Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Adhurim Lako

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Adhurim Lako   26/9/2009, 20:33

Vdiq shkrimtari dhe pėrkthyesi Adhurim Lako.

Kėshtu iku dhe njė pjesė tjetėr nga jeta jonė dhe jeta e Tiranės. Pėr ne ai ishte shembulli se si mund tė pėrballohet dėshpėrimi me dėshpėrim, me dashuri dhe me bukurinė e fjalės

Ka personazhe nė jetėn e njė qyteti qė edhe pse janė pjesė me rėndėsi e kulturės dhe jetės shpirtėrore tė tij, mbeten pak ose aspak tė njohur. Ka personazhe tė cilėt poetėt dhe artistėt i njohin mirė, por ngaqė nuk dinė ose nuk duan tė dalin nė publik si kėta, mbeten tė panjohur, edhe pse kanė qenė ushqim shpirtėror pėr tė parėt.
I tillė ishte Adhurim Lako qė humbi jetėn pardje nė njė aksident banal automobilistik: nuk gjen fjalė tjetėr veēse banal, pėr njė gjė e cila brenda dhjetė sekondash arrin tė shuajė njė botė tė tillė aq tė pasur e aq tė veēantė si ajo e Adhurimit. Vdekja s’mund tė jetė e kundėrta ose kundėrpesha e jetės, sepse kjo nuk ishte vdekja pėr Laken dhe nuk kishte tė bėnte gjėkundi me jetėn e tij, e cila ishte kaq e ndėrlikuar nga pikėpamja intelektuale dhe kaq e pastėr si lėndė shpirtėrore, saqė s’ka asnjė lidhje me njė furgon qė tė vjen pėrballė dhe tė ndalon frymėn.
“Simfonia” i thoshin disa vajza tė klasės sonė, ato mė tė hijshmet, sepse kishte ndodhur qė kur mbushnin ndonjėherė ujė te burimi i zborit, ky “petronins” u recitonte femrave tė “Ismailit” Migjenin:
“Tė lutem, o Perėndi,
pėr njė simfoni
plot dashuni
tė nxehtė si tu vasha gjitė
kur vlojnė ndjesitė... ”
Adhurimi mė ka ngjallur i pari shijen e poezisė sė bukur (edhe vetėm pėr kaq i detyrohem kėto fjalė), pasi isha ngopur gjithė fėmininė me prozė aventurash e dashurie. Nuk e dija qė Esenini, Ricosi, Don Baki, Bekoja mund tė tingėllonin aq bukur nė shqip, ca tė pėrkthyera nga tė tjerėt ca tė pėrshtatura nga Lakja. Dhe as kishte nevojė ta mbante librin nė dorė kur mė deklamonte pėrmendėsh atė kėngėn e gruas qė i ka ikur rinia, nga “Rrugėt e botės” tė Janis Ricos.
Ishte po ky Adhurim qė na sillte nėn dorė “Harkun e Triumfit” dhe samizdate tė tjera prej mikut tė tij Shvarc dhe kudo tjetėr ku zbulonte letėrsi tė mirė tė pabotuar.
Sot kur dėgjon pėr aq shumė disidentė tė asaj kohe, nuk do qė ta pėrdorėsh kėtė fjalė tė zhvlerėsuar pėr Adhurim Lakon, megjithėse ky ishte personifikimi i disidencės kulturore (pa pasė nevojė tė flasė ndonjėherė “kundėr qeverisė”) nė Tiranė, me 4-5 tė tjerė e shumta. Shija e hollė dhe kultura e vjetėr qytetėse e familjes sė tij na e bėnte si njė tregues pėr letėrsinė e mirė, pėr filmin e mirė, pėr kėngėt e mira e tė gjitha me radhė. Dhe ngaqė kishte atė pėrēmim natyror pėr 99% tė asaj letėrsie shqipe qė botohej pėrreth, kur shkruante vetė, arrinte vetėm tė qeshte e tė tallej. Me dėshpėrimin e tij tė butė, tė thellė dhe tė shtrirė nė kohė si rrugėt e lagura tė Tiranės pasi pihej konjaku me shije ēokollate dhe flitej pėr ndonjė femėr tė paarritshme kryeqytetase.

Natyrisht nė lėvizjet centrifuge tė poetėve dhe prozatorėve provincialė qė na zunė frymėn deri ditėn e kthesės (por edhe mė vonė), pėr Adhurim Lakon nuk kishte vend, as nė studime tė larta e as nė jetėn “publike”. Ai mbeti po njėsoj, me shkrime dhe pėrkthime tė pabotuara, bile deri nė ditėt tona, me njė pauzė disavjeēare nė Itali, qė e bėri ta donte edhe mė shumė Tiranėn e tij me gjysmerrėsirat e poezisė. E kishte tmerr t’i lutej dikujt pėr t’i botuar diēka, kėshtu qė i kanė mbetur nėpėr sirtare deri dhe romane kryevepra si “Piove sul diluvio” i Tonino Guerras ose “Legjenda e pijanecit tė shenjtė” e Joseph Rothit. Kur ulej tė shqipėronte diēka, nuk bėnte njėherė llogarinė, si shumica jonė, por punonte pse e kishte mrekulluar letėrsia. Ndaj jam i sigurt se s’iu ndodhėn ndonjėherė nė xhep, ashtu si dikur nė gjimnaz, mė shumė para sesa mjaftonin pėr tė ndenjur 2-3 orė me miqtė nė tryezė, ku ringjallte me aftėsi tė jashtėzakonshme personazhet mė pikantė tė Tiranės, njė art qė do t’ia kishte zili edhe i vėllai, Bujar Lako. Botoi e shumta shqipėrime tek “Drita” nė fund tė viteve ‛80 dhe nė fillim tė viteve ‛90, si dhe poezi nė dy antologji: Hans Reimond “Kėndej nuk kalon askush” dhe poetė modernė spanjollė te “Kitarė apo hėnė”. Kohėt e fundit mė fliste edhe se shkruante prozė dhe do tė jetė patjetėr diēka e veēantė, derisa arriti tė fliste pėr tė. Pak orė mė parė miq tė tij mė dhanė njė ditar dhe disa tregime, prej tė cilėve zgjodha tė mėposhtmin.
Kėshtu iku dhe njė pjesė tjetėr nga jeta jonė dhe jeta e Tiranės. Pėr ne Adhurim Lako ishte shembulli se si mund tė pėrballohet dėshpėrimi me dėshpėrim, me dashuri dhe me bukurinė e fjalės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Adhurim Lako   26/9/2009, 20:33

Rrėmoj tani nė ca shkrime tė gjimnazit dhe gjej mes tyre kėtė letėr tė Adhurimit: “16.1.1976

Mirdita Ardian
Ajo ėshtė mbėshtetur mbas murit dhe qėndron atje, e pikėlluar.
Flokėt e saj gėshtenjė e tė shkėlqyer si bronxi dhe ajri, sajojnė shtėllunga tė njoma e tė ērregullta mbi ballin dhe faqet e saj tė dlira: Na mbetėn sytė sidomos te qafa, te qafa e saj e bardhė: Nė kėtė ajėr tė nxehtė e tė rėndė, qė na zė frymėn dhe qė na mbėshtjell me njė vel pothuajse tė dukshėm, ajo ka shkopsitur jakėn dhe kraharori i saj ndriēohet nga furnella jo e rregullt dhe pak cinike qė i qėndron ndėnė bythė P. I buzėqeshim lehtė. Vėshtrimet tona enden mbi kėllqet e saj tė gjėra, mbi supet e zhvilluara dhe nė kėtė dhomė shkatarraqe, ndalemi mbi gjoksin e saj duke i pėrgjuar frymėmarrjen. I rrimė rrotull gjithė ankth. I zgjatim duart – ajo ėshtė aq afėr dhe njėkohėsisht aq larg. Zbardh si agim. S’dimė ē’tė bėjmė...
Ėshtė shėrbėtorja ose mė mirė pastruesja e hotelit. E quajnė Bukurije” etj.

Ardian Klosi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Adhurim Lako   26/9/2009, 20:34

Dy ditė

Adhurim Lako

Jam i shtrirė mbi shtrat, vetėm nė dhomėn e gjumit dhe kujtoj. I mbaj sytė mbyllur sepse po t’i hap kam frikė se moria e kujtimeve pėrpirė nė thellat e sė shkuarės do tė zhdukej sakaq.
Mė kujtohet kur fillova punė pėr herė tė parė nė varrezat e qytetit, mbi njė kodėr. Isha katėrmbėdhjetė vjeē. Meqė po kalonim njė periudhė tė vėshtirė ekonomike, nė familjen time u vendos qė unė tė punoja gjatė pushimeve tė verės. Tashmė shumė tė tjerė e bėnin kėtė gjė, pastaj edhe unė kisha nevojė tė filloja tė kuptoja se ē’ėshtė jeta me gjithė tė mirat e tė kėqiat e saj.
U nisėm nė mėngjes herėt me njė furgon tė zi. Shtatė apo tetė veta, ulur pėrballė njėri-tjetrit me nga njė trajse apo bukė tė mbėshtjellė me letėr mbi prehėr. Tė gjithė mė dukeshin tė njė bote tjetėr, tė mėdhenj, shumė tė mėdhenj dhe nuk kuptoja asgjė nga fjalėt, nga shtati i tyre. Mė nė fund mbėrritėm, zbritėn nga furgoni tė gjithė dhe unė pas, me zemėr tė ndrydhur dhe me tė tanishmen qė mė pėrplitej nė kafaz. Para meje shtrihej njė pamje e pazakontė. Pėr herė tė parė nė jetėn time shihja varre tė renditura pafundėsisht, nė mėnyrė tė rregullt, tė ngjashėm nga larg me njėri-tjetrin, por tė ndryshėm nga afėr pėr nga forma, fotografitė dhe historitė. Tė ngjashėm nė heshtjen e tyre, nė largėsitė mes njėri-tjetrit, nė reflekset qė i kthenin diellit. Nuk munda! E gjithė ajo pamje mė rėndoi aq shumė nė shpirt saqė u ktheva, nė fillim me hap pastaj me vrap nėpėr njė tė tatpjetė. Qaja dhe nuk kuptoja asgjė. Njė ndjesi e madhe, e rėndė mė shtypte gjoksin dhe mė merrte frymėn.
Ditėt iknin pa ēarė kokėn pėr asgjė, njėra pas tjetrės dhe unė shumė shpejt u mėsova me gjithēka. Kam pėrshtypjen se nė atė periudhė ndodhi ēvirgjėrimi im qoftė fizik qoftė shpirtėror.
Kaluan vite dhe pasi mbarova shkollėn e mesme dhe mė pas shėrbimin ushtarak, nėpėrmjet tė njohurve tė familjes u krijua mundėsia tė filloja punė, si punėtor nė Kinostudion “Shqipėria e Re”. Them kaluan vite duke harruar qė kaluan plot dhjetė vjet tė mbushura me gjithfarėlloj historish dashurije, miqėsije, tradhėtije, rebelimi, prove, frike e paformė dhe e kudoshme. Tani mund tė quhesha me plot kuptimin e fjalės burrė edhe pse ndihesha akoma njė fėmi i tredhur mendėrisht dhe i pambrojtur shpirtėrisht. Nė mėngjesin e parė tė punės, qė mė priste pėr pjesėn mė tė madhe tė jetės, u ngrita ankthshėm. Kėsaj radhe puna qe mė serioze. Kisha marrė pėrgjegjėsinė tė bėhesha si gjithė tė tjerėt me njė ėndėrr tė vockėl me vete, se kush e di njė ditė do t’u tregoj se jam pak si mė ndryshe, pak si mė vete. Nuk e di pse ai ankth mėngjesor qe rrethuar ngado me trishtim. Tė gjitha sheshet, tė gjitha shtigjet qenė tė veshura me kėtė lloj rrobe. Mora pak bukė qė mė kishte pėrgatitur ime mė, njė paqetė cigare, u pėrshėndeta sikur po ikja pėr nė luftė dhe u nisa. Tek ika, seē ndjeva njė lloj hidhėrimi dhe zilije pėr ata qė lashė nė shtėpi. Ata ndiheshin tė ēoroditur sepse njė pjesė e tyre po shkonte tė pėrballej kush e di se ku me tė panjohurėn qė nuk ishte veēse jeta e vėrtetė ku pėrmblidhen tė gjitha shėmtitė e kėsaj bote dhe pak, shumė pak ēaste pėr t’u ndjerė i lumtur. Ndėrsa unė isha i ēoroditur sepse po pėrpiqesha tė bėhesha si ata. Pastaj ai ushqim i pėrgatitur dhe mbėshtjellė me kujdes sa shumė do tė thotė! Unė nuk doja ta merrja me vete, si pėr t’u thėnė tė tjerėve se qeshė ndryshe, i lirė, si pėr t’u thėnė se tani e tutje kujdesesha vetė pėr veten, ose ndofta pėr t’i vėnė nė faj pėr rrugėn e detyrueshme qė po merrja, pa pikėn e dėshirės.
Ishte njė ditė e zakonshme prilli. Freskėt, por jo ftohtė. Edhe veshja qė kisha mbi trup mė shqetėsonte; veshje pune! Mbėrrita menjėherė tek stacioni i autobuzit dhe atje prita, pėrzjerė me turmėn e thjeshtė e tė zakonshme, budallaqe e tė pėrhershme, me turmėn e urryer dhe aq tė dashur, me ndjesinė se isha i huaj dhe nė tė njėjtėn kohė pjesė e pandarė e saj... autobuzi erdhi si njė kafshė e lodhur keq dhe vaisur mėnjanė qėndroi me mundim pak para nesh. E lashė veten tė mė pėrpinte rryma njerėzore dhe sakaq u gjenda mes qindra fytyrave, secila me nga njė histori tė ngjashme dhe mė vete. Qėndrova ashtu ngėrthyer pėr minuta pa mbarim, si i zėnė nė lak dhe nuk e di pse m’u rrėnqeth i tėrė trupi. Mė erdhi keq pėr veten, pėr natyrėn, pėr njerėzit, pėr gjithēka, mbi tė gjitha pėr atė mundim njerėzor pa fill, pa anė e pa fund. Vėrtet, nė jetė ka dhe ēaste plot gėzim, hare, diell, lumturi, por ato janė kaq pak! Dhe ashtu mbytur plot pikėpyetje mbėrrita nė punėn e re. Mė thanė se duhej tė shkoja nė njė repart ku punonin drurin. U paraqita. Pashė po tė njėjtat fytyra. Fillova tė punoj dhe pas dy-tre orėsh u ndjeva i lodhur, i raskapitur, i marrė fund. U tėrhoqa prapa godinės tė ha pak bukė. U shtriva nė bar, mė zuri gjumi. O Zot, ē’ėndrra m’u vėrsulėn e mė shpunė nuk di se ku! U zgjova me kokėn edhe mė tė rėndė. Doja tė ikja sa mė shpejt, t’ia mbathja nga sytė kėmbėt, si atėhere nė varreza. Po ku do tė shkoja, kėtė nuk e kuptoj dot as sot. Ndofta tė kthehesha nė barkun e nėnės?! Ndofta, kush e di?! Shpesh vetėm ai ēast e vlen tė jetohet. Ē’tė jetė vallė? Kujtesė e dikurshme e paralindjes? Dhe kėshtu dalėngadalė apo shpejt-shpejt mbaroi ajo ditė e parė pune. U ktheva nė shtėpi me ndjesinė se kisha fituar njė betejė dhe nė tė njėjtėn kohė me njė ndjesi tjetėr, mė tė thellė, mė tė fortė; se kisha vdekur prej kohėsh.


Shekulli
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Adhurim Lako   Today at 17:19

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Adhurim Lako
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: