Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)   14/9/2009, 04:52

Urime per 1937

Shok i dashtun, une pergjithesisht nuk shkruej urime, as per Krishtlindje as per Bajram, as per ditelindje as per ndoj feste tjeter. Nuk shkruej, pse urimet qe n'ato dite tan bota ban, nuk dij a plotesohen nje per qind se pothuej te gjitha dalin nga hipokrizia. Bota kete e din, por njesoj vazhdon te shkrueje urime. As per Motmotin e Ri deri tash nuk i urova askujt asgja. Por kesaj here due te hyj ne rradhen e njerezve korrekte dhe t'u uroj shokve te mi Motmotin e Ri 1937.
Se pari, t'uroj, shok i dashtun gjumin e ambel, qe te mos ndegjosh si gjemojne njerezit nen barren e kryqave te vet tue mundunve, as britmen e ngadhnjysve ne kete jete. Te mos ndegjosh bumbullimen e Spanjes. Gjumin e ambel! Te mos ndegjosh si afer teje gerset dhemballa per dhemballe, nga te ftohtit. Pse atehere duhet te pyesesh: moj dhemballe, pse ndeshe per dhemballe dhe gerset aq? E gjuha ne vend te dhemballes pergjegjet: pse asht ftohte, zotni, e kur asht ftohte, zotni, u hyn dreqi trupit, muskulave, nervave, zotni, dhe qashtu gerset dhemballa per dhemballe, zotni. Asht teper banale te themi se mungon veshja dhe mbathja dhe zjarrmi, prandej: gjumin e ambel, shok i dashtun.
Se dyti mbas gjumit t'ambel, t'uroj - ē'asht dhe e natyrshme - te jesh i gezuem, gjithmone i gezuem. Nga gezimi i madh, ne sentimentalizem, te puthish drrasat e dhomes e shtyllat, si bani Greta Garbo ne filmin "Mbretnesha Kristina", kur shijoi dashunin shtazore (desha te them hyjnore, por njesoj asht). Aq i gezuem, saqe bota te ta kene zili dhe te thone: oh, sa i lumtun asht! Te jesh i gezuem edhe pse n'ane tjeter zemra te pelset, si paljaēos. Te jesh i gezuem, se gezimi yt u jep shpresa edhe tjerve. Ne rase se tryeza e shkrimit te ēalon, ti qeshu. Ne rase se e vetmja karrige qe ke ne shtepi asht e shpueme dhe s'ke se ku te rrish, ti qeshu. Ne rast se s'ke zjarrm e ke te ftohte, po, ti qeshu. Ne rase se ndonj dite, ashtu kot, te mungon dhe buka, ti merre per loje, per shaka, dhe qeshu, qeshu. Del ne rruge bile, ne kryqzimin e udhve, dhe qeshu,qeshu,qeshu, e bota do ta kete zili dhe do te thote: ah, sa i lumtun asht! E kur te te vije ne shtepi ta shofi shkakun e gezimit tand, do t'i kujtohet botes vetvetja dhe do te filloje te qeshi kikikikakaka. Smundja e te qeshunit do te perhapet nder te gjithe dhe njerzit si majmunat do te hidhen perpjete nga gezimi... Dhe keshtu uroj qe vjetin 1937 ta kalojme ne gezim, edhe se te smunde patalogjisht.


ESHTE I MADH!!!!

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)   14/9/2009, 04:52

Historia e njenės nga ato

Kush nuk e kujton? Kush e kujton, or shok, ate? Ke? Cilen? Cilen? - Ate! Njenėn nga ato! - Po cila asht njena nga ato? Ato jan shume! Cili i ri (ose plak) nuk njef se paku dhete nga ato?! Pse ato jane shume. Pse shume ka meshkuj, shume ka pare, prandaj duhet ne numer relativ te kene dhe trupna qe shiten... Pra, kush asht njajo njena nga ato?
- Lulja, Lukja ! A s'e kujtoni Luken? S'e besoj... shtiheni... Apo ndoshta do mohoni dhe se e njihni? Me falni, por ketu nuk shkon ajo e famshme: kush guxon - fiton! Kjo shkon ngjeti! Do mohoni dhe se e njihni Luken? Me pretekst se jeni te ndershem... Te mos kini, te mos kini frige se nuk do ju quej te pandershem. Por ju, se paku, me siguri do njihni ndonjenen nga motrat legjitime te Lukes, asht njesoj si me njofte Luken vete. Jeta e tyne asht nje. Te gjitha jane njesoj dhe te gjitha ju apin ate qe kerkoni - me pare ne dore.
E Lukja e mire, Lukja e mshireplote - se ajo ishte njelloj hyjneshe - Lukja e deshrueme me te vertete askujt nuk i thoshte jo. Vijshin studentat, jo me ndoj qellim te keq, vijshin vetem me percjelle ndoj shok i cili gjithashtu ishte student. Kur kryente pune me te parin, Lukja i thoshte tjetrit: sa leke ke ne xhep? - Kater. - Hajde, - i thoshte te dytit, te tretit e te katertit me radhe dhe i ēonte n'ode te saj. E pra, taksa e saj ishte tre frange. Por Lukja ishte ma shpirtmire, ma humanitare se shum vete te cilve ashtu i duhet me qene.
Se pari studentat, me te hymen mbrenda, kuqeshin, por kur vijshin per se dyti, para se te hyjne shikojshin djathtas e majtas mos t'i shofi kush, dhe mandej shpejt neper dere fut brenda si plumb pushke. Lukja kanjehere merrte poze serioze dhe u bertiste: - Pse keni ardhe? Ke kerkoni? Nuk asht ketu ai qe kerkoni...
Studentat hutoheshin, iu merrte fjala ne goje, shikojshin shoqi-shoqin, skuqeshin ne ftyre dhe niseshin te kthehen. Atehere Lukja plaste gazit, qeshej me gjithe zemer dhe i merrte per dore n'ode te saj. Kanjehere ziheshej me ta, pse ndonjeni nga ata ia puthte krahun e zhveshun, e kapte ose e ledhatonte per ftyre, ashtu si ka te drejte te kapi gruen e vet vetem burri qe ka vue kunore te prifti ose te hoxha, atehere Lukja i thoshte:
- Mos luej, more vagabond! Rri urte, - dhe ia kersite shuplake ftyres.
Djaloshi nuk tundej, qeshej dhe mundohej t'ia kapi doren. Kur keta vonoheshin ne kafe ne bashkefjalim e siper, ajo u thoshte te gjithve: ikni se po iu vine babat ose kanjihere i thoshte vetem ma te riut:
- Shko, se asht bame vone... Tash asht kohe me t'ardhe yt ate.
Ne keto fjale plaste gazi e rralle ngjante qe t'idhnohej djali tue thane:
- Baba i em asht i ndershem, nuk asht si une...
Atehere shoket dhe Lukja vete qesheshin ma me zemer per trashamansine, idiotizmen e shokut.
Ndonjeni per tallje e pyete Luken:
- Luke, ku e ke, pash zotin, xhybleten?
- Hajde me e pa ne dhome...
- Me gjith qejf...
- Po a ke tre frange?
- Po, kam tre leke...
- Hik, more zog... me tre leke do me pa Ameriken...


Vazhdon...

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)   14/9/2009, 04:53

Por thash se Lukja ishte ma humanitare se ata te cilve u duhet ashtu me qene. Ndoj te ri, qe s'e fitonte lekun vete, e pranonte edhe me tre leke, natyrisht kur kish nge.
Rreth emnit Luke, vecanerisht rreth trupit te saj, ishte krijue njefare aureole(nimbusi) si rreth krenave te shejtenve. Aq sa ndonjenit i vinte dhe keq qe e quejne kurve, dhe mundoheshin ta zbusin kuptimin e fjales tue i thane prostitute, grue publike,grue problematike - me emna te cilet i kishin gjete tue lexue libra. Sidomos njenit, i cili nuk shqiptonte kurr fjale te ndyeta, i vinte keq ta quejshin Luken kurve. Vete ai le qe s'e quente kurr, por edhe kur thoshte kush, atij i dhimbste veshi sikur gerdhishte dikush sahanin me maje te pirunit. Fjala kurve ishte per te nje disonance e vrazhde ne melodine harmonike qe premtonte Lukja. Me e quejte Luken kurve, i dukej njesoj si me e quejte priftin grue pse ka veshe ragjen (veladonin). Ai edhe e perhapi nder shkoje fjalen prostitute. Sentimentalizma e te rijve per Luken shkone edhe ma thelle; shpeshhere rrifeshin shoq me shoq vetem e vetem per hatrin e saj.

Prodhon nana - toke, prodhon krijesa me shpirt dhe pa shpirt, prodhon dhe krijon si me miliona vjet dhe me sekonda, prodhon trajta te cilat ngrofen njena me tjetren per me prodhue prap trajta te tjera e te reja per te vazhdue jeten. Dhe e njejte asht: si deshira e nje krymbi dhe deshira e njeriut. Me prodhue. Vetem se krymbi s'e din se prodhon, s'e ka ndergjegjen e prodhimit, e njeriu po, e din, e kupton, e ndjen bashke me energjite qe treten, te cilat duhet te treten. Dhe ketu, vetem ketu, jo ne ndoj naltesim tjeter imagjinues te njeriut por ne ndergjegjen e krijimit qendron ndryshimi ne mes te krymbit dhe te njeriut. Krymbi krijon, ban punen e vet te krymbit (bren drunin) dhe vazhdon rodin; njeriu krijon, prodhon vepra teknike, artitekture, arti, letersie njesoj si prodhon dhe rodin e vet njerzuer. Jane energjite qe duhen trete simbas zotsis te ēdo njeriu, energjite qe burojne te gjitha nga nje burim.
Melankolia, mendimi, shum here nervoza, jane efektet e energjis se grumbullueme, e cila s'ka se ku te shfreje. Dhe fantazia e te rijve krijon aureole shejtensh rreth trupit te nje grueje qe shitet, e cila, instinktin prodhues e ka lidhe me interesa materiale, pse shoqnia, drejt ose zhdrejt, e detyroi.
E ne dhomen e Lukes treteshin energjite e te rijve. Te mos u tretshin aty, do treteshin ngjeti, ne menyre te panatyrshme, te rafinueme, te shpikun vetvetiu, tue u bashku intelekti me epsh.
- Luke, keshtu-keshtu... Sa te bukur i ke syt..., - i fliste djaloshi.
Ajo heshte.
- Sa te bukur e ke kete... kete... kete...
- Praj, more vagabond! Hajt, mbaroje punen per te cilen ke ardhe...
Nje kaperdisje n'intimitet ma te lakuriqet, marrje fryme e parregullt, kanjehere ndoj kafshim, ndoj afsh ose edhe ndoj shuplake per trup te lakuriqet...
Kanjehere dhe Luken e zente nje trishtim i pakufishem. I dhimbste ajo gja qe e quejme shpirt, por vetem kanjehere, pse po t'i dhimbste me shpesh zotnia do ta qite jashte, pse Lukja atehere ne ato ēaste te rralla thente gota, ēinia, pasqyra, dhe ēka t'i vinte per dore. N'ato ēaste as nuk pranonte vizita. Ndoshta i dhimbste shpirti Lukes, pse te gjitha energjite e djemve neper te shkojshin kot? Ndoshta dhe ajo donte qe te prodhoje, si prodhon nana - toke dhe ēdo krijese tjeter? O sa trishtim, puthuej dhimbe fizike ndiente, kur u kujtonte se asht nje grue qe nuk prodhon. Nje kukull, nje loder me pase per t'ia kushtue dhe harrue gjithe ato oret e mbrapshta kur e shef te zhigatun ne balte.

Vazhdon...

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)   14/9/2009, 04:53

Marshi i Djalerise

(Himni Kombetar)


Urdheroj i Madhi Zot:
Zu ndrin yll` i Shqiperise;
Ndrin e me s`permbahet dot,
Se qe sot e jete-plot
Po rreth zemr` e Djalerise.
Djaleri,lart per liri!
Lart per Zonjen Shqipetare!
Yll ne balle-e zjarr ne gji,
Zjarr ne gji per Shqiperi,
Digj-u! zemra djaloshare!
Qjell me shkaba shqipetar!
Male mbushur me dragona!
Keto fusha derdhur n`ar,
deti plot margaritar -
Keto jane viset t`ona!
Ketu leu qe ne fillim
Trim`i dheut si zog i shkruar
Leu dh`u la per trashegim
- Me nderim e me qendrim -
Besa jon` e shenteruar.
Ha! dh`e bukura liri
Ketu mbreteroj perjete:
Mbreteroj: e plot meri,
Beri ne rezik te zi
Prej kujtdo nje trim me flete.
Lithni besen per Atdhe,
Ju me gjak te Kastriotit!
Lithni-e shpejt e beni be:
Be qe vret posi rrufe
Para Kombit - para Zotit!
Djaleri,heu! yll i ri!
Djaleri,keng`e shendetit!
Per liri,per lumteri,
Rrofsh! e lumja Djaleri!
Rrofsh e qofsh sa val`e detit!


p.s. ketu e gjen pergjigjen per kombesine e tij angeldust.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)   14/9/2009, 04:54

Lagja e varfun

Krahet e zez te nje nate pa fund
e varrosen lagjen prane,
drite,jete,gjallsi - askund,
vetem errsine e skam.

U harrue jeta e dites
nder shtresat e nates, e pagja
u derdh nga parzm' e errsines...
n'andrra perkundet lagja.

Njerzit nder shtepia flejne
me gjoksa te lakurte e te thate
e grate... femi po u lejne
pa ushqim ne gji, pa fat,

Pushojne gjymtyrt e shkallmueme
ne punen e dites se kalueme,
sherohen trute e helmueme
ne gjumin e nates s'adhrueme.

Vec zemrat e njerzve te lanun
me te rektunt prralla rrfejne
mbi barrat e jetes se namun
qe shpirt dhe korriz thejne.e korriz thejne.

Prralla mbi femij rrugaca
barkjashte e me hunde te ndyta,
qe dore shtrijne me vjedhe, me lype;
e ngihen me fjale te ndyta.

Prralla mbi varza te fyeme
me faqe e me buze te thithna.
Prralla mbi djelm, me te thyeme
shprese, ne burg me duer te lidhna,

Te cilt neser para gjyqit
per delikt do te pergjegjin,
vetem dreqit e hyllit
te gjith fajet tash ua mbshtesin.

Keshtu lagj' e varfun peshprite
dhe errsines hallet tregon.
Nje gjel i undshem, me drite
te hanes i rrejtun, kendon.

Hesht! or gjel kryengrites,
i lagjes se varfun. - Ketu
nuk zbardh per ty drita e drites.
i gjikuem je me ngordhe n'u.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)   14/9/2009, 04:54

MIGJENI-VEPRA
Letrat e dashurisė sė Bojkės, fotografi, shėnime, e njė poezi e pabotuar mė parė, janė mbledhur nga e mbesa e poetit, Angjelina. “Migjeni-Vepra” ka dalė kėto ditė nė qarkullim

Tė fshehtat e Migjenit rrėfehen nė njė libėr tė ri

Dokumente, letėrkėmbime, njė poezi dhe disa fotografi tė Migjenit, tė pabotuara kurrė mė parė, janė pėrfshirė nė botimin e fundit “Migjeni –Vepra”. Ky botim, i cili ka veēse pak ditė qė ka dalė nė qarkullim, sjell tė tjera anė tė fshehta, nga jeta e poetit, tė cilin e detyruan t’i japė lamtumirėn kėsaj bote, qė nė moshėn 27- vjeēare. Nė kėtė libėr, veē veprės sė plotė tė tij, janė pėrfshirė edhe mjaft detaje tė tjera nga jeta. Skėnder Luarasi mblodhi gjithė jetėn e Migjenit, “Vargjet e Lira” tė kėtij poeti tė madh (ku janė pėrfshirė “Kangėt e mjerimit ”, “Kangėt e pėrndimit”, “Kangė nė vete”, “Kangėt e rinisė” dhe “Kangėt e fundit), e krahas tyre mblodhi dhe “Novelat e qytetit tė Veriut”( ku pėrfshihen edhe shkrimet e fundit tė tij, si dhe shėnime tė ndryshme nga leximet, dokumente, letra tė Migjenit, dėrguar miqve dhe tė afėrmėve tė tij, etj). E sė fundi, pėrgatiti dhe kronologjinė e jetės dhe tė veprimtarisė sė Millosh Gjergj Nikollės – Migjenit (1911-1938), botimet nė gjuhė tė huaja tė veprės sė tij. Njė pasthėnie e shkruar nga e mbesa e poetit, (Angjelina Ceka (Luarasi) vajza e motrės sė tij tė dashur Olga) mbyll fletėt e librit i cili u pėrgatit nga ndėrmarrja botuese “Cetis Tirana”.

Tė njohurat e tė panjohurat
Angjelina i kishte parė sa e sa herė dorėshkrimet dhe botimet e tė atit tė saj (i cili ka qenė studiuesi qė i ka hyrė deri nė hollėsi veprės sė Migjenit). Kishte marrė nė duar botimet e veprave tė plotė tė Migjenit. Vendosi tė botonte tė katėrtin e radhės. Siē edhe shpjegon nė pasthėnien e kėtij botimi tė ri, Angjelina pohon se ky libėr pėrmbledh botimin bazė tė pėrgatitur dhe redaktuar nga Skėnder Luarasi,si dhe letėrkėmbimet me miq e tė afėrm si dhe mjaft foto, letra e dokumente tė pabotuara mė parė. Njė libėr i tillė qė i ka munguar gjatė bibliotekės shqiptare ėshtė pėrgatitur me shumė kujdes. Ėshtė dashur shumė kohė pėr tė sjellė imazhin pėrfundimtar tė tij. Veē materialeve e veprės sė Migjenit, botuar edhe mė parė, janė bėrė hulumtime edhe pėrtej kufirit tė Shqipėrisė ku gjenden tė afėrm dhe miq tė Migjenit. Nga e vetmja vajzė xhaxhai e Migjenit (86 vjeē) e cila jeton sot nė Zagreb janė marrė fotografi tė reja tė Migjenit. Po ashtu janė bėrė kėrkime pėr materiale tė reja edhe nė shtėpinė muze “Migjeni”, ku janė marrė letra tė pabotuara tė sė dashurės sė tij. Pėrmes atyre letrave mėson diēka pėr vdekjen e Migjenit. Ato letra, Bojka ( kėshtu quhej vajza shkodrane, qė kish zaptuar zemrėn e poetit) ia dėrgonte motrės sė tij Olgės, e cila ishte e vetmja pjesėtare e familjes qė iu gjend pranė asaj, pas vdekjes sė Migjenit. Kjo letėr ėshtė botuar edhe nė kėtė libėr e sipas Angjelinės ka vlera tė veēanta se mbi tė gjitha tregon edhe nivelin kulturor tė kėtyre vajzave, nė ato kohė. Po ashtu, njė tjetėr dorėshkrim qė vjen pėr herė tė parė nė duart e lexuesve ėshtė edhe njė faksimile e dorėshkrimit origjinal tė poezisė “Malli rinuer”.

Letrat e Migjenit…
Nė kėto faqe ndodhen pėrjetimet e poetit, dhimbjet, meraku dhe malli i tij, pėr miqtė mė tė afėrt , motrat dhe njerėzit e tjerė tė familjes. Ndėr kėto letra gjen radhė tė shkruara pėr Skėnder Luarasin nė tė cilat rrėfen mbi pėrgtitjen e botimit tė vargjeve tė para tė tij. Nė tė tjera letra ai i ėshtė drejtuar mikut tė tij tė ngushtė, Teufik Gjylit, motrės Cvetka, burrit tė Lenkės (motrės sė madhe), Llazar Jovanit e motrės tjetėr, Jovankės. Vendin mė tė rėndėsishėm nė kėtė libėr e zėnė letrat e shkruara nga e dashura e tij Bojka, letra kėto qė ajo ia shkruante motrės sė Migjenit Olga, ( e cila ishte edhe mikja mė e ngushtė e saj). Ndėr rreshtat e atyre letrave, Bojka ka shprehur dhimbjen pėr humbjn e njeriut tė saj mė tė dashur. Fraza tė mbushura me dhimbje e keqardhje, mall e brenga, rrėfejnė pėr njė dashuri mjaft tė pastėr e tė veēantė mes poetit dhe Bojkės.

90- vjetori qė s’u kujtua
Ky botim i plotė i veprės sė Migjenit ishte pėrgatitur pėr t’u botuar qė nė 90 -vjetorin e lindjes sė tij. Por mes heshtjes dhe kaosit tė jetės kulturore nė Shqipėri, pėrvjetori i veēantė i Migjenit, u harrua. Pėrveēse nė Pukė, dhe nė njė mbrėmje performance, organizuar nga studentėt e Akademisė sė Arteve, nė Tiranė, askush nuk u kujtua ta nderonte Migjenin e madh e tė organizonte diēka pėr nder tė kėtij pėrvjetori. E qė nga ajo kohė deri para pak muajsh kur Ministria e Kulturės Rinisė dhe Spoteve e mundėsoi shtypshkrimin e kėtij libri nė Slloveni, nga familja e Migjenit janė bėrė pėrpjekjet maksimale pėr tė sjellė njė botim sa mė dinjitoz.

Origjina e shtrembėruar e Migjenit
Mbesa e poetit, Angjelina, ėshtė mjaft e prekur nga gjithēka dashakeqe qė ėshtė thėnė kundėr Migjenit kėto dhjetė vitet e fundit. Ajo i ka ndjekur me shumė kujdes tė gjithė artikujt e shkruar nė shtypin e kėtyre kohėve. Madje veē dėshpėrimit, ajo ka provuar edhe njė ndjenjė fyerjeje tė fortė ndaj figurės “sė cėnuar” tė dajės sė saj tė dashur. Nė pasthėnien e kėtij libri, ajo thekson se “Kėto vite nė shtypin shqiptar janė bėrė edhe shpifjet mė tė ulėta pėr Migjenin. Ėshtė shkruar se nuk ishte shqiptar dhe se familja e tij kishte origjinė sllave, duke injoruar kėshtu faktet e paraqitura nė biografinė e Skėnder Luarasit, qė dėshmojnė gjakun shqiptar tė poetit nga familja dibrane e Nikollave dhe ajo Shkodrane e Kokoshėve”. Kėshtu shpjegon Angjelina, ndėrsa rrėfen se gjyshi i tij vinte nga Nikollat e Dibrės. Mė tej ajo shpjegon se emrat me tingėllim sllav, duke pėrfshirė edhe atė tė pagėzimit tė Migjenit dhe tė motrave tė tij, nuk dėshmojnė mė shumė se sa pėrkatėsinė nė komunitetin ortodoks tė Shkodrės , tė ndikuar nė atė kohė nga kisha fqinje malazeze”. Pra sipas saj asnjė prej kėtyre pretendimeve tė ngritura nė shtyp nuk qėndrojnė. Origjina e tij ėshtė krejtėsisht e pastėr shqiptare

Dashuri e pėrfolur…
Dashuria e tij me vajzėn shkodrane Bojka ka qenė njė dashuri mjaft e veēantė Mes tij dhe Bojkės, kishin lindur ndjenja jo vetėm tė forta por edhe shumė fisnike. Ato qė e dėshmojnė mė shumė se ēdo gjė tjetėr kėtė janė letrat e tė dashurės sė tij, Bojka. Por kjo dashuri mes tyre ėshtė pėrfolur mjaft ndėr shkrimet e kėtyre viteve tė fundit. “Mjaft dashakeqe ka qenė edhe pėrpjekja e bėrė nė shtyp pėr tė pėrdhosur dashurinė e vetme tė Migjenit si njė lidhje incesti, nėpėrmjet sajimit tė njė pėrafrie gjaku midis Migjenit dhe Bojka Nikollės”- thotė Angjelina. Dhe e gjithė kjo ėshtė bėrė duke u nisur nga mbiemri i njėllojtė i tyre. Veēse e vėrteta nuk qėndron kėshtu. “Nė tė vėrtetė Kola, i ati i Bojkės, kishte ardhur nė moshė tė rritur nė Shkodėr, nga komuniteti ortodoks i i Kavajės dhe nuk kishte asnjė lidhje gjaku me Nikollė Dibranin, gjyshin e Migjenit, tė ardhur nga komuniteti ortodoks shqiptar i Rekės sė Dibrės shumė kohė mė parė”- shpjegon ajo, duke shtuar se “lidhja e Migjenit me Bojkėn ka qenė aq fisnike sa mund tė merret si shembull pėr rininė e sotme. Sa dhimbje forcė e kulturė pėrmbajnė letrat e mikes sė tij Bojka, ndėrkohė qė Migjeni e pėrjetėsoi atė nė poezinė Z.B”,- shkruan Angjelina nė pasthėnien e librit.

(Kjo ėshtė poezia e botuar nė kėtė libėr nė formėn e njė faksimilje, ku paraqiten vargjet e marra direkt nga dorėshkrimi i poetit)

Malli rinuer

“Valėt muzikore flutrojnė nga prendimi
Shkrepen e pėrtrihen
Pėr muret e dhomės s’eme
Edhe mandaj dridhen
Mbrenda nė zemrėn t’eme
Dhe zgjojnė ndijesina qė mblue ka hini

Ndijesitė e mija me valėt muzikore
Shkėmbejnė puthje tė nxehta
Posi dy dashnorė
E pamėshirė shėgjeta
Mė ther nė krahnor
Edhe mė merr malli pėr jetė ma gazmore

Malli rinuer pėr jetė ma shkrumbuese
Flen pa fat nė mue
Njė tingull pendimi
Asht ngushėllim pėr mue
Kur mė mbėshtjell mashtrimi
Me melankolinė e vet aq trishtuese

Tingujt miqėdashės qė nė dhomėn t’eme
Mė tregojnė rythmin
E njė dansit tė largėt
Mė kujtojnė pėrqafimet
E ēifteve tė shkathėt
Qė sjellen lirshėm nėpėr dėrrasa tė gdhenme”


Admirina Peēi

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)   14/9/2009, 04:55

Migjeni

Migjeni

Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikollės) ėshtė nga shkrimtarėt mė tė shquar tė letėrsisė shqiptare. Me njė realizėm tė thellė, tė panjohur deri atėherė nė letėrsinė tonė, ai pasqyroi jetėn e pėrditshme tė shoqėrisė shqiptare, sidomos tė shtresave tė varfėra tė qytetit e fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqėror si dhe fashizmin qė po kėrcėnonte Evropėn. Pėrfaqėsuesi mė i shquar i realizmit kritik, Migjeni futi nė letėrsinė tonė me njė shkallė shumė tė lartė ideoartistike protestėn e hapur, ėndėrrėn pėr njė botė tė re dhe optimizmin e thellė.

Migjeni lindi mė 23 tetor 1911 nė Shkodėr, nė familjen e njė tregtari tė vogėl, ku shumė shpejt vėshtirėsive ekonomike iu shtuan edhe fatkeqėsitė familjare. Kur ishte pesė vjeē, i vdiq nėna, kurse nė moshėn trembėdhjetėvjeē humbi tė atin, e mė pas vėllanė e gjyshen me tė cilėn ai ishte lidhur fort pas vdekjes sė nėnės. Kėto fatkeqėsi e bėnė Migjenin, qė vetiu ishte njė natyrė e mbyllur, tė tėrhiqej nga jeta e moshatarėve tė tij. Pasi mbaroi shkollėn fillore nė Shkodėr, ai shkoi pėr tė vazhduar mėsimet nė Tivar dhe mė pas pėrfundoi seminarin teologjik tė Manastirit.

Pėr njė tė ri me interesa tė gjera si Migjeni, jeta e seminarit ishte mbytėse. Nga leximet Migjeni ra nė kontakt me ide revolucionare tė kohės qė zienin nė gjithė Evropėn.
Nė vitin 1932 Migjeni pasi mbaroi seminarin dhe nuk mundi tė sigurojė njė bursė pėr tė vazhduar studimet e larta, mbeti pa punė deri sa mė 1933 u emėrua mėsues nė Vrakė, njė fshat afėr Shkodrės. Rruga Vrakė-Shkodėr, qė ai bėntė pėrditė me biēikletė, ia keqėsoi gjendjen shėndetsore. Gjatė kohės qė qėndroi nė seminar, Migjeni sėmurej shpesh dhe ishte nėn kontroll tė vazhdueshėm tė mjekut, ngaqė mushkėritė e tij ishin tė dobėta dhe rezikoheshin tė prekeshin nga turbekulozi, sėmundja tipike e kohės, nga e cila i vdiq edhe nėna.
Ndėrkohė, ai kishte filluar tė botonte shkrimet e tij nė revisten "Illyria". Nė to ndihen pėrshtypjet e para, reagimi shpirtėror i Migjenit ndaj realitetit tė zymtė, ndaj mjerimit, ku ishte zhytur edhe fshati, edhe qyteti shqiptar.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)   14/9/2009, 04:55

Copėza prozash tė papėrfunduara :

I fundmi Skandėrbe*
Ku janė orat dhe nuset? Shtojzovallet e zanat ku janė? S'po flitet ma pėr vallet e tyne? As pėr sytė e tyne qė tė shitojnė a tė bajnė fatbardhė, s'po flitet ma...
27. VII. 1938
*) Skėnder Luarasi: Migjeni. Vepra. Tiranė 1957., Dorėshkrimi ne Fondin Migjeni.
Ik, moj flutur*
Ik! Ik, moj flutur, se do te digjesh!
Se ke me ra nė gyp tė llambės dhe me flakėt e
saj ke me u djegė.
Por flutura s'dėgjon, sillet, silet e sillet.
Dhe m'atė tė sjellun shkrepet pėr gyp, largohet,
shkrepet, rrotullohet rreth llambes dh(j)etė herė
pėr m'i shkrepė...
*) Vehbi Bala: Migjeni, Portret. - Monografi, Tiranė 1974. Fillimi i nje proze poetike, shkruar nga Migjeni mbi faqen e fundit te nje libri te bibliotekes se tij. Shtepia-muze e Migjenit, Shkoder.

ps. shenim per administratoret: ka disa shkrime te perseritura te kjo teme

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE


Edituar pėr herė tė fundit nga Admin nė 14/9/2009, 04:58, edituar 2 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)   14/9/2009, 04:55

Jo dashunisė si Sollomoni nė Dhjatėn e Vjetėr...*

Jo, dashunisė si Sollomoni ne Dhjatėn e Vjetėr
unė Kangėn e Kangėve s'do t'ia kushtoj..,
... por punės -
hymnin e ngadhnimit do t'ia kėndoj...
*) Vehbi Bala, "Migjeni. Portret - monografi", Tirane, 1974. Kėto janė vargjet e para tė njė poeme pėr punėn, qė Migjeni filloi ta shkruante nė verėn e vitit 1936 ne Pukė. Poema mbeti e pambaruar.
Prap dielli lind...*
Prap dielli lind...
dhe rrezet e tia shkrepėn ndėr ballna tanė.
*) Skėnder Luarasi: Migjeni - Vepra, Tiranė, 1957. Kėto dy vargje tė njė poezie tė papėrfunduar janė shkruar mbi njė copė kartoni tė hollė. Ndodhen nė Fondin Migjeni nė Muzeun popullor, Shkodėr.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE


Edituar pėr herė tė fundit nga Admin nė 14/9/2009, 04:59, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)   14/9/2009, 04:56

Frymėmarrėse!
Kanga qė s'kuptohet
Melodisė kombėtare
U vodh kanga nga zemra e kombit,
shpėrtheu nė vaj tė dikuem mjerimit,
kėndoi ujen e sė bijės, kėndoi ujen e tė birit,
qau jetėn e thyeme nga rrufe e fatit,
i mbyti nė lotė shpirtėnt qė ndjejnė dhimbė pėr tė ngratit.
Kangė a vaj? Cė je? Thuejma, zemėr kombi!
Zemėr qė ke vuejtun, qė ende po vuen...
Kangė a vaj? Cė je? Cė nė ty po vluen?
Mallkimi ndaj fatet qė ditėt t'i helmuen,
qė dėshirat e jetės tė gjitha t'i goxhduen?
Oh - jo! Kanga jote asht shprehje e dhimbsun
e njė jetese qė dergjet e dergjet
dhe tu' e dergjė ndoshta do hesht e molisun...

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)   14/9/2009, 05:02

Frymėzim i pafat

Frymzim' i em i pafat,
qė vjen e mė djeg mu nė gji,
pėr kė po mė flet? pėr kė tė shkruej?
pėrse po mė ban qė kaq tė vuej?
pse vjen e mė djeg mu nė gji,
frymzim' i em i pafat?

Pėr tė gjorėt? pėr ata qė nuk kanė dritė?
O frymzim' i em i ngratė,
mjaft me plagė qė s'kan shėrim,
leni tė dergjen nė mjerim,
Njerzit s'duen ma trishtim,
botės s'ia kande atė kangė tė thatė,
thot se mjell njė farė tė idhtė.

Far, e idhtė... far' e idhė...
- O njerz tė bimė nga far' e ambėl!
Frigė tė mos keni, pse njė kangė
mund t'ju theri nė ndjesi,
t'ju kujtojnė zemrėn nė gji
nė ndėrgjegje dhe njė dangė...
por ju t'ju bajė edhe ma zi.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)   14/9/2009, 05:04

Njė natė pa gjumė

A. Sh.

Pak dritė! Pak drite! Pak dritė, o shok, o vlla.
Tė lutem, pak dritė nė kėt natė kur shpirti vuen,
kur tė dhemb e s'di c'tė dhemb, e syni gjum nuk ka,
urren nuk din c'urren, don e s'din se c'don.

Pak dritė! O burrė! O hero! ngado qė tė jesh!...
Burrė qė shkatrron edhe qė ndėrton sėrish!
Pak dritė vetėm, tė lutem, mshirė tė kesh,
se do cmendem nė kėt natė pa gjumė dhe pa pishė.

Oh! ta kisha pishėn tė madhe edhe tė ndezun!
Me flakėn e pishės nė qiellin e ksaj nate
ta shkruejshe kushtrimin... Ehu Burrė i tretun!
Do ta shifsha vallen tande nė majė tė njė shpate.

Por pishė nuk kam e vetėm janė burrat, shokėt...
Dergjem n'errsinė pa gjumė dhe pa dritė...
Askush s'mė ndigjon, cirren kot mė kot...
Hesht more, hesht! por qindro, o shpirt.

Gjeli kėndon dhe thotė se asht afėr drita
- Gjel, rren a s'rren? cila asht fjala e jote?
Kur ti kėndon thonė se asht afėr drita...
Por un s'besoj sonte nė fjalėt e ksaj bote.

Hiqmuni qafe, mendime!
O jastėk ty tė rroki, tė pėrqafoj si shpėtimin,
mė fal atė qė due: gjumin dhe andrrimin
e dy buzve qė pėshpėrisin ngushllimin.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)   14/9/2009, 05:04

TĖ LINDET NJERIU

Tė lindet njė njeri
nga gjin' i dheut tonė tė rim me lot tė vakėt,
nga thalb' i shpirtit tonė qė shkrihet nė dėshirė tė flakėt
pėr njė gen tė ri, -
Tė lindet njė njeri!
Pa hyll nė ball - por qė me fjalė tė pushton,
qė tė rrėmben qetsin e ban gjaku tė tė vlojė
rrkajė, e ban synin ligshtin ta zhgjetojė,
qė nėpėr shekuj ndėrgjegjen na tradhton.
Tė dali njė njeri!
Tė mkambi njė Kohė tė Re!
Tė krijojė njė Epope!
Ndėr lahuta tona tė kėndohet Jeta e Re...
- Tė gjithė kombet po dehen n'epopea tė veta,
flakė e zjarrmit tė tyne na i pėrzhiti ftyrat
dhe nėpėr to njė nga njė po shtohen rrudhat,
e nėn kambė e mbi krye tinzė po na ikjeta.
(Liri! - Po, liri dhe gaforrja gėzon,
porgaforre asht...
Liri, ku plogsi ndėrgjegje gjallon,
jo, liri nuk asht!),
Tė lindet njė njeri
i madh si madhni
dhe ndėrgjegjet tona t'i ndezi nė dashni
pėr njė ide tė re, ideal bujar,
pėr njė agim tė lum e tė drejtė kombtar.




BLASFEMI

Notojnė xhamiat dhe kishat nėpėr kujtime tona,
e lutjet pa kuptim e shije pėrplasen pėr muret e tyne
dhe nga kėto lutje zemra zotit ende s'iu thye,
por vazhdoi tė rrahi ndėr lodra dhe kumbona.

Xhamiat dhe kishat madhshtore ndėr vende tė mjerueme...
Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtėpia tona pėrdhecke...
Zani i hoxhės dhe i priftit nė njė kangė tė degjenerueme...
0 pikturė ideale, e vjetėr njė mijė vjeēe!

Notojnė xhamiat dhe kishat nėpėr kujtime tė fetarve.
Tingujt e kumbonės ngatrrohen me zanin e kasnecit,
Shkėlqen shejtnia mbi zhguna dhe ndėr mjekra tė hoxhallarve
0, sa engjuj tė bukur pėrpara derės sė ferrit!

Mbi kėshtjellat mijvjeēare qėndrojnė sorrat e smueme,
krahėt i kanė varė pa shpresė-simbojt e shpresave tė humbune
me klithma tė dėshprueme bajnė fjalė mbi jetė tė pėmdueme,
kur kėshtjellat mijvjeēare si xhixha shkėlqejshin tė lumtuna.




MELODI E KĖPUTUN

Melodi e kėputun - lot i kjartė nga syni
i njė grues sė dashun...
andje e pėrplasun,
xhevahir i tretun,
njė andėrr e shkelun,
buzė e paputhun
nė melodin e kėputun.
Nga vaji i heshtun shkunden supat e zhveshun,
verbojnė nga zbardhimi...
e ther, ther hidhnimi
pėr ēasteet e rrėshqitun,
pėr fatin e ikun,
pėr gėzimin e humbun
nė melodin e kėputun.
Brrylat ndėr gjujė tė mpshtetun, ftyrė nė shplakė e fundosun:
Qan grueja e pikllueme
me zemėr tė piskueme
(njė kitarė e gjymtun,
za kange i mbytun
nė buzė nga dhimb' e puthun
nė melodin e kėputun).
Hesht njeriu pran grues qė qan e turpnueme...
syni i venitet
nė tė loti vėrvitet,
diēka nxjerr nga xhepi
grues ia lė - dhe sė shpejti
e len gruen e humbun
nė melodin e kėputun.
Por kur vjen ndoj tjetėr, epshi kapėrthehet,
gjaqet turbullohen,
pėrzihen, pėrvlohen,
ēohen peshė, tėrbohen
... e vetėm ndėgjohen
ahtėt e molisun
nė melodin e grisun.



SHPIRTĖNT SHTEGTARĖ

Mbrame nje erė e ftohte acar fryni nga ana e maleve,
i shkundi shpirtent tone - bashke me gjethe te kesa) vjeshte
i muei andej kah dielli hijen si te pergjaket ua leshon zalleve
- ne Perndim, ku shtret e shkimet dnta ne pamundsme e vet
Enden shpirtent tone neper vise te Pemdimit te mrekullueshem,
bajne te fala dhe me thane vendeve te shuguruem
e te pertnme nder fluide te hekunt te zjarrmit - adhurueshem
e me nje credo gezojne qiellen me ēagje e te tymuem
ne cilen, diku ne skaj merimanga fatin tnllon
vetes dhe njerzis poshte, qe damaret i rrahin
(si te rrahunt trompete ne vorrese) - ndersa tue qa, kumbon
e thrret kumbon' e fabnkes, i njemijti fishkellim si nje fsham
shkyn ajrin
Shpirtent tone me nje dashni tragjike ato vise i duejne.
n'eter te kulluet u bajne fli ndjenjat e vet ma te holla
E ne nesermen fatale kundrojme nje horizont me njolla
shtegtare te merguem. shpirtent tone n"ongjine po kthejne



EKSTAZA PRANVERORE

...dhe pranvera erdhi...
Nėpėr ftyra tona rrėshqiti nji gėzim
dhe ndėr zemra tona ngrehi njė folė,
e njėjetė e bukur, e njė jetė e rė,
me dėshira tė shumta po buzqesh nė lulzim.
...dhe dallndysha erdhi...
si shpirti n'ekstazė, nė hovin e shejt shtri;
me qiellėn rroket, me diellin puthet,
dridhen krahėt nė hare - mandej poshtė vėrsulet
t'u dhurue nė cicrim pėrshndetje njė mijė.
...triumfon bylbyli...
kangėtar plot magji nė gemb tė trandafiles,
nė njė tempo tė marrė pėrkdheljet po shfre
e kanga kumbuese, kang' e tij pa fre,
asht si kangė Orfeji ndėr telat e lyrės.
...dhe vesa shkėlqen...
nė njė pikė t'argjant pasqyrohet jeta
tėrheqse si andrra dhe si vijzatimi
ndėr orėt e hyjzimit, kur shpėrthen agimi
e rrezet e arta rrėshqasin ndėr fleta.
... dhe pranvera erdhi...
Nėpėr ftyra tona rrėshqiti njė gėzim
dhe ndėr zemra tona ngrehi njė fole
e njė jetė e bukur, e njė jetė e re
me dėshira tė shumta po buzqesh nė lulzim.



SONET PRANVERUER

Me kangė nė buzė e me hove tė reja
u zgjue agimi pranveruer,
largėsinat e hjedhta ka zatetė hareja,
n'argjent shkėlqejnė brigjet tėrthuer.

Me kangė nė buzė u zgjue agimi
dhe ia kėndoi kangėn diellit t' art
rrezash purpure dhe jetėdhurimi
me kaltrinat e thellta nė qiellė tė kjartė.

Me manushaqe nė buzė e me andje nė zemra
vajzat si biluri ndėr kopshtie tė gjelbra
dihasin aromat, qė lulzimi derdhi,

me gji tė paprekun, ku dashnia sosė
me fletza trandafilesh qė flladi sjelli
dhe adhrojnė pranverėn me njė apoteozė.



Z.B.

Buzmramja u dridhte ndėr afshet e mbramė
tė diellit pėrndimuer
me kuqlim e tisa purpuer,
me kaltrina tė kullueta nė qiellė e nė sy tand.
ku nė fund u pasqyronte njė dashni e lume
si vegimet e fatbardhsis nė lima,
mbi tė cilin tėrthuer fluturon njė pėllumb
dhe gėzime tė pamatna gugon pa pra.
Zojushė, q' at buzmramje
unė andrroj me andje
dhe me njė dashni tė pastėr
ata dy sy tuej tė kaltėr,
qė m'u falne letė
me njė shikim diskret.



LUTJE

Tė lutem, o perėndi,
pėr njė simfoni
me tinguj t'argjantė
e akorde t'artė.

Tė lutem, o perėndi,
pėr njė simfoni -
plot dashuni
tė nxehtė si tu vasha gjitė
kur vlojnė ndijesitė.

Tė lutem, o perėndi
pėr njė simfoni
tė dėfrej nė lumni
t'u u pėrkundė n'ani
tė bukur t'andrrimeve
tė kaitėr, ku tė fantazmeve
buzėt mė tėrheqin zjarrtė
e mė digjen syt e flaktė.

Tė lutem, o perėndi,
pėr njė simfoni -
e kurr, e kurr ma mos tė zgjohemi.



MBAS TRYEZĖS

Njė grupit


Kėshtu ne tė rinjve na kalon nata:
Pranė tryezės meremer-falso, me gotė tė plotė a boshe,
me kujdes tė madh ndejun (si e lyp dans-edukata),
tė ngrehun, tė ngrimė, tė stolisun
e ftyrash tė qindisun
me pudėr, karmin... jo? - por me pėrshtypje tė mirė
qė na e sjell zojusha e bukur dhe me hir
tu' na buzqeshė ambėl, buzėsh tė kuqe si gjaku,
nsa gjit' i majen, dridhen - ftyra kuqet, zbehet...
e nė secilin prej nesh nė fund ka njė shpresė kėndedhet
dhe na shtrėngon laku...
- Qashtu ndejė, tu' e vrejtun, ēojmė biseda tė ndryshme
serioze, t'urta, por ma shpesh tė dyshueshme,
me gjuhė tė bukur, tė zgjedhun, mbi ngjarje tė ra flasim
e prej njė dėshirės pa mshirė tė gjithė pėlsasim.
Ngushllim! - se zonjusha na i din mirėi hallet,
prandej aq me andje, bukur, kėrcen vallet.
Jonet muzikore derdhen, rrkaj derdhen,
lėmojnė ata qė nė valle sjellen, nė hare sjellen,
lėmojnė tryezėn, gotat, veshjet tona, ndjenjat
e fantazis sonė, i hapen ylber-velat...
Por befas, tė njėjones sė panjoftun tingllimi,
sė cilės asht te hyu i bukuris trillimi,
krahnorėt n'i pėrkdheli dhe n'i piskoi zemrat,
gjatė korrizit tė thennėt zbresin fill te themr;
- Qashtu vuejmė, dėfrejmė...
Jetėn adhurojmė,
nsa drita shkėlqejnė
zojushėn shikojmė
dhe n'andrrim vallzojmė...
Rishtas, me plot dashje, vallet ndiqen, ndiqen
Vash e djalė pėrputhen
mbrend dy zemra digjen,
por me u puthė - nuk puthen!



HIDHET E PĖRHIDHET

Hidhet e pėrhidhet nė shtregullėn e fatit
djalosh' i Arbėnis.
Hidhet e pėrhidhet nė pėmdim mbrapa malit
me hovin e rinis
zogu i liris!
Nė shtregullėn e fatit, ndėr kėto fluturime
ma shpejt i rreh zemra edhe merr drithtime
se qiellat e hueja premtojnė gėzime t'ambla
nepėr shkalla tė hueja, nėn tė ngjyrta llamba
premtojnė hyjnizimin nė vallen e dėfrimit;
femėn-mashkull rrokun si dy vetė qė mbyten
kin pėr tė mbramen herė qindenjė herė puthen
e mbrenda krahnorit gati tė pėlsasė zemra,
nsa majet e kėpucve shkarravisin germa
tė tanė natėn e lume deri nė tė lem t'agimit.
Pėr njenin ky gėzim, pėr tjetrin gėzim tjetėr...
ndoshta vllime librash, atom ose kompas -
fund' i fundit shkundet ai djalosh i vjetėr
nga melankolia fillon tė vuejė pa masė.
Dh' atėherė nalmadhnia e tij mbret Dyshimi
futet nė zemėr, nė tru, nė jetėn e tė riut
mfshehtas fillon lojėn tinzake, si krymbi
nė thalbin e mollės... e syni i tė riut
merr hijen e vendit, hijen e njė murit
mbrapa tė cilit rrahin zemrat e makinat
m'i krijuejetė tė tjetėr, njeriun e gurit...
... po, njė ringjallje mbi tė vjetra kalbsinat.
Syn' i tė riut muer hijen e atij murit.
Hidhet e pėrhidhet
zogu i liris,
por dhe bjen ku lidhet djalosh' i Arbėnis.



MALLI RINUER

Valėt muzikore fluturojnė nga pėrndimi
shkrepen e pėrtrihen
pėr muret e dhomės seme,
edhe mandej dridhen
mbrenda nė zemrėn teme
dhe zgjqjnė ndijesina qė mblue ka hini.
Ndijesitė e mia me valėt muzikore
shkėmbejnė puthje tė nxehta
posi dy dashnorė
e pa mshirė shėgjeta
mė ther nė krahnor
edhe mė merr malli pėrjetė ma gazmore.
Malli rinuer pėrjetė ma shkumbuese
flen pa fat nė mue,
njė tingull pėmdimi
asht ngushllim pėr mue
kur mė mshtjell mashtrimi
me melankolinė e vet aq trishtuese.
Tingujt miqėdashės, qė nė dhomėn teme
mė falin rytmin
e njė dansit tė largėt,
mė kujtojnė pėrqafimin
e ēiftave tė shkathėt
qė sjellen hirshėm nėpėr drrasa tė gėdhenme.



VUEJTJA

Ka do dit
qė po shof fare mirė
se si nga vuejtja syt po mė madhohen,
nepėr ball dhe ftyrė rrudhat po mė shtohen
e si buzqeshja m'asht e hidhun...
... dhe po ndij
se si mėngjeset e mia
nukjanė ma mėngjese hovi e pune,
as ndėrtimi, por tė shtymt dita mė ditė
e njė jete qė s'durohet.
Dalngadalė po shof
si jeta njė nga njė
secilin ndjesi
me tradhti
po ma vulos
dhe s'po mė mbetė asgja
qė me u nda
si shej gėzimi,
pėrpara
nuk e dishe, ojetė,
se kaq i tmerrtė
asht grushti i yt
qė mbyt
pa mėshirė.
Por kot
nė pasqyrė po shof
se si nga vuejtja syt po mė madhohen
nėpėr ballė dhe nė ftyrė rrudhat po mė shtohen,
dhe shpejt do tė bahem
flamur i vjetruem
i rreckuem
ndėrluftat e jetės.



VETMIA

Mė plak mėrzitja
qė vetmiamė sjell;
pėrbuzja, urrejtja
tė gjith sendet m'i mbėshtjell
qė kam shumė anmiq
tė liq
nė kėto sende pa shpirt,
Nuk flasin.
As sy s'kanė.
Po mue mė bahet
se aty janė
vetėm qė tė mė plasin
zemrėn.
Sė paku, tė mė shajnė:
I mallkuem!
Sė paku, tė anė tallin:
I uruem!
Sė paku, tė mė kėndojnė:
-I yni zot!
Ose tė mė thonė:
- Jeton kot!
Tė flasin, tė flasin se fjalė due
nė kėt vetmi me ndigjue.
Ose tė mė tregojnė historinė
e tyne, autobiografinė:
ndoshta ty do gjej gjasim
mejeten tcme pa tingllim
qė nė vetmi po e kaloj -
dhe s'po dij a rroj e s'rroj.
Sendet heshtin. - sa tė pamėshirė!
Mė bajnė dhe mue tė hesht me pahirė,
pse gojė s'kanė
dhe nuk flasin,
aty janė
vetėm tė mė plasin
zemrėn teme qė po vuen
dhe nė mėrzi vetveten truen.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)   14/9/2009, 05:05

Urime pėr 1937

MIGJENI

Shok i dashtun, unė pėrgjithėsisht nuk shkruej urime, as pėr Krishtlindje as pėr Bajram, as pėr ditėlindje as pėr ndonj festė tjetėr. Nuk shkruej, pse urimet qė n'ato ditė e tan bota ban, nuk dij a plotėsohen njė pėr qind se pothuaj tė gjitha dalin nga hipokrizia. Bota kėtė e din, por njėsoj vazhdon tė shkruej urime. As pėr Motmotin e Ri deri tash nuk i urova askujt asgja. Por kėsaj herė duhet tė hyj nė rradhėn e njerzve tė korrektė dhe t'u uroj shokve tė mi Motmotin e Ri tė 1937.
Sė pari, t'uroj, shok i dashtun, gjumin e ambėl, qė tė mos ndėgjosh si gjėmojnė njerėzit nėn barrėn e kryqave tė vet tue shkue nė Golgotha. Tė mos ndėgjosh as dėshpėrimin e tė mundunve as britmėn e ngathnjyesve nė kėtė jetė. Tė mos ndėgjosh bubullimėn e Spanjės. Gjumin e ambėl! Tė mos ndėgjosh si afėr teje gėrset dhėmballa pėr dhėmballė, nga tė ftohtit. Pse atėherė duhet tė pyesėsh: moj dhėmballė, pse ndeshe pėr dhėmballė dhe gėrset aq? E gjuha nė vend tė dhėmballės pėrgjigjet: pse asht ftohtė, zotni, e kur asht ftohtė, zotni, u hyn dreqi trupit, muskulave, nervave, zotni, dhe qashtu gėrset dhėmballa pėr dhėmballė, zotni. Asht tepėr banale tė themi se mungon vesha dhe mbathja dhe zjarrmi, prandej: gjumin e ambėl, shok i dashtun.
Sė dyti, mbas gjymit t'ambėl, t'uroj - ē'asht dhe e natyrshme - tė jesh i gėzuem, gjithmon i gėzuem. Nga gėzimi i madh, nė sentimentalizėm, tė puthish drrasat e dhomės e shtyllat, si bani Greta Garbo nė filmin "Mbretnesha Kristina", kur shijoi dashunin shtazore (desha tė them hyjnore, por njėsoj asht). Aq i gėzuem, saqė bota tė ta kenė zili dhe tė thonė: oh, sa i lumtun asht! Tė jesh i gėzuem, edhe pse n'anė tjetėr zemra tė pėlset, si e paljaēos. Tė jesh i gėzuem, se gėzimi yt u jep shpresa edhe tė tjerve. Nė rasė se tryeza e shkrimit tė ēalon, ti qeshu. Nė rasė se e vetmja karrigė qė ke nė shtėpi asht e shpueme dhe s'ke ku tė rrish, ti qeshu. Nė rasė se s'ke zjarrm e ke ftohtė, po, ti qeshu. Nė rasė se ndonj ditė, ashtu kot, tė mungon dhe buka, ti merre pėr lojė, pėr shaka, dhe qeshu, qeshu. Del nė rrugė bile, nė kryqėzimin e udhve, dhe qeshu, qeshu, qeshu, e bota do ta ketė zili dhe do tė thotė: ah, sa i lumtun asht! E kur tė tė vij nė shtėpi ta shofi shkakun e gėzimit tand, do t'i kujtohet botės vetvetja dhe do tė fillojė tė qeshi kikikikakaka. Smundja e tė qeshunit do tė pėrhapet ndėr tė gjithė dhe njerzit si majmunat do tė hidhen pėrėjetė nga gėzimi… Dhe kėshtu tė uroj qė vjetin 1937 ta kalojmė nė gėzim, edhe pse tė smundė patologjikisht.


Botuar mė 1937

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)   14/9/2009, 05:05

Migjeni qe nuk eshte kuptuar asnje here

Njėri ndėr poetėt mė tė shquar shqiptar, Millosh Gjergj Nikolla, ashtu sikur pati fatin e keq nė jetėn e tij tė shkurtėr, ashtu vazhdon ta ketė fatin e keq jo vetėm krijimtaria e tij e shkėlqyer, por edhe bustet dhe emri i tij. Indiferenca, keqinterpretimet dhe satanizimi qė po i bėhet Migjenit dhe krijimtarisė sė tij, nga disa qarqe nė Shqipėri dhe nė Kosovė, vė nė pikėpyetje tė madhe ndėrgjegjen intelektuale shqiptare nė pėrgjithėsi e nė veēanti papėrgjegjėsinė e organeve relevante shtetėrore, arsimore dhe kulturore tė Shqipėrisė, tė cilat nė 95-vjetorin e lindjes dhe 68- vjetorin e vdekjes sė poetit anashkaluan manifestimet pėr tė.

Asnjė institucion arsimor apo kulturor nė Shqipėri nuk ka njoftuar zhvillimin e ndonjė aktiviteti pėrkujtimor mė 13 tetor, ditėn e 95-vjetorit tė lindjes sė poetit tė madh shqiptar, Millosh Gjergj Nikolla, ka bėrė tė ditur gazeta ‘Shekulli”. Asnjė njoftim nga Ministria e Kulturės, Lidhja e Shkrimtarėve, Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės, Teatri Kombėtar…, ndėrsa derdhen para pėr lloj-lloj aktivitetesh. Emri i Migjenit duket se ėshtė harruar mes projekteve tė lėna sirtarėve tė institucioneve.

Nuk ka faj Migjeni pse kishte emrin Millosh dhe pėr shkak se ishte pjesėtar i fesė ortodokse. Nuk mund t’i vihet faj sot, sepse paska qenė ateist, kur nuk dihet mirėfilli se a ishte i tillė nė jetė, dhe pėr mė tepėr kishte mbaruar njė shkollė fetare ortodokse. Nuk ka faj Migjeni pse ishte keqinterpretuar poezia dhe proza e tij nga disa kritikė tė realizmit socialist.
Mjerisht, “Migjeni duket shumė fatkeq vetėm sepse ka lindur shqiptar”. Po tė kishte lindur nė Hungari, do tė ishte si Shandor Petėfi, ose Adi Endre. Po tė kishte lindur nė Rusi do tė ishte i njohur si Jesenini apo Majakovski. Po tė kishte lindur nė Greqi do tė ishte njė Janis Ricos. Mirėpo fakti se ai ishte shqiptar, ortodoks me pėrkatėsi fetare, tash nė periudhėn e kėtij farė pluralizmi pa fre, ka bėrė qė tė sulmohet nga tė gjithė, e sidomos nga kritika fundamentaliste fetare nė pėrgjithėsi, e nė veēanti nga disa fundamentalistė krishterė tė Shkodrės.

Migjeni, dikur i interpretuar me tė drejt si poet uragan i papėrmbajtur, tash duket edhe mė fatkeq, sesa ishte realisht nė jetė. Padrejtėsia qė po i bėhet kėtij gjeniu tė letrave shqipe ėshtė njė damkė e madhe nė ndėrgjegjen e vėrtetė intelektuale, sepse letėrsia shqiptare njeh njė Migjen, njė poet e prozator realist, qė barazohet me tė drejtė me poetėt mė tė mėdhenj tė letėrsisė botėrore, tė periudhės sė realizmit. E tėrė krijimtaria e Migjenit ėshtė krejtėsisht e angazhuar dhe nė shėrbim tė njeriut, nė shėrbim tė shqiptarit tė kohės, kur jetoi poeti. Vepra dhe jeta e tij ishte njėzuar nė njė protestė tė mirėfilltė shoqėrore, protestė e cila nuk e bėri mė tė mirė Shqipėrinė e kohės sė regjimit tė Ahmet Zogut, por diagnostifikoi sėmundjen e vėrtetė tė Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve tė asaj kohe, tė asaj Shqipėrie aq tė vockėl, sa nxėnėsit e tij mezi e gjenin nė hartėn e botės.

Duke parė vuajtjet e skamjen e shumicės shqiptare, duke qenė edhe vetė bashkėvuajtės e bashkėskamor, Migjeni arriti jo vetėm tė identifikojė shkaktarėt e vėrtetė tė mjerimit, por edhe t’ i satanizojė dhe t’ i diskreditojė me aq sa mund tė bėnte kėtė punė njė poet, te i cili rrihte delli i gjenit tė pastėr njerėzor e kombėtar.
Asnjė poet tjetėr i kombit shqiptar nuk ka qenė aq diskret nė pėrshkrimin realist tė gjendjes shoqėrore tė Shqipėrisė, nė kohėn kur jetoi dhe krijoi Migjeni.
Ai nuk ishte njė uragan, qė mund tė ta bėnte mė tė mirė Shqipėrinė, nuk ishte njė “Pontifex maximus”, as njė Papė, sikur thotė pėr veten e vet, por ishte njė poet guximtar, qė i nxori nė sipėrfaqe tė palarat, prapambetjen, injorancėn, fudullėkun, bajraktarizmin e pse jo edhe mungesėn e shprehur tė qytetarisė nė shoqėrinė e kohės, tė asaj kohe tė zezė kur ai jetoi. Ishte njė grusht pothuajse i vetmuar qė donte ta godiste “malin qė nuk bėzante”, ndėrsa mali nuk tundej dot, pėr mė keq ai heshtte ndėrsa poeti vuante dhe nė vuajtje do tė vdiste.

Migjeni ishte i vetėdijshėm se fjala e tij e guximshme do ta dėmtonte dhe do ta rrezikonte, por ai nuk e tradhtoi ndėrgjegjen, sikur bėnė shumė poetė tė asaj kohe, veprat e tė cilėve nuk prekin dot nivelin artistik dhe pėrmbajtjen e fuqishme tė krijimtarisė sė Migjenit, edhe pse kritikė tė ndryshėm mundohen t’i paraqesin si vepra tė arrira.
Migjeni ishte njė gjeni tipik shqiptar, ndoshta edhe me tipare tipike tė intelektualit ballkanik, pėr kohėn kur jetoi. Ai me kohė dhe nė mėnyrė autentike kishte zbuluar gėnjeshtrėn, qė fshihnin priftėrinjtė e hoxhallarėt nėn petkun e tyre fetar. E njihte religjionin, e njihte realitetin ekzistues, kishte lexuar veprat e shumė filozofėve tė kohės, kishte tė dhėna pėr Revolucionin socialist tė Tetorit dhe pėr pėrpjekjet qė po bėnte bota nė luftė pėr t’ u ēliruar nga robėria e shfrytėzimi imperialist. Megjithatė, ai nuk ishte komunist, dhe nuk u anėtarėsua nė “Grupin Komunist tė Shkodrės”, edhe pse kishte shumė simpatizantė nė mesin e atij grupi. Ai ishte njė simpatizues i socializmit dhe i barazisė shoqėrore.

“Dielli alegorik” i Migjenit, pėr tė cilin aq shumė ėshtė spekuluar, nuk ėshtė e thėnė tė ketė qenė “Revolucioni i Tetorit” i vitit 1917 nė Rusi. Mund tė vėrehen refleksione tė tilla, por nėse lexohet me vėmendje dhe nėse kuptohet drejt tėrė aktiviteti i tij krijues, do tė bindemi se “Dielli alegorik” i Migjenit” ishte fiksioni i tij poetik, dėshira e tij e zjarrtė pėr njė jetė mė tė mirė, tė cilėn ai e aspironte me vullnetin e tij dhe dėshirėn e madhe pėr zgjim, pėr “liri tė shprehjes dhe tė mendimit tė lirė”, pėr shfrim pozitiv tė vullneteve tė ndrydhuna.


“ Ndėr tru tė njerėzimit Zoti galuc ka ndejtun”

Nuk ėshtė antifetare krijimtaria letrare artistike e Migjenit, ndonėse notat shpeshherė nihiliste dhe pesimiste arrijnė tė shprehin efekte ankthi edhe kundėr vetė krijuesit, madje edhe kundėr predikuesve tė feve.
Edhe pse ėshtė spekuluar me dekada tė tėra, nė kohėn e interpretimit marksist leninist tė letėrsisė dhe tė rrethanave shoqėrore e ekonomike, si poezi ateiste, poezia e Migjenit nuk ėshtė aspak ateiste, nuk ėshtė blasfemuese, por ėshtė njė kritikė e rreptė shoqėrore, kritikė drejtuar klerit hipokrit, kritikė drejtuar institucioneve tė mekuna dhe tė zhytura nė korrupsion e degjenerim, dhe kritikė drejtuar tėrė njė populli, i cili ishte pajtuar me mjerimin dhe me rezignatėn e vet tragjike dhe bėhej sikur po priste vdekjen kolektive.
Nė njė kaos tė tillė, nė njė gjendje mjerimi ku ishte katandisur Shqipėria nė vitet ‘30, Migjeni nuk shihte rrugėdalje tjetėr pėrveē ndryshimit rrėnjėsor tė gjendjes. Dhe, ai i besonte njeriut, i besonte madje nė formė virtuale edhe “mbinjeriut”, nga i cili do tė kėrkonte shpėtim, edhe pse shpėtimin nuk do ta gjente dot.
Por kjo nuk ėshtė e tėra. Migjeni ishte shumė realist, pėr tė besuar nė trajtat e mbinjeriut. Ai nė brendi tė shpirtit tė tij kryengritės, po mundohej tė gjente njė formulė shpėtimi pėr popullin, pėr Shqipėrinė, duke harruar edhe vetveten, edhe shėndetin e dobėt, edhe sėmundjen fatkobe, e cila e mori nė lulen e rinisė. Dhe, nė rrugė pėr tė gjetur njė formulė tė tillė, ai do tė kėrkonte shpėtim edhe nga njė “mbinjeri”, nga njė “Pontifex maximus” tė cilit nė esencė nuk i besonte.

Migjeni nuk e qesėndis religjionin si tė tillė, por i vė para sprovave tė ndėrgjegjes njerėzore klerikėt, ata tė cilėt mėsonin dhe interpretonin pėrmendsh mėsimet e Biblės dhe tė Kuranit, nė njė vend ku vdisej urie, ku foshnja ngrinte nga tė ftohtit, ku malėsorja tregtonte me nderin pėr tė shpėtuar djalin e sėmurė, filizin e vetėm tė qenies sė vet, ku hajni i vogėl, i cili kishte vjedhur vetėm aq, sa pėr ta bėrė zap vetėm pėr njė ēast urinė, nuk gjente dot strehė as nė kishė, sepse prifti predikonte dhe kėrcėnonte me ferr ata qė vidhnin, por nuk i tregonte vjedhėsit se si tė jetonte ai nga lėmosha, kur po kėta priftėrinj e hoxhallarė nuk jepnin lėmoshė, por mjaftoheshin duke uruar gjithandej me fjalėt tashmė monotone: “Zoti tė dhashtė”. E Zoti ishte diku larg, ai si duket kishte harruar tėrė njerėzimin se lėrė mė shqiptarėt, konstatonte me keqardhje dhe i kapluar nga pesimizmi, shpirti shumė i ndjeshėm, dhe po aq i zemėruar, i Migjenit.
Interpretimi i tillė i plagėve shoqėrore nga Migjeni, doemos se do ta konfrontonte atė, jo me Shqipėrinė, por me sunduesit matrapazė dhe satrapė tė saj, jo me religjionin, por me interpretuesit dhe pėrfituesit nė emėr tė religjionit, jo me moralin e pastėr ekzistues patriarkal, por me ata qė e shalonin moralin duke u fshehur pas tij.

I tillė ishte Migjeni, tė paktėn i tillė del nga vetė vepra e tij, tė cilėn dikur e kishim edhe ushqim shpirtėror, dhe tė cilėn e kemi interpretuar sipas tekeve tona, pėr ta lėnė nė harresė tani, kur nė disa segmente, nė trojet etnike shqiptare po trashet mjerimi, po “lulėzojnė” trafiqet, degjenerimi, shfrytėzimi dhe tė gjitha tė ligat tok, por nė forma dhe trajta tė reja tė botės sė sotme, madje nė disa segmente edhe mė tė ēoroditura se nė kohėn skėterrė tė Migjenit.


Kėngėt e mia tė pakėndueme, djepi dhe varri im

Pėr dallim nga tė gjithė poetėt shqiptarė tė kohės, Migjeni dispononte njė botė tė veēantė tė ndjesive. Nė thellėsi tė shpirtit tė tij kryengritės jetonte Migjeni humanist, altruist, njeriu qė vuante me tė gjithė tė vuajturit e botės, sepse nė vuajtjet e tyre identifikonte vuajtjet dhe mjerimin njerėzor, vuajtjet e njerėzve qė nuk arrinin t’ i shijonin tė mirat dhe kėnaqėsitė e kėsaj bote, ndėrsa pėr botėn “tjetėr” nuk e ēante kokėn.

Migjeni vuante me vuajtjet e nxėnėsve, me hallet dhe brengat e punėtorėve e tė fshatarėve, me afshin djaloshar, qė nuk arrinte tė shprehej nė rrugė normale, por gjente shtigje tė shprehjes sė degjeneruar, tė ndragėt e tė zvetėnuar.
Pėrse ky krijues vuante, jo vetėm me bashkėkombėsit e tij por me tė gjithė tė pėrvuajturit e kėsaj bote?
Migjeni, mbi tė gjitha, nė jetė dhe nė vepėr ka qenė humanist, i gatshėm pėr tė ndihmuar, i gatshėm kurdoherė pėr t’ u sakrifikuar pėr tė mirėn e pėrgjithshme. Po ashtu ishte i gatshėm tė denonconte ēdo padrejtėsi dhe tė stigmatizonte ēdo shpėrdorues tė moralit, ēdo mashtruese e abuzues, sepse vetė ishte njeri i drejtė, i dashur, jo vetėm sepse ishte njė tip i veēantė dhe i padjallėzuar, por sepse kishte shpirt dhe bindje tė intelektualit tė shkolluar e tė emancipuar. I vetėdijshėm se pozita e intelektualit tė njėmendtė nuk ėshtė rehatia e tij shpirtėrore, llokma dhe pėrfitimi vetjak, Migjeni kishte pranuar jetėn e Sokratit tė vuajtur, e jo tė derrit tė kėnaqur.

Kėngėt e tij tė “kėndueme” e tė “pa kėndueme” i kushtoheshin njeriut, njeriut tė thjeshtė, qė pėrpiqej ta gjente rrugėn e mbijetesės, rrugėn e njerėzisė, rrugė e cila trasohej me shumė mund e sakrifica. Dhe ato kėngė ishin djepi ku ai flinte dhe rehatohej pėr njė ēast, por edhe arkivoli ku do t’i pushonin eshtrat nė pėrjetėsi.

Hesht more, hesht! por qindro o shpirt!

Nė rrugėn e tij tė shkurtėr jetėsore, por shumė tė gjatė me vuajtje e mjerime, Migjeni ishte ballafaquar me grushtet e rėnda tė jetės. Dhe, pėr mė keq ai vuante edhe me mjerimin e tė tjerėve, vuante me vuajtjen e tė gjithė tė mjerėve tė kėsaj bote. Nė njė gjendje tė tillė shpirtėrore, i trajtuar keq materialisht dhe i sėmurė nga kushtet e rėnda tė jetės, ai me vizionin e tij tė fuqishėm artistik krijoi njė diskurs tė veēantė komunikativ me lexuesin e kohės kur jetoi dhe veproi.
E dinte Migjeni se sfida kundėr tė ligave tė shumta ishte e rėndė dhe shumė e pabarabartė, Ishte i vetėdijshėm po ashtu se nuk do ta fitonte luftėn kundėr tė ligave, kundėr padrejtėsive dhe nopranive njerėzore.
Shėndeti i dobėt, shokėt, motrat dhe tė gjithė ata qė e donin ia preferonin heshtjen. Edhe regjimi kėrkonte qė ai tė heshtte. Kishte ēaste dėshpėrimi kur edhe vetė Milloshi fizik i thoshte, hesht, Milloshit krijues, por nuk i bėnte dot shpirti pėr tė heshtur para tėrė asaj katrahure, tėrė asaj bote tė zhytur nė padituri, nė skamje e mjerim.
Dhe poeti nuk do tė heshtė deri nė rėktimėn e fundit tė shpirtit, deri kur kishte shkruar tri radhėt e fundit te shėnimi “I fundi Skanderbe” “Ku janė orat dhe muzet?
Shtojzovallet e zanat ku janė?
S’ po flitet ma pėr vallet e tyne,
As pėr sytė e tyne qė tė shitojnė, as tė bajnė fatbardhė,
S po flitet ma!”

Dhe, nuk shkroi mė poeti i madh shqiptar, Millosh Gjergj Nikolla, i cili jetoi vetėm 27 vjet. Kishte lindur njė vit para shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe vdiq njė vit para pushtimit italian tė Shqipėrisė.
Vdiq nė Torre Pelice tė Italisė.
Sot 68 vjet pas vdekjes, Shkodra loke, tė cilėn aq shumė e deshi, Shkodra, “dashnorja e shekujve”, Shkodra, pėr tė cilėn thoshte se dėshirat e tij pėr atė qytet ishin shumė mė tė sinqerta e mė tė mėdhaja, sesa dėshirat qė pati Perėndija kur e krijoi botėn, nuk e pėrkujton dot poetin, ose e pėrkujton fare pak, sepse duket sikur ėshtė e sėmurė me “akrobacionin dallėndyshuer”. Shkodra, Ballkani, Evropa, Bota mbarė ėshtė sėmurė prej kėtij akrobacioni, prej kėsaj gare marramendėse dhe prej indolencės sė sėmurė...

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)   14/9/2009, 05:05

KU NISI FEMIJERIA JONE
ku nisi femijeria jonee
ju do te gjeni gjurmezat e kembeve
neper gurickat,te cara gjithmon.
ku nisi femijeria jon,
ngrihet nje pyll i dentur bajonetash
dhe njerezite huaj me helmete
te te eger nen vetull na shikojn.


po neper banka gervishtin gishterinjte.
Te mire u pafshim ne shqiperine e lire.''

JA pra ketu ishte femijerija jon
me nje shqiperi te coptuar
te dhimsur gjithmon keshtu i thon.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)   14/9/2009, 05:06

DY BUZE


Dy buze te kuqe,
dy deshira te flakta,
qe afshin ma thithen,
gezimin ma fiken,
si fantazma iken
nder do bota te larta…
Dy buze si te pergjakta,
dy deshira te flakta,
qe afshin ma thithen
ne buze kur m`u njiten-
andjet m`i trazuen,
zemren ma terbuen,
trunin ma helmuen
e ne fund u merguen…
Dy buze te kuqe,
bukuri fatale,
te nje grueje sterzane
nje pranvere te tane me morne
nje pjese zemre me nxorne,
dhe gezimin ma vodhne…
Ato dy buze te kuqe
dhe dy lote te mia
qene shenjat e dhimbjes
kur me vrau bukuria,
kur me zu dashunia
e me dogji rinia.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)   14/9/2009, 05:06

Arti i Migjenit

Dhimitėr SHUTERIQI,

Ndofta asht turp tė thom se nuk di t’ju flas pėr jetėn e Migjenit. Po nuk e kam njoftun kurrė poetin qi e pikėlloi Shqipnin ashtu si Rimbaut Francėn e Shelley e Keats Anglin. Se Migjeni ishte nji artis i math qi ecėnte nji kulmi tė shkėlqyėshėm shprehje tė re, drejt nji kulmi qi mėrrijti e ku nuk pati fatin tė ēojė nji jetė tė gjatė, tė plotė.
Tue kaluam nga Torinoja, Qershorin e kėtij viti, nji shok mė tha se Migjeni ishte aty, nė nji sanatorium, por jo nė rrezik. Desha ta shof. Shoku pėrtoi e nuk e pashė. Kėtė gabim nuk ia fal as shokut as vetes, me gjithė qi asnji prej nesh nuk mendoi se Migjeni do tė mbeste kėsaj here pėr fare nė vend tė huej.
* * *
Migjeni hoqi kryekėput dorė nga metrika e jonė klasike, tue mos pėrdorum as rithmat e saja konvencionale, as rimat me vend tė caktuam. Vargjet e tij tė lirė shoqnohen shpesh nga asonanca e fort rall nga rima. Pėrbuzja e asonancės asht nji paragjykim i vjetėr: asonanca merret si element muzikor ma i dobėt e ma i vorfėn se rima. Migjeni i dha me tė drejtė vendin e nderit asaj nė poezin e vet.
Dikush do tė pyesi: -Po ē’asht kjo poezi pa rimė e pa rithėm? Si mund tė ketė poezi kėshtu?
Nji kėsi pyetje e bajnė ata qi s’e dallojnė vargun metrik nga poezia. Tue pėrziėm vargėnim e poezi, ata harrojnė se ka vargje tė pėrpikėt pa farė poezije brenda, e prozė qi asht poezija vetė. Me fjalė tė tjera, pėr Migjenin- si dhe pėr na- poezia nuk asht as vargu as proza, po diēka qi shfaqet nė to, tue u dalluam prej tyne. Prandaj nuk mund tė thomi se Migjeni s’asht poet, vetėm se tė shprehunit e tij vesh nji rrobe qi i pėrgjanė hem vargut hem prozės, qėndron nė mes sė tė dyjave.
E at’here si ta njofim poezi kur as vargu as proza nuk e cilėsokėshin? Vetėm me anė tė nji leximi! Porse muzika, sentimenti e imagjinata, qi pėrdor fantastikun ose realitetin, do tė jenė kurdoherė tri elementet ma kryesorė tė saj. Se tė shofim pra se nė ēvend zanė ato ke Migjeni.
Vargėnimi me rithėm mekanik tė caktuam e me rima pa halė e pa kokė, i duket shum i thjeshtė e i vorfėn Migjenit, sepse na jep vjerrsha me tinguj tė pandryshuėshėm, monotonė, qi nuk pajtohen as me larmin as me lėvizjen e dinamismin e jetės. Nė poezin popullore, mėnyra pitoreske e tė shprehunit, me ekspresione qi akne nji jetė tė gjatė pėrdorimi e shijimi, i vjen nė ndifėm vobeksis sė rithmit. Ashtu ban edhe asonanca pėr rimėn. Nė poezin artistike qi nuk lidhet me shprehjen e popullit, vetėm hovi i sentimentit - i ndiesis- sė poetit mund ta shduki atė monotoni. Se ndjenja asht vetė dinamizmi i jetės dhe hovet e saja i apin vjerrshės ose prozės rjedhjen e valimin e harmonishėm, organik, qi asht esenca vetė e poezis.
Ke Migjeni, hovi i ndjenjės krijon nji varg fare tė ri, nė vend qit ė merret me vargėnimin e vjetėr. Si ēdo varg i lirė, ai i Migjenit nuk ka njė teknikė tė caktuėme e nuk i pėrulet ndonji konvencioni tė pėrgjithėm: pėrbahet vetėm nga hovet e ndjenjės sė poetit. Kėto hove janė rrall tė shpejta, tė rrebta, dredharake, tė preftė e t’ashpra. Regullisht, janė t’avashme e rjedhjen si nji ujė i qetė ku pasqyrohet e gjithė jeta pėreth, ose flejnė si prushi pėrvėtues e nuk lėvizin si flaka qi rrėmben e shuhet shpejt. Ky rithėm karakteristik asht pjella e natyrshme e nji shpirti tė butė e tė mbyllėt, tė zymėt e tė sėmurė, me nji brengė tė fellė, qi s’i ndahet kurrė poetit dhe e pėrvėlon- si prushi nė he- nė mushkėni. E kėtu provohet se sa e vėrtetė asht shprehja e Migjenit, pėr tė cilin nji mik i emi skrupuloz dyshonte se mos nuk ishte e sinqertė, nga qi mjaft e errėt.
* * *
Njime, le tė hudhemi ke imagjinata. Tue filluam nga vjerrshat e para, botuam nėpėr fletoret shqipe tė Rumanis, vjersha me nji botė andrre fantastike e metafizike, qi dalė nga dalė i le vendin realitetit vetiak e shoqnor, Migjeni asht nji thesar figurash tė ēdo lloji: prej ma t’errtavet deri ke ma tė qartat, prej ma tė gjatave e ma tė ndėrlikuėmet deri ke ma tė voglat e ma tė thjeshtat. Vetėm se poeti pjerr nga t’errtit. Kjo ish e natyrshme nė nji pėrdorim aqi tė math tė figurės. Mbasandej, nji simbolizėm ndjenje e jo metafore, si ke Migjeni, asht kurdoherė ma i errti. Me gjithat, duhet vuėm re ke poeti nji pėrpjekje progresive drejt tė kthjelltit. Besoj se vetė natyra e brendis sė vjerrshės, e ka shtytėm tė jetė sa ma i kuptueshėm. Po kėtė gja mė duket tė provojė edhe krahasimi i disa prozave - deri diku poetike – qi ka botuam e tė vjershave: tė parat janė aqė tė kthjellta sa janė t’errta tė dytat. Sidoqoftė, poeti duhet tė ketė besuam se “nji frazė e kthjellėt tė kėnaq si gruė qi epet lehtė, nė leximin e parė. Nė tė dytin asht boshe”.(Leon-Paul Fargue “Sous la lampe”, Paris 1930, f.15)
* * *
Kėshtu Migjeni na del me nji art shum interesant e shum tė begatshėm. Prandaj poeti ze dhe nji vend me randėsi themelore nė lindjen e zhvillimin e poezis sė re shqiptare. Tė shprehunit tonė poetik, Migjeni i ka sjellun disa mundėsina tė reja, tė cilat do t’ishin edhe ma tė pėrsosuna sikur ta kish lanė fati poetin tė gėzonte jetėn e vet e tė mbaronte nji vepėr tė filluėme me aqi talent tė math.
Veprėn qi na la duhet ta mbledhim me kujdes e respekt tė math e ta botojmė, se nė tė gjejmė prijėsin ma tė vlefshėm tė nji rryme poetike, qi nesėr mund tė zaje nji vend me randėsi tė parė nė literaturėn t’onė.

Botuar mė 1939

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)   14/9/2009, 05:07

Vecorite e poetikes

Temat kryesore te poetikes se Migjenit lidhen me situatat e veshtira ekzistenciale te shqiptarit ne vitet'30,e pare kjo nepermjet shfaqjeve psikologjike.
Vargjet e lira te Migjenit jane te tilla si nga permbajtjam edhe nga forma.Me ane te tyre Migjeni shemb te gjitha kultet: ato fetare,politike e atdhetare, duke i quajtur si shkaktare te mjerimit shqiptar.Prandaj vargjet Migjenit jane te ashpra dhe polemizuese.Migjeni vuan tragjedine shoqerore te kohes dhe tragjedine tij personale te shkaktuar na semundja qe po i merrte jeten.
Mjerimi shpirteror dhe fizik njerezor e nxit poetin te rebelohet , te ankohet,te vuaje thelle se brendshmi,madje dhe te bjere ne nje pesimizem te thelle.
Qe ne tituj ndihet se autori ishte i vetedilshem se po krijonte nje poezi tjeter nga rrjedha e poezise se kohs.Vepra ka nje thurur ne cikle, te cilat kane nje lidhje logjike dhe tematike.Ne secilin cikel del emertimi i kange per poezine,qe eshte nje emertim tradicional.Kanget e ringjalljes,Kanget e mjerimit,Kanget e perendimit, Kange ne vere , Kanget e fundit, etj.
Migjeni eshte poeti i pare shqiptar qe shkroi nje liber poetik me vargun e lire.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)   14/9/2009, 05:08

M'at ane gardhit asgja te re

Kjo proze mbyll ciklin e novelve te "Qytetit te Veriut"

Nje vransine si plumbi pushonte mbi qytetin gjithe diten. Jeta zhvillohej e ngathet, disi xvarrisej. Gjethet e para te vjeshtes keputeshin nga dega, zig-zag e bajshin udhen neper ajer e sa perkiteshin token si me thane: qé, ketu asht vendi yne. Por, aty para muzgut, pa-prite, fryni nje ere e rrepte. U shkrepen xhamat nder dritore dhe dyert e nje lagjes mbare; gjethet si te terbueme fluturojshin ne te gjitha anet, deri sa ma ne fund nuk u qetsojshin ne ndoj qoshe. E n'oborr, mbas shtepois' te Selim Mesit teshat e lame, qe gjithe diten shtrie nuk u teren, tashti villuen te valeviten, te rrahen, te fluturojne, te shkrahen neper toke bashke me gjethe. Nje grue e re tue nga e tue ba potere te madhe me ndalla, del jashte e mbas saj, ngadale, nje plake. Shpejt fillojne me mbledhe teshat. Kur e reja, tue mbledhe teshat, mbrrin té gardhi qe ndan dy oborret e dy shtepijave, ndalet, veshtron m'at ane te gardhit nje cope here, e kur mbrrin plaka i thote me za t'ulte: s'ndegjohet gja! ... dhe mbasi kaloi stuhia e reja thoshte qe t'i lane teshat dhe ma n'oborr.
E m'at ane te gardhit asgja te re. Vetem qe nje rreze dielli, e cila kish depertue rete dhe si shifet tue mos gjete vend ma te mire ne bote, kish ra ne pleh. Nje gjel, te cilin e kish zane gjum mbi pleh, u zgjue dhe ja tha kikirikuuun gjate e tingllueshem.
Plaē, he dreq! se me trembe! - peshpriti plaka e cila ish vue me veshtrime m'at ane gardhit - nuk shifte gjelin aty afer mbas gardhit.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)   14/9/2009, 05:08

Legjenda e misrit

Miser! Miser!
Ne shekullin e njezet s'ka apoteoza perendish, por ka apoteoza misri. Bjeshket tona, qe dikur qene l'teret e apoteozave perendish, sot jane l'teret e apoteozes se misrit.
Nje kokerr misri asht kokerrz dhimbje kur ka shume u e aspak miser.
Fjala miser permban ne vete legjenda te linduna nga deshira per jete. Deshira per jete asht e madhe dhe e mahniteshme sa edhe malet tona qe hapin gjite per me varrose njerzit e unshem. E ne lartesine e maleve vigane, legjende asht dhe lindja, legjende asht dhe jeta, legjende asht dhe vdekja. Dhe kjo legjende i idhte dhe plot vuejtje historike ne shekullin e njezet asht e thekshme, zemerbrese dhe te ban te qajsh.
Miser! Miser!
Thirrja per shpetimin e jetes. Apoteoze e shekullit te njezete! Emen perendish sot nuk zejne me goje femite qe posa kane fillue te belbezojne - por miser! -miser! asht fjala e dites, asht sinonim i jetes per banoret legjendare te ketyre maleve te egra.
Ushtrojne luginat e malevet nga fjalet e malsorevet 'unshem, qe varg, njeni tjetrit, ecin te ngarkuem me ka nje gjysem thesi miser. Vargu i tyne asht i gjate, pa fund, si asht e gjate e pa fund vuejtja e tyne. Mbi kurriz te vet barin ka nje gjysme thesi miser, barin jeten e vet, barin perendin' . perendi i vertete - miser i deshiruem!
Miser! Miser!
Lajmi se do te shperndahet misri dolli nga zemra e dheut, rrodhi neper dejt e thella deri te gjymtyret e mpira te dheut qe quhet shtet. Dhe bani te dridhen nga gezimi frymoret qe s'kane me ē'ka te mbajne frymen.
Si thneglat qe mblidhen rreth nje kokerres misri, q'ashtu ne nje qender nenprefekture jane mbledhun malesoret rreth depos se misrit. - Katundevet qe perfshin nenprefektura do t'u ndahet misri. Malet e egra me mjegull e bore, qiella qe tue derdhe shi te lag deri ne palce, kishin dashte t'ia presin rrugen malesorit. Por kush ja ndalon atij hovin kur shkon me marre miser? Miser per femi te nxime nga mjerimi, te cilet kur duerte shtrijne u perngjajne lugetenve te vocer. Dhe keta femi jane deshmoret e vertete te tragjedise njerezore. Deshmoret tragjikene kete skaj te dheut, te cilet njerzit e huej i kujtojne legjenda historike. Legjenda historike me nje lumni legjendare. Se lumnia e vertete asht larg, teper larg, nga keto folete e shqipeve.
Neper luginat e maleve pershkohet malsori vetem me nje kemishe e breke legjendera mbi shtat per me arrijte ne qendren e nenprefektures, me marre miser. Krahnori i tij asht nje cope graniti qe u shkeput nga mali dhe u vendos mbi dy kambe te drejta e te forta si landa e pyllit. Dhe levizet copa e malit pa bezajte. E perpara depos se misrit bjerr cilsin' karakteristike te veten. dhe bahet frigacak. Bahet servil, frigacak, pse, - mendoi ai - nj'ashtu e don ligji, nepunesi; perndryshe s'ka miser. "Si urdhnon zotni" perseritet sa e sa here ne menyre qesharake, me te marrun zani, me gjeste majmuni - vetem e vetem mos me zgjue mnine e engjujve qe ndajne miser.
Dhe kur e marrin misrin, nisen njani mbas tjetrit gjate udhes se ngushte te malit dhe te jetes.
-Ndodh qe njerit i derdhen kokrrat e misrit neper bire te vogel te thesit, shoku mbrapa, pa i pa, i shkel, i treti shok as nje as dy, - por ja hjedh mallkimin e pamshirshem: "Mos i shkel he te shitofte Zana !" Se shekulli i njezet asht shekulli i apoteozez se misrit nder folet e shqipeve.

Sjell per Forumin Shqiptar nga e nenshkruara :)

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)   Today at 15:05

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: