Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Alma Papamihali

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Alma Papamihali   6/11/2009, 05:00

Krijimet nė vazhdim i shkėputa nga libri 'Nėn tingujt e Natės' tė Alma Papamihalit.

Redaktor: Viktor Canosinaj
© Autori
ISBN 978 - 99956 - 05 - 15 - 5
Shtypur nė shtypshkronjėn 'Emal'



Nėn Tingujt e Natės

NĖNĖ

Ēdo tė thotė nėnė vallė?
Tė duash me zemėr jo me fjalė.

Ēdo tė thotė nėnė tė jesh?
Nė mbrėmje e fundit tė biesh tė flesh.

Ēdo tė thotė nėnė tė quhesh?
Asnjė lodhjeje mos i druhesh.

Ēdo tė thotė nėnė tė thėrrasin?
Lumturinė e botės ndėr duar tė zgjasin.



MEGJITHATĖ...JETOJMĖ

Njė natė pa gjumė,
lind njė ditė tė vdekur...
megjithatė jetojmė
dhe ditėn pa e prekur...



KORĒA

Dashuria s“ka qenė "njė",
Por prej kohėrash vetė i dytė,
Ndaj nuk dua veē Tiranėn,
Por dhe Korēėn kam si sytė.

Degėzat e pemės sime,
Tutje gjer nė Korēė vanė,
Sythet tek ime mė
Dhe rrėnjėt nė Tiranė.



NDONJĖHERĖ...
Bota mė duket e vogėl,
Sa mundem t“a mbaj nė duar.
Ėndrra mė duket pa vlerė,
Sa mundem t“a shoh dhe zgjuar.


Dita mė duket sekondė,
Dhe orėve vlera i“u humb,
Ndonjėherė kėrkoj tė pamundurėn,
Por s“mundem t“a gjej kund.


Ndonjėherė, bota duket e vogėl
Dhe ti ecėn brenda saj.
Unė botėn mbaj nė duar,
Heshtur ndihem pa faj.

Ndonjėherė, por vetėm ndonjėherė,
Arrij tė mbaj botėn nė duar.
E vėrteta ėshtė krejt ndryshe,
Unė thjesht kam imagjinuar.



GĖNJESHTRA

Kush thotė kurrė s“ka gėnjyer,
gėnjen!
Kush pyet ē“ėshtė gėnjeshtra,
gėnjen!
Kush thotė gėnjeshtėr s“ka dėgjuar,
gėnjen!
Kush thotė gėnjeshtrėn ē“e dua,
gėnjen!
Derisa nė njė botė tė gėnjeshtėrt,
rron,
Dhe tė vėrtetėn brenda gėnjeshtrės,
gjen.



MORALI

Mbeta njė njeri
i moralshėm nė jetė,
pėrderisa s“jetova,
ashtu siē desha vetė...



DIETAT

Sa njerėz
vuajnė nėpėr botė,
me dieta lloje - llojesh...

Tė mendosh hollė
pėr njė problem,
s“mjafton tė dobėsohesh...



SHPIRT FEMĖR

Nėse sė dyti do rilindja,
Pyetur nga zoti mė parė,
Nė doja te isha vajzė apo djalė,
Pėrgjigje do shkruaja pritjeve,
Me lotė jo me fjalė.

Nėse sė dyti do rilindja,
Pyetur nga zoti mė parė,
Nė doja tė isha vajzė apo djalė,
Pėrgjigje do shkruaja nė hėnė,
Me puthje jo me fjalė.

Nėse sė dyti do rilindja,
Pyetur nga zoti mė parė,
Nė doja tė isha vajzė apo djalė,
Pėrgjigje mėngjeseve do shkruaja,
E pakohė, ndaj s“do kuptohej fjalė.

Nėse sė dyti do rilindja
Pyetur nga zoti me parė,
Nė doja tė isha vajzė apo djalė,
Skuqja e purpurt do mė pėrshkonte.
A skuqen meshkujt vallė?



POETĖT

Poetėt...ah...poetėt,
...............ē“njerėz qenkan,
...................................vallė?

Lindin,
..........tė dashuruar,
..................dhe vdesin beqarė.



EMIGRANTI

Diku veē nė tavolinėn
Me mbulesė tė bardhė shtruar,
Birrė tė huaj ke pėrpara
Dhe njė pamje tė menduar.


Diku veē nė tavolinėn
Nė njė qoshe tė lokalit,
Shokun tėnd se ke pėrballė
Pi vetmuar ti prej hallit.


Diku veē nė tavolinėn
Nė njė lagje tė panjohur,
Gjithēka ėshtė akull e ftohtė
Vetėm birra ėshtė e ngrohur.


Diku veē nė tavolinėn,
Qė tė bėn ty shoqėri
Gotėn s“di ku t“a trokasėsh,
Tavolina s“ėshtė njeri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Alma Papamihali   6/11/2009, 05:01

Xhelozi vjeshte

Unė prisja vjeshtėn ndryshe pėr tu ndierė,
Nėn fėshfėrimė tė flija pak lėkundur,
Si nėpėr ėndėrr vėrdallė tė vija
Dhe tė pėrgjoja, heshtur pa u dukur...

Mė mori malli tė ndihem xheloze,
Ndaj prisja vjeshtėn, ndryshe pėr tu ndierė,
S“mė bie mendja pėr detin e fjetur,
Pėr ngjyrėn e bronxtė, qė mora nė verė...

Unė prisja vjeshtėn tė shtrihesha mbi gjethe,
Aty-kėtu tė verdhesha dhe unė,
Nuk thonė kot kur ndihesh xheloze,
Je dashuruar mbase mė shumė...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Alma Papamihali   6/11/2009, 05:01

Shira te ēmendur


E kush tė tha
qė ēmenduritė,
pėr tė paligjshmen
botė krijohen,
pėr atė, qė asnjėrės
gjuhė si pėrket,
e mes tė nxirash re jeton,
heshtet,
edhe kur flet ...

E kush tė tha
tė mbyllurat valixhe
me vete t“i marrėsh,
ashtu si unė...
sa drynė-humbur
paska kjo botė,
qė ēmendur s“janė,
por jetėn,
quajnė punė...

Ndaj mos mė thuaj
qė s“tė pėlqen,
dhe ty si unė
e ēmendura botė,
tė heshturit rrufekrisur
le tė jemi,
shirave pėrmbytės fjetur,
qė dėshmitarė
ēmendurie i kemi...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Alma Papamihali   6/11/2009, 05:02

Tjeter - Njeri

Me sa shoh,
S“qenkam mė kush isha,
E tėra kam ndryshuar.
Dua, kė s“do doja
Dhe ushqehem,
Me ē“nuk kisha provuar...

Tė ka qėlluar
Dhe ty ndonjėherė,
Qė veten mos ta njohėsh,
E tjetėr-njeri shndėrrohesh,
Dhe pse jo gjithmonė,
Tjetrin mund ta shohėsh...?!

Ndonjėherė, as ti se di,
Qė je shndėrruar...tjetėr-njeri!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Alma Papamihali   6/11/2009, 05:02

Ti grua

Mė mirė pasqyrės mos u shih,
kur ditės ndonjėherė
tė mbushen sytė me lot,
ti grua...
qė shpesh,
i thua "jo" mėshirės,
dhe pėrflet me vete,
mbylljen e njė dite kot...

E tė nesermen
kur zgjohesh pėrsėri,
njė grusht qiell rrėmben,
e fytyrės ia vesh shkujdesur,
si vetė koha,
kur humbet shenjat gri,
dhe vrenjtėsirėn e saj,
fsheh duke qeshur...

Shpesh buzė-gjakur,
por formė-tjetėrsuar
ndaj e ērregullta hėnė
tėnden gjini ka marrė,
nga tė tuat duar,
pelerinėn pret nata,
qėndisur ėndėrryjesh,
apo ėndėrr-vrarė...

E mbyllet gjithēka,
dhe nis pėrsėri,
ashtu si vetė udhėtimet
rezervuar mė parė,
por ti ndonjėherė,
pasqyrės mos u shih,
nuk je e vetmja grua,
qė njė ditė ka qarė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Alma Papamihali   6/11/2009, 05:03

Lutjet e mia

Nuk lutem pėr vete,
por pėr ty,
qė dashuria tė mungon...
Ti, qė shpesh s“kupton
se ē“ngjet me botėn,
e shurdhėr je,
dhe nėse dėgjon...

Lutem pėr atė,
qė dhimbjen e lindjes,
se provoi kurrė...
e nė zot s“u shnderrua,
pėr t“i treguar botės,
qė qielli ėshtė grua
dhe aspak burrė...

Lutem pėr ty,
qė ėndrrash zilish fle
dhe jo i qetė si tė tjerė...
Sa e padrejtė
tė duket jeta,
ndaj per ty lutem,
mos ndihesh mjerė...

Pėr ty lutem,
qė prej vitesh
lotėt tė janė shteruar...
Nėse dikur sytė
tė bukur qenė,
sot gjurmė-zhdukur pėrrenj,
tokės harruar...


Nuk lutem pėr vete...
Jo!
Unė,
Dashuroj,
Lind,
Qaj,
S“kam zili,
por dashurohem pėrsėri...
Pėr ty dua tė lutem,
qė pasi tė kesh vdekur,
tė kesh kuptuar
artin e tė qėnit njeri
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Alma Papamihali   6/11/2009, 05:03

Ne stolin e vjeshtes

Nėse njė ditė do ndihesh ftohtė,
Qilim i vjeshtės tė jetė zbuluar,
Gjithēka pėrreth tė ndihet zhveshur,
Aty do jem, s“tė kam harruar.

Do marr me vete stolin e drunjtė,
Aty-kėtu me gėrma gdhendur
Ca data puthjesh zhgarravitur,
Nuk skuqem mė, pėr ti pėrmendur.

Nėse njė ditė do ndihesh ftohtė,
Kur vera tradhėtisht ėshtė fshehur,
Me stolin tonė do vi me vete,
Pas ngjyrash vjeshte do jem dehur...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Alma Papamihali   6/11/2009, 05:04

Kur qesh me ty

Nėse e nesėrmja pėr kafe,
Mjergull do mė servirė,
Dhe mėngjesin s“do mund,
Ta shoh si mė parė,
Me ty do vazhdoj tė qesh,
Unė pėrsėri do qesh...
Aspak s“do mė mbetet,
Njė shije e vrarė...

Do t“i them njė dite,
Pėrseri "mirmėngjes",
Tė gjithėve!
Dhe nėse kėmbė njeriu s“do shoh,
Ndodh shpesh qė boshe,
Ditėt mė duken,
E netėve,
Fytyra tė dashura njoh...

Me ty do vazhdoj
Tė qesh pėrseri,
Aq kohė,
Sa mendimet lirshėm do shėtisin,
Mos kujto se jetės,
Gjithēka mund t“i thuash,
Ndodh ndonjėherė qė,
Ėndrra dhe guximi tė braktisin...

Por unė do vazhdoj
Tė qesh pėrsėri,
Dhe jehonėn-zė,
Do pres tė mė rikthehet,
Kur me tėnden orė
Tė kesh arritur ti,
Njė ditė do ketė vdekur,
Njė natė do nisė tė dehet...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Alma Papamihali   Today at 17:42

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Alma Papamihali
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: