrė patriotike dhe nėse do
tė pėlqehej nga ana ime vėnia e tij nė zbatim do tė ishte njė punė e thjeshtė.
Mustafa Aranitasi nuk foli asnjė fjalė dhe unė nuk e pyeta pėr mendimin e
tij."

Dhe mė poshtė Vllamasi citon:

"Avniu nuk mbeti i kėnaqur nga
pėrgjigja ime... Mustafa Aranitasi nuk foli sėrish asnjė fjalė..."

Fakti
ėshtė se Vllamasi ishte i pėrfshirė nė njė nga atentatet e shumta tė kurdisura
kundėr Zogut, nė atė tė Vjenės, ku kurban i Zogut do tė bėhej roja besnike e
tij, Llesh Topallaj.

Rikthimi i zhurshėm triumfal i Ahmet Zogollit nė
Shqipėri do tė bėnte dhe rikthimin e tij nė jetėn politike e shtetėrore tė
kohės, duke e emėruar si Kryetar i Gjyqit tė Pėrkohshėm Ushtarak me njė dekret
tė Kryetarit tė Republikės mė 22 prill 1925. Prej kėsaj detyrė largohet me
kėrkesėn e tij dhe nxirret nė lirim pėrsėri me urdhėr tė Kryetarit tė Republikės
mė 31 mars 1927, kur ishte vetėm 45 vjeē. Kėtė dorėheqje Mustafa Aranitasi e
bėri sepse nuk ishte dakort pėr shumė dėnime tė padrejta nė kurris tė
kundėrshtarėve. Mustafa Aranitasi njihet edhe si njė nga vendosėsit e qetėsisė
nė zonėn kryengritėse tė Mirditės e nxitur kjo nga qarqet shoviniste serbe. Nė
kohėn qė u largua nga detyra ishte me gradėn kolonel. Vdiq i harruar mė 26 prill
1966 nė moshėn tetėdhjetė e ca vjeēare nė Ēermė tė Lushnjės, ku e kishin
internuar qė nga fillimi i vitit 1945, e thėnė mė saktė qė nga ēlirimi i vendit.
Kishte qėnė dėnuar e burgosur nga Haxhiqamilistėt, nga italianėt e fanolistėt,
por dėnimi nga klika e Enver Hoxhės do qėllonte mė i egri e mė fatali. Kalvarin
e vuajtjeve tė tij do tua linte "stafetė" krejt familjes dhe nė veēanti djemėve
tė tij, Mit’hatit, publicistit dhe satiristit tė njohur tė viteve tridhjetė dhe
Qemalit, tė cilėt slanė pa provuar tė gjitha burgjet politike deri nė agim tė
demokracisė. M.Aranitasi do tė ngryste jetėn "vilave" kasolle sė bashku me gruan
e tij turken nga Izmiri Naxhie Gjevgjeli, me tė cilėn kishin lindur e rritur
katėr fėmijė. Ndoshta, ndoshta i vetmi mėkat i rėndė qė bėri Mustafa Aranitasi
mund tė ishte se i shėrbeu pa hile e me pėrkushtim Armės sė Xhandarmėrisė dhe
Ushtrisė Kombėtare Shqiptare dhe se (ai ndofta nė heshtje) bashkė me fėmijtė e
tė tij s’u pajtuan asnjėherė me komunizmin e egėr tė
stepės.



*Ėshtė e vėrtetė se emrin e Aranitasit pėr mbiemėr e kanė
provuar shumė pėr ta mbajtur, por u mbeti vetėm atyre qė e vulosėn me gjakun e
derdhur, Zenel Xhafo Aranitasi kapedan i 1847-tės rėnė nė marrjen e kalasė sė
Beratit, Ramiz Aranitasi Hero i Popullit rėnė nė Skrapar mė 23 qershor 1943,
Hysen Ali Aranitasi dėshmor rėnė nė Urėn e Erzenit, Bėrzhitė nė tetor1943, dhe
atyre qė u dha vulė pushteti tė cilit i shėrbyen ose ata qė bėnin vetė pushtetin
si dikur Arianitėt, etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Bujar Muēaj   23/11/2009, 17:13

Vazhdojme me satiren dhe humorin e
Bujarit...


Bujar Muēaj Marshi i tullacėve* (Projekt marsh -
humoristik)",
Ka patur vite tė mamuthėve,
Por kohė tė tyre s’pati kurrė"
Kadare

Shtohen ēdo ditė si dikur pirgjet
Qė rriteshin gurė mbi
gurė.
Do ketė tė tullacėve vite,
Por kohė tė tyre s’do ketė kurrė.


I sheh gjithkund, me qafė tė trashur
Rėnduar nga zinxhirė me
arė
Ku reflektojnė mbi tullė tė majmur
Si hėna e brishtė mbi
bunar.

Ky marrsh i tyre qė po qėndisė
Nė kėtė natė dimri kur
veson
Mė thotė me ta do jesh nė listė
Pėr disa vjetė, mbase mė
vonė

Nė se do jem... me orgjinalėt
Qė kanė dy mėntė nė atė
kungull
E mbi ata si gjeneralėt
Tė bėjė ca hije pėrmbi rruzull.


Shtohen ēdo ditė, e sjellin fat
Tullacmania gjithė ajo
shpurė.
Flitet pėr vite tė tullacėve,
Por kohė tė tyre s’do ketė kurrė!


As prinė gjer dje revolucione?
E prijnė dhe sot nė rrok e
xhas...
Falangat e tyre apo legjionet
Veē bėjnė pėrpara, asnjė kėmbė pas.


Po nė legjenda, mitollogji,
A s’janė pa-lesh-ėt kripa vetė?
Gjer
botėn mpleksin me orgji
Sa zor e del nga ajo rrjetė.

Kjo modė e re
tullacėrie
Dėborė e rreme nė vitrina
Ashtu-kėshtu, por ka dhe
hije
Alla Lenin, Duēe, Polina...

Alla Beckham, Hrushov, Myslym...

Qė nga La Manshi nė Jakohamė
Forxa tullaca, yxhym, yxhym
Na dhėntė
tulla - lavdi dhe famė!

Kjo tullė e tyre, tempull dite
Ku mbi tė
falen e mbahen shtete
Simbol, hob, modė elite
Nėpėr stadiume, bursa,
bankete...

Zgjatet pėrditė vargan i tyre
Njė kontinent nė
miniaturė.
Do ketė ca vite tė tullacėve
Por kohė tė tyre s’do ketė
kurrė!


*Ky marsh mund tė shoqėrohet me mjete rrethanore muzikore
shtėpiake si, kazanė tunxhi alumini, bakri.., tepsi, tiganė, lugė, garuzhda,
qebap...

Bujar Muēaj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Bujar Muēaj   23/11/2009, 17:15

Libėr i ri historik i shkrimtarit Bujar Muēaj, "Aranitasit dhe Mallakastra midis
legjendės dhe tė vėrtetės".

Nxitoj pėr tė patur privilegjin e lajmėtarit
tė parė, pėr daljen kėto ditė nga botimi tė librit tė parė me karakter historik
tė shkrimtarit tė njohur, Bujar Muēaj, "Aranitasit dhe Mallakastra midis
legjendės dhe tė vėrtetės". Nuk janė pak, por 224 faqe tė mbushura me fuqinė
tėrheqėse, kėtė rradhė jo tė fjalės sė fabulės dhe humorit tipik tė autorit, por
tė fjalės qė flet me gjuhėn e historisė, tė arshivave tė kohės, dokumentave
adekuate tė ngjarjeve, momenteve e kthesave epokale, deri nė trashėgiminė e
krijimtarisė nė prozė e vargje me autorė tė njohur dhe anonimė. Nuk kam qėllim
futjen nė brendėsi tė faqeve dhe analizave tė temave qė trajton autori, gjė qė
ėshtė nė dorė tė njohėsve mė kompetentė tė kėsaj fushe hulumtive tė pashtershme
historike, por s'mund tė rri pa theksuar meritėn e pamohueshme tė autorit nė
pėrdorimin e metodės analizuese e deduktive, e ndėrthurur kjo me aftėsinė
bashkangjitėse tė krijimtarisė letrare nė prozė e vargje. Autori i shpėton me
sukses rėnies nė grackėn e bukurisė dhe fuqisė sė vargut, qė shpesh kthen nė
legjendė dhe mistifikim njė ngjarje dhe heronjtė e saj, kur ėshtė fjala e
ballafaqimit me tė vėrtetėn historike. Por, me nuhatjen e krijuesit, di tė
thithė prej thellėsisė sė vargut, atė qė ai ka marrė vėrtet nga realiteti, pėr
tė qėnė sa mė afėr kėtij realiteti nė trajtimin qė i bėn fenomenit tė kohės nė
fjalė.Mė duket se po mė rrėmben dhe mua brendėsia e librit, duke mos mbajtur
fjalėn e fillimit, por kėshtu ndodhka po tė kesh nė dorė kėtė vepėr vėrtet
tėrheqėse tė Bujarit.Pėr pak harrova tė them, qė ky ėshtė vėllimi i parė i
librit, pra nė vazhdim pritet i dyti, qė siē thotė Bujari, prapė mbetet portė e
hapur pėr mė tej, ashtu si vetė historia shqiptare.
Pėr kuriozet po jap dhe
disa tė dhėna tė tjera. Libri ka pėr recensues, dr.Luan Zyka dhe dr.Evis Qaja,
redaktor z. Nuri Plaku, kurse kopertina nga Edlir Poda.Botimi u realizua nė
Entin Botues:"D.I.J.A.-Poradeci".Po e mbyll lajmėrimin tim me njė pjesė tė
shkėputur nga parathėnia e studjuesit, dr. Stavri Dajo."Njė gjė do tė them me
bindje:ėshtė njė libėr qė lexohet me endje, me dėshirė dhe me kureshtje deri nė
fund. Tė mėson dhe tė bėn tė mendosh. Libri i tij, pa dyshim, ėshtė njė trajtesė
e thukėt dhe, si e tillė, njė pikė referimi nė bibliografinė pėr Mallakastrėn".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Bujar Muēaj   23/11/2009, 17:15

Nga Bujar Muēaj

Bujar Muēaj


Me Stalinin dhe
nė…




“Me Stalinin” ka shkruar mė duket mua njė libėr goxha tė
trashė ai i madhi fare, por edhe unė me qė jam me njė kėmbė nė varr po i lė
popullit ca tufėza tė shpėrndara kujtimesh, se aman ete s’kam ē’tė lė,-nisi
tregimin e tij xha Ēomja.
Qė thua ti, ka qėnė pesėdhjetenjėshi kur i hipėm
anijes luftarake e shkuam nė Sevastopul. Atėhere unė isha kapiten anije. Shkollė
nuk kisha, por ashtu vjedhurazi kisha mundur tė mėsoja dhe gjer nė atė kohė
s’kisha ndjerė ndonjė pengesė serioze nga shkolla. Me qė anija do tė rrinte dy
tre muaj sa t’i vinte radha pėr rimont, ne bėnim shpesh vizita nėpėr fabrika e
uzina tė ndryshme nė qytete tė shumė republikave sovjetike. I hipėm trenit o
vėlla e ec e ec e s’ka tė sosur me ditė e me netė mezi arritėm nė Moskė. Hajde
Moskė pėr kokėn e Moskės. Njė ditė futemi pėr vizitė nė Kremlinin e veshur me
mure e jeshillėk nė ēdo cep, kur ē’tė shikoj, ulur nė njė stol tė drunjtė , nėn
njė bredh , vetė babai i proletarėve Stalini po tumoste me ēibuk, duke mė
kujtuar nė ēast tė vetmin personazh qė njihja nga letėrsia ruse Taras Bulbėn. Do
tė thoni ju, dhe ti krahėsim gjete tė bėje more Ēome. Ku Stalini i madh dhe ku
Taraz Bulba.
-Do ta takoj, - i them shokut nga Lushnja qė e kisha dhe
zėvėndės kapiten, me tė cilin ndodhesha atė ditė.
-Mos se do tė na marrėsh mė
qafė, do tė hamė ndonjė plumb nga rojet e tij, ėshtė kokė bote Stalini e s’ėshtė
do ku do.
-Lushnjari iku, duke mė humbur nga sytė midis pemėve tė shumta
ndėrsa unė u nisa ballėlartė.
Kur isha afruar rreth pesė metra dy ushtarė,
shula tė gjatė kryqėzuan pushkėt e tyre pėrpara meje, pėr tė mos mė lėnė qė ė
ecja mė tej.
-Lėreni, tha Stalini, -dhe tundi tė dyja duart drejt meje nė
shėnjė mikpritje.
U pėrqafuam gjatė sikur tė njiheshim prej njė kohe tė
moēme.
-Nga je?-mė pyeti.
-E nga tė jem a mos qofsha, nga vendi i
shqiponjave jam, Ēome mė quajnė, me gjithė opinga i gjatė 157 -i thashė.
-Mos
je nga fshati me tre gėrma, -mė tha duke e shoqėruar fjalėn e tij me njė tė
qeshur tė lehtė, gjė qė i nxori nė pah disa dhėmbė tė veshur me flori.
-Jo!
Unė s’jam qė andej, por afėr e kam – i ktheva pėrgjigje jo pak i ēuditur.
-Nė
anėt tuaja mė kanė thėnė more Ēome se e pinė rakinė me ēizme.
Qesha dhe i
thashė aty pėr aty:
-Jo me ēizme more baba Stalin, por me opingė! Megjithatė
po mė ēudit se ku i dini ju gjithė kėto hollėsira.
-Ai i madhi, juaji, Verua,
sa herė takohemi kėtė punė bėnė. Do tė bėjė, mė thotė njė ekspoze tė shkurtėr tė
historisė sė Shqipėrisė dhe ja fut dy a tri orė, sa mua shpesh, qė mė vjen turp
ta them, mė zė gjumi.
Pas disa minutash vjen njė bionde e bukue e gjithė
delikatesė na pyet se ē’dėshironim tė
pinim:






-Mirserrini, ē’dėshėroni tė pini shoku Stalin
dhe shoku...!?
-Ēome-plotėsova unė fjalėt e bukuroshes.
-Mikun pyet tė
parin, -ndėrhyri Stalini.
-Njė dopio koēimare,- i thashė biondes duke i
shkelur syrin.
-Ē’ėshtė kjo koēimare more Ēome!?-u bė kureshtar Stalini duke
lėvizur paksa trupin.
-Ja si them,-nisa shpjegimin,-ėshtė njė pije kombėtare
shqiptare, qė kur e tepron nė tė pirė pas dy javėsh tė del pija, dhe kokėn duhet
ta lidhėsh me peshqir se s’tė lėshon lehtė dhimbja.
-Koēomelo pėr fat tė keq
nuk ka, ose mund tė themi s’ia kemi dėgjuar emrin,-qeshi nė fund tė asaj
ligjėrate e ėmbla bionde nga shqiptimi jo i drejtė i pijes sė famshme.
Kėshtu
qė desha s’desha pimė tė dy ē’porositi Stalini , vermuth nga Skocia.
Me qė u
bėra i njohur nė Kremlin, njė ditė me katėr shokė ja morėm siē dimė ne kėngės qė
u tronditėn njerėzit dhe muret e lashta. Njė nga kokat e udhėheqjes ruse mė
duket se Malenkovi vete me vrap drejt e tek Stalini dhe i thotė ashtu i mbytur
nė djersė:
-Shqiptarėt i ka gjetur njė gjėmė e madhe dhe janė mbledhur kokė
mė kokė e po qajnė aty poshtė nėn hijen e bredhave. T’i dėgjosh tė kėputet
shpirti. Duhet tė bėjmė diēka qė t’iu lehtėsojmė dhimbjen.
Stalini qė
ndonjėherė mė kishte pyetur edhe pėr doket e zakonet tona, s’kishte harruar tė
mė pyeste edhe pėr kėngėt, kishte vėnė buzėn nė gaz dhe i qe drejtuar
Malenkovit:
-Di t’ia bėsh eeeeeeee ti Malenkov! Nė di shko e bėjė iso me ta,
pastaj ėshtė mirė t’i lėsh nė hall tė tyre, se kėshtu e kanė ata, kur qajnė
duhet tė mendosh tė kundėrtėn, - mė ka treguar Ēomja shumė tė fshehta e tė
pafshehta tė tyre, ndaj di njė ēikė mė tepėr se ty unė.
Nė njė takimet e
shpeshta me tė nė njė kopshtet e vilave tė tij nė Krime, ku zakonisht kalonte
verėn, e dini ē’mė tha:
-Kemi vendosur more Ēome qė me rastin e festave tė
tetorit tė dekorojmė. Do tė japim dy dekorata, atė tė luftėtarit trim tė luftės
sė parė e tė luftės s ė dytė.
-Dakort jam –hyra nė bisedė unė, por atė
dekoratėn e luftės sė parė nuk e dua, se atė vit kam lindur.
Stalini mė pa n
ė sy me qortim, pastaj vazhdoi qetėsisht fillin e nisur tė bisedės sė
tij.
-Tė takon o Ēome se je sua trimi, tė takon e ta gėzosh!
-Po qe ashtu,
- u hodha, -mė jepni dhe dekoratėn e luftės sė tretė botėrore.
Plasi e
qeshura.
-Dėgjo!-mė tha,-dekoratat do t’i verė nė gjoks vetė ai i madhi juaj
nė Tiranė, dėgjova thuaj, -dhe Stalini u ngrit dhe dy hapa mė tej shkundi
ēibukun nė trungun e njė peme qė s’ia mėsova emrin ndonjėherė. Kur u kthye pa u
ulur ende e pyes:
-E vėrtetė ėshtė se e ke goditur Nikita Krushovin me ēibuk
nė kokė?
-Dėgjo!- mė tha se tė kam si Leninin, ja kam frikėn atij rrufjani
Hrushov, njė e goditur me ēibuk s’ėshtė gjė, ai meriton karamangjollėn. I
aprovova nė heshtje gjithė ato qė tha pėr Nikitėn dhe pasi pashė se atė po e
vinte gjumi poshtė ua bėra me shėnjė rojeve ta merrnin brenda.
Pasi u
largova nga pėrfundimisht nga Rusia, shkėmbyem nja dy-tre herė letra e
telograme, por vetėm kaq. Mė pas ai vdiq dhe me dekoratat e mia nuk di seē u bė.
Mė kanė thėnė se njėrėn atė mė tė madhen nė peshė e mori Enveri ynė dhe tjetrėn
ia dha shoferit t ė tij. Kur vdiq Stalini zia e madhe qė pushtoi rruzullin hodhi
flatrat edhe nė fshatin tonė. Nėna ime e gjorė Hafizeja e lidhi shamininė e zezė
kokės, tė cilėn e mbajti pėr dyzet ditė dhe vuri kujėn nė shtėpi sikur ta kishte
djalėn e saj:
Tė keqen nėna o Stalin.
Shokė i ngushtė me Ēomen tim.
Me
kėto dy vargje shumė domethėnėse e mbylli bisedėn Ēome shekullori, duke mė dhėnė
dorėn pėr tu larguar nė shtėpinė e tij. Dhe unė s’
kam ē’tė shtoj tjetėr nė
letėr. Ndonjė ditė tė mirė kur tė jetė “esėll” do ta “kurdis” mbase mė tregon
ndonjė ndodhi tjetėr me kripė e piper nga jeta e tij apo nga lidhjet e tij me tė
mėdhenjtė qė shpesh nga kokat e tyre tė mėdha varej fati i kokave tė vogla qė
nga stepat mongole deri nė Adriatikun tonė.



...Kinė me
Maon



“Do tė shkosh Ēome, do tė shkosh, Partia ka besim tė veēantė
tek ty, e dimė qė s’ke haber nga kėto punė, por me ndihmėn e Partisė do t’ia
dalėsh mbanė. Pastaj ke ke pak pėrvojė nga vizita qė bėre nė Bashkimin Sovjetik
kėtu e vite tė shkuara.”
Kėto mė tha ministri pa portofol nė zyrėn e tij atė
ditė shtatori tė gjashtėdhjetreshit.
U nisėm me ballonė. Qė tė mos kisha tė
pėrziera piva hapje pėr gjumė, kėshtu qė se ndjeva udhėtimin. Nė Pekin na pritėn
njė lumė i stėrmadh njerėzish me banderola e lule tė shumta dhe tė gjithė
kėndonin nė kor, “Lindja ėshtė e kuqe”. Midis mijra porttreteve tė Babaxhanit
tonė e tė Maos dallova dhe tre apo katėr portete tė mitė.
Eh, Ēome, Ēome i
fola vetes, deri nė Kinė tė vajti fama dhe nami. Mė vonė mora vesh se ato
portrete i kishin mbajtur nė dorė pėr tė mė bėrė qejfin punonjėsit e ambasadės
sonė nė Pekin. Pas dy ditėsh u rregullua tė takoheshim me kryetarin Mao se ditėn
e ardhjes sonė kishte qėnė pėr peshk.
Erdhi dhe ēasti i shumėpritur. U futa
me ndrojtje pas shoqėruesit Ēen, njė kinez topolak qė kishte mbaruar studimet nė
Tiranė. Ē’tė shikoj, Maoja qe shtrirė mbi njė divan si i vdekur. Desha tė jepja
kujėn, por gishti tregues i Ēenit tek hunda mė bėnė qė tė mos e merrja njė
veprim tė tillė. Pastaj Mao u ngrit, hapi tė dyja krahėt, lėvizi kėmbėn e
djathėtė si tė godiste topin, mė pas me tė majtėn, u hodh me tė dyja kėmbėt
mbledhur pupthi dhe nė vazhdim u sul drejt nesh si tė bėnte luftė me shpata. Unė
rrija si buf i ngrirė nė mes tė dhomės dhe po prisja tė merrja sinjal nga
shoqėruesi se ē ēdo bėja mė tej. Ēeni mu afrua duke mė thėnė nė rrėzė tė
veshit:
-Tani me tė vėrtetė mbaroi.
-Si mbaroi!,-sa nuk ulėrita unė, -sot
e gjeti pėr tė ma lėnė peng tėrė jetėn.
-Shėt- ma bėri me shėnjė Ēeni, duke
mė pėshpėritur: -mbaroi gjimnastikėn desha tė them, ushtrimet marciale qė bėnė
shpesh herė nė ditė.
-Kėtė mė thuaj o tė pifsha dollinė, ju ktheva duke i
shtreguar dorėn.
Pasi u bė ceromonia e njohjes e stėrnjohjes, ē’ta zgjasim mė
tej, Maoja i tha Ēenit:
-Na lėrė vetėm me Ēomen.
Unė s’prita tė fillonte
ai, por i zgjata pėrpara njė listė tė madhe me kėrkesa, nga qė se kisha palosur
dot se ishte tepėr e madhe e kisha bėrė nė formė ruloni.
-Ēe kėtė,-u habit
ai,-dacibao!
Lista rulon u hap duke zėnė krejt tavolinėn.
-Ma dha qeveria,
jepja kryetarit Mao kėto kėrkesa.
Maoja qeshi dhe mė pas asaj qeshje ironike
vazhdoi:
-Nuk i lexoj fare o Ēome, se i di pėrmendėsh qė nga pesdhjetegjashta
mė duket, qė jemi lidhur si mishi me kockėn me ju, por kjo listė qė ke prurė ti
si shumė e madhe dhe e fryrė ėshtė!
-Deomos -ju pėrgjigja unė, -prandaj jemi
miq.Hallet me miqtė do t’i qajmė.
-Do t’iua dėrgojmė tė gjitha o Ēome, do
t’iu dėrgojmė njė kombinat tekstili, por do tė m’i thuash atij Cekes sė Beratit,
e de Ceke qerosit qė kur tė kem vdekur unė mos ta kėndoj atė kėngėn me qesėndi,
“O Berat ē’e pate fat, bėre goxha kombinat”, jo vetėm atij, por tė gjithėve ju,
dhe ty o Ēome, se byēėn doku i atij kombinati do t’ua mbulojė.
-Ē’ėshtė ky
Cekja mė qafsh,! -shpreha habinė unė,- ta kap e t’ia bėjė veshėt si lėpushka
misri.
-Lėre, lėre, -mė qetėsoi kryetari, -tani ėshtė me baluke, por mė vonė
do t’i ketė tullė, tė thashė njėherė, kur tė kem vdekur unė, aty pas
shtatėdhjetetetės.
-Prapė s’po tė kuptoj! -ndėrhyra, ku e di se ē’do tė ndoth
mė vonė?
-I di o Ēome, i di kryetari, i di tė gjitha, vėrtetė jam komunist,
por jam edhe magjistar. Tek unė kanė fole tė gjithė qė nga Konfuci e deri tek
Stalini. E parashkoj tė ardhmen unė. Ja e shikon kėtė qelq si rruzull, kėtu mė
dalin tė gjitha. Edhe armiqtė qė kėtu i zbuloj unė. Edhe se’ē ndihmė do t’iu
jap, ky rruzull do tė mė thotė, sa dhe kur ose kurrė!
-Pėr Fierin dhe
Lushnjėn se i bie tė jem komshi me ta ē’do tė bėsh? Tė lutem vėrė dorėn nė zemėr
o kryetar,- fillova unė tė qaesha dhe me kėtė rast t’i kėrkoja njė nga pikat qė
mė kishte dhėnė qeveria nė atė listėn rulon. Domosdo mė takonte tė kėmbgulja si
zėvėndėsministėr i industri - minierave qė isha paraqitur(komanduar sa pėr
vizitėn) ndėrsa merresha me tė vėrtetė pas ikjes nga kapitenllėku i anijes, me
shpėrndarjen e kuadrove tė lartė nga veriu nė jug, atje ku kishte nevojė vendi,
sa do qė isha vetėm me shkollėn e dyfekut.
-Dėgjo kėtu,-e mori fjalėn kėsaj
here mė butė. -Pėr Fierin tė jap fjalėn se do t’i dėrgojmė kėto ditė Azotikun,
ndėrsa pėr Lushnjėn do tė dėrgojmė mė vonė atė tė plasmasit. Me qė kam dėgjuar
se janė punėtorė tė mirė po u ēoj njė vapor me kazma e lopata.
-Dakord
jam,-fola dhe u zgjata drejt tij pėr ta puthur nė ballė.
-Ndėrsa krahinės
tėnde o Ēome vėllai do t’i dėrgojmė nja dy vagona me stema me fytyrėn time. Le
tė vėrė ēdo njeri nga juve sa tė dojė. Do tu dėrgoj edhe ca kapota ushtarake e
ca dyfeqe se kaq doni ju e bėni pėrpara, tutje, por ama me njė kusht mos t’i
mbani tė gjitha pėr vete. I jepni ca Mallakastrės e ca Skraparit se u bėhet
qejfi dhe atyre.
-Aman o Mao!- ju luta, -plotėsomė edhe njė dėshirė tjetėr se
kemi ca shokė tė mirė nga Pėrmeti, dėrgo ndonjė edhe pėr ta
-Pėrmeti,
Pėrmeti, Pėrmeti....ah po,-tha Mao duke e rrutulluar gjithandej rruzullin e
qeltė qė mbante nė dorė. -Ah po!, -vazhdoi -janė ata qė u bien qemaneve, janė
qjfllinj tė ahengut. Le tu dėrgojmė ndonjė gėrnetė e ndonjė def, u del e u
tepron atyre .
Sa mbaroi sė foluri, u ngrita menjėherė nė kėmbė e nisa t’i
lexoja disa kėngė pėr tė, tė bėra nga populli ynė. Pėr njėrėn qė e pėlqeu mė
ndėrpreu e mė tha:
-Pa pėrsėrite edhe njėherė kėtė tė fundit .
Dy luanė qė
ka sot bota,
Njė Azia njė Evropa...
Mė ndali pėrsėri duke mė
thėnė:
-Mirė njė luan jam unė, po tjetri kush ėshtė o Ēome?
-Legjendari
ynė, i pagjumi ynė, ditėshumi ynė-ia ktheva.
-Pse ashtu thotė ai , qė ėshtė
luan, le qė nejse, nejse. S’ka ndonjė krahėsim mė tė butė se krahėsimi me
egėrsira s’mė pėlqen.
Ē’t’i thoja! E mbylla gojėn jo se nuk gjeja se me ēfarė
kafshe ta krahėsoja, por s’mė dukeshin me vend zėvėndėsimet nė teks. S’ma nxinte
dhembi psh, tė thosha , dy buaj, dy derra, apo dy maēokė ka sot bota. Ndėrkaq u
hap njėra derė dhe brenda u futėn pesmbėdhjetė vajza si yje, kėshtu dhe
muhabetin e luanėve e harruam.
Vajzat mbanin nė duar shporta me lule dhe
nisėn tė kėndonin nė dy gjuhė, nė shqip e kinesēe.
Mao mė goditi lehtė nė
sup. Ktheva kokėn.
-Tė pėlqejnė?- mė tha.
-Mė pėlqejnė sa s’ka, -u lėpiva
unė si dhelpra para pulės s ė majme dhe i them nė vesh. -Amerikanėt shkruajnė se
ti ke arem dhe shkon me to kur tė doj qejfi.
Mao qeshi, por e qeshura e tij
ishte tepėr e hidhur.
-Mos u beso pėrrallave tė amerikanėve.
Nė ēast grupi
i vajzave yje nisi tė kėndojė internacionalen qė me kėtė rast do tė thoshte
shkoqur se dhe takimi ynė po merrte fund. U ngritėm dhe unė me kryetarin nė
kėmbė, me grushtin ngritur nisėm tė kėndonim sejcili nė gjuhėn e tij, apo tė
bėnim sikur tė kėndonim, se shumė herė zėrat tanė stononin me ato tė vajzave.
Pėr Maon nuk e di nėse e dinte tė plotė teksin, por unė pėr vete dija vetėm dy
vargjet e para e rreth tyre sillesha si dielli rreth tokės ose mė shqip si
kapaku rreth tenxheres. Ky ishte takimi i vetėm me tė, por edhe i paharrueshėm
pėr mua, me tė cilin nuk do tė takohesha mė fizikisht, por nė njė mėnyrė tjetėr
shumė enigmatike vite e vite mė vonė -e mbylli tregimin e tij xha Ēomja.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Bujar Muēaj   23/11/2009, 17:16

Nga Bujar Muēaj


Nė zbritje





Ēoē kishte ndodhur
nė udhėheqjen e lartė, atje nė Tiranėn e kuqe. Tradhėti e madhe thoshin, dhe
vetė ministri me shumė portofole, dikur pa portofol qė mė kishte nisur nė Kinė
kohė mė parė mė thirri urgjend nė zyrėn e tij.
-Nuk i kemi punėt mirė, -u
zbraz qė nė fillim. Ka marrė tė krisur, seē ka dalė njė grup komplotistėsh nga
radhėt e birosė tė lidhur me kinezėt dhe kam frikė se mos tė kanė futur nė listė
edhe ty si bashkpunėtor. Nuk e di ēfarė tė them more Ēome, por vetė ai i madhi
mė tha tė vije dhe kėrkon tė flasė me ty. Dėgjo! -se mos tė thotė goja nga frika
emrin tim se na more mė qafė pastaj. Tani shko, por me mėnd nė kokė
ama!
Shkova me njė frymė i shqetėsuar se nuk ishte e paktė tė vinin damkėn e
armikut e tė tradhėtarit tė kombit.
-Erdhe o Ēome?-mė tha “Zeusi”dhe nė kėtė
kohė goditi me vrasėsen plastike njė mizė qė zhurmonte mbi njė pjatė me rrush nė
tavolinėn qė binte menjėherė nė sy nga forma si yll.
-Erdha, mos ardhēa -i
ktheva pėrgjigje me kokėn ulur, duke u dridhur e tėri si ai qėngji para
ujkut.
-Ata kinezėt s’po na dalin burra tė mirė, dhe ti mė duket siē e kam
shkruar edhe nė ditarin tim, ke qėnė ca ditė atje, gjoja si zėvėndėsministėr i
industrisė, u takove atje edhe me “timonierin” e pagabueshėm Mao. I thuaj troē
Partisė nė ta mbanė, se mos ke shkelur mbi ndonjė dėrrasė tė kalbur, apo mbi
ndonjė bajgė se tė mori dreqi dhe e theve qafėn pastaj, do tė thiesh ashtu si e
kanė thyer qafėn tė tjerė para teje.
-Se ha Ēomja atė **** ulliri o
komandant-iu pėrgjigja dhe nuk preferova t’i thoshja shoku Enver, pasi mė dukej
vetja si para njė gjyqi tė vogėl, tė parakohshėm dhe fjala shok mund vetėm tė
prishte punė, ndaj e thirra si nė kohė tė luftės qė si do tė ishte ai mbetej
gjithmonė nė distancėn e komandantit ndaj njė “dezerori” siē mund tė quhesha
unė.
-Fol, fol!- e mori sėrish fjalėn ai-ashtu tė thom u, mos i mbaj tė
fshehtė Partisė, asnjė gjė se ndryshe do tė ma hash atė tė gjatin se dhe Partisė
me tė futur ia ke patur ti.
-Kė tė gjatė?-ndėrhyra unė i bėrė piperkė e kuqe
nė fytyrė
-Atė more, ah qė s’po nė kujtohet tani.
-Panxharin e Maliqit
-fola me gjysmė zėri dhe prisja tė mė thoshte:Bravo e gjete!
-Jo more Ēome
nuk e gjete, nuk ėshtė panxhari dhe as sallatori, ėshtė ca mė i gjatė dhe nė
krye ėshtė i kthyer ashtu si krrabė, padyshim qė ėshtė edhe mė i
hollė.
-Shkopin e policit -thirra si Arkimedi Eureka, i zhytur nė thella, pėr
tė gjetur enigmėn qė po mundonte aq shumė komandantin. Vetja po mė dukej nė ato
pak ēaste si tė isha nė njė konkurs dhe jo dosido, duke harruar se nga ai takim
mund tė dilja edhe si Ali pashė Tepelena pa kokė a mė keq, pa varr, pa nam e
nishan. Tė paktėn tepelenasi i kishte dy varre.
-Qafėn e patokut o Ēome se
tani m’u kujtua, por ajo ėshtė lule e kaluar lules para atij qė tė merr drejt e
nė ballė.
-Partia e di, por ti komandant marē nga ditėt tona e tu bėftė dita
njėmijė-fola pa e vėshtruar nė sy. Mė hip njė e qarė e lotėt nisėn tė binin
sumbulla-sumbulla mbi tapetin e kuq.
-E boll u pėrlote e ta dish se s’jam
dakort me tia -vazhdoi i nxehur dialogun me mua, duke tundur dhe kokėn nė shėnjė
mosaprovimi, -ti ditėt e tua dhe unė tė miat, ashtu de, pastaj mos na del se i
ke premtuar “Matufit Mao” pėr ca ditė se tani i duhen atij, se ėshtė duke
vdekur. Mirė, mirė o Ēome,-vazhdoi ai-do tė ēojmė nė bazė, jo nė bazė anijesh
siē shive ca kohė. Na ta bėsh dhėmbin! Nė baltė, direkt nė prodhim, qė tė nxėrė
daulle e kokės. Nė dalē i pėrlyer e di seē tė pret, s’ėshtė nevoja tė ta them.
Nė prodhim qė thua ti, do tė kalitesh se ke nevojė ca, se qafa tė ėshtė trashur
e tė ėshtė bėrė mė e trashė se e demave tė kooperativės qė i mbajnė vetėm pėr tė
mbarsur lopėt. Ndaj tė falenderosh Partinė dhe mua pesonalisht, qė po tė japin
dorėn dhe nesėr tė vesh qė me natė atje ku tė kemi ēuar na biroja. Njė ndjenjė
frike, por edhe gėzimi ma pėrshkuan trupin nė ato ēaste, por mė shumė ndjeja
gėzim se nuk ishte e lehtė tė dilje pa u lagur nga ato listat, ndaj njė kėngė mė
doli vetiu nga goja, apo ishte pėrgjigja e falenderimit qė ma kėrkoi komandanti
vetėm dy minuta mė parė, sot tė them tė drejtėn s’jam nė gjendje t’i
ndajė:
Rrofsh o komandanti inė
Doli fjala qė na the.
Mirė po sa u nisa
pėr tė dalė nga studioja e tij, njė lėmsh m’u mbėshtoll nė grykė e s’po flisja
mė. Provova t’i thosha mirupafshim “portierit”, por goja s’m’u bind.

Ē’
mė gjeti kėshtu!-pyesja veten, tani nė pleqėri e gjei tė mbetem gagaē. Nė shtėpi
ishte vėnė kuja, por unė plus hallit tjetėr gagaēllėkut ē’t’i bėja ?

nesėrmen u paraqita pėr tė marrė detyrėn e re, drejtor nė njė ndėrrmaje ku
shumicėn e pėrbėnin gratė. Salla ishte mbushur plot, kuptohet me gra. E ndjeja
veten si tė isha ulur, mbi gjemba sepse i druhesha bindjes sė gojės pa sa pėr
atė tė dėnimit tim fundi- fundit punėtorėt e mi qenė
Dėgjoja gratė qė
pėshpėrisnin me njėra-tjetrėn:
-Domethėnė ky na qenka shoku Ēo-Ma-Nge o mos
duroftė! E morėt vesh pse e sollėn kėtu? E ka dashur t’i a fus partisė ujin nėn
rrogos rrufjani, pa le pa le e kishte ca dorėn tė gjatė me ato kinezkat.
E
bela me kėto gratė, mendoja duke dėgjuar bisedat e tyre. Mirė qė mė akuzojnė pėr
tė pandershmen, por edhe emrin ma kthyen si tė isha kinez. Njė tjetėr thoshte se
nė Kinė, Maoja me Ēunė dhe Du Bi Unė mė kishin bėrė pėr vete, ndaj mė kishin
sjellė kėtu pėr tu edukuar nėn ēekanin e kllasės.
U ngrita.
Kam ardhur
kėtu t’ju drejtoooooj juve, ndaj nuk dua pooooshtė e lartė fjalė pa bukė. Mos ma
hani bbbbbesėn. Dua bashkė tė qqqqqqqqqajmė hallllet tona, ndryshe...
-Duket
qenka racė e zgjuar- mė pėrqeshi njė bukuroshe qė kisha pėrballė, duke i zgjatur
tamam si unė rrokjet e fjalės sė fundit
-Do biografinė time ti shoqe? Gjyshi
im ka qenė mutttttttesarif nė kohė tė B aba Qemos, babai i m ishte njė
kaaaaaaarrocier i ndershėm. Edhe unė s’jam kaaaaaqol fare, jam njeri me nder e
ssssssedėr. Tė punosh mes grave e tė dėgjosh porooooositė e tyre, prapė ėshtė
muuuuuuundėsi pėr tė ecur para.
Gratė zunė tė qeshnin. Ika e lashė sallėn qė
gumėzhinte duke folur nėpėr dhėmbė pėr to: “Ju keni futur shejtanin nė shishe e
jo mė njė Ēome”
Kaluan ditėt e para, javėt, muajt dhe u bėnė tre vite nė atė
kolektiv deri sa dola nė pension. Goja sa vinte e mė bindej sai puna e asaj
mushkės xanxare pak e nga pak. Me djersė e mund ia ndryshova faqen ndėrrmarjes,
sa gratė zunė e betoheshin pėr kokėn time. Qafa e pastokut s’mė doli dhe aq keq
se pati nga shokėt tanė qė hėngrėn tetėdhjetėlekėshin(plumbin) kokės. Kur iku
komandanti nga kjo botė vajta dhe unė e i ēova njė tufė me lule mbi tė. Po
bėhesha gati tė ikja kur dėgjoi njė zė qė po vinte poshtė
mermerit.
-Ēome,Ēome! Sa burrė i mirė qė jeshe, por unė dhe biroja kam bėrė
ca gabime me tija. Dekoratat qė tė dha Plaku i Moskės njėrėn e mbajta unė e
tjetrėn ja dhashė shoferit tim qė tė mburrej kur tė vente nė fshatin e tij. Edhe
atė tė gjatin a tė gjatėn nga unė e hėngre, por ia shpėrbleve Partisė.

Amanet Partinė seē po ndjej qė lėvizin ca hije ashtu tinėzisht nė kurris tė
saj. Ngrita grushtin lartė duke i thėnė:
-Tė betohem o komandant se do tė jem
deri nė vdekje me ju,. Kur zura fjalėn vdekje nė gojė, dėgjova pėrsėri zėrin e
tij, por kėsaj here mė tė largėt:
-Epo ditėt ia fale Maos, s’m’i fale mua.

-Hajde o burrė boll u zgėrlaqe, -dėgjova tė mė thotė ime shoqe nė vesh(nė
vesh se kishte Ēeēua biēak. Pėrreth nėpėr varre silleshin kalecat). Nxito se ai
ishte qė tė hoqi nga kolltuku e tė vėrviti baltrave tė Myzeqesė.
-Atė e di
Partia, komplotiste- i thashė gruas(dhe unė nė vesh se eheeee biēaku i Ēeēos
ishte me dy presa) nė kohėn qė ajo po mė tėrhiqte prej kollares.
-Jo moj jo,
nuk iki unė qė kėtej!
Nė kėtė kohė gjeta njė moment dobėsie nė duart e saj
duke i lėnė hijen e duke u shtrirė sa gjerė gjatė mbi varr tė
legjendarit.
-Ej ti rrip!-dėgjova njė zė tė ngjirrur mbi kokėn time- do tė
ngrihesh tė qerohesh qė kėtej apo si e ke hallin!? Dėgjo! Aty poshtė ėshtė njė
varr bosh, nxorėn njė tė padėshiruar para ca ditėsh, meqė ke dėshirė po tė
hedhim dhe ty atje, se ėshtė gjunah tė ngelet bosh.
U ēova, kapa gruan prej
krahu e bėra teposhtė Tiranės. Qė atėhere s’kam vajtur mė nė Tiranė. Kohė tjetėr
solli pas nėntėdhjeta, dhe ne se hedhim dot ēapin me ritmin e saj o tu bėftė
pepja. Gjatė kėsaj kohe mė ngarkuan me njė detyrė goxha tė rėndė, atė tė
kryetarit tė pėrvuajturėve politikė. Ndejta ca kohė e mė pas ika. Pėr kėto do tė
dėftenjė ndonjė ditė tjetėr. Ti -m’u drejtua mua -shkruaj kėto se je kalemaxhi e
do t’i duhen historisė, si do qė unė Ēomja s’isha ndonjė figurė kushedi se
ēfarė, paēka se ndonjė thotė pėr mua se mos tė kisha ngrėnė atė qafėn e patokut,
ndoshta do tė isha president i
sotėm.















Erdhi dita
tė ngrihemi


-Ēome, Ēome!-ngriu o derėzi se rrėmujė e madhe ėshtė bėrė
nė sheshin e qytetit tėnė.
-Ē’thua moj lugate se mė trembe, gjakun ujė ma
bėre- i fola gruas me inat dhe desha s’desha u ēova nga krevati ku isha shtrirė
e po lexoja pėr tė perstėn herė njė libėr pėr fėmijė, “Lepurushi
veshkaushi”.
Hapa dritaren ku puhiza mė solli deri aty
thirrjet:Liri-Demokraci. U vesha e dola. Ora ishte rreth njėmbėdhjetė. Sa hapa
derėn nė fun d tė shkallėve mė prisnin dy burra qė sė largu i njihja, por pa
kėmbyer njė fjalė me ta. Mė kapėt prej krahėsh duke mė thėnė:
-Po ku je more
Ēome, se s’kemi lėnė vend me tė kėrkuar, vate dielli tre hostenė e ti akoma fle.
Brodhėm gjithandej e mezi tė gjetėm. Je mbyllur nė shtėpi si ariu nė shpellė, ke
frikė se mos tė rrėmbejnė.
-Ē’ju kam bėrė unė o tė uruar!?-fola i
friksuar.
-Hajde na pri, po rrėzojmė atė qė na rrinte si hije e keqe kaq e
kaq kohė. Gjindja ėshtė ngritur, do tė bėhet dhe njė miting ku do tė flasim edhe
na si tė persekutuar. Para se tė vemi atje, nuk do tė na e prishėsh, kemi njė
mendje, duam tė ngremė qė sot shoqatėn e tė pėrvuajturėve apo tė persekutuarėve
siē thuhet shpesh. E dimė se ai qeratai nė Tiranė s’tė kishte me sy tė mirė ndaj
tė degdisi baltrave tė Tėrbufit.
Desha ta kundėrshtoja e tė thosha se s’mė
takonte mua ai nder, por ma mbyllėn gojėn.
-Tjetėr njeri pėrveē teje s’vėmė,
njeriu ynė je, botėn e ke parė me sy, ne tė paktėn deri nė Roskovec bie fjala e
kemi hedhur ēapin.
Ndėrkohė nė derė u shfaq plaka ime, e cila duke mė parė nė
mes tė dy burrave qė si njihte ia dha ulėrimės:
-Lėreni Ēomen e gjorė, qė ju
lėntė zoti pa sy, ē’iu ka bėrė ai qė edhe breshkės kur i del pėrpara i
thotė-kalo!
-Mė marrin pėr mirė, po futu brenda se do ftohesh s’kam ku tė
gjejė plakė tjetėr qė tė mė ngrohė krevatin- i thashė duke buzėqeshur.
Rrugės
veshėt mė gumėzhinin dhe para syve herė pas here mė bėheshin e mė dilnin tėrė
udhėheqja me fytyrė ufosh tė lidhur dorė pėr dorė dhe unė mes tyre qė doja tė
dlja e s’dilja dot. Mė bėhej vetja si tė isha kec e veē blegėrija be, be,
be.
Tė gjithė mė nxirrnin gjuhėn, ngrinin duart lart dhe nė tė njėjtėn kohė
mė flisnin nė kor:
-E drodhe Ēome! Tė lumtė kur s’tė dhamė gjysmėn e lekut
atėhere.
Nga kėto vegime tė mprapshta mė tėrhoqi vemendjen Dulja qė me
shoqėruesin tjetėr dukeshn si tė ishin vėllezėr, vetėm se Dulja, kishte mustaqe
tė vogla si ato qė mbante qėmoti Hitleri.
-Vėllezėr jeni? -I pyeta me kėtė
rast.
-Jo!-m’u pėrgjigj tjetri qė quhej Rreme, -kushurinj, - por do tė thosha
edhe unė si im kushėri Dulja, e kemi pleqėruar qė tė bėjmė njėherė atė tonėn,
pastaj shkojmė nė miting ku pritet tė vijnė edhe zotėrinj nga Tirana.
-Ku do
tė mblidhemi? -pyeta - nė ndonjė shtėpi a ku!?
-Kam unė ēelsat e kėndit tė
kuq tė ndėrrmarjes sime, -u hodh e tha Rremja duke mė tundur si tespie njė tufė
ēelsash para syve.
Shkuam. Nė hyrje tė kėndit tė kuq ishte njė grup i
shpėrdarė njerėzish, tė njohur e tė panjohur pėr mua, tė cilėt sa na panė nisėn
tė mblidhen dhe filluan pa ndonjė komandė tė brohėrisnin :Liri-Demokraci.
U
emocionova, ngrita grushtin tė pėrshėndesja, por Dulja qė mė gjindej gjithandej
pranė ma uli me zor, duke mė thėnė me zė tė ulėt pa ndonjė ngarkese
inati:
-Na turpėrove, ule grushtin e ngri dy gishtat!
U futėm brenda. E
kuqja sundonte sendet gjithandej, duke filluar nga perdet deri tek karriket. Nė
krye rrinte i paharruari nė bronx i veshur si gjeneral.
-Po me kėtė ē’do tė
bėhet? -i them Dules.
-Shėėėėt!-ma bėri, -ule zėrin se nuk i dihet si gdhihet
nesėr, mirė ėshtė aty, prej bronxi ėshtė, bukė s’na kėrkon, tė drejtė vote
s’ka.
Askush s’u kujtua mė pėr tė. Tė gjithė rendėn kush e kush mė parė tė
zinin vend nė tribunė. Pėr mua qė mendonin se isha “i madh” e do tė isha
udhėheqėsi i tyre i ardhshėm e lanė tė lirė kreun e nderit. Numėroj tė
vertėngjiturit nė presidium, gjithsej bėheshim katėrmbėdhjetė sė bashku me mua.
I hedh njė sy shkarasi sallės tejembanė e mė dalin gjashtėmbėdhjetė. Qesha dhe
mora fjalėn:
-Afrohuni, tė gjithė nė rreshtat e para, tė bėjmė siē e bėnė
Europa, tavolinė tė rrumbullakėt, ndonėse kjo e jona ėshtė me cepa. Nga ana
protokollare u ngrit Dulja, i cili pasi pėrshėndeti pjesėmarrėsit dhe arsyen e
kėtij tubimi, me shumė delikatesė e me dorė nė zemėr ma dha sėrish fjalėn
mua.
Ato ditė kisha dėgjuar nė radio e televizion, kisha lexuar nė revista e
gazeta, se kėtej e tutje ishte mirė t’i thėrrisnim njėri-tjetrit me zotni, zonja
e nė veēanti zonjushe pėr tė pamartuarat. Kėshtu e nisa dhe unė fjalėn time. Do
ti qė tė gjithė u ngritėn nė kėmbė e filluan tė duartrokisnin dhe tė thėrrisnin
emrin tim:Ēomja, Ēomja,Ēomja dhe mė tej tre apo katėr tė tjerė:Evropė,
Evropė,Evropė.
-Jam shumė i mallėngjyer vėllezėr tė mė besoni- dhe m’u varėn
lotėt si breshėr faqeve. Dikush u shkėput nga mesi i sallės e mė dhuron njė tufė
me lule tė egra ku midis tyre bėnte mu tėrfili dhe jonxha e livadheve. I mora
dhe desha tė shijoja nė ēast aromėn e tyre, por siē duket lulet mė bėnė alergji
dhe tėshtiva aq fortė sa qė mė shpėrthyen jargėt shatrėvan dhe disa stėrkala
vajtėn dhe iu ngjitėn nė tullė njėrit qė kisha pėrballė. Su ndje i gjori. Nxori
shaminė dhe e fshiu mė nge “ciklonin” tim.
-S’ka gjė-mė tha,-mos u prek nga
ky ēast, gjera qė ndodhin!
Fillova tė flasė pėrsėri dhe nuk lashė gjė pa
pėrmendur. Pas meje e mori fjalėn njė ish shef dege, i cili kishte qėnė dėnuar
tre muaj me punė kolektonjėse nė tharjen e Kėnetės sė Tėrbufit, se kishte marrė
disa herė rrshfete dhe se e kishin gjetur dy tri herė me kėmbė tė mpleksura me
dėshirė me llogaritaren. Pas tij u ngrit njė shul i gjatė me syze tė errta i
ngjashėm me vėllezėrit bluz qė s’foli, por ia mori kėngėssė njohur:
Ē’i uli
supet kalaja,
Ulet mali se vjen maja.
-Mjaft!- i bėtirtėn nja dy ēuna tė
bėhshėm qė u ngritėn nė kėmbė me dy gishtat pėrpjetė duke vėrshuar drejt tij
arsenalin e mundshėm tė fjalėve.
-Provokator! Spiun i tė kuqėve! Lamash i
kokėkallēukut! Legen materniteti!
Shuli se prishi terezinė fare, hoqi syzet,
tundi kokėn si tė ndonjė hajvani brenda nė trastėn e tagjisė e doli atje ku
donte ai.
-Pse s’jemi mbledhur tė mbrojmė atė burrė atje,-dhe drejtoi gishtin
drejt njeriut prej bronxi.
Salla nisi tė ulėrijė nė
ekstazė:?Jashtė!jashtė!jashtė!
Shuli iki nėn vėrshimin e tė sharave qė
s’kishin tė mbarur, qė fillonin nga nėna dhe pėrfundonin tek pulat e shtėpisė.
Me ikjen e shulit u ngritėn dhe tre pleq, tė cilėt kishin ngatėrruar edhe ata
vendin e mbledhjes sė veteranėve tė qytetit.
-Ama kėshtu qenka puna-u shpreh
i pikėlluar njėri prej tyre-tė na fani se nė tjetėr livadh kullosim
ne.
Pleqtė nuk i shau njeri, por ra nė sy shterja e tubuesve. Tani mė shumė
ishin nė presidium se sa nė sallė.
-Ēohu ti!- po i thonin njė plaku qė dukej
mė i vjetėr se unė nė moshė,-ēohu se ti ke vuajtur njėzet vjet burgjeve tė
diktaturės. Plaku u ēua, dhe sot mė kujtohet mirė emri i tij Sherif. Sherif i
Nju Jorkut i thėrrisnin tė gjithė, nofkė kjo e marė nga njė film policor qė
kishte bėrė bujė, nė ato kohėra.
-E ndjejmė qė po jep shpirt diktatura , por
ne qė kemi vuajtur nėn thonjtė e saj e ndjejmė mė tepėr dhe e dėgjojmė
rrukullimėn e saj mijra kilometra larg.
E pyes Rremėn:
-Ē’shkollė ka
mbaruar se foli bukur e me kulturė Sherua?
-Shkollėn e hajdutit –m’u
pėrgjigj.
-Por ē’farė vithte kėrcuri?
-Ē’t’i zinte dora, pula,derra,
gomerė. Herėn e fundit e kapėn me njė derė haleje nė kurris, e kishte marrė nė
njė shkollė. Kėtė punė ka bėrė ai, sa dilte, rrinte njė javė qetėsi e shkonte
prapė nė shtėpinė pa qera.
Sherifi u ul nėn duartrokitjet frenetike, tė
zjarrta tė sallės qė u ngrit e tėra nė kėmbė. Nė mėndje mė ka mbetur Sokrati,
Sokrat Palloshi. Me mbiemrn jo tė vėrtetė Palloshi njihet mė tepėr, pasi ėshtė
mbiemėr i marė ose njė lloj ēmimi Gines i vogėl pėr shkak tė hundės sė madhe, mė
e madhe se e zakonshmja. Atėhere Lloshua ishte njė burrė rreth tė
gjashtėdhjetave, thinjosh vetėm nė tėmthat, i cili pėr arsye se i bėnte keq
klima atje ku kishte qėnė bujti njė mėngjez tė largėt e tė bukur nė qytetin
tonė. Eh ē’fjalim qė ka mbajtur atė ditė! Bilbil e kaluar bilibilit ishte nga
goja. Ai fliste dhe tė pranishmit zunė tė lotonin tė gjithė.
-Ta marrim nė
kryesi-i them Dules dhe Rremes tepėr i emocionuar, dhe nė vazhdim u kėrkova
shkakun, ku kishte vuajtur i fatziu, i cili me shumė e me shumė modesti foli pėr
vuajtjet shokėve se sa tė tijat.
-Drejtor burgu ka qenė-erdhi pėrgjigja
rrufe e Dules.
-Domethėnė ka qenė “Babai i tė burgosurėve”, iu ktheva unė-
kėshtu i bie apo jo!
Ndėrkohė njė e trokitur nė xham na bėri tė ngriheshim tė
gjithė nė kėmbė.
-Policia -mundi tė thotė dikush dhe ja dha vrapit pas kories
me plepa qė vinte mbrapa Kėndit tė Kuq. Me atė veprim djaloshi ishte pėr ne si
filli i Arianės pėr tė dalė nga ai lloj labirinti. Nė sallė nisi rrėmuja dhe
njerėzit filluan lėvizjet pėr tė dalė jashtė pas gjurmėve tė
djaloshit.
-Vėllezėr!-bėrtita unė-Mos lėvizni vendit, dhe ju qė dolėt hajdeni
brenda se ia gjej unė ilaēin dhe telat kėsaj meseleje!
Ashtu u bė. U nisa
drejt bustit tė bronxit me hap gati rreshtor, i hodha duart nė qafė dhe nisa tė
kėndojė drithėrueshėm me grykė:
Pyesin popujt nėpėr botė,
Njė yll drite
ėshtė nė Evropė
Tė tjerėt nė fillim u stepėn, por pastaj e vazhduan krahas
meje kėngėn. Nė pragun e e derės u dukėn njė grup policėsh me skafandra nė kokė
e shkopinj gome nėpoėr duar, tė cilėt sapo u futėn brenda u qeshi buza, kėnduan
dhe ata me ne pa i hequr pajimet, e sė fundi u larguan duke na kėrkuar tė falur
pėr keqkuptimin dhe shqetėsimin.
Mė pas erdhi lajmi qė miting nuk do tė
kishte dhe ne u shpėrndamė me premtimin se do ta gjenim njėri - tjetrin si do qė
tė ishte puna. Mė vonė dihet seē ndodhi tek ne e nė tėrė lindjen. Pėr pesė vjet
kryesova shoqatėn, mė vonė dhashė dorheqjen dhe sot mė kanė lėnė si biēim
kryetar nderi si i thonė. Ju do tė pyesnit se kush tė zėvėndėsoii nė atė detyrė
tė nderuar?! Flokėthinjuri Sokrat, Sokrat Palloshi, legjenda e burgut, legjenda
e hundės sė madhe ose e thėnė me fjalė mė tingėlluesee letrare, “Babai i tė
burgosurve”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Bujar Muēaj   23/11/2009, 17:18

Bujar Muēaj







Nafta dhe ulliri






Mund tė harrosh gjėra tė tjera pa pėrmendur, por binomin
naftė-ulli kurrsesi, se pa kėtė binom nuk mund ta njohėsh Mallakastrėn e sotme.
Jo mė kotė e pėrmėndėm nė fillimet e librit¹ Nimfeun e famshėm, por duhet tė
pėrmėndim edhe njė nga emblemat e Muzakėve qė kishin tė gdhendur dhe dy rrėkeza
nafte, duke na treguar qė qysh nė ato kohė banori i kėtyre trojeve, bylyni apo
mallakastrioti e myzeqari i mėpasėm e dinte se jetonte mbi kėtė xhevair tė
ēmuar. Ndėrsa pėr ullirin kėtė hyrje do tė doja ta ilustroja me disa vargje tė
poetit Xhevahir Spahiu.



Raport lufte



I perėndishmi
Padishah!

Zjarri i xhehnemit

mbi Arbėrinė ra.

Dhjetė mijė
frymė

I dėrguam nė atė botė:

Shtatė mijė arnautė,

Tre mijė
ullinj tė moēėm.

Tė paudhėt

I shkuam me
shpatė,

Drurėt

I dogjėm tė gjithė tė gjallė.

Tre ditė e tre
net: ē’aromė profetike

E njė flake ylberore,

Veē tė ishe
aty.

Zoti im!

Shėrbėtori yt i pėrunjur

Ibrahim




E kundėrta ka ndodhur me njė pushtues tjetėr, me gjermanėt e
pikėrisht nė Mallakastėr diku midis Hekalit e Kashit ku ishte disklotuar njė
repart. U ishin mbaruar drurėt apo qymyri dhe nuk dinin me ēfarė tė gatuanin.
Njė “mik” ideali i tyre nga anėt tona e mori vesh seē kėrkonin, i papėrtuar
rrėmben sopatėn dhe nisi tė presė ullirin mė tė afėrm. Nga ēadra ku pushonte i
madhi i tyre doli njė britmė, e cila sa nuk e rrėzoi nga pema mikun shqiptar.


-Nein!

Ulliri i shpėtoi ndėshkimit tė egėr, nuk u pre dhe guzhina
pėrdori pėr gatim ca arka tė boshatisura municioni nga Ruhri i largėt.

Dy
shėmbuj diametralisht tė kundėrt qė flasin shumė nga kohė tė ndryshme, nga
pushtues qė vinin njėri nga lindja e tjetri nga perėndimi, tė dy superfuqi tė
kohės sė tyre. Diku kam lexuar se ullinjtė e Hekalit janė ndėr mė tė vjetrit e
Shqipėrisė e tė Ballkanit. Ullinjtė e moēėm mund t’i shohėsh nė ēdo fshat tė
tejendanė Mallakastrės. Ėshtė gjė e rrallė ose e pamundur tė gjesh shtėpi nė
kėtė krahinė qė tė mos kultivojė ullirin. Me nam tė mirė janė ullinjtė e
Cakranit, Hekalit, Kashit, Greshicės, Ruzhdies, Gjinoqarės, Siqecės, Visokės,
Kuqarit, Margėlliēit, Aranitasit, Dukasit, Rrerėsit, Kashit, Fratarit etj.


Nė librin austriakut Voith “Lufta e Durrėsit midis Qezarit dhe
Pompeit”na tregon mė sė miri sipas studimeve tė tij se:

“Nė kohėn e
Qezarit Mallakastra merrej me blektori dhe me kultivimin e
ullinjve...”

Nė fillim nafta sikur i prishi qetėsinė shekullore ullirit,
por mė pas pema e lashtė u mėsua, duke e pranuar e duke patur dashur pa dashur
njė lloj armonie me tė. Nga kohė e vjetėr e mė pas na kanė arritur disa toponime
edhe pėr ullinjtė:

Ullinjtė e Kolės, Ulliri i Kuq, Ullinjtė e Menxarakut,
Lagja e Ullinjėve, Ulliri i Rrapo Hekalit, Pesė Ullinjtė, Ullinjtė e Toskėve,
Ullinjtė e Qarrishtės, Ullinjtė e Gjeneralit (Mbjellė kėta nė vitet tridhjetė
nga Xhemal Aranitasi ish ministėr i mbrojtjes i Zogut 25-39),Ullinjtė e
Hajredinit (Fratarit) nė Bejar, Ullinjtė e Topave nė Hekal etj.
Nuk mund tė
shikosh njė pejsazh me ullinj pa njė sondė nafte midis tyre apo anasjelltas. Atė
ekollogji qė “dogji”pakujdesia e tė nxjerrit tė “arit tė zi” i lashti ulli
pėrpiqet ta ēojė nė vend pak nga pak, me durim e kėmbngulje.

Po citoj
pėrsėri Xhevair Spahiun poetin e dashuruar marrėzisht pas ullinjėve nė poezinė e
shkurtėr por tė dhimbėshme “Mallakastra” nė librin “Ferrparajsa” nė faqen
84.



Valėzim i valėzuar

i njė shkretimi tė
shkretuar-

kėto brigje.

Pikėllimin kullosin kopetė e
ullinjve.



Burimi i parė i naftės nė kėtė zonė u ēel mė 19 korrik
1926 nga shoqėria “Anglo-Persiane” nė Patos, e cila kishte marrė me konēension
pėr tė kėrkuar naftė 220 000 ha dhe pėr tė shfrytėzuar 60 000 ha . Njė shoqėri
tjetėr amerikane qė kishte futur kthetrat nė naftėn shqiptare ishte dhe
“Standart Oil”, e cila kishte marrė me konēension 51 000 ha . Mė pas kjo zonė u
shfrytėzua nga italianėt tė cilėt blenė konēensionet e shoqėrisė
“Anglo-Persiane”. Shoqėritė italiane ishin “Agip”dhe “Aipa”. Duke folur nė
librin e tij “Politika e Italisė nė Shqipėri” mėkėmbėsi i mbretit nė Shqipėri
Jakomoni kur flet pėr pėrparimin teknik nė trugun e lashtė tė traditave
perndimore ndėrmjet tė tjerave shkruan:

“...Berati, nė kėmbėt e malit tė
Tomorrit, vendbanimi legjendar i perėndive, nė truallin e tė cilit gjenden
shtresėmbajtėset e naftės sė Devollit e tė Patosit ...”

Pėr nxjerrjen e
naftės janė mbajtur statistika tė rregullta nga viti 1929 e kėtej. Nė vitin qė
thamė ėshtė nxjerr vetėm 100 ton. Viti rekord i nxjerrjes sė naftės mbahet viti
1974 me shifrėn 2 248 227 ton. Rezervat e llogaritura nė zonėn Patos-Marinėz dhe
asaj tė Visokės tė mara sė bashku janė 280 270 219 tonė, duke nxjerrė prej tyre
24 662 296 tonė. Edhe rėra bituminoze qė gjendet nė zonėn e Patos-Kasnicės nė
njė territor prej disa hektarėsh ėshtė njė pasuri qė mendohet deri 15 000 000 m3
. Nė ditėt e sotme kapaciteti nxjerrės ka arritur deri nė 50 000 tonė nė vit.
Venburimi i gazit metan nė Frakull i zbuluar nė vitin 72 ėshtė shfrytėzuar deri
nė vitin 88-tė dhe mendohet se sasia e pėrgjithėshme e vendburimit arrin nė 107
233 893 N. m3. Nga vendndodhja e dikurshme e zjarrit tė famshėm tė Nimfeut ėshtė
nxjerrė sasia 101 841 158 N.m3. Nė pėrfytyrimin popullor nafta mendohet se ėshtė
njė lumė ku njė degėz e tij kalon edhe ndėr ne dhe po tė ecėsh me magjinatėn
popullore pak a shumė bindesh sikur je para njė tė vėrtete. Naftė ka nė
rrethinat e Kuēovės, ndjekim rrugėn duke zbritur nė Myzeqe tė Beratit nė zonėn e
Kozare - Arrėzės, kalojmė nė Myzeqe tė Lushnjės nė Divjakė ku ka gaz hidhemi nė
tė Fierit drejt Povelēės, bėjmė njė kthesė gjarpėrushe si lumi i Semanit, por nė
tė kundėrt drejt Frakullės, sulemi disa gradė kthesė pėr nė Kallm -Verri, nė
bregun tjetėr pastaj duke filluar nga Jakodina, Belina, Marinza, Sheqishta,
Zharrėza, marrim pėrpjetė Kuqarit, Patosit, Dukasit, Banajt, Rusinjės,
Margėlliēit, Rrerėsit, Gjorgozit, Visokės, Patosit-Fshat, Belishovės, Ballshit,
Drenovės, Kashit, Hekalit, Mollajt, Poēemit, hidhemi pastaj matanė Vjosės drejt
Labėrisė, nė Karbunarė, Gorisht, Amonicė, duke ju shtuar lumit dhe “rrėkeza” e
Drashovicės qė na kujton se pusi i parė i ēpuar pėr naftė nė Shqipėri ėshtė
pikėrisht aty, nė vitin 1916 nga italianėt. Nė Amonicė pėrpara na del masivi
shkėmbor i maleve duke e pėrfunduar pėrfytyrimin popullor nė Finiq tė Sarandės.
Ndėrsa pėr specialistėt ėshtė krejt ndryshe dhe shkencėrisht kanė pėrcaktuar
thellėsitė e shtresave tė ndryeshme, llojin e naftės qė nxirret nė ēdo
vendburim, katet e tyre etj. Pėr naftė ėshtė shpuar gjithandej Mallakastrės edhe
nė Aranitas, Panahor, Kalenjė, Metoh e gjetkė, por pa dhėnė ndonjė rezultat. Pėr
kuriozitet po shtojmė se pėr dekada me radhė nė linjat tona detare dhe
ndėrkombėtare ishte njė anije ēisternė me emrin “Patosi”. Uzina e pėrpunimit tė
thellė tė Naftės nė Ballsh, e cila bėnė pjesė sot nė shoqėrinė aksionere ARMO,
ėshtė njė uzinė ndėr tė paktat e mė cilėsoret qė i rezistoi ekonomisė sė tregut
dhe furisė vetvrasėse tė nėntėdhjetė e shtatės. Si pėrfundim, Nafta dhe Ulliri
janė dhe mbeten dy nga pasuritė mė tė ēmuara tė krahinės e tė vendit. Dhe pėr tė
dyja kėto pasuri Mallakastra mbanė kreun paēka se nė ndonjė shkrim ose studim
shkencor e ndonjė “shkencėtar” flokėthinjur e sup rėnė nga pesha e gradave tė
marra kohėt e fundit e quan me tė pa drejt krahinė e prapambetur.

Figura
tė shquara nė vite nė naftė mund tė pėrmėndim:

Lipe Nashi*, Kapllan
Hajdari, Sotir Skorovoti, Hysni Ajasllari, Uani Ēapo, Avni Liēaj, Zarif Saliaj,
Barjam Shehu, Qemal Rrapushi, Kiēo Kasapi, Sokrat Pitushi,**Myrteza Kepi,
Muhamet Shehu, Sheme Mara, Napolon Mėrtiri, Sabri Hoxha, Nexhip Xhuveli, Haki
Fejzo, Adil Zotaj, Pjetėr Leka, Feruze Nepravishta, Beqir Alia, Ramiz Xhabia,
Miti Dhamo, Petro Olldashi, Ilia Karaduni, Piro Bozdo, Bahri Shanaj, Protoko
Murati, Nebi Sulkaj, Enriko Veizi***, Abib Pasha, Koēo Plaku****, Milto
Gjikopulli*****, Kamber Brezhani, Sulo Kamberi, Nikodhim Shtrepi, Skender
Elbasani, Belul Kamberi, Fatmir Shehu etj. Ndėrsa nga tė huajt qė i dhanė aq
shumė nxjerrjes sė naftės nė vendin tonė e veēaėnrisht nė Mallakastėr ėshtė
inxhinieri polak Zuberi****** i cili ėshtė i pari qė bėri hartėn gjeologjike tė
Shqipėrisė dhe njihet si zbulues i vendburimit tė Patosit. U eksekutua nga
rregjimi komunist si sabotator nė zonėn e naftės Kuēovė. Kanė dhėnė kontributin
e tyre plot specialistė nga Italia, Anglia, Jugosllavia, Hungaria, Ēekia,
Bashkimi Sovjetik, Rumania, Kina etj. Nė kohė tė komunizmit nė Patos dilte njė
revistė shkencore e titulluar “Nafta dhe Gazi”(1972-1991) e cila ishte e njė
cilėsie tė lart.



*Emrat me tė zeza janė Heronj tė Punės
Socialiste. Lipe Nashi ish drejtor i pėrgjithshėm i naftės. Me rastin e festave
tė ēlirimit nėntor 1974 merr titullin Hero i Punės Socialiste. Pak muaj mė pas
nė mars tė vitit 75 arrestohet dhe dėnohet si armik i popullit, si sabotator nė
naftė. Pas daljes nga burgu nė njė intervistė dhėnė gazetės “Nimfeu” 1 tetor
1991, Lipe Nashi do tė shprehej:

“Nga regjimi 46-vjeēar, ndėr tė tjera u
cilėsova si shumė shokė tė mi, si armik dhe sabotator nė naftė. Kėtė akuzė ma
bėri Enver Hoxha, tė cilit tė mos ja hamė hakun, ishte i zgjuar ...pėr
poshtėrsi, por jo si shkencėtar, siē mundohej tė tė paraqitej nėpėrmjet njė
matriali tė gjerė qė la tė shkruar dhe qė unė s’di se sa ju shėrbeu pasardhėsve.
E vėrteta ėshtė se veēanėrisht nė fushėn e naftės padituria e tij ishte totale
pėr tė mbuluar kėtė padituri e mėndjemadhėsi qė pasqyrohej rrėnqethshėm nė
ekonomi, ai fabrikoi armiq e sabotatorė sipas cikleve tė pėrcaktuar vetėm nga
njė mėndje e ēmendur.”

Mbas vdekjes sė Lipe Nashit njė nga sheshet
kryesore tė Patosit mban emrin e tij.

Emrat e nėnvizuar u akuzuan nė
vitin 75 si sabotatorė nė naftė, duke u shpallur armiq tė popullit e tė
Partisė.

**Myrteza Kepi nga Preza e Tiranės dhe Muhamet Shehu nga Bicaj i
Kukėsit ranė nė krye tė detyrės nė Linas tė Elbasanit pas njė shpėrthimi tė njė
nėnstacioni pompimi qė dėrgonte naftėn nė rafinerinė e Cėrrikut. Emrin e
Myrtezait e mbanė njė shkollė e mesme nė Kuēovė, ndėrsa tė Muhametit njė shkollė
nė Patos. Pėr kujtim tė dy heronjėve rruga pėr nga qendra e Patosit, deri nė
Stadiumin e futbollit mbanė emrin “Heronjtė e Linasit”

***Enriko Veizi
specialist i mirfilltė nė insitutin e kėrkimeve tė naftės, njė nga
karikaturistėt mė tė mėdhenj qė ka nxjerrė Shqipėria.U dėnua me grupin e
pėrfolur sabotator nė naftė duke parė lirinė me ardhjen e demokaracisė. Pa ju
gėzuar mirė lirisė ndėrroi jetė mė 1992. Nga njerėz tė ndryshėm tė artit e tė
kulturės ėshtė propozuar qė t’i ngrihet njė monument nė Patos, Fier apo dhe
Himarė qė ishte vendlindja e tij.

****Koēo Plaku njė nga specialistėt
gjeologė mė tė mirė qė kishte nafta, vėllai i tė njohurit Panajot Plaku, u dėnua
me vdekje, kur s’kishte as tre muaj qė ishte martuar. Kishte zbuluar vendburimin
e Gorishtit dhe atė tė Cakranit. Para se tė arrestohej kam punuar me tė nė Pusin
Verria 33 nė zonėn e ēpimit Kallm –Verri.

*****Milto Gjikopulli njė nga
specialistėt mė tė mirė qė kish gjeologjia shqiptare dhe ajo e naftės nė
veēanti. U dėnua me vdekje si sabotator nė sektorin e
naftės.

******Zuberi, inxhinier polak, njė nga gjeologėt mė tė mėdhenj tė
botės. Kishte zbuluar venburimin e Bakusė nė Bashkimin Sovjetik nė kohė tė
Leninit. Mė vonė u angazhua me Shoqėrinė Anglo – Persiane nė Gjirin Persik e mė
pas erdhi nė Shqipėri. Kudo ku shkeli hartoi dhe pėrpiloi me saktėsi hartat
gjeologjike. Dha njė kontribut tė madh nė zonėn e Kuēovės dhe ėshtė zbuluesi i
zonės naftėmbajtėse tė Patosit. Nė njė nga bormbadimet e aviacionit Anglo -
Amerikanė i vritet gruaja nė Kuēovė. Nė Shqipėri si para lufte e mė pas punoi me
pėrkushtim. Hartat gjeologjike tė Zuberit referohen edhe sot nė shumė vende tė
botės.



¹Kjo pjesė ėshtė shkėputur nga libri i pabotuar “Aranitasi
dhe Mallakastra midis legjendės dhe tė vėrtetės” tė Bujar
Muēės...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Bujar Muēaj   23/11/2009, 17:18

Nga Bujar Muēaj


Kush ėshtė i
pari



Nga kuvendi i
poetėve

(miqėsore)




Kush ėshtė i pari, i dyti, i
treti!?

Ta derdhim“torbėn”unė,ti,ai...

E mė nė fund tė plasė
“sekreti”

T’i zbrazim topat,me breshėri






A nuk
jemi ne “topēinj” tė zotė?

A artilier siē thuhet ndryshe,

Por mė
topēiun tė nxjerrim sot

Se s’ka pranverė pa
dallėndyshe




Se s’ka pranverė...e thotė fjala

Si s’ka
kope pa njė pėrēor

Ndaj nė njė breg tė na nxjerr vala

Ta gjėjmė,
t’i varim njė kėmborė



I parė Ēelua, e kam thėnė herėt.

Me
radhė, Shpendi, Sula, Liu...

Edhe Gjelina bashkė me tė tjerėt

Pėr
tė marrė pjesėn e ...ariut.




-Shiko- mė thua -se vargu
im

Ėshtė dinamit, bėhet dhe shpatė

-Po, po, e di, por nė
pėrkthim

Nė ėshtė biftek, del marmelatė




-S’tė lė kush
tė kruash dhėmbin!

-Kjo “koha juaj” ka marrė fund.

Ē’janė kėto
rima qė tė trembin,

Kam varg modern, qė di tė
shkund.




-Ngadalė o djema, dėgjoni Stasin

Mbajeni
rradhėn, tė gjithė pas meje.

Dhe merr njė pamje si tė vet
Marsit

Tė prij poetėt drejt kėsaj beteje






Ne
jemi specie e papėrtuar

Muzėn e ndjekin si flutura lulen,

Por ka
nga ne, ca tė uruar

Se hedhin hapin njė me
daullen.




-Po vargu im- zė hidhet, Gjela

Gjer dje ilaē
a s’ishte bre burra?

-Tash si kofini pas tė vjelash,

Mbete nė
klasė, tė shteroi gurra




-Kush flet pėrēart, si thoni
ju!

Ai qė si dele e ka mjelė shtetin

Sot kuqalash, nesėr gdhin
blu...

Nė njė dorė arrėn, gurin nė tjetrėn




Por kam
besim se do tė vij dita

Dhe krejt kurora do jetė e imja

Se pėrmbi
varg, letėr, u sfilita

Dhe pa martuar, shihni, u
thinja.




Mė thonė se rrobė e vjetėr jam

Se bota shumė
ka bėrė “tėhu”

Se Balua s’leh mė, ham-ham-ham

S’pėllet as Lara mė
mu-mu-mu




Se balgė e lopės bash sa tepsia

Nė hajk,
tercinė...vend mė nuk ka

Ndaj mė ēalon pak poezia

Se s’ka erė
fshati more vėlla




Pa mė vunė brylat, mė flakėn tej

Ca
biēim ufosh me krifė luani

Gjej vehten Gjelė! E si ta
gjej!?

“Mikrorrotizmin” s’ma honeps xhani




Megjithatė,
zotėrinj e zonja,

Keni tė bėni me njė kokėmushkė

Dhe nė s’kam
letėr do t’ju thoja

Vargje do“grapsja”dhe nė
lėpushkė.




E s’mė takon njė vend nderi!

Ēfarė
kavalierėsh qėnkeni ju?

Prania jonė zbut dhe skifterin.

Pyesni mė
pleqtė nė s’ėshtė kėshtu?










Tej Mane
Rrota si shpėndėr nxin.

Pse rri i vetėm, larg nga paria?

Ku e ka “
bredėn” qė korr e grin?

“Bredėn” me emrin: Poezia!




U
shtere Mane, ta kuptoj hallin

Dhe kapistalli nė dorė tė
mbeti

Kali-varg iku, mori malin

Ndiqe ta zesh me lak
poeti




E kur tė kthehesh do mė kujtosh

E sytė nga
zoēkat do t’i kesh

Se bashkė me vargjet deomos

Dhe diēka tjetėr do
tė gjesh.




Dale bre, dale, ē’ka po thotė Liu:

-Nuk njoh
tė parė, tė tretė, tė dytė

Librushkat tuaja i shplaftė shiu

Gjithė
balt e bykė janė der nė fyt.




Tani dhe balta mbase na
duhet

Tė mbijė thereckė e trėndafil

Tė mbijė gruri, pastaj tė
bluhet

Dhe bashkė me grurin, bari jeshil.




Pa jeshillėk
s’pėrtypet vargu,

Pra, mė takon vėnd i tė parit

Bashkė me barin i
kėndoj pragut,

Mis (Pene)lopės, mister (gom)arit...



Ju
lutem portėn mos ma zini

Se e gjen vrimėn dhelpėr e vjetėr


gjumė dafinash kur tė bini...

S’pėrtoj tė vij nga porta
tjetėr





Ēuf, ēuf si tren vėrsulet Shpendi

Mbi shina
sharjesh zė e rrėshket:

-Tė mė ndigjoj mirė mbarė kuvendi

Se jam
poet, pėrmbi poetė.




Pėr mua shtypi ēfarė s’ka
thėnė?

Ka folur “Iksi” me shumė vlera.

Shpesh hakun ma keni
ngrėnė,

Po lepuri i madh do dalė nga
ferra










Unė s’jam si Shezua i xha
Veipit

Qė dhe nė hale “filozofon”,

Hipur nė fik, ky rrip i
rripit...

Ka nisė tė hedh kujtimet- thonė.




-Kopjac i
lindur, ky djalė moj xhane

Merr kėtu ca fjalė, e ca ...nė Kinė

Le
t’i radhis njėqind romane

Veē robt e shpisė emrin ia
dinė.




Se nuk kanė kohė njerėzit e gjorė

T’i qepen pas
andej ku vete

Tek zhkarravitė gjithė ato orė

Qė mjalt mos nxjerr,
ky soj blete.




Sula si Sulė, thėngjill i fshehur

Tė na
lėrė targėn bėnė ēmos

Nė brazdė humori kaun ka hedhur

Me
personazhet qesh e loz.




Mirė, tė qeshi ja do
zanati,

Por tė pėrqeshi kjo ku ėshtė parė?

Pale dhe fryhet, ē’tė
bėj i ngrati:

Me Servantesin paska tė ngjarė.




Nejse
xhanėm, mos t’i hamė hakun

Tė paktėn hiqet “Babaxhan”

Sot e
shikon tė veshi sharkun.

E nesėr “lart” kumtesėn
mban




Sytė s’po mė zėnė Karapataqin

As Tiro Tėrbua
s’paska ardhur

Nė botė tė tij shoh Ibro Xhanin

Tymos ēibukun,
krejt i zbardhur




Tymose Ibro si plak i pėrrallės

Nga e
diela gjer tek e hėna

Ky tymi i bardhė qė merr mėhallės

Janė
fjalėt e tua tė pathėna




Ē’pėrtyp Halimi? e marrtė
djalli

Duket i heshtur, vlon si bitumi

Kėrkon tė fshihet, mbase
nga halli

Pėr antinovelėn “Na mori
lumi”












Se me atė libėr, them e
djallosi

Sa e gozhduan zotėrinj, zonjushe...

U dogj nga qulli le
t’i fryjė kosit

Te libri i fundit “Mė qafsh
Lulushe”




Pa merr dhe poza hijerėnda

Pa vesh dhe frak,
vė dhe papion

I lyen dhe flokėt, nė tė argjenda

Pėrkrah Hygoit
veten ēon




A nuk ėshtė Halua rasat trimi

Si dje dhe sot
llogore e parė

Me qė me pompė e ka frymėzimin

Nė ēdo “trapezė”
pjesė ka marrė.




Nė ēdo “trapezė”, anthollogji

Po e
kėrkuat, eh do ta gjeni

Se thellė ka hyrė nė histori

Me
kryenofkėn, “ bisht qeni”.




Jam qė andej... le tė
bėrtasė,

Qė ju tė gjithė mirė e dini

Nga“Ku i frynė bariu
xhyrasė”.

Por kjo s’do thotė, ėshtė si Naimi




Pra,
pretendon dhe Halim ziu!

Dhe lista jonė zgjat... natyrisht

Qė nga
mė i vjetri, tek mė i riu

Ballit i sulen, s’duan... nė
bisht



Po unė qė shkruajta gjithė kėto

S’dua njė vend dhe
unė kėtu?

Siē hidhni firmat nė bordero

Veē njėckė tė vogėl e pres
nga ju!






28.3.2006
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Bujar Muēaj   23/11/2009, 17:19

Shėt! Po lind shoqata, “Burrat me
mustaqe”


Tregim satiriko-humoristik


Harram na qoftė
qumėshti i nėnės qė kemi pirė e buka qė kemi ngrėnė, – m’u vėrsul sapo u takuam
me njė torbė me fjalė, Veledini, shoku im i dikurshėm i lopatės, e i llogores,
por sot edhe i kurbetit, i cili pėr hob ka rritjen e peshkut e tė mustaqeve.
-Harram qė ē’ke me tė na qoftė, qė su bėmė dy burra bashkė e tė krijojmė edhe ne
njė shoqatė. Na vunė gratė pėrpara, vetėm nė Selanik, gratė kanė formuar nja tre
shoqata tė tilla, pale nė Athinė e gjetkė, e pritet tė ngrihen tė tjerat nė
fillim tė vjeshtės, varda me shirat si puna e kėpurdhave ngjyra -
ngjyra.
-Harram tė qoft,-iu ktheva, e heq veten burrė me shkollė zotrote,
hidhu nė thela, thyeje akullin i pari, por kujdes se mos bie brenda, nga pas do
tė mė kesh dhe mua Qiēon, tė tėrin.
Nga dosja qė mbante nėn sqetull nxori
njė letėr ku kishte pėrpiluar njė listė me gjashtėdhjetė e pesė emra, ku nė
fillim shquante shkruar me gėrma kapitale emri i shoqatės, qė endėrronte tė
krijonte, “Burrat me mustaqe”.
-Sikur ma trumbullon pak komitetin,- ju
ktheva,- tani pse mban mustaqe ti or babam duhet tė mbajnė edhe tė tjerėt, s’jam
me ty edhe pėr ca emra qė mė rroku syri.
-Pse s’kanė mustaqe,- m’u kthye,- Si
thonė kot qė s’lind burri me mustaqe, le t’i lėnė, tu rritet qimja ose tė ēojnė
mustaqe fallso prej misri e pambuku si nė theatro, kush do t’i marrė vesh. Kur
tė vijė dita tė mblidhemi, mblidhemi nė gjysėm errėsirė me qiri si nė Tetė
Nėntorin e largėt atje nė mėmėdhenė e dashur. Njė jugosllav me mustaqe sa pėr tė
na pagėzuar shoqatėn identik me Milladin.Popoviēin do ta gjejmė nė mos tek
Aristoteli, nė Vardar.
-Mė kupto i dashur, nuk e kisha fjalėn aty, mustaqet
le t’i bėjnė edhe me bojė kėpucėsh me qė ėshtė mė e lira po deshėn, por sikur
nuk ngjitin me shoqėrinė tonė, jemi burra me rr tė fortė apo ē’farė jemi, ata mė
duken se janė nė njė shoqatė tjetėr...nė atė tė gejėve.
-Stė kuptoj! -m’u
kthye ē’janė gejtė?! -merren me shpėrndarjen e ndihmave, me sport, me hedhjen e
diskut...
-Merren me rėnien e dybekut....apo tė farfallės e thėnė
ndryshe.
-Dybekut! -aha si punė e Nafijes, i heqim, -dhe Veledini i skuqur
nga qė kuptoi se me ē’gjuhė po i flisja dhe qė e kishte shkelur ca me mbushjen e
listės me ēdo lloj asortimenti. Jo se ata tė dybekėve nuk janė burra tė mirė e
tė sojmė, po le tė venė atje ku u haen kumbullat (jo tė sheqerit) e u mpihen
dhėmbėt. Velua nxori stilolapsin dhe u hoqi vizė gejėve tanė, qė me siguri do
t’i ketė zėnė lemza nė ato ēaste kur i kujtonim, kudo qė tė ndodheshin, nė
frontet e vėshtira tė punės, nė rrėzė tė ndonjė muri, a mbi ndonjė sustė
krevati.
-Edhe kėtė ta heqėsh, -i thashė pėr Meleq Garuzhden
-Ti s’je nė
vete,- m’u pėrgjigj, -Tė garantoj, Garuzhda ėshtė me mustaqe, sa dy bashka lesh
i ka, apo dhe atij i punon farfalla!
-Jo jo ėshtė tjetėr brumė Meleqi, por
mustaqe kish -i thashė
-Pse! -shprehu ēudinė -ē'e gjeti Meleqin e gjorė,
vdiq!? -dhe Velua vuri duart nė kokė pėr tė mė treguar se i dhimbsej
Meleqi.
-Jo, or jo, mos e ki atė merak se si derri nė thark ėshtė, por
mustaqe s’ka mė, ja preu policia
-Ē’punė ka policia me mustaqet e popullit o
Qiēo!?
-Policia s’kish punė me mustaqet e tij, por mustaqet i hapėn punė
policisė.
-Si, po mė ēudit!?
-Duke udhėtuar me Hondėn e tij, ju ēa fyelli
i hundės pėr njė cigare. Tek ndizte cigaren e afroi aq shumė ēakmakun sa i
muarėn flakė mustaqet. Se Meleqi kishte dhe njė dreq huq qė i lyente mustaqet me
njė lloj sprajti pėr t’i ndriēuar qimja. Mirpo sprajti qė thua ti ka njė
pėrqindje alkoli qė ia bėri gjėmėn. Policia qė u ndoth aty rastėsisht ia shoi
mustaqet, njėrėn, se tjetra na kishte lėnė shėndetin. Mė nė fund tė shpėtuarėn
ia preu, se nuk mund ta linte me njė. Humbiste ballanca dhe bashkė me tė edhe
ajo qė ishte mė e ēmuar, burrėria. Ē’do t’i thoshin kalamajtė e lagjes kur tė
kalonte rrugicave!? Ata se linin tė qetė kur i kishte tė dyja bashkat dhe do ta
linin me njėckė. Mė duket se policia i futi dhe njė gjobė tė mirė, se i kishte
mė tė gjata seē duhet dhe se ishin rrezik serioz pėr tė tjerėt. Siē u tha,
policia ishte e mendimit se nėqoftėse ata nuk do tė ishin nė gatishmėri, Meleqi
do tė ishte djegur i tėri, maē do tė ishte bėrė, e pas tij dhe Honda, duke
rrezikuar dhe makinat e tjera dhe shtėpitė qė gjendeshin anės rrugės.
-E
hoqėm dhe Meleqin, -ofshau thellė Veledini, nga qė po i fironin njė nga njė
mustaqellinjtė, duke vazhduar mė tej, -ke ndonjė emėr tjetėr qė se meriton tė
jetė nė armatėn tonė.
-Ah po!- zgjata kokėn dhe sytė nė listė m’i vranė dy
emra qė qėndronin pėrballė njėri - tjetrit.
-Kolin dhe Ēepen do t’i heqėsh
dhe kėta se janė pa lesh nė kokė e nė faqe, janė qose ke dėgjuar qose ti?
Ēuditem, me tė vėrtetė ēuditem se kush t’i ka dhėnė kėta emra xhanėm!? I njeh
apo si njeh apo vajte atje ku shpallen listat e lejeve tė qendrimit dhe
shkruajte tėrė meshkujt qė tė zuri syri. Se mos na ke futur ndonjė gjorgjan,
ndonjė zezak apo kinez pėr ta bėrė shoqatėn sa mė internacionaliste, se me ē’di
unė ka popuj tė tėrė si nė Irak, Turqi, Iran... qė zor se gjen burra pa mustaqe.
Kinezin edhe mund ta pėrtypim se gjer dje e kishim vėlla.
-Pse ē’mė bėre mua
ti! Unė jam nacionalist i kulluar denbabaden. Pėr t’i marrė atje i mora ku the
ti, i ke rėnė pikės nė tė, por vetėm nga shqipot zgjodha.
-Ma jep pak listėn
ta shohė njėherė me vėmėndje se nuk i dihet mos na ėshtė fshehur
ndonjė.
Veledini ma zgjati listėn dhe duke u mbėshtetur tek ca parmakė druri
tė parkut ku ishim “parkuar”, ndiqte nė heshtje sytė e mi tek kullotnin lirshėm
lart e poshtė nėpėr limeret e listės sė ēuditėshme qė kundėrmonte era
mustaqe.
-De tė ēaftė ujku! -gati klitha,-dhe gjyshen time ke futur kėtu o i
paudhė! -e ke marrė pėr burrė.
Veledini afroi kokėn pranė gishtit qė rrinte
rėndė mbi emrin e gjyshes sime, duke lexuar me rrokje.
-G-o-n-i H-a-r-a-p-i,-
pastaj u tėrhoq pas duke mė thėnė,- tė dy si emri dhe mbiemri gjinia mashkullore
janė, pyete njėherė gjyshen pėr siguri mos ka qėnė mashkull.
S’prita i mora
stilolapsin dhe i hoqa vizė emrin tė gjyshes, i bindur nė vetvete pėr atė “fakt”
se ime gjyshe ishte me tė vėrtetė shumė mė herė burrė se ca “figura” nga lista e
gjatė e Velos, nga ata qė nesėr do tė lindnin shoqatėn e burrave me
mustaqe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Bujar Muēaj   Today at 20:32

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Bujar Muēaj
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: