Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Anton Cefa

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Anton Cefa   6/11/2009, 05:13

E diela letrare
Faqe e pergatitur nga Ledia Dushi


Motiv i hershėm shkodran


Ka lindur nė Shkodėr mė 1935. Student dhe pedagog i shkėlqyer, studiues dhe krijues i talentuar, por mbi tė gjitha njeri i pėrkryer zgjodhi atė ... mė tė vėshtirėn, heshtjen me pasojė harresėn, fali gjithēka tė bukur pėr tė ruajtur mė tė shtrenjtėn: dinjitetin. Nė vitet e para pas '90-ės pa ditėt e pakta tė "ringjalljes", si drejtor i Radio Shkodrės. Aktualisht editor i Federatės Panshqiptare "VATRA" jeton e punon nė New York me sytė, mendjen e zemrėn nga oqeani e deti ... pėrtej tė cilit ai ėshtė ...

Eshtė autor i dy librave me poezi, "Dritarja e njė britme" dhe "Heshtja ka tingull guri" shtėpia botuese Camaj Pipa 2002- nga ku janė shkėputur dhe poezitė e mėposhtme.


Jehe melodish

Nė mendimin tim
thėrrmohet njė tingull guri
e vorbuj flake
ngre nė ēdo pikėl gjaku
mandej njė mal me dhimbje
e jehe melodish
ma tė lashta se kohė e gurit.



Heshtja ka tingull guri

Me buzė tė gurta
heshtja na i puthi orėt
e ditėt
e netėt.

Njė jetė qė po dėgjoj
meloditė e heshtjes
nė gojėt memece
tė gurit.

Heshtja ka tingull guri,
kur fjala bahet gur
e koha gur.




Brezit tim

Kopetė e ditėve tona
shkojnė drejt disa brigjeve
tė ēorodituna
tė ndjekuna nga lehje qensh.

Nė bulshitė e atyne lehjeve,
tė pėrjarguna
eshtnat e sė ardhmes sonė.



Emblema

Po flet?
Shshsh, mos fol!

Fjala ka flatra
e Zeusi s'duron blasfemi.

Kanė tringėllim tė pėrjetshėm
tridhjetė paret,
Juda i ka veshėt e gjatė
e pėrgjon ditė e natė.

Sot ashtė emblemė e jetės
bisku i gjakut,
emblemė pesėcepėshe.




Tė gjitha rrugėt ...

Natė me shti gishtat ndėr sy,
por duhet me i thanė mėngjes,
mėngjes me diell, bile.
(Oh, sa t'i marrka dielli sytė!)

Ecim pėrpara, me hapin lart, marshojmė,
me kangė nė gojė, nė buzė!
S'e dijmė ku shkojmė,
por tė gjitha rrugėt tė ēojnė atje ... n'greminė.



Bregu i dritės

Gjiu i shterrun i ditės
nuk pikon dritė
e hana e hyjzit janė fikė.

Nė humnerėn e universit,
toka mundohet tė kapet
nė bregun e dritės.



Humbja e diellit

Botės i ka humbė dielli.
Prej syve tė errun si qeli burgu
mertisė ashtė drita.

E randė si guri
errėsina
mbi shpatulla tė qytetit peshon,
mbi kangėt e zogjve
dhe mbi ēdo fije bari e jete.
E randė si gur.

Kjo natė polare tėrkuzė e gjatė,
sa do tė zgjasė?




Stinė panairesh

Stinė panairesh dehėse,
pranverė e delireve
qė tallaziten nė gufim tė gjakut
ndėr dej.

Panair tingujsh tė blerė
kah dridhen nė fėrgėllim tė kalesės,
ma tė lehtė se drita
qė feks mbas degėzave tė kopshtit.

Panair ngjyrash
ma tė brishta se fjalėt e zogjve
nė endje ylberesh.

E aromat,
oh, panairet e aromave,
ma tė kandshme
se fryma e foshnjeve nė djep!

Stinė panairesh dehėse,
pranverė e delireve!



Ēast

Nė pritje tė blerimit
damarėve tė mendimit
rrjedh gjaku i vjeshtės.



Humbja e kujtesės

Nė pėlhura damarėsh tė gjetheve
tė vjeshtės
u mplak kujtesa e blerimeve tė dikurshme
e humbi.

Sythat nė stinėt e ardhshme
nuk do tė trashigojnė asgja
veē dhimbjes sė degėve tė mardhuna
dhe ankthit
me thanė nji fjalė tė blertė.



Hijet e mugta

Pėrhumbet dita,
nuk shihen ma format e gjetheve,
veē ndihet frushullimi i shpirtnave tė tyne
qė fluturojnė
hapsinave tė padukshme.
Koha zhbahet dikur
si dita
dhe shpirtnat e sendeve
shndėrrohen nė hije.



Motiv i dikurshėm shkodran

Drini i lau kambėt Kalasė
e dielli, tue u rrėzue mbas Taraboshit,
ia fali lulkuqin e fundit
tė ditės.

Puthin aroma lulesh
muret e oborreve tė randueme nga shermasheku
e shtėpitė, tė mbetuna nė gryka blerimesh,
kėrrusen
nėn peshėn e lodhjes sė mbramjes
e tė qiellit nė perėndim.

Krismat e dyerve, qė mbyllen njena mbas tjetrės,
dhe tė gjitha zhurmat tjera
shuhen ngadalė nė valėt e liqenit.

Nėn nina - nanėn e bulkut tė natės
dremitin rrugėt e vetmueme.

E Shkodra flen.



S'e di mirė ku u takuem

S'e di mirė ku u takuem,
nė zemren tande a timen?
s'e di mirė.

Nė degėzat e brishta tė mallit qėndroje
fluide si floku i borės.

S'e di mirė kur u takuem,
sapo ika nga andrra
apo nė andėrr isha?
s'e di mirė.

Nė shtrojet puplore tė andjes qėndroje
e pėrndezun si flaka e dhimbjes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Anton Cefa
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: