Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Arben Ēokaj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Arben Ēokaj   13/11/2009, 16:08

Kushoja


tregim

Kushoja im Antoni kishte ardhur nė Gjermani, qė nga koha kur njerėzit u mblodhėn para ambasadave, dhe hynė brenda pėr tė kėrkuar azil politik. Ndryshe e kishte imagjinuar ai Gjermaninė dhe ndryshe i doli. Njė gjė ishte e vėrtetė tė paktėn, Gjermania ishte e zhvilluar dhe njerėzit kishin mjaft pėr tė ngrėnė, me pėrjashtim tė ndonjė lypsari, qė dilte rrugėve tė Qytetit tė Zorrėve, duke lypur nė pėruljen e pėrjetshme: “Mė fal njė markė tė lutem, mė fal njė markė...”



Punėt nuk po i shkonin mirė si duket, pasi ai kishte marrė pėrsėri njė qėndrim tė pėrkohshėm pėr gjashtė muaj dhe nuk e dinte nėse do ia shtynin mė gjatė qėndrimin, apo jo. Herėn e fundit i kishin thėnė, qė tė mos shpresonte shumė; “Gjej rrugė tė tjera!” – kishte pėrfunduar bisedėn punonjėsja e autoritetit tė tė huajve. Kishin kaluar plot 2 vjet e gjashtė muaj, qėkur ai ishte larguar nga Shqipėria, e tani kishte njė identitet tė ri, e quante veten Anton Deutschland, pra Anton Gjermania. E si mund tė kthehej nė Shqipėri ai? “Kurrėn e kurrės, nė asnjė mėnyrė!” pėrsėriste ai me vete, “mė parė tė vdes...”



Kur njė shqiptar i Kosovės, Nazmiu, i pati thėnė nė fillim, qė rruga e vetme pėr tė qėndruar nė Gjermani ėshtė martesa, ai e kishte konsideruar kėtė si budallallėkun mė tė madh.



- Kėta kosovarėt s’janė nė vete ore, - i pati thėnė ai Tanit, njė shokut tė tij tiranas - i ka ngordhur nė dru serbi kėta, e vijnė kėtu dhe shesin edhe lėkurėn e vet, qė tė rrinė...



Po kosovarėt nė fakt duket se i dinė disa punė mė mirė. Duke qenė se jeta i ka rrahur mė shumė me perėndimin, ata i kanė mėsuar edhe huqet e kėtyre shoqėrive me kohė, qė shqiptarėt e Shqipėrisė rreken tani qė t’i mėsojnė.



“Po tani, kjo thėnia ‘gjej rrugė tė tjera’ ēfarė don tė thotė? Aq mė tepėr kur kėtė e thotė njė punonjėse shtetėrore. Pse, kaq keq tė jenė degjeneruar kėta gjermanėt vallė? Mos duan tė mė martojnė me zor? E po kjo ėshtė shkelje e tė drejtave tė individit!” – bluante kushoja me vete.



Kushos sė gjorė nuk i shkonte mendja, se kėto shoqėri janė mė tė interesuara tė rregullojnė punėt e veta, se sa tė shohin hallet e tij. Me kohė, ai do ta merrte vesh, se duke filluar qė nga punonjėset beqare tė autoritetit tė tė huajve, interesi mė i madh i tyre ėshtė tė kenė njė mashkull nė shtėpi. Pėrpara kėsaj ndjenje tė fortė egoiste e personale, ligji vjen e zhvlerėsohet ndjeshėm, pėrderisa vulneti i shtetit ligjor kalon nėpėr duart e kėtyre zonjushave 40-50 vjeēare.



* * *



Kur i tregova shkurtimisht Paqos, njė shokut tim pėr gjendjen reale tė kushos, ai m’u pėrgjigj menjėherė: “Mė mirė tė vrasė veten...”. Po kushoja thotė se e ka mirė, dhe tė gjithėve qė e vizitojnė atė nė apartamentin e tij nė bodrum, u thotė tė njėjtat fjalė: “Unė kam miqtė e mi, gruaja ka miqtė e vet.” Se kush ia ka mėsuar kėtė refren jete atij, nuk ėshtė vėshtirė ta marrėsh me mend.



Pasi kishte rėnė nė njė fazė depresioni tė thellė, se autoritetet gjermane pėr tė huajt ia kishin refuzuar zgjatjen e qėndrimit, ai e mendoi me tė vėrtetė si tė arsyeshme, qė tė martohej me dikė. Kishte dy mundėsi, ose tė martohej proforma me njė gjermane, duke e paguar pėr tre vjet rreth 20-25 mijė marka gjermane, ose tė martohej vėrtetė. Nė tė dyja rastet, kjo gjė nuk ėshtė e lehtė. Rasti i parė, megjithėse i shtrenjtė, ishte mė i mirė, se kėshtu ai mendonte qė ishte i lirė nė fund tė fundit, dhe pasi tė merrte qėndrimin e pėrhershėm, ai do mund tė martohej pa problem me njė vajzė tironse, qė ia kishte edhe ėnda. Por hajde e gjeje se! Atėherė sa e sigurtė do jetė kjo lojė? “Femra nė fjalė do mund tė m’i merrte paratė, e t’mi prishte letrat nė fund...” – shqetėsohej me tė drejtė ai. “Ah kur e kisha zogun nė dorė!...”



Me thėnė tė drejtėn, kushoja im kishte qenė i pafat. Ai vėrtetė e kishte patur “zogun” nė dorė, njė grua e ndarė nga burri me njė fėmijė, tė cilėn e njohu nė njė fabrikė, ku punonte. Por shefi i fabrikės, njė italian zuzar nga jugu, i kishte hetuar, dhe e kishte nxjerrė Antonin nga puna, duke i thėnė: “A ke ardhur tė punosh kėtu, apo tė gjuash femra!” Ndonėse Antoni kishte fjetur nja dy herė me kėtė grua, kjo histori spontane pėrfundoi, sapo atė e hoqėn nga puna. Ishte pikėrisht kjo kohė, qė e pėrballoi kushon tim Antonin, me njė krizė tė madhe ekonomike.



Avokati i kushos tim, i kishe thėnė atij qė tė mos rrinte mė gjatė nė shtėpinė e tij, pasi policia mund tė vinte paritur e ta deportonte menjėherė. “Nga ana ligjore, i kemi kryer tė gjitha procedurat. Nuk kemi ē’bėjmė mė!” – pati thėnė avokati.



Antoni u detyrua kėshtu qė ta linte apartamentin e tij, dhe tė shkonte tek Tani, shoku i tij. Qė nga apartamenti i Tanit, i bindur mė shumė se kurrė, se rrugė tjetėr nuk ka, ose tė gjente nuse, ose tė kthehej nė Shqipėri, ai vendosi pėrfundimisht tė martohej. “Epo, edhe martesa, njė e keqe e domosdoshme ėshtė...” – lehtėsonte ai mendimet e tij. Kėrkimet e tij i pėrqėndroi nė dy plane, nė njėrėn anė kėrkonte njė femėr qė ta paguante pėr t’i bėrė letrat, dhe nga ana tjetėr, shfletonte ēdo ditė gazetat e Qytetit tė Zorrėve, ku shumė vajza kėrkonin partner, pėrmes lajmėrimeve nė gazetė.



Njė prej kėtyre ditėve, qe edhe ajo ditė kur Antoni do gjente shacin (zemrėn) e vet. Sytė i ndalen papritur tek njė lajmėrim nė gazetėn “Ekoja e Qytetit tė Zorrėve”. “Jam njė vajzė 36 vjeēe, e gjatė dhe e hollė, e ngrohtė dhe e dashur” – reklamonte vajza nuret e veta nė gazetė, dhe vazhdonte – “Dua njė burrė jo pėr njė natė, apo fundjavė, por pėr gjithė jetėn. Di tė gatuaj mirė dhe kam mjaft eksperiencė me burrat.” Edhe fotoja qė shoqėronte lajmėrimin, nuk ishte e keqe. Njė femėr tė tillė, vėshtirė ta gjeje kaq lehtė!...



- Kjo qenka pėr mua, - brofi nė kėmbė Anoni, por nė atė moment, Tani ishte nė punė.



Nuk vonoi shumė dhe Antoni thirri numrin e gazetės, ku me njė gjermanishte tė ēalė, u kėrkoi atyre qė t’ia jepnin numrin e telefonit tė vajzės nė fjalė, pasi ai kishte plane serioze. Dhe kėshtu u bė. Brenda 20 minutave, Antoni la takimin e parė me Kristinėn - vajzėn e lajmėrimit nė gazetė. E lanė tė shiheshin qė atė mbrėmje nė “Nachrichten Treff” – bar-restoranti mė i dėgjuar i Qytetit tė Zorrėve, ku punonte edhe Tani si kryekuzhinjer. Jo keq, Antoni do shfaqte kėshtu edhe aftėsitė e tij pėr ta pritur mirė Kristinėn, qė natėn e parė. Nga ana tjetėr atė do e shihte edhe Tani, shoku i tij.



Mezi i pritej deri nė momentin e takimit tė tij tė parė. Ēfarė do i thoshte, si do ia spjegonte arsyen e martesės? E bėnte pėr letra, apo se donte mė nė fund tė gjente njė vajzė tė pėrshtatshme, qė tė martohej pėrfundimisht? “Jo, jo, unė s’duhet ta gėnjej atė. Gjermanet nuk i kanė qejf gėnjeshtrat!” – foli Antoni me vete.



* * *



Takimi i asaj nate shkoi mė mirė nga ē’e priste Antoni. Pasi hėngrėn e pinė pak verė tė kuqe, ata tė dy morėn njė taksi, dhe shkuan nė apartamentin e Kristinės. Aty filluan tė bisedonin pranė njėri-tjetrit, pėrballė televizorit. Po kush e kishte mendjen nga televizori vallė? Kristina e shikonte atė gjithė kohėn drejt e nė sy. Kishte kohė qė e praktikonte kėtė lloj shikimi me meshkujt, dhe gjithmonė i kishte dhėnė rezultat. Kur ajo e pa se Antoni ishte disi i ndrojtur, u afrua vetė edhe mė afėr, dhe si pa tė keq ajo i vuri dorėn e saj mbi kofshė. Antoni u drodh pak, por pastaj e mbajti veten, pasi nė tė njėjtin moment, Kristina filloi tė qeshte pėr njė histori banale. Nuk vonoi shumė dhe dora e Kristinės filloi tė ngjitej lart. Ajo u afrua edhe mė afėr, dhe Antoni u pushtua nga aroma e saj femėrore, pėrzier me erėn e levandos “Armani”, qė ajo kishte pėrdorur.



Pėr njė moment, Antonit se si iu duk, si njė lypsare seksi, si njė lavire. Filloi t’i pėshtirosej, por mendoi njėkohėsisht: “Ku ta gjej mė tė mirė se kėtė? Nė fund tė fundit pėr letra e kam...” Disa momente mė vonė, ai nuk mundi t’i rezistonte tundimit epshor tė Kristinės dhe joshjes sė saj energjike.



Atė natė fjetėn bashkė. Dhe Kristina vėrtetė kishte patur eksperiencė. Asnjėherė nė jetėn e tij, Antoni nuk ishte ndier aq mirė. E kishte prishur virgjėrinė me atė kolegen nė fabrikė, por Kristina ia kalonte shumė. Nuk diti tė pushonte gjithė natėn...



Pasi bėnė njė gjumė tė shkurtėr 3-4 orė nė mėngjes, ajo i hipi pėrsėri nga sipėr. Pastaj, ashtu lakuriq siē ishin, u ēuan e bėnė diēka pėr tė ngrėnė. Kristina kishte menduar pėr tė gjitha. Pasi hėngrėn mėngjes, ajo filloi t’i tregonte pėr jetėn e saj, pėr tė dashurit e saj. Solli bile edhe fotot, dhe emrat vėrtetė nuk kishin fund. “Paska memorie tė fortė...” – mendoi Antoni me vete.



- Unė nuk mund tė rri pa seks – i tha ajo Antonit, si pa tė keq – jam njė nimfė e vėrtetė.

- Pėrderisa tė pėlqen... pse tė rrish? – ia ktheu Antoni, duke u munduar tė tregohej modern.

- Po ti sa tė dashura ke patur? – pyeti Kristina. Kėtu Antoni u zu keq. Nuk dinte ē’ti thoshte. T’i tregonte tė vėrtetėn se ajo ishte e dyta, pas gjithė atij numri tė gjatė meshkujsh, qė ajo kishte kaluar, apo tė gėnjente?

- Jo shumė, - ia ktheu ai. – Nja pesė... gjashtė... pa ty... Po ti ke qenė mė e mira – murmėriti ai nėpėr buzė komplimentin e radhės.

- Vėrtetė, aha... vėrtetė? – qeshi Kristina me tė madhe.



* * *



Shumė shpejt pas martesės, Antoni do merrte vesh se Kristina ishte nė tė vėrtetė 39 vjeēe dhe kishte edhe njė djalė rreth 12-13 vjeē, qė mbahej nė njė shkollė riedukimi. Para dy vjetėsh, djali i saj kishte kapur thikėn dhe kishte dashur tė therte tė ėmėn. E ėma duket se i kushtonte mė shumė rėndėsi jetės private tė saj, se sa tė birit. Jo se nuk e donte, por ndoshta nuk dinte ta donte. I biri kishte filluar fazėn e parė tė njė sėmundjeje skizofrenie, si rezultat i trashėgimisė nga e ėma. Kristina nuk punonte fare. Merrte njė ndihmė sociale rreth 800 marka nė muaj, ndėrsa Antoni e kishte vėshtirė nė fillim tė gjente punė tė rregullt, ndonėse kishin kaluar rreth 5 muaj, qė ishin martuar. Antoni shikonte pėr njė punė tė mirė nė ndonjė magazinė, apo diku tjetėr, e jo nė ndėrtim, siē kishte punuar deri tani.



Megjithėse Antoni ruhej shumė, qė Kristina tė mos mbetej shtatzėnė, njė mbrėmje, pasi kishin pėrsėritur ritin e pėrhershėm, ajo i tha atij:



- Isha sot tek mjeku... Do lindi njė fėmijė...

- Sssssi? Ēēēēfarė?... – nga shokimi, Antoni ra nga krevati.

- Pse, nuk po gėzohesh? – i tha Kristina.

- Uf, uf, - duke vėnė dorėn nė legen nga dhimbja, Antoni vazhdoi, - po nga gėzimi e kam, nga gėzimi... – dhe ia kėputi njė tė sharė nė gjuhėn e nėnės.



Tashmė ēėshtja u komplikua, dhe Tani, shoku i tij, filloi tė tallej me tė.



- Tė pata thėnė ore, tė kesh kujdes...

- A s’ma ēan kokėn ti! Se fundja njė fėmijė ėshtė...

- Po, po njė fėmijė, por ėshtė njė lugė ēorbe e prishur... – ironizonte Tani.



Dhe Antoni shumė shpejt do bėhej baba. Kristinės i lindi djalė, dhe ajo tha se nuk do bėnte fėmijė mė. Mjaft kishte dy djem. Njė vendim tė tillė e pranoi edhe kushoja.



* * *



Kur unė erdha ta takoj kushon nė Gjermani, e gjeta nė apartamentin e tij, nė podrum tė njė ndėrtese dy katėshe. Ishte njė shtėpi, ku jetonin 3 familje. Podrumi banohej nga kushoja me tė shoqen e djalin e tyre Viktorin, dhe fqinji tjetėr me tė shoqen e njė qen tė madh. Ndėrsa kati sipėr ishte bllokuar plotėsisht nga njė ēift akrobatėsh. Kushoja me fqinjin e tij gjerman, tė cilin tashmė e quante kushėri, po kėrkonin ato ditė qė tė blinin njė shtėpi. Djali kishte filluar tė rritej, dhe kushoja kishte kohė qė kishte gjetur njė punė tė mirė. Merrej me shkarkimin dhe ngarkimin e mallrave nė aeroportin e Frankfurtit, tė cilin e kishte vetėm 10 minuta larg me makinė. Puna kryhej me pajisje dhe nuk ishte e lodhėshme, nga ana tjetėr, rroga ishte e mirė, nuk qahej.



- Qė nga koha, qė mė ka lindur djali, mė ka ecur mbarė – mė tha kushoja, sapo filluam bisedėn.

- Po shumė mirė, me fat. – ia ktheva unė. – Po ta kishe lindur kėtė fėmijė me njė tjetėr, mė mirė do kishte qenė. – pėrfundova unė si pa takt.

- Djalin nuk e ndėrroj me asgjė nė botė. Atė e kam dashur vetė, askush nuk mė ka bėrė me zor! – ma ktheu kushoja, disi i ngrefosur.



Pastaj, pėr tė ndėrruar temė, unė i thashė Antonit, qė tė mė sillte njė gotė me ujė.



- Askush nuk pi ujė kėtu. Tė gjithė pijnė lėngje. Vetėm disa kosovarė pijnė ujė... – ma ktheu ai dhe vazhdoi – edhe nėna kur ishte kėtu, ujė mė kėrkoi, por kur u mėsua me lėngje, atėherė veē lėngje kėrkonte.

- Po unė ujė dua. Se uji ta shuan mė mirė etjen. Nga ana tjetėr, uji nuk pėrmban atė tretėsirėn e ngjyrave tė panevojshme, qė pėrmbajnė lėngjet...

- Jo, gabim e ke, lėngjet janė mė tė mirė. Tė gjithė gjermanėt lėngje pinė...



Kushoja kishte filluar vėrtetė tė bėhej gjerman. Djali i tij ishte rritur, dhe shkonte ēdo ditė nė kopėsht.



- Ėshtė shumė inteligjent, - mė tha Antoni pėr tė birin Viktorin. – Vetėm se kur tė rritet, ngaqė shokėt e tij nuk mund ta ndjekin atė, ai mund tė dėmtohet. Kėshtu na ka thėnė doktorri dhe edukatoret nė kopėsht...

- Ku di unė, - ia ktheva, - ky duket shumė djalė i shkathėt dhe dy gurė mbarė nuk i lė.

- Eeee, po tė mos jesh kėshtu sot, s’je gjė fare... – ma ktheu kushoja.



Me tė shoqen e pata vėshtirė tė komunikoja, se ajo fliste vetėm gjermanisht, ndonėse e motra e saj, tė cilėn e takova njė ditė tek shtėpia e kushos, mė tha se Kristina dinte edhe anglisht. “Atėherė Kristina nuk paska dėshirė tė flasė me mua...” – thashė unė me vete.



Jeta e kushos ishte thjeshtuar shumė. Punė – shtėpi dhe punė – shtėpi. Ēdo verė shkonte me tė shoqen e fėmijėn nė Durrėn rreth 4 javė, qė tė kalonte pushimet. Gjithė kursimet e vitit i shpenzonte atje. Tė shoqen e merrte gjithkund me vete, ndėrsa me njerėzit e tjerė, bile edhe me Tanin, kishte filluar tė ftohej. Ndoshta nga e shoqja – nuk kishte dėshirė qė t’ia shante askush shacin e vet. Nga krenaria qė kishte, se nuk ia hedh askush, ai e pranonte me dėshirė dėshtimin e tij, si diēka tė sheqerosur.



E ėma qė kishte qenė 3 muaj pėr vizitė nė Gjemani, tregonte shpeshherė se “Djalin ia mori nė qafė ajo bushtra”. Dhe gratė e njohin shumė mirė njėra-tjetrėn.



- Pak para se Antoni tė vinte nga puna, e shoqja e thirrte nė telefon Antonin dhe pastaj mė bėnte njė kafe, - i tregonte e ėma e Antonit, tė shoqes sė Tanit, ku kaloi edhe njė pjesė tė mirė tė kohės, kur ishte nė Gjermani. – Pastaj, ajo ndryhej gjithė ditėn e gjatė nė kuzhinė e seē fliste me vete...



E shoqja e Tanit e kishte pyetur Kristinėn mė pas, me kė flet, kur rri aty vetėm nė kuzhinė. Ajo i ishte pėrgjigjur, se fliste me tė vdekurit. E shoqja e Tanit kishte mbetur e shtangur.



* * *



Rasti mė shtyri njė ditė dhe e thirra kushon nė telefon, qė tė mė ndihmote, tė transporoja disa mobilje pėr nė apartamentin tim.



- Ēfarė?... – m’u pėrgjigj ai, sapo hapi telefonin, qė tingėlloi turbull, diēka si Uaa, ua-ua. Por zėri i tij u kthjellua, kur mori vesh se kush isha. Duket se ai mendoi, qė ishte e shoqja, e cila e thirrte herė pas here nė celular, qė ta kontrollonte ku ishte. Dhe ai siē duket, kishte gjetur njė gjuhė tė veēantė komunikimi me tė.



I tregova se pse e thirra, dhe erdhi e mė ndihmoi. Ndėrsa po ecnim me makinė, ai mė tregoi se e ėma e Kristinės ishte ndarė edhe nga burri i saj i katėrt, pasi “atij nuk i punonte mė gjatė” – tha ai me tė qeshur. Unė heshta pak, dhe pastaj i thashė:



- A e ke menduar ti ndonjėherė, se mund tė vish nė vendin e tij – i thashė unė pėrsėri pa takt.



Ai nuk foli.



Qė nga ajo ditė, unė nuk e kam parė mė Antonin, kushon tim tė dashur. Por unė nuk kam pse tė shqetėsohem pėr tė, pėrderisa ai ėshtė mirė. Tė paktėn, kėshtu ėshtė mėsuar tė thotė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Arben Ēokaj
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: