Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albade.com".  Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.
Share | 
 

 Ndre Mjeda

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve: 912
Age: 30
Location: Anonimus
Registration date: 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Ndre Mjeda   14/9/2009, 16:28

Bukuri e virtyt
Ndre Mjeda

Porsa
ditės i pat xanė filli,
Drandofillja muer me cilė
Gjetht e vet e andej
prej qielli
Pritte voesen per shtat t' vet.
Kqyra n' nesret, gjetht kish'
mshilė,
Dikush ksajė shpejt tash i a shklet.

Vrojta 'i halė, s' cillės
i kercnohen
Diell e borė e erė e shi:
Rrajtė e saja vec forcohen
E kahė
qiella ajo lshon shtat;
Qinda vjetsh kjo pau duhi,
Por duhija c' i ban s'
pat.

E virtyti asht shemllesa
Ajo halė qi s' lodhė
stuhija;
Drandofillja, qi e kohės kmesa
Kputė, hijeshin na perfytron.
-
Kalojn ditt e bukurija!
Vec virtyti m' tokė qindron. -
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve: 912
Age: 30
Location: Anonimus
Registration date: 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Ndre Mjeda   14/9/2009, 16:28

Grueja shqyptare
(Amė e bi)

Ndre
Mjeda

Ka ra rrezja nder bajama!
T' bin e vet kshtu e pvetė e ama:
-
C'ke, moj bi, qi kjan e fshan?
Kjan e fshan, e vetllat vran? -

- Kjava
shum, mori lum nana,
Tuj qindisė e m' ra gjylpana;
M' ra gjylpana nen
balkue,
E jam ulė tash me e kerkue. -

- Po cka kje qi lodt t' i
xori?
Ku kje dhima, a ku kje zori?
A por, drue, mos m'je harlisė,
Qysh
se kjan - o tuj qindisė.
Pasha nanen nuk mund t' bari,
Qi tė me ndezet
bija zhari!
Do t' a dije e zeza nanė,
Pse ti vetllat shpesh m' i
vranė;
Pse c' kah mot, moj, buza s' t' qeshet
E n' argtime zemra s' t'
ndeshet. -

- Nuk a' gja, moj nanė s' a' gja;
Por po t' tham, se as
kot s' jam vra:
Dicka vlon n' ket cerdhe zanash;
Vlon dashtni, si n'bija
nanash!
Nane, dashtnija m' ka molisė,
Prandej kjaj - o tuj qindisė! -


- T'u thafėt goja, bi, c' po thue?
A kaq shpejt ti m' je
terbue?
Po shikjo, moj bi kercuna,
Se, po bana 'i herė e t' xuna,
Bana
e t' pava tuj m' dalė n' derė,
Nuk m' ke pshtim, jo metsha e mjerė!
-

- Jam shqyptare e bi shqyptari,
E ato fjalė, nanė, s' mund i
bari:
S' ke me m' pa, jo, tuj dalė n' derė,
Si kujton, pse m' ke per
nderė;
As, moj nanė, nuk jam harlisė
Vec pse kjaj - o tuj qindisė,
E
shka n' zemer m' ka pengue,
Asht gja e dejė, o nanė, per mue. -

Fillon
nana tash me u vra:
Dicka nakel sė mjerės i asht ba;
Don me cilė tė
ngriten gojė;
Por dro e mjera mos t' gabojė:

- Fol, moj bi, mos m' len
nder grepa,
Mos mė mshef gja, moj, se do djepa
I kam luejtė der tash e m'
ke
Dhelpen t' vjeter: Ty sot be
T' paca lshue, tash me m' diftue,
Se
pse zemra peshė t'asht cue. -

- Nanė, dashtnija m' ka molisė,
Prandej
kjaj - o tuj qindisė. -

Bindej nana, gja s'kuptote,
Por, te miren kah
i a dote
Muer me t' amel e i tha e mjera:

- Mori bi, moj si
prendvera,
Pash njat diell e pash njat hanė,
Pash njat Zot, qi kthiell e
vranė,
M' difto sot, c' sokol ke xanė? -

- C' farė sokolit thue, moj
nanė?
T' thacė, moj, t' thacė se s' m' a ban ndera,
S' m' a ban shpija, as
s' m' a ban dera
Me luejtė mendsh, moj nanė, mas kuej:
S' i kam dhanė, jo,
fjalė kurrkuej.
E po t' tham: Se n' t' endun t' motit,
Po t' tham, po, me
besė tė Zotit,
Ty due fjalėt me t' i ndigiue,
As s' kam mend me t' u
largue.
Zemren dysh un s' mund e daj:
M' len t' qindisi, m' len tė kjaj!
-

U ngri nana, lodt i pshtuen;
Para s' bis fort syt i u
xuen.

Kaluen dit e kaluen net,
Vajza ma me gojė s' po flet:
Me gojė
s' flet edhe na a' smue,
Rat e mjera a' tuj lingue:
Lingon keq n' at
shtroje deket
E shpesh paket edhe meket.
Ftyra e sajė porsi flok
bore;
Mndash, gjylpanė s' i hjekė prej dore;
Por punon e tuj
punue,
Shef pelhuren se a' marue:
I lshon syt mi te me mall
Edhe e
puthė e e ven nė ball.

Nana vajzen tuj dihatė
Shpesh e ndien e: - Mori
e ngratė,
A njimend s'don me m' diftue,
Se pse zemra peshė t' asht cue?
-

- Nanė, dashtnija m' ka molisė;
Kjava mjaft-o tuj qindisė!
Kjava
mjaft... - Ma desht t'ligjrojė,
Por i u kput ksajė fjala n' gojė.
Si fjalė
tjera nuk mund tė xori,
Mndash, gjylpanė prap n' dorė i mori;
Por dy
duerėt, porsi florini,
Mi pelhurė deka i a ngrini.

- Kuku nana kjan me
lot,
Se c' me gjet mue t'meren sot!
Se c' e gjet tė zezen nanė
Nen ket
diell e nen ket hanė! -

Merr pelhuren, qi pat enė
Bija e sajė; kishte
pasė kenė
Kuq e zi e m' te qindisė
Gjet dashtnin qi e kisht'
molisė.
N' krye t' flamurit kisht' punue,
Per rreth shqypje, m' dorė
prarue,
Fjalėt e hershme, fjalėt e tė Parve:
Se Shqypnia asht e
Shqyptarve
;
E nder skaje fjalėt "liri".
Merr nanė-shkreta e pshtiell
at bi,
Qi, pa njofėt tjeter dashtni,
Ishte shkri vec per
Shqypni
.

Eni bija, zana malit,
Ju qi kjani n' dekė t' njij
djalit,
E, permysė mi ket bujare,
N' te nderoni bin shqyptare;
E tuj
puthė e mall e vajė
Njat flamur, qi dora e sajė
Diejti aq bukur me
qindisė,
Pse dashtnija e kisht' molisė;
Lidhniu tok: Per herė
dashtnija
Per vend t' uej t' u jet stolija;

Pe, po kje qi, si kjo
bi,
Rriten vashat nė Shqypni,
N' vend do tė shkojė-o fjala e t'
Parve,
Se Shqypnia asht e Shqyptarve.
Lidhniu tok, si bajshin
motit
Ato bijat e Kastriotit,
E broh'ritni n' gzim e n'
vajė:
Rrnofte Shqypnija e flam'ri i sajė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve: 912
Age: 30
Location: Anonimus
Registration date: 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Ndre Mjeda   14/9/2009, 16:28

Fuqija e uratės
Ndre Mjeda

A
s’shef sa thellimi
Per rreth na kercnohet?
Sa lodja dikohet
Mi botė, qi
ti shklet?

N’ valė t’ mndershme t’ ktij shekull
Perhidhet
nier-shkreta,
E idhtė i shkon jeta:
Vec toka s’ pelset!

Sa kobe e
t’ papritne
Mi te kan randue,
E ‘i dorė, pa pushue,
Nder t’ vshtira e
pershkon.

Heu! Peshen e mkatit
Aj ndien e krahnori
Dishmon, se
mkatnori
Mi tokė ka pse dron.

Ke ra kurr nder faje?
Co menden kah
qilli
Njandej kah vjen kshilli,
E thirri Tenzot.

E lypi Atij tė
Lumit,
Me fe e me shpnesė,
Me vaj e me dnesė
Pendimin c’ me
sot.

A balcem urata
Per zemer t’ pendueme;
Pendimi e ban
t’gzueme
Pse mkatesh u shkep.

Ma t’ kandshem asht t’ flaunt
Qi,
vetė Zemra e Zotit,
Rreth gjireve t’motit,
Fajtorit i nep.

Prandej
perherė lutu,
Uratės mos i a daj:
N’ per t’ lutna e me vaj
Me t’ Naltin
pajto.

Pajto, sa a’ tuj t’pritun,
Pajto, e ato faje
Pendesa t’ i
laje;
N’ pajtim mos vano!

Pajto? – Kam pajtue
Pse vetė
Perendija
Shljeu fajet e mija
E shpirtin m’ a gzoi.

E shof; nderės
i falem
Ulė ballin per dhe,
Me shpnesė e me fe,
Pse m’ njalli edhe
m’pshtoi.

Per mue, dikur t’mjerin,
N’ kto lugje morrizit
Filluen
dit Parrizit
C’ se pagja po m’ kthen!

Por n’ qiell pres plotsimin
E
ktyne lumnive,
Atje, mas stuhive,
A ‘i Zot, qi shpreblen.

Ktij due
me i sherbye,
E i tij due me metė
N’ tallaze t’ ksajė jetė,
Nder kobe e
n’ mjerim.

O jetė, jetė e lume:
Me dashtė gjithmonė Zotin,
Tu’ e
dashtė me e shkue motin
Ktu n’ tokė e n’ amshim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve: 912
Age: 30
Location: Anonimus
Registration date: 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Ndre Mjeda   14/9/2009, 16:28

Djali pa nanė
si nata pa hanė

N.
Mjeda

Pra 'i djalė i vorfen kuej nuk i dhimet,
Kur, si mue t'shkretin,
t'a mlojn mjerimet?
Teper shpejt bora, tuj ra n' vorfunim,
Njatė qi per
mue ish' diell n' agim.

Emnin e kandshem m'i a ndie kot prita
Njasajė
qi n' kobe do t' m' ishte drita:
Kuej nuk i dhimem, askush s' m'
kujton,
Sado qi zemra vec gjak m' pikon.

Kur, un i mjeri, rrijshe tu
shpija,
Me nanė, me moter, ah! sa dashtnija
Vlote n' ket zemer, qi sot
s'ka gzim,
Vetem pse nana m' la n' ket vorfnim.

C' at ditė qi e bora,
mue s' m' knaqė natyra,
Nder gzime t' shekllit nuk m' qeshet ftyra;
Kurr
s' m' hiqet mendjet kur nana m' tha:
T' laca me Zotin! - e diq e m'
la.

Ah! se fort m' dote, se fort m' pat gzue,
Sa gjallė, e mjera,
rrite me mue!
Por qe, se une nanen sot ma s' e kam;
Un nafakpremi, c' se i
vorfen jam!

Kur, n' agim t' ditve, m'ra me shtegtue,
Si dola shpijet,
tuj u largue,
E kqyra s'mramit e aq m' permalloi,
Sa dysh mue zemren, dysh
m'a coptoi.

E kush kalote at ditė bri meje,
At ditė qi dhima m' kish
xjerrė mendt kreje,
Thote perajshem: Paska metė shkret!
Zot, njitja doren,
majen ti ngiet!

C' at ditė, si zogu, larg fluturova,
E n' dhe t'
panjoftun treta, u largova;
S' desht kush me m'kqyrun, s' diejta kue' i
flas,
Nji dorė ndimtare c' at herė s' m' u qas.

E kur vetmija mue m'
lodhte naten,
Un n' gjuj u ulshem, thojshem uraten;
Kujtojshem nanen para
Tenzot,
E syt m' u mushshin gjithherė me lot.

Ah! po, kujtimet e asajė
dite
Uratė e kandshme ti m' i persrite:
O nanė e dashtun, a thue t' thrras
kot,
C' se fusha e mali me za t' em lot?

Ah! po, se dhima zemret nuk
m' shkepet,
C' se gjithkund nanen me e lypun m' nepet;
Do t' m' mysė
mjerimi, s'kam si gjallnoj,
Pse deka e nanės zemren m' a imtoj.

Por,
ndale vajin, jeto pa droje,
Mendo se drita prap do t' agoje,
Kur nder
Qiell t' epra Zoti tash t' thrret:
Rrethue me lule, nana aty t' pret.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve: 912
Age: 30
Location: Anonimus
Registration date: 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Ndre Mjeda   14/9/2009, 16:29

Lulja e bardhe
N. Mjeda

Prite pa
nane nji vajze e shkrete
E shkoi motin idhte, n'ankim;
Idhte, n'ankim e
shkoi ket jete,
Kah s'i pau kund vedit pshtim.

Fati i zi kah muer me e
ndjeke,
Kjau sa kjau, mandej pushoi:
Mylli syt e, porsa deke,
Dhe i
mjeruem trupin i a mloi.

Nji shtegtar andej tuj ardhe
Mas do ditsh, te
aj vorr u ndal;
Tu aj vorr ndale, nji lule t' bardhe
Pau tuj cile: Vorrit
i u fal.

Ndoshta zemra e vajzes s' mjere
U ba lule ku pushon,
M'
nji qi shpirti, lil me ere,
Hyll i ndritshem n' qiell
vizlon.



Kujdesi Hyjnuer
N. Mjeda

Ti, qi toket s'
din me i punue,
S' korre as qet kurr faren n' dhe,
M' difto, zog, si t'
del me rrnue,
Qi i a thue kanges aq me hare?
Ty, zog mali, aq t' lum kush
t' bani,
Qi n' ankim kurr s' t' ndiehet zani?
<blockquote>Jam i lum n' sa stine ka moti,
Pse per mue ka kujdes
Zoti.</blockquote>Po ty, lule, si e harrueme,
Qi kurr s' ende e na rrin
veshe,
N' ato fushat e blerueme,
Si ma e bukura mretneshe,
Kush t' a
dha gjith at stoli?
Kush t' a fali at bukur?
<blockquote>M' shofin t' lume stina e moti,
Pse per mue kujdeset
Zoti.</blockquote>Vetem un, i ligshte kah feja,
Guxoj vedin t' a thrras t'
shkrete:
Po kto t' mira, qi ban dheja,
Kush m' i dha? kush s' m' la me
mete?
Buke t' perditshme kush m' nep mue?
Kush me petk desht me m' kujtue?
<blockquote>Mos t' ankojm, pse sa t' jet moti,
Per gjithkend do t' mendoje
Zoti.</blockquote>
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve: 912
Age: 30
Location: Anonimus
Registration date: 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Ndre Mjeda   14/9/2009, 16:29

PRENDVERA


Jeni lodhe,dallendysha
t`shkreta,
Je molis`i ziu bylbyl;
Ah!pushoni n`streh` ku u gjeta,
Pusho
n`kopshte te njaj zymyl.


Mbi krahe t`uej prej dhenash tjera
Ju
prendveren na pruet ketej;
Shlodhn`ju pra, dallendysha t`mjera,
Rri
,bylbyl, n`lulzim qi kthej.


Se qe`j prrue prei malit ulet
E t`tane
fushes ushqim i nep;
E nen bore po shperthejn`lulet
Porsi femie qi zblohen
n`djep.


Fllad i let me vape dashtnijet
Puthi pemen gemb per
gemb;
U zgjue pema, e qe prej shijet
Buloj mbare neper kopsht
t`em.


Ndej`brie votres nieri myket:
Vrapo, bulk, ku puna
t`thrret;
Tui vrue fushen kau berlyket,
Lyp`m`u vue per lavre t`vet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve: 912
Age: 30
Location: Anonimus
Registration date: 04/09/2009

MesazhTitulli: Re: Ndre Mjeda   14/9/2009, 16:29

ANDERR


Pezull prei qiellit
fluturote e shkreta
E si dielli n`mjesdite rreze shperndake;
Engjell nder
cucat o nji cike giake
Qi vec qielli numron nder valle
t`veta.


Arit i kishte floket, e kish si zgjeta
Driten e syve e
mollzat rrumbullake,
E buzet e vocrra me te ngjyeme gjake,
Qe kur i pash
krejt i mahnitun mbeta.


Mandej si njeri, qe prej gjumit
ngrihet,
Mora zemer e e pveta me trimni :
„Engjell a vajze je ti, o
bukurija?“

Qeshi goca nji here, si vashe qe pihet,
Uli kryetin
teposhte e me dashtni
„Moter e nane,tha, m`ke- jam Shqyptarija
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Albulena
Senior Member
Senior Member


Female
Numri i postimeve: 508
Age: 26
Location: Kosove
Job/hobbies: Studente
Humor: Familja moderne
Registration date: 15/12/2007

MesazhTitulli: Re: Ndre Mjeda   14/9/2009, 16:30

I MBETUNI

Edhe shtaza po gazmohet,
Edhe bari mungullon;
N`shend natyra gjith po cohet,
Vec ti, i mjeri,po gjimon.


Kang`e valle tui bashkue
Shend prej gojet gjithkush qet;
Vec i vorfni tui dertue
Porsi i huej a n`gjinie t`vet.


Tui ankue per t`zeza t`veta
Per gjith dere tui lype kerset;
Per`te t`dhimtun kerkund s gjeta:
Porsi i huej a n`katund t`vet.


Lodh` e unshem,kur vjen nata,
N`prehen t`nanes me shkue kujton;
Edhe nana i diq e ngrata,
E kush t`vorfnin s`e ngushllon.


Bab`, oh!babe!sa here ndo`j trimit
Do me i thane tui derdhun lot;
Por per`tene a fjale trishtimit,
A nji fjale qe permend kot.


Per dhe t`vet dale n`ushtrie
Rrebte qendroi i jati e diq;
Sot i vorfni askund nji shpie,
Nji cope buk s e gjen nder miq.


Ah!ti njome, o njome e mjera,
Dit` e nate qe po vajton:
Kund nder miq nuk t`cilet dera,
Kerkush vajin s t`a pajton.


Dit`e nate pa buk e shpie
Shkote i vorfni andej e kendej,
E prej t`pasunish zotnie
Nje fjale t`mire kerkush s ja kthej.



Ku ke baben me t`ndimue?
Ku ke nanen me derdhe lot?
Ty gjith robi t`ka harrue,
Kerkush s`do me t`dalun zot.


Tui rae bor, tui frye murrlani,
Mjet dy vorreve si`j lis,
Afer gropes qe vet`e bani,
Djali i vorfen u molis.


Afer nanes u shtrue me fjetun,
Afer babes kerkoi pushim;
Kurgja t`ngritin s ka me e gjetun,
T`xet e t`ftofte skan me pas ndrrim.


Me njata qe vec e doshin
Trupi i t`vocerrit pushoj;
E n`lumnie qe ata po gzoshin
Shpirti i njomes fluturoj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Albulena
Senior Member
Senior Member


Female
Numri i postimeve: 508
Age: 26
Location: Kosove
Job/hobbies: Studente
Humor: Familja moderne
Registration date: 15/12/2007

MesazhTitulli: Re: Ndre Mjeda   14/9/2009, 16:30

ZOGA


Neper ograje po kendojne bylbylat
Si tu`u pralle me shoqi shojne;
Drandofilleve zymylat
T`kandshmen ere dhuntie ju cojne.


E nalt n`qiell ma e bukur hana
Rreze t`paqta shkon tui shkri
Maje bjeshkeve fillon Zana
N`valle shoqeve m`u prie.


Lodhe prej vegesh,prej rranjesh shpijet,
Si u ba nate,ndej Zoga n`voter;
Ndej m`u xe me dru dullijet
Qe kish ba neper mal,pa moter!


E kuvendte me nane locen,
Si pergjumshem,ndonji fjale,
Deri sa brie votres gocen
E muer gjumi dal ka dale.


Fjet bri votres: e kur shkendija
Shendritte at fetyr`te pa travaje,
Engjell prei qiellit ule te shpija
Dukej faret fetyra e saje.


Here n`at gjume tui qeshun dukej,
Si m`u fale here doren cote;
Here permallshem n`vedi strukej
E n`fetyre gjaku t`tane i velote.


(Ngrimun n`ar, mbi`j pullalie
Nen balkue nji beg kish dale;
Holl`e i gjate porsi silvie
Ne rruge nen gardh ish duke nje djale.)


E nan-bardha tui shikjue
„Flej me engjuj,thote, o bie,
Pusho shtatin me i ndimue
Lokes s`ate neper shpie”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Albulena
Senior Member
Senior Member


Female
Numri i postimeve: 508
Age: 26
Location: Kosove
Job/hobbies: Studente
Humor: Familja moderne
Registration date: 15/12/2007

MesazhTitulli: Re: Ndre Mjeda   14/9/2009, 16:30

TRINA

I.

Molla t`kputuna nji deget,
Dy qershija lidhe n`nji rrfane,
Ku fillojne kufijt e Geget,
Rrijne dy cika me nji nane.


Krekce e bre perzie me lisa
Rriten rrotull me qetine,
Plepa t`but` e qeparisa
Mbelojne e veshin at ledine.


S`ushton mali prej baktijet,
S fryn murrlani me duhie;
Paq i kthellte prej Perendijet,
Paq prej njerit e qetie.


Gurra e lugut vec ushtote
Si lahute me kange kreshnike;
E nder peme bylbyli kendote
Valle darsmet e fisnike.


Ngreh, bylbyl, n`at hije valle,
Ushto, gurre trimneshe n`shkambije;
Bulk i nates, kungalle , qe talle
Neper gemba e per lamije,


Kendoni,kendoni vec prej stanit,
T`ardhmen Trina mbramje n`shpie,
Tui blegrue nji kij mbas zanit
T`deles nane keni me ndie.


Vec prej plehit gjel kokoti,
Me njat za qe s`ndrron kurr-here,
Ka m`u gjegje se a tui nderrue moti,
Se a tui cue nji tjeter ere.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
BlueScreen
Senior Member
Senior Member


Male
Numri i postimeve: 912
Age: 30
Location: Anonimus
Registration date: 04/09/2009

MesazhTitulli: T: Ndre Mjedja dhe Zhanri mikst i tij   14/9/2009, 16:32

Nė veprėn Juvenilia kemi tė strukturuara disa
Poemtha dhe sonete dhe shumė vjersha tė tjera lirike.
Poemthi Vaji I
Bylbylit, ndahet nė katėr pjesė dhe qysh nė pjesėn e parė ne kuptojmė se kemi tė
bėjmė me njė tekst alegorik,ku pėrmes bylbylit na jep fatin e popullit tė
robėruar nga pushtuesi.Kafazi I bylbylit nė kėtė rast me robėrinė e popullit nga
pushtuesi .Mirėpo megjithatė optimizmi ėshtė I pranishėm nė poemth ndoshta ishte
koha e njė Vrulli tė ngjarjeve historike. Kemi tė pėrdorur figurėn e simbolit qė
me anė tė bylbyli tani ne kuptojmė popullin dhe gjendjen e tij.Vaji zė njė ndėr
motivet kryesore nė poemė atė nuk mund ta zbusė as ndėrrimi I stinėve( nė tė
cilėn pjesė na paraqiten pjesė idilike)
Nė pjesėn e tretė vaji shkon edhe mė
tej tash nuk qanė vetėm bylbyli (populli) por edhe vetė vihet nė in medias res
(nė qendėr tė vėmendjes) duke kjajtė pėr atdhe qė na del si njė lloj proteste
shpirtėrore,ėshtė emocionale mėnyra kur ai nuk ka se ku tė ngushllohet dhe thotė
se po ta dėgjonin vajin tėnd do tė qanin bashkė me ty edhe hėna e dielli. Nė
pjesėn e fundit kemi njė optimizėm tė thellė pėr gjendjen e cila nuk do tė
zgjasė.
Pėr nga struktura metrike tė themi se kemi tė pėrdorur 8 dhe 11
rrokėshin ndėrsa nė pjesėn e fundit kemi tė pėrdorura vargjet e thyera ku ēdo
herė nė fund tė strofės kemi tė shqiptuar vargun Fillo me gėzue.
Nė pjesėn e
parė tė kėsaj poeme kemi tė pėrdorura katrena me skemė tė rimimi ABCB

I
TRETUNI- Edhe kėsaj si zhanėr mund t`I themi poemth,e cila trajton njė temė
sciale, ėshtė e ndarė poashtu nė pjesė(5) . Na jepet kėtu gjendja e rėndė
shpirtėrore, vuajtja e njeriut I cili ėshtė I detyruar tė largohet nga
vendlindja,hasim vėshtirėsin e tij pėr t`u larguar nga shtėpia nga aratė e
ē`ėshtė mė e rėnda nga nėna nė kohėn kur ai I duhej mė sė tepėrmi sepse siē
thuhet nė vargje ajo ishte e shtyrė nė moshė.
Kemi mė pas pjesė deskriptive
tė vendit ku kishte mėrguar qė pėr tė ėshė trishtim qė asgjė nuk I dukej e bukur
madje as dielli pėr tė nuk nxente njėsoj.
Kemi tė pėrdorur figuren e
personifikimi qė lejlekut I jep tipare tė njeriut ishte po ai lejleku qė e
kishte pasur nė shtėpi dhe atė e identifikon pėrmes njė shenje. Aty hasim njė
varg pyetjesh mallėngjimi , por pasi qė ishte e pamundur tė merrej pėrgjigje
atėherė ai shpėrthen dhe bėnė rrėfim tė njėpasnjėshėm.( E pranishme kėtu pyetja
retorike)
Nė pjesėn e pestė dhe tė fundit na jepet njė ėndėrr qė I shfaqet tė
tretunit nėna duke vuajtur nga dhimbjet pėr djalė , madje ajo ma e lumtur do tė
ishte sikur ai tė ishte I vdekur dhe tė paktėn t`ia dinte varrin .Kėtu nėpėrmjet
figures sė nėnes lartėsohet figura e gruas shqiptare veēanėrisht si
nėnė.


ANDRRA E JETĖS
Ėshė kjo njė poemė e Ndre Mjedjes e ndarė nė
tri pjesė Trina, Zoga dhe Lokja , mund tė themi se ėshė fragmentare,mirėpo jo me
digresione sepse qė tė tria pjesėt nė fakt kanė njė subjekt tė trajtimit, kemi
tė bėjmė me njė poemth social ,i cili fillon nė njė familje tė varfėr tre
antarėshe, Lokja me dy tė bijat Trina dhe Zoga.tė tria pjesėt flasin pėr fatin e
sė cilės nė veēanti. Sė pari kemi Trinėn njė vajzė e rritur me aq mund nga nėna,
e cila nuk arrinė ta shpėrblejė tė ėmen , ajo njė ditė sėmuret dhe
vdesė.
Pjesa e dytė ka tė bėjė me Zogėn , e cila vazhdonė jetėn, ruan
bagėtitė, mirėpo njė ditė pėr fatin e keq tė sė ėmes ajo dashurohet nė njė djalė
e cila mė pas martohet duke e lėnė nėnen tė vetmuar .Asaj mė pas i lind njė
djalė pėr ta kurorėzuar lumturinė e saj.
Ndėrsa nė anėn tjetėr kemi nėnen qė
ballafaqohej me vėshtirėsitė e jetės , madje ajo mallkon vetėn se pėrse asaj nuk
i lindi njė djalė qė sot nė atė gjendje do t`ia lehtėsonte dhimbjet.Ajo nuk
mundi t`i rezisoj dimrit dhe vdiē.
Skema e rimimit te Mjedja ėshtė e ndryshme
mirėpo nė kėtė pjesė kemi ABBC,ai pėrdorė 8 dhe 11 rrokėshin.
Ndre Mjedja pėr
nga forma ka krijuar edhe Sonetin tė tilla janė Lirija , Lisus , Scodra
etj.
Lirija ėshtė e pėrbėrė nga gjashtė sonetė secili ėshtė i njė rėndėsie tė
veēant ,kėtu kemi tė bėjmė me njė paralelizėm historik tė temave ,kemi tė
pėrfshirė kohen kur Amerika u bė e pavarur nga kolonialistet anglezė, madje nė
tė pėrmende edhe emri i hartuesit tė kushtetutės Xhefersoni, dhe nė anėn tjetėr
pėrmendet gjendja e mjeruar e shqiptarėve qė mbretėronte nė kohėn e tij( tė
poetit)
Pjesa e parė ka tė bėjė me njė lloj thirrje pėr liri , pastaj na
paraqitet njėlloj lakmie ndaj tė arriturave amerikane brenda njė kohe tė
shkurtėr,madje lakmia e tij shprehet nė kėtė mėnyrė “Lirine e keni ju , ne hekra
kemi” qė na e bėnė tė njohur gjendjen qė po mbretėronte. Dhe fare nė fund na
jepen disa shenja optimise tė poetit qė shprehet me fjalėt se po rriten
Skėnderbetė e rinjė.


= LISUS=
Thelbi romantikė i kėtij soneti
pėrkatėsisht kėtyre soneteve, duke pėrfshirė kėtu edhe ato tek pėrmbledhja
Scodra janė tė veshur me njė formė klasiciste.Tek e para( Lisus) kemi
karakeristikė kryesore himnizimin, himnizon tė kaluarėne lashtė, pėrbėhet nga
gjithsejt dymbėdhjetė sonete , nė nėntė tė parat ėshtė pėrfshirė jeta ilire, ku
kemi tė pėrmendur emrat mė ė shquar tė asaj periudhe.ndėrsa nė tre tė fundi
flitet pėr Skėnderbenė dhe respektimi i gradave mė tė larta qė na jep njė lloj
kulture tė asaj kohe. Dhe fare nė fund na jepet njėlloj kėnaqėsie e qytėtarėve
tė Lezhės pėr faktin qė ajo po mbante eshtrat e
Skėndebeut.



SCODRA



Kjo ka gjithėsejt 11
tingėllima, ajo nis nga njė kohė shumė e lashė nga paganizmi dhe duke ardhur
deri te miti i Rozafės.Edhe kėtu kemi himnizimin mirėpo kėsaj radhe nėpėrmjet
legjendės.
Nė poemė bėjnė pjesė hyjnitė Ilire dhe ato Greke, kemi ndeshjen e
tyre pėrktėsisht tė Kuqedrės greke dhe Polifemit ilir , ku ajo e para ėshė
shkatėrrues e ēdo gjėje qė gjenė para ndėrsa ai fundit pra Polifemi na paraqitet
si mbrojtės i gjėrave pėr tė mos i shkatėrruar Kuqedra.Mė nė fund Polifemi mbyė
kuqedrėn dhe me gjakun e saj pėrcakton kufijt e Shkodrės.


Tek Mjedja
kemi tė pėrdorur 8 dhe 11 rrokėshin ndėrsa skema e rimimit nuk ėshtė ēdo herė e
njėjtė, kemi tė pėrdorura rima nga mė tė ndryshmet shem. Tek vaji i bylbyli kemi
rimėn ABCB.







Identifikimi:Lavdim Klinaku ,
Vushtrri-Kosovė-Shqipėri
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 

Ndre Mjeda

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com ::  :: -