Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Besnik Mustafaj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Besnik Mustafaj   22/11/2009, 16:42

Besnik Mustafaj ka lindur nė Bajram Curr, nė 1958. Ai njihet si poet,
novelist dhe diplomat bashkėkohor. Ka studiuar Frėngjisht nė fakultetin e
Gjuhėve tė Huaja nė Universitetit tė Tiranės. Nga viti 1992 deri nė vitin 1997
ka shėrbyer si Ambasadori Shqiptar nė Francė ndėrsa nė vjeshtė tė 2005 u emėrua
Ministėr i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė.

Mustafaj njihet si
autori i:

- katėr pėrmbledhjeve me poezi - Motive tė gėzuara (Tiranė
1978); Fytyrė burri (Tiranė 1987); Legjenda e lindjes sime (2005)...
-
pėrmbledhjeve me ese dhe studime - ndėr tė cilat ja vlen tė pėrmenden: Fletorja
reservat: shėnime jashtė valixhes diplomatike (Prishtinė 1995); Midis krimeve
dhe mirazheve: (ese - Tiranė 1999).
- librave pėr fėmijė
- pesė prozave -
Vera pa kthim (Tiranė 1989); Gjinkallat e vapės (Tiranė 1994); Njė sagė e vogėl
(Tiranė 1995); Daullja prej letre (Tiranė 1996); Boshti(Tiranė 1998). Me novelėn
'Boshti' ai ka fituar dhe ēmimin 'Medicis' nė Francė mė 1999.
-
etj

Disa prej krijimeve tė tij janė pėrkthyer nė Frėngjisht, Gjermanisht
dhe Bullgarisht.



Night Walk in the Forest

The
trees, the stones, the grass, the flowers are mute.
And I, belated wanderer,
sing so as
Not to let them languish in the nocturnal silence.

I am
alone in that silence,
But when I sing, night is no longer night,
And I am
no longer alone,
I hear the footsteps of my beloved
And the birds beat
their wings,
The trees rustle their branches,
Over my blue shirt
The
crickets awaken the summer sun,
I see how my beloved closes her eyes
To
cling to me there for a moment,
I become air, water, light and fire on her
lips.

The forest, which can no longer keep still,
Falls back and stops
somewhere behind me,
So as not to interrupt my song...

[Shėtitje
natėn nė pyll, from the volume Legjenda e lindjes sime, Tirana: Ora 2005, p. 71.
Translated from the Albanian by Robert
Elsie]




Today

I woke
up
Today
With
The
Taste
Of strawberries
On
My
lips.

[Sot, from the volume Legjenda e lindjes sime, Tirana: Ora 2005,
p. 87. Translated from the Albanian by Robert
Elsie]






p.s. kėto materiale i solla kėtu si pėrgjigje
tė njė kėrkese dėrguar forumit tė letėrsisė. Shpresoj sė shpejti tė sjell mė
shumė krijime nė shqip tė Mustafaj, gjithashtu dhe vetė ju jeni tė lirė tė
postoni mė shume...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: BESNIK MUSTAFAJ Midis mirazheve dhe krimeve   22/11/2009, 16:43

Midis mirazheve dhe krimeve

BESNIK
MUSTAFAJ


Njė turist francez vizitonte njė fshat tė Shqipėrisė.
Kryetari i kėshillit popullor, pasi vuri gjithė shpirtin nė shpjegimin e
transformimeve rrėnjėsore tė fshatit tė tyre nėn udhėheqjen e Partisė e tė
shokut Enver, priti shpėrthimin e admirimit tė mikut tė largėt. Pėr ēudi,
francezi mbeti i zymtė, gojėkyēur. Atėherė vendasi u detyrua ta pyeste
pėrkthyesin se ē’hall kishte i huaji qė rrinte aq i vrarė.

- Lėre, tė
shkretin! Mos ia ngacmo plagėn! Kujton vendin e tij, qė kapitalizmi e ka zhytur
nė mjerim, - iu pėrgjigj pėrkthyesi i shkathėt.

- I thuaj tė mos
mėrzitet, po tė mbledhė mendjen sė bashku me shokėt e vet e tė krijojė Partinė
Komuniste. Ndihma e Partisė sonė nuk do t’u mungojė. Populli i tij mund ta
ndėrtojė tė ardhmen vetėm duke ecur sipas mėsimeve tė Marksit, Engelsit,
Leninit, Stalinit e shokut Enver. Atėherė do ta shohė ai edhe Parisin tė
lulėzojė si fshati ynė. I pari i pushtetit tė atij fshati ishte i sigurt se po i
jepte mysafirit kėshillėn dhe ngushėllimin mė tė pėrshtatshėm.

Kaq thotė
anekdota qė tregohej nė Shqipėri tė paktėn nga fillimi i viteve tetėdhjetė, kur
unė isha ende student. Ndodhia ėshtė e trilluar, por personazhet janė sidoqoftė
tė vėrtetė. Po tė pėrdorim njė nga termat mė tė preferuar tė propagandės
komuniste, do tė thoshim se fshatari paraqet nė mėnyrė simptomatike NJERIUN E RI
shqiptar, tė fabrikuar gradualisht gjatė 45 vjetėve nga makina e tmerrshme e
shtetit tė diktaturės sė proletariatit. Nuk ka pikė dyshimi se entuziazmi i tij
ėshtė i sinqertė, siē ėshtė i sinqertė edhe trishtimi qė ndien ai nga ftohtėsia
e mikut tė largėt para realitetit madhėshtor tė vendit tė tij. Mosha dhe detyra
e lejojnė personazhin tonė tė mishėrojė nivelin mesatar tė formimit politik e
kulturor tė mjedisit ku jetonte. Le ta shtyjmė me pėrfytyrim turistin francez ta
pyesė pritėsin se ēfarė di pėr botėn. Ja si do tė pėrgjigjej ai:

Bota
ndahet nė dy hemisfera politike tė papajtueshme.

Nė njėrėn bėjnė pjesė
vendet kapitaliste tė Evropės, Amerikės, Afrikės, Azisė, me nė krye SHBA. Nga
fundi i viteve pesėdhjetė, kur nė BRSS erdhi nė fuqi Hrushovi, dhe Partia jonė
me shokun Enver Hoxha ia ēorėn maskėn e tradhtisė, nė kėtė hemisferė kaluan edhe
vendet e ish-kampit socialist, tė cilat ia hapėn rrugėn degjenerimit tė
pushtetit popullor. Nė krye tė kėtyre vendeve, si xhandar dhe jo i parė midis tė
barabartėve, ėshtė BRSS. Popujt, si nė Lindje e nė Perėndim, jetojnė nė mjerim,
shtypen e shfrytėzohen barbarisht, ndėrsa njė pakicė, afėr 0,01 pėr qind e
popullsisė, jeton mes luksit pėrrallor.

Hemisfera tjetėr, edhe pse tani
pėr tani, pėr arsye tė shpjeguara nė analizat e Partisė sonė, dhe nė veprat e
shokut Enver, zė vetėm 28 mijė kilometra katrorė dhe ka njė popullsi prej 3
milion banorėsh, ėshtė mė e rėndėsishmja e planetit. Aty ndodhet Shqipėria, i
vetmi vend ku nė fuqi ėshtė populli. Si ka deklaruar nė Moskė, nė nėntor 1960,
pėrmes gojės sė birit tė vet mė tė shtrenjtė, arkitektit tė Shqipėrisė sė re,
Enver Hoxhės, populli shqiptar do tė hajė edhe bar, por parimet e komunizmit nuk
do t’i tradhtojė. Duke mbrojtur kėto parime tė pavdekshme ky vend ka fituar
prestigj tė pashembullt nė sytė e popujve liridashės tė botės. Shqipėria me
Partinė largpamėse, tė udhėhequr nga shoku Enver Hoxha, ėshtė zotuar para
historisė ta mbajė gjallė nė kėto kohė tepėr tė vėshtira ėndrrėn mė tė bukur tė
njerėzimit: Komunizmin. Popujt e botės, nė shenjė mirėnjohjeje tė thellė pėr
misionin e udhėrrėfyeses drejt sė ardhmes, qė kryen ndaj tyre Partia e Punės e
Shqipėrisė, e quajnė atė me nderimin mė tė madh: Zėri i sė vėrtetės.

Por,
mirėnjohjen mė tė pakufishme Partia e Punės dhe shoku Enver e gėzojnė te populli
shqiptar. Kjo mirėnjohje shprehet politikisht nė parullėn: PARTI-ENVER, JEMI
GATI KURDOHERĖ. Dhe Partia i pėrgjigjet: Ē’THOTĖ PARTIA-BĖN POPULLI, Ē’DO
POPULLI-BĖN PARTIA, parullė e formuluar nga vetė shoku Enver dhe ku sintetizohet
nė mėnyrė tė shkėlqyer uniteti i pathyeshėm PARTI-POPULL, i cili ėshtė, si thotė
pėrsėri shoku Enver, kyēi i artė i tė gjitha fitoreve tona.

Kuptohet se,
edhe arti, frymėzimet duhej t’i gjente nė jetėn dhe nė veprėn madhore tė Enver
Hoxhės. Janė shkruar kilometra me vargje. Janė harxhuar tonelata me bojėra pėr
tė mbushur telajot gjigante me fytyrėn e qeshur e njėkohėsisht tė menduar thellė
tė UDHĖRRĖFYESIT. Dhe sidomos kėngėt pėrmbytėn jo vetėm radion, qė ishte
shtetėrore, por edhe tė gjitha llojet e koncerteve, anembanė
Shqipėrisė.

Njėra sish, ajo me titullin “Enver Hoxha, tungjatjeta”, i
zuri vendin edhe Himnit Kombėtar.

Nė tė vėrtetė, Komiteti Qendror nuk
kishte lėshuar ndonjė urdhėr pėr njė veprim tė tillė. Por nuk ishte nevoja. Nė
regjimet diktatoriale gjendet rruga pėr tė vendosur rregulla tė pashkruara.
Madje, rregullat e pashkruara pėrcaktojnė nė njė masė shumė mė tė madhe se
ligjet mėnyrėn e jetesės sė shoqėrisė. Kjo e bėn individin tė ndihet vazhdimisht
i pambrojtur dhe dora-dorės atij i krijohet njė psikologji krejt e veēantė, ku
sundon kompleksi ekzistencial i frikės, me tė cilėn individi mėsohet, domethėnė
bėhet gjithnjė e mė i pavetėdijshėm pėr ankthin e vet dhe i mbillet njė verbėri
e ēuditshme nė gjykim. Kjo verbėri shėnon fitoren pėrfundimtare tė diktaturės.
Ashtu si ato bishat e xhunglės, qė e magjepsin me vėshtrim prenė para se ta
ēajnė, edhe regjimi diktatorial e magjeps pa u ndier individin, i shkakton atij
dehjen e trurit. Nė vend tė realitetit pėrreth, individi sheh njė realitet
iluzor, pėrshkrimin e tė cilit e gjen nė propagandėn zyrtare. Nė njė pjesė tė
madhe tė popullit kjo dehje ėshtė totale. Asaj nuk i shpėton asnjė qoshe e
trurit, ku mund tė pėrpunohej njė arsyetim sadopak logjik. Pėr tė pėrfytyruar
deri ku shkonte kjo dehje, po sjell njė shembull: Ndėr dhjetėra mijė tė dėnuar
politikė, qė ka pasur Shqipėria gjatė viteve tė diktaturės, janė tė rrallė ata
qė e kanė pranuar akuzėn si kundėrshtarė tė regjimit. Po tė shfletohen dosjet e
tyre, do tė gjenden plot betime pėr besnikėri ndaj Partisė dhe Enver Hoxhės.
Madje, ka ndėr ta qė edhe nė fjalėn e fundit, pasi kanė marrė dėnimin absurd me
15, 20, 25 vjet burg, apo edhe me pushkatim, nė vend qė tė kėmbėngulnin pėr
padrejtėsinė dhe tė denoncojnė dhunėn, kanė thirrur: “Rroftė Partia! Rroftė
shoku Enver Hoxha!”

Pėrballė kėsi shembujsh tė papėrfytyrueshėm nga
jashtė, apo nga njė kohė tjetėr, futja e kėngės “Enver Hoxha, tungjatjeta”, si
uverturė e spektakleve publike tė jetės shqiptare ngjan e natyrshme. Kjo kėngė
ėshtė pa dyshim njė nga ditirambet mė emfatike thurur njė diktatori, e qė shpreh
mė sė miri pėrmasat e megalomanisė sė tij. Ja njė strofė e
saj:



Po thonė popujt nėpėr botė

Njė yll drite ka nė
Evropė,

Nga ky yll qė ka Shqipėria,

Lum kujt i bien rrezet e
tija.



Del kėshtu se dy nga tri personazhet e anekdotės hynin ndėr
qytetarėt e privilegjuar tė botės nė kėtė fundshekull. Ata ishin rritur nėn
dritėn e kėtij ylli. Mbase, pėr sytė e tė huajit, shefi i fshatit dhe pėrkthyesi
i ri ngjanin tė panatyrshėm e njėsoj tė ēmendur, si ngjajnė krijesat e rritura
me dritė artificiale. Nuk janė njėsoj. Madje kanė njė ndryshim qė, pa kaluar
shumė vite, do t’i ēonte nė ballafaqim me njėri-tjetrin. Le t’i paraqesim
secilin shkurtimisht:

Fshatari me pushtet po kapėrcen tė pesėdhjetat.
Ėshtė njė burrė eshtėror, me dy kėmbė tė holla e tė harkuara, qė spikatin mirė
nėn kilotat e leshta, tė zeza, tė cilat nuk i japin vapė as nė pikun e verės.
Supet e imėta e tė mbledhura, qė ia fshehin ēuditėrisht kraharorin krejt tė
rrafshėt, mbulohen me njė setėr ushtarake tė ēngjyrosur paksa nga mbajtja e
gjatė, tė cilės i janė hequr shenjat e uniformės sė oficerit, por qė mbajtja e
saj ka njė domethėnie: ai vetė ėshtė oficer i liruar, natyrisht, pėr arsye tė
shpjegueshme, pėrderisa vazhdon tė zėrė njė vend nė pushtet, ose ka lidhje
familjare me dikė qė punon nė ushtri. Mė e mundshmja ėshtė ta ketė djalin
oficer. Pra, sidoqoftė ėshtė njeri i besuar. Kokėn e vogėl e tė qethur shkurt e
mbulon me njė kasketė tė errėt, zakon i fituar nga dėshira pėr t’u ngjarė pak
shokėve tė komitetit tė partisė sė rrethit, me tė cilėt takohet nėpėr mbledhjet
e shpeshta nė qytet. Sytė e futur thellė ngjajnė edhe mė tė vegjėl dhe nuk
arrijnė ta gjallėrojnė sadopak fytyrėn e rreshkur tej mase nga tė qėndruarit e
gjatė jashtė, nė diell e nė kohė tė keqe. Vėshtrimi i tij e pėrfshin gjithė
mėshirė fytyrėn e turistit. Lėkura e bardhė, e lėmuar e asaj fytyre tė huaj, pėr
shqiptarin pesėdhjetėvjeēar nuk ka emėr tjetėr veē zbehtėsi nga ushqimi i
pamjaftueshėm. Ose ėshtė dėshmi e ndonjė sėmundjeje tė keqe, tė cilėn i huaji,
viktimė e shfrytėzimit barbar kapitalist, nuk ka paratė e nevojshme ta kurojė.
Ėshtė gati t’i lutet mikut tė largėt tė pranojė pak nga gjaku i tij, pa
pėrfytyruar se edhe nė kokėn e turistit vėrtitet pak a shumė i njėjti mendim pėr
tė. Lėkura e djegur e fytyrės sė tij i mjafton tė huajit pėr tė kuptuar ēfarė
jete kishte bėrė e bėnte ai fshatar i lumtur.

Pėrkthyesi ka moshėn e
djalit tė vogėl tė fshatarit. Ai kryen vitin e fundit tė fakultetit tė gjuhėve
tė huaja dhe ka njė vetėndjerje nė rritje pėr rolin e vėshtirė tė ndėrmjetėsit
midis vendit tė tij dhe tė huajve. Ky rol e vė nėn njė trysni tė dyanshme.
Njerėzit tė cilėve u pėrket i kėrkojnė tė paraqesė me dinjitet atdheun. Kjo
kupton qė tė huajve t’u tregohen vetėm pėrparimet madhėshtore, gjė qė pėrkthyesi
e kishte detyrė morale dhe patriotike, por edhe detyrė shtetėrore tė
padiskutueshme, shkelja pak e sė cilės e ēonte nė duart e Sigurimit. Detyrimi
moral, i shprehur nė proverbin se mikut i tregohet vetėm oda e mirė, dhe i
ngarkuar me propagandėn intensive rreth qėllimeve tė mbrapshta tė botės
reaksionare ndaj socializmit tė vėrtetė tė mishėruar nga Partia jonė, kishte
sidoqoftė njė ndikim psikologjik frenues nė sjelljen e pėrkthyesit tė ri me tė
huajt. Por kryesori ishte detyrimi shtetėror, shkelja e tė cilit, si pasojėn mė
tė lehtė, pra, nėse i shpėtonte akuzės pėr spiunazh, kishte dhjetė vjet burg pėr
propagandė kundėr pushtetit popullor. Ėshtė njė kėrcėnim qė nuk pėrballohet
lehtė. Aq mė tepėr nga njė njėzetvjeēar.

Pėrkthyesi i ri nuk ka udhėtuar
jashtė, por ka udhėtuar shumė nėpėr Shqipėri si shoqėrues i tė huajve. Ka
udhėtuar nė vetura luksoze “Volvo”, ka fjetur nė hotele turistike dhe ka ngrėnė,
pa u merakosur pėr shpenzimet, nė restorante tė kategorisė sė parė. Ka provuar
kėshtu nga jeta njė kėnaqėsi tjetėr nga ajo e predikuar me zellin mė tė madh nga
Partia dhe shoku Enver, si luftė kundėr rehatisė
mikroborgjeze.

Pėrkthyesit tė ri, fshehurazi edhe vetes, i kishte lindur
tashmė dėshira tė punonte edhe ai pėr pak rehati. Po si?

Por nuk ishte
kjo e gjithė trazira e trurit tė tij tė njomė. Duke qėndruar pranė vizitorit tė
huaj, fillon t’i duket gjithnjė e mė pa shije, e shėmtuar, mėnyra e veshjes sė
vet. Ėshtė e natyrshme pėr moshėn, qė lėkundjet e para ai t’i pėsonte nė normat
e paraqitjes, e cila asokohe ishte nė qendėr tė vėmendjes sė Partisė.
Protagonistit tė anekdotės sonė fillon t’i duket gjithnjė e mė absurde rėndėsia
e madhe politike dhe ideologjike qė i jepet gjerėsisė sė kėmbėzave tė
pantallonave, apo gjatėsisė sė flokėve. Psikologjia e tij e homogjenizuar pėson
kėshtu njė tė ēarė, e cila duket kur i huaji e pyet se ē’dėme i shkaktojnė
socializmit mustaqet, kur edhe Stalini ka pasur tė tilla, dhe pėrkthyesi i ri, i
skuqur flakė, belbėzon nėpėr dhėmbė, pa ditur ē’pėrgjigje tė japė. Citati i
shokut Enver se, modė do tė thotė degjenerim moral dhe degjenerimin moral e ndan
vetėm njė hap nga degjenerimi politik, nuk i mjafton mė as pėr tė bindur veten e
aq mė pak tė huajin.

Drama e tij absurde vazhdon. Gjuhėt e huaja i kanė
dhėnė mundėsinė tė lexojė herė pas here libra tė ndaluar, tė cilat, pavarėsisht
nga kujdesi i regjimit pėr mbylljen hermetike tė portave tė Shqipėrisė, arrijnė
tė futen. “Doktor Zhivago”, “Shakaja”, “Pavijoni i kancerozėve”... Studenti
tėrhiqet drejt tyre nga kureshtja e zakonshme djaloshare pėr tė provuar mollėn e
ndaluar dhe me kalimin e kohės zė veten nė mėkat: ka filluar tė mendojė ndryshe.
Ndėrkaq sheh se ka gjithnjė e mė fort dėshirė tė ēelė biseda me vizitorėt e huaj
rreth qytetėrimit, artit, filozofisė. Tė huajt, pėr ēudi, nuk i presin me bezdi
pyetjet e tij. Ata nuk nėnqeshin me nėnvleftėsim as kur pyetjet janė naive pėr
njė student tė vitit tė fundit tė universitetit. Bisedat janė veēanėrisht tė
kėndshme gjatė drekave dhe darkave, kur vera ndikon edhe tek ai pėr t’ia liruar
pak gjuhėn. Por ky ndikim i verės nuk arrin ta shtyjė nė zona tepėr tė
rrezikshme. Gojė pas goje ka mėsuar se nė tavolinat ku ulen tė huajt ashtu si nė
dhomat ku flenė ata, ka veshė tė mprehtė. Kjo domosdoshmėri vetėkontrollimi, e
panatyrshme pėr moshėn e tij, e lodh tepėr, ia zvogėlon kėnaqėsitė e punės qė
kryen pa asnjė pagesė. Kėsaj i shtohet edhe lodhja e pėrkthimit tė bisedave tė
llojit tė asaj qė i huaji pati me fshatarin.

Pasi e ka pėrcjellė turistin
nė aeroportin e Rinasit, ai kthehet tė kalojė njė mbrėmje tė shkurtėr me tė
dashurėn, edhe ajo studente. Nėpėr xhepa ka fshehur disa peta ēamēakėzi, qė miku
i huaj i ka dhėnė vjedhurazi syve tė Sigurimit. Ai ėshtė i kėnaqur ta gėzojė tė
dashurėn e vet me kėtė dhuratė tė rrallė, njė nga simbolet e degjenerimit tė
rinisė nė vendet borgjeze.

Vajza ėshtė e etur tė mėsojė si kishte kaluar
ai. Nė kokėn e saj janė mbledhur njė mori pyetjesh, tė cilat ia zbraz tė
dashurit para se t’i thotė atė qė nė tė vėrtetė ėshtė mė kryesorja: e ka marrė
malli shumė.

“Si ishte ai?”, “Si hante?”, “Ē’mendonte pėr martesėn?”, “A
kishte makinė?”, “A kishte udhėtuar nė vende tė tjera?”, “A ėshtė e vėrtetė se
flitet qė Kadareja do tė marrė ēmimin Nobel?”, “A...?”

Djali e dėgjon i
shpėrqendruar, gjė qė e pengon vajzėn e pafajshme t’u shkojė nė fund pyetjeve qė
e brejnė. I mbetet zėri pezull dhe e heton gjatė me sy tė dashurin, si pėr tė
kuptuar ē’zien nė kokėn e tij. Djali, thua se kishte pritur heshtjen e saj pėr
tė hapur gojėn, i drejtohet:

- Mė mirė tė mos shkoj mė me tė huaj...
S’ėshtė punė...

Dhe ka njė mpirje penguese pėr t’i dhėnė njė tė puthur tė
dashurės sė pėrmallur. Edhe ai vetė ėshtė tepėr i pėrmallur pėr pėrkėdhelitė e
saj. Por, as ai dhe, as vajza, nuk dinė ende kė tė bėjnė fajtor pėr prishjen e
idilit tė tyre tė asaj mbrėmjeje. Mė saktė nuk dinė ende kė tė bėjnė fajtor pėr
prishjen nė pėrgjithėsi nga pak tė bukurisė sė lidhjes sė tyre. Ja, pra, sa tė
ndryshme janė dy personazhet shqiptare tė anekdotės. Janė ndryshimet e dy
brezave, tė cilėt, pa qenė as vetė krejt tė ndėrgjegjshėm, do tė ushtronin si
kurrė mė parė mbi itinerarin politik tė Shqipėrisė gjatė viteve tetėdhjetė njė
presion nga dy kahe tė kundėrta. Fitorja ishte e paracaktuar nga ligjet e
natyrės pėr tė riun. E keqja ishte se midis tė dyve ishte kėputur arteria qė do
t’i ēonte nė bashkimin e forcave. Pra, dhe fitorja do tė vonohej. Asnjėri nuk
kishte ende mjaft forca pėr ta pėrzėnė tjetrin nga
skena.





box

Mustafaj: Ėndrra e pėrbashkėt ėshtė
arritur, liria




Shkrimtari Besnik Mustafaj boton tė plotė
esenė “Midis krimeve dhe mirazheve, Shqipėria”, shkruar nė periudhėn maj-dhjetor
1991 dhe botuar sė pari nė pėrkthimin frėngjisht tek Actes Sud nė mars 1992. Nė
kėtė hark kohor, nė shtator tė ’91, nė gazetėn “Zėri i Rinisė” ka botuar me
vazhdime kapitullin “Kambanat e papritura tė 8 dhjetorit” me titullin e
pėrkohshėm “Piedestalet e zbrazura”.

Nė qershor tė ’95, nga ky libėr
botohet nė periodikė shqiptarė, kapitulli “Fillimi i fikjes sė yllit”, ndėrkohė
qė ishte i botuar vetėm nė gjuhė tė huaj, nė frėngjisht, dhe italisht. Ky qė po
i prezantohet lexuesit shqiptar pėrbėn botimin e plotė tė esesė ku pėrfshihen
kėto kapituj: “Ura mbi det”, shkruar nė dhjetor 1992 - janar 1993, i cili nga
botimi francez la jashtė pėrkthimit tė tij kapitullin “Edhe ne si gjithė
Evropa”. Po ashtu pėrfshihet edhe kapitulli shtesė “Marramendja”, shkruar nė maj
1997.

“Historia e Shqipėrisė, keq a mirė, ka ecur gjatė kėtyre dhjetė
vjetėve. Bashkė me tė kanė ndryshuar edhe protagonistėt e kėtij libri. Ata kanė
ndėrtuar itinerare politike tė paparashikuara ndoshta as nga ata vetė nė pikėn e
nisjes tonė tė pėrbashkėt. Nė mjaft raste ata janė shkėputur nga njėri-tjetri,
madje edhe me tė shara tė ndėrsjellta nė disa raste. Punė e tyre! Secili ka bėrė
dhe bėn hesapet e veta, ndjek rrugėn qė i pėrshtatet. Menduar mė gjerė do tė
thosha se edhe njė fakt i tillė dėshmon se ėndrra jonė e pėrbashkėt e fillimit
ėshtė arritur: liria”, shkruan Mustafaj me rastin e botimit tė plotė nė shqip tė
esesė. Shkrimtari i tėrhequr nė fillim tė kėtij viti nga tapeti i politikės,
gjithēka lidhet me esenė e sheh si ēėshtje tė marrėdhėnieve vetjake me
pushtetin, ndaj edhe me rishikimin e tekstit pėr botimin e tij tė parė tė plotė
nė shqipe mė 1999, thotė se ėshtė kujdesur tė ruajė vėrtetėsinė e fakteve. “Nuk
kisha tė drejtė tė rektifikoja ngjarjet dhe as gjykimet e mia pėr to asokohe,
pavarėsisht nga vlerėsimet e reja qė mund tė kisha tashmė. Nė kėtė kuptim iu
pėrmbajta vėrtet parimit tė ribotimit”. Krejt ndryshe nė qėndrimin e ftohtė ndaj
rrjedhės historiko-politike tė esesė, Mustafaj thotė se kėtė libėr do t’ia
dedikonte si homazh mikut tė tij, shkrimtarit tė ndarė nga jeta nė gusht tė
2002, Tedor Kekos. Duke qenė njė libėr me njė vėshtrim personal, dhe prej
shkrimtari, ku ndėrthuren dėshmitė e tij imediate me kujtime dhe refleksionet
pėr njė tė shkruar tė afėrme, dhe mbi tė ardhmen, siē e ka pėrfytyronte nė vitin
1991. “Nuk ėshtė, pra, as libėr i mirėfilltė historik dhe as nuk merr pėrsipėr
tė paraqesė kronikėn e plotė tė ngjarjeve qė ndryshuan drejtimin e historisė
shqiptare nė kapėrcyellin e
shekujve”.


15/11/2009

STANDART
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Besnik Mustafaj
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: