Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Agim Spahiu

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Agim Spahiu   29/9/2009, 15:52

Gjer vonė nė dhomėn tonė njė flutur
.................................e hollė
rreth dritės
...............sillet
....................e sillet…
E mjera, do tė digjet!


Agim Spahiu

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Agim Spahiu   29/9/2009, 15:53

Kryejashtė para lisave kam dalė,
lis pėr lis i mora n'grykė;
merr n'grykė njėrin
e merr n'grykė tjetrin
hoqa mallin e shtova dertin...

Agim Spahiu

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Agim Spahiu   29/9/2009, 15:53

SMAJL ARIFI*
Agim Spahiu
<BLOCKQUOTE>"Njizet qafira i ka faru,
njizet qafira e nji kumandar."</BLOCKQUOTE>Smajl Arifi pret e grin,
e rralloi krejt ushtrine.

Smajl Arifi vetetime,
e kuqloi krejt ushtrine.

Lis e dhe, furtune e mal
qenkan bashke ne nje Smajl!

*Luftetar nga Vau i Spasit

Spahiu, Agim. "VJEN NJE MOSHE". Shtepija Botuese Naim Frasheri, TIRANE 1982.

______________________________________
shenim:

Vau i Spasit ose VASPASI ka qene nji katund afer Kukesit te vjeter. E ka
mbyte liqeni. Banoret e ketij katundi e te disa katundeve tjera si
Brruti e Keneta (etj) kane pase qene detyrue me u shperngule ne vende tjera.
Banoret e Vaspasit u derguen ne Fajza te Hasit, nji vend jo aq i pershtatshem
per jetese. Ne vjetin 1994, kur qesh ne Shqipni, shkova edhe ne Fajza me
e vizitue nji mik t'emin nga New Yorku qi kishte qene aty tue vizitue vellaznit
e vet te cilet kane pase qene shperngule prej Vaspasi prej liqenit.

Mithat Gashi

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Agim Spahiu   29/9/2009, 15:54

Marre nga Libri "Njeriu Mbi Pikellim" ribotuar nga shtepia botuese ne Tirane, Albin 2007 nen kujdesin e vellezerve te autorit.



...Kam shume pune per te bere
dhe s'kam nge te vdes...





AUTOPORTRET

Here-here me grafullon gjoksi si tambli ne flake,
jam shend e vere, plot hove njerezore, i pashem,
i fresket e i gjalle,
i paster e i lare si natyra pas shiut,
i tejdukshem si qelqe e zbrazet.
Gjithkush ma lexon shpirtin ne bebez te syrit
e viti me duket nje dite...

Here-here shkretem krejt
pres
regetime e fundit te heshte,
jam si pylli dimeror,
i ftohte pa ndjenja,
bosh,
e dita me duket nje vit...
Nga casti na cast pres te me cojne ne varreze
Pse s'me cojne?!



VALLET

Me keni ndjekur pas
si vetja ime:

ditar i popullit tim
me levizje.



LIRISE

Te enderrova deri ne cakun e endrres
dhe u ktheva serish te te enderroj me mire,

te dashurova deri ne cakun e dashurise
dhe u ktheva serish te te dashuroj me shume,

te kendova deri ne tharjen e qiellzes
e kenga m'u lodh ne gryke, po s'u keput kurre...

Ta dhashe veten, nje mije here ta dhashe,
nje mije here kam lindur per ty...

Me fort s'besoj te te kete dashur njeri,
LIRI



DHIMBJET E ZEMRES SE LARGET

E dashura ime i harroi fjalet
si te mos ishin kurre...
U dashurua me heshtjen.

Nje molle e kuqe-gjak si faqja jote
midis shpatullave me ra,-
asnje plumb s'ka me m'dhimbte me shume
ne vdeksha pa te pare...

Sa here mollet te piqen si kesaj dite
hidhi kokrrat udhes nga shkova,
dhe une do te ndiej dhimbje ku shitove,
e miro.

Ne u martofsh, molle mos paste kund ne bote!...

Ti me lot do t'i qash se here t'i shikosh,
une dhimbje do ndiej sa here ti prek, pse ta fsheh

Dhe ne diell te dyte s'te harroj, e miro!

(Ne Radomire te Kukesit, kur ikin djemte ne kurbet, vajzat e dashuruara i qellonin fshehurazi prinderve me molle. Pas ketij casti beheshin te heshtura si gur varri ne pritje te tyre.)



NENES

Te numeroj thinjat e tua
do me duheshin gjithe ditet e mia,

te mat dashurine tende,
do me duhej gjithe dashuria e botes,

te ndiej si ti per mua, lumturi,
do me duhej te rritja vete femije.


GURET E TOKES SIME

Gure qe pine uje,
gure qe pine gjak

me buzet tona.

Gure qe thithin ajer,
gure qe dashurojne

me zemrat tona.

Kam te drejte
t'ju puth gjer ne vdekje
gure te tokes sime.


VJEN NJE MOSHE

***
Vjen nje moshe ngadale, pa kuptuar,
te ve doren miqesisht mbi shpatulla,
atehere kujtohesh se dicka ke humbur
e per nje cast te pushton keqardhja.

Pastaj qesh dhe shkon doren ne floke
pahun e borte te shkundesh shpejt e shpejt,
atehere kupton se ka ardhur kjo moshe
nga gjerat qe ke krijuar ne jete.



Me nderim per A. Spahiun

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE


Edituar pėr herė tė fundit nga Admin nė 29/9/2009, 15:58, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Njeriu Mbi Pikellim   29/9/2009, 15:56

Marre nga Libri "Njeriu Mbi Pikellim" ribotuar nga shtepia botuese ne Tirane, Albin 2007 nen kujdesin e vellezerve te autorit.



...Kam shume pune per te bere
dhe s'kam nge te vdes...





AUTOPORTRET

Here-here me grafullon gjoksi si tambli ne flake,
jam shend e vere, plot hove njerezore, i pashem,
i fresket e i gjalle,
i paster e i lare si natyra pas shiut,
i tejdukshem si qelqe e zbrazet.
Gjithkush ma lexon shpirtin ne bebez te syrit
e viti me duket nje dite...

Here-here shkretem krejt
pres
regetime e fundit te heshte,
jam si pylli dimeror,
i ftohte pa ndjenja,
bosh,
e dita me duket nje vit...
Nga casti na cast pres te me cojne ne varreze
Pse s'me cojne?!



VALLET

Me keni ndjekur pas
si vetja ime:

ditar i popullit tim
me levizje.



LIRISE

Te enderrova deri ne cakun e endrres
dhe u ktheva serish te te enderroj me mire,

te dashurova deri ne cakun e dashurise
dhe u ktheva serish te te dashuroj me shume,

te kendova deri ne tharjen e qiellzes
e kenga m'u lodh ne gryke, po s'u keput kurre...

Ta dhashe veten, nje mije here ta dhashe,
nje mije here kam lindur per ty...

Me fort s'besoj te te kete dashur njeri,
LIRI



DHIMBJET E ZEMRES SE LARGET

E dashura ime i harroi fjalet
si te mos ishin kurre...
U dashurua me heshtjen.

Nje molle e kuqe-gjak si faqja jote
midis shpatullave me ra,-
asnje plumb s'ka me m'dhimbte me shume
ne vdeksha pa te pare...

Sa here mollet te piqen si kesaj dite
hidhi kokrrat udhes nga shkova,
dhe une do te ndiej dhimbje ku shitove,
e miro.

Ne u martofsh, molle mos paste kund ne bote!...

Ti me lot do t'i qash se here t'i shikosh,
une dhimbje do ndiej sa here ti prek, pse ta fsheh

Dhe ne diell te dyte s'te harroj, e miro!

(Ne Radomire te Kukesit, kur ikin djemte ne kurbet, vajzat e dashuruara i qellonin fshehurazi prinderve me molle. Pas ketij casti beheshin te heshtura si gur varri ne pritje te tyre.)



NENES

Te numeroj thinjat e tua
do me duheshin gjithe ditet e mia,

te mat dashurine tende,
do me duhej gjithe dashuria e botes,

te ndiej si ti per mua, lumturi,
do me duhej te rritja vete femije.


GURET E TOKES SIME

Gure qe pine uje,
gure qe pine gjak

me buzet tona.

Gure qe thithin ajer,
gure qe dashurojne

me zemrat tona.

Kam te drejte
t'ju puth gjer ne vdekje
gure te tokes sime.


VJEN NJE MOSHE

***
Vjen nje moshe ngadale, pa kuptuar,
te ve doren miqesisht mbi shpatulla,
atehere kujtohesh se dicka ke humbur
e per nje cast te pushton keqardhja.

Pastaj qesh dhe shkon doren ne floke
pahun e borte te shkundesh shpejt e shpejt,
atehere kupton se ka ardhur kjo moshe
nga gjerat qe ke krijuar ne jete.



Me nderim per A. Spahiun

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE


Edituar pėr herė tė fundit nga Admin nė 29/9/2009, 15:57, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Agim SPAHIU - Vizatime dashurie nė terr   29/9/2009, 15:56

Vizatime dashurie nė terr

1. Oh!

Po mė dridhet shpirti si njė fije bar,
unė po shkoj drejt dimrit, ti del nė behar...

2. * * *

Me mall e gjamė po tė lyp nėpėr hanė
Gjersa t’m’ngrijė fryma nė gojė
gjysma akull,
gjysma borė...


3. Mall

... s’mė lė mjegulla tė tė shoh, of, tė tė shoh,
pezmi im,
helmi im!

E largoj me dorė – afron,
me krahė e pres – qesh e mė mbulon,
mė mbėshtillet, rreth meje pėrdridhet,
i fryj sa kam fuqi e prapė s’tė shoh ty, helmi im,
pezmi im!
Dhe dal nėpėr hėnė vetėm, kur mjegulla ka tretur,
qaj kodrat me radhė, qaj malet e larta
e ti s’je as zė as hije, laznorja ime...
S’mė lėnė njerėzit tė tė prek, of, me ty tė flas,
tė qesh,
s’mė lėnė dhe dal nėn hėnė vetėm,
kur njerėzit kanė fjetur.
Shtrihem mbi barin qė dhemb pėr hapin tėnd
e ti s’je mė as zė as hije, laznorja ime...
Vetėm-o, cingthi – pres mjegull tė mos ketė
e prapė tė shoh, tė prek, tė flas e tė qesh me ty,
helmi im, pezmi im!


4. Frymė a hije

A je ti, fol, a je ti –
frymė a hijeq
qė pėrbihesh derės
pėr nė thelb tė zemrės?!

A je ti, fol, a je ti –
mallkimi im,
syfilxhane, mollėbojėpeme –
pėllumb i bardhė midis reve?!...


5. Kur tė pashė

Tė vėrejta e u rrėqetha... Ecja
e s’ecja,
re m’u duk vetja,
trėndafil ku vdiste vesa...

6. * * *

Nė kėmishė tė hollė, jelekbojėgjake,
si kripa nė zjarr
mė plase...

M’i jep jetė kėsaj nate!


7. Ne tė dy

U deshėm pa fjalė.
Si tė vdekur
a si tė gjallė?!...


8. Ti mė vjen

Ti mė vjen me zjarr nė duar
e terur, e pėrvėluar,
ti mė vjen me zjarr nė duar...

Zjarrin do ta mbaja nė pėllėmbė tė dorės
si yjzit nė vallen e horės...

Ti mė vjen me zjarr nė duar
e terur, e pėrvėluar,
ti mė vjen me zjarr nė sy...

...dhe digjemi tė dy.


9. Mungesat nuk thuhen

Qysh t’i them mungesat?! S’mundem,
mungesat nuk thuhen,
mungesat veē ndjehen, tė zėnė si ethet
e s’ke mė gojė as fjalė, mbytesh nė ankth e mall,
veē sytė tė thonė se je gjallė...

Po t’i fal sytė. Merri sytė!
Me dy drita syri tė flas nga thellėsitė,
tė them je gjėma ime, je shpresa ime –
e heshtura me gjėmime. Tė them – je muzikė,
gjėmėtare kundėr gjėmės, kėngė e mbushur prej ėndrrės...
Me dy drita syri tė them je e vėrtetė
qė mė mban nė jetė, plagė qė dhemb e vdekjen
e tremb...
Qysh t’i them mungesat?!
Druhem, mungesat nuk thuhen,
mungesat me ty shkrihen, flenė dhe ringrihen,
nė ty pėrpėliten, dridhen, tė shtojnė dhimbėn –
drita i largon, terri i afron...
Po t’i fal sytė! Merri sytė!
E nė dy drita syri, nė dy drita syri tė ndiej
si mė ndrit ylli.


10. Kur jam vetėm

Digjem pėr buzėn e djegur,
pėr fjalėn e menēur tretem –
kur jam vetėm.


11. Kam pėr tė tė thėnė

... dhe sa gjėra kam pėr tė tė thėnė, engjėlli im i fjalės,
engjėlli im i dritės... Pėshpėris vetėm,
pranė teje pa thėnė mbeten,
i mbart si zemrėn, i ndryj si heshtjen...
Kam udhėtuar rrugė tė gjata nė vende tė largėta pa ty.
Heshtja mė ka pushtuar dhe kam qenė i trishtuar,
si pemė e pėcėlluar prej rrufeje shituar.
Ma kanė thėnė tė tjerėt, vetė s’e kam ditur,
s’e kam ditur se nė fytyrė jam prishur,
s’e kam ditur se sytė mė janė fikur,
s’e kam ditur se trupi mė ėshtė tretur,
s’e kam ditur se isha i pushtuar
prej trishtimit dhe heshtjes...
Oooo, s’e kam ditur ē’mė ka gjetur!
Tė tjerė thėnė ma kanė ndryshimin, engjėlli im.
Vetėm njė gjė e kam ditur njeri pa pėshpėritur:
mė ke munguar ti – dashuri.


12. Dashuri e njomė

E kam njė dashuri tė njomė,
i afroj dorė,
i largoj dorė...

E kam njė dashuri tė brishtė,
i afroj gisht,
i largoj gisht...

Ta prek
kam frikė
mos e prish.


13. E dashura ime

...zot, si ishe mbrėmė:
njė copė qiell me hėnė!


14. M’i jep sytė

M’i jep sytė, tė lozin me tė mitė,
sytė, dashuri, m’i jep sytė!
M’i jep gishtat e hollė tė loz me to,
gishtat, dashuri, m’i jep gishtat!
M’i jep buzėt me tė miat tė puthen,
buzėt, dashuri, m’i jep buzėt!
M’i jep flokėt, fytyra tė mė mbulohet,
flokėt, dashuri, m’i jep flokėt!
Ma jep besėn ta rritim jetėn,
besėn, dashuri, ma jep besėn!
Nė gjallje e nė vdekje!
Pa frikė, dashuri, pa frikė
tė ndezim njė dritė
qė prej trupit tonė tė shpallet
e bota le tė kallet...


15. Kur s’tė shoh

Shihem nė pasqyrat e mėngjesit, i mbush mendjen
vetes se jam i ri, vesh kėmishėn e bardhė e dal
nė pikėpjekje me ty...
Dal tė shoh hapin, fytyrėn e ēelėt,
tė ndiej ecjen, vėshtrimin, pėrkėdheljen
e ti tė therėsh si flutur prilli nėpėr shtatin tim,
tė mė japėsh kaltri, forcė e besim,
tė mė japėsh zjarr djali
e tė mė mbash nė kėmbė – tė lehtė tė ma bėsh
ēdo gjendje tė rėndė... E pastaj,
e pastaj unė i gjithi tė jem dashuri
pėrqafuar me botėn, pėrqafuar me ty,
i shpenguar si era, i mrekulluar si pema
tė sythoj ėndrra e punė tė reja...
... Por kur qėllon qė s’tė shoh dot
pasqyrat mė qorrohen, nxihet kėmishė e bortė,
mė sulmojnė rrudhat, plakja e mosdashja,
mėrgon ėndrra, fjala, mė mbulon nata.
Plakem njė mot kur s’tė shoh dot!


16. Para teje

Para syve tė kulluar
shtanga turbulluar...

...Fola a s’fola, unė a bota
u troshit
troha
troha?
Veten mallkova!


17. E diela pa ty

Ėshtė tepėr e gjatė e diela pa ty!
S’kam ku ta ēoj, s’kam si ta pėrgjysmoj,
mė mundojnė orėt, mė rėndojnė orėt,
dua t’i ndaj dhe s’i ndaj dot,
dua t’i fal dhe s’i fal dot!
Janė vetėm tė miat orėt
e sė dielės sė tretė tė marsit,
vetėm imja ėshtė krejt e diela...

E pėrqafoj,
e pėrkėdhel,
e pushtoj me ajėr, bar e gjeth, me zogj
e thirrje.
Ah, veē ti mungon, e dashura ime!
Dhe ėshtė njė ditė marsi mahnitėse,
si fytyra jote – tmerrėsisht tronditėse,
njė ditė qė tė pushton si krahėt e tu,
njė ditė qė tė thėrrmon si sytė e tu,
njė ditė qė tė trishton po tė jesh vetėm.
Vetėm,
po tė jesh vetėm...
Me dėshirė do tė vdesėsh po tė jesh
vetėm.
Pa ty ėshtė tepėr e gjatė e diela,
s’kam ku ta ēoj, s’kam si ta pėrgjysmoj...
As pėr tė vdekur nuk vdes dot,
O Zot!


18. Nėse vdes

Nėse vdes,
sytė e mi do tė kujtohen.
Sytė si varret –
Nuk harrohen.


19. Lamtumirė, dashuri

Unė po vdes pak nga pak... pak
nga pak,
pak,
a nuk e ndien se unė po vdes nga kėmbėngulja
pėr tė mbetur i kristaltė, i tejdukshėm si njė
qelq?!
Dhe veten pjesėtoj nė ėndrrat qė besoj...
A nuk e ndien se po vdes nga dashuria?!
Nuk u beson mė fjalėve, fluturimeve tė mia,
Nuk qesh e nuk loz, as mė pėrqafon dot.
Dashuria mungon... dashuria mungon,
u tret e u shkret dashuria qė mė beson!
A nuk e ndien se unė po vdes
nė luftė me shėmtirėn e gjakut, tė rrugės e qytetit,
bile edhe me mė tė largtėn: tė shtetit e supershtetit,
nė luftė me masakrėn, padrejtėsinė dhe vesin...
A nuk e ndien se po vdes nga mosdashuria?!
Si ajri mė rrethon indiferenca dhe pėrbuzja,
ooo, sa e gjatė qenka rruga!
Ku je, dashuri, qė ende mė beson?
Shpejto! Ti rron, rron, rron!
Pak nga pak po vdes... pak
nga pak,
po vdes.
A nuk e ndien se gjithēka imja po shkon?
Lamtumirė, dashuri, qė ende mė beson!


20. * * *

Mbi botė
Njė orė e paqtė
si gusha jote
zbardhtė!


21. Pėr ty

Do ta gėlltis veten si kafshatėn i urituri,
se nga trupi po del, po mė fluturon shpirti...


22. E fundit

Mos u mundoni pėr varr!
Sa tė vdes,
varrosmėni nė sytė e saj!

(1987-1990)


Marre nga "Albania"

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Agim Spahiu   30/9/2009, 19:37

ky paska poezi te mira
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Agim Spahiu   Today at 01:18

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Agim Spahiu
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: