Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Lasgush Poradeci

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Lasgush Poradeci   17/9/2009, 18:21

Ikja e shtergut

Lasgush Poradecit


Iku dhe me i fundit shterg i shekullit
Fluturoi neper Mal te Thate
me Shqiponjen e aratisur
a me Nositin gji-care preku fundin e liqerit.
Gjeniu iku!
Ne mbetem mes tallazeve te poezise...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   17/9/2009, 18:21

Poradeci


Perėndim i vagėlluar mi Liqerin pa kufir
Po pėrhapet dal-nga-dale njė pluhśrė si njė hije.
Nėpėr Mal e nėr Lėndina shkrumb' i natės qė po bije,
Duke sbritur qė nga qjelli pėrmi fshat po bėhet fir...

E kudó krahin' e gjėrė mė s'po qit as pipėlim:
Nė katund kėrcet njė portė...nė Liqer heshtė njė lopatė...
Njė shqiponjė-e arratisur fluturon nė Mal-tė-Thatė...
Futet zemra djaloshare mun nė fund tė shpirtit t'im.

Tėrė fisi, tėrė jeta, ra... u dergj... e zuri gjumi...
Zotėroj mė katėr anė errėsira...
Po tashi:
Dyke nisur udhėtimin mes-pėr-mes nėr Shqipėri,
Drini plak e i pėrrallshėm po mburon prej Shėndaumi...




Dimėr


Shpirti im qe sot y mbyll
Dhe gezimin m'a perzuri.
Neper mal e neper pyll
Zu debora prej qekuri.

Bjene floket nje-nga-nje
Mi katundin e shkretuar.
Dyke mardhur nene te
Dheri fjet e ri mbuluar

Flet nga-dal e shpirti im,
Dhe ne zi pikoj si fleta,
Pa me qit as pipelim
Tere fili, tere jeta.

Ne kaq heshtje-e qetesi
Ndjej vajtimthin e nje shpesi:
Psheretin me ze te ti
Jet' e trembur se mos vdesi...

MALLI

Syri-i bukur qe t'u mvrenjt -
Syri yt qe me lendon
Do me lere-a von a shpejt,
Do me lere-a shpejt a von.

Sapo shpirti m'u delir -
Shpirti im i nxire krejt -
Do me lere me pahir
Syri-i bukur qe t'u mvrenjt.

E do mbetem pernjemend
Varfanjak si mbret pa fron:
Mbreteresha qe me ēmend
Do me lere-a shpejt a von.

Do me lere-a von a shpejt,
Do me lere-a shpejt a von,
Syri i bukur qe t'u mvrenjt -
Syri yt qe me lendon.

Do me lere...A! po si -
Qofte-ahere-ose tani -
Do te qaj aq dashuri
Qe te humb me mall te ti?


Maja e celur

Luelt lulezuan
me te pare djelle
kushedi c'duruan
qe kur jane mbjelle

qe kur u perzyen
me rere a me uje,
dhe u lag'n e u lyen
pa buje e rremuje

Pa ze psheretimi
ze e vaj te kote
i ngurroj thellimi
nene dhen e ftohte

Edhe balt' e ndotur
edhe llum i ndyre
i patne perlotur
me ngjyre e menxyre

Ato piperonin
me nje sulm te qete
dhe mbinin e shkonin
qe perposh perpjete

qe nga erresira
brenda ne dhe thelle
ndillnin krejt te dlira
driten edhe qielle

Sa me rend' i mbante
rrenj' e balt' e nxire
dhe i terhiqte e s'i ndante
per ne fundesire

dhe sa m'i padukur
edhe sa m'i zjarrte
ishte sulm i bukur
per ne qiejt e larte

aq me lire e fshehur
dhe aq me me ngadale
rritnin papandehur
sulmin e pandale

Dhe ja, ndizet era
mbi barishte e bime
Ja! Qesh parevera
neper ngasherime

Ja! sa lul' e qete
celi gjine e saje
permbi dege e flete
atje lart ne maje


Lasgush Poradeci 1943
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Per miqte e poezise Lasgushiane   17/9/2009, 18:22

Pershendetje Estella

Dhe falemnderit qe i ke sjelle keto poezi ne forum.


Une do te shtoja disa te tjera.


SHPIRTIT


Te lus, o Lajmes i qielluar!
O Frym' e Zotit, vete Zot!
Me hirin t'end te pashteruar
Qe ka mburim perjetesije,
Hirplot, o Shpirt, ner gaze Ti-je.
Dhe ner mjerime je hirplot!

Ti botes s'one-i prure lajmin
E nj'enderimi te pafaj:
Per mallin t'end me te pastajmin
Ti kuvendon qe permbi bote,
Dhe ne gezim i bije lote,
I bije gas ne zi te saj.

Kur del mi male yll'i dites
e shuhet nata prapa ti,
Ti me veshtrimin vetetites
Ckelqen ne fund te zemres s'ime
Dh'i ben prej kenges se nje grime
Nje te perjetshme- harmoni.

E kur pat humbur jet' e dherit,
Kur syr' i lodhur m'u pergjum,
Ne shkendijim te kandilerit
M'i cfaq ylberin e nje rruaze...-
Fatlum, o Shpirt, ti j ner gaze,
Dhe ner mjerime je fatlum!

Sot hapa syte qe-me-nate
E po kendoj si kurrekush:
drejt lartesise se pamate
Ah. meshiro te ngjite- i cmuar
Prej gjirit t'im te perveluar
Fjalim'i mallit t'im mjerush.




Syt' e lumtur

Ishe vogeloshe...isha mituri...
Kur me dole mbudhe, ti moj lumja ti!

Vinte perendimi me te vagelluar
Pa m'i shtire tines ata syt' e shkruar.

Ata syt' e shkruar, syte moj te fjetur,
Shtate vjet me-radhe t'i kam pershendetur.
Kur me pe se pari, more-e m'u largove,
Kur me pe se dyti, more-e m'u afrove,
Kur me pe se treti, more-e me pushtove,
Te putha ne gushe, ti m'u turperove,
Papo ule kryet e shkove vajtove.




Je ulur fort

Kujtimi im qe me s'me jep te qete,
Kujtimi im q' u llaftaris pas teje,
Ne qetesi esht' isker prej rrufeje,
Ne cas llaftare zjarr e flake vete.

Ckelqen si prush kur sketerrohen rete,
Kur mall' i dhembshur ze bucet ndaj meje.
Kuptimin t'im o! ndjeje-ahere, ndjeje,
Se n'ate hof m'a ndrin ah! zemr' e shkrete.

Kaq mot-me-mot shkendijat m'j-u shperndane
Gjith permi kulm te bimes me se gjate...
M'j-u pereluan gjith me tjeter ane...-

Je ulur fort, po syt' e mi te pane:
Plot me stoli kjo lul' e zemres s'ate!
Si kopsht i mbushur plot me jargavane.




Dora jote ledhatare

Dora jote ledhataja, esht' e zbete si qiri.
Dora jote ledhatarja leshon driten e debores.
Kur t'a ndjeu magjine-e paster qe te shtrydheshe prej dores,
Shpirti im i frymezuar regetiu ne llaftari.

Se me lende magjistare u pat bere tul' i saj;
Tul'i saj u pat gatuar me vaj ere-e brume dylli;
I dha hena pak te ndezur, pluhur t'arte-i fali ylli,
E keshtu m'u duk hirplote- haj! o dor'e vashes, haj!

Ne veshtrim te dores s'ate c'pat, o! balli qe m'u vdar?
C'pat qepall' e perlotur q'i ra pika tatepjete?-
Dor'e bryllt' e vashes s'ime, dor'e paqme, dor' e zbete,
Vetetiu me prush magjije e me beri mendimtar.

Dora jote qe me dhimbset, dora jote qe me cik;
Dora jote qe me shtrihet siper temblave gjumashe;
Dora jote: zemra jote qe t'u nda me pese fashe...
Dh'u be dore te me ndali ndaj dyshoj se mos ik...



Pamja

Sot u pame-e sot u ndame
Dhe nuk thame njeze fjale;
Kur u ndame vame-e qame,
Qame shpejt ca lot me vale.

Edhe shpejt kur me te dale,
Vame-u pame-e shume thame,
Thame fjale, fjale, fjale,
Pastaj kurre me s'u ndame.

Nuk u ndame-e vete thame:
C'keto fjale? c'keto lote?
C'ky vajtim q'u vrame-e rame
Shkrumb e pluhur nene bote?

Ah kur rame, kur u dhembme,
Ndritej dhembja drite-e arte...
Kur u dhembme, kur u shembme,
Shkrepej yll ne qjell te larte...

Yll e drite bukurija,
Qjell i larte perendija,
C'vjen e shkon e vjen si hija,
Plas e s'plas kjo dashurija.



Perse te dua

Se te desha vete,
Dhe t'u nqasa vete,
Dhe te putha vete-
Prandaj.

Dhe te humba large,
Dhe te ndoqa large,
Dhe te gjeta large-
Prandaj.

Se te desha prpae,
Dhe t'u nqasa prape,
Dhe te putha prape-
Prandaj.

Dhe te humba vashe,
Dhe te ndoqa vashe,
Dhe s'te gjeta vashe-
Prandaj.

Se te gjeta grua,
Dhe te desha grua,
Dhe te putha grua-
Prnadaj.

Dhe s'me flet perhera,
Dhe s'me nqas perhera,
Dhe me plas perhera-
Prandaj.

O, prandaj te dua,
Prandaj vashe-e grua,
Fshehtesi per mua-
Prandaj.

(Tirane, 4 mars 1943 - Ne doreshkrimet e poetit kjo poezi ka titullin "Prandaj")
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Te tjera!   17/9/2009, 18:22

Zemra

Bej e ri mendohem,
Te mos t'aferohem,
Ben e ri mendohesh
Te mos m'aferohesh.

Dhe ri bej e bejne
Mos te shkoj andejne,
Dhe ri e ben bejne
Mos te shkosh ketejne.

Ha! tek bej keshtuze,
Hop! te shoh ketuze!
Ha! tek ben ashtuze,
Hop! buze-per-buze.

Pa me puth nje here,
Pa te puth dy here,
Pa me puth tri here,
Te puth tridhjet here,

Uf! moj zemre-e mjere...

Zemer-lule-e-vere,
Gas-e-vrer-perhere,
Zemer-kopsht-me-ere,
Zemera-sketere.




Durimi

Tashi me gas, tashi me lot,
Tashi dhe nj'here,
Duro durimin si per-mot
E si perher.

Mendo mendimin zemerak,
Ndaj vjen te sjelle
Sa leu e zjeu e shfreu me gjak
Ne zemer felle;

Sa pati shkrire aq embelsi
Dyke kenduar,
E vaj e zi e shkrumb e hi
Te pambaruar;

Dyke perflakur plot me gas,
Plot afsh te ndritur,
Nje mall te math qe me vjen pas,
Kujtim-zhuritur;

Vjen ku perplaset permi dhé,
Ner ulerime,
e greminuar si rrufe,
Kjo jeta ime;

Ku mban shtergaten me sa mund,
Dhe kesaj radhe,
E hapur krejt, gjer mu ne fund,
Ah plag'e madhe;

Fund e gjehene e ang i zi,
Jete pas jete,
Yll-dashuri! Hon-lemeri
Qe mbaj me vete!

Edhe mendoj mendim me lot,
Me pervelime,
Duroj durim te mbushur plot
Me zemren t'ime.



Gremina

Ti sot as qesh as qan,
Ri larg e qete.
Ne shpirtin t'end ti mban
Nje faj per jete.

Nje dashuri me gas,
Sic fryri era,
E zure shpejt ne cas,
E le perhera.

U ngrove-ashtu sa mund,
As shume-as pake,
S'te ndriu perdrejt ne fund
E bardha flake:

Me ndriu e griu e shkriu
Ah mua zjarri!
U mvarresh un'i ziu
MI buze varri!

E nuk me dhemb aspak
Nje vdekje-e gjalle,
Ndaj qava lot me gjak,
Si ne perralle;

Ndaj hoqa rende-ashtu,
Gjer ne gremine,
Llaftaren qe me zu
Per dashurine;

Per dashurine-o Zot,
Qe shemb nje burre,
Qe s'e pat ndjere dot
Gruaja kurre;

Qe lind e ndritur krejt,
Bukuriplote!
Me driten drejt-per-drejt
Nga drita jote!

Qe qesh e qan e zjen,
E s'jep te qete,
E zjen e bren e shfren,
E s'vdes perjete.



Prej cdo gazi-e hidherimi

Prej cdo gazi-e hidherimi
Mbetet pas vetem kujtimi.

Ah! dh'i shkreti-mallengjimi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   17/9/2009, 18:23

Vdekja e Nositit


Me zjarr ju flas... me zjarr
Ne gjirin tim kam hapur varr...
Qe t'i jap shprese-edhe t'ja marr...

Un' ik liqerit zemerak
Fatlum dh' i paster si zembak,
Po zemra ime kullon gjak:

Se vijne-urtuar zogjte-e mi,
Dh'u jap ushqim me dashuri -
Nje dashuri per llaftari:

Pa nis ah! Gjirin ta godas...
Dh'e hap ah! gjirin per nje cas...
Dh'i nginj ah! zogjte- e vdes me gas!...

Ahere - helmohet e bucet
Pas mallit tim liqer-i shkret,
E rrit tallazin posi det.

Ay e tund , ay e shkund,
Ay e hap sa me te mund,
Gjer mun ne gjit,gjer mu ne fund.

E shpirtin dyke ma percjelle
Me thote ah! shih sesa 'sht'i felle...
Ky gjir'i em qe te pat pjelle...

Me zjarr ju flas...
Me zjarr...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   17/9/2009, 18:23

Fryn veriu nė mal tė thatė,
Thotė vasha lele ngriva.

Duro,vashė,tė durojmė,
Si duron mali dėborėn.

Nė tė shtėnēa moj nė dorė,
Do tė ngroh si top dėborė.

....

Nė m`a dhėnē moj bel` e hollė,
Do tė thyej si mėnjollė,
Do tė shtryth posi njė mollė.

Nė mė arthē o moj nė hije,
Do t`i puth prej dhembshurije,
Do t`i skuq t`i ndes qirije,
Do t`i nxi t`i bėj mavije
Ato buzė gjak-qershije.

....

Nė tė marēa moj pėrherė,
Do tė shtroj tė parėn herė,
Do tė ngroh tė dytėn herė,
Do tė puth tė tretėn herė

Buzė-e gushė-e gjinė-e mjerė
Dh` atė shtatin qė mban erė
Posi luleja nė verė:
Gjer sa gjumi tė m`tė zerė,
Tė m`tė zerė-e tė m`tė flerė
Syr` i urtė si mėshqerė.

Vate dimri,vate vera,
Vate vjeshta pėrngahera.

Trim mė more-edhe mė shtrove,
Trim mė ngrove-e mė pushtove,
Trim mė puth-e mė mbarove,
Trim o trim seē trimėrove!

....

Trimi ē`paske dhėndėruar,
Vasha ē`paske nusėruar,
Zotin ē`paskan lavduruar,
Jetėn ē`paskan trashėguar,
Shpirtin ē`paskan shentėruar.



Edhe nje nga Lazgushi ...

Pershendetjet e mia
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   17/9/2009, 18:24

Lasgushi

Ē’u Mbush Mali
Shqipėri! moj nėna ime,
Mė ke rritur me thėrrime!
Shqipėri! tė qofsha falė,
Tė kam nėnė e mė ke djalė
********
Ē’u mbush mali me dėborė,
Ē’u mbush deti me pamporė,
Seē u mbush e shkreta Vlorė
Plot me krushq e me dasmorė,
S’janė Toskė e Malėsorė
Me flamur tė kuq nė dorė
Si dhėndurė me kurorė.
Ē’u zbardhė malet, ē’u zbardhė:
Nga ēdo anė seē na ardhė
Shqipėtarėt gunė-bardhė,
Seē na ardhė palė-palė
Duke rutulluar malė
Kush mė kėmb’e kush mė kalė
Kush mė shpejt, kush mė ngadalė;
Kush i lum e kush i gjorė
Kanė zbritur mun nė Vlorė,
Mun nė Vlorėn e lirisė,
N’atė thelb tė Shqipėrisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   17/9/2009, 18:24

TI PO VJEN QĖ PREJ SĖ LARGU

Ti po vjen qė prej sė largu magji-plotė e dal-ngadal.
Ti po vjen qė prej sė largu dyke shkitur mbi lendina.
Nėnė thėmbėrzat e tua pėrgėzohet trendelina,
Shtrihet luleja mitare e zembakut qe t' u fal.


E si shkon me hap te matur, mė pushton njė dhėmshuri:
Do tė tretem tė kullohem nė kalim tė kėmbes s' ate,
T' i pushtoi i llaftaruar ato hapėza mėkate
Ndaj kalon mbi tufė lulesh madhėrisht si yll i ri.


Dhe tė qaj me mall tė rėndė poshtė teje pa pushim,
Poshtė fillit tė poleskės ku do shkeli kamba jote.
Tė tė shtroj nga dhėmbja ime njė cudi prej pikash lote,
Njė pluhurė tė pėrvajshme vetėm dhėmbj' e dėshirim.


Tė m' a shkelish hije- letė ! tė m' a shkelish mes pėr mes !
Tė tė shoh si mė lekundesh me sy fjetur e fatuar,
Brėnda lotėve tė mija tė tė shoh tė pasqyruar,
E pastaj le tė venitem, le tė hesht e le tė vdes.





Nxjerrė nga "Ylli i Zėmres"

Lasgushi lindi me1899 ne Poradec. Shkollen fillore e kreu ne vendlindje, te mesmen e nisi ne Manastir (bitol) e vazhdoi ne Athine dhe e perfundoi ne Silistra te Rumanise.
Ne Bukuresht ndoqi studimet ne Akademine e arteve te bukura dhe ne Fakultetin e drejtesise.
Ne Graz te Austrise studioi ne Universitetin e Filozofise dhe Letersise.
Ne 1924 erdhi filloj pune si profesor ne Liceun e Korces e me vone ne ne Shkollat e Tiranes.Kaq sa per kulture.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Fotoja e Lagush Poradeci   17/9/2009, 18:24

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   17/9/2009, 18:25

Lodra e dashurisė


Kėrkova
Lumturinė,
Gjer mė sot,
Gjith mė tė kot.

Shijova
Cupėrinė,
Njė mot.
Me shpirtin plot.

Kullova
Djalėrinė
Me lot,
Qė s’thahen dot.

Kuptova
Dashurinė
Qė lot –
Kur shemb! o Zot!






Kujtimi


Edhe nė mungove,
Edhe nė ndryshove,
Edhe nė dredhove,
Nė mė gjarpėrove:

Kujt j-a dhč mungimin?
Kujt ja dhč ndryshimin?
Kujt j-a dhe dredhimin?
Kuja gjarpėrimin?

Mungime-e ndryshime,
Mungime-e dredhime,
Dh’ato gjarpėrime-
Hon pėr zemrėn t’ime.

Zemr’ e mall i parė,
Zemėrėz’ e vrarė
Kujton dyke qarė,
Pushton me llaftarė
Lulen e pavdarė,
Trupin e pangarė.

Pa ri pshoj qetuar
Dyke ėndėruar
Ndaj po puth nėr duar-
Si ndaj koh’ e shkuar-

Fort i dėshėruar,
Fort i dhėmshėruar,
Fort i lumtėruar,
Ballin dritė-qėruar
Syrin qjell-kulluar,
Gjirin-vajzėruar,
Trupin-qumėshtuar






Mitrush Kutelit


...Pa m’i prit edhe kMitrush Kutelit

...Pa m’i prit edhe kėtonė,
Iskėra tė zemrės s’onė.
Prit-m’i shok n’ato mėrgime
Fjalėzat me regėtime,
Nga buēim’i zemrės s’ime.
Zemra im buēim-shkretė
Zjen e bren e s’gjen tė qetė,
Plaset e pėrplaset vetė,
Vdes pėrkohė-e lind pėrjetė.





Dėgjimi i zemrės


Kur tė mė kujtosh,
Kur tė vish tė shkosh,
Kur tė shkosh kėtejza pranė
Qė tė ēmallėrosh-

Ē’po dėgjon kur shkon?
Kur vjen e pėrgjon?
Ē’pėrgjon zemra nė kėt’anė-
Fund nė kėtė hon?

Zemra jote sot,
Zemra jote mot,
sot e mot nė ē’mallėrime
Zemra qė s’fle dot-

Seē tė ndjen kėtaj,
Seē tė ndjen pastaj,
Seē dėgjon ndaj vetes s’ime
(Si ndaj vet’e saj):

Mall e vrer qė mbaj-
Qaj, moj zemėr, qaj.

Vrer e mall qė flas-
Plas, moj zemėr, plas.





Ku vemi shpesh


Nė zemėr t’ėnde vetėm unė,
Nė zemėr t’ime vetėm ti,
dhe jashtė bota fjalėtare,
Dhe jashtė syri plot zili.

Dh’ashtu filluam pėrngahera
Njė vetėsi plot ėmbėlsi,
Tė mos na shohė syr’i botės,
Mos na zemrosh, moj njerėzi.

Dhe ikm’ e ikmė gjith-me largė,
Dyke kėrkuar pak liri,
Qė me t’u ndezur flak’e ditės,
Gjer mė tė mugėtit tė zi;

Gjer nė mesnatė-e pasmesnate,
Oh! E pangopur e arrati!
Un’ hijerėnd’ e mvrerėsuar,
Ti buzėndritur nė stoli.

Nėr ato male shtat-mėdhaja,
Nėr ata pyje me fshehtėsi,
N’ato mburima lozonjare,
N’ata shkėmbenj plot llaftari;

Ku fryn nje erė pastėrtije,
E vetėtin njė bukuri,
E ritet malli posi deti,
E ndizet zemėra nė gji;

Ku nuku duket asnjeri,
Ku vemi shpesh veē un’e ti
Ku djeg si zjarr, moj dashuri!
Ku ndrin si yll, moj perendi!




Ku shtrohet vala ...

(ROMANCE)



Ku shtrohet vala pėrmi zall
E fryn njė kėng’ e pakuptuar,
Tė pashė, motėr, plot me mall,
mė pe me shpirt tė llaftaruar.

Q’aherė silleshim me nge
Gjith vet-i dytė, vet’e dytė...
Dh’i shtinja sytė gjith pėrdhe-
Gjithė pėrdhe m’i shtinje sytė...

Po me t’u ndarė vet e vet,
Mė s’kishim turp qė s’kishte fjalė...
Na ritej malli posi det,
Posi njė det qė vjen me valė:

E prapė silleshim me nge
Gjith vet-i dytė, vet-e dytė;
E prapė sytė gjith pėrdhe,
Gjithė pėrdhe pikonin sytė.

..........................................
..........................................
..........................................
..........................................

Q’aherė qamė plot me mall
Atė vėshtrimin e kaluar,
Ku shtrohet vala pėrmi zall
E fryn njė kėng’ e pakuptuar.

Se kish kuptim qė s’i kish kuptim,
Kuptim’i fellė-i mallit t’onė;
Se malli jon’ish zotėrim,
Qe robėron pėrgjithėmonė;

Se s’dashuronja-as un’ as ti,
Po dashuronte dashurija:
Njė dashuri – njė fshehtėsi
M’e fshehur sesa fshehtėsija.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   17/9/2009, 18:25

Syt’ e tu vetėtimtarėt


Syt’e tu, vetėtimtarėt, i mbulon pluhur i zi.
Syt’e tu vetėtimtarėt ndezin yj mi vala detesh.
Me vėshtrim tė perėnduar, kaq hirplotė ti mė mbetesh
Si t’i fshesh qipall’e rėndė tė paēmuarat stoli.

Kur i pash’oh! Nė nat’helmi, hėn’e largė-ish derdhur n’ar.
Kur i pashė nė nat’helmi, ar i derdhur m’u bėj zija:
M’u bė gas ndaj fėrfėllonte vgjeri-i shenjt’ hijen e tija:
Mi shtrat fletė sapo shtruar...na shij qjelli zilitar...

Syt’e tu- enigm’ e kohės; syt’ e tu-ēudi pa ēmim;
Syt’e tu- ēkėlqim gazmuar i skėterrės dhemshurishte.
Kish durim yll’ i zhuritur, yll me zjarr durimi kishte,
Qė krijoj kaq dritė djelli, qė mbaroj kaq dėshėrim.

Syt’e tu vetėtimtarėt, sillen qark gjerakorisht.
Syt’e tu vetėtimtarėt ėndėrojne-aq tė qetuar.
Ndaj shtron hijen vgjeri-i shentė kur i putha-i llaftaruar,
Syt’e tu vetėtimtarėt buzėqeshnė dhemshurisht.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   17/9/2009, 18:26

Vallja e yjve


Yjtė-e ndezur si fingjill,
Qė vėrtiten palė-palė,
Prej mosgjėje zunė fill
Plot me jetė-e mall tė valė.

Zunė fill me dashuri
Qė kur bota zu tė ngjizet,
Pa sikush pėr shok tė ti
Pėrvėlohet edhe ndizet.

Ndizet ēas edhe pėr ēas,
E si kurrė s’ka tė shuar,
Pa pushim i vete pas
Me njė sulm tė llaftaruar.

E si kurrė nuku mund
Ylli yllin qė t’a kapė
Rrotull qiejve pa fund
Venė-e-vinė-e-venė prapė...

.......................................
.......................................
.......................................
.......................................

Do tė venė fluturim
Kudo janė-e kudo s’janė,
Nėpėr qjell qė s’ka mbarim,
As fillim, as fund, as anė.

Kur mi tė, kur nėnė tė,
Kur me hire-e kur pa hire,
Do pėrėajnė gjithėnjė
Hapėsirė...shkretėtire...

Ata ikin varg-e-varg
Me njė etje tė pashuar:
Sesą fellė-e sesą larg
Shoq me shoq u pat larguar!...

Kłsh j-u fali-aq dėshėrim,
Dh’aqė zjarr e aqė flakė,
Dh’i gatoj me aq durim
Yjtė-e lum e varfanjakė?

Se do njė, si pėr ēudi,
Ku prej syresh rreh tė ftohet,
Shoq i vet, nga mall’i ti,
Mź me zjarr zė pėrvėlohet...
Dh’i vjen qark mź me vėrtik
E me dhembje mź tė nxehtė,
E si ik...si gjithė ik...
E pushton me zjarr tė vetė:

Sa mė pak e shmbėllen:
Aq mė shumė-e ndjek dėshira...
Pa nga malli qė s’e gjen,
Dridhet gjithė hapėsira.

...Kur po ja! Se qė pėrtej
Ndriten erėrat nga pakė:
Yll-i ēdukur nėpėr qiej
Vetėtiu e mori flakė:

J-a pat shtėnė me njė ēas,
Mun nė mes nė kraharuar,
Shoq’ i vet q’i sillej pąs
Me njė sulm tė llaftaruar;

Q’e kish flakėn mun nė gji,
Q’e zhuritte dashurija,
qė ēkelqente me zili
Rrotull rrezeve tė tija.

Yll i mjerė e yll i lum!
Yll i lum e yll i mjerė!
Sapo drita t’u pėrgjum,
Sheh njė shoq nėpėr skėterė;

Ay vin... e gjith vin...,
Gjith mė pranė... –e gjith mė pranė...-
Sesą ndrin e vetėtin!...
Sesą ndjen njė gas pa anė!...

Sesa ndritesh pėrsėri!
Sesģ ndizesh pėrsėpari!
Sesģ djek me dashuri
Posi yll margaritari!...

Dashuri! Heu! Mall i ri!
Dashuri! kėng’ e durimit!
Ti liri! Ti robėri!
Ti valim i shkrepėtimit!

........................................
........................................
........................................
........................................

Yjtė-e ndezur aqė larg.
Lozin vallen e dėshirės
Dyke ndritur varg-e-varg
Nėpėr terr tė errėsirės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   17/9/2009, 18:26

Kur tė mė jesh e zemėruar


Ti m`u rrėfeve pėr sėpari shkrepėtimtare nė stoli,
Un` ėndėrrova se nė zemėr po mė valon njė mall i ri.
O,c`ka qė m`u venit qipalla me kaq tė ngjethur tė pafaj?
Haj!shkretėtirė-e-zemrės`s`ime!Dhe haj!e zeza jetė,haj!


Posi njė yll i perėnduar mė pate humbur gjith mė larg...
Nga malli yt i thura fjalėt gjith sėrė-sėrė-e-varg-e-varg;
E cdo mendim e pata tretur vetėm n`ėrgjėnd e nė flori,
O,vashė-e lotit tė zhuritur qė vetėtin nėr syt` e mi.-

Prej largėsisė sė pa anė kalon durimi mot-me-mot...
Pas kaqe kohė dhemshurije,ndaj vėndi-i lum as eja sot!
Nė gjirin t`ėnd tė llaftaruar m`a lerė mėndjen t`a humbas,
Tė ndjej si zemra mė gatohet plot me dėshir` e plot me gas.


Ti buzėqesh-mė-zilitare,e mė ckėlqe si vetėtim,
E mė vėshtro me sy pėllumbi drejt mun nė fund tė shpirtit t`im;
Se gazi-i-kthjellt` i lumtėrisė,qė cel si lulja nė mėngjes, Si lule-e pastėr do mė mbijė nė krahruar mun nė mes:


Kur tė mė jesh e zemėruar,mė shpirt tė vrarė-e varfnjak,
N`e mbajc nė zemėr zembėratėn,prej helmit t`ėnd s`do heq
aspak;
S`do psherėti n`e lėnc tė vdesė,a nė `m`a thėnc,nė mos m`a
thėnc:
Mjafton njė mvrejtje-e buzės s`ate,qė tė mė bėsh tė prishem
menc.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   17/9/2009, 18:26

MŹ ZU NJŹ MALL


Mė zu njė mall dhe sot,
E s`mund t`a shuaj.
Ri vasha largė-o Zot,
Qė kaq po vuaj.

Kalojnė kot mė kot
Muaj me muaj.
S`vjen vasha sot as mot,
Pa heq e vuaj.

Nuk vjen,e mė s`di dot
C`ti them t`i shkruaj!
Ah!mėndja po mė lot
Qė s`plas e vuaj!

Nė vėndin t`im o Zot,
Jam vetė-i huaj.
M`a sill ti vashėn sot,
Qė kaq po vuaj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   17/9/2009, 18:27

C'DĖGJOJ ME SY TŹ TREMBUR


C'dėgjoj me sy tė trembur fytyra qė m'u prish?
Njė kėng' e llaftaruar po vjen prej lartėsish!-
Ah! zėri yt qė zbriti prej botės sė pa anė,
po heth posi me ruaza nė qelq tė njė kambane...

Kėndimi yt,o vashė,tashi pikoj pėrdhe.
T'a ndjej si dhemshurohet mė njė magji tė re.
E t'j-a kuptoj dėshirėn ndaj po valon nė mua,
ndaj po mė gjen ah! zemra dhe malli qė m'u shtua.

Tashi tė ra kėndimi,po fare nuk t'u vdar.
Un' e dėgjova tinės e mbeta mendimtar.
Mė foli goja jote me ngashėrim tė letė
Qė shpirt` i pėrvėluar m'u droth posi njė fletė.

Tashi po humb sėfshehta ushtim' e zėrit t'ėnd.
Tashi t'u shua fare dhe mė s'mė vjen ndėrmėnd.
Haj! mėndja ime-e ndjellė prej zėrit qė tė vate
U bė nga-dale kėngė...dh'u shojt pas kėngės s'ate.
(LASGUSH PORADECI)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Ri me shėndet- shkėputur nga vėllimi poetik "Vallja e yjve"   17/9/2009, 18:27

Ri me shėndet

Qė sot, njė vėnd i huaj mė ka thėrritur pas:
Vėnite, motėr, buzėn, e mos e bėj mė gas.
Nga bot' e lumtėrisė vėshtro nėr syt' e mi
Me shpirt tė zembėruar e plot me dhėmshuri.
O, pse kaq ėndr' e bukur mė s'lumtėrovi dot!
Pėrse m'a njom qipallėn kjo valle pikash lot!
Tani shėnden' e fundit kam dashur tė t'a fal-
Posi njė perėndeshė afro-m'u dal-nga-dal,
Me flokė pėrmi supe, me robe gjer pėrdhe,
Do tė pushtoj nėr krahė me njė magji tė re,
T'a dish sesa 'sht'i valė ky mall qė po mė tret,
Sesa m'u pate dhemshur t'a dish me tė vėrtet.
As eja! eja! eja! nė zjarr te gjirit t'im!
Vrapo si fill rrufeje!ckėlqe si vetėtim!
M'a ndrit me njė tė parė fytyrėn qė m'u mvrejt:
Mė shih me sy pėllumbi nė zemėr drejt-per-drejt.
Te rite-e zemrės s'ime , greminė pa kufi:
Si do t'i mbushnje anėt vec ti, ah! vetėm ti:
Sesi do tė mė ritej, nėr kohė paskėtaj,
Njė yll pėrjetėsije drejt qė nga fund' i saj!...-

Qė sot mjerim' i vjetėr nė shpirt m'u pėrtėri,
Po m'a zembron tė pritmen njė fat shumė m'i zi,
Dhe ah! e desha veten prej teje t'a kem plot!
Kjo dashurija jonė do ndriti me tė kot?
Vrapo me hap tė letė e mos u ndal aspak,
T'a nisim dyke pshuar mėrgimin zemėrak,
Tė qajmė shoqi shoqin sė bashku qė tė dy,
Tė puthemi nė flakė, nė ball' edhe nė sy:
Sa dhėmb mėrgim' i largė qė do na lerė pas
Mė pranė njėritjatrit tė dehemi nė gas...
E sa tė jemi dehur nė gas e lumtėri,
Mė hidhur tė na dhėmbi largimi jon i zi...
Sepse ky malli jonė mė s'pati shėmbėllim,
Se na 'shte vaj njė kengė, dhe kėnga nj'ėndėrim,
Pa cmallje, pa tė sosur, pa nojmė kurrėkund,
Sic ish , sic do te jetė - njė dashuri pa fund.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   17/9/2009, 18:27

Ē'u mbush mali
(rapsodi popullore)

I

Ē'u mbush mali me dėborė,
Ē'u mbush deti me pamporė,
Sec u mbush e shkreta Vlorė,
Plot me krushq e me dasmorė:
S'jane krushq edhe dasmorė,
Janė Toskė-e Malsorė-
Janė Toskė-e Malsorė
Me flamur tė kuq nė dorė
Si dhėndurė me kurorė.

Ē'u zbardhė malet, ē'u zbardhė:
Nga cdo anė sec na ardhė
Shqipėtaret gunė-bardhė.
Sec na ardhė palė-palė
Dyke rrutulluar male
Kush me kėmb' e kush me kalė,
Kush me shpejt, kush mė ngadalė:
Kush i lum e kush i gjorė
Kanė zbritur mun nė Vlorė,
Mun nė Vlorėn e lirisė,
N'atė thelb tė Shqipėrisė.

II

Ē'u nxinė malet, ē'u nxinė,
Gur' i kuq lėshon mavinė:
Qani, djem, e mbani zinė!
Qani gjithė Shqipėrinė,
Toskėrinė, Gegėrinė-
Ububu! ē'humbi lirinė!

Ē'u hap qjelli pak-nga-pak,
Maj' e malit sec u flak,
Doli ylli zemėrak:
Me armikun kemi gjak.

Ē'u mbush sheshi me tė parė,
Ē'u mbush zyra me zyrtarė,
Thonė-u pake cet' e parė
Me tri mijė luftėtarė,
Tri shtėpi me fis e farė,
Qytetarė, katundarė-
Gjith bujarė Shqipėtarė.

Ē'ka qė ēan rrufeja retė?
Vjen Smaili trim me fletė,
Fluturon posi shigjetė.
Thonė, vjen pėrdrejt nė Vlorė,
Me flamur tė kuq ne dorė
Me flamurin e lirisė
N'ate thelb tė Shqipėrisė:
Thonė, ėshtė vet-i-tretė,
Thonė, ėshtė vet-i-tetė,
Thonė, vet-i-njėstetetė-
Rrofsh moj Shqipėri pėrjetė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   17/9/2009, 18:28

KUR NUK NDIHESH FARE MIRE

Kur nuk ndjehesh fare mire,
(Sepse shpirtin e ke plot),
Ze kendon ne vetesire
Pa te derdhen pika lot.

Pika lot, si pika dylli,
Oe te derdhen aqe shpesh,
Kush qepallat nuk i mbylli...
Nuku mund t'i marre vesh :

Kujt s'ju dha t'i rrahe mente,
Ne shtepi kush nuk u mbyll,
Me nje hov kur shpirt'j shenjte
Ndrin e digjet posi yll -

Nuku mund t'a dije fare,
As qe do te ndjeje dot
C'pruri kenga mendimtare
Me cdo varg prej pikash lot.

Kush te tall me verb te kote,
Nuku mund t'i ndjeje gjiri
C'Drit' e bardhe djeg ne bote
Me cdo pike prej qiriri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   17/9/2009, 18:28

Kur ne flake

Kur ne flake te qiririt ze mendonem net-per-net
Dh'e ndjej shpirtin e kulluar neper driten qe me tret
Prej sketerres se pa mate me del bot' e enderruar,
vetem ti, o im-e dashur net-per-net me rri larguar

Po cdo enderr qe me shfaqet prej sketerres se pafund
Cdo mendim i llaftaruar qe me dhemb e me pertund,
Duke rene prej se lartash posi pike zemerate
T'i pershkohet per-se-felli bukuris' se qenies sate.

T'i pershkohet mes-per-mesi dliresis' se shpirit tend,
Ta merr pamjen e fytyres, behet shkronjez e kuvend.
Ai del prej shkretetire ment' e mi te m'i stolise
E ka tingull llaftarie, ka verbimin e magjise,
Ndrin i kthiellt e i paster si pasqyrez' e nje kroj
Pa ner te fytyren tende ta veshtroj... nuk ta veshtroj...

O! fytyr' e vjersheruar qe me mbush me desherime!
Q'i fal gaz perjetesie dashuris' se zemres sime!
Qe me ben kur ment' e mia regetijne varg e varg
Te te ndjej aq fare prane, te me jesh aq shume larg...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 32
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   17/9/2009, 18:28

U PATME NISUR

U patme nisur un' e ti:
Un' hijemvrejturi-ne-zi,
Ti flokendritura-flori

Dhe ikm'! e ikme perseri,
Large - e me -large n'arrati,
Prane - e me prane - e gji-per-gji.

Dhe me nje vend nje bukuri,
Dhe me nje ēas nje shenjteri,
Na zu nje mall, nje dashuri.

S'ish dashuri, po fshehtesi
S'ish fshehtesi, po llaftari
S'ish llaftari, po ēmenduri
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   17/9/2009, 20:41

Lasgush Poradeci, poeti qe i fali famen nje qyteti

Lasgush Poradeci lindi ne qytetin e Pogradecit me 27 dhjetor 1899. Ndoqi studimet ne disa qytete te Evropes, si, ne Bitola, Athine, Bukuresht, Grac. Ne vitet '30, poezite e tij i permblodhi ne dy vellime "Vallja e yjve" dhe "Ylli i zemres". Mbas viteve '90 u be e njohur edhe publicistika, shkrime kritike si dhe korrespondence intime e poetit. Me rastin e 100-vjetorit te lindjes, ai u nderua nga Presidenti i Republikes, me titullin "Nderi i kombit".

Sipas deshires se tij, ai u varros ne qytetin e Pogradecit me 14 nentor te vitit 1987.

Udhetonte serish drejt qytetit te vogel qe e deshi aq shume. Kete here per te mbetur perjete atje. E kishte shprehur vete deshiren qe trupi i tij te prehej perkrah njeriut qe i ndenji afer per vite te tera. Ishte vjeshta e vone e vitit 1987. Fjala e "ikjes" fizike te poetit te madh kishte fluturuar shpejt. Miqte e pakte te tij u pikelluan, te tjere thane: e prisnim. Ndersa makina mbante mbi "shpine" vetem trupin e pajete te nje njeriu, shpirti i te cilit fluturonte ende mbi liqenin pa kufi. Ishte nje rruge e veshtire qe poeti e kishte pershkruar kush e di sa here me idene fikse te nje legjende dashurie dhe feminore per qytetin e tij te lindjes. Ishte pikerisht ai qe nuk e lane te kendonte kenget e djalerise, te cilat i tregonte vetem mes veshtrimit te zgjuar te syve. I madhi i letrave shqipe qe i mori emrin nje qyteti, ndersa qyteti i mori famen e madhe te tij, po kthehej serish ne vendlindje, atje ku kish shkruar vargjet e para. Qyteti i vogel me liqenin e kalter do te mbante keshtu perjete emrin dhe trupin e nje njeriu te madh.

Lasgush Poradeci e kish shprehur me kohe deshiren per t'u kthyer serish ne Pogradec. Ua kish thene vajzave te tij, te vetmeve mike. Dhe ne vjeshten e vone te 15 viteve me pare u kthye pergjithnje. Per te gjetur prehje perkrah shoqes se tij te jetes, se ciles i thuri aq shume vargje. Do te mbetej perhere aty per te shijuar deboren e pare, lulen e pare, lajmetare te pranveres, qetesine qe mundi te gjente vetem atje. Vargjet e tij jane nje skene hyjnore pa dekor, ndersa filozofia e tij e jetes dhe e vdekjes i klasifikon ende te bertiturat qe bene qe ai te mos flase ne kategorine e heshtjes. "Ato perbejne nje substance qe quhet heshtje", vazhdon te thote nga ajo kodra qe i qendron mbi shpine liqenit te futur ne nje varr modest, i harruar nga bryma e te ftohtes dhe nga plasaritja e te nxehtit.

Pena e madhe shqiptare nuk heshti kurre, edhe pse shume e deshironin nje gje te tille. Vargjet e tij kendoheshin ngado nga zerat e qytetit te tij, dhe paditur gdhendeshin cdo dite e me shume ne permendoren e madhe te letersise. E, megjithate, te shumte ishin ata qe deshironin harrimin per te.

I dhane te perkthente me faqe, ia sterholluan vendimin duhet te marre apo nuk duhet marre leje kriuese, duhet te kete apo nuk

duhet te kete pension, dhe pastaj i gjeten pune ne perkthimin e me te medhenjve te koherave per te prekur shpejt kufirin e ekzistences, por jo mes njerezve te familjes se tij.

Vetem nje titull honorifik i dhane, kur ai mbushi 100 vjet nga dita e lindjes se tij, i vetmi titull ne jeten e tij, e ulur vetem ne fronin e poezise, e cila krijonte dhe do te krijoje lexuesin me sekretin e mosdhenies se ideve te zakonshme. Ai trianguli poet, poezi, lexues, tek ai eshte nje. Per t'i dhene poezise se tij, gezimin e kuptimit dhe te jetegjatesise ndaj shekujve indiferente.

Ai ka ikur fizikisht 15 vjet me pare, ndersa ende shume te tjere rrotullohen rreth emrit te tij nen shiun e fjaleve dhe mjegullen e dendur te veprave te tyre. Iku dhe la pas nje liqen te kalter, vargjet per te cilin diti t'i thurte vetem ai. Iku duke mbetur pergjithnje aty, mes dallgeve te kaltera, per te fluturuar se bashku me eren e liqenit nepermjet poezive qe shkroi vete ai.

A.Cenaj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   17/9/2009, 20:41

Te rite e viteve te mi

(kenge)

Te rite e viteve te mi,
M'a fryri fati zall me zall:
Sesi ckelqenje ne stoli
Kur me pat zen' i pari mall!

Te ndrinin floket posi ar
T'u derdhur supes tatepjet,
E te veshtronja zilitar
Ne sy te felle posi det.

E shtat' i shkundur-hije-plot
Aq bukuri pa shembellim:
Aq dhembshuri ky mall i kot,
O pellumbesh' e shpirtit t'im!-

Te rite-e viteve te mi
M'a fryri fati zall me zall:
Ti perendove ne stoli
Sa me pat zen' i pari mall.

Qe sot i endravete varg
M'u mbyll ne gji si nene varr
Dh'u nisa per ne vend te larg
T'u djegur pas si yll me zjarr.

Po nga mergimi zemerak
Te pres me mardhje te me vish,
Te me rrefehesh si zembak
Ner mije lule dhembshurish:

Ner mije shpese nje pellumb
Q'i mbene shoket aqe pas...
E zin' e jetes do t'a humb,
E buzen do t'a bej me gas.-

...Tashi ah! djelli vate-e shkoj
I perveluar permi dhe
Nga zemr e tija fluturoj
Nje reze-e bukur neper re.

Ner zemerime ku po qaj
Vjen lajm i ri plot embelsi,
Pa me mbush n'emerin e saj
Me drit' e me perjetesi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   17/9/2009, 20:42

Portreti i Lasgush Poradecit


Ajo ēka, nė vend qė tė mė mundonte, mė mahniste gjithmonė, sa herė qė takoja Lasgush Poradecin, ishte ndjesia e sė pamundurės. Ishte e pamundur tė merreshe vesh me tė si me tė tjerėt. Porsa hyje tek ai, madje porsa trokisje nė portė, aty pėr aty gjithēka tjetėrsohej. Tjetėr logjikė nė tė biseduar, tjetėr kod, tė tjera fjalė, tė mbėshtjella me kuptim tjetėr.
Diēka mungonte pėrherė, e diēka qe e tepėrt. Ai vetė ishte aty, i vemendshėm pėr gjithēka, e mgjithatė, ti e ndieje se sa ē’ishte, aq edhe mungonte. Mė e habitshmja ishte se ty tė pėlqente kjo, se nuk doje aspak qė tė prishej kjo magji, ashtu siė nuk doje qė fjalėve qė thuheshin t’u ikte dyesia, velloja me tė cilėn sapo ishte mbėshtjellė dhe t’u ktheheshin kuptimet e tyre tė mirėfillta, qė ngjanin tani tė zbehta.
Njė njeriu meskin do t’i dukej i krisur, njė tjetėr mund tė mendonte se atė mjegullirė ia krijonte pleqėria. Por s’ishte as e para, as e dyta. Lasgushi kishte qenė gjithmonė ashtu, dhe ashtu e mbaja mend gjithmonė.
Befas, nė tryezėn e punės, rreth vatrės me miqtė, ose midis mitingjeve, ose nė breg tė detit, tė vint si njė kumt i papritur mendimi se Lasgushi rron. Ti e dije qė rron, megjithatė shkundje kokėn njė grimė, si tė kishe rimarrė njė lajm tė gėzuar. Ai ėshtė midis nesh. Ai s’ėshtė veē disa qindra hapa larg. Ai ėshtė atje.
E, megjithatė, ndonėse e dije qė ishte ashtu, pėrse mendimi tė ngjante befasues? Ē’ishte ajo shije ėndrre qė e mbėshtillte sakaq gjithēka qė lidhej me tė? Ishte njėlloj sikur dikush tė vinte me vrap pėr tė thėnė: ejani te rruga matanė bulevardit pėr tė parė njė betejė me shpata qė rastėsisht vazhdon, e ngrirė nga koha. Ose: ejani tė shihni njė dyluftim, njė shpallje dekreti ose njė ballo mbretėrore.
Lasgushi ishte aty, disa qindra hapa larg, e, megjithatė, pėrse nuk nisesha me ngut, me panik, pėr tė mos humbur kohė? Pėrse nuk kam shkuar mė shpesh, thosha me vete. Dhe prapė shkoja rrallė. S’kisha kurrfarė droje se do ta shqetėsoj. Ai mė priste pėrherė me kėnaqėsi, madje mė ēonte fjalė t’i shkoj. Ishte njė penegesė e tjetėrfartė. Pengesa qė shkakton ėndrra. Askush nuk ngutet tė shkojė drejt saj. Sepse, nė fund tė fundit, vonesa dhe ngadalėsia bėjnė pjesė nė mekanikėn e saj.
Tė shkoje tek ai, ishte mė shumė se tė dilje jashtė shtetit. Tė dukej se dilje jashtė kohės, jashtė sistemit tė zakonshėm tė tė menduarit. Edhe njė hap dhe kishe ndjesinė se do tė kapėrceje kufijtė e jetės pėr tė shkelur nė shkretinė danteske. Prej vitesh, qysh pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, ai kishte qenė pėrherė i tillė: i gjallė dhe i vdekur njėkohėsisht. Shumė gjimnazistė, qė bėnin nė mėsim, e kujtonin tė vdekur. Tė tjerė ua shpjegonin se nuk ishte ashtu, se ishte gjallė, por as tė parėt, as tė dytėt nuk habiteshin nga kjo. Ishte njė gjendje e dyzuar qė i shkonte atij dhe shumė njerėz qenė mėsuar me tė, si me dikė qė e kundrojnė pėrherė nėn syprinėn e ujit.
Ishte nga tė rrallėt njerėz dhe, ndoshta, i vetmi shkrimtar i madh qė arriti pėr njė kohė aq tė gjatė, duke qenė i gjallė , tė pėrjetojė vdekjen e tij. Pamja e tij e jepte shpeshherė nė mėnyrė tė saktė kėtė dyzim, sidomos kur vishte kostumin e zi dhe vinte borsalinė tė zezė. Nė njė rast tė tillė tė dukej e natyrshme ta pyesje nėse dilte apo shkonte drejt arkivolit.
Mė e ēuditshmja ishte se ky fat i tij nuk zgjonte keqardhje. Ndjenja e keqardhjes, e mėshirės sė mundshme, e pikėllimit qė ai qe harruar pa tė drejtė, thėrrmohej si njė enė kristali sapo ndeshej me tė. Kur ai hynte nė kafenetė e Pogradecit, shkrimtarėt qė vinin pėr verim kishin ndjesinė se po strukeshin nga njė stuhi e padukshme.
Ai ishte i paparishikueshėm, gėrryes si acid, i rrezikshėm, i beftė. E qeshura e tij ishte si e tejtejshme, pa gėzim, mėrzitja e tij e papikėllueshme. Kėshtu e kishte edhe zemėrimin, luksoz, tė ftohtė, kurse pėrbuzjen, rrezatuese qė larg, si tė stolisur me argjend.
Por gjėja mė e jashtėzakonshme ishte e folura e tij. Gjė mė tė pangjashme me bisedėn e pėrditshme, nuk mund tė pėrfytyroje dot. Ndonėse ishte e qartė, pa stėrhollim, fare e rrokshme, madje pėr gjėra tė ditės, ajo e kishte kryekėput tė ndryshme gjithēka: ndėrtimin e saj, logjikėn, ritmin, kthimet prapa. Ishte e papėrftueshme, tė mendoje qė ai ose ti, nė fillim tė bisedės, tė thoshnit diēka pėr kohėn, shėndetin, ose shprehjen ē’tė reja kemi? Ai mund tė tė shikonte ftohtė, tė mos pėrgjigjej dhe tė harronte qė ti ishe aty.
Ēdo takim me tė ishte pėrherė befasues, jashtė ēdo skeme dhe parashikimi. Njė poeti tė ri, qė i shkonte vizitė prej shumė vjetėsh, pasi i hapi derėn e ftoi tė ulej nė sallon, i tha: sė pari zotni mė thuaj kush je?. Tjetri, duke e marrė kėtė pėr mahi, buzėqeshi, hapi krahėt, por kur Lasgushi gjithė zemėrim i ra dyshemesė me shkop dhe qeni i tij Cuci, qė e kuptonte pėr mrekulli, hungėriti dhe u bė gati t’i hidhej bujtėsit, i porsaardhuri tha emrin dhe mbiemrin. Siē e tregoi ai vetė mė pas, nuk guxoi ta pyeste se ē’qe ajo pritje mizore, humbje kujtese apo trill, sepse Lasgushi ishte i padepėrtueshėm.
Njė ditė unė e pyeta pėr ngjarjen dhe ai, pasi mė vėshtroi ca ēaste, tha: Mė kujtohet fare mirė qė i thashė ashtu. Me siguri ka menduar qė jam i krisur, por unė ia bėra atė pyetje vėrtet. Sepse vėrtet ka vite qė vjen tek unė dhe kujtesėn, lavdi Zotit, unė e kam tė fortė dhe nuk i harroj lehtė fytyrat, por ku ta dija unė atė pasdite se ishte po ai? Domethėnė se nuk kishte ndryshuar gjatė dy javėve qe s’ishim parė, dhe se nuk kishte bėrė ndonjė gjė nga tė ligat e shumta qė bėn njeriu? Kurse ai, mė shikonte si guak, aq sa dhe Cuci e kuptoi, se Cuci siē tė kam thėnė ėshtė mė i menēur se gjysma e njerėzve qė hyjnė nė kėtė shtėpi.
Njė ditė tjetėr, porsa mė hapi derėn, mė shpjegoi se kishte gatuar vetė makarona, dhe atė gjė ma tregoi me aq shumė hollėsi, saqė unė nisa tė jap shenja padurimi. Ai siē duket e vuri re dhe i shtoi edhe mė shumė imtėsitė, dhe frazat e tij u ngjanin vėrtet makaronave tė gjata qė nuk arrin t’i gelltitėsh dot.
E shoh, qė u mėrzite, mė tha, po ti je vetė poet dhe duhet ta dish se kur njė poet i bėn vetė makaronat kjo s’ėshtė njė gjė dosido.
Pas ca ditėsh, mora prej tij njė letėr, ku, siē dukej pėr tė mė torturuar gjer nė fund, mė tregonte prapė, kėtė herė me njė prozė plot fraza tė gjata e tė ndėrlikuara, njė gatim tjetėr makaronash.
Njė ditė, pasi mė vėshtroi ngultazi mė tha: Ti je si unė. Ne tė dy jemi vrasės. Tė na japė dikush njė armė e tė na lėshojė nė udhėkryq, bėjmė kėrdinė mbi njerėzit. Veē nuk na lė poezia.
Asnjėherė nuk arrita tė marr vesh ē’donte tė thoshte me kėto fjalė, sepse me tė ndodhte pėrherė e njėjta gjė, sa mė shumė tė pėrpiqeshe ta kuptoje, aq mė larg ikte.
Por kėto nuk ishin veēse ēastet e para me tė. Merrej me mend se ē’ndodhte nė bisedat e gjata, e sidomos kur ai kishte dėshirė pėr to. Duke e dėgjuar tė fliste pėr gratė, artin, Gėten, manastirin e shėn-Naumit, poezinė e vjetėr indiane, Kantin, Budėn, kinezėt, Krishtin, minsitrinė e brendshme, Parisin, dashurinė, prapė manastirin e Shėn-Naumit ku e kishin ēuar nė rini pėr t’i hequr xhindet, linjėn ajrore Tiranė-Korēė nė vitet ‘30, Shopenhauerin, Holandėn, qeverinė e sotme, Pjetėr Bogdanin, gatimin e makaronave, pikturėn, parajsėn etj., etj. Me vete thosha: nga ē’botė e panjohur vinte kjo mėnyrė e veēantė e tė folurės sė tij, nga ē’sallone tė Saturnit a tė Jupiterit?
Kisha bindjen se ai kishte njė kohė tė veēantė, zemreku i sė cilės nuk kėrkonte me tonėn. Kjo ishte, ndoshta, dhe arsyeja qė kisha pėrshtypjen se shkoja rrallė. Ditėt nuk pėrputheshin. Mekanizmi i kohės sė tij ecte herė pėrpara, herė mbrapsht e herė mbetej nė vend. Edhe oraret ashtu i kishte: ēohej nga gjumi nė orėn 11. Hante mėngjes. Flinte pėrsėri nė 12. Hante drekėn nė 5 mbasdite. Flinte nė 6. Ēohej nė 8 dhe punonte gjer mė 3 pas mesnate. Pamja e tij, po aq sa e folura, i shpėtonte ēdo cilėsimi. Ai ishte aristokrati dhe fsahtari njėkohėsisht, vjenezi i pėrkorė dhe ballkanasi me shkop shtogu, bjondi dhe bruni, i ashpri dhe fini. Ai herė tė kujtonte aktorin gjermano-shqiptar tė viteve’30, Aleksandėr Moisiun, herė grekėt e lashtė tė mbėshtjellė me zhgun jashtėkohor, e herė Papėn Gjon Pali II.
Gjatė udhėtimeve nė shumė vende tė botės mė ka qėlluar rasti tė njihem me njerėz tė pazakonshėm, nobelistė, filozofė, aktorė, politikanė, shkrimtarė tė mėdhenj, por gjer mė sot Lasgush Poradeci ka mbetur pėr mua njeriu mė i jashtėzakonshėm, mė i ndėrlikuar e mė i pakuptueshėm qė kam njohur. Kam biseduar pėr tė me njerėz qė i kishte edhe mė tė afėrt: tė shoqen, vajzat, gruan qė ka qenė pasioni i tij i fundit, por askush nuk ka kuptuar diēka mė shumė prej tij. Me sa duket, kodin zbėrthyes ai e mori me vete nė varr.
Duke e parė, dhe sidomos duke e dėgjuar gjithmonė, mendoja se, si ishte e mundur qė njeriu ballkanas, njeriu shqiptar, tė arrinte njė ndėrlikim tė tillė, pėrkryerje, mėvetėsi dhe mister.
Vepra e tij poetike ėshtė nga mė tė bukurat nė letėrsinė shqipe dhe atė europiane tė viteve ‚30, por ai vetė si njė makinė njerėzore e kapėrcente atė. Mirėpo, pėrderisa nė botėn tonė nuk gjendet njė matje tjetėr vlerash, njė tregues mė i plotė se shkrimi, ose notat muzikore, qė tė mund jo vetėm tė kapte por edhe t’i bėnte tė dukshme e tė vlefshme pėr tė tjerėt vlerat e natyrės njerėzore, (pasionet, forcėn e dashurisė, origjinalitetin etj.), jemi tė detyruar qė vlerat e krijuesve t’i matim kryesisht me shenjat e shkronjave mbi tė cilat shkrimtarėt ngulin, pra vdesin, njė pjesė tė asaj qė duan tė thonė.
Njė nga humbėsit mė tė parė nė kėtė sistem, do ishte padyshim Lasgush Poradeci.



Njė ditė nė vitin 1985, njė poet i ri kishte trokitur te porta e shtėpisė sė Lasgush Poradecit, njė vilė njėkatėshe nė pjesėn perėndimore tė Tiranės. Qė brenda ai kishte dėgjuar zėrin e tė zotit tė shtėpisė: Nuk e hap dot derėn se ēelėsin e ka marrė gruaja.
Gruaja kishte dy vjet qė kishte vdekur.
Ishte ky episod qė m’u kujtua njė padite shkurti tė vitit 1989, nė shtėpinė e Klod Simonit, nė Sheshin Monge, nė Paris, ndėrsa flitej pėr Samuel Beketin. E njohura ime, gazetarja dhe artistja H. Bishop, nė shtėpinė e sė cilės, gjatė njė darke, isha njohur me Rob Grijenė, mė kishte sjellė bashkė me time shoqe te Klod Simoni, njeriu i parė qė, siē mė kishte treguar ajo. I kishte folur pesėmbėdhjetė vjet mė parė pėr romanin tim Gjenerali i ushtrisė sė vdekur.
Nobelisti 75-vjeēar ishte shumė i gjallė e i thjeshtė si rrallėkush, dhe ndonėse biseda e kishte tė siguruar ritmin e gjallėrinė, veē tė tjerash, pėr arsye se gruaja e Simonit, Rhea ishte greke, dhe nga ky shkak ata kishin qenė shumė herė sė bashku nė Korfuz (madje, sipas njė njehsimi tė pėrafėrt, dilte se njė verė, pushimet tona nė Sarandė, pėrballė Korfuzit, kishin pėrkitur me tė tyret, atje), megjithatė, ndonėse, pra, ngjante e panevojshme, biseda kthehej e stėrkthehej te njė person i tretė, dhe pikėrisht te Samuel Beketi. Ai ishte miku i tyre i pėrbashkėt dhe H. B. mė kishte premtuar se do tė mė ēonte njė ditė te mjeshtri 84-vjeēar, qė ndėrkaq ishte bėrė legjendė.
Ata flisnin pėr tė me dhimbshuri dhe me njėfarė qortimi per vetveten. Bota letrare franceze ende s’e kishte marrė veten nga vrasja e ndėrgjegjes, qė poeti mė i madh i gjallė i saj René Shar, sapo kishte vdekur diku nė jug nė njė... azil. Pendimi pėr mosvėmendjen, (si u hutuam kėshtu, si nuk pyetėm ku ndodhej, ku qe zhdukur kohėt e fundit), shfaqej kudo. Dhe ja, njė tjetėr mjeshtėr i madh, ndodhej prapė nė... azil.
S’u bėnte zemra ta saktėsonin, por nėnkuptohej qė ashtu si nė rastin e René Shar-it, azili ishte pėr turbullime psikike. Ndonėse, pėr hir tė sė vėrtetės, duhej thėnė se rasti ndryshonte pak, ndėrhynte Rhea, pėr tė sjellė njė notė shpresėdhėnėse nė bisedė. Beketi kishte familje, grua, dhe nė fund tė fundit ...
Ah, e di unė punėn e gruas sė tij, ndėrhynte dikush. Ajo ėshtė tani nėntėdhjetė e dy vjeēe, dhe e dini ē’bėn, qyshse Samueli ėshtė shtruar nė az... nė spital? Mblidhet me shoqet e saj, me siguri me tė gjitha ato qė ai nuk i duronte dot, dhe duke pėrfituar nga mungesa e tij, pijnė ēaj e ia krisin kuvendimit gjithė ditėn. Duket sikur, mezi ē’paska pritur qė ai tė shtrohej nė spital, madje dyshoj se ka bėrė ēmos qė...
I dėgjoja dhe vazhdimisht mė kujtohej Lasgush Poradeci, marrėdhėniet e tij tejet tė ēuditshme me tė shoqen, legjendat, episodet groteske qė tregoheshin pėr ta, gjer nė ditėn e vdekjes sė saj nė verėn e vitit 1983, nė Pogradec.
Kishte shumė shkrimtarė tė ardhur pėr verim atė vit. Lasgushi si pėrherė ishte atje, i ndryrė nė kullėn e tij. Nė orė tė caktuara, nė mėngjes dhe nė muzg, shėtiste i vetėm nė breg tė liqenit me qenin. Atė mėngjes, siē e tregoi vetė mė pas, pasi qe zgjuar, i kishte thėnė sė shoqes: Ngrehu mė bėj njė kafe. E shtrirė nė shtrat ajo nuk qe pėrgjigjur. Atėherė ai i kishte pėrsėritur kėrkesėn, dhe shtuar: Ngrehu, mos bėj sikur ke vdekur.
Nė tė vėrtetė ajo kishte vdekur, por ai, ndonėse kishte dyshuar, nuk qe afruar pėr ta parė. Ishte veshur dhe tėrė zemėrim kishte dalė shėtitje me qenin. Kur qe kthyer pas dy orėsh, me sa dukej e kishte kuptuar qė as mospranimi i vdekjes, as loja kukamēefti me tė, me njė shpresė tė fundit se mund ta largonte, nuk mund tė vazhdonin mė.
Tek pėrcillte arkivolin, veshur me kostumin e zi tė dikurshėm, ai qe bėrė prapė i ngurtė e i padepėrtueshėm dhe vetėm njė ēast, kur qe ulur mbi njė gur, bri varrit tė porsambuluar, vetėm njė grimė, kur kishte vėnė duart nė kokė dhe kishte thėnė: ē’mė gjeti mua!, kėto fjalė bashkė me leshrat e tij tė thinjura qė ia merrte era, dukej se rrihnin ta ulnin nė tokė e ta bėnin si tė tjerėt, atė, qė gjithė jetėn kishte qenė ndryshe.
Por ēasti kishte qenė tepėr i shkurtėr. Ai qe ngritur, kishte vėnė nė kokė borsalinėn e zezė si pėr tė shkėputur ēdo lidhje tė panevojshme dhe kishte ikur drejt kullės
Tė gjitha kėto m’u kujtuan, ndėrsa flitej pėr samuel beketin. Gjithonė mė qe dukur se ishte i vetmi qė i shėmbėllente Lasgushit.
Herėn tjetėr, kur tė kalosh nė Paris do ta takojmė me siguri mė tha H. B.
Pas dy muajsh kalova nėpėr Paris, po pėrsėri nuk e takova dot. Kishte dalė vetė nga spitali, por ishte gruaja e tij tani qė ndodhej nė shtratin e vdekjes.
Pas ca ditėsh H. B. mė tha nė telefon se zonja Beket kishte vdekur. E shkreta!, tha ajo, dhe ndonėse nuk vazhdoi, unė e kuptova ē’donte tė thoshte: E shkreta, dukej sikur gjithė jetėn nuk pati pritur veē tė mbetej ca kohė vetėm nė shtėpi, tė pinte ēaj e tė bėnte bisedė me shoqet sa tė donte, dhe pastaj, pas kėsaj, tė vdiste.
Herėn tjetėr do ta takojmė me siguri Samuelin, vazhdoi ajo. Kėto ditė s’ėshtė fare nė rregull. Nuk flet me askėnd. ėshtė e kotė tė shkojmė.
Herėn tjetėr qė shkova nė Paris ai ishte nė varrezėn e Monparnasit. Lasgushi kishte ndėrkaq njė vit qė ndodhej gjithashtu nėn dhé, nė njė kodrinė tė butė ndanė liqenit tė Ohrit.
Po tė isha fatalist, do tė besoja se kishte qenė e thėnė qė tė mos e takoja, atė qė ndoshta ishte, sė paku nė mendjen time, dyzimi i Lasgushit, Samuel Beketin. Nga fėminia mė kujtoheshin kėshillat e gjyshes lidhur me pasqyrat. Kishte ca rregulla qė tani s’i mabj mend, ca orė qė kurrsesi s’duhej tė shikoheshe nė pasqyrė...Irlandezi Beket dhe shqiptari Poradeci, s’duhej, me sa dukej, tė shiheshin, nė kėtė mbarim shekulli, qoftė edhe nėpėrmjet njė syri tė tretė.



Mė 1944, kur Shqipėria u ēlirua, Lasgush Poradeci ishte, jashtė ēdo diskutimi, shkrimtari mė i madh qė jetonte nė vend. I madhi tjetėr, Fan Noli, ndodhej nė SHBA.
Pas luftės, nga shtatė shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė gadishullit Ballkanik, tre i pėrkisnin Greqisė: Kazanzaqisi, Seferisi dhe Elitisi, dy Shqipėrisė, Poradeci dhe Noli dhe dy Jugosllavisė Andriēi dhe Kerlezha.



Qysh mė 1929, Eqrem Ēabej, nė njė artikull tė tij, pasi e pėrqaste me poetė tė shquar tė kohės si Rilke, D’Anunzio etj., shkruante se poezitė e tij tė gjera e plot gremina ishin si tragjedi tė vogla, me stil tė rėndė e ziplot, dhe dalloheshin nga ato tė Naim Frashėrit siē ndryshonte muzika bethoveniane nga ajo e Moxartit. Ēabej e shpallte poet tė madh shqiptar e europian, tė cilin njė fat i mirė duket sikur ia ka falur Shqipėrisė, qė tė bėhet ai shkrimtari, tė cilin Shqipėria do t’ia falė njė herė botės.
Pėr fat tė keq, paralajmėrimi i gjuhėtarit tė madh nuk u dėgjua dhe Lasgushi ra pre e forcave tė errėta qė mohonin vlerat e kombit shqiptar. Mė 1945, kur u krijua Lidhja e Shkrimtarėve tė Shqipėrisė, drejtuesit e saj, nė atė kohė e mė pas, nė vend qė ta afronin, bėnė sikur e harruan. Cmirėzinj e meskinė, ata u pėrpoqėn ta zhvlerėsonin, ta mbanin sa mė larg, nė mėnyrė qė ai tė mos ishte i pranishėm nė festė. Ngucjet kundėr tij qė, pėr fat tė keq, u vazhduan edhe nga poetė qė hiqeshin tė shquar e qė pėrligjeshin me gjoja parime tė artit tė ri, nuk kishin veēse njė bazė: cmirėn.
Dukej sikur ishte e lehtė ta harroje Lasgush Poradecin. Ai vetė, dukej se tė grishte pėr kėtė mėnjanim, ngaqė vetzhdukej herė pas here, tretej nė mjegull. Qysh nga viti 1929, nė gjithė Shqipėrinė letrare s’flitej veē pėr njė sėmundje tė tij tė rėndė, (Ēabej e ndėrmend nė artikullin e tij), kėshtu qė bashkė me lavdinė, qysh nė ato vite, (ai ishte 33 vjeē), u paralajmėrua vdekja e tij e parakohshme. Ai vdiq mė 1987, pra pas 58 vjetėsh! Megjithatė, vula e vdekjes, njė vulė aspak e rėndomtė, por fine, luksoze, i mbeti qysh atėherė. Ai nuk e pėrmend kurrė nė vjershat e tij, nuk shkroi, p.sh., vargje tė tilla si nė vdeksha i ri mė varrosni kėtu apo atje etj., etj., tundim ky, qė njė poet me fatin e tij, vėshtirė se do t’i bente ballė. As nė biseda nuk e pėrmendte kurrė, jo vetėm atė, por as vdekjen nė pėrgjithėsi. E, megjithatė, hija e saj, e tjetėrfartė, si ēdo gjė tjetėr e tij, ishte pėrherė pranė.
Ai ishte kėshtu i dyzuar dhe ndokujt mund t’i dukej se mund tė merrte cilėn tė donte prej anėve tė tij: tė gjallėn ose tė vdekurėn. Kėtė gėnjim pėsuan dhe ata qė e sulmuan pa fre. Kujtuan se mund tė komplotonin me atė vetė, me vetmohimin e tij, me vetmėnjanimin e tij, pėr ta shtyrė nė harresė.
Mirėpo, aq sa i lehtė ngjan harrimi i njė shkrimtari tė tillė, aq i pamundur ėshtė. Ashtu si mali qė befas zbulohet nga mjegulla, ashtu ata faniten papritur nė horizont, tė mėdhenj, mė shtypės dhe mė kėrcėnues se ē’kujtohej.
Lasgush Poradeci nuk u fut luftė me tufėn e mediokėrve dhe as kėrkoi kurrė drejtėsi nga askush. Pėrbuzėz gjer nė fund ndaj tyre, i ndėrgjegjshėm pėr vlerėn e veprės sė tij, ai e dinte se ishte i pashkatėrrueshėm.
Ajo qė mė habiste mė shumė se ēdo gjė, ishte ndjenja sovrane qė kishte pėr veten. Ēdo poeti tjetėr, nė vend tė tij, do t’i pėlqente qė nė rrethin e ngushtė tė miqve tė qahej pėr mėnjanimin, tė ankohej pėr shtetin, t’i quante ata zyrtarėt e lartė e kėshtu me radhė. Mirėpo ai, duke qenė njė antikonformist mė i madh, nuk ngashnjehej kurrė nga kjo lloj disidence. Dhe kėtė nuk e bėnte pėr kurrfarė frike ose kujdesi. Ishte aq mospėrfillės e i pakujdesshėm, sa njė grup gazetarėsh, qė kishin ardhur pėr ta intervistuar mė 1985 ikėn tė tmerruar nga shtėpia e tij.
Ai nuk ankohej, sepse, ndonėse i mėnjanuar, e qunate veten njeri kryesor i Shqipėrisė, pra pėrgjegjės pėr gjithēka qė ndodhte nė vend. Mund tė dukej mė se e ēuditshme, por nga biseda dilte se ai sė brendshmi e qunate veten udhėheqės, ministėr, peshkop dhe prokuror i shtetit.
Njė ditė mė tha:
Kur e dėnuam me 80 vjet burg Vinēens Prenushin, ai ishte 76 vjeē.
Mė bėri pėshtypje folja e dėnuam dhe duke kujtuar se e dėgjova gabim i thashė:
Ju thatė e dėnuam, nė mos gaboj? Atėherė e futni edhe veten nė dėnimin e tij?
Ai mė vėshtroi gjate siē e kishte zakon nė kėsi rastesh dhe u pėrgjigj:
Sigurisht. Poeti pėrgjigjet pėr ēdo gjė.
Shpeshherė, nė mendjen tij qeveria, poetėt, shtabi i ushtrisė, ministria e jashtme, bėheshin njėsh.
Nė ē’regjim jetojmė?, mė pyeti njė ditė.
Nė socializėm, zoti Lasgush.
Nje copė herė heshti, pastaj ia bėri hm.
Mė pas e pyeta se vėrtet e kishte harruar nė ē’regjim jetonim, apo ishte njė trill? Ai mė vėshtroi gjithė zemėrim:
E kisha harruar vėrtet, tha, Poetit i lejohet ēdo gjė.
Ishte shumė vėshtirė tė ndaje tak ai harresat ose ngatėrrimet e kohės qe shkaktoheshin prej moshės, nga ato qė truri i tij i jashtėzakonshėm i filtronte apo i pėrzgjidhte pas mėnyrės sė vet.
Kur fliste pėr studimet e tij nė Austri, tė cilat kishin zgjatur rreth dhjetė vjet, ai herė e thoshte shifrėn e saktė, e pak mė pas e dyfishonte. Por habia ime arriti kulmin, kur njė ditė nguli kėmbė qė studimet e tij nė Austri kishin vazhduar dyzet vjet. Kundėrshtimit tim, iu pėrgjigj me ironi therėse: Nga tė tjerėt e prisja kėtė, mė tha, mund ta prisja edhe nga i dashuri Ēabej, sepse trurin e tij e ka mbyllur shkenca, por nga ti qė je poet, kurrsesi. Sepse ti duhet ta dish qė koha kėtu, (dhe i ra me gisht tėmthit), nė kokėn e poetit ėshtė ndryshe.
Edhe herė tė tjera mė kishte folur pėr trurin e poetit, qė, ndryshe nga i gjithė tė tjerėve, ishte sipas tij i hapur, i ēarė.
Tek vėshtroja flokėt e tij tė hirnosur, shpesh mendoja se me anė tė ē’krisjeje vallė truri i tij jepte e merrte me zonat e paarritshme pėr tė tjerėt. Nėpėr ē’tė ēarė fironte ajo pjesė e rėndomtė dhe e panevojshme e mendimeve, e ndjesive tė zakonshme, pėr t’u zėvendėsuar aty pėr aty nga tė tjera, qä kushedi nga ē’hapėsirė astrale rridhnin pėr tė mbushur zbrazėzinė?
Duke dėgjuar ato qė thoshte pėr tė ēarėn e trurit tė poetit, mendoja se asnjė gjuhė tjetėr nė botė nuk e kishte njė sinonim aq tė bukur pėr fjalėn i ēmendur, sesa nė gjuhėn shqipe. Kjo ishte fjala i krisur, qė pėr nga tingėllimi ngjante aq shumė me crazy tė anglishtes.
Nė shumicėn e gjuhėve evropiane, fjala i ēmendur, vinte nga latinishtja, dementis, (i ēmendur) dhe follis (kaēup me ajėr). Nė gjuhė tė ndryshme sinonimet e shumta pėr kėtė fjalė, qė me sa dukej e cyste tepėr mendjen njerėzore, bazoheshin me idenė e ērregullimit, tė zhvendosjes, daljes prej hullie, tė humbjes sė drejtpeshimit, tė lehtėsisė prej zogu, tė ikjes, tė kapėrcimit tė masės etj. Shqipja, pėrveē kėtyre, (i ēmendur, i marrė, i lojtur, i lajthitur, i rrjedhur, i shkalluar, firifiu etj.), kishte krisjen, fjalė nė tė cilėn marrėzia takohej me gjeninė, sipas njė perftimi tė vjetėr qė vetėm pak njerėz nė botė e kanė tė ēarėn, ma anė tė sė cilės komunikojnė me tė pakomunikueshmen.
Mė tregonte vetė se, qysh nė rini, e quanin tė krisur, madje pėr kėtė e kishin ēuar nė manastirin e Shėn-Naumit, ku qe njohur me murgjėr rusė, tė ēmendur vėrtet, qė i kishin folur sė pari pėr Dostojevskin.
S’ishte vetėm koha qė rridhte ndryshe nė mendjen e tij. Shumė gjėra i tregonte ēuditshėm, megjithatė pėrcaktimet e tij kishin nė tė shumtėn e herės njė saktėsi tė pashoqe. Njė poeti tė njohur pėr vjershat e tij entuziaste i tha nė sy tė tė gjithėve, si pėr ta lavdėrtuar, se ishte bori e Partisė, kurse poetė tė rinj lirikė i quante nimfa tė Partisė. Por tė gjitha kėto i thoshte me hije tė rėndė dhe nuk e kishte zakon kurrė qė tė pranonte se kishte ironizuar dikė.
Biseda e tij, sa e turbullt dhe mistike ngjante njė herė, aq e kthjellėt bėhej herėn tjetėr. Bisedėn mund ta bėnte lirisht nė katėr-pesė gjuhė, ndonėse parapėlqente gjermanishten dhe frėngjishten. Por po aq lirshėm fliste italishten, greqishten e rumanishten, ndėrsa lexonte anglisht, rusisht e sanskritisht!
Njė ditė, tek bisedonim, nisi tė fliste gjermanisht dhe unė me kujdes, si me ata qė kemi drojė mos i trembim kur i zgjojmė nga gjumi, i thashė: Zoti Lasgush, po flisni gjermanisht!
Njė vit, gjatė gjithė pranverės ngatėrronte njė ngjarje tė jetės sė tij me atė tė Gėtes. Ishte fjala pėr njė ballo, nė Korēė ose nė Vjenė, ku ai ose Gėte, u zemėrua pa tė drejtė me mikeshėn e vet. Ma pėrsėriti kėtė disa herė, por nė mėnyra aq tė ndryshme, saqė ishte e pamundur tė ftilloje diēka. Mė tepėr do tė besoje se kishin qenė rivalė qė tė dy pėr atė vajzė shqiptaro-gjermane, nė njė shekull qė s’ishte as i njėrit e as i tjetrit.
Nganjėherė bėhej aq i padepėrtueshėm, sa tė fuste frikėn. Njė ditė ishim nė shtėpinė e tij nė Tiranė dhe ime shoqe, duke parė portretin qė ia kishte bėrė njė piktor gjerman i viteve tridhjetė, pėr tė nxitur, me sa dukej, bisedėn qė nuk po ecte, tha:
Sa i bukur ky portret.
Njė copė herė u fol pėr autorin e portretit, kur befas Lasgushi ngriti kryet dhe me zė tė ftohtė tha:
Kėtė portret nuk e ka bėrė asnjė gjerman: por e kam bėrė vetė.
Vėshtruam njėri-tjetrin, por vajza e tij e quajti tė nevojshme tė ndėrhynte:
Kjo dihet qė e ka bėrė njė piktor gjerman, baba.
S’ėshtė e vėrtetė, tha Lasgushi krejt i sigurt.
Heshtja qė pllakosi ishte e padurueshme. Ai ndenji sa ndenji ashtu me sytė nga dritarja, pastaj tha:
Ja tė ngrihem ta shoh edhe njėherė!.
U ngrit nga kanapeja, iu afrua portretit, qė kishte dyzet e ca vjet qė gjendej nė atė dhomė. Tregoi me gisht emrin e autorit gjerman qė dallohej fare qartė dhe tha:
Ja ku shkruan: Lasgush Poradeci. U bindėt tani?
Ne s’dinim ē’tė pėrgjigjeshim, vetėm i bėmė shenjė vajzės tė mos e acaronte mė.
Eshtė ndėrgjegjja jote e keqe qė tė shtyn tė vėsh nė dyshim atė qė them unė, iu drejtua vajzeės dhe me kaq biseda u mbyll.
E vrava mendjen shumė herė mė pas tė shpjegoj, qoftė dhe pėrafėrsisht, logjikėn e sjelljes sė tij, por ajo ishte e pashpjegueshme. Njė mister, nga tė shumtat, qė mori me vete.
Por, nganjėherė, ishte fare ndryshe. Mė fliste shpesh pėr tė fejuarėn e tij tė parė, njė piktore qė ishte leshverdhė sa ishte e fejuara ime dhe pastaj u bė e zeshkėt kur un ndamė. Kurse vajzėn holandeze, qė e kishte sjellė nga jashtė shtetit dhe qė iku befas njė ditė, nuk e zinte ngoje kurrė. Ē’kishte ndodhur brenda tij, ē’shpėrthim i brendshėm, si ato qė ndodhin brenda diellit, e kishte hedhur atė vajzė nė sferat qiellore, pėr ta yllėsuar? Dihej nga tė gjithė, se ndjekjen qė ai i bėri asaj me aeroplan nga aeroporti i vogėl provincial i Korēės nė atė nė Tiranė, nga ky i fundit nė atė tė Romės e pastaj atė tė Budapestit, tė Kopenhagenit, atė ndjekje tė dėshpėruar e tė pashpresė, ai e shndėrroi nė poezinė e tij nė njė ndjekje yjsh, qė nuk arrijnė dot kurrė njeri-tjetrin. E kishte nxjerrė kėshtu nga vetja e tij, dhe jo vetėm nga vetja, por nga krejt sistemi diellor, ndaj dhe ndoshta nuk e pėrmendte mė.
Nuk fliste as pėr dashurinė e fundit tė tij, qė e kishte pėrshkruar pėr ēudi nė prozė, nė njė nga prozat e rralla tė mrekullueshme qė kam lexuar prej tij: Vizitat e zonjushės Ana X. nė kullėn time.
Njė njeriut, qė nuk e njihte Lasgushin, do t’i dukej e folura e tj pėr prozėn pėrēmuese. Por, duke mos njohur kodin e tij, duke mos ditur, p.sh., se ē’quante ai prozė, nga njėra anė dhe ē’mund tė ishte pėrēmimi lasgushian nga ana tjetėr, ishte vėshtirė tė gjykoje pėr tė.
Ai e quante prozėn vdekje tė poezisė, baltė, dhe kur njė ditė ia kundėshtova kėtė mendim, ai duke mė hedhur vėshtrimin e zakonshėm nė kėsi rastesh, atė vėshtrim qė mund tė cilėsohej si: dhe ti o Brutus?, mė tha:
Unė thashė vdekje dhe baltė, po a ka gjė mė tė gjerė e fisnike se vdekja dhe balta?
Mė pas, shpesh kam menduar se ai e shkroi pasionin e tij tė fundit nė prozė, ndoshta pikėrisht ngaqė po i afrohej vdekja.



E donte shumė liqenin e Pogradecit, qė i kishte kushtuar disa nga perlat mė tė bukura. Rrallė, njė mase uji, i ėshtė kėnduar me aq thellėsi, pėrkushtim dhe zi tė pėrndritur sė brendshmi.
Kur shėtiste nė breg tė tij, ndonėse qyteti ishte plot turistė e verues, nuk guxonte ta shqetėsonte askush.
Dukej sikur vazhdimisht kėrkonte diēka, ndoshta vendin e varrit tė tij. Si tė gjithė poetėve tė mėdhenj edhe atij kėmbėt i venin vetvetiu te varri apo shtatorja e tij e ardhshme.
Pėrherė e mė tepėr ngjante qenie e tė gjitha kohėrave, qė gjendej kėtu dhe atje, njėkohėsisht, ashtu siē kishte shkruar nė vjershat e tij. Por ngjashmėria e tij ishte e vėrtetė dhe jo shtihane, dhe fakti qė ai paguante gjithmonė pėr tė, flijonte rėndshėm pėr tė, i vinte asaj vulėn e sė vėrtetės. Si pėr tė bėrė tė besueshme afėrinė e tij me tragjikėt e lashtė, filluan, qė nė gjallje, humbjet e veprės sė tij. Shumė fletore tė tij u zhdukėn gjatė stinėve, kur ai e braktiste kullėn e Pogradecit, pėr tė kaluar dimrin nė Tiranė.
Njė prej humbjeve ėshtė proza Vizitat e zonjushės Ana X. nė kullėn time! [Shėnim i redaksisė: Nė kohėn kur ėshtė shkruar nga autori Portreti Lasgush Poradecit, ky ditar konsiderohej i humbur. Tani e disponojnė vajzat e poetit]. Njė person, qė nuk e di nė ē’rrethana kishte arritur t’ia merrte, ma dha pėr ta lexuar vetėm pėr njė natė. Mė pas, kur pas vdekjes sė tij e pyeta pėr fatin e dorėshkrimit, ma mohoi. Nuk ju kam dhėnė kurrė njė dorėshkrim tė tillė dhe as e kam patur kurrė nė dorė, mė tha duke mė vėshtruar si tė mė thoshte: ndoshta e keni parė nė gjumė.
Me Lasgush Poradecin mund tė ndodhte gjithēka, dhe qė nga thellėsia ku qe varrosur ai mund tė dėrgonte mbi tokė dyzimin e tij, misterin dhe ėndrrėn qė e kishte rrethuar sa qe gjallė.
Do tė besoja se isha sėmurur prej tij dhe ta kisha parė vėrtet nė ėndėrr dorėshkrimin e tij tė paqenė, sikur tė mos kisha dėshmitare time shoqe, me tė cilėn i lexuam bashkė ato faqe tė paharrueshme.
Diēka e papėrballueshme, fatale e shtynte pėrherė tė shkonte nė Pogradec. Vitin e fundit, kur nuk qe nė gjendje ta bėnte rrugėn e gjatė pėr atje, i thanė se ndėrkaq ndodhej atje, madje pėr t’ia bėrė tė besueshme, vunė ca degė molle nė dritare qė ta bindnin se pėrtej dritares ishte kopshti me mollė i atjeshėm.
U varros sipas dėshirės atje. Ishte dymbėdhjetė nėntor 1987, por koha qe e bukur. Ndėrsa i mbulonin arkivolin me dhé, dielli pėrndritte si ditė tė kremte copėrat e baltės pėrpara se tė binin mbi tė. ai po futej kėshtu nen dhé veshur me diell, mbathur me hanė, siē kishte shkruar nė njė vjershė tė tij Pjetėr Bogdani, treqind vjet mė parė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   17/9/2009, 20:42

Kush ta fali bukurine

Kush ta fali bukurine
Qe t'e me trerosh te zine!

Kur te pashe per te vluar,
Pellumbeshe pende-shkruar,
Bubu!plumb ne kraharuar,
Plumb qe vret dyke gjemuar!

Mbledhur shoqet me nje qoshe,
Dic, m'ju flisje,dic m'ju thoshe,
Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe.

Pa me syckezat e tua,
Sy-larme!c'me fole mua.

Leshrave t'ju binte hija,
Yll i ndezur me shkendija,
Ndezur mun ne mes ne balle,
Te me vesh ne dhe te gjalle.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   17/9/2009, 20:42

Kroj i Fshatit t'one

Kroj i fshait t'one uje i kulluar,
C'na mburon nga pylli dyke mermeruar.

Vene mbushin uje vashat an'-e-mbane,
Cipezen me hoje lidhur me-nj'-ane;

Cipezen e bardhe,cipezene kuqe,
Gushen si zembaku,buzen si burbuqe.

E si mbushin uje, bubu! c'm'ju ka hije
Ndaj kethehen prape me hap nuserije:
Ndezur yll'i ballit si yll shenterije.

II

Kroj i fshatit t'one, ngjyre-'rgjendi-i-lyer,
Qe nga rrez'e pyllit c'na mburon rrembyer.

Vene pijne uje trimat an'-e-mbane
Takijen me lule permbi sy me-nj'-ane.

Takijen e dlire, takijen e nxire,
Buzen me te qeshur...me te psheretire...

Mbrenave kur uji mermeron nga-dale,
Vjen t'i thote trimi vashes nj'a dy fjale:

Vashezene bujare qe po vij me krua
Sec e pershendeta,sec m'u turperua
Papo ula kryet e shkova si grua.

Kroj i fshatit t'one,tete sylynjare,
Ne tete krahina qenka kroj i pare;

Qenke nje ne bote,s'paskerke te dyte,
C'na sheroka plaget,c'na sheroka syte.-

Kroj i fshatit t'one,n'ate pyll me flete,
Derdhet aq i eger,derdhet aq i qete,
Posi mall'i zemres mun ne gji te shkrete:

Derdhet aq i eger,derdhet aq i qete,
Posi mall'i vashes,qe djeg me te fshete,
Posi mall'i trimit,qe bucet perpjet,
Obobe!si malli,qe nuk vdes perjete.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   Today at 22:17

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Lasgush Poradeci
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: