Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Theofan Stilian Noli

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Theofan Stilian Noli   16/9/2009, 03:26

Kirenari*

Ē’deshe ti, mor, nė Kalvar!
O qyqar, o Kirenar!
Del me poēen pėr sehir,
Ndrit me Kryqin si martir.

Rent nėpėr kallaballėk,
seē po ngjan, s’merr vesh as gėk,
je i pir’ e s’mban dot anė
pėr ēlironjės a tiranė.

Nėpėr pluhur dhe shamatė
turren burrat, cirren gratė.
Turm’ e ndezur, e tėrbuar,
Krishtin pėr tė kryqėzuar.

“Mir’ e gjeti”, - tha sarafi –
se ashtu ia desh qylafi,
se po ēvishte vegjėline
Me uzurėn dhe vergjinė!”

Po kur pe qė u gėnjeve,
Kryqėzimin s’e pėlqevce.
Kirenar, seē the njė fjalė:
“Mos e vrisni kėtė djalė!”

“Daleni, the, mor amani;
Oratorin mos e ngani
si politikan flet n’erė
po s’e bėn mė tjetėr here!”

Fare bukur e fillove,
po mė kot e kėshillove,
se katilėt s’tė sajdisnin,
si pjanik tė qesėndisnin.

Dhe kur pe kėto avaze
njė dolli me verė zbraze
pėr tė mbytur mallėngjimin,
pėr tė shuar hidhėrimin.

Po dollia tė tronditi
dhe mi Krishtin tė vėrtiti,
tė tre Kryqet i pėrfshive
dhe pėrdhe tė gjith’ I shtrive.

Ē’ngjau pasandaj s’kuptove
kryqin gjersa e zaptove,
dhe si krisht u kapardise
dhe nė djers’ u batėrdise.

Ē’vate shtrembėr nė Kalver
O qyqar, o Kirenar!
Seē pėrmbysesh, kamēikohesh,
Rrihesh, ngrihesh, ēdehesh, zgjohesh.

Krishtin me habi pyet:
“Nga mė krisi ky tėrmet?
Pse pa faj po mė mundojnė,
Kryqn’ e huaj ē’ma ngarkojnė?”

Krishti po tė ngushėllon
Dhe durim tė kėshillon:
“Mos kij dert, se u bekove,
Me dolli lavdi fitove!

Mos kij dert, mor Kirenar
Ta bėn kėngėn njė shqiptar!”
“Po ku ėshtė Shqipėria?”
“Tek ndes vetė perėndia!”

Bėj gajret, mor Kirenar,
Drejt pėrpjet nė Kalvar!
Pėr paradėn qė bėn ti
Ēdo besnik tė ka zili.


----
Vjershen “Kirenari” Noli e shkroi me 1925, kur ishte I merguar ne Vjene dhe e botoi per here te pare ne gazeten “Dielli” te Bostonit me 1945. Ajo hyn ne grupin e vjershave me motive biblike dhe me permbajtje politico-shoqerore. Trajton nje teme te perafert me vjershen “Shen Pjetri ne mangall”.

Kalvar-i – nje lartesi e vogel, ku sipas bibles u mundua Krishti, rruge e mundimshme per te arritur qellimin.

Kirenar-i – banor i Kirenės qe ka qene nje qytet antic ne Sirenaj te Libise, themeluar me 631 para Krishtit, nga kolone greke.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Theofan Stilian Noli   16/9/2009, 03:26

Male, pyje plot me fletė
(nga "Don Kishoti i Manēės")

Male, pyje plot me fletė
Tė mėdhenj e tė pėrpjetė,
pa pushoni e mė dėgjoni,
ejani mė ngushėlloni,
pėr hatanė, pėr belanė,
pėr qederin, pėr sevdanė,
qė mė shthuri anembanė,
kėtu qan trim Don Kishoti te dėllinja
pėr largimin nga Dylqinja
e Tobozės.

Te ky vend mė solli fati,
fat' i zi e taksirati,
se si unė s'ka ashik,
dhe si unė s'ka besnik,
dhe kėshtu mė mori djalli,
mė svarnis pėr kapistalli,
pra nga halli dhe nga malli
kėtu qan trim Don Kishoti te dėllinja
pėr largimin nga Dylqinja
e Tobozės.

Duke ndjekur aventyra,
te ky mal i shkretė hyra,
por mė ndjek nga pas sevdaja
mė qėllon, mė ndjek murtaja
me shigjetėn e helmuar
dhe jam djeguar, pėrvėluar,
dhe kėshtu i dėshpėruar,
kėtu qan trim Don Kishoti te dėllinja
pėr largimin nga Dylqinja
e Tobozės.



Kėtu dergjet Don Kishoti

Kėt dergjet Don Kishoti:
Ish i fort' e ish i zoti,
botėn prapa desh ta kthente
dhe me ushtėn ta mbėrthente.

Kėtu brenda fle Dylqinja:
seē kėndonte si mėllinja!
Ish e kolme, rrumbullake,
faqekuqe, pupulake,

Kėtu dergjet Sanēo Panēa:
si ai s'ka parė Manēa!
E kish barkun sa njė kosh,
e kish kokėn fare bosh.

Kėtu dergjet Rosinanti:
ishte mė interesanti
nga ēdo kalė qė kulloti
barin qė ka bėrė Zoti.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Theofan Stilian Noli   16/9/2009, 03:27

Marshi i Kryqėzimit

Do tė vrasim, Jesu, se tė kemi Baba,
Do tė varrim, Mesi, se tė kemi Usta,
Se s'ke dashur as jet' as martes' as para:
Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.


Dy kusarė tė vegjėl i zumė nė lak.
Kryqėsoji kėta, se na vothnė fort pak,
Kryqėsoje kėtė, se s'na vodhi aspak:
Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.


Vrajeni, se pėrunj dhe pėrmbys pasurinė,
Pasuron, dhe ēliron, dhe forcon varfėrinė,
Se lėngatėn shėron, se ndriēon verbėrinė:
Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.


Varreni, se me botėn, me ne s'shėmbėllen,
Se na ndreq shtrėmbėritė, dhe kurrė sna rren,
Se e do vegjėlin' e tiran' e urren:
Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.


Vrajeni, se pėr vete s'kujdeset, s'lėfton,
Dhe tė mjerėt, tė humburit nuk i sfruton,
Dhe pėr sherr, pėr vlla-vrasje, pėr luftė s'punon:
Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.


Varreni, posa s'do as tė vras' as tė varrė,
As tė bėnjė tė keqen as gjakun t'a marrė,
Dhe katilėt me nam na i qan si tė marrė:
Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.


Vrajeni kryengritėsin e Shėnjtėruar
Si katil tė mallkuar, atė ka kėrkuar,
Se kujtoj qė pa armė na ka pėr tė zgjuar:
Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.





Nga njė fjalim i mbajtur nga Fan S. Noli nė Parlamanetin Shqiptar nė 1924

E para. Anarkia fetare: katėr fe tė ndryshme qė nuk kanė zėnė rrėnjė nė zemrėn e
njė populli pagan.

E dyta. Anarkia sociale: Kėtu s’ka as klasė bejlerėsh, as klasė bujqėsh, as klasė
burzhuazie. Kėtu bujku ėshtė mė bejse beu dhe beu mė bujk se bujku. Kemi njė
shembull tė bukur pėr partinė popullore e cila mbahet sot nė fuqi prej bejlerėve nga
oxhakėt mė tė vjetėr, kurse anatarėt e saj lėvdohen se kanė shpėtuar prej bejlerėve.

E treta. Anarkia morale: Kėtu qeni nuk e njeh tė zonė, kėtu karakteret dobėsohen,
qullosen dhe ndėrrojnė formė e ngjyrė dita me ditė si nė kaleidoskop. Kėtu ambicjet
janė pa fre e pa kufi, kėtu i padituri i di tė gjitha dhe i pazoti ėshtė i zoti pėr tė gjitha.

E katėrta. Anarkia patriotike: Kėtu brenda njė dite si me magji tradhėtori bėhet patriot
dhe patrioti tradhėtor. Kėtu shohim pėrpara syve tanė tė kapėrdisen si patriotė tė mėdhej
ata qė kanė luftuar pėr harfet dhe pėr flamurin e babės, qė kanė djegur Shqipėrinė e
Mesme ose ata qė janė puthur me andartet e i kanė ndihmuar shenjtėrojnė anė
e mbanė Toskėrinė. Kėtu si mė thoshte njė mik ėshtė mė mirė qė njeriu tė jetė tradhėtor
e tė shikojė interesat e tij sepse kėshtu do tė jetė i sigurtė qė tė nesėrmen do tė
prokllamohet patriot i madh.

E pesta. Anarkia e idealeve : Kėtu idealet e shtrembėra, tė errėta e tė mumifikuara
tė Fanarit e tė Buhares pėrfyten e pėrleshen nė njė luftė pėr jetė a vdekje me idealet
mė tė gjalla mė elegante e mė tė nderitshme tė Perėndimit. Na mungojnė vetėm idealet
e antropofagėve. Po pėr tė zėnė vendin e tyre kemi kolltukofagėt, krimba tė verdhė me
kokė tė zezė, qė rriten me plagėt e infektuara tė Shqipėrisė nė lėngim, kėpuseh qė
mund ti copėtosh, por jo ti shqitėsh nga trupi qė kafshojnė dhe thėthijnė. Herodi tregon
se nė betejėn navale tė Salaminės, njė athinas kapi njė anije persiane me dorėn e djathtė
e s’e lėshonte, gjersa ja prenė; atėhere e kapi me dorėn e mėngjėr, ja prenė dhe kėtė,
atehere e kapi me dhėmbė e s’e lėshoj gjersa i’a prenė kokėn. Sikur tė ngjallej Herodi
pėrsėri do tė shikonte qė kolltukofagėt tanė janė mė tė fortė se ky trim legjendar i
vjetėrsisė antike. Qė t’i ēqitėsh kėta tanėt nga kolltuku duhet tė preē jo vetėm duart e
kokėn po dhe kėmbėt e trupin.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Theofan Stilian Noli   16/9/2009, 03:27


_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Theofan Stilian Noli   16/9/2009, 03:27



Fan Noli ėshtė artist dhe dijetar, pėrfaqėsues i shquar i letėrsisė demokratike, qė u zhvillua nė Shqipėri fill pas Rilindjes. Fan Noli dha njė kontribut tė ēmuar nė thesarin e kulturės kombėtare. Lindi mė 6 janar 1882 nė Qytezė (turqisht: Ibrik Tepe), fshat shqiptar nė Thrakė, jo shumė larg nga Ederneja. Si disa fshatra tė tjera tė asaj krahine tė banuar nga shqiptarė, Qyteza kishte ruajtur me kohė gjuhėn, doket dhe kostumet e tė parėve. Noli e mbante fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e Kolonjės. I ati, Stiliani, ndonėse trashgoi njė pronė tokė, nuk u muar me bujqėsi, po shėrbeu si psallt nė kishėzėn e fshatit. E ėma, Maria, ishte shtėpiake. Familja u shtua shumė dhe erdhi njė kohė qė jetesa u bė e vėshtirė pėr tė. Sa qe i mitur. Fanoli hoqi sėmundje tė rėnda, ndaj shkollėn e nisi me vonesė. Filloren dhe tė mesmen i bėri greqisht. Por me shumė ndikoi tek ai krenaria e fshatit shqiptar pėr tė kaluarėn historike dhe dashuria pėr shkrimin shqip. Qė nė bankat e shkollės iu shfaqėn karakteri i pavarur dhe fryma e revoltės. Pėr kėtė shkak nuk iu dha diploma nė kohėn e duhur, gjė qė e pengoi tė emėrohej mėsues atė vit shkollor.

Mė 1900 vajti nė Greqi, me qėllim qė tė nxirrte jetesėn dhe tė ndiqte fakultetin e filozofisė. Nė Athinė u lidh me njė shoqėri belgjiane, e cila zotėronte tramvajet me kuaj. S'i eci mbarė. Studime nuk beri. Atėherė u hodh nė punė tė tjera, si kopist, sufler dhe aktor pranė njė trupe greke teatri shėtitės. Tek punote atje, iu ngjall dėshira tė merej me dramaturgji. Mė 1903 kaloi nė Egjipt, ku zuri punė si mėsues i greqishtes. Ndėrkohė, njihet me lėvizjen kombėtare. I ndihmuar nga patriotė, nis veprimtarinė politike dhe letrare: shkruan artikujt publicistikė, pėrkthen greqisht "Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė dhe ē'do tė bėhet" tė Sami Frashėrit.

Mė 1906, i nxitur dhe i pėrkrahur nga patroitėt, Noli u nis pėr nė SHBA, me qėllim qė tė ndihmonte nė organizimin dhe nė bashkimin e shqiptarėve tė mėrguar, qė kėrcėnoheshin nga rreziku i pėrēarjes, pėr shkak tė veprimeve tė shovenistėve grekė. Bėri punė krahu si punėtor nė njė fabrikė sharre, si pjatalarės etj. Megjihtėse nuk kishte bindje tė forta fetare, u dorėzua prift mė 1908 dhe filloi luftėn pėr shkėputjen e kishės ortodokse shqiptare nga kisha greke, duke bėrė shėrbesa shqip, duke shqipėruar libra fetare etj. Kjo gjė, pėr atė kohė, kishte rėndėsi politike, sepse i priste udhėn ndikimit tė qarqeve shoveniste greke te shqiptarėt me besim ortodoks. Ndėrkohė, bashkėpunonte nė gazeta, mbante ligjėrata, organizonte shoqėri patriotike, tė cilat, mė 1912, u bashkuan nė federaten pan-shqiptare "Vatra". Atė vit kreu studimet e larta pėr arte nė Universitetin e Harvardit (Bachelor of Arts cum laude).

Pas shpalljes sė Pavarėsisė, Noli pėrkrahu qeverinė e kryesuar nga I. Qemali. Erdhi nė Shqipėri pėr tė parėn herė mė 1913. Pėrseri shkoi nė SHBA. "Vatra" e zgjodhi kryetar. Tė kėsaj kohe janė vjershat e tij tė para dhe tė parat shqipėrime artistike. Mė 1921 doli vepra e tij madhėshtore nė prozė " Historia e Skėnderbeut ". Nė Shqipėri erdhi sėrish nė fillim tė viteve 20. Gjeti njė lėvizje mjaft tė gjėrė pėr sigurimin e pavarėsisė kombėtare dhe tė tėrėsisė tokėsore. Si deputet nė Kėshillin Kombėtar, mbrojti platformėn e Kongresit tė Lushnjės dhe u bė udhėheqės i krahut demokratik kundėr feudalėve, qė kryesohej nga A. Zogu. Noli luajti njė rol tė dorės sė parė nė organizimin dhe nė drejtimin e Revolucionit Demokratik tė Qershorit 1924, pas ngadhnjimit tė tė cilit u caktua kryetar i qeverisė. Por revolucioni nuk u ēua gjer nė fund. Noli me shokė treguan butėsi dhe ngathėsi. Revolucioni u thye nga bashkėveprimi i reaksionit tė brendshėm dhe me forca te huaj. Mė 24 dhjetor 1924, Noli mori udhėn e mergimit politik dhe s'u kthye mė nė Shqipėri.


U vendos pėrkohėsisht nė Vjenė. Regjimi zogist e dėnoi me vdekje nė mungesė. Nė periudhėn 1925-1930, krahas veprimtarisė politike, zhvilloi njė punė tė dendur krijuese: shkroi vjersha, shqipėroi disa kryevepra tė letėrsisė botėrore, me hyrje kritike, botoi artikuj tė mprehtė pėr mbrojtjen e Revolucionit Demokratik tė Qershorit, pėr denoncimin e regjimit zogist dhe tė reaksionit ndėrkombėtar. Pas vitit 1930, Noli u largua nga Evropa dhe u vendos pėrfundimisht nė SHBA. Aty ushtronte funksionin e peshkopit tė kishės ortodokse shqiptare. Mė 1947 botoi pėrpunimin qė i bėri " Historisė sė Skėnderbeut", nxori nė dritė njė botim anglisht dhe mė 1949 njė variant tė dytė shqip tė saj: kurse mė 1960 dha anglisht njė " Autobiografi " tė shkurtėr mjaft tėrheqėse. Vėllmin me vjersha "Album" u botua mė 1948. Brenda viteve 1961-1963 botoi dy vjersha tė fundit orgjinale dhe njė tok shqipėrime vjershash tė poetėve tė njohur. Mė 20 nėntor vajti nė Florida. Atje, nė banesėn e tij, nė Fort Lauderdel, mbylli sytė pėrjetė, mė 13 mars 1965, larg atdheut tė shtrenjtė, qė e deshi me zjarr tė pashuar. Fan Noli ėshtė varrosur nė Forrest Hill Cemetery, tė Bostonit.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Theofan Stilian Noli   16/9/2009, 03:29

MARSHI I KRISHTIT

Hosanna o ēliro'njės, Mesi, hosanna!
Shtroni udhėn me lule, dafin' e hurma,
Brohoritni trumbeta, timpane, zurna,
Thirr e zbras, o gurmas: Hosanna, hosanna!

Kryetrim, qė lėfton, triumfon pėr atdhe,
Shpėtimtar, kryemjek, kryeshenjt, kryefe,
Pasuri, dhe liri, dhe fuqi ti na dhe,
Lum e lum, Galile: Hosarma, hosanna!

0 i bir i Davidit, i Miri Bari
Ti na prin dhe na rrit nė luath e vėrri
Ti na ruan, na mpron, dhe pėr ne bėhesh fli,
0 Njeri-Perėndi: Hosanna, hosanna!

Pėrmbi Dhe, pėrmi Fron, pėrmi Qjell u-bekofsh,
Pėrmi djall dhe tiran, pėrmi Ferr mbretėrofsh,
Me pean dhe temjan, dhe kėmban' u-kėndofsh,
Drit' e gas, rrofsh e qofsh: Hosanna, hosanna!

0 i fort' o i urt' o i ėmbėl Jesu,
Plot me bes' e me shpresė tė biem mi gju,
T'adhurojmė me zėmėr kėtu e tehu,
Gjithėkunt e pa funt: Hosanna, hosanna!

Hosanna, o ēlironjės, Mesi, hosanna!
Shtroni udhėn me lule, dafin' e hurma,
Brohoritni trumbeta, timpane, zurna,
Thirr e zbras, o gurmas: Hosanna, hosanna!

Fan.Stlian.Noli

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Theofan Stilian Noli   16/9/2009, 03:29

Marshi i Barabbajt

Allalla, o rezil e katil, allalla,
Stroni udhėn me hithr' e me shtok turfanda,
Gumėzhit, o zinxhir e kamēik, baterma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!

Tradhėtor, ti na nxive, na le pa atdhe,
Ti na ēthure, na ēkule, na ēduke ēdo fe,
Varfėri, poshtėrsi, robėri ti na dhe,
Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba!

0 stėrnip i Kainit, tepdil si bari,
Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi,
Ti na ther e na grin e pėr qejf na bėn fli;
0 kokuth e lubi: Hosanna, Barabba!

Nė budrum, nėpėr llom' e kufom' u-mallkofsh,
Nė skėterrėn, katran e tiran, u-harbofsh,
Me tam-tam e allarm' e me nėm' u-shurdhofsh,
Nė zėndan mbretėrofsh: Hosanna, Barabba!

0 i ēgryer, i zhyer, i vyer pėr hu,
Turp-e-ndot-kundėrmonjės tė krusen mbi gju
Dallkaukėt, kopukėt e turmat pa tru,
Zėmėr-krund-e-gėrdhu: Hosanna, Barabba!

Allalla, o rezil e katil, allalla,
Shtroni udhėn me hithr' e me shtok turfanda,
Gumėzhit, o zinxhir e kamēik, batėrma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!

Fan.S.Noli

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Theofan Stilian Noli   16/9/2009, 03:29

Marshi i Kryqezimit

Do tė vrasim, Jesu, se tė kemi Baba,
Do tė varrim, Mesi, se tė kemi Usta,
Se s'ke dashur as jet' as martes' as para:
Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.


Dy kusarė tė vegjėl i zumė nė lak.
Kryqėsoji kėta, se na vothnė fort pak,
Kryqėsoje kėtė, se s'na vodhi aspak:
Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.


Vrajeni, se pėrunj dhe pėrmbys pasurinė,
Pasuron, dhe ēliron, dhe forcon varfėrinė,
Se lėngatėn shėron, se ndriēon verbėrinė:
Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.


Varreni, se me botėn, me ne s'shėmbėllen,
Se na ndreq shtrėmbėritė, dhe kurrė sna rren,
Se e do vegjėlin' e tiran' e urren:
Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.


Vrajeni, se pėr vete s'kujdeset, s'lėfton,
Dhe tė mjerėt, tė humburit nuk i sfruton,
Dhe pėr sherr, pėr vlla-vrasje, pėr luftė s'punon:
Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.


Varreni, posa s'do as tė vras' as tė varrė,
As tė bėnjė tė keqen as gjakun t'a marrė,
Dhe katilėt me nam na i qan si tė marrė:
Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.


Vrajeni kryengritėsin e Shėnjtėruar
Si katil tė mallkuar, atė ka kėrkuar,
Se kujtoj qė pa armė na ka pėr tė zgjuar:
Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.

Fan.S.Noli

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Merr E Zgjidh (f.noli 1924)   16/9/2009, 03:30

MERR E ZGJIDH (F.NOLI 1924)

1
A te duhen luftetarė?
Dhe arratinė armiku te marrė?
A do botės ti vesh zjarrė?
Merr nja dhjetė kosovarė.

2
A do male me debore
Trima te fortė e malesore
Fort bujare e burrerore
Shkon ne kukes I ken e dorė

3
Atė duhen sharlatane
Qe lepin ne ēdo sahane
Qe te percajne vatane
Ke sa tė duash Tropojane

4
A do njerėz pėr aheng
Pėr tryeza e pėr kuvend
Burra e gra kercejne me loder
Kėta I gjen veē ne Shkodėr

5
Njerez te zgjuar me lezet
Qe I gjen ne ēdo anė
Qe te bėjnė muhabet
Kėta janė mjeshterit Dibrane

6
A te duhen budallenj
Ca gomere e ca kopuke
Hajdut kacak e batakcinje
Shko e merri mu ne Puke

7
A do trima sejmene?
Kapardisur kudo vėnė,
Gjumi pa i zėnė t'mos flene,
Pėr tre mirditore bėj bene.

8
Kėta matjane burr atė zotė
Qe dikure kanė bėrė barot
Se i njeh gjithė vendi mbarre
Nuk bėjnė tjetėr veē pėr xhandar

9
A te duhen genjeshtare ?
Matrapaz e kokė thare ?
Kripen ta shesin pėr fare,
Mer Krutane dhe je i lare.

10
Do dembele pėr Stamboll?
Mos u lodh e mos hiē hall,
Tė rreshtosh nja tri tabor,
Tiranasit t'i zgjedhish me dorė.

11
Po qejflinj a te duhen?
Qe me jevga dinė te kruhen,
Zonja qe pjellin ēdo vit,
Veē Elbasani i rrit.

12
Ne do burra llafazane
Qe cudisin gjithė dynjane
Qe rrine tėrė ditėn rrugės
Nga kėto gjen plot ne Durrės

13
Po kėrkove kokė palare
Kryengrites dhe gomare
Qe punėt te shkojnė vaj
Shko e merri ne Kavaje

14
Kerkon hoxhe e kėrkonė prift
Mos bridh e mos u ngjit
Se si kėta qe bėjnė mėkat
I gjet vetėm ne Berat

15
A do urte njerėzitė te rine,
Nėn komande tė kesh ushtrine,
ne tabjate tė kesh njerezine
Merre te gjithė Laberine !

16
Do pėr pune, njė korēar ?
I ke bujq e ustallarė,
Me gra bashke e hapin varre
Krah e kokė s'u ka te share.

17
Do budallenj qe veē hane?
Me dy kėmbė do hajvane?
pasuri qe sdin te vėnė
Merr shetit gjithė Myzeqene.

18
A do tė ruash florine?
Katandine e shtepine?
Me dy qoftė mbush sinine,
Ec e more Gjirokastrine.

19
A do tė hash e te besh qejf?
Sofra e shtruar si pėr mbret,
Pasterti e pėr yzmet,
Tė tillė gjen veē ne Permet.

20
Do ministra kolonjare?
Se mbahen burra pėr "mend",
Duan kudo te jenė tė parė,
Ne mexhlis e ne kuvend.

21
Hall i madh me Skraparllinj
Ka rrezik te hash dhe dru,
Dy ministra le tė rrine,
Se na duhen dhe pa tru.

22
Ore te gjore, harruam Vloren!
Se kjo pune lahet me gjak,
Dy shirit e njė medalje,
Kėsaj pune i vėnė kapak.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Theofan Stilian Noli   Today at 19:16

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Theofan Stilian Noli
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: