Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Behauddin Gashi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Behauddin Gashi   18/11/2009, 18:09

"Letra e Nenes"

Biri im, kjo ėshtė njė letėr,
nga nėna jote, njė plakė e gjorė.
Mbas kohės qė na largoi, si askėnd tjetėr,
mė nė fund lapsin mora nė dorė!

2.
Sa herė loti rrugėn ma preu,
mjegull e syve shikimin vodhi.
Diell i zjarrtė acarin theu,
zemėr e nėnės tutje s’tė hodhi!

O biri im, shoh qė je rritur,
je bėrė i madh, nė trup e mendje…
Veē mos harro, gjykim i ndritur,
t’keqen flak nga shpirti, pa fjalė, me endje!

4.
Si tė gjithė nėnat, ashtu dhe unė,
shikimin tres tutje, larg, tek e ardhmja…
Kurrė mos harro, tė dua shumė,
e drejta e nėnės ėshtė mė e madhja!

5.
Tė paktėn kėtė letėr, ti bir, lexoje,
aty, veē dhembjes, ka plot urime.
Mė pas, nė do, grise, coptoje,
siē ke coptuar dhe zemrėn time!

6.
Para 40 vitesh, kur njė doktoreshė,
pėr shtatzėninė mė lajmėroi,
mes shoqesh u ndjeva si luaneshė,
krah’ i gėzimit botėn pushtoi!

7.
Tė gjitha nėnat e dinė se e mira,
merr tjetėr vlerė kur pret njė fėmijė.
Bashkė me agimet mė tė bukura, mė tė dlira
dhe det i trazuar i shqetėsimeve do tė vijė!
8
Nė trup tė mbajta jo pak, nėntė muaj,
flija e ngrihesha me vėshtirėsi.
Si mund tė mendoja qė do t’bėhesha e huaj,
kur vuajtjet mė shtonin veē dashuri!?

9.
Asgjė s’ma zvogėlonte dashurinė pėr ty,
dita-ditės mezi prisja tė tė shihja.
E ku kish mė tė lumtur se ne tė dy,
pėr tė varrosur djallin rrėmihja, rrėmihja!…

10.
Gėzohesha tek ndjeja t’ėmblat lėvizje,
pėr peshėn tėnde, qė shtohej ēdo ditė.
Tė ndjeja tek rriteshe dhembje pas dhembjeje,
mes momentesh tė mbushura plot shpresa e frikė!

11.
Mė nė fund erdh’ ēasti kur ankthi larg humbi,
mes dhembjesh qė as lapsi, as gjuha s’mund t’i shprehė.
Mbas shumė mundimesh jeta vdekjen mundi,
dhuratėn qė ta jep Zoti askush s’mund ta bjerrė!…

12.
E qara jote u pėrzie me lotėt e mi,
tė shihja e s’ngopesha nga gėzimi, mrekullia…
Pėr vite tė tėra tė mbajta nė gji,
tė lava, tė shplava me duart e mia!

Prehrin e bėra shtrat pėr ty, o bir,
qumėshtin tim ushqimin mė tė preferuar.
Nė netėt e gjata t’i ndrisje si xhevahir,
unė vigjėloja e qetė, e lumturuar!…

14.
Lodhesha aq shumė, qė ti tė gėzoje,
mirėsitė e mėsimit prisja tė shijoja.
Prisja me padurim diē tė mė kėrkoje
e me gjithė shpirt, bir, tė ta dhuroja!

15.
Kaluan mjaft vite e unė me kėtė gjendje,
mėndeshė e gėzuar, durimtare e mirė.
Pėr ty s’ndjeja lodhje, mėdyshje e hamendje,
shėrbėtore e papėrtuar, pa sqimė, pa smirė!…

16.
Dhe nuk tė vonuan shenjat e burrėrisė,
kish ardhur koha pėr tė tė martuar.
Mė nė fund po ndaheshe nga krahėt e djalėrisė,
njė agim i ri tė ishte afruar!

17.
Martesa s’vonoi, ky ligj i bekuar,
por, oh, qė n’ditėn e dasmės zemra m’u thėrmua.
Lotė gėzimi me dhembje rridhnin ngatėrruar,
njė re e ēuditshme pranė m’u afrua!…

Dhe sot, sa keq qė s’je mė ai qė njoh,
mė braktise dhe e harrove, ti bir, hakun tim.
Kalojnė vite tė tėra e unė nuk tė shoh,
zėrin s’ta dėgjoj e kridhem nė trishtim!…

19.
O bir i dashur, s’tė kėrkoj shumė, veē pak,
kėtė sjellje nėnėmira kurrė nuk e priti.
Tashmė jam e lodhur, e dobėsuar, plakė,
si e mohove atė qė tė rriti!?

20.
Nėse njė e huaj diē do tė dhuronte,
do t’i ishit mirėnjohės, si ti dhe fėmija.
Vallė, si mundi djali kaq shpejt tė harronte,
mirėsitė e nėnės, nga zemėrligėsia!?

21.
Sa herė qė zemra ime pėr ty mirė dėgjon,
sa shumė qė gėzohet, aq shtang e hutuar.
Ēfarė gjynahu kam bėrė qė nuk mė viziton,
mos vallė hakun tėnd s’e kam plotėsuar?!…

22.
O biri im i shtrenjtė, dua tė tė shoh,
nė mes besimtarėsh e jo me qafirėt.
Mė jep shpėrblimin e mos mė moho,
mėshira e All-llahut ėshtė pėr tė mirėt!
23.
A s’ka ardhur koha qė zemra tė tė zbutet,
pėr njė plakė tė pėrvuajtur qė e coptoi malli?
Zemra e njeriut si aspak nuk tutet,
kur nėnėn e ka flakur porsi njė gur zalli!?…

24.
Jo bir, jo, s’do ankohem e lutem kundėr teje,
s’do e shfaq zemėrimin, do e bluaj nė vetvete.
Asgjė s’ka fuqi tė tė ndajė prej meje,
paēka se pikėllimi po mė tret ndėr vete!

25.
Dyert e qiellit do tė hapeshin shpejt,
s’do tė kish pengesė pėr lutjet e mia.
All-llahu do t’i pėrgjigjej kėsaj nėne tė shkretė,
mbi ty e familjen tėnde do zbriste fatkeqėsia!

26.
Oh, jo, nuk do ta bėj, se ti je im bir,
ke qenė dhe do tė mbetesh pranverė e jetės sime.
Ke ndritur e mė ndrit porsi xhevahir,
paēka se mė ke lėnė mes detit plot gulēime!

27.
Kthe rrugė, biri im, thinjat po tė dalin,
vitet kalojnė shpejt e do tė bėhesh plak.
Me lot tė mėrzisė ke pėr ta lutur dhe ti djalin,
e vėrteta ėshtė e vėrtetė dhe haku ėshtė hak!

28
Ki frikė tė madhin Zot ndaj nėnės qė tė pret,
besimi i vėrtetė di t’i mposhtė pengesat.
Pendohu tek Krijuesi, si rob i sinqertė,
e dije se tek All-llahu grumbullohen ankesat!

29.
Kushdo qė bėn mirė, qoftė sa njė thėrrmijė,
do ta shohė atė, pa mė tė voglin dyshim.
Por dhe dėnimi shpejt do ta arrijė,
atė qė bėn keq e s’ngutet nė pendim!…

Marre nga libri me titull "Letra e Nenes" te autorit "Behauddin Gashi"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Behauddin Gashi   18/11/2009, 18:09

ZGJOHU-



Rrėmujė, hije qė ulėrijnė,

makina, njerėz shkojnė dhe vijnė!



Dhunė, gjakderdhje e klithma plot,

njė mal urrejtje qė s'e ndal dot



Revolucion shkencor, luftra, zhvillim,

njė konkurencė qė tė shtyn nė krim!


Kurthe, vjedhje, teknologji,

krimi flet dhe nė shtėpi!...



Ditė qė ikin, thahen, veniten,

pėrpara syve fėmijėt rriten!



Ti, i hutuar, vjen rreth e rrotull,

pa shpresė, pa ditur, si nė njė vorbull!



Njė tė shtyn djathtas, njė tjetėr majtas,

dikush tė fshihet e dikush haptas!



Shpeshherė, ndėr kėmbė, e gjithė bota,

diku zė thyesh, tė zien koka!



Dhe toka tundet nėn kėmbė tė tua,

s'ka vend nė tė, pėr ty e mua!...



Ē'je duke bėrė, s'e di akoma,

nuk e vret mendjen, kredhur nė koma!




Je i trullosur, krejt i hutuar,

cinik, tekanjoz, i paduruar!



I lumtur qesh, harron pėr ē'ė,

shpesh tė mėrzitet m'e vogfa gjė!



Dhe kur dikur t'bjerret shikimi,

ti rend pas syzesh si mjet shpėtimi!...



Dhėmbėt tė bien, zhveshur ngel goja,

ti vė tė tjerė dhe t'ēelet boja!...




Gjunjėkėputur mbahesh nė shkop,

e respekton si mė tė dashurin shok!



Ngjyrat e tij tė flasin vetė,

ai tė jep vlerė, personalitet!



Doktorėt recetat pa fjalė i stisin,

kutitė e ilaēeve tash tė mahnisin!...



Sa keq pėr ty, o rob i shkretė,

s'e ke kuptuar se ē'po tė ngjet?



Po mbarojnė ēastet e qejfit, gėzimit,

po bien sirenat e fundit, mbarimit!



Je i dėshiruar pėr dritė, pėr paqe,

nga libri i jetės t'kanė ngelė pak faqe!...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Behauddin Gashi   18/11/2009, 18:10

tė kujtohet faqja e parė,

kur nise tė qaje pa dit' pėr ēfarė?



A tė kujtohet si t'ēelej fytyra,

teksa lodroje ndėr mijėra ngjyra?



Shih veten tė rritur, kur nuk qan mė,

paēka se Krijuesi mes sprovash tė vė!




Sa keq e qeshura larg t'ėshtė fshehur,

nuk e gjen dot, qofsh esėll a i dehur!...



S'tė bėn pėrshtypje, as ky, as kjo,

sa vetė ke kundėr edhe sa pro!



Gjithēka ē'mendon ėshtė tė fitosh

pushtet e para dhe mos ndalosh!



Zgjohu vėlla, shiko rreth teje,

shiko dhe brenda, nė gjoks, ndėr deje!



Shikohu pak n't'bardhėn pasqyrė,

O Zot i madh, ē'shikim, ē'fytyrė!



S'po njeh dot veten, je i hutuar,

sa poshtė ligėsia tė ka lėshuar?!



Mbyll sytė njė ēast pėrfytyrimi,

kasetė tė jetės kthe nga fillimi!



Sa shpejt harrove, o vėllai im,

tek u zvarrisje nėpėr qilim!



A s'e mban mend sa herė je rrėzuar,

gjer mė nė fund me ecė ke mėsuar?!...



Mė pas u forcove dhe t'u trash zėri,

si bishė e egėr u bėre i tėri!



Shkele me kėmbė miq e vėllezėr,

madje sfidove dhe t'urtit prindėr!





Braktise gjithēka, o zemėrguri,

krahėror i nėnės u kris si muri!



Krahėrorin ku prehje gjete fėmijė,

krahėror qė qumėshtin mbante ndėr gjinjė!



Embėlsinė e nėnės qė~t'hapi sytė,

durimin e saj qė s'njeh tė dytė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Behauddin Gashi   18/11/2009, 18:10

Mė pas kėrkove njė tjetėr prehje,

ku, nė vend t'flisje, ti lehje, lehje!



Hordhitė shejtane t'kishin rrethuar,

njė epsh i madh tė kish pushtuar!



Njė tjetėr jetė pėr tė shuar zjarrin

qė tashmė ish ndezurdhe priste varrin!...



Sa turp, me kusht, qysh nė fillim,

braktisi prindėrit, tė tė fal gėzim!



Braktisi, t'shijosh jetėn e re,

plot epsh rinor, plot qejf pa fre!



Ekran i kujtesės po t'errėsohet,

s'ka gjė, ėshtė djali qė po t'afrohet!



Ai po rritet, por mos u kėnaq,

gjaku yt hakun do ta marrė paq!



Zėri po i trashet, veē mos u gėzo,

po fillon t'bėrtasė, por mos u hidhėro!



Gjurmėt e ēka ikėn jo kurrė nuk treten,

i mjeri ti, historia po rikthen vetveten!



Do tė shpėrblehesh pėr tėrė ligėsinė,

i madhi Zot kėshtu vendos drejtėsinė!



Ē'ke bėrė mė parė, a nuk tė kujtohet,

mohim i prindėrve, si mund tė kalohet!...



Pra mbylli ata sy e qaj e qaj,

qaj pa pushuar e mbytu nė vaj!



Kėrko pikėn e lotit, qė kurrė s'e ke ditur,

gjeje dhe qaj pėr ēfarė tė ka ikur!



Qaj jetėn tėnde, mbarsur me mėkat,

kėnaqėsi mashtruese, dhembje pa afat!



Ēfarė ke pėrgatitur pėr tė madhin Zot,

pa ndihmėn e Tij, si do tė bėsh, o rob!



Ē'ke bėrė pėr takimin me Zotin e vėrtetė,

Llogari e tė Cilit do vijė me tė drejtė!



E ēka do t'i thuash Krijuesit madhėshtor,

pėr mėkatet qė mbolle, me gjuhė a me dorė!



Mė thuaj ē'do tė bėsh Ditėn e Gjykimit,

cila do tė jetė anija e shpėtimit!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Behauddin Gashi   18/11/2009, 18:10

Nxehtėsi, djersė, diell pėrmbi kokė,

50.000 vjet s'luan nga ajo tokė!...




Ēdokush do kalojė nė urė tė Siratit,

mė t'hollė se tehu shpatės, nėn klithmė tė fatit!...



Njė kaiim i tmerrshėm, n'errėsirėn mė tė thellė,

nga poshtė Xhehennemi aq mirė di tė ndjellė!...



Mė tė shumtit robėr s'do ta kalojnė dot,

i thith Xhehennemi i uritur fort!



Do mund tė shpėtojnė vetėm besimtarėt,

ajkė e njerėzimit, n'mirėsi, tė parėt!



Do t'i udhėheqė njė dritė plot mėshirė,

qė u ndriēon rrugėn nėpėr errėsirė!



Njė hije i freskon, si fllad i sabahut,

hije qė buron nga Arsh iAll-Ilahut!...



Do tė hijeshohen ndėr frone prej nuri,

do t'i ketė zili, dhe robi, dhe guri!



Zgjidh nė cilin grup dėshiron tėjesh,

e, atė ēka zgjedh shumė shpejt do ta gjesh!



Vendosi punėt n'peshore, n'peshoren e besimit,

pėrpara se t'peshohen nė Ditėn e gjykimit!...



Llogarite veten pėrpara asaj Dite,

ku tė pret zjarri, po s'u pėrgatite!



Para se tė mos ndjehesh mė i fortė si lisi,

para se tė tė lėnė miqtė, farefisi!



Para se tė tė lėnė fuqitė, pasuria,

para se tė tė mposhtė ankthi, agonia!...



Pėrpara se mbi kokė doktor i uruar,

tė t'i heqė shpresat, mik, pėr t'u shėruar!



Para se tė rrethohesh nga lotė pikėllimi,

ku miq e tė afėrm qajnė nga dėshpėrimi!



Dhe thonė zemėrvrarė: pse po na braktis,

pse je kaq i dobėt, dikur si njė lis!



Aher do pendohesh pėr ēfarė t'ka kaluar,

udhėzimin e Zotit pse s'e ke pranuar!



Kthim prapa do t'kėrkosh, ti, vetėm njė herė,

tė plotėsosh ēka iku, u tret, u bė erė!


Do tė thuhet: jo, aspak, ti dėshtove,

a nuk tė mjaftoi jeta qė kafove?!



Sa shanse t'u dhanė pėr t'u udhėzuar,

dhe ti, qė tė gjitha, pa turp i ke pėrēmuar!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Behauddin Gashi   18/11/2009, 18:11

I qetė, gojėhapur, varri do t'tė presė,

mish edhe kocka, gjithēka do t'i tresė!



E lė, pėrfundimisht, diellin e dunjasė,

t'mashtroi fluturimi, kot, pas berihasė!



Miqtė tė lėnė vetėm, kthehen tek shtėpia,

oh sa tmerr, sa "turp", tė lenė dhe fėmija!...



Pasuria jote s'mund tė tė ndihmojė,

dikush tjetėrtashmė do ta trashėgojė!




E t'mendosh se pėr tė aq shumė u mundove,

njė jetė tė tėrė aspak nuk pėrtove!



Kur tė jesh i vetėm nė varr, nė errėsirė,

do tė vijnė dy engjėjt, Munkir dhe Nekir!



Pyetjet e tyre vijnė me rreptėsi,

nė vdes pabesimtar, o i mjeri ti!



Dėnimi i tmerrshėm nuk vonon, o mik,

pra, sa s'ėshtė vonė, nga shejtani ik!



Mes vuajtjes sė kėrkuar klithma do t'lėshosh:

"Ju lutem, nga ēka lashė, tė jepni lėmoshė"!



Veē askush s'dėgjon, madje s'ka mundėsi,

qė zė i tmerrit tėnd tė shkojė tek ai!



Madje ka dhe sish, qė duket sikurthonė:

ti s'ke mė asgjė, ėshtė pasuria jonė!



Mė pas do t'i thuash fėmijėve tė lumtur,

tashmė me njė zė tė pėrvuajtur, tė humbur!



"Ju lutem, kėrkoni falje pėr mua, o fėmijė",

por ē'e mirė prej tyre mund tė tė arrijė?!...



Ama dhe ata duket sikur thonė:

"S'kemi kohė pėrty, o babai ynė!



Ashtu si dhe ti s'gjete kohė pėr ne,

as ne s'kemi kohė, ja, tė bėjmė be!



Madje as pėr veten kohė ti nuk gjete,

tani ē'tė bėjmė ne qė fill i vetėm mbete"?!



Pendimi aher do tė ta mbushė zemrėn,

teksa-gjithė tė dashurve do t'u shohėsh thembrėn!




Do pendohesh pėr kohėn qė tė iku kot,

pėr neglizhencėn tėnde ndaj tė madhit Zot!



Zgjohu pra, vėlla, sa nuk ėshtė vonė,

sa ke akoma shėndet, pasuri dhe kohė!




Zgjohu tani pėrpara se t'mpaket gjithėsia,

t'errėsohet gjithēka nga frika, pasiguria!




Zgjohu rob, i urtė, si urtėsi e bletės,

para se tė mbytesh nė vorbullėn e jetės!




Zgjohu tani para se tė t'ikė shikimi,

tė tronditet zemra, tė tė lėrė dėgjimi!



Zgjohu tani, ja, po bien taborėt,

para se tė mbarojnė ditėt edhe orėt!



Zgjohu para se t'thuash, oh, i mjeri unė,

si pėr kėtė Ditė s'kam bėrė asnjė punė!



Zgjohu para se tė thuhet: mbaroi gjithēka,

nė Gjyqin e Zotit hile, jo, nuk ka!



Zgjohu dhe fillo njė faqe tė re, tė dlirė,

Krijuesi ėshtė i madh, tė dhuron mėshirė!




Adhuro All-llahun, tė arrish shpėtimin,

Ai ėshtė i Vetmi qė meriton adhurimin!



Jeto me Islamin si rob i bekuar,

motivi i vetėm jetėn me kaluar!



Jeto me besim, me Fenė, me Profetin

dhe Krijues i Urtė tė dhuron Xhennetin!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Behauddin Gashi   18/11/2009, 18:11

Vella

"Mendo per cka te thashe dhe hapi syte

mos harro se si kjo prove nuk ka te dyte



na eshte dhene kjo jete vec njehere

pra mos pendohemi kur ska me vlere"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Behauddin Gashi   Today at 13:28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Behauddin Gashi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: