Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Arianit Roshi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Arianit Roshi   13/11/2009, 16:11

------1------

Ti kurre nuk dite te puthje rete
Une kurre nuk dita te prekja qiellin
Mekatet tona i mori era
te gjithe i shohin tani
ne pa turp shohim njeri-tjetrin ne sy
Bashkohemi me turmen
tregojme njeri-tjetrin me gisht.

-------2------

Tingujt e harreses dhe ne
E une shume larg me nenqeshjet pas shpine luaj te heshturin
Te diturit imitojne njeri tjetrin
Te marret nuk dine se kujt duhet ti besojne
Tingujt e harreses dhe ne
E une shume larg nga ju mes jush
Imitoj te diturit
Te marret me mbajne hise
Cudi, mua me besojne!!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Zanafilla e njeriut - Arianit Roshi   13/11/2009, 16:12

E hene.

E hena nuk eshte nje dite e mire per te hyre ne biznes mendoi, e me parate qe kishte kursyer shkoi ne kishe e u martua me Karinen
nje prostitute franceze me gjoks te madh e kembe te shtrembera.
E c'gje me e mire se nje dasem mund te ndodhi te henen???

E marte
Te marten i fali Karines nje bebe te bukur, nje vajze te me floke e sy te zinj. E puthi me dashuri femijen e tij, dhe shpenzoi kusurin e dites i lumtur. Ishte i lumtur te marten.

E merkure.
Te merkuren e pagezoi foshnjen me emrin Maria, dhe po te merkuren ashtu sic ia donte zemra e martoi ate me Gjergjin, nje
bixhozxhi i ndershem i lagjes se VERDHE. Pastaj krenar vendosi ta ruaj ne kujtese te merkuren.

E enjte
Te enjten e deshi shume te shoqen.
E rrembeu prej beli, i perplasi fort ne krevat, ia hekurosi me gjuhe rrudhat e ballit, ia nanuriti e ia qetesoi furtunat qe i fshiheshin pas syve dhe cepave te buzeve. Pastaj beri ate qe mund te behet te enjteve. Ia shapullosi te ndenjurat e beshme me gjymtyret dhe terpicen e tija. Kuptoi qe i kishte munguar tere kete kohe.

E premte
Te premten donte te ishte serish burre.
U deh ne prag te shtepise, e ne prag te shtepise qau me ze si cilimi. Pastaj si foshnje u drodh, e si foshnje dremiti po ne prag. E vetem nje burre i vertete mund te qaj me ze si femije. Dhe ishte e premte.

E shtune
Te shtunen foli me veten gjate.
Ju thane veshet prej heshtjes, e buzet ju mpine. Do donte ta donte te shoqen, po smundi, dhe heshti, dhe deshi veten. Sa shume e deshi veten te shtunen.

E diel
Te dielen nuk donte te bente azgje.
U shtri ne kurriz dhe pasi i hodhi nje veshtrim te mpire gjithckaje qe kishte perreth, vendosi te vdiste.
Dhe ashtu beri.
Mbylli syte dhe vdiq.
Nuk e dinte qe i kishte urryer te dielat.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Nit Roshi   13/11/2009, 16:13

Sekonda perfekte


Ai vetevritej cdo dite ne oren 20:00.
Rreth ores shtate pasi ishte rruajtur me kujdes, vishte ashtu si njė dite mė pare, tė njėjtėn kemishen te bardhe me jake te kollarisur, tė njėjtat pantallona te zeza, te njejtat corape te erreta. Pas kesaj ai shkonte ne dhomen tjeter ku gjendej nje pasqyre e madhe dhe kalonte fiks 15 minuta duke rregulluar floket. Kur ora ishte e19 e 35 minuta, ai mbathte kepucet e zeza te lyera me kujdes, dhe ne 19 e 40 ai ulej ne kolltukun e tij, perballe ores se murit, pinte konjak, dhe syte i mbante vazhdimisht mbyllur. Ne tavolinen perballe tij, gjendej pistoleta e nikeluar zastava, ndersa pak me larg saj karikatori.
Kur ora shkonte 19:55 ai mbushte pistoleten, mbeshteste shpinen ne kollutuk, mbyllte syte, dhe priste te ndjente gravitetin e asaj qe ishte gati te ndodhte. Kur ora ishte 19:58 ai mbeshteste pistoleten ne temth, mbante frymen nje hop dhe syte ia ngulte akrepit te sekondave i cili leviste me te njejtin ritem drejt sekondes perfekte. Ne dhome nuk degjohej asgje pervec tiktakut te ores i cili sa vinte e behej me i forte. Kur ora ishte 20:00 fiks, pikerisht ne momentin kur akrepi i sekondave qendronte poshte 12-ės, ai terhiqte kėmbėzėn e pistoletės, dhe tik taku i deri atėhershėm i ores kthehej ne nje krisme te mbytur te thate pistolete. Nje shkulm gjaku perplasej mbi faqen e murit, ndersa koka e tij, tani me nje vrime aq te madhe sa gishti tregues mund te futej lehtesisht, varej mbi gjoks.
Kur ora ishte 20:05, gjithcka i kthehej normalitetit.
Ai ngrihej dhe me te njejten perpikmeri te nje dite me pare fillonte ritualin e pergatitjes per vetevrasjen e rradhes. Ne fillim pastronte njollat e gjakut nga muri dhe kolltuku, pastaj fuste rrobat ne lavatrice, nxirrte karikatorin nga pistoleta e nikeluar, lante me kujdes goten e konjakut, e keshtu me rradhe deri ne oren tre te mengjesit. Ne oren tre kishte mbaruar gjithcka, ai shtrihej dhe flinte per tu zgjuar fix ne oren 15:00. Zgjimi ishte normal, me nje ritem te shtruar, ai pergatiste mengjesin, pinte nje cigare dhe kur ora shenonte 17:00 ai ulej ne kolltukun e tij dhe kalonte pjesen tjeter te dites duke u perpjekur te kuptonte arsyen e kesaj qe bente. Sa here qe nxirrte nje konkluzion te ri e shenonte ne nje fletore.
Kjo ishte e vetmja pjese qe nuk kishte te bente drejte per drejte me momentin e vetevrasjes, pasi ajo qe dihej ishte se cfare do qe ai te mendonte ne oren 20:00, pikerisht kur akrepi i sekondave te ndodhej poshte 12-ės ai do te terhiqte kembezen.
Kjo qe sapo ju pershkrova ndodhte per 15 vjet resht. Me nje perpikmeri te adhurueshme ai vetevritej, persosshmerisht kaq bukur, kaq madherishem, dhe nuk kishte asgje qe ta shmangte ate qe do te ndodhte, ne ate sekonde perfekte qe finalizonte sinkoronizimin e veprimeve te tija.

E diela e fundit e tetorit ishte nje dite normale, dhe si e tille ajo nuk mund te ndryshonte asgje nga ditet e tjera. Ai u ngrit atehere kur ora ne mur shenonte fiks 15:00 dhe pasi hengri mengjes dhe shijoi me te thithura te forta cigaren e pare te dites filloi ti bindej ritualit te zakonshem. Mekanizmi i vetevrasjes ishte ngrehur qė nga mbremja e nje nate me parė. Cdo gje ishte e qete, e paqte si zakonisht. Ingranazhet e sistemit vetevrases leviznin me nje perpikmeri absolute dhe nuk mund te linin hapesira per gabime, ndersa maratona e veprimeve te tia rendete drejt sekondes ne te cilen ai duhej te vdiste per tu ringjallur serish. Teresia e veprimeve qe ai kryente deri ne finalizimin e aktit te vetevrasjes ishin bere tashme gjenetike dhe padyshim rikthimi ne jete pas vetevrasjes ndodhte pikerisht sepse ai vetevritej gjithmone ne te njejten menyre, ne te njejten sekonde.
Keshtu do te ndodhte edhe te dielen e fundit te tetorit, kur ai ne 19:58 (pasi kishte kryer me perpikmeri te gjitha veprimet e tjera) qetesisht do te mbeshteste tyten e pistoletes pas kafkes dhe do te priste fundin e ciklit te jetes, do te priste mberritjen e sekondes perfekte, qe do te finalizonte besnikerine e tij ndaj te perditshmes.
Kur ora shenoi 19:59 ai u mbush me fryme si zakonisht, mbylli edhe njehere syte, dhe pa me te voglin dyshim i hapi ata per ti fiksuar mbi akrepin e sekondave qe po levzite me shpejtėsinė e vdekjes drejt 12-ės. Ai u pėrqėndrua dhe kur akrepi ishte nė pozicion ai terhoqi kembezen. U degjua zhurma e thatė, sperkat e gjakut rane si zakonisht mbi mur dhe kolltuk, ndersa koka e tij u perplas mbi gjoks.
Kur ora e murit shenoi 20:05, koha kur ai duhet te ngrihej per te rinisur gjithcka nga e para ashtu sic ndodhte prej 15 vjetesh, ai nuk dha asnje shenje jete, madje edhe kur ora tregoi 20:20, ai vazhdonte te kullonte gjak mbi kolltuk. Kur ora ishte 20, 45 gjaku ishte mpiksur dhe trupi i tij filloi te nxihej. Pikerisht tani ai duhet te kishte mbaruar pastrimin e njolles se gjakut, ishte koha kur ai fuste kemishen dhe pantallonat ne lavatrice, por nderkohe ai rrinte i shtrire sa gjate e gjere mbi kolltuk.
Ne oren 21 :00, trupi i rrethuar nga nje pellg gjaku dhe nga mbeturina trush ishte plotesisht i ftohte.
Kishte vdekur, kesaj here perfundimisht.

Nė dhomėn tjeter, ne televizor transmetohej edicioni i lajmeve, ku spikerja, me nje ze te embel i kujtonte degjuesve se pikerisht ate ditė kishte ndodhur ndryshimi i ores, dhe se te gjithe duhet tė kujtoheshin qe ta leviznin atė 60 minuta mbrapa.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Lulet1   13/11/2009, 16:13

Ne kopshtin e tij nuk mungon asnje lule.
Eshte kopshti me i bukur dhe me imadh ne bote. Mund te ecesh gjithe diten dhe perseri ta shohesh veten mes lulesh.
Ato celin gjitheandej, dhe rriten pa pasur nevoje per asnje lloj kujdesi.
I mjafton dashuria e tokes per tu harlisur mbi cdo siperfaqe te lire. Cdo dite shperthejne mijera sythe te reja e mijera gonxhe bujisin te shendetshme.
Ai jeton ne nje shtepi druri, ne zemer te kopshtit, poshte nje luledielli gjigande.
Mureve te jashtme te shtepise varen dorezonjat, ndersa themelet jane te mbushura me lule guri. Lulet kacavjerrese burojne nga catia si te ishin floke te gjelber. Dritaret jane te pushtuara nga lulet e gjakut dhe karafilet. Perreth shtepise zambaket dhe tulipanet kane shperthyer nga zemra e tokes . Vjollcat dhe karakaftet lulezojne ne cdo stine. Gjithcka gardhohet nga trendalilat dhe manjolat... ka aq shume mimoza sa edhe ajri zverdhet prej tyre.
Ai jeton ne nje shtepi druri, ne mes te kopeshtit, dhe gjithe diten rri pas dritareve te mbyllura hermetikisht duke soditur frikshem se si harlisja e tyre gjithmone e me teper po rrenjoset ne muret e shtepse, ne cati e themele, se si ajri po mbushet me kundermimin e tyre.
Dhe nuk ka si te mos tmerrohet nga prania e tyre e pafajshme.
Eshte alergjik ndaj luleve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Arianit Roshi   Today at 20:30

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Arianit Roshi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: