Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Anton Pashku

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Anton Pashku   6/11/2009, 05:16

Fragment nga romani "OH" i Anton Pashkut


Anton Pashku, "OH",
Rilindja. Prishtinė, 1990.
Fq. 7-12



KUR U KTHEVA, me nder me thanė, prej nevojtores, ku pėr pak nuk mė zuni gjumi, e ndoshta dhe do tė mė zinte, e besa dhe do ta bajsha nji sy gjumė tė rrastė sikur tė ēlirohesha mirė dhe sikur duqi i cigares tė mos m'i kishte djegė gishtat, u ndala para pasqyrės ku, tue i pa qyrat e jargėt qė mė kishin ardhė deri te thembrat e kambėve dhe tue i pre me kujdesin ma tė madh me gėrshanėt qė vizllojshin, sė paku mue mė dukej se i prejsha me gėrshanėt qė vizllojshin aqė shumė, sa m'i lėbyrshin sytė, m'u kujtue se kisha harrue ta lėshoj ujin pėr ta shpėrla nevojtoren. M'u desht tė kthehem pėrsėri nė nevojtore per ta lėshue ujin dhe pėr ta ndėgjue vrushkullin e tij, pėr ta ndėgjue zhumhurin e vrushkullit tė ujit qė ra rrėmbyeshėm e treti nė kanal pa marre gja me vete. Dhe s'kishte ē'tė mirrte kur unė, me gjasė, po ha vetėm gjana qė po me bajne kaps nga disa dite rresht. Kurse tue vojtė ne nevojtore per tė dyten herė dhe tue u kthye pėrseri te pasqyra, per pak nuk u rrėxova: rreth meje, kahmos rreth meje, kishte rriska vizllimash, nė te cilat mirrsha ne thue; ēudė, s'i kisha pasė pre qyrrat e jargėt, po ē'kisha pasė pre vizllimen e gėrshanėve dhe, nė vend se qyrrat e jargėt, nuk di ku i kisha trete gershanet, kėshtu qė tashti m'u desht qe jarget e qyrrat t'i pres me copat e vizllimave tė gėrshaneve. Dhe, keshtu, pak i lehtuem, tue qendrue bukur mirė para pasqyrės, e krova sjetulIėn qė mė digjte nga djersa ( disa here me radhė u mora ere gishtave, te cilėt nuk ishin te mermė, por as te ndohtun nga ndonji gja qe tash do te kundėrmonte rande), mandej shikimi m'u ndal nė kerthize, nuk di pse m'u ndal aty dhe pse e shikova aqė gjatė kerthizen time, mandej e nxora gjuhėn, gjithashtu nuk di pse e xora gjuhėn dhe pse me te pėrpiqesha me e lėpi mjekrėn e, nganjihere, dhe majėn e hundės sime. Kurse ma vonė, nė pasqyrė, i pashė dejt e mufatun te qafės sime dhe sytė qė i zgurdullojsha gjithnji e ma tepėr padijtė pse po i zgurdullojsha aqė shumė; sytė e mi aqė shumė te zgurdulluem panė nė pasqyrė gjunin e saj te bardhė, gashtėn e gjunit tė saj tė bukur, gashtėn e gjunit tė femnės qė tane ditėn e lume, qe nga agu e deri mė tash, e tash vetėm dhe nji grimė kohė na ndante prej muzgut, ndejti e shtrime ne shtrat pa e thanė asnji fjalė. Dikur u largova prej pasqyrės, tue krue edhe ma tutje sjetullėn, dhe u ndala para akuariumit tė vogėl: dy peshq, qė s'dukeshin as tė mjerė e as tė lumtun, as tė hutuem e as tė habitun, dy peshq, pra, rrijshin pezull dhe gati pa luejtė fare midis hapėsinės sė akuariumit tė vogėl, ndėrsa peshku i trete, qė kish disa pika tė kuqrremta nė trup, pika tė kuqrremta qė shiheshin aty kėtu nėpėr atė trup tė vogėl, lėvizte pajada poshtė e nalt nėpėr akuarium. Mbasi shtrati mė dukej si tė ishte nė fund tė ndonji shkretine tė paskajshme, e jo nė dhomėn e randueme nga heshtja qė trazohej vetėm nga ofshamat e saj, ofshamat e rralla tė asaj femne, ofshamat e lehta, por tė gjata, qė me dukeshin tepėr tė thekėshme, e s' dijsha pse mė dukeshin aqė tė thekėshme, qė mė cimbojshin, e s'dijsha pse dhe si mė cimbojshin u shtrina nė dysheme, ku kryet e palova afėr. kambės sė femnės qė kish rrėshqitė e dalė jashtė shtratit. Vazhdova tė shikoj akuariumin e vogel, ata dy peshqit qe rrijshin pezull dhe atė te tretin me disa pika tė kuqrremta ne trup qe bridhte poshte e nalt nepėr akuariumin e vogėl; ato lėvizje tė tij tė pazashme m'i kujtuen valėt, nė tė vėrtetė lėvizjet e valėve tė lehta tė liqenit. Nuk di pse m'i kujtuan bash valėt e atij liqeni. Njimend, nuk di pse m'i kujtuen, njimend s'di pse e kisha nxjerrė gjuhėn dhe pse me atė gjuhė isha pėrpjekė me e lėpi mjekrėn, madje edhe majėn e hundės sime, dhe pse i kisha zgurdullue sytė kur qesh para pasqyrės, me ma pre, me ma pre thonin qė tash, kėshtu po thonė, s'e kam (e pse bash thonin e jo gishtin, e pse bash gishtin e jo kambėn, e pse bash tane kambėn e jo tanė do ren, e pse bash tane doren e jo tane krahun, e pse bash tanė krahun e jo kėrthizen, e pse bash kerthizen e jo qafėn ose kryet, e pse bash thonin e gishtin dhe tanė kamben e doren bashkė me tanė krahun dhe kerthizen e qafėn dhe kryet e jo bash qyrrat dhe jargėt?), nuk di, jo, njimend nuk di, nuk di pse m'i kujtuen levizjet e valėve tė lehta te liqenit, nuk di pse ma kujtuen liqenin, ah, liqenin e vogėl artificial, faqen e zhubravitun tė atij liqeni tė vogel artificial. Ma kujtuen diten kur qeme, kur une e ajo qemė atje, ne atė liqe diku midis bjeshkėve. Ranėn e imtė, atė pak ranė tė imtė buzės sė atij liqeni artificial. Heshtjen. Mandej, diellin. Dhe qiellin. Dhe gėrshetat e rrezeve tė diellit mbi ose nė valė. Kaltėrine e qiellit mbi ose ne valė. Mė mirė: diellin nė kupė tė qiellit qė, bashke ėe nji copė te madhe te qiellit, ish fundosė nė liqe tė vogėl artificial. Dielli e qielli korkolliteshin nė faqen e atij liqeni artificial, nė faqen e zhubravitun tė tij ku ēdo gja pėrflakej: uji kallej e bahej prush ( pata ndezė nji cigare nė nji gacė, tė cilėn e pata marrė nga ai prush i ujit). Mirėpo, nuk kallej vetėm uji; kallej dhe ajri. Ajri kallej dhe bahej hi ( gacėn, me tė cilėn e pata ndezė cigaren, e pata futė nė atė hi). Ai hi, qė mue nuk mė bante kurrfarė pėrshtypje, derdhej mbi liqenin e vogėl artificial, mbi bjeshkėt, mbi majat e bjeshkėve. Derdhej. Ai hi. Ai ajr qė bahej hi. Derdhej. Madje edhe ajo, ulun pranė meje, zu me murmuritė:
- Eu, hi! . . . Eu, hi! . . . - tha dhe i shtriu duert, thuese priste tė binte ai farė hini nė ato duer tė saj. Kurse duert e saj tė shtrime dukeshin si dy lugė tė shprazta.- Hi, po bie hi!
- Hi?! .. . Hi, hėm, hi?!
- Pse, a pėr ty, ky hi, s,asht ndodhi?
- Pėr mue asht krejt njisoj.
- Lehtė pėr ty, kur gishtat i ke pa thoj.
- Ti, moj ... - thashė dhe deshta t'i them dhe diē, por nji rreze dielli ra, u thye dhe vdiq mbi ose nė valė, nė kurrizin e nji vale tė liqenit tė vogėl artificial. E kur ajo rreze dielli ra, u thye dhe vdiq mbi ose nė valė, heshtjen mbi liqenin artificial e coptoi nji pingrimė e shkurtė, por e shqerun, e nji zogu. E lypa me shikim, u pėrpoqa me e pa atė zog, por nuk e pashė. Njimend, mė bahej se i ndėgjojsha flatrat, mė bahej se e ndėgjojsha fėrfėrimėn e flatrave tė atij farė zogu, por ai farė zogu nuk shihej askund. Pastaj, pėrsėri, ra nji heshtje e randė, tė cilėn, tash, rrekej pėr ta trazue nji gjinkllė e strukun diku nė nji shqopė, mbrapa nesh. Kurse unė vazhdova me e soditė liqenin e vogėl artificial. Pashė se mbi ose nė valėt e tij aty kėtu, vdisnin edhe rreze tė tjera tė diellit. Para se tė vdisnin e tė vorroseshin nė thellėsitė e liqenit,gėrshetat e rrezeve tė diellit vizllojshin si vistra xherdanėsh. Vizllima e tyne e mbramė shpėrndahej nė tė katėr anėt e liqenit artificial. Por, nganjėherė, nuk dukeshin si vistra xherdanėsh; mė bahej sikur para syve nuk i kisha rrezet, po diē qė i ngjante eshtnave tė skeleteve tė coptuem, eshtnave tė shpėrlamė mirė e mirė nga uji qė tash vizllojshin nė diellin e copėn e qiellit qė korkolliteshin nė faqen e zhubravitun tė liqenit. Madje, kur ndodhte tė takoheshin valėt, mė bahej sikur ndėgjojsha edhe takarritjen e topitun tė tyne. Mirėpo, ndodhte qė tė mos duken as si vistra xherdanėsh, e as si eshtnat e skeleteve tė coptuem qė tash notojshin mbi ose nė valėt e liqenit. Kur nuk dukeshin as si vistra xherdanėsh dhe as si eshtna tė skeleteve tė coptuem, mė bahej se para syve kisha nji vistėr peshqish qė kishin dhanė shpirt dhe, tash, barku i tyne i bardhė pėrkundej mbi valė. Kėshtu, unė nuk dijsha ē'ishte ajo qė vizllonte nė diellin dhe nė copėn e qiellit qė korko lliteshin nė faqen e zhubravitun tė liqenit. Por edhe sikur tė dijsha, asgja nuk do tė mė shqetėsonte. Pėr mue ishte krejt njisoj a vizllonte ky apo ai send.
- Shėndosh kryet, - thashė, madje, se kapuēa kemi mjaft!
- Mirė, - tha ajo, - por ē'me ba kur po laknisen fort shpejt?
- Paj, i ndėrrojmė..



....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Anton Pashku   6/11/2009, 05:17

Fragment tjeter nga po ky roman, botim i vitit 1979 i "Rilindjes", Prishtine (para se te perpunohej ne gjuhe letrare, eshte botuar persepari ne gegnishte prizrenase...)

fq 92-93


Nese dikujt i pelqen te jete mizogam, si mue, a mos do te thote kjo se ai asht edhe mizoped? ... Paj, kjo asht qesharake, ju lutem shume, kjo shpifje asht shume qesharake... Mizoped?!... Mizoped, ani kush - une!... Po kjo te ban te dhihesh gazit!... E si te mos dhihesh gazit kur dihet se une, ju lutem shume, kur dihet se une jam babe i tridhete femijeve!... A mund te quhet mizoped nji njeri qe i ka ba tridhete femije?!... Njimend, keta tridhete femije jane femije ilegjetime, ilegjiteme, por s'ka randesi qe jane ilegjetime, ilegjetime. Ka randesi qe i kam ba une, une, une... E di, e di, ka tipa te cileve nuk ju pelqejne femijet ilegjetim. Por, mue me pelqejne ma shume se femijet legjetime... Tash mund ta bani pyetjen: mire, pse te pelqejne ma shume se femijet legjetime?... Pse?... Hem, paj pse une mendoj ma thelle, ma holle dhe shume ma larg se ata qe urrejne mizogamine. Ēfare do te thote kjo? Kjo do te thote se une shoh shume ma larg se mund te shohin te tjeret nga ēatite e shtepive te veta, shtepive perdhecke... Do te thote se unemendoj per perspektiven e kesaj bote, te ketij planeti... Ē'due te them mekete? Me kete due te them se femijet e mi ilegjetime dhe femijet ilegjetime te te tjereve jane shpresa e ketij planeti... Pse jane sh[resa e ketij planeti? Jane shpresa e ketij planeti, sepse femijet ilegjetime zane fill ne shtratin tim, mandej lindin ku me e dijte ku, rriten e burrnohen, prape, ku me e dijte ku. Pra, as qe i njoh e as qe me njohin. Pra, jane te botes... Nuk vuejne prej do kufizimeve, prej do absurdeve, prej do komplekseve qe burojne nga origjina dhe mandej thadrohen keq ne mendjen dhe shpirtin e njeriut... Bahen njerez te lire dhe te ēliruem... Asnjani prej tyne nuk mund te vueje nga mizoksenia. Ata nuk mund te dine ē'asht mizoksenia. S'do te kete gja qe mund te jete e huej, qe mund t'ju duket e huej... Femijet ilegjetime bahen njerez te shendoshe... Bahen qytetare te botes... Ata nuk mund te mendojne per ēatine time, ata mendojne per ēatine e botes... Nuk me mbrojne mue, ata mbrojne boten. Bota asht ma e randsishme se une. Une vdes, por bota mbetet...fq 92-93
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Anton Pashku   6/11/2009, 05:17

(Kujtim M. Shala, "Bota Sot", 6 dhjetor 2003)


VOX-i I ANTON PASHKUT


Raporti ndėrtekstual me Shkrimin e Shenjtė tek "Oh" del, me pėrbėrės tė caktuar, edhe nė planin formal tė tekstit Njė ndėrdialog formash ky. Nėpėrmjet figurave tė diksionit, qoftė edhe tė rimės, nė raste, Pashku bashkėthur format e poezisė me tė prozės; si nė tekstet e vjetra kanunore pėrgjithėsisht.

Sistemi letrar. Jo vetėm teksti si sistem, por shkrimi nė sistem. Kėsodore dalin sė bashku teoria pėr tekstin si sistem e teksti (praxis-i) si sistem.

Sistemi letrar. Sistemi jo vetėm si rend, si stil, por si nivele teksti, nga shenjuesit formalė te strukturat e tekstit (struktura kompozicionale, ajo e personazheve etj.). Antoni ka punuar gjatė e thellė me tekstin. Deri te njė sistem i plotė shenjues. "Ikja" nga pėrcjellja e tė dhėnės, nė tė mirė tė shenjimit tė saj, del si njė shenjė e modernitetit tė kėsaj vepre; si njėra nga shenjat e njė pėrkatėsie tė tillė tė saj. Shkrimi nė sistem, te Pashku, shtrihet nga struktura kompozicionale, nėpėr figurat letrare, te ligjėrata poetike e stili. Teksti i Antonit ėshtė i rrumbullakuar formalisht. Njė rrumbullakim i tillė assesi s'e vėshtirėson komunikimin me idetė, meqė edhe shenjat formale tė tij zhvilloben nė ide: jo ideja si figurė, por figura si ide. Kėsisoj, ajo mbetet njė vepėr e hapur. Dialogjika nė veprėn e Pashkut sprovohet e gjen provėn e vet gjerėsisht. Sa herė qė thuhet Antoni im, nis dialog i ri me veprėn e tij.

Romani "Oh" ka pėr farė tregimin. Dorėn nė zemėr, tregimi ėshtė farė e prozės pėrgjithėsisht. Tregimi tek "Oh" nėnkupton nivel (rrėfimor, gjithsesi) tė tekstit. Ky roman ka disa nivele tė tilla. Kėto nivele, aty, lidhen me kohėn e fabulės. Nė tė vėrtetė, koha e fabulės nė "Oh" ėshtė dyfaresh: reale (tash, njė e tashme hipotetike), fiksionale (atėherė). E para ėshtė kohė tipike e rrėfimtarit. E dyta - e personazhit - rrėfimtar pėrgjithėsisht; e njė rrėfimi qė shtresohet vertikalisht (ne kohė). Shtresimi i tillė siguron njė sistem jo vetėm narrativ, por edhe kompozicional.

Te ky roman, po nė kėtė sistem zhvillohet struktura e personazheve. Nis me njė Unė tė paemėrtear e me njė Ajo, si "emra" tė S e Y, pėr t'u shkallėzuar deri te personazhet-simbolike. Personazhi i njė niveli rrėfimor, nė nivelin tjetėr merr rolin e personazhit - rrėfimtar, qoftė edhe si njė retor. Njė strukturė personazhesh kjo e ndėrtuar nė sistem.

Sistemi poetik ėshtė ruajtur edhe nė planin e sintaksės poetike, tė ligjėrimit, domethėnė tė stilit. Tipike pėr prozėn e Pashkut (pėr romanin "Oh" sidomos) janė periudhat bashkėrenditėse shtuese, bile sisteme periudhash tė tilla.

Rashkėrenditia e tillė. nė ligjėrim ecėn nė logjikėn e njė rrethi. Kėsofare, ligjėrata, pasi tė jetė zhvilluar, kthehet nė pikėn e nisjes. Njė periudhė kėsilloji shfaget sa herė nė tekstet biblike. Nė kėtė kuptim, proza e Pashkut hyn nė raporte ndėrtekstuale (kėtu nė raporte ndėrstilshmėrie) me Shkrimin e Shenjtė.

Raporti ndėrtekstual me Shkrimin e Shenjtė tek "Oh" del, me pėrbėrės tė caktuar, edhe nė planin formal tė tekstit. Njė ndėrdialog formash ky. Nėpėrmjet figurave tė diksionit, qoftė edhe tė rimės, nė raste. Pashku bashkėthur format e poezisė me tė prozės; si nė tekstet e vjetra kanunore pėrgjithėsisht.

Te tekstet dramatike, sistemi formal gjen "territorin" e vet ideal. Meqė tekstet e tilla, pėrpos pėr t'u lexuar. shkruhen pėr t'u shfaqur nė skenė, plot-i (kėtu kompozicionalisht i pėrmbysur) bėhet farė formale e tekstit tė plotė dramatik. Jo se ky tekst nuk mbetet lidhur me idetė (ekziston teatri i ideve, andaj edhe dramaturgjia e tillė), porse forma e tekstit promovohet si medium i parė qė siguron lidhjen me skenėn. Njėkohėsisht, ajo, forma, sidomos me pėrbėrėsit paratekstualė, sugjeron tipin e leximit. Tekstet "vrapojnė" pas lexuesit-model.

Sistemi brendatekstual i tekstil dramatik tė Pashkut, shenjohet nėpėrmjet shenjuesve formalė (strukturės formale didaskalike); "Gof"; Njė epilog, Mbas njė epilogu, Para njė prologu. Njė prolog. Domethėnė, shenjohet njė sistem formal i pėrmbysur, nga njė epilog te njė prolog.

Shenjuesit e tillė tė sistemit janė tė vlefshėm si pėr leximin, si pėr procesin e vėnies sė tekstit nė skenė, meqė shenjojnė intencė moderne tė thyerjes sė procedeut, qė fabulėn e thur nė rendin shkak-pasojė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Anton Pashku   6/11/2009, 05:18

BOTIMI I NJĖ ROMANI

“OH”

Anton PASHKU


Gazmend KRASNIQI



Nė ditėt e sotme, tė mbushura me mistifikime e ēmistifikime nga mė tė rėndomtat, ngjarjet e mirėfillta lerare rrezikojnė tė anashkalohen. Sepse sot kur flitet pėr gjithēka, pėr ēdo tollumbace ajri, pėrveēse pėr faktorė letrarė, mund tė anashkalohet njė ngjarje e tillė siē ėshtė botimi pėr herė tė parė brenda kufinjve shtetėrore tė Shqipėrisė i romanit “Oh” tė Anton Pashkut. Kėtė libėr tė botuar nė Prishtinė qė prej tridhjetė vjetėsh (me disa botime tė njėpasnjėshme), tė interesuarit e kanė futur nė dorė prej kohėsh, por nė shtypin e kėndejshėm ėshtė pėrmendur vetėm shkarazi. Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė mė mirė qė nuk ka rėnė pré e shkarravitėsish, si mbijnė si kėrpudha, me motiv e pa motiv. E gjithė kjo ka vetėm njė shpjegim: nuk ngjiten nė nivelet e tij, sepse ky libėr xhojsian, me aftėsinė pėr t’ua prerė rrugėn shkrimtarėve naivė, kėrkon kritikė e studiues tė nė kalibri tjetėr, qė do tė ēonin peshė gjithė superstrukturėn e letrave shqipe. Kritika dhe studimi shqiptar, tė sfilitur prej sociologjisė tė letėrsisė, nė kėtė libėr pėrballen me strukturėn e paparė dhe mundėsitė e mėdha shprehėse tė shqipes artistike, gjėra qė pėrcaktojnė dinamikėn e re te hierarkia e ardhur nga realizmi socialist e lufta e ftohtė. Kjo vepėr pikante moderniteti shqiptar i ka mundėsitė tė zgjojė reflektime nė tė gjitha kahjet e atmosferės letrare deri nė tekstet dhe antologjitė shkollore, ku, nė tė vėrtetė, siē dihet, duhet tė nisė gjithēka, nėse duam tė orientojmė drejtė kulturėn dhe njerėn nga shtyllat e saj, letėrsinė. Nėse letėrsia shqiptare ka mjaft autorė qė shėrbejnė pėr tė rritur numrin e lexuesve, ēka, sidoqoftė, ėshtė njė kontribut, ajo ka edhe autorėt e vet cilėsorė, nga tė cilėt pret vlera reale dhe shtysa pėr zgjerimin e hapėsirave tė saj krijuese, duke hyrė nė raporte serioze me letėrsinė mė tė mirė bashkėkohore.


Rasti i Anton Pashkut, heshtja dhe ishullimi i tė cilit shpjegohen vetėm me anė tė vetdijes sė lartė artistike, ėshtė rasti i shkrimtarit tipik qė vjen nė ndihmė tė shpjegimit se e ashtuquajtura “formė”, me tė cilėn abuzohet vend e pa vend, shpesh deri nė alergji, ėshtė njė shumė keqkuptimesh, gjithmonė jashtėletrare. Prandaj, nėse kultura modeste shqiptare, gjithsesi e pėrmbushur nga shpirtėra tė mėdhenj, kėrkon fytyrėn e saj tė vėrtetė nė kushtet e njė lirie politike dhe ideologjike, pas pesėdhjetė vjetėve nėn diktatin e totalitarizmit, duhet tė pėrvijojė mė sė fundi kriteret e saj tė sakta qė e shohin letėrsinė vetėm si letėrsi, ku do tė kuptojė se gjithė kjo zhvendosje qė kėrkohet te mendėsitė e ngulitura thellė nuk ėshtė e lehtė, sepse kėrkon strukturat e duhura, me mungesėn e tė cilave po spekullohet pėr ditė. Por arsyeja dhe vullneti i mirė do tė mund tė vendosnin piketat e para. Rasti i njė prozatori tė plotėsuar si Anton Pashku i jep letėrsisė shqiptare mundėsinė tė fitojė lexues mė cilėsorė, ēka do tė ishte nderi i njė kulture si kjo e jona, ēka do tė hiqte mundėsinė e vazhdimėsisė sė spekullimeve tė lodhura akademike e mediatike shqiptare, sepse rasti i mėsipėrm ėshtė rasti i njė fenomeni tė buruar natyrshėm, jashtė ēdo fabrikimi a klisheje tė paracaktuar diku, jashtė ēdo inferioriteti tė mjerė a superioriteti pėr tė qeshur. Duhet tė jetė e qartė pėr tė gjithė se Anton Pashku nuk ka nevojė pėr ne, veprėn e tij prej artisti brilant e ka mbyllur vdekja fizike, por jemi ne tė gjithė, aspiruesit e tė vėrtetės artistike, qė kemi nevojė pėr tė: pėr tė vėnė nė dukje gjeninė e gjakut e mundėsitė e pashtershme tė shqipes artistike, sepse ai i pėrket atij grupi tė vogėl artistėsh konsekuentė (raste fatlume pėr ēdo letėrsi), te tė cilėt s’ka vlerė numri i faqeve, por shkuarja drejt fuqisė mė tė epėrme tė artit tė tyre, art qė, ashtu si vera e mirė, do t’i shfaqė cilėsitė me kohė. Do tė ishte i pafalshėm pėr ne besimi i verbėr ndaj njė kohe prej konsumizmi tė cekėt si kjo qė kalojmė: edhe tradita jonė ka shembuj tė shumtė tė daljes nė dritė tė figurave tė saj pas shumė vitesh, por unė dua tė marr njė shembull nga njė kulturė e madhe siē ėshtė ajo franceze. Libri “Lulet e sė keqes” i Sh. Baudelaire (1821-1867) pėrfillet ngado si njė nga pranverat mė tė mira tė letėrsisė moderne, por tek Marcel Raymond, autori i librit tė njohur “Nga Baudelaire nė Surrealizėm”, do tė gjesh frazėn “... me 1905 Baudelaire ende nuk pėrfillej si njė autoritet...”


Vlera e vėrtetė e artit vepron ngadalė dhe, padyshim, Anton Pashku ka shtatin e njeriut tė sė ardhmes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Anton Pashku   6/11/2009, 05:18

(Anton Pashku lindi nė Has tė Thatė tė Prizrenit. U shkollua nė Prizren dhe nė Prishtinė. Deri nė vdekje punoi redaktor nė gazetėn "Rilindja". Ėshtė autor i disa vėllimeve me tregime: Tregime (1961), Njė pjesė e lindjes (1965), Kulla (1968), Kjasina (1973), Lutjet e mbrėmjes (1978). Ai ka shkruar dy drama: Sinkopa (1969), Gof, 1976 dhe romanin Oh (1971).
Tregimet e para Anton Pashku i botoi nė vitin 1957. Pėr afro tridhjetė vjet punė krijuese letrare, ai botoi relativisht pak, por, pėr nga vlera artistike, vepra e tij zuri vend nė krye tė panteonit letrar kombėtar.)


Jam hasjan. Nuk kam lindur nė Has, mirėpo tė gjithė, babai, nėna, kushėrinjtė, i gjithė farefisi vjen prej atje. Jemi nga Karashėngjergji, njė fshat i rrethit tė Prizrenit. Aty ėshtė i varrosur Shtjefėn Gjeēovi. Epo, unė s'e pėrjetova fare Karashėngjergjin. Kam lindur nė Grazhdanik, fshat tre-katėr kilometra larg qytetit tė Prizrenit, nė drejtim tė Nashecit. Interesante ėshtė se sot, vėshtirė qė do tė mė njohnin atje. Gati kurrė s'e vizitova mė Grazhdanikun, pas lindjes. Bile, dyshoj se do tė mė lejojnė tė varrosem atje, kur tė vdes...?! Sidoqoftė, sipas dokumentit kishtar jam lindur mė 1 janar tė 1937-shit, kurse sipas atij zyrtar - mė 3 janar 1937. Mbiemrin Pashku e kam prej gjyshit. Ai quhej Pashk. Pėrndryshe, familja ime i takon Bytyēėve (fis i Thaēit), qė banonin pėrtej Pashtrikut, pėrmbi Gjakovė. Edhe sot, ai vend quhet Bytyē - Bujani dhe fshatrat pėrreth... Ato janė brenda rajonit tė Bytyēit. Me tė ardhur nė Karashėngjergj, tė parėt e mi themeluan fshatin e vet - tė Bytyēėve. Ndėrrimi i mbiemrave filloi pas '45-shit. Ku ta di pse, ishte dekret zyrtar... I bėrė nėpėr zyret e pasluftės.
"Vox clamantis..."
Nė "Rilindje" punova 34 vjet. Mirėpo, nė rubrikėn e kulturės punova vetėm deri mė 1971, kur njė grup i krijuesve tė rinj, nė mesin e tė cilėve isha edhe unė, e botoi njė tekst problematik, i cili mė vonė u pagėzua si "Manifest", njė shkrim kritik i botuar nė tė pėrditshmen "Rilindja" me titull "Vox Clamantis in Deserto" (zėri i tė dėshpėruarit nė shkretėtirė) qė pat bėrė bujė tė madhe. "Vox..."-i nė tė vėrtetė ishte paraqitje e bindjeve kritike tė njė gjenerate tė re tė letrarėve kosovarė lidhur me gjendjen nė kulturė, me pozitėn e krijuesve dhe frymat estetike tė asaj kohe. Pėrmes tij, ne praktikisht i shpallėm luftė realizmit socialist dhe tė gjitha marrėzirave kulturore qė bėheshin tek ne, e qė ishin ndikim i Shqipėrisė, gjegjėsisht i ideologjisė social-komuniste. E tėrė kjo u shndėrrua nė njė skandal tė madh qė filloi tė merrte edhe pėrmasa politike. Ndėr nėnshkruesit e "Manifestit" ishin Rexhep Ismajli, Gani Bobi, Ali Podrimja. Mensur Raifi, unė dhe disa tė tjerė. Qe bėrė problem i madh.
Enverizmi (kulturor)...
Nė kėtė, shumė ka ndikuar Tirana e asaj kohe, ėshtė e vėrtetė. Atje, letėrsia ishte tėrėsisht nėn ndikimin e strukturave politike. E gjithė kjo pasqyrohej nė mesin e atyre krijuesve kosovarė qė Tiranėn e merrnin si udhėrrėfyes kulturor. Interesant ėshtė se tendencat e tilla antikulturore qė vinin nga Shqipėria ishin nė pėrputhshmėri tė plotė me "politikėn kulturore" tė ish-Jugosllavisė. Ishin komplementare. Edhe pse, zyrtarisht, lihej bindja se rrymimet nga Shqipėria ishin tė dėmshme pėr shtetin jugosllav - pėrherė ka ekzistuar njė "bashkėpunim" specifik ndėrshtetėror nė kėtė. S'mund tė mohohet se, pėr Jugosllavinė, njė ndikim i tillė i Shqipėrisė ishte i levėrdishėm, sidomos sa i pėrket infuentimit tė kosovarėve me doktrinėn socrealiste. Kėtė e konsideronim rrezik tė tmerrshėm. Ē't'i bėsh... Nė fund, enverizmi (kulturor) lėshoi rrėnjė tė thella kėtu. Ishim tė pafuqishėm. Atėbotė, ishte rrezik tė sulmohej realsocializmi nė kulturė. Tė shpallnin tradhtar, element antikombėtar.
70-shi...
Megjithatė, periudhėn "realsocialiste" nė krijimtarinė kosovare s'do ta kisha definuar si destruktive, assesi. Aty nuk pat tentime tė kėqija, pati vetėm mosdije tė madhe, jokreativitet tė plotė. Sepse, tė gjithė ne (ne dhe ata) ishim te interesuar tė shkojmė pėrpara, mirėpo s'i kishim orientimet e garta, e lėre mė tė pėrbashkėta. Atėbotė, qėndrimet kulturore nė frymė tė realizmit socialist ishin fenomen mbarėshoqėror, nė letėrsi, art, arkitekturė. Merrej si diēka krejt normale.
Kėtu, ishte tek 1970-shi, vit dė plasoi njė gjeneratė tė fortė, intelektualisht superiore. Por qė zenitin e vet do ta mbante vetėm dy vjet dhe, kjo ishte e tėra. Pas 71-shit filloi rėnia...
Kė e kisha pėrmendur prej asaj kohe? Paj, e ke Rexhep Ismajlin, Eqrem Bashėn, Ali Podrimjen, Gani Bobin (qė merrej me letėrsi nga aspekti sociologjik), etj. Mirėpo, u penguan. Me presione tė ndryshme politike.
... dhe sot
Se e kam me vend apo jo, kėtė mund ta vėrtetoni nėse i lėshoni njė sy gjithė asaj qė botohet sot, e qė ėshtė nėn ēdo nivel civilizues. Rrallė qė ndonjėri vlen diēka. Kėtė e marr si pasojė tė edukatės afatgjate realsocialiste - mospėrpjekja pėr tė zėnė hapin me kohėn. Ėshtė interesant se gati asnjė rrymė kulturore/letrare apo mėnyrė e tė menduarit e kohės sė re qė ishte/ėshtė aktuale nė botė - s'ėshtė reflektuar fare ndėr ne. E tash, njeriu mund tė gjejė aty-kėtu tė tillė qė lexonin dhe shkruanin nė frymė tė kohės, pėrjashtime kualitative. Por, tė tillėt mbetėn vazhdimisht tė vetmuar, mbetėn ishuj. Ēdo shkretėtirė ka oazat e veta qė s'mund tė merret nder pėr te... Oazat mbesin vetėm oaza, pėr aq sa shkretėtira mbetet shkretėtirė.
Quo vadis...
Ama askund, hiē. Jokreativiteti politik dhe shoqėror ka lėnė pasoja tė kėqija. Fundja, sa i pėrket tė ashtuquajturit kreativitet politik, unė s'i jap fare rėndėsi dhe as qė besoj se ndėr ne mund tė ekzistojė diē e tillė. S'kuptoj dot se si ai qė i thotė vetes krijues, nuk ulet tė punojė, tė shkruajė, tė mėsohet tė mendojė - por merret me gjėra qė nuk varen fare prej tij: diskuton pėr Kombet e Bashkuara!! Tė shkruarit e njė tregimi tė vetėm ėshtė shumė mė e levėrdishme se debati mbi qėndrimet e Butros Galit. Thuajse, pėr Butros Galin, Kosova ėshtė punė jete a vdekjeje (!)...
Pastaj, pa ndryshuar punėt nė Shqipėri, nė trurin shqiptar, nė mendimet e tija, vėshtirė se mund tė ndryshojė diēka edhe tek ne. Ata ende lexojnė Agollin e Kadarenė... Nė Shqipėri ende shkruhet si pėrpara, marrė nė pėrgjithėsi. Ndoshta ka ndonjė filiz tė pėrparimit, por, ato do tė ishin vetėm nuanca shumė tė vogla dhe, vėshtirė se mund tė premtojnė diē.



(Marre nga revista letrare Ars)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: ANTON Nike Berisha   6/11/2009, 05:19

Vetėdija mitike e qenėsisė dhe e qėndresės


Asnjė antologji e tregimit shqiptar, hartuar mbi bazėn e kritereve letrare-artistike, nuk do tė mund ta linte anash tregimin "Kulla" tė Anton Pashkut. Themi kėshtu duke pasur parasysh faktin se ky tregim nuk ėshtė vetėm ndėr mė artistikėt brenda krijimtarisė tregimtare tė autorit e tė prozės tregimtare shqiptare nė pėrgjithėsi, por ėshtė edhe ndėr mė komplekset si qasÄÄÄÄÄje e si shtjellim, si strukturė tekstore dhe si sistem i ndėrliqshėm kuptimor, e si rrjedhojė e gjithė kėsaj, edhe krijim me njė kontekst poetologjik jashtzakonisht tė pasur, pėr shumēka i papėrsėritshėm.
Ēka e bėn tė kėtillė kėtė tregim?

Shqiptim artistik i mitit tė kullės

Nė qenėsinė e vet tregimi "Kulla" ngritet mbi mitin pėr kullėn, qė nėnkupton mitin pėr qenėsinė, pėr ekzistencėn dhe pėr qendresėn e njeriut tonė nė rrjedhė tė shekujve. Mbi bazėn e pėrvojės historike, e cila materializohet e metaforizohet nė mėnyrė tė veēantė nė kėtė prozė, shqiptohet dhe interpretohet njė botė komplekse, realitet, qė nė esencė ėshtė vetėdije mitike e krijuar nė njė diakroni tė pafund tė ekzistencės. Nė tregim nuk jipet as platforma, as modeli i gjallimit, nuk jipen as pėrgjigje pėr problemet e ndryshme e as pėr shkaqet e krijimit tė mitit tė kullės, por shqiptohet qenėsia e kėtij vetėdijsimi; nė tė nuk gjakohet e vėrteta e thjeshtė historike - nė kohė e hapėsirė tė veēantė - pra nuk transponohet realiteti i zhveshur, por pėrceptohet e shprehet thellėsisht rrafshi metafizik i kėsaj ekzistence si dhe padrejtėsia metafizike, qė u manifestua nė rrjedha tė kohės. Me fjalė tė tjera, nė kėtė prozė nuk bėhet qartėsimi i rrjedhave dhe i fakteve tė njohura historikisht, i personave e i ngjarjeve konkrete, por mbi bazėn e pėrvojės historike, qė lidhet sidomos me dramėn, tragjikėn, me qėndresėn e me sakrificat, krijohet realiteti i veēantė, i cili, nxitur nga fakti historik, bėhet qenėsi, bėhet fakt i ri, fenomen i realitetit dhe i botės shpirtėrore. Nė tė vėrtetė, kjo qenėsi artistike e krijuar merr funksion tė dyfisht: shpreh qenėsinė e sė kaluarės e tė tashmes, i bėn ato artistikisht tė pėrjetshme, por bėhet edhe vetė pjesė e pandashme e veprimit, e konkretėsisė ekzistenciale; njėherit krijon bazėn e pėrspektivės sė tė ardhshmes. Duke shprehur dhe duke bėrė njėsimin e kohėve - pėrmes rrėfimit - tregimi "Kulla", gjithnjė si projeksion artistik i vetėdijes, merr pėrmasėn e theksuar mitike. Nė esencė shqiptimi i objektit artistik, mėnyra e qasjes dhe e interpretimit tė qėndresės sė njeriut tonė nė rrjedhė tė shekujve, nuk pohohen, nuk shprehen nė mėnyrė eksplicite, gjė qė ėshtė e lidhur ngushtė me mėnyrėn e shtjellimit tė strukturės sė tekstit e tė gjuhės sė pėrdorur poetike. Pėrkundrazi, "Kulla" ėshtė krijim qė ngritet mbi njė bazė qė cilėsohet me njė sistem jashtėzakonisht tė veēantė tė tė shprehurit thellsor. Po qe se kėtė e themi me termat e gramatikės gjenerative tė Ēomskit, atėherė gjithė ajo qė trajtohet nė kėtė prozė, konkretėsia e metaforizuar, ngjet nė rrafshin thellėsor, ku pėrqėndrohet dhe realizohet thelbsisht gjithė proza e kėtij autori (ajo tregimtare dhe romaneske), por dhe dramat e tij. (Pikėrisht kjo thellėsi e pėrceptimit, e transponimit dhe e trajtimit tė ēėshtjeve tė ndryshme i ka shtyrė disa studiues tė theksojnė "hermetizmin", "moskomunikativitetin" e kėsaj proze, tė pohojnė se tregimet e tij janė "fantastike", qė shprehin botėn obsesive tė autorit, pra janė pa objekt konkret trajtimi, pa bazė reale!) A. Pashku mitin pėr kullėn, qė nė esencė shpreh mitin pėr qėndresėn dhe ekzistencėn, nuk e shpreh dhe nuk e shqipton me gjuhėn dhe me stilin qė e cilėson mitin si lloj letrar e si formė e transponimit tė fenomeneve tė botės metafizike. Tregimit tė vet Pashku nuk i jep pėrmasėn sakrale, me tė cilėn cilėsohet miti, por sakralitetin e zėvendėson me shumėkuptimėsinė, me krijimin e strukturės tekstore nga e cila del mesazhi artistik dhe krijohet njė kontekst poetologjik i pasur, qė ėshtė i lidhur ngushtė me gjuhėn poetike. Pikėrisht gjuha poetike nė kėtė tregim, si dhe nė prozėn e tij nė pėrgjithėsi, merr karakter mitik nė kuptimin e forcės shprehėse artistike dhe amshueshmėrisė sė funksionimit dhe tė ekzistencės sė saj.

Rrėnimi - zhvendosja e konvencave

Tregimi "Kulla" nuk ka njė objekt artistik tė thjeshtė - tradicional, ku do tė mund tė ndiqeshin rrjedhat e gradacionit tė fabulės (ndodhisė): fillimi, etapat e zhvillimit, mbarimi. Ai nuk ėshtė i ndėrtuar mbi njė ide qėndrore, as nuk pėrdor vetėm njė formė tė rrėfimit, tė monologut, tė dialogut etj.; objekti i tij ėshtė njė shumėsi objekteshÄ artistike, njė spekter, njė mozaik tėrėsor, ku pjesėt nuk janė krijuar mbi bazėn e radhitjes kierarkike, por janė krijuar e funksionalizuar mbi bazėn e krijimit e tė forcimit tė tėrėsisė shprÄehėse e kuptimore, tė tėrėsisė sė ndikimit estetik, duke u lidhur e duke u plotėsuar me njėra tjetrėn nga rrafshe e forma tė shumta e tė ndryshme, qofshin kur ato ndodhen nė raport tė ndėrsjellė kushtėzues e determinues, qoftė kundėrvenės e kundėrshtues. Mėnyra e pėrceptimit, e shtjellimit dhe e shqiptimit tė objektit artistik nė tregimin "Kulla" nė esencė shprehet si rrėnim i konvencave tė prozės sė realizmit, pra nė kėtė krijim rrėnohen - zhvendosen konvencat e fabulimit dhe narracionit tradicional. Nė vend tė parimit kierarkik e tė kronologjisė, me ēka cilėsohet proza tradicionale, nė tregimin "Kulla" vendosen lidhje shumplanshe paradigmatike; krijohet njė sistem kompleks paradigmatik, qė nuk veēohet pėr pėrshkrimin, vlerėsimin, shpjegimin, pohimin, por pėr thellėsinė dhe begatinė e shprehjes, pėr krijimin e realitetit sa mė tė ndėrliqshėm e tė pavarur artistik. Ndėrtuar mbi parime tė kėtilla ėshtė krejt e natyrshme qė pėr tė depėrtuar nė strukturėn tekstore e nė sistemin kuptimor, qė del nga struktura gjuhėsore e tregimit, kėrkohet mė shumė pėrkushtim e dije, pra pėrceptimi dhe receptimi i "Kullės" ėshtė i vėshtirė. S'do mend se kjo vėshtirėsi nuk nėnkupton abstraksionin e objektit tė trajtuar nė kėtė prozė, por pėrkundrazi, ndėrliqshmėrinė, shumėshtresinė dhe pasurinė e strukturės gjuhėsore tekstore. Pra rrėnimi i konvencave tė prozės tradicionale nuk ėshtė vlera kryesore e kėtij tregimi, por para se gjithash mėnyra origjinale e vrojtimit, e shtjellimit tė tekstit poetik, e ndėrtimit tė tėrėsisė shprehėse e kuptimore nėpėrmjet tė pjesėve, tė cilat shprehin forcėn e tyre qenėsore nė krijimin e tėrėsisė si kohezion i pėrbėrėsve kryesorė tė krijimit letrar-artistik dhe si forcė e ndikimit estetik te marrėsi.

Uniteti i rrafsheve kundėrvėnėse - kontrastike

Proza "Kulla" ėshtė ndėrtuar mbi bazėn e dy rrafsheve tė ndryshme kundėrvėnėse, tė cilat mu nė raportin kontrastik tė tyre shprehin madhėshtinė e tėrėsisė, kohezionin e tyre. Tregimi ėshtė pėrceptuar si njė sistem i antitezės poetike, jo pėr tė theksuar pavarėsinė e rrafsheve kundėrvėnėse brenda strukturės tekstore, por pėr ta shprehur, nė nivelin sa mė tė lartė, unitetin shprehimor dhe kuptimor, qė krijojnė mikrostrukturat e krijimit artistik nė rrafshet e kėtilla kontrastike. Nė kėtė prozė, siē theksohet qysh nė faqen e parė, ēdo gjė qė ngjet - ndodh: fillonte prej dikah thellė nė pafundėsi dhe mbaronte diku lart, por gjithashtu thellė nė pafundėsi. Nė kėtė diakroni tė pakufij (skaje tė kundėrta paradigmatike) nėpėrmjet tė formave tė ndryshme tė shqiptimit, autori fut njė varg elementesh tė shumėsisė sė objektit artistik. Dhe pikėrisht raportet e krijuara midis kėtyre elementeve, si sistem mikrostrukturash nė raport me makrostrukturėn, veēoritė shprehėse e kuptimore, forca qė ato marrin brenda strukturės sė tekstit, shprehin disa nga tiparet kryesore e origjinale tė kėtij tregimi dhe tė Pashkut si prozator.
Rrafshet kundėrvėnėse paradigmatike tė "Kullės" janė, me njė anė: tymi, errėsira, fillimi i natės, heshtja, shikimi i ngrirė, hapėsira e pėrhimtė, kjasina, rėra pėrvluese, lot e tym, galtina, gėrmadhat, kulet, kulja e madhe fantazmagorike, psherėtima, gjaku, hejza, zapullima, thika, thika nė sy, zėri i pėrvajshėm, pylli (qė) ka sulmuar kullėn, kasapi (si njollė) mė e errėt si errėsira, kukuvriqi etj., ndėrsa nė anėn tjetėr: kulla, plaka, bardhoka, tarrabeci, kali, kreu i rrėnjėve, delta e lumit, zogjtė, kėmbora, dielli qė nė ag zinte tė flakėronte etj. Kėto dy rrafshe janė jashtėzakonisht tė lidhura e tė varura midis tyre; nga aspekti tematik dhe kuptimor ata nuk synojnė kiararkinė. Nė vend tė kėtij raporti, qė shpesh e ndeshim nė krijimet tona letrare, ata varėn e kushtėzohen nė mėnyrė tė ndėrsjellė; i cilėson njė varėsi e brendshme, qenėsore, sepse nė kėtė mėnyrė e bėjnė mė tė plotė imazhin, ashtu siē ngjet edhe me mesazhin poetik, qė del si rrjedhojė e ballafaqimit dhe e funksionalizimit tė tablove, tė situatave e tė mendimeve brenda strukturės sė veēantė tekstore.
Raporti kontrastik nuk shprehet vetėm nė ballafaqimin e dy rrafsheve, qė i pėrmendem, por edhe brenda njė rrafshi. Kėshtu, fjala vjen, kjo shprehet me vdekjen dhe jetėn e plakės, e cila ėshtė kreu i rrėnjėve; pėr tė mėsojmė vetėm pas vdekjes; vetėm pas kėtij akti shpaloset esenca e veprimit dhe e simbolizimit tė saj; mbas varrimit ajo pėrtėrihet nė kujtesėn e njerėzve, sakralizohet simbolika e rrudhave, e rrėnjėve tė saj. Ngjashėm ndodh edhe me kullėn: ajo ekziston ndėrmjet qėndresės dhe rrėnimit - shkatėrrimit; atė e mban gjallė dhe e ripėrtrin kėmbora, e cila, pėrkundėr pėsimeve tė kullės, ėshtė e pazhdukshme, e paasgjasueshme. Pra plaka vdes, por nuk vdes esenca e qenėsisė, e simbolikės, e funksionit tė saj, nuk vdesin rrėnjėt, siē nuk zhduket e nuk asgjasohet kulla, po prej mbetjeve (gėrmadhave, kuleve etj.) ringjallet, vazhdon ekzistimin dhe qėndresėn. Ky ekzistim dhe kjo qėndresė nė tregimin "Kulla" marrin njė pėrmasė mitike, e cila bėhet pjesė e vetėdijes dhe merr tiparin sakral. Dhe sa mė shumė qė kulla (bashkė me kėtė edhe qėndresa) pėson, sa mė shumė qė ndihet prania e kuleve, e gėrmadhave, e kulprave (qė kanė veshur gati tė gjitha muret e kullės dhe kanė zėnė tė hyjnė edhe nėpėr fregji), dega e rrapit (qė don tė hyjė ndėrmjet gurėve tė kullės) etj., aq mė tepėr ajo bėhet mė e qėndrueshme, siē bėhen mė konzistent e shenjėzues kryet e rrėnjėve, kėmbora, tarrabeci, delta etj., qė koekzistojnė fuqishėm brenda tėrėsisė; ato varen dhe i japin njėra tjetrės nė nivele e pėrmasa shumplanshe:
"Paj, si tė them, mė vonė, disi, nuk mė pėlqente ta krahasoja (plakėn) vetėm me rrėnjė".
"Por, rrėnjėt janė tė bukura!".
"Janė, por nuk mė duket se kryet e plakės sonė mund t'i ngjante vetėm kreut tė rrėnjėve tė thella".
"Kurse mua mė duket se mund t'i ngjante vetėm rrėnjėve qė s'ndahen dot nga thellėsitė e veta".

Imazh vetėdijsor dhe kohė mitike

"Kulla" nuk ėshtė as prozė fantastike, as e ngritur mbi bazėn e ėndrrės, as shprehje e realitetit tė mirėfilltė historik; ajo s'ėshtė as realitet i modelit tė pėrrallės, qė shprehet si kundėrvėnie e realitetit tė vėrtetė, si mohim i tij. Siē theksuam edhe mė parė, realitetin, faktin historik ky tregim e merr vetėm si bazė, si nxitje, si motivim, si rrafsh bazor njohės - njohje qė nuk ėshtė e rastit, siē nuk ėshtė asgjė e rastit nė kėtė prozė pėr shumēka komplekse.
Realiteti i tregimit "Kulla" qenėsisht lidhet me pėrvojėn e historisė kombėtare tė popullit tonė, qė ėshtė krijuar nė vetėdije si refleksion i konkretėsisė historike. Ky realitet, kjo empiri historike, shprehet nėpėrmjet njė shumėsie ēėshtjesh, veprimesh, situatash, personazhesh, objektesh, shpresash tė rrėfimit dialogėsh etj. Nėpėrmjet shumėsisė sė objekteve tė trajtuara, krijohet njė gjerėsi e thellėsi, njė unitet i qėndrueshėm e funksional, qė e shpreh mė plotnisht realitetin, mundėson, nėpėrmjet strukturės tekstore poetike, shqiptim dhe interpretim mė kompleks tė tij. Pra kjo shumėsi, pos tjerash, shpreh pėrshtypjet e ndryshme subjektive tė personazheve ndaj realitetit tė njėmendtė objektiv (nė kohė tė ndryshme), qė ėshtė qenėsore pėr qasje moderne, sepse nė kėtė mėnyrė shmanget mundėsia e subjektivizmit tė njė personazhi (sipas Erich Auerbach-it). Veprohet nė kėtė mėnyrė pėr arsye se vetėdija, natyrisht edhe krijimi i veprės letrare mbi bazėn e funksionimit tė saj, siē ndodh dhe nė tregimin "Kulla", nuk ėshtė e varur nga rrjedha kronologjike (term i David Daiches), nga ndodhitė, suksesiviteti i veprimit, i mendimit etj., por nė formė sistemi (zbatohet edhe paralelizmi), ajo anticipon dhe vepron nė retrospektivė. Nėpėrmjet aluzioneve dhe kundėrshtimeve tė brendshme qenėsore, krijohet nė vetėdije rrjedha e ballafaqimit tė dukurive nė raporte kundėrvėnėse e kundėrshtuese, pra krijohen tė gjitha mundėsitė pėr unifikimin maksimal tė rrėfimit, qė nė kushte tė tjera, tė shqiptimit tradicional tė realitetit objektiv (bardh-zi, mbi bazėn e varėsisė sė rrjedhės kronologjike etj.) ose tė imitimit tė tij kjo do tė bėhej pjesėrisht ose nuk do tė mund tė bėhej fare. Nė kėtė mėnyrė brenda vetėdijes, rrjedha e ngjarjeve, pėrceptimi i imazheve, shqiptimi i botės sė personazheve veprojnė pavarėsisht nga kategoria e kohės dhe e hapėsirės, pra fushėveprimi nė diakroni e sinkroni ėshtė i pakufij.
Personazhet nė tregimin "Kulla", si dhe nė gjithė prozėn e tij tregimtare madje dhe nė romanin "Oh", nuk janė asgjė tjetėr pos shenja, figura nė funksion (term i Gunther Anders-it), nė tė vėrtetė janė funksione, qė brenda strukturės tekstore, funksionalizohen nė tėrėsinė e sistemit kuptimor, gjė qė pėr A. Pashkun gjithnjė ka rėndėsi tė dorės sė parė. Kjo tėrėsi si e tillė pastaj do tė krijojė njė nėntekst tė veēantė qė e bėn kėtė tregim artistikisht mė konzistent. Mėnyra e pėrceptimit dhe e shqiptimit shumindividual nė vetėdije, shprehimėsia e shumėfisthė nė vetėdije (term i Auerbach-it) nuk ėshtė ēėshtje e re pėr letėrsitė e tjera. Mirėpo Pashku ėshtė origjinal nė kėtė tregim, sikur se nė gjithė prozėn e tij, sepse nuk ndjek e nuk imiton asnjė autor qė krijon sipas kėsaj mėnyre, edhe pse prej tyre ka mėsuar nė mėnyrė kreative. Ai ndryshon prej tė tjerėve pėr kėndvėshtrimin e problemeve, pėr kompleksitetin e varėsisė dhe tė raporteve qė i krijon nė strukturėn gjuhėsore, pastaj pėr tė "folurit e pėrjetuar", pėr "monologun e brendshėm", pėr "sigurshmėrinė objektive". Pra Pashku dėshmon origjinalitetin pikėrisht pėr funksionet dhe sistemimin e pėrbėrėsve brenda tėrėsisė, brenda konceptit artistik tė krijimit, duke i parė nė dritėn e empirisė historike nacionale. (Nė qoftė se, fjala vjen, pėr Kafkėn bota nė pėrgjithėsi ėshtė objekt i frikės dhe i qėllimit, nė kėtė tregim bota shqiptohet si raport i ndėrsjellė i tragjikės dhe i qėndresės).
Mėnyra komplekse e pėrceptimit tė botės e tė dukurive tė saj dėshmohet nė kėtė tregim edhe me pėrdorimin e kategorisė sė kohės. Nė esencė koha e prozės "Kulla" ėshtė kohė qė ngjet nė vetėdije; ėsthė pjesė e vetėdijes, prandaj ajo ėshtė e pakufij; i pėrket tė kaluarės, tė tashmes dhe tė ardhshmes. Kjo mėnyrė e pėrceptimit tė kohės i jep asaj pėrmasėn mitike, por njėherit edhe pėrmasėn e objektivimit. Nėpėrmjet tė kohės sė "jashtme" dhe kohės sė "brendshme", kohės "reale" dhe kohės "subjektive" zgjerohet mundėsia e pėrceptimit thellėsor e kompleks, e integrimit tė shumėsive shprehėse e kuptimore, e shpalimit tė shumėsisė sė shtresave tė vetėdijes historike, por edhe tė vetėdijes transcendentale, metafizike. Duke pėrdorur kohėn nė kėtė mėnyrė krijohet mundėsia pėr t'u thelluar e pėr ta kuptuar mė thellėsisht realitetin ekzistues, por edhe tė pėrspektivės sė kohės dhe tė simbolikės gjithėpranuese tė ndodhive (sipas E. Aurbach-it). Kjo formė krijon mundėsinė e projeksionit tė tė folurit mitik, i cili nė kėtė mėnyrė e krijon realitetin e ri; nga rrafshi i empirisė historike kalon nė vetėdije e prej aty, nėpėrmjet tė artit tė fjalės, e pasuron atė realitet nėpėrmjet rrėfimit qė shndėrrohet nė shenja dhe si i tillė funksionon nė formė tė mvehtėsishme. Kėshtu, plaka, kasapi, tarabeci etj., janė refleksione tė realitetit historik, por nga realiteti "real" janė transponuar nė realitetin "subjektiv" i cili nė tregim funksionon si i pavarur dhe i mvehtėsishėm, si pėrvojė e re.
Koha "reale", e "thjeshtė" nė prozėn "Kulla" ėshtė fare e shkurtėr: nis me fėllimin e natės e mbaron po ashtu me fėllimin e asaj nate. Ndryshimi midis fillimit dhe mbarimit tė kėsaj kohe ekziston. Nė fund tė tregimit thuhet: "...dhe fėllimi i natės, qė pėrvidhej nėpėr frengji. Mė duket se ėshtė afruar agu". Koha "fiktive", "subjektive", e "brendshme" ėsthė e pakufijshme (diakroni e pafund). Nė esencė gjithė koha - kohėsisht shumė e gjatė - e tregimit "Kulla" zgjat nė vetėdije, siē ngjet edhe nė romanin "Oh", por dhe nė disa proza tė tjera tė kėtij autori. Kjo kohė preferohet, pėrfillet e pėrdoret nga Pashku pėr arsye tė krijimit tė hapėsirės sa mė tė madhe, tė pakufijshme pėr shtrirjen e rrėfimit, unifikimit tė shtresave tė tij, pėr tė shqiptuar probleme komplekse tė realitetit jetėsor, qė manifestohen e koekzistojnė nė formė tjetėr nė vetėdijen e njeriut, nė vetėdijen si qenėsi sintetike aktive. Pikėrisht shprehimėsia e shumfishtė e vetėdijes ndonjėherė shkakton hutimin e lexuesit tė kėtij tregimi ose krijon pėrshtypjen se ai ėshtė abstrakt, tejet i "ngarkuar", sė kėndejmi i vėshtirė pėr kuptim. Kjo ngjet pėr shkak se Pashku nė kėtė prozė e then konceptin e kronologjisė sė ngjarjes, rrėfimit, veprimit, tė shqiptimit tė karaktereve, tė situatave. Ai me qėllim e pėrqėndron vėmendjen nė detaje tė "parėndėsishme", por qė sygjerojnė dhe krijojnė kontekst kompleks qenėsor, nėpėrmjet tė tė cilėve nė mėnyrė tė pabesueshme, shprehet dhe vėrehet pasuria e realitetit dhe thellėsia e secilit ēast qė i jipemi pa qėllim (Auerbach). Mbi bazėn e pėrceptimit tė kėtillė tė ēėshtjeve e tė dukurive tė ndryshme nga qenėsia e pėrvojės sė historisė sonė, Pashku krijon njė realitet artistik tė papėrsėritshėm. Dhe po qe se nė tregimin "Kulla" ka diēka qė ngritet mbi tė tjerat, qė synon tė mitizohet nė mėnyrė konzistente, atėherė ky mitizim shprehet para se gjithash nė rrafshin e thėnies artistike, si vlerė gjithkohore. Nėse nė kėtė kontekst mund tė bėhet fjalė pėr krijimin e mitit tė prozės shqipe si art, si vetėdije artistike, atėherė Pashku me tregimin "Kulla" i ka dhėnė njė nga pėrmasat mė tė thella, ka arritur njėrėn ndėr pikat mė tė larta.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Anton Pashku   6/11/2009, 05:20

Nė 71-vjetorin e lindjes sė shkrimtarit

Anton Pashku, shkrimtari modern i letrave shqipe, stilisti i dallueshėm i mėvetėsisė, tė cilit, pavarėsisht nga rrjedha e viteve, s'mund t'i pakėsohet a s'mund t'i firojė asgjė prej shkrimeve. Kjo ka tė bėjė me aftėsinė e artit tė mbijetesės, cilėsi e shkrimtarėve tė vlerave tė veēanta estetike.
Anton Pashku u lind mė 8 janar 1937. Ē'prej shkrimit tė parė nė "Jeta e re" mė 1955, vepra e tij letrare u formėsua si njė vepėr e identitetit tė lartė artistik, kryesisht nė prozė dhe nė gjininė e dramės: "Tregime", 1961, "Nji pjesė e lindjes", 1965, "Kulla", 1968, "Sinkopa" (dramė), 1969, "Oh", 1971 (botimi i katėrt mė 1990), "Kjasina" (tregime tė zgjedhura), 1973, "Gof" (dramė), 1976, "Lutjet e mbrėmjes" (tregime tė zgjedhura), 1976, "Tragjedi moderne" (drama), 1982, ndėrsa kompletin e veprave e botoi "Rilindja" mė 1986, sipas renditjes: Tregime fantastike; Romani "Oh"; Tragjedi moderne, dhe njėkohėsisht duke mos pėrmendur nė kėtė paraqitje riotimet.

Anton Pashku mbetet njė lloj fenomeni letrar me njė prirje tė vazhdueshme drejt pėrsosmėrisė artistike; vepra e tij pėrmban shumėsinė e mendimit, shumėsinė figurative tė fjalės dhe njėkohėsisht vetėdijen e lartė estetike tė ngritur deri nė model. Vetė shkrimtari pat shėnuar se "Gjuha e veprave artistike nuk ėshtė dhe nuk mund tė jetė njė "gjuhė normale". Ajo nuk ėshtė e tillė as atėherė kur, fjala vjen, artisti i fjalės merr e shkruan pėr "gjėrat mė normale" nga jeta e njeriut. Shenjat e gjuhės sė tij janė shenja tė gjuhės poetike. Kur janė tė ngjeshura mirė e mirė pranė njėra-tjetrės, kėto shenja krijojnė aso relacionesh tė reja qė mund tė kyēin ndėr to eksplozionet e panumėrta jetėsore qė kanė intensitete shumė tė larta".

Vepra letrare e Anton Pashkut prezanton nė mėnyrėn mė tė pėrkryer dramatikėn e jetės, pavarėsisht nga zhvendosja e saj nėpėr kohė qė duket sikur ėshtė e palėvizshme, e ngrirė, dhe nė kėtė kontekst, ajo prezanton fatin e njeriut nė pėrgjithėsi, si individ apo si kolektivitet njerėzor. Mė saktė, ai kundron rrethin ekzistencial tė njeriut dhe formėson njė tekst tė tillė letrar ku mund tė nxirren segmente tė shumtė kuptimorė. Aty ka simbolikė dhe pėrmes saj kundrohet fati i mjedisit, fati i personazheve; nė rast se hiqet mbulesa e simbolikės, mund tė kundrohet mė me lehtėsi kthjelltėsia e mjedisit dhe e personazheve. Aty mitet sikur preken, kthjelltohen, sikur hetohet atmosfera artistike, njė atmosferė krejt sugjestive, me njė harmoni a kombinim ngjyrash, qė mund tė shėrbenin si dekor nė lėvizjen e jetės dhe vdekjes, dhe natyrisht, kėto shumė pranė njėra-tjetrės. Por, mė tepėr se e ndjenjės, vepra e Pashkut ėshtė vepėr e mendimit dhe dendėsia e saj mbėrrin nė kufijtė mė tė dukshėm tė maksimales. Ndėrsa, realizimi i njė teksti cilėsisht tė lartė, ėshtė arritur vetėm pėrmes njė pune tė studiuar imtėsisht.Kėtė gjė e ka shpjeguar vetė autori pėr njė nga veprat e tij: "Nė dramėn "Gof", pėr shembull, zbatova matematikėn dhe teorinė engjyrave. Mirėpo, sė pari, shfletuam tė gjitha gazetat e periudhės '37-'38-'39. E thithėm krejt atė pluhur. Tek pastaj, fillova tė pėrdor trekėndėshin: kjo vjen deri kėtu, kjo tjetra mbėrrin deri aty. Saktė e pėrcaktoja intensitetin e shprehjes..."

Pa kurrfarė dyshimi ėshtė mbėrritė nė mendimin se Anton Pashku mbetet njėri prej stilistėve mė tė mėdhenj nė letėrsinė tonė. Vepra e tij ėshtė parė nė shumė anė a kėnde venerimi, ēka flet se kjo vepėr ėshtė kthyer nė pikė referimi tė vazhdueshme. Dendėsia e mendimit dhe estetika e lartė e tekstit, ka bėrė qė shpesh vepra e tij tė jetė vėshtirėsisht e kuptueshme, siē dėshmon gjithashtu se teksti i tij, qoftė nė dramė, nė prozė tė shkurtėr apo dhe nė romanin "Oh", kėrkon njė rilexim apo njė vėmendje maksimale nė tė lexuar.

Vlerėsimet pėr kėtė vepėr janė tė shumta dhe kritika letrare (kryesisht nė Kosovė) e ka ndjekur admirueshėm krijimtarinė e tij prej fillimeve tė publikimit, pavarėsisht se njė vepėr letrare si e tij, ose mė mirė, njė vepėr letrare si e Anton Pashkut,edhe sot kėrkon venerime pas venerimesh. Me tė drejtė ėshtė konstatuar se "Anton Pashku mbetet Xhojsi i letėrsisė shqipe" (I.Rugova); "Pėrdor metodėn e shkrimtarėve tė shquem tė Perėndimit dhe asht nėn ndikimin e tyne. Veprat e e Foknerit dhe Xhems Xhojsit, Tomas Vulfit dhe tė tjerėve, ma tepėr shkrimtarė anglo-amerikanė, tė cilėt i ka pasė si lektyrė nė takimet e pėrditshme me librin-kanė ndikuar ma shumė se tė tjerėt" (H.Mekuli).

Nė Shqipėrinė e para viteve '90, kur nė letėrsi socrealizmi kish frymė mbizotėruese, as qė mund tė bėhej fjalė pėr qarkullimin e veprės sė Pashkut: tek-tuk ndonjė tregim i botuar dhe gjithēka tjetėr e mbuloi heshtja. Sidoqoftė, afėrsisht edhe nė kėto rreth dy dekada vite tė hapjes sė Shqipėrisė, funksionon ende njė lloj anatemimi krejt i pashpjegueshėm, gati-gati cinik: vepra e tij e plotė s'ėshtė botuar ende nė Tiranė, kur nė Prishtinė ajo ėshtė botuar dhe ribotuar disa herė, duke pėrfshirė kėtu edhe botimin pėr nxėnėsit e shkollave tė mesme nė kolanėn "Lektyrė shkollore".

Anton Pashku u nda nga jeta mė 31 tetor 1995. Ai la pas njė vepėr solide letrare, me shfaqjen e saj mė tė dukshme tė modernitetit, vepėr qė mbetet nga shfaqjet mė tė dukshme tė mjeshtrisė letrare, me prirje tė vazhdueshme pėr kah pėrsosja e tekstit. Si ēdo krijimtari e madhe dhe qė dallohej menjėherė prej letėrsisė vegjetuese, tė pėrkohshme, tė letėrsisė pėr letėrsi, u fut dalngadalė nė rrethin e vlerave estetike mė tė qėndrueshme tė letrave shqipe, ekskluziv pėr kah fryma letrare, pėr kah ndriēimi i fjalėve, i frazės, i figurave, i kuptimshmėrisė. Shkurt, njė shkrimtar qė krijoi harmoni artistike nė krejt veprėn e tij.


Shekulli
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Anton Pashku   6/11/2009, 05:21

Nė Stuhi

Tek "Nė stuhi" shfaqet personi i molisur nga jeta, dera e shtėpisė dhe trari mbi tė; fėrshėllima e stuhisė dhe rrėkėllima e trarit; vetėm kaq. Pėr kėta pėrbėrės rrėfen narratori, nė vetėn e tretė. Molisja ėshtė gjithėpėrfshirėse dhe subjekti-personazh ndien nevojėn tė ikė nga trualli i vet, por nuk e le sedra, e mbase diēka mė e thellė. Stuhija ushtron njė terror dhe Ai, ankthshėm, e ndien peshėn kėtij terrori qė artikulohet pėrmes rrėkėllimit tė trarit qė mban peshėn e shtėpisė. Dhe, nė vend tė rebelimit, tė ikjes, pason tėrheqja, rrudhosja dramatike nė vetvete. Rrethi mbyllet pėrfundimisht dhe stuhia zotėron si nė pranga hapėsirėn (Truallin).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Anton Pashku   6/11/2009, 05:21

Kulla

Te Tregimi "Kulla" mund tė merret si model-bazė tematike e pjesės dėrmuese nė krijimtarinė letrare tė Anton Pashkut. Pėrveē temės sė dashurisė, qė shtrihet nė njė pjesė tė vogėl tė veprės sė tij tėrėsore letrare, nė kėtė tregim janė tė mpleksura: motivi i lashtėsisė, i dramės shqiptare nėpėr shekuj, i qėndresės, i ekzistencės, i aktualitetit dhe i vizionit tė sė nesėrmes. Kjo do tė vėrehet sidomos tek romani "Oh", ku ky model tematik shtrihet thellė deri nė Iliri dhe njėkohėsisht, nė mbėshtetje tė asaj pėrvoje dhe tė gjasave aktuale, projektohet e ardhmja. Nė kėtė rrėfim, pėrmes jetės sė dy brezave, tė kapėrthyer dhe tė shtrirė nė tėrėsinė ekzistenciale kolektive tė kombit, shprehet aktualiteti i rėndė, ankthi i banorėve tė kullės.
Ėshtė pėrvoja e Plakės, pas vdekjes tė sė cilės Djali projekton tė nesermen e vet duke e mbartur tutje pėrvojėn nga e kaluara. Biri, plot ankth, ndien se qėndresa dhe ekzistenca e Kullės ėshtė nė rrezik dhe sajon mekanizmin mbrojtės pikėrisht nė sajė tė trashėgimisė simbolike tė saj. Pėrmes traditės, rrėfimtari shpalon kulturėn shpirtėrore kolektive si mburojė simbolike nga kanosja e shprishjes prej dhunės sė ushtruar nė kohėn kur ėshtė shkruar tregimi. Dhuna e ushtruar brutalisht pėrballė mekanizmit tė traditės kulturore kombėtare dhe tėrėsisė shpirtėrore kolektive, nė art del e pėrkohshme, kalimtare dhe pa gjasa triumfi. Kėshtu pėrmbyllet tregimi antologjik "Kulla", me ngadhnjimin e sė nesėrmes, me lidhjen jetike tė Birit pas trollit e kullės: rrėfimtari ėshtė gjithmonė banor i kullės; brenda saj e kujton tė shkuarėn nga e cila projekton dhe pėrcakton perspektivėn.
Edhe rrethi tematik i vetmisė, ai i tėrheqjes nė vete nga ēensura e shtypja, edhe rrethi tematik i dhunės dhe i krimit, qė zėnė vend qėndror nė prozėn tregimtare tė Anton Pashkut, janė rrjedhim i shtypjes dhe i dhunės sė ushtruar mbi qenien kolektive shqiptare, historikisht dhe aktualisht. Ky version regjional dhe kolektiv nė prozėn e Anton Pashkut unķversalizohet si vlerė artistike dhe si mesazh, si filozofi dhe si parim moral.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Anton Pashku   6/11/2009, 05:22

Klithma

Te tregimi "Klithma" mozaiku dhe detajet janė pak mė tė bollshme: terri, hėna, kreshta e malit, lumi; tė gjitha tė mbėrthyera nga telat e heshtjes. Heshtin qyqja dhe bulku, ndėrsa lart, i paarritshėm, ylli.
Nė kėtė univers tė ngujuar tė acarit, shpėrthen thekshėm klithja qė ēan hapėsirėn e tendosur nėn ankthin e pėrgjithshėm. Dhe dėgjohet krrokama e korbit. Trandet gjithėsia nga kjo klithje: paskėsh ndodhur krimi! Hėna fshihet: tė mos jetė dėshmitare. Hija e vdekjes e kaplon vendin (Truallin?)...
Nė tė dyja rastet, data nė fund tė tekstit ėshtė jo vetėm ēast i rėndėsishėm, por, do tė thoshim, pėrbėrės i barabartė nė shumėsinė narrative. Bėhet fjalė pėr jehonėn e aksionit famėkeq, tragjik pėr Kosovėn dhe shqiptarėt: aksionin e UDB-sė pėr mbledhjen e armėve, njė nga terroret mė tė egra qė u pasua me disa qindra mijėra shqiptarė tė shpėrngulur me dhunė drejt Anadollit tė Turqisė. Ky krim, duke u artikuluar si shqetėsim i shkrimtarit, mbetet si dėshmitari mė i fuqishėm i kėsaj tragjedie. Si ēdo krijues i madh, Anton Pashku ishte i pakapshėm pėr deshifrimet dhe interpretimet banale tė ēensurės komuniste antishqiptare. Nė artin e vet letrar, gjatė tėrė jetės, krimin e ushtruar nė vendin e vet, nė Kosovė, Pashku do ta stigmatizojė nė shkallė universale, siē ndodh me artin e madh.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Anton Pashku   Today at 19:19

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Anton Pashku
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: