Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Arshi Pipa

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Arshi Pipa   13/11/2009, 16:18

KOSOVES


Vllazen shqiptare, Kosova s asht e jona.
Kush me e permende guzon ai ban trathti!
O kob qi s do t'harrohet kurr tevona!
Kosova e ngrate dergjet e vdes n'robni.

Prej bastardhesh trathtue qi i zhgulen zemren
e n'pre ua hodhen klyshve qi Moskova
Per gjak ndersen, me parzem shkele nen themren
mizore sllave po jep shpirt Kosova.

Deri kur, vllezen, do ta ndiejme na veten
fajtore pse vendin ku SHqipnija leu (1)
guxojme ta duem, tue pasun frige fatshkreten
Kosoven tone ta quejme gjymtyre atdheu?

O toke e bukur ku fjala burrneshe
ilire ushton qysh me mjegull gojdhane!
gjoks i Shqipnis, ku e ndryme si luaneshe
nder hekura gjemon zemra Dardane.

A mundet ajo, vall, me u-zhgulun dejsh
pa ba kufome llogoren e krahnorin?
Lumnin tande, Kosove, at'here ta rrfejsh
kur gjak i lire t'vadise hullin e plorit.

Sot tjeterkush ta gzon frytin e punes,
mbi token tande, kosovar, je skllav!
Qi t'la mbi vetulla kamxhiku sllav!

Qofte e mallkueme fara qi aty hidhet
me djerse e njomun pleqsh, me lote kerthijsh!
Buken e turpit e t'poshtnimit t'idhet,
o vend martyr, der kur ta kaperdijsh?

Qenka pra faj me lype te drejten tande?
Doren per lmoshe duhet me i shtri kusarit?
O gjuhe, ti bamu rrfe e tmerrin trande!
Do t'vije, do vije nji dite ora e shqiptarit!

Mbas nesh tjere kane me ardhe. S fiket Shqipnija
pse disa qinda nesh rrzohen nen plumbin.
Se per cdeo dhjete prej nesh qi amshon lirija
dhjete mije do t'lindin e dhjete mije do t'humbin!

Do t'humbin shqim ata qi sot na shtypen!
Kulshedra e re me lakminat e vjetra
at'here do t'shembet kur ta shofim shqypen
prej majesh tu'e sulmue me sqeq e kthetra.

Andej na priret shpirti i forte me hove
t'dalldisuna ngadhnjimi, ushton jehona:
O vllezen, nalt ju ballin! prej Kosove
Der n'Cameri Shqipnija asht e jona.





NISJE


Lamsh na perlane --cka mundem me rrembye
prej teshash vrik --e na stivuen si thase
nder kamjona, me shqelma tue na rrase;
prangat nder duer, per s'mbrapshti, ashtu mberthye

sa mishi u-nxi mbas pake e u-fry me plase;
mandej per kame e gjoks litarin nye
tri heresh na e pershuen, tue u-derkrye
ma keq mbi ke u-angue a desh t'u flase.

E mbasi kryen, rrethuen nenkolonelin
qi gjithe at kohe kish ndenjun tue soditun
fetyrat tona t'ajtuna, t'gerdheshna

nen klithmat e paza... Ishin djersitun
e fshiheshin me nge. E mbante belin
njeni tue qeshe me llanet e perveshna.





ELEGJIJA VELLAZNORE


Ma thonte zemra e ngrata
se jeta t'kishte lane,
edhepse miqt e shoket
nuk dojshin me ma thane.
Der sa mbi krye mandata
kur se pritsha me ra (1),
dhe mora vesh cka n'anderr
prej kohe m'ishte gja.

E pau epileptiku (2)
qi s njifte mue as tye.
Po kapercejshim lumin
kur befas ura u-thye...
Un rashe... m'u-turr vertikut...
humba! uluroi nji za...
Ti u-hodhe, m'kape, m'qite...
por vete nuk dole ma!

Ti vuejtje, ti rreziqe
durove simbas stines,
nga ishulli i Ventottenes (3)
nder telat e Prishtines (4).
E pse perbuze vdiqe
terrorin bolshevik,
gjithmone anmik i shtypjes,
e bir i atdheut, besnik.

Sot qi nga dita e mortit
ka rrjedhe ma se nji mot
tue ta nderue kujtimin,
o vlla, nuk derdhi lot.
Pse per vdekjen e t'fortit
i forte duhet me u-bame.
As permendi fajtoret:
nuk kam ma cka me u name.

Kur ndolta nga mizori
po pergatitet ura,
per mue ket ehre, e kanga
e mbrame asht kjo qi thura,
me gjakun tand deshmori
vulosi sot nji be:
perbuzi komunizmin
e truhemper atdhe.




SHENIME (shenimet jane te autorit)

Kjo elegji u shkruejt ne Nanduer 1948, pak para se te nxirresha ne gjyq per heren e dyte. --Ky gjyq u ba ne prokurori te Durresit me dyer te mylluna dhe zgjati gjithsejt 15 minuta. Vendimi i gjyqit u-dha mbrende ne burgun e Durresit.

1) Im vella, Muzafer Pipa, avokat, qe arrestue ne Shtatuer 1946, dhe mbasi u-torturue der ne vdekje, u-nxuer dhe u-vra me nji batere automatiku ne Degen e Sigurimit te Shkodres, kinse kishte dashte t'ikte. Vrasjen e tij, te cilin ma kishin mbajte te mshehte, e mora vesh vetem gjate procesit te dyte ne Prokurorin e Durresit.

2) Andrren e pau nji i burgosun, kosovari Azir Sula, ne kohen e vrasjes.

3) 4) Im vella pat qene burgose nga auktoritetet fashiste italjane n'ishullin Ventottene, afer Gaeta-s, me 1940, dhe ma vone internue ne kampin nazist te Prishtines, me 1944.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Arshi Pipa   13/11/2009, 16:18

Dita, te falenderoj per poezite e Arshi Pipes qe ke sjelle ne forum..
Me pelqejne te gjitha poezite e tij .
Ja dhe nja dy poezi qe mua me pelqejne shum..

LAMTUMIRE

Mos loto, qi n'kujtese
Te ruej pa turbullue
Kqyrjen tande plot shprese
Magdalene pikellue!

Mos qaj fisnike, zija
kur vetn nuk e shaplle.
Ashtu nga dashunija
Ti vdiqe pa u ngjalle.

E zymte dita e motit
Nuk dij a kem me u pa
N'se jo, ti lutju Zotit
Sa mire na jemi nda


TINGELLIM I KEPUTUR

Sonte kujtimi n'arratit e tija
Tue u vjedhun prej t'errtave llogore
Ndeshi ne anderr ate qe e thirrun prore
Duket vec rralle per trishtimet e mija.

Ishte si te qe stina e pare rinore
kur ja stoliste ballin pafajnia
E m'thonte:"Cka se vdiqa shpejt?
Lumnija nuk qe per mue
E lashe nje permendore!

Jo krejt u-bora ku m'u sos menxyra
Si fryme une endem (a se ndien) rreth teje
Ti prij aty ku te urdheron detyra,
te mproj nga cdo rrezik permes beteje
I qeshen syte i ndriti hir fytyra...
O moter, vorri yt asht mbrenda meje!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Arshi Pipa   13/11/2009, 16:19

NDIJE AMTARE

Kur gjendeshe tek e arta vera jote
Me vjen ndermend, o nane
T'ulesha prane kur mershe me qendisun
Ti zgjidhsha nga shamija bishtalecat
me duert e vocrra lehte me ti lemue.

Por sot ma e bukur ti je,o e mira ti per mue
Sot kur t'argjendta fijet e rrallume
kane tjeter pah mbi kryet e dashun tandin
Ku rrudhat kane spikate
Te balli i zbehte, nder faqet e gropueme.

Nje shenjtneshe e bjerrun n'adhurate
Hyjnore e dlirun fajesh
E lame n'ujnat prore
Prej syve t'irun nga lotimi i gjate,
nuk ka nje tjeter pamje.

E shpesh kur shpirti kalon n'andrrime
Vjen e me rrin ti prane
Me kqyre mallshem e fshan dicka tue belbezue
me buze qe dridhen
Per mue ti lutesh Ambe!

Fjalet e urates rrjedhin brenda meje
por dhimbshem tek kujtesa,
kur vehem e mendoj,
Se gurra e lotit
kam qene e jam per tye.

E sa ke mbyte
te zemra e gjane idhnime
Zymtine e varferise, fymjet anmike
Vorret qi mbesin gjalle
pritjet plot shprese, e t'ikunat premtime.

Athere nje dridhje e ngrohte
Miradije dashunore
ma merr zemren e mbushur plot prej teje
nje mall i humbun
qysh me fene e hershme

Gjini me at qe i ndriti Prometheut
robnin e gjate kreshnike
E sot ma ndrite mue nje shkendije e zbehte
E asaj flake jetike
Naten e shpelles per lumni t'atdheut.

E n'i sherbeva atij tue e lane ashtu mbas dore
zyren birnore qe detyre e kisha
Vec ma per ty m'asht rritun dashunija
e shkrime bashke te tjetra
ku gjindet e perfshime

E i fale asaj
Frymen e bute njerezore
dhimsunin e nje nane
Afshin e zemres se saj
nder futa te nxime.

E kur mendoj atdheun ti m'del perpara
Ashtu kuptoj si shpirti derdhet tek njerezimi
E siper tij gufon m'nje treve eprore
Ku nane e atdhe e tjeter mase njerezore
Vec shtigje jane me gjete
Prajen e mbrame n'dashuni hyjonre
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Arshi Pipa   13/11/2009, 16:19

Mister,pikerisht nga "Libri i burgut" jane shkeputur dhe poezite se bashku me shenimet per to.

Legjenda e Drenices

Uluron murrani i cmendun
Fshan si bishe me zhgjeten n'bri
Davaritet mjegulla e dendun
Mbi katundin shkrumb e hi

E mbi buzen e nje rremuje
Duket tash nje kulle menjane
Nje djalosh permas dritares
Rrin mendueshem e nuk bzan

Asht per rruge ne arme shtrengue
bomba dore me gjerdane
"Loke s'mundem me mungue
Lamtumire kam ardh me t'thane"

Qan e ama e duert i mbeten
Tu'i perdredh n'idhnime fshan:
"Dy qi pata shkuen e mbeten...
Bir o bir ku do me m'lane?"

Mbushe si ke ti pesembedhetat
Kush at gja s'ta ven ty barre
Nane do shkoj me u ba me cetat
Gjakun vllazneve me u a marre!

Kane me t'vra si tu vllezen
si tet ate i pushkatue
ku na len ah mu fatzezen
tande moter fatshkretue?

Lene nane, ma keq me mbylle
ktu me e gjet si berr e presin
Shqe vec jane, me hyll pa hyll
Qymen kan nderru jo vesin.

Lene t'shkoje, e mbare ju dhashte
Kthefte me nder, por n'qofte o vlla....
perendija mos e dhashte
Gjakun vete kam per ta la.

Fishkullon murrani rrmores
me frullize tue uturi
hyn nder hekrat e dritores
nalt tek kulla shkrumb e hi.

Shenim: Ne Drenice te Kosoves nje krahine me popullsi thjeshte shqiptare mes Mitrovices dhe Pejes, plasi me 1945 kryengritja kunder ushtrise jugosllave, e shkaktume nga mizorite e serbo-malazezve kunder shqiptareve vendas. Kryengritja mori perpjestime te medha me rebelimin e njesive shqiptare t'ushtris jugosllave. Ajo u shuejt me ne fund, por mizorija e pashembullt e tregueme ne ket rast prej ushtrise jugosllave nuk do te shuhet ne kujtesen e shqiptareve.

Shenimi eshte i autorit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Arshi Pipa   13/11/2009, 16:20

Kanga martyre
Arshi Pipa
nga “Libri i Burgut”


Prej qelave nder pranga
ku presim pushkatimin,
o bij t’atdheut ku t’jeni
ju lame na trashigimin.
Prej nesh ju merrni zemer:
s’na trembet syni ne,
s’na dhimben t’rit as jeta
kur vdesim per atdhe.

Luftuem per idealet
e thjeshta kombetare.
Na rame, por mbasi mbollem
virtytin e nje fare
qe jep nder ju filiza
me gjak e bame plle.
Shqiponja e perterime
me vdekjen tone ka le.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Arshi Pipa   13/11/2009, 16:20

Shenim: Gjate vjetit 1947 te burgosunit e Durresit punuen ne ndertimin e rruges afer bregdetit, quejtun sot <<Dalip Tabaku>>. Jo fort rruges gjindej asokohe lyceu, para te cilit te burgosunit punuen disa dite. Nder ta kishte shume studente te lyceut. Te burgosunit kenduen disa here, kur kalojshin rrugeve te qytetit, kange kombtare. Auktoritet e burgut nderhyne me force tue perdore kercnime, medje ndeshkime, per me ndalue kanget kombtare. Njena syresh, ajo qi kendohej me shpesh, ishte kanga e Gramenos me <<refrain-in>>:

“Se mjaft ne roberi,
e mjera Shqiperi!
O djem, rrembeni pushket!
Ja vdekje ja liri!”


Te shkolla
Arshi Pipa
nga “Libri i Burgut”


Te shkolla qi dikur
pat qene e jona
na prune me bartun gure,
me shty vagona

Por lejshin shoket klaset,
vijshin na shifshin,
na kqyrshin zemerplaset,
e nuk na njifshin!

Pse ata qi ne na ndan
me mure e tela,
<<’T’u rrini larg! –u thane—
Jane kriminela!>>

Por kur filluem nga kanget
tona kombtare,
qi bashke kenduem qe n’banget
nder abetare,

ju pame, o shoke, si u-mrrolet,
si u-ngasheryet,
dhe thirrjes sone i folet
tue hovun kryet

Kendojshim na, nji roje
dhambet kerciste:
<<Ende villni per goje
kangat fashiste?

Ju, qena reaksjonare!
ju, kriminela!
Ju duhet me ju vare
neper cengela!>>

E ju qi kto i ndigjojshit
pa mundu me bza,
kah qielli syt i cojshit:
Deri kur ma?

Por mos u-deshperoni
per ne, ju, shoke.
Se hekri i ktij vargoni,
qi keq na rroke,

Kur len te mishi danga
ka lane stigmate.
Cka sot na shifni pranga
neser asht shpate.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Arshi Pipa   13/11/2009, 16:20

Arshi Pipa

Hyrje
Ka lindur nė Shkodėr mė 1920. Pasi kreu mėsimet e mesme nė liceun e vendlindjes, ai studioi pėr filozofi nė Universitetin e Firences (Itali). Prej vitit 1941-1946 dha mėsim nė shkolla tė mesme tė Tiranės e Durrėsit. Nė prill tė vitit 1946 u burgos nga regjimi komunist pėr idetė e tij patriotike e demokratike. Pėr dhjetė vjet (1946-1956) ai vuajti nė burgjet dhe kampet e shfarrosjes (Durrės, Vloēisht, Korēė, Tiranė, Burrel etj.), ku shkroi librin me poezi "Libri i Burgut", qė ėshtė vepra poetike mė e mirė e poetit. Pasi del nga burgu, arratiset mė 1958 dhe vendoset pėrfundimisht nė SH.B.A. Gjatė kėsaj periudhe, pas peripecish e vuajtjesh, arriti tė japė leksione nė universitetet mė tė dėgjuara tė Sh.B.A. (Kolumbi, Kaliforni, Minesota etj.).
Shkrimet e tij tė boruara nė shqip, anglisht, frėngjisht dhe italisht ndahen nė: 1) poezi, 2) estetikė e filozofi dhe 3) kritikė letrare. Nė poezi janė vėllimet shqip: "Lundėrtarė", "Libri i Burgut", "Rusha" dhe "Meridiana", me pėrjashtim tė vėllimit tė parė, tė gjitha veprat e tjera janė botuar jashtė dhe pėr kėtė njihen ende pak nga lexuesi shqiptar. Pėrsa u pėrket studimeve dhe kritikės, pėrmendim vetėm disa nga ato qė kanė tė bėjnė me letėrsinė shqipe: "Tipologjia dhe periodizmi i letėrsisė shqiptare, "Fan Noli si njė nga figurat komėtare dhe ndėrkombėtare shqiptare", "Humanistėt italo-shqiptarė", "Bisedė pėrmbi Kadarenė", "Fenomeni Kadare" etj.



Kanali
I
Nga Korēa bumbullon. Currila shiu
Rrjedhin prej mushamas mbi krena e shtroje.
Pėshtillen, struken gjindja ndėr mbuloje:
nji lamsh ku qelben recka e mish njeriu.

Mbramje, Dikush pėrbri qet gjak pėr goje.
Kėndon lehtas matanė nji fmi arixhiu.
Ky grindet pėr pakė uj qi shoku i piu;
ai shan se i vodhėn bukėn. Hyn nji roje.

Shkopinj e shkelma. Britma. Fryn bilbili.
Pushim. E dergjet lodhja, pran secili,
e flen kush mundet pėr at natė me fjetė.

Si lazaret rėnkon e fshan baraka.
Nesėr tė gjithė i pret kanali, brraka,
veē atyre qi i pret nji vorr i shkretė.

------------------------------------------------------ Koment
Nė kėtė sonet mjedisi i pėrgjithshėm i barakės ku banojnė tė burgosurit. Detajet e zgjedhura nga poeti na ndihmojnė pėr tė pasur njė tablo tė qartė e tė gjallė tė kėtij kampi tė shfarosjes. "Ndėr baraka, shkruan poeti, rrojshin sė bashku ordinerė dhe politikė. Vjedhjet ishin tė shpeshta, tė bame prej ordinerėve, tė cilėt nxiteshin nga rojet qė tė vidhshin politikanėt. Po t'ankoheshe, ndėshkimin e kishe ti dhe jo vjedhėsi, mjaftonte qė ky tė mohonte fajin. Mentaliteti i rojeve ishte ky: Politikanėt janė pėrfaqėsues tė klasės kapitaliste-borgjeze, kurse ordinerėt janė "proletarė". Puna kishte mbėrrit deri n'at pikė sa njeriu tė flente me trastėn e bukės nėn kokė".


IX
Ditėn asht vallja, natėn sarabanda
Se rraskapitesh ditėn, natėn flen?
Nuk thom pėr morrin, qi pėr trup e gjen
(u msuem me tė) si miza dheu ndėr banda.

E zgjohesh trembshėm… Ndien a vesh t'rren?
Kėlthitje, t'ējerruna, rėnkime t'randa…
Torturohen tash shokėt te komanda,
e radha jote nesėr ka me qenė.

E ē'nuk na bajshin! Na rrihnin me tel;
lakuriq, e mandej n'ujna handraku
na zhyteshin, trupin plagė n'currila gjaku.

E na lidhnin me fill prej telefoni
Pėr shtylla aty pranė krahanuer e bel
Qė t'na pėshtynte nesrjet divizioni.

------------------------------------------------------ Koment
Natėn rojat torturonin me ndihmėn e disa tė burgosurve, tė cilėt morėn emrin "brigata e zezė". Tė burgosurit merreshin nga shtrati dhe dėrgoheshin nė komandė (ose nė njė vend tjetėr mbas telave, por edhe brenda telave) dhe aty torturoheshin mizorisht. Mbas torturės shpesh vinte veēimi. Disa herė veēimin e bėnin pėr tė dhėnė shembull brenda kampit.

XIII
N'infermierin e kampit, nji kasolle
Anash rrethue me hasėr, nalt me kashtė,
dergjen ndėr qelbėsina pesė a gjashtė;
njiqind, dyqind i ka gjithmonė okolle.

Pushim ankojnė. Por vjen rreshteri i vrazhdė
Dhe krisin hujt e ēizmet n'ato golla
Jetė s'pėrēundun ngelun veē gėzholle
E shpesh me shkelma i qet nga shtrati, jashtė.

E vdesin fatkėqijt aty te praku
Vdesin e hendeqeve ndėr baraka gjaku,
vdesin nėn shtrat ku mshehen pėr me vdekė.
Vdesin tue pritun bukėn, ndėr gjiriza
Tue ba nevojėn, vdesin posi miza,
dhe si coftina i kallin ndėr hendekė.

------------------------------------------------------ Koment
Pėr tė kuptuar mirė ferrin e kėsaj infermierie, vlen tė lexohet shėnimi i vetė poetit: "Infermieria e kampit ishte tepėr e pakėt pėr me pėrballue nevojat. Ndonjėherė, ndėr rasa mė tė randa, dhe mbi insistimin e mjekėve, disa tė burgosun u dėrguan nga infermieria nė spitalin e Korēės. Unė qeshė njeni prej tyre, "Rreshteri i vrazhdė" asht rreshteri Hito i burgut te Durrėsit, mė famėkeqi ndėr tė tjerėt. Njė tjetėr nga ata qė kryen tortura me zell tė madh asht polici Skėnder Xh, i burgut tė Korēės. Kam dėshmue vetė torturėn qė ky i ka ba njė tė riut korēar bash nė infermierin e kampit.

XXIV
Ajo na mbajti gjallė. Si luleferrė
Nga rrota e qerres shkelun rrafsh me tokėn,
por qi nuk shtrohet pėr me vdekė e kokėn
nesėrjet diellit plot uzdajė i pjerrė,

ashtun nėn rrotėn, qė pėr ne qė mokėn
me shpirt ndėr dhambė duruem na kėt skėterrė,
lirin e andrruem te nata e bame sterrė,
e zemrat tona pėr atė flamur rrokėn.

Se nuk dyshuem na kur qi shpejt a vonė
Nga tiranija e randė atdheu do t'shkundesh,
dhe si nji perlė e nxjerrun thellė prej fundesh

ma e bukur do t'shkėlqente besa jonė.
Vuej por qėndro! Marr zemėr te burrnija!
E vdis tue brohoritun: Rroftė Shqipnija!

------------------------------------------------------ Koment
Ideali i pamposhtur i lirisė kėtė herė, ashtu siē ka ndodhur mijėra herė nė histori, bėn edhe kėtė radhė mrekullinė e triumfit tė jetės mbi vdekjen, tė sė vėrtetės mbi gėnjeshtrėn, tė dritės mbi terrin. Ėshtė pikėrisht pėr kėtė, qė ky sonet i fundit, dallon kaq shumq nga gjithė tė tjerėt.

Nemesis (mallkim)
I
Ndėr gropa burgjesh shkrye pėr gur e baltė,
mbėrthye qelash ndėr pranga,
nga gjoksi i shtypun sungullon mā e naltė
kur del prej s'thelli kanga.
Na shajnė e na poshtnojnė, na plasin gjamėn:
anmiq t'adheut! Tradhtarė!
pse duem Shqipnin e plotė, pse urrejmė na namėn
e huej, pse jem, shqiptarė.
E ata qi e shitėn tue ja lidhun qerit
t'anmikut pėr trofe,
ata qi flamurin, heu, i'Iskanderit
e zhyen me tjetėr fč,
ata qi deri dje mbajshin kapistra,
teneqexhinj, shollarė,
gjysmakė, t'falimentuem, e sot ministra:
ata janė atdhetarė!
Na zhgulin thonjt me danė, ndėr plagėt krypė
na kėllasin, na e shtyjnė
n'gėrmaz me grushta, e uj kur bājmė me lypė
qeshin e na pėshtyjnė.
Na lagin dimnit qelat, elektrikun
na e venė ndėr veshė e n'gojė
e ndėr trupa… E qeshin tue fikun
cigaret n'sy pėr lojė.
Na vene jelekun sa me u thye kėrbishtnash,
na lanė me ditė e netė
varun pėr shpatullash mbi maje gishtash,
pa ngrėnė, pa pi, pa fjetė.
Mandej po ngelėm prapseprap na gjallė
me shkelma na mbarojnė,
na hjedhin prej dritores, e veē rrallė
me nji plumb na nderojnė.
Pa gur, pa shenj, ndėr gropa plehu hjedhun
si coftina na kallin,
ku grat e foshnjet tona s'vinė me rrjedhun
lotėt qė zbusin mallin.
Po e fortė asht zemra jonė, ma e fortė, o vllazėn,
se tortura qi e sosė.
E zjarrmi i anmikut veē mā keq na ndezėn
urrejtjen qi rroposė.
Heu e tmerrshme ajo ditė tri herė fatore
kur shokėt qi nuk ranė,
me shpirtin dalldisur pėr fitore,
do t'thrrasin gjakun tonė.
Dridhnju tiranė mbi frona e ju xhelatė
qi vegla u bāh' ni qorre.
E zezė asht nata, por s'ashtė veē njė natė.
Dielli i liris, ti shporre!
E n'se lypet durim e besė qi s'vdaret.
aq sa mė dhambė me bre
hekurin qė kryqzon dyert e dritaret,
qoftė ajo ligjė pėr né.
Nga gropa burgjesh me njeni-tjetrin rrokė
me besėn e dėshmorit,
nga shpirti i bamė thėngjill qyshkur, o shokė,
pa shfrim mbrenda kraharorit,
ushton kanga e kushtrimit. Then ēelikun,
shpartallon ledh e strehė,
dhe si shqiponja e flamurit vėrtikun
ndėr qiellna t'lira zhgrehė.
Pėrpėlitet Shqipnija nėn mizoren
thundėr si krymb n'handrak.
Heu, deri kur ma do puthim dorėn
qi syt na i plasi gjak?
Kushtrim, o male, o fusha! Qitni bén
ksaj zgjedhe fund me i dhanė!
Ta zhbijmė krajtėn qi na e bani atdhen
veē burg e kasaphanė.

------------------------------------------------------ Koment
Poema ėshtė shkruar nė burg prej vitit 1946-1948. Ėshtė njė nga krijimet mė tė fuqishme tė autorit nė poezi. Ajo pėrbėhet nga katėr pjesė dhe ėshtė njė stigmatizim i politikės antikombėtare dhe i egėrsisė sė diktaturės. Poeti del nga muret e burgut dhe lėshon njė mallėkim nė emėr tė popullit shqiptar kundėr atyre qė, siē thotė, e kthyen atdheun "veē burg e kasaphanė".




Elegjia Vllazėrore
Ma thonte zemra e ngrata
se jeta t'kishte lanė,
edhe pse miqt e shokėt
nuk dojshin me ma thanė.
Der sa mbi krye mandata,
kur s'e pritsha mė ra,
dhe mora vesh ēka nė andėrr
prej kohe m'ishte gja.

E pau epileptiku
qi s'njifte mue as ty.
Po kapėrcejshim lumin
kur befas ura u thye…
Un rashė… m'u turr vėrtiku…
humba! Uluroi njė za…
Ti u hodhe, m'kape, m'qite…
por vetė nuk dole ma!

Ti vuajte, ti rreziqe
durove simbas stinės
nga ishulli i Ventottenes
ndėr telat e Prishtinės.
E pse pėrbuze vdiqe
terrorin bolshevik,
gjithmonė armik i shtypjes
e bir i atdheut besnik.

Sot qi nga dita e mortit
Ka rrjedhė ma se nji mot,
tue ta nderue kujtimin,
o vlla, nuk derdhi lot.

Pse pėr vdekjen e t'fortit
i fortė duhet me u bamė.
As i pėrmendi fajtorėt:
nuk kam ma ēka me i namė.
Kur ndofta nga mizori
Po pėrgatitet ura

pėr mue kėt herė e kanga
e mbramė āsht kjo qi thurra,
me gjakun tand dėshmori
vulosi sot nji bč:
pėrbuzi komunizmin
e truhem pėr atdhč.

------------------------------------------------------ Koment
Shėnim i poetit:
Kjo elegji u shkruajt nė Nanduer 1948, pak para se tė nxirresha nė gjyq pėr herėn e dytė. Ky gjyq u ba nė Prokurori tė Durrėsit me dyer tė mbylluna dhe zgjati gjithsej 15 minuta. Vendimi i gjyqit u dha brenda nė burgun e Durrėsit. Im vėlla Myzafer Pipa, avokat, qe arrestue nė shtatuer 1946 dhe mbasi u torturue deri nė vdekje, u nxuerr dhe u vra me nji batare automatiku nė Degėn e Sigurimit tė Shkodrės, kinse kishte dashtė t'ikte. Vrasjen e tij, tė cilėn ma kishin mbajtė mshehtė, e mora vesh vetėm gjatė proēesit tė dytė nė Prokurorinė e Durrėsit.
Andrrėn e pau nji i burgosun, kosovari Azis Sula, nė kohėn e vrasjes. Im vėlla pat qenė burgosė nga autoritetet fashiste italiane n'ishullin Ventottene afėr Gaetas, mė 1940 dhe mė vonė internue nė kampin nazist tė Prishtinės mė 1944
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Arshi Pipa   13/11/2009, 16:21

FEMIJERIA DHE ADOLESHENCA

Arshiu u lind nė Shkodėr nė 28 korrik 1920. Kjo ėshtė datėlindja qė njihte ai. Them kėshtu, sepse kam gjetur nė regjistrin e gjendjes civi]e nė Shkodčr, ate tė vitit 1930 (nuk kishte regjistėr me tė vjeter), si datėlindje 13 shkurtin e p0 atij viti. Por kėsi punesh nė Shqipėri nukjanė fort tė rralla....

Ai ishte djalė i vetėm nė krye tė katėr motrave te po njė barku. Vėllanė me tė madh gjashte vjet para tij, Muzaferin, i kishte tė tillė nga babai. Kėshtu, ishte drita e syrit jo vetėm e prinderve, por edhe I motrave, tė cilat gjithė jeten e kane adhuruar. Por kjo nuk do tė thotė aspak se nė familjen Pipa, per Muzaferin nuk ishte po e njejta gje. Aty nuk bėhej asnjė dallirn ndėr dy djemtė e shtėpisė, si nga prindėrit, ashtu edhe nga motrat. Jshte njė familje me lidhje afektive shumė te theksuara, te pashlyeshme kurrė. Dhe kjo i detyrohet kryesisht nėnės se tyre, zonjes se mrekullueshme Hatixhe, shkodrane e pėrkryer nė tė gjitha drejtimet, nčnės sė forte, tė dhemshur aq edhe tė drejtė den nė shkallen e njė modeli klasik.

Fėmi I mbarė, I shėndetshėm dhe I bukur, Arshiu ishte njėkohėsisht edhe njė “lojcak” I madh, si thonė nė Shkodėr, madjé edhe njė “sherret”, domethėnė qė nuk linte dy gure bashke. Perveē lojrave teper tė guximshme me shokėt e vet tė lagjes, majat e pemeve tė larta nė oborrin e shtepise a ne kopesht, pusi i thelle dhe kulmi i ēatise ishin vendet e preferuara te tij.

Zakonisht femijet dhe adoleshientet ēamaroke nuk I nenshtrohen disiplines dhe mėsimeve tė shkolles. Per pasojė, shpesh perpanimi nė mėsime ecen ēale-ēale. Por tek Arshiu ky fare rregulli s’kishte fare vend. Perkundrazi! Tek ai natyra e gjalle dhe dinamizmi I moshės se re harmonizohej qysh nė fėmijėni mrekullisht me zellin e madh per shkollen, per rnesimin. Dhe faktet tregojnė se ai qe nė kiasčn e pare e deri nė mature dilte gjithnje i pari i klasės!

Filloren e kreu tek shko]la e jezuitėve nė Shkodrės, e nė mos gaboj edhe nė vitet e para tė gjimnazit. Them vitet e para, sepse gjimnazet atėhere ishin me tetė e nėnte klasė, den me vonė madjé, nč kohen e regjimit komunist. Vėrtetė ishin te pakte kėto gjimnaze para luftčs Se Dyte Boterore nė Shqiperi, porishin tė saktė. Ejo vetėm gjimnazet (ai i Shkodrės, Tiranės, Korces etj.) por edhe shkollat e mesme profesionale, si Normalja e Elbasanit, Norrnalja e Tiranės (vetėm per vajza) dhe Shkolla Teknike Amenikane e Fullcit nė Tiranė apo ajo e Kavąjės.

Tek jezuitėt Arshiu mori bazat e kultures klasike, me greqishten e vjetėr e latinishten dhe per pasoje, kur shkoi tė vazhdoje nč Gjimnazin shtetenor te Shkodres, qe quhej atehere Lice, si ai i Korēes dhe i Tiranes, kishte baza te forta per te dale i pari edhe ne dy gjuhet klasike qe permendem me lart. Dhe kčto dy gjuhe ai s'i ndau gjate gjithe jetes. Perkthimet e bollshme, tė lena nė doreshkrim e deshmojne me se miri kete fakt.

Gjate kohes se arsimimit ne shkollen e jezuitčve, ku jepnin mesim klerikė tė shquar, i ati, duket per njė lloj “ekuilibrimi” kulturash e futi qė te ndjeki njekohesisht edhe mejtepin, per te rnesiuar format e moralit islamik. Keshtu Arshiu, deri ne moshen e thyer, mbante mend akoma dhe i recitonte per bukuri shume nga syret e Kuranit arabisht, per ēudine dhe admirimin e miqve shkodrane te dhene fort pas kėsaj feje, por qe arabishten nuk e dinin fare, as me shkrim e as me lexim!...

Gjimnazi i Shkodres, si thame, ishte fort i dalluar nder ata pak homologet e tij tė atčhershem nė vendin tone. Dhe kjo pune jo vetem nga programi, por sidomos nga turpi i tij mčsimor, qe perbente ajken e inteligjences shqiptare te asaj kohe, qe te gjithe intelektuale te formuar me se miri, me prirje te theksuara perendimore, por me shpirt teresisht kombėtar. Figura te tilla si Hil Mosi, Mirash Jvanaj, Ndue Paluca, Gjergj Canco, Gjergj Kokoshi, Kolė Kamsi, Skender Luarasi, Anton Deda e tč tjerė si keta, e deshmojne qarte ēfare thashe pak me lart. Dhe kjo pune sigunisht ndodhte edhe ne shkollat e tjera te mesme ne Shqiperi tė cilat jepnin dije te shendoshe dhe farketonin qytetare te denje te zotet per vendin, farketonin shqiptare tė vertete e te denjė, plot humanizem, drejtesi dhe dashuni, den nė adhunim per kombin dhe shqiptanizmin. Ne ate kohe, den nč prak te ardhjes se pushtetit komunist nė fuqi, shkolla shqiptare mund te krenohej me te drejte se nuk kishte aspak pse t’ia kishte zili shkollave me te mira e prestigjtoze europiane dhe ainerikane!

Por kete e deshmojne edhe plot reivsta arsimore a peclagoejike qe botoheshin ne Shqiperi para Iuftes se dyte boterore si “Laboremtis”, "Norma1isti” etj. Ashtu sic mund te deshmojne mesuesit e nxensit e asaj kohe qe ende jane gjalle sot, e qe po behen gjithnje e me te paket...

Familjaret dhe shoket e tij te moshes se re, me kane treguar se Arshiu, jo vetem qe ishte i pari ne mesinie, por edhe nder me tė dalluarit nder lojra, ne gjimnastike e sport. Ndersa i vellai me i madh, Muzafeni, mbasi kishte lojtur futholl ne gjimnaz, kishte arnitur te behet nder asat e skuadres “Vllaznia”, Arshiti ishte efektiv i skuadres se gjimnazit, edhe pse nuk kishte talentin e shpllar Futbollistik te Muzaferit dhe nuk hyn ne skuadren e qytetit. Keto qe them ketu jane te trajtuara me gjere e me sakte tek kujtimet e mjaft sportisteve shkodrane te asaj kohe si dhe te gazetareve sportive te koheve te sotme.

Pėr guximin tek Arshiu do te sjell tre shembuj nga rnomente te ndryshein te jetes se tij: Kur ishte adoleshent, me tregonte ne Shkoder shoku i tij i moshės, tek vinin ne lurn per t’u lare, Arshiu, si asnje nga shoket etij, hidhej ne pellgun e lumit nga nje shkemb i larte pozicioni i te cilit ishte shumė i rrezikshem per kete pune. Ne Burgun e Burrelit Arshiu hapte sportelin e birucave dhe u hidhte shokeve te denuar atje duhan, ndopak sheqer a ē'te kishte mundur te mbledhi, me rrezik qe po ta shohin rojet, e fusnin dhe ate nė biruce, mes dimnit, ne ēiniento, vetem me mhathje e kanotjere ne trup, per nje muaj rresht, megjithese ai ishte I semure. Kurse rasti i trete i takon moinentit te arratisjes kur ai can kufinin, bashke me te motren Fehimen, me kobure ne dore, i vendosur te mos bijne ne dore i gjalle me tek rojet.

Me shoke Arshiu ishte, si me gjithe te tjeret i sjellur dhe shume i dashur. Ai i ndihmonte ata vazhdiinisht ne mesimet. Ne albumin e familjes, mes te tjerave ka edhe nje fotografi ku ai eshte bashke me tre shoke te tij te klases, para nje tabele te zeze, ne oborr, tek po man noun e profesonit, ne per gatitjen per provimet e matures. Ne tabele, veē disa shprehjeve algjebrike, ka ne nje ane edhe nje vjershe, me shkrimin e tij tė njohur, vjershe qe tregon bukur shpirtin e preokupuar tė nxėnėsve para “tortures” se matures:

Me studime

e numra te shkreta.

kot na shkuen

te rijt e jeta.......

Gjimnazi i kohes sė tij si dhe i kohes sime ndahej, mbas semimatures, ne (Iy dege: Reale e klasike. Realja ishte e prirur me fort ndaj shkencave te natyres, me preferim matematiken e fiziken. Klasikja ishte e priru ndaj dijeve humanitare te gjuheve. E Arshiu zgjodhi me deshire ketė tė fundit. Duket qe nė moshė fare te re ai e kishte percaktuar rrugėn e tij nė jete. Dhe kjo pune duket edhe nga dy fakte te tjerė. Gazeta “Cirka” e vitit 1936’’, kur Arshiu ishte dy vjet para matures, kishte shpallur nje konkurs poetik.

Ne te mori pjese edhe studenti i klases se gjashte te Gjiinnazit shkodran, i deges klasike, Arshi Pipa. Vjersha e tij me titull “Ne Lamen e Luftes” fitoi ēmimin e trete. Ishtė nje vjershe e gjate me plot 26 strofa, secila gashtevangeshe, here me rime e here pa rime. Vjersha ka karakter epiko- lirik. Tema e saj eshtė nje lloj proteste e hapur kunder luftes si nje veprim mizor. qe sjell vetem vdekje. Pra eshte te terthorazi nje hymn per paqen, rnire kuptimin, vllazerimin e njerezve e popujve. Keshtu humanizini i shpirtit te tij nis e nxjerr krye qe ne moshe fare te re, ate te nje adoleshenti gjimnazist.

Prova e tij e dyte e hotuar ne shtypin e kohės, kete here ne lemin e prozes, shifet tek tregiini me titull “Liqeni”, nje tregim lirik, botuar tek “Vatra Shqiptare’’, shtator-tetor 1941. Kjo proze, sigunisht eshte shkruar ne moshe fare te re, por u botua atehere, sic tregon data, nderkohė qe autori i saj ishte tashme pedagog ne gjimnazin e Tiranes dhe jepte filozofi. Nuk e dinie me saktesi se kur poeti Arshi Pipa ka nisur tė shkruaje poezi. Por nje gje eshte e .sigurte qe kete pune ai e ka nisur qe ne bangat e gjimnazit te Shkodres. Dhe keto poezi gjimnaziale ne shumicn e tyre do te mbushin me vone faqet e librit te tij tė pare me titull “Lundertare" botuar ne Tiranė me 1944.

Pjesa eshte marre nga libri:

ARSHI PIPA njeriu dhe vepra

Shkrimtari: Uran Kalakulla
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Arshi Pipa   13/11/2009, 16:22

Disidenti Arshi Pipa rehabiliton Ministrinė e Kulturės

Nga Dhurata Hamzai

Pėr herė tė parė pėr Arshi Pipėn tubohet njė simpozium i madh nė Tiranė. Qendra e Studimeve Albanologjike ka organizuar dje paradite nė Sallėn e Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, konferencėn “Arshi Pipa nė letrat shqipe”. Prezantimi i temės sė konferencės u bė nga drejtori i QSA-sė, Ardian Marashi, i cili edhe ka pasur njė nga referencat kryesore. Me organizimin e kėtij aktiviteti dhe referencėn e tij, Marashi ka dėshmuar se ėshtė i nevojshėm orientimi i elitės sė sotme ndaj etėrve tė mohuar dhe tė injoruar tė dijes, estetikės, filozofisė dhe refleksioneve pėr ē’pėrfaqėsonte nė letrat shqipe Arshi Pipa. Shpalosja e titujve tė veprave tė tij, dje nė simpozium, tregoi pikėrisht atė qė njė nga kontribuesit nė botimin e veprave tė Pipės, Myftar Gjana, na e thotė pėr gazetėn: “Arshi Pipa i njohur nė botėn akademike pėrtej kufijve duhet tė fitojė dimension real tashmė kėtij kahu, drejt atdheut”.


Mikja e Pipės, Patricia Nugee, rrėfen



Veė familjarėve, miqve dhe motrave tė Arshi Pipės, ishte e pranishme nė kėtė tubim edhe mikja e tij Patricia Nugee, e cila rrėfen kohėn kur e njohu Arshi Pipėn gjatė punės sė tij pėr BBC-nė. Ajo tha se Pipa nė atė kohė merrej me studime orientale dhe amerikane. “Unė i thashė a do qė tė tregoj disa libra pėr Skėnderbeun, kujton Nudge, dhe ai ishte shumė entuziast pėr t’i parė dhe studiuar ato. Me tej Patricia Nudge kujton se i ka dėrguar Pipės disa libra. “Unė qėndrova disa kohė me motrėn e tij Feimem, tha ajo, dhe u njohėm mė tepėr. Ai studionte me pasion ėdo gjė qė i pėrkiste historisė dhe origjinės shqiptare. Pėr mua ai ishte albanologu mė i mirė nė kohėn e tij. Megjithėse jetonte larg Shqipėrisė, ai tė habiste me njohurinė e gjerė qė kishte ai pėr vendin, mėnyrėn si udhėhiqej dhe zhvillohej vendi i tij fatkeq. Unė dėgjova shumė nga ai pėr vendin tuaj dhe kuptova se atij i mungonte shumė vendi i tij. Ai kaloi dhjetė vjet nė burg dhe tani kishte njė jetė tė re nė SHBA. Dhe unė vonė e kam kuptuar atė se si e ka pėrballuar burgun, kur mė ndodhi vetė njė incident. Megjithė vuajtjet qė kaloi Arshi Pipa, ishte shumė i sjellshėm dhe i pėrzemėrt me mua dhe nė bisedat me tė unė kuptova se sa shumė e deshte ai Shqipėrinė. Mendoj se kam pasur fatin mė tė madh qė tė njihesha me Arshi Pipėn”, tha mė nė fund zonja Patricia Nudge.


Ardian Marashi: “Drita” e mbuloi Pipėn me “vellon e territ”



Studiuesi Ardian Marashi ka referuar esenė “Pipa nė gjuhė tė huaj dhe nė pėrkthim”, ku ndėr tė tjera thotė se: “Ju do tė thoni nėse ka njė datė pėrkujtimore qė bėmė njė konferencė tė tillė pėr Arshi Pipėn. Unė do tė thosha: Jo! Datė pėrkujtimore mund tė quhet pikėrisht kjo e sotmja, sepse Arshi Pipa sot pėr herė tė parė hyn nė atė sallė prej nga “Drita” e mbuloi me “vellon e territ”. Kjo qė bėjmė sot, nuk ėshtė as datė pėrkujtimore as rehabilitim i Pipės. Arshi Pipės i mjafton vepra e vet pėr t’u rehabilituar. Por aktiviteti pėr Pipėn rehabiliton institucionin e Ministrisė sė Kulturės, qė e ka lėnė nė hije kėtė personalitet.”. Mė tej Marashi ka theksuar edhe faktin qė vepra e Pipės nuk njihet ende nga lexuesi. Njihet, tha ai, por njihet keq. Sipas tij pėr Pipėn njihej vetėm maja e ajsbergut tė poezisė sė tij. Marashi komentoi ndėr tė tjera se Pipa u foli shqiptarėve pa dorashka kur zbriti nga burgu, ua shpėrfilli atė lloj socializmi qė po ngrihej, atė lloj shkolle ku askush nė Shqipėri nuk ia njihte sė paku diplomat e universiteve tė famshme ku kishte studiuar, askush nuk e dinte se ai kishte aq shumė krijimtari pėr universitetet tona, qė ishte studiuesi mė i madh. Ai pėrmendi se pėr shqiptarėt e doktrinuar, Arshi Pipa vazhdoi tė ishte renegati, i deklasuari, diversanti, etj. Marashi kujtoi ndėr tė tjera se Arshi Pipėn askush ende nuk e njihte si gjuhėtar, kur njė politikė e egėr denigruese gjuhėsore bėhej nė Shqipėrinė socialiste. Ndėr tė tjera ai theksoi se “Pak kush e njihte nė mėnyrė tė shtrembėr si autorin e “Kronikės mbi gur”, dhe askush si pėrkthyesin e parė tė kėtij romani nė gjuhėn angleze. Askush nuk e njihte si kritik letrar si historian i letėrsisė dhe duke qenė se askush nuk ia dinte monografinė studimore, studimet mbi foklorin, e askush nuk e njihte Arshi Pipėn si veprimtar tė ėėshtjes kombėtare. Studiuesit shqiptarė ishin tė bindur se nuk kishin nxjerrė asnjė dissident shqiptar nė letėrsi ndėrkohė qė Arshi Pipa kishte shkruar “Stalinizmi shqiptar” nė tė famshmen “Columbia Press”.


Pipa: Arti nuk duhet tė aventurohet me “udha tė tjera”


Mė tej me fjalėn e saj Floresha Dado, akademike: “Arshi Pipa, filozofia e jetės dhe e artit letrar” ka theksuar se Arshi Pipa vinte nė kundėrshtim me politikat dhe filozofinė e kohės ku jetonte, pasi filozofia e tij ishte e ngjashme me atė tė Bergsonit, dhe kėtė gjė ai e shfaqte hapur. Ndėr tė tjera Dado theksoi se pikėpamjet filozofike tė A.Pipės reflektohen nė konceptin mbi thelbin e artit, dhe tė letėrsisė nė veēanti. Sipas tij, artisti i vėrtetė e jeton jetėn vetėm nėpėr prizmin e artit, vetėm te kėrkimi i misterit tė bukurisė, si e vetmja jetė qė duhet tė ketė artisti. “Ky koncept e ēon Pipėn nė vlerėsimin e artit si njė mision, qė nuk duhet tė aventurohet me “udha tė tjera”, tha Dado. Sipas saj nė bashkėpėrkim me filozofinė mbi artin e antikitetit, Pipa vlerėson tė njėjtėsuar misionin hyjnor dhe misionin njerėzor tė artit, “arti e morali janė e njajta pemė, rranjėt e sė cilės janė rranjėt morale e gjethet e lulet janė shprehjet artistike”, thotė Pipa. “Arti asht subjektiv por jo subjektiv abstrakt, asht projekcion i vetvetes nė gjithėsi, asht anasjelltas pėrqendrim i gjithėsisė nė vetvete”. Duke pranuar artin si njė mėnyrė njohunije (vetė Filozofia ėshtė njohje…) Pipa intuitivisht shkon nė bindjen se motivi i lėvizjes historike tė artit ėshtė spiritualiteti, ėshtė njė nėnvetėdije qė fiton qartėsi dhe shpjegim gjatė shfaqjes sė veprės”.


Myftar Gjana: “Kadare-Pipa: historia e njė polemike”


Myftar Gjana, poet, publicist nė referencėn “Kadare-Pipa: historia e njė polemike” zbardh misterin dhe sqaron edhe thelbin e kėsaj polemike duke theksuar se: “Arshi Pipa ishte marrė vetė me pėrkthimin e romanit “Kronikė nė gur” tė Ismail Kadaresė pėr ta promovuar nė Amerikė, meqenėse ishte i vetmi shkrimtar i realizmit socialist qė vlente tė botohej dhe pranohej nė Perėndim. Pasi hyri nė marrėveshje me shtėpinė botuese “Serpentt’s Tail”, ra dakord qė ta shoqėronte pėrkthimin e tij me njė parathėnie, pėr t’i sqaruar lexuesit perėndimor se ēfarė ėshtė nė tė vėrtetė vepra e Ismail Kadaresė dhe si ka mundėsi qė njė vepėr e tillė shkruhej me atė lloj lirie, brenda njė regjimi totalitar siē ishte ai nė Shqipėri. Botuesi i kėsaj vepre, duke shkelur kontratėn qė kishte me Arshi Pipėn, e boton duke ndėrhyrė nė tekst, siē pasqyrohet edhe nė kėtė letėr (qė ėshtė letra e fundit qė ata kėmbejnė bashkė. Nuk ka komunikuar mė me tė) dhe nuk i boton parathėnien e pėrgatitur nga Arshi Pipa, e cila ėshtė botuar mė vonė te revista “Telos”, njė revistė kritike amerikane, ndėr mė tė njohurat qė dilte nė Kaliforni”.


Arshi Pipa dhe disiplina akademike e studimeve kulturore


Pedagog nė Universitetin e Elbasanit, Hektor Ēiftja ka pohuar ndėr tė tjera se Arshi Pipa ishte njė profesor i disa universiteteve prestigjoze amerikane, ku pėr studimet dhe kėrkimet shkencore i mori shpėrblimet qė kanė qenė vetėm ato akademike, siē ishin titulli Profesor Emeritus, i dhėnė nga universiteti i Minesotas, si edhe vendin e punės nė universitet. “Sot, ne e dimė mirė se sa nuk ėshtė e lehtė tė meritosh njė vend tė tillė nė ShBA. Studimet e tij kanė kaluar nėpėr “filtra” shkencorė tė njė natyre krejtėsisht tjetėr me “filtrat” ideologjikė, me tė cilėt i shohim gjėrat ne shqiptarėt edhe sot e kėsaj dite nė shekullin e 21-tė”, tha Ėiftja. Mė tej ai shtoi se sot jemi ne qė kemi nevojė pėr Pipėn: “Sepse u themi albanologėve tė huaj qė gjatė njė gjysėm shekulli shqiptarėt nuk nxorėn vetėm diktatorė, por edhe studiues letėrsie, qė ishin dinjitozė nė mjediset kėrkimore-shkencore nė Amerikė dhe Europėn Perėndimore dhe sė dyti: duke pėrdorur studimet e Pipės, studentėt shqiptarė nė gjithė universitetet nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni e gjithandej, si edhe mėsuesit e gjimnazeve anembanė, nuk janė tė detyruar ta bėjnė studimin e 500 vjetėve letėrsi duke ju referuar vetėm kritikėve tė realizmit socialist, qoftė tė Shqipėrisė apo tė Kosovės, po kanė nė dorė edhe njė burim shkencor i cili tė paktėn ėshtė me natyrė alternative”


Pipa “i palexuar”..!


Shumė ēėshtje kanė dalė nė dritė dje nė konferencė qė duan njė hapėsirė shumė mė tė gjerė trajtimi nė vijim: Nė referencėn : “Antistalinizmi koherent i Arshi Pipės”, Pipa u cilėsua nė konferencė nga poeti dhe publiēisti Ēelo Hoxha si njė nga pikat referuese tė letėrsisė shqipe. Sipas tij, Arshi Pipa gjatė tė gjithė krijimtarisė sė tij letrare ka shfaqur pėrherė refleksione tė kundėrta me zhvillimet nė Shqipėri. Agron Tufa, shkrimtar, studiues nė esenė “Ngushėllimi me Muzat” pasi ka analizuar gjatė aspektin e besimit tė krijuesit tek Muzat dhe pikėpjekjet me to, ka theksuar se: “Metodologjia jonė e studimeve letrare, herė inekzistente, herė e gjymtė, nuk ka dashur tė pėrballet me kėtė poetikė, aq tė pjekur e mjeshtėrore, por edhe nė rastet kur ka tentuar, ka dėshmuar njė paaftėsi dhe vulgaritet shokues. Madje ke pėrshtypjen se ato pak shėnime pėr Pipėn, janė shkruar thjesht pėr nevojė ekzotike dhe se askush nuk ka lexuar njė varg”. Behar Gjoka, shkrimtar, studiues” ka pohuar se ne referencėn e tij se Arshi Pipa ėshtė themelvėnės i kritikės letrare shqipe dhe Gjoka ka krijuar dje tė tjera hapėsira vėshtrimi mbi veprėn e Pipės. Baviola Shatro, studiuese, ka pėrshkruar ėėshtjen “Lindja e poezisė: transfigurimi i ėndrrės nė vetėdije pėr kohėn”. Brikena Smajli, studiuese ka trajtuar kushtėzimin “Pėr njė Histori tė Letėrsisė Shqipe: metodika bazė e studimit”, konceptuar mė parė si model tė Arshi Pipės. Odeta Zhegu, studiuese ka trajtuar veprėn “Mes Gjergj Elez Alisė dhe Zhuljetės”, e tė tjera referenca kanė vijuar nė dy seanca referencėn.


Pak nga rrėfimi i sė motrės...


Motra e tij rrėfen se kohėn ku Arshi Pipa ishte i burgosur pėr dhjetė vjet nė akuzėn e pavėrtetė pėr pjesėmarrje ose “Grupin e Deputetėve”, ose me atė “Socialdemokrat”, vuan dėnimin nė burgjet e Durrėsit, Tiranės, Vloēishtit, Gjirokastrės, Burrelit. Duke jetuar me vdekjen afėr, ai u bė mė i fortė, pati kurajo pėr tė mbijetuar dhe punoi intensivisht. Sipas saj tė parat vepra tė plota, Arshi Pipa i shkroi nė vitet e burgut. Njė ndėr to ėshtė libri i burgut dorėshkrimi fillestar i tė cilit, ėshtė njė dokument unikal kundra regjimit pėr kushtet si ėshtė shkruar. Ajo kujton ėastet kur i pa ato nė qindra fletė cigareje ku me njė shkrim tė padukshėm Pipa kishte shkruar “Librin e Burgut”, “Libri i dashunis dhe i fatit”, poemėn “Rusha” dhe “Lirika tė zgjedhura” (pėrkthime”. Pipa ua dha motrave me teshat e palara qė t’i niste nė shtėpi librat. “Libri i burgut” u botua pėr herė tė parė nė Itali qė nė vitin 1958. Veprat e tij jashtė, nė lirinė e plotė tė Amerikės dhe tė botės sė mendimit tė lirė janė njė listė e gjatė, pėr tė radhur kėtu duhen pėrkthyer tashmė. Motra rrėfen se kur e kanė pyetur Arshi Pipėn se cila ėshtė vepra mė e parė qė do donte tė pėrkthehej shqip, ai ka thėnė pėr “Trilogia Albanica”, e botuar nė Mynih ndėrmjet viteve ‘75-‘78, e redaktuar nga dy personalitete tė albanologjisė bashkėkohore si Peter Bartl dhe Georg Stadtmuller. Thuhet se vėllimi i parė ėshtė njė studim pėr vargun popullor shqiptar, i dyti pėr Jeronim De Radėn qė Pipa e vlerėson si njė poet tė nivelit evropian, pavarėsisht kufizimit tė gjuhės nė tė cilėn shkroi. Vėllimi i tretė ėshtė njė studim i plotė pėr letėrsinė shqipe mbi metodat moderne tė analizės letrare tė shpallur si metoda po aq dekadente sa letėrsia e ndaluar pėr 45 vjet nė Shqipėri. Trilogjia ėshtė nė anglisht. Lind pyetja: A e di Akademia e Shkencave qė ekziston kjo vepėr? Pse as pėrēapja mė e vogėl nuk ėshtė bėrė nga kjo akademi drejt njohjes sė veprės sė Arshi Pipės.


Kush ishte Arshi Pipa


Arshi Pipa u lind nė Shkodėr, nė njė familje intelektuale tė kėtij qyteti. Ai u diplomua pėr filozofi nė Universitetin e Firences, nė vitin 1942. Pipa dha mėsim nė Amerikė nė Kolegjin e Arkansasit si profesor i filozofisė dhe mė vonė si profesor nė Universitetin e Minesotės, ku ligjėroi letėrsinė italiane. Sė bashku me publicistin Martin Camaj ishin disidentė, tė cilėt punuan nė mėrgim dhe dhanė njė kontribut tė madh intelektual nė fushėn e gjuhėsisė, letėrsisė, filozofisė, sociologjisė si dhe publicistikės. Arshi Pipa, pasi vuajti 10 vjet nė burgjet e Shqipėrisė, pas lirimit u arratis nė Amerikė, ku dhe ndėrroi jetė nė 20 korrik tė 1997. I burgosur nė akuzėn e pavėrtetė pėr pjesėmarrje me grupet reaksionare tė regjimit, Arshi Pipa vuan 10 vjet dėnim nė burgjet e Durrėsit, Tiranės, Vloēishtit, Gjirokastrės, Burrelit. Tė parat vepra tė plota Arshi Pipa i shkroi nė kėtė hark kohor. Njė ndėr ta ėshtė “Libri i burgut” dorėshkrimi fillestar i tė cilit, ėshtė njė dokument unikal kundra regjimit pėr kushtet si ėshtė shkruar”. Ai ka Ka realizuar njė sėrė veprash letrare, ndėr to “Lundėrtarėt”, “Libri i Burgut”, “Rusha dhe Meridiana”, “Letėrsia shqiptare, perspektiva sociale”, “Letėrsia shqiptare bashkėkohore”, etj. Ka kryer edhe shumė studime si: “Tipologjia dhe periodizimi i letėrsisė shqiptare”, “Bisedė me Kadarenė”, “Dy libra pėr gjuhėn dhe folklorin”, “Trilogia Albanica”, e botuar nė Mynih ndėrmjet viteve ‘75-‘78, etj, etj.


Tema
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Arshi Pipa   Today at 22:49

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Arshi Pipa
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: