Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Ardian-Christian Kyēyku

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Ardian-Christian Kyēyku   26/9/2009, 20:24

Pjesė nga libri „NATA PAS VITIT ZERO”
Botoi „Dukagjini”, Prishtinė 1998

NJĖ DASHURI E TILLĖ


“Njė tjetėr shpirt mė ka veshur
tek arratisej
nga plehėrat…”

Uji. I pafund dhe i kristaltė, me fshehtėsinė dehėse tė bimėve nėnujore, me pleksjen e ngjyrave, me muzikėn shpirtėrore tė njė tjetėr bote. Uji i pafund dhe unė, qė kam humbur njė tokė dhe qė kam humbur edhe njė jetė.
Uji dhe dashuritė e mia tė vrara, tė shkulura nga palca ime, duke mė hapur nga njė tjetėr petal nė lotusin e dritės.
Uji dhe dehja e njė virgjėrie tė mbytur ēdo ditė e nga pak, ēdo ēast e nga pak, nė pakte verbues e dalldisės, dhe dehja ime jotokėsore, dhe ēmeritja ime ndaj kaq shumė pastėrtie, ndaj kaq dashurie qė mė rrėnon e mė ngre nė kėmbė tė fėmijėruar,
qė nuk m’i shter lėngjet e sė gjelbrės nė deje.
Uji dhe unė, shtrirė nė njė varkė tė vjetėr, lakuriq e me fytyrėn symbyllur ndaj qiellit ku ngjyrat dihatin pėr t’u fikur nė natė. Dhe shuplakat e mia tė hapura, dhe muzika e pianos qė pikon mbi mua, dhe pikat qė janė herė gjak i perėndishėm, herė lot i perėndishėm, herė lutje tė miat tė shndėrruara nė gjak e lotė tė perėndishėm.
Shuplakat e mia, dhe kalimi mes tyre i ajrit, mbrėmjes, jetės sime.
Uji, dhe kaq pak vetmi prej njeriu, dhe kaq shumė muzikė prej shenjti. Dhe prapė uji, i mbėshtjellė me mjegullėn e njė malli tė pathėnshėm, qė mė vegohet vetėtimthi mbi muranėn e ngrirė e pa gdhendje tė ditės, dhe unė qė them: “Shpirt…”

Shpirt, kjo dashuri nuk duhej tė qe shuar kėshtu, dhe mbase nuk duhej tė qe shuar fare.
Ka qenė njė shajnitje nė fillim, njė mrekulli.
Ka qenė njė shajni atė ditė, kur Ajo hyri nė zyrėn time ku mbante era kalbje pleqsh e himerash pakuptim, dhe kur botės nisėn t’i zhvisheshin ngjyrat e vjetėruara, dhe kur shkėmbyem fjalėt e para, fjalėt e dyta, dhe kur ndenjėm tė shtangur nė njė bar tė mbushur me prostituta e pijanecė, dhe kur, nė mbrėmje vonė, me njė trishtim gati tė harruar, tė lėnė nė kushedi ē’dehje a pleksje me trupa femrash njėnatėshe, u enda kuturu nėpėr udhėt vezulluese tė metropolit, duke u ngutur tė ikja, tė fshihesha, tė mbyllesha diku vetėm qė tė mendoja pėr tė, dhe kur s’kisha ku tė mbyllesha, sepse, nė tė vėrtetė, ngutesha tė vrisja veten, i pafuqishėm dhe ende i ngurtė ndaj aq shumė drite tė derdhur mbi mua.
Ka qenė njė mrekulli atė natė kur pimė tė dy nė njė tjetėr bar tė metropolit, duke dėgjuar zhurmėn pėrgjumėse dhe duke vėshtruar si nė njė vegim rrufetė e buta tė tramvajeve pėrjashta, e kur unė pashė pėrmes Saj tėrė jetėn qė do tė kishte, si nė njė rrugė tė ajėrt, mbuluar me brymė, kristal e dehje hėne, dhe kur dolėm jashtė dhe zgjatėm pa u vėshtruar duart drejt njėri-tjetrit, dhe kur ecėm kushedi sa vite vetmie mė kėmbė, nėpėr ca rrugė tė moēme, mbi ca kalldrėme ngjyrė ndryshku tė shekullit tė shkuar, buzė ca ngrehinash ushtarake, nga gardhet e tė cilave rojet vazhdimisht kėrkonin cigare, kur buzėqeshnim tė vezulluar nga rrufetė e tramvajeve tė fundit, dhe kur nuk isha mė i huaj, o Zot, nuk kisha humbur kurrgjė, nuk mė dhimbte asnjė plagė, madje, pėrmes atyre plagėve, arrija tė merrja frymė mė lirshėm.
Ka qenė shajnitje dhe mrekulli kur e shihja tė qeshte aq ēiltėr pas aq kohėsh nė vetmi, kur i tregoja pėr ditėt e mia pa bukė dhe pėr muret me igrasi tė dhomės sime prej tė huaji, dhe pėr dritėn qė mbush njė jetė pa bukė e me Zot, dhe pėr mbrėmjen kur s’kisha ngrėnė prej kohėsh dhe kur lexova rastėsisht njė lajmėrim ngjitur pas njė muri, ku flitej pėr njė qen tė humbur, tė quajtur Pinky, pėr tė cilin jepeshin dyqind dollarė shpėrblim, dhe kur endesha gjysmė gjallė-gjysmė vdekur mes pallateve me drita fikur, teksa grupe qensh bredharakė mė ndiqnin pas me atė heshtje e uri kafshėsh pa zot, si pėr tė m’u ofruar nė vend tė Pinkyt, dhe kur mė kishte vajtur ndėrmend ta rrėmbeja njėrin syresh, ta qethja si Pinky, ta ngjyrosja si Pinky, duke iu pėrmbajtur me besnikėri tė pangrėni tė gjitha pėrshkrimeve tė lajmėrimit, ta stėrvisja tė bėhej vetė Pinky… Dhe kur E afrova pranė vetes tek ashensori, dhe ia pashė gjithnjė e mė afėr ata sytė e mėdhenj, tė zinj e pa shprehje tė njohura, qė vezullonin nga njė pėrlotje e brendshme, dhe kur e putha duke i pėshpėritur se e doja, - as unė vete nuk e merrja vesh ē’po bėhej, - dhe kur buzėqeshte e qante nė tė njėjtėn kohė, Ajo femėr qė aq pak e kishin dashur nė kėtė botė.
Ka qenė njė mrekulli e vėrtetė nė fillim, por pastaj Ajo u mbyll nė vete, dhe dashuria mė mbeti vetėm mua.
Unė u pėrpėlita nė kėtė dashuri e me kėtė dashuri, derisa u shova.
Nė fillim, qoftė edhe vegimi rrėshqitės i shuarjes sė kėsaj dashurie mė lebetiste. Mė kallte nė gjendje tė errėta dhe ankthe dashurish tė shkuara qė ishin shprishur pėr hiēmosgjė, apo nga budallallėqet e rinisė sė hershme. Koka ime u shtrydh si nė tirė nėn mė tė pėrbindshmit mendime qė mund tė mėsyjnė njė tru njerėzor, me gjithė degėzimet e zeza tė artistit, dhe shumė zi paskėsha pasur nė vete, o Zot, shumė shthurrje e tėrbim kafshe; mendova, - zakonisht mė ndodhte pa dashur, nuk pėrmbahesha dot, si nė njė mallkim, - se ajo ma dridhte me tė tjerė (gjithmonė me mė tė rėndomtėt prej tyre, me ata qė mezi prisnin tė mė tallnin apo tė pėrgojonin ndjenjėn time), se mezi priste tė ma dridhte; mendova se pat qėnė njė prostitutė minore, nga ato qė u pėlqejnė kurvarėve tė plakur apo pleqve kodoshė, qė s’kanė pasur kohė e as fat ta shijojnė kėtė jetė nė rini (lagjja ku ajo jetonte ishte plot me tė mjera tė tilla; i shihja pėrnatė, pasi e pėrcillja nė shtėpi, tek dilnin nė tufa, mbushnin taksitė dhe vėrsuleshin me atė tundje tė shtirė kėllqesh drejt qendrės sė metropolit, tė pėrlyera e tė parfumuara, si ca kukulla tė pėrdhosura); mendova se ajo farė ftohtėsie trupore apo kokėfortėsia pėr tė mos bėrė dashuri pėrveēse kur donte Ajo, dėshmonin se mungesa e dashurisė e kishte shtyrė tė molepsej me zakonin e mbrapshtė tė masturbimit (ishte e natyrshme tė mos tundohej nga dashuria e vėrtetė, sepse nxehtėsia dhe finesa e pamjeve tė masturbimit nuk kishin tė dytė nė realitet); mendova se bėnte seks me qenin e saj (e kėputte malli pėr tė, mezi priste ta pėrkėdhelte, ta puthte, ta lėpinte, ishte si shpirt; ishte poashtu e natyrshme qė tė pėrfshihej nė dashurinė ēmeritėse dhe botėrore ndaj qenve, maceve, derrave, zhabave, dashuri qė po na pushtonte me tė njėjtėn egėrsi tė pashpjegueshme, me tė cilėn na pat pushtuar e po na bėnte pluhur smira pėr njėri-tjetrin); mendova se ishte lesbike (edhe zodia e saj kėshtu kumtonte; kishte edhe njė shoqe shumė senzuale, njė nga ato femra tė dobėta, me gjoks turbullues, me njė vėshtrim pak tė anuar e me njė gojėzė prej foshnje, tė cilat mbėshtillen nė jetėn seksuale pa ditur dhe pa dashur tė bėjnė dallime); mendova, mė sė fundi, se ishte njė bishė, kėshtu ndodhte kur opinga rrėshqiste nė asfalt, kėshtu ndodhte kur bukuria nuk e nxirrte dot trurin femėror nga kutia e zezė e budallallėkut, kėshtu ndodhte kur budallallėku dhe rėndomtėsia zgjonin njė krenari tė sėmurė e sėmurėse, e cila nuk ishte veēse furia, egėrsia e pamatė e atyre qė e ndjejnė se nuk ngrihen dot mė lart, nuk rriten dot, nuk adhurojnė dot me gjithė shpirt. Mendova se ishte e shterur shpirtėrisht, e cofur nga dashuria e parė, tė cilėn ma pat rrėfyer me njė ftohtėsi lemerisėse, tamam sikur tė flitkej pėr dashurinė e stėrgjyshes; mendova se mbase ajo hije dashurie, ajo dashuri e rreme, e pandehur dashuri nė mungesė tė diēkaje mė tė vėrtetė, ia kish shterur shpirtin, me ngulmin dhe pamėshirėn, me tė cilat ēdo gjė e rreme na e shkurton rrugėn pėr nė varr. Dashuri e rreme nga ato qė mbeten nė kujtesė si ca ngushėllime shumėngjyrėshe, pasi vdes fėminia… Mendova kėshtu gjer nė sėmundje. Mendova se mbase mė kish mbėrthyer ky tėrbim i mallkuar plakjeje me hallet e tjetrit, ngaqė Ajo vetė asnjėherė nuk kish menduar ndonjė gjė. E ato qė s’i pat bėrė Ajo, po mė binte t’i bėja unė, pėrndryshe nuk mund tė mbeteshim bashkė.
Ajo, ndėrkaq, kish mėsuar tė heshtte, dhe shumė shpejt mėsoi tė heshtte gjithnjė e mė shumė, duke mė vėshtruar me ata sytė e pėrlotur e pa shprehje tė njohura. Me atė heshtje shqyese mė bindte se kisha tė drejtė.
Ajo, ndėrkaq, i pat harruar tė gjitha vuajtjet e vetmisė kur ende nuk njiheshim, - dhe fakti qė i harroi aq shpejt e nuk desh mė tė dėgjonte pėr to, tregonte se kishin qėnė ca vuajtje vėrtet tė mėdha, - u sigurua se unė kisha rėnė kokekėmbė nė dashuri me tė, siguroi viktimėn, rrufepritėsin e ēasteve kur nuk kėndonte, kur nuk dalldisej me qenin, kur nuk bėnte tualet dhe kur nuk kishte ē’bėnte, dhe pandehu pėr dobėsi timen atė qė, nė tė vėrtetė, ishte njė dashuri qė do t’i kish bėrė ziliqarė edhe ėngjėjt.
- Askush nuk meriton t’i jepesh plotėsisht, - pėrsėriste Ajo nė ēastet kur bisedonim si dy miq.
Kurse unė nuk gjeja dot se me ēfarė e meritonte Ajo tėrė kėtė dhėnien time. Por unė isha i huaj, isha shpeshherė i pangrėnė, shpeshherė pa njė kokėrr leku nė xhep, i bluar nė stomakun e vetmisė, dhe jo rrallė isha i mahnitur pas gjėrash tejet tė thjeshta dhe flisja mė shumė pėr ngjyrat sesa pėr sendet. Kurse Ajo ishte nė vendin e vet, hante mirė, bėnte shumė tualet, kishte njė qen leshtor dhe disa mikesha, me tė cilat qante hallet e yjeve tė kinemasė.
Kjo dashuri po fikej, por unė nuk mund ta gjeja tė gėnjeshtėrt atė magjinė e ditėnetėve tė para, tė telefonatave pas mezit tė natės, tė shėtitjeve nė Parkun Mbretėror; nuk mund tė pranoja se mund tė merrnim nėpėr kėmbė njė fat tė tillė, njė dashuri tė tillė.
Kjo dashuri po fikej, por nuk doja tė besoja se kishim mbetur po aq kafshėrorė e zemėrgur sa nė dashuritė e mėparshme.
- Njė herė dashuron njeriu, - thoshte Ajo kur e pllakosnin ethet e filozofisė. Dhe tregonte se si kish qėnė viktima e njė mushkonji, as tė pashėm, as tė zgjuar, tė cilin askush nuk e merrte parasysh nė kėtė botė, por tė cilin Ajo e pat dashuruar dhe me tė cilin ajo ish zhvirgjėruar. Nuk ishte e vėshtirė ta pėrfytyroje. Pat qėnė njė nga ata shumė lango bashkėkohorė, qė enden udhėve duke pėrtypur fara dhe qė kanė njė nga ato mallėngjyeset shėmti fytyrash, njė keqardhje stėrgjyshore vetullash tė rėna, sysh tė vakėt e si tė zjerė, gjeste tė plogėt e fat tė lumtur. Tė tillė meshkuj zgjojnė tek femrat atė mėshirėn qė ėshtė gati tė japė gjithēka, madje, nėse mundet, ta japė dy herė njėheresh.
I dyti thoshte se kisha qenė unė.
Heraherės, njė si shpatė e padukshme dhe pėrvėluese mė ēante gjoksin, ndehesha gati tė ulėrija, - dhe nuk isha mazohist, por pata qenė kohė me radhė i padashuruar, kohė me radhė i dehur, i rraskapitur nga shkrimet e mia qė askush nuk i botonte, i rraskapitur me femra tė rėndomta, nimfomane, me secilėn prej tė cilave pata pritur njė dashuri tė vėrtetė, duke tentuar dėshpėrimisht tė nxirrja, tė gjeja ose tė shpikja nė secilėn prej tyre atė tė vėrtetėn, por edhe shpikjet tė neveriten njė ditė, sheh se nuk kanė qėnė pėrveēse ca shprehje fine tė vdekjes, dhe kisha vdekur pėr kohė me radhė me ato dashuriēka -, dhe i doja kėto vuajtje pėrmallshėm tė kėndshme.
Kisha arritur nė stėrlodhjen dhe humbjen e humnershme tė shpresave, kur lutesh qė tė vuash sadopak, tė vuash pėr tė mos u fikur pėrjetė!
Mė pat zėnė malli pėr kėto vuajtje fėminore, pėr kafshimet verbuese tė njė dashurie tė tillė, dhe mbrėmjeve, pasi mėdyshja torturuese pėr ta braktisur a pėr tė ndenjur me Tė mė lėshonte, mė zinte malli pėr Tė. Njė mall pėrlotės, si sy i Zotit, me tė cilin shihja mbarimin e jetės sime, si mbarimin e njė qiriri, dhe rrija nganjėherė me orė tė tėra duke u mahnitur para qirinjve pėr tė gjallė e pėr tė vdekur nė kthinat e kishave, dhe E doja aq pastėr, E dėshiroja aq pastėr, sa, - duke i bishtuar zmerilit tė moshės dhe neverisė ndaj fjalėve tė fryra, - isha i lumtur thjesht edhe qė Ajo ekzistonte.
Mbase me vuajtjet qė mė ngjallte e kishte merituar atė dhėnien time, atė hepim shtangės: as gjallė, as vdekur, as shuar, as i marrosur nga dashuria, as i pamarrosur. Mendoja se jo gjithkush mund tė tė dhimbte kėshtu, jo gjithkush mund tė tė shfaroste kėshtu.
Kaluan mjaft kohė kėshtu, me heshtjen e Saj qė gjithnjė thellohej, me pritjen time qė Ajo tė hapej, tė mė dashuronte, dhe e dija me palcė se asnjė dashuri, pėrveē asaj tė perėndishmes, nuk vinte me lutje, ose me forcė, e aq mė pak vinte me finde fėminore qė mund t’ia luaje syrit tė fatit pėr t’i zgjuar mėshirėn, por kisha aq shumė dashuri pėr Tė, aq dritė, sa mė tmerronte, mė kallte nė dhé tė gjallė keqardhja pėr Tė, pamundėsia pėr tė kuptuar se si njė njeri arrin tė mbetet gur pranė njė dashurie tė tillė, qė mund t’i bėnte edhe gurėt njerėz.
E kaluan prapė kohė me kėtė ēmeritjen time dhe me pyetjet se mos po ndodhte kėshtu ngaqė asnjėri nga ne nuk donte ta pranonte mėnyrėn me tė cilėn dashuronte tjetri, e prisnim qė tė dashuronim tė dy njėlloj; dhe Ajo ndjeja se si kthehej nė heshtje tė plotė nė atė aq tė varfrėn jetė qė kish pasur: bėnte tualet, qante hallet e yjeve tė kinemasė, luante me qenushin leshtor, bėnte shaka tė lehta, kėndonte dhe flinte. Sepse Ajo kėndonte. Kishte njė zė shumė kumbues, tė thellė, dhe, kur e dėgjova njė herė nė kasetė, m’u ngjeth mishi, jo sepse e dashuroja, por se ishte hera e parė qė njė zė njerėzor mė mėrgonte pa ndėrmjetėsinė e dėshirave tė mia, diku drejt Himalajės, apo nė Egjiptin e hershėm; kishte vėrtet zėrin e njė indianeje a egjiptianeje qė kish marrė trup gabimisht nė kėtė metropol, dhe m’u bė sikur mureve tė zyrės sime nisėn t’u dalin damarė tė hollė, tė zinj e tė gjelbėr, tė cilėt mė pas u zmadhuan, krisėn muret, dhe zhveshėn njė pejsazh tė murosur aty, njė pejsazh qė nuk e kisha parė kurrė, ose qė e pata lėnė mėnjanė dalngadalė, ashtu siē lemė frymėn ėngjėllore tė fėminisė - njė gjendje nga e cila mė pat mbajtur aq kohė tė ndarė ajo lodhje shpirti qė myk banorėt e zyrave.
Kishte njė zė qė kurrsesi nuk mund tė dilte nga njė qėnie e rėndomtė, qė kurrsesi nuk mund tė lėvrinte e tė pėrkryhej mes gjymtyrėsh tė mrekullueshme, por qė kryenin lėvizje e gjeste mėse tė zakonshėm, tė pėrditshėm, dhe nuk di ēfarė mė kujtonte e me ēfarė mė pėrmallte ai zė qė nuk ishte as krejt ēlodhės, as krejt zbavitės, as krejt mendimtar; u ngjante atyre ēasteve qė kanė njė kthjellti hyjnore e gjatė tė cilėve, megjithatė, nuk shprehesh dot ēfarė ndjen, ēfarė sheh, ēfarė po rijeton nga e kaluara apo nga e ardhmja; dhe ėshtė pikėrisht njė ēast i tillė: nuk e them dot si dhe ēfarė ndjej ndaj atij zėri.
E kuptoja se duhej tė rrija ende pranė atij zėri, se mbase unė isha i zgjedhuri qė duhej ta zbrazja nga kumbimet e tepėrta dhe marramendėse prej sirenash, t’ia shfarosja rėndomtėsinė dhe etjet pėr shthurrje apo pėr qarje shpirtrash tė vonuar, t’ia pėrshtatja pėrfundimisht atė zė femrės qė e mbartte dhe femrėn - zėrit.
Kishte njė zė qė i shkriu nė pak minuta tė gjithė muret e jetės sime, qė m’i zbehu dashuritė e tjera pa i rėndomtėsuar, qė bėri ferrat ėngjėj dhe qė mė riktheu atė lehtėsi tė menduari e tė qeshuri, tė cilėn e besoja kaherė tė cofur.
Mirpo meqė njė dashuri mund tė ushqehet vetėm me gjak, e meqė Ajo nuk flijonte nė njė dashuri tė tillė as qoftė edhe njė pikė ujė, njė ditė unė u gdhiva i stėrlodhur nga pritja, nga pėshtjellimi i ngjarjeve, i shterur nga dėshirat dhe etja pėr njė dashuri tė tillė, dhe vendosėm tė ndaheshim. Nė njė restorant tė mermertė, ku vezullonin qelqet dhe shishet me pije, ku endeshin kamariere epshore dhe ku aroma e picave tė kujtonte gėzimet e thjeshta tė kėsaj bote, Ajo, mė nė fund, e bėri zemrėn gur dhe mė hapi zemrėn, ose diēka tjetėr tė pėrafėrt, dhe mė tha se ishte ngurosur nga njė dashuri e tillė. Me sytė shumė tė zinj, pa shprehje tė njohura e me atė pėrlotje tė brendshme, nė atė restorant mermeri me aromė gazmendesh tė thjeshta, ajo mė tha se nuk mundej tė dashuronte, nuk arrinte dot, se unė nuk i pata lėnė kohė tė mė dashuronte, e kisha djegur, e kisha shkrumbosur me aq shpirt, me aq fjalė tė bukura, me aq dashuri. Nė ato ēaste, nė atė restorant tė zgjedhur e shkėlqimtar, mendoja se paskėsha vuajtur ndofta pėrtej vetes pėr Tė, pėrtej njeriut, pėrderisa ndjeja nevojėn tė shpėtoja sa mė parė nga njė dashuri e tillė. Tė kthehesha edhe unė nė krahėt e tė dashurave njėnatėshe, nė ato qė i gjeje pa u shtrydhur nė pritje e mėdyshje marrosėse, nė krahėt e tė mjerave qė jeta i ka coptuar njė herė e qė, nė kalvarin e coptimeve mė tė vogla, shohin dėshpėrimisht e duke gėnjyer vetveten, shohin njė shėrim tė ngadaltė. Tė kthehesha edhe unė nė netėt apokaliptike kur vetėm pija e donte njerinė nė kėtė botė, kur derdhja nė ajėr, nė prani tė panjohurish apo njerėzish vocrrakė e tė kyēur, shkulmin shndritės tė njė jete qė nuk dinte as tė shkatėrrohej e as tė mos shkatėrrohej, ngaqė kish paktuar qysh herėt me makthin e pėrhershėm, me mundėsinė e rrėshqitjes sė tokės nėn kėmbė - jetė qė nuk i pėrkiste mė prej kohėsh vetvetes. Mendoja se askush nuk e bėnte hak njė dashuri tė tillė; tė kthehesha nė orgjitė me vallzime, dehje e fjalime magjepsėse (kur tregon pėr vende e ngjarje qė s’kanė ndodhur kurrė me njė siguri e me aq hollėsira, sa i beson pėrfundimisht edhe vetė, dhe pastaj i tregon rishtas, duke i pasuruar dhe duke u zhvendosur gjithnjė e mė nė zemėr tė heroizmit, qerratallėkut, burrėrisė, enigmės etj.), nė jetėn e rrėmetshme qė rend vetėm tė harrojė e tė harrohet, me vogėlsira tė kėndshme qė shėrojnė rrejshėm zemrat e lavirave, ankthet e dėshtakėve dhe himerat e tė panjohurve qė hollojnė hidhėrimet me pije.
Ka qėnė e mrekullueshme ajo ditė e ndarjes sonė, kur nuk blemė mė tė njėjtėn paketė cigaresh, kur ndamė kasetat dhe librat, kur iu hapėm njėri-tjetrit me qetėsinė drithėruese tė atyre qė kanė shpėtuar nga njėri-tjetri, dhe kur shėtitėm nė parkun mė tė vjetėr tė metropolit (thoshin se e pat krijuar njė mjeshtėr gjerman, i cili nuk arriti tė kthehej nė vendlindje, dhe vetėm pas vdekjes njerėzit arritėn ta kuptonin atė pėrzjerje shtangėse tė ngjyrave tė luleve: kish qėnė klithma e fundit e njė shpirti qė po del larg shtėpisė), mes shatėrvanėve tė mbuluar me myshk, mes pensionistėve qė lexonin gazetat, mes varkave me ēifte qė endeshin tė pėrqafuar, tė zalisur, tė vėrtitur nga lopatat e padukshme tė ekstazės, mes klubeve ku buēiste muzika e modės, mes statujave pėrkujtimore, (nėn tė cilat flinin zakonisht marrokėt e arratisur nga ēmendinat), tė laryshitura nga pafajnia nėnqeshėse e zogjve, dhe kur u pamė njė herė nė sy, tė tmerruar, dhe kur unė e pyeta me mė tė hidhurėn habi timen, me njė ton mes pyetjes dhe vulosjes: “Shpirt…E kupton se po ndahemi?!?”
Sepse prej kohėsh unė i thoja “Shpirt”. I pata thėnė “Shpirt” gjatė natės sonė tė parė, kur kishim bėrė dashuri nė dhomėn time, nė ēastet kur Ajo pat mbetur e mahnitur para njė gjestit tim pėrkėdhelės, njė ēast para se ta pėrshkoja; ishim tė dy tė zhveshur nė shtratin tim tė fortė prej ushtari a prej burgaxhiu, kur Ajo kish ngrirė mes lotit tė fundėm dhe fjalės sė parė, qė do tė kish qėnė edhe fjala e parė e vdekjes.
I kisha thėnė “Shpirt” shumė herė mbas atij ēasti, saherė flisnim nė telefon, saherė ndaheshim tek tramvaji qė e ēonte nė shtėpi; e thėrrisnim njėri-tjetrin “Shpirt” nė gjuhėn time, dhe ishte e vetmja fjalė qė dinte nė shqip, dhe mendoja se ajo fjalė i mjaftonte, nėse do tė ndjente aq sa pėr tė futur nė njė fjalė tė vetme fshehtėsinė hyjnore tė njė gjuhe tė tėrė, ashtu siē kisha arritur tė bėja unė gjatė njė dashurie tė tillė.

Jam mbyllur grusht nė dhembjen time
Shpirtrash tė padukshėm,
tėrė dritė, por pa fuqi
t’u lutem pa besuar
se jam thyer, t’u lutem:
“Lutuni pėr vdekjen time…”

Jam mbyllur grusht nė dhembjen time
Rrugėt mbyllur, dritat mbyllur
muret: qiej: gri
Femra tė mbyllura, heshtje
ku s’jam mė i ndezur, ku s’jam
as i shuar.

Shtrydhem nė tė vjetrėn vuajtje
tė pavjetėruar
ku s’di kė dua
s’di si dua
ku s’di si vetėm humb e ku
ende dua.

Shtrėnguar me veten mbart
aroma zemėrdridhėse, thėrrmija
puthjesh, sysh
prekje shpirtrash tė ikur

Shtrėnguar e shpėrthyer jam -
njė qiell qė ka gėlltitur gjuhėn…

Ka qėnė varrosje pėr sė gjalli kjo ndarje pėr mua, o Zot.
Ka qėnė ndarje e pangushėllueshme, si vdekje nėne, si vdekje babe, si vdekje dashurie.
E dija se ndarjet tė zbresin nė tokė, o Zot, dhe e dija se ishte e tmerrshme tė zbrisje nė tokė pas njė dashurie tė tillė..
Pas njė dashurie tė tillė, erdhi njė ndarje e tillė.
Dhe kisha harruar ēfarė ngjyra tė shpėlara arrinte tė kishte bota, kur endeshe nė tė vetėm me gjysmė shpirti, bota me dehje si funditje nė stomak tė dėshpėrimit, me uri qė nuk mbush mė me vegime, bota me dehjen tėnde nė natė, me gishtat e dredhur nė natėn qė nuk sjell gjumė, me tė pėrbalturėn gdhirje, qė mė mirė tė tė gjejė nė qivur, me trupat e ndezur, por jo mė ngushėllues, tė femrave kalimtare, me trupat e ndezur, qė rrejshėm tė bindin se nga shpirti mund tė shpėtohet aq lehtė, me ca fėrkime e fjalė tė bymyera nga nevoja pėr t’u bishtuar gėrryerjeve tė dėshtimit, me trupat dėshpėrues, me dehjet e puthjet qė tėrbohen pėr tė fshirė e zhgarravitur imazhin e Saj ēuditėrisht gjithnjė e mė tė shenjtė dhe qė, nė tė vėrtetė, ta thellojnė mungesėn, mallin, etjen pėr gjestet e Saj, pėr kurmin e Saj, pėr aromėn e Saj, tmerrin pėr kėtė dredhi tė fatit qorr, i cili i zgjon ca shpirtra vetėm pėr t’i shkelur vdekshėm…
Ka qėnė varrosje pėr sė gjalli njė ndarje e tillė, o Zot. Dhe mė pat zėnė malli pėr njė ndarje tė tillė, dhe jam pėrplasur me kokėn pėr muresh -, ca nga pija e ca nga marria, - duke u mahnitur me vizatimet qesharake dhe tallėse qė mbeteshin nė ta, dhe jam pėrpėlitur si gjarpri nė cfurk duke dėgjuar meloditė e natės sonė tė vetme, duke gėlltitur me njė babėzi ndofta tė sėmurė tė gjitha ēastet brilante tė natės sonė tė vetme, ēastet kur kishim shtangur dhe kur i kisha zbėrthyer kopsėn e parė, (tani mos ji mė filozof, tė lutem, mė pat thėnė dridhshėm), kopsėn e dytė, (tani do tė jem mbi ty, i pata thėnė), dhe kur kisha ndehur mbi trupin e saj shuplakėn time prej filozofi nė vdekje e sipėr, shuplakėn time tė zbardhur nga hėna, dhe kur Ajo kish ngrirė mes sė qarės nga lumturia dhe fjalės sė parė, qė do tė kishte qenė e vdekjes. Dhe ēastet kur e kisha ngritur peshė dhe kur kisha nisur ta puthja ngadalė, ta pėrshkoja me gishtat e mi tė lėmuar nė aq trupa femrash njėnatėshe, t’ia zgjoja fjalėt e zėrit tė saj indiano-egjiptian me gjuhėn time tė huaj pėr tė, ēastet kur e kisha puthur nė ballė para se tė mos e shihja mė, dhe jam dredhur i pėrqafuar me veten, si me mė fatkeqin e njerėzve, pėrqafimi i tė cilit do tė mė bėnte tė ndihesha sadopak fatlum, - dhe ka qėnė njė kalvar i vėrtetė pėr mua kjo ndarje; i dehur gjer nė pavetėdije, me vetėdijen qė ishte vetėm pamja e Saj pėrjetė e humbur, dhe nuk i shihja mė jetės asnjė kuptim, asnjė rrugėdalje, asnjė shije, - kaq hidhur m’i paskėshin fikur dritėzat e qėnies dhe mahnitjet e papėrkthyeshme kėto sende tė vdekura a tė gjalla dhe kėta njerėz tė gjallė a tė vdekur qė mė patėn rrethuar oreēast me atė zhdėrvjelltėsinė dhe mirėsinė jetėshkurtėr tė smirėzinjve tė pavetėdijshėm, me tė cilėt ndajmė jetėn tonė tė pėrditshme (jepnai neve sot, Amin); kaq rėndė mė pat bluar e tjetėrsuar magjepsėsja bushtėr qė e quajnė jetė!
Jam pėrpjekur tė mos harroj kurrgjė nga tėrė ajo djegie, tė mos harroj shtijat qė mė pėrshkonin me ēdo tingull tė melodive, me ēdo shkėlqim tė tramvajeve natėn vonė, me ēdo aromė qė mė ringjallte orėt e mallit kur ende nuk pata bėrė dashuri, kur ishte dhe ende s’ishte e imja, tė mallit qyshkur nuk ishte e mbase s’do tė ishte mė e imja; jam pėrpjekur tė mos harroj, - ndonėse kujtesa mė fut vetėm nė njė mjegull tė dendur e tė muzgėt, - furinė alkoolike, qė e rrėnonte dhe e ringrinte botėn paksa mė tė pranueshme, e pastaj rishtas e bluante, e villte, rishtas e ringrinte, tė mos harroja pėrpėlitjet e mia nė vetmi tė plotė, nė vetminė qė nuk e doja, por qė duhej, nė atė si xhungėl xhelozie shkrumbosėse, tė mallit tė pashpresė pėr Tė, dhimbjes qė mė nxirrte mendsh, paqes fluturake kur hyja mendsh, krenarisė marroke tė mashkullit qė nuk don tė kthehet e tė pėrgjunjet para asaj qė dashuron - dhe ish pranverė, shpirti im, njė pranverė e ēartur, ra dėborė, dhe ka qenė njė dėborė qė mė pėrmbyste nė hone tė harruar makthesh nga toka e humbur e qė mė zgjonte nė shije dashurish po tė humbura; ka qėnė njė dorė pėrgjakėse nė gjoksin tim ato ditė, njė dorė qė m’i shkundi paq lėkurėt e pėrdorura tejmase dhe mė la tė vetėm nė njė breg trullosjeje, tė cilin nuk do ta kisha besuar as po tė ma tregonin nė fotografi!
Diēka qė nuk mund tė ishte Dikush, mė rrėmbente dhe mendonte nė vend tim, fliste nė vend tim, (por, po tė vinte rasti tė paguaja, duhej tė paguaja me jetėn time), mė vegonte pamje rrėnqethėse: Ajo duke u zhveshur nė dhomėn e njė tjetri, nė njė hotel buzė detit apo nė mal, Ajo duke bėrė dashuri me qenin, (qė ishte i mirė si shpirt), Ajo duke bėrė seks nė grup me mikeshat e veta, me ndonjė pasunar tė peshkuar restoranteve a dasmave ku kėndonte, Ajo duke pėrkryer tualetin shkallues para pasqyrės, e qetė, e patrazuar, e huaj pėr tė huajin sa edhe guri pėr njeriun, Ajo duke shėtitur me mikeshat apo me tė dashurin e freskėt, me atė lehtėsi pėrshtatjeje qė valonte nė shumė nga femrat e kėtij vendi, Ajo tek kthehej nė krahėt e Mushkonjit, pasi pat kuptuar se si qe bota pa tė; Ajo ashtu siē mė kujtohej: me sytė pa shprehje tė njohura, me nxehtėsinė sadiste nė shtrat, e kujdesshme gjer nė sėmundje se mos i prishej buzkuqi, se mos i pikohej fundi, kėpucėt, se mos thoshte mė shumė nga sa duhej, Bisha qė dikur pat qėnė aq e varfėr, aq pak e dashur, aq e vetmuar, aq e pakuptuar nga bota; Bisha qė kyēte nė vetvete ēdo thėrrime intimiteti qė e bėnte apo e pat bėrė sadopak tė lumtur, Ajo qė nuk hapej, qė kishte qėnė pėr shumė kohė me radhė viktimė e qė tani hakmerrej ndaj viktimave qė ende nuk qenė bėrė bisha - dhe mllefi im dėshmonte se nė njėfarė mėnyre, (pėr masė as qė mund tė flitet), kisha qėnė viktimė e Saj, domethėnė e dashurisė sime pėr Tė, domethėnė e verbėrisė sė Saj pėr mua, verbėri qė kish parė si dobėsi timen njė dashuri tė tillė. Zbrazėtia ju bėn bisha, u thoja me vete. Lebetiteni nė fillim, jepni mė shumė nga sa u duhet dhėnė njerėzve, pastaj gdhiheni tė shterura dhe, gjatė gjithė pjesės tjetėr tė jetės, shkėrdheheni. Mezi prisni tė shtini nė dorė ndonjė qull, tė cilin ta kapni pėr hunde e ta tėrhiqni pas, nė ēdo ēast tė kalbjes suaj tė ngadaltė: t’ju sjellė lule pėrditė, kafen nė shtrat, tė shėtisė qenin, t’ju lyejė kėpucėt, t’ju lajė brekėt, tė robtohet nė punė pėr tė ardhur nė darkė nė shtėpi, me barkun pasqyrė, me trutė mjegull, pa fuqi pėr shtrat, po me xhepin plot - dhe tė jetė edhe i lumtur. Mezi prisni tė llapaviteni nė gjėra tė cekėta; ju duket se mjaft keni vuajtur, se askush s’ka hequr ē’keni hequr ju, se tani e tutje meritoni t’ju shėrbejnė, tė digjen pas jush, pėr ju, mbi e nėn ju, t’ju pėrkushtohen…
E tė tilla bisha nuk zmbrapsen as para njė dashurie tė tillė, gjak e kristal, nuk e njohin mėshirėn, dhe nuk e njohin mė as vetveten, sepse ua kanė thithur gjakun bishat e mėparshme.
Gjatė njė ndarjeje tė tillė nuk kam pasur fuqi dhe kohė as pėr tė menduar se Ajo mund tė ishte vėrtet njė femėr-ėngjėll dhe se tė gjitha lapėrdhitė qė mė bluanin, mund tė ishin vetėm tė miat - pisllėqe, tė cilat pastėrtia e Saj m’i zbulonte tė mė zinin frymėn. Nuk kisha kohė dhe fuqi pėr tė zbuluar se mbase, pėrmes aq plagėve dhe vogėlimave tė mia tė pėrditshme, tek unė mund tė kishte hyrė mė shumė botė nga ē’duhej.
Kaluan shumė kohė shpirtėrore nė kėtė varrosje pėr sė gjalli. Ishte fat qė nuk isha ndarė me kohėn. Dhe njė mėngjesi m’u neverit e njėjta mėnyrė tė vuajturi, e njėjta bluajtje qė nuk ēonte pėrveēse nė pėrsėritjen e vet, dhe shkova ta takoja. Nuk duhet tė harroj zinė e syve tė saj pa shprehje tė njohura, shpirtin e torturuar qė i qe mbledhur i tėri tek sytė, ngrirjen, dridhjen e duarve, harresėn e vetvetes; nuk duhet ta harroj ritakimin tonė, pamjen e saj qė rrezatonte njėfarė shenjtėrie tė keqkuptuar e tė marrė nėpėr kėmbė, lumturinė qė mė rridhte nė vend tė gjakut, atė ngjarje qė e prekja me gishta, mund ta puthja, ta adhuroja, e qė nuk kisha me ēfarė ta besoja.
Kaq pak pata besuar se Ajo mund tė dinte edhe tė vuante.
Ajo kish ditur tė vuante.
Nuk duhet ta harroj mėngjesin e asaj dite kur m’u afrua duke u dridhur, kur mė prekte pėr tė mė gjetur tė vėrtetė, kur grihej nė mosbesimin se si, pėr aq kohė me radhė, kish mundur tė sillej aq ftohtė me mua, tė ishte akull fare, tė ishte aq jashtė nesh, aq e verbėr dhe e largėt pėr njė dashuri tė tillė. Dhe kemi ndenjur tė dy nė njė bar ngjyrė qumėshti, vetėm ne nė bar, jashtė: rruga e hirtė dhe vetura dhe kalimtarė dashurish tė tjera, dhe ishte aq e dhėnė ndaj syve tė mi, sa mund tė thoje se ishte vetė vėshtrimi im. Ishte e pėrlotur dhe e lumtur, si nė ēastin para pėrkėdheljes sime natėn e parė, dhe i kam thėnė se nuk do ta lija tė bėhej bishė e rėndomtė, nuk do ta braktisja nė atė vdekje, - tashmė pjesėn mė tė rėndė tė llahtarės e pata kapėrcyer, - nuk do ta lija tė shterej e ta gėlltiste shkretia edhe sikur tė duhej tė mos mbeteshim bashkė, se isha gati ta shpėtoja edhe me ēmimin e jetės sime, dhe isha gati vėrtet. Isha gati, pėr herė tė parė, tė shpėtoja njė njeri, me ēmimin e jetės sime, (ēmim, tė cilin nuk e dija fort saktė, dhe kursi i dollarit nuk kish si tė mė orientonte), unė: njė i huaj tashmė pa njė tokė e pa njė jetė, unė qė shpeshherė mbetesha pa ngrėnė, pa njė kokėrr leku nė xhep, i pangushėlluar nė mallet e mia, me shkrimet qė askush nuk i botonte. Dhe ka rėnė mbi ne, si mbrėmje, e tėrė lumturia e ēasteve kur ishim njohur, kur ishim puthur pėr herė tė parė tek ashensori, pėr herė tė dytė, kur i pata treguar pėr Pinkyn dhe kur kishim zgjatur gishtat nė natė, i kishim lidhur, madje edhe shkėndijimi hyjnor i mbrėmjes kur pat ardhur nė dhomėn time, madje edhe lumturia e mbrėmjeve kur fėrgėlloja i pėrqafuar me veten time, si me mė fatkeqin ndėr tė gjallė, dhe kur bėnim dashuri nė heshtje tė plotė, madje edhe lumturia - njėfarėsoj e pagjallė, por me njė ėndje perverse, e mbrėmjeve kur nuk ishim parė e kur kushedi ē’kish bėrė secili; (kanė vėrtet njė ėmbėlsi marramendėse pajtimet)…
Rrallė kam parė njė femėr mė tė pėrvuajtur, o Zot, dhe falmė, nėse mundet, nėse unė e kam bėrė tė tillė. Nuk duhet tė harroj as aureolėn shenjtėruese qė ia shihja kur mė tregonte ē’kish hequr ato kohė: tmerrin e pagjumėsisė, e zhdukjes sė tė gjitha mendimeve, e etjes pėr jetė, e mosbesimit se unė mund tė isha i aftė dhe aq i egėr sa tė shkelja me kėmbė njė dashuri tė tillė, se si kish nisur tė qante, tė fliste me mua, (domethėnė: me vete), me muret, tė qante gjer nė sėmundje, sepse, mes tė tjerave, hall mbi halle, nuk duhet harruar: gjatė ditėnetėve tė njė ndarjeje tė tillė, papritmas i kishte vdekur qenushi (!), ai qenushi qė aq herė m’i pat shkalluar zorrėt gjatė ēartjeve tė xhelozisė, e pat shtypur makina (u raftė pika!), e patėn varrosur larg, shumė larg Saj, kurse Ajo ishte ndjerė qėnia mė e pafat e botės, kishte qarė gjersa nuk i kishin mbetur mė lotė, aq sa, nė njė ēast, nuk e kish kuptuar se pėrse qante, pėrse qante aq shumė… Ka qėnė njė ndjesi krejt e re, o Zot, kur unė dhe qeni i Saj i vdekur, u bėmė bashkėfatės nė njėrėn prej periudhave mė tė trishtme tė jetės sė Saj! Por mendoja se duhej tė harroja sa mė shumė gjėra, tė harroja sa mė shpejt, ose mė saktė: duhej tė falja sa mė shumė e sa mė shpejt, (pa harruar asgjė, pėrndryshe falje si robot), nė njė dashuri tė tillė. Tė mos lejoja tė mė hiqnin zvarrė sjelljet, gjestet dhe mendimet e rėndomta apo fyerjet qė nuk ia vlenin asgjė para njė dashurie tė tillė. Por kaluan shumė kohė me pėrpėlitjet e faljeve dhe harresave, me faljet pa harruar dhe me harresat pa falje, dhe sėrish po ndjeja atė shijen pleqnore e tė pashpresė tė lodhjes.
Mbi qėnien time tė pėrndezur si rrallėherė, si ndonjė pelerinė a ēadėr e stėrmadhe e qullur, po ulej shuarja. Kam ndenjur mbyllur nė dhomėn time pėr kohė me radhė, pa uri, pa etje, duke zbrazur filxhanė kafeje e paketa cigaresh, herė i mahnitur e herė i pėrgjakur nga pamjet torturuese. Kam dalė jashtė si lugat nė riedukim e sipėr, kam dalė vetėm sa pėr tė ngrėnė bukėn time tė pėrditshme, e cila vėrtet po mė mbante era amėshim, kam dihatur lumturisht me mallin pėr Tė, njė mall qė mė ndihmonte si ėngjėll pėr t’u arratisur pėrkohėsisht nga ējerrjet vdekjeprurėse; ėngjėll qė mė mbante tė kthetruar nė qiell.
Qielli. I pafundėm dhe kristalin, me shpėtimin e shpirtrave tanė, qė nuk gjejnė asnjė shpėtim tjetėr, nė stėrlodhjen mahnitėse ku i vetmi vetėshpėtim ėshtė Zoti. Qielli dhe unė dhe Ajo, unė qė, me humbjen e njė toke dhe tė njė jete, kam fituar tre qiej, ose tri herė tė njėjtin qiell hyjnor; qielli dhe mbrėmja e ringjalljes sė Zotit, nė njė kishė tė vogėl diku pranė konviktit tim - dhe tė panjohur qė kanė ngrirė me qirinjtė nė duar, rreth njė prifti plak e mjekėrbardhė, me fytyrė tė kaltėryer nga kreshma.
Dhe fytyra e Saj me flokėt sterrė, tė pėrndritur nga e portokallta e qirinjve, me lėkurėn e zbehtė, ku asnjė shprehje frike ndaj shterjes nuk i shmnagej dot Ringjalljes mbarėnjerėzore, Ajo me qiririn nė gishtat e hollė, qiriri me flakėzėn e portokalltė e tė kaltėr nė rrėnjėza, me dritėn qė i lėvrinte si njė ėndėrr mbi tipare, mbi vezullimin e syve pa shprehje tė njohura.
Dhe unė pranė Saj, me njė dashuri tė tillė, me qiririn dhe me jetėn time dhe me jetėn tonė dhe me djegien time tė heshtur, pra: ne tė gjithė duke u tretur padukshėm e pa fjalė tė tepėrta para mureve tė bardhė tė kishės, nėn qiellin e hapur si ndonjė zemėr e zgavruar nga dhembja pėr tė pafajshmit qė s’kuptojnė, nėn qiellin e hapur mbi ne e nėn ne si njė dashuri e ngjyrshme, qė mund tė thithet; ne tė gjithė duke thithur ngjyra.
Kemi bėrė dashuri si nė qiell atė natė, o Zot.
Ka qėnė e veshur si nuse, me njė bluzė tė bardhė tė qėndisur, e qetė dhe e dashuruar, e shtrirė nė bardhėsinė e ēarēafėve tė shtratit tim prej burgaxhiu a prej ushtari, dhe ēdo gjest ka qėnė nė vendin e vet atė natė: jemi afruar nė tė njėjtėn kohė, jemi prekur nė tė njėjtėn kohė, jemi dridhur nė tė njėjtėn kohė, jemi pėrqafuar nė tė njėjtėn kohė, jemi zhveshur, ėngjėlluar e kemi vdekur nė tė njėjtėn kohė, dhe jemi veshur pastaj nė tė njėjtėn kohė, kemi pirė kafe, jemi prehur tė pėrqafuar nė mbėshtjellėn e muzikės, qė na i shkėmbente trupat dhe shpirtrat, ose tė njėjtin shpirt duke e kaluar nga njė trup nė tjetrin, duke u nyjėtuar mes tė dy trupave, dhe jemi zhveshur prapė, jemi puthur e pėrqafuar nė njė heshtje mistike, thua se notonim ngadalė nė njė ujė qė ishte njėherazi ujė, qiell, tokė e mendim i perėndishėm - dhe e kam pėrshkuar lehtas me gishtat dhe thonjtė e mi, jam endur butėsisht mbi linjat e trupit tė Saj tė dridhshėm e aq mrekullisht tė dashur, pėr shumė kohė me radhė, pėr shumė ujė me radhė, pėr shumė qiell e mendim tė perėndishėm me radhė, dhe mė pyeste e mahnitur se ēfarė po bėja qė ndihej aq mirė, dhe i thoja se po e vizatoja nė natė; dhe e vizatova gjersa mė iku fryma, gjersa i ra tė fikėt, dhe e firmosa me thoin tregues nė bark, aty ku mbase do tė mbartte fėmijėn tonė, ku ėndėrroja ta mbante, sikur e firmosa me frymėn e fundit.
E kam pėrcjellė pastaj deri nė shtėpi, e mbaja nė prehėr, nė njė tramvaj kėrkėllitės, nė tė gdhirė, dhe jam kthyer i mjerė nga lumturia dhe vegimi, me njė tramvaj tjetėr kėrkėllitės, mė kanė rrjedhur lotėt e huaj para lindjes sė njė dielli qė, dukshėm e pa kthim, mė bindte se Zoti ėshtė dhe se, pėr tė huajt, ėshtė dy herė nė tė njėjtėn kohė, nė tė njėjtėn dhembje, nė tė njėjtėn dashuri.
Jam kthyer nė dhomėn time tė heshtur, ku mė gazmendte gjer edhe dalldia memece e merimangave dhe brumbuzhelave, dhe kam pirė njė gotė fėrnet duke menduar pėr Tė, dhe kam fjetur si nė tė largėtėn, nė pėrmallėsen virgjėri fėminore.
Kam qėnė njė lotus atė ditė.

“Bje,
Kur flatrat rėndohen, bje
Nė tokėn e butė qė mė ngjall veten
Toka di tė mė pėrkthejė tė qaj
Tė fundas nė dehjen e errėt tė epsheve
Tė betimeve tė shkelura dhe tė
Shpirtrave qė kam kafshuar.
Bje
Dhe guri po mė rrethon, rrethon
Dhe unė po e rrethoj, rrethoj
Dhe nuk e di nė lutja ėshtė
Muzikė a dhembje
A llahtarė
Di
Se njė si pikė loti e pamėshirshme
Nuk lejon ta humb fluturimin
Njė pikėzė pamėshire hyjnore…”
Bje.
- Po edhe unė tė dua - thoshte Ajo ndonjėherė, pasi merrte ndonjė dorė tė majme parash, kur na ecte mbarė nė shtrat, kur i blija ndonjė dhuratė tė shtrenjtė, apo kur intuita prej femre e zgjonte pėr tė mos mė humbur.
Ajo nuk mund t’ia lejonte vetes luksin tė mė humbte: ku do tė thithte njė gjak mė tė dashuruar?! Ajo as nuk kish kohė tė rendte pas gjaqesh tė tjerė. Ditėn daktilografonte romane policorė, kujtime ish-tė dėnuarish politikė, libra erotikė dhe lajmėrime varrimesh, kurse natėn, pasi e pėrcillja nė shtėpi, marroste pasqyrėn duke u pispillosur dhe nisej, me njė ēapitje kurvash, tė takohej me Grupin. Grupi pėrbėhej nga shtatė muzikantė jevgj, tė cilėt dinin pėrmendsh tė gjitha kėngėt lotsjellėse tė kėtij shekulli; Ajo ishte solistja. Nuk merreshin me dasma qyteti, sepse dasmat e qyteteve kishin salltanete dhe tangėrllik tė padurueshėm; Grupi e shkrinte talentin nėpėr dasma fshati, ku asnjė dasmor nuk largohej pa u zbrazur tėrė shishet me pije, pa u shpėrvetuar tėrė kopeja e therrur posaēėrisht dhe pa u nxjerrė tė gjitha bashkė si pleh pėr qenat e uritur.
E gjithė jeta ime ka rrjedhur nėpėr dasma, thosh Ajo. Nė fshat njerėzit janė mė tė mirė, mė tė ēiltėr, dhe paguajnė mirė. Unė nuk i honeps dot qytetarėt, se kanė tangėrllik. Kur kthehej nga dafrungat, zhvishej pa marrė vesh ē’bėnte, hidhte togun e lekėve nė dysheme dhe binte nė gjumė. Paratė i prishte me mua, ose blinte libra policorė, erotikė apo me kujtime ish tė pėrndjekurish politikė. Lajmėrime varrimi nuk di tė ketė blerė ndonjėherė.
Kaluan edhe kėshtu mjaft kohė, me lodhje e pritje qė dihatnin pėr njė grimė dashuri tė vėrtetė, siē e kishim pasur dikur, siē na kish magjepsur natėn e Ringjalljes; kaluan bashkė me shumė kohėt edhe vajtimet e Saj kushtuar mungesės sė perspektivės nė kėtė vend tė mallkuar; maestrot e muzikės sė lehtė, para se tė tė dėgjonin, donin tė tė shijonin, Ajo s’ishte nga ato; kaluan edhe netėt kur bėmė dashuri si tė tėrbuar e kur goja mes kėmbėve tė Saj m’i gėlltiste furitė e mė shtynte tė bindja veten se njė dashuri e tillė meritonte gjithēka, e kur ledhatimet e Saj gjithnjė e mė rutinore mė shtrėngonin tė mos shkalloja nga sytė e Saj tė tretur nė hapėsira tė tjera, me tė tjerė mendime, mbase me tė tjerė meshkuj. Ajo ndarja e atillė m’i pat bėrė hi ethet e rėndomta tė xhelozisė, mirpo nuk mė kish mėsuar ende se njė dashuri e tillė nuk platitej lehtė, se nga njė dashuri e tillė shpeshherė vetėm varri mund tė tė shpėtonte. Pyesja veten se mos vallė vuaja tek shihja se si Ajo qė dashuroja mbi ēdo gjė nuk arrinte tė ndjente pėrvėlimin e njė dashurie tė tillė. Nuk kisha qėnė me asnjė femėr kaq i ftohtė sa ta mendoja sjelljen e Saj si njė larje mėkatesh, (tė zunė haqet e filanes, tė zunė!). Pyesja veten se si, nė njė moshė kaq tė njomė, hynte vetė nė urinė kafshėrore tė pasurimit, etej ta shtynte me zemėr ndėr dhėmbė kėtė rini tė ngjeshur me angarira, aq brejtės e kishte ankthin qė s’donte ta ndante me mua - kurse unė isha tepėr i huaj, isha, sipas saj: tepėr i pėrkryer, por isha edhe i etur, o Zot, pėr pak lumturi tė zakonshme, nga ajo e tė gjithėve, dhe kėtė lumturi u detyrova ta ēgroposja nga vetja, ashtu siē kisha ēgroposur dikur edhe durimin, shpresėn, madje nė praninė e Saj, si nė praninė e njė guri, teksa thėrrmijat e fundit tė njeriut tek unė po bėheshin pluhur. Kam qėnė i lodhur gjer nė papėrgjegjshmėri atėhere, dhe:
- Ruaji, Zot, vdekėsirat nga shenjtėt e gjallė! - nisa tė lutesha.
Ata mbase s’duan tė jenė shenjtė, por dashurojnė, kanė rėnė (janė ngritur) nė dashuri. Ata nuk kanė kohė as tė falin, as tė harrojnė, por falin dhe harrojnė, se janė ngritur (kanė rėnė) nė dashuri. Ata nuk duan, por gjėrat janė ndėrtuar nė mėnyrė tė atillė, qė falja e tyre tė mos jetė gjė tjetėr veē kafshimit, pėrtypjes, gėlltitjes sė bishave.
Nė njė ēast kur nė vend tim gjalloi fati i Saj, pa ditur, por edhe pa pasur ē’tė bėj mė, unė rashė nė grackėn e vesit tim tė vjetėr: e bėra personazh. Nga njė pikpamje, kjo ishte mė keq se sa ta bėje prostitutė e ta punoje gjėkundi; dhe ia pata pėrsėritur aq herė, nė ēaste me temperaturė tė lartė paranoje, fjalėt: E mallkuar dhe e bekuar dita kur ndokush hyn nė gojėn time! Kush kish nerva tė tepėrta ta mbante mend tani atė ditė?! Kishin ikur mbrėmjet e rėnda e aq tė gjalla nga pleksja e ndjesive tė kundėrta, kishin ikur mbrėmjet e monologjeve pafund, e dialogjeve tė pėrfytyruar, egėrsia e tė cilėve rritej pas ēdo postulati, kishin ikur edhe mbrėmjet kur njė trishtim i pathėnshėm brofte fyejve tė shpirtit, mė pėrmbyste mbi vete e ma kėndonte kėngėn e lolos, duke mė mbajtur pa frymė nė pezulli; kishin ikur edhe ēastet kur ftohtėsia e Saj mė ēirrte drejtpėrdrejt nė cipė tė zemrės e kur duhej tė ikja a tė heshtja, qė tė mos e mbysja. Isha ngushėlluar me mendimin se jo gjithkush mund tė dashurojė mė shumė se njė herė nė jetė, se shumė njerėz e kishin tashmė pėr racė tė shtereshin me njė dashuri tė vetme, ose thjesht me vegimin trunor tė njė dashurie fantastike, e tė mos ngrinin pastaj kokė pėr gjithė jetėn, duke shkelur mbi dashuritė e tjera, qė gjithmonė shfaqen… Isha ngushėlluar me mendimin se Ajo aq e kishte, aq dinte, aq ndjente; unė do ta dashuroja ashtu siē dashurojmė mallkimet, pastaj do ta braktisja; s’ishte hera e parė qė vuaja ashtu etj, etj, etj. Kishin ikur edhe ēastet kur qetėsoja veten me diazepam, apo me idetė biblike rreth dėmshpėrblimeve, ligjin e karmės, larjen e mėkateve tė vjetra me paga tė reja, ē’kisha bėrė po gjeja; ē’po mė bėnte do t’ia bėnin; ē’po dhuroja do ta merrja njėqind fish etj… Po ē’kish mbetur, o Perėndi?!?
Kishin kaluar edhe ditėnetėt e panatyrshme kur qeshė vėrsulur ta shporrja kėtė dashuri nga vetja, kur, i dehur tapė, i rrėnuar e memec, tek ndiqja kuturu pėr tė shtypur si ca mushkonja helmatisėse tė gjitha dritėzat qė mund tė kishin mbetur gjallė, tė gjitha gjestet e ėmbla e paharrueshme dhe vegimet e njė dashurie tė tillė, - mes kurmeve tė shtrenjtė e tė pajetė tė tė dashurave tė humbura, tė cilat nuk mė ngushėllonin mė as me velin hyjnues qė u pat veshur largėsia dhe ėmbėlsimi i vuajtjeve tė ikura, - isha gjendur i vetmuar pėr lemeri buzė njė grope tė hapur nė mua, gropė ku rashė pa mundur tė bėja gjė tjetėr mė ngushėlluese, dhe gropė, qė nuk paskėsh qėnė pėrveēse njė shprehje tjetėr e njė dashurie tė tillė. Ka qėnė ēasti kur tė vetmen lumturi nė mjerimin tim e pėrbėnte bindja shpirtėrore se Zoti e dinte sa i mjerė isha!
E mė pas, tė gjitha, si gjethėza tė njė peme qė shkundet nė ėndėrr, kaluan, u largova prej tyre pa e kuptuar qartė, u larguan prej meje me njė shpejtėsi qė do tė mė kish tmerruar po ta dija se po ftohesha; unė ia drodha personazhit tim me njė femėr tjetėr, me njė tė gjallė anonime, pas njė mbrėmjeje magjepsėse, nė njė bar ku po mbaja njė fjalim rreth kotėsisė sė vuajtjeve nė dashuri: emrat treteshin - dashuria mbetej, askush nuk meritonte t’i jepeshe me gjithė shpirt, duhej tė dashuroheshim me dashurinė e jo me njerėzit; nuk kaluan pėrveēse disa gota pijesh tė ndryshme, (tė gjitha tepėr tė lira qė tė mund tė ishin origjinale), dhe bjondja e brishtė u ul tė dėgjonte fjalimin, pastaj fjalimi zbrazi tryezėn, pastaj ligjėruesit i doli pija, dolėm pėrdore rrugėve tė stėrgjata e vezulluese tė metropolit, nė atė hapėsirė qė aq lehtė mund tė tė bėjė bajgė e tė tė harrojė siē harrohen dashuritė… Isha mes njė bishe qė po ngjallej brenda meje, njė fėmije qė po jepte shpirt dhe njė ėngjėlli qė po dashurohej me mua. Pastaj rashė nė njėfarė gjumi me sy hapur, e kapja veten gjithmonė duke shėtitur nėpėr parqe, mundohesha tė mos ulėrija, tė mos turbulloja me asgjė nuhatjen e doktorėve tė veshur civilė. Pastaj ndjeva se gjumi mė dilte papritmas, jo nga ndonjė ėndėrr e mbrapshtė apo nga ndonjė vegim rrėnqethės, por nga njė ēlodhje e panjohur mė parė; ngrihesha mė kėmbė dhe dilja tek dritarja, gėlltisja me sy ē’tė gjeja pėrpara, sidomos gjėrat pa ndonjė rėndėsi tė veēantė, kalimtarėt e pėrgjumur, rojet qė ndėrroheshin tek dera e konviktit, sorrat qė uleshin duke krokatur mbi fushėn e madhe pranė metrosė; kisha aq kohė pa u dehur dhe pa pirė, nė kėtė orė, atė gotėn e disiplinimit tė zorrėve.
Kisha vallzuar me tė dashurėn time tė re, kishim ndenjur disa orė nė ballkonin e njė hoteli nė qendėr, ishim puthur atje, kishim bėrė dashuri disa herė, dhe njė vuajtje fine mė shkėpuste ēdo orė e mė me siguri nga tortura e vjetėr, ishte pikėrisht njė vuajtje fine, qė njėsonte njėfarė ndohti ndaj vetes, gjeste tė cunguar prej tė papėrvoji nė dashuri, dhe tė gjitha kėto ndodhnin, kishin ndodhur jashtė ndjenjave tė hakmarrjes ndaj Saj, jashtė nevojės pėr t’u ndjerė burrėror dhe i lirė pėrmes trupit tė njė tė padashure, thjesht kishin ndodhur.
Pastaj bjondja u bė brune, u bė prapė bjonde, mori emra tė tjerė, trupa tė tjerė, kurse unė vazhdova tė bėja dashuri me tė gjitha, tashmė i qetė, pa drithma tė tepėrta, edhe mosha po kalonte, edhe ne bashkė me moshėn; vazhdova tė bija nė dashuri e tė bėja dashuri pa u cėnuar nga teprimi i kujtimeve tė bukura, pa dhembjen e zemėrgurit qė gjallon vetėm sa pėr tė ngjėruar copėra jetėdhėnėse tė tė njėjtit trup femėror ku harliset i njėjti shpirt, ose anasjelltas, dhe shumė rrallė, mbrėmjeve, njė fllad marramendės, njė parfum ekzotik, tė cilit vetvetiu ngutesha t’i bishtoja, njė aromė ngjyrash e tingujsh tė sapondijshėm dhe me praninė fantazmagorike tė mallit qė mund tė mishėrohet, mė pėrmbyste mbi shpirtin tim tė ri, dhe mė vinte tė qaja pėr Atė, pėr Shpirtin tim, qė, prej kohėsh, - s’mbahej mend sa dashuri kishin kaluar qė atėhere, - ishte personazh. Dhe mė vinte tė gėlltisja veten, Sufletul meu , se ndjehesha mjerisht i vogėl e i padenjė pėr kaq tepėr dashuri tė derdhur mbi mua. Vuaja nga njė kryqėzim trunor i ēuditshėm: gjithmonė ringjallesha pas humbjes sė njė dashurie tė tillė, dhe kjo mė brente si njė pedrejtėsi kafshėrore ndaj shumė tė tjerėve.
Por nuk kisha rrugė tjetėr; ringjallesha.
Si ata qė nė ēdo ndarje shohin afrimin e njė dashurie mė tė thellė, mė jetėgjatė, edhe unė, nė ēdo ndarje qė mė bėnte tė ndihesha shumė mė i huaj nga sa mbaja, shihja njė afrim mė tė sigurtė ndaj Zotit.
- Po ēfarė ke, ē’po ndodh me ty?! - mė pyeste heraherės personazhi im, e pavdekshmja ime aq e pagjallė. Ti nuk je mė ai i pari. Ti ke ndryshuar, je bėrė akull, mė keq se ē’isha unė nė fillim…
Do tė vuante vdekshėm po t’i thoja se e kisha tradhėtuar dhe se kishte arritur tė zinte brenda meje njė vend, tė cilin, fare pa mė njohur e pa ndjerė njė dashuri tė tillė, mund ta zinte ēdo e panjohur qė do tė shfaqej rastėsisht nėpėr shtigjet e gjuetive tė mia tė mbrėmjeve, kur as shkrimet, as dehja, asgjė nuk ma fashiste dot mėrzinė. Nė tė vėrtetė, pėrse nuk isha ndarė prej saj?! Duke mos u ndarė, kisha arritur qė me bredhjet e mia, me tradhėtitė, pra, me jetėn time mė tė fshehtė, tė tradhėtoja veten e jo Atė, dhe kėtė e dija, pra mėkati ishte edhe mė i rėndė, por Ajo nuk kish ditur as tė mė bėnte tė ndahesha pėrfundimisht, ose: kish ditur tė mos ndahej nga unė, nuk kish ditur si tė mos tradhėtohesha, dhe tani ishte e padobishme t’i thoja ndonjė gjė pėr tmerrin, ėndjen e pėrbindshme dhe ndohtin e atij qė mban lidhje me personazhin e vet, personazh qė mbėshtjell si mumje, pėr tė balsamosur, tė dashurėn e vet tė dikurshme.
- Mė mirė e cofur dhe e dashuruar, - i thoja me vete kur bėnim seks, - se sa e pavdekshme dhe e ngordhur…
Mė ka dhembur shndėrrimi i kėsaj femre, o Zot, mė ka dhembur edhe ngaqė nuk dashuronte ndonjė tjetėr. Rrinte mbyllur nė njė nga mė tė varfėrat jetė qė mė ėshtė dhėnė tė shoh, me njė stoicizėm qė rrallė rastis ta kenė tė paēmendurit, bėnte akoma shumė tualet, kėndonte nėpėr dasma e restorante, kthehej e rraskapitur nė shtėpinė, ku prindėrit kishin gjithnjė e mė pak dhėmbė nė gojė, zbrazte xhepat nga paret, zhvishej pa menduar pėr asgjė, e shterur nga dėfrimi i dasmorėve qė njėfarėsoj e patėn lėnė tė pamartuar, dhe humbte nė gjumė. Po ta merrje nė telefon e tė zgjohej tė tė jepte pėrgjigje, ishte aq e dėrrmuar, sa mund tė linte takim me ty ku tė doje, tė tė thoshte se tė donte, se nuk rronte dot pa ty, se e kish coptuar malli pėr ty, se i bėhej dashuri, dhe tė mos mbante mend ē’kish thėnė e me kė kish folur, gjė qė u vėrtetua kur njė nga dashnoret e mia e mori nė telefon nė emrin tim dhe Ajo iu pėrgjegj se mezi priste tė mė shihte, se jeta na kish ikur pėr shalėsh pa kuptuar se sa duheshim nė tė vėrtetė, e bindur se fliste me mua.
E kur dhembjet pėr shuarjen e Saj m’u bėnė tepėr tė rėndomta qė tė mund tė mė mbeteshin plagė tė pambyllshme, kur ēdo kurreshtje e magji e Saj m’u zvordh, Ajo u zgjua.
Ka qėnė kulmi.
Qe dashur tė vdiste dy herė me radhė pėr mua, si e dashur dhe si personazh, qė tė mund tė zgjohej pėr mua si i dashur apo si shkrimtar. Mendoj se diēka e lartė e zgjon shpirtin qė po fiket, pak para se njė dashuri e tillė nis t’i largohet. E vetmja gjė qė pashė me sytė tashmė tė huaj pėr Tė ishte zgjimi i Saj. Ishte e mrekullueshme dhe mrekulluese, o Zot. Lotonte oreēast, bėnte tualet vetėm pėr mua, ashtu siē mbante mend se mė pat pėlqyer mua, nuk ankohej kur puthjet e mia ia shprishnin buzkuqin, mė telefononte oreēast, mė pėshpėriste fjalė tė ėmbla qė mė nxisnin tė vjellėn, mė vinte oreēast nė dhomė, mundohej tė bėnte ndryshime qė unė tė ndihesha sa mė nė shtėpinė time, mė bėnte dhurata, mė uronte pėr ditėt e shenjta e pėr ato mė pak tė shenjta, hoqi dorė nga kėngėt nėpėr dasma e ahengje, u vuri dhėmbė prindėrve tė gjorė, qė, pėr aq kohė, nuk patėn marrė vesh se ē’po ndodhte me tė, i la pas dore hallet e yjeve tė kinemasė, e harroi tėrbimin pėr te fituar tė holla, qė e pat mbajtur pėr aq kohė kukull tė vetvetes, mė shihte nė ėndėrr, mė fliste gjithė mall pėr ēastet tanė tė mrekullueshėm…
- Ēastet tanė tė mrekullueshėm?!
Po kishte qėnė njė jetė e tėrė, Shpirti im, njė jetė e tillė, njė djegie e tėrė e imja nė pezullinė mbi shpirtin tim, ku vetėm Zoti mė pat mbajtur tė mos gėlltisja gjuhėn mes dihatjeve tė pritjes. Kishte qenė djegia ime e fshehtė, nė botėn-lot, ku nuk pat tentuar kurrė tė shihte, por ku, edhe po tė kish parė ndonjė shkėndijė zjarri, nuk do tė qe dredhur nga dhimbja. Sipas ligjit ku lėkura e tjetrit ėshtė shollė! E mbase unė e pata merituar qė Ajo tė mos merrte pjesė nė atė djegie, teksa Ajo e pat merituar njė vuajtje tė tillė timen.
Ishte e bukur gjer nė marrėzi dhe shumė poetike.
Ishte e dashuruar thellė me mua, pastėr e nė mėnyrė jo krejt femėrore, jo e ngutur pėr tė marrė faljen time prej martiri tė dashurisė, jo e ngutur pėr tė gllabėruar mrekullitė e ikura, apo pėr tė mos mė humbur; ishte ashtu siē e pata dashuruar atėhere kur nuk pat qenė dot e tillė, kur nuk kish mundur tė mos ishte bishė.
I kishte harrruar tashmė tė gjitha makthet pėr pasurim e pėr dashurinė qė kalon, ishte e bindur gjer nė palcė se duhej t’i jepeshe dikujt, se vetėm njėrit duhej t’i jepeshe, ai isha unė, po, po, unė vetė, i qe neveritur fama prej kėngėtareje; kishte (pėr)jetuar shkurt, por po aq thellė as edhe unė, tė gjitha tmerret qė pata jetuar unė gjatė kėtyre shumė kohėve tė njė dashurie tė tillė.
Ishte aq e mirė, e ėmbėl dhe kuptuese, sa do tė kishte qėnė njė tmerr i pashoq, njė fatkeqėsi po tė mos arrije ta dashuroje si kurrėherė, si kėrkėnd.
Por kisha edhe unė tmerre tė pashoq dhe fatkeqėsira nė jetė!
Ishte aq ėngjėllore dhe e vetmuar, nė atė vetmi shndritėse e shenjtėruese prej tė dashuruari pa pėrgjigje, aq pėrtej halleve tė pėrditshme, jashtė urisė sime, jashtė huajsisė sime, saqė mė dhimbte, o Zot, mė dėrrmonte paaftėsia ime pėr ta dashuruar si kurrėherė, ngrirja ime, qė bėhesha gjithnjė e mė gur nė prani tė njė dashurie tė tillė qė mund t’i bėnte edhe gurėt njerėz!
Kjo dashuri ka qėnė njė jetė e tėrė, njė djegie.
Nė kėtė dashuri u njohėm, vuajtėm, u puthėm, ndėrthurrėm gishtat, u grindėm, bėmė dashuri, mbetėm pa frymė tė pėrmbysur mbi shpirtrat tanė qė aq herė vishnin fytyrat tona, u ndamė, qeshėm, u dehėm, kurvėruam e qamė, tradhėtuam e u tradhėtuam, bėmė plane e na u shembėn, dhe rishtas bėmė plane dhe na u shembėn dhe u ngritėm pas ēdo shembjeje, dhe prapė ramė e u ngritėm, nė kėtė dashuri…
Kjo dashuri nuk duhej tė zgjaste kaq shumė, Shpirti im.
Sepse pas saj, menjėherė, si njė dashuri e tillė, erdhi vdekja.
Ajo vdekja e vėrtetė, Shpirti im, ajo qė dhuron botėra tė tjera, e pakthyeshmja, sepse dhuratat hyjnore nuk mund t’i kthesh mbrapsht, dhe nuk e di. Nuk e di me ēfarė e patėm bėrė hak kėtė dhėnie tė Vdekjes ndaj nesh, me ēfarė e patėm merituar njė dhėnie tė tillė ndaj nesh.
- Te iubesc, Sufletul meu, te iubesc! - mė pėshpėriste njėra prej tyre.
Ose tė dyja nė njė.
Dhe mes tyre, mes Saj: unė. Si palca e njė qėnieje tė tillė. Dhe uji me dehjen e tij tė pėrhershme. Dhe toka e plasaritur qė merr frymė pėr dhembjet e tė huajve tė heshtur.
Toka, si njė nėnė e harruar.
Dhe pastaj qielli, qielli nė trajtė toke dhe uji dhe shpirti tė pamposhtur, qielli qė rėnkon nė heshtje pėr hir tė atyre qė treten nė Dritė pa mundur tė shpėtohen me njė rėnkim tė tillė, me njė dashuri tė tillė…
Kėtu jam unė, o Zot,
I rėndė sa vetėm Ti mund tė mė mbash
Mos thėrrmohem nė honet e mia
Mos humb thellėsitė.

Kėtu jam unė, o Zot
Pas kaq jetėsh tė pėrdhėmbura me vdekje
Humbja
Mė ėshtė bėrė zakon
Vetėm nė humbje gjehem
Vetėm nė humbje mund tė shihem i plotė
O, sikur tė kisha vuajtur vetėm pėr hir tėnd!

Kėtu, o Zot
Vetėm Ty tė kam
Dhe pluhurin e kaq kafkave tė mia
Hirin qė kaq herė i ka mbytur ngjyrat…

Fryj, o Zot,
Mbi jetėn e ngjyrave
Dhe mbamė tė mbahem
Prapė mė kėmbė…

Kėtu jam unė, o Zot
Dhe dashuria ime si plagė
Nė qiell e nė mua
Dhe Ti qė mė thua ta gjej rrugėn
Duke ndjekur pikat e gjakut
Qė nuk di mė nė pikon
Nga unė
a nga Ti…


Bukuresht, 3 Maj 1995,
Nė njėrėn nga dhomat e tipografisė FED
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Ardian-Christian Kyēyku   26/9/2009, 20:25

Pak biografi mbi autorin

Ardian Kyēyku ka lindur nė qytetin e Pogradecit mė 23 gusht 1969. Studimet e larta i kreu nė Universitetin Shtetėror tė Tiranės, nė Fakultetim e Historisė e tė Filologjisė, dega gjuhė-letėrsi. Ka shkruar romane dhe ka njohur suksesin qė me romanin e parė tė tij titulluar "Nė perandorinė e gurit", roman shqip, botuar nė 1993. Ai ėshtė doktor i shkencave filologjike, ka marrė doktoratėn nė filologji pranė Universitetit Shtetėror tė Bukureshtit dhe ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Rumanisė. Ėshtė gjithashtu, anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė dhe anėtar i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Europės Qendrore. Pėrveē romaneve tė botuara nė shqip e tė pėrkthyera nė rumanisht e gjuhė tė tjera, Ardiani ėshtė botuesi i disa antologjive, redaktor i revistave tė shoqatave shqiptaro rumune duke e shtrirė veprimtarinė e tij filologjike nė shumė fusha. Kanė qenė romanet "Viti kur u shpik mjellma", "E fshehta e ėmbėl e marrėzisė", "Njė fis i lavdishėm e qė jep" tre nga romanet qė kanė patur jehonė tė madhe nė lexuesin rumun dhe janė reēensuar nė mėnyrė shumė pozitive nga kritika.


---- Romane dhe mė shumė...

Nė perandorinė e gurit, roman shqip, 1993; Viti kur u shpik mjellma, roman i shkruar nė rumanisht, 1997; Mortėt, roman shqip, 1997; E fshehta e ėmbėl e marrėzisė, pėrmbledhje me novela shkruar nė rumanisht, 1998; Nata pas vitit zero, pėrmbledhje me novela shqip, 1998; Njė fis i lavdishėm e qė jep shpirt, roman i shkruar nė rumanisht, 1998; Pėrkthimi, roman shqip, 1999; Muza e Lojės, trilogji shqip, 1999; Lumenjtė e Saharasė, roman shqip, 1999; Hyu Epigon, roman-ese shkruar nė rumanisht, 2000; Dashuri me shikim tė fundit, prozė rumanisht, 2000; Oreksi pėr bukėn e qiellit, roman shqip, 2000, Diva ose Ngrėnėsi i Luleve, roman shqip, 2001; Engjėjt e tepėrt, roman shqip, 2002; Kristali dhe hienat, roman shqip, 2002; Triologjia, prozė e zgjedhur rumanisht, 710 faqe, 2002; Njė alfabet i poezisė shqipe, antologji, 101 poetė shqiptarė nė gjuhėn rumune (2003).

Ardian-Christian KYĒYKU ėshtė pėrfshirė nė tri antologji tė prozatorėve tė shquar tė Rumanisė, nė fjalorin "Shkrimtarė rumunė tė viteve '80-'90", nė enciklopedinė "Who's Who in Romania" dhe nė njė histori tė letėrsisė rumune. Nga viti 1998 ėshtė bashkėthemelues dhe njėri nga drejtuesit e revistės dygjuhėshe (shqip e rumanisht) pėr kulturėn dhe traditat evropiane "Haemus", qė botohet nė Bukuresht. Krijime tė tij janė pėrkthyer nė gjuhėt hungarisht, gjermanisht, spanjisht, frėngjisht e anglisht.



p.s. me pelqen shume menyra si shkruan Ardiani. Dhe jo si ky e si ai, por si vetja e tij...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Ardian-Christian Kyēyku   26/9/2009, 20:26

Fenomeni pamor i romanit "SY" tė Ardian Kyēykut

Romani "Sy" i prozatorit Ardian Kyēyku, ėshtė "ag nė barkun e kalit tė drunjtė" , sipas gjuhės sė njė poeti.
Pritja se ēfarė do tė ngjasė mė pas, pėrmes agullimit, nė prag tė pushtimit imagjinativ tė vizioneve tė "pa kapura nė rrjetė" gjer tash, nė krejt rrjedhėn e "ujrave letrare shqipvozitėse". Roman, qė gjithsesi pėrmes resė sė bardhė imagjinare qė mbėshtjell skenat, na bėnė hamendėsues nėse bėhet fjalė gati-gati pėr njė ngjizje hyjnore nė embrionin e vet limfatik, apo plluskim paralindės nė "mitrėn e mendimit"? Vozitje mbi sipėrfaqen shpirtėrore tė njė kombi, apo depėrtim peshkues akoma edhe mė i thellė karakteristikash nėnvetėdijėsore mbar rrajonale? Gjithsesi, "Sy" ėshtė njė roman plotėsisht i pėrligjshėm tokėsor pa asnjė kompleksitet veēues nė rradhėt e veprave mė tė reja ambicioze mbashėkohore europiane. Mbi gjėra qė njohim po aq mirė, njėsoj si buka qė na ka rritur, njėsoj si "oreksi pėr bukėn e qiellit". Akoma mė tepėr kur flitet pėr njerėz dhe fate, ngjarje dhe situata, histori dhe piktakime, tė cilat gjithėsecili nga ne, i ka pėrjetuar. Janė pėrcjell tė gjitha realitetetet e tranzicioneve mė tė fundit shqiptare kaq realisht, sa shpengueshėm lexuesi pėrjeton vetveten, episod pas episodi, sė bashku me njerės, personazhė, politikanė, humbameno, tipa, VIP-a, karakterė, tė cilėt janė (ose kanė qenė) pjesė e pėrditshėrisė reale, ndėrsa bashkarisht frymojmė mbi kėtė tokė tė quajtur Shqipėri, apo mė gjerė Ballkan. Kjo ėshtė platoja dramatike e veprės. Karakteri ballkanik i sistemit nervor tė sė cilės, duket sikur gjaknxehtėsisht pret, apo gjakftohtėsisht ka pritur, tėrheqjen zvarrė tė rrotės sė historisė pėr ta bluajtur ankthshėm rrėfimin. I cili specifikisht nė kėtė roman, ka vetinė qė nuk mund tė rrėfehet, sepse "e sheh gjithēka me sytė e shpirtit". Nėqoftėse romani do ta shihte trajtesėn e shpirtit tė njeriut tė sotėm me sytė e historisė, fare mirė nga 138 faqe vepėr letrare konēize, qė aludon kryesisht nėpėrmjet metaforės, "Sy" do tė ishte bymyer nė qindra faqe tė tjera, sepse i ka mundėsitė qė tė mari njė dimension tė tillė "historik". Do tė ndahej me tituj, kapituj, nėnkapituj, paragrafė, shėnime historike, etje,... qė gjithsesi kam bindjen se nuk do ta lehtėsonte shuarjen e etjes pėr tė vėrtetėn qė autori ēel mu nė syrin e oazit tė fort kėrkuar. Vepra ėshtė e pėrkryer nė ato pėrmasa konēize dhe metaforike qė ka dalė nė kėtė botim. Lėnda letrare ėshtė si njė bllok i vetėm i thepisur, trajtshmėrisht aformal, (nėse ekziston njė krahasim i tillė metafizik nė parapėrfytyrimin shpirtėror mbi romanin modern nė pėrgjithėsi), me njė ngjeshje tė pazakontė qė kėrkon pėrqendrim. Njėkohėsisht aty flatėron shpresa ekzistenciale e mbijetesės sė fjalės, dhe rolit tė saj nė histori. E parathėnė kjo edhe nė dy intervista ekskluzive tė Kyēykut nė GAZETA 55 / Tiranė, dhe KOHA DITORE / Prishtinė (maj 2005), ku romancieri relevant shprehet : "Synimi im kryesor ka mbetur si kėtu e njėzet vjet mė parė: T'i shkruaj librat nė mėnyrė tė atillė, qė tė mos tregohen". Kemi tė bėjmė me njė gjendje krejtėsisht tė veēantė tė stilit tė tė shkruarit (ashtu sikurse ndodh edhe me romanet e Agron Tufės), gjė e cila po thyen klishetė tradicionale tė normave tė romanit tė gjermėtashėm shqiptar. Nga pikpamja e ndėrtimit, ky roman i ka tė rrallė sishembujt e vet nė atmosferėn prozaike qė mbėshtjell vendin tonė, gjė e cila nuk ėshtė aspak njė ēudi pėr lexuesit e vėmendėshėm, aq mė tepėr pėr ata qė janė tashmė tė familjarizuar me stilin e romaneve tė tjerė nga A.Kyēyku.
Sycikloni rreth tė cilit vėrtitet vepra ka si trajtesė tė veēantė "formacionet synore". Meqėnėse Syri ėshtė ai qė pėrfton tek njeriu pamjen dhe fenomenin pamor mbi botėn, normalisht ndeshemi me qindra struktura dhe shembuj parodizues. Si mund tė pėrftohet ky fenomen me ndryshimet karakteristike tek gjithsecili personazh, nė gjendjen e vet natyrale, reciprokisht tė pavarur, po aq sa edhe tė varur nga situatat historike. Tė gjitha kėto jepen me dramacitet (karakteristikė e kėtij romani), sarkazėm (karakteristik e vet jetėve tona), dhe ironi (karakteristikė e vet stilit tė autorit). Vėrshojnė nė rrjedhėn e romanit "Sy" : ...Iliri me njė sy, sy shqiptarėsh, sy djalli, sy ėngjulli, sy armiku, sytė e mendjes, sy ndėr sy, sy qyteti, sy liqeni, sy njeriu, sy qelqi, sy zemre, sy zjarri, sy peshku, sy akull, sy kopjuar, sy shkruar, sy pėrlotur, sy verbėr, sy shpuar, sy lakuriq, sy delesh, sy mizė, syrofil, syēka, syzi, symajtė, sy pėrgjues, sy gozhdė, sylesh, sy thėngjillur, syhapur, symbyllur, syfryrė, syth, sylėbyrės, sy vezullues, sy shkėlqimtarė, sytė e rojeve, sy murgeshash, sy ēapėluar, sy tejqyre, syri i vetėm, etj. Gjer tek fraza tė atilla si : ...e hodhi syrin, syri iu ndal mbi muranė, humbnin sysh, ku ke sy ti?, sy tė ngritur, syri i sė ardhmes, sa sy kam bėrė tė qajnė, sy tė gjallė, merrni mėsysh, sytė e kokės, sytė e ballit, sy tė trashėguar, po dilte mė fort sysh se mendėsh, na nxjerr sytė, s'mė bėnin sytė dritė, sytė shkėndija, hap sytė, me njė shtjellė sysh, sy tė ngritur lugetėr, sytė e babėzitur, si ma ke syēkėn?. Qė tė gjitha kėto, fokusuar nė "syrin e rrėfimtarit", nėpėrmjet njė pozisioni tė pazakontė rrėfmi literal.
Syri i Zotit, ėshtė si tė thash, njėtrajtėzuar me syrin e rrėfimit, duke na kujtuar se nė krejt historinė ndėrnjerėzore, ka njė Zot atje lart nė qiell, qė sheh dhe gjykon pabėzajtur gjithēka ndodh pėrgjithėsisht nė sipėrfaqen ndėrshoqėrore por edhe veēanėrisht brenda gjithsecilit individ. Nga ky moment vepra merr vėrtetėsinė e saj tė plotė, pa kompromis, dhe jo tė njėanshme nė gjykimshmėri. Mendoj se ka akoma vend nė njė lojė gjthpėrfshirėse madje edhe pėr syrin e lexuesit, qė mund tė ishte shfaqur fare mirė nė "mizanskenėn e pėrgjithshme synore tė romanit", i cili mundet tė konsiderohet me plot gojė si njė roman-pasqyrė, ku vėshtrimi ndesh syrin e vetvetes tė pasqyruar po brenda kėsaj pasqyre. Shprehja syndėrsy karakteristike pėr shikime tė personazheve midis njeritjetrit, do tė merrte kuptimėsi tė drejtpėrdrejtė ndeshje midis sy-romanit me sy-lexuesin , ēka do tė ishte akoma edhe mė e prekshme si ide duke pėrfshirė auditorin tė cilit i shpaloset, duke e bėrė tė ndihet (lexuesin), akoma edhe mė pjesmarrės, pikėrisht brenda kėsaj historie realisht tė pėrjetuar nga vet ai (qė jemi ne, shqiptaro-ballkanasit e sotėm).
Ne jemi ata qė mitizojmė dhe ēmitizojmė idhujt, qytetrimet, ideologjitė, format e jetės ndėr epoka, ndėrtojmė-shkatėrojmė historinė nė rrjedhėn e saj, shoqerinė nė rrjedh tė historisė, dhe vet vetvetet tona si pjesė pėrbėrėse tė po kėsaj shoqerie. Andaj dhe fenomeni pamor i romanit "Sy" nga A.Kyēyky fillon dhe ndryshon pamje sa herė qė jeta evolon me modulin e saj. Ripėrsėritja nė distanca kohore ndėrmjet viteve tetėdhjetė, nėntėdhjetė, tė shekullit tė shkuar, gjer nė ditėt tona tė fillimshekullit tė ri, fragmenti i lindjes sė fėmijėve ( nė fakt pėrngjan sikur kemi tė bėjmė me njė fėmij tė vetėm nė trajta niēiane) mu nė mesin e dasmave (edhe kjo pėrngjan si njė dasėm e vetme qė ndryshon veē pamjet sipėrfaqėsore karnavaleske tė saj) tė kryera nė momente tė ndryshėm historiko-kohore, mbetet thelbi i kėtij romani. Stilistikisht ndodh ripėrsėritja. Skena ripėrsėritet ekzaktėsisht njėsoj. Ngjarjet rijetohen ndėn momente tė ndryshme kohore. Personazhet po ata (E si mundet tė jenė ndryshe?). Veēse fėmija kur lind, pėrhap njė si erė tė keqe jashtqitje! Qellimisht e theksuar nė rastin konkret, qė tė nėnkuptohet vetiu se jetėt ripėrsėritėse tė kėtyre njerėzve (shqiptaro-ballkanas-bizantino-europianėve) ėshtė pjesė pėrbėrėse e riciklimit (ushqim-jashtqitje-lindje-vdekje). Pėrngjan e neveritshme. E dhimbshme. Absurde. Por vėrtetėsisht e vėrtetė. Njė ndjesi qė e jetojmė momentalisht pėrditė ndėrsa pėrpiqemi tė lėmė pas tė shkuarėn duke u ingranuar nė tė ardhmen. Kjo ėshtė ndėrgjegja syzgjuar, sykthielluar, qė e shpie lexuesin nė njė vetndėrgjegjėsim akoma edhe mė tė kualifikuar pėr tė tashmen. Qė i jep atij pamjen e pėjetshme tė syve tė shpirtit, dhe jo shpirtin provizor tė njeriut tė sotėm, tė parė me sytė e historisė.
Nė historinė e "syletėrsisė" sė gjertanishme shqiptare, pėrciptėrisht, ėshtė folur (ose aspak), mbi veprėn e Ardianit Kyēykut! Kjo ngaqė "syri i intelektualėve tanė" vazhdon ta shikojė, paragjykojė, shpirtin, veprėn e artistit shqiptar, me syrin e historisė, dhe jo me sytė e vėrteta humane tė shpirtit artistik. "Kritika sydyllosur", ndoshta qellimisht, ka qendruar e heshtur sepse i tremb ardhja kėmbėkryq, bash nė sofrėn e pėrbashkėt kulturore, e njė talenti nė mes tė tė tjerėve. A thua se u shterr oreksi pėr bukėn e qiellit?! Ka vend pėr tė gjithė, mos u trembni! Shtypi i pėrditshėm sė fundi ka filluar ti shkruaj nja dy-tri rradhė pėr tė, mė tepėr si i zėnė nė faj, nga reputacioni i tij jasht trojeve shqiptare, ku madje Kyēyku ėshtė i cilsuar nga kritika si njė "Markez i Ballkanit". Nga analizat qė gjithsecili nga ne bėn brenda vetvetes kupton qashtėr se letėrsia shqipe ka ngelur e ngujuar vetėm brenda mureve amtare dhe nuk pėrfillet hapsira gjeografike, gjithandej nėpėr botė, ku jetojnė dhe krijojnė artistėt shqiptarė?! Nuk dua tė zgjatem aspak nė rolin e kritizerit, por do tė vij direkt nė pikėn pėrmbyllėse finale ēka ishte edhe shtysa e kėtij shkrimi menjėherė pasi mbylla sė lexuari "Sy" , qė krejt rastėsisht mė kaloi ndėr duar, duke mė "hapur sytė" dhe pėrndezur shikimin.
Nuk e di pėrse, kėtė libėr tė shkruar shqip, pėr lexuesin shqiptar, mbi ngjarje bashkohore shqiptare, me vlera letrare pėr letėrsinė shqiptare, nuk e gjen gjėkundi nė libraritė brenda tokės amėtare! Nuk ėshtė folur fare. Nuk ka asnjė kritikė tė vetme. Sė paku brenda mureve tė ngrehinės sė vet-izoluar tė letrave shqiptare.
"Ha shqip, apo s'ha?" ironizon shpesh Ardiani nė gojėn e personazheve kėtė perifrazim-zhargonist tė shpėrndarė qellimisht gjithandej nė faqet e romanit tė vet.
"Unė ha. Edhe disa sivėllezėr si unė, hanė. Por ata tė tjerėt, tė tjerėt atje brenda mureve, bėjnė sikur nuk hanė" do t'i pėrgjigjesha me shumė ndrojte ...shqip.

FLURANS ILIA
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Ardian-Christian Kyēyku   26/9/2009, 20:26

Dr. Docent Ardian Kyēyku

Largimi i shkrimtarit nga Atdheu

Mbi pagjumėsinė


Tė flasėsh sot me vėrtetėsi dhe hapur pėr letrat shqipe ėshtė pakashumė njėlloj si tė flisje pėr liri tė kulluar nė kohė tė tiranisė. Nė thelb ndryshon vetėm burgu, tė cilin nuk e bėn mė autori, por librat e tij. Ligji i tė kėnduarit nė kor ėshtė ende nė fuqi. Mirpo gjakrat vazhdimisht tė nxehur dėshmojnė se ne e duam dėshpėrimisht veten, tė vėrtetėn, letėrsinė dhe sidomos lavdinė e kėsaj tė fundit. E meqė pėrgjithėsimet janė shpesh tė dėmshme dhe tė padrejta, mendoj qė secilit i shkon mė pėr shtat tė paraqitė pėrvojėn vetjake.
Pas gjysmė shekulli plot beteja tė nėndheshme, arritje jo rrallė tė shtirura e kundėrthėnie, mė duket se jeta e shkrimtarit shqiptar ėshtė pėrkeqėsuar nga shumė pikėpamje dhe qėnia jonė ėshtė bėrė mė e shurdhėr, mė e ngujuar. Zgjerimi i beftė i hapėsirės gjeografike dhe i mundėsive pėr tė zhbiruar tė fshehtat apo gjoja-tė-fshehtat e historisė e ka ngushtuar hapėsirėn e brendshme.
Mbase nė etjen e natyrshme pėr tė mos prishur, ose pėr tė ndrequr barazpeshėn mes botės dhe lėngut jetėsor qė bėhet letėr duhet kėrkuar edhe njėra nga arsyet mė tė rėndėsishme tė mėrgimit tė sotėm e sidomos tė moskthimit nė vendlindjen klasike.
Letėrsia nuk njeh mėshirėn dhe mirėkuptimin qė mbarėshtojnė, pėr shembull, shkenca si historia, psikologjia apo mjekėsia. Nė letėrsi, shprehja Shumė janė tė ftuar, por pak janė tė zgjedhur ka mė fort se kudo shije drame e gjaku. Tė paktė janė shkrimtarėt qė nuk e dinė se veēanėrisht nė epokėn e tanishme, - kur tundimet e postmodernes janė dyndur tė na dėbojnė nga sistemi atnor e amtar i shenjave, - ka autorė qė linden kur vdesin dhe autorė qė, kur vdesin, i mbulon harresa.

Liria qė u mungoi atyre ėshtė burgimi i pėrkohshėm i librave tanė

Sot nuk ėshtė aspak e vėshtirė tė gjesh vllazėri mes materializmit dhe hashashit, ashtu siē ėshtė e pamunudur ta ndash qartė formulėn zhdanoviste nga ajo e alkimizmit, e konspirativizmit gati foshnjarak, e pseudo-misticizmit apo e trillerit gjoja-fetar, qė shesin miliona kopje tė njė vėllimi mėse tė varfėr idesh edhe ato tė kopjuara. Ai qė ka lexuar dhe ka pasur fatin tė rijetojė shpirtėrisht mrekullinė e quajtur folklor shqiptar nuk has kurrfarė telashesh pėr t’i dalluar shkrimtarėt e rremė nga shkrimtarėt e mirėfilltė, apo nga “viktimat anėsore” e grafomanėt, pavarėsisht se ndonjė skeptik i pashėrueshėm do tė gjejė gjithmonė nė epėrsinė e shkrimtarit tė lindur zilinė ndaj kamjes apo bujės sė shkrimtarėve tė sajuar. Tė mos harrojmė se formula zhdanoviste, bashkė me degėzimet e veta shpesh marramendėse, e mbėshtetur fuqishėm nga shekullarizimi qė pėrhapet frikshėm nė botė, nuk ėshtė njė gjetje e rastėsishme. Dėshtakė tė rregjur prapaskenave tė letėrsisė, ose edhe gjeni tė zhgėnjyer keqas e qė mezi kanė pritur rastin tė hakmerren ndaj shpėrfilljes sė shoqėrisė, e kanė gatuar nė mėnyrė tė atillė qė ajo tė krijojė varėsi. Lexuesi i thjeshtė, ai qė etet tė mėrgojė nga realiteti, tė ēlodhet e tė gjejė vetveten mes trillesh e metaforash, apo edhe tė shfrejė pėrmes zėrit tė shkrimtarit, nuk i bje mė tė e as nuk do tė kuptojė pse nuk gjallon dot pa kėtė nektar tė zi. Ai ėshtė gati t’ia heqė kotheren nga goja fėmijės sė vet vetėm qė tė mos vdesė nga uria letrare d(r)ogmatike. Ai mund tė rrojė, madje i qetė, pa dashuri, pa falje, pa besim nė Zot, por mezi i shtyn orėt dhe javėt pa njė dromcė nga letėrsia e mėsipėrme.
Duhet pranuar se letėrsia e mirėfilltė, ajo qė thirret tė mbrojė kujtesėn dhe hierarkinė e perėndishme, ėshtė zhvilluar shumė mė shpejt se sa vetėdija dhe shijet e lexuesve tė sotėm. Pėr kėtė arsye, humbja e terrenit tė saj nėpėr librarira e faqe gazetash nuk duhet tė na shqetėsojė.
Besoj se letėrsia shqipe, - ajo qė e ka mposhtur pėrkohėsinė dhe kalimtaren nė Shqipėri, Kosovė, Mėrgatė e nė vise tė tjera tė shqiptarisė, - ka tė drejtė tė ndihet e zgjedhur pėrderisa u sprovua me rreth gjysmė shekulli realizėm socialist tė hapur, vrastar, e me shtylysh direktivash pėrēarėse, tė cilat ende nuk janė tulatur. Gjėrat rodhėn siē e dimė dhe tani, pėr shkak tė inercisė, - gjendje me rrėnjė tė thella nė historinė tonė, e mbase njėra nga trajtat e atij qė quajmė mallkim, - formula e pėrbindshme ngulmon ta fikė krejt shkėndijėn hyjnore brenda lexuesit, e fshehur nėn emra tė tjerė autorėsh, nėn pó ata emra, por qė i titullojnė librat disi ndryshe, e qė janė gati tė botojnė edhe biletat e avionit vetėm pėr tė rrėnjosur bindjen se nuk janė shterur. Kėtė e tregon veē tė tjerash edhe ashpėrsimi i cenzurės sė dikurshme, qė mpreh tė njėjtat gėrshėrė, por qė ka rinuar vetėm duart dhe flokėt e qethtarėve. Tė gjithė e dimė se lista e librave “tė ndaluar” tė shqipes ėshtė mbase mė e gjatė se sa nėn diktaturė.

Hyu, ose Pėrmasa e katėrt

Njė pjesė e madhe e shkrimtarėve qė ushtrojnė ateizmin ndaj lexuesit, vijnė me emėr tė bėrė kryesisht gjatė komunizmit. Qėnia e tyre, gati vetiu, pushton hapėsira mendore, duke ndjekur parimin e errėt: Ajo qė mė bėnė mua kur isha si ti, do tė ta bėj unė ty. Letėrsia ateiste vetėshpallet e lirė, e aftė tė japė pėrgjigje ndaj ēdo enigme, ēdo halli, ndaj ēdo gjendjeje tė koklavitur shpirtėrore tė bashkėkohėsve tanė. Ajo shfrytėzon (lexo: shpėrdoron, pėrdhos) pa skrupuj e me tė njėjtėn lehtėsi vargjet e arta tė pitagorianėve, mantrat e hindusėve, lutjet e krishtera, suret myslimane, pjesė nga ditaret e tiranėve, blasfemitė e tė gjitha ngjyrave e natyrave, hamendjet e panumurta pėrmes tė cilave ateizmi rropatet t’i gjejė Hyut njė zėvendės etj. Ajo pėrzjen e arnon dhe mund tė ketė ēdo detaj tė pėrsosur, mirpo, sipas Faustit, i mungon pikėrisht Fryma. E rėndėsishme pėr zėdhėnėsit e saj ėshtė qė librat tė shiten dhe qė lavdia e tanishme e autorėve t’i bindė tė paktėn kėta tė fundit se ėshtė e pėrjetshme.
Nė letėrsi vepron edhe njė ligj tjetėr. Gjatė dhe pas periudhash tė mbrapshta historike, krijimtaria e njė autori, ose e njė grupi autorėsh tė tejkaluar, adhurohet nga trutė qė ata vetė kanė shpėlarė. Brezit tė ri tė lexuesve mesazhi i stisur nuk iu thotė kurrgjė. Ky lexues ka tashmė mundėsi tė pamata tė pėrvetėsojė tė Vėrtetėn dhe s’ka si tė mos e marrė e qeshura tek sheh vetėngujimin e ngadaltė nė harresė e grotesk tė atyre qė e ndajnė universin nė vetėm tri pėrmasa: unė, unė dhe unė.

Gjuha - vendlindja e mbrame?

Shumica e shkrimtarėve tė mėdhenj qė janė lindur nė Ballkan, nuk kanė mundur, ose nuk kanė dashur tė kthehen edhe trupėrisht nė vendlindjet e tyre. Me shpirt e me gjuhė nuk janė larguar pėr asnjė ēast. Kjo u duk edhe nė rastin e emblematikut Emil Cioran, i cili nuk la gjė pa thėnė e shkruar kundėr historisė dhe qėnies rumune e ballkanike dhe qė, pak para se tė vdiste nga Alzheimer-i, ishte nė gjendje tė shqiptonte vetėm fjalėt e hershme tė gjuhės amtare: grai dhe dor (e folme, mall). Duke pėrsjatur mbi dramėn e Uliksave me Itakė prej letre, disidenti i shquar Paul Goma (lindur nė vitin 1935, me banim nė Paris) krijon njė parabolė qė mund tė titullohet Histori e hapėsirės nė shpellė. Kur ata qė u larguan nga shpella u kthyen sėrish, situata nė shpellė qe tjetėrsuar. Nuk kishte mė vend pėr ardhacakė, sepse vendasit qenė mėsuar me zgjerimin e hapėsirės. Njėri nga viganėt e prozės botėrore moderne, rumuni Horia Vintilė, i pyetur rreth kėsaj ēėshtjeje, u pėrgjigj: “Qė tė mos ēmendesha nga malli, u detyrova tė zgjeroja kufijtė e vendlindjes sime dhe tė bėja nga Evropa njė atdhe tė dytė”.
Shkrimtari shqiptar ka njė fat disi mė tė pranueshėm. Largimi nga atdheu e ndihmon tė futet mė thellė nė thelbin e Atdheut tė Pėrhershėm, qoftė edhe vetėm falė shqipes, gjuhė qė nuk mposhtet lehtė nga sistemet e huaja tė shenjave. Gjeografia shndėrrohet nė Shpirt, toka bėhet letėr, dhe dihet qė bota, para se tė ishte botė, ishte mė parė libėr, nė qėnien dhe nė kokėn e Krijuesit. Kėtė atdhe s’ka marrėzi, urrejtje apo absurditet ta rrėnojė. Aty kujtesa pėrkryhet ēdo ditė; popullsia pėrjetėsohet jashtė ēdo paragjykimi; rrugėt dhe qiejt janė plot me tė vdekur mė tė gjallė se tė gjallėt, por edhe anasjelltas. Prandaj mė ėshtė dashur tė ngulmoj se njė shkrimtar i mirėfilltė nuk ka trup. Ai ka vetėm njė fat tė zgjedhur dhe tė mundimshėm si rrallėkush, pėrfshi shansin qė, njė ditė, si tė gjithė vdekatarėt, tė shkojė me tė shumtėt: nė letėr, ose nėn dhé, duke lėnė pas vetes dhé, ose letėr.

Njė «pse» e madhe sa fėminia

Po kėrkoj pak mirėkuptim pėr patetizmin e pashmangshėm, qė tė mund tė them se Bukureshti i dimrit tė 1991-shit, kur m’u desh tė shkulem nga Shqipėria bashkė me rrėnjėt e madje tė shuaj me gjakun e tyre edhe etjen time, edhe tė stilografit, banohej natyrshėm nga hijet shkėlqimtare tė paraardhėsve tė shquar. Vetėm ata qė e kanė provuar dinė tė pranojnė ēfarė malli, dhimbsurie e paqeje sjell pėrmasa prej shenjtėsh e shkrimtarėve tė njė gjuhe e tė njė gjaku, qė kanė kaluar para teje mes kalvarit tė mėrgimit. Ēdo orė, ēdo vit, - se mes orės e vitit zor tė vesh kufi, - sjell vegime, dėshpėrime, por sidomos pyetje. Me pyetje do ta shpėtoni shpirtin tuaj, thotė njė e fshehtė mistike. Nganjėherė kėto pyetje vijnė pikėrisht nga gjaku e shpirti yt, nga fėmija, qė, pėrmes teje, ka ardhur tė lindet nė tokė e nė gjuhė tė huaj. Kam vėnė re se pyetjet e kėtyre fėmijėve kanė njė peshė sa ajo e Gurit tė Bejės.
- Ēfarė (s’)ke bėrė qė nuk je atje? Ose: Ēfarė (s’)ke bėrė qė je(mi) kėtu?
A thua se duhet medoemos tė kesh bėrė, apo tė mos kesh bėrė diēka, pėr tė qenė, ose jo diku. Por mbase duhet. Secili prej nesh jep pėrgjigjen qė e pandeh mė tė drejtė, por besoj se shumica dėrrmuese janė gati tė thonė nė kor: «Sepse shkruaj, shkrova, nuk hoqa dorė nga shkrimi» - dhe shihni sa e thellė dhe shajnitėse ėshtė shqipja, e cila, me njė vizė tė shkurtėr, nga shkrimi bėn sh-krimi dhe i fal shkrimit edhe misionin e shpjegimit, mposhtjes, ndėshkimit tė krimit nė pėrgjithėsi dhe tė ēdo lloj krimi mendor a shpirtėror nė veēanti.

Mosha dhe drita

Letėrsitė ballkanike janė shtjelluar kaherė nė luftė me zodinė e bajrakėve dhe tė idhujtarisė. As letėrsia shqipe nuk bėn pėrjashtim. Gjatė Panairit tė Librit nė Frankfurt, nė vitin 1998, njė nga ish-korifejtė e letrave tona, shpėrtheu me njė ēiltėrsi tė paharrueshme. «Po pse, more, - tha: Prandaj kemi tridhjetė e ca vjet qė shitemi dhe i themi derrit dajė ne, qė tė vini juve kokorroēėt drejt e nga shtytkat e tė merrni tė gjitha ēmimet e lėvdatat?!». Padyshim, kokorroēėt tashmė kanė dy herė mė shumė libra disa herė mė tė vlefshėm se sa ish-korifejtė, por heshtin. Heshtin pėr hir tė moshės, tė shitjes sė gjatė tė ish-korifejve, tė kolltukofilisė sė tyre etj. Nė pėrgjithėsi, ai qė i pėrkushtohet shkrimit nuk para ka zė tė trashė nėpėr sherre. Zėri i tij ėshtė terur mes mureve, nuk ėshtė mprehur koreve.
Tani nuk bėhet mė fjalė pėr shkrimtarė moshash tė ndryshme, - se s’ka nevojė tė plakesh pėr tė qėnė dėshtak e as tė rinohesh pėr tė qenė i aftė, - por pėr dy brezni tejet tė ndryshme tė shkruari. Humori gjithėditės, mistika e mirėfilltė shqiptare, jo aq mėnyrat me tė cilat arti i bėri qėndresė historisė, se sa mėnyrat dhe dinakėritė me tė cilat historia i bėri qėndresė artit; arti ynė i tė jetuarit, i tė mbijetuarit dhe i tė vdekurit - janė vetėm disa nga temat qė ndjej se duhet ta mishėrojnė letėrsinė shqipe tė sė ardhmes.

Outizmi ynė

Qysh nė fillimet e tyre, mes letėrsisė dhe politikės ka fryrė thėllimi. Pėrvoja komuniste i detyroi shkrimtarėt qė t’i shohin tė paktėn vėngėr politikanėt. Kėta paditen edhe sot e kėsaj dite si tė vetmit fajtorė tė varfėrimit tė shqipes, tė rėnies sė humorit nė pellgun e shakave bajate, tė trymbetimit tė dėshtakėve dhe shkatėrrimit tė ngadaltė tė elitave. Me pak qetėsi do tė arrijmė tė shohim se e ashtuquajtura shpėrfillje ėshtė njė ēėshtje shumė mė tepėr shpirtėrore, se sa shtetėrore. Kur nuk ke dashuri dhe kuptim tė thellė nė vetvete, kur mezi pret ta dėbosh kolegun tėnd nga vendi krejt i merituar, t’ia kyēėsh librat nė sirtar e t’ia ndysh emrin a faqen nė prani tė tė huajve apo tė kujtdo qoftė, s’mund tė sigurosh mbėshtetjen e askujt, aq mė pak tė strukturave shtetėrore. Ose mund tė kesh vetėm mbėshtetjen e ndonjė regjimi kalimtar. Jo tė gjithė pėrfaqėsuesit e politikės janė binjakė, jo tė gjithė i ka rrėmbyer lumi i historisė udhėve dhe i ka ulur nė poste ku s’ėndėrronin as njė orė mė parė.
Fati e ka dhėnė qė lidhjet e mia me diplomatė e politikanė tė jenė gati tė paqėna. Ndoshta pėr kėtė arsye nuk mė ka befasuar ngurtėsia e ndonjėrit syresh, smira e rėndomtė, apo kėshillat babaxhane qė janė natyrė e dytė nė kėsi punėsh. Por mė ka habitur lehtėsia me tė cilėn kritikė me emėr, kolegė e pėrkthyes, si me qenė zėvendės-nėna, apo vetė Nėna Shqipėri, mė kanė lindur herė nė fillim tė viteve ’60, herė nė mesin e viteve ’80, herė nė Tiranė, herė nė Bukuresht, herė nė Konstancė. Pres tė lindem tani nė La Valetta, nė Paris, nė Budapest, nė Tripoli etj. Ēmeritem, sepse nuk ma kish marrė mendja kurrė qė atyre iu nevojiten kaq binjakė tė mijtė, pėr sa kohė qė mezi e pranojnė qoftė edhe njėrin, pavarėsisht nėse shkruan shqip, rumanisht, apo nė ndonjė gjuhė tė tretė! Kėtė gjendje ngulmoj ta quaj out-izėm, mosdashje e qėllimshme e sivėllait, qė dalngadalė mund tė shndėrrohet nė sėmundje (autizėm).

Kthimi i kujt dhe ku?!

Si shumica e fėmijėve shqiptarė, i mblidhja ēikėrrimat e ēmuara nė njė valixhe druri. Me atė valixhe patėn bujtur konvikteve tre breza tė familjes. Pas dashurisė sė parė, ēmimi i xhevahirėve tė mi ra krejt. Mirpo kur mbėrrita nė mėrgim dhe kur m’u desh t’i dėshmoja sime bije se edhe unė kam pasur lodra, libra, letra e vogėlima, ēmimi i tyre u qindfishua. U kėrkova tė afėrmve nė vendlindje qė ta gjenin valixhen, por kjo ishte mė e vėshtirė se sa tė gjenin lumturinė. Mė pyetėn se ēfarė fshihja nė valixhe dhe iu hartova njė listė qė tė bėnte tė qeshje e tė qaje. Mė premtuan se do ta gjenin valixhen dhe do ta mbushnin me tė gjitha xhevahiret. Valixhe druri shiteshin nė tregun e tė vdekurve, teksa vogėlsira si ato qė mė duheshin mund t’i gjeje me dy aspra tufa, mjeshtėrore, si tė reja, bėrė nga kinezi, turku, italiani, rusi etj. Si mund tė guxoja tė kėrkoja mė tepėr?! Valixhja na pret nė Pogradec dhe ime bijė ėshtė e bindur se nė zonėn tonė xhevahirėt janė pó ata qė ishin dhe se askush nuk i prek.
Nuk shtrohet ēėshtja tani qė shkrimtari shqiptar i Mėrgatės tė kthehet medoemos nė atdhe, - sepse qendrat letrare tashmė nuk para pėrkojnė me ato administrative, - por qė sa mė shumė bashkatdhetarė ta rigjejnė veten edhe nė Atdheun e Pėrjetshėm, qė i pret i rikrijuar, apo qė ngjizet pėrditė nė librat e tij.
E megjithėse kam bindjen qė, nė dhjetė a mė pak vjet, atdheu i letrave shqipe do tė jetė shumė mė i ndryshėm nga sot, nuk besoj se krijuesit tanė do ta duan mė shumė njėri-tjetrin. Por ata do ta kuptojnė shumė mė mirė fjalėn e urtė me anijen qė, kur nuk i bindet timonit, do t’i bindet shkėmbit. Le tė shpresojmė qė secili do tė mund tė bėhet, sė paku, kalesė pėr tė tjerėt dhe shkėmb ndaj mangėsive tė vetvetes.

©Ardian Christian Kyēyku
Bukuresht, qershor 2005
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Ardian-Christian Kyēyku   26/9/2009, 20:27

Nėna

- tregim -

Para se tė jepte shpirt, nėna lėngoi tre vjet. Dy vjet tė rėndomtė dhe njė i brishtė. Pra, nėna jetoi njė ditė mė shumė. Nuk dha shpirt mes dhimbjesh tė pazakonta, sepse dhimbjet ia kishin marrė shpirtin ditė pėr ditė e natė pėr natė, atje nė dhomėn ku e vendosėn qė tė kishte sa mė shumė paqe e ku zukamat helmuese tė kėsaj bote mezi mbėrrinin. Pėr tre vjet me radhė, pat vuajtur aq sa e bija dhe i biri po betoheshin qė shpirti nuk qėnkej veēse njėfarė bombe ku strukeshin qysh nė lindje thėrrmijat e dhimbjes. Thėrrmijat e mbrame u bėnė pluhur tė dielėn nė drekė. Nėna ndėrroi jetė, ulėriu e bija. Nėna nuk mund tė vdiste. Ajo vetėm kish ndėrruar jetė. Erdhi me shpejtėsi doktori i lagjes, erdhi prifti dhe arritėn tė dy nė pėrfundimin se e ndjera ishte tashmė e ndjerė. U fanitėn ca kushėrira tė largėta tė nėnės, ca ish shoqe pune, ca fqinje gjysmė tė verbėra e tė kėrrusura, me sapunė e peshqirė nė duar, dhe e lanė dhe e fshinė murgėn nėnė qė ishte dobėsuar e ngjante me njė foshnjė. Para se tė dobėsohej aq, e bija dhe i biri qenė rropatur ta shpėtonin. Vargu i pafundėm i doktorėve, njėri mė i zgjedhur se tjetri, patėn thėnė se nėna ka kancer, nuk ka kancer, ka diabet, s’ka diabet, ka tumorr, s’ka tumorr, ka edhe dy muaj jetė, edhe njė muaj jetė, edhe njė javė jetė, ka marrė fund, tė njoftohej prifti, tė parapaguheshin qivuri, gropa e varrit, varrmihėsit, temjanisėsit, thurėsit e kurorave, djelmoshat qė do ta zbrisnin qivurin nga kati i pestė i pallatit, qė do ta vendosnin nė zukun e zi e ashtu me radhė. Njė trumbė tjetėr shėruesish, ata qė bėnin mrekullira me duar, me gishta, me lutje, me ēajra e bimė a lėngje tė tjerė, hodhėn poshtė me vrer e pėrbuzje bindjet e doktorėve dhe thanė se nėna ishte vėrtet e sėmurė, kish sėmundje tė keqe, mirpo asnjė sėmundje s’ishte mjaftueshėm e fuqishme pėr t’u bėrė ballė hireve tė tyre. Prandaj e qethėn nėnėn shkurt, si ushtare, ia mbėshtollėn kokėn me njė shami tė zezė, pastaj me njė shami tė bardhė, shumėngjyrėshe, me lule, pa lule, me fytyra engjėjsh e shenjtėsh, me gėrma e numura ēudibėrės. Pastaj e morėn nėnėn mbi njė vig, e ēuan mes malesh, nė ajėr tė pastėr, rrėzė liqenesh malorė e shkėmbinjsh me borė, buzė detit, nė shpella tė lashta prej kripe e kristalesh, e mbajtėn disa muaj tė kallur nė argjilė e nė allēi, nė velenxa leshi e lėkurė dhensh, e lagėn me eliksire, e kėnduan dhe e kunguan, e vunė tė rrėfehej e tė pendohej, derisa e sollėn mbrapsht ashtu siē e kishin marrė, mirpo me disa muaj jetė mė pak.
- Mund tė isha ēmallur me ju gjatė kėsaj kohe, - u tha nėna fėmijėve. E bija dhe i biri, gjatė kėsaj kohe, patėn shpenzuar qimet e kokės dhe qenė endur parreshtur, me trena e qerre, mbi mushka e varka, pas nėnės, kishin thirrur tė ēmeritur: si guxoni ta qethni nėnėn tonė, si guxoni ta zhvishni nėnėn tonė, si guxoni ta kallni nė argjilė e nė allēi, si guxoni ta spėrkatni me lėngje, ta kėndoni e kungoni, si guxoni ta... Por tė gjithė kishin guxuar dhe tani nėna vendosi tė ngujohej nė dhomėn e vet dhe t’i duronte dhimbjet pa u ankuar. Ishte mahnitur qė aq tė panjohur, gjithsesi, qenė rropatur ta shpėtonin. Duke pėrfituar nga ardhja e pranverės dhe nga kujisja e sgalemėve mbi liqenin e parkut, nėna mori tė lexonte tė gjithė librat e shenjtė tė kohės. I lexonte me vėmendje tė madhe, me pėrkushtim, pa i hequr sytė nga gėrmat as gjatė therjeve tė pėrbindshme nė kocka, apo gjatė zjarrmive e ftohmave qė ia zinin frymėn. I vinte keq qė nuk pat lexuar aq mrekullira mė parė, por as kohė nuk kish pasur. I vinte rėndė nga tė gjithė qė ishte dobėsuar aq, qė flokėt po i binin me shpejtėsi, qė nuk gatuante dot mė, qė nuk shkonte dot vetė nė banjė, qė duhej ta lanin e vishnin fėmijėt, njėlloj siē i pat larė e veshur ajo dikur. Muajin e mbramė tė lėngatės e bija dhe i biri nisėn ta gdhinin te kryet e nėnės dhe t’i tregonin pėrralla. Shumicėn e pėrrallave nėna i pat harruar. Iu qe lutur vetė qė t’ia hiqnin televizorin nga dhoma. Nuk i duronte dot mė lajmet plot luftėra, vrasje e gėnjeshtra. Nuk i duronte dot zėrat e ardhur pėrmes aparatesh nė pėrgjithėsi. Dhe rrinte i dėgjonte pėrrallat, gjente pika tė pėrbashkėta mes simboleve tė folklorit dhe atyre tė librave tė shenjtė, tregonte vetė ndonjė pėrrallė, ose ndonjė ngjarje tė hijshme nga rinia e vet e largėt, dhe prapė ēuditej qė aq tė panjohur ishin kapitur t’ia shpėtonin jetėn. Njė ditė, sėmundja e keqe, pėr ēudi, buzėqeshi, dhe nėna u ngrit vetė nga shtrati, lau sytė, lau enėt, bėri dush, i krehu vetė flokėt e rralluar, u vesh dhe e luti tė bijėn dhe tė birin qė ta shoqėronin nė park. E shihnin me sy tė lebetitur, thua se tashmė nisej tė shėtiste nga bota tjetėr. Parku ishte plot me karroca foshnjash dhe me pleq qė lėēitnin gazetat. Tek udhėkryqi, kur tė gjitha veturat, autobusėt dhe tramvajet u ndalėn me kėrkėllimė, nėna pandehu se ishin ndalur qė tė mos ia lėndonin eshtrat dhe muskujt e dobėsuar. Mirpo nė udhėkryq ndodhej edhe njė grua e tjetėr e moshuar. Qe pėrgjunjur nė shesh dhe lėpinte njė vezė tė thyer. Nėnės iu mbushėn sytė me lot. Tha se jo varfėria e mundshme e asaj qyqareje e kish tronditur, por njė pyetje. Pyetja ishte:
- Vallė, ajo grua po hante vezėn e gjallė qė i pat rėnė nga ēanta dikujt tjetėr, apo ajo vezė i qe thyer asaj vetė e nuk mund ta linte tė shkonte kot? Nėnės nuk mund t’i jepje lehtė pėrgjigje. Parku voziste nė diell, gjethet drithėronin nga era e ėmbėl e pranverės, pak vetė e pėrshėndetėn nėnėn, sepse pak vetė arritėn ta njihnin. Pėrkrahu me tė bijėn dhe tė birin, nėna mbėrthenin kapakun e arkivolit tė nėnės, besimi i bijės dhe i birit tė nėnės u lėkund pak: pandehėn se nėna nuk po ndėrronte jetė, por se kish vdekur. Dyzet ditė pas ikjes sė nėnės, nė pėrputhje me doket e vendit, bija dhe biri, veshur nė tė zeza, pasi paguan njė shėrbesė kishtare me rastin e Ditės sė tė Vdekurve, pėrgatitėn njė valixhe me rrobat e reja tė nėnės, me mbathje, ēorape, kėpucė, triko, xhaketa e funde, shumica qepur nga vetė nėna, dhe vajtėn t’i dhuronin nė njė azil pleqsh pėrbri varrezės. Mirpo atė mėngjes azili ishte nė festė. Njė kamion me rroba tė shtrenjta nga tė ish-diktatorėve, burrė e grua, tė vendit, kish ardhur tė lumturonte pleqtė e azilit dhe t’u dėshmonte se kjo qeveri nuk ishte mospėrfillėse dhe vrastare si qeveritė e tjera. Kallur nė pallto me gėzof, hipur mbi kėpucė me taka, mbi ēizme qė kushtonin sa qimet e kokės (sė nėnės?), duke lodruar me bastunė fildishi, qelqurina, kėmisha, pizhama, pallari e shapka udhėheqėsish, pleqtė as qė ua varėn rrobave tė thjeshta tė nėnės. Bija dhe biri i nėnės ia dhanė valixhen drejtoreshės buēkane tė azilit dhe ikėn. Pleqtė gumėzhinin, klithnin gėzueshėm, luanin shpatash me bastunė e ēadra udhėheqėsish, tė kėnaqur qė, mė nė fund, drejtėsia qe vėnė nė vend, haka kish vajtur tek i zoti, se diktatori zemėrhekur qė u pat shkatėrruar rininė e pjekurinė i pat dorėzuar pasuritė e vjedhura tek pronarėt e tyre - njerėz tė rėndomtė qė nuk kishin bėrė asnjė tė keqe, asnjė krim, e qė shumė-shumė ia nxinin heraherės jetėn vetėm njėri-tjetrit. Atė natė bija e nėnės pa nė ėndėrr kishėn, dėgjoi kėngėn e priftit, pėrtypjet e kokrrave tė grurit nė nofullat e tė pranishmėve nė varrim, pastaj iu avit qivurit tė nėnės dhe iu mbushėn sytė me lot, se nėna ishte gjallė, dhe bijės i dhimbte shpirti, i dukej sikur po bėnin njė krim, sikur po e varrosnin nėnėn pėr sė gjalli, para kohe, dhe mezi priste tė ulėrinte, pa ditur se tė gjitha nėnat e kėsaj bote varrosen para kohe, pėr sė gjalli.

Bukuresht, 8 mars 2004

©Ardian Christian Kyēyku
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Ardian-Christian Kyēyku   26/9/2009, 20:27

Rrėfim gazmor nė vetėn e katėrt

- tregim -

Kur mbusha 12 vjet nė mėrgim, ime shoqe trashėgoi njė gropė varri dhe vendosi ta ndanim sėbashku. Nuk ishte as pėr tė qeshur, as pėr tė qarė. Nė mėrgim ke fatin e madh qė ēdo ditė ta shohėsh vdekjen ndryshe, ose qė vetė vdekja tė tė fanitet ndryshe nga njė ditė a nga njė jetė mė parė. Kalojnė shpejt muajt drithėrues, kur gjėja mė e hidhur tė duket varrimi nė dhé tė huaj. Si pėr tė shumėfishuar bindjen se toka trake nuk ėshtė mė pak e bekuar se tė tjerat, ēmimet e gropava ishin rritur tejmase. Po ta llogarisje vlerėn e njė grope nė bazė tė parapagimit mujor, apo vjetor, ajo kushtonte sa njė shtėpizė e vogėl me kopsht dhe me vend pėr gropė varri. Mora vesh se, falė ēoroditjes sė ēmimeve, gjer edhe varrmihėsit qenė hedhur nė grevė. Kėrkonin rroga mė tė larta, mirėkuptim dhe leje pėr tė krijuar njė shoqatė kombėtare tė pavarur. Gėzimi qė mė shkaktoi sigurimi i njė grope nė dhé tė huaj nuk qe i vogėl. E kisha njė vend grope edhe nė Pogradec, pranė eshtrave tė tė parėve, dhe, nė rast varfėrimi tė skajshėm, mund tė shisnim, ose tė jepnim me qira njėrėn nga dy gropat e huaja. Ndoshta nuk ishim tė vetmit qė rronin nga gropat e varrit tė tyre. Gjeta kohė dhe shkova tė shihja gropėn. Varreza mbante emrin e njė manastiri tė njohur dhe qe blerė nga njė prift. Ishin nė modė varrezat private. Toka dukej e mirė gjer edhe pėr njė tė huaj si unė. Varret shtriheshin nėn njė qiell tė ēelėt, mes njė fabrike buke, njė kishe tė regjur me pėrshpirtje dhe njė fabrike birre. Mund t’ia kaloje mirė gjatė amėshimit me qiell, bukė, mesha dhe birrė. Prifti ishte shtatlartė, i ligur, me tri celularė qė cicėronin oreēast. Mė priti me njė nga ata aq tė paanshmit shikime, qė tė ngutin ta pėrēmosh njėlloj edhe jetėn, edhe vdekjen.
- Hm, domethėnė shkrimtar… - belbėzoi jo pa qesėndi. Kaq?!
Mė la tė kuptoja se shkrimtari qe vetėm diēka mė shumė se hiēi (jo ai i botės tjetėr) dhe se nėn truallin e tij preheshin apo bubrronin kocka kreshnikėsh qė i patėn falur njerėzimit gjėra shumė mė tė vlefshme nga ē’mund t’i sjellė Diēka-mė-shumė-se-hiēi.
Hymė nė zyrėn e tij, mė ftoi t’i ulesha pėrballė dhe hapi njė kalendar fetar sa njė dritare. Nuk ishte rasti tė mė kėrkonte mes shenjtėve. Nė anėn e pasme tė kalendarit hapej plani i varrezės. E kish vizatuar prifti me dorėn e vet. E gjeti katrorin qė mė takonte dhe nguci brenda tij mbiemrin tim, duke u kapitur nga renditja e gėrmave, ashtu si treēereku i tė huajve, me tė cilėt mė lidhte puna. Pastaj mė bėri njė zbėrthim tė ēėshtjes. Varreza ishte e mirėmbajtur si rrallėkund. Po tė sajohej nė tė ardhmen ndonjė ēmim kombėtar, ose ndėrkombėtar varrezash, padyshim do ta kishte hak ēmimin e parė. Prandaj edhe ēmimet e gropave qenė tė tillė. Veē pėrkujdesjes, ruajtjes nga pėrdhosjet e mundshme dhe kėndimit me temjan nė ēdo gjashtė muaj, ose me porosi, nga zonja tė regjura nė atė punė, varreza siguronte edhe shėrbesat qė i kushtoheshin merhumit nga tė afėrmit. Ia vlente. Komiteti qėndror i varrezės siguronte madje edhe qivurin, i cili kushtonte njėlloj sa djegia nė krematoriumin e Bukureshtit. E nėse nuk vendosja tė mė digjnin e tė ma shpėrndanin hirin nė vende tė ēmuara, mund tė zgjidhja qysh tani llojin e qivurit.
- Jo, - i thashė. Se mund tė rritem ende, ose tė zvogėlohem. Pėr mė tepėr qė, veē gruas, dua tė marr me vete edhe ca libra.
Nėnqeshi. Edhe mua ma krisi buzėn njė nėnqeshje: do tė duhej tė ma shpėrndanin hirin nė mjaft shpirtra femrash e jo vetėm nė shpirtra.
Teksa urata endej mes llogarive, pjestimeve, shumėzimeve dhe nyjeve tė sė ardhmes sime mortnore, mė erdhėn ndėrmen zakonet e lashta tė dakėve, qė ia plasnin vajit nė tufė pas lindjes sė njė foshnje dhe dėfrenin pas vdekjes sė dikujt. Jeta ishte vdekje pėr ta dhe anasjelltas. I pranonin tė dyja mendjembledhur. Kur fati iu kanosej me ndonjė thatėsirė apo pėrmbytje shkatėrrimtare, zgjidhnin njė djalosh tė pėrkorė dhe e hidhnin nė njė gropė tė posaēme plot me shigjeta. Vetėm pasi paguhej asisoj, Pėrjetėsisė i zbutej zemra, i ulej zemėrimi dhe e sillte jetėn e tyre nė binarė. Aq i madh ishte nderi i tė ngulurit nė ushta, saqė shumė djem nuk nguteshin tė shijonin grua para martesės. Kėto zakone kishin ēuar me kohė nė krijimin e tė famshmes Varrezė Gazmore (Cimitirul Vesel), qė ndodhej nė njėrin nga skajet e ish Trakisė, vend i pagėzuar “Atje ku varet harta”. Fjala “Gazmore” mbulonte thelbin “E menēur”. Fshatarėt e zonės, qysh nė tė gjallė, pasi kalonin njėfarė moshe, porositnin llojin e muranės dhe vargjet e mbramė, me tė cilėt do tė hynin nė bisedė me tė afėrmit e mbetur gjallė, me miq e armiq, apo edhe me kalimtarė tė rastit, turistė, hulumtues dokesh tė vjetra etj. Njė pjesė varresh kishin trajtėn e shtėpizave prej druri, gdhendur hijshėm e lyer me ngjyrat mė tė papritura qė mund tė zgjojė gazmendi i ikjes nga kjo botė. Dhuntia e tė thurrurit poezi muranash trashėgohej brez pas brezi dhe tani nė fshat njiheshin fiset e kėngėtorėve qė ta pėrmblidhnin jetėn nė vetėm disa vargje. Qėmtimi, pėrzgjedhja, shtrydhja dhe pėrkryerja e tė dhėnave jetėsore nuk qe punė e lehtė dhe nuk para u vinte ndoresh poetėve tė sotėm, qė shpeshherė mezi presin t’i zbėrthejnė thelbet e vdekjes nė shpresa e ėndrra tė pėrflakura pėr njė jetė mė tė mirė. Pleqtė e Varrezės Gazmore ia dilnin mbanė, - mbase edhe me ndihmėn e ndonjė rituali tė fshehtė, - qė ta pėrftonin jetėn e dikujt pakashumė ashtu siē qe parė ajo jetė nga sytė e Pėrjetėsisė. Gjėja qė tė bėnte mė fort pėrshtypje mbi murana ishte mungesa e shenjave tė pikėsimit. Koha rridhte me njė tjetėr ritėm pėr korin e tė ikurve. Befasuese ishte, gjithashtu, njė lojė fjalėsh, e ardhur vetiu: pėrdorimi i «ai» (ke) nė vend tė «ani» (vite), ēka e pėrmbyste fshehtas, si pandjeshėm, bindjen tonė stėrgjyshore rreth kamjes e skamjes sė vėrtetė tė kėsaj jete. Vetėm kur humbje vitet, arrije tė kishe vėrtet diēka krejt tėnden. Humbja e viteve ishte pasuri. I bindur se mjaft shkrimtarė mendonin shkarazi, ose shumė pak rreth Vdekjes, - e pėr kėtė arsye shkrimet e tyre bėheshin gjithnjė e mė jetėshkurtra, - duke u kujdesur qė tė mos mė kaplonte ai humori i rrezikshėm i qėnieve qė vdesin para kohe, u pėrpoqa tė pėrfytyroja se si duhej punuar me tė dhėnat e jetės sime, nga tė cilat, pas sitjes, mund tė mbeteshin vetėm ca numura, ca gėrma dhe ndonjė shenjė kuptimplote pikėsimi:
2004, nėntor - Pėrfundon sė shkruari nė rumanisht romanin „Libri i vdekjes sė parakohėshme”. Harton njė bio-bibliografi qė mbyllet nė ditėn e lindjes sė vet. Synimi: tė nuhatė mė qartė qendrėn e rėndesės sė atyre qė ka shkruar. Vazhdon tė japė nė arsimin universitar rumun lėndėt: Elemente tė kulturės dhe qytetėrimit ballkanik, Hyrje nė semiotikė, Fenomeni Audio-vizual dhe Gjuha e shtypit dhe tė punojė me tezėn e doktoratės nė teologji („Marrėdhėnia Zot-Kozmos nė besimet monoteiste”). I botohen: „Shtetrrethim” - roman i shkruar me shumė pak thonjėza (rumanisht), „Si u pushtua Ēmendustani” („Buzuku”, Prishtinė) dhe „Sy”, (shqip, Bukuresht).
2003 - Dalin nga shtypi nė Bukuresht: „Njė alfabet i poezisė shqipe”, antologji, 101 poetė shqiptarė nė gjuhėn rumune dhe „Koha e zėvendėsve”, njė dialog me poeten Iolanda Malamen pėr shpirtėrimin shqiptar. Dialogu pėrfshihet nga Sh. B. „Humanitas” nė kolanėn „Kujtime / Ditare / Dėshmi”, pėrkrah librash tė Sollzhenicinit, Bukovskit, Kerteshit etj.
2002 - Botohen: Trilogjia, prozė e zgjedhur rumanisht, „Engjėjt e tepėrt” („Buzuku”, Prishtinė) dhe „Kristali dhe hienat” („Buzuku”, Prishtinė).
2001 - Botohet Diva ose Ngrėnėsi i Luleve, roman shqip. Kthehet nė Pogradec pas tetė vjetėsh mungese. Qėndron vetėm disa orė. Mjafton.
2000, mars - Zgjidhet antar korrespondent i Central European Acadamy of Science and Art. Ceremonia e pranimit zhvillohet nė qytetin Turnu Severin, buzė Danubit. Dalin nga shtypi: Oreksi pėr bukėn e qiellit, (shqip, Tiranė), „Hyu Epigon”, roman-ese kushtuar jetės dhe veprės sė Lasgush Poradecit, shkruar nė rumanisht (Timishoara), dhe „Dashuri me shikim tė fundit”, prozė dhe teatėr nė rumanisht. Janar - kthehet nė Tiranė pas shtatė vjetėsh mungese. Me nismėn e botuesit „Onufri” promovohet romani „Lumenjtė e Saharasė”.
1999 - Hapet njė nga librat e mėdhenj tė jetės: lindet nė Bukuresht Julia-Maria Kyēyku, e bija e Ardian dhe Carmen Kyēykut (inxhiniere, lindur nė Bukuresht mė 1969). Dalin nga shtypi „Pėrkthimi”, roman, „Muza e Lojės”, trilogji dhe „Lumenjtė e Saharasė”, tė gjitha nė shqip.
1998 - Bashkė me tė atin, akademikun Kopi Kyēyku themelojnė Revistėn Haemus, numuri 1 i sė cilės del nga shtypi mė 28 Nėntor. Botohen: nė Bukuresht „Njė fis i lavdishėm e qė jep shpirt”, epopeja e njė harrese, shkruar nė rumanisht, „Nata pas vitit zero”, prozė nė shqip, Prishtinė. Prill - mbron doktoratėn nė letėrsi botėrore tė krahasuar, nė Universitetin e Bukureshtit, me tezėn „Drejtime tė modernizmit evropian dhe jehona e tyre nė letėrsinė shqiptare mes dy luftrave ose Shqisa pėrgjakėse e rigjetjes”. Punimi shqyrton jetėn dhe veprėn e autorėve Baudelaire, Poradeci, Rimbaud, Migjeni, Gide, Koliqi, Peguy, Fishta, Konica etj. Del nė Bukuresht vėllimi „E fshehta e ėmbėl e marrėzisė”, roman me 33 kapituj tė mėvetėsishėm shkruar nė rumanisht, shoqėruar me 22 vizatime tė autorit. Kritika rumune flet pėr njė mitologji tė re ballkanike. Shkurt - udhėtim vegimtar nė Kosovė. Pranonėt nė radhėt e Bashkimit tė Shkrimtarėve tė Rumanisė dhe tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė.
1997 - Udhėton si i ftuar nė Gjermani, Maltė, Hungari, Austri, Ēeki, Libi etj.
1997 - Botohet nė Prishtinė romani „Mortėt”, shkruar nė vitin 1988 nė Pogradec e Tiranė. Del nga shtypi nė Bukuresht romani „Viti kur u shpik mjellma”, roman i shkruar nė rumanisht nė 7-18 shkurt tė vitit 1996.
1996 - Pasi i ati shkon nė Sh. B. „Naim Frashėri” tė tėrheqė dorėshkrimin e vėllimit „Bravat e vjetra” dhe vėren se romani „Mortėt” mungon, autori shtyp nė kompjuter romanin pėrkatės, e shumėfishon nė xerox, e pret dhe e qep me dorė, sajon edhe njė ballinė dhe ua dėrgon disa miqve, tė njohurve e tė panjohurve. Njė nga kėto 50 kopje mbėrrin mrekullisht nė Prishtinė dhe botohet nga Sh. B. „Dukagjini”.
1995 - Pagėzohet nė ritin ortodoks tė fisit nga i cili rrjedh, nė kishėn Shėn Ilia i Rahovės tė Bukureshtit, qė ndodhet nė Rrugėn 11 qershori, mė 11 qershor, nė orėn 11 tė paradites. Me emrin e pagėzimit, -Christian, krijon pseudonimin qė do tė pėrdorė nė krijimet letrare.
1994 - Shkrimi i parė nė rumanisht titullohet „Statujė pėr njė zog tė zhdukur” dhe i kushtohet poetit Lasgush Poradeci. Ky shkrim botohet nė revistėn mujore „Albanezul” (Shqiptari), ku autori do tė punojė pa rrogė e, mė pas, me gjysmė rroge, deri nė fund tė vitit 1996, kur jep dorėheqjen. „Statuja…” do tė pasohet nga njė sėrė esesh tė tjera kushtuar jetės dhe veprės sė Frang Bardhit, Marin Barletit, Naim Frashėrit, De Radės, Konicės, Fishtės, Nolit, Koliqit, Camajt, Migjenit, Kutelit etj. Fillon tė pėrkthejė nė rumanisht poezi e prozė shqipe, pa synim pėr tė botuar.
1993 - Del nė Tiranė, nė kushte tipografike mėse modeste, romani „Nė perandorinė e gurit ose Gazeta e secilit”. Do tė pėrfshihet me titullin „Ora pa kohė”, i riparė, nė trilogjinė „Muza e Lojės”. Qė nga ky vit autori do tė bashkėpunojė me organizmat e pakicave kombėtare tė Rumanisė dhe do tė kryejė studime rreth psikologjisė sė mėrgimtarėve, dhunės, shpėrfilljes racore, antisemitizmit, smirės sė institucionalizuar, fabrikimit tė identitetit dhe disidencės, idhujtarisė, manipulimit mediatik etj.
1991, nėntor - Largimi nga Shqipėria me njė bursė pėr doktoratė, fituar nė konkursin e organizuar nga Fundacioni Kulturor Rumun (sot: Instituti Kulturor Rumun). Njė natė para ikjes, djeg njė pjesė tė dorėshkrimeve. Pjesėn tjetėr, pėrfshi vizatimet dhe disa romane tė shkruar nė frymė avangardiste, do t’ia sjellė nė Bukuresht i ati, gjatė tre udhėtimeve Bukuresht-Tiranė-Bukuresht (1994, 1998, 2001). Vendoset nė kryeqytetin rumun, tė cilin vazhdon ta shohė si mė tė bekuarin e mundshėm pėr njė prozator tė lindur nė Ballkan. Bujt fillimisht, pėr rreth njė muaj, nė shtėpinė e tė ndjerit Thanas Bora, nip i Lasgush Poradecit, pastaj i jepet njė dhomė nė konvikt, nga ku do tė largohet nė mesin e vitit 1997. Deri nė vitin 1996 e mė tej do tė thellohet nė mėsimin e rumanishtes dhe tė gjermanishtes, nė njohjen e sanskritishtes dhe hebraishtes dhe nė studimin e mistikės judaike (Kabbalah, Talmudi dhe Zohari), tė krishterė (Apokalipsi, Pateriku Egjiptian, Jetėt e shenjtėve) e islamike (Kuran’i, Shkėlqimet), nė hinduizėm e budizėm, dhe do tė lexojė veprat kryesore qė lidhen me ezoterikėn e Jezu Krishtit, Toma de Kempisit, murgjve tė Malit Athos, Apokalipsit tė Shėn Gjonit, Pitagorės, Hermesit, Zoroastrit, Shėn Maksim Dėshmuesit, Ibn Arabit, Alexandru Shafranit, Dumitru Staniloaes, A. Cohenit, Padre Pios etj, si dhe mė frankmasonerinė, yoga-n, horoskopin, numerologjinė, shkrimet e rralla, kriptikėn, simbolistikėn, sektet fetare, bestytnitė e hershme ballkanase, shoqėritė e fshehta, mass-median. Gjatė kėsaj periudhe, me ndėrprerje, do tė vazhdojė tė punojė nė grafiti dhe nė vaj tablo e ballina, tė cilat i sheh thjesht si ilustrim idesh. Dhe nuk do tė ndalet sė lexuari letėrsi botėrore, qė nga Sofokliu e deri tek Per Lagerkvisti, Kamyja etj, si dhe shumė poezi.
1990 - Mbaron studimet e larta pėr gjuhė-letėrsi. Romanit „Triumfi i Proteut” i jepet njė ēmim kombėtar. Caktohet mėsues nė njė fshat tė Pukės. Nuk ia del mbanė tė njohė zonėn, i bindur se e ka njohur mjaftueshėm Migjeni. Revista „Nėntori” boton tregimin „Ai qė vuri zjarrin”. Nga ky vit autori do tė nisė ciklin me shkujtime (fjalė e krijuar prej atij vetė) qė pėrbėhet nga romanet e gjatė: „Mahnitja e papagajve”, „Kokrriza nga klepsidra e Venusit”, „Hakeldama”, „Syri qė godet pas shpine” (dimėr, 2000). „Zėri i rinisė” boton tregimin „Hekatomba e puthadorėve”.
1988 - Dorėzon nė Shtėpinė Botuese „Naim Frashėri” vėllimin „Bravat e vjetra”, ku pėrfshihen romanet „Demi i zi”, „Mortėt”, „Triumfi i Proteut” dhe „Ditėt prej qelqi”. Drejtori i shtėpisė botuese ndėrrohet tri herė dhe secili nga drejtorėt e rinj i bje ta ketė mbajtur me nga 100 gėnjeshtra, ose nga 100 ditė me tė njėjtėn gėnjeshtėr, sepse autori shkon pėr gati njė vit rresht, ēdo mėngjes, nė zyrat pėrkatėse dhe arrin ta marrė tė drejtėn e botimit vetėm disa ditė para se tė mbarohej letra. Mbarohet letra. Mbyllet njėri nga librat e mėdhenj tė autorit: ndėrron jetė gjyshi Llazi Kyēyku.
1987 - Pėr shkak tė mesatares nė matematikė fillon me pak vonesė Fakultetin e Gjuhė-Letėrsisė pranė Universitetit tė Tiranės. Nė ditėn kur komisioni ndante vendet e lira tė fakultetit, botohet nė gazetėn „Drita” tregimi „Pulėbardha”. Njėherazi, nis tė mėsojė rumanisht me ndihmėn e tė atit, i cili ka ndjekur studimet e larta nė Bukuresht nė fillim tė viteve '60, dhe mundohet tė lexojė nė origjinal veprėn poetike tė Mihai Emineskut. Ka shtypur ndėrkaq nė njė makinė shkrimi tė marrė hua, nė Pogradec, romanet e vėllimit „Bravat e vjetra”.
1986, maj - Botohet nė gazetėn „Zėri i rinisė” tregimi „Pėrtėritje”. Njė dorė e panjohur bėn shaka nga terri i Gutenbergut, duke e mbyllur tregimin me fjalinė e helmėt „Ai do tė rritej”.
1986-1983 - Kryen gjimnazin „Partizani” tė Tiranės.
1981 - Mbyllet njėri nga librat e mėdhenj tė autorit: ndėrron jetė gjyshi Vangjel Koci.
1979 - Pėrfundon me tė atin njė metodė mėsimi tė gjuhės frėnge dhe dy metoda tė italishtes. Lexime tė pafundme, - nė Pogradec e Tiranė, - nga vepra e Lasgush Poradecit, Mitrush Kutelit, Shekspirit, Heminguejit, Omar Khajamit, Erik Maria Remarkut etj.
1975, nėntor - Largimi nga Pogradeci, ndėrprerja e mėsimeve nė shkollėn fillore „Koli Gusho” dhe vijimi i tyre nė shkollėn „Hasan Tahsini”. Nė kryeqytetin shqiptar qe ndėrprerė uji dhe ishte njė thatėsi e paparė. Fėmijės i shkon mendja tė presė venat, qė tė mund ta shuajė etjen me gjakun e vet, por nuk arrin. Deri nė largimin pėrfundimtar nga Tirana, as shirat e panumurt e drobitės nuk do ta shuajnė etjen e mėsipėrme, etje qė torturon e mbush me vegime edhe protagonistin e romaneve „Lumenjtė e Saharasė”, „Qielli vetėm pranon”, „Puthmė, skelet!” dhe „Dita shtatzanė”. Deri nė nėntor tė vitit 1991 do tė pėrshkojė mjaft shpesh me tren e makina tė rastit zonėn Tiranė-Pogradec.
1973, dimėr - Shkruan fjalinė e parė nė shqip, me gisht, mbi njė tapitį. Hedh nė letėr dy ngjarje tė rrėfyera nga gjyshėrit dhe pikturon pėr herė tė parė me bojra uji.
1969, gusht, 23 - Ēiftit Kopi dhe Martha Kyēyku (lindur mė 1943 dhe pėrkatėsisht mė 1946) iu lind njė djalė. Mes emrave Kastriot, Robert dhe Ardian, zgjidhet i treti. Qysh atė ditė, jo pak njerėz, nganjėherė edhe ai vetė, kanė kujtuar se po bėhet shaka.

©Ardian Christian Kyēyku
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Ardian-Christian Kyēyku   26/9/2009, 20:29

Ardian-Christian Kyēyku



Aureola



Gjuha e njerkės



Pak lindorėve mund t’u ketė shkuar ndėrmend nė fund tė viteve ‘80 se ēlirimi i Fjalės do tė sillte burgosjen e aq tė vėrtetave, shpikjen e ca tė vėrtetave tė tjera, krejt tė ndryshme nga tė parat, ndėshkimin me shpėrfillje e heshtje zyrtare tė tė tjerave. Folklori i pashtershėm shqiptar, ajo zonė e tij, qė gjithmonė, pa bujė, ka mbetur disidente ndaj pjesės tjetėr, ka njė rrėfenjė mėse tė hidhur, e cila, si vetė e Vėrteta, na dėrgon nga lashtėsia e genit njė mėsim kuptimplotė. Ngjarja ėshtė e thjeshtė: njė djalosh qė pat sharė a mallkuar Prijėsin e vendit, dėnohet me varje. Para se t’ia futin kryet nė hallkė, e lejojnė tė shprehė dėshirėn e fundit. Nė varje merrte pjesė edhe e ėma e kėtij armiku tė popullit. Po, thotė armiku, dua ta lut time ėmė pėr diēka. E ėma, ndėrkaq, vajtonte fatin e zi dhe shkulte flokėt nga dhimbja. Nėnė, i thotė i biri, mund ta nxjerrėsh pak gjuhėn? Ajo nuk ka si t’ia prishė dhe e nxjerr. Atėhere armiku i popullit ia kafshon gjuhėn sė ėmės dhe ia shkul nga rrėnjėt.

Morali: kjo gjuhė mė mėsoi si ta (sh)pėrdor gjuhėn time pėr tė shkurtuar rrugėn qė mė ndante nga litari!

Njėlloj si ajo nėnė e papėrgjegjshme, - qė tė ruajmė sadopak shenjtėrinė arketipale tė figurės, - veproi politika frymėzėnėse komuniste me ata shkrimtarė lindorė qė guxuan tė ndesheshin me shtetin nė epokėn kur njė fjalė “kundėr”, “jashtė rregullit” kushtonte vėrtet sa njė jetė. Tė vjen tė bindesh se epja e shumė artistėve ndaj politikės, ndaj zgjidhjes sė nyjeve metafizike me mjete politike, ėshtė njėra nga shumė taktikat, nėpėrmjet tė cilave politika nė pėrgjithėsi josh dhe pastron radhėt e artistėve tė pėrkushtuar - ēka dėshmohet qartė nga kalimi i mjaft artistėve nga arti nė politikė, dorėheqja nga arti, ose angazhimi i kėtij tė fundit nė njė pėrmasė qė e shpėrbėn. Vėshtirė tė thotė tani ndokush se cila nga dy arenat humbi mė shumė nga ky mėrgim (gati po aq i dėmshėm sa edhe rrjedhja e trurit jashtė kufijve): arti apo politika.



Mllefi dhe adhurimi pa kushte



Nė varjen e armikut tė popullit, alias Viktimės sė nėnės sė papėrgjegjshme, nuk merrnin pjesė vetėm ndėshkuesit dhe tė afėrmit e viktimės. Skena ėshtė mėse e njohur: hasmė tė fshehtė e tė shpallur tė armikut, miq memecė e tė deklaruar tė tij, adhurues, smirėzinj, fqinjė, tė huaj, kalimtarė, sehirxhinj tė pėrjetshėm, - nga raca e atyre qė presin si do tė mbyllet muhabeti, qė tė dinė me kė tė bėhen, - pasues pa gjuhė dhe mallkues zyrtarė. Shumica janė njerėz tė rėndomtė, qėnie qė mund e do ta ndikojnė vetėm nė tufė rrjedhėn e historisė. Ndėshkimi ua ndryshon vetėdijet me atė forcė qė e ka vetėm realiteti i vdekjes sė tjetrit nė prani tė turmės e njėherazi nė vetmi tė plotė tė tė dėnuarit. Ndjenjat e tė pranishmėve nuk mund tė jenė veēse tė pėrzjera. Nuk ėshtė ēudi qė mėnia e shumicės prej tyre, - tashmė tė cfilitur nga varfėria, tė shterur nga pėrsėritja e mashtrimeve, nga korrupsioni dhe padrejtėsitė e tė zgjedhurve (pėrfaqėsuesve) tė shtetit, - tė ketė qenė nė vetvete shumė mė e ashpėr se sa mėnia e atij qė po varet. Pėrndryshe, as ata qė varen nuk janė tė gjithė njėlloj. Ai qė dėnohet pėr bindje tė kundėrta nga ato tė Prijėsit ndryshon nga ai qė dėnohet pėr shprehje me zė tė lartė tė kėtyre bindjeve. Secili prej tyre dhe tė dy bashkė dallohen nga ai qė i ka shprehur bindjet i ngucur prej rrethanave dhe nga ai qė ka arritur nė bindjet e rrezikshme pas njė dėnimi tė mėparshėm, ose thjesht nga nuhatja e njeriut qė nuk duron dot mė tė shkelet me kėmbė e nuk gjen rrugėdalje tjetėr.

Arsye tė shumėllojshme e kanė penguar mėninė e tė pranishmėve tė shprehet e rrjedhimisht secili prej tyre tė varet nė vend tė tė dėnuarit. Natyra njerėzore, njeheresh me shpirtin bart edhe etjen, nevojėn e lindur pėr flijim. Ėshtė mbase njė ndėrkryerje e dėshtuar e mallit pėr hapėsirėn shpirtėrore nga vijmė, hapėsirė e cila dalngadalė njėsohet me fėmininė e qė shpesh pagėzohet ‘Parajsė e humbur’. Kjo etje nyjėtohet me nevojėn pėr tė bėrė pak emėr, pėr tė lėnė njėfarė gjurme nė shtjellėn kaherė tė palogjikshme tė historisė. Falė kėtyre nevojave, shpirtrat e shumė prej tė pranishmėve llokoēiten nė njė pėrzjerje tė mllefit me adhurimin e skajshėm, me idhujtarinė. Njė pjesėtar i turmės, i rėndomtė apo mė pak i rėndomtė, adhuron sėbrendshmi, mbase vetvetiu, tek njė martir, pikėrisht atė qė s’kryen apo s’e ka kryer dot vetė: guximin ‘e ēmendur’. E sidomos admiron forcėn me tė cilėn martiri ėshtė gati tė flijohet pėr njė ide, pėr daljen nė shesh tė sė Vėrtetės, pavarėsisht se dalja e sė Vėrtetės nuk ia trondit fort themelet Prijėsit-shtet. Pjesėtari i turmės sė munduar e di se armiku i popullit e gėzon kėtė emėr vetėm sepse ėshtė kundėrshtar i Prijėsit-shtet. Shpėrblimi i tanishėm i martirit ėshtė tallja, poshtėrimi dhe shija e marrėzisė pa bukė, por ky shpėrblim, mė vonė, do tė shndrrohet dhe martiri do tė hyjė nė pavdekėsi, nė faqet e historisė, nė kėngė e filma. Mendja e njeriut tė thjeshtė i peshon gjėrat shpejt:

- Ēfarė humbi?

- Jetėn.

- Ēfarė fitoi?

- Pavdekėsinė, njė vend pėllumbash nė historinė e kombit, njė folezė tė ndritur nė kujtesėn e popullit.

Megjithėse e parandjen relativitetin e tė mėsipėrmeve, s’ka tė paemėr nė kėtė botė qė s’do tė kish dashur tė fitonte tė njėjtat gjėra, por pa humbur jetėn, - se jeta ėshtė mė pak relativja, - pa u varur, pa derdhur gjak, pa dhuruar kurrgjė. Pėr kėtė arsye, shumė tė paemėr brumosen dalngadalė dhe mezi presin tė bėhen pasuesit e njė disidenti tė vėrtetė. Mundėsisht pas vdekjes sė kėtij tė fundit. Mirpo me kalimin e kohės, kur vuajtjet e idhullit janė mjegulluar, janė bėrė kryekėput vetjake, pasi ėshtė parė qė regjimi ka cofur me gjithsej, pasi guximi i dikurshėm, vetmohimi, nėn gėrryerjen e ngadaltė e kafshėrore tė ēikėrrimave tė pėrditshme, nuk kanė mė shkėlqimin e parė, shumė nga tė pranishmit nė ndėshkim e pėrzjejnė veten me tė ndėshkuarin, madje jo rrallė e nxjerrin nga loja. Sepse pėr ta kjo ka qenė dhe mbetet lojė, njė pjesė teatrale, pavarėsisht se jeta dhe gjaku i disidentit kanė qenė dhe janė tė vėrteta e nuk vijnė pėrditė. Dhe ligji i pashkruar flet qartė: njė ngjarje ėshtė gjithnjė e mė tepėr lojė sa mė pak pėrzjehesh nė tė, sa mė shumė tėrhiqesh prej saj. Dyshimin mbi vėrtetėsinė e ca vlerave e ndihmon edhe pyetja nėse i ndėshkuari ka pasur vėrtet tė drejtė. Po sikur Prijėsi-shtet tė ketė pasur tė drejtė?! I ndėshkuari ėshtė flijuar nė emėr tė njė tjetėr harmonie tė gjėrave. Po sikur harmonia e ofruar (ndonėse me dhunė) nga Prijėsi-shtet tė ketė qenė mė e mira?!



Smira stėrgjyshore



Natyra mahnitėse dhe mjaft e koklavitur e ballkanasit nuk mund tė zhvillohet pa pėrplasje e kundėrthėnie qė shpesh kushtojnė shtrenjtė nga tė gjitha pikėpamjet. Vėshtirė tė gjesh njė ballkanas tė gjallė, tė zakonshėm, tė kamur, tė varfėr, tė ndenjur, i cili, me njė lehtėsi kreshpėruese, pranė gotės, nė kafene, nė mbledhje, kudo, tė mos shpėrfillė ēdo flijim tė bėrė nga dikush tjetėr. Sa mė shumė gjėra tė pėrbashkėta tė kenė (moshė, kombėsi, mendime etj), aq mė egėrsisht shpėrfillen mesveti.

Sikur ē’ka bėrė?! Edhe unė e bėja!

Dhe ai qė s’ka bėrė asgjė ėshtė shumė bindės. Edhe ai hidhej nė greminė pėr tė shpėtuar nderin, edhe ai falte gjakun, edhe ai vritej nė vijėn e parė tė frontit, edhe ai shkelte mbi bukėshkalėt e kombit, edhe ai e ngjėronte ballėlart tė famshmen bukė tė hidhur tė mėrgimit, edhe ai mbante nga dhjetė deri nė pesėdhjetė vjet burg tė rėndė, edhe ai braktiste parajsėn perėndimore pėr t’u vrarė nė luftė, edhe ai shkruante aq kryevepra, edhe ai fliste aq gjuhė tė huaja, edhe ai ia pėrplaste hundėsh diktatorit, edhe ai e zbulonte melhemin kundėr vdekjes, edhe ai e shpikte eliksirin e rinisė sė pėrjetshme…

Ai vetėm se…

nuk ka qenė nė vendin pėrkatės, nė kohėn pėrkatėse, me trurin dhe shpirtin pėrkatės, i mbėshtjellė me lėkurėt e secilit prej atyre qė i kanė bėrė vėrtet gjėrat e lartpėrmendura.



Kaosi i hamendjeve



Hapja e kufijve, pėrfshi ata tė vėshtrimit, u dha mundėsinė shumė lindorėve tė dilnin nė botė. Dalja ishte njė dyndje nga brenda jashtė, njėlloj sikur ata tė kishin qenė jashtė bote. Kjo botė, ku u gjendėn vetėtimthi, mendėrisht e shpirtėrisht, pat qenė, pėr afro gjysmė shekulli, hapėsira e mrekullueshme ku lindori, nė fshehtėsi ritualesh tė ndaluar me ligj, pat mėrguar dhe mbyllur si nė njė kasafortė tė gjitha himerat e jetės sė vet dhe vazhdimin e lumtur tė tė gjitha ndėrmarrjeve tė dėshtuara nė Lindje. Nė kėtė pjesė tė re tė jetės sė tyre, shumica e lindorėve mbėrrinin si anonimė. Mjaft syresh patėn qenė po aq anonimė edhe nė Lindje. Ndalesat e tyre tė para nė Kasafortėn e Himerave ishin ishujt e vegjėl tė mėrgimtarėve tė hershėm, tė atyre qė - me pak pėrjashtime, - e pandehnin Lindjen si parajsė tė humbur. Nė ritakimin e dy pjesėve tė Evropės, pėrveē shterjes sė beftė tė mallit, zhgėnjimeve tė pafundme dhe ngutjeve tė shpjegueshme, u pėrmbys sistemi i vlerave. Shumė anonimė u pritėn matanė si viganė tė vėrtetė tė disidencės, si martirė dhe anasjelltas: shumė martirė tė vėrtetė u pritėn si anonimė. Pa folur pėr pasunarėt e Parajsės, qė mezi priteshin nė Lindjen e varfėruar e tė telendisur si shpėtimtarė. Me nuhatjen batėrdisėse tė dėshtakut, shumica e bredharakėve, duke rrėmbyer pishtarin e lajmėsve dhe pėrhapėsve tė progresit, zbuluan se jo vetėm paskėshin qenė mjeshtra nė fabrikimin e njė identiteti tė ri (lexo: tė rremė), por edhe se kushtet pėr mbarėvajtjen e kėtij tė fundit qėnkėshin tė pėrshtatshėm si kurrė mė parė. Dhe tė paktė ishin ata qė nuk pėrfituan nga kėto kushte, duke vjelė dekorata, ēmime, bursa, konferenca shtypi, pėrkthime librash tė rėndomtė etj – tė gjitha si shpėrblime ndaj plagėve qė i patėn marrė tė tjerėt. Pėrtej ēdo mallėngjimi tė shtėnė nė gjak nga vegimet e Evropės sė Bashkuar, duhet thėnė se perėndimorėt u kapėn nė befasi nga kjo dyndje kreshnikėsh e dinosaurėsh tė qėndresės dhe nuk para kishin kohė t’i shihnin gjėrat qartė e tė bėnin njė pėrzgjedhje qė nuk do tė hapte shumė telashe. Fakti qė, nė kėtė ritakim tė pjesėve tė kontinentit plak, perėndimorėt u sollėn me njė drithėrimė e patetizėm tejet lindor, kurse lindorėt me njė pragmatizėm tejet perėndimor dėshmon se jeta e tė parėve nuk pat pasur kurrsesi dendėsinė dhe trandjet e jetės nė Lindje. U krijua kėsisoj njė hierarki tė paktėn dėshpėruese: secila palė rrekej tė ngadhnjente mbi anonimįt duke shitur plagėt e tjetrės, vuajtjet e vėrteta tė atyre qė, pavarėsisht nga hapėsira ku patėn jetuar, i qenė nėnshtruar tashmė kultit tė vuajtjes pa bujė e rrjedhimisht tė heshtjes sė shenjtė ndaj saj. Ėshtė rrėnqethėse, nga ana tjetėr, dėshmia se sa pak e paskėshin njohur jetėn evropianėt e fundit tė shekullit XX. Aq ngutje pėr ta mposhtur anonimatin me vuajtje tė huajtura dhunshėm, tregon se ata vėrtet e pandehnin (e ndoshta e pandehin ende) veten tė pėrjetshėm, gjer edhe trupėrisht. E panatyrshmja u pėrsėrit aq shumė e me aq hollėsira qė duken tė parrezikshme, saqė tani ka shprehitė e mėse tė natyrshmes.

Kėsisoj trymbetimi i vlerave tė dyshimta intelektuale e morale vazhdon tė trashė shtrojat e dyshimit mbi vlerat e vėrteta.



II.



Sėmundja e tė pasė qėnit disident



E vetėquajtura Epokė e Lavdishme ishte vėrtet e lavdishme pėrsa i pėrket varfėrisė sė ngjarjeve. Mund tė thuhet se asokohe nuk ndodhte asgjė nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės, asgjė pa leje, asgjė e papėrcaktuar me saktėsinė e mbrojtėsve tė terrorit. Ato pak gjėra qė ndodhnin ishin tė papėrfillshme nė krahasim me shkretinė e pjesės tjetėr tė kohės. Nė fund tė viteve ’80, njė puntor i thjeshtė shqiptar, mbase i fyer nga aq shkreti, - qė ia barazonte identitetin me njė shifėr, shpesh me zeron, - vendosi gati vetiu tė ngrinte krye. Meqė punonte nė mbarėvajtjen e kanaleve tė ujrave tė zeza, gjeti njėrėn nga shumė fotografitė e Udhėheqėsit legjendar, shpėrvetoi, u fshi me fytyrėn e Prijėsit dhe e mblodhi shuk. Ishte pėrballja e tij e parė me hijen e Prijėsit-shtet. Mė vonė, kryengritėsi do t’u hapej tė afėrmve, duke u thėnė: “Nuk dija ku ta hidhja. Nuk kisha ku ta hidhja. Nuk e hidhja dot. Kisha frikė edhe ta haja. Po sikur ta gjenin, t’i bėnin analizat e m… dhe tė zbulonin se unė isha fshirė me tė?!” Mė bindėse se ēdo statistikė e pėrpunuar gojė mė gojė e penė mė penė nė pėrputhje me ligjet e folklorit tė administratės, kjo ngjarje nxjerr qartė nė pah se sa vlerė kanė zakonisht menēuritė pas kuvendit e bėmat pas luftės.

Nė kapėrcyellin mes dy dhjetėvjetshave tė mbramė tė shekullit XX, kujtesa e pėrbashkėt mori njė goditje nga mė tė ashprat, ndoshta e njėjtė me goditjen qė pat marrė nga komunizmi. Shumė lindorė harruan si patėn jetuar nė epokėn kur vetėvrasja ishte e ndaluar dhe kur atyre qė ngriheshin kundėr regjimit u pritej gjuha. Mirpo gjuhėprerėt nuk flasin dot, mėnjanohen si vetiu, harrohen shpejt dhe kulmi ėshtė qė shumica e tė pranishmėve nė varje janė gati tė betohen se “Vėrtet atė varėn, atij ia prenė gjuhėn, por e varėn dhe ia prenė gjuhėn nė vend tonė, se, nė fakt, jo ai, por ne, ne vuanim vėrtet…”



Ėshtė i hidhur shumėsi akademik





Rritja e pėrqindjes sė paranojės i shtyn jetėgjatėt qė jo vetėm tė gllabėrojnė meritat e tė varurit, por edhe tė gjejnė copėza tronditėse tė vuajtjes sė tyre tė heshtur - e kjo ėshtė njėra nga pėrdhosjet e heshtjes sė shenjtė. Turren tė zbulojnė disidencėn e dikurshme. Dhe sjellin dėshmi se jo vetėm kanė prerė gishtin, hundėn, letėrkėmbimin etj pėr atdhe, por kanė pasur edhe vegime. Nė asnjė rast tjetėr etja e dhimbshme qė tė kesh kryer atė qė s’e kryeje dot dhe kujtesa e ēoroditur nga dhembjet nuk janė ngėrthyer me kaq dėshirė, pėr tė mos thėnė epsh. Ata kanė kanė parė/bėrė nė ėndėrr se si do tė binte pushteti komunist. Atyre iu ėshtė kumtuar filan gjė, me saktėsi, tamam siē ngjau (…) vite, muaj, ditė para se tė… Ndonjėri i ka bėrė edhe atentat Prijėsit-shtet, ose zyrtarėve tė tjerė tė lartė. Nuk e ditke?! Po, nė fakt, ti s’ke si ta dish, se nuk ishe pjellė akoma… Meqė nuk ia hodhi njeri prangat, atentatori (gjakmarrėsi i popullit) shkroi edhe njė, dy, ose dhjetė romane me kėtė temė, disa drama, pa folur pėr vėllimet me kujtime. Zoti e di sa net janė gdhirė e sa djersė ka rrjedhur ēurg nė Lindje jo pėr zbrazjen, po pėr mbushjen e sirtarėve. Nuk mungojnė as ata qė peshojnė mė pak se dėshmitė e veta prej tė pėrndjekuri, tė burgosuri, gardianė e viktima bashkė, gardianė tė penduar e viktima qė s’dolėn aq tė besės sa pritej, xhelatė e tė varur, por sidomos tė varur. Nuk mungojnė ndofta as tė pafatėt, tė cilėt, pa mundur tė sigurojnė ndonjė dėshmi, gėrryhen nga zilia qė s’kanė bėrė nga pak burg, qoftė edhe pėr vjedhje, se edhe vjedhja nė atė kohė ishte shenjė kryengritjeje.

Tė ngjeth mishin lehtėsia me tė cilėn qėnia njerėzore e fundshekullit XX pėrvehtėson kujtimet e tė tjerėve, vuajtjet, trimėrinė dhe menēurinė. Tė vjen tė bindesh se vėrtet nė vend tė tė varurit pa emėr duhej tė ishte varur gjysma e tė pranishmėve!

Mirpo, si tė gjitha gjėrat e stisura qė rreken t’ia kalojnė sė Vėrtetės, edhe sajimi i disidencės sė paqėnė ka njė mangėsi. Duke synuar tė rritin pėrmasėn e asaj qė “kanė bėrė” kundėr regjimit, ata rritin gjer nė absurditet egėrsinė e tij. Dhe bien kėsisoj nė marrėzinė e hapur me duart e tyre, domethėnė sjellin dėshmi tė pakundėrshtueshme se nė atė regjim ēdo lloj disidence ka qenė e pamundur. Me kalimin e kohės, falė halleve tė tranzicionit, ata dalin si qėnie qė kanė mposhtur vetė tė pamundurėn. E si tė tillė, nuk u mbetet veēse tė ndėrmarrin njė shėtitje rreth botės, tė mbajnė fjalime, tė japin autografe, tė sulmojnė shoshoqin etj. Nuk ėshtė e lehtė tė pėrfytyrohet se sa do tė kishte humbur kjo tragjikomedi nėse martirėt e vonė do tė kishin vuajtur vėrtet.



Cila nga ikonat nuk ėshtė e rreme?!



Nė kishėn e drunjtė Schitu Crasna tė rrethit Prahova, nė Rumani, nė portėn e djathtė, gjenden dy ikona qė duken mėse tė rėndomta, ndonėse janė tė pazakonta. Nė tė dyja paraqitet Jezu Krishti. Portretet ngjajnė tejmase dhe nė pamje tė parė nuk shquhen nga njėri-tjetri. Pėrveē ngjyrave tė njėjta, tė njėjtėn madhėsi e trajtė kanė sytė, e njėjtė ėshtė hijeshia, vezullimet, vėshtrimet, veshjet, qėndismat, shprehja e duarve, e buzėve, tė gjitha. Shumė besimtarė, tė ardhur nga tė katėr horizontet, bien nė gjunjė para dy shpėtimtarėve, falen para tyre, u puthin kėmbėt, duart, fjalėt e shkruara dhe largohen pa ditur se janė falur kuturu, si nė bixhoz.

Sepse vetėm njėri nga dy Jezu Krishtėt binjakė ka aureolė rreth kokės! Sepse vetėm njėri prej tyre ėshtė kryqėzuar, vetėm njėri ėshtė ngjallur sė vdekuri.

Nė ēaste kthjelltie tė papritur, apo edhe kafshimesh ndėrgjegjeje, ndonjėri prej ngadhnjimtarėve tė sotėm ndofta edhe pyet veten: Po shpirti i atij qė u var?! Ē’bėn tani shpirti i tij? Ku ndodhet; na sheh vallė; a ka ndonjėfarė ndikimi ndaj sė ardhmes sonė nė kėtė jetė (se ndofta edhe nė jetėn tjetėr, nė pastė, do ta bėjmė sebep njė identitet si ky i tanishmi)? Dhe pyetjet, - meqė hėpėrhė nuk na janė hapur kufijtė e botės tjetėr dhe ende presim vizėn, - marrin njė pėrgjigjje tė thjeshtė:

- Po atė e varėn… E varėn mė datė… tė vitit…

Nė varje merrnin pjesė tė gjithė. Merrnin pjesė ata qė e spiunuan, ata qė e cytėn tė fliste kundėr, ata qė ia ndjenė rrezikun, ata qė urdhėruan arrestimin, ata qė e zbatuan arrestimin, ata qė e gjykuan, ata qė e dėnuan, ata qė vulosėn dėnimin, ata qė e pėrbaltėn nė gazeta dhe nė veshėt e popullit, ata qė e varėn, ata qė e lanė pa varr, ata qė deshėn ta mbronin, por s’kishin si, ata qė kishin si e nuk lėvizėn as gishtin, ata qė mezi pritėn ta varnin, ata qė ishin dakord me bindjet e tij, ata qė ia gjetėn varrin, ata qė shkruan tė vėrtetėn, ata qė e ngritėn tė varurin nė qiell, ata qė ia bėnė varrin shtatore, ata qė mblidhen ta pėrkujtojnė saherė u jepet rasti, ata qė e pėrgojojnė pas vdekjes e pas ngritjes nė qiell, ata qė flasin nė emėr tė vuajtjes sė tij, ata qė kanė kėrcyer si pleshti nga njėri identitet nė tjetrin, domethėnė ata qė s’kanė bėrė asgjė e mbetėn gjallė, ose ata qė mbetėn gjallė, se nuk bėnė asgjė.

Nuk ėshtė turp tė mbetesh gjallė. Por s’ėshtė ndonjė nder i veēantė qė tė mburresh vetėm me kėtė.

E meqė ditėt e zeza tė tranzicionit nuk japin shpresa tė zbardhen, e meqė nė ditė tė tilla nuk para ke me ēfarė plage tė mburresh, - se plagėt janė shtuar dhe nuk shquhen fort nga njėra-tjetra, - me njė mall jo krejt tė shėndetshėm, tė pranishmit nė varje mund edhe tė betohen se “Varja kaloi nė njė atmosferė tė ngrohtė e miqėsore”.



* Kjo ese u botua nė rumanisht nė disa numura tė sė pėrjavshmes „Timpul” (Koha) / 2006.
*Gazeta Tema - Dhjetor, 2006
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Ardian-Christian Kyēyku   Today at 10:00

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ardian-Christian Kyēyku
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: