Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Aziz Mustafa

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Aziz Mustafa   14/11/2009, 17:19

MĖSO TĖ THUASH JO


(poezi 1999-2004)


SHTĖPIA BOTUESE
ROZAFA
Prishtinė
2004



autoportret futuristik


Nėse unė Aziz Mustafa e mashtroj vdekjen deri nė vitin 2062
pas Krishtit torta ime e ditėlindjes nuk do tė mund
ti zėj 95 qirinjtė Nė retrospektivė do tė mendoj se si nuk
paskam pasur kohė tė vdes Kėrrusur do tė jem nga ecja vertikale sytė 95% tė
demtuar me ca syze sa fundi
i shishes sė “Coca-Cola”-s Veshėt me njė aparat auditiv digital
Do tė urinoj nėpėr njė kateter silikoni Folley 20 mm Nuk i paramendoj
gjėrat ireale a do tė jenė ende ireale
Do kem veshur blue jeans tė shekullit njėzet
Do tė lexoj poezi nė orė letrare nėse nuk do tė ma kenė
hequr laringun e zemrėn do ta mbajė gjallė me karditonikė
nėse nuk do tė ketė mė dashuri Do tė shkruaj ende poezi apo
njė prototip tė saj pėr lulet e akuariumeve dhe pėr fluturimin
Do tė shkruaj pėr fėmijėt qė plaken nė moshėn 20 vjeqare
dhe pėr delet kibernetike dhe klonimin nė lagjen e poshtme
dhe armėn gjenetike nė vend tė fushave tė minuara nė luftrat
mes popujve tė vegjėl nė njė qoshe tė gadishullit qė dikur quhej mė njė emėr tė quditshėm Ballkan


Dijarti im do ti ketė atėherė 63 vjet i vdekur dhe nuk do tė plaket si unė dhe
mėma e tij e mirė Do tė filloj tė pi duhan sepse do gjendet bari pėr kancerin
mushkėror me qeliza tė vogla Do tė kem kaluar njė luftė njė meningjit viral dhe
kushedi sa labirinte sallash operacioni Tėrė arna do tė jem pos shpirtit Ende nuk
do ta kem shkruar traktatin pėr amshimin Deri atėherė nuk e di a do tė mė duhen
testiset Ndoshta do tė jem klonuar pėr hatėr tė njė gjeni tė lashtė arian Kohės do
t`ia nxjerrin gjuhėn Nuk e di a do ta kemi kapėrcyer vetvehten Nuk di a do tė ketė
kuptim gruaja gota dhe gjithēka qė fillon me germėn “g” duke mos futur kėtu
gomarėt Ne do tė vazhdojme tė bėjmė dashuri tė zjarrtė nė internet me vetminė
tonė tė thellė Fėmijėt nė kushedi ēfarė valėsh do tė na thėrrasin Nga cili planet
vallė do tė eksplorojnė tė kaluarėn e botės Nuk e di a do tė jam ky qė jam sot
Nuk do tė jem ndoshta fare njeri
Do tė jem poezi






(kjo poezi ka ndarė vendin e dytė nė konkursin e gazetės “Koha ditore” pėr vitin 2000)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Aziz Mustafa   14/11/2009, 17:20

LIBERTE

dhe sa pa lidhje: kam filluar tė shkruaj vargje
qė vetėm ti mund ti lexosh mes rreshtave
qė vetėn ti ua din kumtin sekret E ti vazhdo
tė tė mos pėlqejnė edhe mė poezitė e mia Vazhdo
tė mė dėrgosh sinjale misterioze me gurgullima
hormonesh tė shfrenuara Qė vetėm unė ua di
formulėn e fshehtė dhe aromėn e trėndafiltė o trėndafil
provo tė dalėsh nga lėkura dhe shiko sa mirė ėshtė
ėshtė mė mirė se liria mė mirė se orgazmi
edhe mė tej vazhdo tė mbushėsh zbrastėsirėn time
tė mjerė mė qenjėn tėnde tė qeshur dhe me epshin
tėnd tė shfrenuar Bėrtit dhe ēmendu mbėrthyer
nė kryq nė njė hapėsirė pa lidhje me ca zogj qė nuk dijnė
tė fluturojnė dhe ca lule qė fekondohen nė heshtje
po vazhdoj edhe mė ta dėgjoj rekuiemin tim dhe ta bartė
vdekjen mė afėr se kėmishėn pėr tė ēmendur
Si tė mė zgjidhė tani dikush kur vetė i kam lidhur
duart sytė Vetėm shpirti mė ka mbetur
i lirė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Aziz Mustafa   14/11/2009, 17:20

POETĖT VDESIN TĖ PAKUPTUAR


punė e madhe po e morėn vesh tė gjithė Unė duhet tė shkruaj vargje ose tė
masturboj kur nuk tė kam ty Apo mė duhet ta fus kokėn nėn jastėk nė shpellė
kristalesh tė qaj me dėnesė qė nuk kthej sendet tė ndodhin edhe njė herė krejt
prej fillimit Apo mė duhet ti bie murit me kokė pėr tė mos harruar si shijon
dhembja
dhe dashuria
dhe liria
dhe epshi
dhe ti
dhe trėndafilat qė nuk janė askund E di se asgjė nuk po them me kėto dhe se
askush nuk i kupton kėto pos teje por kėshtu nuk janė kuptuar
as profetėt
as tė ēmendurit
as poetėt
as tė agraisurit
as memecėt
por punė e madhe Nė djall
rima rregulla vargėzimi metrik
mė duhet ta nxijė kėtė fletė mė duhet
ta pėrballoj kėtė natė ta mbush me ankthin se
ti je me dikend tjetėr dhe krejt kjo pėr botėn
ėshtė normale Mė duhet tė mbushė kėtė bardhėsi
tė papėrballueshme prej letre me mendime tė papalosura shpėrndarė
si fije shkrepse derdhur nė dysheme
Vetėm ti mė fal tė lutem E di se do ti lexosh
dhe do tė njomėsh fletėt me lotėt tu





(kjo poezi ka fituar vendin e parė nė konkursin letrar tė
manifestimit „Flaka e Janarit 2002“)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Aziz Mustafa   14/11/2009, 17:20

SHPELLA

Kokėn tė ma presin nuk di nė ishim nė shpellė
apo nė bark tė nėnės Nė librat e shenjtė tė pluhurosur shkruan se ne jemi
krijuar nga njė pikė uji qė sfidonte gravitetin nė njė kristal aragoniti nė
Kosovė Kėtu e tetėdhjetėmilion vjet jemi puthur sė pari atėherė kur nuk
ekzistonin as puthje as dinosaurė as pika gjaku Vetėm dielli ishte nė zenit si
sot dhe pezull mbi ajrin tim mė mbushje qenjėn time e unė tė mbarsja me shi
Ende nuk ishin zbuluar thikat kafkanat dhe buzėqeshjet e shtirura As edhe
njė akord tjetėr nuk tingėllon kėshtu nė njė kristal tė blerė me para tė
huazuara punė e madhe pse moralin e kishin marrė me vete bashkėshortėt
besnikė dhe laviret Unė dhe ti ishim ėmbėlsisht tė ēmendur shtrėngonim
duart njėqindepesėdhjetėmijė vjet para Romeos dhe Xhulietės pėr vetėm
pesė cm largėsi Pallavra shpjegimet e spelologėve Unė zemrėn tėnde e gjeja
me mija km larg dhe kthjellohesha nga aura Pastaj tė falja aragonitin tim
tė vetėm nė shpellėn ku askush nuk dinte gjė pėr valėt telurike
aty ku askush nuk dinte se nuk kishte forcė mė tė madhe se dashuria
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Aziz Mustafa   14/11/2009, 17:20

NĖ BOTĖN E KRISTALEVE

me georg traklin e shkretė
hymė nė botėn e kristaleve
nė njė labirint krizantemash
kinezisht dikush na bėnte magji
ishte viti i dragoit dhe bollat
po ndėrzeheshin nė toalete
tė argjenta zonjat plaka
nė ēanta bartnin shterpėsinė
e ti arabella mė rrinje mbi kokė
si njė re me shi e mbarsur
mė hudhje nė kokė pluhur
kozmik a rėrė tė verdhė
stalaktite tė dheut tė Kosovės
(ke tė drejtė qė nuk ma pėlqen poezinė
ėshtė plot tym mjegull dhe ėshtė terse)
mė rrinje mbi kokė dhe shikoje
thikėn e re qė bleva dje pėr tė
provuar edhe vetėvrasjen
kur tė mė teprojė vetja
kur nuk do tė mund mė tė dashuroj
fjalėt tua tė purpurta
georg trakl pin kafe me kipcin tim
nė njė botė kristalesh tė huaja
ėndėrrojmė dashuri me ėngjuj tė
ēmendur dhe ejakulojmė kristale
nė blue jeans tė shkryer



(kjo poezi ka fituar vendin e tretė nė konkursin letrar tė manifestimit tradicional „Flaka e janarit 2001“, Gjilan)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Aziz Mustafa   14/11/2009, 17:21

AJO ĖSHTĖ E IMJA

Ajo ėshtė e imja vetėm e imja
Ashtu e vogėl e zbehtė dhe e brishtė
Ėshtė e imja kur i dridhet flegra e majtė e hundės
E askush nuk e vėrėn kėtė as nėna qė e ka lindė
Kurdoherė ėshtė e imja edhe kur nuk e kam
Kur lėmon nėnbarkun edhe kur aborton e pėrgjakur
Njerėz tė verbėr si nuk shihni nėnshkrimin e saj
Nė ballin tim tė rrudhur dhe shkėlqimin e syve tė saj
Dhe dhembjen e pėrbashkėt aq tė ėmbėl
Ajo ėshtė e imja dhe ėshtė hyjnore si dashuria e saj
Vetė perėndia ma dėrgoi dhuratė
Nė ditėlindjen-ditėvdekjen e hazreti Isės
Isha i ri dhe i pamėsuar
Deshta ta hudhja si njė margaritar
Tė mbėshtjellė me njė gazetė tė vjetėr

Prandaj jam sėmurė nga moralitisi
Nga ēmenduria jam agraisur nė ēmendinėn time tė fildishtė
Dhe mė dėgjoni si qirrem me tėrė gurmazin:
Ajo ėshtė e imja ajo ėshtė e imja
Edhe kur duhet me Gabimin e saj tė parė dhe tė vetėm
Edhe kur ledhaton frytet e z.Gabimit
Ėshtė e imja kur tė fshehtėn tonė e mban nė gji
dhe mbėshtjell dhembjen dhe tė vėrtetėn me tė qeshurėn e saj
O ajo ėshtė Virgjėresha o tė verbėr
Qė do tė lind njė fėmijė tė quajtur Dashuri
Pa racė pa komb pa moshė ligj moral gjini
Do tė lind njė Gjeni qė tė shpėtojė botėn
Nga urrejtja
Ajo ėshtė e imja
Njė gjeni
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Aziz Mustafa   14/11/2009, 17:21

MĖSO TĖ THUASH JO

Mėso tė thuash jo
Kur tė shkulin mollėt me rrėnjė
Plehrat kur ti zbrazin nė kokė
Dhe qenefet e botės para derės
Mėso tė thuash jo
Tė bėrtasėsh tė rrahėsh me grusht tavolinėn
Kur tė vjellin zorrėt nė sofėr
Qentė kur shkėrdhehen me ceremoni
Dhe kudrat kur ndėrsehen dhe macat
Kur pėrmjerrin dhe pėrjargen
Jo thuaj o burrė i botės
Kur tė zbrazin rafale automatiku
Mbi viktima tė pafajshme
Tė vetmin faj e kanė se kaluan atypari
Kur njė vrasėsi tė paguar
Ua qua ta zbrazė
Mėso tė thuash jo
Kur barazojnė xhelatin dhe viktimėn
Kur tė robėrojnė prapė nė emėr tė bashkėjetesės
Dhe ndarjeve tė reja sfera interesi
Kur flamurin ta quajnė leckė
E gjuhėn tė paqenė dhe racėn

Kur tė thonė se ke pikur nga qielli
Mėso tė thuash jo
Kur ti pshurrin vargjet dhe hymnin
Kur ti shkėrdhejnė muzat dhe
Lirinė atdheun
Virgjėrinė e artit ta ndyjnė
Jo jo jo bėrtit si i ēmendur nuk ėshtė turp
Shkumo rrah grusht nė parlament tavernė nevojtore
Kur tė thonė se nuk ke kurriz
Kur tė thonė se nuk ke dashuri
Nuk ke **** kur tė thonė
Mėso tė thush jo tė pėshtysh tė kafshosh me dhėmbė
Kur tė shtyjnė tė abortosh zhvirgjėrohesh kurvnosh
Mėso tė vdesėsh duke thėnė jo
Sall pėr hatėr tė luleve fluturave yjeve
Jo tė fortė tė thuash si kėshtjellė

Nėse don tė jesh NJERI
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Aziz Mustafa   14/11/2009, 17:22

VARGJET

Vėrtet, si mund shkruash vargje
Kur nuk tė dhemb askund
Kur gjithēka e ke nė pjatė
Edhe tė vjellurat nga darka e pėshtirė
E qenėve tė zgjebosur
Si mund tė shkruash pėr vithe laviresh
Dhe netė tė trenta pas shiut
Mija kilometra nga guri yt i varrit
Dhe nga luleborat e therrės tėnde
Si mund tė shkruash kur as ėndėrr
Nuk tė vijnė tė vdekurit
Tė prerėt nė fyt si qengja
Dhe zėrat e tė djegurve
Qe 4 vjet udhėtojnė nė tunelet
E kohės drejt infinitit
Nėse ekziston diēka e tillė
Vėrtet, si mund tė shkruash vargje




Strasbourg, 18.maj 2003
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Aziz Mustafa   14/11/2009, 17:22

KTHIMI NĖ MOTIV TĖ LAGUR

Pse e dashur po mė kthen prapė
Nė atė motiv tė lagur e mė bėn
Tė tė ofroj cilin tė duash nga tre ballkonat
E banesės sonė nė katin e tetė
Apo pushkėn qė nuk ia kemi dorėzuar
KFOR-it edhepse ka gjashtė ditė
Qė ka kaluar 19 shtatori 1999
Tė mjaftojnė pėr njė vrasje tė pėrkryer
Nėse nuk e di pėrgjegjen nė pyetjen e sfingės:
“ku ėshtė dallimi mes bushtrės dhe lavires?”
Pse e dashur kthehesh si pulė e lagur
Nga nėntoka ballkanase
Pas koitusit me gorillat psikopatologjikė
Tė ēmendinės postranzicionale
Kėrkon tė futesh mes nesh
Tė na ofrosh pak buzėt dhe tė na tregosh
Se bota mbaron mes kėmbėve tua
Kot e ke e dashur se nuk ka mes pėr ne
Dashurojmė ose urrejmė marrėzisht
Pastaj ngrejmė kėmbėt mbi tavolinė
Pijmė birra dhe pshurremi tėrė natėn e lume
Eventualisht bėjmė dashuri tė dehur
(edhe AIDS-i nuk ėshtė mė ai qė ishte dikur)
A tė mjaftojnė kėto pėr tė treguar
Se ne gjithēka e kemi tė paktė pos shpirtit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Aziz Mustafa   14/11/2009, 17:22

VETMIA

Kur tė gjithė mė braktisin
Edhe miqtė edhe laviret e mia elektronike
Kur unė ikė nga tė gjithė
Edhe nga dashuria
Kur tė gjithė patjetėr shkojnė dikund
Tė shėtisin tė lėvrojnė tė tredhin
Pėrjargen shkėrdhehen
Ti vjen e zbehtė si dritė qiriu
E heshtur mė puthė qerpikėt e skuqur
Dhe bebėzat e lodhura
Vetmi
Tė dorėzohem si qengj
Tė lė tė mė marrėsh nė gji
Dhe kėnaqem me praninė tėnde drithėruese
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Aziz Mustafa   14/11/2009, 17:22

VETĖM DESHA TĖ TĖ THEM

vetėm desha tė tė them
se ngado qė vete jam palca jote
tė futem nėpėr vrima tė hundės
ajėr nuk jam e mushkėritė ti mbush
me etėr tė ngrohtė dehės jam vetė
muzika qė luan ai qė ndoshta quhet
perėndi ose ndryshe thėnė krejt kjo nuk ka
lidhje kur nesėr udhėtojmė nėpėr akull
epshi dhe gjumi luftojnė me moralin dhe
pastaj shkojmė nė njė birucė tė praruar me fije ari
kėrkojmė nė grumbull plehu shikojmė mos po gjejmė
njė gur tė ēmuar t“ua hudhim zogjėve tė uritur
pleh ėshtė edhe ky mllefi im kur ka nga ata
qė nevojtore quajnė orėn letrare e muzat i dhunojnė
qosheve tė ndyta tė qyteteve ku bota na shikon
si njė arenė cirku ne jemi lepuj apo vetėm numra
minjėt eksperimental nuk po i pėrmend
vetė homeri i ka pėrmendur nė iliadė
nuk jam i krisur pasha ēmendinėn e Shtimjes pasha
eshtrat e atij qė kishte thėnė se nė kėtė botė nuk ka vend
pėr tė gjithė ne bashkė tė ēmendur dhe tė menqur
e pasha bukė e kripė nuk ka ndonjė kufi nė mes...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Aziz Mustafa   14/11/2009, 17:23

TRIDHJETĖETRE
1.
ja pra bacė dymijėshi yt
dhe ditėlindja e fundit e krishtit
kush e di sa luftėra do tė kish fituar deri tash cezari
kushedi sa kurora dafinash do iu ishin tharė nė kokė
por aq mė bėn jam edhe shtatė vjet
larg nga vetėvrasja e xhek londonit dhe ende
mendoj se ėshtė pa lidhje tė kesh njė gjen tė tillė
tridhjetėetre shkruhet me arabeska ari nė njė
fletė tė shenjtė tė pluhurosur unė asgjė nuk bėj
vetėm rregulloj pozėn dhe shoh blicin tė shkreptijė
veshė njė kėmishė tė hekurosur nga njė zonjė e fisme
dhe nisem tė kėrkoj doruntinėn time anemike droguar
diku nė njė faqe interneti nė njė fushė tė minuar me kurthe

2.
tė dua fatime agaj njėjtė si para njėmbėdhjetė vitesh si nė ditėn kur tė pata prekė flokun pėr tė parėn herė
tė dua fatime agaj si atėherė kur maleve tė kosovės bartnim nė shpinė kryqin dhe fshiheshim nga ekzekutimi i sigurtė
e tash pas pesėmbėdhjetė muajsh shkruaj lirikė urbane
pa lule ballkonesh shkruaj pėr kėnaqėsinė e fluturimeve tė zogjėve dhe ejakulimet e fluturave fshehem nė njė nick-name dhe shkruaj metaforė erotike pėr ti ikur dėnimit me vdekje tė dashurisė sė ndaluar qė rritet nė therra skaj rrugės pėr askund

3.
tridhjetėetre ėshtė emri im dhe deklaroj se i dua dhe i mbroj tė gjithė fėmijtė e botės janė ėngjuj dhe tė paprekshėm
ngre zėrin kundėr pedofilisė dhe i shpallė luftė deri nė pikėn e fundit tė gjakut luftoj me tė gjitha mjetet dhe nuk kam aspak mėshirė pėr ta do ti kisha pjekur tė gjallė nė hell tė gjithė ata derra e bij bushtra tė prapa nė kazan me peshkve i kisha zier mirė tė marrin tmerr nga vaji i fėmijės tė tmerrohen dhe tu qorrohen sytė nga bukuria e buzėqeshjes fėmijrore dhe forca e dashurisė prindore dhe e bukuria dhe arti dhe nga rritja e barit pas shiut
ngre zėrin dhe kėlthasė kundėr monstrumėve qė shesin foshnje tė bilurta pėr organe transplantimi o zot si duron ku je fshehur kėshtu e nuk gjėmon tridhjetėetreshi rrėshqet prajshėm nėpėr mjegull dhjetori tė dua botė edhepse je shumė shumė e mbrapshtė je thjeshtė njė
kurvė e poshtėr por tė dua sepse ende nuk di tė urrej...

Dhjetor 2000, Austri




(kjo poezi ka ndarė vendin e dytė nė konkursin letrar tė manifestimit tradicional “Flaka e janarit, 2001”, Gjilan)
©Aziz Mustafa
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Aziz Mustafa   Today at 02:49

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Aziz Mustafa
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: