Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari   8/10/2009, 04:13

Jeta ferr-parajsė

(Vėgime ferrnore)


Si gjellė gatuar bota: parajsė e ferr!
O Zot,nga muajt ėshtė janar a gusht?
Ē'ėshtė
Ky zjarr qė pak nga pak shpirtin na nxjerr,
Ky akull qė shpirtrat na mbush...
Dhe flaka dhe plaga zemrėn merr.

Pranė e pranė nė botė ferri, parajsa,
Ditė-nata ngjyrosur prej dritė-hijesh,
Gjymtyrėt tona si dru tė trasha,
Koha qė kot dogjėm: zjarrit ja shpie...
Digjemi! Porsi Rom'e Neronit nė kohėt e lashta.

Falna Zot!
Qajmė e lutemi me zė prej fėmije.

Dhe Dreqi qesh me ne nga pėrjashta...



Alban Tartari 2001
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari   8/10/2009, 04:14

Alban TARTARI

Unė e rrėmbeva Helenėn!

1.

Paridi nuk e rrėmbeu Helenėn!
Unė e rrėmbeva, mes natės
duke e tėrhequr prej krahu.
Lajmi mori dhenė...
e kėmba-kėmbės,
si nata-ditėn na ndoqi Menelau.


Nuk na kapi dot kurrė,
megjithėse na ndoqi ndėr
shekuj e mijėvjeēarė,
dhe kur bota i tha: Ti s`je burrė!!!
U nis drejt Trojės, gjoja Helenėn
pėr tė marrė.

Shpiku njė kalė, njė dreq,
dhe u fsheh si njė mi brenda saj,
Natėn i hapi dyert pa tė keq.
Dhe Troja u mbyt nė lotė e nė vajė...


Pėr njė Helenė u dogj Troja,
nėn kėmbėt e Menelaut qė pėsherėtinte,
Unė ja rrėmbeva Helenėn
si thelėn nga goja,
Nė njė natė kur qielli vetėtinte.

***

2.

Dhe ikėm pastaj. Tė fshehur qėndruam,
me vite, me shekuj, me mijėvjecarė,
se mos Menelau dinak diku na shquan,
dhe vjen tė dyve nė gjumė pėr t`na vrarė.


Dogji ai njė Trojė tė tėrė,
Re zie la mbi faqet e kohes,
e beri qė bota mend tė zėrė,
Tė zėnė mend gjithė gratė qė ikin
mes shiut dhe llohės.


E bėri tė trembte mua capkėnin,
Kusarin e zemrave, hajdutin, dinakun,
dhe kur e pa qė s`kishin c`tė mė bėnin,
Vrau Priamin plak, e gjoja mori hakun.


Unė jam shkaktari i vdekjes sė Trojės!
Dashuria ime helm-ēmenduri,
mi mori mendtė dhe mua
dreqi tundonjes
Atė natė kur shiu mbi ne binte me furi...



Mbi vithet e kalit e hodha Helenėn,
dhe ngraha mes territ,
mes natės e viteve.
Dhe erdha kėtu, dhe mora penėn
T`ju them se mė Tė kohrave vėrtitem.

***
3.

Unė e rrėmbeva atė natė Helenėn!
Jo! Paridi qullash, nėpėr natė
nuk ngrahu...
Lajmi mori dhėnė,
e kėmba-kėmbės
si dita-natėn, mė ndoqi Menelau...


unė me vrap kali,

ai me vrap kau...



***
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari   8/10/2009, 04:14

Nga Alban Tartari (botim i pjesshem)

Ajla...

Ajla
Aty ne Bosfor
shkembin me lot lan vala,
numeroj anijet
e syte me dhembin
dhe capitem
dhe zvarritem
pulebardhat persiper
klithma me hedhin.

Muzg Ajla...
S'u lodhen qe s'u lodhen pulebardhat
mbi ujerat e Bosforit
ndrin qyteti dritelyer si grate e perdala
une
ndizem e fikem
si kjo drite e semaforit.

Pritja ka emrin tend
Ajla
dhe shkembin me te mire
merr vala
shkembin lepin
une kohen lepij
kohen pa shije, pa ngjyre
tani mbi ujerat e Bosfirit
shtrihet dashuria jone
e mbytur,e fundosur,e fryre...
Zi Ajla,
nata e zeze me lepin
sic lepin shkembin vala.

Kriminele?
Eh s'ka poici dashurish
Gjyq Hage
Burg i perjetshem...ne vetmi
do treteshe do harroheshe do plakeshe...

Le te vije vdekja,
per mua, per ty ,per te gjithe
Policet se ndalojne dot tradhetine
As Gjyqi i Habes
Kombet e Bashkuara,
Ti shetit e lire
ndersa krimin mban shkruar mbi shpine.

Ajla,
ne lekure kam ftohtesine e Bosforit
dhe anijet ndritin si grate e perdala
Une mekatari, i lutem Zotit,
te ma fala mua te gjorin
te mbyturin si shkembi nga vala...

Ajla, rrufe!!!
si ajo qe ne mal
thyen edhe bredhin
jam i vdekur mes te gjalleve mbi dhe
Pulebardhat persiper
klithma me hedhin.

Mbi nje shkemb te Bosforit,
emri yt rrjedh prej buzesh:
Ajla...Ajla...Ajla...
pulebardhat klithin per ne te dy
diteve te nentorit
dashurine tone te mbytur
ne breg nxjerr vala...

Dhe shkembi heshti...
Dhe une per te qava...




Deshtimi
(ne,burrave)

Ne pushtuesit...u thyem!
para mureve-keshtjelles
se zemres se gruas.
secili vjel ate qe mbolli...
ate s'mund ta blesh
ate s'mund ta huash!
tani mbi germadha mbetem,
se pushtimi i gruas,
eshte i veshtire,sa pushtim'i Stambollit...
dhe pushutesi,nje,i vetem!
Ne pushtuesit...Xhengiz Hane
fitimtare te deshtuar
qe koha, piramida kafkash na mbolli...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari   8/10/2009, 04:14

Alban Tartari


Eshte bukur, te ta degjosh zerin
per A.

Eshte bukur
te ta degjosh zerin,
tutje kohes mbeshtjelle nga mjegulla.
zeri qe shpirtin ma ka mbushur
tingellon brenda meje,
si litaret e shiut mbi tjegulla.

e di?
e zbukurove kete nate
perzure heshtjen
pluhurosur siper telefonit...
me kishe munguar,
te kisha munguar...
oh sa gjate,

vec sonte
mu u shfaqe si drita e henes
mes saksive te ballkonit.

eshte bukur
te ta degjosh zerin,
ne kete nate te fresket pranvere,
kur behari dimrin perzuri
kur une pres te degjoj
hapet e tua mbas dere...

eshte bukur,
te ndiesh zerin tend
ne keta nate vesarake pranvere.




Ikja e gruas

Cdo gje
gatuhet me nje fjale
nga nje fjale
hidherohet e myket cdo gje.

vecse ne fund na duhen
dy deshmitare
per te na ndare.

le te marrim rene
pa nen hunde le te qaje
dhe henen fytyreverdhe,

nata gjykuese
ketu
te na ndaje.

gruaja iken,
mes ikjes se pakuptimte,
e pakuptueshme si nje poezi
surrealiste franceze.

me dashurine time
hedhur si cante ne sup,

une s'do pres ngushellime
do hesht,penduar si dervish a murg.
do bucas perbrenda
si lumenjte ne shkurt.



Tre here fytyra jote...

Kur per te treten here te thashe "te dua!"
u zgjova dhe mbajta vesh rrugen qe gjemonte,
u ngrita pastaj, lava sy e duar.

Dhe pashe te hynte me agun nga xhami fytyra jote...

I harrova rruget,poezite qe mbreme s'i mbarova,
poezine ku shelgu i vetmuar ndane lumit lotonte,
dhe fjalet qe u dhashe shokeve sakaq i harrova.

Se ne prag te deres me diellin u duk fytyra jote...

S'me paskeshin genjyer syte e lodhur,e te shkrete
ne te njejten enderr paskeshim notuar naten sonte,
kur te thashe "te dua" per here te trete...

U zgjova e pashe qe prane meje qendronte fytyra jote...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari   8/10/2009, 04:15

Alban Tartari

Shpirti
Per E.


Nuk na lidhin fijet
e kalbura te kesaj bote
as enderrat ne netet kur
na flihet
as trupat,
prej kocke,prej mishi...
as premtimet qe burojne
nga goja jote,
e as unaza:barra e rende
qe mban gishti,
na lidh dicka tjeter
me e perbotshme :
shpirti..



Thyerja

Qe kur s'jemi pare,
Ke ndryshuar,
Si are e pavaditur,dege e thyer,
Mes fshatit si perrua i thare.

Harabel dimerak,
Ne nje dege te zhveshur gorice,
Nga syte pike pike pikon dhimbje,
Tek sheh zogjte e tjere qe ikin larg.

Kush ta ka vijosur ballin?
Kanale vaditese mendimesh shoh...
Dua te te njoh,por dot s'te njoh,
Buzeqeshjen ta ka mjegulluar
mjegulli i hallit.

Merre njerin krah timin,
Njerin sy
Ta jap ty
Vec luaj vendit,perzije te keqen,
Kemi kohe te ndyshojme dicka,
Bashke,
Te dy.

Ngrihu,
Shkunde thesin me pluhur te jetes,
Te dalim tutje ne korije
Neper barin poshte hijeve,
Te kerkojme coperat e thyera e
te humbura te shpreses...

Ke mua,s'je me vetem.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari   8/10/2009, 04:15

Shqiptar e shkuar Shqiptarit



Une, jam shqiponja e Bjeshkeve te Namuna,
Jam flamuri qe Ismailit i rri te koka e varrit,
jam pisqolla e arte fshehur ne gji te Ises,
Jam gjoksi i gjakosur i Adem Jasharit.


Une, jam topuzi i Gjergj Elez Alise,
Hija e Kostandinit qe sjell naten Doruntinen,
Jam nje fije e mustaqeve te Gjeto Basho Mujit,
Nje hap i tij qe trondit tere krahinen.


Une, jam rreptesia e Leke Dukagjinit,
Nje fjale e rende ne faqet e Kanunit,
Jam nje gur i bardhe ne brigjet e Drinit,
Shpata qe Skenderbeu lart e tundi.


Une, jam nje strofe e bukur e Naimit,
Shkruar mbi malet , fushat e brigjet,
Jam malli i Serembes, Samiut, Jeronimit,
Jam shpirti i tyre, qe ne kurbet vazhdon te digjet.


Une, jam deshmori qe ra ne Mitrovice,
E me gjakun tim u la edhe Cameria,
Se jam ai qe nuk u qa kur vdiq,
Se per deshmoret nuk qan njerezia.


Une, jam nje pushke qe del nga frengjite,
Jam nje kenge labe, nje tel i ciftelise,
Jam Cerciz Topulli qe kurre s'ra ne prite,
Jam e kuqja e flamurit atje lart, ne shtize.


Ja pra, une jam shqiponja e Bjeshkeve te Namuna,
Jam lulja qe i ka mbire Ismailit te koka e varrit,
jam pisqolla e arte e dinakut Ise,
jam gjoksi i copetuar i Adem Jasharit.


Une jam Shqiptar e shkuar Shqiptarit...


ALBAN TARTARI
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari   8/10/2009, 04:15

Dhimbja


Dhimbjet,
e bejne njeriun njeri,
Goditjet qe kurre s'e thyen burrin...
Ne ditet lyer me merzine gri,
Kur brenga,halli bren dhe gurin.

Dhimbjen e kemi qepur mbas vetes,
Bashke me djepin e qivurin...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari   8/10/2009, 04:16

Pritja

Dhe e theva kete dege dafine,
per ta vene mbi
varrin e dashurise qe po vdes,
do ikesh...
mes pluhurit te ndonje makine,
e une si gur varri,
ketu do te pres.

dhe do humbasesh tutje mes hijeve,
mes sharjeve te mia,
grusht i pendimit,
do behesh nje yll i vogel mes yjeve,
do tretesh si lot mes trishtimit.

se une e theva ate dege dafine,
qe te nderoj dashurine
qe po vdes...
ti ike,
fshehur mbas xhamit te nje makine,
e une,
si gur varri ketu do te pres
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari   8/10/2009, 04:16

Koka
(Inati i Ali Pashes)


Koka e prere e Ali Pashait,
Mu shfaq nje dite ne Stamboll
nga sokaket,
Mu moren kembet,
me drodhen supet,
Tek e pashe si i ndritnin
nga inati syte e perflaket.


"A s'me sheh"? me pyeti...
"Mua ma moren koken
e c'kuptim ka trupi im atje ne
te largeten Janine?
Dhe tani shoh me dhimbje si shqipteret
moren udhet e botes,
sesi zbrazetia e ka mbushur
Shqiperine...
Semundje?
Żkje prej vetvetes?
Si barre e hodhen pluhurin nga floket
dhe dashurine nga zemra,
Si cifutet filluan te enden,
Mbi ne degjoj te tjera fjale,
te tjera kenge,
te tjere emra...


E ndersa une plaku i pergysmuar
dua ta jap edhe nje here kete
sakate koke per hallmedhen, Shqiperine,
Se u lodha pergjysme rruge te botes,
Se s'po me tretet trupi atje...
ne te largeten Janine..."


Keshtu me shfaq koka e Ali Pashait
ne Stamboll, ku hena
qeshte me mua nga sokaket,
une humba nen ndjenjen e fajit
ai humbi ne kalldreme
ku ndrinin nga inati syte
e tij te perflaket.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari   8/10/2009, 04:17

Nese je akoma Vlore...

Nese ti
je akoma Vlore,
nese buzet e floket
te bien ende ere limoni
je deti
ku dje u mbyt nje i gjore...
je e thelle
e me ndjell...si Joni.


Nese une
jam ende larg
teksa
mbytem ne dete te tjere
dete yabanxhinj,
nese letrat nuk te vijne
me, varg
dhe loti syrin lag
per mua
per vete...ndiz dy qirinj.

Dhe rrobat e zeza mos i vish,
mos mbaj zi... do vij
nje dite me dallget e Jonit
sigurisht nese je akoma Vlore
nese floket
ende te bien ere limoni...



Nje dite...buzedjegur

Nje dite
ne prite te jetes
do kesh rene
robinje e rrembyer nga vetmia
ilacet ne uje do ti tretesh
me ne fund do kuptosh
do mesosh
se c'ish dashuria...

Dielli do te lere
hedhur kraheve shallin
tik-takun e ores pafundesisht
do numrosh
ne netet e rrjepura
me enderra te vjetra
do ta lyesh mallin
atehere do marresh vesh
c'do te thote te dashurosh.

Mbas pagjumesish
do ziesh kafen
vec per vete
filxhanin s'do ta kthesh
ne fate s'do kerkohesh
do biesh loteve lume
si nje flete...
e do ndiesh
c'do te thote te dashurohesh.


Vec atehere
pa vlere
do mberthesh syte ne dere
e drithme ne zemer
se rrodhi e pervodhi lumi i jetes
vargjet do kene tjeter emer,
oret e poezive do tregojne kohe tjeter.


Vec nje dite
ne prite
te jetes do jesh kapur
robinje e roberuar nga vetmia
nen shi
nen zi
nje lule do gjesh
mbi varrin tim te lagur
do mesosh...
se c'eshte dashuria.

Dhe buzet,
buzet do ti djegin vargjet e mia.



Peisazhe ne ngjyre gri

Ngarkoi rete
ne samarin e rrjepur te hidherimit
e paudhe e paepur
merr udhe drejt shkretetirave te vetmise
merri rete
te te lagin syte dhe faqet
kur te lodhesh se qari neper net
merri dhe mi nis ne dimer
hidhur si nje filxhan kafe te te kujtoj
mi nis pa rremuje e zhurmeti
do ngre koken dhe jaken
do kujtohem:
"keto re jane nga ti"...
dergomi per ditelindje a ditevdekje
pastaj do te tjerr ne mendje
sic tjerr leshin ime gjyshe
do te te mbyt ne pellgjet
qe mbushen rete e tua
mbas mesazheve te tua gri
do nxehem, do mallengjehem.
emri yt,
s'do ta mbushe honin e quajtur zbrazeti.
ngarkoi thinjat
ne koken e bukur zioshe
ne floket e gjata si nete dimri
leri thinjat te duken
si yje te rene
ne mesnaten tende perzenese
dhe mbas cdo thinje shpreh nje deshire
ngarkoi edhe zogjte qiellit
dhe kenget cicerimat
konservoi mire
do jene te gjate dimrat
merri zogjte dhe me puplat e tyre
mbush jasteket e lumturise
ngarkoi premtimet
ato qe dikur mashtronim njeri tjetrin
dhe shikimet dimerore dhe psheretimat
stivoi ne kalatat e kujteses
kur te te zere deti
villi hidherimet udhes duke ikur
ne dallget e deteve e shpreses
mos me mbaj meri kur te arrish
atje ne vendin quajtur "lumturi"
dergome nje re te qaje per ty
ketu prane meje.

ngarkoi rete dhe nisu
para se furtuna te shpertheje...


Rrugeve

"Tash jam larg teje
larg vedi..."
A.Shkreli

Ecim, megjithate.
me udhet ngaterruar neper kembe
udhet si litare te gjate
kembet na i lidhen nyje
ne kthesat e jetes se shtrember,
nje pret te dale
e tjetri te hyje
nuk di ku kam maje e thember,
dhe jeta ne c'udhekryq do me shtyje.

Pak nga pak
i harroj udhekryqet
ato qe kaluam vetem e me te tjere,
ku lame rinine-vitet pa thinja
i ngaterroj tashme tokitjet dere me dere
ne zemrat
ne mendjet
ne shpirtrat xunkth si dellinja...

Dhe ngaterrohemi udheve
e udheve pengohemi,
dikush na ngre
me shkelm na bie tjetri
dhe prape harrojme e me boten dashurohemi,
e fshijme mendjeje ate qe ka thene i vjetri:

"Dynjaja kujt i mbeti!?!"...

Prape nisemi udheve, me baulat ngarkuar,
me halle
me malle
me vjete,
dhe thinjat koken na kane zaptuar,
si malet
zbardhur
nga bora
nga koha
nga rete.

Ecim,magjithate.
prape endemi pafundesisht rrugeve,
nyje na i lidhen
kembet keto te shkreta,
sa me shume e duam
aq me shume...frymen na ze jeta.



Rrugeve (2)

"Mos vdis se mbas shirave
aren e mbush bari..."
D.Agolli

Gjurme devesh
kam tej e tej shpirtit.
mbi floke pluhuron
rere e shkretetires,
kembet plage me dhembin
plaget e pergjakura te Krishtit,
tash tre dite
tash tre net
vdes e ngjallem tinez.

Shkoj e vij boterash,
kthehem vrulltaz
rrugeve vdes
rrugeve ngjallem.
ndersa me percjellin mbas shpine
syte e qullte
qe s'di kur do thahen,
si pellgje ne janar a shkurt.

Vdes sa here qe
shkoj kendej
kur marr heshturazi lutjet
e gjyshes; Bekimin...
dhe neper gjurme devesh
shpirtit tej e tej,
capitem si Muhamedi
nen thesin qe mbushi hidherimi.

Karvanet me shkojne
tinez neper shpirt.
Une iki.
tash tre dite
tash tre net
vdes e ngjallem
trup plage si Jezu Krishti
zemer cope si profeti Muhamet.

Me degjon?
jam ende rrugeve.

si Moisiu mbeshtetur
mbi shkop iki...
iki krrusarak muzgjeve.


Rrugeve (3)

Kthehem e sterkthehem
me trena te prishur harresash
me kepucet dhe mendimet
tere balte
vij e stervij
as iki, as rri
nisem
per tu tretur serish n'arrati
ne drite mengjesesh,
neper boten e vrazhde

Dehem nga embelsia jote
ti je vera e ndaluar
ti je cmenduria- mekati
me kembet qe me merren
rrugicave te tua kotem
te zgjoj, enderrave te nisemi
te degdisemi
kali jashte eshte gati...

Kthehem e sterkthehem
vij esell dhe dehem
se rruget me lodhen me treten
si nje pikez loti
ne gushen tende me ler te prehem
hejbet e mallit rrugeve mbeten
hejbet mbushur qemoti.

Te marr per qafe,
si bleta nje lule,
dhe syte e tu shohin kaltersisht detin
ne syte e tu enden rruget e mia
Sidbad detari do ma kish ziline
Marko Polot ne keta sy
kerkojne te vdesin.

Ja ku kthehem e sterkthehem
se edhe vetmite nje dite vdesin
rrugeve pelerinen ma merr era
te dera
Syte e ty kaltersisht me presin...

Tirane-Stamboll-Ankara
28/05/2001


Udha e mbare, Trim!
TE PESEVE*

Nisu Trim,
capit drejt agut te pergjakur
atje plumbat
shkruajne germa lirie
atje, plumbat grisin heshtjen
vrapo si i ri-si veriu
lufto si plaku.
Trimi im,
perpara ke jeten...ke vdekjen.


Nisu Trim,
drejt lavdise se heshtur
drejt te embelit-hidherakut
a-t-dh-e-u-t.
Ku armet renkojne shqip
ku buzet vjellin hekur
nisu Trim
se nata kemben e theu.

Nisu Trim!
shtij nje pushke edhe per mua,
melcine e nates
copetoje me maje te bajonetes,
flake vdekjen nga supet tane
femijet
jetimet
ne syte e tu te lexojne
himnet e jetes.

Nisu Trim!
buzethare...se shteren burimet
se u dogj u be shkrumb
gruri ne are
se nenat, nenat
nuk flene gjithe naten nga renkimet
per djemte e tyre te vrare...
Nisu Trim
ti je i fundit...
se une,
nuk kam per te te qare

Shko Trimi im!
Te qofte udha e mbare...
Ankara,10.09.2001


*Kushtuar 5 deshmoreve shqiptare, te cilet u torturuan dhe u ekzekutuan barbarisht nga forcat maqedonase. E pacin dheun e lehte...
DESHMORET NUK VDESIN!




Vdekja e Omar Kajamit

Omar Kajami s'i hodhi kupes vere,
Ndersa rinia rendte
me karvanet ne nje nate Semerkande,
s'e kish pare pleqerine tek priste ne dere,
Ndaj...
Poeti shkruante e qante...


Poetit i bente shoqeri nata,
kur mes baltes se jetes e kishin lene
te gjithe,
Me poezi te penduara pastrohej nga balta,
Dhe tashme vargjet e digjnin si hither.

Mendonte poeti plak me syte ne qiell,
Dhe pastronte vargjet prej mekatesh,
Poeti qe dikur shndrinte si diell...
tashme mekatar shkruante e qante.

Dhe kendonin me radhe gjelat udheve,
Dhe nata miratonte ne heshtje vargjet,
diku te dashuruarit poezite e tij derdhnin buzeve,
kujtonin se zemren j'ua plagosi Erosi,
me shigjetat qe leshonte nga harqet.

Kajami poet, me s'i derdhi kupes vere,
Kur i vetem mbyllte syte ne nje nate Semerkande,
Per te nuk trokiti kush ne dere,
e kurrkush s'u kujtua ta qante.

Ndersa vargjet e tij merrnin dhene,
dhe bota buze me buze magjine shperndante...


Poeti,iku...kur bota pinte vere,
Ne nje nate te dehur Semerkande.



Zemerthyesi
(Avniut)

Ēekanet e botes,
ke vendose ne gjuhe,
me bie, me bie
fort e me fort.
mbi fushe
shikimi im mjegullohet
veshtullohet, sy femije
syte mbushur plot
ti,
ti je gjuhe-mort.

Dita vdiq.
njeriu i shkrete mesohet
me me te keqen
ti gjuhe-cekan,
une syfemije,
ti s'di se
zemrat qe thyhen me s'ndreqen.
akoma
vazhdon te me biesh...

Kane thene:
"gjuha pret hekur!"
jo!jo!
gjuha pret zemer,
zemer.
gjuha vdes te gjalle
ngjall te vdekur,
dhe mua me pret
dhe mua me vret
si shtiza Akilin ne thember.

Pyetjet i kam varrosur
brenda meje,
une i mjegulluari
syfemije,
fjalet e tua shtiza thembrash,
ti me bie,
me bie!

e di?
je vec nje thyes zemrash.

Maj 2001,
Ankara



Vdekja e vjeshtes

Vjeshta , u semur, miqte e mi,
Eshte shtrire rrugeve,
fushave e parqeve,
eshte zverdhur si dylli e shkreta,
si nje i semure me ethe,
po lengon rrugicave te lagjeve...

Keto bubullima qe degjoni,
Jane teshtimat, kollitjet,
Vjeshta eshte e ikur
te dashurit e mi,
vec shihni nga dritarje sesi perpelitet.

S'ka recete
qe ta sheroje vjeshten,
plakjen e tokes ngjyer me te verdhe,
ja, mjeket s'bejne ze, vec heshtin,
As ilace...as derman...as helm...

Romantizmi mori fund, miqte e mi,
Une s'e sheroj dot
me vargje e genjeshtra,
C'vlere kane poezite e mia tani,
Kur rrugeve te lagjes,
shpirt po jep vjeshta???

Ankara, vjeshte 2000.



Une e rrembeva Helenen!

1.

Paridi nuk e rrembeu
Helenen!
UNE e rrembeva, mes nates
duhe e terhequr prej krahu,
dhe lajmi mori dhene...
e kemba-kembes,
si nata-diten na ndoqi Menelau.


Nuk na kapi dot kurre,
megjithese na ndoqi nder
shekuj e mijvjecare,
dhe kur bota i tha: Ti s`je burre!!!
U nis drejt Trojes, gjoja Helenen
per te marre.

Shpiku nje kale, nje dreq,
dhe u fsheh si nje mi
brenda saj,
Naten i hapi dyert pa te keq.
Dhe Troja u mbyt le lot e ne vaje...


Per nje Helene u dogj Troja,
nen kembet e Menelaut qe psheretinte,
UNE ia rrembeva Helenen
si thelen nga goja,
Ne nje nate kur qielli vetetinte.


2.

Dhe ikem pastaj, te fshehur qendruam,
me vite me shekuj me mijevjecare,
se mos Menelau dinak diku na shquan,
dhe vjen te dyve ne gjume per t`na vrare.


Dogji ai nje Troje te tere,
Re zie la mbi faqet e kohes,
e beri qe bota mend te zere,
Te zene mend gjithe grate qe ikin
mes shiut dhe llohes*.


E beri te trembte mua capkenin,
Kusarin e zemrave, hajdutin, dinakun,
dhe kur e pa qe s`kishin c`te me benin,
Vrau Priamin plak, e gjoja mori hakun.


UNE jam shkaktari i vdekjes se Trojes,
Dashuria ime helm-cmenduri,
mi mori mendte dhe mua
dreqi tundonjes
Ate nate kur shiu binte me furi...



Mbi vithet e kalit e hodha Helenen,
dhe ngraha mes territ,
mes nates e viteve.
Dhe erdha ketu, dhe mora penen
T`ju them se me Te kohrave vertitem.

3.

UNE e rrembeva ate nate Helenen,
Jo! Paridi qullash, neper nate
nuk ngrahu...
dhe lajmi mori dhene...
e kemba-kembes
si dita-naten, me ndoqi Menelau...

une me vrap kali,
ai me vrap kau...



Vdekja e poezive

Grisi gjithe
fletet e zverdhura,
ku jane shkruar poezite
e mia.
ato jane te merzitshme
si plehrat e hedhura...
e s`marrin vesh asgje
nga dashuria.


Coptoi pra
gjithe fletoret e vjetra,
qe nga koha, kapaku u eshte
rrjepur,
laji duart
kur ti hedhesh keto gjera ta mbetura,
se poezite e mia kane kohe qe
kane vdekur.


Varrosi pa kortezh,
pa lule, pa asgje,
e me tutje mos qaj me ze te mekur...



Anijet prej letre ose Premti i mbytur

S'cahen detet
me anije prej letre
nder mbremjet hidherim
si tymi i cigares
kur poetet gatuajne
vec poezi pesimiste tere heshtje
dhe hena perton te duket
mes hekurave te dritares.

Anijet prej letre
mu mbyten nje nga nje
si Robinson i vetmuar
ne mengjes i mblodha shpresat
e thyra te shkembinjte
poezi shi-vjeshte
poetet qemtojne tashme
anijet
as ikin as vijne.

Dje e mbyta Premtin
ndersa e nisa me anijet
te shkonte me shpresat e mia
prej letre
tani me vete kam vec hijen
dhe ndonje poezi qe poetet
e verdhosen ne ndonje nate vjeshte.

S'cahen vetem valet e vetmise
me anije prej copash gazete...
Une dhe hija ketu mbetem.
Premtin e mbyta.
Tani, jam Robinson i vetem.

Alban Tartari
Fund-gusht 2001



Balada e te humburve

Ne rruge fryn ere
pikon shi
ne mendjen time fryn ti
ti rrjedh vijeza vijeza.
ku jemi?
ku dergjemi
ne c`humnere,
trupat tane te mjere
a i gjeti njeri?

Tutje njerzit jetojne
jeta rrjedh si lumi
dhe mbas teje
kenge te vjetra
tere pluhur degjoj
kenge-genjeshtra
dhe si plak me ze gjumi.

Ne rruge, era
shetit e vetme
pa floket e tu pa fjalet e mia
dhe ndarjet-bashkimet tere buje
tani ty te ze lemza,
kujtome
mendome
pi nje gote uje
harroje ate nate kur
syte e tu
syte e mi rridhnin si dy cezma...

Iku edhe ky vapor
dhe ne mbetem brigjeve te shkembta
te dy
te gjore
ne vapor kishim ngarkuar enderrat
ne humbameno
te humbur si dy Robinsone.

Ne rruge ende fryn ere
ne qelqe rrjedh shi
atje ku je, ty a te ze lemza?
Mbas dere mos je ti?
apo lemzon kjo ere?
ku je,
ku dergjesh
me te tjere?
det me gaz a lume me vrere?

Jashte s`je ti
lemza ka zene pikat e shiut
vapori i dashurise na iku
ate nate...
kur ne si humarake
rame ne humnere
nuk di trupat tane te mjere
valle a i gjeti njeri?


kenge te vjetra tere pluhur degjoj
si plak, gjumi me merr perseri...



Endėrra te ngrira

Duart me merdhijne
e me ngijne
enderrat rrezohen
nga vitrinat
une mendoj per ty
nga pemet pikojne lote
endem i akullt i perbaltshem
ne rrethinat
ndersa ti rrjedh
mbi qytete te tjere vale e ngrohte
duart me mpihen
mengjeset s'gdhihen
dhe horoskopet genjeshtare
tashme s'ndihen
enderrat i flak
ne qese plastike mbeturinash
nje gote caj
nuk e ngroh shpirtin
kurmin
akullnaje ne rrethinat
duart me ngrijne duart qe bien
ere nikotine
i paduar vuaj
te mendoj ndersa
shpresat shiten ne nje vitrine
ti rrjedh vale e ngrohte
ne shpirtra
te ngrohte e te huaj


Enderrat, mi huaj

Mi huaj fjalet,
kur te kthehem,
qerane do ta paguaj...
ma qeras gazin,
mos me nis tym e helm;
ne kilometrat
vetmine
rrugetine
do pertyp vit e muaj.
mos me nis vetem
si nis gurin nje shkelm,
enderrat...mi huaj...


Leter Mikut

Fale Zotit
jam mire,
vec
lopatat e diteve thellojne
rrudhat ne balle.

Jam ketu
si coban maje malit,
nen gune me shkop ne dore.

rreth meje,zile e kembore.

Jam vetem,vetem.
pa njerez,pa dert,pa hall.

nga ti?

Me shkruaj.
mos kurse boje e leter
te kujtoj
ashtu...rralle e per mall...

Po te dergoj nje bubullime
nga stani
behu i gjalle.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari   8/10/2009, 04:18

'Dritero Agollit'

Dje u takova
me poetin e shquar!
ate
me te madhin,
me te thinjurin,
me te vjetrin.
folem per poetet e harruar,
e bene shaka e gallate
me njeri tjetrin.


dje
ne nje rrugice te Tiranes,
e pashe ate te madhin, Poetin
tek ecte serbes...
jo si e ema e Zeqos
qe ra nga maja e thanes,
po si Muji kur rrinte me duart ne mes.

E fjala ndoqi fjalen,
e poeti treti veshtrimin
tutje andej nga rrugicat,
dhe u drodh si gjethe ne vjeshte,
ashtu sic dridhet lypesi mes dimrit
nga ngricat.

veshtronte tutje
perhumbur,
sikur i kishte humbur
kopeja e vargjeve,
sikur senduqev te vjetr ishin futur,
sikur kishin kaluar mbas pragjeve.


veshtova dhe une, me kot
rrugeve tutje
une i pagdhenduri
i padituri, fillestari
ne syte e poetit kish lutje,
kish dhibmje
si ajo ne syte e nje te vrari...

dje
takova rrugicave te Tiranes
poetin e shquar,
ate
me gjigandin,
me te zbardhurin,
me te vjetrin,
recituam poezite qe akoma s'ishin shkruar,
e beme shaka
e gallate me njeri tjetrin...

Alban Tartari
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari   8/10/2009, 04:18

Kthimi...i zogjve

Zogjte u kthyen,
pikeluan qiellin,
stisen pemet,
mbushen folete
gjithe merak qendruan
aty mbi tjegullat e shtepise,
mbi tjegullat thyer dimrit
si kjo jete...
Zogjte ciceruan permallshem,
ne pullazin tone te shkrete.


Kulumbrite celen ne kete
buze lumi,
Dy-tri manushaqe neper shkurre,
Ty sic duket, stina rruges te humbi,
kendej nga ne
asnje e re,
fotografite tona jane zverdhur ne mure,
akoma qiellit krekosen kercenueshem
rete ngjyre plumbi.


Me ne fund pranvera
erdhi me muzgjet erelule,
zogjte te presin ti mekosh te dera
me therrime buke,
si ngahere fryn era,
Une dridhem e me mundon
reumatizma gjunjeve.
Ku je?

Ata te presin ti ushqesh me doren tende,
fotografite duhet ti fshije dikush,
keto re qe perdite persiper me shemben
keto ngjyreplumbta duhen perzene...
Po te presim,
me kriza malli shpirtit
e reumatizme gjunjeve,
Ti duhet ta mbash fjalen e dhene...

Alban Tartari

dhjetor 2000
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari   8/10/2009, 04:19

"Me vete, merr hijen"...

Kur te ikesh
merr hijen me vete,
shoqeri e trishte,
ne merzitje ditesh,
te ndjek pa fjale
e kurre ne udhe s'mbetet.


Vec shko gjithnje perpara,
mos u ndal,mos u kthe
Odise,
humbet rrugen deteve pastaj,
te ndjek nga mbas hija-shpirtvrara,
po u ktheve
behesh rob i saj.


Ngrije largesine bashke me te...
por kurre mos u dashuro mbas hijesh.
Se naten, kur dielli te mos jete me,
si i cmendur murit me koke do ti biesh.
jo miku im,mos u dashuro mbas hijesh.


Por prape
merre me vete hijen,
se fjalosesh udheve me te,
me besniken memece,
se vetem behesh xhind ne dite merzie
dhe i shastisur udheve mbetesh...


Udha eshte e gjate,
plot hane vetmie,
te duhet nje shok,
ta thashe: "merr hijen"...


Alban Tartari, prill 2001
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari   8/10/2009, 04:19

Ditė dhjetori

eja,aherė kur era tė gremisė
mes baltės dhe gjethet e fundit,
kur lumenjtė kalteroshė
........... (dhe sytė e mi) tė bėhen turbullirė,
kur pemėt e zhveshura paturpėsisht
degėt lakuriqe tė tundin,
kur pellgjet mes kalldrėmit akull tė kenė ngrirė.

eja,me hėnėn ndriēuar muzgjeve,
kur veshet tė tė dhembin
........... prej zhurmės sė makinave,
kur kėrrkush mos tė tė njohė mė rrugėve,
shfaqu si afishe larushe nė xhamat e vitrinave.

eja aherė kur bota e ndyrė
........... nė fytyrė tė tė plasė derėn,
kur si xhind i xhindosur duart tė tė dridhen,
s'ka gjė!
sill me vete dhe shtėrngatat e erėn
dhe kujtimet hidhėrake qė s'hidhen...

eja, se nė qilar kam ruajtur pėr ty njė torbė me mollė,
........... dhe mbi prush dy misra tė pjekur,
do tė jap bluzėn time se je veshur hollė,
e nė mesnatė si lugatė
........... rreth oxhakut do hamė bukė tė thekur...

eja, duku, kur ditėt tė fillojė te numrojė dhjetori,
kur lumenjtė dhe sytė e mi
........... kaltėroshė tė turbullohen,
eja,tani se malli si dreqi na mori,
jo aherė kur emrat nė kėtė botė tė na harrohen...

eja,
me muzgun e zverdhur nga hėna,
para se bukėt e thekura tė ftohen...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari   8/10/2009, 04:19

kur une te vdes

ketu s`do jem do jem larguar,
.................. nen toke i tretur si te tjeret...

....................................Agolli
kur une te vdes,
dhe ti te qash me lote ne nxehte
mbi trupin tim te ftohur,
shpirti im lart do ngrihet,
dhe do ti fshije syte e tu te lodhur...

por ti s`do me ndiesh,
dhe do vazhdosh te qash e heshtur
thua se lotet do te me ngjallnin,
e kur trupi im varrin te kete prekur,
do kerkosh nje fjale te ta shuaj mallin...

do zgjohesh aty nga mesnata,
do qash mbi jastekun tim te zbrazet
kurse une do te te ledhatoj floket,
bashke do presim agimin qe zbardhet,
rrezen e diellit qe hyn nga dritarja e vogel...

dhe do vish te koka e varrit tim,
nje shishe uje do derdhesh
mbi balten qe me mban mbuluar,
e pastaj do flasesh dhe ne fund do heshtesh,
athere kur gjithe fjalet te te kene mbaruar...

dhe lotet do derdhen,
mbi faqet e tua
mbi doren tende te plakur,
dhe vetem ne ate cast do kem kuptuar,
se ne zemren tende nje plage kam hapur...

dhe do vij si zog,
te qendroj ne nje peme aty afer
apo nje lule ne kopshtin para deres,
nje dicka qe ti kerkeon ne raftet,
nje leter dashurie qe perpleset ne xham prej eres.

e ti do ti lutesh Zotit per mua,
do hapesh duart e tua
dhe syte ne dhe do ngulen,
e pastj nuk do qash me per mua,
te koka e varrit te me lesh nje lule...

dhe do ikesh pastaj,
ashtu e merzitur e plakur
nga hallet qe ngre, nga dhimbja e peshes,
endrren tende per mua do mbash hapur,
dhe vec ne enderr e lumtur do qeshesh.

dhe do rrime bashke gjer ne agun e zbardhur...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari   8/10/2009, 04:20

Post-Mortum

Si njė bust mermeri
tashmė zbardhon pranė meje,
si njė ortek qė mali poshtė e ka
pėrzėnė,
nė njė shpirt nuk gjallojnė dot
dhe gazi dhe vreri,
kjo dashuri-gropė
dy tė vdekur nuk i nxėn.
Pas vitesh gjeneralėt do gėrmojnė
pėr bustet e mermertė
unė e ti dezertuam qyshkur.
Dashuria,
na ra duarsh si njė kupė e qelqtė.
Pastaj vdiqėm.
Veē kjo bardhėsi e dreqtė
na pėrcolli-na pėshtolli nė qivur.
Mbi bustet tona qė do zbukurojnė muzetė
do shkruhet:
"Dashuria s'kaloi kurrė mbi kėta gurė"...

Alban Tartari 2001
botuar ne Gazeta “Tirana Oberver”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari   Today at 03:47

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: